gazeta mapo

24
Deputeti Kastriot Islami tha mbrëmë se do të maksimalizojë votën e tij në zgjedhjen e Presidentit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit tek LSI, ndërsa mbron idenë e zgjedhjes së një personi politik në krye të shtetit FAQE 18-19 THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E MëRKURë, 18 PRILL 2012. NUMëR 565. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" Zgjerohet skema e përfituesve, emigrantët në listë Mashtrimi me vende pune si mësues, 3 mijë euro për një vendim fals BANESAT SOCIALE ARRESTIMI FAQE 9 FAQE 17 Përgjimet e shefit të Krimeve: Paratë i kam shpërndarë Fatos Goxhaj është denoncuar nga 63-vjeçari Ramazan Alla, pasi ky i fundit është njoftuar për fillimin e gjyqit për armëmbajtje. Për të dokumentuar dhënien e 3 500 eurove, ka përgjuar në takim oficerin Fatos Goxhaj Zbardhen detajet e hetimit në lidhje me arrestimin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr.1, Fatos Goxhaj. De- noncimi i tij në Prokurorinë e Tiranës ka ardhur në shenjë hakmarrjeje, pasi 63-vjeçari Ramazan Alla është njoftuar të shkojë në gjykatë si i pandehur për armëmbajtje pa leje. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i moshuari ka bërë padinë për mitmarrje... FAQE 16 FAQE 6 FAQE 8-9 EDITORIAL / 11 Orient Ekspresi i eurofobëve Shkrimi i Olsi Jazexhiut botuar në MAPO-n e djeshme nuk ka qenë përpjekja e parë e tij për kontakt me lexuesit e kësaj gazete. Redaksia ia ka ‘mbyllur dyert’ duke qenë se shkrimet e tij, rregullisht, merren më shumë me individët sesa idetë. Jazexhi, duke mos dashur, apo duke mos mundur t’i kuptojë njerëzit si qenie të lira, me të drejtë zgjedhjeje, me frymëzime politike apo estetike i kall ata, rras e plas, brenda një rrethi të cilin, pasi i vizaton ca rrathë bardh e zi, e kthen në target duke marrë në shenjë përkatësi (të paqena) fetare. Jazexhi është anti- shqiptari par excellence: ai bën të vetën një tezë serbo-greko-osmane duke e barabitur fenë më kombësi- në. Nëse je ortodoks je automatiki- sht grek, nëse je musliman, turk e kështu me radhë. Shkrimi... ALFRED LELA KONGOLI: U BEFASOVA KUR MA PROPOZUAN GJUHëN ESPERANTO Qeveria shpall draſt-strategjinë për kompensimin e pronave, e cila parashikon mbylljen e gjithë procesit në vitin 2020. Ministri Halimi: Fatura financiare do të jetë gati në 2013, por kompensimi fizik i ish-pronarëve është 100 % i mundur. Përcaktohen afatet për mbylljen në 2013 të procesit të legalizimeve dhe shqyrtimin e 7 mijë dosjeve në AKKP brenda 2014. Pesë objektivat e shpallura që pritet të përmbyllin procesin e kompensimit të pronave STRATEGJIA E RE NDRYSHON SKEMA E KOMPENSIMIT Të PRONAVE, 5 HAPAT E PROCESIT Topi nuk tërhiqet nga kandidatura, anëtari i KLD: Ja pse ika nga mbledhja Presidenca akuzon Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë për shantazh ndaj Topit dhe anëtarëve të KLD-së, me qëllim delegimin e Elvis Çefës në postin e nënkryetarit. Gjyqtari i Durrësit, Tritan Hamitaj shpjegon arsyet për të cilat braktisi mbledhjen e KLD-së. “Nënkryetari i KLD-së duhet zgjedhur urgjentisht, mendimin tim për kandidaturën e Topit do ta shpreh me votë” Islami: Nuk përjashtoj bashkimin me LSI, vota ime vendimtare për Presidentin NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Barazim politik DEBAT FATOS TARIFA Neo-otomanizmi si “gogol” dhe si realpolitik Kolegu im i nderuar, Ferit Duka, në intervistën e tij për gazetën... Semiotika e Himnit Diskutimi për fjalën burrë Himnin Kombëtar, më kujtoi një ngjarje anekdotike... KOMENT ÇAPAJEV GJOKUTAJ “INTERKONJEKSIONI” Berisha: Prapa debatit fshihet mafia, Rama: Duam interpelancë Kryeministri e cilëson debatin për bllokimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë si “klithmë të mafies së dëshpëruar”. Kryetari i PS: I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë FAQE 4-5 DEBATI 5 Bashkia: Akuzat e Ramës, taksat nuk janë rritur, është dyfishuar mbledhja Anëtari i KLD-së, Tritan Hamitaj Rama: Biznesi i vogël po goditet nga dyfishimi i taksave. Bashkia: Kemi eliminuar e reduktuar 60 taksa e tarifa FAQE 2-3 Si u trashëgua gjuha esperanto brez pas brezi, që nga Lazër Shantoja (1905) e deri në ditët tona

Upload: gazeta-mapo

Post on 06-Mar-2016

254 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, mapo, BE, kriza, vrasje, dhune, lajme, tirana, shkoder

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Deputeti Kastriot Islami tha mbrëmë se do të maksimalizojë votën e tij në zgjedhjen e Presidentit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit tek LSI, ndërsa mbron idenë e zgjedhjes së një personi politik në krye të shtetit

faqe

18-19

Themelues Henri Çili - KryeredaKTor Arion Sulo - E mërkurë, 18 prill 2012. numër 565. Viti iii botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

Zgjerohet skema e përfituesve, emigrantët në listë

Mashtrimi me vende pune si mësues, 3 mijë euro për një vendim fals

banesat sociale arrestimi

FAQe 9 FAQe 17

Përgjimet e shefit të Krimeve: Paratë i kam shpërndarë Fatos Goxhaj është denoncuar nga 63-vjeçari Ramazan Alla, pasi ky i fundit është njoftuar për fillimin e gjyqit për armëmbajtje. Për të dokumentuar dhënien e 3 500 eurove, ka përgjuar në takim oficerin Fatos Goxhaj

Zbardhen detajet e hetimit në lidhje me arrestimin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr.1, Fatos Goxhaj. De-noncimi i tij në Prokurorinë e Tiranës ka ardhur në shenjë hakmarrjeje, pasi 63-vjeçari Ramazan Alla është njoftuar të shkojë në gjykatë si i pandehur për armëmbajtje pa leje. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i moshuari ka bërë padinë për mitmarrje... FAQe 16

faqe 6

faqe 8-9

ediTorial / 11

Orient Ekspresi i eurofobëve

Shkrimi i Olsi Jazexhiut botuar në MAPO-n e djeshme nuk ka qenë përpjekja e parë e tij për kontakt me lexuesit e kësaj gazete. Redaksia ia ka ‘mbyllur dyert’ duke qenë se shkrimet e tij, rregullisht, merren më shumë me individët sesa idetë. Jazexhi, duke mos dashur, apo duke mos mundur t’i kuptojë njerëzit si qenie të lira, me të drejtë zgjedhjeje, me frymëzime politike apo estetike i kall ata, rras e plas, brenda një rrethi të cilin, pasi i vizaton ca rrathë bardh e zi, e kthen në target duke marrë në shenjë përkatësi (të paqena) fetare. Jazexhi është anti-shqiptari par excellence: ai bën të vetën një tezë serbo-greko-osmane duke e barabitur fenë më kombësi-në. Nëse je ortodoks je automatiki-sht grek, nëse je musliman, turk e kështu me radhë. Shkrimi...

AlFredlEla

Kongoli: u befasova Kur ma ProPozuan gjuhën esPeranTo

Qeveria shpall draft-strategjinë për kompensimin e pronave, e cila parashikon mbylljen e gjithë procesit në vitin 2020. Ministri Halimi: Fatura financiare do të jetë gati në 2013, por kompensimi fizik i ish-pronarëve është 100 % i mundur. Përcaktohen afatet për mbylljen në 2013 të procesit të legalizimeve dhe shqyrtimin e 7 mijë dosjeve në AKKP brenda 2014. Pesë objektivat e shpallura që pritet të përmbyllin procesin e kompensimit të pronave

strategjia e rendryshon skema e kompensimit të pronave, 5 hapate procesit

Topi nuk tërhiqet nga kandidatura, anëtari i KLD: Ja pse ika nga mbledhja Presidenca akuzon Kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë për shantazh ndaj Topit dhe anëtarëve të KLD-së, me qëllim delegimin e Elvis Çefës në postin e nënkryetarit. Gjyqtari i

Durrësit, Tritan Hamitaj shpjegon arsyet për të cilat braktisi mbledhjen e KLD-së. “Nënkryetari i KLD-së duhet zgjedhur urgjentisht, mendimin tim për kandidaturën e Topit do ta shpreh me votë”

islami: nuk përjashtoj bashkimin me lsi, vota ime vendimtare për Presidentin

ngërÇ nga bujar KaPexhiuoP-ed / 10-11

barazim politik

dEbatFAtoS tAriFA

neo-otomanizmi si “gogol” dhe si realpolitik

Kolegu im i nderuar, Ferit Duka, në intervistën e tij për gazetën...

semiotika e himnit

Diskutimi për fjalën burrë në Himnin Kombëtar, më kujtoi një ngjarje anekdotike...

komEntÇApAjeV gjokutAj

“InterKonjeKSIonI” berisha: Prapa debatit fshihet mafia, rama: duam interpelancë Kryeministri e cilëson debatin për bllokimin e linjës së interkonjeksionit tiranë-Prishtinë si “klithmë të mafies së dëshpëruar”. Kryetari i PS: I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë

faqe 4-5

debaTi

5 bashkia: akuzat e ramës, taksat nuk janë rritur, është dyfishuar mbledhja

anëtari i Kld-së, Tritan hamitaj

rama: Biznesi i vogël po goditet nga dyfishimi i taksave.Bashkia: Kemi eliminuar e reduktuar 60 taksa e tarifa

faqe 2-3

Si u trashëgua gjuha esperanto brez pas brezi, që nga Lazër Shantoja (1905) e deri në ditët tona

Page 2: Gazeta Mapo

"Kushtetuesja ktheu 10 vendime të Berishës"“Praktika e shkeljes së Kushtetutës, faktikisht është bërë nga të tjerë, duke nxjerrë akte ligjore në kundërshtim me të, duke mbajtur në sirtarët e Parlamentit pa asnjë përgjigje dhe vendim siç edhe vijon të

ndodhë, dekrete presidenciale për emërim në Gjykatën e Lartë; duke kryer emërime antikushtetuese në Forcat e Armatosura, apo duke imponuar cenimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese dhe zëvendësimin e drejtuesve të tyre me individë me karrierë të qartë politike e partiake”

Këshilltari i Presidentit, Afrim Krasniqi tha dje se kandidimi i Ilir Mustafajt si nënkryetar i KLD-së është akt kushtetues dhe denoncoi akuzat e Halimit dhe Berishës si presion për të kontrolluar gjyqësorin

Tiranë Presidenti i Republikës, Bamir Topi nuk tërhiqet nga kandi-dati i tij për nënkryetar të KLD-së, duke rrëzuar pretendimet e mazho-rancës për shkelje të Kushtetutës. Këshilltari i Presidentit, Afrim Kras-niqi ka pohuar dje në një konferencë për shtyp se mazhoranca po për-piqet ta zhvendosë krizën politike nga Parlamenti në KLD, duke për-dorur presionin mediatik dhe ver-bal. “Duke refuzuar votën konkur-ruese dhe procedurat kushtetuese, ata zgjodhën edhe këtë herë mjetet e presionit mediatik dhe verbal, shan-tazhin politik mbi institucionin e Presidentit dhe të anëtarëve të tjerë të KLD-së, duke krijuar një prece-dent të rrezikshëm për rendin kush-tetues në vend dhe integritetin e in-stitucioneve kushtetuese”, - tha Krasniqi, duke e cilësuar aksionin e mazhorancës si fushatë bllokuese dhe denigruese. Duke i quajtur zh-villime negative për shtetin e së dre-jtës dhe presion politik për të kon-trolluar gjyqësorin, këshilltari i Presidentit thotë se deklaratat ulti-mative për të deleguar Çefën si nënkryetar të KLD-së, janë të pa-pranueshme. Në reagimin e Kras-

niqit thuhet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që sipas Halimit, e pen-gon Topin të kandidojë një gjyqtar si nënkryetar, është shtrembëruar dhe keqpërdorur sërish për qëllime poli-tike. “Për çdo person me njohuri minimale juridike, që merr mundi-min të lexojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2006, të cituar në mënyrë spekulative në deklaratat e tyre, do të ishte i papranueshëm sh-trembërimi dhe keqpërdorimi i këtij vendimi për të përmbushur synimet e tyre politike”, - tha Krasniqi. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese në vendi-min e saj ka rrëzuar ndryshimet që iu bënë ligjit organik të KLD-së në vitin 2005, sepse me këto ndry-

shime, të gjithë anëtarët e KLD-së ktheheshin në zyrtarë me kohë të plotë. Ai shtoi se mazhoranca nuk përmend qëllimisht dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë konkrete ka shfuqi-zuar 5 nene të ndryshimeve në ligjin organik dhe ka lënë në fuqi nenin 12, nen, i cili në mënyrë shumë të qartë shprehet se zëvendëskryetar i KLD-së mund të jetë edhe një nga gjy-qtarët që janë anëtarë të KLD-së, por me kushtin që në momentin e zgjed-hjes së tij, të japë dorëheq je nga detyra e gjyqtarit. Presidenti Topi u përgjigjet akuzave për shkelje të Kushtetutës, duke sjellë në vëmend-je 10 vendime të Gjykatës Kush-tetuese kundër akteve të kryeminis-trit Berisha, siç janë rastet e mar-rëveshjes së kufijve detarë, apo ligji i pronave. “Praktika e shkeljes së Kushtetutës, faktikisht është bërë nga të tjerë, duke nxjerrë akte ligjore në kundërshtim me të, duke mbajtur në sirtarët e Parlamentit pa asnjë përgjigje dhe vendim siç edhe vijon të ndodhë, dekrete presidenciale për emërim në Gjykatën e Lartë; duke kryer emërime antikushtetuese në Forcat e Armatosura, apo duke im-ponuar cenimin e pavarësisë së in-stitucioneve kushtetuese dhe zëvendësimin e drejtuesve të tyre me individë me karrierë të qartë politike e partiake”, - tha këshilltari i Presi-dentit. Në deklaratën e djeshme nuk është kursyer as e shkuara e kryem-inistrit Berisha si president i vendit, që sipas Krasniqit, e ktheu këtë in-stitucion në vend mbledhjeje për kryesinë e partisë.

Topi: PD, shantazh verbal mbi Presidentin dhe anëtarët e KLD

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi i dërgon një letër presidentit Bamir Topi, ku i bën me dije se po shkel Kushtetutën duke kandiduar një gjyqtar

Tiranë Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi i kërkon Presidentit të Re-publikës të tërheqë kandidaturën e tij për zv/kryetar të KLD-së, pasi po shkel në mënyrë flagrante Kush-tetutën e Shqipërisë. Pas debateve në mbledhjen e KLD-së lidhur me zv/kryetarin e këtij institucioni që do të pasojë në detyrë Kreshnik Spahiun, çështja tashmë ka marrë përmasa publike dhe instituciona-le. Dje, ministri i Drejtësisë i ka dër-guar një letër të gjatë Presidentit, ku i sqaron arsyet se përse duhet të tërheqë kandidaturën e gjyqtarit Il-ir Mustafaj për zv/kryetar të KLD-së. Ndër të tjera, ministri i Drejtë-sisë shkruan se propozimi i një gjy-qtari në këtë detyrë është një akt i

paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. “Ju ftoj të tërhiqni propozimin tuaj për zgjed-hjen në detyrën e zëvendëskryet-arit të KLD-së, një anëtar nga rad-hët e gjyqtarëve. Ky propozim, jo vetëm përbën një akt të paprece-dent në traditën kushtetuese të ushtrimit të veprimtarisë së Presi-dentit të Republikës, në detyrën e kreut të KLD-së, sepse është anti-kushtetues, por mbi të gjitha krijon tension institucional artificial dhe dëmton zhdërvjelltësinë që aktiv-iteti i këtij Këshilli duhet të ketë nën drejtimin e një anëtari jo gjyqtar”, - thuhet në letrën e ministrit të Dre-jtësisë. Më tej, Halimi sqaron edhe arsyet përse propozimi i Presiden-tit për zv/kryetar të KLD-së bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe një vendim të kësaj gjykate të vitit 2006. “Zgjedhja e një gjyqtari në pozicionin e zv/kryetarit të KLD-së passjell largimin e tij nga detyra e gjyqtarit dhe rrjedhimisht sjell uljen e numrit të gjyqtarëve efek-tivë në KLD, nga 9 në 8. Si dhe

transformon organizimin e përbër-jen e KLD-se nga një gjendje bren-da formatit kushtetues, në një gjen-dje anti-kushtetutshmërie të shkaktuar prej propozimit Tuaj”,- shkruan Halimi. Ai i drejtohet Presidentit të Republikës duke i thënë se: “Kjo nismë e Juaja, që syn-on nxjerrjen jashtë kornizës kush-tetuese të organizimit e përbërjes së KLD-së, përbën shkelje haptazi të nenit 147 pika 1 të Kushtetutës, që kërkon në përbërje të KLD-së në çdo rast 9 gjyqtarë”. “Është detyrë e Juaja, si kryetar i shtetit, Presi-dent i Republikës, si dhe e çdo zyr-tari shtetëror të zbatoni Kush-tetutën, ligjin themeltar të shtetit, ajo mbi të cilën Ju jeni betuar kur keni marrë detyrën si President, ndaj Ju kërkoj revokimin e pro-pozimit Tuaj për zgjedhjen e zv/kryetarit të KLD-së nga radhët e gjyqtarëve, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shq-ipërisë”, - mbyll letrën e tij drejtuar presidentit, ministri Halimi.

L.BakiLLari

Halimi, letër Topit: Tërhiq kandidaturën e Mustafajt

MAPO04 13 qershor 2010www.gazetamapo.com

f kusMAPO2 e mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al

Ministri i Drejtësisë i ka dërguar një letër të gjatë Presidentit, ku i sqaron arsyet se përse duhet të tërheqë kandidaturën e gjyqtarit Ilir Mustafaj për zv/kryetar të KLD-së

Mazhoranca nuk përmend qëllimisht dispozitivin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë konkrete ka shfuqizuar 5 nene të ndryshimeve në ligjin organik dhe ka lënë në fuqi nenin 12, nen, i cili në mënyrë shumë të qartë shprehet se zëvendëskryetar i KLD-së mund të jetë edhe një nga gjyqtarët që janë anëtarë të KLD-së

Page 3: Gazeta Mapo

Në mbledhjen e së hënës, përveç debateve nëse duhet të zgjidhet ose jo zv/kryetari i klD-së nga presidenti aktual, një tjetër çështje që solli debate të ashpra ishte kandidati i paraqitur nga presidenti i republikës për këtë detyrë. gjatë mbledhjes, topi në cilësinë e kreut të klD-së propozoi që në detyrën e zv/kryetarit të zgjidhet gjyqtari i

gjykatës së tiranës, ilir mustafaj. por kjo kandidaturë është kundërshtuar nga ministri i Drejtësisë dhe anëtarët e tjerë të klD-së të zgjedhur nga kuvendi, të cilët kanë deklaruar se presidenti po shkel kushtetutën. sipas tyre, në detyrën e zv/kryetarit të klD-së nuk mund të zgjidhet një gjyqtar, pasi funksioni i tij ka papajtueshmëri me çdo detyrë të ndryshme

nga ajo e gjyqtarit. po ashtu, përfaqësuesit e kuvendit dhe ministri i Drejtësisë janë shprehur se, në rast dorëheqjeje të kandidatit të propozuar nga presidenti, atëherë klD-ja do të dilte jashtë formatit kushtetues, ku është e përcaktuar qartë se 9 anëtarë të klD-së duhet të jenë gjyqtarë të zgjedhur nga konferenca gjyqësore.

Debati për nënkryetarin në mbledhjen e KLD

Gjyqtari i Durrësit, Tritan Hamitaj pohon se ishin arsyet familjare që e detyruan të largohej pa mbaruar mbledhja e KLD-së. “Nënkryetari i KLD-së duhet zgjedhur urgjentisht, mendimin tim për kandidaturën e Topit do ta shpreh me votë”

Gjyqtari i Durrësit, njëherazi anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Tritan Hamitaj pohon se largimi i tij i papritur nga mbledhja e së hënës lidhet me arsyet familjare. Në këtë intervistë për “MAPO”-n, Hamitaj hedh poshtë dyshimet se largimi i tij lidhet me ndonjë presion për të pri-shur balancën e votave, ndërsa shton se është në krahun e Presidentit Bamir Topi për ta zgjedhur tani nënkryetarin e Këshillit të Drejtë-sisë. Anëtari i KLD-së tregohet i rezervuar për të komentuar kandi-daturën e Topit për nënkryetar, por shton se çdokush në Këshillin e Lartë të Drejtësisë ka të drejtën për t’u kandiduar në këtë post.

Zoti Hamitaj, në mbledhjen e së hënës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ju jeni larguar në mënyrë të beftë, ndërsa ky vep-rim është komentuar edhe si një manovër për të mos plotësuar votat për emërimin e nënkryet-arit. Cila ka qenë arsyeja e lar-gimit tuaj?

Nuk ka pasur asnjë arsye profe-sionale, por largimi im ka qenë për arsye personale, familjare.

A ju është bërë presion, apo je-ni urdhëruar për t’u larguar nga mbledhja?

Nuk është fare e vërtetë kjo që ju po pohoni. S’më ka kërcënuar askush, por po theksoj që kam pasur një problem familjar, prandaj dhe jam larguar, asnjë gjë tjetër.

Tritan Hamitaj

Anëtari i KLD: Ja pse ika nga mbledhja, do shprehem me votë për kandidatin e Topit

MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 05MAPOe mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al 3

Sherbimet:

Salus Tirana Sh.Arruga Vidhe Gjata 16,

Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR,

Tiranë, Shqipëri–

per informacion:

Tel. +355 4 2390500Mob. +355 662053180Fax + 355 4 2390501Mail [email protected]

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

FALAS- Kardiologji- Gastrohepatologji- Endokrinologji-Diabetologji- Laborator Analizash

- Check-Up

- Radiologji (CT, MRI, EKO)- Okulistike- Otorinolaringologji- Ortopedi- Kirurgji e pergjithshme- Kirurgji Estetike- Neurokirurgji- Mjeksi Interne- Stomatologji- Urologji

Vizita Diagnostikuese me Mjeke Italian ne: - Otorinolaringologji- Ortopedi- Okulistike (mbi 40 vjec)- Kirurgji e Pergjithshme- Kirurgji Estetike- Neurokirurgji (Kolona Vertebrale)

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

Në mbledhjen e fundit ka pa-sur një debat nëse duhet të jetë Presidenti Topi, apo ai pasard-hës, që duhet të zgjedhë nënkry-etarin. Sipas jush, kur duhet të zgjidhet nënkryetari i KLD-së?

Nënkryetari i KLD-së duhet të zgjidhet urgjentisht, sepse ka mbe-tur vend vakant dhe duhet që ky vend të ketë një drejtues. Unë e kam deklaruar këtë mendim dhe gjatë votimit tim të hënën lidhur me këtë çështje, kam qenë një ndër 8 votuesit, lidhur me këtë pjesë.

A është Ilir Mustafaj, kandida-tura e duhur për t’u zgjedhur në postin e n/kryetarit të KLD-së?

Nëse kandidati i zgjedhur nga konferenca gjyqësore nuk bie në kundërshti me Kushtetutën, atëherë anëtari gëzon të drejtën për t’u zgjed-hur si nënkryetar i KLD-së. Lidhur nëse jam pro apo kundër kësaj kan-didature, mendimin tim do e shpreh nëpërmjet votës në mbledhjen e ar-dhshme, ku pritet të kryhet dhe emërimi lidhur me postin në fjalë.

A do të merrni pjesë ju në mbledhjen e radhës, lidhur me çështjen në fjalë?

Patjetër që po. Flitet që mbledhja do të zhvillohet të mërkurën, por zyrtarisht nuk është vendosur kjo gjë, pasi ende nuk kam një lajmërim zyrtar për mbledhjen e radhës se kur do të zhvillohet.

A mund të na deklaroni në se do votoni pro apo kundër kandi-daturës së paraqitur për n/kry-etar të KLD-së nga Presidenti To-pi dhe, a do të jetë një mbledhje që do të zhvillohet me dyer të ha-pura?

Votën time do e merrni vesh kur unë të votoj, atë ditë kur edhe do zh-villohet ky proces. Ndërsa lidhur me mënyrën sesi do të zhvillohet mbled-hja, mendoj që ashtu si dhe e para, me dyer të mbyllura.

intervistoi eLitjona Doko

Vizita në Maqedoni, Topi shtyn mbledhjen e KLD

Mbledhja e radhës që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte paralajmëruar të zhvillohej të mërkurën e kësaj jave, nuk do të mbahet. Shkak është bërë axhenda e paralajmëruar e Presidentit të Republikës, njëherësh edhe kryetari i KLD-së, i cili do të largohet jashtë vendit. Sipas Presidencës, z.Topi të mërkurën do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ditët e fundit janë shfaqur tensione etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, pas vrasjes së pesë qytetarëve. Vizita e paralajmëruar e presidentit në Maqedoni është edhe arsyeja e shtyrjes së mbledhjes, ku ishte parashikuar të votohej për kandidatin në postin e zv/kryetarit të KLD-së, që u propozua dy ditë më parë nga z.Topi.

Nëse kandidati i zgjedhur nga konferenca gjyqësore nuk bie në kundërshti me Kush-tetutën, atëherë anëtari gëzon të drejtën për t’u zgjedhur si nënkryetar i KLD-së

Page 4: Gazeta Mapo

MAPO4 E mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

politika TIRANË Zgjedhja e Elvis Çefës në këshillin e lartë të Drejtësisë ka qenë në qendër të bisedës së zhvilluar dje mes kryetarit të pS-së, Edi rama dhe trojkës së ambasa-dorëve, aleksandër arvizu, Etore Sekui dhe Eugen Volfarth. “Në procesin e zgjedhjes nga kuvendi i Shqipërisë të anëtarit të

këshillit të lartë të Drejtësisë, u shkelën hapur të gjitha rregullat e procedurës dhe u komprometua procesi i votës së fshehtë, çka sjell pasoja të rënda për të tashmen dhe të ardhmen e jetës parlamentare, duke dëmtuar rëndë institucionet kushtetuese të vendit”, - tha rama. pas takimit, një prej

ambasadorëve, ai amerikan, arvizu sqaroi se biseda me kreun e selisë rozë u përqendrua në çështjen e klD-së, progresin në reformën elektorale, procedurat parlamentare për procesin e përzgjedhjes së presidentit, si dhe rolin rajonal të Shqipërisë.

Duket se është krijuar një ngërç i ri midis mazhorancës dhe Presidentit për emërimin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë... Cili është komenti juaj?

