femra nË islam: vËshtrim i pËrgjithshËm i islamit ......ii.1. pozita e femrËs nË islam ii.1.1....

13
Ligjërata II: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT PËR FEMRËN Literatura bazë: Bekir Topalliogllu, Gruaja në Islam, përktheu: Mithat Hoxha, (Stamboll: Universiteti Marmara, 2000); Jusuf Kardavi, Gruaja në Islam, përktheu: Sadush Tahiri, (Prishtinë: Shoqata Bamirëse e Katarit, 2002); ); Grup autorësh, Femra nën mbrojtjen e Islamit, (Prishtinë: Komiteti i Bashkuar Saudit Ndihmë Kosovës, 2002; El-Behi el-Huvli, El-Islam ve kadaja el-mer’eti el-muasireti, (Kajro: Mektebetu Dar et-turath, ed. 4, 1984); Mustafa Sibai, El-mer’etu bejne-l- fikhi ve-l-kanun, (Bejrut: El-mekteb el-islamij, ed. 6, 1984); Muhammed Seid Ramadan el-Buti, Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor, përktheu: Selim Sylejmani, (Shkup: Libraria Ebu Hanife, 2007); Seid Afgani, El-Islam ve-l-mer’eh, (Bejrut: Dar el-fikr, ed.3, 1970); Reshid Rida, Hukuk el-mer’eti fi-l-Islam ve hadhuhunne mine l-islah el-muhammedij el-am, (Bejrut: El-mekteb el-islamij, 1984).

Upload: others

Post on 21-Dec-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

Ligjërata II:

FEMRA NË ISLAM:

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT PËR

FEMRËN

Literatura bazë: Bekir Topalliogllu, Gruaja në Islam,

përktheu: Mithat Hoxha, (Stamboll: Universiteti Marmara,

2000); Jusuf Kardavi, Gruaja në Islam, përktheu: Sadush

Tahiri, (Prishtinë: Shoqata Bamirëse e Katarit, 2002); ); Grup

autorësh, Femra nën mbrojtjen e Islamit, (Prishtinë: Komiteti i

Bashkuar Saudit – Ndihmë Kosovës, 2002; El-Behi el-Huvli,

El-Islam ve kadaja el-mer’eti el-muasireti, (Kajro: Mektebetu

Dar et-turath, ed. 4, 1984); Mustafa Sibai, El-mer’etu bejne-l-

fikhi ve-l-kanun, (Bejrut: El-mekteb el-islamij, ed. 6, 1984);

Muhammed Seid Ramadan el-Buti, Femra midis tiranisë së

sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor, përktheu:

Selim Sylejmani, (Shkup: Libraria Ebu Hanife, 2007); Seid

Afgani, El-Islam ve-l-mer’eh, (Bejrut: Dar el-fikr, ed.3, 1970);

Reshid Rida, Hukuk el-mer’eti fi-l-Islam ve hadhuhunne mine

l-islah el-muhammedij el-am, (Bejrut: El-mekteb el-islamij,

1984).

Page 2: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

HYRJE

Në kapitullin paraprak kemi parë se si shkak i përbuzjes së pozitës dhe

rolit të femrës në shoqëri dhe abuzimit me të drejtat e saja kanë qenë

bindjet e gabuara përkitazi me femrën. Në disa shoqëri politeiste ajo

nuk është parë fare si njeri (si p.sh. tek disa kinezë të vjetër), në të tjera

është parë si gjysmë njeri, shoqëri tjera e kanë parë si njeri por që ka

mision vetëm për të lindur fëmijë...Ndërsa në shoqëri me bazë

monoteiste, krahas nënvlerësimit të pozitës së saj, femrës i është

ngarkuar edhe faji kryesor i thyerjes së urdhrit të Zotit në Xhennet,

akuzë kjo që më pas i është ngarkuar të gjitha femrave. Për pasojë, këto

bindje, në të gjitha shoqëritë, kanë shërbyer për të justifikuar trajtimin

çnjerëzor të femrës dhe privimin e saj nga të drejtat themelore. Femra

ka jetuar në robëri të vërtetë dhe, siç kemi nënvizuar, rastet kur ndonjë

femër mund të ketë gëzuar disa të drejta ose ndonjë shoqëri mund të

ketë trajtuar më butë femrën paraqesin përjashtim nga gjendja bazë dhe

forma se si trajtohej përgjithësisht.

Në këtë ligjëratë, në mënyrë të përmbledhur, do të mësojmë për

qëndrimin islam karshi femrës, duke iu referuar me theks të veçantë

aspekteve në të cilat ajo ka qenë e dëmtuar në shoqëritë e mëhershme

dhe aspekteve të cilat janë elemente dalluese të konceptit islam për

femrën. Tërë këtë do ta shtjellojmë në dy pjesë:

1) Në pjesën e parë femra trajtohet duke bërë krahasime me

pozitën e saj në shoqëritë politeiste.

