elizabeta angeleska igorçe nikolov - e-ucebnicie-ucebnici.mon.gov.mk/pdf/147_gradinarsko...

350
Elizabeta Angeleska Igorçe Nikolov PRODHIMTARIA PERIMORE Libër për vitin III arsimimi i mesëm drejtimi bujqësor-veterinar, teknik për prodhimtari fermere Shkup, 201

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Elizabeta Angeleska

Igorçe Nikolov

PRODHIMTARIA PERIMORE

Libër për vitin III arsimimi i mesëm

drejtimi bujqësor-veterinar, teknik për prodhimtari fermere

Shkup, 201

Autorë:Angeleska Elizabeta, arsimtare në SHMQSH “Braqa Milladinovci”, ShkupNikolov Igorçe, arsimtar në SHMK “Koço Racin”, Sveti Nikollë

Recensentë:1. Dr. Danaill Jakuposki, profesor në fakultetin e shkencave bujqësore dhe të ushqimit2. Kostadin Krstovski, arsimtar në SHMAP “Mosha Pijade” Tetovë3. Drashko Ilievski, arsimtar në SHMAP “Mosha Pijade” Tetovë

Përkthyes:

Mamudije Axhami

Redaktor i botimit në gjuhën shqipe:Prof. dr. Hazir Pollozhani

Lektor:Abdulla Mehmeti

Përgatitja kompjuterike:Marija Nikolova Frosina Angeleska

Botuesi: Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Grafi cki centar dooel, Shkup

Me aktvendim të Ministrit për Arsim dhe Shkencë të Republikës së Maqedonisë, nr. 22-5386/1, të datës 13.12.2010, është miratuar përdorimi i këtij libri.

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 635 (075.3)АНГЕЛЕСКА, ЕлизабетаГрадинарско производство : учебник заΙΙΙ година средно образование : земјоделско-ветеринарна струка : техничар за фармерско производство / Елизабета Ангелеска, Игорче Николов. - Скопје: Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2011, - 350 стр. : илустр. ; 25 смISBN 978-608-226-226-01. Николов, Игорче [автор]COBISS.MK-ID 86478346

Prodhimtaria perimore

3

Parathënie

Libri është dedikuar për nxënësit e vitit të III në shkollat e mesme profesionale me drejtim bujqësore-veteriner për profi lin arsimor teknik për prodhimtari fermere.

Libri është i përbërë nga dy pjesë. Në pjesën e parë janë përpunuar përmbajtjet mësimore sipas programit Mësimor për Prodhimtari perimore - si lëndë e obligueshme, ndërsa pjesa e dytë për Prodhimtari perimore - si lëndë zgjedhore.

Në pjesën e parë janë përpunuar këto tema mësimore:

I. NDGRITJA E KOPSHTIT TË PERIMEVE

II. MATERIALI PËR REPRODUKIM

III. MBJELLJA ALTERNATIVE E KULTURAVE DHE KULTIVIMI SHOQËROR I KULTURAVE

PERIMORE

IV. PËRPUNIMI I TOKËS, TË MBJELLAT ME FARË DHE MASAT AGROTEKNIKE

V. KULTIVIMI I KULTURAVE PERIMORE NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

VI. PRODHIMTARIA ORGANIKE E KULTURAVE PERIMORE

VII. VJELJA, PAKETIMI DHE TRANSPORTI I PRODHIMEVE PERIMORE

Kjo pjesë i përket specifi kave të përgjithshme të prodhimtarisë perimore, gjegjësisht përfshinë kushtet për kultivimin e kulturave perimore, materialet të cilat shfrytëzohen për shumimin e kulturave perimore, zbatimi i mbledhjes alternative të kulturave në prodhimtarinë perimore, përpunimi i tokës, mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja e kulturave perimore, masat agroteknike të cilat merren gjatë kultivimit të kulturave perimore. Në këtë pjesë janë dhënë njohuritë themelore të prodhimtarisë organike perimore. është përpunuar edhe vjelja e prodhimeve të perimeve dhe aktivitetet pas vjeljes, gjegjësisht paketimi dhe transporti i prodhimeve të perimeve. Përmbajtjet e dhëna në këtë pjesë kanë karakter teorik dhe profesional dhe mundësojnë arritjen e njohurive dhe shkathtësive nga prodhimtaria perimore.

Në pjesën e dytë janë përpunuar këto tema:

I. HAPËSIRAT E MBROJTURA

II. SERRAT E QELQIT

III. SHFRYTËZIMI I HAPËSIRAVE MBROJTËSE

IV. MASAT AGROTEKNIKE NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

V. PLEHËRIMI NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

VI. UJITJA DHE MBROJTJA E BIMËVE NË HAPËSIRAT E MBROJTURAVII. PRODHIMI I

RASATIT PËR LLOJET E BIMËVE PERIMORE DHE TË LULISHTEVE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

4

Kjo pjesë i përket specifi kave të përgjithshme të prodhimtarisë perimore në hapësirat e mbrojtura, gjegjësisht përfshin kushtet për kultivimin e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, ndarjen e hapësirave të mbrojtura, mënyrën e ngritjes së hapësirave të mbrojtura, karakteristikat e kopshteve qelqore, zbatimin e mbjelljeve alternative në prodhimin e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, përpunimin e tokës në hapësirat e mbrojtura, mbjelljen me farë, mbjelljen dhe rimbjellen e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, masat agroteknike të cilat merren gjatë kultivimit të kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, sistemet për kontrollimin e kushteve për kultivimin e kulturave perimore në hapësirat e mbrojtura, plehërimi i kulturave perimore të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, mënyrat e ujitjes dhe masat për mbrojtjen e kulturave perimore të kultivuara në hapësirat e mbrojtura.Edhe përmbajtjet e dhëna në këtë pjesë kanë karakter teorik dhe profesional dhe mundësojnë arritjen e njohurive dhe shkathtësive nga prodhimtaria perimore. Me të mësuarit e prodhimtarisë perimore, njohuritë e arritura dhe dituritë do ti ndihmojnë nxënësit që me sukses t’i zbatojë gjatë kultivimit të kulturave bujqësore.

Autorët

Prodhimtaria perimore

5

PRODHIMTARIA PERIMORE

LËNDË E OBLIGUESHME

Libër për vitin III arsimimi i mesëm

drejtimi bujqësor-veterinar teknik për prodhimtari fermere

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

6

Prodhimtaria perimore

7

NJOHURI

PËR PERIMET

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

8

Prodhimtaria perimore

9

NOCIONI DHE NJOHURITË PËR PERIMTARINË

Nocioni për perimtarinë

Perimtaria është degë e prodhimtarisë bimore. Perimtaria përfshin studimin e grupit më të madh të bimëve të cilat quhen “ perime”. Bimët e perimeve përfshijnë numër të madh të llojeve specifi ke bimore.

Me nocionin “perime” nënkuptohen pjesët e ndryshme morfologjike vegjetative ose

gjenerative të bimëve të cilat shfrytëzohen për ushqim.

Kultivimi i perimeve ka traditë të vjetër. Gjatë historisë, njeriu me zgjedhje të vazhdueshme dhe seleksionim, duke i shfrytëzuar format e egra të perimeve, ka arritur të krijoj kultura bimore të cilat kultivohen sot. Të dhënat e para, për kultivimin e perimeve, datojnë para 4 000 vitesh kur ishte i njohur kultivimi patates, lakrës, bizeles, trangujve etj. Perimet kultivohen si ushqim dhe si barë për shërimin e sëmundjeve të caktuara.Rritja masive e numrit të perimeve, ka ndodhur pas zbulimit të Amerikës. Sot janë të njohura rreth 1 000 lloje të kulturave të perimeve, por kultivohen rreth 150 lloje, nga të cilat më masive kultivohen rreth 30-50 lloje.Perimet në të kaluarën, por edhe sot gjatë prodhimit ekstensiv kultivohen në parcela më të vogla bahçe ose kopshte, së bashku me bimët zbukuruese, lulet, pemët, por edhe rrush për tryezë. Kultivimi i më shumë bimëve të ndryshme është përfshirë me nocionin “hortikulturë” (latinisht hortus- kopsht). Nga këto arsye, për kopshtari, mund të përdoret termi “prodhim i perimeve”.Sipas shkencëtarit Vavillov (1933), kulturat e perimeve kanë prejardhje nga disa regjione, gjegjësisht nga disa qendra:

• Regjioni i Kinës• Regjioni i Indisë• Regjioni i Azisë së Mesme• Regjioni i Lindjes së Afërt• Regjioni i Mediteranit• Regjioni i Afrikës• Regjioni i Amerikës Qen-

drore• Regjioni i Amerikës

Jugore

Figura nr. 1.- Regjionet perimore

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

10

Bimët perime nuk paraqesin grup të ndarë të botanikës së bimëve. Në bimët e perimeve bëjnë pjesë bimët nga familjet e ndryshme të botanikës.

Perimet mund të jenë bimë njëvjeçare, dyvjeçare ose shumëvjeçare. Për ushqim mund të shfry-tëzohen organet vegjetative (rrënja, kërcejtë nëntokësor, qepujka, tuberët, kërcelli, gjethet, bishti i gjethit dhe kokat) dhe organet gjenerative (lulet, fryti, fara dhe organet bartëse të spor-eve).

Njohuria për kopshtarinë

Perimtaria është në lidhje direkte me degët e tjera të bujqësisë, pasi që kulturat e veçanta, varësisht nga mënyra e kultivimit, mund të paraqiten edhe si kultura të perimeve edhe si kul-tura të fushave.Për shembull, bizelja mund të kultivohet si kulturë e perimeve edhe si kulturë e fushës. Patatja, gjithashtu mund të kultivohet si perime por edhe si kulturë e fushës, Lule shtrydhet, shalqini dhe pjepri, sipas mënyrë së kultivimit, paraqesin kultura të perimeve, përderisa sipas vlerës së përdorimit paraqesin kultura të pemëve.

Perimtaria dhe lavërtaria më së shpeshti gjenden në lidhje ndërmjet vete, pasi që vështirë mund të organizohet e mbjellja alternative e kulturave pa përfshirjen e kulturave perimore dhe atyre të fushës. Më së shpeshti kulturat perimore paraqiten si parakultura të fushës, që jep mundësi për kultivimin e dy ose më shumë kulturave gjatë vitit dhe shfrytëzim më të madh të tokës.

Perimtaria është e lidhur edhe me prodhimtarinë e kafshëve. Për kultivimin kulturave të peri-meve shfrytëzohen sasi të mëdha të plehut të ahurit, për plehërimin e sipërfaqeve, por edhe si burim i energjisë për ngrohjen e disa hapësirave të mbrojtura, para së gjithash gjatë prodhimit të rasatit në lehe të nxehta.

Perimet mund të shfrytëzohen për ushqimin e kafshëve shtëpiake. Veçanërisht janë të rëndë-sishme prodhimet sekondare, të cilat fi tohen gjatë kultivimit të perimeve dhe të cilat mund të shfrytëzohen si ushqim kualitativ për ushqimin e kafshëve.

Perimtaria paraqet bazë për zhvillimin degëve tjera industriale. Në industrinë ushqimore, pe-rimet shfrytëzohen së lëndë e parë për prodhimin e prodhimeve ushqimore. Perimet përpuno-hen në prodhime të gatshme ose gjysmë të gatshme (perime të dehidruara, perime të ngrira, perime të përgatitura) për prodhimit si materieve shtesë në ushqim (mëlmesë, biber i zi), si prodhime aromatike etj.

Perimet gjejnë zbatim edhe në industrinë farmaceutike gjatë prodhimit të barnave, por edhe në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjeve të caktuara.

Prodhimtaria perimore

11

Perimtaria është degë e punës intensive. Bioprodhimi i lartë dhe mënyra e kultivimit kërkon angazhim të mekanizimit të rëndësishëm dhe fuqisë punëtore, me çka kontribuon deri te rrit-ja e shfrytëzimit të mekanizimit dhe fuqisë punëtore.

Perimtaria në Maqedoni ka potencial të madh si degë eksportuese e cila shtetit mund t’i sig-urojë të ardhura të mira valutore.

Kontrollo diturinë tënde:

1. Çka nënkupton me nocionin perime?

2. Çka nënkupton me nocionin hortikulturë?

3. Sa lloje të perimeve kultivohen në botë?

4. Çfarë është lidhshmëria e perimtarisë me lavërtarinë?

5. Çka e lidhë kopshtarinë me blegtorinë?

6. Cili është roli i perimeve në industrinë ushqimore?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

12

Figura nr. 2.- Prodhimet e perimeve

Roli i perimeve në të ushqyerit e njeriut

Kulturat e perimeve paraqesin komponentë të rëndësishme në të ushqyerit e njerëzve. Llojllojshmëria e kulturave të perimeve, prania e tyre gjatë tërë vitit, kontribuon për shfrytëzim të vazhdueshëm në ushqim. Kulturat e perimeve, në vete, përmbajnë sasi të vogël të materieve ushqyese (5-35%) dhe sasi të madhe të ujit (65-95%).

Por, edhe përkundër përmbajtjes së sasisë së vogël të materieve ushqyese, kulturat e perimeve përmbajnë yndyra, albumina dhe karbohidrate, përmbajnë dhe materie të llojllojshme mineralike dhe vitamina të cilat janë të domosdoshme në ushqimin e njerëzve. Kulturat e perimeve sigurojnë rreth 12% nga vlera energjetike në ushqimin e njeriut.

Karbohidratet janë të përfaqësuara në formë të monosakarideve, disakarideve, polisakarideve, kitinë, celulozë hemicelulozë. Në perime janë të përfaqësuara në sasi të ndryshme. Më së shumti ka në domate, pjepër, patate, bizele etj. Këto paraqesin burim të energjisë, por marrin pjesë edhe në proceset e caktuara metabolike.

Albuminat janë pak të përfaqësuara, por prapë, janë shumë të rëndësishme. Albuminat me prejardhje bimore janë të rëndësishme për ndërtimin e qelizave. Në 1 gram albumina ka 16,8 J energji.

Yndyrat në perime, janë të përfaqësuara në formë të acideve yndyrore të ngopura dhe të pangopura. Paraqesin komponime energjetike.

Vitaminat janë të përfaqësuara veçanërisht në pemë dhe perime. Në perime janë të përfaqësuara pothuajse të gjitha vitaminat, e në veçanti vitamina C, betakarotina, dhe vitaminat nga grupi B. Përmbajtja e vitaminave është e ndryshme dhe varet nga lloji i perimeve.

Materiet minerale në perime janë të përfaqësuara me rreth 50 elemente. Përmbajtja varet nga lloji, sorta dhe mënyra e kultivimit të perimeve. Në perime më së shpeshti janë të përfaqësuara kalciumi, magnezi, hekuri, kaliumi, fosfori dhe minerale të tjera.

Prodhimtaria perimore

13

Vajrat eterike i japin perimeve aromë dhe shije specifi ke. Në ushqim mundësojnë shfrytëzim më të mirë të ushqimit. Vajrat eterike mund të kenë edhe veprim fi tocid.

Perimet mund të përmbajnë edhe materie të dëmshme, siç janë oksalatet dhe nitratet. Këto materie kur të hyjnë në trupin, e njeriut, shndërrohen në materie të dëmshme.

Kontrollo diturinë tënde:1. Sa është përmbajtja e ujit tek perimet?

2. Në cilën lloj të materieve organike janë përfaqësuar karbohidratet te perimet?

3. Prej çka varet përmbajtja e vitaminave në perime?

4. Cilat materie mineralike janë të përfaqësuara në perime?

5. Pse janë të rëndësishme vajrat eterike për perimet?

6. Cilat janë materie të dëmshme mund të jenë të përfaqësuara në perime?

Detyrë

Vizito tregun e gjelbër më të afërt dhe bën hulumtim. Evidento perimet të cilat shiten në

treg. Bëni analizë të perimeve të pranishme në treg, në raport me përdorimin e tyre në

ushqimin e njeriut.

Të dhënat e fi tuara shënoj në fl etore dhe bëni prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

14

Perimtaria në Maqedoni

Në Maqedoni, perimtaria është njëra ndër degët më të rëndësishme të bujqësisë. Prodhimi i kulturave të perimeve është e njohur shumë më herët në territorin e Maqedonisë. Nuk ekziston regjion në Maqedoni, në të cilin nuk është i përfaqësuar kultivimi i kulturave perimore. Por, megjithatë regjione më të njohura për prodhimet perimore janë regjioni i Strumicës, Gjevgjelisë, Vallandovës, Kumanovës dhe Shkupit.

Kulturat e perimeve kultivohen në hapësira të hapura edhe në hapësira të mbrojtura. Në terrene të hapura më të përfaqësuara janë: lakra, bizelja, hudhra, patatja, spinaqi, shalqiri, pjepri, sallata etj. Domatet, specat, trangujt, kultivohen edhe në hapësira të hapura dhe në të mbrojtura.

Në prodhimin e kulturave perimore, janë të përfaqësuara tri drejtime: prodhim i hershëm, i mesëm dhe i vonshëm.

Prodhimi i hershëm, në Maqedoni, është i dedikuar për plotësimin e nevojave të tregut vendor dhe për eksport. Vjeljet e para të kulturave të hershme perimore varen nga regjioni, koha e mbjelljes, sorta dhe zbatimi i teknologjisë. Në zonën Gjevgjeli-Vallandovë vjelja fi llon në maj dhe zgjat deri në fund të qershorit, në zonën e Kumanovës, disa ditë më vonë.

Te prodhimi mesatarisht i hershëm vjelja fi llon në fi llim të qershorit dhe zgjat deri te paraqitja e brymës së parë.

Prodhimi i vonshëm është i përfaqësuar në regjionet më të nxehta në periudhën e vjeshtës.

Në prodhimtarinë perimore, në Maqedoni, shfrytëzohen teknologjitë tradicionale të prodhimit, por ekzistojnë edhe shembuj të mirë të prodhimit me zbatimin e teknologjive bashkëkohore të prodhimit.

Sipërfaqet me kultura të perimeve janë variabile dhe janë në varshmëri direkte nga gjendja e tregut.

Sipërfaqet e tëra me kultura perimore në Maqedoni sillen rreth 60 000 ha. Sasia e përgjithshme e prodhimit të perimeve të freskëta në vitin 2003 sillej rreth 560.000 ton, ndërsa së bashku me pataten rreth 770.000 ton.

Në raport me madhësinë e prodhuesve, mund të bëhet ndarja e prodhuesve individual dhe ndërmarrjeve bujqësore.

Sipas të dhënave statistikore, prej vitit 2003, rritja mesatare e fermave të prodhuesve individual të kulturave perimore sillet rreth 1 ha. Nga kjo sipërfaqe për kultivimin e perimeve shfrytëzohen rreth 30%. Është interesant edhe e dhëna se rritja mesatare e parcelave, me kultura perimore,

Prodhimtaria perimore

15

është rreth 2 deka hektarë ndërsa prodhimtaria perimore është veprimtari primare te 2/3 e prodhuesve.

Sipërfaqja mesatare, me kultura të perimeve, te ndërmarrjet bujqësore është rreth 20 ha.

Prodhimi i perimeve, në Maqedoni, në hapësira të mbrojtura sillat rreth 330.000 ton. Prodhimi në serrë është mjaft i përhapur, posaçërisht në regjionet e Gjevgjelisë, Vallandovës dhe Strumicës.

Në Maqedoni ekzistojnë rreth 260 ha. sipërfaqe të përpunuara nën oranzheri, ndërsa shfrytëzimi i tyre sillet prej 70 deri 75%. Prodhimi në oranzheri zhvillohet në sipërfaqe prej 185 ha. me prodhimtari të përgjithshme të 25.000 tonë kultura të ndryshme perimore.

Maqedonia eksporton perime të tregjet e huaja. Tregje tradicionale në të cilat eksporton janë Serbia, Bullgaria, Kosova, Kroacia, por edhe vende të tjera anëtare të unionit Evropian. Kulturat e perimeve eksportohen si të freskëta dhe si të përpunuara. Si perime të freskëta më së shpeshti eksportohen domatet, specat, trangujt, shalqinjtë etj.

Eksportimi i perimeve të ngrira, në vitin 2003, sillej 2.800 ton, ndërsa i perimeve të thata rreth 650 ton.

Kontrollo diturinë tënde:1. Në cilat regjione të Maqedonisë është me e përfaqësuar kultivimi i perimeve?

2. Cilat janë drejtimet e kultivimit të perimeve?

3. Në cilën sipërfaqe kultivohen perimet në Maqedoni?

4. Sa është prodhimi vjetor i perimeve në Maqedoni?

5. Sa janë sipërfaqet nën oranzheri në Maqedoni?

6. Cilat janë tregjet tradicionale për eksport të perimeve nga Maqedonia?

Detyrë

Në internet kërko të dhëna për regjionet në Maqedoni në të cilat më së shumti kultivohen

perimet. Bëj krahasim të regjioneve dhe defi no se cili regjion i kopshtarisë është më i

rëndësishëm në Maqedoni.

Të dhënat e fi tuara shënoj në fl etore dhe bëje prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

16

Ndarja e kopshtarisë

Prodhimtaria perimore (perimtaria) mund të ndahet sipas vendit të kultivimit të kulturave, sipas mënyrës së kultivimit, sipas intensitetit të prodhimit, sipas qëllimit të prodhimtarisë, etj.Ndarja më e thjeshtë e kopshtarisë është e dhënë në skemën në vazhdim:

Prodhimtaria

perimore në hapësira

të mbrojtura

Prodhimtaria

perimoreProdhimi në

sipërfaqe të vogla

(bahçe)

Prodhimtaria

perimore në vende të

hapura

Prodhimi kopshtar

intensiv

Prodhimi në

sipërfaqe të mëdha

(ara)

Prodhimi i

kombinuar

lavërtar-perimorFigura nr. 3- Ndarja e perimtarisë

Prodhimtaria perimore

17

NGRITJA E KOPSHTIT

TË PERIMEVE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

18

Prodhimtaria perimore

19

KUSHTET PËR KULTIVIMIN E PERIMEVE

Kultivimi i kulturave të perimeve varet nga shumë faktorë. Faktorët për prodhim mund të ndahen në: të brendshëm dhe të jashtëm.Faktorët e brendshëm janë të kushtëzuar nga karakteristikat biologjike të bimës, dhe këta quhen faktorë gjenetik.Faktorët e jashtëm paraqesin faktorët e kultivimit. Mund të ndahen në: faktorë klimatik,

faktorë të tokës (dheut) dhe faktorë agroekonomik.

Të gjithë faktorët janë të rëndësishëm për organizimin e prodhimit të suksesshëm të perimeve. Të gjithë faktorët veprojnë në mënyrë të integruar dhe është vështirë të bëhet ndarja e ndonjë faktori.

Faktorët agroekonomik

Tregu

Fuqia punëtore

Mekanizimi, mjetet,

objektet

Faktorët klimatik

Nxehtësia

Drita

Lagështia

Ajri

Faktorët edafi k

Toka (dheu)

Prodhimtaria perimore

Faktorët gjenerativ

Figura nr. 4- Ndikimi i faktorëve

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

20

Faktorët klimatik

Faktorë themelor klimatik janë: drita, nxehtësia, lagështia dhe ajri. Faktorët klimatik themelor kanë ndikim të fuqishëm mbi vetitë biologjike të bimëve, dhe direkt kushtëzojnë kultivimin e bimës së caktuar në regjionin e dhënë.Duhet theksuar se një faktor nuk mund të përjashtohet ose të zëvendësohet me tjetër. Të gjithë faktorët veprojnë mbi rritjen dhe zhvillimin e bimëve, dhe përfi timin e rendimentit me kualitet të lartë. Raporti reciprok ndërmjet faktorëve mund të jetë: optimal, i durueshëm, i qëndrueshëm dhe i pa durueshëm.

Në raportin optimal të gjithë faktorët janë të përfaqësuar me përmbajtje ose sasi më të mirë. Bimët rriten në kushte më të mira dhe japin prodhim më të lartë dhe më kualitativ.

Në raportin e durueshëm një ose më shumë faktor përfaqësohen me përmbajtje më të vogël ose më të madhe. Bimët, gjatë këtij raporti, mund të rriten me sukses dhe të japin prodhim rentabil.

Në raportin e qëndrueshëm ndonjë prej faktorëve është i përfaqësuar në sasi ose përmbajtje të pamjaftueshme. Bimët vetëm vegjetojnë pa dhënë fryte.

Në raportin e padurueshëm është e mjaftueshme që vetëm njëri nga faktorët të jetë i përfaqësuar me sasi ose përmbajtje ekstremisht të vogël ose të madhe. Bimët gjatë këtij raporti shkatërrohet.

Të gjithë faktorët janë të rëndësishëm për ekzistencë dhe rritje dhe zhvillim të bimëve, por megjithatë shpesh ndodhë për ndonjë faktor që të theksohet se është “më i rëndësishëm”.Të theksuarit e njërit nga faktorët nuk do të thotë se faktorët tjerë nuk janë të rëndësishëm, por përkundrazi se faktorët tjerë janë të përfaqësuar në sasi të mjaftueshme përderisa faktori i potencuar nuk është i përfaqësuar në sasi të nevojshme dhe paraqet shkak për fi timin e prodhimit jo kualitativ. Për shembull, mungesa e lagështisë, veçanërisht në muajt e verës, është faktor kufi zues për fi timin e prodhimit kualitativ.Ndikimi i njeriut mbi faktorë të caktuar është i kufi zuar, më pak ose më shumë, por shumë rrallë mund të jetë i plotë, vetëm nëse bima kultivohet në hapësira e mbrojtura më bashkëkohore.

Kontrollo diturinë tënde

1. Në çfarë raporti mund të gjinden faktorët?

2. Kur paraqitet raporti i qëndrueshmërisë?

3. Kur theksohet faktori “më i rëndësishëm”?

Prodhimtaria perimore

21

Nxehtësia

Të gjitha bimët, për rritje të suksesshme, zhvillim dhe frytdhënie kanë nevojë për nxehtësi. Nxehtësia varet nga temperatura, edhe është e nevojshme në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit të bimëve. Në raport të temperaturës dallohen tri konstante: minimumi, maksimumi dhe optimumi.

Minimumi është temperatura më të ulët nën të cilën ndalohet rritja dhe zhvillimi i bimëve.

Maksimumi është temperatura më e lartë mbi të cilën gjithashtu ndalohet rritja dhe zhvillimi i bimëve.

Nëse një periudhë më të gjatë temperatura zbret nën minimum, ose ngritët mbi maksimum, bimët vdesin.

Optimumi është temperatura e cila më së shumti i përgjigjet rritjes dhe zhvillimit të bimëve.Niveli i temperaturës së nevojshme është i ndryshëm dhe varet nga faza e zhvillimit të bimës. Kufi jtë e kërkesave të temperaturave në faza të caktuara të rritjes dhe zhvillimit të bimës, përcaktohen në bazë të temperaturave optimale për rritje vegjetative.

Sipas nevojave për nxehtësi dhe temperaturë, bimët mund të ndahen në:

• Bimët që e duan nxehtësinë (termofi le)- në këtë grup bëjnë pjesë bimët të cilat kanë nevojë të madhe për nxehtësi, gjatë tërë kohës së vegjetacionit. Optimumi për rritje vegjetative sillet rreth 25°C, gjegjësisht lëviz në korniza prej 22 deri 29°C. Minimumi sillet rreth 10°C, ndërsa maksimumi rreth 35°C.

• Bimët mesatare- në këtë grup bëjnë pjesë bimët të cilat kanë nevojë më të vogël për nxehtësi gjatë kohës së vegjetacionit. Optimumi për rritje vegjetative te këto bimë sillet rreth 23°C, gjegjësisht lëviz në kornizat prej 21-26°C. Minimumi sillet rreth 5°C, ndërsa mund ta durojnë temperaturën edhe deri -8°C.

• Bimët rezistuese në të ftohtë- në këtë grup bëjnë pjesë bimët të cilat mirë i durojnë temperaturat e ulëta. Optimumi për rritje vegjetative sillet rreth 17°C, gjegjësisht lëvizë në kornizat prej 15 deri 18°C. Minimumi sillet rreth 2°C, ndërsa mund ta durojnë temperaturën edhe deri -20°C.

Rregullimi i temperaturës në vend të hapur, sipas nevojës së mbjelljeve është shumë e vështirë, përderisa në hapësirat e mbrojtura është më i lehtë. Temperatura është një nga faktorët më kufi zues për përcaktimin e kulturave të perimeve në Maqedoni, veçanërisht në muajt e dimrit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

22

Dëmet te kulturat e perimeve mund ti shkaktojnë temperaturat e larta dhe të ulëta.

Dëmet nga temperaturat e ulëta te kulturat e perimeve mund të ndodhin:

• Gjatë paraqitjes së ngricave të forta dhe afatgjate, gjatë kohës së dimrit, kur ngrihet tërë uji në tokë. Sistemi rrënjor nuk mundet të thithë ujë dhe materie ushqyese dhe bima shkatërrohet.

• Gjatë luhatjeve të papritura dhe më të larta të temperaturave rreth 0°C në pranverën

e hershme. Toka (dheu) vazhdimisht zgjerohet dhe mblidhet dhe shkakton këputje të qimeve rrënjore aktive. Bimët për shkak të dëmtimit të qimeve rrënjore nuk janë në gjendje të pranojnë ujë dhe materie ushqyese dhe bima shkatërrohet.

• Gjatë paraqitjes së ngricave dhe brymës së vonshme të pranverës dhe atyre të hershme të vjeshtës. Bimët në këtë periudhë janë mjaft aktive dhe pranojnë sasi të mëdha të ujit. Gjatë kësaj dukurie vjen deri te ngrirja e ujit në qeliza, gjegjësisht formimi i kristaleve ujore. Kristalet e thyejnë membranën qelizore dhe me shkrirjen e kristaleve, përmbajtja e qelizës kalon në hapësirën ndërqelizore. Bimët pas rritjes së temperaturës nxihen dhe shkatërrohen.

Temperaturat e larta shkaktojnë paraqitjen e djegies të bimëve dhe të fryteve, por edhe destruktuimin e protoplazmës dhe shkatërrimin e bimëve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat janë konstantet e temperaturës?

2. Cilat janë bimë që e duan nxehtësinë?

3. Sa sillet minimumi i temperaturës te bimët rezistuese në të ftohtë?

4. Çfarë dëme shkaktojnë temperaturat e ulëta?

Prodhimtaria perimore

23

Drita

Drita është e nevojshme gjatë tërë kohës së vegjetacionit të bimës. Burim kryesor të dritës paraqet dielli. Bima, dritën e shfrytëzon si burim të energjisë për asimilimin e CO2 në procesin e fotosintezës.Drita ndikon në intensitetin e formimit të klorofi lit. Nga intensiteti i dritës direkt varet indeksi i fotosintezës.

Drita ndikon edhe në ngrohjen e bimëve dhe intensitetin e transpirimit. Efekti i dritës, mbi bimët varet nga përbërja e spektrit të diellit, intensitetit të dritës së diellit, dhe nga gjatësia e insolimit ditor.

Për bimët rëndësi më të madhe ka pjesa e dukshme e dritës, gjegjësisht rrezet me gjatësi valore 380-780 milimikron.

Intensiteti i dritës ka ndikim të fortë mbi bimët. Numri më i madh i ditëve me diell, gjatë kohës së vegjetacionit, mundëson intensifi kimin e fotosintezës dhe krijimin e sasive më të mëdha të materieve ushqyese dhe pjekje më të shpejtë të bimëve.

Në raport të intensitetit të dritës, bimët janë të ndara në:

• Bimë heliofi le- me nevoja më të mëdha për dritë (rreth 30.000 luks). Në këtë grup bëjnë pjesë: speci, domatja, shalqiri, pjepri, bamja etj.

• Bimë mezofi le- me nevoja mesatare për dritë (rreth 20.000 luks). Në këtë grup bëjnë pjesë: fasulja, bizelja, karota, kungulli, trangulli etj.

• Bimët skiofi le- me nevojë më të vogël për dritë (rreth 16.000 luks). Në këtë grup bëjnë pjesë: hudhra, patatja etj.

Gjatë mungesës së dritës, te bimët, paraqiten ngecje në rritje, etiolim dhe pamundësi për formimin e frytit. Në dritë tepër të madhe, paraqitet lakimi i gjetheve.

Bimët reagojnë edhe në gjatësinë e ditës, gjegjësisht natës. Kjo dukuri quhet fotoperiodizëm.Fotoperiodizmi ndikon mbi formimin e organeve gjenerative. Nëse nuk sigurohet gjatësia e nevojshme e ditës, bima nuk do të kalon nga faza vegjetative në atë reproduktive.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

24

Në raport me gjatësinë e ditës, bimët janë të ndara në:

• Bimët e ditës së shkurtër- kërkojnë dritë 10-12 orë. Këtu bëjnë pjesë: pjepri, shalqiri, speci, patatja, fasulja etj.

• Bimët e ditës së gjatë- kërkojnë dritë me mbi 14 orë. Këtu bëjnë pjesë: spinaqi, qepa, lakra, preshtë, rrepa, rrepëza, rrika,karota etj.

• Bimët neutrale (indiferente)- këto lloje nuk tregojnë reaksion të veçantë ndaj gjatësisë së ditës. Këtu bëjnë pjesë disa varietet të domates, fasules, bizeles etj.

Shfrytëzimi i dritës së diellit, nga ana e bimëve, është e vogël dhe sillet 5-15%. Sot ekzistojnë mundësi për përdorimin edhe të dritës artifi ciale, e cila fi tohet me përdorimin e llambave, të cilat emitojnë dritën natyrale. Kërpudhat si perime, nuk e durojnë dritën direkte të diellit dhe kultivohen në kushte të errëta.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse bimët e shfrytëzojnë dritën?

2. Si janë të ndara bimët në raport të intensitetit të dritës?

3. Çka është fotoperiodizmi?

4. Si janë të ndara bimët në raport të gjatësisë së ditës?

5. Cili perim nuk e duron dritën direkte të diellit?

Prodhimtaria perimore

25

Lagështia

Lagështia luan rol të madh gjatë kultivimit të perimeve. Perimet kanë nevojë të madhe për ujë. Nevojat për ujë te perimet paraqitet për shkak:

• Zhvillimit të sistemit rrënjor- kulturat e perimeve zakonisht e kanë sistemin rrënjor me zhvillim të cekët, të vendosura në shtresën sipërfaqësore të tokës dhe shumë pak e shfrytëzojnë lagështinë nga shtresat më të thella;

• Përmbajtja e lartë e ujit- mesatarisht kulturat e perimeve përmbajnë 85-90% ujë;

• Shpenzimi i madh i ujit gjatë kohës së vegjetacionit- kulturat e perimeve harxhojnë sasi të mëdha të ujit për transpirim dhe për prodhim të njësisë të masës organike. Për shembull, lakra për një ditë, gjatë kohës së verës mund të harxhoj rreth 5 litra ujë, ose gjatë kohës së vegjetacionit harxhon rreth 200-220 litra ujë.

Për kultivim të suksesshëm të kulturave të perimeve me rëndësi janë: lagështia e tokës dhe lagështia e ajrit.

Lagështia e tokës

Bima ujin e merr nga toka, me ndihmën e sistemit rrënjor. Ujin e pranon në formë të tretjes ujore në të cilën ka të tretura materie ushqyese të nevojshme për bimën.

Ujin të cilin e pranojnë bimët, përmes rrënjës, më tutje me ndihmën sistemeve transportuese të bimës, transportohet deri te organet tjera dhe i shërben për sintezën e materieve ushqyese, për transpirim, për ndërtimin e qelizave, për mbajtjen e turgorit në qeliza, në metabolizëm dhe për nevoja të tjera. Uji është i rëndësishëm edhe gjatë mugullimit të farës dhe mbirjen e bimës. Nevojat për ujë, te bimët, janë të ndryshme dhe varen nga fenofaza në të cilën gjendet bimët.Gjatë mungesës së ujit, bimët e humbin turgorin e qelizave dhe në mënyrë të pakthyeshme vyshken, gjegjësisht thahen. Sipas nevojave për ujë, bimët janë të ndara në:

• Hidrofi te- bima me nevoja të mëdha për ujë;

• Mezofi te- grupi më i përhapur i bimëve. Vyshkja paraqitet nëse humben rreth 25% nga përmbajtja e tërësishme e ujit;

• Kserofi te- bima me nevoja modeste për ujë. Mund të humbin 50-75% nga përmbajtja e ujit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

26

Lagështia optimale e tokës, për kultivimin e perimeve, mund të sillet 70-90% nga kapaciteti ujor i fushës (KUF) dhe varet nga tipi i tokës, lloji i kulturës dhe faza e rritjes.

Lagështia e ajrit

Ajri përmban sasi të caktuar të avujve të ujit të cilët krijojnë lagështinë e ajrit. Lagështia e ajrit luan rol të rëndësishëm në përfi timin e prodhimit kualitativ. Nëse paraqitet lagështi e pamjaftueshme e ajrit, në fazën e lulëzimit, bima i hedh lulet, dhe zvogëlohet polenizimi.

Kulturat e perimeve kanë nevoja të ndryshme për lagështi të ajrit. Nevojat për lagështi të ajrit sillen prej 50 deri 70% (speci, domatja, pjepri, patatja, hudhra, etj.), e gjer në 90-95% (trangujt).Në Maqedoni, gjatë muajve të verës, vazhdimisht paraqitet mungesë e lagështisë së tokës dhe ajrit. Kjo mungesë plotësohet me zbatimin e ujitjet së kulturave të perimeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka e kushtëzon nevojën për ujë tek bimët?

2. Si ndahen bimët në raport të nevojave për ujë?

3. Sa sillet lagështia optimale e tokës te perimet?

4. Çfarë roli ka lagështia e ajrit gjatë kultivimit të perimeve?

Prodhimtaria perimore

27

Ajri

Ajri, mbi perimet, ndikon në dy mënyra: me përbërjen e vet dhe me rrymim (përmes erërave).

Përbërja e ajrit

Ajri është përzierje e gazrave. Ai përbëhet nga 78% azot, 21% oksigjen, 0,03% dioksid karboni dhe rreth 1% gazra të tjerë. Për bimët me rëndësi më të madhe janë oksigjeni, dioksidi i karbonit dhe azoti.

Oksigjeni (O2) te organizmat e gjallë merr pjesë në procesin e frymëmarrjes. Në natyrë ka në

sasi të mjaftueshme. Bimët kanë nevojë për oksigjen gjatë tërë kohës së vegjetacionit. Nevoja për oksigjen është më e madhe në fazën e rritjes intensive të bimës.

Dioksidi i karbonit (CO2) ka rol të pazëvendësueshëm në procesin e fotosintezës, gjegjësisht

krijimin e materies organike. Në ajër gjendet në sasi shumë të vogël prej 0,03%. Me rritjen e përmbajtjes së CO2, rritet edhe aktiviteti fotosintetik i bimës, që shpie deri te rritja e rendimenteve. Rritja e sasisë së CO2 mund të shkoj më së shumti deri 10 herë, gjegjësisht deri 0,3%. Rritja e mëtutjeshme shpie deri te pasojat e dëmshme. Pasojat e dëmshme paraqiten edhe nëse zvogëlohet sasia e CO2 nën 0,01%.

Azoti (N2) në atmosferë ka në sasi të mëdha, por është i paarritshëm për bimët, për shkak

të asaj se gjendet në formë elementare. Formën elementare të azotit mund ta shfrytëzojnë azotofi ksuesit (bakteret topthore). Këto baktere jetojnë në simbiozë me sistemin rrënjor të bimëve leguminoze, dhe e lidhin azotin.

Për bimët është me rëndësi të njëjtë përbërja e ajrit afër tokës dhe përbërja e ajrit në tokë.

Më së shpeshti përbërja e ajrit në tokë ndryshon nga përbërja e ajrit afër tokës. Ajri në tokë i mbush poret e dheut. Nëse struktura e dheut është e keqe në tokë, mund të paraqitet mungesa e oksigjenit i cili ndikon negativisht mbi zhvillimin e sistemit rrënjor.Rregullimi i ajrit mund të kryhet në hapësirat e mbrojtura me shtim nën presion të oksigjenit ose dioksidit të karbonit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

28

Era

Era paraqet lëvizje të masave të ajrit. Era mund të jetë e dobishme ose e dëmshme për bimët.Erërat janë të dobishme për tharjen e tokës me lagështi tepër të madhe, për këmbimin e gazrave në ajër, për pluhërimin e disa bimëve, për shpërndarjen e farave etj.Nga ana tjetër, erërat janë të dëmshme nëse fryjnë me fuqi të madhe, gjatë shpërndarjes së farave nga barojat, e thajnë tokën i shtrijnë dhe i thyejnë bimët etj.Erërat me shpejtësi më të madhe prej 5 m/s zakonisht janë të dëmshme. Erërat e fuqishme të përcjella me shi dhe breshër shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndikon ajri mbi bimët?

2. Çfarë është roli i oksigjenit për bimët?

3. Çfarë është ndikimi dëmshëm i erës?

Prodhimtaria perimore

29

Faktorët edafi k

Toka

Toka, si faktor, ka ndikim direkt mbi vegjetacionin në tërësi të perimeve. Në tokë zhvillohet sistemi rrënjor i bimës. Toka shërben për përforcimin e bimës. Nga toka bima furnizohet me sasi të nevojshme të materieve ushqyese dhe ujë.Në tokë zhvillohen procese të ndryshme kimike dhe mikrobiologjike të cilat kanë ndikim mbi vet bimën.Mbi prodhimin e kulturave të perimeve ndikojnë: tipi i tokës, pjerrtësia e terrenit, ekspozimi i terrenit, niveli i ujit nëntokësor, vlera e pH-së tokës, përqëndrimi i tretësirës së tokës dhe faktor të tjerë.

Tipi i tokës

Për kultivimin e kulturave të perimeve, më të mira janë tokat strukturale, tokat pjellore, të pasura me materie ushqyese. Më të mira janë toka aluviale dhe toka e zezë. Përbërja mekanike dhe struktura e tokës janë të rëndësishme gjatë mbirjes së kulturave të perimeve pasi që shumica kanë fara të imëta, por edhe për kulturat frutore-rrënjore (karota, pastinaku) të cilat i formojnë rrënjët në tokë.Struktura e tokës është e rëndësishme edhe për rregullimin e regjimit ujore-ajrore.

Pjerrtësia e terrenit

Për prodhimin e kulturave të perimeve, më së miri është që toka të ketë pjerrtësi të ulët prej 1 deri 2%. Pjerrtësia më e madhe shkakton erozion të tokës, ndërsa në tokat e rrafshëta është i ngadalësuar kullimi i lagështisë së tepërt dhe ndodh ngulfatja e rrënjës.

Ekspozimi i terrenit

Ekspozimi i terrenit ka ndikim mbi ardhjen e hershme të perimeve. Më të mira janë terrenet me ekspozim jugor. Ekspozimet tjera janë më të këqija, e veçanërisht ekspozimi më i keq është ai verior.

Niveli i ujit nëntokësor

Niveli i lartë i ujit nëntokësor mund të ndikon negativisht mbi bimët. Në tokat e lehta, niveli mund të jetë më i lartë, përderisa në tokat më të rënda duhet të jetë më i ulët. Për rregullimin e nivelit të ujërave nëntokësor zbatohet drenazhi.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

30

Vlera e pH-së të tokës

Vlera e pH-së të tokës e kushtëzon kultivimin e kulturave të caktuara të perimeve dhe përfi timin e rendimentit me kualitet të lartë. Në raport të vlerës së pH, tokat janë të ndara në:

• Acidike (pH 5,5-6)- domatja, shalqiri, rrepëza, sallata;

• Me aciditet të dobët deri në neutrale (pH 6-7)- kungulli, karota, selino;

• Me bazitet të dobët (pH 7-7.5)- bishtaja, pjepri, lakra, lulelakra.

Përqëndrimi i tretësirës së tokës

Perimet, ndryshe reagojnë në përqëndrimet e ndryshme të tretësirave të kripërave në tokë. Sipas përqëndrimit të kripërave të tokës, bimët janë të ndara:

• Dobët rezistuese- nuk durojnë përqendrim më të lartë se prej 0,1 deri 0,4%. Këtu bëjnë pjesë: rrepëza, karota, hudhra, trangujt;

• Mesatarisht rezistuese- durojnë përqëndrim deri 0,6%. Këtu bëjnë pjesë: rrepa, patatja, sallata;

• Shumë rezistuese- durojnë përqendrim deri 1%. Këtu bëjnë pjesë: kungulli, shalqiri, domatja.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse është e rëndësishme toka për bimët?

2. Sa duhet të jetë pjerrtësia e terrenit?

3. Cili ekspozim është më i përshtatshëm për kultivimin e kulturave të perimeve?

4. Cilat kultura janë më të përshtatshme për kultivim në tokat acidike?

5. Si ndahen kulturat në raport të përqendrimit të kripërave në tokë?

Prodhimtaria perimore

31

Faktorët agroekonomikë

Perimtaria paraqet degë të prodhimit intensiv, dhe për këtë është e domosdoshme që prodhimi të jetë mirë i organizuar, që të mos vjen deri rrjedha e padëshirueshme e procesit prodhues. Për organizim të suksesshëm të procesit prodhues është e rëndësishme të dihet njohja e faktorëve të cilët ndikojnë mbi procesin: tregu, fuqia punëtore, mjetet bazë dhe faktor të tjerë.

Tregu

Njohja e tregut është e rëndësishme për zgjedhjen e tipit të prodhimit. Është e domosdoshme njohja e tregut të shitjes dhe furnizimit.

Tregu i shitjes

Duhet të njihet tregu në të cilin plasohen prodhimet. Duhet të bëhet analizë e madhësisë së tregut, largësisë së tregut, konkurrencës, çmimeve të prodhimeve, kualitetit të cilin e kërkon tregu dhe parametra të tjerë.Prodhuesit tanë veçmas më të vegjlit, pak i kushtojnë kujdes përpilimit të planit për plasman të prodhimeve, dhe më së shpeshti analizën e bëjnë në mënyrë arbitrare. Ndodhë që një vit të ketë mungesë për ndonjë perim në treg, me ç’rast ai arrin çmim të lartë.Prodhuesit të prirë nga çmimi i lartë i atij perimi, vitin e ardhshëm e prodhojnë në mënyrë masive dhe ndodh të ketë hiperprodhim dhe pamundësi për plasim të perimit, pasi që tregu nuk mundet t’i pranon tepricat e prodhimit.

Tregu i furnizimit

Tregu i furnizimit mund të mundësoj furnizim me repromaterialet për organizimin e prodhimit. Afërsia dhe mundësia për furnizim të repromaterialeve të nevojshme ndikojnë fuqishëm mbi shpenzimet e prodhimtarisë, por edhe mbi përfi timin e prodhimtarisë kualitative. Shumë është e rëndësishme që gjatë prodhimtarisë të sigurohet me kohë material të farës kualitativ, pleh kualitativ mineral dhe organik, mjete mbrojtëse, dhe materiale tjera të nevojshme.

Fuqia punuese

Veçse përmendëm se perimtaria është degë që kërkon punë intensive, gjegjësisht gjatë kohës së prodhimit kërkon angazhim të fuqisë punuese në masë më të madhe. Angazhimi i fuqisë punëtore varet nga kultura e cila kultivohet dhe nga qëllimi i prodhimtarisë.Nevojat e rritura për fuqi punëtore paraqiten gjatë kryerjes së masave të caktuara agroteknike (mbjellja e rasatit, prashitja, ujitja) dhe gjatë vjeljes së kulturave te të cilat vjelja kryhet në mënyrë të pandërprerë. Në hapësirat e mbrojtura fuqia punëtore, e cila angazhohet, është e nevojshme ti njeh mirë detyrat e punës dhe të posedoj kualifi kim përkatës për punë në hapësirat e mbrojtura.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

32

Mekanizimi, mjetet dhe objektet

Në kopshtarinë prodhuese, ekzistojnë mundësi të mëdha për zbatimin e mekanizimit dhe mjeteve. Zbatimi i mekanizimit dhe makinave: nga universalet (traktori, plugu, kultivatori), e deri te specialet (kombajna për vjeljen e domateve, kombajna për vjeljen bizeles) etj.Mjetet që shfrytëzohen në kopshtari varen nga tipi i prodhimit. Mjetet shfrytëzohen për kryerjen e masave të caktuara agroteknike, siç janë ujitja, ajrosja, ngrohja e hapësirave të mbrojtura etj.Objektet janë të ndara në objekte për prodhim (oranzheri, serrë nga plastika, lehe të nxehta ose të ftohta, vende për kultivim të kërpudhave) dhe objekte ndihmëse (magazina, hapësira ndihmëse).

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilët janë faktorët më të rëndësishëm agroekonomik?

2. Cilat tregje është e nevojshme të njihen?

3. Kur paraqitet nevoja më e madhe për fuqi punëtore në prodhimtarinë e perimeve?

4. Cili është roli i mekanizimit në prodhimin primeve?

5. Cilat objekte janë të nevojshme për prodhimin e perimeve?

Prodhimtaria perimore

33

FORMIMI I KOPSHTEVE TË PERIMEVE

Formimi i kopshteve të perimeve përbëhet prej dy procedurave: zgjedhja e vendit për kopsht dhe rregullimi i vendit.

Zgjedhja e vendit për kopsht

Për shkak të karakterit të prodhimtarisë perimore, është shumë me rëndësi që të bëhet zgjedhje e drejtë e vendit ku do të kultivohen perimet. Vetëm me zgjedhje të drejtë të vendit mund të priten rendimente të larta nga kulturat perimore.Vendi (terreni) për formimin e kopshteve të perimeve duhet ti plotësoj kushtet e caktuara:

• Të ketë sipërfaqe të rrafshët- sipërfaqja e tokës duhet të jetë sa më e rrafshuar, dhe të mundësoj thithje të lehtë të ujit, kalueshmëri dhe punë të lehtë me mekanizëm;

• Të ketë ekspozim jugor- për pjekje më të hershme dhe për fi timin kualitativ dhe të rritur të prodhimeve zgjidhen terrenet me ekspozim sa më të mirë kah dielli. Për kultivimin e të mbjellave të perimeve që janë rezistuese në të ftohtë, gjatë verës zgjidhen terrene me ekspozim më verior.

• Të jetë i mbrojtur nga ndikimi i erërave të ftohta dhe të fuqishme- erërat e ftohta dhe të fuqishme ndikojnë negativisht mbi bimët dhe shkaktojnë dëme në prodhimtarinë e tyre.

• Të jetë me pjerrtësi të ulët- terrenet më të mira janë me pjerrtësi prej 1 deri 2%. Terrenet me pjerrtësi më të madhe se 15% nuk shfrytëzohen ose (nëse nuk ka më të mira) trasiten dhe rrafshohen. Këto terrene vështirë ujiten dhe kanë erozion të dukshëm të tokës.

• Të ketë shtresë të përpunuar mirë të tokës- shtresa e tokës duhet të jetë e trashë më së paku 20 deri 25 cm. Për tokat në të cilat do të kultivohen kulturat e perimeve duhet të zgjedhën toka e zezë, aluvijale ose deluviale të cilat janë pjellore, të thella dhe të shkrifëta, me reaksion neutral deri te ai i dobët-acidik ose dobët-bazik, me strukturë të imët kokërrzore dhe kapacitet të mirë ujor. Duhet të shmangen tokat ranore tepër të rënda ose shumë të lehta.

• Të ketë nivel më të thellë të ujit nëntokësor- niveli i lartë i ujit nëntokësor shpie deri te qarje të tokës. Në këto toka është vështirë të kultivohen kulturat e perimeve dhe është e nevojshme të kryhet shterimi (drenazhi) ose kultivimi të bëhet me ngritje të lartë të leheve ose shtylla;

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

34

• Të ketë në disponim burime me arritje të lehtë dhe ujë kualitativ për ujitje- uji i ndotur me mikroorganizma të dëmshëm, ose materie helmuese për tokën, bima ose njeriu, nuk guxon ti përdor për ujitjen e tokave me perime.

• Të ketë infrastrukturë të mirë rrugore- vendi duhet të jetë i arritshëm dhe i lidhur me rrugë të mira, dhe të mundësoj furnizim papengesë me repromaterial të nevojshëm, transport të fuqisë punëtore, por edhe të jenë të lidhura me sistemet kryesore të komunikacionit dhe me tregjet e shitjes.

• Të jetë afër vendbanimit të punëtorëve- është e nevojshme të ketë vazhdimisht fuqi pune dhe të zvogëlohen harxhimet për transport të fuqisë punëtore.

Është shumë vështirë që të gjendet vend i cili do ti plotëson të gjitha kushtet e cekura për ngritjen e kopshtit të perimeve. Për këtë arsye, para ngritjes së kopshtit të perimeve, bëhet vlerësimi i terrenit, dhe athua se ai terren është i përshtatshëm për prodhimin e kulturave të caktuara të perimeve. Nëse tereni siguron shumicën e kushteve, dhe mund të bëhet përmirësim të kushteve tjera, ai terren mund të shfrytëzohet për ngritjen e kopshtit të perimeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse është i rëndësishëm zgjedhja e vendit për ngritjen e kopshtit të perimeve?

2. Cilat kushte duhet ti plotësoj vendi për ngritjen e kopshtit?

3. Cili ekspozim është më i mirë për ngritjen e kopshtit?

4. Sa duhet të jetë pjerrtësia e terrenit?

5. Pse bëhet vlerësimi i terrenit?

Prodhimtaria perimore

35

Rregullimi i vendit për ngritjen e kopshtit të perimeve

Pas zgjedhjes së vendit, për ngritjen e kopshtit të perimeve, bëhet rregullimi i vendit. Bëhet plan për rregullim me të cilin duhet të largohen mangësitë e caktuara. Rregullimi përfshin një varg masash bonifi kuese:

Rrafshimi

Nëse terreni nuk është i rrafshët, bëhet rrafshimi dhe nivelimi i terrenit. Terrenet më të zjarrta trasiten dhe rregullohen si edhe terrenet me sipërfaqe të rrafshët. Gjatë rrafshimit të terrenit, bëhet një pjerrtësi e vogël, që të pengohet qëndrimi i ujit në sipërfaqe të rrafshët.

Pastrimi i përzierjeve mekanike

Përzierjet mekanike (gurë, mbetje të bimëve, pjesë të mekanizimit etj.), pengojnë gjatë realizimit të masave të caktuara agroteknike. Përzierjet mekanike duhet të pastrohen dhe të nxirren në sipërfaqe. Pastrimi bëhet edhe i mbeturinave nga rrënjët e bimëve shumëvjeçare, të cilat mund të rigjenerohen.

Shtresimi (kolmirimi) i sipërfaqes së tokës

Te tokat me shtresë të cekët të dheut, nëse shtresa e tokës nuk mund të thellohet me lërim të pjesës nëntokësore (tokë e vdekur) zbatohet kolmirimi. Kolmirimi realizohet me ujë të turbullt, i cili pas avullimit ose rrjedhjes e lë fundërrinë në sipërfaqe. Kolmirimi mund të kryhet disa herë, derisa nuk arrihet thellësia e duhur e shtresës së përpunuar të tokës. Pasi që fundërrina zakonisht është e pasur me materie organike, me kolmirim realizohet humifi kimi i tokës.

Mergelizimi

Mergelizimi realizohet te tokat më të ngjeshura dhe më të ftohta, që ato të mbesin më të shkrifta dhe më të nxehta. Mergelizimi realizohet me përzierje të dheut me rërë, zgjyrë, ose material tjetër. Mjetet për mergelizim nuk duhet ta përkeqësojnë reaksionin e tokës, por as të përmbajnë materie të dëmshme.

Kalcifi kimi, gjipsimi dhe humifi kimi

Në tokat të cilat kanë reaksion acidik, që të zvogëlohet aciditeti zbatohet kalcifi kimi, gjegjësisht shtohet gëlqere.Në tokat e kripura, shtohet gjips me çka bëhet thartimi i tokës dhe zvogëlohet reaksioni bazik.Kalcifi kimi pothuajse çdoherë kombinohet me humifi kim, gjegjësisht shtimi i materies organike. Sasia e gëlqeres, e gipsit dhe e materieve organike, të cilat do të shtohen, varet nga analizat e bëra të tokës.

Shterrimi (drenazhimi)

Në tokat në të cilat ka tepricë të lagështisë, është e nevojshme që të kryhet drenazhi (shterja). Drenazhimi kryhet me kanale (drene) të hapura ose të mbyllura (mbuluara) . Nëse uji nëntokësor është kualitativ, kanalet drenazh mund të shfrytëzohen edhe për ujitje në periudhën e thatësisë.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

36

Furnizimi me ujë për ujitje

Ujitja më së shpeshti është e domosdoshme dhe masë shumë e rëndësishme për kultivimin e kulturave të perimeve. Disa kultura të perimeve mund të kultivohen me sukses edhe pa ujitje. Disa kultura të perimeve në disa regjione mund të kultivohen pa ujitje, derisa në të tjerat duhet ujitur. Ujë për ujitje duhet të ketë në sasi të mjaftueshme dhe të jetë me kualitet të mirë (pa materie të dëmshme dhe mikroorganizma, me nxehtësi të mjaftueshme etj.).Si burime të ujit, për ujitje, mund të shfrytëzohen liqenet, lumenjtë, përroskat, puset. Për furnizimin me ujë, për ujitje, përmes rrugës natyrale (gravitacion) ngrihen kanale kryesore (magjistrale) dhe kanale ndihmëse, më tutje uji shpërndahet me gypa ose me zorrë. Mund të ndërtohen edhe basene për ngrohjen e ujit të ftohtë ose për tretjen e plehrave për të ushqyer arat e mbjella. Në kohë të fundit instalohen sisteme bashkëkohore për ujitje, siç është sistemi “pikë pas pike”, i cili mundëson kursimin e ujit.

Mbrojtja nga vërshimet

Nëse parcelat i ekspozohen rrezikut, nga paraqitja e mundshme e vërshimeve zbatohet ngritja e digës, gropimi dhe pastrimi i kanaleve për drenazhim, rregullimi i shtratit (koritës) të lumit dhe masa tjera.

Mbrojtja nga erozioni

Mbrojtja nga erozioni bëhet me përpunim themelor dhe ripërpunim të terrenit, por edhe me gropim të kanaleve mbledhëse dhe drenazhuese, të cilët do të pranojnë sasinë e tepërt të ujit dhe nuk do të lejojnë të bartet te shtresa e dheut.

Mbrojtja nga erërat

Për mbrojtje nga erërat e fuqishme dhe të ftohta zbatohet ngritja e brezave mbrojtës të erës natyral ose artifi cial.

Të rrethuarit

Shumë shpesh paraqitet nevoja për rrethimin e sipërfaqeve ku do të kultivohen kulturat e perimeve. Rrethimi bëhet për shkaqe nga më të ndryshmet: të pengohet vjedhja, të pengohet hyrja e kafshëve shtëpiake dhe të egra etj.

Parcelimi

Sipërfaqet më të mëdha, në të cilat kultivohen kulturat e perimeve, ndahen në sipërfaqe më të vogla (parcela). Parcelimi bëhet për zbatim më të lehtë të mbjelljes alternative të kulturave, për shkak të kalimit më të lehtë kah sipërfaqet e tokës, manipulim më të lehtë dhe transport më të lehtë të repromaterialeve dhe prodhimeve si edhe shkaqe tjera. Numri i parcelave varet nga madhësia e sipërfaqes, numrit të kulturave të përfaqësuara, mekanizmi që është në dispozicion dhe fuqia punëtore.Me rregullimin e terrenit, duhet të largohen të gjitha mangësitë, të cilat mund ta rrezikojnë procesin prodhues dhe përfi timin e prodhimit kualitativ, nëse paraqiten gjatë kohës së prodhimit vështirë mund të largohen, dhe mund të kontribuojnë për zvogëlimin ose shkatërrimin e prodhimit.

Prodhimtaria perimore

37

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka përfshinë rregullimi i vendit për ngritjen e kopshtit?

2. Si bëhet rrafshimi?

3. Çka pastrojnë përzierjet mekanike?

4. Çka paraqet mergelizimi?

5. Çka arrihet me shtresimin e fundërrinës në tokë?

6. Kur zbatohet kalcifi kimi?

7. Kur zbatohet drenazhimi?

8. Pse është i rëndësishëm furnizimi me ujë?

9. Si bëhet mbrojtja nga erozioni?

10. Pse kryhet parcelimi?

Detyrë

Bëni vizitë në ndonjë sipërfaqe në të cilën kultivohen kulturat e perimeve. Vërej

sipërfaqen dhe konstato lëshimet që janë bërë gjatë ngritjes së kopshtit të perimeve.

Të dhënat e fi tuara shënoj në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

38

Prodhimtaria perimore

39

MATERIALI PËR REPRODUKIM

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

40

Prodhimtaria perimore

41

SHUMIMI I PERIMEVE

Perimet mund të shumohen në mënyrë gjenerative, vegjetative ose në mënyrë të kombinuar (vegjetative dhe gjenerative). Se cila mënyrë e shumimit do të zbatohet në rend të parë, varet nga veçoritë gjenetike të bimës, e pastaj nga mënyra e prodhimit.Më së shpeshti me farë, në kuptimin e gjerë të fj alës, në kopshtari nënkuptohen ato pjesë të bimës të cilat shërbejnë për shumim, gjegjësisht nga të cilat vijnë bimët e reja. Sipas kësaj, me farë ose material mbjellës për mbjellje me farë ose mbjellje, nënkuptohen edhe pjesë tjera të bimës si rrënjët, tuberët, thela, qepujkat, rizomat, fi danet, etj.Ky sqarim i nocionit farë nuk është i saktë, dhe për këtë është e nevojshme të jepet sqarim i qartë të këtyre nocioneve.

Shumimi gjenerativ

Gjatë shumimit gjenerativ të bimëve, shfrytëzohen organet gjenerative të bimës: fara, fryt-fara dhe fryte të përbëra.

Fara paraqet bimën e pazhvilluar në fazën e qetësisë, me sasi të caktuar të materieve ushqyese rezervë dhe mbështillet me mbështjellësin e farës. Në farë vazhdimisht zhvillohen procese të caktuara biokimike. Fara pas një periudhe të shkurtër ose të gjatë kohore zhduket.

Fryt-farë paraqet fryte të ngjeshura dhe në vete përmbajnë një ose më shumë sythe.

Fryti i përbërë paraqet dy ose më shumë fryte të ngjeshura ndërmjet vete.

Fara, si organ gjenerativ është bartës i veçorive trashëguese të llojit dhe sortës së bimës dhe shërben për mbajtje, shumim dhe përhapje të bimës. Fara është bartës i veçorive të ardhshme të bimës dhe nëse ajo bimë ka veti të këqija, çfarëdo mase që të merret, gjatë kohës së vegjetacionit, këto veçori nuk mund të ndryshohen plotësisht.

Me nocionin farë në kuptimin e fj alës së botanikës, nënkuptojmë organin i cili shërben për

shumimin e bimëve, gjegjësisht për ruajtjen e llojit.

� � 5 � �Figura nr. 5.- Llojet e farave të perimeve

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

42

Këtë organ e kanë të gjitha bimët nga grupi i lulorëve, në të cilën bëjnë pjesë të gjitha llojet më kryesore të kulturave të perimeve. Fara krijohet pas mbarimit të fekondimit në lulet femërore. Fara zhvillohet nga bulëza e farës.

Fara përbëhet nga: embrioni, materiet ushqyese rezervë dhe mbështjellësi i farës.

Embrioni ose i ashtuquajturi “zanafi llë” ose “syth” është pjesa më e rëndësishme e farës. Nëse ai lëndohet, fara nuk mugullon, gjegjësisht nuk mbin.

Fara është organizëm i gjallë dhe si e tillë është bartëse te bima e ardhshme. Gjatë kushteve të caktuara të jashtme (lagështia, nxehtësia, ajri, ushqimi nga toka etj.) fara mugullon, mbin, rritet dhe në fund të zhvillimit vegjetativ jep farë.

Shumë shpesh, fj ala farë, lidhet me fj alën “sortë”. Lidhshmëria e farës dhe sortës ka arsyetimin e vet të plotë, për çka me sjelljen e më shumë kulturave të perimeve në të njëjtin lloj, duke ju falënderuar seleksionimit, nga ana e njeriut janë krijuar më shumë varietet.

Varieteti është ajo farë e cila në pasardhës ka veçori përafërsisht të njëjta morfologjike, biologjike dhe ekonomike të cilat nën kushtet e caktuara të jashtme (ekologjike dhe agroteknike) në pasardhës japin rendiment dhe kualitet të njëjtë.

Në një lloj të njëjtë të bimës, ekzistojnë varietet shumë të ndryshme. Numri i varieteteve është më i madh te ato kultura të perimeve të cilat njeriu i ka kultivuar prej përpara dhe më me intensitet. Procesi i formimit të varieteteve të reja rrjedhë vazhdimisht për shkak të rritjes së nevojave për ushqim të njeriut.Nga këto shkaqe, më së miri është që në bujqësi të përdoret nocioni “material i farës”.Për prodhimin e materialit të farës, ekzistojnë institucione speciale për prodhimin e farës, ku krijohen varietete të reja dhe i kushtohet kujdes për ruajtjen e vetive në varietetet tashmë të krijuara.

Materiali i farës, në realitet, është material i farës dedikuar për prodhim me shumim gjenerativ. Materiali i farës është me shkallë të caktuar të kualitetit. varësisht nga shkalla e kualitetit, të materialit të farës, dallojmë kategoritë në vazhdim të materialit të farës:

Sythi

Kotiledoni Mbështjellësi

i farës

Figura 6 Prerja e farës

Prodhimtaria perimore

43

• Super elitë- fara me veti kualitative më të larta karakteristike për vet varietetin. Më së shpeshti me seleksionim fi tohen disa bimë të cilat më tutje paraqesin bazë për zhvillimin e varietetit;

• Elitë- fara me veti kualitative të larta, me varietet të pastër 100%. Fitohet me përzgjedhje masovike ose individuale, në procesin i cili zgjat prej 3-4 vjet. Quhet edhe si farë bazë, pasi që nga ajo më tutje kryhet rigjenerimi i farës së sortës;

• Origjinale- fi tohet nga elita në vitin e dytë të kultivimit. Kjo kategori mund të shfrytëzohet për prodhimtari komerciale, gjegjësisht të shërbej si material i farës për mbjellje në sipërfaqe të mëdha, por vetëm për llojet e caktuara të bimëve;

• Reproduktimi i I i varietetit- fi tohet nga origjinali dhe shërben si material i farës për prodhim komercial të llojeve të caktuara të bimëve;

• Reproduktimi i II-të i varietetit- gjithashtu mund të shfrytëzohet te disa lloje të bimëve si material i farës (drithërat);

• Merkantil- farë e cila nuk shfrytëzohet si material i farës, pasi që është ardhur deri te humbja e konsiderueshme e vetive kualitative karakteristike për varietetin. Kjo farë shfrytëzohet për përpunim në industri të caktuara (mullinj, industri ushqimore etj.);

• Fara hibride- paraqet kategori të veçantë të farës e cila fi tohet me kryqëzimin e linjave të pastra. Rigjenerimi i farës, te hibridët, bëhet për çdo vit.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si shumohen perimet?

2. Cilat organe shërbejnë për shumim gjenerativ?

3. Çka paraqet fryt-fara?

4. Përshkruaje farën?

5. Çka është varieteti?

6. Cilat janë kategoritë e materialit të farës kualitative?

Detyrë

Bëje mbledhjen e farave nga 30 kultura perimore!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

44

Shumimi vegjetativ

Për shumimin vegjetativ të bimëve, shfrytëzohen organet vegjetative dhe pjesë të bimëve: rrënja, kërcelli, gjethi. Bimët e reja krijohen (vijnë) nga organet e veçanta për shumim: bulbi, tuberi, rizoma, thelat, fi danet etj.

Materiali i cili shfrytëzohet për shumim vegjetativ quhet “material mbjellës”.

Në shumimin vegjetativ bën pjesë edhe shumimi me kalem. Gjatë shumimit me kalem të bimës, në bazë janë kulturat e kalemit që duam ti kultivojmë. Me kalemim zmadhohet rezistenca, ardhja e hershme, gjinia dhe veçori të tjera të kulturave të kultivuara. Kalemimi me sukses zbatohet në Maqedoni me kalemim të shalqirit dhe pjeprit, në bazën e kungullit dhe kungullujësit.

Në kohën më të re, zbatohet shumimi me klonim gjegjësisht shumimi “in vitro” (kultura e indeve). Nga pjesët e reja të bimëve, madje edhe nga qelizat e veçanta, në baza të përgatitura special, zhvillohen bimët e reja me veti të njëjta gjenetike me bimën amë. Kjo mënyrë e prodhimit është posaçërisht e mirë për prodhimin e materialit mbjellës pa virus.

Kontrollo diturin tënde

1. Cilat organe shërbejnë për shumim vegjetativ?

2. Përshkruaje shumimin me kalem?

3. Çka nënkupton me klonim?

Detyrë

Bëni mbledhjen e materialit mbjellës nga 10 kultura perimore!

Prodhimtaria perimore

45

Vetitë kualitative të materialit të farës

Vetitë kualitative të farës janë faktor shumë i rëndësishëm për rritjen e rendimenteve te të gjitha kulturat e perimeve. Kualiteti i materialit të farës dhe mbjellës është përfshirë me dispozitë ligjore.

Sipas këtyre dispozitave, para lëshimit të farës në qarkullim (shitje), duhet të testohen vetitë kualitative. Për kryerje të drejtë të analizave të farës dhe kontrollimi i zbatimit të dispozitave ligjore, ekzistojnë shërbime të inspektimit. Për analizimin e vetive kualitative të farës, te ne janë të regjistruara shumë institucione shkencore dhe ekonomi.

Me përdorimin e farës kualitative, fi tohen bimët më të hershme. Bimët e fi tuara nga materiali i farës kualitative më shpejt mbijnë, më shpejt rriten dhe zhvillohen dhe i qëndrojnë më mirë thatësisë, sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Për këtë shkak, te fara e përdorur, për mbjellje, duhet më parë të testohen vetitë kualitative.

Që të përcaktohen vetitë e theksuara kualitative të farës, është e nevojshme nga tërë sasia e farës të merret provë mesatare. Merren numër i caktuar i provave nga grupi i caktuar, gjegjësisht sasi e farës.

Pastaj, nga shumica e provave të marra, bëhen të ashtuquajturat prova mesatare. Nga marrja e drejtë e provës varet vërtetimi i saktë i vetive kualitative të farës të cilat kryhen në laborator.Te farat më të mëdha, provat merren me sondë speciale vertikale për marrjen e provës. Kur fara është e vendosur në qese, atëherë merret me sondë speciale për nxjerrjen e farës. Kjo marrje e provës është e përshkruar me udhëzime të posaçme. Provën e merr njeriu i autorizuar nga instituti për kontrollim ose njeri profesional i përcaktuar nga prodhuesi i materialit të farës.

Për vetitë kualitative, të materialit të farës, jepet deklaratë për kualitet, në të cilën ceken vetitë kualitative të materialit të farës dhe instituti i cili e jep deklaratën. Deklarata është dokument i obligueshëm për secilin material të farës. Pa deklaratë fara nuk pranohet si material i farës dhe nuk guxon të shfrytëzohet për mbjellje.

Si cilësi më kualitative të cilat duhet ti përmban materiali i caktuar i farës janë: origjinaliteti, prejardhja, pastërtia, mugullimi, vlera ekonomike, masa absolute, gjendja shëndetësore e farës, forma, ngjyra, shkëlqimi, aroma, dhe cilësi të tjera.

Origjinaliteti i farës

Origjinaliteti ose vërtetësia e farës është cilësi e rëndësishme kualitative, veçanërisht nëse ajo farë blihet nga një vend tjetër. Është e rëndësishme të dihet se a është fara nga sorta e cekur, a është sorta dimërore ose pranverore, gjegjësisht se fara a i përgjigjet llojit të njëjtë të sortës. Të gjitha këto cilësi të rëndësishme, në të shumtën e rasteve, nuk munden të vërtetohen sipas dukjes së farës.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

46

Për shembull, fara e llojeve të veçanta dhe varieteteve te kulturat e perimeve është pothuajse e njëjtë. Për këtë, gjatë marrjes së farës, prodhuesi i cili e shet farën, duhet të jep vërtetim jo vetëm për cilësitë kualitative të farës, por edhe për origjinalitetin e saj.Së bashku me deklaratën e dhënë, për cilësitë kualitative të farës, bashkëngjitet edhe vërtetimi për provat e kryera, në të cilën janë të dhëna emri i sortës, pastërtia e sortës, dhe kategoria e farës së sortës, gjegjësisht garantohet prejardhja dhe origjinaliteti i farës.

Prejardhja e farës

Prejardhja e farës është faktor i rëndësishëm. Kushtet ekologjike dhe agroteknike që mbizotërojnë në një krahinë kanë ndikim të madh mbi materialin e farës. Ndodh që materiali i farës i prodhuar në një regjion të mos i jep rezultatet e pritura, nëse kultivohet në regjionin tjetër me kushte të ndryshme ekologjike dhe agroteknike.

Pastërtia e farës

Fara e cila shfrytëzohet për mbjellje, nuk duhet të përmban përzierje (shtesa) tjera. Kjo duhet të jetë e shëndoshë, e padëmtuar, dhe nga një lloj dhe sortë.Kokrrat e topitura, thërrmuara dhe jo të shëndosha llogariten si shtesë, si edhe farat tjera të barojave dhe materie me prejardhje organike (kashta, pjesë të bimëve etj) dhe joorganike (toka, gurët etj.).Pastërtia e farës nga prova mesatare shprehet në përqindje. Nëse merret se nga 100 gram farë e matur nga prova mesatare ka papastërti prej 10%, pastërtia e farës sillet 90%.Gjatë testimit të pastërtisë së farës, kujdes të veçantë duhet ti kushtohet pranisë së farave të barojave të karantinës.

Mugullimi i farës

Përqindja e madhe e pastërtisë së farës nuk është garanci se kjo farë ka mugullim të mirë. Fara fi llon të mugullon nëse vendoset në kushte të volitshme të jashtme, me lagështi të caktuar, nxehtësi dhe prani të ajrit.

Mugullimi paraqet përqindjen e farave të mbira nga grupi i caktuar i farës.

Mugullimi i farës varet nga pjekja e saj, vjetërsia dhe gjendja shëndetësore. Që të përcaktohet mugullimi i farës së pastruar, merren prova prej 50 ose 100 kokrra. Nga secila provë të marrë, prej farës së imët për testim, merren katër prova kontrolluese, ndërsa nga kokrrat më të plota mund të merren vetëm dy prova. Kokrrat e numëruara vendosen në mugullojë të mbushur me rërë ose, në mugullojë me letër të lagësht.Gjatë lagështisë së caktuar dhe nxehtësisë optimale prej 20 deri 300C, mugullojat me fara vendosen në termostat në nxehtësi konstante. Deri te mbirja, fara te shumica e kulturave pranon rreth 50-60% lagështi nga pesha e saj e përgjithshme. Për derisa fara mbin shpejt, aq kjo farë ka mugullim të mirë.

Prodhimtaria perimore

47

Koha për mugullim, të farës, është e përcaktuar për secilin lloj të kulturës. Numri i kokrrave të mugulluar shprehë përqindjen e mugullimit të farës. Bëhen dy deri në tri numërime. Numërimi i parë pas disa ditëve, paraqet përqindje të energjisë së mugullimit të farës. Përmes energjisë së mugullimit vërtetohet vitaliteti i farës. Fara e vjetër çdoherë ka mugullim më të vogël. Shuma e kokrrave të mugulluara tregon përqindjen e plotë të mugullimit të përgjithshëm të farës. Vërtetohet për një kohë prej 7 deri 10 ditë pas vendosjes së farës për mugullim. Gjatë shumicës së provave, merret vlera mesatare. Nëse paraqiten devijime të mëdha, provat përsëriten.Pas vërtetimit të mugullimit të farës, vërtetohet norma për sasinë e farës së nevojshme gjatë mbjelljes. Vërtetimi është i rëndësishëm që të arrihen rendimente të larta, pasi që nga kjo varet përbërja normale ose dendësia gjatë mbjelljes. Fara e cila ka mugullim të ulët nuk përdoret si material i farës, që për secilin lloj të kulturës është e vërtetuar sipas Rregullores për kontrollim të farës.Përqindja e mugullimit varet nga shumë kushte dhe atë nga mënyra e mbedhjes dhe ruajtjes, nga pjekja e saj, nga koha e grumbullimit, madhësia e farës etj. Nëse mbledhja është kryer në kohë me lagështi dhe të vranët ose prej mbjelljeve më të rëna, fara ka mugullim të dobët.Te shumica e llojeve dhe varietetve të veçanta, mugullimi i farës mund të mos realizohet në kohën duhur, gjegjësisht te fara nuk paraqitet e ashtuquajtura pjekja fi ziologjike. Deri te pjekja e saj fi ziologjike, nevojitet kohë e ndryshme që varet jo vetëm nga lloji por edhe nga vet sorta.Te fara e kulturave bishtajore dhe rrepave, për shkak të lëshueshmërisë së dobët të ujit, fara vështirë mugullon dhe mugullimi bëhet për kohe më të gjatë. Fara e humb mugullimin e saj me vjetërsinë e saj. Për farë më të mirë llogaritet fara e cila ka prejardhje nga viti i fundit ose më së voni nga 2-3 vitet e mëparshme. Kohëzgjatja e mugullimit të farës nëpër vite është e ndryshme te llojet e kulturave të ndryshme. Për shembull, te fasulja dhe bizelja, mugullimi zgjat 4-5 vjet.

Vlera ekonomike e farës

Fara me përqindje më të madhe të pastërtisë dhe mugullimit ka vlerë më të madhe, gjegjësisht më pak farë do të duhet të përdoret për mbjellje. Vlera ekonomike e farës paraqet tregues për kualitetin e farës. Vlera ekonomike shfrytëzohet për përcaktimin e sasisë së farës për mbjellje.

Me vlerë ekonomike të farës nënkuptojmë përqindjen e asaj fare nga materiali i farës që duhet të mbin.

Vlera ekonomike llogaritet, kur përqindja e pastërtisë shumëzohet me përqindjen e farave të mugulluara dhe pastaj pjesëtohen me 100.

� � � = -------------------

100 Vlera ekonomike (%)

A- përqindja e farës së mugulluarB- përqindja e pastërtisë së farës

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

48

Për shembull, në materialit të farës me 90% pastërti, vlera ekonomike e farës do të jetë:

95 � 97 ------------------- = 93 %

100 Vlera ekonomike (%) =

Për shembull, nëse në 1 ha është planifi kuar që të kultivohen 70.000 bimë, ndërsa vlera ekonomike e farës është 93%, numri i farave të mbjella për hektar duhet të rritet për 7% (4,900 fara), dhe bën 74,900 fara për hektar.Numri i fi tuar i farave të nevojshme për 1 hektar, më tutje shumëzohet me masën absolute të farës (masa e 1.000 kokrrave) dhe pjesëtohen me 1.000 me çka fi tohet sasia e nevojshme e farës për mbjellje.

Lagështia e farës

Fara me lagështi më të madhe nuk mundet të ruhet gjatë. Fara e lagësht, për kohë të shkurtër, e humbë mugullimin e saj. Fara e lagësht njihet sipas shkëlqimit të saj, lëmueshmërisë, por mund të vërtetohet edhe me prekje të dorës ose me thyerje të kokrrës. Fara me lagështi më të madhe nuk ka shkëlqim, ka ngjyrë të errët dhe jo natyrale, ka aromë dhe nuk thyhet.Fara e lagësht pas grumbullimit, për periudhë të shkurtër prishet. Përcaktimi i përqindjes së lagështisë, së farës, kryhet në laborator, ku fara vendoset në tharëse speciale me nxehtësi të caktuar prej 100-150°C.Pas mbarimit të tharjes dhe matjes, llogaritet përqindja e lagështisë së farës. Përqindja e lagështia së farës, në kushte normale të ruajtjes së farës nuk duhet të jetë më shumë se prej 10 deri 14%. Për caktimin e lagështisë së farës, ekzistojnë matës automatik të lagështisë.

Masa absolute e farës

Masa absolute e farës është gjithashtu cilësi kualitative e rëndësishme. Farat e plota dhe më të rënda çdoherë paraqesin garancë më të madhe se kjo farë do të sigurojë mbirje të mirë, dhe me këtë edhe rendiment më të lartë. Farat më të rënda kanë embrion më mirë të zhvilluar dhe përmbajtje më të madhe të materieve ushqyese.Masa absolute fi tohet me matjen e 1.000 farave të thara në ajër nga prova mesatare e marrë. Masa absolute shprehet në gram dhe varet nga sorta dhe nga mënyra e kultivimit.Masa absolute e farës shfrytëzohet për përcaktimin e sasisë së farës për mbjellje.

Gjendja shëndetësore e farës

Fara duhet të jetë e shëndosh dhe e padëmtuar. Nëse fara nuk është e shëndosh, paraqiten mbirje jo të barabarta të mbjelljes.

Prodhimtaria perimore

49

Shumica e sëmundjeve dhe dëmtuesve, mund të barten edhe përmes farës (bastra, sëmundjet virusale, miza dëmtuese e fasules). Për shembull, fara e sulmuar e fasules dhe bizeles nga miza dëmtuese, e ruan mugullimin e saj, megjithatë është e papërshtatshme për mbjellje, pasi që pjesa më e madhe nga ushqimi rezervë në farë është ngrënë ose zvogëluar. Gjatë kontrollimit, materiali i farës jo të shëndosh mënjanohet dhe nuk lejohet shfrytëzimi i tij për mbjellje.

Ngjyra, shkëlqimi, era dhe forma e farës

Ngjyra, shkëlqimi dhe era e farës është karakteristik e sortës. Sipas këtyre cilësive mund të vërehet se a është fara e shëndosh dhe nën cilat kushte është mbledhë dhe ruajtur.Sipas formës së farës, mund të vërtetohet pastërtia e sortës dhe pjekja e farës. Përderisa ajo është e rrudhur ose thatë, tregon se fara është e papjekur. Nga fara e tillë fi tohet përqindje e dobët e bimëve të mbira.

Kontrollo diturinë tënde

1. Numëro cilësitë kualitative të farës?

2. Çka është origjinaliteti i farës?

3. Pse është e rëndësishme prejardhja e farës?

4. Çka paraqet mugullimi i farës?

5. Çka është pastërtia e farës?

6. Si llogaritet vlera ekonomike e farës?

7. Sa duhet të jetë lagështia e farës?

8. Çka është gjendja shëndetësore e farës?

9. Çka paraqet masa absolute e farës?

10. Çfarë duhet të jetë ngjyra, era dhe forma e farës?

Detyrë

Llogarit vlerën mesatare të materialit të farës me 96% pastërti, dhe 95% mugullim.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

50

Përgatitja e farës për mbjellje

Fara, pas grumbullimit, më së shpeshti nuk i përgjigjet cilësive kualitative të nevojshme. Pas grumbullimt fara është e përzier me farat e barojave, fara nga llojet e kulturave tjera, me kokrra të thata dhe jo të barabarta dhe ka shtesa të ndryshme me prejardhje organike dhe joorganike.Fara e tillë është e pasigurt dhe nuk mund të shfrytëzohet për mbjellje pa kryerjen paraprake të përgatitjes së saj për mbjellje. Përgatitja e farës për mbjellje përbëhet nga masa të shumta, të cilat kanë për qëllim që ta sjellin farën në gjendje që të jep bimë të shëndosha dhe më progresive.

