fletevolant master a4 e drejtë tregtare

2
Master Profesional (60 ECTS) E Drejtë Tregtare PËRSE UMB? > Universitet i ndërtuar sipas modelit anglo-sakson. > I vetmi universitet në Shqipëri që ofron Programe Profesionale. > Programe bashkëpunimi me universitete nga Europa, SHBA, Azia. > Staf me reputacion të njohur brenda dhe jashtë vendit. > Infrastrukturë moderne që mundëson përdorimin e teknologjisë së informacionit. > Programe bashkëkohore studimi të kërkuara nga tregu i punës. Fushat kryesore të studimit: Çfarë është? Programi për studimet e nivelit Master Profesional (60 kredite) në të Drejtën Tregtare ofrohet për formimin e studentëve që kanë mbaruar studimet e larta për drejtësi, ekonomik ose degë të tjera të përafërta, por që operojnë në fushat ekonomike, duke i thelluar më tej dijet e tyre rreth të drejtës tregtare. Gjithashtu ky master është një mundësi për përditësimin me legjislacionin përkatës dhe praktikën gjyqësore. Ky program ka si qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve me një formim profesional teorik dhe praktik në fushën e të drejtës tregtare, duke i aftësuar studentët në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për çështje që lidhen me fushën e të drejtës tregtare. Kujt i drejtohet? Masteri E Drejtë Tregtare u drejtohet gjithë studentëve që kanë një formim të përgjithshëm juridiko - ekonomik dhe duan të thellojnë dijet e tyre duke u specializuar më tej në fushën e të drejtës tregtare. Ky master u drejtohet gjithashtu të gjithë personave që janë të punësuar apo synojnë të punësohen dhe të zhvillojnë një karrierë të suksesshme në institucionet dhe njësitë përkatëse të administratës publike, shoqëri të ndryshme tregtare brenda dhe jashtë vendit, banka, studio ligjore etj. Fakulteti i Drejtësisë / Master në E Drejtë Tregtare Moduli akademik bazë: E drejtë e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar Tregtar E Drejta e Shoqërive Tregtare Kontratat Tregtare Moduli akademik kërkimor: Metodat e Kërkimit Shkencor Moduli akademik specifik: E Drejta Finaciare, Bankare dhe Monetare Ndërkombëtare E Drejta e Konkurrencës E Drejtë e Falimentimit E Drejta Tatimore dhe Doganore Stazh ose Praktikë Profesionale Prova Finale: Tezë Kërkimi Empirik ose Dosje Profesionale

Upload: lynga

Post on 20-Dec-2016

235 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: FLETEVOLANT MASTER A4 E Drejtë Tregtare

Master Profesional (60 ECTS)E Drejtë Tregtare

PËRSE UMB?

> Universitet i ndërtuar sipas modelit anglo-sakson.> I vetmi universitet në Shqipëri që ofron Programe Profesionale.

> Programe bashkëpunimi me universitete nga Europa, SHBA, Azia.> Staf me reputacion të njohur brenda dhe jashtë vendit.> Infrastrukturë moderne që mundëson përdorimin e teknologjisë së informacionit.> Programe bashkëkohore studimi të kërkuara nga tregu i punës.

Fushat kryesore të studimit:

Çfarë është?

Programi për studimet e nivelit Master Profesional (60 kredite) në të Drejtën Tregtare ofrohet për formimin e studentëve që kanë mbaruar studimet e larta për drejtësi, ekonomik ose degë të tjera të përafërta, por që operojnë në fushat ekonomike, duke i thelluar më tej dijet e tyre rreth të drejtës tregtare. Gjithashtu ky master është një mundësi për përditësimin me legjislacionin përkatës dhe praktikën gjyqësore. Ky program ka si qëllim kryesor përgatitjen e specialistëve me një formim profesional teorik dhe praktik në fushën e të drejtës tregtare, duke i aftësuar studentët në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për çështje që lidhen me fushën e të drejtës tregtare.

Kujt i drejtohet?

Masteri E Drejtë Tregtare u drejtohet të gjithë studentëve që kanë një formim të përgjithshëm juridiko - ekonomik dhe duan të thellojnë dijet e tyre duke u specializuar më tej në fushën e të drejtës tregtare. Ky master u drejtohet gjithashtu të gjithë personave që janë të punësuar apo synojnë të punësohen dhe të zhvillojnë një karrierë të suksesshme në institucionet dhe njësitë përkatëse të administratës publike, shoqëri të ndryshme tregtare brenda dhe jashtë vendit, banka, studio ligjore etj.

Fakulteti i Drejtësisë / Master në E Drejtë Tregtare

Moduli akademik bazë: E drejtë e Ndërmjetësimit dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar Tregtar

E Drejta e Shoqërive Tregtare

Kontratat Tregtare Moduli akademik kërkimor:

Metodat e Kërkimit Shkencor Moduli akademik speci�k: E Drejta Finaciare, Bankare dhe Monetare Ndërkombëtare

E Drejta e Konkurrencës

E Drejtë e Falimentimit

E Drejta Tatimore dhe Doganore

Stazh ose Praktikë Profesionale

Prova Finale: Tezë Kërkimi Empirik ose Dosje Profesionale

Page 2: FLETEVOLANT MASTER A4 E Drejtë Tregtare

Adresa:Universiteti Marin Barleti

Rr. “ Sami Frashëri”, Nr. 41, Tiranë Info:

04 24 30 333 069 20 62 [email protected];

[email protected] www.umb.edu.al

Për informacion:069 20 67 247

[email protected]

http://law.umb.edu.al

Veçori Ky master është 60 kredite Zgjat 1 vit akademik Zhvillohet në fundjavë (e Premte dhe e Shtunë) Shtrihet në 2 semestra Ofrohet me kohë të pjesshme Diplomë universitare Master Profesional

Avantazh profesional nëpërmjet zhvillimit të aftësive dhe dijeve!

Mësimi Teorik dhe Praktik

Ky program zhvillon te studentët aftësitë për analizë dhe sintezë, për zbatimin e njohurive teorike në praktikë, për të prodhuar ide të reja, për të zgjidhur probleme dhe për të marrë vendime. Ndër lëndët më kryesore të programit janë:

E Drejta Financiare, Bankare dhe Monetare Ndërkombëtare E Drejta e Shoqërive Tregtare E Drejta e Konkurrencës E Drejta Tatimore Doganore

Në përfundim të programit është parashikuar edhe zhvillimi i një praktike profesionale, si dhe hartimi i një teze apo studimi empirik.

Mundësitë e Karrierës

Në përfundim të këtij programi studenti do të jetë i pajisur me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t’u punësuar dhe për të zhvilluar një karrierë të suksesshme si profesionist i së drejtës tregtare në institucione apo ente shtetërore, si edhe në shoqëritë tregtare private, në banka, në sektorin doganor etj. Gjithashtu programi ofrohet edhe për ata që operojnë ose që kanë si synim të operojnë nëpër studio ligjore e si konsulentë të �rmave të ndryshme, të organizmave ndërkombëtare që veprojnë në sektorë e ente publike dhe private apo edhe në mësimdhënie.

Shpeshtësia e ofrimit të programit

Programi Master e Drejtë Tregtare ofrohet rreth 2 herë në vit dhe ka si parim ku�zimin e numrit të studentëve, me qëllim ruajtjen e cilësisë së lartë në mësimdhënie dhe nxënie.

Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë universitare Master Profesional në fushën Drejtësi me pro�l në E Drejtë Tregtare.

Adresa e e-mailit të koordinatorit të programit

[email protected]