gazeta mapo

24
DREJTOR ARTUR ZHEJI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E DIEL, 29 KORRIK 2012. NUMëR 640. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 30 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" FAQE 21 Hije skandali bastesh në Lojërat Olimpike 2012 KRONIKë 7 Nga Lazarati në Bllok, 1 kilogram hashash për 360 euro Droga e kapur dy ditë më parë në Vorë, synohej të shitej lokaleve të Bllokut dhe në ato të natës në kryeqytet STUDIMI UNIVERSITET FAQE 13 FAQE 12 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ashpërsuar masat administrative, ndërsa ka shtuar në listën e të ndësh- kuarve edhe efektivët që rezultojnë të kenë qenë në detyrë gjatë kohës që kalonin kosovarët me dokumente false Punonjësit e policisë që kanë shërbyer në Komisariatin e Rinasit gjatë kohës që dyshohet se kanë kaluar shtetas... FAQE 5 Trafiku i kosovarëve, rindëshkohen policët e Rinasit OLIMPIADA, KRYESON KINA, AUSTRALIA MOHON SKANDALIN E BASTEVE ECONOMICUS / 11 Vlerësimet e përditshme për eko- nominë dhe financat botërore kon- firmojnë qartë një asimetri të mad- he globale, por dhe një pyetje që de- ri para pak kohësh dukej absurde. Të mbërthyer në një ngërç ndërmjet pasigurisë financiare dhe perspe- ktivave ekonomike problematike, vendet e zhvilluara perëndimore po i tremben një dobësimi gjeopolitik dhe shkarjeje në pozicione të dorës së dytë, duke u dominuar nga pesimizmi. Ndërkohë, ashtu siç ev- identon Dominique Moisi në librin e tij “Gjeopolitika e emocioneve”, në shumë vende të Azisë, Amerikës Latine apo dhe Afrikës mbizotëron optimizmi dhe besimi për të ardh- men më të mirë... ADRIAN CIVICI A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza? NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Plazhistët KOMENT EDUARD ZALOSHNJA Mërgimtarët dhe (zh)bërja e Shqipërisë Sipas një njoftimi të parado- kohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi... Efekti Ringelmann dhe debati për gjuhën Debati nga pikëpamja teorike është procesi i rrahjes... KOMENT ENTELA BINJAKU Degët me konkurs, MASH përcakton pikët e testimit special Diabeti, shqiptarët te mjeku vetëm kur rëndohen Kreu i PDK, Nard Ndoka tha se nuk ka më pengesa për t’u takuar me demokratët dhe për të nënshkruar marrëveshje. “Nuk e shohim PS-në si një aleate dhe partnere të ardhshme”. Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike i përgjigjen ſtesës së Edi Ramës. Spahiu: Do nxjerrim në pension Berishën, do lëmë në opozitë Ramën. Oketa: Koalicioni ynë, vetëm me qytetarët KOALICIONET NDOKA IKëN TE BERISHA, OKETA E SPAHIU REFUZOJNë RAMëN Masakër për lekët e ashensorit, ekzekuton burrin dhe plagos gruan I dyshuari Oltion Toro, pas një debati të ashpër me administratorin e pallatit ka ekzekutuar këtë të fundit dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Gjendet arma e krimit. Autori në kërkim Vret burrin dhe plagos rëndë gruan pas një sherri për paratë e ashensorit. Ma- sakra e radhës ka ndodhur dje në lagjen “Apolonia” të Fierit, kur i dysh- uari 36-vjeçar Oltion Toro, pas një sher- ri të ashpër me fjalë me administrato- rin e pallatit për pagesën e mirëmba- jtjes së ashensorit, është kthyer në shtë- pi, ka marrë armën, ka trokitur në derën e Nasi Memës dhe sapo ajo është hapur, ka qëlluar me breshëri... FAQE 4 Policia dhe familjarët në vendin e ngjarjes AUDITORIUM Në UET / Autori i librit “Enver Hoxha-një biografi”, në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bën publike listën e ‘ekipit special’ që i hodhi një sy apo dha një dorë tekstit për diktatorin komunist. Blendi Fevziu: Konsulentët e mi për Enver Hoxhën, nga Kadareja tek Isuf Kalo Në betejën e tij politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Ra- ma ka humbur rrugës një prej ale- atëve të tij, Partinë Demokristiane. Paralajmërimet e PDK-së për një shkëputje nga koalicioni i majtë tash- më janë konkrete. Javës që vjen (ende pa datë të caktuar), kjo forcë politike pritet që të lidhë një marrëveshje bash- këqeverisje me Partinë Demokratike. Kjo është konfirmuar dje nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ndërkohë që ed- he burime nga PD-ja kanë pohuar se marrëveshja pritet që të bëhet publike së shpejti. Ndryshe nga herët e tjera, (kur Ndoka negocionte me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode), diskutimet kësaj here duket se kanë qenë më intensive... FAQE 2 -3 Poni: Im bir më ka zbutur egon dhe rebelizmin FAQE 16-17 FAQE 8-9 Këngëtarja tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit. Projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku

Upload: gazeta-mapo

Post on 21-Feb-2016

260 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

E përditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, Berisha, Rama, Shqipëria, Albania, gazeta, mapo, BE, kriza, vrasje, dhune, lajme, Tirana, shkodër, vlore, fier, durres, plazh, turizem, revista, reportazhe

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Drejtor Artur Zheji - KryereDaKtor Arion Sulo - E diEl, 29 korrik 2012. numër 640. Viti iii botimit. Çmimi 30 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiShtA"

Faqe

21

Hije skandali bastesh në Lojërat Olimpike 2012

KroniKë

7nga Lazarati në Bllok, 1 kilogram hashash për 360 euroDroga e kapur dy ditë më parë në Vorë, synohej të shitej lokaleve të Bllokut dhe në ato të natës në kryeqytet

studimi universitet

FAQe 13 FAQe 12

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ashpërsuar masat administrative, ndërsa ka shtuar në listën e të ndësh-kuarve edhe efektivët që rezultojnë të kenë qenë në

detyrë gjatë kohës që kalonin kosovarët me dokumente false

Punonjësit e policisë që kanë shërbyer në Komisariatin e Rinasit gjatë kohës që dyshohet se kanë kaluar shtetas... FAQe 5

trafiku i kosovarëve, rindëshkohen policët e rinasit

oLimpiaDa, Kryeson Kina, austraLia mohon sKanDaLin e Basteve

economicus / 11

Vlerësimet e përditshme për eko-nominë dhe financat botërore kon-firmojnë qartë një asimetri të mad-he globale, por dhe një pyetje që de-ri para pak kohësh dukej absurde. Të mbërthyer në një ngërç ndërmjet pasigurisë financiare dhe perspe-ktivave ekonomike problematike, vendet e zhvilluara perëndimore po i tremben një dobësimi gjeopolitik dhe shkarjeje në pozicione të dorës së dytë, duke u dominuar nga pesimizmi. Ndërkohë, ashtu siç ev-identon Dominique Moisi në librin e tij “Gjeopolitika e emocioneve”, në shumë vende të Azisë, Amerikës Latine apo dhe Afrikës mbizotëron optimizmi dhe besimi për të ardh-men më të mirë...

AdriAn CiViCi

A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza?

ngërÇ nga Bujar Kapexhiuop-eD / 10-11

plazhistët

KomenteduArd ZAloShnjA

mërgimtarët dhe (zh)bërja e shqipërisë

Sipas një njoftimi të parado-kohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi...

efekti ringelmann dhe debati për gjuhën

Debati nga pikëpamja teorike është procesi i rrahjes...

KomententelA binjAku

Degët me konkurs, MASH përcakton pikët e testimit special

Diabeti, shqiptarët te mjeku vetëm kur rëndohen

Kreu i PDK, Nard Ndoka tha se nuk ka më pengesa për t’u takuar me demokratët dhe për të nënshkruar marrëveshje. “Nuk e shohim PS-në si një aleate dhe partnere të ardhshme”. Aleanca Kuqezi dhe Fryma e Re Demokratike i përgjigjen ftesës së Edi Ramës. Spahiu: Do nxjerrim në pension Berishën, do lëmë në opozitë Ramën. oketa: Koalicioni ynë, vetëm me qytetarët

Koalicionet Ndoka ikëN tE BEriSha, okEta E SpahiurEfuzojNë ramëN

Masakër për lekët e ashensorit,ekzekuton burrin dhe plagos gruan I dyshuari Oltion Toro, pas një debati të ashpër me administratorin e pallatit ka ekzekutuar këtë të fundit dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Gjendet arma e krimit. Autori në kërkim

Vret burrin dhe plagos rëndë gruan pas një sherri për paratë e ashensorit. Ma-sakra e radhës ka ndodhur dje në lagjen “Apolonia” të Fierit, kur i dysh-uari 36-vjeçar Oltion Toro, pas një sher-ri të ashpër me fjalë me administrato-rin e pallatit për pagesën e mirëmba-jtjes së ashensorit, është kthyer në shtë-pi, ka marrë armën, ka trokitur në derën e Nasi Memës dhe sapo ajo është hapur, ka qëlluar me breshëri... FAQe 4

policia dhe familjarët në vendin e ngjarjes

AUDITORIUM Në UET / Autori i librit “Enver Hoxha-një biografi”, në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bën publike listën e ‘ekipit special’ që i hodhi një sy apo dha një dorë tekstit për diktatorin komunist.

Blendi Fevziu: Konsulentët e mi për enver hoxhën,

nga Kadareja tek isuf Kalo

Në betejën e tij politike për të fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Ra-ma ka humbur rrugës një prej ale-atëve të tij, Partinë Demokristiane. Paralajmërimet e PDK-së për një shkëputje nga koalicioni i majtë tash-më janë konkrete. Javës që vjen (ende pa datë të caktuar), kjo forcë politike pritet që të lidhë një marrëveshje bash-

këqeverisje me Partinë Demokratike. Kjo është konfirmuar dje nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ndërkohë që ed-he burime nga PD-ja kanë pohuar se marrëveshja pritet që të bëhet publike së shpejti. Ndryshe nga herët e tjera, (kur Ndoka negocionte me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode), diskutimet kësaj here duket se kanë qenë më intensive... FAQe 2 -3

poni: im bir më ka zbutur egon dhe rebelizmin

FAQe 16-17

FAQe 8-9

Këngëtarja tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit. Projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku

Page 2: Gazeta Mapo

politika Oketa për rolin e Topit: “Z.Topi është deklaruar se me mbarimin e mandatit presidencial, ai do të marrë kohën e duhur dhe do të këshillohet me miqtë e tij, qoftë në politikë edhe jashtë saj, për të marrë vendimin përkatës. do të dëshiroja t’ia lija vetë Topit të deklaronte vendimin e tij, që besoj se do të jetë një vendim që do të merret shpejt”

Në deklaratën zyrtare, FRD-ja sqaron se i vetmi bashkëpunim do të jetë me qytetarët, edhe pse në përmbajtje të saj nuk qartësohet nëse një qëndrim i tillë do të mbahet edhe pas zgjedhjeve

TIRANË Përmes një deklarate zyr-tare të përcjellë dje pasdite për me-diat, Fryma e Re Demokratike njoftoi se nuk do të lidhë koalicion as me PD-në dhe as me PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E, nxitur nga një ftesë e hapur që dy ditë më parë, kryetari i PS-së Edi Ra-ma adresoi ndaj kësaj force politike, zyrtarë të FRD-së janë shprehur kat-egorikisht kundër. Në deklaratën zyrtare, FRD-ja sqaron se i vetmi bashkëpunim do të jetë me qytetarët, edhe pse në përmbajtje të saj nuk qa-rtësohet nëse një qëndrim i tillë do të mbahet edhe pas zgjedhjeve. “Fry-ma e Re Demokratike deklaron se si një forcë e re politike do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në ske-nën politike shqiptare. Fryma e Re Demokratike deklaron se koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qe-në pjesë e denjë e bashkësisë së mad-he europiane. Në këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë ko-alicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Është e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, koalicion i cili arnoi Kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike”, - thuhet në deklaratën për shtyp të FRD-së .

Oketa Ndërkohë, kryetari i grupit

nismëtar të FRD-së, Gazmend Oke-ta është pyetur dje mbi rolin që do të ketë në këtë parti ish-Presidenti i Re-publikës, Bamir Topi. Duke lënë të hapur mundësinë e garimit të tij në kongresin e vjeshtës për kryetar të FRD-së, Oketa shtoi se vendimi për-fundimtar për këtë çështje i takon vetë Topit. “Z.Topi është deklaruar se me mbarimin e mandatit presi-dencial, ai do të marrë kohën e duhur dhe do të këshillohet me miqtë e tij, qoftë në politikë edhe jashtë saj, për të marrë vendimin përkatës. Do të dëshiroja t’ia lija vetë Topit të deklar-onte vendimin e tij, që besoj se do të jetë një vendim që do të merret shpe-jt”, - tha dje Oketa. Pak ditë më parë, në një intervistë televizive ishte Bamir Topi që konfirmoi se së shpe-jti (të paktën zyrtarisht dhe për me-diat) do të zhvillonte një takim me Gazmend Oketën mbi të ardhmen e tij në FRD. Edhe pse gjërat publiki-

sht duket se po ecin ngadalë, jo zyr-tarisht Topi ka zhvilluar një sërë ne-gociatash dhe bisedime me anëtarët e grupit nismëtar të FRD-së, krye-sisht me Gazmend Oketën dhe Alek-sandër Biberajn. Ky i fundit në një intervistë për një të përditshme është shprehur qartazi se Topi do të jetë në krye të FRD-së. Të njëjtin qëndrim por më kujdesshëm ka dhë-në edhe ish-ministri i Jashtëm, Besn-ik Mustafaj, i cili (në darkën që Topi shtroi pas mbarimit të mandatit) u shpreh se do të kishte dëshirë që ta shihte atë në krye të Frymës së Re Demokratike. “Unë jam si një mik i Bamir Topit, por edhe si një qytetar i Republikës së Shqipërisë, si një nga shumë qytetarët e tjerë të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, të cilët janë të bindur që presidenca e zotit Topi ishte shumë e suksesshme. Këtë emër të mirë me veprimtarinë e tij në

të ardhmen zoti Topi do e rrisë më tej, do e vërë në veprim të Shqipërisë. Nuk është një mister për asnjë se Bamir Topi është një ndër themel-uesit e FRD-së. Unë besoj se Topi do ta drejtojë këtë forcë politike. Megjithëse nuk jam zëdhënës i Topit dhe nuk mund të flas në emër të atij”, - tha Mustafaj pak ditë më parë.

N.Perndoj

Zyrtare, FRD: Nuk bëjmë koalicion me Ramën dhe Berishën

2 MAPO e diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

TIRANË miratimi i draftit për kufizimin e imunitetit në datën 6 gusht është kërkesa kryesore dhe e përditshme që me sa duket, partia demokratike do të mbajë deri sa partia Socialiste të vendosë zyrtarisht për votimin e saj. duke marrë shkas edhe nga një deklaratë e ramës për këtë çështje, selia blu përmes zëdhënëses, Silvi Bardhi, shprehet se kryetari i pS-së “po mbron imunitetin e miliarderëve të kryesisë së partisë”. “Zoti rama, i mbetur pa asnjë argument për refuzimin e heqjes së imunitetit, sajon mashtrime dhe trillime të reja. dje ai iu tha shqiptarëve se nuk voton imunitetin në datën 6 gusht, sepse këtë datë sipas tij e ka caktuar shumica dhe partia Socialiste nuk ka qenë dakord. ky është një trillim që u hodh poshtë nga vetë deputetët socialistë. data 6 gusht është një detyrim që stimulohet në nenin 77/a/b të rregullores së parlamentit për ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga Grupi

parlamentar i partisë Socialiste dhe miratuar në parlament në vitin 2008. Zoti rama dezinformon kur thotë se data 6 gusht është caktuar në kundërshtim me opozitën. partia demokratike informon shqiptarët se më datë 12 korrik është miratuar pa asnjë kundërshtim nga deputetët e partisë Socialiste që amendamentet kushtetuese për heqjen e imunitetit të votohen si ç’përcakton rregullorja, më

datë 6 gusht”, - tha dje Bardhi. pak kohë më parë, konferenca e kryetarëve vendosi që ndryshimet kushtetuese për imunitetin të votohen në seancë plenare më 6 gusht. Gjatë kësaj mbledhjeje u përcaktua gjithashtu mbledhja e këshillit legjislativ dhe komisionit të ligjeve, si dhe zhvillimi më pas i një seance dëgjimore me grupet e interesit, etapa tashmë të realizuara.

Bamir Topi dhe Gazmend Oketa

“FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Është e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike”

PD, Bardhi: Rama mashtron, të votojë imunitetet më 6 gusht

Sali Berisha dhe Nard Ndoka

Silvi Bardhi

Page 3: Gazeta Mapo

TIRANË dy ditë më parë, kryetari i pS-së, edi rama la të hapur mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me Frd-në dhe ak-në dy forca politike të spektrit të djathtë, por kritike ndaj mënyrës se si sot po qeveriset nga mazhoranca. por 24 orë më pas, përgjigjja e parë mohuese vjen nga kryetari i ak-së, kreshnik Spahiu, i cili pas një takimi të zhvilluar në korçë, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u shpreh se aleanca kuq e Zi po fiton një mbështetje të gjerë

popullore, gjë që sipas tij, po frigon dy partitë e mëdha. “…deklarata e edi ramës është bërë në kushtet e drithërimave që kanë kapur socialistët dhe demokratët nga mbështetja popullore që po fiton çdo ditë aleanca kuq e Zi. Ne refuzojmë çdo lloj koalicioni të mundshëm dhe nuk pranojmë në gjirin tonë as pd dhe as pS”, - tha dje Spahiu. kryetari i ak-së shtoi se në Shqipëri nuk ka vend për një model qeverisjeje si në Greqi: “rama dhe Berisha në panik kanë formalizuar

modelin politik grek si paSok dhe demokracia e re, duke i hapur dyert njëri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. aleanca kuq e Zi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme”. Spahiu deklaroi se lufta politike dhe gara elektorale në zgjedhjet e përgjith-shme politike të vitit 2013 do të sjellë fitoren e kuqezinjve, duke nxjerrë sipas tij, Berishën në pension dhe duke lënë në opozitë ramën për katër vite të tjera.

Spahiu: Jo koalicionit me PD e PS, do nxjerrim në pension Berishën

TIRANË ashtu siç ishte paralajmëruar, kryeministri Sali Berisha bashkë me bashkëshorten e tij, liri Berisha, morën pjesë në pritjen e organizuar nga mbretëresha elisabeth ii për personalitetet pjesëmarrëse në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike “londër 2012”. mbretëresha elisabeth ii, në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve theksoi se esenca e shpirtit të lojërave olimpike është të qenit dhe të vepruarit së bashku. Në pritjen që zgjati disa orë, kryeministri Berisha pati biseda dhe shkëmbeu mendime me shumë të pranishëm. kryeministri u takua me presidentin e italisë, Giorgio Napolitano, me të cilin u diskutua përzemërsisht mbi vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri, si dhe me presidentin e portugalisë, anibal Cavaco Silva, presidentin e Çekisë, Vaclav klaus, si dhe me presidentin e azerbajxhanit, ilham aliyev dhe atë të kazakistanit, Nursultan Nazerbajev. “Gjatë kësaj pritjeje, kryeministri Berisha dhe zonja liri Berisha, biseduan përzemërsisht me Zonjën e parë të

SHBa-së, michel obama, me kryeministrin e rusisë, dimitri medvedev, kryeministrin e Holandës, mark rutter, kryeministrin e Belgjikës, elio di rupo, atë të irlandës, enda kenny, kryeministrin e danimarkës, Thotning _ Schmidt, si dhe me kryeministrat e rumanisë, malit të Zi, të Bullgarisë, kancelarin e austrisë etj. Në këto biseda kryeministri Berisha i njohu ata me zhvillimet në Shqipëri dhe ecurinë e reformave në vend”, - thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.

Pritja në Angli, Berisha bisedime me liderë botërorë

Kryetari i PDK-së: “…Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS-në si një aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend”

TIRANË Në betejën e tij politike për të fitu-ar zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka humbur rrugës një prej aleatëve të tij, Partinë Demokristiane. Paralajmërimet e PDK-së për një shkëputje nga koalicio-ni i majtë tashmë janë konkrete. Javës që vjen (ende pa datë të caktuar), kjo forcë politike pritet që të lidhë një marrëveshje bashkëqeverisje me Partinë Demokra-tike. Kjo është konfirmuar dje nga krye-tari i PDK-së, Nard Ndoka, ndërkohë që edhe burime nga PD-ja kanë pohuar se marrëveshja pritet që të bëhet publike së shpejti. Ndryshe nga herët e tjera, (kur Ndoka negocionte me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode), diskutimet kësaj here duket se kanë qe-në më intensive, duke negociuar direkt me kryeministrin Sali Berisha. Me kërkesë të këtij të fundit, kryetari i PDK-së ka zhvilluar një takim larg vëmendjes së medias, duke pranuar në parim nënshkrimin e një marrëveshjeje që pritet të shtrihet në të gjithë vendin. Marrëveshja pritet të jetë nga nivel dre-jtorësh e deri në nivel qeverisjeje, megjithatë si nga PDK-ja, ashtu edhe nga PD-ja nuk është konkretizuar ende përmbajtja, edhe pse përflitet se mar-rëveshja do të jetë në varësi të votave që PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit. E njëjta fizionomi do të ndiqet edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, ku paraprakisht mësohet se në të njëjtën kohë Ndoka ka negociuar edhe për një marrëveshje paszgjedhore.

