fushe-kruja post nr_5

16
STAFI: Gazetar i politikës: Anna Veseli. Sociale: Drenica Gashi, Xhesjon Zalla, Erando Zalla. Reportazh: Petrit Stafuka, Endri Shima. Kulturë: Mikaela Prifti, Ikela Leti. Sport: Elidjon Hila. Aktualitet: Seli Visha, Kleana Lamlli, Xhensila Mana. Show – Bizz, Kuriozitete: Samanta Hila. Koordinator: Redon Cani. Web: Astrit Elezi Design&Layout: Roland Lela Sociale OpEd Sport sociale ME TË MOSHUARIT MONDI SALLAKU TË IKËSH DUKE TË DASHUR! VEZA, ILAC NË CDO FAMILJE “SHTËPIA E PAQES” Faqe 3 Faqe 3 Sport Reportazh Reklamë Faqe 11 Faqe 12 Faqe 6 Faqe 7 FEST FOLK 2013 BIE ILIRIA... KËNETA E THUMANËS Faqe 4-5 Na shkruani në Facebook Partitё politike, ose ndryshe dy kampet mё tё rёndёsishme politike kanё bёrё kёrkesёn pёr listat e votuesve. Paraprakisht nё listёn e votuesve tё bashkisё Fushё –Krujё numёrohen... vijon në faqen 2 Viti botimit 2013 Numër 5 E përjavshme Kryeredaktor AULON KALAJA Kulturë DALIN LISTAT E VOTUESVE NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT Fushë-Krujë Rritet numri i zgjedhësve për zonën e Fushë-Krujës nga 2009-2013 Faqe 8-9

Upload: roland-lela

Post on 29-Mar-2016

292 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Gazeta "Fushe - Kruja POST", e perjavshme, cdo te shtune, me 16 faqe. Politike, sociale, ekonomi, editoriale, opinione, reportazhe, kulture, sport si dhe shume rubrika te tjera.

TRANSCRIPT

Page 1: Fushe-Kruja POST nr_5

STAFI:Gazetar i politikës: Anna Veseli. Sociale: Drenica Gashi, Xhesjon Zalla, Erando Zalla. Reportazh: Petrit Stafuka, Endri Shima. Kulturë: Mikaela Prifti, Ikela Leti.

Sport: Elidjon Hila. Aktualitet: Seli Visha, Kleana Lamlli, Xhensila Mana. Show – Bizz, Kuriozitete: Samanta Hila. Koordinator: Redon Cani. Web: Astrit Elezi Design&Layout: Roland Lela

Faqe 16

Sociale

OpEd

Sport

sociale

ME TË MOSHUARIT

MOndI SAllAkU TË IkËSH dUkE TË dASHUR!

VEzA, IlAc nË cdO fAMIljE

“SHTËPIA E PAQES”

Faqe 3

Faqe 3 Sport

Reportazh

Reklamë

Faqe 11

Faqe 12Faqe 6

Faqe 7

fEST fOlk 2013

BIE IlIRIA...

kËnETA E THUMAnËSFaqe 4-5

Na shkruani në Facebook

Partitё politike, ose ndryshe dy kampet mё tё rёndёsishme politike kanё bёrё kёrkesёn pёr listat e votuesve. Paraprakisht nё listёn e votuesve tё bashkisё Fushё –Krujё numёrohen... vijon në faqen 2

Viti botimit 2013 Numër 5 E përjavshme Kryeredaktor AULON KALAJA

Kulturë

Dalin listat e votuesve në zgjeDhjet e 23 qershorit

Fushë-Krujë

rritet numri i zgjedhësve për zonën e Fushë-Krujës nga 2009-2013

Faqe 8-9

Page 2: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 2 Fushë-Kruja POST

aktualitet

Partitё politike,ose ndryshe 2 kampet mё tё rёndёsishme

kanё bёrё kёrkesёn pёr listat e votuesve. Paraprakisht nё listёn e votuesve tё bashkisё Fushё –Krujё numёrohen 18.064 persona tё cilёt mund tё votojnё, nё komunёn Nikёl numёrohen 6.943 votues dhe nё Bubq 6.119 votues. Nё qarkun e Durrёsit do tё jenё tё vlefshme 13 mandate pёr deputetё. Si kandidat pёr deputet nё qytetin tonё pёr Partinё Socialiste do tё jetё Namik Dokle dhe Vullnet Topalli pёr Partinё Demokratike. Sipas listave tё votuesvё nё vitin 2009 ka ekzistuar njё numёr mё i vogёl votuesish, rreth 17.800 vetёm nё bashkinё Fushё-Krujё. Rritja e kёtij viti shpjegohet me uljen e moshёs sё vdekshmёrisё dhe rritja e numrit tё votuesve tё rinj. Gjithashtu dy partitё mё tё mёdha dhe tё rёndёsishme politike, krahu i Majtё (Partia Socialiste) dhe krahu i Djathtё (Partia Demokratike) megjithёse janё shprehur tё sigurta pёr fitoren, nё shumё mbledhje dhe qytete tё ndryshme gjatё kёsaj fushatё, kryesitё e secilёs parti politike po punojnё shumё duke organizuar fushatёn dhe duke ndarё grupet e punёs pёr secilёn njёsi tё qytetit dhe komunave pёrkatёse.

Figurojnё gjithsej 31.126 votues nё 3 njёsitё e votimit Fushё-Krujё,Nikёl dhe Bubq por sa pёrqind e kёtyre votuesve do tё marrin pjesё nё votime?

Pyetje si pёrqindja e votuesve aktivё dhe prirjet e secilit votues do tё

dekonspiroheshin mё mirё nё njё sondazh por duke u referuar nё zgjedhjet e

viteve mё pёrpara nё bashkinё Fushё-

Krujё nga 17.162 votues vetёm 9.684 prej

tyre kanё marrё pjesё nё votime qё do tё thotё rreth 58%.

Por pёrse votuesit nuk marin iniciativёn pёr tё votuar?

Kjo ka disa faktorё,dhe njё nga kёto faktorё ёshtё pakёnaqёsia e qytetarёve pёr kandidatёt e caktuar nga partitё politikё. Ndoshta sepse kёto kandidatё nuk

kanё qёnё vёndas dhe skanё pasur influence tek qytetarёt. Ata preferojnё tё mos votojnё sepse i mposht frika se vota e tyre do tё keqpёrdoret, sepse nuk kanё besim tek sistemet politike apo asnjё program politik nuk i bind plotёsisht.

Nё Vitin 2009 sipas publikimeve nё faqen zyrtare tё Komisionit Qёndror tё Zgjedhjeve janё rregjistruar nё KQZ 45 parti politike pёr zgjedhjet pёr kuvend,dhe shikohet qё kёtё vit kanё bёrё kёrkёsё pёr rregjistrim nё KQZ 68 parti politike.

Tё gjithё qytetarёt duhet tё ndёrgjegjёsohen dhe tё sensibilizohen nё kёtё fushatё. Ata duhet tё kupotjnё qё secila nga votat janё tё vlefshme dhe tё rёndёsishme. Njё shembull konkret ёshtё rasti i zgjedhjeve vendorё nё bashkinё e Tiranёs ku shumё pak vota bёnё diferencёn.Tё gjithё ata tё cilёt kanё mundёsi tё votojnё, duhet tё ngrihen me 23 qershor dhe tё marin iniciativёn pёr tё votuar partinё politike tё cilёn preferojnё sepse vetёm me zgjedhje tё lira dhe tё ndershme Shqipёria mund tё eci pёrpara dhe tё gjithё qytetarёt tё mbeten tё kёnaqur dhe ne te behemi pjese e endrres se madhe Europiane.

Anna Veseli

Dalin listat e votuesve në zgjedhjet e 23 qershoritZgjedhjet e 2013 pёr Fushё-Krujёn

Zona e Fushё - Krujёs pёrbёhet

nga 3 njёsi votimi. 1.Bashkia Fushё-Krujё2.Komuna Nikёl3.Komuna Bubq.