Pastrimi, sortimi dhe kalibrimi i farës

Pastrimi i farës ka për qëllim që ti largoj të gjitha shtesat të cilat nuk i përgjigjen llojit, gjegjësisht sortës. Fara pastrohet me dorë, me hedhje (pastrim) ose me makina të ndryshme, që quhen selektor. Këto makina e pastrojnë farën dhe i ndajnë dhe sortojnë sipas peshës por mund të bëjnë edhe kalibrimin e farës, gjegjësisht ndarjen e farës në fraksione të veçanta.Përmes pastrimit dhe sortimit të farës bëhet edhe veçimi i kualitetit nga jo kualiteti i materialit të farës.

Dezinfektimi (mbrojtja nga infektimi) i farës

Dezinfektimi i farës, zbatohet për ta penguar paraqitjen e ndonjë sëmundje të cilat barten përmes farës. Për dezinfektimin e farës, më së shpeshti përdoren mjetet kimike.Rekomandohet dezinfektimi i farës të kryhet direkt para mbjelljes dhe të mos lihen sasi për mbjellje të mëtutjeshme, pasi që fara e dezinfektuar më shpejt e humbë mugullimin e saj.Dezinfektimi i farës mund të bëhet në tri mënyra:

Mënyra me lagështi;

Mënyra me gjysmë lagështi;

Mënyra e thatë ose pluhurosja.

Stimulimi i farës

Stimulimi i farës bëhet me mjete kimike ose biologjike. Fara përfshihet në zhytje ose spërkatje me mikroelemente të ndryshme para se të mbillet. Fara trajtohet me përqëndrime të vogla të komponimeve të zinkut, bakrit, bromit, molibdenit etj. Stimulimi i farës zbatohet që të arrihet mbirje më e shpejtë, lulëzim, pjekje dhe fi tim të prodhimit kualitativ.

Stratifi kimi i farës

Te farat me mbështjellës të fortë, mugullimi i farës është i gjatë dhe i dobët. Fara te këto kultura stratifi kohet gjegjësisht përpunohet në mënyrë mekanike në makina të posaçme në të cilat fërkohet me letër gjami ose zalli. Në këtë mënyrë fara e trajtuar (stratifi kuar) më mirë mugullon dhe më shpejt mbin.

Prodhimtaria perimore

51

Segmentimi dhe lustrimi i farës

Segmentimi kryhet te kulturat e perimeve të cilat formojnë fryte të përbëra. Në mënyrë mekanike me copëtimin e frytit të përbërë fi tohet nga një farë. me farë të tillë arrihet mbirje e njëtrajtshme, gjegjësisht fi tohet përbërje e drejtë.Lustrimi i farës bëhet te ato kultura ku mbështjellësi i farës është i rrudhur ose e ka sipërfaqen me qime. Në mënyrë mekanike ose me trajtim me ndonjë mjet kimik, fara mbetet e lëmuar.Pas largimit të rrudhave ose sipërfaqes me qime të farës mundësohet sortimi i saj ose kalibrimi dhe mbjellja më e mirë.

Inokulimi (infektimi) i farës

Inokulimi zbatohet gjatë mbjelljes së farave të kokrrave bishtajë dhe kulturave foragjere leguminoze. Inokulimi kryhet me kultura të veçanta, baktere të cilat e fi ksojnë azotin nga ajri dhe jetojnë në simbiozë me rrënjën e kulturave të cekura. Bakteret prodhohen në mënyrë artifi ciale, në laborator. Inokulimi ose infektimi kryhet me lloje të posaçme të baktereve për llojin e caktuar të kulturës.Inokulimi duhet të zbatohet kur për herë të parë kultivohet ndonjë kulturë në sipërfaqe të caktuar ose kur kultura e caktuar nuk është kultivuar shumë vite më parë. Përmes kësaj mase mundësohet pasurimi i tokës me azot, që ndikon pozitivisht në rritjen e rendimentit te kulturat bishtajë dhe rritjen e pjellshmërisë së tokës.

Lagështim dhe mugullimi i farës

Lagështimi dhe mugullimi i farës zbatohet për të siguruar mbirje më të shpejtë dhe të përbashkët të farave, posaçërisht te perimet të cilat mbijnë ngadalë. Lagështimi bëhet me zhytje të farës në ujë, disa orë para mbjelljes. Mugullimi i farës bëhet me zhytjen e farës në ujë ose vendosjen e farës në bazë me lagështi derisa mbin.Fara e lagur, gjatë mbjelljes, duhet të vendoset në tokë me lagështi të mjaftueshme. Mbjellja e farës së lagur dhe të mbirë me mjet mbjellës është e vështirë dhe e dëmton sythin. Prandaj, gjatë mbjelljes, fara duhet të përzihet me plehun e ahurit të djegur dhe të shoshitur.

Përzierja e farave nga llojet e ndryshme të bimëve

Farat e perimeve të cilat mbijnë ngadalë (majdanozi, karota), përzihen me farat e perimeve (markerë), të cilat mbijnë shpejt (sallata). Kjo masë zbatohet që të mundësojë shkatërrimin e barojave dhe të kores së tokës deri sa të mbijnë perimet.Perimet që mbijnë shpejt, i përkufi zojnë (markojnë) rendet ku duhet të mbijnë kulturat e mbjella. Fara e kulturave të kultivuara përzihet me 2-4% farë prej markereve. Gjatë përpunimit të tokës, pas mbirjes së kulturave të kultivuara, bimët markere largohen.

Përgatitja e materialit vegjetativ (rasati) për mbjellje

Materiali mbjellës (rasati), gjithashtu, duhet të përgatitet për mbjellje. Varësisht nga ajo se çka shfrytëzohet si material mbjellës, varet nga cilat masa do të përbëhet përgatitja e

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

52

materialit mbjellës. Si material mbjellës më së shpeshti shfrytëzohen: bulbet, tuberët, degët e njoma. Shumë më rrallë si material mbjellës shfrytëzohen: fi lizat, thelat, sythat, pipthat nga tuberët etj.Te hudhra bëhet ndarja e thelbave nga hudhra. Ndarja nuk duhet të bëhet më shumë se dy ditë para mbjelljes. Pas ndarjes së thelbave, bëhet sortimi dhe kalibrimi i tyre. Thelbat anësore janë më të plota dhe më vitale, dhe japin rendiment më kualitativ dhe më të lartë.

Te patatja, si material mbjellës shfrytëzohet tuberët. Tuberët duhet të jenë me madhësi të njëjtë që të mund të kryhet mbjellja kualitative me makinë dhe mbirja e barabartë e patates së mbjell. Prerja e tuberëve

më të mëdhenj nuk jep rezultate të mira, gjatë kultivimit të patates.Te patatja mund të zbatohet mbirja e mëparshme para mbjelljes së saj. Tuberët e zgjedhur vendosen në shtresë të hollë në dritë difuz të dhomës në gajbë. Trajtimi në këtë mënyrë zgjat prej 25 deri 30 ditë para mbjelljes së patates. Në këtë mënyrë fi tohet prodhim më i hershëm dhe më i sigurt.

Kontrollo diturinë tënde

1. Numëro masat për përgatitjen e farës për mbjellje?

2. Pse zbatohet dezinfektimi i farës?

3. Pse zbatohet stimulimi i farës?

4. Çka arrihet me lagie dhe mugullim të farës?

5. Në cilat kultura bëhet përzierja e farave?

6. Çka shfrytëzohet më së shpeshti si material mbjellës?

Detyrë

Vizito barnatoren bujqësore më të afërt dhe kërko deklaratë për kualitet të farave ose

materialit mbjellës.

Studio dhe shkruaj çka përmban deklarata!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

� �Figura nr. 7.- Hudhra

Figura nr. 8.- Patatja

Prodhimtaria perimore

53

MBJELLJA ALTERNATIVE E

KULTURAVE DHE

KULTIVIMI SHOQËROR I PERIMEVE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

54

Prodhimtaria perimore

55

NOCIONI PËR MBJELLJEN ALTERNATIVE TË KULTURAVE

Shumica e kulturave të perimeve, vite me radhë nuk mund të kultivohen në një vend (parcelë). Kultivimi i një kulture, shumë vite me radhë, në një vend, quhet “kultivimi i monokulturës”.

Kultivimi i kulturave të perimeve në monokulturë, mundëson paraqitjen e:• Shkatërrimit të strukturës dhe pjellshmërisë së tokës – që ndodh si rezultat i shfrytëzimit

të përhershëm dhe të njëanshëm të sasive më të mëdha të disa llojeve të materieve ushqyese;

• Grumbullimit të komponimeve të dëmshme në tokë – sistemi rrënjor i të gjitha bimëve, tajon komponime të caktuara, që arrijnë përqëndrim më të lartë dhe janë të dëmshëm për kulturën e kultivuar të radhës;

• Grumbullimit të farave të barojave, shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve

të bimëve në tokë - kultivimi në monokulturë mundëson paraqitjen e përhershme të barojave të njëjta, dëmtuesve dhe sëmundjeve të njëjta dhe për rritjen e përqëndrimit dhe numrit të tyre.

Këto dukuri janë të dëmshme dhe sjellin deri në zvogëlimin e përhershëm të rendimenteve, por edhe uljen e kualitetit të produkteve të fi tuara. Për t’i mënjanuar pasojat nga kultivimi në monokulturë, rekomandohet zbatimi i mbjelljeve alternative të kulturave.

Mbjellja alternative e kulturave është ndërrim sistematike – rendor i kulturave sipas kohës

dhe hapësirës.

Elemente të mbjelljes alternative të kulturave janë ndërrimi-fushës, ndërrim-kulturash dhe qarkullimi fushor.

Ndërrim-fushe është ndërrim i kulturave sipas kohës.

Ndërrim-kulturash është ndërrim i kulturave sipas hapësirës.

Qarkullimi fushor e paraqet kohën që është e nevojshme që një kulturë e kultivuar t’i kalojë

të gjitha fushat.

Mbjellja alternative e kulturave është radhitje (skemë) e kulturave të kultivuara në të cilët ato ndërrohen, prej viti në vit duke e ndjekur secilën fushë (arë, parcelë).Shfrytëzimi i mbjelljeve alternative të kulturave sipas rregullave, luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e kulturave të perimeve. Në prodhimtarinë bashkëkohore të kopshtarisë ku ka përparësi prodhimtaria e kopshtarisë intensive, në mbjelljen alternative të kulturave vështrohet më me fl eksibilitet për shkak të sipërfaqeve të kufi zuara. Në prodhimtarinë perimore intensive rëndësi të veçantë i jepet ndërrim-kulturave.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

56

Fleksibiliteti në vendosjen e të mbjellave alternative, në prodhimtarinë perimore intensive, mundësohet me zbatimin e teknologjisë bashkëkohore në prodhimtarinë, siç janë mënyrat e të ushqyerit bashkëkohorë dhe mbrojtja e bimëve. Për ushqimin e bimëve, përveç plehrave organike, me sukses përdoren edhe plehrat minerale dhe plehrat e mikroelementeve. Përdorimi i tyre është i mundur në më shumë mënyra dhe në faza të ndryshme të zhvillimit të bimëve. Për luftë kundër sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave, ekziston tërësi e madhe e mjeteve efi kase kimike dhe biologjike.

Zbatimi i mbjelljeve alternative intensive mundëson edhe ekzistimin e një numri të madh të kulturave të perimeve me masa të ndryshme të vegjetacionit dhe kushte të ndryshme për kultivim.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka është kultivim në monokulturë?

2. Çka është mbjellje alternative e kulturave?

3. Cilët janë elementet e mbjelljes alternative të kulturave?

4. Çka është qarkullimi fushor?

5. Cilit element nga të mbjellat alternative të kulturave i jepet rëndësi më e madhe në

kopshtarinë intensive?

Prodhimtaria perimore

57

Vendi i kulturave të perimeve në mbjelljet alternative

Vendi në të cilin do të përfaqësohen kulturat e perimeve, në mbjelljet alternative të kulturave, varet nga lloji dhe qëllimi i mbjelljes alternative të kulturave. Në sistemimin e kultivimit në mbjelljet alternative, kulturat e perimeve mund të jenë të përfaqësuara si:

• Kulturë kryesore (mbjellje kryesore) – kur kultura kultivohet më gjatë në periudhën e vegjetacionit ose jep rendiment më të lartë ose të ardhura. Kultura të këtilla janë domatet, specat, trangujt etj.

• Parakultura (parambjellje) – kur kultura kultivohet para kulturës kryesore. Si parakulturë, më shpesh paraqiten kulturat të cilat i durojnë temperaturat e ulëta dhe kultivohen në periudhën vjeshtë-pranverë. Kultura të tilla janë sallata, spinaqi, qepa e re etj.

• Kultura plotësuese (nënmbjelljet) – kur kultura kultivohet pas kulturës kryesore. Kultura të tilla janë perimet e vjeshtës ose të dimrit, gjegjësisht qepa, sallata, spinaqi, lakra etj.

• Meskultura (mesmbjellja) – kur kultivohen dy kultura prej të cilave njëra është kryesore, kurse tjetra është me vegjetacion më të shkurtër. Kultura e dytë më herët piqet dhe mundëson që kultura kryesore pa pengesë të vazhdojë me rritjen dhe zhvillimin. Për shembull, domatja mund të kultivohet si kulturë kryesore, kurse si meskulturë mund të kyçet sallata, rrepëza, qepa e re.

• Nënkulturë (nënmbjellje) – kur kultura mbillet me farë, mbjelljet ose rimbjellet në arat e ngritura më parë. Kjo kulturë, pas mbledhjes të kulturës së parë, fi llon të zhvillohet dhe të jep rendiment të suksesshëm.

Planifi kimi i mbjelljeve alternative të kulturave varet nga kultura kryesore. Prej kulturës kryesore varet se në mbjelljen alternative a do të përfshihet edhe ndonjë kulturë tjetër dhe kur gjatë vitit të kultivimit do të përfshihet kultura tjetër.

Kulturat e perimeve në mbjelljen alternative mund të përfshihen si kulturë kryesore, parakulturë, kulturë plotësuese, meskulturë, nënkulturë, kurse vet përfshirja varet nga lloji i mbjelljes alternative dhe nga qëllimi i prodhimtarisë.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

58

Rekomandimet për zgjedhje të parakulturës

Gjatë zgjedhjes të parakulturës duhet me pas kujdes cilat kultura, sipas karakteristikave morfologjike dhe biologjike mundësojnë përfi tim të rendimenteve solide nga kultura kryesore. Ja disa shembuj për parakultura të mira te kulturat e perimeve të caktuara:

Kulturë Parakulturë e mirë

Domatja perime të lakrave, perimet bishtajore, kungujt dhe perime rrënjore;

Speci kungujt, përzierje e bimëve barishtore leguminoze dhe shumëvjeçare

perimet bishtajore dhe perimet rrënjore;

Lakra patatja, përzierje e bimëve barishtore leguminoze dhe shumëvjeçare

perimet bishtajore, domatja, speci, hudhra dhe perimet rrënjore;

Patatet kungujt, perimet bishtajore dhe perimet rrënjore

Trangulli përzierje e bimëve barishtore leguminoze dhe shumëvjeçare, specat,

domatja dhe patatja;

Shalqiri përzierje e bimëve barishtore leguminoze dhe shumëvjeçare, speci,

domatja dhe patatja;

Qepa speci, domatja, trangulli, shalqiri dhe pjepri;

Karotat speci, domatja, trangulli dhe perimet bishtajore;

Bizelja speci, domatja, lakra, patatja dhe kungulli.

Kontrollo diturinë tënde

1.Kur kultura e kultivuar, kultivohet si kulturë kryesore?

2.Ç’është parakultura?

3.Cilat janë kultura plotësuese të mira?

4.Ç’është meskultura?

5.Ç’është nënkultura?

6.Për cilat kultura të perimeve bishtajore themi se janë parakultura të mira?

Prodhimtaria perimore

59

Raportet në mes kulturave në mbjelljen alternative

Gjatë planifi kimit të mbjelljes alternative, duhet të merret parasysh çfarë janë raportet në mes llojeve të veçanta të bimëve të kultivuara.Shumë kultura të perimeve kanë nevojë vetë të zhvillohen, gjegjësisht nuk durohen që të jenë bashkë me llojet tjera.

Te disa lloje të perimeve, ekziston dukuria e veprimit të dobishëm të një lloji bimor mbi llojet tjera të bimëve. Në këtë mënyrë bashkë mbrohen prej sëmundjeve dhe prej dëmtuesve. Disa lloje të bimëve tajitin mjete stimuluese që veprojnë pozitivisht në llojet tjera të bimëve në mjedisin e tyre.

Kultivimi i dy ose më shumë kulturave në një hapësirë, paraqet kultivim shoqëror.

Është vërejtur se gruri më mirë zhvillohet dhe se më pak e sulmojnë sëmundjet, nëse në mjedisin e tij gjenden edhe bimë të egjërit (barojës). Sot nga fara e egjërit me metoda të caktuara ndahen materiet të njohura si “stemine” (agrostemin, tamatostemin e tjerë) që përdoren si stimulues për rritje të shpejtë dhe për rritje të rendimentit.

Shembull për mbjellje shoqërore në prodhimtarinë e perimeve është mbjellja e fasules, kungullit dhe misrit.Është vërejtur se këto kultura më mirë zhvillohen, nëse kultivohen së bashku, se sa kur kultivohen si kultura të veçanta.

Ka bimë që me erën e tyre i largojnë dëmtuesit e me këtë mbrojnë jo vetëm veten, por edhe ato bimë që gjenden në rrethinën e afërt të tyre. Për shembull, nëse në fushën me lakër, në vende të ndryshme mbillet ndonjë bimë e domates, shumë pak do të sulmohet nga fl utura e lakrës (dëmtues), pasi që fl uturat e lakrës nuk mund ta durojnë erën e domates dhe kur do ta ndjejnë, fl uturojnë më larg për t’i vendosë vezët.Kjo dukuri e vetëmbrojtjes, ka rëndësi shumë të madhe në mbrojtjen e bimëve. Me kombinimin e caktuar të kultivimit shoqëror të llojeve të bimëve, do të zvogëlohet përdorimi i mjeteve kimike dhe do të fi tohen produkte të shëndosha. Kultivimi shoqëror i llojeve të bimëve gjen përdorim të gjerë në prodhimtarinë organike të kulturave të perimeve, për mbrojtjen e kulturave të perimeve prej dëmtuesve të caktuar.

Figura nr. 9.-Mbjellje shoqërore

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

60

Varësisht nga koha dhe vendi i kultivimit të kulturave, kultivimi shoqëror në prodhimtarinë perimore mund të jetë:

• I njëkohshëm - në të njëjtën parcelë dhe në të njëjtën kohë;• I kohërave të ndryshme – në të njëjtën parcelë, por në kohë të ndryshme gjatë vitit.

Te kultivimi shoqëror i njëkohshëm, kultura kryesore kombinohet me një ose më shumë kultura (meskultura) dhe kultivohen në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën parcelë.Për shembull, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në lehe, kultura kryesore kultivohet në lehe, përderisa meskulturat kultivohen në anët e kanaleve të ujitjes.

Meskulturat mund të kultivohen si një e mbjellë (e njëhershme) ose si më shumë të mbjellura (të shumëhershme).Nëse kultivimi është si një e mbjellë, meskultura mbillet me farë, mbillet dhe rimbillet së bashku me kulturën kryesore.Për shembull, gjatë kultivimit të domates si kulturë kryesore, nëpër anët e kanaleve të ujitjes, në të njëjtën kohë mund të kultivohet lakra, lulelakra, sallata, misri etj. Gjatë kultivimit me këtë mënyrë, kemi skemën vijuese:

Kultura kryesore + meskultura

Shembull i skemës për kultivim shoqëror të njëhershëm dhe të njëkohshëm

Vendi i kulturës Lloji i bimës

1 Kultura kryesore Domatja

2 Meskultura Lakra, lulelakra, sallata, misri.

Nëse kultivimi është me më shumë të mbjella gjatë vegjetacionit të kulturës kryesore, në anët e kanaleve të ujitjes kultivohen dy ose më shumë meskultura prej llojeve të ndryshme të bimëve. Kultivimi i këtyre kulturave zhvillohet në ndërrime, gjegjësisht me kulturën kryesore mbillet me farë, mbillet ose rimbillet një meskulturë, kurse pas mbledhjes së saj kultivohet kulturë tjetër. Për shembull, gjatë kultivimit të domates në lehe si kulturë kryesore, nëpër anët e kanaleve të ujitjes mund të kultivohet sallata, qepa e re dhe hudhra-si meskulturë, kurse pas mbledhjes së tyre, mund të mbillet bishtajë ose të rimbillet lakra. Për këtë mënyrë të kultivimit kemi skemën vijuese:

kultura kryesore (e njëjtë) + meskultura 1

kultura kryesore (e njëjtë) + meskultura 2

Prodhimtaria perimore

61

Shembull i skemës për kultivim shoqëror të shumëhershëm dhe të njëkohshëm

Vendi i kulturës Lloji i bimës

1 Kultura kryesore Domatja

2 Meskultura 1 Hudhra e re, qepa e re, sallatë

3 Meskultura 2 Bishtaja, lakra

Te kultivimi në kohë të ndryshme gjatë vitit, në një parcelë kultivohen më shumë kultura. Ndërrimi i kulturave mund të jetë i planifi kuar ose i pa planifi kuar. Tek ndërrimi i planifi kuar, e veçanërisht tek ai i paplanifi kuar duhet pasur kujdes në radhiten e kulturave, gjegjësisht të mos ndodhë që pas kultivimit të një kulture të jetë e përfshirë kulturë e gjinisë së njëjtë ose kulturë e cila nuk duron kulturën paraprake ose kultura të cilat reagojnë në mënyrë joadekuate në plehërimin. Kjo mënyrë e kultivimit është një lloj i mbjelljeve alternative njëvjeçare. Për këtë mënyrë më shpesh e kemi skenën në vijim:

parakultura – kultura kryesore- kultura plotësuese

Shembull i skemës të kultivimit shoqëror të kohërave të ndryshme

Vendi i kulturës Qëllimi i kultivimit Lloji i bimës

1 Parakultura Kulturë dimërore ose e pranverës së hershme

Qepa e re, hudhra e re, sallata, spinaqi

2 Kultura kryesore Kulturë e destinuar për prodhim mesatarisht të hershëm

Domatja, speci

3 Kultura plotësuese Kulturë e destinuar për prodhim vjeshtor

Lakra, bishtaja, preshi, spinaqi

Inkuadrimi i nënkulturës, gjithashtu paraqet kulturë shoqërore e kulturave të perimeve. Nënkultura në kultivimin shoqëror mund të zbatohet gjatë plotësimit të vendeve të zbrazëta në të mbjellën kryesore që ndodhin me shkatërrimin e kulturës kryesore dhe gjatë mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes të kulturave të mbjella para mbarimit të vegjetacionit të kulturës kryesore. Në vendet e zbrazëta në arë, në rendet ku nuk ka bimë prej kulturës kryesore, mbillen ose rimbjellen tjera kultura të perimeve.Për shembull, gjatë kultivimit të domateve, në vendet e zbrazëta mbillet bishtaja ose rimbillet lulelakra, preshi ose lakra.Para mbarimit të vegjetacionit, në hapësirën e lënë në mes leheve ose radhëve mund të mbillen ose të rimbjellen tjera kultura të perimeve, të cilat pas mbledhjes të kulturës kryesore do të vazhdojnë me vegjetacion. Për këtë mënyrë të kultivimit kemi skemën në vijim:

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

62

kultura kryesore + nënkultura

Shembull i skemës për inkuadrim të nënkulturës në kultivim shoqëror

Vendi i kulturës Lloji i bimës

1 Kultura kryesore Domatja, speci

2 Nënkultura Lakra, bishtaja, preshi, lulelakra.

Përparësitë dhe mangësitë e kultivimit shoqëror të kulturave të perimeve

Kultivimi shoqëror i kulturave të perimeve ka më shumë përparësi por ka edhe mangësi.

Përparësitë e kultivimit shoqëror të perimeve janë:• Prodhimi intensiv i perimeve gjatë tërë vitit;

• Rritje e të ardhurave me përfi tim të rendimenteve të kulturës kryesore, por edhe të meskulturës, parakulturës, kulturës plotësuese, nënkulturës;

• Përfi timi i rendimenteve të sigurta dhe kualitative gjatë kultivimit të kulturave të cilat ndihmojnë njëra tjetrën.

Mangësitë e kultivimit shoqëror të perimeve janë:• Shfrytëzimi tej mase i tokës dhe shkatërrimi i pjellshmërisë dhe strukturës të tokës;

• Zvogëlimi i rendimentit dhe kualitetit me kombinim jo të drejtë të kulturave;

• Zvogëlimi i mundësive për zbatim të mekanizimit.

Gjatë kultivimit shoqëror të kulturave të perimeve, për të pasur kultivim të suksesshëm dhe të fi tohen rezultate të mira, duhet pasur kujdes:

• Në kombinimin e kulturave me kërcej të lartë dhe kërcej të ulët – kulturat me kërcej të lartë mund ti mbrojnë kulturat me kërcej të ulët nga rrezatimi shumë i lartë i diellit,. por mund ti dëmtojnë kulturat me kërcej të ulët të cilat kërkojnë rrezatimi më të lartë të diellit.

• Për shembull, gjatë kombinimit të misrit dhe specave, misri i mbron specat nga drita direkte e diellit, e cila ndikon dëmshëm mbi frytin e ri të specave.

Prodhimtaria perimore

63

• Kombinimi i bimëve me sistem rrënjor të ndryshëm - nëse kulturat zhvillojnë sistemin rrënjor në shtresë të kufi zuar të njëjtë, ndodh luftë për materie ushqyese në mes kulturave të përfshira. Rezultate shumë të mira fi tohen nëse sistemet rrënjore të kulturave të kultivuara zhvillohen në shtresa të kufi zuara të ndryshme.

• Kombinimi i bimëve me nevojë të ndryshme për lagështi – gjatë kombinimit të kulturave me nevojë të ndryshme për lagështi, kultura që kërkon sasi më të madhe të lagështisë, mund të pësojë nga mungesa e lagështisë, nëse në tokë ka më pak lagështi. Në të kundërtën, në sasi më të mëdha të lagështisë, kultura e cila nuk duron lagështi të madhe, gjithashtu mund të pësojë.

• Kombinimi i bimëve sipas tolerancës së ndërsjellët- nëse kombinohen kulturat të cilat nuk tolerohen në mes vete, fi tohen rendimente të dobëta dhe jokualitative. Në të kundërtën, gjatë kombinimit të kulturave që në mes vete tolerohen mirë dhe ndihmohen, rendimentet rriten.

Kontrollo diturinë tënde

Çka është kultivimi shoqëror?

Çfarë mund të jetë kultivimi shoqëror, varësisht nga koha dhe prej vendit të kul-

tivimit?

Çka paraqet kultivimi shoqëror i njëkohshëm?

Çka paraqet kultivimi shoqëror i kohërave të ndryshme?

Kur zbatohet parakultura në kultivimin shoqëror?

Në çka duhet pasur kujdes gjatë përpilimit të mbjelljes së bashkuar?

Detyrë

Prej kulturave të dhëna, formo skemë të kultivimit shoqëror të kohërave të ndryshme!

Qepë e re, spinaq, hudhër e re, sallatë, domate, speca, lakër, bishtajë dhe presh.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

64

Tipet e mbjelljes alternative të kulturave

Ekzistojnë më shumë tipe të mbjelljes alternative të kulturave. Tipin e mbjelljes alternative të kulturave, nga aspekti ekonomiko-organizues, e përcakton prodhuesi duke shfrytëzuar më shumë lloje të bimëve që marrin pjesë në krijimin e mbjelljes alternative të kulturave. Të mbjellat alternative të kulturave mund të ndahen sipas:

• Numrit të fushave – varësisht prej numrit të fushave mbjellja alternative të kulturave mund të ndahet në dyfushore, trifushore dhe shumëfushore;

• Qarkullimi fushor – varësisht nga koha e qarkullimi fushort, mbjellja alternative të kulturave ndahet në dyvjeçare, trevjeçare, katërvjeçare etj.;

• Kahja e prodhimit – varësisht nga kahja e prodhimit, mbjelljet alternative të kulturave janë të llojllojshme;

• Mbjellje alternative të lira (konjuktive) – këto mbjellje alternative të kulturave shërbejnë për prodhim të produkteve që i kërkon tregu, gjegjësisht u janë adaptuar kërkesave të tregut.

Në prodhimtarinë perimore, varësisht prej kulturave që janë përfshirë në mbjelljen alternative të kulturave, hasen mbjellje alternative të kopshtarisë, mbjellje alternative perimore-bujqësore, mbjellje alternative perimore-furagjere etj.

Mbjellje alternative e kulturave të kopshtit

Nëse në mbjelljen alternative të kulturave janë përfshirë vetëm kulturat e perimeve, atëherë kjo është mbjellje alternative e kopshtarisë. Mbjellja alternative e kopshtarisë praktikohet në sipërfaqe të kufi zuara, në të cilat është përfshirë prodhimtaria intensive e perimeve, kur në të njëjtin vit, në të njëjtat sipërfaqe realizohen dy ose tri korrje. Përveç kulturës kryesore, në mbjelljen alternative janë përfshirë edhe parakultura dhe kultura plotësuese.Për shembull, nëse kultura kryesore është domatja, si parakulturë mund të përfshihet spinaqi, kurse si kulturë plotësuese, qepa e re dimërore. Mbjellja alternative e perimeve mund të jetë kombinim i kulturës kryesore me parakulturën dhe meskulturën. Për shembull, spinaqi mbillet në vija prej katër radhëve në distancë prej 20 cm, në mes vijave lihet hapësirë e lirë prej 60 cm, në të cilin në muajin prill mbillet patatja e hershme. Pas mbledhjes së spinaqit, në të njëjtën hapësirë (në fi llim të majit) mbillet domatja si kulturë kryesore. Pas mbledhjes të patates së hershme (në qershor), në atë hapësirë rimbillet lakra.Ekzistojnë shumë kombinime të cilat mund të zbatohen gjatë prodhimit të perimeve.Gjatë krijimit të mbjelljes alternative të perimeve duhet të merren parasysh specifi kat e kulturave të perimeve të caktuara. Veçanërisht duhet pasur kujdes në nevojat e kulturave të perimeve për plehërim me pleh stalle (ahuri).Si mbjellje alternative e perimeve themelore mund të konsiderohen mbjelljet alternative trifushore.

Prodhimtaria perimore

65

Shembull për mbjellje alternative e tri fushave të perimeve.

Viti Fusha e parë Fusha e dytë Fusha e tretë

Viti i parë Speci Karota Bizelja

Viti i dytë Karota Bizelja Speci

Viti i tretë Bizelja Speci Karota

Shembull për mbjellje alternative e gjashtë fushave të perimeve.

Viti Fusha

e parë e dytë e tretë e katërt e pestë e gjashtë

i parë Domatja Qepa Trangulli Speci Karota Bizelja

i dytë Qepa Trangulli Speci Karota Bizelja Domatja

i tretë Trangulli Speci Karota Bizelja Domatja Qepa

i katërt Speci Karota Bizelja Domatja Qepa Trangulli

i pestë Karota Bizelja Domatja Qepa Trangulli Speci

i gjashtë Bizelja Domatja Qepa Trangulli Speci Karota

Mbjellje alternative bujqësore-perimore

Mbjellja alternative bujqësore-perimore bën pjesë në grupin e mbjelljeve alternative të përziera. Në këtë tip të mbjelljeve alternative përfshihen kulturat e perimeve dhe kulturat bujqësore. Përfshirja e kulturave të perimeve në këtë tip të mbjellave alternative, varet nga madhësia e ekonomisë bujqësore.Më shpesh kulturat e perimeve në këto mbjellje alternative zënë 10-25% nga sipërfaqet e përgjithshme të arave.

Mbjellja alternative furagjere-perimore

Përfshirja e kulturave foragjere, në mbjelljet alternative, ka rëndësi të madhe për prodhimin e perimeve. Ekonomitë bujqësore, në afërsi të qyteteve të mëdha, më shpesh janë me prodhime të kombinuara, gjegjësisht prodhimet blegtorale dhe bimorë, me qëllim të furnizimit të tregut me prodhime blegtorale dhe bimore.Në këto ekonomi, prodhimtaria bimore mund të organizohet në mbjellje alternative ku do të jenë të përfaqësuara bimët foragjere dhe të perimeve, e në pjesë të vogël disa kultura tipike bujqësore. Ekzistojnë shumë kombinime të këtij tipi nga të mbjellat alternative. Ky tip i mbjelljeve alternative ka rëndësi të madhe për përmirësimin e strukturës së tokës.

Kontrollo diturinë tënde

1.Si ndahen të mbjellat alternative të kulturave sipas numrit të fushave?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

66

2.Si janë të ndara mbjelljet alternative të kulturave sipas qarkullimi fushort?

3.Ç’janë të mbjellat alternative të lira?

4.Cilat të mbjella alternative hasen në varësi prej kulturave të cilat janë të përfshira

në mbjelljet alternative?

5.Sqaro mbjelljet alternative të perimeve?

6.Ku janë të përfaqësuara mbjelljet alternative furagjere-perimore?

Detyrë

Nga grupet e dhëna, zgjedh kulturë dhe përpilo mbjelljen alternative të katër fushave të

perimeve prej kulturave vijuese sipas skemës:

Grupi A

Lakra, lakra foragjere, brokullë, rrepë, rrepëza, lakra kineze

Grupi B

Hudhra, karota, selino, rrepë e kuqe

Grupi C

Domatja, speci, trangulli, kungulli, pjepri, shalqiri

Grupi D

Bizelja, bishtaja, qiqra

Mbjellja alternative e katër fushave perimeve

VitiFusha

E parë E dytë E tretë E katërt

I parë A B C D

I dytë B C D A

I tretë C D A B

I katërt D A B C

Detyrë

Bëj një intervistë me një prodhues të bujqësisë. Hulumto sa sipërfaqe ka dhe në tri vitet

e fundit, cilat kultura i kultivon në ato sipërfaqe.

Sipas informatave të fi tuara nga prodhuesi i bujqësisë, mundohu të krijosh mbjelljen

alternative të kulturave!

Prodhimtaria perimore

67

PËRPUNIMI I TOKËS

MBJELLJA DHE MASAT

AGROTEKNIKE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

68

Prodhimtaria perimore

69

PËRPUNIMI I TOKËS

Toka është shtresë e shkrifët e sipërfaqes së tokës. Në të zhvillohet sistemi rrënjor i bimëve, prej ku bimët furnizohen me materie ushqyese, ujë dhe oksigjen.

Qëllimi i përpunimit të tokës është që të krijohet strukturë e përshtatshme e tokës me regjim të mirë ujore-ajrorë. Për kulturat e perimeve është e rëndësishme që toka të ketë kushte për zhvillim të shpejt dhe të pa penguar të sistemit rrënjor dhe furnizim të papenguar të bimës me materiet ushqyese të nevojshme dhe ujë gjatë tërë vegjetacionit.

Sistemet për përpunimin e tokës varen nga lloji i tokës, nga kultura paraprake, kultura që do të kultivohet, koha e mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes, qëllimit të prodhimit dhe faktorëve tjerë. Sistemet për përpunimin e tokës varen edhe nga mekanizimi me të cilin disponojmë.Ne thelb dallohen përpunimi bazë dhe përpunimi plotësues i tokës.

Detyrë

Vizito një fermë të perimeve. Bëj intervistë me bujkun individual, gjegjësisht përpiqu të

fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura të perimeve i kultivon?

2. Pse e kryen përpunimin e tokës?

3. Cilat masa i përdor dhe kur i zbaton ato?

4. A disponon me mekanizimin e nevojshëm?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

70

Përpunimi bazë i tokës

Përpunimi bazë i tokës më së shpeshti përbëhet prej lavrimit të thellë dhe të cekët. Në përpunimin bazë mund të kyçen edhe pastrimi i sipërfaqes nga kultura paraprake dhe përpunimi minimal (i reduktuar) i tokës.

Pastrimi i mbeturinave nga kultura paraprake

Pastrimi i sipërfaqeve nga të mbeturat e kulturës paraprake është thuajse masë e rregullt, veçanërisht nëse janë kultivuar kultura tjera të perimeve. Në sipërfaqet pas mbledhjes të kulturës paraprake, ngelin mbeturina të bimëve dhe materiale që janë përdorur gjatë prodhimit (shtylla, hunj, tela dhe të tjera).

Mbeturinat e bimëve dhe materialet e pengojnë përpunimin e tokës, prandaj është i domosdoshëm pastrimi i tyre. Mbeturinat e bimëve, në vete mund të përmbajnë edhe shkaktarë të sëmundjeve dhe dëmtues të cilët mbesin pas mbarimit të korrjeve dhe shumë lehtë kalojnë në të mbjellat e reja.

Nëse kultura paraprake nuk është në farefi sni të afërt me kulturën që do të kultivohet, kryhet imtësimi i mbeturinave të bimëve ose lavrimi i cekët. Nëse kultura paraprake është në farefi sni të afërt dhe ekziston rreziku nga bartja e shkaktarëve të sëmundjeve ose dëmtuesve, duhet të kryhet shkatërrimi i mbeturinave të bimëve.

Lavrimi i thellë

Lavrimi i thellë është masë e domosdoshme gjatë kultivimit të kulturave të perimeve. Prej kualitetit të realizimit të kësaj mase, varet shumë prodhimtaria e suksesshme.

Lavrimi i thellë realizohet në thellësi prej 35 deri 40 cm. Lavrimi i thellë më shpesh realizohet në vjeshtë ose menjëherë pas mbledhjes së kulturës paraprake.Me lavrimin e thellë, bëhet edhe plehërimi bazë i tokës, me futjen e sasive të caktuara të plehut të ahurit ose të plehrave minerale vështirë të tretshme. Lavrimi i thellë ka shumë përparësi, siç janë: përmirësimi i vetive fi zike të tokës, thellimi i shtresës së lëruar të tokës, përmirësohet struktura e tokës-me përzierje të shtresave, materieve ushqyese prej shtresave të poshtme sillen në

shtresat e sipërme ku shtrihet sistemi rrënjor dhe bëhen të arritshme për bimën, mundësohet mbledhja dhe konservimi i ujit në tokë, zvogëlohet sasia e dëmtuesve me shkatërrimin vendbanimit të tyre dhe ekspozimi i tyre në kushte jo të volitshme. Farat e barojave mbulohen thellë në tokë dhe nuk mund të mbijnë, përmirësohet ajrosja e tokës dhe zbërthimi i materieve organike etj.

Figura nr. 10.- Lavrimi i thellë

Prodhimtaria perimore

71

Lavrimi i thellë mund të kryhet edhe gjatë dimrit ose në pranverën e hershme, nëse nuk është kryer në vjeshtë.Para mbjelljes të kulturave të perimeve nuk preferohet lavrimi i thellë. Tek sipërfaqet në të cilat kultura paraprake mblidhet gjatë verës (gruri, elbi dhe kulturat tjera vjeshtore) mund të zbatohet sistemi me tri lërime.

Lavrimi i parë është i cekët (10-15 cm) dhe realizohet deri në fi llim të gushtit, lavrimi i dytë është me thellësi mesatare (25-30 cm) dhe realizohet në fi llim të shtatorit, lavrimi i tretë është i thellë (35-40 cm) dhe realizohet gjatë muajit tetor. Me këtë mënyrë të përpunimit, përfi tohet

shtresë e tokës së lëruar shumë kualitative.Gjatë lavrimit të thellë, toka lihet ta kalojë dimrin me brazda të hapura. Këto brazda të hapura mundësojnë akumulim më te mirë të ujit. Nën veprimin e ngricës dhe të reshurave, gjatë dimrit përmirësohet struktura e tokës.

Lavrimi i cekët

Lavrimi i cekët realizohet në thellësi prej 15 deri 20 cm. Kjo mund të jetë lërim i cekët pranveror dhe lërim i cekët i verës. Lavrimi i cekët pranveror realizohet herët në pranverë. Nëse vonohet ky zbatim, lavrimi pranveror mund të jep rezultate negative. Ky lërim zbatohet, nëse lavrimi në vjeshtë nuk është realizuar ose ka qenë jo kualitativ dhe nëse ka paraqitje të vegjetacionit të fortë të barojave. Nëse lavrimi i vjeshtës ka qenë i realizuar në mënyrë kualitative, nuk rekomandohet lërim në pranverë, pasi që me rrotullimin e shtresës së poshtme të lagësht të tokës, mundësohet tharje dhe avullim i lagështisë që ka qenë e deponuar gjatë dimrit. Lavrimi i cekët veror zbatohet gjatë kultivimit të kulturave vjeshtore të dyta ose të vonshme (lakra, preshi), pas mbledhjes të kulturës paraprake. Menjëherë pas lavrimit kryhet përpunimi plotësues i tokës dhe mbjellja me farë, mbjellja ose rimbjellja e kulturës së planifi kuar.

�Figura nr. 11.- Lavrimi i thellë

Figura nr. 12.-Lavrimi i cekët

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

72

Përpunimi minimal (i reduktuar) i tokës

Përpunimi minimal i tokës përbëhet në përpunimin me thërrmim të tokës. Kryhet atëherë, kur nuk ka kohë të zbatohet lavrimi dhe përpunimi plotësues i tokës. Përpunimi minimal, në asnjë rast nuk mund ta zëvendësojë përpunimin bazë dhe t’i arrijë efektet të cilat i jep në prodhim.

Figura nr. 13.-Përpunimi i reduktuar

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa zbatohen gjatë përpunimit bazë të tokës?

2. Në çfarë thellësie realizohet lavrimi i thellë?

3. Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, a është i domosdoshëm lavrimi i thellë?

4. Sqaro sistemin me tri lavrime?

5. Kur zbatohet lavrimi i cekët?

6. Prej çka përbëhet përpunimi minimal (i reduktuar) i tokës?

Prodhimtaria perimore

73

Përpunimi plotësues (sipërfaqësor) i tokës

Përpunimi plotësues (sipërfaqësor) i tokës ka për qëllim të krijojë shtresë sipërfaqësore të tokës së shkriftë, mirë të imtësuar, të rrafshët dhe të pastruar prej barojave. Me përpunim plotësues krijohen kushte për realizim të mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes kualitative.Përpunimi plotësues i tokës, përfshin më shumë masa siç janë me diskim, kultivim, rrafshim e tjerë. Prej masave të përmendura, cila do të zbatohet varet nga gjendja e tokës, kushtet klimatike, nevojat e kulturës së kultivuar, mekanizimi që është në

dispozicion e tjerë.Shpeshherë përpunimi plotësues i tokës bëhet në thellësi prej 8 deri 10 cm. Realizohet me përdorim të kultivatorëve të ndryshëm, ose mjete të kombinuara të cilat në të njëjtën kohë realizojnë më shumë operacione.

Përgatitja e tokës për mbjellje me farë, mbjellje dhe rimbjellje, mund të bëhet në më shumë forma edhe atë, në formë të sipërfaqes së rrafshët, me gërryerje, lehe të zakonshme, lehe të larta, lehe të ulëta dhe lehe në formë të trarëve.

• Sipërfaqe e rrafshët – me përpunimin e tokës krijohet sipërfaqe e rrafshët. Kultivimi i sipërfaqes së rrafshët mundëson përdorim intensiv të mekanizimit dhe përdorim të lehtë të sistemeve irigative sipërfaqësore. Gjatë përgatitjes së tokës, zbatohet rrafshimi, që duhet të realizohet në drejtim të kundërt me përpunimin e mëparshëm. Te tokat e rënda dhe me lagështi dhe te tokat me lagështi nëntokësore të lartë, kultivimi i sipërfaqes së rrafshët duhet të shmanget, sepse toka vështirë thahet;

Figura nr. 14.- Përpunimi plotësues

� � 15 /Figura nr. 15.-Sipërfaqe e rrafshët

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

74

• Stomi – para mbjelljes të kulturës formohet stomi. Stomi formohet me brazdim të sipërfaqes. Dimensionet e stomit varen nga kultura që kultivohet. Më shpesh dimensionet e kreshtës janë: gjerësia e stomit 10-20 cm, lartësia e stomit prej fundit të brazdës 10-25cm dhe largësia në mes stomeve 50-90cm. Kultura mbillet në vet stomin. Stomi është i përshtatshëm për tokat e lagështa, sepse uji prej stomit shpejt avullohet, kurse një pjesë e ujit të tepërt rrjedh nëpër brazdat;

• Lehet e zakonshme - lehet e zakonshme janë me formë të kënddrejtit. Më shpesh krijohen në sipërfaqe më të vogla dhe shfrytëzohen për prodhim të rasatit ose për kultivim të perimeve (karotë, pastinak). Lehet vendosen në drejtim veri-jug. Gjerësia e leheve është prej 100 deri 150 cm, kurse gjatësia është sipas nevojave. Nëse bëhen më shumë lehe në mes tyre, lihet rrugicë me gjerësi prej 30 deri 60 cm. Rrugica shfrytëzohet për t’i realizuar më lehtë masat agroteknike. Leha duhet të jetë maksimalisht e rrafshët. Para se të krijohen lehet, hidhet sasi e madhe e plehut organik i cili përzihet me dheun;

• Lehet e larta – Krijohen në formë të stomi me drejtim veri-jug. Në bazën e leheve krijohet shtresë e drenazhit prej materialit të ndryshëm. Në këtë shtresë, pastaj vihet një shtresë dheu, komposti dhe material tjetër. Me ngjeshje krijohet si stom.

Lartësia e lehes është 100-120 cm, gjerësia e lehes është prej 180 cm, kurse gjatësia bëhet sipas nevojës. Në bazën e lehes, nga të dy anët bëhen brazdat, të cilat shërbejnë për shterjen e ujit, kurse në periudhat e thata të verës për ujitje. Lehet e larta janë të përshtatshme për tokat me lagështi të lartë nëntokësore. Lehet e larta për kultivim të kulturave të perimeve, mund të shfrytëzohen 4-5 vite;

• Lehet e ulëta – lehet e ulëta krijohen në formë të lugut (thellësirë). Janë të gjëra 100-120 cm, të gjata 5-10 metra dhe të rrethuara me dhe të ngritur (stom), të lartë 15-20 cm. Lehet e ulëta janë të përshtatshme për toka me lagështi nëntokësore të thellë;

� � �

Figura nr. 16.-Ngritja e leheve të zakonshme

Figura nr. 17.-Ngritja e leheve

Prodhimtaria perimore

75

• Brazdat – krijohen në drejtim të pjerrtësisë së terrenit. Mbjellja me farë ose mbjellja bëhet në fund të brazdës. Brazdat janë të gjëra 40-50 cm, kurse gjerësia e stomeve është 30-50 cm. Brazdat janë të mira për mbrojtje të bimëve të reja nga ngrirja. Brazdat janë të përshtatshme për toka të thata dhe të lagështa, gjegjësisht mund të shfrytëzohen për ujitje dhe shterje;

• Lehet në formë të kolonave

– formohen me përdorim të makinave speciale. Formimi i kolonave mund të bëhet në vjeshtë ose në pranverë. Me makinë speciale (lister) bëhen nga tri kolona pas lavrimit. Kolonat e këtilla, lihen të qëndrojnë gjatë dimrit dhe në pranverë kryhet përpunimi i imët i tokës në kolona në kombinim me shtim të mjeteve mbrojtëse dhe plehrave mineralik.

Gjerësia e kolonave është rreth 150 cm. Kolonat janë të përshtatshme për prodhim industrial të perimeve në sipërfaqe të mëdha.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa zbatohen gjatë përpunimit plotësues të tokës?

2. Në çfarë thellësie realizohet përpunimit plotësues i tokës?

3. Si krijohen lehet e zakonshme?

4. Cilat janë dimensionet e leheve të larta?

5. Cilat janë përparësitë e brazdave?

6. Cilat janë përparësitë e leheve në formë kolone?

Detyrë

Bëj krahasimin e informatave pas vizitës në një fermë të perimeve dhe mundohu të gjesh

gabimet të cilat i ka bërë bujku gjatë përpunimit të tokës!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe prezantoi ato!

Figura nr. 18.- Ngritja e kolonave

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

76

PLEHËRIMI I PERIMEVE

Toka u siguron bimëve ujë, ajër dhe materie ushqyese. Materiet ushqyese në tokë gjenden në gjendje aktive (kur janë lehtë të arritshme për bimët) ose si materie ushqyese rezerve. Gjatë prodhimit intensiv të perimeve, bimët në mënyrë intensive i harxhojnë materiet ushqyese, me ç’rast toka varfërohet me materie ushqyese dhe bëhet më pak pjellore.

Perimet kanë nevojë për materie ushqyese lehtë të arritshme dhe në sasi optimale, sepse sistemi rrënjor shpeshherë është më dobët i zhvilluar në krahasim me pjesët mbitokësore të bimës.

Nevojat për materie ushqyese të caktuara janë në lidhje të ngushtë me llojin e kulturës dhe me fazat e zhvillimit të bimës. Bimët, në fazë të caktuar të zhvillimit, mund të kenë nevojë më të madhe për disa materie ushqyese, kurse në fazën tjetër, të kenë më pak nevojë, e ndonjëherë prania e materieve ushqyese të caktuara mund të jetë edhe e dëmshme për përfi timin e rendimentit kualitativ. Nevojat për materie ushqyese varen edhe nga mënyra e prodhimit dhe nga qëllimi i vetë prodhimit.

Raporti në të cilin gjenden materiet ushqyese të caktuara (makroelementet dhe mikroelementet) janë gjithashtu, shumë të rëndësishme. Për shembull, sasia më e lartë e azotit në tokë nga ajo që është e nevojshme, sjell në zvogëlimin e përmbajtjes së vitaminave, sheqernave dhe materieve të thata dhe në rritjen e nitrateve të lira në bimët që janë të dëmshme për ushqimin e njeriut.

Në krahasim me nevojat për azot, kulturat e perimeve kanë nevoja të ndryshme dhe ndahen në katër grupe, në kultura me nevoja të vogla, deri në kultura që kanë nevoja të mëdha për azot.Kulturat perimore, zakonisht kanë nevoja më të mëdha për kalium, i cili pozitivisht ndikon mbi rritjen e qëndrueshmërisë të bimës ndaj kushteve të jashtme të pavolitshme.

Fosfori luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e organeve gjenerative, deri në pjekjen e fryteve dhe pranimin e azotit te bimët.Mikroelementet kanë rol të rëndësishëm në një varg të proceseve metabolike te bimët. Mikroelemente më të rëndësishme te perimet janë: hekuri, molibdeni, bori, bakri dhe zinku.

Mungesa e materieve ushqyese në tokë, plotësohet me shtim të plehrave, të cilat në vete përmbajnë materie të nevojshme ushqyese për bimët. Gjatë plehërimit, duhet llogaritur sasia e materieve ushqyese që duhet të shtohen. Sasitë shumë të mëdha si dhe sasitë shumë të vogla të materieve ushqyese të shtuara në mënyrë të dëmshme ndikojnë në kultivimin e kulturave të perimeve dhe në përfi timin e rendimentit kualitativ.Për plehërim të suksesshëm dhe kualitativ, është e nevojshme që më parë të bëhet analizë agrokimike e tokës dhe të hulumtohen nevojat për elementet ushqyese të caktuara për

Prodhimtaria perimore

77

kulturën e kultivuar. Në bazë të këtyre të dhënave, krijohen tabela për plehërim të kulturës që kultivohet me llojet e plehrave, sasia dhe koha e përdorimit të tyre.

Për plehërim të kulturave të perimeve përdoren plehra të shumëllojta, gjegjësisht mund të përdoren plehra organike, mineralike dhe lloje tjera speciale. Plehrat e përmendura mund të përdoren si të veçanta ose të shfrytëzohen të kombinuara në raporte të ndryshme.Plehërimi mund të bëhet me përpunimin bazë (plehërimi bazë) edhe gjatë vegjetacionit (gjatë të ushqyerit e përkohshëm).Përdorimi i plehrave me inkorporim në tokë, përmes gjethit (në mënyrë foliare) me ujitje (fertirigim) ose me kombinim.

Kontrollo diturinë tënde:

1. Pse është i nevojshëm plehërimi i tokës?

2. Cilat plehra përdoren për plehërimin e kulturave të perimeve?

3. Cili është roli i azotit?

4. Prej çka varen nevojat e kulturave të perimeve për materie ushqyese?

5. Çka shkakton mungesa e materieve ushqyese?

6. Si përdoren plehrat?

Detyrë

Bëj një vizitë në një fermë të perimeve. Bëj intervistë bujkun individual, gjegjësisht

mundohu fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat plehra i përdor për plehërim?

2. Kur kryen plehërimin e sipërfaqeve?

3. Si e vërteton nevojën për plehërim?

4. Si e kryen plehërimin?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantim!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

78

Plehrat organik

Plehrat organik shpeshherë quhen edhe natyror, pasi që janë me prejardhje bimore ose shtazore, kurse plehrat mineralike quhen artifi ciale, për shkak se përfi tohen në mënyrë industriale. Përdorimi i plehrave organik në prodhimin e kulturave të perimeve ka rëndësi të madhe. Plehrat organik më shpesh përdoren si pleh bazë gjatë plehërimit të kulturave të perimeve.

Plehrat organik mund të përdoren edhe për të ushqyerit e kulturave të perimeve, megjithatë duhet pasur kujdes gjatë përdorimit të tyre që të mos vijë deri te pasojat e padëshiruara, pasi që gjatë përdorimit të tyre jo të drejt mund të shkaktojnë ç’rregullimin e rritjes dhe zhvillimit të bimëve, ndryshim të shijes së fryteve ose paraqitjen e erës jo të këndshme.Plehrat organik gjejnë përdorim të gjerë në ngrohjen e hapësirave të mbrojtura me biongrohje.Në raport me nevojat për pleh organik, kulturat e perimeve ndahen në tri grupe:

• Grupi i parë - perime të cilat mirë durojnë plehërimin direkt me pleh të ahurit. Këtu

bëjnë pjesë: lakra, lakër foragjere, lulelakra, speci, domatja, shalqiri, pjepri, tran-

gulli dhe kungulli.

• Grupi i dytë – perime të cilat nuk durojnë plehërim direkt me pleh të ahurit. Për

këto perime, plehu i ahurit në tokë shtohet me plehërim të kulturës paraprake,

gjegjësisht të kulturës nga vitet e kaluara. Këtu bëjnë pjesë karota, rrepa e kuqe,

rrepëza, sallata, spinaqi, qepa dhe hudhra. Perimet e grupit të dytë në mbjelle al-

ternative të kulturave vjen pas perimeve të grupit të parë.

• Grupi i tretë – perime të cilat aspak nuk durojnë plehërim me pleh të ahurit. Ky

grup i perimeve mbillet pas perimeve të grupit të dytë, gjegjësisht pas vitit të tretë

të plehërimit me pleh të ahurit. Këtu bëjnë pjesë: bishtaja, bizelja, fasulja.

Në plehra organik bëjnë pjesë plehu i ahurit (bagëtisë), osoka, plehu i gjelbër, komposti, plehu i shpezëve, torfa , biohumusi, mbeturinat e qyteteve dhe plehrat tjerë.

Detyrë

Vizito një fermë blegtorale. Bëj intervistë me bujkun individual, gjegjësisht mundohu të

fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Çka bën me fekalet e kafshëve shtëpiake?

2. A disponon me sipërfaqe të përpunuara dhe me çka i plehëron?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe prezantoi ato!

Prodhimtaria perimore

79

Plehu i stallës

Plehu i stallës fi tohet nga fekalet e kafshëve shtëpiake dhe nga shtroja e kashtës ose ndonjë material tjetër që vendoset në stallë për kafshë. Plehu i stallës ruhet në mbeturina dhe varësisht prej mënyrës së ruajtjes arrihet edhe kualiteti i tij.Me djegien e plehut të stallës të freskët, fi tohet pleh organik kualitativ i pasur me minerale ushqyese dhe materie organike. Me shtimin e plehut të stallës në tokë, ai përmirëson të gjitha vetitë e tokës. Në prodhimtarinë e perimeve, plehu i stallës më së shumti përdoret si pleh bazë, por mund të përdoret edhe si komponentë për përgatitjen e tokës të kopshtarisë. Plehu i stallës (i freskët) i padjegur mund të përdoret për plehërim, por më shpesh përdoret për përgatitje të biongrohjes për ngrohje e hapësirave të mbrojtura në të cilat prodhohet rasat ose kultivohen kultura të perimeve të caktuara. Më të përshtatshme për përdorim janë plehu i kalit, i dhenve dhe i gjedhëve, të cilat llogariten për “plehra të nxehtë”. Përfaqësimi i materieve ushqyese në plehun e stallës është 0,4% azot, 0,3% fosfor, 0,5% kalium dhe 0,5% kalcium. Shkalla e shfrytëzimit të materieve ushqyese, nga ana e bimëve është 20-30% azot, 20-30% fosfor dhe 60-80% kalium.

Me shtimin e plehut të stallës në tokë, fi llon zbërthimi i tij dhe lirimi gradual i materieve ushqyese. Zbërthimi i plehut të stallës në tokë zgjat rreth 4 vite. Ne vitin e parë shfrytëzimi i materieve ushqyese është rreth 50%, në të dytin rreth 25%, në të tretin rreth 15% dhe në vitin e katërt rreth 10%.

Figura nr. 19.-Plehu i stallës i padjegur

Figura nr. 20.-Plehu i stallës i djegur

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

80

Plehërimi me plehun e stallës mund të realizohet në më shumë mënyra, gjegjësisht me plehërim të tërë sipërfaqes, plehërim në rende, plehërim në gropë (në vatër).

Për plehërim të tërë sipërfaqes, plehu i stallës përdoret në sasi prej 20-40 t/ha. Këto sasi mund të jenë edhe më të mëdha dhe të arrijnë edhe deri në 60 t/ha, nëse kultivohen kultura të perimeve të cilat kanë nevojë për sasi më të madhe të plehut. Plehu i stallës hidhet në tokë drejtpërdrejt para mbjelljes, duke e përzier në mënyrë të domosdoshme me dheun.

Gjatë plehërimit në rende, plehu vihet në largësi të caktuar në mes rendeve, e pastaj mbulo-hen me shtresë të dheut. Me këtë mënyrë të plehërimit zvogëlohet sasia e plehut për rreth 30% në raport me plehërimin e tërë sipërfaqes, por sipërfaqja mbetet me plehërim jo të rrafshët.

Gjatë plehërimi në gropë (në vatër), plehu vihet direkt në vetë vatrat. Për secilën vatër përdo-ren 2-3 kg pleh stalle i djegur, i cili përzihet me dheun në raport 1:1 ose 2:1 dhe vihet në vatër.Vatra mbushet me dhe deri sa nuk formohet si stom mbi tokën. Në vatrat e ngrohta përdoret edhe plehu i stallës i padjegur si biongrohës, me ç’rast vatrat gropohen më thellë. Në fundin e vatrave vihet plehu i stallës i padjegur që ngjeshët mirë duke e shkelur dhe mbi të vihet përzi-erje nga dheu dhe plehu.

Lëngu i plehut tështallës

Është pleh organik i lëngët dhe është përzierje e urinës të kafshëve shtëpiake dhe ujit, me të cilën pastrohet stalla (ahuri).Lëndu i plehut të shtallës ruhet në gropë e cila gjendet afër stallës dhe në të kryhet fermentimi i lëngut të plehut të stallës.Gjatë plehërimit me lëng plehu të stallës, kryhet hollimi i lëgut me ujë. Lëngu hollohet në raport prej 1:4 deri në 1:15 në favor të ujit.

Lëngu i plehut të stallës përmban 0,2-0,8 % azot, 0,2-1,2% kalium, kurse fosfori është i për-faqësuar në gjurmë. Lëngu përdoret si pleh bazë dhe nuk rekomandohet si ushqim i kulturave të perimeve, për shkak të erës që mund të kalojë në kulturën e kultivuar.

Figura nr. 21.- Përdorimi i lëngut të

plehut të shtallës

Prodhimtaria perimore

81

Plehërimi i gjelbër (siderim)

Plehërimi i gjelbër, në prodhimin intensiv të perimeve, përdoret më pak edhe atë në tokë shumë të varfër ose në mungesë të plehut të stallës. Për plehërimin e gjelbër përdoren llo-jet e bimëve të cilat formojnë sasi të mëdha të masës të gjelbër (rrepa vaj dhënëse, thirk, jonxhe). Bimët që kultivohen për pleh të gjel-bër, lërohen në fazën e zhvillimit maksimal të masës së gjelbër. Si pleh i gjelbër mund të përdoren edhe mbeturinat bimore që fi tohen gjatë kultivimit të ndonjë kulture të perimeve (lakra, domatja, speci, bizelja, bishtaja). Komposti

Komposti fi tohet prej mbeturinave të ndry-shme të fermës siç janë gjethet, kashta, silazhi i prishur, mbeturinat nga përpunimi i produk-teve bujqësore, mbeturinat e kafshëve e tjerë. Përveç këtyre përbërësve komposti përmban edhe dhe i cili në vete përmban karbonate. Këto

materie renditen në tog, i cili lihet të qën-drojë 3-12 muaj, e pastaj përzihet. Kompos-ti është gati, kur në të nuk mund të dallo-hen mbeturinat dhe të fi tohet strukturë në formë kokërrzore e imët me ngjyrë kafe të errët.Përbërja e kompostit është e ngjashme me plehun e stallës, gjegjësisht azoti përfshi-het me 0,3-0,4%, fosfori me 0,1-0,5%, fos-fori me 0,1-0,2% dhe kalciumi me 0,5-0,8%. Komposti më së shpeshti përdoret gjatë prodhimit të rasatit dhe gjatë kultivimit të perimeve në hapësira të mbrojtura. Për ple-hërim të kulturave të perimeve përdoret në sasi prej 30 deri 40 t/ha.

Plehu i shpezëve

Plehu i shpezëve është një prej plehrave më kualitativ. Përdoret për plehërim të sipërfaqeve me hedhje në tokë, por edhe për përgatitje të kompostit për prodhimin e kërpudhave.

Figura nr. 22.- Plehërimi i gjelbër

Figura nr. 23.- Komposti

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

82

Torfa

Torfa fi tohet me zbërthim të pjesërishëm të bimëve përgjatë një periudhe kohore të gjatë, në kushte të lagështisë. Paraqet pleh organik shumë të mirë. Përmban sasi të madhe të azotit, deri sa fosfori dhe kaliumi janë të përfaqësuar në sasi më të vogla, prandaj është e nevojshme që këto të shtohen. Ka përdorim të gjerë gjatë prodhimit të rasatit dhe kultivimit të kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura. Mund të përdoret si i vetëm ose në kombinim me kompos-tin ose me plehra minerale.

Biohumusi

Biohumusi është i përbërë prej komponimeve organike dhe mikroorganizmave bioaktiv. Për-fi tohet me përpunimin e plehut të stallës me ndihmën e skrajave të kuqe (kalifornike). Biohu-musi është disa herë më i pasur me materie ushqyese të balancuara dhe lehtë të arritshme në raport me plehun e stallës.

Në biohumus janë të përfshira të gjitha elementet organogjene, mikroelementet dhe mikroorganizmat bioaktiv. Biohumusi me kualitet mesatar përmban 5 herë më shumë azot, 7 herë më shumë fosfor, 11 herë më shumë kalium dhe 3 herë më shumë magnez, se plehu i stallës. Azoti në biohumus gjendet në raport shumë të mirë (75% azot amoniakal dhe 25% në for-më nitrati). Biohumusi është i shkëlqyeshëm për përdorim në bu-jqësinë organike. Përdoret me vendosje të drejtpër-drejtë te rrënja e bimës. Biohumusi nuk mund të jetë në sasi të tepërt dhe të sjell deri te djegia e bimëve, siç është rasti me plehrat tjera. Bimët lehtë dhe shpejtë e asimilojnë.Biohumusi mund të përdoret edhe për biomeliorizim, gjegjësisht për përmirësimin e strukturës së tokës. Fermentet e pranishme në biohumus, ndihmojnë në gjallavrimin e tokës dhe në rritjen e pjellshmërisë të saj.

Përdorimi i biohumusit ka shumë përparësi. Biohumusi stabilizon burimet e azotit më mirë se të gjitha llojet e plehrave dhe të tokave. Biohumusi siguron dhe balancon ushqimin e bimëve. Mikroorganizmat e pranishme në biohumus stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e bimëve, rrisin qëndrueshmërinë ndaj shumë sëmundjeve të bimëve dhe thatësisë dhe zvogëlojnë përqind-jen e ngrirjes gjatë temperaturave ekstremisht të ulëta. Perimet, të plehëruara me biohumus kanë sistem rrënjor shumë të shëndoshë dhe mirë të zhvilluar, kërcell më të madh dhe numër më të madh të gjetheve.Tek perimet të plehëruara me biohumus, fi tohen rendimente më të larta dhe më kualitative për më shumë se 20%.

� �Figura nr. 24.- Biohumusi

Prodhimtaria perimore

83

Mbeturinat e qytetit (fekalet)

Mbeturinat që përmbajnë materie organike mund të përdoren si pleh organik. Shpeshherë mbeturinat në vete përmbajnë materie joorganike të ndryshme si qelq, hekur dhe sende tjera të metalta. Me mënjanimin e tyre dhe kompostimi i tyre në materie organike, përfi tohet pleh. Kompostimi i mbeturinave të qytetit kryhet në temperaturë të lartë (70°C) me përzierje të pan-dërprerë. Plehu i fi tuar prej mbeturinave mund të përdoret si pleh bazë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat materie ushqyese janë të përfshira në plehun e stallës?

2. Sa vite zgjat dhe si është e radhitur shfrytëzimi i plehut të stallës?

3. Cilat materie ushqyese i përmban lëngu i plehut të stallës?

4. Çka duhet përdorur për të fi tuar pleh të gjelbër?

5. Si fi tohet komposi?

6. Pse përdoret plehu i kafshëve?

7. Si përfi tohet torfa?

8. Cilat janë përparësitë e biohumusit?

9. Mbeturinat e qytetit, a mund të përdoren si pleh?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

84

Plehrat minerale

Sigurimi i materieve të nevojshme ushqyese, për ushqim të bimëve, mund të realizohet edhe me përdorim të plehrave minerale për plehërim, sidomos në mungesë të plehrave organik dhe gjatë prodhimit intensiv kopshtar. Sipas përbërjes së materieve ushqyese, plehrat mineralik ndahen në të thjeshta dhe të përbëra.

Plehrat e thjeshtë përmbajnë përqindje më të lartë të një elementi biogjen. Ndahen në: azotike, fosforike, të kaliumit, të kalciumit e tjerë dhe në mikroplehra.

Plehrat e përbërë si materie ushqyese përmbajnë dy, tri ose më shumë elemente biogjene, si për shembull N P K Mg.

Sipas qëllimit të caktuar, plehrat ndahen në bazë dhe të përkohshme.

Plehrat bazë i shtohen tokës gjatë përpunimit bazë, me çka rritet pjellshmëria e tokës, kurse plehrat e përkohshëm, bimëve u sigurojnë materie ushqyese të domosdoshme të cilat janë të nevojshme në moment të caktuar të vegjetacionit.

Plehrat gjenden në gjendje agregate të ngurtë (kristalore) dhe të lëngët. Plehrat e ngurta i shto-hen tokës, kurse plehrat e lëngët përveç që i shtohen tokës, bimët mund t’i pranojnë edhe përmes gjethit.

Detyrë

Vizito barnatoren bujqësore më të afërt. Me të punësuarin në barnatore bëj një interv-

istë dhe kupto cilat plehra mineralike gjenden në asortimentin e barnatoreve bujqësore

dhe çfarë është shpenzimi i tyre.

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantim!

Prodhimtaria perimore

85

Plehrat e azotit

Azoti është element biogjen i rëndësishëm për bimët, pasi që merr pjesë në krijimin e amino-acideve, gjegjësisht albuminave. Është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e pjesëve vegjeta-tive dhe për frytet e bimëve. Kur azoti është i përfshirë në sasi më të mëdha shkakton rritje dhe zhvillim intensiv të bimëve dhe lëngshmëri dhe elasticitet më të madh në pjesët e bimëve.Plehrat e azotit mund të tregojnë reaksione acidike (sulfat amoni, nitrat amoni, fosfat amoni), reaksione bazike (nitrat natriumi, nitrat kalciumi, nitrat kaliumi) dhe reaksione neutrale (urea).Plehrat e azotit me reaksione acidike përdoren për plehërim të tokës me raeaksion neutral ose bazik. Plehrat e azotit me reaksion bazik përdoren për plehërim të tokës acidike ose neutrale. Urea është pleh që mund të përdoret për të gjitha llojet e tokave.

Plehrat e fosforit

Edhe fosfori është element biogjen i rëndësishëm. Fosfori merr pjesë në përbërjen e albumi-nave, të cilët janë të rëndësishëm për rritjen e bimëve dhe për formimin dhe pjekjen e fryteve dhe farave. Në mungesë të fosforit zvogëlohet rritja dhe zhvillimi i bimëve, por paraqitet edhe hedhja e luleve, sidomos nëse ka përqëndrim të lartë të azotit në tokë.Fosfori është element dobët i tretshëm në tokë. Pas hedhjes në tokë, fosfori lidhet me thër-rimet e argjilës në tokë. Që të mundet t’i pranojë, rrënja duhet të vijë në kontakt direkt me thërrimet e tokës. Të lidhurit e fosforit me grimcat e tokës, mundëson që bima të shfrytëzojë shumë pak prej sasisë së përgjithshme të fosforit në tokë. Prandaj, është e nevojshme që fosfori në tokë të gjendet në sasi më të madhe. Pleh fosforik më i njohur është superfosfati. Sot, superfosfati pak përdoret si pleh. Më shpesh fosfori i shtohet tokës me përdorimin e plehut NPK. Plehrat e fosforit hidhen në tokë me për-punimin bazë të tokës. Më së miri është, nëse plehrat e fosforit hidhen në radhët, për të fi tuar përqëndrim më të lartë të fosforit dhe të mundësohet rritja dhe zhvillimi i bimëve të reja.

Plehrat e kaliumit

Kaliumi bën pjesë në grupin e elementeve biogjene. Kaliumi ka rëndësi të madhe në krijimin dhe deponimin e sheqernave në bimë. Kaliumi luan rol të rëndësishëm edhe në krijimin e al-buminave dhe në ndarjen e qelizës. Kaliumi rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj sëmundjeve dhe thatësirës.Plehrat e kaliumit janë në formë të kripërave të kaliumit. Hiri, gjithashtu është pleh kaliumi. Plehrat e kaliumit janë plehra që në aspektin fi ziologjik janë acidike dhe në tokat acidike kanë ndikim negativ, nëse përdoren vet. Në kombinim me plehrat tjera aciditeti i plehrave të kali-umit mund të kenë ndikim pozitiv. Pjesa më e madhe e tokave në Maqedoni përmbajnë sasi të mjaftueshme të kaliumit. Kulturat e perimeve me rrënjë-tuber kërkojnë sasi më të madhe të kaliumit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

86

Plehrat e kalciumit

Prania e kalciumit në tokë është e rëndësishme për pranimin më lehtë të plehrat tjerë. Kalciumi luan rol të rëndësishëm edhe në metabolizmin e indeve dhe organeve të bimëve, gjegjësisht për lidhjen e acideve organike.Më shpesh kalciumi gjendet në sasi të mjaftueshme në tokë. Kalciumi shfrytëzohet për kalci-fi kim të tokave acidike, me çka ulet aciditeti i tokës dhe përmirësohen karakteristikat fi ziko-kimike të tokës. Plehrat e kalciumuit që përdoren për plehërimin e tokës janë: guri gëlqeror, gëlqerja e pashuar, wusal calcium, lapori e tjerë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndahen plehrat azotike sipas llojit të reaksionit?

2. Në mungesë të fosforit çka ndodh te bimët?

3. Pse janë të nevojshme sasi të mëdha të fosforit në tokë?

4. Cilat bimë kërkojnë sasi më të mëdha të kaliumit?

5. Çfarë roli ka kalciumi në bimë?

Prodhimtaria perimore

87

Plehrat e mikroelementeve

Bimët, përveç elementeve themelore N, P dhe K kanë nevojë edhe për disa elemente tjera të cilat shfrytëzohen në sasi më të vogël, por kanë rëndësi identike me elementet biogjene. Mungesa e elementit të caktuar mund të jetë faktor kufi zues për prodhim të kulturës së cak-tuar, pa dallim nga ajo se a ka sasi optimale të N, P dhe K në tokë. Përdorimi i këtyre pleh-rave është i ndryshëm. Mund të përdoren përmes tokës ose në mënyrë foliare përmes gjethit. Shpeshherë përdoren me futjen e elementit në përbërjen e plehrave komplekse NPK (NPK + Mg, NPK + S, NPK +B). Si plehra më të rëndësishëm të mikroelementeve janë: i sulfurit, i hekurit, i magnezit, i bakrit, i manganit, i borit, i zinkut e tjerë.

Plehrat e sulfurit

Sulfuri në tokë gjendet në sasi të mjaftueshme. Sulfuri mund t’i shtohet tokës përmes plehut të stallës dhe përmes plehrave tjerë që përmbajnë sulfur. Për plehërim të tokës përdoret si sulfur elementar dhe si gips. Përveç plehrave të përmendur, sulfuri shtohet edhe gjatë përdorimit të plehrave tjerë që përmbajnë sulfur (sulfat amoni, sulfat kaliumi, e tjerë).Sulfuri elementar ka rëndësi më të madhe për mbrojtjen e bimëve prej sëmundjeve, e shumë pak shfrytëzohet si pleh. Gipsi përdoret për meliorizim (gjipsim) të tokave të kripura, ku kryhet zvogëlimi i reaksioneve alkaline të tokës.

Plehrat e hekurit

Plehrat e hekurit kanë rëndësi të veçantë për tokat ku hekuri gjendet në formë të pa arritshme. Më ë shpeshti, të tilla janë tokat karbonate. Përdorimi i plehrave të hekurit më shpesh është foliare, por mund të jetë edhe përmes tokës. Për plehërim përdoren edhe helatet e hekurit (plehrat komplekse të metaleve dhe komponime organike). Helate më të njohura janë sekves-tini, rekseni, EDTA e tjerë. Helatet përdoren në përqëndrim prej 0,2 deri 0,6 %, varësisht nga fenofaza e kulturës.Përveç helateve për plehërim mund të përdoret edhe sulfati i hekurit. Plehu mund të përdoret në mënyrë foliare dhe përmes tokës.

Plehrat e magnezit

Prej plehrave të magnezit më shpesh përdoren: sulfat magnezi, dollomiti, kameksi dhe plehu kompleks NPK + Mg. Sulfat magnezi është kripë. Përdoret në përqëndrim prej 0,2 deri 0,5 % si pleh foliar. Plehrat e magnezit kanë rëndësi të veçantë për kultivimin e patates, rrepës dhe kulturave tjera tuber.

Plehrat e bakrit

Bakri në tokë gjendet në sasi të mjaftueshme dhe shumë rrallë paraqitet nevoja për plehërim me plehra të bakrit, posaçërisht nëse shfrytëzohen preparatet e bakrit për mbrojtje të bimëve nga sëmundjet. Nevoja më e madhe për plehërim me plehrat e bakrit paraqitet tek toka e shkriftë. Për plehërim përmes tokës, përdoren zgjyra e bakrit dhe pluhuri i bakrit. Për plehërim foliar përdoren kripërat e bakrit dhe helatet e bakrit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

88

Plehrat e borit

Gati te të gjitha bimët paraqitet nevoja për bor. Plehërimi me bor jep rezultate shumë të mira tek kulturat e perimeve të caktuara. Plehrat e borit përdoren për tharmim të farës dhe thelave, në mënyrë foliare dhe me shtim përmes tokës. Si plehra të borit përdoren: boraksi, acidi borik teknik, NPK+B, xehet dhe mineralet e borit dhe plehra tjerë.Boraksi përdoret në sasi të vogla, pasi që sasitë më të mëdha shkaktojnë lëndime tek bimët. Acidi borik teknik mund të merret përmes tokës ose në mënyrë foliare. Ky pleh, ka edhe veprim insekticid.

Plehrat e zinkut

Plehrat e zinkut përdoren për tharmim të farës dhe fi daneve, ne mënyrë foliare për ushqim të përkohshëm të bimëve dhe merren përmes tokës. Në tokë mund të paraqitet mungesë e zinkut për shkak të imobilizimit mikrobiologjik të tij. Si plehra të zinkut përdoren: sulfat zinku, karbonat zinku, helati i zinkut, NPK+Zn si dhe mb-eturinat prej industrisë në të cilën përpunohen xehet e zinkut. Zinku për plehërim përdoret në mënyrë foliare dhe përmes tokës.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cili është roli i sulfurit elementar?

2. Për cilat lloje të tokave janë më të rëndësishme plehrat e hekurit?

3. Për cilat kultura ka rëndësi të veçantë magnezi?

4. Bakri, a gjendet në sasi të mjaftueshme në tokë?

5. Për çka përdoren plehrat e borit?

6. Si përdoren plehrat e zinkut?

Prodhimtaria perimore

89

Plehrat e përbëra

Plehrat e përbëra janë një prej plehrave më të rëndësishme që përdoren për ushqim të bimëve. Në përbërjen kimike të plehrave të përbëra, janë të përfshira 2-3 e më shumë elemente kimike. Si bazë për prodhim të plehrave të përbëra shfrytëzohen makroelementet themelore N. P dhe K. Sipas mënyrës së prodhimit ndahen në: të përziera dhe komplekse, kurse sipas përmbajtjes së elementeve ndahen në: dyfi she dhe trefi she. Në plehrat e përbëra mund të marrin pjesë edhe elemente tjera (S, Br, Zn etj.).

Plehërat e përziera

Përfi tohen me përzierje mekanike të plehrave të thjeshta. Përzierja kryhet para përdorimit. Te plehrat e përziera mund të vijë edhe deri tek reaksionet kimike të caktuara në mes disa pleh-rave. Për përzierjen e disa plehrave ekzistojnë rregulla të caktuara, gjegjësisht shfrytëzohen skema për përzierje. Me përzierje jo të drejtë mund të vije deri te përkeqësimi i vetive fi zike të plehrave ose deri te humbja e materies aktive në plehun. Rregull themelore është që të përzi-hen dy plehra higroskopike. Plehrat e përziera sot janë zëvendësuar me plehrat komplekse.

Plehrat gjysmë komplekse

Përfi tohen me përpunim plotësues të plehrave të thjeshta, më parë të përziera. Me përpunim plotësues krijohet strukturë homogjene e plehut, por futen edhe materie tjera siç janë: insek-ticidet, fungicidet dhe herbicidet. Për prodhim të këtyre plehrave përdoren acidi fosforik, acidi sulfurik dhe amoniaku i lëngët.Përveç për plehërim të tokës, këto plehra përdoren edhe për mbrojtje nga insektet, sëmundjet dhe barojat.

Plehrat komplekse

Plehrat komplekse fi tohen me reaksione kimike dhe procese teknologjike të përbëra. Në pleh-rat komplekse janë të përfshira materiet aktive të pastra të elementeve themelore N, P dhe K. Plehrat komplekse përmbajnë 2-3 herë më shumë materie aktive, se sa plehrat e përziera. Plehrat komplekse NPK përmbajnë përqindje të lartë të materies aktive (mbi 40%). Plehrat komplekse NPK mund të përmbajnë edhe disa mikroelemente.

Përdorimi i plehrave të përbëra ulen shpenzimet e transportit dhe shpërndarjes së plehut, sepse shtohen më shumë plehra njëkohësisht.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

90

Plehra bakterial

Plehrat bakterial janë preparate nga mikroorganizmat e tokës. Mikroorganizmat e tokës me aktivitetin e tyre, mundësojnë pasurimin e tokës me materie ushqyese ose materie të caktuara të pa arritshme për bimën dhe i shndërrojnë (transformojnë) në formë që është e arritshme për bimën.Përdorim më të madh në bujqësi, kanë plehrat bakterial me baktere që kryejnë azotofi ksimin e azotit atmosferik dhe me baktere që kryejnë mineralizimin e komponimeve fosforike organike.Prodhimi i parë komercial i plehut bakterial ka fi lluar në vitin 1897 në Gjermani me prodhimin e preparateve me baktere të gjinisë Rizobia.Azoti që në atmosferë gjendet në përqëndrim të lartë (78%) është i pa arritshëm për bimët pasi që gjendet në formë elementare. Që të munden bimët ta shfrytëzojnë, azoti duhet të transformohet në formën e nitratit.Transformimin e azotit elementar nga atmosfera në formë nitrate, e kryejnë bakteret e caktu-ara.Preparatet me baktere për fi ksimin e azotit atmosferik, në vete përmbajnë azotobakterjen (Azotobacter), e cila shumohet në shtresë (agar-agar, torfë ose dhe). Përdorimi i preparatit është me trajtimin e farës (inokulim) me sasi të caktuar nga preparati. Si rezultat i azotofi ksimit, gjatë vegjetacionit të bimëve akumulohet prej 20 deri 400 kg/ha azot.Ekzistojnë edhe preparate me kulturë të pastër të Bacterium radicola që përdoren për bimët legimunoze. Bakteret kryjen azotifi ksim simbioz. Për prodhimin e preparatit përdoret dhe toka (dheu) e sterilizuar. Përdoret me inokulim të farës para mbjelljes.Për mineralizim të komponimeve fosforike organike të përbëra në tokë përdoren fosfobakter-et e gjinisë Bacterium megatherium var. phosphayium. Shumimi i baktereve kryhet në shtresë të lëngshme ushqyese, derisa preparatet janë në gjendje të ngurtë.

Kontrollo diturinë tënde

1.Sa elemente janë të përfshira në plehrat e përbëra?

2.Si fi tohen plehrat e përziera?

3.Si prodhohen plehrat gjysmë komplekse?

4.Si përfi tohen plehrat komplekse?

5.Cilat plehra bakteriale kanë përdorim më të madh?

6.Si përfi tohen preparatet me baktere të cilat kryejnë azotofi ksimin?

7.Si përfi tohen preparatet me baktere, të cilat kryejnë mineralizimin e komponimeve

fosforike organike?

Prodhimtaria perimore

91

Koha dhe mënyra e plehërimit

Përdorimi i plehrave nuk mund të bëhet pa njohuri të parametrave të caktuara që i përcak-tojnë sistemet për plehërim. Parametra më të rëndësishëm për zbatimin e plehërimit janë pjellshmëria e tokës, rendimenti i planifi kuar i kulturës, nevoja për materie ushqyese në njësi të rendimentit, nevojat e korrigjimit të sasive të plehut për plehërim, analizat foliare e tjerë.

Ekzistojnë më shumë sisteme për plehërim që bazohen në masat agroteknike të nevojshme për kultivim të kulturës së caktuar, për vetitë e plehut dhe vetitë e tokës:

• sistemet për plehërim të rregullt

• plehërim për meliorizimim ose rezervë

• sisteme për përmirësimin e vetive fi zike të tokës

• sisteme të plehërimit pa nevojë për ujitje

• sisteme të plehërimit me nevojë për ujitje

• sisteme për plehërim të kombinuar (mineralike + organike)

Perimet dallohen sipas nevojave dhe mënyrës së përdorimit të materieve mineralike, prandaj plehërimi duhet t'u përshtatet kërkesave të kulturës që kultivohet.Mënyrat e plehërimit varen nga sezoni, nga lloji i kulturës dhe teknika që përdoret. Ekzistojnë më shumë mënyra të plehërimit:

• Plehërimi vjeshtor bazë - mund të jetë në mënyrë manuale ose me makina

• Plehërimi pranveror para mbjelljes – mund të bëhet në mënyrë manuale ose me maki-

na

• Plehërim pranveror gjatë mbjelljes

• Të ushqyerit e përkohshëm

• Plehërim foliar dhe

• Fertiligimi – plehërim me ujitje

Cila prej mënyrave do të zbatohet, para se gjithash varet nga kultura dhe nga nevojat për ma-terie ushqyese të kulturës që kultivohet.