Ndoka “Ne jemi deklaruar qartë që, nëse PS-

ja mban një qëndrim të kundërt me

kërkesat e aleatëve të vet dhe partive të tjera opozitare, nuk do të jemi pjesë e ko-alicionit me PS-në. Ne kemi vendosur një gjë të tillë, nuk e shohim PS-në si një aleate, partnere e ardhshme. Nuk ka një fizionomi për ndërtimin e koalicioneve për zgjerimin e tyre, për të krijuar një frymë opozitare në vend, por disa kalku-lime nëpër zyrat e PS-së që e kanë nxjer-rë lidershipin jashtë realitetit politik, duke e bërë atë të largët për partitë ale-ate por dhe për qytetarët”, - tha dje kry-etari i PDK-së, Nard Ndoka. Ai sqaroi gjithashtu se marrëdhëniet e ndera me

PD-në, si dhe akuzat reciproke tashmë janë tejkaluar. “Me PD-në ka pasur ngrirje të marrëdhënieve politike që në kohën kur PDK-ja u nxor nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve dhe nuk shohim ndonjë pengesë në fund të fundit për t’u takuar dhe për të nënshk-ruar marrëveshje për një bashkëpunim në të ardhmen me këtë formacion poli-tik për të ndërtuar një aksion politik së bashku”, - shtoi ai. Qëndrimi i PDK-së duket se është i pritshëm deri diku edhe nga PS-ja, edhe pse dy ditë më parë në një intervistë televizive kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se ka ende vend për negociata dhe bisedime edhe me këtë forcë politike. “Unë e kam një bindje që të qenit në opozitë nuk është funksion i asnjë llogarie pragmatike, sepse nuk je-mi në një Shqipëri normale, nuk jemi në një vend normal. Unë dua të shpresoj se ka hapësirë për t’u kuptuar e për të vazh-duar koalicionin dhe me partinë e Nar-dit dhe jemi plotësisht të hapur që të dis-kutojmë me të siç kemi filluar të disku-tojmë me të gjitha forcat aleate”, - u shpreh dy ditë më parë Rama.

Nevila Perndoj

Ndoka: PD-PDK drejt firmosjes së marrëveshjes

3MAPOe diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

aleanca kuq e Zi ka si qëllim mbrojtjen e kushtetutës, dinjitetin njerëzor e kombëtar dhe harmoninë fetare dhe etnike. kjo parti ka hapur degët e saj në gjithë Shqipërinë, por edhe diasporë

Fryma e re demokratike u krijua në muajin shkurt; është parti politike e qendrës së djathtë, që synon të zgjidhë politika për të rinjtë dhe shtresën e mesme

“Me PD-në ka pasur ngrirje të marrëdhënieve politike që në kohën kur PDK-ja u nxor nga qeverisja në mënyrë të njëanshme. Sot janë tejkaluar ato raporte midis palëve…”

Në pritjen që zgjati disa orë, kryeministri Berisha pati biseda dhe shkëmbeu mendime me shumë të pranishëm

PD, Bardhi: Rama mashtron, të votojë imunitetet më 6 gusht

Nard Ndoka

21

Page 4: Gazeta Mapo

Edhe gjatë kësaj fundjave ka vijuar fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit shqiptaro-grek, nëpërmjet doganave kufitare të Qarkut të Gjiro-kastrës. Sipas burimeve zyrtare në Policinë Kufitare të këtij qarku, e sh-tuna ka qenë ndër ditët me fluks më të lartë të lëvizjes gjatë muajit kor-rik. Gjatë 24 orëve të fundit, nëpër-mjet doganave kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ kanë udhëtuar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë rreth 5 mijë persona, emigrantë dhe tur-istë, si dhe 1100 automjete. I konsid-erueshëm ka qenë edhe numri i këm-bësorëve dhe automjeteve që kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë fqin-je. Sipas shifrave të publikuara nga Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit në drejtim të Greqisë kanë ud-hëtuar 2500 persona dhe 700 autom-jete. Për të përballuar pa probleme fluksin e lëvizjes në kufi, pala shqip-tare në Kakavijë ka rritur numrin e

sporteleve në hyrje duke e çuar në 6 të tillë, ndërkohë që në dalje puno-het me tri sportele, ndërsa pala greke punon me 2 sportele në dalje dhe dy në hyrje. Gjatë muajit korrik, nëpërmjet doganave kufitare të Qa-rkut të Gjirokastrës kanë udhëtu-ar në drejtim të vendit tonë rreth 100 mijë persona.

b.sh

I dyshuari Oltion Toro, pas një debati të ashpër me fjalë me administratorin e pallatit ka ekzekutuar këtë të fundit dhe ka plagosur rëndë gruan e tij. Gjendet arma e krimit.

TIRANË- Vret burrin dhe plagos rëndë gruan pas një sherri për paratë e ashensorit. Masakra e rad-hës ka ndodhur dje në lagjen “Apo-lonia” të Fierit, kur i dyshuari 36-vjeçar Oltion Toro, pas një sher-ri të ashpër me fjalë me administra-torin e pallatit për pagesën e mirëm-bajtjes së ashensorit, është kthyer në shtëpi, ka marrë armën, ka trok-itur në derën e Nasi Memës dhe sa-po ajo është hapur, ka qëlluar me breshëri në drejtim të dy bash-këshortëve komshinj. Plumbat e ar-mës i kanë marrë jetën menjëherë Nasi Memës dhe kanë plagosur rëndë bashkëshorten e tij, Angjeli-nën.

NgjarjaSipas dëshmitarëve, viktima Na-

si Mema ishte zgjedhur nga banorët s i a d m i n i s t r a t o r i p a l l a t i t shumëkatësh që ndodhet në afërsi të kryqëzimit të rrugëve, afër ven-dit që në Fier e quajnë “Zogu i Zi”. Në të njëjtin pallat banonte edhe në-na e autorit të dyshuar. Kjo e fundit jetonte vetëm në hyrjen e blerë prej djalit të saj, emigrant prej vitesh në shtetin fqinj Greqi. Në këtë pallat familja me origjinë nga zona kufi mes Beratit dhe Fierit kishte mbër-ritur nga qyteti i Ballshit. Autori i dyshuar është rritur i vetëm nga në-na e tij. Prej disa kohësh nëna e au-torit të dyshuar kundërshtonte pag-esën e shërbimeve të pallatit, siç ishte ashensori dhe pastrimi i shkallës. Kjo është edhe arsyeja e

nisjes së grindjes që përfundoi me një viktimë dhe një të plagosur rëndë. I biri i saj 36 vjeç, Oltioni, i kthyer për pushime nga Greqia, vend ku jetonte prej kohësh, u bë

pjesë e debateve të lindura mes ad-ministratorit dhe nënës së tij. Mëso-het se pagesa për mirëmbajtjen e pallatit është shmangur nga nëna e autorit të dyshuar. Gjithashtu mësohet se Oltioni ka këmbëngu-lur gjatë bisedës me administrato-rin Mema se nuk e do e kryente pag-esën prej 1000 lekësh në muaj, pasi familja e nënës së tij ishte vetëm me një anëtar. Pas debatit me fjalë që ka degjeneruar në të shara mes vik-timës dhe autorit të dyshuar, 36-vjeçari është larguar në banesën e vet në katin e katërt të pallatit, aty ku në fakt banonte edhe viktima. Pak minuta më vonë ai u ka troki-tur në derë bashkëshortëve dhe ka qëlluar me breshëri automatiku derën kryesore të apartamentit të tyre. Pasi ka shkatërruar bravën e saj, është futur në shtëpi dhe në sal-

lon, ka ekzekutuar kryefamiljarin dhe më pas nuk ka kursyer as plum-bat për bashkëshorten e tij. Gjurmët e predhave janë fiksuar në muret e sallonit, portën kryesore të blindu-ar, si dhe në pjesët e kuzhinës. Pas masakrës autori është larguar me shpejtësi. Dëshmitarët e kanë parë atë të vraponte në krahun e djathtë të pallatit, ndërsa vetëm rreth 1 orë më pas arma e krimit u gjet 100 me-tra pas pallatit ku ndodhën vrasjet. Pas këqyrjes së vendngjarjes nga policia nisën dhe kërkimet për au-torin, i cili pas gjetjes së armës duket se ka ndjekur rrugën për nga Stacioni i Trenit, për të humbur në rrugicat e lagjes periferike të qytetit. Çifti Mema jetonte me dy fëmijët të moshës 28 dhe 22 vjeç, të cilët për fat të mirë, dje në drekë nuk ndod-heshin në shtëpi.

Masakër për ashensorin, vret burrin e plagos gruan

Gjirokastër

 Fluksi në rritje i grupeve turistike vendase dhe të huaja, të cilët vizitojnë Gjirokastrën muzeale në këto ditë pushimesh, po sjell probleme për qarkullimin e mjeteve në pjesën karakteristike të qytetit. Si shkak i numrit të madh të autobusëve dhe automjeteve të turistëve, rrugëve të ngushta dhe mungesës së vendparkimeve në këto ditë të nxehta vere, shoferët po përballen me kaos në qarkullimin në zonën muzeale. Sipas drejtorit rajonal të kulturës kombëtare në Gjirokastër, Spartak drasa, në shumë raste, për shkak të mungesës së vendparkimeve në zonën muzeale, grupet turistike janë të detyruara që t’i lënë autobusët dhe automjetet e tyre në segmentet rrugore që lidhin pjesën e poshtme dhe të sipërme

të qytetit, apo edhe në zonën e poshtme të Gjirokastrës. “Fluksi në rritje i grupeve turistike në qytet ka nxjerrë si domosdoshmëri krijimin e vendparkimeve dhe mjediseve të përshtatshme për parkimin e autobusëve dhe automjeteve të turistëve”, - thotë drejtori drasa. Në këtë ditë pushimesh është i konsiderueshëm numri i grupeve turistike që vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.

 B.Shehu

4 MAPO e diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

kronikë

Kakavijë, fluks i lartë i lëvizjes në kufi për pushimet verore 

Qarkullimi në kaos në zonën muzeale

24 orët e fundit, në doganave kufitare të Kakavijës dhe ‘Tri Urave’ kanë udhëtuar rreth 5 mijë persona

Nëna e Oltionit: Më gjeni djalin Nëna e autorit të dyshuar, liro Toro, në gjende të rënduar psikologjike pas ngjarjes ka kërkuar nga policia që t’i gjejnë djalin. “më gjeni djalin dhe ma ktheni, ju lutem”, - ka thënë midis të qarave gruaja. Fillimisht nga vendi i ngjarjes është transportuar për në spital e plagosura angjelina mema. kjo e fundit, pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet në repartin e reanimacionit në gjendje kritike për jetën, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë. Ndërsa trupi i pajetë i kryefamiljarit mema është dërguar në morgun e qytetit. policia fierake ka nisur aksionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Arma e krimit

Vendi ku u krye krimi

31 Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës në lagjen “apolonia” të qytetit Fier. Gjithçka është regjis-truar në orën 13:30. 2 i dyshuari për këtë

ngjarje, oltion ToroViktima: Nasi mema, rreth 57 vjeç. e plago-sur: angjelina mema, rreth 50 vjeçe

Page 5: Gazeta Mapo

02

kronikë Thuajse gjithë policët e ndëshkuar më parë, janë rindëshkuarduke u zgjatur periudhën e uljes në gradë nga gjashtë muaj në një vit

5MAPOe diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ashpërsuar masat administrative, ndërsa ka shtuar në listën e të ndëshkuarve edhe efektivët që rezultojnë të kenë qenë në detyrë gjatë kohës që kalonin kosovarët me dokumente false

Leonard BAKillARi

TIRANË Punonjësit e policisë që ka-në shërbyer në Komisariatin e Rina-sit gjatë kohës që dyshohet se kanë kaluar shtetas kosovarë me doku-mente të falsifikuara, janë ndësh-kuar sërish nga Drejtoria e Përgjith-shme e Policisë. Listës prej 13 oficerë policie të përjashtuar nga radhët e uniformave blu tashmë i janë shtu-ar edhe kolegë të tyre, të cilët kanë rezultuar me shërbim gjatë kohës kur dyshohet se është kryer trafik k l a n d e s t i n ë s h . P av a r ë s i s h t përgjegjësisë ose jo lidhur me këtë veprimtari të jashtëligjshme, Drej-toria e Standardeve ka ashpërsuar masat thuajse ndaj të gjithë punon-jësve të policisë të rolit të mesëm dhe bazë. Të vetmit që nuk janë rindësh-kuar janë ish-drejtuesit e komisari-atit të policisë, për të cilët Drejtoria e Përgjithshme është mjaftuar me masat e dhëna pak kohë më parë, si ulje në gradë apo transferim në rrethe të tjera. Sipas burimeve mëso-het se pak ditë më parë, policët e ndëshkuar në prill të këtij viti janë ripërballur me Komisionin e Ape-limit, ku janë njohur me masat e re-ja të marra ndaj tyre. Thuajse gjithë policët e ndëshkuar më parë, sipas burimeve janë rindëshkuar duke u zgjatur periudhën e uljes në gradë nga gjashtë muaj në një vit, madje duke i paralajmëruar se mund të ketë ndëshkime të tjera. Shkak për situatën e krijuar dhe ashpërsimin e masave administrative janë bërë ver-ifikimet që po kryen Shërbimi i Kon-trollit të Brendshëm dhe vetë Drej-toria e Përgjithshme e Policisë lid-hur me skandalin e shtetasve kos-ovarë të pajisur me dokumente të falsifikuara, të cilët kanë kaluar jashtë territorit të vendit nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Ndëshkimet e dyta, të cilat mund të pasohen edhe nga masa të tjera më të ashpra, i për-kasin periudhës shtator-dhjetor

2011, ku nga verifikimet rezulton se kanë kaluar disa shtetas kosovarë, të cilët janë kthyer nga autoritetet e huaja pasi rezultonin me leje qëndri-mi të falsifikuar. Nisur nga këto të

dhëna, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka kërkuar ndëshkimin e gjithë punonjësve të policisë që ka-në qenë në detyrë në ditët kur është evidentuar kalimi i paligjshëm i kos-

ovarëve. Edhe pse asnjë prej policëve të ulur në gradë nuk e ka pranuar këtë masë, eprorët janë justifikuar me faktin se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që kanë qenë në detyrë, pa-varësisht masës së përgjegjësisë së secilit. Ndërkohë, burimet thanë se verifikimet vazhdojnë, çka mund të sjellë evidentimin e rasteve të reja të trafikut, e për pasojë masa të tjera ndëshkimore ndaj punonjësve të policisë që kanë shërbyer në Komis-ariatin e Rinasit gjatë kësaj periud-

he. Mësohet se në listën e të ndësh-kuarve janë përfshirë edhe punon-jës të tjerë policie, të cilët nuk kishin marrë asnjë masë më parë, pasi kishin rezultuar “të pastër”. Skan-dali i Rinasit vuri në alarm edhe au-toritetet austriake, të cilat vunë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë lidhur me numrin e madh të shtetasve kosovarë që kishin arritur të shkonin në Austri me dokumente të falsifikuara. Pas verifikimeve re-zultoi se pjesa më e madhe e perso-nave të kthyer nuk ishin regjistruar si të tillë në Rinas, çka hodhi dys-hime për një superskandal. Të ndod-hura para këtij fakti, autoritetet e huaja filluan të kthejnë personat e kapur me dokumente të falsifikuara nëpërmjet portit të Durrësit, ku ata regjistroheshin. Numri i lartë i të kthyerve vuri në alarm autoritetet më të larta drejtuese të policisë, të cilat nisën një hetim të gjerë për këtë çështje. Sipas të dhënave paraprake rezulton se në harkun kohor të dy viteve, nëpërmjet aeroportit të Rina-sit dyshohet se kanë kaluar rreth 1 mijë e 500 shtetas kosovarë me do-kumente të falsifikuara.

Trafiku i kosovarëve me dokumente false, rindëshkohen policët e Rinasit

Fluksi i shtetasve kosovarë me dokumente të falsifikuara drejt Vjenës vuri në alarm autoritetet austriake, të cilat sinjalizuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për situatën e pazakontë

TIRANË Autoritetet austriake ishin të parat që dhanë alarmin për një trafik të mundshëm klandestinësh nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Fluksi i shtetasve kosovarë të kapur në Vjenë dhe qytetet e tjera të Austrisë vuri në alarm autoritetet e sigurisë, të cilat kanë

pasur disa komunikime me ambasadën austriake në Tiranë. Ky shqetësim i është përcjellë edhe me një letër zyrtare Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku ambasada austriake e vinte në dijeni për fluksin e lartë të personave të kapur me dokumente të falsifikuara. Bëhet fjalë për shtetas kosovarë të pajisur me leje qëndrimi austriake, të cilët kalonin nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre kapeshin dhe ktheheshin sërish në Shqipëri, për disa muaj fluksi i klandestinëve nuk ka ndaluar. Burime të besueshme thanë se për frenimin e emigrantëve të paligjshëm mësohet se është

angazhuar personalisht një prej zyrtarëve të ambasadës austriake në Tiranë, i cili u ka bërë me dije au-toriteteve shqiptare skemën e përdorur për trafikun e klandesti-nëve. Pas verifikimeve të kryera nga ana e tij, z. Burgaj ka depozituar një kallëzim penal në prokurori, ku jepte të dhëna për një skemë të mundshme të trafikut të qenieve njerëzore. Bashkë me informacionin që i vuri në dispozicion organit të akuzës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit depozitoi edhe një listë me 67 persona, të gjithë shtetas kosovarë të kapur me dokumente të falsifikuara nga autoritetet e hua-ja. Këta persona ishin kthyer në

Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit, ku pas marrjes në pyetje kanë deklaruar se jashtë kufijve të Shqipërisë kanë dalë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Pas mbledhjes së të dhënave, Burgaj e ka firmosur vetë kallëzimin penal, duke i kërkuar prokurorisë të hetonte gjithë dyshimet për një skemë të mirorganizuar të trafikut të klandestinëve. Paralelisht me këtë proces në hetime është përfshirë edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili pas informacione-ve të mbledhura ka paraqitur në prokurori një listë me 6 persona, të gjithë shtetas kosovarë, të cilët kishin mundur të largohen jashtë Shqipërisë nëpërmjet Rinasit.

Austriakët zbuluan skandalin e Rinasit, Burgaj denoncoi në prokurori

Thuajse gjithë policët e ndëshkuar për skandalin e rinasit kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës së Tiranës për të kundërshtuar këto vendime. pas vendimit të komisionit të apelimit, i cili konsi-derohet si struktura më e lartë e ankimit brenda radhëve të policisë, oficerët e ndëshkuar kanë padi-tur drejtorinë e përgjithshme të policisë, duke kërkuar nga gjykata shfuqizimin e vendimeve të këtyre strukturave për përjashtimin nga policia, apo uljen e tyre në gradë. punonjësit e policisë, për të cilët është vendosur përjashtimi nga policia, i kërkojnë Gjykatës së

Tiranës të anulojë këto vendime dhe t’i shpallë ato në kundërshtim me ligjin. paditësit i kërkojnë gjykatës të detyrojë policinë e Shtetit t’i kthejë ata në pozicionin e mëparshëm të punës, si dhe t’u paguajë pagën deri në rikthimin në detyrë. Ndërsa policët e ndëshkuar me ulje në gradë kërkojnë shfuqi-zimin e këtyre vendimeve dhe rik-thimin në gradën e mëparshme. me propozim të drejtorit të përgjith-shëm, drejtoria e Standardeve profesionale ndëshkoi 13 oficerë policie të komisariatit të rinasit, pesë prej të cilëve u përjashtuan nga radhët e uniformave blu.

Rinas, oficerët e ndëshkuar padi në gjykatë Edhe pse asnjë prej

policëve të ulur në gradë nuk e ka pranuar këtë masë, eprorët janë justifi-kuar me faktin se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që kanë qenë në detyrë

Hysni Burgaj

Pasagjerë në aeroportin e Rinasit

Page 6: Gazeta Mapo
Page 7: Gazeta Mapo

Shqiptarja vdes në aksident pas festimit të ditëlindjes së sajRAGUZA, SIçIlI - Një femër 30-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident automobilistik në Itali dje ndërsa udhëtonte me mjetin e saj, i cili pësoi defekt gjatë udhëtimit. Gazeta online Shqiptarja.com, raportoi dje se Çiljeta Laraku ishte banuese në Raguzë të Siçilisë, ndërsa mbylli me këtë fund tragjik festimin e përvjetorit të 30-të të ditëlindjes së saj. Ajo kthehej në banesë në kohën kur ndodhi aksidenti në autostradë. Bashkë me Larakun mësohet se ka qenë duke

udhëtuar edhe një shoqe e kësaj të fundit, edhe ajo gjithashtu 30-vjeçare. Kjo e fundit, sipas burimeve të policisë ndodhet në spitalin e zonës në gjendje të rëndë shëndetësore. Një defekt në automjetin e saj të markës “Lancia”, me të cilin po udhëtonte, i kushtoi jetën Larakut. Hetimet e para të autoriteteve flasin për një defekt në sistemin e frenimit, si pasojë e të cilit makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Xhulia 30-vjeçare, siç e thërrisnin miqtë dhe të njohurit e saj në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj. Pas aksidentit vajza është transportuar menjëherë në spitalin më të afërt për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore asaj. Vetëm pas 2 orësh ajo ndërroi jetë në spitalin e “Vittoria Veneto”, si pasojë e hemorragjisë së brendshme, ndërsa mjekët pavarësisht përpjekjeve të tyre nuk mundën ta shpëtonin.

