fakulteti i edukimit programi fillor - edukimi.uni-gjk.org hajdaraj.pdf · 4 falËnderime këto...

31
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi fillor PUNIM DIPLOME Tema: Mësimi i diferencuar i nxënësve në klasëUdhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Zelfije Hajdaraj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

53 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

1

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi fillor

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Mësimi i diferencuar i nxënësve në klasë”

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof. ass. dr. Behxhet Gaxhiqi Zelfije Hajdaraj

Gjakovë, 2018

Page 2: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

2

PËRMBAJTJA

FALËNDERIMI..................................................................................................................4

ABSTRAKT........................................................................................................................5

ABSTRACT.........................................................................................................................6

HYRJE.................................................................................................................................7

KAPITULLI I

1. SQARIMI I NOCIONEVE BAZË PËR MËSIMIN E DIFERENCUAR.......................8

1.1 Mësimi i diferencuar......................................................................................................9

1.2 Mundësitë dhe rëndësia e mësimit të diferencuar........................................................11

1.3 Disa kushte të zbatimit efektiv të mësimit të diferencuar............................................12

1.4 Hartimi i një programi mësimor cilësor......................................................................12

1.5 Kryerja e veprimtarive mësimore të përshtatshme......................................................13

1.6 Grupimi fleksibil..........................................................................................................14

1.7 Vlerësimi i vazhdueshëm i nxënësve në mësim..........................................................15

KAPITULLI II

2.MUNDËSITË DHE MODELET QË MUND TË PËRDORË MËSUESI PËR TË BËRË

VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË MËSIM.....................................................................16

2.1 Aktivizimi i lartë i nxënësve në mësim........................................................................16

2.2 Fokusimi i mësimdhënies në konceptet themelore......................................................16

2.3 Matja dhe vlerësimi objektiv i paraditurive dhe potencialeve tjera të nxënësve për të

nxënë dhe mësim të diferencuar........................................................................................18

KAPITULLI III

3.ZBATIMI I MËSIMDHËNIES SË DIFERENCUAR NË KLASË...............................19

3.1 Mësimdhënia e diferencuar dhe sistemi i klasës..........................................................19

3.2 Kurrikula mësimore.....................................................................................................19

3.3 Vlerësimi......................................................................................................................20

Page 3: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

3

3.4 Udhëzimet....................................................................................................................20

3.5 Ambienti i të nxënit.....................................................................................................21

3.6 Aplikimi i rutinave në një klasë të diferencuar............................................................22

3.7 Menaxhimi i klasës së diferencuar...............................................................................24

3.8 Kërkimi për ndihmë.....................................................................................................25

3.9 Menaxhimi i kohës.......................................................................................................27

PËRFUNDIMI...................................................................................................................30

LITERATURA..................................................................................................................31

Page 4: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

4

FALËNDERIME

Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin

periudha më e mirë e jetës sime!

Së pari, shpreh mirënjohjen time të pafund për përkrahjen, motivimin dhe

mbështetjen e pakushtëzuar që ma ofroi familja gjatë këtyre viteve të studimeve.

Gjithashtu, një falënderim i veçantë i dedikohet udhëheqësit shkencor, prof. ass.

dr. Behxhet Gaxhiqi, njëherit profesor i imi prej vitesh, i cili me këshillat dhe

ndihmën e tij të pakushtëzuar që ka për studentet e tij, luajti një rol kyç në

përfundimin me sukses të studimeve si dhe të këtij punimi.

Shoqëria është ajo që të bën të përjetosh momente të veçanta dhe të bukura, të

cilat do të mbesin gjithmonë në kujtimet e mia. Falënderoj koleget që ishin pjesë

e këtij rrugëtimi, veçanërisht, shoqen dhe kolegen time Adonida Islamin, të cilave

do u jem përgjithmonë mirënjohëse.

Page 5: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

5

ABSTRAKT

Qëllimi kryesor i këtij punimi është shpjegimi i mënyrës së zbatimit të mësimit të

diferencuar në klasë. Duke parë se kjo formë e mësimdhënies është pak e zbatueshme në

shkollat tona, vendosa ta shtjelloj këtë temë dhe të sqaroj se si të kemi një mësimdhënie

dhe mësimnxënie sa më efektive.

Mësimdhënia është një proces shumë i komplikuar që ka për synim të ndihmojë një apo

më shumë njerëz për nxënie. Edukimi dhe arsimimi i nxënësve është një proces shumë i

rëndësishëm dhe ne si mësimdhënës duhet të lehtësojmë procesin e të nxënit përmes

realizimit të strategjive të llojllojshme e të përshtatshme mësimore me forma dhe metoda

të ndryshme. Asnjëri nxënës në klasë nuk është i njëjtë, secili prej tyre mendon, mëson

dhe vepron ndryshe, disa mësojnë më ngadalë disa më shpejtë, disa preferojnë stilin

pamor-vizuel e të tjerë stilin dëgjimor-auditiv. Këto arsye dhe shumë të tjera kanë bërë që

në vend të mësimdhënies tradicionale të kërkohet mësimdhënia e diferencuar, ku përmes

kësaj forme të mësimit përfitojnë të gjitha grupet e nxënësve.

Mësimdhënia e diferencuar ka për qëllim të aftësojë nxënësit të punojnë në mënyrë të

pavarur. Zbatimi i mësimit të diferencuar në klasë kërkon një angazhim të madh nga ana

e mësimdhënësit. Në këtë lloj të mësimdhënies çdo nxënës duhet të angazhohet dhe të

ketë mundësinë për t`u shprehur.

Fjalët kyçe: zbatimi, mësimi i diferencuar në klasë, të nxënit, mësimdhënia, nxënësi etj.

Page 6: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

6

ABSTRACT

The purpose of this paper is to exsplain the manner of implementing differentiaded

classroom instruction. Seeing that this form of teaching in less applicacle in our schools, i

decided to elaborare on this topics and to explain how to have more effective teaching

and learning.Teaching is a very complicated process that is intended to help one or more

people for learn. Education and teaching sttudents is a very important process and we like

a teacher we must ease the processof learn through of realization of diverse strategies and

appropiate learning startegies with different forms and methods.

No student in the class is the same, each of them thinks, learns and acts differently, some

learn slowly and some faster, some incorporate visual style and other listening-autiting

style. For this reasons and any other have done insteade of traditonal teaching to require

differetiated teaching, where through this form of learnin all the groups of students

benefit.

Differentiated teaching is intended to enable students to work independently. The

implementation of differentiated classroom instruction requires a lot of commitment from

the teacher. In this type of teaching each students must engage and have the oppotunity to

express himself.

Key words: implementation, differenced classroom the teaching, to learn, teaching etc.

Page 7: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

7

HYRJE

Mësimdhënia është një profesion i shenjtë. Nëse ne e ushtrojmë me dëshirë këtë

profesion nuk është aspak i vështirë, por kërkohet një punë e madhe dhe e pandalshme.

Roli i mësuesit ngarkohet me një përgjegjësi mjaft të madhe. Detyra e tij nuk është vetëm

të transmetojë njohuritë, por edhe të përçojë kryesisht besim, respekt, mirëkuptim,

optimizëm, që janë të një rëndësie themelore në vendosjen e lidhjes pozitive mes

mësuesit dhe nxënësve.

Të jesh një mësues i mirë nuk do të thotë vetëm ta zotërosh lëndën, por edhe ta

transmetosh lehtësisht atë tek nxënësit, t`i motivosh ata dhe të kesh besim në arritjet e

tyre.

