ekonomistat banka dhe afarizem bankardocshare01.docshare.tips/files/28192/281922302.pdf · qka...
TRANSCRIPT
Ekonomistat
Banka dhe Afarizem Bankar
3. Qka kuptoni me likuiditetin optimal ?
Bankat e nivelit të dytë të kenë në llogari të bankës qëndrore mjete të mjaftueshme të rezervave të
likuiditetit që do të mund të shfrytëzohen në rast jo likuiditeti (rast jo harmonizimi të plasmaneve me
mjetet e bankës).
4. Si e kryejnë funksionin e tyre bankat federale reserve në shba ?
Bankat federale reserve kanë funksione shumë me rëndësi :
emëtojnë paranë letër dhe metalike
I heqin nga qarkullimi paratë e dëmtuara
bëjnë “ klering-un” e qeqeve të lëshuara
kontrollojnë punën e bankave
japin leje për bashkim(fuzionim) të bankave
janë në kontakt të afërt me ekonominë e territorit që e mbulojnë
sqarojnë masat që I merr pleqësia e guvernatorëve , I përcjellin efektet e këtyre masave dhe
arsyeshmërinë e tyre
përcaktimin e normës eskonte këto banka e bëjnë pasi e lejon pleqësia e guvernatorëve
6. Qka kuptoni me parimin e eleasticitetit të deponimit të mjeteve ?
I obligon bankat që ti orientojnë mjetet në ato degë që kanë rëndsi të veqantë , në mënyrë që deponimet e
tilla të japin rezultate optimal
7. Si formohet norma e kamatës sipas teorisë së fondeve kreditore ?
Niveli I kamatës caktohet në bazë të raportit të ofertës dhe kërkesës së kredive. Oferta e fondeve kreditore
caktohet me vëllimin e kursimit të shoqërisë , përqindjen e rritjes së masës monetare dhe vëllimin e
rezervave të resurseve monetare
8. Si ndikojnë rezervat e detyrueshme në formimin e potencialit kreditor ?
Ndërrimi I normës së rezervave të detyrueshme ndikon direkt në potencialin financiar të bankave
afariste.Kur banka qëndrore bën rritjen e normës së reserves së detyrueshme , zvogëlon potencialin e
bankave të nivelit të dytë dhe anasjelltas
9. Qka janë kreditë konsumuese dhe cilat janë karakteristikat kryesore të tyre ?
Janë kredi që merren për rritje të standardit pra për blerje të : aparateve amvisnore , mobileve ,
automobilave …etj. Karakteristikat kryesore të ktyre kredive janë :
banka I jep në bazë të depozitave të kursimit të grumbulluara dhe mjeteve tjera të afatizuara dhe në disa
raste këto kredi I japin edhe organizatat tregtare
kët kredi mund ta marrë qdo person që është në marrëdhënie të përhershme pune ose që ka të ardhura të
rregullta ( pensionistë ose invalid)
këto kredi jipen për blerje të : produkteve industriale , lëndëve djegëse , rregullim të prishjeve në objektet
e banimit , blerje të automobilave
afati I kthimit të ktyre kredive është deri 2.5 vjet , kurse për automobile deri 3 vjet
banka zakonisht jep kredinë në qeqe të kufizuara ose qeqe të udhëtarëve , kurse kredia sigurohet më
akceptin blanko në kambial me nënshkrimin e një apo dy zhirantëveqë kanë aftësi kreditore dhe me
ndalesën administrative të të ardhurave të rregullta
pas lejimit të kredisë , para se të kryhet pagesa , shfrytëzuesit deponojnë 20% në para të gatshme ( për
automobile 30%) nga shuma e lejuar
10. Cilat nene duhet të përfshijë kontrata mes bankës dhe huamarrësit ?
Përfshin këto nene :
lartësinë e huasë
lartësinë e pjesëmarrjes
afatin e kthimit të kredisë
normën e kamatës
qëllimin për të cilin lejohet kredia
mënyrat e sigurimit të kredisë
të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese
11. Qka përshijnë punët e qarkullimit të pagesave në afarizmin devisor të bankave ?
Përfshijnë :
hapjen dhe likuidimin e akreditivit nostro dhe loro
pagimin e qeqeve , kambialeve si dhe pagesat për liferantët e huaj
arkëtimin e qeqeve të pranura
punët në lidhje me nostro e loro garancitë
12. Cilat punë përfshijnë marrëdhëniet kreditore me botën e jashtme ?
Përfshijnë këto punë :
marrja dhe dhënia e kredive në mallra ,dmth : marrja e kredive në botën e jashtme për importimin e
mallrave dhe shërbimeve si dhe dhënia e kredive për eksportin e mallrave dhe shërbimeve
marrja e kredive financiare
marrja e kredive të jashtme afatshkurta për punët në botën e jashtme me anë të linjave kreditore bankare
grumbullimi I mjeteve me emsisionin e obligacioneve në tregun e jashtëm financiar
grumbullimi I mjeteve në tregun e jashtëm financiar me rifinancimin e kërkesave sipas kredive të lejuara
në botën e jashtme
marrja dhe dhënia e depozitave , marrja dhe dhënia e garancive , supergarancive dhe të formave të tjera të
garantimit në marrëdhëniet me botën e jashtme
13. Nga cilët faktorë varet aftësia konkuruese e një banke ndaj bankave tjera ?
Faktorët janë :
organizimi I rrjetit të filialeve
organizimi I lokalit afarist dhe I punëve brenda bankës
zgjedhja e orarit të përshtatshëm të punës
mjetet e informimit dhe shkalla e informimit mbi deponimet financiare
mjetet mekanografike
konkurrenca në mes të bankave në luftën për grumbullimin e mjeteve të reja
14. Qka është bilanci I gjendjes I bankës ?
Përfshin të gjitha pozicionet dhe nënbilancet e aktives dhe pasives.Të gjitha pozicionet e bilancit grupohen
në pjesë homogjene, sipas kohës dhe funksionalitetit të mjeteve e të plasmaneve .Pjesët e bilancit
paraqesin nënbilancet.
15. Qka kuptoni me kredinë vinkulare ?
Ka të bëjë me dhënien e avansit blerësit për mallin I cili udhëton në adresën e blerësit , me q’rast banka
gëzon të drejtën e pronësisë financiare mbi mallin dhe atë pastaj ia bart blerësit ,pasi ky të paguajë
shumën e avansit.