Koha e plehërimit varet nga kultura që kultivohet dhe nga fenofaza në të cilën gjendet. Në raport me kohën, plehërimi mund të ndahet në: plehërim bazik dhe të ushqyerit e përkohshëm.

Plehërimi bazë- kryhet para ose gjatë mbjelljes të kulturës. Zakonisht përdoren plehrat kom-plekse, me ç’rast futen 80-100% nga P dhe K të nevojshëm dhe rreth 40% të N të nevojshëm.Më shpesh plehrat mineralik i shtohen tokës para mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes ose gjatë mbjelljes. Për disa kultura të perimeve, nga nevojat e përgjithshme të fosforit dhe kaliumit, një pjesë prej tyre i jepen tokës gjatë përpunimit vjeshtor, kurse pjesa tjetër para mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes. Plehrat mineralik shpeshherë shpërndahen në tërë sipërfaqen para lavrimit ose para mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes. Rezultate shumë të mira fi tohen me hedhjen e plehrave mineralike në pjesët anësore të radhës, në largësi prej 6-7 cm nga radha dhe në thellësi të njëjtë ose më të madhe nga kultura që mbillet.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

92

Të ushqyerit e përkohshëm kryhet gjatë vegjetacionit të kulturës dhe në mënyrë direkte, va-ret nga fenofaza në të cilën gjendet kultura. Mund të zbatohet një herë ky lloj plehërimi, por shpesh herë është më mirë nëse kultura furnizohet me ushqim të përkohshëm më shumë herë. Të ushqyerit e përkohshëm kryhet me përdorimin e plehërimit të tokës ose plehërimit foliar dhe përmes fertirigacionit. Për të ushqyerit e përkohshëm përdoren plehra që pranohen lehtë nga ana e bimëve.Te kulturat e perimeve me vegjetacion të gjatë dhe me frytdhënie të zgjatur, plehrat e azotit dhe pjesë e atyre të fosforit i jepen tokës përmes të ushqyerit të përkohshëm. Gjatë përdor-imit të plehrave mineralik me ushqimin e përkohshëm të kulturave, deri sa bimët janë të vogla plehrat mineralik u hedhen pjesëve anësore të radhëve në thellësi prej 4 deri në 6 cm. Kur bimët do të jenë më të mëdha, plehrat mineralike vihen në thellësi prej 8 deri 12 cm. Vendosja e plehrave mineralike shumë afër farës ose rrënjës të bimës së re mund të shkaktojë pasoja negative gjatë mbirjes dhe zhvillimit të sistemit rrënjor.Plehrat mineralik mund të përdoren edhe si të tretura në ujin i cili përdoret për ujitje të bimëve (fertirigim). Kjo metodë është shumë efi kase dhe mundëson kryerjen e dy masave agroteknike njëkohësisht.

Në prodhimin e perimeve, kohën e fundit gjithnjë e më tepër përdoret të ushqyerit foliar. Pleh-rat foliar merren përmes gjetheve. Zbatimi i tyre, është i rëndësishëm veçanërisht për ushqim me mikroelemente.Përveç mikroelementeve në plehra foliar ka të përfshira edhe disa makroelemente. Plehrat foliar mund të përmbajnë 10 deri 12 elemente:N, P, K, Ca, Mg, Fe, Zn, Cu, B e tjerë. Shfrytëzimi i materieve ushqyese të marra përmes ushqimit foliar është shumë i lartë. Me plehërim foliar mënjanohet antagonizmi ndërmjet disa elementeve, fi ksimi i materieve ushqyese në tokë dhe shndërrimi në forma që nuk janë të arritshme për bimët.Përparësia e të ushqyerit foliar është ajo se që si masë mund të përdoret më shumë herë gjatë vegjetacionit, ashtu që mund të ndikoj në gjendjen e përgjithshme të kulturës, në rritjen e gjinisë, përmirësim të kualitetit të produktit dhe rritje të qëndrueshmërisë të bimës ndaj së-mundjeve dhe dëmtuesve.Plehërimi foliar nuk mund ta zëvendësojë të ushqyerit e bimëve përmes tokës, gjegjësisht nuk mund ta përjashtojë plehërimin e tokës.Plehërimi foliar dhe i tokës duhet të jenë në raport të ndërsjellët dhe ta plotësojë njëra tjetrën.Plehrat foliar më shpesh janë në formë të lëngjeve të përqëndruara, por mund të gjenden edhe gjendje të ngurtë. Ngjyra zakonisht është në të gjelbër ose vjollce.Gjatë përdorimit të tretësirave të përqëndruara, krijohen tretësira ujore të holluara me përqën-drim të caktuar. Përqëndrimi i tretësirës për trajtim me plehra foliar sillet prej 0,2 deri 0,6% gjegjësisht me tretje të 2-6 mililitra pleh foliar me një litër ujë.Nëse përdoren në doza më të larta, plehrat foliar mund të shkaktojnë dëmtime të gjethit dhe në pjesët tjera të bimës.Përdorimi i plehrave foliar fi llon me formimin e gjetheve të para të vërteta. Gjatë vegjetacionit në kulturat e perimeve kryhen më së paku 2 deri në 3 trajtime foliare në 10 ditë.

Prodhimtaria perimore

93

Gjatë përdorimit plehrat foliar mund të përzihen me mjete për mbrojtje të bimëve. Prodhohen në më shumë kombinime dhe me praninë e numrit të ndryshëm të elementeve. Në tregti ekzistojnë më shumë plehra foliar: Vuksal, Sall 12, Folifertil, Magnisal, Bajfon e tjerë.

Norma e plehut për plehërim përcaktohet sipas pjellshmërisë së tokës, nevojave për materie ushqyese të kulturës që kultivohet dhe nga rendimenti i pritur. Për tu siguruar furnizimi i tokës me materiet ushqyese të nevojshme duhet të kryhet analizë agromekanike e tokës. Të dhënat e fi tuara nga analiza agrokimike krahasohen me kërkesat e kulturës së kultivuar për materiet ushqyese të caktuara dhe rendimenti i pritur nga kultura.

Kontrollo diturinë tënde

1.Cilat sisteme për plehërim ekzistojnë?

2.Në cilat mënyra kryhet plehërimi?

3.Kur zbatohet plehërimi bazë?

4.Si zbatohet të ushqyerit e përkohshëm me plehra minerale?

5.Çka është të ushqyerit foliar?

6.Ushqimi foliar a mund ta zëvendësoj plehërimin bazë?

7.Prej çka varet norma e plehërimit?

Detyrë

Krahaso informatat e mbledhura gjatë vizitës paraprake në fermën e perimeve dhe mun-

dohu të zbulosh gabimet të cilat i ka bërë bujku gjatë plehërimit!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

94

MBJELLJA ME FARË. MBJELLJA DHE RIMBJELLJA

Mbjellja me farë, mbjellja dhe ri mbjelja janë masa agroteknike të rëndësishme. Cila nga masat e cekura do të përdoret, varet prej mënyrës së shtimit të kulturës. Vetë termi, mbjellja me farë tregon se zbatohet kur përdoren farat si material. Mbjellja zbato-het edhe kur shfrytëzohet material për mbjellje. Rimbjellja është kur më parë bëhet mbjellja e farës dhe prodhohet rasat.

Mbjellja me farë

Me termin mbjellje me farë nënkuptohet vendosja e farës në largësi dhe thellësi të caktuar në tokë.

Mbjellja me farë tek kulturat e perimeve mund të jetë direkte, në vendin e përhershëm të kul-tivimit ose mbjellje me farë në lehe, në saksi e tjerë për prodhim të rasatit.

Koha e mbjelljes me farë

Kulturat e perimeve mund të kultivohen gjatë tërë vitit. Koha e mbjelljes me farë varet nga qël-limi i prodhimit, llojit të kulturës dhe karakteristikave biologjike, dinamika e shitjes së produk-tit e tjerë. Në prodhimtarinë e perimeve mund të defi nohen disa afate të mbjelljes me farë:

• Mbjellja me farë në pranverë – mund të ndahet në mbjellje pranverore e hershme dhe e vonshme. Mbjellja pranverore e hershme realizohet para ngricave të dhe brymës së fundit kur mbjellën kulturat që janë rezistuese në të ftohtë. Kulturat që e dëshirojnë nxehtësinë mbillen pas paraqitjes së ngricave dhe brymës së fundit, pasi që nuk duro-jnë temperatura të ulëta dhe ngrihen. Kulturat e perimeve të mbjella në pranverë, për mbledhje piqen gjatë verës apo vjeshtës;

• Mbjellja me farë në verë- zbatohet për kultura të cilat mbillen gjatë verës. Kurse për mbledhje piqen në vjeshtë. Ky afat i mbjelljes me farë më shpesh zbatohet gjatë prod-himit të kulturave të dyta;

• Mbjellja me farë në vjeshtë- zbatohet për kulturat e dimrit gjegjësisht kultura të cilat i durojnë temperaturat e ulëta. Këto kultura për mbledhje piqen gjatë dimrit, herët në pranverë ose para fi llimit të verës. Gjatë mbjelljes të këtyre kulturave duhet pasur kujdes që bimët të kenë kohë për zhvillimin e sistemit rrënjor dhe gjetheve. Mbjellja nuk duhet të jetë e hershme apo e vonshme që të mos ndodhë që bimët të mos jenë të përgatitura për dimër.

Prodhimtaria perimore

95

Mënyrat e mbjelljes me farë

Mbjellja me farë e kulturave të perimeve mund të jetë manuale ose me makinë. Mbjellja man-uale praktikohet gjatë prodhimit në sipërfaqe të vogla dhe gjatë prodhimit të rasatit.Në sipërfaqe të vogla, përdoret edhe mbjellja me farë në letër. Kjo mënyrë përdoret tek fara me vlerë biologjike të lartë. Fara ngjitet në mes dy shtresave të letrës së hollë speciale në largësi saktësisht të caktuar. Shiritat vihen në brazda të cekëta dhe i vihet një shtresë prej dheut. Letra në tokë shpejt shkatërrohet dhe fara mbin pa pengesë dhe në mënyrë të njëtrajtshme.

Në sipërfaqe më të mëdha, më shpesh zbatohet mbjellja me makinë. Mbjellja me makinë re-alizohet me makina precize. Mbjellja me farë me makinë mundëson mbirje të njëjtë dhe rad-hitje të rregullt të bimëve. Mbjellja me farë mund të jetë me hedhje në radhë, në brazda, në gropa dhe në shirita.

Mbjellja me hedhje të farës mund të bëhet me dorë ose me makinë. Mbjellja me hedhje të farës realizohet në sipërfaqe të rrafshët dhe në lehe. Fara hedhet në sipërfaqe e pastaj bëhet mbuli-mi i farës me dhe. Për këtë mënyrë të mbjelljes, përdoren sasi më të mëdha të farës. Kjo mënyrë e mbjelljes është mënyra më e keqe, sepse fara shpërndahet në mënyrë jo të njëtrajtshme në tokë dhe në thellësi të ndryshme të tokës. Gjatë kësaj mënyre të mbjelljes mbirja e bimëve është jo e njëtrajtshme dhe jo e njëjtë.

Mbjellja me farë në radhë gjithashtu mund të jetë me dorë dhe me makinë dhe realizohet në sipër-faqe të rrafshët dhe në lehe. Fara vihet në dis-tancë të caktuar në radhët me largësi të caktuar në mes vete.

Për mbjellje me farë në brazda përdoret farë më e madhe. Fara vihet në fundin e brazdës. Pastaj, fara mbulohet me shtresë të dheut.

Mbjellja me farë në gropë paraqet mbjellje me farë në rende. Realizohet në gropa (vatër), ku vihen më shumë fara. Mbjellja në gropa zbatohet gjatë mbjelljes së shalqirit, pjeprit, kungullit dhe kulturave tjera të peri-meve.

Mbjellja në shirita kryhet në 2-10 rende të cilat kanë largësi të njëjtë. Largësia në mes shiritave është më e madhe. Mbjellja me farë në shirita jep mundësi për për-dorim të mekanizimit në prodhimtari.

Figura nr. 25.- Mbjellja me farë në rende

Figura nr. 26.- Mbjellja në shirita

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

96

Thellësia e mbjelljes me farë

Në çfarë thellësie do të vendoset fara varet nga lloji dhe madhësia e farës, kualiteti i vetive të farës, kualiteti i kryerjes të përgatitjes së tokës, afatit të mbjelljes e tjerë. Në mënyrë të përgjith-shme fara e imët vihet më cekët në raport me farën e madhe, e cila vihet më thellë në tokë. Gjatë mbjelljes në tokë të lehtë, fara mund të vihet më thellë, derisa në tokat e rënda, më cekët. Nëse fara me veti kualitative të mira vihet në thellësi më të madhe në tokë, mund të ndodh që ajo të mos mbijë, sepse vjen deri te harxhimi më i madh i materieve ushqyese në farë që bima të mund të arrij deri në sipërfaqen e tokës. Bimët ose shkatërrohen ose janë të zgjatura dhe të ndjeshme dhe kanë nevojë për më shumë kohë për tu shëruar.Thellësia e mbjelljes me farë tek kulturat e perimeve realizohet prej 1 deri 8cm.

Mbjellja

Mbjellja është e ngjashme me mbjelljen me farë, me atë dallim se, gjatë mbjelljes në vend të farës përdo-ren pjesë vegjetative të bimëve (material mbjellës). Kryesisht edhe për mbjelljen vlejnë të njëjtat principe si edhe për mbjelljen me farë. Mbjellja mund të bëhet me dorë(manuale) ose me makinë. Koha, mënyrat dhe thellësia e mbjelljes varen nga lloji i kulturës. Rimbjellja

Rimbjellja është kombinim i shtimit gjenerativ dhe vegjetativ. Rimbjellja, si masë agroteknike ka më shumë përparësi:

• Shkurtohet koha për mbledhjen e kulturave për 6-8 javë në krahasim me kulturat e kul-tivuara me mbjellje direkte;

• Periudha e kultivimit të kulturës në fushë shkurtohet me çka mundësohet kultivimi edhe i kulturave tjera dhe përfi timi i rendimenteve plotësuese në të njëjtën sipërfaqe;

• Bimët e reja, në lehe, mund të mbrohen në mënyrë më efi kase prej sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe prej ndikimeve tjera negative;

• Përdoren më pak fara, që është shumë e rëndësishme gjatë përdorimit të farave të sh-trenjta dhe hibride.

Rimbjellja si masë përfshin prodhimin e mëparshëm të rasatit.

Kontrollo diturinë tënde

1. Në çka dallohen mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja?

2. Cilat afate të mbjelljes me farë ekzistojnë në prodhimin e perimeve?

3. Cilat janë mënyrat e mbjelljes me farë të kulturave të perimeve?

4. Sa është thellësia e mbjelljes me farë në kulturat e perimeve?

5. Pse mbjellja është e ngjashme me mbjelljen me farë?

6. Çka arrihet me rimbjellje?

Figura nr. 27.- Mbjellja e patates

Prodhimtaria perimore

97

Prodhimi i rasatit

Me termin rasat nënkuptohen bimë të reja prej kulturave të caktuara, me madhësi të caktuar të përgatitura për kultivim në vend të përhershëm.

Prodhimi i rasatit përfshin më shumë masa agroteknike të cilat kanë për qëllim të siguroj-në bimë të reja të forta dhe të shëndosha, prej të cilave pastaj do të fi tohen rendimente të larta dhe kualitative. Prodhimi i rasatit më shpesh zhvillohet në hapësira të mbrojtura gjegjësisht në kohë kur kushtet e jashtme nuk i përgjigjen prodhimit të kulturës së kultivuar. Rasati mund të prodhohet në lehe edhe atë në lehe të nxehta, gjysmë të nxehta dhe të ftohta. Prodhimi i rasatit mund të bëhet edhe në saksi, kontejnerë dhe në materiale tjera. Ekzistojnë më shumë teknologji për prodh-imin e rasatit që varen prej vendit të prod-himit dhe prej qëllimit të prodhimit. Gjatë prodhimit të rasatit përdoren këto masa agroteknike:

Mbjellja me farë

Mbjellja e farës kryhet në tokë të kopshtit më parë të përgatitur. Mbjellja mund të jetë me hedhje ose në rende, po edhe në gropa (fole). Gjatë mbjelljes me hedhje të farës duhet pasur kujdes në radhitjen e bimëve. Mbjellja e farës në rende realizohet me markim të rendeve të cekëta në të cilat vihet fara e bimës në distancë të caktuar.Për mbjellje me farë mund të përdoren edhe shirita dyfi she me farë. Pas mbjelljes kryhet mbu-limi i farës me shtresë të hollë të plehut të stallës mirë të djegur dhe të imtësuar ose me dhe të kopshtit. Pas mbulimit kryhet ngjeshja e tokës që të mundësohet kontakt më i mirë i farës me lagështinë e tokës. Nëse mbjellja me farë zhvillohet në kontejner, pas mbushjes të konte-jnerëve me substrat, kryhet vendosja e farës në substrat.

Përkujdesja e rastit

Përkujdesja e rasatit përbëhet prej më shumë masave që ndërmirren prej mbirjes deri në rim-bjelljen e rasatit në vend të përhershëm. Cilat masa agroteknike do të zbatohen, varet nga teknologjia e prodhimit që zbatohet.Nëse ndonjë prej masave agroteknike nuk kryhet në kohë ose kryhet me kualitet të pamjaf-tueshëm, fi tohet rasat jo kualitativ që rezulton mbi rasatin dhe zhvillimin e bimëve të rimbjel-lura.

� � �

� �

� � �

Figura nr. 28.- Rasati në kontejnerë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

98

Fazat më kritike në prodhimin e rasatit janë mbirja, formimi i gjetheve të vërteta të para dhe adaptimi i rasatit në kushtet e jashtme. Në fazat vijuese, rasati është pak më i qën-drueshëm ndaj disa kushteve të jashtme.

Për zhvillim dhe rritje normale të rasatit (veça-nërisht tek kulturat dritëdashëse është e nevojshme sa më shumë dritë. Prandaj, nga paraqitja e bimëve të para të mbira, mbulesat e errëta të hapësirave të mbrojtura mënjano-hen edhe atë herët në mëngjes dhe me to mbulohen sa më vonë në mbrëmje. Me ajrosje (ventilim), njëkohësisht kryhet ndërrimi i ajrit (freskimi) dhe rregullimi i temperaturës dhe lagështisë të ajrit në hapësirat e mbrojtura. Ajrosja kryhet me hapjen e kornizave (prej le-heve), me hapjen e foliave (prej tuneleve dhe serrëve prej plastike),dhe kapakëve (lufter-ëve), e madje edhe dyert e oranzherive.

Në hapësirat e mbrojtura të ngrohura me biongrohje, rregullimi i temperaturës realizohet kryesisht me ventilim, hapje (në kohë të nxehtë) ose mbulim (gjatë ftohjes) së kornizave, të folive ose kapakëve. Pa dallim të nivelit të temperaturës në vend të hapur, biongrohësi vazhdi-misht lëshon nxehtësi dhe është e pamundur të ndërpritet lirimi i nxehtësisë nga biongrohësi.Nëse gjatë ditës koha është shumë e ftohtë dhe ekziston mundësia nga ngrirja, lehet mbulo-hen me hasër ose me ndonjë material tjetër për disa orë, derisa hapësira në lehe nuk nxehet mjaft. Pastaj, hasrat largohen.

Në hapësirat e mbrojtura, rasati vazhdimisht ujitet. Në fazat e para të zhvillimit të rasatit, ujitja është me norma më të vogla, derisa në fazat më të vonshme të zhvillimit, normat për ujitje rriten. Gjatë ujitjes duhet pasur kujdes të mos krijohet lagështi e madhe, pasi që gjendja e këtillë mundëson edhe paraqitjen dhe zhvillimin e shpejtë të sëmundjeve.

Barojat mund të shkaktojnë dëme serioze në rasat. Prandaj, duhet sa më shpejt të shkatër-rohen me shkadhitje (dorë) ose me përdorimin e herbicideve. Shkadhitja realizohet në kohë më të qetë. Një ditë para shkadhitjes, toka duhet të ujitet sa më mirë që të mundet barojat të shkulen lehtë me rrënjë pa shtyrje ose tërheqje me vete dhe pjesë nga rasati.

Figura nr. 29.- Rasat në lehe

Prodhimtaria perimore

99

Dheu i kopshtit thuajse çdo herë është i pasur me materie ushqyese edhe atë në formë lehtë të arritshme për bimët. Prandaj të ushqyerit e rasatit është masë që ndërmerret varësisht nga gjendja e rasatit me përdorim të plehrave mineralik dhe organik të tretur.

Rasatin e kultivuar në hapësira të mbrojtura lehtë e sulmojnë sëmundje dhe dëmtues të ndry-shëm. Për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit ndërmerren masa preventive për luftë direkte.Në masat preventive bëjnë pjesë zgjedhja e farave të shëndosha dhe eliminimi i mbeturinave prej para kulturave në hapësirat e mbrojtura. Në masa preventive bëjnë pjesë edhe rregullimi i drejtë dhe me kohë i dritës, i nxehtësisë, sasisë së lagështisë në tokë dhe në hapësire dhe masa tjera. Domethënë në masa preven-tive bëjnë pjesë të gjitha masat që krijojnë kushte optimale për kultivim të rasatit në hapësira të mbrojtura.Për prodhim të rasatit të shëndoshë është i nevojshëm dezinfektimi i dheut të kopsh-tit, pjesëve të hapësirës së mbrojtur, farës e tjerë. Sëmundje më e shpeshtë e cila paraq-itet në rasat është prerja (shkrirja) e rasatit, kurse dëmtues më të shpeshtë janë këlyshi i dheut, morat e gjetheve.Kushte më të volitshme për rritje dhe zhvil-lim të mikroorganizmave të cilët e shkakto-jnë sëmundjen e prerjes së rasatit është sasia e tepërt e lagështisë, sidomos në tokë dhe niveli më i lartë i temperaturës. Për mënjanimin e lagështisë të tepërt dhe uljen e nivelit të temper-aturës, hapësirat e mbrojtura duhet që vazhdimisht të ventilohen. Në tokë shumë të lagësht vihet rërë, hi, pluhur karboni që kur janë të thata e thithin lagështinë e tepërt. Për shkatërrimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve shfrytëzohen edhe masa direkte, gjegjësisht përdoren mjete kimike.Për shkatërrimin e këlyshit të dheut shfrytëzohen kurthet helmuese, kurse kundër morrave të gjetheve, mjete që jepen përmes sistemit rrënjor ose përmes gjetheve, që bimët të bëhen të rezistuese ndaj këtyre dëmtuesve.Në biongrohëset e tharta paraqiten kërpudhat e dëmshme. Kundër tyre shfrytëzohen biongro-hëse të kombinuara ose hudhja e gëlqeres apo hirit e tjerë, mbi sipërfaqen e biongrohëseve, gjegjësisht bëhet neutralizimi i aciditetit të biongrohëseve.

Gjatë kultivimit të rasatit mund të kryhet edhe pikiatimi (rimbjellja) e rasatit. Mund të kryhen 1-2 rimbjellje.

Gjatë rritjes së rrezatimit të diellit kryhet errësimi i hapësirave të mbrojtura.

Figura nr. 30. - Rasati pikitat

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

100

Kushtet për kultivim të rasatit në hapësirat e mbrojtura, shumë dallohen prej atyre në hapësira të pambrojtura (në vende të hapura). Në hapësirat e mbrojtura rasati kultivohet në kushte të kontrolluara. Gjatë rimbjelljes së rasatit, prej hapësirave të mbrojtura në vend të hapur, pa për-gatitje paraprake të tij, nën ndikimin e rrezeve të diellit, erërave, temperaturave të ulëta gjatë natës e tjerë, lehtë vyshket, gjatë kohë vuan nga sëmundjet, e mundet plotësisht të shkatër-rohet. Për të ikur nga kjo, që nga mbirja e deri në ç’rrënjosje të rasatit për rimbjellje në të vend të hapur, ai përgatitet (kalitet) që të mund tu qëndrojë kushteve të jashtme të ndryshme në vend të hapur. Kalitja realizohet disa ditë para rimbjelljes.

Kontrollo diturinë tënde

1. Ç’është rasati?

2. Ku mund të prodhohet rasati?

3. Si realizohet mbjellja me farë gjatë prodhimit të rasatit?

4. Çka përfshin përkujdesja e rasatit?

5. Çka arrihet me ajrosjen te rasati?

6. Ç’është “kalitja” e rasatit?

Prodhimtaria perimore

101

Rimbjellja e rasatit në vend të përhershëm

Pasi që rasati të arrijë madhësinë e nevojshme, vjetërsinë dhe kualitetin, rimbjellet në vend të përhershëm të kultivimit. Toka në të cilën do të kryhet rimbjellja duhet të jetë mirë e përgati-tur dhe me lagështi të mjaftueshme për të mundësuar rimbjellje kualitative dhe përshtatje të rasatit. Vetë rimbjellja paraqet shok për bimët. Sa kohë do ti nevojitet bimës ta tejkalojë këtë shok, varet nga kualiteti i rasatit dhe nga kualiteti i realizimit të rimbjelles.

Përgatitja e rasatit për rimbjellje

Një ditë para rimbjelljes, kryhet ujitja e rasatit në lehe. Disa orë pas ujitjes bëhet shkulja e rasa-tit. Gjatë shkuljes së rasatit nuk shkundet dheu që gjendet për rreth rrënjëve. Shkulja e rasatit duhet të bëhet me kujdes që të mos dëmtohet rasati.Ujitja e rasatit bëhet edhe gjatë kohës të ruajtjes së rasatit, që të mos vijë deri te vyshkja e tij. Nëse rasati rimbjellet ditën e ardhme, mbulohet me material të lagësht.Rasati pikitat nxirret nga saksia, pa e shkund dheun rreth rrënjës.

Koha për rimbjellje

Koha për rimbjellje te kulturat e perimeve është e ndryshme. Në parim, koha e rimbjelljes të kul-turave të perimeve vërtetohet sipas kushteve kli-matike dhe të tokës, sipas vjetërsisë së rasatit dhe gjendjes momentale të kohës. Më mirë është që rimbjellja të bëhet në kohë të vranët, në orët e pasdites.Rimbjellja mund të shtyhet disa ditë, nëse kushtet klimatike nuk lejojnë rimbjellje kualitative, por nuk duhet të pritet që rasati të rritet.

Mënyrat e rimbjelljes

Rimbjellja mund të bëhet me dorë ose me makina. Gjatë rimbjelljes me dorë, më parë bëhet markimi i rendeve. Për kryerje të rimbjelljes me dorë, shfrytëzohen gishtat ose veglat e ndry-shme (hunj, dhe mjet tjetër mbjellës).Më parë bëhet vrimë në tokë. Në vrimë vendo-set bima në pozitë vertikale të rrënjëve. Pastaj, me mjetin për rimbjellje shtypet dheu rreth sistemit rrënjor të bimës. Për të vërtetuar se rimbjellja është realizuar mirë, me gishta kapet gjethi i rasatit dhe tërhiqet përpjetë. Nëse bima nxirret, atëherë rimbjellja e kryer është jokualitative.

� � � � �

� � �

Figura nr. 31. -Rasat pikitat për

rimbjellje

Figura nr. 32.-Rimbjellja me dorë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

102

Për rimbjellje me makina shfrytëzohen makina speciale për rimbjellje. Rasati për rimbjellje me makina duhet të jetë i sortuar edhe për gjatësi edhe për madhësi.Rimbjellja e rasatit pikitat bëhet me mbjellës special në vrima, që janë bërë sipas madhësisë së saksisë në të cilën gjendet bima. Bima, pa e shkundur dheun për rreth rrënjës, vihet në vrimë dhe bëhet ngjeshja e tokës me shtypje. Pastaj kryhet ujitja. Rasati jo i pikituar, rimbjellet me mjete të zakonshme. Rasati shkulet pa substrat dheu rreth rrënjës dhe mbjellet në dimensione të caktuara. (Fig. nr. 33). Gjatë rimbjelljes, është shumë e rëndësishme që bimët të vendosen në thellësi më të madhe në tokë, nga thellësia në të cilën kanë qenë në lehe.

Figura nr. 33.-Rimbjellje me makina

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa merren gjatë rimbjelljes?

2. Çka përfshin përgatitja e rasatit për rimbjellje?

3. Kur është më mirë të bëhet rimbjellja?

4. Çfarë mund të jetë rimbjellja?

5. Sqaro rimbjelljen me dorë?

6. Çfarë duhet të jetë rasati gjatë rimbjelljes me makinë?

Prodhimtaria perimore

103

PËRKUJDESJA PËR KULTURAT E PERIMEVE

Pas mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes së kulturave të perimeve, është e nevojshme të sigurohen kushte të përshtatshme që të mund të rriten, të zhvillohen dhe të japin rendimente të larta dhe kualitative.

Masat agroteknike që merren gjatë vegjetacionit të kulturës, quhen përkujdesje për kulturën.

Me masat për përkujdesje të kulturave sigurohet mbrojtje e kulturave nga ndikimet e pavolit-shme të kushteve të jashtme, mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat etj.

Zbatimi i masave për përkujdesje të kulturave varet nga gjendja e arës së mbjellur dhe nga dukuritë e pritura.

Masat për përkujdesje të kulturave mund të ndahen në dy grupe: masat e përkujdesjes pas mbjelljes me farë ose mbjelljes e para mbirjes të kulturave dhe masat e përkujdesjes pas mbirjes ose rimbjelljes të kulturave.

Detyrë

Vizito një fermë të perimeve. Bëj intervistë me bujkun individual, gjegjësisht mundohu

të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura të perimeve i kultivon?

2. Cilat masa i ndërmerr pas mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes të kulturave

të kultivuara?

3. Me cilat probleme haset pas mbirjes ose rimbjelljes së kulturave të kultivuara?

4. Si i tejkalon problemet që paraqiten gjatë vegjetacionit të kulturave të kultivuara?

5. A ndërmerr masa speciale gjatë kohës së vegjetacionit të kulturave të kultivuara?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

104

Masat për përkujdesje pas mbjelljes me farë ose mbjelljes, e para mbirjes të kulturave

Në këtë grup të masave bëjnë pjesë masat që ndërmerren nga mbjellja me farë deri në mbirje të kulturës.

Shkriftësimi i kores së tokës

Formimi i kores së tokës është dukuri e shpeshtë gjatë kultivimit të kulturave të perimeve. Korja e tokës mund të jetë me madhësi të ndryshme. Ajo mund të paraqitet edhe gjatë veg-jetacionit të bimëve, veçanërisht gjatë shirave të fortë dhe të rrëmbyeshëm. Paraqitja e kores së tokës është e dëmshme për kultivimin e kulturave. Korja e tokës e prish strukturën e tokës dhe e rritë avullimin e ujit nga toka. Formimi i korës së tokës e rëndon mbirjen e të mbjellave. Për të përballuar koren e tokës dhe të del në sipërfaqe, kërcelli i bimës që sapo ka fi lluar të zhvillohet, bën shtypje mbi korën e tokës ose shtrembërohet dhe e dre-jton rritjen e vet kah çarjet në tokë. Me këtë, kërcelli i bimës harxhon sasi të madhe të energjisë duke zbërthyer materiet ushqyese në farë. Nëse bima nuk e depërton koren e tokës, harxhohet sasia e tërë e ushqimit dhe bima vdes. Bimët të cilat e depërtojnë koren e tokës janë të dobëta dhe një pjesë prej tyre vdesin, kurse ato që mbeten u duhet periudhë kohore e gjatë për tu përmirësuar. Shkriftësimi i kores së tokës mund të bëhet me zbatim të shumë masave agroteknike: shkrift-ësimi (kultivator thumbor me dhëmbëz të shkurtër, shat rrotullues), cilindrim (me cilindër të brin-jëzuar), ujitje (shi artifi cial), mbulim i tokës me mbulojë nga materiali i ndryshëm.

Mbulimi i tokës

Mbulimi i tokës bëhet me vendosje të mbu-lojës nga materiali i ndryshëm. Për mbulim shfrytëzohen materiale të ndryshme siç janë: mbetjet bimore (kashta, sana, gjethe, byku etj), komposti, plehu i ahurit, letra speciale, pllaka metalike, pëlhurë prej polietilenit etj. Zbatimi i këtij lloji të mbulimit ka shumë përparësi. Me mbulimin e tokës pengohet formimi i kores së tokës, zvogëlohet avullimi i lagështisë së tokës, përmirësohen vetitë ujore-ajrore të

� ��

Figura nr. 34.-Korja e tokës

Figura nr. 35.-Mbulimi me kashtë

Prodhimtaria perimore

105

tokës, zvogëlohet nevoja për ujitje, pengohet zhvillimi i barojave, zvogëlohen variacionet e temperaturave në raport të ditës dhe natës, zvogëlohet veprimi destruktiv i pikave të shiut, rritet përqendrimi i CO2 dhe përparësi tjera.Mangësitë e mbulimit janë: nxehja më e vështirë e tokës për shkak të ekzistimit të mbulesës dhe zvogëlimi i rrezatimit të tokës. Kjo dukuri e rritë rrezikun e paraqitjes së ngricave dhe ngrirjeve të bimëve. Nëse materiali për mbulim është i trashë, është e nevojshme të bëhet imtësimi i tij. Ma-teriali i imtësuar vendoset në sipërfaqen e tokës në sh-tresë prej 5-8 cm. Nëse materiali është i thatë ai laget. Më shpesh për mbulim shfrytëzohet pëlhurë polietileni (najlon, foli). Pëlhura e polietilenit është me ngjyrë të zezë ose të errët. Përparësia e pëlhurës së polietilenit është ajo se mund të shfrytëzohet 2-3 vite. Para ven-dosjes të pëlhurës së polietilenit zbatohen të gjitha masat agroteknike të nevojshme dhe pas rrafshimit të tokës vendoset pëlhura. Para vendosjes të pëlhurës së polietilenit ose pas vendosjes është e nevojshme të bëhen vrima, në të cilat pastaj do të mbillet fara, mbillet ose rimbjellet kultura e planifi kuar. Skajet e pëlhurës së polietilenit mbulohen me dhe, për të mos i ngritur era.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa merren pas mbjelljes me farë ose mbjelljes, e para mbirjes të kulturës?

2. Pse kryhet shkriftësimi i kores së tokës?

3. Pse kryhet mbulimi i tokës?

4. Çka shfrytëzohet për mbulim të tokës?

Figura nr. 36.-Mbulimi me foli

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

106

Masat për përkujdesje pas mbirjes ose rimbjelljes së kulturave

Cilat masa do të merren varet nga kultura e kultivuar dhe nga destinimi i prodhimit. Për disa masa mund të thuhet se janë të domosdoshme dhe i takojnë shumicës së kulturave të peri-meve. Ekzistojnë edhe masa që i takojnë kulturave të caktuara. Masat mund të zbatohen në mënyrë të veçantë, por mund të bëhet edhe kombinim i tyre, gjegjësisht të zbatohen dy, tri ose më shumë masa së bashku.Masa më të rëndësishme të cilat zbatohen pas mbirjes ose rimbjelljes janë: përpunimi mes rendeve, prashitja, rrallimi i bimëve, herrja, mbulimi, të ushqyerit, ujitja, mbrojtja nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat, mbrojtja nga temperaturat e larta, mbrojtja nga erërat, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat.

Përpunimi në mes rendeve

Largësia në mes rendeve te kulturat e perimeve mund të jetë më e madhe ose më e vogël.Për kultivim të suksesshëm të kulturave të perimeve është e nevojshme që në largësitë në mes rendeve, dheu të mbahet në gjendje të shkriftë dhe të imët. Në sipërfaqet në të cilat kultivohen kultura të caktuara, pas shirave të fortë dhe të shumtë dhe ujitjes jo të drejt vjen te paraqitja e kores së tokës.Korja e tokës mundëson avullimin e shpejt të ujit nga toka dhe paraqitjen e mungesës së lagështisë në tokë. Në largësitë në mes rendeve ekzistojnë kushte ideale për zhvillim të barojave, të cilat janë konkurente me bimët e kultivuara dhe i harxhojnë materiet ush-qyese dhe ujin nga toka.

Për shpartallimin e kores së tokës dhe për shkatërrimin e barojave në largësitë mes rendeve, zbatohet përpunimi i tokës në mes rendeve (kultivimi). Me përpunimin në mes rendeve, toka fi ton shtresë të shkriftë dhe të imët, gjegjë-sisht përmirësohet regjimi ujoro-ajrorë në tokë, zvogëlohet avullimi nga toka dhe zvogëlo-hen humbjet e ujit dhe të materieve mineralike nga toka. Përpunimi në mes rendeve, më së shpeshti është i mekanizuar dhe realizohet me përdorim të makinave të ndryshme (kultiva-torë, shate rrotulluese, kazmë, etj).Kultivimi i parë mund të bëhet në thellësi më të madhe, deri sa të tjerat bëhen në thellësi më të cekët, pasi që vjen deri te zhvillimi i sistemit rrënjor të bimëve. Numri i kultivimeve varet nga gjendja e tokës, prania e barojave. Përpunimi në mes rendeve mund të kombinohet me të ushqyerit e bimëve dhe me masat tjera.

� � � � � �

Figura nr. 37.-Përpunimi në mes rendeve

Prodhimtaria perimore

107

Prashitja (mihja)

Prashitja mund të bëhet me dorë ose me makina. Më shpesh prashitja zbatohet në kombinim me përpunimin në mes rendeve të tokës. Me prashitje në rende fi llohet pas mbirjes të kulturës, gjegjësisht pas paraqitjes të gjetheve të vërteta të para ose pranimit të bimëve të rimbjellura nga toka.Gjatë prashitjes në rende, duhet llogaritur që të mos dëmtohet rrënja ose bima e re. Thellësia e prashitjes sillet prej 5-7 cm për prashitjen e parë, derisa për prashitjet tjera mund të rritet. Prashitja në rende mund të kombinohet me të mbuluarit e bimëve, me rrallimin e tyre dhe masa tjera. Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve zbatohen 1-3 prashitje, e më shumë. Prashitja si masë zbatohet deri te mbulimi i hapësirës në rend, nga ana e bimës.

Figura nr. 38.- Prashitja e specave

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

108

Të rralluarit

Rrallimi është masë që zbatohet tek të mbjellat ku ka mbirje të dendur. Te disa kultura të peri-meve realizohet mbjellje e dendur. Mbjellja e dendur ka më shumë përparësi, bimët më lehtë e përballojnë koren e tokës, më shpejtë rriten, sigurohet numër optimal i bimëve në sipërfaqe të caktuar etj.Tepricat e bimëve të fi tuara me mbjellje të dendur duhet të largohen me kohë, sepse, për shkak të dendësisë së mbjelljes vjen deri te “ngulfatja” e të mbjellës. Largimi (rrallimi) i bimëve fi llon me paraqitjen e gjetheve të para të vërteta.Rrallimi kryhet 1-2 herë. Më shesh rrallimi kombinohet me prashitjen. Gjatë rrallimit të parë, shkulen ose prehen bimët e dobëta. Gjatë prerjes, duhet pasur kujdes në lartësinë e prerjes, që të mos ndodh për së dyti të lëshojnë syth bimët e prera.Rrallimi i dytë bëhet 1-2 javë pas rrallimit të parë. Gjatë kësaj, largohen të gjitha bimët që janë tepër. Me rrallim te disa kultura të perimeve mund të zbatohet masa agroteknike, plotësimi i vendeve të zbrazëta me shfrytëzimin e kulturave të ç’rrënjosura. Rrallimi nuk duhet të vono-het, për arsye se dendësia e mbjelljes në mes bimëve shkakton luftë për materie ushqyese, ujë dhe hapësirë vegjetative, me çka bimët bëhen të ndjeshme dhe rriten në madhësi jo të njëjta, që në mënyrë direkte refl ektohet mbi zvogëlimin e kualitetit dhe kuantitetit të rendimentit.Tek disa kultura të perimeve, mund të zbatohet rrallimi me makinë (tufëzim). Rrallimi me maki-në bëhet në drejtim të kundërt me drejtimin e rendeve, me ç’rast fi tohen vende në rend ku janë larguar bimët dhe vende (tufa) ku ka disa bimë dendur të radhitura. Pas tufëzimit, qaset kah rrallimi me dorë i bimëve të tepërta.

Plotësimi i vendeve të zbrazëta

Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, është e mundur paraqitja e vendeve të zbrazëta në arë, gjegjësisht vende në të cilat nuk ka bimë nga kultura e kultivuar. Arsyet për këtë dukuri mund të jenë për shkak të mbjelljes së dobët, përdorimit të farës me cilësi kualitative të këqija, vdekje të bimëve të mbira ose të rimbjellura, nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëmtuesve etj.Plotësimi i vendeve të zbrazëta bëhet me bimë të llojit të njëjtë ose me bimë të llojit tjetër. Për plotësim mund të shfrytëzohen bimë nga e mbjella e njëjtë, të marra nga vendet ku e mbjella është e dendur dhe bëhet rrallimi. Te mbjelljet që kultivohen me rimbjellje çdo herë lihet sasi rezerve e rasatit për zëvendësim të bimëve të vdekura. Plotësimi duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur.Kur plotësimi i vendeve të zbrazëta është me bimë nga lloji tjetër, fi tohet e mbjellë e bashkuar.

Mbulimi

Mbulimi si masë, zbatohet te kulturat të cilat ujiten me brazda, te kulturat që zhvillojnë rrënjë adventive dhe te kulturat rrënjë frytdhënëse dhe kulturat tubere. Mbulimi përbëhet nga vënia e dheut rreth pjesës së kërcellit afër tokës. Mbulimi, si masë zbatohet bashkë me prashitjen.

Prodhimtaria perimore

109

Herrja

Më shpesh në arat e mbjella, përveç kulturës së kultivuar, mbijnë edhe bimë tjera që janë të njohura si baroja. Shkatërrimi i barojave mund të bëhet me masa dhe metoda mekanike dhe kimike. Shkatërrimi mekanik i barojave, mund të bëhet me dorë dhe me makinë. Herrja kryhet në tokë të lagësht me shkulje ose me prerje të barojave. Prerja e barojave duhet të jetë sa më cekët, madje të prehet edhe në vetë rrënjën që të mos vijë te regjenerimi dhe për së dyti të lëshojnë syth barojat.Shkatërrimi i barojave mund të zbatohet shumë herë në kombinim me masat tjera agroteknike.

Të ushqyerit e përkohshëm

Të ushqyerit e përkohshëm të kulturave të perimeve, mund të zbatohet si masë e veçantë ose në kombinim me prashitjen, kultivimin, mbulimin, mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat dhe me masat tjera. Për të ushqyerit e përkohshëm mund të përdoren plehra organike dhe mineralike. Të ushqyerit e përkohshëm më së shpeshti zbatohet në fazat e para të zhvillimit të bimëve.Për të ushqyerit e përkohshëm shfrytëzohen plehra të ngurtë dhe të lëngët. Të ushqyerit e përkohshëm realizohet me shtimin e plehrave në tokë, në mënyrë foliare përmes gjethit dhe së bashku me ujitjen (fertirigim). Më së miri është që të ushqyerit e përkohshëm të bëhet më shumë herë, gjegjësisht plehrat të jepen 2-3 herë. Sasia e plehut për ushqim të përkohshëm varet nga lloji i kulturës dhe nga furnizimi i tokës me materiet e nevojshme ushqyese.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa ndërmerren pas mbirjes ose pas rimbjelljes së kulturës?

2. Pse ndërmerret përpunimi në mes rendeve?

3. Me cilat masa kombinohet prashitja?

4. Kur bëhet rrallimi?

5. Si bëhet plotësimi i vendeve të zbrazëta në arën e mbjellë?

6. Te cilat kultura kryhet mbulimi?

7. Pse është i rëndësishëm herrja?

8. Kur zbatohet të ushqyerit e përkohshëm?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

110

Ujitja

Pjesa më e madhe e kulturave të perimeve kanë nevojë të madhe për lagështi gjatë kohës së kultivimit. Shpeshherë, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve paraqitet mungesë e lagështisë në tokë ose në ajër. Lagështia optimale e tokës, për kultivim të kulturave të peri-meve, sillet prej 70-80% KUF.Mungesa e lagështisë në tokë ose në ajër plotësohet me shtim të ujit (me ujitje). Ujitja është masë e domosdoshme në muajt e verës kur për shkak të temperaturave të larta dhe avullimit të rritur, paraqitet mungesë e lagështisë.Ujitja si masë mund të kombinohet me të ushqyerit e përkohshëm. Në prodhimin e perimeve praktikohen më shumë mënyra të ujitjes, prej atyre klasike me harxhim më të madh të ujit, deri te mënyrat bashkëkohore të cilat mundësojnë kursim të ujit.

Njomja (mbushja) e tokës me ujë

Paraqet një prej mënyrave më të vjetra të ujitjes. Sipërfaqja për ujitje është e ndarë në lehe, që janë në formë të shiritave të gjatë dhe të hollë. Lehet rrethohen me digë dheu me pjerrtësi të ulët, të larta 15-20 cm. Gjerësia e leheve varet nga lloji i mekan-izimit, pjerrtësisë së terrenit, vetive të tokës dhe sillet prej 3 deri 6 metra. Në kanalin kryesor përçues bëhen brazda ndarëse. Ujitja bëhet me lëshimin e ujit nga brazdat ndarëse në gjatësinë e lehes. Kur me ujë do të mbushet lehja, ndërpritet përçimi e ujit. Përparësia e kësaj mënyrë të ujitjes është në shpërndarjen e njëjtë të ujit, kurse e meta është se harxhon sasi të mëdha të ujit, e ngjesh tokën dhe e përkeqëson strukturën e tokës.

Lehe Lehe Lehe

Lehe

Lehe

Lehe

Lehe

Lehe

Lehe

Digë

Digë

Digë

Digë

Digë

Digë

Digë

Digë

Kanal sezonal

Brazda ndarëse

Brazda ndarëse

Brazda ndarëse

Figura nr. 39.-Ujitje me mbushje të

tokës me ujë

Prodhimtaria perimore

111

Ujitje me brazda

Ujitja bëhet me rrjedhje të ujit nëpër brazda rrjedhëse (të hapura) ose jo rrjedhëse (të mbyllura), të cilat bëhen në distancë të caktuar. Me kanalet ndarëse ose me braz-dat, uji sillet deri te sipërfaqja ku janë bërë brazdat.Uji që rrjedh nëpër brazdë e lagë tokën dhe gjatë in-fi ltrimit anësor (pranim), uji vjen në zonën e sistemit rrënjor.

Brazdat bëhen para mbjelljes ose rimbjelljes të kul-turës ose me mbulimin e kulturës.Përmes brazdave mund të ujiten edhe kulturat që kultivohen në lehet e ngritura.Ujitja me brazda është masë shumë e përfaqësuar në sipërfaqe më të vogla dhe në mënyrën eksten-sive të kultivimit të kulturave të perimeve. Ujitja nëntokësore (subirigacioni)

Zbatohen dy mënyra të ujitjes nëntokësore të kulturave të perimeve. Njëra mënyrë e ujitjes nëntokësore kryhet përmes infi ltrimit anësor që realizohet në kanalet e thela të hapura. Kjo mënyrë e ujitjes shfrytëzohet te tokat e rënda dhe te tokat me lagështi të madhe nëntokësore. Mënyra e dytë është me vendosjen në tokë të rrjetës prej gypave të zgavruar dhe me vrima. Gypat vendosen në thellësi prej 40 deri 80 cm. Sistemet për subirigim mund të shfrytëzohen edhe për drenazhim të sipërfaqeve me lagështi nëntokësore të lartë

Përparësia e këtij sistemi është se, uji që sillet në zonën e sistemit rrënjor, nuk pengon në punën me mekanizim dhe mund të shfrytëzohet për drenazhim. Mangësitë e subirigacionit janë vendosja dhe mirëmbajtja e shtrenjtë.

Figura nr. 40.-Ujitje me brazdë

Figura nr. 41.-Ujitja me brazda të

mbyllura

"

Figura nr. 42.-Ujitje me kanale

të hapura

Figura nr. 43.-Ujitje nëntokësore

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

112

Ujitje me shi artifi cial-reshje

Ujitja me shi artifi cial paraqet një prej mënyrave më të përfaqësuara gjatë kultivimit të kultur-ave të perimeve në vendet e hapura. Përbëhet prej sistemit të gypave ose zorrëve dhe spërkatësve. Gjatë kësaj mënyre të ujitjes, uji shpërndahet në pika të imëta me madhësi përafërsisht të njëjtë me pikat e shiut. Ujitja me shi artifi cial kontribuon në rritjen e lagështisë së tokës dhe të lagështisë së ajrit. Gjatë ujitjes me shi artifi cial bëhet skemë për vendosjen e spër-katësve për të mundësuar lagie të njëjtë të sipërfaqes.Përparësi e ujitjes me shi artifi cial është mundësia për zbatim të terreneve jo të rraf-shëta, të terreneve me pjerrtësi më të madhe, nuk ka nevojë për formimin e brazdave, ka-naleve shpërndarëse, etj. Ujitja me shi artifi cial mund të shfrytëzohet edhe për mbrojtje të bimëve nga temperaturat e ulëta dhe nga ngricat.

Ujitje me sistemin “pikë-pikë”

Ky sistem për ujitje është një prej sis-temeve më bashkëkohore dhe gjen zbatim të gjerë, sidomos në kultivimin e kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura. Sistemi përbëhet prej më shumë elementeve që mbarojnë me zorrë, në të cilat janë vendosur pika-tore.Distanca e pikatoreve varet nga kul-tura që kultivohet. Ky sistem i ujitjes mundëson zbatim të normave të shpeshta dhe të vogla të ujitjes. Përmes këtij sistemi mund të kryhet plehërimi me përdorim të plehrave të tretur prej mikro dhe makroelementeve.Një prej përparësive të këtij sistemi është kursimi më i madh i ujit. Ky sistem mund të zbatohet në çdo lloj toke, në terrene të pjerrëta dhe jo të rrafshëta,

lehtë rregullohen normat dhe shpenzimi i ujit etj. E meta e këtij sistemi është mundësia e zënies së pikatoreve.

Figura nr. 44.-Ujitje me shi artifi cial

Figura nr. 45.-Ujitje me sistemin “pikë pas pike”

Prodhimtaria perimore

113

Ujitje me spërkatës

Sistemi për ujitje me spërkatës është i ngjashëm me sistemin “pikë pas pike”. Te sistemi me spërkatës në vend të pikator-eve shfrytëzohen spërkatëset. Spërkatëset montohen në 2-3 metra, gjegjësisht nga një në mes dy bimëve në rend. Ujin, spërkatësja e shpërndan në pika të imëta dhe krijohet një lloj pluhur uji. Përparësia e këtij sistemi është se nuk krijon koren e tokës, në mënyrë të njëtrajtshme e lagë tokën, nuk shkelet sipërfaqja e tokës pa nevojë dhe mund të përdoren edhe për shtim të mjeteve mbrojtëse.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse paraqitet nevoja për ujitje?

2. Ku zbatohet ujitja me njomje?

3. Çfarë brazda ekzistojnë?

4. Çka paraqet subirigacioni?

5. Cilat janë përparësitë e ujitjes me shiun artifi cial?

6. Ku shfrytëzohet sistemi “pikë - pikë”?

7. Si montohen spërkatësit?

Figura nr. 46.-Ujitje me

spërkatës

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

114

Mbrojtja nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat

Perimet në mënyrë të ndryshme reagojnë në temperaturat e ulëta dhe në dukuritë siç janë bryma dhe ngrica. Kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë aspak nuk i durojnë, kurse dëme mund të paraqiten edhe te kulturat e qëndrueshme në të ftohtë, nëse temperaturat e ulëta dhe ngricat mbajnë gjatë kohë, e bimët nuk janë të përgatitura. Për mbrojtjen e bimëve nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat, merren masa preventive dhe direkte.

Masat preventive

Masat preventive ndërmerren para fi llimit të vegjetacionit të kulturës që kultivohet ose gjatë vegjetacionit. Masat preventive përbëhen prej më shumë procedurave siç janë: zgjedhja e llo-jeve dhe varieteve të qëndrueshme, përgatitja e tokës me kohë dhe në mënyrë kualitative, mbjellja me farë ose mbjellja me kohë e kulturës, rritja e normës për mbjellje me farë për 30%, mbjellja me farë dhe mbjellja e kulturave në fund të brazdës, mbulimi i gropave, brazdave dhe leheve me pëlhurë polietileni dhe masa tjera.

Masat direkte

Masat direkte ndërmerren para paraqitjes ose pas paraqitjes të temperaturave të ulëta, brymës dhe ngricave. Përbëhen nga: tymosja, përzierja e masave ajrore, ngrohja direkte e ajrit dhe tokës, ujitja etj.

Tymosja ndërmerret gjatë paraqitjes së brymës dhe ngricave të dobëta. Në orët e hershme të mëngjesit, kur pritet zbritje e temperaturës dhe mundësia e paraqitjes së brymës dhe ngricës së dobët, ndizet kashtë, sanë, gjethe, mbeturina të bimëve, ose ndonjë material tjetër. Stër-piket materiali me ujë, që materiali të mos digjet plotësisht, por të krijohet masë më e madhe të tymit. Mbi të mbjellën krijohet mbulesë tymi, e cila nuk e len humbjen e nxehtësisë në atmosferë.Në këtë mënyrë mbrohen bimë prej temperaturave deri -1°C.

Për përzierje të ajrit shfrytëzohen ventilatorë të mëdhenj që vendosen në platformë lëvizëse në lartësi prej 7 deri 10 metra. Ventilatorët e lëvizin shtresën e sipërme të ajrit që është më e nxehtë kah shtresat e poshtme, gjegjësisht bëjnë përzierjen e masave të ajrit. Në këtë mënyrë mund të mbrohet e mbjella prej 2 deri 3 ha deri në temperaturë prej -4°C.

Ngrohja e ajrit bëhet me përdorim të furrave. Furrat vendosen në plantacion në çdo 50 m2. Me këtë mënyrë mund të kryhet mbrojtja nga temperatura prej -5°C.

Ngrohja e tokës realizohet me vendosjen e sistemit të gypave ose zorrëve në tokë, nëpër të cilat lëshohet ujë i nxehtë. Ky sistem është shumë i shtrenjtë dhe më mirë është të zbatohet në vende ku ka ujë industrial të nxehtë ose burim të ujit të nxehtë gjeotermik. Ky sistem mundë-son mbrojtjen e të mbjellave nga temperatura deri në -10°C.

Prodhimtaria perimore

115

Gjatë shfrytëzimit të ujitjes, për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, brymës dhe ngricave shfrytëzohet vetia e ujit që gjatë ftohjes të lirojë ujë. Uji gjatë kalimit prej gjendjes agregate të lëngët në të ngurtë liron energji (320 kJ). Ujitja mund të zbatohet si masë indirekte dhe direkte. Si masë indirekte realizohet disa ditë para paraqitjes së pritur të temperaturave të ulëta dhe ngricave. Me ujitje rritet sasia e nxehtësisë në tokë. Kjo nxehtësi gradualisht lirohet nga toka dhe mbrohen bimët nga ngrirja.Si masë direkte, ujitja realizohet gjatë vetë paraqitjes së ngricave. Sipërfaqet ujiten me shi ar-tifi cial. Pikat e shiut artifi cial duhet të jenë me dimensione të vogla. Ujitja zbatohet derisa nuk rriten temperaturat mbi zero. Me ujitje, të mbjellat mund të mbrohen prej temperaturës deri -6°C.

Mbrojtja nga temperaturat e larta

Temperaturat e larta gjithashtu janë të dëmshme për bimët. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë djegie te bimët, transpirim më të madh, ndalje të proceseve të rritjes etj.Për mbrojtje nga temperaturat e larta mund të zbatohet ujitja me shi artifi cial. Uji për të kaluar në gjendje agregate të gaztë harxhon energji dhe e zvogëlon temperaturën në mjedis. Ujitja duhet të jetë e shkurtër, të bëhet herët në mëngjes dhe me norma të vogla.

Mbrojtja nga erërat

Dëmet që i shkaktojnë erërat më shpesh janë nga natyra mekanike (thyerje, ç’rrënjosje, shtrirje për tokë të bimëve etj.), por mund të sjellin edhe deri në dukurinë e ngrirjes së bimës (erëra të ftohta) ose valë të nxehta (erëra të nxehta).Për mbrojtje nga erërat, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, zbatohet ngritja e pengesave (kuliseve) mbrojtëse me bimë të gjata (misër, luledielli). Bimët në pengesat mbrojtëse janë në 2-3 rende. Pengesat mbrojtëse ngrihen nga ana prej ku fryn era, me çka zvogëlohet forca e erës, pasi që ajo më parë bie në misrin.Nëse ngrihen pengesat mbrojtëse nga të katër anët, vjen deri në ndërrimin e mikroklimës në të arë. Temperatura e ajrit rritet për 1-4 °C, temperatura e tokës për 1-2 °C, lagështia e ajrit për 10-20%, kurse fuqia e erës zvogëlohet për 2-3 herë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa merren për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat?

2. Cilat janë masat direkte për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngri-

cat?

3. Cilat janë masat indirekte për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngri-

cat?

4. Çka paraqesin pengesat mbrojtëse?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

116

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, thuajse gjithmonë janë të pranishme gjatë kultivimit të kulturave të perimeve. Dëmet që mund t’i shkaktojnë mund të jenë të mëdha, por mund të sjellin edhe deri te shkatërrimi i të mbjellës.

Sëmundjet

Sëmundjet nxisin shkatërrim të zhvillimit normal të bimëve. Sëmundjet që paraqiten te bimët mund të jenë parazitore dhe joparazitore. Shkaktarët e sëmundjeve parazitore janë mikroor-ganizmat edhe atë kërpudhat, bakteret dhe viruset.Kërpudhat janë grupi më i madh i shkaktarëve të sëmundjeve te bimët. Këto janë shkaktarë të sëmundjeve ndryshku, vrugu, bastra etj.Bakteret janë shkaktarë të sëmundjeve të caktuara siç janë kalbëzimi, njolla të lagështa në gjethe etj. Viruset janë mikroorganizma më të imët dhe më së shpeshti janë shkaktarë të llojeve të ndry-shme të mozaikëve në gjethe dhe në pjesët tjera të bimëve.Sipas vendit dhe mënyrës së shkaktimit të sëmundjes, sëmundjet ndahen në katër grupe. Në grupin e parë, janë sëmundjet te të cilët paraqitet kalbje e rrënjës dhe e pjesës së kërcellit afër tokës. Në grupin e dytë, janë sëmundjet te të cilët paraqitet nekrozë në indet anësore të bimës.Në grupin e tretë, janë sëmundjet te të cilët paraqiten shenja nekroze lokale në gjethe dhe në pjesët tjera mbitokësore të bimës.Në grupin e katërt, janë sëmundjet te të cilët paraqiten mozaikë, zverdhje dhe lloje të ndryshme të deformimeve në pjesët e bimëve. Kjo është një ndarje e ashpër, sepse sëmundja mund të manifestojë më shumë simptome.Sëmundjet joparazitore ndodhin për shkak të ndikimeve të pavolitshme të faktorëve të jashtëm. Me paraqitjen e sëmundjeve joparazitore, nxitet shkatërrimi ose dëmtimi i bimëve.

Dëmtuesit

Kulturat e perimeve i sulmojnë numër i madh i dëmtuesve. Dëmet i bëjnë me shfrytëzimin e bimëve ose pjesëve të bimëve për ushqim, për të jetuar në to etj.Dëmtues më të shpeshtë të kulturave të perimeve janë: insektet dhe brejtësit, por dëme mund të shkaktojnë edhe shpezët dhe kafshët tjera barngrënëse.

Insektet

Insektet janë grupi më i madh i organizmave shtazorë. Insektet mund të paraqiten si të dobishme dhe të dëmshme. Insektet e dëmshme mund të shkaktojnë dëme në tërë bimën ose të sulmojnë pjesë të caktuara të bimës. Insektet, në zhvillimin e tyre kalojnë nëpër më shumë faza. Më të njohura janë faza e insektit të rritur (imago) dhe faza e insektit të ri (larva). Dëmet mund t’i shkaktojë vetëm insekti i rritur, vetëm larva, ose edhe insekti i rritur dhe larva.Sipas mënyrës se si i shkaktojnë dëmet, insektet ndahen në dëmtues primarë, sekondarë dhe dëmtues teknik.

Prodhimtaria perimore

117

Dëmtuesit primarë i sulmojnë bimët e shëndosha dhe të gjelbra dhe i dëmtojnë gjethet dhe enët përçuese të bimëve.Dëmtuesit sekondarë i sulmojnë bimët nga aspekti fi ziologjik të dobëta.Dëmtuesit teknik i sulmojnë dhe i dëmtojnë pjesët e caktuara të bimëve, siç janë lulja ose fryti.Dëmet që i shkaktojnë insektet mund të ndahen edhe në dëme direkte edhe në indirekte.Dëmet direkte, insektet i bëjnë me kafshim të pjesëve të bimëve, krijim të korridoreve në kërcell ose nën lëvoren e bimëve, thithje të lëngjeve prej bimëve etj.Dëmet indirekte, shkaktohen si pasojë e dëmeve direkte, gjegjësisht hapen plagë nëpër të cilat lehtë mund të depërtojnë shkaktarët e sëmundjeve.Në insekte dëmtuese më të njohura, që sulmojnë kulturat e perimeve bëjnë pjesë këlyshi i dheut, krahëbardha, morrat e gjetheve, mizat dhe patatorja e artë, fl utura e lakrës etj.

Brejtësit

Brejtësit janë grup i kafshëve që bëjnë dëme me gërmim të korridoreve në tokë, ngritje të tokës, këputje dhe kafshim të rrënjës dhe pjesëve tjera të bimës. Prej brejtësve që bëjnë dëme, më të njohur janë minjtë, pastaj këlyshi i verbër, urithi etj.

Barojat

Me barojë nënkuptohet çdo bimë që rritet në arë, pa dëshirën e njeriut. Kjo do të thotë se përveç bimëve të egra, si baroja mund të paraqiten edhe kultura të bimëve, nëse janë të pranishme në arë për shembull, gjatë kultivimit të specave, nëse në arë ka bimë të bizeles, ky paraqet barojë. Dëmet që shkaktojnë barojat janë indirekte. Në mes kulturës që kultivohet dhe barojave, vjen deri te lufta konkurruese për materie ushqyese, për ujë dhe hapësirë. Bimët barojë zakonisht shpejt mbijnë, shpejt rriten dhe zhvillohen dhe janë të qën-drueshme në ndikimet negative. Prania e barojave, në të mbjellat, sjell deri te shkatërrimi i zhvillimit normal të kulturës së kultivuar, ngecje në rritje dhe zhvillim dhe përfi tim të rendi-menteve jo kualitative dhe të dobëta, edhe deri në dështimin e të mbjellave. Barojat mund të jenë njëvjeçare dhe shumëvjeçare. Barojat, gjithashtu mund të ndahen në baroja gjeth-ngushta dhe gjeth-gjëra. Baroja më të rëndësishme të cilat hasen në prodhimin e perimeve janë: egjër, nenë, labod, zvarritës, tatullë etj. Mund të hasen edhe baroja karantinore si: kuskuta dhe murtaja.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çfarë dëmesh shkaktojnë sëmundjet e bimëve?

2. Si shkaktojnë dëme insektet?

3. Cilat janë insektet dëmtuese më të njohura?

4. Çka paraqet baroja?

5. Cilat dëme i shkaktojnë barojat?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

118

Masat për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, zbatohet mbrojtja integruese e kulturës së kultivuar nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat. Mbrojtja integruese përfshin kombinim të më shumë masave dhe zbatimi i tyre në periudhë të caktuar kohore. Masat për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, mund të ndahen në masa preventive dhe direkte.

Masat preventive

Në masa preventive bëjnë pjesë masat të cilat ndërmerren për të ndaluar paraqitjen e shkak-tarit të dëmit ose të zvogëlohet numri i tyre, për të mos shkaktuar dëme më të mëdha.Në masa preventive bëjnë pjesë:

• Zgjedhja e llojeve dhe sortave të qëndrueshme ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve të caktuar;

• Zbatimi i mbjelljes alternative;• Përgatitja e tokës me kohë dhe në mënyrë kualitative;• Mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja e kulturës me kohë dhe në mënyrë kualitative;• Përdorimi i materialit të farave dhe materialit mbjellës të shëndoshë dhe kualitativ;• Largimi dhe shkatërrimi i mbeturinave infektuese të bimëve nga sipërfaqet e tokës.

Masat preventive nuk munden tërësisht ta zëvendësojnë luftën direkte, por munden shumë ta lehtësojnë dhe të kontribuojnë që kjo të realizohet në mënyrë më kualitative.

Masat direkte

Me masat direkte bëhet shkatërrimi direkt i shkaktarëve. Masat direkte ndahen në masa me-kanike, biologjike dhe kimike.

Masat mekanike

Një pjesë e masave që ndërmerren gjatë përkujdesjes të kulturave (kultivimi, prashitja, herrja), bëjnë pjesë në masa direkte për shkatërrim para së gjithash të barojave, por edhe të vendba-nimit të dëmtuesve. Masat mekanike, është e nevojshme të kombinohen me masat kimike.

Masat biologjike

Në masa biologjike bën pjesë përdorimi i mjeteve biologjike dhe përdorimi i armiqve natyror për shkatërrim të dëmtuesve të caktuar, barojave dhe bartësve të sëmundjeve. Në këto masa shfrytëzohet mos toleranca natyrore e krijesave të gjalla njëra ndaj tjetrës. Kjo masë ka veprim të kufi zuar.Sot, gjithnjë e më shumë përhapet përdorimi i sterilitetit të insekteve të cilat pastaj lëshohen në mjedisin e lirë. Janë të njohura edhe metoda në të cilat shfrytëzohen armiqtë natyrorë të insekteve për shkatërrimin e tyre. Masat biologjike zënë vend të veçantë në prodhimtarinë organike.

Prodhimtaria perimore

119

Masat kimike

Përdorimi i masave kimike, për mbrojtje të bimëve (pesticidet) është masë më efi kase dhe më e zbatueshme. Ekzistojnë shumë kundërshtarë të përdorimit të pesticideve, për mbrojtjen e bimëve, megjithatë zbatimi i pesticideve jep rezultate më të mira në mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat. Ekzistojnë më shumë ndarje të pesticideve.

Sipas formës dhe formulimit, pesticidet ndahen në granulare, suspenzione, kurthe (mashtrues), tretje, pluhur, pasta etj.

Mjetet për mbrojtje të bimëve sipas shkallës së helmimit të tyre, grupohen në tri grupe edhe atë:

Grupi I – helme më të forta, shënohen me mbishkrimin “helme shumë të forta” dhe shenjën e kokës së të vdekurit dhe janë të ndaluara në shitje me pakicë dhe për individë;

Grupi II - helme të forta, të shënuara me mbishkrimin ”helm” dhe shenjën e kokës së të vdeku-rit, kurse shitja është e kushtëzuar me evidentim të rregullt të blerësve;

Grupi III- helme të dobëta të shënuar me mbishkrimin “të dëmshme për shëndet” ose “irituese” dhe shenjën e kryqit të Andrievit dhe shiten në shitore të specializuara, gjegjësisht në barna-tore bujqësore.

Mjetet për mbrojtje të bimëve, sipas mundësisë për përdorim në mbrojtje integrale dhe bi-ologjike, grupohen në tri grupe edhe atë:

LISTA E GJELBËR – janë preparate që përdoren pa kufi zime dhe preparate që kanë ndikim shumë të vogël në entomofaunën e dobishme dhe në njeriun;

LISTA E VERDHË – janë preparate që janë të lejuara për përdorim dhe lehtë përdoren sipas kushteve të dhëna në udhëzuesin;

LISTA E KUQE – preparate që janë të ndaluara për përdorim.

Sipas qëllimit, pesticidet ndahen në:-akaricide (A) mjete për eliminim të merimangave të dëmshme;-fungicide (F) mjete për eliminim të sëmundjeve prej kërpudhave;-herbicide (H) mjete për eliminim të barojave;-insekticide (I) mjete për eliminim të insekteve të dëmshme;-limacide (L) mjete për eliminim të kërmijve të dëmshëm;-nematocide (N) mjete për eliminim të nematodeve;-rodenticide (R) mjete për eliminim të brejtësve;-repelentë (R) mjete për eliminim të egërsirave.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

120

Sot, ekziston numër i madh i mjeteve për mbrojtje të bimëve dhe numri i tyre vazhdimisht rritet. Pasi që bëhet fj alë për helme, gjatë shfrytëzimit dhe përdorimit të këtyre mjeteve, duhet pasur kujdes të mos vijë deri te paraqitja e pasojave të padëshiruara, për shkak të përdorimit jo të drejtë me pesticide. Nëse është e mundur, është e nevojshme që çdoherë të gjedhen mjete të cilat janë më pak helmuese. Fëmijëve nuk duhet t’u lejohet qasje në këto mjete. Udhëzimi për përdorim duhet me kujdes të lexohet dhe të studiohet dhe të bëhet konsultim me ekspert për mjete mbrojtëse.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndahen masat për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat?

2. Cilat masa për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat marrin pjesë në

masat direkte?

3. Me cilat masa agroteknike zbatohet mbrojtja mekanike e bimëve:

4. Cilat janë masat biologjike për mbrojtje?

5. Cilat masa shfrytëzohen gjatë mbrojtjes kimike të bimëve?

6. Si ndahen pesticidet sipas qëllimit?

Detyrë

Bëj krahasim të informatave të mbledhura gjatë vizitës paraprake në fermën e perimeve

dhe mundohu të zbulosh gabimet të cilat bujku i ka bërë gjatë kultivimit të kulturave të

perimeve!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

121

Tabela nr. 1. Lloje formulimesh të pesticideve

Shenja Formulimi/lloji i pesticidit

CG Granula në kapsollë

CS Suspenzion në kapsollë

DF (Shih SG,WG)

EC Koncentrat për emulsion

ES Emulsion për trajtim të farës

EW Emulsion i përqendruar-vaj në ujë

FLO (shih SC)

GR Granula

K Kristale

KM Koncentrat për mashtrim (kurthe)

LS Koncentrat për farë me trajtim të lagësht

M Mashtrues (Kurthe)

MC Koncentrat mikrokapsollar për suspenzion

P Pluhur (për pluhurim)

PA Pastë

PS Farë e kapsolluar me pesticide

PSe Pluhur për pluhurosje të farës

SC Suspenzion i koncentruar

SE Suspo-emulsion (grimca të ngurta të suspenduara në emulsion)

SG Mikrogranula të disperguara në ujë

SP Pluhur i shkrirë

St Thupër

TPa Pastë e lëngët

WP Koncentrat në formë pluhuri për suspenzion që lehtë laget

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

122

Prodhimtaria perimore

123

KULTIVIMI I KULTURAVE

PERIMEVE NË HAPËSIRË

TË MBROJTUR

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

124

Prodhimtaria perimore

125

Nocioni për hapësirë të mbrojtur

Kultivimi i kulturave të perimeve varet nga faktorët e jashtëm dhe nga biologjia e bimës. Të gjitha kulturat e perimeve kanë karakteristika gjenetike të caktuara, të cilat i përcaktojnë kush-tet ku do të kultivohen. Për pjesën më të madhe të kulturave të perimeve nuk është i mundur kultivimi gjatë tërë vitit, pasi që faktorët e jashtëm ose ndonjë prej faktorëve të jashtëm paraq-itet si kufi zues. Në Maqedoni më shpesh si kufi zues për kultivimin e kulturave të perimeve paraqitet nxehtësia.

Njeriu shumë më parë është munduar të gjejë mënyrë t’i mbrojë bimët nga ndikimi negativ i faktorëve të jashtëm. Ngritja e rrethojave të ndryshme mbrojtëse, gardheve, përdorimi i shtro-jerave natyrore për mbrojtjen e të mbjellave nga erërat e ftohta është dukuri e njohur dhe kjo shfrytëzohet edhe sot. Temperatura në periudhën dimërore në këto vende mund të jetë më e madhe për disa shkallë: (edhe deri ne 10°C) në raport me temperaturën e vendeve të nënsh-truara në erëra. Kultivimi i bimëve, në këto vende, mundëson rritje dhe zhvillim më të mirë të bimëve dhe fi tim të rendimenteve më kualitative dhe më të larta.Kultivimi i kulturave në vendet e këtilla në vjeshtë, mundëson mbrojtje nga temperaturat e ulëta, nga bryma dhe ngricat dhe vazhdim të vegjetacionit për periudhë të caktuar.

Prodhuesit e bujqësisë, për t’i mbrojtur të mbjellat nga bryma dhe temperaturat e ulëta në pranverë ose në vjeshtë, praktikojnë mbulimin e të mbjellave ose një pjesë prej tyre me ndonjë mbulesë (pëlhurë polietileni), në kohëzgjatje prej disa ditësh, derisa zgjat rreziku prej kësaj dukurie.

Është i njohur edhe kultivimi i kulturave të caktuara gjatë dimrit, në sipërfaqe të cilat janë të mbuluara me mbuloja të ndryshme dhe të ngrohura me burime të ndryshme të nxehtësisë. Popujt e vjetër e kanë shfrytëzuar ujin e nxehtë gjeotermik për ngrohjen e sipërfaqeve dhe kultivimin e kulturave të caktuara.Shembujt e përmendur tregojnë se hapësirat e caktuara mund të shfrytëzohen për mbrojtje të bimëve nga ndonjë faktor.

Me termin hapësirë të mbrojtur, nënkuptohet çdo hapësirë në të cilën mund të kultivohen

bimë në periudhë vjetore kur kushtet e jashtme nuk e lejojnë kultivimin e tyre.

Tendenca e prodhimtarisë perimore bashkëkohore është të sigurojë ushqim gjatë tërë vitit. Sot kultivimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura gjen përdorim të gjerë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të hapësirave të mbrojtura dhe teknologji të ndryshme të kultiv-imit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

126

Hapësirat e mbrojtura mund të ndahen sipas mbrojtjes të cilën e sigurojnë, sipas kulturave që kultivohen në to, sipas kohës së kultivimit, sipas mënyrës së ndërtimit, sipas mënyrës së ngrohjes, sipas mënyrës së shfrytëzimit etj.

Ndarje më praktike e hapësirave të mbrojtura, është ndarja sipas nivelit të mbrojtjes së bimëve nga temperaturat e ulëta, gjegjësisht sipas shkallës së përsosjes tekniko-teknologjike edhe atë në:

• Hapësira të mbrojtura elementare• Hapësira plotësisht të mbrojtura

Detyrë

Vizito një fermë të perimeve në të cilën kultivohen kultura të perimeve në hapësira të

mbrojtura. Bëj intervistë me bujkun individual, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje

në pyetjet:

1. Cilat hapësira të mbrojtura i shfrytëzon për kultivim të kulturave të perimeve?

2. Cilat kultura të perimeve i kultivon në hapësirat e mbrojtura?

3. Prej se janë të ndërtuara hapësirat e mbrojtura?

4. A shfrytëzon sistem për ngrohje në hapësirat e mbrojtura?

5. Cilat masa i ndërmerr gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e

mbrojtura?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

127

Hapësira të mbrojtura elementare

Hapësirat e mbrojtura elementare ndryshe quhen edhe hapësira pjesërisht të mbrojtura.Këto hapësira sigurojnë mbrojtje nga temperaturat e ulëta gjatë kultivimit të bimëve në peri-udhën e dimrit. Niveli i mbrojtjes nga temperaturat e ulëta, nuk është shumë i lartë dhe është në varshmëri direkte nga ndikimi i temperaturës së jashtme. Hapësirat e mbrojtura elementare nuk sigurojnë mbrojtje të plotë. Hapësirat e mbrojtura el-ementare janë të ndërtuara nga materialet dhe mjetet më të thjeshta.Për mbrojtje të bimëve, te hapësirat e mbrojtura elementare shfrytëzohen shtrojerë dhe mbu-loja, por mund të shfrytëzohen edhe mjete dhe materiale tjera si ngrohësit.Shtrojerat, mbulojat dhe ngrohëset, sipas mënyrës së krijimit dhe rolit të njeriut në ngritjen e tyre, mund të ndahen në shtrojerë natyror, shtrojerë artifi cial, mbulojat dhe ngrohëse.

Shtrojerat natyror shfrytëzohen për mbrojtje të bimëve nga ndiki-met e erërave të forta, të ftohta dhe të thata. Këto janë të përhershme dhe të palëvizshme dhe mund të shfrytëzohen për kohë më të gjatë. Si shtrojerë natyrore mund të shfrytëzohen bjeshkët, të mbjellat me vegjetacion malor (malet, brez-at erë mbrojtëse, plantacionet, rre-thojat e ndryshme të gjalla), objekte të ndryshme etj.Shtrojerat natyror mund të siguro-jnë mbrojtje të sipërfaqeve të cak-tuara, por edhe të fushave të tëra, si dhe të krijojnë kushte klimatike të volitshme për kultivim të kulturave të caktuara.

Shtrojerat artifi cial, mbulojat dhe ngrohëset shfrytëzohen gjatë kultivimit të bimëve në kohë prej një viti dhe janë për kohë të shkurtër. Për ndërtimin e shtrojerave artifi ciale, mbulojave dhe ngrohëset, shfrytëzohen materiale të ndryshme të cilat mundë-sojnë mbrojtje nga erërat e forta, temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat, të bimëve të veçanta, të një grupi bimësh, por edhe të mbjellave të tëra.

Figura nr. 47.- Brezi erë mbrojtës

Figura nr. 48.- Shtrojerë artifi cial

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

128

Si shtrojerë mund të shfrytëzohen brazdat dhe anët e kanaleve shpërndarëse dhe gardhet e ndryshme artifi ciale, gardhet lëvizëse etj. Shtrojerat shërbejnë për mbrojtje nga ndikimi i erërave të forta dhe të ftohta. Ngrihen nga drejtimi i kundërt i fryrjes së erërave. Gjatë ngritjes duhet pasur kujdes që gardhet të mos jenë të padepërtueshme dhe të kenë rrallësi të caktuar, që nëpërmes tyre të mund të kalojë ajri. Te gardhet e padepërtueshme ndodh dukuria e rral-limit të ajrit, pasi që ajri pas kalimit nëpër thurje ka veprim kthyes dhe kthehet mbrapa. Te thurjet e rralla, ajri kalon nëpër ato thurje dhe e ndalon kthimin e valës ajrore.

Si mbuloja mund të përdoren materiale të tejdukshme (qelq, plastikë, pëlhurë polietileni, agrotek-stil) dhe materiale të patejdukshme (plastikë e patejdukshme, hasër, letër, dërrasa).Mbulojat e patejdukshme shfrytëzohen për mbulim direkt të bimëve të caktuara ose të mbjel-lave gjatë natës ose gjatë ditës, kur pritet paraqitja e temperaturave të ulëta, brymës dhe ngri-cave ose si materiale plotësuese për mbulimin e leheve, kur pritet paraqitja e temperaturave shumë të ulëta ose ngricave të forta. Mbulojat e patejdukshme mund të shfrytëzohen edhe gjatë rrezatimit shumë të fortë të diellit, si mbrojtje nga ngrohja e tepërt e bimëve.Mbulojat e tejdukshme, gjithashtu mund të shfrytëzohen për mbulim të bimëve të veçanta ose të mbjellave në tërësi.Ekzistojnë lloje më të ndryshme të mbulojave të tejdukshme dhe forma e tyre varet nga lloji i mate-rialit që përdoret për mbulim, nga kultura e kulti-vuar dhe mënyra e kultivimit.Mbulojat e tejdukshme mund të jenë në forma të pllakave të qelqta, zileve të qelqta, kapakëve, mbulojave të qelqta, mbulojave plastike, kornizave qelqore dhe prej plastike etj.Pllakat e qelqta janë me madhësi të ndryshme dhe shfrytëzohen për mbulim të gropave (vatrave), brazdave, saksive etj. Mbulimi është i thjeshtë, me vendosjen e qelqeve në tehet e vatrave ose braz-dave ose në vetë saksinë.Zilet qelqore më së shpeshti shfrytëzohen për mbulim të vatrave. Në kohën e fundit, në vend të zileve qelqore, për mbulimin e vatrave zbatim të gjerë kanë zilet prej pëlhurave të polietilenit.Kapakët janë të ndërtuar nga materialet e përz-iera, gjegjësisht në vete përmbajnë edhe materie ushqyese. Materiali prej të cilit janë ndërtuar zbërthehet shpejt nën veprimin e shiut ose ujit për ujitje.Mbulojat e qelqta shfrytëzohen për mbulim të leheve të ftohta, oranzherive dhe hapësirave tjera mbrojtëse. Mbulojat e qelqta më shpesh janë të ndërtuara prej më shumë kornizave në të cilat vendosen pllakat e qelqta.

Figura nr. 49.-Zile qelqore

Prodhimtaria perimore

129

Mbulojat plastike zakonisht janë gjysmë rrethore, por mund të hasen edhe në formë tjetër.Për ngritjen e mbulojave plastike shfrytëzo-het pëlhurë polietileni, pleksiglas ose ndon-jë lloj tjetër të plastikës së tejdukshme. Gje-jnë zbatim të gjerë, gjegjësisht shfrytëzohen për mbulim të tuneleve, mullarëve, oran-zherive, leheve dhe hapësira tjera të mbro-jtura. Ngrohësit shfrytëzohen në mënyrë të veçantë ose në kombinim.

Si materiale për ngrohje, mund të shfrytëzohen biongrohësit dhe mjetet të cilat përdoren për mbrojtje nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat (ujitja, tymosja e të mbjellave, përzierja e ajrit, ngrohja e tokës dhe ajrit e tjerë).

Të gjitha shtrojerat e numëruara, mbulojat dhe ngrohësit mund të shfrytëzohet veçmas ose të kombinuara, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka paraqesin hapësirat e mbrojtura elementare?

2. Çka shfrytëzohet për mbrojtje të bimëve te hapësirat e mbrojtura elementare?

3. Cilët janë shtrojera natyror?

4. Si ndahen shtrojerat artifi cial, mbulojat dhe ngrohësit?

5. Ku shfrytëzohen mbulojat e qelqta?

6. Cilat materiale shfrytëzohen për ngrohje?

Figura nr. 50.-Serrë prej plastike

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

130

Llojet e hapësirave të mbrojtura elementare

Ekzistojnë më shumë ndarje të hapësirave të mbrojtura elementare. Ndarje më të pranueshme të hapësirave të mbrojtura elementare janë sipas materialeve dhe mjeteve për mbrojtje dhe sipas pamjes dhe konstruksionit të hapësirave të mbrojtura elementare.

Sipas materialeve dhe mjeteve për mbrojtje, hapësirat e mbrojtura elementare mund të nda-hen në:

• Në hapësira të mbrojtura elementare me shtrojerë natyror –në këtë grup marrin pjesë hapësirat e mbrojtura që janë të mbrojtur me shtrojerë natyror. Shtrojerat natyror mundësojnë mbrojtje nga ndikimi direkt i erërave të ftohta dhe të forta. Për këtë qëllim shfrytëzohen bjeshkët, malet, brezat erë mbrojtëse, të mbjellat e pemëve, rrethojat e ndryshme të gjalla, objektet ndërtuese të ndryshme etj. Në këto hapësira, mbjellja e kul-turave të perimeve mund të kryhet më herët, por edhe të mbrohen më gjatë të mbjellat në periudhën e vjeshtës;

• Hapësirat e mbrojtura elementare me shtrojerat

artifi cial dhe mbulojat –në këtë grup bëjnë pjesë hapësirat e mbrojtura që janë të mbrojtura me shtro-jerë artifi cial ose mbuloja. Këto hapësira mbrohen nga ndikimi i erërave të ftohta dhe të forta dhe nga niveli i ulët i temperaturës. Funksionimi i shtrojerave artifi cial është i ngjashëm si edhe tek natyrorët, me atë dallim se janë të përkohshëm. Mbulojat sigurojnë mbrojtje nga temperaturat e ulëta dhe ngricat dhe rritje të shpejt të mbjellave. Gjatë ditës, ngrohja e hapësirave të mbrojtura, me mbuloja të tejdukshme, është më e madhe dhe arrihet temperaturë më e lartë.