Në shkollat tona përdoren shumë forma e metoda të ndryshme të mësimdhënies. Një

formë e re e mësimit, por edhe shumë efikase, është mësimdhënia e diferencuar. Ky

model i veçantë i organizimit të mësimit dhe punës mësimore i përshtatet nevojave dhe

mundësive individuale të nxënësve. Nxënësit janë të ndryshëm, kanë nevoja të ndryshme,

disa nxënës në klasë do ta kuptojnë dhe mësojnë shpejt mësimin, por në të njëjtën kohë

ka nxënës që mësojnë dhe kuptojnë më ngadalë. Disa nxënës mësojnë më shpejtë kur

shohin informatat, ndërsa të tjerët kur i dëgjojnë ato. Në bazë të kësaj themi se me anë të

mësimit të diferencuar përfitojnë të gjitha grupet e nxënësve, duke filluar nga ata me

vështirësi në të nxënë, që kanë probleme në mësim, e deri tek shtresa më e lartë e atyre të

cilët kuptojnë, pra deri tek nxënësit e zgjuar dhe të talentuar.

Në këtë punim unë do të sqaroj nocionet themelore të mësimdhënies së diferencuar, si të

bëjmë vlerësimin e nxënësve në mësim dhe zbatimin e mësimdhënies së diferencuar në

klasë.

Page 8: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

8

KAPITULLI I

1. Sqarimi i nocioneve bazë për mësimin e diferencuar

Mësimdhënia është veprimtari ndërpersonale, është akt i të dhënit mësim i drejtuar nga

mësuesi, i cili planifikon dhe organizon zhvillimin e procesit mësimor dhe të të nxënit, që

zhvillohet në proceset e paraveprimit, bashkëveprimit me nxënës dhe bashkëpuntorë të

tjerë në mësim dhe pas veprimit që ka për qëllim analizën dhe vlerësimin e punës

mësimore të zhvilluar.

Shkollës, atmosferën (klimën) dhe bukurinë nuk ia sjell godina, muret apo mjedisi se ku

është ndërtuar, por këtë bukuri shkollës ia sjellin laramania e nxënësve që përfshihen në

të. Nxënësit janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, secili ka kërkesa të veçanta, secili

përcepton, secili dëgjon, secili flet, secili mendon, secili mëson ndryshe nga tjetri,

prandaj secilit duhet dhënë rasti! Një shkenctar finlandez thotë: “Çdo njeri në këtë botë

në njëfarë mënyre është sikur të gjithë njerëzit e tjerë, sikur vetëm disa njerëz të tjerë dhe

sikur asnjë njeri tjetër”. Ata dallojnë nga njeri-tjetri, si nga zhvillimi psiko-fizik, nga

kërkesa e interesa të ndryshme, afinitete, stile të ndryshme etj. Po ashtu dallojnë edhe në

procesin e të nxënit. Kujtoj se klasa nuk është kolektiv i individëve të njëjtë.1

Fig.nr.1. Nxënësit kanë mendime të ndryshme.

1 https://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/mesimdhenia-e-diferencuar-dhe-inteligjenca-e-shumfishte/

Page 9: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

9

Këto dhe disa arsye të tjera kanë bërë që në vend të mësimdhënies tradicionale të

kërkohet që të zbatohet mësimdhënia bashkëkohore, gjegjësisht mësimdhënia e

diferencuar.2

1.1 Mësimi i diferencuar

Thelbi dhe burimi i mësimit të diferencuar është përshtatja e përmbajtjeve, proceseve,

metodave, dhe materialeve me ritmet e nxënies së nxënësve të ndryshëm për t`i arritur të

njëjtat qëllime dhe objektiva.3

Çështjet e ndryshueshmërisë së nxënësve, pikërisht në procesin e të nxënit, detyrimisht të

orientojnë drejt modelit të tanishëm, të njohur dhe të pranuar të mësimdhënies së

diferencuar.

Model ky i cili pranon forma, metoda dhe stretegji më të efektshme në procesin e

punës mësimore në mësim, sepse kjo formë apo strategji e mësimit të diferencuar

iu pëgjigjet potencialeve dhe aftësive të ndryshme të të nxënit në nivele dhe forma

të ndryshme të shkollimit.

Ky model i mësimdhënies, pra mësimi i diferencuar, vlerësohet si një praktikë e

suksesshme që jep rezultate të kërkuara të të nxënit.

Në literaturën didaktike-metodike të kohës së re, krahas ose madje edhe në vend

të nocionit “Mësim i individualizuar” po përdoret e preferohet nocioni “mësim i

diferencuar.”

Në botimet e shkuara më herët, por edhe në kohët e fundit, mësimi i diferencuar po

paraqitet e trajtohet si një model i veçantë midis dy sistemeve më të skajshme, që janë

mësimi i individualizuar dhe mësimi i njëtrajtshëm frontal më tërë klasën.

Përmes kësaj forme të mësimit sigurohet mundësia që nxënësit e klasës në shkollën e tipit

e të nivelit të njëjtë të marrin edhe përmbajtje të vëllimit e të vështirësisë edhe nga fusha

dhe disiplina të tjera, që u përgjigjen interesave dhe afiniteteve të nxënësve dhe

mundësive të përparimit të tyre.

2 https://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/mesimdhenia-e-diferencuar-dhe-inteligjenca-e-shumfishte/ 3 Islam Krasniqi: “Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë, 2002, f. 235

Page 10: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

10

Pikërisht për këtë mësimi i diferencuar është ai, i cili mundëson përfilljen e intencave të

shkollës unike, por edhe plotësimin e kërkesave individuale të nxënësve.4

Autorë të ndryshëm, të cilët u morën më këtë problematikë të mësimit kanë dhënë

përkufizime të ndryshme lidhur me mësimin e diferencuar.

- Ndër autorët që është marrë me këtë problematikë është Slota, i cili me mësimin e

diferencuar kupton tërësinë e masave dhe veprimeve mësimore, përmes të të

cilave sistemi i njëtrajtshëm i mësimit më tërë klasën tejkalohet me masa më

fleksibile të mësimit. 5

Sipas Koligovskajës, mësimi i diferencuar është sistem i organizimit të mësimit, i cili

bën të mundshëm përvetësimin e një fondi të caktuar të diturive e shkathtësive nga ana e

të gjithë nxënësve dhe nxitjen e zhvillimin e aftësive dhe të interesave individuale të tyre.

Nga ky sqarim i mësimit të diferencuar mund të hetohet esenca e mësimit të diferencuar

dhe dallimet e kësaj forme të mësimit me sistemet më të skajshme siç janë: mësimi i

njëtrajtshëm frontal me tërë klasën dhe mësimi krejtësisht i individualizuar. 6

Sipas E. J. Kirilovës, me mësimin e individualizuar nënkuptojmë sistemin e metodave

dhe organizimin e mësimit të drejtuar për tip të caktuar të personalitetit.

Fillimet e para të mësimit të diferencuar ishin fillimet e Planit Dalton, të zhvilluar rreth

viteve 1910 nga pedagogia Helen Parkhurst (1887-1973), plan të cilin ajo ia vuri emrin

e qytetit, ku u eksperimentua për herë të parë.

Helena, kishte krijuar një klasë me 40 fëmijë të moshave nga 8-12 vjeç, për të cilët vuri

në jetë një sistem të fisheve personale, nëpërmjet të cilave secili nxënës e kishte një plan

individual.

E ndikuar nga shkrimet e Xhon Ndjuit, ajo kishte vizituar shkollat e para të reja në

Evropë si dhe mësimin në shkollën e Maria Montesorit.

4 Pedagoška enciklopedija I,Beograd, 1989, f. 127-128 5 Osmani, Shefik: “Fjalori i Pedagogjisë”, Tiranë, 1983, f. 12. 6 Djordjević Jovan: “Savremena nastava”, Naučna Knjiga”, Beograd, 1981, f. 117-118

Page 11: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

11

Më 1919, shkolla ekperimentale e Helenës u transferua në Njujork, me emrin e njohur

Dalton, shkollë e cila edhe sot njihet më këtë emër.

