frd 15 prill.pdf

16
Brukseli: Reforma në Drejtesi, kusht i pa negociueshëm adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranë e-mail: [email protected] drejtor: Alfred Cako tel: 04 22 42 444 ÇMIMI: 30 LEKË Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 127 . E premte, 15 prill 2016 Për herë të parë në Tiranë. Fotot e tmerrit të gjenocidit serb China Everbright, kompania që po blen Tirana International Airport Atletiko Madrid gjunjëzon Barcelonën, Bajerni s’e diskuton kualifikimin SPORT NEGOCIATAT Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish Sali Shehu: Ku ka humbur Komisioni i Reformës Zgjedhore?! BIZNESET E HUAJA f. 10 - 11 EKSPOZITA Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron qeverinë për investimet e huaja EKONOMI Jeto dhe lër të vdesin! Spaç, prill 1985 - diktatori nuk merr më frymë Shoqëria civile, bashkëpunim në interesin publik Pa Reformën në Drejtësi, harroni Evropën! FOKUS f. 8 DASH: Të ndëshkohen të korruptuarit në Shqipëri! f. 14 f. 8-9 f. 6 nga Urim Qinami f. 4 nga Bedri Blloshmi f. 5 nga Diana Beu f. 5 redaksionale f. 3 KORRUPSIONI NË NIVELE ALARMANTE. PESHKAQENËT E MËDHENJ PO I SHPËTOJNË DREJTËSISË! PËR REFORMËN Komisioni nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje prej të paktën tri javësh FSHEJA E PASURISË Deputetët e Sigurisë: SHISH të hetojë “Panama Papers” f. 7 f. 7 P arlamenti Evropian duke diskutuar rezolutën për Shq- ipërinë e ka vënë theksin...

Upload: frdal

Post on 12-Jul-2016

119 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: FRD 15 prill.pdf

Brukseli: Reforma në Drejtesi, kusht i pa negociueshëm

adresa: rruga “Abdi Toptani”, Tiranëe-mail: [email protected]: Alfred Cakotel: 04 22 42 444çmimi: 30 lekë

Gazetë informative, politike, ekonomike, sociale, kulturore Viti 3, nr. 127 . E premte, 15 prill 2016

Për herë të parë në Tiranë. Fotot e tmerrit të gjenocidit serb

China Everbright, kompania që po blen Tirana International Airport

Atletiko Madrid gjunjëzon Barcelonën, Bajerni s’e diskuton kualifikimin

Sportnegociatat

Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish

Sali Shehu: Ku ka humbur Komisioni i Reformës Zgjedhore?!

BizneSet e huaja

f. 10 - 11

ekSpozita

Dhoma Amerikane e Tregtisë paralajmëron qeverinë për investimet e huaja

ekonomi

Jeto dhe lër të vdesin!

Spaç, prill 1985 - diktatori nuk merr më frymë

Shoqëria civile, bashkëpunim në interesin publik

Pa Reformën në Drejtësi, harroni Evropën!

fokuS

f. 8

DASH: Të ndëshkohen të korruptuarit në Shqipëri!

f. 14f. 8-9 f. 6

nga Urim Qinami f. 4

nga Bedri Blloshmi f. 5

nga Diana Beu f. 5

redaksionale f. 3

KoRRupSioni në nivele AlARmAnTe. peSHKAqenëT e mëDHenj po i SHpëTojnë DRejTëSiSë!

për reformënkomisioni nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje prej të paktën tri javësh

fsheja e pasurisëDeputetët e sigurisë: shish të hetojë “panama papers”

f. 7f. 7

Parlamenti Evropian duke diskutuar rezolutën për Shq-

ipërinë e ka vënë theksin...

Page 2: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 2

politikë Një tjetër problem i Shqipërisë përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës

Raporti për korrupsionin

Pafuqia e gjyqësorit shqiptar për të dënuar pushtetarët e korruptuar është një nga

konstatimet kryesore të Departa-mentit Amerikan të Shtetit. Prob-lemet më të mëdha në Shqipëri janë korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por veça-nërisht në sistemin e drejtësisë dhe të shërbimit shëndetësor, dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave. Ky është vlerësimi që jep raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut, i bërë publik të mërkurën. Pandëshkueshmëria është një prej problemeve të tjera me të cilat përballet Shqipëria, si-pas raportit. “Ndjekjet ligjore dhe sidomos dënimet e zyrtarëve që kanë kryer shkelje kanë mbetur sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe personat me lidhje të fuqishme biznesi shpesh kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes penale,” nënvi-zon raporti. Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë.

Problemet e tjeraSi probleme të tjera shqetë-

suese për Shqipërinë përmenden dhuna e ushtruar nga policia dhe keqtrajtimi i të dyshuarve gjatë periudhës kur ata mbahen të nda-luar dhe merren në pyetje; po ash-tu evidentohen rastet e mbajtjes për një kohë të gjatë të të pande-hurve në qendrat e ndalimit, pa u ngritur akuzat, si dhe kushtet jo normale nëpër burgje. Një tjetër problem i Shqipërisë përsa i përket shkeljes së të drejtave të njeriut, përmendet përparimi i vogël që është bërë për kthimin e pronës së shtetëzuar gjatë periudhës komu-niste. Në raport po ashtu përmen-det keqtrajtimi i fëmijëve, martesat në moshë jo madhore, fëmijët që jetojnë nëpër rrugë, në veçanti ata të komunitetit rom. Në raport për-mendet fakti që Shqipëria vazh-

don të jetë burim dhe destinacion i trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual dhe për punë të detyruar. Diskriminimi dhe keqtrajtimi i komuniteteve të romëve dhe egjiptianëve të Ball-kanit, diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identite-tin gjinor, ishin disa probleme të tjera të evidentuara në kapitullin

DASH: Të ndëshkohen të korruptuarit në Shqipëri!“Korrupsioni në nivele alarmante - Peshkaqenët e mëdhenj para drejtësisë”

për Shqipërinë. Për çështjen e lir-isë së shtypit, në raport thuhet se kushtetuta e vendit siguron lirinë e fjalës dhe të shtypit dhe se qeveria në përgjithësi i mbështet këto të drejta, por ka patur njoftime se qe-veria, qarqet e biznesit dhe grupet kriminale janë përpjekur të ndiko-jnë tek shtypi në mënyra të papër-shtatshme.

korrupsioni dhe domosdoshmëria e reformës në drejtësi

Fenomeni i korrupsionit është një nga plagët më të rënda të 25 viteve të tranzicionit të

Shqipërisë. Thuajse çdo raport i institucioneve ndërkombëtar, veçanërisht të Bashkimit Europi-an dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ren-dit Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara në Europë dhe më gjerë. Por cila është arsyeja e ran-kimit të vendit tonë në listën e zezë të vendeve më të korruptuara të planetit? Institucionet e dobëta, mungesa e zbatimit të ligjeve dhe drejtësia e mun-guar në gjithë këto vite ka bërë që pasuritë publike të shqiptarëve të grabiten, ryshfeti të arrijë majat, pa përmendur më tej kriminalitetin e dalë jashtë

çdo kontrolli, ndërsa askujt s’i ka hyrë as gjembi në këmbë për shkeljet bizare të ligjit dhe vjedhjen e pafre. Ky është realiteti i këtyre 25 viteve tranzi-cioni të stërzgjatur, ndërsa në fund të tunelit nuk duket drita e ndëshkueshmërisë së abuzuesve. Kjo sepse mungojnë institucionet e forta të cilat të dokumentojnë shkeljet, abuzimet dhe vjedhjet e kleptokratëve, të cilat më pas t’ia vënë në dispozi-cion drejtësisë. Por s’është vetëm kaq. Edhe kur një institucion i kontrollit financiar, një auditues kap një shkelës dhe ia çon atë drejtësisë, këtu fil-lon një kalvar më vete dhe dosjet masive të kor-rupsionit nuk shfletohen ndonjëherë, por thjesht

mbyllen në këmbim të zarfeve të korrupsionit. Nuk ka asnjë rast konkret në këto 25 vite që një zyrtar i lartë shtetëror të jetë paditur realisht për një aferë korruptive, por ajo që ka bërë politika, ka qenë thjesht një lojë kungulleshkash, ose në ras-tin tërësor, kanë arritur dakordësinë mes tyre, me qëllim mbrojtjen e ndërsjellë. Ndërsa ata që i vua-jnë pasojat e këtij megakorrupsioni janë qytetarët shqiptarë, familjet e varfra, vendet e punës që nuk hapen, janë shkollat, spitalet, infrastruktura rrugore. Realitet ky tragjikomik që mban peng të ardhmen e qytetarëve të shqiptar dhe vonon pa-fund integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Mbrojtja e të korruptuarve, një nga arsyet e zvarritjes së reformës

“Një nga problemet më të mëdha të parlamentit ak-

tual shqiptar, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013-ë, ka qenë dhe mbetet pamundësia për të miratuar ligje dhe bërë refor-ma”. Kështu u shpreh dje përmes një deklarate, Sekretari Organiza-tiv i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu. Shehu ngriti shqetësi-min e paaftësisë së Kuvendit për t’iu përgjigjur detyrimeve impen-jative të vendit, për shtet me insti-tucione të forta, zbatueshmërinë e ligjit dhe zgjedhje me standarde demokratike.

Zvarritja e reformës zgjedhore, tha Shehu, është ngërçi radhës i reformave të vendit, që ky par-lament nuk është në gjendje të marrë vendime. “Jemi përballë një

ngecja e reformave

Sali Shehu: Ku ka humbur Komisioni i Reformës Zgjedhore?!

“Kuvendi ka harruar reformën elektorale, zgjedhjet e ardhshme në rrezik”

parlamentar po shkon drejt fun-dit, reforma elektorale nuk është në axhendën e ligjvënësve, pa-varësisht se zgjedhjet e ardhshme po afrojnë dhe janë larg më pak se një vit. Kjo tregon mungesë të theksuar vullneti të klasës politike, pasi është po kjo klasë politike të cilës nuk i interesojnë zgjedhjet demokratike e me standarde euro-piane. Sot vota deformohet sipas vullneteve dypalëshe dhe mar-rëveshjeve okulte. Dhe kjo jo më kot ka krijuar sot parlamentin më të dobët në historinë e vendit”, u shpreh Shehu.

KomisioniKomisioni i reformës zgjedhore

është mbledhur vetëm 2 herë që prej ngritjes së tij. Në mbledhjen e fundit, komisioni miratoi ekspertët

fakti konkret se reforma zgjedhore ka ngecur. Pyetja që kushdo mund të bëjë sot është se, ku ka humbur Komisioni i Reformës Zgjedhore? Komisioni u ngrit në dhjetor të vitit të kaluar dhe që prej atëherë, pra prej gati 5 muajsh, është mbledhur vetëm dy herë. Njëra prej të cilave ka qenë konstituuese. Kur sesioni

Page 3: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 3

politikë Nuk mund të hyjë në BE një vend me dobësi të tilla anemike e kriminale në qeverisje

Pa Reformën në Drejtësi, harroni Evropën!Parlamenti Evropian duke disku-

tuar rezolutën për Shqipërinë e ka vënë theksin në përmbushjen

e 5 pikave kyçe dhe veçanërisht tek re-forma në drejtësi, të cilën e quan të do-mosdoshme për të hapur bisedimet e anëtarësimit.

Gjatë diskutimit të PE, eurodepu-teti Knut Fleckenstein prezantoi para eurodeputetëve draft-raportin për ven-din tonë, duke vlerësuar reformat e de-ritanishme të ndërmarra nga qeveria, sidomos ato në fushën e ekonomisë, por këmbëngul për reformën në drejtësi.

Edhe eurodeputeti Eduard Kukan e vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe tek procesi i dekriminalizmit.

Parlamenti dhe qeveria shqiptare kanë ndërmarrë një reformë ambi-cioze në Shqipëri dhe rrjedhimisht kanë thirrur ekspertë ndërkombëtarë, përf-shirë Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të kalojë nga Parlamenti.

Në këtë mënyrë, shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë në rrugën e duhur. Komisioni ka rënë dakord për të ndi-hmuar Shqipërinë. “Por, ne e dimë se ka shumë gjëra që nuk janë arritur. Nëse flasim për 5 prioritetet kyçe dhe refor-mën në drejtësi, atëherë mazhoranca duhet të miratojë këtë reformë dhe kjo do të thotë se ka ardhur momenti për të hapur negociatat”, tha Fleckenstein.

Nga sa më sipër, kuptohet qartë se gjithë inisiativa rreth dy vjeçare e qeverisë shqiptare dhe institucioneve shtetërore përkatëse për ta zhvilluar këtë Reformë që frymëzohet, udhëhiqet e do mbikqyret më pas në zbatim nga ndërkombëtarët, frymezohet prej tyre dhe tregon për rëndësinë e madhe që Perëndimi dhe BE i kushtojnë këtij procesi jetik për fatin e ardhshëm të vendit tone në strukturat e BE ku prej 25 vjetësh ka flatruar ëndra e shqiptarëve për t’u integruar. Kjo sfidë e ndërkombëtarëve për të ndalur tranzi-cionin e vështirë e të gjatë, plot probleme e me shkelje të rënda të zbatimit të ligjit dhe mosfunksionimin e shtetit të së dre-jtës në Shqipëri, tregon për seriozitetin e panegociueshëm të tyre në raport me të shkuarën aspak normale të vendit tonë, pasi kjo do t’i shërbejë të ardhmes së tij te sigurte ne BE.

Nëse do të vemë re me kujdes, kjo deklaratë e figurave kryesore politike të BE, është në sinkron edhe me deklaratën e fundit te DASH per Shqiperine, ku them-bra e Akilit është pandëshkueshmëria e politikanëve recidivistë, e peshkaqenëve të mëdhenj të korrupsionit qe vine krye-

sisht nga fusha e politikës. Në Shqipëri, ka një kombinim të tmerrshëm mes të korruptuarve nga fusha e politikës, sek-torit publik dhe atij privat, ku dirigjimin e lojës e zhvillon politika, akte korrupsioni të cilat bien mbi nivelin e jetesës së shu-micës së shqiptarëve pasi të gjitha këto vjedhje e abuzime të luajtura në orkestër, do të thonë më pak investime dhe të mira publike, më pak rruë me asfalt, më pak shkolla, kopshte, çerdhe, ambulanca e spitale publike, më pak shërbime cilësore publike nga pushteti qendror e lokal. Por, njëkohësisht, edhe këto që janë nuk kanë mundësi të bëjnë riparime e rregullime cilësore për të qenë më funksionale e bashkëkohore nga kushtet dhe cilësia. Për të gjithë këtë pakënaqësi të percep-tuar nga publiku i gjerë, sigurisht që kor-rupsioni dhe zhvatja e financave publike është shkaku kryesor. Gjithashtu, nga korrupsioni thahen e vdiren energjitë jetësore të kombit, zhduket e asfiksohet shoqëria civile nga mungesa e besimit se vendi mund të bëhet, dhe reaksioni zh-villohet në dy drejtime. Mosbesimi sjell indiferencë vrastare, kjo rrit guximin e kleptokratëve dhe procesi zhvillohet zinxhir duke shkaktuar fukarallëk, brak-tisje të vendit. Që këto të mos vazhdojnë të ndodhin, lipset një lëvizje e dyanshme: qoftë ligjore e qoftë nga njerëzit me mor-al të lartë që lipset të zenë kryet e vendit,

në ndryshim nga ato që kanë ndodhur deri më sot.

Nuk mund të hyjë në BE një vend me dobësi të tilla anemike e kriminale në qe-verisje pasi bacili do të infektonte sadopak gjindjen aty brenda dhe për BE do të ishte një turp të mbante në gjirin e saj vende gjysëm tribale si Shqipëria, pa u struktu-ruar e krijuar premisa se mund të bëhet një vend normal për tu quajtur pjesë e qytetërimit më të lartë perëndimor.