Gjatë natës hapësirat e mbrojtura gradualisht dhe më ngadalë ftohen.Hapësirat e mbrojtura të këtilla mundësojnë që bimët që e duan nxehtësinë të mund të fi llojnë të kultivohen më herët në pranverë, kurse bimët rezistuese në të ftohët të kultivohen gjatë tërë dimrit. Mbulojat, pas kalimit të rrezikut nga temperaturat e ulëta dhe ngricat duhet të largohen që kulturat të munden normalisht ta vazhdojnë zhvillimin e tyre.

Figura nr. 51.- Hapësirë e

mbrojtur me foli

Prodhimtaria perimore

131

• Hapësirat e mbrojtura elementare me ngrohje të tokës –në këtë grup bëjnë pjesë hapësirat e mbrojtura te të cilat kryhet ngrohje e tokës, pa u mbuluar hapësira mbrojtëse. Për këtë qëllim shfrytëzohen lehet e nxehta të pambuluara, gropa të nxehta, brazda të nxehta, vatra të nxehta dhe hapësira tjera.

Si ngrohës mund të shfrytëzohen bion-grohës ose ngrohës tjerë teknik siç janë uji i nxehtë, avulli i ujit, energjia elektrike dhe ngrohës tjerë.

Ngrohësi është i vendosur në tokë. Këto hapësira të mbrojtura shfrytëzohen për kultivim të kulturave të hershme perimore.

• Hapësirat e mbrojtura elementare me mbrojtje të kombinuar – në këtë grup bëjnë pjesë hapësirat e mbrojtura me të cilat mund të bëhen me kombinimin e shtrojerave, mbulojave dhe ngrohësve.

Mund të bëhet kombinim në mes shtrojerave dhe mbulojave (për shembull, vatër e ftohtë e mbuluar, e vendosur në sipërfaqe të mbrojtur me brez erë mbrojtës si shtrojerë natyror) ose në mes shtrojerave dhe ngrohjes së tokës (për shembull, vatër e nxehtë e pa mbuluar e vendosur në sipërfaqe të mbrojtur me brez erë mbrojtëse si shtrojerë natyror). Hapësirat e këtilla janë më të mira si hapësira të mbrojtura elementare.

Sipas konstruksionit, hapësirat e mbrojtura elementare ndahen në vatra të mbuluara, brazda të mbuluara, lehe të ftohta të mbuluara, vatra të nxehta të hapura, brazda të nxehta të hapura, lehe të nxehta të hapura, serre nga plastika të ftohta, oranzheri të ftohta e tjerë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si janë të ndara hapësirat e mbrojtura elementare?

2. Si bëhet mbjellja me farë e kulturave të perimeve te hapësirat e mbrojtura elemen-

tare me shtrojerë natyror?

3. Kur shfrytëzohen hapësirat e mbrojtura elementare me shtrojerë artifi cial dhe

mbuloja?

4. Cilat hapësira bëjnë pjesë në grupin e hapësirave të mbrojtura elementare me

ngrohje të tokës?

5. Cilat hapësira bëjnë pjesë në grupin e hapësirave të mbrojtura elementare me

mbrojtje të kombinuar?

6. Si ndahen hapësirat e mbrojtura elementare sipas konstruksionit?

Dheu

Biongrohësia

Figura nr. 52.- Vatër e ngrohur

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

132

Hapësira plotësisht të mbrojtura

Hapësira plotësisht të mbrojtura ndryshe quhen edhe hapësira kultivuese. Në këto hapësira zbatohet ngrohje artifi ciale dhe sigurohet mbrojtje e plotë nga temperaturat e ulëta gjatë kul-tivimit të bimëve në periudhën e dimrit. Niveli i mbrojtjes nga temperaturat e ulëta, është e madhe dhe nuk është në varshmëri direkte nga ndikimi i temperaturës së jashtme. Hapësirat plotësisht të mbrojtura sigurojnë mbrojtje të plotë të bimëve nga mjedisi i jashtëm. Hapësirat plotësisht të mbrojtura mund të përdoren për kultivim të kulturave të perimeve gjatë tërë vitit. Hapësirat plotësisht të mbrojtura mund të shfrytëzohen edhe si hapësira të mbrojtura elementare, nëse shkyçet ngrohja. Në hapësirat plotësisht të mbrojtura mund të kultivohen bimë edhe gjatë periudhës së verës. Hapësirat plotësisht të mbrojtura mund të shfrytëzohen për kultivim të më shumë kulturave gjatë vitit.Gjatë prodhimit të perimeve, në hapësirat plotësisht të mbrojtura, fi tohen rendimente shumë të larta. Për shembull, rendimentet te domatet dhe specat mund të jenë 2-4 herë më të larta, derisa rendimentet te trangulli mund të jenë më të larta edhe për 8 herë, në raport të rendi-menteve që fi tohen gjatë kultivimit të në të hapur.Në hapësirat plotësisht të mbrojtura, përveç temperaturës, mund të kontrollohen edhe kush-tet tjera për prodhim, me çka krijohen kushte për prodhimtari të sigurta dhe kualitative.Vetë prodhimtaria, në hapësirat plotësisht të mbrojtura, është prodhimtari mjaft e shtrenjtë, prandaj qëllimi më i shpeshtë i prodhimtarisë është që të sigurohen prodhime të gatshme në atë periudhë të vitit, kur kanë çmim më të madh të shitjes në treg.Ekzistojnë më shumë lloje të hapësirave plotësisht të mbrojtura. Cili lloj i hapësirave plotë-sisht të mbrojtura do të shfrytëzohet, varet nga kultura e kultivuar dhe destinimi i prodhimit. Hapësirat plotësisht të mbrojtura dallohen sipas pamjes, sipas konstruksionit, sipas destinimit dhe sipas karakteristikave tjera.

Sipas konstruksionit të mbulesës që te hapësirat plotësisht të mbrojtura luan rol të madh, hapësirat plotësisht të mbrojtura ndarja në:

• Hapësira plotësisht të mbrojtura me mbulojë të tejdukshme• Hapësira plotësisht të mbrojtura me mbulojë jo të tejdukshme• Hapësira plotësisht të mbrojtura me mbulojë të lëvizshme• Hapësira plotësisht të mbrojtura me mbulojë të palëvizshme

Sipas konstruksionit, hapësirat plotësisht të mbrojtura ndahen në vatra të nxehta të mbuluara, brazda të nxehta të mbuluara, lehe të nxehta të mbuluara, ngastra, oranzheri dhe serra të qelqta të nxehta, serrë nga plastika, hidropone, fi totroni e tjerë.

Prodhimtaria perimore

133

Vatra të nxehta të mbuluara

Vatrat e nxehta të mbuluara kanë formë më të thjeshtë të hapësirave plotësisht të mbro-jtura.Si ngrohës, më shpesh shfrytëzohet bion-grohësi, i cili vendoset nën tokë në vatër, kurse për mbulim shfrytëzohet qelq, plastikë ose pëlhurë polietileni.Vatrat e nxehta të mbuluara përdoren për prodhim të pjeprit, trangujve, shalqirit, kun-gujve dhe llojeve tjera të familjes së kungu-jve.

Brazda të nxehta të mbuluara

Brazdat e nxehta të mbuluara janë të ngjashme me vatrat e nxehta të mbuluara, me atë dal-lim që vatrat e nxehta të mbuluara shfrytëzohen për mbrojtje të një bime, për deri sa brazdat e nxehta të mbuluara shfrytëzohen për mbrojtje të më shumë bimëve. Edhe këtu ngrohësi vendoset nën dheun e brazdës.

Ngastra

Ngastrat, sipas konstruksionit janë të ngjashme me lehet e nxehta të mbuluara. Dallohen sipas asaj se lehet e nxehta të mbuluara janë vazhdimisht të mbuluara gjatë ditës dhe natës, deri sa ngastrat mbulohen gjatë natës, kurse gjatë ditës mbulohen vetëm kur paraqiten temperaturat e ulëta. Për mbulim te ngastrave shfrytëzohen mbuloja të pa dukshme. Ngastrat shfrytëzohen për prodhim të rasatit.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cila është përparësia e hapësirave plotësisht të mbrojtura?

2. Si ndahen hapësirat plotësisht të mbrojtura sipas konstruksionit të mbulojës?

3. Si ndahen hapësirat plotësisht të mbrojtura sipas konstruksionit?

4. Çka janë vatrat e nxehta të mbuluara?

5. Pse shfrytëzohen brazdat e nxehta të mbuluara?

6. Мe cilat hapësira të mbrojtura janë të ngjashme ngastrat?

Dheu

Biongrohësia

Figura nr. 53.-Vatër e nxehtë e mbuluar

Qelqi

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

134

Lehet e nxehta të mbuluara

Lehet e nxehta të mbuluara më shpesh shfrytëzohen për prodhim të rasatit, për shkak të konstruksioneve të tyre të thjeshta. Përveç për prodhim të rasatit, lehet e nxehta mund të shfrytëzohen edhe për kultivim të perimeve për prodhim dimëror ose për prodhim të hershëm pranveror. Ekzistojnë më shumë lloje të leheve të nxehta në varësi nga mënyra e ngrohjes, kon-struksionit dhe destinimit të prodhimit.

Sipas konstruksionit, lehet e nxehta ndahen në një krahësh dhe dy krahësh. Te lehet një krahëshe ka një rend të kornizave, derisa dykrahëshet janë të ndërtuara nga dy rende të kornizave. Te ne janë të përfaqësuara lehet një krahëshe. Lehet mund të jenë të futura në dhe ose mbi dhe. Lehet mbi dhe janë më të thjeshta dhe më praktike.

Lehet e nxehta janë të përbëra prej këtyre pjesëve: kornizave, arkave, hendeqeve, dhe (tokë), material ose instalim për ngrohje dhe material për mbulim. KornizaKorniza shërben për mbulimin e lehes së nxehtë. Korniza është e përbërë nga materiali i pate-jdukshëm dhe i tejdukshëm. Baza e kornizës më shpesh është e ndërtuar prej druri, por mund të jetë e ndërtuar edhe nga metali, plastika apo ndonjë material tjetër. Dimensionet e ko-rnizave janë 1,5 m x 1m. Kornizat mund të jenë të ndara në 2-3 fusha. Në korniza ka të vendosur qelq, plastikë, plek-siglas apo ndonjë material tjetër i tejdukshëm. Kornizat duhet të mundësojnë hyrjen e dritës dhe ngrohjen e leheve.

ArkaKornizat janë të vendosura në arkë. Arkat shër-bejnë për mbrojtjen e leheve nga faktorët e jashtëm. Arkat mund të jenë të ndërtuara nga toka e ngjeshur, nga druri ose nga ndonjë ma-terial tjetër, por mund të jenë edhe të muro-sura.Për ndërtimin e arkave, shpeshherë përdoret druri. Gjatë përgatitjes së arkave, pa dallim se a bëhet fj alë për lehe të futura në dhe ose mbi dhe, ana veriore e arkës gjithmonë është më e lartë, që të mundësohet kullimi i ujit të shiut, por edhe për ndriçim më të mirë të leheve.

Mbuloja Gjatë prodhimit të rasatit ose kultivimit të kulturave në lehe të nxehta në periudhën e dimrit ose gjatë paraqitjes të temperaturave të ulëta gjatë natës, është e nevojshme mbulimi i leheve me mbulojë. Si mbulojë shfrytëzohen hasrat, plastika, letra dhe materiale tjera.

Figura nr. 54.-Lehe e nxehtë e mbuluar

Prodhimtaria perimore

135

Hendeku Hendeqet bëhen te lehet e futura në dhe. Në hendek (gropë) vendoset biongrohës ose ma-terial tjetër për ngrohje. Thellësia e hendeqeve varet nga lloji i lehes dhe arrin rreth 40 cm te lehet pranverore, kurse tek lehet dimërore sillet prej 40 deri 80 cm.

Materiali ose instalimi për ngrohjePër ngrohjen e leheve të nxehta të mbuluara, shfrytëzohet drita e diellit dhe burimi plotësues i nxehtësisë që mund të sigurohet me përdorim të biongrohësit ose me vendosje të sistemit për ngrohje me ndonjë ngrohës teknik, siç janë uji i nxehtë dhe energjia elektrike.Drita e diellit mundëson ngrohjen, sidomos në ditët me diell. Nxehtësia që fi tohet nga dielli nuk është e mjaftueshme të sigurohet mbrojtje e plotë nga temperaturat e ulëta.

Biongrohja është një prej mënyrave më të përdorura për ngrohe të leheve të nxehta të mbu-luara. Për ngrohje shfrytëzohet nxehtësia që fi tohet me zbërthimin e materies organike nën ndikimin e mikroorganizmave. Si biongrohës mund të shfrytëzohen plehu i ahurit i padjegur, kashta, sana, byku, gjethet dhe mbeturinat tjera bimore. Si biongrohës më shpesh shfrytëzo-het plehu i ahurit i padjegur të kafshëve shtëpiake.Më së miri për biongrohës është plehu i kalit i cili është pleh i nxehtë. Më shpesh për shkak të mungesës të plehut së kalit, përdoret plehu i gjedhëve i cili sipas vet-ive të tij është pleh i ftohtë. Plehu i ahurit i padjegur renditet në fundin e hendekut vazhdimisht duke e ngjeshur. Lartësia e shtresës së biongrohësit varet nga gjatësia e kulturës që kultivohet në lehe. Përgatitja e biongrohësit duhet të bëhet mirë dhe zbërthimi i materies or-ganike të jetë gradual, gjegjësisht të fi to-het nxehtësi e mjaftueshme për kultivim normal të bimëve, gjatë tërë periudhës së kultivimit.

Uji i nxehtë që shfrytëzohet për ngrohje është me temperaturë prej 40 deri 60 °C. Për ngrohje me ujë të nxehtë shfrytëzohet sistem prej gypave ose zorrëve të cilat janë të vendosura nën shtresën me dhe, pranë kornizës së lehes. Më shpesh në fundin e lehes vendosen 3 zorrë ose gypa në distancë prej 30 deri 40 cm. Pranë arkës në lehe, vendoset edhe një gyp më i ngushtë që shërben për ngrohje të pjesës së sipërme të lehes.

� � � �

Figura nr. 55.-Lehe e nxehtë e mbuluar, e

ngrohur me biongrohës

Hapësira për vegjetacion

Biongrohësi

Dheu (toka)

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

136

Energjia elektrike për ngrohje, përdoret me vendosjen e sistemit për ngrohje në fundin e lehes.

Dheu

Për kultivim të rasatit ose bimëve të lar-ta në hapësira të mbrojtura përgatitet dheu special, i quajtur dhe i kopshtit (komposti). Dheu i kopshtit duhet të jetë me strukturë të mirë, i pasur me materie ushqyese në formë lehtë të ar-ritshme, të mos ketë fara nga barojat, mikrofl ora të dëmshme dhe dëmtues, si komponimet mineralike të dëmshme për bimët. Gjatë tharjes, dheu i kopshtit nuk duhet të formojë kore të dheut.Përbërja e dheut të kopshtit varet nga të mbjellat që do të kultivohen dhe nga materialet për përgatitje të dheut të kopshtit të cilat janë në dispozicion.Për shembull për kultivim të trangujve, është e nevojshme dheu i kopshtit diçka më i rëndë, në të cilin materiet ushqyese më vështirë shpërlahen në shtresat më të ulëta, pasi që trangulli formon sistem rrënjor shumë të cekët i cili nuk mund t’i shfrytëzojë materiet ushqyese nga shtresat më të ulëta të tokës. Për kultivim të trangullit, mund të shfrytëzohet edhe kashta e kompresuar në dengje. Në të kundërtën për kultivim të domateve shfrytëzohet tokë më e lehtë, pasi që sistemi rrënjor zh-villohet më thellë në tokë, gjegjësisht në shtresat e tokës ku shpërlahen materiet ushqyese të tretura.Për përgatitjen e tokës të kopshtit, për kultivim të kulturave të perimeve në hapësirë të mbroj-tur, ka shumë receta. Disa prej tyre janë mjaft të përbëra, gjegjësisht gjatë përgatitjes së tokës së kopshtit, përdoren shumë komponente përbërëse.Mënyrë më e shpeshtë dhe më e thjeshtë për përgatitjen e dheut për kopsht është me për-dorim të 2/3 të dheut të zakonshëm prej kopshteve të vjetra dhe 1/3 pleh mirë i djegur.Për prodhim të kulturave të perimeve mund të shfrytëzohet edhe dheu i fi tuar nga toka më parë e shfrytëzuar, torfa, plehu organik, komposti dhe substrate tjera. Dheu i kopshtit më shpesh përgatitet në vetë hapësirat ose në afërsi direkte. Para vendosjes të dheut të kopshtit kryhet ripërpunimi i tokës me qëllim që toka të pastrohet nga shtesat e ndryshme.

Para vendosjes së dheut, kryhet dezinfektimi i tokës.

Dheu vendoset mbi biongrohësin ose burimin tjetër të ngrohjes në shtresë prej 15 deri 20 cm gjatë kultivimit të rasatit, ose 20 – 40 cm gjatë kultivimit të kulturave të perimeve të caktuara.Mbulojat shfrytëzohen për mbulimin e leheve gjatë dukurive të pritura të temperaturave të ulëta dhe ngricave, erërave të forta dhe të ftohta, të reshurave të shumta dhe të fuqishme e tjerë. Si mbuloja mund të përdoren hasra, letra, foli plastike e tjerë.

� �

Figura nr. 56.-Lehe e nxehtë e mbuluar,

e ngrohur me energji elektrike

Shtresë izoluese

Senzori

Shtresa (dheu)Instalimi elektrik

Kyçësi i energjisë

elektrike Termostati Korniza

Arka

Prodhimtaria perimore

137

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndahen lehet e nxehta të mbuluara sipas konstruksionit?

2. Cilat janë pjesët përbërëse të leheve të nxehta të mbuluara?

3. Prej çka është e përbërë korniza e leheve të nxehta të mbuluara?

4. Cilat janë dimensionet e hendekut tek lehet e nxehta të mbuluara?

5. Çka shfrytëzohet për ngrohje të leheve të nxehta të mbuluara?

6. Çfarë dheu shfrytëzohet te lehet e nxehta të mbuluara?

7. Pse shfrytëzohen mbulojat?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

138

Oranzheritë dhe serrat prej qelqit të

ngrohura

Oranzheritë janë forma më e përsosur e hapësirave të mbrojtura. Oranzheritë mund të shfrytëzohen për kultivimin e bimëve gjatë tërë vitit, e sidomos gjatë periudhës dimërore dhe pranverore, por edhe për prodhimin e rasatit. Ekzistojnë shumë lloje të oranzherive. Oranzheritë mund të ndahen, sipas numrit të krahëve (një krahësh, dy krahësh, blloqe dhe fe-noformuesit, sipas konstruksionit (indi-viduale dhe në blloqe), sipas qëllimit (për prodhim të rasatit, speciale për prodhim të kulturave të caktuara dhe të kombinu-ara), sipas lëvizshmërisë (të stacionuara dhe jo të stacionuara) e tjerë. E përbashkët për të gjitha llojet e oranzherive është se, oranzheritë janë objekte ndërtimore të cilat përbëhen prej elementeve të konstruksionit, sisteme të brendshme dhe instalime, sipërfaqe prodhuese, rrugica dhe dyer.

Në elemente të konstruksionit bëjnë pjesë themeli, konstruksioni skeletor dhe mbuloja.Themeli është i futur në dhe. Themeli është i pranishëm te oranzheritë e stacionuara. Në themel është i përforcuar konstruksioni skeletor (bartës). Themeli mund të jetë i krijuar nga konstruk-sioni prej betoni. Te disa oranzheri nuk ka themel dhe konstruksioni skeletor përforcohet në mënyrë direkte në tokë ose në ankerë të vendosur në tokë. Konstruksioni skeletor përbëhet nga bartësit, lidhësit dhe shtyllëza me ullukë. Bartësit janë të ngritur në mënyrë të tërthortë në gjatësi-në e oranzherisë në largësi të caktuar. Në bartësit në mënyrë të tërthortë janë të mon-tuar lidhësit, në të cilët montohen krahët e kulmit. Në skajet e oranzherisë vendosen shtyllëza me ullukë që shfrytëzohen për mbledhje të ujit. Bartësit, lidhësit dhe shtyl-lëzat zakonisht janë nga metali, por mund të jenë të ndërtuara edhe nga plastika, druri ose ndonjë material tjetër.Mbuloja është e përbërë prej më shumë krahëve që janë të mbuluara me material të tejdukshëm dhe mund të janë të lëvizshme ose të palëvizshme.

Figura nr. 57.- Oranzheri

Figura nr. 58.-Ngritja e hapësirës së

mbrojtur

Prodhimtaria perimore

139

Sistemet e brendshme dhe instalimet përbëhen prej sistemeve dhe instalimeve për ngrohje, për ventilim, për ujitje, për kondicionim të ajrit, për dozimin e dioksidit të karbonit (CO2), për ndriçim etj.

Sistemet dhe instalimet për ngrohje varen nga materiali për ngrohje që shfrytëzohet në oran-zheri. Për ngrohje mund të shfrytëzohen sisteme të ndryshme, por edhe furra të zakonshme për ngrohje. Si sisteme dhe instalime më të shpeshta për ngrohje në oranzheri, shfrytëzohen sistemet për ngrohje me ujë të nxehtë, me avull uji dhe me ajër të nxehtë.

Sistemet dhe instalimet me ujë të nxehtë për-bëhen prej gypave që mund të jenë të vendo-sur në anën e brendshme të oranzherisë, rreth mureve, në mes rendeve në oranzheri dhe nën kulm. Në oranzheri për ngrohje të tokës, mund të vendosen edhe gypa ose zorrë në thellësi prej 40 deri 50 cm. Ngrohja e ujit bëhet jashtë oranzherisë, në kazanë special dhe përmes sistemit të gypave, uji dërgohet në oranzheri.

Sistemet dhe instalimet për ngrohje të oran-zherive me avull uji janë të ngjashëm me ato me uji të nxehtë me atë dallim se, në vend të ujit të nxehtë shfrytëzohet avulli i ujit që është me temperaturë më të lartë.

Sistemet dhe instalimet për ngrohje me ajër të nxehtë përbëhen nga ventilatorët e mëdhenj (kaloriferë), nëpër të cilët rrymon ajri, nxehet dhe shpërndahet nëpër oranzheri. Këto sisteme kanë të metë sepse dobët e ngrohin tokën.

Sistemet dhe instalimet për ventilim, varen nga lloji i oranzher-isë. Për ventilim mund të shfrytëzohen kapakët e lëvizshëm (lufterë) të kulmit. Kapakët e lëvizshëm të kulmit duhet të zënë më së paku 25-30% nga sipërfaqja e përgjithshme e kulmit. Për ventilim mund të shfrytëzohen edhe hapjet në pjesët anësore të mureve të oranzherive, por mund të jenë të vendosura edhe sisteme speciale, të cilat bëjnë largimin e ajrit nga oranzheria dhe sjelljen e ajrit të freskët në oranzheri.Puna e sistemeve për ventilim mund të jetë automatike, gjysmë automatike dhe mekanike (me dorë).

Figura nr. 59.-Ngrohja qendrore

� � �

Figura nr. 60.-Sistemi

për ventilim

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

140

Sistemet dhe instalimet për kondicionim të ajrit më shpesh aktivizohen bashkë me sistemet dhe pajisjet për ventilim, gjegjësisht bashkë me ventilimin bëhet edhe lagështimi i ajrit. Kondi-cionimi i ajrit mund të realizohet me kyçje të sistemit në mënyrë automatike ose manuale.

Sistemet dhe instalimet për ujitje varen nga mënyra e ujitjes që zbatohet në oranzheri. Në oranzheritë, më shpesh bëhet kombinim i ujitjes me plehërim, me ç’rast shfrytëzohet sistemi për fertirigim.Ujitja mund të jetë manuale, por kjo mënyrë shumë pak përdoret, ose me zbatim të sistemit për ujitje “pikë pas pike”, ose të spërkatësve. Duhet pasur ku-jdes në kualitetin e ujit për ujitje dhe në temper-aturën e ujit.Nëse shfrytëzohet ujë shumë i ftohtë ose ujë i nx-ehtë për ujitje, bima përjeton shok.

Sistemet dhe instalimet për dozim me dioksid

karboni (CO2) shfrytëzohen për fi timin e CO2, pasi

që gjatë prodhimit intensiv në oranzheri, bimët në mënyrë intensive e shfrytëzojnë CO2, e me këtë paraqitet mungesë e CO2 në oranzheri, me ç’rast mund të shkaktohet zvogëlim i intensitetit të fotosintezës.Rritja e përmbajtjes së CO2 në oranzheri arrihet me djegien e vajgurit, parafi nit, metanit, pro-panit ose ndonjë materie tjetër. Në këtë mënyrë, dukshëm rritet përqendrimi i CO2, kurse ren-dimentet nga kultura e kultivuar mund të rriten edhe për 20-50%.

Sistemet dhe instalimet për ndriçim, shfrytëzohen për kryerje më të lehtë të detyrave punuese në oranzheri dhe për ndriçim artifi cial, kur ndriçimi ditor nuk është i mjaftueshëm për shkak të kohës së vranët ose për shkak të dritës së shkurtër. Për ndriçim shfrytëzohen llambat të cilat japin dritë, që me spektrin e vet është e ngjashme me atë të dritës së natyrore.

Sipërfaqja prodhuese shërben për kultivimin e kulturave. Sipërfaqja prodhuese, varësisht nga qëllimi i prodhimit dhe kulturës së kultivuar, mund të jetë në formë të leheve, rafte, rrafshina etj.

Rrugicat ndërtohen për komunikim më të lehtë në oranzheri, gjegjësisht për lëvizje të punë-torëve, për transportim të repromaterialeve të nevojshme dhe të prodhimeve të vjela. Rrugicat në oranzheri janë të betonuara.

-

-

Figura nr. 61.-Sistemi për ujitje

Prodhimtaria perimore

141

Në mesin e oranzherisë ndërtohet rrugicë e gjerë, derisa pranë rendeve ndërtohen rrugica më të vogla.

Dyert shërbejnë për komunikim, por mund të shfrytëzohen edhe për ventilim plotësues të oranzherisë. Duhet të jenë mjaft të mëdha që të mund të hyjë mekanizimi i lehtë në oranzheri, për të sjellë dheun dhe repromateriale tjera dhe për nxjerrjen e prodhimeve nga oranzhe-ria. Te oranzheritë ka derë hyrëse dhe dalëse.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka paraqesin oranzheritë?

2. Si ndahen oranzheritë?

3. Cilat janë elementet e konstruksionit të oranzherive?

4. Cilat sisteme dhe instalime hasen në oranzheri?

5. Cilat janë sistemet dhe instalimet për ngrohje në oranzheri?

6. Çka shfrytëzohet për ventilim te oranzherive?

7. Për se shërben sipërfaqja prodhuese?

8. Për se shfrytëzohen dyert te oranzheritë?

� � �

-� � � �

Figura nr. 62.-Sipërfaqe prodhuese

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

142

Serrat prej plastike

Serrat prej plastike janë të ngjashme me oran-zheritë. Dallohen për nga materiali me të cilin janë mbuluar. Oranzheritë zakonisht janë të mbuluara me qelq, derisa serrat prej plastike janë të mbulu-ara me pëlhurë polietileni, gjegjësisht me foli plas-tike me trashësi prej 3 deri 4 mm. Mund të kenë konstruksion të njëjtë me oranzher-itë dhe në to, të përfshihen të njëjtat sisteme dhe instalime.

Hidroponet

Edhe hidroponet janë të ngjashëm me oranzheritë. Dallohen për nga mënyra e kultivimit të kulturave të perimeve.

Për dallim nga oranzheritë, ku për prodhim të kultur-ave shfrytëzohet substrat nga dheu, te hodroponet shfrytëzohet substrat inert (rërë e imët, lesh mineral), në të cilin lëshohet tretësirë ushqyese, që në vete i përmban të gjitha materiet ushqyese të nevojshme për bimët.Hidroponet paraqesin një prej hapësirave të mbroj-tura më bashkëkohore ku thuajse të gjitha kushtet e domosdoshme për kultivim të bimëve mund të kon-trollohen.Gjatë kultivimit në hidropone, bimët janë të mbro-jtura nga shkaktarët e sëmundjeve si dhe nga dëm-tuesit. Shtimi i materieve ushqyese, si dhe intensiteti i

ndriçimit është i rregulluar në mënyrë kompjuterike dhe i përshtatur sipas nevojave të bimëve.

Figura nr. 65.- Sistemi hidropon

Figura nr. 63.- Serra prej plastike

Figura nr. 64.- Oranzheri

hidropone

Prodhimtaria perimore

143

Hapësirat e errëta (vende për kultivim të kërpudhave)

Vendet për kultivim të kërpudhave janë hapësira te të cilët mbuloja është e padukshme dhe shërbejnë për kultivimin e kërpudhave. Për kultivim të kërpudhave mund të shfrytëzohen objekte të ndryshme, siç janë xeheroret e braktisura, ndërtesa, bodrume, qilarë, por edhe objekte që ndërtohen për këtë qëllim.Gjatë kultivimit, kërpudhat nuk durojnë dritë direkte të diellit dhe kërkojnë më shumë lagështi.Në vendet për kultivim të kërpudhave instalohen sis-teme për ventilim, lagështim të ajrit, për ndriçim etj.Ventilimi i ajrit është shumë i rëndësishëm në vendet për kultivim të kërpudhave, sepse hapësira duhet që vazhdimisht të jetë e lagësht. Sistemi për ndriçim duhet të jep dritë të mjaftueshme e cila nuk është shumë e fortë dhe nuk do të dëmtojë micelin e kërpudhës ose trupin e kërpudhës.Hapësira prodhuese në vendin për kultivim të kërpud-have përbëhet prej më shumë niveleve, por edhe prej rrugicave për lëvizje më të lehtë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka paraqesin serrat prej plastike?

2. A shfrytëzohet dheu gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hidropone?

3. Ç’janë vendet për kultivim të kërpudhave?

(Figura nr. 66.- Vendi për kultivim të

kërpudhave

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

144

Ndërtimi i hapësirave të mbrojtura

Zgjedhja e vendit për ngritjen e hapësirave të mbrojtura

Ngritja e hapësirave të mbrojtura është investim i shtrenjtë, sidomos ngritja e hapësirave plotësisht të mbrojtura dhe duhet pasur kujdes të mos bëhen gabime të cilat më vonë nuk do të mund të korrigjohen. Mënyra e ndërtimit varet nga lloji i hapësirës së mbrojtur.

Gjatë ndërtimit të hapësirave të mbrojtura, duhet t’i jepet rëndësi e veçantë zgjedhjes së ven-dit për ngritjen e hapësirës së mbrojtur. Ngritja e hapësirës së mbrojtur në vend të gabuar për kultivim të kulturave të perimeve, e vështirëson dhe e ngrit çmimin e prodhimit. Para se të ndërtohet hapësira e mbrojtur duhet të bëhet analizë e kushteve mikroklimatike që ekzistojnë në atë vend.

Ekzistojnë disa kushte që duhet t’i plotësojë vendi, ku do të ndërtohet hapësira e mbrojtur:

• Të mos jetë i ekspozuar në ndikimin e erërave të forta dhe të ftohta;• Të jetë i ekspozuar në rrezatim diellor gjatë tërë ditës;• Të jetë lehtë i kullueshëm dhe të ketë nivel të ulët të ujërave nëntokësor (më të mëdha se 1,5

metra);• Të jetë afër burimit të fuqisë punuese kualitative;• Të jetë i lokalizuar në vend jo të ndotur;• Të jetë i furnizuar me ujë lehtë të arritshëm dhe kualitativ për ujitje;• Të jetë i siguruar me infrastrukturë të nevojshme rrugore, komunikuese dhe infrastrukturë

tjetër komunale.

Shumë vështirë gjendet vend i cili do t’i plotësojë të gjitha kushtet e lartpërmendura. Prandaj, bëhet vlerësim i vendit dhe vërtetohen të gjitha përparësitë dhe mangësitë e tij. Për ngritje të hapësirës së mbrojtur, zgjedhet vend i cili plotëson pjesën më të madhe të kushteve ose vend në të cilin me përfshirjet meliorative të caktuara, mund të përmirësohen mangësitë.

Pas zgjedhjes së vendit, për ndërtim të hapësirës së mbrojtur dhe me përfshirjen e meliorative të krijuara, bëhet plan për ngritje dhe shfrytëzim të hapësirës së mbrojtur.Plani për ngritje dhe shfrytëzim të hapësirës së mbrojtur duhet të përmbajë:

• Madhësinë e hapësirës së mbrojtur dhe numrin e objekteve prodhuese;• Renditjen e objekteve prodhuese në sipërfaqe;• Renditjen e objekteve ndihmëse, magazinave dhe rrugicat e transportimit.

Prodhimtaria perimore

145

Ndërtimi (ngritja) i hapësirave të mbrojtura

Ndërtimi i hapësirave të mbrojtura elementare dhe hapësirave plotësisht të mbrojtura është e ngjashme. Mënyra e ndërtimit dallohet dhe varet nga lloji i hapësirës së mbrojtur. Gjatë ndër-timit të hapësirave të mbrojtura, më shpesh ndërmerren hapat vijuese: përgatitja e tokës: për-gatitja e materialeve për ngrohje, dezinfektimi i hapësirës dhe materialeve për ndërtim, ngritja e hapësirës së mbrojtur.

Ndërtimi i lehes së nxehtë

Lehet e nxehta janë objekte që mund të shfrytëzohen një ose më shumë vite. Gjatë ndërtimit të lehes së nxehtë ndërmerren hapat vijuese: zgjedhja dhe rregullimi i vendit për ngritjen e lehes së nxehtë, përgatitja e tokës, përgatitja e materialeve për ngrohje, dezinfektimi i tokës, dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes dhe ngritja e lehes.

Zgjedhja e vendit për ndërtimin e lehes së nxehtë duhet të bëhet me kujdes. Lehja e nxehtë mund të ndërtohet në hapësirë të hapur, por edhe në hapësirë të mbyllur (në serrë prej plastike, oranzheri, serrë prej qelqi, tunele të larta). Vendi për lehe të nxehtë duhet: të jetë i mbrojtur nga ndikimet e erërave të forta dhe të ftohta, kullimi, vendet e rrafshëta ose me pjerrtësi të vogël kah jugu ose jug-lindja dhe ekspozimi direkt i dritës së diellit, gjatë tërë ditës. Vendi ku krijohet hije gjatë ditës prej drunjve, objekteve ndërtuese, vegjetacionit natyror etj., nuk duhet të shfrytëzohen për ngritje të leheve të nxehta.

Pas zgjedhjes së vendit, vazhdohet me rregullim të vendit për ngritjen e lehes së nxehtë. Vendi duhet të rrethohet, për të penguar dëmet nga kafshët shtëpiake dhe të kryhet rrafshimi i sipër-faqes. Gjatë rrafshimit të sipërfaqes, duhet t’i jepet një pjerrtësi e vogël. Pastaj, bëhet shtrojerë, që të pengohet ndikimi i erërave të forta dhe të ftohta. Shtrojerat duhet të krijohen me ngritje të pengesave mbrojtëse (kulise) nga bimët e larta (misër), radhitje e dengjeve me kashtë dhe sanë, kallam të rëndomtë, kërcell prej misri, luledielli, dhe material tjetër. Shtrojerat duhet të jenë të larta 1,5-2 metra. Pas kryerjes të këtyre punëve vazhdohet me gërmim të hendekut të lehes, në të cilin vendoset biongrohësi ose ndonjë material tjetër për ngrohje. Hendeku ven-doset në drejtim veri-jug. Thellësia e hendeqeve gjatë shfrytëzimit të biongrohësit është rreth 40 cm te lehet pranverore, kurse te lehet dimërore është prej 40 deri 80cm.

Përgatitja e materialeve për ngrohje të lehes, varet nga lloji i ngrohësit që do të shfrytëzohet. Si materiale për ngrohje të leheve të nxehta mund të shfrytëzohen biongrohës dhe ngrohësit teknik. Më shpesh si ngrohës përdoren biongrohësit. Plehu më i mirë për përgatitjen e bion-grohësit është plehu i kalit, megjithatë më shpesh shfrytëzohet plehu i gjedheve, për arsye se gjendet në sasi më të mëdha. Plehu i gjedheve, për përgatitje mund të shfrytëzohet si i veçantë ose i kombinuar me shtimin e mbeturinave të bimëve ose me shtim të plehrave prej

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

146

kafshëve tjera. Lirimi i nxehtësisë nga plehu është për shkak të aktivitetit të mikroorganizmave të cilët e zbërthejnë materien organike në pleh. Para se të renditet plehu në hendek, në 1-2 javë bëhet grumbullimi i plehut, që të kryhet “djegia” e plehut, gjegjësisht të fi llojë fermen-timi i plehut. Renditja e plehut të djegur në hendek bëhet gradualisht me shtimin e shtresave të plehut. Kur do të mbushet hendeku i lehes, bëhet ngjeshja e plehut për të larguar oksigjenin dhe për të siguruar ngrohje të njëtrajtshme të lehes së nxehtë gjatë sezonit.Nëse ngjeshja e plehut është e pamjaf-tueshme ndodh fermentim i shpejtë dhe ple-hu liron temperaturë të lartë, derisa gjatë ngjeshjes më të madhe të plehut paraqitet mungesë e oksigjenit dhe ftohje e plehut. Nëse shfrytëzohet plehu i gjedheve, pas ngjeshjes të plehut shtohet shtresë me trashësi1-1.5 cm gëlqere, hi ose material tjetër, për të penguar zhvillimin e kërpudhave të dëmshme. Mbi shtresën e biongrohësit shtrohet shtresë e dheut të kopshtit.

Përgatitja e tokës duhet të sigurojë kushte për kultivim të rasatit ose bimëve të larta në lehen e nxehtë. Për këtë qëllim, përgatitet dheu special i kopshtit. Dheu i kopshtit paraqet kom-post, i cili duhet të jetë me strukturë të mirë, i pasur me materie ushqyese në formë lehtë të arritshme, të jetë i pastruar prej farave të barojave, prej mikroorganizmave të dëmshëm dhe dëmtuesve. Dheu i kop-shtit më së shpeshti përgatitet në vetë sipërfaqen e lehes ose në afërsi. Para vendosjes së plehut në lehe, në dheun e kopshtit bëhet presimi, me qëllim që dheu të pastrohet nga përzierësit e pa-nevojshëm të ndryshëm.

Para se të shtrohet dheu në lehe bëhet edhe dezinfektimi i tokës. Në tokë jeto-jnë numër i madh i mikroorganizmave dëmtuesve, dhe ka të pranishëm fara nga barojat.Me dezinfektimin e tokës zvogëlohet mundësia për paraqitjen e tyre dhe shkaktimin e dëmeve në rasat dhe në kulturat e kultivuara.Dezinfektimi i tokës kryhet me masa fi zike, kimike dhe procedura.

Figura nr. 67-Ngrohja e plehut

Figura nr. 68. –Përgatitja e lehes së nxehtë

Biongrohësit

Dheu i kopshtarisë

Dheu i kopshtarisë

Prodhimtaria perimore

147

Nga masat fi zike dhe procedurat, dezinfektimi i tokës shpesh kryhet me përdorimin e ujit të nxehtë ose avujve të ujët. Dheu i kopshtarisë, 3 orë trajtohet me ujë të nxehtë, në temperaturë deri 90°C.Masat kimike dhe procedurat, për dezinfektim të tokës, janë më të thjeshta dhe më praktike. Për dezinfektim të tokës përdoren tretësira të ndryshme të mjeteve kimike. Dezinfektimi i tokës, me mjete kimike, mund të kryhet para mbjelljes, gjatë mbjelljes dhe pas mbjelljes së le-heve të nxehta. Për dezinfektim të tokës mund të përdoren fumigantë ose mjete me formulim tjetër për pengim të shkaktarëve të sëmundjeve, por edhe mjete për ndalim të dëmtuesve dhe shkatërrim të farave të barojave. Gjatë dezinfektimit, temperatura duhet të jetë më e lartë se 15°C, që të mund të veprojë materia aktive.

Në mënyrë të ngjashme realizohet edhe dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes së nxehtë. Në pjesët ose në pjesën e veçantë të lehes së nxehtë, veçanërisht nëse janë shfrytëzuar një vit më parë për kultivimin e rasatit ose të bimëve të larta, gjenden spore të mikroorganizmave ose forma të caktuara të dëmtuesve. Dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes së nxehtë realizohet me zhytjen e pjesëve në ujin e vluar për një periudhë kohore të caktuar ose me përdorim të mjeteve kimike.

Ngritja e lehes fi llon menjëherë pas përfundimit të përgatitjes. Fillon me renditjen e biongro-hësit ose vendosjes së ngrohësit teknik. Mbi biongrohësin vendoset shtresë me trashësi prej 5 deri 10 cm rërë ose ndonjë material tjetër. Kjo shtresë shfrytëzohet si izolues në mes biongro-hësit dhe tokës. Detyrë e kësaj shtrese është të merr tepricën e nxehtësisë nga biongrohësi, që të mos vjen deri te tej ngrohja e tokës dhe dëmtimi i sistemit rrënjor të bimëve, por edhe për pranim të ujit të tepërt në lehe. Mbi këtë shtresë vendoset një shtresë prej dheut të kopshtit. Trashësia e kësaj shtrese te lehet e nxehta që shfrytëzohen për prodhimin e rasatit është 10-20 cm. Në të njëjtën kohë bëhet vendosja ose ndërtimi i arkave nëse bëhen nga dheu dhe ven-dosja e pjesëve tjera përbërëse të lehes së nxehtë. Pas kompletimit të lehes dhe vendosjes së të gjitha pjesëve, leha mbyllet dhe lihet të qëndrojë e mbyllur disa ditë, që të nxehet.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat faza ndërmerren gjatë ndërtimit të leheve të nxehta?

2. Cilat kushte duhet t’i plotësojë vendi për lehe të nxehtë?

3. Si përgatitet plehu për biongrohës?

4. Pse kryhet dezinfektimi i tokës?

5. Pse kryhet dezinfektimi i pjesëve përbërëse të lehes së nxehtë?

6. Si ndërtohet leha e nxehtë?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

148

Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura

Hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohen për kultivim të kulturave të perimeve të caktuara, për prodhim të rasatit ose për prodhim të kombinuar.Teknologjia e cila zbatohet gjatë kultivim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, mund të dallohet shumë nga teknologjia që zbatohet për kultivim të kulturave të perimeve në të hapur. Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, mund të jetë me mbjellje të farës në mënyrë direkte ose me mbjellje të kulturës së kul-tivuar, por më shpesh përdoret mënyra me prod-him paraprak të rasatit dhe rimbjellje të kulturës në hapësirën e mbrojtur.

Prodhimi i rasatit

Për prodhim të rasatit mund të shfrytëzohen gati të gjitha hapësirat e mbrojtura: lehet e nxehta, oranzheritë, serrat prej plastike, serrat prej qelqi etj.Prodhimi i kulturave të perimeve me prodhim paraprak të rasatit ka më shumë përparësi, siç janë sigurimi i prodhimit të sigurt, shfrytëzimi më i mirë i hapësirës së mbrojtur, zvogëlimi i shpenzi-meve, shkurtimi i kohës së prodhimit etj.Për prodhim të rasatit te kulturat e perimeve që lehtë e përjetojnë rimbjelljen (domatja, speci, lakra etj) në hapësirat e mbrojtura, më shpesh shfrytëzohen lehet e nxehta të cilat ngritën në hapësirën e mbrojtur.Për prodhim të rasatit te kulturat që vështirë ose nuk përjetojnë rimbjelljen (trangulli, pjepri, shalq-iri etj) shfrytëzohen saksitë, kontejnerët, plisat prej dheut dhe material tjetër. Figura nr. 69.- Prodhimi i rasatit

Prodhimtaria perimore

149

Prodhimi i rasatit në lehet e nxehta

Prodhimi i rasatit në lehet e nxehta zhvillohet duke ndërmarrë masat agroteknike vijuese:

Mbjellja me farë

Gjatë prodhimit të bimëve në hapësirat e mbrojtura, shumë është me rëndësi që rasati të piqet me kohë, që të mundet të bartet në vend të përhershëm për kultivim. Koha e mbjelljes së farës varet nga koha e arritjes së prodhimit, qëllimi i prodhimit, lloji dhe karakteristikat biologjike të kulturës, lloji i hapësirës në të cilën do të kultivohet kultura, mënyra e ngrohjes, teknika e prodhimit të rasatit etj. Afatet e mbjelljes të farës së rasatit mund të grupohen në tri grupe: mbjellja e farës për prodhim të hershëm, mbjellja e farës për prodhim të mesëm, mbjellja e farës për prodhim të vonshëm dhe për prodhim shumë të vonshëm.

Mbjellja e farës për prodhim të rasatit, shumë varet edhe nga teknologjia e prodhimit të rasatit. Nëse rasati kultivohet me përdorim të pikiatimit, mbjellja realizohet disa ditë më parë. Gjatë përcaktimit të afatit optimal për mbjellje, fi llohet nga koha e planifi kuar për rimbjellje të kulturës. Prej kohës së planifi kuar të rimbjelljes, merret një kohë që është e nevojshme për prodhim dhe përgatitje të rasatit për rimbjellje, në varësi nga teknologjia e prodhimit të rasatit.Për shembull, gjatë prodhimit të rasatit të specave, rasati jopikitat për rimbjellje piqet për 40-45 ditë, përderisa, nëse bëhet pikiatimi, rasati në saksi (8 x 8 mm) për rimbjellje, piqet për 70-75 ditë. Kjo do të thotë se gjatë prodhimit të rasatit për prodhim të hershëm, nëse planifi kohet rimbjellja e specave rreth datës 20 prill, mbjellja e specave do të jetë prej 25 shkurt – 1 mars gjatë prodhimit të rasatit jopikitat, gjegjësisht prej 5 deri 10 shkurt, gjatë prodhimit të rasatit pikitat.

Mbjellja mund të bëhet me shpërndarje të farës, në rende, në shirita. Pas mbjelljes bëhet mbu-limi i farës me shtresë të hollë të plehut të ahurit mirë të djegur dhe i imtësuar ose me dhe të kopshtit dhe ngjeshje të tokës ose me ujitje, për të mundësuar kontakt më të mirë të farës me lagështinë e tokës.Për mbjellje shfrytëzohet vetëm farë kualitative dhe e certifi kuar. Sasia e farës që do të shfrytëzohet për mbjellje, varet nga kultura e kultivuar.

Pas mbjelljes, fi llon procesi i mugullimit dhe mbirjes së farës. Në këtë periudhë duhet të sigu-rohen kushtet për mbirje të drejtë dhe me kohë të rasatit, gjegjësisht mbajtje e regjimit ujoro-ajror të volitshëm në tokë dhe mbajtje e temperaturës optimale. Për mbirje normale të rasatit është e nevojshme temperaturë optimale, varësisht nga kultura e kultivuar.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

150

Përkujdesja për rasatin

Përkujdesja për rasatin gjatë kultivimit në lehet e nxehta, përbëhet nga shumë masa që duhet të ndërmerren, me të cilat duhet të krijohen kushte për rritje dhe zhvillim normal të rasatit. Cilat masa agroteknike do të merren, varet nga teknologjia e prodhimit që zbatohet.Masa më të shpeshta të cilat ndërmerren gjatë prodhimit të rasatit në lehet e nxehta janë: ujitja, ajrimi, hijezimi, pikiatimi, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, kalitja e rasatit e tjerë.

Ujitja është masë e rregullt gjatë prodhimit të rasatit. Gjatë ujitjes së rasatit, duhet kushtuar vëmendje kohës, sasisë, kualitetit dhe temperaturës së ujit. Ujitja realizohet me përdorim të metodave klasike, teneqe ose zorrë me rrjetë ose me vendosje të spërkatësve.Ujitja duhet të zbatohet kur vjen deri te tharja e tokës. Kur toka thahet vetëm sipërfaqësisht, kryhet vetëm spërkatja e tokës. Kur moti është i ftohtë, ujitja realizohet në periudhën më të nxehtë të ditës, rreth orës 12-13, kurse në kohë të nxehtë, ujitja realizohet në mëngjes ose në mbrëmje.Pjesa e sipërme e lehes së nxehtë e cila është më e lartë, pasi që shpejt thahet, ujitet me sasi më të madhe të ujit në raport me lehen më të ulëta. Pas ujitjes, leha për një periudhë të caktuar, duhet të lihet e hapur. Te disa kultura të peri-meve (trangulli, pjepri, shalqiri) duhet të mos bëhet lagia e gjetheve të rasatit, pasi që krijohen kushte për zhvillim të sëmundjeve, kurse uji të shtohet në afërsi të rrënjës. Temperatura e ujit për ujitjen e rasatit, duhet të jetë rreth 18-25°C. Kur temperatura e ujit është më e ulët, bëhet përzierje e ujit të ftohtë me të nxehtë ose nxehje e ujit në mënyra të ndryshme.Rasati nuk guxon të kultivohet në kushte të thata ose në lagështi të mëdha.

Ajrimi është masë e domosdoshme gjatë prodhimit të rasatit në lehe të nxehta, pasi që me këtë masë bëhet rregullimi i ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë. Në lehet e pa ajrosura krijohen kushte për zhvillim të sëmundjeve të kërpudhave të caktuara te rasati.Te lehet e nxehta, të ngrohura me biongrohës, me zbërthimin e materieve organike lirohen sasi të caktuara të dioksidit të karbonit dhe gazrave tjerë. Këto gazra, nëse paraqiten në përqen-drim më të madh, mund të shkaktojnë dëme në rasat.Me ajrim fi llohet menjëherë pas mbjelljes.Ajrimi bëhet edhe në mot të ftohtë. Ajrimi bëhet me hapjen e kornizave të lehes. Sa kohë do të jenë të hapura kornizat, varet nga vjetërsia e rasatit, temperatura e jashtme, gjatësia e rreza-timit diellor etj.Ajrimi pas mbjelljes është më i rrallë dhe më afatshkurtër, që të mos vijë deri te ftohja e lehes dhe gradualisht shtohet ajrimi me rritjen dhe zhvillimin e rasatit. Para rimbjelljes, ajrimi është më i shpeshtë dhe më i gjatë, kurse disa ditë para rimbjelljes, plotësisht hapen kornizat e lehes së nxehtë.

Prodhimtaria perimore

151

Hijezimi bëhet kur paraqitet rrezatim diellor i fortë. Rrezet e diellit duke kaluar nëpër qelq ose pëlhurë polietileni, me të cilën është mbuluar leha e nxehtë, shkaktojnë ngrohje në të madhe që mund të shkatërrojë bimët. Për hijezim shfrytëzohen mbuloja nga materialet e ndryshme, të cilat janë të rralla dhe lejojnë depërtimin e një pjese të dritës. Mbulimi bëhet në pjesët më të nxehta të ditës.

Herrja e leheve me rasat duhet të fi llojë sa më herët që është e mundur, derisa barojat janë ende të vogla. Një ditë ose disa orë para herrjes, duhet të kryhet ujitja me sasi të vogël të ujit. Pas herrjes, kryhet ujitja e rasatit që të kthehet dheu i ç’rrënjosur, gjegjësisht që të mbulohen me dhe rrënjët e rasatit.Në përkujdesjen e rasatit bën pjesë edhe largimi i bimëve të sëmura, të dëmtuara dhe ato që kanë ngecur në rritje të bimës. Largimi i bimëve të këtilla është shumë i rëndësishëm për pengimin e përhapjes së sëmundjeve dhe për përfi timin e rasatit kualitativ dhe të shëndoshë.

Pikiatimi nuk është masë e domosdoshme gjatë prodhimit të rasatit. Pikiatimi, si masë është rimbjellje dhe zbatohet gjatë kultivimit të rasatit të dendur. Me pikiatim bimët fi tojnë kushte më të mira (më shumë hapësirë dhe materie ushqyese) për rritje dhe për zhvillim. Pikiatimi mundë-son përfi tim të rasatit kualitativ, i cili shumë më shpejt dhe më lehtë adaptohet në vendin e përher-shëm të kultivimit.Pikiatimi mund të bëhet në të njëjtën lehe, në lehe tjetër ose në saksi të caktuara ose në plis dheu. Për pikiatim shfrytëzohen vetëm bimë të shëndosha dhe mirë të zh-villuara. Pikiatimi fi llon kur bimët do të zhvillojnë 2-4 gjethe. Një ditë ose disa orë para ç’ rrënjëzimit të rasatit, bëhet ujitje e mirë e lehes me ujë.Gjatë ç’ rrënjëzimit duhet pasur kujdes të mos vijë deri te dëmtimi i bimës ose i rrënjës. Leha në të cilën bëhet pikiatimi, duhet të jetë e përgatitur dhe të jetë me kushte të njëjta si leha ku është kultivuar rasati. Rimbjellja duhet të realizohet me vëmendje, që të mos dëmtohet bima e re. Gjatë rimbjelljes, bimët vendosen në thellësi të njëjtë ose pak më thellë në tokë. Pikiatimi duhet të bëhet në kohë të qetë. Pas kryerjes së pikiatimit, bëhet ujitja me norma të vogla të ujit.

� � �

� �

Figura nr. 70.-Rasat pikitatë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

152

Që rasati pikitatë të adaptohet më lehtë, pas pikiatimit duhet të bëhet hijezimi i rasatit në kohë prej disa ditësh.Pikiatimi mund të bëhet një herë ose më shumë herë, me ç’rast në çdo pikiatim të ardhshëm rritet distanca në mes bimëve.Për shembull, gjatë pikiatimit të rasatit të domates, nëse praktikohen tri pikiatime, pikiatimi i parë bëhet në distancë 4 x 5 cm, pikiatimi i dytë në distancë 10 – 12 cm x 10-12 cm dhe piki-atimi i tretë në distancë 15-16 cm x 16-16 cm.

Të ushqyerit e përkohshëm gjithashtu mund të mos zbatohet si masë, nëse toka disponon me sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese. Të ushqyerit e përkohshëm zbatohet kur rasati e humb ngjyrën e gjelbër, ngec në rritje dhe zhvillim dhe bëhet i ndjeshëm.Për ushqim të përkohshëm përdoren plehrat mineralik azotik, fosforik dhe të kaliumit në kom-binim me mikroelementet e caktuara. I pari ushqim i përkohshëm i jepet bimëve 1-2 javë pas pikiatimit, i dyti dhe i treti, në 10 ditë, kurse të tjerët sipas nevojës.Plehu tretet në ujë dhe i jepet tokës me ujitje. Pas shtimit të plehut bëhet ujitja me ujë të pastër që të shpërlajë plehun nga pjesët e bimëve.

Kalitja e rasatit bëhet që bimët tu përshtaten kushteve të vendit për kultivim të përhershëm. Kalitja realizohet me zvogëlimin e temperaturës dhe lagështisë së ajrit. Realizohet 1-2 javë para rimbjelljes.

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit është masë e domosdoshme për fi timin e rasatit kualitativ, sidomos nëse nuk është kryer në mënyrë kualitative dezinfek-timi i tokës dhe i pjesëve të lehes së nxehtë. Sëmundje më e shpeshtë që paraqitet në rasat është “prerja e rasatit”. Prerjen e rasatit e shkakton kërpudha (Pythium sp.), e cila e sulmon pjesën mbi dhe të kërcel-lit të rasatit. Në kushte të përshtatshme, kjo sëmundje e shkatërron rasatin. Për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shfrytëzohet tretësirë e çorbës bordoleze ose ndonjë fungicid tjetër, në fazën e formimit të gjetheve të para ose gjatë paraqitjes së bimëve të para të sëmu-ra.

Dëmtues më i shpeshtë në lehet me rasat është këlyshi i dheut (Gryllotalpa gryllotalpa).Dëmet i shkakton me kafshimin e bimës mbi tokë ose nën tokë, por edhe me formimin e kor-ridoreve me gërmim nën dhe, e me këtë bën ngritjen e dheut gjatë mbjelljes së farës dhe mbirjes së rasatit, kur ngrit dheun, rrënjët e bimëve ngelin pa kontakt me dheun.

Figura nr. 71- Bima normale dhe e

sëmurë nga “prerja”

Prodhimtaria perimore

153

Për mbrojtje nga ky dëmtues, shfrytëzohen insekticide të tokës ose kurthe (joshës), të cilat vendosen në sipërfaqe të tokës, pranë gropave prej ku del dëmtuesi në lehe ose pranë vetë le-hes. Dëmtuesin e tërheq era e joshësit, del dhe han nga ush-qimi (joshësi) dhe vdes, në mënyrë specifi ke i kthyer në shpinë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Kur kryhet mbjellja e farës në lehen e nxehtë?

2. Prej çka varet koha e mbjelljes të farës në lehen e nxehtë?

3. Cilat masa ndërmerren për përkujdesje të rasatit në lehen e nxehtë?

4. Kur bëhet ajrimi i rasatit në lehen e nxehtë?

5. Kur bëhet ujitja e rasatit në lehen e nxehtë?

6. Pse zbatohet pikiatimi?

7. Cila është sëmundja më e shpeshtë gjatë prodhimit të rasatit?

Figura nr. 72.-Këlyshi

i dheut

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

154

Prodhimi i rasatit në saksi, pllaka dhe në materiale tjera

Saksitë mund të përdoren për prodhim direkt të rasatit, por edhe për pikiatim të rasatit.Për prodhim të rasatit përdoren lloje të ndryshme të saksive. Rasati i prodhuar në saksia është shumë më kualitativ dhe më herët piqet. Saksitë, posaçërisht janë të mira për prodhim të rasatit të bimëve që durojnë rimbjellje. Saksitë prej plastike janë të lehta, të qëndrueshme, lehtë pas-trohen dhe dezinfektohen.

Për prodhim të rasatit mund të shfrytëzohen edhe saksitë (saksitë jiff y) të punuara prej materiali që shkatërrohet gjatë kohës sa kultivohen bimët. Në material vihen edhe materiet ushqyese. Rasati i fi tuar në këto saksi, rimbjellet së bashku me saksitë.Saksitë mund të krijohen edhe nga letra e kompresuar, e

cila shkatërrohet pas 4-8 javësh. Bëhen me forma dhe madhësi të ndryshme. Saksitë prej letre mund të jenë edhe me formë të gjashtëkëndëshit, të bashkangjitura njëra me tjetrën me ngjitës që tretet në ujë, me ç’rast formojnë një lloj tërësie të ngjashme me hojet te bletët (saksia paper pot). Rimbjellja e rasatit, të prodhuar në saksi prej letre kryhet bashkë me saksinë që zbërthehet pas një kohe të shkurtër pas rimbjelljes.Saksitë prodhohen me madhësi të ndryshme dhe me forma të ndryshme.Për prodhim të rasatit i cili kultivohet deri në madhësi prej 3 deri 4 gjethe, shfrytëzohen saksia me diametër prej 5 deri 7 cm. Për prodhim të rasatit me vjetërsi prej 6 deri 8 javësh, shfrytëzohen saksi me diametër prej 8 deri

10 cm. Për prodhim të rasatit të domates, trangullit, pjeprit dhe shalqirit shfrytëzohen saksi me diametër prej 10 deri 12 cm.

Figura nr. 73.-Saksitë prej plastike

Figura nr. 74.-Saksitë jiff y

��

Figura nr. 75.-Saksitë prej letre

Prodhimtaria perimore

155

Për mbushjen e saksive mund të shfrytëzohet substrat i përgatitur në mënyrë kualitative nga dheu dhe plehu me strukturë tokësore të mirë, me karakteristika të mira ujoro-ajrore dhe me materie ushqyese lehtë të arritshme. Për mbushjen e saksive mund të shfrytëzohen edhe sub-strate, siç janë torfa dhe biohumusi.Bimët e kultivuara në saksi nuk vuajnë pas rimbjelljes dhe nuk ka ndërprerje në zhvillimin e tyre, pasi që nuk vjen deri te dëmtimi i sistemit rrënjor dhe ai vazhdon normalisht, po edhe më intensivisht të zhvillohet. Bimët e fi tuara prej saksive, më herët piqen dhe japin rendiment më të lartë dhe më kualitativ. Kohët e fundit për prodhim të rasatit, mund të shfrytëzohen edhe pllaka ushqyese të presuara. Këto lloj pllakash, janë të ndërtuara prej përzierjes speciale të përgatitur nga torfa dhe plehu, që presohen në presa speciale. Për prodhim të rasatit mund të shfrytëzohen edhe plisat e dheut, të cilat përpunohen me kal-lëp ose bëhen bucë prej dheu të fi tuara nga tërësia ose nga dheu i kopshtit.Te ne, për prodhim të rasatit, shfrytëzohen edhe qese plastike me diametër prej rreth 10 cm, të cilat mbushen me dheun e kopshtit.

Prodhimi i rasatit në kontejnerë

Kontejnerët paraqesin materialet më bashkëkohore që shfrytëzohen për prodhim të rasatit. Prodhimi i rasatit në kontejnerë ka fi lluar në Amerikë. Kontejnerët janë në formë të pllakës prej materialit poliesterik. Kontejnerët janë me gjatësi prej 0,5 deri 1 metro, me gjerësi prej 0,5 deri 0,75 metro dhe trashësi prej 5 deri 10 cm. Në kontejnerë janë hapjet (qelitë) e thella në formë të saksive. Hapjet mund të jenë me formë konike, cilindrike, të prizmës ose ndonjë formë tjetër. Diametri i hapjeve sillet prej 18 deri 50 cm. Pjesa e poshtme e hapjeve është i vrimuar.Kontejnerët mbushen me substrat kualitativ. Pas mbjelljes, kontejnerët renditen në mbajtëse, tavolina, rafte etj, në ndon-jë hapësirë të mbrojtur (serre prej plastike, oranzheri e tjerë), ku mbahet temperaturë e pandryshueshme dhe praktikohet ujitje e kontejnerëve. Kontejnerët mund të jenë të vendosur edhe njërin mbi tjetrin, por vetëm deri në fi llim të mbirjes së bimëve. Pas mbirjes duhet të renditen në hapësirën e mbro-jtur. Pas mbirjes së rasatit ndërmerren masat standarde për kujdes si edhe gjatë prodhimit të rasatit në hapësirat tjera të mbrojtura.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çfarë lloje të saksive ekzistojnë?

2. Çka shfrytëzohet për mbushje të saksive?

3. Çka është kontejneri për prodhim të rasatit?

4. Cilat janë dimensionet e kontejnerëve?

Figura nr. 76.-Rasat në

kontejnerë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

156

Masat për përkujdesje gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbroj-

tura.

Masat për përkujdesje gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, va-ren nga vetitë biologjike të kulturës së kultivuar, kohës së kultivimit, qëllimit të prodhimtarisë dhe nga lloji i hapësirës së mbrojtur. Masat janë të ngjashme me masat të cilat merren gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në vend të hapur, por zbatimi i tyre mund të dallohet. Ma-sat për përkujdesje të kulturave të perimeve që ndërmerren gjatë kultivimit të në hapësirat e mbrojtura janë:

Mbulimi i tokës

Për mbulimin e tokës në hapësirat e mbrojtura, më shpesh shfrytëzohet foli polietileni, por mund të shfrytëzohen edhe mbetjet e bimëve (kashta, sana, gjethet, byku etj.), komposti, ple-hu i ahurit, letra speciale e tjerë. Me vendosjen e një shtrese të dheut në hapësirën e mbrojtur, zvogëlohet sasia e masave agroteknike të caktuara për përkujdesje të kulturave (ujitja, mbrojtja), mundësohet prodhim-tari më e hershme, mbrohen frytet dhe rritet rendimenti.Me mbulimin e tokës zvogëlohet ose përjashtohet nevoja për përpunim të tokës në mes rendeve dhe prashitja e tokës. Përveç folieve plastike të numëruara, për mbulim të tokës mund të shfrytëzohen folitë e zeza biologjike dhe letër mbuluese që shpejt zbërthehen dhe nuk e ndot tokën.

Prashitja

Prashitja si masë për përkujdesje në hapësirat e mbrojtura, ndërmerret vetëm nëse nuk është bërë mbulimi i tokës. Më së shpeshti, prashitja realizohet në hapësirat e mbrojtura elementare më të zakonshmet. Me prashitje bëhet grumbullim i dheut (mbushja) rreth bimëve, shkatërrimi i barojave dhe masa tjera agroteknike.

Lidhja e bimëve për mbajtës

Disa kultura të perimeve kanë kërcell të gjatë të njomë (domatja, trangulli) dhe atyre u nevo-jitet ndihmë për të mbajtur drejt kërcellin. Bimët lidhen me rafe, litar ose me tel. Njëra pjesë e litarit lidhet për kulmin e konstruksionit, kurse pjesa tjetër, për bazën e bimës. Me rritje, bima mbështillet rreth litarit. Bimët mund të kultivo-hen edhe në rende për rreth gardhit. Mbështetja e bimëve në rende për rreth gardhit jep mundësi për shfrytëzim më të madh të dritës, kalueshmëri e të punësuarve më të lehtë deri te bimët dhe punë më të lehtë me to. Gjatë ndërtimit të rendeve për rreth gardhit, mbi rendet, në lartësi prej 2 deri 2,5 metra, vendoset

Figura nr. 77.- Lidhja për

konstruksionin bartës

Prodhimtaria perimore

157

dhe përforcohet tel, në të cilin lidhet litari. Skaji tjetër i litarit, lidhet për bazën e bimës ose për-forcohet në tokë. Të lidhurit e bimëve bëhet disa ditë pas rimbjelljes. Për përforcim të bimëve, mund të shfrytëzohen edhe rrjeta prej plastike që vendosen vertikalisht dhe për to lidhen bimët, por mund të lidhen edhe frytet. Për lidhjen e bimëve me fryte më të mëdha dhe më të rënda (pjepri, shalqiri) mund të shfrytëzohen edhe të ashtuquajturat “tec rrjetat”.

Pluhurimi (polenizimi) artifi cial

Disa kultura të perimeve kanë nevojë për polenizimi plotësues. Polenizimi në hapësira të mbrojtura mund të bëhet me mjete kimike dhe me metoda mekanike dhe biologjike.Si mjete kimike shfrytëzohen bios-timuluesit me të cilët spërkaten lulet e bimëve. Fekondimi mund të bëhet me shkundjen e lules të bimëve (domates), me futjen e bletëve në hapësirën e mbro-jtur (pjepër, shalqi) etj. Mënyrë më e mirë për pluhurim është me futjen e brumbu-jve në hapësirë. Në hapësirat e mbrojtura vendosen koshat me brumbuj, të cilët

bëjnë pluhurimin.

Të ushqyerit e përkohshëm

Për ushqim të përkohshëm shfrytëzohen plehra organik dhe mineralik. Të ushqyerit e përkohshëm në hapësira të mbrojtura, gati çdo herë kombinohet me ujitje (fertirigim). Normat dhe sasia që përdoret për ushqim të përkohshëm, varen nga teknologjia e prodhimi i kulturës.

Ujitja

Në hapësirat e mbrojtura, është e domosdoshme mbajtja e nivelit optimal të lagështisë së tokës dhe të ajrit. Mënyra më të shpeshta për ujitje në hapësirat e mbrojtura janë me brazda, subirigim, me sistemin “pikë pas pike” dhe me spërkatës.Ujitja me brazda, realizohet te hapësirat e mbrojtura të rëndomta (tunele të ulëta, serre prej plastike). Për këtë qëllim bëhen brazdat nëpër të cilat lëshohet uji. Ujitja nëntokë (subirigimi) është me vendosje të rrjetës në gypat poroz dhe të vrimuar, nën tokë. Gypat vendosen në thellësi prej 40 deri 80 metra. Vendosja e sistemit të këtillë është e shtrenjtë dhe praktikohet te hapësirat e mbrojtura më bashkëkohore.Ujitja me sistemin “pikë pas pike” është një prej sistemeve më bashkëkohore që ka përdorim të gjerë në kultivimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Përmes këtij sistemi mund të bëhet plehërimi me përdorim të plehrave të tretur të mikro dhe makroelementeve.

� �

Figura nr. 78.-Brumbuj në hapësirë të mbrojtur

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

158

Sistemi për ujitje me spërkatësit është gjithashtu, një prej sistemeve më bashkëkohore për ujitje në hapësirat e mbrojtura. Ky sistem gjen zbatim të madh gjatë kultivimit të bimëve të cilat kërkojnë sasi të madhe të lagështisë së ajrit.

Mbrojtja nga temperaturat e ulëta dhe ngricat

Temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të shkaktojnë dëme gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Për mbrojtje në hapësirat e mbrojtura elementare, zbatohet ngrohja afat shkurtër e hapësirave të mbrojtura elementare me ndonjë burim të nxehtësisë (furrë, trupa ngrohës të ndryshëm) ose me ndonjë mbulojë. Te hapësirat plotësisht të mbrojtura, dukuria e temperaturave të ulëta dhe ngricave nuk paraqet ndonjë problem serioz.

Mbrojtja nga temperaturat e larta

Paraqitja e temperaturave të larta, në hapësir-at e mbrojtura është dukuri e shpeshtë, veça-nërisht në ditët me diell dhe gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtu-ra në muajt e verës. Për mbrojtje nga temper-aturat e larta shfrytëzohet hijezimi i hapësirës së mbrojtur.Hijezimi bëhet me zbardhje të kulmit të hapë-sirës së mbrojtur me gëlqere, me mbulim të kulmit me mbulojë të rrallë etj. Për mbrojtje nga temperaturat e larta, shfrytëzohet edhe ajrimi me hapjen e kornizave lëvizëse të kul-mit dhe hapje të dyerve hyrëse dhe dalëse të objekteve.

Mbrojtja nga sëmundjet dhe nga dëmtuesit

Në hapësirat e mbrojtura mund të paraqiten sëmundje dhe dëmtues.Sëmundje më të shpeshta të cilat paraqiten në hapësirat e mbrojtura janë bastra, vrugu, virozët e ndryshme etj.Dëmtues më të shpeshtë që paraqiten në hapësirat e mbrojtura janë krahëbardha, merimanga e kuqe, minerët e gjetheve, tripsi, dhe dëmtuesit e tokës.Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, më së miri është të zbatohet mbrojtja e integru-ar, e cila përfshin kombinim të më shumë masave. Masat për mbrojtje nga sëmundjet dhe nga dëmtuesit ndahen në preventive dhe direkte (mekanike, biologjike dhe kimike).

Figura nr. 79.-Mbulimi i serrës prej plastike

me mbulojë

Figura nr. 80.-

Krahëbardha

Prodhimtaria perimore

159

Në hapësirat e mbrojtura, rëndësi të madhe i jepet zbatimit të masave biologjike, gjegjësisht përdorimit të bioinsekticidëve, armiqve natyral të dëmtuesve, përdorimit të feromonëve e tjerë.

Masat speciale

Gjatë kultivimit të disa kulturave të perimeve, është e nevojshme të ndërmerren masa speciale të caktuara siç janë, largimi i gjetheve, prerja e kërcellit, largimi i kërcejve plotësues dhe fi daneve, largimi i një pjese të luleve dhe fryteve dhe masa tjera. Zbatimi i këtyre masave varet nga kultura e kultivuar dhe nga qëllimi i kultivimit. Këto masa duhet të kryhen në mëngjes, në ditë me diell, për të mundësuar regjenerim të shpejt të plagës dhe të pengohet infeksioni nga shkaktarët e sëmundjeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa të përkujdesjes ndërmerren në hapësirat e mbrojtura?

2. Në cilat bimë praktikohet lidhja e tyre për mbajtësit?

3. Cilat sisteme për ujitje shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura?

4. Si kryhet mbrojtja nga temperaturat e larta?

5. Si realizohet mbrojtja nga dëmtuesit dhe nga sëmundjet?

6. Cilat janë masat speciale në hapësirat e mbrojtura?

Detyrë

Bëj krahasim të informatave të fi tuara gjatë vizitës së mëparshme në fermën e perimeve

dhe mundohu të zbulosh gabimet që bujku i ka bërë gjatë kultivimit të kulturave të peri-

meve, në hapësirat e mbrojtura!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

160

Prodhimtaria perimore

161

PRODHIMI ORGANIK I

PERIMEVE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

162

Prodhimtaria perimore

163

NOCIONI PËR PRODHIMIN ORGANIK TË PERIMEVE

Prodhimi organik i perimeve, paraqet sistem specifi k të prodhimit i cili bazohet në njohjen e faktorëve kryesor që e karakterizojnë sipërfaqen prodhuese dhe agro-ekosistemin lokal.Parim bazë nga i cili starton prodhimi organik kopshtar është që të mos rrezikoj llojllojshmëri-në biologjike të botës bimore dhe shtazore.Në prodhimin organik kopshtar, merren masa të caktuara dhe aktivitete të cilat do të siguro-jnë shkallë të lartë të ruajtjes së tokës dhe pjellshmërisë së saj, ripërtëritjen llojllojshmërisë biologjike, përparimin e rezistencës natyrore të sortave lokale të përshtatura në vendin ku kul-tivohet kultura, shfrytëzim optimal i potencialeve natyrore, përdorimi i sërishëm i mbeturinave organike nga vendi i mbjellë (plantacioni) etj.

Rregullimi i tokës Biocenoza

AGRO-EKOSISTEMETKarakteristikat

klimatike

Resurset ujore

Masat agroteknike

Karakteristikat

natyrore

Skema e qëndrueshmërisë së agro-ekosistemit

Detyra 1

Bën vizitë në ndonjë fermë të perimeve në të cilën organizohet prodhimi organik. Bën

intervistë me bujkun individual, gjegjësisht tento të marrësh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura të perimeve i kultivon?

2. Si e kryen përpunimin e tokës?

3. A zbaton mbjellje alternative?

4. Si e kryen mbrojtjen e kulturave të perimeve?

5. Cilat plehra i shfrytëzon për plehërim?

Përgjigjet e marra futi në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëni hulumtim në internet. Kërko materiale për prodhimin organik të kulturave të peri-

meve.

Të dhënat e fi tuara futi në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Në orën e ushtrimeve, nga materialet e mbledhura, tentoni të bëni prezantim në grup

për prodhimin organik kopshtar!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

164

Masat agroteknike në prodhimin organik të perimeve

Masat agroteknike të cilat merren në prodhimin organik të perimeve, janë të ngjashme me masat agroteknike në prodhimtarinë e zakonshme të perimeve (konvencionale). Në prodh-imin organik të perimeve janë larguar të gjitha masat ose aktivitetet të cilat ndikojnë negativ-isht mbi bimët ose zbatimi i tyre nuk është i domosdoshëm.Masat agroteknike të cilat zbatohen në prodhimtarinë organike të perimeve janë:Përpunimi i tokës;

• Zgjedhja e materialit të farës dhe sortës;• Mbjellje alternative ;• Plehërimi;• Mbrojtja e bimëve;• Ujitja, etj.

Përpunimi i tokës

Përpunimi i tokës kryhet që të përmirësohet struktura, regjimi ujoro-ajror, që të rritet frytd-hënja etj. Përpunimi i tokës duhet të mundësoj përfi timin e shtresës së shkriftë të tokës që do të mundësoj mugullim të drejtë, rritje dhe zhvillim të të perimeve. Me përpunimin e tokës, mundësohet depër-timi i sistemit rrënjor në thellësi me qasje më të mirë deri te uji dhe materiet ush-qyese.Përpunimi i tokës duhet të mundësoj krijimin e kushteve më të mira për aktiv-itetin biologjik në tokë, shfrytëzim më të mirë të ujit, shkatërrimin e barojave, ven-dosjen e plehrave në shtresat më të thel-la të tokës, mineralizimin e mbeturinave bimore dhe shtazore. Me përpunimin e tokës zvogëlohet mundësia për paraq-itjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve, zvogëlohet edhe evaporimi, gjegjësisht humbja e ujit nga toka.Përpunimi i tokës, në prodhimtarinë organike të perimeve, mund të jetë themelore dhe plotë-suese.

� � � � � �

Figura nr. 81.- Makina për përpunimin e tokës

Prodhimtaria perimore

165

Përpunimi themelor i tokës kryhet deri në atë thellësi deri te e cila zhvillohet pjesa më e madhe e masës rrënjore. Në prodhimtarinë organike të kopshtit, përpunimi themelor i tokës, përbëhet nga përmbysja e copave të dheut të sipërfaqes së tokës dhe mihja mesatarisht e thellë e tokës.Në prodhimtarinë organike të kopshtit rekomandohet që t’i iket përpunimit të tokës me plug për lërim të thellë.Për përpunimin e tokës, më së miri është që të shfrytëzohen kultivatorët me dhëmbëzi ose plugu dyshtresësh. Plugu dyshtresësh e rrotullon tokën prej 10 cm, ndërsa në 15 cm bën mihjen e tokës.Lërimi i thellë i tokës, si masë agroteknike, në prodhimtarinë organike të kopshtit nuk zbatohet. Në prodhimtarinë organike të kopshtit nuk rekomandohet që të bëhet përpunimi i tokës kur toka është me lagështi.

Figura nr. 82.- Makina për mihje

Edhe në prodhimtarinë organike perimore, lërimi është masë e rëndësishme agroteknike. Me lërim në prodhimtarinë organike perimore, shkatërrohet pjesa më e madhe e barojave dhe insektet e dëmshme, kryhet mihja e tokës etj.Për përpunimin themelor të tokës, në prodhimtarinë organike perimore mund të shfrytëzo-hen:

• Plugu për përpunimin e tokës deri 20cm. Bëhet mihja e tokës dhe shkatërrimi i pjesës nga barojat;

• Makina me lopatë e cila ka pajisje për rrotacion dhe i shtohet pllugut. Kjo makinë shfrytëzo-het për përpunimin e tokave me pak baroja;

• Kultivatori, i cili shfrytëzohet për mihje të thellë të tokës në periudhën e verës kur toka është e thatë;

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

166

• Lesa me spirale e cila përdoret për përgatitjen e tokës para mbjelljes së farës;• Lesa me disqe e cila shfrytëzohet për mihje dhe përgatitje për mbjellje të farës në tokat e

rënda dhe të thata.

Në prodhimtarinë organike perimore, tentohet që të zvogëlohet përpunimi i tokës, gjegjësisht të zvogëlohet lëvizja nëpër sipërfaqen e tokës dhe në thellësinë e tokës së lëruar. Kjo arrihet me përpunimin e reduktuar të tokës. Përparësitë e përpunimit të reduktuar të tokës janë në zvogëlimin e mundësive për paraqitjen e erozionit, harxhimit më racional të ujit, shkatërrimin e zvogëluar të agregateve strukturale, efi kasitetin e zmadhuar i lëndëve djegëse që shfrytëzohen në mekanizmin bu-jqësor.Mangësitë e përpunimit të reduk-tuar të tokës janë shkatërrimi i pam-jaftueshëm i barojave, zvogëlimi i temperaturës së tokës, materiet ushqyese mbesin në shtresat më të thella të tokës etj.Gjatë mihjes të tokës, toka duhet të jetë e thatë në thellësinë më të mad-he dhe menjëherë pas mihjes të bëhet përgatitja për të kryer mbjel-len me farë, mbjelljen ose rimbjelljen e kulturave të kopshtit që të mund të zhvillohet sistemi rrënjor.Përgatitja e tokës për mbjellen me farën, mbjelljen ose rimbjelljen në prodhimtarinë organike perimore kryhet me lesë me spirale, lesë me lopata ose rotor me dhëmbëzi. Duhet larguar frezimi i tokës, me përdorimin e frezave të ndryshëm në prodhimtarinë perimore organike.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa agroteknike zbatohen në prodhimtarinë organike perimore?

2. A zbatohet lërimi i thellë në prodhimtarinë organike perimore?

3. Në cilën thellësi kryhet lërimi në prodhimtarinë organike perimore?

4. Cilat makina bujqësore shfrytëzohen për përpunimin themelor në prodhimtarinë

perimore organike?

5. Pse zbatohet përpunimi i reduktuar në prodhimtarinë perimore organike?

6. Cilat janë mangësitë e përpunimit të reduktuar të tokës në prodhimtarinë organike

perimore?

� � � �Fig nr.83 Makina për përpunimin e tokës në

prodhimtarinë organike

Prodhimtaria perimore

167

Zgjedhja e materialit të farës dhe varietetet

Në prodhimtarinë organike perimore, për mbjellje me farë, mbjellje ose rimbjellje, duhet të shfrytëzohet vetëm materiali i farës ose mbjellës i cili është prodhuar në mënyrë organike, gjegjësisht në gjendje shëndetësore të rregullt.Në rast se nuk gjendet material i farës dhe material mbjellës i prodhuar në mënyrë organike, për mbjellje me farë, mbjelle ose rimbjellje, mund të shfrytëzohet edhe materiali i farës dhe mbjellës i patrajtuar sipas konventës.Në prodhimtarinë perimore organike, duhet të shfrytëzohen variete të kulturave të perimeve të cilat më së shumti i përgjigjen regjionit.Këto variete duhet të jenë më rezistuese në sëmundje të caktuara dhe të kenë kualitet më të mirë.Në prodhimtarinë perimore organike rekomandohet, nëse është e mundur që të kultivohen disa variete të cilat janë rezistuese në sëmundje të ndryshme, me çka do të zvogëlohet rreziku nga shkatërrimi i prodhimit në rast se paraqitet sëmundje e caktuar.Në prodhimtarinë perimore organike, nuk përdoret materiali i farës dhe mbjellës gjenetikisht i modifi kuar. Në prodhimtarinë perimore organike, nuk është e lejuar edhe përdorimi i materi-alit të farës dhe mbjellës i cili është i trajtuar me preparate kimike sintetike.Për trajtimin e materialit të farës dhe mbjellës, në prodhimtarinë perimore organike, mund të shfrytëzohen preparate natyrale vetëm kur ka nevojë.

Mbjellja alternative e kulturave

Mbjellja alternative e kulturave është veçanërisht e rëndësishme në prodhimtarin perimore organike, pasi që mbjellje alternative e kulturave paraqet njërën nga masat më të rëndësishme në prodhimtarin organike. Me zbatimin e mbjellje alternative të kulturave, në mënyrë natyrale pengohet shumimi i tepërt i barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe zvogëlohet nevoja për shfrytëzimin e pesticideve.Me mbjelljen alternative të kulturave rregullohen ndërmjet vete raportet ndërmjet bimëve, barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve dhe i materieve ushqyese, përmirësohet dhe mbahet niveli i humusit, përmirësohet struktura e tokës, përmirësohet shfrytëzimi i materieve minera-like, kontrollohet paraqitja e barojave, sëmundjeve dhe dëmtuesve etj.Mbjellja alternative e kulturave ndikon pozitivisht në zbërthimin dhe shfrytëzimin e plehrave, shfrytëzim të njëtrajtshëm të materieve ushqyese, shfrytëzim më të mirë të ujit, zvogëlimi i humbjeve të humusit në tokë etj.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

168

Patatja

Misër i ëmbël Kungulli

Kulturat e perimevePerimet rrënjore

Kulturat e mbuluara (plehu i gjelbër)

Bizelja Fasulja

Domatja

Skema e mbjelljeve alternative të kulturave perimore për tetë vite

Kontrollo diturinë tënde

1. Çfarë materiali i farës dhe mbjellës shfrytëzohet në prodhimtarin perimore organ-

ike?

