gazeta mapo

24
Zbulohen provat e prokurorisë që lanë në qeli Ilia Bashon. Porosia për Yllka Shehajn pas vrasjes së Elenit: Mos u duk për 2-3 muaj dhe mos merr në telefon. Kam fshehur lekë në shtëpinë time. Avokati: Prokuroria provoi vetëm se Ilia Basho dashuronte marrëzisht Yllka Shehajn, por kjo nuk e bën vrasës të së shoqes. Eleni kishte pasur një konflikt me një të liruar nga burgu FAQE 15 THEMELUES HENRI ÇILI - KRYEREDAKTOR ARION SULO - E ENJTE, 8 MARS 2012. NUMëR 527. VITI III BOTIMIT. ÇMIMI 20 LEKë. 1.5 EURO. WWW.MAPO.AL E-MAIL: [email protected]. ADRESA: BLV "GJERGJ FISHTA" Maturantët nga jashtë, kushtet për të vijuar studimet e larta në vend UDHëZIMI I MASH SOT KONKURSI PëR BULEVARDIN E RI, BASHA: PROJEKT GJIGANT PëR TIRANëN EKONOMI 9 Cefa: Kompensimi fizik, gati 90 mijë hektarë tokë Gati për t'iu paraqitur Kuvendit strategjia e plotë e kthimit dhe kompensimit të pronave Rrëfehet Alia: Kunatin e vrava nga frika se mos më qëllonte Historia e dashurisë që filloi me një vrasje më 1999 dhe u mbyll me vrasjen e Vuçinajt para pak ditësh. Aliaj: Shteti nuk më mori në mbrojtje, duke më detyruar të kryej vrasjen. Historia e dashurisë e Gjovalin Vuçi- najt me motrën e Gëzim Alisë nuk është pranuar nga familja, e ka sjellë një rrëmbim dhe një vrasje më 1999, ndërsa divorci dhe sherri i vazh- dueshëm me kunatin, është mbyllur me vrasjen e vetë Vuçinajt. Dje në gjykatë Gëzim Alia ka pranuar au- torësinë e vrasjes, duke pohuar se ndi- hej i kërcënuar nga viktima... FAQE 6 KOMENT / 11 Sjellje komuniste mes dy antikomunistësh Në çfarëdo niveli ta degradojnë kon- fliktin mes tyre, Sali Berisha dhe Bamir Topi nuk do të mundin kurrë që t’i cenojnë njëri-tjetrit një cilësi që shoqëria ua njeh dhe pranon të dyve: antikomunizmin. Madje, pa- varësisht rrethanave të ndryshme nga u buron, mund të thuhet pa frikë se, qoftë Kryeministri, qoftë Presidenti, në ndryshim nga shumë sarhoshë të eksituar që vërtiten mjediseve të së djathtës, e kanë an- tikomunizmin e tyre me themel racional. Mirëpo, si të gjithë ata që, komunistë nuk janë por, komu- nizëm kanë konsumuar, edhe këta të dy, kush më shumë e kush më pak, kanë diçka rudimentale prej asaj epoke, diçka që, për të ardhur keq, u rri fshehur në hipofizën poli- tike. Pardje, për shembull, kuotat që preku debati i tyre e ilustrojnë... ARJAN VASJARI NGëRÇ NGA BUJAR KAPEXHIU OP-ED / 10-11 Variant i ri KOMENT ARDIAN NDRECA Jokl dhe fati i nji biblioteke që i përkiste Shqipnisë Norbert Jokli ka qenë nji prej figurave mâ të shndritshme... Në vend të urimit për këtë ditë Familja ime është me shumë fat. Kjo sepse që prej krijimit të saj përfiton nga... SHëNIM ALMA LAHE SMS E BASHOS PëR YLLKA SHEHAJN: O Të MARR TY, O VDES, KUJDESU PëR FëMIJëT E MI! Aldo Bare sëmuret në burgun 313, të afërmit: Dyshojmë se e kanë helmuar Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka shfaqur prej një jave probleme shëndetësore në burgun 313. Alarmohen familjarët dhe shprehin shqetësimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Mund të ketë sëmundje mëlçie ose helmim në ambientet e burgut. Drejtori i 313-s: Iu nënshtrua kontrollit rutinë, ka parametra normalë Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, i cili qëndron i izoluar në paraburgimin 313 në kryeqytet, prej ditësh ka shfaqur një gjendje të rënduar... FAQE 7 Isaraj: Delegimet në PS, për Vlorën vendosi aleanca mes “trockistëve” dhe “Xhepit” Partia e Topit, Shehi: S’ka logjikë të futemi në gjëra të reja Kryetari i LZHK-së shprehet se Topi do të ishte mirë që pas mandatit të krijonte ndonjë fondacion: “Presidenca nuk duhet konsideruar një fazë tranzitore në jetën e një personazhi" Intervista/ Anëtari i kryesisë së PS, Arben Isaraj e krahason me përrallën e Shopenhauerit ndarjen e re të kryesisë pa u testuar në bazë. “Vlonjatët socialistë sot janë të ‘bezdisur’ nga ekzistenca dhe aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e ‘Xhepit’ dhe ‘Qorrit’ në bazë”. Nano President? Në tre votimet e para, Nano s’ka pse të mos mbështetet nga ne, në votimin e katërt dhe të pestë, nuk është më në “duart tona”. FAQE 2-3 FAQE 14 FAQE 3 FAQE 5 Ila Basho dhe Yllka Shehaj

Upload: gazeta-mapo

Post on 15-Feb-2016

275 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

E perditshme, e pavarur, politike, opinione, analiza, aktualitet, intervista, ngjarje, ekonomi, berisha, rama, shqiperia, albania, gazeta, mapo, BE, kriza, vrasje, dhune, lajme, tirana, shkoder

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta Mapo

Zbulohen provat e prokurorisë që lanë në qeli Ilia Bashon. Porosia për Yllka Shehajn pas vrasjes së Elenit: Mos u duk për 2-3 muaj dhe mos merr në telefon. Kam fshehur lekë në shtëpinë time. Avokati: Prokuroria provoi vetëm se Ilia Basho dashuronte marrëzisht Yllka Shehajn, por kjo nuk e bën vrasës të së shoqes. Eleni kishte pasur një konflikt me një të liruar nga burgu

fAqE

15

ThEmEluES Henri Çili - KrYErEdAKTor Arion Sulo - E EnjtE, 8 mars 2012. numër 527. Viti iii botimit. Çmimi 20 lekë. 1.5 euro. www.mApo.Al e-mAil: [email protected]. AdreSA: blV "gjergj FiSHtA"

maturantët nga jashtë, kushtet për të vijuar studimet e larta në vend

udhëzimi i mash

sot konkursi për bulEvardin E ri, basha: projEkt gjigant për tiranën

EKonomi

9 Cefa: Kompensimi fizik, gati 90 mijë hektarë tokëGati për t'iu paraqitur Kuvendit strategjia e plotë e kthimit dhe kompensimit të pronave

rrëfehet Alia: Kunatin e vrava nga frika se mos më qëllonteHistoria e dashurisë që filloi me një vrasje më 1999 dhe u mbyll me vrasjen e Vuçinajt para pak ditësh. Aliaj: Shteti nuk më mori në mbrojtje, duke më detyruar të kryej vrasjen.

Historia e dashurisë e Gjovalin Vuçi-najt me motrën e Gëzim Alisë nuk është pranuar nga familja, e ka sjellë një rrëmbim dhe një vrasje më 1999, ndërsa divorci dhe sherri i vazh-dueshëm me kunatin, është mbyllur me vrasjen e vetë Vuçinajt. Dje në gjykatë Gëzim Alia ka pranuar au-torësinë e vrasjes, duke pohuar se ndi-hej i kërcënuar nga viktima... FAqe 6

KomEnT / 11

Sjellje komuniste mes dy antikomunistësh

Në çfarëdo niveli ta degradojnë kon-fliktin mes tyre, Sali Berisha dhe Bamir Topi nuk do të mundin kurrë që t’i cenojnë njëri-tjetrit një cilësi që shoqëria ua njeh dhe pranon të dyve: antikomunizmin. Madje, pa-varësisht rrethanave të ndryshme nga u buron, mund të thuhet pa frikë se, qoftë Kryeministri, qoftë Presidenti, në ndryshim nga shumë sarhoshë të eksituar që vërtiten mjediseve të së djathtës, e kanë an-tikomunizmin e tyre me themel racional. Mirëpo, si të gjithë ata që, komunistë nuk janë por, komu-nizëm kanë konsumuar, edhe këta të dy, kush më shumë e kush më pak, kanë diçka rudimentale prej asaj epoke, diçka që, për të ardhur keq, u rri fshehur në hipofizën poli-tike. Pardje, për shembull, kuotat që preku debati i tyre e ilustrojnë...

ArjAnvasjari

ngërÇ ngA bujAr KApExhiuop-Ed / 10-11

Variant i ri

komEntArdiAn ndrecA

jokl dhe fati i nji biblioteke që i përkiste Shqipnisë

Norbert Jokli ka qenë nji prej figurave mâ të shndritshme...

në vend të urimit për këtë ditë

Familja ime është me shumë fat. Kjo sepse që prej krijimit të saj përfiton nga...

shënimAlmA lAHe

sms E bashos për Yllka shEhajn: o të marr tY, o vdEs, kujdEsu për fëmijët E mi!

Aldo Bare sëmuret në burgun 313, të afërmit: Dyshojmë se e kanë helmuarKreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka shfaqur prej një jave probleme shëndetësore në burgun 313. Alarmohen familjarët dhe shprehin shqetësimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda: Mund të ketë

sëmundje mëlçie ose helmim në ambientet e burgut. Drejtori i 313-s: Iu nënshtrua kontrollit rutinë, ka parametra normalë

Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, i cili qëndron i izoluar në paraburgimin 313 në kryeqytet, prej ditësh ka shfaqur një gjendje të rënduar... FAqe 7

isaraj: delegimet në pS, për Vlorën vendosi aleanca mes “trockistëve” dhe “xhepit”

partia e Topit, Shehi: S’ka logjikë të futemi në gjëra të reja Kryetari i LZHK-së shprehet se Topi do të ishte mirë që pas mandatit të krijonte ndonjë fondacion: “Presidenca nuk duhet konsideruar një fazë tranzitore në jetën e një personazhi"

intervista/ Anëtari i kryesisë së PS, Arben Isaraj e krahason me përrallën e Shopenhauerit ndarjen e re të kryesisë pa u testuar në bazë. “Vlonjatët socialistë sot janë të ‘bezdisur’ nga ekzistenca dhe aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e ‘Xhepit’ dhe ‘Qorrit’ në bazë”. Nano President? Në tre votimet e para, Nano s’ka pse të mos mbështetet nga ne, në votimin e katërt dhe të pestë, nuk është më në “duart tona”. fAqE 2-3

fAqE 14

FAqe 3

fAqE 5ila basho dhe Yllka Shehaj

Page 2: Gazeta Mapo

MAPO2 E EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

politikaPër Nanon

“Duke u ruajtur nga ‘familjariteti’ i tepërt politik dhe nga ‘miqësia’ e paarsyeshme, për mua nano vjen me mundësinë e konkurrentit të kompletuar kushtetutshmërisht, si një figurë e pjekur politikisht por komplekse në veprime e qëndrime. nëse në votimin e parë, të dytë dhe të tretë, nano s’ka pse të mos mbështetet nga ne, në votimin e katërt dhe të pestë nano nuk është më “në duart tona”.

Për Topallin“sot është e vështirë për t’u pranuar se

zonja topalli, si kandidaturë konkurruese për kryetare shteti, mund të ofrojë dhe sigurojë unitetin e popullit. Dukshëm, në aktivitetin e saj parlamentar si kryetare e Kuvendit, paraqitet me një vlerësim kombëtar e ndërkombëtar, problematik dhe jokonsensu-al. Kjo ka bërë që në daljet e saj publiko-media-tike ajo të “vetëshkatërrohet” si kandidaturë konkurrente për presidente e republikës”.

Intervistoi: Fejzi Braushi

Tiranë Delegimet e anëtarëve të kryesisë dhe të Asamblesë Kombëtare kanë krijuar një pështjellim tek baza socialiste. Kështu mendon të paktën për rastin e Vlorës depu-teti i këtij qyteti, Arben Isaraj, i cili në një intervistë për “MAPO”-n nuk ngurron të theksojë se këto ndryshime ishin të pakon-sultuara me bazën dhe se për to vendosi “aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e “Xhepit” dhe “Qorrit” në bazë, që për të ndihmuar fraksionin e vet, mundi të manipulonte me sukses rregullat e partisë duke lënë përqark veç ndjesinë e punëve “të papërfunduara”. Ai flet dhe për zgjedhjen e Presidentit, duke u shprehur se ndërkombëtarët dhe shoqëria shqiptare presin që ai të zgjidhet përmes një procesi konsensual. Isaraj e përkufizon kandida-turën e Nanos si të pjekur politikisht, por komplekse në qëndrime dhe veprime, megjithëse shprehet se PS nuk ka pse të mos e mbështesë të paktën në 3 raundet e para.

Zoti Isaraj, ju jeni pjesë e komision-it të Reformës Zgjedhore, të cilit pak ditë më parë Kuvendi i zgjati dhe me dy muaj të tjerë mandatin. Nisur nga ky fakt, si do ta konsideronit punën e de-ritanishme të këtij komisioni dhe, a mund ta quajmë të dështuar atë në këtë mandat të parë?

Për ne, procesi zgjedhor mbetet me-kanizmi i vetëm nëpërmjet të cilit qytetarët sigurojnë përfaqësimin dhe mbrojtjen e in-teresave të tyre të çdo lloji në institucionet e vendit. Në këtë kuadër, besimi i qytetarëve në këto institucione është i lidhur më së pa-ri me besimin e tyre në procesin zgjedhor. Deri tani, për mua duket një punë e vlerë-suar dhe e certifikuar tekniko-juridike; pu-në e asistuar hap pas hapi nga ekspertët më të mirë vendas dhe ndërkombëtarë të fush-ës, por me produkt të vonuar në disa raste të cilat mendoj se vijnë nga: 1. Ngarkesa dhe përgjegjësia politiko-juridike e momentit, e të njëjtëve aktorë e faktorë në disa refor-ma kodifikuese; 2. Mungesa e pashpjeg-ueshme dhe tërësore e partive aleate nga të dy krahët dhe konsultimi i kërkuar nga to, jashtë kësaj tryeze; 3. Ngadalësia në përzgjedhjen dhe ofrimin e ekspertëve të fushës në procesin e gjetjes të garanci-stan-dardeve (teknike) bashkëkohore në proce-sin e votimit nga votuesit dhe numërimit të saktë e të shpejtë të votave. E dështuar ? Jo, përderisa ende ekziston vullneti dypalësh për ta rregulluar e përmirësuar “gjënë” e rekomanduar nga votuesit shqiptarë dhe asistenca ndërkombëtare. Dhe kur ka vull-net, ka dhe rrugë.

Një çështje që mbetet ende objekt de-bati është padyshim dhe ajo e sistemit zgjedhor. PD këmbëngul se një çështje

e tillë nuk është adresuar në 52 rekom-andimet e OSBE/ODIHR dhe për rrjed-hojë nuk ka arsye pse të diskutohet për të. A përbën kjo për PS-në një çështje, për të cilën ajo duhet të kushtëzojë votën e saj për miratimin e ndryshime-ve në Kuvend?

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ka si veço-ri të parë dhe kryesore të tij faktin se gjen-det i sanksionuar në Kushtetutë. Shqipëria përfaqëson akoma dhe sot një demokraci shumë partiake të re, të pakonsoliduar. Për rrjedhojë, konkurrimi politik dhe ai i alter-nativave qeverisëse shpesh herë nuk është zhvilluar me rregulla dhe procedura të fa-vorshme, ose jo, për të gjitha alternativat politike garuese në një proces zgjedhor. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por gati në të gjitha vendet me demokraci të re, është konstat-uar se përgjithësisht zgjedhja e sistemit zgjedhor është parë më tepër si një “mjet axhustimi” politik. Gjithashtu, të gjithë e kanë kuptuar, që asnjë sistem zgjedhor nuk qëllon gjithmonë që të përputhë numrin e votave të fituara nga një parti politike, pro-porcionalisht me numrin e vendeve që kjo parti fiton në organin përfaqësues. Nëse ndryshimi i këtij sistemi nuk është domos-doshmëri, e rrjedhur as nga kërkesa me “peshë politike” serioze apo dhe ndonjë rekomandim i organeve të specializuara të fushës, duket se ka një nevojë nga partitë “e vogla” për ta rikonsideruar atë. Ne si Parti Socialiste jemi gati të bëhemi pjesë e këtij rikonsiderimi.

Zoti Isaraj, PS ka dhënë votën e saj për ligjet me 3/5-at, duke bërë që një nga pikat e paktit të nëntorit mes opoz-itës dhe mazhorancës të shkojë drejt re-alizimit, dy pikat e tjera, pra reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare janë ende larg duke kaluar çdo parashikim kohor. Keni një vlerësim tuajin pse kë-to dy reforma nuk kanë ecur paralelisht me ligjet me 3/5 në realizimin e tyre?

Reforma zgjedhore dhe ajo parlamenta-re, janë të lidhura pazgjidhshmërisht në ob-jektin dhe produktin e tyre. Por deri tani, ato nuk po duken si dy anë të së njëjtës medalje. Në grupin e punës së reformës parlamentare ende mungon vullneti për forcimin e standardeve dhe parimeve de-mokratike të punës dhe bashkëjetesës ku-vendore.

Pas dy apo tre muajsh pritet të hapet dhe zyrtarisht debati për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. PS, lidhur me këtë çështje nuk ka preferuar të flasë për emra, duke këmbëngulur tek procesi që duhet të zhvillohet. Çfarë kupton PS me proces?

Partia Socialiste edhe në këtë rast, si dhe për çdo organ apo institucion kushtetues, ka parasysh procesin përzgjedhës që ofron

Arben IsArAj:Delegimet, për Vlorën vendosi aleanca mestrockistëve dhe “xhepit”Anëtari i kryesisë së PS, Arben Isaraj e krahason me përrallën e Shopen-hauerit ndarjen e re të kryesisë pa u testuar në bazë. “Vlonjatët socialistë sot janë të ‘bezdisur’ nga ekzistenca dhe aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e ‘Xhepit’ dhe ‘Qorrit’ në bazë”

Kushtetuta në nenet 86-të e vijues të saj. Thënë më thjesht, do kërkojmë, pranojmë dhe votojmë në mënyrë të fshehtë për shtetasin/shtetasen: 1. Shqiptar/e nga lind-ja dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç; 2. Rezident 10 vjetët e fundit në Shqipëri; 3. I/e propozuar nga një grup jo më i vogël se 20 deputetësh, si dhe 4. Të paraqitet në raun-det kushtetuese si konkurrent konsensual apo i njëanshëm sipas, pikave 2, 3, 4 të ne-nit 87 të Kushtetutës. Edhe sa më sipër pro-cesi kushtetues i artikuluar nga Partia So-cialiste, nuk mund të anashkalojë dhe in-jorojë parimin kushtetues se Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe për-faqëson unitetin e popullit.

PD ka bërë të qartë se presidenti do zgjidhet sipas Kushtetutës, duke lënë të kuptohet se në rast se nuk merr 84 vota në tri raundet e para, atëherë ai do zgjidhet prej saj me 71 vota. Besoni se para se të arrihet në këtë pikë do gjen-det një konsensus mes palëve ?

Kushtetuta, shqiptarët dhe bota e qytetëruar që na fton të bëhemi pjesë e saj kërkojnë Presidentin konsensual. Dhe unë s’kam pse të mos besoj në atë që është nor-male në shtetin e së drejtës, konsensusin kushtetues, për atë që do të përfaqësojë unitetin e popullit. Sa për tezën se PD-ja e zgjedh vetë me 71 vota “Përfaqësuesin” e unitetit të popullit, dua të them dhe e besoj se ajo u “shkërmoq” politikisht ditën kur, Bora e Ilirit të LSI-së, ftoi për “darkë” kry-etarin Sali të PD-së. Në këtë rast, Saliu, ky doktor i krijimit dhe “kurimit” veç për kar-rige të pamerituara pushteti, i mazhoran-cave qeverisëse, për herë të parë në 20 e ca vite në politikë, mori pjesë në darkën e

gabuar për “kuzhinën” e tij të djathtë. Për ju personalisht, si duhet të jetë

presidenti i ardhshëm?Gjithëpërfshirës, shqiptar/e në gen, i/e

pastër si figurë unifikuese popullore, si dhe i/e maturuar moralisht e politikisht. Konkurrues/e në raundet kushtetuese përzgjedhëse dhe me aftësi konsensuale, ofruese për një numër sa më të madh votue-sish-deputetë.

Ndërkohë që kryeministri Berisha ka ftuar para pak ditësh PS-në që të propo-zojë dhe ajo kandidaturën e saj ashtu si edhe demokratët. Në rast se s’do të ketë konsensus paraprak, a duhet të paraqesë PS kandidat të sajin ?

Ne si Parti Socialiste dhe grup parlamen-tar, në zbatim të Kushtetutës dhe mbështe-tur në dëshirën e vullnetin kombëtar e ndërkombëtar, aktivisht në procesin përzgjedhës kushtetues, do të propozojmë dhe mbështesim çdo kandidaturë konsen-suale për kryetar shteti.

Një kandidat që i është ofruar vetë këtij debati është dhe ish-kryeministri Fatos Nano. Sa mundësi shihni se ka Na-no për të qenë një president dhe ju si do ta vlerësonit, a duhet ta mbështesë PS?

Duke u ruajtur nga “familjariteti” i tepërt politik dhe nga “miqësia” e paarsyeshme, për mua Nano vjen me mundësinë e konkurrentit të kompletuar kushtetutsh-mërisht, si një figurë e pjekur politikisht, por komplekse në veprime e qëndrime.

Në situatën vendore politike, vlerësoj me modesti, se nuk duhet ushqyer mëri kundër askujt, madje është mirë të shohim me vë-mendje, duke i ngulitur në kujtesë veprimet e secilit, për t’u përcaktuar vlerën, të pak-

Për delegImet “Nuk mendoj se dre-jtësia e një ndarjeje pune lidhet me atë

se sa e pranojnë atë anëtarët e Kryesisë

apo Asamblesë. Drejtësia, barazia

dhe produktiviteti i një veprimi politiko-partiak, në kohë dhe

hapësirë politike, duhet të vinte pas

një studimi dhe anal-ize pune të detajuar

nga baza e partisë deri në qendër.

Për mua kjo ndarje pune do të kishte sens dhe produkt

elektoral, pas zgjed-hjes së Presidentit të Republikës dhe

situatës politike që kjo do të krijojë në

aleancat e vjetra dhe të reja politike.

Së treti, ndarja e pastudiuar dhe e

patestuar në bazë, e anëtareve të Asam-

blesë Kombëtare për rrethin e Vlorës,

sot duket se po i ngjan asaj përrallës

së Shopenhauerit”

Deputeti i PS-së Arben Isaraj

Page 3: Gazeta Mapo

MAPOE EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

Tiranë reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare ishin dy nga çështjet që zunë një vend të konsiderueshëm në takimin e dytë konsultativ BE-shqipëri, ku merrnin pjesë edhe bashkëkryetarët e komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Ilir rusmali dhe ata të grupit të punës për rregulloren, namik Dokle dhe jemin Gjana. në fillim të mbledhjes,

ambasadori i BE-së në tiranë, Ettore sequi, deklaroi se po bëhen hapa të ngadalshëm në drejtim të punës për rregulloren e Kuvendit. “’Vullneti politik është një ndër gjërat e para që mësova në gjuhën shqipe. Grupi i punës për procedurat e ndryshimit të rregullores së parlamentit ka ecur me hapa të ngadalshëm. por nga ana tjetër dua të theksoj se kemi arritje

për disa ligje, përfshi këtu edhe zgjedhjen e avokatit të popullit. ju duhet të mbështeteni në këto arritje. ne jemi këtu t’ju ndihmojmë, por kuptohet... ky është vendi juaj, kjo është e ardhmja juaj,”- tha sequi. nga ana e saj, ministrja e Integrimit, majlinda Bregu, kërkoi bashkëpunimin e opozitës për përfundimin e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare. “Ky

proces çdo ditë e më shumë kërkon të na sjellë të gjitha palëve së bashku. Kërkon që të gjithë, individë dhe politikanë të jemi në të njëjtën linjë dhe në të njëjtën varkë me aspiratat e 94 për qind të shqiptarëve. E kundërta na dëmton të gjithëve. Dëmton iniciatorët, por dëmton edhe qytetarët e axhendën kombëtare të integrimit të shqipërisë,”- tha Bregu.

Takimi BE-Shqipëri, kritika për reformën kuvendore 3

Kryetari i LZHK-së shpre-het se Topi do të ishte mirë që pas mandatit të krijonte ndonjë fondacion: “Presi-denca nuk duhet konsideru-ar një fazë tranzitore në jetën e një personazhi, por faza më kulmore e një politikani”

Tiranë Partia e pritshme e Bamir Topit, që po projektohet t’i përkasë qendrës së djathtë, nuk po gëzon ndonjë simpati te partitë e tjera, që tradicionalisht militojnë si të djathta. Rasti tipik është LZHK-ja, një force politike e mbështetur në një program krejtësisht të djathtë, por që drejtuesit e saj nuk po shohin asgjë logjike në lëvizjen e re. “Ne do mbajmë qëndri-min tonë si LZHK. Ne, mirë apo keq, kemi bërë një investim politik. Do-methënë ne nuk jemi më një gjë e re, ne jemi gjë e konfirmuar për aq forca sa kemi dhe kësaj linje do t’i mbahe-mi. Unë i uroj punë të mbarë kujtdo që merret me politikë, ne vetë nuk do jemi pjesë e këtij formacioni politik. Pastaj nuk ka më logjikë, të fillohen gjëra të reja, se nuk do ishte normale”, tha kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. I pyetur konkretisht për Bamir Topin dhe mënyrën sesi ky i fundit ka ven-dosur për të ardhmen e tij politike pas mbarimit të mandatit si president, Shehi u përgjigj: “Normalja do të ishte për një President të mos merrej më me politikë, siç ndodh në SHBA, që mbarohet mandati, iket, bëhet një fondacion. Fatkeqësisht Shqipëria ka

një eksperiencë të keqe, pothuajse të gjithë Presidentët janë rikthyer për t’u marrë me politikë. Unë shpresoj që Presidenti i ardhshëm që do vijë ta mbylli si President karrierën, kjo do i transferonte dhe institucionit një tjetër dinjitet. Pra, Presidenca nuk do u konsideronte një fazë tranzitore në jetën e një personazhi, po do u kon-sideronte si faza më kulmore e një politikani”. Kryetari i LZHK-së shtoi i vetëdijshëm se deri në zgjedhjet e ar-dhshme parlamentare do të rrjedhin mjaft ujëra, duke iu referuar zhvillime-ve politike. Për këtë arsye, ai thekson se ka ende kohë për të vendosur mbi ale-ancat e ardhshme. “Do rrjedhë ujë gox-ha nga dita e sotme deri në vitin 2013. Kemi kohë t’i rishohim idetë tona dhe platformat me të cilat mund të bashkë-punohet. Unë nuk paragjykoj absolut-isht asgjë, sepse unë dhe njerëzit që ja-në rreth LZHK-së jemi plotësisht rreth qendrës së djathtë”,- tha Shehi. LZHK-ja në fakt është një nga dy partitë që

mbështetës të Topit e kanë projektuar si mundësi për aleancë, me qëllim kri-jimin e një poli të tretë të djathtë. Pro-jektues të partisë së re te Topit janë shprehur prej kohesh se kjo forcë poli-tike do të shikojë mundësinë e alean-cave me parti të spektrit të djathtë, duke murmuritur se aleanca me LZHK-në dhe PDK-në do të sillte një koalicion të fortë të djathtë. Por deri më tash, vetëm kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, ka lë-në të hapur mundësinë e një bashkë-punimi, ndërsa drejtuesi i LZHK-së, që përfaqëson një parti elektorati i së cilës nuk ka ndryshuar që prej themelimit të saj, nuk sheh të arsye-shme bashkëngjitjen me një forma-cion të ri politik. Në anën tjetër, par-tia e Topit mbetet ende një projekt për të cilin deri më tash kanë folur konkretisht vetëm deputeti i larguar nga grupi parlamentar i PD-së, Gazmend Oketa dhe ai i pazgjedhur për një tjetër mandat, deputeti nga PD-ja Aleksandër Biberaj.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi

Partia e Topit, Shehi: S’ka logjikë të fillohen gjëra të reja

tën në lidhje me ne dhe të rregullojmë rrjed-himisht qëndrimet dhe sjelljen tonë poli-tike, duke qenë gjithnjë të bindur për pan-dryshueshmërinë e karakterit të njerëzve. Por për të nderuar të tjerët, nuk mendoj se duhet të poshtërohemi. Për ta mbyllur këtu këtë pyetje, nëse në votimin e parë, të dytë dhe të tretë, Nano s’ka pse të mos mbështetet nga ne, në votimin e katërt dhe të pestë Na-no nuk është më “në duart tona”.