16. Si I mobilizon mjetet banka me emisionin e aksioneve ?
Me emisionin e aksioneve banka I rrit mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja
që deri atëherë kanë qenë në duart e regjistruesve të aksioneve. Mjetet e krijuara në këtë mënyrë
paraqesin burimet më të sigurta e më stabile bankare , të cilat mund të shfrytëzohen për dhënien e të
gjitha llojeve të kredive afatgjatë.
17. Qka kuptoni me kredinë ramburse ? Ku shfryrtëzohet më së shumti ?
Është punë bankare e cila shfrytëzohet në tregtinë tejdetare , si gjatë importit ashtu edhe gjatë
eksportit.Kredia ramburse është kredi akceptuese , të cilën banka ia hap importuesit për pagimin e
importit të mallit me mbulesën e dokumenteve të mallit, që janë bartur në të. Ramburs nga frengjishtja ka
kuptimin –paguaj, është kombinim I tri punëve : kredisë akceptuese , pengut të mallrave dhe akreditivi I
mallit. Shfrytëzohet për tregtinë tejdetare dhe parat llojin më të shpeshtë dhe më të lire të kredisë bankare
në këtë veprimtari.
18. Qka është kredia e konsorciumit ?
Është kredi me afat të gjatë , që praktikohet kur nevojiten mjete të mëdha financiare për financim të të
objekteve të rëndësishme. Konsorciumet bankare të mëdha në tregun e kapitalit kryejnë punë specifike
kreditore gjatë emisionit të efekteve.Këto konsorciume vëhen mes debitorit të efekteve dhe publikut të
gjërë , ia paguajnë atij vlerën përkatëse të letrave me vlerë të emëtuara sipas një kursi të caktuar vetëm
për ta , e pastaj ata u shesin ato efekte blerësve me qmim të lartë.
19. Qka paraqet dhënia e garancive si punë bankare neutrale ?
Është instrument I veqantë I sigurimit të pagesave apo kryerjes së obligimeve të kontratuara në afat , me
të cilin banka I garanton shfrytëzuesit të garancisë bankare , se komitenti I tij do t’I kryejë me kohë të
gjitha obligimet e marra , që theksohen në garancinë bankare ndaj shfrytëzuesit të garancive dhe nëse ai
nuk I kryen ato, atëherë ato obligime do t’I kryejë banka.
20. Qka është letra kreditore ?
Instrument I veqantë I pagesave në qarkullimin e pagesave me botën e jashtme , me të cilën banka e
vendit , me letër të veqantë , e autorizon korrespodentin e vet në botën e jashtme që : personit të shënuar
në letrën kreditore t’I paguaj përnjëherë ose një pjesë të shumës së shënuar në letrën kreditore.
Pytje dhe Pergjigje nga lenda ” Banka dhe Afarizem Bankar “
Testi I
1. Cilat janë karakteristikat kryesore të bankave të vendeve të zhvilluara ?
dominon pronësia private
dominojnë bankat universale
shumica e bankave mirren me financimin e tregtisë së jashtme dhe qarkullimin e pagesave me botën e
jashtme
Qëllim kryesor I ktyre bankave është fitimi
2. Si është I organizuar sistemi bankar I shba-ve ?
Ky system ka këto lloje bankash :
bankat federale reserve bëjnë emëtimin e bankënotave dhe kartëmonedhave, ku për 1 dollar që lëshohet
në qarkullim duhet të ketë mbulesë : 25 cent ari dhe 75 centë fletëobligacione shtetërore ose të
ndërmarrjeve dhe mbulesa deponohet në arka shtetërore
bankat komerciale
janë rreth 13.000 dhe bëjnë mobililizimin e depozitave , dhënien e kredive afatshkurtër , qarkullimin e
pagesave. Këto banka ndahen në : a. bankat kombëtare (të obliguara të jenë antare të sistemit federal
reserve) dhe b. bankat shtetërore (të pa obliguara të jenë antare të SFR)
bankat e bashkuara të kursimit
punët e tyre kryhen permes depozitave të afatizuara
bankat efektuese
janë banka afariste që mirren me financim(kreditim) të industries.
bankat truste
bëjnë ruajtjen dhe qeverisjen e pasurisë së huaj . Janë krijuar nga kompanitë e besimit (trust
kompanitë) ,kanë depozita të mëdha dhe merren me të gjitha punët bankare.
banka për eksport dhe import
është një bankë shtetërore dhe është themelu pas krizës botërore me qëllim intervenimin e shtetit në
afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomisë amerikane.
Pas luftës II-të botërore kjo bankë transformohet në bankë federale dhe bën kreditimin e eksportit dhe
importit.
3. Cilat janë burimet kryesore të mjeteve të bankës ?
burimet kryesore të mjeteve të bankave klasifikohen në dy grupe :
burimet depozitare të mjeteve
a. depozitat në të pare
b. depozitat e afatizuar
c. depozitat speciale
burimet jo depozitare të mjeteve
a. kreditë bankare
b. burimet e tjera( të tregut)
c. kapitali I bankës
4. Kur mund të arrijë banka likuiditetin ideal ?
arrihet kur afatet janë sinkronizuar ,pra : kur mjetet afatshkurtër përdoren për dhënien e kredive
afatshkurtra dhe mjetet afatgjate përdorën për dhënien e kredive afatgjate.
5. Si ndikon banka qëndrore me politikën monetare në lartësinë e rezervave të likuiditetit ?
Ndikon permes mekanizmit të kredisë që banka qëndrore u jep bankave të nivelit të II-të për plotësimin e
kërkesave afatshkurtra për kredi. Për ta përcaktu shkallën e likuiditetit të qdo banke , bëhët grupimin e
aktivit të tyre në :
likuiditet primar
likuiditet sekondar
likuiditet terciar
7. Cilat elemente përfshin kërkesa kreditore dhe si e bën vlersimin e saj banka ?
Kërkesa kreditore përfshinë këto elemente :
qëllimin e shfrytëzimit të kredisë
mënyrën e shfrytëzimit të kredisë
shumën e kredisë
kushtet e shfrytëzimit
garancën që ofron
shpjegime plotësuese
dokumentacioni I nevojshëm
kurse vlersimi dhe përpunimi I kërkesës kreditore nga banka bazohet në kët dokumentacion :
plan e prodhim/qarkullimit për vitin vijues sipas sasisë dhe vlerës
llogarinë përfundimtare për vitin paraprak
llogarinë periodike për vitin vijues
llogaritë mbi shumën minimale të mjeteve xhiruese
pasqyrën e kërkesave nga blerësit sipas afatit 20, 90 dhe mbi 90 ditë.