Por edhe moralisht, BE dhe perën-dimi që sjellin modelin më të avancuar qytetërimor përballë popujve e racave të tjera, ka përgjegjësi për normalizimin e funksionimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës në këtë pjesë të nënbarkut të saj të butë, sic quhet Ballkani. Dihet se Shq-ipëria ka qenë një rast sui generis pas Luftës së Dytë Botërore, por me sistem më radikal se krahu lindor i Perdes së Hekurt dhe për të, pavarsisht nga rrethanat, për stabilitetin e rendit mbante përgjegjësi morale Moska. Tani, pas viteve ’90 këtë përgjegjësi e kanë marë Brukseli, Londra dhe Washingtoni dhe këto nuk mund të lejojnë një Zululand në mes të Evropës.

Por frika për analizimin e radiografinë ndaj së shkuarës dhe pamundësisë së të mësuarit të të jetuarit me djersën e ballit në një shtet të barabartë në shanse për të gjithë, ka bashkuar së bashku të gjithë mëkatarët e korrupsionit të derisotëm. Ata kanë rreth një vit që e sabotojnë me pretekste të ndryshme hartimin dhe zbatimin e kuadrit ligjor të kërkuar nga ndërkombëtarët. Madje deputeti Blushi lëshoi një akuzë të fortë duke përmen-dur si sabotatorë të këtij procesi jetik e të panegociueshëm për të pranuar Shq-ipërinë në strukturat evropiane, të dy krahët e politikës. Në fakt, nga opinioni i gjerë publik perceptohet se disa nga liderat e vjetër politikë të derisotëm kanë frikë nga transparenca dhe funksionimi i ligjit sipas standarteve që kërkon BE në Reformën në Drejtësi. Por është i pash-pjegueshëm e i dyshimtë edhe pozicioni i drejtuesve aktualë, tek të cilët kishte shumë pritshmëri më të madhe për re-agim nga publiku, cka të sjell ndërmend si të drejtë perceptimin e Blushit.

Por në fund të fundit, haraçin nga mos hartimi e funksionimi i Reformës Zgjed-hore e pauajnë shqiptarët e thjeshtë, al-ternative e jetës së të cilëve në rastin e keq mbetet migrimi dhe jeta në nivele të ulta prosperiteti duke na mbajtur si qytetarë të dorës së dytë përballë evropianëve dhe vendeve të tjera te rajonit të cilat e kanë zhvilluar më shpejt këtë proces.

Qeveria filloi hetimet për disa zyrtarë të nivelit të lartë, por prokuroria më pas vendosi t’i pushojë këto çështje”, thuhet në kapitullin për Shqipërinë

Parlamenti dhe qeveria shqiptare kanë ndërmarrë një reformë ambicioze në Shqipëri dhe rrjedhimisht kanë thirrur ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të kalojë nga Parlamenti.

e partive politike, të cilët do të har-tojnë propozimet që do t’i bëjnë komisionit të posaçëm. Ekspertët si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita do të punojnë mbi rekom-andimet e OSBE/ODIHR të zgjed-hjeve të 2013 dhe të 2015, rekoman-dimet, këto që pritet të përshtaten në kodin e ri elektoral. Çështjet të cilat janë kthyer në një debat të her-shëm politik në lidhje me reformën zgjedhore kanë të bëjnë me siste-min zgjedhor, listat e kandidatëve të hapura apo të mbyllura. Por në këto çështje dy partitë e mëdha duken të unifikuara në qëndrimet e tyre për të mbajtur formulën aktuale të kodit zgjedhore ndërsa partitë e vo-gla kanë kërkuara listat të hapura për kandidatët dhe ndryshime të sistemit zgjedhor.

Redaksionale

Page 4: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 4

fokus

Jeto dhe lër të vdesin!nga Urim Qinami

Në mars të vitit 1976,

MichelFoucault parashikoi

ardhjen në jetë të një logjike të

re qeverisëse në vendet liberal

demokratike perëndimore. E

quajti biopolitika.

Një idiomë kineze thotë: je-tofsh në kohë interesante. Dhe është mallkim. Në

fakt, është një periudhë interesante për studiuesit dhe komentatorët e politikës ndërkombëtare. Çdo ditë duhet të mendojnë për çfarë të shk-ruajnë. Rrëmuja politike në Lind-jen e Mesme dhe ISIS, terrorizmi ndërkombëtar, paqëndrueshmëria në Afrikën Veriore, marrëveshja nukleare me Iranin, kriza në Ukrai-në, zgjerimi ekonomik i Kinës dhe mundësia e shpërthimit të flluskës së saj ekonomike, riarmatimi i Japonisë, mundësia e një agresioni të çmen-dur të Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut apo një sulm parandalues – po aq i çmendur – i Koresë së Jugut kundër simotrës së saj veriore etj. etj.

Ndërkohë që mendojmë për temën që do të shkruajmë, në sfond lëvizin tendenca globale më shqetë-suese se tematikat e lartpërmen-dura. Sipas OKB-së, në vitin 2050, popullsia botërore do të jetë 9.7 mili-ardë banorë, ndërsa në fund të këtij shekulli, rreth 11.2 miliardë. Rasti më eklatant është Nigeria, e cila nga një popullsi aktuale prej 165 milion banorësh, në fund të shekullit do të arrijë një popullsi sa të Bashkimit Eu-ropian, me rreth 750 milion banorë, ndërsa Jemeni, i pozicionuar në një nga zonat më të thata të planetit, në vitin 2100 do të ketë një popullsi prej 100 milionë banorësh (nga 25 mil-ionë që ka aktualisht).

Një kanadez, aktualisht, ka një kërkesë konsumi vjetor prej 437 kun-drejt një kërkese të jemenitit. Në fakt jemeniti, aktualisht, ka vetëm një kërkesë në jetë: UJIN. Por, nëse 7.4 miliardë banorët e planetit zgjedhin të jetojnë me standardet e jetesës eu-ropiane – që është gjysma e konsumit mesatar amerikan – planeti ynë do të ishte në gjendje të thyente urinë dhe të shuante etjen e vetëm 2 miliardë personave. Nëse 7.4 miliardë banorë do të kishin standardin e jetesës kana-deze, njerëzimit do t’i nevojiteshin pesë planetë si Toka. Pjesën e luanit të rritjes së popullsisë botërore do ta përjetojë kontinenti i Afrikës dhe, si rajoni më i varfër i planetit, sigurisht që brezat e ardhshëm afrikanë do të synojnë largimin nga vendi i tyre për një jetë më të mirë.

Përpos këtij fakti, mediat perën-dimore janë të zëna të shkrua-jnë ekskluzivisht për terrorizmi si fenomen (me të drejtë) apo për im-paktin që fluksi i refugjatëve do të ketë në vendet e tyre dhe për reagi-met ligjore dhe logjistike të këtyre vendeve ndaj fenomenit në fjalë. Në të vërtetë, kriza e refugjatëve nuk është një fenomen i kohëve të fun-

dit. Është vetëm për Europën dhe perëndimin në përgjithësi pasi, në fund të 2014, vetëm 14% e refug-jatëve në mbarë botën synonin të arrinin vendet e industrializuara të cilët nuk ishin ekskluzivisht sirianë, afganë apo irakenë. Personat që kërkojnë azil në Europë vijnë nga 149 kombësi të ndryshme.

Kasandra mendonte gjithmonë të keqen por nganjëherë e qëllonte. Është një periudhë që vlera e jetës së njeriut përcaktohet nga standar-di ekonomik dhe zhvillimi industri-al i vendit të origjinës së viktimave. Turqit janë më pak të rëndësishëm, sirianët sigurisht, mos të flasim për afrikanët të cilët me të vërtetë janë pa rëndësi. Por, terrorizmi është një formë dhunë i cili karakterizohet nga depersonalizimi i viktimës. Nuk ka të bëjë me kombësinë, racën, gjininë, fenë apo kulturën dhe iden-titetin. Në këto rrethana, është e pritshme që të ekzistojë një skepti-cizëm i vendeve perëndimore ndaj refugjatëve që i largohen vatrave të konfliktit. Por, në gjykimin tim, nuk është kjo çështja, çështja qëndron në hermetizimin e kulturës politike të vendeve perëndimore në prani-min dhe reagimin ndaj zgjidhjes së këtij problemi global.

Në mars të vitit 1976,Michel-Foucault parashikoi ardhjen në jetë të një logjike të re qeverisëse në vendet liberal demokratike perën-dimore. E quajti biopolitika. Sipas

filozofit francez, në ato vite vendet perëndimore po bëheshin të fik-suara ndaj shëndetit dhe mirëqe-nies së qytetarëve të tyre të tilla si: promovimin e ushqimit të shën-detshëm, promovimin e politikave kundër konsumit të duhanit dhe alkolit, parandalimin e kancerit në gji, sensibilizimin e popullatës dhe shpërndarjen e informacioneve mbi probabilitetin e rrezikut të kësaj apo asaj sëmundjeje etj.

Të sqarohemi;Foucault nuk ka pohuar kurrë se kjo ishte diçka e gabuar. Në fund të fundit shpëtonte jetë njerëzish. Por, ai paralajmëroi se përkushtimi i madh ndaj këtij problemi nga ana e qeverive perën-dimore ndaj shëndetit dhe pasur-isë së popullsisë së tyre, për inerci, do të shkaktonte një përjashtim të atyre që nuk kishin të drejtë, nuk kishin mundësi apo nuk ishin pjesë e këtij programi rreth mirëqenies shëndetësore. Ndryshe nga e kalu-ara, edhe e kaluara e largët, kur eu-ropianët luftonin për të drejtën dhe për motive morale, hartonin ligje dhe i anulonin për motive morale.Sakrifikoheshin, mendonin për të tjerët, kujdeseshin për nevojtarët, bënin gjëra konkrete pa qenë mend-jemëdhenj, kishin ekonominë më të fortë në botë, krijonin risi, kanë bërë progrese teknologjike të pa imagjin-ueshme, kanë eksploruar universe, shëruar sëmundje, i kanë dhënë jetë artistëve më të mirë në botë, aspiro-

nin inteligjencën, përqafonin dijen – e adhuronin – reagonin si njerëz tëmëdhenj, ishin me të vërtetë am-biciozë dhe nuk ndjeheshin inferior dhe kaq të frikësuar.

Pas viteve ’70 ndryshuan gjërat dhe për pasojë, politika perën-dimore e bazuar mbi konsumin, sipas Foucault, ka ndikuar dhe kontribuar në rritjen e një gjen-erate perëndimore të izoluar dhe pak të ndjeshme ndaj ngjarjeve që ndodhnin larg vendit të tyre. Në këtë logjikë përjashtuese, Fou-cault pohonte se sa më shumë një shtet përqendrohet në mirëqenien e popullatës së saj, aq më shumë rriten probabiliteti dhe krijon kushtet për vdekjen e të tjerëve: i quajti njerëz jashtë sistemit.

Ky paradoks nuk ka qenë kurrë më i gjallë se sa në ditët aktuale ku asistojmë qindra mijëra njerëz që kërkojnë azil në Europë. Është e habitshme të mendojmë që vendet e Europës Perëndimore,të cilat kanë harxhuar kohë dhe materiale për të përmirësuar shëndetin e popullsisë së tyre, sot krijojnë barriera ligjore dhe logjistike për të penguar njerëzit (jashtë sistemit) të arrijnë një jetë më të mirë ose më saktë mundësinë për të patur një jetë. Përballë kësaj fatkeqësie, çfarë bëjnë vendet e Eu-ropësPerëndimore?

Pikërisht atë që pati parashikuar Foucault 40 vjet më parë. Pengimin apo përjashtimin e refugjatëve në mënyrë që të dërgojë një mesazh sa më të qartë pengese. Por, qeveritë europiane kanë nënvlerësuar dësh-përimin e personave dhe për pasojë, politikat penguese të vendeve Perën-dimore ndaj këtij fenomeni thjeshtë nuk do të funksionojnë. Do të ishte njerëzore që perëndimi të kontribu-onte për ndalimin e konfliktit jo të pengonte viktimat e luftës, të luf-tonte pabarazinë sociale jo shtresat në nevojë, të luftonte varfërinë jo të varfërit, e kështu me radhë.

Dhe, siç po ndodh në ditët tona, me valën e emigrantëve që ka kapluar kontinentin e vjetër, fluksi emigratorë në vitet e ardhshme do të jetë për mbijetesë, por në të ar-dhmen, ky fluks,nuk do të përfshijë vetëm kontinentin e vjetër, nuk do të ketë të bëjë me vështirësitë që emi-grantët hasin në territorin e vendeve tranzite ballkanike apo me tragjeditë që shkakton Deti Mesdhe. Në të ar-dhme do të përjetohen të njëjtat pa-soja por në shkallë botërore.

Hapi i parë për të zgjidhur një problem është të pranosh se ekziston një i tillë: nuk është çështje konflik-tesh, është çështje pabarazie sociale.

*ekspert i çështjeve të stradegjsë

Page 5: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 5

fokus

Spaç 11 prill 1985 – diktatori nuk merr më frymë

Shoqëria civile, bashkëpunim në interesin publik

nga Bedri Blloshmi

nga Diana Beu/ Athinë

Na rrahën për vdekje. Na futën

në birucë ku gjatë një muaji

policët na rrihnin pa pushim. Për

këtë ditë po botoj proces-verbalin se kush më rraportoi dhe vendimet që u

morën ndaj meje për këtë rast.

Në qoftëse do të ketë një bashkëpunim

konkret ndërmjet vetë qytetarëve

dhe pushtetit lokal, atëherë dhe puna do të eci pa

pasur pengesa për ndërtimet

Shëtisnim me kokë ulur si mizat. Al-toporlanti rënkonte nga zhurma e muzikës funebër. Punoja në zonën të këtoj ferri, në galerinë 20. Ishim turni I parë dhe e gjithë kodra e djegur u mbush me policë dhe shumë fytyra të panjohura të cilët na thërrisnin të dil-nim nga galeria dhe të rreshtoheshim përpara kohe për tu future në kamp. Te pikat ushtarake, jashtë rrethimit, dukej flamuri në gjysmë shtizë. Diçka kishte ndodhur. Kur na futën në vend-

banim, në barakat buzë për-roit, policëve të regjimit të brendshëm u dukeshin sytë të skuqur nga të qarat. Për-piqeshin të fshinin sytë me kurrizin e dorës. U kuptua qartë se gjithë ky shqetësim dhe përforcim I oficerëve ia kishte frikën të burgosurve politikë të cilët mund ta shfrytëzonim këtë rast hum-bjeje për ata dhe rast gëzimi për ne. Ditën e 12 prillit u ngritëm shumë të gëzuar se morëm vesh që diktatori nuk merrte me frymë. Atë natë e gdhiva I shtrirë në shtrat me kokën të mbuluar me batani-je. Nuk vura gjumë në sy nga gëzimi. Gjatë gjithë natës, si brenda në kapanonin e fjetjes ashtu dhe jashtë

tij, policia nuk ndali asnjë sekondë varavingot dhe ecejaket. Në orën 5 shkuam në mensë, mora gotën e qumështit, e piva në këmbë me fjalët: “Gëzuar o shokë!” Dola nga mensa dhe I lashë porosi një shoku të na bënte një tenxhere me hallvë. Ishim tek kafazi në pritje të policëve për t’u nisur te galerit vdekje-prurëse. Më ku-jtohet si tani, qëndronim mbi urë me dy miqtë e mi, Agim Hamiti nga Du-kati I Vlorës dhe Et’hem Ibrahimi nga

Për vetë faktin konkret se Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i ven-dit tonë, por është dhe një qytet ku qytetarët e Tiranës duhet të ndihen më me fat. Sepse nga njëra anë i je-pet prioritet nga Shteti nga ana e zh-villimit, nga ana e arkitekturës duke projektuar, por dhe ruajtur veprat historike si Kryeqytet me një vizion të një Kryeqyteti modern, për vetë përe-spektivën në zhvillim, ku duhet bërë çdo projekt që t’i përshtatet zhvillimit të teknologjisë urbanistikës të së ar-dhmes dhe të hapësira e së ardhmes të mund t’i përshtaten kohës, por dhe t’i rezistojnë. Njëkohësisht vetë push-teti lokal mbështet qytetin në ndërti-min e tij, duke i dhenë një vizion me largpamësi në interesin publik. Në të dyja rastet duhet të ketë gjithmonë bashkëpunim që të mos shpenzohen lekët sa herë që ndërrohet dhe qe-veria dhe kryetarët e pushtetit lokal. Është tashmë tradite që kryetarët e Bashkive por dhe këshilltarët voto-hen nga qytetarët. Pushteti lokal në shërbim të qyterëve. Por a ka një urë

komunikimi ndërmjet vetë shoqërisë civile, qytetarëve dhe pushtetit lokal? A ka një alternativë tjetër projekti nga arkitektë vullnetarë të shoqërisë ci-vile ? Përse mbeten qytetarët vetëm me çfarë projekti propozohet nga Bashkia? Vetë qytetarët duhet të shprehin hapur se çfarë është në in-teres të jetës së përditshme. Pa pasur kërkesa konkrete sigurisht që nuk ka konkurrencë për ide sa më të mira. Por çështja nuk qëndron vetëm tek konkurrenca, çështja qëndron se jo të gjithë qytetarët njohin të drejtat e tyre demokratike përsa i përket pjesë-marrjes në projektet e urbanistikës, transportit publik, në ndotjen e at-mosferës, në të drejtën e parqeve në lagjet që banojnë, sepse jo të gjithë kanë mundësinë e luksit për të pasur makina dhe të shkojnë në ambiente shumë largë zonës ku ata jetojnë për të argëtuar fëmijët.