Nga lazarati në Bllok, 1 kg hashash 360 euro Droga e kapur dy ditë më parë në Vorë, synohej të shitej lokaleve të Bllokut dhe në ato të natës në kryeqytet

Dashamir BiçAKu

TIRANË- Droga e kapur pasditen e së premtes nga antidroga e policisë së kryeqytetit synohej të shitej në zonat e Bllokut, kryesisht lokaleve të natës, nga grupe shpërndarësish. Malli vinte nga Lazarati dhe vlerësohej të ishte i një cilësie shumë të mirë, sipas specialistëve të policisë. Ajo duhej të blihej tek gjashtë personat e arrestuar nga antidroga e kryeqytetit në Vorë, gjatë një operacioni që finalizoi një hetim disamujor. Lënda narkotike, s i p a s b u r i m e ve t ë p o l i c i s ë s u p o z o h e j s e d o t ë s h i t e j përkundrejt një vlere prej 360 eu-rosh për kilogram, ndërsa në total vlera e mallit, sipas burimeve të hetimit, do të kapte shumën e 36 mijë eurove në momentin e shitjes së saj. Më pas ajo duhej t’iu jepej shpërndarësve më të vegjël me të paktën dyfishin e çmimit.

Kjo ishte së paku fabula e ndër-tuar nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe njerëzit që ishin marrë me zbardhjen e rrjetit të trafikantëve, të arrestuar mbrëm-jen e së premtes në aksin e autostradës Durrës- Tiranë, pranë Vorës. Këtyre të fundit iu kap dhe iu bllokua një sasi prej 100 kilogramësh marijuanë, e cila ishte fshehur në dyshemenë e një prej ve-turave të bllokuara nga policia gjatë operacionit të dy ditëve më parë. Policia tha në deklaratën e saj zyr-tare se kishte arrestuar Arjan Ko-lajn 36 vjeç, banues në Tiranë, Ed-uart Gjonajn, 26 vjeç, nënën e tij, Kristina Gjonajn, 52 vjeçe, të dy banues në Sarandë. Këta të dy, si-pas burimeve të policisë udhëtonin me një mjet veturë, në të cilën ishte fshehur malli, duke kryer edhe ro-

lin e transportuesve të lëndës nar-kotike.

Po ashtu u arrestuan Fatjon Dedaj 23 vjeç, kushëriri i tij, Gjok Dedaj 31 vjeç, si dhe Bardhok Ara-pi 39 vjeç, të tre banues në Rrëshen. Personi i parë i arrestuar si dhe tre personat e fundit, sipas hetueseve gjatë transportimit të lëndës nar-kotike kanë kryer eskortimin e ve-turës me të cilën udhëtonin Kristi-na e Eduart Gjonaj, nënë e bir. Kjo me qëllim që ata të kryenin kontrol-lin e rrugës nëse do të kishte efek-tivë policie gjatë rrugës, njerëz të dyshimtë apo edhe postblloqe pol-icie, të cilat mund të shkaktonin edhe kontrolle të rastësishme rutinë që mund të përfundonin me zbulimin e lëndës narkotike. Malli, sipas burimeve të policisë, ishte ni-sur nga Lazarati mëngjesin e së premtes, ndërsa që andej po sipas bluve mësohet se e kanë nxjerrë disa persona nga ky fshat.

Më pas “eskorta” me tri autom-

jete në mes të të cilave ndodhej malli, udhëtoi në drejtim të Delvi-nës, e më pas kaloi në Vlorë, Fier për të vijuar drejt Tiranës. Përgjatë gjithë kohës mjetet vëzhgoheshin nga agjentët e policisë mbi lëvizjet e tyre. Ndërkaq, herë pas here dy mjetet shoqëruese, një furgon dhe një veturë, këmbenin vendet gjatë rrugës me qëllim për të mos rënë në sytë e policisë. Mësohet se në mo-mentin kur grupi i mjeteve kaloi Maminasin dhe po i drejtohej Vorës, një patrullë policie i kërkoi mjetit të parë të ndalonte dhe po kështu u bë edhe me mjetin e dytë e të tretë. Në këtë moment asnjë prej tyre nuk i ndaloi postbllokut të policisë, ndërsa efektivët nisën ndjekjen e tyre. Sipas efektivëve të Antidrogës, mjetet jo vetëm që nuk ndaluan, por rritën edhe shpejtësi-në e tyre, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë që ndod-heshin në postbllok.

Në afërsi të hyrjes së Vorës poli-

cia simuloi rëndimin e trafikut me qëllim bllokimin e rrugës për trans-portuesit. Kur rruga thuajse u bë e pakalueshme, personat zbritën dhe tentuan të largoheshin.

Në këtë kohë, efektivët e Njësisë operacionale dhe vëzhgimit, si dhe oficerët e Antidrogës, bllokuan mjetet me të cilat udhëtonin per-sonat, ndërsa një grup efektivësh bllokuan të dyshuarit që tentuan të arratiseshin duke u larguar në zo-nën përreth, por nuk mundën të ar-rinin shumë larg, pasi u bllokuan nga uniformat blu. Ndaj tyre poli-cia tha se kishte marrë masën e ar-restit në flagrancë me “akuzën e prodhimit”, “shitjes dhe tranzitim-it të lëndës narkotike në bashkë-punim”. Po sipas policisë, droga ishte gjetur në një dysheme me sh-tresë të dyfishtë në mjetin me të cilin udhëtonin Kristina dhe Edu-art Gjonaj, nënë e bir.

SHKODËR policia e Shkodrës ka arrestuar babë e bir pasi në banesën e tyre janë gjetur armë e municione luftarake, lëndë plasëse eksplozive dhe bimë narkotike. Sipas policisë, në orën 23:00 të së premtes, nga një operacion i strukturave të hetimit të krimeve të rënda në drejtorinë e policisë Qarku Shkodër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve dede kolë lufaj 18 vjeç, kolë lulash lufaj 51 vjeç, të dy këta persona banues në fshatin Vuksanaj të komunës së Shalës në Shkodër. Gjatë

kontrollit të kryer në banesën e kol lufajt në lagjen ‘Bop’ të fshatit Vuksanaj u gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike e tharë në formë boçe, fara bimësh narkotike, 1 armë zjarri pushkë ‘mod.56’, 1 armë zjarri, pushkë ‘mod. 63’, 325 copë fishekë, dy krehra, një granatë dore (difensive). po ashtu policia tha se gjatë kontrollit të kryer kishte gjetur e bllokuar edhe elementët për përgatitjen e lëndëve plasëse, si një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të zezë, me gjatësi 1 metër, një fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të bardhë, me

gjatësi 3 metra, tre copë kallëpe të dyshuar si lënde plasëse e llojit ‘amatoll’, me peshë 600 gramë secila etj. policia deklaroi se pas ndalimit të dy personave i referoi materialet në prokurorinë e Shkodrës, ku po vazhdojnë hetimet për të zbuluar aktivitetin kriminal të dy personave të arrestuar, si dhe përfshirjen e mundshme të tyre në ngjarje të vjetra kriminale që rezultojnë ende të pazbuluara nga organet e hetimit.

Djana Kola

iu kapen armë, municione e drogë, arrestohen babë e bir7MAPOe diel, 29 korrik 2011

www.mapo.al

kronikë

Xhulia 30-vjeçare, siç e thërrisnin miqtë dhe të njohurit e saj në Itali, jetonte prej disa kohësh në Raguza të Siçilisë së bashku me familjen e saj

Të arrestuar • Arjan Nikollë Kolaj 36 vjeç, banues në Tiranë • Eduart Fran Gjonaj 26 vjeç, banues në fshatin Shendëlli Sarandë • Kristina Pashk Gjonaj 52 vjeçe, banuese në Sarandë• Fatjon Fran Dedaj 23 vjeç, banues në rrëshen• Bardhok Gjergji Arapi 39 vjeç, banues në rrëshen • Gjok Kolë Dedaj 31 vjeç, banues në rrëshen

Sekuestruar • 100 kg bimë e dyshuar narkotike, e llojit kanabis-sativa• 5 telefona të telefonisë së lëvizshme së bashku me kartat sim.• 3 automjete me të cilat udhëtonin të arrestuarit dhe transportohej malli

Policia: Hetim pronave të të arrestuarve me “Anti-mafian” pas arrestimit të personave të dyshuar me akuzën e “prodhimit, mbajtjes e transportimit të lëndës narkotike”, policia tha se ka nisur ndaj tyre edhe hetimin pasuror për të zbuluar nëse personat e mësipërm kishin mundur të përfitonin pasuri apo asete nga veprimtaria e tyre kriminale. “Nga strukturat e policisë së kryeqytetit vazhdon hetimi ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë veprim-tari kriminale, si dhe hetimi pasuror i aseteve kriminale të përfituara, bazuar në ligjin “anti-mafia”, - tha policia në deklaratën e saj në lidhje me bllokimin e sasisë prej 100 kilogramësh marijuanë, si dhe ar-restimin e gjashtë personave.

Aksidenti në të cilin humbi jetën çiljeta laraku

Page 8: Gazeta Mapo

MAPO8 E DiEl, 29 korrik 2012www.mapo.al

intervista Autori i librit “Enver Hoxha-një biografi”, në një bisedë me studentët e Universitetit Europian të Tiranës bën publike listën e ‘ekipit special’ që i hodhi një sy apo dha një dorë tekstit për diktatorin komunist

blendi fevziu

Pyetja ime është pak e përgjith-shme: Doja të dija përse ky libër tani? Konkretisht, përse ky person-azh? Çfarë mendoni se keni sjellë të re dhe si kontribuon ky libër për ata breza që kanë vuajtur në atë regjim dhe për ato breza që praktikisht nuk i njihni?

-Evi Aliu, studente-Shkencat poli-tike.

E para, unë nuk jam nisur të shkruaj biografinë e Enver Hoxhës. Po të kisha menduar për të shkruar biografinë e njërit për njerëzve të historisë së rëndë-sishme 100-vjeçare të shtetit shqiptar, nuk do ta kisha bërë, nuk do kisha gux-uar të nisja. Nuk do kisha guxuar sepse do më dukej diçka e pamundur në qëm-timin e të gjithë atyre materialeve, arki-vave, këndvështrimeve, vështrimeve. Aq më tepër për një personazh si Enver Hoxha, thuajse janë shterur të gjitha ato që mund të thuheshin apo dokumentet që mund të publikoheshin. E kam thënë dhe një herë tjetër, ka qenë krejtësisht e rastësishme nisja: para dy vjetësh në Arkivin Qendror të Shtetit, gazetarja De-sada Metaj, që punonte si kryeredaktore e emisionit ‘Opinion’, gjeti disa materia-le filmike, të cilat ne nuk mund t’i kthen-im. Bëhej fjalë për filma 8 milimetërsh, të cilat janë përdorur në disa kamera gjermano-lindore dhe sovjetike të viteve ‘50 –‘60 dhe Arkivi nuk i transkriptonte dot, apo nuk i kthente dot në imazhin e sotëm; nuk e dinim se çfarë kishte bren-da. Me shumë mundim arritëm që një pjesë të tyre t’i kthenim në sistemin e sotëm, dhe pamë që ishin filmime private të Enver Hoxhës. Ishte një imazh i Enver Hoxhës, i pashfaqur. Ishin filmime pri-vate, filmime në plazh, filmime në familje, filmime në atë konsideroheshin kupola e regjimit komunist, raportet mes tyre, miqësitë. Dhe ideja e parë ishte se, meqenëse këto filmime ishin shumë in-teresante, ishin momentet e fundit të En-ver Hoxhës, vdekja e Enver Hoxhës, dhe fillonin nga viti ‘62 deri në ’85-ën, d.m.th, mbulonin 23 vjet të jetës së Enver Hox-hës, menduam që të ndërtonim jo një dossier, por një dokumentar, meqenëse kemi patur sukses me 2 dokumentarë të dy viteve të fundit. Mirëpo ideja e parë ishte që nuk mund të ndërtosh një doku-mentar rozë. Nuk mund të ndërtosh një dokumentar vetëm me Enver Hoxhën në plazh, apo vetëm me Enver Hoxhën duke puthur nipërit dhe mbesat. Dhe në këtë këndvështrim, problem i vështirë ishte që të gjenim këndvështrimin për të ndër-tuar dokumentarin. Në kërkim të saj, sërish iu drejtuam Arkivit Qendror të shtetit për të gjetur materiale intere-sante. Me kalimin e viteve unë kam pa-tur shumë materiale historike, i kam pas mbledhur, shumë gjëra historike që botohen në shtypin e përditshëm i kam pasur të skeduara. Në qoftë se do vini në zyrën time, do shihni se ka një seri dosjesh, të cilat thonë ‘dosja Enver Hox-ha’, ‘dosja Mehmet Shehu, ‘dosja e Pa-varësisë së Shqipërisë’, ‘dosja e vitit ‘90’, ‘dosja e vitit ‘97, në të cilat unë kam përf-

shirë materiale, dokumente, rrëfime gazetash, të gjitha të skeduara. Pashë dosjen e Enver Hoxhës, ishte interesante, por e njohur. Në Arkivin e Shtetit duke kërkuar, por edhe me insistimin tonë, ramë në gjurmën e disa materialeve të njohura për ta, por të panjohura për ne, që nuk ishin publikuar, dhe të disa ma-terialeve të panjohura, të cilat ndod-heshin në Arkivin e shtetit prej disa vitesh, që ishte arkivi personal i Enver Hoxhës. Ky arkiv, i cili ka qenë pjesë e arkivit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë që në vitin 1991, ishte marrë dhe ishte transferuar në Arkivin Qendror të shtetit, në disa kuti kartoni në rrëmujë e sipër. Ishte një arkiv i lejueshëm për t’u parë vetëm nga Nexhmije Hoxha, dhe mund të hyje për t’u konsultuar me lejen e saj. Kur ramë në brendësi të këtyre dokumenteve, ideja e parë ishte ndërtimi i dokumen-tarit dhe gjetëm këndvështrimin e rrugës së pushtetit, pra rruga sesi En-ver Hoxha ndërtoi pushtetin e tij, dhe si i imponoi historisë versionin e tij, versionin personal. Kur mbarova tek-stin e dokumentarit këtë verë- teksti është shumë i gjatë - një prej ekspertëve që merret me filma më tha që kjo zgjat rreth 6 orë e gjysmë film; 6 orë e gjysmë nuk mund të ketë një dokumentar. Atëherë, ideja e dytë ishte ta shkurto-ja. Por më vinte shumë keq, sepse dhe aq kisha përdorur materiale në mënyrë shumë të ngushtë. Atëherë, duke e parë që dokumentari apo skenari shkonte rreth 110 faqe libri, vendosa që t’i shto-ja dhe 40 faqe të tjera, për të bërë një libër të hollë, të lexueshëm, për Enver Hoxhën. Duke kërkuar dokumentet më pas, ai shkoi shumë i gjatë. Ia shpërndava disa prej njerëzve që unë i konsideroj të rëndësishëm të letrave në vend, për të marrë opinionin e tyre. Ia çova disa prej njerëzve më të afërt të Enver Hoxhës, që prej vitesh me radhë, më shumë se 25 vjet kanë jetuar ditë-përditë me të dhe mora edhe opinionet e tyre, kryesisht saktësime të opinione-ve. Midis tyre ishte Ismail Kadare, i cili më ka bërë vërejtje të rëndësishme, Aurel Plasari, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, që kë bërë vërejtje thelbë-sore. Plasari edhe e ka redaktuar. E pa-në edhe drejtoresha e Arkivit të Shtetit, drejtori i Arkivit të Ministrisë së Pu-n ë ve t ë B r e n d s h m e, d i s a p r e j gazetarëve më të njohur në vend, duke e nisur me miq si Ben Blush, Andi Bushati, Baton Haxhiu, dhe njerëz të rëndësishëm si Isuf Kalo, doktori që i ka qëndruar Enver Hoxhës për 23 vjet pranë; Spiro Dede, i cili për një periud-hë të gjatë po ashtu ka punuar me ve-prat e Enver Hoxhës, dy prej njerëzve të cilët kanë mbuluar sigurinë e Enver Hoxhës. Në proces kam saktësuar rreth 82 gjëra, të cilat nuk ishin të sakta nga memuaristika, aq sa vendosa që kujtimet e njerëzve t’i reduktoja në maksimum dhe të përdorja vetëm doku-mentacionin. Kur mbaroi, mendova se do dilte 200 e ca, por doli 400 faqe. Kësh-

Dilemat e komunikimit të të rinjve me historinëFjala e botuesit

auditori i Universitetit Europian të tiranës është në një moment shumë të veçantë, mund të flasim për një të veçantë në fuqi të dytë. Është një auditorium me një gazetar të njohur, që qël-lon të jetë dhe një autor i një libri tashmë shumë të njohur dhe shumë të debatuar në skenën mediatike dhe në mjedisin publik. Qëllon gjithashtu që ky botim të jetë bashkëpunimi i tretë i Blendi Fevziut me UEt. mirëpo një gjë shpeshherë na preokupon. Si komunikojnë auditoret tona, si komunikojnë studentët dhe pedagogët tanë, por veçanërisht studentët, me

atë që ndodh jashtë, me atë që ndodh në debatin publik, me atë që ndodh për çështje të ndryshme që lidhen në këtë rast me historinë apo me aspekte të tjera të jetës së vendit. prandaj duhet falende-ruar Blendi për pranimin e kësaj ideje për këtë auditorium, pikër-isht këtu në UEt, pikërisht për librin e tij të fundit, dhe pikërisht me atë preokupim që lidhet me mënyrën se si

ky brez, që ka lindur pas viteve ‘90 ose në kapërcim të viteve ’90, dhe që mbush sot auditoret tona, e percepton historinë, të

shkuarën, trajtimin e historisë në Shqipëri. Dhe rasti më i mirë është diskutimi apo debati mbi një libër për një figurë të zezë të historisë së Shqipërisë, por që e ka bërë historinë e Shqipërisë, dhe rreth një biografie që unë do ta quaja të shkëlqyer mbi Enver Hoxhën.

Konsulentët e mi për ‘Enver Hoxhën’, nga Kadareja te Isuf Kalo

tu që doli një libër; në fakt nëse do të ki-sha nisur që ta shkruaja këtë libër, ju sig-uroj që nuk do ta kisha bërë dot kurrë. Nuk do ta kisha nisur.

Mos ndoshta keni dashur të bëni një kriminografi të diktatorit Hoxha, apo një biografi të tij, sepse mesa lexova librin, lihen të papërmendura mjaft linja të tjera si politikat e Hox-hës për arsimin, kulturën dhe, a jeni i bindur që keni shmangur bindjet tu-aja në këtë libër?

- Ina Xhepa, Fakulteti i Drejtësisë.Absolutisht. Kjo është gjëja më e

saktë. Unë nuk kam bërë një biografi shumëplanëshe, pasi. nuk jam studiues. E dyta, unë e kam diskutuar gjithmonë këtë, nëse do të kishim qenë pak më se-riozë në këndvështrimin e gjërave, nëse sot do kishim minimalisht 50 libra për Enver Hoxhën, që do të thotë ‘Enver Hoxha dhe politika e tij e jashtme’, ‘En-ver Hoxha dhe politikat e tij eko-nomike’, mund të kishim libra më vete, po them ‘roli i Shqipërisë për daljen nga Traktati i Varshavës’, mund të kishim parë vitet e para, mund të kishim parë raportet midis Enver Hox-hës dhe jugosllavëve, Enver Hoxhës

ramë në gjurmën e disa

materialeve të njohura për ta, por të pan-johura për ne,

që nuk ishin publikuar, dhe

të disa mate-rialeve të pan-johura, të cilat

ndodheshin në arkivin e shtetit prej disa vitesh,

që ishte arkivi personal i

Enver Hoxhës

Gazetari Blendi Fevziu me botuesin Henri Çili gjatë Auditoriumit me studentët e UET

Page 9: Gazeta Mapo

MAPO 9E DiEl, 29 korrik 2012www.mapo.al

Njerëz të rëndësishëm si Isuf Kalo, doktori që i qëndroi Hoxhës për 23 vjet pranë

Midis tyre ishte Ismail Kadare, i cili më ka bërë vërejtje të rëndësishme

dhe sovjetikëve, Enver Hoxhës dhe ki-nezëve (flas Shqipërisë së asaj kohe), të gjitha këto mund të ishin libra të veçantë dhe shumë interesantë. Prak-tikisht në kushtet që jemi sot, unë nuk di të kemi një libër të tillë, mund të ke-mi studime interesante, kryesisht botime dokumentesh, por nuk kemi pasur një libër të saktë. Unë nuk mund ta bëja këtë libër që thoni ju. Duhet të isha gjeni, duhet të isha tej aftësive të mia, të cilat shkojnë deri këtu. Unë kam ndjekur një linjë të cilën e kam mendu-ar gjatë; mund të ndiq ja linjën e poli-tikës së jashtme, që mendoj se e njihja mirë, nuk njoh lidhjet ekonomike të Enver Hoxhës, mund të ndiqja rapor-tet me jugosllavët, sovjetikët, por këto do të kërkonin konsultime edhe me do-kumentet e vendeve me të cilat ai kishte raporte si të Moskës, të Pekinit, të Beo-gradit, dhe kjo ishte shumë e vështirë. Unë ndoqa një linjë, nuk ndoqa një lin-jë si eliminimi i kundërshtarëve poli-tikë, ose atyre që ai i konsideronte kla-sa të përmbysura, kam ndjekur vetëm një linjë, pavarësisht se ka elemente të ndryshme aty-këtu. Linja ka qenë ndërtimi i pushtetit të Enver Hoxhës, marrja, konsolidimi dhe dominimi i plotë i pushteteve të Enver Hoxhës brenda Partisë Komuniste, pastaj Par-tisë së Punës së Shqipërisë, si dhe ra-porti brenda kësaj partie. Pra ka qenë një këndvështrim gjithmonë në versio-nin e raportit, sepse ky ka qenë kënd-vështrimi i ballafaqimit të versionit zyrtar ‘Enver Hoxha ndaj historisë së tij personale’. Ne sot, që të jemi të qa-rtë, nuk kemi asnjë biografi zyrtare të