Nga ana tjetër, PD ka reklamuar së tepërmi kandidaturën e Topallit. Mund të ishte ajo një Presidente e shqip-tarëve?

Sot është e vështirë për t’u pranuar se zonja Topalli, si kandidaturë konkurruese për Kryetare Shteti, mund të ofrojë dhe sig-urojë unitetin e popullit. Dukshëm, në ak-tivitetin e saj parlamentar si Kryetare e Ku-vendit, paraqitet me një vlerësim kombëtar e ndërkombëtar, problematik dhe jokon-sensual. Kjo ka bërë që në daljet e saj pub-liko-mediatike ajo të “vetëshkatërrohet” si kandidaturë konkurrente për Presidente e Republikës.

Po për sa i përket kuorumit, a mund të konsiderohet e rregullt nga ana lig-jore nisja e votimit kur në sallë mund të mos jenë 84 deputetë?

Në opinionin tim , bazuar në pikën 2 dhe 3, neni 87 i Kushtetutës, nuk mund të ketë votim të parë, të dytë dhe të tretë, pa qenë të pranishëm në sallën e Kuvendit jo më pak se tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit. Në këtë moment, Kushtetuta i ofron mundësi-në klasës politike të përfaqësuar në Kuvend që me konsensus të zgjedhë përfaqësuesin e unitetit të popullit. Por të jemi të qartë se Kushtetuta pohon se “votimi në të gjitha

rastet quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat”.

Kohët e fundit në PS ka lindur një debat për delegimet e anëtarëve të krye-sisë dhe Asamblesë në qarqe të ndry-shme ku s’kanë qenë më parë, ku ju vetë jeni deleguar në Gjirokastër. Sa të dre-jtë e shihni këtë vendimmarrje të PS-së, në një kohë që ka nga ata anëtarë kryesie që nuk kanë pranuar ta zbato-jnë, siç është rasti i Braçes.

Së pari, ndarja e punës dhe e përgjegjë-sive në Kryesi dhe Asamble nuk është një debat i ri në Partinë Socialiste. Si debat nor-mal, ai vërtet ka “lindur” që në Kryesinë dhe Asamblenë paraardhëse. Në vitet 2007-2008, unë deputeti në mazhoritar i Vlorës, nënkryetar i Grupit kuvendor dhe anëtar i Kryesisë, kam qenë i deleguar në Qarkun e Gjirokastrës. Në arkivin tim partiak ndër të tjerash, ruaj një shkresë të datës 30.01.2008, me lëndë: “1. Për ndjekjen e fushatës së zgjedhjeve të reja në Parti në Bashkinë e Fushë-Krujës, Komunën Nikël; si dhe 2. Zhvillimin e tryezave të bujqësisë “Dialog me Shqipërinë” në Komunat: Anti-gone, Lazarat, Odrie dhe Picar ” dhe afat re-alizimi 01.02.2008-24.02.2008. E pamundur që vetëm për një shkurtmuaj, unë të mbaja dhe përballoja pesë (përfshi dhe aktivitetin kuvendor) detyra politiko-partiake.

Së dyti, nuk mendoj se drejtësia e një ndarjeje pune lidhet me atë se sa e pranojnë atë anëtarët e Kryesisë apo Asamblesë. Dre-jtësia, barazia dhe produktiviteti i një vep-rimi politiko-partiak, në kohë dhe hapësirë politike, duhet të vinte pas një studimi dhe analize pune të detajuar nga baza e partisë deri në qendër. Për mua kjo ndarje pune, do

të kishte sens dhe produkt elektoral, pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe situatës politike që kjo do të krijojë në ale-ancat e vjetra dhe të reja politike. Së treti, ndarja e pastudiuar dhe e patestuar në ba-zë, e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për rrethin e Vlorës, sot duket se po i ngjan asaj përrallës së Shopenhauerit që rrëfen: “Një grup iriqësh u shtrënguan te njëri-tjetri në një ditë të ftohtë dimri, për t’u mbrojtur nga acari, përmes ngrohtësisë së ndërsjellë. Por përnjëherë ata provuan gjembat e tyre, që sër-ish i larguan nga njëri-tjetri. Kur nevoja për t’u ngrohur i riafroi, u përsërit kjo e keqe; kështu që u robtuan mes dy mundimeve, de-risa gjetën një largësi të përshtatshme, ku çdo gjë dukej se shkonte mirë”.

Po ashtu një lëvizje e tillë solli debat edhe në gjirin e socialistëve të Vlorës, prej nga ju jeni zgjedhur deputet. Çfarë ndodhi realisht dhe, a kishin të drejtë drejtuesit socialistë të qytetit të Vlorës në pretendimet e tyre?

Thuhet, por dhe duket, se vlonjatët nuk e kanë shumë për zemër ndryshimin poli-tik, e veçanërisht kur, ai bëhet me ngut. Aq më tepër kur anëtarët e thjeshtë të organi-zatës socialiste të qytetit, nuk e panë veten aspak të përfshirë në këtë proces reformimi të drejtuesve të tyre politikë. Vlonjatët so-cialistë sot janë të “bezdisur” nga ekzisten-ca dhe aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e “Xhepit” dhe “Qorrit” në bazë, që për të ndihmuar frak-sionin e vet, mundi të manipulonte me suk-ses rregullat e partisë duke lënë përqark veç ndjesinë e punëve “të “papërfunduara”. Mendimi im në këtë rast është, se sa më shumë që partitë politike shkëpusin lidhjen

e tyre nga baza e partisë, aq më shumë janë gjasat, që ato të mos kuptojnë motivimet e qytetarëve të thjeshtë. Thënë më thjeshtë, sa më demokratike të jetë një parti politike nga brenda, aq më shumë gjasa ka që ajo të ketë kontakte me votuesit dhe për rrjedho-jë të ketë sukses elektoral të qëndrueshëm.

Po ashtu, për sa i përket PS-së së Vlorës, ish-kryetari i saj nuk u lejua që të kandidojë pasi nuk e lejonte Statuti. Ndërkohë që në një rast të ngjashëm në Tiranë, Sajmir Tahiri u lejua. Kemi kë-tu një trajtim me dy standarde?

Organizata socialiste e qytetit të Vlorës, fituese politike pa ndërprerje në 15 vitet që lamë pas me 2011-ën, është e bindur se është krijuar një arrogancë e përgjithshme, me anën e së cilës, një elitë e vogël organizati-vo-qendrore do të mund të manipulonte rregullat statutore për t’u siguruar se nuk do të sfidohej. Organizata socialiste e qytetit të Vlorës, nën drejtimin edhe të zotit Eltar Deda, në 6 vitet e fundit të jetës së saj poli-tike ofroi një rezultat të respektueshëm dhe të vlerësueshëm elektoral, si në zgjedhjet e përgjithshme ashtu dhe ato vendore. Qytetit të Vlorës së 2005-ës të përfaqësuar nga një deputet socialist, sot kjo organizatë i ofron me punën e saj dy deputetë e gjysmë. As Statuti i Partisë Socialiste, as konflik-ti i interesit mbi funksionet, nuk e ndalon-te deputetin e ZAZ-së 63, zotin Eltar De-da të rikandidonte si kryetar i Partisë So-cialiste të ZAZ-së 61 në qytetin e Vlorës. Përkundrazi, Statuti ynë ndalon që një anëtar i partisë të ketë njëkohësisht funk-sione ekzekutive dhe funksione të larta partiake. Gjë e cila ka ndodhur de facto, megjithëse ndalohet de jure.

Për Vlorën“Vlonjatët socialistë sot janë të ‘bezdisur’ nga ekzistenca dhe aleanca e një minoriteti “trockist” qendror me minoritetin e ‘Xhepit’ dhe ‘Qor-rit’ në bazë, që për të ndihmuar fraksionin e vet, mundi të manipu-lonte me sukses rregullat e partisë duke lënë përqark veç ndjesinë e punëve ‘të papër-funduara”.

Page 4: Gazeta Mapo

Rama: Sistemi arsimor në pikën fundore, premtojmë faqe të re TIRANË Për kryetarin e PS-së, Edi Rama, arsimi shqiptar nuk ka njohur ditë më të këqija sesa sot. Në tryezën për arsimin, të zhvilluar dje, kryetari i opozitës shfaqi disa nga rezervat e tij për sistemin arsimor në vend. “Sistemi arsimor shqiptar ka arritur pikën fundore të degradimit me zhdukjen e konkurrencës e të meritës në emërime dhe me kthimin e universiteteve në valvola për të shkarkuar prurjet masive të të papunëve nga shkolla e mesme. Duke e përqeshur mendimin e botës universitare, duke e shkatërruar “de fakto” autonominë e saj, duke i shqyer dyert e

universiteteve dhe duke hapur çdo muaj universitete e fakultete publike e private, ku mundet nëpër Shqipëri, pa asnjë vizion afatgjatë për shoqërinë e për ekonominë shqiptare, asnjë konstrukt konceptual të gjeografisë së shpërndarjes së fushave të studimit në zona të ndryshme të vendit, pa asnjë objektiv tjetër përveç shmangies medoemos së përballjes me papunësinë rinore në rritje, kjo qeveri ka vulosur kapitullin më të zymtë të politikës arsimore dy dekada tranzicion”, tha dje Rama. Por kryetari i PS-së bën diferencën: “Të kuptohemi qartë, ne nuk kemi asgjë kundër universiteteve private

e as kundër çfarëdo nisme e aktiviteti privat. Madje, i shohim me admirim shembujt që kanë sjellë risi e zhvillim në këtë drejtim dhe do të jemi promotorë të një politike stimuluese e mbështetëse të këtyre shembujve, ndryshe nga ç’bën qeveria e sotme, e cila rrit numrin e tyre pa asnjë standard e kriter, duke krijuar gropa që vetëm thithin para nga familjet shqiptare, konkurrojnë krejt pandershmër-isht me të tjerët, duke pranuar studentë e dhënë diploma jo mbi meritën po mbi lekun, instituciona-lizojnë rënien e shtetit dhe boshllëkun pa asnjë rregull në hapësirën më delikate të

përgjegjësive të vetë shtetit, që është arsimi”. Kryetari i PS-së u shpreh gjithashtu kundër liberalizimit pa asnjë rregull. Për këtë arsye, Rama premtoi: “Së bashku ne duhet të hapim një faqe të re, duke e filluar nga konkurrenca dhe merita, jo vetëm brenda komunitetit të një shkolle mes nxënësve a studentëve, po edhe mes shkollave, të larta dhe të mesme, publike apo private, të cilat duhet të hyjnë në një sistem të ri, të besueshëm e të qëndrueshëm standardesh vlerësimi, që i japin kuptim dhe peshë rezultateve e diplomave që sot janë zhvleftësuar keqazi, pikërisht nga mungesa e këtij sistemi”.

Festa e gruas, anulohet seanca plenare e KuvenditRuçi dhe Patozi kanë rënë dakord të shtyjnë mbajtjen e seancës. Shkak, aktiviteti i organizuar nga Topalli në Pallatin e Kongreseve për Ditën e Gruas

Mazhoranca dhe opozita kanë vendosur që sot t’i vënë “kyçin” Kuvendit dhe ta bëjnë pushim për të respektuar festën e grave. Sean-ca e programuar në kalendarin e punimeve për t’u zhvilluar sot, nuk do të bëhet. Dy krerët e gru-peve më të mëdha parlamentare, pra ai demokrat, Astrit Patozi dhe kolegu i tij socialist, Gramoz Ruçi, kanë rënë dakord dje që për shkak të një koncerti festiv që ka organi-zuar kryeparlamentarja Jozefina Topalli sot me rastin e Ditës së Gruas, të mos mbahet seanca e radhës, kjo edhe në respekt të ko-legeve të tyre femra, të cilat do je-në të angazhuara në këtë event.

Seanca Kuvendi miratoi dy javë më

parë kalendarin dhe programin e punimeve të tij, ku në datën 8 mars, për shkak se i binte e enjte, ishte caktuar që të mbahej seanca e rregullt plenare. Madje në këtë kalendar gjendet i përcaktuar dhe rendi i ditës së kësaj seance. Por duket se në momentin e miratimit të këtij kalendari fillimisht në Konferencën e Kryetarëve dhe më pas në seancë, drejtuesit e këtij in-stitucioni nuk kishin parashikuar se në këtë ditë do të organizonin një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës së Gruas. Kështu, ditët e fun-dit nën kujdesin e kryetares së Ku-vendit, Jozefina Topalli është ven-dosur që të mbahet një aktivitet i madh në Pallatin e Kongreseve ta-kim/koncert “Gruaja Shqiptare në 100 Vjet Pavarësi”. Nisja e këtij ak-tiviteti është vendosur që të bëhet

në orën 10 e 30, pikërisht në orarin që duhet të niste edhe seanca plenare. Ndaj, meqenëse vetë kry-etarja e Kuvendit por edhe shumi-ca e grave demokrate, pjesë e Ku-vendit, do jenë të angazhuara në këtë aktivitet, është parë e arsye-shme nga drejtuesit e mazho-rancës që të bien në ujdi me social-istët që ta shtyjnë seancën për një ditë tjetër. Një propozim ky që duket se iu ka ardhur për shtat ed-he socialistëve, të cilët kanë dashur që t’i krijojnë hapësirën e duhur kohore edhe kolegeve të tyre të grupit parlamentar. Megjithatë, këtë pushim ka vendosur ta

shfrytëzojë komisioni i Ligjeve, i cili do të mblidhet sot për të vijuar diskutimin e ligjit për regjistrim-in e pasurive të paluajtshme apo siç njihet ndryshe, të hipotekave.

RendiRendi i ditës i seancës së sotme

të shtyrë përmbante 7 pika, ku priteshin të miratoheshin ndërm-jet të tjerave dhe katër projektligje tepër të rëndësishme dhe mjaft të debatuara gjatë diskutimit në komisione. Bëhet fjalë për projek-tligjin “Për të drejtën e privatizim-it të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij”, që prek krye-

sisht ato toka apo troje që kanë qe-në pronë e ish-kooperativave bu-jqësore. Projektligji i dytë i para-shikuar të kalonte në ditën e sot-me ishte edhe ai “Për informacio-nin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror”, për të cilin opozita ka pasur shumë rezerva, për shkak se ndryshimi i paraqitur kërkon ta kalojë drejtori-në që e administron informacionin sekret, nga varësia e Këshillit të Mi-nistrave, në atë të Kryeministrit. Gjithashtu ishin parashikuar dhe dy projektligje të tjera që kanë të bëj-në me statusin e të verbrit, si dhe me statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.

TIRANË Beteja për përgjegjësitë që duhet të mbahen si rezultat i mungesës së ftesës për statusin e vendit kandidat ka vijuar dje edhe në qytetin e Korçës mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të pS-së, edi Rama. Gjatë vizitës në shkollën e parë laike “Mësonjëtorja”, Berisha i drejtoi një pyetje Ramës: “Dje u zotove dhe më erdhi mirë se do të votoje çdo gjë, madje se e keni votuar gjithçka që kërkohet në procesin e statusit të Shqipërisë për në Bashkimin europian. Kjo është pozitive, por dhjetë ditë më parë kur urdhërove grupin parlamentar dhe vendose të mos votonin Kodin penal, kur deklarove të bllokuara reformat, këto i bëre për të ndihmuar

Shqipërinë apo Serbinë? Këto ditë rëndom po krahason e po shpreh keqardhje që Serbia e mori statusin dhe Shqipëria jo. Unë nuk kam asnjë keqardhje që Serbia e mori statusin dhe ajo e meritoi që e mori, sepse Serbia nuk ka asnjë forcë politike që të mos votojë ligjet që kërkohen, por dhjetë ditë më parë, kur ti bllokove në parlament Kodin penal, e bërë këtë për të ndihmuar Shqipërinë apo Serbinë?!” I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të opozitës në twitter: “Shpifja e ditës: opozita bllokoi Kodin penal! e vërteta: opozita e përmirësoi dhe votoi Kodin në seancën e parashikuar. Votuam çdo ligj me 3/5!”

Berisha: Nuk votove për statusin. Rama: Ti shpif 4 MAPO e enjte, 8 MARS 2012

www.MApo.Al

politika

Edi Rama gjatë tryezës së djeshme

Rendi i ditës i seancës së sotme të shtyrë përm-bante 7 pika, ku priteshin të miratoheshin ndërmjet të tjerave dhe katër projektligje tepër të rëndësishme dhe mjaft të debatuara gjatë diskutimit në komisione

Page 5: Gazeta Mapo

të mos e merrte në telefon. Lidhur me mesazhin telefonik që policia ka rikupe-ruar në telefonin celular të Ilia Bashos, ai i thotë të dashurës së tij, Yllka Shehaj: “O të marr ty, o vdes. Kujdesu për fëmi-jët e mij, po nuk u bë kjo. Kam fshehur lekë në shtëpinë time”. Por sipas avoka-tit, këto prova nuk lënë asnjë dyshim se klienti i tij ka organizuar vrasjen e bash-këshortes. Avokati argumenton se përm-bajtja e mesazhit nuk lë vend për dyshime, pavarësisht interpretimit që i bëhet nga ana e prokurorisë. Duke iu referuar kërkesës së prokurorisë, avokati Lazër Sokoli thotë: “Ku e sheh prokurori në atë mesazh nxitjen dhe organizimin për vrasje, në një kohë kur ai në mesazh i thotë të dashurës se: “unë o të marr o do vdes, prandaj kujdesu për fëmijët e mi po s’u bë kjo që dua unë”. Dhe kjo përm-bajtje ka një shpjegim të thjeshtë: perso-ni nën hetim Ilia Basho, në gjendjen e tronditjes së fortë të martesës se tij dhe në një moment depresiv edhe për shkak të konsumimit të alkoolit, i thotë të dashurës se “nëse nuk realizon martesën

e tij me të, ai do të vdesë, i kërkon të ndih-mojë fëmijët e tij për të cilët ai është një ba-ba i shqetësuar dhe i tregon për disa lekë të fshehura në ambjentet e shtepisë së tij.” Ç’farë ka këtu për të fantazuar se ai po për-gatitej që të vriste gruan e tij?”- ka deklaru-ar dje në Gjykatën e Apelit avokati mbro-jtës i Bashos. Më tej, në mbrojtjen e tij avo-kati thotë se “në përfundim të këtyre “pro-vave” të parashtruara, përfaqësuesi i prokurorisë, pa dhënë asnjë lidhje logjike apo juridike se përse ka konkluduar kështu, ka dalë në konkluzionin se: “Pikërisht, për shkak të kontradiktave ndërmjet tyre si bashkëshortë si dhe për shkak të krijimit të lidhjes së re intime ndërmejt shtetasit Ilia Basho dhe shtetases Yllka Shehaj, shtetasi Ilia Basho ka luajtur rolin e nxitësit dhe or-ganizuesit të vrasjes së shtetases Eleni Basho”. Konkluzion i lehtë”- thotë avo-kati, duke shtuar se me këtë praktikë që na ka parashtruar përfaqesuesi i proku-rorisë, tashmë janë të zgjidhura të gjitha rastet e vrasjeve, kur rezulton se marte-sa e viktimës ka qenë në krizë.

Sherbimet:

· Analiza Kimike / Biokimike· Analiza Hematologjike · Koagulimi i Gjakut· Analiza Sierologjike· Analiza Bakteriologjike · Markues Tumorale· Markues Virale · Analiza Hormonale · Analiza Toksikologjike / Dozim Drogerash· Dozimi i Medikamenteve· Biologji Molekulare· Matje e gazrave ne gjak

Laboratori i ri Italian Salus Tirane n e bashkepunim me Laboratorin

Salus Trieste, sjell per here te pare ne Shqiperi:

·

te aparaturave

Diagnostikim të shpejte · Validim - Certifikim on-line nga Mjek

Italian ne Laboratorin Salus Trieste· Cilesi Diagnostikuese sipas

standarteve europiane· Kalibrim I cilesise I perditshem

· Personel I trajnuar dhe profesionalisht I azhornuar ne laboratorin e analizave

· Tarifa shume konkuruese

Salus Tirana Sh.Arruga Vidhe Gjata 16,

Mëzez-Kashar, Autostrada TR–DR,

Tiranë, Shqipëri–

per informacion:

Tel. +355 4 2390500Mob. +355 662053180Fax + 355 4 2390501Mail [email protected]

ME “SALUS” CILESIA ITALIANE NE TIRANE

Laboratori i ri Italian Salus

SPITALI ITALIANMULTISPECIALISTIK

te Spitalit Salus Trieste

MAPO 5E EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

kronika Tiranë Gjykata e apelit në tiranë vendosi dje të lërë në qeli Ilia Bashon, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e dy marsit në periferi të kryeqytetit, fare pranë banesës së çiftit Basho. Gjatë seancës me dyer të mbyl-lura, avokati i Bashos, i cili apeloi vendimin e shkallës së parë kërkoi nga apeli ndryshimin e masës së sigurimit për klientin e tij, pasi nuk

ka asnjë provë që fajëson atë. sipas tij, nuk ekziston rreziku i ikjes së Ilia Bashos, pasi veç biznesit që ai ka në kryeqytet, tashmë ka detyrimin ligjor të kujdeset edhe për dy fëmijët e tij. Gjithashtu avokati ka argumentuar se prokuroria nuk ka asnjë provë direkte që mund të përfshijë klientin e tij si organizator në vrasjen e bashkëshortes. por prokurori ka paraqitur në gjykatë provat e mbledhura

nga hetimet e deritanishme, ku përfshihen dëshmitë e të njohurve të çiftit, si dhe mesazhe telefonike të rikuperuara nga telefoni celular i Ilia Bashos. Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkal-lës së parë, e cila caktoi ndaj Bashos masën e sigurimit “arrest me burg” Ilia Basho akuzohet nga prokuroria si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho.

Apeli lë sërish në qeli Ilia Bashon

Zbulohen provat e proku-rorisë që lanë në qeli Ilia Bashon. Porosia për Yllka Shehajn pas vrasjes së Elenit: Mos u duk për 2-3 muaj dhe mos merr në telefon. Kam fshehur lekë në shtëpinë time. Avokati: Prokuroria provoi vetëm se Ilia Basho dashuronte marrëzisht Yllka Shehajn, por kjo nuk e bën vrasës të së shoqes

Leonard Bakillari

Tiranë “O të marr ty, o vdes! Kujdesu për fëmijët e mi po nuk u bë kjo”. Ky është mesazhi telefonik që Ilia Basho, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëshortes, i dërgonte të dashurës së tij, disa ditë para ngjarjes së 2 shkur-tit. Bashkë me të, janë zbardhur edhe një sërë provash mbi bazën e të cilave or-gani i akuzës ka ngritur dyshimet për or-ganizim të vrasjes nga Ilia Basho, për të cilin Gjykata e Apelit vendosi dje masën e sigurimit “arrest me burg”. Ky mesazh si dhe deklarimet e disa personave që kishin njohje me çiftin Basho i kanë mjaf-tuar prokurorisë për të ngritur ndaj të arrestuarit dyshimet si organizator dhe bashkëpunor në vrasjen e të shoqes. Mirela Zharkalli, motra e viktimës Eleni Basho, ka deklaruar në polici se marrëd-hëniet bashkëshortore mes motrës së saj dhe bashkëshortit kanë qenë të mira, por kohët e fundit kishin pasur mos-marrëveshje. Një gjë e tillë është deklaru-ar edhe nga një tjetër dëshmitar, Vasil Dodi, i cili ka deklaruar se marrëdheni-et mes çiftit Basho ishin si të çdo çifti tjetër. Sipas tij, kohët e fundit kishin fil-luar konfliktet dhe pakënaqësitë që kishin lindur si pasojë e xhelozisë nga një lidhje jashtëmartesore që Ilia Basho kishte krijuar. Ky fakt është pohuar në polici edhe nga Yllka Shehaj, e cila ka thënë se mes saj dhe te arrestuarit ka pa-sur një lidhje imtime. Kjo lidhje është deklaruar e mbyllur nga ana e Shehajt, pasi ajo kishte nisur prej disa muajsh një lidhje tjetër. Në dëshminë e tretë të saj në polici, në orën 3:30 duke u gdhirë 21 mar-si, Yllka Shehaj ka deklaruar se marrëd-hëniet bashkëshortore të çiftit Basho ishin tronditur, ndërsa Ilia i kishte prem-tuar zgjidhjen e martesës me Elenin, për t’u lidhur më pas me të. Në dëshminë e saj, Yllka Shehaj ka pohuar se Ilia e kishte porositur që takimet e punës me Elenin t’i bënte pasdite. Por gjithashtu, Shehaj ka deklaruar në polici edhe një tjetër të dhënë, të cilën ia ka thënë më parë Ilia në lidhje me marrëdhëniet mes tij dhe bashkëshortes. Dëshmitarja ka treguar se bashkëshortja e ka kanosur Ilian se do ta helmojë, nëse i merr vesh ndonje lidhje jashtë martese. Një tjetër dëshmi e paraqitur si provë nga proku-roria është edhe ajo e shtetasit Jonuz Muça, financier i kompanisë, i cili ka pa-tur dijeni se marrëdhëniet bash-këshortore të Ilias nuk ishin normale. Si-pas tij, pas vrasjes Ilia i ka kërkuar atij që të takonte shtetasen Yllka dhe t’i thoshte që për dy-tre muaj të mos e takonte dhe

SMS e Bashos për Yllka Shehajn: O tëmarr ty o vdes, kujdesu për fëmijët e mi

Avokati i Bashos: Eleni, konfliktme një të liruar nga burgu në mbrojtjen e tij, të bërë g jatë seancës së zhvilluar dje në Gjykatën e apelit, avokati i Ilia Bashos ka paraqitur të dhëna që tregojnë se viktima Eleni Basho, përveçse ka pasur një konflikt të mërparshëm me një person të liruar nga burgu, banesa e tyre në një rast është bërë objekt i një tentative grabitje. “Është deklaru-ar që në fillim se në shtëpinë e të arrestuarit dhe të viktimës në mesin e muajit dhjetor, në dhomën e djalit të tyre, natën rreth orës 01 30, ka hyrë brenda një person, i cili pasi është ndjerë nga djali i tyre është larguar nga shtëpia pa marrë asg jë”- ka deklaruar avokati. sipas tij, të nesërmen e kësaj ng jarje janë g jetur shkallët me të cilat ishte ng jitur në dritare, larg banesës së çiftit Basho, në një kanal. më tej, avokati ka sjellë në vemendje të g jykatës edhe një diskutim të bërë mes familjarëve, ditën e ceremonisë mortore, ku është diskutuar një konflikt i mëparshëm që viktima kishte pasur me një person me precedent penal. “Është diskutuar gjatë vakisë se kur viktima ka punuar në një firmë turistike, ka pasur një problem me një person i cili është arrestuar pasi transportoi lëndë narkotike në au-tobuzin e shoqërisë, dhe që ka dalë nga burgu tashmë”- ka deklaruar avokati. sipas tij, një tjetër pistë ku duhet të hetojë prokuroria është edhe pretendimi i Ilia Bashos se vik-timës i janë dhënë për t’u derdhur në bankë shuma prej 25 mijë euro që ende nuk dihet ku ka përfunduar.

