fidan begolli - shoqëria konsumuese - rast: kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza...

10
63 Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA MSc FIDAN BEGOLLI Fjala konsum ka shumë kuptime. Por në këtë punim do të përmendet kuptimi ekonomik dhe ai social që e definojnë konsumin si nxitje e blerjes së mallrave apo shërbimeve në shuma të mëdha si dhe do të jepen rekomandime që në një mënyrë ose tjetrën do të ndikojnë që mjetet monetare që një familje i disponon të i orientoj në fusha tjera, përveç konsumit. Fjala konsum poashtu i referohet diçka mund quhet lëvizje, mbrojtje dhe aktivitet konsumatorëve, produkte cilësore dhe përmirësim të standardeve të sigurisë. Vlen të theksohet se në konsum hyjnë mallra që përdorët për tu nxjerr ndonjë dobi, kështu që me rritjen e të ardhurave, rritet edhe konsumi. Në ekonomi, fjala konsum i referohet politikave ekonomike që theks të veçantë kanë konsumin. Në kuptimin abstrakt, është një konsideratë për zgjedhjen e lirë të konsumatorëve, që fuqimisht orientohet në zgjidhjen se çfarë është prodhuar dhe si? Historiku i konsumit Historiku i konsumit, bazuar në anën biologjike dhe antropologjike i referohet blerjes së mallrave dhe gjërave tjera konsumuese në këmbim të plotësimit të nevojave bazike 1 . Shoqëritë konsumatore filluar të shfaqen gjatë shekullit të 17-të, e që më shumë u intensifikuan gjatrë shekullit të 18-të. Shumë njohës të ekonomisë theksojnë se kjo buron nga rritja e klasës së mesme e cila ka përqafuar ide të reja rreth konsumit luksoz, ku shumë kritik theksojnë se konsumi ishte një domosdoshmëri politike dhe ekonomike për riprodhim të konkurrencës kapitaliste nëpër tregje të ndryshme e me anë të kësaj duke gjeneruar profit, përderisa ka edhe kritik që theksojnë rritjen e fuqisë politike të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e klasës punëtore gjatë ngritjes së shpejt të produktivitetit teknologjik. Në fillim të shekullit të 20-të, një punëtor në Europën Perendimore ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpenzonte mesatarisht 80% - 90% të të ardhurave mujore në ushqim dhe për plotësimin e nevojave tjera. Ajo që ishte e nevojshme për ta ngritur konsumin në drejtim të duhur, ishte ngritja e një sistemi të prodhimit dhe konsumit në atë masë që është praktikuar nga Henri Ford – prodhues amerikan i makinave. Gjatë viteve të 90-ta arsyeja më e shpesht që të vijohen shkollimet në univerzitetet, ka ndërruar me mendimin që të arrihet më shpejt te paraja, e me këtë shume biznese janë përqendruar tek konsumatorët e pasur që janë objektiva tërheqësnë fushën e marketingut. 1 Konsumerizmi, Wikipedia, Creattive Commons Attribution, ShareALike License, December 2013, http://en. wikipedia. org/wiki/Consumerism

Upload: others

Post on 27-Oct-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

63

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova

SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

MSc FIDAN BEGOLLI Fjala konsum ka shumë kuptime. Por në këtë punim do të përmendet

kuptimi ekonomik dhe ai social që e definojnë konsumin si nxitje e blerjes së mallrave apo shërbimeve në shuma të mëdha si dhe do të jepen rekomandime që në një mënyrë ose tjetrën do të ndikojnë që mjetet monetare që një familje i disponon të i orientoj në fusha tjera, përveç konsumit. Fjala konsum poashtu i referohet diçka që mund të quhet lëvizje, mbrojtje dhe aktivitet të konsumatorëve, produkte cilësore dhe përmirësim të standardeve të sigurisë. Vlen të theksohet se në konsum hyjnë mallra që përdorët për tu nxjerr ndonjë dobi, kështu që me rritjen e të ardhurave, rritet edhe konsumi. Në ekonomi, fjala konsum i referohet politikave ekonomike që theks të veçantë kanë konsumin. Në kuptimin abstrakt, është një konsideratë për zgjedhjen e lirë të konsumatorëve, që fuqimisht orientohet në zgjidhjen se çfarë është prodhuar dhe si?