Enver Hoxhës. U tha që do shkruhej një histori, një grup u nis për në Paris për të kërkuar në të gjitha vendet e mundshme, Paris, Montpelje, aty ku Enver Hoxha kishte jetuar; unë kam edhe filmimet e këtij grupi dhe doku-mentet që ato kanë sjellë, por në vitin ’87, kur mendoj se kjo biografi do të dilte, ajo nuk u botua. Kemi pasur një libër të Ramiz Alisë për Enver Hoxhën, kemi pasur një libër të personaliteteve të kulturës, shkencës, politikës, artit që janë përmbledhur si kujtimet e tyre me Enver Hoxhën, por nuk kemi pasur biografi zyrtare. P.sh. në qoftë se mar-rim Stalinin, ka pasur disa biografi zyr-tare të tij. Ka pasur një biografi zyrtare, unë e kam botim të Prishtinës, të Titos, pra e shkruar nga biografët e tij zyr-tarë. Kurse Enver Hoxha nuk pati një biografi të tillë. A është një lloj krimi-nologjie e Enver Hoxhës? Nuk mbaj unë përgjegjësi për njerëzit që Enver Hoxha ka vrarë. Enver Hoxha ka qenë padyshim njeriu më i zoti i atij grupi-mi; e kam thënë gjithmonë, nuk duhet të biem në kurthin e memuaristikës, ku thonë se Enver Hoxha ishte gjakësor apo kriminel, Enver Hoxha jetonte me një grup, i cili mendonte dhe mund të ishte dhe më kriminal nga Hoxha vetë: Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, ishin njerëz më të predispozuar për të bërë krime se-sa Enver Hoxha. Enver Hoxha ishte njer-iu më i aftë i gjithë kësaj kaste. E dyta, nuk është një çështje që vjen më vonë, është një çështje që nis në momentin që ata kanë qenë të gjithë të barabartë, që do të thotë: në qoftë se eliminimet e tyre politike kanë ndodhur pasi ata kanë

marrë pushtetin, ata kanë eliminuar për t’i dhënë një version historisë së tyre. En-ver Hoxha i ka nisur eliminimet që kur ishte ende legal, edhe kur s’kishte asgjë: p.sh. unë kam 3 dokumente te shkruara me dorën e tij, kur ai kërkon ekzekutime, vrasje, eliminime. Unë kam këtu doku-mentin e parë, është i datës 21 shtator 1944, është urdhër dite me shkrimin e tij të dorës, ku thuhet ‘Zai Fundon ta tort-uroni deri në vdekje dhe pastaj ta push-katoni, t’i kërkohet të japë shpjegim për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë? Kush e ka dërguar dhe me ç’direktiva? Cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të an-glezëve? Të japë shpjegime për aktivite-tin e tij të mëparshëm dhe për tradhtinë e tij. Deponimet e Zait na i dërgoni këndej me një njeri të sigurt, Zain e vrisni an-dej”. Pra ky është këndvështrimi që kam ndjekur unë, pra mënyra sesi ai e ndër-toi pushtetin brenda Partisë Komuniste. Mund të dilte një biografi shumë e dhimbshme, do ishte shumë e bukur, ra-porti i Enver Hoxhës me kundërshtarët e tij, ku futen eliminimet e njerëzve, filo-zofia e ndëshkimit, filozofia e trashëgi-misë e të tjera

…Nuk ju përgjigjët pjesës së bind-jeve politike dhe pse e keni quajtur biografi?

Kjo është një biografi, sepse flet për të gjithë jetën e Enver Hoxhës, e trajton që në momentin e tij të lindjes, dhe që në regjistrimin e tij si fëmijë i porsalindur dhe shkon deri në momentin e tij të vdekjes, e ndërpritet aty. Pra është një bi-ografi e parë në këtë këndvështrim. Nga ana tjetër, për bindjet të siguroj se rapor-

ti im me Enver Hoxhën, unë jam rritur me disa prej stërgjyshërve të mi, motrave të tyre, të cilat e urrenin Enver Hoxhën. E urrenin dhe ishin të bindura që ishte një person i keq, e kishin njohur që para mbretërisë, vitet e fundit të pushtimit italian, tregonin shumë histori për të. Pra ato jetonin në ato kohë triumfin e tij, dhe nuk mund të vërtetonin ose nuk mund të tregonin që idetë e tyre ishin të vërteta ose bindëse. Dhe raporti im me Enver Hoxhën, mendoj se unë e kam kryer ra-portin tim personal me të në shkurt të vitit 1991, kur kam qenë pjesëtar i atyre studentëve që morën pjesë në heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universiteti, rrëzimin e bustit. Por kam ndjerë një lloj keqardhjeje për tendencën, e memuaris-tikës, kryesisht për ta përbaltur atë, për ta treguar, jo me keqardhje për Enver Hoxhën, por me keqardhje në fakt se po i shërbenim figurës së tij duke dashur për ta ulur nga çdo piedestal. Është një njeri që ka dominuar gjysmën e historisë së shtetit shqiptar 41 vjet, ose 46 bashkë me regjimin komunist, sepse Ramiz Alia ishte një refleks, një vijueshmëri e Enver Hoxhës, nga 100 vjet që ka mbushur shtetit shqiptar. Kështu që nuk kam pa-sur ndonjë raport. Kur e kam shkruar librin e kam shkruar tërësish pa ko-mente, jam tërhequr prej komenteve. Kam komentuar vetëm në dy-tre para-grafët e fundit për të dhënë një qëndrim, sepse mund të kishte njerëz që do të thoshin ‘ti s’ke dhënë asnjë qëndrim tën-din’. Ideja ime ka qenë verifikimi i plotë, citimi i veprës së Enver Hoxhës dhe bal-lafaqimi me dokumentet për të njëjtat çështje.

“U tha që do shkruhej një histori, një grup u nis për në Paris për të kërkuar në të gjitha vendet e mund-shme, Paris, Montpelje, aty ku Enver Hoxha kishte jetuar; unë kam edhe filmimet e këtij grupi dhe dokumentet që ato kanë sjellë, por në vitin ’87, kur mendoj se kjo biografi do të dilte, ajo nuk u botua...”

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO10 E diEl, 29 korrik 2012www.mapo.al

OpEdreklamat janë arti i shpellave të shekullit XX.

Marshall McLuhan

patriotizmi është shpesh arbitrariteti i pasurisë së patundshme mbi parimet.

George Jean Nathan

republika e vërtetë: burrat, të drejtat e tyre dhe asgjë më shumë; gratë, të drejtat e tyre dhe asgjë më pak.

Franklin P. Adams

01

02

03Opinione dhe Editoriale

Plazhistët

Nga Bujar KaPexhiu

Efekti Ringelmann dhe debati për gjuhën Debati nga pikëpamja teorike

është procesi i rrahjes së mendimeve ndërmjet dy a

më shumë vetave rreth një çështjeje të caktuar, politike, shoqërore, eko-nomike etj. Debati si diskutim i gjerë dhe i hapur për një çështje me rëndë-si, siç është gjuha shqipe, mund të jetë i lirë, i gjallë apo i ashpër, shkencor apo shoqëror, dhe të shumtë mund të jenë ata që hyjnë në të apo që e mbyl-lin atë. Gjuha shqipe ka rregullat e saj, të cilat duhen kuptuar si ligje me hartimin e të cilave merren vetëm specialistët dhe pjesa tjetër e shoqërisë ka për detyrë t’i zbatojë. Orientimi i duhur për gjuhën shqipe i nevojitet kaq shumë shoqërisë sonë veçanërisht në këtë kaos që po jeton. Larmia e qëndrimeve dhe pozicioni-mi i pjesëmarrësve, diskutimi mbi përdorimin e zanores ë, entuziazmi për gegërishten apo dyshimet për in-strumentalizimin e saj, përdorimi i paskajores gege, e ardhmja e standar-dit, pa harruar sigurisht edhe kriji-min e komisionit ndërakademik për gjuhën shqipe e shndërron këtë dis-kutim në një privilegj të vërtetë kur mendojmë se problemet me gjuhën shqipe janë shumë më të thella.

Çdo diskutim që çelet ndaj gjuhës bën të aktivizohen profesionistët, diletantët dhe të gjithë të shqetësuarit për të. Në fushën e studimeve shoqërore është shumë i njohur i ashtuquajturi efekti Ringelmann ose efekti i kohës së humbur. Sipas këtij efekti, kur grupit i ngarkohet një detyrë, përpjekja individuale që bën secili për zgjidhjen e saj ndodh të jetë në përpjesëtim të zhdrejtë me num-rin e pjesëmarrësve.

Efekti Ringelmann nuk do ta linte mënjanë edhe këtë debat, si dhe shumë të tjerë që hyjnë e dalin në “skenën” e shoqërisë sonë duke men-duar pjesëmarrësit në të, të cilët nuk gjenden për herë të parë kaq aktivë dhe nëse do të kishin sjellë një produkt, ndoshta situata e gjuhës so-në nuk do të ishte kjo.

Ky efekt duket edhe në debatet televizive që vendosin përballë njëra-tjetrës palën e profesorëve të nderuar dhe kaq të devotshëm ndaj punës që bëjnë dhe të përdoruesve të tjerë të gjuhës. Por këto debate shpejt të bëjnë të kuptosh, veç këtij efekti, sjellja ko-munikuese dhe komunikimi racional janë dy elemente për të cilët ne si shoqëri, pavarësisht se kemi shumë nevojë, i kemi kaq pak të pranishëm.

Komunikimi racional të cilin po e ndeshim çdo herë e më rrallë, nuk lid-het dhe aq me pronësinë e dijes, sesa me mënyrën sesi njerëzit si subjekte, të pajisur me dhuntinë e fjalës dhe të

veprimit, përvetësojnë dhe vënë në punë dijet e marra. Roli i sjelljes ko-munikuese është i pazëvendë-sueshëm çdo herë që bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme siç është gjuha shqipe.

Dihet se sjellja komunikuese mes palëve të përfshira në diskutim ori-entohet nga qëllimi i mirëkuptimit dhe karakterizohet nga ndërveprimi duke përdorur gjuhën si mjet komu-nikimi. Në sjelljen komunikuese njëra nga palët motivohet, në mënyrë të arsyeshme, nga pala tjetër, për një veprim të përbashkët: përdorimi i gjuhës sonë në mënyrë sa më korrek-te. Mirëkuptimi i arritur përmes ko-munikimit, në qoftë se do të arrihet, duhet të ketë një bazë racionale: ai nuk mund të detyrohet prej asgjëje tjetër, pasi bazohet mbi bindjet e për-bashkëta. Duke mbetur brenda këtij lloji të sjelljes, mund të pohojmë se vlefshmëria e çdo argumenti të pro-pozuar lidhet me: të kuptuarit; vër-tetësinë, saktësinë, të pranuarit. Këto argumente mbi vlefshmërinë tregojnë racionalizmin e përbashkët për të gjithë folësit, pavarësisht se kush përfshihet, cilit nivel kulturor i përket apo cilin pozicion mbron. Në përgjithësi të gjitha strukturat e jetës, që orientohen nga logjika gjuhësore-komunikuese, natyrshëm të çojnë drejt mirëkuptimit reciprok që nënkupton një gjendje më të qartë dhe më të qëndrueshme.

Shoqëria aktuale shqiptare ka specifikat e veta të cilat lidhen me transformimet e thella që kanë përfshirë shumë fusha duke nisur me shfaqjen e informatikës, përdorimin e i nt e r n e t it , t e k n o l o g j i n ë e komunikimit apo shtimin e mjeteve të transportit. Sigurisht këto transformime nuk përjashtojnë edhe elemente themelore të formimit të personalitetit të shqiptarit, të pranuara për rëndësinë që kanë, strukturën dhe funksionet që përmbushin në çdo shoqëri. Gjuha si një ndër simbolet më të rëndësishme të kombit në këto dy dhjetëvjeçarë të fundit ka njohur vërtet ndryshime të rëndësishme, por jo çdokush mund të kontribuojë në ruajtjen, pasurimin dhe lëvrimin korrekt të saj, pavarësisht dëshirës dhe dashurisë për të. Diletantizmi në këtë rast do të sillte dëme të pakthyeshme, por profesionalizmi do t’i vinte aq shumë në ndihmë duke u bërë udhërrëfyes i së ardhmes së saj. Debati për gjuhën duke qenë kaq delikat nuk mund e nuk duhet të pranojë gjithkënd që nuk ka formimin e duhur, por ai duhet të mbetet një fushë veprimi për specialistët e afirmuar mendimet e të cilëve të jenë një siguri për të gjithë shqipfolësit.

Duke trajtuar shoqëritë post-moderne Habermas e lidhte krizën e demokracisë me faktin se mekaniz-mat shoqërorë, që do të duhej të lehtë-sonin shkëmbimet dhe shpjegimet e komunikimit racional, funksionojnë tashmë si të pavarura. Këta mekaniz-ma kryejnë qarkullimin e informa-cionit por njëkohësisht vështirësojnë marrëdhëniet komunikuese, që do të thotë se vështirësojnë aktivitetin e të interpretuarit të individit dhe të gru-peve shoqërore. Si zgjidhje të proble-mit të shoqërisë bashkëkohore Habermasi propozon konceptin e një programi për një komunikim pa ku-fij dhe joautoritar. Në këtë kuptim ed-he debati për gjuhën tonë i koncep-tuar si një sjellje komunikuese, i mbi-zotëruar nga sjellja racionale, larg au-toritarizmit dhe si një komunikim i pakufijtë mes profesionistëve të gjuhës, do të bënte që gjuha shqipe të shmangte shumë prej shqetësimeve që sot diskutohen.

Nëse këto debate do të ishin kryer kohë më parë, ndoshta dhe unë do të kisha kursyer shumë mund e kohë duke anashkaluar shumë nga gabi-met që përmenda në fillim dhe do të isha më e sigurt në përdorimin e rregullave të drejtshkrimit edhe në këtë shkrim.

*Fondacioni social “Harriet Martineau”.

ENtElaBiNjaku

komEnt

Çdo diskutim që çelet ndaj gjuhës bën të aktivizohen profesion-istët, diletantët dhe të gjithë të shqetësuarit për të. në fushën e studimeve shoqërore është shumë i njohur i ashtuquajturi efekti ringelmann ose efekti i kohës së humbur

Që gjërat po shkojnë më mirë, kjo është diçka që duketnga alda

në fakt gjërat po shkojnë më mirë për shumicën e shq-iptarëve, dhe kjo duket sheshit, këtë e thonë të huajt që vizitojnë Shqipërinë për herë të dytë, këtë e thonë emi-grantët që kthehen pas disa vitesh, këtë e thonë politikanë të huaj, eurodeputetë, ambasadorë, madje këtë e pranojnë deri edhe më skeptikët e Shqipërisë, si serbë apo grekë, ndoshta me zili! por gjërat po shkojnë më keq për një grup të vogël njerëzish në këtë vend, të cilët ishin mësuar të përfitonin nga mungesa e shtetit, të cilëve po iu zvogëlohen hapësirat për korrupsion, të cilët pasi përfituan në mënyra të dyshimta paratë e taksapaguesve, apo u bënë miliarderë me pazare të pista dhe kriminale, me të cilat blenë edhe media që i mbështesin verbërisht, por blenë edhe politi-kanë, të cilët sot po i bëhen edhe barrikadë Shqipërisë dhe shqiptarëve për të qenë edhe më mirë! pra ky grup njerëzish pasi vodhën, përfituan në mënyra të ndryshme paratë e shqiptarëve deri edhe me trafiqe nga më të rrezikshmet dhe më të dënueshmet, tani po kthehen në gangrenë për të gjithë shqiptarët në rrugën e tyre drejt BE, një ëndërr e kahershme e të gjithë shqiptarëve!

Për ty, gjërat sigurisht që shkojnë më mirë…nga shqiptar

patjetër për ty gjërat po shkojnë më së miri. Qartësisht i bëj thirrje ndërgjegjes tënde, që të vendosësh elemente autocensure në ato që mendon të shkruash. Si pjesë e gar-niturës së pushtetit, si drejtues i një universiteti, si botues i një medie, për ty gjërat absolutisht po shkojnë më mirë, por për njerëzit e thjeshtë, pak iu hyn në punë posta, viza, por iu in-tereson buka e gojës, dhe të garantoj se po bëhen përditë e më të shumtë përfaqësuesit e kësaj kategorie. Gjërat po shkojnë keq e më keq. kjo ka vetëm një kusht që të shihet, nuk duhet të rrish pas një tryeze, para një kamere apo ngjitur bri pushtetit për të ndjerë se si realisht po shkojnë gjërat.

Ky joni është përparim kaotiknga Eraldi

nuk është debat a po shkojnë gjërat më mirë apo jo?! Sepse shoqëria ecën përpara dhe sigurisht që bëhet më mirë. Shoqëria ka vetë një dinamizëm që shkon përpara, por debati është, a po shkojmë përpara me ritmin e duhur?! a kemi mundësi të shkojmë përpara më shpejt? Sigurisht që mundësitë janë të shkojmë më shpejt! tani po ecim përpara me hapin e breshkës dhe më të shumtën e herëve është një përparim kaotik, i çrregullt dhe pa vizion. ky “përparim” do të kthehet në makth më vonë.

poSta E rEdakSiSë@

*Komentet janë marrë nga mapo.al si reagime ndaj artikullit të Henri Çilit ‘Është krijuar ideja se gjërat janë duke shkuar

më keq’, botuar në versionin print të MAPO Weekend.

Page 11: Gazeta Mapo

Eduard ZaloshNja

Me fjalë të tjera, është e

kotë të presësh që

nga radhët e mërgatës së

tashme të dalin njerëz

që do të hidhnin

themelet e një rilindjeje

të re kom-bëtare. Kësaj

radhe, ril-indja do të

duhet t’i vijë Shqipërisë

nga brenda - bash siç i er-dhi edhe së-mundja nga

e cila ka dekada që

vuan...

Vlerësimet e përditshme për ekonominë dhe financat botërore konfirmojnë qartë

një asimetri të madhe globale, por dhe një pyetje që deri para pak ko-hësh dukej absurde. Të mbërthyer në një ngërç ndërmjet pasigurisë fi-nanciare dhe perspektivave eko-nomike problematike, vendet e zh-villuara perëndimore po i tremben një dobësimi gjeopolitik dhe shkar-jeje në pozicione të dorës së dytë, duke u dominuar nga pesimizmi. Ndërkohë, ashtu siç evidenton Dom-inique Moisi në librin e tij “Gjeopoli-tika e emocioneve”, në shumë vende të Azisë, Amerikës Latine apo dhe Afrikës mbizotëron optimizmi dhe besimi për të ardhmen më të mirë. Vendet e zhvilluara perëndimore po ndiejnë rikthimin e të djathtave dhe të majtave ekstreme në skenën poli-tike, po shfaqin ndjenja frike e pro-teksionizmi, ndërkohë që deri tani kanë luajtur kartat e kampionëve të liberalizmit dhe hapjes së tregjeve, po bien në situatën e të ashtuquaj-turës “frikë ndaj globalizimit” apo “refuzim të globalizimit”. Ndërkohë, vendet emergjente të grupit BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) së bashku me shumë vende të tjera në zhvillim po manifestojnë të kundërtën, por duke ia bërë të qa-rtë “Perëndimit” se tashmë të gjithë janë në të njëjtën anije: do të mbyten ose do të shpëtojnë së bashku.

Mbas Luftës së Dytë Botërore në botë u zhvillua një model specifik rritjeje ekonomike dhe zhvillimi, i bazuar kryesisht te fuqia dhe përf-itimet nga eksportet. Vendet e zhvil-luara përfituan për të importuar lëndë të para e fuqi punëtore me çmim të lirë, ndërkohë që vendet e varfra u bënë klientë të rregullt për teknolog jitë dhe shërbimet e vendeve të zhvilluara, megjithëse gërshëra e çmimeve ishte e madhe. Por ky model i dobësoi vendet e zh-villuara perëndimore, sidomos strukturat sociale të tyre, duke për-jashtuar një pjesë të madhe të pop-ullsisë nga tregu aktiv dhe konkur-rues i punës, duke adoptuar modele sociale mjaft të kushtueshme që nx-isnin parazitizmin, apo, në rastin më të mirë, jetën e lehtë e të garantuar nga Shteti, duke nxitur me lloj-lloj formash konsumin e brendshëm dhe për pasojë shtuar borxhin dhe deficitet publike. Ishte kjo logjikë ve-primi që çoi në krizën e kredive imo-biliare me risk të lartë në ShBA dhe krizën e borxhit publik në Europë. Por ajo që mund të quhet “çudi” apo “trill i historisë” qëndron në faktin se kreditorët e vendeve të pasura u bënë pikërisht vendet e varfra dhe ato në zhvillim që, falë rezervave të tyre valutore, të cilat nuk mund t’i konsumonin vetë, financonin kon-sumin në vendet e pasura.

Tashmë është e qartë se “temper-atura e lartë” e sektorit financiar botëror i dedikohet pikërisht ma-

save “speciale” për të ricikluar tepri-cat financiare të vendeve të varfra, me qëllim që të reduktohej deficiti financiar gjithnjë në rritje i vendeve të pasura. Fillimisht, e gjithë kjo ske-më mendohej se ishte afatshkurtër dhe plotësisht e “kalueshme”, d.m.th. që rritja e vendeve të varfra do të çonte detyrimisht në një kon-vergjencë botërore të pagave dhe çmimeve, duke i dhënë fund trans-ferimit të kapitaleve drejt Kinës, In-disë, Brazilit etj., ndërkohë që në kë-to vende do të zhvillohej tregu i brendshëm, do të zvogëlohej masa e madhe e kursimeve (d.m.th. parave që nuk kishin mundësi të për-doreshin) dhe tregtia botërore do të riekuilibrohej. Por kjo “skemë teor-

ike” nuk ndodhi, dhe bota ra në një krizë të thellë financiare të paprece-dent. Aq më tepër që, sipas ekspertëve, edhe në një periudhë af-at-mesme të ardhshme nuk pritet që të ndodhin dy dukuri të rëndë-sishme anti-krizë: nuk shpresohet një ulje e çmimeve të lëndëve të pa-ra, që do të ishte një stabilizator i fuq-ishëm ekonomik në kohë krize; nuk pritet një ulje e presionit të fuqisë së re punëtore në tregjet e punës, çka do të thotë se papunësia do vazhdo-jë të qëndrojë si “guri i Sizifit” në shpinën e vendeve të zhvilluara.