Dhe fjala e urtë popullore: Po nuk qau fëmija, nuk i jep gji nëna, në ras-tin e ndërtimeve duhet vetë shoqëria civile, vetë qytetarët të kërkojnë

Kjo humnerë është rrethuar nga të gjitha anët me kodra të larta e të rrjepura. Kjo

gropë me reliev të thyer në fund të dy maleve, që qëndrojnë ballë për ballë, kanë të përbashkët dheun e djegur në ngjyrë të kuqerremtë.

Shkuret e mbira, luftojnë më natyrën për të mbijetuar në këto pllaja të djegura. Përpiqen të ngulin rrenjët e tyre të dobta në tokën e zhuritur. Në të dyja anët e përroit I cili zhurmon nga uji I përzier me acidin e ngjyrat e kripura që dalin nga barku I nëntokës. Me siguri udhëtari kur kalon këtyre anëve thot me vete:

“Ky vend qënka I mallkuar! As zogjtë e malit nuk mund të jetojnë në të mendo pastaj për njëriun!” Kjo sipërfaqe, që për asgje svlen, kjo pamje e një krateri vullkani, kjo gropë gjigande, vetëm një mëndje djallëzore mund ta futë në punë. Kur bie biseda se si është gjetur kjo shkretëtirë, tregojnë se sigurimi famëkeq e ka zbuluar me anë të fluturimeve me avion dhe e konsideroi të përkryer për të sjellë sklevërit e komunizmit barbar. Kjo gropë e egër dhe e djegur qëndronte e fshehur nga çdo sy. Ditën e 1 prillit kampi u gdhi me policitë përforcuar.

Çdo ditë nëpërmjet mediave informohemi që tashmë prej shumë kohësh një

pjesë e shoqërisë civile e Tiranës, proteston për ndalimin e puni-meve të parkut të fëmijve tek liqeni. Sigurisht për vetë rolin që ka shoqëria civile në integrimin e shoqërisë, është e drejta e saj të protestojë, por njëkohësisht pun-imet vazhdojnë. Pamvarësisht se kush mund të ketë më shumë të drejtë, në këtë rast, shoqëria ci-vile apo Kryetari i Bashkisë së Ti-ranës, zoti Veliaj, ajo që është më e rëndësishme, është se bie në sy që akoma ne si shoqëri civile nuk kemi krijuar një urë komu-nikimi për të drejtat tona në in-tegrimin e qyteteve tona. Aq më tepër për vetë hapësirat publike, për vetë institucionet shtetërore, për vetë infrastrukturën e qytetit ku jetojmë, për parqet publike, rrugët dhe çdo gjë që është në shërbim të vetë jetës brenda për-brenda qytetit.

Vlora. Po bisedonim dhe po llogarit-nim kohën se kur do liroheshim. Shefi I policisë, Josif Sadiku erdhi dhe më pyeti se kush ishte Et’hem Ibrahimi. E mori atë më vete dhe kaloi nga pjesa tjetër e kampit, ku rrinin ordinerët dhe u duk përsëri. Thirri emrin tim.

Këtu jam, I thashë.Hajde pas meje! � bërtiti. U afrova.Të shoh shumë të gëzuar. Pse je

kaq I qeshur? Kë ndonjë martesë apo fejesë nga shtëpia? Sot, kur e gjithë bota qan e mban zi për vdekjen e shokut Enver mban zi, ti qesh? Hajde shkojmë matanë sqarohemi.

Na rrahën për vdekje. Na futën në birucë ku gjatë një muaji policët na rrihnin pa pushim. Për këtë ditë po botoj proces-verbalin se kush më rra-portoi dhe vendimet që u morën ndaj meje për këtë rast.

Më arrestuan dhe me derguan në degën e Rrëshenit ku më mbajtën për një kohë të gjatë. Më kthyen përsëri në Spaç dhe më thanë se nuk do dëno-hesh përseri sepse ishin të sigurt që unë do të flisja përsëri dhe kështu do ruanin rastin për të m�I dhënë të dyja dënimet bashkë. Aty më nxorën përpa-ra kolektivit të të dënuarve dhe disa të dënuar kërkuan dënimin tim me push-katim ose me varje në mes të kampit.

Dhe e gjitha kjo vetëm se u gezova për vdekjen e diktatorit.

hapur çfarë është më e domos-doshme për përmirësimin e jetës së përditshme nga ana ambientale, por të kërkojë dhe transparencë ku shkojnë dhe taksat që vetë qytetarët pagojnë,në faturat e ujit. Në qoftëse do të ketë një bashkëpunim konkret ndërmjet vetë qytetarëve dhe push-tetit lokal, atëherë dhe puna do të eci pa pasur pengesa për ndërtimet, dhe do të ndërtohen objekte më në nevojë por dhe pikëpyetja ku shko-jnë lekët e taksave, duket se do të marrë përgjigjen e duhur, nuk do të ketë më tituj personalë se kush e bëri qytetin, apo kush ndërtoi , ose kush futi në xhep paratë e taksave të qytetarëve. Mbi të gjitha shoqëria civile nuk duhet të ndikohet nga forcat politike sepse qyteti i përket çdo qytetari pamvarësisht për bind-jet e tij politike. Në qytet duhet të mbizotërojnë ngjyrat e bukura të larmishme jo vetëm të vetë natyrës, por dhe të shpirtit të qytetërimit. Qytetërimi ngelet, partitë që qeveri-sin ndërrohen.

Page 6: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 6

aktualitet

China Everbright, kompania që po blen Aeroportin e RinasitChina Everbright është kom-

pania që po negocion për të blerë Tirana International

Airport (TIA), që menaxhon me koncesion Aeroportin “Nënë Ter-eza” të Rinasit. Emri i kompanisë është konfirmuar për Monitor nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z. Rolf Castro-Vasquez. Ai pohon se është kompania mëmë e TIA që po zhvillon negociatat dhe në shitje është vetëm biznesi në Shqipëri. Ishte një moment i mirë për të shitur dhe kishte kërkesa, ndaj kompania mëmë vendosi të hyjë në negociata për shitje.

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se një sipërmarrje kineze është e interesuar për të blerë TIA-n. China Everbright Limited është një kompani e shërbimeve finan-ciare në menaxhimin e aseteve, in-vestimeve direkte, ndërmjetësimit dhe bankingut investues në rajo-nin e Kinës, përfshirë dhe Hong Kongun. Kompania e saj mëmë është China Everbright Group, me pronësi shtetërore.

Aktualisht pronarët e Ti-rana International Airport janë: DEG-Deutsche investitions-und

Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%; Albanian-American Enter-prise Fund “AAEF”-21.3%; AviAl-liance GmbH-47%.

Konsorciumi Tirana Interna-tional Airport (dikur Tirana Airport Partners), në vitin 2004 nënshktroi një marrëveshje koncesionare 20 vjeçare me qeverinë shqip-tare për projektimin, financimin, ndërtimin, kryerjen, funksioni-min, menaxhimin dhe zhvillimin

e Aeroportit Ndërkombetar “Nënë Tereza”, Tiranë.

Pak javë më parë, qeveria shq-iptare arriti marrëveshje me Tirana International Airport për heqjen e eksluzivitetit të kësaj të fundit. Si-pas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana International Airport i është dhënë menjëherë një zgjatje e Afatit të Koncen-sionit prej dy vitesh duke mundë-suar kështu hapjen e Aeroportit të

Kukësit për fluturimet ndërkom-bëtare. Kjo do të thotë se Afati i Koncensionit do të shtyhet deri më datë 2027. Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeropor-ti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, Afati i Koncen-sionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore, siç thuhet në Ndryshimin e Marrëveshjes së Koncensionit.

klasifikimi si të mëdhenj

Disa biznese në ish Bllok në tratativa për shitjen e aktivitetit

propozimi:

Është paraqitur një ditë më parë në Komisio-nin e Veprimtarive Prodhuese propozimi i

LSI për disa shtesa në ligjin e ndryshuar të kon-cesioneve dhe partneriteteve publike private. Një nga propozimet lidhet me faktin që kontratat koncesionare më të gjata se 4 vjet të miratohen nga Kuvendi. Kjo pasi afatet më të gjata se katër vite për kontratat koncesionare i kalojnë manda-tet politike të maxhorancave, thuhet në relacion.

Deputeti i LSI Petrit Vasili ishte relatori dhe deputeti nismëtar për këto ndryshime, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të dokumentave të

Panamasë. Ai shtoi se duhet studim fisibiliteti për format e koncesioneve që duhen përdorur, që duhet të bëhen nga Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave dhe Avokatura e Shtetit. “Për-para se të vazhdohet me procedurën e konc-esionit është shumë e domosdoshme vlerësimi i projektit dhe dhe mundësia nëse ky projekt mund të realizohet me një procedurë prokuri-mi standard”, thuhet në relacion.

“Institucionet financiare ndërkombëtare janë të shqetësuara për problematikën e kon-cesioneve”, tha Vasili. Ai tha se ka 8 javë që

këto ndryshime janë sjellë për diskutim në Kuvend dhe është e habitshme vonesa, duke shtuar se ndryshimet janë sjellë që përpara se të publikohej skandali i Panama Papers. De-putetët pohuan se duhet të shmanget absur-di që çdo kontratë koncesionare të kalojë në Kuvend, dhe propozuan që të vihen limite në vlerën e kontratave që kalojnë nga Kuvendi. Deputeti i LSI tha se mund të shtohet edhe opsioni që kompanitë koncesionare të mos jenë offshore, ndërsa mbeten të hapur për shtesa dhe ndryshime.

Kontratat koncesionare mbi 4 vjet të miratohen nga Kuvendi

Deklarata e para disa ditëve e Ministrit të Finan-cave Arben Ahmetaj se të gjitha bizneset në ish Bllok do të klasifikohen si të mëdha ka vënë në

lëvizje disa sipërmarrje në këtë zonë për shitjen e aktiv-iteteve. Si në të gjitha zonat e Tiranës, edhe në ish Bllok nuk ka vetëm bare dhe restorantet VIP, por në rrugicat e lagjes, ka plot njësi të vogla ne ambiente edhe me 10 metër katror që shesin që nga byreqet dhe kinkaleritë e vogla deri tek veshjet kineze e turke. Ka bare dhe restorante në rrugica që e shesin një kafe 60 leke njësoj si në lagjet me tjera të Tiranës.

Teksa nisma e Ministrit Ahmetaj pritet të jetësohet, bi-zneset e vogla të bllokut janë mes frikës dhe dëshpërimit për të ardhmen e aktivitetit. Madje edhe ato që njihen si njësi pak më të mëdha dhe me serioze janë vënë në tra-tativa për shitjen e aktivitetit. Nuk kanë vënë shpallje të dukshme për këtë qëllim, pasi sipas tyre kjo mund të çonte në uljen e vlerës së shitjes, por sipas tyre trajtimi fiskalisht si biznesi i madh nuk përballohet me xhirot aktuale.

Tre bare në afërsi të shkollës “11 Janari” janë duke kërkuar blerës për aktivitetin e tyre. Ambienti është me qira, por administratori që e shfrytëzon prej dhjetë vitesh pohon se riklasifikimi si i madh e mbyll automatikisht ak-tivitetin. Por kur e pyet se, kush mund ta blejë një aktivitet që nuk do të sjellë fitim, ai pohon se ka plot kërkesa, porse të interesuarit duket se janë njerëz që investojnë para të paligjshme (të ardhurat nga tregtia e hashashit dhe aktiv-itet të tjera të paligjshme), shtoi ai.

Pak ditë më parë Ministri Financave Arben Ahmetaj kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë viz-ita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat siste-mi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë:

“Nesër blloku nuk njeh biznes të vogël, janë të gjithë bi-znes i madh sepse e vërteta kjo është, dhe unë në fund të ja-

vës, dua t’i tregoj publikut shqiptar që ne e dimë shumë mirë se çfarë ndodh”, theksoi Ministri ndërsa shtoi se sot kemi dalë nga kriza dhe ne jemi përgjegjës që t’u kthejmë shqiptarëve atë që përjetuan në dy vite, ku ne bëmë reformat.

Ministri kërkoi nga Drejtoria e Tatimeve të Tiranës të zhvillojë vizita fiskale në bizneset e zonës së ish-bllokut, të cilat sistemi i riskut në tatime i ka klasifikuar me risk të mesëm dhe të lartë.

Bizneset në ish-bllok: Të verifikohet nëse jemi biznes i madhNjë ndër pikat e tregtimit më pakicë të produkteve

ushqimore në zonën e ish-Bllokut tregon për Monitor se deklarata e ministrit Ahmetaj që të gjithë bizneset në bllok janë biznese të mëdhenj, i duket tërësisht absurde.

“Mjafton të shikoni njëherë dyqanin tim që të kuptohet se çfarë biznesi jam. Le të vijnë kontrollorët tatimore, janë brenda rregullave por punoj për pikë të hallit”- tregon ai.

“Nuk mund të klasifikohemi të gjithë si biznese të mëdhenj, shikoni sa pak produkte kam dhe nuk marr dot shumë furnizim pasi nuk më shiten”- ka vijuar të tregojë pronari i një marketi në rrugën “Ismail Qemali”. Ai shton se është i detyruar që të rrisë me 10 ose 20 lekë çmimet e produkteve, konsumatorët le të zgjedhin, kjo është forma që gjen për të mbijetuar.

“Në vetëm mbijetojmë, që të themi se bëjmë një punë dhe hamë diçka”- përfundon ai, duke shprehur sërish ab-surditetin e tij rreth çështjes së klasifikimit si biznes i madh të të gjithë bizneseve në zonën e ish-bllokut.

Një tjetër market pranë shkollës “Edith Durhan” ka deklaruar se kurrsesi nuk bëjmë aq xhiro sa të konsid-erohemi si biznes i madh. Pronarja e këtij biznesi tre-goi për Monitor se në nisje të aksionit antiinformalitet vitin e shkuar, një gabim njerëzor në prerjen e një fa-ture fiskale me shpejtësi, e klasifikoi atë menjëherë në biznes të madh.