Nuk ekziston as edhe një ngërç i vetëm midis Parlamentit dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ekziston një përpjekje e re për të dhunuar Kushtetutën e vendit nga Presiden-ti, i cili e mbyll mandatin duke regjistruar ak-te rekord në historinë e një demokracie, të dhunimit dhe thyerjes së Kushtetutës, të një zotërie që në konceptin më primitiv, më rudi-mentar, më të prapambetur e konsideron kar-rigen e presidentit mbi ligjin themelor të shtetit. Pikërisht për këto arsye, Gjykata e Lartë mbeti muaj të tërë pa kryetarin e saj. Pikërisht për këtë arsye, të njëjtin fat pësoi ed-he Gjykata Kushtetuese. Në këtë psikologji u shkelmua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që i kërkon kreut të shtetit të kooperojë me parla-mentin në emërimet e tij, në mënyrë tekstuale dhe tani së fundi, i vendosur për interesa që ai i di vetë, të shfrytëzojë të vetmin moment që i ka mbetur, sërish për të shkelur mbi Kushtetutën...Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 167 stimulon me qartësinë e kristalit se KLD-ja përbëhet nga 15 vetë, nga të cilët 9 janë detyrimisht gjykatës që zgjidhen nga trupa gjyqësore e vendit. Të tjerët janë personalitete ex officio dhe resti zgjid-hen nga Parlamenti. Kushtetuta nuk ka lënë hapësirë që trupa gjyqësore e vendit të për-faqësohet nga 7 apo 8 vetë. Ajo është taksative kur thotë se përfaqësohet nga 9. Kushtetuta, në frymën e saj thotë se nga këta 9 gjykatës nuk mund të zgjidhet nënkryetari. Trupës gjyqësore i ka dhënë shumicën, në mënyrë që në këtë ekze-kutiv, pasi KLD-ja është qeveria e drejtësisë, ajo të ketë shumicën dhe nuk mund të ketë nënkryetarin, pasi 9 duhet të jenë 9 anëtarë, përveç matematikës së kaosit apo tjetër. 9 duhet të jenë 9! Vetvetiu del pyetja: po nënkry-etari që duhet të jetë funksionar? Në frymën e Kushtetutës, nuk mund të jetë tjetër, përveçse një nga përfaqësuesit e Parlamentit. Nuk mund të jetë ministri, sepse Kushtetuta nuk e lejon atë të ushtrojë asnjë funksion tjetër veç ministrit, nuk mund të jetë kryetari i Gjykatës së Lartë se Kushtetuta ka të njëjtën tagër për të. Pra, për të gjithë ata që nuk janë ose nuk bëhen analfabetë të Kushtetutës për qëllime të qarta e të paqarta, nënkryetarin, Kushtetuta e ka përcaktuar të zgjidhet nga Parlamenti. Të njëjtin gjë, me të njëjtën përgjegjësi, përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2006. Meqenëse ligjvënësi ka bërë një gabim në ligjin e KLD-së, Gjykata Kushtetuese, vendimi i së cilës është normë e barabartë me normën kushtetuese, thotë se trupa gjyqësore e vendit do të përfaqësohet në KLD nga 9 gjykatës. Pra ka mbyllur çdo derë, dritare, frëngji, xhep apo çfarëdo që të jetë ajo. Ajo nuk ka lënë hiatuse. Por të supo-zojmë të kishim një boshllëk ligjor, të supozo-jmë se Kushtetuta nuk shprehej taksativisht për 9 gjykatës, atëherë si do të veprohej në këtë rast? Në një të drejtë tjetër, përveç kësaj, precedent është ligji. Qëkur KLD-ja është bërë

me nënkryetar në këtë vend, ai ka qenë një përfaqësues i Parlamentit. Kjo me presiden-tin Meidani, kjo me presidentin Moisiu, kjo me presidentin Topi, por tani që u shkarkua nënkryetari i tij, edhe pas tre precedentësh, për qëllime obskure, primitive, të padenja për një zyrtar, do të përmbysë përcaktimin e Kushtetutës, do të përmbysë përcaktimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të përm-bysë precedentin....Mazhoranca është e ven-dosur të respektojë institucionin e Presiden-tit të Republikës dhe zoti Topi do ta mbyllë sa i përket mazhorancës, ditë më ditë mandatin e tij. Ne respektojmë institucionet kush-tetuese të vendit.

Është artikuluar nga shumë deputetë të PD-së mundësia për ndryshime në qe-veri. A është koha për të bërë ndryshime në qeveri, pasi në kabinetin tuaj, zoti Kry-eministër, ka ministra që prej vitit 2005?

Paraardhësit e mi e shndërruan qeverinë në një hipodrom, për të mos thënë ndryshe, në një stallë hipodromi, ku i shalonin kuajt me radhë dhe i dhanë vendit 74 kryeministra, ministra, zëvendëskryeministra, sa mua më duhet kohë t’u kujtoj postet e funksionet, kur u drejtohem atyre në parlament. Unë jam i një stili tjetër dhe nuk e kam qeverinë stallë hipo-dromi. Kabinetet nuk janë kuaj, por janë pozi-cione të larta ekzekutive, për t’u ushtruar me përgjegjësinë më të madhe ligjore. I përgjigjet ligjit dhe programit të qeverisë të shpallur nga Kryeministri, gjatë fushatës elektorale dhe të miratuar nga Parlamenti. Është i sigurt në pu-nën e tij dhe nuk e kërcënon as pasioni për ‘koka turku’, as grupet apo kimizmi i këtij apo atij ndaj tij. Unë besoj se ministrat dhe zyrtarët duhet të vlerësohen mbi bazën e meritës. Qe-veria kaloi testin më të shkëlqyer në muajin maj të vitit që kaloi. Ajo mori 142 mijë vota më shumë se koalicioni i së shkuarës, e bëri Tira-nën me kryetar të ri e me ekip të ri. Mbase për herë të parë, qytetarët po shohin në sheshet e tyre lule dhe bëjnë mesazhe se nuk iu besohet ku janë, pasi ishin mësuar të shihnin vetëm gropa, vetëm plehra... Por edhe më të forta ja-në poll-et. E dini si i dalin zotit Rama? Më dëshpërueset në historinë e tij. Në të gjithë karrierën e tij politike, ai nuk ka pasur kurrë polle të tilla dëshpëruese. Po jua them: 1. PS-ja del 5 pikë pas PD-së. Jo në koalicione 2. Edi Ramën e votojnë 40 për qind e socialistëve dhe Sali Berishën 90 për qind e demokratëve, pa-si në to bëhet edhe studimi i pozicionit të liderit në parti dhe më e tmerrshmja, i del Lulzim Basha që e votojnë 35 për qind e so-cialistëve. Projektin e poll-it ia kanë bërë fir-ma opinionesh nga më seriozet në botë, që paguhen me një shumë përrallore në muaj. Dhe zoti Rama i thotë onturazhit të tij: unë nuk ju frymëzoj juve për udhëheqje, por do të bëj organizimin. Por le t’i lëmë këtu, se unë nuk merrem me poll-et, por me votat, me mendjen dhe zemrën e qytetarëve shqiptarë.

Ju thoni që presidenti ka bërë një pro-pozim antikushtetues për çështjen e KLD-së, por megjithatë lini të kuptohet

Presidenti, Berisha: I hapur për konsultime, por do të jetë nga PD

Presidenti dhe KLD-ja, ‘trojka’ takon Ramën

“Unë kam përcaktuar shumë muaj më parë se ne nuk ndërmarrim ndonjë nismë për arsye se janë muajt e fundit. Ai regjistroi standardet më të papranueshme në atë institucion. Aty bëhen çdo ditë mbledhje partiçke, ndoshta kanë ftuar edhe ndonjërin prej jush aty. Imagjinoni ju institucionin e parë të vendit të shndërruar në një partiçkë të vogël, duke u përpjekur të krijojë mbështetës në mënyra nga më të ndryshmet”

që nuk do të ketë një hetim nga parlamen-ti. Nëse presidenti nuk e tërheq propozi-min në KLD ose arrin të bëjë votat për njeriun e tij në KLD, ju do ta kontestoni në rrugë ligjore vendimin e KLD?

Pyetja e ka vet përgjigjen, do të ketë shu-mica një nismë për zotin Topi? Jo, nuk do të ketë, unë kam përcaktuar shumë muaj më parë se ne nuk ndërmarrim ndonjë nismë për arsye se janë muajt e fundit. Ai regjistroi stan-dardet më të papranueshme në atë institu-cion. Aty bëhen çdo ditë mbledhje partiçke, ndoshta kanë ftuar edhe ndonjërin prej jush aty. Imagjinoni ju institucionin e parë të ven-dit të shndërruar në një partiçkë të vogël, duke u përpjekur të krijojë mbështetës në mënyra nga më të ndryshmet. E ka një thënie Viktor Hygo “nuk njihen më flamurë, as ko-mandantë”. Presidenca është shndërruar në selinë e një partie të vogël, por ne vendosëm që të tolerojmë dhe e garantojmë zotin Topi se deri në ditën që t’i bëhet ceremonia e ka-limit të pushtetit do të jetë i qetë për sa i për-ket kësaj mazhorance. E kërkon rregulli. Pro-pozimi i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në përputhje me ligjin e KLD-së është kompetencë e Presidenti të Republikës dhe këtu nuk ka asgjë kundër. Si do e përdorë këtë kompetencë, nuk ka asgjë për t’u habi-tur, është e qartë se po e përdor duke thyer Kushtetutën, por ajo që po bëjmë ne është që po i qartësojmë qytetarët. Ty të kanë dhënë një të drejtë të dalësh në atë ballkon dhe të mbash një fjalë, por në qoftë se hidhesh nga ballkoni në tokë, është puna jote. Si të abu-zosh me të drejtat e tua?! Pra nuk kemi as ed-he një nismë, veçse deklarojmë se gjithçka është në kundërshtim me frymën dhe germën e Kushtetutës. Nëse do të hidhesh, hidhu...

Kjo pyetje ka të bëjë me presidentin e ardhshëm. Kur ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i procedurës për zgjed-hjen e presidentit, a ka Kryeministri Beri-sha apo kryetari i Partisë Demokratike, një emër në kokë ose një listë emrash ku mund përzgjedhë mes tyre nga mazhoranca dhe ky proces votimi për presidentin do të ketë konsultime me LSI-në për emrin e mazho-rancës, pra të PD-së, apo do të merrni nga zoti Meta një emër prej tij?

A ka Sali Berisha ndër mend ndonjë emër? Një grup i tërë personalitetesh të shquara të PD-së mund të ulen në atë karrige dhe garan-toj se e përmbushin atë detyrë, me dinjitet. Se cili do të jetë ai, do të jenë forumet dhe kryet-ari i partisë që do ta përcaktojnë. Pa diskutim që do të ketë konsultime me koalicionin, kon-sultime mund të bëhen edhe me opozitën dhe nuk e përjashtoj këtë fakt sepse është një pro-ces unik. Nuk mund të them se nuk do të jetë kushtetues, do të jetë patjetër i tillë, por kjo konsultimet nuk i përjashton. Në qoftë se them se do të ketë konsultime, unë nuk them hajde dëgjo atë që them unë. Aty secili do të shprehë mendimin e tij, konsultimet janë të hapura, por Presidenti do të jetë një nga per-sonalitetet e shquara të Partisë Demokratike.

Tani po bëhen diskutime që të jetë pa parti, që të jetë as i majtë e as i djathë. Por kjo teori u përmbys që në zgjedhje. Ai që e reklamoi këtë, e harroi dhe nuk e përdor më këtë fjalë. Presidenti duhet të jetë politik, sepse ai nuk është post bamirësie, ai është post përfaqësi-mi dhe nuk ka diskutim që është post politik. Është e vërtetë që nuk ka pushtet ekzekutiv, por është e vërtetë që ka pushtet të fuqishëm në sistemin e drejtësisë. Është e vërtetë që ka të gjitha nderet e kombit, është e vërtetë që ka një seri funksionesh, prandaj ai duhet të jetë njeri me integritet të lart , me fibër politike, duhet të jetë patriot, atdhetar, duhet të jetë njëri me mbështetje, në mënyrë që vendi të ketë një president të suksesshëm.

Votimi më i fundit në parlament për zgjedhjen e anëtarit të KLD-së tregoi që brenda mazhorancës kishte rrjedhje votash. A ka krisje të marrëdhënieve mes PD dhe aleatit të saj LSI ?

...Fitorja e ngushtë apo e gjerë, e madhe apo e vogël është diamant. Në qoftë se, dia-manti do të shndërrohej në eter vetëm fitore mund të ishte. Kështu që ajo ishte një fitore. A mundet që fitorja të alterojë marrëdhënie?! Fitorja vetëm përmirëson marrëdhënie. Kështu që të garantoj se koalicioni nuk ka as-një problem, kurse ajo ishte fitore. E kemi në himn ne “nga lufta vetëm ai largohet’. Ai u lar-gua, iku, firmosi vetë kapitullimin, z. Rama.

Marrë Me shkurtiMe nga konferenca e djeshMe për shtyp e kryeMinistrit

“Presidenti duhet të jetë politik, sepse ai nuk është post bamirësie, ai është post për-faqësimi dhe nuk ka diskutim që është post politik. Është e vërtetë që nuk ka pushtet ekzekutiv, por është e vërtetë që ka pushtet të fuq-ishëm në sistemin e drejtësisë”

Një grup i tërë personalitetesh të shquara të PD-së mund të ulen në atë kar-rige dhe garantoj se e përmbushin atë detyrë, me dinjitet. Se cili do të jetë ai, do të jenë forumet dhe kryetari i partisë që do ta përcak-tojnë. Pa diskutim që do të ketë konsultime me koalicionin.”

Page 5: Gazeta Mapo

MAPOE mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

KosovË- Skandali i linjës së interkonjeksionit me kosovën, i denoncuar si i tillë ditën e hënë në faqen e të përditshmes “Zëri”, është shoqëruar pa një përgjigje konkrete nga kryeministri i kosovës, Hashim Thaçi. i pyetur

për këtë çështje, Thaçi u përgjigj se prishtina po ndjek axhendën që ka për ndërtimin e kësaj linje. “unë dua të informohem më në detaje përpara se të jap një mendim mbi këtë çështje. për sa i përket institucioneve të kosovës,

ne jemi duke e respektuar plotësisht axhendën, prandaj mund të flas vetëm për raportet dhe përgjegjësitë që ka qeveria e kosovës e që është duke i respektuar plotësisht”, - tha Thaçi.

Thaçi: Për interkonjeksionin duhet të informohem në detaje

5

TIRANË Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar debatin për bllokimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Prishtinë si “klithmë e mafies së dëshpëruar”. “Për Sali Berishën, mafia nuk ka atdhe. Atd-he i saj është shpella, ku ndan paratë e krimit. Mafia nuk ka fytyrë, por ka vetëm fytyrën e krimit. Mafia nuk ka moral, por vetëm trofetë që plaçkit. Në rastin konkret janë përgjigjur sot qartë-sisht si sipërmarrja e OST-së dhe Minis-tria e Financave. OST ka informuar shq-iptarët se oferta, për të cilën pretendon Edi Rama, është 30 për qind më e shtren-jtë, më e kushtueshme, se oferta për të cilën drejtuesi i OST-së mendon se duhet të fitojë. Po ashtu, Ministria e Financave të vendit ka informuar sot shqiptarët se nuk ka pranuar dhe nuk pranon një borxh prej 10 milionë dollarësh më shumë mbi shpatullat e shqiptarëve, për shkak të preferencave që tregojnë cilido qoftë, për një kompani e për të përjash-tuar një tjetër. Ajo që di unë, është se ka pasur një ankesë në Departamentin për-katës në Këshillin e Ministrave. Depar-tamenti ka bërë kontrollin, ka marrë

vendimin dhe ia ka përcjellë autoritetit kontraktues. Po, ka një motiv politik që më është paraqitur. Punonjësit e kontrol-lit më informuan se u është thënë se, meqenëse firma është boshnjake dhe Bosnja nuk ka njohur Kosovën, ajo nuk mund të fitojë. Do të më falni, por kjo nuk përbënte një motiv për mua, sepse para se të nxirrej kjo arsye, firmës boshnjake i duhej thënë se për arsye se vendi yt nuk ka njohur Kosovën, nuk mund të mar-rësh pjesë në tender”, - tha dje Berisha. Kryeministri shtoi se firma e dytë, për të cilën OST-ja dhe drejtuesi i saj insiston të shpallet fituese, ka sjellë një ofertë prej 27 milionë eurosh për territorin e Shq-ipërisë, kundrejt 36 milionë eurove që është oferta e parë. “Këtu çmimi lëviz me 1/3-ën dhe kush navigon në këtë 1/3, është punë tjetër. Por mafia nuk ka atdhe, nuk ka komb, nuk ka as banesë. Ka vetëm shtepa.. OST, grupi i kontrollit që ka shkuar, konstatuan se diferenca është rreth 30 për qind. Këto para vërtet janë kredi e Bankës Gjermane të Zhvillimit, por ky është borxh, garancinë sovrane të të cilit e ka Ministria e Financave.

Është kjo e fundit që firmos këtë mar-rëveshjeje dhe ajo nuk gjen dot asnjë mo-tiv që me 30 për qind më shumë të prano-jë të rëndojë taksapaguesit shqiptarë. Linja e interkonjeksionit do të bëhet, por mënyra e organizimit të tenderave, e vlerësimit të tyre është ligjore dhe kjo nuk mund të ketë rrugë tjetër”, - shtoi Berisha. Kryeministri tha se linja do të bëhet, por rregullat nuk mund të thyhen, sepse sipas tij është një diferencë shumë e madhe.

Kryetari i PS: I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë dhe të garantojë realizimin e projektit pa i humbur kohë as Shqipërisë dhe as shqip-tarëve

TIRANË Bllokimi i projektit për ndërti-min e linjës së interkonjeksionit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën, i publi-kuar në gazetën kosovare “Zëri”, ka qenë objekti kryesor i fjalës së mbaj-tur dje nga kryetari i opozitës, Edi Ra-ma, në mbledhjen e grupit parlamen-tar të PS-së. Këtë bllokim, kreu i opoz-itës e ka cilësuar pengmarrje të qe-verisë, ndërkohë që ka theksuar se PS-ja do të kërkojë interpelancë për këtë çështje me kryeministrin Berisha. “Propozoj që të përgatisim sot urgjent një interpelancë me Kryeministrin. Nuk do doja kurrë të besoja që një çështje kaq madhore me një rëndësi kaq të madhe paska mbetur në dorë të një ish-truproje dhe ish-doganieri të Berishës. Ne e dimë mirë si funksion-on kjo qeveri dhe ky pushtet kur për-para ka një copë për të shqyer ose një thes për ta mbushur. Ne do donim të mësonim që kjo është një tjetër histo-ri, kur flamuri shqiptar bie në gjysmështizë dhe flamuri i korrupsion-it ngrihet. I kërkojmë Berishës të çlirojë Kosovën nga monopoli i Serbisë dhe të garantojë realizimin e projektit pa i humbur kohë as Shqipërisë dhe as shq-iptarëve”, - tha Rama. Sipas tij, Berisha duhet t’i përgjigjet tri pyetjeve: “Pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik për Kosovën dhe vetë Shq-ipërinë? Pse qeveria shqiptare dhe vetë Sali Berisha nuk u kanë dhënë asnjë përgjigje financuesve prej një viti, ndërkohë që këtu bëhet fjalë për një in-teres mirëfilli kombëtar e po ashtu edhe

publik, si për shqiptarët dhe për Shq-ipërinë, ashtu edhe për ata të Kosovës? Pse qeveria shqiptare e ka parë të udhës të sillet kundër normave etike dhe lig-jore në kushtet e një bashkëpunimi me një donator si Gjermania për çështjet etike si pavarësia energjetike?” Dy ditë më parë, në të përditshmen kosovare “Zëri” pretendohej se pengimi i lidhjes

së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është bërë për motive përfitimi dhe për të ndihmuar biznesmenë serbë që i she-sin energjinë Kosovës. Në këtë shkrim përfshihej dhe djali i kryeministrit Ber-isha, Shkëlzen Berisha, i përmendur si person që kishte lobuar për bllokimin e projektit të interkonjeksionit. Pas pub-likimit të këtij lajmi, reagimet në vend ishin të shumta, duke filluar me Mini-strinë e Financave, OST-në, palët e tjera të interesuara, ndërkohë që ka pasur ed-he publikim të një korrespondence mes KFW, banka që krediton projektin, me Ministrinë e Financave, ku banka gjer-mane shprehet e shqetësuar për peng-

imin e projektit. Ndërkohë dje, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama ka folur edhe për siste-min e taksave në vend. “Së fundi, prej një viti në faturën mujore të familjeve të zakonshme, sikur mos mjaftonte gjithë kjo skemë padrejtësie është shtuar një taksë e dyfishuar, taksa e televizionit si pasojë e ‘shërbimit kaq shumë të shi-

kuar’ dhe kaq shumë ‘të vlerësu-ar’ publik që bën Televizioni Shq-iptar... Kryemin-istri flet për një ulje tjetër taksash, ‘do vazhdojmë -

thotë - t’i ulim taksat’. Kjo në fakt para-lajmëron një tjetër goditje të pabesë ndaj atyre që tanimë e kanë kurrizin të ulur afër tokës, njësoj si goditja e dyfishimit të taksave për biznesin e vogël në Tiranë pas premtimit të buzëqeshur për përgjysmimin e tyre më pak se një vit më parë. Ndërsa ne duhet t’ia themi shumë qartë edhe këtë javë në parla-ment edhe publikisht; ne e kemi një votë për të ulur taksat dhe jemi gati ta japim atë votë për të ulur taksat për bukën, sheqerin, orizin, vajin, vezët. Propozimin e ka të shkruar, e ka në parlament, le ta marrë dhe ne e voto-jmë”, - tha Rama.

“Interkonjeksioni”, Berisha: Prapa debatit fshihet mafia

Rama dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

TIRANË Taksat në kryeqytet nuk janë rritur, por është dyfishuar niveli i mbledhjes së tyre. Ky është reagimi i Bashkisë së Tiranës, pas deklaratave të bëra nga kryesocialisti Rama se në Tiranë janë rritur taksat. “Është për të ardhur keq që z.Rama ka zgjedhur të risjellë konfliktin politik në qytetin e Tiranës. Për t’i qartësuar faktet që në krye të herës, në Bashkinë e Tiranës nuk ka pasur asnjë rritje taksash. Këshilli Bashkiak nuk ka miratuar asnjë vendim të tillë. Kryetari i Bashkisë është kategorikisht kundër rritjes së taksave dhe qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë. Ajo çfarë ka ndodhur në Tiranë është dyfishim i mbledhjes së taksave, çka do të thotë se qytetarët kanë tashmë besim tek administrata e Bashkisë, se pavarësisht pozicionit apo interesit politik, çdokush do të trajtohet i

barabartë para ligjit dhe do të paguajë atë që i takon sipas ligjit”, - thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. Më tej në deklaratë citohet se Bashkia ka eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa, duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi. “Në fakt, Bashkia ka eliminuar dhe reduktuar 60 tarifa dhe taksa duke e bërë më të lehtë hapjen dhe zhvillimin e një biznesi, çka ndihmon në rritjen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Duke luftuar informalitetin, konkurrencën e pandershme dhe klientelizmin, qyteti ynë është tani në gjendje të ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm dhe afatgjatë, siç është ndërtimi i bulevardit të ri, rehabilitimi i lumit të Tiranës, ndërtimi i terminalit multimodal të pasagjerëve dhe ndërtimi i tramit në Tiranë”, thuhet në fund të deklaratës së Bashkisë.

Bashkia: Nuk janë rritur taksat, është dyfishuar mbledhja

Rama: Interpelancë me Berishën për interkonjeksionin me Kosovën

“Ne e dimë mirë si funksionon kjo qeveri dhe ky pushtet kur përpara ka një copë për të shqyer ose një thes për ta mbushur. Ne do donim të mësonim që kjo është një tjetër histori”.

Page 6: Gazeta Mapo

02

politika Edison Konomi, përveç mandatit të deputetit që ia ka dhënë dje KQZ-ja, zotëron dhe mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit

Masa drastike për të shmangur debatet për parregullsitë në lista. Ripërfshirja në listë, vetëm pas ankimimit apo verifikimit të personit

Fejzi Braushi

Çdo shtetas që në zgjedhjet e ardhshme do mbushë 100 vjeç, nuk do jetë më pjesë e listave paraprake të zgjedhësve. Regjistrimi i tyre në listën përfundimtare do bëhet vetëm nëpërmjet procesit të ankimimit dhe rishikimit të listave. Një masë kjo e detyruar për të shmangur debatet e zgjedhjeve të mëparshme, ku forca të ndryshme politike ankoheshin për ekzis-tencën e emrave jorealë në lista, një pjesë e të cilëve mbi 100 vjeç. Sipas përcaktimeve të reja që janë bërë pjesë e kapitullit të ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe që shumë shpejt do merren në shqyrtim nga komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore, një masë e tillë bën të mundur që nëpërmjet procesit të ankimimit apo bërjes së kërkesës për përfshirje në listë arrihet të vërtetohet se personi që ka mbushur njëqind vjeç është real. Ndërkohë që pjesë e paketës së ndryshimeve në listat e zgjedhësve janë dhe një sërë ndryshimesh të tjera të rëndë-sishme, si ajo për përcaktimin tashmë të një afati jo më vonë se 5 ditë nga dita e dekretimit të datës së zgjedhjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile urdhëron zyrat e gjendjes civile të fillojnë procesin e hartimit të ekstraktit të përbërësve zgjedhorë në përputhje me këtë Kod. Ndërkohë që jo më vonë se 15 ditë nga dita e dekretimit, Zyra e Gjendjes Civile nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjedhorë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç në afatin e përcaktuar në këtë pikë. Ndërkohë që lista përfundim-tare e zgjedhësve tashmë do shpallet jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve.

Dhe telashet s’kanë të sosur për so-cialistet, të cilët katër muaj pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Rudina Seseri, nuk kanë mun-dur ende të “gjejnë” zëvendësuesin e saj në parlament. Komisioni Qen-dror i Zgjedhjeve, sipas raportit të miratuar nga Kuvendi një javë më parë, ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës dhe ia ka dhënë mandatin e deputetit të qarkut të Durrësit Edi-son Konomit, i cili ishte kandidat i renditur në listë pas Gjon Bardhit. Por ndërsa mbledhja ka qenë një for-malitet dhe që ka zgjatur vetëm pak minuta dhe KQZ ia ka dhënë man-datin Edison Konomit, duket se ed-he çështja e tij mbart në vetvete një problematikë ligjore. Kjo pasi aktu-

alisht Edison Konomi, përveç man-datit të deputetit që ia ka dhënë dje KQZ-ja, zotëron dhe mandatin e anë-tarit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit. Gjendje kjo faktike që lë vend për interpretim, nëse është lig-jore mbajtja në të njëjtën kohë e dy mandateve, për të mos thënë a duhet Konomi, ashtu si dhe Bardhi, të kishin dhënë dorëheqjen nga lista e kandidatëve për deputetë të qarkut të Durrësit, kur kandidoi në vitin 2011 për të marrë mandatin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Megjithatë, socialistët janë të bindur se rasti i Konomit është i ndryshëm nga ai i Bardhit, pasi neni 69 i Kush-tetutës, sipas tyre përcakton në mënyrë të qartë mandatet që janë të

papërputhshme me atë të deputetit, duke mos përfshirë aty dhe manda-tin e anëtarit të këshillit bashkiak. Ndaj sipas tyre, në këtë rast nuk ka

vend për debat dhe Këshilli i Man-dateve dhe Imuniteteve duhet të mblidhet për të bërë verifikimin për-katës dhe t’i hapë rrugë betimit të

Konomit në Kuvend. Por nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës kanë bërë të ditur se rastet janë pak a shumë të ngjashme në aspektin e mbajtjes së dy mandateve në të njëjtën kohë nga i njëjti person. Por sipas tyre, kjo çështje lë vend për in-terpretim, për shkak se ashtu si dhe në rastin “Bardhi”, Kodi Zgjedhor ka një boshllëk, pasi nuk parashikon rastin e dhënies së dorëheqjes nga lista e kandidatëve në rastin e kan-didimit për një pozicion tjetër, edhe kur kjo ndodh disa vite më vonë, si në rastin konkret. Gjithsesi, kjo çështje mbetet në vullnetin e mazh-orancës, nëse do pranojë ashtu si ed-he në rastin e Bardhit, ta kalojë atë me konsensus.

6 MAPO e PReMTe, 16 MARS 2012www.MAPo.Al

KQZ i jep mandatin Konomittë Ps, sërish përplasje ligjore

Zgjedhjet, 100-vjeçarët hiqen nga listat

Neni 44Kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve janë:a) të ketë shtetësinë shqiptare;b) të ketë mbushur moshën 18 vjeç në datën e zgjedhjeve;c) të mos jetë shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë si i pazot për të vepruar;ç) të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC);d) të ketë vendbanimin e regjistruar në territorin e një prej zonave të qendrave të votimit;dh) zgjedhësi regjistrohet në listën e vetëm një zone qendre votimi.Neni 45Përbërësit zgjedhorë

1. Zgjedhësi identifikohet në RKGjC nga përbërësit zgjedhorë. Përbërës zgjedhorë quhen përbërësit e gjendjes civile si më poshtë:

a) emri;b) atësia;c) amësia;ç) mbiemri;d) datëlindja;dh) numri personal i identifikimit;e) shtetësia;ë) kodi i vendbanimit;Neni 46lista e zgjedhësve1. lista e zgjedhësve hartohet për çdo

zonë qendre votimi dhe përmban të gjithë zgjedhësit që kanë vendbanimin e regjistruar në RKGjC në atë zonë qendre votimi. Përfshirja e zgjedhësit në listë bëhet mbi bazën e kodit të vendbanimit.2. Zgjedhësi regjistrohet në listën e vetëm një zone qendre votimi.3. Një zonë qendre votimi ka jo më pak se 200 dhe jo më shumë se 1000 zgjedhës me vendbanim në territorin e saj.Neni 47Përputhshmëria me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile(RKGJC)1. lista e zgjedhësve nxirret nga RKGjC-ja. 2. RKGjC-ja mundëson administrimin, përpunimin dhe përditësimin e përbërësve zgjedhore si dhe nxjerrjen e tyre në çdo moment dhe në përputhje me dispozitat e këtij Kodi.3. Ndryshimi i përbërësve të gjendjes civile që janë përbërës zgjedhorë, në përputhje me dispozitat e legjislacion-it për gjendjen civile, kryhet automatikisht në RKGjC. Neni 48Përmbajtja dhe formati i listës së zgjedhësve1. lista e zgjedhësve përmban emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, numrin e qendrës së votimit dhe përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve.