Historiku i konsumit Historiku i konsumit, bazuar në anën biologjike dhe antropologjike i

referohet blerjes së mallrave dhe gjërave tjera konsumuese në këmbim të plotësimit të nevojave bazike1. Shoqëritë konsumatore filluar të shfaqen gjatë shekullit të 17-të, e që më shumë u intensifikuan gjatrë shekullit të 18-të. Shumë njohës të ekonomisë theksojnë se kjo buron nga rritja e klasës së mesme e cila ka përqafuar ide të reja rreth konsumit luksoz, ku shumë kritik theksojnë se konsumi ishte një domosdoshmëri politike dhe ekonomike për riprodhim të konkurrencës kapitaliste nëpër tregje të ndryshme e me anë të kësaj duke gjeneruar profit, përderisa ka edhe kritik që theksojnë rritjen e fuqisë politike të organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e klasës punëtore gjatë ngritjes së shpejt të produktivitetit teknologjik. Në fillim të shekullit të 20-të, një punëtor në Europën Perendimore ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpenzonte mesatarisht 80% - 90% të të ardhurave mujore në ushqim dhe për plotësimin e nevojave tjera. Ajo që ishte e nevojshme për ta ngritur konsumin në drejtim të duhur, ishte ngritja e një sistemi të prodhimit dhe konsumit në atë masë që është praktikuar nga Henri Ford – prodhues amerikan i makinave.

Gjatë viteve të 90-ta arsyeja më e shpesht që të vijohen shkollimet në univerzitetet, ka ndërruar me mendimin që të arrihet më shpejt te paraja, e me këtë shume biznese janë përqendruar tek konsumatorët e pasur që janë objektiva tërheqësnë fushën e marketingut.

1Konsumerizmi, Wikipedia, Creattive Commons Attribution, ShareALike License, December 2013, http://en. wikipedia. org/wiki/Consumerism

Page 2: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

64

Shoqëria e konsumit ka kuptimin e një lëvizjeje apo të ndonjë kornize të politikave që kanë për qëllim rregullimin e produkteve, shërbimeve, metodave, standardeve të prodhimit, shitjes, reklamimit në interes të blerësit etj.

Rast: Kosova Kosova doli nga lufta me shkatërrime shumë të mëdha në të gjitha fushat

e jetës sidomos në ekonomi. U shkatërrua e gjithë ekonomia, thuajse asgjë nuk funksiononte. Çdo gjë duhej nisur nga e para. Me hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, filluan të hapen vendet e para të punës ku shumë persona gjetën punë. Shumë paga që u morrën nga ato vende të hapura të punës, fillimisht janë përdorë për konsum, por më vonë me hapjen e vendeve tjera të punës, të ardhurat filluan të përdorën edhe për rindërtime të ndryshme.

Që të zhvillohen ndonjë sektor i ekonomisë pas luftës, fillimisht është deshtë që të krijohen institucionet nëpërmjet të cilave do të bëhët zhvillimi i sektorit të caktuar. Një fakt të cilin duhet ta përmendi këtu është se në vitin e parë të pas luftës, i gjithë buxheti i Kosovës është mbushur nga donacionet. Me fillimin e ndërtimit të institucioneve dhe orientimit të ekonomisë si ekonomi e tregut, filluan të hapen vende të reja të punës, me këtë duhet dërguar edhe një vërejtje shumë bizneve për hapin e gabueshëm duke përqendruar aktivitetin e tyre në tregti dhe me këtë të arrihet më shpejt te fitimi i mundshëm. Prodhimtaria si fushë shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të një vendi, ka mbetur prapa. Vlen të theksohet se në tregti vihet më shpejt te fitimi, por që mjetet monetare qarkullojnë më pak e me këtë edhe fitimi është shpesh i paqëndrueshëm. Sa i përket periudhës së pasluftës, në dy – tre vitet e para nuk është vërejtë ndonjë ndikim negativ në ekonomi, porse pas asaj periudhe filluan të shfaqen problemet e para. Afaristët kosovar duke u përqendruar më shumë në tregti, niveli i importit u rrit shumë, filluan me të madhe që mjetet monetare të dalin nga Kosova, ku përfshiheshin edhe remitencat e bashkëatdhetarëve tanë, që kryesisht vijshin nga vendet e Europës Perendimore, vendeve skandinave por edhe përtej atlantikut.