Page 3: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 3Fushë-Kruja POST

sociale

Në vitin 2006 ish-reparti ushtarak pranë lumit Zezë me vendim të

Këshillit Bashkiak, Bashkia Fushë-Krujë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes e ktheu këtë ambjent në vendpushim për moshën e tretë. Tek ky ish-repart mosha e tretë gjeti ambjentet clodhëse dhe argëtuese që aq shumë i nevojiten.Sot pas afro 7 viteve, gjendja e kësaj qendre për pensionistët ka ndryshuar pothuajse krejtësisht. Ato janë larguar nga këto ambjente nga ana e Bashkisë Fushë-Krujë për tu transferuar në ish-zyrat e legalizimeve.Ambjenti që u ka dhënë nga Ministria e Mbrojtjes para 7 viteve për moshën e tretë sot është kthyer në një shkollë. Ambjenti ku aktualisht pensionistët kalojnë kohën e tyre të lirë ka qenë zyra e legalizimeve. Ky ambjent nuk I kalon 70-80 metra katrorë dhe si I tillë ky ambjent nuk mund të përballojë fluksin e madh të pensionistëve që duan të clodhen pranë kësaj qendre. Një pjesë e madhe e këtyre pensionistëve shprehen për gazetën Fushë-Kruja Post se janë të deskredituar nga vendimet që janë marrë në kurriz të tyre.Përvec të tjerash ky ambjent

është në një gjendje të keqe. Pjesë të mëdha të faqeve të murit kanë lagështirë, papastërtia mbizotëron në cdo cep të këtij ambjenti dhe e arrin kulmin kulmin në fundjavë duke e transformuar këtë miniambjent nga një ambjent clodhës, qetësues dhe argëtues në një ambjent të rrezikshëm për shëndetin të këtyre të moshuarve.Asllan Cupi një pensionist që e frekuenton rregullisht këtë qendër, shprehet për gazetën Fushë-Kruja Post: -“Qendra për pensionistët është hapur nga administrata e bashkisë me në krye Ismet Mavriqin. Ambjenti që kemi pasur me një sipërfaqe të konsiderueshme dhe të mjaftueshme për ne tanimë është kthyer në një shkollë për komunitetin rom. Nga ky vendim jemi prekur drejtpërdrejtë ne pensionistëtduke na lënë në dispozicion një ambjent prej 70-80 metra katrorë dhe me kushte jo të mira.”Një tjetër pensionist, Dilaver Keqi I cili gjithashtu shkon rregullisht pranë kësaj qendre shprehet: -“Shërbimi nuk është ashtu sic duhet të jetë, pastrimi I këtyre ambjenteve që na kanë ngelur bëhet vetëm një herë në ditë ndërsa nga mbasditja e së premtes dhe deri të hënën nuk ka punëtorë për mbajtjen

e higjienës në këto ambjente. Shërbimi me një kafe apo caj që ka qenë është hequr pothuajse fare. Punonjësit e bashkisë janë të painteresuar për gjendjen e ambjenteve të shërbimeve në këtë qendër për të moshuarit.”Ish-kryetari I Bashkisë Fushë-Krujë Z.Ismet Mavriqi tregon etapat e kthimit të

këtij ambjenti nga një repart ushtarak në një vendpushim për të moshuarit, gjithashtu ai tregon edhe për shërbimet që kanë qenë ofruar në kohën kur drejtonte bashkinë.Z.Mavriqi tregon:- “Ky ambjent është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në vitin 2006 me destinacion kthimin e saj në një qendër sociale për moshën e tretë. Ky projekt që nga rikonstruksioni dhe deri në dorëzimin e saj është financuar nga Banka Botërore. Përsa I përket shërbimeve , në

dispozicion të të moshuarve 7 ditë të javës kanë qenë dy pastruese dhe një infermieri. Unë personalisht I kam dërguar në dy ekskursione në shtetin e Kosovës.”Pyetur për transferimin që I është bërë pensionistëve ai shprehet: - “Këto asete janë të administruara nga Këshilli Bashkiak të cilët mund ta kenë parë të arsyeshme dhënien e këtyre ambienteve në ndihmë të komunitetit rom.”-u shpreh Z.Ismet Mavriqi për gazetën Fushë-Kruja Post.Pensionistët tregojne se janë shprehur për problemin e tyre pranë organeve kopetente të Bashkisë Fushë-Krujë. Këto të fundit, tregojnë pensionistët I kanë premtuar sa herë që janë paraqitur në Bashki zgjidhjen e menjëhershme të këtij problem, por krejt e kundërta ka ndodhur, nuk ka pasur asnje lëvizje nga ana e Bashkisë për zgjidhjen e këtij problemi, duke I lënë këto pensionistë në një ambjent jo të përshtatshëm për të kaluar kohën e lirë.Z.Mehmet Deliu, Drejtor I Burimeve Njerëzore në Bashkinë Fushë-Krujë , për problemet që kanë ngritur të moshuarit shprehet: - “Lidhur me ambjentet ku janë sistemuar pensionistët ka pasur dhe do të ketë interesim të vazhdueshëm. Përsa I përket

dhomave ku atyre iu ka pasur shërbyer tani jemi detyruar të sistmojmë komunitetin rom për të zhvilluar mësim me fëmijët e tyre, për të cilët nuk kemi ambjent tjetër më të madh. Megjithatë do ta trajtojmë këtë problem në varësi nga mundësitë për të zgjeruar ambjentin ku aktualisht qendrojnë. Përsa I përket higjienës, pastërtisë dhe shërbimit ndaj pensionistëve, kërkesa e bashkisë ka qenë dhe do të jetë e vazhdueshme ndaj punonjësve që kanë për detyrë ta sigurojnë këtë gjë.Ne po shikojmë mundësinë që të organizojmë dhe aktivitete të tjera, si eksursion në rrethe të ndryshme të vendit. Gjithsesi trajtimi I kësaj moshe na obligon më shumë, mangesitë e vërejtjet që janë reflektuar mund të kenë qnë të rastësisshme.”- u shpreh Z.Deliu për gazetën Fushë-Kruja Post.Kërkesa kryesore dhe themelore që këto pensionistë kanë, është rikthimi I tyre në ambjentet që janë bërë me financim të Bankës Botërore me qëllim kthimin e tyre nga një repart ushtarak në një qendër sociale për moshën e tretë në Fushë-Krujë.

Xhesjon Zalla

ME TË MOSHUARIT…

Page 4: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 4 Fushë-Kruja POST

OpEd

Teksa shkruaj për një vlerë të munguar dhe për një humbje

njerëzore me kujtohet gjithmonë shkrimtari dhe miku im, Zija Cela që shkroi për ikjen e përhershme të djalit të tij:“I gjithë njerëzimi, sado që pa ndonjë biletë në dorë, është pjesmarrës në një lotari të përbotshme, ku orë e cast hidhet shorti më i fshehtë. Rezultatet nuk komunikohen, ato vetëm ekzekutohen. Paradoksi është se humbet ai që fiton. Kështu një ditë prej ditësh, ne e humbëm djalin tonë.”

Mondi Sallaku dhe fëMijëria!

Mondi Sallaku lindi më 25 maj 1956 dhe u rrit në një familje me tradita nga babai dhe nëna.Nga i ati ishte nip i Sul Hasanit (Sallakut) nga Malësia e Krujës, kulla e të cilit ishte ndër bajraqet më të njohura të Pleqësisë së Kurbinit. Pleqësi me autoritet dhe ndikim , apo de fakto pushteti real i malësisë. Nga nëna ishte nip tek Salcenet (Rizvanët) në Derjan të Matit, familje e cila kishte ndikim të thellë

MOndI sALLAKunë krahinë dhe emër të mirë. I pari i tyre, Abdurrahman Krosi apo siç e njohin shqiptarët dhe e gjithë bota me emrin Lalë Krosi ishte besniku dhe kujdestari që në fëmijëri i mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogollit, apo Zogut të

Parë, Skëndërbeut të tretë. Ndërsa më vonë për të mbajtur traditën dhe emrin

e mirë të familjes, gjyshi i

Mondit, Sali LLani (Rizvani) u bë oficer madhor i Mbretërisë Shqiptare, por që më vonë u dënua me varja nga regjimi më i egër, diktatura, në vitin 1947.Mondi Sallaku lindi me një zgjuarsi të natyrshme, u rrit dhe u ndikua shumë nga gjyshja e tij matjane, që e solli të jetonte pas vdekjes (varjes) së Gjyshit me të bijën Ylvijen nënën e Mondit.Rritur në një ambjent familjar me të tillë trashëgimi dhe i pajisur me zgjuarsi të mprehtë , ai që i vogël u dallua në mësime dhe shoqëri duke shkëlqyer me dije të thella, Mondi ishte i

pari nder shokë.

regjiMi koMuniSt dhe përndjekja

e Mondit!

Mbaroi me rezultate shume të mira Gjimnazin e FUSHË-KRUJËS në vitin 1977, por për arsye që nuk vareshin nga ai (arsye politike), që i përmenda më sipër, nuk i dhanë te drejtë studimi duke e diferencuar nga shokët në të drejtën për shkollë e punë.Pasi nuk shkoi në shkollë të lartë , mbaroi shërbimin ushtarak dhe punoi në repartet ndihmëse në Fabrikën e Cimentos në FUSHË-KRUJË. Por nëse regjimi komunist ia mohoi të drejtat, zoti e diferencoi ndryshe duke e nxjerrë në krye të shoqërisë falë zgjuarsisë e aftësivë të marra.