“ Në vend që të p risja 1800 lekë, kam prerë një kupon me vlerë 180 mijë lekë. Pas disa ditësh më vjen tatimorja që më njofton që kam kaluar biznes i madh. Në të vërtetë ata mund ta verifikonin shumë mirë ecurinë e xhirove të mia. Kaluan disa javë dhe pas ankesave të depozituara, e zgjidha këtë gjë. Megjithatë, uroj që kësaj here, tatimorët të verifikojnë vërtet se cilët janë bizneset e mëdha dhe cilët të vegjël”- përfundoi ajo.

Page 7: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 7

aktualitet BE e shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit në arsim dhe shëndetësi

DialoguBrukseli: Reforma në Drejtesi, kusht i panegociueshëmP

arlamenti Europian ka mi-ratuar dje rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se, në vend nevo-

jiten më shumë përpjekje për re-alizimin e reformave. Dokumenti vlerëson se, është e vërtetë se re-format kyçe politike dhe adminis-trative, “aq të nevojshme në këtë vend”, janë duke bërë progres, por nga ana tjetër thekson se, këto pro-cese ende nuk kanë arritur në fazën që do t’i hapnin rrugë nisjes së ne-gociatave të anëtarësimit në Bashk-imin Europian. “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Vendi është duke përgatitur aktualisht një reformë gjyqësore tepër ambicioze, e cila do t’u japë përgjigje shqetësimeve më kyçe të përcjella nga qytetarët dhe do të ndihmojnë në luftën kundër kor-rupsionit në jetën e përditshme. Qytetarët e Shqipërisë duan të bëhen gati për aderimin në bllokun europian. Tani, liderët e tyre poli-tikë duhet ta kapin këtë moment e të vazhdojnë implementimin e reformave”, deklaroi eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Në rezolutën për Shqipërinë thuhet se, nëse dëshiron fillimin e negociatave të anëtarësimit, duhet të intensifikojë reformat në fushat më prioritare siç janë: sundimi i ligjit, reforma gjyqësore, lufta kundër kor-rupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në adminstratën publike, si dhe të drejtat themelore.

Eurodeputetët vazhdojnë të mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë dhe shtrirjen e korrupsionit në arsim, shëndetësi, gjyqësor e fusha të tjera. Autocensura e zgje-ruar mes gazetarëve nga ana tjetër, që siç thuhet në dokument janë ndonjëherë edhe fizikisht të nda-luar të mbulojnë evente të caktu-ara, që sulmohen apo kërcënohen për shkak të punës së tyre përben një tjetër arsye për shqetësim.

Komisioneri HahnEurokomisioneri për zgjerimin

Johannes Hahn ka përshëndetur menjëherë votimin e rezolutës së

Shqipërisë në Parlamentin Euro-pian. Edhe pse tha se vendi është në rrugën e duhur, theksoi se palët duhet të përfshihen në dialog për të përmbushur 5 prioritetet për çeljen e negociatave të anëtarësim-it. “Veçanërisht mirëpres vlerësi-

min që kjo rezolutë thekson për sistemin e drejtësisë, i cili jo vetëm do të ndihmojë zbatimin e ligjit në vend, por gjithashtu edhe profe-sionalizmin në këtë sektor. Muajt e ardhshëm do të jenë vendim-tare për të konsoliduar negociatat.

Rezultatet konkrete të reformave duhet t’i garantojnë qytetarëve një shtet demokratik që u ofron mirëqënie, siguri dhe mundësi. Rezoluta thekson se për këtë par-titë dhe aktorët politikë duhet të përfshihen në dialog konstruktiv

dhe deciziv. Zbatimi i reformës në drejtësi është një arritje për të gjithë vendin dhe është shumë i vlefshëm për të qenë subjekt i njërës apo tjetrës palë politike, ndaj presim dialog nga të dyja par-titë”, deklaroi Hahn.

Deputetët e Komisionit të Sig-urisë Kombëtare i kërkojnë

Shërbimit Informativ Shtetëror që të vihet në lëvizje dhe të zbardhë emrat e shqiptarëve të përfshirë në skandalin e Panamasë. Arben Çuko dhe Xhemal Qefalia, thonë se SHISH duhet të hetojë me im-tësi brenda dhe jashtë vendit mbi zyrtarët dhe biznesmenët që kanë fshehur pasuritë. Hetimet, sipas tyre, duhet të nisin dhe struktu-rat e tjera shtetërore. “Jo vetëm SHISH, prokuroria besoj, drej-toria e pastrimit të parave, që ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe unë mendoj që sa më shpejt të ngrihet hetimi, sa më shpejt të mbyllet ky hetim, aq më mirë do jetë për qartësimin e publikut se kush janë këta që fshehin paratë, se pista fshihen nuk fshihen paratë e pastra”, thotë Çuko. Ndërsa, Qefalia shprehet se: “Absolutisht Shërbimi Infor-mativ Kombëtar është një organ ligjzbatues i cili duke të ndjekë me hollësi të gjithë situatën që ndodh në vend dhe jashtë tij dhe është detyrë e shërbimit që kryesisht duhet të fillojë të hetojë nëse ka ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të cilët janë përfshirë në këtë skandal ndërkombëtar”. Deputetët kon-firmojnë se Visho Ajazi Lika, kreu i SHISH do të thirret të raportojë mbi këtë skandal, ku janë përf-shirë dhe shqiptarë, në komisionin e sigurisë kombëtare. “Skandali i Panama Papers është një skan-

“të hetohet me imtësi brenda dhe jashtë vendit mbi zyrtarët dhe biznesmenët që kanë fshehur pasuritë”

Shqipëri të caktuara me ligj, duhet të nisin patjetër një hetim sipas procedurave që kanë ata. Prandaj duhet një hetim i integruar i or-ganeve kompetente shqiptare, në bashkëpunim edhe me ndërkom-bëtarët”- tha Arben Çuko. “Ne ende nuk e kemi informacion edhe pse jemi komision përgjegjës, por shpresoj që në të ardhmen të kemi mundësi që ta thërrasim drejtorin e Shërbimit Informativ për të in-formuar komisionin në tërësi, por pse jo edhe për këtë problem”-tha Xhemal Qefalia.

dal mbarëbotëror, ku fatkeqësisht kanë dalë dhe emra shqiptarësh. Dhe për hir të transparencës, për

hir të zbatimit të ligjeve të shtetit shqiptar dhe atyre ndërkombëtare, duhet që organet kompetente në

Deputetët e Sigurisë: SHISH të hetojë ‘Panama Papers’

Komisioni s’ka zhvilluar asnjë mbledhje prej të paktën 3 javësh Sot mblidhet komisioni për reformën në drejtësi Një sondazh në të cilin shqiptarët i japin

mbështetje maksimale reformës në drejtësi ka vënë në lëvizje mazhorancën në komisionin e drejtësisë. Kryetari Fatmir Xhafaj njoftoi publiki-sht thirrjen e mbledhjes së komisionit, i cili nuk punon prej gati tre javësh. Partia Demokratike e ndër-preu dialogun për reformën duke vënë si kusht zbatimin e vendimit të Gjykatës Kush-tetuese për mandatet e dy de-putetëve. “Nuk ka nevojë për shumë negociata. Ka nevojë për shumë vendimmarrje. Prandaj të premten në orën 10 do të thirret komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi, për të vazhduar punën atje ku e e ka lënë”, deklaroi Xhafaj. Por në lojë nuk janë më vetëm

mandatet e dy deputetëve. Opozita po e kushtëzon pjesëmarrjen në komision edhe me komisonin he-timor parlamentar për CEZ-in, refuzimin e të cilit demokratët e konsiderojnë si një shkelje flagrante të së drejtës kushtetuese të opozitës për të kontrol-

luar qeverinë. “Kushtetuta është i vetmi

kusht që ne kemi. Ikja nga një krim kushtetues nuk po e fre-non të shkojë drejt një tjetër krimi Kushtetutën, që është ai i mospranimit të komisionit hetimor për CEZ, ku Edi Rama është direkt përgjegjës, është direkt i lidhur. Pra, një çështje

korruptive që nxjerr direkt para publikut kryemi-nistrin Rama”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

Page 8: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 8

ekonomi

Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe e

parafundit në rajon për atraktiv-itetin si destinacion investimesh…

Trajtimi jo i duhur fiskal, lig-jor, mosrespektimi i kontratave, paqëndrueshmëria e administrates publike etj duket se e kanë bërë Shqipërinë vendin më pak atraktiv për biznes ndër 20 vende në zhvil-lim të Europës Lindore. Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në një anketim për klimën e bizne-sit 2016 verën se Shqipëria renditet e 19-ta ndër 20 vende për të inves-tuar, duke lënë pas vetëm Kosovën dhe ne vendin e fundit ( 20-tin), ndaj pyetjes “nese do të investonit përsëri në vendin ku operoni?” .

Dhoma Gjermane vëren se për më tepër klima e biznesit është përkeqësuar edhe me tej gjatë vitit 2016.

Mbi, mbi vëzhgimin e kryer në ecurinë ekonomike të vitit 2016 në Shqipëri, u bë e njohur se 56 % e bizneseve të anketuara e vlerësoj-në situatën negative në 2016. Vihet re një rritje e përkeqësimit të situ-atës pasi vitin e shkuar vetëm 47 % e tyre kishin ndjesi negative. Nga ana tjetër, 38 % e bizneseve të an-ketuara e vlerësojnë të kënaqshme situatën në 2016, në krahasim me vitet paraardhëse. Anketimi tregoi, sa i përket të ardhmes, bizneset shpresojnë se do të përmirësohet, sidomos brenda sektorit.

Lidhur me situatën aktuale, 5 % e të anketuarve e vlerësojnë “mirë” situatën ekonomike, ndërsa vitin e shkuar këtë vlerësim e kishin 19 % e bizneseve.

Më pozitive vlerësohet situata aktuale e vetë bizneseve, në kra-hasim me një vit më parë. 28 % e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar ndërsa vi-tin e shkuar numri i tyre ishte 23 %. Për 54 % së të anketuarve situata ka mbetur e pandryshuar, ndërsa 18 % e tyre mendojnë se situata është përkeqësuar.

Rritet numri bizneseve qe refuzojnë ShqipërinëNga rezultatet e anketimit për

vitin 2016 vihet re se, Shqipëria aktualisht nuk ofron mundësitë më të mira për investime. Këtë vit vetëm 67 % e kompanive do të in-vestonin sërish në Shqipëri (2014: 86 %, 2015: 66 %), thuhet në njofti-min e Dhomës Gjermane. Faktorë të vlerësuar si pengesë në zgjed-hjen e Shqipërisë si destinacion investimesh janë “lufta kundër

informalitetit dhe korrupsioni”, “transparenca e tenderave pub-like”, “siguria ligjore”, “parashikue-shmëria e politikave ekonomike” dhe “administrata publike”, njoftoi Dhoma.

Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 fak-torë, të cilët këtë vit pothuajse të gjithë janë përkeqësuar. Vlerësime pozitive në krahasim me një vit më parë kanë marrë “kostoja e punës”

Shqipëria, e fundit në rajon si destinacion për gjermanët

Nuk kanë të sosur ankesat e shoqatave të investitorëve të

huaj për klimën e biznesit në Shq-ipëri. Pas Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Dhomës Gjermane, ka reaguar dhe Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), që ka në gjirin e saj disa nga sipërmarrjet më të mëdha të huaja në vend. FIAA e ka vënë theksin në reformën tek gjyqë-sori, sipas deklaratës së mëposhtme: “Reforma e shumë kërkuar në gjy-qësorin shqiptar dhe realizimi i saj është në vëmendjen më të lartë të Komunitetit të Biznesit të Huaj në Shqipëri. Investitorët ekzistues dhe ata potencialë ndjehen optimistë se të gjithë politikanët shqiptarë e kup-tojnë rëndësinë e kësaj reforme. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se, çdo ditë, vonesa e realizimit te reformës i kushton Shqipërisë investime të reja, vende të reja pune, rritjen e eksport-eve si dhe fillimin e negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ne duhet të pranojmë se refor-mat kyçe politike dhe administra-tive të nevojshme në Shqipëri janë duke përparuar, por ende nuk kanë arritur një fazë në të cilën negoci-atat e pranimit në BE të mund të fil-lojnë. Është e qartë nga BE se nëse vendi dëshiron të nisë negociatat për anëtarësimin në BE, së pari duhet të intensifikojë përpjekjet për reforma në fushat kryesore prioritare, të tilla si funksionimi i ligjit, reforma në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në administratën publike dhe të drejtat themelore, të cilat janë të gjitha el-ementë kyç për rritjen e investimeve të huaja në vend.

Qëndrueshmëria e Investimeve të Huaja në Shqipëri është kompo-nent kryesor në rritjen ekonomike të suksesshme dhe të qëndrueshme dhe gjithashtu një rrugë drejt për-mirësimit social te vendit. Ne be-sojmë se çdo qytetar i ketij vendi është i vetëdijshëm mbi përfitimet e investimeve të reja në vend, të cilat do të avancojnë në transferimin e teknologjisë, rritjen e punësimit, rritjen e konkurrencës së biznesit dhe të tregtisë ndërkombëtare. Të gjitha këto përfitime do të kontribo-jnë në rritje më të lartë ekonomike, e cila është instrumenti kryesor për zbutjen e varfërisë në Shqipëri.

Si biznese të huaja që operojmë në këtë vend, ne do të vazhdojmë të theksojmë se roli dhe cilësia e insti-tucioneve shqiptare, ka një rëndësi të madhe për mbarëvajtjen e bizne-sit. Kontrolli i korrupsionit dhe for-malizimi i ekonomisë, funksionimi më i mirë i ligjit duke përfshirë res-pektimin e rregullave të arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe stabiliteti politik, janë treguesit e një qeverisje të mirë dhe cilësie institucionale të këtij vendi.

Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqë inves-time të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit. Realizimi i refor-mave në sistemin gjyqësor shqiptar do të ndikojë në masë të madhe kush-tet ekonomike në vitet që do të vijnë si dhe do të ndikojë konsiderueshëm në vendimet e sotme për investime”.

dhe “disponueshmëria dhe cilësia e furnitorëve lokalë”.

Këtë vit, të anketuarit kanë qenë më kritikë ndaj zhvillimit të vendit dhe më optimistë për sa i përket bizneseve të tyre. Kjo vi-het re si në rritjen e të ardhurave të pritshme të biznesit (45 % presin rritje, 40 % mendojnë se nuk do të ndryshojnë) edhe në rritjen e numrit të punonjësve. 35 % e të anketuarve mendojnë të rrisin numrin e punonjësve,

investimet e huaja

Edhe FIAA paralajmëron qeverinë

Riinvestimi

Deklarimi i të ardhurave personale është një dety-rim ligjor për individët që

tejkalojnë shumën 2 milionë lekë të ardhura vjetore, pohon për ‘Moni-tor’, Artan Xhiani, ekspert fiskal. Ai tregon se që nga hyrja në fuqi, ky ligj ka pësuar disa ndryshime.

“Për mendimin tim, futja e këtij deklarimi është bërë në një peri-udhë të papërshtatshme”, – pohon eksperti, duke argumentuar se ka një sërë hapash të tjerë që duhet të ishin implementuar përpara ard-hjes së këtij ligji.

“Në qoftë se do t’i vendosim në një radhë kohore se çfarë duhej bërë para se të vinim te deklarimi i të ardhurave individuale, do kishim një renditje të tillë:

1. Formalizimi i ekonomisë dhe i pagaveReforma e asistencës sociale“Të gjitha këto ndikojnë në të

ardhurat personale të secilit nga ne, por do të ndalesha te pika 2 dhe 3. Ende sot nuk kemi një shifër ligjore se cili është minimumi jetik në Shqipëri, që për mendimin tim është më shumë se 35,000 lekë në muaj ose 420,000 lekë në vit.

