florina jerliu trashëgimia kulturore e kosovës · pdf fileii 3. korniza ligjore dhe...
TRANSCRIPT
![Page 1: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/1.jpg)
TRASHËGIMIAKULTUROREE KOSOVËS
TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS
Florina Jerliu
Florina JerliuKONCEPTET DHE KONTEKSTET
E MBROJTJES
Florina Jerliu (Prishtinë, 1969) është profesoreshë e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Studimet universitare për arkitekturë dhe studimet pasuniversitare në arte pamore i kreu në Universite-tin e Prishtinës, ndërsa doktoroi në arkitekturë dhe planifikim urban në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 2000 ka qenë e angazhuar si këshilltare në hartimin e politikave të ndërtimit dhe menaxhimit urban, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe institucione vendore. Është themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit për Arkitekturë Archis Intervention Prishtina (AIP), si dhe themeluese dhe anëtare e Bordit të institutit kërkimor Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Veprimtaria e saj hulumtuese trajton fenomenet urbane-arkitektonike të qyteteve në tranzicion. Aktualisht është anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, si dhe anëtare e Këshillit Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete ICOMOS. Është autore e librit Mbrojtja e Trashëgimisë Ndërtimore (2016), autore e tekstit të dokumentit Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027, si dhe e një sërë publikimesh dhe tekstesh mësimore për studentë.
![Page 2: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/2.jpg)
FLORINA JERLIU
TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS
KONCEPTET DHE KONTEKSTET E MBROJTJES
Prishtinë, 2017
![Page 3: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/3.jpg)
TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS: KONCEPTET DHE KONTEKSTET E MBROJTJES © 2017 Florina Jerliu Recensentë: Prof. Ibrahim Berisha Akad. Edi Shukriu Botoi: Shtëpia Botuese Artini, Prishtinë
Botimin e këtij libri e mbështeti financiarisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës.
Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet riprodhimi i këtij libri në çfarëdo forme ose mjeti elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues, skanim, apo tjetër, pa lejen paraprake me shkrim të autores, përveç siç lejohet me Ligjin Nr. Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, të Republikës së Kosovës.
![Page 4: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/4.jpg)
i
PËRMBAJTJA
HYRJE V
1. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS SIPAS
INTERPRETIMEVE BASHKËKOHORE 1
1.1. Vështrim në konceptet teorike të intepretimit të historisë dhe të trashëgimisë kulturore 1
interpretimi i historisë interpretimi i trashëgimisë kulturore
1.2. Kosova në thjerrzën e interpretimeve ndërkombëtare 11 vlerësimet historike pasuria natyrore e Kosovës dhe lidhja e saj me monumentet multietniciteti dhe identiteti kosovar religjioni dhe trashëgimia
1.3. Disa çështje të interpretimit bashkëkohor 23
2. KRIJIMI DHE ADMINISTRIMI I SISTEMIT TË MBROJTJES SË
TRASHËGIMISË KULTURORE TË KOSOVËS 27
2.1. Trashëgimia kulturore e Kosovës gjatë regjimit të ish Jugosllavisë 28
kategorizimi sipas vitit të mbrojtjes kategorizimi sipas gjinisë dhe llojit
2.2. Trashëgimia e Kosovës në listën e shtetit serb 54
2.3. Lista e Kosovës e trashëgimisë kulturore 61
2.4. Administrimi dhe vlerat reale të trashëgimisë kulturore të Kosovës 70