2. Cili material i farës dhe mbjellës është i ndaluar për përdorim në prodhimtarin peri-

more organike?

3. Pse është e rëndësishme mbjellja alternative e kulturave në prodhimtarin perimore

organike?

4. Çfarë është ndikimi i mbjelljes alternative të kulturave në prodhimtarinë perimore

organike?

Prodhimtaria perimore

169

Plehërimi i tokës

Në prodhimtarinë perimore organike, kujdes i veçantë i kushtohet dhe zbatimit të plehrave organik. Plehrat organik e sigurojnë ushqimin themelor të kulturave të perimeve pa marrë parasysh se a kultivohen në vende të hapura apo në ato të mbrojtura. Plehrat organik mundë-sojnë ripërtëritjen e tokës, që është e rëndësisë së veçantë për prodhimtari organike. Plehrat mineralik, të fi tuar përmes rrugës kimike, janë të ndaluar për përdorim në prodhimtarinë peri-more organike.

Në prodhimtarinë perimore organike, shfrytëzohen plehu i stallës, osoka dhe pleh i lëngët, torfa, komposti, biohumusi dhe plehra tjerë.

Plehu i stallës përfi tohet nga kafshët shtëpiake. Plehu i stallës paraqet plehun më të rëndë-sishëm organik, pasi që përmban të gjitha elementet biogjene makro, mikro dhe elemente që shfrytëzohen për ushqimin e bimëve.Plehu i stallës ndikon pozitivisht mbi cilësitë fi zike, kimike dhe biologjike të tokës.Për plehërim shfrytëzohet plehu i djegur i stallës, i fi tuar nga fermat organike ose nga kafshët e kultivuara në mënyrë ekstensive. Plehërimi me pleh të freskët të stallës, nuk është i mirë, pasi që përmban sasi të madhe të celulozës dhe lignin. Me vendosjen e plehut organik të freskët në tokë zhvillohet një numër i madh i mikroorganizmave të cilët e shfrytëzojnë azotin në të ushqyerit e tyre, ashtu që mund të shkaktoj uri te kulturat e kultivuara.Plehu i djegur i stallës fi tohet me fermentimin e plehut të freskët të stallës, për çka me shpër-bërjen e materieve organike fi tohen materiet e nevojshme ushqyese për bimët.

Osoka fi tohet nga fekalet e lëngshme të kafshëve shtëpiake dhe nga lëngu i cili fi tohet gjatë shpërbërjes së plehut të stallës. Osoka mund të shfrytëzohet për plehërim direkt megjithatë duhet pasur kujdes në përdorim për arsye se bimët lehtë e absorbojnë erën e pakëndshme të osokës dhe koncentrimi tepër i madh i osokës mund të shkaktoj djegie të pjesëve të bimës.Komposti fi tohet me fermentimin e mbeturinave të ndryshme në fermë, barojave, gjetheve, kashtës së vjetër, prishjet në hambar, mbeturinat nga përpunimi i pemëve, perimeve, mbeturi-nave të kafshëve, hirit dhe mbeturinave tjera organike.

Fermentimi i mbeturinave organike kryhet në objekte të thjeshta të përgatitura për fermentim dhe zgjat prej 3 deri 6 muaj.Gjatë përgatitjes së kompostit, për prodhimtarinë perimore organike, në masën që komposto-het shtohen hithra të prerë, gurë i thërrmuar në pluhur dhe materie të tjera, ndërsa masa e cila kompostohet herë pas here, spërkatet me preparate biologjike të bëra me fekale të gjedheve ose ekstrakte nga kamomili, hithi, valeriana dhe bimë të tjera.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

170

Plehu i gjelbër fi tohet me lërimin e bimëve të cilat zhvillojnë masë të madhe mbitokësore. Për plehun e gjelbër më së shpeshti shfrytëzohen kulturat leguminoze (bizelja, fasulja) të cilat e pasurojnë tokën me azot. Kur të arrihet zhvillim më i madh, gjegjësisht arrihet masa më e madhe e gjelbër, bëhet kositja dhe lërimi i kulturave të kultivuara për plehun e gjelbër.Me plehun e gjelbër, në tokë shtohen 80-300 kg azot, 20-40 kg fosfor dhe 60-100 kg kalium. Plehu i gjelbër e rritë aktivitetin mikrobiologjik në tokë dhe kontribuon për përmirësimin e strukturës së tokës dhe përmbajtjen e humusit në tokë.

Biohumusi është pleh organik i përbërë nga komponimet organike dhe materiet bioaktive si dhe mikroorganizmat. Biohumusi është për shumë herë më i pasur me materie ushqyese në raport me plehun e stallës. Biohumusi përmban numër të madh të mikroorganizmave të cilët e përmirësojnë strukturën dhe pjellshmërinë e tokës, ndërsa me këtë kontribuon edhe deri te rritja e rezistencës së bimëve ndaj sëmundjeve. Biohumusi përfi tohet nga plehu i fi tuar nga kafshët e kultivuara në mënyrë ekstensive ose gjysmë intensive me ndihmën e skrajave kali-fornike.

Në prodhimtarinë organike, është i lejuar përdorimi i plehrave mineralik me prejardhje naty-rale. Plehrat mineralik të cilët përdoren në prodhimtarinë perimore organike janë fosfatet e papërpunuara, hiri nga druri, gjipsi, lapori, gëlqerja, argjila, sulfuri etj.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilët plehra shfrytëzohen në prodhimtarinë perimore organike?

2. Cili pleh i stallës shfrytëzohet në prodhimtarinë perimore organike?

3. A zbatohet plehu i gjelbër në prodhimtarinë perimore organike?

4. Si përfi tohet komposti?

5. Çka paraqet biohumusi?

6. Cilat plehra mineralike mund të shfrytëzohen në prodhimtarinë perimore organ-

ike?

Prodhimtaria perimore

171

Mbrojtja e bimëve

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojave në prodhimtarinë perimore organike, bazo-het në kombinimin e metodave dhe masave të ndryshme të cilat duhet të mundësojnë mbro-jtje integrale gjatë kultivimit të kulturave të perimeve. Metodat dhe masat janë të ndara në: indirekte dhe direkte.

Në metoda dhe masa indirekte, bëjnë pjesë zgjedhja e drejtë e sortës rezistuese, zgjedhja e mbjelljes alternative përkatës, humifi kimi i tokës, përgatitja e drejtë dhe me kohë e tokës, zgjedhja e drejtë e vendit për kultivimin e kulturave të perimeve, zgjedhja e drejtë e kohës për kryerjen e ma-save të caktuara agroteknike, llojllojshmëria e të mbjellave, vendosja e ekokoridoreve etj.

Zgjedhja e drejtë e sortës rezistuese përfshin zgjedhjen e varieteve së bimëve të cilat nuk i prano-jnë shkaktarët e sëmundjes së caktuar, gjegjësisht janë rezistuese në paraqitjen e sëmundjes së caktuar.

Zgjedhja e mbjelljes alternative përkatës përfshin zgjedhjen e kulturave të perimeve të cilat mund të kultivohen në mbjellje alternative . Këto kultura duhet të mos jenë në afërsi gjinie, që të mos i sulmojnë dëmtuesit dhe sëmundjet e njëjta, të mos veprojnë pavolitshëm njëra ndaj tjetrës etj. Me mbjelljen alternative të drejtë, mundet dukshëm që të zvogëlohet mundësia e paraqitjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve. Rreziku nga paraqitja e sëmundjeve dhe dëm-tuesve, me zbatimin e mbjelljes alternative të drejtë, mund të zvogëlohet edhe për rreth 70%. Mbjelljen alternative duhet të jetë në kombinim me masat tjera, siç është djegia e mbeturi-nave bimore infektuese.

Humifi kimi i tokës paraqet masë me të cilën rritet përmbajtja e humusit në tokë. Rritja e përm-bajtjes së humusit, në tokë, arrihet përmes plehërimit me pleh organik, përpunim të tokës dhe masa të tjera. Tokat e pasura me humus ndikojnë pozitivisht mbi gjendjen shëndetësore të bimëve të kultivuara, pasi që humusi përmban numër tepër të madh të mikroorganizmave të cilët si predator jetojnë në dëmtues të tjerë, duke e siguruar në atë mënyrë ushqimin.

Përgatitja e tokës duhet që të bëhet me kohë dhe me zbatim të mekanizmit përkatës.

Zgjedhja e drejtë e vendit, përfshin zgjedhjen e lokacionit për kultivimin e kulturave të perimeve dhe që do ti siguron të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillim normal.

Zgjedhja e përshtatshme (drejtë) e kohës, për ndërmarrjen e masave të caktuara agroteknike, (mbjellja me farë, ujitja, korrja) ka ndikim të madh mbi fi timin e të mbjellave mirë të zhvilluara dhe të shëndosha.

Llojllojshmëria e të mbjellave përfshin kultivimin e shumicës së kulturave të ndryshme të peri-meve (kultivim shoqëror). Kombinimi i drejtë i shumicës së llojeve të kulturave të perimeve,

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

172

siguron mbrojtje të bimëve dhe pa përdorimin e mjeteve të caktuara mbrojtëse. Është e njo-hur se bimët tajitin komponime të ndryshme të cilat në tokë ndikojnë si pesticide dhe në këtë mënyrë i largojnë dëmtuesit ose i shkatërrojnë mikroorganizmat patogjen me çka mundëso-jnë mbrojtjen e të mbjellave nga sëmundjet e caktuara dhe dëmtuesit.

Vendosja e ekokoridoreve, paraqet masë me të cilën zvogëlohet mundësia për paraqitjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve.Ekokoridoret paraqesin përzierje të bimëve aroma-tike dhe mjekësore të cilat mbillen në shirita rreth sipërfaqeve në të cilat kultivohet kultura kryesore.Ekokoridoret paraqesin vendbanime të organizmave të dobishëm, armiq natyror të dëmtuesve ose i largo-jnë dëmtuesit.

Në metodat dhe masat direkte bën pjesë edhe përdorimi i preparateve të caktuara për mbro-jtjen e kulturave të kopshtit. Masat direkte merren vetëm kur masat indirekte nuk kanë mundë-suar mbrojtjen e tërësishme të kulturave të kultivuara dhe janë treguar si joefi kase. Metodat dhe masat direkte janë të ndara në biologjike, kimike dhe fi zike.

Në metoda dhe masa biologjike bëjnë pjesë, zbatimi i preparateve natyrore dhe përdorimi i armiqve natyror të shkaktarëve të sëmundjeve dhe dëmtuesve. Preparatet natyrore janë të përgatitura nga ekstraktet e bimëve të caktuara si hithi, pelini, rozmarina, etj., por mund të jenë të përgatitur edhe nga insektet e caktuara si preparatet e bletëve.Armiqtë natyror të shkaktarëve të dëmeve dhe sëmundjeve, janë predator dhe parazit (ekzis-tojnë në llogari të organizmit tjetër të gjallë).Predatorët dhe parazitët gjenden në natyrë, por më shpesh janë në sasi të pamjaftueshme, dhe për këtë është e nevojshme që të shtohen artifi cialisht.Për shembull, me rritjen e popullacionit të mollëkuqes, bëhet mbrojtja nga morrat e gjetheve të cilëve mollëkuqja ju është armik natyror, pasi që ushqehet me morra.Në masa biologjike bën pjesë edhe për-dorimi i feromoneve (mjete për tërheqjen e insekteve mashkullore ose femërore).Në metoda dhe masa fi zike bën pjesë zbatimi i shkatërrimit mekanik të barojave me largim me dorë ose me makinë, djegia e barojave me nxehtësi, mbulimi i tokës me shtresë tjetër, ngritja e rrethojave dhe vendosja e barrierave tjera për pengimin e insekteve etj.

Figura nr. 85.-Herrje me dorë

Figura nr. 84.-Ekokoridoret

Prodhimtaria perimore

173

Në metoda dhe masa kimike, bën pjesë përdorimi i mjeteve mbrojtëse, gjegjësisht preparate të sulfurit, bakrit, acidit sulfurik, miell nga argjila dhe disa të tjera.Përdorimi i bakrit, si mjet mbrojtës, është i lejuar në prodhimtarinë perimore organike, por mund të jetë i kufi zuar në 4 kg/ha bakër të pastër në vit ose, prapë, të jetë komplet i ndaluar.

Kontrollo dituri tënde

1. Si janë të ndara metodat dhe masat të cilat shfrytëzohen për mbrojtjen në pro-

dhimtarinë perimore organike?

2. Cilat janë metodat dhe masat indirekte për mbrojtje në prodhimtarinë perimore

organike?

3. Pse është e rëndësishme zgjedhja e drejtë e mbjelljes alternative në prodhimtarinë

perimore organike?

4. Çka paraqet vendosja e ekokoridoreve?

5. Cilat janë metodat dhe masat direkte për mbrojtje në prodhimtarinë perimore or-

ganike?

6. Cilat janë metodat dhe masat biologjike për mbrojtje në prodhimtarinë perimore

organike?

Detyrë

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme në kopshtin or-

ganik të perimeve dhe tento që të zbulosh gabimet të cilat i ka bërë bujku gjatë kultiv-

imit të kulturave organike të perimeve!

Të dhënat e fi tuara shëno në fl etore dhe bëje prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

174

Prodhimtaria perimore

175

VJELJA, PAKETIMI DHE

TRANSPORTI I

PERIMEVE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

176

Prodhimtaria perimore

177

Vjelja (mbledhja) e primeve

Me vjelje nuk mbaron përkujdesja për perimet. Në perimet që vjelën ose mblidhen, vazhdon jeta edhe pas vjeljes. Në depot e bimëve, pas vjeljes, mbesin qelizat e gjalla të cilat vazhdojnë me proceset e frymëmarrjes dhe pjekjes (procese pas vjeljes). Në këto procese vjen deri te lirimi i nxehtësisë dhe i ujit, që shkakton dukuri negative te prodhimet e perimeve, siç janë tharja, vyshkja, kalitja, ndryshimi i shijes, aromës dhe ngjyrës.Nga intensiteti i proceseve pas vjeljes varet edhe ruajtja e kualitetit të prodhimeve të perimeve në një interval të caktuar kohor. Proceset pas vjeljes fi llojnë me vjeljen e perimeve, për këtë është shumë e rëndësishme që vjelja e perimeve të kryhet në periudhën më të përshtatshme për vjelje, gjegjësisht kur perimet e arrijnë shkallën e nevojshme të pjekjes.Te perimet dallojmë pjekjen teknologjike, fi ziologjike dhe transportuese. Pjekja teknologjike (teknike, ekonomike) ndodh në fazën kur perimet kanë më tepër ushqim dhe vlerë për përdorim, gjegjësisht kur mund të shfrytëzohen për konsumim si të freskëta ose për përpunim.Gjatë kohës së pjekjes teknologjike, prodhimet e perimeve kanë ngjyrë, shije, aromë karakteristike të caktuar etj.Pjekja teknologjike mund të përputhet me pjekjen fi ziologjike, por nuk është e domos-doshme. Pjekja teknologjike, te disa perime, mund të paraqitet disa herë (speci i gjelbër mund të vjelët për konsumim të freskët dhe për për-punime, ndërsa speci i kuq mund të vjelët për përpunim).Pjekja fi ziologjike (botanike), paraqitet në fund të vegjetacionit me pjekjen e fryteve dhe farave.Pjekja transportuese ndodh disa ditë para pjekjes teknologjike kur prodhimet e perimeve do ta arri-jnë madhësinë e duhur, por nuk janë plotësisht të pjekura. Në pjekjen transportuese vjelën kulturat e perimeve të cilat transportohen në largësi të mëdha dhe te të cilat paraqitet pjekja plotësuese (domatet, pjeprit).Përcaktimi i kohës së vjeljes, për perimet, bëhet në bazë të vlerësimit vizual, çmimit të parashi-kuar të prodhimit, rendimentit, kohës së nevo-jshme për transportin e prodhimit në treg dhe kushtet e sipërfaqes prodhuese.

Pjekja fi ziologjike

Pjekja teknologjike

Figura nr. 86. – Pjekja teknologjike

dhe fi ziologjike te speci

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

178

Varësisht nga lloji i perimeve dhe dedikimit të tij, vjelja mund të bëhet me dorë, me zbatimin e mjeteve ndihmëse mekanike dhe pajisjeve, si dhe tërësisht e mekanizuar, me kombajna spe-ciale për perime.

Kualiteti i perimeve, pas mbarimit të vjeljes, në masë të madhe varet nga shkalla dëmtimeve mekanike gjatë vjeljes (njeriu, makina), nga vlerësimi i drejtë në momentin e vjeljes, nga koha dhe kushtet në të cilat kryhet vjelja, nga turgori dhe temperatura e perimeve etj.

Vjelja mund të jetë e njëhershme ose sukcesive (shumëhershme).Vjelja sukcesive më së shpeshti është me dorë dhe praktikohet te kulturat te të cilat frytet arrijnë në mënyrë sukce-sive për vjelje (domatet, trangujt, spe-cat).Vjelja e njëhershme është e mirë për zbatimin e mekanizimit.Gjatë vjeljes së njëhershme, vjelën të gjitha frytet (të gjelbra, të pjekura ose të pjekura tepër). Vjelja e njëhershme zbatohet te kulturat, frytet e të cilave piqen në të njëjtën kohë.

Te kulturat me pjekje sukcesive, vjelja me makinë bëhet te varietet e perime-ve, te të cilat përafërsisht në të njëjtën kohë kanë arritur për vjelje ose te të cilat bëhet trajtimi me mjete për pjekje ose te ato variete te të cilat rritet numri i bimëve të kultivuara në njësi të sipër-faqes.

Prodhimet e perimeve të cilat dediko-hen për transportim në kohë më të gjatë, duhet të vjelën para arritjes së pjekjes maksimale, por të mos jenë plotësisht të gjelbra, pasi që në këtë rast frytet, e pjekura gjatë kohës së transportit dhe deponimit, kanë shije dhe kualitet shumë më të dobët nga ato që piqen në mënyrë natyrale në vet bimën.

Figura nr. 87.- Vjelja me dorë e domates

Figura nr. 88.- Vjelja me makinë e domates

Prodhimtaria perimore

179

Perimet duhet të vjelën gjatë kohës së thatë dhe të freskët, pas vesës ose para mbrëmjes, pas perëndimit të diellit dhe ti ikim vjeljes gjatë kohës me shi që të mos vjen deri te për-lyerja dhe prishja më e lehtë e perimeve që kanë ardhur në kontakt me ujin.

Gjatë vjeljes së perimeve duhet pasur kujdes që të mos lëndohen frytet dhe pjesët tjera të bimës, për shkak se prodhimet e lënduara shpejt prishen, kalben dhe paraqesin rrezik për prodhimet e shëndosha me të cilat vijnë në kontakt.

Prodhimet e perimeve paraqesin ushqim dhe si ushqim i nënshtrohen rregullave të caktu-ara për siguri dhe kualitet të ushqimit. Rregulloret i harton secili shtet ndaras, por ekziston edhe rregullore ndërkombëtare (standarde) për kualitet. Këto standarde i takojnë momentit të vjeljes, fazës së pjekjes, kualitetit të perimeve për klasifi kim dhe paketim etj.

Koha e vjeljes së prodhimeve të perimeve është në lidhje direkte me kohën (sezonin) e prod-himit të perimeve. Sipas dedikimit të prodhimit, gjegjësisht sipas kohës së arritjes së prod-himeve të perimeve për vjelje, kultivimi i kulturave të perimeve të rrjedhë në katër sezone prodhuese: sezoni i hershëm prodhues (dimërore ose prodhim jashtë sezonit), sezoni mesatarisht i hershëm prodhues (prodhim i hershëm i fushës), sezoni i vonshëm prodhues (prodhimi veror) dhe sezoni shumë i vonshëm i prodhimit (prodhimi vjeshtor). Me sezonet e cekura prodhuese përpu-then edhe afatet e vjeljes së prodhimeve të perimeve.

Sezoni i hershëm i prodhimit (dimëror) fi llon me brymën dhe ngricat e para të fuqishme vjesh-tore, gjegjësisht nga fundi i sezonit shumë të vonuar (vjeshtor), e gjer në fund të majit dhe fi l-limit të qershorit. Gjatë kohës së sezonit të hershëm, perimet që e dëshirojnë nxehtësinë dhe disa perime rezistuese në të ftohtë, kultivohen në hapësira mbrojtëse, ndërsa perimet e prod-huara shfrytëzohen për konsumim të freskët, pasi që përpunimi ose konservimi i këtyre peri-meve nuk është rentabil. Vjelja e perimeve, varësisht nga koha e mbjelljes së farës ose mbjellja e perimeve, fi llon nga shkurti dhe kryhet në mënyrë sukcesive deri në fund të sezonit të dimrit.

Sezoni mesatarisht i hershëm i prodhimit (fushë e hershme) fi llon nga fundi i sezonit prodhues dimëror dhe zgjat deri në fund të korrikut. Si edhe te sezoni i mëparshëm prodhues, edhe te ky sezon, prodhimet e perimeve të prodhuara shfrytëzohen si të freskëta për shkak të çmimeve të larta të tregut në këtë periudhë. Kultivohen llojet që e dëshirojnë nxehtësinë dhe ato që janë rezistuese në të ftohtë.

Figura nr. 89.- Vjelja me dorë e spinaqit

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

180

Sezoni i vonshëm prodhues (veror), fi llon pas mbarimit të sezonit të hershëm të fushës dhe zg-jat deri në fund të shtatorit dhe fi llimit të tetorit. Në këtë sezon, pjesa më e madhe nga peri-met e prodhuara shfrytëzohen për përpunim dhe për konservim. por shfrytëzohen edhe si të freskëta.

Sezoni shumë i vonshëm prodhues (vjeshtor) fi llon nga fundi i sezonit të vonshëm (veror) dhe zgjat deri në fi llim të sezonit të hershëm (dimëror). Llojet e perimeve rezistuese në të ftohtë kultivohen në hapësira të hapura, përderisa perimet që e dëshirojnë nxehtësinë, pa tjetër kul-tivohen në hapësira e mbrojtura.

Koha e prodhimit dhe vjeljes së prodhimeve të perimeve, mund të përshtatet edhe sipas nevojave të tregut nga prodhimet e freskëta të perimeve të caktuara. Në raport të nevojave të tregut për perime të freskëta, ekzistojnë dy drejtime të prodhimtarisë: prodhimtaria e pandër-prerë dhe prodhimtaria sezonale.

Prodhimtaria e pandërprerë (tajmiruar) e prodhimeve të perimeve, bazohet në përshtatjen e kërkesave për llojin e caktuar dhe kategorinë e perimeve, me mundësi për prodhimin e tij.Me rritjen e standardit jetësor dhe zhvillimin e vargjeve të mëdha për furnizim me ushqim, shpenzuesit gradualisht orientohen nga shfrytëzimi i perimeve të konservuara në sezonet kur ai nuk është arritshëm në gjendje të freskët, ndaj konsumimit të freskët të perimeve gjatë tërë vitit, por me çmime më të larta nga ato të perimeve në sezonet standarde për prodhimin e tyre. Shembull i mirë për prodhimin e pandërprerë është prania e domateve të freskëta, tran-gujve, kungulleshkave, sallata e gjelbër,dhe prodhime të tjera të perimeve gjatë tërë vitit, me vendosje alternative nga prodhimi në vend të hapur ose hapësirë të mbrojtur.

Prodhimi sezonal është trend i ri botëror i cili bazohet në konsumimin dhe shfrytëzimin e peri-meve sipas arritjes së tyre në treg në kushte të zakonshme prodhuese pa zbatimin e hapë-sirave mbrojtëse, ngrohjeve, nxitje dhe masa tjera. Ky prodhim më së shpeshti i dedikohet tregut lokal ku jetojnë popullata, e cila paraqitet si shpenzues i perimeve të freskëta. Sipas këtij sistemi, perimet rrënjore konsumohen gjatë kohës së vjeshtës dhe dimrit, perimet gjethore gjatë kohës së pranverës, frytet në verë etj.

Prodhimtaria perimore

181

Kontrollo diturinë tënde

1. Sa lloje të pjekjeve dallojmë te prodhimet e perimeve?

2. Çka paraqet pjekja teknologjike?

3. Çka është vjelja e njëhershme e perimeve?

4. Sa sezone prodhuese ekzistojnë?

5. Kur zhvillohet sezoni i hershëm prodhues?

6. Çka është prodhimi i tajmiruar (pandërprerë)?

Detyrë

Vizito tregun e gjelbër më të afërt dhe bën hulumtim. Evidento perimet të cilat shiten në

treg. Bëj analizë të perimeve të pranishme në treg dhe vërteto:

1. Në çfarë pjekurie gjenden perimet?

2. Si janë transportuar perimet deri në treg?

3. Në çfarë ambalazhi paketohen perimet?

Të dhënat e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

182

Sortimi dhe paketimi

Perimet duhet që në mënyrë përkatëse të jenë të përgatitur për treg para transportimit të tyre, gjegjësisht të jenë të shëndosha, të padëmtuara dhe të pastra dhe si të tillë të arrijnë në treg ku do të plasohen. Pas vjeljes, perimet arrijnë kah sortimi dhe paketimi në ambalazhe përkatëse.Sortimi dhe paketimi varet nga lloji i ambalazhit, llojit të transpor-tit dhe kërkesave të tregut. Te vjelja me makinë, transporti i perimeve deri te objektet përpunuese ose deri te objektet për ruajtje, më së shpeshti është në gjendje refuz.Vjelja me dorë mund të jetë si refuz ose dhe sortim direkt ose paketim i perimeve. Vjelja me dorë më së shpeshti kryhet në ambalazhe ad-ekuate për vjelje (gajbe, thasë, sën-duk). Sortimi dhe paketimi mund të kryhet gjatë vet vjeljes ose pas vjeljes në vetë sipërfaqen ose në objektet për atë qëllim.

Para paketimit, perimet duhet të pastrohen nga dheu, të largohen gjethet e tepërta, rrënjët, të largohen përzierjet mekanike, të largohen pjesët dëmtuese dhe të kalbura, bimët dhe frytet e de-formuara dhe bimët të cilat nuk kanë dukje të mirë.Sortimi i prodhimeve të perimeve fi llon me vet vjeljen, me zgjedhje të fryteve ose bimëve të cilat do të vjelën, ose ndarja (klasifi kimi) sipas ngjyrës, madhësisë, pamjes dhe vendosja në ambalazhe të posaçme.Paketimi dhe sortimi i perimeve, në objektet për këtë qëllim bëhet me makinë për kalibrim dhe paketim në ambalazhe përkatëse.

Figura nr. 90.- Vjelja dhe paketimi në arë

�Figura nr. 91.- Makina për sortimin dhe

kalibrimin e perimeve

Prodhimtaria perimore

183

Gjatë sortimit dhe kalibrimit të perimeve duhet të plotësohen këto kushte:

• Perimei të jenë të pjekura, gjegjësisht të jenët të përgatitura për konsumim;

• Perimet të jenë të freskëta, gjegjësisht të mos jenë i thata, të vyshkura, të jenë me fortësinë e duhur, lëngu, ngjyra, shija ose aroma të jenë karakteristike për llojin dhe sortën;

• Perimet të mos përmbanjë mbetje të pesticideve në sasi e cila është e dëmshme për shën-detin e njeriut;

• Perimet të mos jenë të dëmtuara, gjegjësisht të mos kenë plasaritje, dëmtime nga insektet, sëmundje, dhe lëndime mekanike të cilat mund të shkaktojnë përkeqësimin e kualitetit;

• Perimet të mos jenë i ndotura, me lagështi, me aromë të panjohur dhe të pakëndshme dhe të mos kenë përzierje mekanike.

Për paketimin e perimeve shfrytëzohen ambalazhe nga më të ndryshme. Dukja e ambalazhit është shumë e rëndësishme për plasman të perimeve deri te shfrytëzuesi. Ambalazhi duhet ti plotësoj kushtet në vazhdim:

• Të jetë mjaft i fortë dhe i përhershëm për të mbrojtur perimet nga paketimi deri te shfrytë-zuesi;

• Të ketë dukje tërheqëse dhe atraktive që do t’i tërheq vëmendjen shfrytëzuesit;

• Të ketë formë dhe madhësi përkatëse, të lehtë për manipulim në depo dhe në mjetet trans-portuese, por mjaft i madh që të mundësoj vendosjen e perimeve. Në ambalazhe më të vo-gla, perimet më të ndjeshëm ndrydhen dhe në treg arrijnë të dëmtuara, ndërsa ambalazhi më i madh e rritë transportin dhe shpenzimet për paketim, gjegjësisht pa nevojë e rritë çm-imin e perimeve.

• Të ketë mjaft vrima adekuate për ventilim, që të mos vjen deri te bulçimi (zënia e frymës) dhe shtrenjtimi i perimeve në ambalazh.

• Mirë të mbyllet dhe të mbrojë perimet nga depërtimi i erërave tjera të pakëndshme dhe pa-pastërtia.

Ambalazhi mund të jetë i përpunuar nga materiali i ndryshëm, por më së shpeshti nga druri, tekstili, letra dhe plastika.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

184

Ambalazhi prej druri, shfrytëzohet qysh herët për paketimin e prodhimeve bujqësore. Sipas karakteristikave të tij, ambalazhi prej druri është i fortë dhe i përhershëm, i pastër dhe me ven-tilim të mirë. Ambalazhi prej druri mund të shfrytëzohet më shumë herë. Ambalazhi prej druri mund të jetë në formë të gajbave, sëndukëve, shportave, gardhe të drurit etj. Për paketimin e perimeve, më së shumti shfrytëzohen gajbe prej druri të cilat mund të jenë të cekëta, të thella, të hapura, të mbrojtura, të vogla, të mëdha etj.Ambalazhi prej druri duhet të jetë i përpunuar nga druri kualitativ. Dorëzat e ambalazhit duhet të jenë të vendosura ashtu që perimet mund të preket me dorë gjatë manipulimit. Ambalazhi nuk guxon të ngjyroset dhe duhet të jetë i pastër dhe të mos ketë erë të pakëndshme.

Figura nr. 92.- Ambalazhi prej druri

Ambalazhi nga plastika më shumë shfrytëzohet për paketimin e perimeve, për shkak të për-parësive që i ka. Ambalazhi i plastikës përpunohet nga plastika e butë dhe e fortë.

Figura nr. 93.- Ambalazhi nga plastika e butë

Prodhimtaria perimore

185

Plastika e butë ka peshë të vogël specifi ke dhe fortësi dhe elasticitet përkatës, tejdukshmëri të mjaftueshme, mundësi të shkëlqyer për formësim dhe aromë jo të ndjeshme. Plastika e butë mundëson origjinalitet të paketimit, mundësi për ruajtje të prodhimit vakuum dhe mbrojtje të perimeve nga era jo e këndshme, pluhuri dhe insektet.

Figura nr. 94.- Ambalazhi nga plastika e fortë

Plastika e fortë ka cilësi të ngjashme me plastikën e butë. Dallohet sipas asaj që është më e qën-drueshme dhe më e fortë se plastika e butë, e mundet të jetë më e fortë edhe se ambalazhi i drurit.Perimet mund të paketohen në foli plastike (qese) dhe si të tilla vendosen në gajbe plastike ose të drurit ose vendosen në rafte të supermarketeve. Perimet me fryt mund të paketohen në foli të holla të polietilenit me trashësi prej 0,02 deri 0,04 mm (trangulli, pjepri) të cilët janë mjaft praktik dhe në to fryti mund të ruhet një kohë më të gjatë.

Ambalazhi prej letre, shfrytëzohet si ambalazh kartoni për paketimin e perimeve. Ambalazhi prej letre i mbron prodhimet nga përlyerja, lehtë montohet dhe çmontohet, ka peshë të vogël dhe vëllim të madh dhe i mbron perimet nga ndikimet e jashtme të pavolitshme. Ambalazhi prej letre nuk guxon të ketë erë të pakëndshme dhe të përmban metale të rënda.Për ambalazh nuk guxon të përdoret letër e lagësht, me yndyrë, letër e përlyer dhe letër prej gazetave, librave, fl etoreve dhe me erë të pakëndshme.

Figura nr. 95.- Ambalazhi prej letre

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

186

Ambalazhi prej tekstili shfrytëzohet për paketimin e disa llojeve të perimeve (patates, qepës, hudhrës, fa-sules, bizeles, specave, boranisë etj.). Ambalazhi prej tekstilit është në formë të qeseve dhe thasëve me endje të rrallë të pëlhurës. Ambalazhi prej tekstilit është i lehtë dhe mjaftë i volit-shëm për paketim dhe transport të perimeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse është i rëndësishëm sortimi dhe paketimi i prodhimeve të perimeve?

2. Çka duhet bërë para paketimit të perimeve?

3. Cilat kushte duhet ti plotësoj ambalazhi?

4. Çfarë mund të jetë ambalazhi prej druri?

5. Prej çka përpunohet ambalazhi prej plastike?

6. Cila ambalazh e letrës nuk është e mirë për paketimin e perimeve?

7. Pse shfrytëzohet ambalazhi prej tekstilit?

Figura nr. 96.- Ambalazhi prej

tekstili

Prodhimtaria perimore

187

Transportimi i perimeve

Perimet pas paketimit transportohen deri në treg ose deri te vendi ku do të deponohen dhe ruhen deri në kohën e plasimit ose shitjes. Perimet i freskëta transportohen menjëherë ose për një kohë sa më të shkurtër me mjete transportuese në të cilat kontrollohen kushtet, gjegjë-sisht të furnizuara me sistem të ftohjes.

Veç se përmendëm se pas vjeljes, vazhdojnë proceset pas vjeljes në qelizat e gjalla, dhe për këtë është më mirë që para transportit të bëhet ftohja e perimeve. Ftohja bëhet në frigorifer të cilët janë vendosur në vendin ku paketohen perimet ose në dhomëza për ftohje të vendosura në vet sipërfaqen në të cilën kryhet vjelja e perimeve. Perimet e ftohura, shumë lehtë i ruajnë karakteristikat morfologjike dhe biologjike.

Transporti i më shumë llojeve të kulturave të perimeve, në des-tinacione më të mëdha në mjetin e njëjtë transportues nuk duhet të praktikohet, gjegjësisht duhet pasur kujdes se cilat kultura të perimeve duhet të jenë të përfshira, pasi që gjatë kohës së transportit, si rezultat i proceseve pas vjeljes lirohet lagështi, nxehtësi, CO2, estere dhe komponime tjera, të cilat mund të shkaktojnë reaksione të dëmshme te perimet e llojit tjetër dhe ta përkeqësojnë kualitetin e tyre me pranimin e sa-sive më të mëdha të ujit, erës etj.

Vendosja e perimeve, në mjetin transportues, duhet të jetë e shpejtë dhe me kujdes. Çfarë mjete për transport do të shfrytëzohen, varet nga largësia e transportit dhe nga lloji i perimeve, madje edhe nga mënyra e paketimit. Për transport të prodhimeve të perimeve, mund të shfrytëzohen mjete speciale transportuese me frigorifer si kamionë, vagonë, aeroplanë etj.Varësisht nga perimet të cilat transportohen tem-peratura në frigorifer sillet prej 4 deri 200C.

Për transport mund të shfrytëzohen edhe kon-tejnerët, të cilët janë të furnizuar me frigorifer. Kontejnerët janë mjaft praktik dhe mund të shfrytëzohen për më shumë lloje të transportit, pasi që janë të thjeshtë për manipulim.

� � 97Figura nr. 97.- Kamioni

me frigorifer

Figura nr. 98.- Kontejneri për

transport të perimeve

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

188

Gjatë transportit, përveç rregullimit të temperaturës, është e nevojshme edhe rregullimi i lagështisë në mjetin transportues. Prodhimet e perimeve të caktuara (trangulli, speci) kërkojnë lagështi relative më të madhe të ajrit rreth 70-80%, përderisa perimet tjera (domatja, shalqiri, pjepri), kërkojnë që lagështia të sillet rreth 40-50%.

Gjatë paraqitjes së temperaturës së lartë dhe lagështisë relative të ulët, në mjetin transportues, prodhimet e perimeve lëshojnë sasi më të mëdha të lagështisë, që kontribuon deri te zvogë-limi i peshës dhe kualitetit të perimet. Gjatë paraqitjes së temperaturës së lartë dhe lagështisë relative të lartë të ajrit, në mjetet transportuese krijohen kushte të shkëlqyeshme për zhvil-limin e shkaktarëve të caktuar të sëmundjeve (kalbja, prishja).

Gjatë kohës së transportit, paraqiten humbje (zvogëlim, kalitje) në peshën e prodhimeve të perimeve, e cila mund të arrij 1-6% nga pesha.

Kontrollo diturinë tënde

1. Kur transportohet perimet e freskëta?

2. A është i mirë transporti i përbashkët për shumë lloje të perimeve?

3. Cilat mjete transportuese shfrytëzohen për transportin e perimeve?

4. Sa duhet të jetë temperatura në frigoriferë gjatë transportit?

5. Çka ndodhë, nëse paraqitet temperatura e lartë dhe lagështia relative e ulët gjatë

transportit të perimeve?

6. Sa arrin humbja në peshë, gjatë kohës së transportit?

Prodhimtaria perimore

189

Ruajtja e perimeve

Me ruajtje të perimeve zgjatet koha e shfrytëzimit të perimeve të freskëta për ushqim. Gjatë kohës së ruajtjes së perimeve, duhet të sigurohen kushte të volitshme që të mbahet kualiteti i perimeve. Kushtet e ruajtjes duhet të jenë të përshtatshme sipas nevojave të llojit të perime-ve. Proceset jetësore vazhdojnë të zhvillohen edhe gjatë ruajtjes së prodhimeve të perimeve. Intensiteti i proceseve jetësore zvogëlohet gjatë kohës së ruajtjes, por nuk ndërpriten. Nga intensiteti i rrjedhjes së proceseve jetësore, varet edhe gjatësia e ruajtjes së prodhimeve të perimeve.

Figura nr. 99.- Depot për perime

Frymëmarrja, si proces, vazhdon edhe gjatë kohës së ruajtjes së prodhimeve të perimeve. Intensiteti i frymëmarrjes,gjatë kohës së ruajtjes, varet nga kushtet e ruajtjes, pjekjes dhe kualitetit të prodhimeve të perimeve. Frymëmarrja është më intensive në periudhën fi llestare të deponimit të prodhimeve të perimeve. Gjatë frymëmarrjes, lirohet lagështia, nxehtësia dhe CO2. Lirimi i lagështisë, shpie deri te zvogëlimi i turgorit në qeliza dhe vyshkjen e prodhime-ve të perimeve. ndërsa sasia e zmadhuar e lagështisë në hapësirat ku ruhen perimet, e rritë mundësinë për paraqitjen e mikroorganizmave të dëmshëm. Rritja e temperaturës shkakton rritjen e avullimit nga perimet dhe krijimin e kushteve më të volitshme për zhvillimin e mik-

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

190

roorganizmave. Rritja e përbërjes së CO2 në ajër në hapësira mbi 6% krijon kushte për frymë-marrje anaerobe dhe paraqitjen e vlimit alkoolik që shkakton shije jo të këndshme te perimet.Gjatë ruajtjes së prodhimeve të perimeve në kushte të pavolitshme dhe të këqija, krijohen kushtet për prishje. Prishja e prodhimeve të perimeve ndodh për shkak të veprimit të mikroor-ganizmave, enzimave dhe raportit ndërmjet oksigjenit dhe CO2.

Mikroorganizma ka në vet frytet e perimeve, në hapësirat në të cilat ruhet, e madje edhe në ajër. Më së shpeshti, dëme në perime shkaktojnë kërpudhat dhe bakteret, të cilat i shfrytëzo-jnë materiet organike në prodhimet e perimeve dhe shkaktojnë kalbje. Veprimi i mikroorga-nizmave është më i shprehur te prodhimet e perimeve të dëmtuara dhe intensifi kohet gjatë rritjes së temperaturës dhe lagështisë në hapësirat për ruajtje.Enzimat janë të pranishme në prodhimet e perimeve dhe marrin pjesë në procesin e pjekjes së perimeve. Gjatë pjekjes së tepërt ndryshon ngjyra, shija dhe konsistenca e prodhimeve të peri-meve. Pas arritjes së pjekjes së plotë, nën veprimin e enzimave, intensiteti i sintezës zvogëlo-het dhe zmadhohet intensiteti i zbërthimit të materieve, që shkakton pjekje të tepruar ose fi llim të zhvillimit të organeve gjenerative.Përmbajtja e oksigjenit dhe CO2 gjithashtu ndikon mbi kohën e ruajtjes dhe intensitetit të pro-ceseve në prodhimet e perimeve dhe jashtë tyre. Raporti ndërmjet oksigjenit dhe CO2 është shumë i rëndësishëm. Rritja e përmbajtjes së CO2 prej 2 deri në 3% ndikon pozitivisht mbi ruajtjen e prodhimeve të caktuara të perimeve.

Përgatitja e perimeve për ruajtje, fi llon me vet vjeljen. Para fi llimit të ruajtjes së prodhimeve të perimeve bëhet klasifi kimi i perimeve dhe largimi i të gjitha prodhimeve jo kualitative, jo mjaft të pjekura, dhe ato të dëmshme. Perimet e zgjedhura pastrohen, lahen, thahen, vendosen në ambalazh përkatëse dhe vendosen në objektin për ruajtje.

Ruajtja e perimeve mund të jetë si i freskët, i thatë, i ngrirë, dhe perime të konservuara. Perimet e freskëta mund të ruhen në arë, në hendeqe, në depo dhe në frigorifer.

Ruajtja në arë është afatshkurtër. Kjo mënyrë e ruajtjes zbatohet te kulturat rrënjore dhe të lakrave. mund të jetë në brazë dhe me renditje të perimeve në grumbuj me forma të caktuara. Në vend të caktuar të kulluar të arës bëhen brazda në të cilat vendosen bimët rrënjore dhe mbulohen me tërheqjen e brazdës tjetër. Lakrat dhe kulturat rrënjore mund të renditen në grumbuj të caktuar të gjëra prej 1-2 metra dhe të larta prej 0,5 deri në 1 metër. Mbi grumbull vendoset material mbulues nga kashta, sana dhe mbetje të tjera bimore.

Prodhimtaria perimore

191

Ruajtja në hendeqe gjithashtu është afatshkurtër. Kjo mënyrë e ruajtjes shfrytëzohet për ru-ajtjen e tuberëve, kulturave rrënjore dhe disa kulturave të lakrave. Për ngritjen e hendeqeve zgjidhen vende të thata dhe të kulluara të mbrojtura nga ndikimi i erërave të fuqishme. Tem-peratura në hendeqe është nën ndikimin direkt të temperaturës së tokës. Ftohja e tokës, gjatë dimrit dhe ngrohja në pranverë, gradualisht përcillet në hendek me çka mundëson ruajtje më të gjatë. Hendeqet janë në formë të trekëndëshit ose trapezit. Hendeqet mund të jenë të gro-puara dhe mbi tokë.

Materiali izoluesMateriali izolues Shtresë dheu

Kanali për drenazhim

Shtresë dheu

Figura nr. 100.- Hendeku për ruajtjen e perimeve

Hendeqet e gropuara janë në formë të kanalit në tokë me thellësi prej 20 deri 30 cm, dhe gjerësi prej 1 deri 1,5 metër. Gjatësia e hendekut përcaktohet sipas sasisë së perimeve që do të vendoset për ruajtje. Në bazë të hendekut vendosen dërrasa, paleta, kërcej të misrit ose lulediellit për ventilim, gjegjësisht bëhen rre-thojë nën të cilën duhet të sigurohet ventilimi horizontal. Renditja e prodhimeve bëhet me kujdes me vendosje të prodhimeve të shën-dosha dhe të padëmtuara.Në çdo 3 metra vendosen gypa vertikal të cilët shërbejnë si ventilator.Gypat duhet të jenë më të lartë për 20-30 cm nga hendeku dhe të mundësojnë daljen e ajrit të nxehtë dhe hyrjen e ajrit të ftohtë në hendek.Pas renditjes së prodhimeve të perimeve vendoset 10 cm shtresë me material izolues (kashtë, sanë, gjethe), mbi të cilën shtohen edhe 10 cm shtresë nga dheu. Gjatë paraq-

Figura nr. 101- Hendeku mbi tokësor për

ruajtjen e patateve

Shtresë dheu

Shtresë dheu

Shtresë prej kashte

Shtresë prej kashte

Gypi për ventilim

Patatet

Hapësira për ventilim

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

192

itjes së kohës më të ftohtë shtohet edhe një shtresë me dhe, prej 10 cm. Gjatë kohës shumë të ftohtë bëhet mbyllja e ventilatorëve.Hendeqet mbi tokësore vendosen në sipërfaqe të tokës. Lartësia e hendeqeve mbi tokësore arrin 1,2-1,5 metra, ndërsa gjerësia arrin 1-1,5 metra.Konstruktimi është i ngjashëm me hendeqet e gro-puara.

Depot të cilat shfrytëzohen për ruajtjen perimeve të freskëta mund të jenë universale dhe speciale. Peri-meve e freskëta në bodrume, hambarë, hapësira të zbrazëta dhe magazina të ndryshme, gjegjësisht në të gjitha objektet të cilat sigurojnë kushte për ruajtje kualitative të perimeve. Në këto objekte duhet të sigu-rohet ventilimi dhe rregullimi i temperaturës. Perimet munden të jenë të vendosura në dysheme të përziera me kashtë, në ambalazhe të ndryshme, në grumbuj, në palete, në rafte etj.

Perimet e thata fi tohet me marrjen e ujit nga perimet me shfrytëzimin e temperaturës prej 40 deri 600C.Tharja në temperaturë më të lartë i shkatër-ron vitaminat dhe materiet tjera të dobishme. Tharja mund të zbatohet te shumica e peri-meve (qepa, hudhra, domatja, speci, spinaqi, karota, selino). Para tharjes perimet lahen dhe prehen në copa më të vogla. Pastaj vendosen në tharje graduale në diell ose në tunelet e tharëseve. Pas tharjes, prodhimet e thara deponohen në vend të pastër dhe të thatë me ventilim të mirë. Perimet i tharë mund të shfrytëzohet veçmas ose i përzier si mëlmesë.

Figura nr. 102.- Ruajtja e

perimeve në depo

Figura nr. 103.- Tharësja për perime në diell

Prodhimtaria perimore

193

Perimet e ngrira fi tohen me vendosjen e perimeve në frigorifer me ngrirje të thellë ose në frigo-rifer me temperaturë të ulët, ku uji në perime ngrihet. Me ngrirje nuk shkatërrohen pjesë më e madhe e mikroorganizmave, por vetëm zvogëlohet ose pengohet zgjerimi i tyre.

Figura nr. 104.- Frigoriferi për ruajtjen e perimeve

Veprimi i mikroorganizmave vazhdon pas shkrirjes së perimeve edhe atë në mënyrë shumë më të fuqishme. Ruajtja e perimeve mund të jetë afatshkurtër, nëse bëhet në frigorifer të za-konshëm ku temperatura është 4-70C, ose afatgjate, nëse bëhet në frigorifer ose komora për ftohje në temperaturë deri -200C. Ngrirja mund të shfrytëzohet pothuajse për të gjitha peri-met, përveç për perimet të cilat shfrytëzohen si sallatë (domatja, trangulli, sallata, marulja).

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

194

Perimet e konservuara fi tohen me trajtim të mëparshëm të perimeve me metoda biologjike, kimike dhe fi zike. Gjatë konservimit, ndodhin ndryshime në dukjen e perimeve.

Për konservim biologjik të perimeve, shfrytëzohet veprimi i mikroorganizmave të caktuar siç janë bakteret acido-qumështore. Bakteri acido-qumështor shkakton vlimin (fermentimin) duke shfrytëzuar sheqernat të cilët gjinden në perime. Me fermentim lirohet acidi i qumësh-tit, i cili vepron si konservues dhe i shkatërron të gjitha format e mikroorganizmave. Në këtë mënyrë konservohen lakrat, lule lakra, domatet e gjelbra, trangujt, karotat etj.

Për konservim kimik të perimeve shfrytëzohet kripa, sheqeri, acidi acetik ose materie tjetër e cila pengon zhvil-limin e mikroorganizmave të dëmshëm.

Më së shpeshti për konservim shfrytëzohen acidi acetik, i cila shfrytëzohet si tretësirë 2,5-3,5%. Tretësira e tillë nuk lejon zhvillimin e mikroorganizmave të dëmshëm. Sheqeri gjithashtu mundëson konservimin kur shfrytëzohet si tretë-sirë në koncentrim prej 60 deri 65%.

Për konservim fi zik shfrytëzohen zierja, pasterizimi dhe sterilizimi. Zierja bëhet në temperaturë të lartë dhe në periudhë të caktuar kohore. Me zierje largohet uji i tepërt dhe shkatër-rohen mikroorganizmat e dëmshëm.Me zierje shkatërrohen edhe vitami-nat dhe materiet e tjera që i përmban perimet. Perimet prehet dhe vendoset që të zihet në temperaturë të lartë me përzierje të vazhdueshme derisa nuk fi tohet masë e dendur.Masa dendur e fi tuar vendoset në am-balazh përkatëse më parë të sterilizuar dhe mirë të ngrohur (kavanoz, kanaçe), mbyllet dhe vendoset që të ftohet gradualisht.

Figura nr. 105.-

Perimet e konservuara

Figura nr. 106.- Perimet e pasterizuara

Prodhimtaria perimore

195

Pasterizimi kryhet në temperaturë në të cilën shkatërrohen vetëm format vegjetative të mikro-organizmave, derisa sporet mbesin të pa shkatërruara. Me sterilizim bëhet shkatërrimi edhe i sporeve të mikroorganizmave. Kryhet me imtësim paraprak të perimeve dhe zhytjen në ujë të vluar në të cilin ka të tretur 20-30 gram krip. Pastaj, perimet vendoset në ambalazh (kavanoz, kanaçe) mbyllen dhe vendosen në ujë të vluar.

Kontrollo dituri tënde

1. Çka ndodhë gjatë ruajtjes së perimeve?

2. Në cilën formë mund të ruhet perimet?

3. Ku ruhet perimet e freskëta?

4. Cilat perime mund të ruhet në ara?

5. Pse shfrytëzohen hendeqet?

6. Ku vendosen perimet në depo?

7. Pse thahen perimet?

8. Në cilën temperaturë ngrihen perimet?

9. Çka arrihet me konservim fi zik të perimeve?

Detyrë

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme në tregun e gjel-

bër dhe tento që ti zbulosh gabimet që i kanë bërë shitësit në tregun e gjelbër gjatë

vërtetimit të pjekjes teknologjike të perimeve, transportit dhe paketimit të perimeve!

Të dhënat e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

196

Prodhimtaria perimore

197

PJESA E II

PRODHIMTARIA PERIMORE

LËNDË ZGJEDHORE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

198

Prodhimtaria perimore

199

HAPËSIRAT E MBROJTURA

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

200

Prodhimtaria perimore

201

NOCIONI PËR HAPËSIRËN E MBROJTUR

Me hapësirë të mbrojtur nënkuptojmë secilën hapësirë në të cilën mund të kultivohen bimët

në periudhën e vitit, kur kushtet e jashtme nuk lejojnë kultivimin e tyre në mjedis të hapur.

Kultivimi i kulturave të perimeve, në hapësira të mbrojtura, ka fi lluar qysh moti me zbatimin e hapësirave elementare të mbrojtura (të mbuluara ose brazda të ngrohta, lehe, vatër, etj.), me qëllim që të fi tohen prodhime të perimeve në periudhën vjetore kur kushtet e jashtme nuk lejojnë kultivimin e tyre.Prodhimi i kulturave të perimeve, në hapësira të mbrojtura, paraqet formën më intensive të prodhimit kopshtar dhe ka rëndësi të madhe për ushqimin e njerëzve, por edhe efekt të madh ekonomik. Sot për kultivimin e kultur-ave të perimeve shfrytëzohen hapësira plotë-sisht të mbrojtura të cilat mundësojnë furniz-imin e tregut me perime të freskëta, gjatë tërë vitit. Me shfrytëzimin e hapësirave të mbrojtu-ra, fi tohen perime të freskëta gjatë periudhës kohore vjeshtë, dimër dhe pranverë, të cilat së bashku me perimet e freskëta, të prodhuara në periudhën verore, sigurojnë furnizim të vazhdueshëm me perimet freskëta. Perimet e freskëta të prodhuara në hapësirat e mbro-jtura, paraqesin burim të vetëm të vitaminave, materieve minerale dhe materie të tjera aktive biologjike për ushqimin e njeriut në periud-hën e dimrit dhe pranverës së hershme, kur më së shpeshti paraqitet mungesa e këtyre materieve, për shkak të mungesës së ushqimit të freskët. Hapësirat e mbrojtura sigurojnë edhe fi timin e prodhimeve kualitative të kulturave të perimeve, pasi që kulturat e perimeve kultivohen në kushte të kontrolluara.Si do të organizohet prodhimi i kulturave të perimeve, varet nga kushtet klimatike dhe nevojat e tregut, nga të cilat, varet lloji i hapësirës së mbrojtur, kohës së prodhimit dhe llojit të sortës së kulturës së perimeve që do të kultivohet.Nga kushtet klimatike, më së shpeshti faktor kufi zues gjatë prodhimit të kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura, paraqiten nxehtësia dhe drita.Nxehtësia në hapësirat e mbrojtura plotësohet me ngrohje plotësuese në hapësirën e mbrojtur, ndërsa drita me ndriçim plotësues ose me vendosjen e afateve të mbjelljes me farë. Hapësirat e mbrojtura te të cilat zbatohet ngrohja mund të shfrytëzohen gjatë tërë vitit, derisa hapësirat

, � � � -� � � � � � , �

Figura nr. 107.- Hapësira e mbrojtur

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

202

e mbrojtura te të cilat kulturat e perimeve kultivohen pa ngrohje mund të shfrytëzohen në periudhat kur temperatura e jashtme nuk është më e ulët se -40C, gjegjësisht deri -80C te disa hapësira.Arritja deri në treg, për plasim të perimeve, paraqet faktorin më të rëndësishëm nga i cili varet prodhimi i kulturave të perimeve. Mundësia për plasim të prodhimit në treg dhe pastaj të ar-rihet efekt i mirë fi nanciar, është fak-tor që fut në qarkullim prodhimin e kulturave të perimeve.Sot ekzistojnë shumë lloje dhe sorte të kulturave të perimeve të cilat mundësojnë shfrytëzim optimal të hapësirave të mbrojtura dhe integ-rim të prodhimit në vendet e hapura dhe të mbrojtura.Hapësirat e mbrojtura japin mundësi më të volitshme për shfrytëzimin op-timal të sipërfaqeve gjatë tërë vitit , me organizimin e prodhimit të më shumë kulturave.Hapësirat e mbrojtura mund të shfrytëzohen për prodhimin e rasa-tit nga kulturat e perimeve, për kul-tivim në mjedis të hapur dhe në vetë hapësirën me çka shkurtohet koha e nevojshme për kultivimin e kulturave të perimeve me vegjetacion të gjatë.

Detyrë

Vizito hapësirën e mbrojtur më të afërt në të cilën kultivohen kulturat e perimeve.

Bëj intervistë me bujkun individual, gjegjësisht tento që të marrësh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura i kultivon në hapësirë të mbrojtur?

2. Ku i plason prodhimet?

3. A kultivon kultura të perimeve në vend të hapur?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Figura nr. 108.- Serrë i mbrojtur

Prodhimtaria perimore

203

Kushtet për ngritjen e hapësirave të mbrojtura

Para se të fi llohet me ngritjen e hapësirës së mbyllur duhet mirë të studiohen kushtet klimatike të cilat mbizotërojnë në atë territor, pasi që ngritja e hapësirës së mbrojtur paraqet investim të shtrenjtë.Vendi në të cilin do të ngrihen hapësirat e mbrojtura, duhet të siguroj shfrytëzim optimal të hapësirës së mbrojtur. Ekzistojnë shumë kushte të cilat duhet të plotësoj vendi në të cilin do të ngihet hapësira e mbrojtur:

✓ Hapësira e mbrojtur duhet të jetë e lokalizuar në territor të pa ndotur, gjegjësisht të jetë e ngritur 1-5 km më larg ndotësve ekzistues industrial. Ndotësit industrial lëshojnë gazra të dëmshëm dhe pluhur. Gazrat e dëmshëm ndikojnë mbi rritjen dhe zhvillimin e kulturave të perimeve, por edhe deponohen në bimë me çka mbesin të dëmshme për ushqimin e njeriut. Pluhuri shtresohet në bimë dhe mbi mbulesën e hapësirës mbrojtëse me çka e zvogëlon in-tensitetin e ndriçimit, që shpie deri te shkatërrimi i rritjes dhe zhvillimit të bimës dhe shtresimin e rritur të nitrateve dhe nitriteve të dëmshme. Shtresimi i pluhurit dhe një pjesë e materieve në gazra shkakton edhe përlyerje të perimeve.

✓ Hapësira e mbrojtur duhet të jetë e lokalizuar më së paku 100-150 metra më larg komunika-cionit kryesor. Gazrat e liruar nga automjetet në të cilat ka plumb dhe përzierje tjera ndikojnë negativisht mbi bimët dhe shkaktojnë ndotjen e perimeve.

✓ Hapësira e mbrojtur duhet të jetë e lokalizuar në vendin që është i mbrojtur nga ndikimi i erërave të fuqishme dhe të ftohta. Duhet të caktohet drejtimi dhe shpejtësia e erërave. Erërat e fuqishme dhe të ftohta mund të kontribuojnë për zvogëlimin e temperaturës në hapësirat e mbrojtura edhe deri 100C. Më mirë është që hapësira e mbrojtur të jetë e lokalizuar pas shtro-jerave natyrore (maleve, brezat mbrojtës të erës, pemëtarit dhe rrethoja tjera natyrore).

✓ Vendi në të cilin ngrihet hapësira e mbro-jtur, duhet të jetë i ekspozuar në rrezatim diellor gjatë tërë ditës. Hapësira e mbrojtur nuk duhet të jetë e mbuluar me hije, veça-nërisht jo gjatë muajve të dimrit. Hija është më e madhe gjatë muajve të dimrit kur di-elli është i vendosur më ulët në horizont, derisa është më i vogël në qershor kur dielli gjendet më së larti në horizont.

✓ Ekspozimi më i mirë për ngritjen e hapë-sirave të mbrojtura është ekspozimi jugor, për shkak se siguron rrezatim diellor më optimal gjatë tërë vitit.

Pozicioni

i diellit në

verë

Pozicioni

i diellit në

dimër

Figura nr. 109.- Pozicioni i diellit në verë dhe

në dimër

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

204

✓ Shtresa e tokës në të cilën duhet të ngrihet hapësira mbrojtëse duhet të jetë e thellë me strukturë të mirë dhe e pasur me materie ushqyese.

✓ Vendi për hapësirë të mbrojtur duhet të jetë me pjerrtësi të vogël që të mundësoj rrjedhjen e ujit të tepërt nga sipërfaqja e objektit. Pjerrtësia nuk duhet të jetë më e madhe se 0, 5%.

✓ Niveli për ujërat nëntokësor duhet të jetë sa më i thellë, gjegjësisht, duhet të jetë më i madhe se 1,5 metra, pasi që nëse është më i lartë kontribuon për ftohje më të madhe të tokës dhe dëmtim të sistemit rrënjor të bimës.

✓ Vendi për ngritjen e hapësirës së mbrojtur duhet të jetë i furnizuar me ujë të arritshëm lehtë dhe kualitativ për ujitje. Sasia e nevojshme e ujit për ujitjen e hapësirave të mbrojtura varet nga lloji i objektit, kohës së prodhimit dhe kulturës së kultivuar. Burimi i ujit duhet të siguroj rreth 5 litra/m2 ujë. Si burime të ujit për ujitje mund të shfrytëzohen rrjedhat natyrore dhe puset.

✓ Vendi gjithashtu duhet të jetë i siguruar me infrastrukturë rrugore, komunikuese dhe infra-strukturë tjetër komunale, për furnizim të pandërprerë me repromateriale të nevojshme, trans-port dhe fuqisë së punës, por edhe për transport të prodhimeve deri në treg.

✓ Hapësira mbrojtëse duhet të jetë e lokalizuar në afërsi të drejtpërdrejtë të vendbanimit të fuqisë punëtore kualitative.

✓ Lokacioni i cili i plotëson të gjitha kushtet shumë vështirë gjendet. Për këtë bëhet vlerësimi i vendit në të cilin vërtetohen të gjitha përparësitë dhe mangësitë e tij. Për ngritjen e hapësirës mbrojtëse zgjidhet vendi i cili i plotëson pjesën më të madhe të kushteve dhe jep mundësi me zbatimin e masave të caktuara meliorative të përmirësohen mangësitë e lokalizimit.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat kushte duhet ti plotësoj vendi për ngritjen e hapësirës mbrojtëse?

2. Në çfarë territori nuk duhet të jetë e lokalizuar hapësira mbrojtëse?

3. Çka shkaktojnë erërat e fuqishme dhe të ftohta?

4. Cili lokacion është më i mirë për ngritjen e hapësirës mbrojtëse?

Prodhimtaria perimore

205

Ngritja e hapësirave mbrojtëse

Pas zgjedhjes së vendit, për ngritjen e hapësirës mbrojtëse, bëhet plan për ngritjen dhe shfrytëz-imin e hapësirës mbrojtëse, gjegjësisht serrat mbrojtëse. Plani për ngritjen dhe shfrytëzimin e hapësirës mbrojtëse (serrat) duhet të përmban:

• Masat meliorative të cilat do të merren për rregullimin e serrat mbrojtëse;• Madhësia e hapësirës mbrojtëse dhe numri i objekteve prodhuese;• Renditja e objekteve prodhuese në sipërfaqen e serrat mbrojtëse;• Renditja e objekteve ndihmëse, magazinave dhe rrugëve transportuese në serrën mbrojtës.

Cilat masa meliorative do të merren, varet nga mangësitë të cilat janë locuar gjatë vlerësimit të vendit për ngritjen e serrët mbrojtës. Nëse terreni nuk është i rrafshët, bëhet rrafshimi dhe nivelimi i terrenit. Terrenet e rrëpirëta trasohen dhe rregullohen. Gjatë rrafshimit të terrenit bëhet pjerrtësi e vogël për ta penguar mbajtjen e ujit në sipërfaqen e rrafshët.Te tokat me shtresë të cekët të dheut, shtresa e dheut thellohet me lërim të pjesës nëntokësore (të vdekur) ose merret kolmirim me ujë të vakët, i cili pas avullimit ose rrjedhjes len shtresë në sipërfaqe.Te tokat e ngjeshura dhe më të ftohta, zbatohet mergelizimi, përzierja e dheut me rërë, zgjyrë dhe material tjetër. Për përmirësimin e karakteristikave të tokës, mund të zbatohen edhe kalcifi kimi, gipsimi, dhe humifi kimi si masa meliorative.Në tokat në të cilat ka tepricë të lagështisë bëhet sistemi drenazh me ngritjen e kanaleve (drene) të hapura ose të mbyllura (mbuluara).Për sjelljen e ujit deri te vendi ku do të jetë i lokalizuar serrë mbrojtës, bëhen sisteme sjellëse dhe shpërndarëse.Nëse nuk ka shtrojerë të mjaftueshme natyrore, ngrihen shtrojera artifi ciale dhe largohen drunjtë dhe objektet tjera, të cilat formojnë hije në sipërfaqe.Në terrenet e ekspozuara ku ka mundësi të paraqitjeve të vërshimeve, zbatohet ngritja e digave dhe gropimi i kanaleve për drenazh.Rrethimi është pothuajse masë e rregullt për ta penguar vjedhjen eventuale, të pengohet hy-rja e kafshëve shtëpiake ose të egra.

Madhësia e hapësirës mbrojtëse dhe numri i objekteve prodhuese varet nga zbatimi i llojit të prodhimtarisë. Te hapësirat që shfrytëzohen për prodhimin e rasatit, në pjesën më të madhe të vendit planifi kohet ngritja e leheve dhe objekteve tjera për prodhimin e rasatit. Gjatë ngritjes së serrët të mbrojtur për prodhimin e perimeve, gjatë tërë vitit, në pjesën më të madhe nga hapësira ngrihen serra prej qelqi ngrohëse, ose serra prej plastike, ndërsa ngrihen edhe ob-jekte ose lihet hapësirë e hapur për prodhimin e rasatit në periudhën e vjeshtës ose dimrit.Pas vërtetimit të objekteve të nevojshme prodhuese, bëhet skemë, renditja e objekteve edhe e sipërfaqes prodhuese. Gjatë ngritjes së hapësirave mbrojtëse pranë objekteve prodhuese janë të nevojshme edhe objektet ndihmëse, magazinat, rrugët transportuese. Për ngritjen e 10 ha hapësirë mbrojtëse duhet të ngrihet hapësirë për vendosjen e mekanizmit dhe veglave me

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

206

sipërfaqe prej 50-70 m2, hapësirë për vendosjen mjeteve mbrojtëse, fara dhe repromateriale të tjera me sipërfaqe prej 100 deri 130 m2, hapësirë për vendosjen e kompostit dhe baza tjera ushqyese me sipërfaqe prej 2,500 m2. Duhet të planifi kohet edhe hapësirë për deponimin e mbeturinave bimore dhe mbeturina tjera, hapësirë për vendosjen e ngrohjes qendrore, hapë-sirë për përgatitjen e tokës, hapësirë për vendosjen e ambalazhit, hapësirë për sortim dhe paketim të perimeve etj.

Pas konsolidimit të objekteve prodhuese të nevojshme, objektet ndihmëse dhe rrugicat trans-portuese, bëhet renditje (skemë) e tërë hapësirës në të cilën është locuar hapësira mbrojtëse.

Brezi mbrojtës i erërave

Brezi mbrojtës i erërave

Bre

zi m

bro

jtës i e

rëra

veB

rez

i mb

rojtë

s i erë

rav

e

Pa

rkin

gu

Ndërtesa

administrative

Hapësira për

kalibrim dhe

paketim

DepojaFrigoriferiMagazina

për pranimDepoja

Hy

rja

Sipërfaqja e

gjelbër

Sipërfaqja e

gjelbër

Sipërfaqja e

gjelbër

Sipërfaqja e

gjelbër

Sipërfaqja e

gjelbër

Komunikacioni

Komunikacioni

Komunikacioni

Ng

roh

ja

qe

nd

rore

Serrat prej qelqi Serrat prej

plastike

Hapësira e

hapur

Kanali për mbledhjen e ujit atmosferik

Vendi për përgatitjen e dheut

Figura nr. 110.- Skema e serrat mbrojtëse

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka përmban plani për ngritjen e serrat mbrojtëse?

2. Prej çka varet se cilat masa meliorative do të ndërmerren?

3. Prej çka varet madhësia e hapësirës mbrojtëse dhe numri i objekteve prodhuese?

4. Cilat objekte ndihmëse janë të nevojshme në hapësirën mbrojtëse?

De

po

ni

Prodhimtaria perimore

207

Ndarja e hapësirave mbrojtëse

Hasen lloje të hapësirave mbrojtëse nga më të ndryshmet në të cilat zbatohen teknologji nga më të ndryshmet për kultivimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura.Për prodhimin e kulturave të perimeve, mund të shfrytëzohen llojet e veçanta të hapësirave mbrojtëse (vetëm serra prej plastike, një ose më shumë), por mund të formohen edhe kom-plekse nga më shumë lloje të hapësirave mbrojtëse (serra prej plastike, serra prej qelqi, tunele etj.).Ekzistojnë shumë ndarje të hapësirave mbrojtëse, të cilat mund të bazohen në kushtet të cilat i sigurojnë, kulturat të cilat kultivohen në to, kohën e kultivimit, mënyrën e ndërtimit, mënyrën e ngrohjes, mënyrën e shfrytëzimit etj. Sipas konstruksionit, hapësirat e mbrojtura mund të ndahen në brazda të mbuluara, lehe, vatra, tunele të ulëta, tunele të larta, serra prej plastike, serra prej qelqi dhe oranzheri. Kur ngrohja është vetëm me energji diellore, quhet hapësirë mbrojtëse elementare, ndërsa kur shfrytëzohet burim plotësues i ngrohjes, quhen hapësira plotësisht të mbrojtura, gjegjësisht ekzistojnë brazda të ftohta dhe të nxehta, vende ku hedhet fara (vatër) e ftohtë dhe e nxehtë, lehë të ftohta dhe të nxehta, tunele të ftohta dhe të nxehta, serra prej plastike të ftohta dhe të nxehta, serra prej qelqi të ftohta dhe të nxehta etj.

Brazdat

Dallohen brazdat e ftohta të cilat janë të mbuluara vetëm me pëlhurë polietileni, qelq ose plastikë dhe brazda të ngrohta te të cilat shfrytëzohet bionxehtësia për ngrohje. Së pari bëhen brazdat me thellësi, 30 cm, me distancë ndërmjet brazdave prej 70 deri 80 cm. Te brazdat e ngrohta, në fund të brazdës, vendoset pleh ahuri i padjegur në shtresë prej 15 cm, mbi të cilën vendoset dheu. Në kreshtë të brazdës vendoset pëlhurë polietileni, qelq ose plastikë dhe mbulohen skajet.

Vatrat

Vatrat mund të jenë të ftohta dhe të ngrohta. Mund të jenë të gropuara ose mbi tokësore. Të gropuarat formohen me gërryerje të gropave në tokë me di-mensione 30-40 x 30-40 cm. Në vatrat e ngrohta 1-2 javë, para mbjelljes, vendoset pleh ahuri i padjegur në shtresë prej 15 cm, mbi të cilën vendoset dheu. Në kreshtën e vatrës vendoset pëlhura e polietilenit, qelq ose plastikë dhe mbulohen skajet.Vatrat e mbuluara të ngrohta shfrytëzohen për prod-himin e trangujve, pjeprave, shalqinjve, kungujve dhe lloje të tjera të familjes së kungujve.

Figura nr. 11.- Vatra e mbuluar

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

208

Lehet

Sipas ngrohjes, lehet janë të ndara në lehe të nxehta, gjysmë të nxehta dhe të ftohta.Lehet më së shpeshti shfrytëzohen për prod-himin e rasatit, për shkak të konstruksionit të thjeshtë të tyre. Përveç prodhimit të rasatit, lehet mund të shfrytëzohen edhe për kul-tivimin e perimeve. Ekzistojnë lloje të shumta të leheve të ngrohta varësisht nga mënyra e ngrohjes, konstruktimit dhe qëllimit të prod-himit.Sipas konstruksionit, lehet e ngrohta ndahen në njëkrahësh dhe dykrahësh.Te lehet njëkrahësh ka një rend të kornizave, derisa dykrahëshet janë të ndërtuara nga dy rendeve të kornizave. Lehet mund të jenë të gropuara në tokë ose mbitokësore. Lehet mbitokësore janë më të thjeshta dhe më praktike. Lehet e ngrohta përbëhen nga pjesët në vazhdim: kornizat, arkat, hendeqet, dheu, materiali ose instalimi për nxehje dhe materiali mbulues. Për lehet është dhënë sqarim më i madh në pjesën e parë të librit.

Tunelet

Tunelet janë hapësira mbrojtëse te të cilat sipërfaqja prodhuese është e mbuluar me pëlhurë polietileni. Mund të jenë të ngrohta ose të ftohta. Në raport të lartësisë, tunelet janë të ndara në të ulëta, gjysmë të ulëta gjysmë të larta dhe të larta.

Tunelet e ulëta

Tunelet e ulëta janë me sipërfaqe prod-huese në formë drejtkëndëshi me gjerë-si 0,5-1,5 metra dhe gjatësi sipas nevo-jës, por jo më e gjatë se 20 metra.Mbi sipërfaqen prodhuese, në distancë prej 1 metër, vendosen mbartës të lakuar në formë të harkut, skajet e të cilëve shtypen 10-15 cm në tokë. Distan-ca ndërmjet mbartësve dhe sipërfaqes prodhuese sillet 40-60 cm.Mbartësit mund të jenë nga plastika, hekuri ose shufra druri. Në mbartës vendoset pëlhurë polietileni, në të cilën njëri skaj futet në tokë, ndërsa në skajin tjetër vendosen gurë, tulla, ose material tjetër i cili mundet të largohet gjatë zbu-limit të pëlhurës së polietilenit për ventilim.

Figura nr. 112.- Leha njëkrahësh

Figura nr. 113.- Tunelet e ulëta

Prodhimtaria perimore

209

Tunelet gjysmë të ulëta

Tunelet gjysmë të ulëta janë me dimensione: lartësi 0,7-0,9 metra, gjatësi 10-20 me-tra dhe gjerësi 2-3 metra.Mbartësit janë në formë të harkut nga teli i lakuar, gyp plastike ose gyp i metalit ose profi l. Mbartësit janë të futur 20-25 cm në tokë. Njëra anë e pëlhurës së polietilenit fu-tet në tokë, përderisa tjetra përforcohet me vendosjen e gurëve, tullave dhe material tjetër.

Tunelet gjysmë të larta

Tunelet gjysmë të larta janë me dimensione: lartësi 1,8-2,1 metër, gjatësi 25-50 metra dhe gjerësi prej 2 deri 2,7 me-tra.Mbartësit janë nga plastika, profi le alumini ose material tjetër i zinkuar.Mbartësit ven-dosen në distancë prej 1 deri 1,5 metra, dhe futen 40 cm në tokë.Mbartësit në tokë vendosen në ankerë betoni ose metali. Pëlhura e polietilenit futet në thellësi prej 20 deri 30 cm në tokë nga të dy anët, ndërsa në pjesën e përparme dhe të pasme të tunelit bëhen dyer.

Figura nr. 114.- Tunelet gjysmë të ulëta

Figura nr. 115.- Tunelet gjysmë të larta

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

210

Tunelet e larta

Tunelet e larta janë me dimen-sione: lartësi 2,4-3,6 metra, gjatësi 25-100 metra dhe gjerësi 4,5-7,5 metra. Mbartësit janë nga plas-tika, profi le alumini ose material tjetër i zinkuar me diametër prej 40 mm. Janë të vendosur në dis-tancë prej 1 deri 2 metra dhe janë të futur në tokë 40-70 cm ose janë të ndërtuar nga ankerë betoni. Mbartësit ndërmjet vete mund të jenë të lidhur me tela ose me gypa më të hollë.Për mbulimin e tuneleve të larta, shfrytëzohet foli plastike me trashësi prej 0,15 deri 0,20 mm, por mund të shfrytëzohen edhe pllaka. Në të dy anët e tunelit bëhen dyer, ndërsa në mesin e tuneleve të larta vihen dritare.

Serrat prej plastike

Sipas konstruksionit, serrat prej plastike janë të ngjashme me oranzheritë. Dallohen sipas ma-terialit me të cilin janë mbuluar. Për mbulimin e oranzherive, më së shpeshti shfrytëzohet qelqi, përderisa për mbulimin e serrave prej plastike, përdoret pëlhura e polietilenit me trashësi prej 0,2 deri 0,3 mm. Sipërfaqja prod-huese te serrave të plastikës mund të arrij prej 50 deri 500 m2.Serrat prej plastike mund të jenë të ftohta dhe të ngrohura vetëm me dritë të diellit, por më shpesh ngro-hen me ndonjë nxehës.Ekzistojnë lloje nga më të ndryshme të serrave prej plastike. Mund të hasen si individuale (vetëm një sipër-faqe prodhuese) ose si bllok i serrave të plastikës (më tepër sipërfaqe prod-huese).Mbuloja mund të jetë në dy drejtime, gjysmë rrethore ose ka më shumë kombinime të ndryshme. Pjesët mbartëse të konstruksionit të ser-rave prej plastike mund të jenë nga druri, plastika ose nga metali. Serrat prej plastike mund të shfrytëzohen për prodhimin e rasatit, për kultivimin e bimëve të rritura dhe për prodhim të kombinuar. Në serra të plastikës mund të ndërtohen të gjitha sistemet e nevojshme dhe instalime për organizimin e prodhimit gjatë tërë vitit.

Figura nr. 116.- Tunelet e larta

Figura nr. 117.- Serrat prej plastike të përsosura

Prodhimtaria perimore

211

Oranzheritë

Oranzheritë janë format më të përsosura të hapësirave mbrojtëse.Oranzheritë mund të shfrytëzohen për të gjitha qëllimet dhe atë për prodhimin e bimëve, gjatë tërë vitit, e posaçërisht në periud-hën e dimrit dhe pranverës, për prodh-imin e rasatit, por edhe për prodhimin në të njëjtën kohë edhe të rasatit e edhe kulturave të caktuara. Prodhimtaria në oranzheri mund të jetë e kompjuterizuar dhe tërësisht e automatizuar.Ekzistojnë shumë lloje të oranzherive.Oranzheritë mund të ndahen sipas num-rit të krahëve, njëkrahëshe, dykrahëshe, bllok, dhe fenoformuese.Sipas konstruksionit, oranzheritë janë të ndara në individuale dhe bllok. Sipas qëllimit ndahen në oranzheri për prodh-imin e rasatit, speciale për prodhimin e kulturave të caktuara dhe të kombinuara. Sipas lëvizshmërisë, oranzheritë janë të ndara në të stacionuara, dhe jo të stacionuara. Sipas materialit për mbulim, oranzheritë janë të ndara në serra prej plastike dhe prej qelqi.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si janë të ndara hapësirat e mbrojtura?

2. Si bëhen brazdat?

3. Çfarë mund të jenë lehet?

4. Si janë të ndara tunelet?

5. Cilat janë dimensionet te tunelet e ulëta?

6. Çfarë janë mbartësit te tunelet gjysmë të ulëta?

7. Cilat janë dimensionet e tuneleve gjysmë të larta?

8. Cilat janë dimensionet e mbartësve te tunelet e larta?

9. Me çka janë të mbuluara serrat prej plastike?

10. Si janë të ndara oranzheritë?

Figura nr. 118.- Oranzheri

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

212

Detyra 1

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme të hapësirës së

mbrojtur dhe tento që të vizatosh skemën e serrës së mbrojtur në të cilën do të futësh

të gjitha objektet prodhuese dhe ndihmëse dhe infrastrukturën rrugore. Kur do ta viza-

tosh skemën e serrat e perimeve, tento që të japësh përgjigje në pyetjet:

1. Për çfarë lloji të hapësirës mbrojtëse bëhet fj alë?

2. A funksionon vendi si kopsht i perimeve?

3. Vendi në të cilin është ngritur hapësira mbrojtëse, a siguron prodhim optimal të

kulturave të perimeve?

4. A organizohet prodhimi i kulturave të perimeve, gjatë tërë vitit?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj tabelë në të cilën do ti fusësh dimensionet e të katër llojeve e tuneleve. Bëni kraha-

simin e llojeve dhe përcakto se cilat tunele do të shfrytëzosh për prodhimin e trangujve

me prodhim paraprak të rasatit.

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

213

SERRAT E QELQIT

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

214

Prodhimtaria perimore

215

NOCIONI PËR SERRAT E QELQIT

Serrat e qelqta janë njëri prej llojeve më të përsosura të hapësirave të mbrojtura. Për mbulimin e kopshteve të qelqta shfrytëzohen pllaka të qelqit. Drita e diellit duke kaluar nëpër qelq, liron nxehtësi. Në serrat e qelqta, përveç ngrohjes nga dielli, shfrytëzohen edhe burime plotësuese për ngrohje.

Detyra 1

Bëj vizitë në serrë qelqi më të afërt. Vështro dhe bëj intervistë me personin përgjegjës

dhe me punëtorët, gjegjësisht tento që të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Nga cilat objekte është i ndërtuar serrë qelqor?

2. Cilat kultura kultivohen gjatë tërë vitit?

3. Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat hasen gjatë kohës së prodhimit?

4. Cilat sisteme dhe instalime janë të vendosura në objekte?

5. Me cilat masa rregullohen kushtet në serrën e qelqtë?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtim në internet. Kërko materiale dhe fotografi për kopshte të qelqta. Në orën

për ushtrime, nga materialet e mbledhura, tentoni që të bëni prezantim në grup për ser-

rën qelqor!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

216

Llojet e serrave prej qelqit

Ekzistojnë shumë lloje të serrave prej qelqi. Serrat prej qelqi mund të ndahen sipas formës, sipas materialit nga i cili është i ndërtuar, sipas konstruktimit mbartës, sipas qëllimit, sipas dukjes së mbulesës, sipas mënyrës së ngrohjes etj.Sipas konstruktimit të mbulesës, serrat e qelqit mund të ndahen individuale dhe bllok. Lidhja e bllok serrave prej qelqi, mund të jenë me ndarëse ose pa ndarëse, ndërmjet sipërfaqeve prodhuese.

Maje (kreshtë)Hapje për

ventilimLidhja

Konstruksioni

mbartës

Ulluku

Ulluku

Ventilimi

anësor

Ventilimi

anësor

Figura nr. 119.- Serra qelqore individuale

Serrat qelqore individuale mund të shfrytëzohet për prodhim të përhershëm gjatë tërë vitit. Ventilimi mund të jetë natyral, me sisteme për ventilim dhe i kombinuar. Te kjo serrë qelqore mund të ndërtohen të gjitha sistemet dhe instalimet. Serrat qelqore individuale ngiten në sipërfaqe më të vogla, gjegjësisht sipërfaqja prodhuese arrin deri 500 m2. Gjatësia e serrës qelqore individuale mund të jetë deri 50 metra, ndërsa gjerësia 8 metra. Mbulimi i sipërfaqeve më të mëdha prodhuese shpie deri paraqitja e problemeve me konstruksionin bartës, vendos-jen e mbulesës, hapjen e ventilimit, vendosjen e sistemeve për ujitje etj.

Prodhimtaria perimore

217

Maja (kreshta) Maja (kreshta)

Hapja për ventilim Hapja për ventilimLidhja LidhjaKonstruktimi

bartës

Ulluku

Ulluku

Ulluku

Ventilimi

anësor

Ventilimi

anësor

Figura nr. 120.- Serrë qelqi bllok

Bllok serrat prej qelqi fi tohen me lidhjen e më shumë serrave qelqore individuale. Sipërfaqja prodhuese mund të jetë e ndarë (me parmak) ose e tërë. Rrethimi mund të bëhet me material të tejdukshëm qelqi, pleksiglas ose pëlhurë polietileni.Të rrethuarit bëhet te serrat qelqore te të cilat kultivohen kultura të ndryshme të perimeve ose bëhet me kultivimin suksesiv të një lloji të kulturës së perimeve. Hapësirat e ndara me rrethojë mund të jenë të pajisura me pajisje të ndryshme.Për shembull, në një pjesë mund të kultivohet kultura kryesore, përderisa në pjesën tjetër kul-tivohet para kultura ose kultura plotësuese. Te serrat prej qelqi me sipërfaqe të ndara prod-huese, secila pjesë ka sistem të posaçëm të kontrollimit të kushteve të përshtatura sipas nevo-jave të kulturës.Përveç mbulesës, me vendosje qendrore të majës (kreshtës) dhe dy anëve të pjerrëta simetrike, mbuloja mund të jetë me një anë të pjerrët dhe një anë vertikale. Serrat prej qelqi bllok shfrytëzohen për mbulimin e sipërfaqeve më të mëdha prodhuese.

