evolucioni bazel dhe vlerësimi sasior i ndikimeve në...
TRANSCRIPT
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT
Evolucioni Bazel
dhe vlerësimi sasior i ndikimeve në ekonominë shqiptare
Disertacion
....në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave”
Punoi: Udhëheqës shkencor:
MSc. Anjeza Beja (Harizaj) Prof. Dr. Dhori Kule
Tiranë, 2016
2
Falënderime!
Falënderime të veçanta shkojnë për udhëheqësin tim shkencor, Prof. Dr. Dhori Kule për
ndihmën dhe mbështetjen e pakufizuar gjatë punës së këtyre viteve deri në përmbylljen e saj.
Mirënjohje dhe falënderim për kolegët e mi në Bankën e Shqipërisë, veçanërisht Dr. Vasilika
Kota, që u treguan të gatshëm të më ndihmonin me të dhëna e përpunimin e tyre dhe me të cilët
kam ndarë e diskutuar ide për një rezultat cilësor të punimit.
Falënderoj Prof. Dr. Sulo Hadërin, Prof. Dr. Tonin Kolën dhe Dr. Arjan Tushaj për sugjerimet
mjaft të vlefshme për rishikime dhe plotësime të mëtejshme, të cilat i shtuan vlerë përfundimit me
cilësi të këtij punimi.
Përfundimi me sukses i disertacionit nuk do të kishte qenë i mundur pa nxitjen dhe besimin tek
unë të dy familjeve të mia, veçanërisht gjyshit!
3
Hyrje
Manaxhimi i rrezikut është një koncept sa abstrakt aq edhe real, për vetë faktin se në tërësi
ndërlidh një sërë elementësh sasiorë dhe cilësorë njëherazi. Nëse të parët janë të matshëm dhe
ndihmojnë në një gjykim objektiv, elementët e dytë i japin formë gjykimit edhe pse në një
drejtim tjetër. Në këtë prizëm, në tërësinë e temës janë trajtuar çështje themelore që po kalon sot
bota ekonomike dhe financiare si dhe ajo politike. Jo më kot këto dy “botë” studiohen së bashku,
duke qenë se ndërlidhja është shumë e nevojshme jo vetëm e lidhur me treguesit
makroekonomikë, por edhe me stabilitetin financiar të vendit.
Në literaturë njihen disa lloje rreziqesh që prekin apo edhe cënojnë stabilitetin financiar të një
vendi. Dy më kryesorët janë rreziku i kredisë dhe ai i likuiditetit. E megjithatë, nuk lihen
mënjanë edhe një sërë rreziqesh të tjera që cënojnë stabilitetin e sistemit financiar të vendit të
tilla si rreziku operacional, rreziqet e tregut dhe kundërpartisë, rreziku reputacional etj.
Vitet e fundit, veçanërisht pas krizës financiare botërore, vëmendja e specialistëve të ekonomisë
u kthye nga sigurimi i qëndrueshmërisë dhe fortësisë së sistemit bankar. Rritja e nivelit të
kredive me probleme dhe zhvendosja e aktivitetit drejt instrumentave financiare “moderne”, bëri
që si mbikëqyrësit ashtu edhe kompanitë e pavarura vlerësuese të institucioneve të kreditit të
rritnin ndërgjegjësimin dhe t’i kushtonin më tepër vëmendje mbrojtjes nga këto lloj rreziqesh.
Megjithëse hapa ishin ndërmarrë më parë nga Komiteti i Bazelit, me krijimin e Bazel 1 dhe më
tej me publikimin e një kuadri edhe më të plotë me Bazel 2, u vlerësua se ende nuk ishte e
mjaftueshme sa ishte parashikuar deri në atë moment (2005). Sërish ky kuadër duhej plotësuar e
rishikuar për t’u përshatur me risitë e tregut dhe për të përfshirë koncepte apo kërkesa të reja për
t’u zbatuar e respektuar nga institucionet e kreditit. Këtë gjë e bëri të mundur Bazel 3, me
versionin e tij të parë në dhjetor të vitit 2010 dhe me atë të rishikuar në qershor 2011. Pavarësisht
elementit teorik, rëndësi të veçantë në këtë proces pati edhe matja e ndikimeve sasiore në
ekonomi të ndryshme botërore të kërkesave më të shtrënguara për kapital, e parë si në drejtim të
përfitimeve, ashtu edhe të kostove përkundrejt produktit të brendshëm bruto.
Ndonëse Bazel 1 është familiar edhe për rastin e Shqipërisë, kjo temë do të trajtojë teorikisht
këtë kuadër, revolucionin që solli ai në fushën e mbikëqyrjes bankare, për të vijuar më tej me
evolucionin që ky kuadër pësoi ndër vite me Bazel 2 dhe Bazel 3. Një pjesë e rëndësishme e
punimit i kushtohet rastit të Shqipërisë për të prekur më nga afër jo vetëm problematikën e hasur
4
përgjatë viteve 2008 e në vijim, por edhe masat e marra nga autoriteti mbikëqyrës dhe nga
qeveria në mbrojtje të asaj që është parësore për ne, stabilitetin financiar të vendit!
Objektivat e këtij punimi, fokusohen në tre shtylla kryesore. Së pari analizohen nga ana teorike
marrëveshjet e Bazelit duke prezantuar momentet kyçe të secilës. Synimi është paraqitja në një
material të përmbledhur të një panorame të të gjithë kuadrit rregullator të Bazelit. Në kushtet kur
sistemi bankar përbën rreth 95% të vëllimit të sistemit financiar shqiptar dhe se shumica e
studentëve të ekonomisë punësohen në këtë sektor, nevojitet që ata të kenë nje material të
përqendruar ku të mund të drejtohen për t’u informuar mbi parimet dhe standardet më të mira
ndërkombëtare të implementuara tashmë, apo në proces implementimi nga autoritetet
mbikëqyrëse dhe bankat vendase. Së dyti, paraqitet një analizë e situatës në Shqipëri për nga
pikëpamja rregullative mbikëqyrëse, ashtu sikurse informacion mbi situatën financiare të sistemit
bankar duke prezantuar ecurinë e treguesve kryesorë si mjaftueshmëria e kapitalit, ecuria e
kapitalit bazë, e kredisë sipas të dhënave më të fundit etj. Në këtë pjesë prezantohet një model i
matjes së probabilitetit të dështimit për portofolin e kredisë së sistemit bankar. Së treti, jepet një
vlerësim i efektit që pritet të ketë në ekonominë shqiptare vendosja e kërkesave të reja të kapitalit
nëpërmjet aplikimit të Bazel 2 dhe 3. Kur themi efekti në ekonomi, kemi parasysh si kostot dhe
përfitimet, me qëllim përfundimtar ndikimin në Produktin e Brendshëm Bruto e më tej në rritjen
ekonomike. Si pasojë e këtij vlerësimi efektet neto janë mjaft marxhinale, megjithatë, nëse
analizojmë ndarasi kostot dhe përfitimet, modelet sugjerojnë që efektet e kërkesave më të
shtrënguara për kapital rezultojnë përkatësisht 0.14% dhe 0.15% të Produktit të Brendshëm
Bruto.
Në kapitullin e parë trajtohet një panoramë e kuadrit të Bazel 1, 2 dhe 3 ndryshimet që i janë bërë
atyre në vite si dhe kritikat që shërbyen si nismë për rishikimin e tyre. Ky kapitull shpalos risitë
që kuadri solli për bankat dhe mbikëqyrësit në të gjithë botën si dhe pasojat e tij.
Kapitulli i dytë i dedikohet përshkrimit të situatës në ambientin shqiptar, në lidhje me evoluimin
e kuadrit rregullator në vite, me qëllim përshtatjen e tij me kuadrin e mirëpranuar ndërkombëtar
të Bazelit si dhe në mënyrë të veçantë, përshkrimit të rrezikut të likuiditetit dhe atij të vendit.
Gjithashtu në këtë kapitull jepet informacion edhe mbi situatën aktuale të treguesve të kapitalit
dhe të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Risi përbën edhe prezantimi i një mënyre të re të
matjes së probabilitetit të dështimit (PD), duke përdorur si metodologji zbatimin e matricës
markoviane. Ky model sugjerohet të përdoret nga sektorët e rrezikut në banka tregtare për të
5
analizuar performimin e portofolit të kredisë nga një periudhë në tjetrën me qëllim ndikimin në
vendimmarrjet përkatëse.
Kapitulli i tretë, prezanton një model të aplikuar për rastin e Shqipërisë, mbi përfitimet dhe
kostot që pritet të ketë ekonomia shqiptare si pasojë e rritjes së kërkesave për kapital. Së pari
analizohet ndikimi i kërkesave më të shtrënguara për kapital në probabilitetin e ndodhjes së
krizave nëpërmjet një modeli logit, ndikim i cili rezulton të sjellë përmirësime në ekonomi, në
nivelin 0.15% në terma të produktit të brendshëm bruto. Nga ana tjetër, nëpërmjet analizës së
ndikimit në normat e interesit të kredive, kreditim dhe më tej pas kombinimit të këtyre
elementëve në produktin e brendshëm bruto nëpërmjet një modeli OLS, rezulton se ka kosto që
shoqërojnë këtë proces, kosto që arrijnë në 0.14% të PBB-së.
6
Struktura e disertacionit
KAPITULLI I EVOLUCIONI I MARRËVESHJEVE TË BAZELIT NË VITE ...................................................... 7
1.1 Bazel 1 ................................................................................................................................................. 7
1.2 Bazel 2 ............................................................................................................................................... 19
1.3 Bazel 3 ............................................................................................................................................... 39
KAPITULLI II ANALIZË E KUADRIT RREGULLATOR NË SHQIPËRI DHE NJË MODEL PËR MATJEN E
PROBABILITETIT TË DËSHTIMIT ................................................................................................................... 46
2.1 Implementimi i Bazel 1 në Shqipëri .................................................................................................. 46
2.2 Rregullorja e re për mjaftueshmërinë e kapitalit sipas Bazel 2 ........................................................ 50
2.3 Ende herët për Bazel 3? .................................................................................................................... 65
Hapësirë informuese - Panoramë e ecurisë së normës së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe kreditimit
në Shqipëri. ............................................................................................................................................. 66
2.4 Analizë e rrezikut të likuiditetit në Shqipëri ...................................................................................... 69
2.5 Analizë e rrezikut të vendit në Shqipëri ............................................................................................ 78
2.6 Llogaritja e probabilitetit të dështimit (PD) në Shqipëri sipas modelit të matricës Markoviane ..... 86
KAPITULLI III MATJA E NDIKIMEVE TË KËRKESAVE MË TË SHTRËNGUARA PËR KAPITAL NË
EKONOMINË SHQIPTARE. ........................................................................................................................... 92
3.1 Shqyrtim i literaturës ........................................................................................................................ 92
3.2 Modeli i aplikuar në rastin e Shqipërisë .......................................................................................... 109
KAPITULLI IV KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME ....................................................................... 124
4.1 Konkluzione: .................................................................................................................................... 124
4.2 Rekomandime ................................................................................................................................. 126
LITERATURA ................................................................................................................................... 128
Aneks 1 – Metoda standarde e rrezikut operacional ................................................................................ 132
Aneks 2 – Publikimet e kërkuara sipas shtyllës 3 të Bazel 2 ..................................................................... 133
Aneks 3 - Elementet përbërëse dhe përllogaritja e kapitalit rregullator .................................................. 134
Aneksi 4 - Përllogaritja e aktiveve të ponderuara me rrezik ..................................................................... 135
7
KAPITULLI I EVOLUCIONI I MARRËVESHJEVE TË BAZELIT NË VITE
1.1 Bazel 1
1.1.1 Publikimi i parë i Bazel I
Publikimi i parë i Bazel I ishte në vitin 1988 dhe deri në atë moment, përgjatë kohës ishin bërë
një serë publikimesh nga shtete të ndryshme për trajtimin e rreziqeve të cilat, deri në atë kohë,
cënonin sistemin financiar. Vrojtime të ndryshme që fillojnë që nga viti 1863, e që vijojnë më tej
me krizën e viteve 1930 në SHBA e më pas deri në vitet 80, përshkruajnë në mënyrë
kronologjike një histori ndryshimesh rregullative dhe histori falimentimesh të bankave. Kjo e
fundit është një çështje shumë domethënëse, e cila na jep mundësinë e gjykimit mbi
përshtatshmërinë dhe suksesin e rregullave të vendosura, për të parandaluar krizat sistemike.
Nëse bankat kanë probleme likuiditeti, për nga vetë natyra, kjo është një çështje afatshkurtër dhe
në shumicën e e rasteve autoritetet mbikëqyrëse apo kompetente arrijnë të sigurojnë fondet e
përkohëshme për të zgjidhur problemet. Por problemi dhe rreziku kryesor është në rastet kur
bankat kanë probleme me mbulimin e detyrimeve të tyre afatgjata duke u përballur me një
pamjaftueshmëri fondesh, gjë e cila mund të ketë efekte edhe shkatërruese. Bankat në të tilla
raste quhen josolvente (me pamjaftueshmëri kapitali). Nëse qeveritë do të duhet të ndërhyjnë për
mbulimin e këtyre detyrimeve, fondet do të duhet të vijnë nga taksapaguesit. Që një bankë të jetë
josolvente do të thotë që nuk ështe në gjendje të përthithë humbjet dhe mjeti kryesor për
mbulimin e humbjeve është nëpërmjet kapitalit. Kjo është arsyeja që kur rregullatorët kanë
krijuar rregullat, raportet e solvencës, apo të mjaftueshmërisë së kapitalit, kanë qenë raporte
sasiore të detyrueshme për t’u respektuar dhe të caktuara me ligj apo akt nënligjor.
Në vijim të sa më lart, nëse kthehemi mbrapa në kohë dhe i hedhim një vështrim situatës së
tregjeve në vitet 1970-1980 vërejmë se klima ekonomike ishte e pafavorshme. Përveç normave të
larta të inflacionit dhe rritjes së ulët ekonomike (L. Balthazar, 2006), një faktor tjetër
8
përkeqësues ishte edhe rritja e vazhdueshme e çmimit botëror të naftës, me rreth 20 herë1 në një
hark kohor 10 vjeçar. Ky mjedis jo fort i favorshëm për bankat, duke marrë në konsiderate edhe
faktin se normat e interesit ishin të luhatshme, po ashtu edhe kursi i këmbimit, i dha mundësine
institucioneve financiare jobanka të konkuronin bankat. Kjo kohë përkon edhe me zhvillimin në
tregjet e kapitalit, ku njerëzit filluan gjithnjë e më shumë të investonin në to, duke bërë të
mundur që bankat të ulnin gjithnjë e më shumë burimet e qëndrueshme, depozitat e individëve.
Ky fakt, dha pasojat e tij në rritjen e kostove për bankat dhe uljen e marzheve, duke i shtyrë
bankat të kërkonin mënyra të tjera investimesh, më shumë fitimprurëse.
Studiues të ndryshëm në botë kanë arritur në përfundimin se shpesh shkaku i parë i falimentimit
të institucioneve bankare apo financiare në shumicën e rasteve ka qenë manaxhimi i keq. Nuk
mund të lemë pa përmendur këtu edhe rolin e madh dhe të rëndësishëm që ka struktura e
kontrollit të brendshëm të një institucioni në këtë proces. Pikërisht këtyre dy elementëve, të cilët
në shumicën e rasteve janë të shkrirë në një institucion me bankën qendrore, rregullatorë të
ndryshëm në botë i kushtojnë kujdes gjatë procesit mbikëqyrës. Në botë institucionet financiare
mund të jenë të përmasave të mëdha, pasi edhe aktiviteti që ato ushtojnë është i shtrirë në fusha
të ndryshme financiare, gjë që bën që pesha e tyre në totalin e aktiveve financiare të ketë një
rëndësi sistemike.
Por a është e vërtetë shprehja “shumë i madh për të falimentuar” (“too big to fail2”)? Krizat
financiare kanë treguar që në fakt kjo shprehje bie poshtë, pasi edhe bankat e mëdha kanë
falimentuar dhe detyrimet e tyre janë mbuluar nga bankat qendrore ose autoritetet përkatëse,
pikërisht për shkak të rëndësisë sistemike që ato mbartin për sistemin financiar të një vendi.
Në kushte të tilla shpesh herë ka lindur pyetja se kur autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe kur duhet
lënë një institucion të falimentojë? Mes rregullatorëve ekziston një marrëveshje se mbështetje
duhet të jepet për ato banka që nuk janë likuide, por janë solvente3, pra kanë problem likuiditeti
afatshkurtër dhe jo afatgjatë. Praktika ka treguar që bankat trajtohen rast pas rasti, në varësi të
vendit ku operojnë, situatës së tregjeve kombëtare apo ndërkombëtare si dhe situatës së vetë
1 Nga 2$ për fuçi në 40$ për fuçi
2 Përdoret për institucionet financiare të mëdha, falimentimi i të cilave, pikërisht për shkak të madhësisë
supozohet si i pamundur! 3 Kanë kapital mjaftueshëm, pavarësisht problemeve afatshkurtra të likuiditetit.
9
bankës. Rregullatorët mundohen të mos transmetojnë në treg mesazhin e mbështetjes se bankave
kur ato janë të paafta të shlyejnë detyrimet, me qëllim shmangien e problemeve të moral hazard.
Marrëveshja e kapitalit e vitit 1988, ose siç njihet ndryshe me emrin Bazel 1, u hartua nga një
komitet me përfaqësues nga bankat qendrore të 12 shteteve dhe në vetvete nuk është një
dokument i detyrueshëm për të zbatuar për sa kohë që përmban vetëm rekomandime. Megjithatë
anëtarët e komitetit kishin një lloj detyrimi moral për të zbatuar çfarë ishte parashikuar në këtë
dokument. Kjo marrëveshje fokusohet në rrezikun e kredisë duke përcaktuar kërkesat për kapital
duke u bazuar ne zërat e bilancit dhe jashtë bilancit të një banke.
Dy objektivat kryesore të këtij kuadri rregullues ishin:
1. Përforcimi i shëndetit dhe stabilitetit të sistemit bankar ndërkombëtar dhe
2. Ulja ose zbehja e pabarazisë konkuruese mes bankave ndërkombëtare.
Megjithëse vendet anëtare të komitetit kishin të drejtën e vetos në miratimin e propozimeve, në
marrëveshje kishte edhe çështje që liheshin në diskrecionin e vendeve aplikuese/zbatuese,
megjithëse me një ndikim jo shumë material. Marrëveshja, sikurse e përmendëm më lart, kishte
si qëllim që të aplikohej kryesisht në nivel ndërkombëtar, por shumë vende anëtare zgjodhën që
ta aplikojnë edhe në nivel kombëtar. Rregullat përcaktonin mënyrën e përllogaritjes së një niveli
minimal mjaftueshmërie kapitali për t’u respektuar, por mbikëqyrësit në nivel kombëtar mund të
zbatonin norma edhe me shtrënguese.
Parimi kryesor i rregullit të mjaftueshmërisë së kapitalit, ishte ponderimi me një nivel të caktuar
rreziku i zërave në bilanc dhe jashtë bilancit dhe kërkesa për respektimin e një niveli minimal 8
% kapital kundrejt aktiveve të ponderuar me rrezikun. Pra risia kryesore që sillte ky raport
krahasimisht me të tjerët që mund të ishin konsideruar më parë, ishte pikërisht kategorizimi i
aktiveve sipas rrezikut të supozuar të tyre si dhe përfshirja e zërave jashtë bilancit, zëra të cilat
pas viteve 1980 kishin filluar të rriteshin gjithnjë e më shumë, kryesisht të ndikuar nga
instrumentat derivative.
Hapi i parë në përcaktimin e kërkesave për kapital ishte përcaktimi i asaj çfarë do të konsiderohej
si kapital. Komiteti njohu dy klasa të kapitalit në funksion të cilësisë së tij dhe të ndara në Niveli
10
1 dhe Niveli 2. Niveli 2 i kapitalit ishte i limituar në masën 100 % të nivelit të parë. Emri i mirë u
zbrit nga niveli 1 i kapitalit dhe investimet në filiale i zbritën nga kapitali bazë. Emri i mirë u
zbrit sepse shpesh ai konsiderohej si element vlera e të cilit ishte subjektive dhe e luhatshme dhe
në përgjithësi kishte një vlerë të vogël në rastin e likuidimit të një kompanie. Ndërkohë që
investimet në filial që nuk ishin të konsoliduara, ishin zbritur për të shmangur përdorimin e të
njejtave burime kapitali nga entitete të ndryshme.
Më konkretisht, në mënyrë analitike, përbërja e kapitalit paraqitet më poshtë:
Përkufizimi (përbërja) i kapitalit
Niveli 1 – Kapitali i paguar
– Rezevat (psh ligjore)
Niveli 2 – Rezerva të tjera
– Rezervat e rivlerësimit
– Provigjone të përgjithshme
– Instrumente hibride
– Borxhi i varur (max. 50% e nivelit 1, min. 5 vjet – faktor zbritës për maturitet më të shkurtër)
Elementë zbritës – Emri i mirë (Nga niveli 1)
– Investimi në degë të pakonsoliduara (nga niveli 1 dhe niveli 2)
Pas përkufizimit të përbërjes së kapitalit, komiteti përcaktoi edhe një serë faktorësh që do të
peshonin zërat e bilancit sipas rrezikut të tyre të supozuar. Këto të fundit u ndanë në 5 kategori:
Ponderimi i aktiveve me rrezik
Me 0 për qind
– Paraja cash
– Të drejta ndaj qeverive qendrore të vendeve të OECD
– Të drejta ndaj qeverive qendrore nëse ato janë të denominuara dhe të financuara nga
monedha kombëtare (për të shmangur transferimit e rrezikut të vendit)
11
Me 20 për qind
– Të drejta ndaj bankave dhe bankave shumëpalëshe të zhvillimit të vendeve të OECD
– Të drejta ndaj bankave të vendeve jashtë OECD me maturim të mbetur më pak se një vit
– Të drejta ndaj institucioneve të sektorit publik të vendeve të OECD.
Me 50 për qind
– Kreditë hipotekore
Me 100 për qind
– Të drejta të tjera ndaj korportave, bankave jashtë OECD me maturitet më të lartë se një vit,
aktivet fikse dhe të gjithë aktivet e tjera.
Veç sa më lart, komiteti përkufizoi skemat e peshimit që do të aplikoheshin edhe për zërat jashtë
bilancit të cilat u ndanë si më poshtë:
Përbërja e zërave jashtë bilancit
– Angazhime të ngjashme me kredi të pafinancuara ende, të cilat mund të transformohen në
aktive nëse ndodh një ngjarje e caktuar, për shembull pjesa e papërdorur e një linje kredie e cila
kthehet në një zë bilanci nëse klienti e përdor atë, ose një linjë garancie e një klienti, e cila do të
shfaqet në një zë bilanci nëse klienti nuk e shlyen detyrimin dhe linja e garancisë përdoret.
– Instrumentat derivative vlera e të cilëve është në funksion të zhvillimit të parametrave kryesorë
të tregut si për shembull swap për normat e interest, kontratat e kurseve të këmbimit etj.
Ponderimi i këtyre zërave me faktorin përkatës të rezikut, përcillet më poshtë:
0 për qind
Anagazhime të papërdorura me maturim origjinal maksimumi një vit
20 përqind
Kredia dokumentare e kolateralizuar me mallra dhe shërbime kryesore
50 përqind
Letra me vlerë të lidhura me transaksionin
Angazhime të papërdorura me maturitet mbi një vit
12
100 për qind
Garanci të ndryshme borxhi
Marrëveshjet e riblerjes
Aktivet e blera me forward
1.1.2 Amendimi i Bazel 1 në vitin 1996 – Rregullorja për rreziqet e tregut
Bankingu tregtar klasik (pranimi i depozitave dhe dhënia e kredive) si dhe bankingu i
investimeve (të qenit aktiv në tregun e letrave me vlerë për klientët dhe për qëllime të vetë
aktivitetit të bankës) e ekspozojnë bankën ndaj llojeve të ndryshme të rreziqeve.
Nëse bankat tregtare kanë portofole të mëdha jo likuide dhe janë të ekspozuara ndaj rrezikut
sistemik, që do të thotë se ata kanë nevojë për një bazë të gjërë kapitali të përbërë nga
isntrumenta afatgjatë – shoqëritë e letrave me vlerë e financojnë veten e tyre kryesisht nëpërmjet
instrumentave REPO (marrin hua cash duke lënë kolateral letrat me vlerë) dhe zakonisht kanë
shumë aktive likuide që do të thotë se kanë më shumë instrumenta afatshkurtër kapitali.
Paralelisht me këtë aktivitet që kryejnë institucionet financiare, edhe rregulloret përkatëse që
rregullojnë këto aktivitete kanë qenë të ndryshme për bankat e investimit dhe ato tregtare. Por në
ditët e sotme, kufiri mes këtyre dy llojeve të bankave është ngushtuar dhe bankat kanë filluar të
bëhen aktive në të dy fushat.
Rritja e konkurencës si dhe ndërkombëtarizimi i industrisë ka rritur për rrjedhojë, nevojën për
rregulla uniforme. Kështu, vendosja e rregullave të kapitalit edhe për qëllime të rreziqeve të
tregut ishte një domosdoshmëri që duhet të pasqyrohej në kuadrin aktual të Bazel 1. Kjo çështje
ishte edhe objekt diskutimi mes Organizatës se Komisioneve të Letrave me Vlerë, si dhe objekt
diskutimi në nivel të Bashkimit Europian, i cili ishte në atë kohë në fazën e hartimit të direktives
së mjaftueshmrësisë së kapitalit, ku edhe rreziqet e tregut duheshin konsideruar.
Në vitin 1993, në qendër të paketës së propozimeve për amendim të Komitetit të Bazelit, pas
diskutimeve si më lart, ishte edhe identifikimi i atij që quhej librit të tregtueshëm (trading book),
ose thënë ndryshe i zërave të tregtueshëm të bilancit, ku edhe rreziqet e tregut ishin më së shumti
13
të përqendruar. Gjithashtu, kërkesa për kapital duhej llogaritur duke përdorur metodë vlerësimi të
rrezikut (value at risk) të thjeshtë. Ky model njihte mbrojtjen, por jo diversifikimin e portofolit.
Në vitin 1995 Komiteti i Bazelit nxorri një propozim më të rifreskuar të atij të mëparshëm në
lidhje me përdorimin e një modeli më të përparuar matjeje dhe që i lejonte bankat të përdorinin
modelet e tyre të brendshme për përllogaritjen e kërkesave për kapital, në rast se ata plotësonin
një set kriteresh kualifikuese sasiore dhe cilësore.
Pas këtyre propozimeve, të cilat u komentuan dhe u diskutuan përreth një vit, në vitin 1996,
Komiteti i Bazelit publikoi tekstin përfundimtar të amendimeve të Bazel 1. Në të njejtin vit,
Komisioni Europian nxorri një direktivë të re të kapitalit (CAD 2), e cila ishte e ngjashme me
propozimet e Bazel 1. Në vitin 1998, rregullat për rreziqet e tregut u përthithën nga shumë
legjislacione kombëtare.
Në dokumentin e Bazel 1, rreziqet e tregut ishin të përkufizuara si rreziku i humbjeve nga
pozicionet brenda dhe jashtë bilancit si pasojë e luhajtes së çmimeve të tregut. Rreziqet e lidhura
me këtë ishin:
- Rreziku i normës së interest në librin e tregtueshëm;
- Rreziku i kursit të këmbimit dhe i rreziku i mallrave (commodities) në një bankë;
Me libër të tregtueshëm kuptohet një set pozicionesh së instrumentave financiare, qofshin në
bilanc apo jashtë bilancit, të mbajtura me qëllim:
- Gjenerimin e fitimeve afatshkurtra si pasojë e luhatjes së çmimeve;
- Gjenerimin e fitimeve afatshkurtër nga aktivitetet e ndërmjetësimit dhe/ose aktiviteteve
në treg (si pasojë e diferencës në çmimet marr (bid)- jap (ask));
- Mbulimi i pozicioneve në librin e tregtueshëm.
Të gjitha pozicionet duhet të vlerësohen me çmime tregu (Marked To Market - MTM). Më pas
banka duhet të përllogarisë kërkesat për kapital për rrezikun e kredisë sipas rregullave të 1988
dhe pozicionet e zërave në dhe jashtë bilancit duke përjashtuar borxhet dhe letrat me vlerë të
kaptalit në librin e tregtueshëm si dhe pozicioent e mallrave, por duke përfshirë pozicionet e
derivativëve OTC në librin e tregtueshëm (sepse janë më pak likuide si instrumenta).
14
Për të mbuluar rreziqet e tregut, një instrument tjetër kapitali u konsiderua si i pranueshëm,
kapitali në shtyllën e tretë. Amendimet njohën edhe borxhin e varur afatshkurtër si instrument
kapitali, por subjekt i disa kufizimeve:
Duhet të jenë të pasiguruar dhe të pagueshëm plotësisht;
Duhet të kenë një maturitet të paktën deri në dy vjet;
Nuk duhet të jenë të ripagueshëm para datës së rënë dakord për ripagim (me përjashtim të
rasteve kur e miraton rregullatori);
Duhet të jenë subjekt i një klauzole bllokuese, e cila parashikon se as interesi dhe as
principali nuk mund të paguhen nëse kjo bën që kapitali i bankës të bjerë nën minimumin
rregullator.
Shtylla e tretë është e limituar në 250 për qind të shtyllës 1, që do të thotë se të paktën 28.5 për
qind e kapitalit për rreziqet e tregut është e mbështetur nga shtylla 1 e kapitalit.
1.1.3 Llogaritja e kërkesave për kapital për rreziqet e tregut.
Risia kryesore e rishikimit të marrëveshjes Bazel 1 është edhe mënyra e logaritjes së kërkesave
për kapital. Ekzistojnë dy mënyra për të mundësuar këtë llogaritje: Metoda Standarde dhe
Modelet e Brendshme.
Metoda standarde i bazon kërkesat për kapital në rregulla dhe formula standard, sikurse
parashikohet në marrëveshjen e vitit 1988 për rrezikun e kredisë. Sipas kësaj mënyre, kërkesat
për kapital për normën e interesit dhe pozicionet e kapitalit janë të krijuara të mbulojnë dy lloje
rreziqesh: rrezikun specifik dhe rrezikun e përgjithshëm.
Rreziku specifik lidhet me lëvizjen e vlerës së tregut të letrave me vlerë individuale, si pasojë e
faktorëve të lidhur me emetuesin përkatës (rënie e vlerësimit, problem likuiditeti). Ndërkohë,
rreziku i përgjithshëm, lidhet me humbjet që rrjedhin si pasojë e faktorëve të lidhur me normat e
interesit në treg ose nga lëvizjet e tregjeve të përgjithshme në rastin e kapitalit.
Për rrezikun specifik, instrumentat që janë të ndjeshëm ndaj normës së interesit, aplikohet një
peshë rreziku sipas funksionit dhe llojit të tyre, (letra me vlerë të qeverisë, niveli nëse është në
15
normën e investimit (mbi BBB-); etj.) si dhe maturitetit të tyre. Për rrezikun e përgjithshëm,
letrat me vlerë janë të kategorizuara në shporta të ndryshme, sipas funksionit të maturitetit dhe
njohja e pozicioneve në blerje (long) dhe në shitje (short) në të njejtën monedhë.
Mënyra e parë, pra ajo sipas modeleve të brendshme, e bazon kërkesën për kapital në vetë
modelet e brendshme të bankës, ose të quajtura ndryshe modelet VAR.
Risia që solli kjo qasje, ishte pikërisht përfshirja e kritereve cilësore, në të cilat do të bazohej
autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës për të miratuar ose jo përdorimin e metodave të brendshme
nga banka që paraqet kërkesën. Këto kritere ishin:
a) Banka duhet të ketë një njësi kontrolli të rrezikut, të pavarur e cila është përgjegjëse për
krijimin dhe implementimin e sistemit të admnistrimit të rrezikut të bankës. Kjo njësi
duhet të prodhojë dhe analizojë raporte ditore mbi rezultatin e modelit të matjes së
rrezikut të bankës. Kjo njësi duhet të jetë e pavarur nga njësitë e tjera të biznesit dhe
duhet t’i raportojë drejtpërdrejt manaxhimit të lartë të bankës;
b) Njësia duhet të zhvillojë programe periodike testimi me të dhëna historike (back testing)
si dhe të testojë ndryshimet hipotetike në pozicionet statike;
c) Këshilli Drejtues, dhe manaxhimi i lartë duhet të jenë aktivisht të përfshirë në procesin e
kontrollit të rrezikut dhe duhet ta konsiderojnë atë si një aspekt thelbësor të biznesit, të
cilit duhet t’i kushtohen një numër i konsiderueshëm punonjësish të specializuar. Kjo
është arsyeja që raportet ditore të përgatitura nga njësia e kontrollit duhet të rishikohen
nga një nivel i lartë manaxherial;
d) Modelet e brendshme të matjes së rrezikut të bankës, duhet të jenë ngushtësisht të lidhura
dhe të integruara me aktivitetin ditor të bankës. Për rrjedhojë rezultatet përkatëse duhet të
jenë pjesë përbërëse e procesit të planifikimit, monitorimit dhe kontrollit të profilit të
rreziqeve të tregut të bankës.
e) Sistemi i matjes së rrezikut duhet të përdoret në lidhje me limitet e brendshme të tregtimit
dhe ekspozimit. Në këtë kontekst, limitet e tregtimit duhet të jenë të lidhura me modelin e
matjes së rrezikut të bankës në një mënyrë që të jenë të qëndrueshme në kohë dhe të
prauneshme si për kundërpartinë ashtu edhe për manaxhimin e lartë.
16
f) Banka duhet të zhvillojë një program periodik dhe rigoroz stress testesh si plotësues i
analizës së rrezikut të bazuar në modelin e saj të brendshëm. Këto rezultate duhet të
rishikohen në mënyrë periodike nga manaxhimi i lartë dhe të reflektohen në politikat dhe
limitet e vendosura nga ky i fundit. Nëse stress testet paraqesin një problematikë të
caktuar, masa të menjëherëshme duhet të ndërmerren për të manaxhuar rrezikun si duhet.
g) Bankat duhet të kenë një sistem të monitorimit të përputhshmërisë me politikat dhe
procedurat e brendshme në lidhje me operimin e sistemit të matjes së rrezikut. Ky sistem
duhet të jetë i mirëdokumentuar për shembull me anë të një manuali të matjes së rrezikut,
i cili parashikon parimet kryesore të sistemit të matjes së rrezikut dhe siguron një
përshkrim të teknikave empirike qe përdoren për matjen e rrezikut të tregut;
h) Audituesit e brendshëm të bankës duhet të ushtrojnë në mënyrë periodike një rishikim të
pavarur të sistemit të matjes së rrezikut i cili duhet të përfshijë aktivitetin e të gjithë
njësive të biznesit të bankës.
Përsa i përket kritereve sasiore, listojmë si më poshtë:
a) Vlera sipas rrezikut (Value at risk-VAR) duhet të llogaritet çdo ditë;
b) Kapitali rergullator është humbja maksimale kumulative në 10 ditë tregtimi në percentilin
e 99 të nivelit të besimit e shumëzuar me një faktor 3 ose 4 (në varësi të rezultateve back
testing);
c) Të dhënat e bankave duhet të rifreskohen jo më pak shpesh se 3 herë në muaj;
d) Bankat mund të përdorin korelacione brenda kategorive të rrezikut (norma e interesit;
kursi i këmbimit; çmimet e aksioneve të kapitalit; çmimet e mallrave);
e) Modelet e bankave duhet të përfshijnë rreziqet e lidhura me opsionet.
1.1.4 Suksesi dhe kritikat ndaj Bazel 1
Megjithë kritikat që i janë bërë, Bazel I konsiderohet si i suksesshëm për disa arsye, të cilat po i
shpjegojmë në vijim.
Ai krijoi një model botëror për kuadrin rregullator të bankave. Bankat në nivel ndërkombëtar
janë përballur me një listë të njejtë rregullash, gjë që shmang diskutimet për çdo rregullator
17
kombëtar se cili është niveli i duhur i kapitalit për të zhvilluar të njejtin biznes në shtete të
ndryshme. Në vijim, bankat e shteteve të ndryshme që konkurojnë në tregje të njejta kanë
kërkesa ekuivalente për kapital dhe ky përbën një zhvillim thelbësor krahasimisht me situatën
para viteve 1988. Gjithashtu, përfshirja e peshave të ndryshme të rrezikut për klasa të ndryshme
të aktiveve, është një zhvillim i dukshëm dhe i rëndësishëm krahasimisht me raportet që
përdoreshin më parë si për shembull kapital/aktive apo kapital/depozita.
Megjithëse rezultatet e Bazel 1 ishin të pëlqyeshme, dhe kjo e përkthyer jo vetëm me rritjen e
nivelit të kapitalit të bankave, por edhe me uljen e numrit të bankave që falimentonin, suksesi i
Bazel 1 është ende i diskutueshëm. Madje ka edhe kritika ndaj tij!
Teknikat e matjes nga ana sasiore, i kanë dhënë mundësinë bankave të sofistikuara të bëjnë
vazhdimisht vlerësime me të besueshme dhe të sakta të nevojave për kapital të brendshëm
ekonomik. Kapitali ekonomik, ndryshe nga kapitali rreegullator i cili është i kërkuar nga
autoritetet rregullatore, përfaqëson nevoja për kapital për mbështjetjen e aktiviteteve risk
pranuese të bankave të vlerësuara nga vetë banka. Ai bazohet në modelet dhe parametrat e
rrezikut të vetë bankës, rezultati është që kur një bankë vlerëson kapitalin e saj ekonomik, mbi
nivelin e kapitali rregullator, nuk ka problem. Problemi qëndron nëse kapitali rregullator është
më i lartë se kapitali ekonomik, gjë që do të thotë se bankës i duhet të mbajë një nivel kapitali më
të lartë sesa ai që banka e vlerëson si të mjaftueshëm, duke dëmtuar kështu vlerën e aksionerëve.
Kjo është ajo që quhet edhe si arbitrazhi i kapitalit.
Risi në futjen e Bazel 1 përbënte edhe koncepti i titullzimit.
Titullzimi konsiston në transferimin e disa aktiveve jolikuide si për shembull kreditë, në një
shoqëri të pavarur të quajtur :Entitet me një qëllim të caktuar” (Special purpose vehicle (SPV)).
SPV i blen kreditë në një bankë dhe vetëfinancohet duke emetuar letra me vlerë të
kolateralizuara nga këto kredi (Asset backed securities - ABS). Nga ana tjetër banka i jep kredi
kësaj strukture si për shembul duke i dhënë një borxh të varur SPV-së. Ripagimi i detyrimeve të
SPV bëhet me anë të flukseve të parasë të gjeneruara nga kreditë e titullzuara. Kreditë më të
vjetra paguhen të parat e kështu me rradhë, deri në kreditë më të reja, të cilat shpesh mbahen nga
banka. Letrat me vlerë të blera nga investitorët kanë cilësi më të mirë sesa kreditë me të cilat
kolateralizohen sepse humbjet e para të këtij grupi kredish janë të përthithura nga portofoli i ri.
Kjo krijon mundësi tërheqëse investimi për investitorët, që do të thotë se pjesa kryesore e
18
rrezikut është ende në bilancin e bankës. Kjo problematikë e hasur u rregullua me amendimin e
vitit 2002.
Veç sa më lart, Bazel 1 ishte subjekt i kritikave edhe për arsyet mëposhtë:
a) Mungesa e ndjeshmërisë ndaj rrezikut;
b) Njohja e limituar e kolateraleve për të zbutur rreziqet;
c) Një mbulim i paplotë i burimeve të rrezikut – fokusi vetëm në rrezikun e kredisë dhe më
vonë në rreziqet e tregjeve, duke lënë jashtë rrezikun operacional, reputacional, strategjik;
d) Qasja one size fits all – që do të thotë se kërkesat janë të njejta pavarësisht nivelit të
rrezikut të bankës, sofistikimit dhe llojit të aktivitetit;
e) Një masë arbitrare – niveli 8 për qind është arbitrar dhe i pa bazuar në nivele të synuara
eksplicite;
f) Nuk parashikon diversifikimin – kërkesat për rrezikun e kredisë janë shtesë dhe
diversifikimi psh sipas sektorit të ekonomisë apo rajonit ku jepet kredia, nuk është i
parashikuar.
Në përfundim, megjithëse Bazel 1 ishte përfitues për industrinë, koha po tregonte gjithnjë e më
shumë se ishte e nevojshme të kalohej në një kuadër rregullativ më të sofistikuar. Propozimet e
Bazel 2, megjithëse janë përballur me kritika përbëjnë një hap madhor në këtë drejtim.
19
1.2 Bazel 2
Projekti i parë i nxjerrë për konsultime me palët e treta, u publikua ne Qershor 1999 dhe
përmbante një set me propozime për të modifikuar marrëveshjen e kapitalit të vitit 1988 (Bazel
1). 18 muaj me vonë, në janar 2001 u publikua një projekt i dytë për konsultim i cili kishte të
integruar edhe komentet nga sektori bankar dhe shtesa të tjera të komitetit. Në mesin e vitit 2003
u publikua projekti i tretë paraprak dhe në qershor 2004, më në fund, u publikua varianti final me
propozime.
Marrëveshja e Bazel 2, e cila zëvendësoi kuadrin e vitit 1988 pra Bazel 1, është rezultat i më
shumë se 6 viteve punë të rregullatorëve dhe diskutimeve aktive me sektorin bankar. Ky proces u
shoqërua me zhvillimin e 3 studimeve sasiore të ndikimit të cilët konsistuan në mbledhjen e të
dhënave të nevojshme për lloje të ndryshme bankash në marrëveshjen e re të kapitalit.
Tre objektivat kryesore të marrëveshjes Bazel II ishin:
1. Rritja e cilësisë dhe stabilitetit të sistemit ndërkombëtar bankar;
2. Krijimi dhe mbajtja e një niveli të njejtë për bankat aktve ndërkombëtare;
3. Promovimi dhe adaptimi i praktikave me shtrënguese në fushën e manaxhimit të rrezikut.
Dy objektivat e para i gjenim edhe në qendër të marrëveshjes së vitit 1988. Objektivi i tretë është
i ri dhe nga komiteti konsiderohet si më i rëndësishmi. Kjo është një shenjë e fillimit të
zhvendosjes nga një rregullore e bazuar në raporte, në një rregullore që do të bazohet gjithnjë e
më shumë në të dhëna të brendshme, praktika dhe modele. Ky zhvillim është i ngjashëm me
rregulloren për rreziqet e tregut, ku modelet e brendshme u lejuan të përdoren si bazë për
përllogaritjen e kërkesave për kapital. Kjo është origjina e punës për hartimin e marrëveshjes së
Bazel 3 e cila do të njohë plotësisht modelet e brendshme të rrezikut të kredisë (internal rating
based-IRB).
Sikurse edhe Bazel 1, Bazel 2 është një set rekomandimesh për vendet e G 10. Por njëlloj sikurse
edhe marrëveshja vitit 1988, ajo duhej të materializohej edhe në legjislacionet përkatëse në
Europë, Amerikën Veriore dhe Japoni. Pra ky kuadër përbën bazën rregullative në lidhje me
kapitalin për më shumë se 100 shtete dhe pritet të aplikohet mbi baza të konsoliduara për bankat
20
aktive në tregjet ndërkombëtare. Bankat kombëtare të cilat nuk janë brenda qëllimit të
marrëveshjes, supozohet të jenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve kombëtare të cilat duhet të
sigurojnë që këto institucione kanë një nivel të mjaftueshëm kapitali.
1.2.1 Si është i strukturuar Bazel 2?
Bazel 2 është i ndarë në tre shtylla kryesore (1 deri në 3) sipas figurës mëposhtë:
Shtylla e parë
Vjen si një “rifreskim” i nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit të vitit 1988. Kapital ndaj
aktiveve të ponderuara me rrezik, konsiderohet ende si një nga raportet më të rëndësishme, për sa
kohë që kapitali është shporta kryesore që përballon humbjet kur fitimet rezultojnë negative.