Mondi Sallaku politikiSht.

Burrat luajnë dhe fitojnë!

Ai ishte i pari që theu tabutë në zonën tonë duke qëndruar si burrat ndaj të keqës së madhe, komunizmit. Nëse diktatura e persekutoi,

Mondi ish ai që rrëzoi me në tapetin e Fushë – Krujës

me nokaut fantazmën e frikshme. Thirrjen e zjarrtë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Mondi e ktheu në slogan për bashkëqytetarët tanë. Ai mori përsipër detyrën që ti tregonte Fushë – Krujës e më gjërë që ka ardhur koha për realizimin e ëndrrave të çdokujt, foli për botën e lirë, për dinjitetin dhe të drejtat e përbotshme të njeriut, na mësoi të mendonim dhe të flisnim të lirë, mësoi njerëzit të ëndërronin, pasi në regjimin e tejkaluar askush nuk kish pasur guxim të kishte ëndrra.Me fillimin e lëvizjes Demokratike në vitin 1990 u angazhua i pari dhe fill pas zgjedhjeve të para pluraliste te Marsit 1991 ishte përfaqësuesi më i lartë

i Partisë Demokratike si N/Kryetar, ndërsa pas Marsit 1992 si Kryetar i Komitetit Pluralist në FUSHË-KRUJË. Në zgjedhjët e para të pushtetit lokal të 26 Korrikut 1992 ai fitoi si kandidat i Partisë Demokratike, Kryetar i Komunës (më vonë Bashki, Fushë - Kruja) duke qenë kështu kryetar i parë i Bashkisë FUSHË-KRUJË zgjedhur drejtëpërdrejtë me votë të vërtetë dhe të ndershme nga populli. Kështu Mondi organizoi për herë të parë qytetin me ardhjen e demokracisë dhe vendosi Bashkinë FUSHË-KRUJË aty ku e ka vendodhjen edhe sot. Nga krijimi i komisionit të parë për organizimin e Partisë Demokratike në rrethin e Krujës dhe në vazhdimësi është zgjedhur Anëtar i Kryesisë degës PD. Krujë.

Vepra e pandreqShMe

e VdekjeS!

ai u shua në vitin 2003Mondi u nda prej nesh pas një përballje prej disa kohësh me vdekjen. Qëndroi me dinitet! Me optimizmin e tij karakteristik u përpoq t’u shkëputej thonjëve të saj gjer në frymën e fundit. Tash kur vepra e pandreqshme e vdjekjes ka ndodhur, s’na mbetet gjë tjetër veçse ta kujtojmë dhe të pikëllohemi, si të kishte vdekur secili prej nesh. Është pikërisht kështu dhe më vjen turp t’i hap rrugë pikëllimit me fjlaë të tepërta. Më vjen turp të tregohem gojëtar. Mondi ishte si secili prej nesh, ose shuma më e mirë e secilit prej nesh. Andaj dhe largimi i tij është humbja e pjesës tonë më të pastër dhe më të pafajshme, ndërgjegjes.përSe na duhet një

Vlerë e Munguar Si Mondi Sallaku?!

Ai ishte gjithmonë i pari duke guxuar si burrat! Ishte i pari që krijoi “Sport Klub Iliria”, ekipin e futbollit të qytetit të Fushë – Krujës që vetëm pas pak kohësh nga krijimi u ngjt

Page 5: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 5Fushë-Kruja POST

OpEd

tË IKËsh duKe tË dAshur!

në kategorinë e parë. Ishte i pari që zhvilloi aktivitet kulturore si koncerte variete, festival dhe “Miss Fushë – Kruja” në bashkëpunim me Drejtorin e Pallatit të Kulturës Fushë – Krujë, Ylli Kalaja.Mondi ishte i pari…I njohur si një ndër kryebashkiakët me një qytetari të pashembullt dhe

me një intuitë të lindur, bashkëqytetarët i dëgjoj shpesh që pëshpërisin kafeneve për nostalgjinë që kanë për të. Politika humbi idealistin e munguar, që dëshmoi se shteti është i destinuar të udhëhiqet nga elitat dhe jo nga masat. Ai na mësoi gjithashtu që, fushata elektorale ndërtohet

në bazë të ndershmërisë dhe meritokracisë dhe jo mbi fjalën e pambajtur dhe hipokrizinë e parasë për të blerë vota dhe për të robëruar qytetarët. Mondi Sallaku na mungon të gjithëve, të djathtëve dhe të majtëve, indiferentëve dhe militantëve.

AULON KALAJA

Ai u shua në vitin 2003Mondi u nda prej nesh pas një përballje prej

disa kohësh me vdekjen. Qëndroi me dinitet! Me optimizmin e tij kara-kteristik u përpoq t’u

shkëputej thonjëve të saj gjer në frymën e fundit. Tash kur vepra e pan-

dreqshme e vdjekjes ka ndodhur, s’na mbetet

gjë tjetër veçse ta kujto-jmë dhe të pikëllohemi, si të kishte vdekur secili

prej nesh. Është pikërisht kështu dhe më vjen turp t’i hap rrugë pikëllimit

me fjlaë të tepërta. Më vjen turp të

tregohem gojëtar.

Page 6: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 6 Fushë-Kruja POST

shëndetësi

VEzA, IlAc nË cDO fAMIljEVeza është një nga

produktet me origjinë shtazore

që ka vlera të shumta ushqyese dhe curative. Që në kohët e lashta është përdorur në mjeksinë popullore për vlerat e sajë mjekuese dhe ushqyese në sajë të proteinave dhe vitaminave.Veza është nga produktet që I përdoren të gjihtë përbërësit e saj, si ato të lëngët dhe ato të ngurtë. Po I marrim me rradhë:1. e bardha e vezës përdoret kundër mpiksjej së gjakut në të bardhën e syrit të njeriut. Këtë efekt e kryen në sajë të albuminës që ka dhe efektit të saj absorbent (thithës).Mënyra e përgatitjes: E bardha e vezës e ndarë nga e verdha hidhet në një tigan pa vaj, I nxehur më parë dhe lihet të mpikset si pelte dhe të ftohet në temperaturën që e duron

syri. Vendoset në një garze (nape) të thatë dhe sterile (mund të hekuroset) në surin e sëmurë të hapur, në darkë, para gjumit dhe mbahet deri në mëngjes. Nëse skuqja nuk është zhdukur e gjitha, përsëritet edhe një herë natën tjetër.2. e verdha e vezës, në sajë të përmbajtjes së vitaminës A dhe D, përdoret për forcimin e kockës tek fëmijët e vegjel dhe për lëkurën, dhe në djegiet e ndryshme si vaji I vezës.Mënyra e përgatitjes: Te e verdha e vezeve (5-6) hidhen në një tigan të lyer më parë me vaj që ndodhet në zjarr të ngadaltë. I perziejmë deri kur të ndjejmë erën e vezës së prishur (squfurit) dhe masa e vezeve të lëngëzohet. E lëmë të ftohet dhe me këtë përbërje lyëjmë plagët e shkaktuara nga djegia, 2-3 herë në ditë.

3. lëvorja e vezës përdoret për ndalimin e gjakderdhjeve (hemoragjisë), si ajo nga hundët (epistaksis). Ky efekt sigurohet nga prania e një substance koagulente, antipirinës.Mënyra e përgatitjes:Lëvorja e vezës kaverdiset (skuqet) për disa minuta në një tigan pa vaj, deri sa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Ftohet dhe bluhet

në mulli kafeje, ose shtypet në havan deri sat ë bëhët pluhur I imët. Ky pluhur përdoret më pak pambuk në vendin ku ka hemoragji, sin ë hundë, lëkurë etj.

