ekonomia e dijes

18

Click here to load reader

Upload: kujtim-sahiti

Post on 17-Jul-2016

104 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

tung

TRANSCRIPT

Page 1: Ekonomia e Dijes

Ekonomia e dijes

Ymer Havolli

Page 2: Ekonomia e Dijes

• Sipas OECD-së (2001), “ dituria është ajo që e nxitë zhvillimin e sotëm dhe bartë ekonominë,

• dituria është shumë më shumë e rëndësishme se industria,

• teknologjia e cila mbështetet në të arriturat shkencore dhe teknologjinë informative.

• Në ekonominë e ditëve të sotme në ekonominë e dijes, me një shpejtësi të paparë ndrrohet mënyra e krijimit të vlerave brenda organizatës, gjithashtu edhe mundësia dhe përballimi i konkurrentëve dhe zhvillimet që i bëjnë ato.

• Pra ndryshimet dhe zhvillimet e organizatave dhe shoqrive varën nga mënyra se si njerëzit e fitojnë –marrin diturinë, organizojnë dhe si e shfrytëzojnë ate ( know – how –in e tyre).

Page 3: Ekonomia e Dijes

Fazat e ekonomise se dijes( Drucer)

• Faza e parë ka qenë revolucioni industrial (1750-1880), Gjatë kësaj faze organizatat e kanë shfrytëzuar diturinë për të prodhuar mjete për prodhim dhe produkte.

• Faza e dytë ka qenë revolucioni i prodhimit (1880-1945), Gjatë kësaj faze organizatat e kanë shfrytëzuar diturinë për të përmirësuar procest e punës.

• Faza e tretë është faza e menaxhimit dhe lidershipit (1945-sot), Gjatë kësaj faze organizatat e kanë shfrytëzuar diturinë për të përmirësuar proceset e udhëheqjes me dijen ekzistuese.

• Nxitësi kryesor i zhvillimeve të ekonomisë dhe të diturisë, është kombinimi i këtyre trendeve:

• Globalizimi (Hand dhe Lev, 2003; Houghton dhe Sheenan, 2000; Weggeman, 1997)

• Te gjithe keta autor potencojnë vareshmërinë e qarkullimit të produkteve dhe shërbimeve , invstimeve të jashtme direkte, transferit të kapitalit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore, përkatësisht të diturisë dhe shtimit sa më shumë të këtij aseti.

Page 4: Ekonomia e Dijes

Dallimi I ekonomise se dijes prej ekonomive te tjera

• dituria e zëvendëson fuqinë punëtore dhe kapitalin si resurse fundamentale në prodhim (Stewart, 1997; Weggeman, 1997), dhe

• resurset e paprekshme sikur inovacionet, brendi, imixhi, marka e prodhimit, krijojnë vlerë shtuese dhe gjithnjë masë më të madhe kanë ndikim në profitabilitetin e ndërmarrjes.

• Dituria në prodhime dhe shërbime në mënyrë marramendëse po rritet. Elektronika në automobilat bashkëkohor ka vlerë më të madhe se ta zëmë çeliku i ndërtuar në të(Stewart, 1997). Në ekonominë e dijes jo vetëm prodhimet , por edhe proceset afariste në masë gjithnjë e më të madhe varen nga dituria (Jacobs, 1999). Inovacioni i proceseve po bëhet po aq sa inovacionet e procesve.

• Ekonomia e dijes është ekonomi në të cilën shërbimet janë po aq të rëndësishme sa prodhimet. (Tissen, Andriessen, Lekanne, 1998).

Page 5: Ekonomia e Dijes

Ligjet e ekonomise vs ekonomise se dijes

Page 6: Ekonomia e Dijes
Page 7: Ekonomia e Dijes

Ekonomia e dijes dhe ligjet tjera ekonomike

Ekonomia e dijes është ekonomi në të cilën vlejnë ligjet tjera ekonomik. Lev (2001) sqaron shkaqet nga të cilët ekonomia e paprekshme dallon nga ekonomia e prekshme:

• Mjetet- astetet e paprekshme nuk janë rivale në mes vete, dhe se ato mund të përdorën në të njejtën kohë,

• Mjetet –asetet e paprekshme karakterizohen me kosto fikse të lartë dhe , shpenzime margjinale të ulëta (zhvillimi i sofwer-it shpesh kërkon investime të mëdha, por shitja e atij softweri dhe distribuimi i tijë kushton shumë më pak ),

• Mjetet –asetet e paprekshme shpesh shërbehen me efektin e rrjetit ( përdorimi dhe vlera sistemit operativ të kompjuterëve zhvillohet me zhvillimin e numrit më të madh të shfrytëzuesëve),

• Shpesh ndodhë që ka vështirësi në krijimin e pronësisë ndaj aseteve të paprekshme, këtë e dëshmon edhe shkelja e ligjit mbi të drejtat e autorit,