Neni 49organi që harton listën e zgjedhësve1. Çdo zyrë e Gjendjes Civile është përgjegjëse për përgatitjen e listave të zgjedhësve të zonave të qendrave të votimit nën juridiksionin e saj, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri që ka në varësi shërbimin e gjendjes civile. Zyra e Gjendjes Civile ka akses të plotë në RKGjC mbi përbërësit zgjedhorë të shtetasve të njësisë vendore, individualisht dhe në tërësi, dhe ka përgjegjësi të plotë për saktësinë e administrimit dhe ndryshimit të tyre.2. Zyra e Gjendjes Civile, pas fillimit të procesit të hartimit të listave, i raporton një herë në muaj kryetarit të njësisë vendore për numrin dhe llojin e ndryshimeve që janë kryer në përbërësit zgjedhorë, shtimin apo pakësimin e numrit të zgjedhësve, si dhe i dorëzon për shpallje listën e zgjedhësve.3. listat e hartuara nga zyra e Gjendjes Civile shpallen nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore që ka në juridiksion zyrën përkatëse të gjendjes civile. Çdo faqe e listës së publikuar përmban nënshkrimin dhe vulën e përgjegjësit të gjendjes civile. Në rast mospërm-bushjeje brenda afatit të këtij detyrimi nga ana e kryetarit, zyra e Gjendjes Civile njofton menjëherë DPGjC-në, e cila shpall e listat

Nenet e ndryshuara të Kodit Zgjedhor

Neni 50Drejtimi metodologjik dhe mbikëqyrja e procesit të hartimit të listave1. Ministri që ka në varësi shërbimin e gjendjes civile, nxjerr urdhra dhe udhëzime për:a) mbajtjen, përpunimin, përditësimin, ndryshimin, nxjerrjen dhe publikimin e të dhënave zgjedhore të rKGjC-së;b) procedurat dhe afatet për hartimin dhe shpalljen e listave dhe ekstrakteve të përbërësve zgjedhor, njoftimin e zgjedhësve si dhe vënien e listave në dispozicion të subjekteve që përcakton ky Kod;c) administrimin e zonave të qendrave të votimit në përputhje me nenin 62, ndarjen ose bashkimin e listave të zgjedhësve si dhe çdo aspekti tjetër të hartimit të listave të zgjedhësve në zbatim të këtij Kodi dhe legjislacionit të gjendjes civile. d) modelet, formularët që përdoren në procesin e hartimit të listave të zgjedhësve.2. DPGjC-ja mbikëqyr dhe kontrollon të gjitha veprimet që kryhen në rKGjC, kryen udhëzimin dhe drejtimin metodologjik të punës së zyrave të gjendjes civile, u kërkon atyre të verifikojnë dhe ndryshojnë problemet e konstatuara në rKGjC, dhe merr masa disiplinore për nëpunësit e shërbimit të gjendjes civile që shkelin procedurat e administrimit të përbërësve zgjedhorë, si dhe i propozon KQZ-së marrjen e masave disiplinore për kryetarët e njësive të qeverisjes vendore që shkelin rregullat e përcaktuara në këtë Kod.3. KQZ mbikëqyr procesin e hartimit të listave të zgjedhësve, administrimin e zonave të qendrave të votimit dhe numrit të zgjedhësve për çdo qendër votimi. KQZ i kërkon informacion DPGjC-së dhe njësive të qeverisjes vendore. Për shkeljet e konstatuara dhe për mosdhënie të informacionit, KQZ u vendos sanksione drejtuesve të institucioneve përgjegjëse në përputhje me këtë Kod.

Page 7: Gazeta Mapo

politika Shqipëria dhe Mali i Zi shumë shpejt do të lidhen midis tyre dhe me dy pika të reja të kalimit kufitar. Bëhet fjalë për pikën “Zatrijecka Cijeva- Grabon” dhe pikën e dytë “Cerem-Vranic”. Komisioni i Sigurisë ka miratuar me votat e të gjithë anëtarëve marrëveshjen që bën të mundur hapjen e këtyre pikave, duke i hapur rrugë ratifikimit në seancë plenare. Por duket se dëshira e mirë e të dyja qeverive nuk mjafton për të arritur këtë gjë, pasi në terren gjërat nuk janë ende gati. Madje pritet që me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje të hapen dy pikat përkatëse të

kalimit kufitar, por ato me shumë gjasa do jenë të papërdorshme edhe për shumë muaj. Kjo pasi siç bënë të ditur deputetët socialistë të zonave përkatëse, mungon totalisht infrastruktura rrugore. Kështu, sipas deputetit të Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj, në rastin e pikës kufitare “Zatrijecka Cijeva- Grabon” është thuajse e pamundur që ajo të fillojë të funksionojë të paktën për një vit e gjysmë. Dhe kjo sipas tij, për shkak se nuk ka një rrugë automobilistike që të të çojë atje dhe gjithashtu mungon edhe një urë, e cila do të bënte të mundur kalimin e lumit Cen.

“është një marrëveshje tip dhe që unë e përshëndes. Po ka një kosto financiare hapja e kësaj pike të re doganore, por nuk e di kush do e financojë atë. Pika e kalimit në Tamarë, aty ku është mundësia e vetme, është një luginë ku mund të kalohet dhe është lumi Cen, aty nuk ka infrastrukturë. Ne mund ta miratojmë sot si marrëveshje, por për një vit e gjysmë ajo do jetë e pamundur të funksionojë. Ndaj duhet të ishin marrë masat paraprake. aty s’ka urë dhe unë them pa frikë se duhen gati 10 milionë euro për atë urë”, - tha Sterkaj.

Miratohet pika e re doganore me Malin e Zi, por mungojnë rruga dhe ura

Islami: E ardhmja? LSI nuk përjashtohet,vota ime përcaktuese për presidentin “Unë do të maksimalizoj votën time në zgjedhjen e presidentit”. Kjo ishte fjalia që parashikon se Kastriot Isla-mi mund të bëhet deputeti i 71-të në Kuvendin e Shqipërisë që mund të mbështesë një kandidat të mazho-rancës, siç edhe ndodhi për zgjed-hjen e anëtarit të KLD-së, Elvis Çe-fa. I ftuar mbrëmë në “Tonight” të Il-va Tares, Islami në të vërtetë nuk tha se vota e tij e maksimalizuar do të jetë për atë apo këtë kandidat, madje nuk tha dhe për cilin krah, por shtoi se “unë jam deputet i pavarur dhe do të maksimalizoj votën time”. Sipas tij, ai do të jetë sërish në 2013-ën një de-putet në Kuvend, duke i hapur rrugë mundësisë së përfshirjes në një par-ti që ia mundëson këtë. I pyetur pikërisht se në cilën parti mund të atashohet, Islami u përgjigj: “Të ma-jtë dhe europiane”. Dje kur drejtues-ja e emisionit, Ilva Tare e pyeti a është kjo forcë Lëvizja Socialiste për

Integrim, ai tha se “nuk e përjashtoj LSI-në”. Islami shpjegoi edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, i cili sipas tij duhet të vijë nga poli-tika. Sipas Islamit, kreu i ri i shtetit duhet të jetë politikan dhe përparësi-në relevante në këtë rast për propoz-imin e ka mazhoranca. I ngacmuar nga pyetjet e publikut se, a ka marrë një ofertë nga Berisha për të qenë

pjesë e qeverisë, ai tha se një gjë e til-lë nuk ka ndodhur. Po kështu, Isla-mi theksoi disa herë se e vetmja ar-më politike që i ka mbetur tashmë që është deputet është vetëm vota në Kuvend dhe se ai do ta maksimalizo-jë atë në çdo rast.

Në fund të emisionit, kandidati i socialistëve për anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Adrian Visha, me anë të një sms-je i drejtoi Islamit py-etjen se, a po mendon tani për pen-sionin politik pas 20 viteve në poli-tikë. “Unë nuk e njoh personalisht zotin Visha, por kur tha në komisio-nin e Ligjeve se klienti i tij, si avokat, është i pafajshëm, mendova se ve-proi mirë duke ndjekur ndërgjegjen e tij dhe duke mos thënë të kundërtën. Por nëse tani më drejton këtë pyetje, unë mund t’i them zotit Visha se u përdor nga Partia Social-iste gjatë kandidimit për anëtar të KLD-së”.

Shkarkimi i 3 gjeneralëve, raporti i PD: Vendimi, i drejtëLuan Skuqi: Propozimi i ministrit të Mbrojtjes për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të oficerëve me grada madhore të të sipërpërmendurve, është bërë në përputhje me ligjin

Fejzi BrauShI

Grupi i punës i ngritur nga komisio-ni i Sigurisë për verifikimin e proce-durës së nxjerrjes në rezervë të tre ushtarakëve të lartë me grada mad-hore nga ana e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, nuk ka arritur dot të nxjerrë një vlerësim konsensual, pra të përbashkët. Dy deputetët e ngarkuar me këtë detyrë, ai de-mokrat, Luan Skuqi dhe ai socialist, Piro Lutaj, megjithëse kanë rënë da-kord që të dalin me një raport, në fakt ai do përmbajë dy qëndrime, një të shumicës dhe një të pakicës. Kjo për arsye se ata kanë arritur në për-fundime të ndryshme lidhur me pro-cedurën e ndjekur nga ministri i Mbrojtjes dhe pretendimet e tre ush-tarakëve, Gjeneral-major Arian Zaimi, Gjeneral brigade Vladimir Qirjazi dhe Kundëradmiral Kudret Çela, të cilët në një letër drejtuar komisionit të Sigurisë theksonin se nxjerrja e tyre në rezervë ishte bërë në mënyrë të paligjshme. Kështu, deputeti demokrat Luan Skuqi arrin në përfundimin se nxjerrja e tyre në rezervë është bërë në përputhje me

ligjet që përcaktojnë procedurat e lëvizjes, emërimeve dhe lirimit të ushtarakëve në grada dhe detyra, ndërkohë që Lutaj pretendon të kundërtën.

raportiNë pamundësi për të siguruar ra-

portin e integruar, gazeta ka mun-dur të gjejë raportin që ka hartuar deputeti demokrat Luan Skuqi, i cili në fakt është përfaqëson dhe qëndr-imin e mazhorancës dhe për pasojë, nëse do t’i kalojë seancës për mira-tim, ai do ketë fatin të miratohet. Fil-limisht deputeti Skuqi sqaron situ-atën në të cilin erdhi propozimi i ministrit drejtuar Presidentit për shkarkimin e tre ushtarakëve të më-sipërm nga detyrat që mbanin dhe nxjerrja e tyre në rezervë. “Në mbështetje të nenit 93 dhe 169 pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, nenit 7 pika 6 dhe 8, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 ‘Për pushtetet dhe auto-ritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, nga ana e ministrit të Mbrojtjes i është propozuar Presi-dentit të Republikës shkarkimi nga detyra dhe nxjerrja në rezervë/liri-min e gjeneralëve të Forcave të Ar-matosura, z.Zaimi, z.Qirjazi dhe z.Çela”, - sqaron Skuqi në këtë ra-port. Më tej, ai duke analizuar situ-atën dhe ballafaquar faktet e marra në terren me ligjet në fuqi, ka kon-statuar se propozimi për shkarkim dhe nxjerrja në rezervë e tyre ka ar-dhur në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak se sipas tij, këta

ushtarakë kishin kaluar afatet lig-jore për të qëndruar në një gradë. “Qëndrimi i ushtarakëve madhorë; Gjeneral-major Arian Zaimi, Gjen-eral-brigade Vladimir Qirjazi dhe Kundëradmiral Kudret Çela, në gradë dhe detyrë kanë kaluar afatet e përcaktuara në nenin 10 të ligjit nr.9171, datë 22.1.2004, “Për gradat dhe karrierën ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë”, - thotë Skuqi. Ky nen, sipas tij përcakton se koha minimale e qëndrimit në një gradë për fitimin e gradës pasardhëse është 3 vjet”, çka sipas tij, të tre ushtarakët e kishin kaluar. Më konkretisht, në raport evidentohet se Gjeneral-major Ari-an Zaimi ka fituar gradën më datë 19.07.2007, duke tejkaluar me një vit afatin 3-vjeçar të qëndrimit në një

gradë. Gjeneral brigade Vladimir Qirjazi ka fituar gradën më datë 10.06.2008 dhe është liruar nga detyra pasi ka tejkaluar afatin trev-jeçar të qëndrimit në këtë gradë. Po ashtu, Kundëradmiral Kudret Çela ka fituar gradën që mban më datë 04.06.2001, duke tejkaluar në 7 vjet afatin e qëndrimit në një gradë dhe duke qëndruar për një periudhë mbi 10 vjet (me gradën madhore të ofic-

erit) si oficer me gradë madhore në radhët e FA.

KonkluzioniPasi analizon dhe pretendimet e

tre ushtarakëve të lartë, Skuqi në ra-port konkludon se praktika e nisur nga ministri Imami ka qenë në për-puthje me dispozitat ligjore dhe se shkarkimi i tyre dhe nxjerrja në rezervë është konform të drejtës që i jep ligji ministrit të Mbrojtjes. “Ju ritheksoj se propozimi i ministrit të Mbrojtjes, z.Arben Imami, drejtuar Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi, për shkarkimin nga detyra dhe daljen në rezervë të oficerëve me gra-da madhore të sipërpërmendurve, është bërë në përputhje me pikën 8, të nenit 7, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe auto-ritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura. Në çdo moment ligjet e lartpërmen-dura legjitimojnë të drejtën e minis-trit të Mbrojtjes të propozojë shkar-kimin nga detyra dhe daljen në rezervë të ushtarakëve me grada madhore, në rast të plotësimit të kërkesave të parashikuara nga ligji për kohën e qëndrimit në një gradë dhe pa përparuar në një gradë më të lartë. Pretendimi i ankuesve se nuk janë përmbushur kërkesat e nenit 11 të ligjit nr.9171 datë 22.1.2004 ‘Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë’ nuk është i drejtë”, - thuhet në raport. Në fund, Skuqi ev-identon se edhe Gjykata e Shkallës së Parë i ka rrëzuar pretendimet e tyre me të njëjtin argument.

7MAPOe MëRKURë, 18 PRILL 2012www.MaPo.aL

Por nëse tani më drejton këtë pyetje, unë mund t’i them zotit Visha se u përdor nga Partia Social-iste gjatë kandidimit për anëtar të KLD-së

Në raport evidentohet se Gjeneral-major Arian Zaimi ka fituar gradën më datë 19.07.2007, duke tejkaluar me një vit afatin 3-vjeçar

Kastriot Islami

Komisioni i Sigurisë

Page 8: Gazeta Mapo

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi e prezantoi dje draft-strategjinë e re për kthimin e pronave deri më 2020. Kompensimi në vlerë financiare i pamundur, por kompensimi fizik shihet tërësisht i mundur. Ja 5 objektivat strategjike për reformën e pronave

Blerina hoxha

Strategjia e re për kthimin dhe kom-pensimin e pronës që do të shtrohet për zbatim deri në vitin 2020, do të ketë në themel të saj kompensimin fizik të ish-pronarëve. Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi e prezan-toi dje draft-strategjinë e re për kth-imin e pronave para grupeve të in-teresit, duke shtuar se kompensimi në vlerë financiare është i pamun-dur nga qeveritë pasardhëse për shkak të faturës së lartë. Strategjia e re e pronave ka në themel të saj përmbysjen e hartës së vlerës së pro-nave, në bazë të së cilës aplikohet

kompensimi aktualisht. Në draft-strategjinë e re janë parashikuar af-ate për zgjidhjen e disa çështjeve që kanë të bëjnë më pronësinë. Kështu, sipas këtij dokumenti, të gjitha pro-nat në proces legalizimi duhet të for-malizohen brenda vitit 2013. Përdor-imi i të dhënave të procesit të legal-izimit do të shërbejë në funksion të krijimit të një sistemi të dixhitali-zuar, të aksesueshëm për menaxh-imin e të dhënave gjeo-hapësinore dhe inxhinierike të objekteve të le-galizuara. Brenda vitit që vjen duhet të ketë përfunduar gjithashtu edhe regjistrimi fillestar i pronave në masën 100% dhe krijimi i regjistrit elektronik publik të pasurive të paluajtshme, të konsoliduar. Strat-egjia e re parashikon që brenda vitit 2013 të jetë dhënë përgjigje për njo-hjen e pronësisë për rreth 7000 dos-je nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ndërsa brenda vitit 2017 është parashikuar dhe afati i fundit ku duhet të lirohen shtëpitë e ish-pronarëve. Deri në këtë vit do të marrë udhë zgjidhja përfundimtare e çështjes së lirimit të banesave nga familjet qiramar-

rëse dhe strehimi i këtyre familjeve me skemë subvencionimi me kredi të buta, duke pasur prioritet trajti-min me kredi të grave qiramarrëse kryefamiljare dhe të veja. Doku-menti i ri mbi zgjidhjen e proble-meve të pronësisë parashikon që de-ri në vitin 2020 i gjithë zinxhiri i çështjeve të pronësisë të jetë i dixhi-talizuar. Ministri Halimi tha se fatu-ra e re dhe skema e kompensimit do të jetë gati në vitin 2013. Sipas draft-strategjisë së re për kthimin e pro-nave, krijimi i skemës efektive të kompensimit do të bazohet në një analizë të kujdesshme edhe të pa-surive në pronësi të shtetit. Pikë qendrore e kësaj analize do të jetë re-formimi i metodikës së hartës së vlerës së pasurive të paluajtshme, për të nxjerrë vlerën e pasurive ba-zuar në vlerën reale të tregut. Ske-ma përfundimtare efektive e kom-pensimit brenda vitit 2013 do të ba-zohet në parimet e planifikimit ur-ban afatgjatë. Në këtë kuadër do të bëhet ristrukturimi i AKKP-së në funksion të procesit të kompensim-it pas një analize të funksioneve dhe eficiencës së saj. Do të zgjerohen

burimet për konsolidimin e fondit financiar dhe të fondit fizik, thuhet në strategji. Skema e re e kompen-simit të pronave do të ketë në themel reformimin e metodikës së vlerësim-it të pronave të paluajtshme sipas

vlerës së tregut dhe planifikimit e zhvillimit urban, si dhe përlloga-ritjen në vijimësi të detyrimeve fi-nanciare të shtetit krahas përlloga-ritjes së pasurive ekzistuese shtetërore nëpërmjet inventarizim-

Strategjia e re, 5 mënyra për kthimin e pronave deri në 2020

Qeveria ka kaluar në fondin e kompensimit fizik të ish-pronarëve mbi 71 000 ha pyje, mbi 17 000 ha tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte shtetërore

Burimet shtetërore duket të jenë të mjaftueshme për kompensimin e plotë dhe nuk ka rrethana objektive që të pengojnë kompensimin e plotë të subjekteve të shpronësuara që kanë aplikuar”, - tha dje ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i cili ka kryesuar grupin e punës për hartimin e strategjisë së re për reformën në fushën e të drejtave të pronësisë. Qeveria ka kaluar në fondin e kom-pensimit fizik sasi më se të mjaftueshme toke mbi 71 000 ha pyje, mbi 17 000 ha tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte shtetërore. Aktualisht nuk ka një faturë të përcaktuar financiare të detyrimit

që rëndon mbi shtetin për realizimin e kompensimit të të gjitha subjekteve të shpronësuara, për shkak se kostoja ka një vlerë te papërcaktuar. Prandaj, sipas Halimit, llogaritja realiste e faturës financiare paraqet rëndësi thelbësore, sepse ndikon drejtpërdrejt në caktimin e afatit që do të realizohet procesi i kompensimit. Deri në vitin 2005 nuk është dhënë asnjë kompensim financiar. Kompensimi financiar ka filluar pas këtij viti, duke përllogaritur vlerën e kompensim-it bazuar në hartën së vlerës së pro-nës në nivel fshati, komune, bashkie dhe qarku. Kjo hartë është miratuar nga Këshilli i Ministrave, bazuar në një metodikë të miratuar nga Kuvendi në vitin 2009. Por ministri Halimi tha se metodika e zgjedhur nuk rezultoi e saktë lidhur me përcaktimin e vlerës reale të pasurisë, sepse nuk përmbante kritere koherente dhe vlerat e gjeneruara prej saj nuk

përkojnë me vlerën e tregut. Sipas tij, ajo ka një fushë zbatimi të kufizuar dhe vepron vetëm mbi pa-suritë që kompensohen apo që shërbejnë për kompensim. Kjo metodikë përbënte pengesë për përllogaritjen e saktë të faturës financiare të detyrimeve shtetërore dhe të pasurive shtetërore, të finalizimit të kompensimit të subjekteve të shpronësuara dhe të

realizimit të transaksioneve të tjera mbi pasuritë e paluajtshme. Për këtë qëllim Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur metodikën e re të vlerësimit të pronës duke u bazuar në të dhëna të sakta dhe reale, me qëllim miratimin e një metodike, përllogaritja në bazë të së cilës do të jetë në përputhje me vlerën aktuale të tregut të pronës. Aktualisht, AKKP administron

për kompensim fondin financiar dhe fondin fizik. Fondi për kompensimin në të holla nga viti 2005 deri në vitin 2011 është 3.7 mil-iardë lekë. Lidhur me kompensi-min në të holla, në AKKP janë administruar dhe shqyrtuar gjithsej 3097 kërkesa të subjekteve të shpronësuara. Nga këto janë pranuar 689 kërkesa dhe janë refuzuar 2 408 kërkesa. Qeveria ka kaluar në fondin e kompensimit fizik sasi më se të mjaftueshme toke mbi 71 000 ha pyje, mbi 17 000 ha tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte shtetërore. Rastet e pranuara përfshijnë edhe 4 vendime gjyqësore të ekzekutuara gjatë vitit 2010. Në fond përfshihen të ardhurat e buxhetit të shtetit; të ardhurat e shitjeve në ankand të pasurive shtetërore në masën 65 % për objektet dhe 100 % për truallin; të ardhurat e arkëtuara nga individët në emër të të cilëve legalizohen parcelat ndërtimore.

Fondi fizik, i mjaftueshëm për kompensimin 100% të ish-pronarëve

8 MAPO e MëRKURë, 18 PRILL 2012www.MaPo.aL

Ish-pronarë gjatë një proteste

Nga tryeza e djeshme për pronat

Përfun-dimi 100% i regjistrimit fillestar të pronave brenda vitit 2013.

1 2 3 4 5Përfundimi 100 % i njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuara brenda 2014. Lirimi i shtëpive të ish-pronarëve brenda vitit 2017. Legalizimi i ndërti-meve informale brenda vitit 2013, si dhe verifikimi i titujve të pronësisë brenda vitit 2013.

Krijimi i një skeme efek-tive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe zbatimi i saj bazuar në një fond fizik dhe financiar, nëpërmjet re-formimit të metodikës së vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut.

Forcimi i sistemit të të drejtave të pronësisë dhe mbrojtjes të tyre deri në fazën e ekzeku-timit me qëllim rritjen e sigurisë mbi pronën e fituar me ligj dhe të investimeve mbi të, si dhe të dinamizmit të tregut të tokës brenda vitit 2020.

Modernizimi i sistemit të infor-macionit për të drejtat e pronë-sisë, nëpërmjet dixhitalizimit 100% të sistemit të pasurive të paluajtshme sipas standardeve të direktivës.

Page 9: Gazeta Mapo

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) redukton parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Sipas FMN, ekonomia shqiptare gjatë këtij viti do të rritet me vetëm 0.5 për qind ndërkohë që parashikimi i bërë nga misioni i fundit i FMN në Shqipëri ishte një rritje ekonomike në masën ekonomike 1.5 për qind. Shifrat e reja jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera janë publikuar në dokumentin për parashikimet ekonomike për Botën ‘world economical, outlook’. FMN parashikon që në Shqipëri kërkesa e

brendshme të mbetet e dobët, cka pasqyron rënien e dëegesave të emigrantëve, hapësirën e kufizuar fiskale dhe një kreditim më të matur nga bankat. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka shtuar parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale në vitin 2012, në 3.5%. Kjo rritje është për 0.2% më e madhe se parashikimi që FMN-ja e kishte bërë në muajin janar të këtij viti. Në parashikimin e FMN-së, që është publikuar sot, parashihet se rritja ekonomike globale në vitin 2013 do të jetë 4.1%. FMN-ja thotë se ekonomia e Shteteve të

Bashkuara, këtë vit, do të shënoj rritje prej 2.1%, ndërsa, me gjasë, evropa do të shënoj tkurrje 0.3%. FMN-ja i ka lavdëruar liderët evropianë për hapat në shqyrtimin e krizës ekonomike dhe financiare. Ky fond global i kreditimit thekson se kriza vazhdon dhe ky është kërcënimi më i madh për ekonominë globale. Ky raport u publikua në kohën kur më vonë këtë javë, FMN-ja me 187 anëtarë dhe institucioni tjetër kreditor, Banka Botërore, po përgatiten për mbajtjen e takimeve pranverore në Uashington.

FMN: rritja e Shqipërisë këtë vit, vetëm 0.5%

it të pasurive të paluajtshme shtetërore. Inventarizimi do të iden-tifikojë pasuritë me interes publik që duhet të mbeten pronë e shtetit, pa-suritë për mbrojtjen e mjedisit, pa-suritë që mund të përdoren për të nxjerrë të ardhura, pasuritë për t’u kaluar në fondin fizik për subjektet e shpronësuara, pasuritë për priva-tizim dhe pasuritë për ndërtim për nxitjen e turizmit. Gjithashtu, në shërbim të faturës së re do të bëhet përmirësimi dhe përditësimi i të dhënave për fondin pyjor dhe kul-losor, në përputhje me sistemin kombëtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Formulë e re për vlerën e pronave

Legalizimi, procesi përfundon më 2013Strategjia e re për reformën mbi çështjet e pronësisë e konsideron procesin e legalizimit të përkohshëm. Ky proces, sipas përcakti-meve në strategji, duhet të përfundojë më 2013-ën. Sipas të dhënave nga ALUIZNI, procedurat administrative kanë përfunduar për afro 80% të objekteve. Janë dhënë leje legalizimi për 52 000 pasuri, të cilat janë përfshirë edhe në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajt-shme. Janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit tekniko-ligjor rreth 100 000 pasuri informale. Janë

miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës 127 zona dhe vendbanime informale, që përfshijnë 120 000 pasuri. Janë miratuar në këshillat vendorë të rregullimit të territorit rreth 80 000 ndërtime informale, të përfshira në bllok-banime informale apo të trajtuara si ndërtime të veçanta dhe shtesa në ndërtime me leje. Megjithatë, legalizimi ende nuk ka përfunduar për rreth 90 000 pasuri, sepse procesi kërkon shlyer-jen e detyrimeve financiare nga ana e poseduesve të ndërtimeve informale.

aKKP përfundon shqyrtimin e 7000 dosjeve më 2014Rreth 7000 dosje për njohjen e pronave që kanë mbetur pa trajtuar, duke përfshirë edhe komunitetet fetare, do të marrin përgjigje deri në vitin 2014. Në këtë kuadër do të rishikohet legjisla-cioni që AKKP të zhvillojë procedura më të përshpejtuara për përfundimin e procesit administrativ të njohjes së pronësisë brenda vitit 2014. Gjithashtu, përfun-dimi i procesit të lirimit të shtëpive të

ish-pronarëve do të realizohet brenda vitit 2017, duke aplikuar për personat kreditë e buta ashtu siç parashi-kon ligji. Strategjia e re parashikon përmirësimin e kuadrit ligjor të zbatueshëm për lirimin e shtëpive të ish- pronarëve dhe krijimin e një plani efektiv me afate dhe burime financiare të përcaktuara për ofrimin e ndihmës së nevojshme, sidomos për personat vulnerabël.

Përgjatë këtij viti do të përfundojë reformimi i metodikës së vlerësimit të pronave të paluajtshme sipas vlerës së tregut dhe planifikimit e zhvillimit urban, si dhe përllogaritja në vijimësi e detyrimeve financiare të shtetit krahas përllogaritjes së pasurive ekzistuese shtetërore. Kjo do të realizohet nëpërmjet inventarizimit të pasurive të paluajt-shme shtetërore. Inventarizimi do të identifikojë pasuritë me interes publik që duhet të mbeten pronë

e shtetit, pasuritë për mbrojtjen e mjedisit, pasuritë që mund të përdoren për të nxjerrë të ardhura, pasuritë për t’u kaluar në fondin fizik për subjektet e shpronësu-ara, pasuritë për privatizim dhe pasuritë për ndërtim për nxitjen e turizmit. Gjithashtu do të merren në konsideratë përmirësimi dhe përditësimi i të dhënave për fondin pyjor dhe kullosor, në përputhje me sistemin kombëtar të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

afatet

9MAPOe MëRKURë, 18 PRILL 2012www.MaPo.aL

Kompensimi në vlerë financiare është i pamun-dur nga qeveritë pasard-hëse, për shkak të faturës së lartë. Strategjia e re e pronave ka në themel të saj përmbysjen e hartës së vlerës së pronave, në bazë të së cilës aplikohet kompensimi aktualisht

Banesat sociale, zgjerohet skema e përfituesve, ja kategoritë e rejaKategoritë që do të përfitojnë banesa sociale në kuadër të ligjit të ri do t’i nënshtrohen një sistemi pikësimi, i cili do të miratohet me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore për çdo program që zbatohet në një njësi të qeverisjes.