2) Ndërsa në pjesën e dytë trajtimi bëhet duke bërë krahasime me

trajtesat e Biblës. Pra, bëhet fjalë rreth konceptit se si Islami e

sheh krijimin e femrës, mëkatin e Havës, pasojat e mëkatit, etj.

Rëndësia e kësaj ligjërate qëndron në pajisjen e studentëve me

njohuritë bazike për konceptin islam, me mundësinë e krahasimit

ndërmjet konceptit islam dhe koncepteve tjera për femrën, si dhe me

njoftimin me disa nga mendimet e dijetarëve myslimanë për çështje të

caktuara për femrën.

Page 3: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM

II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI

Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai, 1984, f. 25:

Buti, 2007, f. 41) Ajo është motra e mashkullit sepse ata kanë një baba

dhe një nënë. (Rida, 1984, f. 7-8; Huvli, 1984, f. 20) Zoti në Kur’an na

mëson:

هاا زاوجاهاا وا ة واخالاقا من ا الناس ات قوا رابكم الذي خالاقاكم من ن افس وااحدا اا با ﴿يا أاي ها راا وان ا رجااا ا ا ه ث من “O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu,

ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të

dyve krijoi shumë meshkuj e femra...” [Nisa: 1]

Pejgamberi Muhammed صلى الله عليه وسلم duke iu referuar këtij ajeti dhe këtij

botëkuptimi për femrën ka thënë: “Gratë janë motra të burrave.” (Ebu

Davudi, nr. 263; Tirmidhiu, nr. 113)

Nga këtu, koncepti islam për femrën paraqet një pikë kthese në histori

për të dhe të drejtat e saja. ‘Në të kaluarën’ – kujtonte Omeri r.a.: ‘nuk

i vlerësonim për asgjë femrat, ndërsa kur erdhi Islami ato u bënë motra

të meshkujve.’ Nëse lexohen historikisht, këto fjalë të Omerit r.a. flasin

shumë. Ato përshkruajnë gjendjen e mëparshme të femrës, e cila

keqtrajtohej jo rrallë edhe për shkak se i kontestohej ana njerëzore.

Nëse ndodhte t’i njihej natyra e saj njerëzore, abuzohej më të drejtat e

saja qytetare. Ishte e privuar nga pothuajse gjithçka. Nëse kihet

parasysh kjo, mund të matet ndryshimi që Islami bëri.

Dr. Kardavi duke folur për mënyrën se si e trajton Islami femrën thotë:

‘Gruaja është krijesë njerëzore mu ashtu siç është edhe burri. Asaj nuk

i mungon asgjë dhe ajo nuk është ashtu siç pohuan injorantët të cilët i

bënë padrejtësi duke e konsideruar atë si qenie të pashpirte dhe se

kinse ajo nuk është e barabartë me burrin në shpërblim.’ Më pas, Dr.

Kardavi ndalet tek disa elemente që dëshmojnë natyrën e saj njerëzore

dhe trajtimin e Islamit sipas kësaj natyre, si: krijimi nga lloji njerëzor,

shpërblimi i femrës për veprën e mirë, sikur që shpërblehet mashkulli,

përgjegjësia e femrës sikur e mashkullit, etj. (Kardavi, 2002, f. 4-6.

Shih edhe: Huvli, 1984, f. 22-30; Sibai, 1984, f. 26-27; Rida, 1984, f.

8-10)

Veprimin e pavarur dhe shpërblimin e pavarur si shenja të natyrës

njerëzore i sheh edhe Topalliogllu, i cili duke iu referuar ajeteve

kur’anore (Tahrim, 10-11) për gratë e disa pejgamberëve, si p.sh. gruan

e Nuhut a.s. dhe gruan e Lutit a.s. tregon se, pavarësisht që ishin gra të

Page 4: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

tyre, për shkak se përse nuk iu besuan, nuk përfituan asgjë prej tyre.

Derisa në anë tjetër, gruaja e Faraonit, pavarësisht që kishte burrin e

keq dhe tiran, ajo zgjodhi rrugën e drejtë, kështu që burri nuk e dëmtoi

fare. (Topallioglu, 2000, f. 16)

Femra në Islam nuk është veç për të lindur fëmijë. Ajo e ka rolin njëjtë,

sikur të mashkullit andaj edhe kërkohet prej saj që, në mënyrë të

pavarur të bëjë mirë, siç i kërkohet mashkullit. (Grup autorësh, 2002,

f. 79) Për këtë shkak, ndryshe nga e kaluara kur femrës i mohohej

pjesëmarrja në faltore, ne gjejmë Pejgamberi duke nxitur femrat që të

marrin pjesë në xhami, madje edhe atëherë kur janë me zakonet e ytre.