Më 1975, për të përmirësuar zgjidhjen e problemeve të heterogjenitetit u themelua

pedagogjia e diferencuar.7

Detyrat e arsimtarit në organizmin e mësimit të diferencuar janë specifike. Ndër hapat e

parë që duhet të bëjë mësimdhënësi janë:

Arsimtari duhet t`i vlerësojë aftësitë e nxënësve që të mësojnë të pavarur.

Është e nevojshme t`i përcaktojë karakteret pozitive të çdo nxënësi, si dhe të

metat në punë, para se kjo të ndikojë në suksesin shkollor.

Duke u nisur nga diagnoza e gjendjes fillestare duhet “përgatitur programet

korrektuese dhe ushtrimet për grupet dhe individët, në mënyrë që të

mundësohet përparimi i kënaqshëm i të gjithë nxënësve në aspektet e

parapara të zhvillimit.”

1.2 Mundësitë dhe rëndësia e mësimit të diferencuar

Me planifikimin dhe organizimin e mësimit të diferencuar do të luftohet ai kuptim tashmë

i vjetëruar didaktik i klasës-paraleles, si bashkësi e nxënësve të moshës dhe paraditurive

përafërsisht të njëjta.

Nismëtarët e shkollës fillore edhe kur janë të moshës krejt të njëjtë dallojnë, disa më

shumë e disa më pak, në shkallën e përgatitjes së tyre psiko-fizike e socio-emocionale.

Hulumtime të shumta janë bërë kohëve të fundit sa i përket këtyre problematikave të

fushës së mësimit, përkundër është provuar se edhe midis nxënësve nismëtarë të shkollës

fillore ekzistojnë dallime të mëdha në shkallën e përgatitjes së tyre.

7 Petar Mandiq, “Inovacionet në mësim”, Prishtinë, 1985, f. 4

Page 12: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

12

Rëndësia e mësimit të diferencuar doli si rezultat edhe i mendimit të avancuar të

metodikës bashkëkohëse. Kjo metodikë e thyen atë mendimin e vjetëruar metodik, që

mësonte se nxënësit e shkollës fillore janë “tabula rasa”, në fushën e njohjes.

Përkundër këtij konstatimi tashmë të vjetëruar metodika bashkëkohore dëshmon se

nxënësit e shkollës fillore udhën e përgatitjes nuk e nisin me nivelin e njëjtë të përgatitjes,

por me nje avancim dhe përshpejtim më të madh të nivelit të njohurive.8

1.3 Disa kushte të zbatimit efektiv të mësimit të diferencuar

Që të realizohet mësimdhënia e diferencuar, duhen të plotësohen këto kushte thelbësore:

Hartimi i një programi mësimor cilësor;

Kryerja e veprimtarive mësimore të përshtatshme;

Grupimi fleksibil;

Vlerësimi i vazhdueshëm i nxënësve;

Aktivizimi i lartë i nxënësve;

Fokusimi i mësimdhënies në konceptet themelore.

1.4 Hartimi i një programi mësimor cilësor

Sipas studiuesve, programi mësimor cilësor duhet të ketë të percaktuar disa cilësi:

Të jetë i këndshëm (interesant);

Të jetë i fokusuar, jo konfuz;

Të ofrojë zgjedhje për nxënësin;

T`i angazhojë ata nga ana emocionale;

Të jetë i qartë në atë që kërkon të arrijë;

Të lejojë dhe stimulojë bashkëpunimin me nxënësit;

8 Islam Krasniqi: “Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë, 2002, f. 238-240

Page 13: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

13

Të fokusohet në produktet e nxënësve, që kanë rëndësi për ta;

Të ketë lidhje me jetën e nxënësve;

Të jetë i freskët dhe befasues;

Të jetë real, koherent dhe sfidues për nxënësit;

T`i ftojë nxënësit të përdorin atë që kanë mësuar në mënyrë të dobishme;

T`i përfshijë ata në vendosjen e qëllimeve dhe në vlerësimin e përparimit të

tyre.

1.5 Kryerja e veprimtarive mësimore të përshtatshme

Të mësuarit e diferencuar kërkon që të kryhen një sërë veprimtarish mësimore që janë të

përshtatshme. Ndër ato veprimtari që duhet të përfshihen janë:

Veprimtaria që angazhon dhe stimulon të gjithë nxënësit t`i bëjnë ata që duke u

angazhuar në aftësitë të përparojnë në mënyrë të vazhdueshme;

Veprimtaria që angazhon të gjithë nxënësit e një klase në mënyrë të barabartë,

pavarësisht nga fakti se ata kryejnë të njëjtën veprimtari ose veprimtari të

ndryshme;

Veprimtaria që synon të gjithë nxënësit, dhe jo vetëm më të përparuarit, të

arrijnë nivelin optimal. Kur mësuesi dhe nxënësit punojnë së bashku me

mënyrat më të mira për t`i arritur këto qëllime në një atmosferë respekti

reciprok dhe nxitjeje të përbashkët, ka më shumë mundësi për arritje personale

dhe zhvillim.

Ndërkohë, të mësuarit e diferencuar është i pamundur që të realizohet në kushtet ku në

klasë kryhen veprimatari të tilla që nuk respektojnë kohën e nxënësit, si p.sh:

Të punuarit me një program mësimor, i cili nuk përputhet me zhvillimin e

nxënësve, ose është i vështirë ose shumë i lehtë me një program që nuk lidhet

me jetën dhe përvojat e fëmijëve dhe detyrat mësimore që kanë natyrë të

thjeshtë krijuese.9

9 Petrit Muka, Dhori Karaj, Liri Çela: “Hyrje në mësimdhënien e diferencuar” ,Tiranë, 2006, f. 29

Page 14: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

14

1.6 Grupimi fleksibil

Një mësimdhënie e diferencuar, e suksesshme, kërkon që grupimi i nxënësve në klasë të

jetë fleksibil. Me konkretisht, kërkon që mësuesi të alternojë sipas synimeve të tij punën

me të gjithë klasën, si me:

punë në çifte, ose në grupe të vogla dhe në punë individuale

Çelësi për një grupim të nxënësve në orën mësimore është ndërgjegjësimi i mësuesve për

qëllimet e tyre të mësimdhënies. Në mësimdhënien e diferencuar nxënësit grupohen dhe

rigrupohen në mënyra të ndryshme dhe në bazë të parametrave të ndryshëm. Mësuesit

mund t`i grupojnë nxënësit në bazë të interesit të tyre, në bazë të profileve të tyre të të

mësuarit si dhe në bazë të nivelit të gatishmërisë së nxënësve për të mësuar.10

Disa nga detyrat e nxënësve janë të bazuara në gatishmërinë, disa të tjera në interesa,

disaherë ndërtohen për t`u përshtatur me stilin e të mësuarit. Në një klasë të diferencuar

mësimdhënia në të gjithë grupin mund të përdoret për të prezantuar ide të reja, kur kjo

është e planifikuar, si dhe për të bërë të ditur rezultatet e të mësuarit.

P.sh: një ditë nxënësit mund të punojnë me nxënës të tjerë, të cilët kanë të njëjtin nivel të

zgjidhjes së problemeve aritmetike. Një ditë tjetër ata mund të grupohen në bazë të një

interesi të përbashkët, si p.sh: interes për të vizatuar. Ndërkaq, një grup tjetër kanë

mundësi që ata të punojnë në një grup heterogjen ku përdoren mënyra të ndryshme për të

mësuarit. Në një klasë, ku zbatohet mësimdhënia e diferencuar, mësuesi është gjithmonë

aktiv që t`i grupojë dhe t`i rigrupojë nxënësit në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim që

këta të kenë mundësi të punojnë me nxënës të ndryshëm.