Sabina VEIZaj

Emigrantët e rikthyer, familjet e policëve të rënë në detyrë, përfshirë edhe familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, vik-timat e dhunës në familje, janë kategoritë e shtu-ara që përfitojnë nga programet sociale të strehi-mit. Përfitojnë sipas këtyre programeve edhe shtetas të huaj me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente sta-tusin: punëtor emigrant, apo edhe azilkërkues. Kategoritë e reja të sipërpërmendura parashiko-hen në projektligjin e ri “Për programet sociale të strehimit”, i cili do të ketë shtrirjen e tij në gjithë territorin e vendit, ndryshe nga ligji i vjetër që parashikonte shtrirjen e tij vetëm në zonat urbane. Projektligji i ri u diskutua dje në komisionin ku-vendor për Veprimtaritë Prodhuese, ku shkaktoi dhe debate mes mazhorancës dhe opozitës për sa i përket kategorive përfituese. Si opozita, ashtu ed-he disa deputetë të mazhorancës kërkuan që në kategoritë, të cilat do të përfitojnë nga programet sociale të strehimit, qoftë banesa me qira apo bane-sa në pronësi të përfshihet edhe kategoria e ish-pronarëve. Projektligji i sjellë dje në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese paraqet si risi edhe kriteret e reja të sistemit të pikësimit për kategoritë që do të përfitojnë nga programet sociale për stre-himin. Gjatë diskutimeve në mbledhjen e djeshme të komisionit, deputeti socialist, Blendi Klosi kërkoi që ligji të vinte në formën e një ligji kuadër, jo të rishikuar në këtë mënyrë, pasi sipas tij nuk ka asnjë koncept të ri për të zgjidhur çështjen e ish-pronarëve. “Çfarë do të bëhet me këtë problem? Këta persona kanë 20 e ca vjet që nuk rregullojnë dot as çatitë e shtëpive, sepse nuk i kanë të tyret. E keni bërë miletin çorap me këto ligje. Ikni ju, se ju mësojmë ne si bëhen”, - tha deputeti Klosi. Ndër-sa deputeti demokrat, Osman Metalla propozoi një amendim për projektligjin për atë kategori per-sonash, të cilët banojnë ende në banesat e ish-pro-narëve dhe nuk kanë vullnetin për t’u larguar ed-he pas zgjidhjes që u ka dhënë shteti. “ Unë pro-pozoj që këta persona të nxirren nga banesat me

dhunë”,- u shpreh deputeti Metalla. Deputeti Ed-uart Shalsi kërkoi që bashkitë të ndërpresin mar-rjen e vendimeve për këtë çështje deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri, pasi banesat aktualisht po je-pen nën frymën klienteliste dhe korruptive. Dre-jtori i Urbanistikës në Ministrinë e Transportit, Gent Kaprata gjatë prezantimit të projektligjit theksoi se mbi të gjitha, projektligji i ri rregullon kriteret me të cilat ndërtohet sistemi i pikësimit për kategoritë që përfitojnë nga programet socia-le të pikësimit. Referuar projektligjit të ri, përzgjedhja e familjeve përfituese bëhet sipas një sistemi pikëzimi, me anë të të cilit vlerësohen kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcakto-hen me përparësi familjet që nuk disponojnë banesë në pronësi.

Kategoritë që përfitojnë sipas projektligjit të ri• Emigrant i rikthyer• Familjet e policëve të rënë në detyrë• Viktima të dhunës në familje• Azilkërkues• Emigrantë të huaj në vendin tonë

Kategoritë që përfitojnë sipas ligjit aktual• Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit• Familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” • Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar • Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë• Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përku-jdesit shoqëror• Individët me aftësi të kufizuara• Familjet me shumë fëmijë• Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç• Familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi• Jetimët

Gerwin Bell

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO10 e mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

OpEdseç ka diçka ky marksizmi që të nxjerr lytha: lloji i vetëm i rritjes që inkurajon ky sistem ekonomik.

amerika nuk u themelua për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë. amerika u themelua që ne të mund të bënim ç’të na donte kokrra e qejfit.

lajmi i mirë është se, sipas administratës së obamës, të pasurit do të paguajnë për gjithçka. lajmi i keq është, se, sipas administratës së obamës, ti je i pasur.

P. J. O’Rourke

01

02

03

Opinione dhe Editoriale

Barazim politik

Nga BuJAR KAPexHiu

Semiotika e HimnitDiskutimi për fjalën burrë në

Himnin Kombëtar, më kujtoi një ngjarje anekdotike, trid-

hjetë e kusur vjeçare. Ditën që Niku, im nip u regjistrua në klasë të parë, bëri edhe një zbulim që e mrekulloi. E di? Unë jam beqar!, i thoshte kujtdo që takonte. Fjalën beqar e kish mësu-ar taze nga certifikata e lindjes, në një çast gati-gati sublim, në takimin e shumëpritur me mësuesen. Ngazël-l imi nga f akti që një fëmijë gjashtëvjeçar, qenkësh beqar ngjallte të qeshura te ne të rriturit. E njëjta fjalë, në të njëjtën thënie, e artikuluar nga i njëjti person kryente dy funk-sione të kundërta: fëmijës i ngjallte përjetime sublime, kurse të rriturit i grishte në viset e komikes.

Natyrisht, përdorimi i fjalës burrë në Himnin Kombëtar nuk mund të dis-kutohet me lehtësinë e anekdotës. Është problem i ndërlikuar e do dis-kutuar në disa rrafshe, jo thjesht si se-mantikë e fjalës apo e tekstit, por ed-he si semiotikë e simbolit, madje e një simboli të kthyer në mit.

1. Fjala burrë ndrydh brenda vetes një varg kuptimesh. Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe shënohen katër syresh: 1. person i rritur i gjinisë mashkullore, 2. bashkëshort, 3. njeri i fortë, trim e i besës, dhe 4. person i shquar. Të gjitha këto kuptime mbarten nga e njëjta bashkësi tingël-lore: b+u+ rr+ë. Katër kuptime të stre-huara brenda së njëjtës banesë fone-tike janë ca si shumë dhe mund të kri-jojnë ngatërresa. Mundësia për ngatërresa shtohet edhe nga fakti që të gjitha kuptimet në origjinën e tyre kanë buruar nga i pari, janë sadoku-do të ngjashëm, si tre vëllezër nga i njëjti baba.

Gjithsesi, të katra kuptimet qën-drojnë më vete, gjatë përdorimit të fjalës shfaqet herë njëri e herë tjetri, duke shuar kuptimet e tjera. Nëse thua p.sh. banjë burrash, ke nxjerrë në sipërfaqe kuptimin gjinor, përftimi i kuptimit në këtë rast mbështetet në opozicioni burrë - grua, banjë për meshkujt dhe jo për femrat. Por nëse thua burrë shteti ke nxjerrë në plan të parë kuptimin person/njeri i shquar, ndërsa kuptimi gjinor është zbehur, e gati-gati është shuar. Me këtë logjikë, vargu Kush është burrë lexohet kush është trim dhe jo kush është mashkull.

Të rrimë shtrembër e të flasim dre-jt; brenda fjalës burrë shqipja ka gjith-sesi ngarkesa seksiste ose, thënë ndryshe, nuanca kuptimore që mbiv-lerësojnë burrin dhe diskriminojnë gruan. Për ta perceptuar më lehtë marrim një shembull ekstrem. Një grua trime, guximtare e zonja etj. etj. thirret burrëreshë sikur guximi dhe trimëria të ishin atribute të njërës gji-ni dhe jo të racës njerëzore në tërësi.

Për simetri, ky shembull të kujton fjalën gruar që shenjon kuptimin mashkull i dhënë shumë pas grave. Pra burri shihet si burim trimërie e zotësie, gruaja si burim ngasjesh sek-suale.

Por këto ngarkesa seksiste i tako-jnë më shumë rrafshit të fjalëformim-it dhe shkojnë thellë në histori, në kuptimin që janë konstruktuar shumë kohë më parë. Natyrisht, në fillimet e tyre kanë qenë figura ekspresive. Në origjinë p.sh. fjala bur-r ë r e s h ë ë s h t ë n d ë r t u a r m b i krahasimin grua e zonja/trime si bur-rë, por ky krahasim vështirë se per-ceptohet më, nga që metafora është shuar. Nëse poezia thotë nofullat e ku-jtimeve u lodhën, lexuesi i jep sens duke bërë krahasimin kujtimet si ripërtypja/kafshët ripërtypëse. Metafo-ra këtu është aktive, vë në punë edhe lexuesin. Në rastin e metaforës së sh-uar burrëreshë apo të metonimisë së shuar burrë për njeri trim, i besës etj. lexuesi nuk ka nevojë të bëjë kraha-sime a lidhje logjike të pashprehura. Kuptimi i ri është fiksuar dhe gjallon më vete. Natyrisht, përdorimi i së njëjtës bashkësi tingëllore (burrë) e përcjell sadokudo një perceptim sek-sist, por tejet të zbehtë.

Si rregull, ngarkesa seksiste në gjuhë është rezultat i ndikimit

të një modeli kulturor, një ideali të shoqërisë patriarkale: burri i takon luftës dhe aktivitetit shoqëror, kurse gruaja - shtëpisë dhe aktivitetit famil-jar, burri trim e i çartur – gruaja e ndruajtur e kokulur. Në fakt, ky nuk është mëkat vetëm i shqipes. Seksiz-mi etimologjik është dukuri e hasur në shumë gjuhë, dukuri gati-gati uni-versale. Për të mos u zgjatur, kujto-jmë se gjithë ndërkombëtarizmat që kanë për rrënjë fjalën human rezulto-jnë seksiste në origjinë, ngaqë buro-jnë prej latinishtes humanus, trajtë mbiemërore e emrit homo që për kup-tim të parë ka burrë. Do të ishte punë prej sizifi që, për të shmangur seksiz-min të rekomandoje ndryshimin a modifikimin e të gjitha fjalëve që ka-në për rrënjë human. Më anë tjetër, do të ishte edhe mundim i kotë, prej shekujsh rrënja human krahas kup-timit të parë ka zhvilluar edhe kup-time të tjera, si njerëzor, bamirës, i kultivuar etj.

2. Në një tekst koherent siç është Himni Kombëtar kuptimet përftohen

jo nga fjalët e veçanta, por nga teksti. Ky faktor e zbeh edhe më shumë ngarkesën seksiste që po diskutojmë.

Vargu Kush është burrë nuk frikohet nuk lë asnjë shteg që ta kuptosh kush është mashkull/nuk është grua. E mbyll çdo shteg duke shtënë në punë dy in-strumente semantike. E para, sintag-ma është burrë ka prirjen që të jetë përgjithësisht frazeologjike, d.m.th. një strukturë e ngurtësuar dhe me ngarkesë metaforike. Nëse thua se Mbreti Gent ishte burrë nënkupton se ishte trim, i zoti etj. dhe jo se ishte mashkull. Gjinia është shënuar që kur kemi thënë mbreti. Do të ishte pro-liksitet i papërligjur që në një fjali me katër fjalë, tri të shënonin gjininë. Fjala frikohet e përforcon edhe më perceptimin se vargu flet për trima e jo për meshkuj.

Po të dalim tej vargut e ta percep-tojmë fjalën burrë si pjesë e gjithë tek-stit, gjasat për ngarkesë seksiste ze-rohen. Profesor Jorgo Bulo, në një prononcim televiziv sillte në vëmend-je se dorëshkrimi i Asdrenit dëshmon që varianti fillestar i vargut Rreth fl-amurit të përbashkuar ka qenë Flamu-rit pranë të bashkuar. Zëvendësimin e fjalës të bashkuar me të përbashkuar Asdreni duket se nuk e ka bërë vetëm për hir të ritmit, por sidomos për të nxjerrë në pah domosdonë e bash-kimit. Kombi është bashkim koheziv jo vetëm i burrave, por i të gjithëve: burra, gra, pleq, fëmijë etj. Kështu shihej përgjithësisht në kohën kur u shkrua Himni, e kështu duket se është perceptuar edhe nga vetë Asdreni.

Tekstet letrare nuk lexohen vetëm nga perspektiva e auto-

rit, por edhe nga perspektiva e lex-uesit, d.m.th. jo thjesht ç’ka dashur të thotë autori, por çfarë percepton lex-uesi. Nëse kjo është e vërtetë për tek-stet letrare në përgjithësi, për një tekst si Himni Kombëtar, që s’është vetëm fjalë dhe muzikë, por edhe mjet ceremonial, perceptimi i lexuesit bëhet mbizotërues dhe shpesh e vet-mja mënyrë leximi. Me fjalë të tjera Himni interpretohet duke përdorur optikën e lexuesit apo qasjen recep-tive. Është e tepërt të themi se lexuesi i dy-tre brezave të fundit bashkimin kombëtar e percepton si bashkim të të gjithëve, pa dallim seksi, moshe, fe-je, krahine, ideje etj.

Vijmë kështu te leximi i Himnit Kombëtar në rrafsh semiotik, lexim që s’lë asnjë shteg për ngarkesa seksiste dhe, ç’është më e rëndësishme, të bind se s’ia vlen barra qiranë të ndërhysh në kode semiologjike për interesa politike të ditës.

3. Himni është simbol kombëtar i të njëjtit grup si flamuri, shqiponja dykrenore, stema etj. Të gjitha këto kanë prirje të kthehen në mite,

Çapajev gjokuTaj

koMeNT

natyrisht jo në rrëfenja për ndodhi të mbinatyrshme me perëndi, heronj etj. etj., por në mite moderne, thënë me një koncept të Roland Bartit. Shndërrimi i shenjës/simbolit në mit ka diçka nga procesi i mumifikimit.

Si rregull, simboli ka prirjen t’u largohet referencave origjinare.

Shqiponja e flamurit p.sh. nuk është shpendi që jeton në male, që ka ngjyrë të murrme, sqep të kthyer etj. etj. Po qe se e kundrojmë në këtë aspekt, nuk është fare shqiponjë: nuk hasim ndon-jë shpend me dy kokë, as në male e as në fusha, madje as në laborator. Dykre-narja jonë është një shqiponjë që ka prirje t’i ikë shqiponjës e të shenjojë gjëra të tjera. P.sh. gjuhët aq të gjata që dalin nga dy kokat të kujtojnë jo shpendët, por rrëshqanorët e tipit dra-gua. S’mjafton me kaq, por gjuhët janë konceptuar të gjata e qendërikëse për të qenë në harmoni me ndjesinë e vr-ullit/fluturimit që përcjellin stilizimet e krahëve, bishtit, kthetrave etj.

Gjithsesi, gjatë ceremonive të ndryshme nuk na shkon mendja të perceptojmë hollësi të tilla, të lektise-mi në këtë lojë kuptimesh. Aq më pak mund të na shkojë mendja te kupti-met origjinare, d.m.th. te fakti që bi-zantinët dhe gjermanikët me dy kre-nat simbolizonin shekullaren dhe re-ligjiozen, perandorin në tokë dhe Zo-tin në qiell etj. Vështirë se ky kuptim mund të gjendet te flamuri ynë. Cer-emonitë kërkojnë qasje emocionale dhe jo logjike, kërkojnë përjetim dhe jo meditim. Për ta arritur këtë, imazhi i dykrerëshes, d.m.th. forma e saj grafike, ikën nga referencat fillestare dhe bëhet formë që shënon një kup-tim të ri: shqiptarësinë. Në terma se-miologjikë do ta thoshim shkurt dhe lehtë: shenja bëhet shenjues që sjell një kuptim të ri të rrafshit të kono-tacionit ose mitit.

Nëse shqiponjën e flamurit e lexo-jmë si mit, d.m.th si një imazh që qën-dron për shqiptarësinë, edhe Himnin mund ta perceptojmë në të njëjtën mënyrë: si një shenjë unike, që shër-ben për të shenjuar jo veten, por diç-ka tjetër, jo atë që thonë fjalët apo vargjet e veçanta, por një ide të përgjithësuar: bashkimin e gjithë shqiptarëve rreth flamurit. Po të ap-likonim optikën e Bartit do të thoshim se në rrjedhën e viteve Himni Kom-bëtar, ka patur një prirje konstante t’u largohet kuptimeve origjinare, të kthehet në formë, d.m.th. në një enë që bart një kuptim të ri: bashkim nën flamur dhe për flamur. Miti, thoshte semiologu i mprehtë, përcaktohet jo aq

nga kuptimi i tij literal se sa nga qëllimi d.m.th. nga ajo që synon të thotë. Për ta realizuar këtë, miti synon të jetë i ngrirë, i purifikuar, i përjetësuar, i shkëputur nga kuptimi literal.

Simbolet kombëtare si shqiponja, flamuri, himni etj. nuk përdoren vetëm për të përcjellë mesazhe, por kanë edhe një funksion praktik, janë instrumente për organizim ceremon-ish. Ky funksion utilitar bën që sim-bolet kombëtare të marrin më lehtë trajtën e miteve. Kjo, ngaqë funksioni themelor i miteve moderne është natyralizimi ose thënë ndryshe kthi-mi i historisë në natyrë. Gjërat që mi-tizohen, zhvishen nga ngarkesat his-torike, ideologjike etj. dhe paraqiten si produkte të natyrës.

Me fjalë të tjera, procesi i naty-ralizmit të një miti si Himni

Kombëtar ka prirjen ta paraqesë atë si natyrë e jo si kulturë dhe rrjedhimisht të na shtyjë ta pranojmë siç pranojmë ajrin, ujin apo dheun. Kjo mund të shpjegojë pse Himni ka mbijetuar ed-he përkundër faktit që teksti është poezi e dobët, kurse muzika - e krijuar nga një kompozitor i huaj, edhe përkundër tri mësymjesh për ta zëvendësuar, mësymje shtetërore, me konkurse, juri e para.

Po të lëmë rrafshin semiologjik e të kalojmë në atë politik, mund të thoshim se përpjekjet për ta zëvendë-suar apo modifikuar Himnin janë jo-produktive. Nuk është se jemi zengji-në me ikona të motshme të kombit, që të tregohemi dorëlëshuar e disa prej tyre t’i ndryshojmë apo restaurojmë. Sendet e lyera me vernik i gjen në shi-toret e cilësisë së ulët dhe jo në muze. Panteonit i ka hije vjetërsia, qoftë ed-he arkaike.

P.S.Diskutimi për Himnin mori shkas

nga një prononcim televiziv i Avoka-tit të Popullit. Gjithë sa ka bërë z. To-tozani gjatë pak muajve të veprim-tarisë në këtë post krijojnë respekt dhe simpati. Me nisma të zgjuara e efikase ka ravijëzuar një profil bash-këkohor e karizmatik, por propozimi për Himnin duket se qe i nxituar. Përtej emrave të përveçëm diskutimi për Himnin rinxjerr në pah një shqetësim: ligjërimi ynë mediatik ka prirjen që gjithçka ta shndërrojë në politikë, gjithçka ta analizojë në op-tikë politike, gjithçka ta instrumen-talizojë për qëllime të ngushta poli-tike. Kjo prirje dëshmon varfëri in-telektuale dhe të sjell ndër mend atë bejten: lyer, ng jer me këna / barku vetëm trahana.

Page 11: Gazeta Mapo

Parajsa e fundit, shteti i dështuar i Afganistanit nën sundimin e Mullah Omarit të Talebanëve, ka rënë tashmë. Sa u takon shteteve të dështuara komuniste, lista është paksa më e gjatë; gjithsesi mjerane: Kuba dhe Koreja e Veriut. Dhe, siç Olsi mençurisht ka bërë, mes Kandaharit e Kanadasë ka zgjedhur këtë të dytën. Çmenduri fare është kur, që nga Kanadaja, predikon Kandaharin!

— ALfReD LeLA

MAPO13 qershor 2010ëëë.gazetamapo.com 11MAPO 11MAPOe mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al 11

alfred lela

Filoperëndi-morët i sheh si katolikë e madje edhe origjinën e

tyre e gabon, siç bën me

timen, duke ia veshur një qarku për të

cilin ka dëgjuar se

është me shumicë të

krishterë

(vijon nga dje)

Kolegu im i nderuar, Ferit Duka, në intervistën e tij për gazetën MAPO dy ditë më parë, pohon se

“neo-otomanizmi” nuk përbën një rrymë, as edhe një frymë apo shqetësim që ka “lidhje me mjedisin shqiptar” dhe këtë, me një gjuhë të papërshtatshme për një medium publik, e lë të kuptohet që në titullin e intervistës, duke e quajtur “neo-otomanizmin” një “shpikje ka-lemxhinjsh grindavecë”. Unë jam tërë-sisht dakord me Dukën se “çdo përpjekje për të rikrijuar apo për të ringjallur re-alitete të së shkuarës në kushtet e sotme do të ishte...një utopi”. Një Shqipëri “oto-mane”, ashtu si edhe një Siri apo një Egji-pt “otoman”, s’mund të jenë sot veçse fantazi të marrësh. Po kështu, një Shq-ipëri monarkiste ose komuniste janë krejtësisht të pamundura. Por unë nuk jam dakord me disa prej tezave që para-shtron kolegu im në intervistën e tij.

Duka pohon se shoqëria e sotme shq-iptare ka “një vetëdije të qartë për iden-titetin e saj të veçantë”, si edhe “një ori-entim të saktë në rrugën e zhvillimit, të përparimit dhe të qytetërimit perëndi-mor”. Debati i gjerë që zhvillohet prej di-sa vitesh në vendin tonë mbi këto çështje përkundrazi dëshmon se çështja e iden-titetit (Duka nuk thotë “kombëtar”, por “të veçantë”) të shqiptarëve nuk është kurdoherë dhe për të gjithë e qartë. Përveç kësaj, është i njohur pragmatizmi tradi-cional i shqiptarëve, të cilët, në rrethana historike të vështira kanë mundur të mbijetojnë duke iu përshtatur pikërisht atyre rrethanave, duke u konvertuar (shumica e tyre), shekuj më parë, në fenë islame të pushtuesit osman, ndërsa sot (një pjesë e tyre) në fenë zyrtare të fqinjëve grekë, një pjesë e vogël, madje, duke “ndërruar” edhe kombësinë (pra “iden-titetin” kombëtar) të tyre në “grekë”, ose “vorioepirotë”. Ky fenomen na jep arsye që, kur flasim për identitetin kombëtar të shqiptarëve, të mos e konsiderojmë atë si një kuantum të dhënë një herë e përgjithmonë dhe të pandryshuar. Iden-titetet janë konstruksione sociale; ato formohen, por ato edhe ndryshojnë në varësi të rrethanave historike (identiteti amerikan, identiteti europian, identiteti slloven etj).

Për shekuj me radhë, gjatë dhe pas asaj që njihet si “periudha klasike” në historinë e Perandorisë Osmane (fillimi i shekullit të 14-të deri në fund të shekul-lit të 16-të), popullsia që jetonte në trojet shqiptare u bë pjesë e popullsisë së një shteti perandorak, sundimi i të cilit u sh-tri në territore më të mëdha se gjysmë milion km2 dhe në të cilat jetonin rreth 40 milionë njerëz, më shumë se 7 për qind e popullsisë së atëhershme të glo-bit. Popullsia e kësaj perandorie ka qenë tepër heterogjene dhe, qysh nga fillimi, turqit osmanë ndoqën një strategji të transferimit me forcë të popullsive nga njëra provincë e perandorisë, në tjetrën. Janë të njohura dhe të dokumentuara shpërnguljet e dhunshme të popullsisë së krishterë nga Ballkani në Anadoll, si edhe shpërnguljet e popullsive joeuro-piane, përfshirë edhe shumë familje no-made “arabe” me ngjyrë të zeshkët (“ka-ra göçer arap evleri”), siç raportojnë regjistrat e popullsisë (tahrir defters) të qyteteve dhe të provincave të asaj kohe, në Rumeli, përfshirë edhe pjesën jug-perëndimore të Ballkanit.

Gjatë gjysmëmileniumit të sundimit osman në trojet e tyre, shqiptarët, në masë dhe në kushte shumë të vështira, mundën ta ruajnë identitetin e tyre et-nik, gjuhësor dhe kulturor si popull, në një kohë që ata ende nuk ishin formuar si një komb i veçantë. Z. Duka jo pa të drejtë vë në dukje se “të gjitha periudhat historike”, pra edhe “periudha osmane”

(unë do të saktësoja duke thënë periud-ha e sundimit osman), nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, “kanë ndikuar në mënyrë të dukshme në kulturën dhe në identitetin e tij”. Por mbi këtë bazë, ai nxjerr përfundimin e pasaktë se “kom-ponentja osmane ose orientale”, (“nuk ka rëndësi sesi e quajmë”, thotë ai), vazh-don të jetë e pranishme në “karakteris-tikat identitare të shqiptarëve”. Me këtë unë nuk pajtohem.

Së pari, ka shumë rëndësi ta quajmë saktë atë që Duka (për të cilin kjo s’ka rëndësi) e quan “komponente osmane ose orientale”. Nëse ndikimet e kulturës osmane, përfshirë edhe ato në leksikun e gjuhës shqipe, në besimet fetare dhe në mënyrën e jetesës së një pjese të popullit shqiptar kanë ardhur si rezultat i push-timit të gjatë osman, këto ndikime nuk mund të quhen “karakteristika identi-tare të shqiptarëve” (siç mendojnë Rex-hep Qosja dhe Ferit Duka). Ato nuk mund të shërbejnë për të përcaktuar identitetin kombëtar të tij, i cili është duk-shëm joosman dhe jooriental.

Së dyti, ndryshe nga kolegu im Duka, unë mendoj se çështja e identitetit kom-bëtar dhe ajo e orientimit politik të një ven-di (drejt Perëndimit) janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Populli turk ka një iden-titet dhe një kulturë orientale shumë të ndryshme nga identiteti dhe kultura jo-në kombëtare, por edhe ai është i orien-tuar, gjithashtu, prej dekadash të tëra, drejt Perëndimit. Të thuash se shqip-tarët kanë një identitet “të veçantë”, nuk ke thënë asgjë (identiteti është gjithmo-në i veçantë) dhe, po kështu, asgjë nuk ke thënë vetëm nëse pohon se shqip-tarët, “në shumicën e tyre dërrmuese ja-në përfshirë brenda rrymës së madhe të zhvillimit e të modernizimit”. Kjo, gjithashtu është e vërtetë edhe për Turq-inë moderne dhe popullin e saj. Madje, asnjë vend dhe asnjë popull në kohën to-në, me përjashtim të komuniteteve më të prapambetura, në skajet më të largëta të globit, nuk ka mbetur pa u përfshirë në proceset modernizuese dhe globali-zuese të sotme. Ajo që unë (dhe shumë të tjerë si unë) ende nuk e shohim të ndodhë në Shqipëri, është se, pavarë-sisht traditës historike, konstituimit shpirtëror dhe vokacionit të vërtetë perëndimor të popullit tonë, klasa poli-tike dhe drejtuesit e tij të sotëm nuk e ka-në (ose e kanë humbur) aftësinë për t’u orientuar drejt në kushtet e zhvillimeve të sotme globale. Ndryshe nga Duka, unë mendoj se kjo klasë politike dhe ata që drejtojnë shtetin shqiptar në këtë njëq-indvjetor të jetës së tij si shtet i pavarur po tregojnë se janë të çorientuar politik-isht dhe ideologjikisht, se nuk dinë të përcaktojnë prioritetet për zhvillimin e vendit dhe nuk mund ta integrojnë atë në bashkësinë europiane.

Unë nuk them se segmente të caktu-ara të politikës shqiptare kanë një ax-hendë “neo-otomaniste” dhe, ashtu si kolegu im Duka, nuk besoj se “neo-oto-manizmi” është bërë, ose përbën një “frymë” apo “shqetësim” për shoqërinë tonë. Ndryshe nga ai, unë besoj se “neo-otomanizmi” (ose sido që ta quajmë ide-ologjinë politike që ai përfaqëson), është bërë sot pjesë e politikës së shtetit turk. Edhe pse termi “neo-otomanizëm” është përdorur për të parën herë nga shtypi grek, pas zbarkimit të forcave ushtarake turke në Qipro, në vitin 1974, në kupti-

min më të gjerë të fjalës “neo-otomaniz-mi” (Yeni Osmanlıcılık), është një ideologji politike, e formuluar nga ministri i Jashtëm aktual turk, Ahmet Davutoglu, të cilit shpesh i referohen si “Kisingeri turk”. Kjo ideologji synon një politikë të jashtme më aktive dhe një angazhim më të madh të Turqisë (përmes asaj që në zhargonin e sotëm quhet “soft power”) në rajonet rreth saj, pra në ato shtete, të cilat dikur kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

Kolegu im Duka, me modesti i shm-anget rolit të “gjeopoliticienit” dhe nuk merr përsipër ta trajtojë “neo-otomaniz-min” si një politikë të shtetit të sotëm turk. Ai beson se politika e jashtme e Turqisë nuk është një “orvatje për sfera influence”, por thjesht një “e drejtë dhe përpjekje e saj për të bërë të njohur kul-turën turke nëpër botë”, me fjalë të tjera “diplomaci publike”. Unë nuk e gjykoj domosdo negativisht një politikë të tillë, madje nuk i paragjykoj as përpjekjet e Ankarasë për të fituar një rol më aktiv në rajonin e Lindjes së Mesme. Unë e jus-tifikoj një politikë të tillë. Edhe më parë kam vënë në dukje se standardi i dy-fishtë, me të cilin Brukseli e ka trajtuar deri më sot çështjen e pranimit të Turq-isë në BE, me të drejtë ka krijuar indin-jatë dhe zemërim në radhët e politika-nëve dhe në një masë të gjerë të qytetarëve turq. 13 vjet pas njohjes së sta-tusit të vendit kandidat dhe 7 vjet pas fil-limit të negociatave me Brukselin, Turq-ia vazhdon ta shohë veten ende larg portës së BE-së. I kontestuar fuqimisht nga Franca, Gjermania dhe Austria, anëtarësimi i Turqisë në BE duket më shumë i pamundur, sesa i mundur.