Buhariu shënon hadithin e Umm Atijjes r.a.: “E kam dëgjuar të

Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم të thoshte: "Le të dalin (ditën e faljes së

Bajrameve) edhe vajzat e reja të pamartuara, edhe vajzat e rritura të

pjekura, edhe gratë më zakone dhe le të marrin pjesë në veprat e

mirësisë dhe në lutjet e besimtarëve të drejtë e të përkushtuar

muslimanë! Por gratë me zakone nuk duhet të hyjnë në namazgja.

Hafsaja e pyeti atë (me habi): "Vallë, edhe gratë me zakone?! Ajo i

tha: "A nuk merr pjesë ajo (bashkë me haxhinjtë) në Arafat si edhe në

këto e ato vepra të tjera të mira?!”

Rëndësia e këtij koncepti qëndron në atë se ‘Islami kështu i ka dhënë

fund të gjitha padrejtësive të shkaktuara ndaj femrës.’ (Afgani, 1970,

f. 30)

II.1.2. LINDJA E FËMIJËVE VAJZA

Së këndejmi, lindja e vajzës nuk është parë ndryshe vetëm se gëzim

sikur lindja e djalit. Nëse deri dje një arab e varroste vajzën e vet për

së gjalli që ta mbulonte turpin, sot, në Islam, vajzën e konsideronte si

mjet dhe mundësi për ta fituar Xhenetin. Lindja e vajzave është begati

e madhe. Ato janë përzgjedhje e Zotit për ne, siç qëndron në Kur’an:

الذ ﴿ ان ياشاا ث واي اهاب ل إنا ان ياشاا ي اهاب ل لق ماا ياشاا اواات واالارض يا ا ورا لل ه ملك ال“Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të

dojë; Ai i falë vetën femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që

do.” [Shura: 49]

Fakti se Allahu na i dhuron ato, siç qëndron në Kur’an (Shura: 49),

nënkupton se janë dhuratë. Bile, në shoqëri, siç nënvizon Dr. Kardavi,

një grua që fillonte së pari me lindjen e vajzave shihej si grua e

bereqetshme për shkak se vet Kur’ani kur flet për fëmijët e dhuruar nga

Zoti, fillon me vajzat. (Kardavi, 2002, f. 42)

Page 5: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

Në shoqërinë islame femrat trajtoheshin si vepër e mirë me të cilën

fitojmë shpërblimin. Njëri nga të parët, Muhammed bin Sulejmani, ka

thënë: ‘Djemtë janë ni’met apo mirësi, për të cilën merremi në llogari,

ndërsa vajzat janë hasenat apo vepra të mira, për të cilat

shpërblehemi.’

Nga këtu, Islami çrrënjosi traditën e dallimit të fëmijëve dhe luftoi

ashpër varrosjen e tyre. Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë: “Kush ka një fëmijë

vajzë të cilën nuk e varros (mbyt), nuk e poshtëron dhe nuk e favorizon

djalin ndaj saj, Allahu do ta fut në Xhenet.” (Ebu Davudi, nr. 5146)

Fëmijët vajza Islami i sheh si mënyrë të shpëtimit në botën tjetër.

Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë: “Kush i ka tre vajza apo tre motra, dy vajza

apo dy motra, ndaj të cilave tregohet i sjellshëm dhe ia ka frikën Zotit

për to, do të hyjë në Xhennet.” (Sahihu-t-tergib, nr. 1973)

Hadithe për vlerën e fëmijëve femra ka shumë.

II.1.3. NDERIMI I FEMRËS

II.1.3.1. Femra prehje shpirtërore

Islami ka zhdukur paragjykimet për femrën. Konsiderata e lartë e tij

për femrën bën që kjo e fundit të ndihet krenare në këtë fe. Islami

femrën nuk e sheh thjesht për dëfrim e lindje fëmijësh, siç e shihnin

fetë dhe shoqëritë e mëhershme, por, krahas dëfrimit të përbashkët dhe

lindjes së fëmijëve, Islami femrën e sheh si prehje e qetësi shpirtërore.

(Kardavi, 2002, f. 6) Për këtë shkak, Islami bën thirrje që trajtimi i

bashkëshortes të mos i nënshtrohet rregullave teknikë por atyre

shpirtëror. Zoti në Kur’an thotë:

ناكم موادة واراحا ﴿ هاا واجاعالا ب اي كنوا إلاي ا لتا كم أازوااج ته أان خالاقا لاكم من أانف ت ة وامن آيا يا لكا ا إن ا لقاوم ي ات افاكرونا

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju

bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë

ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka

shenja, për njerëzit që mendojnë.” [Rrum: 21]

Nuk ka nder më të madh se këtë funksion dhe rol të gruas ta bëjë Zoti

shenjë argumentuese të ekzistimit të Tij.