Prokuroria mbahet vetëm te “dyshimi i bazuar në prova” se:

• Shtetasi Ilia Basho ka kryer tradhëti bashkëshortore

• Se ka qene i martuar me dy fëmijë

• Se nuk e dashuronte më gruan e tij

• Se kishte krijuar një lidhje intime

• Se dashuronte marrëzisht deri në dobësi njerëzore shtetasen Yllka shehu

• Se i kishte dhënë fjalën të dashurës se do të divorcohej me gruan, për t’u martuar me të

• Se për këto rrethana kishin dijeni bashkëpunëtorët kryesorë në punën e tij dhe të gruas, motra dhe vëllai i të ndjerës.

AVokAtI:

Ilia Basho dhe Yllka Shehaj

Page 6: Gazeta Mapo

prej mesditës së të martës 17-vjeçari Durim Kukaj ka humbur kontaktet me familjen e tij. prindërit dhe të afërmit e të riut kërkojnë ndihmë për të mësuar për fatin e djalit. sipas të afërmve, mënyra e shkëputjes së kontakteve ka qenë

dyshuese, pasi fillimisht telefoni i tij ka dhënë sinjal, duke u fikur më pas për të mos u ndezur më. “Që të martën në orën 11:45 djali im ka ikur nga mësimi dhe nuk ka ardhur në shtëpi. nuk ka qenë problematik, është tip i qetë”, - thotë babai i

Durimit. policia e pukës ka nisur punën për kërkimin e të riut, ndërkohë që është vënë në dispozicion edhe një numër telefoni për këdo që ka informacion për vendndodhjen e 17-vjeçarit. numri është: 0682921457.

Humbet 17-vjeçari, familja denoncon në polici asnjë e dhënërretheMAPO6 E EnjtE, 8 mars 2012

www.mapo.al

GjirokasTër-Rezistenca me armë zjarri e trafikantëve të drogës gjatë zbatimit të disa operacioneve policore nga efektivat blu në Gjirokastër ka vendosur në rrezik jetën e agjentëve dhe oficerëve të policisë. Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë në Gjiro-kastër, prej fillimit të këtij viti nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit në qark janë zhvilluar 8 operacione antidrogë. Gjatë tre prej këtyre operacioneve përdorimi i armëve të zjarrit nga ana e personave që transportonin lëndë narkotike dhe rezistenca e tyre me breshëri plumbash kanë vendosur në rrezik jetën e punonjësve të policisë. “Një rast i tillë u regjistrua në datën 26 janar 2012, gjatë një operacioni antidrogë afër kufirit me Greqinë, kur grupi i trafikantëve të një ngarkese prej 150 kg marijuanë i përbërë nga 6 persona iu përgjigj me plumba veprimeve ligjore të policisë. Ndërkohë që rasti i fundit u regjistrua në 4 mars 2012, në malin e Sopotit, kur gjashtë persona që transportonin rreth 150 kg lëndë narkotike tentuan t’iu rezistonin me breshëri kallashnikovësh veprimeve ligjore të policisë”, - thonë burimet policore në Gjirokastër. Me gjithë rezistencën me armë të trafikantëve të drogës, sërish gjatë këtyre operacioneve policia e Gjirokastrës e mbështetur

nga “Delta Force” dhe efektivat e FNSH-së, ka arritur të sekuestrojë ngarkesat me marijuanë, të procedojë penalisht personat e dyshuar si transportues të lëndës narkotike, si dhe të sekuestrojë edhe 7 armë zjarri pistoleta dhe automatikë. Gjatë operacioneve antidrogë të këtij viti policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në total rreth 800 kg marijuanë, si dhe ka proceduar penalisht 15 persona, 7 prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Aktualisht strukturat e Policisë së Shtetit në Qarkun e Gjirokastrës janë duke zbatuar një plan masash antitrafik. “Në këtë kuadër ne do të godasim pa kompromis tentativat e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të zonave të tjera të vendit apo me destinacion Greqinë”, - thonë përfaqësuesit e policisë së Gjirokastrës. Bledar Shehu

Plumbat e trafikantëve të drogës rrezikojnë jetën e policëve

Historia e dashurisë që filloi me një vrasje më 1999 dhe u mbyll me vrasjen e Vuçinajt para pak ditësh. Aliaj: Shteti nuk më mori në mbrojtje, duke më detyruar të kryej vrasjen.

Historia e dashurisë e Gjovalin Vuçi-najt me motrën e Gëzim Alisë nuk është pranuar nga familja, e ka sjel-lë një rrëmbim dhe një vrasje më 1999, ndërsa divorci dhe sherri i vazhdueshëm me kunatin, është mb-yllur me vrasjen e vetë Vuçinajt. Dje në gjykatë Gëzim Alia ka pranuar autorësinë e vrasjes, duke pohuar se ndihej i kërcënuar nga viktima, madje për këtë kishte kallëzim dy herë në polici dhe mbante armë me vete. Gëzim Alia, i dyshuar për vras-jen e 33-vjeçarit Gjovalin Vuçinaj dhe plagosjen e rëndë të Bardhok Grishajt më 4 mars, ka dalë para tru-pit gjykues në gjykatën e Shkodrës për vlerësimin e ligjshmërisë së ar-restit dhe caktimin e masës së sig-urisë. Pasi ka kryer vrasjen në një lokal në fshatin Vukël të komunës së Kelmendit, mbrëmjen e së dielës, Gëzim Alia është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar autorësinë.

Të mërkurën, para trupit gjykues Gëzim Alia ka deklaruar se ka qenë i kërcënuar nga viktima prej kohësh, ndaj dhe ka mbajtur gjithnjë armën me vete. Për këtë ai kishte bërë kal-

lëzim dy herë në polici, por “shteti nuk më mori në mbrojtje, duke më detyruar të kryej vrasjen”, - ka po-huar ai. “Nuk kam dalë për ta vrarë, por kam shkuar në qendër të fshatit për të blerë ushqime. Ai ka dalë me vrull nga lokali dhe mendova se do më qëllojë pasi para disa ditësh ishim rrahur. Kam nxjerrë armën dhe e kam qëlluar”, - ka rrëfyer Alia.

Viktima Gjovalin Vuçinaj ishte person me precedent penal, i dënuar për vrasjen e një të afërmi të Gëzim Alisë në vitin 1999. Për këtë ai ishte dënuar në mungesë me 12 vjet, për ta vuajtur më pas dënimin pas kapjes nga policia deri në qershor të vitit 2011. Konflikti i hershëm mes dy familjeve kishte si shkak lidhjen mes viktimës, 33-vjeçarit Vuçinaj me motrën e Gëzim Alisë, të cilën e kishte rrëmbyer pasi familja e saj nuk e pranonte këtë lidhje. Gjatë

rrëmbimit ishte vrarë kushëriri i va-jzës, ndërsa vetë ajo ishte martuar me Gjovalin Vuçinajn. Pak kohë pa-ra daljes nga burgu, Vuçinaj ishte di-vorcuar nga bashkëshortja për arsye xhelozie dhe kjo kishte hapur një tjetër konflikt. Autori i vrasjes dhe ish-kunati i viktimës ka pasur një debat shumë të ashpër me të 2 javë para ngjarjes.

Sipas rrëfimit të autorit të vrasjes, mëngjesin e ditës kur ndodhi vrasja viktima e ka kërcënuar për herë të fundit. Në mbrëmje, sipas Alisë ishin ndeshur rastësisht në qendër të fshatit dhe nga frika ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit që ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy plumba kanë plagosur një tjetër shtetas. Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Vat Stakaj, kërkoi vlerësim të ligjshëm të arrestit dhe si masë sigurie atë të “arrestit në burg”, pasi konflikti është i hapur dhe rrezikon të thellohet. Mbrojtja përmes avokatit Hamdi Shullani kërkoi një masë më të lehtë sigurie, nisur nga fakti se Gëzim Alia ishte i vetmi mashkull në familjen e tij ku ka 7 motra, nënën, bashkëshorten dhe dy vajzat. Gjykata ka vendosur “arrest me burg” për Gëzim Alinë, për shkak të rrezikshmërisë së ve-prës penale “vrasje me paramendim, kryer për hakmarrje”, si dhe për “plagosje me dashje”. I ndaluari ka kërkuar që shteti të kujdeset për familjen e tij.

Rrëfehet Alia: E vrava nga frika se mos më qëllonte

Klevis Balloku

Akuzohet se për më shumë se dy orë kërcënoi me armë zjarri katër anëtarët e familjes së tij, por për mediat ka thënë se nuk e di pse e kërkon policia dhe se nuk ka bërë asgjë. Që prej pasdites të së hënës, autori i ngjarjes, Klevis Balloku vijon të jetë në arrati për të mos rënë në prangat e policisë. Kjo nuk e ka frikësuar t’i afrohet herë pas here banesës, madje dhe për t’u intervistuar nga media, ku mohon çdo akuzë. “Kur shkova tek të afërmit më thanë se më kërkon policia. Më thanë të iki, po unë nuk e di çfarë kam bërë”, - shprehet ai. Sipas policisë,

ngjarja ka ndodhur pasi i ati i 24-vjeçarit nuk kishte pranuar që t’i jepte lekë këtij të fundit, ndërsa nga dëshmia e vetë babait pas njoftimit të policisë, Klevis Balloku ishte larguar nga banesa dhe nuk i kishte mbajtur peng ata. Ndërkaq, fqinjët thonë se familja e të riut njihej si një familje e qetë dhe e varfër. “Janë familje e mirë dhe e varfër. Djali ka shkuar njëherë në Greqi dhe pastaj ka ardhur në shtëpi”. Pas zbardhjes së ngjarjes policia konfirmoi se në bazë të kartelës shëndetësore 24-vjeçari rezulton me probleme mendore.

akuzohet se mori peng familjen, 24-vjeçari: nuk e di pse më kërkon policia

rasti i fundit u regjistrua në 4 mars 2012, në malin e sopotit, kur gjashtë persona që transportonin rreth 150 kg lëndë narkotike tentuan t’iu rezistonin me breshëri kallashnikovësh veprimeve ligjore të policisë

“nuk kam dalë për ta vrarë, por kam shkuar në qendër të fshatit për të blerë ushqime. ai ka dalë me vrull nga lokali dhe mendova se do më qëllojë pasi para disa ditësh ishim rrahur. Kam nxjerrë armën dhe e kam qëlluar”, - ka rrëfyer ali

Gëzim Alia në gjykatën e Shkodrës

Page 7: Gazeta Mapo

kronikë

Kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, ka shfaqur probleme shëndetësore në burgun 313. Familjarët çojnë analizat në Prokurori: Mund të ketë sëmundje mëlçie ose intoksikim nga elemente të jashtëm. Drejtori i 313-s: Iu nënshtrua kontrollit rutinë, ka parametra normalë

Leonard Bakillari

Tiranë Kreu i bandës së Lushnjës, Al-do Bare, i cili qëndron i izoluar në para-burgimin 313 në kryeqytet, prej ditësh ka shfaqur një gjendje të rënduar shën-detësore. Familjarët e tij, të alarmuar nga përkeqësimi i shëndetit, kanë de-noncuar rastin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke vënë në dis-pozicion të akuzës edhe analizat mjekësore që janë kryer jashtë shtetit. Sipas analizave, rezulton se Bare mund të ketë probleme serioze me shëndetin, por pa përjashtuar edhe një helmim të mundshëm. Lajmi konfirmohet për “Mapo”-n nga burime të besueshme, të cilat thonë se prej më shumë se një

jave Aldo Bare, i cili qëndron i izoluar në paraburgim, ka shfaqur probleme të rënduara shëndetësore. Vetë i aku-zuari, por edhe familjarë të tij, kanë kërkuar nga administrata e parabur-gimit 313 kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve mjekësore me qëllim përcaktimin e shkaqeve që kanë çuar në krijimin e kësaj gjendjeje shëndetë-sore. Por sipas familjarëve, një kërkesë e tillë është refuzuar, duke i detyruar ata të kryejnë analizat jashtë vendit, nga ku evidentohen probleme shënde-tësore. Sipas burimeve, mësohet se mjekët që kanë konsultuar analizat ka-në dhënë dy konkluzione. I pari ka të bëjë me mosfunksionimin në parame-tra normalë të mëlçisë. Ndërsa konkluzioni i dytë i ekspertëve nuk përjashton mundësinë e pranisë së lëndëve të huaja në organizmin e Aldo Bares, duke hedhur kështu dyshime për një helmim të mundshëm. Kjo sit-uatë i është bërë prezente edhe Proku-rorisë së Krimeve të Rënda, e cila aku-zon Aldo Baren për një sërë krimesh, drejtues të së cilës kanë premtuar ndjekjen e problemit. Por sipas famil-jarëve, Alfred Shkurti duhet të trajto-het urgjentisht në një ambient të spe-

cializuar, siç mund të jetë spitali i bur-gut, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dy ditët e fundit. I kontaktuar nga MAPO, drejtori i para-burgimit 313 në kryeqytet, Sajmir Mulgeci, mohoi pretendimet për gjen-dje të rënduar të Aldo Bares. Sipas tij, ky është dhe qëndrimi zyrtar i institu-cionit që ai drejton. Mulgeci pohoi se ditën e djeshme, i paraburgosur Aldo Bare i është nënshtruar një kontrolli mjekësor, nga ku rezultoi në parame-tra normalë. Por familjarët e Aldo Bares thonë se mungesa e një trajtimi të specializuar mund të vërë seriozisht

në rrezik jetën e tij. I kontaktuar nga “Mapo”, avokati i Aldo Bares, Vladi-mir Meçi, tha se është në dijeni të këtij problemi dhe po e ndjek në rrugë lig-jore. Sipas avokatit, analizat e kryera nga familjarët e të mbrojturit prej tij jashtë vendit janë të mjaftueshme për kryerjen e një trajtimi dhe ekzaminimi të mëtejshëm mjekësor në një ambient të përshtatshëm. Deri në ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për ekzamini-min e plotë shëndetësor të Aldo Bares, familjarët e tij, por edhe mjekët që ka-në konsultuar analizat, lënë të hapur të dyja mundësitë: gjendje e rënduar shëndetësore, si pasojë e mosfunk-sionimit të heparit dhe prania e lëndëve organike toksikuese në orga-nizëm. Aldo Bare qëndron në parabur-gimin 313 në Tiranë që prej vitit 2009, kur u ekstradua nga Turqia, i akuzuar nga prokuroria për një sërë krimesh të rënda. Ai u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ndërsa Gjykata e Lartë vendosi kthimin e çështjes për rigjykim nga një trupë tjetër gjyqësore në Apel.

vendimi

Apeli rrëzoi burgimin e përjetshëm për Baren Në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda prishi burgimin e përjetshëm për Aldo Baren dhe riktheu çështjen për gjykim. I pandehuri Bare nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar në shkallën e dytë të Gjykatës për Krimet e Rënda, ndërsa përfaqësohej nga avokatët mbrojtës. Pas shpalljes së vendimit në Apel, prokurori i çështjes deklaroi se do të bënte rekurs pranë Gjykatës së Lartë, pasi vendimi i Apelit për Krimet e Rënda, sipas tij, ishte i paargumentu-ar ligjërisht. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Vladimir Meçi, tha se klienti i tij duhet të ishte shpallur i pafajshëm, pasi përveç shkeljeve të mëdha procedurale, sipas avokatit, prokuroria nuk kishte arritur t’i provonte akuzat. “Nuk është çudi që ne të vazhdojmë të kërkojmë pafajësinë e Aldo Bares, është shumë e rëndësishme çështja e afateve procedurale”, - deklaroi avokati Meçi. Pasi shqyrtoi kërkesat e palëve, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen e Bares në Apel për rigjykim.

Policia e Tiranës arreston Bilbil Krasniqin dhe Gentian Lugën për plagosjen e 4 të rinjve në një lokal bilardoje në zonën e Kinostudios. Zbardhet konflikti

Tiranë Bien në prangat e policisë dy autorët e plagosjes së 4 të rinjve, mesnatën e së martës në Tiranë. Bilbil Krasniqi, 36 vjeç dhe Gentian Luga, 27 vjeç janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme Sherri në bilardo për pak sa nuk është kthyer në tragjedi mbrëmjen e vonë të së martës. Katër persona janë plagosur, dy prej

tyre në gjendje të rëndë, në rrugën “Myslym Keta” në Kinostudio. Në një konferencë për shtyp policia e Tiranës bëri të ditur se ka arrestuar dy autorët, të dy me precedentë penalë, të cilët akuzohen se mbrëmjen e djeshme ka-në plagosur me armë 4 të rinjtë. Policia ka sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja. Sipas saj, disa persona që lua-nin bilardo në gjendje të dehur kanë shkaktuar zhurmë me sharje dhe ofen-dime dhe djali i pronarit të bilardos u ka kërkuar të dilnin jashtë, por ata ka-në kundërshtuar, për t’u rikthyer më pas të armatosur. Ata kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të bilardos, duke lënë të plagosur Ardit Buxhelin, 18

vjeç; Oltjon Shehun, 25 vjeç; Erald Bamin, 21 vjeç; si dhe Eldi Skadrinën, 25 vjeç. Bami dhe Skadrina janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Poli-cia ka marrë në pyetje për më shumë se katër orë dy të arrestuarit, të cilët kanë pranuar paraprakisht aktin, por kanë shtuar se ata janë provokuar dhe godi-tur nga djali i pronarit dhe shokët e tij dhe më pas kanë marrë armën për t’u kundërpërgjigjur. Dy të arrestuarit ja-në shprehur se, pasi kanë nisur të lozin bilardo ata kanë komentuar lojën me zë të lartë me njëri-tjetrin duke shtuar se ishin dhe në gjendje të dehur. Në atë moment, djali i pronarit të lokalit u ka tërhequr vëmendjen dhe dy autorët ka-

në replikuar me të. Pas replikave, të rinjtë kanë kaluar nga fjalët te veprat dhe me stekat e bilardos janë gjuajtur respektivisht. Dy “mysafirët”, pasi ja-në gjendur të rrethuar kanë ikur me vrap dhe kanë marrë një kallashnikov për t’u rikthyer pas 20 minutash, duke gjuajtur pa paralajmërim në mjediset e bilardos ku dhe shkaktuan plagosjen e katër të rinjve. Policia dyshon se per-soni që ka gjuajtur me kallashnikov është 36-vjeçari Bilbil Krasniqi. Burime policore thanë dje se përpara se dy të arrestuarit të riktheheshin në bilardo të armatosur, ata janë përleshur për rreth 20 minuta me djalin e pronarit të lokalit dhe miqtë e tij. H.Hasani

Familjarët e Aldo Bares, denoncim në Prokurori: dyshojmë se e kanë helmuar

Katër plagosjet në Kinostudio, arrestohen dy autorët

MAPO 7E ENjtE, 8 MARs 2012www.MAPo.AL

Vetë i akuzuari, por edhe familjarë të tij, kanë kërkuar nga administrata e paraburgimit 313 kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve mjekësore me qëllim përcaktimin e shkaqeve që kanë çuar në krijimin e kësaj gjendjeje shëndetësore.

Mulgeci pohoi se ditën e djeshme, i paraburgosur Aldo Bare i është nënshtruar një kontrolli mjekësor, nga ku rezultoi në parametra normalë

Page 8: Gazeta Mapo

N J O F T I MPËR

REZULTAT KONKURRIMI

Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njofton se, Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, në cilësinë e eprorit direkt, nga tre kandidatët e paraqitur me rezultate më të larta, të shpallur nga Komiteti Ad-Hoc, për testimin e zhvilluar për pozicionin e punës, Drejtor i Drejtorisë së Marrëd-hënieve me Jashtë, zgjodhi �tues z.Re�k Golli.

Përdoruesit e telefonisë së lëvizshme që nga shtatori 2012 do të përfitojnë nga ulja e radhës e tarifave të thirrjeve. Uljet e tarifave të përcaktuara sipas metodologjisë së përdorur nga AKEP do të vazhdojnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 2014.

Sabina VEizaj

Shtatori i këtij viti do të ulë tarifat për minutë të të gjithë operatorëve të tele-fonisë së lëvizshme në vend. Kreu i Au-toritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho, gjatë pre-zantimit të Raportit të Punës për 2011në komisionin kuvendor të Veprimtarive Prodhuese deklaroi se nga shtatori i 2012-ës të gjitha kompanitë celulare në vend do të zbatojnë tarifat e terminim-it të llogaritur sipas metodologjisë së përcaktuar nga AKEP. Ky autoritet ka përllogaritur tarifat e terminimit bren-da periudhës rregullatore deri në vitin 2014. Referuar dokumentit të orientim-it të tarifave të AKEP, nga shtatori 2012 klientët e të gjitha kompanive të tele-fonisë së lëvizshme në vend do të krye-jnë thirrje me tarifa më të lira. Në këtë mënyrë, abonentëve të Vodafone dhe AMC një thirrje do t’u kushtojë 6.1 lekë për minutë, abonentëve të Eagle Mo-bile, një thirrje do t’u kushtojë 6.52 lekë për minutë dhe atyre të Plus Comuni-cation, 8.42 lekë për minutë. Aktual-isht, referuar të njëjtit dokument, abo-nentët e kompanive respektive pagua-jnë për një thirrje 7.57 lekë për minutë me AMC dhe Vodafone; 8.42 lekë për minutë me Eagle Mobile dhe 12.92 me Plus Comunication. Tarifat aktuale ka-në hyrë në fuqi në shtator të vitit 2011.

AKEP ka përdorur për përllogaritjen e kostove eficiente metodën BU-LRA-IC (Bottom- Up Long Run Average In-cremental Cost), në bazë të rekomandi-meve të Komisionit Europian me qël-lim që operatorët të lejohen të fitojnë një normë të arsyeshme fitimi. Meqe-nëse reduktimet e tarifave në kohën kur u aplikuan në fillim nga AKEP ishin të ndjeshme për të katër opera-torët aktualë në treg, AKEP gjykoi që aplikimi i reduktimit të tarifave të bëhej i përshkallëzuar. Deri në përfundim të periudhës rregullatore shtator 2014, tarifat e thirrjeve të telefonisë së lëvizshme për të katër operatorët në tregun shqiptar do të ulen deri në 4.57 lekë për minutë derisa të unifikohet çmimi i thirrjeve të të gjithë opera-torëve celularë. Sipas dokumentit të orientimit të tarifave të AKEP, klientët

shqiptarë të kompanive do të përfitoj-në nga uljet e tarifave të thirrjeve nga shtatori 2012, duke pasuar nga ulja tjetër nga shtatori 2013 dhe nga ulja e fundit e kësaj periudhe rregullatore nga shtatori 2014. Ulja e tarifave të thirrjeve dhe sms-ve nga kompanitë është reflektuar në rënien e të ard-hurave të këtyre kompanive për 2011-ën. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Rregullimit të Tregut në AKEP, Altin Rrapaj, i cili deklaroi dje në komisionin e Veprimtarive Prodhuese se gjatë vitit të kaluar të ardhurat e kompanive ce-lulare kanë shënuar rënie. Ndërsa de-putetët socialistë në komision kërkuan nga Autoriteti i Komunikimeve Elek-tronike dhe Postare që të detyrojë kom-panitë celulare të publikojnë tarifat, në mënyrë që të rritet transparenca për abonentët.

ekonomi Rritja e konkurrencës në tregun e internetit ka sjellë përfitime në shtimin e numrit të përdoruesve dhe në uljen e tarifave. Autoriteti i Komunikimeve elektronike dhe postare, AKep bën të ditur se në fund të vitit 2011 numri i lidhjeve të internetit me brez të gjerë arriti në 6.2 për 100 banorë, nga 3.7% që ishte në fund të vitit 2010. AKep vlerëson se janë 161 mijë familje dhe 13 mijë biznese

që përdorin lidhje interneti broadband. Duke iu referuar informacionit të AKep, tarifat e internetit kanë rënë poshtë mesatares rajonale. tarifa për një lidhje me shpejtësi 2 Mbps në Shqipëri është mesatarisht 20.7 euro, ndërkohë që mesatarja rajonale është 22.9 euro. Sipas regjistrit të sipërmarrësve të AKep, shërbimet e internetit ofrohen nga mbi 150 subjekte, por vetëm 8 prej tyre kanë

një pjesë domethënëse të tregut në nivel kombëtar, duke përfshirë këtu edhe dy operatorët 3G, AMC dhe Vodafone Albania. Albtelekom vazhdon të jetë operatori më i madh, me rreth 35% të tregut sipas numrit të abonentëve. Megjithatë, për shkak të konkurrencës në rritje, Albtelekom ka pësuar një ulje të numrit të abonentëve me 15% gjatë vitit të kaluar.

aKEP: Kompanitë celulare, tarifa më të lira nga shtatori 2012

BSH: Çmimet në Shqipëri duhet të rriten me 3 % në vitBankës së Shqipërisë, inflacioni në nivelin 3% i përshtatet nevojave të zhvillimit të ekonomisë shqiptare si një ekonomi në tranzicion

Blerina HoxHa

Në kushtet e zhvillimit normal, eko-nomia e vendit tonë duhet të gjenero-jë një rritje të çmimeve mesatarisht 3 për qind në vit. Ndërkohë që kohët e fundit është vërejtur një nivel më i ulët, madje në muajin shkurt të këtij viti inflacioni shënoi rritje vetëm 0.6%. “Inflacioni në nivelin 3% i për-shtatet nevojave të zhvillimit të ekon-omisë shqiptare si një ekonomi në tranzicion. Ajo lehtëson lëvizjen e çmimeve relative, duke kontribuar pozitivisht në rolin informues që p ë r mb a n ky m e k a n i z ë m n ë shpërndarjen e fondeve në ekonomi”, - cilëson Banka e Shqipërisë në qën-drimin e saj zyrtar në lidhje me zhvil-limet në treguesin e inflacionit. Ndërkohë që shumica e vendeve të zh-villuara e përkufizojnë stabilitetin e çmimeve si një nivel inflacioni rreth 2%, objektivi i ekonomisë shqiptare për një inflacion prej 3% reflekton nevojën për një lëvizje më të madhe të çmimeve relative, sqaron më tej Ban-ka e Shqipërisë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë shpjegojnë se ulja e rit-meve të rritjes së çmimeve kohët e fundit i dedikohet dy faktorëve. I pa-ri është rënia e çmimeve të importit, ku për shkak të krizës ekonomike në Europë disa artikuj po kushtojnë më lirë. Ndërsa arsyeja e dytë lidhet me zhvillimet në tregun e brendshëm, ku ulja e konsumit ka sjellë një frenim të rritjes së mëtejshme të çmimeve. Ban-ka e Shqipërisë sqaron se objektivi i

inflacionit prej 3% lehtëson procesin e konvergjencës me ekonomitë e zh-villuara. Niveli i synuar i inflacionit është në përputhje me objektivin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian në një periudhë afatmesme. Shumë studime kanë treguar se ecuria e inflacionit ka një prirje statistikore për të regjistruar vlera pozitive. Në realitet, synimi për të ruajtur një nivel të pandryshuar çmimesh, pra një nivel inflacioni afër nivelit zero, mund t’i korrespondojë një situate deflacioniste. Objektivi i inflacionit për periudhën 2012-2014 do të vazhdojë të jetë në formën e një vlere pikësore prej 3.0%, me një inter-val luhatjeje ± 1 pikë përqindjeje. Nga ana tjetër, inflacioni është subjekt i go-ditjeve të paparashikuara jashtë ndi-kimit të politikës monetare, të cilat ka-në ndikim material, por afatshkurtër mbi të. Banka e Shqipërisë do të pranojë luhatje të normës së infla-cionit brenda një intervali prej ± 1 pikë përqindjeje rreth vlerës qen-drore, duke i konsideruar ato në për-puthje me objektivin e stabilitetit të çmimeve.