Magister i shkencave farmaceutikeVIKO BACAJ

Farmacia “JOGER”, Fushe-Kruje

Page 7: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 7Fushë-Kruja POST

sociale

Agim Loci ka lindur në fshatin Larushk te Fushë Krujës, nga një

familje e thjeshtë me tradita të mira dhe të trashëguara si misionar te paqes, dhe së shpejti do te botohet një libër per jeten dhe vepren e tij, libër i cili do percjellë shume gjëra interesante: se nga vjen mbiemri LOCI dhe nga është prejardhja e fisit Loci. Kështu që lexuesit do kenë mundësi te dine me shumë për jetën e z. Agim që po ia kushton më shumë misionit te paqes.- Z. Loci, përse keni zgjedhur te merreni me këtë punë? Si ka ndodhur që kjo problematikë u bë pjesë e punës dhe jetës tuaj?-Në vitin 1993 ishte fillimi i kësaj pune me nje kërkese te një familje që djali i tyre kishte bërë një vrasje dhe më dërguan që të bisedoja me palën e dëmtuar për te cilën unë gezoja respekt tek kjo familje. Procesi nuk zgjati shumë dhe u finalizua pajtimi. Ky ishte vetëm fillimi , pas kësaj disa kerkesa ndërmjetësimi vazhduan të vinin për të ndërmjetesuar. Viti 1997 ishte viti i zi për Shqipërinë ku vrasjet arritën numrin më të madh, pushka ra në dorë të të ligut, në dorë të fëmijëve etj. Ndërmjetësimet vazhduan, nga viti 2007 e në vazhdim kam punuar çdo ditë duke i shërbyer këtij misioni fisnik duke themeluar dhe një organizatë me emrin instituti “Shtëpia Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” për ti ardhur në ndihmë të gjitha familjeve në harkun ligjor dhe zakonor, duke i mbeshtur dhe duke i ndihmuar. Ky institute ka 12 koordinatorë në qarqet e vendit, ka një administratë prej 38 personash, si: psikologë, punojses socialë, këshilltarë ligjor dhe këshilltarë zakonor. Kam dhe mbi 400 misionar vullnetar që koordinojnë punën në terren me koordinatorët e rretheve. Ky institut është i shtrirë në të gjithë vendin , si dhe në Kosove, Kanada, Amerike, Angli dhe France. Po punohet mirë dhe kemi 76 procese pajtimi dhe kërkesa e rradhës është bërë më datë 7 maj 2013 që do të thotë që kerkesa ka plot dhe arrtjet në punë në finalizimet e pajtimeve nuk kanë munguar.

Ndihem i lodhur në punë por shumë i gëzuar në arritjet e punës duke finalizuar pajtimet dhe sidomos parandalimet e vrasjeve.- Sa e vështirë dhe sa e rrezikshme është të merrni përsipër këto raste ?- Nuk është aspak e rrezikshme. Por në të vërtetë është e vështirë, pasi kemi hasur në vështirësi nga fakti që nuk është e lehtë te falësh, por falenderoj të gjitha familjet që na kanë mirëkuptuar dhe na kanë besuar keto ndërmjetësime. Ështe për të ardhur keq që është keqpërdorur dhe vazhdojnë ta keqpërdorin fatkeqësine e tjetrit duke e kthyer në përfitime, me një fjale se: “pleqtë duhet të paguhen”. Unë them se pagesa dhe shpërblimi me i madh i çdo ndërmjetësuesi është kur familjet të besojnë jetën, pra ky është shpërbimi më i madh. Ndihem krenar për punën dhe misionin tim duke ndjekur rrugën e të parëve të mij, të babait tim Riza Loci dhe gjithashtu gjyshit Lam Loci të cilët kanë punuar duke i shërbyer familjeve që ishin në konflikt dhe në gjak. Ndihem mirë që sot djali im gëzon emrin e gjyshit të tij Riza Loci, i cili mundohet të vijë pas meje për të mësuar sado pak punën time në terren.- Sipas të dhënave që ju keni “gjakmarrja“ është një fenomen në rritje apo në rënie?-Jam shprehur dhe vazhdoj ta shpreh se gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e intervistave dhe në shkrimet e tyre të jene sa më

të saktë per të folur për këtë fenomen. Gjakmarrja është në ulje dhe kjo ulje është falë punës së mirë të misionarëve, falë punës së mirë së policisë së shtetit dhe përmirsimit të drejtësisë shqiptare, po më e rëndësishme që ka bërë që gjakmarrja të jetë në ulje është ndërgjegjësimi i shoqërise shqiptare për të falur dhe jo për tu hakmarrë. Në luftë nuk ka të fituar, kështu që gjakmarrja është në rënie. Me fjalën gjakmarrja është abuzuar, me fjalën kanun është abuzuar, nuk është se çdo vrasje është bërë në emer të kanunit dhe nuk është e vertetë që çdo vrasje ka brenda fjalen gjakmarrje.- Kush ka qenë pajtimi më i vështirë për ju dhe a ka patur kërkesa të shumta për pajtime kohët e fundit?-Pajtimi me I veshtire ka qene ne vitin 2009 ne Shkoder. Në këtë rast vështirësia qëndronte tek nëna sepse nëna është e veshtirë të falë vrasjen e fëmijës së saj. Ndërsa kërkesa vijnë shumë. Kërkesa e rradhës mban datën 7 maj 2013 dhe kërkesat janë të ndryshme për ndërmjetësim.

- Cilat mendoni se janë mënyrat më të mira për të ulur këtë fenomen?-Them se ka plot mënyra për të ulur dhe minimizuar këtë fenomen që po merr jetë pa faj në emër të kanunit dhe në emër të gjakmarrjes. Shumë pak e njohin kanunin. Kanuni thote vetëm doracin pas 24 orësh. Këtu po vritet nipi, kurshëriri , vëllai , pra nuk

ka më respektim të kanunit. Kanuni është një relike e cila duhet të mbetet në muzeun kombëtar dhe jo të zbatohet. Sot kemi shtetin e së drejtës, kemi ligjet, policinë ,gjykatat dhe mbi të gjitha duhet të ndërgjesohemi që duhet të shtrijme doren e pajtimit, pasi nuk ngushëllohesh dot duke vrarë. Nuk e heq dot dhimbjen duke vrarë, por përkundrazi i shton dhimbje më shumë vetes. Ky fenomen minimizohet dhe me arsim. Në konferencen e mbajtur më 13 prill 2013 me teme: “GJAKMARRJA NJE SFIDE PER TE GJITHE” kërkuan që të futet në arsimin bazë dhe ate të mesëm lënda “EDUKIMI LIGJOR” dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës e mirëpriti kërkesen tone dhe po punohet për të arritur që kjo lënde të futet nëpër shkolla.- A ulet gjakmarrja si pasojë e

lëvizjes së familjeve nga një qytet në tjetrin?-. Ështe e vërtetë që ulet nëse familja largohet nga fshati që është në konflikt me palën tjetër. Këtë e kemi bërë në shumë raste dhe ka dhënë rezultat, sepse kur hasmi nuk të shikon çdo ditë dhe ai ndihet më i lehtësuar, keshtu që koha i shëron plagët.- Çfarë mendimi keni për kanunin në lidhje me trajtimin e gjakmarrjes?-Kam folur shpesh për kanunin, dhe mendimi im është që kanuni ka pjesën e tij të mirë , dhe pjesën e tij të keqe. Për ditët e sotme, e them dhe e përseris se kanuni mbetet një relike e vjetër. Misionarët që unë drejtoj punojnë në bazë të arsyes dhe logjikës, duke zbatuar dhe zakonet e mira të shqiptarëve të cilat nuk kanë munguar kurrë. Duhet denoncuar pranë organeve të rendit për çdo rast që paraqet konflikt. Puna fillon tek kryeplaku që duhet të merret me komunitetin që ai perfaqëson,duke bashkëpunuar me pushtetin vendor për ta informuar për çdo situatë në të cilën banorët kanë nevojë.Dua të falenderoj të gjithë misionarët e pajtimit, dua të falenderoj policinë e shtetit, Ministrinë e Drejtësise, Ambasadën Amerikane, gjithashtu dhe qeverinë Kanadeze për mbështetjen e tyre që i kanë dhënë institutit “Shtëpia Drejtësise dhe Pajtimit Kombëtar.