• Inovacionet e asteve të paprekshme shpesh janë të rrezikshme,• Tregu i Mjeteve –aseteve të paprekshme zakonisht nuk ekziston , sepse

me këto asete nuk mund të tregtohet në mënyrë të thjesht sikur që tregtohet me produkte dhe shërbime

Page 8: Ekonomia e Dijes

Ekonomia e dijes dhe format tjera te ekonomise- vazhdim

• Në ekonominë e re po ndryshon koncepti i pronësisë mbi asetetet . Duke marrë parasysh se dituria është në kokat e njerëzve, kompanitë më nuk janë pronare të këtij aseti më të rëndësishëm – diturisë (Weggeman, 1997). Dituria eksplicite mund të jet në pronësi në bazë të pronësisë intelektuale.

• Ekonomia e dijes është ekonomi në të cilën ndryshojnë karakteristikat e fuqisë punëtore. Jemi dëshmitar të rritjes së numrit „punëtorëve të dijes“ (Tissen dhe bashkëautorët 1998). „Punëtorët e dijes krijojnë më së shumti vlerën e shtuar të kompanisë (Stewart, 1997). Ata në proces të krijimit të kësaj vlere shumë pak e shfrytëzojnë fuqinë fizike, dhe shkathtësitë manuale (Weggeman, 1997).

• Si rezultat i ketyre që u tha më lartë, ndrrojnë edhe organizatat. Menaxhimi i Mjetet –asetet e paprekshme është plotësisht tjetrfare nga menaxhimi i mjeteve financiare, lëndës së pare, materialit dhe paisjeve. Menaxhimi i “ punëtorëve të dijes” është shumë i vështirë se sa menaxhimi i punëtorëve të zakonshëm. (Tissen dhe bashkautorët, 1998). Weggeman (1992) thekson që kompanitë nuk munden më tutje të kontrollojnë mjetet –asetet e paprekshme – “ punëtorët e dijes” nëpërmjet rregullave, procedurave, dhe sistemeve informatike, sepse këta punëtor kërkojnë lirinë e veprimit.

Page 9: Ekonomia e Dijes

Epoka e dijes  Perspektiva e ekonomise indusstrise perspektiva e ekonomise se dijes

Te punesuarit gjenerues I shpenzimeve pasuria gjenerator I te hyrave- fitimit

fuqi e menaxhereve varet Hirarkia organizative niveli I dijes qe posedojne

konflikti I fuqise eshte raport I punetorit prodhues dhe kapitalistit eshte raport I "punëtorit te dijes" dhe menaxherit

Detyrat kyce te menaxherit kordinimi dhe mbikqyrja perkrahja dhe kolegialiteti

Informatat jane Instrument I kontrolles jane mjet komunikimi dhe pasuri

Prodhimi eshte ..

veprimtari e punetorit manueal ku resurset fizike I proceson ne produkte te gatshme dhe te prekshme

konvertimi I dijes në të cilin " punetori I dijes" krijon sherbime" produkte te paprekshme"

Informatat jane ne menyre te kontrolluar rrjedhin ne organizate rrjedhin lireshem nepermjet rrjetit kolegial

forma themelore e fitimit eshte e prekshme " parate"eshte e paprekshme - mesimi, idete e reja,

konsumatoret e rinje

Rrjedhat e prodhimit jane sekvenciale. I kryejne makinat jan kaotike, te bazuara ne ide

Raporti me shfrytezuesit nje kahshe - kah tregu interaktiv nepermjet rrjeteve

Dituria eshte mjet dhe nje ga resurset/burimet eshte fokus I biznesit

kuptimi I te mesuarit eshte mjet I ri krijim I vleres se shtuar

vlera e tregut te firmeseshte e percaktuar me pasurine e pashme- qe

duket eshte e percaktuar me pasurine qe nuk shihet

fytet e ngushta te prodhimit paraja dhe shkathtesite koha dhe dituria

Page 10: Ekonomia e Dijes

Kornizat e ekonomisë së dijese përdorimin e qëndrueshme dhe krijimin e njohurive në qendër të procesit të zhvillimit ekonomik, një

ekonomi në thelb bëhet ekonomi e dijes. Një ekonomi e dijes (KE) është ai që përdor njohuritë si motori kryesor i rritjes ekonomike. Ajo është një ekonomi ku dija është fituar, krijuar, shpërndahet dhe përdoret në mënyrë efektive për të rritur zhvillimin ekonomik. (Derek H. C. Chen* and Carl J. Dahlman**)