Remitencat nga jashtë apo mjetet monetare që mërgimtarët tanë i dërgojnë në Kosovë për shumë familje kosovare janë të një rëndësie jetike, duke marr parasysh edhe nivelin e lartë të papunësisë që mbretëron në Kosovë. Remitencat që vijnë nga jashtë kryesisht përdorën për konsum dhe ato nuk kanë ndonjë orientim investues. Shumë bashkëatdhetar tanë edhepse nuk kanë ndonjë mbështetje institucionale, që nënkupton lehtësira nga institucionet me rastin e ndonjë investimi të mundshëm, megjithatë kursimet e tyre shumë vjeçare kanë vendosur që ti investojnë në vendin e tyre, ku do të krijoheshin ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që nënkupton hapje të vendeve të reja të punës. Shumë mjete monetare që vijnë nga jashtë orientohen në konsum, kurse vetëm10% prej tyre në projekte zhvillimore. Me dërgesat e bashkëatdhetarëve tanë, shumë

Page 3: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

65

familje kosovare e mbulojnë konsumin, që për efekt do të ketë rritjen e importit, kur dihet se shumë produkte importohen dhe që mjetet monetare në vend që të investohen në Kosovë, ato barten në vende prej nga janë importuar të mirat e konsumit. Remitencat e bashkëatdhetarëve tanë edhepse kryesisht shpenzohen në konsum, ato e largojnë sado pak zhgjënjimin e shoqërisë kosovare nga shpërthimi i ndonjë pakënaqësie sociale që do të kishte pasoja të paparashikueshme. Rreth 75% e remitencave kryesisht vijnë nëpërmjet transfertave të ndryshme por ka edhe të tilla që vijnë në mallra apo edhe në para të gatshme. Që këto të hyra nga jashtë të shfrytëzohen kryesisht në konsum, ka ndikuar edhe niveli i papunësisë dhe i varfërisë. Shumë familje kosovare të tëra apo disa anëtarë të tyre nga gjendja jo e mirë ekonomike kanë migruar e ata anëtarë të atyre familjeve që kanë mbetur në Kosovë, varen kryesisht nga ta. Kohëve të fundit është vërejtur që përveç konsumit, remitencat kanë filluar të drejtohen në veshmbathje por edhe në edukim.

Sipas një studimi nga UNDP-ja2, rënia e dërgesave nga emigrantët kosovar, do të ketë pasoja në ekonominë e vendit. Konsumi vendor kryesisht është financuar prej remitencave nga jashtë. Është cekur edhe ma herët, se në periudhën e pasluftës, burim kryesor i financimit kanë qenë remitencat dhe donacionet nga jashtë, porse me rënien e këtyre dy treguesve, pasojat i bart ekonomia e Kosovës. Niveli i konsumit mbetet shumë i varur nga remitencat e jashtme. Si pasoj e rënies të remitencave edhe konsumi do të zvogëlohet. Me uljen e konsumit, në mënyrë të drejtpërdrejt do të bie edhe kërkesa. Shumë biznese kosovare në mënyrë direkte apo indirekte do ta ndiejnë uljen e kërkesës, që do të rezultonte me uljen e kërkesës për mallra dhe shërbime, qoftë ato nga vendi apo importi, që fatkeqësisht do të mund të vie deri te zvogëlimi i vendeve të punës. Një gjë që mund të ndikoj në rënien e remitencave është edhe kriza e fundit në eurozonë. Kohëve të fundit kemi sinjale nga disa vende të prekura nga kjo krizë, që ato kanë filluar të dalin nga Recensioni3, e me këtë edhe ngritjen e nivelit të remitencave. Në tabelën e mëposhtme janë të paraqitura nivelet e dërgesave duke filluar nga vitin 2007 deri me 20124.

2BurimengaInterneti: http://www. ks. undp. org/kosovo/en/home. html 3Ndodh atëherë kur Prodhimi i brendshëm bruto bie gjatë dy tremujorëve të njëpasnjëshëm. 4Të dhënat janë të siguruara nga raportet e përvitshme të cilat i publikon Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në webfaqen e saj zyrtare: http://www. bqk-kos. org

Page 4: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

66

Sipas disa raporteve të Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, remitencat gjatë vitit të kaluar kanë rrënë për rreth 35 mil €. Në këtë i faktor me ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore.