![Page 5: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/5.jpg)
ii
3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE
PAS VITIT 1999 73
3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74
3.2. Plani i Ahtisaari-it: Aneksi V mbi trashëgiminë fetare dhe kulturore 76
3.3. Legjislacioni i Kosovës për trashëgiminë kulturore 84
3.4. Tri çështje që kërkojnë përmbyllje 88
4. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS NË AGJENDËN
DHE DOKUMENTET POLITIKE NDËRKOMBËTARE 95
4.1. Angazhimet e institucioneve ndërkombëtare për Kosovën pas vitit 1999 97
UNESCO Unioni Evropian dhe Këshilli i Evropës
4.2. Standardet për Kosovën, 2003 105
4.3. Prioritetet e partneritetit evropian për trashëgiminë kulturore në Kosovë, 2004 114
4.4. Raportet e progresit, 2005-2011 118
4.5 Rekapitulim 124
5. TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS NË
DOKUMENTET VENDORE 129
5.1. Plani Hapësinor i Kosovës, 2010 129
5.2. Orientimet strategjike dhe politikat për trashëgiminë kulturore, 2010 139
5.3. Konservimi i integruar në Kosovë, 2011 144
5.4. Strategjia kombëtare për trashëgiminë kulturore të Kosovës 2017-2027 151
5.5. Rekapitulim 159
![Page 6: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/6.jpg)
iii
6. TRASHËGIMIA KULTURORE NË KONCEPTET
EVROPIANE: NJË PERSPEKTIVË PËR KOSOVËN 163
6.1. Identiteti evropian 163
6.2. “Komodifikimi” i trashëgimisë kulturore si model alternativ 167
6.3. Përfundim: kontributi i qyteteve dhe zonave historike në komodifikimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës 177
Bibliografia 181
Lista dhe burimi i figurave 192
Lista e tabelave 193
Lista e grafikëve 194
Indeksi 195
![Page 7: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/7.jpg)
iv
![Page 8: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/8.jpg)
v
HYRJE
Qëndrimi universal mbi trashëgiminë e përbashkët të
njerëzimit i përfaqësuar gjatë shekullit XX është sfiduar
përherë nga lidhja kulturë-komb. Kuptimi konvencional mbi
identitetin kulturor të kombit sot ka shtrirje globale dhe
është gjithnjë në rritje, veçanërisht në kontekste të pas-
luftërave bashkëkohore.1 Në këtë kuadër hyjnë edhe shtetet
e Ballkanit bashkë me rëndësinë e vazhdueshme të
trashëgimive kulturore të tyre për ndërtim identitetesh
kombëtare. Instrumentalizimi i hapur i trashëgimisë
kulturore dhe nacionalizmi i bazuar në trashëgiminë etnike
është boshti i debatit ndërkombëtar mbi vendet ballkanike, i
cili rezultoi me një avokim të fuqishëm të
"multikulturalizmit" dhe respektit të ndërsjellë midis
etnive.2
1 Ashworth, 1994; L. Gibson at.al. (eds) 2009; B.Graham at.al. (eds) 2008; H. K. Anheier et.al. (eds), 2011; N. Moore at.al. [eds.] 2007; I. Serageldin at. al. (eds) 2001, etj. 2 Shih Charlesworth, E. 2006, Stanilov, K. (ed.) 2007, Bevan, R. 2006, Roudometof, V. 1996; Mertus, J. A. 1999, etj.
![Page 9: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/9.jpg)
vi
Ky avokim në rastin e Kosovës është përkthyer në
formulim kushtetues të Republikës së Kosovës si shtet
multietnik, në të cilin, trashëgimia kulturore u kthye në
komponentën thelbësore të multietnicitetit.
Aneksi V i Planit të Ahtisaarit mbi trashëgiminë fetare
dhe kulturore, i përfshirë në Kushtetutën e Republikës së
Kosovës, ka luajtur rol qenësor në përcaktimin e kornizës
territoriale dhe juridike të një pjese të trashëgimisë
kulturore në Kosovë, e cila si pasojë ka aktualizuar
konceptin e “identiteteve të lokalizuara”, 3 të formësuara
përgjatë linjave etnike.