Ndërkohë mësimdhënia e diferencuar kërkon që nxënësi të mos ndihet i etiketuar. Në

këtë lloj të të mësuarit nxënësit nuk duhet të ndihen se gjithmonë i përkasin grupit me

nivel më të ulët, ose grupit me nivel më të lartë, por si individë që kanë përparësitë dhe

dobësitë e tyre, të cilët mund të punojnë me nxënësit e tjerë në klasë në detyrat e

ndryshme, me mënyra të ndryshme për të përfituar njohuri.

10 Po aty, f. 30

Page 15: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

15

1.7 Vlerësimi i vazhdueshëm i nxënësve në mësim

Para se të fillojnë të zbatojnë të mësuarit e diferencuar, mësuesit duhet të bëjnë një

vlerësim paraprak për të kuptuar se cilat janë interesat e nxënësve.

Mësuesit duhet të kuptojnë se çfarë u intereson nxënësve, si mësojnë ata, çfarë dinë dhe

çfarë janë në gjendje të bëjnë. Pa njohjen e këtyre gjërave nuk mund të ketë mësimdhënie

të suksesshme në mësim. Mësuesi duhet të vlerësojë nxënësit edhe gjatë procesit të

zbatimit të mësimdhënies së diferencuar për të parë se si po përparon ai.

Më fjalë të tjera, vlerësimi i nxënësve duhet të jetë i vazhdueshëm, sepse kjo i jep

informacion mësuesit për nevojat dinamike që kanë nxënësit gjatë zbatimit të

mësimdhënies së diferencuar. Në të mësuarit e diferencuar mësuesit nuk besojnë se të

gjithë nxënësit kanë nevojë për të njëjtën detyrë, por vlerësojnë vazhdimisht gatishmërinë

dhe interesin e nxënësve. 11

11 Po aty, f. 31-33.

Page 16: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

16

KAPITULLI II

2. Mundësitë dhe modelet që mund të përdorë mësuesi për të bërë

vlerësimin e nxënësve në mësim

2.1 Aktivizimi i lartë i nxënësve në mësim

Gjatë një ore mësimi, ku zhvillohet të mësuarit e diferencuar, duhet në të njëjtën kohë të

zhvillohen edhe veprimtari të ndryshme. Në këto kushte mësuesi vepron më shumë si një

lehtësues, ose si një drejtues dhe jo aq si një transmetues informacioni.

Ndërkohë nxënësit janë eksplorues aktivë dhe përgjegjës për punën e tyre, sepse nxënësit

janë në qendër të mësimit. Kjo në të njëjtën kohë ndihmon edhe pavarësimin e tyre për

punë.

2.2 Fokusimi i mësimdhënies në konceptet themelore

Në mësimin e diferencuar mësuesi përdor një larmi alternativash të të mësuarit. Secila

prej tyre e ka rolin dhe efektin e vet të veçantë në mësim. Të gjithë nxënësit kanë

mundësi që përmes këtyre metodave mësimore të zbatojnë koncepte kyçe të çështjes që

po studiohet.

Një model i këtillë i mësimdhënies së diferencuar aftëson nxënësit që të zbulojnë dhe të

përdorin ide të rëndësishme dhe në të njëjtën kohë i inkurajon ata më të përparuarit të

zgjerojnë njohuritë dhe aplikimin e koncepteve dhe parime kryesore.

Mësimdhënia e diferencuar, si një model i mësimdhënies, vlerësohet sot si një praktikë e

suksesshme që jep rezultate të kërkuara të të nxënit në mësim. Përmes kësaj metode të

mësimit përfitojnë të gjitha grupet e nxënësve, duke filluar nga ata më vështirësi në të

nxënë e deri tek nxënësit e talentuar apo me dhunti të veçanta.

Duke u nisur nga këto konstatime është i njohur fakti se janë realizuar shumë parakushte,

projekte të shkollës së re në Amerikë dhe në Evropë, në të cilat, në bazë të diferencimit të

jashtëm, është organizuar mësimi i përmbajtjes më rëndësi dhe nivele të ndryshme.12

12 Bardhyl Musai: ʽʽPsikologjia e e dukimit - zhvillimi, të nxënit, mësimdhënia”, Tiranë, 2003, f. 76

Page 17: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

17

Disa parakushte për nevojën e diferencimit në mësim, tregojnë shumë kërkime

shkencore, pedagogjike dhe psikologjike. Rezultatet e këtyre kërkimeve na udhëzojnë në

konkludim se çdo ditë e më shumë po rriten diferencat individuale në zhvillimin e

nxënësve në mësim. Andaj organizimi i mësimit në nivele të ndryshme si model i

mësimit individual shkollor është i kushtëzuar, para se gjithash, për shkak të nevojës që

procesi mësimor optimalisht t`i përshtatet diferencave individuale ndërmjet nxënësve.

Domosdoshmëria e zhvillimit, përparimit dhe studimit të modeleve bashkëkohore të

punës mësimore, e në mesin e tyre edhe mësimit të rëndësisë dhe niveleve të ndryshme si

njëra nga format e mësimit shkollor të individualizuar, rrjedh nga paraqitja e tanishme e

efikasitetit dhe nacionalitetit në mësim. Edhe krahas rezultateve të dukshme arsimore-

edukuese, ende nuk mund të jemi të kënaqur me ndikimet e punës mësimore në

zhvillimin e nxënësit.

Një numër i konsiderueshëm i nxënësve nuk i miraton përmbajtjet programore: vërehet

verbalizimi, formalizimi dhe aftësia e pamjaftueshme e zbatimit të pavarur të diturisë në

situata të reja.

Është e pamjaftueshme aftësia për vetedukim, vetarsimim dhe vetëqeverisje, interesimi

dhe aftësia psiko-fizike e fëmijëve dhe të rinjve janë më të mëdha se gjeneratat e

mëhershme, kurse mundësia e veprimit edukativ e organizvativ, edukativo-arsimor nuk

shkon në pajtim më këtë. 13

13 Biehler, Robert F, Jack Snoeman:, “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie”, Tiranë , 2004, f. 89

Page 18: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

18

2.3 Matja dhe vlerësimi objektiv i parditurive dhe potencialeve tjera të nxënësve për

të nxënë dhe mësim të diferencuar

Që të organizohet dhe të realizohet mësimdhënia e diferencuar është e nevojshme që të

bëhet matja dhe vlerësimi objektiv i paraditurive dhe potencialeve të tjera të nxënësve, në

mënyrë që të zbatohet mësimi i diferencuar.

Mësuesit nuk duhet vetëm që të njohin mirë përmbajtjen e mësimit që do të japin, por në

të njëjtën kohë duhet të njohin mirë krakteristikat e nxënësve me të cilat do të punojnë.

Studimet kanë treguar se nxënësit janë më të suksesshëm kur mësimi zhvillohet në

përputhje me tre karakteristika të tyre: interesat, nivelin e gatishmërisë për të mësuar,

profilin e të mësuarit.