Kjo do të thotë se të gjithë ata që marrin nën minimumin je-tik, shteti duhet t’i subvencionojë një sërë shërbimesh publike dhe t’u kompensojë një sërë shërbi-

eksperti fiskal

Artan Xhiani: “Ligji ka ardhur në një moment të papërshtatshëm”

Të ardhurat mbi 2 milionë lekë në një vit të plotë, janë detyrim për t’u deklaruar nga çdo qytetar shqiptar

Të gjithë ata që marrin nën minimumin jetik, shteti duhet t’i subvencionojë një sërë shërbimesh publike dhe t’u kompensojë një sërë shërbimesh të tjera të ofruara nga sektori privat

mesh të tjera të ofruara nga sek-tori privat. Kjo do të thotë që jo vetëm duhet të marrin asistencë nga organet e kujdesit publik, por shteti duhet t’u kompensojë edhe një pjesë të qirasë (nëse jetojnë me qira), apo t’u kthejë mbrap-sht një pjesë të TVSH-së të cilën ata si konsumatorë e kanë paguar për blerjen e ushqimeve apo atyre që quhen produkte të shportës. Asnjëra nga këto nuk funksionon sot qoftë edhe jashtë skemës së deklarimit të të ardhurave perso-nale”,- tregon z. Xhiani.

Sa i përket mundësisë që ofron ligji për zbritjen e disa shpenzi-meve si: për medikamente, in-

Page 9: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 9

ndërkohë që 55 % e tyre (72 % një vit më parë) nuk planifiko-jnë ndryshime. Pyetjes nëse forca e punës në Shqipëri është e përgatitur nëpërmjet sistemit arsimor për kërkesat e kompa-nive, 10 % të të anketuarëve i janë përgjigjur me “Po”, 63 % me “Pjesërisht” dhe 28 % me “Jo”. 68 % e shikojnë si mundësi ofrimin e trajnimeve profesionale bren-da kompanisë në përputhje me nevojat specifike.

Nga data 1 shkurt deri më 1 mars 2016, Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë në Shq-ipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qën-drore dhe Juglindore (EQJL), real-izoi me kompanitë anëtare anketi-min vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1623 kompani, nga të cilat 40 ishin

nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 44 % të kompanive anëtare të DIHA-s. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime.

Kreu i DIHA Rolf Castro Vasques ka deklaruar se pika kryesore ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës.

Rekomandimet që DIHA ka dhënë për përmirësimin e klimës

në vendin tonë janë:Personeli i qëndrueshëm:

nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Si-pas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.

Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë. Shteti i së drejtës dhe taksat: Bi-zneset gjermane mendojnë se fir-mat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset.

Brenda datës 30 prill, të gjithë qytetarët të cilët kanë të

ardhura mbi 2 milionë lekë, duhet të plotësojnë deklaratën individuale vjetore. Plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në for-më elektronike për individët rezidentë në Republikën e Shq-ipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2 milionë lekë në vit dhe po ashtu, për personat jo rezidentë (individë të huaj) që realizojnë të njëjtën sasi të ard-hurash vjetore në Republikën e Shqipërisë.

Të kontaktuar nga ‘Monitor’, burime nga Drejtoria e Përgjith-shme e Tatimeve tregojnë se një shifër të saktë të personave që kanë detyrim këtë vetëdeklarim nuk ka. Referuar një liste të har-tuar në vitin 2011, rezultonin mbi 4700 punonjës të administratës shtetërore, punonjës në Univer-sitete shtetërore dhe të tjerë me funksione në sistemin gjyqësor shqiptar që kanë detyrimin lig-jor, sipas kritereve të vendosura për të deklaruar të ardhurat e tyre. Që nga ai vit, kjo listë është gjithnjë në ndryshim për shkak të vendosjes së personave të rinj, heqjen e disa të tjerëve e kështu me radhë dhe arrin shifrën e thu-ajse 16 mijë personave, por nuk janë shifra zyrtare.

Sa i përket procesit, Suela Behri, përgjegjëse për shërbimin pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale në Tiranë, tregon se po shkon mirë, se një pjesë e mirë e personave interesohen paraprak-isht, më pas marrin edhe asis-tencën për mënyrën e plotësimit të formularit të deklarimit, të vendosur me ligj. Ajo tregon se deklarata plotësohet vetëm ele-ktronikisht dhe se i ka qartësisht të ndara kërkesat e dhënies së in-formacionit mbi të ardhurat për individët që janë të detyruar të bëjnë këtë deklarim. Megjithatë, nuk mohohen as rastet kur vite më parë, persona të ndryshëm nuk kanë qenë në dijeni të dety-rimit për të bërë vetëdeklarimit dhe kanë marrë masë ndësh-kimore në formë gjobe nga mosdija. Ajo shpjegon edhe se institucioni përgjegjës për moni-torimin, ILDKPKI, ka çuar rral-lëherë zyrtarë të lartë nën akuzë për fshehje të pasurisë. Znj. Beh-ri, megjithatë, thekson se vitet e fundit ndërgjegjësimi ka qenë më i madh për të marrë informa-cione dhe një pjesë e mirë janë interesuar përmes rrugëve të tilla si telefonata, e-mail dhe intere-sim pranë sporteleve të Tatimeve.

vlerësimi

Kujdes! Deklaroni të ardhurat deri në 30 prill

ardhur e deklaruar tatohet që në burim dhe kur shteti nuk ka ndër mend të rimbursojë ndonjëherë taksat e paguara më tepër, për çfarë duhet një deklarim i të ard-hurave personale?

“Këtë përgjigje duhet të na e japin ata që na e kërkuan të bënim një ligj të tillë të parakohshëm dhe ata që e miratuan këtë ligj për të shtuar dhe një ligj tjetër në listën e ligjeve që nuk gjejnë zbatim”, – përfundon z. Xhiani.

Kush duhet të deklarojë të ardhurat vjetore e shpenzimet dhe çfarë përfitohetDeklarimi vjetor i të ardhurave

personale, sipas ligjit nr. 10343, datë 28.10.2010 “Për disa ndry-shime në ligjin nr. 8438 ‘Për tatimin mbi të ardhurat’, datë 28.12.1998�, bën fjalë për detyrimin që kanë in-dividët për të përgatitur dhe për të paraqitur deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.

Të ardhurat mbi 2 milionë lekë në një vit të plotë, janë detyrim për t’u deklaruar nga çdo qytetar shqiptar.

Deklarata vjetore e të ard-hurave plotësohet nga tatimpa-guesi që mbart detyrimin për të deklaruar, përmban të dhëna për të ardhurat bruto, për shpenzi-met e zbritshme të kryera, si dhe për tatimet e paguara gjatë peri-

eksperti fiskal

teresat e huas së përdorur për shkollim, kontribute në skema të pensioneve suplementare etj., eksperti tregon se, asnjë per-son i cili sipas ligjit duhet të bëjë deklarimin e të ardhurave perso-nale, nuk plotëson kushtet për të zbritur këto lloj shpenzimesh.

“Në eksperiencën time të kë-tyre 4–5 viteve, asnjë person i cili sipas ligjit duhet të bëjë deklari-min e të ardhurave personale, nuk plotëson kushtet për të zbritur këto lloj shpenzimesh, për shkak të tejkalimit të limitit të të ardhurave.

Nga ana tjetër nuk kam infor-macion që administrata tatimore të ketë rimbursuar ndonjë rast kur nga deklarimi rezulton se individit duhet t’i kthehen taksat e paguara më tepër.

Në këtë kontekst, edhe prob-lematika e prodhuar nga ky lloj deklarimi është lënë në hije, duke e parë si tepër të vështirë që një individ të mund të marrë mbrap-sht taksat e paguara më tepër”, – tregon z. Xhiani.

eksperti tha në vijim se deklari-met e deritanishme kanë vlerë statistikore, apo informuese në rast se një institucion sipas ligjit kërkon të dhëna për ndonjë per-son mbi të ardhurat e tij personale (prokuroria, gjykata, dhe organiz-ma të tjerë sipas ligjit). Por, shtron pyetjen ai, kur në Shqipëri çdo e

udhës tatimore.Përveç tatimpaguesve me

të ardhura mbi 2 milionë lekë, deklarata vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga per-sona të tjerë, që vendosin të bëjnë deklaratën, megjithëse nuk kanë detyrimin ligjor për këtë, për arsye se duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, e para-shikuar në këtë ligj, kur këta indi-vidë plotësojnë kushtet e përfiti-mit të zbritjes së shpenzimeve.

Çfarë deklarohet nga një person si e ardhur personaleTatimpaguesi, në deklaratën

vjetore të të ardhurave, jep të dhë-na për të ardhurat bruto, në të cilat përfshihen:

a) Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëni-et e punësimit për individët.

b) të ardhurat bruto nga divi-denti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e bi-znesit;

c) të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pro-nësi të deklaruesit;

ç) të ardhurat bruto nga inte-resa bankarë;

d) fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pa-suri të paluajtshme;

dh) shuma bruto të fituara nga

lotari apo lojëra të tjera të fatit;e) të ardhurat bruto nga pasur-

ia intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;

ë) fitimi kapital nga dhurimi;f) të ardhura bruto të realizuara

jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Shpenzimet e zbritshmeTatimpaguesit, të cilët nuk janë

subjekt i deklarimit, dhe kanë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet deri në shumën 1 050 000 (një milion e pesëdhjetë mijë) lekë në vit (e indeksueshme çdo vit), por jo më të lartë se kjo shumë, mund të jenë subjekte deklaruese. Për efekt të llogaritjes së të ard-hurës së tatueshme të këtyre in-dividëve që plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave, janë shpenzime të zbritshme shpenzi-met e mëposhtme:

– shuma e interesit bankar të kredisë së marrë për shkollim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari;

– shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pam-buluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, sipas përcaktimeve të rregulluara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Page 10: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 10

kulturë

Ka një arsye madhore për një komb pse dëshmitë dhe historia të jetë me të

vërtetën. Sidomos kur krimet dhe terrori si në rastin e luftës së fundit në Kosovë, kërkojnë ende reflekti-min, ndjeshmërinë mbi genocidin e tmerrshëm serb. Rasti është zh-vendsoja e ekspozitës së Fitnete Ramosaj nga Prishtina në Tiranë, ku vijnë për herë të parë pamje dhe dëshmi tronditëse në Muzeun Historik nga tmerri i luftës së fun-dit, në vitin 1998-1999. Mendimi i Ramosajt: Përmes fotove dhe dëshmisë të luftohet harresa dhe që proceset të mos ndërtohen mbi të dhëna jo të sakta. “Terrori Dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”, është ekspozita dëshmuese e mbështetur nga Instituti Për Hu-lumtimin e Krimeve të Luftës, e cila vjen dhe në Tiranë sonte në Muzeun Historik Kombëtar pas ekspozimit në Kosovë. Për këtë ekspozitë, Ramosaj ka punuar gati dy vjet vetëm me përpunim të ma-terialit, ndërsa më tepër se 16 vjet ajo është marrë me grumbullimin e materialeve për krime të luftës, por njëkohësisht ka shfrytëzuar edhe materiale nga arkiva e Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës, nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, të Këshillit të Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, arkivin e In-stitutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, por edhe shtypin vendor edhe ndërkombëtar, qoftë gjatë luftës dhe pas saj.

Gjatë luftës së fundit të Kosovës

për herë të parë në Tiranë Fotot e tmerrit

të vitit 1998-1999, mijëra shqiptarë janë vrarë dhe janë masakruar, madje mbi një mijë ende kanë mb-etur të zhdukur dhe sot e atëherë nuk dihet se ku gjenden eshtrat e tyre.

Është emblematike fotografia e realizuar nga fotografi i agjencisë Gamma, francezi Georges Meril-lon (1957), në fshatin Nagavec të Rahovecit, më 28 janar 1990. Me këtë fotografi, më 1991, Meril-lon fitoi çmimin prestigjioz Ëorld Press Photo. Kjo është nga të parat fotografi nga Kosova, që tronditi botën: familja dhe të afërmit vaj-tojnë pranë trupit të Nesimi Elsha-nit, student nga fshati Nagavac, i vrarë në demonstratat e organi-

zuara kundër ripushtimit serb, më 27 janar 1990, në dalje të fshatit Brestovc të Rahovecit.

Krimi shtetëror serb ishte në sistem, këtë e dëshmon Ramosaj me foton mbi gjurmët e Kampit të përqëndrimitm, burgu i Dubravës, në komunën e Istogut, ku prej datës 19-24 maj 1999, forcat oku-puese serbe kryen masakrën më të tmerrshme mbi të burgosurit poli-tikë shqiptarë dhe pengjet e luftës, me ç’rast i ekzekutuan në masë në mënyrat më të tmerrshme 184 prej tyre dhe i plagosën mbi 300 të tjerë. Të gjithë të burgosurit shqiptarë, një muaj para masakrës, me urdhër të Ministrit të Drejtësisë së Serbisë, Dragoljub Jankoviq, ishin transfer-

uar nga burgjet e Serbisë në Burgun e Dubravës, në Kosovë. Fotografja shënon se dihej se në këtë masakër kanë marrë pjesë njësitet e policisë së Serbisë, të PJP-së, të JSO-së, të Ushtrisë Jugosllave (VJ), person-ali i burgut, të burgosurit ordinerë serbë etj. Kjo masakër është orga-nizuar dhe është kryer me urdhër të instancave më të larta shtetërore të Serbisë. Prokuroria serbe për krime luftë në Beograd, më 15 tetor 2010, pranoi se Masakra është bërë me u rdhër të ministrit të atëher-shëm serb të drejtësisë, Dragoljub Jankoviq, dhe zv. Kryeministrit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Nikolla Shainoviq. Deri më tani, thotë Ramosaj askush nuk është

nxjerrë para drejtësisë për këtë krim të gjenocidit kundër njerëzimit.

Është një foto e ekspozuar, e quajtur Fotografia e Tmerrit, pamja është: mbetje eshtrash të 14 luftëtarëve të UÇK-së, të rënë në pritën e forcave ushtarake serbe, më 29 mars 1999, në afërsi të SHishmanit të bokës (komuna e Gjakovës), derisa po hynin nga Shqipëria në Kosovë. Pas vrasjes, forcat serbe i grumbulluan dhe i dogjën trupat e tyre, bashkë me armatimin dhe municionin që e kishin me vete.

Një tjetër rast në foto: kriminelët serbë, i burgosuri Ilija Mishkoviq nga Çaçaku dhe Boban Bashqare-viq duke ekzekutuar të burgosurit

Ekspozita me 200 foto tronditëse në Tiranë: Dhoma e torturave në stacionin e policisë serbe; Prill 1999, kamioni frigorifer me civilë shqiptarë të ngrirë, del në sipërfaqe të ujit në Danub

Burgjet famëkeqe serbe ku ekzekutoheshin me qindra shqiptarë; rishfaqet më ’99-ën krimineli i famshëm serb duke i prerë fytin

një të riu; Puset e vdekjes në Kosovë ku hidheshin me mijëra shqiptarë të vdekur për të zhdukur gjurmët e krimit…

nga Violeta Murati

Page 11: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 11

Operacioni sekret i zhdukjes së provave të ekzistimit të një populli të tërë duke djegur e zhdukur librat amzë të të lindurve, e të të vdekurve;

shqiptarë që ishin të plagosur në burgun e Dubravës, 22 maj 1999.