8 MAPO e enjte, 8 MARS 2012www.MApo.Al

interneti, konkurrenca ka ulur çmimet në 2011

1 shtator 1 shtator 1 shtator 1 shtator 2011 2012 2013 2014AMC, Vodafone 7.57 6.1 4.57 4.57eagle Mobile 8.42 6.52 4.57 4.57plus Communication 12.92 8.42 6.52 4.57

Tabela e orientimit të tarifave në kosto, sipas strategjisë së miratuar nga aKEPShërbimi njësia Kostoja e modeluar (lekë në 2013)terminimi i thirrjeve minutë 4.57origjinimi i thirrjeve minutë 4.51thirrje Brenda rrjetit minutë 7.17tranzit ndërkombëtar minutë 1.13tranzit kombëtar minutë 1.13 SMS Brenda rrjetit mesazh 0.60SMS dalëse mesazh 0.58SMS hyrëse mesazh 0.58MMS Brenda rrjetit mesazh 0.27 MMS dalëse mesazh 0.16MMS hyrëse mesazh 0.17GpRS downloads megabit 5.14

ardian Fullani

Kreu i aKEP, Pirro xhixho

Tabela e tarifave të thirrjeve celulare për minutë

Page 9: Gazeta Mapo

Agjencia e Kthimit të Pronave do të dorëzojë shumë shpejt në qeveri një strategji për kthimin e plotë të pronave. Cefa: 90 mijë hektarë tokë, pronë e shtetit, në dispozicion për kompensim fizik

Fondi fizik i tokave në pronësi të shtetit për kompensimin e ish-pro-narëve është 90 mijë hektarë ka deklaruar dje Kreu i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pro-nave Elvis Cefa. Ai bëri me dije se shumë shpejt do të paraqitet në qe-veri për t’u miratuar strategjia e plotë e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe në vitin 2013 do të ketë një skemë të qartë dhe të mirëpër-caktuar për këtë qëllim. Cefa gjykon se, pavarësisht se disa insti-tucione ndërkombëtare kanë sug-jeruar kompensimin në një përq-indje të caktuar të ish-pronarëve, qeveria do t’i kompensojë ata 100%. Por kjo, sipas Cefës, do të bëhet me mënyra alternative kompensimi. “Kjo ka një kosto të vetën, por strat-egjia ka qartësuar në draft që fatu-ra financiare nuk duhet konside-ruar si borxh në para. Ka metoda alternative kompensimi për të cilat strategjia parashikon ndërmarrjen e disa hapave të kompensimit.”-është shprehur drejtori Cefa. Kreu i AKKP-së ka garantuar se do të re-spektohet për të gjithë procesin afati ligjor i përcaktuar, duke u gje-tur rrugët që problemi i shumëpër-folur i pronësisë të marrë një zgjid-hje definitive. “AKKP nuk është i vetmi institucion problematik i ngarkuar me barrën e zgjidhjes së çështjes së pronës. Duhet të riparo-

hen problemet e fillimit të procesit. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në drejtim të pasigurisë së titujve të pronësisë në Shqipëri. Ligji 7501 për ndarjen e tokës fshatarëve që jetonin në fshat, nuk ishte ligj i keq apo i padrejtë. Në kontekstin his-torik, u jepte mundësi një shtrese të caktuar të popullsisë për të jetu-ar. Problemi është zbatimi i keq i tij. Është abuzuar masivisht me këtë ligj. Ka shumë persona që ka-në përfituar pronë ose tokë padre-jtësisht.”- shtoi ai. Kreu i AKPP ar-gumenton se kthimi dhe kompen-simi i pronave është i lidhur ngush-

të me procesin e legalizimit dhe vlerësimit të titujve të pronësisë. Prandaj, sipas tij, të gjithë proceset kërkojnë kohën e tyre. Sipas të dhënave të AKKP-së, janë 60 mijë vendime të marra për njohje të së drejtës së pronësisë. Dhe një numër shumë i pakët në raport me këtë shumë është duke u trajtuar. 700 persona kanë përfituar kompen-sim financiar të pjesshëm. Kom-pensimi i pronarëve të pasurive in-formale vazhdon prej dy vjetësh dhe janë arritur të kompensohen pjesërisht mbi 2000 subjekte për-fitues.

Cefa: Kompensimi fizik, 90 mijë hektarë tokë për ish-pronarët

Nis regjistrimi fillestar i pasuriveNë vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar filluar regjistrimi fillestar i pasurive në Kodër Kamëz. Sipas burimeve zyrtare të Hipotekës, ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr.8320, saktësisht në adresën Rruga Shkodër –Tiranë, Kodër Kamëz, përballë Farmaci “Shehu”, Tiranë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr.8320, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë fazë të këtij procesi është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara, sqaron ZRPP. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Elbasanit. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.

Kodër Kamëz

9MAPOe enjte, 8 MARS 2012www.MApo.Al

eagle Mobile hedh në treg ofertën më të fundit të paketës “Vallëzo me kohën”. Me rastin e katërvjetorit, eagle sjell akoma më shumë mundësi për të gjithë abonentët me parapagesë. të gjithë abonentët e familjes eagle, duke filluar nga data 7 mars, me vetëm 800 lekë (me tVSH) do të mund të përfitojnë 400 minuta kohë bisedë drejt të gjithë numrave eagle, 40 minuta drejt operatorëve të tjerë kombëtarë (përveç plus), 40 SMS drejt destinacioneve

kombëtare (përveç plus) si edhe 120 MB internet. Duke zgjedhur këtë paketë, abonentët me parapagesë do të mund t’i përdorin minutat, SMS-të dhe internetin brenda 15 ditësh nga dita e aktivizimit të saj. eagle përmes kësaj pakete dhe paketave të tjera të ofertës “Vallëzo më kohën” plotëson të gjitha pritshmëritë dhe u ofron të gjitha abonentëve të zgjedhin nga shumëllojsh-mëria e paketave. paketa 800 lekë është e vlefshme për abonentët individualë

standard me parapagesë, abonentët Super Riniring, abonentët e korporatave me parapagesë dhe abonentët e proring Control. Regjistrimi bëhet në një nga 3 mënyrat e mëposhtme: duke dërguar një SMS me tekst 800 në 55200; nëpërmjet menusë eagle Star *100#, nën kategorinë ofertat e fundit/paketat e kombinuara/paketa 800 lekë dhe mënyra e tretë duke formuar kodin *800# dhe më pas butonin thirrje.

Eagle Mobile hedh në treg ofertën vallëzo me kohën

Uniqa: Tregu i sigurimeve në Shqipëri perspektivë e madhe rritjeje. Zhvillimi i ulët i tregut të sigurimeve në Shqipëri nxit interesin e investitorëve të huaj

Von Christina STiEBER

TIRANA – Rreth 19 euro në vit in-veston mesatarisht një shqiptar për sigurimin e vetes dhe pasurisë. Me këto shifra vendi rendit në fund të listës së vendeve të Europës Lin-dore sa i përket nivelit të sigurime-ve. Për ta kuptuar këtë, mjaft ta kra-hasosh me Austrinë, ku mesatar-isht çdo banor paguan deri në 2 mi-jë euro siguracione në vit. Grupi Uniqa “Uniqa-Versicherung”, deri tani është shtrirë në 15 vende të Lindjes, dhe sheh në Shqipëri një

potencial të madh rritjeje dhe një mundësi për të eksploruar. “Ka ar-dhur koha e të korrave për ne”, theksoi drejtori i bordit të Uniqa-Vorstandsmitglied, Wolfgang Kindl, javën që shkoi në Tiranë. Kompania e sigurimeve ka në plan të investojë deri më 2015 në staf dhe në investime të tjera rreth 60 milio-në euro në Europën Lindore. Duke e parë këtë në një plan afatgjatë, duket se Europa Lindore do të jetë qendra e dytë e Uniqas pas Aus-trisë. “Shumica e klientëve tanë të rinj, të cilët ne presim t’i dyfishojmë deri më 2020, dhe 15 milionë do të vijnë nga Europa Lindore”, tha she-fi i Uniqa Andreas Brandstetter. Tani për tani do të blihen aksione nga grupet në Europën Lindore. Diçka që do të zgjasë deri më 2013. Për këtë është parashikuar një shifër goxha e majme, sqaron

Brandstetter. Sidoqoftë, thotë ai: “Kush do që të bëjë shpejt para në Lindje, më mirë të mos investojë kë-tu”. Mjaft prej kompanive të siguri-meve tani janë të detyruara të tërhiqen nga ky treg. Për Uniqan ky veprim është qesharak, pasi kom-pania ka njohur prej 2006 deri më 2011 një rritje prej 55. 80% në klientë, 40% në kontrata dhe 21% në të ardhura. Vetëm nga kompania shqiptare Sigal ka pasur një rritje fitimesh prej 68 për qind. Biznesi nuk ishte me rritje në Austri në vitin që shkoi, ku pati një humbje prej 200 milionë eurosh, por këtë vit pritet të paktën 145 milionë euro fitime, sipas drejtuesve të kompanisë. Ndërkohë që biznesi në Vjenë pritet të dy-fishohet deri më 2015, kur nga 200 do të arrihet 400 punonjës.

Marrë nga gazeta austriake Tiroler Tageszeitung

Një shqiptar, 19 euro në vit për sigurimin e vetes dhe pasurisë

Shefi i grupit të “Uniqa Grup” Wolfgang Kindl, CEo, andreas Brandstetter dhe avni Ponari

ekonomi

Cefa gjykon se, pavarë-sisht se disa institucione ndërkombëtare kanë sugjeruar kompensimin në një përqindje të caktuar të ish-pronarëve, qeveria do t’i kompensojë ata 100%

Kreu i aKKP, Elvis Cefa

Page 10: Gazeta Mapo

MAPO10 E ENjtE, 8 MARs 2012www.MAPo.AL

OpEdNë politikë kurrë mos e beso diçka derikur të jetë mohuar zyrtarisht.

Ka një Perëndi që mbron idiotët, të dehurit, fëmijët dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me një zotni unë jam gjithnjë zotni e kaluar zotnisë dhe me një mashtrues përpiqem të jem një mashtrues e gjysmë.

Otto von Bismarck

01

02

03Opinione dhe Editoriale

variant i ri

Nga BujAr KAPexhiu

Norbert Jokl dhe fati i nji biblioteke që i përkiste Shqipnisë

përmendin në ditaret dhe kujtimet e ve-ta çeshtjen e Joklit.

Me nji letër tjetër, e cila mban datën 1 prill 1942, Tagliavini i kumtonte Koliq-it lajmin e arrestimit të Joklit dhe për-pjekjet për me ndërhy nepërmjet kry-eministrit Kruja. Shkruen Koliqi: “Unë nga Tirana i telefonova menjiherë Bottai-t në Romë e shkova mandej fíll tu Mustafa Kruja i cili në sý t’em mori telefonin e foli me Ciano-n tue e lutë nxehtësisht me bâ çmos për shpëtimin e Jokl-it. Ciano përg jeg ji se do të lutte Mussolinin me ndërhy pranë Hitlerit”.

Duhet thanë se përveç Gestapos, kishte edhe persona të tjerë që

nuk donin që Jokli të gjente strehë në Shqipni, nji ndër këta ishte edhe Viktor Christian, dekani i fakultetit të filozofisë në Universitetin e Vjenës. Christian kishte frikë se tue fitue të drejtën me shkue me jetue në Shqipni, Jokli do të merrte me vete edhe bibliotekën e tij; ndërsa në rasën tjetër, biblioteka e sekuestrueme prej nazistave do t’i kalonte fondit të Universitetit.

Në fakt, dekani i filozofisë Christian, që mâ vonë do të bâhej rektor i Univer-sitetit, i shkruente SS-Hauptsturmfüh-rer-it Brunner se në qoftë se Jokli do të shkonte në Shqipni, biblioteka e tij s’do të mbetej në Vjenë, por në rasë se auto-ritetet do ta internonin në Poloni, dekani i lutej oficerit SS, që biblioteka t’i jepej fakultetit të filozofisë. Kah mbarimi i prillit të vitit 1942, dekani Christian ishte i informuem për intern-imin e Joklit dhe për faktin që bibliote-ka e tij – tue i kalue Universitetit të Vje-nës - do të vendosej së shpejti në mjedi-set e Institutit të Indogjermanistikës ose të atij Oriental.

Menjiherë do të interesohej edhe dre-jtori i përgjithshëm i Bibliotekës Komb-tare austriake, Paul Heigl, i cili kërkonte që librat e “çifutit Jokl” të baheshin pro-në e komunitetit të gjanë të studjuesve. Edhe ambasada italiane në Vjenë, në emën të së drejtës që kishte fitue Italia prej bashkimit të kunorave mbretnore me Shqipnin, bante hapat e saj për mar-rjen e kësaj biblioteke me përbamje al-banologjike.

Nji ndër gjanat mâ me vlerë që hupën prej asaj biblioteke, ishte dorëshkrimi i Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe.

Nji fat të ngjashëm me Fjalorin eti-mologjik të Joklit, pati edhe Fjalori i gjuhës shqipe i Mustafa Krujës, i cili, edhe pse ekzistonte në dorëshkrim në Institutin e Studimeve shqiptare, mbas vitit 1944 i hupi fara si mos me pasë qenë kurrë. Fate të ngjashme me bibliotekën e Joklit patën edhe mâ të mëdhat biblioteka që ekzistojshin asokohe në Shqipni: bib-lioteka dhe arkivat e Lef Nosit, Mithat Frashërit e Eqrem bej Vlorës si edhe bib-lioteka dhe arkivi i Etënve françeskan dhe i atyne jezuit në Shkodër.

Tue u kthye te Jokli: mjerisht, megjithë përpjekjet e autoriteteve mâ të nalta shqiptare, egërsija naziste nuk i dha mundësí albanologut të shquem me u strehue në vendin tonë.

Me 3 mars 1942 dy nëpunësa të Ge-stapos e morën profesorin prej shtëpisë së tij në Neustiftgasse 76 dhe e ndryene mâ së parit në Sperrgasse e mandej në kazermen Roßauer në Vjenë. Si nji shkencatar i vërtetë dhe si njeri i das-hunuem mbas librash, ai ndihej prej ko-hësh i dëshpëruem vetëm prej idesë se mund të ndahej përgjithmonë prej li-brave të tij të çmueshëm. Madje, i kishte pohue gjuhëtarit Carlo Tagliavini, se në rasë se do t’i duhej me u nda prej librave të vet, do të preferonte me mbytë veten.

Si datë e vdekjes së N. Joklit konsid-erohet 6 maji 1942, por përsa i përket rrethanave të vdekjes së tij jepen vari-ante të ndryshme. Ernest Koliqi – i in-formuem prej konsullit Rrota - tregon se gjatë rrugës për në nji kamp përqën-drimit në Riga, Jokli u hodh prej trenit kur po kalonte mbi nji urë të naltë rreth 100 metër dhe mbyti veten. Disa stud-juesa austriakë pohojnë se Jokli vdiq nën tortura në kazermen Roßauer në Vjenë, ndërsa të tjerë pohojnë se vdiq në kampin e përqëndrimit të Maly Trostinec-it, nji lokalitetit rreth 12 km në juglindje të Minsk-ut, në Ruteninë e Bardhë. Ka gjasë që ky variant të jetë mâ i mundshmi.

Kampi i Maly Trostinec-it ishte krijue qysh në nandor të vjetit

1941 në territorin e ish-kolkozit “Karl Marx”. Tue qenë se në gjysmën e marsit të vitit 1942 partizanët kishin sulmue kampin tue vra rojet, mbas këtij episodi kompania e rojeve ishte shtue si numër, tue arritë shifrën 250 ushtarakë. Zakon-isht ekzekutimet në masë në ketë kamp bâheshin me anën e pushkatimit, i cili kryhej në pyllin e Bllagovshçinës.

Simbas listave të transportit të Reichs-bahn-it (hekurudhat e Reichut III), mbartja e parë e hebrenjve prej Vjenet për në t’ashtuquejtunin “Reichskommis-sariat Ostland”, u bâ me datën 6 maj 1942. Nji gja të tillë e konfirmon edhe nji ra-port i detajuem komisariatit të policisë vjeneze (95. Pol. Revier), i shkruem me datën 16 maj 1942. Raporti përshkruen me hollsi “evakuimin” e 1000 hebrenjve prej Vjenet, lista e të cilëve, sqaron me nji ton të ftohtë burokratik funksionari i policisë, ishte raditë prej kapitenit SS Brunner. Mbasi përshkruen me hollësi nisjen prej Vjenet, itinerarin si dhe ndalesat e ndryshme, raporti ven në dukje faktin se me datën 9 maj – kur tre-ni mbërriti në Kajdanowo, në afërsi të Minskut, kishin vdekë 3 burra dhe 5 gra prej hebrenjve të internuem. Emnat e tyne nuk shenjohen, por ka shumë mundësi që njeni sish të ketë qenë alban-ologu Norbert Jokl.

(me rastin e 70-vjetorit të vdekjes)

Norbert Jokli ka qenë nji prej fig-urave mâ të shndritshme që ka njohtë albanologjia gjatë shek-

ullit të kaluem. Ai ka lindë me 25 shkurt 1877 në Bzenec apo siç njihet ndryshe Bisenz, në jug të Moravisë dhe ka vdekë në rrethana tragjike në maj të vitit 1942. Por, para se me u njohtë si albanolog i madh ai ishte i çmuem si studjues i filologjisë balto-sllave dhe si bibliotekar (Oberstadtsbibliothekar) i Universitetit të Vjenës.

Admirues i madh i Fishtës, Konicës, Sqiroit, Naimit dhe traditës bektash-jane, njohës i De Radës dhe i ar-bëreshëve, simpatizues i Shantojës dhe i Koliqit, Jokli pati nji letërkëmbim të dendun me shumë personalitete kul-turore dhe politike shqiptare.

Âsht meritë e tij që qysh në vjetin 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës. Ai njihet si autor i shumë studimeve që trajtojnë kryesisht probleme etimologjike dhe çeshtje letrare të gjuhës shqipe.

Ernest Koliqi, tue përshkrue nji viz-itë të bame së bashku me Aleks Budën në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937, shkruente nji vit mâ vonë te “Demokra-tia” e Vangjel Koçës:

“E më çoi fíll ke nji raft librash [...] Botime të vjetra e të reja: Toskësh e Gegësh e Shqip-tarësh t’Italís; të gjithë auktorët, të mëdhej e të mesëm e të vegjël fare; kolekcjone së përkohëshmesh shti për bukurí në kartuç, radhiteshin të dendun n’at bibljotekë të smirueshme. Shum prej atyne botimeve sot nuk gjinden mâ, sado me i pague. Sejcili vël-lim mâ së miri i lidhun mbante të shkruem me gërma ari në shpinë titullin e vet. Sýt e mij shetitshin plot lakmi mbi ato tituj e zemra më ndrydhej. Paska qenë dashtë të shkojshëm larg Shqipnije, në nji vend të huej, për të gje-tun bibliotekën ideale shqipe”.

Jokli pat krijue nji bibliotekë alban-ologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot kanë shpëtue mâ pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruente dorëshkrimin e nji Fjal-ori etimologjik të gjuhës shqipe, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun prej G. Meyer-it. Mjerisht gjurmët e atij dorësh-krimi kanë humbë qysh në pranverën e vitit 1942.

Duhet thanë se dëshira e tij ishte që biblioteka e vet t’i përkiste Shqipnisë. Simbas historianëve të sotëm, ka qenë pikërisht kjo dëshirë fisnike e Prof. Nor-bert Joklit që ka shenjue fatin e tij mizor. Ngjarjet kanë rrjedhë pak a shumë kështu.

Kalvari i Joklit zen fill në maj të vjetit 1938, atëherë kur nacionalsocialistat nisën me e persekutue e me ia mohue të drejtat profesionale. I shtymë prej disa miqsh - ai vendosi me i drejtue në vjeshtën e vjetit 1939 nji lutje Gauleiter-it Bürckel, komisarit të Reich-ut për zonën e Ostmark-ut, tue i kërkue njohjen e të

drejtave të barabarta me “racat e përz-ieme të gradës së parë”. Lutja nuk u pranue e kështu që Joklit iu mohue e drejta me konsultue deri edhe bib-liotekën dhe iu revokuen të gjitha priv-ilegjet akademike.

Megjithatë, në Shqipni, Prof. Jokli pati gjithmonë dashamirë dhe miq të sinqertë. Me rasën e Kuvendit të parë të organizuem prej Institutit të Studimeve Shqiptare, të zhvilluem në Tiranë prej datës 9 deri me 13 prill 1940, ishte ftue me marrë pjesë edhe “profesor Jokli, al-banologu i njohtun izraelít prej Vjenet” – kujton Francesco Jacomoni (shih: La po-litica dell’Italia in Albania, Cappelli, Roc-ca San Casciano 1965, fq.183). Dihet se organizator i atij tubimi të randësishëm ishte ministri Ernest Koliqi.

Në nji letër të shkrueme në Tiranë me datën 15 prill 1940, Aleksandër Xhu-vani ndër të tjera i kumtonte Joklit:

“Kemi pasë këto ditë, si do ta marrish vesh, nji Kuvend të parë të studimeve shq-iptare, ku u mblodhën Shqiptarë e Italianë shkencëtarë e studimtarë, ndër të cilët edhe Bartoli e Tagliavini. Ju kemi zanë n’gojë shumë herë dhe na vinte keq që s’gjindeshit edhe ju në mes t’onë. Ju kemi dërgue të fala me disa kartolina.

Gjithë përpjekjet t’ona rrahin që të të sjellin këtu ose gjetiu të veç, për të vijue pu-nën e studimevet t’ueja, dhe shpresojmë që t’ja dalim në krye kësaj dëshire”. (shih: Jokl Nachlass Autogr. 279/114)

Në vitin 1972 Ernest Koliqi kujtonte ndër vullajt e “Shejzave” sesi Prof. Carlo Tagliavini, albanolog i Universitetit të Padovës, me nji “letër kushtrimore” të datës 14 mars 1941 i kërkonte me bâ diç-ka për Joklin:

“...bahet fjalë me shpëtue njeriun. Dëshi-ra e tij kishte me qenë, siç e din, me kalue vjetët që i kanë mbetë (tash âsht 64 vjeç) në Shqipni... Un t’i shkruej këto gjana që të jesh në dijeni të plotë dhe n’emën të miqsisë sonë të vjetër të lutem që të bajsh gjithçka âsht e mujtun; bahet fjalë me shpëtue njeriun, me shpëtue albanologun mâ të madh, i cili mundet me i dhanë ende shumë studimeve shqiptare”. (Shejzat, 1972, n. 1-4, fq. 83-88)

Duhet thanë se prof. Tagliavini e kishte këshillue Joklin me ia falë me anë të nji akti zyrtar bibliotekën e tij Shtetit shqiptar, në mënyrë që me e pasë mâ të lehtë me marrë lejen për me shkue në Shqipni (shih: C. Tagliavini, në Indoger-manisches Jahrbuch, XXVIII, 1949).

Me 15 mars 1941, konsulli shqiptar në Vjenë, dr. Nikollë Rrota (vlla i piktorit Simon Rrota dhe i gjuhëtarit Át Justin Rrota) i shkruente Koliqit:

“Në rasë të konferencës qi mbajti më 27 fruer v.v. miku i jonë, z. Prof. Tagliavini, e informova hollësisht mbi gjendjen e tmer-shme në të cilën ndodhet sot Prof. Jokl, kurse rryma e sotshme e Nacizmit ka marrë masa tepër të rrepta kundra çëfutënve [...] para-shifet qi shpejt do t’instradohet për në Polo-ni pa pasë mundësí as me e marrë me vehte bibliotekën e tij e as me krye mâ ndonji ve-për ditunije. Siç dihet, biblioteka e tij âsht nji ndër mâ të pasunat dhe mâ të vlefshmet mbi letratyrën shqipe, sikurse mund t’a vër-tetojë edhe z. Prof. dr. Ekrem Çabej”.