Faktorët e mësipërm e bëjnë mjaft të vështirë riekuilibrimin e rritjes ekonomike në nivel botëror nëpër-mjet zvogëlimit të disekuilibrave fi-nanciare ndërmjet vendeve të pa-sura të OECD dhe vendeve të varfra apo në zhvillim. Kjo situatë përkthe-het si një presion drejt rritjes eko-nomike minimale apo recesionit për shumë vende të zhvilluara, por dhe si një trysni po kaq negative për ven-det e varfra. Riekuilibrimi i ekono-misë botërore kërkon që vendet emergjente dhe ato në zhvillim të je-në deficitare në planin tregtar në ra-port me 33 vendet e pasura të OCDE, që tregu i brendshëm i tyre të bëhet lokomotiva e rritjes ekonomike botërore. E gjithë kjo logjikë të çon në konkluzionin se një strategji e re për vendosjen e ekuilibrit në eko-nominë botërore nuk pritet të fillojë nga reformat dhe politikat e vendeve të pasura, ShBA apo Europës, por te modelet e reja të rritjes ekonomike në vendet BRICS, vendet e varfra dhe ato në zhvillim në Azinë Juglin-dore, në Amerikën Latine apo në Af-rikë. Rritja e kërkesës së brendshme në këto vende shihet çdo ditë e më tepër si “varka e shpëtimit” për eko-nominë botërore, dhe veçanërisht atë perëndimore. Suksesi i këtij ske-nari, që tashmë ndodhet në tavolinat më të rëndësishme botërore të ven-dimmarrjes ekonomike e financiare, nënkupton kombinimin e tri din-amikave të veçanta: vendet BRICS duhet të intensifikojnë tregtinë me vendet e varfra apo në zhvillim, në mënyrë që të krijojnë një lidhje të tip-it “klient-furnitor”, siç e kanë me vendet e pasura; tregjet e brend-shme të vendeve të varfra duhet të zhvillohen me shpejtësi, në mënyrë që të stimulojnë një rritje ekonomike të mbështetur në konsumin e brend-shëm; flukset dhe financimet drejt vendeve në zhvillim duhet të rriten me shpejtësi, jo vetëm nga vendet e industrializuara perëndimore, por edhe nga vendet BRICS dhe vendet eksportuese të naftës.

Pra, konkluzioni i përgjithshëm i mjaft ekonomistëve dhe ekspertëve është se mënyra më e mirë për të dalë shpejt dhe në mënyrë të qën-drueshme nga kriza ekonomike botërore është stimulimi i zhvillimit dhe mbështetja e gjerë për vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Sipas një njoftimi të paradokohshëm të Aleancës Kuqezi, ajo organizoi në Durrës një tubim me 300 shqiptarë të arsimuar jashtë, të kthyer nga emigra-

cioni për t’u bërë anëtarë të saj e për të kontribuar në fush-atën elektorale dhe, më pas, në qeverisjen e vendit. Një kartë të ngjashme politike, por jo në të njëjtën magnitudë, e ka luajtur edhe PD-ja para 2005-ës, ose PS-ja para 2009-ës. Dhe luajtja e kësaj karte synon të shfrytëzojë një farë miti që qarkullon rreth shqiptarëve të diplomuar në uni-versitetet e huaja, të cilët, sipas këtij miti, “do ta bëjnë” Shq-ipërinë. Por, a vlen të kihet një pritmëri e tillë e lartë?

Duke hedhur sytë prapa në histori, mund të konsta-tohet se, në shekullin e 15-të, është regjistruar një eksod i madh i shqiptarëve, i ngjashëm me atë që filloi pas vitit 1990. Por në ndryshim nga ai i pesë shekujve më parë, kur e keqja, në formën e hordhive pushtuese, erdhi nga jashtë, ky i tashmi u shkaktua nga një e keqe e brend-shme, e cila kishte dekada që mbruhej. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, mërgimtarët e sotëm janë aq të ndryshëm nga ata të shekullit të 15-të.

Kur çereku i popullsisë shqiptare të periudhës së Skënderbeut u largua drejt brigjeve të Italisë, në mend-jet e mërgimtarëve duhet të ketë qenë e fuqishme shpre-sa dhe dëshira për një rikthim në atdhe. Duke gjykuar nga ruajtja për shekuj e gjuhës, historisë, kulturës, tra-ditave etj., ta do mendja se kjo shpresë e dëshirë, në for-mën e një ëndrre, u trashëgua brez pas brezi deri në ko-hën e Jeronim De Radës, Gavril Darës etj. Dhe ndoshta jo rastësisht veprat e këtyre shkrimtarëve me origjinë të largët shqiptare, u bënë ndër gurët kryesorë të themelit të Rilindjes Kombëtare në Shqipëri.

Ndërsa kur çereku i popullsisë shqiptare u largua në vitet pas rënies së diktaturës komuniste, në mendjet e shumicës së mërgimtarëve, shpresa dhe dëshira për një rikthim në atdhe dukej të ishte e vogël. Kjo, sepse ata nuk u larguan nga atdheu për t’i shpëtuar një pushtue-si të huaj, por thjesht për t’i shpëtuar së keqes që e kishte kapërthyer vendin nga brenda.

Për shumicën e mërgimtarëve të pas vitit ‘90, Shq-ipëria dukej një vend që nuk bëhej dot. Dhe si rrjedhim, edhe shpresa e dëshira për një rikthim në atdhe ndosh-ta ishte fare e vogël.

Më pas, ngjarjet e vitit 1997, të cilat shërbyen si një konfirmim i kobshëm i idesë se Shqipëria nuk bëhej dot, ia hoqën shpresën dhe dëshirën për rikthim edhe atyre pak mërgimtarëve që e kishin ndërmend rikthimin. Ndërkohë, ato ngjarje i shtuan ndjeshëm radhët e atyre që synonin rrugën e mërgimit. Duke bërë që sot, fatkeqë-sisht, mbi 1 milion shqiptarë të jetojnë në dhe’ të huaj.

Ç’është më e keqja, ndër mërgimtarët që kanë arritur të diplomohen në universitetet perëndimore, apo që janë bërë biznesmenë të suksesshëm në vendet ku janë ngulur, shumica as që kanë ndërmend të kthehen në Shqipëri. Maksimumi që ata bëjnë për vendin e tyre është kryerja e ndonjë vizite familjare gjatë verës në atdhe, shkrimi i ndonjë artikulli në gazetat shqiptare, apo ndonjë aktivitet kulturor e rrallë politik në vendet ku jetojnë. Dhe kur kënaqësia e përkohshme që u japin këto eksperienca patriotike davaritet, shumica e tyre u rikthehet preokupimeve të përditshme, duke i kujtuar vetëm kalimthi momentet që i bënë të ndjeheshin patriotë.

Kuptohet që gjatë këtyre 22 vjetëve, disa prej mërgim-tarëve janë kthyer në Shqipëri (përfshirë dhe autorin e këtyre rreshtave). Madje disa prej tyre kanë arritur të bëhen edhe ministra apo zëvendësministra. Por këta të fundit thjesht janë bërë si kolegët që gjetën në Shqipëri.

Dhe në kushtet kur shumica dërrmuese e mërgimtarëve kryesisht e vrasin mendjen se si të plotësojnë nevojat për ushqim e rroba të mira, shtëpi komode, dhe siguri për ve-te e fëmijët në vendet ku janë ngulur, është e kotë të shpresosh se prej tyre do të dalin ca De Rada të shekullit të 21-të. Me fjalë të tjera, është e kotë të presësh që nga radhët e mërgatës së tashme të dalin njerëz që do të hidhnin themelet e një rilindjeje të re kombëtare. Kësaj radhe, ril-indja do të duhet t’i vijë Shqipërisë nga brenda - bash siç i erdhi edhe sëmundja nga e cila ka dekada që vuan...

www.respublica.al

A mund ta nxjerrin të varfrit botën nga kriza?

Mërgimtarët dhe (zh)bërja e Shqipërisë

adriaN CiViCi

Riekuilibrimi i ekonomisë botërore kërkon që vendet emergjente dhe ato në zhvillim të jenë deficitare në planin tregtar në raport me 33 vendet e pasura të OCDE, që tregu i brendshëm i tyre të bëhet lokomotiva e rritjes ekonomike botërore.

— adrian CiviCi

ECoNomiCus komENt

MAPO 11MAPO 11MAPOE diEl, 29 korrik 2012www.mapo.al 11

tashmë është e qartë se “tempera-tura e lartë” e sektorit financiar botëror i dedikohet pikërisht masave “speciale” për të ricikluar tepricat financiare të vendeve të varfra, me qëllim që të reduktohej deficiti financiar gjithnjë në rritje i vendeve të pasura. Fillimisht, e gjithë kjo skemë mendohej se ishte afatshkurtër dhe plotësisht e “kalueshme”

Page 12: Gazeta Mapo

CmYk

02

arsim Ulet pragu minimal i pikëve për Skulpturën dhe Pikturën, rritet maksimali për Arkitekturën. Konkurset për Akademinë e Arteve të Shkodrës do të zhvillohen në Tiranë

12 MAPO e diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

Degët me konkurs, MASH përcakton pikët e testimit specialMinistria e Arsimit miraton pikët minimale dhe maksimale të konkurseve të pranimit dhe pesha që do të ketë testimi në raport me provimet e Maturës

Jonida TASHi

Ministria e Arsimit përcakton pikët minimale dhe maksimale të konkur-seve për degët ku maturantët do të pranohen edhe në bazë të rezultateve të arritura në testimin special. Po kështu, MASH ka vendosur se si do të bëhet llogaritja e pikëve për t’u shpallur fitues në këto programe studimi, që janë tepër të preferuara nga të rinjtë, ndaj ata që pranohen përzgjidhen në bazë të talen-tit, pasi bëhet fjalë për degë mjaft specifike. Për këtë arsye, pjesën më të madhe të pikëve do ta zënë rezultatet e konkurseve dhe më pak ato të grum-bulluara nga provimet e Maturës dhe mesatarja. Kështu, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për zhvillimin e konkurseve të pranimit në 7 prej insti-tucioneve të arsimit të lartë, si: Univer-siteti i Arteve të Tiranës, Akademia e Arteve Shkodër, Universiteti i Sporteve të Tiranës, Universiteti Politeknik i Ti-ranës, Universiteti i Shkodrës, Univer-siteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, pranimet do të bëhen mbi bazën e re-zultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të fituara nga konkursi i pranimit, i organizuar nga këto institu-cione publike. Krahasuar me një vit më parë, sivjet MASH ka vendosur që të ulë me 30 pikë pragun për të fituar dy nga degët më të kërkuara në Universite-tin e Arteve, që janë Piktura dhe Skulp-tura. Nëse një vit më parë pragu mini-mal i pikëve në këto dy degë ishte 90, sivjet ai ka zbritur në 60. Për Arkitek-turën është rritur numri maksimal i pikëve të konkursit, duke shkuar nga 65 në 70.

Raporti i pikëve Ajo që vihet re është se gara për të

fituar Akademinë e Arteve në Shkodër do të jetë po aq e vështirë sa dhe Univer-sitetin e Arteve në Tiranë. Përpos fak-tit që konkurset do të vlerësohen njël-loj në të dyja institucionet, MASH ka vendosur që konkurrimi për kandi-datët e Akademisë së Arteve të Shko-drës të kryhet në bashkëpunim me Uni-versitetin e Arteve të Tiranës, në ambi-entet e këtij të fundit. Sipas udhëzimit, kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, që është 60 pikë, nuk fiton të drejtën e stu-dimit. Për sa i përket raportit të pikëve Maturë-konkurs, udhëzimi i MASH-it përcakton që “në Universitetin e Arteve të Tiranës dhe në Akademinë e Arteve në Shkodër, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkol-limit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore), të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%”. Në Universitetin e Sporteve të Tiranës rezultatet e shkol-lës së mesme do të llogariten në mënyrë të barabartë me ato të konkursit, 50% për secilën. Në Universitetin Politeknik të Tiranës, për programet e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urban-ist” rezultatet e shkollës së mesme do të përbëjnë 40% të pikëve në vlerësimin përfundimtar, kurse konkursi do të ketë 60%. Në Universitetin e Shkodrës dhe Universitetin e Elbasanit, në pro-gramin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” raporti midis pikëve të Maturës

me konkursin do të jetë 50% me 50%. Në programet e studimit të FASTIP të Universitetit të Durrësit, rezultatet e Maturës do të llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranim-it (Gjuha Angleze dhe intervista e pu-nësimit) në masën 60%. Në udhëzimin e MASH përcaktohet se rregulloret dhe

programet e konkurseve, të miratuara nga këto universitete duhet të bëhen publike për kandidatët duke filluar nga data 1 gusht. Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP), deri në datën 14 gusht 2012, duhet të përgatisë listën e konkurrentëve për konkurset e pra-nimit sipas preferencës së kërkuar prej

tyre në Formularin A2. Listat e konkur-rentëve për secilin konkurs pranimi do t’u dorëzohen universiteteve sipas pro-gramit të studimit, në datën 15 gusht 2012 nga AKP-ja për të gjithë kandi-datët që kanë plotësuar Formularin A2. MASH udhëzon rektoratet dhe dekanatet e universiteteve që të shpal-

lin në mjediset e tyre të dukshme deri në datën 10 gusht datat dhe oraret e ve-primeve të regjistrimit, procedurat për-katëse, listën e dokumenteve të nevo-jshme për të siguruar një ecuri normale të procesit të regjistrimeve në konkur-sin e pranimit. Sekretaritë mësimore të fakulteteve përkatëse, pas verifikimit të listave të të regjistruarve, me listën e dorëzuar nga AKP dhe nga MASH, në datën 17 gusht duhet të shpallin listat e konkurrentëve të regjistruar. Në Uni-versitetin e Arteve, konkurset për të gjitha programet e studimit do të zhvil-lohen nga data 27 gusht deri më 1 shta-tor; në Universitetin e Sporteve, nga da-ta 29-31 gusht; në Universitetin e Shko-drës dhe të Elbasanit për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” 27-29 gusht; Universiteti Politeknik i Tira-nës 3-5 shtator; në Universitetin e Dur-rësit (FASTIP), për programet e stu-dimit në gjuhën angleze, 27-29 gusht; Akademia e Arteve, Shkodër, për të gjitha programet e studimit, 27 gusht-1 shtator. Konkurset e pranimit në këto institucione publike të arsimit të lartë do të monitorohen edhe nga përfaqë-sues të MASH-it. Rezultatet e konkur-seve të pranimit do të dërgohen në MASH e në AKP brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre.

LLogaritja e pikëve, raporti Maturë-konkurs

• Universiteti i Arteve 30% me 70%• Akademia e Arteve Shkodër 30% me 70%• Universiteti i Sporteve 50% me 50%• Universiteti Politeknik 40% me 60%• Universiteti i Elbasanit 50% me 50%• Universiteti i Shkodrës 50% me 50%• Universiteti i Durrësit 40% me 60%

pikët MaksiMaLe dhe MiniMaLe të konkurseve

• universiteti politeknik Arkitekturë (Arkitekt) 70 0Arkitekturë (Urbanist) 70 0• universiteti i elbasanit Edukim fizik dhe sporte 70 0• universiteti i shkodrës Edukim fizike dhe sporte 70 0• universiteti i durrësit Menaxhim i bankave 100 40 Menaxhim hoteleri-turizëm 100 40 Menaxhim i ndërmarrjeve 100 40 Multimedia dhe TIK 100 40 • universiteti i arteve Fakulteti i Artit Skenik 240 60 Fakulteti i Artit Figurativ 240 60 Fakulteti i Muzikës 240 60 • universiteti i sporteveShkencat e lëvizjes 70 0Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit 70 0• akademia e arteve shkodër Fakulteti i Muzikës 240 60 Fakulteti i Artit Figurativ 240 60

Nga konkurset e pranimit për pikturën

Page 13: Gazeta Mapo

CmYk

02

sociale Studimi është kryer nga muaji janar deri në qershor 2012, duke përfshirë të gjithë pacientët e shtruar për herë të parë me diabet pranë Pavijonit të Endokrinologjisë në QSUT

13MAPOe diel, 29 korrik 2011www.mapo.al

Diabeti, shqiptarët shkojnë te mjeku me komplikacione të rëndaSipas studimit të kryer nga shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti, mosha e fillimit të diagnostikimit të diabetit në vend është rreth 56 vjeç, ndërkohë që sëmundja shfaqet pas të 30-ve

Jonida TASHi

Sëmundja e diabetit në vendin tonë “ka-pet” shumë vonë dhe rreth 1 në 2 pacientë paraqiten te mjeku me komplikacione se-rioze. Neglizhenca e tyre për t’u vizituar bën që diabeti të avancojë me zhvillimin e komplikacioneve serioze, siç janë së-mundjet diabetike të syrit, veshkave, dëmtim të nervave (neuropatisë) dhe së-mundjeve të zemrës që përbëjnë edhe shkakun kryesor të vdekjeve te pacientët diabetikë. Ky ka qenë përfundimi i një studimi të realizuar nga Fakulteti i Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, nga shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Florian Toti, dhe mjeku i sapodiplomuar Taulant Muka. Studimi është kryer nga muaji janar 2012 deri në qershor 2012, duke përfshirë të gjithë pacientët e shtru-ar për herë të parë me diabet pranë Pavi-jonit të Endokrinologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

(QSUT). Sipas studimit, mosha e fillimit të diagnostikimit të diabetit në vend është rreth 56 vjeç, ndërkohë që sëmund-ja shfaqet shumë më herët, kryesisht pas moshës 30-vjeçare. Për këtë arsye, shu-mica e pacientëve që paraqiten te mjeku me diabet kanë të zhvilluar komplika-cione serioze, si: sëmundjet e syrit që avancojnë drejt verbimit, dëmtime të veshkave, zemrës dhe me këmbës diabe-tike. “Mbi 40% për qind e personave që kanë diabet diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të paktën një prej komplika-cioneve të mësipërme të diabetit. Rreth 30.43% e personave në momentin e diag-nostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit), mbi 40% kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre. 11.32 % shfaqen me neuropa-ti, e cila përbën një risk për këmbë diabetike dhe am-putime të gjymtyrëve. Gjithashtu, 11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të trurit”, - thuhet në për-

fundimet e studimit. Por një tjetër ele-ment i rëndësishëm që u vu re në studim ishte fakti që në 80% të rasteve, pacientët nuk plotësoheshin me të gjitha ekzamin-imet e nevojshme për të kapur komplika-cionet afatgjata të diabetit, me qëllim mje-kimin e hershëm të tyre dhe parandali-min e avancimit të mëtejshëm të së-mundjes, të cilat mund të çojnë në vdekje. Studimi ka treguar që 8 në 10 pacientë me diabet lihen të lirë, pavarësisht riskut të lartë për zhvillimin e komplikacioneve, siç tregohet edhe nga rezultatet e studim-it. “Ekzaminimet për sëmundjet e syrit realizoheshin vetëm në 45.28% të rasteve, ndërsa ekzaminimi për dëmtimin e ner-

vave (neuropatisë) bëhej vetëm në 22.64% të pacientëve që paraqiten

me diabet”, - thuhet në studim. Si-pas studimit, në 64% të rasteve pa-

cientët diabetikë shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por

vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin

përkatës. Pra, 8 në 10 pa-cientë nuk merrnin

mjekimin për yn-dyrat e larta në

gjak, të cilat për-bëjnë një fak-

tor të rëndë-sishëm në

sëmund-

jen e diabetit për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës që mund të jenë vdekjeprurëse. Sipas statistikave të Federatës Ndërkom-

bëtare të Diabetit, në Shqipëri numëro-hen rreth 64 000 persona të moshës 20-74 vjeç të prekur nga diabeti.

Diagnostikimi i diabetit �40% e personave diagnostikohen kur kanë të zhvilluar të paktën një prej komplikacioneve �40% e tyre kanë sëmundje të avancuara të veshkave me dëmtim të funksionit të tyre�30.43% e personave në momentin e diagnostikimit kanë retinopati (sëmundje të syrit) �11.32 % shfaqen me neuropati që përbën një risk për këmbë diabetike dhe këputje të gjymtyrëve�11.32% e pacientëve shfaqen me sëmundje të zemrës dhe dëmtime të vazave të truritEkzaminimi �80% të rasteve, pacientët nuk plotësoheshin me të gjitha ekzaminimet për të kapur komplikacionet�64% të rasteve pacientët shfaqeshin me yndyra të larta në gjak, por vetëm në rreth 20% të rasteve mjekët rekomandonin mjekimin �45.28% të rasteve, tek pacientët me diabet realizo-heshin ekzaminimet për sëmundjet e syrit�22.64% të rasteve, tek pacientët me diabet bëhet ekzaminimi për dëmtimin e nervave

Florian Toti

Page 14: Gazeta Mapo
Page 15: Gazeta Mapo

Rosela Gjylbegu: Dashuria vazhdon në pafundësi

Çdo të diel www.mapo.al

Tendencë / Si ta Shndërroni veten në një femër me Stil

Zanfina Ismaili: Dua të thyej tabutë e vajzave të fshatit

Imany vlerëson performancën e Besës me “You will never know”

Toros me pushime krah Roberto Baxhos

Ka qenë një surprizë e bukur jo vetëm për këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima, por edhe për të gjithë adhuruesit e saj.