Puset e vdekjes në Kosovë – gjatë luftës, veçanërisht në pran-verën e vitit 1999, dhjetra civilë shqiptarë, pasi i vranë e i masak-ruan, forcat serbe i hodhën në puse (bunarë) të ujit të pijshëm anembanë Kosovës, me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit. Ky rast është ndjekur nga Josef Mar-tinsen, coordinator i UNHCR-it dhe Ndihma e Kishës Norvegjeze në programin e emergjencave “Nxjerrja e trupave nga puset në Kosovë”, korrik 1999-mars 2000.

Është një fotografi ku njëra prej 22 kufomave të gjetura në dy puset e Kotlinës, në shtator të vitit 1999. Trupi kishte qëndruar pesë muaj e gjysëm në pus. Kjo foto vjen nga Josef Martinsen, ud-hëheqësi i ekipit ndërkombëtar për nxjerrjen e trupave nga këto puse. Ndërsa më 24 mars 1999, forcat okupuese ushtarake e poli-core serbe e sulmuan fshatin Kot-linë të komunës së Kaçanikut. Pasi e plaçkitën dhe e dogjën fshatin, i zunë rob banorët e fshatit, duke i ndarë në dy grupe, gratë e fëmijët në njërën anë dhe burrat në anën tjetër. Vetëm në këtë ditë pasi i torturuan tmerrësisht banorët, i masakruan 27 meshkuj të fshatit, tre prej tyre 16 vjeçarë. Pas tor-turimit të tmerrshëm, 22 prej tyre i hodhën në dy puse në afërsi të fshatit, të cilat më pas ushtria ser-be i shkatërroi me eksploziv për të zhdukur gjurmët e krimit. Trupat e pajetë të 22 banorëve të Kotli-nës, shumica prej tyre pa kokë dhe gjymtyrë të tjera, u nxorën nga pu-set në shtator të vitit 1999, nga eki-pet ndërkombëtare të ICTY (Tri-bunalit ndërkombëtar për Krime të Luftës në ish Jugosllavi).

Foto e korrikut 1999, në Deçan;

Trupi i pajetë i të riut S.F pas nxjer-rjes nga bunari. Në maj të vitit 1999, I plagosur ishte zënë nga policia serbe të cilët pasi e kishin torturuar mizorisht e kishin masakruar me armë të ftohta e armë zjarri, duke e ngulfatur edhe me qese najloni e më pas e kishin hedhur në bunarin e ujit të pijshëm në oborrin e shtëpisë së R.Ç. duke ia hedhur përmbi edhe rreth njëqind blloqe betoni.

Tjetër foto me historinë: Ka-mioni frigorifer, i cili më 6 prill 1999, doli mbi sipërfaqen e ujit të Danubit, në Tekija, rreth 200 kilometra në lindje të Beogradit,

në të cilin gjendeshin trupat e 86 civilëve shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin edhe trupat shtetërore serb në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit. Kamioni ishte pa targa, kishte vetëm një logo që tregonte se i përkiste thertores “PIK Progres Eksport” nga qyteti i Prizrenit. Sipas dëshmitarëve oku-larë, më 7 prill, 53 trupa si dhe tri koka të prera nga trupat e tyre, u dërguan me një kamion në qen-drën stërvitore të policisë serbe në Batajnicë, ku i hodhën nëpër gro-pa dhe i dogjën, ndërkaq të tjerët përfunduan në varresën masive në

Petrovo Sello/.Serbia para dhe gjatë Luftës

në Kosovë, nisi ndërmarrjen me të pabesueshme për zhdukjen e provave të ekzistimit të një pop-ulli të tërë, duke djegur e zhdukur librat amzë të të lindurve dhe të të vdekurve, duke ua marrë dhe shkatërruar dokumentet e iden-tifikimit në mënyrë të organi-zuar kolonave të shqiptare që me dhunë dëboheshin jashtë kufijve të Kosovës, për t’ua bërë të pa-mundur kthimin, me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike të popullsisë. Kjo është tjetër dëshmi ekstreme e shpjeguar përmes disa fotove që tregojnë grumbuj letrash identifikimi, duke treguar se me spastrimet etnike nëpërmjet oper-acionit sekret “Patkoi”, në Kosovë duhej të mbeteshin 400-500 mijë shqiptarë dhe me kolonizimin e ri serb në Kosovë të krijohej arti-ficialisht një përqindje proporcio-nale e popullatës, ku dihet thotë Ramosaj, ashtu siç është historia, se në asnjë periudhë numri i paki-cës serbe e malazeze së bashku në Kosovë nuk e ka kaluar shifrën prej 200 mijë banorë.

Është një foto dëshmuese, një ushtar i NATO-s në dhomën e tor-turës në podrumin e stacionit poli-cor serb në Prishtinë. Kjo tregon se pas përfundimit të luftës ush-tarët britanikë, kanë gjetur në këtë dhomë mjete të llojllojshme të tor-turës, me të cilat dëshmohet se I përdornin forcat serbe kundër shq-iptarëve, ndryshe u quajt: “Cham-ber of horrors” (DHoma e tmer-reve). Në to, kishte mjete të torturës për torturimin e shqiptarëve të zënë rob, të gjetur pas përfundim-it të luftës në stacionin e policisë serbe në Prishtinë, në mesin e tyre është gjetur edhe një motosharrë.

E paçmueshme është liria, shënon Ramosaj kur prezanton një tjetër foto tronditëse: Maskra mak-abre e kryer nga forcat serbe, më 29 janar 1999, në Rogovë të Hasit, Gja-kovë. Vetëm brenda tri ditësh, 27-29 janar 1999, në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit, forcat serbe i vranë e i masakruan 30 shqiptarë.

Të burgosur shqiptarë, të ekze-kutuar nga forcat serbë në Kampin e Përqëndrimit – në Burgun e Du-bravës (19 -24 maj 1999)

Masakra e Reçakut, Shtimë 15 janar 1999, - Për të kryer me sukses masakrën e tmerrshme në fshatin Reçak të Shtimës, Beogradi zyrtar i dërgoi në Kosovë, përveç të tjerëve edhe Vojsllav Sheshelin e Nikolla Shainoviqin (zv. Kryeministër i Serbisë) të cilët kishin ardhur në Kosovë dy ditë para masakrës e ishin larguar dy ditë pas masakrës.

Forcat e ushtrisë serbo-jugo-sllave, njësitet special e të ISO-së e PJP-së, forcat e policisë serbe e paramilitare dhe serbë lokalë të mobilizuar nga Ferizaj, Shtërpca, Shtimja, Vitia, Lipjani etj, në orët e hershme të 15 janarit 1999, u futën

nëpër shtëpitë e Reçakut, duke i terrorizuar banorët e fshatit. Pas torturave dhe mizorive të shumta forcat serbe i ekzekutuan në masë 45 banorë civilë të fshatit dhe i pla-gosën dhjetëra të tjerë. Shumicës së viktimave u ishin hequr pjesë të ndryshme të trupit, si: sytë, ko-kat, zemrat etj. Kishte pleq, plaka, të rinj, por edhe gra e fëmijë të dy gjinive. Rrugicat dhe kodrat mbi fshat ishin mbushur me kufoma. Tmerrin në Reçak e panë së af-ërmi edhe përfaqësuesit e OSBE-së. Një ditë pas masakrës, i gjetur përballë pamjeve të tmerrshme të masakrës, kryesuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së, në Kosovë, diplomati amerikan Ëilliam Ëalker, i kumtoi botës se ajo që kishte ndodhur në Reçak ishte krim kundër njerëzimit.

Është një foto e tmerrshme, ku shfaqet krimineli serb Gorolub (Slavujko) Paunoviq (1969) punë-tor i ish PTT-së në Vushtrri, duke i prerë fytin një të riu shqiptar. Sipas dëshmitarëve , ky kriminel ishte pjesëmarrës edhe në krimin në fmailjen e Hamdi Ugjarit, më 1999.

Ekspozohet një facsimile e dokumentit “tepër sekret” i Ush-trisë Jugosllave, nr.612-1, i datës 30.3.1999, me të cilin urdhërohet pushtetit civil në komunat Pejë, Istog, Klinë e Deçan të vihen nën urdhërat e “komandantit Suprem” për dëbimin e popullsisë shqiptare.

Një dëshmi fotografike tron-ditëse është ajo se si forcat serbe dëshmojnë se njësitet ushtarake dhe paraushtarake serbe gjatë kryerjes së krimeve, vrasjeve, ma-sakrave, plojave, përdhunimeve, spastrimit etnik dhe zbatimit të urdhërave për “tokën e djegur” kundër popullsisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë, në shumë raste i kanë keqpërdorur edhe simbolet e UÇK-së. Gjatë luftës në Kosovë, afërsisht 20 mijë femra shqiptare, që nga mosha 7 vjeçare e tutje iu nënshtruan krimit të përdhunimit në mënyrë të organizuar nga for-cat ushtarake, policore e paramili-tare serbe në mbarë territorin e Kosovës. Disa prej tyre, pas përd-hunimit janë vrarë e masakruar, disa janë zhdukur pa gjurmë, disa vazhdojnë të jetojnë të vdekura për së gjalli. Përdhunimet shëno-jnë krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, njëherësh shënojnë krimet më të pandriçuara dhe më të pandësh-kuara. Kjo vajzë e re pasi është përdhunuar nga forcat serbe, është masakruar dhe hedhur në lum në periferi të Gjakovës, viti 1999. Dhe fytyra e terrorit në fo-tot e Ramosajt ka shpresën mbi gjemba, kur një fëmijë shfaqet duke kaluar mbi tela për t’u ri-bashkuar me familjen e tij në një kamp refugjatësh në Kukës…Për ironi, asgjë si duket nuk është harruar, kjo histori për ironi vjen e ripërsëritur nga shekujt!

Page 12: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 12

shëndetpublikimi

Një aspirinë në ditë mban larg vdekjen

Shkencëtarët pretendojnë se 1 aspirinë në ditë mund të mbajë larg vdekjen.

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA, ka publikuar të dhëna të reja, sipas të cilave, marrja e një aspirine në ditë, mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerin në zorrën e trashë.

Task Forca, sipas CNN, doli në përfundimin se pacientë nga 50 deri në 59 – vjeç, që kanë një rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovasku-lare, mund të ulin rrezikun për sulmet në zemër dhe kancerit e zorrës së trashë, duke marrë të pak-

tën një aspirinë në ditë.Ata vunë re gjithashtu se edhe moshat 60 – 69 mund të

përfintojnë nga aspirina, megjithatë këta të fundit duhet më parë të këshillohen për trajtimin me një ekspert.

Studiuesit konkluduan se nuk ka të dhëna të mjaf-tueshme për të përcaktuar efektet pozitive dhe nega-tive në shëndet nga përdorimi i aspirinës nga perso-na nën 50 – vjeç dhe mbi 69 – vjeç.

CNN shkruan se kjo është hera e parë që kjo Task Forcë, rekomandon aspirinën për të parandaluar së-mundjet kardiovaskulare dhe kancerin në zorrën e trashë për këto grupmosha.

Kujdes me sheqerin, ndihmon qelizat kancerogjeneHulumtuesit kanë gjetur se

sheqeri ndikon në zhvilli-min e shumë sëmundjeve,

duke përfshirë diabetin, sindro-min metabolik, sëmundje të zem-rës dhe kancerin.

Në fakt, shkencëtarët nga Insti-tuti i Kancerit Huntsman në Utah ishin ndër të parët që zbuluan se zhvillimi i tumorit varet nga sheqeri.

Hulumtimi i tyre u publikua në gazetën “Proceedings of the Na-tional Academy of Sciences”.

Dhe sipas Don Ayer, një profe-sor në Departamentin e Shken-cave Onkologjike në Universitetin e Utah-së, tha: “Është bërë e njo-hur që nga viti 1923 se qelizat e tu-morit përdorin më shumë glukozë se qelizat normale. Hulumtimi ynë ndihmon që të shohim se si zhvil-lohet ky proces, dhe si mund të ndalohet për të kontrolluar rritjen e tumorit”.

Deri më tani studime të ndry-shme kanë konfirmuar se njerëzit me nivele më të larta të glukozës në gjak zhvillojnë më shumë kanc-er, dhe se njerëzit me kancer, të cilët gjithashtu kanë nivelet më të larta në gjak të glukozës, shpëtojnë më së paku nga kanceri, transme-ton “Gazeta Express”.

Edhe pse të gjitha qelizat kanë nevojë për glukozë – një formë sheqeri që transformohet në en-ergji, qelizat e kancerit lulëzo-jnë duke u ushqyer me sheqerna të rafinuar, të gjetur zakonisht në ushqimet e përpunuara dhe sheqerkat.

Procesi kur glukoza thyhet për të dhënë energji quhet “glikolizë”. Në një qelizë të shëndetshme, glu-koza konvertohet në “pyruvate”, i cili kalon në stacionet e energjisë ose në mitokondri për t’u “djegur”

në prezencë të oksigjenit.Qelizat e kancerit gjithashtu

kanë nevojë për glukozë, të cilën e bëjnë vetë. Por, ndryshe nga qel-izat e shëndetshme, ato me kanc-er e krijojnë energjinë e tyre në mungesë të oksigjenit. Kjo quhet “glikoliza anaerobe”.

Kështu, ekspertët e shëndetit

Studimi

thonë se mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin është mos ush-qimi i qelizave të kancerit, duke i lënë “të vdesin” për glukozë.

Këtë mund ta bëni duke mos ngrënë ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit – sido-mos ushqimet e përpunuara dhe pije me sheqer.

“mrekullia mesdhetare”

Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në ku-zhinë, por edhe në mjekësi, farmaci

apo për higjienën personale. Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopu-ra, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm.

Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.

Nëse do të konsumoni 1 lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:

Sëmundjen e dementiasNjë nga shkaktarët e sëmundjes së al-

cejmerit është rritja e akumulimit të ami-noacideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocan-thal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.

Parandalon kancerinVetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër

janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancer-ogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.

Ul nivelin e sheqerit në gjakKonsumimi i vaj të ullirit ekstra të vir-

gjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Përfitime të tjera shëndetësore të vajit të ullirit:

-Forcon sistemin imunitar: antioksi-duesit tek vaji i ullirit mbrojnë sistemin imunitar nga infeksionet.

-Mbron zemrën: vaji i ullirit ndihmon në balancimin e niveleve të kolesterolit.

-Ndihmon në rënien në peshë – vaji i ullirit ju ndihmon të digjni sasinë e dh-jamit të tepërt, sigurisht i kombinuar me dieta dhe ushtrime.

Ja pse duhet të konsumoni 1 lugë vaj ulliri çdo mëngjes

Ja sa vaj ulliri duhet të konsumoni çdo ditë, për shërimin e sëmundjeve të ndryshme:

Për tretjen: 30 ml vaj ulliriPër tensionin e lartë të gjakut: 30 40 ml vaj

ulliri ektra të virgjër, si pjesë të dietës. Një op-sion tjetër është duke përdorur 400 mg të sk-trektit të gjethes së ullirit 4 herë në ditë.

Për parandalimin e sëmundjeve të zemrës: 50 ml në ditë.