Kompleksiteti i përcaktimeve të trashëgimisë kulturore
dhe përfaqësimit të ndarë të kulturës dhe identitetit në
Kosovën e pasluftës ka krijuar një kontekst shtetndërtimi në
të cilin trashëgimia kulturore, megjithatë, nuk u përdor si
mjet për formësimin e identitetit bashkëkohor të saj. Arsyeja
duhet kërkuar fillimisht në proceset politike dhe efektet
anësore që vendimet politike i krijuan në të kuptuarit dhe
konceptimin e kulturës dhe identitetit.
Ndërkohë që pronësia dhe ruajtja e objekteve fetare dhe
kulturore të specifikuara si ortodokse serbe u bë faktor i
rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së, mbrojtja e
trashëgimisë kulturore të Kosovës si tërësi e peisazheve
historike dhe atributeve jomateriale të saj, siç konceptohet
me standardet ndërkombëtare, është adresuar në parim, por
nuk është ndjekur dhe as nuk është zbatuar për më shumë
se një dekadë e gjysmë (1999-2015). Rrjedhimisht, mbrojtja
3 Ashworth, G.J. Graham, B. Tunbridge J.E. (2007). Pluralising Pasts. Heritage, Identity and Place in Multicultural Societies. Kapitulli Territoriality and landscape: does place Identity matter? f. 58
![Page 10: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/10.jpg)
vii
e qendrave të qyteteve, si dhe zonave historike dhe
lokaliteteve arkeologjike, ka mbetur çështje e hapur. Një
qasje e tillë ambivalente ndaj trashëgimisë kulturore, ka
kontribuar në një shkëputje në rritje të shqiptarëve të
Kosovës nga kuptimi i trashëgimisë kulturore dhe nga ajo se
çfarë mishëron trashëgimia kulturore.
Efekt i drejtpërdrejtë i këtij aspekti të ri kulturor është
nënshtrimi i qendrave dhe zonave historike ndaj ndërtimeve
të pakontrolluara, si dhe përjashtimi i trashëgimisë së tyre
kulturore nga procesi i planifikimit urban dhe ndërtimit të
identitetit të ri të qyteteve. Ky moment i ndërprerjes midis
politikës dhe potencialeve për ndërtim identiteti është
çështje sfiduese për të gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë
komponentën e trashëgimisë kulturore dhe rëndësinë e saj
në vizionim të qyteteve të Kosovës, konteksteve të
ngjashme, si dhe korrelacionin e saj me paradigmën
bashkëkohore të identitetit evropian.
Studimet e kohëve të fundit mbi rëndësinë e
trashëgimisë kulturore për shoqërinë konstatojnë ndër të
tjera se trashëgimia kulturore pasqyron një formë të
kujtesës kolektive dhe të dyja, trashëgimia dhe kujtesa, janë
pjesë përbërëse e krijimit të identitetit kulturor. Prandaj, sot
këto tri komponente së bashku: trashëgimia, kujtesa dhe
identiteti, përbëjnë një faktor të rëndësishëm të zhvillimit
kulturor dhe shoqëror. Trashëgimia kulturore dhe më
konkretisht mbrojtja e saj, është pranuar në mbarë botën si
fushë e politikave kulturore publike. Si e tillë, mbrojtja e
trashëgimisë kulturore është bërë më komplekse në
kuptimin e formës dhe të përdorimit, kurse praktika e
![Page 11: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/11.jpg)
viii
mbrojtjes dhe revitalizimit, faktor i rëndësishëm i rritjes
ekonomike.4
Është pikërisht dimensioni zhvillimor ekonomik ai që sot
e mban nën fre epërsinë e lidhjes konvencionale kulturë-
komb duke e promovuar dimensionin kulturor si pjesë të
kujtesës kolektive transnacionale, e cila i tejkalon kufijt dhe
politikat nacionale.