Figura nr. 121.- Lloji venlo i serrës prej qelqi

Lloji venlo i serrës prej qelqi, për herë të parë, janë shfrytëzuar në Holandë në qytetin Venlo prej ku e kanë marrë edhe emrin. Në një konstruksion bartës të mbulojës, mund të ketë dy kreshta. Ka ventilim të mirë natyror, pasi që anët e mbulesës mund të jenë të hapura në pozi-cionin vertikal.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

218

Zgjedhja e serës prej qelqi

Cili lloj i serrës prej qelqi do të ngrihet varet nga madhësia e sipërfaqes prodhuese, llojit dhe sortës së kulturave të perimeve të cilat kultivohen, llojit të bazës në të cilën kultivohet kulturat e perimeve, gjatësia e sezonit prodhues, nevojës për ngrohje etj.Prej madhësisë së sipërfaqes prodhuese, varet se a do të ngrihet serrë qelqi individuale ose bllok.Serrë qelqi individuale ngrihet në sipërfaqe prej 500 m2, ndërsa në sipërfaqe më të mëdha prodhuese ngrihen serre qelqi bllok. Lartësia e serrës prej qelqit duhet t’i përgjigjet llojit të kulturës dhe vetive të saj biologjike dhe mënyrës së prodhimit.Për shembull, gjatë kultivimit të luleve në saksi, lartësia e serrës qelqore duhet të jetë rreth 2,2 metra, gjegjësisht të mundësoj kryerje të lehtë të masave të nevojshme. Gjatë kultivimit të domateve dhe trangujve në serrë qelqi, lartësia duhet të jetë rreth 2,5 metra.Në konstruksionin bartës, të serrës së qelqit, vendosen të gjitha sistemet dhe instalimet të cilat nuk janë vendosur në tokë, me çka ai duhet ta mbajë tërë peshën e konstruktimit e edhe të mbulesës, të mbulojave dhe sistemeve për kursim të nxehtësisë, sistemeve për ngrohje, ventilimit, për ujitje, furnizim me CO2, punëtorëve, e madje edhe bimët të cilat lidhen me kon-struktimin.Konstruksioni duhet të jetë rezistues në erëra të fuqishme, shira të fuqishëm, dhe ta mbajë ngarkesën nga bora e fuqishme. Konstruktimi duhet të krijoj sa më pak hije, të jetë rezistues në korrozion, të jetë i lehtë për vendosje, të jetë i sigurt për punë etj.

Për ngritje të konstruktimit mbartës shfrytëzohen mate-riale nga metali i cili nuk ndry-shket si alumini, zinku, çeliku, plastika dhe druri. Zbatim më të madh kanë materialet e alu-minit, për shkak se nuk ndrysh-ken dhe janë të lehtë për punë. Druri gjithashtu ka zbatim të gjerë në ndërtimin e konstruk-timit mbartës, veçanërisht në prodhimin organik. Element-eve nga plastika duhet ikur për shkak se nën ndikimin e nx-ehtësisë mund të vjen deri te shtrembërimi i plastikës.

Figura nr. 122.- Konstruksioni mbartës

Prodhimtaria perimore

219

Lokacioni për vendosjen e serrës prej qelqi

Veç se dhamë sqarime se cilat kushte duhet ti plotësoj një lokacion (vend) ku do të jetë ven-dosur hapësira mbrojtëse.Serra prej qelqi duhet të jetë e lokalizuar në vende të pa ndotura, të jetë i mbrojtur nga ndikimi i erërave të fuqishme dhe të ftohta, të jetë i ekspozuar rrezatimit diellor, gjatë tërë ditës dhe të jetë me ekspozim jugor.Lokacioni duhet të jetë në tokë me shtresë të thellë të dheut, me strukturë të mirë dhe i pasur me materie ushqyese, të jetë pak i pjerrtë me çka niveli më i thellë i ujërave nëntokësor, të jetë i furnizuar me arritje të lehtë dhe ujë kualitativ për ujitje, të jetë i siguruar infrastrukturë të nevojshme rrugore, komunikuese dhe infrastrukturë tjetër komunale dhe të jetë në afërsi të drejtpërdrejtë të vendbanimit të fuqisë punëtore kualitative.Sipas zgjedhjes së lokacionit, për ngritjen e serrave të qelqta, bëhet qasje kah marrja e masave meliorative për rregullimin e lokacionit për ngritjen e serrat qelqore.Gjatë ngritjes së serrat qelqore, duhet pasur kujdes në renditjen e hapësirave dhe drejtimit të vendosjes. Drejtimi i vendosjes duhet të sigurojë sa më pak hije nga konstruktimi i serrës qelqore. Serrat qelqore individuale vendosen në drejtim lindje-perëndim, përderisa bllok ser-rat qelqore vendosen me drejtim veri-jug.

Perëndim Perëndim

Jug Jug

Veri Veri

Lindje Lindje

Figura nr. 123.- Drejtimi i vendosjes së serrës prej qelqi

Kontrollo diturinë tënde

1. Si janë të ndara serrat prej qelqi?

2. Çka paraqet serra qelqore individuale?

3. Si duken bllok serrat qelqore?

4. Cilat janë përparësitë e venlo serrave qelqore?

5. Deri te cila madhësi e sipërfaqes prodhuese ngrihet serra qelqore individuale?

6. Cili është roli i konstruksionit mbartës?

7. Nga çfarë materiali duhet të ndërtohet konstruktoni mbartës?

8. Në cilin drejtim vendosen bllok serrat qelqore?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

220

Materiali për mbulim

Mbulesa luan rol shumë të rëndësishëm në sigurimin e kushteve optimale për rritje dhe zhvil-lim të kulturave të kultivuara në serrat prej qelqi kur kushtet e jashtme nuk lejojnë kultivimin e tyre. Për mbulimin e serrave prej qelqi shfrytëzohen pllaka qelqi, por në kohë të fundit mund të shfrytëzohen edhe foli plastike (pëlhurë polietileni), plastikë e tejdukshme dhe materiale tjera.Materiali i cili shfrytëzohet për mbulim duhet që pandërprerë t’i lëshoj rrezet e dobishme të diellit, të jetë i qëndrueshëm, të jetë rezistues në rrezatimin UV, të ketë cilësi të mira ngrohëse dhe izoluese, të jetë rezistues në ndikimet mekanike, të jetë rezistues në ndikimin e pesticideve dhe mjeteve tjera kimike të cilat përdoren në prodhimtari, të jetë me dendësi të mjaftueshme, të jetë i thjeshtë për vendosje etj.

Efekti i serrat qelqore

Rrezatimi i

nxehtësisë hyn

përmes qelqit

Rrezatimi i

nxehtësisë

nuk mund të

del

Figura nr. 124.- Efekti i serrat qelqore

Materiali për mbulim duhet të jetë i depërtueshëm për pjesë e dobishme të dritës, por të jetë i padepërtueshëm për rrezatimin infra të kuq. Depërtueshëm për pjesën e dobishme të dritës duhet të jetë sa më e madhe, veçanërisht në muajt e dimrit kur rrezatimi i diellit është i vogël.Nga ana tjetër, materiali për mbulim duhet ta mban nxehtësinë të cilën e rrezatojnë trupat e nxehtë dhe ta pengon ftohjen e këtyre trupave dhe ftohjen vet hapësirës mbrojtëse.

Prodhimtaria perimore

221

Tabela nr. 2.- Lëshueshmëria e materialeve të ndryshme

Materiali për mbulim % e lëshueshmërisë të pjesës së dobishme nga drita e diellit

% e lëshueshmërisë të energjisë së nxehtësisë

Qelqi njështresor 89-93 0

Qelqi dyshtresor 84-85 0

Pëlhura e polietilenit 91-92 72-75

Polikarbonat i dyfi shtë 81-83 0

Materiali për mbulim, duhet të ketë afat më të gjatë dhe qëndrueshmëri ndaj veprimeve të ndryshme negative, gjatë eksploatimit, shumë lehtë deformohet dhe nuk janë afatgjate.

Figura nr. 125.- Vendosja e mbulojës së qelqit

Qelqi ka qëndrueshmëri më të gjatë kohore dhe mund të shfrytëzohet edhe më shumë se 20 vjet pa i ndodhur deformim dhe dëmtim.Qelqi gjithashtu është rezistues në rrezatimin UV, i cili te materialet e plastikës shkakton shpër-bërjen e molekulave të polietilenit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

222

Pothuajse të gjitha materialet, për mbulim, kanë cilësi të dobëta të nxehtësisë dhe izolimit, pasi që lehtë e lëshojnë nxehtësinë. Që të zvogëlohen humbjet e nxehtësisë nga serrat prej qelqi, bëhen kombinime të materialeve me hapësirën ajrore ndërmjet tyre. Materiali i mirë izolues dhe materiali i cili e kursen nxehtësinë paraqet qelq vakum.Materiali mbulues duhet të jetë rezistues në ndikimet e ndryshme mekanike dhe ngarkesat, siç janë shirat e rrëmbyeshëm, erërat e fuqishme, shtresa më e trashë e dëborës dhe breshri. Dëme më të shpeshta dhe më të mëdha i shkakton breshri duke goditur me fuqi të madhe mbi mbulesën. Në regjionet ku ka paraqitje të shpeshtë të breshrit, mbi mbulesë vendoset rrjetë mbrojtëse.Pesticidet dhe mjetet tjera kimike, të cilat shfrytëzohen për mbrojtjen e bimëve, përmbajnë materie aktive që mund të shkaktojnë dëme mbi materialin mbulues dhe ta prishin funksionin e tyre. Më të ndjeshëm janë materialet nga plastika, përderisa qelqi është relativisht rezistues në veprimin e këtyre materialeve.

Nga dendësia e materialit mbulues varet çfarë do të jetë rezistenca e konstruksionit bartës. Dendësi më të madhe ka qelqi, dhe për këtë gjatë ngritjes së serrave prej qelqi, të cilat janë të mbuluara me qelq, është e nevojshme të shfrytëzohen materiale më të forta për ndërtimin e konstruksionit bartës.Për mbulimin e serrave prej qelqi mund të shfrytëzohen qelqi, akrila, polikarbonatet, pëlhura e polietilenit dhe materiale të tjera.Qelqi është material inert i cili mund të shfrytëzohet edhe deri tridhjetë vjet për mbulimin e serrave qelqore. Nuk dig-jet, dhe është rezistues në ndotës të ndryshëm. Mangësia e qelqit është se dobët u reziston dëmtimeve mekanike. Për mbulimin e kopshteve qelqore shfrytëzohet qelq me trashësi prej rreth 4 mm. Për mbulimin e kopshteve qelqore mund të shfrytëzohet edhe qelqi i dyfi shtë, tulla qelqi me vakum,

të cilat mundësojnë zvogëlimin e humbjeve të nxehtësisë. Qelqi mundet lehtë të montohet në konstruksionin bartës i cili duhet të jetë i përforcuar për shkak të peshës së qelqit. Gjatë verës, qelqi mundet shumë lehtë të lyhet me ngjyrë që të mbrohet serrë qelqor nga rrezatimi i tepërt.Akrili është i ndritshëm, material sintetik rezistues në rrezet UV. Pastërtia është më e madhe për 25 herë në raport me qelqin me trashësi të njëjtë. Është rezistues në polirim dhe lehtë prehet. Akrili është i lehtë për punë. Kur është në formë të pllakave të mëdha lehtë thyhet, ndërsa gjatë lakimit duhet të nxehet.Polikarbonatet janë rezistuese në goditje dhe rezistuese në thyerje. Janë më të forta për 250 herë se qelqi dhe janë shumë

rezistuese ndaj breshrit. Polikarbonatet janë në formë të plakave të ashpra të cilat dobët lako-hen. Mund të jenë të përpunuara edhe në formë të plakave shumështresore të mbushura me ajër ndërmjet hapësirave.

Figura nr, 126.- Qelqi vakum� � " � �

Figura nr. 127.- Pllaka

akrile

Prodhimtaria perimore

223

Pëlhura e polietilenit (foli) paraqet materie të butë me ngjyrë të bardhë të turbullt, e cila lëshon 80-90% nga rrezatimi diellor i dobishëm. Folia është afatshkurtër, rreth 1 viti për shkak të rezis-tencës së dobët ndaj rrezeve UV. Në kohë të fundit, gjatë prodhimit të pëlhurës së polietilenit, shtohen materie të cilat i përmirësojnë cilësitë, me çka fi tohen forma të ndryshme siç janë foli UV, foli termike etj.Edhe përkundër ekzistimit të materialeve të llojeve të ndryshme me të cilat mund të mbulo-hen serrat qelqore, qelqi ende ka përdorim më të madh për mbulimin e serrave prej qelqi.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat kushte duhet t’i plotësojnë materialet për mbulimin e kopshteve qelqore?

2. Cilat materiale shfrytëzohen për mbulimin e serrat qelqore?

3. Cila është përparësia e qelqit?

4. Çka përfaqëson akrila?

5. Si përpunohen polikarbonatet?

6. Cilat janë karakteristikat e pëlhurës së polietilenit?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

224

Sistemet për ngrohje të serrat qelqore

Ngrohja në serrën qelqor mund të jetë natyrale dhe artifi ciale. Ngrohja natyrale është me shfrytëzimin e energjisë së diellit, e cila shndërrohet në energji të nxehtësisë dhe e ngroh serrën e qelqit. Intensiteti i dritës së diellit ka ndikim direkt mbi nivelin e ngrohjes së serrat qelqore. Për ngrohje artifi ciale, të kopshteve qelqore, shfrytëzohen më shumë sisteme dhe instalime.

Në raport të llojit të ngrohjes, serrat qelqore ndahen në katër grupe:

• Serra qelqore pa ngrohje (qelqe të ftohta)• Serra qelqore me ngrohje për mbrojtje • Serra qelqore me ngrohje të pjesërishme • Serra qelqore me ngrohje të plotë

Tabela 3 Ndarja e kopshteve qelqore sipas llojit të ngrohjes

Lloji i serrave të qelqit

Periudha e zbatimit Përparësitë Mangësitë

Serra qelqore të ftohta

Për kultivim të parakulturave dhe kulturave plotësuese me vegjetacion të shkurtër

Çmimi të ulët të ndërtimit pa shpenzime për ngritje të sistemit për ngrohje dhe për lëndë djegëse

Periudhë e shkurtër e shfrytëzimit dhe prodhim të produkteve me çmime të ulëta

Serra qelqore me ngrohje mbrojtëse

Për kultivim të parakulturave dhe kulturave plotësuese me vegjetacion të gjatë

Shpenzime të ulëta për ngritjen e sistemit për ngrohje dhe shpenzime për lëndë djegëse

Shfrytëzimi i pamjaftueshëm i objektit

Serra qelqore me ngrohje të pjesërishme

Gjatë tërë vitit, përveç në dy deri tre muajt më të ftohtë

Mund të shfrytëzohet për prodhimtari gjatë tërë vitit

Shpenzime të larta për ngritjen e sistemit për ngrohje

Serra qelqore me ngrohje të plotë

Gjatë tërë vitit Furnizim me prodhime në periudhën kur çmimet janë më të larta

Shpenzime të larta për ngritjen e objekteve dhe të sistemit për ngrohje, por edhe për lëndë djegëse

Prodhimtaria perimore

225

Serrat qelqore, pa ngrohje, ngrihen në regjione me klimë të butë, pa paraqitjen e temperaturave tepër të ulëta dhe ngricave në periudhë të gjatë të vitit. Perimet e kultivuara në hapësira të til-la, më herët arrijnë për vjelje në krahasim me perimet e kultivuara në vend të hapur, për rreth 1 muaj. Përveç kulturës kryesore këto hapësira mundësojnë kultivimin e rasatit dhe të kulturave rezistuese në të ftohtë gjatë kohës së dimrit ose vjeshtës.Serrat qelqore me ngrohje mbrojtëse, janë hapësira të mbrojtura në të cilat bëhet ngrohja vetëm për mbrojtje nga paraqitja e temperaturave të ulëta dhe ngricave. Te këto hapësira, periudha e kultivimit të kulturës kryesore është e zgjatur. Sistemi për ngrohje në këto hapësira mundëson mbrojtje nga temperaturat e ulëta, por jo edhe arritje të temperaturës optimale për rritjen e kulturave të kultivuara.Serrat qelqore me ngrohje të pjesërishme, sigurojnë kushte për kultivimin e kulturave të perime-ve gjatë pjesës më të madhe të vitit, përveç në muajt më të ftohtë. Objektet mund të shfrytëzo-hen tërë vitin për prodhimin e perimeve. Sistemet për ngrohje, në këto hapësira, mundësojnë vazhdimin e periudhës për ngrohje edhe në muajt e ftohtë me ndërtimin e pjesëve plotësuese ngrohëse.Serrat qelqore, me ngrohje të plotë, janë pjesë përbërëse e të gjitha kopshteve qelqore bash-këkohore. Këto mundësojnë kultivim të pandërprerë të kulturave të perimeve gjatë tërë vitit. Sistemet për ngrohje, në këto hapësira, plotësohen me izolim të mirë të objektit që të mos humbet nxehtësia.Se çfarë sistemi për ngrohje do të zbatohet në serrën qelqor varet nga mënyra e prodhimit. Zgjedhja e sistemit për ngrohje bëhet para ngritjes së serrët qelqor pasi që në bazë të nevojave për ngrohje bëhet edhe zgjedhja e llojit të konstruksionit të serrët qelqor. Gjatë zgjedhjes së sistemit për ngrohje është e nevojshme që të merret parasysh edhe vlera e fuqisë termike të lëndës djegëse, gjegjësisht harxhim i pritur i lëndës djegëse.

Tabela 4 Llojet e ngrohjes sipas periudhës së prodhimit të domates

Sezoni i prodhimit

Koha e mbjelljes së

farës

Koha e rimbjelljes

Fillimi i vjelljes Lloji i ngrohjes

Në dimrin e hershëm

1-10 Gusht 1-15 Shtator Në fi llim të dhjetorit

Ngrohje e plotë

Dimër 15 Shtator 1-15 Nëntor Në fund të janarit

Ngrohje e plotë

Në pranverën e hershme

Nëntor Janar Në mars Ngrohje e plotë

Pranverë 15-30

Dhjetor

15-28

Shkurt

Në fund të prillit Ngrohje e pjesërishme

Në vjeshtën e vonshme

15-30

Qershor

15-30

Korrik

Në fi llim të shtatorit

Ngrohje mbrojtëse

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

226

Fuqia termike e nevojshme, e sistemeve për ngrohje, varet nga ndikimi i temperaturave të ulëta në mjedisin e serrave qelqore dhe nga temperatura minimale e lejueshme e ajrit në ob-jekt. Temperatura e mjedisit mund të ndryshoj gjatë vitit sipas sezoneve, por edhe gjatë ditës. Për përmirësimin e ngrohjes në serrat qelqore gjatë natës, kur temperaturat janë shumë më të ulëta, por edhe gjatë ditës me paraqitjen e temperaturave të ulëta, praktikohet zvogëlimi i hapësirës e cila ngrohet me vendosjen e perdeve termike.Sistemet për ngrohje varen nga materiali për ngrohje i cili shfrytëzohet në serrën qelqor. Për ngrohje, në serrat qelqore, shfrytëzohen sisteme për ngrohje me ujë të ngrohtë, me ajër të nx-ehtë dhe sisteme kombinuese.Ngrohja e kopshteve qelqore, me materiale për djegie direkte, gjegjësisht me tymosje praktiko-het vetëm si ngrohje për mbrojtje në kopshte qelqore më të vogla dhe për pasurimin e serrat qelqore me dioksid karboni (CO2). Si material për ngrohje shfrytëzohet gazi ose ndonjë mate-rial tjetër i cili nuk len materie të dëmshme. Për ngrohje afatshkurtër, mund të shfrytëzohen edhe furra të ndryshme të lëndës djegëse të ngurtë, të cilët sillen në objekt sipas nevojave.Sistemi për ngrohje me ajër të nxehtë, duhet të siguroj renditje të mirë të temperaturës në ob-jekt, gjegjësisht të mos ekzistojnë vende të ftohta ose vende tepër të nxehta në objekt. Përveç për ngrohje, sistemi për ngrohje mund të shfrytëzohet edhe për shkrirjen e borës dhe largimin e mjegullës nga objekti. Për ngrohje ajrore shfrytëzohen gjeneratorët me ajër të nxehtë (termogjene). Punojnë në princip të fryrjes së ajrit të nxehtë dhe shpërndarje të drejtë në objekt.Ngrohja me ajër të nxehtë mund të zbatohet si sistem kryesor për ngrohje në serrat qelqore me ngrohje mbrojtëse dhe të pjesërishme dhe si ngrohje plotësuese gjatë kohës së periudhave më të ftohta në serrat qelqore me ngrohje të plotë. Rrymimi i ajrit të nxehtë shkakton rritjen e transpirimit tek bimët.

� �

Figura nr. 128.- Sistemi për ngrohje me ajër të nxehtë

Prodhimtaria perimore

227

Për ngrohje me ujë të nxehtë, në objekte, montohen sistemet prej gypave përmes të cilëve nxehtësia lirohet në hapësirë. Sistemi prej gypave duhet të sigurojë renditje të volitshme të nxehtësisë në tërë objektin. Gypat mund të ven-dosen sipërfaqësisht, në rende të për-shtatshme sipas nevojës së kulturës ose nën tokë me ç’ rast bëhet edhe ngrohja e tokës.Ngrohja e ujit kryhet jashtë serrat qelqore në kazanë. Ngrohja me ujë të nxehtë zbatohet te serrat qelqore me ngrohje të pjesërishme dhe të plotë.Si burim i energjisë për ngrohje të kop-shteve qelqore mund të shfrytëzohet edhe biongrohja, por vetëm te serrat qelqore të thjeshta, pasi që përgatitja dhe shfrytëzimi i biongrohjes kërkon angazhim të fuqisë së madhe punëtore dhe harxhime plotësuese.

Pompa e nxehtësisë Ajri i ngrohur

Temperatura në tokë 160C-220C

gypi

Temperatura maksimale 500C Temperatura mesatare 350C

Figura nr. 130.- Sistemi për ngrohje me zorrë (gyp) nën tokë

Figura nr. 129.- Sistemi për ngrohje me ujë të

nxehtë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

228

Si burim i energjisë për punën e sistemeve mund të shfrytëzohen nafta (mazuti), gazi natyror, druri ose lëndëve djegëse tjera të ngurta.Për ngrohjen e kopshteve qelqore, mund të shfrytëzohet edhe energjia elektrike, por shfrytëzi-mi i saj paraqet burim shumë të shtrenjtë për ngrohje. Energjia solare, gjithashtu, mund të shfrytëzohet si burim i energjisë për ngrohjen e kopshteve qelqore. Energjia solare është burim i lirë, por paraqitet problem në ditët me rrezatim të zvogëluar diellor.Për ngrohjen e kopshteve qelqore, mund të shfrytëzohen edhe ujërat natyror gjeotermal, të cilët paraqesin burim të shkëlqyeshëm dhe të lirë, të ujit të nxehtë për ngrohje. Përdorimi i ujërave gjeotermal është i kufi zuar, pasi që objektet duhet të jenë të ndërtuara në afërsi të burimit të ujit gjeotermal ose të bëhet sistem për sjelljen e ujit gjeotermal deri te objektet që paraqet investim shumë të shtrenjtë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si janë të ndara serrat qelqore sipas ngrohjes?

2. Pse shfrytëzohen serrat qelqore me ngrohje të pjesërishme?

3. Nga çka varet zgjedhja e sistemit për ngrohje?

4. Cilat sisteme shfrytëzohen për ngrohje në serrat qelqore?

5. Çka duhet të mundësoj sistemi për ngrohje me ajër të nxehtë?

6. Çfarë mund të jetë ngrohja me ujë të nxehtë?

7. Çka mund të shfrytëzohet si lëndë djegëse ose burim i energjisë për ngrohje të

kopshteve qelqore?

Prodhimtaria perimore

229

Baza (themeli) për prodhim në serrat qelqore

Si bazë për prodhim, në serrat qelqore, mund të shfrytëzohet toka (dheu) ose substrat i ngurtë. Dheu i rëndomtë shumë rrallë shfrytëzohet si bazë në serrat qelqore. Substrati përfi tohet me përzierjen e mineraleve dhe plehrave të ndryshëm organik. Kultivimi i kulturave të perimeve, në kopshte qelqore, mund të jetë edhe pa përdorimin e dheut dhe substrateve të forta, gjegjësisht kur sistemi rrënjor zhvillohet në tretësirë ujore (hi-dropone) ose në hapësirë ajrore (aeropoei). Këto janë sisteme më të përsosura të kultivimit të kulturave të perimeve në kopshte qelqore.

Toka (dheu) si bazë shfrytëzohet te serrat qelqore më të thjeshta, përderisa te ato më të për-sosura, si bazë shfrytëzohet substrati. Teknologjitë të cilat zbatohen gjatë prodhimtarisë në bazën e dheut, në serrat qelqore, janë të ngjashme me teknologjitë të cilat zbatohen gjatë kultivimit në vend të hapur.Toka paraqet mjedis natyror në të cilën jetojnë mikroorganizma të caktuar, bimë dhe shtazë të ndryshme. Një pjesë e këtyre organizmave shkaktojnë dëme në kulturat të cilat kultivohen, dhe për këtë shkak është e nevojshme shkatërrimi i tyre.Shkatërrimi i shkaktarëve të dëmeve kërkon marrjen e masave plotësuese të cilat e ngarkojnë prodhimin.Prodhimi intensiv i perimeve, në serrat qelqore, shpie deri te varfërimi i tokës dhe prishjen e strukturës së tokës dhe është e nevojshme ripërtëritja e vazh-dueshme e tokës ose zëvendësimi me tokë (dhe) të re.Përgatitja e tokës duhet të siguroj kushte për kultivimin e rasatit ose bimëve të rritura. Dheu më së shpeshti përgatitet në vetë sipërfaqe ose në afërsi direkte.Në tokë, e cila shfrytëzohet në ser-rat qelqore, kryhet dezinfektimi për shkatërrimin e shkaktarëve të dëmeve, sëmundjeve dhe shkatërrimit të farave të barojave. Me dezinfektimin e tokës, zvogëlohet mundësia për paraqitjen e tyre dhe shkaktimin e dëmeve. Dezinfektimi i tokës bëhet me masa fi zike dhe kimike dhe procedura. Prej masave dhe procedurave fi zike, dezinfektimi i tokës më së shpeshti bëhet me përdorimin e ujit të nxehtë ose me avull uji. Masat dhe procedurat kim-ike, për dezinfektimin e tokës, janë më të thjeshta dhe më praktike. Për dezinfektimin e tokës, shfrytëzohen tretësira të ndryshme të mjeteve kimike.

Figura nr. 131.- Hapësira e mbrojtur me bazë të

tokës (dheut)

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

230

Substratet mund të përshtaten sipas nevojave të llojeve të caktuara të bimëve, e madje edhe sipas nevojave të një bime në fenofaza të caktuara të rritjes. Substrati i mirë duhet t’i siguroj bimës furnizim me të gjitha materiet e nevojshme ushqyese dhe furnizim kualitativ me ujë gjatë tërë kohës së vegjetacionit të bimës.Bimët, e kultivuara në substrat, zhvillojnë sistem rrënjor më të cekët, por japin rendi-mente më të larta.Përparësia e shfrytëzimit të substrateve është në mundësinë për largim të plotë të paraqitjes së sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Substratet japin mundësi për kontrollim të plotë të furnizimit me ujë dhe materie ushqyese.Me shfrytëzimin e substrateve zvogëlo-hen harxhimet për ngrohjen e tërë tokës dhe për dezinfektimin e tokës. Substratet mund të përdoren në forma dhe madhësi të ndryshme. Gjatë shfrytëzimit për prodhim të rasatit, substratet mund të vihen në saksi, të përgatitet në saksi ose bimët të kultivohen direkt në substrat. Gjatë kultivimit të bimëve në substrat si bazë, substrati vendoset në bazë të fortë (beton ose tokë të mbuluar me foli).Si substrate mund të shfrytëzohen materiale të ndry-shme si lesh guri, torfë, torfë kokosi, perliti, vermikulit etj.

Leshi guror përpunohet me përzierjen e shkëmbin-jve mirë të imtësuar me prejardhje vullkanike dhe ba-zalt, ose me përzierjen e bazaltit me koks ose gëlqere. Prodhohen në formë të pllakave, të katrorëve ose në formë të granulave. Dendësia e leshit guror sillet 60-90 kg/m3. Leshit guror është material inert dhe steril me porozitet të mirë i cili nuk shpërbëhet dhe sigu-ron regjim ujoro-ajror të mirë. Leshi guror paraqet bazë të mirë. Leshi guror shërben si rezervar për ujë dhe materie ushqyese. Materiet ushqyese treten në ujë dhe përcillen deri te leshi guror përmes sistemit për fertirigim.

� �

� � �

Bima e kultivuar në

substrat

Bima e kultivuar në

dhe (tokë)

Figura nr. 132.- Krahasimi i bimëve të

kultivuara në tokë dhe substrat

� � �Figura nr. 133.- Kultivimi në leshin

guror

Prodhimtaria perimore

231

Lesh kokosi përfi tohet me bluarjen e mbështjellësit të jashtëm të kokosit, ndërsa torfa e kokosit përfi tohet kur leshi i kokosit përzihet me torfë. Ka regjim të mirë ujoro-ajror. Përpunohet në formë të presuar dhe është i mirë për bazë gjatë prodhimtarisë organike në kopshte qelqore.

Torfa përfi tohet me zbërthim të pjesërishëm të bimëve gjatë një periudhë më të gjatë kohore në kushte të lagështa. Dallohen shumë lloje të torfave, varësisht nga vendi ku është krijuar, mënyrës së zbërthimit dhe kohës së zbërthimit. Për kultivimin e bimëve, mund të shfrytëzohet material i veçantë ose të përzihet me ma-teriale tjera. Mund të shfrytëzohet edhe për përmirësimin e cilësive ujoro-ajrore të tokës. Më së shpeshti prodhohet në formë të katrorëve të mëdhenj të presuar. Torfa e mirë ka vlerë të të pH njëjtë dhe stabile. Perliti dhe vermikuliti janë materie minerale me prejardhje vullkanike në formë të granulave të imëta me diametër prej 2 mm. Mund të shfrytëzohet si material homogjen ose të përzihet me torfë ose material tjetër për përmirësimin e regjimit ujoro-ajror dhe cilësive tjera mekanike dhe fi zike. Perliti dhe vermikuliti kanë vlerë neutrale të pH dhe kapacitet ujor të fushor (KUF) të lartë.

Figura nr. 135.- Perlit Figura nr. 136.- Vermikulit

Figura nr. 134.- Lesh kokosi

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

232

Kultivimi në sisteme ujore dhe ajrore (hidropone dhe aerate)

Në kohë të fundit, më shpesh zbatohet kultivimi i kulturave të perimeve në vend të hapur ose në sisteme të mbrojtura me përmbajtje të lëngët ose të gaztë, pa përdorimin e dheut ose substratit.Këto sisteme mundësojnë kontrollimin e plotë e të gjitha kushteve për kultivim dhe përfi tim të rendimenteve më të larta. Si sisteme më të shpeshta të cilat hasen janë hidroponi dhe aeroponi.

Hidroponi

Me sistem hidropon të kultivimit, rrënja e bimëve përkohësisht ose vazhdimisht gjendet e zhy-tur në tretje ujore. Rrënja e bimës gjendet në kanalin e mbyllur të plastikës (hidrokanal), në të cilin në pjesën e poshtme të kanalit vazhdimisht lëviz tretësira ujore e pasur me materie ush-qyese. Në pjesën e poshtme të kanalit vendoset material poroz i cili mundëson zhvillim normal të sistemit rrënjor. Hidrokanali është i lidhur me rezervar në të cilin rrjedhë tretësira ujore me materie ushqyese. Në rezervar bëhet riciklimi i tretësirës ujore dhe me ndihmën e pompave tretësira prapë lëshohet në hidrokanal.

Gypi për

drenazhi

Sipërfaqja prodhuese

Hidrokanali

Tretësira

ujore

ushqyese

Pompa

Figura nr. 137.-Sistemi hidropon (NFT) Nutrient fi lm technic

Prodhimtaria perimore

233

Aeroponi

Aeroponet paraqesin sisteme të kultivimit të cilët përbëhen nga sistemi i gypave me vrima në të cilat është i vendosur sistemi rrënjor i bimëve.Sistemi rrënjor i bimëve vazhdimisht ose në periudha gjendet në mjegull të ngopur (aerosol) në të cilën janë të tretura materiet e nevojshme ushqyese. Ky sistem mundëson që bimëve zu jepet ushqimi i balancuar, varësisht nga nevojat e bimëve dhe fazave në të cilat gjenden.

Mjegulla

Tretësira ujore

Pompa Sprej curril

Figura nr. 138.- Aeroponi

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka shfrytëzohet për bazë në serrat qelqore?

2. Cilat janë karakteristikat e tokës dhe a është mirë të shfrytëzohet për bazë në kop-

shte qelqore?

3. Cilat janë përparësitë e substratit si bazë?

4. Cilat lloje të substrateve shfrytëzohen në serrat qelqore?

5. Cilat janë karakteristikat e leshit guror?

6. Si përfi tohet leshi i kokosit?

7. Çka përfaqëson torfa?

8. Pse shfrytëzohen perliti dhe vermikuliti?

9. Çka paraqesin hidroponet?

10. Çka paraqesin aeroponet?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

234

Sistemet për ventilim

Ajri i cili gjendet në brendinë e serrës qelqore dallohet nga ajri i jashtëm sipas temperaturës, përmbajtjes së avullit të ujit, CO2 dhe gazrave tjerë.Sistemet për ventilim duhet të mundësojnë ndërrimin ndërmjet ajrit në objekt dhe ajrit të jashtëm. Sistemet për ventilim shfrytëzo-hen për rregullimin e përmbajtjes së gazeve të caktuara në ajër (para së gjithash CO2), për rregullimin e temperaturës, për rregullimin lagështisë etj.Ventilimi mundet të jetë natyror dhe artifi -cial. Rregullimi i ventilimit mund të jetë me dorë, gjysmë automatik dhe automatik.Ventilimi natyror shfrytëzohet kur ka nevojë për zvogëlim më të madh të temperaturës në serrën qelqor.Ventilimi natyror, ndodh si rezultat i dendë-sisë së ndryshme të masave ajrore dhe lëviz-ja e masave ajrore që të vjen deri te barazimi i dendësisë. Dendësia e ajrit varet nga tem-peratura. Gjatë temperaturës ajri bëhet më i rrallë dhe ngrihet më lartë, derisa ajri më i ftohtë bie poshtë. Sasia e rrjedhjes së ajrit varet nga dallimi në dendësinë e ajrit të ftohtë dhe të nxehtë, erës dhe madhësisë së vrimave. Që të jetë ventilimi natyror efi kas, është e nevojshme që sipërfaqja e vrimave të përfshijë 20-30% të sipërfaqes së përgjithshme të bazës së objektit.

Vrimat për ventilim natyror vendosen në anën e për-parme dhe të pasme, të anëve të thepisura dhe në mbulesë. Te serrat qelqore më të përsosura, ventilimi natyror zhvillohet përmes vrimave të mbulesës.Hapja e vrimave mund të jetë me dorë, gjysmë au-tomatike dhe automatike. Më së shpeshti hapja është me ngritjen e vrimave ose hapjes përpjetë të tërë mbulesës, me çka mundësohet ventilimi maksimal.Gjatë kohës së keqe, reshjeve dhe shirave të rrëm-byeshëm dhe breshrit dhe paraqitjes së erërave të fuqishme, vrimat mbyllen që të mos dhe vjen deri te dëmtimi i mbjelljeve dhe konstruksionit.

Vrima në mbulesë

Përzierja e

ajrit

Figura nr. 139.- Lëvizja e ajrit në hapësirën

mbrojtëse

Figura nr. 140.- Vrima në mbulesë

Prodhimtaria perimore

235

Figura nr. 141.- Hapja e vrimave të mbulesës

Në vrimat për ventilim mund të vendosen rrjeta për pengimin e depërtimit të insekteve në serrën qelqor, por edhe për pengimin e largimit të insekteve të dobishme (brumbujt) të cilat shfrytëzohen për pluhurim. Rrjetat e zvogëlojnë in-tensitetin e përzierjes së ajrit dhe mund të pengo-jnë në hapjen dhe mbylljen e vrimave.Ventilimi artifi cial (i detyrueshëm) bëhet me ventila-tor aksial të cilët e largojnë ajrin nga brendia e ser-rave qelqore.Ky ventilim praktikohet në regjionet ku temperatu-rat janë mbi 300C. Këta ventilator mund ta ndërrojnë përmbajtjen e ajrit në serrat qelqore për 20-30 herë, gjatë një ore. Ky sistem është mjaft i shtrenjtë dhe plotësisht e ngarkon konstruktimin bartës, por edhe krijon hije mbi bimët.Në rast të temperaturave ekstreme të larta dhe lagështisë relative të ulët të ajrit zbatohet orientimi i ajrit kah pllakat e zbrazëta nëpër të cilat lëshohet shtresë e hollë e ujit, me çka mundësohet ftohje plotësuese e ajrit, por në të njëjtën kohë edhe lagështim e ajrit. Sistemi i tillë mund ta zvogëloj temperaturën për 150C.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cila është detyra e sistemit për ventilim?

2. Çfarë mund të jetë ventilimi tek serrat qelqore?

3. Si kryhet ventilimi natyror?

4. Ku vendosen vrimat për ventilim tek serrat qelqore?

5. Sa sipërfaqe duhet të zënë vrimat?

6. Si kryhet ventilimi artifi cial?

7. Për sa shkallë mund të zvogëlohet temperatura me ventilim artifi cial?

Figura nr. 142.- Ventilatorët aksial

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

236

Sistemet për ujitje

Uji ka rol të rëndësishëm te bimët, gjegjësisht ka shumë funksione, merr pjesë në procesin e fotosintezës, shërben për ftohje të bimëve (transpirim), shërben për pranimin e materieve ushqyese etj.Për ujitjen e kopshteve qelqore, mund të shfrytëzohet uji nga puset, ujësjellësi, uji atmosferik, uji nga rrjedhjet natyrore (lumenj, përroska) dhe uji i liqenit, lumenjve, moçaleve dhe basene-ve të ndryshme. Para ndërtimit të serrat qelqore duhet të bëhet analizë e sasisë së ujit të ar-ritshëm dhe i kualitetit të ujit i cili shfrytëzohet për ujitje.

Sasia e ujit, mënyra dhe koha e ujitjes, varen nga lloji dhe nga faza e zhvil-limit të kulturës së kultivuar, kualitetit të ujit, llojit të bazës, mënyrës së kul-tivimit dhe mikroklimës në serrën qelqor.Nevojat për ujë te llojet e ndryshme të kulturave janë të ndryshme. Gjatë kultivimit të më shumë kulturave, në kopshte qelqore, është e nevojshme edhe grupimi i kulturave, sipas nevo-jave për ujë.

Bimët, në fazat fi llestare të rritjes dhe zhvillimit kanë masë më të vogël gjethore dhe nevojë më të vogël për ujë, pasi që transpirimi është i vogël. Me rritje rritet nevoja për ujë.Kualiteti i ujit është shumë i rëndësishëm për shkak se prej tij varet sasia e ujit e cila do të shfrytëzohet për ujitje, për larjen e sub-strateve dhe madhësisë së sistemit dre-nazh.Lloji dhe forma e bazës, gjithashtu ka rol të madh për ujitjen e bimëve. Gjatë kultivimit në tokë, është e nevojshme kontrollimi i vazhdueshëm i lagështisë së tokës që të mos vjen deri te tharja për shkak të mungesës së ujit ose lagështisë së tepërt, për shkak të sasisë tepër të madhe të ujit të shtuar.Gjatë kultivimit në substrat ujitja është e automatizuar dhe bëhet sipas skemave të caktuara. Numri i ujitjeve gjatë ditës, mund të jetë e ndryshme. Gjatë kultivim-it në leshin guror, numri i ujitjeve mund të jetë më shumë se 30 herë, te perliti 20-25 herë, te torfa 10-15 herë, te toka 3-5 herë.

� �

�Figura nr. 143.- Sistemi për spërkatje

Figura nr. 144.- Sistemi për ujitje gjatë

kultivimit në leshin guror

Prodhimtaria perimore

237

Për përcaktimin e nevojave për ujitje bëhet kontroll e cila mund të jetë or-ganoleptike, me përdorimin e instru-menteve (tensiometër), por edhe me kontroll të sistemit drenazh.Me ujë për ujitje bëhet të ushqyerit e bimëve me materie të nevojshme ush-qyese (fertirigimi). Sasia e materieve ushqyese rregullohet në bazë të anal-izës së ujit dhe tokës, llojit dhe fazës së zhvillimit të bimës, periudhës së kultiv-imit dhe ndriçimit ditor.Materiet ushqyese shtohen dhe treten në ujë sipas recetave të bëra në bazë të nevojave për materie ushqyese të llojit dhe fazës së zhvillimit të bimëve dhe kushteve në të cilat kultivohet. Shtimi i materieve ushqyese mund të bëhet me dorë ose automatike me shfrytëzimin e dozatorëve.

Figura nr. 146.- Sistemi për ujitje “pikë pas pike”

Për ujitje në kopshte qelqore, më së shpeshti shfrytëzohen sistemet me gypa të perforuara (me vrima), sistemet me mikrospërkatje dhe spërkatësit (spërkatje) dhe gjithashtu edhe siste-

Figura nr. 145.- Sistemi për fertirigim

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

238

mi “pikë- pikë”. Cili sistem do të shfrytëzohet për ujitje, varet nga lloji i bimëve dhe mënyrës së prodhimit. Gjatë kultivimit në tokë, mund të shfrytëzohen pothuajse të gjitha sistemet, gjatë kultivimit të rasatit në saksi, më mirë është nëse shfrytëzohet sistemi “pikë - pikë”, ndërsa gjatë kultivimit në leshin guror, mund të shfrytëzohet vetëm sistemi “pikë - pikë”.

Kontrollo diturinë tënde

1. Prej ku mund të shfrytëzohet uji për ujitje në serrat qelqore?

2. Kur duhet të vërtetohet kualiteti i ujit për ujitje në serrat qelqore?

3. Si vërtetohen sasitë e nevojshme të ujit për ujitjen në serrat qelqore?

4. Sa herë ujiten kulturat varësisht nga baza?

5. Çka është fertigirimi?

6. Cilat sisteme shfrytëzohen për ujitje në serrat qelqore?

Prodhimtaria perimore

239

Sistemet për dozim me dioksid karboni (CO2)

Gjatë prodhimit intensiv, në serrat qelqore, bimët intensivisht e shfrytëzojnë CO2, për shkak se paraqitet mungesa e CO2. Mungesa e CO2 mund të shkaktoj zvogëlim të intensitetit të fo-tosintezës, ndërsa me këtë edhe zvogëlimin e rritjes dhe zhvillimit të bimëve dhe ulje të lartë-sisë dhe kualitetit të rendimenteve.Përqendrimi i zvogëluar i CO2 paraqitet gjatë ditës, gjatë kohës së zhvillimit të fotosintezës, kur bimët intensivisht e shfrytëzojnë. Gjatë natës, përmbajtja e CO2 rritet për shkak të pro-cesit të frymëmarrjes së bimëve.Rritja e përmbajtjes së CO2 në serrat qelqore, arrihet me shtimin e lëndëve djegëse të cilët vendosen në serrën qelqor, me shtimin e CO2 të pastër dhe me largimin e tymrave të gazrave të cilët fi tohen gjatë djegies të lëndëve djegëse në sistemet për ngrohje (kazanë) të serrët qelqor.Rritja e përmbajtjes së CO2, në serrat qelqore, arrihet edhe me ventilim.Mënyra më e thjeshtë për rritjen e përmbajtjes së CO2 është me djegien e gazit natyror, vajgu-rit, parafi nës, metanit, propanit, ose mate-rie tjetër. Në këtë mënyrë dukshëm rritet përqendrimi i CO2, ndërsa rendimentet nga kultura e kultivuar mund të rriten edhe për 20-50%. Sistemet për ndriçim dhe hijezim

Gjatë periudhës dimërore, paraqitet mung-esa e dritës së diellit për shkak të ndriçimit të shkurtër diellor, por edhe për shkak të paraq-itjes së shpeshtë kohës me vranësi. Ndriçimi i zvogëluar diellor, dëmshëm shprehet mbi zhvillimin e kulturave të kultivuara, por edhe në përfi timin e rendimenteve kualitative. Ndriçimi i zvogëluar diellor ndikon edhe në kualitetin e kryerjen e detyrave të punës në serrën qelqor.

Figura nr. 147.- Dozatori i CO2

Figura nr. 148.- Llamba

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

240

Figura nr. 149.- Serrë qelqore e ndriçuar

Për përmirësimin e ndriçimit shfrytëzohen sisteme nga llambat cilat japin dritë që është e përafërt me vet spektrin e ndriçimit ditor. Gjatë muajve të verës dhe ditëve me më shumë rrezatim diellor, paraqitet nevoja për mbrojtje nga rrezatimi tepër i madh diellor që mund të shkakton dëme siç janë rritja e transpirimit, zvogëlimi i turgorit dhe vyshkjes së bimëve, e madje edhe paraqitja e djegieve të fryteve dhe pjesëve të bimës. Për mbrojtje nga rrezatimi i tepërt bëhet lyerja e mbulesës së serrave qelqore me gëlqere ose me ndonjë materie tjetër, mbulimi i kulmit (mbulesës) me rrjetë mbrojtëse, vendosja e folive plotësuese mbrojtëse nën mbulesë etj.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse është i nevojshëm shtimi i CO2 në kopshte qelqore?

2. Si kryhet shtimi i CO2 në kopshte qelqore?

3. Kur zbatohet ndriçimi artifi cial i kopshteve qelqore?

4. Çka shfrytëzohet për hijezimin e kopshteve qelqore?

Detyra 1

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës paraprake të serrët qelqor dhe

vizato skemën e serrës qelqore!

Krahasoj informatat e fi tuara dhe përshkruaj cilat sisteme janë të arritshme në serrën

qelqore!

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Zgjedhe një lloj të serrës qelqore dhe defi noj të gjitha sistemet të cilat duhet t’i ketë lloji

i zgjedhur i serrës qelqore!

Në orë të ushtrimeve, ndahuni në grupe dhe bëni krahasimin e serrave qelqor, e pastaj

bëni prezantimin e përbashkët!

Prodhimtaria perimore

241

SHFRYTËZIMI I HAPËSIRAVE

TË MBROJTURA

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

242

Prodhimtaria perimore

243

NOCIONI PËR MBJELLJE ALTERNATIVE TË KULTURAVE

Mbjellja alternative e kulturave është ndërrimi sistematik i kulturave sipas kohës dhe

hapësirës.

Elemente të mbjelljes alternative të kulturave janë ndërrimi-fushës, ndërrim-kulturash dhe rro-tacioni.

Ndërrim-fushe është ndërrimi i kulturave sipas kohës.

Ndërrim-kulturash është ndërrimi i kulturave sipas hapësirës.

Rrotacioni e paraqet kohën që është e nevojshme që një kulturë e kultivuar t’i kalojë të

gjitha fushat.

Mbjellja alternative e kulturave është radhitje (skemë) e kulturave të kultivuara në të cilën ato ndërrohen, prej viti në vit duke e ndjekur secilën fushë (arë, parcelë).

Detyra 1

Bëj vizitë në hapësirën e mbrojtur më të afërt. Bëj intervistë me personin përgjegjës dhe

të punësuarit, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura i kultivon gjatë vitit në hapësirën e mbrojtur?

2. Sipas cilës renditje i kultivon kulturat e perimeve?

3. A bën kombinim të kulturave të perimeve të kultivuara në hapësirë të mbrojtur dhe

në të hapur?

4. A i kultivon të njëjtat kultura për çdo vit?

Rezultatet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtim në internet. Kërko material për zbatim të mbjelljes alternative të kulturave

në hapësira të mbrojtura. Në orë të ushtrimeve, nga materialet e mbledhura mundohuni

të bëni prezantim grupor për zbatim të mbjelljes alternative të kulturave në hapësirat e

mbrojtura!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

244

Vendi i kulturave të perimeve gjatë kultivimit në hapësirat e mbrojtura

Në prodhimtarinë e perimeve, e sidomos gjatë prodhimit të perimeve në hapësirat e mbroj-tura, zbatohet prodhimi intensiv, me ç’rast rëndësi të madhe i jepet ndërrim-kulturave.

Qëllimi kryesor i kultivimit të kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura, paraqet shfrytëz-imin maksimal të hapësirës së mbrojtur, gjatë tërë vitit. Për këtë shkak, zbatimi i mbjelljes al-ternative në tërësi është i kufi zuar. Planifi kimi, se cilat kultura të perimeve do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur, zakonisht bëhet edhe në raport me kërkesat e tregut, gjë që në mënyrë plotësuese e vështirëson zbatimin e mbjelljes alternative të kulturave. Megjithatë, ekziston ndërrim i kulturave në hapësirën e mbrojtur sipas kohës.

Gjatë organizimit të prodhimit, kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura, mund të kultivo-het si monokulturë, kulturë kryesore, parakulturë, kulturë plotësuese, meskulturë dhe nënkulturë.Në cilin vend do të përfaqësohet kultura e kultivuar, para së gjithash varet nga qëllimi i prod-himit në hapësirën e mbrojtur.

Kultivimi i kulturës së njëjtë në hapësirë të mbrojtur, shumë vite me radhë, quhet kultivimi i monokulturës. Kultivimi i kulturave të perimeve në monokulturë, shkakton shumë pasoja të dëmshme siç janë shkatërrim të pjellshmërisë së tokës, grumbullim të komponimeve të dëm-shme në tokë, grumbullim të farave të barojave, shkaktarë të sëmundjeve dhe dëmtuesve në tokë, përkeqësim të strukturës së tokës etj. Ekzistojnë shumë pak kultura të perimeve që mund të kultivohen si monokulturë.

Si kulturë kryesore, konsiderohet kultura që më gjatë kultivohet në hapësirën e mbrojtur ose që jep rendiment ose të ardhura më të mëdha. Planifi kimi i kulturave të perimeve që do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur, varet nga koha e kultivimit të kulturës kryesore. Si kultura kryesore te ne, më së shpeshti kultivohen trangulli, speci, domatja dhe kulturat tjera me veg-jetacion të gjatë. Gjatësia e kultivimit të kulturës kryesore sillet prej 60 deri 180 ditë. Koha e kultivimit të kulturës kryesore mund të shkurtohet nëse më parë prodhohet rasati, kurse për atë kohë, hapësira e mbrojtur të shfrytëzohet për kultivim të ndonjë kulture tjetër. Kultura kryesore, zakonisht është e dedikuar për prodhim në periudhën e dimrit dhe të pranverës, me ngrohje të rregullt të hapësirës së mbrojtur.

Si parakulturë konsiderohet kultura që kultivohet para kulturës kryesore. Si parakulturë, paraqiten kulturat të cilat janë me vegjetacion të shkurtër, gjegjësisht kulturat me vegjetacion prej 30 deri 50 ditë. Këto kultura, zakonisht janë me nevoja të vogla për nxehtësi dhe dritë, du-rojnë temperatura të ulëta dhe kultivohen në periudhën vjeshtë ose pranverë. Kultura të tilla janë sallata, spinaqi, qepa e re etj.

Prodhimtaria perimore

245

Si kultura plotësuese konsiderohet kultura që kultivohet pas mbledhjes (vjeljes) të kulturës kryesore. Kultura plotësuese është gjithashtu me vegjetacion të shkurtër. Kulturat plotësuese kultivohen në muajt e verës dhe janë tolerante ndaj temperaturave të larta. Kultura të tilla janë bizelja, trangujt e vegjël etj.

Kulturat e perimeve mund të kultivohen edhe si meskultura, kur kultivohen dy kultura prej të cilave njëra mund të jetë kulturë kryesore dhe është me vegjetacion më të gjatë, kurse tjetra është me vegjetacion më të shkurtër. Kultura kryesore dhe kultura e dytë mund të mbillen njëkohësisht ose mund të mbillen në kohëra të ndryshme. Kultura e dytë më herët piqet dhe mundëson që kultura kryesore pa pengesë të vazhdojë me rritje dhe zhvillim. Për shembull, domatja mund të kultivohet si kulturë kryesore, kurse si meskulturë mund të kyçet sallata, rrepëza, ose qepa e re.

Si nënkulturë konsiderohet kultura e cila mbillet me farë, mbjelljet ose rimbjellet në arat e ngritura më parë. Kjo kulturë, pas mbledhjes të kulturës së parë, fi llon të zhvillohet dhe të jep rendiment të suksesshëm. Nënkultura shfrytëzohet kur lajmërohen bimë të vdekura të kul-turës kryesore, ose kur ekziston mundësi për kultivim plotësues të kulturave të caktuara në hapësirat e mbrojtura

Në hapësirat e mbrojtura, mund të zbatohet edhe kultivimi i përbashkët (shoqëror) i kulturave të perimeve të caktuara në të njëjtën periudhë. Me këtë mënyrë të kultivimit realizohen ren-dimente të përgjithshme më të larta, por edhe rendimente më të larta të kulturave të veçanta që janë të përfshira në të mbjellën shoqërore. Për kultivim shoqëror duhet të shfrytëzohen kultura të perimeve që zhvillojnë raport reciprok (alopatik) pozitiv.

qepë + karotë

selino + rrepë

bizele + sallatë

Figura nr. 150 – Skemë e të mbjellave shoqërore

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

246

Raporti pozitiv arrihet me tajitje të materieve kimike të caktuara të cilat në mënyrë stimu-luese veprojnë mbi kulturën tjetër ose kulturat tjera në mbjellën shoqërore. Gjatë vendosjes të mbjelljes shoqërore duhet pasur kujdes që të mos vihen kulturat e perimeve të cilat nuk durohen në mes veti dhe në vend që të fi tohen rendimente më kualitative dhe më të larta, të vijë deri te zvogëlimi i rendimenteve, po edhe deri te shkatërrimi i të mbjellës.

Për shembull, për mbjellje shoqërore në hapësirë të mbrojtur, paraqet kultivimi i sallatës dhe qepës së re, karotës dhe qepës e tjerë. Sallata dhe qepa mbillen me farë, mbillen në rende të ndërsjella, gjegjësisht vihet një rend sallatë, një rend qepë, pastaj rend sallatë dhe kështu bëhet mbjellja. Që kultivimi të jetë i suksesshëm dhe të fi tohen rezultate të mira gjatë kultivimit shoqëror të perimeve, duhet pasur kujdes në kombinimin e kulturave me kërcell të lartë me kulturat me kërcell të ulët, gjegjësisht të kombinohen kulturat me kërcell të lartë për mbrojtje të kulturave me kërcell të ulët nga rrezatimi i lartë i diellit, ose të kombinohen kulturat me kërcell të lartë me kulturat me kërcell të ulët të cilat kërkojnë dritë më të madhe të diellit.

Gjithashtu, duhet ikur kombinimeve të bimëve me zhvillim të ngjashëm të sistemit rrënjor, në të njëjtën shtresë tokësore.Shumë është e rëndësishme të bëhet kombinim i bimëve me nevoja të ndryshme të lagështisë, dhe kombinimi i bimëve sipas durueshmërisë reciproke.Cilat kultura të perimeve do të përfshihen në ndërrim-kulturash ose në mbjelljen alternative eventuale gjatë disa viteve, varet nga cilësitë biologjike të kulturës së kultivuar, tolerancës re-ciproke në mes llojeve të caktuara të kulturave të perimeve, qëllimit të prodhimtarisë dhe llojit të hapësirës së mbrojtur.

Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, zhvillohet gjatë tërë vitit dhe fi llon prej gushtit me kultivim të parakulturës dhe përfundon në korrikun e vitit të ardhshëm, me mbledhjen e kulturës kryesore ose plotësuese.

Gjatë planifi kimit të kulturave të perimeve se cilat do të kultivohen në hapësirën e mbrojtur, duhet të dihen karakteristikat e tyre, mundësia për tu kultivuar si monokulturë, toleranca ndaj kulturës së ardhshme dhe cilësitë tjera.Cilat kultura të perimeve do të përfaqësohen në hapësirën e mbrojtur më së shumti varen nga toleranca reciproke e tyre.

Prodhimtaria perimore

247

Tabela 5 Raporti reciprok i kulturave të perimeve si fqinje në mbjelljen shoqërore

Kultura Fqinjë i mirë Fqinjë i keq

Domatja SallataQepa Lulelakra

Speci BizeljaSpinaqi PatatjaTrangulli

Speci SallataSpinaqiRrepëza

FasuljaBoraniaDomatjaTrangulli

Trangulli QepaSallataBorania

DomatjaSpeciRrepëza

Lakra DomatjaSallataSpinaqi

QepaBizeljaTrangulli

Patatja FasuljaLakra foragjereShalqiri

DomatjaBizeljaSallataKungulli

Qepa KungulliRrepa e kuqe Domatja

FasuljaLakraBorania

Salata DomatjaBizeljaBoraniaLakraRrepëzaSpeci

MajdanoziSelino

Kontrollo diturinë tënde

1. Çfarë mbjellje alternative zbatohet në hapësirat e mbrojtura?

2. A është i mundur kultivimi i monokulturës në hapësirat e mbrojtura?

3. Çka është kultura kryesore?

4. Cilat kultura të perimeve janë parakultura të mira?

5. Kur kultivohen kulturat plotësuese?

6. Pse zbatohet kultivimi i meskulturave?

7. Ç’është nënkultura?

8. Në çka duhet pasur kujdes gjatë vendosjes së mbjelljes shoqërore?

9. Gjatë kultivimit të sallatës, cilat kultura janë fqinjë të mirë, e cilët të këqij?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

248

Detyrë

Nga kulturat e perimeve të numëruara, bëj kombinim për kultivim shoqëror, duke

shfrytëzuar tabelën për raport reciprok të kulturave të perimeve!

Sallata

Qepa

Speci

Domatja

Fasulja

Kungulli

Lakra

Rrepëza

Rrepa e kuqe

Patatja

Bizelja

Borania

Selino

Prodhimtaria perimore

249

Shfrytëzimi racional i kopshteve të perimeve

Për shfrytëzim racional të kopshteve të perimeve, gjatë tërë vitit, është e nevojshme planifi kim i ndërrimit të drejtë të kulturave të perimeve. Të zgjedhurit e llojeve të kulturave të perimeve dhe kohës së prodhimit varen nga cilësitë biologjike të bimës, llojet e hapësirave të mbrojtura dhe mënyra e ngrohjes, kushtet klimatike në regjion dhe mundësia për plasman të kulturave të perimeve të prodhuara. Nga kushtet klimatike edhe atë para së gjithash nga drita dhe nxehtësia, më së shumti varet lloji i kulturës së perimeve dhe koha e kultivimit të kulturës në serrën e perimeve.Ekzistimi i numrit të madh të kulturave të perimeve, jep mundësi për kultivim të kulturave të perimeve gjatë tërë vitit, me shfrytëzim maksimal të hapësirës së hapur dhe të hapësirave të mbrojtura në serrën e perimeve. Për tu zvogëluar shpenzimet për ndriçim dhe për ngrohje, kulturat e perimeve të cilat kanë nevoja më të vogla për dritë dhe nxehtësi, mund të kultivohen në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, kur gjatësia e ditës është më e vogël dhe me shumë ditë me vranësira.Në të kundërtën, kulturat e perimeve që kanë nevojë më të madhe për nxehtësi dhe dritë, më mirë është të kultivohen në periudhën e pranverës dhe të verës, kur gjatësia e ditës është më e madhe dhe ka më pak nevojë për ngrohje dhe ndriçim. Në serrën e perimeve duhet të organizohet prodhim gjatë tërë vitit me kombinim të kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirë të hapur dhe hapësirat e mbrojtura. Kultivimi në hapësira të hapura duhet të jetë me zbatim të mbjelljes alternative perimore intensive, gjegjësisht me ndërrim të llojeve të ndryshme të kulturave të perimeve gjatë një viti ose më shumë viteve.Në serrën e perimeve, në hapësirat e hapura, mund të organizohet kultivimi i vetëm një lloj i perimeve (mbjellje e pastër) ose kultivim i njëkohshëm i më shumë kulturave të perimeve (mbjellje shoqërore).

Kultivimi i një lloj të perimeve, nuk guxon të jetë me kultivim të përhershëm të llojit të njëjtë, gjegjë-sisht kultivim në monokulturë, por duhet të jetë me zëvendësim me lloje tjera të perimeve. Duhet pasur kujdes se cilat lloje do të përfshihen dhe të bëhet renditje e drejtë e vendit të tyre në ndërrim-kulturash, që të mos ndodh vendosje e parakulturës që është fqinj i keq i kulturës së

Figura nr. 151.-Kultivim shoqëror

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

250

ardhshme. Kur kulturat e perimeve kultivohen të bashkuara, duhet pasur kujdes në tolerancën ndërmjet tyre (reciproke). Kultivimi në hapësirat e mbrojtura duhet të jetë i kombinuar sipas llojeve të hapësirave të mbrojtura në serrën e perimeve.

Për shfrytëzim më të mirë të hapësirave të mbrojtura dhe prodhim kontinual të prodhimeve të perimeve, në serrën e perimeve bëhet kombinim i prodhimtarisë me kultivim të kulturave të perimeve në objekte të cilat janë me ngrohje dhe në objekte pa ngrohje.Objektet e larta me ngrohje, siç janë serrat prej plastike dhe serrat prej qelqi, shfrytëzohen për kultivim të kulturave të perimeve që e duan nxehtësinë, gjatë periudhës së dimrit dhe të pran-verës dhe për prodhim të rasatit për rimbjellje në hapësirë të mbrojtur pa ngrohje, por edhe për kultivim të kulturave plotësuese, pas vjeljes së kulturës kryesore dhe atëherë shfrytëzohen si hapësira të mbrojtura elementare pa ngrohje.

Objektet e larta, pa ngrohje, siç janë serrat prej qelqi të ftohta, serrat prej plastike dhe tunelet e larta dhe ob-jektet e ulëta pa ngrohje, siç janë le-het, tunelet e ulëta etj., shfrytëzohen në periudhën kur temperaturat e jashtme nuk mundësojnë kultivim të kulturave të perimeve. Këto hapësira mund të shfrytëzohen deri në temper-aturë prej -8°C.Shfrytëzimi i këtyre hapësirave fi llon nga fi llimi i marsit kur mbillen kul-turat e perimeve që janë më pak të ndjeshme në temperaturat e ulëta, gjegjësisht në fund të marsit ose në fi llim të prillit, kur mbillen kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë. Këto objekte mund të shfrytëzohen për kultivim të kulturave të perimeve deri në fund të nëntorit.

Në tunelet e larta, në serrat prej plastike dhe prej qelqi mund të bëhet ndarje e sipërfaqes prodhuese në disa pjesë, me vendosje të rrethojave nga foliet e plastikës ose me ndonjë mate-rial tjetër.Pjesa e hapësirës së mbrojtur që gjendet më afër burimit të ngrohjes, shfrytëzohet për prodh-imin e rasatit të kulturës kryesore në periudhën para kultivimit të kulturës kryesore.

Në pjesët e serrës së qelqit në të cilat nuk kultivohet rasat, mund të organizohet prodhim i par-akulturës së caktuar, e cila do lirojë sipërfaqen para rimbjelljes së rasatit të kulturës kryesore.Para rimbjelljes të kulturës kryesore, largohen rrethojat ndarëse dhe kryhet rimbjellja e tërë sipërfaqes prodhuese.

� � � �

Figura nr. 152.-Kultivimi shoqëror

Prodhimtaria perimore

251

Për shembull, gjatë kultivimit të specave në serrë plastike të ngrohur, serra mund të ndahet në 4 pjesë. Në një pjesë të serrës, më afër ngrohjes, rreth mesit të muajit dhjetor kryhet mbjellja e specave për prodhim të rasatit. Në 3 pjesët tjera, në të njëjtën kohë kryhet mbjellja e sallatës. Rasati i specave arrin për rimbjelljet në fi llim të marsit, kurse sallata për vjelje arrin rreth mesit të muajit shkurt. Pas përfundimit të vjeljes së sallatës, largohen rrethojat dhe kryhet rimbjellja e specave në tërë sipërfaqen.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka është e rëndësishme për shfrytëzim racional të serrave të perimeve?

2. A duhet të shfrytëzohet hapësira e hapur në serrat e perimeve?

3. Prej çka varet kombinimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?

4. Për çka shfrytëzohen hapësirat e mbrojtura me ngrohje të lartë?

5. Kur fi llon shfrytëzimi i hapësirave të mbrojtura të ftohta?

6. Pse bëhet ndarja e hapësirave të mbrojtura?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

252

Agrotekstili

Gjatë kultivimit në hapësirat e hapura ose të mbrojtura, për mbulim të drejtpër-drejt të kulturave të perimeve, mund të shfrytëzohet edhe agrotekstili.Agrotekstili është pëlhurë e tekstilit që prodhohet nga propileni me zbatim të metodave speciale për stabilizim kundër rrezatimit UV. Agrotekstili nuk është tok-sik, është i depërtueshëm për shiun dhe për ujin për ujitje, gjegjësisht nuk e mban ujin dhe thahet lehtë. Agritekstili është me ngjyrë të bardhë të ndritshme. Ka depërtueshmëri të lartë të rrezeve të diellit (rreth 90%), me çka nuk e pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve të mbuluara. Shfrytëzimi i agrotekstilit ka më shumë përparësi: mund ta zvogëlojë afatin e prodhimit, gjegjësisht kohën e vjeljes të prodhimeve të perimeve, t’i mbrojë bimët nga ndikimi i dëmshëm i temperaturave të ulëta dhe ngricave, nga insektet, nga rrezatimi shumë i lartë i diellit etj.

Me shfrytëzimin e agrotekstilit për prodhim të hershëm në pranverë dhe të vonshëm në vjeshtë, afatet për vjellje të prodhimeve të perimeve shkurtohen ose zgjaten edhe për një muaj. Rezultate më të mira arrihen gjatë përdorimit të agrotekstilit për prodhim të kulturave të perimeve, të cilat janë më pak të ndjeshme në temperaturat e ulëta siç janë sallata, qepa, hudhra, karota, lakra e her-shme, bizelja etj.

Kulturat vjeshtore të perimeve (qepa, hudhra) mbillen në afatet optimale të mbjel-ljes në vjeshtë, kurse me agrotekstil mbulo-hen në pranverën e hershme, në muajt shkurt / mars, me çka u shkurtohet afati për vjelje për 15 – 25 ditë.

Figura nr. 153.-Mbulimi i sallatave me

agrotekstil

Figura nr. 154.-Mbulimi i shalqirit me

agrotekstil

Prodhimtaria perimore

253

Te kulturat e perimeve pranverore (disa sorte të sallatës, karotës dhe bizeles) dhe kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë (trangulli, kungulli, shalqiri, pjepri), mbjellja kryhet për 12–15 ditë më herët dhe menjëherë mbulohen me agrotekstil. Të mbuluarit me agrotekstil mundë-son mbrojtje nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat dhe mbirje më të hershme të kul-turave të perimeve, por edhe arritje më e hershme për vjelje.

Në hapësirën ndërmjet agrotekstilit dhe dheut, krijohen kushte mikroklimatike të mira, gjegjë-sisht temperaturë dhe lagështi e barabartë dhe mundësohet rritje dhe zhvillim i mirë i kul-turave të perimeve që gjenden në këtë hapësirë. Rendimentet që fi tohen gjatë kultivimit të kulturave të perimeve të mbuluara me agrotekstil, janë shumë më të mëdha se rendimentet e fi tuara me kultivim pa mbulim të tyre.

Shfrytëzimi i agritekstilit mund të kombinohet edhe me mbulim të sipërfaqeve, që kontribuon në zvogëlimin e sasisë dhe numrit të masave agroteknike që merren gjatë kultivimit të kultur-ave të perimeve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka është agrotekstili?

2. Ku shfrytëzohet agrotekstili?

3. Për sa ditë më herët arrijnë kulturat e perimeve të mbuluara me agrotekstil?

4. Agrotekstili a mund të shfrytëzohet në hapësirat e mbrojtura?

5. Çka arrihet me shfrytëzimin e agrotekstilit në kombinim me mbuluesit tjerë të

tokës?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

254

Sistemet për prodhim në serrat e perimeve

Me përdorimin e hapësirave të mbrojtura mund të zhvillohen shumë sisteme për prodhim në serrat e mbrojtura. Si sisteme për prodhim në serrat e mbrojtura, mund të shfrytëzohen siste-met për prodhim të rasatit, sisteme me mënyrën e pandërprerë (kontinuale) të kultivimit vetëm të një lloji të perimeve, sisteme me kombinim të kultivimit të llojeve të ndryshme të kulturave të peri-meve, sisteme me kombinim të prodhimit të rasatit dhe bimëve më të larta, sisteme me kombinim të prodhimit të kulturave të perimeve dhe luleve dhe sisteme tjera.

Sistemet për prodhim të rasatit shërbejnë për prodhim të rasatit prej kulturave të perimeve, gjatë tërë vitit. Për prodhim të rasatit shfrytëzohen lehet ose objekte të tëra ose pjesë të ob-jekteve. Rasati i prodhuar, rimbjellet në hapësirat tjera të mbrojtura ose në vendet e hapura.

Tabela 6 Mundësitë për shfrytëzim të serrave prej plastike me ngrohje për prodhim të

rasatit

Lloji i perimeve Koha e prodhimit të rasatit

Trangulli 1.12-5.1

Domate me pikiatim 5.1-5.2

Speca me pikiatim 15.2-15.4

Sallata 15.4-1.6

Domate vjeshtore 1.6-10.8

Sallata 10.8-15.11

Dezinfektim i objektit dhe tokës 15.11-1.12

Sistemet me mënyrën e pandërprerë (kontinuale) të kultivimit vetëm të një lloji të perimeve duhet të sigurojnë furnizim të pandërprerë të tregut me lloj të caktuar të perimeve. Te këto sis-teme hapësira e mbrojtur ndahet në më shumë hapësira në të cilat kryhet rimbjellje e kulturës së planifi kuar. Rimbjellja është në interval kohor.

Tabela 7 Mundësitë për shfrytëzim të serrave prej plastike me ngrohje për prodhim

kontinual të specave

Koha e mbjelljes Pikiatimi i parë Pikiatimi i dytë Rimbjellja

15.11 15.12 15.1 15.2

10.12 30.12 30.1 1.3

25.12 13.1 13.2 15.3

20.1 10.2 10.3 1.4

25.2 10.3 10.4 1.5

1.3 10.4 15.5

Prodhimtaria perimore

255

Sistemet me kultivimit të kombinuar të llojeve të ndryshme të kulturave të perimeve, duhet të mundësojnë furnizim të tregut me kultura të caktuara gjatë vitit ose në periudhë të caktuar të vitit.

Tabela 8 Mundësitë për shfrytëzim të tuneleve të larta për prodhim vjeshtor

Kultura Majdanozi Spinaqi Rrepëza Sallata Qepa Karota

Koha e mbjelljes

1-30.8 15.1-1.10 20.9-1.10 1.8 1.08 10-29.10

Koha e rimbjelljes

10-15.9

Koha e vjeljes

Mars Janar Dhjetor Dhjetor DhjetorMars

Mars

Sistemet me prodhim të kombinuar të rasatit dhe bimëve të larta shfrytëzohen për prodhim të rasatit të kulturës së caktuar. Pas prodhimit të rasatit, hapësira e mbrojtur shfrytëzohet për prodhim të kulturës tjetër.

Tabela 9 Mundësitë për shfrytëzim të leheve të nxehta për prodhim të kombinuar të rasatit

dhe bimëve të larta

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Rasat i domates 1.2-5.2 15.4-25.4

Trangulli 26.4-30.4 25.5-10.7

Borania 11.7-15.7 15.9-15.10

Pjekja e domates Nëntor-Dhjetor

Trangulli 10.1-20.1 30.3-5.7

Preshi 6.7-10.7 15.11-20.11

Rasat i specave 10.3-15.3 1.5-15.5

Shalqiri 16.5-20.5 20.7-31.8

Qepa e re 1.9-5.9 30.9-25.10

Lulelakra 26.10-30.10 25.11-28.2

Rasat i pjeprit 1.3-5.3 5.4-25.4

Rasat i domates 5.4-10.4 10.5-20.5

Lakra 20.5-30.5 5.6-10.7

Sallata 15.10-20.10 20.11-30.3

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

256

Tabela 10 Mundësitë për shfrytëzim të serrave prej plastike pa ngrohje për prodhim të

kombinuar të rasatit dhe bimëve të larta

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Sallata 20.9-25.10 20.12-25.12

Speci 10.4-15.4 25.5-15.8

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Qepa e re + sallata 10.10-20.10 20.12-31.12

Trangulli 05.4-10.4 15.5-15.8

Borania 15.8-20.8 1.10-10.10

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Sallata 20.11-25.11 20.12-31.12

Domatja 20.3-25.3 15.5-15.8

Borania 15.8-20.8 1.10-10.10

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Spinaqi 10.10-15.10 15.2-25.3

Rasati i pjeprit (mesatarisht i hershëm)

20.3-30.3 5.5-20.5

Specat 25.5-31.5 20.7-1.10

Tabela 11 Mundësitë për shfrytëzim të serrave prej plastike me ngrohje për prodhim të

kombinuar shumëvjeçar të rasatit dhe bimëve të larta

Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha e vjeljes

Sallata 1.10-10.10 25.11-5.12

Speci 10.12-15.12 20.1-15.8

Trangulli 20.8-25.8 20.10-30.11

Domatja 10.12-15.12 20.1-15.8

Borania 20.8-25.8 20.10-30.11

Speci 10.12-15.12 20.1-15.8

Spinaqi 20.8-25.8 20.10-30.11

Sallatë + Qepë e re 10.12-15.12 25.1-15.3

Prodhimtaria perimore

257

Sistemet me prodhim të kombinuar të kulturave të perimeve dhe luleve paraqesin kombinim të prodhimit që i përshtatet nevojave të tregut, por edhe mundëson ndërrim të tregut me kultura të llojllojshme.

Tabela 12 Sisteme me prodhim të kombinuar të kulturave të perimeve dhe luleve

Viti Lloji i kulturës Mbjellja me farë/mbjellja Koha vjeljes

I

Sallata + qepa e re 1.10-10.10 25.11-5.12

Sallata 10.12-15.12 1.2-15.2

Gladiola 15.2-20.2 1.5-25.5

Trangujt e vegjël 1,6-10.6 15.7-10.8

Borania 15.8-20.8 25.9-31.10

II

Tulipani 1.10-5.10 15.12-20.12

Sallata 20.12-25.12 1.2-15.2

Speci 15.2-25.2 10.5-25.7

Krizantema 25.7-30.7 15.9-15.11

III

Sallata 20.11-25.11 15.1-10.2

Gladiola 10.2-15.2 15.4-15.5

Trangujt e vegjël 15.5-20.5 1.7-15.7

Krizantemë 25.7-30.7 15.9-15.11

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat sisteme për kultivim ekzistojnë në hapësirat e mbrojtura?

2. Pse shfrytëzohen sistemet për prodhim të rasatit?

3. Për çka shfrytëzohen sistemet për prodhim të kombinuar?

4. Në cilat sisteme kombinohen kultivimi i perimeve dhe luleve?

Detyrë

Bëj krahasim të informatave të mbledhura gjatë vizitës paraprake në hapësirën e mbro-

jtur dhe mundohu të bësh skemë në të cilën do të shënosh llojin e hapësirës së mbrojtur

dhe renditjen e ndërrimit të kulturave gjatë vitit. Mundohu të defi nosh sistemin sipas të

cilit kultivohen kulturat e perimeve!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

258

Prodhimtaria perimore

259

MASAT AGROTEKNIKE NË

HAPËSIRAT E MBROJTURA

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

260

Prodhimtaria perimore

261

Kushtet për kultivim në hapësirat e mbrojtura

Prodhimtaria e kulturave të perimeve dhe luleve në hapësirat e mbrojtura, është e kushtëzuar nga cilësitë biologjike të bimës, kushtet klimatike që ekzistojnë në zonë, kushtet mikroklima-tike që krijohen në hapësirën e mbrojtur, koha e prodhimit, mënyra e prodhimit dhe destinimi i prodhimit.Kushtet tokësore dhe mikroklimatike kanë rëndësi të veçantë mbi prodhimin në hapësirat e mbrojtura, pasi që në hapësirat e mbrojtura bëhet kontrollimi i tyre, por edhe dallohen nga kushtet e jashtme te cilat janë karakteristike për periudhë kohore të caktuar të vitit në regjion të caktuar.Kushte të domosdoshme, për zhvillim dhe rritje normale të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura janë: drita, nxehtësia, uji, ajri, dheu ose substrati dhe materiet ushqyese. Cilësitë biologjike të kulturës se kultivuar dhe kushtet në hapësirën e mbrojtur kanë ndikim të madh dhe e kushtëzojnë kultivimin e kulturës së caktuar edhe në kohë (periudhë të vitit) edhe në hapë-sirë (llojin e hapësirës së mbrojtur).

Detyra 1

Vizito hapësirën e mbrojtur më të afërt. Vështro dhe bëj intervistë me personin përgjegjës

dhe me të punësuarit, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat kultura i kultivon në hapësirën e mbrojtur?

2. Në cilën periudhë të vitit kryen kultivim të kulturave të perimeve në hapësirat e

mbrojtura?

3. Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat haset gjatë prodhimtarisë?

4. Me cilat masa i rregullon kushtet në hapësirën e mbrojtur?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtim në internet. Kërko materiale dhe fotografi për hapësirat e mbrojtura dhe

për kushtet që ekzistojnë në hapësirat e mbrojtura. Në orën e ushtrimeve, nga materi-

alet e mbledhura mundohuni të bëni prezantim grupor për kushtet që mbretërojnë në

hapësirat e mbrojtura!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

262

Nxehtësia

Nxehtësia është faktor kufi zues më i shpeshtë i cili paraqitet gjatë kultivimit të kulturave të perimeve. Të gjitha kulturat e perimeve për rritje të suksesshme, zhvillim dhe pjellshmëri, kanë nevoja të caktuara për nxehtësi. Nevojat për nxehtësi te bimët dallohet dhe në raport me fe-nofazën e zhvillimit të bimëve dhe në raportin në mes ditës dhe natës. Për kulturat e perimeve, në mënyrë të barabartë ka rëndësi nxehtësia e ajrit dhe e tokës. Në raport me nevojat për nxehtësi, kulturat e perimeve ndahen në bimë që e duan nxehtësinë, mesatare dhe rezistuese në të ftohtë.

Veçanërisht nevojë për nxehtësi kanë kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë (termofi let) të cilat nuk mund të kultivohen në kushte të ftohta. Temperatura optimale për rritje dhe zh-villim, te këto kultura të perimeve është rreth 25 °C, gjegjësisht sillet prej 22 deri 29 °C. Tem-peratura minimale te kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë është rreth 10 °C, kurse tem-peratura maksimale rreth 35 °C. Kulturat e perimeve që e duan nxehtësinë aspak nuk mund t’i durojnë ngricat dhe ngrin edhe në temperaturë prej -0,5 °C. Në këtë grup bëjnë pjesë domatja, speci, trangulli, shalqiri, pjepri, kungulli, fasulja etj.

Grupin e kulturave të perimeve mesatare e përbëjnë bimët që kanë nevojë më të vogël për nxehtësi. Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim te këto kultura është rreth 22 °C, gjegjë-sisht sillet prej 21 deri 26 °C. Këto kultura të perimeve mund të durojnë temperatura të ulëta, por nuk durojnë temperatura të larta. Temperatura minimale te këto kultura është rreth 5 °C, por në faza të caktuara të zhvillimit mund të durojnë edhe temperatura shumë të ulëta, gjegjë-sisht temperatura edhe deri në -8 C. Në këtë grup bëjnë pjesë bizelja, borania, lakra, karota, rrepa e kuqe etj.

Grupin e bimëve rezistuese në të ftohtë e përbëjnë bimët të cilat mirë i durojnë temperaturat e ulëta, por aspak nuk durojnë temperaturat e larta. Temperatura optimale për rritje dhe zhvil-lim te këto kultura është rreth 17 °C, gjegjësisht sillet prej 15 deri 19 °C. Temperatura minimale te kulturat e perimeve rezistuese në të ftohtë është rreth 2 °C, kurse në faza të caktuara të zhvil-limit mund të durojnë temperatura të ulëta edhe deri -20 °C. Në këtë grup bëjnë pjesë spinaqi, hudhra, qepa, asparagusi etj.

Nevojat e kulturave të perimeve në fenofaza të caktuara nga zhvillimi i bimës, siç janë mbirja, lulëzimi, pjekja e fryteve dhe farave, janë më të mëdha për 3-4 °C në raport me temperaturën optimale.Kur zvogëlimi ose rritja e temperaturave është më e lartë apo më e ulët se 7 °C në raport me temperaturën optimale, bimët e ndërpresin rritjen, e nëse shmangia nga temperatura opti-male është më e madhe ose më e vogël për 14 °C e ndërpresin edhe zhvillimin.

Nga niveli i kushteve të nxehtësisë që siguron hapësira e mbrojtur e caktuar, varet lloj i peri-meve që do të kultivohet, por edhe intensiteti i rritjes dhe zhvillimit, koha e arritjes për vjelje, kualiteti dhe kuantiteti i prodhimeve që do të fi tohen.

Prodhimtaria perimore

263

Temperaturat e ulëta shkaktojnë lulëzim të vonshëm dhe frytdhënie më të dobët. Temper-aturat e larta të natës e rrisin aktivitetin e bimëve dhe e rrisin harxhimin e materieve organike ushqyese, me çka bimët bëhen të zgjatura, me kërcell dhe gjethe të ndjeshme dhe me lule dhe fryte jo mjaft të zhvilluara. Temperaturat e natës duhet të jenë më të ulëta për 3-5 °C në raport me temperaturat e ditës.Ndikim negativ në bimët ka edhe zvogëlimi i papritur apo rritja e temperaturës për më shumë se 2 deri në 3 °C, me çka shkaktohet shok tek bimët.Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, temperatura e tokës duhet të jetë më e ulët për 3-4 °C në raport me temperaturën e ajrit gjatë natës, gjegjësisht të jetë më e lartë gjatë ditës. Nëse sa ka shmangie më të madhe ndërmjet temperaturës së tokës dhe ajrit, paraqitet ngecje në rritje dhe zhvillim të bimëve. Për shembull, në temperaturë më të ulët të tokës dhe tem-peraturë më të lartë të ajrit, sistemi rrënjor e zvogëlon aktivitetin e vet për dallim nga pjesa mbitokësore që e rrit aktivitetin e vet. Për shkak të zvogëlimit të aktivitetit, sistemi rrënjor nuk mund ta plotësojë nevojën e rritur të pjesës mbitokësore të bimës me materie ushqyese dhe me ujë për transpirim dhe ndodh vyshkje dhe tharje të gjetheve dhe pjesëve tjera të gjelbra të bimës.Nxehtësia është në lidhje direkte edhe me lagështinë. Gjatë paraqitjes së temperaturave të ulë-ta dhe lagështisë së ulët, bimët zhvillojnë kërcell të shkurtër dhe më pak gjethe. Gjatë paraq-itjes së temperaturave të ulëta dhe lagështisë së lartë, gjethet janë të ndjeshme me ngjyrë të gjelbër të çelët.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndahen kulturat e perimeve në raport me nevojat për nxehtësi?

2. Cilat bimë e përbëjnë grupin e kulturave të perimeve mesatare?

3. Si sillen bimët gjatë paraqitjes së temperaturave të ulëta?

4. Çka ndodh gjatë shmangieve më të mëdha të temperaturës gjatë natës dhe ditës?