Toros i ka treguar më shumë Baxhos për Shqipërinë, madje i ka bërë edhe një ftesë që të vizitojë zonat turistike në vendin tonë

Zanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse në rrugët e vjetra të një fshati në deçan. Përveç këtij klipi ajo pritet të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor

InTeRvIsTë

Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gjetur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore.

Këtë gjë ai e ka demonstruar vazhdimisht duke hedhur foto, ku puroja nuk i ndahet asnjëherë nga dora.

show BIZ

BleRim Destani, shijues fanatiK i puRos KuBaneze

Faqe 15

Dafina Zeqiri nuk është ndarë nga menaxheri i saj

Frenki më ka zbutur egon dhe rebelizmin

poni

Page 16: Gazeta Mapo

MAPO4 e maRtë, 24 janaR 2012www.mapo.alMAPO16 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 15 maRs 2011www.mapo.alMAPO18 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 17 maj 2011www.mapo.alMAPO4 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO16 e Diel, 29 KoRRiK 2012www.mapo.al

inTeRviSTë më ka ndryshuar, thotë ajo, teksa nuk mund të mos buzëqeshë dhe t’i shkëlqejnë sytë për çdo pyetje që ka lidhje me të. ëndrrat janë të shumta, ashtu si përkujdesja dhe dashuria aq sublime e një nëne.

Këtë verë jeni kthyer me projekte mjaft interesante pas një periudhe pauze. Mund të na thoni diçka më tepër rreth këngëve të reja dhe bash-këpunimeve?

Në fakt ka qenë pushim pak i gjatë duke qenë se kam pasur arsye të fortë, por ajo çfarë do të dalë shumë shpejt do të jetë kënga dhe klipi im i dytë. Këtë herë do të jetë ndryshe nga ajo që pamë para disa kohësh. Do të jetë këngë popullore ritmike, jo turbo-folk. Është këngë me tinguj të këngës qytetare vlonjate dhe është një këngë e re, jo e përpunuar. Tek-sti është bërë nga unë, ndërsa muzika nga Edlir Begolli dhe Dr. Flori. Ajo çfarë unë kam bërë shpeshherë ka qenë ose muzikë me nota polifonike, ose këngë qytetare. Kjo këngë sa e dëgjon të kujton këngët qytetare vlonjate, por është traj-tuar me goxha ritëm. Jam e kënaqur, sepse çdo gjë që unë bëj është e re dhe kam ardhur ndryshe.

Dua të ndalem pak tek bashkëpun-imi me Dr. Florin. Pse zg jodhët pikërisht Dr. Florin, ose kush e zgjo-dhi njëri-tjetrin?

Në fakt unë doja të bëja një këngë moderne dhe isha duke menduar këtë gjë, por jo për duet. Kënga në fakt duhet të vijë dhe pas shumë provave që bënim me Florin ai thoshte se “duhet të gjej diç-ka që të vij natyrshëm”. Kaluan shumë pak kohë dhe Flori më thotë që ka mundësi që kjo këngë të jetë duet. Erdhi shumë natyrshëm ky bashkëpunim.

Dimë se shumë këngë të Florit ja-në shndërruar në hite. Dua të di pak për pritshmëritë e tua, duke qenë se bashkëpunon për herë të parë me Florin?

Po, është hera e parë që bashkëpunoj me Florin dhe jam shumë e kënaqur. Së fundmi Flori ka edhe studion e vet tani, ndaj dhe për të punuar është më komode. Jam e kënaqur mbi të gjitha sepse nuk jam ndjerë e sforcuar, edhe pse u përpo-qëm që të bënin diçka moderne. Nuk ki-sha ardhur ndonjëherë kaq moderne, ed-he pse kisha provuar balada apo muzikë të lehtë.

Si u ndjeve në këtë rrymë kaq moderne?

U këndua natyrshëm dhe e gjeta mirë vokalin tim aty brenda. Është problem kur sforcohesh, edhe sa i përket look-ut apo të kënduarit, sepse do të ketë diçka që nuk shkon pastaj. Një matës shumë i mirë ka qenë edhe Youtube. Por meqë je-mi këtu, dua të falenderoj shumë edhe

“Supersonic Tv” që ka besuar tek unë dhe që bashkëpunimi me ta ka qenë shumë i mirë për çdo video të re që unë kam bërë. Edhe klipi im më i ri do të transmetohet nga po ky televizion muzikor.

Jeni bërë e njohur si një këngëtare që këndon muzikën popullore. Men-don se mund të bësh më tepër këngë moderne?

Jo, më tepër nuk mund ta kaloj, sepse unë 100% jap aty dhe ndihem vër-tet mirë. Muzika në fund të fundit është edhe çështje karakteri. Unë kam një pasaportë, por që të mos e lodhësh pub-likun, jam munduar gjithmonë të sjell prurje të reja.

Sa kohë pas lindjes së djalit je kthyer në koncerte?

Oh sa mirë që ma bërë këtë pyetje, sepse djali im ka lindur në 5 gusht dhe ka qenë një aktivitet ditët e fundit të gush-tit, i cili ishte vendosur shumë kohë më përpara se unë të isha shtatzënë. Ajo që më ka çuditur është se në disa media u shkrua që unë iu ktheva koncerteve një javë pas lindjes. Do ishte shumë mirë si-

Poni: një vit me frenkun, si më ka ndryshuar jeta

kur të isha aq në formë, por këtë nuk be-soj se mund ta bëjë ndonjë femër. Nuk tingëllon as mirë kur e dëgjon. Unë jam kthyer një muaj pas lindjes në skenë. Pastaj ka qenë pushim shtator-tetor dhe në nëntor kam ikur në Amerikë gati dy javë me shumë sforcim, por ishte një kon-tratë që ishte bërë para se unë të mësoja se isha shtatzënë. Nëse nuk do të shkoja në këto 7 shtete do të bëhej një rrëmujë e madhe, sepse i shkaktoja një dëm per-sonit me të cilin punoj për vite me radhë. Kam shkuar kur Frenku ishte 4-muajsh dhe kam ndenjur dy javë.

Të jesh një femër që i duhet të bëjë nënën, artisten, gruan, të ndjekë koncertet...si ka qenë kjo periudhë për ty?

Nuk e di, po ndoshta energjitë që mo-ra pasi njoha Frenkun ishin energji që më kanë ndihmuar shumë në këtë pjesë. Shpresoj që të jap më të mirën tani që jam në kushte të tilla.

Kjo do të thotë që mëmësia të ka dhënë më tepër energji?

Më ka dhënë më tepër energji. Më ka dhënë më tepër ndjeshmëri. Më ka zbu-

tur pak (qesh). Kam qenë pak më rebele.Të ngjan djali?Në fakt kur e shohin në krahun tim

thonë “oh sa të ngjan”. Kur e shohin në krahun e të atit, thonë që i ngjan atij. Në fakt ka komplet hijen e të atit dhe ekspre-sivitetin e syve e ka si unë, po jo shumë. Ajo shprehja që djemtë u ngjajnë shumë nënave nuk gjen shumë vend këtu (qesh). Ku lindi ishte komplet i ati, ndërsa tani duke u rritur po merr nga të dy. Megjithatë rëndësi ka që të jetë mirë.

Kush ka qenë ndihma më e madhe?Ndihma më e madhe ka qenë nëna

ime, por sigurisht edhe partneri im, i cili më ka kuptuar jo tani që kam lindur fëmijë, por më ka shoqëruar gjithmonë edhe më parë në turne e koncerte të ndry-shme si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit. Ai duron më shumë (qesh). Ma-mi më ndihmon shumë për pjesën që u bëra nënë për herë të parë dhe nuk e nji-hja këtë botë. Por presoni që më ndih-mon më shumë në atë anë, si kur dalë në skenë, apo si më pret publiku, është part-neri im.

Poni keni ardhur në formë mirë

unë jam kthyer një muaj pas lindjes në skenë. Pastaj ka qenë pushim shtator-tetor dhe në nëntor kam ikur në amerikë gati dy javë me shumë sforcim, por ishte një kontratë që ishte bërë para se unë të mësoja se isha shtatzënë.

jonida hitoveizi

poni, këngëtarja e dashur e muzikës popullore por jo vetëm, vjen në këtë intervistë duke rrëfyer projektet dhe bashkëpunimet e reja, të cilat e kanë rikthyer tek publiku i saj. ishte kënga “të ndarë”, një bashkëpunim me Dr. florin, që e solli atë ndryshe dhe me ritme më moderne e mjaft në formë. meg jithatë, këngëtarja shumë shpejt do të lançojë një këngë tjetër mjaft interesante. Biseda me ponin nuk ndalet vetëm tek muzika por edhe tek djali i saj, frenku, i cili për pak ditë bën një vjeç. Kanë qenë kohë përkushtimi total ndaj të birit, që padyshim i ka dhënë jetë së

saj shumë ng jyra. më ka ndryshuar, thotë ajo, teksa nuk mund të mos buzëqeshë dhe t’i shkëlqejnë sytë për çdo pyetje që ka lidhje me të. ëndrrat janë të shumta, ashtu si përkujdesja dhe dashuria aq sublime e një nëne. “jo vetëm fëmija im, por të g jithë fëmijët duhet të rriten të qeshur, të lumtur dhe jo me dhunë. jo më me lodra lufte. unë e di që jam pak impulsive por kam bërë një betim; që frenku nuk do të më shohë kurrë të mërzitur. është e natyrshme edhe mërzia kur vjen, por që unë ia kam thënë këtë vetes ditën që e kam marrë në krah për herë të parë”, - thotë këngëtarja.

Jam e realizuar, kam shumë dashuri rreth vetes

Page 17: Gazeta Mapo

MAPO 17e Diel, 29 KoRRiK 2012www.mapo.al

Çdo gjë në jetë është konsum dhe në një lidhje të fortë tre janë elementët që e mbajnë: respekti, dashuria dhe fëmijët, mendoj unë. Fëmijët janë ushqim i gjithë atij raporti që ekziston në çift

pas lindjes. Ka qenë e vështirë? Duhet që të vija pasi nuk kisha asgjë

në garderobën time që të më hynte në trup (qesh). Kështu që duhet të merrja masa urgjent.

Ke mbajtur dietë?Jo dieta të rrepta. Thjesht kam kon-

trolluar ushqimin dhe nuk ha darkën. Palestër? Palestër kam dashur të bëj, por nuk

ia kam dalë (qesh). Kam disa mjete që të ndihmojnë për të mbajtur trupin në for-më në shtëpi dhe aty jam përpjekur të ushtrohem nga 20 minuta në ditë, kur nuk qan Frenku.

Një artisteje sa kohë i ngelet për të bërë nënën, zonjën e shtëpisë dhe femrën në karrierë?

Del, sepse gjatë javës unë jam në shtë-pi. Të vetmet ditë kur punoj janë fund-javat, me ndonjë përjashtim që mund të ketë. Të vetmet ditë kur Frenku është pa mua dhe shtëpia pa të zonjën e shtëpisë janë fundjavat. Nuk besoj që Frenkut i ngelet kohë të kalojë pa mua, apo që unë mos të përmbush detyrimet e mia.

A je nga ato nënat të cilat e kanë

frikë të madhe t’ia besojnë fëmijët dikujt?

Të them të drejtën jam pak, po shyqyr Zotit e di që sot ka shumë agjenci të ndry-shme që ta sigurojnë një kujdestare të mirë. Besoj se edhe Frenku si gjithë fëmi-jët e tjerë, kur të duhet të shkojë në kop-sht mund ta shoqërojë dikush kur unë ta kem të pamundur. Tani po jap vetë maksimumin.

A je një nënë e rreptë?Jo. E rreptë nuk do jem. Edhe kur ka

diçka që nuk do shkojë dhe duhet kon-sumuar në shtëpinë time, nuk do të ketë as ton të lartë në shtëpinë time dhe fëmijërinë e Frenkut. Është një fëmijë shumë i qeshur dhe nuk dua ta për-mend fjalën e rreptë. Unë jam një natyrë e tillë, por këtë pjesë do mun-dohem ta kontrolloj sa më shumë tek vetja dhe sytë e Frenkut. Jo vetëm fëmi-ja im, por të gjithë fëmijët duhet të rriten të qeshur, të lumtur dhe jo me dhunë. Jo më me lodra lufte. Unë e di që jam pak impulsive por kam bërë një betim; që Frenku nuk do të më shohë kurrë të mërzitur. Është e natyrshme

edhe mërzia kur vjen, por që unë ia kam thënë këtë vetes ditën që e kam marrë në krah për herë të parë.

Ke qenë shumë e rezervuar sa i përket privatësisë. Nuk ke publikuar foto me djalin, siç shumë nëna të tjera të famshme kanë bërë…

Jo të gjitha besoj. Kam pasur disa fte-sa për të dalë për Frenkun, kur ishte bebe i porsalindur. Sinqerisht akoma nuk isha ngopur unë me të vetë, nuk e kisha shi-juar vetë dhe më dukej sikur po bëja një padrejtësi ta nxirrja në kopertinë pa e di-tur në ai do apo jo. Nuk e kam parë këtë pjesën e publicitetit si diçka të rëndë-sishme. Besoj nuk ka asgjë të keqe. Unë e kam parë si diçka që duhet ta shijoj vetëm unë.

Jeni pak posesive? Jam pak. Madje kur kam qenë e vogël

dhe nuk kisha motër, unë e kisha prob-lem. Mendoja se gjithë vëmendja por ed-he veshjet më të mira do i shkonin asaj (qesh). Mbaj mend që deri në moshën 12 vjeçe nuk kam dashur motër, pastaj kur doja unë ishte vonë (qesh). Nëse do e ki-sha ndjerë që Frenku duhet të dilte në kopertina, do e kisha bërë.

Cilat janë punët që bën më me qejf në shtëpi?

Punët punë ngelen (qesh). Vetëm pu-nët që kanë lidhje me Frenkun i bëj me qejf. Duhet larë, duhet vënë në gjumë, duhet gatuar; duhet t’i bësh gati mollën, karotën dhe portokallin. Edhe të tjerat di t’i bëj, por nuk e kam me qejf të madh.

Ndihesh më e përmbushur tani?Tani ndihem e realizuar. Nuk do të

doja asgjë tjetër. Ju nuk mund ta imagji-noni dot që s’ka gjë më të bukur sesa të rrish në darkë me një krijesë që ka ard-hur pas një historie shumë të gjatë dhe je brenda mureve të shtëpisë duke shi-juar çdo gjë. Shijon ushqimin, kur sheh televizor, të ledhatuarat. Sinqerisht, nuk gjej fjalë (duke qenë se jam shumë ego-iste si natyrë) arrita që çdo gjë ta lidh me djalin. Ditët më të bukura të miat janë ato me Frenkun dhe me babin e Frenkut (qesh). Nuk di ta quaj fat apo jo këtë. S’po them që është një njeri që s’e gjen askund, por di të them që na fal shumë dashuri dhe përkujdesje.

Është i përkushtuar?Sidomos me përkujdesje, sepse që në

momentin që kam sjellë në jetë fëmijën e

kam shumë të nevojshme këtë pjesë, ed-he një fjalë më të vogël.

Lindja e një fëmije a e bën më të fortë raportin në çift? Si e ndryshon?

E bën më të motivuar. Patjetër që i jep tjetër dimension. Çdo gjë në jetë është konsum dhe në një lidhje të fortë tre janë elementët që e mbajnë: respekti, dashu-ria dhe fëmijët, mendoj unë. Fëmijët janë ushqim i gjithë atij raporti që ekziston në çift, sigurisht në harmoni me gjithë ele-mentët e tjerë, se ndryshe s’do të kishte kuptim.

Poni, gjatë gjithë këtyre viteve karrierë, cilat kanë qenë momentet më të vështira me të cilat je përbal-lur?

Të vështira ka shumë, por ato që të lëndojnë ndoshta më shumë dhe të nge-lin në mendje janë padrejtësitë. Ka edhe shumë gjëra të bukura, por s’e di pse njeriu në përgjithësi kujton vështirësitë. Megjithatë dua të shtoj se pavarësisht gjithçkaje, unë e kam arritur atë që dua. Kam afër njerëzit që dua. Kam suksesin tim të konsiderueshëm dhe falenderoj gjithë ata që më mbështesin.

Si i ke marrëdhëniet me fansat?Është një marrëdhënie e veçantë,

sepse publikun tim unë e kam disi fana-tik. Ose më duan vetëm mua, ose nuk më duan fare (qesh).

Ka pasur raste kur nuk ke këndu-ar dot live në ndonjë koncert?

Që s’kam kënduar dot live, kjo nuk ka bërë vaki. Nën portokalle dhe këngët po-pullore e këngët e mia që unë këndoj, kjo nuk ndodh. Po ka bllokime të këtij lloji, ku mund të të mungojë ngjyra për shkak të një ftohjeje apo një udhëtimi që ke bërë. Nga formimi muzikor që kam, di ta rregulloj këtë pjesë duke kënduar gjysmë toni më poshtë dhe përpiqem të jem në formën e duhur. Nuk ka pasur bllokim out, por ndoshta nuk ka qenë forma më e mirë e zërit, kjo edhe ndodh.

Cili është publiku yt më i zjarrtë, ai jashtë vendit apo publiku i das-mave?

S’mund t’i ndaj, por ju siguroj që pub-liku më entuziast që ka mall brenda vetes është publiku që jeton jashtë. Ndoshta sepse ata nuk kanë mundësinë të na shi-kojnë çdo ditë. Besoj se është malli që i bën të jenë kaq të zjarrtë për muzikën e vendit të tyre.

Tani ndihem e realizuar. Nuk do të doja asgjë tjetër. Ju nuk mund ta imagjinoni dot që s’ka gjë më të bukur sesa të rrish në darkë me një krijesë që ka ardhur pas një historie shumë të gjatë dhe je brenda mureve të shtëpisë duke shijuar çdo gjë.

Ditët më të bukura të miat janë ato me Frenkun dhe me babin e Frenkut (qesh). Nuk di ta quaj fat apo jo këtë. S’po them që është një njeri që s’e gjen askund, por di të them që na fal shumë dashuri dhe përkujdesje

Page 18: Gazeta Mapo

MAPO2 e maRtë, 24 janaR 2012www.mapo.alMAPO16 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 15 maRs 2011www.mapo.alMAPO18 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 17 maj 2011www.mapo.alMAPO2 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 e Diel, 29 KoRRiK 2012www.mapo.al

ThaSheThemeZanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse në rrugët e vjetra të një fshati në deçan. Përveç këtij klipi ajo pritet të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor

zanfina ismaili ka lançuar klipin e saj më të ri, “2 minuta”. ajo që bie

në sy në këtë klip është padyshim forma e shkëlqyer e këngëtares.

megjithatë, për këtë këngë ajo ka thënë: “faktikisht unë jam

paraqitur në mënyrën më mod-erne. të them, si një vajzë moderne

e fshatit. me këtë kam synuar që të thyej tabunë e shumë vajzave që

jetojnë në fshat dhe t’u jap kurajë atyre”, - ka thënë zanfina për

mediat kosovare. zanfina është shfaqur e bukur dhe mjaft joshëse

në rrugët e vjetra të një fshati në Deçan. përveç këtij klipi ajo pritet

të publikojë së shpejti edhe një projekt të ri muzikor, ndërkohë që

fansat kërkojnë gjithnjë e me më shumë këmbëngulje një duet me

motrën e saj, adelina ismaili.

zanFina ismaili:

Dua të thyej tabutë

e vajzave të fshatit

sipas zërave të fundit mësohet se Dafina zeqiri nuk i ka prishur marrëdhëniet dhe nuk është ndarë nga menaxheri i saj Çekiç. përkundrazi, Çekiç vazhdon ta shoqërojë këngëtaren nëpër koncerte dhe është menaxheri i saj. madje, sipas tij, Besfort hasanaj po e shantazhonte Dafinën që nëse shkëputet nga ai, do t’ia fshinte videoklipin “tonight”. ndërsa kompania “on air music” ka kontaktuar me google dhe Youtube dhe ata i kanë dhënë akses në kanalin e Dafina zeqirit, e në këtë rast ka ndodhur edhe fshirja e videos që vazhdon të jetë ende e tillë. ndërsa mësohet se shumë shpejt një nga videot më të klikuara shqiptare “tonight” do të rikthehet ashtu siç ka qenë më parë. madje për ta bërë edhe më të besueshme këtë histori, menaxheri i Dafi-nës, Damir Çekiç ka postuar edhe një foto me këngëtar-en në profilin e tij në facebook ditën e djeshme.

dafina zeqiri nuk është ndarë nga menaxheri i saj

FlashImanY vleRëson peRfoRmancën e Besës me “You wIll neveR know”

BleRIm DesTanI, shIjues fanaTIk I puRos kuBaneZe

Ka qenë një surprizë e bukur jo vetëm për këngëtaren e njohur Besa Kokëdhima, por edhe për të gjithë adhuruesit e saj. gjatë kësaj jave këngëtarja imany, e njohur shumë edhe në shqipëri falë hitit “You will never know”. “e pabesueshme!”, - ka qenë komenti i këngëtares së njohur, ndërsa Besa ka shtuar se ka ngelur e befasuar nga ky vlerësim. Koveri i këngës së njohur është kënduar tek “e diela shqiptare” dhe pas publikimit në faqen zyrtare të imany mund të themi se ka bërë xhiron e botës. “jam shumë e nderuar. faleminderit imany!” - ka shtuar Besa.

aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani duket se është një shijues pasionant i puros. Këtë gjë ai e ka demonstruar vazhdimisht duke hedhur foto, ku puroja nuk i ndahet asnjëherë nga dora. madje dhe në kafen e mëngjesit aktorin e shoqëron përherë një puro. Blerim Destani është duke e shijuar totalisht çdo moment me purot e tij. Këtë e dëshmojnë edhe fotot e mëposhtme.