Edhe në hadithe profetike është dëshmuar kjo. Pejgamberi Muhammed

,ka thënë se tre gjëra janë që sjellin lumturinë: gruaja e ndershme صلى الله عليه وسلم

mjeti komod i udhëtimit dhe shtëpia e madhe. (Sahihu-l-xhami, 3056)

Page 6: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

II.1.3.2. Përkushtimi i kaptinave kur’anore

Se Islami ka nderuar femrën flet edhe fakti se për to ekskluzivisht ka

një kaptinë me emrin e tyre, kaptina e Grave (En-nisa) derisa ka edhe

kaptina tjera me emra të përveçëm të grave, si kaptina Merjem.

II.1.3.3. Solli gratë si shembull për meshkujt

Islami nuk bën dallim sa i përket kualiteteve shpirtërore të gjinive. I

devotshmi mbetet i devotshëm, mashkull apo femër qe. (Grup

autorësh, 2002, f. 79) Për këtë shkak, në Kur’an gjejmë shembuj të

femrës së devotshme e cila prezantohet si model për besimtarët në

përgjithësi, meshkuj e femra.

ال للذينا آمانوا امراأاتا فرعاونا إ قا ﴿ له الات راب ابن ل عنداكا ب اي ت ا ضارابا الل ه ما ا ا من فرعاونا واعا انة وا اينا ﴿ ا منا القاوم الظال ا ف ان افاخناا فيه من روحناا واصاد ١١وا راانا الت أاحصانات ف ارجاها قات وامارياا اب ناتا ع

ات رابا ا ل انات منا القاانتينا بكا تبه واا ا وا

“Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur

ajo tha: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më

shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli

keqbërës!” 12. Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, e cila ruajti

virgjërinë e saj; Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë (shpirtin e

Isait a.s.). Ajo u besoi fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij e ishte

nga të devotshmit!” [Tahrim: 12]

II.1.3.4. Respekti më i madh për femrën

Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe femrës si vajzë, si grua dhe si

nënë. Pejgamberi صلى الله عليه وسلم na ka mësuar se: ‘Më i miri prej jush është ai që

kujdeset më së miri për familjen e vet. Unë jam më i miri prej jush

sepse kujdesem më së miri për familjen time.’ (Tirmidhiu, nr. 3895)

Respektin më të madh e bëri për nënën. Dikush e pyeti: Kush meriton

më së shumti respektin? Tha: Nëna. (Buhariu, nr. 5971; Muslimi, nr.

2548) Këtu qëndron elementi tjetër dallues i Islamit. Dhimbjet e lindjes

që Bibla i sheh si mënyrë të dënimit të femrës për mëkatin, Islami i ka

bërë si motiv për respektimin shtesë të saj. (Rida, 1984, f. 192)

II.2. KRIJIMI NGA BRIRI, MËKATI, FAJTORI DHE

PASOJAT

II.2.1. KRIJIMI I FEMRËS NGA BRIRI

Page 7: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

Në shoqëritë politeiste femra nuk shihej si krijesë e plotë. Ajo, o nuk

ishte njeri fare (siç mendonin disa kinezë), o ishte njeri por një

mashkull i ngelur gjysmë gjatë krijimit (siç mendonin grekët e lashtë).

Në shoqëritë e ‘ithtarëve të librit’ (hebrenjtë dhe të krishterët)

debatohej për bazën e krijimit të saj. Ata, referuar teksteve të tyre

fetare, konsideronin se Eva (Hava) është krijuar nga briri i Ademit.

Problemi nuk qëndron me citimin e teksteve fetare por interpretimin

dhe mësimet e nxjerra prej tyre. Konsideronin se gruaja, duke qenë se

është e krijuar nga briri i burrit, atëherë ajo është e varur prej tij, për

t’ia mohuar më pas shumë të drejta mbi bazën e këtyre pretendimeve.

Për krijimin e Havës nga briri i Ademit a.s. flitet edhe tek myslimanët.

Ekzistojnë tre mendime kryesore sa i përket krijimit të Havës:

1) Krijimi nga briri i Ademit a.s.

2) Krijimi nga dheu, si Ademi a.s.

3) Hava ka qenë hyri nga Xhenneti.

Mendimi i tretë konsiderohet i pabazë derisa dy mendimet e para, si në

të kaluarën, si tani, kanë ithtarët e tyre dhe argumentet përkatëse. Në

fakt, argumentet janë të njëjtat vetëm se shpjegimet dallojnë. Të

shohim për cilat argumente bëhet fjalë.