Limiti referencë minimal është ende niveli 8 për qind, por mënyra sesi aktivet jane të peshuara
është rishikuar. Vlerat e Bazel 1 ishin vlerësime më të thjeshta, ndërkohë që ato të Bazel 2
rrjedhin drejtpërdrejt nga metoda e thjeshtuar dhe ajo standarde e matjes së rrezikut të kredisë.
Kërkesat për kapital përafrohen tanimë me vlerësimet për kapitalin e brendshëm ekonomik,
nëpërmjet vlerësimeve/modeleve të brendshme të bankave. Ekzistojnë tre qasje komplekse për të
përllogaritur aktivet e ponderuara me rrezik për qëllime të rrezikut të kredisë. Metodat më të
Kuadri i Bazel 2
Shtylla e
parë
Raporti i
Mjaftuesh-
mërisë së
Kapitalit
Shtylla e
dytë
Rishikimi
mbikëqyrës
dhe
vlerësimet e
brendshme
Shtylla e
tretë
Disiplina e
tregut
Stabiliteti Financiar – Manaxhim i mirë i rrezikut
21
përparuara janë krijuar që të konsumojnë më pak kapital, ndërsa aplikojnë kërkesa më të rënda
cilësore dhe sasiore në sistemet dhe proceset e brendshme. Kjo është një nxitje për bankat për të
rritur praktikat e tyre të manaxhimit të rrezikut. Kërkesat më eksplicite për kapital sipas
funksionit të niveleve të rrezikut si dhe zgjerimi i llojeve të kolateralit që njihen si zbutëse të
rreziqeve, janë një nxitje tjetër për të prodhuar më shumë praktika sistematike të manaxhimit të
kolateraleve. Ky është një zhvillim i qenësishëm i marrëveshjes aktuale ku përdorimi i kolateralit
të vlefshëm është më i kufizuar.
Një risi tjetër e shtyllës së parë janë kërkesat për rrezikun operacional. Në marrëveshje ka
kërkesa eksplicite për humbjet që rrjedhin nga gabime në proceset e bankës, mashtrimet e
brendshme, apo probleme të teknologjisë së informacionit.
Kapitali duhet të mbulojë të paktën 8 për qind të aktiveve të ponderuar me rrezik të lidhura
gjithashtu edhe me tre lloje të ndryshme rreziqesh, siç pasqyrohet në formulën (raportin) më
poshtë:
KAPITAL TOTAL
> 8%
RREZIKU I KREDISË RREZIKU I TREGUT RREZIKU OPERACIONAL
Metoda standarde Metoda standarde Metoda e thjeshtë
Metoda e brendshme Metoda e brendshme Metoda e standardizuar
Metoda e brendshme e përparuar Metoda e përparuar
Shtylla e dytë
Shtylla e dytë e kuadrit rregullativ bazohet në kontrollet e brendshme dhe rishikimin mbikëqyrës.
Ajo kërkon që bankat të kenë sisteme dhe modele të brendshme të vlerësojnë kërkesat për kapital
paralelisht me kuadrin rregullator dhe të integrojnë në të profilin e rrezikut të bankës. Bankat
duhet të integrojnë edhe llojet e rreziqeve që nuk janë të mbuluara nga Marrëveshja të tilla si
rreziku reputacional dhe strategjik, rreziku i përqendrimit, rreziku i normës së interesit në librat e
bankës etj.
Sipas shtyllës së dytë, rregullatorët shpresojnë të shohin se kërkesat e shtyllës 1 janë të
respektuara në mënyrë efektive dhe të vlerësojnë përshtatshmërinë e modeleve të brendshme të
22
krijuara nga bankat. Nëse rregullatorët vlerësojnë se kapitali nuk është i mjaftueshëm, ata mund
të ndërmarrin disa veprime për të rregulluar situatën. Më të dukshmet lidhen me kërkesat ndaj
bankës për rritjen e kapitalit bazë ose kufizimi i nivelit të kreditimit, ashtu si edhe fokusimi i
masave në rritjen e cilësisë së kontrolleve dhe politikave të brendshme.
Marrëveshja e re parashikon në mënyrë eksplicite që bankat duhet të operojnë në një limit
kapitali më të lartë se 8 për qind, për sa kohë që shtylla e dytë parashikon burime shtesë rreziku.
Shtylla e dytë është shumë fleksibël sepse nuk është shumë përshkruese, për shkak të numrit të
ulët të faqeve në tërësinë e marrëveshjes së Bazel 2. Edhe pse kjo pjesë ka qenë objekt i
kritikave, për shkak të subjektivitetit që mbart, kjo pjesë është njëkohësisht edhe pjesa më e
rëndësishme e kuadrit, sepse do të detyrojë rregullatorët dhe bankat të bashkëpunojnë ngushtë
për vlerësimin e modeleve të brendshme. Rregullatorët do të përdorin disa kufij për të vlerësuar
qasjet e ndryshme të bankave. Kjo do të krijojë nevojën për standardizimin dhe të kuptuarit më
mirë të mënyrave heterogjene të vlerësimit të rrezikut të kredisë dhe do t’i hapë rrugë njohjes së
modeleve te brendshme dhe përdorimit të tyre si bazë për llogaritjen e kërkesave per kapital,
ashtu sikurse ndodhi me rreziqet e tregut.
Shtylla e tretë
Shtylla e tretë lidhet me disiplinën e tregut dhe me kërkesat që lidhen me publikimin e
informacionit. Bankat pritet që të ndërtojnë raporte të plota mbi sistemet e brendshme të
manaxhimit të rrezikut dhe mbi mënyrën sesi po implementohet Bazel 2. Këto raporte duhet të
jenë publike për tregun të paktën çdo gjashtë muaj. Kjo ngre disa çështje të konfidencialitetit për
sa kohë që lista e informacionit që duhet të publikohet është e madhe të tilla si: përshkrim i
objektivave dhe politikave të manaxhimit të rrezikut; eksperiencat e humbjeve të brendshme
sipas shkallës së rrezikut; politikat e manaxhimit të kolateraleve; ekspozimet sipas maturitetit,
industrisë, vendodhjes gjeografike etj. Qëllimi është që tregu të ushtrojë një presion shtesë mbi
bankat që këto të fundit të përmirësojnë praktikat e tyre të manaxhimit të rrezikut. Pa dyshim që
analistët e kredisë dhe kapitalit në banka, investitorët e letrave me vlerë dhe pjesëmarrësit e tjerë
të tregut do ta gjejnë informacionin e publikuar si shumë të vlefshëm për vlerësimin e shëndetit
të bankës.
Afati për implementimin e marrëveshjes ishte fundi i vitit 2006 për metodën standarde dhe të
brendshme dhe fundi i vitit 2007 për metodën e përparuar.
23
Në parim, qasjet e ndryshme të ndjekura në dokument, janë krijuar për të prodhuar kërkesa më të
ulëta për kapital në rast se kalohet nga një opsion më i thjeshtë në një më të zhvilluar, ose nga një
metodë më e thjeshtë në atë të përparuar. Megjithëse kjo varet nga profili rrezikut të bankës,
këto të fundit do të nxiten kështu për të rritur standardet e tyre të manaxhimit të rrezikut.
1.2.2 Metoda standarde e matjes së rrezikut të kredisë
Metoda standarde është shumë afër metodës së parashikuar në Bazel 1. Risia kryesore është që
peshat e rrezikut nuk janë më në funksion vetëm të llojit të kundërpartisë (bankë, korporatë etj.)
por është integruar edhe niveli i vlerësuar i rrezikut nëpërmjet përdorimit të vlerësimeve të
jashtme. Një numër institucionesh të vlerësimit të rrezikut të kredisë (ECAI) – kompani që
ofrojnë një vlerësim publik të huamarrësve me anë të niveleve të vlerësimit – do të njihen nëse
plotësojnë kriteret standarde të objektivitetit, pavarësisë, burimeve, transparencës dhe
besueshmërisë. Nga ana tjetër, rregullatorët do të përshtatin këto vlerësime të jashtme në
vlerësimin ndërkombëtar të shoqërisë S & P. Vleresimet e kësaj të fundit janë konvertuar në
pesha rreziku sipas llojit të investimit (nëse është qeveri, bankë, korporatë, shitje me pakicë,
pasuri e patundshme etj.).
Më konkretisht, kategoritë e aktiveve të ponderuara me rrezik lidhen me kundërpartitë si më
poshtë:
1. Qeveritë – ekspozimi në shtete të vlerësuara me nivel rreziku dhe jo më sipas kriterit të
“ashpër” si pjesëmarrës i vendeve të OECD, sikurse ka Bazel 1. Sipas diskrecionit të
vendit, një nivel më i ulët rreziku mund të aplikohet për ekspozimet në shtete të
denominuara dhe financuara në monedhën vendase. Përveç vlerësimeve të bëra nga
ECAI, rregullatorët mund të njohin edhe vlerësimet e bëra nga agjensitë e eksporteve
(ECA) që respektojnë metodologjinë e bazuar në OECD.
2. Njësitë e sektorit publik – jo të qeverisë qendrore, mund të peshohen me nivel rreziku
njëlloj sikurse edhe bankat ose qeveritë, por parimisht varet nga fakti nëse kanë pavarësi
në mbledhjen e taksave.
3. Bankat shumëpalëshe të zhvillimit – Ata peshohen si banka, përveç rasteve kur ata
respektojnë disa kritere që i lejon të përfitojnë nga 0 për qind peshë rreziku (psh EBRD;
ADB etj.).
24
4. Bankat – sipas variantit 1, rregullatorët i peshojnë bankat me nivel rreziku një shkallë më
lart se të drejtat ndaj shtetit ku është përfshirë. Sipas vaiantit të dytë, peshimi i rrezikut
është një funksion i vlerësimit të bankës dhe një trajtim më lehtësues zbatohet në rastin e
të drejtave afatshkurtër me afat maturimi origjinal më pak se tre muaj. Shoqëritë e
investimit të letrave me vlerë, subjekt i Bazel 2, konsiderohen si banka për qëllime të
ponderimit me rrezik, përndryshe si korporata.
5. Korporatat – përfshijnë shoqëritë e sigurimit.
6. Portofoli me pakicë – të drejtat duhet të jenë mbi një individ ose biznes të vogël, kredia
duhet të ketë formën e një produkti me pakicë (retail) si linja kredie qarkulluese; kredi
me afat konsumatore dhe qiraje financiare; linja kredie ose ngazhime për biznese të
vogla; ekspozimet duhet të jenë mjaftueshëm granulare (pra nuk ka përqendrim në
portofolin me pakicë) dhe më pak se 1 milion euro (ekspozime të konsoliduara në grupin
ekonomik të kundërpartive – psh kompania mëmë dhe degët e saj).
7. Kredi të siguruara me pronë hipotekore – e drejta duhet të jetë plotësisht e siguruar dhe
kredimarrësi duhet të jetë ai që do të marrë me qera ose zerë pronën.
8. Kredi të siguruar me pasuri të patundshme të mbajtur për shitje – meqenëse të tilla prona
kanë qenë në zemër të krizave financiare të viteve të kaluara, Komiteti i Bazelit
rekomandon aplikimin e një niveli rreziku jo më pak se 100%. Megjithatë edhe rastet
përjashtimore janë të mundshme për tregje të zhvilluara dhe maturuara.
9. Kreditë me probleme: kreditë me probleme më shumë se 90 ditë do të peshohen me një
faktor 100% nëse janë me kolateral pronë hipotekore dhe me 150% nëse kolaterali është
tjetër.
10. Aktivet e tjera – aplikohet norma 100 % në çdo rast.
11. Zërat jashtë bilancit – zërat jashtë bilancit janë të konvertuar në ekspozime ekuivalente
me kredinë nëpërmjet një faktori konvertimi që varion nga 0% në 100%.
Në rast se ekziston më shumë se një vlerësim i jashtëm, bankat duhet të konsiderojnë më të ulëtin
ndaj dy vlerësimeve me të larta. Nëse banka investon në një aktiv që ka një vlerësim të caktuar,
ajo duhet të konsiderojë këtë të fundit dhe jo vlerësimin e emetuesit të aktivit. Nëse nuk ka
vlerësim të emetuesit, por aktivi vetë është vlerësuar, do të konsiderohet vlerësimi i aktivit. Për
bankat dhe korporatat, nëse banka huadhënëse ka një të drejtë nëpërmjet një aktivi afatshkurtër
25
që ka një vlerësim të jashtëm, do të aplikohen pesha rrezikut që variojnë nga 20% në 150%, në
varësi të vlerësimit të rrezikut të kredisë.
Zbutja (mitigimi) e rrezikut të kredisë
Një pjesë tejet e rëndësishme e metodës standarde janë edhe teknikat e zbutjes së rrezikut. Këto
janë mjetet që banka mund të përdorë për të mbuluar një pjesë të rrezikut të saj të kredisë dhe të
përfshijë kolateralin (financiar ose jo financiar), garancitë, ose duke përdorur derivatët e kredisë.
Nëse banka redukton rrezikun e kredisë, përdorimi i teknikave të zbutjes, krijon rreziqe të tjera
që bankat do të duhet të manaxhojnë. Si kërkesa të përgjithshme për përdorimin e këtyre
teknikave përmendim si më poshtë:
- Siguria ligjore që do të thotë se i gjithë dokumentacioni i përdorur për të caktuar
kolateralin, garancinë ose derivatin duhet të jenë ligjërisht detyruese për të gjitha palët
dhe ligjërisht të aplikueshme si të tilla në të gjitha juridiksionet.
- Banka duhet të ketë procedura eficente për manaxhimin e kolateraleve. Kjo do të thotë,
që banka duhet të jetë e aftë ta likuidojë atë në një kohë të shkurtër dhe të manaxhojë
rreziqet dytësore (rrezikun operacional, rrezikun e likuiditetit, rrezikun e përqëndrimit,
rreziqet e tregut, rrezikun ligjor etj.)
Ekzistojnë dy qasje për të integruar përdorimin e kolateraleve në llogaritjen e aktiveve të
ponderuara me rrezik. Metoda e thjeshtë dhe metoda e përbërë. Ndikimi i tyre në aktivet e
ponderuara me rrezik dhe llojet e kolateralit të pranueshëm janë të ndryshëm.
Kur përdorim metodën e përbërë, bankat duhet të njohin se vlerat aktuale të ekspozimeve dhe
kolateralit mund të mos jenë ato që rezultojnë në rast dështimi. Zhvillimi i parametrave të tregut
mund të ketë një ndikim material në efektivitetin e instrumentit mbrojtës. Prandaj bankat duhet të
aplikojnë zbritje (haircut-e) për të marrë në konsideratë faktin se mes momentit kur banka
vendos të shesë kolateralin sepse kundërpartia ka dështuar, dhe momentit kur pozicioni është i
mbyllur efektivisht, pjesa e ekspozimit që është e mbuluar mund të ketë rënë sepse vlera e tregut
26
të kolateralit ka rënë; vlera e tregut të ekspozimit është rritur (psh në rastin e huadhënies së
letrave me vlerë); ose ekspozimi dhe kolaterali janë denominuar në monedha të ndryshme dhe
kursi i këmbimit ka lëvizur në disfavor të bankës.
Për të vlerësuar haircut-et ekzistojnë dy mundësi, përdorimi ose i zbritjeve të vendosura nga
mbikëqyrësi ose i atyre rezultat i vlerësimeve të vetë bankës. Të parat jepen në një seksion të
posaçëm të Bazel 2 dhe vlerat përkatëse referencë janë dhënë duke supozuar një periudhë
mbajtjeje 10 ditore (koha mes vendimit për të shitur kolateralin dhe mbulimit efektiv).
Meqenëse lloje të ndryshme kolateralesh mund të kenë periudha likuidimi të ndryshme që varen
nga likuiditeti i tregut dhe nga kuadri ligjor i shtetit ku kolaterali është i alokuar, duhet të
aplikohen haircut-e. Në metodën standarde dhe metodën e vlerësimeve të brendshme kolaterali
financiar është ai që ka periudhën e mbajtjes më të ulët.
Një opsion tjetër për bankat që nuk duan të përdorin haircut-in mbikëqyrës, është të bëjnë
vlerësimin e tyre. Për të bërë këtë, ata duhet të respektojnë disa kritere cilësore dhe sasiore,
sikurse përmendet më poshtë:
Kritere cilësore Kritere sasiore
- Haircut-et e vlerësuara duhet të
përdoren në manaxhimin ditor të
rrezikut
- përdorimi i percentilit të 99 në
intervalin e besimit
- sistemi i matjes së rrezikut duhet të
dokumentohet dhe përdoret në lidhje
me limitet e brendshme të ekspozimit
- përdorimi i periudhave minimale të
mbajtjes sikurse përdoret tek
haircut-et mbikëqyrëse
- duhet të ketë patjetër një rishikim
vjetor nga kontrolli i brendshëm i
kuadrit të matjes së rrezikut
- likuiditetin e kolateralit të marrë në
konsideratë kur të përcaktojë
periduhën minimale të mbajtjes
- minimalisht një vit të dhëna
historike të rifreskuara të paktën
çdo tre muaj
Burimi: Kuadri i Bazel 2, BIS
Garancitë dhe derivativët janë të njohur si një teknikë e vlefshme zbutjeje e rrezikut të kredisë.
Në këtë rast, aktivi i ponderuar me rrezik i garantorit, zëvendësohet me aktivin e ponderuar me
rrezik të kundërpartisë (nëse është më e ulët). Garantues të pranueshëm janë qeveritë,
27
institucione e sektorit publik, bankat dhe firmat e investimit të letrave me vlerë të cilat kanë një
vlerësim më të mirë sesa kundërpartia dhe llojet e tjera të kundërpartive me një vlerësim minimal
A -. Në rast se kemi mos përputhje monedhash mes monedhës së ekspozimit dhe monedhës së
referuar në kontratën e garancisë, aplikohet haircut-i përkatës.
Bankat duhet gjithashtu të konsiderojnë edhe mospërputhjen e maturiteteve mes ekspozimeve
dhe zbutjes së rrezikut të kredisë. Maturiteti i ekspozimit përkufizohet si koha më e gjatë e
mundshme e mbetur para se kundërpartia të përmbushë detyrimin e saj, ndërsa maturimi i
“Instrumentit mbrojtës” përkufizohet si koha më e shkurtër e teknikave të zbutjes së rrezikut.
Metoda e bazuar në vlerësimet e brendshme (IRB) për matjen e rrezikut të kredisë
Në metodat e brendshme, kërkesat për kapital llogariten duke përdorur formula që rrjedhin nga
modele të përparuara të rrezikut të kredisë dhe që përdorin parametra të vlerësuar nga vetë
banka.
Parametrat kryesore të rrezikut që përdoren në këtë metodë janë të përmbledhur më poshtë:
Shkurtimi Emërtimi Përshkrimi
PD Probabiliteti i dështimit Probabiliteti që kundërpartia nuk do të mund të shlyejë
detyrimet e saj
LGD Humbja nga dështimi Shuma e pritur e humbjes që do të ndodhë nëse kundërpartia
dështon
EAD Ekspozimi në dështim Shuma e pritur e ekspozimit në momentin kur kundërpartia
dështon
M Maturiteti Maturiteti mesatar i ekspozimit
P Korelacioni i aktiveve Një lloj matjeje mes rritjes së kthimit nga aktivet të
kundërpartive të ndryshme
CI Intervali i besimit Shkalla e besimit e përdorur për të llogaritur kapitalin
ekonomik
Burimi: Kuadri i Bazel 2, BIS
Këto variabla janë inputi kryesor në formulat mbikëqyrëse që përshtaten për klasa të ndryshme të
aktiveve. Rregullatorët në çdo rast japin të gatshëm disa parametra si p dhe CI, ndërkohë që disa
të tjerë duhet të vlerësohen brenda bankës, në varësi të klasës së aktivit dhe opsioneve të
zgjedhura.
Klasifikimi i ekspozimeve
28
1. Ekspozimi ndaj korporatave: përfshin bizneset e vogla dhe të mesme (SME) dhe
korporatat e mëdha. Kjo kategori ndahet në 5 nënklasa:
o Financimi i projekteve (impiante fabrika, miniera, transport dhe infrastrukturë
etj);
o Financimi i objekteve (anije; avionë; satelitë etj);
o Financimi i mallrave (naftë, metale);
o Pasuri të patundshme që gjenerojnë të ardhura (ndërtesa me zyra; vende shitjesh
me pakicë; etj)
o Pasuri të patundshme për qëllime tregtimi.
2. Ekspozimi ndaj qeverive: janë të gjitha ekspozimet që konsiderohet si të tilla ndaj
qeverisë sipas metodës standarde (qeverisë, institucionet e sektorit publik etj). Peshimi
me faktor rreziku është i njejtë sikurse për korporatat.
3. Ekspozimi ndaj bankave: përfshin ekspozimin ndaj bankave dhe shoqërive të investimit
të letrave me vlerë, institucioneve të sektorit publik vendas etj. Funksioni i vlerësimit të
rrezikut është njëlloj si për korporatat.
4. Ekspozimi ndaj shitjes me pakicë: janë ekspozime ndaj individëve, pasuri të patundshme
rezidenciale, dhe kredi të dhëna bizneseve të vogla nëse shuma është nën 1 milionë euro
dhe nëse kundërpartitë janë konsideruar si ekspozime me pakicë. Kemi 3 nënklasa të
ekspozimeve me pakicë:
o Pronë rezidenciale;
o Ekspozime që rinovohen, psh ndaj individëve në shuma më pak se 100 000 eur;
o Të tjerë.
5. Ekspozimet e kapitalit: përfaqësojnë të drejta të mbetura ndaj aktiveve të huamarrësit kur
të gjitha detyrimet e tjera janë ripaguar, në rastin psh të një falimentimi. Nuk mbartin
detyrime për huamarrësin si psh detyrimi për të paguar interes. Përfshijnë derivativë në
ekspozimet e kapitalit
6. Ekspozimet ndaj të drejtave te arkëtueshme të blera – këto janë ekspozime që nuk
origjinojnë drejtpërdrejtë nga banka, por që janë blerë. Ato mund të jenë ekspozime të
individëve ose korporatave.
Teknikat e zbutjes së rrezikut
29
Në metodën e brendshme bazike për korporatat, bankat dhe ekspozimet ndaj qeverive, vlerat
standarde për LGD në pjesën e pasiguruar të ekspozimeve janë 45 % për borxhet kryesore dhe
75% për ato të varura. Në metodën e brendshme të përparuar për ekspozimet ndaj individëve,
vlerat duhet të vlerësohen nga vetë nga banka.
Sikurse edhe në metodën standarde, kolaterale të ndryshme konsiderohen për të netuar pjesë të
ekspozimit para llogaritjes së aktiveve të ponderuara me rrezik. Ata janë konsideruar në metodën
e përbërë meqenëse metoda e thjeshtë nuk lejohet sipas metodës së brendshme.
Në tabelën më poshtë paraqitet sesi bëhet zbutja e rrezikut të kredisë sipas metodës së brendshme
bazë.
Lloji i kolateralit Minimumi i
kolateralizimit në %
Haircut-i i
kolateralit në %
LGD finale
në %
Llogaritë e arkëtueshme 0 125 35
Pasuri të patundshme rezidenciale
apo për qëllime tregtimi
30 140 35
Kolateral tjetër fizik 30 140 40
Burimi: Kuadri i Bazel 2, BIS
Nga ana tjetër, sipas metodës së brendshme të përparuar, rregullat janë më pak strikte, për sa
kohë që çdo lloj kolaterali mund të njihet dhe zbritet nga ekspozimi për të llogaritur kërkesat për
kapital. Për sa kohë që banka ka të dhëna historike që mbështesin vlerësimet e saj (të paktën 7
vjet të dhëna mbi vlerën mesatare të mbulimit të llojeve të ndryshme të kolateralit që planifikon
të përdorë). Garancitë dhe derivativët në metodën e brendshme bazë janë të trajtuar gjërësisht
sikurse në metodën standarde (PD i garantorit zëvendësohet nga PD e ekspozimit nëse kjo është
më e vogël). Në metodën brendshme të përparuar integrimi i efektit të të garantuarit mund të
behet ose me PD ose me LGD.
Titullzimi
Në marrëveshjen e re të Bazel 2, rregullatorët i kushtuan shumë vëmendje çështjes së titullzimit,
duke vendosur rregulla më strikte për trajtimin e këtyre teknikave në terma të kërkesave për
kapital. Megjithatë, strukturat e titullzimit janë shpesh komplekse, të ndryshme nga një
30
marrëveshje në një tjetër dhe mënyrat për të vlerësuar rreziqet që lidhen me këto teknika nuk
janë largpamëse. Ndaj, edhe propozimet për rregullat e reja mbi trajtimin e titullzimit, nxitën
reagime në rradhët e rregullatorëve. Rregullatorët ishin pro një metode standarde dhe dy qasjeve
ndërkombëtare për metodën e brendshme.
Kërkesat e Bazel 2 i trajtojnë të dy llojet e titullzimit, si atë tradicional ashtu edhe atë sintetik.
Titullzimi tradicional - Janë struktura për të cilat flukset e parasë për një grup kredish përdoren
për të mbështetur të paktën 2 transhe të ndryshme borxhi që mbartin nivele të ndryshme rreziku
kredie.
Titullzimi sintetik - Janë struktura ku aktivet nuk transferohen fizikisht jashtë bilancit të bankës
origjinuese, por vetëm rreziku i kredisë mbulohet me anë të përdorimit të derivativëve të
financuar ose jo.
Kuadri i titullzimit në Bazel 2 është një zhvillim tejet i rëndësishëm në rregullat aktuale. Kjo,
përsa kohë që shumë operacione të arbitrazhit të kapitalit nën rregullat aktuale të Marrëveshjes,
janë bërë përmes titullzimit. Në fillim propozimet ishin të thjeshtuara, por procesi përfundoi me
një variant më të rafinuar nga rregullatorët, pas debateve të shumta mbi këtë projekt. Debatet
ndihmuan që vetë sektori të përparojë në të kuptuarit e origjinuesve të vërtetë të rrezikut nga
titullzimi.
1.2.3 Rreziku operacional
Rreziku operacional përkufizohet si rreziku i humbjes nga dështimi apo pamjaftueshmëria e
proceseve të brendshme, njerëzit dhe sistemet, apo nga ngjarje të jashtme. Ky përkufizim
përfshin rrezikun ligjor, por përjashton rrezikun strategjik dhe reputacional. Kërkesat e kapitalit
mund të përcaktohen duke përdorur tre metoda, ku secila ka kërkesat e saj sasiore dhe cilësore.
Metoda e thjeshtë
Sipas kësaj metode, shuma e rrezikut operacional është në përpjestim me madhësinë e aktivitetit
të bankës, nëpërmjet vlerësimit të të ardhurave bruto (interesi neto dhe bruto të ardhurat
komisioni i dispozitave dhe shpenzimet operative dhe të fitimit duke përjashtuar humbjet nga
shitja e letrave me vlerë në librin e bankës dhe zërave të jashtëzakonshëm).
31
Kështu kërkesa për kapital sipas kësaj metode llogaritet si mesatarja e të ardhurave bruto pozitive
për tre vitet e fundit e shumëzuar me 15%. Nuk ka kërkesa të veçanta për bankat që të lejohen të
përdorin këtë metodë.
Metoda standarde
Kjo metodë është e ngashme me të parën, përveç faktit që aktivitetet e bankës janë të ndara në
tetë linja biznesi, dhe secila ka kërkesat e saj për kapital si funksion i të ardhurave bruto të linjës
përkatëse. Edhe këtë rast duhet të përllogaritet e ardhura bruto mesatare për tre vitet e fundit.
Nëse të ardhurat e një linje janë negative, ato mund të netojnë kërkesat për kapital të linjës tjetër
të biznesit.
8 linjat e sipërpërmendura të biznesit si dhe faktori përkatës beta i ponderimit paraqiten në
aneksin 1.
Metoda e përparuar
Sikurse me modelet VAR për matjen e rrezikut të tregut, rregullatorët mund t’i ofrojnë bankave
mundësinë që me metodën e përparuar, të zhvillojnë modele të brendshme për vetëvlerësimin e
nivelit të rrezikut operacional. Nuk ka një model specifik të rekomanduar nga rregullatorët për
këtë qëllim. Bankat duhet të përmbushin një serë kriteresh cilësore dhe sasiore për të përdorur
këtë metodë, por një nga kushtet më të rëndësishme është të pasurit e një baze të dhënash
historike sa më shtrirë në kohë, me qëllim krijimin e një modeli sa më të besueshëm për matjen e
rrezikut operacional. Veç kësaj, kjo metodë lejon edhe përdorimin e teknikave për zbutjen e
rrezikut operacional për shembull nëpërmjet kontratave të sigurimit me kompani sigurimi.
Rreziku operacional, ndryshe nga rreziku i kredisë apo ai i tregut, të cilat kanë tipare më sasiore,
mund të klasifikohet si një rrezik cilësor, megjithë përpjekjet për kuantifikimin e tij. Me anë të
përdorimit të kësaj metode, rregullatorët synojnë që ky rrezik të jetë sa më afër realitetit të vetë
bankës dhe të jetë i përshtatur me karakteristikat e saj me qëllim që kuantifikimi të jetë sa më i
përafërt me realitetit.
1.2.4 Informacion më i detajuar mbi shtyllën e dytë - Procesi i rishikimit mbikëqyrës
32
Nëse lexojmë me kujdes dokumentin e Bazel II vërejmë se për nga numri i faqeve kjo pjesë ka
shumë pak krahasuar me shtyllën e parë, por ndërkohë për nga rëndësia, ndoshta duhet të renditet
e para.
Nëse do ta përmblidhnim shkurtimisht këtë kapitull të Bazel 2, do të shpreheshim se synimi i tij
është vlerësimi i të gjitha rreziqeve të bankës, mbulimi i tyre me kapital dhe vlerësimi nga
rregullatori i asaj që ka vlerësuar banka. Pra, ajo që është synuar nëpërmjet këtij kapitulli nga
rregullatorët, është që bankat të identifikojnë të gjitha rreziqet me të cilat përballen (që nuk janë
të mbuluar nga shtylla 1) dhe t’i vlerësojnë vetë ato. Megjithëse nuk ka një listë të fundme të
këtyre rreziqeve dhe një përcaktim të qartë të tyre nga rregullatorët në të gjithë botën, për sa kohë
që ato mund të variojnë nga banka në bankë, këto të fundit duhet të identifikojnë vetë dhe më tej
të përkthejnë në kërkesë për kapital mbulimin e tyre.
Pjesë e rëndësishme e këtij procesi është edhe zhvillimi i asaj që quhet ICAAP (procesi i
vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit) dhe të përcaktojnë një nivel të synuar të
kapitalit si funksion i profilit të rrezikut të bankës. Nëse mbikëqyrësit nuk janë të kënaqur me
këtë nivel të identifikuar dhe synuar nga banka, ata mund t’i kërkojnë asaj rritjen e nivelit të
kapitalit ose të zbusin disa rreziqe të saj.
3 fushat kryesore që mbulohen nga shtylla e dytë, janë:
1. Rreziqet që janë të mbuluara pjesërisht në shtyllën 1 – si për shembull rreziku i
përqendrimit në rrezikun e kredisë;
2. Rreziqet që nuk janë mbuluar në shtyllën 1 – si rreziku i normës së interesit në librat e
bankës, rreziku strategjik dhe ai reputacional;
3. Rreziqet e jashtme të bankës – efektet e ciklit të biznesit.
Sipas shtyllës 2, mbikëqyrësit duhet të sigurojnë që bankat të përdorin metodat e brendshme dhe
të përparuara për të përmbushur kërkesat minimale cilësore dhe sasiore.
Për rrjedhojë, procesi i vlerësimit mbikëqyrës duhet të bazohet mbi katër parime kryesore:
33
1. Bankat duhet të kenë një proces për vlerësimin e mjaftueshmërisë së kapitalit të lidhur me
profilin e tyre të rrezikut, dhe një strategji për ruajtjen e niveleve të kapitalit.
2. Mbikëqyrësit duhet të rishikojnë dhe vlerësojnë strategjitë dhe vlerësimin e brendshëm të
bankës për përcaktimin e nivelit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit si dhe
aftësinë e tyre për të monitoruar dhe siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative
për mjaftueshmërinë e kapitalit. Gjithashtu, mbikëqyrësit duhet të ndërmarrin veprime të
përshtatshme nëse nuk janë të kënaqur me rezultatin e procesit.
3. Mbikëqyrësit duhet të kërkojnë që bankat do të operojnë mbi kërkesat minimale
rregullatore për kapital si dhe të kenë aftësinë për t’i kërkuar bankës të mbajë kapital mbi
minimumin e kërkuar.
4. Mbikëqyrësit duhet të kërkojnë të ndërhyjnë në një fazë paraprake për të parandaluar
rënien e kapitalit nën minimumin e lejuar për të mbuluar karakteristikat e rrezikut të një
banke të veçantë dhe duhet të kërkojnë veprime të menjëherëshme rregulluese që kapitali
të mos bjerë më tej.
1.2.5 Informacion më i detajuar mbi Shtyllën e tretë 3 - Disiplina e tregut
Nëse shtylla e parë bazohej në sistemet e kontrollit të vetë bankës, shtylla e dytë në përshkrimin
sesi rregullatorët duhet të kontrollonin kuadrin e rrezikut të bankave, Shtylla 3 bazohet në
pjesëmarrësit e tregut me qëllim monitorimin aktiv të bankave ku këta pjesëmarrës kanë një
interes. Përgjithësisht, Shtylla 3 është një tërësi me kërkesa apo rregulla lidhur me
publikimin/prezantimin e informacioneve shpjeguese të përshtatshme që do të lejojë
pjesëmarrësit e tregut të mund të vlerësojnë informacionin kyç në lidhje me veprimtarinë e
institucionit, kapitalit, ekspozimi ndaj rrezikut, dhe proceset e vlerësimit të rrezikut, raportin e
mjaftueshmërisë së kapitalit të institucionit etj.
Në sajë të këtij informacioni, investitorët në letra me vlerë të borxhit apo kapitalit, do të jetë në
gjendje të reagojnë më shpejt kur shëndeti financiar i bankave përkeqësohet, duke detyruar
manaxhimin e bankave të reagojnë në kohë për të përmirësuar situatën.
Vetë rregullatorët kanë të drejtë të vendosin se cili informacion do të jetë publik dhe cili jo.
Megjithatë, disa prej informacioneve shpjeguese janë të lidhura direkt me shtyllën 1 dhe
mungesa e tyre do të nënkuptonte se bankat nuk janë të autorizuara t’i përdorin ato.
34
Dhënia e informacioneve shpjeguese të paraqitura në shtyllën 3 duhet të bëhen në baza
gjashtëmujore, përveç:
1. Informacioneve shpjeguese cilësore që ofrojnë një përmbledhje të përgjithshme të
rrezikut të një banke, objektivat dhe politikat e manaxhimit, sistemi i raportimit, të cilat
mund të publikohen në baza vjetore.
2. Për shkak të rritjes së ndjeshmërisë ndaj rrezikut dhe bazuar në ecurinë e përgjithshme
për një raportim më të shpeshtë në tregjet e kapitalit, bankat ndërkombëtare të mëdha dhe
banka të tjera të rëndësishme duhet të publikojnë kapitalin sipas shtyllës së parë dhe
kapitalin në total, normat e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe përbërësit e tyre, në baza
tremujore.
Ndërlidhja me publikimet kontabël
Shtylla e tretë e Bazel II ka një lidhje të fortë edhe me standardet e kontabilitetit. Përsa kohë që
rregullat e kontabilitetit mund të ndryshojnë midis vendeve të ndryshme, ky fakt mund të ketë
ndikim të drejtpërdrejtë në krahasueshmërinë aktiveve të ponderuara me rrezik të bankave të
ndryshme. Përveç kësaj, vetë reforma në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar
(SNRF) po sjell ndryshime të rëndësishme në mënyrën e prezantimit të informacioni financiar në
treg.
SNRF është i bazuar në parimin e kontabilitetit të bazuar në vlerën e tregut, që do të thotë se të
gjitha aktivet dhe detyrimet duhet të vlerësohen me çmimin e tyre në treg dhe jo me koston e tyre
historike. Kjo do të sjellë një sistem të dyfishtë të kontabilitetit për shumicën e vendeve pasi ka
diferenca në trajtimin kontabël të aktiveve dhe detyrimeve të vende të ndryshme. Bëhet fjalë për
Parimet e Kontabilitetit të Pranuara Gjerësisht (GAAP) kundrejt SNRF (Standarded
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar). Në Europë, GAAP janë të orientuar kryesisht drejt
kostos historike dhe jo drejt vlerës së tregut. Për rrjedhojë, rregullatorët e vendeve të ndryshme
do të duhet të vendosin se në cilin set rregullash duhet të bazohet llogaritja e aktiveve të
ponderuara me rrezik. Rregullat SNRF gjenerojnë shumë më tepër luhatshmëri pasi ato janë të
lidhura me kushtet aktuale të tregut, fakt i cili bie në kundërshtim me disa parime të Bazel 2, siç
janë kërkesat për të vlerësuar rrezikun sipas renditjes (rating) të shoqërive të vlerësimit apo për
përllogaritjen e probabilitetit të dështimit në baza mesatare afatgjatë. Vlerësimi me vlerë tregu
35
krijon luhatshmëri në vlerësimin e aktiveve dhe pasiveve, gjë që sjell luhatshmëri të kapitalit. Në
aneksin 2, paraqiten në formë tabelare të gjitha publikimet e kërkuara sipas shtyllës 3.
Europianët kanë tendencë të jenë më shumë në favor të metodës së kostos historike për shkak se
kompanitë evropiane, veçanërisht bankat, nuk e kanë “zakon” t’i komunikojnë publikut apo
palëve të treta rezultatet e paqëndrueshme të veprimtarisë së tyre. Në SHBA ku kontabiliteti
mbahet në përputhje me GAAP-in lokal, sistemi është më shumë i orientuar drejt tregut. Kjo
pasi, korporatat e mëdha përfaqësojnë një pjesë të madhe të ekonomisë botërore dhe tregjet
financiare janë më të zhvilluara.
Megjithatë, përveç problemeve të shkaktuara nga luhatshmëri e çmimeve në treg dhe
prociklikalitetit, ka ende shumë aktive dhe detyrime që nuk bëjnë kanë çmime të publikuara
tregu, duke çuar në vlerësime të bazuara në subjektivitet sesa ato të bazuara në modele dhe duke
krijuar kështu hapësira apo mundësi për manipulim të vlerës reale të aktiveve.
Si përfundim, Shtylla 3 është një pjesë integrale e Marrëveshjes së Bazel 2. Ajo ofron një listë të
gjerë me informacione shpjeguese që duhet të ndihmojnë investitorët për të marrë informacion të
plotë mbi profilin e vërtetë të rrezikut të bankave. Atëherë ata duhet të jenë më të informuar dhe
në gjendje të marrin vendimet e tyre për investime në mënyrën e duhur dhe njëkohësisht të
ushtrojnë presion mbi menaxhimin e bankave për të monitoruar rreziqet e tyre më nga afër.
Zgjedhja e praktikave të kontabilitetit në të cilat do të bazohet dhënia e informacioneve
shpjeguese është ende një çështje e hapur. Çdo qasje, qoftë bazuar në kosto historike ose në
çmimet e tregut, ka avantazhet dhe të metat e saj. Bankat klasike tregtare përgjithësisht priren të
bazohen në praktikën e çmimeve të tregut, për shkak edhe të faktit që janë të varur nga burime
afatshkurtra investimi dhe portofolet jolikuide të kredisë. Ndërkohë, bankat e investimit nëse i
kanë investimet e tyre në aktive mjaft likuide, çmimi i tregut sërish mbetet mënyra më e mirë e
matjes. Ndryshimi i strukturës së bilancit të bankave, qofshin ato tregtare apo të investimit, do të
krijojë mundësi që industria bankare të krijojë modele efikase dhe të standardizuara të çmimeve
dhe do të krijojë mundësinë që tregu i kredive të bëhet më likuid. Në këtë situatë, përdorimi i
vlerësimit bazuar në çmimet e tregut do të bëjë më shumë kuptim si referencë për të gjithë
industrinë.
36
1.2.6 Pasojat e Bazel 2
Është e vështirë për të arritur në një konkluzion të mirëfilltë mbi pasojat e Bazel 2, pasi ka ende
shumë çështje të pavendosura ose të padakorduara. Kjo, edhe për shkak të faktit se mjedisi
rregullator nuk është përcaktuesi i vetëm i nivelit të kapitalit të bankave. Gjatë procesit
konsultativ të Bazel 2, bankat në nivel ndërkombëtar morën pjesë në studimin sasior të ndikimit
(Quantitative Impact Study - QIS) me qëllim vlerësimin e ndikimit që do të kishte në pozicionin
e tyre financiar përshtatja e Bazel 2.
Qëllimi fillestar i rregullatorëve ishte për të mbajtur nivelin global të kapitalit në industrinë
financiare në nivelin aktual, duke ndryshuar vetëm shpërndarjen e sasisë së tij, e thënë ndryshe
më shumë kapital për bankat me rrezik, dhe më pak për bankat më të sigurta. Kështu, u hartua
një model më “i rafinuar” i matjes së rrezikut të kredisë me qëllim reduktimin e kërkesave për
kapital, me qëllim që kjo shumë të kompensohej me kërkesat për kapital për matjen e rrezikut
operacional.
Gjatë kohës së studimit, shumica e bankave të mëdha ndërkombëtare aktive vepronin mbi
minimumin e raportit të aftësisë paguese 8 për qind. Megjithatë, palët krijuan bindjen se
Marrëveshja e re Bazel 2, do të krijonte mundësinë që niveli i rrezikut të bankave të ishte më
transparent dhe i vërtetë.
Disa përfaqësues të industrisë bankare besojnë se Bazel 2 mund të jetë një katalizator
konsolidimi në sektorin bankar. Për shembull, bankat që kanë portofole të mëdha të shitjes me
pakicë (retail) mund të përdorin kapitalin e çliruar për të blerë konkurentët më të përqendruar në
segmente me kërkesa më të larta të kapitalit. Gjithashtu, bankat që mund të kualifikohen për
përdorimin e metodave të brendshme (IRB) mund të zgjedhin të blejnë konkurrentët që janë ende
duke përdorur metodat e standartizuara meqenëse konsumojnë më shumë kapital.
Megjithatë në thelb, ndikimi i Bazel 2 nuk është vetëm ai në nivelin e kapitalit (duke krijuar
mundësi për rritjen e tij), por më shumë është ndikimi në nivelin e manaxhimit të rrezikut nga
ana e bankave duke i bërë ato më të përgjegjshme dhe t’i bazojnë vendimet e tyre në faktorë
objektivë. Këtë fakt e dëshmon edhe studimi i bërë nga KPMG në vitin 2003, ku rezultoi se më
37
shumë se 70 për qind e bankave të anketuara vlerësojnë se Bazel 24 ka sjellë një përmirësim të
ndjeshëm në praktikat e tyre të manaxhimit të rrezikut të kredisë dhe që ky kuadër shërben si një
bazë e mirë për zhvillimet e ardhshme në administrimin e rrezikut.
Nga ana tjetër, Bazel 2 vlerësohet të ketë ndikim edhe nga këndvështrimi organizativ i
institucioneve bankare, duke i dhënë një rol dhe rëndësi të lartë manaxherëve të rrezikut në
banka si dhe komunikimit të strategjive përkatëse të manaxhimit të rrezikut në nivelet drejtuese
të bankës apo institucionit financiar. Së dyti, Bazel 2 sjell edhe një konvergjim të përgjegjësive
mes njësisë së financës dhe asaj të manaxhimit të rrezikut në një institucion, ku inputi (shifrat)
duke të lidhen mirë me argumentat sipas rrezikut. Pra bëhet fjalë për një ndërthurje më cilësore
të pjesës sasiore dhe asaj cilësore për të shpjeguar profilin real të rrezikut të një banke.
Një rol jo pak të rëndësishëm në Bazel 2 luan edhe teknologjia e informacionit. Kjo pasi
modelimi i kërkuar i rrezikut kërkon mbështetje me sisteme apo programe informatike. Sfida
kryesore në këtë drejtim është rritja e cilësisë, kontrollit, dhe transparencës së të dhënave aktuale.