ToRos me pushIme kRah RoBeRTo Baxhos

torosi i BB4 këto kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për pushimet e tij të shfrenuara me shumë femra. megjithatë, duket se ish-banori i BB4 herë pas here preferon të shfaqë edhe anën e tij serioze. ai këto kohë, tek-sa ka qenë duke pushuar në Venecia ka takuar futbollistin Roberto Baxho, me të cilin ka bërë edhe këto foto. toros i ka treguar më shumë Baxhos për shqipërinë, madje i ka bërë edhe një ftesë që të vizitojë zonat turistike në vendin tonë.

Këngëtarja tuna është mjaft e kënaqur me suksesin e këngës “i asaj”, e cila është përfolur mjaft për shkak të klipit provokativ. pavarësisht kritikave, kliki-met vazhdojnë të rriten gjithnjë e më shumë në Youtube. “jam shumë e lumtur që kënga dhe videoklipi ‘i asaj’ vazhdon të pëlqehet shumë në opinion. për këtë falënderoj ata që më ndihmuan në realizimin e këtij projekti dhe në veçanti falënderoj të gjithë adhuruesit e mi, të cilët bënë që kjo këngë të vlerësohet dhe të jetë një hit”, - ka thënë ajo. Këngëtarja nga maqedonia ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të lançojë edhe disa këngë e klipe të reja dhe se do të mundo-het që të sjellë të tjera befasi për fansat e saj.

Tuna nuk di të ndalet, gati “çmenduria” e radhës

Page 19: Gazeta Mapo

MAPO 19e Diel, 29 KoRRiK 2012www.mapo.al

Për këngëtaren e njohur kjo nuk është një periudhë e lehtë. Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gjetur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore.

Rosela, keni lançuar këngën tuaj më të re pas asaj me Sinan Vlasalliun. Mund ta na thoni diçka më tepër rreth saj?Po, është e vërtetë. Kënga ime më e re që ndërkohë lançohet në “Supersonic Tv” titullohet “Pafundësi”, një stil tjetër. Është një këngë ritmike verore që përçon një energji pozitive. Kënga është kompozuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst të Zhakut.

Këtë herë vjen në një bashkëpunim me “Threedots”, në mos gaboj. Si ka qenë ky bashkëpunim dhe suporti më i madh kush ka qenë?Po, e vërtetë. Është një bashkëpunim me “Threedots” për herë të parë. Një studio shumë produktive dhe shumë profesionale. Them se do jetë një bashkëpunim frutdhënës dhe shpresoj të pasohet me të tjerë. Suporti më i madh ka qenë familja ime dhe miqtë e mi më të ngushtë.

Përse vendosët të vini kaq herët me një krijim tjetër, ndërkohë që ende njerëzit janë nën efektin e formulës së dashu-risë?Mendova t’i shoqëroj dashamirësit e mi edhe gjatë pushimeve verore...dashuria vazhdon edhe në këtë këngë.

Kjo këngë vjen pas një kohe të shkurtër pasi babi juaj nuk është më. Si ka qenë kjo periudhë për ty?Kjo është periudha më e vështirë e jetës

sime. Nuk është aspak e lehtë. Kam humbur mitin tim, mikun më të mirë e babain më të përkushtuar dhe më besoni, as që mund të përshkruhet me fjalë kjo dhimbje...

Ka qenë e vështirë të japësh maksimu-min gjatë xhirimeve të klipit?Ka qenë shumë e vështirë. Ndoshta s’kam arritur të jap më të mirën time, por jam përpjekur...

Dimë se amaneti i babit tënd ishte që ti të vazhdoje muzikën. A të ka dhënë më tepër forcë kjo gjë për të vazhduar përpara?Është amaneti i tij shtysa kryesore për të finalizuar projektet e lëna përgjysmë...Edhe pse brenda meje ka një boshllëk shumë të madh dhe është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mungon prezenca e babit, i cili ishte gjithmonë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjithmonë.

Cilat janë gjërat më të vlefshme që ai të ka mësuar?Mirënjohjen, të qenit vetvetja dhe gjithmonë me këmbë në tokë. E dashur dhe e përkushtuar.

Një mesazh për lexuesin tonë…Ju uroj një verë sa më të këndshme...!

dashuria vazhdon në pafundësi

Rosela GjYlBeGu:

jonida hitoveizi

Këngëtarja Rosela gjylbegu së fundmi ka lançuar një këngë mjaft ritmike, pas baladës me sinan Vlasalliun, “formula e lumturisë”. për këngëtaren e njohur kjo nuk është një periudhë e lehtë. Rosela ka vetëm pak kohë që ka humbur të atin, e megjithatë e ka gje-tur forcën për të ecur përpara me planet e saj muzikore. në fakt, kjo ka qenë dëshira dhe amaneti që i ka lënë i ati, përpara se të largohej nga kjo botë; të vazhdonte çdo projekt që e kishte lënë përgjysmë. “është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mun-gon prezenca e babit, i cili ishte gjithmonë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjith-monë”, - thotë ajo. ndërsa kënga “pafundësi” vjen si një bashkëpunim me “threedots” me një klip mjaft interesant, ku Rosela ka dhënë maksimumin e saj. “ndoshta s’kam arritur të jap më të mirën time, por jam përpjekur”, - thotë ajo sa i përket xhirimeve të klipit. ndërkohë, për ta kaluar këtë periudhë të vështirë në jetën e saj, Rosela rrëfen se ka gjetur mbështetjen e madhe tek familja dhe miqtë më të ngushtë.

Është amaneti i tij, shtysa kryesore për të finali-zuar projektet e lëna përgjysmë...Edhe pse brenda meje ka një boshllëk shumë të madh dhe është e vështirë që për herë të parë unë bëj diçka dhe mungon prezenca e babit, i cili ishte gjith-monë aty me mua për të më bërë të ndjehem më e sigurt, por në të njëjtën kohë të qëndroja gjithmonë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Nuk është aspak e lehtë të flas për këtë, por uroj vetëm ta bëj të ndjehet krenar gjithmonë.

është një bashkëpunim me “Threedots” për herë të parë. një studio shumë produktive dhe shumë profe-sionale. Them se do jetë një bashkëpunim frutdhënës dhe shpresoj të pasohet me të tjerë. Suporti më i madh ka qenë familja ime dhe miqtë e mi më të ngushtë.

Page 20: Gazeta Mapo

MAPO6 e maRtë, 24 janaR 2012www.mapo.alMAPO16 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 15 maRs 2011www.mapo.alMAPO18 13 qeRshoR 2010www.gazetamapo.comMAPO18 e maRtë, 17 maj 2011www.mapo.alMAPO6 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO18 e pRemte, 27 maj 2011www.mapo.alMAPO20 e Diel, 29 KoRRiK 2012www.mapo.al

Katherine hepburn, e cila qysh herët deklaroi se moda të lë të ftohtë, është bërë e famshme me stilin e saj, një ndërthurje mes stilit mashkullor dhe atij femërorTendencë

Thelbi i elegancës së femrave të sotme është liria. Liria e të zgjedhurit dhe liria për të qenë ato që janë. Eleganca mund të jetë e llojllojshme. Sharon Stone, njëra ndër gratë që vishet më së miri në Amerikë, që në moshë të re ka qenë e bindur se Fred Astaire dhe Gin-ger Rogers janë simbole të gjalla të elegancës. Duke u rritur, gjithnjë e më shumë e ka kopjuar stilin e tyre: gjatë ditës ka veshur rroba me prerje të meshkujve, ndërsa në mbrëmje rroba yjesh. Disa mendojnë se veshje shik ka posaçërisht Karolina e Monakos, të tjerët theksojnë zonjën Sarkozi, e cila asnjëherë nuk e tepron me asgjë. Fshehtësia e elegancës qëndron në mosvënien në sy, e cila mundëson që garderoba e njëjtë të mbahet gati 30 vjet.

cilat janë rregullat e elegancës?E zeza është bazë për të cilën nuk diskutohet, ndërsa ngjyra bezhë formëson kornizën me të cilën nuk mund të gabohet. Dhe, ia vlen të kujdesemi për aksesorë dhe për dekorime. “Gjithmonë e mbaj vetëm një pjesë të stolive”, - thotë Sharon Stone. “Një palë vathë me diamante njëkaratësh ose vetëm unazën”. Megjithatë, eleganca ndërron me të njëjtin ritëm sikurse edhe shoqëria. Sot nuk ka më ngjyra që nuk përputhen, por i vetmi rregull është se duhet veshur në harmoni me kohën. Hulumtimet e bëra në Itali në mesin e 1300 femrave tregojnë se gjithnjë e më i vogël është numri i “viktimave të modës”, që janë të

gatshme ta pranojnë secilën “çmenduri” të saj. Femrat po e pranojnë atë që po u pëlqen dhe prej risive po marrin vetëm atë që e vulos stilin e tyre tashmë të ndërtuar. Prandaj, siç shuhet, elegancë është racionale: veshmbathja zgjidhet sipas komoditetit që ofron ajo, sipas çmimit dhe cilësisë së stofit. Katherine Hepburn, e cila qysh herët deklaroi se moda të lë të ftohtë, është bërë e famshme me stilin e saj, një ndërthurje mes stilit mashkullor dhe atij femëror. Njëlloj si ajo mendojnë sot edhe shumë gra. Deri para disa vjetësh ka qenë në trend të ndjekësh modën. Ndërkohë kanë ndryshuar edhe konsumatorët me zgjedhjet dhe me kërkesat e tyre: nuk dëshirojnë që veshja të shprehë origjinalitetin, por personalitetin. Luksi i tepërt, të cilin e mbështet Ivana Trump, është i huaj për shumicën e femrave, madje edhe për gratë e pasura.Garderoba, më shumë se kurrë, është bërë ‘evergreen’. Kanë kaluar kohët kur në fund të çdo stine nxirreshin gjërat demode. Është tendencë që të ruhen gati të gjitha rrobat. Sepse siç thoshte Coco Chanel, “Moda shkon, stili mbetet”. Thelbi i elegancës së femrave të sotme është liria. Liria e të zgjedhurit dhe liria për të qenë ato që janë. “Eleganca nuk ka të bëjë me rrobat”, - thotë njëra ndër gratë më elegante në botë, Catherine Deneuve. “Ku qëndron fshehtësia? Në vënien e baraspeshës me brendësinë e trupit.

Si Ta ShndëRRoni veTen në një FemëR me STil

Dieta aD hocnë periudhat më stresuese të jetës së përditshme, kjo dietë, e cila zgjat 40 ditë, konsiston në ngrënien e orizit integral për drekë dhe peshkut e perimeve në darkë. shumë ujë, të cilit mund t’i shtohet gjithashtu pak lëng limoni.aktiviteti fizikjoga është një strategji shumë e mirë jo vetëm për trupin, por edhe për lëkurën. është vërtetuar që medit-imi 20-minutësh çdo ditë ndihmon qelizat të rinohen. shtohet prodhimi i endorfi-nës, e cila ndihmon lëkurën të riaktivizojë funksionet e saj rigjeneruese.

Trajtimetnë kushtet e shtëpisë mund të realizohet një maskë anti-stres. në një kos dietik, pa yndyrë, shtohet pak krem me veti hidratuese. lihet në lëkurën e fytyrës për 30 minuta dhe e ndihmon atë të duket më rrëzëllitëse....dhe një ushtrim për të luftuar rrudhatnxirrni buzët jashtë, si peshk, njësoj sikur do të donit të dërgonit një puthje, por pa i rrudhur ato. shqiptoni zanoren ‘a’, gjithmonë duke qëndruar me buzët jashtë, përpiquni njëkohësisht të buzëqeshni. ndihmon edhe për rrudhat e zonës së mjekrës.

“të përkryera!” me këtë fjalë emërtohet sindroma e femrave që aspirojnë sukses në të njëjtën kohë në fusha të ndryshme të jetës. edhe kur ndihen të lodhura, konsumojnë ende energji, gjë që reflektohet mbi lëkurën e tyre, duke e kthyer atë në të zbehtë dhe pa ndriçim.Çfarë do të thotë lëkurë e stresuar?ajo që papritur shndërrohet në të yndyrshme. manifes-ton pore të mëdha, akne në moshë madhore dhe shfaqje rrudhash të papritura.a ka zgjidhje të shpejta për këtë problem?nëse lëkura është bërë e yndyrshme dhe me akne, përdorni produkte kozme-tike me bazë acidin salicilik. gjithashtu, produktet me bazë retinolin ndihmojnë në rinovimin e qelizave.Çfarë duhet të bëjmë nëse lëkura është shumë e thatë?Duhet menduar për një traj-tim estetik tek mjeku derma-tolog. një trajtim mund të jetë seanca një herë çdo tre muaj me ‘hidrobalance’. më saktë, ky trajtim fut nën lëkurë një lloj xheli, i cili e hidraton atë thellësisht. gjithsesi, çfarëdo seance estetike tek dermatologu të bëni, duhet të evitohen ndryshimet e men-jëhershme të temperaturës nga shumë nxehtë në shumë

ftohtë ose anasjelltas.lëkura e yndyrshme mund të jetë më e prekshme nga stresi sesa ajo e thatë?aspak. edhe ata që nuk kanë pasur asnjëherë problem me aknet mund të manifestojnë shqetësime të përkohshme të tilla. Kjo ndodh kur në trup rritet prodhimi i hormonit të stresit, kortizolit, i cili bën që prodhimi i yndyrës të shtohet.edhe lëkura e trupit është po kaq e ndjeshme ndaj stresit?po, nëse sistemi imunitar dobësohet. në këtë moment qelizat e lëkurës kthehen në më pak të oksigjenuara dhe janë shënjestër ndaj aksionit të radikaleve të lira, të cilat sjellin dehidratim apo tharje të lëkurës.në cilat periudha të vitit lëkura stresohet më shumë?në harkun kohor të ndry-shimit të stinëve, njësoj si tani. lëkura sforcohet më tepër për shkak se dielli nuk e rreh më si gjatë verës dhe anasjelltas. në këtë periudhë duhet të përdoren kremra hidratues dhe rekomandohen edhe vitaminat me magnez.a ekzistojnë në të vërtetë rrudhat e shkaktuara nga stresi?fatkeqësisht po. stresi ngadalëson qarkullimin e gjakut duke bërë që rrudhat e shprehisë të kthehen në rrudha të thella dhe të qën-drueshme.

ja terapia e anti-rrudhave

tRi mënYRa pëR RigjeneRimin e lëKuRës

Page 21: Gazeta Mapo

Edhe Italia, Rusia e Brazili kanë siguruar arin e parë olimpik, ndërsa një çështje është ngritur edhe për përshirjen në vënien basteve nga ana e atletëve të ndryshëm

Kanë nisur me masivitet garat, tek-sa janë shpërndarë medaljet e para, ku Kina ka nisur menjëherë kryesi-min duke siguruar ditën e djeshme dy medalje ari në qitje femra dhe në peshëngrtije femra. Kështu, me një total pikësh prej 502.9, kinezja Yi ka arritur të fitojë medaljen e parë të arit për vendin e saj në këto Olimpi-ada. Në finalen e distancës 10 metra në karabinë, ka arritur mposhtë po-laken Bogacka, që grumbulloi 502.2 pikë, dhe bashkëkombësen Yu. Ndërsa ka qenë tërësisht një pod tërësisht aziatik në garën e peshëngritjes së femrave në kate-gorinë 48 kg. Medalje ari për kine-zen Uang që ka ngritur 205 kg në dygarësh dhe ka mposhtur japone-zen Miyake, 197 kg dhe koreanoveri-oren Ryang që ngriti 192 kg në dygarësh.

Edhe Rusia fiton të artën e parë dhe këtë e ka bërë në 41 sekonda, aq sa i janë dashur xhudistit Galstyan që e e mbyll me një rezultat 100-0 dhe merr në mënyrën më të mirë të mundshme medaljen e arit në peshën 60 kg. Rusi nuk i jep asnjë minutë kohë japonezit Hiraoka, që nuk ka mundur dot të mbledhë veten. Ar në xhudo edhe për bra-zilin, që në finalen e 46 kilogramëve për femra, është Menezes që ka ar-ritur të mposhtë rumunen Dumitru, duke arritur kështu që të fitojë falë

një lëvizjeje Vaza-ari kur mbeteshin edhe 47 sekonda nga fundi. Dumit-ru ka vuajtur nga një dëmtim në gju.

Gjen arin e parë edhe Italia, që ka fituar në qitjen ekipore më hark ndaj SHBA-ve. 120 pikë ka grumbulluar skuadra e kaltër, një më shumë sesa amerikanët, që duhetv të kënaqen me argjendin.

Ende pa filluar mirë Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe hija e basteve bëhet shqetësuese. Shefi i misionit olimpik të Australisë, Nick

Green, ka hedhur poshtë çdo dys-him se anëtarë të paidentifikuar të skuadrës olimpike australiane kanë vënë bast se kush do të ishte mba-jtësi i flamurit në ceremoninë e hapjes. Komiteti Olimpik Ndërkom-bëtar do të pezullojë çdo bastvënie nga kompetitorët dhe ka një njësi monitorimi, që vëzhgon bastet lega-le. Mbajtësi i flamurit për Australi-në ishte kapitenia e basketbollit, Lauren Jackson, e para femër që ka këtë nder në 20 vjet, ndërsa Green

insiston se kjo situatë është e pavër-tetë: “Çdo bast në skuadrën austra-liane është i dënueshëm. Ne e kup-tojmë se bëhet fjalë për një lloj thashethemi në media. Jam i qetë që ky fakt nuk u bë public më parë, dhe aspak i shqetësuar për atë që pashë. Lauren Jackson, zgjedhja e fl-amurmbajtësit, ka qenë një zgjedhje fantastike për të udhëhequr këtë ve n d ” , - p ë r f u n d o i G r e e n . E ndërkohë, Komiteti Olimpik i Re-publikës së Irlandës ka nisur një he-

tim, në lidhje me dyshimin se një nga garuesit ka vënë bast mbi një kundërshtar në një event, ku janë të dy pjesëmarrës. Këshilli e ka infor-muar atletin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, në lidhje me akuzat se dy baste janë vënë në favor të kundër-shtarit, në një disiplinë sportive që gjithashtu nuk është publikuar, përpara Olimpiadës. Tashmë çështja i ka kaluar drejtësisë dhe këshilli nuk do të bëjë më asnjë ko-ment për këtë rast.

Medaljet, Kina merr kryesiminaustralia mohon skandalin e basteve

MAPOE DiEl, 29 korrik 2012www.mapo.al

policia ka arrestuar dhjetëra protestues që ndodheshin pranë parkut olimpik në lindje të londrës gjatë natës së të premtes. Fillimisht ata u izoluan nga një kordon i policisë, ndërsa më pas u prangosën dhe u transportuan me furgonë policie. protestuesit i përkisnin grupit “Critical mass”, një organizatë aktivistësh me biçikleta. policia bëri të ditur

se protestuesit kishin leje të zhvillonin një demonstratë në jug të londrës, por me kusht që ata të mos e kalonin pjesën veriore të lumit tamiz. Disa orë më pas, rreth 40 automjete të policisë u panë edhe në rrugën “Stratford”, e cila ndodhet fare pranë parkut olimpik. ngjarja ndodhi kur po zhvillohej ceremonia hapëse e lojërave olimpike, e cila u ndoq nga

mbretëresha dhe nga krerët e shteteve të pranishëm në stadiumin olimpik. policia e londrës po lejon zhvillimin e protestave në kryeqytetin anglez nga organizata të ndryshme edhe gjatë lojërave olimpike, për aq kohë sa ata marrin leje për zhvillimin e demonstratave dhe respektojnë kushtet e vendosura nga forcat e rendit.

Policia, dhjetëra arrestime gjatë ceremonisë21

Borshi thyen rekord, Kuçana, i 20-ti në qitjeDy sportistët e parë shqiptarë që kanë konkurruar në lojërat olimpike “londër 2012” ishin notarja noel Bor-shi dhe qitësi arben kuçana. Borshi ishte e para nga 10 sportistët kuqezi pjesëmarrës në evenimentin sportiv që garoi, ndërsa disiplina ku ajo konkurroi ishte gara e 100 metrave në stilin flutur. 16-vjeçarja fitoi baterinë e saj, ndërsa e mbylli paraqitjen me vendin e 40-të në renditjen e përgjith-shme pas fazës eliminatore. Borshi regjistroi kohën 1 minutë, 5 sekonda e 49 të qindtat, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. paraqitje të kënaqshme ka realizuar edhe kuçana në qitje nga distanca 10 metra me pistoletë me ajër. Sportisti me moshën më të madhe në delegacionin shqiptar në “londër 2012” u klasifikua i 20-ti në renditjen e përgjithshme pas fazës kualifikuese. kuçana grumbul-loi 577 në 6 provat e tij, ndërsa duhet theksuar se rezultati ka qenë mjaft afër vendeve të kreut.

mediat në delir për ceremoninë e hapjesnuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Ceremonia që përjetuam ditën e premte ishte një nga më të mrekullueshme e bëra ndonjëherë. londra kishte një mision të vështirë, atë të organizimit të një ceremonie po aq frymëmbajtëse sa edhe ajo e pekinit, që mrekulloi botën. të gjithë në londër e në Britani kanë qenë kuriozë që të shikonin reagimin e mediave globale, të cilat i vunë edhe notën: një 10 të madhe! Shtypi e cilësoi një vepër arti, ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike 2012 në londër. neë York times shkruan: “një ceremoni e gëzueshme dhe e çuditshme dhe mbi gjithçka kujton përpjekjen e britanikeve për t’ju prezantuar botës por edhe vetvetes”. më tej, media njujorkeze do të vijonte. ““një komb i sigurt për iden-titetin post-perandorak, cilido qoftë ai tani”. the Ëashington post nënvizon se nëse “ceremonia e hapjes së lojërave të londrës ndonjëherë duket si shakaja më e madhe në botë, mesazhi nga Britania kumboi i fortë dhe i qartë.