Kjo zhvendosje e kuptimit të trashëgimsë është në fazë
të hershme të hulumtimit empirik dhe kontekstual dhe
arsye për këtë mbetet projeksioni i vjetër i shtetit-komb
sovran dhe konceptimi i kulturës në kuadër të tij. Sot, në
diskursin ndërkombëtar të trashëgimisë kulturore, si sfidë
identifikohet pikërisht plotësimi i hendekut të njohurive
empirike dhe kontekstuale mbi korrelacionin e globalizimit
dhe ndryshimeve kulturore, si dhe ndikimet e tyre në të
kuptuarit e prodhimit kulturor në nivel global. 5
Nisur nga konstatimi i sipërthënë, ky studim mbi
konceptet dhe kontekstet e mbrojtjes së trashëgimisë
kulturore të Kosovës mund të shihet si një kontribut në
diskursin ndërkombëtar meqë trajton, nëpërmjet shembullit
të Kosovës, korrelacionin e një konteksti të trashëgimisë
kulturore dhe të paradigmës së ndërtimit dhe zhvillimit të
shtetit bashkëkohor në Evropë. Dimensioni empirik i këtij
studimi mund të shtojë vlerë në të kuptuarit, jo vetëm të
qëndrimit të Kosovës kundrejt trashëgimisë dhe identitetit
në raport me integrimet evropiane, por edhe të shteteve të
4 Shih: Anheier K. Helmut, Isar, Raj Yudhishthir, Eds. (2011). Cultures and Globalization: Heritage, Memory and Identity. 5 Isar, Raj Yudhishthir, et.al. Introduction. Në: Cultures and Globalization: Heritage, Memory and Identity, f.2
![Page 12: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/12.jpg)
ix
rajonit, e edhe të mbarë botës, që poashtu ndërlidhen me
luftën, shtetndërtimin, si dhe tranzicionet e shumëfishta
shoqërore, politike dhe ekonomike.
Janë dy arsye që në Kosovë nuk është ndjekur sa duhet
qasja bashkëkohore, e cila integron zhvillimin e
vendbanimeve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore,
përkatësisht, qasja e konservimit të integruar, e cila në
esencë promovon vlerat dhe vlerësimin e trashëgimisë
kulturore për qëllime të rritjes ekonomike. E para dhe më në
fokus për nga angazhimi i të gjitha palëve të interesit në
shtetësinë e Kosovës, lidhet me qasjen ndaj trashëgimisë
kulturore si instrument dhe qëllim politik. E dyta vjen si
pasojë e asocimeve të penguara, të mangëta apo inferiore
me trendet dhe praktikat e mira evropiane, të cilat
trashëgiminë kulturore e gjykojnë si avantazh zhvillimor
socio-ekonomik dhe kulturor.
Ndërkohë që promovohet identiteti evropian i Kosovës,
koncepti i trashëgimisë së përbashkët duket i largët.
Rrjedhimisht, ndërkohë që historia po i lë hapësirë të
ardhmes, kujtesa mbi traditën, trashëgiminë dhe identitetin
urban të qyteteve dhe zonave historike të Kosovës është
relativizuar deri në pikën e braktisjes. Për këtë arsye,
alternativat që i bëjnë qytetet dhe trashëgimitë e tyre
kulturore ndërtuese të drejtpërdrejta të ekonomive
kombëtare dhe që hapin mundësi të reja zhvillimore, janë
mundësi e duhur për Kosovën; sepse Kosova duhet të hapet
ndaj konceptit bashkëkohor të zhvillimit të integruar dhe
duhet të pranojë dhe promovojë shumësinë e vlerave të
trashëgimisë (përtej kulturores) dhe të përdorimit (përtej
politikës).
![Page 13: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/13.jpg)
x
Struktura e librit
Libri shtjellon kontekstin dhe konceptet e bërjes së
politikave në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore
në Kosovë. Përbëhet prej 6 kapitujve të cilët përfshijnë tema
nga fusha e trashëgimisë kulturore, me synimin që të
paraqitet një pasqyrë e përgjithshme e ndikimeve historike,
politike dhe normative të mbrojtjes së saj, në kontekstin e
Kosovës dhe kundrejt konteksteve evropiane dhe globale.