5. Çka ndodh gjatë paraqitjes së temperaturave të ulëta dhe lagështisë së ulët?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

264

Drita

Drita është një prej faktorëve mbi të cilën njeriu nuk mundet të ndikojë, sidomos në periud-hën e dimrit. Bimët kanë nevojë për dritë. Për sigurimin e dritës, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Mund të shfrytëzohen burime të ndryshme plotësuese, megjithatë burim kryesor i dritës është dielli. Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura drita e diellit shfrytëzohet për ngrohje të hapësirës së mbrojtur dhe për procesin e fotosintezës. Bimët reagojnë në intensitetin e dritës dhe në gjatësinë e ditës. Për bimët, rëndësi më të madhe ka pjesa e dobishme, gjegjësisht pjesa e dukshme e dritës. Pjesë e dobishme e dritës është pjesa e dritës me gjatësi valore prej 380 deri 780 milimikron.

Nevojë më të madhe për dritë kanë kulturat e perimeve heliofi le të cilat kanë edhe nevojë më të madhe për nxehtësi. Për këto bimë është e nevojshme dritë me intensitet përafërsisht 30 000 luks. Nevoja minimale për dritë te këto kultura është prej 5 000 deri 6 000 luks. Ky grup i kulturave të perimeve mundet me sukses të kultivohet, nëse në hapësirën e mbrojtur siguro-het ndriçim i mirë, e nuk durojnë paraqitjen e hijes. Në këtë grup bëjnë pjesë: speci, domatja, shalqiri, pjepri, bamja etj.

Kulturat e perimeve mezofi le kanë nevojë më të vogël për dritë, gjegjësisht dritë me intens-itet rreth 20 000 luks. Nevojat minimale për dritë te këto kultura sillet prej 3 000 deri 5 000 luks. Relativisht mirë durojnë kultivim nën hije. Në këtë grup bëjnë pjesë: fasulja, bizelja, karota, kungulli, trangulli, asparagusi, etj.

Grupin e tretë e përbëjnë kulturat e perimeve skiofi le me nevoja më të vogla për dritë, rreth 16 000 luks. Nevojat minimale për dritë te këto kultura është prej 500 deri 1 000 luks. Kulturat e perimeve prej këtij grupi mirë durojnë kultivim në hije dhe munden me sukses të kultivohen si meskulturë. Në këtë grup bëjnë pjesë: hudhra, qepa, lëpjetë livadhi etj.

Kulturat e perimeve në mënyrë të ndryshme reagojnë edhe në gjatësinë e ditës. Kulturat e

perimeve të ditës së gjatë (spinaqi, hudhra, qepa, lakra e tjerë) me zgjatjen e ditës kalojnë në fazën e krijimit të organeve gjenerative (lule, fryt, farë).

Kulturat e perimeve të ditës së shkurtër (disa sorte të domates, shalqiri, trangulli, speci) me zvogëlimin e gjatësisë së ditës, kalojnë në fazën gjenerative, gjegjësish në fazën e formimit të organeve gjenerative.

Ekzistojnë kultura të perimeve neutrale (disa sorte të domates, fasules, bizeles e tjerë) të cilat nuk reagojnë në gjatësinë e ditës.

Të shfrytëzuarit e dritës varet nga madhësia dhe lloji i hapësirës mbrojtëse, drejtimit të mbjel-ljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes dhe nga dendësia e bimëve. Lloji i hapësirës së mbrojtur duhet të sigurojë ndriçim optimal të kulturave të perimeve. Kjo veçanërisht është e rëndë-sishme në muajt e dimrit, kur dita është e shkurtër dhe paraqiten periudha të gjata me kohë

Prodhimtaria perimore

265

të vranët. Ndriçim më të mirë gjatë ditës fi tohet kur kulturat e perimeve kultivohen në rende, me drejtim veri-jug, me ç’rast të gjitha bimët fi tojnë njëjtë sasi të barabartë të dritës. Dendë-sia e mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes duhet të jetë e përshtatur sipas gjatësisë së bimëve dhe pozitave të gjetheve. Kur planifi kohet vjelje më e hershme, praktikohet që dendësia të jetë më e madhe, gjegjësisht bimët të jenë të vendosura më afër. Shfrytëzimi i dritës në hapësirat e mbrojtura, varet edhe nga përbërja e ajrit, pozita e hapësirës së mbrojtur, mjetet dhe sistemet e vendosura në objekt e tjerë.Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, duhet të sigurohet numër më i madh i ditëve me diell gjatë vegjetacionit, me çka mundësohet intensifi kim i fotosintezës dhe krijimit të sasive më të mëdha të materieve ushqyese, të cilat sigurojnë rritje dhe zh-villim më të shpejt të bimëve, pjekje më të shpejt të bimëve dhe arritje të rendimenteve më të mira.Mungesa e dritës gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, kontribuon ngecje në rritje dhe zhvillim të bimëve, lulëzim më të dobët dhe pamundësi për formim të fryteve. Intensiteti shumë i lartë i dritës, gjithashtu shkakton dëme mbi kulturat e perimeve. Gjatë ndriçimit direkt dhe të fortë (60 000 – 70 00 luks), paraqitet lakim i gjetheve, e mund të paraqiten edhe djegie.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse është e nevojshme drita?

2. Cilat kultura të perimeve kanë nevoja më të mëdha për dritë?

3. Cilat kultura të perimeve mund të kultivohen nën hije?

4. Si reagojnë kulturat e perimeve në raport me gjatësinë e ditës?

5. Prej se varet shfrytëzimi i dritës në hapësirat e mbrojtura?

6. Çka ndodh te kulturat e perimeve gjatë mungesës së dritës, e çka gjatë intensitetit

më të lartë të dritës?

� � 155 �Figura nr. 155.- Sistemi për ndriçim

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

266

Uji

Uji ka rol shumë të rëndësishëm gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbro-jtura, për sigurimin e lagështisë së nevojshme të tokës dhe të ajrit. Nevojat për ujë te kulturat e perimeve, varen nga lloji i bimës, nga faza e zhvillimit, nga lloji i bazës, lloji i hapësirës së mbrojtur, temperatura ditore, kushtet e jashtme etj.Kulturat e perimeve kanë nevojë më të madhe për ujë në fazat fi llestare të zhvillimit dhe në fazën e frytdhënjes. Në këto periudha, Lartësia e KUF (kapacitetit ujor të fushës) duhet të arrijë rreth 80 %, derisa në fazat tjera të arrijë rreth 70 %. Për rritje dhe formim të fryteve, kulturat e perimeve harxhojnë vetëm rreth 0,2-0,3 % nga sasia e përgjithshme e ujit që e harxhojnë gjatë sezonit. Kulturat e perimeve, më shumë ujë harxhojnë në transpiracion.Në bazë të nevojave për ujë, kulturat e perimeve ndahen në katër grupe.

Në grupin e parë bëjnë pjesë kulturat e perimeve që lehtë e pranojnë ujin dhe në mënyrë in-tensive e harxhojnë (rrepa e kuqe).

Në grupin e dytë bëjnë pjesë kulturat e perimeve që lehtë e pranojnë ujin dhe mirë e “sistemo-jnë” ujin e konsumuar (shalqiri, pjepri, domatja, kungulli, speci, karota).

Grupin e tretë e përbëjnë kulturat e perimeve që dobët e pranojnë ujin dhe në mënyrë joeko-nomike e “sistemojnë” ujin e konsumuar (lakra, trangulli, sallata, spinaqi).

Grupin e katërt e përbëjnë kulturat e perimeve që dobët e pranojnë ujin dhe mirë e “sistemo-jnë” ujin e konsumuar (qepa, hudhra).

Pranimi i ujit nga bima, varet shumë nga zhvillimi i sistemit rrënjor. Kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura zakonisht kanë sistem rrënjor më pak të zhvilluar, prandaj është e nevojshme që sistemi rrënjor vazhdimisht të jetë i siguruar me sasinë e nevojshme të ujit.

Uji luan rol në furnizim me materiet ushqyese të nevojshme, të cilat shtohen si tretësirë ush-qyese së bashku me ujin për ujitje.Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, mund të bëhet edhe pa shfrytëzi-min e dheut, gjegjësisht vetëm me përdorim të tretësirës ujore (hidropone, kultivimi në sub-strate etj.).Mungesa e ujit, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve, sjell deri te humbja e turgorit të qel-izave dhe vyshkja e shkatërrim të pakthyeshëm.Përveç lagështisë së tokës, gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura rëndësi të madhe ka edhe lagështia e ajrit. Lagështia e ajrit varet nga sasia e avujve të ujit në ajër. Përqendrimi i avujve të ujit në ajër, në hapësirat e mbrojtura, varet nga intensiteti i avul-limit të ujit nga toka dhe nga bimët. Lagështia e ajrit ka ndikim të fortë mbi intensitetin e transpirimit dhe fotosintezës, fekondimit të luleve dhe paraqitjen e sëmundjeve të caktuara. Në hapësirat e mbrojtura, lagështia më e madhe e ajrit është në orët e mëngjesit, kurse pastaj gradualisht zvogëlohet.

Prodhimtaria perimore

267

Kur në ajër paraqitet mungesë e lagështisë, në fazën e lulëzimit, bimët i hedhin lulet dhe zvogëlohet pluhurimi. Nevojat për lagështi të ajrit janë të ndryshme dhe varen nga kultura e kultivuar. Ekzistojnë kultura të perimeve (speci, domatja, pjepri, qepa, hudhra etj) të cilat kanë më pak nevojë për lagështi të ajrit, rreth 50-70%, por edhe kultura të perimeve (trangulli) të cilat kanë nevoja shumë të mëdha për lagështi të ajrit, rreth 90-95%. Niveli i lagështisë në ajër është në lidhje direkte me temperaturën e ajrit. Në temperatura të larta, paraqitet nevoja për ftohje të bimëve, gjegjësisht ndodh transpirimi më intensiv i ujit nga bimët dhe rritje e përmbajtjes së ujit në ajër, e me këtë edhe rritje e lagështisë.

Lagështia e tokës dhe lagështia e ajrit duhet të jenë në korelacion të mirë, pasi që në të kundërtën, shkatërrohet rritja dhe zhvillimi normal i bimës.

Kontrollo diturinë tënde

1. Prej çka varet nevoja për ujë te kulturat e perimeve?

2. Sa duhet të jetë KUF gjatë kultivimit të kulturave të perimeve?

3. Në sa grupe ndahen kulturat e perimeve në raport me nevojat për ujë?

4. Cili është roli i ujit te kulturat e perimeve?

5. Prej se varet lagështia e ajrit në hapësirat e mbrojtura?

6. Sa janë nevojat për lagështi të ajrit te kulturat e perimeve?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

268

Ajri

Përbërja e ajrit në hapësirat e mbrojtura dallohet nga përbërja e ajrit jashtë hapësirave. Për shkak të proceseve që zhvillohen në kulturat e perimeve, të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura, harxhohen ose lirohen gazra të caktuara (CO2 dhe O2), por edhe gazra që fi tohen si produkte të fundit (amoniak, dioksid sulfuri, etilen etj.).

Këto procese në mënyrë të dukshme e ndryshojnë përbërjen e gazrave të ajrit në hapësirën e mbrojtur. Për kulturat e perimeve, të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, është e rëndësishme përbërja e ajrit në hapësirën e mbrojtur dhe përbërja e ajrit në tokë.Përmbajtja e CO2 dhe O2 në ajër është në lidhje reciproke dhe varet nga intensiteti i proceseve të cilat zhvillohen në bimët.

Përmbajtja normale e dioksidit të karbonit (CO2) në ajrin atmosferik arrin rreth 0,03 %. Për shkak të procesit të fotosintezës dhe shfrytëzimit të rritur të CO2, gjatë ditës zvogëlohet përmbajtja e tij. Zvogëlimi më i madh i përmbajtjes së CO2 është në kohë të nxehtë dhe kur zmadhohet intensiteti i fotosintezës. Përmbajta e CO2 është më e lartë në orët e mëngjesit, kur ende nuk ka fi lluar procesi i fotosintezës, e më i vogël është në orët e mbrëmjes. Me rritjen e përmbajtjes së CO2, mundësohet intensifi kimi i fotosintezës dhe rritja e zhvillimi i shpejtuar i kulturave të perimeve.

Oksigjeni (O2) merr pjesë në procesin e frymëmarrjes të bimëve. Gjatë frymëmarrjes shfrytëzo-het oksigjeni dhe lirohet CO2. Frymëmarrja si proces, më intensiv është në zonën e sistemit rrënjor dhe gjatë natës. Përmbajtja e oksigjenit më e lartë është në orët e mbrëmjes, kurse më e vogël në orët e mëngjesit. Rritja e përmbajtjes së oksigjenit do të thotë se procesi i fotosin-tezës është më intensiv, kurse zvogëlimi i përmbajtjes së oksigjenit në hapësirën e mbrojtur, është për shkak të frymëmarrjes së rritur te bimët. Në mungesën e oksigjenit në tokë, veçanër-isht janë të ndjeshme kulturat e perimeve që rriten dhe zhvillohen shpejtë (trangulli, pjepri, shalqiri).Duhet pasur kujdes në përmbajtjen e oksigjenit në zonën e sistemit rrënjor, ku, për shkak të aktivitetit të sistemit rrënjor, rritet procesi i frymëmarrjes të rrënjës dhe zvogëlohet përmbajtja e oksigjenit në tokë ose në substrat, që mund të shkaktojë ngufatje dhe shkatërrim të rrënjës.

Amoniaku, në hapësirat e mbrojtura lirohet gjatë shfrytëzimit të plehrave organik me prejard-hje të kafshëve. Amoniaku është i dëmshëm edhe për bimët edhe për njerëzit që punojnë në hapësirat e mbrojtura. Nëse paraqitet në sasi më të madhe, shkakton lëndime në gjethet e pjesës së poshtme të bimëve, në formë të djegieve.

Dioksidi i sulfurit (SO2) shumë rrallë paraqitet në hapësirat e mbrojtura. Mund të paraqitet, nëse në afërsi të hapësirës së mbrojtur ka ndonjë ndotës më të madh. Dioksidi i sulfurit shkakton dëme edhe në përqendrim prej 0,01%, me ç’rast gjethet zverdhen dhe bien, kurse bima thahet.

Prodhimtaria perimore

269

Nëse për ngrohje shfrytëzohen sisteme që shfrytëzojnë gaz tokësor, lirohet monoksid karboni dhe etileni, të cilët shkaktojnë ndërprerje të rritjes dhe zhvillimit të bimëve, fekondim të dobët dhe rrënje të luleve dhe fryteve.

Etileni mund të paraqitet edhe gjatë pjekjes së fryteve te disa perime (domatja, pjepri, speci).Përbërja e ajrit dhe përmbajtja e materieve, varen edhe nga temperatura dhe nga lagështia e ajrit në hapësirën e mbrojtur. Në temperatura të larta, ajri bëhet më i rrallë dhe zvogëlohet përmbajtja e gazrave në hapësirën e mbrojtur dhe e kundërta, në temperatura më të ulëta, ajri bëhet më i dendur. Përmbajtja e lagështisë në ajër, gjithashtu ndikon në përbërjen e ajrit. Avulli i ujit i nxjerr gazrat dhe mund të shkaktojë zvogëlim të dukshëm të përmbajtjes së disa gazrave të nevojshme.

Kontrollo diturinë tënde

1. A është përbërja e njëjtë e ajrit në hapësirën e mbrojtur dhe jashtë hapësirës?

2. Prej se varet përmbajtja e ajrit në hapësirat e mbrojtura?

3. Cili është roli i oksigjenit?

4. Çka shkakton amoniaku?

5. Si lirohet etileni në hapësirat e mbrojtura?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

270

Toka dhe sistemet për kultivim pa dhè

Për kultivim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, mund të përdoret dheu, sub-strate të ngurta, tretësira ujore (hidroponet) ose hapësirat ajrore (aeroponet).Dheu si bazë, shfrytëzohet te hapësirat e mbrojtura më të thjeshta, deri sa te hapësirat e mbro-jtura bashkëkohore, si bazë shfrytëzohet substrat i ngurtë. Substratet mund të përshtaten si-pas nevojave të llojeve të bimëve të caktuara, po edhe sipas nevojave të një bime në fenofaza të caktuara të zhvillimit.Si substrate mund të përdoren materiale të ndryshme si leshi guror, torfa, torfa prej kokosi, perlit dhe vermikulit, dengje me kashtë, ashkla druri dhe materiale tjera. Hidroponet dhe aeroponet janë sisteme më bashkëkohore për kultivim të kulturave të peri-meve në hapësirat e mbrojtura.Për tokën dhe sistemet për kultivim në hapësirat e perimeve, është dhënë sqarim në kaptinat paraprake.

Materiet ushqyese

Për prodhim të suksesshëm të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, përveç sigurim-it të kushteve të volitshme për kultivim, është e nevojshme edhe sigurimi i materieve ushqyese të nevojshme. Për rritje dhe zhvillim normal të kulturave të perimeve është e nevojshme që gjatë vegjetacionit, bimët të jenë vazhdimisht të furnizuara me sasitë e nevojshme të ma-terieve ushqyese. Materiet ushqyese duhet të jenë lehtë të arritshme për bimët që kultivohen. Koha dhe mënyra e dhënies së materieve ushqyese varet nga lloji i kulturës, fazës së zhvillimit, mënyrës së përdorimit, qëllimit të prodhimit dhe nga faktorët tjerë. Për ushqim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, shfrytëzohen plehrat organik – plehu i ahurit, osoka, plehu i gjelbër, komposti, plehu i shpezëve, torfa, biohumusi e tjerë; plehrat mineral – azotike, fosforike, të kaliumit, të kalciumit, plehra të mikroelementeve.Për plehrat dhe mënyrën e plehërimit, është dhënë më tepër në kaptinat paraprake.

Detyra 1

Bëj prezantim për përdorimin e dheut dhe të substrateve të ndryshme për kultivim të

kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura!

Detyra 2

Bëj prezantim për llojet e plehrave dhe mënyrat e të ushqyerit të bimëve!

Prodhimtaria perimore

271

Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura

Dheu si bazë, shfrytëzohet në disa prej sistemeve për kultivim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Përveç dheut në hapësirat e mbrojtura, si bazë mund të shfrytëzohen edhe substrate si dhe tretësira ujore dhe ajrore. Qëllimi i përpunimit të tokës në hapësirat e mbrojtura është që të mbahet dhe të përmirësohet struktura e volitshme e tokës.

Figura nr. 156.-Përpunimi i tokës në hapësirën e mbrojtur

Prodhimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura është intensive dhe sjell deri te varfërimi i tokës dhe deri te prishja e strukturës së saj. Për kulturat e perimeve, të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, pa dallim nga lloji i tokës, është e rëndësishme që në tokë të ketë kushte për zhvillim të shpejtë dhe të pandërprerë të sistemit rrënjor dhe furnizim të pandërprerë të bimës me materiet e nevojshme ushqyese dhe me ujë, gjatë tërë periudhës së kultivimit. Sistemet për përpunim të tokës duhet të sigurojnë edhe mbjellje me farë, mbjellje dhe rimbjellje me kohë dhe kualitative.Sistemet për përpunim të tokës në hapësirat e mbrojtura, varet nga lloji i tokës, kultura e mëparshme, kultura që do të kultivohet, koha e mbjelljes me farë, mbjelljes ose rimbjelljes, qëllimit të prodhimit dhe nga faktorët tjerë.Sistemet për përpunim të tokës, varen edhe nga mekanizimi që është në dispozicion dhe nga mundësitë për përpunim të tokës në hapësirën e mbrojtur.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

272

Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura, përfshin përpunimin themelor dhe përpunimin

plotësues të tokës.

Para përpunimit themelor të tokës, kryhet pastrimi i sipërfaqeve nga mbeturinat e kulturës paraprake, pasi që e pengojnë për-punimin e tokës, por edhe janë bartës të shkaktarëve të sëmundjeve të caktuara dhe vendbanim i dëmtuesve. Përpunimi themelor i tokës realizohet me lërim të tokës në thellësi prej 20 deri 30 cm. Me përpunimin themelor të tokës, kryhet edhe plehërimi bazë i tokës me shtim të sasive të caktuara të plehut të ahurit ose të plehrave minerale, vështirë të tretshëm, por kryhet edhe dezinfektimi i tokës.

Përpunimi themelor i tokës realizo-het para fi llimit të prodhimtarisë. Te hapësirat e mbrojtura, të cilat shfrytëzojnë periudhë kohore më të gjatë, për kultivim të kulturave të perimeve, zbatohet gërmimi i dheut. Kjo masë duhet të praktiko-het më shpesh, nëse në hapësirën e mbrojtur nuk është vendosur sistem për drenazhim.Pas përpunimit themelor, është i nevojshëm të kryhet përpunimi plotësues i tokës.Qëllimi i përpunimit plotësues është që të fi tohet shtresë e tokës

sipërfaqësore e shkriftë dhe mirë e imtësuar, me cilësi të volitshme ujore-ajrore.Me përpunimin plotësues krijohen kushte për kryerje të mbjelljes me farë, mbjelljes ose rim-bjelljes në mënyrë kualitative.

Figura nr. 157.-Pastrimi i hapësirës së

mbrojtur

Figura nr. 158.- Lërimi hapësirës mbrojtëse

Prodhimtaria perimore

273

Përpunimi plotësues i tokës në hapësirat e mbrojtura, realizohet në thellësi prej 10 deri 18 cm.Përgatitja e tokës në hapësirat e mbroj-tura, varet nga ajo se, toka a përgatitet për mbjellje me farë, mbjellje ose për rimbjel-lje.Përgatitja e tokës mund të jetë në disa for-ma edhe atë në formë të sipërfaqes së rraf-shët, stomeve, leheve të zakonshme, leheve të larta, leheve të ulëta dhe trarëve.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cili është qëllimi i përpunimit të tokës në hapësirat e mbrojtura?

2. Prej se varen sistemet për përpunim të tokës në hapësirat e mbrojtura?

3. Çka përfshin përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura?

4. Kur kryhet përpunimi themelor i tokës në hapësirat e mbrojtura?

5. Në çfarë thellësie kryhet përpunimi plotësues i tokës?

Detyrë

Vizito hapësirën e mbrojtur më të afërt në të cilën si bazë për kultivim të kulturave të

perimeve shfrytëzohet dheu. Bëj intervistë me personin përgjegjës dhe me të punësu-

arit, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Si e bën përpunimin e tokës në hapësirën e mbrojtur?

2. A disponon me mekanizëm për përpunim të tokës në hapësirën e mbrojtur?

3. Në çfarë thellësie e kryen përpunimin plotësues të tokës në hapësirën e mbrojtur?

4. Cilat makina i shfrytëzon për përgatitjen e tokës për mbjellje me farë, mbjellje ose

rimbjellje?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

� �

Figura nr. 159.- Përpunimi plotësues i tokës

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

274

Mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja në hapësirat e mbrojtura

Kulturat e perimeve prodhohen me mbjellje të farës, me mbjellje të organeve vegjetative (rrënjë, kërcell ose gjeth) ose me rimbjellje (rasat). Përveç mënyrave të cekura, për prodhimin e kulturave të perimeve, mund të zbatohen edhe kalemimi (shartimi) dhe metoda e kulturave indore. Cila prej mënyrave të paraqitura do të zbatohet për prodhim, varet nga mënyra e shu-mimit të kulturës së caktuar, por edhe nga lloji i hapësirës së mbrojtur dhe mënyra e kultivimit.Për mbjellje me farë duhet të përdoret vetëm fara kualitative me mugullim të mirë. Kulturat e perimeve, shpeshherë, shpejt e humbin mugullimin. Disa kultura të perimeve (majdanozi, karota, patëllxhani, speci, qepa) mugullimin e mbajnë rreth 2-3 vite. Te kulturat tjera të peri-meve (lakra, rrepëza, rrepa, rrepa e kuqe, sallata, spinaqi) mugullimi i farës mbahet rreth 3-4 vite. Ekzistojnë edhe kultura të perimeve (bizelja, borania, domatja, trangulli) që mugullimin e mbajnë në periudhë kohore më të gjatë, rreth 6-8 vite.Në cilën thellësi do të vendoset fara varet nga lloji dhe madhësia e farës. Fara e imët vendoset më cekët, në krahasim me farën më të madhe, që vendoset më thellë në tokë. Fara shumë e imët (karota, majdanozi, sallata, selino) vendoset në thellësi prej 0,5 deri 1 cm, fara me madhësi të mesme (lakra, domatja, speci, qepa) vendosen në thellësi prej 2 deri 3 cm, kurse fara shumë e madhe (kungulli, borania, bizelja, shalqiri, pjepri, trangulli) vendoset në thellësi prej 3 deri 4 cm.Gjatë mbjelljes së farës në tokë të lehtë, fara mund të vendoset më thellë, derisa në tokat më të rënda, më cekët.Para se të kryhet mbjellja e farës, fara përgatitet për mbjellje. Përgatitja e farës për mbjellje përfshin më shumë masa dhe metoda prej të cilave më të rëndësishme janë mugullimi, ngro-hja, polirimi, lagështimi, stimulimi, dezinfektimi, inokulimi etj.Mugullimi i farës realizohet me vendosjen e farës në mes dy shtresave në letër të lagësht ose tekstil. Fara rregullisht laget dhe herë pas here përzihet për të siguruar mjaft oksigjen. Mugulli-mi përfundon kur te fara, përafërsisht te 5 % e farës paraqitet mugulli (sythi). Fara e mugulluar dhe e lagësht duhet të mbillet në tokë të lagësht.Te disa kultura të perimeve (trangulli, shalqiri, pjepri, qepa, domatja) kryhet ngrohja e farës për tu shpejtuar mbirja. Fara i nënshtrohet temperaturave të larta, e cila gradualisht rritet deri në 60°C me përzierje të pandërprerë në kohë prej 3 orësh.Fara te disa kultura të perimeve mund të vendoset edhe në temperatura të ulëta, gjegjësisht në temperaturë prej -1°C deri 3°C. Lagia e farës mund të shfrytëzohet thuajse te të gjitha kulturat e perimeve. Realizohet me zhytje të thasëve me farë në ujë me temperaturë rreth 25°C. Në ujë mund të ketë të tretur ma-terie stimuluese (tomatin, agrostemin). Fara nuk guxon të lihet vazhdimisht në ujë, por herë pas here duhet të nxirret nga uji. Zhytja e farës në ujë bëhet derisa fara të thithë ujë dhe të ënjtet (mbufatet).

Prodhimtaria perimore

275

Mbjellja me farë e kulturave të perimeve mund të bëhet me dorë ose me makina.Mbjellja e farës me dorë zbatohet gjatë prod-himit në sipërfaqe më të vogla dhe gjatë prodhimit të rasatit. Mbjellja e farës me dorë mund të jetë në rende, me shpërndarje, në va-tra dhe në shirita. Për mbjellje precize të farës, në sipërfaqe të vogla, mund të shfrytëzohet edhe mbjellja e farës në letër, ku fara ngjitet në mes dy shtresave në letër të hollë speciale në largësi saktësisht të caktuar. Në sipërfaqe më të mëdha, më shpesh zbato-het mbjellja e farës me makina.Mbjellja e farës mund të bëhet me shpërndar-je, në rende, në brazda, në vatra dhe në shirita.Mbjellja e farës në rende realizohet me ven-dosjen e rendeve të caktuara në drejtim ve-ri-jug, pasi që në këtë mënyrë bimët më së shumti i nënshtrohen dritës së diellit, gjatë ditës. Mbjellja e farës në shirita realizohet në rende. Shiritat mund të jenë prej dy rendeve, tri rendeve, katër rendeve dhe më shumë rendeve. Distanca në mes rendeve arrin 10-30 cm, derisa në mes shiritave arrin 35-70 cm. Distanca në mes shiritave shfrytëzohet për lëvizje dhe kryerje të masave të nevojshme

agroteknike. Mbjellja e farës në vatra real-izohet për kulturat e perimeve (shalqiri, pj-epri, kungulli, trangulli) të cilat kultivohen në rende me distancë të gjerë në mes tyre. Në vatra vendosen më shumë fara, të cilat pas mbirjes së kulturës, rrallohen nga 1-2 bimë. Pas mbjelljes së farës, fara mbulohet me sh-tresë të plehut ose dheut. Mbjellja është e ngjashme me mbjelljen me farë me atë dallim se gjatë mbjelljes në vend të farës përdoren pjesë vegjetative të

bimëve (material për mbjellje).Te shumica e kulturave të perimeve, më parë bëhet prodhimi i rasatit, e pastaj bimët e peri-meve me rimbjellje barten në vend të përhershëm për kultivim.

Figura nr. 160.-Përgatitja për mbjellje me

farë

� �

Figura nr. 161.-Mbjellja e hudhrës

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

276

Kontrollo diturinë tënde

1. Në çka dallohen mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja?

2. Sa kohë e mbajnë mugullimin kulturat e perimeve?

3. Në cilën thellësi realizohet mbjellja me farë e kulturave të perimeve?

4. Te kulturat e perimeve, sa mënyra të mbjelljes me farë ekzistojnë?

5. Çka shfrytëzohet gjatë mbjelljes të kulturave të perimeve?

6. Çka arrihet me rimbjellje?

Detyrë

Vizito hapësirën e mbrojtur më të afërt. Bëj intervistë me personin përgjegjës dhe me të

punësuarit, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Çfarë fare përdor gjatë mbjelljes me farë?

2. A i kultivon kulturat e perimeve me mbjellje të farës në mënyrë direkte ose me

prodhimin paraprak të rasatit?

3. Cilat kultura të perimeve i kultivon me mbjellje?

4. Ku e prodhon rasatin?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

277

Masat agroteknike speciale në hapësirat e mbrojtura

Cilat masa agroteknike do të zbatohen gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, varen nga cilësitë biologjike të kulturës së kultivuar, kohës së kultivimit, qëllimit të prodhimtarisë dhe nga lloji i hapësirës së mbrojtur. Këto masa quhen masa për përkujdesje të kulturave të perimeve. Masat për përkujdesje të kulturave të perimeve, të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura janë mbulimi i tokës, prashitja dhe gropimi, mbrojtja nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat, mbrojtja nga temperaturat e larta, ujitja, të ushqyerit e përkohshëm, lidhja e bimëve për mbajtëse, ventilimi, pluhërimi, dozimi me dioksid karboni (CO2), mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, fi lizim, dhe masat tjera.

Të mbuluarit e tokës

Mbulimi i tokës në hapësirat e mbrojtura bëhet me qëllim që të pengohet paraqitja e barojave, të zvogëlohet avullimi i lagështisë nga toka, të zvogëlohet nevoja për përpunim të tokës etj. Mbulimi i tokës kontribuon edhe në zvogëlimin e veprimit destruktiv të pikave të ujit, e ndalon paraqitjen e kores së tokës, e zvogëlon dallimin e temperaturave në mes ditës dhe natës, e zvogëlon nevojën për ujitje e tjerë.Për mbulimin e tokës në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet folia prej polietileni, mbeturinat e bimëve (kashta, sana, gjethet, barojat etj.), komposti, plehu i ahurit, letra speciale, agrotekstili e tjerë.Kur përdoret kashta për mbulim të tokës, kashta duhet të imtësohet në pjesë të vogla, me madhësi prej 5 deri 8 cm dhe të vendoset në shtresë me trashësi prej 5 deri 8 cm.

Figura nr. 162.-Mbulim i tokës me kashtë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

278

Kashta shtrohet kur bimët do të arrijnë lartësi prej 15 cm. Kashta është material mjaft higros-kopik, gjegjësisht e mban ujin, prandaj duhet pasur kujdes gjatë ujitjes. Shtresa me kashtë vepron si shtresë izoluese ndërmjet ajrit dhe tokës, me ç’rast temperatura e tokës mund të jetë më e vogël edhe për 7-8°C. Dallimi i tillë në temperatura mundet në mënyrë të pavolitshme të ndikojë mbi zhvillimin e kulturës që kultivohet.Më shpesh për mbulim të tokës për-doret foli polietileni me trashësi prej 0,03 deri 15 mm ose agrotekstil. Para vendosjes së folisë të polietilenit ose agrotekstilit kryhet përpunimi komplet i tokës. Toka duhet të jetë e rrafshët, që të mundësojë shtrirje të folisë për tokën. Folia prej polietileni mund të jetë me ngjyrë të bardhë, të zezë, kafe ose të kaltër të errët. Vendosja e folisë mund të bëhet me dorë ose me makinë. Ekzistojnë makina speciale për ven-dosjen e folisë, të cilat përbëhen nga një pjesë që e bart folinë e mbështjellë në çikrik dhe me dy brazda të cilat i mbulojnë skajet e çikrikut me dhe.Folia duhet të jetë 20 cm më e gjerë nga gjerë-sia e sipërfaqes në të cilën vihet, gjegjësisht duhet të lihen rreth 10 cm në të dy skajet e folisë që do të mbulohen me dhe.Folija duhet të jetë e tërhequr mirë.Në foli duhet të bëhen vrima në vendet ku do të mbillen fi danet ose rimbjellen kulturat e perimeve. Hapjet bëhen me thikë dhe janë në formë të kryqit ose me ndihmën e mjetit në formë rrethi i cili punon në princip të bërjes së vrimave me ndihmën e nxehtësisë.Ekzistojnë edhe makina të cilat njëkohësisht kryejnë mbjelljen e farës, mbjelljen ose rim-bjelljen dhe vënien e folisë.Nëse shfrytëzohet foli e zezë, barojat aspak nuk zhvillohen, pasi që drita e diellit nuk kalon nëpër folinë e zezë. Folitë me ngjyra nuk e pengojnë zhvillimin e barojave.

Figura nr. 163. Foli e zezë

Figura nr. 164.-Veprimi i folisë së zezë

Prodhimtaria perimore

279

Folia e zezë mundëson që toka gjatë ditës mirë të ngrohet dhe nuk lejon ftohje të shpejtë të tokës gjatë natës, me ç’rast temperatura e tokës është më e lartë për rreth 2-3 °C në raport me temperaturën mbi foli. Folia dobët i lëshon avujt e ujit dhe avullimi zvogëlohet për 5-10 herë, me çka zvogëlohet edhe nevoja për ujitjen.Përmbajtja e CO2 në tokë, të mbuluar me foli, rritet për 2-6 herë, pasi që folia nuk lejon përzierje më të madhe të ajrit të tokës dhe të rrethinës. Përzierja e ajrit bëhet vetëm përmes hapjeve me ç’rast CO2 shkon direkt në zonën e bimës dhe kontribuon për intensifi kim të fotosintezës. Përmbajtja e rritur e CO2 në tokë, ndikon negativisht mbi sistemin rrënjor.Mbulimi i tokës me foli dhe agrotekstil kontribuon për arritje më të hershme të prodhimeve dhe për rritjen e rendimenteve te kulturat e perimeve. Te shalqiri, rritja e rendimenteve sillet edhe deri në 40%.Në prodhimtarinë organike, për mbulim të tokës shfrytëzohet foli ose letër, të krijuara nga materiali ekologjik të cilat zbërthehen në tokë.

Pluhurimi plotësues

Kulturat e perimeve me fryte anësore dhe kulturat e perimeve te të cilat fekondimin e bëjnë insektet, kanë nevojë për pluhurim plotësues, për arsye se kultivohen në peri-udhë të vitit kur nuk ka insekte që e krye-jnë pluhurimin ose për shkak të kushteve të kontrolluara në hapësirën e mbrojtur nuk ekzistojnë rrymime më të forta ajrore.Ekzistojnë më shumë mënyra të pluhurimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Pluhurimi në hapësirat e mbroj-tura mund të kryhet me metoda mekanike, me mjete kimike dhe me metoda biologjike. Metodat mekanike përbëhen me shkundjen e luleve, ujitje me spërkatësit etj. Si mjete kimike shfrytëzohen biostimuluesit dhe pre-paratet hormonale me të cilët stërpiken lulet e bimëve.Metodat biologjike zbatohen me futjen e insekteve të cilat kryejnë pluhurimin e luleve.Për këtë qëllim, shfrytëzohet vendosja e sëndukëve me lloj të veçantë të bletëve- brumbuj.Përdorimi i brumbujve është mënyra më e mirë për pluhurim. Në hapësirat e mbrojtura vendosen sën-dukët ku jetojnë brumbujt, të cilët kryejnë pluhuri-min. Përdorimi i brumbujve ka më shumë përparësi siç janë, orientimi i lehtë i brumbujve në hapësirën e mbrojtur, shumë dobët e sulmojnë njeriun, fl uturojnë

Figura nr. 165- Vendbanimi i brumbujve

Figura nr. 166-Brumbulli në lulen

e domates

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

280

shumë shpejt prej lules në lule, mund të punojnë edhe në temperatura të ulëta dhe në kohë të vranët etj.

Prashitja

Prashitja shumë rrallë praktikohet në hapësirat e mbrojtura, gjegjësisht kryhet vetëm nëse nuk është kryer mbulimi i tokës.

Të ushqyerit e përkohshëm

Për ushqim të përkohshëm në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohen plehrat minerale dhe or-ganik. Të ushqyerit e përkohshëm në hapësirat e mbrojtura, zhvillohet me përdorim të tretësir-ave ujore të plehrave, me ç’rast plehrat u jepen bimëve në zonën e sistemit rrënjor.

Ujitja

Në hapësirat e mbrojtura ujitja kryhet për mbajtjen e lagështisë së nevojshme në tokë dhe në ajër, por edhe për shtimin e materieve ushqyese. Mënyra më të shpeshta të ujitjes në hapësirat e mbrojtura janë: brazdat, subirigacioni, sistemi “pik pas pike” dhe spërkatësit.

Mbrojtja nga temperaturat e ulëta dhe ngricat

Temperaturat e ulëta dhe ngricat mund të shkaktojnë dëme gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura në muajt e dimrit kur temperaturat mund të ulen shumë dhe hapësira e mbrojtur nuk mund të sigurojë mbrojtje të nevojshme.Për mbrojtje nga temperaturat e ulëta në hapësirat e mbrojtura zbatohet ngrohje afat shkurte në hapësira të mbrojtura elementare, me ndonjë burim të nxehtësisë (furrë, trupa të ndryshëm ngrohës) ose mbulimi me ndonjë mbulojë. Te hapësirat plotësisht të mbrojtura temperatura rritet me kyçjen e ngrohjes plotësuese.

Mbrojtja nga temperaturat e larta

Paraqitja e temperaturave të larta në hapësirat e mbrojtura, sidomos gjatë muajve të verës, shkakton dëme të mëdha mbi kulturat e perimeve. Për mbrojtje nga temperaturat e larta shfrytëzohen sistemet për ventilim, me hapjen e kornizave lëvizëse në kulmet e serrave prej qelqi, ngritje të mbulojave anësore, hapje të dyerve hyrëse dhe dalëse në objekte etj. Gjatë temperaturave shumë të larta për mbrojtje të kulturave të perimeve mund të zbatohet hijezi-mi i hapësirës së mbrojtur me zbardhjen e kulmit të hapësirës së mbrojtur me gëlqere, duke e mbuluar me mbulojë të rrallë kulmin ose nën kulmin etj.

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat

Gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirën e mbrojtur, rreziku nga paraqitja e së-mundjeve, dëmtuesve dhe barojat duhet të jetë shumë i vogël.Për mbrojtje të kulturave të perimeve në hapësirën e mbrojtur nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat ekzistojnë shumë sisteme, të cilat bazohen në përdorimin e masave të caktuara, që mund të jenë kimike, mekanike dhe biologjike.Të gjitha masat për mbrojtje nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat në raport me kohën e mar-rjes, ndahen në masa preventive dhe direkte.

Prodhimtaria perimore

281

Lidhja e bimëve për mbajtësit

Te disa kultura të perimeve që kanë kërcell të gjatë dhe të gjelbër (domatja, trangulli) kanë nevojë për ndihmë për mbajtjen e drejt të kërcellit.Mbajtja e drejt e bimëve bëhet me lidhjen e bimëve për konstruksionin bartës, ngritje të gardheve, vendosje e litarëve etj. Për lidhjen e kulturave të perimeve mund të shfrytëzohen edhe “ tec rrjeta”.

Prerja e majave

Prerja e majave praktikohet te disa kultura të perimeve (domatja, trangulli) për të rregulluar rritjen dhe numrin e vjeljeve. Prerja e majave mund të zbatohet në faza të ndryshme të zhvillimit të kulturave të perimeve dhe varet nga lloji i kulturës dhe drejtimi i prodhimtarisë, por edhe nga lloji i prodhimtarisë.

Largimi i pjesëve nga bimët

Gjatë kultivimit të disa kulturave të perimeve është e nevojshme të merren masa të caktuara siç janë: largimi i gjetheve, largimi i kërcejve dhe fi lizave plotësues, largimi i një pjese të luleve dhe fryteve dhe masa tjera.Zbatimi i këtyre masave varet nga kultura e kultivuar dhe qëllimi i kultivimit. E përbashkët për të gjitha masat është se duhet të kryhen në orët e mëngjesit.

Dozimi me dioksid karboni (CO2)

Rritja (dozimi) e përmbajtjes të CO2 në hapësirën e mbrojtur, arrihet me ventilim, por mund të arrihet edhe me përdorim të djegësit, me shtimin e CO2 të pastër, me hedhje të gazrave tym-uese nga ngrohtorja etj.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa speciale ndërmerren në hapësirën e mbrojtur?

2. Çka arrihet me mbulimin e tokës në hapësirën e mbrojtur?

3. Çka shfrytëzohet për mbulimin e tokës në hapësirën e mbrojtur?

4. Si kryhet fekondimi artifi cial në hapësirat e mbrojtura?

5. Çka shfrytëzohet për mbrojtje nga temperaturat e larta?

6. Në cilën periudhë të ditës është më mirë të bëhet largimi i pjesëve të bimëve?

Figura nr. 167- Lidhja për

konstruksionin bartës

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

282

Detyra 1

Vizito hapësirën e mbrojtur më të afërt. Bëj intervistë me personin përgjegjës dhe të

punësuarit, gjegjësisht mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjen:

1. Cilat masa të përkujdesjes i zbaton në hapësirën e mbrojtur?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj krahasim të informatave të mbledhura gjatë vizitave paraprake në fermën e peri-

meve dhe mundohu të zbulosh gabimet që i ka bërë bujku gjatë kultivimit të kulturave

të perimeve në hapësirat e mbrojtura.

Bëj tabelë me më shumë kolona, në të cilën do t’i shënosh masat agroteknike, mënyrat

se si merren dhe udhëzimet që do t’i japësh për përmirësim.

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

283

PLEHËRIMI NË HAPËSIRAT

E MBROJTURA

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

284

Prodhimtaria perimore

285

NEVOJA PËR PLEHËRIM NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

Toka është mjedis jetësor, e cila i siguron bimët me sasi të ujit dhe materie ushqyese të nevo-jshme. Sistemi rrënjor te kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura është dobët i zhvilluar, për dallim nga pjesa mbitokësore e bimës e cila është shumë më e zhvilluar, prandaj është e nevojshme në tokë të ketë sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese, në formë lehtë të arritshme.Prodhimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura është intensive, sidomos nëse hapë-sira e mbrojtur shfrytëzohet për kultivim të më shumë se një kulture, gjegjësisht për kultivim të 2-4 kulturave gjatë vitit.Mënyra intensive e prodhimit sjellë deri në shfrytëzim intensiv të materieve ushqyese dhe zvogëlim të sasisë së materieve ushqyese në tokë. Për kulturat e perimeve të cilat kultivohen në hapësirat e mbrojtura është e nevojshme tu sigurohet ushqimi i rregullt dhe me kohë.

Sasitë e nevojshme të materieve ushqyese për kulturat e perimeve në hapësirat e mbrojtura, shtohen me plehërim. Si edhe gjatë plehërimit në vend të hapur, plehrat në hapësirat e mbroj-tura shtohen gjatë përpunimit themelor të tokës (plehërim bazë), para mbjelljes me farë , mbjelljes dhe rimbjelljes (plehërim para mbjelljes) dhe gjatë kultivimit të kulturës (ushqim i përkohshëm).

Nevojat për materie ushqyese, te kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, varen nga lloji i kulturës, kohës së prodhimit dhe intensitetit të prodhimit. Nevojat për materie ushqyese të caktuara varen edhe nga fazat e zhvillimit të bimëve. Për shembull, gjatë prodhimit të rasatit, është e nevojshme që materiet ushqyese të jenë të për-faqësuara në forma lehtë të arritshme në shtresën sipërfaqësore të cekët të tokës. Nevojat e kulturave të perimeve për elemente të caktuara janë gjithashtu të ndryshme.Për ushqim të drejtë të bimëve, janë ë rëndësishëm elementet biogjene (primare) azoti, fosfori dhe kaliumi.Kulturat e perimeve kanë nevojë të ndryshme për azot. Azoti mundëson rritje dhe zhvillim intensiv të bimëve, por edhe për vazhdim të vegjetacionit. Nevojë më të madhe për azot kanë lakra dhe speci, nevojë mesatare për azot kanë domatja, sallata, qepa. Përqendrimi shumë i lartë i azotit në tokë mundëson prishjen e kualitetit të kulturave të perimeve të caktuara (sal-lata, spinaq, rrepëza), pasi që në to rritet përqendrimi i nitrateve të dëmshme.Nevoja më të mëdha për fosfor, kulturat e perimeve kanë në fazën e formimit të frytit dhe farës, pasi që fosfori ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e organeve gjenerative të bimëve, në pjekjen e fryteve dhe në pranimin e azotit te bimët.Kaliumi është i rëndësishëm për rezistencën e bimëve dhe për shijen e fryteve.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

286

Tabela 13 Materie ushqyese esenciale bimore

Elementi Simboli % në bimëFunksioni në

bimëGrupi

Azoti N 100 Aminoacide,Albumine

Materie ushqyese primare

Fosfori P 6 Acidet nukleike, ATP

Kaliumi K 25Katalizë, transportim të joneve

Kalcium Ca 12,5 Mur qelizorMaterie ushqyese sekondareMagnez Mg 8 Klorofi l

Sulfur S 3 Aminoacide

Hekur Fe 0,2 Sintezë të Klorofi lit

Mikroelemente

Bakër Cu 0,01 Komponentë e enzimave

Mangan Mn 0,1 Aktivizim të enzimave

Zink Zn 0,03 Aktivizim të enzimave

Bor B 0,2 Membrana,Meristemë

Molibden Mo 0,001 Fiksim të azotit

Klor Cl 0,3 Fotosintezë

Grupi i dytë i elementeve janë elementet sekondare: kalciumi, magnezi dhe sulfuri. Kalciumi luan rol të rëndësishëm në pranimin e materieve tjera ushqyese dhe në metabolizmin e in-deve dhe organeve të bimëve, gjegjësisht në lidhjen e acideve organike. Në tokë gjendet në sasi të mjaftueshme. Magnezi luan rol të rëndësishëm në formimin e klorofi lit dhe organeve reproduktive. Sulfuri ka rol në sintezën e aminoacideve.

Grupin e tretë e përbëjnë mikroelementet hekur, bakër, mangan, zink, molibden, bor, klor e tjerë, të cilët kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e proceseve të caktuara metabolike dhe të proceseve tjera në bimë.

Nevojat për materie ushqyese te kulturat e perimeve të kultivuara në hapësirat e mbrojtura, varet edhe nga lloji i hapësirës së mbrojtur, mënyrës së prodhimit dhe qëllimit të vetë prodhimtarisë.

Prodhimtaria perimore

287

Për fi timin e prodhimeve kualitative, në hapësirat e mbrojtura, është i nevojshëm edhe kor-relacioni reciprok i materieve ushqyese të caktuara të përshtatura sipas nevojave të kulturës së kultivuar dhe fenofazës në të cilën gjendet.

Gjatë plehërimit, duhet llogaritur sasinë e materieve ushqyese që do të shtohen. Cilat materie ushqyese dhe në cilën sasi do të jepen me plehërim, duhet të jenë të vërtetuara me analizë paraprake të tokës.

Tabela 14 Simptomat që paraqiten në mungesë të materieve ushqyese të caktuara

Elementi Simptomat në mungesë Masa

Azoti

Gjethi merr ngjyrë të gjelbër të zbehtë deri në të verdhë, ngel i imët, ndërpritet rritja dhe zhvillimi i bimës, gjethet dhe frytet zhvillohen më pak dhe janë më të imëta. Gjatë mungesës më të madhe paraqitet rënia e gjetheve

Ushqim i përkohshëm me 0,5-0,6 % tretësirë nga plehrat e azotit

Fosfori

Ndërpritet rritja dhe zhvillimi i tërë bimës. Në gjethet e poshtme paraqitet ngjyrë e gjelbër e errët e pastaj edhe në gjethet e sipërme. Ndërpritet formimi i luleve dhe fryteve.

Ushqim i përkohshëm me 0,7-1% tretësirë me fosfat amoni dhe të rritet temperatura e tokës.

Kaliumi

Paraqitet ngjyra e verdhë në tehet e gjetheve e cila zgjerohet në tërë gjethin. Gjatë mungesës më të madhe gjethi fi ton ngjyrë bronze dhe bie. Fryti fi ton formë të parregullt dhe bie.

Ushqim i përkohshëm me 0,5-1% tretësirë e sulfat kaliumit.

KalciumiBimët ngecin në rritje dhe zhvillim. Gjatë mungesës më të madhe paraqitet vdekja e rrënjës dhe majës së kërcellit. Te fryti paraqiten pika të zeza.

Ushqimi i përkohshëm me 1% tretësirë e nitrat kalciumit.

MagneziGjethet më të vjetra e humbin klorofi lin në mes nervaturës, fi tojnë ngjyrë kafe në të kuqe dhe vdesin.

Ushqim i përkohshëm me 1-2 % tretësirë të sulfat magnezit

Hekuri Gjethet e reja zverdhen. Ushqim i përkohshëm

me preparate të helateve

SulfuriZvogëlohet rritja dhe zhvillimi i bimës. Gjethet e reja janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë ose të verdhë. Kërcelli është lehtë i thyeshëm.

Ushqim i përkohshëm me sulfat amoni ose superfosfat

Sasitë më të mëdha dhe më të vogla të materieve të dhëna ushqyese ndikojnë dëmshëm mbi kultivimin e kulturave të perimeve dhe mbi përfi timin e rendimenteve kualitative.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

288

Tabela 15 Përqendrimi kritik i metaleve të rënda

Përqendrimi kritik i metaleve të rënda

Elementi Pb Cd Cr Cu Ni Hg Zn

Përqendrimi në tokë mg/kg

100 3 100 100 50 2 300

Përqendrimi në bimë

10-20 5-10 1-2 15-20 20-30 2-5 150-200

Për plehërim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura përdoren plehra organik, minerale dhe plehra tjerë special. Plehrat mund të përdoren si të vetme ose të shfrytëzohen të kombinuara në raporte të ndryshme.Plehërimi i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura mund të bëhet me vendosje në tokë, me ushqim të përkohshëm përmes gjethit (foliar), me sistemet për ujitje (fertirigim) ose me kombinim të shumë mënyrave.

Kontrollo diturinë tënde:

1. Çka shkakton prodhimi intensiv i kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?

2. Prej çka varen sasitë e nevojshme të materieve ushqyese te kulturat e perimeve në

hapësirat e mbrojtura?

3. Çfarë është nevoja e kulturave të perimeve për fosfor?

4. Si vërtetohet sasia e nevojshme e plehut për plehërim?

5. Si mund të kryhet plehërimi në hapësirat e mbrojtura?

Detyrë

Vizito një hapësirë të mbrojtur. Bëj intervistë me bujkun individual ose me të punësuarit

dhe mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat plehra i shfrytëzon për plehërim në hapësirën e mbrojtur?

2. Në cilën mënyrë ja shton tokës plehrat?

3. Si e vërteton nevojën për plehërim në hapësirat e mbrojtura?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre?

Prodhimtaria perimore

289

Plehrat organik

Plehrat organik kanë zbatim më të madh në prodhimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Plehrat organik përdoren si pleh bazë për plehërim në hapësirat e mbrojtura para fi llimit të sezonit prodhues ose para vet mbjelljes, mbjelljes me farë ose rimbjelljes të kulturës kryesore. Përveç për plehërim bazë, plehrat organik mund të shfrytëzohen edhe për ushqim të përkohshëm. Plehrat organik mund të shfrytëzohen edhe për ngrohjen e hapësirave të mbro-jtura me biongrohës.

Plehrat organik të cilët përdoren për plehërim në hapësirat e mbrojtura janë: plehu i bagëtisë (ahurit), osoka, plehu i gjelbër, komposti, plehu i shpezëve, torfa, biohumusi, plehrat e qytetit dhe plehrat tjerë.

Plehu i ahurit (i bagëtisë)

Plehu i ahurit fi tohet nga fekaliet e kafshëve shtëpiake dhe shtrojat prej kashte, ashklat ose materiale tjera. Për plehërim në hapësira të mbrojtura, më së shumti përdoret plehu i ahu-rit të gjedhëve, të dhenve dhe të kalit të cilët bëjnë pjesë në grupin e plehrave të nxehtë të ahurit. Plehu i derrit bën pjesë në grupin e plehrave të ftohta pasi që përmban sasi të madhe të ujit. Plehu i derrit është me reaksion acidik dhe dobët mineralizohet në tokë. Plehu i derrit shfrytëzohet për plehërim të tokave të lehta.Plehu i ahurit në hapësirat e mbrojtura përdoret si pleh bazë dhe për përgatitjen e tokës së serrët.Plehu i ahurit përmban rreth 0,4% azot, 0,3% fosfor, 0,5% kalium dhe 0,5% kal-cium. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura përdoret në sasi prej 10 deri 30 ton/ha për kohë prej 1 viti të sezonit prodhues në hapësirën e mbrojtur.Plehu i ahurit për shkak të proceseve që ndodhin në të shumë shpejt e humb vlerën e vet ushqyese, prandaj duhet pasur kujdes gjatë ruajtjes së tij. Për të penguar humbjen e madhe të materieve ushqyese, plehu i ahurit duhet të jetë i mbrojtur nga ndikimi direkt i diellit dhe lagështia, gjegjësisht të jetë i vendosur nën ndonjë strehë ose të jetë e mbuluar me kashtë, sanë, dhè, ose foli të zezë. Gjatë ruajtjes, plehu i ahurit mund të humb 10-50% nga materia e thatë, 20-60% azot dhe 5-20% fosfor dhe kalium.

Figura nr. 168.- Plehu i ahurit

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

290

Tabela 16 Sasitë mesatare të materieve ushqyese primare në lloje të ndryshme të plehut të

ahurit

Lloji i plehut të ahurit Materia e thatë N P2O

5K

2O

Të gjedhëve 10-15 0,6-2,1 0,7-1,1 2,4-3,6

Të kalit 15-25 1,7-3,0 0,7-1,2 1,2-2,2

Të shpezëve 20-30 2,0-4,5 4,5-6,0 1,2-2,4

Të dhenve 25-35 3,0-4,0 1,2-1,6 3,0-4,0

Të derrit 20-30 3,0-4,0 0,4-0,6 0,5-1,0

Tabela 17 Sasitë mesatare të mikroelementeve në plehun e ahurit

Elementi Mn Zn B Cu Mo

Sasia në mg/kg

30-50 10-20 3-5 1-3 0,1-0,2

Osoka

Osoka është pleh organik i lëngshëm që fi tohet nga fekaliet dhe nga urina e kafshëve shtë-piake, uji dhe sasia e vogël e kashtës. Osoka fi tohet prej të gjitha kafshëve shtëpiake.Për plehërim, në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet pas fermentimit të mëparshëm në gropat e osokës.Plehërimi me osokë të freskët nuk rekomandohet për shkak të erës jo të këndshme. Osaka përmban 0,2-0,8 % azot, 0,2-1,2 % kalium, a fosfori është i përfaqësuar në gjurmë.

Komposti Komposti fi tohet me zbërthim të mbeturinave të ndryshme të bimëve të fermës, mbeturina nga për-punimi i prodhimeve të bujqësisë, mbeturinave të kafshëve etj.Zbërthimi i materieve organike kryhet nën veprimin e mikroorganizmave, ku ndodh humifi kimi i materive organike. Në kompost në të cilin është kryer procesi i humifi kimit, materiet organike janë në formë të hu-musit të qëndrueshëm. Komposti përmban 0,3-0,4% azot, 0,3-0,4% fosfor dhe 0,1-0,3% kalium. Për ple-hërim më shpesh përdoret gjatë prodhimit të rasatit Figura nr. 169.-Materialet për

përgatitjen e kompostit

Prodhimtaria perimore

291

me shtim të 10 kg/m2 në 1 cm shtresë dheu. Shfrytëzimi intensiv i kompostit për plehërim në hapësirat e mbrojtura, mund të sjellë deri në akumulimin e sasive më të mëdha të kripërave të dëmshme.Gjatë përdorimit, komposti mund të përzihet me plehun e ahurit, hirin dhe lloje tjera të pleh-rave.

Plehu i shpezëve

Plehu i shpezëve shfrytëzohet për përzierje me dheun dhe me plehra tjerë, si shtesë gjatë kompostimit të mbeturinave të bimëve, si pleh bazë dhe për ushqim të përkohshëm të kultur-ave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Me dheun përzihet në raport 3 pjesë dhè me 1 pjesë pleh. Kur shfrytëzohet për plehërim bazë hidhet në tokë 2-3 javë para mbjelljes me farë në sasi prej 5 deri 10 kg/m2. Për ushqim të përkohshëm në hapësirat e mbrojtura shfrytëzohet tretësirë e ujit me pleh, me sasi prej 1 kg në 10-15 litra ujë. Tretësira derdhet në mes rendeve.

Torfa

Torfa më shpesh shfrytëzohet si komponent për përgatitjen e substrateve të ndryshme, kurse më rrallë shfrytëzohet si pleh. Përdoret për prodhimin e rasatit, kurse mund të përdoret edhe si bazë për kultivimin e kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Me dheun përzihet në raport, 3 pjesë torfë dhe 1 pjesë dhè. Prej materieve ushqyese, torfa përmban sasi më të madhe të azotit 0,8-2,5%, fosfor 0,05-0,25% dhe kalium 0,25-0,5%. Torfa është pleh me reak-sion acidik.

Biohumusi

Biohumusi është një prej plehrave më të mirë or-ganik. Në biohumus janë të përfaqësuara të gjitha elementet primare, mikroelementet, por hasen edhe mikroorganizmat bioaktiv.Biohumusi është burim i shkëlqyeshëm i mikroel-ementeve (zink, mangan, bakër), pasi që këto gjinden në formë të helateve, e që bimët shumë lehtë mund ti pranojnë. Për plehërim në hapësirat e mbrojtura, bio-humusi mund të përdoret në shumë mënyra, gjegjë-sisht me hedhje në tërë sipërfaqen e tokës, me shtim të drejt për së drejti afër rrënjës të bimëve, me tretje në ujë dhe shtim në ujë për ujitje dhe si pleh i lëngët për ushqim të përkohshëm të bimëve përmes gjethit. Gjatë prodhimit të rasatit,nëse shfrytëzohet torfa si bazë, shtohet 10% rërë dhe minimum 10% biohumus. Në tokë, në të cilën pikiatohet rasati, mund të shtohet 10% biohumus. Gjatë rim-bjelljes të kulturave të perimeve është më mirë në gropa në të cilat vendosen bimët, të vihet 100-150 gram biohumus, ashtu që rrënja e bimës të jetë në kontakt direkt me biohumusin.Kur përdoret si pleh i ngurtë shfrytëzohet në sasi prej 0,5 deri 2 kg/m2. Kur përdoret si pleh i lëngët, bëhet tretësirë ujore, në ç’rast në 1 litër ujë shtohet 50-100 gram biohumus. Biohumusi vihet në thasë, kurse thesi vihet në një fuqi me ujë të qëndroj 12-24 orë.

� � �

� � � ,

Figura nr. 170.-Biohumusi

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

292

Plehrat organik të lëngët

Për plehërim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura mund të përdoren edhe tretësira të lëngëta prej materieve organike të caktuara si plehu i ahurit, komposti, por edhe ekstraktet e fermentuara nga pjesët e bimëve etj. Këto tretësira shfrytëzohen për ushqim të përkohshëm të kulturave të perimeve, pasi që janë të pasura me materie ushqyese.Për përgatitje të ekstrakteve të fermentuara, shfrytëzohen pjesët mbi tokësore të freskëta të bimëve. Pjesët e bimëve vendosen në ndonjë enë në raport 1 kg pjesë të bimëve të freskëta me 10 litra ujë të shiut. Për përgatitje të ekstrakteve mund të përdoren edhe pjesë të thata të bimëve në raport 100-300 gram pjesë të thata me 10 litra ujë. Pjesët e bimëve dhe uji vihen në fuqi, në të cilat kryhet fermentimi i materieve organike.Fermentimi zhvillohet rreth 21 ditë dhe në fund fi tohet ekstrakt që mund të ketë veprim fun-gicid. Për plehërim shfrytëzohen me hollim në ujë, në raport 1:10 deri 1:20. Me këto tretësira mund të spërkaten bimët ose toka.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse përdoren plehrat organik në hapësirat e mbrojtura?

2. Cilat materie ushqyese i përmban plehu i ahurit?

3. Cila sasi e plehut të ahurit shfrytëzohet për plehërim në hapësirat e mbrojtura?

4. A duhet të përdoret osoka e freskët për plehërim në hapësirat e mbrojtura?

5. Cilat sasi të kompostit shtohen gjatë plehërimit në hapësirat e mbrojtura?

6. Si përdoret plehu i shpezëve në hapësirat e mbrojtura?

7. Për çka përdoret torfa në hapësirat e mbrojtura?

8. Si përdoret biohumusi në hapësirat e mbrojtura?

9. Biohumusi a mund të shfrytëzohet për ushqim të përkohshëm të kulturave të peri-

meve në hapësirat e mbrojtura?

10.Çka janë plehrat organik të lëngët?

Prodhimtaria perimore

293

Plehrat minerale

Përveç plehrave organik, për të siguruar materie ushqyese të nevojshme, shfrytëzohen edhe plehrat minerale. Ekzistojnë shumë plehra minerale, të cilët mund të ndahen sipas parametrave të ndryshëm. Sipas qëllimit, plehërat minerale ndahen në plehra bazik, para mbjelljes dhe plehra të cilët përdo-ren për ushqim të përkohshëm. Plehrat mund të jenë në gjendje agregate të ngurtë dhe të lëngët, gjegjësisht mund të përdoren për vendosje në tokë në formë të ngurtë dhe të tretura në ujë. Përveç në këto forma, plehrat mund të hasen edhe në formë të thupërzave dhe granulave.

Figura nr. 171.-Plehra minerale

Plehrat minerale në hapësirat e mbrojtura, mund të shfrytëzohen gjatë tërë vegjetacionit të kulturave të perimeve. Si plehra bazë shtohen gjatë përpunimit themelor të tokës edhe atë në tërë sipërfaqen, për shkak se në hapësirat e mbrojtura maksimalisht shfrytëzohet e tërë sipërfaqja.Për ushqim të përkohshëm, plehrat minerale vihen në vet brazdat ose rendet, pranë sistemit rrënjor të kulturës së kultivuar. Për ushqim të përkohshëm përdoren plehrat e ngurtë dhe të lëngët. Plehrat e ngurtë duhet të inkorporohen në tokë, derisa plehrat e lëngët shtohen në formë të tretësirës ujore, bashkë me ujitjen.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

294

Plehrat minerale të lëngët kanë zbatim të gjerë në hapësirat e mbrojtura. Këto mundësojnë shpërndarje më të mirë të materieve ushqyese në tokë. Plehrat e lëngët përveç elementeve biogjene themelore, mund të përmbajnë edhe plehra me mikroelemente dhe biostimulues të ndryshëm.

Zbatimi i ushqimit të drejt të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, e kushtëzon fi timin e rendimenteve të larta dhe kualitative dhe varet nga njohja e cilësive biologjike të kulturës së kultivuar dhe përbërjes kimike të substratit, por edhe nga njohja e raportit reciprok të elementeve të caktuara. Materiet ushqyese duhet të jenë në baraspeshë të caktuar, pasi që rritja e përqendrimit të elementit të caktuar ose elementeve të caktuara mund të shkaktojnë inaktivim të elementit tjetër dhe pamundësi për pranim nga ana e bimëve, pa marrë parasysh përmbajtjen e tij në tokë.

Tabela 18 Raporti reciprok i materieve ushqyese te disa kultura të perimeve

Raporti ndërmjet elementeve të caktuara

Kultura

Trangulli Domatja Speci

N : K 2 : 1 1 : 2 1 : 2

N : P 2 : 0,5 1 : 1,5 1 : 2,25

K : Mg 2,5 : 1 1 : 0,75 1 : 0,75

SO4 : Cl 10 : 1 10 : 1 10 : 1

Plehrat minerale, të cilët përdoren në hapësirat e mbrojtura, duhet të jenë në formë lehtë të ar-ritshme për bimët. Më së miri është kur plehu minerale shtohet përmes sistemit për ujitje (fer-tirigimit). Të ushqyerit e përkohshëm në hapësirat e mbrojtura është masë agroteknike shumë e shpeshtë për shkak të intensitetit të prodhimit dhe nevojës së përhershme të kulturave të perimeve për materie ushqyese. Për ushqim të përkohshëm shfrytëzohen tretësira me përqen-drim të vogël të plehrave minerale. Përqendrimi i tretësirës me plehra minerale arrin prej 0,05 deri 0,2%, gjegjësisht 0,5 deri 2 kg pleh minerale në 1000 litra ujë.

Intensiteti i të ushqyerit të përkohshëm, varet nga fenofaza e zhvillimit të bimëve dhe nga kushtet për kultivim në hapësirat e mbrojtura. Numri i ushqimeve të përkohshme sillet prej 1 deri 2 ushqime gjatë javës dhe nga 1-2 herë gjatë ditës në fazat e frytdhnjes te disa kultura. Të ushqyerit e përkohshëm te sistemet për kultivim në hidropone dhe aeropone bëhet çdo ditë edhe atë disa ushqime të përkohshme gjatë ditës.

Lloji i kulturës dhe fenofaza e kushtëzojnë numrin e ushqimeve të përkohshme. Në fazën e prodhimit të rasatit, te të gjitha kulturat e perimeve, jepen 1-2 ushqime të përkohshme.Te trangulli, prej fazës së rimbjelljes deri te faza e krijimit të fryteve të para, jepen 1-2 ushqime të përkohshme, kurse në fazën e pjekjes së fryteve, të ushqyerit e përkohshëm kryhet pas çdo vjelje ose pas çdo të dytës vjelje.

Prodhimtaria perimore

295

Te sallata dhe spinaqi kryhen 1-2 ushqime te përkohshme gjatë vegjetacionit. Te specat dhe domatet, në fazën e frytëdhënjes të ushqyerit e përkohshëm bëhet në çdo 10-12 ditë, deri sa në fazën e pjekjes së fryteve, në çdo 15-18 ditë. Te lakra të ushqyerit e përkohshëm kryhet 1-2 herë deri në krijimin e kokës, e pastaj kjo bëhet edhe me 1-2 ushqime të përkohshme.

Për ushqim të përkohshëm të kulturave të perimeve, shfrytëzohet tretësirë prej 3,5 ose 8 litra /m2, gjegjësisht materiet ushqyese të nevojshme për 1m2 treten në 3,5 ose 8 litra ujë, varësisht nga lloji dhe zhvillimi i bimës. Zakonisht çdo bimë duhet të fi tojë rreth 0,5 litra tretësirë. Nëse të ushqyerit e përkohshëm bëhet në rende, është e nevojshme që më parë të zbutet toka në rende, për të siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të materieve ushqyese në tretësirën tokë-sore.

Për ushqim të përkohshëm mund të shfrytëzohen kombinime të plehrave minerale dhe organ-ik. Ekzistojnë shumë kombinime dhe përgatitja e tyre varet nga plehrat organik dhe minerale me të cilat disponohet. Veçanërisht të përshtatshme për përgatitjen e kombinimeve janë pleh-rat e lëngët organik.Gjatë shfrytëzimit të plehut të shpezëve për ushqim të përkohshëm, më parë kryhet hollimi i plehut të shpezëve me ujë, në raport 1:12 (1 pjesë pleh shpezësh me 12 pjesë ujë, gjegjësisht 1 kg pleh shpezësh me 12 litra ujë). Pastaj, në 10 litra tretësirë të përgatitur, shtohen 20 gr super-fosfat dhe kripë të kaliumit. Tretësira e këtillë mund të shfrytëzohet për ushqim të përkohshëm gati në të gjitha kulturat e perimeve, gjatë tërë vegjetacionit.Gjatë përdorimit të osokës për ushqim të përkohshëm më parë kryhet hollimi i osokës me ujë në raport 1:5, e pastaj në 12 litra tretësirë të përgatitur shtohen 20 gr superfosfat dhe kripë të kaliumit. Tretësira e këtillë mund të shfrytëzohet për ushqim të përkohshëm për të gjitha kul-turat e perimeve në fazën e frytëdhënjes së plotë. Gjatë përdorimit të plehut të ahurit për ushqim të përkohshëm, më parë kryhet hollimi i ple-hut të ahurit me ujë në raport 1:3, e pastaj në 12 litra ujë tretësirë të përgatitur shtohen 20 gr superfosfat dhe kripë të kaliumit. Tretësira e këtillë mund të shfrytëzohet për ushqim të përkohshëm të qepës, hudhrës dhe lulelakrës, në fazat e vonshme të zhvillimit.

Gjatë përdorimit të tretësirave, me kombinim të plehrave minerale dhe organik për ushqim të përkohshëm të rasatit, bëhet hollimi i tretësirës me rritjen e ujit për 50%.

Për ushqim të drejtë të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, është shumë e rëndë-sishme kombinimi i drejt i plehrave minerale dhe organik.Për shembull, gjatë dezinfektimit të tokës e veçanërisht gjatë sterilizimit të tokës, në tokë përveç mikroorganizmave të dëmshme shkatërrohen edhe mikroorganizmat e dobishme, gjegjësisht mikroorganizmat të cilët kryejnë mineralizimin e materieve organike. Me shtimin e plehrave organik, rritet aktiviteti mikrobiologjik në tokë me çka rritet përmbajtja e elementeve biogjene (azot, fosfor, kalium) dhe e disa mikroelementeve (hekur, mangan, bakër, zink) në tokë. Elementet e liruara lidhen për acidet humine të liruara me aktivitet mikrobiologjik dhe kalojnë në formë helate që është lehtë e arritshme, gjegjësisht në formë në të cilën bimët më lehtë mund ta shfrytëzojnë.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

296

Kontrollo diturinë tënde

1. Si ndahen plehrat minerale sipas qëllimit?

2. Kur përdoren plehrat minerale në hapësirat e mbrojtura?

3. Cila është mënyra më e shpeshtë për zbatimin e plehrave minerale në hapësirat e

mbrojtura?

4. Sa shpesh kryhet të ushqyerit e përkohshëm të kulturave të perimeve në hapësirat

e mbrojtura?

5. Prej çka varet numri i ushqimeve të përkohshme të kulturat të perimeve në hapë-

sirat e mbrojtura?

6. A mund të përzihen plehrat organik dhe minerale për plehërim të kulturave të

perimeve në hapësirat e mbrojtura?

7. Në sa litra ujë treten plehrat minetalik për ushqim të përkohshëm të kulturave të

perimeve në hapësirat e mbrojtura?

8. Si përgatitet tretësirë e plehut të shpezëve me plehrat minerale për ushqim të

përkohshëm në hapësirat e mbrojtura?

Detyra

Vizito barnatoren bujqësore. Bëj intervistë me të punësuarin në barnatore dhe mundo-

hu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat plehra minerale i ka në barnatoren bujqësore?

2. Cilat prej plehrave minerale mund të shfrytëzohen në hapësirat e mbrojtura?

3. Çfarë është përbërja kimike e plehrave minerale?

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

297

Sasia e plehut për plehërim në hapësirat e mbrojtura

Kemi përmendur se ekzistojnë lloje të ndryshme të plehrave mineral. Plehrat mineral mund të jenë të veçanta, gjegjësisht të përmbajnë vetëm një element ushqyes ose të përbëra, të cilat mund të jenë të përziera, kur plehrat e veçanta vetëm janë përzier në mes veti dhe komplekse, kur plehu përbëhet prej më shumë elementeve ushqyese që janë të lidhura me lidhje të cak-tuar kimike.

Në tregti hasen lloje të ndryshme të plehrave me përqindje të ndryshme të materies aktive dhe ndonjëherë është shumë vështirë të bëhet zgjidhje e drejtë e plehut që do të shfrytëzohet për plehërim të hapësirave të mbrojtura. Për furnizim të tokës me materie ushqyese, përcak-tohet sasia e nevojshme për element ushqyes të caktuar në bazë të të dhënave të fi tuara nga analiza e tokës dhe nevojave të kulturës që kultivohet.Përcaktimi i llojit të plehut që do të përdoret për plehërim, bëhet me përdorimin e tabelave, në të cilat janë dhënë përmbajtja e materies aktive në pleh dhe normat për plehërim.

Llogaritja është e thjeshtë, pasi që sasia e nevojshme e plehut për plehërim në kulturë të caktu-ar, fi tohet në prerjen e kolonës vertikale dhe horizontale, gjegjësisht në prerjen e përmbajtjes të materies aktive në pleh me normën e plehërimit me materie aktive.

Për shembull, me analizë të tokës është vërtetuar se në tokë ka 160 kg azot të pastër. Për kul-tivim të suksesshëm të domates në hapësirën e mbrojtur dhe për fi tim të rendimentit prej 80 ton/ha, janë të nevojshme 240 kg/ha azot të pastër. Mungesa e azotit do të plotësohet me plehërim me nitrat amoni (NH4NO3), ku përmbajtja e materies aktive (N) arrin 34 %.

Në rend të parë, në kolonën vertikale gjejmë përmbajtjen e materies aktive në pleh (34 %) dhe e vëmë gishtin e dorës së majtë në 34 %, pastaj gjejmë sasinë e nevojshme për plehërim me materie aktive (sasinë e azotit të pastër që mungon është 80 kg/ha) dhe e vëmë gishtin e dorës së djathtë në 80. Më lëvizjen e dorës së majtë në të djathtë dhe me lëvizjen e dorës së djathtë prej lart-poshtë, përcaktojmë mesataren, që në këtë shembull përputhet në 240, gjegjësisht fi tojmë 240 kg/ha normë për plehërim.

Sipas këtij shembulli, për plehërim të domates me azot, prej të cilës pritet rendiment prej 80

tone/ha, është e nevojshme të shtohet 240 kg/ha nitrat amoni.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

298

Tabela 19 Tabela për llogaritje të sasive të nevojshme të plehut për plehërim në bazë të

përmbajtjes së materies aktive dhe normave për plehërim

Përmbajtja e materies aktive në

plehun

Norma për plehërim me materie aktive në kg/ha

10 20 30 40 50 60 70 80 90 100

11 % 91 182 273 364 455 545 636 727 818 909

12 % 83 166 250 333 416 500 583 666 750 833

13 % 77 154 231 308 385 461 538 615 692 769

14 % 71 143 214 266 357 428 500 571 643 714

15 % 67 133 200 267 333 400 467 533 600 667

16 % 62 125 187 250 312 375 437 500 562 625

17 % 59 118 176 235 294 353 412 471 529 588

18 % 56 111 167 222 278 333 382 444 500 536

19 % 53 105 157 210 263 316 368 421 474 526

20 % 50 100 153 200 250 300 350 400 450 500

24 % 42 83 125 166 248 250 292 333 376 417

28 % 36 71 107 143 197 214 250 280 321 357

34 % 30 60 90 120 150 180 210 240 270 300

40% 25 50 75 100 125 150 175 200 225 250

42 % 24 48 72 96 120 144 166 192 214 240

48 % 21 42 63 76 105 126 147 168 189 210

60 % 17 34 50 64 83 100 106 134 150 166

Kontrollo diturinë tënde

1. Si vërtetohet nevoja për plehërim të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura?

2. Sqaro mënyrën e llogaritjes të sasisë së nevojshme të plehut për plehërim të kul-

turave të perimeve me përdorimin e tabelës!

Detyra 1

Me analizë të tokës është vërtetuar se në tokë ka 95 kg azot të pastër. Për kultivim të

suksesshëm të spinaqit në hapësirën e mbrojtur dhe për përfi tim të rendimentit prej 25

ton/ha, janë të nevojshme 125 kg/ha azot të pastër. Mungesa e azotit do të plotësohet

me plehërim, me nitrat amoni (NH4NO

3), ku përmbajtja e materies aktive (N) arrin 34%.

Llogarit, sa kg/ha nitrat amoni (NH4NO

3) do të nevojitet për plehërim të spinaqit!

Detyra 2

Bëj koleksion të plehrave minerale!

Prodhimtaria perimore

299

Ushqimi foliar

Gjatë prodhimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura, më shpesh, toka është burim kryesor për furnizim të bimëve me ushqim dhe me ujë, që janë të domosdoshëm për rritje dhe zhvillim të bimëve. Pranimi i ujit dhe i materieve ushqyese bëhet përmes rrënjës së bimëve.Edhe pjesët mbitokësore, sidomos gjethi, mund të pranojnë ujë dhe materie ushqyese, gjegjë-sisht bima mund të ushqehet edhe përmes gjethit. Kjo mënyrë e të ushqyerit është quajtur ushqim foliar. Ushqimi foliar, sot është masë e rregullt gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura.

Materiet ushqyese të dhëna përmes gjethit munden shpejt të veprojnë, pasi që shpejt arrijnë te klorofi li ku zhvillohet procesi i fotosintezës. Shkalla e shfrytëzimit të materieve ushqyese përmes ushqimit foliar është më i madh.Me ushqim foliar shmanget antagonizmi në mes elementeve të caktuara, fi ksimi i materieve ushqyese në tokë dhe lidhja në mes e joneve në një formë që nuk është e arritshme për bimët.Përparësia e ushqimit foliar është ajo se mund të realizohet disa herë gjatë vegjetacionit, me qëllim që të përmirësohen konditat e të mbjellës, të rriten rendimentet dhe kualiteti i prodhi-meve të perimeve, por edhe të përmirësohet qëndrueshmëria e bimëve.

Ushqimi foliar mund të kombinohet me përdorimin e mjeteve për mbrojtje të bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit, gjegjësisht me materiet ushqyese të përdoren edhe mjetet mbro-jtëse, me ç’rast plehrat ndihmojnë për pranim më të lehtë të mjeteve mbrojtëse, nga ana e bimëve.

Gjatë prodhimit intensiv në hapësirat e mbrojtura, në tokë mund të shtohen sasitë e nevo-jshme të materieve ushqyese, por prapë të paraqitet mungesë e materieve ushqyese të cak-tuara për shkak se rrënja e kulturave të perimeve nuk është në gjendje t’i pranojë të gjitha ato materie.

Me ushqim foliar, më shpesh plotësohen mungesat e mikroelementeve (Ca, B, Fe, Cu, Mn, Mo, Zn), kurse më rrallë plotësohen mungesat e elementeve themelore (N, P, K). Disa elemente ushqyese (Ca, B, Fe) janë të palëvizshme ose shumë dobët transportohen në bimë, gjë që sjell deri te paraqitja e mungesës, e që shumë lehtë dhe në mënyrë efektive kjo mungesë mund të mënjanohet me ushqim foliar.

Ushqimi foliar jep rezultate të shkëlqyeshme edhe gjatë paraqitjes së dëmtimeve ose sëmund-jeve në rrënjë te bimët, ose kur do të paraqitet aktivitet i zvogëluar i rrënjës, për shkak të kushteve të këqija ujore-ajrore, dallimit në temperaturë në mes tokës dhe ajrit, rrjedhjes së materieve ushqyese në shtresat e poshtme të tokës etj.

Ushqimi foliar shfrytëzohet edhe gjatë paraqitjes së dëmtimeve ose sëmundjeve të organeve mbitokësore, me ç’rast kontribuon për aktivizim të zhvillimit të pjesëve të dëmtuara të bimës. Për plehërim foliar përdoren plehra komplekse të makro dhe mikroelementeve, gjegjësisht kombinime të tyre të ndryshme.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

300

Gjatë zbatimit, nga tretësirat e përqendruara krijohen tretësira ujore të holluara. Plehrat foliar mund të përmbajnë edhe aditivë të caktuar dhe mjete për mbrojtje të bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Në ushqimin foliar është kyçur edhe ushqimi i përkohshëm i bimëve me biostimulues.Biostimuluesit janë komponime organike, më shpesh aminoacide, të cilët ndikojnë në proce-set e caktuara në bimë (pjekje të fryteve, rritje).Plehrat foliar përdoren në sasi prej 1,5 deri 2,5 L/ha.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka paraqet ushqimi foliar?

2. Cila është përparësia e ushqimit foliar?

3. Ushqimi foliar a mund të zëvendësojë të ushqyerit bazë?

4. Mungesa e cilave elemente plotësohet me ushqimin foliar?

5. Në çfarë sasie përdoren plehrat foliar?

Prodhimtaria perimore

301

Detyra 1

Vizito barnatoren bujqësore më të afërt. Bëj intervistë me të punësuarit në barnatore

dhe mundohu të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Cilat ushqime foliare gjenden në barnatoren bujqësore?

2. Cilat ushqime foliare mund të përdoren në hapësirat e mbrojtura?

3. Cilat materie ushqyese gjenden në plehrat foliar?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj krahasim të informatave të mbledhura gjatë vizitave paraprake në fermat e peri-

meve dhe mundohu të zbulosh gabimet që i kanë bërë në bujqësi gjatë plehërimit të

kulturave të perimeve në hapësirat e mbrojtura. Bëj tabelë me më shumë kolona, në të

cilën do t’i shënosh llojet e plehrave që i ka përdorur, mënyrat e plehërimit, kohën e ple-

hërimit, sasinë e plehërimit dhe rekomandimet që do t’i japësh për përmirësim.

Përgjigjet e fi tuara shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 3

Në orën e ushtrimeve, nga koleksionet e veçanta të krijuara të plehrave minerale, bëni

një koleksion të përbashkët të plehrave minerale!

Në letër-hamer, renditni plehrat minerale, llojin dhe përqindjen e përfaqësimit të mater-

ies aktive, kulturat te të cilat përdoret, mënyrën e përdorimit të plehut dhe sasinë për

plehërim!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

302

Prodhimtaria perimore

303

UJITJA DHE MBROJTJA

E BIMËVE NË

HAPËSIRAT MBROJTËSE

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

304

Prodhimtaria perimore

305

NEVOJAT PËR UJITJE TË BIMËVE NË HAPËSIRAT MBROJTËSE

Kulturat e perimeve të cilat kultivohen në hapësira të mbrojtura, vazhdimisht kanë nevojë për lagështi optimale të tokës dhe të ajrit në hapësirat mbrojtëse. Në hapësirën mbrojtëse nuk guxon që të ndodh paraqitja e mungesës së lagështisë dhe kulturat e perimeve të vuajnë nga mungesa e ujit. Paraqitje e mungesës së ujit kur në hapësirën mbrojtëse ka temperaturë nor-male ose të lartë, sjellë deri te ngrohja e tepërt e gjetheve të bimëve, që rezulton me zvogëli-min e fotosintezës dhe rritjen e proceseve të zbërthimit të materies organike.

Nevojat për ujë te kulturat e perimeve të cilat kultivohen në hapësirat mbrojtëse janë më të mëdha në raport me kulturat e perimeve të kultivuara në vende të hapura, për shkak se kul-turat e perimeve në hapësirat mbrojtëse kanë rritje dhe zhvillim intensiv, japin rendimente më të mëdha, ndërsa sistemi rrënjor zhvillohet në shtresën e cekët të tokës ose në substrat dhe është më dobët i zhvilluar.Kulturat e perimeve, të kultivuara në hapësira të mbrojtura, prej tërë sasive të harxhuar të ujit, vetëm 0,2-0,3% e harxhojnë për rritje dhe zhvillim. Pjesa më e madhe e ujit të harxhuar, në hapësirën mbrojtëse, bimët e shfrytëzojnë për transpirim, ndërsa një pjesë humbet me avul-lim nga toka dhe një pjesë me kalim në shtresat më të thella të tokës ose në sistemin drenazh.Kulturat e perimeve, të cilat kultivohen në hapësira mbrojtëse, duhet të jenë të furnizuara va-zhdimisht me sasi të mjaftueshme të ujit kualitativ në zonën e sistemit rrënjor.