8. Cilat janë llojet e kredive sipas destinimit ?
për qarkullim të mallrave (gjatë shit-blerjes së mallrave)
për stoqe (stoqe sezonale të produkteve , stoqe për eksport, stoqe të jashtëzakonshme të produkteve të
gatshme ose edhe gjysëmprodukteve)
për punë të caktuara (prodhim bujqësor , ndërtim banesash , botim tekstesh )
për punë specifike (shfrytëzim më të mire të kapaciteteve ekzistuese)
9. Qka janë avanset ?
Janë mënyrë e financimit që paraqiten kur kemi të bëjmë me kryerjen e investimeve në regji
personale.Avanset lejohen zakonisht deri në 20% të vlerës së investimeve në llogarinë rrjedhëse të
investitorit, kurse kjo pastaj arsyetohet me situatat sukcesive. Më së shpeshti avansi paguhet pas
përfundimit të punëve .
10. Cilat janë karakteristikat e kredive ndërshtetrore ?
Janë kredi që një shtet I jep shtetit tjetër në bazë të kontratës ndërkombëtare dhe praktikohen zakonisht
kur bëhët eksporti në vendet e pazhvilluara.Këto kredi jepen në dollarë dhe janë afatgjate (zakonisht 10
vjeqare) dhe paraprakisht caktohen kamata dhe këstet.
11. Cilat kushte duhet plotësuar një bankë që të kryej qarkullimin e pagesave dhe punët kreditore në botën
e jashtme ?
Kushtet janë që banka duhet të jetë e autorizuar dhe është e obliguar të përcjellë dhe të merr pjesë në
punët e arkëtimit të kërkesave të komitentëve të vet. Ato duhet të ndërmarrin sanksione afariste ndaj
organizatave që nuk I arkëtojnë me rregull kërkesat e veta dhe kontratojnë eksportin me arkëtim të
menjëhershëm nëse ai arkëtim realizohet me mjete të pasigurta. Bankat e autorizuara duhet të hartojnë
planet vjetore , gjashtëmujore , tremujore të hyrje-daljeve të devizave në harmoni me planet dhe
programet e eksport-importit t organizatave ekonomike . Po ashtu ato duhet të përcjellin realizimin e
planeve të eksport-importit të tyre.
12. Qka përfshijnë punët në tregun devisor ?
Përfshijnë punët e shit-blerjes së devizave .Bankat e autorizuara duhet t’I dorëzojnë bankës qëndrore këto
shënime :
planet vjetore,gjashtëmujore,tremujore dhe njëmujore të hyrje-daljes së devizave
pozicionet ditore devizore të tyre
pasqyrën e obligimeve të skaduara ndaj botës së jashtme
pasqyrën e pagesave më të mëdha ndaj botës së jashtme
13. Cilët janë faktorët internë që ndikojnë në politikën e formimit të mjeteve ?
krijimi I institucioneve të tilla financiare që do tu përshtaten të gjitha kategorive të pronarëve të
depozitave
sigurimi I shërbimeve adekuate komitentëve të bankës
kuadri professional(dituri , aftësi , organizim I kontakteve me komitentët)
14. Spjegoni aspektin mikro dhe makro ekonomik të harmonizimit të kërkesës dhe ofertës së mjeteve
financiare ?
Apekti mikro-ekonomik :
pozita e një organizate është më e mire dhe aftësia e saj konkuruese është më e mdhe nëse ajo ka potencial
të madh dhe nëse ky potencial I rritet vazhdimisht
pavarsia bankës afariste ësht më e madhe nëse ajo me politikën e formimit të mjeteve orientohet në
mjetet bankare(mjetet e bashkuara,depozitat) sesa mjetet e huaja(kreditë në vend dhe në botën e jashtme)
likuiditeti dhe siguria e bankës është më e theksuar nëse struktura e afatit të burimeve të mjeteve është sa
më afatgjatë kurse plasmanet më afatshkurta
Aspekti makro-ekonomik :
duhet të bëhët harmonizimi I kërkesës me ofertën e mjeteve financiare
pa marrëdhënie të barazpeshuara në tregun financiar , nuk mund të funksionojë me efikasitet as sistemi
bankar sidomos në aspektin e alokimit ekonomik të mjeteve
politika fiskale dhe monetare të një vendi duhet të jenë të harmonizuara
15. Si e krijojnë bankat kapitalin e tyre ?
Përmes këtyre mjeteve ;
kapitalit themelues
rezervave të bankës
rezervave të rivlerësuara
fitimit të pashpërndarë të periudhave të mëparshme
fitimi nga afarizmi vijues
16. Cilat janë pikat kryesore që duhet të përmbajë qdo kontratë për kredi hipotekare ?
1. lartësia e kredisë , e cila sillet nga 50-70 % të vlerës qarkulluese të pasurisë së lënë peng
2. afati I kthimit I cili mund të jetë 10-50 vjet e në disa raste deri 75 vjet
3. kamata zakonisht është e njejtë me kamatën e tregut afatgjatë të kredive
4. ekzistojnë dy mënyra të kthimit : 1. kthimi I kredisë pas kalimit të afatit të kontratuar në shumë të
plotë(hipoteka fikse) dhe 2. kthimi I kredisë në periudha të caktuara kohore(anuitete)
17. Qka është kredia postare ?
Kjo kredi ose kredia revolving , është kredi që u lejon bankave që punët në mes veti ti realizojnë në
mënyrë më të shpejtë dhe më ekspeditive.
Kur dy banka gjenden vende të ndryshme dhe kanë marrëdhënie afariste në mes veti(banka
korrespodente) , shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra tjetrën .Mirëpo ky kreditim mund të
realizohet ngadalë, pra mbulesa të vonohet dhe të shtyhet pagesa , prandaj kjo mbulesë realizohet me
postë përkatësisht deri sa posta ta bartë mbulesën. Karakteristikë e këtyre kredive është që nuk paguhet
kamatë as shpenzime tjera .