ا الناس ا رجاا﴿يا أاي ها ا ه هاا زاوجاهاا واباث من ة واخالاقا من ا ات قوا رابكم الذي خالاقاكم من ن افس وااحدا ا راا وان ا ا“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu,

ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të

dyve krijoi shumë meshkuj e femra...” [Nisa: 1]

كنا إلاي هاا ا ليا هاا زاوجاها ة واجاعالا من ﴿هوا الذي خالاقاكم من ن فس وااحدا“Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit

krijoi edhe bashkëshorten e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek

ajo...” [A’rafë: 189]

هاا زاوجاهاا ة ث جاعالا من ﴿خالاقاكم من ن فس وااحدا

“Ai ju krijoi prej një njeriu të vetëm; pastaj, prej tij krijoi shoqen

e tij...” [Zumer: 6]

Hadithi i shënuar nga Buhariu dhe Muslimi dhe i transmetuar nga Ebu

Hurejre në të cilin qëndron se Pejgamberi Muhammed صلى الله عليه وسلم ka thënë:

لعا أعلاه، ف « لع، وإان أعوج شيء فا الض ا رأة خلاقت مان ضالن اساءا، فإان الم ، وإان إا است وصوا با سر ت قام ن

لن اساءا ل ي زل أعوج، فاست وصوا با ت » ر

Page 8: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

“Iu porosis për mirësjellje me gratë andaj pranojeni porosinë time

sepse gruaja është e krijuar nga briri pjesa më e lartë e të cilit është

më e harkuara, e të cilën, nëse përpiqesh ta drejtosh, do ta thyesh, e

nëse e lë ashtu, mbetet e shtrembër. Andaj, iu porosis për mirësjellje

ndaj grave.” Teksti është i Buhariut.

Hadithi tjetër është ai i shënuar nga Muslimi dhe i transmetuar nga Ebu

Hurejre r.a. në të cilin Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë:

ا « ت عت با ا است ت عت با لع لن ستقامم لك على طرايقة، فإانا است رأة خلاقت مان ضا ت و إان ال ا عاوج،، وإان باا طلاق ها سر سرتا و ها، »قام

“Gruaja është krijuar nga briri. Ajo nuk qëndron përherë në të njëjtën

gjendje. Nëse dëshiron të jesh i lumtur me të, pranoje kështu siç është,

e nëse tenton ta drejtosh, do ta thyesh. Thyerja është shkurorëzimi.”

Hadithi i tretë është shënuar nga Muslimi dhe i transmetuar nga Ebu

Hurejre r.a. ku qëndron se Pejgamberi صلى الله عليه وسلم ka thënë:

ا وفامها عاوج، « ت عت با ت ها است سرتا، وإان ر ها ت قام ا ، إا لعا الض ا رأة »إان ال

“Gruaja është sikur briri; nëse tenton ta drejtosh, e thyen, e nëse e lë

ashtu, kënaqesh me të ndërsa ajo është siç është.”

Imam Neveviu konsideron se këto argumente konfirmojnë krijimin e

Havasë nga Ademi a.s., duke i parë ajetet si të përgjithshme ndërsa

hadithet si shpjeguese të ajeteve. (Nevevi, 1392 h., 10/57) Këtë

mendim e mbrojnë edhe të tjerë (Sujuti, 1996, 4/78), bile Ibn Tejmije

në këto tekste sheh mrekulli të Zotit në krijim. (Ibn Tejmije, 1999,

4/55)

Ndërsa dijetarët që mendojnë ndryshe, shpjegojnë se ajetet flasin për

llojin e krijimit, pra Hava është krijesë njeri, sikurse që është dhe

Ademi, derisa për hadithet kanë thënë se, pavarësisht që janë të sakta,

ato nuk shërbejnë si argument. Përmendja e bririt është bërë për

krahasim, jo tjetër. Kardavi thotë: “Disa pohojnë se gruaja është

krijuar nga briri i Ademit a.s. ndërsa për këtë pohim nuk ekziston

ndonjë hadith i saktë që do ta vërtetonte....Allahu i Madhëruar krijoi

për burrin palën nga lloji i vet, lloji njerëzor...” (Kardavi, 2002, f. 5-

6) Topalliogllu thotë: “Në ajet nuk ka asnjë shenjë se gruaja është e

krijuar nga briri derisa në hadithe nuk ka pohim të hapur sa i përket

lëndës së krijimit....Për sa i përket krijimit të havasë, pohimet e

ngjashme me ato të Librave të Shenjtë që shfaqen në bibliografinë

islame, janë dëgjuar nga lexuesit pasues të Teuratit dhe nga dijetarë

të tjerë, këto interpretime përbëjnë opinionin e tyre. Të vërtetën e kësaj

Page 9: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

pune e di vetëm Allahu.” (Topallioglu, 2000, f. 14-15) Albani, eksperti

i haditheve të Profetit Muhammed صلى الله عليه وسلم, thotë se hadithi shërben vetëm

për të krahasuar karakterin e femrës dhe jo se bëhet fjalë për krijim nga

briri. (Albani, 2002, 13/1139-1140)

Pavarësisht se cili mund të jetë mendimi i saktë, ky debat i dijetarëve

myslimanë nuk prodhon efekte juridike, respektivisht nuk thuhet se,

nëse femra është e krijuar nga briri, ajo është e varur nga mashkulli dhe

nuk ka të drejta, e nëse jo, ajo është e pavarur dhe i garantohen të

drejtat.