Konsulli Rrota, siç marrim vesht prej nji letre të P. Kretschmer-it, kishte fillue përpjekjet për shpëtimin e Joklit qysh në prill të vitit 1940.

Në ketë kohë personalitete të ndry-shme të kulturës e politikës europiane dhe të vetë qeverisë shqiptare, të përfaq-sueme në personen e Ernest Koliqit, po bânin çmos për me e shpëtue Prof. Jok-lin - tue e ftue me jetue e me punue në Shqipní. Ketë gja e dëshmojnë letrat e profesorave Krahe, Kretschmer, Taglia-vini, Koliqi, F. Ercole, G. Schiro’ jr., e gjithashtu edhe hapat e marrun në rrugë diplomatike prej ministrit Giuseppe Bottai, prej ambasadorit italian Dino Al-fieri në Berlin dhe prej konsullit shqip-tar në Vjenë, Dr. Nikollë Rrotës, i cili u përpoq me aq sa mundej edhe mbas vdekjes së Joklit për me dijtë diçka për rrethanat tragjike të fundit të tij.

“Sa mora letrat e Tagliavinit dhe të Rot-tës, kujtonte E. Koliqi në vitin 1972, unë fola me Kryeministrin z. Shefqet Vërlaci i cili pranoi menjiherë propozimin t’em me e emnue Jokl-in Organizator t’Arkiveve Shtetnore dhe të Bibliotekave shqiptare. Mblodhi Këshillin Ministruer, qi njizâni vendosi at emnim. I a dërgova dekretin për-katës Prof. Jokl-it në Vjenë dhe kumtova njikohësisht Tagliavinin dhe Rottën”.

Mbas këtyne orvatjeve fillestare, Koliqi do të shkonte apostafat

në Romë për me folë për shpejtimin e çeshtjes së Joklit me ministrin Bottai. Ndërkaq ishin tue u bâ traktativa ndër-mjet Ministrisë së Jashtme italiane dhe asaj gjermane e Bottai e këshillonte Koliqin me folë me Ciano-n, në mënyrë që ky t’i shkruente J. Ribbentrop-it.

Edhe Prof. Eqrem Çabej, i cili ndod-hej në Romë në korrik të vjetit 1941, mba-si ishte emnue prej Koliqit si përfaqsues i palës shqiptare për hartimin e “Atlan-tit gjuhësor” për pjesën e arbëreshëve, in-teresohej në mënyrë aktive për fatin e Joklit.

Me 18 tetor të vitit 1941 Prof. Taglia-vini, i cili s’prânte tue u përpjekë për ko-legun e vet austriak, i shkruente Koliqit se konsulli Rrota dhe Jokli kanë ndeshë në vështirësina të paprituna në marrjen e lejes së kalimit dhe se âsht nevoja që Mëkambësi Jacomoni t’i shkruente nji letër urgjente ambasadorit italian Dino Alfieri në Berlin. Jacomoni e shkroi le-trën dhe ia nisi menjiherë ambasadorit italian. Megjithatë, si ministri Bottai ashtu edhe ambasadori Alfieri nuk e

ardiaN Ndreca

KomeNt

Page 11: Gazeta Mapo

MAPO13 qERshoR 2010ëëë.GAzEtAMAPo.coM 11MAPO 11MAPOE ENjtE, 8 MARs 2012

www.MAPo.AL 11

— ArjAn vASjAri

Është krejt normale që Sali Berisha dhe Bamir Topi të mprehin shpatat. Janë në prag të një beteje për territore politike dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja fillon kur deformojnë arsyet reale të saj, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me komunizmin apo antikomunizmin e tyre. Dhe ajo e keqe thellohet në shëmtinë e saj kur, të dy, me ose pa dashje, njësoj si komunistët, në pamundësi për të moralizuar politikën, politizojnë moralin.

Familja ime është me shumë fat. Kjo sepse që prej krijimit të saj përfiton nga shërbimet e një

shërbëtoreje shumë të devotshme, e ci-la ç’i sheh syri i bën dora dhe që na e lehtëson çdo ditë jetën.

Shërbëtorja jonë ka një jetë që na shërben. Edhe pse kurrë nuk kam qe-në e pasur as unë dhe as familja ime, nuk kemi kaluar asnjë ditë pa shërbi-met e saj. E pse u dashka të jesh i pasur për të pasur një shërbëtore? Fundja, ne nuk kemi paguar kurrë asnjë qindarkë për të pasur shërbimet e saj.

Shërbëtorja jonë punon falas, nuk ankohet asnjëherë dhe kurrë nuk kërkon shpërblim për punën e saj. Shërbëtorja jonë punon shtatë ditë të javës, madje ndonjëherë dita shtatë dhe ajo tetë në majë të këmbëve dhe në kr-ye të punëve.

Fundja kujt t’i ankohet? Dhe për çfarë të ankohet? Se mos bën më shumë se sa detyrën e vet? Babai im e ka (mar-rë) pajtuar Shërbëtoren dyzet vjet më parë në bazë të një kontrate. Shërbë-torja jonë s’është tjetër veçse gruaja e babait tim (pra, nëna ime, e motrës dhe vëllait tim). Nëna-shërbëtore në këta dyzet vjet që shërben në shtëpinë tonë vazhdon të përmbushë kriteret e kon-tratës (edhe pse të pashkruar) së mar-tesës me babanë tim. Kontrata është formuluar me shumë kujdes nga shoqëria dhe bëhet e detyrueshme për çdo individ të lindur femër ditën e ku-rorëzimit të saj.

Në bazë të kësaj kontrate, bash-këshorti angazhohet ta trajtojë mirë bashkëshorten-shërbëtore, ndërsa bashkëshortja, ndër të tjera, betohet të ofrojë shërbimin e saj pa kushte dhe pa

pagesë për bashkëshortin dhe familjen e re. Për femrën nuk është e vështirë të pranojë këtë kontratë. Fundja, shërbi-met e veta i ka ofruar edhe në shtëpinë e babait që prej kohës kur kuptoi se va-jzat vishen me fustan dhe se duhet t’i rregullojnë shtratin, t’i shtrojnë e ngre-në tryezën, t’i hekurosin teshat edhe vëllait më të vogël - që i ka ‘qëlluar’ djalë (dhe për të cilin shoqëria ka për-gatitur një kontratë me kushte e kritere krejt të tjera).

Profesionin e shërbëtores nëna ime e ka trashëguar nga e ëma, e cila, nga ana e saj, po ashtu e ka trashëguar nga dega femërore e familjes, brez pas brezi. Kjo nuk do të thotë se ne vazh-dojmë të mbetemi peng i traditës pra-panike. Tani gjithçka është ndryshe. Nëna ime nuk punon në të njëjtat kushte si nëna, aq më pak si gjyshja e saj. Shërbëtorja jonë ka kushte shumë më të mira pune. Makina larëse është e fjalës së fundit, uji i ngrohtë e i ftohtë nuk mungon 24 orë në ditë. Enët e ku-zhinës janë të të gjithë ngjyrave dhe formave, dhe pajisjet e kuzhinës me të gjitha opsionet për të lehtësuar pro-cese gatimi. Soba metalixato punon me korrent e me gaz…

Megjithëse, as Gjyshja-ime-Shërbë-tore nuk mbaj mend të jetë ankuar ndonjëherë për vështirësitë e punës së

saj. Madje, sot ne jo vetëm ia kemi lehtësuar jetën Nënës-Shërbëtore, por e duam dhe e respektojmë shumë atë. Ndonjëherë, kur e shohim të lodhur i japim leje të çlodhet. Kurrë nuk e dhu-nojmë fizikisht (rrallë emocionalisht). Madje, jo rrallë ne në familje i bëjmë dhurata dhe i ofrojmë ndonjë drekë jashtë.

Ka nga ata që shërbëtoret i trajtojnë shumë keq, Bashkëshortët, madje ed-he fëmijët, gjejnë, arsye për të mos u kënaqur nga puna dhe përkushtimi i tyre. I shajnë, fyejnë, rrahin, madje (mos o Zot) u marrin deri edhe jetën. Jo, Shërbëtorja jonë nuk e ka këtë prob-lem. E shumta, ne ankohemi që gjella ka shumë kripë, që është shumë e nx-ehtë, që këmisha nuk është hekurosur mirë, që xhamat e dritares edhe kanë ende tek-tuk ndonjë njollë, se tualeti nuk është pastruar mirë…

Mjaft!Sot nuk është dita për të folur për

gjëra të tilla. Sot është një ditë e veçantë. Sot të gjitha nënat (shërbëtoret) janë të lumtura të festojnë ditën e tyre, të vet-men në 365 ditë të vitit. Sot, plot lule dhe urime u dedikohen nënave-shër-bëtore që nuk lodhen dhe nuk ankohen kurrë së na shërbyeri dhe së na e lehtë-suari jetën.

Sot është ditë e veçantë dhe ne kemi vendosur ta festojmë familjarisht. Në-na do të marrë dhuratë një tufë me lule shumëngjyrëshe dhe shumë dashuri. Tryeza do të shtrohet plot, me të gjitha të mirat.

Dhe që gjithçka të jetë perfekte, që nga gatimi e deri te servirja këtë pjesë të festës ia kemi besuar (kujt tjetër?) shërbyeses sonë të dashur.

Një nga frazat e njohura të Shek-spirit, marrë nga tragjedia ‘Ro-meo dhe Xhulieta’, thotë:

“What’s in a name? That which we call a rose would smell just as sweet by any other name” - në shqip – “Ç’rëndësi ka emri? Trëndafili do të kishte po atë aromë të ëmbël me çdo emër”. Për shumëkënd në Kosovë dhe Shqipëri, marrëveshja për fundnotën (apo fus-notën) e ka vyshkur trëndafilin e kuq të Kosovës, dhe për disa të tjerë e ka kthyer atë në ferrë që do t’i rrijë nëpërkëmbë për vite me radhë. Megjithatë, reagimet ndaj kësaj mar-rëveshjeje, qoftë emocionale apo racio-nale, kanë treguar dy realitete të ndry-shme, atë shqiptar dhe ndërkombëtar. Në prizmin shqiptar, Kosova tashmë është shtet dhe duhet përkrahur si e til-lë, madje edhe pranimi i pavarësisë së saj si shtet më vete, me flamur dhe himn të veçantë, ishte një kompromis i çështjes kombëtare që si synim final ka bashkimin e trojeve shqiptare. Po ash-tu, debatet për pranimin apo refuzimin e fundnotës kanë qenë një pasqyrim i debatit politik ku kompromisi për të hequr dorë nga termi ‘Republikë’ dhe për të pranuar përmendjen e Rezolutës 1244 është parë si një dështim i radhës i qeverisë. Këtu është vendi të themi di-sa të vërteta të pakëndshme, sepse pra-nimi i problemeve është hapi i parë dre-jt zgjidhjes së tyre. Për shumicën e miqve ndërkombëtarë gjendja në Kosovë kishte mbetur në vend, duke ar-

ritur një status quo të papranueshme. Si shtet i paplotë Kosova po kthehej në pellg moçalor; ajo ishte kthyer në një vend me njohje të pamjaftueshme diplomatike, me sovranitet të kufizuar, me ekonomi të rrënuar dhe politikë të skajshme konfliktuale. Pavarësisht re-torikës së Prishtinës, fakti ishte se Kosova ishte izoluar ndërkombëtar-isht. Për të ndaluar kalbjen, duheshin lëvizur ujërat, Kosovës i duhej dhënë një drejtim i ri, asaj i duhej hapur per-spektiva europiane. Në katër vitet pas-pavarësisë, kjo rrugë ka qenë e mbyl-lur, sepse pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën (Greqia, Spanja, Ru-mania, Sllovakia dhe Qipro) ia kanë mohuar asaj këtë të drejtë. Për këtë ar-sye, marrëveshja për fundnotën në thelb është marrëveshje me BE-në dhe jo me Serbinë. Kosovës për momentin nuk i duhet shumë njohja e Serbisë, por një qëndrim unik i BE-së për të ardh-men e saj. Një Serbi europiane mund të mos e ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës, por përballur me një politike unike të BE-së, ajo do të detyrohet të pranojë rregulla loje civile që nuk

mund t’ia mohojnë Kosovës të drejtën e ekzistencës. Marrëveshja e fundnotës ka vënë gurin themeltar të këtij qëndri-mi. Veç kësaj, lejimi i studimit të fizibil-itetit nga BE-ja, i premtuar katër vjet më parë, por i penguar pikërisht nga pesë shtetet mosnjohës është hapi i parë vendimtar drejt BE-së. Hapi i dytë i BE-së tani duhet të jetë përshpejtimi procedurave për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Sfida tjetër e brendshme tani mbetet shtrirja e sovra-nitetit në veri. Beogradi është i vetëdi-jshëm që pavarësisht marrjes së kandi-daturës së BE-së, çmimi kryesor, ai i hapjes së negociatave për anëtarësi është i kushtëzuar me heqjen e struk-turave paralele në Veri dhe arritjen e marrëveshjeve për sistem të veçantë telefonik dhe energjetik me Kosovën. Kushtëzimi europian ndaj Beogradit do të vazhdojë, dhe tregues i parë i suk-sesit këtu do të ishte mosmbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në veri të Kosovës. Por, po ashtu nuk do të pushojë as trysnia ndaj Prishtinës për të patur planet e saj për forcimin e sovranitetit, për një qeverisje të mirë, për diplomaci aktive dhe të mirëkordin-uar dhe për të mbrojtur të drejtat e pa-kicave. Serbia mund të përpiqet që t’ia ndryshojë emrin trëndafilit, por ai do të vazhdojë të jetë i njëjtë. Detyra e poli-tikës kosovare është të mos e lërë të vyshket, por të lulëzojë.

*Gazetar i BBC World Service. Pikëpamjet janë të autorit dhe jo të BBC.

Në çfarëdo niveli ta degradojnë konfliktin mes tyre, Sali Berisha dhe Bamir Topi nuk do të mundin kur-rë që t’i cenojnë njëri-tjetrit një cilësi që shoqëria ua

njeh dhe pranon të dyve: antikomunizmin. Madje, pavarë-sisht rrethanave të ndryshme nga u buron, mund të thuhet pa frikë se, qoftë Kryeministri, qoftë Presidenti, në ndry-shim nga shumë sarhoshë të eksituar që vërtiten mjediseve të së djathtës, e kanë antikomunizmin e tyre me themel racional.

Mirëpo, si të gjithë ata që, komunistë nuk janë por, ko-munizëm kanë konsumuar, edhe këta të dy, kush më shumë e kush më pak, kanë diçka rudimentale prej asaj epoke, diç-ka që, për të ardhur keq, u rri fshehur në hipofizën politike.

Pardje, për shembull, kuotat që preku debati i tyre e ilus-trojnë këtë. Ose, për të qenë më korrektë, sjellja e tyre. E ci-la, ishte më shumë se një betejë e stilizuar fotosh biografike; ishte shumë më serioze se insinuatat për mentalitet komu-nist; ishte shumë më cilësore se një përplasje leksikore mbi antikomunizmin e vërtetë dhe fals. Sikur të kishte qenë një përpjekje parimore, qoftë edhe agresive, për të moralizuar politikën, do t’i kishin bërë një shërbim të madh edhe bindjes së tyre antikomuniste. Por, bënë saktësisht të kundërtën: njësoj si komunistët, u përpoqën që të politizojnë moralin duke fyer, në këtë mënyrë, edhe antikomunzimin që i bash-kon. Mëkat!

Kur Sali Berisha thotë se Bamir Topi nuk ka të drejtë mo-rale të flasë për të persekutuarit që nga momenti që ka dekoruar një persekutor, nuk është duke bërë një denoncim të moralit politik të Bamir Topit, por thjesht po përpiqet që të politizojë moralin e këtij të fundit me idenë se kështu e dëmton. Me pak fjalë, nuk është duke zhvilluar një betejë të lavdishme vlerash, por një betejë cinike politike. Do të kishte arsye për të besuar të kundërtën sikur, Sali Berisha, betejën për moralizimin e politikës, përfshirë edhe dekomunistiz-imin e saj, të mos e bënte as me kohë të pjesshme, as duke seleksionuar kundërshtarët në betejën e tij. Ai do të ishte superior ndaj Bamir Topit, jo duke na treguar se ky i fundit është imoral politik, por duke na treguar se ai vetë është poli-tikisht më i moralshëm. Dhe në këtë pikë, nuk e di nëse mun-det. Sepse,vërtet ai nuk ka dekoruar ndonjë prokuror të ko-munizmit si Skënder Breca, por është duke qeverisur me një të tillë siç është Spartak Braho. Apo jo? Mbase në përmasë, analogjia edhe mund të çalojë, por në substancë është identike.

Pak a shumë, jemi brenda të njëjtës logjikë edhe me Bamir Topin. Kur ai thotë se Sali Berisha nuk ka të drejtë të flasë për të persekutuarit pa dhënë shpjegime për fotot me njerëz-it e Politbyrosë, nuk është duke u marrë me moralin politik të Kryeministrit, por thjesht po ia politizon moralin me shpresën se kështu amortizon sulmet politike që Kryemin-istri po i bën. Edhe brenda kësaj fabule mund të gjesh sa të duash nevojë politike, por është e pamundur të gjesh ndon-jë sublimitet për vlera morale. Bamir Topi do të konsidero-hej një misionar i moralizimit të politikës, përfshirë edhe dekomunistizimin e saj, nëse nuk do të kishte milituar për 17 vjet në partinë që drejton një njeri që ka dalë në foto me familjet e byroistëve dhe për më tepër, nuk do të kishte pran-uar të zgjidhej President i Republikës përmes investimit to-tal të këtij njeriu. Po t’i përmbahemi në mënyrë rigoroze si-logjizmit të Bamir Topit, atëherë përfundimi do të ishte: Presidenti aktual i Republikës është një nënvariant i nomen-klaturës byroiste, sepse është në atë detyrë si një investiturë e qartë e një frekuentuesi të rregullt të mjediseve byroiste. Mbase edhe në këtë rast, teprimi ka pjesën e tij, por thelbi logjik mbetet i paprekur.

Është krejt normale që Sali Berisha dhe Bamir Topi të mprehin shpatat. Janë në prag të një beteje për territore politike dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. E keqja fillon kur deformojnë arsyet reale të saj, të cilat nuk kanë të bëj-në fare me komunizmin apo antikomunizmin e tyre. Dhe ajo e keqe thellohet në shëmtinë e saj kur, të dy, me ose pa dashje, njësoj si komunistët, në pamundësi për të morali-zuar politikën, politizojnë moralin. E përsëris se ky është një mëkat. Një mëkat për ata padyshim, por një mëkat ed-he për betejën politike që sapo kanë nisur. Për arsyet legj-itime të saj. Po qe se do të vazhdojnë kështu, atëherë nuk është çudi që beteja mes tyre të pushojë për mungesë ar-syesh. Dhe pastaj le të merren se kush është më shumë ko-munist apo antikomunist...

Në vend të urimit për këtë ditë

Sfidat e Kosovës së fundnotës

Sjellje komuniste mes dy antikomunistësh

aLma LaHe

ariaNKoçi

sHëNim

KomeNt

arjaN Vasjari

Mirëpo, si të gjithë ata që,

komunistë nuk janë por,

komunizëm kanë konsu-

muar, edhe këta të dy,

kush më shumë e kush më

pak, kanë diçka rudi-

mentale prej asaj epoke,

diçka që, për të ardhur keq, u rri

fshehur në hipofizën

politike.

KomeNt

Page 12: Gazeta Mapo
Page 13: Gazeta Mapo
Page 14: Gazeta Mapo

sociale presidenti topi dekreton emërimin e rektorëve të universiteteve publike. presidenti i republikës, Bamir topi u dorëzoi dje rektorëve të rinj dekretet përkatëse, respektivisht: rektor i Universitetit të tiranës, Dhori Kule; rektor i Universitetit Bujqësor, Fatos Harizaj; rektor i Universitetit politeknik,

jorgaq Kaçani; rektor i Universitetit të arteve, petrit malaj; rektor i Universitetit “luigj Gurakuqi” në shkodër, artan Haxhi; rektor i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, albert Qarri; rektor i Universitetit “aleksandër moisiu” në Durrës, mit’hat mema; rektor i Universitetit “aleksandër Xhuvani” në Elbasan, liman Varoshi;

rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Gëzim sala dhe drejtor i Qendrës ndëruniversitare, në Qendrën e studimeve albanologjike, ardian marashi. pothuajse të gjithë rektorët e dalë nga zgjedhjet e 20 shkurtit kanë fituar mandatin e dytë për të drejtuar universitetet publike në katër vitet e ardhshme.

Në ditën e Mësuesit, krye-bashkiaku ka vizituar në shtëpi mësuesen e tij të parë dhe atë kujdestare

Me rastin e festës së Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është takuar me mësuesen e tij të klasës së parë, Sonja Jegeni, duke i bërë asaj një vizitë surprizë në shtëpi. Gjatë takimit me mësuesen e parë, Basha ka shprehur mirënjo-hjen dhe respektin për punën e saj në edukimin e tij dhe të brezave me radhë, punë e cila ka ndikuar siç tha

ai, që të arrinte ku është sot. Mësuese Sonja u shpreh e surprizuar nga kjo vizitë, ndërsa theksoi se ndihej kre-nare që Basha kishte qenë nxënës i saj. Më pas, Basha ishte në shtëpinë e mësueses së tij kujdestare, Merita Xoxa. Zonja Xoxa tha se ndihej shumë krenare kur shikon se si një nga nxënësit e saj më të mirë po ar-rin një sërë suksesesh, madje siç tha ajo: “Po i shërben denjësisht vendit dhe bashkëqytetarëve të tij”. Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi se çdo arritje në jetë ia dedikon pu-nës së palodhur të mësuesve të tij. “Ne, asnjëherë nuk mund të shlye-

jmë detyrimin ndaj jush, - tha Basha, - po ajo që mund të bëjmë, është të vëmë në jetë mësimet tuaja”. Më pas, kryetari i Bashkisë u ndal në “Shkol-lën e Kuqe”, ku ka uruar mësuesit për festën e 7 Marsit. “Është gjith-monë e pamundur të shprehet në mënyrë të plotë dhe të vërtetë mirën-johja për mësuesin. Ne kemi një borxh të madh dhe të përhershëm ndaj mësuesve dhe ky borxh nuk mund të shlyhet në një ditë, por ky borxh shlyhet dhe jam i sigurt që shlyhet, duke i mbushur me krenari se e gjithë kjo kohë, i gjithë ky mund, e gjithë kjo sakrificë jo vetëm nuk ka

shkuar kot, por shkon në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, e një shoqërie më të përparuar, ndaj edhe njëherë dua të falenderoj nga zemra

ata, që pas prindërve kanë kontrib-utin, rolin dhe detyrën kryesore, mësuesit tanë”, - u shpreh Basha. Në ditën e Mësuesit, në “Shkollën e Kuqe” u zhvilluan disa konkurse, si në pikturë dhe ese, sikundër edhe aktivitete kulturore dhe artistike mes nxënësve të shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit. Fituesve në pikturë dhe ese, Basha u dhuroi nga një kupë kristali, me mbishkrimin “Piktori më i mirë” dhe “Pena më e mirë”, nga Bashkia e Tiranës. Me rastin e 7 Marsit, nxënësit kishin përgatitur disa koncerte për të nderuar më-suesit e tyre.

7 Marsi, Basha takon mësuesen e klasës së parë

MASH përcakton afatet e reja të njehsimit të diplo-mave të fituara jashtë vendit për kandidatët që duan t’i vazhdojnë studimet e larta në universitetet publike dhe private

Jonida Tashi

Ministria e Arsimit përcakton rregullat dhe afatet që duhet të ndjekin mat-urantët që e kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit, për të vijuar studimet e larta në Shqipëri. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka firmosur së fundi udhëzimin “Për procedurat e njehsimit të dëftesave/diplomave të shkollave të mesme të shtetasve shqip-tarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesën jashtë shtetit”. Ndryshe nga më parë, nëpërmjet këtij udhëzimi, ministri i Arsimit ka vendosur afate për njehsimin e diplomave, jo vetëm për kandidatët që do të futen në provi-met e Maturës për të vijuar shkollën e lartë në universitetet publike, por edhe për ata që duan t’i ndjekin studimet me kohë të pjesshme, apo të tjerë që kërkojnë universitetet private. Sipas rregullave të vendosura nga MASH, shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsi-

min e mesëm jashtë shtetit kanë të dre-jtë të vazhdojnë studimet e larta në Re-publikën e Shqipërisë, me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një nivel të pranueshëm. Zotërimi i gjuhës shqipe do të vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universite-tin e Tiranës. Në udhëzim sqarohet se për njehsimin e diplomave, kandidatët e interesuar për të vazhduar studimet e larta në universitetet publike duhet të paraqesin në MASH kërkesën dhe dokumentet e mëposhtme: dëftesën; diplomën së bashku me listën e notave të të gjitha viteve të shkollës së mesme, të përkthyera në gjuhën shqipe dhe të noterizuara; fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasa-portë ose letërnjoftimin), ndërkohë që për shtetasit e huaj kërkohet edhe leja e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noter-izuar).

Shtetasit shqiptarë apo të huaj që kanë fituar një diplomë të shkollës së mesme jashtë shtetit dhe duan të ndjekin programet e studimit univer-sitare dhe jouniversitare në institucio-net e arsimit të lartë (IAL) në vend, duhet të paraqesin dokumentet plotë-suese të mëposhtme: kërkesën me shkrim për të vazhduar një program studimi në IAL; dokumentin zyrtar

nga vendi që vijnë, i cili vërteton se cik-li i studimeve të kryera u jep të drejtën të vazhdojnë studimet universitare ose shkolla të larta jouniversitare në ven-din ku kanë studiuar; certifikatën e

njohjes së Gjuhës shqipe. Nga detyrimi i dhënies së provimit të Gjuhës shqipe do të përjashtohen të gjithë ata shtetas, të cilët kanë vazhduar studimet në shkollën e mesme në institucione arsi-more që kanë program mësimor Gjuhën shqipe dhe Letërsinë si provim të detyruar të Maturës Shtetërore. Të gjitha kërkesat do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm në MASH, për njehsimin e diplomave të shkollës së mesme të fituara jashtë vendit, i cili do të japë edhe vendimin për njohjen ose jo të provimeve të dhëna jashtë Shq-ipërisë. Kështu, në rastet kur komis-ioni i posaçëm në MASH vlerëson se shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe kërkojnë të vijojnë studimet në universitetet publike dhe private, nuk kanë dhënë provime të njëvlershme me Maturën Shtetërore të Shqipërisë (të detyruara dhe me zgjedhje), i kërkon shtetasve të mësipërm, të japin si provime të detyruara Gjuhë shqipe e Letërsinë (ose një nga gjuhët e huaja të listës së lëndëve me zgjed-hje, e konceptuar sipas standardit të testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë dhe Matematikën. Po kështu, këta kandidatë duhet të japin edhe provi-met me zgjedhje, duke ndjekur të njëjtat rregulla sikurse maturantët nga brenda vendit.