Për kolesterolin e lartë: 23 ml vaj ulliri çdo ditë (rreth 2 lugë çaji)./shendeti.com.al/

Page 13: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 13

letërsi Lexime filozofike

Kishte filluar ta lexonte romanin që para disa ditësh, por, për shkak të ca punëve

të ngutshme, e pat lënë mënjanë. E hapi sër-ish dhe vazhdoi leximin ndërsa po kthehej me tren në fermën e vet; zhytej ngadalë në intrigën dhe përshkrimin e personazheve. Atë mbrëmje, pasi i shkroi një letër adminis-tratorit të tij dhe pasi shoshiti me kryeshër-bëtorin çështjen e një kontrate bujqësore, iu kthye librit në qetësinë e studios që shikonte nga parku i valanidhëve. I shtriqur në poltro-nën e tij të preferuar, me shpinë nga dera, që të mos e bezdiste si një mundësi acaruese e ndërprerjes së leximit, e la dorën e majtë të përkëdhelte hera-herës kadifen e blertë dhe iu fut leximit të kapitujve të fundit. Emrat dhe pamjet e protagonistëve, nguliteshin pa mundim në kujtesën e tij; përjetimi i roma-nit e pushtoi pothuajse menjëherë. Shijonte atë kënaqësinë, gati të ligë, që në çdo rresht shqitej prej gjithçkaje që e rrethonte, ndërsa ndiente se koka i prehej qetësisht në kadifenë e shpinores së lartë të poltronës, që cigaret i kishte pranë zgjatjes së dorës dhe që mata-në qelqnajës, flladi mbrëmësor vallëzonte

nën valanidhët. Fjalë pas fjale, i përthithur nga dilema e ulët e heronjve, duke u zhytur tek imazhet që qartësoheshin dhe merrnin ngjyrë e lëvizje, u bë dëshmitar i takimit të fundit në kasollen në mal. Ja, në fillim hyri gruaja, e shqetësuar; pas pak, vjen dashno-ri, me fytyrën e gërvishtur nga fshikullima e një dege. Sa mrekullueshëm ia pastronte ajo gjakun duke e puthur, por ai i shman-gte përkëdheljet e saj: nuk ishte aty për të përsëritur ceremonitë e një pasioni sekret, të fshehur në një botë gjethesh të thata dhe shtigjesh tinëzare. Thika vakej e ngjeshur pas gjoksit të tij dhe poshtë saj regëtinte liria e strukur. Një dialog i zjarrtë rridhte nëpër faqet e librit si rrëke gjarpërinjsh dhe ndihej se gjithçka qe vendosur qysh kaherë. Madje edhe ato përkëdheljet që trazonin trupin e të dashurit, gjasme donin ta ndalnin dhe t´ia ndërronin mendjen, ravijëzonin urryeshëm figurën e një trupi tjetër që duhej asgjë-suar. Gjithçka ishte menduar mirë: alibitë, rastësitë, gabimet e mundshme. Nisur nga ky çast, çdo minute i qe caktuar saktësisht veprimi që do kryhej. Rishikimi gjakftohtë

dhe i dyfishtë i planit, ndërpritej thjesht për përkëdheljen e një faqeje nga një dorë. Nisi të binte muzgu.

Tashmë, pa e këqyrur njëri-tjetrin, të lid-hur rreptësishtë me detyrën që i priste, u ndanë te dera e kasolles. Ajo duhej të merrte shtegun drejt veriut. Nga shtegu i kundërt, ai u kthye një çast për ta parë tek vraponte me flokët lëshuar. Edhe ai nisi të vraponte, duke u kapur nëpër drurë e shkurre, derisa, përmes mjegullës së manushaqtë të muzgut, shqoi shtegun me plepa që të çonte te shtë-pia. Qentë nuk duhej të lehnin dhe nuk lehën. Kryeshërbëtori nuk duhej të ishte aty në atë orë dhe nuk ishte. Ngjiti tre shkallët e verandës dhe hyri. Përmes buçitjes së gja-kut, i mbërrinin në veshë fjalët e gruas: në fillim një sallë e kaltër, pastaj një korridor dhe një shkallë me tapet. Në katin e sipërm, dy dyer. Askush në dhomën e parë, askush në të dytën. Dera e studios, atëherë thika në dorë, drita e qelqnajës, shpinorja e lartë e një poltrone prej kadifeje të blertë, koka e burrit të shtriqur në poltronë duke lexuar një roman. Përktheu:Erion Karabolli.

Mitologjizimi i realitetit

Vazhdimësi parqesh

Thelbi i realitetit është kup-timi. Atë që nuk ka kuptim e quajmë të pavërtetë. Çdo

fragment realiteti jeton falë asaj që pjesëmerr në një farë kuptimi uni-versal. Në kozmogonitë e lashta kjo shprehej me sentencën që, në fillim ishte fjala. E paemëruara për ne nuk ekziston. Të quash (emëro-zosh, pagëzosh) diçka do të thotë ta përfshish këtë diçka në njëfarë kuptimi universal. Fjala e izoluar, mozaike – është produkt i vonë, re-zultat i teknikës. Fjala zanafillore ka qënë një vegulli e turbullt providen-ciale që rrotollohej qark kuptimit të dritës, shkëlqimit, ka qënë një tërësi e madhërishme universale. Në kup-timin e rëndomtë të së tashmes fjala është veçse fragment, rudiment i njëfarë mitologjie të lashtë integrale gjithëvëllimore. Prandaj ekziston në të gjakimi drejt vegjetimit, regjen-erimit, drejt përmbushjes gjer në plotësinë e kuptimit. Jeta e fjalës ka për natyrë të suspendojë, të tendo-set për mijëra lidhje, si trupi i copë-tuar i gjarprit të legjendës, copërat e të cilit kërkojnë njëra-tjetrën në terr. Organizmi mijëracopësh dhe integral i fjalës rezultoi i shqyer në shprehje të veçanta, tinguj të ligjëratës së zakonshme dhe tashmë në këtë formë të re, e aftësuar për kërkesat praktike, kaloi tek ne si or-gan i të kuptuarit të ndërsjelltë. Jeta e fjalës, zhvillimet e saj kanë qënë zhvendosur në binarë të rinj, binarët e jetës praktike, të nënshtruara ndaj ligjësive të reja. Por sapo kërkesa praktike në një farë mënyre i dobë-son rregullat e saj të ngurta, sapo që fjala, e çliruar nga ky detyrim me pahir, gjendet ballas tetatet me veten e vet dhe kthen tek ligjësitë e veta, lind një rrjedhë e kundërt, fjala gjakon drejt lidhjeve të lashta, drejt burimit stërgjyshor, – eshkun e saj të kthimit tek malli për atdheun e parë preletrar ne e quajmë poezi.

Poezia – është qarku i shkurtër i kuptimit ndërmjet fjalëve, regjen-erimi i beftë i miteve primitive.

Duke operuar me fjalën e za-konshme, ne harrojmë, që gjitha këto janë fragmente historish të lashta e të përjetshme, që mu si bar-barët, ne i ndërtojmë shtëpitë tona prej copëra skulpturash dhe prej buste hyjsh. Ndër idetë tona nuk gjen as edhe një pjesëzë të vockël, e cila të mos ketë rrjedhur prej mi-tologjisë – që të mos ketë qenë e transformuar, deformuar, trans-figuruar prej mitologjisë. Funksioni parësor i Frymës – është të rrëfejë përralla, të krijojë “histori”. Forca lëvizëse e shkencës njerëzore është njëmendësia, që në fund të gjur-mimit ajo rreh ta gjejë kuptimin përfundimtar të botës. Dhe ajo e

ia diktojnë asaj ligjet veta, sërishmi përfton tërësinë e vet. Prandaj çdo lloj poezie është mitologjizim, ajo gjakon në rikrijimin e mitit për mi-tin. Mitologjizimi i botës nuk është kryer. Ky proces veçse qe ndalur nga zhvillimi i shkencës, qe sht-mëngur në një shtrat tjetër diku përbri, ku gjallon, pa qenë i vetëdi-jshëm për kuptimin e tij të vërtetë. Por edhe shkenca s’është tjetër gjë, pos ngrehinë miti për mitin, sepse miti tashmë është i ndërkallur në elementët më parësorë dhe se përtej sinoreve të mitit ne të plasim nuk dalim dot. Poezia mbërrin gjer tek kuptimi me anë të parandjesisë profetike, deduktueshëm, në bazë të shkurtimeve të mëdha kurajoze dhe përafrimit. Shkenca gjakon po të njëjëtën gjë në mënyrë induktive, metodologjikisht, duke përllogari-tur gjithë materialin e studimit. Për nga thelbi i çështjes, dhe njëra, dhe tjetra synojnë drejt së njëjëtës gjë.

Shpirti njerëzor është i paep-shëm në intepretacionin e jetës me ndimën e miteve, në nxjer-rjen e kuptimit të realitetit. Fjala e evidentuar për vetë-vetën, gjakon, graviton drejt kuptimit.

kërkon këtë kuptim në ndërtimet e saj artificiale dhe nër pyje. Por ele-mentet që shfrytëzon ajo për ndër-time, kanë qenë të shfrytëzuara më parë, ato rrjedhin prej “historive” të stërharruara e të plasaritura. Poe-zia i rinjeh këto kuptime të bëra fir,

i kthen fjalës vendin e saj, i kombi-non ato në bashkpërkim me kupti-met e qëmotshme. Për poetin fjala si të thuash ndërmendet, kujton kuptimin e së vërtetës burimore, lulon dhe me një spontanitet të vetvetishëm zhvillohet, sikundër

Kuptimi është po ai element që e tundon njerëzimin në pro-cesin e realitetit. Ai është e dhëna absolute. Atë është e pamundur ta nxjerrësh prej të dhënash të tjera, e pamundur ta shpjegosh, se pse diçka paraqitet me kuptim. Procesi i kuptimësimit të botës është i lidhur ngushtë me fjalën. Ligjërimi është organi metafizik i njeriut. Megjithkëtë në rrjedhën e kohës fjala gangullëzohet, ngrin pushon së qeni përcjellëse e kupti-meve të reja. Pra ajo ia kthen fjalës përcjellshmërinë falë qarqeve (cirkuiteve) të reja, të cilat lindin nga kombinimet e tyre. Simbolet matematike janë thelbi i zgjerimit të fjalëve drejt kufijve të rinj. Pik-tura (tablloja), është gjithaq re-produksion i fjalës primitive, e cila nuk ishte ende shenjë, por mit, histori, kuptim.

Në jetën e përditshme ne e per-ceptojmë fjalën si hije të realitetit, si reflektim të tij. Më i drejtë do të qe pohimi i kundërt: realiteti është hije e fjalës. Filozofia, në thelb, është filologji e thellë, studim krijues i fjalës.

1936 Përktheu nga rusishtja: Agron Tufa (Fjala review)

lexime filozofikeBruno Shulc

Julio Cortázar

historik

JetëshkrimiBruno Shulc (1892 – 1942) lindi në qytetin Drogobiç (asokohe

– Austro-Hungaria, pastaj – Polonia, BRSS, tash – Ukraina e pa-varur), ku jetoi gjer ditën e vdekjes, praktikisht pa u larguar gjatë. Nji-het i famshëm si piktor ekspresionist. Gjithsej botoi dy vëllime me tregime: “Dyqanet e kanellës” (1934) dhe “Sanatoriumi ndanë Klep-sidrës” (1937). Me librin e dytë fiton çmimin “Dafina e artë”, dhënë nga Akademia e Letërsisë Polake, president i së cilës ka qenë poeti i madh polak Bolesllav Lesmjan. Më 1936 botohet me përkthimin e tij romani “Procesi” i Franc Kafkës. La të pambaruar romanin “Me-sia”. Më 19 nëntor 1942, ditën e spastrimit masiv mbi hebrenjtë nga Gestapoja fashiste e milicisë ukrainase, vritet edhe Bruno Shulci, siç dëshmojnë të dhënat mbi të, nga dora e një adhurimtari. Konsidero-het i zhdukur gjithë arkivi i tij letrar dhe epistolar dhe mbeti vetëm ajo ç’ka pati publikuar shkrimtari. Këtë fat patën dhe pikturat e tij. Ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm ndër brezat e shkrimtarëve europianë të pasluftës. Rizbulimi i Shulcit ka marrë një hov të madh pas viteve ’90. Danillo Kish, sikundër dëshmon në memuaret e tij Xh. Apdajk, thosh se: “Në letërsi unë kam veçse një hy, dhe ky është Bruno Shulci”. Eseja e shkurtër “Mitologjizimi i realitetit”, botuar më 1936, zë një vend të veçantë, pasi në të Shulc trakton kredon e tij letrare.

Page 14: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 14

sport

Simeone bën humor: Katalanasit janë kavalierë edhe kur eleminohenEdhe pse në pankinë gjatë

minutave të fun dit ngjason-te me një vullkan që priste

të shpërthente, në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Barcelo-nës, e cila dhuron kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kam-pioneve, Diego Pablo Simeone është jo vetëm shumë i qetë, por edhe në humor për të përgëzuar kundërshtarët. Edhe pse në pan-kinë gjatë minutave të fun dit ng-jasonte me një vullkan që priste të shpërthente, në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Barce-lonës, e cila dhuron kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, Diego Pablo Sime-one është jo vetëm shumë i qetë, por edhe në humor për të përgë-zuar kundërshtarët. “Jam tepër i lumtur për sforcon e ofruar nga futbollistët e mi. Të luftosh kundër një skuadre madhështore si Barce-lona është edhe më e bukur kur në fund vullneti yt për t’u sakrifikuar shpërblehet edhe me fitoren, me kualifikimin. Ne dhamë maksi-mumin tonë dhe ia dolëm, por kundër katalanasve është edhe më e bukur, kur sheh se në fund ata jo vetëm e pranojnë humbjen, por edhe të përgëzojnë. Të gjithë të Barcelonës u treguan shumë kava-lierë”, bëri hyrjen e tij argjentinasi.

Diego, a je ti vlera e shtuar e këtij Atletiko në vitet e fundit?

Unë jam ai që dua t’i ushqej këtij grupi vlerat e vërteta të jetës, jo ato sportive. Jeta është e për-bërë prej vështirësish të mëdha, prandaj për t’i mundur ato duhet të luftosh, të respektosh dhe të pu-nosh çdo ditë për t’u përmirësuar. Fundja, sporti është pjesë e jetës, por këto vlera të mëdha unë i gjeta në këtë grup, i cili ma bëri shumë të lehtë punën time. Prandaj, edhe arritja në gjysmëfinale është diçka edhe më e bukur. Dy vite më parë,

Atletiko Madrid gjunjëzon Barcelonën, Bajerni nuk e diskuton kualifikimin

Kampionët e Europës së Barcelonës da-lin jashtë Uefa Champions League. Atletiko e Madridit arriti të eliminojë blaugranat pas një ndeshje të luajtur me shumë zemër në “Vicen-te Calderon”, të cilin ekipi i Simeones e fitoi 2-0 duke i hequr lojën dhe idetë Barcës. Griez-zman ishte heroi i Atletikos me një dygolësh, njërin prej të cilëve nga pika e bardhë, ndërsa nuk munguan dhe polemikat në fund, pas një topi të prekur me dorë nga Gabi në të 90-tën, të cilën Rizzoli e cilësoi si jashtë zone. Gjithse-

si ishte një kualifikim i merituar për Atleticon, që goditi Barcelonën atëherë kur duhej me francezin që shënoi golin e parë në të 36-tën. Barca që deri në ato caste nuk kishte prodhuar asgjë, nuk pati reagimin e duhur dhe Atletico në të 88-tën, shfrytëzoi sërish një zbritje për të fituar një 11-metërsh pas topit të prekur me dorë nga Iniesta. U mbyll gjithcka me polemi-kat e Barcës me Rizzolin dhe goditjen jashtë të Messit, me kampionët që u eliminuan e festën që ishte e tëra për Atletikon. Ndërkohë

Bajerni i Mynihut vuajti vetëm 38 minuta në “Da Luz” për të arritur gjysmëfinalen, pasi vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Jimenezit në të 27-tën duke ndezur tifozerinë e tyre, por Vidal ashtu si në ndeshjen e parë shuajti shpresat e portugezëve me golin e tij. Vulën kualifikimit ja vuri Muller me golin e 1-2 në të 52-tën, ndërsa barazimi i Taliscas në të 76-tën nuk ndryshoi përvec shifrave përfun-dimtare pasi kualifikimi i Bajernit ishte vu-losur tashmë.

pasi eliminove Barcelonën e gjete veten në finale.

Mendon se Atletiko do ta përsërisë edhe këtë herë?