Tradicionalisht, njësitë e biznesit kanë zhvilluar bazat e të dhënave e tyre pa një strategji për
menaxhimin e të dhënave në nivel bankar. Krahasimisht me Bazel 1, situata tashmë është më e
komplikuar, përsa kohë Bazel 1 për qëllime raportimi sipas kuadrit rregullativ, e kryente
raportimin në bazë të shifrave të bilancit. Ndërkohë që me Bazel 2, vetëm kaq nuk mjafton, pasi
nevojitet agregim edhe me të dhënat e manaxhimit të rrezikut. Kjo është veçanërisht e vështirë
për bankat që synojnë të aplikojnë metodat e brendshme të vlerësimit.
Në marrëveshje trajtohet për herë të marë koncepti i probabilitetit të dështimit (probability of
default-PD) dhe modelit të humbjes së dhënë (loss given default – LGD) gjë që është është një
hap i rëndësishëm për institucionet financiare në zhvillimin e modeleve të tyre për matjen,
manaxhimin e rrezikut të kredisë dhe monitorimin e të gjitha proceseve të Bazel 2.
Zbatimi në mënyrën e duhur i qasjeve të metodës së matjeve të brendshme mbështetet në katër
komponentë:
4 Studim 2003 KPMG „Ready for Basel 2, Hoë prepared are the banks“
38
- Në një sistem vlerësimesh/renditjeje të brendshme (për PD dhe për LGD në rastin e
aplikimit të metodave të brendshme) dhe verifikimi apo vlerësimi i saktësisë së këtij
sistemi.
- Tregues sasiorë që shoqërojnë parametrat e vlerësimit sipas metodës së brendshme.
- Një sistem të menaxhimit të të dhënave.
- Mbikëqyrje dhe kontroll të mekanizmave.
Megjithatë, rregullatorët nuk synojnë të diktojnë mënyrën e organizimit të procesit për bankat.
Vetë këto të fundit, duhet të jenë në gjendje të demonstrojë dhe sigurojnë se çdo rast
mospërputhshmërie apo çdo dobësi e mundshme të sistemeve të tyre, mund të identifikohet në
mënyrë korrekte dhe raportohet tek manaxhimi i lartë.
Bankat duhet të përdorin një sistem dy - dimensional vlerësimi dhe renditjeje në menaxhimin
ditor të rrezikut. Një dimension i cili të vlerësojë aftësinë kreditore të huamarrësit duke përdorur
vlerësimet me anë të probabilitetit të dështimit PD dhe nga ana tjetër të integrojnë të dhënat mbi
kolateralet që shërben si bazë për përllogaritjen e humbjes së dhënë (LGD). Parametrat e tjera
relevante që lejojnë caktimin e LGD vlerësohen sipas objektit të kredisë.
Është e rëndësishme që ky sistem vlerësimi të testohet dhe vlerësohet nga palët e treta të
pavarura, qofshin ato konsulentë të jashtëm, auditues të jashtëm, apo nga një njësi e brendshme
vlerësimi e vetë institucionit/bankës. Ky vlerësim duhet të kryhet në mënyrë të detajuar fillimisht
pas fazës së zhvillimit të modelit dhe pastaj sa herë që ka një ndryshim të qenësishëm. Përveç
kësaj, sistemet e vlerësimit duhet të monitorohen shpesh dhe të testohen (back-testing). Bankat
duhet të kenë edhe metoda statistikore të zhvilluara, si dhe të kenë të përcaktuar limitet
përkatëse. Në rast shkeljeje të këtyre limiteve, duhet të përshkruhen edhe hapat që duhet të
ndërmerren.
Përtej sa më lart, mes rregullatorëve ekziston bindja se megjithëse modelet e përdorura
integrojnë elementët sasiorë dhe cilësorë, asnjëherë modeli nuk do të ketë saktësi të plotë.
Gjithmonë do të ketë elemente që nuk mund të përfshihen në model. Gjithsesi, mundësitë e
analistëve të kredisë për modifikuar vlerësimin e dalë nga modeli, janë tejet të kufizuara. Ka
39
gjithmonë një palë të tretë, sikurse përmendëm më lart, që do të bëjë vlerësim përfundimtar, i cili
do të jetë objektiv dhe i pavarur, por njëkohësisht edhe transparent.
Përsa kohë që strukturat organizative të bankave janë të larmishme, e po ashtu edhe kulturat e
vendeve të ndryshme në fushën e biznesit, zbatimi në praktikë i marrëveshjes mbetet një sfidë e
vërtetë. Në çdo rast, asnjëherë kontrollet si nga ana e mbikëqyrësve ashtu edhe ato të brendshme
të bankave nuk do të jenë asnjëherë të mjaftueshme. Ndaj ekzistojnë edhe filtrat e bazuar në të
dhëna historike me qëllim adresimin në një farë mënyre të këtij problemi si dhe filtrat e kontrollit
vertikal dhe horizontal.
Më poshtë po listojmë disa prej tyre:
- Modeluesit e të dhënave, të cilët zhvillojnë modele (mjete vlerësimi) për të verifikuar se
analistët e kreditit kanë kryer vlerësime të sakta.
- Rishikuesit e pavarur, të cilët kontrollojnë si analistët, ashtu edhe rezultatet e modelit.
- Audituesi i brendshëm i cili kontrollon modeluesit, analistët e kredisë dhe rishikuesit.
- Ekspertët e vlerësimit që kontrollojnë punën me natyrë statistikore.
- Menaxhimi i lartë dhe bordi i drejtorëve të cilët monitorojnë të gjithë këtë proces.
1.3 Bazel 3
Objektivi i krijimit të kuadrit të ri të Bazel 3 ishte zhvillimi i mëtejshëm i aftësisë së sistemit
bankar për të përthithur humbjet si pasojë e situatave të vështira ekonomike dhe financiare,
pavarësisht burimit. Në këtë mënyrë bëhet e mundur reduktimi i rrezikut të përhapjes nga sektori
financiar në ekonominë reale.
Ky kuadër u publikua për herë të parë në muajin dhjetor 2010, por versioni përfundimtar dhe i
rishikuar i tij u publikua në qershor 2011. Përveç sa më lart, synimi i këtij dokumenti ishte edhe
adresimi i mësimeve që rezultuan nga kriza financiare e vitit 2007. Paketa e re adresonte
probleme të manaxhimit dhe qeverisjes së bankave si dhe përforcimin e standardeve të
transparencës dhe publikimit si çështjen e përforcimit të zgjidhjes së bankave me rëndësi
sistemike përtej kufijve.
40
Një nga arsyet kryesore të krizës financiare ishte fakti se sektori bankar ndërmorri levë
financiare5 të lartë, përtej një niveli normal, dhe të bazuar jo vetëm në zëra bilanci, por edhe ato
jashtë bilancit. Për rrjedhojë, edhe ndikimi në gërryerjen e kapitalit bazë ishte i lartë.
Njëkohësisht, i pamjaftueshëm ishte edhe niveli i rezervave të likuiditetit. Ky fakt u amplifikua
edhe me shtimin e instrumenteve financiare komplekse që filluan të përdornin bankat për të rritur
fitimet e tyre. Gjatë krizës, ra edhe besimi në tregjet financiare dhe raporti i mjaftueshmërisë së
kapitalit, sikurse ai i likuiditetit ra ndjeshëm për shumë banka. Këto dobësi u përçuan me
shpejtësi në sistemin financiar dhe në ekonominë reale. Kjo bëri që sektori publik të ndërhynte
me likuiditet, si asnjëherë më parë, me qëllim kufizimin e humbjes dhe evitimin e përhapjes së
mëtejshme të problemeve të likuiditeti, por njëkohësisht duke i përballur taksapaguesit me
humbje të larta, përsa kohë fondet ishin të akumuluara prej tyre.
Shpejtësia me të cilën kriza botërore u përhap në të gjithë globin bëri që shumë shtete të hartonin
reforma, me qëllim përforcimin e aftësisë së sektorëve përkatës bankarë për të përballuar jo
vetëm goditjet e brendshme, por edhe ato të origjinuara nga jashtë. Këto reforma u adresuan edhe
në nivel ndërkombëtar dhe kishin natyre jo vetëm mikroprudenciale, por edhe makroprudenciale.
Të dyja këto qasje ndërthureshin me njëra tjetrën nga mbikëqyrësit, përsa kohë që aftësia e lartë
paguese e një banke individuale redukton rrezikun sistemik.
1.3.1 Përforcimi i kapitalit
1.3.1.1 Përforcimi i kapitalit rregullator total
Ky kuadër ishte një vazhdim i shtyllës së dytë të Bazel 2, me fokus rritjen e cilësisë dhe sasisë së
kapitalit rregullator dhe përforcimin e mbulimit të rreziqeve. Komiteti i Bazelit, këtë herë shtoi
edhe një sërë elementësh makroprudencialë në kuadrin e kapitalit, të cilat ndihmonin në
mitigimin e rrezikut sistemik që rrjedh nga efektet prociklike dhe ndërlidhja me institucionet
financiare.
Sikurse përmendëm më lart, rritja e cilësisë së kapitalit ishte thelbësore në reduktimin e
ekspozimit ndaj rrezikut. Për sa kohë që historia tregoi se fitimet e pashpërndara, si pjesë e
5 Në literaturë leva financiare njihet si raporti borxh-kapital, ose ne rastin konkret, aftësia e bankës për të mbuluar
kreditë me kapital.
41
kapitalit bazë, prekeshin ndjeshëm nga humbjet nga kreditë me probleme ose të fshira, kjo
krijonte paqëndrueshmëri në nivelet e kapitalit dhe njëkohësish në bazën e krahasimit mes
bankave të ndryshme në shtete të ndryshme.
Në këto kushte, përmbajtja kryesore e shtyllës së parë të kapitalit duhet të jenë aksionet e
zakonshme dhe fitimet e pashpërndara. Kjo me qëllim pasjen e një niveli kapitali të
krahasueshëm njëlloj mes institucioneve bankare të ndryshme në botë. Ndërkohë zërat që zbriten
nga kapitali, u harmonizuan në nivel ndërkombëtar. Pjesa që mbetet nga kapitali bazë sipas
shtyllës së parë, duhet të përbëhet nga instrumente të varura (p.sh. borxhi i varur), pa datë
maturimi, kupon apo detyrim kompensimi. Ndërkohë, instrumentet inovativë hibridë të kapitalit,
aktualisht të limituara në nivelin 15 për qind të shtyllës së parë, nuk do të përfshihen.
Instrumentet e kapitalit të shtyllës së dytë do të harmonizohen dhe për rrjedhojë shtylla e tretë e
kapitalit, e cila përdorej për të mbuluar rreziqet e tregut, do të eleminohet.
Me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të disiplinës së tregut, transparenca e përbërjes së kapitalit
do të rishikohet dhe të gjithë elementët përbërës do të publikohen në raportet përkatëse.
1.3.1.2 Përforcimi i mbulimit të rreziqeve
Sikurse përmendëm më lart, një nga mësimet kryesore të krizës botërore ishte nevoja për të
përforcuar mbulimin e mëtejshëm të rreziqeve me kapital. Dështimi në identifikimin e rreziqeve
të mëdha në zërat brenda dhe jashtë bilancit, përfshirë ekspozimet në derivativë, ishte një nga
faktorët kryesore origjinues të krizës. Për rrjedhojë, me qëllim adresimin e këtij problemi,
komiteti i Bazelit hartoi një set me reforma ndaj kuadrit të Bazel 2. Këto reforma në thelb të tyre
kishin rritjen e kërkesave për kapital për librin e tregtueshëm dhe për ekspozimet në titullzime
komplekse. Këto të fundit shkaktuan humbje të mëdha në bankat me shtrirje ndërkombëtare.
Veç kësaj reformat rritën edhe standardet e procesit të rishikimit mbikëqyrës të parashikuar në
shtyllë e dytë dhe përforcimin e mëtejshëm të shtyllës së tretë për publikimet.
Më tej, një çështje tjetër që adresonin reformat në drejtim të mbulimit me rrezik, ishte edhe
mbulimi i mëtejshëm me kapital i rrezikut të kundërpartisë nga investimet në derivativë, repo
dhe në letra me vlerë. Përveç kërkesave të shtuara për kapital, në fokus ishte edhe përforcimi i
praktikave të manaxhimit të rrezikut të kundërpartisë.
42
1.3.2 Shtimi i një raporti të ri leve në llogaritjen e kërkesës për kapital bazuar në rrezik.
Ky raport i ri, synon zbutjen e rrezikut që rrjedh nga tkurrja e bilancit të bankave (deleverage) i
cili dëmton sistemin ekonomik dhe financiar si dhe njëkohësisht prezanton mbrojtje shtesë ndaj
gabimeve të modelimit të rrezikut duke i shtuar modelit të bazuar në rrezik një tjetër më të
thjeshtë, transparent dhe të pavarur. Ky raport leve llogaritet në mënyrë të krahasueshme mes
juridiksioneve të ndryshme duke u saktësuar vetëm nga kërkesat kontabël të aplikueshme.
1.3.3 Reduktimi i prociklikalitetit dhe promovimi i rezervave kundërciklike në kapital
Këto reforma kanë si synim fillimisht promovimin e provigjoneve të vlerësuara bazuar në të
ardhmen, sipas modelit të humbjeve të pritshme (expected loss model), të pranuara edhe nga
standardet ndërkombëtare të kontabilitetit. Njëkohësisht kjo lloj qasjeje duhet të përkrahet edhe
nga mbikëqyrësit/rregullatorët për të ruajtur qëndrueshmërinë në vlerësim dhe adreson praktika
më të shtrënguara provigjonimi.
Gjithashtu, synimi tjetër është ruajtja e rezervave të kapitalit si për banka individuale ashtu edhe
për sistemin bankar, mbi nivelin minimal të kapitalit. Këto rezerva do të tërhiqen vetëm për të
përballuar situata stresi.
Nga ana tjetër, synim është edhe arritja e një objektivi makroprudencial mbrojtjeje për sektorin
bankar në periudha rritjeje të shpejtë të kreditimit. Qëllimi është krijimi i një rezerve kapitali
pikërisht për këtë qëllim, në rastet kur kreditimi rritet mbi një nivel të caktuar. Kjo quhet ndryshe
edhe rezervë kundërciklike, me qëllim arritjen e një niveli të fortë dhe të qëndrueshëm kapitali
mbi kërkesat minimale.
1.3.4 Prezantimi i një standardi për matjen e likuiditetit
Në pjesën e parë më lart, trajtuam risitë që solli Bazel 3 në drejtim të përforcimit të mëtejshëm të
kërkesave për kapital, si një kusht tejet i rëndësishëm për stabilitetin e sektorit bankar. Por Bazel
3 u fokusua edhe në një drejtim tjetër, i pa prekur më parë në dokumentat e prezantuar deri në atë
moment. Bëhet fjalë për administrimin e rrezikut të likuiditetit. Përforcimi i standardeve
43
mbikëqyrëse të likuidititet si cilësore dhe sasiore, ka vlerë dhe rëndësi të njejtë me përforcimin e
cilësisë dhe sasisë së kapitalit. Për këtë qëllim, komiteti i Bazelit prezanton kërkesat minimale që
duhet të zbatonin bankat në këtë drejtim, dhe kuptueshëm këto kërkesa do të ishin të njejta në
nivel ndërkombëtar.
Në fazat fillestare të krizës globale, shumë banka u përballën me probleme likuiditeti,
pavarësisht faktit se kishin nivele të mjaftueshme kapitali, gjë që i krijoi probleme në
manaxhimin e kërkesave për likuiditet afatshkurtër. Ndryshe mund të themi që këto banka ishin
të mirëkapitalizuara, por jo likuide. Këto situata u përballuan në disa raste me ndërhyrjen e
bankave qendrore, por edhe të sektorit publik.
Kjo çështje u konkretizua nëpërmjet publikimit në vitin 2008 nga komiteti të Parimeve për
manaxhimin dhe mbikëqyrjen e rrezikut të likuiditetit. Këto parime u pasuan nga krijimi i dy
raporteve sasiore për matjen e likuiditetit. Dy raportet, megjithëse janë të ndryshëm nga njëri-
tjetri, njëkohësisht janë plotësues të njëri-tjetrit. I pari synon promovimin e aftësisë afatshkurtër
të bankës për të përballuar me likuiditet (nëse ka aktive likuide me cilësi të lartë mjaftueshëm)
për të përballuar situatë stresi të menjëhershëmme afat deri në një vit. Komiteti krijoji Raportin e
mbulimit me likuiditet (Liquidity Coverage Ratio - LCR) për të adresuar këtë fakt. Raporti i dytë
synon të promovojë aftësinë e bankës në një horizont kohor më të gjatë për të përballuar
kërkesën për likuiditet, duke krijuar nxitje për bankën që të ketë fonde më të qendrueshme në
strukturën e saj të bilancit. Raporti quhet Raporti i Financimit të Qendrueshëm Neto (Net stable
funding ratio - NSFR) i cili shtrihet në një horizont kohor një vit.
1.3.4.1 Raporti i mbulimit me likuiditet – Liquidity Coverage Ratio (LCR)
LCR ka si qëllim që të sigurojë aftësinë e bankës për të përballuar situata problematike likuiditeti
në një periudhë 30 ditore. Bankat, sidomos ato me shtrirje ndërkombëtare duhet të kenë aktive
likuide të pa bllokuara si kolateral dhe me likuiditet të lartë. Skenari i marrë në konsideratë në
këto situata përfshin këto supozime:
o Një rënie të fortë të vlerësimit të kredisë të institucionit
o Humbje pjesore e depozitave
o Humbje e depozitave të bizneseve apo institucioneve financiare
o Rritje të haircut-it në fondet e siguruara
44
o Rritje të tërheqjes ndaj ekspozimeve kontraktuale ose jo, brenda ose jashtë
bilancit, përfshirë edhe angazhimet dhe linjat e kredisë.
Aktivet me likuiditet të lartë gjendje në bilancin e bankës, duhet të jenë të pabllokuara (të pa lëna
kolateral), të jenë likuide në tregje në periudha stresi dhe të jenë të pranueshme nga banka
qendrore si kolateral.
1.3.4.2 Raporti i financimit të qendrueshëm neto - Net stable funding ratio (NSFR)
Ky raport kërkon një shumë minimale fondesh të qendrueshme në një bankë, kundrejt profilit të
likuiditetit të aktiveve në një shtrirje kohore prej një viti. NSFR synon të limitojë varësinë e lartë
në fondet afatshkurtër të institucioneve financiare apo bizneseve gjatë kohëve “të mira” dhe
inkurajon një vlerësim më të mirë tëlikuiditetit jo vetëm në zërat e bilancit, por edhe ato jashtë
bilancit.
1.3.4.3 Mjetet e monitorimit
Sipas një vlerësimi të kryer nga Komiteti i Bazelit, në vitin 20096, rezultonin rreth 25
modele/raporte të ndryshme për matjen e rrezikut të likuiditetit mes mbikëqyrësve në shtete të
ndryshme. Me qëllim vendosjen e një lloj konsistence mes juridiksioneve, Komiteti hartoi një
kuadër të ri të përbashkët i cili do të duhej të konsiderohej si informacioni minimal që duhet të
përdornin mbikëqyrësit. Kjo linte edhe hapësirë që mbikëqyrësit nga ana e tyre, të pasuronin këtë
set informacioni me sisteme apo kritere vlerësimi shtesë, në varësi të specifikave të mjedisit
bankar dhe financiar të shtetit përkatës.
Disa prej këtyre mënyrave të monitorimit ishin: Mospërputhja e maturiteteve për zërat
kontraktore; përqendrimi i fondeve; aktivet e pabllokuara të disponueshme; LCR sipas
monedhave; mjete monitorimi të tregut si përshembull çmimet e aktiveve, derivativët etj.
Referuar publikimit të Bazel 3, treguesi LCR është i zbatueshëm duke filluar nga data 1 janar
2015, kurse NSFR në datë 1 janar 2018.
6 Kuadri i Bazel 3, fq 17
45
1.3.5 Përbërja e kapitalit sipas Bazel 3
Kapitali rregullator është shumë e kapitalit të shtyllës së parë (kapitali i zakonshëm dhe shtesa e
shtyllës së parë) dhe kapitali i shtyllës së dytë. Të gjithë elementët që përmendëm, janë subjekt i
disa kufizimeve si më poshtë:
Kapitali i zakonshëm të shtyllës 1 duhet të jetë të paktën 4.5% të aktiveve të ponderuara
me rrezik në çdo kohë.
Kapitali i shtyllës së parë duhet të jetë të paktën 6% e aktiveve të ponderuara me rrezik
në çdo kohë dhe
Kapitali në total duhet të jetë të paktën 8% të aktiveve të ponderuara me rrezik në çdo
kohë.
Për secilin prej elementëve që përmendëm më lart, kuadri i Bazelit përcakton kritere të qarta të
klasifikimit dhe përcaktimit të përbërjes së nënzërave të kapitalit.
Veç sa më lart, Bazel 3 vendos edhe kritere të transparencës dhe publikimit të këtij informacioni
për bankat. Këto të fundit janë të detyruara të publikojnë elementët e kapitalit rregullator pas
auditimit të pasqyrave financiare si dhe të gjitha rregullimet që i bëhen apo zërat që nuk zbriten
sipas përcaktimeve të Kapitalit të zakonshëm në shtyllën 1, etj. Gjithashtu bankat duhet të
publikojnë edhe limitet përkatëse dhe t’i shoqërojnë këto shifra me shpjegime të detajuara mbi
mënyrën e përllogaritjes.
Në mënyrë skematike, sa përmendëm më lart mund të përmblidhet në tabelën më poshtë:
PËRBËRJA E KAPITALIT SIPAS BAZEL 3
Kapitali i zakonshëm
(bazë) i Shtyllës 1
Kapitali i Shtyllës 1 Kapitali total
Niveli Minimal 4.5% 6% 8%
Rezerva Mbrojtëse 2.5%
Niveli minimal +
Rezervën Mbrojtëse
7%
8.5%
10.5%
Rezerva Kundërciklike 0 - 2.5%
46
KAPITULLI II ANALIZË E KUADRIT RREGULLATOR NË SHQIPËRI DHE NJË
MODEL PËR MATJEN E PROBABILITETIT TË DËSHTIMIT
2.1 Implementimi i Bazel 1 në Shqipëri
Bazel 1 në Shqipëri daton që në vitin 1999, moment kur Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së
Shqipërisë me vendimin nr. 57 datë 05.05.1999 miratoi rregulloren “Për kapitalin rregullator të
bankës”.
Qëllimi kësaj rregulloreje, e cila duhet të zbatohej nga bankat dhe degët e bankave të huaja në atë
kohë ishte përcaktimi i mënyrës së llogaritjes së kapitalit rregullator për të mbuluar rrezikun e
kredisë. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara i Bankës së Shqipërisë, ashtu sikurse sistemit
bankar, në drejtim të përputhshmërisë me standardet më të mira ndërkombëtare të fushës.
Në rregullore citohet edhe përkufizimi i rrezikut të kredisë, e më konkretisht: “Me rrezik të
kredisë do të kuptojmë efektin negativ në kapitalin e bankës si rezultat i falimentimit të
kundërpartisë (të të tretëve)”. Ky citim është i njejtë me shpjegimin e dhënë edhe në kuadrin e
Bazel 17.
Bazuar në rregulloren e mëparshme, kapitali rregullator i bankës përbëhet nga kapitali bazë dhe
kapitali shtesë. Mënyra sesi kryhej përllogaritja jepet në Aneksin nr. 3.
Rregullorja e sipërpërmendur, është rishikuar disa herë pas miratimit të saj, më konrektisht me
vendimet nr 21, datë 24.03.2004, nr 45, datë 08.06.2005 dhe nr 70, datë 13.09.2006, të cilët kanë
reflektuar saktësime apo shtesa për lidhet me fitimin ushtrimor, rezervave dhe të detyrimeve të
varura. Bankat dhe degët e bankave të huaja kishin detyrimin që të raportonin kapitalin e tyre
rregullator çdo një muaj pranë Bankës së Shqipërisë
2.1.1 Rregullorja për rreziqet e tregut
Ndërkohë, me vendimin nr. 72, datë 02.06.1999 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
miratoi edhe rregulloren për rreziqet e tregut, e cila adresonte edhe pjesën e pambuluar nga
rregullorja e kapitalit rregullator. Sikurse specifikuam më lart, kjo rregullore kishte si qëllim
7 International convergence of capital measurement and capital standards – 1988, fq 2
47
përcaktimin e mënyrës së llogaritjes së kapitalit rregullator për të mbuluar rrezikun e kredisë,
duke mos përfshirë edhe rreziqet e tregut, të cilat u adresuan me miratimin e një rregulloreje të
veçantë për këtë qëllim. Në këtë mënyrë, plotësohet edhe kuadri Bazel 1, përfshirë edhe
amendimet e vitit 1996 për rreziqet e tregut.
Me rrezik të tregut kuptojmë rrezikun e humbjes në pozicionin në bilanc dhe jashtë-bilancit si
rezultat i ndryshimeve të çmimeve në tregun financiar. Ai ka të bëjë me analizën e rrezikut të
pozicionit:
3.1. të normës të interesit për letra me vlerë me të ardhura fikse;
3.2. të çmimit të tregut të letrave me vlerë me të ardhura variabël;
3.3. të rregullimeve të shlyerjes me kundërpartinë;
3.4. të tejkalimeve të kufijve për rreziqet e mëdha;
3.5. të këmbimeve në valutë
Subjekte të kësaj rregulloreje pra në thelb, të analizës së rreziqeve të tregut ishin të gjitha bankat
dhe degët e bankave të huaja, që plotësonin të paktën një nga kushtet e mëposhtme:
Cit: nga rregullorja:
“2.1. vlera kontabile e letrave me vlerë të portofolit të tregtueshëm është mesatarisht më e
madhe se 5 për qind e shumës të totalit të aktivit dhe të totalit të jashtë-bilancit gjatë dy
gjashtëmujorëve të fundit ose më e madhe, në çdo kohë, se 6 për qind e shumës të totalit të aktivit
dhe të totalit të jashtë-bilancit;
2.2. totali i letrave me vlerë të portofolit të tregtueshëm është mesatarisht më i madh se 15
milionë euro gjatë dy gjashtëmujorëve të fundit ose më i madh në çdo kohë se 20 milionë euro.
Struktura e kapitalit rregullator të bankës për mbulimin e rreziqeve të tregut është:
1.1. kapitali bazë i mbetur (CB) ;
1.2. kapitali shtesë i mbetur (JB) ;
1.3. kapitali mbishtesë .
Kapitali rregullator për mbulimin e rreziqeve të tregut raportohet periodikisht në Bankën e
Shqipërisë, çdo gjashtëmujor.
48
Veç rreziqeve të tregut, rregullorja trajton edhe rrezikun nga normat e interesit. Analiza e
rrezikut të normave të interesit bëhet për elementet e portofolit të tregtueshëm të bankës të tilla si
letra me vlerë të tregtueshme, të vendosjes, instrumente derivative etj.
Qëllimi është llogaritja e kërkesës për kapital rregullator për mbrojtjen dhe për mbulimin nga ana
e bankës ndaj këtij lloji rrezikui cili shfaqet dy llojesh:
Cit:
- “rreziku specifik, që ka të bëjë me evolucionin e pafavorshëm të çmimit të letrës me vlerë
si rezultat i përkeqësimit të gjendjes financiare të emetuesit;
- rreziku i përgjithshëm, që ka të bëjë me rrezikun e humbjes si rezultat i ndryshimeve të
pafavorshme të normave të interesave në treg.”
Përveç sa më lart, rregullorja parashikon edhe rrezikun nga këmbimet valutore
Analiza e rrezikut të këmbimeve në valutë bëhet përjashtimisht vetëm në këtë rast, për të gjitha
elementet e aktivit të bilancit dhe të jashtë-bilancit në valutë. Qëllimi është llogaritja e kërkesës
për kapital rregullator për mbrojtjen dhe për mbulimin e bankës ndaj rrezikut të këmbimeve në
valutë në rastet kur pozicioni neto global në valutë është më i madh se 2 për qind i kapitalit
rregullator global.
Cit: “Si elemente përbërëse kemi :
- kapitalin rregullator global;
- pozicionin neto global me të cilin kuptojmë më të madhin midis shumës së “pozicioneve
të hapura valutore neto në blerje (long)” dhe shumës së “pozicioneve të hapura valutore
neto në shitje (short)”.“Pozicionet e hapura valutore neto në blerje ( long )” dhe
“pozicionet e hapura valutore neto në shitje (short)” llogariten sipas metodologjisë së
përcaktuar në rregulloren “Për pozicionet e hapura në valutë” dhe udhëzimit përkatës.”
Kërkesa për kapital rregullator për mbulimin e rreziqeve të këmbimit në valutë është e barabartë
me 8 për qind të tepricës të pozicionit neto global mbi kapitalin rregullator global.
49
Sa më lart, raportohej pranë Bankës së Shqipërisë, me periodicitet gjashtëmujor.
2.1.2 Rregullorja për mjaftueshmërinë e kapitalit.
Rregullorja për mjaftueshmërinë e kapitalit u miratua njëkohësisht me atë të kapitalit rregullator,
me vendimin nr. 58 datë 05.05.1999 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Sikurse citohet në rregullore, qëllimi i saj është llogaritja e raportit ndërmjet kapitalit rregullator me
aktivet dhe zërat jashtë bilancit të ponderuara me rreziqet që quhet “Raporti i mjaftueshmërisë së
kapitalit” dhe vendosja e një kufiri minimal të raportit që quhet “Raporti minimal i mjaftueshmërisë
së kapitalit. Ndërkohë që raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është raporti i kapitalit rregullator me
aktivet dhe zërat jashtë bilancit të ponderuara me rrezikun përkatës, i shprehur në përqindje. Raporti
minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit është 12 për qind.
Në aneksin nr. 4 paraqitet në mënyrë të detajuar përllogaritja e këtij raporti me elementët përbërës
përkatës.
E njëjta metodologji ndiqet edhe për ponderimin e zërave jashtë bilancit, ku ponderimi, në varësi të
instrumentit dhe zërit përkatës, varion nga 0.5% në 100%.
Pas përllogaritjes, bazuar në kriteret e sipërpërmendura, çdo bankë duhet të raportonte në Bankën e
Shqipërisë raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit me periodicitet tremujor.
Ashtu sikurse edhe rregullorja e kapitalit rregullator, edhe kjo rregullore në vite i është nënshtruar
disa rishikimeve dhe më konkretisht atyre të reflektuara me vendimet nr.86, datë 07.11.2001, nr.72,
datë 11.09.2002, nr.30, datë 16.04.2003, nr.82, datë 08.10.2003, nr.22, datë 24.03.2004, nr.46, datë
08.06.2005, nr.07, datë 31.01.2007, nr. 63, datë 29.08.2008 të Këshillit Mbikëqyrës. Këto vendime
reflektojnë ndryshime kryesisht për sa lidhet me të drejtën e inspektorëve të Bankës së Shqipërisë për
të kërkuar një nivel më të lartë të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit për banka të caktuara,
përbërjen e elementëve zbritës, përbërjen e aktiveve që ponderohen me rrezik apo të zërave jashtë
bilancit etj.
Sikurse do ta vëmë re, zërat përbërës janë të njëjtë me ato të prashikuara në Bazel 1, të trajtuara më
lart.
50
2.2 Rregullorja e re për mjaftueshmërinë e kapitalit sipas Bazel 2
Referuar raportit vjetor të mbikëqyrjes të vitit 2013 citohet se Banka e Shqipërisë miratoi në korrik të
vitit 2013 rregulloren e re “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, si rishikim tërësor të
rregullores ekzistuese, nën dritën e Bazel II. Ky akt i ri me rëndësi për autoritetin mbikëqyrës dhe
bankat e sistemit synon përshtatjen e metodave standarde për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e
tregut, si dhe të metodës së treguesit të thjeshtë dhe asaj standarde për rrezikun operacional për
llogaritjen e kërkesave për kapital nga bankat (shtylla e parë), me qëllim adresimin më të mirë të
nevojave të tyre për kapital për monitorimin kryesisht të këtyre rreziqeve, duke siguruar në çdo rast
nivelet e kërkuara të ketij raporti (12 %).
Kështu, me vendimin nr. 48 dt. 31.07.2013 Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi
rregulloren e “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, akt i cili hyri në fuqi në 31.12.2014.
Pra subjekteve të kësaj rregulloreje (bankave) iu la afat 18 muaj për të përshtatur politikat e tyre
si dhe formatet raportuese me kërkesat e reja pranë autoritetit mbikëqyrës.
Në thelb, objekti i kësaj rregulloreje është a) përcaktimi i kritereve dhe rregullave për llogaritjen
e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit; dhe b) përcaktimi i nivelit minimal të raportit të
mjaftueshmërisë së kapitali.
Pavarësisht lançimit të metodave të reja të përllogaritjes së kërkesës për kapital sipas rrezikut
bazuar në Bazel 2, niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit, kërkuar për bankat mbeti i pandryshuar
në 12 për qind duke reflektuar një qasje më konservatore në drejtim të kapitalizimit të Bankës së
Shqipërisë ndaj sistemit bankar.
Në kreun III të rregullores trajtohet rreziku i kredisë. Sipas përcaktimeve në këtë kre, e më
konkretisht në nenin 8, parashikohet se bankat do të duhet të llogarisin kërkesën për kapital për
rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kredisë së kundërpartisë, sipas Metodës Standarde. Gjithashtu,
kërkesa për kapital për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kredisë së kundërpartisë, sipas metodës
standarde, duhet të jetë e barabartë me 12% të totalit të ekspozimeve dhe ekspozimeve të
mundshme të ponderuara me peshat e rrezikut, në përputhje me përcaktimet e këtij kreu të
rregullores.
51
Më tej rregullorja detajon edhe mënyrën e përcaktimit të vlerës së ekspozimit me peshat
përkatëse për çdo kategori rreziku. Në një linjë më Bazel 2, rregullorja prezanton për herë të parë
edhe konceptin e commodities ose mallrave, si aktive të mundshme në bilancin e bankave dhe që
duhet t’i nënshtrohen ponderimit.
Ndërkohë, klasat e ekspozimit janë detajuar më shumë krahasuar me rregulloren e mëparshme.
Më poshtë jepen klasat e reja te përfshira në rregullore:
Cit:
“a) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj qeverive qendrore ose bankave qendrore;
b) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj qeverive rajonale ose autoriteteve lokale;
c) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj organeve administrative dhe ndërmarrjeve jo tregtare
(organizatat joqeveritare/jofitimprurëse);
d) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj bankave shumëpalëshe të zhvillimit;
e) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj organizatave ndërkombëtare;
f) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj institucioneve të mbikëqyrura;
g) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj shoqërive tregtare (korporatave);
h) ekspozime ose ekspozime të mundshme ndaj portofoleve me pakicë (retail);
i) ekspozime ose ekspozime të mundshme të siguruara me kolateral pasuri të paluajtshme;
j) ekspozime (kredi) me probleme;
k) ekspozime ndaj kategorive të klasifikuara me rrezik të lartë;
l) ekspozime në formën e obligacioneve të garantuara;
m) ekspozime në pozicione të krijuara nga titullzimi (securitization);
n) ekspozime në formën e titujve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive SIK; dhe/ose
o) zëra të tjerë.”
Termat ekspozime dhe ekspozime te mundshme i referohen përkatësisht zërave në bilanc dhe
atyre jashtë bilancit.
Për herë të parë, në rregullore është shtuar edhe koncepti i ECAI për vlerësimin e rrezikut të
kredisë. Sipas përkufizimit, ECAI ose “Institucion i jashtëm i vlerësimit të kredisë” (është
personi juridik, i cili kryen vlerësime dhe përcakton cilësinë e kredisë së një institucioni/subjekti
tjetër. Në Shqipëri nuk ka ende kompani të tilla, përveç atyre të njohura botërisht si Standard &
Poors, Fitch rating, Moody’s etj.
52
Në rregullore ky term përdoret në dy forma, ECAI e pranuar dhe ECAI e emëruar. E para
përfaqëson ato subjekte të njohura nga Banka e Shqipërisë dhe të publikuara prej saj në faqen
zyrtare të internetit. Për qëllime të përllogaritjes së kërkesës për kapital, bankat mund të përdorin
vetëm vlerësimet e kredisë së ECAI-ve të pranuara. Ndërkohë, ECAI e emëruar është institucioni
i jashtëm i vlerësimit të kredisë i pranuar, vlerësimet e të cilit, banka ka vendosur t’i përdorë për
qëllime të peshave të ponderimit me rrezikun.
Në faqen e internetit të Bankës së Shqipërisë, me urdhrin nr. 1883 dt. 22.04.2015 të
Zëvendësguvernatorit të Parë janë publikuar edhe ECAI-të e pranuara nga ky institucion, si më
poshtë: Moody’s, Fitch, Standard & Poor’s dhe Japan Credit Rating (JCR). Ky fakt përbën një
risi për sistemin bankar në Shqipëri dhe pse jo, krijon hapësirat, deri diku ambicioze, për ngritjen
e kompanive lokale të vlerësimit.
Në vijim, rregullorja parashikon në mënyrë të detajuar të gjitha peshat për ponderimin e zërave të
sipërpërmendur nga shkronja “a” tek “o”.
Për ekspozimet e parashikuara ne shkronjën a, spikat ponderimi me 0% i ekspozimit ndaj
qeverisë shqiptare në monedhën vendase. E njëjta peshë përdorej edhe në rregulloren e vjetër,
ekspozimet ne lek ponderoheshin me 0% ndërkohë që ato në valutë ponderoheshin me 100 %.
Për sa i përket ekspozimeve në valutë ndaj qeverisë qëndrore, në rast se qeveria është e vlerësuar
nga një ECAI ponderohet me 100%. Përndryshe, ponderohet me 20%-150% në varësi të
klasifikimit të cilësisë së kredisë8.
Ndërkohë ekspozimi ndaj Bankës së Shqipërisë si në lekë dhe në valutë, qëndron njëlloj me
ponderim 0%. Ndërkohë ndaj bankave të tjera qendrore ndiqet e njëjta logjikë sikurse edhe me
qeveritë qendrore. Dallim bën ekspozimi ndaj Bankëa Qendrore Europiane, i cili ponderohet me
0%.
Po ashtu ekspozimet ndaj institucioneve ndërkombëtare të tilla si FMN, Bashkimi Europian, BIS
etj ponderohen me 0%. E tillë linjë është ndjekur edhe në rregullorn e vjetër.
8 Klasat e cilësisë së kredisë janë: 1 – standard; 2 – në ndjekje; 3 – nënstandard; 4 – e dyshimtë; 5 – e humbur dhe 6
– e fshirë nga bilanci.
53
Kurse ekspozimet ndaj qeverive lokale dhe rajonale, nëse në rregulloren e vjetër ponderoheshin
me 20% në qeveritë e vendeve te OECD dhe 100% jashtë vendeve të OECD, tani i nënshtrohen
ponderimeve 20%-150% në varësi të klasifikimit të klasës së cilësisë së kredisë duke hequr
konceptin e vendeve OECD dhe duke shtuar atë të vendeve të Bashkimit Europian.
Një nen i veçantë i është dedikuar ekspozimit ndaj bankave shumëpalëshe të zhvillimit, te tilla si
IBRD, IFC, IADB, ADB etj. Ndryshimi nga rregullorja e kaluar, përveç zgjerimit të bazës së
institucioneve, është edhe ponderimi i cili nga 20%, tashmë i nënshtrohet intervalit 20%-150%
në varësi të klasifikimit të cilësisë së kredisë.
Ajo që është tejet e rëndësishme, nisur edhe nga përbërja e bilancit të bankave, është ekspozimi
ndaj shoqërive tregtare. Rregullorja parashikon, sikurse përmendëm më lart, ponderimin bazuar
në vlerësimin e ECAI të këtyre shoqërive me pesha që variojnë nga 20%-150% në varësi të
cilësisë së kredisë. Në rast se ky vlerësim nuk ekziston, aplikohet ponderimi në masën 100%.
Gjithashtu, të gjitha ekspozimet ndaj portofolit të kredisë retail ose me pakicë ponderohen në
masën 75% kurse ekspozimet e siguruara me kolateral pasuri të paluajtshme me 100%.
Përjashtim në këtë grup bëjnë ekspozimet e siguruara me kolateral pasuri të paluajtshme
rezidenciale të cilat ponderohen me 35% për shkak të riskut më të ulët që vlerësohet të kenë. Në
rregulloren e vjetër këto lloj aktivesh ponderoheshin me 50%.
Këto lloj pasurish që të kategorizohen si të tilla, duhet të plotësojnë njëherazi këto kushte:
a) kanë si objekt blerjen e një pasurie të paluajtshme rezidenciale (shtëpi, apartament);
b) kredimarrësi është blerësi i kësaj pasurie të paluajtshme rezidenciale;
c) janë të kolaterizuara me anë të një hipoteke mbi një pasuri të paluajtshme rezidenciale, e cila është
në pronësi të kredimarrësit dhe është në përdorim ose jepet me qira prej tij;
d) vlera e ekspozimit nuk e tejkalon 75% të vlerës së pasurisë së paluajtshme rezidenciale.
Në rregulloren e vjetër ekspozimi ndaj klientelës ponderohej me 100%, pa bërë dallime portofol
me pakicë dhe për shoqëritë tregtare. Në rastet kur ekspozimi është i kolateralizuar me pasuri të
paluajtshme (jorezidenciale) ai ponderohet në masën 100% dhe në rast se është kolateral pasuri e
paluajtshme tregtare, ai ponderohet me 50%. Detajime të tilla nuk ekzistonin në rregulloren e
vjetër.
54
Një kategori tjetër aktivesh që i nënshtrohen ponderimit, është edhe ajo e kredive me probleme.
Ky koncept ekzistonte edhe në rregulloren e vjetër, me nje formulë të ndryshme përllogaritjeje
dhe ponderim 150%. Në rregulloren e re, bankat, ponderojnë pjesën e pa garantuar (pasiguruar)
të kredisë me një kolateral ose garanci, për kreditë me probleme, si më poshtë:
Cit: “a) me 150%, nëse fondet rezervë të krijuara për mbulimin e humbjeve janë më pak se 20%
e vlerës së ekspozimit bruto të pasiguruar;
b) me 100%, nëse fondet rezerve të krijuara për mbulimin e humbjeve janë jo më pak se 20% e
vlerës së ekspozimit bruto të pasiguruar.”
Ndërkohë në rregulloren e re trajtohet edhe klasa e ekspozimeve me rrezik të lartë, klasifikim ky
që nuk ishte në rregulloren e mëparshme. Të tilla klasifikohen vlerat e kredive të akorduara
jashtë territorit ku banka ushtron veprimtarinë nëpërmjet filialeve, degëve ose agjencive të saj.
Këto lloj ekspozimesh ponderohen në masën 150%.
Të gjitha ekspozimet e mëtejshme të trajtuara në rregulloren e re, janë detajime tërësisht të reja,
që nuk ishin parashikuar në rregulloren e kaluar. Të tilla përmendim: Ekspozime në formën e
obligacioneve të garantuara; Ekspozime në pozicione të krijuara nga titullzimi (securitization);
Ekspozime në formën e sipërmarrjeve të investimeve kolektive (SIK). Për secilën prej këtyre
kategorive, ka mënyra të ndryshme të llogaritjes së ekspozimit.
Veç sa më lart, në rregullore parashikohen edhe ekspozime të tjera si ato në aktive të
qëndrueshme dhe shpenzimet/pagesat dhe të ardhurat e përllogaritura, për të cilat nuk mund të
përcaktohet kundërpartia, investimet në aksione apo instrumente hibride, të cilat e kanë të
pandryshuar masën e ponderimit në 100%.