II.2.2. FAJTORËT SIPAS KUR’ANIT DHE SUNNETIT

Në Kur’an dhe Sunnet, faji për thyerjen e urdhrit të Zotit nuk i

ngarkohet vetëm njërit por dy bashkëshortëve. Edhe Ademi, edhe

hava, janë fajtorë. (Sibai, 1984, f. 26) Ja një krahasim ndërmjet fajtorit

në Bibël dhe Kur’an. Në Bibël, përkitazi flitet për fajtorin, thuhet: ‘Kur

pastaj e dëgjuan zërin e Zotit Hyj që po shëtiste nëpër kopsht, në

freskinë e pasditës, njeriu e gruaja e tij u fshehën para Zotit Hyj

ndërmjet pemëve të kopshtit. 9. Zoti Hyj e thirri njeriun e i tha: “Ku

je”? 10. Ky iu përgjigj: “Dëgjova zërin tënd në kopsht e u tremba,

sepse jam lakuriq e u fsheha”. 11. Ai i tha: “Kush të tregoi se je

lakuriq? A mos hëngre frutat nga pema prej së cilës të kam urdhëruar

të mos hash”? 12. Njeriu u përgjigj: “Gruaja që ma dhe për shoqe,

ajo më dha frutë prej pemës dhe hëngra”. 13. Atëherë Zoti Hyj i tha

gruas: “Pse e bëre këtë”? Gruaja u përgjigj: “Më gënjeu gjarpri dhe

hëngra.” [Dhiata e Vjetër: Zanafilla: 3: 8-13]; “Dhe nuk qe gënjyer

Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin.” [Dhiata e Re: Letra e

parë drejtuar Timoteut, 2: 14]

Pra, fajtori kryesor është gruaja. Ajo madje është e mashtruara prej

djallit, e cila e ka mashtruar më pas bashkëshortin e saj.

Ndërsa në Kur’an, mashtruesi është djalli, që shtirej si dashamir e

këshillues (Kardavi, 2002, f. 8) kurse faji i ngarkohet njëjtë si burrit, si

gruas.

ا وااا ت اقرابا ها ذه ال ا ت يث شئ ا حا هاا راغاد انةا والا من جراراةا ف اتاكونا منا ش ﴿واق لناا يا آدام اسكن أانتا وازاوجكا اينا ﴿ ا الشيطاان عان ها ٣٥الظال انا فيه واق لناا اهبطوا ب اعضكم ل فاأازالا ا ما ا ا ه عادو والاكم ا فاأاخراجا ب اع

ت اقار واماتااع إلا حين ﴿ ات ف اتاابا عالايه إنه هوا الت واب الرح ٣٦الارض م ا ل ٣٧يم ﴿ ف ات الاقى آدام من ربه اايا فالا خاوف عالايهم وااا ان تابعا هدا هد ى فا تي انكم م يع ا فاإما يا هاا جا انونا ه ق لناا اهبطوا من ا م

Page 10: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

“Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty

hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se

ndryshe do të bëheni të padrejtë”. 36. Shejtani i shtyu të gabojnë

e i nxori nga lumturia ku ishin. “Zbritni - u thamë Ne - do të jeni

armiq të njëri-tjetrit. Në Tokë do të qëndroni, do të keni furnizim

e do të jetoni deri në një kohë të caktuar”. 37. Ademi mësoi disa

fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu që Ai ia pranoi

pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet, Ai është

Mëshirëploti. 38. Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur

t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të

kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.” [Bekare: 35-38]

ا وااا ت اقرابا ها ذه الشجراراةا ف اتاكونا ﴿ ا ت يث شئ انةا فاكلا من حا ينا م وايا آدام اسكن أانتا وازاوجكا ا نا الظالا ف اواسواسا لا ١٩﴿ ا ا رابك ا ا واقاالا ماا نااا ا ا من ساوآت ا ه ا ماا ووريا عان ا الشيطاان لي بديا لاا عان ها ذه ا

نا الناصحينا ٢٠الشجراراة إا أان تاكونا مالاكاين أاو تاكونا منا الاالدينا ﴿ ا لا ا ا إن لاك ا ٢١﴿ واقااسااها من واراق ا ا واطافقاا ياصفاان عالايه ا ساوآتا ا ااقاا الشجراراةا بادات لاا هاا بغرور ف الا ا فاداا دااهاا رابا انة وانا ا