18. Qka është akreditivi ?
Është punë bankare neutrale dhe paraqet instrument të qarkullimit të pagesave brenda dhe jashtë vendit .
Përdoret në rastet kur nevojitet një shumë e caktuar e parave nga ana : e urdhërdhënësit , t’I lihet në
dispozicion perms bankës shfrytëzuesit ashtuqë të marrë këtë shumë në tërsi apo pjesërisht sipas nevojës
së tij.Akreditivet ndahen sipas kritereve të ndryshme :
akreditivi I jashtëm dhe brendshëm
akreditivi I kushtëzuar dhe pakushtëzuar
akreditivi personal dhe I mallit
akreditivi I revokueshëm dhe parevokueshëm
akreditivi I vërtetuar dhe pavërtetuar
akreditivi nostro dhe loro
19. Qka është kredia avaluese ?
Është kredi specifike e bankës që lejohet në formë avail. Avali paraqet garancinë në kambial dhe kështu
kreditori sigurohet që banka do t’ia paguajë shumën e kambialit po qe së debitori nuk e bën këtë me kohë.
Avali mund të jepet për :
trasantin(lëshuesin e kambialit)
trasatin(paguesin e kambialit)
indosantët(nënshkruesit e kambialit)
20. Qfarë punë bankare është qeverisja e pasurisë së komitentëve ?
Këtë pune e kryejnë bankat e mëdha dhe me renome .Eshtë punë bankare neutrale afatgjate që ësht
zhvillu vonë dhe njihet me emrin zherance(nga frengjishtja dmth : garancë).
Te kjo punë bankare , komitentët I autorizojnë bankat që të : qeverisin depozitat e tyre , ti këshillojnë në
punët e me bankat e tjera, të kujdesen për pasurinë e tyre .Klientët ose përdoruesit e kësaj pune bankare
janë : njerëz të pasur , trashëgimtarë, persona të mitur.
Pyetje te TESTEVE te provimit
1.Cilat jane burimet kryesore informative kreditore per bankat?
Disa nga burimet kryesore kreditore per bankat jane, bisedimet me palen qe kerkon kredi (me qrast banka
njihet me histrine a afarizmit te tije, natyren e afarizmit, profitabilitetin e saj, konkurencen ne treg, etj),
dokumentacioni kreditore i bankes (dosia e qdo huamarresit), burimet eksterne (agjencionet e
specializuara kreditore siq eshte Dan and Bradstreet ne SHBA, e cila mbledh informata ne vend, ashtu
edhe jasht vendit per huamarresit e ndryshe dhe pastaj jep raporte kreditore te bankat per keta
huamarres, pastaj burimet e tjera eksterne mund te jene furnitoret dhe bleresit e huamarresit, publikimet,
revistat, etj) , si dhe dokumentacion financiare i kerkeuesit te kredise (raportet financiare siq jane bilanci i
gjendjes dhe ai i suksesit per 2-3 vitet e kaluara).
2.Si zbatohet kontrolli kualitativ i kredive të bankat komerciale?
Me kete kontroll B.Q e rregullon masen monetare dhe potencialin kreditore te bankave afariste. Kete e
ben duke percaktuar shumen maksimale te kredive, te cilen mund ta lejojne bankat per qellime te caktuar
ne nje periudhe te caktuar kohore, pastaj duke percaktuar kufirin e kredive afatshkurtera te bankave
afariste.
3.Banka Investive Evropiane (EIB)?
Kjo banke eshte themeluar ne vitin 1958 nga vendet antare te BEE-se me seli ne Bruksel. Qelimi i saj eshte
financimi i zhvillimit te regjionev ete pazhvilluara, ngritja e obljeteve industriale, apo financimi i
projekteve qe jane me interes te perbashket te BEE-se. Kapitali i bankes ishte 1mil njesi llogaritese, ku 1
njesi llogaritese eshte e barabarte me 1 dollar.
4.Kush e ben kontrollin e depozitave ne SHBA?
Kontrollin e afarizmit bankare ne pergjithesi ne SHBA e bejne keto organe: organet e administrates
shteterore, FED-i dhe FDIC. Nderkaq FDIC (federal deposit insurance corporation) ben sigurimin e
depozitave te kursimit dhe depozitave te tjera qe jane mbi 10.000$
5.Specifikat e kredive afatgjata?
Karakteristika kryesore e tyre qendron ne afatin e kthimit te tyre si dhe ne qellimin e shfrytezimit te tyre.
Deri sa te kredite afatshkurtera jipen per sigurimin e likuiditetit rrjedhes te komitentit, te kredite afatgjata
kemi te bejme me deponimin e mjeteve per financimin e investimeve, p.sh ne mjete themelore me te cilen
zhgerohet riprodhimi ekzistues dhe baza prodhuese. Specifike tjeter e kredive afatgjata eshte edhe norma
me e larte e kamates, mbulese tjeter per kredine e lejuar (hipotekat e ndryshme), rrezikun me te madh per
kredine e lejuar, qe rrjedh nga afati i gjate i kthimit, etj.
6.Qka perfshine bilanci i konsoliduar i sitemit bankar?
Perfshon perveq bilanceve te konsoliduara te bankave afariste, edhe bilancet e B.Q. Ky bilanc paraqet
shumen e bilanceve te te gjtiha bankave, prandaj paraqet kategorine me te rendesishme gjate analizes
monetare.
8.Qfare perparsie ka per banken blerja dhe shtija e letrave me vlere?
Blerja dhe shtija e letrave me vlere bejne pjese ne kuader te puneve bankare neutrale me afat te shkurter,
me qfars banka per komitentet e vet e ben blerjen dhe shitjen e letrave me vlere ne burse. Dhe bankat per
kryerjen e ketyre puneve realizojne nje komision te caktuar qe klientet e tyre ia paguajne, zakonisht me
keto pune mirren bankat investive. Dhe keto pune bankes i sjellin keto perparsi: jane shume likuide, nuk i
angazhojne mjetet e bankes, sjellin provizion te mire qe sillet prej 1-5 ne promile, mundesojne fitim ne
kurs, mundesojne plasmanin e lehte te efekteve te bankes, etj.