Sikurse përmendëm më lart, ajo që është risi për këtë rregullore, por edhe risi për mjedisin
bankanr në Shqipëri është edhe koncepti i ECAI-ve. ECAI-të do t’i nështrohen një procesi
njohjeje nga Banka e Shqipërise dhe për këtë qëllim, kriteret janë të përcaktuara të tilla si:
Objektiviteti, kriter i cili lidhet me karakteristikat e metodologjisë së përdorur nga ECAI;
Pavarësia e cila lidhet me faktin se metodologjia duhet të jetë e pavarur nga ndikimet ose
kufizimet e jashtme politike dhe nga konfliktet e interesit ose presionet ekonomike, të cilat mund
të ndikojnë në vlerësimin e kredisë; Rishikimi në vazhdimësi, ku vlerësimet e kreditit të ECAI-së
55
janë subjekt i rishikimit të vazhdueshëm dhe i përgjigjen ndryshimeve në kushtet financiare;
Besueshmëria e tregut, sipas të cilit vlerësimet individuale të kredisë, nga ana e ECAI-së, janë të
njohura në treg si të besueshme nga përdoruesit e vlerësimeve të tilla; Transparenca e
metodologjive dhe vlerësimeve.
Një kre me shumë interes është edhe ai i teknikave të zbutjes së kredisë. Bankat, për qëllime të
zbutjes së rrezikut të kredisë, përdorin llojet e mëposhtme të mbrojtjes së kredisë:
a) mbrojtjen e financuar të kredisë;
b) mbrojtjen e pafinancuar të kredisë.
Llojet e mbrojtjes së financuar të kredisë Llojet e mbrojtjes së pafinancuar të
kredisë:
a) Kolaterali financiar si psh cash-i, titujt ose mallrat
(commodities) e blera, përftuara, ose të marra hua nën
një transaksion riblerjeje, transaksion të anasjellë
riblerjeje ose nën një transaksion të huadhënies ose
huamarrjes së titujve ose mallrave (commodities).;
a) Garancitë;
b) Netimi në bilanc;
b) Kundërgarancitë, ose marrëveshje të tjera
ligjore, që kanë të njëjtat efekte ligjore si
kundërgarancitë
c) Marrëveshjet tip të netimit (kompensimit); c) Derivativët e kredisë
d) mbrojtje të tjera:
i. Depozita me institucione palë të treta;
ii. Polica të sigurimit të jetës;
iii. Instrumente të riblerë sipas kërkesës.
Ndërkohë që, për qëllime të përllogaritjes së efekteve të kolateralit financiar, bankat mund të
përdorin njërën nga metodat e mëposhtme:
a) Metodën e Thjeshtë të Kolateralit Financiar sipas së cilës kolateralit financiar të njohur si
teknikë zbutjeje, i jepet një vlerë e barabartë me vlerën e tij në treg.
b) Metodën Gjithëpërfshirëse të Kolateralit Financiar, sipas së cilës bankat zbatojnë rregullimet e
luhatshmërisë për vlerën e tregut të kolateralit/eve.
Por rregullorja parashikon edhe kushtin që bankat të njohin subjektet e mëposhtme, si ofrues të
pranuar të mbrojtjes së pafinancuar të kredisë:
a) qeveritë qendrore dhe bankat qendrore;
b) qeveritë rajonale dhe autoritetet lokale;
56
c) bankat shumëpalëshe të zhvillimit;
d) organizatat ndërkombëtare, ekspozimeve ndaj të cilave, u përcaktohet një peshë rreziku prej
0%;
e) njësitë e sektorit publik, ekspozimet/të drejtat ndaj të cilave, trajtohen nga Banka e Shqipërisë
si ekspozime/të drejta ndaj bankave dhe shoqërive të investimit ose qeverive qendrore;
f) institucionet e mbikëqyrura; dhe
g) shoqëritë e tjera tregtare, të cilat përfshijnë dhe mëmën, degët dhe shoqëri të lidhura me
bankën (filialet), të cilat për ponderimin me rrezikun të ekspozimeve ndaj shoqërive tregtare,
kanë një vlerësim nga një ECAI e pranuar, i cili korrespondon me cilësinë e kredisë shkalla 2 ose
më lart.
Një kre mjaft i rëndësishëm i rregullores dhe risi krahasimisht me atë të kaluarën, është edhe
koncepti dhe kreu i titullzimit. Referuar përkufizimit, “Titullzimi” është një operacion apo një
praktikë financiare, ku rreziku i kredisë i një ekspozimi ose ekspozimi të mundshëm, apo një
portofoli ekspozimesh ose ekspozimesh të mundshme, ndahet në një ose disa segmente rreziku
(transhe), në të cilin/ët:
i. pagesat e kryera varen nga ecuria e ekspozimit apo e grupit të ekspozimeve, në të cilën
mbështetet ky operacion;
ii. segmentet e rrezikut (transhe-et) kanë prioritete të ndryshme në mbulimin e humbjeve të
ekspozimeve apo të grupit të ekspozimeve të titullzuara.
Titullzimi mund të jetë në dy forma, titullzim tradicional dhe titullzim sintetik.
“Titullzimi tradicional” – është operacion titullzimi, në të cilin transferimi i rrezikut të kredisë
në dy ose më shumë segmente (transhe) realizohet nëpërmjet transferimit të ekspozimeve ose
ekspozimeve të mundshme të titullzuara në një entitet me qëllim të posaçëm (Special Purpose
Vehicle - SPV), i cili përkundrejt ekspozimeve të tilla, emeton tituj (asset-backed securities).
Titujt e emetuar nuk përfaqësojnë detyrim për t‟u paguar nga banka origjinuese. Konsiderohet
titullzim tradicional edhe transferimi i rrezikut të kredisë nëpërmjet dhënies së financimeve
bankës origjinuese nga ana e entit të posaçëm (sub-participation);
57
“Titullzimi sintetik” – është operacion titullzimi, në të cilin transferimi i rrezikut të kredisë në
një ose dy segmente realizohet nëpërmjet përdorimit të derivativëve të kredisë ose garancive, dhe
aktivet ose portofoli i aktiveve të titullzuara nuk janë objekt transferimi. Konsiderohen titullzim
sintetik edhe operacionet, me anë të të cilëve është e mundur që në kuadër të një portofoli të
përbërë nga një ose disa lloj aktivesh, të izolohet një komponent rreziku që mbulon humbjet e
para (first loss) të vetë portofolit, nëpërmjet teknikave të zbutjes së kredisë (të financuar dhe të
pafinancuar).
Pozicionet e titullzuara, i nënshtrohen ponderimit me rrezikun për qëllime të përllogaritjes së
kërkesave për kapital. E megjithatë, rregullorja parashikon shumë detaje në lidhje me kriteret
përkatëse të ponderimit, të cilat kanë rritur kompleksitetin e saj krahasuar me “modelin” e
thjeshtë që parashikonte rregullorja e kaluar. Në fakt jo vetëm kompleksiteti është rritur, por
rregullorja e re e ka ofruar si risi konceptin e titullzimit. Ai është fare pak ose aspak i
aplikueshëm në tregun bankar shqiptar. Pavarësisht se njohuritë mbi këtë instrument mund të
jenë ofruar bankat mëma apo nga ekspertët vendas, kultura bankare në vend sikurse edhe
mungesa e një tregu letrash me vlerë dhe burse, bën që kushtet praktike të bëjnë të pamundur
aplikimin e tij. E vetmja hapësirë është ajo e tregjeve të huaja, që në vetvete mund të mbartin
rreziqe të ndryshme, në çdo rast subjekt ponderimi me faktor rreziku për efekt të kapitalit
rregullator. Në këto kushte, bankat vendase preferojnë të mos jenë shumë aktive në kë këtë lloj
instrumenti, duke ndjekur format klasike të investimeve që kryejnë.
Deri më tani, trajtuam rrezikun e kredisë dhe mënyrën e llogaritjes së ekspozimit ndaj këtij
rreziku. Risi e rregullores së bazuar në Bazel 2, në kreun IV, është edhe trajtimi i rrezikut të
kredisë së kundërptartisë9 si dhe përfshirjes së tij në llogaritjen e ekspozimeve të ponderuara me
rrezik. Sipas nenit 126 të rregullores, kërkesa për kapital për rrezikun e kredisë së kundërpartisë
është 12% e totalit të ekspozimeve të klasifikuara sipas rrezikut. Për qëllime të llogaritjes së
kërkesës për kapital për rrezikun e kredisë së kundërpartisë, bankat duhet të llogarisin vlerën e
9 Rreziku i kredisë së kundërpartisë është rreziku i dështimit të një kundërpartie në një transaksion, para se të
bëhet pagesa finale e flukseve të parasë së transaksionit. Dallimi me rrezikun e kredisë qëndron në faktin se në rastin e këtij të fundit ekspozimi mund të përllogaritet. Ndërkohë që në rastin e rrezikut të kundërpartisë, ai mbetet I panjohur për të dy palët në transaksion, deri në momentin e ekzekutimit, pasi varet nga faktorë të tregut. Shembull tipik i një rreziku kredie janë huatë që bankat japinpër klientët. Ndërkohë, për rrezikun e kredisë së kundërpartisë përmendim swap-et e normave të interest, ku normat e interesit mund të rriten apo ulen deri në maturim të transaksionit.
58
ekspozimeve në lidhje me elementet e mëposhtëm, respektivisht në librat e bankës dhe në librin e
tregtueshëm:
a) instrumentet derivative mbi banak (OTC) të përcaktuar në aneksin 4 të kësaj rregulloreje;
b) derivativët e kredisë (vetëm në librin e tregtueshëm);
c) marrëveshjet e riblerjes dhe të anasjellta të riblerjes së titujve dhe të mallrave (commodities),
transaksionet e huadhënies dhe huamarrjes së titujve dhe të mallrave (commodities);
d) transaksionet e huadhënies me marzhe të titujve;
e) transaksionet me afat të gjatë shlyerje.
Për të llogaritur vlerën e ekspozimeve për instrumentet derivative, bankat përdorin një nga
metodat e mëposhtme:
a) metodën e ekspozimit origjinal;
b) metodën e mark-to-market;
c) metodën standarde.
Një kre mjaft i rëndësishëm i rregullores është edhe kreu VII, i cili trajton rrezikun e tregut.
Rreziku i tregut mund të jetë i pranishëm në librin e tregtueshëm të bankës dhe në librat e
bankës10
.
Kështu, bankat, për qëllime të llogaritjes së kërkesës për kapital për rrezikun e tregut, përfshijnë
në “librin e tregtueshëm” të gjitha pozicionet në instrumentet financiare e në mallra
(commodities), të mbajtura me qëllim tregtimin e tyre ose mbrojtjen e elementëve të tjerë të librit
të tregtueshëm.
Me qëllim që banka të “kualifikohet” për llogaritjen e kërkesave për kapital për librin e
tregtueshëm, ajo duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
a) gjatë dy gjashtëmujorëve të fundit, raporti i vlerës mesatare kontabël të librit të tregtueshëm
ndaj totalit të aktivit nuk është më i lartë se 5%. Në asnjë kohë ky raport nuk është më i lartë se
6%;
10
Trading book and banking book
59
b) gjatë dy gjashtëmujorëve të fundit, vlera mesatare kontabël e librit të tregtueshëm nuk është
më e lartë se 15 milionë euro. Në asnjë kohë kjo vlerë nuk është më e lartë se 20 milionë euro.
Më tej, në rregullore paraqitet edhe mënyra e llogaritjes se kërkesës për kapital për rrezikun e
tregut. Ajo paraqitet si shumë e:
a) kërkesës për kapital për aktivitetin në librin e tregtueshëm, e cila përfshin:
i. kërkesën për kapital për rreziqet e pozicionit11
;
ii. kërkesën për kapital për rrezikun e përqendrimit12
.
Në rastin e llogaritjes së kërkesës për kapital rregullator për mbulimin e rrezikut të përgjithshëm
të pozicionit, në ndryshim nga rregullorja e vjetër, vërejmë se ka ndryshuar mënyra e
përllogaritjes, duke peshuar me përqindje vetëm ekspozimet midis zonave dhe duke hequr ato
për çdo zonë.
Ndërkohë mënyra e llogaritjes për metodën e kohëzgjatjes, është e njejtë si në rregulloren e
kaluar.
Nga ana tjetër, kërkesat për kapital për rrezikun e përqendrimit, nuk trajtoheshin në rregulloren e
kaluar dhe përbëjnë risi.
b) kërkesës për kapital rregullator për të gjitha pozicionet e bankës (pozicione në librin e
tregtueshëm dhe pozicione në librat e bankës), e cila përfshin:
i. kërkesën për kapital për rrezikun e kursit të këmbimit;
ii. kërkesën për kapital për rrezikun e pozicioneve në mallra (commodities);
iii. kërkesën për kapital për rrezikun e shlyerjes.
Rreziku i shlyerjes dhe ai i pozicioneve në mallra përbëjnë gjithashtu risi, pasi nuk ishin të
trajtuar në rregulloren e vjetër. Kjo e fundit trajtonte vetëm rrezikun nga kursi i këmbimit.
11
Rreziku i pozicionit shpreh rrezikun që rrjedh nga luhatshmëria e çmimit të titujve nga faktorë që lidhen me ecurinë e tregjeve, si edhe me situatën e emetuesit. Ai përfshin rrezikun e përgjithshëm dhe atë specific. Për secilin prej tyre, rregullorja parashikon edhe detajimet përkatëse. 12
Bankat, të cilat si rezultat i pozicioneve të rrezikut në librat e tyre të tregtueshëm, tejkalojnë ekspozimin maksimal të lejueshëm, të përcaktuar në nenin 64, paragrafi 1, të ligjit për bankat (cit: Ekspozimi i bankës ndaj një personi ose personave të lidhur me të, nuk mund të tejkalojë 20 për qind të kapitalit rregullator), detyrohen të respektojnë një kërkesë të veçantë për kapital.
60
Në rregulloren e re, në rastet kur pozicioni total neto i hapur valutor i bankës, i përcaktuar në
rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga pozicionet e hapura valutore”, është më i lartë se
2% e kapitalit rregullator, shumëzojnë me 8% vlerën e këtij pozicioni, për llogaritjen e kërkesës
për kapital rregullator për rrezikun e kursit të këmbimit
Sa trajtuam më lart, në një mënyrë apo tjetër trajtoheshin edhe në rregulloren e vjetër, ose më
konkretisht atë të bazuar në Bazel 1. Ajo që ka ndryshuar është futja e koncepteve të reja dhe
mënyra e re përllogaritjes së ekspozimeve të ponderuara me rrezik. Por në thelb, rreziqet
kryesore, mbeten rreziku i kredisë dhe ai i tregut.
Ajo që padyshim përbën edhe risi në rregullore, është edhe kërkesa për kapital e rrezikut
operacional. Në fakt, në kuadrin rregullativ të Bankës së Shqipërisë, ky koncept nuk është i ri.
Në vitin 2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 3, dt. 09.01.2011
miratoi rregulloren “Për administrimin e rrezikut operacional”, e cila parashikonte kriteret
cilësore të administrimit të këtij rreziku nga sistemi bankar, ashtu sikurse edhe formularët e
raportimit që kontribuojnë në identifikimin dhe monitorimin e këtij rreziku nga banka.
Gjithashtu, shërben edhe si një bazë e mirë të dhënash historike për mbikëqyrjen nga ana e
Bankës së Shqipërisë.
Por çfarë është rreziku operacional? Rreziku operacional përkufizohet si mundësia që subjekti të
pësojë humbje financiare si rezultat i papërshtatshmërisë ose dështimit të proceseve të
brendshme dhe të sistemeve, gabimeve njerëzore, ose i ngjarjeve të jashtme. Rreziku operacional
përfshin dhe rrezikun ligjor, por përjashton rrezikun reputacional dhe strategjik. Për qëllime të
sistemit të brendshëm të administrimit të rrezikut operacional, subjektet mund të përcaktojnë
përkufizime më të specifikuara të këtij rreziku, me kusht që ato të përmbajnë minimalisht
elementët e përkufizimit të kësaj rregulloreje.13
Ndërkohë, përsa i përket rregullores së mjaftueshmërisë së kapitalit, kërkesa për kapital për
ekspozimin ndaj këtij lloji rreziku mund të përllogaritet sipas dy mënyrave, metodës së thjeshtë
dhe asaj standarde. Kështu, mesa duket, është lënë jashtë mënyra e llogaritjes sipas metodës së
përparuar.
13
Neni 4, pika 3/a e rregullores Për administrimin e rrezikut operacional.
61
Ashtu sikurse parashikohet ne Bazel 2, edhe në rregulloren e sipërpërmendur, bankat llogarisin
kërkesën për kapital për rrezikun operacional, sipas metodës së treguesit të thjeshtë, e cila
konsideron të ardhurën neto nga veprimtaria bankare për tre vitet e fundit të veprimtarisë së
bankës dhe një koeficient α prej 15 për qind, ku e ardhura neto llogaritet si shumë e të ardhurave
neto nga interesi dhe të ardhurave neto jo nga interesi për atë vit.
Ndërkohë, bankat llogarisin kërkesën për kapital për rrezikun operacional, sipas metodës
standarde, e cila konsideron treguesin e të ardhurës neto nga veprimtaria bankare për tre vitet e
fundit, sipas linjave të biznesit dhe koeficientëve respektiv ß.
Linjat e biznesit dhe peshat përkatëse të ponderimit, të parashikuara në rregullore janë si më
poshtë:
1. Financat e korporatave – 18%
2. Veprime me thesarin – 18%
3. Ndërmjetësim me pakicë – 12%
4. Veprimtari bankare dhe financiare – 15%
5. Veprimtari bankare me pakicë (retail) – 12%
6. Pagesa dhe shlyerje – 18%
7. Shërbime si agjent – 15%
8. Administrim aktivesh – 12%
Megjithëse në rregullore nuk është parashikuar metoda e përparuar e llogaritjes së kërkesave për
kapital, një kre i veçantë i është kushtuar metodës me tregues alternativë për linja të caktuara
biznesi. Përdorimi apo jo nga banka i kësaj metode, kërkon miratimin paraprak nga Banka e
Shqipërisë. Më tej, ajo fokusohet vetëm në dy linja biznesi veprimtarinë bankare me pakicë dhe
veprimtarinë bankare e financiare. Për këto linja biznesi, banka mund të përdorë treguesin
mesatar për tre vitet e fundit të shumës totale bruto të kredive të akorduara klientëve të
shumëzuar me një koeficient 0,035.
4.2.1 Procesi i vlerësimit të brendshëm të bankave – ICAAP (internal capital adequacy assessment
process)
Përtej risive në pjesën sasiore, sikurse përmendëm edhe në çështjet sipër, rregullorja sjell edhe
detaje mbi procesin e vlerësimit të bankave, ose e thënë ndryshe procesi i vlerësimit të
62
brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit14
. Në thelb të tij qëndron kërkesa për bankat që të
hartojnë dhe miratojnë strategji dhe procese të plota, efektive dhe të bazuara, për të vlerësuar
dhe mbajtur në mënyrë të vazhdueshme shumat, tipet dhe shpërndarjen e kapitalit të brendshëm,
që ato konsiderojnë të përshtatshëm për të mbuluar natyrën dhe nivelin e rrezikut, ndaj të cilit
janë ose mund të jenë të ekspozuara.
Ky proces duhet t’i nënshtrohet rishikimit të vazhdueshëm nga bankat që të sigurojnë
përshtatshmërinë e tyre me nivelin e kompleksitetit të aktivitetit të bankës. Gjithashtu, banka,
nëpërmjet një procesi të plotë të vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit, siguron
që niveli i rreziqeve ndaj të cilëve është ekspozuar, të jetë brenda kapacitetit të rrezikut të saj.
Periodiciteti i parashikuar në rregullore, për kryerjen e procesit të vlerësimit të mbulimit me
kapital, është të paktën një herë në vit.
Përsa i përket shtyllës së tretë, që ka të bëjë me publikimin e informacionit dhe të qenit
transparent me publikun, rregullorja i bën referencë kritereve të parashikuara në rregulloren “Për
kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja”.
2.2.2 Llogaritja e kapitalit rregullator.
Me vendimin Nr.69, datë 18.12.2014, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, miratoi
rregulloren “Për kapitalin rregullator të bankës”. Kjo rregullore, e cila shfuqizon të vjetrën me të
njëjtin emër, përcakton strukturën, elementët përbërës dhe metodën së llogaritjes së kapitalit
rregullator të bankës dhe përcakton të nivelin minimal të tij.
Rregullorja e re, ka shtuar konceptet e Bazel 2, duke parashikuar tashmë kapitalin e nivelit të
parë dhe të dytë, ku kapitali rregullator është shuma e këtyre dy kategorive, duke konsideruar
edhe zbritjet përkatëse.
Kapitali i nivelit të parë llogaritet si shumë të kapitalit bazë të nivelit të parë dhe kapitalit shtesë
të nivelit të parë, duke marrë në konsideratë edhe zbritjet. Me rëndësi është që të specifikojmë
përbërjen e kapitalit bazë të nivelit të parë, si më poshtë:
14
Internal capital adequacy assessment process (ICAAP)
63
a) kapitali i paguar (aksione të zakonshme);
b) primet e aksioneve (të zakonshme);
c) fitimet e pashpërndara dhe humbjet e mbartura nga periudhat e mëparshme;
d) fitimi ushtrimor i fundit të vitit;
e) fitimi ushtrimor i periudhës raportuese;
f) rezervat (përveç rezervave të rivlerësimit);
g) diferenca rivlerësimi kreditore
Në dallim nga rregullorja e kaluar, në përbërjen e kapitalit bazë nuk përfshihen primet e emetimit
dhe të fuzionimit.
Një koncept i ri i shtuar, krahasimisht me rregulloren e kaluar, është edhe ai i filtrave prudencialë
në kapital, të cilët janë zëra që nuk përfshihen në llogaritjen e kapitalit rregullator. Të tillë zëra
janë aktivet e titullzuara, rezervat e mbrojtjes së flukseve të parasë dhe ndryshimet në vlerën e
detyrimeve të veta, fitimet dhe humbjet e parealizuara të matura me vlerë të drejtë, apo
rregullime të tjera të vlerës.
Nga lista e zërave që zbriten, janë detajuar me shumë llojet e pjesëmarrjeve të drejtpërdrejta ose
të tërthorta në instrumente kapitali, nga ana e bankës, aktivet e patrupëzuara si dhe zbritjet e
aktiveve tatimore të shtyra që varen nga përfitueshmëria e ardhshme.
Ndërkohë, kapitali shtesë i nivelit të parë përbëhet nga:
a) instrumentet e kapitalit që plotësojnë disa kushte të parashikuara në rregullore të tilla
si fakti nësë ato janë të paguara, janë të blera nga banka apo filiale të saj dhe ku banka
zotëron direkt ose 20% ose më shumë të të drejtave të votës ose kapitalit, etj..
si dhe:
b) primet e emetimit të lidhura me instrumentet e përcaktuara në shkronjën “a” të këtij
paragrafi.
Gjithashtu, nga kapitali shtesë i nivelit të parë aplikohen edhe disa zbritje të tilla si pjesëmarrjet e
drejtpërdrejta, të tërthorta dhe sintetike të vetë bankës në instrumentet e veta të përfshira në
64
kapitalin e nivelit të parë shtesë, pjesëmarrjet e drejtpërdrejta, të tërthorta dhe sintetike, në
instrumente të kapitalit të nivelit të parë shtesë të institucioneve financiare me të cilët banka ka
pjesëmarrje reciproke (të kryqëzuara), çdo shpenzim për taksa (tax charge) që lidhen me
elementet e kapitalit shtesë të nivelit të parë, etj..
Ndërkohë, kapitali i nivelit të dytë, përbëhet nga elementët e mëposhtëm:
a) instrumentet e kapitalit dhe borxhi i varur që plotësojnë kushtet për t'u përfshirë në kapitalin e
nivelit të dytë (dhe që nuk janë përfshirë në kapitalin e nivelit të parë);
b) primet e emetimit të lidhura me instrumentet e përcaktuara në shkronjën “a” të këtij
paragrafi.
Për secilin prej elementëve më lart, rregullorja parashikon disa kritere që duhet të plotësohen, me
qëllim që të konsiderohen të pranueshëm nga Banka e Shqipëris si pjesë të kapitalit.
Ashtu sikurse edhe për kapitalin shtesë të nivelit të parë, edhe në këte rast, parashikohen zbritjet
përkatëse për t’u aplikuar.
Përsa i përket limiteve, në rregulloren e vjetër të bazuar në Bazel 1, përveç treguesit të
mjaftueshmërisë së kapitalit me nivelin minimal 12 për qind, parashikohej edhe treguesi i raportit
të modifikuar të kapitalit. Ky raport, i cili llogaritej si raport i kapitalit bazë ndaj aktiveve të
ponderuara me rrezik, duhet të kishte një nivel minimal prej 6 për qind. Rregullorja e vjetër
kishte limite më konservatore se ato të parashikuara në Bazel 1. Në këtë të fundit, treguesi i
RMK duhet të ishte minimalisht 8 për qind dhe ai i kapitalit bazë ndaj aktiveve të ponderuara me
rrezik duhet ishte minimalisht 4 për qind.
Në rregulloren e re të bazuar në Bazel 2, vërejmë tre tregues:
a) 4.5% të kapitalit bazë të nivelit të parë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun;
b) 6% të kapitalit të nivelit të parë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun;
c) 12% të kapitalit rregullator ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun
65
Pra sikurse vërehet, tashmë kemi të shtuar edhe një tregues tjetër i cili duhet të respektohet nga
banka, dhe ai është shkronja a) më lart. Ndërkohë, dy treguesit tjerë janë njëlloj si rregullorja e
kaluar. Kurse përbërja, ose mënyra e llogaritjes së secilit prej raporteve, ka ndryshuar, duke qenë
në një linjë me Bazel 2. Përsa i përket limiteve të vendosura, vërejmë se janë ato të Bazel 3,
përveç raportit të fundit. Sikurse përmendëm më lart, në kuadrin e Bazel 3, u rrit treguesi i
kapitalit bazë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezikun nga 2% në 4.5% dhe ai i kapitalit të
nivelit të parë ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezik, nga 4% në 6%. Në vitin 2019, dy
treguesve më lart, do t’i shtohet edhe një fond rezervë prej 2.5%, duke i çuar limitet e reja
përkatësisht në 7% dhe 8.5 %.
2.3 Ende herët për Bazel 3?
Referuar sa më lart, duket se Banka e Shqipërisë i ka hedhur hapat në mënyrë të kujdesshme në
lidhje me implementimin e standardeve të Bazelit. Kjo, duke marrë në konsideratë edhe
karakteristikat e tregut vendas bankar si dhe ekonominë shqiptare me gjithë sfidat e saj.
Megjithatë, ekziston edhe një farë “presioni” nga bankat mëma të bankave shqiptare, shumica e
të cilave ndodhen në vendet e Bashkimit Europian pasi ato nevojitet të ndjekin njëkohësisht edhe
standardet e tyre. Publikimi i rregullores së re të mjaftueshmërisë së kapitalit nga Banka e
Shqipërisë, të bazuar në Bazel 2, ishte një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm drejt implementimit
të standarteve më të mira ndërkombëtare në tregun vendas, por edhe drejt përforcimit të kapitalit
të bankave që operojnë në Shqipëri. Mënyra e re e matjes së mjaftueshmerisë së kapitalit, është
tejet me konservatore krahasimisht me të parën dhe kërkon përdorimin e metodave të reja më të
sofistikuara në përllogaritjen e një rezultatit real. Publikimi i kësaj rregulloreje vite me vonë sesa
publikimi i Bazel 2, tregon për hedhjen e hapave në mënyrë të kujdesshme nga autoritetit
rregullator, gjithmonë në një bashkëpunim të ngushtë me industrinë bankare. Kjo e fundit, e
ndikuar nga presioni i bankave mëma për një raportim në përputhje me këto standarde, për të
shmangur raportimet e dyfishta, sigurisht do të ishte më në favor të përshtatjes së sistemeve
raportuese me ato të autoritetit rregullator dhe mbikëqyrës. Ndërkohë, bankat e vogla që
ushtrojnë aktivitet në Shqipëri dhe që nuk kanë mëma në vendet e Bashkimit Europian, nuk
ushtrojnë shumë presion në këtë drejtim. Por në çdo rast, Banka e Shqipërisë, synon adaptimin e
standardeve më të fundit mbikëqyrëse duke ndjekur të njëjtat shina me vendet e BE. Për
66
rrjedhojë, megjithëse jo në një moment të afërt, vlerësohet se adaptimin i Bazel 3 do të kryhet
nga ky institucion.
Por Bazel 3 në përmbajtjen e tij, trajton për herë të parë edhe matjen e rrezikut të likuiditetit si
dhe standardet më të mira për menaxhimin e tij. Për rrjedhojë, Banka e Shqipërisë nevojitet të
rishikojë edhe rregulloren e administrimit të rrezikut të likuiditetit, për të qenë në përputhje me
Bazel 3. Megjithëse rregullorja aktuale e manaxhimit të rrezikut të likuiditetit parashikon një
tregues sasior për matjen e tij, bazuar në atë çfarë ofron Bazel 3, nevojiet të zgjerohet shumë me
tej duke prezantues tregues te rinj si dhe mënyrë tjetër per përllogaritjen e aktiveve likuide. Nëse
per matjen e mjaftueshmërisë së kapitalit, Banka e Shqiperise ka “tolerancë” në terma të afateve
dhe mund ta shtyje atë në një moment të dytë, për matjen e rrezikut të likuiditetit nevojitet nje
ndërhyrje më e shpejtë në akte rregullative për adaptimin e tyre.
Një rol tejet te rëndësishëm në sa më lart, luan edhe krijimi i një sistemi të saktë raportimi me
qëllim mbledhjen e informacionit të duhur dhe në kohë, pa krijuar konfuzion në subjektet
raportuese dhe që përmbush qëllimin e institucionit mbikëqyrës. Për këtë qëllim vendet e BE,
nëpërmjet autoritetit bankar europian, kanë krijuar një sistem të tillë i cili përdoret nga bankat
dhe institucionet përkatëse.
Hapësirë informuese - Panoramë e ecurisë së normës së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe
kreditimit në Shqipëri.
Raporti i mjaftueshmerise së kapitalit (RMK), sikurse trajtuam më lart, llogaritet si raporti i
kapitalit rregullator të një banke ndaj shumës së ekspozimeve të ponderuara me rrezikun. Sipas
kuadrit Bazel, ky raport duhet të jetë më i madh se 8%.
Ajo që ndryshon nga Bazel 1 ne Bazel 3, është mënyra e përllogaritjes duke detajuar më shumë
metodologjinë e llogaritjes së aktiveve të ponderuar me rrezik dhe duke shtuar edhe kërkesat për
kapital për mbulimin e rrezikut operacional, sikurse edhe duke rritur cilësinë e kapitalit
rregullator dhe rezerva të tjera të shtuara për të mbuluar humbjet potenciale.
Në rastin shqiptar, Ligji për Bankat në Republikën e Shqipërisë në nenin 59, pika 3 të tij
parashikon se “Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit rregullator përcaktohet në aktet nënligjore
të Bankës së Shqipërisë, por ai është jo më pak se 8 për qind”. Megjithëse ligji ka vendosur një
limit dysheme, aktet nënligjore, e më konkretisht rregullorja e vjetër e mjaftueshmërisë së
kapitalit (e bazuar në Bazel 1) vendosi një limit rregullator prej 12%. Me implementimin e Bazel
2, megjithëse mënyra e llogaritjes se raportit ndryshoi, sipas detajimeve më lart, sërish raporti
minimal rregullativ qëndroi i pandryshuar në 12%.
RMK është treguesi më i rëndësishëm për matjen e shëndetit të një banke. Ai mat aftësinë e
bankës për të mbuluar me kapital rreziqet që ndërmerr gjatë aktivitetit të saj. Nevoja për të
67
mbuluar këto rreziqe lidhet jo vetëm me shmangien e falimentimit të bankës, por mbi të gjitha
me mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetit financiar.
Peshë më të madhe në bilancin e një banke zë rreziku i kredisë dhe mbulimi i tij është një nga
detyrat kryesore të manaxhimit të një banke tregtare. Tabela më poshtë jep informacion mbi
ecurinë e treguesve të sipërpërmendur, përfshirë edhe ecurinë e nivelit të kreditimit për
periudhën 2010-2015.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Një shtesë në kapital nga ana e aksionerëve, automatikisht sjell një rritje të treguesit të
mjaftueshmërisë së kapitalit. Njëkohësisht, rritja e RMK si pasojë e rritjes së kapitalit rregullator,
mbi nivelin minimal të lejuar, tregon se banka ka hapësirë të ndërmarrë më shumë rrezik. Ky
rrezik i shtuar përkthehet në më shumë kreditim për ekonominë ose në më shumë investime në
forma të tjera instrumentesh financiare si për shembull letra me vlere.
Veç numëruesit, emëruesi i raportit është shuma e zërave të ekspozimeve të ponderuara me
rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kredisë së kundërpartisë, me kërkesën për kapital për rrezikun e
tregut dhe kërkesën për kapital për rrezikun operacional.
Por në mjedisin shqiptar, në kushtet kur pesha më e madhe e bilancit të sistemit bankar përbëhet
nga ekspozime në kredi 38.7 për qind dhe ekspozim në letra me vlere në masën 23.7 për qind
(Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, 2015 fq. 27), atëherë vlera e ekspozimeve të ponderuara me
rrezikun e kredisë përbën edhe peshën kryesore të vlerës së emëruesit. Një rritje e emëruesit, e
përkthyer në më shumë kredi të dhëna për klientët, apo më shumë investime në letra me vlerë etj,
ndikon në rënien e treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit.
Në grafikun më poshtë jepet ecuria e kapitalit të sistemit bankar, totalit të kredisë si dhe treguesit
të RMK.
Burimi: Banka e Shqipërisë
Treguesi 2010 2011 2012 2013 2014 2015
RMK (në %) 15,38 15,56 16,17 17,91 16,84 15,72
Kapital Baze (në mln lekë) 85.117,13 90.480,51 93.759,00 95.415,87 95.547,64 109.913,32
Kapital Rregullator (në mln lekë) 90.158,51 98.472,74 104.101,53 115.150,26 116.685,17 128.477,31
Total Kredie (në mln lekë) 490.869,67 566.217,13 577.815,95 567.159,53 595.138,33 585.957,16
14,00
14,50
15,00
15,50
16,00
16,50
17,00
17,50
18,00
18,50
-
100.000,00
200.000,00
300.000,00
400.000,00
500.000,00
600.000,00
700.000,00
2010 2011 2012 2013 2014 2015 Sht-16
Kapital Rregullator (në mln lekë) Total Kredie (në mln lekë) RMK (në %)
68
Sikurse vihet re, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur në rënie duke filluar nga viti
2013, por gjithmonë ndjeshëm mbi nivelin minimal rregullator prej 12% duke dëshmuar një
kapitalizim të mirë të sektorit bankar vendas dhe njëkohësisht tregues i hapësirave për kreditim.
Në fund të vitit 2015 niveli i RMK paraqitet në 15.72 për qind. Në kushtet kur kapitali
rregullator nuk ka pasur rritje të ndjeshme, deduktojmë se në rënien e raportit ka ndikuar më së
shumti rritja aktiveve të ponderuara me rrezik. Në lidhje me këtë të fundit, të dhënat tregojnë që
kreditimi nuk është rritur në nivele të tilla që të mund të ndikojë në rënien e këtij raporti,
pavarësisht politikës monetare lehtësuese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë duke ulur normën
bazë të interesit në nivele historike si dhe rënies drastike të normave të interesit për monedhat e
huaja, veçanërisht Euro. Përgjigja mbi arsyet, vjen nga vendimarrja e Bankës së Shqipërisë me
paketën e masave makroprudenciale, ku përveç mundësisë stimuluese të përjashtimit nga
ponderimi me rrezik për rritjen e kredisë në nivelet 4-10% parashikohen edhe kërkesat me të
larta për kapital për bankat të cilat investojnë jashtë vendit fondet e lira (Raporti Vjetor i
Mbikëqyrjes 2015, faqe 36). Nëse do të përjashtohej ky efekt penalizues, RMK do të rezultonte
1.21 për qind më i lartë.
Ndërkohë, nëse krahasojmë nivelin e RMK në Shqipëri përkundrejt vendeve me zhvillim të
shpejtë rezulton se ai është më i ulët se niveli mesatar (18.2 për qind), por më i lartë se krahasuar
me disa vende të rajonit si Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Turqi. Vendet që
kanë implemntuar në rajon Bazel 2 janë Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqia (FSI
survey, 2012 dhe BIS)
Burimi: IMF: Global Financial Stability Report, April 2016
Studimet kanë treguar se rritja e kreditimit në ekonomi ka efekte të drejtpërdrejta në konsum dhe
investime e më tej në rritjen ekonomike. Pesha që kredia zë ndaj PBB-së ka pësuar rënie vitin e
fundit (nga niveli 42% në fund të vitit 2014 në 40% në fund të vitit 2015), megjithë rritjen
pozitive që pati një vit më parë. Vitet e fundit, të dhënat tregojnë që ky raport është udhëhequr
15,7 15,0
21,9 21,0
16,6 19,0
24,8
15,5 15,5 16,5 18,7
21,2
15,6
18,2
0
5
10
15
20
25
30RMK (%) në vendet me zhvillim të shpejtë (2015)
Mesatare
69
nga ecuria e kredisë. Në grafikun në vijim paraqitet ecuria e raportit kredi ndaj PBB duke filluar
nga viti 1998 deri ne vitin 2015.
Ajo që është më e rëndësishme të theksojmë, duke e vendosur çështjen edhe në kontestin
shqiptar, është se rritja e shpejtë e kreditimit në ekonomi, është një tregues lajmërimi i hershëm
(early warning indicator) i besueshmëm rreziku për kriza potenciale dhe destabiliteti financiar
(R. Kelly, K. McQuinn and R. Stuart, 2013). Në vitet e rritjes së shpejtë të kreditimit 2005-2008
rritja ekonomike luhatej në nivelin 5-8 për qind (Burimi: Banka e Shqipërisë), duke shënuar
nivele historike. Më pas, me krizën ekonomike botërore, efekti ishte i dyanshëm, si në konsum
ashtu edhe në kreditim. Kreditimi në nivele minimale vitet e fundit dhe rritja njëkohësisht e
treguesit të kredive me probleme, dëshmojnë se një ndër arsyet e rritjes së këtij treguesi është
cilësia e kredimarrësve, por teorikisht edhe e gabimeve të herëshme në kredidhënënie nga ana e
bankave.
Kjo është edhe arsyeja përse Komiteti i Bazelit me prezantimin e Bazel 3, krahas të tjerave,
propozoi krijimin e një rezerve kundërciklike në kapital, për të mbuluar rritjen e shpejtë të
kreditimit. Ky element nevojitet të konsiderohet gjatë vendimarrjes së autoriteteve rregullatore
kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë, me qëllim mbulimin me kapital nga efektet e
sipërpërmendura. Për sa lidhet me ndikimin që këto kërkesa më të shtrënguara për kapital do të
kenë në produktin e brendshëm bruto, shërbejnë rezultatet e kapitullit 4 në vijim.
2.4 Analizë e rrezikut të likuiditetit në Shqipëri
Tregjet ndërbankare luajnë një rol vendimtar në sistemin financiar. Ata bëjnë të mundur
transferimin e likuiditetit në kohën e duhur nga bankat me likuiditet të tepërt në ato që përballen
me mungesë të tij. Vitet e fundit shumë banka qendrore në botë kanë zbatuar një politikë
monetare të udhëhequr nga operacionet e tregut të hapur në mënyrë që të kontrollojnë normën e
6% 6% 3%
5% 6% 7%
9%
16%
22%
30%
36% 39% 39%
43% 43% 41% 42%
40%
0%
5%
10%
15%
20%
25%
30%
35%
40%
45%
50%
0
200.000
400.000
600.000
800.000
1.000.000
1.200.000
1.400.000
1.600.000
1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Ecuria e raportit kredi/PBB
PBB me çmime korrente Totali I kredise Kredi/PBB
70
interesit në tregun ndërbankar për kredinë brenda natës. Këto ndërhyrje kanë një ndikim të
rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme. Pavarësisht rëndësisë së tyre, tregjet ndërbankare nuk
janë adresuar në mënyrë adekuate në literaturën ekonomike. Kjo mungesë e kuadrit teorik bëri që
kur bankat u përballën mungesa likuiditeti gjatë krizës ekonomike globale në gusht të vitit 2007,
bankat qendrore ishin të pasigurta se si të veprojnë konkretisht.
Në vijim do të trajtohet e rrezikut i likuiditetit me një fokus të veçantë në rastin e Shqipërisë.
Administrimi i rrezikut të likuiditetit ka marrë një rëndësi jetike për biznesin e bankave në
veçanti dhe ekonominë në përgjithësi. Ana teknike e menaxhimit të zërave të bilancit,
planifikimi dhe realizimi i buxheteve, mospërputhjen e maturiteteve etj, kanë tani një rëndësi të
veçantë në aktivitetet e institucioneve financiare në botë, por edhe në Shqipëri, kryesisht në
sistemin bankar. Në këtë kontekst, vlen të përmendet se në vitet e fundit, rreziku i likuiditetit ka
marrë një rëndësi të veçantë në Shqipëri. Kjo pasqyrohet në forcimin e kërkesave rregullatore
dhe rritjen e raportimit në Bankën e Shqipërisë, veçanërisht në kuadrin e zhvillimeve të fundit në
tregun global financiar.
2.4.1 Kuadri rregullator
Pas zhvillimeve të fundit në tregun ndërkombëtar dhe vendas si dhe në përputhje me kërkesat e
ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", Këshilli mBikëqyrës i Bankës së Shqipërisë
miratoi Rregulloren nr. 71 datë 2009/10/14 "Për administrimin e rrezikut të likuiditetit", të
ndryshuar.
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi standardeve minimale dhe kërkesave për një
menaxhim efektiv të rrezikut të likuiditetit nga bankat dhe degët e bankave të huaja, të cilat
ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.
Neni 4, paragrafët 2 / a dhe 2 / b të kësaj rregulloreje japin respektivisht përkufizimin e
"mungesës së likuiditetit" dhe përkufizimin e "rrezikut të likuiditetit", si më poshtë:
"Mungesë Likuiditeti" do të thotë çdo situatë, ku banka:
71
i. nuk disponon aktive likuide të mjaftueshme ose ka vështirësi për t'i realizuar ato në një treg,
me qëllim për të përmbushur detyrimet kur ato maturohen dhe për të përmbushur ndonjë kërkesë
të papritur për fonde nga depozituesit ose kreditorët e tjerë; ose
ii. nuk ka mundësi të financojë rritjen e aktiveve të saj;
Dhe:
"Rreziku i likuiditetit" është mundësia e humbjes financiare si rezultat i mungesës së likuiditetit.”
Për bankat që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë, sistemi i menaxhimit të
rrezikut \=[të likuiditetit duhet të përfshijë një strategji dhe politika për menaxhimin e këtij lloji
të rrezikut.
Kjo strategji duhet të përfshijë objektivat dhe parime të qarta për menaxhimin e rrezikut të
likuiditetit, metodologjinë e përgjithshme që banka do të duhet të zbatojë për të menaxhuar
rrezikun e likuiditetit në afat të shkurtër dhe të gjatë, metodologjinë e përgjithshme dhe vizionin
e bankës për të hyrë në tregjet dhe burimet e financimit si dhe të politikat për menaxhimin e
rrezikut të likuiditetit.
Nga ana tjetër, këto politika duhet të përfshijnë identifikimin e rrezikut të likuiditetit që rrjedh
nga produkte të reja dhe operacionet, matjen e rrezikut të likuiditetit dhe vlerësimin periodik të
performancës së tregjeve ku nevojat për likuiditet janë plotësuar.
Pas më lart, po listojmë disa parime në lidhje me menaxhimin e suksesshëm të rrezikut të
likuiditetit nga ana e strukturave përgjegjëse të bankës:
a. Struktura organizative e përshtatshme dhe të përkushtuara.
Banka duhet të krijojë strukturat e duhura organizative për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit,
dhe të përcaktojë qartë ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive të njësive apo funksioneve të
bankës që të monitorojë dhe menaxhojë rrezikun e likuiditetit.
Bordi i drejtorëve ose organi kompetent i bankës mëmë për degën e bankës së huaj, themelon
komitetet ose struktura për menaxhimin e rreziqeve të ndryshme të bankës. Këto komitete,
72
përveç rreziqeve të tjera, janë përgjegjëse edhe për administrimin e rrezikut të likuiditetit.