Erando Zalla

“SHTËPIA E PAQES”flet Agim loci

Page 8: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 8 Fushë-Kruja POST

kulturë

Festival i kenges popullore per femije u vu ne skene me date 10.05.2013. Nje pasdite ndryshe

,plot =vitalitet,shije =dhe =elegance, nje =atmosfere =sygjestionuese, =kjo ishte ajo c’ka i kishte munguar prej kohesh =qytetit =tone =te =vogel =por shume =modest =,Fushe =Krujes. =Nje manifestim kulturor i standarteve te kerkuara, prinder te perkushtuar dhe te perlotur nga gezimi dhe kenaqesia qe u falin femijet e tyre. Talente te reja qe mbushin me zerat dhe jehonat e tyre kete salle ne te cilen ndihen si ne shtepine e tyre. Origjinalitet, tinguj, =gezim, =atmosfere =dhe =feste

percjell secili nga engjejt e vegjel ne kete festival dedikuar atyre. Magjia e folklorit tone vjen e veshur me notat brilante nen drejtimin e udheheqesve artistike Ylli dhe Rakipe Kalaja, qe mundesojne realizimin e pervitshem te =ketij =evenimenti =artistik. =Nuk mungoi = prezenca = dhe = motivimi per realizimin e ketij spektakli nga kryetari =i =bashkise =Z. =Gjon =Bardhi dhe te biznesmenit Shpetim Shijaku. Gjithashtu ishin pjese aktive e ketij festivali =dhe =figura =te =njohura =te politikes dhe artit shqiptar si Namik Dokle = ,Klodiana = Spahiu, = Ismet Mavriqi dhe kantidati per deputet i

zones tone Z.Vullnet Topalli. Po ashtu te ftuar nderi ishin Poeti Kombetar Agim = Doci, = zevendesministri = i Transportit = Adriatik = Alimadhi, zevendesministri i Turizmit Kultures Rinise =dhe =Sporteve =Abaz =Hado, Kryetari i PBKD Artur Roshi, pacifisti Agim =Loci, =gazetari =Alfred =Lela =si dhe =disa =gjyqtare. =Dhe =embelsira ne fund, kete e themi per pjesen me te =rendesishme =te =spektaklit, =per jurine e cila perbehet nga mjeshterit e =muzikes =shqiptare =Kryetare =Edit Mihali =,Ema =Qazimi =dhe =artistin =e popullit =Luan =Zhegu. =Pergezojme gjithashtu =per =prezantimin =dinjitoz

Fest Folk

Page 9: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 9Fushë-Kruja POST

kulturë

dhe moderatorin e spektaklit Z.Aulon Kalaja. = Ja = vlen = te = pergezojme per = mirepritjen = e = ngrohte = ,per dashamiresine perkundrejt artit dhe muzikes popullore shqiptare ,publikun e mrekullueshem te qytetit tone i cili nuk reshti se duartrokituri gjate gjithe kohes =keto =talente =te =se =ardhmes.Na =pershendeten =me =performancen e tyre dhe te ftuarit special si cirku i Tiranes ,grupi i valleve te Durresit dhe kengetarja e vogel nga Prishtina. Me duartrokitje performuan dhe talentet qe jane rritur ne kete skene dhe qe kane spikatur me zerin e tyre dhe qe kane bere emer ne rrugen e muzikes

duke =na =perfaqesuar =denjesisht =ne skena te medha si Andi Stafuka dhe Semi Jaupaj. Bukurine ketij spektakli ia = shtuan = vallet,koreografite = dhe kostumet = popullore = shqiptare = qe shoqeruan =cdo =interpretim.Te =gjithe femijeve =pjesemarres =ne =aktivitet =ju dhurua =nga =nje =dhurate =simbolike per t’i motivuar ne rrugen e tyre drejt artit,por =duhet =te =permenden =tre fituesit e vendeve te para .Vendi =i =pare =u =fitua =nga =Aurora Sina =vogelushja =e =cila =u =shoqerua gjate performances se saj nga grupi ‘’Mangavatut’’.Vend i dyte – Desara Kallmeti.

Cmim Inkurajues – “5 – vjecari Mario Zaja.”Si nje e re e qytetit tim me shpirtin tek =arti =dhe =dashurine =e =pafundme per te duke qene e lindur se me keto pikepamje perfaqesoj gjithe brezin e ri ,duke kaluar disa ore ndryshe nga monotonia =e =perditshme =dhe =duke fituar =momente =te =bukura =ne =kete festival qe na frymezon te gjitheve per te patur sa me shume evente te tilla mbreslenese ne qytetin tone te Fushe - Krujes.Shpresojme qe deshira e te rinjeve =per =te =ndjekur =artin =ti =kete gjithmone rruget e hapura.

Ikela Leti

Fest Folk 2013

Page 10: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 10 Fushë-Kruja POST

OpEd

Dëshiroja që këtë temë mos ta prekja kurrë pasi është shumë delikate tehu ku kalonë patriotizmi është shumë I hollë e I mprehtë .Shpesh herë shoh me keq ardhje se ky patriotizëm është stisur nga shumë anë , ku ka tendencë të marrë trajtën e tifozllëkut sesa diçka më sublime se kaq. Shepsh herë shohë një entuziazëm virtual , duke postuar në blogje të ndryshme foto , animacione e gjëra të këtij lloj duke reklamuar se individët që kanë publikuar këto janë vërtet patriot e atdhe dashës … Por realisht sa nga këta kanë bërë dicka për vendin e tyre ? A mos vallë nuk janë këta që ndotin ambjentin pa dhembsuri , a mos vallë nuk janë këta që bëjnë sehir e nuk bashkohen të luftojnë për çështje sociale të përbashkëta apo qoft edhe në ndihmë për një komunitet të vogël , mos vallë nuk janë këta që e ndajnë Shqiptarinë , në krahina me epitet tallëse? Pra të qënit patriot apo atdhe dashës na duhet një përpjekje më e madhe se sa thjesht fakti I këtyre postimeve virtuale., por nga ana tjeter të qënurit patriot nuk do të thotë se për të fituar këtë status duhet me doemos të rrëmbesh armët . Është diçka shumëherë më e lehtë që kërkon veç ndërgjegje personale , e cila derivon në ndërgjegje kombëtare. Secili nga ne është patriotë , qoft edhe duke treguar humanizëm e duke parë vendin që jetojmë si diçka shumë të shenjtë e se çdo sipërmarrje duhet të ndërmerret pa e ndëmtuar atë. Nuk mund të ketë patriotizëm , nëse ne shajmë dhe vendosim epitete tallëse për një njeri nga një krahinë tjeter , nuk mund të ketë patriotizëm për dëri sa ka vlla vrasje , nuk mund të ketë patriotizëm për deri sa ne nuk respektojmë ligjin , nuk kemi patriotizëm nëse ne ndihemi të pa sigurtë , nuk mund të kemi patriotizëm nese nuk shfaqim humanizëm karshi shqiptarëve por pse jo edhe karshi çdo qytetati të këtij planeti ku ne jetojmë. Do të dëshiroja të mos përmendur këtu ata që shesin gjakun për një pension , pasi ata jo vetëm që nuk janë patriot por nuk janë

as njerëz në fund të fundit . Më të rrëzikshmit antikombëtar , e sharlatanë patriot mbeten politikanët pseudopatriot , të cilët për interesin e tyre të ngushtë u qendron shprehja “ per interesin e tij edhe djalli citon biblën” , këta janë marxhi më I rrezikshëm , ku pritet se titimi I tij të kthehet si bumerang , kundra cilit do nga ne e se do ishte normale , ku Ali Asllani do thoshte “…E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde….”. Pra kobi më I madhë në emër të patriotizmit janë nga këta pseudo patriot, që babë ka veç paranë . Pra patriotizmi ynë janë vlerat tona , për ato vlera që ne duhet të ndihemi krenarë , e ta demostojmë në sytë e botës që vërtet ne kemi porcionin tonë të kulturës në këtë botë globaliste. Atdhe dashuria është një ndjenjë e pa shpjegueshme e cila lind e rritet në dejet tona , por ama kjo ndjenjë bëhet më e fortë duke e respektuar atë , dhe respekti vjen duke e vendosur këtë ndjenjë mbi interest tonë personal ,është një ndjenjë që nuk pranon kompromis , është një ndjenjë që kërkon bashkim , e mbi të gjitha altruizëm. Shpesh herë patriotizmi shikohet si diçka etnocentrike që I ka bazat në mbi vlersimin e vetvetes, por është një përcaktim I gabuar pasi patriotizmi është thjesht një dashuri për vendin , për origjinën , për gjuhën , për zakonet , për popullin tënd . Ndaj duhet të tregohemi të përgjegjshëm për këtë ndjenjë që na karakterizonë e jo vetëm ta duam atdheun tonë por edhe ta ruajmë , duke filluar që ta ruajmë nga vetja jonë . Nuk është Europa shpëtimi I shqiptarve dhe I Shqipërisë por është ndërgjegjsimi I popullit për ta bërë këtë vend të begatë , duke e kthyer në nje pasaportë gjigande krenarie.