Çfarë mund të bëjë Turqia në rretha-na të tilla, kur në Ankara, qëndrimi i Brukselit ndaj aspiratës dhe për-pjekjeve të saj të sinqerta për anëtarësim në BE shihet gjithnjë e më shumë si hi-pokrizi dhe si një qëndrim poshtërues për një vend të madh si Turqia? Nëse Brukseli do të vazhdojë të mbajë të njëj-tin qëndrim si deri më sot, rezultati do të jetë një Turqi edhe më e zhgënjyer dhe e përçarë në mënyrë antagoniste midis forcave islamiste fondamentali-ste dhe atyre nacionaliste e militariste, të cilat, paskëtaj, do ta kthenin vështri-min drejt Lindjes së Mesme (është ky “neo-otomanizëm”?) për të gjetur aleatë dhe partnerë të rinj, ndërsa do ta shih-nin Europën si kundërshtaren e tyre. Kjo nuk është thjesht hamendje. Kjo po ndodh realisht, fjala vjen, në marrëd-hëniet e Turqisë me Iranin. Edhe pse anëtare e NATO-s, Turqia është shpre-hur në favor të së drejtës së Iranit për të prodhuar energji bërthamore për për-dorim paqësor dhe ka votuar, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kundër sanksioneve ndaj Iranit, të pro-pozuara nga Uashingtoni dhe nga ven-det e BE-së. Edhe pse, në fakt, Turqia ka shumë më pak afinitet natyror me botën arabe, sesa mendojnë zakonisht elitat politike në Francë apo në Gjer-mani, nëse qëndrimi i BE-së ndaj Turq-isë nuk ndryshon, kjo e fundit mund të shkonte edhe më tej, duke dalë në mënyrë të njëanshme nga Bashkimi Doganor me BE-në dhe duke i orientu-ar edhe më tej interesat dhe vëmendjen e saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, si edhe duke u afru-ar më shumë me Rusinë.

Ky nuk është “neo-otomanizëm”, sepse otomanizmi nuk mund të rikthe-het më. Ky është një ridimensionim i politikës së jashtme të Turqisë, e cila, përballë qëndrimit dyfaqësh të BE-së dhe në emër të interesave kombëtare të saj, duket se i ka zëvendësuar sloganet emocionale me një realpolitik, nga i cili as ne, shqiptarët, as popujt e tjerë të Ball-kanit, nuk ka pse të shqetësohemi.

Shkrimi i Olsi Jazexhiut botuar në MAPO-n e djeshme nuk ka qenë përpjekja e parë e tij për kon-takt me lexuesit e kësaj gazete. Redaksia ia ka ‘mb-

yllur dyert’ duke qenë se shkrimet e tij, rregullisht, mer-ren më shumë me individët sesa idetë. Jazexhi, duke mos dashur, apo duke mos mundur t’i kuptojë njerëzit si qe-nie të lira, me të drejtë zgjedhjeje, me frymëzime politike apo estetike i kall ata, rras e plas, brenda një rrethi të cilin, pasi i vizaton ca rrathë bardh e zi, e kthen në tar-get duke marrë në shenjë përkatësi (të paqena) fetare.

Jazexhi është antishqiptari par excellence: ai bën të vetën një tezë serbo-greko-osmane duke e barabitur fe-në më kombësinë. Nëse je ortodoks je automatikisht grek, nëse je musliman, turk e kështu me radhë.

Filoperëndimorët i sheh si katolikë e madje edhe origjinën e tyre e gabon, siç bën me timen, duke ia ve-shur një qarku për të cilin ka dëgjuar se është me shu-micë të krishterë. (Nuk qëlloj të jem lezhjan as katolik; jam i tillë përgjysmë, dhe pranoj me dëshirë të jem gjys-ma e mirë e çdo të tëre.) Në pamfletin e tij në formë fat-wa-je ai identifikon ‘bandën e katolikëve’, ku fut Henri Çilin, Ardian Ndrecën, Romeo Gurakuqin, Alfred Le-lën, Agron Gjekmarkajn, Tonin Gjurajn e të tjerë. Një pjesë e tyre, përfshirë edhe mua, po është e vërtetë, kanë milituar në shtyp me artikuj kundër neo-otomanizmit si doktrinë, pranuar e tillë edhe nga autori i saj, ministri i Jashtëm turk, Davutoglu. Janë njëmijë e një arsyet se pse ne duhet t’i ruhemi e t’i shmangemi rënies nën sfer-ën e kulturës dhe gjeopolitikës neo-otomane. Shumë prej jush që i lexoni këto radhë mund të gjeni arsyen ose ar-syet tuaja. Të miat janë disa, por njërën e kam estetike: duke perifrazuar Kadarenë, mendoj se nuk u duhet zë-në besë kombeve që mbulojnë fytyrat e grave.

Shumë kanë pyetur se si ka mundësi që MAPO, një gazetë centriste, aq centriste sa mua do më pëlqente të përdorja për të fjalët e një prej editorëve themelues të The Economist, Walter Bagehot: we belong to the extreme centre (jemi të qendrës ekstreme), të ketë botuar shkri-min vrer e ndot të z. Jazexhi. Motivimi i parë ka qenë i një natyre dinake: teksti i zotërisë, duke u munduar të mihë një varr për pro-perëndimorët i hapte vetes një zgafellë të mjerimit logjik. I dyti ka qenë motivim i llojit social: Jazexhi nuk është lunatiku e as fanatiku i vetëm ndër shqiptarë, por kjo nuk do të thotë se atyre nuk u duhet dhënë një valvul prej nga ku ta shkarkojnë ndry-dhjen e zemërimin e tyre. Mendojmë se në këtë rast, si gazetë, i kemi shërbyer interesit publik.

Nëse më thoni se po e teproj duke e quajtur Jazexhi-un dhe sojin e tij si të ndrydhur e të çmendur me një co-py/paste të thjeshtë po risjell përmbylljen dhe kreshen-don e shkrimit të tij: …ashtu si g jyshërit tuaj në kohë të Skënderbeut, hipini anijeve dhe g jeni atë që doni matanë Adriatikut. Ne muslimanët, do jemi rehat këtu ku jemi, me apo pa Turqinë. Pasi e ka rrethuar për herë të pestë ‘Kru-jën e pro-perëndimorëve’ Jazexhiu shpreson që të hed-hë në puset e kështjellës së tyre coftinën osmane, e cila do t’i detyrojë të rrethuarit që të dorëzohen e ‘ta sh-prishin edhe njëherë gjakun arbëror’ duke u vendosur përtej Adriatikut. (Veç kësaj ai merr përsipër të flasë në emër të muslimanëve shqiptarë!!!) Ironia e gjithë kësaj është se Jazexhi e shpall platformën e tij nga përtej At-lantikut. Në fund të emailit të tij shkruhet, Ontario (Kanada). E keni lexuar drejt: Kanada, jo Kandahar!

Pse pra, Jazexhi rreh të predikojë shpërnguljen e fi-loperëndimorëve shqiptarë që nga Kanadaja, një vend i Perëndimit, ndërkohë që e bën këtë nga pozitat e një filoorientali? Ja se pse: fondamentalistët islamikë, ashtu si komunistët, kanë mbetur pa atdhe. As të parët e as të dytët, nuk kanë një vend për be ku mishërohet ideologjia e tyre si histori suksesi. Parajsa e fundit, shteti i dështu-ar i Afganistanit nën sundimin e Mullah Omarit të Tale-banëve, ka rënë tashmë. Sa u takon shteteve të dështu-ara komuniste, lista është paksa më e gjatë; gjithsesi mjerane: Kuba dhe Koreja e Veriut. Dhe, siç Olsi men-çurisht ka bërë, mes Kandaharit e Kanadasë ka zgjed-hur këtë të dytën. Çmenduri fare është kur, që nga Kanadaja, predikon Kandaharin!

Identiteti kombëtar i shqiptarëve dhe “neo-otomanizmi” si “gogol” dhe si realpolitik Orient Ekspresi

i eurofobëvefaTos Tarifa

debaT

ediTorial

Page 12: Gazeta Mapo
Page 13: Gazeta Mapo

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur dje aksionin për prishjen e 90 objekteve përgjatë vijës bregdetare nga Qeparoi, përfshi kë-tu dhe qytetin e Himarës. INUK ka verifikuar më parë ndërtimet që ishin bërë pa marrë lejen e Bashkisë dhe në shoqërinë e forcave policore dhe Inspektoratit vendor kanë filluar shkatërrimin e këtyre objekteve. “Aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme përgjatë kësaj zone turistike”, - njoftoi INUK. Ditën e djeshme fadromat e Inspe-ktoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të shoqëruara nga FNSH-ja dhe me mbështetjen e Bashkisë së Himarës, kanë prishur rreth 10 ob-jekte të konsideruara pa leje dhe që zinin hapë-sirat publike. Arben Ndoka, drejtori ekzekutiv i Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ka deklaruar se aksioni do të përqendrohet në prishjen e të gjitha objekteve përgjatë vijës breg-detare. Ky aksion mbështetet nga Bashkia e Hi-marës dhe FNSH-ja. Por banorët e kanë kundër-shtuar këtë vendim të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe pretendojnë se dis-ponojnë dokumentacion, e se nuk u është lënë ko-hë e mjaftueshme për të vërtetuar këtë. Banorët, të shqetësuar kanë protestuar se po bëhet një ma-sakër në këtë zonë. “Policia e Ndërtimit së bash-ku me FNSH-në kanë ardhur e po bëjnë prishje barbare pa njoftuar askënd, por kanë sjellë skre-pat e po shkatërrojnë investimin e fëmijëve tanë, të cilët tërë djersën e tyre dhe paratë e emigrimit

i kanë hedhur në zonat e tyre këtu në Qeparo”, - tha një prej atyre që po u prishej ndërtimi. Ndërkaq, problem shihet edhe prishja e këtyre objekteve pa leje vetëm pak kohë para fillimit të sezonit turistik. Ndërhyrje të ngjashme janë bërë edhe më herët në zonën e bregdetit dhe në mjaft pjesë të saj gërmadhat kanë mbetur në vend, duke

dëmtuar më shumë sesa godinat pa leje, pamjen dhe imazhin e bregdetit.

Ndërkohë për këtë problem, kryetari i Bash-kisë së Himarës, Jorgo Goro shprehet për medi-an se ka një plan që do të rehabilitojë para fillimit të plazhit zonën, por pranon se ndërhyrja duhej të ishte bërë më herët. Sipas tij, nga dje ka filluar

një aksion i INUV Himarë, në bashkërendim e bashkëpunim me INUK, për prishjen e disa ob-jekteve, të cilat zënë hapësirat publike kryesisht në plazhet e qytetit. “Ky është një aksion, i cili duhet të kishte filluar më herët, që në shtator-tetor të vitit të kaluar. Nga evidentimi që Bashkia e Himarës ka bërë, janë rreth 300 ndërtime pa leje, të cilat kanë zënë hapësirat publike dhe sot Bashkia e Himarës në bashkëpunim me policinë, FNSH e INUK, kanë filluar spastrimin e këtyre hapësirave publike nga ndërtimet pa leje”, - tha Goro për mediat. Ai theksoi se një pastrim terri-tori duhet të ishte bërë me kohë, por “e rëndë-sishme është që duhet të prishen këto ndërtime sa më shpejt, për të bërë të mundur që ne të kemi mundësi që këto plazhe t’i kemi të pastra në ko-hën që fillon sezoni turistik”, - sqaroi ai. Nga IN-UV janë evidentuar ndërtimet kryesisht në plazhe dhe jo në fshatrat e Bashkisë së Himarës. Sipas kryetarit të Bashkisë, ndërtime pa leje në zonën e Himarës, sipas listës që është gjetur nga ish-kryetari Bollano, janë rreth 300, ndërkohë që po prishen vetëm ato objekte, të cilat kanë zënë hapësirat publike në plazhe. “Në mënyrë që qytetarët të vijnë e të gjejnë rërë, po s’gjetën plazh atëherë është e kotë që ne si bashki të vazhdojmë të themi që kemi plazhe”, - theksoi Goro. Ai tha se Bashkia do të fillojë menjëherë një plan reha-bilitimi e pastrimi për zonat në të cilat po prishen ndërtimet pa leje.

Ndërtimorët, aksion kundër objekteve pa leje në bregdetin e Himarës

Shkodër-rreth 200 ha tokë në zonën e Nënshkodrës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të rëna në qarkun e shkodrës. pjesa fundore e Fushës së Nënshkodrës në dy krahët e rrugës shkodër- Velipojë, tek vend i quajtur “ura e gjolulit”, është

nën ujë. kjo tokë i përket trushit të poshtëm, ndërsa banesat janë larg dhe nuk rrezikohen. sipas prefektes së shkodrës, Voltana ademi, kjo është një sipërfaqe toke nën nivelin e detit, e cila mbulohet nga uji sa herë ka reshje të

shumta shiu. Në këto toka kullosin bagëtitë banorët e tri komunave; Dajçit, Velipojës dhe Bushatit, ndërsa ndërhyrjet në zonën e Vilunit pritet të ndikojnë në pakësimin e ujit që mbulon këto toka sa herë ka reshje. D.k

Reshjet, rikthehen përmbytjet, 200 hektarë nën ujërrethe

Rrëshqet Kalaja e Lezhës, në rrezik dy lagjeNjë firmë ndërtimi e cila po merret me shtrimin e rrugës që lidh qytetin e lezhës me kalanë, mendohet se është shkaktare e rrëshqitjeve që po ndodhin në anë të kalasë së lezhës, në pjesën veriore të saj. masivi i dheut i hedhur si rezultat i gërryerjeve që ka bërë firma për hapjen e rrugës, ka nisur edhe të rrëshqasë dhe rrezikon të gjithë lagjen “skënderbeg” në qytetin e lezhës. muret mbajtëse janë shkatërruar plotësisht, ndërsa masivi i dheut, i ndihmuar edhe nga një burim uji, po rrëshqet duke iu afruar banesave në një distancë prej 15 metrash. sipas Bilal madit, shef i inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë lezhë: “situata është kritike, prandaj ne kemi ardhur për t’iu bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes fëmijët por edhe banesat, pasi masivi i dheut po u afrohet shtëpive të banimit. shtëpitë, të cilat janë të ndërtuara në afërsi të vendit që ka nisur të rrëshqasë, janë pa leje. Ndërsa ne i kemi kërkuar firmës që po kryen punimet e rrugës, të mos hedhë dheun në anë të rrugës, duke ditur edhe rrezikun. po kryejmë të gjitha

proceduar ligjore që kemi në dispozicion, duke ngritur zërin për ngritjen e një muri mbrojtës, pasi dheu po depërton në drejtim të qytetit”, - tha ai. sipas mark Nikollit, banor i lagjes “sheher”, Bashkia ishte njoftuar që herët për këtë problem, por vetëm tani janë kujtuar për të marrë masa. “kam vajtur e njoftuar në Bashki që në dhjetor, kur firma nisi punimet dhe po hidhte dheun në anë të rrugës. por askush nuk ndërhyri. tani vijnë e na thonë se situata është problematike e situata mund të shkaktojë edhe dëme në njerëz. edhe rruga, e cila sapo është ndërtuar, do shkatërrohet shumë shpejt, madje dhe pjesa deri tek kalaja ka nisur të lëvizë, kjo për shkak të masivit të dheut të hedhur nga firma, por edhe mosdevijimit të ujit të një burimi e një turbine që tërheq ujërat që rrëshqasin nga mali”. Vazhdimi i rrëshqitjes së masivit të dheut, përveçse do shkatërronte banesat në lagjet “sheher” dhe “skënderbeg”, do të shkatërronte edhe një pjesë të kalasë së lezhës, pasi rrëshqitja po depërton në drejtim të kësaj të fundit.

MAPO13 qershor 2010ëëë.gazetamapo.com 11MAPO 11MAPOe mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al 13

Page 14: Gazeta Mapo

socialeMAPO14 E mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al

Njoftim pËr shpallje fituesi

repuBliKa e shQipËrisËKËshilli i QarKut elBasaN

Kryetari

adresa : Këshilli Qarkut elbasan; tel:++355 54 52344, 52696, fax: 52144

Në zbatim të Ligjit Nr.8549 datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13, VKM Nr.231 datë 11.05.2000 “Për pranimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 21, Këshilli i Qarkut Elbasan, shpall:

• Z.Kostandin Çakalli, fitues të konkursit për vendin e Drejtorit në Drejtorinë e Koordinimit dhe Zbatimit të Strategjisë Rajonale në qark.

Kryetarieugen isaj

Propozimet, grupet e interesit kërkojnë amendi-min e neneve që parashikoj-në emërimin e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave. Përzgjedhja e kandida-turave të bëhet me votë

Jonida Tashi

Drejtori i institucionit arsimor nuk duhet të përzgjidhet nga një komision i posaçëm, por nga bordi i shkollës. Ky është një nga pro-pozimet e grupeve të interesit për projektlig j in e ri të Arsimit Parauniversitar, të cilët argumen-tojnë se me këtë procedurë shman-gen edhe emërimet politike në shkolla. Në vijim të diskutimit të ligjit të ri “Për arsimin parauni-versitar”, Komisioni për Eduki-min zhvilloi dje një seancë dëgji-more me grupet e interesit, ku ishin të pranishëm për të dhënë sugjerimet e tyre përfaqësues nga Avokati i Popullit, Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipëri-në” dhe grupimi “Alternativa Ci-vile”. Grupet e interesit propozo-jnë që të rishikohen neni 55 dhe 60 i projektligjit që bëjnë fjalë: i pari, për emërimin dhe shkarki-min e drejtorit të shkollës, dhe i dyti, për pranimin dhe largimin nga puna të mësuesit. Sipas pro-pozimit të bërë nga “Alternativa Civile”, drejtori i shkollës duhet të emërohet nga kreu i drejtorisë arsimore vendore, pas propozim-it të bërë nga bordi i shkollës, i cili ka kontakt të vazhdueshëm me in-stitucionin arsimor, ndryshe nga komisioni i përzgjedhjes që do të f u n ks i o n o j ë ve t ë m n ë r a st e emërimesh. Po kështu, grupet e in-teresit kërkojnë që të vendoset mandat 5-vjeçar për drejtuesit e shkollave, me të drejtë rinovimi vetëm një herë. Për sa i përket krit-

ereve që duhet të plotësojë një dre-jtues, shoqëria civile propozon që ai të mos bëjë pjesë në forumet dre-jtuese të ndonjë partie, në qendër ose në bazë, si dhe të ketë përvojë mbi 10-vjeçare në arsim dhe eksperiencë në administrim. Edhe për mësuesit, grupet e interesit propozojnë që të ndiqet pothuajse e njëjta procedurë me drejtorët. “Në institucionin arsimor publik, për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institu-cionit arsimor publik me propozim të bordit të institucionit arsimor publik, me konkurrim të hapur. Në këtë rast, pranë bordit atashohet me të drejtë vote, kryetari i ekipit lëndor përkatës”, - thuhet në

amendimet që Alternativa Civile i ka propozuar Komisionit të Edu-kimit.

Duke qenë se sipas ligjit të ri, bordi i shkollës do të vendosë edhe për përdorimin e buxhetit, depu-tetja socialiste, Ledi Shamku kërkoi që bordi të ketë status juri-dik. Aktualisht, tenderat për mirëmbajtjen e shkollave dhe bler-jen e pajisjeve bëhen nga drejtoritë arsimore rajonale. Përfaqësuesi i SOROS-it propozoi që për institu-cione mbi 500 nxënës, tenderat t’i bëjnë vetë shkollat. Ndërkohë u propozua që Këshilli i Mësuesve të mos varet nga Prefekti, i cili është i emëruar politikisht, por nga këshillat e qarqeve.

Mandat 5-vjeçar për drejtorët, të zgjidhen nga bordi i shkollave

Njësitë arsimore vendore 1.Drejtori i njësisë arsimore vendore të emërohet nga ministri i arsimit, me propozim të këshillit Vendor të arsimit parauniversitar. krahas kritereve profesionale, të përcaktohen në ligj edhe kriteret e mëposhtme:1.kandidati për drejtues i njësisë arsimore vendore, duhet të ketë punuar pa ndërprerje 15 vitet e fundit në arsim.2. Të ketë pasur përvojë në drejtim (shkolle etj.)3. Të mos bëjë pjesë në forumet drejtuese të partive poli-tike, në qendër apo në bazë.Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor1.Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga dre-jtuesi i njësisë arsimore vendore, pas propozimit të bordit të institucionit arsimor. Në këtë rast bordi asistohet edhe nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore(Dar).2.kandidati për drejtor i institucionit arsimor zgjidhet me votë nga bordi institucionit arsimor, pas një gare të hapur.3.Titullari i njësisë arsimore vendore e shkarkon drejtorin e institucionit arsimor publik, me propozim të: bordit të institucionit arsimor; njësisë arsimore vendore; ikap. Në të gjitha rastet, vendimi duhet të aprovohet nga bordi i institucionit arsimor.krahas kritereve profesionale që përcaktohen në dokumen-tin e ministrit të arsimit, datë 11.10.2011, “Standardet e drej-torit”, të përcaktohen në ligj edhe kriteret e mëposhtme:1.kandidati për drejtor i institucionit arsimor publik nuk duhet të jetë në forumet drejtuese të ndonjë partie, në qendër ose në bazë.2.kandidati për drejtori i institucionit arsimor publik duhet të ketë përvojë mbi 10-vjeçare në arsim dhe përvojë në administrim. 3.Drejtori i shkollës ka mandat 5-vjeçar, me të drejtë rinovimi vetëm një herë.kjo do të kërkojë rishikimin e pikës 2 të nenit 34 të këtij ligji, për rolin e bordit të institucionit arsimor në zgjedhjen dhe shkarkimin e drejtorit si dhe të aktit normativ që parashi-kon krijimin dhe funksionimin e bordit të shkollës, për ta përmirësuar atë. Pranimi dhe largimi nga puna i mësuesit1.Në institucionin arsimor publik për një vend të lirë pune, mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit arsimor publik me propozim të bordit të institucionit arsimor publik, me konkurrim të hapur. Në këtë rast pranë bordit atashohet me të drejtë vote, kryetari i ekipit lëndor përkatës. 2. Drejtori i institucionit publik largon mësuesin nga institucioni për: arritje të ulëta e të përsëritura të nxënësve, krahasuar me arritjet që kanë kolegët e tjerë të së njëjtës lëndë me nxënës në klasa analoge, kjo bazuar në vlerësimin e arritjeve të nxënësit të parashikuara nga nenet 49, 50, 51 dhe 52 të këtij ligji. 3.mësuesit shkarkohen nga detyra nga drejtori i institu-cionit arsimor publik, me aprovim të bordit të institucionit, i formatuar sipas pikës 1 të këtij neni.

ministria e punës dhe uNiCEF kanë prezantuar studimin për situatën demografike dhe social-ekonomike të romëve në Shqipëri, që në total janë 14 564 banorë dhe jo 150 000, siç pretendon ky komunitet. Sipas hartës, më shumë romë jetojnë në Tiranë, pra 3 022 persona, më pas renditet Fieri, me 2 311 persona dhe vijon korça, me 1324 dhe Elbasani, me 1 114. Në qytetet që kanë më pak romë është librazhdi, ku është identifikuar vetëm një banor dhe kolonja, me 7 banorë. Sipas të dhënave të siguruara nga anketimi, vitet e para të tranzi-cionit post-socialist, 17.2 për qind e romëve ndryshuan vendbanimin, ku 30.3 për qind e tyre kanë migruar në Tiranë, Shkodër, milot, kukës, pesh-kopi, kavajë, Sarandë, Gjirokastër, përmet, Himarë etj. kjo tregon që romët po shtrihen në të gjithë Shqipërinë dhe e kanë ndryshuar hartën e vendndodhjeve të tyre. ky

studim është shtrirë në të gjithë vendin dhe marzhi i gabimit është i ulët. Ndërkaq, në këto statistika nuk është përfshirë komuniteti egjiptian në Shq-ipëri. lidhur me problemet e identifikuara për këtë komunitet është braktisja e shkollave, mungesa e strehimit dhe paragjykimet e shoqërisë ndaj tyre. Harta dixhitale dhe gjetjet e saj u prezantuan

në një aktivitet të përbashkët të ministrisë së punës dhe uNiCEF-it. Në fjalën e saj, zv/ministrja e punës, Filloreta kodra theksoi se për herë të parë Shqipëria ka një fotografim të plotë të situatës demografike dhe social-ekonomike të komu-nitetit rom. Sipas përfaqësuesit të uNiCEF-it në Shqipëri, Detlef palm, një studim i tillë është i rëndësishëm për të shmangur mbivendosjet apo boshllëqet në ndërhyrjet e donatorëve që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom.

Harta, Shqipëria ka mbi 14 mijë romë

ProPozImeT

TiraNa

3 022 personaFieri

2 311 persona Korça

1 324 persona elbasaNi

1 114 persona

Numri ToTal 14 564

Një kandidat për drejtues nuk duhet të bëjë pjesë në forumet drejtuese të ndonjë partie, në qendër ose në bazë, si dhe të ketë përvojë mbi 10-vjeçare në arsim

“Teknologjia e informacionit dhe degët e lidhura me të, janë të kërkuara nga tregu i punës, ndaj maturantët duhet t’i shohin si mundësi të mira për studimet e larta”. Deklarata është bërë nga ministri i arsimit, myqerem Tafaj, gjatë përu-rimit të kabinetit të ri të informatikës në universitetin “aleksandër moisiu” në

Durrës. “Në çdo universitet ne përpiqemi të hapim departamente, programe studimi të Teknologjisë së informacionit. iniciativa e fundit e kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi të vogël në rajon, në zhvillimin e software dhe programimit, kërkon mbështetje në radhë të parë nga universitetet, çka

do të thotë që neve na duhen më shumë studentë në këtë degë”, - tha ministri i arsimit. kabineti i ri është realizuar falë mbështetjes së agjencisë turke për zhvillim dhe koordinim Tika, ndërkohë që i pranishëm në këtë përurim ka qenë edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan asan.

Informatika, Tafaj: Një degë e kërkuar në treg

Page 15: Gazeta Mapo

socialeMAPO 15E mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al

komisioni për punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë diskuton dhe miraton projektligjin “për shëndetin mendor”. ky projektligj rregullon mënyrat dhe masat për mbrojtjen e shëndetit mendor, nëpërmjet sigurimit të kujdesit shëndetësor dhe të një mjedisi social të përshtatshëm për të sëmurët mendorë. projektligji parashikon konfidencial-

itetin, mbrojtjen nga diskriminimi dhe shërbimet e shëndetit mendor. Si shërbime të shëndetit mendor, projektligji përcakton shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, shërbimin e shëndetit mendor komunitar, shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër dhe institucionin e psikiatrisë ligjore. projektligji parashikon edhe

sanksionet me gjobë dhe me heqje të së drejtës së ushtrimit të profesionit nga urdhrat profesionistë përkatës, në raste të konstatimit të shkeljeve që janë të lidhura me etikën profesionale mjekësore. ligji nuk u miratua nga kuvendi në seancën e shkuar plenare, pasi në të nuk ishin bërë ndryshimet e pranuara gjatë shqyrtimit të tij në komisione.