Termin shoqëri e konzumit, shoqëria kosovare e ka marrë nga ajo se produktet e domosdoshme e që janë elementare, që nga fillimi i pasluftës kanë filluar të importohen, ku siç është cek ma lartë, mjetet monetare dalin jashtë vendit, përkatësisht në ato vende prej nga janë importuar mallrat e ndryshëm të konsumit. Por të ishte e kundërta e që shumë ne do të dëshironim, që shumica e gjërave që importohen të prodhohen në Kosovë atëherë ato mjete monetare do të mbetëshin në Kosovë dhe do të investoheshin prap në Kosovë, ku niveli i mirëqenies do të ishte më i lartë, që do të ishte një faktor shtytës që mos të vie deri tek ndonjë pakënaqësi sociale. Arsye tjetër se pse të ardhurat apo remitencat kryesisht janë të destiuara në konsum, është edhe niveli i ulët i të hyrave në shumicën e familjeve kosovare. Kur të hyrat janë të ulëta, dihet fakti që familjet tona përbëhën nga shumë anëtarë, atëherë të hyrat destinohen së pari për të plotësuar nevojat e konsumit, si p. sh. në ushqim, e pastaj mund të mendohet në veshmbathje apo edhe në edukim.

Dihet se shumë familje kosovare jetojnë edhe nga asistenca sociale, kur kësaj ia shtojmë që edhe kryefamiljarët e asaj familje që janë të papunë apo të sëmurë, atëherë ato të ardhura të pakta që ato familje i marrin destinohen për plotësimin e nevojave për ushqim. Shoqëria kosovare është e njohur si shoqëri konsumuese. Duke u bazuar në nivelin e ulët të të ardhurave, shumë pak familje e kanë mundësinë e kursimit. Kursimin e mjeteve shumë njerëz në Kosovë e mendojnë por pak njerëz kanë mundësinë të kursejnë.

Duke marr parasysh gjithë këto që ceka ma lartë, më tutje do ti përmendi disa detyra që duhet të kryhen nga Qeveria e nivelit qendror. Këto detyra kanë të bëjnë me nxitjen e prodhimit vendor, në mënyrë që në masë të madhe ato produkte që importohen të zëvendësohen me prodhime vendore. Kohë më parë është vërejtur një iniciativë nga përfaqësuesit e biznesit por edhe nga Qeveria e Kosovës, që përkrahja ndaj prodhuesve vendor të jetë më e madhe. Për ta prodhuar një produkt në Kosovë, landa e parë si dhe makineritë për prodhimin e atij produkti, do të duhej që të lirohen nga dogana dhe TVSH-ja që do të kishte efekt shumë të madh në nxitjen e prodhimit vendor ku mendojnë se shumë afarist veprimtarinë e tyre do ta orientonin në prodhim. Duke u krijuar një produkt vendor, i një cilësie të mirë, që menjëherë do ta zëvendësonte të njëjtin produkt por të importuar, që me kalimin e kohës do të krijoheshin mundësitë që të kemi edhe eksport. Duhet të ketë një angazhim dhe punë më e madhe nga Qeveria e Kosovës që të ngushtohet hapësira e madhe që ekziston në mes të importit dhe eksportit, pikërisht duke nxitur dhe përkrahur më shumë prodhimin vendor. Fakti që prodhuesit vendor deri më tash kanë qëndruar mirë në treg, është për tu vlerësur shumë edhepse bartin barë të rëndë, TVSH-ja që është në nivelin 16%,

Page 5: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

67

pastaj taksa doganore prej 10%. Nësedëshirojmë që kjo gjendje të përmirësohet, sygjerojmë që këto taksa aq të rënda për prodhuesin vendor, të largohen në rradhë të parë për landë të parë poashtu edhe për makineri prodhuese. Si nxitës i prodhimtarisë vendore do të ishte edhe punësimi i deri 15 punëtorëve, ku tatimet dhe kontributet e tyre do të paguheshin nga shteti5.

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës, varfëria troket në shumë sfera të shoqërisë, me theks të veçantë në mirëqenien e njerëzve. Në Kosovë, varfëria si indikator social, kohëve të fundit është gjithnjë në rritje.

Mëposhtë janë të paraqitura disa të dhëna rreth disa indikatorëve social, ku brengos fakti gjithnjë në rritje i nivelit të varfërisë6:

1. Varfëria e përgjithme – 29%, 2. Varfëria ektreme – 8%, 3. Shpenzimet e ushqimit nga buxheti i ekonomive familjare – 38%

dhe 4. Burim kryesor i të ardhurave të ekonomive familjare janë pagat

me 25%.

Të dhënat e mësipërme, janë të ilustruara edhe nëpërmjet grafikonit.