Banka mund të krijojë një strukturë të veçantë ose funksion, i cili është përgjegjës për zbatimin e
politikës operacionale të menaxhimit të rrezikut dhe të likuiditetit të kontrollit përmes
monitorimit të përditshëm të rrezikut të likuiditetit.
b. Sistemi i kontrollit të brendshëm
Funksioni i auditimit të brendshëm për administrimin e rrezikut të likuiditetit përfshin
monitorimin e pajtueshmërisë me treguesit e likuiditetit si dhe raportimin mbi tejkalimet e
mundshme të këtyre kufijve; kontrolli i rregullt i afateve, saktësinë dhe plotësinë e të dhënave
dhe supozimeve të përdorura për qëllime të matjes dhe monitorimit të rrezikut të likuiditetit. Ajo
gjithashtu përfshin zbatimin e masave për të korrigjuar dobësitë e identifikuara; zhvillimin e
vazhdueshëm të metodave dhe metodologjive për matjen dhe kontrollin e rrezikut të likuiditetit,
duke siguruar përputhshmërinë me kuadrin ligjor dhe rregullator të Bankës së Shqipërisë, si dhe
rregullat e brendshme të bankës.
c. Sistemi i menaxhimit të Informacionit
Banka krijon një sistem informacioni të qëndrueshëm që ofrohet në kohën e duhur për të
mundësuar procesin e vendimmarrjes, të gjitha të dhënat e nevojshme për matjen, monitorimin,
kontrollin dhe raportimin e rrezikut të likuiditetit. Matja dhe monitorimi është një proces që
duhet të bëhet në baza ditore dhe periudha kohore të përcaktuara qartë. Banka duhet të ketë
gjithashtu program të përshtatshme për të kryer testet e stresit të likuiditetit.
d. Plani i emergjencës
Bankat duhet të zhvillojnë plane rezervë për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit në rrethana të
jashtëzakonshme, të cilat duhet të testohen periodikisht të paktën çdo 2 (dy) vjet.
Plani i emergjencës është pjesë e procesit të menaxhimit të rrezikut dhe do të përfshijë një ndarje
të qartë të detyrave, kompetencave, përgjegjësive dhe vendimmarrjes në lidhje me zbatimin e
planit; treguesit e paralajmërimit të hershëm përdoren si sinjale për kushte emergjente dhe
përcaktimin e personave përgjegjës brenda bankës për të monitoruar dhe raportuar mbi këta
tregues. Përveç kësaj, banka duhet të përcaktojë kushtet në të cilat do të zbatohet plani;
aktivitetet që do të ndërmerren, identifikimin e burimeve të mundshme të financimit dhe nivelit
të avantazheve të tyre në përdorim, si dhe intervalet kohore brenda të cilave duhet të ndërmerren
73
këto aktivitete. Me rëndësi të madhe është edhe komunikimi me depozituesit kryesorë, partnerët
e biznesit, klientët e tjerë, publiku, si dhe detajet e kontaktit të personave përgjegjës për zbatimin
e planit.
e. Testet e stresit (stres-test)
"Stress-testing" si teknikë e menaxhimit të rrezikut përdoret për të vlerësuar ndikimin e
mundshëm të një ose më shumë faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në stabilitetin financiar
dhe / ose të likuiditetit të bankës. Testet e stresit mund të përfshijnë analiza skenar apo analizë të
ndjeshmërisë.
Banka menaxhon likuiditetin jo vetëm në rrethana normale, por edhe në rrethana të pazakonta.
Për të shmangur këto situata, banka kryen testet e stresit periodike, për të identifikuar dhe matur
ekspozimin e saj ndaj rrezikut të likuiditetit, në kushtet e përditshme të aktiviteteve si dhe në
situata të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim, banka duhet të analizojë ndikimin në rrjedhën e
parasë dhe të aftësisë paguese afat të shkurtër dhe të gjatë. Ajo duhet të jetë e përgatitur për
situata të jashtëzakonshme dhe duhet të vlerësojë aftësinë e saj për të rritur aktivet nëpërmjet
identifikimit të burimeve më të favorshme të financimit.
Rezultatet e testeve të stresit duhet të shqyrtohen nga Bordi i Drejtorëve të paktën çdo 3 (tre)
muaj dhe përdoren për:
i. përmirësimin e strategjive dhe politikave për menaxhimin e rrezikut të likuiditetit;
ii. Përmirësimin e kuadrit rregullator të nevojshëm për të zgjidhur çështjet kryesore që
lidhen me pozicionin e likuiditetit të bankës;
iii. zhvillimin e planeve efektive të emergjencës.
Skenarët për kryerjen e testeve të stresit mund të përfshijë supozime të tilla si: Çfarë mund të
ndodhë nëse ndodh tërheqje masive të depozitave; nëse ka një përkeqësim të mundshëm të
aftësisë së kredimarrësve për të shlyer detyrimet e tyre, që do të thotë përkeqësim të cilësisë së
portofolit të kredisë.
Testi i stresit identifikon pamundësitë në konvertimin e lehtë dhe pa vlera të rëndësishme të
humbjeve në cash, mundësinë e shlyerjes së parakohëshmë të detyrimeve në drejtim të opsioneve
74
kontraktuale që ofrojnë këtë zgjidhje, rrezikun operacional dhe shkallën e ndikimit të saj mbi
rrezikut të likuiditetit.
Në të njëjtën kohë, rëndësi të veçantë merr edhe fakti se si ndryshimet në kushtet ekonomike
ndikojnë në sektorët për të cilat bankat janë të ekspozuara dhe përkeqësimin e ekonomisë në
tërësi; një përkeqësim të funksionimit të tregjeve në të cilat banka operon dhe të një besimi të
reduktuar në mënyrë të konsiderueshme në këto tregje; tronditje të normave të interesit dhe kursit
të këmbimit; efekti i ndryshimeve të rëndësishme në vlerën e aktiveve ose aktiveve të bankave
të marrë si kolateral; kufizimit të pjesshëm apo të plotë të financimit nga burimet kryesore, duke
përfshirë edhe mundësinë e marrjen e fondeve nga bankat mëmë, si dhe ndikimin e zhvillimeve
të pafavorshme ekonomike në rajon dhe në një shkallë globale.
Elementet kryesore që duhet të identifikohen, maten, monitorohen dhe kontrollohen nga një
bankë në lidhje me pozitën e saj të likuiditetit, siç përcaktohet nga publikimet e Bazelit, janë si
më poshtë:
i. flukset monetare të ardhshme të aktiveve dhe detyrimeve;
ii. burimet e kërkesës së kushtëzuar të likuiditetit dhe shkakton pozicione të lidhura me
zërat jashtë bilancit;
iii. pozicionet e hapura;
iv. monedhat në të cilat një bankë është aktive; dhe
v. shërbimet e korespondentëve, kujdestarisë dhe shlyerjes.
Bankat duhet të monitorojnë periodikisht burimet e tyre të financimit, me qëllim identifikimin e
përqendrimeve të mundshme. Përqendrimet duhet të analizohen më tej nga burimi i financimit,
llojit të financimit, nga tregu, përqendrimit gjeografik, sipas monedhës dhe sipas maturitetit.
2.4.2 Të dhënat statistikore nga sektori bankar në Shqipëri
Matja e likuiditetit është një çështje shumë e rëndësishme, madje edhe në tregun shqiptar të
parasë. Edhe pse nuk ka vëllime të konsiderueshme në tregun tonë të parasë, krahasuar me vende
75
të tjera në Europë, rëndësia dhe vlerësimi i rrezikut të likuiditetit dhe financimi i tij, janë në
fokusin e bankierëve shqiptarë.
Banka Qendrore dhe bankat tregtare nëpërmjet operacioneve të tregut të hapur, operacionet e
tregut ndërbankar, të depozitave të klientëve dhe burimeve të tjera të financimit, duhet të
sigurojnë likuiditet të mjaftueshëm për të plotësuar kërkesën për para. Në tregun bankar shqiptar
operojnë 16 banka tregtare, shumica e të cilave janë në pronësi të huaj.
Zhvillimet në vitin 2008 paraqitën një sfidë në menaxhimin e likuiditetit në sistemin bankar
shqiptar në kushtet e një situate të tensionuar likuiditeti në tregjet globale financiare. Për një
menaxhim të mirë të situatës, Banka e Shqipërisë i kërkoi bankave raporte të përditshme me
informacion të hollësishëm në lidhje me gjendjen e tyre të likuiditetit, në veçanti marrëdhëniet e
tyre me institucionet jorezidente financiare dhe performancën e përditshme të depozitave.
Sipas raporteve të Bankës së Shqipërisë, fenomeni i tërheqjes së depozitave, i cili filloi në tetor
2008, u zbut gradualisht gjatë vitit 2009, veçanërisht gjatë dy tremujorëve të fundit. Vetëm në
tremujorin e 4 të vitit 2008 depozitat e klientëve të sistemit u ulën me 49.100.000.000 lekë
(7,1%). Në fund të dhjetorit 2009, totali i depozitave në sistemin bankar paraqitet
694.300.000.000 lekë me një rritje prej të gjithë 49 miliardë lekë (7%) për vitin 2009. Megjithë
këtë rritje të nivelit të depozitave, sistemi bankar kishte për të rimarrë 21 miliardë lekë ende për
të arritur në nivelin e tremujorit të tretë të vitit 2008.
Gjatë vitit 2009, vëllimi i aktivitetit bankar pritej të tkurrej më shumë. Rritja e nivelit të
depozitave varej në mënyrë të konsiderueshme në kthimin e besimit të publikut në shëndetin e
sistemit bankar. Ndërsa rritja në nivelin e kompensimit të depozitave shërbeu si një faktor lëvizës
për të stabilizuar financat publike. Sipas Ligjit nr. 8873, datë 29.03.2002 "Për sigurimin e
depozitave", ndryshuar me ligjin nr. 10.101, datë 30.03.2009, u rrit sasia e mbulimit për depozitë
të siguruar deri në shumën prej 2.500.000 lekë (dy milionë e pesëqind mijë), për çdo depozitues
në çdo bankë të siguruar, nga ALL 700,000 (shtatëqind mijë) që ishte më parë. Bazuar në
informacionin e Agjencisë Shqiptare e Sigurimit të Depozitave ndikimi i këtij ndryshimi solli
rritjen në numrin e depozituesve të mbuluar plotësisht, objekt i këtij ligji, në mbi 90% të numrit
të përgjithshëm të depozituesve në sistemin bankar.
76
Në fund të vitit 2015, depozitat arritën në nivelin 1.1 trilionë lekë lekë, nga 1.07 trilionë lekë në
fund të vitit 2014. Kjo rritje me 30 mld lekë është më e ulët se në vitin 2014, kur depozitat e
klientëve u rritën me 47 mld lekë.
Siç u përmend më lart, edhe pse në tremujorin e fundit të 2008, tregu bankar shqiptar u përball
me tërheqje të depozitave, treguesit e likuiditetit nuk ishin të ndikuar në mënyrë të
konsiderueshme. Gjatë kësaj periudhe, kërkesa më e lartë e sektorit bankar për financim
afatshkurtër në valutën vendase dhe të huaj, u kombinua edhe me uljen e investimeve likuide,
kreditë e marra nga bankat mëma, si dhe të likuiditetit të marrë hua nga Banka e Shqipërisë.
Kjo kërkesë e lartë për fonde afatshkurtra, ka kufizuar aftësinë e sektorit bankar për të kredituar
të ekonomisë. Në të vërtetë, duke iu referuar raportit vjetor të Mbikëqyrjes 2015 totali i kredisë u
ul me 9.2 mld lekë krahasuar me një rritje të ulët prej 28 miliardë lekë ose 4.9% në 2014.
Si rezultat i situatës së likuiditetit në valutë të huaj, bankat kanë krijuar ekspozime ndaj linjave të
kreditit të huaj, shumica e të cilave të marra nga bankat mëma. Megjithë tendencën në rënie në
vitet e fundit, pjesëmarrja e aseteve likuide ndaj totalit të aktiveve të sektorit bankar vazhdon të
tregojë vlera të larta. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit
2008, vlera e këtij treguesi ishte 42.8%, kundrejt 49,8% në fund të vitit 2007. Në fund të vitit
2015, raporti i aktiveve likuide me pasivet afatshkurtra qëndroi në 41.4%, nga 40.4% në 2014,
mbi kërkesën minimale rregullatore prej 20%.
Sipas raportit vjetor të Mbikëqyrjes për vitin 2015, niveli i depozitave mbetet burimi kryesor dhe
më qendrueshëm i financimit, me një përqendrim relativisht të ulët në fund të 2015. Megjithëse
tradicionalisht depozitat në lekë kanë bërë tradicionalisht pjesën më të madhe të depozitave të
klientëve, vitet e fundit pesha është pothuajse e barabartë.
Nga ana tjetër, edhe pse financimi nga bankat mëma mbetet një burim i rëndësishëm për disa
banka, linjat e kredisë kanë vijuar trendin rënës. Përdorimi më i ulët i linjave të kredisë nga
bankat mëma konsiderohet si një zhvillim pozitiv, pasi nënkupton se bankat vendase kanë
burime të mjaftueshme për të përballuar nevojat afatshkurtra për likuidet. Bankat mund të ulin
77
kështu ekspozimin e tyre në një burim të caktuar të fondeve dhe për të rritur mbështetjen e tyre
në burime të qëndrueshme financimi, siç janë depozitat e klientëve.
Rregullorja e administrimit të rrezikut të likuiditetit, përfshiu për herë të parë, veç të tjerash, edhe
kufijtë rregullatorë për qëllime të matjes së këti rreziku. Kufijtë e rinj rregullatorë ishin 20% në
total dhe 15% veçmas për monedhën vendase dhe të huaj. Rreth 55% e totalit të aktiveve likuide
të sistemit bankar shqiptar përbëhen nga letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare, e ndjekur nga
transaksionet me institucionet financiare në formën e llogarive rrjedhëse, vendosjet apo
kreditimit (31%) etj..
Bazuar në informacionin e mësipërm, duket se situata në sistemin bankar shqiptar nga pikëpamja
e rrezikut të likuiditetit është mjaft e qëndrueshme. Sistemi bankar është likuid dhe vlerat e
treguesve të likuiditetit janë larg kufijve rregullatore të përcaktuara me rregullore. Nga ana tjetër,
besimi i publikut është gjithnjë e më shumë në rritje, reflektuar në rritjen e bazës së depozitave
nga viti 2009 dhe më vonë.
Në përfundim të kësaj çështjeje, nevojitet të theksojmë se kriza e besimit që mbuloi tregjet
financiare gjatë 2008, shkaktoi një mungesë të thellë të likuiditetit në këto tregje, duke shteruar
burimet e financimit të bankave dhe pati një ndikim të jashtëzakonshëm në ato banka që
mbështeten për financim në tregun e parasë.
Është rritur perceptimi i rrezikut mes palëve në treg me qëllim që institucionet financiare të jenë
më të përgjegjshme dhe të kujdesshme. Një serë institucionesh financiare kanë hasur vështirësi
në shlyerjen e detyrimeve të tyre afatshkurtër.
Për këtë qëllim, bankat qendrore në vendet e zhvilluara kanë miratuar disa programe për të
lehtësuar situatën. Këtu përfshihet injektimi i likuiditetit në treg me anë të marrëveshjeve të
riblerjes me terma të zgjatur, duke zgjeruar llojet dhe maturitetin e letrave me vlerë që shërbejnë
si kolateral, etj.
Duke marrë parasysh rrezikun e likuiditetit si një nga dy rreziqet më të rëndësishme në sistemin
bankar shqiptar, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore të re mbi administrimin e rrezikut të
78
likuiditetit, duke siguruar për herë të parë kërkesat sasiore dhe cilësore për bankat në mjedisin
shqiptar.
Banka e Shqipërisë, nëpërmjet kuadrit të saj rregullator, ka vendosur të gjitha standardet e
nevojshme kujdesshme për bankat që do të ndiqen. Në këtë këndvështrim, objektivi kryesor i
vlerësimit të rrezikut të likuiditetit është të sigurojë nëse bankat kanë instaluar sisteme kontrolli,
të cilat mund të identifikojnë, masin, monitorojnë dhe menaxhojnë likuiditetin. Nga ana tjetër,
nga perspektiva rregullatore, vlerësimi i rrezikut të likuiditetit duhet të bëhet në përputhje me
standardet e përcaktuara nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare.
Identifikimi i rrezikut të likuiditetit dhe monitorimi i tij janë dy hapa të rëndësishëm. Sistemi i
kontrollit të administrimit të rrezikut të likuiditetit duhet të jetë efikas dhe i saktë për të reflektuar
situatën aktuale të institucionit.
Faktori psikologjik është shumë i rëndësishëm për t'u marrë parasysh, për shkak të
ndërgjegjësimit të publikut për zhvillimet financiare në vend. Kjo duket një situatë e tejkaluar në
sistemin bankar shqiptar, në sajë të masave mbikëqyrëse dhe mbikëqyrja e fortë të Bankës së
Shqipërisë, si dhe nga ndryshimet në ligjin për sigurimin e depozitave, duke rritur nivelin e
depozitave të siguruara.
2.5 Analizë e rrezikut të vendit në Shqipëri
Rreziku i vendit përkufizohet si rreziku i huamarrësve në një vend, trajtuar nga perspektiva e një
vendi tjetër. Rreziku i vendit dhe komponentët e tij duhet të trajtohen më shumë si një kërcënim i
vetëm, të ndarë nga rreziku i kredisë, pasi kjo e fundit nuk ka kontroll mbi faktorët që mund të
shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike në vendin në të cilin ata kanë investuar, por
ndërkohë janë të kërcënuara drejtpërdrejt nga pasojat që mund të transmetohen në ekonominë
reale duke kufizuar veprimtarinë e tyre tregtare.
Kohët e fundit, trajtimi në mbarë botën i rrezikut të vendit ka marrë një rëndësi të veçantë. Kjo
për shkak se rezultatet e analizave të tij shërbejnë si mjet shumë i mirë për vendimmarrje, qoftë
para dhënies së kredisë, ashtu edhe pas. Në fazën e parë, këto analiza shërbejnë për të marrë
79
vendime të tilla si disbursimi apo jo i kredisë, kufijtë dhe primi i rrezikut, etj., duke shërbyer
njëkohësisht edhe si element kyç edhe pasi kredia është dhënë. Në mënyrë që të mundësohet
krijimi i treguesve të paralajmërimit të hershëm, një rrezik i tillë mund të monitorohet nëpërmjet
analizave periodike.
Qëllimi i këtij nënkapitulli është të paraqesë një pasqyrë të gjerë të rrezikut të vendit, elementët e
tij, çfarë e shkakton atë, si duhet ta identifikojnë dhe monitorjnë bankat, si agjencitë e vlerësimit
e vlerësojnë këtë lloj rreziku si dhe disa rekomandime për rastin e Shqipërisë.
Historiku i trajtimit të rrezikut të vendit
Gjatë viteve ‘70, kur ekonomia globale po përballej me likuiditet të lartë, të origjinuar më së
shumti nga vendet e zhvilluara (vendet anëtare të organizatës së vendeve eksportuese të naftës -
OPEC), ndërhyrja e sektorit bankar në ekonomi, u rrit duke shërbyer si ndërmjetës për
qarkullimin e këtij likuiditeti. Në atë kohë, institucionet financiare nuk dinin mjaftueshëm dhe
nuk ishin të përgatitur për të përballuar rrezikun e vendit, por të udhëhequr nga mundësitë për
biznes, e zgjeruan ekspozimin e tij drejt këtyre vendeve. Shpesh, ata nuk ndiqnin siç duhet
procedurat e kreditimit, si përsa i përkiste kredimarrësit ashtu edhe vendit ku po ushtronin këtë
aktivitet.
Megjithatë, rreziku i vendit shkon pak më shumë prapa në kohë. Analiza e parë, mendohet të jetë
bërë në vitin 1968, e ndërmarrë nga Banka Botërore, me qëllimin e analizimit të aftësisë së
shteteve të ndryshmë të paguanin borxhin e jashtëm nëpërmjet vlerësimeve sistematike të
faktorëve që ndikojnë bilancin e pagesave të këtyre shteteve15
.
Pas dy goditjeve të njëpasnjëshme të çmimeve të naftës16
, analiza e rrezikut të vendit filloi të
merrte vëmendje, jo vetëm nga bankat dhe instucionet ndërkombëtare, por edhe nga qeveritë dhe
publiku i gjerë.
15
U sugjerua një kombinim i indikatorëve afatgjatë dhe atyre afatshkurtër për të vlerësuar mundësinë e një shteti për të paguar borxhin e tij. Indikatorët afatshkurtër, të marrë në kondsideratë janë të lidhurm me spekte të likuiditetit, të tilla si norma e rritjes së volumit të eksporteve, raporti I shërbimeve të pagesave ndaj eksporteve, raporti I rezervave të huaja ndaj importeve. Ndërsa indikatorët afatgjatë merrnin në konsideratë kushtet në të cilat rritja ekonomike financohet pjesërisht nga kapitali I huaj, mundësojnë borxh të qendrueshëm. 16
Kriza e parë (1973-1974) u shkaktua nga embargo e naftës për këto vende në përgjigje të vendimit të SHBA-ve për të mbështetur ushtrinë izraelite me furnizime, dhe kriza e dyte (1979-1980) për shkak të protestave në fillim të
80
Efektet e globalizimit dhe situata aktuale
Një aspekt tjetër i manaxhimit të rrezikut të vendit është globalizimi. Gjithnjë e më shumë po
rritet numri i tregjeve në zhvillim dhe varësia nga kapitali i huaj. Efekti i hapjes ndaj këtyre
tregjeve, i kombinuar me kapitalin e lirë dhe sjelljen në turmë të investitorëve, duket se ka rritur
efektet negative të transmetimit të krizës nga një shtet në një tjetër më të zhvilluar. Ndërvarësia
midis shteteve, ka shkaktuar ndërlikime në procesin e vlerësimit të rrezikut.
Investitorët e huaj përfituan nga vendet e zhvilluara në vitet 1990, të cilët po adaptonin reformat
në tregjet e tyre. Kështu, komuniteti ndërkombëtar dhe roli i tij, u rritën në mënyrë domethënëse
në këto tregje. Shumë nga këto kompani në vendet në zhvillim vareshin nga tregjet
ndërkombetare të kapitalit për nevojat për financim. Në këtë pikëpamje, çdo situatë e perceptuar
si kërcënim, do të shkatërronte kompanitë lokale me lidhje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit
dhe për pasojë dëmtonin situatën ekonomike të këtyre shteteve.
Për këtë arsye, qeveritë e vendeve në zhvillim, sot janë më të interesuara se kurrë për të
shmangur ngjarjet që do të shkaktonin rrezik ose perceptim rreziku, kryesisht për shkak të faktit
që kostot e këtyre ngjarjeve, të tilla si përjashtimi nga huamarrjet në të ardhmen, humbja si
rezultat i rënies në flukset e investimeve të huaja direkte, janë rritur.
Edhe nga ana tjetër e kësaj marrrëdhënieje shohim të njejtin interes. Autoritetet mbikëqyrese po i
japin gjithnjë e më shumë rëndësi dhe po i rrisin kërkesat e tyre ndaj bankave. Këto të fundit,
aplikojnë koncepte të reja të manaxhimit të rrezikut, të cilat japin kredi, jo vetëm brenda vendit,
por edhe në nivel ndërkombëtar.
Koncepte të rrezikut të tregut
Në terma të përgjithshëm, rreziku i vendit është probabiliteti që kushtet dhe ngjarjet ekonomike,
sociale dhe/ose politike që ndodhin në një vend të huaj, ndikojnë në mënyrë negative profilin e
rrezikut të një banke dhe interesat financiare të saj (FSI connect, 2010)..
Ndërkohë një përkufizim tjetër thotë se rreziku i vendit është ekspozimi ndaj një humbjeje në një
huadhënënie përtej kufijve e shkaktuar nga ngjarjet në një shtet të caktuar, e cila është në
një revolucioni në Iran, I ndjekur më par nga mbyllja e rafinerive të naftës dhe më vonë eksportimi i daftes nga vendi.
81
kontrollin e autoriteteve shtetërore të atij vendi dhe jo nga kompani private apo individët (Nagy,
1984). Në këtë përkufizim, termi kredi midis shteteve, përfshin të gjitha format e kredidhënies,
për qeveritë, bankat, kompanitë private ose individët. Për këtë arsye, rreziku i vendit shumë më i
gjerë se rreziku i qeverisë, i cili është i limituar në rrezikun e kredidhënies ndaj qeverisë së një
shteti të huaj.
Ajo çfarë bën diferencën mes dy rreziqeve, pra rrezikut të vendit dhe atij të qeverisë, janë
indikatorët e marrë në konsideratë në analizën e kredisë, për shembull vullneti për të paguar.
Vlerësimi i rrezikut të vendit, nuk merr në konsideratë vetëm këtë faktor rreziku sepse shumë
indikatorë të tjerë osë një kombinim faktorësh mund të shkaktojë humbje edhe në rast se qeveria
ka vullnet apo aftësi për të paguar detyrimet e saj.
Në praktikë, rreziku i qeverisë dhe ai i vendit, kanë korrelacion të fortë, kjo e lidhur me faktin se
qeveria është aktori kryesor në ekonomi.
Transferimi i rrezikut përkufizohet si pamundësia e kompanive private për të përmbushur
detyrimet e tyre si pasojë e veprimeve të qeverisë, si një nga shkaqet kryesore të krijimit të
rrezikut të vendit (Nagy, 1984). Si shembull të transferimit të rrezikut, mund të përmendim
vendosjen e kufizimeve në transaksionet në monedhë të huaj, të cilat e bëjnë të pamundur
përmbushjen e detyrimeve (transferimin e fondeve) nga kredimarrësi (FSI connect, 2010). Kjo
formë e rrezikut të vendit zbatohet vetëm ndaj kredimarrësve privatë. Nga ana tjetër, nëse një
qeveri nuk ka mundësi të shlyejë borxhin e saj pasi nuk disponon shumën e mjaftueshme në
monedhë të huaj, atëherë kjo ngjarje do të klasifikohet si dështim/falimentim.
Një qeveri e caktuar mund të vendosë fillimisht të mos paguajë detyrimet e saj për të sheshuar
presionet që vijnë nga kursi i këmbimit, me qëllim që të shmangë vonesat në pagesat e borxhit
ndaj kredimarrësve individë në shtetin tjetër në monedhë të huaj. Në krizat ekonomike në
Argjentinë, Bullgari, Greqi etj, qeveritë janë inkurajuar nga donatorë ndërkombëtarë dhe nga
FMN për ta lënë fillimisht borxhin shtetëror të papaguar me qëllim që mbajtësit e obligacioneve
të ndajnë barrën e problemeve dhe të reduktojnë rrezikun e transferimit. Megjithatë, konkluzioni
se rreziku i transferimit mund të reduktohet në disa vende, nuk do të thotë se rreziku i atij vendi
ka rënë në mënyrë proporcionale.
Metodologjitë e matjes së rrezikut të vendit
82
Megjithësë nuk është adresuar gjerësisht në Bazel 2, format e rrezikut të lidhura me kreditimin
ndërkombëtar janë rreziku i vendit dhe ai i transferimit. Në metodën standarde të Bazel 2,
vlerësimi i shteteve nga agjencitë e vlerësimit, luan një rol të rëndësishëm në matjen e rrezikut të
kredisë. Megjithatë, cilësia e vlerësimit të shtetit është kritikuar, veçanërisht në rastet e vlerësimit
të vendeve në zhvillim. Me anë të metodës së përparuar të Bazel 2, synohet krijimi i vlerësimeve
të pavarura dhe që institucionet financiare të zhvillojnë dhe përdorin vlerësimet e tyre të
brendshme të rrezikut, vlerësime këto që të jenë krikuar pas përmbushjes së disa kritereve.
Vlerësimet e fundit të zhvilluara nga Komiteti i Bazelit, kanë ngritur një numër pyetjesh rreth
faktit sesi vlerësimit të brendshëm të rrezikut funksionon dhe sa të krahasueshme janë rezultatet
e tyre me vlerësimet e jashtme (agjencitë e vlerësimit). Nuk është e qartë nëse këto vlerësime
janë bazuar në vlerësime të njëjta apo të ndryshme, nëse parashikojnë ndryshime në vlerësimet e
jashtme, nëse vlerësimet e brendshme janë më pak të luhatshme se ato të huaja etj.
Lista në vijim rendit agjencitë më popullore të cilat mundësojnë vlerësimin e rrezikut të vendit:
Business Environment Risk Intelligence (BERI) S.A.
Control Risks Information Services (CRIS)
Economist Intelligence Unit (EIU)
Moody's Investor Services
Political Risk Services: International Country Risk Guide (ICRG)
Standard and Poor's Rating Group
Fitch Ratings
Secila nga këto agjenci, analizon një serë faktorësh cilësorë dhe sasiorë për të arritur në një
vlerësim të caktuar. Për të krijuar një ide rreth faktorëve që shkaktojnë një risk dhe që
njëkohësisht janë inpute në metodologjinë që trajton rrezikun e vendit, do t’i referohemi dy
metodologjive më të përdorura nga kompanitë e vlerësimit.
- Political Risk Services: International Country Risk Guide (ICRG), e cila përfshin 22 variabla në
tre kategori rreziku:
Faktori politik (50%)
Faktori financiar (25%)
83
Faktori ekonomik (25%)
Një metodologji e publikuar nga Euromoney, ku faktorët që merren në konsideratë dhe vlerësimi
i tyre me pesha janë si më poshtë:
Rreziku politik (30%)
Performanca ekonomike (30%)
Vlerësimi strukturor (10%)
Indikatorët e borxhit (10%)
Vlerësimi i rrezikut të kredisë (10%)
Aksesi në financim nga bankat/tregjet e kapitalit (10%)
Çështje për t’u konsideruar nga Banka e Shqipërisë në lidhje me rrezikun vendit
Kuadri ligjor
Neni 57/2 i Ligjit për Bankat në Republikën e Shqipërisë, ofron mundësi ligjore në lidhje me
hartimin e akteve rregullative në lidhje me rrezikun e vendit dhe atë të transferimit. Këto akte
duhet të ofrojnë parimet minimale që duhet të merren në konsideratë për krijimi e sistemeve të
manaxhimit të rrezikut të vendit.
Ekspozimi ndaj rrezikut të vendit
Në shumë nga vendet e analizuara, kuadri rregullativ i tyre vlerëson rrezikun e vendit vetëm në
kontekstin e ekspozimit ndaj një vendi të caktuar, ndërsa disa të tjerë, e vlerësojnë rrezikun
bazuar në rajonin gjeografik.
Aktet rregullative në Shqipëri duhet të trajtojnë qartazi sesi ta manaxhojnë rrezikun e vendit. Një
aspekt që mund të konsiderohet është identifikimi i rajonit gjeografik ku rreziku i vendit është i
alokuar si dhe vendin ku garantorët e kundërpartisë përkatëse janë. Aktet rregullative duhet
gjithashtu të përmbajnë çështjet e e përfshira në ekspozimin ndaj një shteti. Për shembull, shumë
nga vendet e adresojnë rrezikun e vendit, vetëm në kontekstin e investimeve të huaja, ndërkohë
që është me vlerë të përmendim rastin e Estonisë, i cili megjithëse nuk përdor një kuadër formal
për trajtimin e rrezikut të vendit, e sheh atë të lidhur me burimin e fondeve në sistem.
Politikat e manaxhimit të rrezikut të vendit, të aplikuara nga bankat.
84
Aktet rregullative duhet të përcaktojnë se çdo bankë duhet të ketë një politikë të manaxhimit të
rrezikut të plotë e cila duhet të përmbajë të paktën këta elementë:
Mbikëqyrjen e Bordit Drejtues
Politika të shkruara të manaxhimit të rrezikut të vendit
Një sistem për raportimin e ekspozimeve të rrezikut të vendit
Një proces për analizimin e rrezikut të vendit
Një sistem për vlerësimin e rrezikut të vendit
Limite ekspozimi ndaj një vendi
Monitorimin e kushteve të një shteti tjetër
Aplikimin e stres testeve dhe skenarëve të integruar
Kontrollet e brendshme dhe auditimin
Caktimi i limiteve të ekspozimit ndaj rrezikut të vendit dhe sistemet e vlerësimit të rrezikut të
vendit
Caktimi i limiteve ndaj ekspozimee të vendit, duhet të jetë pjesë politikave të brendshme dhe
procedurave të bankës, ku kuadër duhet të jetë subjekt verifikimi gjatë inspektimeve në vend.
Shumë prej vendeve të përfshira në studim, përdorin vlerësime te brendshme dhe vlerësime të
kompanive të mirënjohura ndërkombëtare për identifikimin dhe matjen e rrezikut të vendit.
Shumë nga aktet rregullative të këtyre vendeve, specifikojnë se vlerësimi i siguruar nga agjencitë
e vlerësimit ose initucionet e specializuara nuk duhet të përdoren në mënyrë mekanike dhe si
burim i vetëm për këtë qëllim.
Gjithashtu në kontekstin e reformave globale në fushën e rregullimit bankar, theks i lartë i është
vënë idesë së zhvillimit të kapaciteteve të brendshme të bankave dhe vlerësimit të rrezikut të
kundërpartisë. Për këto arsye, besojmë se trajtimi nga ana rregullative duhet të krijojë incentiva
për zhvillimin e kapaciteteve të vetë bankës në këtë fushë dhe, kur është e mundur, të parashikojë
përdorimin e burimeve të jashtme për të mbështetur zhvillimin e vlerësimeve të brendshme.
Kërkesat për kapital rregullator për rrezikun e tregut
Me përjashtim të Malit të Zi, asnjë nga vendet e analizuara nuk llogarit kapital rregullator për
rrezikun e vendit. Rreziku në këto vende, shikohet dhe trajtohet i inkorporuar me rrezikun e
kundërpartisë. Kjo qasje është në përputhje me direktivën 2006/48/EC të Parlamentit Europian.
85
Në rastin shqiptar, trajtimi i rrezikut të vendit përfshihet dhe trajtohet si pjesë e rrezikut të
kredisë.
Provigjonimi
Provigjonimi i ekspozimeve duhet të konsiderohet në dy aspekte.
Provigjonim i kredive të individëve jo rezidentë;
Provigjonim i ekspozimeve me shtetet e huaja.
Në rregulloren aktuale, si dhe në atë të administrimit të rrezikut të kredisë, nuk ka ndryshim në
metodologjinë e provigjonimit të kredive ndaj rezidentëve dhe jo rezidentëve. Kështu që, me
qëllim përcaktimin e kategorisë së kredisë, do të merren në konsideratë vetëm ditët në vonesë si
dhe situata financiare e huamarrësit. Ndërkohë që, nuk do të ketë ndonjë impakt në vlerësimin e
vendit ku kredimarrësi është rezident.
Megjithëse kreditë dhënë jo rezidentëve mund të zenë një peshë të ulët në totalin e kredive të
sistemit bankar, provigjonimi i tyre, përfshirë rrezikun e vendit, mund të ndihmojë në vlerësimin
në mënyrë prudenciale të rrezikut potencial të bankës.
Përsa i përket ekspozimit me jorezidentët, metoda e provigjonimit të tyre kryhet sipas nenit 22 të
rregullores për administrimin e rrezikut të kredisë. Megjithëse në këtë nen nuk përmendet në
mënyrë eksplicite termi “ekspozim me jorezidentë”, përkufizimi i aktiveve të tjera në këtë
rregullore, i përfshin edhe këto ekspozime.
Sipas ketij neni, bankat dhe degët e bankave të huaja krijojnë fonde rezervë për të mbuluar
humbjet nga zhvlerësimi i aktiveve të tjera. Në këtë kuptim, trajtimi i komponentit të rrezikut të
tregut, që përmban këto aktive, mbulohet nga ky nen dhe mund të mos jetë e nevojshme të
specifikohen kërkesa eksplicite për këtë qëllim.
Raportimi në Bankën e Shqipërisë
Ky akt rregullativ, duhet të specifikojë formatin dhe periodicitetin e raportimit për këtë rrezik në
Bankën e Shqipërisë.
Si konkluzion:
Është i nevojshëm hartimi i një rregulloreje ose manuali për manaxhimin e rrezikut të vendit në
Shqipëri.
86
Manaxhimi i rrezikut të vendit duhet të konsiderohet si pjesë integrale e tërësisë së procesit të
administrimit të rrezikut nga bankat tregtare.
Megjithëse procedurat e administrimit të rrezikut të vendit variojnë nga një bankë në një tjetër,
procesi duhet të jetë në përpjestim me volumin dhe kompleksitetin e aktiviteteve ndërkombëtare
të bankave.
Përfshirja e manaxhimit të rrezikut të vendit si një nga parimet e rëndësishme për të ushtruar një
mbikëqyrje efektive, është një tregues i qartë i rëndësisë në rritje që po i jepet këtij lloji rreziku,
përveç atyre tashmë të adresuara për sistemin bankar si rreziku i kredisë, i likuiditetit, i tregut
etj..
2.6 Llogaritja e probabilitetit të dështimit (PD) në Shqipëri sipas modelit të matricës
Markoviane
Historia e krizave në sektorin bankar, në vijimësi ka konstatuar një lidhje të qenësishme ndërmjet
përkeqësimit të portofolit të kredive në industrinë bankare dhe përkeqësimit të gjendjes
financiare të institucioneve financiare apo bankave, deri në faliment, duke e vështirësuar apo
bërë të pamundur rolin e rëndësishëm të tyre si promotore të zhvillimit ekonomik. Për rrjedhojë,
rritja e kuptimit të evolucionit të rrezikut të kredive përbën një moment të rëndësishëm për të
parandaluar situata të padëshiruara, apo kriza financiare.
Në dy dekadat e fundit, vihet re një përmirësim i kuadrit analitik për të vlerësuar rrezikun e
tregut, ndërkohë që progresi për matjen dhe vlerësimin e rrezikut të kredisë ka qenë më i
ngadaltë. Modelimi i rrezikut të kredisë është një punë më komplekese dhe e vështirë sesa
modelimi i rrezikut të tregut për shkak të pamjaftueshmërisë se të dhënave, në kushtet kur
ngjarjet e kredisë që kanë të bëjnë me kalimin nga një klasë në një tjetër dhe tipikisht në dështim,
ose thënë ndryshe e në vijim në këtë material “deafult”, janë të rralla, si edhe shpërndarjes
asimetrike të tyre. Megjithëkëtë, vitet e fundit evidentohen zhvillime pozitive në modelimin e
rrezikut të kredisë, si në kontekstin teorik ashtu edhe atë praktik.
Një variant i modelimit të rrezikut të kredisë lidhet me matricën e migrimit të kredive që
konsiston në vlerësimin e evolucionit dhe ndryshimeve në të shkuarën të cilësisë së kredisë të një
huamarrësi, apo një grupi huamarrësish me tipare të njejta, si shprehje e kalimit nga njëra klasë
në tjetrën me fokus kryesor në kategorinë me probleme ose në dështim.
87
2.6.1 Ndërtimi dhe tipare të matricës së migrimit
Gjerësisht ekzistojnë dy metoda për ndërtimin e nje matrice migrimi, cohort dhe “two variant of
duration”. Metoda cohort është standard industrie (E. Ganey, R. Kelly, F. McCan, 2014)17
, i
përdorur si metodë statistikore për të studiuar ecurinë e një popullate me karakteristika të njejta
në një periudhë kohe të caktuar. Kjo metodë, e përdorur edhe për llogaritjen e probabilitetit të
dështimit në rastin e portofolove të kredisë nga shumë studiues, është marrë në konsideratë për
qëllime të këtij punimi. Ndërtimi i një matrice migrimi sipas kësaj metode, është një proces i
drejtpërdrejtë. Nëse vrojtohet renditja sipas klasave të cilësisë për një grup huamarrësish në
fillim të vitit dhe më pas në fund të tij, atëherë mund të vlerësohet probabiliteti i migrimit nga një
klasë në një tjetër, përfshi edhe kreditë të cilat nuk kanë ndryshuar klasifikim gjatë periudhës në
observim.
Supozojmë se kemi k klasa sipas të cilave renditet cilësia e kredive që varion nga AAA në D,
nga të cilat 1k apo nga AAA deri në CCC përfaqësojnë klasat jo me probleme dhe (D)
përfaqëson klasën e dështuar ose default. Supozojmë se kemi AAAN huamarrës nga të cilët DN
përfundojnë në klasën default në fund të kohës t. Atëherë probabilitet i migrimit, apo (PD) në
periudhën t do të jetë DAAAP =AAA
D
N
N. Për shembull, nëse dy huamarrës nga njëqind të tillë
migruan nga klasa AAA në D, atëhere DAAAP = 2%. Një ilustrim i pamjes së një matrice të
migrimit të kredive jepet në tabelën18
më poshtë:
AAA AA A BBB BB B CCC D
AAA 92.29 6.96 0.54 0.14 0.06 0.00 0.00 0.00
AA 0.64 90.75 7.81 0.61 0.07 0.09 0.02 0.01
A 0.05 2.09 91.38 5.77 0.45 0.17 0.03 0.05
BBB 0.03 0.20 4.23 89.33 4.74 0.86 0.23 0.38
BB 0.03 0.08 0.39 5.68 83.10 8.12 1.14 1.46
B 0.00 0.08 0.26 0.36 5.44 82.33 4.87 6.66
CCC 0.10 0.00 0.29 0.57 1.52 10.84 52.66 34.03
D 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 0.00 100
Matrica e migrimit të kredive dallohet për disa tipare thelbësore.
17
A transitions-based framework for estimating expected credit losses 18
Matrica e migrimit të kredive duke perdorur historinë e klasifikimit sipas S&P, 1981 – 2003. Metoda është kohort dhe të gjitha vlerat janë të shprehura në pikë përqindjeje.
88
Së pari, klasat e cilësisë së kredisë rradhiten në mënyrë të tillë ku në ekstremin e majtë paraqiten
klasat më të mira dhe në ekstremin e djathtë klasat me cilësinë më të dobët. Klasa e fundit, apo
kolona e fundit, përfaqëson klasën me probleme apo “default”, që ka një cilësi përthithëse dhe që
do të thotë se nuk mund të rikthehet përsëri në një klasë tjetër të sistemit të klasifikimit.
Probabiliteti i dështimit, rritet në mënyrë eksponenciale ndërsa zbresim vertikalisht nga klasat
me të mira tek klasat me cilësi më të dobët, apo e thënë ndryshe nga AAA në CCC. Mund të
ndodhin në praktikë raste si në shembulli ilustrues me lart kur asnjë kredimarrës i renditur në
klasën AAA të mos kalojë në klasen D (default), që do të thotë se vlerësimet empirike duket se
tregojnë se AAAPD është zero.
Por a është një vlerësim i tillë i pranueshëm? Përgjigje për këtë pyetje mund të jetë qëndrimi që
Bazel II ka mbajtur për mundësinë e kalimit të një ekspozimi në nivelin më të lartë të renditjes së
një sistemi klasifikimi në kategorinë “default”, duke përcaktuar një PD jo më të vogël se 0.03%.
Gjithashtu, matrica dominohet diagonalisht, që do të thotë se vlerat më të mëdha shtrihen në
diagonalen e saj që tregon probabilitetin e mos ndryshimit të klasës, ose pjesën e huave të një
klase që nuk migron gjatë një periudhë kohe të caktuar. Vlerat një hap me tutje diagonales
shfaqen normalisht në nivele më të larta, nivele të cilat në përgjithësi vijnë duke u ulur sa më
shumë i afrohemi klasës “default”, ndërkohë që sa më shumë lëvizim vertikalisht në drejtim të
klasave me cilësi më të dobët, aq më shumë rritet mundësia për të kaluar në default, që do të
thotë një PD më i lartë.
2.6.2 Aplikimi i matricës së tranzicionit të kredisë në sistemin bankar shqiptar
Ky model ka si qëllim përshkrimin e mënyrës së përdorimit të raportit “Matrica e tranzicionit të
kredisë”.
Raporti është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të detajojë sa më shumë të jetë e mundur
informacionin mbi portofolin e kredisë së sistemit bankar në nëngrupe, si dhe paraqitjen
matricore sipas klasave përkatëse të klasifikimit të probabiliteteve të migrimit të këtyre klasave
përgjatë dy periudhave kohore të përcaktuara.