Rregullimet, miratohet ligji “Për shëndetin mendor”

Hapet qendër trajtimi në QSUT, Vasili: Brenda muajit maj firmoset marrëveshja me Rajonin e Toskanës, prej të cilëve kemi siguruar 3 milionë unite

Mungesa e herëpashershme e me-dikamenteve dhe trajtimeve për të sëmurët hemofilikë vështirëson edhe më shumë jetesën e tyre. Aktualisht, në vendin tonë numërohen 280 të prekur nga hemofilia, 240 të tipit A dhe 40 të tipit B. Në Ditën Botërore të He-mofilisë, ministri i Shëndetësisë, Petrit

Vasili ka deklaruar se medikamentet për këta të sëmurë do të sigurohen brenda muajit maj dhe ato do të jenë të mjaftueshme për të gjithë vitin. “Në këtë ditë vlen të theksojmë dhe për-pjekjet tona në bashkëpunim me do-natorë të ndryshëm, për të përmirësu-ar trajtimin e kësaj kategorie të sëmurësh me faktorë të koagulimit. Sa-sia e faktorëve do të jetë plotësisht e siguruar për këtë vit nga buxheti i shtetit dhe nga donatorë të ndryshëm. Rreth 1 milion e 300 mijë unite janë blerë me buxhetin e QSUT-së dhe shumë shpejt brenda muajit maj firmo-set marrëveshja me Rajonin e Toska-

nës, prej të cilëve kemi siguruar 3 mil-ion unite, faktorë VIII të koagulimit, sasi kjo e mjaftueshme për trajtimin e këtyre pacientëve për një vit”, - u shpreh ministri Vasili. Më tej, ministri Vasili tha se Ministria e Shëndetësisë synon t’i japë fund ndihmës spontane mjekësore për të sëmurët me hemofili dhe hap rrugën për ofrimin e një shër-bimi të standardizuar, me cilësinë e nevojshme, për të siguruar akses të barabartë për të gjithë të sëmurët. Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se së shpe-jti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të hapet një qendër për trajtimin dhe ndjekjen e këtyre pa-

cientëve. Aktualisht janë vënë në dis-pozicion ambientet dhe hapja e kësaj qendre do të bëjë të mundur që pa-cientët të kenë një menaxhim më efek-tiv të faktorëve të koagulimit. Një tjetër

drejtim i rëndësishëm, sipas ministrit Vasili, është edhe rritja e cilësisë së shërbimit laboratorik. Me ndihmën e Bankës Botërore, për monitorimin lab-oratorik është arritur automatizimi i plotë dhe standardizimi i procedur-ave laboratorike që përdoren në lab-oratorin Biokimik-Klinik të QSUT, për kontrollin e faktorëve të koagu-limit. Ndërsa me ndihmën e Feder-atës Botërore të Hemofilisë është bërë e mundur futja për herë të parë në skemën e kontrollit të jashtëm të cilësisë të njësisë në laboratorin Bio-kimik-Klinik, që merret me kontrol-lin e faktorëve të koagulimit.

Hemofilia, 280 të sëmurë në pritje të ilaçeve

Mediu: Nuk do të ketë importim të mbetjeve urbane, është firmosur vetëm një leje për skrapin

Jonida Tashi

Lista për importin e mbetjeve do të reduktohet me 26 artikuj. Nga lis-ta e quajtur “e gjelbër” do të hiqen llojet e mbetjeve që shfaqin rrezik-shmëri për popullatën dhe mbetjet të cilat nuk kodifikohen e monitoro-hen gjatë importit në dogana. Ven-dimi është bërë i ditur nga vetë min-istri i Mjedisit, Fatmir Mediu gjatë një takimi që ai ka zhvilluar dje me ambientalistë, përfaqësues të bizne-sit të riciklimit dhe shoqërisë civile. “Ne kemi synimin që nga lista e gjel-bër, e cila është totalisht e parrezik-shme dhe ka në përbërje të saj vetëm 56 lloj mbetjesh dhe lëndësh të para që lejohen për import, të reduktohet akoma, duke e çuar në 30 numrin e mbetjeve të lejuara. Qëllimi ynë është që të eliminojmë qoftë edhe mundësinë më të vogël të atyre lëndëve që përbëjnë një rrezik të shtuar për shëndetin e njerëzve, ndonëse lista e gjelbër, është total-isht e parrezikshme, ndërkohë që BE

në përbërjen e listës së gjelbër ka plot 360 lloj mbetjesh”, - u shpreh ministri Mediu. Më tej, kreu i Mje-disit sqaroi se janë duke u parë për të eliminuar mbetjet me përbërje qeramike, agro-ushqimore, përpun-ime të lëkurës, përbërje organike, të cilat edhe kur përpunohen nxjerrin mbetje të tjera, por ndërkohë edhe nuk kanë tërhequr vëmendjen e ricikluesve. Ministri i Mjedisit sqa-roi se në mënyrë kategorike nuk do të ketë importim të mbetjeve urbane, ndërsa la të hapur mundësinë që lis-ta mund të reduktohet edhe më tej, pasi në përbërjen e saj ka produkte për të cilat nuk ka kërkesë importi. “Në mënyrë absolute është e ndalu-ar importimi i mbetjeve urbane, - u shpreh ministri Mediu, ndërsa thek-soi se deri tani është firmosur nga qeveria vetëm një leje importi edhe ajo është për skrapin. “Ne do të vazh-dojmë të ruajmë me fanatizëm pro-cedurën e dhënies së lejeve të impor-tit, e cila duhet të firmoset nga Këshilli i Ministrave. Megjithatë, në momentin që Shqipëria do të jetë pjesë e familjes të madhe europiane, kjo procedurë do të thjeshtësohet, duke bërë që lejet për importin t’i fir-mosë ministri, ashtu siç e kanë prak-tikën edhe vendet e BE-së, të cilat

nuk e konsiderojnë një problem kaq madhor importin e mbetjeve, siç është trumbetuar në Shqipëri, qoftë edhe me keqdashje nga organizata dhe individë të ndryshëm”, - theksoi Mediu. Vendimi për shkurtimin e listës nga 56 lloje mbetjesh në 30, pritet të merret brenda 10 ditësh nga Këshilli i Ministrave, pas diskutime-ve me grupet e interesit. Përfaqësues nga shoqëria civile kërkuan vlerësime mjedisore para se të mer-

ren vendime për përcaktimin e mbetjeve të ndaluara. Ndërsa Shoqata e Ricikluesve ka kërkuar ndryshimin e listës së gjelbër çdo vit, për ta përshtatur atë me kërkesat e industrisë. “Ne luftojmë kundra frikës dhe frika është kjo: me qenë se ne, shoqëria civile mendojmë se doga-na nuk është e aftë të menaxhojë këto gjëra, ne nuk jemi dakord që të sillen këto gjëra. Unë parimisht jam abso-lutisht kundër kësaj fryme. Nëse kjo i lehtëson punë administratës shtetërore, le t’i heqim e t’i bëjmë 30, por nesër duhet të na premtoni nëse një industri ka nevojë, të bëjmë po këtë mbledhje që ta aprovojmë listën e gjel-bër me të tjera gjëra”, - u shpreh Bard-hyl Balza nga Shoqata e Ricikluesve. Gjatë takimit ka pasur debate edhe mbi lejet që disa subjekte kanë kërkuar të marrin në Ministrinë e Mjedisit për riciklimin e mbetjeve, por që nuk janë dhënë. Ministri i Mjedisit ka saktësuar se bëhet fjalë për një leje të një biznesi, i cili kërkonte të bënte kontrabandë. Për këtë arsye, një grup pune me specialistë të Ministrisë së Mjedisit dhe Drejtorisë së Doganave do të evidentojë mbetjet, importi i të cilave është i ndaluar me qëllim sh-mangien e hyrjes së tyre në forma të tjera të jashtëligjshme.

Lista e gjelbër reduktohet me 26 mbetje

Eagle Mobile prezanton “komunitetin Proring”Eagle mobile ka anonçuar komunitetin e madh të profesion-istëve në Shqipëri, i quajtur “komuniteti proriNG”. ky i fundit synon të krijojë lehtësi të mëtejshme komunikimi mes të gjithë profesionistëve që punojnë në institucione publike dhe ndërmarrje private. abonentët pro-ring kanë mundësinë të përfitojnë thirrje pa limit me kolegët e tyre të kompanisë, ndërkohë që tani “komu-niteti proriNG” u mundëson anëtarëve të saj të flasin me çmime të reduktuara drejt të gjitha institucioneve dhe abonentëve Eagle mobile Corporate. ky komunitet do të përfshijë automatikisht dhe falas të gjithë abonentët Eagle me kontratë që janë pjesë e institucioneve (pjesë e planeve tarifore Government infinity, Government Control 1200, Government Control 2400 dhe Government Control 4000 ), të cilët do të përfitojnë direkt tarifën 5 lekë për minutë. krahas kësaj, abonentët e planit tarifor me kontratë të korporatës mund të bëhen pjesë e ofertës me një çmim shumë të ulët. përfitimet e komunitetit proring nuk janë të kufizuara vetëm me brenda kompanisë apo institucioneve. anëtarët e programit tarifor proriNG do të mund të shtojnë rrethin e miqve dhe të familjarëve grupin e quajtur “Grupi personal”. “Grupi personal” do të ofrojë për të gjithë abonentët e komunitetit proriNG (korporatë, institucion dhe klientët individualë me kontratë) mundësi për të krijuar grupin e tyre të miqve dhe të afërmve, në mënyrë që të flasin dhe të dërgojnë SmS falas mes të gjithë anëtarëve të grupit. anëtarët e “Grupit personal” mund të jenë nga Eagle dhe albtelecom. “komuniteti i profesionistëve” dhe “Grupi personal”, janë koncepte krejt të reja të prezantuara në Shqipëri për herë të parë nga Eagle mobile. Të gjithë anëtarët e tyre përfitojnë me njëri-tjetrin kohë bisede dhe qindra SmS falas.

oferta

• Qeramike• organike • agro-ushqimore• përpunimet e lëkurës• Tekstile • Guri gëlqeror

Nga lista do të PërjashtoheN Mbetjet Me PërMbajtje:

Nga takimi i djeshëm për listën e mbetjeve

Page 16: Gazeta Mapo

kronikaMAPO16 E mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al

Gjykata e apelit rrëzoi dje vendimin e Shkallës së parë që dënonte me gjobë deputetin Taulant Balla, pas padisë për shpifje që i kishte bërë zv/drejtori i përgjithshëm i policisë, agron kuliçaj. Vendimi është apeluar nga deputeti socialist, i cili ishte dënuar me gjobë, pasi ishte shpallur fajtor nga gjykata për

shpifje ndaj nr.2 të policisë së Shtetit. Në vendimin e djeshëm të Gjykatës së apelit, dënimi i deputetit Taulant Balla është rrëzuar me argumentin se ishte marrë në kushtet e shkeljeve dhe mangësive procedurale. pas vendimit të Gjykatës së apelit, deputeti Balla tha se i qëndronte akuzave që ka bërë ndaj zv/drejtorit të

policisë së Shtetit, agron kuliçaj. pas furisë së dënimeve të një numri të madh deputetësh socialistë në Shkallën e parë, ky është rasti i dytë që Gjykata e apelit rrëzon dënimet e tyre. pak ditë më parë, apeli rrëzoi edhe dënimin me gjobë të deputetit Eduard Shalsi, i cili ishte paditur nga albana Vokshi.

Apeli rrëzon dënimin për deputetin Balla

Enver Allmuça, një 67-vjeçar që jetonte prej vitesh në vetmi, është gjetur i karboni-zuar nga fqinjët. Policia: Dyshojmë se ka djegur veten

Një i moshuar, i djegur tri ditë më parë në banesën e tij, është gjetur dje nga policia. Trupi i shkrumbuar është gjetur pasditen e djeshme nga policia e Tiranës në një apartament pranë Maternitetit të Ri në kryeqytet. Policia e Tiranës njoftoi se ka gjetur trupin e 67-vjeçarit Enver Allmuça, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse ai i ka dhënë fund jetës me djegie apo ka vdekur aksidental-isht. Viktima është gjetur nga fqinjët, të cilët më pas kanë lajmëruar edhe policinë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth 3 ditë më parë, por fakti që i moshuari jetonte i vetëm, ka vonuar gjetjen e trupit. Pasditen e djeshme, pranë banesës së 67-vjeçarit kanë mbërritur me dhjetëra forca policie, ndërsa fqinjët e Allmuçës kishin njoftuar për një situatë të pazakontë në apartamentin e tij. Pasi kanë shkallmuar derën e apartamentit, policët kanë konstatuar vdekjen e të moshuarit dhe disa plagë të shkaktuara nga djegia, ndërsa ata kanë vërejtur dhe një shishe me lëndë djegëse pranë viktimës. Mjekët ligjorë, të mbërritur në vendin e ngjarjes vlerësuan dje se nga një vështrim paraprak, dekompozimi i trupit të viktimës tregonte se ai kishte të paktën tri ditë që kishte vdekur. Allmuça jetonte prej disa vitesh në vetmi, në kushte krejt modeste në apartamentin e tij pranë Maternitetit të Ri në Tiranë. Dyshimet mbi këtë ngjarje flasin për një vetëdjegie të tij, por hetuesit e policisë thanë se do të jenë mjekët ligjorë ata që do të japin përgjigjen përfundimtare mbi rrethanat e vdekjes së Enver Allmuçës.

Tiranë, gjendet tri ditë pas djegies trupi i një të moshuari

Fatos Goxhaj është denonc-uar nga 63-vjeçari Ramazan Alla, pasi ky i fundit është njoftuar për fillimin e gjyqit për armëmbajtje. Për të dokumentuar dhënien e 3 500 eurove, ka përgjuar në takim oficerin Fatos Goxhaj

Habjon Hasani

TIRANË Zbardhen detajet e hetimit në lidhje me arrestimin e shefit të Kri-meve në Komisariatin nr.1, Fatos Goxhaj. Denoncimi i tij në Prokuror-inë e Tiranës ka ardhur në shenjë hakmarrjeje, pasi 63-vjeçari Rama-zan Alla është njoftuar të shkojë në gjykatë si i pandehur për armëmba-jtje pa leje. Burime nga grupi heti-mor bëjnë me dije se i moshuari ka bërë padinë për mitmarrje ndaj Gox-hajt vetëm pas fillimit të çështjes gjy-qësore kundër tij në Gjykatën e Ti-ranës. Çështja ndaj tij ishte regjistru-ar në gjykatë më datën 2 prill të këtij viti, ndërsa vetëm një javë më pas Ramazan Alla është paraqitur në prokurori për të denoncuar shefin e Krimeve, Fatos Goxhaj, i cili i kishte premtuar mbylljen e dosjes në këm-bim të 3 500 eurove. Në Gjykatën e Tiranës shorti ka përzgjedhur gjy-qtaren Ardiana Bera, ndërsa 63-vjeçari akuzohet për veprën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të ar-mëve luftarake dhe municioneve”, vepër për të cilën Kodi Penal parashi-kon dënimin nga gjobë deri në burgim me shtatë vjet heqje lirie. Pasi është njoftuar për nisjen e gjykimit,

63-vjeçari ka denoncuar shefin e Kri-meve Goxhaj, i cili aktualisht dyshohet jo vetëm për “mitmarrje” në vlerën e 3 mijë e 500 eurove, por edhe për “shpër-dorim detyre”. Vetë denoncuesi Ramazan Alla ka pasur më parë ed-he një dënim tjetër, ndërsa mësohet se ai konsumon rregullisht alkool. Burimet nga policia bëjnë të ditur se pas denoncimit, 63-vjeçari është ofruar si bashkëpunëtor i policisë në dokumentimin e mitmarrjes nga shefi i Krimeve. Të pajisur me mjete përgjimi, Alla dhe të afërm të tij ka-në takuar këtë herë si të infiltruar oficerin Goxhaj, ku ky i fundit ka pranuar me gojën e tij marrjen e ryshfetit. “Në regjistrimet ambien-tale, shefi i Krimeve shfajësohet për mosmbajtjen e premtimit për mbyl-ljen e çështjes, ndërsa ka pranuar se

kishte marrë 3 mijë e 500 euro”, - tho-në burime të policisë. Madje, Goxhaj ka shkuar edhe më tej duke u shpre-hur gjatë përgjimeve se eurot ishin rishpërndarë, duke lënë të nënkupto-hej se një pjesë të parave ua kishte dhë-në njerëzve me të cilët punonte në Komisariatin nr. 1. Burime nga grupi hetimor thanë se përgjimet ambien-tale janë dhe prova më kryesore në këtë hetim, pasi ka qenë e pamundur që të arrihej në një provë më të fortë të kapjes në flagrancë me shumën e le-këve të Goxhajt, për shkak se denon-

cuesi pretendon se e ka bërë pagesën para se të bënte denoncimin në prokurori. Fatos Goxhaj, shef krimesh në Komisariatin nr.1, u prangos mesditën e së hënës pas një hetimi të Shërbimit të Kontrol-lit të Brendshëm, që vërtetoi aku-zat për “mitmarrje” dhe “shpër-dorim detyre”. Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se e gjithë his-toria ka nisur dy muaj më parë, kur i moshuari Ramazan Alla ka qël-luar në ajër me pistoletë teksa ishte duke pirë me miq. Ngjarja është de-noncuar nga fqinjët e të moshuarit dhe në fshatin e Tiranës ka mbër-ritur policia, e cila ka shoqëruar Al-lën me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”. Ky i fundit i ka shpëtuar ar-restimit duke u hetuar në gjendje të lirë, por dy muaj më vonë ka akuzuar

shefin e Krimeve të Komisariatit numër 1 se i kishte marrë 3 200 euro dhe i kërkonte edhe 500 të tjera. Me të administruar

denoncimin e të moshuarit, ekipi i Task-Forcës në Prokurori, në koor-dinim dhe me agjentë të SHKB-së ka nisur hetimin e çështjes. Alla ka shkuar edhe në disa takime të tjera me Goxhajn, ndërsa të gjitha bisedat e zhvilluara mes tyre regjistroheshin. Goxhajt i ishte komunikuar masa e ndryshimit të postit katër ditë më parë, ndërkohë që pritej transferimi i tij në Komisariatin e Përmetit. Goxhaj ushtronte detyrën e shefit të Krimeve në Komisariatin numër 1 në Tiranë që prej vitit 2010.

Përgjimet e shefit të Krimeve: Paratë i kam shpërndarë, çështjen s’e mbyllja dot

Një 34-vjeçar shqiptar me banim mes Gjermanisë dhe italisë, u vu në prangat e policisë italiane pas një urdhër-arresti të lëshuar më 10 janar të vitit 2011 nga Gjykata e riminit. i riu kërkohej prej më se 1 viti. Në periudhën mes muajit gusht dhe tetor të vitit 2005, së bashku me dy bashkëpunëtorë merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike mes lombardisë dhe Emilia romagna, ndërsa iu gjetën 2.5 kg kokainë. Sipas policisë thuhet se, pasi furnizohej me drogë në Shqipëri, i riu e shpërndante atë sa në itali, në Gjermani. mediat italiane kanë shkruar se i shumëkërkuari është pjesë e një prej organizatave më të mëdha shqiptare të trafikimit të kokainës nga Holanda drejt italisë. ai i shpëtoi një operacioni të një viti më parë, kur disa nga bosët e tij shqiptarë u arrestuan, një operacion i shtrirë në tri shtete dhe që kulmoi me arrestimin e 17 personave dhe kapjen e më shumë se 46 kilogramëve kokainë në total.

pranga shqiptarit të kokainës në itali

www.mapo.al/

kronika

@

Në regjistrimet ambientale, shefi i krimeve shfajësohet për mosmbajtjen e premtimit për mbylljen e çështjes, ndërsa ka pranuar se kishte marrë 3 mijë e 500 euro”

Ngjarja men-dohet se ka ndodhur rreth 3 ditë më parë, por fakti që i mosh-uari jetonte i vetëm, ka vonuar g jetjen e trupit

komisariati nr.1 në Tiranë

çështja ndaj tij ishte regjistruar në gjykatë më datën 2 prill të këtij viti, ndërsa vetëm një javë më pas Ramazan Alla është paraqitur në prokurori për të denon-cuar shefin e Krimeve, Fatos Goxhaj, i cili i kishte prem-tuar mbylljen e dosjes në këmbim të 3 500 eurove.

Page 17: Gazeta Mapo

Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Dibër-Dy persona që po punonin për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin Selishtë të Dibrës, kanë gjetur vdekjen, të asfiksuar nga gazrat që kanë shpërthyer ndërsa po tentonin të hapnin një tunel.

Burime nga policia thanë se viktimat janë: Qamil Shehu 40 vjeç dhe Nazmi Hida 50 vjeç. ata u gjendën të asfiksuar nga kolegët e tyre, ndërsa po punonin për hapjen e një tuneli. Policia e Dibrës ka nisur

hetimet për vdekjen e dy punonjësve, ndërsa mësohet se kushtet e punës në tunel janë të rënda, ndërkohë që punonjësit mësohet se nuk kanë pasur masat mbrojtëse të nevojshme.

Punonin në ndërtim hidrocentrali, vdesin dy punëtorë

Lezhë-Filloi dje gjyqi për komision-erët e fshatit Dragushë të Lezhës, të cilët akuzohen nga prokuroria dhe kandidati i majtë në zgjedhjet lokale, se kanë ndryshuar rezultatin duke mbushur kutitë me vota të person-ave që nuk kanë votuar më 8 maj. Se-anca filloi fiks në orën 10:00, ashtu siç ishte caktuar, ndërsa mungesa e njërit prej të akuzuarve, Gentian Kovaçi, bëri që prokurori i çështjes, Ervin Beqiri të kërkonte shtyrjen e seancës gjyqësore, gjë që është pran-uar edhe nga gjyqtari i çështjes, Adriatik Boci. Ndërkohë, gjyqtari lexoi edhe akuzën për 7 komision-erët e paraqitur në sallë, të cilët aku-zohen për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve, si dhe shpërdorim

detyre. Interesi për këtë seancë ishte maksimal nga pala paditëse, pasi krahas ish-kandidatit të PS për Ko-munën Dajç, Rrok Rroku, seanca gjyqësore u ndoq edhe nga ish-de-puteti Gjokë Jaku dhe drejtues të tjerë lokalë të PS-së. Ish-kandidati Rroku thotë se manipulimi është lehtësisht i faktueshëm. “Në qen-drën e votimit ku edhe ka nisur gjy-kimi, i cili i përket Qendrës së Votim-it 069 të fshatit Dragushë, nga 300 votues kanë votuar 264 ose 88 %. Nga këta, 109 votues nuk janë paraq-itur fare në votim, por kanë votuar komisionerët. Për këtë kam edhe deklaratat noteriale të personave që janë në emigracion dhe rezultojnë të kenë votuar. I njëjti fenomen ka

ndodhur edhe në kutitë e tjera dhe unë e kam bërë kallëzimin”, - thotë ai. Prokuroria e Lezhës akuzon për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve vendore të 8 majit komisionerët Lulzim Paloka, kryetari i qendrës së votimit, Ndoc Marku nënkryetar,

Mark Kola sekretar, si dhe anëtarët Zef Gjoni, Pjetër Marku, Pal Prendi, Gentian Kovaçi dhe Gent Marku, përfaqësues të PD-së, PS-së, LSI-së dhe PBDNJ-së. Sipas Prokurorisë së Lezhës, komisionerët e lartpërmen-dur kanë firmosur listën e zgjed-hësve, duke falsifikuar nënshkrimet e votuesve dhe numrat e kartave të identitetit apo pasaportave, duke justifikuar në këtë mënyrë praninë e votuesve në qendrën e votimit. Por teksa 8 komisionerët janë vënë nën hetim, vetë ata deklaruan javë më parë se nuk janë të përfshirë në ma-nipulimin e zgjedhjeve të fshatit Dragushë. Seanca e radhës për 8 komisionerët është caktuar për në datën 4 maj.

Gjyqi për vjedhjen e zgjedhjeve në Dragushë, lexohet akuza

Një person është arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ata u merrnin para mësuesve të papunë dhe u shisnin vendime false të Drejtorisë Arsimore Elbasan

eLbasan-Një i arrestuar dhe dy në kërkim për mashtrim me vende pune si mësues, pas një operacioni të policisë së Elbasanit, që ka zbu-luar skemën kur të mashtruarit ja-në paraqitur në vendet e punës dhe kanë zbuluar se emërimet ishin false. Burime nga policia thanë se “Sektori kundër Krimit Eko-nomiko-Financiar ka arrestuar Haxhi Xibrakun 56 vjeç, banues në lagjen ‘5 Maji’ Elbasan, pasi prej di-sa muajsh, në bashkëpunim me dy

persona të tjerë të shpallur në kërkim nga policia, falsifikonin dokumente zyrtare për vendime për emërime të përkohshme si ar-simtarë kundrejt shumës tre mi-jë euro për çdo vendim”.

Shërbimet e Drejtorisë së Pol-icisë së Qarkut Elbasan kanë përfunduar një operacion të rëndësishëm në fushën kundër krimit ekonomik dhe financiar. Gjatë 24 orëve të fundit është fi-nalizuar operacioni “Arsimtari”, i cili ka filluar pas sinjalizimit nga disa drejtori shkollash, të cilat ishin përballur me mësues që thoshin se ishin emëruar në vende pune, por që nuk figu-ronin në borderotë zyrtare dhe që më pas ka rezultuar se ishin gënjyer më vendime false.

Vendimet e shitura u janë ka-pur tre shtetasve, E.Sh. 35 vjeç, banues në lagjen ‘5 Maji’, L.M. 38 vjeç, banues në lagjen ‘Shën Koll’ dhe A.K. 25 vjeç, banuese në El-

basan. Këta të fundit duket se kanë menduar që kishin të bënin me njerëz që arrinin t’u siguronin një

vend pune si mësues dhe pasi ka-në siguruar paratë, ua kanë dhë-në ato tre të akuzuarve për mash-trim, të cilët i kanë pajisur me një vendim, që duket i vërtetë, por që në të vërtetë është i falsifikuar. Policia tha se autorët u zbuluan nga “të emëruarit” e tyre. Ata janë paraqitur në vendin e punës ba-zuar në “vendimin” e marrë, por nuk figuronin në personelin e kuadrit arsimor në Drejtorinë e Arsimit. Kanë qenë vetë të mash-truarit që kanë vënë në dijeni strukturat përkatëse, të cilat kanë nisur menjëherë hetimet. Në cilësi-në e provës materiale, specialistë kundër krimit ekonomik e financi-ar kanë kopjet e vendimeve të fal-sifikuara. Ndaj shtetasit Haxhi Xi-braku është ngritur akuza e “falsi-fikimit të dokumenteve”, ndërsa ndaj tre të tjerëve që i blenë këto do-kumente, ka filluar procedimi në gjendje të lirë.

F.S

Mashtrimi me vende pune 3 mijë euro për një vendim fals

Zjarret në banesat e braktisura, kërcënim për komunitetinGjirokastër-Vatrat e zjarreve në godinat e braktisura në qytetin e Gjirokastrës vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për komunitetin. Madje, me afrimin e stinës së nxehtë, flakët e zjarreve në godinat e braktisura mund të kërcënojnë edhe jetën e banorëve. Ky shqetësim bëhet publik nga zjarrfikësit e Gjirokastrës pas zjarrit të regjistruar në fundjavë në banesën 300-vjeçare të Hadërajve. Krahas frikës dhe panikut që shkaktoi tek banorët, ky zjarr dëmtoi edhe vlerat historike e ndërtimore të këtij kompleksi muzeal. Por sipas specialistëve zjarrfikës në Gjirokastër, numri i madh i banesave të braktisura në qytet bën që ngjarje të tilla të mund të përsëriten edhe ditët e ardhshme, duke rrezikuar të shkaktojnë pasoja të rënda për komunitetin. “Vetë struktura arkitektonike e qytetit të Gjirokastrës bën që zjarret që mund të përfshijnë shtëpitë e braktisura, të rrezikojnë të përhapen brenda pak minutash edhe në banesat e tjera që ndodhen pranë tyre”, - thotë shefi i efektivave zjarrfikës të Qarkut, Sokol Karaulli.

Pranga administratorit të firmës, iu gjet fërnet dhe konjak i fshehur Një operacion i koduar “JOGI” ka zbuluar 750 litra alkool të fshehur nga një kompani me të njëjtin emër, ndërsa ka sjellë edhe ndalimin e a.Xhaferrit 58 vjeç, banues në elbasan, administrator i firmës “JOGI SHPK”. Policia tha se në një magazinë në lagjen “Shën Koll” elbasan, që ky e përdorte për prodhim të pijeve alkoolike, iu gjendën e sekuestruan pije të papajisura me pullë fiskale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 45 litra konjak të ambalazhuar në shishe 1-litroshe, 200 litra fërnet “Branka” të ambalazhuar në shishe 1-litroshe, 80 litra ponç dhe 500 litra verë të ambalazhuar në shishe 1-litroshe.

rrihte prindërit, e denoncojnë fqinjët, arrestohet i riuVLorë- Një person është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj prindërve të tij. amaraldo Çela 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, është arrestuar nga blutë e Vlorës pas denoncimit që i kanë bërë fqinjët. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë gjetur të riun duke keqtrajtuar prindërit e tij me inicialet P. Çela dhe F. Çela. Pas ndalimit nga policia, 25-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për dhunë ndaj prindërve të tij.

shkurt

17MAPOe MëRKURë, 18 PRILL 2012www.MaPo.aL

rrethe

Faksimile e vërtetimit fals

Page 18: Gazeta Mapo

aida Tuci

Shqipëria dhe gjuha esperanto kanë një lidhje të hershme mes tyre gati 100-vjeçare. Lazër Shantoja njihet si shqiptari i parë esperantist qysh në vitin 1905, i ndjekur nga kardinal Mikel Koliqi, vëllai i tij, Viktor Koliqi, profesor Zef Kakarriqi etj. Në vitin 1922, ministri i Arsimit, Rexhep Mitrovica (në qeverinë e Sylejman Delvinës) mori nismën për të përfshirë gjuhën esperanto si gjuhë e huaj në klasat e treta fillore, nismë që nuk u realizua kurrë. Sot pas më shumë se 100 vjetësh, libri “Lëkura e qenit”, i shkrimtarit Fatos Kongoli, është pasuesi i librit të parë në shqip në këtë gjuhë “ Skënderbeu”, e përkthyer në gjuhën esperanto nga Cuk Simoni aty rreth vitit 1929. Dhe shumë e shumë shkrimtarët të tjerë shqiptarë do të vijnë së shpejti për më tepër se 2 milionë lexues të gjuhës esperanto, të shpërndarë në 120 vende të ndryshme të botës. Në projektet e kësaj bashkësie njerëzish që i bën bashkë një gjuhë e krijuar si e tillë aty nga viti 1887 nga Ludvik Zamenhov, si nevojë për të komunikuar mes njerëzve që vinin nga gjuhë dhe kultura të ndryshme, janë dhe shkrimtarë të tjerë shqiptarë. Sapo është përkthyer romani “Pallati i ëndrrave”, i Ismail Kadaresë, si dhe një cikël me poezi të poetes shqiptare, Luljeta Lleshanaku. Dy libra që së shpejti do të mund t’u shpërndahen 2 milionë njerëzve që flasin gjuhën esperanto në 120 vende të ndryshme të botës. Duket se kjo bashkësi është shumë e organizuar, gjë që e pohon edhe përkthyesi polak Tomasz Chmielik, iniciatori për të sjellë në gjuhën esperanto romanin e Fatos Kongolit, “Lëkura e qenit”. Në promovimin e librit të Kongolit që u zhvil lua dje në Akademinë e Shkencave ishin mbledhur njohës të

Si u trashëgua gjuha esperanto brez pas brezi në Shqipëri, që nga esperantisti i parë Lazër Shantoja (1905) e deri në ditët tona. Si mësohej “fshehurazi” në regjimin komunist nga inxhinierët e Ministrisë së Ndërtimit dhe si u bë sot gjuhë e folur nga 450 studentë shqiptarë

Pas KONgOLiT, DHE KaDarE E LLEsHaNaKu Në gjuHëN EsPEraNTO

"Skëndërbeu" libri i parë në gjuhën esperanto

libri

kësaj gjuhe nga Shqipëria dhe Polonia, shkrimtarë, studiues, historianë, politikanë etj.