Kulturat e perimeve reagojnë në mënyrë të ndryshme në paraqitjen e mungesës së ujit. Simp-tomat e para të mungesës së ujit më së shpeshti paraqiten në gjethet e bimëve. Gjatë mung-esës së ujit, gjethet e ndryshojnë ngjyrën, e humbin turgorin në qeliza dhe mbesin të buta, lakohen dhe bien poshtë për shkak se bishti i gjethit nuk mundet ti mban drejt.Për shembull, gjatë mungesës së ujit te domatja, në skajet e gjetheve së pari paraqitet vijë e bardhë, pastaj gjethet marrin ngjyrë të gjelbër të errët dhe vyshken. Gjatë mungesës së ujit te kungulli gjethet e kungullit bëhen të gjelbra të errëta, shpejt vyshken, ndërsa në mungesë të madhe të ujit marrin ngjyrë të verdhë të çelur.

Sasitë e nevojshme për ujë, mënyrat dhe koha e ujitjes së kulturave të perimeve, në hapësirat mbrojtëse janë në lidhje direkte dhe varen nga lloji i kulturës së kultivuar, fenofazës së zhvil-limit, bazës e cila shfrytëzohet për kultivim, dedikimit të prodhimit dhe mënyrës së kultivimit, llojit të hapësirës mbrojtëse etj.Kulturat e perimeve kanë nevoja të ndryshme për ujë gjatë kultivimit. Posaçërisht janë të ndjeshme në mungesë të ujit në fazat e mbirjes, lulëzimit dhe frytdhënies.

Në raport të sasive të nevojshme të ujit, nevojë më të madhe bima e ka në fenofazat kur bima është e formuar dhe ka masë nëntokësore më të madhe dhe në fazat e frytdhënies.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

306

Sasitë e nevojshme të ujit, në fazat fi llestare të zhvillimit janë më vogla pasi që bimët kanë masë të gjethit më të vogël dhe transpirimi është i vogël.

Tabela 20 Sasitë e përafërta të ujit për ujitje të domates dhe trangullit të kultivuara në

hapësirat mbrojtëse

Muaji Numri i ujitjeve Norma e ujitjes (L/m2)

Domatja Trangulli Domatja Trangulli

Janar 4-6 8-10 6-8 2-3

Shkurt 4-6 10-12 6-8 4-5

Mars 8-10 14-16 8-10 4-5

Prill 10-12 18-22 8-10 5-6

Maj 10-12 24-28 10-12 5-6

Qershor 13-15 26-30 10-12 5-6

Korrik 13-15 26-30 10-12 5-6

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka shkakton paraqitja e mungesës së ujit te bimët e kultivuara në hapësirën

mbrojtëse?

2. Pse bimët e kultivuara në hapësira mbrojtëse kanë nevojë më të madhe për ujë se

bimët e kultivuara në vende të hapura?

3. Cilat simptome paraqiten gjatë mungesës së ujit?

4. Në cilat faza të zhvillimit, bimët kanë nevojë më të madhe për ujë?

Detyrë

Bëj vizitë në hapësirën mbrojtëse më të afërt në të cilën kultivohen kulturat e perime-

ve. Bëj intervistë me bujkun individual ose të punësuarit, gjegjësisht tento që të fi tosh

përgjigje në pyetjet:

1. Çfarë sistemi për ujitje shfrytëzohet në hapësirën mbrojtëse?

2. A bëhet analiza e kualitetit të ujit për ujitje?

3. Si vërtetohet nevoja për ujitje?

4. Sa shpesh bëhet ujitja?

5. Si vërtetohet sasia e nevojshme e ujit për ujitje?

Përgjigjet e marra shënoi në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

307

Koha për ujitje

Shumë është me rëndësi të caktohet drejt koha për ujitjen e kulturave të perimeve në hapë-sirat mbrojtëse. Koha e ujitjes së kulturave të perimeve, të kultivuara në hapësira mbrojtëse, mund të përcaktohet në shumë mënyra, përmes ndryshimeve të jashtme morfologjike të kul-turës së kultivuar, me vlerësimin e lagështisë së tokës, me përcaktimin e periudhave kritike për ujë te bimët, me përcjelljen e ndryshimeve të brendshme fi ziologjike të bimëve, me përcakti-min e opsionit për ujitje të bimëve, me matjen e lagështisë momentale të tokës, me llogaritjen e përditshme të evaporimit etj.Përcaktimi i kohës për ujitje të kulturave të perimeve, në hapësirat mbrojtëse, mund të jetë organoleptike, me matje të lagështisë së tokës me përdorim të instrumenteve dhe me kontrollimin e sistemit drenazh.Mënyra më e thjeshtë është mënyra organoleptike, e cila mund të praktikohet kur si bazë për kultivim në hapësirat mbrojtëse shfrytëzohet dheu. Me mjete të caktuara ose me dorë, merret dheu në thellësi prej 15 deri 20 cm. Dheu vendoset në dorë dhe shtypet fort, gjegjë-sisht ngjeshët në dorë. Nëse gjatë shtypjes, dheu ngjeshët mirë dhe në dorë mbesin pika uji, atëherë toka është tepër e lagësht dhe duhet të ndërpritet me ujitje më së paku 1-2 javë. Nëse gjatë shtypjes dheu mirë ngjeshët dhe formësohet, pa paraqitjen e pikave të ujit, toka është mjaft e lagësht. Nëse gjatë shtypjes dheu ngjeshët, por nuk mundet mirë të formësohet, duhet të ujitet. Nëse gjatë shtypjes dheu nuk ngjeshët dhe nuk formësohet, atëherë toka është tepër e thatë dhe bimët vuajnë për ujë.Gjatë përcaktimit të opsionit për ujitje, merret dis-tanca kohore ndërmjet dy ujitjeve në ditë. Sa sillet distanca kohore ndërmjet dy ujitjeve vërtetohet në bazë të harxhimit ditor të ujit i cili bazohet në vlerat e fi tuara të potencialit të evapotranspirimit.Përcaktimi i kohës për ujitje mund të bëhet edhe sipas lagështisë së tokës. Matja e lagështisë së tokës kryhet me ndihmën e shumë metodave. Matja e lagështisë së tokës me tensiometër bazohet në matjen e ten-sionit të lagështisë në tokë. Ekzistojnë dy lloje të ten-siometrave: tensiometri me merkur dhe tensiometri me vakum. Tensiometri vendoset në zonën e sistemit rrënjor. Matja e lagështisë së tokës mund të bëhet edhe me neutrone dhe rreze-gama. Kjo matje jep të dhëna shumë të sakta për lagështinë e tokës.Matja e lagështisë së tokës mund të jetë edhe me përdorimin e metodës elektrometrike. Kjo mënyrë e matjes është indirekte dhe bazohet në elektropërçueshmërinë e tokës, e cila varet nga lartësia e lagështisë. Aparatura përbëhet nga konduktometri, blloqet të cilët mund të jenë nga materialet e ndryshme (gipsi, fi berglas).

� � �

Figura nr. 172.- Tensiometri

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

308

Koha e ujitjes mund të vërtetohet dhe në bazë të evapotranspirimit të përditshëm. Kjo metodë bazohet në vërtetimin e bilancit të ujit në tokë në bazë të hyrave dhe daljeve të ujit nga toka, gjatë kohës së kultivimit të kulturës.Gjatë kultivimit të më shumë kulturave të perimeve në hapësirë të mbrojtur, është e nevo-jshme të bëhet grupimi i kulturave sipas kohës së ujitjes dhe nevojave për ujë.

Kontrollo diturinë tënde

1. Si përcaktohet koha e ujitjes?

2. Cila është mënyra më e thjeshtë e përcaktimit të kohës së ujitjes?

3. Çka paraqet opsioni për ujitjes?

4. Çfarë lloje të tensiometrave ekzistojnë?

5. Në çka bazohet metoda elektrometrike?

6. Në çka bazohet metoda e evapotranspirimit?

Prodhimtaria perimore

309

Kualiteti i ujit për ujitje

Për ujitjen e hapësirave mbrojtëse, mund të shfrytëzohet uji nga burime të ndryshme: puseve, rrjetit të ujësjellësit, uji atmosferik, uji nga rrjedhat natyrore (lumi, përroska) dhe uji i liqenit, moçaleve dhe baseneve të ndryshme. Kualiteti i ujit vlerësohet në bazë të karakteristikave të tij fi zike, kimike dhe mikrobiologjike.

Uji është tretës natyror i materieve të caktuara të cilat mund të jenë të dobishme për bimët edhe për njeriun, por mund të jenë edhe të dëmshme. Uji gjithashtu është edhe sistem naty-ror në të cilin jetojnë organizma të caktuar. Në ujin që shfrytëzohet për ujitje, është e domos-doshme të bëhen analiza të kualitetit.Me analiza fi tohen të dhënat për praninë e kripërave të tretura në ujë, vlera e pH, prania e meta-leve të rënda, prania e mikroorganizmave, prania e rërës, argjilës dhe shtesa tjera mekanike.Gjatë kultivimit të perimeve në hapësirat mbrojtëse duhet të kryhen kontrolle të rregullta të kualitetit të ujit. Uji për ujitje duhet të jetë me veti të mira kimike, pa rrezik të madh për kripëzi-min e tokës.

Sipas karakteristikave kualitative ekzistojnë tri kategori të ujit:

• Kategoria e parë – në këtë kategori bën pjesë uji i cili ka karakteristika të mira dhe për të cilin nuk ekzistojnë kufi zime gjatë shfrytëzimit për ujitje;

• Kategoria e dytë – në këtë kategori bën pjesë uji i cili shfrytëzohet në tokat e lehta, me-satarisht të lehta deri te ato mesatarisht të rënda. Ky ujë mund të shfrytëzohet edhe në tokat e rënda me vendosjen paraprake të sistemit drenazh;

• Kategorie e tretë – në këtë kategori bën pjesë uji i cili mund të shfrytëzohet në tokat e lehta dhe mesatarisht të lehta me vendosjen e obligueshme të sistemit drenazh.

Për ujitjen e hapësirave të mbrojtura, mund të shfrytëzohet uji atmosferik që paraqet ujë të butë. Uji atmosferik është me karakteristika më të mira kualitative. Uji atmosferik mund të mblidhet nga konstruksioni i mbulesës së hapësirës mbrojtëse, me vendosjen e sistemeve për mbledhjen e ujit.

Uji i cili shfrytëzohet për ujitje, duhet të jetë me temperaturë e cila nuk shkakton shok tek bimët, gjegjësisht me temperaturë prej 20 deri 250C. Temperatura minimale e ujit për ujitje arrin 120C. Nën këtë temperaturë, uji nuk guxon të shfrytëzohet për ujitje, gjegjësisht duhet të bëhet ngrohje e ujit. Për këtë qëllim, shfrytëzohen basene (rezervarë) në të cilët përveç ngrohjes kryhet edhe fundërrimi i materieve të caktuara në ujë. Temperatura maksimale e ujit mund të arrij 34-350C.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

310

Gjatë përdorimit të ujit të puseve për ujitje, uji mund të jetë shumë i ftohtë dhe i fortë, nëse pusi gjenden në thellësi prej 25 metra, apo i vakët ose i nxehtë me përqendrim të lartë të kripërave (K, Mg, Na, Ca), nëse pusi është i thellë 70 metra. Uji i tillë nuk është i përshtatshëm për ujitje direkte dhe është e nevojshme përgatitja e tij për ujitje.Uji prej rrjedhave natyrore, më së shpeshti është i përshtatshëm për ujitje, por më parë duhet të bëhen analizat detale të kualitetit të ujit.Uji me sasi më të madhe të materieve minerale (uji i fortë) nuk është i mirë për ujitje në hapë-sirat mbrojtëse, për shkak se e rritë përmbajtjen e kripërave në tokë dhe shkakton paraqitjen e njollave në gjethet e bimëve. Ujit të fortë i duhet zbutje para përdorimit të tij. Zbutja e ujit mundet të bëhet me ndihmën e sistemit për osmozë reverzibile. Teknologjia e osmozës reverzibile paraqet proces fi zik, në të cilin uji kalon nëpër membranat spirale të cilat e lëshojnë ujin, por i mbajnë molekulat e kripërave. Me këtë teknologji mund të largohen 98-99% e kripërave.Për zbutjen e ujit, mund të shfrytëzohen edhe sisteme për dejonizimin e ujit. Për zbutjen e ujit, mund të shfrytëzohen edhe mënyra më të thjeshta siç është me shtimin e torfë acidike në cis-ternë me ujë, pastaj shtim të acidit sulfurik, shtim të acidit oksalik etj. Për largimin e elementeve të caktuara (hekurit, magnezit) shfrytëzohen basene në të cilat kry-het fundërrimi i mineraleve në fundin e basenit.

Kontrollo diturin tënde

1. Prej çka varet kualiteti i ujit për ujitje?

2. Sa kategori të kualitetit të ujit ekzistojnë për ujitje?

3. Cili ujë është më i mirë për ujitje?

4. Uji i pusit, a është i mirë për ujitje?

5. Çka duhet bërë ujit të fortë para se të shfrytëzohet për ujitje?

6. Çka shkakton uji i fortë?

Prodhimtaria perimore

311

Sistemet për ujitje në hapësirat e mbrojtura

Për ujitje në hapësirat mbrojtëse, shfrytëzohen sisteme të ndryshme. Sisteme të cilat më së shpeshti shfrytëzohen për ujitje në hapësirat mbrojtëse janë “pikë pas pike”, sistemet me spër-katje, sistemet për ujitje nëntokësore (subirigimi) dhe sistemet për mikroujitje. Cili sistem do të zbatohet varet nga lloji i hapësirës mbrojtëse, bazës për kultivim, mënyrës së prodhimit etj.

Sistemi “ pikë pas pike” përbëhet nga gypat e vendosur në afërsi direkte të bimëve dhe në të cilët ka vrima nëpër të cilat pikon ujë. Sistemi mundëson sjelljen e ujit në zonën e sistemit rrënjor. Pikja e pikave të ujit është me dinamikë të caktuar. Sistemi përbëhet nga gypi sjellës, gypi shpërndarës dhe gypi anësor.Gypi sjellës (zorrë-sjellës) përbëhet nga gypat ose zorrët të cilat janë me diametër prej 25 deri 50 mm.Zorrët shpërndarëse janë zorrë të vogla të cilat montohen në gypin sjellës të ujit. Zorrët anësore montohen në zorrët shpërndarëse dhe janë të vendosura në vet rendet pranë kulturës së kul-tivuar.

Ventili

Ventili jo kthyes

Rregullatori i shtypjes

Filtri

Lidhësja

Zorra për ujitje

40-60 cmDistanca ndërmjet pikatoreve

Pikatorja

Mbarimi i zorrës

Figura nr. 174.- Renditja e elementeve të sistemit për ujitje “pikë pas pike”

�*2

Figura nr. 173.- Pikatorja

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

312

Zorrët mund të jenë të vendosura në tokë, mbi tokë të përforcuara për konstruksionin e cak-tuar ose nën mbulesën e tokës. Në zorrë vendosen pikatoret.Pikatoret mund të jenë të vendosura në 20, 30, 40, e madje deri 60 cm, largësi njëra nga tjetra. Vrimat (pikatoret) mund të jenë të ndërtuara në zorrë ose të jenë të montuara në zorrë. Zorrët anësore mund të jenë edhe pa pikatore, gjegjësisht zorra të jetë e perforuar. Zorra anësore vendoset në 50 deri 100 cm. Distanca në të cilën do të vendoset zorrët anësore varet nga lloji i kulturës.

Figura nr. 175.- Renditja e elementeve në sistemin për

ujitje “pikë -pikë” me shfrytëzimin e ujit nga pusi

Sistemi “pikë - pikë” ka shumë përparësi dhe mangësi. Përparësia kryesore është që mundëson kursim të ujit. Mangësia kryesore e këtij sistemi është që shumë shpesh ndodhë mbyllje e vrimave (pikatoreve) nga grimca të ndryshme, pjesë të bimëve, kripëra, fi toplangton etj. Që të mos vjen deri te mbyllja e pikatoreve, është e nevojshme përdorimi i ujit me kualitet të mirë i përpunuar më herët kimikisht dhe vendosje të sistemit për fi ltrim të ujit para se të vjen deri te pikatoret.

Spërkata paraqet sistem për ujitje në të cilin uji shpërndahet në shumë pika të imëta. Ky sistem për ujitje gjen zbatim të gjerë te format më të thjeshta të hapësir-ave mbrojtëse (tuneleve të ulëta, leheve), por edhe gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në hapësirat mbrojtëse më të përsosura. Sistemi fi llon me gypin-sjellës kryesor (zorrën-sjellëse), në të cilën mon-tohen zorrët (gypat) shpërndarëse, të cilat

Figura nr. 176.- Spërkatja sipërfaqësore

Prodhimtaria perimore

313

mund të jenë me dimensione të ndryshme. Zorrët shpërndarëse mbarojnë me spërkatës nëpër të cilët kalon uji. Që të punon ky sistem, është e nevojshme që uji të ketë shtypje prej 2 deri 4 atmosferë. Sa sipërfaqe do të ujitë një spërkatës dhe sa kohë zgjat ujitja, varet nga dendësia e vendosjes së spërkatësve dhe nga shtypja e ujit.

Figura nr. 177.- Sistemi për spërkatje mbi bimët

Spërkatësit mund të jenë të vendosur mbi sipërfaqen e tokës (ujitje sipërfaqësore) ose mbi vetë bimët (ujitje nga lartësia).Te ujitja sipërfaqësore zorrët (gypat) ven-dosen ndërmjet bimëve në 1 metër dis-tancë gjatë kultivimit të bimëve rritura ose nëpër mesin e lehes, nëse vendoset një zorrë, gjegjësisht në të dy anët e lehes, nëse vendosen dy zorrë. Spërkatësit janë të ngritur 5-10 cm mbi tokë.Për ujitje sipërfaqësore, shfrytëzohen spër-katës me kapacitet më të vogël, gjegjë-sisht me kapacitet prej 4 mm/orë. Përparë-sia e këtij sistemi sipërfaqësor është që nuk i lagë pjesët e bimëve, gjegjësisht e zvogëlon mundësinë për paraqitjen e së-mundjeve dhe bëhet ujitje e njëjtë e sipër-faqes.

Figura nr. 178.- Sistemi lëvizës për spërkatje

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

314

Me vendosjen e spërkatësve, mbi bimët, zorrët (gypat) vendosen 1-1,5 metra lartësi mbi lehe varësisht nga lloji i objektit. Distanca, ndërmjet zorrëve (gypave), është 1,5 metra. Zorrët shpërndarëse (gypat) përforcohen për konstruksionin bartës të hapësirës mbrojtëse.

Sistemet me mikrospërkatës shfrytëzohen për rregullimin e problemit të mbylljes së sistemit “pikë pas pike”.

Figura nr. 179.- Skema e vendosjes së sistemit për ujitje

Sistemi me mikrogypa është i ngjashëm me sistemin “pikë - pikë” me atë ndryshim që në vend të pikatoreve, në gypat anësorë, montohen gypa me diametër shumë të vogël nëpër të cilët uji del në formë të currili. Madhësia e ujit cirril varet nga shtypja e ujit dhe arrin disa decimetra. Mikrogypat mund të orientohen në drejtimin e duhur.

Zorrët anësore mund të jenë të vendosura në rreth, për rreth kërcellit të bimëve në një ose në shumë rrethe. Ky sistem i ujitjes është efi kas në tokat me strukturë të ashpër (ranore) ku për shkak të kapacitetit të vogël të tokës për mbajtjen e ujit, ujitjet janë të përditshme. Ky sistem në Itali e mban emrin ujitje shpagetë, për shkak se currili i ujit ngjanë në shpageta.

Subirigimi paraqet sistem për ujitje që është i vendosur në tokë në afërsi direkte të zonës së sistemit rrënjor. Për subirigim mund të shfrytëzohen gypat e perforuara të cilët vendosen në tokë dhe nëpër të cilët lëshohet uji. Uji del nëpër gypat e perforuar dhe me infi ltrim renditet në zonën e sistemit rrënjor. Për ujitje nëntokësore, mund të shfrytëzohet edhe sistemi drenazh, në periudhë kur ka mungesë të lagështisë në tokë.

Prodhimtaria perimore

315

Figura nr. 180.- Ujitja nëntokësore – subirigimi

Subirigimi mund të shfrytëzohet edhe gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në saksi, me çka uji njëjtë sillet deri te pjesa e poshtme e saksisë prej ku ngrihet përmes infi ltrimit në dheun në saksi. Saksitë ven-dosen në bazë në të cilën është vendosur pëlhura e polietilenit, mbi të cilën vendoset shtresë e rërës 5 cm, ku ka të vendosur gypa të perforuar. Me lëshimin e ujit nëpër gypa, ai vjen me fundin e saksisë prej ku ngrihet me infi ltrim në zonën e sistemit rrënjor.

Sistemi drenazh vendoset gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në bazë të dheut (tokës), ndërsa mënyrë të detyrueshme vendoset nëse

baza është nga toka e rëndë ose gjysmë e rëndë. Sistemi drenazh siguron rrjedhje të ujit të tepërt gjatë ujitjes, e mund të shfrytëzohet edhe për shpëlarje të tokave të kripura dhe të ndotura. Përbëhet nga gypat e preforuar që vendosen në thellësi prej 0,7 deri 1,2 metra, varësisht nga lloji i tokës. Gypat vendosen në distancë prej 3 deri 6 metra. Me shpëlarje të tokave të kripura shfrytëzohen 150-450 l/m2 ujë. Shpëlarja e tokës përsëritet 3-5 herë në periudhë prej 5, 8 ose 12 orë. Sistemi drenazh mund të shfrytëzohet për ujitje në periudha të thata.

Figura nr. 181.-

Ujitje e saksisë

me subirigim

Figura nr. 182.- Sistemi drenazh

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

316

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat sisteme për ujitje shfrytëzohen në hapësirat mbrojtëse?

2. Cilat janë përparësitë e sistemit “pikë - pikë”?

3. Cilat janë mangësitë e sistemit “pikë - pikë”?

4. Prej cilave elemente përbëhet sistemi “pikë - pikë”?

5. Cilat janë përparësitë e sistemit për spërkatje?

6. Ku mund të jenë të vendosura sistemet për spërkatje?

7. Prej çka përbëhet sistemi për ujitje me mikrogypa?

8. Ku vendoset sistemi për subirigim?

9. A thua subirigimi mund të shfrytëzohet për ujitje të bimëve në saksi?

10. Kur shfrytëzohet sistemi drenazh për ujitje?

Detyrë

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme në hapësirën

mbrojtëse dhe tento të demonstrosh funksionimin e sistemit për ujitje në hapësirën

mbrojtëse!

Të dhënat e fi tuara shënoi në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Prodhimtaria perimore

317

NEVOJA PËR MBROJTJEN E BIMËVE NË HAPËSIRAT MBROJTËSE

Në hapësirat mbrojtëse, zbatohet prodhimi intensiv i perimeve dhe kulturave tjera. Prodhimi intensiv është njëri ndër shkaqet për paraqitjen e rritur të shkaktarëve të caktuar të sëmund-jeve, dëmtuesve, por edhe për paraqitjen e barojave. Kulturat e perimeve, që kultivohen në hapësirat mbrojtëse kultivohen në kushte të kontrolluara me plehërim optimal, ujitje, tem-peraturë të siguruar optimale e tjerë, që i bënë më të ndjeshme dhe më pak rezistuese ndaj sëmundjeve, dëmtuesve dhe konkurrent të dobët ndaj barojave. Kultivimi i vazhdueshëm i kulturave të njëjta dhe zbatimi jo i plotë i mbjelljes alternative të kulturave, gjithashtu kon-tribuon për rritjen e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave.Në hapësirat mbrojtëse është e nevojshme t’i kushtohet kujdes i veçantë mbrojtjes së të mbjel-lave nga paraqitja e sëmundjeve, dëmtuesve dhe barojave. Vetëm me marrjen e masave të drejta agroteknike dhe me kohë dhe mbrojte e integruar e bimëve, mund të fi tohet prodhim kualitativ dhe i sigurt në hapësirat mbrojtëse.Mbrojtja e integruar nënkupton marrjen e masave para fi llimit dhe gjatë kohës së vegjetacion-it të bimëve qëllimi i të cilave është fi timi i prodhimit të sigurt. Mbrojtja e integruar përbëhet nga masat agroteknike (zgjedhja e regjionit, plehërimit, mbjellja alternative e kulturave – zbatimi i së cilës shumë shpesh nuk është e mundur, afati optimal i mbjelljeve të farës, përpunimi i tokës), zgjedhja e sorteve rezistuese, masat mekanike, masat fi zike (sterilizimi termik, përcjellja e paraq-itjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve), masat biologjike, sterilizimi i tokës dhe masat kimike. Mbrojtja kimike paraqet mënyrën më efi kase të mbrojtjes, por duhet të jetë masa e fundit që do të merret në mbrojtjen e kulturave të perimeve në hapësirat mbrojtëse.

Detyrë

Bëj vizitë në hapësirën mbrojtëse më të afërt në të cilën kultivohen kulturat e perimeve.

Bëj intervistë me bujkun individual ose me punëtorët, gjegjësisht tento të marrësh

përgjigje në pyetjet:

1. Cilat masa shfrytëzohen për mbrojtje nga sëmundjet në hapësirën mbrojtëse?

2. Cilat masa shfrytëzohen për mbrojtje nga dëmtuesit në hapësirën mbrojtëse?

3. Cilat masa shfrytëzohen për shkatërrimin e barojave në hapësirën mbrojtëse?

4. A zbatohet mbrojtja e integruar në hapësirën mbrojtëse?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

318

Masat fi tosanitare

Mbrojtja e kulturave të perimeve në hapësirat mbrojtëse fi llon me vet ngritjen e hapësirës mbrojtëse. Hapësira mbrojtëse, gjegjësisht tërë serrë i perimeve duhet vazhdimisht të jetë i

pastër. Pastrimi mekanik i përket të gjitha pjesëve të hapësirës mbrojtëse, tokës, makinave, mjeteve dhe punë-torëve. Pluhuri nga objektet largohet me larje të objekteve me ujë në të cilin ka të tre-tur mjete dezinfektuese. Kur hapësira mbrojtëse është e mbuluar me mate-rial plastik, larja bëhet me përdorimin e mjeteve dezinfektuese neutrale. Hapësirat mbrojtëse, të mbuluara me qelq, mund të lahen edhe me përdori-min e acideve. Me larjen e mbulesës dhe pjesëve tjera të tejdukshme, të hapësirës mbrojtëse rritet ndriçimi i hapësirës mbrojtëse.

Figura nr. 184.- Larja e mbulesës së hapësirës mbrojtëse

Figura nr. 183.- Larja anësore e hapësirës

mbrojtëse

Prodhimtaria perimore

319

Pastrimi i konstruksionit të hapësirës mbrojtëse bëhet me larje pas mbarimit të çdo cikli prod-hues, e sipas nevojës mund të bëhet edhe më shpesh. Pas larjes, të gjitha pjesët e konstruk-sionit të hapësirës mbrojtëse duhet të dezinfektohen.

Mjetet, saksitë dhe materialet tjera, që shfrytëzohen në prodhimtari në hapësirat mbrojtëse, duhet të dezinfektohen pas mbarimit të sezoni prodhues. Për dezinfektimin e konstruksione-ve, saksive, mjeteve dhe materialeve të tjera, mund të përdoret 2% tretje e formalinës ose mjet tjetër dezinfektues. Gjatë përdorimit të formalinës, për dezinfektimin e hapësirës mbrojtëse duhet pasur kujdes që të mos vjen deri te pasojat e padëshirueshme, pasi që formalina është helmuese për njerëzit (shkakton ngacmim (iritim) të syve), por edhe për bimët. Pas spërkatjes së hapësirës mbrojtëse me tretësirë, hapësira mbrojtëse mbyllet 1-2 ditë. Për ve-prim efi kas të mjeteve dezinfektuese, është e nevojshme të sigurohet temperaturë e lartë prej 150C. Pas mbarimit të dezinfektimit të objektit bëhet hapja dhe ventilimi i hapësirës mbrojtëse.Për dezinfektimin, e hapësirës mbrojtëse, mund të shfrytëzohen shirita sulfuri (dioksid sulfuri), që ndizen në hapësirën mbrojtëse, me çka lirohet 10-20 gram/m3 dioksid sulfuri, i cili gjithash-tu është helmues për njeriun dhe për bimët.Mjetet dhe materialet tjera mund të dezinfektohen edhe me zhytjen e tyre në 10% tretje të sodës bikarbonike ose në 5% tretje gurit kali. Saksitë, pjesët dhe materialet të cilat janë të dëmshme ose nuk munden të dezinfektohen, gjegjësisht nuk do të shfrytëzohen në prodh-imin e mëtutjeshëm, nxirren nga hapësira mbrojtëse dhe shkatërrohen.Për mbajtjen me sukses të higjienës së hapësirës mbrojtëse dhe pengimit të paraqitjes së së-mundjeve, dëmtuesve dhe barojave duhet të mbahet pastër edhe mjedisi i hapësirës mbro-jtëse. Është shumë me rëndësi që mjedisi për rreth hapësirës mbrojtëse të jetë i pastër pa pra-ninë e barojave dhe mbeturinave të ndryshme të ngurta dhe të lëngshme, që mund të futen në hapësirën mbrojtëse dhe të shkaktojnë ndotjen e hapësirës mbrojtëse me fara të barojave, shkaktarëve të sëmundjeve dhe materieve të caktuara të dëmshme.Në hyrje të hapësirës mbrojtëse duhet të jetë e vendosur barriera dezinfektuese. Barriera dez-infektuese duhet të jetë me mjet dezinfektues, i cili shpesh duhet të ndërrohet.

Punëtorët mund të jenë bartës të mirë të shkaktarëve të sëmundjeve, dëmtuesve dhe farave të barojave. Punëtorët para hyrjes në objekt, duhet të jenë të veshur me rrobe pune, të cilat vazhdimisht duhen të pastrohen dhe të jenë të pastra. Para hyrjes dhe daljes, nga hapësira mbrojtëse, është e nevojshme larja e duarve me sapun ose zhytje në tretje me veprim antibak-terik dhe antivirusal.

Mbeturinat e bimëve që përfi tohen pas masave agroteknike të caktuara (fi lizimi, thyerja e ma-jave), por edhe pas mbarimit të sezonit prodhues, duhet të shkatërrohen. Bimët e vdekura, pas dezinfektimit të hapësirës mbrojtëse gjithashtu duhet të shkatërrohen. Të gjitha mbeturinat bimore pa marrë parasysh se në çfarë mënyre fi tohen nxirren nga hapësira mbrojtëse dhe shkatërrohen me djegie të objekteve të caktuar në serrën e perimeve.Në hapësirën mbrojtëse, ndërmjet dy sezoneve prodhuese, mund të paraqiten baroja që paraqesin vend ideal për mbijetesën dhe shumimin e dëmtuesve të caktuar (krahëbardha). Barojat shkatërrohen me shkulje ose me përpunim të tokës.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

320

Me paraqitjen më të madhe të barojave, për shkatërrimin e tyre, mund të përdoren edhe her-bicidet e caktuara dhe atë më së shumti 7 ditë para hedhjes së farës, mbjelljes ose rimbjelljes. Përdorimi i herbicideve, në hapësirën mbrojtëse, nuk rekomandohet dhe realizohet vetëm kur ka nevojë të arsyeshme, pasi që ato shumë vështirë shkatërrohen dhe mund të ndikojnë dëm-shëm në kulturat e kultivuara.Që të vërtetohet se a ka mbetje të herbicideve bëhet testimi me mbjelljen e sallatës. Nëse sallata nuk mbin në tokë ka mbetje të herbicideve dhe hedhja e farës, mbjellja ose rimbjellja zhvendoset për disa ditë.Për dezinfektimin e pjesëve të drurit, të hapësirës mbrojtëse mund të shfrytëzohet 10-15% tretje e karbolineumit. Pjesët drunore zhyten ose lyhen me tretësirën e karbolineumit dhe lihen disa orë që mjeti të avullohet.

Kontrollo diturinë tënde

1. Pse zbatohet pastrimi i hapësirave mbrojtëse?

2. Çka përdoret për dezinfektimin e hapësirave mbrojtëse?

3. A janë mjetet dezinfektuese të dëmshme për njeriun dhe për bimët?

4. Pse pastrohet mjedisi i hapësirës mbrojtëse?

5. Çka duhet të ketë para hyrjes në hapësirën mbrojtëse?

6. Çka duhet bërë punëtorët para se të hyjnë në hapësirën mbrojtëse?

7. Çka bëhet me mbeturinat e bimëve në hapësirën mbrojtëse?

8. Si vërtetohet se a ka mbeturina të herbicideve në tokë?

9. Çka shfrytëzohet për dezinfektim të mjeteve të drurit?

Prodhimtaria perimore

321

Dezinfektimi i tokës

Toka është mjedis në të cilin jetojnë mikroorganizmat e caktuar, insektet, shtazët më të mëdha, por edhe mjedis, i domosdoshëm për rritjen e bimëve. Një pjesë e mikroorganizmave dhe botës shtazore janë të dobishëm, por ekzistojnë edhe forma të cilat janë të dëmshme për bimët e perimeve të cilat duam ti kultivojmë.Që të pengohet ndikimi i dëmshëm i këtyre organizmave, është e nevojshme që toka të pas-trohet prej formave të ndryshme të organizmave të dëmshëm të cilët gjenden në te.Para se të shfrytëzohen për prodhim, në hapësirat mbrojtëse, në tokë duhet të bëhet dezinfek-timi. Dezinfektimi i tokës bëhet me zbatimin e masave fi zike dhe kimike.

Masat fi zike realizohen me përdorimin e temperaturës së lartë, gjegjësisht me përdorimin e avul-lit të ujit tepër të nxehtë edhe me solarizim e tokës.

Dezinfektimi me avuj të nxehtë uji mund të kryhet në shumë mënyra. Gjatë dezinfektimit të tokës, me avuj uji të nxehtë, uji nxehet në temperaturë prej 80 deri 1200C.

Mënyra më e thjeshtë është me përdorimin e kazanëve në të cilët bëhet nxehja e ujit. Mbi ujë në kazan vendoset rrjetë në të cilën vendoset shtresë e dheut 30-40 cm. Pastaj, kazani mbulohet me kapak dhe qëndron mbyllur derisa avulli i ujit nuk kalon nëpër shtresën e dheut.

Dezinfektimi në bokse realizohet në mënyrë të ngjashme. Bokset mbushen me dhe. Në fundin e boksit ka të vendosur gypa perforues të lidhur me burimin e avullit të ujit.

Për dezinfektimin e tokës mund të shfrytëzohen edhe vaska të ndryshme për dezinfektim. Në fundin e vaskës vendosen gypat perforues të cilët janë të lidhur me burimin e avullit të ujit.Mbi gypat vendosen pllaka në formë rrjete në të cilën vendoset shtresë e dheut. Vaska mbulohet me kapak.Dezinfektimi zgjat rreth 15-20 minuta, gjegjësisht deri te momenti kur avulli i ujit do të kaloj nëpër shtresën e dheut.Pas mbarimit të dezinfektimit, toka mbulohet që të va-zhdon veprimi i avullit dhe të mbrohet nga ndotja.

� � ( )

Figura nr. 185.- Dezinfektimi i

tokës me avull uji

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

322

Për dezinfektimin e tokës mund të përdoren edhe gjeneratorë (injektues). Gjeneratorët janë të lidhur me injektues të cilët janë në formë pende ose me sistem të kapakëve të perforuar të llamarinës, të cilët futen në tokë. Me shfrytëzimin e kapakëve të llamarinës për 10-12 minuta avulli i ujit hyn në shtresën e tokës 10-15 cm. Temperatura e avullit të ujit është rreth 80-900C.Me përdorimin e pendës, thellësia e shtresës të cilën mund ta dezinfekton është 30-40 cm.

Dezinfektimi i tokës mund të bëhet edhe me mbu-limin e tokës me mbulesë të caktuar (mushamë, pëlhurë polietileni). Avulli nën shtypje lëshohet nëpër gypa të vendosur nën mbulesë rreth 2-3 orë. Për këtë kohë, avulli hyn në tokë. Mbulesa nuk hiqet menjëherë por pas 2-3 orë.Pas mbarimit të dezinfektimit, në tokë, nuk duhet menjëherë të fi llohet me prodhim. Me prodhim duhet të fi llohet pas 1-2 javësh, gjegjësisht qysh kur të kryhet aktiviteti mikrobiologjik.

Figura nr. 188.- Solarizimi i tokës

Solarizimi i tokës paraqet dezinfektim të tokës me përdorimin e energjisë diellore. Solarizimi kryhet në periudhën më të nxehtë të vitit. Gjatë solarizimit, toka duhet mirë të përpunohet, gjegjësisht të formohet shtresë e tokës mirë e imtësuar dhe e shkriftë. Sipërfaqja e tokës duhet të jetë e rrafshët. Pas përpunimit toka mbulohet me foli plastike. Skajet e folisë plastike për-forcohen për tokë ose mbulohen me dheun.Toka qëndron e mbuluar me foli plastike 4-6 javë.

Figura nr. 186.- Injektuesit për

dezinfektimin e tokës

Figura nr. 187 – Dezinfektimi i tokës

me avull uji

Prodhimtaria perimore

323

Dezinfektimi kimik i tokës realizohet me përdorimin e mjeteve kimike për dezinfektim. Për dezinfektim të tokës më së shpeshti përdoren fumigantet. 1-2 javë para dezinfektimit, vazhdi-misht bëhet ujitja që të nxitet procesi i zbërthimit të mbeturinave bimore.Gjatë dezinfektimit të tokës me fumigant, temperatura në thellësi të tokës prej 10 deri 15 cm, duhet të jetë minimum 120C. Fumigimi duhet të kryhet më së paku 2-5 javë para mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes.Për fumigim mund përdoret granulat basamid ose dazomet në sasi prej 40 deri 50 g/m3. Për-dorimi i bromurit të metilit është i ndaluar në hapësirat mbrojtëse.Pas hedhjes së fumiganitit bëhet mbulimi i tokës me mbulesë dhe mbyllet hapësira mbrojtëse. Hapësira mbrojtëse qëndron e mbyllur minimum 1-2 javë. Pastaj bëhet hapja dhe ventilimi i objektit.Pas ventilimit, kryhet përpunimi i tokës që të sigurohet avullimi i mbeturinave të preparatit.Pas përdorimit të fumiganteve duhet të bëhet “kres testi”, gjegjësisht mbillet sallata që të vër-tetohet se a ka mbetur sasi të vogla të preparatit.Për dezinfektimin e tokës mund të shfrytëzohen edhe preparate tjera, gjegjësisht herbicide, fungicide dhe insekticide të caktuar.

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa zbatohen për dezinfektim të tokës në hapësirat mbrojtëse?

2. Çka përdoret gjatë dezinfektimit fi zik të tokës?

3. Si realizohet dezinfektimi fi zik i tokës?

4. Cila është mënyra më e thjeshtë e dezinfektimit fi zik të tokës?

5. Me çka janë të lidhur gjeneratorët për dezinfektim të tokës?

6. Çka duhet bërë pas mbarimit të dezinfektimit të tokës me avull uji?

7. Çka paraqet solarizimi i tokës?

8. Cilat mjete shfrytëzohen për dezinfektimin kimik të tokës?

9. Çka bëhet pas vendosjes së fumigantëve në hapësirën mbrojtëse?

10. Çka duhet bërë para mbjelljes me farë, mbjelljes dhe rimbjelljes pas mbarimit të

dezinfektimit me fumigantë në hapësirën mbrojtëse?

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

324

Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë vegjetacionit

Sëmundjet, dëmtuesit, por edhe barojat mund të paraqiten në hapësirat mbrojtëse edhe përkundër kryerjes së masave preventive me kohë dhe në mënyrë kualitative. Shkaktarët e sëmundjeve, dëmtuesit, dhe farat e barojave, mund të futen në hapësirat mbrojtëse nga pu-nëtorët, me sjelljen e repromaterialeve të nevojshme, me mekanizimin dhe me materiale tjera të cilat sillen në hapësirën mbrojtëse, por mund të hyjnë edhe përmes vrimave për ventilim, ujit për ujitje etj.

Mbrojtja nga barojat është më e thjeshta dhe mund të bëhet me shkulje me dorë ose me për-dorimin e herbicideve në raste më të rralla, gjatë zhvillimit tepër të madh të barojave.

Sëmundjet mund të paraqiten në hapësirat mbrojtëse edhe atë me futje direkte ose përmes insekteve të cilët janë bartës të sëmundjeve të caktuara (për shembull tripsot). Mbrojtja nga sëmundjet përbëhet në rregullimin e kushteve për zhvillim të sëmundjes së caktuar edhe në përdorimin e fungicideve.

Problem më i madh në hapësirat mbrojtëse janë dëmtuesit, gjegjësisht insektet, merimangat etj. Dëmtuesit mund të hyjnë përmes dyerve të hapura, përmes sistemeve për ventilim, vri-mave të ndryshme në hapësirat mbrojtëse, përmes tokës etj.Dëmtuesit mund të paraqiten në tokë edhe në vet hapësirën mbrojtëse. Si dëmtues më të shpeshtë që shkaktojnë dëme në hapësirat mbrojtëse janë skraja e gjedheve, këlyshi i dheut etj. Për shkatërrimin e dëmtuesve të tokës shfrytëzohen insekticidet në formë të joshësve (kur-theve) ose insekticideve tokësore. Për shkatërrimin e këlyshit të dheut mund të shfrytëzohet edhe vendosja në grumbull e plehut të freskët dhe të nxehtë të ahurit në hapësirën mbrojtëse.

Këlyshi i dheut del nga toka dhe hyn në pleh. Plehu pastaj largo-het nga hapësira mbrojtëse.Dëmtues më të shpeshtë në hapësirat mbrojtëse janë krahëbardha, merimanga e za-konshme e kuqe, dëmtuesit e gjetheve dhe tripsi.Krahëbardha (Trialeurodes va-porariorum) është dëmtues i cili vazhdimisht paraqitet në hapë-sirat mbrojtëse. Më së shpeshti e sulmon domaten.Në hapësirat mbrojtëse mund të hyjnë me sjelljen e rasatit, dheut, por edhe me hyrjen e fl uturave që jetojnë në afërsi di-rekte të hapësirës mbrojtëse.

Figura nr. 189.- Krahëbardha Trialeurodes

vaporariorum

Prodhimtaria perimore

325

Në periudhën e verës zhvillohet në vegjetacionin e bimëve në mje-disin e hapësirës mbrojtëse. Shumë lehtë dhe shpejt zhvillohet. Peri-udha e zhvillimit sillet 21-28 ditë. Gjatë vitit mund të jep edhe deri 12 gjenerata. Temperatura optimale për jetesë të krahëbardhës është e ngjashme me temperaturën opti-male për kultivimin e kulturave të perimeve (domates, specit, trangu-jve) dhe sillet 22-250C.Lufta kimike kundër krahëbardhës është e vështirësuar për shkak të vet karakteristikave biologjike të insektit. Te larva e krahëbardhës ka ngjitës dylli, për shkak se shumë in-sekticide nuk mund të veprojnë. Lufta kimike është e vështirësuar edhe për shkak të shumimit të shpejtë të insektit, prandaj në hapësirën mbrojtëse janë të pranishme të gjitha format e insek-tit, por edhe për shkak të rezistimit të shpejtë që e formon insekti ndaj insekticidit. Shkatërrimi i krahëbardhës duhet të fi lloj me paraqitjen e parë të fl uturës. Për shkatërrimin e krahëbardhës mund të shfrytëzohen insekticide të ndryshme (decis, fastak, tolstar) ose pllaka ngjitëse të verdha të cilat vendosen në hapësirën mbrojtëse.

Figura nr. 191.- Grerëza parazite Encarsia formosa

Për shkatërrimin e krahëbardhës mund të shfrytëzohen edhe masat biologjike, gjegjësisht për-dorimi i grerëzës parazite (Encarsia formosa), e cila i ekspozon vezët në larvë të krahëbardhës dhe me përdorimin e preparateve biologjike nga kërpudhat entomofage (verticillium lecani dhe Aschersonia aleurodes) që jetojnë dhe shumohen në krahëbardhën.

Figura nr. 190.- krahëbardha në kundërfaqe

të gjethit

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

326

Figura nr 192.- Merimanga e kuqe e zakonshme Tetranychus urticae

Merimanga e kuqe e zakonshme (Tetranychus urticae) shkakton dëme te trangujt dhe kulturat tjera të perimeve në hapësirën mbrojtëse. Kushtet optimale për zhvillimin e merimangës së kuqe janë lagështia relative e ajrit prej 45 deri 55% dhe temperatura rreth 300C. Dimëron në pjesët e konstruksion-it dhe në tokë, e nëse ka kushte mund të jetoj aktivisht edhe gjatë dimrit në hapësirën mbrojtëse. Re-zultate të mira për shkatërrimin e merimangës së kuqe japin akari-cidet (omit, tolstar).Për shkatërrimin e merimangës së kuqe mund të zbatohet edhe mbajtja e lagështisë optimale të ajrit në hapësirën mbrojtëse. Për shembull, për trangujt, lagështia optimale e ajrit është më e madhe se 80% dhe ndikon negativisht në zhvillimin e merimangës së kuqe. Për shkatërrimin biologjik të merimangës së kuqe mund të shfrytëzohet predatori natyror (phytoseiulus persimilis) i cili ushqehet me merimangën e kuqe në të gjitha stadet e zhvillimit e tij.

Figura nr. 193.- Predatori – Phytoseiulus persimilis

Prodhimtaria perimore

327

Figura nr. 194.- Minerët (dëmtuesit) e gjethit

Dëmtuesit e gjethit (Liriomyza trifolii, Liriomyza bryoni-ae, Phytomyza horticola) janë insekte të imëta që ush-qehen me indet e gjethit dhe bëjnë korridore në vet gjethin. Lajmërohen në fazat e frytëdhënjes së bimëve. Për shkatërrim shfrytëzohen masa të ngjashme si te krahëbardha.

Tripsi (Trips sp.) i sulmon gjethet e reja të luleve. Dëme të mëdha tripsi bën si bartës i sëmundjeve të ndryshme vi-rusale - mozaike. Shkatërrimi mundet të kryhet me për-dorimin e mjeteve kimike dhe vendosjen e shiritave ngjitës në hapësirën mbrojtëse.

Për mbrojtje të kulturave të perimeve, në hapësirat mbrojtëse, mund të shfrytëzohen edhe masa tjera para së gjithash biologjike. Është i njohur kultivimi i përbashkët i bimëve të caktuara, me çka ato ndihmo-hen njëra me tjetrën në mbrojtje.Për shembull, gjatë kultivimit të domates dhe lakrës, domatja e mbron lakrën nga miza e lakrës dhe vemë-za.Gjatë kultivimit të qepës dhe karotës, qepa e mbron karotën nga miza e karotës.Borziloku në të mbjellat, mbron nga morrat e gjethit, mushkonjat.

Figura nr. 195.- Tripsi

Trips sp.

Figura nr. 196.- Pllakëzat e verdha

feromone

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

328

Në masa biologjike bën pjesë edhe përdorimi i bioinsekticideve, përdorimi i armiqve natyror të insekteve dhe përdorimi i mikroorganizmave parazit.Në masa biologjike bën pjesë edhe shfrytëzimi i shiritave ose pllakëzave ngjitëse feromone. Sipas ngjyrës, shiritat feromone janë me ngjyrë të verdhë dhe përdoren për tërheqjen dhe ngjitjen e krahëbardhës ose me ngjyrë të kaltër që përdoren për tërheqjen dhe ngjitjen e tripsit. Feromonet janë komponime të cilat i lëshojnë insektet mashkullore ose femërore dhe shërbejnë për tërheqjen e gjinisë së kundërt. Me ngjitjen e insekteve mashkullor në shiritat feromone, insektet femërore mbesin të pa fekonduara dhe konsiderueshëm zvogëlohet pop-ullacioni i tyre.Për mbrojtjen nga dëmtuesit mund të përdoret edhe agrotekstili për mbulimin e vrimave për ventilim.

Figura nr. 197.- Pllakëzat feromone

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilët dëmtues janë më të shpeshtë në hapësirat mbrojtëse?

2. Cilët dëmtues të tokës hasen në hapësirat mbrojtëse?

3. Prej kah hyn krahëbardha në hapësirat mbrojtëse?

4. Me çka shkatërrohet krahëbardha?

5. Ku dimëron merimanga e kuqe?

6. Si shkatërrohet merimanga e kuqe?

7. Çka shkaktojnë dëmtuesit e gjetheve?

8. Çka shkakton tripsi?

9. A mund të shfrytëzohen mbjelljet e përbashkëta për mbrojtje nga insektet?

10. Për çka përdoren shiritat e verdhë feromone?

Prodhimtaria perimore

329

Detyra 1

Bëj krahasim të informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme në hapësirën

mbrojtëse dhe mundohu që t’i defi nosh masat të cilat i merr bujku për mbrojtjen e hapë-

sirës mbrojtëse.

Kur do t’i defi nosh masat mbrojtëse, me kujdes shikoj dhe mundohu të zbulosh se bujku

a e ka zbatuar mbrojtjen integrale dhe a ka bërë gabime gjatë kultivimit të kulturave të

perimeve të cilat i kultivon në hapësirën mbrojtëse!

Të dhënat e fi tuara shënoni në fl etore dhe bën prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtim në internet dhe mundohu të mbledhësh informata për dëmtuesit të cilët

lajmërohen në hapësirat mbrojtëse gjatë kultivimit të trangullit, specit, domates, dhe

shalqirit.

Në orë të ushtrimeve, bëni krahasimin e punës tuaj individuale me formimin e katër gru-

peve nga një për trangujt, domaten, specin dhe shalqirin dhe bëni prezantimin e për-

bashkët të grupit!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

330

Prodhimtaria perimore

331

PRODHIMI I RASATIT PËR

KULTURAT PERIMORE DHE

LULISHTET

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

332

Prodhimtaria perimore

333

PRODHIMI I RASATIT NË SERRAT QELQORE

Me rasat nënkuptohen bimët e reja nga kulturat e caktuara, me vjetërsi dhe madhësi të caktuar të përgatitur për kultivim, rimbjellje në vend të përhershëm.

Pjesa më e madhe e kulturave të perimeve prodhohen me prodhim paraprak të rasatit, e veça-nërisht kulturat e perimeve të cilat kultivohen në hapësirat mbrojtëse. Bimët, si rasat, i kalojnë 4-5 fazat e para të zhvillimit. Prodhimi i rasatit ka shumë përparësi siç janë përfi timi i prod-himit të sigurt, shfrytëzim më të mirë të hapësirës mbrojtëse, arritje më e shpejtë e prodhimit, zvogëlim i harxhimeve të prodhimit etj.Në serrat qelqore mund të prodhohet rasat i hershëm, mesatarisht i hershëm dhe rasat i von-shëm. Rasati i hershëm rimbjellet menjëherë me paraqitjen e gjetheve të para të vërteta. Ky rasat më së shpeshti përdoret për pikiatim (lëshim pingul), por mundet të shfrytëzohet edhe për rimbjellje.Rasati mesatarisht i hershëm dhe i vonshëm prodhohen si rasat i “dendur”, gjegjësisht pa pikia-tim dhe më së shpeshti përdoret për rimbjellje në vendet e hapura, e më pak për rimbjellje në hapësirat e mbrojtura.Për prodhimin e rasatit, në serrat qelqore, mund të shfrytëzohen baza të ndryshme, ndërsa vet prodhimi mund të zhvillohet në dheun ose në substrate të ndryshme.Prodhimi i rasatit, në serrat qelqore, mund të jetë në lehe, në saksi ose në kontejnerë.

Detyra 1

Bëj vizitë në hapësirën mbrojtëse më të afërt në të cilën prodhohet rasati për kulturat e

perimeve ose për kultivimin e luleve. Bëj intervistë me personin përgjegjës ose të punë-

suarit, gjegjësisht mundohu që të fi tosh përgjigje në pyetjet:

1. Për cilat kultura prodhohet rasati?

2. Çfarë substrati përdoret për prodhimin e rasatit?

3. Kur bëhet mbjellja e farës?

4. Cilat masa të përkujdesjes të rasatit ndërmerren?

5. Sa kohë është e nevojshme për prodhimin e rasatit nga kulturat e caktuara?

Përgjigjet e fi tuara shëno në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtime në internet. Kërko materiale për prodhimin e rasatit në hapësirat mbro-

jtëse. Në orë të ushtrimeve, nga materialet e mbledhura mundohuni të bëni prezantimin

në grup për prodhimin e rasatit në hapësirat mbrojtëse!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

334

Përgatitja për prodhimin e rasatit

Rasati në serrën qelqor mund të prodhohet në lehe, në saksi ose në kontejnerë. Në serrat qelqore të ftohta, për prodhimin e rasatit, mund të ngihen lehe të nxehta.

Kur prodhimi i rasatit në serrën qelqor zhvillohet në tokë në hapësirën mbrojtëse sillet 3-5 kg/m2 pleh i djegur stalle i cili shpërndahet nëpër sipërfaqe. Në sipërfaqe shtohet edhe 0,3-0,5 kg NPK pleh me kombinim 15:15:15 dhe kryhet përpunimi i tokës që të bëhet përzierja e plehut me dheun. Përpunimi kryhet me lërim të cekët në thellësi prej 20-25 cm. Pas përpunimit bëhet ngritja e leheve. Lehet duhet të jenë të gjera prej 1,2 deri 1,5 metra dhe të vendosen në drejtim në të cilin është i vendosur serrë qelqor.

Tabela 21 Kushtet për kultivimin e rasatit

Lloji i bimës Periudha e prodhimit të

rasatit në ditë

Mënyra e prodhimit të rasatit

Lakra 30-50 Përmes mbjelljes së dendur në lehe pa pikiatim ose me pikiatim. Në saksi ose në kontejnerë pa pikiatim.

Sallata Rrepa e kuqe

20-30 Përmes mbjelljes së dendur në lehe pa pikiatim. Në saksi ose në kontejnerë pa pikiatim.

Qepa Preshi

60-70 Në lehe pa pikiatim

Trangulli Kungulli PjepriShalqiri

20-25 Në saksi ose në kontejnerë pa pikiatim

Speci Domatja

50-70 Përmes mbjelljes së dendur në lehe pa pikiatim ose me pikiatim. Në saksi ose kontejnerë pa pikiatim.

Prodhimtaria perimore

335

Nëse për prodhim të rasatit shfrytëzohen saksi dhe kontejnerë bëhet mbushja e saksive dhe kontejnerëve me përzierje të përgatitur nga dheu dhe plehu.Gjatë prodhimit të rasatit, në lehe të ftohta të ngritura në serrat qelqore, kryhet ngritja e leheve të nxehta në mënyrë të njëjtë sikurse edhe lehet e nxehta në të cilat prodhohet rasati jashtë nga serrat qelqore.

Në serrat qelqore të ftohta, në sipërfaqe, mund të ven-doset shtresë e plehut të stallës i padjegur me trashësi prej 30 deri 40 cm. Kur të fi llon fermentimi i plehut mbi shtesën me pleh shtohet shtresë prej dheut të përgati-tur me trashësi prej 10 deri 15 cm.

Toka perimore e cila shfrytëzohet për rasat në serrat qelqore, duhet të jetë pjellore, e dezinfektuar dhe me veti të mira ujoro-ajrore. Toka e mirë perimore për-fi tohet me përzierjen e dheut me pleh ahuri të djegur, torfë, kompost dhe substrate tjera. Sipërfaqja e lehes duhet të jetë e rrafshët me pjerrtësi të vogël.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çka përfshinë përgatitja e serrët qelqor për prodhimin e rasatit?

2. A mundet të ngrihet lehe e nxehtë në serrën qelqor?

3. Çka bëhet gjatë prodhimit të rasatit në serrat qelqore të ftohta?

Detyrë

Bëj mbledhjen e bimëve të herbarizuara perimore në fazën e rasatit!

Figura nr. 198.- Përgatitja për

prodhimin e rasatit

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

336

Mbjellja me farë (mbjellja)

Për mbjellje me farë në serrat qelqore përdoret vetëm fara kualitative dhe e certifi kuar. Derisa fara nuk është e dezinfektuar, kryhet dezinfektimi i farës. Dezinfektimi i farës bëhet me për-dorimin e mjeteve dezinfektuese të caktuara për pluhurosje (kaptan, radotiram, tiram) ose me kombinime të caktuara të cilat përgatiten në vet vendin. Sasia e farës e cila përdoret për mbjel-lje, varet nga kultura e kultivuar edhe nga mënyra e prodhimit të rasatit.

Mbjellja e farës mund të bëhet me dorë ose me makinë. Mbjel-lja e farës kryhet me shpërndarje ose në rende edhe atë më së shpeshti gjatë prodhimit të rasatit në lehe. Gjatë mbjelljes me shpërndarje të farës shumë me rëndësi është që fara të jetë e shpërndarë në mënyrë njëtrajtshme. Gjatë mbjelljes me dorë të farës me marker bëhen rendet në distancë prej 5 deri 10 cm në të cilat vendoset fara në largësi prej 1 deri 5 cm.Për mbjelljen e farës mund të shfrytëzohen edhe shirita me dy shtresa të letrës në të cilat vendosen farat. Pastaj fara me letrën dy shtresore vendoset në lehe.Mbjellja me makinë e farës kryhet me makina speciale për mbjellje. Mbjellja e farës me makinë praktikohet gjatë mbjel-ljes së farës në kontejnerë dhe saksi.

Pas mbjelljes bëhet mbulimi i farës me shtresë të hollë të plehut të ahurit mirë të djegur dhe të imtësuar ose me dheun e serrët me trashësi prej 1 deri 3 cm varësisht nga lloji i farës. Pas mbulimit të farës, bëhet ngjeshja e shtresës së dheut dhe ujitja. Në fund bëhet mbulimi me foli plastike që të përshpejtohet mbirja e farës.Për mbjellje mund të shfrytëzohen edhe sënduk me madhësi 50 x 30 x 5 cm që mbushen me substrat. Fara mbillet në dis-tancë prej 5 cm. Pas mbjelljes mbulohet me shtresë të përgatitur të substratit dhe sën-dukët vendosen në serrën qelqor. Për kulturat e perimeve të cilat më dobët e durojnë rimbjelljen, gjegjësisht ripërtëritjen e rrënjës gjatë rimbjelljes, mbjellja kryhet në saksi të plastikës dhe të letrës, pllaka ushqyese, qese plastike etj. Katrorët ushqyes mund të prodhohen edhe në serrën qelqor me presimin e substratit të për-gatitur me presë të caktuar. Madhësia e këtyre materialeve varet nga lloji i kulturës. Në saksi dhe materiale tjera vendoset vetëm nga një farë. Gjatë kualitetit të dobët të materiali mbjel-lës mund të vendosen edhe nga 2-3 fara, por pastaj pas mbirjes duhet të jetë e nevojshme të bëhet rrallimi i bimëve të tepërta.

Figura nr. 199.-

Shpërndarja me dorë e

farës gjatë mbjelljeve

� � �

Figura nr. 200.- Prodhimi i rasatit në sëndukë

Prodhimtaria perimore

337

Figura nr. 201.- Mbjellja e farës me dorë në kontejnerë

Tek kontejnerët, mbjellja e farës mund të jetë plotësisht e automatizuar dhe e saktë, gjegjësisht të përfshijë mbushjen e kontejnerëve me sub-strat dhe mbjelljen e farës. Në kontejnerë mund të prodhohet rasat prej 500 deri 2.000 bimë. Pas mbjelljes së farës, kontejnerët vendosen në bartës (masa) ose vendosen në sipërfaqe të serrët qelqor.

Kontrollo diturinë tënde

1. Çfarë mund të jetë mbjellja e farës gjatë prodhimit të rasatit?

2. Çfarë mund të jetë mbjellja e farës me dorë?

3. Ku mbillen kulturat të cilat nuk e durojnë rimbjelljen?

4. Sa bimë mund të prodhohen në kontejnerë?

Figura nr. 202.- Mbjellja e farës me

makinë në kontejnerë

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

338

Përkujdesja për rasatin

Përkujdesja për rasatin është shumë me rëndësi për përfi timin e rasatit kualitativ. Se cilat masa të përkujdesjes do të merren varet nga lloji i serrët qelqor dhe teknologjia e prodhimit të ra-satit.

Masa më të shpeshta të cilat zbatohen gjatë prodhimit të rasatit janë ajrosja, ujitja, hijezimi, mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat, kalitja e rasatit etj.

Ajrosja është masë me të cilën kryhet rregullimi i ajrit, lagështisë dhe nxehtësisë. Ajrosja kryhet vazhdimisht. Ajrosja pas mbjelljes me farë është më e rrallë dhe më afatshkurtër dhe gradual-isht zmadhohet me rritjen dhe zhvillimin e rasatit.Kur koha është e ftohtë dhe me erë ajrosja është afatshkurtër dhe kryhet në pjesën më të nx-ehtë të ditës, gjegjësisht prej orës 11 deri 14, me hapje të ndërsjellët të krahëve të asaj ane që është e kundërt me fryrjen e erës.Gjatë kohës së nxehtë, vrimat për ventilim ditën hapen më gjerësisht dhe për periudhë më të gjatë të ditës.Para rimbjelljes, ajrosja është më e shpeshtë dhe më afatgjate. Tabela 22 Ndikimi i lagështisë së ajrit mbi nevojën për ajrosje tek kulturat e caktuara të

perimeve

Lloji i bimës Lagështia relative e ajrit %

Nevoja për ajrosje

Sallata 75-80 E madhe

Lakra 60-70 E madhe

Domatja 50-60 E madhe

Speci 60-70 E madhe

Trangulli 80-85 Mesatare

Rregullimi i temperaturës bëhet me rregullimin e sistemit për ngrohje në serrën qelqor dhe me sistemin për ajrosje.Pas mbirjes të kulturës së perimeve, temperatura në serrën qelqor duhet të zvogëlohet për 10-12 0C në raport të temperaturës optimale për rritje dhe zhvillim të kulturës së perimeve.Pas paraqitjes së gjetheve të para të vërteta, vendoset temperatura optimale.Zvogëlimi i temperaturës duhet të bëhet edhe 1-2 javë para rimbjelljes, gjegjësisht gjatë kohës së kalitjes së rasatit.

Prodhimtaria perimore

339

Tabela 23 Temperatura e nevojshme për prodhimin e rasatit tek disa kultura të perimeve

Lloji i bimës

Koha e nevojshme për mbirje

në ditë

Temperatura e nevojshme e ajrit 0C

5-7 ditë pas mbirjes Një javë pas mbirjes deri te kalitja

Ditë Natë Ditë me diell

Ditë me vranësirë

Natë

Lakra 4-6 6-10 6-10 14-18 12-16 6-10

Sallata 3-6 12-13 6-8 20-22 18-20 14-16

Trangulli 4-6 16-18 14-16 20-25 18-20 19-21

Speci 8-14 19-20 15-18 22-25 18-20 19-21

Domatja 6-7 12-15 8-10 20-22 16-18 8-10

Rregullimi i dritës kryhet me ndriçim plotësues në serrën qelqor, sidomos gjatë prodhimit të rasatit në periudhën dimërore kur ndriçimi natyral diellor është më i vogël për shkak të ditës së shkurtër dhe për shkak të paraqitjes së shpeshtë të kohës së vranët. Ndriçimi plotësues ndikon pozitivisht në përfi timin kualitativ të rasatit. Tek disa kultura të perimeve si trangujt, domatja, specat, gjatësia e ndriçimit duhet të jetë rreth 16 orë në ditë. Për ndriçim plotësues shfrytëzo-hen sisteme të ndryshme të cilat japin dritë të ngjashme me dritën e ditës.

Ujitja është masë e rregullt agroteknike gjatë prodhimit të rasatit. Ujitja duhet të bëhet vetëm me ujë të pastër kimikisht dhe biologjikisht. Ujitja duhet të jetë e rregullt. Në tokë duhet të shtohen vetëm sasitë e nevojshme të ujit për njomjen e shtresës në të cilën gjendet sistemi rrënjor. Sasia e ujit për ujitje varet nga temperatura e ajrit, kushtet e jashtme, madhësia e ra-satit, thellësia e shtresës së tokës etj. Gjatë mungesës së ujit, gjethet e rasatit marrin ngjyrë të gjelbër të errët, përderisa gjatë lagështisë së tepërt, gjethet marrin ngjyrë të verdhë të çelët. Norma për ujitje është 5-10 litra/m2 ujë.Temperatura e ujit për ujitje të rasatit duhet të jetë 18-200C. Ujitja duhet të zbatohet kur vjen deri te tharja e tokës. Kur toka është e thatë vetëm në sipërfaqe, bëhet vetëm spërkatja e tokës.Ujitja duhet të zvogëlohet para rimbjelljes së rasatit, gjegjësisht në kohën e kalitjes së rasatit.

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

340

Tabela 24 Sasia e nevojshme e farës, numri i bimëve dhe ditët e prodhimit të rasatit te kul-

turat e caktuara të perimeve

Lloji i bimës

Norma e mbjelljes e g/m2

Numri i bimëve në m2

Ditët e nevojshme për prodhim

Rasat pikitat

Rasat jopikitat

Rasat pikitat

Rasat jopikitat

Rasat në saksi

Rasat pa saksi

Sallata 5-6 2-3 150-200 1.000 20-40 25-30

Rrepa e kuqe

10-25 660 60-70

Qepa 12 2.500 50-60

Preshi 10-12 2.000 50-60

Selino 1 830 60-70

Trangulli 4-5 180 25-35

Shalqiri 6-10 100 15-35

Pjepri 3-5 100 25-35

Kungulli 15 70 24-40

Lulelakra 3-5 200-250 400 45-50 35-40

Lakra e hershme

8-12 3-5 200-250 400 45-55 40-50

Lakra e vonshme

8-10 4-5 400 30-35

Domatja 6-8 0.8-1 100-125 350-600 65-75 35-45

Speci 10-12 4-6 170-200 600-1.200 60-70 45-55

Hijezimi bëhet gjatë paraqitjes së rrezatimit të fortë diellor. Nevoja për hijezim, në periudhën e dimrit është shumë e vogël, përderisa gjatë prodhimit të rasatit mesatarisht të hershëm dhe të vonshëm, paraqitet nevoja për hijezim. Hijezimi kryhet me agrotekstil ose me mbulesa tjera prej materialeve të ndryshme që janë të rralla dhe lëshojnë një pjesë të dritës. Mbulesat ven-dosen në kulm ose nën kulmin e konstruksionit. Mbulimi kryhet në pjesët më të nxehta të ditës që të mos shkaktohen dëmtime të rasatit.

Të ushqyerit e përkohshëm, si masë gjatë prodhimit të rasatit zbatohet vetëm nëse dheu ose substrati nuk kanë sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese. Për ushqim të përkohshëm është më mirë të shfrytëzohen plehra të lëngët, ndërsa të ushqyerit e përkohshëm të kryhet të mënyrë foliare.Te rasati i pikitat, së pari është më mirë që të ushqyerit e përkohshëm të bëhet 1-2 javë pas piki-atimit, së dyti dhe së treti në 10 ditë, ndërsa tjerat ushqime të përkohshme kryhen sipas nevojës.Kur shfrytëzohen plehrat e fortë për ushqim të përkohshëm, plehu së pari tretet në ujë. Tretja bëhet me shtimin e 2-5 gram NPK pleh në 10 litra ujë. Pas ujitjes me pleh kryhet ujitja plotë-suese që të lahet plehu nga pjesët e bimëve.

Prodhimtaria perimore

341

Kalitja e rasatit bëhet 1-2 javë para se të kryhet rimbjel-lja, që të munden bimët të përshtaten në kushtet e mjedisit për kultivim të përhershëm. Kalitja kryhet me zvogëlim gradual të temperaturës dhe lagështisë së ajrit dhe të tokës.Gjatë kohës së kalitjes rasati, mundet të trajtohet me 0,5% tretje të sulfatit të kaliumit që të rritet rezistenca e rasatit ndaj kushteve të pavolitshme.

Mbrojtja nga sëmundjet dhe dëmtuesit është masë e do-mosdoshme gjatë prodhimit të rasatit. Rasati veçanër-isht duhet të mbrohet nga paraqitja e sëmundjes së “prerjes së rasatit”. Prerja e rasatit, paraqitet në pjesën mbitokësore të kër-cellit me ç’rast bëhet prerja e kërcellit. Zakonisht gjatë prodhimit të rasatit paraqiten kushte të volitshme për zhvillimin e kësaj sëmundje, që shpie deri te paraqitja e “rënies”, gjegjësisht shtrirjes së rasatit dhe shkatërrimit të tij. Për mbrojtje kimike nga kjo sëmundje ekzistojnë shumë mjete (cineb, maneb, ridomil. previkur). Për mbrojtje të rasatit mund të përdoren edhe tretje nga çorba bordoleze. Mbrojtja prej së-mundjeve fi llon në fazën e formimit të gjetheve të para, ndërsa trajtimet me mjete mbrojtëse bëhen në çdo 10-14 ditë.Ekzistojnë shumë dëmtues të cilët shkaktojnë dëmtime të rasatit. Si dëmtues më i shpeshtë gjatë prodhimit të rasatit mund të lajmërohen edhe urithi, këlyshi i verbët, minjtë etj.Mbrojtja nga dëmtuesit bëhet me vendosjen e preparateve në formë të kurtheve.

Figura nr. 205.- Rasati pikitat i domates

Figura nr. 204.- Rasati para

rimbjelljes

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

342

Tabela 25 Karakteristikat e rasatit kualitativ te disa kultura të perimeve

Lloji i bimës Vjetërsia e rasatit sipas

ditëve

Numri i gjetheve

Gjatësia e bimës prej qafës së rrënjës deri në

majë në cm

Pesha e bimës në

gram

Sallata 30-35 4-5 10-12 3-6

Selinoja 50-60 4-6 110-12 5-7

Qepa 50-60 3-4 12-15 2-5

Domatja e hershme 60-65 7-9 25-35 12-15

Domatja mesatarisht e hershme

40-45 5-6 20-25 8-16

Speci 55-65 6-8 15-25 8-10

Lakra e hershme 50-55 5-7 12-15 5-8

Lakra e vonshme 35-45 4-5 15-20 8-10

Trangulli 20-25 3-5 15-20 1012

Tabela 26 Koha e mbjelljes dhe rimblelljes te disa kultura të perimeve

Lloji i bimësRasat jo pikitat Rasat pikitat

Koha e mbjelljes së farës

Koha e rimbjelljes në vend të

hapur

Vjetërsia e rasatit në ditë

Koha e mbjelljes së farës

Koha e rimbjelljes në vend të

hapur

Vjetërsia e rasatit në ditë

Domatja

E hershme 15.01-10.2 05-30.04 80Mesatarisht e hershme 15.03-20.03 25.04-10.05 35-50 01-10.02 15-30.04 65-75E vonshme 01-10.04 10-20.05 35-40Tepër e Vonshme 25-30.05 01-05.07 34-40Speci

E hershme 15.01-10.02 01-10.05 60-75Mesatarisht e hershme 05-15.03 01-25.05 50-70E vonshme 01-05.04 15-30.03 45-55Lakra

E hershme 01-15.02 15-25.03 35-40 15-20.01 15-20.01 60Mesatarisht e hershme 20-25.03 05-10.05 35-40E vonshme 05.05-15.06 15.06-25.07 35-40Lulelakra

E hershme 10-15.01 20-25.03 65E vonshme 25.5-05.06 05-10.07 40Sallata

E hershme 10-15.02 20-30.03 35-40E vonshme 05.06-05.09 10-30.10 35-40Trangulli 25-30,03 01-10,05 35Pjepri 25-30,03 01-10,05 35Shalqiri 01-15,03 01-10,05 35

Prodhimtaria perimore

343

Kontrollo diturinë tënde

1. Cilat masa merren për përkujdesjen e rasatit në serrën qelqor?

2. Pse bëhet ajrosja?

3. Si bëhet rregullimi i dritës?

4. A është e nevojshme çdo herë nxehtësi e njëjtë gjatë kultivimit të rasatit?

5. Pse bëhet hijezimi?

6. Kur bëhet ujitja e rasatit?

7. Pse zbatohet pikiatimi?

8. A zbatohet ushqimi i përkohshëm i rasatit?

9. Kur fi llon kalitja?

10. Si pengohet prerja e rasatit?

Detyra 1

Bëj krahasimin e informatave të mbledhura gjatë vizitës së mëparshme në fermën e

perimeve dhe mundohu ti zbulosh gabimet që i ka bërë bujku gjatë prodhimit të rasatit

në hapësirat mbrojtëse.

Të dhënat e fi tuara shënoj në fl etore dhe bëj prezantimin e tyre!

Detyra 2

Bëj hulumtim në internet. Në orë të ushtrimeve, nga materialet e mbledhura mundohuni

të bëni prezantimin në grup për prodhimin e rasatit në hapësirat mbrojtëse!

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

344

PËRMBAJTJA

NOCIONI DHE RËNDËSIA E KOPSHTARISË

Nocioni për kopshtarinë 9Rëndësia e kopshtarisë 10Roli i perimeve në të ushqyerit e njeriut 12Kopshtaria në Maqedoni 14Ndarja e kopshtarisë 16

NGRITJA E SERRAVE TË PERIMEVE

KUSHTET PËR KULTIVIMIN E KULTURAVE TË PERIMEVE 19Faktorët klimatikë 20Nxehtësia 21 Drita 23Lagështia 25Ajri 27Faktorët edafi k 29Toka 29Faktorët agroekonomikë 31Tregu 31Fuqia punuese 32Mekanizimi, mjetet dhe objektet 32FORMIMI I KOPSHTEVE TË PERIMEVE 33 Zgjedhja e vendit për kopsht 33Rregullimi i vendit për ngritjen e serës së perimeve 35

MATERIALI PËR REPRODUKTIM

Shumimi i kulturave të perimeve 41Shumimi gjenerativ 41Shumimi vegjetativ 44Vetitë kualitative të materialit të farës 45Përgatitja e farës për mbjellje 50Përgatitja e materialit vegjetativ (rasati) për mbjellje 52

MBJELLJA ALTERNATIVE E KULTURAVE DHE KULTIVIMI SHOQËROR I

KULTURAVE PERIMORE

Nocioni për mbjelljen alternative të kulturave 55Vendi i kulturave të perimeve në mbjelljet alternative 57Rekomandimet për zgjedhje të parakulturës 58Raportet në mes kulturave në mbjelljen alternative 59Llojet e mbjelljes alternative të kulturave 64

Prodhimtaria perimore

345

PËRPUNIMI I TOKËS, MBJELLJA DHE MASAT AGROTEKNIKE

PËRPUNIMI I TOKËS 69Përpunimi bazë i tokës 70Përpunimi plotësues (sipërfaqësor) i tokës 73PLEHËRIMI I KULTURAVE TË PERIMEVE 76Plehrat organik 78Plehrat minerale 84Plehrat e mikroelementeve 87Plehrat e përbëra 89Plehrat bakterial 90Koha dhe mënyra e plehërimit 91MBJELLJA ME FARË, MBJELLJA DHE RIMBJELLJA 94Mbjellja me farë 94Mbjellja 96Rimbjellja 96Prodhimi i rasatit 97Rimbjellja e rasatit në vend të përhershëm 101PËRKUJDESJA PËR KULTURAT E PERIMEVE 103Masat për përkujdesje pas mbjelljes me farës, ose mbjelljes, para mbirjes të kulturave 104Masat për përkujdesje pas mbirjes ose rimbjelljes së kulturave 106Ujitja 110Mbrojtja nga temperaturat e ulëta, bryma dhe ngricat 114Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat 116

KULTIVIMI I KULTURAVE PERIMORE NË HAPËSIRË TË MBROJTUR

Nocioni për hapësirë të mbrojtur 125Hapësira të mbrojtura elementare 127Llojet e hapësirave të mbrojtura elementare 130Hapësira plotësisht të mbrojtura 132Lehet e nxehta të mbuluara 134Oranzheritë dhe serrat e qelqit të ngrohura 138Serrat prej plastike 142Hidroponet 142Hapësirat e errëta 143Ndërtimi i hapësirave të mbrojtura 144Ngritja e hapësirave të mbrojtura 145Kultivimi i kulturave të perimeve në hapësira të mbrojtura 148Prodhimi i rasatit 148Prodhimi i rasatit në lehe të nxehta 149Prodhimi i rasatit në saksi, pllaka dhe materiale tjera 154Prodhimi i rasatit në kontejnerë 155Masat për përkujdesje gjatë kultivimit të kulturave të perimeve në 156Hapësirat e mbrojtura

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

346

PRODHIMI ORGANIK I KULTURAVE PERIMORE

Nocioni për prodhimin organik të kulturave perimore 163Masat agroteknike në prodhimin organik të serrave 164Zgjedhja e materialit të farës dhe sortet 167Mbjellja alternative e kulturave 167Plehërimi i tokës 169Mbrojtja e bimëve 171

VJELJA, PAKETIMI DHE TRANSPORTI I PRODHIMEVE PERIMORE

Vjelja (mbledhja) e perimeve 177Sortimi dhe paketimi 182Transportimi i perimeve 187Ruajtja e perimeve 189

HAPËSIRAT E MBROJTURA

Nocioni për hapësirën e mbrojtur 201Kushtet për ngritjen e hapësirave të mbrojtura 203Ngritja e hapësirave mbrojtëse 205Ndarja e hapësirave mbrojtëse 207

SERRAT E QELQIT

Nocioni për serrat e qelqit 215Llojet e serrave prej qelqit 216Lokacioni për vendosjen e serrës prej qelqi 219Materiali për mbulim 220Sistemet për ngrohje të serrët qelqor 224Baza (themeli) për prodhim në serrat qelqore 229Sistemet për ventilim 234Sistemet për ujitje 236Sistemet për dozim me dioksid karboni (CO2) 239Sistemet për ndriçim dhe hijezim 239

SHFRYTËZIMI I HAPËSIRAVE TË MBROJTURA

Nocioni për mbjellje alternative të kulturave 243Vendi i kulturave të perimeve gjatë kultivimit në hapësirat 244e mbrojtëse Shfrytëzimi racional i kopshteve të perimeve 249Agrotekstili 252Sistemet për prodhim në serrat e perimeve 254

Prodhimtaria perimore

347

MASAT AGROTEKNIKE NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

Kushtet për kultivim në hapësirat e mbrojtura 261Nxehtësia 262Drita 264Uji 266Ajri 268Toka dhe sistemet për kultivim pa dhè 270Materiet ushqyese 270Përpunimi i tokës në hapësirat e mbrojtura 271Mbjellja me farë, mbjellja dhe rimbjellja në hapësirat e mbrojtura 277

PLEHRIMI NË HAPËSIRAT E MBROJTURA

Nevojat për plehërim në hapësirat e mbrojtura 285Plehrat organik 289Plehrat minerale 293Sasia e plehut për plehërim në hapësirat e mbrojtura 297Ushqimi foliar 299

UJITJA DHE MBROJTJA E BIMËVE NË HAPËSIRAT MBROJTËSE

Nevojat për ujitje të bimëve në hapësirat mbrojtëse 303Koha për ujitje 305Kualiteti i ujit për ujitje 307Sistemet për ujitje në hapësirat e mbrojtura 309Nevoja për mbrojtje të bimëve në hapësirat mbrojtëse 317Masat fi tosanitare 318Dezinfektimi i tokës 321Mbrojtja nga sëmundjet, dëmtuesit dhe barojat gjatë vegjetacionit 324

PRODHIMI I RASATIT PËR KULTURAT PERIMORE DHE LULISHTET

Prodhimi i rasatit në serrat qelqore 333Përgatitja për prodhimin e rasatit 334Mbjellja me farë (mbjellja) 336Përkujdesja për rasatin 338

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

348

LITERATURA

1. Алаџајков Лазар, 1985, Општо градинарство, Наша Книга, Скопје;2. Алаџајков Лазар, Општо градинарство, Универзитет „Св.Кирил и Методиј“- Скопје;3. Ангелеска Елизабета, Игор Николов и Моме Давидовски, 2008, Прирачник за

органско земјоделско производство, Консултантска куќа за органско земјоделско производство и рурален развој Пробио, Скопје;

4. Алексиќ Живојин, Добрила Алексиќ, Драголјуб Шутиќ, 1980, Болести поврќа и њихово сизбијање, Нолит, Београд;

5. Блэкберн Мэйэ Питер, 1998, Фрукты и овощи, Крон-пресс, Москва; 6. Василевски Гоце, 2004, Зрнести и клубенести култури, Универзитет „Св.Кирил и

Методиј“- Скопје, Факултет за земјоделски науки и храна, Скопје;7. Гламочлија Ѓорѓе, 1997, Ратарство, Универзитет у Београду;8. Глишиќ Слободан, Производња кромпира, НИРО ,,ЗАДРУГАР,, Сарајево9. Давидовски Моме, Игор Николов, Марјан Ѓошевски, 2007,Производство на биохумус,

Свети Николе;10. Ђуровка Михал,  Бранка Лазић, Анђелко Бајкин, Агнес Поткоњак, Владан Марковић,

11. Жарко Илин, Вида Тодоровић, 2009, Производња поврћа и цвећа у заштићеном простору, Београд;

11. Знаор Дарко, 1996, Ekološka poljoprivreda - poljoprivreda sutrašnjice, Nakladni zavod Globus d.o.o., Загреб;

12. Златковски Васко, 2008, Оргаснско земјодлеско производство, Штип;13. Иљовски Илија, Ордан Чукалиев, Григор Прличев, 1994, Наводнување, Скопје 14. Јефтиќ Стефан, 1981, Биологија и производња семена ратарских култура, НОЛИТ,

Београд;15. Karasek Karolj, 2007, Plastenici u cvećarstvu i rasadničarstvu, Partenon, 16. Стокли Корин, 2005, Илустриран речник по биологија, ТОПЕР за Р. Македонија;17. Лишиќ Р. П.Павлек, Ј.Борошиќ, 1979, Povrce iz vlastitog vrta, Накнадни завод знања,

Загреб;18. Мартиновски Ѓорѓи, Јованка Катажина Петровска, Гордана Попсимонова, 2002,

Доработка и контрола на зеленчук, Земјоделски факултет Скопје;19. С. Максимовиќ Петар и Нада Јаин, 1996 Повртарство, Београд; 20. Поповиќ Мирослав, 2001, Повртарство, Нолит, Београд, 21. Popovič Miroslav i Branka Lazić, Gajenje ranog povrća u zaštićenom prostoru, Partenon.

Beograd22. Симонов Драган, 1988,Специјално градинарство, второ дополнително издание, Наша

книга, Скопје 23. Драган Симонов, 1996, Лубеница и диња, Земјоделски институт, Скопје;24. Симонов Драган, 1990, Кромид, праз и лук, Наша книга, Скопје; 25. С. Максимовиќ Петар, 1994, Повртарски приручник, Литопапир, Чачак; 26. S.Petar Maksimović, 2008, Београд, Proizvodnja povrća u zaštićenom prostoru;

Prodhimtaria perimore

349

27. Туцаров Тодор, 1990, Домат, Наша книга, Скопје;28. Голема илустрирана енциклопедија, група автори, Мла динска книга, Скопје, 2006;29. Поврќе из пластеника, Група автори, Пантенон, Београд, 2001;30. Користени се Интернет податоци;

Elizabeta Angeleska, Igor Nikolov

350