Specifikime të raportit:
89
a) Si bazë të dhënash për këto raporte fiksohet numri i kredive të sistemit bankar në një moment
të caktuar;
b) Në model përfshihen kreditë me këste dhe overdraft-et;
c) Paraqitet probabiliteti që kreditë e klasifikuara në klasat 0-4 në Momentin T, të migrojnë në
klasat 0-6 në momentin T+1;
d) Kodi 0 – standard; 1 – në ndjekje; 2 – nënstandard; 3 – e dyshimtë; 4 – e humbur; 5 – e
paguar; 6 – e fshirë nga bilanci; Këto klasa janë të përkufizuara në rregulloren e Bankës së
Shqipërisë “Për administrimin e rrezikut të kredisë” ku dy klasat e para janë ato të mira,
ndërkohë që klasat 2-4 përfaqësojne grupin e kredive me probleme.
e) Raportet mund të gjenerohen për çdo bankë individuale dhe për të gjithë sistemin bankar të
agreguar.
f) Portofoli i kredive është në total, pra jo i ndarë në individë dhe biznese. Por mund të
gjenerohet edhe i ndarë.
Variantet matricore:
Në varësi të sistemeve informatike të institucioneve bankare, informacioni mund të gjenerohet në
dy forma.
Së pari, ai mund të gjenerohet duke e ndarë portofolin e kredisë në biznese dhe individë dhe për
secilin nënportofol të pasqyrohet ndarje në llojet e kredisë psh kredi me këste dhe overdraft dhe
me tej nënndarje sipas klasave të cilësisë së kredisë.
Dhe forma e dytë është gjenerimi i portofolit pa nënndarjet si më sipër, por duke e konsideruar
në total portofolin e kredisë dhe duke evidentuar vetëm ndarjen sipas cilësisë së portofolit. Kjo e
dyta mund të jetë një formë më e thjeshtë për analiza të shpejta, ndërkohë që forma e parë
mundëson kryerjen e analizave më të thelluara dhe nxjerrjen e konkluzioneve me të detajuara.
Në formë tabelare, paraqitja do të jetë kështu:
T+1
T Standard Në ndjekje Nënstandard E dyshimtë E humbur E fshirë E paguar
Standard % % % % % % %
Në ndjekje % % % % % % %
Nënstandard % % % % % % %
E dyshimtë % % % % % % %
E humbur % % % % % % %
90
Matrica e gjeneruar tregon migrimin e portofolit të kredisë në momentin T i ndarë në pesë klasa
klasifikimi, në një moment të dytë T+1 në 7 klasa klasifikimi. Në momentin T+1, përveç klasave
nga “standard” deri në “e humbur” shtohen edhe klasat “e paguar” dhe “e fshirë nga bilanci”.
Përllogaritja e probabilitetit për çdo klasë bëhet duke pjesëtuar numrin e migruar të kredive në
një klasë të caktuar në momentin T+1 me totalin e kredive në klasën e fiksuar në momentin T (në
këtë të fundit janë të përfshira vetëm kreditë që në momentin T+1 kanë status 1-6).
Veç sa më lart, raporti gjenerohet në total pa nëngrupime për çdo bankë si dhe për të gjithë
sistemin. Por këtë herë, nuk paraqitet probabiliteti i migrimit të portofolit nga klasat 0-4 në klasat
0-6, po paraqitet probabiliteti i migrimit nga klasat 0-4 po në klasat 0-4.
Më konkretisht, paraqitja në formë tabele do të jetë si vijon:
T+1 T Standard Në ndjekje Nënstandard E dyshimtë E humbur
Standard % % % % %
Në ndjekje % % % % %
Nënstandard % % % % %
E dyshimtë % % % % %
E humbur % % % % %
Kjo matricë tregon migrimin e portofolit të kredisë në momentin T i ndarë në pesë klasa
klasifikimi, në një moment të dytë T+1 në 5 klasa klasifikimi.
Përllogaritja e probabilitetit për çdo klasë bëhet duke pjesëtuar numrin e migruar të kredive në
një klasë të caktuar në momentin T+1 me totalin e kredive në klasën e fiksuar në momentin T (në
këtë të fundit janë të përjashtuara kreditë që në momentin T+1 kanë status 5, 6, 7).
Aplikimi i modelit:
Për qëllime të ilustrimit, janë marrë shifrat e portofolit të kredisë të sistemit bankar në datën
31.01.2008 (periudha T) dhe ecuria e këtij portofoli në datë 31.12.2008 (periudha T+1).
Tabela 1 Standard Në ndjekje Nënstandard E dyshimtë E humbur E mbyllur E fshirë
Standard 10.069 221 227 207 315 5.653 10
Në ndjekje 7 7 8 3 188 89 11
Nënstandard 4 0 2 3 30 47 6
E dyshimtë 8 0 2 4 62 73 70
E humbur 1 0 0 2 56 51 52
91
Numri i kredive standard në momentin fillestar: 16.702
Numri i kredive në ndjekje në momentin fillestar: 313
Numri i kredive nënstandard në momentin fillestar: 92
Numri i kredive të dyshimta në momentin fillestar: 219
Numri i kredive të humbura në momentin fillestar: 162
Tabela 2
Standard Në ndjekje Nënstandard E dyshimtë E humbur E mbyllur E fshirë
Standard 60.3% 1.3% 1.4% 1.2% 1.9% 33.8% 0.1%
Në ndjekje 2.2% 2.2% 2.6% 1.0% 60.1% 28.4% 3.5%
Nënstandard 4.3% 0.0% 2.2% 3.3% 32.6% 51.1% 6.5%
E dyshimtë 3.7% 0.0% 0.9% 1.8% 28.3% 33.3% 32.0%
E humbur 0.6% 0.0% 0.0% 1.2% 34.6% 31.5% 32.1%
(Burimi i informacionit: Banka e Shqipërisë)
Në tabelën e parë, bazuar në logjikën e matricës, shikohet ecuria e portofolit të klasifikuar
standard në fund të vitit 2008 sipas klasave përkatëse. Përllogaritja bëhet duke pjesëtuar numrin
e kredive që kanë mbetur në klasën standard në fund të vitit 2008 (T+1) me numrin e kredive të
klasifikuara standard në total, në periudhën T. E njëjta mënyrë përllogaritjeje ndiqet edhe për
klasat e tjera, deri në përftimin e matricës me përqindje ne tabelën 2.
Këto përqindje përfaqësojnë atë që quhet ndryshe probabiliteti i dështimit. Sipas tabelës së
mësipërme, kuptojmë se 60.3 për qind e portofolit të klasifikuar standard, ruan të njëjtën klasë
cilësie ne fund të periudhës. Ndërkohë, 33.8 për qind e këtyre kredive mbyllen, pra paguhen,
kurse pjesa tjetër shpërndahet në klasat me cilësi më të ulët. Situata duket më pesimiste nëse do
të analizojmë ecurinë e portofolit në klasat e tjera. Të dhënat tregojnë se 60.1 për qind e
portofolit të klasifikuar në ndjekje në fillim të periudhës, në fund të periudhës rezulton me
statusin e humbur. E ngjashme është situata edhe për klasat nënstandard dhe e dyshimtë. Kurse
për klasën e humbur, rezultati është i pritshëm.
Sa më lart, paraqitet si nje model për qëllime ilustruese, por çdo bankë mund të kryejë
përllogaritjet përkatëse në funksion të analizës së riskut dhe në funksion të llogaritjes së
kërkesave për kapital. Duke krijuar një seri kohore me këto probabilitete, çdo bankë mund të
analizojë historikun e ecurisë së portofolit të saj dhe të nxjerrë konkluzione që i shërbejnë
vendimmarrjes së ardhshme të strukturave të bankës në miratimin e dhënies së kredive të reja
92
dhe masës së rrezikut që banka planifikon të ndërmarrë. Për rrjedhojë, kjo mënyrë është një mjet
mjaft i vlefshëm që ndihmon bankat në administrimin e rrezikut të kredisë në mënyrë efektive
dhe të kenë një pamje më të qartë të pasojave të vendimmarrjeve të kaluara dhe efekteve
potenciale dhe faktike në bilancin dhe kapitalin rregullator të bankës.
KAPITULLI III MATJA E NDIKIMEVE TË KËRKESAVE MË TË
SHTRËNGUARA PËR KAPITAL NË EKONOMINË
SHQIPTARE.
3.1 Shqyrtim i literaturës
Gjatë punës kërkimore, rezultuan disa studime të cilat trajtonin lidhjen mes produktit të
brendshëm bruto probabilitetit të ndodhjes së krizave bankare, normave të interesit të kredive,
kreditimit ddhe raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK).
Në vijim paraqitet një rishikim kritik i punimeve të shqyrtuara, të zhvilluara nga disa autorë në
vende të ndryshme të botës. Kjo, për të vlerësuar në detaje edhe mënyrën e trajtimit dhe
rezultatet e arrira, në vende me karakteristika të ndryshme të ekonomisë.
1. Studimi më i rëndësishëm është ai i zhvilluar nga Grupi i Vlerësimit Makroekonomik
(Macroeconomic Assessment Group - MAG), një entitet i themeluar nga Bordi i
Stabilitetit Financiar (FSB) dhe Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare (BCBS) në
dhjetor 201019
.
Rëndësia e këtij studimi lidhet me faktin se ai shërbeu si bazë për vendimarrjen e këtij komiteti
në lidhje me implementimin e Bazel 3. Ky studim është përdorur si referencë ose si bazë
krahasimi edhe nga shumë autorë të tjerë. Grupi përbëhej nga ekspertë të bankave qendrore dhe
rregulatorëve në 15 shtete, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Raporti i ndërmjetëm i MAG, i publikuar në Gusht të vitit 2010, aplikoi metodologji të
zakonshme të bazuara në një set skenarësh për lëvizjet në kërkesat për kapital dhe likuiditet në
19
Assessing the macroeconomic impact of the transition to stronger capital and liquidity requirements
93
periudha të ndryshme kohore. Këto skenarë shërbyen si input për një serë modelesh të zhvilluara
për analiza të ndryshme nga bankat qendrore dhe nga organizatat ndërkombëtare. Pjesë
thelbësore e këtij procesi ishte edhe bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Duke marrë medianën e rezultateve të përftuara nga anëtarët e grupit, raporti i ndërmjetëm
konkludoi se një rritje me 1% raportin e synuar të kapitalit të zakonshëm ndaj aktiveve të
ponderuara me rrezik do të sillte një rënie ne nivelin e PBB me rreth 0.19% rreth 4.5 vjet pas
implementimit. Kjo përkthehet në një rënie me rreth 0.04 % në vit, në normën e rritjes.
Raporti i ndërmjetëm, vlerësoi gjithashtu edhe ndikimin e masave të propozuara nga Komiteti i
Bazelit për raportet e likuiditetit nga ku rezultoi se një rritje me 25 për qind në aktivet likuide
ndaj totalit të aktiveve, në një periudhe 4 vjeçare, e kombinuar me një zgjerim të maturitetit të
detyrimeve jo depozita të bankave, u vlerësua se lidhej me një rënie të PBB me 0.08% pas 18
tremujorëve ose 4.5 viteve.
Raporti final u bazua sigurisht në rezultatet e raportit të ndërmjetëm të MAG, analiza finale e të
cilit u zgjerua në dy dimensione. Se pari, impakti i kalimit në kërkesa më të shtrënguara për
kapital, u vlerësua duke supozuar një periudhe tranzicioni prej 8 vitesh. Së dyti, raporti aktual
ekzaminon impaktin e një rritjeje totale në kapitalin e bankës me qëllim arritjen e limiteve të reja
rregullatore, duke mos u fokusuar vetëm në rritjen prej 1 pikë për qindjeje në nivelin e synuar të
kapitalit. Për sa i përket impaktit të kërkesave më të shtrënguara për likuiditet, nuk u bë punë
shtesë, e lidhur edhe me faktin se kërkesat për likuiditet ishin ende në fazë vrojtimi.
Bazuar në medianën e vlerësuar në 97 simulime, MAG konkludoi se sjellja e raportit të
mjaftueshmërisë se kapitalit në një nivel i cili do të arrintë atë minimal të dakorduar si dhe
krijimi i një rezerve në kapital, do të çonte në një rënie të PBB, përkundrejt parashikimit bazë,
me 0.22% pas 35 tremujoreve. Në terma të rritjeve ekonomike, rritja vjetore do të ishte 0.03%
nën nivelin e saj bazë gjatë kësaj periudhe. Më tej kjo do të pasohet nga një rikuperim në PBB
kundrejt asaj bazë. Ndikimi maksimal në PBB për një pikë përqindjeje kapital shtesë, ishte
0.17%, i cili është lehtshëm më pak se 0.19% i vlerësuar për një periudhe 4 vjeçare
implementimi në raportin e ndërmjetëm (tremujori i 18). Kështu, ndikimi në rritjen vjetore të
parashikuara është disi më i vogël.
Studimi bazohet në nivelin e dakorduar të kapitalit sipas Bazel 3, nivel i cili përbëhet nga raporti
i kapitalit të zakonshëm prej 4.5%, të cilit i shtohet një rezervë prej 2.5%, për të përftuar kështu
një raport kalitali total të shtyllës së pare për sistemin bankar në nivelin 7% në fund të vitit të 8-
të të përiudhës kalimtare. Për të arritur këtë nivel të synuar si dhe duke pasur si pikënisje nivelin
94
prej 5.7%, bankat do të duhet të rrisin raportet e tyre te kapitalir me 1.3 pikë përqindjeje. Sipas
vlerësimeve të bëra nga MAG, lidhja mes impaktit në PBB dhe kapitalit të bankës ishte lineare.
Për rrjedhojë, nëse shumëzojmë me 1.3 impaktin qe ka rritja e me nje pikë përqindjeje e kapitalit
në PBB (që siç thamë më lart ishte 0.17%), atëhere impakti do te ishte 0.22% pas 35 tremujorësh
(ose rreth 0.03 % në vit reduktim i rritjes ekonomike) dhe 0.10 % në tremujorin e fundit të
simulimit. Kjo do të thotë që përpjekjet e bankave për të rritur me 1.3 përqind raportet e tyre të
kapitalit, do të ndikonte në një reduktim m e 0.22 për qind ne PBB pas 35 tremujorësh dhe me
0.13 % nën atë bazë në fund të simulimit. 35 tremjorë përkthehen në rreth 8 vite, që është edhe
koha lënë në dispozicion bankave për t’u përshtatur me kërkesat e Bazel 3.
2. Në gusht të vitit 2010, Banka Ndërkombëtare për Rregullime (BIS) zhvilloi një studim20
,
i cili ofron një analizë të ndikimit afatgjatë ekonomik të reformës së propozuar nga
Komiteti i Bazelit.
Studimi vlerëson përfitimet dhe kostot ekonomike të kërkesave rregullatore mbi kapitalin dhe
likuiditetin, si dhe ndikimin e tyre në autputin e përgjithshëm.
Kështu, përfitimet kryesore në një sistem financiar të shëndoshë, lidhen me faktin se ekziston një
probabilitet më i ulët për kriza bankare dhe humbjet në autput e përgjithshëm si pasojë e tyre.
Një tjetër përfitim lidhet me faktin se ka një reduktim në amplitudën e luhatshmërisë së autputit,
gjatë përiudhave të krizës. Kostot lidhen kryesisht me mundësinë e rritjes së normave të interesit
të kredive si pasojë e reduktimit të autputit, në një kohë kur ecuria e rritjes ekonomikë nuk
ndikohet. Megjithëse vlerësimet empirike mbi kostot dhe përfitimet janë subjet pasigurie, analiza
sugjeron se, lidhur me ndikimin në autput, ka mjaftueshëm hapësirë për të shtrënguar kërkesat
për kapital dhe likuiditet dhe njëkohësisht të ketë përfitime pozitive.
Kështu, raporti nxjerr në pah dy momente kryesore:
Së pari, ai fokusohet në ndikimin afatgjatë në ekonomi. Analiza supozon se bankat e kanë
përfunduar tranzicionin drejt niveleve të reja të kapitali dhe likuiditetit. Për këtë qëllim, ai
krahason dy situata, njëra me dhe tjetra pa kërkesat e reja rregullatore. Raporti nuk vlerësn kostot
dhe përfitimet që lidhen me fazën e tranzicionit. Kjo, në dallim nga raporti i mësipërm i MAG, i
cili merr në konsideratë dhe mat vetëm kostot makroekonomike të tranzicionit, por jo përfitimet
që rrjedhin nga normat më të shtrënguara të kapitalit gjatë fazës së tranzicionit duke e bërë
kështu sistemin bankar më të fortë.
20
An assessment of the long-term economic impact of stronger capital and liquidity requirements
95
Së dyti, raporti nuk duhet të konsiderohet si një nivel kalibrimi i veçantë. Kalibrimi i komitetit u
bazua në një analizë impakti sasior dhe referencat për raportet e kapitalit dhe likuiditetit bazohen
në të dhëna historike dhe si të tilla nuk duhet të lexohen si koresponduese në mënyrë të
drejtpërdrejtë të atyre të propozuara nga komiteti i Bazelit.
Për rrjedhojë, kjo analizë është subjekt i pasigurisë për sa kohë që asnjë qasje e vetme nuk të
përfshijë të gjitha implikimet e kapitalit dhe likuiditetit në sjelljën e bankës apo ekonomisë si një
e tërë. Kështu që raporti bazohet në një serë metodologjish dhe modelesh.
Referuar rezultateve të studimit te refletkuara në një grafik në faqen 2 të tij, përfitimet neto
qëndrojnë pozitive për një interval të gjerë kapitali, duke reduktuar probabilitetin e krizave dhe
duke vijuar rënien në mënyrë gradualë prtej një niveli të caktuar.
Kështu, përsa i përket përfitimeve ekonomike të reformave rregullatore, hapi i parë për t’i matur
ato në afatgjatë, është llogaritja e rritjes së pritshme të autputit vjetor e lidhur edhe me
reduktimin e frekuencës dhe ashpërsisë së krizave bankare. Ose e thënë ndryshe, pakësimin e
probabilitetit të krizave. Llogaritja përfshin vlerësimin e kostos së pritshme të skontuar të krizave
dhe vlerësimin e ndikimit të kërkesave më të shtrënguara për kapital dhe likuiditet për këto kosto
të pritshme mbi probabilitetin dhe ashpërsinë e krizave.
Sipas studimit, faqe 3 e tij, bazuar në të dhënat historike, krizat bankare ndodhin mesatarisht një
herë në 20 deri në 25 vjet, pra probabiliteti mesatar vjetor i ndodhjes së krizave është 4 deri në 5
për qind. Dhe njëkohësisht, krizat bankare shoqërohen me humbje të mëdha në autput. Humbjet
kuulative të skontuara të autputit, variojnë nga një minimum prej 20 % deri në më shumë se
100% të nvelit të autputit përpara krizës, duke u varur më së pari sesa gjatë në kohë mendohet të
zgjasin efektet e saj. Duke përdorur medianën e vlerësimeve të kostove kumulative të skontuara
të krizës mes studimeve të krahasueshme, e cila ëshstë rreth 60%, rezulton se çdo reduktim me 1
pikë përqindjeje\ në probabilitetin vjetor të krizave sjell një përfitim të pritshëm vjeotr prej 0.6%
të autputut. Ndërkohë, kur merret në konsideratë mediana e vlerësimit të humbjeve kur krizat
vlerësohet të kenë një efekt të përkohshëm, rreth 20%, atëherë çdo reduktim me 1 pikë
përqindjeje ne probabilitetin vjetor të krizave sjell një përfitim të pritshëm në autput prej 0.2 %.
Meqenëse ndërlidhja mes kërkesave më të shtrënguara për kapital dhe likuiditet me reduktimin
në probabilitetin e krizave është diçka e vështirë, studimi bazohet në dy metodologji. E para
përfshin studime ekonometrike të cilat masin lidhjen historike mes raporteve të kapitalit dhe
likuiditetit në sistemin bankar dhe krizave bankare pasuese, duke kërkuar për ndikimin e
faktorëve të tjerë. E dyta përfshin trajtimin e krizave bankare si një portofol letrash me vlerë.
96
Bazuar në vlerësimin e luhatshmërisë në vlerën e aktiveve të bankave, të probabiliteteve dhe
korrelacioneve të dështimit dhe në supozimet mbi lidhjen mes kapitalit dhe dështimit, atëherë
është e mundur të derivojmë probabilitetin e krizave bankare për nivele të ndryshmë të raportit të
kapitalit. Gjithashtu përdoren kombinime të këtyre metodologjive.
Sipas studimit, evidenca sugjeron se kërkesat më të shtrënguara për kapital dhe likuiditet mund
të reduktojnë në mënyrë më domethënëse probabilitetin e krizave. Modelet e përdorura
sugjerojnë se rënia në probabilitetin e krizave është tre herë më e madhe kur kapitali rritet nga
7% në 8 % sesa kur rritet nga 10% në 11%.
Për sa i përket kostove ekonomike, kostot afatgjatë të kërkesave më të larta për kapital dhe
likuiditet në autput, vlerësohen duke përdorur një numër modelesh makroekonomike, duke
përfshirë një pjesë të atyre të përdorur nga studimi i MAG. Kjo listë përfshin modelet dinamike
strukturore të ekuilibrit të përgjithshëm (DSGE), modele gjysëm strukturore dhe modele me
forma të reduktuara. Në dallim nga MAG, për shkak të fokusit në afatgjatë, kërkesat më të larta
për kapital dhe likuiditet supozohet të rrisin koston e kredisë në banka. Kosto e lartë e kredive, ul
investimet dhe konsumin, duke ndikuar kështu në nivelin e autputit.
Metodologjia e llogaritjes së kostove varet nga tiparet e modeleve makroekonomike.
Ndërlidhja e ndryshimeve në kërkesat rregullatore me normat e interesit të kredive bazohet në
bilancin e një banke përfaqësuese. Niveli i autputit para reformës së kapitalit dhe likuiditetit,
përafrohet me përbërjen mesatare të bilanceve të disa përiudhave para krizës, sëbashku me
vlerësimet historike të kostove të financimit dhe kthimeve nga kapitali. Bazuar në këtë, është e
mundur të përllogaritet rirtja në normat e interesit të kredive, të nevojshme për të përballuar
kostot shtesë të standardeve më të larta.
Si pasojë e sa më lart, ndërlidhja passjell dy rezultate kryesore, së pari, çdo 1% rritje në raportin
e kapitalit rrit normat e interesit të kredive me 0.13%. Së dyti, kostot shtesë të arritjes së nivelit
të kërkesave të reja për likuiditet, rritin me 0.25% normat e kredisë kur aktivet e ponderuara me
rrezik supozohen të pandryshuara.
Si përfundim, nga modelet për këtë pjesë rezulton se është e mundur të matet impakti i kërkesave
më të shtrënguara për kapital në nivelin e autputit, në të gjithë setin e modeleve
makroekonomike. Një rritje me 1 % në nivelin e kapitalit, përkthehet në një medianë prej 0.09%
rënie në nivelin e autputit kundrejt atij bazë. Ndërkohë, impakti median i përputhshmërisë me
kërkesat për likuiditet, është 0.08%.
97
Masat e sipërpërmendura janë kombinuar sëbashku, pra kostot dhe përfitimet, për të përftuar një
vlerësim tërësor të normave të reja më të shtrënguara të likuiditetit dhe kapitalit.
Sipas këtij studimi, bazuar në të dhënat historike, ka ndodhur që një vend përballet me një krizë
financiare çdo 20-25 vjet dhe se si pasojë e krizave bankare, produkti i përgjithshëm bie.
3. Një tjetër studim ishte ai i publikuar në vitin 201121
, i cili solli një vlerësim të kostove
ekonomike afatgjata të rregullave të reja për kapitalin dhe likuiditetin, pjesë e paketës së
re të Bazel 3.
Edhe ky studim, ashtu sikurse ai i MAG, fokusohet vetëm në kostot e kërkesave të reja të Bazel 3
dhe jo në përfitimet dhe rezultatet e tij janë në një linjë me ato të MAG.
Metodologjia e këtij studimi ndërtohet mbi eksperimente kundërfaktuale22
të zhvilluara me
modele makroekonomike, të cilat në thelb synojnë ndërlidhjen si inpute dhe parametra në model
të kërkesave të reja më të shtrënguara për kapitalin dhe likuiditetin dhe të studiojë vlerat e
autputit dhe volatilitetin e variablave makroekonomike.
Shumë prej modeleve të përdorua janë të familjes DSGE (Dynamic Stochastic General
Equilibrium)23
. Ky grup modelesh është përdorur pasi konsiderohet nga autorët si vetmja mënyrë
e cila mundëson që eksperimentet kundërfaktike dhe skenarët të mund të zhvillohen në një
mënyrë të qëndrueshme dhe të mundësojnë dhëniën e përgjigjeve. Megjithatë në studim
përmenden edhe modele të tjera, megjithëse me numër të limituar, si për shembull ai VECM
(Semi structural and vector collection model) apo një model i bazuar në mirëqenie (efekti që
kanë në mirëqenie kërkesat më të shtrënguara për kapital si përqindje e devijimit të konsumit
ndaj nivelit bazë).
Referuar studimit, normat e kapitalit, por edhe ato te likuiditetit, ndikojnë aktivitetin ekonomik
nëpërmjet rritjes së ndërmjetësimit bankar. Bankat, për nje vlerë të caktuar të aseteve në bilancet
e tyre, duhet të mbajnë më shumë kapital. Për rrjedhojë, që të arrijnë nivelin e kërkuar të raportit
e kapitalit, ato duhet të heqin dorë nga një përqindje e caktuar e aseteve te tyre, proces i cili
21
“BASEL III: Long-term impact on economic performance and fluctuations” Autorë: P Angelini, L Clerc, V Cúrdia, L Gambacorta,
A Gerali, A Locarno, R Motto, Ë Roeger, S Van den Heuvel and J Vlček 22
Eksperimente ku vendosen përballë në një model dy ngjarje të kundërta 23
Sipas ketij grupi modelesh, bilancet e bankave dhe tregu i kredise, jane te modeluara në menyre eksplicite. Ato sigurojnë një
kuadër të unifikuar i cili analizon sesi ndryshimet në raportet rregullative te kapitalit dhe likuiditetit ndikojne aktivietin banker dhe se fundmi autputin. Gjithashtu, modelet DSGE jane virtualisht kuadri i vetem i cili mundëson eksperimente kunderfaktike me skenare rregullative dhe qe zhvillohen ne menyre te qendrueshme. Ne kushtet kur pritshmerite e agjenteve janë të modeluara në mënyre eksplicite, po ashtu eshte edhe reagimi i tyre si pasoje e ndryshimit te politikave dhe rregulloreve. Një tjetër avantazh i modeleve DSGE është se mundesojne studimin e efekteve te ndryshimeve rregullative jo vetem ne vlerat aktuale te treguesve makroekonmike, por edhe ne ndryshimin e tyre ne afatgjate.
98
quhet deleverage. Si pasojë, bankat mund të reduktojnë aktivet e tyre të ponderuara me rrezik
duke pakësuar portofolin total të kredive apo aktivet jo kredi, ose duke e zhvendosur përbërjen e
portofolit të kredisë drejt aktiveve më pak riskoze. Në rast se raporti i kthimit nga kapitali (ROE)
dhe ai i kostos së borxhit të bankës nuk janë në nivelin e kërkuar, atëherë bankat do të duhet të
rrisin normat e tyre të interesit për të kompensuar kostot e larta të financimit. Në modelet të cilat
nuk përfshijnë as kapitalin as likuiditetin, rezultati pritet të jetë rritja e normave te interesit të
kredive. Në modelet kur këto elementë janë të modeluar, atëherë rritja e normave të interesit vjen
në mënyrë endogjene si rrjedhojë e ndryshimeve rregullatore.
Shumica e modeleve të përdorura në simulime i përket gjeneratës më të fundit të modeleve që
quhen ndryshe familja DSGE, në të cilën bilancet e bankave dhe tregjet e kredisë modelohen në
mënyrë eksplicite. Këto modele ofrojnë një kuadër të unifikuar i cili analizon sesi ndryshimet në
kërkesat për kapital dhe likuiditet ndikojnë situatën e bankave (normat e interesit dhe kreditimin)
dhe së fundmi nivelin e autputit. Sikurse u tha më lart, këto modele janë të vetmet të cilat
mundësojnë eksperimente kundërfaktike me skenarë të cilët aplikohen në mënyrë të vijueshme.
Gjithashtu, avantazh tjetër është edhe fakti se modelet DSGE mundësojnë studimin e efekteve të
ndryshimeve në politika jo vetëm në vlerat aktuale të variablave makroekonomike, por edhe në
luhatshmërinë e tyre në afatgjatë.
Nga ana tjetër, këto modele kanë disavantazhet e tyre, pasi nje pjesë e tyre janë pjesërisht të
kalibruar dhe si rrjedhojë rezultatet sasiore mund të jenë të dyshimta. Gjithashtu, edhe modelet
më të plota DSGE të përdorura në studim, nuk përfshijnë aspekte të rëndësishme empirike të tilla
si risqet e brendshme dhe dështimet. Nga ana tjetër, këto modele tipikisht nuk modelojnë
ndërveprimin mes sektorit financiar dhe ekonomisë si për shembull situata e bilancit të bankës
dhe pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve mungojnë apo nëse janë prezentë nuk luajnë asnjë
rol të rëndësishëm. Në shumë raste, modelet janë subjekt i kritikës së Lukasit meqenëse
pritshmëritë e agjentëve nuk janë modeluar plotësisht dhe efektet e një ndryshimi ne politikat
ekonomike parashikohen mbi bazën e të dhënave historike. Për këtë arsye, vetëm dy modele u
morën në konsideratë në këtë studim. Së fundmi, autorët kanë prezantuar rezultatet e përftuara
me një model VECM (vector error-correction model) i cili vlerëson lidhjen afatgjatë mes një seti
të vogël variablash për SHBA, përfshirë ROE-në e bankave, normën e interesit, huadhënien,
likuiditetin e bankës dhe kapitalizimin. Avantazhi kryesor i kësaj qasjeje është se ajo nuk lejon
kryerjen e eksperiementeve kundefaktike dhe se vlerësimet janë subjekt i kritikës së Lukasit.
Bazuar në modelin më lart DSGE, studimi nxorri konkluzionet e mëposhtme:
99
Çdo 1 përqind rritje në raportin e mjaftueshmërië së kapitalit, përkthehet në 0.09 përqind humbje
në nivelin e autputit bazë. Një rezultat i ngjashëm është arritur edhe duke përdorur modelin e
mirëqenies. Përsa i përket treguesve të likuiditetit, studimi është bazuar vetëm në njërin prej
indicatorëve të rinj të prezantuar nga Bazel 3 që është ai i NSFR (Net stable funding ratio), për
shkak të limitimit të të dhënave me treguesin tjetër LCR (Liqudity coverage ratio). Impakti
median i përputhshmërisë me nivelin e ri të NSRF është rreth 0.08 për qind. Së dyti, rregullat më
të shtrënguara prudenciale shkaktojnë një rënie në volatilitetin e autputit dhe së treti, një rregull
prudencial i cili rrit kërkesat për kapital kur raporti i kredisë ndaj autputit rritet, rezulton se
mundëson reduktim në variancën e autputit në një mënyrë të matshme.
4. Një studim tjetër është edhe ai i zhvilluar nga Grupi i Bankave Afrikane për Zhvillim i
nëntorit 201124
.
Afrika kaloi pa u dëmtuar nga kriza financiare botërore, por sigurisht, pati edhe efekte indirekte.
Ndërkohë, sektori bankar i rezistoi krizës duke provuar se ishte i shëndetshëm, kjo edhe për
shkak të reformave të ndërmarra në drejtim të përforcimit të sistemit rregullator dhe mbikëqyrës.
Rritja e aksesit ndaj sistemit financiar dhe thellimi i mëtejshëm në këtë drejtim, mbeten sfidat
kryesore të ekonomive afrikane, duke pasur si synim kryesor nxitjen e rritjes ekonomike. Në këtë
kontekst, autorët kanë konsideruar me interes studimin e ndikimit që treguesit e rinj të Bazel 3 si
një mënyrë me vlerë për të rivlerësuar reformat e sektorit financiar në Afrikë. Në këtë vend, po
bëhen përpjekje për të kaluar nga Bazel 1 në Bazel 2.
Sipas studimit, 15 vende afrikane janë në fazën e implementimit të Bazel 2 dhe vlerësimi i
efekteve përkatëse në ekonomi është synimi kryesor. Njëkohësisht, studimi synon të evidentojë
se ka arsye të mjaftueshme për të besuar, sipas autorëve, mbi përfitimet që do të ketë në ekonomi
implementimi edhe i Bazel 3. Së pari, Bazel 3 shërben si një bazë e mirë për zhvillimin e
praktikave të shëndosha mbikëqyrëse dhe manaxhimit të rrezikut. Së dyti, një qasje
makroprudenciale në rregullore, mund të kontribuojë në zhvillimin e mbikëqyrjes së rrezikut dhe
reduktojë mundësinë e arbitrazhit të kapitalit në sistem. Së fundmi, kërkesa më të larta për
kapital, mund të kontribuojnë në rritjen e rezistencës së sistemit financiar. Sipas autorëve,
ekzistenca e kanalit të kapitalit bankar, nëpërmjet së cilës ndryshimet në rregulloret përkatëse të
kapitalit kanë efekte makroekonomike, është e dokumentuar në literaturë dhe për këtë shërben si
24
Me titull “The Macroeconomic Impact of Higher Capital Ratios on African Economies” Autorë: Giovanni Caggiano and Pietro
Calice.
100
bazë punimi i Francis and Osborne i cili ofron një panoramë të plotë të literaturës mbi kanalin e
kapitalit bankar.
Autorët gjatë punës së tyre kërkimore vunë re se studimet e konsultuara merrnin si bazë efektet e
reformës së Bazel 3 në ekonomitë e zhvilluara, por nuk kishte studime (të paktën në njohuritë e
tyre) të cilat adresonin çështjen e ndikimit makroekonomik të kësaj reforme në vendet në
zhvillim, veçanërisht në vendet afrikane. Për rrjedhojë, qëllimi i tyre ishte të hidhnin dritë mbi
faktin nëse ka hapësirë për të rritur kapitalin nga niveli aktual dhe ndërkohë të mërrnin përfitime
ekonomike. Metodologjia e përdorur fokusohet në efektin afatgjatë dhe nuk konsideron kostot
afatshkurtër që shoqërojnë tranzicionin. Për të vlerësuar impaktin makroekonomik afatgjatë të
rritjes së kapitalit, autorët ndoqën një qasje me tre hapa.
Së pari, ata vlerësuan përfitimet afatgjata duke kuantifikuar përfitimet në PBB afrikane si
rrjedhojë e probabilitetit të reduktuar të krizave bankare. Kjo bëhet duke llogaritur rritjen e
pritshme vjetore të autputit e lidhur me reduktimin e frekuencës së krizave bankare në kontinent.
Ndërlidhja e raporteve më të shtrënguara të kapitalit me reduktimin në probabilitetin e krizave
bankare është bërë duke përdorur një model logit dhe 19 shtete. Sipas studimit, reduktimi i
probabilitetit të krizave me 1% përkthehet në një përfititim të pritshëm vjetor prej 0.33% të PBB.
Me anë të modelit logit përmendur më sipër, autorët ndërlidhën kërkesat më të shtrënguara për
kapital me ndryshimet në probabilitetin e krizave bankare. Rezultatet tregojnë se ka një
korrelacion të fortë mes rritjes së raporteve të kapitalt dhe reduktimit të probabilitetit të krizave.
Kështu, impakti i ndryshimit të raportit të kapitalit ndaj probabilitetit të krizave është 0.7%, që
nënkupton se një rritje me 1% e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit, do të ulte mundësinë e
ndodhjes së një krize me 0.7%, e cila përkthehet në një përfitim në autput prej 0.23%.
Cilësia e kapitalit bazë të bankave afrikane, është e lartë si pasojë e mungesës se instrumenteve
hibride dhe inovative të kapitalit, e për rrjedhojë, rreziku i kredisë është shqetësimi i vetëm i
bankave në rajon. Rezultatet e studimit tregojnë së një rritje me 1% në raportin e kapitalit
rregullator kundrejt nivelit aktual, do të reduktonte probabilitetin e krizave bankare me 0.5%, e
shoqëruar me një rritje në nivelin e autputit prej 0.165%
Së dyti, autorët kanë matur kostot ekonomike afatgjata të rritjes së kapitalit ndaj autputit, e thënë
ndryshe, matjen e impaktit në koston e kreditimit bankar. Rritja e kostos së kreditimit, ul
investimet dhe konsumin dhe ndikon në nivelin e autputit. Për këtë janë përdorur të dhënat për
22 shtete. Strategjia e përdorur shtrihet në dy drejtime. Së pari, mbi supozimin se bankar ia
përcjellin klintëve të tyre kostot e lidhura me rritjen e kërkesave për kapital duke rritur normat e
101
interesit të kredive. Së dyti, mbi supozimin se kostot e kredisë impaktojnë aktivitetin ekonomik
nëpërmjet konsumit të ulët dhe investimeve duke ndikuar direkt në nivelin e autputit. Si rezultat
i studimit, një rritje me 1% në raportin e kapitalit ndaj aktiveve, rrit me 0.084% normën e
interesit të kredive. Ndërkohë që, një rritje me 1% e normës së interesit të kredive, ul autputin me
0.93%.
Së treti, autorët kanë kombinuar rezultatet e dy modeleve më lart, për të kuantifikuar efektin e
normave më të larta të kapitalit, ndaj autputit në ekonomitë afrikane.
Rezultati kryesor i këtij studimi është së kërkesat më të shtrënguara për kapital kanë efekte
pozitive neto në nivelin afatgjatë të autputit për një interval të gjerë nivelesh kapitali. Ka përftim
neto në rritje për norma kapitali deri në 4 % më të larta se niveli aktual, më pas, përfitimi neto
vjen duke rënë dhe, për rritje të raportit të kapitalit mbi 9%, përfitimi neto kthehet në negativ.
Në kushtet kur sistemi bankar afrikan ka rezerva kapitali mbi kërkesat minimale rregullatorë,
gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se rregullatorët afrikanë duhet të sigurojnë që bankat afrikane të
mbajnë nivelet e tyre të kapitalizimit në minimum.
5. Në korrik 2009, u publikua studimi mjaft interesant me autorë Ray Barrell, E Philip
Davis, Tatiana Fic, Daën Holland, Simon Kirby and Iana Liadze25
”.
Ai kishte në thelb të tij studimin e kostove dhe përfitimeve të ndryshimit të kërkesave
prudenciale në lidhje me mjaftueshmërinë e kapitalit dhe ato të likuiditetit, të prezantuara me
Bazel 3. Përsa i përket përfitimeve, autorët gjetën se një rritje në raportin e mjaftueshmërisë së
kapitalit ose një rritje në raportet e likuiditetit, reduktojnë në mënyrë domethenësë probabilitetin
e ndodhjes së krizave bankare. Gjithashtu, boom-i i çmimeve të shtëpive rrit probabilitetin e
ndodhjes së krizave bankare, pasi ato shoqërohen me kreditim të pa kolateralizuar apo kreditim
jo të shëndoshë. E përkthyer në shifra, autorët treguan se një rritje me një përqind e treguesit të
mjaftueshmërisë së kapitalit, do të reduktonte probabilitetin e ndodhjes së krizave ne Mbretërinë
e Bashkuar në vitet 2007-2008 me 5-6 përqind.
Nëse ndodh një rritje e shpejtë e çmimeve të shtëpive, rritja e kërkesave për kapital dhe likuiditet
është zgjidhja prudente me qëllim reduktimin e mundësisë së ndodhjes së krizave bankare.
Nga ana tjetër, një rritje në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, ose në kërkesat e likuiditetit, i
shkakton kosto bankës. Për rrjedhojë, me qëllim që bankat të neutralizojnë këto kosto, do të
duhet të rrisin normat e interesit të kredidhënies. Kosto më të larta kredidhënieje, rrisin koston e
25
“Optimal regulation of bank capital and liquidity: hoë to calibrate neë international standards”
102
kapitalit dhe kanë efekte negative në PBB. E përkthyer në shifra, autorët arritën në konkluzionin
se në Britaninë e Madhe, një rritje me 1 përqind të normës së mjaftueshmërisë së kapitalit,
redukton PBB në afatgjatë me 0.08 për qind.
Me qëllim krahasimin e kostove dhe përfitimeve nga ndryshimi në raportin e kapitalit dhe të
likuiditetit, autorët patën të nevojshëm modelimin e ndikimit të tyre në autput dhe këtë e bënë
duke krijuar një model të sektorit bankar dhe vendosjen e tij në një model strukturor për
Britaninë e Madhe, pjesë e modelit NiGEM. Ky model përmban elementë të kërkesës, përfshirë
konsumin dhe të ofertës e drejtuar nga teknologjia dhe kostoja e kapitalit. Ai analizon ngjarje të
ndryshme në botë, bazuar në skenarë të paracaktuar dhe të dhëna historike.
6. Banka e Kanadasë në vitin 201026
zhvilloi një studim mbi kostot dhe përfitimet e
ndikimit në afatgjatë të reformave në ekonominë kanadeze si pasojë e rregullave mbi
mjaftueshmërinë e kapitalit dhe të likuiditetit.
Metodologjia e këtij studimi bazohet në simulimet e zhvilluara në versionin e Modelit ekonomik
global (sipas Lalonde dhe Muir 2007) të Bankës së Kanadasë si dhe një version të modifikuar të
DSGE, i quajtur BoC-GEM-Fin. Ky model i modifikuar përfshinte një mekanizëm akseleratori
financiar sipas Bernaknke, Gertler dhe Gilchrist (1999) si dhe një sektor bankar aktiv, i cili
synonte optimizimin e konkurencës monopolistike të bankave të cilat ndërvepronin në një treg
ndërbankar sipas Dib (2010).
Eksperimentet e përshkruara në studim konsistojnë në një rritje të përherëshme të kërkesave
minimale për kapital që duhet të plotësojnë bankat. Ndryshimi implementohet gradualisht në një
hark kohor të caktuar në fund të të cilit, kërkesat minimale për kapital arrijnë një vlerë të
përherëshme. Me qëllim evidentimin e efektit të kërkesave më të shtrënguara për kapital, njëri
prej eksperimenteve merr në konsideratë rritje në nivelin minimal të kërkesave për kapital për të
arritur nivele të ndryshme të autputit. Një eksperiment tjetër fokusohet në ndryshimet në kërkesat
minimale për kapital të nevojshme për të sjellë rritje në raportit likuiditetit. Duke marrë në
konsideratë strukturën e sistemit bankar kanadez në model, ku bankat kombinojnë fondet e marra
hua në tregun ndërbankar me “kapitalin” të krijuar nga individët, ekzistojnë dy kanale direkte
nëpërmjet të cilëve një rritje ne kërkesat minimale për kapital ndikon ekonominë. Kanali i parë
është efekti në koston marxhinale të ofertës së parasë, meqenëse bankat kanë nevojë për më
26
The Macroeconomic Implications of Changes in Bank Capital and Liquidity Requirements in Canada, autorë C. de Resende, A. Dib, N. Perevalov
103
shumë input (kapital) për të prodhurar njësi autputi (kredi). Meqensë bankat operojnë në një
ambient me konkurencë monopolistike, kjo kosto shtesë i transferohet huamarrësve nëpërmjet
normave më të larta të interesit të kredisë. Kjo e fundit ka efekt negativ në vlerën neto
sipërmarrëse dhe ndikon në rritjen e kostove të jashtme të financimit të kompanive. Për
rrjedhojë, bien investimet vendase dhe PBB.
Rezultatet e studimit treguan se një rritje permanente e kerkesave minimale për kapital, çon në
reduktim të kreditimit dhe të PBB, si dhe rritje modeste të normave të interesit të kredive mbi
normën bazë të interesit. Në përgjigje të kërkesave më të larta për kapital, bankat kanadeze janë
të detyruara të ulin aktivin e tyre (deleverage) dhe këtë mund ta bëjnë duke rritur kapitalin
dhe/ose duke reduktuar kredidhënien.