Tomasz Chmielik: Pse zgjodha Kongolin?

Përkthyesit e veprave zakonisht qëndrojnë në hije, por kur bëhet fjalë për një gjuhë të rrallë siç është gjuha esperanto, vëmendja përqendrohet tek përkthyesi. Edhe vetë shkrimtari Fatos Kongoli ishte shumë kurioz për të mësuar më tepër për gjuhën në të cilën është përkthyer libri i tij. “Për këtë libër të mrekullueshëm gjithçka e vendosi rastësia. Këtë roman e lexo-va në gjuhën polake dhe ky libër ishte një surprizë shumë e madhe për mua kur konstatova se një vend ‘ekzotik’ si Shqipëria ngjante kaq shumë me Po-loninë, me përvojat e brezit tonë pas rënies së regjimit. Megjithëse ne dal-lojmë për traditat e ndryshme, zbulova se dy popujt mendojnë njësoj, dashu-rojnë njësoj, ndjejnë njësoj. Por ky ro-man ishte interesant edhe nga një pikëpamje tjetër. Në letërsinë polake vetëm tani ka nisur që të trajtohen temat e së kaluarës dhe në këtë libër pashë se Fatos Kongoli i ka paraprirë kësaj tematike në ndryshim nga shkrimtarët tanë. Mesazhi universal i këtij libri konsiston në fatin e intelek-tualit, në përpjekjet e tij për ta rigjetur veten në realitetin e ri, ku duhet të bëj-në bilancin me të kaluarën e tyre duke u ballafaquar me vlerat e reja që injek-ton koha. Në këtë libër unë gjeta për-voja të përbashkët në jetët tona. Unë jam më i ri se Fatos Kongoli, por për-vojat tona nuk janë kaq të ndryshme”,

MAPO18 e mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

fatos Kongoli: u befasova kur ma propozuan gjuhën esperantoVepra juaj është përkthyer në shumë gjuhë të botës, e tani, një nga romanet tu-aja më të suksesshme përkthehet në një gjuhë të rrallë, siç është esperanto. Përse?

Për mua ishte diçka shumë e veçantë dhe shumë e rrallë njëkohësisht. Kur m’u propo-zua, nuk më kishte shkuar ndonjëherë nëpër mend se do të përkthehesha dhe lexohesha ed-he në gjuhën esperanto. Iniciativa qe e përk-thyesit Tomasz Chmielik që është një esperan-tist polak, i cili kishte lexuar në polonisht dhe nëpërmjet esperantistit shqiptar Bardhyl Se-limi morën përsipër të sillnin në këtë gjuhë një roman timin. Kështu që unë e prita me shumë kënaqësi këtë propozim, për arsye se kjo gjuhë është e rrallë, por që sidoqoftë, ka një numër shumë të madh personalitetesh në gjithë ven-det e botës që e njohin këtë gjuhë dhe është një gjuhë me shtrirje të madhe. Janë rreth 2 mil-ionë njerëz të shpërndarë në gjithë botën dhe është kënaqësi e veçantë që libri yt ndodhet në gjithë këto vende.

Do vazhdojë ky bashkëpunim mes jush edhe për romane të tjera?

Dëshira e përkthyesit është që të përkthe-hen edhe të tjerë, por të shohim. Edhe unë kam dëshirë që të ketë të tjerë romane. Ro-mani “Lëkura e qenit” është botuar në 7 gjuhë të huaja, ndërkohë edhe në polonisht. Botue-si e kishte lexuar këtë në polonisht dhe i ishte dukur shumë interesante për t’iu dhënë bash-

kësisë së esperantistëve dhe punoi me shumë dëshirë e arriti ta përkthejë në një kohë të shpejtë dhe ta botojë. Fillimisht m’u duk e pa-besueshme, por ja që u bë realitet.

Pas “Si-Do-Re-La”, çfarë ka në dorë tani shkrimtari Fatos Kongoli?

Nuk mund të them asgjë konkrete, por jam duke e menduar. Unë tani sapo botova roma-nin dhe duhet kohë nga një roman në tjetrin.

Page 19: Gazeta Mapo

Gjatë promovimit të librit "Lëkura e qenit", e fatos Kongolit

- tha përkthyesi Tomasz Chmielik. Ishte pikërisht ai që, pasi lexoi roma-nin në polonisht, kërkoi ndihmën e Bardhyl Selimit, sekretar i Shoqatës së Mësuesve Esperantistë, për të sjel-lë në gjuhën esperanto romanin “Lëkura e qenit”, të shkrimtarit Fa-tos Kongoli. “Interesante në këtë gjuhë është fakti që ajo ka shtrirje të gjerë. P.sh, romanin e Fatos Kongolit ne e kemi shpërndarë në të gjitha ven-det e Europës, në Brazil e deri në Mad-agaskar ma kërkoi një mikja ime që ia postova”, - thotë Tomasz Chmielik, i cili do të sjellë në këtë gjuhë edhe shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë.

Bardhyl Selimi: Si e mësova gjuhën në kohën e regjimit komunist

Ministria e Ndërtimit ka qenë stre-ha e esperantistëve shqiptarë. Në atë kohë, në Shqipëri ishte fat se nuk dinte njeri se çfarë ishte kjo gjuhë, veç fak-tit se etiketohej si gjuhë e huaj. Pjesa më e madhe e njohësve të kësaj gjuhe kanë qëndruar në hije. Por pakkush e di se ata zhvillonin kurse të mësimit të gjuhës esperanto, madje kjo gjuhë mësohej edhe në universitet. Bardhyl Selimi, përkthyesi i librit të Kongolit në këtë gjuhë, është njëri prej tyre. Ai kontaktin e parë me gjuhën esperanto e ka pasur që kur ishte16 vjeç, por e mësoi ashtu si dhe shumë shqiptarë të tjerë në ‘shkollën’ e Ministrisë së Ndërtimit në Tiranë. Inxhinier Cefo Fico, Spiro Rusha, që ishte sekretar në Kryeministri, Hamdi Sulçebeu, Janko Pali nga Himara etj., ishin esperan-tistët shqiptarë të asaj kohe. Ishte ky brez që u mësoi këtë gjuhë edhe pas-

ardhësve. “Ka qenë një bërthamë e es-perantistëve në Ministrinë e Ndërtim-it, me inxhinierë të njohur që hapën kurse në universitet dhe në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi’. Regjimi nuk është se e mbështeste, por as nuk e pengonte, sepse në përgjithësi shqip-tarët kanë qenë me fobi ndaj të huajve, por jo ndaj gjuhëve të huaja. Ne ndo-qëm një kurs dhe e mësuam brenda tre muajve këtë gjuhë. E mësuam me një broshurë të vogël, që quhej “Çelë-si i gjuhës esperanto”, kurse tani ka një mori librash dhe fjalorë për të më-suar nga shqipja gjuhën esperanto. Sot në Shqipëri, me statistika numëro-hen rreth 450 njohës të kësaj gjuhe, ndërkohë që Bardhyl Selimi pretend-on se mund të jenë dhe shumë të tjerë që e kanë mësuar privatisht. “Që nga viti 1993 e deri më sot kanë kaluar në kurset që zhvillon Shoqata e Esperan-tistëve rreth 450 studentë. Shumë prej tyre kanë kryer studime jashtë shtetit dhe e përdorin gjuhën esperanto si gjuhë pune, 20 prej tyre janë diplo-muar në këtë gjuhë dhe 2 prej tyre ka-në dhe master në gjuhën esperanto”,- thotë Selimi, i cili mendon se 450 njo-hës të kësaj gjuhe janë pak për një vend si Shqipëria. Mosinteresimi ndaj kësaj gjuhe, sipas tij shpjegohet për dy arsye: “Është presioni politik i fuqive të mëdha kryesisht anglishtfolëse dhe problemi konservatorist, që do të thotë se çdo gjë e re përqafohet me vështirësi”, -- shpjegon ai. Ndërkohë konfirmon se ka marrë edhe të drejtën e autorit Fatos Kongoli për të sjellë në këtë gjuhë edhe romanin “I humburi”.

francesco Pedrini, italiani që vizaton “erën” në Shqipërikudo në mëngjes, para uraganit, kishte rënë shi. Dita ishte e errët dhe e zymtë. ajri ishte i rëndë. Nuk kishte aspak erë. pastaj shiu u shtua. qielli dukej se po çahej, duke zbrazur një përmbytje. Dita u nxi ...pastaj ajri u mbush me 10 000 gjëra. tavolina, shtylla, kanaçe, veshje, soba, tërë faqet e mureve të shtëpive të vogla prej druri, në disa raste edhe vetë shtëpitë, u shkatërruan dhe grumbulluan në tokë. Dhe qeniet e gjalla, gjithashtu. Një fëmijë fluturoi nga krahët e nënës së tij. Një lopë, e rrëmbyer nga era, përfundoi në restorantin e fshatit….

era është bërë qendra e kërkimit të artistit italian, Francesco pedrinit, që pas vizitës së tij në galerinë kombëtare të arteve në tiranë në vitin 2009, vizitë gjatë së cilës atë e goditi elementi i erës, si një tregues i fuqisë së subjektit pikturuar. era “vizatonte” heroin që qëndronte drejt, përballë saj pa frikë, duke u përballur me gjoksin hapur dhe bërë rezistencë, duke i transmetuar kështu spektatorit një seri vlerash që do të ishin një shembull që duhet të ndiqej nga ai. pikërisht mbi këtë ide artisti italian çel më 20 prill ekspozitën e tij “era” në mjediset e institutit italian të kulturës. projekti “Vento” (era), parashikon një seri vizatimesh të lëvizjes së ajrit. Vizatime të realizuara me një microsabbiatrice (kompresor ajri), duke u nisur nga imazhet në negativ të fotografive të shkrepura nga kërkuesit në fushën e meteorologjisë. pedrini niset nga pozitivi duke përmbysur vizatimet e tij në negativin e tyre, momenti i nisjes së krijimit të një imazhi, proces mekanik që fotografia dixhitale ka eliminuar në një farë mënyre, por që përmban në vetvete një moment thuajse magjik, atë të përmbysjes së imazhit në momentin e vet final. spektakli unik dhe i fuqishëm që rivizaton kufijtë dhe pengesat, vizaton fituesit dhe humbësit që vijnë nga të gjitha drejtimet, zhvesh njeriun nga qenia e tij hero për ta krahasuar atë me qenien e tij njeri, vjen në ekspozitën titulluar “era”, e cila do të qëndrojë e hapur nga data 20 prill-11 maj në mjediset e institutit italian të kulturës në tiranë.

EKsPOziTë

Bardhyl Selimi

“Ka qenë një bërthamë e esperantistëve në Ministrinë e Ndërtimit, me inxhinierë të njohur që hapën kurse në universitet dhe në Pallatin e Kulturës ‘Ali Kelmendi’. Regjimi nuk është se e mbështeste, por as nuk e pengonte"

MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 05MAPOe eNjte, 5 prill 2012

www.mapo.al 19MAPO13 qershor 2010www.gazetamapo.com 05MAPOe mërkurë, 18 prill 2012

www.mapo.al 19

esperanto u krijua si gjuhë në vitin 1887 nga ludvig zamenhov. u krijua për të lehtësuar komunikimin midis njerëzve të kombeve të ndryshme, pasi është një gjuhë me pak gramatikë dhe me alfabet fonetik. që në fil-limet e shekullit të kaluar, esperanto u përqafua nga shoqata Botërore e postë-telegrafit si shumë e përshtatshme për komunikim; po ashtu edhe nga sindikatat e hekurudhorëve, që tradicionalisht kanë shërbyer edhe si ura bashkimi ndërmjet shteteve e kombeve që kur lindën hekurudhat. kjo bashkësi ka themeluar dy akademi: akademia e gjuhës esperanto, që synon ta mbrojë këtë gjuhë nga dialektelizmat, dhe akademia e librit dhe letërsisë, e cila synon përhapjen e kulturave të vendeve të ndryshme. alfabeti i gjuhës esperanto ka 26 germa, çdo tingulli i korrespondon një shkronjë e veçantë, lexohet ashtu siç dhe shkruhet. është shumë fonetike si gjuhë dhe si gjuhë bazë ka latinishten, por në fjalorin e saj janë përfshirë thuajse të gjitha fjalët që njihen ndërkombëtarisht, si dhe shumë fjalë nga gjuhë të ndryshme të botës. kryesisht fjalë që janë më të shkurtra dhe më fonetike. ka fjalë nga gjermanishtja, sllavishtja, italishtja etj. ka një gramatikë shumë të thjeshtë me sistemin e parashtesave dhe mbaresave, me të cilat ti mund të formosh sa të duash fjalë të reja. është gjuhë e thjeshtë për t’u mësuar dhe një gjuhë që nuk ka fjalë të panjohura, por të marra nga gjuhët ekzistuese. prandaj dhe ajo tingëllon si gjuhë e njohur kur e dëgjon. shoqata e espe-rantistëve shqiptarë po synon që të hapë kurse të kësaj gjuhë pranë Fakultetit të gjuhëve të huaja.

Gjuha e postave dhe hekurudhave

Page 20: Gazeta Mapo

MAPO20 E mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

sport ada e Velipojës është shpallur kampione kombëtare në futbollin e femrave për edicionin 2011-2012. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatmir axhani ka arritur t’i superojë të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë garë interesante, duke e çuar trofeun e titullit të lartë kampion në qytetin e

vogël bregdetar. për skuadrën e adës, midis lojtareve janë dalluar megi Doçi, e cila shënoi 37 gola në këtë edicion duke zënë vendin e dytë si golshënuese dhe duke qenë një lojtare përcaktuese në fitoret e regjistruara nga ekipi i saj. Jesmira Tula, përveç 20 golave të realizuar, ishte gjithashtu një pikë e

rëndësishme për skuadrën. Një meritë të madhe në fitimin e këtij titulli kampion për ekipin ada, ka presidenti lazer matija. ai me kontributin dhe kujdesin e treguar, mbetet pika më e fortë e kësaj skuadre fituese, e cila premton edhe më tej për rritjen cilësore të futbollit të femrave në vendin tonë.

E hap Riberi, Ozil do të barazo-jë, ndërsa in-extremis Gomez i jep fitoren 2-1 Bajernit në “Allianz Arena”. Sidoqoftë,, të besuarit e Murinjos kanë arritur të marrin një rezultat të favorshëm

Jeton Selimi

Tifozëria bavareze kishte zaptuar “Alli-anz Arenan”, e zhurmshme dhe e zjarrtë në përkrahejn e idhujve të tyre, që për-ballë kanë as më pak e as më shumë por Realin e Madridit, një ndër favoritët më të mëdhenj për triumfin final. Gjerma-nët kanë një shtysë të madhe, Mynihu dhe stadiumi i tyre do të presë finalen e Champions League dhe të gjithë ëndër-rojnë që Bajerni të jetë aty. Por për të pri-shur planet bavareze është një portugez që quhet Zhoze Murinjo, një që zhurmue-sin dhe prishjen e haresë e bën me pasion. Skuadrat kanë zbritur në fushën e lojës me të njëjtën skemë, 4-2-3-1 si për të treguar barazinë taktike mes multikampionëve gjermanë dhe atyre spanjollë. Pas Benze-mas si pykë, Mou ka rreshtuar Ozilin në qendër dhe Ronaldon e Di Marinë që ve-projnë në të majtë e në të djathtë. Hejnkes ka Gomezin që mbështetit nga Kros, Ri-beri dhe Roben. Talenti është i madh, ndaj mbrojtjet do të kenë shumë punë.

Bajerni në avantazhDhe rastin e parë të rrezikshëm e ka-

në miqtë. Ozil gjen një korridor të saktë për Benzema. Francezi spostohet në të djathtë dhe gjuan rreptë me të djathtën e tij, por grushton në këndore Nojer. Minuta e shtatë dhe ndeshja nis të ndizet. Madrilenët duket se janë më të qartë dhe e spostojnë Bajernin në mes-fushën e tij në minutat e para, ndërsa Ri-beri dhe Roben ende nuk po frymëzojnë manovrën sulmuese të vendësve. Por në minutën e 15-të, një kontakt në zonë, ku Ramos do të mbajë nga fanella Riberin, do të bëjë që të shpërthejnë 66 mijë ti-fozët, ndërsa Ueb do ta arkivojë këtë rast, pavarësisht protestave të francezit, që thuajse nuk zihet me duar me kundër-shtarët. Megjithatë, Riberi nuk e lë me kaq. Në minutën e 17-të, pas një kën-doreje, “scarface” do të shohë topin t’i dalë para këmbëve dhe do të godasë fort, duke ndëshkuar Kasijasin në të parën goditje drejt kuadratit. 1-0 dhe bavarezët janë në ekstazë. Loja zhvillohet më shumë në mesfushë. Duket sikur skuad-

rat presin rastin ku vigjilenca e kundër-shtarëve të jetë në minimum. Ronaldo do të ekzekutojë keq një goditje dënimi të fituar nga vetë portugezi, ndërsa Sh-vajnshtaiger do të qethë shtyllën e djath-të të Kasijasit në të 27-ën pas një diago-naleje të fortë nga jashtë zonës. Badsh-tuber do të ndëshkohet me karton të verdhë në të 3-ën pas një ndërhyrjeje ndaj Di Marias dhe Kristiano Ronaldo do të ekzekutjë të dytën goditje dënimi të mbrëmjes, dhe sërish do të godasë keq. Gomez do të godasë bukur, por po aq bu-kur do të përgjigjet Kasijas, që me një ak-robaci në ajër do ta kalojë topin sipër traversës. Por nuk do të ketë më gol në pjesën e parë dhe Riberi do t’i çojë bava-rezët në pushim me një gol avantazh.

Ozil barazonMurinjo bën që Reali ta nisë pjesën e

dytë me marshin e pestë. Janë disa inkur-sionet që tentojnë miqtë, por që ndalen nga

mbrojtja e kujdesshme bavareze, sidomos në një sparkatë të Boateng, që ndal një depërtim të rrezikshëm te Benzema në zo-në. Presioni është real dhe falë këtij pre-sioni, madrilenët do të gjejnë golin e baraz-imit. Një këmbëngulje e gjatë e miqve, Ronaldo gjuan, por dobët dhe këmbët e Nojer e kthejnë topin në fushë, aty ku Ozil spoton për Benzema në të djathtë. Edhe francezi gjuan dobët, por sfera parakalon portën e Nojerit dhe Ronaldo e kthen për Ozil, që nga fare pranë barazon ndeshjen dhe shënon golin që mund t’i vjelë vërtet shumë Realin në ndeshjen e kthimit. Minuta e 53-të dhe tani janë bavarezët ata që duhet të ndjekin rezultatin.

Gomez kurorëzon presionin e gjermanëveHejnkes vendos të freskojë skuadrën.

Jashtë Shvajnshtaiger, që nuk ka qenë në top-formë, dhe fut Tomas Mylerin në të 60-ën. Lahm do të kërkojë të presë më

dysh mbrojtjen madrilène me një asist për Gomezin, por është Kasijas më i shpejtë në dalje, që frenon depërtimin e shtatlartit bavarez. Roben nis të vrapojë e të kërkojë topa, është ky njeriu që deri më tani nuk po jep atë pritej prej tij. Megjithatë, Mou e sheh se Koentrao i vetëm nuk po ia del dot, ndaj hedh edhe Marselon. Jashtë Ozil, që shoqërohet nga uturima e ti-fozërisë vendëse për turko-gjermanin. Go-mez do të humbasë një rast të pabe-sueshëm. Pepe do të dalë huq dhe Ramos do ta ulë topin mu para këmbëve të lojtarit të përfaqësueses gjermane, i cili godet keq, shumë keq, mbi traun e portës, ndonëse ishte brenda zonës së vogël të portierit. Ba-varezët shtyjnë dhe do t’i afrohen sërish golit. Lahm do të harkojë nga e djathta dhe gjiganti Gomez mposht kundërshtarët në duelin ajror. Godet topin duke i dhënë kën-din e duhur, por jo lartësinë. Sfera del sipër pak sipër traut. Sidoqoftë, këto janë minu-ta të mira për të zotët e shtëpisë, që do të kërkojnë në mënyra të ndryshme për të shënuar, po pa arritur të rrezikojnë kua-

dratin e Kasijasit. Në të 82-ën, Riberi do të depërtojë bukur, por asisiti i tij drejt Roben do të ndërpritet nga Marselo. Më pas francezi do të kërkojë një prekje të topit me dorë nga Pepe, por Ueb vijon lojën me të drejtë. Do të jetë sërish dyshja Lahm-Go-mez që do të rrezikojë, kur harkimi i të parit gjen kokën e të dytit, ndonëse sulm-uesi e godet drejt e në duart e Kasijasit. Dy minuta më pas, Gomez do të tërheqë në zonë tre madrilenë, të cilët do të ndërhyj-në, duke larguar topin në rrëmujë, ku sulmuesi do të pretendojë faullin, ndo-nëse Ueb do të vijojë edhe njëherë lojën. Por në të 89-ën Gomez do të bëjë gjithç-ka mirë, duke shfrytëuar asistin e kapi-tenit Lahm e duke rikthyer bavarezët në avantazh in-extremis. Murinjo nervozo-het dhe e ka me Koentraon, të cilin e ka dribluar rregullisht gjysma e Bajernit. Në shtesë, veç nervozizmit, nuk ka raste për t’u shënuar dhe gjjithçka mbyllet me fitoren e vendësve, 2-1, por gjithçka mbetet e hapur dhe do të vuloset pas 90 minutave të “Bernabeut”.

Bajerni ruan traditënReali bie në Mynih, por vuloset në ‘Bernabeu’

bajerN MyNih - real Madrid 2-1

lojtari i Ndeshjes

Hejnkes ishte në dyshim për të zgjedhur mes Tomas mylerit dhe Bastian Sh-vajnshaigerit, por në fund ka zgjedhur “pancerin” e fuqishëm.

Frank riberiBavarezët meritojnë të tërë një duartroktije, kush më shumë e kush më pak, por francezi,

përveçse ka gatuar shënuar golin e parë, ka qenë edhe një kërcënim i madh për realin me zbritjet e tij

murinjo heq dorë nga bra-ziliani marselo dhe i beson Fa-bio koentrao, pasi portugezi mbron më shumë dhe në atë krah lëviz arjen roben.

BAjERNI I MyNIhuT

REALI I MADRIDIT

KASIjAS

NOjER

FormaCioN4-2-3-1

FormaCioN4-2-3-1

KOENTRAO

LAhM

RAMOS

BOATENG

PEPE

BADShTuBER

ARBELOA

ALABA

KhEDIRA

DI MARIA

OzIL

RONALDO

ROBENKROS

RIBERI

ALONSO

ShvAjNShTAIGERGuSTAvO

BENzEMA

GOMEz

FEMRA

Ada e velipojës, kampione e Shqipërisë

Trajner: Jup Hejnkes

Trajner: Zhoze Murinjo

është shfaqur shumë i lumtur për rezultatin e arritur Frank riberi, dhe që tani e ka mendjen për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”, ku e di shumë mirë se do të jetë e vështirë. “ishte një ndeshje e mirë për të gjithë ata që e panë. Ne e dimë që reali është një makinë, një ekip i madh. më vjen keq që pësuam atë gol në fillim të pjesës së dytë, por ne shtymë që të shënonim golin e dytë. Që nga fillimi i sezonit, kemi bërë gjëra të bukura, ndonëse kemi pasur disa vështirësi në kampionat. Në ligën e kampioneve kemi bërë gjithnjë paraq-

itje të mira. Ne nuk donim që ta lejonim realin që të bënte lojën e tij, sepse ata luajnë shpejt dhe ka lojtarë të mëdhenj. Sa i përket lojës me robenin, ajo është gjithnjë positive. Ne kemi karaktere të mëdhenj në skuadrën tonë. Do të shkojmë në madrid seriozë dhe të disiplinuar. por do të luajmë lojën tonë dhe do të synojmë që të jemi kompaktë. reali do të synojë të sulmojë, do të kemi hapësirat tona dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë,” ka për-funduar prononcimin e tij për Canal+ mesfushori i përfaqësueses së Francës, Frank riberi.

Nuk është aspak i kënaqur, por as nuk dorëzohet. Humbja e murinjos në mynih e lë thuajse indiffer-ent Zhoze murinjon sepse shpjegon “në Bernabeu nuk do të na duhet një përmbysje historike. Do të mjaftojë një fitore normale 1-0 ose 2-0”. murinjo, gjithashtu fal edhe kryesorin ueb. “Goli i Bajernit duhej anuluar – thotë – por ai i gjyqtarit nuk është nga ata gabime që duhen ndëshkuar. përse humbëm? Sepse shënuan në minutën e 90-të. Jam në futboll prej shumë vitesh dhe e kuptoj kur një gjyqtar vjen për ta bërë mirë punën e tij dhe ai erdhi për ta bërë

mirë. Gjyqtarët gabuan te goli i parë sepse ishte jashtëloje, por gjykuan përgjithësisht mirë”. por më pak diplomatik në lidhje me këpucët e vjedhura. “është një turp që në Champions, në një stadium si ky, të ndodhin gjëra të tilla. “pastaj rikthehet te ndeshja. “rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, por në futboll fiton ai që shënon deri kur fërshëllen gjyqtari. Nuk ka rëndësi rezultati në minutën e 90-të, por në fund. për ne nuk është një rezultat i keq, duhet të bëjmë një përmbysje normale në Bernabeu dhe publiku në shtëpi do të na ndihmojë.”

riberi: Nuk e lamë realin të dalë në lojën e tij murinjo: Goli i parë i Bajernit ishte jashtëloje

Page 21: Gazeta Mapo

Krutanët do të presin Skënderbeun me mision përmbysjen e humbjes 3-1 të sfidës së parë

Kastrioti kundër Skënderbeut, ndërsa fusha e betejës, Kruja. Njëra skuadër duhet të dalë nga gara, ndërsa të tjetra do të provojë të gjitha shanset për ta fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë, ku në finale do të përballet me fituesen e çiftit Ti-rana-Flamurtari. Takimi i parë gjysmëfinal i luajtur në Korçë, për-fundoi 3-1 në favor të vendasve, por llogaritë bëhen vetëm pasi të luhet sfida e dytë. Një fitore e pastër 2-0 e krutanëve, i çon ata në finale. E lehtë për t’u thënë, por shumë e vështirë për t’u arritur. Formacioni i trajne-rit Ramadan Ndreu është në ud-hëkryq: ta shpresojë zonën UEFA, objektivin e vetëm të mbetur të se-zonit, nëpërmjet kampionatit apo kupës. Njëra rrugë është më e vështirë se tjetra. Krutanët për këtë sfidë historike do ta kenë të plotë të gjithë kontingjentin, me përjashtim të Dragoit dhe Jetmir Sefës, të cilët vazhdojnë të jenë të dëmtuar, megjithatë gjithçka do të shihet më mirë sot. Ndërkohë që Ognjanoviç, Caca dhe Hoxha, që munguan gjithashtu në Berat për arsye të ndryshme, do të vihen në urdhrat e trajnerit Ndreu. Ky i fundit mund të rreshtojë në fushë formacionin thu-ajse standard, me shpresën që të ri-

kuperojë edhe Sefën. Kontingjenti i plotë ose jo, sidoqoftë përpara ka një detyrë shumë të vështirë, të fitojë 2-0, pasi çdo rezultat tjetër edhe me diferencën e dy golave ose i kuali-fikon korçarët ose e dërgon ndeshjen në gjuajtjen e penalltive pas 120 minutave. Krutanët kapen fort pas golit të shënuar në Korçë me anë të Inkangos, që vlen dy, por nëse gjithçka nuk kthehet në Krujë nuk ka vlerë. Pikërisht nga Inkango dhe shokët e tij të repartit, që me shumë mundësi do të jenë Xhihani dhe Turdiu, pritet të kenë një perfor-mancë mbi 100% në ndeshjen e nesërme. Trajneri Ramazan Ndreu ka qenë shumë i qartë pas ndeshjes së kampionatit duke e konsideruar gjysmëfinalen e kupës si shansin e

fundit për të shpëtuar sezonin, konkretisht dhe për të synuar objek-tivin për në Evropë. Në të kundërt, përveç përfaqësimit dinjitoz, mundësia për një vend në Evropë nga kampionati pas humbjes në Be-rat mund të konsiderohet e pamun-dur, duke parë ngjeshjen aktuale të skuadrave në krye të klasifikimit. Në kampionat, në 5 ndeshjet e mb-etura duhen rikuperuar 5 pikë dife-rencë me Flamurtarin e vendit të katërt, ndërsa në Kupë duhet përm-bysur dizavantazhi i përballjes së parë, për të shpresuar më pas edhe te triumfi në finale. Para pak ditësh, trajneri Ramadan Ndreu do të deklaronte në formë shantazhi sportiv se Skënderbeu ka më pak se 50% shanse për t’u kualifikuar, por teksa u kthehesh dy përballjeve të fundit mes dy skuadrave, por edhe humbjes së Kastriotit në Berat, vështirë të besohet versioni i trajne-rit krutan.