Maturantët nga jashtë, kushtet për të vijuar studimet e larta në vend

periudha kohore e njehsimit të diplomave të shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë fituar diplomë të shkollës së mesme jashtë shtetit do të jetë:

Prill-maj: për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të vazhdojnë studimet me kohë të plotë në universitetet publike.

gusht-shtator: për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të vazhdojnë studimet në programet e studimit me kohë të shkurtuar në universitetet publike.

gusht-dhjetor: për të gjithë shteta-sit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të vazhdojnë studimet me kohë të plotë në universitetet private.

në çdo kohë: për të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që nuk kërkojnë të vazhdojnë studimet universitare në shqipëri.

AfAtet e ekuivAlentimit

Topalli, festë në Kuvend me mësueset Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka festuar në ambientet e Kuvendit me mësueset e Tiranës festën e 7 Marsit. Në një atmosferë ngjyrash, melodie e këngësh, plot me dashuri e mirënjohje, mësueset, ndryshe nga çdo ditë tjetër u bashkuan për të festuar ditën e 7 Marsit në ambientet e Kuvendit. Mes buzëqeshjesh e tufave me lule mimozash ndër duar, mësueset mbushën si asnjëherë tjetër sallën e Kuvendit të Shqipërisë për të marrë mesazhet më të thella të dashurisë dhe mirënjohjes në misionin e tyre fisnik.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e palodhur të mësueseve në edukimin e fëmijëve dhe përgatitjen e tyre për

të qenë të suksesshëm në jetë dhe kudo. “Edukimi është gjëja më e rëndësishme, është ai që çon vendin në zhvillim dhe progres. Edukimi mund të konsiderohet edhe si ‘buka e shpirtit’. Në fëmijërinë e çdo individi ndodh që ndjesia i paraprin çdo refleksioni, dhe ky është mësuesi i tyre i parë, është mësuesja e tyre e parë, dhe kjo është gjëja më e bukur që ndodh te secili që ne e kemi gjënë më të shtrenjtë, që është dhuratë e dashurisë, që është dhuratë e Zotit”, - tha kryetarja e Kuvendit. Në këtë takim miqësor mësueset ndanë momente të ëmbla, ku mes bisedash e këngësh çelën një atmosferë të ngrohtë e të gëzuar.

shkurt

MAPO14 E EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

Topi dekreton rektorët e rinj të universiteteve

Basha me mësuesen Sonja Jegeni

Page 15: Gazeta Mapo

sociale Bashkia e Tiranës, aktivitet artistik në prag të 8 Marsit8 Marsi, një ditë kur gratë në të gjithë botën bashkohen për të nxitur fuqizimin e gruas dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre. nën këtë thirrje, Bashkia e tiranës me mbështetjen e pnUD-it organizoi një veprimtari artistike në ambientet e teatrit Metropol, për të rritur ndërgjegjësimin publik për barazinë

gjinore. emancipimi i gruas, rritja e nivelit të përfshirjes së saj në vendimmarrje, rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe të rinjve për kuptimin e barazisë gjinore, dhe mjetet juridike dhe institucionale për të adresuar rastet e përdorimit të dhunës, përbën një prioritet të Bashkisë së tiranës.

Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njo-hura. Kryetar i jurisë është Lulzim Basha, ndërsa në përbërje të saj do të jenë edhe tetë anëtarë të tjerë që janë:

Giles Robin Dolphin, ish-kry-eurbanist në Londër dhe Autorite-tin e Lartë. Më 13 janar 2012, ai do-li në pension si kryeurbanisti i kryebashkiakut të Londrës, si përgjegjës për përgatitjen e Plani-fikimit Urban të Londrës dhe këshilltar i kryebashkiakut aktual, Boris Johnson, dhe kryebashkia-

kut të mëparshëm, Ken Living-stone, për gjithë planifikimin dhe çështje në lidhje me të (si plan ur-ban, masterplan dhe struktura të planifikimit urban). Më 16 janar 2012 mori Çmimin e Planifikimit Urban në Londër, “Për kontributin e dhënë në Planifikimin e Shkëlqy-er në qytetin e Londrës.

Filip Rode, drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërki-meve të Larta, ku aktualisht drej-ton Forumin e Drejtorëve në Qen-drën Kërkimore të Shkollës Eko-

nomike në Londër. Rode u emërua Këshilltar i Liderëve për Shtimin e Gjelbërimit (LSG) në vitin 2011, e ci-la është shoqatë globale e qyteteve, rajoneve, vendeve dhe korporatave.

Daniel Libeskind, kryearki-tekti i studios “Daniel Libeskind” në SHBA, Daniel Libeskind, i diplomuar për Arkitekturë, dhe master. BDA AIA, është një nga arkitektët dhe dizenjuesit më të njohur ndërkombëtarë.

Prof. Dr. Sarah Whiting, dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA, një

nga qendrat e grupeve të interesit për arkitekturë që bashkon një nga platformat mbi praktikat e projek-timit përmes kërkimeve në subjek-tet e përbashkëta të arkitekturës.

Prof. Dr. Agron Lufi, pedagog në degën e Arkitekturës, në Univer-sitetin Politeknik të Tiranës.

Apollon Baçe, drejtor i Institu-tit të Monumenteve të Kulturës.

Flamur Kuçi, këshilltar i kry-eministrit Berisha dhe urbanist i njohur.

Ulrike Bega, këshilltare e kry-etarit të Bashkisë, Shqipëri.

anëtarët e jurisë që do të vendosin për bulevardin

Studiot më të njohura botërore shpalosin sot masterpalnet për bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Kreu i Bashkisë: Arkitektët e huaj kanë besim te potencialet e Tiranës, fituesi do të përzgjidhet me juri ndërkombëtare

Projekti fitues për bulevardin e ri të kryeqytetit do të përzgjidhet nga një juri profesionale ku do të bëjnë pjesë edhe mjaft emra të njohur në fushën e arkitekturës botërore. Duke folur gjatë për këtë çështje në intervistën e dhënë mbrëmë për televizionin abc news, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, deklaroi se ky është një projekt gjigant që do ta kthejë Ti-ranën në një qytet me shumë qendra ekonomike, pasi do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, punësimin dhe përmirësi-min e cilësisë së jetës së qytetarëve. Gjithashtu, kryebashkiaku ka vlerë-suar edhe prezencën e arkitektëve të njohur botërorë, që kanë lënë gjur-më të mëdha në infrastrukturën e mjaft qyteteve anekënd botës, të cilët do të jenë edhe pjesë e jurisë që do të përzgjedhë projektin fitues. “Në këtë konkurs marrin pjesë firmat më prestigjioze në botë. Njëkohësisht, firma fituese do të përzgjidhet nga një juri profesionale. Dua të theksoj se këta njerëz nuk marrin rrugën për një konkurs, por ne i kemi sjellë në qytetin tonë këto personalitete botërore, intelektuale dhe për këtë ndihem krenar dhe mbushem me entuziazëm. Këta njerëz kanë ard-hur këtu, sepse kanë besimi te ky qytet, askush prej tyre nuk do të vinte për shkak të dyfishimit të çmimit, jo. Arsyeja e vetme është be-simi te qyteti”, - u shpreh ndër të tjera Basha, gjatë intervistës në abc.news. Në vijim të fjalës së tij, krye-bashkiaku vlerësoi si mjaft të rëndë-sishëm vetë pozicionin e Tiranës metropol, që është e vendosur në zemër të Europës, gjë e cila ka tërhequr këto firma prestigjioze, pa-

si, sipas tij, kryeqyteti ynë ka poten-ciale të mëdha zhvillimi.

Konkursi Sot në orën 9.00, në Akademinë e

Arteve, 7 prej 20 studiove më të mi-ra arkitekturore të botës do të paraqesin projektet e tyre, për zgjat-imin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Studiot arkitek-turore që marrin pjesë në konkurs janë: DAR Group Turkey & United Kingdom; West 8-The Netherlands; Albert Speer & Partners-Germany; Cino Zuçhi Architetti-Italy; Gerkan, Marg & Partners-Germany; Kees Christianse & Partners - The Neth-erlands; Grimshaw Architects-Unit-ed Kingdom. Këto studio do të pre-zantojnë masterplanet për zgjatimin e bulevardit deri te lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Po kështu, këto studio do të sjellin

dhe një masterplan për rehabiliti-min e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvil-limin e zonës nga lumi i Tiranës de-ri në Paskuqan, përfshirë edhe zg-jatimin e bulevardit si dhe për zhvil-limin e Kodrave të Paskuqanit.

Konkursi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që janë të interesu-ar. Pas prezantimit nga studiot, ma-ketet do të ekspozohen në hollin e Pallatit të Koncerteve, ndërkohë që në datën 9 mars, në orën 12.00, juria do të shpallë projektin fitues. Gjatë intervistës kreu i Bashkisë ka folur edhe për Planin e ri Urbanistik, për të cilin ka bërë të ditur se megjithëse puna për hartimin e tij ka nisur me 3 muaj vonesë për shkak të zgjed-hjeve të 8 majit, drafti për këtë plan do të jetë gati në maj të këtij viti. Duke e vlerësuar këtë plan si një nga investimet më të mëdha në kryeqytet, që do t’i japë zgjidhje jo vetëm prob-lemeve të infrastrukturës, por edhe atyre ekonomike, Basha theksoi Plani i ri Urbanistik ai do të ndërto-het me mbështetjen e donatorëve të huaj, dhe nuk do të merret asnjë lek nga taksapaguesit.

15MAPOe enjte, 8 MARS 2012www.MApo.Al

Sot konkursi për bulevardin e ri, Basha: Projekt gjigant për Tiranën

Këta njerëz kanë ardhur këtu, sepse kanë besimi te ky qytet, askush prej tyre nuk do të vinte për shkak të dyfishimit të çmimit, jo. Arsyeja e vetme është besimi te qyteti

Nga koncerti në Teatrin e Metropolit

GMP, aeroporti Berlin-Tegel

Grimshaw, Projekti Eden

West8, “Chiswick Park” në Londër

aS&P, projekti i “North Bund”, Kinë

Giles Robin Dolphin

Lulzim Basha

Page 16: Gazeta Mapo
Page 17: Gazeta Mapo

rajon botë

Breivik vrau 77 persona, mund të shpëtojë pa u dënuar33-vjeçari i cili kreu masakrën më të madhe në kohë paqeje në norvegji, mund të mos ballafaqohet me burgim. prokurorët ngritën zyrtarisht akuza kundër Anders Behring Breivik për vrasje dhe terrorizëm në lidhje me bombardimet dhe të shtënat që vranë 77 persona. Akuzat për vrasje shoqërohen me një dënim maksimal me 21 vjet burgim, por

prokurorët thanë se ata fillimisht do të kërkojnë që i akuzuari të mbahet në një spital psikiatrik për mjekim. në nëntor të vitit të kaluar, dy psikiatër deklaruan se vrasësi kriminal është i çmendur. prokurorët thanë se ata do të ndryshojnë rekomandimet për shkallën e dënimit vetëm në rast se do të ketë dëshmi të reja lidhur me shëndetin

mendor të zotit Breivik. Avokatët e zotit Breivik kanë hedhur përgjegjësinë penale të klientit të tyre për masakrën, duke argumentuar se ai ka probleme mendore dhe beson se këto akte ishin të nevojshme për të shpëtuar norvegjinë dhe europën nga dyndja e myslimanëve dhe për të ndëshkuar politika-nët që përqafojnë larminë kulturore.

Kandidati republikan Mit Romni i ka shtuar gjasat e tij për ta fituar nominimin presidencial për t’u ballafaquar me Barak Obamën në zgjed-hjet në muajin nëntor. Në votimet në 10 shtete, Romni fitoi në 6, rivali i tij Rik Santorum doli fitues në tri, ndërsa Njut Gingriç fitoi në një shtet. Në votimet në të ashtuquajturën Super e Marte, Mit Romni doli fitues, por megjithatë nuk ia do-li që në këto votime ta sigurojë epërsinë vendim-tare për nominim republikan. Në shtetin krye-sor Ohajo, ku është numri më i madh i delegatëve, Mit Romni fitoi 38%, ndërsa rivali i tij kryesor, Rik Santorum – 37% të votave. Romni, po ashtu, fitoi edhe në shtetin e tij Masaçusets, e pastaj në Vermnont, Virxhinia, Ajdaho dhe në Alaskë. Rik Santoruim doli fitues në Oklahoma, Tenesi dhe në Dakotën Veriore. Kandidati i tretë, Njut Gin-griç, poashtu mbetet në garë, pas fitores në shtetin e tij Xhorxhia. Fitorja e Mit Romnit në shtetin Ohajo ishte shumë e rëndësishme për të, pasi deri tani asnjë kandidat republikan nuk është zgjedhur president pa fituar në shtetin e Ohajos, në të cilin votuesit janë të përzier dhe paraqesin konservatorët dhe liberalët, që përafërsisht e pasqyron përbërjen e votuesve në Shtetet e Bashkuara. Gati 40% e numrit të përgjithshëm prej 1144 delegatëve ishin në lojë në votimet e fundit. Republikanët zyrtarisht e

zgjedhin të nominuarin e tyre në Konventën Kombëtare, që mbahet në fund të muajit gusht. Pasi votoi në shtetin Masaçusets, ku ai një kohë kishte shërbyer si guvernator, Romni u shpjegoi gazetarëve mënyrën se si është e organizuar fushata e tij. “Ne organizuam një numër të orga-nizatave për mbledhjen e fondeve apo individë dhe ne e ndërtuam një organizatë, që ju duhet ta keni për të garuar kundër presidentit Barak Obama, i cili do të ketë miliarda dollarë. Ai në masë të madhe do të shpenzoj më tepër se i no-minuari republikan, por ne jemi në një pozitë

shumë të mirë për të mbledhur para, që ne na duhen për të dalë kundër tij”, - tha Mit Romni. Mit Romni, që është një multimilioner dhe ish ekzekutiv në biznes, e ka fushatën më të mirë të organizuar dhe të financuar. Por ai ka problem të ndërlidhet me konservatorët, kështu që e nuk ishte në gjendje të sigurojë më shpejt nominimin, ashtu siç pritnin mbështetësit e tij. Rik Santo-rum, ish senator nga Pensilvania, e ka fituar mbështetjen e konservatorëve religjiozë, pasi ai e kundërshton martesën e homoseksualëve dhe abortin. Por, komentet e tij të hapura lidhur me kontrollin e lindjeve dhe rolin e fesë janë parë si prirje për largim nga votuesit e moderuar. Zoti Santorum u tha votuesve në Stojbenville të Oha-jos se fitoret e tij tregojnë se ai është kandidati më i mirë për t’i përfaqësuar konservatorët e krahut të djathtë: “Sonte është e qartë. Ne kemi fituar ga-ra në gjithë vendin, që janë kundër parashikime-ve. Kur ata mendonin, në rregull, ai përfundi-misht e kreu garën, ne jemi kthyer. Ne jemi bren-da pasi unë dëshiroj shumë të bëhem njeriu më i fuqishëm në këtë vend. Kjo është për arsye se unë dëshiroj aq shumë që fuqinë t’ua kthej juve në këtë vend. Zoti e bekoftë Amerikën”, - tha Rik Santorum. Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme voti-met e republikanëve mbahen në shtetet Kanzas, Allabama, Misisipi dhe Havaji.

Romni fiton super të martën drejt përballjes me obamën

“Çdo palë që organizon zgjedhje jashtë institucioneve tona janë ilegale dhe pa fuqi juridike”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi pas mbledhjes së radhës së ekzekutivit të vendit.

PRIshTINË-Qeveria e Kosovës i kërkoi Beogradit zyrtar që të ketë “sjellje europiane” karshi rajonit-përfshirë Kosovën, që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të shtetit. Këtë kërkesë e bëri të di-tur zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, duke komentuar synimin e Serbisë për t’i mbajtur zgjedhjet lo-kale edhe në territorin e Kosovës.

Ai i quajti ilegale dhe të pavlef-shme në aspektin juridik zgjedhjet që nuk organizohen nga institucio-net shtetërore të vendit.

“Çdo palë që organizon zgjedhje jashtë institucioneve tona janë ilega-le dhe pa fuqi juridike”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi pas mbledhjes së radhës së ekzekutivit të vendit. Bashkësia Ndërkombëtare i ka kërkuar vazhdimisht shtetit serb që të mos planifikojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në territorin e Kosovës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e zhbërjes, sa më parë, të strukturave paralele serbe në vend. Përmirësimi i raporteve me Prishti-nën zyrtare u bë, së fundi, parakusht për avancimin evropian të Serbisë. Megjithatë, zyrtarët serbë njoftuan, një ditë më parë, se zgjedhjet lokale do të mbahen “në të gjitha mjediset ku këshilltarëve u ka kaluar manda-ti katërvjeçar, pavarësisht nëse janë

në jug apo veri të Kosovës”. Pas pub-likimit të këtij vendimi, opozita e cilësoi të udhës që Bashkimit Evro-pian t’i adresohet kërkesa për pre-sion shtesë ndaj Serbisë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardh-mërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, e quajti “agresion” dhe “ndërhyrje në punët e brendshme” mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e vendit.

“Ne mendojmë se tani është mo-menti që qeveria e Kosovës të bëjë

trysni në Bashkimin Evropian- meqë ka treguar gatishmëri për bisedime, që të mos lejohen këto zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës, sepse janë cenim i drejt për drejt i integritetit territorial”, tha ai. Mirëpo, i pyetur nëse Bashkimi Evropian do të duhej ta ndëshkonte shtetin serb në rrugën e tij evropiane për shkak të këtij zhvillimi, Kuçi u shpreh:

“Kosova s’e ka logjikën që t’u kri-johen pengesa të tjerëve, ndërsa të

tjerëve u kërkon që të mos e pengoj-në Kosovën. Kjo është logjika jonë; ky është shteti ynë; ky është funksio-ni ynë. Nuk e kemi ndërmend ta dëmtojmë krejt rajonin për veprimet e të tjerëve”, tha ai. Zgjedhjet lokale të Serbisë planifikohet të mbahen në të gjitha komunat në Kosovë me për-jashtim të atyre, në të cilat zyrtarëve komunalë vlerësohet t’u vlejë man-dati deri në vitin 2014 - mandat ky që thuhet se buron nga zgjedhjet e jashtëzakonshme serbe të vitit 2010.

17MAPOe enjte, 8 MARS 2012www.MApo.Al

aktivistët rusë, zgjedhja e Putinit, fyese

një organizatë e grupeve aktiviste ruse nuk ka pranuar rezultatin e zgjed-hjeve presidenciale të së dielës, duke e quajtur fitoren e Vladimir putinit një “fyerje” për popullin rus. lidhja e Votuesve publikoi sot një deklaratë, ku thekson se vëzhguesit e tyre kanë gjetur prova të shkeljeve dhe manipuli-meve në vota. Grupi i aktivistëve bëri thirrje për një miting të ri e masiv të shtunën, por shqetësimi i tyre është se protestat mund të veniten. Shkrimtari dhe pjesëtari i lidhjes, Boris Akunin u tha gazetarëve se ai pret një “stan-jacion publik” dhe rënie të aktivizmit, duke shtuar se shumë njerëz ndjehen të mpirë mbas fitores së zotit putin. Komisioni rus i zgjedhjeve thotë se zoti putin mori thuajse 64% të votave në votimet për presidentin e vendit, i cili ka një mandat 6- vjeçar. Zyrtarët e zgjedhjeve kanë hedhur poshtë dyshimet dhe parregullsitë në votime. Zëdhënësi i zotit putin gjithashtu nuk ka marrë parasysh shqetësimet e ngritura dhe tha se “çështja është mbyllur”.

Prishtina thirrje Beogradit: Respekto marrëveshjet, jo zgjedhje në Kosovë

Nënkryetari i AAK, Ahmet Isufi, e quajti “agresion” dhe “ndërhyrje në punët e brendshme” mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e vendit

Qeveria e Kosovës

Mit Romni

Page 18: Gazeta Mapo

MAPO16 13 qERshoR 2010www.GAzEtAMAPo.coMMAPO18 E MARtë, 15 MARs 2011www.MAPo.ALMAPO18 13 qERshoR 2010www.GAzEtAMAPo.coMMAPO18 E MARtë, 17 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E PREMtE, 27 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E PREMtE, 27 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E MARtë, 13 shtAtoR 2011www.MAPo.AL

MAPO13 qERshoR 2010www.GAzEtAMAPo.coMSHKURT MAPO13 qERshoR 2010

ëëë.GAzEtAMAPo.coMMAPOMAPO18 E MARtë, 6 MARs 2012

www.MAPo.ALMAPO16 13 qERshoR 2010www.GAzEtAMAPo.coMMAPO18 E MARtë, 15 MARs 2011www.MAPo.ALMAPO18 13 qERshoR 2010www.GAzEtAMAPo.coMMAPO18 E MARtë, 17 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E PREMtE, 27 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E PREMtE, 27 MAj 2011www.MAPo.ALMAPO18 E ENjtE, 8 MARs 2012www.MAPo.AL

aida tuci

Krijime me nota ëndërrimtare, të frymëzuara nga natyra ku personazh apo simbol siç e

sheh artisti, është dreri. Pikërisht kjo kafshë e zgjedhur jo si tradicion shqiptar, por si një lloj fantazme apo afeksioni personal i vetë artistit është dhe lidhja e tij me natyrën dhe ëndrrat. Orion Shima vjen me “Kundërpeizazh” në Galerinë Kom-bëtare të Arteve në një ekspozitë, ku arti i tij me sa duket kontaminohet nga rrethana të jashtme sociale e politike nga gjendje emocionale herë-herë dramatike, siç do të shpre-hej kuratori i saj Francesco Poli, që e karakterizon veprën e Shimës. Piktura më e fundit e Orion Shimës është një shprehje e lirë, e ndjeshme dhe e thellë e një interpretimi melankolik dhe nostalgjik të natyrës, që duket se buron nga kuj-time, përjetime dhe ëndërrime të ad-oleshencës, por që në të njëjtën kohë mund të shihet metaforikisht si një përsiatje e stërhollë mbi natyrën e vet pikturës si gjuhë e pazëvendë-sueshme në ngjizjen e vegimeve vet-jake mirëfilli poetike që kanë vlerë universale. Piktura e tij është në gjendje të ruajë tension estetik të vy-er e të brishtë, që lind nga një paraq-itje e mbajtur pezull mes botës imagjinare dhe asaj reale, e kredhur në një përmasë hapësirë-kohë që shfaqet tanimë e largët prej realitetit gjithë ngërçe të shoqërisë bashkëko-hore”, - thotë kuratori Poli. Ndërsa për vetë artistin Shima (që vjen nga

një familje e njohur e pikturës shq-iptare), e rëndësishme është me-sazhi që ai përcjell përmes veprës së tij që në thelb ka vazhdimësinë.

Krijime me nota ëndërrim-tare, u shpreh kuratori Poli, që vijnë të frymëzuara nga natyra ku personazh është dreri. Përse zgjodhët pikërisht drerin si per-sonazh?

Dreri në fakt nuk është një figurë kaq popullore, të paktën në Shq-ipëri, megjithatë është një simbol i bukur në gjithë Europën Veriore. Unë nuk jam bazuar shumë në zgjedhjen e kësaj kafshe për tradi-cion shqiptar, por është më shumë një lloj fantazme, një lloj afeksioni personal i imi me këtë kafshë.

Kuratori përdori dhe fjalën ‘dramatike’ për një nga veprat e tua. Ju si mendoni?

Duket e saktë sepse është e lidhur me një ide tensioni, me një ide in-ekzistence të personazhit. Është më shumë një hije dhe psikozë iluzive që vetë spektatori mund ta ndjejë. Por në fund të fundit piktura është dhe çështje emocioni dhe jo të gjitha pikturat mund të kenë një logjikë precize se nga nisen apo frymëzo-hen, sepse në radhë të parë ajo vjen nga emocioni i brendshëm që ndon-jëherë nuk kontrollohet dhe nuk ka një arsye të saktë sa herë ndodh kjo.

Mesazhi që doni të përcillni përmes këtyre veprave?

Për mua është e rëndësishme për të dhënë një mesazh vazhdimësie, sa më shumë ne vjetërohemi, aq më

shumë unë e kuptoj që rrethohemi nga gjëra që nuk ekzistojnë, ndosh-ta kjo ka qenë mënyra më e mirë për të futur botën në një lloj meditacioni spiritual.

Përse keni zgjedhur titullin “Kundërpeizazh”?

Titulli është “Kundërpeizazh”, që është një vënie në dyshim e imazhit që krijon dhe rikrijim i atij nëpërm-jet gjithë këtyre dyshimeve.

Keni zgjedhur herë akrilikun, e herë letrën për pikturat e kësaj ekspozite. Përse?

Për mua është thjesht çështje praktike, preferoj që të ekzekutoj shpejt momentin tim emocional prandaj kam zgjedhur akrilikun si një moment teknik që ma jep këtë mundësi. Ndërsa në punët në letër me këtë eksperimentin është një lloj bërjeje dhe zhbërjeje e vetë imazheve që artisti krijon. Procesi është i tillë që ti ndërton një imazh, pastaj e gris atë për të rindërtuar një imazh tjetër derisa arrin të gjesh pikërisht këtë lloj mbiven-dosjeje të këtyre fragmenteve që ke pikturuar po ti, por për të ndërtu-ar një të madhe.

Ka një evolucion në ketë ekspozitë për sa i përket ngjyrave. Çfarë ka ndodhur me ju?

Është rritur problematika, mënyra e të menduarit në kuptimin më esencial dhe konceptual. Mendoj se boshti është shumë më i drejtpër-drejtë sot, pavarësisht se pikënisja ka qenë natyra, por e parë në një as-pekt tjetër më simbolist.