Sevin Serjani

Dita ditë qëniet humane , njerëzit po e harrojnë detyrën që kanë në këtë botë . Të gjithë mendojnë vetëm për mirqënien e tyre dhe nuk shikojnë përtej asaj kornize. Të pakët në numër janë ato njerëz që ndërmarin aktivitete humane për qëniet në nevojë . Por edhe pse të pakët në numër , nuk duhet të lëmë të zbehtë detyrën që ato ndërmarin dhe shpirtin e madh që kanë për të ndihmuar të tjerët . Pjesë e këtij grupi të njerëzve me shpirt human i përket edhe zonja “Sonja Meksi” mësuese në gjimnazin “Shote Galica” Fushë-Krujë . Kjo zonjë me një shpirt të madh human , brënda mundësive që ka , kryen aktivitete humane në qytetin tone . Këtë frymë humane , ajo mundohet t’ia përcjellë edhe nxënësve të saj . Duke bashkëpunuar me njëri tjetrin , mësues nxënës arrijnë të bëjnë shumë njerëz të lumtur.Nxënësja Jona Halili është një ndër ato nxënëse që nuk resht për të dhënë sadopak kontributin e saj human . Kjo nxënëse me këtë shpirt human na tregon më tepër për kontributin e saj !Jeni spikatur si një nxënësë me shpirt human . Çfarë e ka shtyer këtë ndjenjë që të rritet brënda teje?Fillimisht doja t’ju falenderoja për intervistën sepse në komunitetin tonë kjo është një çështje që fatkeqësisht nuk merr rëndësinë e merituar. Nga njëra anë është për të ardhur keq tek shikon që më shumë rëndësi i kushtohet një loje sporitve, një festivali apo një koncerti dhe jeta e personave me aftësi te kufizuara lihet menjanë, në harresë totale. Nga ana tjetër kenaqem pa mase tek shikoj që gazeta “Fushë-Kruja Post” që është shtypi i ketij komuniteti interesohet për të ndërgjegjësuar sadopak njerëzit për të marë edhe ata nisma humane. Humanizmi është një ndjenjë që jo çdokush e mbart në vetvete. Ajo është një ndjenjë që lind e rritet duke parë, duke degjuar e duke u interesuar për këto persona me aftësi të kufizuara.Ka qënë lënda e “Shërbimit komunitar” ajo që na ka nxitur e ka bërë që ndjenja humane të rritet fuqishëm brënda nesh.Çfarë sadisfaksioni ju krijonë këto vepra humane ?Sadisfaksioni që të japin veprat humanitare sinqerisht që është një ndjesi e madhe, një nga më të mëdhatë në jetë do të thoja une. Sa më shumë të zhytesh drejt botës së pafundme të këtyre fëmijëve, e sa më shumë të zhytesh brënda jetës së tyre, aq më i madh është sadisfaksioni që të krijohet. Të shohësh sytë e atyre fëmijëve me lot vetëm për faktin që ti ke përgatitur për to një koncert modest, me disa këngë, poezi e pjesë teatrale, apo dhe vetëm për faktin e thjeshtë që ke shkuar ti vizitosh, sinqerisht që është një ndjenjë e papërshkrueshme.Kjo është një sfidë me veten tuaj apo me komunitetin ku jetoni?

Unë mendoj që sfida më e madhe është me veten time në radhë të parë. Unë, si përfaqësuese e rinisë se këtij qyteti, duke marrë pjesë në aktivitete të tilla humane, ndikoj në ndërgjegjësimin e b a s h k ë m o s h a t a r ë v e të mi e këto të fundit, n d ë r g j e g j ë s o j n ë komunitetin në tërësi ose

të paktën një pjesë të konsiderueshme të tij. Ne do të përpiqemi me cdo kusht që t’ja arrijmë ti ndërgjegjësojmë njerëzit për ti ndihmuar e që në fund të themi: “Të paktën në e bëmë tonën!”Mendoni të bëheni pjesë e ndonjë organizate humanitare që janë në ndihmë të njerëzve në nevojë?Realisht që do të më pëlqente shumë që të bëhesha dhe unë anëtare e ndonjë organizate humanitare për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara. Atë pak kohë që mund ta kaloja duke parë nje aktivitet sportiv, duke pirë nje kafe me familjen apo shoqërinë apo duke parë tv, më mire e kaloj me këta persona e përvec lumturisë personale shpirtërore, pa mëdyshje mund të them që më tepër i bën ata te lumtur. Kush ju mbështet juve në këtë nismë që merrni?Faktikisht në këtë nismë kemi pasur mbështetje të mëdha, pa të cilat vështirë se do ja dilnim mbanë. Se pari na ka mbështetur mësuesja jonë Sonja Meksi e cila na ka qëndruar pranë në çdo moment e na ka shërbyer si pikë referimi. Gjithashtu na kanë ndihmuar me të holla edhe pronarët e bizneseve private në komunitetin ku ne jetojmë. Edhe ne, maturantët e shkollës “Shote Galica” kemi kontribuar me të hollat tona modeste. Ne ishim nismetarët, të tjerët na mbështetën.Cili është mesazhi që i jepni qytetarëve të Fushë-Krujës?Mesazhi për qytetarët e Fushë-Krujës është i thjeshtë e besoj se dhe ata tashmë e kanë kuptuar. Ne duam thjesht të ndërgjegjësojmë njerëzit e komunitetit tonë të ndihmojne me sa të kenë mundësi personat me aftësi të kufizuara. Të ndërgjegjësohen, sepse në vendin e atyre personave mund të ishin dhe ata. Të kalojnë sa më shumë kohë që të kenë mundësi pranë tyre e më e rëndësishmja, ti bëjnë dhe ata të ndihen pjesë e këtij komuniteti.Në fund të kësaj interviste dua të ju falenderoj juve në radhë të parë për rëndësine që i kushtoni personave me aftësi të kufizuara. Jeni një ndihmesë shumë e madhe për ata së pari e për ne së dyti, sepse na ndihmoni të percjellim mesazhet tona më së miri, nëpërmjet shtypit. Së dyti dua të falenderoj mësuesen e palodhshme, Sonja Meksin. Së fundmi, por jo nga rëndësia, dua të falenderoj pronarët e bizneseve private që kanë kontribuar për keta persona, në vecanti stomatologen Marsela Hafizi, që ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm.

Kleana Lamlli

nevOjA pËr pËrgjegjshMËrI nË pAtrIOtIZËM KOntrIbutet huMAne nË FushË-KrujË

Page 11: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 11Fushë-Kruja POST

sport

I liria dhe Besëlidhja iu bashkuan Gramshit dhe Naftëtarit, në

grupin e katër skuadrave që ranë në Kategorinë e Dytë.Ekipi I Ilirisë me humbjen e fundit që bëri faturoi kështu , rënien në kategorinë e dytë . Dicka që pritej por sigurisht shpresat nuk mungonin pasi kishim tre ndeshje të drejtpërdrejta me ekipi që pak a shumë rrezikonin si ne. Cfarë ndodhi me këtë ekip I cili pati një start shumë të mirë? Sigurisht nuk ështe e lehtë ti japësh përgjigje një pyetjeje të tillë . Por po ti bësh një analizë ecurisë dhe rezultateve të arritura nuk është dhënë asnjeherë llogari dhe nuk është bërë asnjë deklaratë tjetër pervec se fajësimeve te federatës dhe drejtuesve të saj. Një ekip modest që me shumë mund dhe djersë ngjitet ne një kategori që ka vite që nuk luan , terren I panjohur dhe ndodh ajo

që pritej eksperimentuam në mënyrën më të mirë të mundshme dhe morëm atë që merituam. Mos grumbullimi I disa lojtarëve cilësore që vinin nga disa ekipe zinxhirë të hershme , përjashtimi I veteranëve si Endrit Ziri dhe disa lojtarëve të tjerë ishin faktoë jo ndër më kryesorit por sigurisht që ndikuan. Tani jemi atje ku kemi luajtur prej vitesh një kategori që e njohim shumë mirë por cdo të ndodhi këtë vit do të kemi revolucion?Lushnja dhe Partizani shkojnë në superior, Skenderbeu fitoi titullin, Kukesi doli nën kampion…Një shembull i mirë i kategorisë ku ne morëm pjesë ishte Lushnja dhe sigurisht dhe Partizani të cilat u ngjitën në superioreEkipi I lushnjes me një grup të rinjsh djem të prodhuar nga ekipe zinxhirë dhane shembullin

më të bukur të këtij kampionati , një harmoni dhe një punë shum e mirë e stafit dhe komponenteve brënda saj. Partizani I cili I ka munguar shumë superiores por tashmë do e shohim sërish atje ku jemi mesuar ta shohim gjithmonë. Skenderbeu për të tretin herë rradhazi u shpall kampione dhe surpriza e superiores ishte ekipi I Kukesit I cili doli nën kampion.Ajo që duhet përmendur është që në të tilla kategori dhe në nivelin që futbolli është këtu tek ne Kukësi arriti dicka të madhe por me shpenzime të mëdha sepse për të mbijetuar apo ecur duhet një capital shumë I madh dhe mbeshtetje shumë e madhe donatoresh për të mbajtur një ekip si kukësi në futboll pasi në mungesë të tradites dhe ekipeve zinxhirë ekipi I kukësit shumciën e lojtarëve I ka pasur mercenare… Revolucion në Fushë

Krujë ???Prej kohësh flitet që në të vërtet ka interes nga biznesmenë apo donator të jashtëm të cilët duan të investojnë mbi këtë ekip dhe ti japin një dorë të madhe për të krijuar kështu nje histori e cila na mungon. Një histori për të cilën janë bërë shumë përpjekje të paktën ashtu pretendohet por asgjë….Le të shpresojmë qe këtë vit që vjen të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe të ecim përpara- Përse nuk ngrihet në cilësi futbolli ynë, cilat janë defektet e tij?- Futbolli ka shumë komponentë brenda tij edhe unë e gjykoj si të vështirë, dhënien e një mendimi pa marrë në konsideratë të gjithë faktorët. Gjithsesi, futbollin e rregullon baza. Futbolli nis nga klubi, shoqëria. Të vjen keq që, ka shumë pak futbollistë të rinj që hyjnë në Kategorinë Superiore.