KuPa e shqiPërisë

aNKesa

sulMuesi

MAPOE mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.al

kreu i ministrisë së Turizmit, kulturës, rinisë dhe Sporteve, aldo Bumçi ka organizuar një pritje për kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, nënkampionen romela Begaj, por edhe për të gjithë pjesëtarët e kombëtares shqiptare të peshëngritjes dhe drejtuesit e kësaj federate. ministri Bumçi vlerësoi rezultatet e arritura

nga Ekipi kombëtar i peshëngritjes dhe u shpreh se “çdo shqiptar do të ndihej krenar për Erkandin dhe romelën. mbështetja e mTkrS për sportin e peshëngritjes do të jetë gjithmonë në rritje, - tha ministri Bumçi, - por u bëj thirrje për mbështetje edhe sipërmarrësve privatë, pasi edhe përkrahja e tyre është e nevojshme”. Në bazë të Vkm nr. 1720, datë

29.10 2008, i ndryshuar, kampioni i Europës, Erkand Qerimaj do të përfitojë 4 milionë lekë (te reja), ndërsa trajneri i tij shpërblehet në masën 30% të vlerës së medaljes së vendit të parë, kurse romela Begaj, si nënkampione e Europës do të përfitojë 2 milionë lekë (te reja), ndërsa trajneri i saj, 30% të shumës së medaljes së vendit të dytë.

Bumçi pret kampionët, premton mbështetje maksimale

Kol: Të përsërisim ndeshjen e 2009-sPor Barça mendon dhe për RealinBlutë e Londrës presin skuadrën e Pep Guardiolës në fushën e tyre, për të luajtur gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve, të mërkurën mbrëma. Eshli Kol, ndërkombë-tari anglez, lidhur me këtë përplasje, u tha gazetarëve: “Ne e dimë se çfarë është Barcelona dhe çfarë rrezikshmërie përbën ajo si kundërshtar, por jemi gati për ta përballuar me sukses. Ne duhet të bëjmë lojën tonë, sepse kështu mund ta vijojmë progresin e ndeshjeve të fundit. Mos harroni, edhe ne jemi një ekip i vështirë për këdo, sepse kurrë nuk heqim dorë nga objektivi. Ne do të luftojmë për çdo top, sepse jemi të fortë ta bëjmë këtë. E dimë se do të jetë e vështirë të luajmë kundër këtij lloj ekipi, si Barcelona. Ata kanë kaq shumë lojtarë të klasit botëror, që mund të ta fshehin topin nga sytë, sepse çdonjëri prej lojtarëve katalanas mund të bëjë diçka magjike. Ndeshja kundër tyre në vitin 2009 ishte një nga lojërat më të mira, që unë kam parë të luajë Çelsi, me vendosmëri, duke luftuar për çdo top, me shpirt e zemër. Këtë gjë duhet të bëjmë edhe kësaj here.”Zyrtari i blaugranave beson se është e pamundur të parashikosh rezultatin e një gjysmëfinaleje të Ligës së Kampioneve, qoftë kjo edhe përplasja Çelsi-Barcelona. Sidoqoftë, ai është i bindur se lojtarët katalanas janë të përgatitur për ta trajtuar si duhet dhe përballuar me sukses presionin e shtatë ditëve të ardhshme. “Kjo ndaj Çelsit është gjysmëfina-le dhe si e tillë, nuk është e vërtetë se njëra palë apo tjetra është më e favorizuar, – u tha ai

gazetarëve. – Ky lloj pohimi ka vlerë vetëm për “bookmakers”. Ka lojtarë shumë të mirë në të dyja skuadrat, të cilët jam i sigurt se do të japin të mirën e tyre.” Tri ditë pas ndeshjes kundër Çelsit, Barcelona do të presë Realin e Madridit në një “El Classico” vendimtare për fatin e titullit kampion në La Liga. Zubizarreta pranoi se kjo javë do të jetë kyçe për skuadrën e tij, por këmbënguli se lojtarët janë të përgatitur për ta përballuar këtë lloj presioni. “Kjo do të jetë një javë vendimtare, sepse jemi duke punuar që nga korriku për të marrë frytet, që pikërisht në këtë kohë vilen. Ky është momenti kur varen fatet e një sezoni të tërë. Çdo lojtar duhet të jetë i përgatitur për këtë”, -përfundoi ai.

21

foto gani bobi

MTKRS

Sytë e veshët në Krujë, Kastrioti ka lënë takimin me historinë

Barcelona nuk është e kënaqur me kushtet e terrenit “Stamford Bridge”. katalanasit janë ankuar se tapeti i im-piantit londinez ka shumë gropa dhe bari nuk është në cilësinë e duhur. Futbollistët mund të luajnë mirë në distancat e shkurtra, por më pas, në topat e gjatë, kjo përbën një problem të madh. megjithatë, punonjësit anglezë po punojnë që të dy ekipet ta luajnë ndeshjen në kushte sa më optimale sportive. kjo nuk është hera e parë që Barcelona ankohet për stadiumin. Një gjë të tillë ajo e bëri edhe në çerekfinale, kur luajti ndaj milanit në “San Siro”. Në atë kohë ankimi u bë në uEFa, por nuk u mor asnjë masë.

• përballja e fundit mes Çelsit dhe Barcelonës ka ndodhur në vitin 2009 në kuadër të gjysmëfinaleve të Champions, ku katalanasit u kuali-fikuan pasi barazuan 0-0 në “Camp Nou” dhe 1-1 në “Stamford Bridge”

• Blutë kanë një rekord perfekt në ndeshjet e tyre në shtëpi në këtë Champions. Djemtë e Di mateos kanë luajtur 5 ndeshje, fituar 5, shënuar 16 gola dhe kanë pësuar vetëm 2 gola

• kjo është gjysmëfinalja e gjashtë në nëntë vitet e fundit, por Çelsi ka fituar vetëm një, duke eliminuar liv-erpulin 4-3 në rezultat të përgjith-shëm në vitin 2008.

• Skuadra nga “Stamford Bridge” nuk e kanë fituar kurrë Champions, por kanë qenë finalistë në vitin 2008.

• udhëtimi i fundit i Barcelonës në londër ka qenë në majin e shkuar, në uembli, ku mundën mançesterin 3-1 në finale dhe duke fituar Champions e tyre të katërt.

• Nëse fitojnë Champions edhe në këtë sezon, do të jetë triumfi i katërt në shtatë vitet e fundit, duke e bërë skuadrën e parë pas milanit të viteve ’90 që do të mbajë kupën.

• ky është viti i pestë me radhë që Barce-lona luan në gjysmëfinalet e Champions league. Skuadra e fundit që i ka mundur ata, ka qenë interi në vitin 2010.

• lionel mesi është përballur gjashtë herë me Çelsin në Champions league, por nuk ka mundur të shënojë asnjëherë.

• Dy skuadrat janë ndeshur në çerekfi-nale në vitin 2000, duke fituar 5-1 në ndeshjen e dytë në “Camp Nou”. Në atë ndeshje, roberto Di mateo dhe Guardiola ishin titullarë.

“Shanset janë 50-50”, thotë sulmuesi i Çelsit, Didie Drogba, që kundërshton parashikimet e bookmakers. “Edhe pse Bar-celona është skuadra më e mirë në botë dhe kanë lojtarin më të mirë në botë, çdo gjë mund të ndodhë në dy ndeshje”. me Di mateon, Çelsi ka fituar nëntë dhe ka barazuar dy nga 12 ndeshjet e fundit dhe vijnë nga një fitore e thellë ndaj Totenhamit, 5-1, në Fa Cup. rekordi afrohet disi me atë të Barcelonës, që ka 11 fitore radhazi në Spanjë dhe janë të pamposhtur në 15 të fundit, duke llogaritur edhe ndeshjet e Champions me milanin dhe leverkusenin.

Barça: Fusha për faqe të zezë

Drogba: mundësitë janë 50-50

A e dINI Se?

KuPA E ShqIPëRISëgjysMëfiNaletkaSTrioTi – SkëNDErBEu 15:30 (1-3)TiraNa – FlamurTari 15:30 (3-0)

Page 22: Gazeta Mapo

5

9

2

9

1

6

2

7

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:124, 210, 255, 489, 523, 524, 632, 635, 748, 822, 891, 916, 925. Numra me 4 shifra:0439, 1245, 1652, 2545, 2768, 3317, 3822, 3851, 4102, 4124, 4851, 4854, 6410, 7458, 9291, 9578.

Numra me 5 shifra:02569, 23215, 28398, 38580, 45425, 51203, 51246, 53808, 63251.Numra me 6 shifra:456522, 521023, 523625.Numra me 7 shifra:2226198, 3035241, 5145210, 6128215, 8225175, 9604251

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit _____:_____

Koha e mbarimit _____:_____

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Nën ndikimin e Venusit ju do kërkoni më tepër kohë për të reflektuar dhe për të qenë pak vetëm. Flisni hapur me partnerin dhe ai do ju kuptojë, madje mund të tregohet edhe më tolerant se kurrë. Dashuriçkat e beqarëve do jenë të favorizuara dhe

Ju do keni shumë nevojë për qetësi dhe qën-drueshmëri në çift. Do i çmoni tej mase përpjek-jet e partnerit për të ruaj-tur një klimë harmonike. Beqarët do kenë takime, por do e kuptojnë shpejt se do kenë të bëjnë thjesht me aventura.

Ditë jo shumë e mire për çiftet kjo e sotmja. Sa me kokëfortë të tregoheni ju aq më pak tolerime do bëjë edhe partneri. Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do thoni! Ndikimi i planetëve tek beqarët do jetë pozitiv, por ju duhet të bëni kujdes me impulsivitetin e tepruar.

Sot do bëni çmos ta bëni xheloz partnerin në mënyrë që të forconi lidhjen tuaj. Ku-jdes, shumë shpejt gjithçka mund t’ju dalë jashtë kon-trollit. Tregohuni më të kuptueshëm dhe flisni sa më hapur me atë që doni. Klima yjore do favorizoje kontaktet për beqarët.

Asnjë planet nuk do mund të tronditë sektorin tuaj të dashurisë, madje Hëna do ju ndihmoje të shihni edhe një të ardhme të mirë së bashku. Për beqa-rët mund të ketë dashuri të reja, por me pasionan-tet do jenë dashuritë e vjetra që do të rikthehen.

Në vend që të filloni ndonjë aventurë dashu-rore duhet t’i përkushto-heni më tepër atij që keni në krah. Shumë shpejt pasioni do të rindizet dhe kënaqësitë do jenë të mëdha. Fale yjeve edhe dashuria e beqarëve do shkojë mirë.

Në jetën në çift mos rikujtoni zënkat dhe debatet e vjetra sepse do haseni me shumë probleme. Shikoni drejt së ardhmes dhe mos e ktheni kokën pas. Nëse jeni ende vetëm do bëni ç m o s t ë k r i j o n i n j ë lidhje serioze.

Keni kohë që keni krijuar një lidhje? Pritën ndry-shime pozitive sot. Një mirëkuptim më i madh do bëjë që edhe diskutimet të jenë të qeta dhe pa de-bate. Beqarët duhet të kenë më shumë besim tek vetja dhe do e gjejnë personin që po kërkojnë.

Në jetën e çifteve do të mbizotërojë qëndruesh-mëria dhe mirëkuptimi me njëri-tjetrin. Mundohuni ta shfrytëzoni ditën dhe të qëndroni sa më pranë. Do e shihni edhe vetë se do ndiheni më mirë. Beqarët do jenë magnetikë dhe nuk do kenë frikë të provo-jnë gjëra të reja.

Për çiftet dita do jetë paksa delikatë. Do ndi-heni pak të plogësht dhe nuk do keni dëshirë të bëni asgjë. Mos i mb-yllni portat e zemrës dhe mos u mbyllni as në vetvete. Beqarët do hipnotizohen nga di-kush mjaft sharmant.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. Numri i ushtarakëve që janë të disponueshëm për një mision. 7. Gji deti, i thellë e i ngushtë, me brigje të larta e të thepisura. 12. Organi-zatë Ushtarake. 13. përemër vetor. 14. Roberts e kinemasë amerikane. 15. Parim, i cili shërben si mbështetje e si drejtim për ecurinë a për zh-villimin e diçkaje. 19. Mal i vendit tonë. 21. Gjitar, ose... 22. Sëmundje virusale shumë e përhapur. 23. Pjesë e një qyteti. 24. Selim i muzikës. 26. Mbyllen dyqanet me to. 27. Ka realizuar shumë Onufri. 28. Lumë në Shkodër. 29. Dagllas i kinemasë amerikane. 32. Industria Ndërtim-it. 33. Vend ku mbahen mallra të ndryshme. 35. U errësua, ose u ... 36. Trup gjeometrik. 38. Poet i letërsisë antike greke. 41. Zakon, rit. 43. Përemër pronor. 45. Agjensi Detare. 46. Post zyrtar. 47. Vende pushi-mi. 49. Fill për të qepur. 50. Telashe e ngatërresa që krijojnë vështirë-si. 51. Fara, këngëtare popullore. 52. Element kimik me simbol Cl.

Vertikalisht:1. Drejtimi i lëvizjes së një mjeti të lundrimit detar ose ajror. 2. Masë dëni-mi që merret kundër dikujt për një faj. 3. Shënohet në futboll. 4. Cezari i historisë së Romës. 5. Shkronjë dyshe. 6. Ibrahim i muzikës. 7. Lojë zbavitëse. 8. Zef i Rilindjes Kombëtare. 9. Formë qeverisjeje në kohën e vjetër e në mesjetë, kur pushtetin e kishte në duart e veta një rreth shumë i ngushtë njerëzish. 10. Repart Industrial. 11. Pritni pak, qendroni! 16. Dukuri e re, diçka që del për herë të parë ose që hyn e re në jetë. 17. Mjet lundrimi. 18. Planet i sistemit tonë diellor. 20. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore. 25. Pëlhurë e trashë për pantallona. 28. Përmbled-hje e sistemuar rregullash e udhëzimesh, që duhet të zbatohen në një fushë të caktuar. 30. Korça në makina. 31. Lloj sporti. 34. E kundërta, luftë. 37. Pastërtia morale e dikujt. 39. Dhoma në dialekt. 40. Personazhi që luan aktori. 42. Legjenda. 44. I vetëm. 48. U rrëzua. 49. Pjesëz pohuese.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

12 13 14

15 16 17 18 19 20

21 22 23

24 25 26

27 28 29 30

31 32 33 34 35 36 37

38 39 40 41 42 42 44

45 46 47 48 49

50 51 52

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

4 1 5 6

6 8

7 1

8 9 1

1 5 8 2

5 3 4

8 5

7 2

3 7 1 6

4

1 6

2 1 9 7

9 7 3

3 8

4 2 9

7 3 5

2 7

5

K O N T A B I L I T E T S U D

O J O A M Q E R E S T A A

N G U T E T A K A T I O N L

V E T A A N T O N A P D E L

E O L R A R I A N A U D

N A N I Z E M K O R E K S I

T K T I I M P U L S I V I

A N D A L U Z I A L I L U N A

E R I M O R K I O S A Z A N

A T A A R A J A H T P A

6 3 2 1 0 5 2 5 6 9 8 7 8

4 8 5 4 1 5 2 6 3 2 0 1 0

0 0 3 2 6 9 5 8 7 4 8 4 1

0 1 3 0 5 6 2 0 1 6 3 5 9

6 5 8 7 4 0 8 9 6 5 2 1 4

5 2 1 0 2 3 1 2 6 3 6 9 9

9 8 7 4 8 4 7 7 7 7 7 7 4

1 5 1 2 4 1 2 6 3 2 5 5 4

1 5 2 1 1 1 3 2 0 3 3 6 9

5 6 8 7 8 4 8 5 4 1 2 0 1

5 2 6 3 2 5 9 6 8 7 4 2 1

4 5 6 3 2 1 4 5 9 6 8 7 4

8 5 4 1 5 2 1 0 3 2 6 5 9

ULje e detyrUAr Për BOmBë – e Që dOLI të IShte teLeFONNjë aeroplan i kompanisë “Delta Air Lines” që barttë 208 pasagjerë nga Turqia në drejtim të SHBA-së, është detyruar që të ulet në Dublin, pasi një udhëtar e kishte vënë telefonin e tij celular për karikim në tualet. Autoritetet e aeroportit në Dublin e kanë kontrolluar aeroplanin ‘Boing 767-300’, i cili fluturonte nga Stambolli, dhe pasi kanë kuptuar se “bomba e supozuar” ishte një telefon celular e kanë lejuar aeroplanin që të vazhdonte drejt aeroportit JFK në New York. Piloti ka kërkuar ulje të detyruar, pasi njëri nga pasagjerët e kishte parë telefonin në tualet dhe kishte dyshuar se mund të ishte bombë, përderisa të njëjtin e kishte harruar duke u mbushur me rrymë një pasagjer tjetër. Është njoftuar se “Boing”-u është ulur në tokë pa asnjë incident dhe është dërguar në një skaj të izoluar të pistës.

Gjatë një ceremonie në Londër është hapur ‘ashensori ushqimor’ i zbukuruar me biskota.Në brendinë e ashensorit gjenden rreth 1.325 biskota, të cilat mund të lëpihen. Për ndërtimin e këtij ashensori kanë punuar për katër javë ekspertët ushqimorë dhe artistët.“Qëllimi është që të sjellim pak argëtim në jetë, ndërsa kjo është një mënyrë e përsosur për pakëz gëzim”. “Shpresojmë që njerëzit të jenë më të lumtur dhe se ky ashensor do t’i motivojë që të blejnë biskota të paketuara”, - ka thënë menaxherja e kompanisë “McVitie’s Jaffa Cakes”. 

MAPO22 E MARTË 18 PRILL 2012www.MAPO.AL

Nuk do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah sot dhe secili prej jush do jetojë sipas mënyrës së vet. Kujdes sepse po vazh-duat kështu do hasni shumë vështirësi në mar-rëdhënien që keni krijuar. Për beqarët dashuria do kalojë në plan të parë.

Kjo ditë do jetë më e lehtë si për ata që janë në çift, ashtu edhe për zemrat e vetmuara. Papritur ekzis-tenca juaj do të ndryshojë. Beqarët duhet të tentoj-në për çfarëdo lloj aven-ture sepse në një të ar-dhme ajo mund të kthehet edhe në diçka më tepër.

ASheNSOr me BISKOtA

Page 23: Gazeta Mapo

MAPO 23e mërkurë, 18 prill 2012www.mapo.alfaqja e funditprofil&retro SOt

aty nga vitit 1930, BBc filloi të shkëputej nga varësia ndaj agjencive të lajmeve. reuters dhe të ngjashmit e saj ende furnizonin shumicën e materialit bruto, por BBc tani kishte marrë në dorë editimin dhe përzgjedhjen e lajmeve për buletinet e saj. kjo u bë e mundur pas vendosjes së një linje të plotë radiosh marrëse të ng-jashme me ato që përdornin agjencitë e lajmeve. ekipi i redaktorëve u dyfishua. përveç linjës së radiove, filloi edhe fluksi i informacion-it nga departamente të ndryshme të qeverisë. këto ishin kryesisht në formën e deklaratave

zyrtare-si për shembull këshillime për të pos-tuar që herët kartolinat e krishtlindjeve dhe paralajmërime për trafikun e rënduar. me kali-min e kohës buletinet u bënë kaq të rënduara nga “këto deklarata zyrtare” sa që u desh kriji-mi i një rubrike të posaçme vetëm për to, duke i lënë redaktorët që të përqendroheshin në lajmet e vërteta. por shpejt pati shenja të për-pjekjeve të qeverisë për të përdorur edhe lajmet e vërteta. Në vitin 1930, për shembull, mbrëmjen e së premtes së mirë, ministria e Brendshme ishte e dëshpëruar për të

përgënjeshtruar lajmin e një gazete për një in-tervistë me ministrin e Brendshëm. Duke e di-tur se për pashkë gazetat nuk do të dilnin, ata iu drejtuan BBc-së, për t’u siguruar se përgënjeshtrimi do të futej në edicionin e lajmeve të mbrëmjes. me sa duket, brenda 24 orëve, fluksi i lajmeve, zyrtare ose jo, ishte shterur. Dëgjuesit që hapën radion për të ndjekur buletinin e orës 6.30 mbrëmjen e së premtes së mirë në valët e BBc u informuan se “Nuk ka ndodhur asgjë”. kjo mungesë lajmesh u pasua me muzikë klasike.

18 PRILL 1930

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] ceL: 068 20 55 477

Themelues: Henri çiLi kryeredaktor: Arion SuLO. Zv/kryeredaktor: Alfred LeLA, Aleksandra BOGDAni. Politika: nevila PëRnDOJ, fejzi BRAuSHi. Kronika: Leonard BAKiLLARi, Habjon HASAni. Rrethe: Vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina HOxHA, Sabina VeizAJ. Sociale: Jonida TASHi. Kultura: Aida Tuci. Sporti: Jeton SeLiMi. Komentatorë&Analistë: Artur zHeJi, Mark MARKu. Gentian eLezi, Arjan VASJARi. Rubrikat: Prof. Dr. Artan fuGA, Prof. Asoc. Dr. Adrian ciVici. Karikatura: Bujar KAPexHiu. Faqosja: florenc eLezi. ilir DRizARi, Koordinatore: Shkëndi çiLi. Korrektore: Lila Plasari, Brunilda Meno. Adresa: Bulevardi Gjergj fishta pranë ueT

një ditë pa lajme, sipas BBc

Breivik qëndroi i akullt teksa emrat e 69 viktimave të sulmit në Utøya si edhe të 8 të tjerëve që u vranë më parë në Oslo u lexuan një nga një. Lista përmbante edhe emrat e shumë të tjerëve që u plagosën në këto sulme. Shumë prej hollësive ishin tronditëse. Pjesa më e madhe e të rinjve që vdiqën në sulmin e Utøya-s, sipas të dhënave, ishin qëlluar në kokë. Disa prej tyre, disa herë dhe nga afër.

gjyqi i monstrës gjakftohtë ANDeRS BReIVIKThe economist

Një heshtje e verbër ra mbi të pra-nishmit kur Anders Behring Breivik u fut në një sallë gjyqi në Oslo pak para orës nëntë të mëngjesit të së hë-nës për t’u përballur me akuzat e vrasjes së 77 njerëzve, shumica të rinj, më 22 të korrikut të vitit që shkoi. Breivik, një 33-vjeçar i mbi-peshë, me një mjekër të rruar me ku-jdes, dukej si një hidraulik i detyru-ar të vishet me një kostum të mirë me rastin e një okazioni të madh. Në fillim pikturoi fasadën e një të forti, e cila e pat karakterizuar në seancat paraprake gjyqësore. I liruar nga prangat kur u fut në sallë, ai salutoi në mënyrë naziste dhe ndërpreu deklaratën hapëse të gjykatësit. “Nuk e njoh, - tha ai, - gjykatën nor-vegjeze”.

Megjithëse nuk ngriti një ankesë zyrtare, ai bëri një objeksion për gjykatësen kryesore, duke thënë se ajo ishte e caktuar nga politika-

nët që favorizonin multikulturaliz-min dhe ishte shoqe e motrës së Gro Harlem Brundtland, një ish-kryem-inistre e Norvegjisë. (Brundtland fo-li në kampin e të rinjve në ishullin e Utøya-s pak orë para se Breivik të fillonte masakrën atje; ajo mund të ketë qenë një nga shënjestrat e tij.)

Breivik qëndroi i akullt teksa em-rat e 69 viktimave të sulmit në Utøya si edhe të 8 të tjerëve që u vranë më parë në Oslo u lexuan një nga një. Lista përmbante edhe emrat e shumë të tjerëve që u plagosën në kë-to sulme. Shumë prej hollësive ishin tronditëse. Pjesa më e madhe e të rinjve që vdiqën në sulmin e Utøya-s, sipas të dhënave, ishin qëlluar në kokë. Disa prej tyre, disa herë dhe nga afër.

Panoramimi i ngjarjes mori nja 90 minuta. Breivik mbeti i ftohtë gjatë së gjithës duke vështruar një pikë në tryezën para tij, teksa të af-ërmit e të vdekurve qanin në radhët e ulëseve para tij.

Ai e ruajti arrogancën edhe kur iu kërkua të shpallte nëse ishte i fajshëm apo jo. Tha se i pranonte aktet, por nuk do të vetëshpallej fajtor pasi kishte vepruar ‘për vetëmbrojtje’. Kjo, thanë buri-met legale në fillim të javës, do

të përbëjë platformën krye-sore të mbrojtjes së tij-teor-

ia e përkufizuar në mani-festin e tij të përçartur prej

1500 faqesh, ku ai e por-tretizonte veten si liderin e

një lëvizjeje të re për të shpëtuar Norvegjinë dhe pjesën tjetër të Eu-ropës nga pushtimi i islamit, mark-sizmit dhe multikulturalizmit.

Përkushtimi i vazhdueshëm i Breivik-ut ndaj iluzionit të tij të pag-jasë doli në pah teksa prokurori dha detajet rreth sfondit të veprimeve të tij para se të ndodhte sulmi. Ai buzëqeshi kur një foto e tij me uni-formë ushtarake u shfaq në ekranet e sallës së gjyqit.

Por qetësia iu thye kur u shfaq një film propagandistik 12-minutësh që ai pat postuar në internet mëngjesin e sulmeve. Klipi, një mish-mash imazhesh e tekstesh anti-muslimane e anti-marksiste, bëri që ai të derdhte lot. Një prej avokatëve mbrojtës më vonë ia bashkëngjiti lotët faktit se ai kish kuptuar se projekti i tij kish

dështuar dhe tani do të ishte në burg për një kohë të gjatë.

Se sa gjatë do të mbetet në burg; nëse do të jetë në një burg të zakon-shëm apo psikiatri, do të merret vesh dhjetë javë më vonë, kur pritet që të përfundojë gjyqi ndaj tij. Dy vlerësime të ndryshme psikiatrike u kryen para fillimit të gjyqit: i pari thoshte se ai ishte i çmendur, i dyti- se nuk ishte i tillë. Paneli prej gjashtë gjykatësish do të vendosë mbi këtë.

Ndërkohë, norvegjezët do të dëg-jojnë shumë deklarata dëshmi-tarësh që përmbajnë hollësi të tmerrshme nga tragjedia e korrikut të shkuar. Kjo ka rezultuar e papër-ballueshme për disa nga familjarët, të cilët e kanë lënë Norvegjinë përkohësisht. Të tjerë thonë se do të ndjekin aq seanca sa të jetë e mun-dur.

Shumë norvegjezë nuk do të kenë akses te të gjitha detajet ngjethëse. Media norvegjeze ka vendosur të mos botojë apo transmetojë dësh-mitë më të tmerrshme, në respekt të të afërmve të viktimave, si dhe për të mos i dhënë një platformë mesazhit të urrejtjes të Breivik-ut.

Një e përditshme Dagbladet, ka vendosur një buton në sajtin e saj, që të jep mundësinë të heqësh çdo përmbajtje të gjyqit nga ekrani. Dhe një grup i të afërmve ka ndërmarrë hapa që të mbrojë familjet nga gazetarët e huaj nga frika se ata mund të jenë më kërkues sesa ven-dasit. Disa njerëz në rrethinat e gjykatës mbanin shenja, ku lexohej: “Jo intervista, ju lutem”.

Page 24: Gazeta Mapo