Matja dhe vlerësimi objektiv i paraditurive të nxënësve bën të mundur edhe vlerësimin e

gabimeve me kohë të nxënësve, në mënyrë që ato gabime të evidentuara me herët të

përmirësohen në hap me tempin e punës së përgatitjes për mësim dhe lexim. Hulumtimet

kanë treguar nga praktika shkollore, por edhe nga puna e përditshme, se ndodh të jenë të

shpeshta gabimet që i bëjnë nxënësit, qoftë në të shkruar apo në të lexuar.14

14 Islam Krasniqi:ʽʽMësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë, 2002, f. 242-243

Page 19: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

19

KAPITULLI III

3. Zbatimi i mësimdhënies së diferencuar në klasë

3.1 Mësimdhënia e diferencuar dhe sistemi i klasës

Mësimdhënia e diferencuar është një metodë që udhëhiqet mbi parime për t`iu qasur

mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe implementohet në kontekst të sistemit të klasës, i

cili përbëhet nga katër elemente të ndërvaruara: ambienti i të nxënit, kurrikula, vlerësimi

dhe udhëzimet. Në secilën klasë ka një ambient të të nxënit që formësohet nga besimet,

përvojat dhe veprimet e mësuesit. Po ashtu, ka një kurrikulë të formësuar nga njohuria

përmbajtësore e mësimdhënësit, materialet shkollore dhe mandatet lokale. Në çdo klasë

ka edhe një formë të vlerësimit, që po ashtu formësohet nga mësuesi dhe forcat e tjera të

jashtme që ndikojnë në mësimdhënësin. Dhe në fund të gjitha klasat përfitojnë nga

udhëzimet që mësimdhënësi i përpilon dhe implementon.

3.2 Kurrikula mësimore

Një plan i organizuar mirë për të angazhuar nxënësit me njohurit e rëndësishme, të

kuptuar dhe aftësi.

Kurrikula nuk është një listë standardesh. Kurrikula nuk është as një tekst shkollor. Këto

janë thjesht përbërës apo burime të nevojshme për të zhvilluar një kurrikulë. Një

kurrikulë cilësore fillon me të kuptuarit nga ana e mësimdhënësit të natyrës së

disiplinës që kurrikula do të prezentojë. Kurrikula përmban një ide të qartë të qëllimeve

që ne i vëmë për të arritur një standard të caktuar të dijes që nxënësit duhen ta kenë dhe të

aftësive që ata duhet t’i fitojnë si rezultat i të nxënit (gjatë një viti apo gjatë një njësie).

Ajo përfshin mekanizma për vlerësimin sumativ, planifikimin e kujdesshëm të njësive

mësimore dhe siguron suksesin e nxënësve me njohuri themelore, të kuptuar dhe aftësi.15

15 Karaj, Prof. dr. Theodhor: “Trajtimi i diferencuar i nxënësve, në aspektet psiko-pedagogjike”, Tiranë,

2003, f. 16.

Page 20: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

20

3.3 Vlerësimi

Mbledhja e të dhënave dhe procesi i analizës që përcakton shkallën në të cilën nxënësit

kanë arritur një rezultat esencial dhe ofron informata per vendimmarje rreth planifikimit

të udhëzimeve.

Ekzistojnë tri forma të vlerësimit:

1. Vlerësimi diagnostik (vlerësimi paraprak), i dizajnuar për të përcaktuar statusin

relativ të nxënësit para se të fillojë një njësi e re mësimore.

2. Vlerësimi formativ (që ndodh gjatë gjithë kohës), i dizajnuar për të përcjellë

progresin e nxënësit, dhe

3. Vlerësimi somativ, i dizajnuar për të matur të arriturat e nxënësit pas përfundimit

të një njësie mësimore apo në një pikë tjetër kyçe të një njësie mësimore apo të

një viti të studimit

3.4 Udhëzimet

Procesi i mësimdhënies, arsimit dhe përfshirjes së nxënësve me përmbajtje.

Udhëzimet janë ato çka shumë njerëz mendojnë, kur mendojnë për mësimdhënien. Është

mekanizimi, i cili e jep atë çka kurrikula i ofron apo me fjalë të tjera e ndërlidhë

përmbajtjen me nxënësin. Po ashtu, në mënyrë metaforike e vënë mësuesin në rolin e

“urës” duke i ndihmuar kështu nxënësit të ndërlidhin dijen dhe aftësitë që ata i kanë me

rezultatet esenciale të cilat u nevojiten në mënyrë që të vazhdojnë zhvillimin e tyre si

mësimnxënës dhe si qenie njerëzore. Sipas Carol Ann Tomlison dhe Marica B.Imbeau në

librin e tyre ‘Leading and Managing The Differentiated Classroom’ me modelin e

diferencimit duhet:

Të ndërlidhen me njohurinë, të kuptuarit dhe aftësitë esenciale;

Të dizajnohen duke pasur parasysh dallimet e nxënësve, duke përfshirë dallimet e

të nxënit, të kulturës, të gjuhës dhe të gjinisë16;

16 Po aty, f, 17.

Page 21: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

21

Të jenë fleksibil për sa i përket kohës, materialeve, sistemeve mbështetëse,

grupimeve të nxënësve, mënyrave të dhënies së udhëzimeve dhe strategjive të

mësimdhënies dhe mësimnxënies;

Të ofrojnë mënyra të ndryshme të arritjes së rezulatateve esenciale të të nxënit.

Të ndihmojnë nxënësit në zhvillimin e vetë efikasitetit dhe pavarësimin si

mësimnxënës;

Të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë në të nxënit bashkëpunues.

Të ofrojnë rutina brenda klasës të cilat i balancojnë nevojat e nxënësit për

udhërrefim dhe liri.

3.5 Ambienti i të nxënit

Disa mësues thonë se disa nxënës kanë nevojë për më shumë kohë sesa të tjerët, në

mënyrë që të arrijnë një të kuptuar të caktuar apo që të përfeksionojnë një aftësi të

caktuar, disa sjellin në klasë njohuri të shumta, të cilat nxënësit e tjerë nuk i posedojnë,

disa të tjerë kanë nevojë që të lëvizin në klasë më shumë sesa të tjerët. Ka nga ata që

duket se kanë hequr dorë nga shkolla apo nga vetja e tyre dhe të tjerët dhe gjatë gjithë

kohës duken të zemëruar apo letargjikë, ka nxënës me vështirësi në të përqendruar gjatë

diskutimeve me tërë klasën, kurse performojnë shumë më mirë në grupe të vogla; disa

nxënës janë të dobët në test, edhe pse e kanë kuptuar përmbajten e kurrikulës dhe disa të

tjerë nuk angazhohen në procesin mësimor nëse nuk arrijnë të kuptojnë se cila është

arsyeja që duhet të bëjnë këtë. Qëllimi i zhvillimit të një klase më mësimdhënie të

diferencuar është që të sigurohemi, që secilit nxënës i është ofruar mundësia dhe

mbështetja e duhur për të marrë njohuritë dhe aftësitë esenciale në mënyrë sa më efektive

që të jetë e mundur. Me fjalë të tjera, diferencimi ekziston për t`u bërë vend të gjithë

llojeve të nxënësve për të arritur sukses akademik. 17

Një klasë fleksibile është e rëndësishme për nxënien në përgjithësi dhe jo vetëm për atë të

diferencuar. Sipas ekspertëve ekzistojnë tri kategori të klasave, kur bëhet fjalë për

menaxhimin e klasës: jofunksionale, adekuate dhe ajo e rregullt.

17 Pero Simlesa: “Suvremena nastava”, Zagreb, 1969, f. 9

Page 22: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

22

- Klasa jo funksionale – është zakonisht kaotike dhe mësimdhënësi vazhdimisht

përballet me vështirësi që të mbajë klasën nën kontroll. Në këtë lloj klase

mësimnxënia ndodh shumë pak.

- Klasa adekuate- tregon një nivel bazik të rregullit dhe rendit, por mësimdhënia

prapë has në vështirësi që ta mbajë atë rend. Në këtë lloj klase mësimnxënia

ndodh pak.

- Klasa e rregullt- përbëhet nga dy kategori që janë: kufizuese dhe mundësuese.

Klasa e rregullt kufizuese - është klasa e “shtrënguar”, ku mësimdhënësi

arrin të mbajë një shkallë të lartë të strukturës, menaxhon mirë rutinat dhe

përdorë strategji të ndryshme udhëzuese.