Kapitulli i parë “Trashëgimia kulturore e Kosovës në
fokusin e interpretimeve bashkëkohore” shkurtimisht
shtjellon trendet dhe nevojat për interpretimin e historisë
dhe të trashëgimisë në kontekstin bashkëkohor, për të
rishikuar më pas publikimet ndërkombëtare, të cilat e
trajtojnë “Çështjen e Kosovës” duke vënë thekse në një varg
problemesh të nocioneve të cilat lidhen me trashëgiminë
kulturore, si: multietniciteti, religjionet, monumentet,
minierat, etj. Ajo që bie në sy gjatë shfletimit të shumë
teksteve mbi Kosovën është se interpretimi i historisë së saj
në veçanti, ka shërbyer si pikënisje për shumë autorë që
trajtuan kompleksitetin e proceseve të saj politike, sociale
dhe kulturore, si dhe ndikimin që diskursi bashkëkohor i
shtetndërtimit të Kosovës ka në vlerësimin e nocioneve të
lidhura me trashëgiminë kulturore dhe konceptet evropiane
të shtetësisë dhe identitetit.
Kompleksiteti i kuptimeve të nocioneve të
lartpërmendura dhe përdorimi i tyre në fushat e historisë
dhe të kulturës politike është sjellur këtu duke e
konsideruar si pikënisje të rëndësisë vitale për studimet
dhe diskursin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
![Page 14: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/14.jpg)
xi
Për të kuptuar shkak-pasojën e mungesës së
trashëgimisë kulturore në vizionin bashkëkohor të Kosovës
evropiane, Kapitulli i dytë “Krijimi dhe administrimi i
sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës”,
përqendrohet në sfondin e njohjes dhe të mbrojtjes së saj.
Analiza e inventarit të monumenteve të Kosovës të
mbrojtura në vitet 1947-1999, si dhe marrëdhënia e tij me
Listën e trashëgimisë kulturore të Kosovës të konsoliduar
pas vitit 1999, dëshmon se kjo fushë ka qenë subjekt i
administrimit represiv dhe selektiv të regjimit të ish
Jugosllavisë dhe atij serb, i cili nuk e pasqyroi diversitetin e
shprehjes dhe të trashëgimisë kulturore të Kosovës në
tërësinë e saj.
Politikat kulturore në ish-Jugosllavi i heshtën ose i
tjetërsuan shumë lokalitete me vlera autentike që lidhen me
trashëgiminë shqiptare të Kosovës. Meqë ato pasqyrojnë
mënyrat e jetës dhe vazhdimësinë historike materiale dhe
jomateriale të popullit shqiptar të Kosovës dhe si të tilla
mishërohen në shtëpitë, sheshet dhe rrugët e qyteteve
kosovare, lokalitetet e kësaj trashëgimie të gjallë u
përjashtuan si mjet për ndërtim identiteti; për më tepër, ato
u shkatërruan në emër të ndërtimit të ri. Hulumtimi në këtë
pikë argumenton se interpretimi i historisë dhe i
trashëgimisë së vendbanimeve është kritik në konceptimin
bashkëkohor të trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe
përdorimin e saj për ndërtimin e identiteteve urbane,
rrjedhimisht, identitetin kulturor të Kosovës si tërësi unike.
![Page 15: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/15.jpg)
xii
Trashëgimia kulturore është një ndër mjetet më të
rëndësishme për formimin dhe fisnikërimin e identitetit. 6
Në Kosovë ajo kornizoi konstruktin politik, hapësinor dhe
kulturor të shoqërisë multietnike kosovare. Megjithatë,
analizat e Kapitullit të tretë, “Korniza ligjore dhe
institucionale pas vitit 1999”, tregojnë se dispozitat mbi
trashëgiminë kulturore si të ndara përgjatë vijave etnike
mbeten pjesa më e dallueshme e këtyre kornizave.