Duke marrë parasysh indikatorët e cekur, atëherë mund të themi se

shtresa e varfër, mezi siguron të ardhurat për jetesë, ku me ato të ardhura sigurohet ushqimi, shumë më vështirë mendohet në plotësimin e nevojave për veshmbathje apo shkollim. Për tu plotësuar këto nevoja, shtresa e varfër bazohet në ndihma nga të tjerët apo nga ndonjë donacion.

5AnalizadhekonkluzionengaODA EKONOMIKE GJERMANE NË KOSOVË të publikuara në webfaqen e tyre zyrtare në internet: http://www. kdwv. org/sq/Gjermania 6Statistikat Sociale, Agjensia e Statistikave të Kosovës, Prishtinë, 2011, http://esk. rks-gov. net/

Page 6: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

68

Bazuar në praktikat e zbatimit të poliikave fiskale në Kosovë, më mirë janë gjetur bizneset që si veprimtari të tyre e kanë tregtinë sesa ato prodhuese, që me këto politika më shumë është ulur poshtë apo nënçmuar prodhuesi vendor, duke nxitur importin. Vlen të theksohet edhe një informat nga Enti i Statistikave të Kosovës ku eksporti në muajin Qershor të viti 2013 ishte 26,3 mil € kurse importi 222,4 mil €. Kjo është një indikator se çfarë shoqërie jemi. Produket që më së shumti importohen në Kosovë janë7:

1. Produktet minerale 22%, 2. Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 13%, 3. Makineritë, paisjet mekanike dhe elektrike 12%, 4. Metalet bazë dhe artikujt e tyre 9%. 5. Produktet e industrisë kimike 7%, 6. Mjetet e transportit 6,5%, 7. Plastika dhe Goma 6%, 8. Perime6% 9. Kafshë të gjalla 4% dhe 10. Të tjera 14,5%.

Të dhënat e mësipërme, janë të paraqitura nëpërmes grafikonit:

Produktet të cilat eksportohen nga Kosova janë8:

1. Metalet bazë 61%, 2. Produktet minerale 12%,

7EkonomiadheInvestimetnëKosovë, Ekonomia e Kosovës, Ministria e PunëvetëJashtme, Prishtinë, 2013, http://www. mfa-ks. net/?page=1,119 8EkonomiadheInvestimetnëKosovë, Ekonomia e Kosovës, Ministria e PunëvetëJashtme, Prishtinë, 2013, http://www. mfa-ks. net/?page=1,119

Page 7: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

69

3. Makineritë, paisjet mekanike dhe elektrike 5%, 4. Ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 4%, 5. Perime 4%, 6. Plastika dhe Goma 3,5%, 7. Tekstil 3% dhe 8. Të tjera 7,5%.

Produktet që eksportohen e që janë të cekura më lartë, janë të ilustruara edhe nëpërmjet grafikonit:

Në muajin Korrik të vitit 2012, është nxjerr një urdhëresë nga Qeveria e

Kosovës që nga TVSH-ja të lirohen sektori i arsimit, shëndetësisë si dhe ai i mediave të shkruara dhe elektronike. Gjatë vitit 2012, eksporti i mallrave ka qenë në 269,3 mil €, ndërsa importi i mallrave ka arritur në 2,5 miliard €.

Page 8: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

70

Nëse i krahasojmë të dhënat nga grafikoni i mësipërm, vërejmë një dallim Shumë të madh në mes të importit dhe eksportit. Rritjes se deficitit

tregtar te Kosovës me vendet tjera i kane kontribuar faktorët: • Niveli i ulët i prodhimit vendor kundrejt kërkesave të shumta për mallrat

e importuara dhe • Mungesa e një strategjie të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, Si sfida për institucionet e Kosovës në mënyrë deficiti tregtar të ulet mund

ti cekim: • Shpërpjesëtimet aktuale në kornizën makroekonomike të Kosovës

(GDP/Konsumi, GDP/Eksporti, Eksporti/Importi) dhe ndikimi negativ i tyre ne stabilitetin makroekonomik,

• Deficiti Ekstrem tregtar, si rezultat i nivelit tejet të ulët të eksportit në raport me rritjen e lartë të importit,

• Ndikimi i politikave tregtare asimetrike në këmbimin tregtar tëKosovës me vendet e rajonit,

• Ndikimi i një numri të madh të pengesave nërelacionet: zhvillimi i sektorit privat – NVM – Bashkëpunimi tregtar dhe eksporti – investimet e huaja dhe pengesat që kanë të bëjnë me privatizimin,

Page 9: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

71

• Nevojën për sensibilizimin e opinionit e sidomos të bartësve tëpolitikave ekonomike për rolin dhe rëndësinë e eksportit në rritjen ekonomike dhe në krijimin e qëndrueshmërisë ekonomike nëpërgjithësi9.