Klasa e rregullt mundësuese - është një klasë ku mësimnxënia ndodh

ngadalë dhe ku manifestohet një strukturë e hapur. Në këtë klasë

mësimdhënësi përdorë një llojllojshmëri të gjerë rutinash dhe strategjish

udhëzuese dhe qëllimi është që nxënësit të kuptojnë përmbajtjen.

3.6 Aplikimi i rutinave në një klasë të diferencuar

Si për mësimdhënësin ashtu edhe për nxënësin është e rëndësishme që t`i kuptojnë

qëllimet e një klase të diferencuar dhe të kuptojnë se si një rutinë apo një procedurë e

caktuar ndihmon në arritjen e atyre qëllimeve.

Përfshirja e nxënësve - është shumë e lehtë për mësimdhënësit që t`i thërrasin

nxënësit të cilët paraqiten vullnetarisht për t`iu përgjigjur pyetjeve, duke i lënë

anash në këtë mënyrë nxënësit më të tërhequr dhe të turpshëm, të cilët mund të

mbetën të papërfshirë. Në një klasë të diferencuar, vlera e vendosur në suksesin e

secilit nxënës kërkon praktika që janë gjithëpërfshirëse, duke angazhuar secilin

nxënës. Mësimdhënësi t`ua bëjë këtë me dije nxënësve duke u thënë: “Në këtë

klasë, asnjë nuk mbetet i padukshëm.” Janë dy qëllime kryesore për zhvillimin e

rutinave për t`i angazhuar të gjithë nxënësit:

Page 23: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

23

- Mësimdhënësi duhet të sigurohet që secili në klasë ta ketë mundësinë dhe

përgjegjësinë për të folur18

- Duhet të zhvillohet një sistem që i ndihmon nxënësit të japin kontribut

domëthënës në diskutimet dhe bisedimet në klasë

Puna në grupe – Për të kuptuar që puna në grupe është e komplikuar, krejt çka

duhet të bëjmë është të shohim legjislaturën shtetërore, bordet shkollore apo

komitetet e mësimdhënësve. Sigurisht që në shumë nivele është më lehtë që kjo të

realizohet si një individ i vetëm sesa anëtar i një asambleje. Mëgjithatë, shumica e

ekspertëve thonë që bashkëpunimi dhe përdorimi i inteligjencës kolektive për të

zgjidhur probleme janë aftësitë që nxënësit duhet t’i zhvillojnë për të qenë të

përgatitur për jetë.

Nxënësit mund të mësojnë në mënyrë efektive punën në grupe në të njëjtën mënyrë siç

mësojnë operacionet matematikore ose aftësitë e një sporti përmes udhëzimeve,

udhëheqjes dhe praktikës. Gjatë zhvillimit të procedurave, udhëzimeve dhe rutinave për

punën në grup duhet të merren parasysh aftësitë e mëposhtme, për të arritur një punë sa

më efektive grupore:

- Përgatitja për punën në grup;

- Të kuptuarit e parametrave të punës në grup;

- Përpilimi i një plani për të realizuar punën në grup, ku përfshihet ndarja e

detyrave sipas anëve të forta të secilit individ dhe me qëllime të caktuara;

- Vlerësimi i progresit të grupit drejt arritjes së qëllimeve dhe përshtatja e planeve

sipas nevojës;

- Të dëgjuarit me vëmendje të njëri-tjetrit;

- Ndihma ndaj antarëve të grupit që hasin në vështirësi.

- Ndihma ndaj njëri-tjetrit për zgjidhjen e problemit.

- Dhënia e sugjerimeve dhe e përgjigjeve të sugjerimeve.19

18 Karaj, Prof. dr. Thodhor: “Trajtimi i diferencuar i nxënësve, në aspektet psiko-pedagogjike”, Tiranë,

2003, f. 30. 19 Po aty, f, 31-32.

Page 24: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

24

3.7 Menaxhimi i klasës së diferencuar

Në përgjithësi, është e rëndësishme që nxënësit të flasin me njëri-tjetrin në kohën e duhur,

në mënyrë që të mund të mësojnë nga njëri-tjetri, mirëpo në të njëjtën kohë është shumë e

lehtë që bisedat mes nxënësve të eskalojnë (qofshin ato edhe tërësishtë të fokusuara në

punë) thjesht, sepse rreth njëzet e pesë zëra në një hapësirë të vogël mund të krijojnë një

zhurmë të padurueshme. Qëllimi i një klase të rregullt, fleksibile nuk është që të mos ketë

zhurmë, por që të ketë zhurmë produktive. Është çështje e menaxhimit të klasës, mbajtja

e zhurmës në favor të të mësuarit, sidomos në një klasë ku nxënësit bashkëpunojnë me

njëri-tjetrin. Gjatë zhvillimit të rutinave për menaxhimin e zhurmës në klasë duhet të

merren parasysh idetë e mëposhtme:

Sqarimi i të priturave që mësuesi ka për nxënësin - Duhet t`u bëhet e qartë nxënësve

se mësimdhësi dëshiron të punojë bashkë me ta për të mbikëqyrur bisedat e tyre. Kjo u

ndihmon atyre që të punojnë së bashku, në mënyrë më efektive dhe të suksesshme.

Të çmuarit e punës në qetësi - Mësuesi duhet t`u mësojë nxënësve se çfarë do të thotë të

punohet në qetësi dhe ta fuqizojë këtë rregull, duke u kërkuar atyre këtë në mënyrë

rutinore. Është shumë e dobishme që në fillim të vitit të prezantohen aktivitete që

kërkojnë punë në qetësi, në mënyrë që nxënësit të kuptojnë qëllimin e punës në qetësi dhe

të dinë se si duhet të punojnë në qetësi atëherë kur është e nevojshme. Nëse tërë klasës u

duket e vështirë të punojnë në qetësi, atëherë atyre mund t`u jepet një kohë më e shkurtër

që të punojnë në heshtje dhe pastaj gradualisht mund të arrihet koha e duhur e punës në

qetësi.

Definimi i limiteve të pranueshme të zhurmës - Në mënyrë që mësimdhënësi dhe

nxënësit të mund të kenë një mirëkuptim të dyanshëm, duhet të zhvillohen disa indikatorë

të cilët mund të përcaktojnë nivelin e zhurmës së pranueshme në klasë. Si p.sh:

T`u jepet nxënësve një sinjal vizule dhe dëgjimor, nëse niveli i zhurmës është mbi

limitin e pranueshëm, duke u thënë: “Djem dhe vajza, më jepni një pesë”. Në këtë

rast nxënësit duhet të ndalen, t’i hapin duart dhe ta mbyllin dorën në grusht.

Ndërkohë, derisa ju numëroni nga numri pesë në një ata e hapin grushtin nga një

gisht më radhë, duke filluar prej gishtit të vogël te gishti i madh, duke e afruar

Page 25: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

25

dorën e hapur të goja e tyre e mbyllur. Në këtë moment, pasi që keni marrë

vëmendjen e tyre me këtë sinjal, u kërkoni që të vazhdojnë punën në heshtje.

Në klasë të shkollës fillore mund të vihet sinjali me semafor, ku ngjyra e gjelbërt

përfaqëson zhurmën në nivel të bisedës, ngjyra e verdhë pëshpërimën dhe e kuqja

heshtjen e plotë.