9.Banka boterore sot disponon keto burime te mjeteve?
Kapitalin e deponuar (paraqet kapitalin qe e paguan qdo antare 20%),
Kapitalin garantues (ky kapital paraqet pjesen tjteter prej 80% qe e paguajne antaret pjesmarres ne B.B).
Mjetet e mbledhura ne tregun e kapitalit (emitimi i letrave me vlere),
Mjetet e te hyrave te realizuara (mjetet qe i realizon banka me veprimtarine e vete),
Mjetet nga kryegjeja e huave te dhena me pare, etj.
10.Karakteristikat kryesore te bankave te vendeve te zhvilluara?
Dominim i pronesise private (sidomos te bankat komerciale ne forme te shoqerive aksionare), Dominon
tipi i bankave universale, Pothuajse te gjitha bankat e medha merren me financimin e tregtise se jashtme
dhe qarkullimin e pagesave me boten e jashtme, Qellimi kryesore i tyre eshte realizimi i fitimit.
11.Parimet e afarizmit bankare jane?
Parimet kryesore te afarizmit bankare jane: Parimi i likuiditetit, Parimi i solventitetit, i sigurimit dhe i
efikasitetit te deponimeve, dhe Parimi i rentabilitetit.
12.Parimi i solventitetit, i sigurimit, dhe i efikasitetit te deponimit te mjeteve?
Solveniteti nënkupton aftësinë e bankave qe ti kryeje te gjitha obligimet e skeduara. Ndërsa josolventiteti
paraqet paaftësinë e kryerjes se te gjitha obligimeve te skeduara. Josolvenitetin e bankave e shkaktojne:
1)jolikuiditeti, 2)joharmonizimi i struktures se afatit te plasmanëve me afatin e burimeve te mjeteve
(depozitat dhe burimet tjera), 3)afarizmi me humbje, 4)përdorimi josolid i mjeteve, etj.
Sigurimi nga aspekti i afarizmit bankar, paraqet mundësinë e pagesës dhe te arkëtimit te te gjitha
obligimeve e kërkesave me kohe sipas kontratës. Banka gjithmonë duhet te kujdeset për sigurinë e
plasmanëve te saj gjate lejimit te kredive, pra ketë e bene duke siguruar garanci për kthimin e kredisë me
rregull nga borxhliu. Parimi i sigurisë duhet ti mbroje komitentët e bankës nga rreziku i deshtimit te
bankes.
Efikasiteti i deponimeve nënkupton realizimin e rezultateve te suksesshme te bankes ne fushen e
kreditimit. Efikasiteti i deponimeve mund te vlerësohet nga aspketi i operacioneve individuale te bankës,
por edhe nga aspekti i subjektit ekonomik si shfrytëzues i kredisë, apo nga aspekti i bankes si teresi. Ky
parim i obligon bankat qe ti orientojne mjetet ne ato dege qe kane rëndësi te veçante, ne mënyre qe
deponimet e tilla te japin rezultate te optimale.
13.Politika e normes se kamates?
Norma e kamates paraqet qmimin e shfrytezimit te mjeteve financiare ne tregun financiare. Dhe norma e
kamates se shfrytezimit te mjeteve eshte gjithmone me e madhe me rastin e shfrytezimin te mjeteve
financiare ne kohen e tashme sesa ne te ardhmen (TVM). Kursimtaret ua japin mjetet e tyre investitoreve
duke kontraktuar kamaten adekuate dhe periudhen e shfrytezimit te mjeteve. Norma e kamtaes paraqet
instrumentin per baraspeshimin e vellimit te krusimit dhe te ofertes se kapitalit me kerkesen e mjeteve
financiare. Ne tregun financiare formohjet kamata e tregut, ne baze te ofertes dhe te kerkeses.
14.Kamata reale dhe tregu i kapitalit?
Kamata praqet qmimin per shfrytezimin e kapitalit te huazuar. Ne tregun financire paraqitet kamata
nominale dhe ajo i determinon raportet ne mes te ofertes dhe kerkeses per kapitalin hua, mirepo kemi
edhe kamaten reale e cila paraqet kamaten nominale te korrigjuar me perqindjen e inflacionit te pritur
dhe kjo shpie deri te teoria e Fisherit:
i = r + ie
Kamata reale varet nga disa faktore: norma e inflacionit, kamata noninale, raporti i politikes ekonomike
ndaj politikes se normes se kamates, GDP per capita, inflacioni i pritur, etj.
15.Format dhe instrumentet financiare te formimit te bazes se mjeteve?
Nje nder format e formimit te bazes se mjeteve pos depozitave te kursimit dhe depozitave te ndermarrjeve
jane edhe letrat me vlere siq jane: Fleteolbigacionet (ne baze te te cilit poseduesi i tij fiton te drejten e
kamates se caktuar dhe kthimin e kryegjese ne fund te maturimit te tij), Bonot e arkes (ato mund ti
emtiojne bankat qendrore dhe bankat afariste, dhe gjithashtu permes tyre bankat afariste i sigurojne
mjetet e tyre me afat te shkurter), Vertetimet mbi mjetet e deponuara (afati me i gjate i tyre eshte 1 vit).
16.Marrja hua te bankat tjera?
Bejne pjese ne kuader te puneve bankare pasive me afat te shkurter, dhe me kete banka i siguron mjetet e
nevojshme per lejimin e kredive. Ketu hyjne: Rieskonti (me qrast banka eskonton kambialet e veta te nje
banke tjeter p.sh te banka qendrore dhe i siguron mjetet per lejimin e kredive), Rilombardi (eshte i
ngajshem me rieskontimin, mirepo ketu ne vend te kambialit kemi te bejme me letra me vlere, me qrast
banka afariste letara me velre qe i ka peng, mund tia le peng B.Q nga e cila merr kredi), Kredite postare,
Kredite nderbankare (interbank loans).
18.Cilat jane karakteristikat e kartave kreditore?
Kartat kreditore jane nje forme specifike e kredive konsumuse dhe nje instrument specifik i pagesave.