7. Një tjetër studim është ai i Autoritetit Monetar të Hong Kongut (2010)27
i cili ofroi një
analizë kosto-përfitim të kërkesave më të larta për kapital dhe likuiditet në këtë vend.
Ashtu sikurse studimi i Komitetit të Bazelit për mbikëqyrjen bankare i vitit 2010, edhe ky studim
evidentoi përfitimet që rridhnin nga reforma e sipërpërmendur , kryesisht si pasojë e reduktimit
të humbjes së pritur kundrejt PBB-së nga krizat bankare, e cila nga ana tjetër, përcaktohet nga
masa e reduktimit të probabilitetit të krizave dhe humbja nga PBB. Kostoja supozohet se rrjedh
nga rënia e nivelit te PBB-së si pasojë e normave më të larta të interesit për të kompensuar
plotësisht koston e përputhshmërisë me kërkesat e reja.
Kështu, në mënyrë të përmbledhur rezultatet e studimit paraqiten si vijon:
Përfitimi i pritur për Kong Kongun vlerësohet të jetë pozitiv për një interval të gjerë të raportit
kapital ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik, megjithëse përfitimi neto mund të jetë më i ulët se
mesatarja e vendeve të marra në konsideratë ne studimin e BCBS 2010. Përftitimi i pritur për
Hong Kongun është i varur nga fakti nëse krizat bankare vlerësohet të sjellin humbje të
përkohshme apo të përhershme të PBB-së.
Kështu, nëse supozojmë se krizat bankare shkaktojnë vetëm humbje të përkohshme të PBB-së,
përfitimi neto për Hong Kongun vlerësohet të jetë pozitiv nëse raporti kapital ndaj aktiveve të
ponderuara me rrezik qëndron midis 9-14%. Përfitimi neto vlerësohet të variojë nga 0.02% në
0.17% krahasuar me rezultatet e studimit të BCBS prej 0.07%-0.29%.
27
An assessment of the long-term economic impact of the neë regulatory reform on Hong Kong, autorë E. Ëong, T. Fong, K. Li and H. Choi
104
Nga ana tjetër, nëse krizat bankare pritet të sjellin humbje të përhershme të PBB-së, do të kishte
një përfitim neto për Hong Kongun për një raport më të gjerë të kapitalit ndaj aktiveve te
ponderuara me rrezik. Përfitimi neto vlerësohet mes 2.11-2.76%, krahasuar me vlerësimet e
BCBS prej 4.3%-5.85%.
Pra në të dy rastet, përfitimi neto për ekonominë e Hong Kongut është më i ulët se ai i
përllogaritur në studimin e BCBS dhe kjo për dy arsye:
Së pari sepse reduktimi i probabilitetit të ndodhjes së krizave bankare nga një rritje në raportet e
kapitalit mund të mos jetë domenthënës. Më konkretisht, përfitimi marxhinal bëhet zero nëse
raporti i kapitalit ndaj aktiveve te ponderuara me rrezik është më i lartë se 11%.
Së dyti, sistemi bankar i Hong Kongut ka tepricë likuiditeti dhe për rrjedhojë, një rritje qoftë
edhe me 1% e raportit të kapitalit përmirëson reduktimin e probabilitetit të krizave.
Kjo reformë, pritet të sjellë përfitime pozitive në ekonominë e Hong Kongut, megjithëse më të
ulët se mesatarja e vlerësuar nga studimi i BCBS në vitin 2010. Gjithashtu reforma nuk pritet të
sjellë ndonjë ndryshim drastik për sistemin bankar të e këtij vendi, si rrjedhojë e kapitalizimit të
lartë, nivelin e lartë të kapitalit të zakonshëm dhe atij bazë si dhe strukturën e shëndetshme të
financimit me depozita të klientëve, si zëri me peshën kryesore në burimet e financimit (77%).
8. Slovik and Cournède në vitin 201128
matën kostot ekonomike afatmesme të
përputhshmërisë me kërkesat e Bazel 3 të 3 vendeve me ndikimin me të madh ne OECD
ekonominë e SH.B.A., Zonës Euro dhe Japonisë, duke kombinuar një model të bazuar në
rregulla kontabël me një model makroekonomik.
Analiza sugjeron një ndikim mesatar në rritjen vjetore të PBB në nivelin -0.05 në -0.15 pikë
përqindjeje për një periudhë kohe pesë vjeçare.
Analiza e parë që bëhet në studim është quantifikimi i ndikimit të kërkesave për kapital sipas
Bazel 3 në nivelin e kapitalit të bankave dhe në normat e interesit të kredive.
Marrëveshja e Bazel 3 rriti kërkesat minimale për kapitalin e zakonshëm nga 2-4.4% të aktiveve
të ponderuara me rrezik dhe raportin e Shtyllës 1 të kapitalit nga 4 në 6% me hyrje në fuqi në
vitin 2015. Në vitin 2019, bankat do të duhet të shtojnë një fond rezervë prej 2.5 pikë përqindjeje
mb inivelin e kapitalit të zakonshëm dhe kapitalit bazë.
Megjithatë, para se të miratohej marrëveshja e Bazel 3, bankat i kishin rritur raportet e tyre të
kapitalit krahasuar me nivelet që ato kishin para krizës, si pasojë e presioneve të tregut.
28
OECD paper: Macroeconomic Impact of Basel III, autorë P. Slovik dhe B. Cournede
105
Krahasuar me këto nivele në fund të vitit 2006, bankat në SHBA, zonën Euro dhe në Japoni në
fund të vitit 2009 kishin rritur nivelin e kapitalit të zakonshëm mesatarisht 1.3 pikë përqindjeje
dhe shtyllën 1 të kapitalit mesatarisht 1.5 pikë përqindjeje.
Duke marrë në konsideratë se këto zhvillime në kapitalin e zakonshëm dhe në shtyllën 1 të
kapitalit ndodhën në një kohë kur tregjet kishin presion për rritje të niveleve të kapitalit,
përpjekjet e mëtejme për të arritur nivelet e kërkuara nga Bazel 3 do të plotësoheshin nga rritjet
tashmë të aplikuara. Thënë këtë, deri në vitin 2015 bankave do t’i duhej të rritnin nivelin aktual
të kapitalit të zakonshëm mesatarisht me 1.2 pikë përqindjeje dhe shtyllën 1 të kapitalit me 0.5
pikë përqindjeje. Për të arritur nivelin e kërkuar të kapitalit në vitin 2019, i cili do të përfshijë
edhe fondin rezervë, bankave do t’i duhej të rritnin raportin e kapitalit të zakonshëm mesatarisht
me 37 pikë përqindjeje dhe raportin e shtyllës 1 të kapitalit më 3 pikë përqindjeje.
Përpjekjen kryesore të rikapitalizimit të bankave do të drejtoheshin kështu drejt raportit të
kapitalit të zakonshëm, i cili do shërbeu edhe si fokusi i analizës së autorëve të studimit mbi
ndikimin makroekonomik të Bazel 3.
Bazuar në të dhënat e agreguara të bilanceve të mesatarizuara për periudhën 2004-2006 (para
krizës) shërbyen si bazë për të matur ndjeshmërinë e normave të interesit të kredive bankare ndaj
një pikë përqindjeje rritje në kërkesat për kapital. Kështu ndikimi i rritjes me këtë nivel, do të
rriste normat e interesit të kredive me 0.144 pikë përqindjeje mesatarisht për të tre ekonomitë e
studiuara. Për të arritur nivelet e kërkuara nga Bazel 3 në vitin 2015, bankat do të duhet të rrisnin
normat e interesit të kredive mesatarisht 0.15 pikë përqindjeje dhe për të arritur nivelin e kërkuar
për vitin 2019, bankat do të duhet të rrisnin normat e interesit të kredive mesatarisht 0.5 pikë
përqindjeje.
Analiza e dytë lidhet me impaktin makroekonomik në një periudhë afatmesme të Bazel 3, e më
konkretisht në nivelin e PBB dhe në rritjen ekonomike.
Ky impakt është matur duke përdorur semielasticitetet e axhustuara të modelit të ri global të
OECD29
. Studimi mati ndikimin e në nivelin e PBB të një rritjeje me 1 përqind të normave të
interesit të kredive bankare. Ndikimi më i madh është në zonën euro, meqenëse kanë edhe
peshën më të madhe të ndërmjetësimit bankar krahasuar me Japoninë dhe SHBA.
Si rezultat, kërkesat e Bazel 3 që hynin në fuqi në vitin 2015, reduktonin nivelin e PBB të tre
vendeve të mëdha të OECD mesatarisht me -0.23% pesë vite pas implementimit nga ana e
29 K. Hervé et al. (2010), “The OECD’s Neë Global Model”, OECD Economics Department Ëorking Paper No. 768
106
bankave. Kjo shifër përkthehet mesatarisht me një ndikim në rritjen e PBB-së me -0.05 pikë
përqindjeje në vit.
Ndërkohë, për sa lidhet me efektin e kërkesave për kapital që hyjnë në fuqi ne 2019, efektet
makroekonomikë do të jenë më të mëdha. Ndikimi mesatar ne rritjen vjetore të PBB-së
vlerësohet rreth -0.15 pikë përqindjeje. Sapo bankat të fillojnë të implementojnë kërkesat për
kapital të vitit 2019, ndikimi afatmesëm i tyre do të jetë me i lartë se ai i vitit 2015. Kështu ky
ndikim në rritjen vjetore të PBB pritet të jetë në intervalin -0.05—0.15 pikë përqindjeje në
afatmesëm.
Analiza e tretë bën një krahasim mes këtyre rezultateve me vlerësimet e paraqitura nga MAG.
Sipas raportit të MAG, bazuar në metodologjitë e vendeve të ndryshme, një rritje me një pikë
përqindjeje në raportin e kapitalit ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik, rezulton në një rritje të
medianës së normave të interesit të kredive me 0.15 pikë përqindjeje. Ndërkohë, referuar
rezultateve të këtij studimi, ndikimi është 0.144 pikë përqindjeje bazuar në metodologjitë e tre
vendeve më të mëdha të OECD, pra pothuaj i njejtë. Gjithashtu, MAG konkludoi se një rritje me
një pikë përqindjeje të raportit të kapitalit ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik, redukton
nivelin e PBB me 0.19 % katër vite e gjysmëm pas momentit të implementimit, duke nënkuptuar
një rënie me 0.04 pikë përqindjeje në rritjen vjetore të PBB-së. Ndërkohë, impakti i vlerësuar i
rritjes më një pikë përqindjeje të raportit të kapitalit ndaj aktiveve të ponderuara me rrezik sipas
këtij studimi është 0.2% pesë vite pas implementimit, e thënë ndryshë rënie vjetore të PBB me
0.04 pikë përqindjeje. Thënë ndryshe, rezultatet e këtij studimi janë në një linjë me ato të MAG.
9. Në vitin 2013, Elona Dushku dhe Vasilika Kota publikuan modelin financiar në
Shqipëri30
.
Qëllimi i këtij modeli është që të sigurojë një strukturë për mënyrën se si goditjet
makrofinanciare transmetohen në sektorin bankar, si dhe për parashikimin e ardhshëm të tyre.
Modeli është ndërtuar për të analizuar goditje të ndryshme makroekonomike që ndikojnë në
stabilitetin financiar, nëpërmjet rreziqeve që vijnë që nga jashtë sistemit financiar. Modeli
përqendrohet në shëndetin e sistemit bankar, si pjesa më e rëndësishme e sistemit financiar
shqiptar. Kështu, modeli ofron një kuadër sasior për të vlerësuar mënyrën se si transmetohen
goditje të ndryshme në bilancet e bankave, duke marrë parasysh rrezikun e kredisë në mjedisin
30
Modeli financiar në Shqipëri, qasje ndaj të dhënave të panelit, 2013. E. Dushku, V. Kota.
107
makroekonomik, ndërveprimin ndërmjet bankave dhe efektin reagues, që shfaqet në të dyja anët
e bilancit (aktiv, pasiv). Mekanizmi i trasmetimit i modelit financiar përbëhet kryesisht nga dy
kanale kryesore që janë kanali i kredisë së bankave dhe kanali i kapitalit të bankave. Sipas
kanalit të kredisë bankare autoret presin që një goditje e cila ndikon bilancin e bankave, ndikon
koston dhe vlefshmërinë e kredisë, që shkon përtej kanalit tradicional të politikës monetare,
nëpërmjet kanalit të normave të interesit. Sipas kanalit të kapitalit të bankës, një rënie në
kapitalin e bankës rrit koston e fondeve bankare, i cili gjithashtu ndikon në koston e fondeve të
huamarrësit. Një arsye tjetër pse kapitali i bankës mund të ndikojë në huadhënie është edhe
kërkesa për kapitalin rregullator që duhet të përmbushë një bankë. Ky kriter vendoset si kufi i
sipërm ndaj aktiveve të bankës, e për rrjedhojë, ndikon në huadhënien e bankës. Kërkesat për
kapital shtesë për aktivet me rrezik gjithashtu kanë potencial për të përkeqësuar më tej efektin e
kapitalit të bankës në huadhënie. Në thelb të modelit financiar ndodhet një bazë e detajuar të
dhënash të bilanceve të bankave gjatë periudhës 2002 T1 – 2012 T4, për 16 bankat që zhvillojnë
veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Të dhënat e bilanceve për secilën nga bankat janë ndarë në dy
klasat kryesore - aktive dhe pasive, ku lidhja ndërmjet treguesve kryesorë makroekonomikë, dhe
treguesve të tjerë të aktivitetit të bankave është themelore për modelin financiar të prezantuar,
për qëllime analize.
Gjetjet kryesore janë që kërkesa për më shumë kapital jo vetëm ul probabilitetin e krizës
bankare, por shkakton edhe rritje më të ulët të prodhimit, pasi redukton luhatshmërinë e
prodhimit. Në rastin e huadhënies private, ajo luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e kredisë
nga bankat dhe në gatishmërinë e tyre për të plotësuar kërkesën për kredi. Rezultatet e vlerësimit
tregojnë se ndikimi i kostos së huamarrjes në kredinë ndaj sektorit privat është mjaft e ulët,
kryesisht sepse huadhënia bankare është burimi kryesor i financimit e për rrjedhojë, kërkesa për
kredi mund të konsiderohet si mjaft inelastike ndaj luhatjeve të normës së interesit. Pritshmëritë
për një rritje më të lartë të PBB-së në të ardhmen krahasuar me të shkuarën, ndikojnë
konsiderueshëm, ndoshta për shkak se nga ana e kërkesës, bizneset me pritshmëri për zhvillime
më të mira ekonomike në të ardhmen kanë më shumë gjasa të kërkojnë hua, ndërsa nga ana e
ofertës, bankat që presin një rritje ekonomike më të lartë janë më të gatshme të japin kredi. E
njëjta gjë nënkuptohet edhe në lidhje me ndikimin e kërkesës për kapital: bankat që presin të
kenë kapitalizim më të mirë vitin tjetër janë më të gatshme të japin kredi.
Lidhur me përcaktuesit e kredisë për individë, ndikimet makroekonomike ecin përgjithësisht në
të njëjtën linjë me sektorin privat, duke ndjekur kanalin e kërkesës.
108
Bazuar në kanalin e transmisionit të modelit, autoret arritën në përfundimin se një rritje e
përhershme në normën e politikës monetare rrit normën e interesit të kredive, që pasqyrohet në
raporte më të larta të kredive me problem (NPL) të individëve dhe bizneseve. Nivelet më të larta
të NPL-ve rritin nivelin e provigjoneve të bankave për kreditë e humbura, duke çuar në të
ardhura më të pakta neto nga interesat, e për rrjedhojë, në më pak kapital dhe në një raport më të
ulët të mjaftueshmërisë së kapitalit
Ndryshimi nominal i PBB-së është funksion i vlerës së vonuar të PBB-së nominale dhe i
ndryshimeve në volumin e huadhënies. Pra, shtrëngimi i politikës monetare rrit normën e
interesit të kredisë, e cila ul volumin e huadhënies dhe ndikon në ecurinë ekonomike nëpërmjet
nivelit më të ulët të rritjes së PBBsë. Për shkak të shtrëngimit të politikës monetare, rezulton se
rritja e PBBsë nominale tkurret gjatë dy viteve të para me rreth 0.03 pikë përqindje.
Konkluzione pas shqyrtimit të literaturës
Të gjitha studimet e shqyrtuara, fokusohen më së shumti në faktin sesi ndikon shtrëngimi i
mëtejshëm i normave për kapital dhe likuiditet, në reduktimin e probabilitetit të krizave, normat
e kreditimit të sistemit bankar dhe efektet e mëtejshmë në prodhimin e brendshëm bruto në
afatgjatë apo afatmesëm. Pavarësisht modelit të përdorur, apo karakteristikave të ekonomisë që
merret në studim, konkluzioni i përgjithshëm është se efekti i rritjes së kërkesave për kapital
(duke mos u fokusuar në ato për likuiditet, jashtë fokusit të studimit), ndikon në rritjen e
normave të kreditimit dhe në rënien e nivelit të PBB. Norma më të shtrënguara për kapital bëjnë
që bankat të rrisin kapitalin bazë të tyre për të siguruar respektimin e raporteve të reja të
mjaftueshmërisë, fakt ky që ndikon në reduktimin e probabilitetit të ndodhjes së krizave
bankare. Nga ana tjetër, kjo ndikon në rritjen e normave të interesit për kredidhënien dhe rënien e
nivelit të kreditimit. Ulja e nivelit të kreditimit, përkthehet në më pak investime dhe konsum,
duke afektuar edhe ecurinë e PBB e më tej rritjen ekonomike të nje vendi. Si rrjedhojë
ndërmarrja e masave më të shtrënguara në kapital, sjell si kosto ashtu edhe përfitime për
ekonomitë e studiuara. Nëse të njejtat konkluzione vlejnë edhe në rastin e Shqipërisë, kjo mbetet
për t’u parë në rezultatet e modelit në vijim.
109
3.2 Modeli i aplikuar në rastin e Shqipërisë
3.2.1 Përfitimet ekonomike të shtrëngimit të normave të kapitalit rregullator
Rritja e kërkesave për kapital mund të ketë përfitime makroekonomike për vendin kryesisht
përmes tri kanaleve. Së pari, sikurse doli qartazi edhe nga shqyrtimi i literaturës, rritja e
kërkesave për kapital ndikon në uljen e probabilitetit të ndodhjes së krizave bankare sistemike
duke zvogëluar në këtë mënyrë, edhe ndikimin e tyre në terma të Prodhimit Brendshëm Bruto të
humbur. Së dyti, rritja e kërkesave për kapital të sektorit bankar mund të çojë në reduktimin e
ashpërsisë së krizave dhe luhatshmëri më të vogël të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke çuar
në rritje të mirëqenies së vendit. Qëllimi në vijim është vlerësimi i përfitimeve ekonomike të
rritjes së kërkesave për kapital të cilat lidhen me uljen e probabilitetit të krizave sistemike si dhe
me uljen e ashpërsisë së krizave.
Analiza është e ndërtuar në dy hapa.
Së pari, llogarisim sa është përfitimi ekonomik për shkak të uljes së probabilitetit dhe të
ashpërsisë së krizave. Për të llogaritur këtë tregues, kërkohet njohuri në lidhje me (i)
probabilitetin e mundësisë së ndodhjes së një krize bankare sistemike dhe (ii) ndikimin që ka
kriza bankare në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Probabiliteti i një krize sistemike
përafrohet nga frekuenca me të cilën kanë ndodhur krizat sistemike në një vende të ngjashme me
Shqipërinë. Në fakt, në rastin e Shqipërisë nuk kemi pasur kriza të mirëfillta sistemike të cilat
kanë çuar në falimentim të bankave. Gjithsesi, vendi ka kaluar disa periudha të stresit financiar si
psh gjatë 1994, me kalimin e vendit në sistemin me dy banka, gjatë vitit 1997 që lidhet me krizën
piramidale (e cila nuk konsiderohet si krizë financiare pasi skemat nuk ishin pjesë e sistemin
financiar), gjatë vitit 2002 që lidhet me tërheqjen e depozitave në sektorin bankar, dhe në fund
tremujorit të tretë të vitit 2008, e cila reflekton fillimin e krizës botërore. Ndikimi i periudhave të
stresit financiar në terma të rritjes ekonomike, matet përmes llogaritje së humbjes kumulative të
vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto ndaj nivelit potencial të tij.
Në hapin e dytë, vlerësojmë ndikimin që vjen nga ndryshimi në normat e kapitalit rregullator në
probabilitetin e krizës financiare. Për këtë qëllim, vlerësojmë një model në formën logit që lidh
probabilitetin e ndodhjes së periudhave të stresit financiar me normën e mjaftueshmërisë së
kapitalit.
110
3.2.2 Përfitimet nga ulja e kostove që lidhen me krizat sistemike apo periudhat e stresit financiar.
Krizat sistemike prodhojnë kosto për vendin në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto të
humbur. Përgjithësisht pas materializimit të krizës, Prodhimi i Brendshëm Bruto ngadalësohet
ose shënon rënie dhe nevojiten deri në disa vite kohë, që ai të rikthehet në vlerat e vjetra të
nivelit potenciale, apo të niveleve të periudhës së para krizës.
Bazuar ne metodologjinë e Laeven dhe Valencia, 2008, një mënyrë për të vlerësuar ndikimin
makroekonomik të krizës financiare, është të vlerësohet niveli i humbjes kumulative në terma të
Prodhimit të Brendshëm Bruto në vijim të krizës, të normalizuar nga prirja e rritjes së nivelit
potencial të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në këtë kuadër, përfitimet makroekomike që lidhen
me ndryshimin në terma të normës së kapitalit është e barabartë me ndryshimin ne probabilitetin
e krizës shumëzuar me ndikimin e krizës në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto:
( ) (1)
Vlerësimi i përfitimit makroekonomik që lidhet me forcimin e kërkesave për kapital, vlerësohet
në vijim me dy hapa. Së pari, vlerësojmë humbjen makroekonomike që vjen nga një krizë
bankare në terma të humbjes kumulative të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Së dyti, vlerësojmë
ndikimin që vjen nga ndryshimi në kërkesën për kapital në probabilitetin e krizës sistemike duke
vlerësuar një model univariat logit.
Në lidhje me hapin e parë, probabiliteti i materializimit të krizës sistemike mund të përafrohet
me frekuencën me të cilët ndodhin krizat sistemike ne vende të ngjashme me Shqipërinë. Bazuar
në databazën e Laeven dhe Valencia (2012), e cila ka shërbyer për shumë autorë si bazë për
vlerësimin e shpeshtësisë së krizave sistemike, rezulton se:
Tabela 1. Rezultati nga krizat bankare në botë, 1970-2011
Vendi Humbja në
PBB
Rritja në
borxh
Zgjerimi
monetar
Kosto fiskale Kohëzgjatja në
vite
Në % ndaj PBB Në % ndaj aktiveve
të sistemit financiar
Të gjithë vendet 23 12.1 1.7 6.8 2.0
Të zhvilluara 32.9 21.4 8.3 3.8 3.0
Vendet në zhvillim të
shpejtë (emerging) 26 9.1 1.3 10.0 2.0
Vendet në zhvillim
(developing) 1.6 10.9 1.2 10.0 1.0
Burimi: Laeven dhe Valencia (2010).
111
Bazuar në këto vlerësime rezulton se humbja në terma të PBB që pason krizat financiar luhatet
nga 1.6% në vendet në zhvillim në rreth 33% në ato të zhvilluara. Për vende të ngjashme si
Shqipëria e cila bën pjesë në vendet në zhvillim të shpejtë, humbja në termat të Prodhimit të
Brendshëm Bruto rezulton 26%.
Duke u fokusuar më tej në vendet e marra në konsideratë si pjesë e studimit, dhe me përfshirjen e
ndikimit të krizës së vitit 2008 në këto vende, vlerësojmë se humbja në termat të Prodhimit të
Brendshëm Bruto është mesatarisht 21%. Ky nivel humbjeje është llogaritur si diferenca
kumulative midis PBB aktuale dhe trendit potencial të PBB for periudhën ( T, T+3), ku T është
viti që përkon me fillimin e krizës. Trendi potencial i PBB është matur duke aplikuar filtrin
Hodrick Prescott ( ) që i aplikohet serisë kohore të PBB.
Në lidhje me probabilitetin e materializimit të një krize në vendet e rajonit, vlerësojmë se në total
frekuenca e krizave është e barabartë me 12 të tilla, për një periudhë prej 35 vitesh (1981-2016),
për 6 vende. Si rezultat, probabiliteti i materializimit të një krizë në vit është 5.7%, pak mbi
nivelin mesatar të vendeve të zhvilluara me 4%-5.2 %.
Metodologjia e vlerësimit të humbjeve nga kriza financiare që kemi përdorur është në përputhje
me përqasjen e Bazelit për matjen e ndikimit të krizës (BCBS, 2010b). Ndikimi i përhershëm i
krizave financiare në PBB nënkupton se me përfundimin e krizës, PBB nuk i kthehet nivelit të
rritjes së parakrizës. Ndikimi i përkohshëm i krizës financiare, nënkupton kthim në nivelin e
rritjes potenciale të PBB me përfundimin e krizës. Gjithsesi kemi abstraguar nga diferenca në
ndikimin e krizës me efekt të përhershëm në PBB si dhe ndikimin e krizës me efekt të
përkohshëm në PBB. Kjo zgjidhje nuk ndikon rezultatet e vlerësimit, pasi në vendet e rajonit
nuk ka pasur kriza bankare të cilat kanë ndikuar në mënyrë të përherëshme PBB.
Hapi i fundit në analizë, është vlerësimi i ndikimit pozitiv që vjen nga rritja në kërkesën për
kapital në uljen e frekuencës së materializimit të krizave. Për këtë qëllim vlerësojmë se sa ulet
probabiliteti i materializimit të krizave herë koston e krizës, të llogaritur përmes vlerës
kumulative të humbjes në PBB (bazuar në ek.1). Rezultatet sugjerojnë se ulja e probabilitetit të
krizës me 1 për qind, e rrit përfitimin vjetor në terma të PBB me 0.26 % të PBB. Në rast se
probabiliteti i krizës ulet me 2%, përfitimi vjetor i vendit në termat të PBB është 0.54%, e kështu
me rradhë.
112
Gjithsesi, këto llogaritje vlerësojnë ndikimin që vjen në kosto të PBB nga ulja e probabilitetit të
krizave. Ato nuk marrin parasysh cili është burimi i uljes së probabilitetit të krizave. Hapi tjetër
është të vlerësojmë si lidhet rritja e kërkesave për kapital me ndryshimin në probabilitetin e
materializimit të krizave bankare.
3.2.3 Ndikimi i kërkesës për kapital në probabilitetin e materializimit të krizës.
Për të vlerësuar ndikimin e rritjes së kërkesës për kapital në probabilitetin e krizës, ndërtojmë një
model logit. Në këtë model, variabli i varur, Pt,i,, ka dy vlera: 1 në rast se vendi është në stres
financiar, dhe 0 në të kundërt, ndërkohë që variabli i varur është norma e mjaftueshmërisë së
kapitalit. Rezultatet e modelit të kalibruar janë si më poshtë:
P(krizës)=-2.66-0.56*RMK (2)
Mean dependent var 0.058824
S.E. of regresion 0.237854
Sum squared resid 2.828715
Log likelihood -11.45765
Deviance 22.91530
Avg. log likelihood -0.224660
Ku: P(krizës)-probabiliteti i materializimit te krizës
RMK-Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit.
Rezultatet e vlerësimit tregojnë se në nivel mesatar, rritja me një pikë përqindjeje e Raportit të
Mjaftueshmërisë së Kapitalit, ul probabilitetin e materializimit të krizës financiare me 0.56 %.
Kjo do të thotë, se në rast të rritjes së kërkesës për kapital me 1 pikë përqindje, ul probabilitetin e
materializimit të krizës me 0.56%, që nënkupton një përfitim në terma të Prodhimit të
Brendshëm Bruto të barabartë me 0.0056*0.26=0.15%.
3.2.4 Kostot ekonomike të shtrëngimit të normave të kapitalit.
Pavarësisht përfitimit në terma të Prodhimit të Brendshëm Bruto që vjen nga ulja e probabilitetit
të materializimit të krizës, rritja e kërkesës për kapital ka ngjasë të ketë edhe kosto për
ekonomike. Supozimi bazë është se koston e kërkesës së shtuar për kapital, bankat do ia kalojnë
klientëve të tyre në formën e kostove më të larta për financim. Rritja e kostos së ndërmjetësimit
113
financiar do të ulë në vijim nivelin e kredisë, të konsumit dhe të investimeve në ekonomike, duke
rezultuar dhe në uljen e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Për të vlerësuar cili është ndikimi i rritjes së kërkesës për kapital në ekonomi, literatura propozon
disa përqasje. Përgjithësisht, për të vlerësuar ndikimin afatgjatë të ndryshimit në terma të raportit
të mjaftueshmërisë së kapitalit ndaj PBB janë përdorur modelet VECM apo DSGE. Për shkak të
kufizimit të të dhënave në sektorin bankar shqiptar, ndërtimi i modeleve afatgjatë dhe DSGE
është i vështirë.
Hapësirë shpjeguese – Modeli DSGE
Pavarësisht se modelet DSGE vlerësohen kanë njohur një përdorim në rritje ne vendet e zhvilluara,
aplikimi i tyre në vendet në zhvillim dhe në tranzicion, mbetet i kufizuar. Vlerësimet në literaturë31
mbi
saktësinë e këtyre modeleve, përgjithësisht tregojnë se ato mbeten shumë analitikë. Në këto kuadër,
modeli DSGE vlerësohet si mjaft i ngurtë për të mundësuar shpjegimin e ecurisë faktike të variablave
makroekonomike. Sipas Sims (2008b), modelet DSGE shërbejnë për të vlerësuar strukturën e ekonomisë
por nuk mbështesin zhvillimin teorik të saj. Sipas autorit, kanalet e transmetimit të modeleve DSGE në
formën e nivelit të agreguar të kapitalit apo të konsumit, nuk ekzistojnë në ekonomi. Vetë ekonomia reale
ka një tërësi kanalesh të tregjeve financiare të cilat ende nuk janë përfshirë në mënyrë të suksesshme në
modelet DSGE. Pra, këto modele nuk arrijnë të shpjegojnë dinamikën e zhvillimit të kanaleve në ekonomi
në mënyrë të njëjtë si modelet klasike që lidhen ngushtë me të dhënat reale.
Një argument tjetër është se nisur nga forma matematikore e modeleve DSGE, këto modele nuk
performojnë mirë në terma të parashikimit të zhvillimeve të ardhshme të ekonomisë. Ky konstatim vlen
veçanërisht në përdorimin e vlerësimit Bayesian të modeleve DSGE, ku vlerësimi i koeficienteve varet
nga tërësia e goditjeve dinamike që i aplikohen modelit, dhe jo nga të dhënat reale, Kocherlakota(2007).
Në këtë rast, sugjerohet se vlerësimi i drejtpërdrejtë i koeficienteve, si në rastin e modeleve klasikë, apo
kalibrimi i tyre në përputhje me teorinë ekonomike, është një përqasje më e mirë. Të gjitha këto
vlerësime, e vështirësojnë sfidën e vlerësimit të modeleve DSGE për ekonomi si Shqipëria, të cilat vuajnë
nga mungesa e të dhënave statistikore cilësore, të detajuara dhe të shtrira në kohë. Përdorimi i modelit
DSGE do të kërkonte ndërtimin e supozimeve të forta në terma të parakushteve të modelit që kërkon
përqasja Bayesian, gjendjes së ekonomisë në ekuilibër e cila ka luhatur nga niveli ekuilibër prej 6% i
rritjes ekonomike para krizës, në nivelin rreth 3% në periudhën e pas krizës financiare, mungesën e të
dhënave të detajuara mbi ekonominë reale, etj. Për këto arsye, propozojmë përdorimin e modeleve
ekzistuese klasike të cilët lidhin zhvillimet e sektorit bankar me ekonominë reale.
31 Sims, C (2008b). “Making Macro Models Behave Reasonably”, Mimeo. Available at:
http://sims.princeton.edu/yftp/ReasonableModels/MakingReasonable.pdf
Kocherlakota, N (2007). “Model Fit and Model Selection”, Federal Reserve Bank of St. Louis Revieë, July/August.
114
Për këtë arsye, bazohemi në modelin makrofinanciar të Bankës së Shqipërisë32
, i pasuruar me
ekuacione të reja që vlerësojnë lidhjen midis kostos së kredisë, kreditimit dhe rritjes ekonomike.
Struktura e modelit paraqitet në vijim:
A. Së pari supozojmë se bankat i kalojnë klientit rritjen e kërkesave për kapital, përmes
rritjes së normës së interesit të kredisë.
B. Së dyti, kosto e rritur e normës së interesit të kredisë ndikon drejtpërdrejtë vëllimin e
kredisë së konsumatorëve dhe të bizneseve.
C. Së treti, tkurrja e vëllimit të kredisë së konsumatorëve dhe të bizneseve ndikon në mënyrë
të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike.
D. Së fundi, për të plotësuar ciklin e vlerësimit të ndikimit në makroekonomi, ngadalësimi i
rritjes ekonomike ndikon në përkeqësimin e cilësisë së kredisë, në terma të moderuar.
Në vijim prezantohen ekuacionet e vlerësuara për secilin prej kanaleve të mësipërm.
A. Ndikimi në koston e kredisë
Literatura sugjeron se mund të ketë lidhje pozitive ose negative midis normës së mjaftueshmërisë
së kapitalit dhe normës së interesit të kredisë. Ndikimi i rritjes së kërkesave kapitale në ecurinë e
kredisë bazohet në teorinë e Modigliani–Miller (1958). Në kontekstin e sektorit bankar,
Modigliani-Miller nënkupton që, për një portofol të dhënë të aktiveve, ndryshimet në përbërjen e
pasiveve në një banke, nuk duhet të ndikojë në përgjithësi në koston e fondeve për bankën, dhe
për këtë arsye as dhe në ofertën e kredisë. Gjithsesi, eksperienca botërore tregoi se ndryshimet në
normën e mjaftueshmërisë së kapitalit, dhe të kërkesës për kapital për aq sa e ndikon atë, mund
të reflektohen dhe në ndryshimet në ofertën e kredisë. Evidencat empirike mbi lidhjen midis
kërkesave për kapital dhe kanalit të huadhënies, sidomos në nivel sektorial, përbën interes dhe
për politikëbërësit, duke pasur parasysh se kriza financiare ka çuar në mbështetje të gjerë për
përdorimin e kërkesat e kapitalit si një mjet i politikës mbikëqyrëse (Yellen (2010).
Pjesa më e madhe e literaturës për ndikimin e goditjeve në kapital në kredinë bankare rezultoi
pas recensionit në SHBA në fillim të viteve 1990, nxitur nga pyetja nëse situata ekonomike ishte
përkeqësuar nga kufizimi bankave në terma të kapitalit, të cilët reaguan përmes tkurrjes së
32 Modeli Financiar në Shqipëri: Qasje ndaj të Dhënave të Panelit, E. Dushku, V. Kota 2013
115
kredisë- e ashtuquajtur hipoteza e “capital crunch”. Bernanke dhe Loën (1991) konkluduan se
në disa rajone, një mungesë e kapitalit në disa banka - e shkaktuar në disa raste nga humbjet e
bankave në kreditimit të pasurive të patundshme, duke kufizuar aftësinë e bankave për të
mbështetur aktivitetin kreditues. Furfine (2000), përmes ndërtimit të një modeli të kalibruar
teorik për SHBA, konkludon se kërkesa e shtuar për kapital shpjegon rënien e ndjeshme të rritjes
së kredisë. Gjithsesi, Sharpe (1995) argumenton se ka pak prova që mbështesin ekzistencën e një
“capital crunch”.
Për të vlerësuar cila nga hipotezat qëndron në rastin e Shqipërisë, në vijim ndërtojmë ekuacionin
që lidh në mënyrë indirekte ecurinë e kërkesës për kapital dhe të kreditimit, përmes normës së
interesit të kredisë. Bazuar në përqasjen empirike, supozojmë se bankat e kalojnë koston e
kërkesës më të lartë për kapital, të huamarrësit. Në vijim të gjetjeve të literaturës, bazuar në
kanalet e kredisë bankare dhe të kapitalit të bankës, faktorët kryesorë që përcaktojnë normën e
interesit të kredive janë: persistenca e normës së interesit të kredisë, norma bazë e politikës
monetare, ecuria vëllimit të kredisë, si dhe hendeku i normës së mjaftueshmërisë së kapitalit. Në
qendër të këtij materiali është pikërisht ndikimi në normën e interesit të kredisë, që vjen nga
hendeku i normës së mjaftueshmërisë së kapitalit. Hendeku i raportit të mjaftueshmërisë së
kapitalit mat kapitalin e tepërt që bankat mbajnë në tepricë krahasuar me nivelin minimal të
kërkuar për të plotësuar normat rregullatore të mbikëqyrjes.
Sipas teorisë ekonomike, presim një lidhje pozitive ndërmjet normës së interesit të kredisë,
ndryshimeve në normën bazë të politikës monetare dhe ndryshimeve në vëllimin e huadhënies,
por një lidhje negative me hendekun e raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit. Një rritje në
normën bazë të politikës monetare pasohet nga kosto më të larta të financimit të bankave, të cilat
banka i kalon të huamarrësit në formën e një normë interesi më të lartë për kredinë. Ndërkohë që
norma e interesit të kredisë rritet apo ulet, hendeku i volumit të kredisë pasqyron balancën
kërkesë-ofertë më të lehtësuar apo më të shtrënguar. Së fundi, përgjithësisht vlerësohet se një
bankë me raport të ulët të mjaftueshmërisë së kapitalit rrit normën e saj të interesit të kredisë për
të mbështetur rritjen e kërkesës për kapital. Në këtë mënyrë, përmirësimi i rezultatit financiar
neto përmes rritjes së të ardhurave nga interesi ndikon në përmirësim e kapitalizimi, në rast se
elasticiteti i normës së interesit i volumit të kredisë është i ulët. Në rast se elasticiteti i kredisë
ndaj normës së interesit është i lartë, banka do të tkurrë ndjeshëm huadhënien dhe mund të
116
rezultojë në tkurrje të mëtejshme të kapitalizimit. Rezultatet e modelit të vlerësuar me përqasjen
OLS paraqiten në vijim:
interesi_kredia=0.24*interesi_kredi-1+0.023* Repo-1+0.001*(kredi-kredi_pot)-1
(0.0) (0.01) (0.08)
- 0.15*(RMK-12%)-1+0.07
(0.08) (0.00)
R2=0.68
DW=1.83
Ku:
- Interesi_kredia është norma e interesit të ponderuar të kredisë për sektorin bankar
- Repo është norma e interesit bazë të politikës monetare
- Kredi është teprica e kredisë e sektorit bankar
- RMK është Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit
- 12% është niveli minimal i normës së mjaftueshmërisë së kapitalit sipas kërkesës së
rregullatorit.
Sipas vlerësimit rezulton se, norma e interesit të kredisë shfaq persistencë në kushtet kur rritja e
normës së tremujorit të kaluar me 1% rrit normën aktuale të kredisë me 0.24 %. Politika
monetare ka ndikimin të menjëhershëm në ecurinë në normës së interesit të kredisë, duke u
reflektuar brenda tremujorit pasardhës. Në lidhje me vëllimin e hendekut të kredisë, i cili është
matur përmes diferencës midis kredisë aktuale dhe asaj potenciale vlerësuar me filtrin Hodrick
Prescott, ndikimi në ecurinë e normës së interesit të kredisë është i ulët, por pozitiv. Së fundi,
rezulton se kur rritet kostoja e kredisë përmes shtimit të kërkesës për kapital, një bankë rrit
normat e interesit për kreditë, për të kompensuar rënien e kapitalit. Rezultatet e modelit
sugjerojnë një lidhje negative ndërmjet normës së interesit të kredisë dhe hendekut në raportin e
mjaftueshmërisë së kapitalit.
B. Ndikimi në tepricën e kredisë
Rritja e kërkesës për kapital ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë zhvillimet e
kreditimit. Kanali i normës së interesit i vlerësuar më lart përbën ndikimin e tërthortë në
117
zhvillimet e kredisë, përmes kostos së normës së interesit. Gjithsesi, kapitalizimi ndikon edhe në
mënyrë të drejtpërdrejtë në kreditim.
Niveli i mjaftueshëm i kapitalit është faktori kryesor që ndikon në vendimarrjen e bankës të japë
kredi, sidomos gjatë recesionit. Në vijim të krizës së fundit financiare, problemi ka tërhequr
sërisht vëmendjen e studiuesve pasi humbjet e mëdha financiare të bankave, u reflektuan në uljen
e kapitalit duke përbërë potencial për tkurrjen e kredisë. Madhësia e efektit të ndryshimeve në
kapitalin e bankës në zgjerimin e kredisë bankare ka qenë një nga diskutimet më të rëndësishme
të krizës për shkak të rolit që bankat luajnë në ekonomi. Teoria ekonomike dhe evidenca
empirike sugjerojnë një shumë gamë të gjerë të vlerave të mundshme të ndikimit të një
ndryshimi në kapitalin e bankës në përbërjen e aktiveve të bankës dhe rrjedhimisht të kreditimit
të saj (Borio dhe Zhu 2012; Berrospide dhe Edge, 2010).
Nga njëra anë, është mundësia që një ulje në kapitalin e bankës, e cila rezulton nga humbjet e
ndjeshme financiare, mund të absorbohet pa ndonjë ndryshim në aktivet e bankës dhe në këtë
mënyrë në kreditë bankare, ndoshta për shkak të mbulimit më të lartë me kapital që ka banka
para dhe pas humbjeve dhe sepse rënia në kapital mund të kompensohet me burime të tjera të
financimit. Në anën tjetër, ekziston një mundësi që bankat të manaxhojnë aktivisht përbërjen e
aseteve të tyre për të mbajtur një raport të qëndrueshëm mes kapitalit dhe aseteve (dmth raporti
kapital/aktive), pasi ato kanë akses shumë të kufizuar në financimin e jashtëm dhe kështu të ketë
vështirësi në ngritjen e kapitalit të ri për të kompensuar rënie në kapitalin e bankës.
Në këtë rast, një bankë në përpjekje për të mbajtur një raport konstant të kapitalit, duhet të ulë
nivelet e aseteve ose të ndryshojë përbërjen e tyre, duke ulur sasinë e kredive të rrezikshme dhe
duke investuar më shumë në obligacione qeveritare pa rrezik (Berger dhe Udell, 1994; Ëagster,
1999). Pavarësisht metodës që zgjedh banka për të mbajtur fiks raportin midis kapitalit dhe
aktiveve, sasia e aktiveve me rrezik që përfshin kredinë duhet të korrigjohet.
Qëndrimi i bankave ndaj kredisë për individë dhe kredisë për biznese është i ndryshëm. Për këtë
qëllim, ekuacionet e vëllimit të kredisë janë ndërtuar të ndryshëm për këta agjentë.
a) Teprica e kredisë për biznese
118
Në lidhje me kredinë për biznese, përcaktuesit e kredisë ndaj sektorit privat ndahen në anën e
kërkesës dhe anën e ofertës, ndonëse ndarja e plotë e tyre është e vështirë, pasi shumë variabla
mund t’i shpjegojnë zhvillimet nisur nga të dyja anët. Përgjithësisht, literatura sugjeron
përfshirjen e një matësi të ecurisë ekonomike (për shembull, PBB-në) dhe të kostos së
huamarrjes (për shembull, normat e interesit për kredinë bankare), si përcaktuesit kryesorë të
kredidhënies së bizneseve (Calza et.al.2001). Përmirësimi i rritjes ekonomike i mundëson
bizneseve të marrin më shumë kredi, për të financuar konsumin dhe investimet. Rrjedhimisht
pritet një lidhje pozitive midis ecurisë së PBB dhe kredimarrjes së bizneseve.