Një tjetër mënyrë sinjalizimi në rastin kur zhurma e ka kaluar nivelin e lejuar me

një zë relativisht të ngritur mësimdhënësi thotë: “Nëse mund t’i dëgjoni duart,

trokitni një herë” dhe gjasat janë që vetëm disa nxënës do të përgjigjen, mirëpo

zhurma e duartrokitjes së pari do të tërheqë vëmëndjen e të tjerëve. Dhe tani më

zë më të ulët thoni: “Nëse më dëgjoni, duartrokitni menjëherë” dhe kështu mund

të vazhdoni duke rritur numrin e duartrokitjeve, deri sa niveli i zhurmës të

zvogëlohet.20

3.8 Kërkimi për ndihmë

Nxënësit shpeshherë mësohen ta shohin mësimdhënësin e tyre si burim kryesor të

ndihmës në klasë, në rastet ku ata janë duke punuar në mënyrë të pavarur apo në grupe.

Mirëpo, ndonjëherë për mësimdhënësin nuk ka kohë të mjaftueshme që të merret me

secilin indidvid apo grupe të vogla, që të vëzhgojë sjelljet e tyre apo shprehitë e punës

idividuale apo grupore. Nëse nxënësit i mësojnë rutinat për të kërkuar ndihmë gjatë punës

në klasë mësuesi do të jetë më i lirë të bëjë vëzhgim strategjik. Më poshtë janë disa ide që

mund të merren parasysh nga mësimdhënësit gjatë zhvillimit të rutinave për të udhëzuar

nxënësit të marrin ndihmën e nevojshme.

Të zhvillohen udhëzimet e qarta - Mësuesi duhet të investojë kohë në zhvillimin e

udhëzimeve të qarta, qoftë me shkrim apo me gojë, udhëzime këto që mësimdhënësi do

t’ua kërkojë nxënësve t’i ndjekin. Udhëzimet duhen të jenë të shkurtra, me fjalor të

kuptueshëm lehtë, të realizueshme me procedurë hap pas hapi dhe të mos lihet pa

përfshirë asnjë hap. Që të evitohet ndonjë konfuzion i mundshëm udhëzimet duhen të

formulohen në atë mënyrë që të mos lihet hapësirë për keqinterpretim.

20 Bardhyl Musai: “Psikologji edukimi - zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia ’’, Tiranë, 1999, f. 55

Page 26: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

26

T’u mësohet nxënësve të jenë dëgjues active - Mësimdhënësi mund të realizojë një lojë

apo garë, për të parë nëse dikush mund të përmbledhë udhëzimet apo të përsërisë gjënë e

fundit që keni thënë. Nëse nxënësit bëhen dëgjues active, do të jenë në gjendje që shumë

më lehtë të dinë se si të vazhdojnë me detyrën. Shumë pyetje vinë pikërisht nga nxënësit

që nuk kanë dëgjuar mirë dhe e dinë që mësimdhënësi do ta përsërisë.

T’u mësohet nxënësve që të dinë kur të kërkojnë ndihmë - Nxënësve duhet t’u

mësohet se kur bën të kërkohet ndihmë e kur jo. Në një klasë ku aplikohet mësimdhënia e

diferencuar mësmidhënësi mund të jetë shumë i zënë me nxënës apo grupe që janë duke

bërë detyra të niveleve të ndryshme. Gjatë kësaj kohe mund të ndodhë që një grup të

përfundojë punën dhe të kalojë te detyra tjetër, ndërkohë që është me rëndësi që ata mos

të pengojnë duke kërkuar në çfardo kohe ndihmë me pyetje apo material. Prandaj, është e

rëndësishme që ata të jenë të mësuar me rutinën se kur duhet të kërkohet ndihmë e kur jo,

pra atëherë kur e pengojnë dikë tjetër.

T’u mësohet nxënësve se kur mund t’u kërkojnë ndihmë moshatarëve të tyre - Po

ashtu, nxënësve duhet t’u bëhet e qartë dhe ta dinë se kur mund të kërkojnë ndihmë prej

bashkëmoshatarëve e kur jo dhe gjithashtu se si duhet ta kërkojnë ndihmën në mënyrën e

duhur, meqenëse në përgjithësi shokët dhe shoqet e klasës janë burim i shkëlqyer i

ndihmës.

Të përdoren kupona për pyetje - Secilit nxënës duhet t’i jepen dy kupona në fillim të

orës, dhe ata mund t’i përdorin ato kur kanë pyetje për mësimdhënësin. Pasi që t’i

përdorin të dy kuponat, ata do ta dinë se nuk kanë më të drejtë t’i bëjnë pyetje

mësimdhënësit, por vetëm shokëve/shoqeve të tyre të klasës. Në këtë mënyrë ata do t’i

ruajnë pyetjet më të rëndësishme për mësimdhënësin. 21

21 Shefik Osmani: “Fjalori i pedagogjisë”, Tiranë, 1983, f. 12

Page 27: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

27

Ndihma ndaj lëvizjes/tranzicionit të nxënësve brenda klasës

Në klasat me mësimdhënie të diferencuar, nxënësit rregullisht bëjnë lëvizje, mes punës në

klasë si tërësi, punës në grupe të vogla apo punës së pavarur. Këto ndryshime shpesh

përfshijnë grupimet e ndryshme të nxënësve, nevojën për materiale të ndryshme dhe

nevojën për të lëvizur në pjesë të ndryshme të klasës. Edhe pse të gjithë nxënësit mund t`i

bëjnë këto lëvizje edhe vetë, në të njëjtën kohë ata kanë kapacitet që të shkaktojnë edhe

zhurmë gjatë lëvizjes nga një vend në tjetrin. Prandaj është e rëndësishme që të vendosen

rutinat e këtyre tranzicioneve në klasë që në fillim të vitit. Për të vendosuar rutina sa më

efektive në këto raste mund të jenë të dobishme sugjerimet e mëposhtme:

Të qartësohen të priturat - Duhet të diskutohet me nxënësit se çka është e nevojshme për

të mundësuar lëvizjen e një numri të madh të tyre në klasë, për të marrë pajisjet dhe të

vendosen në vendin përkatës për të punuar në mënyrë efektive. Ata duhen të jenë në

gjendje të identifikojnë disa elemente siç janë: të ecurit pa bërë zhurmë, lëvizja e shpejtë

prej një vendi në tjetrin, limitimi i të folurit gjatë këtyre lëvizjeve, kushtimi i vëmendjes

se ku duhet të vendosen dhe çfarë duhet të marrin me vete, dhe të ulen në vendet e tyre sa

më shpejtë që është e mundur.

Të krijohet një sfidë kohore - Është mirë të caktohet koha e lëvizja së nxënësve që në

filim të vitit shkollor. Ata duhet të sfidohen që t`i bëjnë këto lëvizje sa më shpejtë që

është e mundur, por pa vrapuar apo pa i zënë vendin tjterit. Mësimdhënësi mund të

vendosë në tabelë kohën më të mirë të arritur nga një nxënës, në mënyrë që t`i motivojë

nxënësit.

Të organizohen materialet në mënyrë të logjikshme - Materialet dhe pajisjet shkollore

për punë në klasë duhen të ruhen në vende me perimetër të tillë të dhomës, ashtu që

nxënësit të mund t`i marrin dhe t`i kthejnë ato me lëvizje sa më minimale brenda klasës.