Megjithëse balanci midis politikës dhe perspektivës
ekonomike është pothuajse i munguar, analizat e dhëna në
këtë kapitull e bëjnë të ditur praninë e nevojës për
adresimin e trashëgimisë kulturore përbrenda orientimeve
zhvillimore ekonomike, ndonëse në terma të përgjithshëm.
Për të kuptuar vonesën e këtij adresimi, mjaft të
rëndësishëm për vlerësim të trashëgimisë kulturore të
Kosovës, Kapitulli i katërt “Trashëgimia kulturore e Kosovës
në agjendën dhe dokumentet politike ndërkombëtare” sjell
në mënyrë kronologjike disa dokumente dhe politika
ndërkombëtare, të cilat e krijuan kuadrin përcaktues të
trashëgimisë kulturore të Kosovës. Analizat krahasimore të
standardeve dhe prioriteteve të përcaktuara për Kosovën
në fushën e trashëgimisë kulturore nga ana e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sugjerojnë
një kontekst të veçantë kushtëzimi, në të cilin epërsi fiton
ruajtja e trashëgimisë kulturore e kultit ortodoks të asocuar
me pakicën serbe në Kosovë. Kjo qasje fuqizohet pas
dëmtimit të objekteve fetare ortodokse gjatë trazirave të
marsit të vitit 2004, duke ngritur një mekanizëm kompleks
6 Graham, B., Howard, P., Eds. (2008). The Ashgate Research Companion to Heritage and Identity, f.1
![Page 16: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/16.jpg)
xiii
për rindërtimin e kësaj trashëgimie. Këtë qasje, bashkësia
ndërkombëtare nuk e pati kundrejt shkatërrimeve masive
të trashëgimisë kulturore të Kosovës nga agresioni i Serbisë
para dhe gjatë luftës së viteve 1998/99. Arsyetimi mund të
gjendet në përkushtimin për rindërtimin e Kosovës së
pasluftës, por ajo që krijoi hapësirë për gjykim të qasjes
inferiore të ndërkombëtarëve është futja e trashëgimisë
kulturore të shkatërruar gjatë luftës nën ombrellën e
rindërtimit të përgjithshëm të pasluftës, pa ngritur ndonjë
mekanizëm relevant që do të siguronte rindërtimin e saj, në
terma të barabartë me mekanizmin për rindërtimin e
kishave ortodokse serbe, i cili i dha në mënyrë të qartë
kushtet dhe specifikat e zbatimit.
Në kapitullin e pestë në vazhdim “Trashëgimia kulturore
e Kosovës në dokumentet vendore” bëhet analizë e
ngjashme kronologjike e dokumenteve dhe politikave
vendore për trashëgiminë kulturore, për të konkluduar se
strukturimi përmbajtësor i kësaj fushe fillon gjatë dekadës
së dytë të pasluftës. Disa arritje në zbatimin e standardeve
dhe prioriteteve të përcaktuara nga instancat
ndërkombëtare (si psh. zbatimi përmbajtësor i rindërtimit
të kishave ortodokse serbe bashkë me miratimin e kornizës
ligjore të dalë nga Plani i Ahtisaarit), kanë ndikuar në
zhvendosjen e konceptit të trashëgimisë kulturore nga
konteksti i bartësit të obligimeve politike për Kosovën, në
një kontekst normal të obligimeve ligjore dhe programore
për mbrojtjen e saj sipas termave ndërkombëtare. Megjithë
mangësitë në përmbajtje, si dhe mungesën e vendosmërisë
dhe të fuqisë implementuese të këtyre dokumenteve, vetë
procesi i normalizimit dhe përparimit të sistemit të
![Page 17: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/17.jpg)
xiv
mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë, është proces
i pamohueshëm dhe prandaj shpresëdhënës për të ardhmen
e saj.