Nga ana tjetër, lidhja midis kredimarrjes dhe kostos së kredisë, në formën e normës së interesit të
kredive bankare, është negative dhe përgjithësisht ndikon ndjeshëm në kërkesën për kredi
(Kakes, 2000). Megjithatë, siç e argumentojnë edhe autorët, krahasimi i normave të interesit të
kredive bankare me koston e burimeve alternative të financimit të brendshëm dhe të jashtëm për
korporatë është elementi i tretë i kostos së huamarrjes. Në rastin e Shqipërisë, sektori privat
mbështetet gjerësisht në sektorin bankar për financimin e nevojave të tij, pasi format e tjera të
financimit të jashtëm (si për shembull, obligacionet) nuk ekzistojnë. Ecuria e aktivitetit
ekononomik dhe e normës së interesit dhe ndikimi përkatës në kredinë për biznese, përcakton
anën e kërkesës për kredi.
Lidhur me përcaktuesit e kredisë për biznese, nga ana e ofertës, përfshijmë ecurinë e normës së
mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave. Bankat mund të mbështesin me kredi aktivitetin e
bizneseve në rast se përmbushin kërkesat përkatëse për kapital rregullator. Teglio (2011)
vlerëson ndikimin afatgjatë të kërkesës për kapital në zhvillimin makroekonomik, duke përfshirë
edhe kredinë ndaj sektorit privat, siç e ka përmbledhur edhe (Teglio 2011) në punën e tij. Gjetjet
kryesore janë që rritja e kërkesës për kapital jo vetëm ul probabilitetin e krizës bankare, por edhe
nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Log(kredia_biznese)=0.12+0.64*log(kredia_biznese)-1 -0.011*interesi_kredia(-1)/ICK(-1)
( 0.05) (0.00) (0.05)
0.41*d(RMK-12%)3+1.78*Rritja_PBB1
(0.00) (0.00)
R2-korrigjuar=0.8
Ku:
119
- Kredia_biznese është teprica e kredisë për biznese në sektorit bankar
- Interesi_kredia është norma e interesit të kredisë totale
- ICK është Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit
- RMK është Raporti i Mjaftueshmërisë se Kapitalit
- 12% është norma minimale e Raportit të Mjaftueshmërisë së Kapitalit
- Rritja e PBB është norma vjetore e rritjes së PBB-së, në terma reale.
Rezultatet e vlerësimit tregojnë se ndikimi i kostos së huamarrjes në kredinë ndaj bizneseve është
mjaft i ulët, kryesisht sepse huadhënia bankare është burimi kryesor i financimit e për rrjedhojë,
kërkesa për kredi mund të konsiderohet si joelastike ndaj luhatjeve të normës së interesit. Rritja
ekonomike ndikon në formën e pritshmërive në zhvillimin e kredisë së bizneseve. PBB e pritur
për tremujorin pasardhës ka ndikim të ndjeshëm në kredinë për biznese përmes dy kanaleve. Nga
ana e kërkesës për kredi, pritshmëritë pozitive të bizneseve ndikojnë në rritjen e kërkesës për
kredi, ndërsa nga ana e ofertës, bankat që presin një rritje ekonomike më të lartë janë më të
gatshme të japin kredi. Së fundi, rezultatet për ndikimin e kërkesës për kapital tregojnë se efekti
është i ndjeshëm. Pritshmëritë për rritjen e kërkesës për kapital në 9 muajt e ardhshëm,
reflektohen në tkurrjen aktuale të kredisë për biznese. Në vijim dhe të koeficientit të ulët të
elasticitetit të kredisë ndaj normës së interesit, shtrëngimi i kërkesave për kapital nënkupton se
bankat do të reagojnë në rritjen e normës së interesit të kredisë, duke ndikuar pak në të ardhurat
neto nga interesi (përmes kanalit të tërthortë). Kanali i drejtpërdrejtë ku shtimi i kërkesës për
kapital tkurr kredinë për biznese është më i fortë.
b) Teprica e kredisë për individë.
Lidhur me përcaktuesit e kredisë për individë, ana e kërkesës përcaktohet nga të njëjtë faktorë:
aktiviteti i ekonomisë dhe norma e interesit. Koefiçientet që do të vlerësohen nga modeli priten
në vlera pozitive për sa i përket ndikimit të PBB dhe me vlera negative për sa i përket kostos së
huamarrjen. Ana e kërkesës së individëve për kredi është pasuruar dhe me ndikimin kanalit të
pasurisë që vjen nga tregu i pasurive të paluajtshme. Goodhart dhe Hofmann (2008)
argumentojnë se çmimet e shtëpive nënkuptojnë efektin e kolateralit, pasi shtëpitë përdoren si
kolateral për kredi. Në këtë kontekst, një çmim më i lartë i shtëpive rrit kapacitetin huamarrës të
individëve dhe kërkesën për kredi. Nga ana tjetër, ky kolateral ndikon në bilancin e bankave,
120
duke tërhequr anën e ofertës së kredisë. Nieto (2001), në punimin e tij rreth këtij kanali tregoi se
teksa rritet çmimi i shtëpive, rritet edhe vlera e kolateralit të shtëpisë dhe besueshmëria e
huamarrësit, duke ndikuar kështu edhe ofertën për kredi.
Për sa i përket ndikimit të normës së mjaftueshmërisë së kapitalit, literatura sugjeron se ndikimi
nuk është i ndjeshëm për kredinë për individë. Në rastin e tregjeve në zhvillim, Barrel dhe
Gottschalk (2006) arrijnë në përfundim se kredia konsumatore nuk është e ndjeshme ndaj
ndryshimeve në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit, kryesisht për shkak të peshës më të ulët
të huamarrjes së konsumatorëve ndaj PBB-së dhe të aktiveve të bankave. Rezultatet e vlerësimit
paraqiten në vijim:
Log(kredia_individe)= 0.04 + 0.75 * log(kredia_individe)-1 -0.011 * interesi_kredia-1/ICK-1
p-value (0.47) (0.00) (003)
+ 2.76 * PBB_rritje1 + 0.12*ICB_rritje-2
(0.00) (0.08)
R2-korigjuar=0.85 (ekuacioni 2)
Ku:
- Kredia_individe është teprica e kredise për individe
- Interesi_kredia është norma e interesit të kredisë totale
- ICK është Indeksi i Çmimeve të Konsumatorit
- RMK është Raporti i Mjaftueshmërisë se Kapitalit
- 12% është norma minimale e Raportit të Mjaftueshmërisë së Kapitalit
- Rritja e PBB është norma vjetore e rritjes së PBB-së, në terma reale.
- ICB është Indeksi i Çmimeve të Banesave.
Rezultatet e vlerësimit tregojnë se persistenca e kredisë për individë është më e lartë sesa
persistenca e kredisë për biznese, me një koeficient prej 0.75. Në lidhje me faktorët përcaktues të
kërkesës, norma e interesit ka një ndikim negativ por të ulët në kredinë për individë, në përputhje
me gjetjet për kredi ndaj bizneseve, për shkak të përfshirjes së kufizuar të konsumatorëve në
121
burimet e tjera për financimin e kredive të tyre. Pritshmëritë për rritjen e ardhshme ekonomike
ndikojnë konsiderueshëm në kredinë për individë nga të dyja anët kërkesë dhe ofertë, me një
ndikim më të shpejtë se në rastin e bizneseve. Së fundi, zhvillimet në çmimet e shtëpive kanë
ndikuar në kreditë për individë, edhe pse efekti është i ulët. Për sa i përket ndikimit të normës së
mjaftueshmërisë së kapitalit, ky variabël nuk rezulton statistikisht i rëndësishëm ndaj nuk është
përfshirë në model. Në përputhje me literaturën, rezulton që kredia për individë është joelastike
ndaj ndryshimeve në kërkesë për kapital, pasi ajo zë peshë të ulët në aktive, dhe përgjithësisht
është me më pak risk dhe performancë më të mirë në terma të cilësisë së kredisë.
Gjithsesi, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit ndikon në mënyrë të tërthortë kredinë për
individë përmes normës së interesit.
Hapi i fundit i analizës, është vlerësimi i lidhjes midis kredisë dhe ecurisë se rritjes ekonomike.
C. Vlerësimi i lidhjes midis kredisë dhe rritjes ekonomike
Ndikimi i kredisë në rritjen ekonomike në Shqipëri vlerësohet i rëndësishëm. Sektori bankar
përbën mobilizuesin kryesor të kursimeve në ekonomi dhe shpërndarjen e tyre në formën e
investimeve dhe kredisë. Rritja e shpejtë ekonomike para krizës botërore, i atribuohet edhe
ndërmjetësimit të shpejtë financiar që pasoi hyrjen në treg të bankave të rëndësishme
ndërkombëtare. Ekuacioni në vijim vlerëson lidhjen e drejtpërdrejtë të kredisë me rritjen
ekonomike, i cili vlerësohet si pozitiv.
DLOG(PBB) = 0.53 * DLOG(PBB(-1)) + 0.05* DLOG( kredia)-1 + 0.006
(0.0) (0.01) (0.00)
R2= 0.56
D. Vlerësimi i ndikimit të rritjes së kërkesës për kapital në rritjen ekonomike.
Për të vlerësuar sa ndikon rritja e kërkesës për kapital në rritjen ekonomike, do të përdorim
tërësinë e ekuacioneve të përdorur më lart, në formën e një modeli strukturor me disa ekuacione.
Goditja që do të japim, është rritja me një pikë përqindjeje e kërkesës për kapital në formën e
kapitalit minimal të kërkuar. Nëse supozojmë se norma minimale e mjaftueshmërisë së kapitalit
rritet nga 12% në 13%, hendeku i normës së mjaftueshëmrisë së kapitalit do ulet me të njëjtën
vlerë. Tërësia e grafikëve në vijim, vlerëson në mënyrë të njëkohshme ndikimin ne terma të
122
normës së interesit të kredisë, vëllimit të kredisë për biznese dhe për individë dhe në rritjen
ekonomike.
Në vijim prezantohen rezultate e simulimit të rritjes me 1 pikë përqindje të normës minimale të
mjaftueshmërisë së kapitalit për dy vite. Rezultatet e vlerësimit tregojnë se norma e interesit
rritet deri në 2% në fund të dy viteve pas simulimit, në kushtet kur bankat kalojnë koston e shtuar
në terma të kërkesës për kapital në normën e interesit të kredisë. Në vijim, norma e rritjes vjetore
të kredisë për biznese bie me një ritëm më të shpejtë se në rastin e kredisë për individë. Ndikim
përfundimtar në rritjen ekonomike është rënie me 0.14 %.
Në kushtet kur përfitimi nga ulja e ashpërsisë se krizës në PBB është 0.15% ndërsa kosto
ekonomike vlerësohet në 0.14%, në total dy efektet zbusin njëra tjetrën.
123
124
KAPITULLI IV KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
4.1 Konkluzione:
Banka e Shqipërisë ka bërë një hov cilësor në drejtim të implementimit të standardeve më të mira
ndërkombëtare të mbikëqyrjes bankare. Evolucioni në vite i cilësisë së procesit mbikëqyrës sipas
parimeve dhe normave të Marrëveshjeve Bazel, dëshmohet nga kuadri rregullativ dhe ligjor i cili
është përmirësuar dukshëm ndër vite. Implementimi i Bazel 2 në vitin 2014, megjithë sfidat që e
karakterizojnë për shkak të kompleksitetit, afroi kulturën bankare shqiptare me ato të vendeve të
zhvilluara. Pavarësisht përfitimeve cilësore e sasiore që rrjedhin nga ky implementim, ashtu siç
edhe literatuara e trajtuar dhe rezultatet e modelit për mjedisin shqiptar tregojnë, ka edhe kosto
që shoqërojnë këtë proces, kosto që në përfundim përkthehen në rënie, megjithësë marxhinale, të
nivelit të PBB-së dhe për rrjedhojë të rritjes ekonomike.
Qëllimi i kësaj teme ishte vlerësimi i ndikimit të rritjes së kërkesave për kapital të sektorit
bankar, në përputhje me përqasjen e Bazelit, në rritjen ekonomi në Shqipëri. Vlerësimi i ndikimit
nuk ishte i thjeshtë pasi ka disa kanale të transmetimit të ndryshimit të kërkesave rregullative në
sektorin bankar dhe më tej dhe në ekonominë reale. Nga njëra anë, kërkesat e shtrënguara
rregullative sjellin përfitime për shkak të forcimit të aftësisë së përballimit të krizave nga sektori
bankar, të cilat shoqërohen rrjedhimisht me ulje të kostos që lidhen me krizat sistemike apo
periudhat e stresit financiar. Nga ana tjetër, ngritja e kapitalit përbën kosto për bankën e cila
mund ta kalojë pjesërisht ose plotësisht atë në kosto të kredisë, duke ndikuar rrjedhimisht në
ecurinë e aktivitetit kreditues. Studimi synoi kuantifikimin apo vlerësimin e të dy këtyre efekteve
në rastin e sektorit bankar shqiptar dhe ecurisë së ekonomisë.
Për këtë qëllim, materiali u ndërtua në disa modele empirike. Së pari u vlerësua sa ndikon rritja e
kërkesave për kapital në probabilitetin e krizave apo periudhave të stresit financiar në Shqipëri.
Si rezultat i studimit, rritja e kërkesave për kapital në rastin e Shqipërisë, ndikon në uljen e
probabilitetit të krizave dhe më tej në ashpërsinë e tyre.
Rezultatet e studimit sugjerojnë se ulja e probabilitetit të krizës me 1%, rrit përfitimin vjetor në
terma të PBB me 0.26%. Për sa i përket lidhjes mes normës së mjaftueshmërisë së kapitalit dhe
125
probabilitetit të materializimit të krizës, konkluzioni i analizës është se rritja me një pikë
përqindjeje e RMK, ul probabilitetin e materializimit të krizës me 0.56%. Ky efekt përkthehet në
një përfitim në terma të PBB në masën 0.15%.
Së dyti, u vlerësua ndikimi i shtrëngimit të kërkesave për kapital në sektorin bankar shqiptar dhe
në atë që njihet si oreksi për kredidhenie (risk appetite). Megjithë sa më lart, ashtu siç edhe
literatura konstaton, rritja e kërkesës për kapital ka edhe kosto për ekonominë. Kjo pasi, bankat
tentojnë të transferojnë tek klientët e tyre këtë kosto, nëpërmjet rritjes së normave të interesit për
kreditë. Nga ana tjetër, niveli i kapitali është një përcaktues edhe i politikave të bankave për të
dhënë kredi. Pra efekti i rritjes së kërkesave për kapital ndikon si kërkesën për kredi (individë
dhe biznese), si rrjedhojë e efektit të rritjes së normave të interesit, ashtu edhe ofertën për kredi,
si pasojë e rritjes së nevojës për kapital për të mbuluar nivelin e pritshëm të kreditimit dhe rritjes
së aktiveve të ponderuara me rrezik.
Në mjedisin bankar shqiptar rezultatet e studimit tregojnë se persistenca e kredisë për individë
është më e lartë sesa persistenca e kredisë për biznese, me një koeficient prej 0.74. Në përputhje
me literaturën, rezulton që kredia për individë është joelastike ndaj ndryshimeve në kërkesë për
kapital, pasi ajo zë peshë të ulët në aktive, dhe përgjithësisht është me më pak risk dhe
performancë më të mirë në terma të cilësisë së kredisë. Lidhja midis ecurisë së kapitalit dhe të
kredisë është e drejtpërdrejtë për kredinë e bizneseve, duke nënkuptuar së shtrëngimi i kërkesave
për kapital ndikon drejtpërdrejt në uljën e ritmit kreditues për bizneset. Norma e mjaftueshmërisë
së kapitalit ndikon në mënyrë të tërthortë kredinë për individë përmes normës së interesit.
Gjithsesi, në total, rezulton se kërkësat e rritura për kapital kalojnë në formën e kostos së kredisë
dhe uljes së risk apetite në aktivitetin kreditues, duke përbërë kosto për ekonominë e vendit. Për
të vlerësuar madhësinë e kësaj kostoje, tema ndërton edhe analizën empirike të studimit të lidhjes
mes kreditimit dhe rritjes ekonomike, ku modeli i aplikuar për rastin shqiptar rikonfirmon lidhjen
e drejtpërdrejte pozitive të këtyre dy variablave.
Në përfundim, që përbën edhe thelbin e punimit, është vlerësimi i ndikimit të rritjes së kërkesës
për kapital në rritjen ekonomike. Kjo analizë ndjeshmërie përfshin efektin e përbashkët që vjen
nga ndërlidhja midis ecurise se kapitalit dhe të kredisë, dhe më tej, lidhjes së vetë kredisë me
126
ecurinë e rritjes ekonomike. Nëse i japim një goditje prej 1% rritje treguesit minimal të
mjaftueshmërisë së kapitalit të bankave nga 12 në 13% në një shtrirje kohore dy vjeçare,
rezultatet tregojnë së norma e interesit të kredive rritet deri në 2% në fund të dy viteve pas
simulimit. Më tej norma e rritjes vjetore të kredisë për biznese bie me ritëm më të shpejtë se në
rastin e kredisë për individë. Ndikimi përfundimtar është rënie me 0.14% e rritjes ekonomike.
Duke kombinuar efektin pozitiv në PBB që ka ulja e ashpërsisë së krizave me 0.15% me koston
ekonomike prej 0,14%, të dy efektet zbusin njëri tjetrin, por në favor të përfitimeve.
4.2 Rekomandime
Megjithëse domosdoshmëri, kuadri i Bazel 3, për sa lidhet me pjesën e kapitalit nevojitet të
implementohet në ambientin shqiptar në një të ardhme të afërt. Pavarësisht efekteve të ulëta
negative të pritura në terma të rritjes ekonomike si rrjedhojë e studimit, nevojitet që Banka e
Shqipërisë të ndërmarrë hapa gradualë për të synuar kështu maksimizimin e përfitimeve për
ekonominë reale.
Në kushtet kur sistemi bankar shqiptar po përballet me një situatë rritjeje tejet të ulët të nivelit të
kreditimit, si për shkak të kërkesës ashtu edhe për shkak të ofertës, një shtrëngim i mëtejshëm i
raporteve minimale të kapitalit do të ndikonte negativisht, rritjen me ritmin e pritshëm të
kreditimit. Në këto kushte, megjithëse do të kishim përfitime ekonomike si rrjedhojë e reduktimit
të probabilitetit të krizave, efekti negativ i kostove si rrjedhojë e tkurrjes së mëtejshme të
kreditimit do të tejkalonte këtë përfitim. Kështu, nevojitet që përpara se Banka e Shqipërisë të
ndëmarrë hapa konkretë për implementimin e Bazel 3, i cili kërkon rritje të niveleve të kapitalit
bazë të bankave, të konsiderojë, në bashkëpunim të ngushtë me bankat, edhe pritshmëritë e
rritjes së kreditimit, me qëllim maksimizimin e përfitimeve.
Nga ana tjetër, nevojitet që edhe sistemi bankar të orientojë vendimmarrjen e tij jo vetëm drejt
përfitimeve afatshkurtër në terma të përfitueshmërisë, por edhe drejt rritjes së portofolit të
kredisë nëpërmjet ofrimit të produkteve të kredive me çmime gjithnjë e më konkurruese. Kjo e
fundit kërkon reduktim të normave të interesit të kredive aktualisht të aplikueshme, në një linjë
me rënien drastike të interesave në tregjet ndërkombëtare (veçanërisht në Euro), normës bazë të
127
interesit të Bankës së Shqipërisë ashtu edhe të normave të interesit të bonove të thesarit të
qeverisë shqiptare dhe të depozitave për klientët.
Meqenëse Marrëveshja e Bazel 3 ka edhe një kapitull të veçantë të dedikuar rrezikut të
likuiditetit dhe administrimit të tij, një alternativë e sugjeruar do të ishte që Banka e Shqipërisë,
të konsiderojë implementimin e tij si hap të parë, si për sa lidhet me pjesën cilësore, ashtu edhe
me atë sasiore. Megjithëse kuadri aktual rregullator pjesën cilësore e ka mjaftueshëm të
strukturuar dhe plotë, treguesit e përdorur për të matur rrezikun e likuiditetit nevojitet të
rishikohen për t’u përshtatur me standardin mjaft cilësor të ofruar nga Bazel 3.
128
LITERATURA
Basel 1 - “International convergence of capital measurement and capital standards” – July 1988
dhe rishikimet në vite deri në 1998. - Basel Committee on Banking Supervision.
Basel 2 - “International Convergence of Capital Measurement and Capital Standards” - Basel
Committee on Banking Supervision, 2005.
Basel 2 - “Basel Committee on Banking Supervision, 2006. “International Convergence of
Capital Measurement and Capital Standards - A Revised Framework Comprehensive Version.
Basel Committee on Banking Supervision “Principles for Sound Liquidity Risk Management and
Supervision” (2008), 11.
Basel Committee on Banking Supervision (2009), ‘Enhancements to the Basel II Framework’.
Basel 3 - “A global regulatory framework for more resilient banks and banking systems” -
revised version June 2011 - Basel Committee on Banking Supervision (2010a).
Basel Committee on Banking Supervision (2010b), ‘An assessment of the long-term economic
impact of stronger capital and liquidity requirements”.
Basel 3: “The Liquidity Coverage Ratio and liquidity risk monitoring tools” – January 2013
Basel 3: “The net stable funding ratio” – October 2014.
Laeven, L. and F. Valencia (2008), ‘Systemic banking crises: a new database’, IMF Working
Paper WP/08/224.
Laeven, L. and F. Valencia (2010), ‘The resolution of banking crises: The good, the bad and the
ugly’, IMF Working Paper WP/10/146.
Laeven, L. and F. Valencia (2012),”Systemic banking crises, an update” IMF Working Paper
WP 12/163
Barrell, R., E. Davis, T. Fic, D. Holland, S. Kirby and I. Liadze (2009), ‘Optimal regulation of
bank capital and liquidity: How to calibrate new international standards’, FSA Occasional Paper
38.
Modeli Financiar në Shqipëri: Qasje ndaj të Dhënave të Panelit, E. Dushku, V. Kota 2013
Sharpe, S. (1995) Bank capitalization, regulation, and the credit crunch: A critical review of the
research findings. Board of Governors of the Federal Reserve System Finance and Economics
Discussion Series,No. 95:20.
Calza, A., M. Manrique and J. Sousa (2006) “Credit in the euro area: an empirical investigation
using aggregate data” The Quarterly Review of Economics and Finance 46: 211–226.
129
Modigliani, F and M.H. Miller (1958) “The cost of capital, corporate finance, and the theory of
investment.” American Economic Review 48(4): 261–297.
Teglio, A., Raberto, M. and S. Cincotti. 2011. The impact of banks’ capital adequacy regulation
on the economic system: an agent-based approach, Working Papers 2011/01, Economics
Department, Universitat Jaume I.
Goodhart C., Hofmann B., (2008), “House prices, money, credit and the macroeconomy” ECB
Working Paper Series no 888.
Kakes, J. (2000) “Identifying the Mechanism: Is There a Bank Lending Channel of Monetary
Transmission in the Netherlands?”, Applied Economics, Vol. 7, pp. 63-7.
Nieto F., A. Del Roi and T. Sastre, 2001, “La evolución reciente del crédito al sector privado en
Spain”, Central bank of Spain.
Yellen, J L (2010), “Macroprudential Supervision and Monetary Policy in the Post-crisis
World”, Speech at the Annual Meeting of the National Association for Business Economics,
Denver, CO, 11 October.
Berger, Allen N., and Gregory F.Udell (1994), “Did risk-based capital allocate bank credit and
cause a “credit crunch” in the United States?”, Journal of Money, Credit and Banking26(3), 585-
628.
Furfine, C. (2000), “Evidence on the response of US banks to changes in capital requirements”,
BIS Working Papers No 88.
Modigliani, Franco, and Merton H. Miller (1958), “The cost of capital, corporation finance and
the theory of investment”,The American Economic Review,261-297.
Borio, Claudio & Zhu, Haibin, 2012. "Capital regulation, risk-taking and monetary policy: A
missing link in the transmission mechanism?," Journal of Financial Stability, Elsevier, vol. 8(4),
pages 236-251.
International Convergence Of Capital Measurement And Capital Standards – Basel Committee
on Banking Supervision 1988.
The Effects of Bank Capital on Lending: What Do We Know, and What Does it Mean? - Jose M.
Berrospide and Rochelle M. Edge 2010.
Assessing the macroeconomic impact of the transition to stronger capital and liquidity
requirements MAG report 2010.
An assessment of the long-term economic impact of stronger capital and liquidity requirements –
BIS 2010.
130
BASEL III: Long-term impact on economic performance and fluctuations by P Angelini, L
Clerc, V Cúrdia, L Gambacorta, A Gerali, A Locarno, R Motto, W Roeger, S Van den Heuvel
and J Vlček 2011.
The Macroeconomic Impact of Higher Capital Ratios on African Economies - Giovanni
Caggiano and Pietro Calice 2011.
Optimal regulation of bank capital and liquidity: How to calibrate new international
standards1Ray Barrell, E Philip Davis, Tatiana Fic, Dawn Holland, Simon Kirby and Iana Liadze
2009.
The Macroeconomic Implications of Changes in Bank Capital and Liquidity Requirements in
Canada: Insights from BoC-GEM-Fin Carlos de Resende Ali Dib Nikita Perevalov - August 17,
2010.
An assessment of the long-term economic impact of the new regulatory reform on Hong Kong
Prepared by Eric Wong, Tom Fong, Ka-fai Li and Henry Choi 2010.
Macroeconomic Impact of Basel III – OECD Patrick Slovik, Boris Cournède 2011.
Sims, C (2008b). “Making Macro Models Behave Reasonably”, Mimeo.
Kocherlakota, N (2007). “Model Fit and Model Selection”, Federal Reserve Bank of St. Louis
Review, July/August.
Rregullorja “Për administrimin e rrezikut të likuiditetit”, miratuar me vendimin nr. 71 datë
14.10.2009 "të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
Rregullorja “Për raportin e mjaftueshmërinë e kapitalit” miratuar me vendimin nr. 48 dt
31.07.2013 të Këshillit Mbikëqyrës, e ndryshuar.
Rregullorja “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës
nr. 58, datë 05.05.1999, i ndryshuar.
Udhëzimi “Për kapitalin rregullator të bankës”, miratuar me vendimin nr. 57, datë 05.05.1999, i
ndryshuar.
Rregullorja “Për kapitalin rregullator” miratuar me vendimin nr. 69 dt 18.12.2014 të Këshillit
Mbikëqyrës.
Urdhri nr. 1883 dt. 22.04.2015 “Mbi njohjen e institucioneve të jashtme të vlerësimit të kredisë,
të pranuara”, të Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë.
Rregullorja “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”,
miratuar me vendimin nr. 62 dt 14.09.2011 të Këshillit Mbikëqyrës, e ndryshuar.
131
Rregullorja “Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e
bankave të huaja, miratuar me vendimin nr. 60 dt. 29.08.2008 të Këshillit Mbikëqyrës, e
ndryshuar.
Rregullore “Për administrimin e rrezikut nga pozicionet e hapura valutore me vendimin nr. 48
datë 14.07.2010 të Këshillit Mbikëqyrës
Banka e Shqipërisë Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, vitet 2008, 2009, 2014 dhe 2015.
Country risk – Pancras J. Nagy 1984
Bank for International Settlement, March 2001. “History of the Basel Committee and its
Membership” http://www.bis.org/publ/bcbsc101.pdf
A transitions-based framework for estimating expected credit losses - Edward Ganey, Robert
Kelly, Fergal McCann
Bongaerts, D., Charlier, E., 2009. Private equity and regulatory capital. Journal of Banking &
Finance 33, 1211 – 1220.
Embrechts, P., 2000. Introduction: Special section on operational risk. Journal of Banking &
Finance 30, 2599 – 2604.
Instituti i Stabilitetit FInanciar (FSI Connect), 2010
Ready for Basel 2, How prepared are the banks – KPMG 2003
Exploring the steady-state relationship between credit and GDP for a small open economy the
case of Ireland, R. Kelly, K. McQuinn and R. Stuart April 2013
132
Aneks 1 – Metoda standarde e rrezikut operacional
Metoda standarde e rrezikut operacional
Linja e biznesit Faktori beta % Përshkrimi
Financat e korporatave 18
Përfshin nënshkrimin e instrumenteve financiare dhe / ose vendosjen e instrumenteve financiare në baza të një angazhimi të pakthyeshëm; shërbime të lidhura me nënshkrimin; shërbime këshilluese në fushën e investimeve; shërbime këshilluese mbi strukturën e kapitalit, strategjinë e biznesit dhe aspekte të lidhura me to, si edhe shërbime këshilluese dhe shërbime të lidhura me shkrirjen dhe blerjen e shoqërive (ndërmarrjeve); analiza kërkimore dhe financiare mbi investimet dhe forma të tjera të përgjithshme të këshillimit lidhur me transaksionet me instrumente financiare.
Veprime me thesarin 18
Përfshin tregtimin për llogari të vet; ndërmjetësimin në tregjet ndërbankare; marrjen dhe transmetimin e urdhrave lidhur me një ose më shumë instrumente financiare; ekzekutimin e urdhrave për llogari të klientëve; vendosjen e instrumenteve financiare jo në baza të një angazhimi të pakthyeshëm; administrimin e një sistemi shumëpalësh transaksionesh (Operation of Multilateral Trading Facilities).
Ndërmjetësim me pakicë 12
Përfshin marrjen dhe transmetimin e urdhrave lidhur me një ose më shumë instrumente financiare; ekzekutimin e urdhrave për llogari të klientëve; vendosjen e instrumenteve financiare jo në baza të një angazhimi të pakthyeshëm.
Veprimtari bankare dhe financiare 15
Përfshin pranimin e depozitave dhe fondeve të tjera të ripagueshme; kredidhënie; qirane financiare; ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve
Veprimtari bankare me pakicë (retail) 12
Përfshin pranimin e depozitave dhe fondeve të tjera të ripagueshme; kredidhënie; qirane financiare; ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve
Pagesa dhe shlyerje 18
Përfshin shërbimin e pagesave dhe transferimit të parave (fondeve); lëshimin dhe administrimin e mjeteve të pagesave.
Shërbime si agjent 15
Përfshin ruajtjen dhe administrimni e instrumenteve financiare për llogari të klientëve, duke përfshirë marrjen në kujdestari dhe shërbime të lidhura me to të tilla si: administrimi i cash-it ose i garancive reale (kolateralit).
Administrim aktivesh 12
Përfshin administrim portofoli; administrim i titujve të sipërmarrjeve kolektive të investimit (Managing of UCITS); forma të tjera të administrimit të aktiveve.
133
Aneks 2 – Publikimet e kërkuara sipas shtyllës 3 të Bazel 2
Çështja Publikim cilësor Publikim sasior
Qëllimi i publikimit
Emri i kompanisë kryesore; qëllimi i konsolidimit; kufizimet për transferimin e kapitalit;
Kapitali shtesë për filialet kompani sigurimi; mungesat e kapitalit për filialet; shuma e interesit filialet kompani sigurimi të pazbritshme nga kapitali.
Kapitali Përshkrim i instrumenteve të ndryshëm të kapitalit.
Shuma e shtyllës 1, shtyllës 2 dhe 3 si dhe zbritjet nga kapitali.
Mjaftueshmëria e kapitalit
Përmbledhje e qasjes së bankes për vleresimin e mjaftueshmërise së kapitalit.
Kërkesat për kapital për rrezikun e kredisë, të tregut dhe operacional; Raporti total dhe ai i shtyllës 1.
Publikime mbi rrezikun e kredisë
Informacion mbi politikën e manaxhimit të rrezikut të kredisë së bankës; përkufizim të kredive me vonesë dhe atyre të provigjonuara.
Ekspozimi total bruto i rrezikut të kredisë; shpërndarja e ekspozimeve sipas shtetit, llojit, maturitetit, industrisë dhe metodës se Bazel 2 (standarde, IRB); shumën e kredive të provigjonuara.
Rreziku i kredisë sipas metodës standarde
Emrin e ECAI, llojin e ekspozimit që ajo mbulon; shkallën e përdorur sipas çdo agjencie për shportat e rndryshme të rrezikut.
Shumën e portofolit aktiv të kredisë në çdo shportë rreziku.
Rreziku i kredisë sipas metodës së brendshme
Pranimin e qasjes nga mbikëqyrësi; pershkrimin e sistemit të vlerësimit, struktures, njohjes së mitigimit të rrezikut të kredisë mekanizmat e kontrollit.
EAD, LGD dhe aktivet e onderuara me rrezik sipas probabilitetit të dështimit; humbjet e periudhës së mëparshme, vlerësimet e bankës kundrejt humbjeve të realizuara për një periudhë të gjatë.
Mitigimi i rrezikut të kredisë
Politikat dhe proceset për vlerësimin dhe manaxhimin e kolateralit; llojet kryesore të kolateralit dhe garantorët; përqendrimin e rrezikut të kredisë.
Ekspozimi i mbuluar me kolateral financiar, kolateral tjetër dhe garantorët.
Titullzimi
Objektivat e bankës përkundrejt aktivitetit të titullzimit; qasjet e kapitalit rregullator; politikat kontabël të bankës për aktivitetin e titullzimit.
Ekspozimi total i titullzimeve aktive; humbjet e njohura nga banka gjatë periudhës korrente; shuma totale e ekspozimeve të titullzuara të veta ose të blear.
Rreziku i tregut (metoda e brendshme)
Strategjitë dhe proceset, qëllimi dhe natyra e sistemit të matjes së rrezikut.
Vlera VAR të larta, mesatare dhe të ulëta në periudhën e raportimit dhe në fund të periudhës; krahasim i vlerësimeve VAR me humbje/fitimet aktuale.
Rreziku operacional
Qasjet e ndjekura për vlerësimet e rrezikut operacional si dhe përshkrim të metodës AMA nëse është përdorur nga banka.
134
Kapitali
Politikat që mbulojnë vlerësimin dhe kontabilizimin e kapitalit në librat e bankes; ndryshimi me kapitali aksioner dhe pjesëmarrjeve të tjera.
Vlera në libër dhe vlera e drejtë e investimeve; investimet private dhe ato publike; fitim/humbjes kumulative të realizuara nga shitja dhe likuidimi.
Rreziku i normës së interesit në librat e bankës
Supozimet në lidhje me parapagesat e kredive dhe sjelljen e depozitave pa afat, frekuencën e matjes së këtij rreziku në librat e bankës.
Rritjen apo rënien në të ardhurat si pasojë e rritjes apo rënies së normave të interesit të ndara sipas monedhave.
Aneks 3- Elementet përbërëse dhe përllogaritja e kapitalit rregullator
1. Kapitali bazë përbëhet nga dy grupe sipas tabelës më poshtë:
1.1 Elementet përbërëse që shtohen (A) 1.2.Elementet përbërëse që zbriten (B)
Kapitali nënshkruar Kapitali nënshkruar i papaguar
Rezervat (përveç rezervave të rivlerësimit) Vlera emërore e aksioneve të bankës të
mbajtura nga banka (të pashitura, të riblera)
Primet e emetimit dhe të fuzionimit (shkrirjes,
bashkimit) Humbjet e pashpërndara (të bartura)
Fitimet e pashpërndara (të bartura) Humbja ushtrimore
Fitimi ushtrimor i fundit të vitit Diferenca rivlerësimi debitore
Fitimi ushtrimor i periudhës raportuese Ak|Tivet e qëndrueshme të patrupëzuara
Diferenca rivlerësimi kreditore
Totali i kapitalit bazë C = A-B
2.Elementet përbërëse të kapitalit shtesë janë sipas tabelës më poshtë:
2.1.Kapitali Shtesë përbëhet nga këto elemente (J) :
Rezervat e rivlerësimit
Rezervat e përgjithshme;
Detyrimet e varura:
i)Instrumentet hibride
ii)Detyrimet e varura me afat.
Gjithashtu, elementet përbërëse të kapitalit shtesë kanë këto kufizime në përfshirjen e tyre në
llogaritjen e kapitalit rregullator:
- totali i kapitalit shtesë të jetë jo më i madh se 100 për qind e totalit të kapitalit bazë
- totali i detyrimeve të varura me afat që bëjnë pjesë në kapitalin shtesë të jetë jo më i madh se
50 për qind e totalit të kapitalit bazë.
135
Për të dalë më tej në përllogaritjen e kapitalit rregullator, ku nga shuma e kapitalit bazë dhe
kapitalit shtesë të llogaritur, zbriten këto elemente:
Kapitali bazë (C)
Kapitali shtesë (J)
Pjesëmarrjet dhe të drejtat e varura në banka dhe institucionet e tjera financiare (P):
i) Pjesëmarrjet në banka dhe institucione të tjera financiare me një shumë më të
madhe se 10 për qind e kapitalit të tyre ose me një shumë më të vogël se 10 për qind
e kapitalit të tyre, por që ushtron ndikim të rëndësishëm në marrjen e vendimeve në
to. Pjesëmarrjeve i shtohen edhe të drejtat e varura në të njëjtat banka dhe
institucione financiare.
ii) Shuma totale e pjesëmarrjeve në banka dhe institucione të tjera financiare, që
nuk plotësojnë kushtet e pikës së mësipërme, së bashku me të drejtat e varura të tjera
në të njëjtat banka dhe institucione të tjera financiare, pasi të jenë pakësuar në masën
10 për qind pra [10% x (C +J)].
Garancitë e dhëna Fondit të Garancisë Reciproke sipas kushteve të përcaktuara nga
Banka e Shqipërisë (Q)
Të gjitha zbritjet e parashikuara në aktet rregullative të Bankës së Shqipërisë (V)
Kapitali rregullator = (C+J)-(P+Q+V)
Aneksi 4 - Përllogaritja e aktiveve të ponderuara me rrezik
Emërtimi i aktivit Pesha e
ponderimit
Aktivet pa rrezik ponderohen me koeficient 0 për qind; Përfshihen si të tillë të gjithë
zërat e mëposhtëm: 0%
a) arka dhe zërat e ngjashëm me të
b) të drejtat ndaj bankës qendrore dhe ndaj Qeverisë Shqiptare kur këto shprehen në
monedhën kombëtare
c) të drejtat ndaj bankave qendrore dhe qeverive qendrore të vendeve të zonës së OECD
dhe shprehimisht të garantuara prej tyre dhe nga institucionet ndërkombëtare
d) të drejtat ndaj bankave qendrore dhe qeverive qendrore të vendeve të OECD të
nënshkruara, të garantuara, të financuara në monedhën e vendit huamarrës
e) të drejtat ndaj një debitori të vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD shprehimisht të
garantuara nga bankat qendrore dhe nga qeveritë e vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD
të nënshkruara, të garantuara, të financuara në monedhën e tyre kombëtare
f) të drejtat ndaj Komunitetit Evropian dhe shprehimisht të garantuara prej tij
g) aktive të garantuara me kolateral ose me garanci të ngjashme si vijon:
i) letra me vlerë të emetuara nga bankat qendrore, nga qeveritë e vendeve të OECD ose
nga Komuniteti Evropian;
136
ii) depozita pranë bankave huadhënëse;
iii) çertifikata depozite ose instrumente të ngjashme të emetuara nga dhe të depozituara
pranë bankave huadhënëse;
h)të drejtat ndaj Bankës së Shqipërisë ose të garantuara plotësisht prej saj në valutë.
i) të drejtat në lekë dhe/ose në valutë ndaj Export-Import Bank of the United States (“Ex-
Im Bank”) ose të garantuara plotësisht prej saj.
Aktivet me rrezik të ulët ponderohen me koeficient 20 për qind; Përfshihen si të tilla
të gjithë zërat e mëposhtëm: 20%
a) të drejta me afat deri në maturim jo më shumë se një vit ndaj bankave dhe
institucioneve financiare që veprojnë në Republikën e Shqipërisë
b) të drejta ndaj bankave shumëpalëshe (multilaterale) të zhvillimit
c) të drejta ndaj bankave dhe institucioneve financiare që veprojnë në vendet e OECD dhe
shprehimisht të garantuara prej tyre, me përjashtim të rastit kur këto të drejta, sipas
rregullave në fuqi, përfshihen në kapitalin rregullator të tyre
d) të drejta ndaj organeve të qeverisjes qendrore rajonale dhe lokale, të vendeve të zonës
OECD
e) të drejta me afat deri në maturim jo më shumë se një vit ndaj bankave dhe
institucioneve financiare të vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD ose të drejta, mbi, ose të
garantuara shprehimisht nga bankat qendrore dhe nga qeveritë qendrore të vendeve që nuk
bëjnë pjesë në OECD, me përjashtim të rastit kur këto të drejta sipas rregullave në fuqi
përfshihen në kapitalin rregullator të tyre
f) aktive të garantuara me kolateral ose me garanci të ngjashme si vijon:
i) letra me vlerë të emetuara nga bankat shumëpaleshe të zhvillimit;
ii) letra me vlerë të emetuara nga organet e qeverisjes lokale dhe rajonale të vendeve të
OECD;
iii) depozita pranë bankave të vendeve të OECD;
iv) çertifikata depozite ose instrumente të ngjashme të emetuara nga bankat e vendeve të
OECD;
g) vlera në udhëtim dhe të drejta mbi instrumentet e pagesës menjëherë të ekzekutueshme
(çeqe udhëtarësh, karta krediti etj.).
Aktivet me rrezik të mesëm ponderohen me koeficient 50 për qind; Përfshihen si të
tillë të gjithë zërat e mëposhtëm: 50%
a) Hua që plotësojnë njëkohësisht karakteristikat e mëposhtme:
- kanë si objekt blerjen e një prone rezidencilale (shtëpi,apartament);
- kredimarrësi është blerësi i kësaj prone rezidenciale;
- janë të koletarizuara në mënyrë të plotë me anë të një hipoteke mbi një pronë
rezidenciale, e cila është në pronësi të kredimarrësit dhe është në përdorim ose jepet me
qira prej tij.
b) operacionet e qirasë financiare të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara;
c) llogaritë rregulluese në aktiv (të pakompensuara me ato të pasivit), të cilat nuk janë të
lidhura me një kundërparti të saktë.
Aktivet me rrezik të lartë ponderohen me koeficient 100 për qind. Përfshihen si të
tillë të gjithë zërat e mëposhtëm: 100%
a)të drejtat ndaj Qeverisë Shqiptare ose të garantuara plotësisht prej saj në valutë;
137
b) të drejtat me afat maturimi mbi një vit ndaj bankave që veprojnë në Shqipëri;
c) të drejtat ndaj bankave qendrore dhe ndaj qeverive të vendeve që nuk bëjnë pjesë në
OECD, të cilat nuk janë nënshkruar, garantuar apo financuar në monedhën e vendit
huamarrës;
d) të drejtat ndaj organeve të qeverisjes lokale të vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD;
e) të drejtat me afat maturimi mbi një vit ndaj bankave të tjera të vendeve që nuk bëjnë
pjesë në OECD;
f)kredi të tjera ndaj klientelës dhe të drejta të tjera, përveç atyre të përmendura më sipër, të
vlerësuara nga vetë banka;
g) aktivet e qëndrueshme të trupëzuara dhe ato aktive të qëndrueshme të patrupëzuara, të
cilat nuk janë zbritur nga kapitali shtesë;
h) të gjitha pjesëmarrjet në masën 100 për qind, që nuk bëjnë pjesë në grupin e
pjesëmarrjeve që zbriten nga kapitali rregullator.
i) vlerën e kredisë në valutë dhe/ose të indeksuar në valutë për kredimarrësin që plotëson
njëkohësisht kushtet e përcaktuara në nenin 4, pika 2, të rregullores “Për administrimin e
rrezikut të kredisë” dhe karakteristikat e përcaktuara në pikën 8.1.3, shkronja “a” të kësaj
rregulloreje.
Ponderohet me koeficient 150 për qind: 150%
a) vlera e portofolit të kredisë që tejkalon kufijtë e treguesve të përcaktuar në nenin 23/1,
shkronja c, të rregullores ‘’Për administrimin e rrezikut të kredisë’’.
b) vlera e kredisë në valutë dhe/ose të indeksuar në valutë për kredimarrësin që plotëson
njëkohësisht kushtet e përcaktuara në nenin 4, pika 2, të rregullores “Për administrimin e
rrezikut të kredisë” dhe karakteristikat e përcaktuara në pikën 8.1.4 shkronja f, të të kësaj
rregulloreje”.