ا ا إن الشيطاانا لاك ا ا الشجراراة واأاقل لك ا ا عان تلك ا أاناك اناا واإن ٢٢ا عادو مبين ﴿أالا ناا أانف قاااا راب ناا ظالا ت اغفر لاناا وات ارحاناا لاناكونان منا الااسرينا ﴿ ت اقار ٢٣ل عادو والاكم الارض م قاالا اهبطوا ب اعضكم لب اع

هاا تراجونا قاالا ٢٤واماتااع إلا حين ﴿ وتونا وامن فيهاا تاي اونا وافيهاا تا“Ndërsa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote

në Xhenet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme,

se bëheni keqbërës!” 20. Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët

e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua

ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të

pavdekshëm.” 21. Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë

jam për ju këshillues i sinqertë!” 22. Dhe i mashtroi me dinakërinë

e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe

nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A

nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është

vërtet armiku juaj i hapët?” 23. Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi

futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na

mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”. 24. Allahu tha:

“Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të

banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar. 25. Aty do të

jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.”.” [A’rafë: 19-

25]

Siç mund të shohim, në Kur’an Zoti i drejtohet Ademit dhe Havasë për

mëkatin që kanë bërë, për mashtrimin që iu është bërë nga djalli, për

Page 11: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

pasojat që njëjtë të dy i kanë pësuar, për pendimin që të dy kanë bërë.

Madje ka raste, kur për mashtrimin nga djalli Zoti i drejtohet vetëm

Ademit a.s.:

ل أادلكا عالاى شاجراراة اللد واملك ﴿ لاى ا ي ا ف اواسواسا إلايه الشيطاان قاالا يا آدام ها ب “Por djalli e cyti: “O Adem, a do të të tregoj pemën e përjetësisë

dhe të një mbretërimi që nuk zhduket?”.” [Taha: 120]

Në fakt, në lidhje me fajin kryesor flitet edhe në një hadith profetik

vetëm se në të Hava përmendet si e mashtruar nga djalli fillimisht e më

pas si joshëse e Ademit a.s. për në mëkat. (Topallioglu, 2000, f. 16)

Këtë më në detaje do ta shpjegojmë në ligjëratën e katërt ku do të

flasim për disa tekste të keqkuptuara përkitazi me femrën dhe çështje

që kanë të bëjnë me të.

II.2.3. TRAJTIMI I PASOJAVE TË MËKATIT SIPAS KUR’ANIT

DHE SUNNETIT

II.2.3.1. Pendimi shlyen mëkatin

Ademi dhe Hava a.s. kanë bërë mëkat, për të cilin janë penduar tek

Zoti. Siç qëndron në Kur’an, Zoti ua ka pranuar pendimin. Thotë

Allahu:

ات ف اتاابا عالايه إنه ﴿ ا ل ﴾ هوا الت واب الرحيم ف ات الاقى آدام من ربه ا

“Ademi mësoi disa fjalë (se si të kërkonte falje) nga Zoti i tij, kështu

që Ai ia pranoi pendimin. Sigurisht, Ai i pranon shumë pendimet,

Ai është Mëshirëploti.” [Bekare: 37]

Sipas komentuesve të Kur’anit, fjalët që Zoti ia mësoi Ademit a.s. janë

ato që përmenden në kaptinën A’rafë, ajeti 23: “Ata thanë: “O Zoti

ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal

dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” E

të cilat i përmendëm më lartë. Në këtë ajet shihet se që të dy, Ademi

dhe Hava, kanë kërkuar falje dhe që të dyve iu është pranuar pendimi.

II.2.3.2. Bartja e fajit nëpër brezni

Pranimi i pendimit në Islam nënkupton se mëkatari nuk ndëshkohet.

Së këndejmi, nëse Ademi dhe Hava a.s. nuk ndëshkohen për mëkatin

e tyre, pse të ndëshkohen pasardhësit e tyre?! Islami nuk e pranon këtë.

Askujt nuk ia hedh barrën e askujt. Kjo është dëshmuar, si rregull, në

Kur’anin Famëmadh. Allahu thotë:

Page 12: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

ر واازراة وزرا أخراى ﴿ ا وااا تا ها ب ل ن افس إا عالاي وااا تاك“...Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet

me barrën e tjetrit...” [En’amë: 164]

Topalliogllu thotë: ‘Islami siç e shfajëson Havën nga faji, kundëhton

edhe përcjelljen e gabimit tek brezat pasues.’ (Topallioglu, 2000, f. 17)

II.2.3.3. Zbritja në vendin e “mallkimit” – tokë

Sipas Biblës, toka është vendi ku njeriu do ta vuajë dënimin e mëkatit.