Për mua defekti kryesor i futbollit shqiptar është klubi. Organizimi masiv i ekipeve zinxhir. Futbolli i moshave nuk kërkon shumë investime, por interesim dhe dije. Për arsye se, që të gjithë fëmijët që duan ë luajnë futboll paguajnë.- Ekipet tona gjithmonë nga kanë zhgënjyer në ballafaqimet ndërkombëtare. Përse ndodh kjo?- Futbolli ynë është ende i papërgatitur. Ekipet tona duhet të zhvillojnë ndeshje testuese ndërkombëtare të shumta. Ato duhet të luajnë ndeshje miqësore me skuadra nga Mali i Zi, Kosova, Greqia apo Maqedonia, vendet fqinjë. Kjo mund të bëhet praktikë punë për ndeshjet testuese të mesjavës. Kështu, lojtarët fitojnë edhe eksperiencë ndërkombëtare. Dhe duhet shumë vullnet dhe organizim.

Elidjon Hila

BIE IlIRIA...

Page 12: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 12 Fushë-Kruja POST

reportazh

P arë nga 10 metër lartësi, privilegj të cilin ta lejon mozaiku

i kodrave ngjan si një perlë e paprekur dhe e braktisur. Më e bukur duket me zymtësinë e dimrit me ngjyrën që ia thellon dhe më tepër. Dhe shtohet akoma më shumë me perëndimin e mbrëmjeve verore. Në një shikim largpamës ulen dhe ngrihen disa shpendë,e përshhkojnë për së gjati,ikin,largohen ja lenë rradhën disa të tjerëve… Shpesh herë aty shikoje të zbriste xha Hamiti, ashtu dalë ngadalë njëra këmbë mbi një gurë e tjetra mbi një shkurre, ishin krijuar një palë shkallë mes barishteve që të vijnë deri në supe. Dikur kishte shumë lejlekë,më tha,dhe ne asnjëherë nuk i vrisnim… Legjenda që i kishin përcjellë atij gjyshërit e tij ishte bashkëekzistenca që ka patur dikur këneta e sotme e Thumanës me atë që sot në Borizanë quhet liqen. Të dyja simotrat kanë

të njëjtin fat. Pjesa më e madhe e tokës së thumanës ka qenë moçalore dhe jo pjellore,prandaj deri në ditët e sotme ka qenë e braktisur nga banorët si vend banimi. Vitet e fundit disa shtëpi të reja kanë fillur të lulëzojnë buzë kënetës. Ndërsa një pjesë tjetër e banorëve shprehen se nuk i tërheq shumë bukuria e kënetës pasi aty pranë,një kodër më lart janë vendosur varrezat. Dikur kenëta e Thumanës përveç rolit të rëndësishëm që kishte për banorët,si burim uji për të mbjellat e tyre,përdorej dhe për një pasdite të qetë peshkimi ose gjuetie, pasi

rosat dhe patat e egra e frekuentonin atë. Këneta nuk ishte frytdhënëse vetëm për vendasit me ujin e saj pasi me të furnizohej dhe fshati Bushnesh edhe ne ditët e sotme. Për pak kohë këneta ka funksionuar duke u mbushur me prurjet e lumit Droja, Ky sistem nuk funksionon më dhe vazhdimësia e saj është në dorë të dukurive natyrore, gjatë dimrit thellësia e kalon mesataren për shkak të shirave, ndërsa gjatë verës për shkak të thatësirës dhe përdorimit të saj për ujitje niveli i saj bie. Ndër vite është bërë zakon që shpresat për uitjen

e bujqësisë të mbahen te këneta. Sot sipërfaqja e saj është zvogëluar në rreth 135 hektar tokë.Përvec këtyre legjendave nuk kishte lënë pa i treguar xha-së tone të vjetër të Thumanës,që nënat e fshatit ja linin çdo mëngjes porosi fëmijëve të tyre që të mos i afroheshin kënetës. Dy raste tragjike kishin shokuar banorët dhe sot e kësaj dite ajo shihet si diçka e frikshme dhe e rrezikshme,për të ushtruar notin,pasi shihet si objekt që përpin trupat.Duket sikur zhvillimet e fundit po e favorizojnë kënetën.Rrruga që është

ndërtuar për fabrikën bën të mundur vajtjen drejt saj deri diku në kushte të përshtatshme. Më pas vjen pjesa që duhet ta zbresësh në këmbë,ku balta dhe pluhuri bëhen njësh me këmbët. Rruga që është ndërtuar për fabrikën ka bërë të mundur që këneta të njihet nga shumë njerëz të vendeve të ndryshme pasi nuk mund të kalosh aty pa të tërhequr vëmendjen ,pa e fotografuar ose pa dalë që ta shohësh nga afër. Këneta është një dukuri natyrore që i është dhënë banorëve në të mirë të tyre por që ka rezultuar e “pavlerë” nga institucionet përgjegjëse për të. Sipas të dhënave nga komuna e Thumanës ajo mund të bëhet e vlefshme duke u përdorur si rezervuar peshku, mirëpo projekti nuk është vënë në zbatim nga autoritetet përkatese. Tani për tani ajo është lënë në harresë dhe askush nuk ka ndërmend ta shtrojë si çështje për zgjidhje.

Xhensila Mana

Këneta e THUMANËS

Përvec këtyre legjendave nuk kishte lënë Pa i treguar xha-së tone të vjetër të thumanës,që nënat e fshatit ja linin çdo mëngjes Porosi fëmijëve të tyre që të mos i afroheshin kënetës. dy raste tragjike kishin shokuar

banorët dhe sot e kësaj dite ajo shihet si diçka e frikshme dhe e rrezikshme,Për të ushtruar notin,

Pasi shihet si objekt që PërPin truPat.

Page 13: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 13Fushë-Kruja POST

aktualitet

Në shkollën 9-vjeçare “Qemal Stafa” në qytetin e Fushë-

Krujës po bëhet një punë e mirë për realizimin e objektivave në proçesin e mësimit dhe edukimit. Drejtoria e shkollës që në fillim të vitit shkollor e vazhdimisht ka synuar që të rritet interesimi i mësuesve dhe i nxënësve në treguesit e punës në orën e mësimit në çdo lëndë e çdo cikel. Janë marrë të gjithë masat e nevojshme për sigurimin e bazës materiale konkretizuese dhe asaj laboratorike për lëndët bazë në shkollë. Edhe pse një shkollë me numër të madh nxënësish (mbi 2 mijë nxënës) qetësia e rregulli mbizotëron në çdo kohë e në çdo orë mësimi. Kuadri, i siguruar me shumë kujdes duke ruajtur ngarkesën mësimore dhe profilet ,po punon dhe po justifikon emërimin në këtë shkollë mjaft mirë. Në shkollë funksionojnë shumë mirë departamentet ku në krye të tyre janë vënë mësuesit më me eksperiencë dhe me kulturë të lartë profesionale e shkencore duke shërbyer për të gjithë mësuesit nëpërmjet mësimdhënies, dhënien e eksperiencave dhe informacioneve të nevojshme. Kualifikimi brenda shkollës ka synuar të fiksojë përcaktimin e objektivave për çdo kapitull dhe orë mësimi dhe të mësuarit me qendër nxenesin. Në punën tonë ka ndikuar pozitivisht edhe bashkëpunimi me komunitetin i çili ka qenë i pranishëm në çdo eviniment e arritje të shkollës. Kryetari i bordit të shkolles Lutfi Zalla ka qëndruar pranë çdo shqetësimi të shkollës. Senati i shkollës funksionon mirë duke këmbëngulur në