Preferoj që të ekzekutoj shpejt momentin tim emocional prandaj kam zgjedhur akrilikun si një

moment teknik që ma jep këtë mundësi. Ndërsa në punët në letër me këtë eksperimentin është një lloj

bërjeje dhe zhbërjeje e vetë imazheve që artisti krijon

“Kundërpeizazh” titullohet ekspozita që u hap dje në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku arti i artistit kontaminohet nga rrethana të jashtme sociale e politike nga gjendje emocionale herë-herë dramatike

Rrëfen vegimet e fëmijërisë

oRIoN shIMA

Page 19: Gazeta Mapo

E PREMtE, 1 PRILL 2011www.MAPo.AL MAPO 19E PREMtE, 27 MAj 2011

www.MAPo.AL MAPOMAPOMAPO 19E PREMtE, 27 MAj 2011www.MAPo.AL MAPO 19E MARtë, 13 shtAtoR 2011www.MAPo.AL MAPO 0313 qERshoR 2010

www.GAzEtAMAPo.coM MAPO13 qERshoR 2010ëëë.GAzEtAMAPo.coM 11MAPO 11MAPOE ENjtE, 8 MARs 2012

www.MAPo.AL 19MAPO18E PREMtE, 1 PRILL 2011www.MAPo.AL

Që të ngresh një industri bash-këkohore të turizmit duket një mision i vështirë për Shqipëri-

në. Arsyet janë të shumta, por një ndër më kryesorët është se mungojnë buri-met njerëzore të specializuara dhe të kualifikuara për ta çuar Shqipërinë në nivelin e vendeve tashmë të njohura në panoramën turistike ndërkombëtare. Një përpjekje për kualifikimin e buri-meve njerëzore në fushën e turizmit kulturor është edhe hapja e Shkollës Ndërkombëtare Dimërore “Turizmi dhe Kultura” në qytetin e Gjirokastrës. Aktiviteti u iniciua si një bashkëpunim i Universitetit të Padovës (Itali) me Uni-versitetin e Gjirokastrës dhe Durrësit. Në intervistën e mëposhtme koordina-torja e aktivitetit, arkeologia dhe peda-gogia e Universitetit të Padovës, Elda Omari jep disa detaje për organizimin e Shkollës Ndërkombëtare Dimërore, perspektivën e vendosjes së pasurisë arkeologjike të vendit tonë në shërbim të zhvillimit të një turizmi të qën-drueshëm, por dhe rreth debatit që së fundmi është hapur në Shqipëri për dhënien me qira të disa prej monu-menteve të kulturës.

Cili është qëllimi i organizimit të Shkollës Ndërkombëtare Dimërore “Turizmi dhe Kultura” ?

Për Shqipërinë turizmi përfaqëson pa dyshim një ndër burimet kryesore, jo vetëm për ekonominë e territorit, por edhe si një faktor për ta çuar Shqipëri-në në nivelin e vendeve tashmë të njo-hura në panoramën turistike ndërkom-bëtare. Shkolla Verore-Dimërore “Tur-izmi dhe Kultura” që zhvillohet në Shq-ipëri, ka si synim të rrisë ndjeshmërinë e punonjësve të ardhshëm në sektorin e turizmit e të bëjë të mundur që këta punonjës të jenë promovues të vërtetë të zhvillimit të territorit. Qëllimi krye-sor i kursit është hedhja e bazave për njohjen e vlerave të pasurisë kulturore, të rëndësisë së mbrojtjes dhe vlerësim-it të tyre.

Pse e konsideroni të rëndësishëm në këto momente trajnimin e special-istëve të rinj në fushën e turizmit?

Tani për tani është pak e vështirë të flitet në Shqipëri për një industri bash-këkohore të turizmit sepse edhe njohu-ritë nuk janë, mungon formimi. Qël-limi ynë është që të formohen ose t’iu jepen disa impulse të rinjve shqiptarë që në perspektivë t’i zhvillojnë. T’iu je-pet një metodë në vëzhgimin e këtyre materialeve historike, të pasurisë që ne kemi. Një metodë pune dhe një metodë

për sa i përket vëzhgimit të pasurisë kulturore.

Çfarë mendoni për perspektivën e zhvillimit të turizmit kulturor në Shqipëri ?

Mendoj se zhvillimi i turizmit në përgjithësi në Shqipëri, duke përfshirë edhe atë kulturor, ka perspektivë. Men-doj se turizmi është e ardhmja e Shq-ipërisë. Në çdo vend të botës është e thjeshtë të gjesh pallate, ndërtesa shumëkatëshe me ngjyra të larmishme. Nëse unë jam një turist dhe dëshiroj të shikoj pallate të mëdha, shkoj në Nju-Jork. Mendoj se Shqipëria në këtë drej-tim ofron shumë më tepër resurse, qoftë në histori, trashëgimi kulturore, buku-ri natyrore etj. Vetëm se duhet më tepër përkujdesje karshi tyre. Nuk mendoj se për hir të zhvillimit të ri të shkatërrojmë e betonizojmë atë çfarë është identiteti ynë, çfarë është historia jonë, çfarë është pjesë e kulturës sonë. Aktualisht në Gjirokastër po punohet nga faktorë të ndryshëm për të risjellë qytetin e dikur-shëm, Gjirokastrën otomane, qytetin e gurtë të shtëpive mesjetare. Nisma të til-la duhet të mbështeten edhe për sa i ta-kon sinjalistikës turistike, infrastruk-turës rrugore në sitet e ndryshme arke-ologjike të zonës etj., pasi këto janë gjërat që bëjnë unike çdo qytet, çdo zonë të Shqipërisë, duke ofruar kështu kapa-citete të mëdha për zhvillimin e tur-izmit.

Aktualisht, specialistët e trashëgimisë kulturore këtu në

Shqipëri janë përfshirë në një de-bat të gjerë për administrimin e monumenteve të kulturës nga privatët. Cili do të ishte opinioni juaj për këtë temë ?

Çështja është shumë delikate. Këtë problem nuk e ka vetëm Shqipëria, por është edhe në Itali dhe në vende të tjera të botës. Duhet gjithmonë të bëhen tav-olina, tryeza për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë. Nëse shteti shqiptar nuk ka mundësinë ekonomike për mbro-jtjen e disa monumenteve mund të bëhen disa koncesione, por duhet t’i vi-hen atij privati rregullat që ai duhet të ndjekë për këto koncesione. Nuk duhet të lihet një vepër arti që i përket tra-ditës, kulturës, pasurisë shpirtërore dhe vlerave të Shqipërisë, t’i jepet një personi, i cili mund ta shpërdorojë për interesat e tij. Janë disa rregulla që mund dhe duhet të ndiqen. Mund të sjell këtu shembullin e Koloseut në Romë. Koloseu është një pjesë e histo-risë së Italisë, shtetit dhe popullit ital-ian. Shteti italian nuk ka mundësinë ta mbulojë me financim mbrojtjen e Ko-loseut, por ka ndërhyrë një privat, por privati duhet t’iu përmbahet disa rregullave, ligjeve të shtetit italian për menaxhimin dhe rikonstruksionin e Koloseut. E njëjta gjë mund të bëhet dhe në Shqipëri. Vetëm se duhet të ketë rregulla të përcaktuara. Në qoftë se dëshirojmë të hyjmë në Europë, duhet të ndiqen ligjet dhe rregullat.

intervistoi: Bledar sHeHu Dreri në fakt nuk është

një figurë kaq popullore, të paktën në Shqipëri, megjithatë është një

simbol i bukur në gjithë Europën Veriore. Unë

nuk jam bazuar shumë në zgjedhjen e kësaj kafshe për tradicion

shqiptar, por është më shumë një lloj fantazme,

një lloj afeksioni personal i imi me këtë

kafshë.

Në mungesë të burimeve njerëzore të kualifikuara në fushën e turizmit kulturor është vështirë të flitet në Shqipëri për një industri bashkëkohore të turizmit, sepse njohuritë dhe formimi në këtë fushë mungojnë.

Mund të sjell këtu shembullin e Koloseut në Romë. Koloseu është një pjesë e historisë së Italisë, shtetit dhe popullit italian. Shteti italian nuk ka mundësinë ta mbulojë me financim mbrojtjen e Koloseut, por ka ndërhyrë një privat, por privati duhet t’iu përmbahet disa rregullave

homazh muzikor për ditën e Gruas, me mjeshtrin klarinetist Piero vincenti dhe pianisten marsida Koni

“Klarineta dhe familja e saj” është titulli i koncertit që do të organizohet sot me rastin e Ditës së Gruas. Për të festuar këtë ditë, Instituti Italian i Kulturës në tiranë dhe teatri i operas dhe Baletit kanë zgjedhur muzikën, një koncert recital që do të sjellë në skenën e këtij teatri çiftin tashmë të njohur, klarinetistin mjeshtër Piero Vincenti dhe pianisten Marsida Koni. Koncerti do të fillojnë me pjesën Këngë popullore napoletane me tarantella për klarinetë dhe do të vazhdojë me një repertor të pasur me kompozitorë të njohur. “Ndër

klarinetistët më të mëdhenj italianë”, siç dhe cilësohet Mjeshtri Vincenti, ka dhënë koncerte si solist dhe në formacione kamerale pranë teatrove më në zë të Europës dhe Amerikës së jugut. Elastik dhe i gjithanshëm, ai zotëron me mjeshtëri dhe profesionalizëm të gjithë familjen e klarinetës, duke filluar nga mibi i vogël, te korno, klarineta dhe kontrabasi. Ndërsa Marsida Koni ka filluar studimet për piano në moshën 4- vjeçare dhe është dalluar që herët për aftësitë e saj të shkëlqyera, të cilat e kanë çuar në përfundimin në kohë dhe me rezultate të larta të studimeve në fushën e muzikës në Itali. Fituese e shumë çmimeve dhe konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare, ajo jep koncerte në teatro të ndryshme europiane dhe amerikane.

“Klarineta dhe familja e saj”, koncert në tKoB KOncert

Arkeologia omari:mOnumentet me KOnceSiOn Si KOlOSeu në rOmë

nga ekspozita e piktorit Orion Shima, e cila u hap dje në GKA

Page 20: Gazeta Mapo

Do të jetë betejë për vendin e dytë, që të çon në gjysmëfi-nale. Në Grupin A e disku-tojnë një biletë Bylisi e Kastrioti, ndërsa në Grupin B në valle janë Flamurtari dhe Vllaznia

Një gol i Pejic nga pika e penalltisë i ka dhuruar Flamurtarit një pikë të rëndë-sishme në ndeshjen e katërt për çerek-finalet e Kupës së Shqipërisë kundër Laçit. Një sfidë shumë e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Shkëlqim Muça, e cila ka vuajtur përballë një kundërshtari të kujdesshëm dhe të vendosur mirë në fushën e lojës. Mund të kishte shkuar më keq për vlonjatët, që kanë barazuar vetëm në limitet e ko-hës së rregullt, pas epërisë së shpejtë të formacionit laçin. I favorizuar për-para ndeshjes, Flamurtari ka hedhur poshtë gjithë parashikimet, duke u surprizuar që në në minutën e 15-të nga formacioni mik. Laçi do të gjente avan-tazhin me Buljan, duke e bërë malore sfidën për vendasit e drejtuar nga Shkëlqim Muca. Megjithë përpjekjet për të shënuar, pjesa e parë do të mb-yllej me epërsinë minimale të Lacit. Rezultati do të mbetej i pandryshuar edhe me rikthimin e skuadrave në fushë, ndërsa për të shpëtuar nga humbja Flamurtari duhet të priste minutat e fundit. Nga pika e penalltisë, Pejic do të gjuante saktë duke vulosur përfundimisht sfidën. Një pikë e rëndësishme për Flamurtarin që qën-dron në garë për një vend në gjysmë-finalet e Kupës së Shqipërisë, pas barazimit 1-1 në ndeshjen tjetër të Gru-pit B mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Skënderbeu e priti Vllazninë në fushë asnjanëse, në Laç, për faktin se stadi-umi i tij vijon të jetë i pezulluar nga Di-siplina. Kuqebardhët kanë pasur punë me Vllazninë, e cila e shikon kupën,

nga ana e saj, si shpëtim të një sezoni mjaft problematik dhe me arritje modeste për momentin. Kuqeblutë e Rudi Vatës, pasi i ndalën korçarët në ballafaqimin paraardhës mes tyre, në këtë raund të kupës, me barazim në Shkodër, e kanë bërë këtë gjë edhe në fushën e kurbinasve. Barazimi 1-1, i fik-suar në këtë sfidë, falë golit të të riut ajdari, fillimisht pë shkodranët dhe barazimit me penallti nga ana e Plakut, në minutën e katërt shtesë, gjithsesi, u shkon më shumë përshtat kuqebard-hëve, që kryesojnë Grupin B me 8 pikë, ndërsa kuqeblutë vijojnë rivalitetin e plotë me vlonjatët, sepse kanë të dyja palët nga 5 pikë.Tirana, që fiton dhe ruan pozitat si kryesuese në Grupin A me 10 pikë. Dje, bardheblutë kanë mposhtur Ka-mzën 2-0, dy gola që kanë për autor shkoranin Bekim Bala dhe kavajasin Sokol Cikalleshi. Sidoqoftë, debutuesit në Superiore, me trajner De Vekis, nuk e kanë patur shumë mendjen te sfida e kupës, pasi i kanë ndërlikuar tashmë ndjeshëm pozitat edhe në kampionat. Kupa ka dalë në plan të dytë për ta, ed-he për faktin se 2 pikët që kanë në kla-sifikim për momentin nuk u japin ndonjë shpresë të madhe për të ecur më tej në këtë kompeticion. Ndaj, bardheblutë e Hulian Rubios, sikurse ishin favoritë në letër për ta fituar çer-ekfinalen e tyre të katërt, e kanë bërë realiet këtë gjë, duke mbetur në krye të Grupit A. Ndeshja tjetër e grupit në fjalë u luajt në Ballsh, mes Bylisit ven-

das dhe Kastriotit të Krujës, Mallakas-triotët, në një moment të mirë të tyre, kanë fituar bindshëm, me rezultatin 3-1, duke e vijuar me besim dhe shpresë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë dhe duke parakaluar me pikë Kastriotin, që mbetet në kuotën e 4 pikëve, kun-dret 5 të mallakastriotëve. Dy ndeshjet e fundit do të jenë përcaktuese se cila prej dy skuadrave do t’i bashkangjitet Tiranës, që tanimë e ka të “kopsitur” vendin e parë.

MAPO20 E EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

sportrënia e lirë e përfaqësueses së shqipërisë në renditjen e përmuajshme të FIFa-s ka vijuar edhe këtë muaj. për shkurtin, kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione duke u renditur të 80-ët në botë, ndërsa një muaj më parë ishin në vendin e 78-të. Duhet theksuar se shqipëria prej muajsh të tërë po humbet pozicione

dhe humbja me Gjeorgjinë në miqësoren e fundsh-kurtit me shifrat 1-2, padyshim që ka qenë një ndër faktorët e kësaj rënieje.Kryesimi vazhdon të mbahet nga spanja e Del Boskes, e ndjekur në vend të dytë nga hollandezët të cilët kanë spostuar Gjermaninë në vend të tretë të kësaj

renditjeje. në vendin e katërt është Uruguaji, ndërsa Brazili fiton dy vende dhe ngjitet në të pestin. anglia ka rëshkitur në vendin e gjashtë, sikundër edhe por-tugalia që bie në të shtatin. argjentina rikthehet në 10 më të mirat, pasi fiton 3 vende dhe e sheh veten e 8-ta. Italia, e nënta, dhe Kroacia, e dhjeta, mbyllin renditjen.

Shqipëria e 80-ta, Spanja vijon kryesimin

RENDITJA FIFA

Skënderbeu dhe Tiranasigurojnëvendin e parë

merkAto

Në Francë të sigurt: Blank, në krye të Interit!loren Blank do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit. të paktën për të përditshmet franceze, që shprehen të sigurta se tekniku aktual i kombëtares së Francës i ka thënë “po” ofertës së klubit italian. sipas prestigjozes ‘le parisien’, Blank do të jetë i lirë pas përfundimit të Euro 2012, pasi Federata Franceze nuk do ta rinovojë kontratën e tij, me shpresën për ta zëvendësuar atë me arsen Venger. për këtë arsye, Blank i ka paraprirë të ardhmes së tij për të gjetur punë tek Interi, ku çmohet shumë nga presidenti masimo morati pas eksepriencës së francezit si lojtar nga viti 1999 deri në 2001.

Juventusi arrin t’i marë talentin Pogba Junajtiditjuventus ka bërë goditjen e parë në merkato, duke blerë nga mançester junajtid, pol pogba. mungon vetëm zyrtarizimi dhe transferimi që duhet të bëhet në fund të këtij sezoni, por sipas mediave angleze, klubi bardhezi ka nënshkruar një parakontratë me mesfushorin 18-vjeçar, i cilësuar si pasardhësi i denjë i patrik Vieira. pogba ka parnuar një ofertë prej 20 mijë paundësh në javë, ndërsa te juventusi do të kalojë me parametra zero, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me mançester junajtid.

Lëkundet stoli i Jup Hejnkes, Bajerni i pakënaqurE ardhmja e jup Hejnkesit në stolin e Bajern mynihut është vënë në dyshim. Klubi bavarez e ka humbur vendin e parë në Bundesligë dhe ka mbetur 7 pikë prapa kryesuesit aktual, Borusia Dortmund, me gjithnjë e më pak gjasa për ta fituar titullin. Kurse, në ligën e Kampionëve, pas humbjes nga Bazeli, Bajerni rrezikon të eliminohet herët, qysh në të tetën e finales. prandaj, sipas tabloidit gjerman, Bild, karrigia e trajnerit gjerman është duke u lëkundur. Që tani qarkullojnë emrat e pasardhësit të mundshëm të Hejnkes, ku përmenden lusien Favre e mirko slomka.

PSG kërkon të marrë Luiz Suarez nga Liverpulpronari i paris san Zhermen, naser al-Khelafi, thotë se ai dëshiron të blejë sulmuesin e liverpulit, luis suarez. suarez ka kaluar një sezon jo aq të qëndrueshëm në premier ligë, me 10 gola në 34 paraqitje, por po ashtu është pezulluar prej tetë ndeshjesh për abuzim racial ndaj mbrojtësit të mançester junajtid, patris Evra. “ne vërtet po shikojmë në treg për sezonin e ardhshëm. Kemi objektiva të qartë në mendjen tonë. Është e vërtetë se ne e dëshirojmë luiz suarez dhe Gonzalo Higuain. një objektiv afatshkurtër është të fitojmë ligën e Kampionëve dhe të gjejmë mesin e ri”, ka thënë al-Khelafi për revistën franceze Extra time.

KuPA E SHqIPëRISë, çEREKFINALET 1/4GRuPI AtIrana – KamZa 2-0ShënueS: Bala 51’, CikalleShi 84’BYlIs - KastrIotI 3-1ShënueS: RiStevSki 12’ (pen), izuChukëuka 42’, Meto 56’ / Sefa 30’

GRuPI BsKEnDErBEU - VllaZnIa 1-1ShënueS: hajdaRi 76’ / plaku 90+4’FlamUrtarI – laCI 1-1ShënueS: pejiç 89’ (pen) / Buljan 15’

Ahmed Januzi ka shkruar emrin e tij në historinë e Vorsklas. Sulm-uesi kosovar është bërë golashënue-si më i mirë i të gjitha kohëve në ekipin ukrainas. Vushtrriasi e gjeti golin e 20-të në fitoren 2-1 ndaj Krivbas Krivoj Rog, në kuadër të ja-vës së 21-të në kampionatin ukrainas. Ish-futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë shënoi në minutën e 80-të, në paraqitjen e tij të 117-të në kam-pionatin ukrainas. Ai ndihet mirë që e theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të Vorskla Pol-tavës, të cilin deri tani e mbanin dy futbollistë: serbi Jovan Markoski dhe veterani i futbollit ukrainas Ser-gei Çuiçenko, që kishin shënuar nga 19 gola. “Është ndjenjë mjaft e mirë që e theva rekordin. Kur kam ardhur

te Vorskla, nuk kam luajtur në vazh-dimësi. Ndërsa, në dy vitet e fundit po luaj rregullisht, kështu që edhe golat po vijnë”, deklaroi fillimisht Januzi për mediat kosoavre.

Ai nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Vetëm shpreson të mos ketë

dëmtime, siç pati vitin e kaluar, kur dëmtoi dorën apon theu hundën. “Ky është vetëm fillimi. Unë e kam të ardhmen përpara dhe mund të shënoj gola të tjerë, vetëm se nevo-jitet punë dhe angazhim. Shpresoj të mos dëmtohem. Ky mund të jetë problemi kryesor që do të mund të më ndalte. Normalisht, krahas go-lave, shpresoj të fitojmë sa më shumë ndeshje me Vorsklan”, thotë vush-trriasi. Nëse e shikojmë përqindjen, atëherë del se Januzi ka një mesatare prej 0,17 golash për ndeshje, por e ci-la i mjaftoi të hyjë në histori të Vor-sklas. Përveç Januzit, te Vorskla lu-an me sukses edhe mbrojtësi i djath-të kosovar, Armend Dallku dhe vël-lai i tij i vogël, Ardin Dallku, i cili lu-an për ekipin e dytë.

Januzi, shënuesi më i mirënë historinë e Vorskla Poltavës

Page 21: Gazeta Mapo

Qipriotët bëjnë historinë me kalimin në çerekfinale pasi eliminuan Lionin pas goditjeve të penalltive. Lionel Mesi shënon pesë herë në Champions

Jeton Selimi

Apoeli kërkonte vetëm një gol për ta futur ndeshjen në hullinë e duhur dhe këtë e bën shumë shpejt. Në një stadi-um të zjarrtë, qipriotët e gjejnë golin që në minutën e nëntë, kur Manduka do të shtyjë topin në rrjetë dhe të çojë peshë zemrat e tifozëve të Apoelit. Më pas ndeshja bëhet e fortë, por nervoze dhe skuadrave u mungon qetësia për të shfrytëzuar rastet që paraqiten. Sidomos nga ana e Olimpikut të Lion-it, që ndryshe nga ishullorët ka shumë më tepër eksperiencë në Champions League. Sidoqoftë, 90 minutat do të mbyllen në barazim 0-0 dhe skuadrat do t’i drejtohen shtesës prej 30 minutave, e cila në fraksionin e saj të parë nuk sjell asnjë zhvillim. Në të dy-tin, si Apoeli ashtu edhe Lionni kërkoj-në të shënojnë, por janë shumë të lodhur dhe mungon freskia për të finalizuar kundërsulmet. Apoeli mbetet me dhjetë vetë kur Manduka, autori i golit, merr kartonin e dytë të verdhë dhe i mbyll minutat e fundit në inferioritet numerik. Sidoqoftë, ndeshja përfundon 1-0 për Apoelin dhe me rezultatin e përgjithshm 1-1, ekipet u drejtohen gjuajtjeve nga pi-ka e bardhë e penalltisë. Kallstrom real-izon të parën për francezët sikundër ed-he Ailton për vendësit. Lisandro Lopez godet shtyllën, por topi përplaset në shpinën e portierit Qotis dhe futet në rr-jetë. Por edhe Moreas godet saktë për Apoelin dhe në sërinë e tretë jemi me nga dy penallti të realizuara. Qotis e kupton

krahun e Gomis, por topi futet mes du-arve të tij dhe shkon në rrjetë. Aleksan-drou e çon serinë e penalltive në 3-3. Por Lakazet, heroi i Lionit në ndeshjen e parë, do të gabojë, sikundër edhe Bastos që sheh penalltinë e tij të pritet nga Qo-tis, që me dy penalltitë e pritura e çon Apoelin aty ku asnjë skuadër qipriote nuk ka mundur dot të shkojë më parë: në cerekfinalet e Champions League. Barcelona e kthen ndeshjen kundër Leverkusenit në një stërvitje dhe shënon plot 6 herë në portën e gjerma-nëve. Me një Lionel Mesi në superfor-më, katalanasit janë të papërmbajt-shëm dhe vallëzojnë në “Camp Nou” duke e kthyer ndeshjen në një spe-

ktakël të vërtetë për tifozët e tyre.Guardiola ka dhënë udhëzime të

sakta dhe Mesi duket se është i dëshiruar pëër të shënuar sa më shumë. Argjentinasi kërkon të final-izojë vetë dhe ia del mbanë që ta kthe-jë sfidën në një sukses personal.

Ksavi Hernandez do të gjejë saktë Mesin, që djeg me sprint të gjithë mbrojtjen kuundërshtare dhe me një

parabël mposht gardianin gjerman duke i dhënë Barçës avantazhin. Blau-granat janë të papërmbajtshëm dhe kërkojë të shënojnë sërish. Dhe sërish do të jetë ai. Mesi do të shtangë disa herë qendërmbrojtësit e Leverkusenit përpara se ta depozitojë topin në kën-din e poshtëm të portierit Leno, duke e çuar skuadrën e tij në avantazh të dy golave në pushim. Në pjesën e dytë, Barça do të zbresë edhe më e motivuar dhe Mesi do të ndëshkojë sërish. Fab-regas, kësaj radhe, është autor i asistit që e çon argjentinasin te goli i tretë në minutënn e 49-të. Por katalanasit nuk kënaqen. Fabregas do të japë një tjetër pasim të artë, kësaj radhe për Tejon, që

shënon golin e katërt të ndeshjes në minutën e 55-të. 180 sekonda më vonë është edhe njëherë Leo Mesi që vulos pokerin personal me golin e pestë të ndeshjes. E të mendosh se kjo Barcelonë nuk ka të ngopur. Tejo realizonn dy-golëshin e tij të parë në Champions dhe të gjashtin në sfidënn e djeshme, duke e kthyer rezultatin në tenistik. Kujtuat se mbaroi? Në fakt të gjithë ashtu men-duan, përveç Leo Mesit që bën në Cham-pions atë që asnjë nuk e kishte bërë më parë: shënon golin e pestë në një ndeshje. Leverkusen pëson golin e shtatë dhe kthehet në Gjermani me thesin plot, por jo përpara se Belarabi të shënojë golin e flamurit në “Camp Nou”.

MAPO 21E EnjtE, 8 mars 2012www.mapo.al

sport Bardhezinjtë e juventusit luanin dje në “D’al ara” ndeshjen kundër Bolonjës, sfidë kjo që u shty për shkak të rreshjeve të dëborës. skuadra e Kontes, ashtu siç ka dëshmuar edhe në ndeshjet e fundit, nuk ka mundur dot të shkojë më larg sesa barazimi, duke koleksionuarin të gjashtin radhazi. Bolonja ka qenë më e vendosur në

fillimin e sfidës, ndërsa juventinët janë të padëmshëm në zonën e rreptësisë së Zhile. Golin e parë e realizojnë vendësit, kur Di Vaio, që mbahet në lojë nga lihshtejner, mposht Bufonin me një goditje të zgjuar. Bardhezinjtë bëjnë presing, por gabojnë shumë në momentin e finalizimit. në pjesën e dytë, skuadra e Kontes bëhet

më e vendosur dhe e gjen barazimin me anë të Vuçiniç, që shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer një asist të pirlos. më pas nervozizmi bie në fushë dhe juvja e mbyll ndeshjen me 10 lojtarë dhe pa trajnerin Konte, që ndëshkohen me karton të kuq. Kështu, milani kryeson me 54 pikë, i ndjekur nga juventusi me 52 pikë.