Karta kreditore eshte instrument i pagesave, me te cilin mundesohet kreditimi afatshkurter i blerjes me
pakice (p.sh mallrave, sherbimeve, etj). Karta kreditore eshte instrument me i persosur se qeku. Karterten
kreditore mund ta marrin personat me aftesi afariste, dhe qdo pronar i karte kreditore e ka limitin
kreditore te caktuar ne kontrate, deri ne te cilin mund te bej pagesa, si dhe ka per obligim, qe zakonisht 1
her ne muaj te llogarise dhe te paguaj shumen e shpenzuar. Pra kartat kreditore paraqesin nje zevendesim
shume te pershtatshem te qeqeve dhe kjo e tregon edhe popullaritetin e tyre ne 30 vitet e fundit.
19.Cilat jane informatat ne afarizmin e bankave?
Informatat qe jane te nevojshme per afarizmin e sukseshem te nje banke afariste, mund te ndahen ne 7
grupe:
-Informatat mbi afarizmin e pergjithshem (paraqesin te dhenat mbi afarizmin dhe zhvillimet ekonomike
kombetarte dhe nderkombetare),
-Informatat financiare (paraqesin te dhenat mbi zhvillimet ne fushen e sherbimeve financiare),
-Informatat afariste lokale (paraqesin te dhenat mbi afarizmin e firmave te veqanta ne vendin ku vepron
banka),
-Informatat mbi komitentet (paraqesin te dhenat e detalizuara mbi transaksionet me secilin komitent te
bankes),
-Informatat mbi afarizmin e brendshem (te dhenat financiare statistikore mbi te gjtiha aspektet
operacionale te bankes),
-Informatat mbi konkurrentet (paraqesin te dhenat komparative mbi konkurentet tjere te bankes),
-Informatat per distribuim ekstern (autoritete rregullatore kerkojne qe te perdatitetn keto infomrata).
20.Teoria e fondeve kreditore?
Ne nder teorite e formimit te normes se kamates eshte edhe teoria e fondeve kreditore, e cila thot se niveli
i kamates cakltohet ne baze te raportit te ofertes e te kerkeses se kredive.
LFs = S + M – RM (LFs-supply e fondeve kreditore, S-kursimi, M-masa monetare, RM-rezervat
monetare)
LFd = B + G + SG + H (LFd-demand e fondeve kreditore, B-kerkesa e ekonomise, G-kerkesa e shtetit, ,
SG-kerkesa e njesive lokale shteterore, H-kerkesa e popullsise).
21.Kredite nderbankare?
Me kredi nderbankare kuptojme lenien ne dispozicion te mjeteve financiare ne mes te bankave. P.sh
LIBOR eshte norma e kamates me te cilen bankat ne angli i lejojne huazime njera tjetres. Kredite
nderbankare kane elemente te tregut financiare klasik, ne te cilin banka udhhiqet me parimin e
shfrytezimit racional te mjeteve te saj (kamata), principin e likuiditetit (jep kredi por ne situata te
caktuara llogarite qe edhe ajo do te marr kredi) dhe me principin e afarizmit, ku perpiqet ne emer te vet,
kurse ne llogari te antareve dhe depozituesve tjere.
22.Pagesat nderkombetare permes akreditivit?
Njejt si te akreditivi dokumentare.
23.Punet e lizingut ne afarizmin bankar?
Shume banka te medha, bejne dhenien me qera (lizing) te pajimeve komitenteve te vet. Kjo ka te bej me
dhenien e mjeteve transportuese, te makinave te renda, kurse disa banka u japin komitenteve te vet me
lizing edhe vetura. Kjo eshte shume e dobishme si per banken ashtu edhe per partneret e tij afarist. Sepse
banka realizon nje kamate te caktuar per kryerjen e kesaj pune, nderkaq qiramarrsit do te kene rast qe te
paguajne norma me te ulta te kamates per shfrytrezimin e pajisjes sesa nese ate e blen duke marre kredi
ne banke.
24.Cilet faktore ndikojne ne kamaten reale?
Norma e inflacionit, kamata noninale, raporti i politikes ekonomike ndaj politikes se normes se kamates,
GDP per capita, inflacioni i pritur, etj.
26.Kambiali ne qarkullimin e brendeshem te pagesave?
Kambiali eshte leter specifike me vlere, e cila pronarit i jep te drejten qe nga debitori qe eshte i shenuar ne
te, ta arketoj nje shume te caktuar te parase. Ne qarkullimin bashkohore te pagesave, kambiali paraqitet si
mjet pagese, si mjet per sigurimin e kredive, dhe si mjet i veqante i sigurimit te pagesave. Dallojme 2 lloje
kambialesh:
a)Kambiali i trasuar – eshte ai kambial te i cili leshuesi i jep urdher personit tjeter, qe ne afatin e skadimit,
tia paguaj personin te trete (remitentit, shfrytezuesit) nje shume te caktuar qe eshte e shenuar ne kambial.
b)Kambiali vetjak – eshte ai kambial, te i cili veteleshuesi obligohet qe ne afat te caktuar tia paguaj
personit te shenuar ne kambial shumenn e shenuar ne kambial.
27.Faktoret e potencialit kreditore te bankave afariste?
Faktoret e formimit te potencialit kreditore jane:
a)Kredite e B.Q – paraqesin njerin nga faktoret me te rendesishem te formimit te potencialit financiare,
sidomos per bankat e reja, etj,
b)Rezervat e detyrueshme – ndrrimi i normave te rezervave te detyrueshme ndikon ne menyre direkte ne
potencialin financiare te bankave afariste, sepse rritja ke tyre normave ndikon ne zvolgimin e potencialit
kreditore te bankave afariste,
c)Shendrrimi i depozitave ne para te gatshme – gjate shendrrimit te depozitave nga bankat ne para te
gatshme p.sh gjate pagimit te te ardhurave personale, atehere vie deri te zvoglimi i potencialit kreditore te
bankave,
d)Struktura e depozitave – struktura e depozitave eshte e rendesishme sepse ne depozitat ne te pare
llogarite norme me e larte e rezerves se detyrueshme sesa per depozitat e kursimit dhe te afatizuara, dhe
kjo ka ndikimi ne vet potencialin kreditore te bankave, etj.
28.Ku mund te aplikohen sistemet eksperte ne afarizmin bankar investin dhe ate komercial?