sigurimin e uniformës dhe dendësimin e veprimtarive, forcimin e rregullit dhe disiplines.Analizat në këshillin e mësuesve bëhen me shumë kujdes nga drejtoria e shkollës të çilat kanë vlejtur për të nxitur arritjet në çdo orë e lëndë mësimi.Shumë mësues dallohen për tregues të lartë në mësimdhënie dhe sjellje korekte me nxënësit dhe prindërit. Treguesit e lartë të arritur ne konkurse dhe olimpiada ku nxënësit e shkollës sonë kanë zënë gjithmonë vende nderi dhe kjo flet për seriozitetin e punës së mësuesve.Mësuesit Petrit Gjini, Alketa Paloka, Edmond Luli në kuadrin e 100-vjetorit të pavarsisë vunë në skenë dramën “Unë e dua Shqipërinë” te nxënëses së klasës IXB Sara Paloka.Shembulli i mirë për gjithë kolektivin e mësuesve ishte edhe hartimi i historikut të shkollës nga mësuesit e gjeografisë dhe të historisë dhe ngritja e muzeut të shkollës.Nën shembullin e mësuesve të dalluar Mirela Bami, Vajdie Babaj, Petrit Gjini, Diana Xhafa , Alketa Paloka, Teuta Loka dhe Genc Ziri shkolla jonë çdo ditë rrit treguesit cilësor në mësimdhënie. Shkolla jonë po shërben edhe si qendër eksperimentale për të gjithë shkollat e rrethit Krujë.Çdo ditë shkolla ka veprimtari sportive dhe kulturore dhe mbi të gjitha mësimore. Edhe analiza semetrale evidentoi të gjithë arritjet e shkollës. Përfaqësuesit e Zyrës arsimore thanë fjalët më të mira për këtë shkollë tashmë me eksperiencë e tradita në mësimdhënie.

Besim DEMAShkolla 9-vjeçare “Qemal

Stafa” Fushe-Kruje

tË gjIthË tË pËrKushtuAr pËr punËn nË shKOLLË

Page 14: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 14 Fushë-Kruja POST

opinione

Artdur DemaFushë Kruja është nje qytet i vogël dhe i duhet shumë punë që të bëhet si qytetet e mëdha të vendit t o n ë . F i l l i m i s h t mendoj që duhet të shtohen hapësirat e gjelbra pasi dhe ajri në qytet është i ndotur,sidomos nga makinat e mëdha,të cilat duhet te ndalohen .Gjithashtu gjendja e rrugëve dhe ndricimi nuk është aspak e mirë,sidomos në disa lagje .Fushë Krujës i mungojnë vende parkimi ,dhe për rrjedhojë makinat parkohen kudo duke shkaktuar trafik.I mungon gjithashtu një treg i mirëfillte.Unë shpresoj që me kalimin e kohës qyteti i Fushë Krujës të ndryshojë per më mirë.

çFArË I MungOn FushË-KrujËsAnida RroshiUnë mendoj se qytetit tonë i mungojnë disa gjëra kryesore.Një nga ato gjëra është një gjimnaz i ri . Në pamundësi të kësaj mund të bëhet një rikonstruksion i gjimnazit aktual,pasi gjendja nuk është aspak e mire.I mungon një qendër e madhe tregtare si dhe një treg ushqimor i rregullt dhe i pastër.Do ishte mirë që në Fushë Krujë të kishte dhe një kinema ku ne mund te kalonim fundjavat ose kohën e lirë.Këto janë disa nga dëshirat e mia si qytetare e Fushë Krujës,që shpresoj që me kalimin e kohës të bëhen realitet.

Erlisa seferiS’do kisha dashur kurrë që t’i përgjigjësha një pyetje të tillë,ndoshta ngaqë gjithmonë kam dashur t’u them njerëzve se c’ka ofron Fushë-Kruja! Gjithnjëkam patur kompleksin e të pranuarit të gjërave që mungojnë në qytetin tim. Dhe

pikërisht këtu nis 1 nga gjërat që i mungojnë.Njerëzit duhet të kenë një vlerësim më të lartë për qytetin,sidomos me cdo gjë që e përbën atë. Këtu dua të përmend të gjitha ato aktivitete artistike, sportive, kulturore e shoqërore, të cilat i japin jetëdhe emër Fushë-Krujës.

Liman GjokaQyteti ynë në krahasim me atë vite më parë është përmirësuar. Janë bërë shumë ndryshime si : janë shtruar rrugë,janë bërë ndërtime të reja, janë hapur biznese të ndryshme etj.Por megjithatë Fushë Kruja ka ende nevojë per shumë gjëra që të bëhet një qytet i zhvilluar dhe i bukur. Mendoj që një nga gjërat që na nevojitet është një gjimnaz

i ri ,pasi numri i nxënësve është rritur ndjeshëm.Gjithashtu duhet një gjimnaz profesional pasi jo të gjithe nxënesit duan të vazhdojnë gjimnazin e përgjithshëm. Dicka e domosdoshme në qytetin tone është një park lojrash për fëmijë, si dhe një ambjent për të rritur aty pranë.Nëse Fushë Kruja do të kishte të paktën këto gjëra do te ishte dicka vërtet e bukur.

Seli Visha

Page 15: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 15Fushë-Kruja POST

fjalëkryq & horoskop

Cdo gje po ju duket gjithnje e me e veshtire dhe me e mundimshme sesa ne te vertete eshte. Qetesohuni dhe problemet mundohuni qe tI zgjidhni nje nga nje, pa tensione.

Kjo dite do te jete me plot obligime, nderkaq edhe borxhet do tju kaplojne me shpejtesi te madhe. Nese do te humbni kohe duke kerkuar arsyetime, veshtire se do te mund te vendosni

rregull.

Personi i dashur apo nje mik i afert do tju zhgenjeje, duke ju kritikuar apo duke ju ofruar pergjigje per dilemat me te thella dhe ne ate menyre do tju detyrojne te mendoni per veten dhe per ndjenjat tuaja.

Nje situate ekonomike do ta vleresoni ne menyren me te mire te mundshme nga fundi i dites. Gjithashtu do te krijoni perparesi te konsiderueshme ne ambientin afarist.

Jeni te gatshem te harroni te gjitha dhe te mos mendoni per problemet te cilat ju pengojne te avanconi lidhjen dashurore. Ndryshimi i humorit dhe i qendrimit mund te fuse ne jeten tuaj nje person interesant.

Nese jeni ne fillim te lidhjes se re dashurore, personin e dashur do ta testoni me pyetje te pazakonshme dhe do ti vini kurthe te vogla per te pare se sa mund ti besoni. Aktualisht ju mungon takti dhe lehte mund te zbuloheni!

Cdo gje qe ne planin afarist e beni ndryshe nga e zakonshmja do tju sjelle sukses dhe mirenjohje. Eshte mire te bashkepunoni me personat

te cilet nga idete e zakonshme mund te bejne pune te shkelqyer.

Ju pelqejne personat te cilet jane dukshem ndryshe nga ju, te cilet dallohen me kreativitetin, guximin apo me ndonje talent te vecante te tyre. Mund tju ndodhe ta takoheni me nje person, i cili,

sipas te gjitha gjasave, eshte i vecante.

Keni arritur ne situaten e tille qe me shume ju brengos situata financiare sesa puna. Mendoni me mire se si do ta stabilizoni situaten tuaj financiare duke gjetur nje

pune te dyte.

Rrethanat jashtezakonisht te volitshme ne te cilat gjendeni ju mundesojne qe ne pune te arrini me shume sec keni planifikuar. Do te keni bashkepunimi te

shkelqyer me persona te dobishem.

Duhet te jeni me te rrepte dhe me te perpikte kur eshte fjala per obligimet. Nese punoni ne ekip apo kerkoni bashkepunetore te rinj, perpiquni ta zbusni tonin tuaj.

HOROSKOPI JAVOR

Dashi

Peshorja

Eshte koha qe te stabilizoni jeten tuaj sentimentale, por personi me te cilin keni nje marredhenie ka plane te tjera. Mbase ai po planifikon aktivitete te tjera te cilat juve nuk do tju pelqejne

shume.Demi

Akrepi

Binjaket

Shigjetari

Luani

Ujori

Gaforrja

Bricjapi

Virgjeresha

Peshqit

Page 16: Fushe-Kruja POST nr_5

FAQE 16 Fushë-Kruja POST

“BABASI COO”

INERTE

NDëRTIM TUNELESH

EKSPLOZIV PËR PËRDORIM CIVIL