Të caktohet një nxënës furnizues me material - Kur nxënësit për punën në klasë duhen të

përdorin disa materiale për punën në grup, do të ishte më efikase që vetëm njëri nxënës

Page 28: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

28

nga grupi të shkojë të marrë materialet për të gjithë anëtarët e tjerë, në vend se të shkojë

secili. 22

3.9 Menaxhimi i kohës

Nuk ndodh pothuajse asnjëherë që në një klasë të gjithë nxënësit ta përfundojnë një

detyrë në të njëjtën kohë, ashtu siç nuk ndodh që të gjithë nxënësve t’u nevojiten e njëjta

kohë për të mësuar. Prandaj në një klasë me mësimdhënie të diferencuar duhet të merren

parasysh strategjitë e mëposhtme për të menaxhuar kohën në mënyrë më efikase:

Të përdoren aktivitete të vazhdueshme shtesë qysh në fillim të vitit - Aktivitet i

vazhdueshëm është një detyrë apo seri detyrash, të cilat i kërkohen një nxënësi që t`i bëjë,

pasi ai ose ajo e ka përfunduar një detyrë në klasë. Është mirë që të fillohet viti shkollor

me një seri aktivitetesh shtesë dhe t`u lihet hapësirë që të sugjerojnë aktivitete shtesë

gjatë gjithë vitit. Puna e nxënësve me këto aktivitete është që të përcillet mesazhi i qartë i

etikës se një klase të diferencuar e që është: “Ka aq shumë gjëra interesante për të mësuar,

saqë kurrë nuk është e pranueshme që thjesht të ndalosh së punuari”. Pasi një nxënës e

përfundon një detyrë që I është dhënë tërë klasës, ai apo ajo automatikisht duhet të

vazhdojë aktivitetin shtesë si detyrë e radhës. Nxënësit duhet ta kuptojnë se arsyeja

kryesore që ua keni dhënë aktivitetin shtesë është të rritet të kuptuarit dhe të zgjerohet

dija e tyre. Në këto raste ju mund t`i vini një shenjë detyrës së kryer, për të çmuar punën

e mirë që kanë bërë, por asnjeherë nuk duhet t`i vihet notë. Një tjetër gjë e rëndësishme

rreth menaxhimit të kohës është që t`i përcaktoni dhe t`i ndani me nxënësit kushtet nën të

cilat atyre mund t`u jepet kohë shtesë për të përfunduar një detyrë në klasë. Për shembull,

nëse mësimdhënësi sheh se një nxënës ka punuar me shumë kujdes në detyrën e dhënë,

por ai thjesht ka nevojë për më shumë kohë që ta përfundojë, atëherë do të kishte kuptim

që atij t`i jepet një kohë. Po ashtu, mund të jetë shumë e rendësishme t`i jepet nxënësit

kohë shtesë që të punojë në një detyrë, të cilën ai duket që e punon me shumë dëshirë dhe

shpreh interes për të mësuar më shumë rreth asaj teme. Në anën tjetër, mund të mos jetë

22 Po aty, f. 15-16.

Page 29: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

29

me vend t`i jepet kohë shtesë një nxënësi që të përfundojë një punë klase, nëse ai apo ajo

e ka shpenzuar kohën kot, duke mos u fokusuar në detyrë.23

Monitorimi i vazhdueshëm i nxënësit drejt arritjes së qëllimit të të mësuarit - Është

përgjegjësi e mësimdhënësve në klasë që të monitorojnë aftësitë e nxënësit për të arritur

qëllimet e caktuara të të mësuarit. Nuk është e vështirë të dihet se çka ka mësuar secili

nxënës, përderisa mësimdhënësi e ka të qartë se cilat janë qëllimet esenciale të të

mësuarit dhe ka një sistem monitorimi për zhvillimin e nxënësit drejt atyre qëllimeve.

Duke pasur një qëllim të qartë të asaj se çka duhet të mësojë nxënësi, mësimdhënësi

mund të monitorojë zhvillimin e një nxënësi të caktuar drejt qëllimeve të dhëna, edhe

nëse nxënësi është duke punuar me materiale të ndryshme me orar të ndryshëm, por me

detyra të niveleve të ndryshme të vështirësisë.

Shkolla është një vend ku mësohet si për nxënësit ashtu edhe për mësuesit. Edhe pse

secila procedurë dhe rutinë është shumë e vlefshme në ndërtimin e strukturave të cilat

mundësojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie fleksibile, nuk do të kishte kuptim që t`ia

mësoni të gjitha këto në të njëjtën kohë nxënësve të cilësdo moshë. Prandaj qëllimi i

mësimdhënësit duhet të jetë që të fillojë me rutinën më themelore dhe pastaj t`i

prezantojë edhe të tjerat, varësisht sipas nevojës dhe atëherë kur nxënësit të jenë gati për

to. Për këtë arsye të gjithë ata mësimdhënës që janë të rinj dhe ballafaqohen për herë të

parë me klasë ku përdoret mësimdhënia e diferencuar duhet ta shohin veten po ashtu si

nxënës.24

23 Behler, Robert F. Jack Snoeman: “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie ’’, Tiranë, 2004, f. 14 24 Petar Mandiq: “Inovacionet në mësim ’’, Prishtinë, 1985, f. 15

Page 30: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

30

PËRFUNDIMI

Deri me sot, me rastin e aplikimit të modeleve të vjetra të mësimdhënies, efektet e

përqendrimit të nxënësve në mësim nuk kanë qenë në nivelin e duhur të përqendrimit dhe

të treguarit të rezultateve, për vetë faktin se organizimi i mësimit nuk ka qenë i

organizuar sipas niveleve të ndryshme të nxënësve në mësim.

Në aktualitetin e punës edukativo-arsimore aplikimi i mësimit të individualizuar është

kuptuar në një shkallë të ndryshme të përqendrimit për vetë faktin se mësimi i

individualizuar i përshtatet nevojave individuale të nxënësve në mësim, por gjithnjë duke

e kuptuar të rrugës dhe të nevojshme se në shkollë dhe në shoqëri, në përgjithësi, nuk

mund të gjesh dy fëmijë, nxënës me një nivel të njëjtë të njohurive, shprehive dhe të

shkathtësive.

Gjatë shfletimit të literaturave të ndryshme rreth mësimit të diferencuar, kam kuptuar se

zbatimi i kësaj forme të punës mësimore kërkon një angazhim të madh nga ana e

mësimdhënësit. Por gjithashtu mësimdhënia e diferencuar është ndër format dhe metodat

më të përshtatshme dhe më efektive në akualitetin e problemit të fushës së edukimit dhe

të mësimit. Kjo për arsye se i përshtatet nevojave dhe kërkesave të secilit nxënës, pasi që

çdo nxënës vepron dhe mendon ndryshe prej tjetrit, ndërsa stilet e të mësuarit ndryshojnë.

Disa nga kushtet e zbatimit efektiv të mësimit të diferencuar janë: hartimi i një programi

mësimor cilësor, kryerja e veprimtarive mësimore të përshtatshme, grupimi fleksibil,

vlerësimi i vazhdueshëm i nxënësve, aktivizimi i lartë i nxënësve, fokusimi i

mësimdhënies në konceptet themelore.

Page 31: Fakulteti i Edukimit Programi fillor - edukimi.uni-gjk.org Hajdaraj.pdf · 4 FALËNDERIME Këto katër vite të studimeve, me sinqeritetin më të madh, mund të them se ishin periudha

31

LITERATURA

I.Krasniqi (2002): “Mësimi i leximit dhe shkrimit fillestar”, Prishtinë

Pedagoška enciklopedija I, (1989), Beograd

Sh.Osmani (1983): “Fjalori i pedagogjisë”, Tiranë

D. Jovan (1981): “Savremena nastava”, Beograd

P. Mandiq (1985): “Inivacionet në mësim”, Prishtinë

B.Musai (2003): “Psikologjia e edukimit, zhvillimi të nxënit, mësimdhënia”, Tiranë

Behler, Robert F. Jack Snowman (2004): “Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie’’,

Tiranë

Dh. Karaj, Thodhor (2003): “Trajtimi i dDiferencuar i nxënësve, në aspektet psiko-

pedagogjike”, Tiranë

Burime të tjera:

http://techweb.apps.sparcc.org/differentiate-deviate

https://pedagogjia.wordpress.com/didaktike/mesimdhenia-e-diferencuar-dhe-

inteligjenca-e-shumfishte/