Ja çfarë thuhet për Ademin: “Kurse njeriut i tha: “Pasi e dëgjove zërin

e gruas sate dhe hëngre frutin prej pemës që ta pata ndaluar ta hash:

Për shkak tëndin qoftë mallkuar toka! Prej saj me mund do ta nxjerrësh

kafshatën për çdo ditë të jetës sate. 18. Do të të prodhojë ferra e

halluga dhe do të ushqehesh me barishte toke. 19. Me djersë të ballit

tënd do ta hash bukën derisa të mos kthehesh në dhe prej të cilit qe

nxjerrë, sepse pluhur je dhe në pluhur do të kthehesh”!” (Dhiata e

Vjetër: Zanafilla: 3/17-19)

Ndërsa në Kur’an, toka nuk është vend i mallkimit por vend ku njeriu

do të kryejë misionin për të cilin është krijuar. Toka shihet si vend prej

të cilit është krijuar dhe në të cilin jeton (Kur’ani: Hud: 11), vend ku

merr përgjegjësitë për rregullimin e saj (Kur’ani: Bekare: 30), vend ku

përfiton nga të mirat e Zotit (Kur’ani: A’rafë: 32). Pejgamberi صلى الله عليه وسلم duke

na i kujtuar këto të mira thotë: “Dita më e mirë në të cilën ka lindur

dielli është dita e xhuma: në të është krijuar Ademi, në të ka hyrë në

Xhennet dhe në të është nxjerrë prej saj.” (Muslimi dhe Nesaiu)

Përfundimisht, ‘shihet qartë se Kur’ani Famëlartë posedon trajtim të

drejtë ndaj gruas dhe se nuk e ngarkoi atë me gjërat me të cilat e

ngarkuan të tjerët duke e konsideruar si mjerim dhe vështirësi për

njerëzimin dhe si shkak të asaj që përjetoi njerëzimi deri më sot.’

(Kardavi, 2002, f. 8-9)

PËRMBLEDHJE:

1. Islami i ka dhënë femrës vendin e merituar duke ia njohur të

drejtat që i takojnë dhe duke mos bërë dallime ndërmjet saj dhe

mashkullit përveç në rastet kur këto ndodhin natyrshëm.

2. Islami konsideron se fajtorë për thyerjen e urdhrit të Zotit në

Xhenet janë mashkulli dhe femra ndërsa mashtrues e sheh

djallin që i bënte cytje atyre të dyve, Ademit dhe Havasë a.s.

Page 13: FEMRA NË ISLAM: VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I ISLAMIT ......II.1. POZITA E FEMRËS NË ISLAM II.1.1. FEMRA ËSHTË NJERI Islami femrën e konsideron njeri, sikur mashkullin. (Sibai,

Islami e ka shkarkuar femrën nga çfarëdo pasoje e këtij mëkati

që i është përshkuar në të kaluarën.

3. Islami e ka konsideruar lindjen e vajzave si mirësi nga Zoti

sepse me to fitohet Xhenneti.

4. Islami i ka kushtuar respektin më të madh femrës, si nënë, dhe

si grua.

5. Rolin e femrës si bashkëshorte e ka çuar në nivele të larta,

nivele shpirtërore, duke e parë atë si vend ku shpirtërisht gjen

strehim mashkulli.

Literatura shtesë:

Muhammed Xhemil Zejno, Tekrimu-l-mer’eti fi-l-Islam, (Rijad: Dar

el-Kasim li-n-neshr, 1994).

Mehdi Rizkullah Ahmed, El-kijem et-terbevijje fi-s-Sireti-n-Nebevijje,

(Rijad: Universiteti Mbreti Saud, 2012)

Jahja bin Sheref En-Nevevi, El-minhaxh sherhu Sahihi Muslim bin

Haxhaxh, (Bejrut: Dar ihjai-t-terath el-arabij, ed. 2, 1392 h.)

Xhelaluddin Sujuti, Ed-dibaxhu ala Sahihi Muslim bin Haxhaxh,

Hubar (A. Saudite): Dar Ibn Affan, 1996)

Ahmed bin Ali bin Haxher El-Askalani, Fet’hu-l-Bari sherhu Sahihi

el-Buhari, (Bejrut: Dar el-ma’rife, 1379 h.)

Muhammed Nasiruddin Albani, Silsiletu el-ehadithi ed-daifeah ve-l-

meuduah ve etheruha essejjiu fi-l-ummeh, (Rijad: Dar el-mearif, 1992).

Ahmed bin Abdul Halim bin Tejmije, El-xhevabu essahih limen

beddele dine-l-Mesih, (A. Saudite: Dar el-asimeh, ed. 2, 1999).