Klima e të bërit afarizëm, duhet të ndryshoj në aspektin pozitiv, që do të ishte një nxitës për investimet e huaja direkte. Në rradhë të parë,nëse prodhuesit kosovar dëshirojnë të jenë konkurrent me ata prodhues të huaj dhe që prodhuesit vendor të kenë mundësinë e eksportit të produkteve të tyre, duhet të fillohen me hapi nga Qeveria e Kosovës së të zvogëlohet dallimi i madh në mes të importit dhe eksportit. Vlen të theksohet edhe një gjë që nëse dëshirojmë që të kemi rritje të eksportit, atëherë duhet të ekzistoj edhe konkurrenca ndërmjet ndërmarrjeve kosovare.

Përmirësimi i politikave fiskale nga Qeveria e Kosovës deri më tani nuk kanë qenë të aq të favorshme për të bërë afarizëm në Kosovë. Nëse dëshirojmë që të kemi më shumë investime si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, duhet gjetur mënyrat më të mira për të reformuar politikën ekonomike. Reforma e politikës ekonomike duhet të bëhët në pajtueshmëri me legjislacionin e Bashkimit Europian. Si hap fillestar i një reforme të bërë nga Qeveria e Kosovës është zbritja e tatimit në fitim nga 20% në 10%. Poashtu pjesë e reformës fiskale të bërë janë që të ardhurat deri në 80€ nuk i nënshtrohen asnjë tatimi, nga 81€ në 250€ kanë 4% tatim, prej 251€ në 450€ kanë 8% tatim, mbi 451€ kanë 10%, që për pasoj Tatimi mbi vlerën e shtuar ka pësuar rritje nga 15% sa ishte, në 16%.

9Raporti sektorial Tregtia, Qeveria e Kosovës, faqe 7, Prishtinë, 2004.

Page 10: Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova ... · ndikim mund të ketë pasur edhe kriza ekonomike që ka prekur shumë ekonomi perendimore. Termin shoqëri e konzumit, shoqëria

72

Rekomandime Si përfundim i gjithë asaj që u tha më lartë, mund të themi që menaxhimi

sa më i mirë i konsumit, në rradhë të parë në brenda familjes e pastaj në shoqëri si tërësi, kërkon angazhim dhe maturi që sa më mirë të ballafaqohemi me sfidat e mundshme. Më poshtë janë disa rekomandime, që në një mënyrë ose tjetër do të mund ti jepshin drejtim tjetër konsumit:

1. Fusha e dëshiruar për të bërë biznes duhet të jetë ajo e prodhimit vendor, sepse më tepër do të kemi vende të reja të punës, importi do të jetë më i ulët, qarkullimi i mjeteve monetare brenda Kosovës do të jetë më i madh,

2. Qeveria e Kosovës të mundësoj që të gjitha bizneset prodhuese të lirohen nga pagesa e doganës në landë të parë dhe nga pagesa e Tvsh-së, posaqërisht ato firma që kanë plan biznesi të mirë, që fokusohet në prodhim dhe gjenerim të vendeve të reja të punës,

3. Bizneset që punësojnë më shumë se 20 punëtor, të kenë lehtësira të ndryshme nga shteti,

4. Të rekomandohet që pakoja e tanishme fiskale të plotësohet që të kemi më shumë lehtësira për bizneset nga shteti,

5. Të forcohet dhe të amandamentohet edhe më shumë Ligji për Masat mbrojtëse në Import10.

6. Të forcohet zbatimi i Ligjit Anti-Damping, 7. Politikat fiskale dhe ekonomike duhet të përmirësohen dhe freskohen

vazhdimisht ashtu që të i përshtaten ekonomisë së Kosovës, 8. Të krijohet në mekanizëm adekuat që i përgjigjet reformimit të politikës

ekonomike dhe 9. Që për 10 vitet e ardhshme, ndërmarrjet që punësojnë më shumë se 500

punëtor, të lirohen nga pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

10Ligji për Masat Mbrojtëse në Importe, Kuvendi i Repiblikës së Kosovës, Prishtinë, 2011,http://www. kuvendikosoves. org/?cid=1,191,675