Tashmë është zyrtare, Milani i pari, Juvja e ndjek

Barça, 7 gola leverkusenit, vazhdon ëndrrra për Apoelin

menaxheri i arsenalit, arsen Venger, mendon se krenaria e tyre është rikthyer pas fitores së mbrëmshme 3-0 ndaj milanit, edhe pse ata u eliminuan nga liga e Kampionëve me rezultat të përg jithshëm 4-3.“ne u rikthyem me një paraqitje të mirë dhe jemi të zhgënjyer pasi ne e prekëm kualifikimin. ne kishim shanse dhe nuk i shfrytëzuam, por ne ishim shumë afër. mendoj se ne vuajtëm ca në pjesën e dytë fiziki-sht, pasi dhamë shumë në liverpul. pastaj u lodhëm në mesfushë, ku nuk kishim opsione në karrigen rezervë dhe na vjen keq. lojtarët bënë një paraqitje pa të meta, me një shpirt fantastik dhe nuk më mbetet g jë tjetër veçse t’i përgëzoj”, ka thënë Venger.por, tekniku i arsenalit ka akuzuar arbitrat për penalizime në të dyja ndeshjet . sipas tij në pjesën e parë të lojës ka pasur disa vendime të

arbirtrit të cilët penalizuan këtë skuadër ndërsa sipas tij kjo g jë ka ndodhur në të dyja ndeshjet. “U penalizuam nga arbitrat në të dyja ndeshjet. në pjesën e parë të ndeshjes kanë qenë të shumta ven-dimet e arbitrit kundër nesh. E njëjta g jë ndodhi në milano por e njetja g jë ndodhi edhe në fushën tonë” është shprehur Venger pas ndeshjes.

ArsenAli

Ibrahimoviç: Pata shumë frikëGaliani: u kyça në dhomat e zhveshjesSulmuesi dhe zv/presidenti kanë vuajtur shumë, por në fund mundën të merrnin frymë lirisht

Zllatan Ibrahimoviç, duket se nuk arrin ta përtypë humbjen e Milanit të tij mbrëmjen e së martës, përballë Arsenalit me shifrat 3-0. “Nëse luan për një klub me emër, histori, për një klub të madh si Milani, diçka e tillë duket si e pamundur”, u shpreh sul-muesi suedez pas sfidës në Londër. “Mund të humbasësh në forma të ndryshme, por mënyra se si hum-bëm këtë herë është e papran-ueshme. Ne jemi kuqezinjtë e Mila-nit, dhe si të tillë duhet të jemi më të fortë dhe më stabël. Bëmë disa gabime, të cilat do t’i cilësoja banale. Mund të ketë ndikuar negativisht edhe rezultati i ndeshjes së parë, që na bëri më optimistë seç duhej. Nuk

provuam të luanim ashtu siç ne dime. Pas tre golave të Arsenalit mendoja se në çdo aksion ata do të shënonin golin e katërt dhe kjo më tmerronte”.

Gjithashtu, Ibra zbuloi edhe një detaj teknik që duket se e penalizoi në këtë takim, të vlefshëm për Champions League. “U ndjeva jo ko-mod për gjatë gjithë kohës që lua-jtëm me tre sulmues”, përfundoi Ibrahimovic.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, thotë se nuk ka arritur t’i bëjë ballë presion-it të ndeshjes ndaj Arsenalit dhe se i ka kaluar 20 minutat e fundit në dhomën e zhveshjes. “Kam vuajtur shumë, si e gjithë skuadra. Isha i tmerruar, fatmirësisht frika kaloi dhe kualifikimi mbeti. Në futboll, këto gjëra ndodhin, në fund ne kalu-am më tej me rezultatin 4-3. Pas pritjes së Abiatit në gjuajtjen e Van Persit, mendova për zemrën time

dhe u futa në dhomën e zhveshjes dhe nuk e kam parë pjesën e mbetur të ndeshjes. Pasi shëtita në afërsi të banjës për 20 minuta, mirëmbajtësi erdhi dhe më tregoi se ne kishim mbijetuar”, ka thënë Galiani.

34

Venger: jemi krenarë për atë që dhamë në fushë

CHAMPIONS LEAGuEtë mArtënarsEnal – mIlan 3-0 (0-4)

BEnFIKa – ZEnIt pjEtËrBUrG 2-0 (2-3)

të mërkurënapoEl nIKosIa – lIon 4-3 pEn. (0-1)

BarCElona – lEVErKUsEn 7-1 (3-1)

Page 22: Gazeta Mapo

18821

Plotësoni tabelën me numrat e dhënë!Numra me 3 shifra:014, 101, 186, 211, 251, 255, 351, 471, 512, 654, 745, 882.Numra me 4 shifra:1452, 1526, 2529, 2596, 3215, 3723, 5086, 5242, 5263, 5552, 5611, 6552, 7899, 9555, 9587, 9591.Numra me 5 shifra:16565, 26321, 26352, 26359, 46262,

52839, 59651, 66634, 76964, 86325, 93825, 96523.Numra me 6 shifra:073643, 234587, 293529, 315196, 320451, 342425, 351325, 521023, 523259, 555142, 626352, 875415, 925176, 932147, 932514, 963254.Numra me 7 shifra:3115545, 8765485.

Numërkryq

Shah | nivel mesatar

I bardhi lëviz dhe fiton në të dy rastet e e dhena në skemën e mësipërme. sfidat e dhëna janë të përzgjedhura nga profesionistë të vërtetë të lojës së shahut

Përg

jIgj

et N

r të

dje

Shëm

gjeN

I 10

Ndry

ShIm

et

Gjeni figurën duke bashkuar pikat

Ngjyrosni pjesën me pikë dhe zbuloni figurën Koha e fillimit _____:_____

Koha e mbarimit _____:_____

LUANI (23/VII-22/VIII)

ShIgjetArI (22/XI-21/XII)

dAShI (20/III-20/IV)

VIrgjereShA (23/VIII-22/IX)

BrICjAPI (22/XII-20/I)

demI (21/IV-20/V)

PeShOrjA (23/IX-22/X)

UjOrI (20/I-19/II)

BINjAKet (21/V-20/VI)

AKrePI (22/X-21/XII)

PeShQIt (20/II-19/III)

gAFOrre (21/VI-22/VII)

ata që janë në një lidhje do kenë dëshirë të shkëlqejnë dhe të joshin sot. Nga ana tjetër do keni mbështetjen e Venusit, i cili do shtojë dëshirat e zjarrta. Ditë mjaft harmonike kjo e sot-mja. Beqarët ka shumë mundësi të takojnë perso-nin që kanë menduar gjatë.

Jeta juaj në çift do jetë në qendër të vëmendjes. Pasioni do të jetë më i zjarrtë dhe do ndiheni mirë. Partneri do ua shprehë më tepër ato që ndien. emocionet për beqarët do jenë të shumta, por dashuria nuk do të vijë as sot.

Qetësia do të mbizotëro-jë në lidhjen tuaj gjatë gjithë kësaj dite. mos u shqetësoni sepse ndonjë herë njeriu ka nevojë edhe për ditë të tilla. Gjithsesi bashkëpunimi nuk do të humbasë. Beqarëve do u bëhet obsesion gjetja e partnerit ideal.

Pritet të jetë një ditë e bu-kur dhe plot diell kjo e sot-mja. Venusi, planeti i dashurisë do krijojë ambi-entin e duhur që ju të ndi-heni rehat pranë atij që do-ni. Beqarët do joshin së tepërmi. Bëni kujdes, sepse e gjithë kjo mund të jetë një aventurë e papritur.

Pas një periudhe me shumë konflikte dhe de-bate, do të vendoset edhe njëherë komunikimi. Ndjenjat do jenë të forta! Beqarët do jenë më senti-mentalistë, por duhet të bëjnë më shumë durim për të gjetur personin që ju përshtatet më mirë.

atmosferë e kontraktuar për jetën në çift. herë do ndiheni mirë dhe do dashu-roni ashtu si t’ju vijë dhe herë do ndiheni të mërzitur dhe të pakënaqur me part-nerin. Do jetë periudhë tranzicioni kështu që mos merrni asnjë vendim për të cilin do pendoheni shpejt.

Plutoni j premton mo-m e n t e t ë m r e k u l -lueshme pranë partne-rit. Kujdes mos provo-koni xhelozinë e ti j sepse situata mund të ndryshojë menjëherë. Beqarët do këmbëngu-lin shumë të krijojnë një familje.

Yjet do ua bëjnë më të bu-kur jetën në çift dhe do ndi-heni si në ëndërr. ai që dashuroni do ju bëjë një premtim të madh për të ar-dhmen. Beqarët duhet të mos e humbin menjëherë shpresën sepse do kenë raste shumë të mira dhe mund të gjejnë dashurinë.

Do jeni më sharmantë se kurrë sot dhe do e bëni partnerin të ndihet si mbi re. Dita do jetë mjaft harmonike dhe nuk do keni asgjë për çfarë të mërziteni. Beqarët do kenë shumë mundësi të takojnë dikë që do u për-shtatet së tepërmi.

marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e ngrohtë, plot bashkëpun-im dhe kënaqësi. Do keni të dy të njëjtat mendime për gjithçka. shfrytëzoje-ni sa të mundni këtë ditë. Beqarët do i marrin gjërat me vrull por ka rrezik të pengohen dhe të vriten.

hOrOSKOPI I dItëS

horizoNtalisht:1. Ndjenjë gëzimi e lumturie, që ka njeriu kur i plotësohet një dëshirë. 7. Notë muzikore. 9. muaj i vitit. 11. agjensi financiare. 12. Kafshë e vogël, që jeton në ujë dhe në tokë. 16. Luan i letërsisë. 19. Çmim i caktuar për sende të konsumit, për shërbimet e ndryshme publike etj. 21. Pije e hid-hur alkoolike. 22. shfrytëzimi i përkohshëm i një toke, që i jepet me qira dikujt. 24. institut rehabilitimi. 25. Veshje e romakëve të vjetër. 27. shër-besë fetare për nder të një hyjnie. 29. Vegël punë bujqësore. 32. Krahi-në minoritare. 35. historia e rilindjes. 36. fusha bujqësore. 37. Një këngëtare e njohur e muzikës botërore. 39. Organizatë Turke. 40. Quheshin amerikanët nga japonezët. 42. e kundërta, zenit. 44. Nuk ka shumë peshku. 45. Krijimet epike të një populli. 46. Yndyra e qumësh-tit. 48. ana, këngëtare e njohur greke. 50. Kolonja në makina. 51. insekt helmues. 52. shuma e përgjithshme.

Vertikalisht:1. Ndjenjë hidhërimi, a dhembshurie, që lind për dikë kur pëson një fat-keqësi. 2. fat, mbarësi. 3. Në largësi të vogël. 4. studim i gjatë me kara-kter kritik. 5. Një ishull në detin Jon. 6. Quhej dikur vendi ynë. 7. forcat e armatosura. 8. Kundërshtar i papajtueshëm. 9. Kujdesi i madh që tregojmë për një punë a për diçka tjetër dhe përpjekja për ta kryer atë sa më mirë. 10. han, trajner futbolli. 13. Para metalike. 14. Pohim për rusët. 15. Tërësia e të gjitha pjesëve të një vepre muzikore për orkestër. 17. agjensi monetare. 18. shumë i mirë, i sjellshëm e i nde-ruar, fisnik. 20. Ka edhe një shkollë të tillë. 23. ekipi Kombëtar. 26. Lidh brigjet e një lumi. 28. e kundërta, ngre. 30. hekali, luftëtar patriot. 31. fare pak, një çikë. 33. aparat për dhënie e marrje sinjalesh. 34. elita, ose... 38. rama, kryeprokurore. 40. Jo në itali. 42. Një ditë më parë. 46. flori 46. Këshilli Popullor. 48. Vlora në makina.

Fjalëkryqi klasikfjalëkryqi klasik është një nga lojërat enigmatike më të përhapura në botë. fjalëkry-qet e para filluan të botoheshin që në shekullin e XViii dhe vazhdon të jetë e preferuar edhe në ditët e sotme.

Koha e fillimit ____:____

Koha e mbarimit ____:____

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

11 12 13 14 15

16 17 18 19 20

21 22 23 24

25 26 27 28

29 30 31 32 33 34

35 36 37 38 39

40 41 42 43 44

45 46 47 48 49 50

51 52

Sudoku | nivel mesatar

Plotësoni vendet bosh në mënyrë që çdo rresht e kolonë të ketë numrat

nga 1-9.

Koha e fillimit _____:____

Koha e mbarimit ____:____

9 8 72 7 5

1 8 92 8 3

6 7 1 93 4 81 9 8

7 5 62 5 7 1

8 43 8

1 39 5 2

1 7 86 2

2 48 1 6

3 7 5

P A R A C E T A M O L F A B U L

A E P L B A O R A R R I

S O S E T L A G U N A M U A

K P L E V I C A D I L A N P

A E R O B I N J O A N R

L A K M I R I O O R G A N O

I N T E N S I V R R O G O Z V

K D E A J O G A E I K I

D I J E P J E S A S E L A M

M E T R O T O N A L I T E T I

2 3 6 2 1 0 4 2 6 3 2 6 9 8 7

4 8 1 6 2 3 1 5 2 6 3 2 1 0 1

5 6 2 6 3 5 2 9 5 6 8 4 3 8 5

4 1 5 9 5 6 5 6 5 6 3 2 1 5

6 2 6 9 8 7 8 4 8 5 1 5 2 1 0

2 0 2 0 0 0 3 2 6 3 9 2 0 1 4

5 8 0 3 0 9 5 4 1 6 7 6 5 9 8

4 5 1 8 2 6 3 2 0 1 4 5 6 0 1

3 1 4 0 1 5 2 6 3 9 8 0 7 0 3

6 2 5 1 4 8 7 6 8 3 2 1 4 5 6

9 8 7 8 5 2 1 4 6 3 2 5 9 6 5

2 6 3 2 0 1 5 4 7 5 9 6 8 6 4

5 1 5 2 6 3 2 0 1 1 2 4 6 2 3

5 6 9 8 7 5 4 8 5 1 5 2 6 3 2

1 4 5 9 5 9 6 5 2 6 3 2 1 5 6

rOBOtI ArrItI reKOrd të rI Në ShPejtëSI roboti katërkëmbësh, Cheetah, ka arritur rekord të ri në shpejtësi në tokë për robotët, duke lëvizur 29 kilometra në orë, në një laborator në shtetet e Bashkuara. Ky robot po zhvillohet në firmën Boston Dynamics në massachusetts dhe financohet nga ushtria amerikane. Kompania ka kumtuar të martën se roboti arriti rezultat më të mirë se rekordi i mëparshëm, që ishte vënë në vitin 1989 nga një robot me dy këmbë në institutin e Teknologjisë në massachusetts, me shpejtësi 21 kilometra në orë. sipas europës së Lirë, roboti katërkëmbësh mund të lëvizë më shpejt sesa ritmi mesatar njerëzor i vrapimit, por ende është larg krahasimit me fituesin e medaljes së artë olimpike, usain Bolt nga Xhamajka, i cili për një orë i kalon afërsisht 45 kilometra. 

Një vozitës kinez ka shpëtuar për mrekulli kur minibusi i tij rrëshqiti nga një rrugë malore dhe gjatë rënies ‘u kap’ nga një kamion që po kalonte në rrugën e mëposhtme. Yu Lin nga Nanyang në Provincën henan, ishte duke shkuar për të marrë vajzën e tij pesëvjeçare te një shoqe kur ndodhi aksidenti. “e ndieja veten duke rënë dhe gjithçka dukej se po ndodh me lëvizje të ngadalësuar, sikur në film. i thosha vetes: ‘mori fund, do të vdesësh’. Dhe atëherë krejt rastësisht ishte një përplasje dhe u ndala në ajër, sikur të isha kapur nga një dorë gjigante”, ka treguar 32-vjeçari. shoferi i kamionit e kishte vërejtur aksidentin dhe e kishte ndalur kamionin për ta mbajtur minibusin, ndërsa më pas Yu Lin është larguar nga automjeti i tij. 

MAPO22 e eNJTe, 8 mars 2012www.maPO.aL

Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do bëni shumë lëshime në jetën në çift. ai që keni në krah do ndi-het edhe më mirë se ko-hët e fundit dhe do kaloni momente mjaft të kënd-shme. Beqarët nuk do ta-kojnë dashurinë sot.

N ë s e k e n i k r i j u a r tashme një lidhje, mun-dohuni me delikatesë të flisni me partnerin tuaj dhe të rregulloni prob-lemet që keni pasur. shmangni temat de-likate. Dashuritë e be-qarëve do jenë mjaft të ndërlikuara.

KAmIONI ShPëtON mINIBUSIN

Page 23: Gazeta Mapo

MAPO 23E ENjtE, 8 MARs 2012www.MAPo.ALfaqja e fUndiTprofil&retro SOT

shahnameja (Libri i Mbretërve) është një opus poetik voluminoz, shkruar nga poeti persian Firdusi, rreth vitit 1000 të erës sonë dhe është Eposi Kombëtar i sferës kulturore të njohur si Persia e Madhe. Përbërë nga 60 mijë vargje, shahnameja rrëfen të shkuarën mitike dhe historike të Iranit të Madh, nga krijimi i botës deri në pushtimin islamik të Persisë në shek-ullin VII. Vepra ka rëndësi të madhe për kul-

turën perse dhe shihet si kryevepër letrare dhe përkufizuese e identitetit etno-kulturor të Iranit. është gjithashtu e rëndësishme për ndjekësit bashkëkohorë të zarathustrian-izmit. Firdusi e filloi kompozimin e shahn-amesë në vitin 977 të erës sonë dhe e përfun-doi më 8 mars 1010. shahnameja është një monument poezie e historiografie dhe për-bëhet kryesisht nga interpretime poetike të

asaj që Firdusi, bashkëkohësit e tij dhe para-ardhësit e tij shikonin si raport të historisë an-tike të Iranit. Raporte të tilla të shumta ekzis-tonin ndërkohë në prozë dhe një shembull i til-lë ishte shahnameja e Abu Mansar Abd-al-Razaq. Një pjesë e vogël e veprës së Firdusit, në paragrafë të shpërndarë përgjatë gjithë shahnamesë, është krejtësisht e ngjizur nga imagjinata e tij.

8 MARS 1010

Shahnameja e Firdusit

shoket

tiranë 1994

© Luxnor

MAPOGAZETA

[email protected] cel: 068 20 55 [email protected] cel: 068 20 55 477

Themelues: henri çili Kryeredaktor: Arion SulO. Zv/kryeredaktor: Alfred lelA, Aleksandra BOGdAni. Politika: nevila PërndOj, Fejzi BrAuShi. Kronika: leonard BAKillAri, habjon hASAni. Speciale: vladimir Karaj. Ekonomia: Blerina hOxhA, Sabina veizAj. Sociale: jonida tAShi. Kultura: Aida tuci. Sporti: jeton Selimi. Komentatorë&Analistë: Artur zheji, mark mArKu. Gentian elezi, Arjan vASjAri. Rubrikat: Prof. dr. Artan FuGA, Prof. Asoc. dr. Adrian civici. Karikatura: Bujar KAPexhiu. Faqosja: Florenc elezi. ilir drizAri, Koordinatore: Shkëndi çili. Korrektore: lila Plasari, Brunilda meno. Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta pranë uet

miliKA jAhOMësuesja imemiranda Haxhia

Në kujtimet e mia ka shumë gjëra që ikin, rrëshqasin, harrohen. Por kujtoj fort mirë një fshat të vogël, ndarë mëdyshas nga një rrjedhë përroi dredharak, kujtoj një shkollë me çati të gjatë dhe me mure të ulëta, suva të rënë e të plasaritur, kujtoj mëngjeset, të gjitha mëngjeset kur shikoja tej, figurat e vogla që vinin e af-roheshin drejt shkollës duke u zmadhuar, pak e nga pak. Vësh-trimi im qetësohej kur mes tyre dallohej ecja e ngutshme e një gruaje. Ishte mësuese Milika. Nuk e harroj atë ecjen e saj, gjith-monë të ngutshme për të mbërritur në orar. Për të mbërritur në kohë kur me grushtin larg, gjithë shkolla betohej: “Pionierë, në emër të Partisë dhe të shokut Enver të jemi gati!” Po të mos ishte, po të mos ishte në orar, i shtrëngonin prangat. Pa pyetur se kishte fëmijët e vegjël, të dy binjakë, lindur njëherësh, që qa-nin njëkohësisht, sëmureshin njëkohësisht. Pa pyetur në e kishte përcjellë bashkëshortin për në punën e vështirë të gurores. Pa i dhënë mundësi të ushtronte edhe ai profesionin e mësuesit!

Pastaj,... pastaj, klasa dhe gjuha e leximi nga magjia e më-suese Milikës ishte një mrekulli e vogël, një lule e qëndisur mbi një stof gjithë arna, kundërmimi i fjalës së saj poetike i ngjason-te manushaqes që mbyt aromën shpuese të ferrave. Fjala e saj, poezitë, gjuha shqipe ishin një ishull i magjishëm rrethuar nga dallgë të ashpra.

Isha e vogël. Pothuaj 10-11 vjeç. Nuk dija se në vendin tim të dashur kishte burgje, nuk e dija se kishte të dënuar politikë. Nuk e dija se kishte njerëz që për një shkak të paarsyeshëm, përndiqeshin, dënoheshin, hera herës qëllonte t’i sillnin të pu-nonin në fshatin tim të vogël, ndoshta dënim me hatër, i butë, po të mendoje se mund të punonin në gurore, mund të punonin në ndërtim, mund të ishin në pranga.

Bota rreth meje ishte një iluzion i kuqërremtë. Mes atij iluzi-oni të rremë, ishte bardhësia e mrekullueshme e mësuese Mi-likës.

Mësuesja ime Milika jaho është moshatare me nënën time. Edhe pse të dyja lindën pa pranga, mësuesja ime, ndryshe nga nëna ime, i ndjeu gjithë jetën në duar. Por sot nuk po shkruaj për nënën. sot dua të shkruaj për mësuesen time, të ngjashmen me personazhin e Kira Argunovës te libri “Ne të gjallët”. të paepurën, të bukurën, njerëzoren deri në kufij të perëndishëm.

Nëna më rrëfente nën lëkurë dhe fshehurazi, si të ishte një përrallë, se meqë nuk ia shtrënguan prangat mësuese Milikës kur dashuroi dhe u martua me njeriun “me damkë” në biografi, e lejuan të jetonte duke ndjerë shtrëngimin e tyre në çdo hap të jetës, të punës. Ai pushtet u tregua “i butë” me mësuesen time. Mund ta linin edhe pa punë. Dhe ajo do endej udhëve, duke rua-jtur krenarinë. Dhe këtë e provuan. Ajo nuk u mposht. Asnjëherë.

është pak titulli “Mësuese e Popullit” me të cilin e kanë nde-ruar në vitin 1996. është pak për pasionin me të cilin e kreu mis-ionin e mësuesisë. është pak për vullnetin e pathyeshëm që për-çoi te ne duke na i bërë të dashur librat. është pak për fuqinë që kishte për të mos e rrëfyer dhimbjen, fyerjen, poshtërimin, dhu-nën psikologjike që i lëshuan ca e nga ca për ta thyer. të them që ishte një pemë dhe nuk i bënin dot gjë erërat e diktaturës, nuk e besoj, se më ngjasonte vështrimi i saj me brishtësinë e vësh-trimit të mjellmës. Megjithatë, kur e vështroj, ngre kokën lart e më ngjason si pemë e lartë dhe gjithë fëshfërima të buta dashu-rie. të them se ishte një fole për botën tonë të vogël, nuk besoj se hera-herës më ngjasonte me ditën e fundit të shtegtimit të gjatë të një lejleku të lodhur. Megjithatë, ato kërcet e fjalëve të saj optimiste na mbronin të mos rrëzoheshim. Asnjëherë. oh, mësuesja ime e dashur! të falënderoj shumë për çka jam sot. të puth duart! Mos më ik asnjëherë, e dashur mësuese. Pa ty nuk e përfytyroj dot botën, kur të jem e lodhur ku do ta vendos kokën?

Tepër pessimist, Pater Anton, kanë për të më thanë shumë zemra qi ndiejnë, na me fjalë të tjera paskemi mbarue?!

Jo me të vërtetë nuk kemi mbarue. Kemi ende shumë kohë. Majft të duem semundemi, mjaft mos të përtojmë se dijmë; mjaft të vehemi sinqerisht se me siguri i a dalim.

Ja edhe se di.1-T’a krijojmë nji fuqi morale në Shqipni. Edhe në mos

gjeshim nji njeri qi sot t’a përmvetësojë të tanë iden, vull-netin dhe përpjekjet e jetës shqiptare, kemi ma shumë se nji asish, të cilët randojnë moralisht aq sa me ra pikën e gravitetit të jetës s’onë kombëtare. Duhet të besojmë në dikend, të besojmë në vitalitetin shqiptar, të besojmë në fuqin e vullnetit t’onë por të besojmë përnimend. Po nuk i besume vehtes se duhet, nuk ka pse të besojë kush në ne. Lypet t’a rindërtojmë ndërgjegjen t’onë vehtjake dhe kolektive.

2-T’a krijojmë, fuqin shtetnore me nji mobilizim shpirtnuer dhe trupnuer të të gjithë Shqiptarëve, me nji dishiplinë të shtrëngueshme dhe me nji organizim të vërtetë.

Në kambë, ju Oficera! Shka pritni? Shka droni? Shka shtirateni? A sot a kurr, ju të parët për ta shpëtue popullin, për ta shpëtue Shqipnin! Për shka ju rrit, për shka ju mba-jti dhe ju prërgatiti Shqipninja në mos për këtë ditë rrezi-

ku? Dam për ju me u strukun si pula të lagta sot, qi tmera dhe potera vlon anë e kand nepër viset shqiptare. Kush përveç jush do të prij në logun e fotosavet? Ky asht profe-sioni i juej për njiketë ditë jeni betue; sedri i juej nuk do të durojë kurrsesi t’u a kalojnë sot varzat e grat në vendim, në guxim dhe në sakrificë. Jam i bindun se me dhetë ofi-cera të venduem, por qi kanë qitun cekën të vdesin përn-jimend, i a vlejnë bazat organizatës shqiptare.

Ku jeni ju zyrtarë, qi Shqipnis m’i merrni rrogat dhe i prishni punën, dhe jo vetëm punën, por i cënoni edhe ekzistencën? Ku asht ndërgjegja, karakteri dhe prestigji i juej? Si u a jep shpirti të mirrni rrogat e Shqipnis, kurse ju dhe askush tjetër, çuet popull e komb me i u dhimbtë gurit e drunit?!...

Mos më qit arsye as shkaqe, ti zyrtari Detyra për Detyrë, ky asht nderi, kjo asht vlera e njij zyrtari. Të ka kapun frika se po vdes uni pushke?

Po ti me atë zemër lepuri dhe me atë vepër të pajetë, ti vdekë se vdekës. Vdis, të paktën, në detyrë dhe për detyrë! Po ta kishte kaq fuqi morale secili zyrtar, ja se u ba organizata dhe fuqija shtetnore. A nuk e ndien veten as për kaq? Hesht, pse ti kështu si e ka bjerë të drejtën me qenë e ke bjerrë të drejtën dhe me folë. Por ka edhe ndër zyrtarë përjashtime. Ka pernjimend njerëz detyrë, por nuk kanë ku me kenë, përse nji gur nuk ban mur.

*Gazeta Bashkimi i Kombit, Janar 1944.

t’a krijojmë një fuqi morale

Page 24: Gazeta Mapo