Ne sferen e afarizmit bankare investiv, sistemet eksperte mund te aplikohen gjate blerjes se letrave me
vlere (ky sistem jep rekomandimet se a duhet blere letrat me vlere, duke u bazuar ne informatat e
ndryshme siq jane: norma e kamates, raporti P/E, etj).
Ne sferen e afarizmit bankare komercial, sistemet eksperte ndihmojne analizen dhe kontrollin e rreziqeve
bankare, keto sisteme mund te perdoren per analizen e rreziqeve kreditore, per analizen e rrjedhjes se
parase (cash flow) te ndermarrjeve, per qeverisjen e aktives dhe pasives, ku analizohet raporti midis
normave te ndjeshme dhe te pandjeshme te kamates ne strukturen e bilancit te bankes, etj.
30.Qka eshte rieskonti?
Rieskonti eshte pune bankare pasive, me te cilen banka eskonton kambialet nga portofoli i vet te nje
banke tjeter (B.Q) me qrast banka shendrron nje pune bankare aktive ne pune pasive dhe ia shet bankes
tjeter kambialet, te cilat me pare i ka blere me lejimin e kredise eskonte.
31.Bankat eksportuese-importuese?
Nje nder bankat qe i dallojme ne sistemin bankare ne SHBA jane edhe eksport-import bankat. Keto jane
banka shteterore, te cilat jane themeluar pas krizes boterore, me qellim te intervenimit te shtetit ne
afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomise amerikane. Pas L.II.B ajo riorganizohet si banke federale
dhe merret me financimin e eksportit dhe importit. Banket e udheheqe Keshilli Drejtues prej 5 antaresh,
te cilet i emeron kryetari i SHBA-se.
32.Cilat jane insturmentet e formimit te mjeteve te bankes?
Instrumentet kryesore te formimit te mjeteve te bankes jane:
a)Depozitat e kursimit dhe mjetet tjera te popullsise
b)Depozitat e ndermarrjeve
c)Letrat me vlere
33.Qka eshte garancioni bankar?
Garanca bankare eshte instrument i veqante i sigurimit te pagesave apo kryerjes se obligimeve te
kontraktuara ne afat, me te cilin banka i garanton shfrytezuesit te garancise bankare, se komitenti i tij do
ti kryej me kohe te gjitha obligimet e marra, qe theksohen ne garancine bankare ndaj shfrytezuesit te
garacive dhe nese ai nuk i kryen ato, atehere ato obligime do ti kryej banka. Te garanca bankare paraqiten
3 persona: urdherdhenesi i garancise (debitori), banka qe e leshon garancine (garanti) dhe shfrytezuesi i
garancise (besoresi).
35.Aftesia konkurruese e nje banke ne krahasim me banken tjeter?
Aftesia konkuruese ne krahasim me banken tjetren, varet nga disa faktore:
1)Organizimi i rrjetit te filialeve – banka tenton qe me organizimin sa me te mire te rrejtit te filialeve, tua
ofroje sportelet e veta sa me shume komitenteve te vet.,
2)Organizimi i lokalit afarist dhe i puneve brenda bankes,
3)Zgjedhja e orarit te pershtatshem te punes,
4)Mjetet e informimit dhe shkalla e informimit mbi deponimet financiare,
5)Konkurenca ne mes te bankave ne luften per grumbullimin e mjeteve te reja – ketu duhet permendur
arsimimin dhe specializimin si faktore qe ndikojne ne kryerjen e operacioneve te nderlikuara te bankes.
37.Ku qendron rendesia e marketingut te bankave?
Marketingu ne afarizmin bankare ka te bej me hulumtimin e nevojave te komitenteve, me qellim qe te
mobilizohen ne menyre optimale mjetet e nevojshme dhe pastaj ato te plasohen. Marketingu ne afarizmin
bankare niset nga kater elemente te rendesishme:
-Produkti (ketu flitet per produktet e bankes, te cilat banka duhet ti krijoj ne menyre qe te plotesoj te
gjitha nevojat e komitenteve te tij),
-Vendi (ketu flitet per lokacionin e bankes, sepse bankat gjithmone duhet te likacionohen ne vende ku
frekuentimi i popullsise eshte me i madh, ne menyre qe te jete afer tyre qdo here),
-Qmimi (ketu flitete per normat e kamates qe bankat japin per produktet e tyre),
-Promocioni (kjo behet permes TV, shtyput, radios, reklamave te ndryshme, etj).
4.sistemet informatike analitike (rretho)
Sistemet qe mbeshtesin marrjen e vendimeve (DSS)Sistemet eksperte (ES)
5.sistemet e pagesave me boten e jashtme (rretho)
a. Sistemet multilaterale te pagesaveb. sistemet bilaterale te pagesavec. Sistemi i pagesave ne valut kombetare
6.Kredia Konzurciume Karakteristikat (me shkru )
7.Roli i bankes qendrore K, ne sistemin e pagesave (me shkru)
roli operacional mbikqyres dhe i katalizatorit.
8Kompanit Zvicerrane 9.Shoqata kreditore ne gjermani 10. Karakteristikat e kredive te konsimit 11.Dallimet e bankave zvicerrane me vendet e tjera
Eshte mungesa e institucionit kreditore te nacionizuar keshtu si pasoj e federalizimit,nuk egziston institucioni bankar ne pronesi te Konfederates Zvicerrane.
12 Qfar rendesie ka Banka qendrore e kosoves
1.Aspekti matrial dhe formimi i pagesave ne boten e jashtme ?2.Ndikimi i ecurive ekonomike ne politiken e mjeteve te bankes ?3.Karakteristikat kryesore te kredive kombetare ?4.Ndikimi i ecurive ekonomike ne politiken e mjeteve te bankes ?
5.Ku qendron rendesia e qarkullimit te pagesave pa para te gatshme ne zhvillimin ekonomik te vendit ? alternativat-kursimi ne kohe-kursimi i shpenzimeve-kursimi ne humbjet e kamates-kursimi ne pun-sigurimi nga humbja-zvoglimi i qarkullimit te banknotave-rritja e potencialit kreditor te bankave-vzoglimi i nevojave per mbajtjen e rezervave te medha monetare-mbrojtja nga rrezqet-reduktimi i shpenzimeve tedepozitave
a)Kursimi I shpenzimeve b)Kursimi ne kohec)..........ne humbjet e kamataved)........ne punee)Sigurimi nga humbjaf)Rritja e potencialit kreditor te bankaveg)Zvogelimi I nevojes per mbajtjen e rezervave te medha monetare.