OLiMpiaDa KuqeZi reagiMet Ja numrat më pikantë të startit olimpikKjo është hera e tretë që kryeqyteti anglez organizon Olimpiadën, pas viteve 1908 dhe 1948, duke u bërë qyteti i parë ku zhvillohen tre herë Lojërat Olimpike moderne. Vendet pjesëmarrëse në këtë eveniment sportiv janë 205, nga ku 10.500 atletë konkurrojnë në 26 sporte të ndryshme në Olimpiadë dhe 42000 sportistë që konkurrojnë në 16 sporte në Lojërat Paraolimpike. Disiplinat sportive ku do të garohet gjatë 17 ditëve të Lojërave Olimpike janë 30, ndërsa 503 gara do të zhvillohen në harkun e 11 ditëve në Lojërat Paraolimpike. Të gjitha në 36 impiante sportive të miratuara për evenimentin. Në hapësirën deri në 50 kilometra distancë nga Parku Olimpik, janë të disponueshme 135 mijë dhoma hotelesh. Në Fshatin Olimpik ka 17 mijë e 320 shtretër për atletët, ndërsa çdo apartament ka televizor, lidhje me internetin dhe një kopsht privat. Në mensën e

sportistëve mund të qëndrojnë në të njëjtën kohë 5500 atletë. Në total, për Londër 2012 janë bërë 200 mijë akreditime, ndërsa në shitje kanë qenë 9,6 milionë bileta për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ku kosto e 75 për qind prej tyre ka qenë nën 60 euro e përfshin edhe transportin falas. Gjatë Lojërave, Londra ka 13 për qind turistë më shumë se gjatë verës së kaluar, janë ndërtuar 10 kilometër rrugë, ndërsa parashikohet që mesatarisht të ketë 12 milionë njerëz në ditë që ud-hëtojnë ose ndryshojnë destina-cione. Në Olimpiadën e Londrës, që ka kushtuar rreth 18 miliardë euro, 688 milionë euro janë shpenzuar vetëm për sigurinë. Ushtria, marina, policia dhe agjentë privatë janë angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit. Të pranishëm në Londër janë edhe 1 mijë agjendë të FBI-së, ndërsa 600 mijë euro janë shpenzuar vetëm

34

sport

për të rritur numrin e telekamer-ave të fshehura. Në Fshatin Olimpik janë shpërndarë 150 mijë prezervativë falas nga Komiteti Organizator i aktivitetit, ku debuton sporti i boksit të femrave, nuk pjesë e Olimpiadës nuk janë më bejsbolli dhe softbolli.

rusi Arsen Galstyan me medaljen e arit

Page 22: Gazeta Mapo

t

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!

Numra me 3 shifra:041, 101, 113, 287, 320, 478, 525, 601, 671, 725, 815, 822.Numra me 4 shifra:1215, 3210, 4449, 4841, 5263, 6582, 6721, 6987.Numra me 6 shifra:052710, 111120, 124144, 156471,

163259, 190461, 232514, 405510, 443736, 478485, 524101, 542331, 557811, 563210, 565210, 580661, 832912, 856245, 874854, 906425.Numra me 7 shifra:1483468, 2565210, 9658887, 9719142.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. Sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së Shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

MAPO22

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

Ditë e pasur me ngjarje emocionuese, ku nuk do të mungojnë takime e njohje me persona mjaft të rëndë-sishëm që do ju vlejnë shumë në karrierën tuaj profesionale. Në sektorin privat mos u nxitoni të mer-rni iniciativa nëse nuk jeni të sigurt në ndjenjat tuaja.

Si shkak i pozicionit as-pak të favorshëm të Hë-nës me shenjën tuaj, sot do të ndiheni të lodhur e mjaft nervoz. Përveç kësaj disa programe të organi-zuara nga miqtë tuaj nuk do ju duken shumë tërheqëse: nuk është e detyrueshme të merrni pjesë.

Duke filluar që sot, Mërkuri ju kthen krahët dhe kjo nuk parashikon një ditë të qetë për sa u përket marrëd-hënieve profesionale dhe atyre private. Tregohuni sa më të kujdesshëm. Nuk do të jetë një periudhë e lehtë për ata që punojnë në grup.

Mundohuni të tregoheni më pak të ashpër për sa u përket çështjeve pari-more, sepse të tjerët mund të kenë motive të vlefshme për të menduar ndryshe nga ju. Me Hënën në kundërshtim harmonia në çift do të vihet në rrezik.

Ju pret një ditë e shkëlqyer në sektorin profesional, në dashuri, miqësi, si dhe për sa i përket argëtimit në ko-hën e lirë. Kjo vjen si shkak i kalimit pozitiv të Hënës te shenja e Ujorit. Darka, shfaqje, koncerte apo spe-ktakle do ta gjallërojnë më shumë mbrëmjen.

Një udhëtim i shkurtër do ju dhurojë eksperienca stimuluese, nëse do të je-ni në shoqërinë e person-ave që ndajnë të njëjtat in-teresa me ju. Në sektorin e ndjenjave do të krijoni një harmoni perfekte me njeriun e zemrës.

Hëna në favor me shen-jën tuaj ju dhuron gjallëri dhe bukuri. Nuk do të mungojnë sukseset në sektorin profesional, që padyshim i keni merituar dhe asnjë nuk do të gux-onte t’ua mohonte. Jeta sociale do ju dhurojë shumë kënaqësi.

Në qiellin tuaj nuk paraqiten kontraste që mund t’ju shtyjnë të keni një sjellje të zymtë me partnerin dhe miqtë tuaj. Studioni çdo zgjidhje të mundshme për të shkarkuar tensionin e mbledhur. Limitoni shpenz-imet tuaja dhe respektoni më së miri kodin rrugor.

Do të ndieni tensionin e një dite kaotike të mbushur me ngjarje të papritura që jo gjithmonë do të jenë të mirëpritura nga ju, kjo vjen si shkak i Hënës në kundër-shtim. Në marrëdhëniet në çift nuk do të ndiheni plotë-sisht të dashuruar.

Duhet thënë se forma juaj fizike sot nuk është në maksimum. Në vend që të qëndroni mënjanë duke fantazuar për të harruar një dështim të vogël mun-dohuni të tregoheni sa më aktiv për të mos humbur mundësitë e shumta që ju presin.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. Përqendrimi, grumbullimi i mallrave në një vend. 9. Makinë e vogël. 14. Pjesëz mohuese. 15. Mjet lundrimi. 16. Gorishti i kinemasë. 18. Shumëllo-jshmëri. 20. Njeri anglez. 21. Fieri në makina. 22. Çitjane, dimi. 23. Një markë e dikurshme biçiklete. 26. Enë për ujë, a për çaj. 29. Sigla tjetër e NATO-s. 30. Liqen i madh në Amerikën Latine. 32. Mohim për italianët. 33. Diçka që del për herë të parë ose që hyn e re në jetë, mbrapsht. 35. Fjalë e kri-juar nga bashkimi i tingujve të të folurit, që jep përafërsisht zërin a zhur-mën e një qenieje, të një sendi, të një dukurie etj. 36. Përemër pronor. 38. Lumë i madh në Spanjë. 40. Zog i madh sa mëllenja, që rron brigjeve të lumenjve. 42. Festimi, ose... 46. Cilësi a karakteristikë me të cilën dikush a diçka shfaqet para të tjerëve. 47. Ciko i muzikës. 48. Kësulë e veshjes popullore. 49. Përemër vetor. 50. Pjesë e një drame.

Vertikalisht:1. Paaftësi e syve të njeriut për të dalluar disa ngjyra. 2. Qytet në Itali. 3. Arbana, prezantuese televizive. 4. Instituti Gramatikës. 5. Cruise i kine-masë amerikane. 6. Valbona, aktore. 7. Ekran i kompiuterit. 8. Industria Ndërtimit. 10. Kallamata, aktore e njohur. 11. Metal për bizhuteri. 12. Ra-dio Tirana. 13. Pjesa e përparme e kokës së kafshëve, që është zakonisht e zgjatur. 18. Makinë ose aparat që punon vetë, pa pjesëmarrjen e drejt-përdrejtë të njeriut. 19. Janë në mes të stinës. 24. Njeri dinak. 25. Pako e panisur. 27. Frazë për të qeshur që thuhet në një film. 28. Kadiu i baletit. 30. Vend ku shitet e blihet. 31. Humbje e plotë e kujtesës ose dobësim i saj për shkak sëmundjesh. 34. Një kompani e madhe sigurimesh. 37. Kaf-shë e vogël gjitare. 39. Pjesa e përparme e anijes. 41. Shkove. 43. Monu-ment Historik. 44. Rama e prokurorisë. 45. Njeri që të do të mirën.

Fjalëkryqi klasikFjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. Fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XVIII dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

FOShNjA Që dO të LUNdrOjë BOtëNNjë vajzë 17-muajshe do të niset në një aventurë pesëvjeçare rreth e qark botës me prindërit e saj, të cilët kanë shitur gjithçka për të blerë një anije dhe për ta jetuar ëndrrën. Martina Della Volpe do të niset së bashku me nënën e saj kroate, Kristina Damijanidis (një artiste tatuazhesh) dhe babanë e saj italian, Giuseppe Della Volpe (stilist flokësh).Ata kanë vendosur të qëndrojnë në det për pesë vite dhe do të kthehen para se vajza e tyre të fillojë shkollën. “Padyshim që ka pasur njerëz që na kanë kritikuar, por ne kemi planifikuar gjithçka me shumë kujdes. Vajza do të kalojë mjaft kohë me ne, në periudhën vendimtare të jetës së saj dhe ne i kemi marrë shumë lodra dhe libra. Për çfarë tjetër ka nevojë ajo?”, ka thënë Kristina.Çifti tashmë ka filluar udhëtimin nga Chioggia (Itali veriore) drejt Splitit të Kroacisë. Pas detit Adriatik, ata do të lundrojnë nëpër detin Mesdhe drejt Spanjës, dhe pastaj nëpërmjet Gjibraltarit do të dalin në oqeanin Atlantik dhe më pas në atë Paqësor drejt Australisë.

E DIEL, 29 KORRIK 2012www.MAPO.AL

Falë Hënës do të jeni mjaft energjikë dhe do të keni një shpirt iniciative për t’u pa-sur zili. Falë këtyre cilësive do të arrini më në fund të zgjidhni disa probleme pune që i keni lënë pas dore për shumë kohë. Në sekto-rin privat, një surprizë do ju ndryshojë jetën.

NgA KINA Në LONdër – me BIçIKLetëPara dy viteve u nis nga Kina më biçikletë. Kaloi 16 vende të ndryshme, u përball me përmbytje, udhëtoi përmes zonave në konflikt, u mbijetoi temperaturave nga + 40 e ca deri në - 30 gradë celsius…, por më 6 korrik ia doli mbanë, mbërriti në Londër.Ky ishte udhëtimi i Chen Guangming, kinezi që në vitin 2010 ndërmori udhëtimin e rrallë duke përshkruar mijëra kilometra me mjetin e tij me pedale e me tre rrota për të promovuar atë që ai e quan “shpirti i garave olimpike”.Gjatë këtij udhëtimi të stërmundueshëm, por të bukur, Chen ka koleksionuar fotografi nga vendet që përshkoi dhe dhjetëra vula doganore në pasaportën e tij. 

Falë pozicionit të shkëlqy-er yjor në qiellin tuaj do të arrini rezultate të shkëlq-yera në punë, studim, në jetën sociale, pa harruar kë-tu edhe momentet e buku-ra që do të kaloni me njeriun e zemrës. Me pak fjalë mundohuni ta shfrytëzoni më së miri këtë ditë.

Page 23: Gazeta Mapo

Sa i përket politikës së jashtme, sfidanti Mitt Romney e ka të vështirë. Sepse presidenti

Barack Obama ka se çfarë të dësh-mojë në këtë drejtim: Nën presi-dencën e tij u vra top-terroristi Osa-ma bin Laden, trupat nga Iraku janë tërhequr dhe është përcaktuar fundi i angazhimit luftarak në Afganistan. Ndonëse prestigji i SHBA-së në botën arabe lë ende për të dëshiruar, marrëdhëniet e SHBA-së me shumë shtete, në radhë të parë në Europë, nën drejtimin e Obama-s janë shumë më të mira në krahasim me paraard-hësin e tij, George W. Bush.

E megjithatë, me lëvdata për kundërshtarin politik nuk mund të bëhet lufta elektorale, ndaj Mitt Romney, i cili në gusht do të emëro-het zyrtarisht si kandidati për pres-ident i republikanëve, ndjek kursin e konfrontimit. Pikërisht para ud-hëtimit të tij njëjavor jashtë vendit, duke nisur në Britaninë e Madhe, në Izrael dhe në Poloni, Romney në një fjalim para asamblesë së veteranëve të luftës paraqiti idetë e tij për poli-tikën e jashtme.

Mesazhi kryesor i Romney-t lid-hur me presidentin aktual Obama: “Ky president e ka dobësuar aftësinë drejtuese amerikane”. Obama, sipas Romney-t, i ka vlerësuar gabimisht rusët, aleatët, Poloninë dhe Çekinë i la në baltë, kur ato u shprehën të gatshme të pranojnë instalimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në territorin e tyre, dhe nuk ka arritur ta minimizojë rrezikun nga përpjek-jet e Iranit për konstruktimin e ar-mëve bërthamore. Ai nuk i është kundërvënë me vendosmëri poli-tikës jokorrekte të Kinës për eksporte, ekonominë dhe financat, si dhe e ka indinjuar Izraelin.

Çfarë do të bëjë një president si R o m n e y n d r y s h e ? S ë p a r i republikani deklaroi: “Unë besoj pa asnjë mëdyshje tek madhështia e këtij vendi. Mua nuk më vjen zor prej pushtetit të Amerikës». Pikë-pamjet e tij për politikën e jashtme, të publikuara për këdo në faqen e in-ternetit të fushatës së tij elektorale mbajnë titullin «Një shekull ameri-kan».

Përmirësimi i marrëdhënieve me Izraelin. Romney ishte i përm-bajtur duke mos dhënë detaje. Por që p.sh. konflikti i Lindjes së Mesme nuk është i lehtë të zgjidhet, këtë e di

edhe ai. Megjithatë, republikani do që t’i përmirësojë marrëdhëniet e tensionuara me Izraelin gjatë presi-dencës Obama. Ndaj ai do të vizitojë Izraelin menjëherë pas Londrës, ku do të jetë i pranishëm në hapjen e Lo-jërave Olimpike.

Mitt Romney kritikoi edhe aktin që Obama ka nisur t’i tërheqë ush-tarët e SHBA-së nga Afganistani gjatë verës, pra pikërisht në kohën kryesore të luftimeve. Ai e akuzoi presidentin se motivi për këtë është thjesht një kalkulim politik. Por Romney njëkohësisht deklaroi se ai do të kujdeset që, ashtu siç është pl-a n i f i ku a r, n ë f u n d t ë 2 0 1 4 përgjegjësia do t’u kalohet ushtarëve afganë.

Ndihma financiare për Egji-ptin e kushtëzuar. Romney prem-toi se do t’i ndalë “hilet e Kinës” lid-hur me të drejtat e patentave dhe të copyright-it, manipulimet monetare dhe subvencionet tregtare, por ai e la të hapur se në ç’mënyrë do ta bëjë këtë. Në Lindjen e Mesme ai do të an-gazhohet për shtetin ligjor, për një politikë të lirë ekonomike, për të dre-jtat e njeriut dhe kundër përhapjes së “influencës iraniane, apo xhihad-iste”. Në Egjipt, ndihmën financiare të SHBA-së ai do ta kushtëzojë me zhvillimin “e lirë dhe modern” të shoqërisë. “Si president, - tha Rom-ney, - unë jo vetëm që do të kujdesem që miliardat që paguajmë ne për Egjiptin të orientohen në këtë drejtim, por edhe që shtetet partnere të vendosin të njëjtat kushte».

Lidhur me përplasjen atomike me Iranin, Romney deklaroi: «Duhet ndërprerë procesi i pasurimit të ura-niumit». Në bisedimet aktuale ndërkombëtare ka mendime, që Iranit t’i lejohet pasurimi i uraniumit deri në njëfarë përqindjeje. Për Rom-ney-n kjo nuk është e pranueshme, deklaroi këshilltari i tij për politikën e mbrojtjes dhe të jashtme, Rich Wil-liamson, gjatë një veprimtarie në In-stitutin Brookings në Uashington. Pyetjes, nëse republikani do të ud-hëzojë një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, Williamson iu përgjigj duke devijuar: «Ai do të kri-jojë një skenar të besueshëm kër-cënimi dhe do të lërë çdo opsion të hapur». Por të njëjtën gjë ka bërë de-ri tani edhe qeveria Obama.

Armë për opozitën siriane. Në Siri, sipas Williamson, i cili ka mbu-

luar poste qeveritare edhe nën pres-idencën Regan, Bushin Sr. dhe Bushin Jr., një president Romney do të punonte më intensivisht se qeve-ria Obama me opozitën: “Ai do të ishte i gatshëm t’i armatoste forcat e moderuara në radhët e opozitës si-riane.” Por Romney është kundër sigurimit përmes zonave të ndalim-fluturimit, apo sigurimit të territor-eve të tërheqjes nga ushtarët ameri-kanë.

Çfarë do të bënte një president Romney ndryshe ndaj Rusisë? “Para së gjithash, do të thoshte të vërtetën. Rusët, që luftojnë për të drejtat e njeriut, e meritojnë”, deklaroi Williamson duke kujtuar, se presidenti Ronald Reagan e quante Bashkimin Sovjetik “perandoria e së keqes”.

Dhe Europa? Interesant është që Mitt Romney nuk e përmendi me as-një fjalë Europën në fjalimin e tij dhe që në planet e tij për “shekullin amerikan” kanë nga një rubrikë të

veçantë, ndër të tjera Kina, Izraeli dhe Amerika Latine, por jo Europa. Kësisoj, Rich Williamson nxitoi të deklarojë se Mitt Romney e konsid-eron Europën si partneren më të rëndësishme.

Megjithatë, deri tani ai është shprehur me shqetësim, “që në mis-ionin e Libisë, fuqia më e madhe eko-nomike e Europës, Gjermania, në thelb ishte jashtë loje”. Republikani kësisoj i ka përcaktuar “tensionet brenda NATO-s”.

Romney është treguar i ftohtë kundrejt Berlinit, ndryshe nga Obama, i cili gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka vizituar krahas Kuvajtit, Irakut, Afganistanit, Izraelit, Francës e Britanisë së Madhe, edhe Gjermaninë. Por edhe ai do ta kishte pasur të vështirë kundrejt imazheve të asaj kohe, kur më shumë se 200 000 berlinezë e brohorisnin Obama-n përreth Kolonës së Fitores sikur të ishte një yll rock›n roll-i.

*Raport i radios gjermane DW.

MAPO 23E diEl, 29 korrik 2012www.mapo.alfaqja e funditprofil&retro SOt

rebelimi i irlandezëve të rinj ishte një lëvizje e dështuar nacionaliste, që nisi më 29 korrik 1848. njihet ndryshe edhe si re-belimi i Urisë, meqë ndodhi gjatë zisë së madhe irlandeze të patates. Zia e madhe apo Zia irlandeze e patates ishte një peri-udhë vdekjesh nga uria, sëmundjesh dhe emigrimi në irlandë ndërmjet viteve 1845

dhe 1852, kohë gjatë së cilës popullsia e ish-ullit ra me 20 deri në 25 për qind. përafër-sisht 1 milion njerëz vdiqën dhe 1 milion të tjerë emigruan nga irlanda. Shkaku i zisë ishte një lloj sëmundjeje që preku pataten, ushqimin kryesor të ishullit. Zia u bë sim-bol në historinë e irlandës dhe efektet e saj e ndryshuan pa kthim peizazhin demo-

grafik, politik dhe kulturor. për të dyja palët, irlandezët e irlandës dhe ata të dia-sporës, zia hyri në kujtesën folklorike dhe u bë njëfarë himni për lëvizjet e ndryshme nacionaliste. Historianët modernë e për-caktojnë si vija ndarëse e narracionit his-torik irlandez, duke iu referuar periudhës pararendëse si para Zisë.

29 KOrriK

1848

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] Cel: 068 20 55 477

Drejtor: artur Zheji kryeredaktor: arion Sulo. Zv/kryeredaktor: alfred lela, aleksandra Bogdani. Politika: nevila Përndoj, Fejzi BrauShi. Kronika: leonard BaKillari. Rrethe: vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hoxha, Sabina veiZaj. Sociale: jonida TaShi. Kultura: jorida PaSKu, aida TuCi. Sporti: jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: mark marKu. gentian eleZi, arjan vaSjari. Rubrikat: Prof. dr. artan Fuga, Prof. asoc. dr. adrian CiviCi. Karikatura: Bujar KaPexhiu. Faqosja: Florenc eleZi. ilir driZari, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi gjergj Fishta pranë ueT

Zia e patates

interesant është që Mitt romney nuk e përmendi me asnjë fjalë Europën në fjalimin e tij dhe që në planet e tij për “shekullin amerikan” kanë nga një rubrikë të veçantë, ndër të tjera Kina, izraeli dhe Amerika Latine, por jo Europa. Kësisoj, rich Williamson nxitoi të deklarojë se Mitt romney e konsideron Europën si partneren më të rëndësishme.

i shekullit amerikanMitt rOMEny

Page 24: Gazeta Mapo