Kapitulli i gjashtë “Trashëgimia kulturore në konceptet
evropiane: Një perspektivë për Kosovën” është një
propozim përmbyllës në lidhje me qasjen që Kosova duhet
të ketë në raport me trashëgiminë kulturore, identitetin, si
dhe konceptet e zhvillimit dhe konservimit të integruar.
Gjykuar nga perspektiva e trendeve evropiane dhe globale,
si dhe aftësia për t’u njësuar me to, ndërkohë që të ruhet
dhe respektohet veçantia lokale identifikuese e Kosovës, ky
kapitull prek çështjen e komodifikimit të trashëgimisë
kulturore si model alternativ që mundëson hapjen ndaj
tregut të “Evropës së re”. Kjo alternativë hap perspektiva të
planifikimit dhe menaxhimit efektiv të qyteteve,
ansambleve urbane e rurale, lokaliteteve arkeologjike dhe
peisazheve historike, së bashku me historitë e tyre aktive
urbane dhe kulturore, dhe jo vetëm të monumenteve si
objekte të përveçme dhe si koncept tanimë i tejkaluar në
botëkuptimet bashkëkohore ndërkombëtare.
![Page 18: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/18.jpg)
180 TRASHËGIMIA KULTURORE NË KONCEPTET EVROPIANE:
Në ndjekje të këtij angazhimi, riinterpretimi dhe
menaxhimi i duhur i trashëgimisë kulturore të qyteteve dhe
zonave historike të Kosovës mund të jetë bazë për nxitjen e
zhvillimit, rëndësisë, identitetit të qyteteve, rrjedhimisht, të
Kosovës në tërësi. Qytetet, ansamblet urbane, lokalitetet
arkeologjike dhe peisazhet historike, së bashku me historitë
e tyre aktive urbane dhe kulturore, dhe jo vetëm
monumentet si objekte të përveçme, bëhen alternativë e
fuqishme për inkurajimin e shprehjes kulturore dhe të
mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, vlerësimi i tyre në gjithë tërësinë dhe
llojllojshmërinë që kanë, në linjë me dokumentet, kartat dhe
përvojat ndërkombëtare të këtij shekulli, përbën një
perspektivë të mundshme dhe të duhur për ruajtjen,
mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë
kulturore të Kosovës.
![Page 19: Florina Jerliu TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS · PDF fileii 3. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PAS VITIT 1999 73 3.1. Institucionet e trashëgimisë kulturore në Kosovë 74](https://reader034.vdocuments.site/reader034/viewer/2022042502/5a78b2bc7f8b9ab8768ef29c/html5/thumbnails/19.jpg)
TRASHËGIMIAKULTUROREE KOSOVËS
TRASHËGIMIA KULTURORE E KOSOVËS
Florina Jerliu
Florina Jerliu
KONCEPTET DHE KONTEKSTETE MBROJTJES
Florina Jerliu (Prishtinë, 1969) është profesoreshë e arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Studimet universitare për arkitekturë dhe studimet pasuniversitare në arte pamore i kreu në Universite-tin e Prishtinës, ndërsa doktoroi në arkitekturë dhe planifikim urban në Universitetin e Sarajevës. Nga viti 2000 ka qenë e angazhuar si këshilltare në hartimin e politikave të ndërtimit dhe menaxhimit urban, nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe institucione vendore. Është themeluese dhe udhëheqëse e Fondacionit për Arkitekturë Archis Intervention Prishtina (AIP), si dhe themeluese dhe anëtare e Bordit të institutit kërkimor Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS). Veprimtaria e saj hulumtuese trajton fenomenet urbane-arkitektonike të qyteteve në tranzicion. Aktualisht është anëtare e Këshillit Drejtues të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, si dhe anëtare e Këshillit Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete ICOMOS. Është autore e librit Mbrojtja e Trashëgimisë Ndërtimore (2016), autore e tekstit të dokumentit Strategjia Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2017-2027, si dhe e një sërë publikimesh dhe tekstesh mësimore për studentë.