Tani është mirë që të qëndro-jmë të qetë, sepse adrenalinë kemi shpenzuar boll. Ndonëse objektivi nuk është që të arrijmë aty ku jemi, por të marrim gjithçka na ofrohet, duke treguar gjithmonë respekt

dhe dëshirë për të fituar. Gjithsesi, tani bëjmë mirë të mendojmë për Granadën, në kampionat, sepse këtu mendohet ndeshje pas ndeshjeje.

Sa i rëndësishëm do të jetë ti-fozllëku i “Visente Calderon”-it?

Entuziazmi i njerëzve të jep një përgjegjësi edhe më të madhe, sidomos kur përballë pritet të kesh skuadra madhështore si Bajerni i

Mynihut, Reali i Madridit apo edhe Mançester Siti. Por unë di të them që ekipi im, ndryshe nga të tjerët,

ka një zemër më të madhe, një shpirt sakrifice që gjendet vështirë. Prandaj kemi arritur deri këtu.

trajneri

Barcelona bie në shtëpinë e Atletikos së Madridit dhe për

trajnerin Luis Enrike dhe fut-bollistët e tij dje ka qenë nata e përshëndetjeve me Champions-in. Katalanasit, të cilët deri një muaj më parë shiheshin si të pagabueshëm, kanë hyrë papritur në një kolaps total, duke qenë se pas dy humbjeve në kampionat kanë pësuar atë të radhës në Eu-ropë dhe janë larguar nga turne. Strategu Enrike pranon momen-tin e vështirë, por shpreson që skuadra të mos nervozohet, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë edhe kampionatin dhe Kupën. “Fut-bolli është edhe i tillë. Kemi fituar shumë ndeshje, por një skuadër e madhe duhet të dijë të pranojë edhe humbjet. Pengje nga ndesh-ja? Më e lehtë do të ishte që ta har-ronim sa më shpejt këtë eliminim. Duhet vetëm të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë se kemi ende dy trofe të tjerë për të fituar. Është normale që nga ne pritet gjithmo-në shumë, por fakt është që prej disa javësh duket sikur ingranazhi është bllokuar. Gjithkush mund të japë mendimin e tij për këtë krizë tonën, ndërsa unë nuk e kam luk-

Enrike merr përgjegjësitë: Jam fajtori kryesorsin ta bëj këtë. Detyra ime është të analizoj gjithçka duke parë ndeshjet e bëra dhe të mundo-hem të zgjidh problemin. Por e ritheksoj, nëse nuk qëndrojmë të qetë rrezikojmë që të çojmë dëm edhe kampionatin dhe kupën.

Penallti e qartë e mohuar? Nuk kam dhe nuk dua të jap asnjë ko-ment për këtë episod. S’e kam bërë kurrë. Fundja, fajtori i vetëm për eliminimin tonë jam unë dhe marr përsipër çdo përgjegjësi”, tha Luis Enrike.

KritikatPelegrini i përgjigjet kritikëve: M.City, besoj se ju ka bindur Manuel Pelegrini e ka nisur

deklaratën pas ndeshjes duke iu kundërpërgjigjur të gjithë kritikëve. “Dua të përgëzoj të gjithë futbollistët e mi, sepse kanë arritur një kualifikim shumë të rëndë- sishëm dhe të merituar. Ajo që nuk arrij të kuptoj janë kritikat ndaj nesh. Dua të thek-soj se ne jemi në gjysmëfinale, pasi kemi mundur PSG-në, duke dhuruar një futboll të bukur. Nuk jemi mbrojtur për asnjë moment dhe kemi qenë shumë të qartë në aksionet sulmuese. Nuk e di pse na kritikojnë. E kanë bërë edhe në

vitin tim të parë, kur munda Ba-jernin dhe Romën, por na elimi-noi më pas Barcelona. E kanë bërë edhe në vitin pasardhës, ku sërish mundëm Bajernin, por na eliminoi Barça. Kaq e vështirë është të kuptosh që spanjollët kanë ekip më të mirë?! Gjithsesi, ne jemi në katërshen e Champi-ons-it sivjet dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim”, tha Pelegrini. “De Brujne është një lo-jtar shumë i rëndësishëm për ne. Ndihmon skuadrën si në mbro-jtje, në ndërtim të aksioneve, por edhe në finalizimin e tyre. Penal-

ltia e humbur nga Aguero nuk ishte një moment i këndshëm për t’u kujtuar, por fatmirësisht nuk ka vlerë tashmë që reali-zuam objektivin tonë”, shtoi ai. Në muajt e tij të fundit me klu-bin anglez, tekniku kilian i ka të qarta objektivat: “Dua të sigu-roj kualifikimin për në Ligën e Kampioneve në kampionat. Ecuria që do kemi në Europë sivjet, nuk është thelbësore”.

“Futbolli është edhe i tillë. Kemi fituar shumë ndeshje, por një skuadër e madhe duhet të dijë të pranojë edhe humbjet”

Page 15: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 15

sport

Shpërthen Ibrahimoviç: Blank është fajtor për humbjenZlatan Ibrahimoviç vazhdon

të dështojë në Ligën e Kam-pioneve. Kompeticioni më i

dëshiruar prej tij nuk ka rezultuar kurrë fatsjellës. Edhe sivjet, suedezi i dha fund para kohe aventurës, duke u eliminuar në çerekfinale. Gjithsesi, shtatlarti ka shënjestruar trajnerin Loran Blank, si shkaktarin e humbjes kundër Mançester Sitit. “Në pjesën e parë, ne luajtëm me një skemë, të cilën nuk e kishim provuar kurrë më parë. Sigurisht që patëm probleme dhe nuk arritëm të japim atë që mundemi të bëjmë në fushë. Nuk e di nëse është vendimi i duhur për të bërë eksperimente në ndeshje të një rëndësie të tillë. Gjithsesi, në pjesën e dytë u paraq-itëm më mirë”, tha Ibra. Blank, që ka përdorur gjithnjë modulin 4-3-3, vendosi të bëjë ndryshime, për shkak se mungonin tre futbollistë të rëndë- sishëm si Verrati, Matuidi dhe David Luiz. Francezët zbritën në fushë me skemën 3-5-2, ku në prapavijë luanin Orie, Tiago Silva dhe Markuinjos, ndërsa si mes-fushorë krahu ishin Van der Vil dhe Maksuell. Dyshja Kavani-Ibrahi-moviç ishte në qendër të sulmit. “Sigurisht që nuk mund të kup-toheshim aq mirë, si me modulin 4-3-3. Gjithsesi, nuk duhet të trego-hemi drastikë. Nëse moduli i pjesës

së parë do kishte funksionuar, do kishim folur ndryshe tani”, shtoi Zlatan. Në fakt, raporti i trajnerit me sulmuesin duket se ka pësuar krisje. Menjëherë pas ndeshjes, Blank cilësoi repartin e avancuar si një nga arsyet e eliminimit: “Duhet të kishim qenë më të saktë në final-

izim. Nuk e bëmë një gjë të tillë në asnjë prej ndeshjeve. Në kompeti-cione të tilla, s’mund të shpërdoro-sh”. Një bashkëpunim që në fund të edicionit pritet të përfundojë, pasi si kreu i pankinës, ashtu edhe sul-muesi suedez janë përfolur për një largim të mundshëm. Dështimi në

Europë edhe këtë edicion ka bërë që Blank të mendojë para kohe për një klub tjetër. Media franceze bën me dije se kualifikimi për në gjysmëfinale ishte kusht për të ar-dhmen e tij në krye të ekipit, pa-varësisht se rinovoi vetëm pak kohë më parë, deri në vitin 2018.

qëndrimi

Zërat për largim drejt Italisë, Duka: Ja e ardhmja e De Biazit

pSg

Shfajësohet Blank:Na kanë penalizuar mungesat

Loran Blank pranon që ekipi i tij nuk edhe prej munge-

save të rëndësishme. “Në këtë periudhë të sezonit, PSG-ja vuan shumë nga mungesat. Pothuajse asnjëherë nuk ka qenë në maksimumin e saj dhe sigurisht që kjo të pe-nalizon që të tregosh forcën e vërtetë. U deshëm të për-balleshim pa treshen tonë të mesfushës, David Luiz, Ma-tuidi dhe Verrati. Nuk është e lehtë që t’i zëvendësosh që të gjithë”, u shpreh ai. “Ne nuk bëmë mjaftueshëm. Nuk mundëm të shfrytëzonim si duhet ato pak raste që patëm dhe nuk prodhuam lojë. Për këtë arsye edhe Mançester Siti arriti të shënojë një gol dhe më pas të kontrollojë avantazhin. Më vjen keq, por kundërshtari unë u ftua në festën e të mëd-have. Barcelona, Reali dhe Ba-jerni donin Sitin në katërshe”, tha ai duke buzëqeshur. I py-etur nëse kishte pakënaqësi, francezi refuzoi: “Nuk thashë për asnjë moment që anglezët nuk e merituan kualifikimin. Në kuadrin e dy sfidave, ka shumë pak mundë- si që të ketë padrejtësi. Ata janë një ekip shumë, shumë i mirë. Më vjen keq, vetëm për faktin që nuk treguam atë që mundemi të bëjmë në fushë. Jemi të aftë për shumë më tepër”. Në fund të deklaratës së tij, ai foli edhe për zgjedhjet taktike që bëri: “Vendosa të luaj me skemën 4-3-3, pavarësisht se i kisha tre mesfushorët kryesorë të pa-disponueshëm, sepse në fazën mbrojtëse nuk ndryshohej asnjë detyrë. Gjithashtu, në sulm e kishim më të lehtë për të reaguar, sepse do luanin Kavani, Ibra dhe Di Maria, që e njohin njëri-tjetrin. Man-çesteri arriti të jetë shumë i saktë në mbrojtje. U mbrojtën me shumë futbollistë dhe kjo u dha mundësinë që të na zbe-hin shanset për shënim”.

Do të qëndrojë De Biasi apo jo pas Europianit me Shqipëri-

në? Kjo është një pyetje që edhe pse i përket një të ardhmjeje disi më afatlargët se tema kryesore sport-ive paraqitja e Shqipërisë në Eu-ropian, gati gati po kthehet në një cështje, e cila mund të shpërqën-drojë vëmendjen nga përgatitjet për eventin më të madh ku Shq-ipëria do të marrë pjesë në gjithë historinë e saj. Intervista e fundit në lidhje me këtë temë e Presiden-tit të FSHF, Armand Duka është interpretuar gjerësisht në mediat sportive me kreun e institucionit të futbollit shqiptar që ka preferuar të dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp për të shuar që në lindje aludimet e ndryshme. Në të Duka bën të ditur se qëndrimi i tij në in-tervistën në fjalë ka qenë që: “Fina-

let e Kampionatit Europian Francë 2016, janë padyshim një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Të gjithë, provojmë për herë të parë një eksperiencë të tillë, futbollistët, stafi, federata dhe vetë trajneri. Kjo është një ng-jarje e madhe, që trajneri De Biasi, duhet ta ketë ëndërruar dhe i erdhi në moshën 60-vjeçare. Kështu që duhet të jemi të gjithë, të përqën-druar që të bëjmë një Europian sa më të mirë.” Më pas për të shman-gur cdo keqkuptim apo ekuivok për një përplasje të mundshme me trajnerin Duka thekson pozicioni-min e tij në lidhje me cështjen e trajnerit duke shkruar. “Të gjithë ne, të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Europianin Francë 2016. E rëndë-sishme është ta kalojmë atë, me sa

më shumë sukses. Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biasi, ja kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrim-in tim. Ne nuk i prishim askujt, kar-rierën e tij personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ja rregullo-jmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribon për rritjen cilësore

të futbollit shqiptar.” Në fund edhe një paralajmërim i rëndësishëm nga Duka për ndikimin që mund të kenë cështje të tilla ndërsa e mbyll komunikatën e tij me fjalët. “Do ta quaja vetëvrasje, që në këtë prag të Europiani dhe në kulmin e fushatës tonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe, të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë.”

Page 16: FRD 15 prill.pdf

15 prill 2016 fryma e re 16

VEZË

FSH

ATI - Ekstra të freskëta

NGA RRITJA E LIRË

VEZA JONËAdresa COCOAL. shpk, Maminas, Durrës, Albania

Email: [email protected]

TË BLESH VEZË SOT NUK ËSHTË MË AQ E THJESHTË SI MË PARË:

1.Vështirësia e 1-rë : A po zgjedh vezën më të shëndetshme për fëmijën tim?2.Vështirësia e 2-të : Nuk i kuptoj çfarë thonë paketimet dhe ka kaq shumë lloje...

Të gjitha këto probleme tashmë i ka zgjidhur veza KOKOVE !

1.Të gjitha vezët e tjera janë nga pula të rritura në kafaze , pra industriale . Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pulat e rritura në kapanone të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, duke garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer.

2. KOKOVE është veza më e shëndetshme jo vetëm se prodhohet nga pula të rritura me ushqim natyral JO OMGJ por edhe sepse rriten në zonën e pastër dhe të shëndetshme të Çajupit.

NJE KOKOVE NE DITE ESHTE USHQIMI ME I MIRE NE BOTE !

Nje Kokove ne dite baraz me vetem 70 kalori por me 14 ushqyes esenciale !Nje Kokove ne dite eshte si te marresh nje tablete multivitaminale.

Nje Kokove ne dite i jep trupit tuaj:Koline qe i jep energji trurit dhe forcon kujtesen.Luteine dhe zeaksantine per mbrojtjen e syve nga rrezet ultravjollce dhe dielli.Proteine komplete per energji qe zgjat, riparimin e indeve te demtuar, ruajtjen e metabolizmit etjSelen qe është thelbësor për riprodhimin dhe funksionin e tiroides.Vitamine B9 ose acid folik per rritjen e qelizave dhe forcimin e metabolizmit.Vitamine A, qe eshte shume e rendesishme per ruajtjen e shikimit, lekures dhe imunitetit Hekur, qe eshte i rendesishem per transportin e oksigjenit drejt organeve dhe muskujve.Zink qe eshtë i rëndësishëm për shëndetin e trurit, imunitetin dhe zhvillimin e qelizave.

REKOMANDIMI YNË :

• Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EXTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar sesa vezët e tjera që tregtohen nga fshati, që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor.

• Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë!

CILËN VEZË TË ZGJEDH NË DYQAN?

Libri i dyte por shume bazik i autores se famshme Madam Helena Blavatsky, mbi Teozofine, ‘fene e dijes’, historine e saj, perfaqesuesit me te shquar te saj ne histori, rrenjet e saj dhe ngjashmerite e ndryshimet mes saj dhe fese, filozofise e shkences; ide mbi debatin mes kreacionisteve dhe darvinisteve mbi origjinen e specieve; cilat jane ligjet baze te Universit dhe ndertimi i tij holografik; dhe mbi te gjitha nje analize e vecante e qenies, njeriut, elementet e tij perberes, ne ndryshim nga feja dhe shkenca dhe ngjashmeria me budizmin ne disa drejtime. Autorja ka qene e preferuara e shume rrymave ideologjike dhe nga frimasoneria ne shekullin e fundit dhe sidomos ka patur ithtare te saj nazistet me te shquar, me ne krye Hitlerin, tek Shoqeria teozofiste Thule ku spikasnin ideologe te ndryshem dhe teozofiste si Karl Haushofer, Rudolf von Sebottendorf, Rudolf Hes, Alfred Shelenberg, Ditrih Ekhart, Adolf Hitler, etj; Por nazistet i shtremberuan parimet e saj themelore te barazise se racave.

Enti botues: Helga'SSecretsPerktheu: Capajev ZeresAutor: Madam Helena BlavatskyNr. faqeve: 380 Çmimi: 1 000 leke

Një nga librat më të rëndësishëm mbi ontologjinë i të gjitha kohërave