7.Cilat jan teorit e normave te kamates ?
.teoria e prefernces se likuiditetit,Teoria e fondeve kreditoreTeoria e inflacionit te pritur
8.Shoqatat bankare ne Gjermani ?9.Cilat jan sistemet bankare ne boten e jashtme ?10.Stimulimi ?
1 aplikimi i numrit te madh te instrumenteve te mobilizimit te akomulimit monetar te popullsis ,
2 organizimi bashkohor i sherbimit te kursimit ,
3shfrytezimi i politikes fiskale per orientimin selektiv te akomulimit tr popullsise .
2 .Ne cilat pjes nuk mund te dekomponohet potenciali financiar e kreditor?
3.Qfar karakteristika kan bankat qendrore dhe kush mund ti krijoj ato?
Karakteristike kryesore e Bankave Qendrore eshte se qellimi I veprimtarise se tyre nuk eshte fitimi,gje qe I ben te dallohen nga inst.tjera
4.Qfar drejtimi duhet te ket konkurenca ne vendet ne zhvillim?
a)Organizimi me I mireb)Rritja e inovacionevec)Zhvillimi I infrastruktures dhe informatikesd)Financimi I projekteve te medha nga disa bankae)Nderlidhja e prodhuesit dhe financuesitf)Lidhshmeria e sferes se parase,kapitalit dhe sferes prodhueseg)Harmonizimi I rregullatives bankare dhe unifikimi I afarizmit te tyre.
5.Qfar dokumentacioni duhet per kerkesat kreditore te bankave?
Perpunimi I kerkeses kreditore nga ana e bankes duhet te bazohet ne kete dokumentacion:a)planin e prodhimit perkatesisht te qarkullimit per vitin vujues sipas sasise se vleres.b)Llogarine perfundimtare per vitin paraprakc)Llogarine periodike per vitin vijuesd)Llogarite mbi Shumen minimale te mjeteve xhiruesee)Pasqyren e kerkesave nga bleresit sipas afatit(deri 20,90 dhe mbi 90 dite)
6.Drejtimet e kontrollit?
1)Cilat komponente te pavarura I permban funksioni I ndermjetsusvea)grumbullimi I mjeteve disponuese ne kuader te nje ekonomie kombetareb)transformimi I struktures se afatit te depozitavec)formimi I mundesive sa me efikase e racionale te grumbullimit e te lejimit te mjeteve monetared)sigurimi I koncentrimit optimal te rrjedhave monetare me qellimte tejkalimit te kufizimeve territorial.
2)Prej cilave banka perbehet sistemi bankar I Italise?a)Bankes qendroreb)Bankat e se drejtes publikec)Bankat e interesit kombetard)Bankat e kredise se zakonshme e)Arkat e kusimitf)Inst,speciale per kreditimin me afat te mesem dhe te gjate.
3)Cilat jane organet vendimmarrese te Bankes Qendrore te Ks?
a)Bordi I Bankes qendroreb)bordi ekzekutivc)guvernatori
4)Cilat jane sistemet e pagesave ne boten e jashtme?a)sistemi multilateral I pagesave b).......bilatereal I pagesavec).......I pagesave ne valute kombetare.
5)Cilat jane sistemet informative analitike?a)Sistemet qe mbeshtesin marrjen e vendimeveb)sistemet eksperte.
6)Cilat jane karakteristikat qe e dallojne sistemin bankar ne Angli?a)Koncentrimi I larte I bankaveb)Efikasiteti I larte I punes se bankave c)Spercializimi I larte I sistemit bankar.
7)Ne cilat pjese mund te dekomponohet potenciali financiar e kreditor?a)Ne potencialin afatgjate b)ne potencialin afatshkurter.
9)Sipas cilave elemente dallohen kompanite financiare nga banka?a)dergimi I te dhenave ne inst.kompetenteb)kreditec)limitet e likuiditetitd)limitet kapitale
10)Cilat jane parimet e qeverisjes me rrezikun kreditor?a)Selektimib)limitimic)diversifikimi
Si e zbaton politiken monetare kreditore Banka qendrore?a) Duke e rregulluar sasine e parave varesisht nga qellimet dhe detyrat e politikes ekonomikeb)Rregullon stabilitetin monetar permes instrumenteve financiare te politikes monetare-kreditore,politika diskonte,e tregut te hapur ,e rezerves se detyrueshme etj.
1) Cilat komponente nuk i permbajne funksionet e ndermjetesimit ( rretho )2) Kontrolli kreditor me cila masa zbatohet ? ( me shkru ) 3) Sistemi bankar i italise , nga cilat banka perbehet ? ( rretho )4) Organet vendimarrese te BQK ? ( me shkru )5) Ne cilat drejtime kryhet kontrolli bankar gjat shfrytzimit tkredive investive ? ( rretho)6) CIlat banka nuk bejne pjese ne sistemin bankar te frances ?7) Cilat nuk jane karakteristikat e obligacioneve ? (rretho )8) Sistemin e pagesave me bote te jashtme? ( rretho)9) Sistemet informatike analitike ? ( rretho )
10 ) Karakteristikat qe e dallojne sist bankar te anglise nga kohet e hershme deri sot ? ( me shkru )
qeky test mka ra , me 19 npr.
Ndikimi i ecurive ekonomike ne politiken e mjeteve te bankes. Faqe 176 kapitulli 5-te.
1.Pagesat e menjehershme dhe te pa pritura dallimi?
2. Cilat jane pagesat nderkombtare?
3.cilat masa i perdorin bankat per kreditoret?
4. Kontrolli bankar sipas destinimeve?
5. Cilat informata e karakterizojne tregun bankar te kredive?
6. Marzha e siguris?
7. Rreziku valutor si evitohet?
8. Funksionet e Bankes Qendrore?
9. Instrumentet jodepozitare?
10. Karakteristikat e vendeve te zhvilluara?
11. Kush ndikon ne politiken monetare te BQ?
12. Koncepcionet e teknologjis se shtrejte informative?
13. Banka internacionale?