• Ajo është gjetur se tranzicioni i suksesshëm për ekonominë e njohurive zakonisht përfshin elemente të tilla si investime afatgjata në arsim, zhvillimin e aftësive risi, modernizimin e infrastrukturës së informacionit, dhe të kesh një ambient ekonomik që është e favorshme për transaksionet e tregut. Këto elemente janë quajtur nga Banka Botërore si shtyllat e ekonomisë së dijes dhe së bashku ato përbëjnë kuadrin ekonominë e njohurive. (Derek H. C. Chen* and Carl J. Dahlman**)

• Më konkretisht, këto katër shtylla të ekonomisë së informacionit (KE) Kuadri janë(Derek H. C. Chen* and Carl J. Dahlman**):

• Një nxitje ekonomike dhe institucionale që ofron regjimi i politikave të mira ekonomike dhe institucionet që lejojnë mobilizim efikas dhe alokimin e burimeve dhe të stimulojnë kreativitetin dhe incentiva për krijimin efikas, përhapja dhe përdorimi i njohurive ekzistuese.

• Punëtorëve të arsimuar dhe të aftë të cilët mund vazhdimisht të përmirësuar dhe përshtatur aftësitë e tyre në mënyrë efikase të krijojnë dhe të përdorin njohuritë.

• Një sistem efektiv risi e firmave, qendrat kërkimore, universitetet, këshilltarët, dhe organizatat e tjera që mund të mbajnë deri me revolucionin e njohurive dhe trokitje e lehtë në të aksioneve në rritje të njohurive globale dhe të asimiluar dhe të përshtatur atë me nevojat lokale.

• Një infrastrukturë moderne dhe adekuate informacion që mund të lehtësojë komunikimin efektiv, përhapja dhe përpunimi i informacionit dhe njohurive.

Page 11: Ekonomia e Dijes

Menaxhimi i dijes (MD)- drejtim i ri i menaxhmentit

• Nga gjuha angleze në gjuhën shqipe kuptimi i konceptit „knowledge management” më së shpeshti përkthehet, përkatësisht kuptohet si “ menaxhim i dijes”.

• Nëse kemi parasysh se me diturinë individuale mund të qeverisë – menaxhojë individi i cili e posedon atë dituri atëherë shumë njerëz – shkenctarë që mirren me trajtimin e menaxhimit të dijes thonë se më mirë do t’ishte të thuhet “ menaxhimi i rrjedhave të dijes” .

• Një definim të cilin e jep The Garter Group e cila menaxhimin e dijes e definon si „disiplinë e cila promovon qasje të integruar të identifikimit, qeverisjes ( menaxhimit) dhe ndarjes së mjeteve në ndërmarrje.

• Këto mjete mund të jenë baza e të dhënave, dokumente, politika dhe procedura, si dhe përvojë e artikuluar dhe ekspertizën e individëve në ndërmarrje.

• KPMG në vitin 2001 ka dhënë një definicion e cila përafërsisht thotë kështu: „Qeverisja ( menaxhimi) i dijes është frazë kolektive për grupen e proceseve dhe praktikave të cilat organizata i shfrytëzon për të rritu vlerën e vet duke e përmirësuar efektivitetin krijues të kapitalit intelektual“. Sveiby (1997) Menaxhimin e dijes e definon si “art të krijimit të vlerave nga mjetet e padukshme”.

Page 12: Ekonomia e Dijes

Menaxhimi I dijes• Në përgjithësi menaxhimin e dijes duhet ta kuptojmë si aftësi e kombinimit të informatave me

kreativitetin e burimeve njerëzore, krijimit, rikrijimit, organizimit, ruajtjes, distribuimit dhe përdorimit të diturisë duke e trajtuar atë si komponentë të biznesit dhe aset intelektual me rezultate pozitive në biznes

Vizioni

Tregu

StrategjiaDhe qellimet

Proceset Kultura e organizates

Struktura dhe organizimi

Burimet ( resurset)

Page 13: Ekonomia e Dijes

Procesi I menaxhimit te dijes• Procesi i menaxhimit tç dijes po e prezentojmë në grafin e mëposhtëm . Këtë proces e ka zhvilluat Qendra për

zhvillimin e përformansave afariste – procesi i menaxhimit të dijes (Cranfield School of Management), duje u përpjekur që nënproceset dhe proceset e dijes të menaxhimit të dijes.

Dituria

Aplikimi i dijes

Ruajtja e dijes

VendodhjaE dijes

Shpërndarja dijesTransferi

i dijes

Gjenerimi dijes

kodifikimi dijes

Page 14: Ekonomia e Dijes

Qëllimi i menaxhimit të dijes • Pajtueshmëri: Menaxhimin i diturive kërkon një gjuhë të përbashkët dhe një përshtatje të mirë të

koncepteve ekzistuese në organizatë, të tilla si cilësia e përgjithshme, menaxhim apo proces të riinxhinjeringut.

• Orientimi kah problemi. Menaxhimi i dijes ka për qëllim që të jap një kontribut për zgjidhjen e alternativave problemeve, Ky orjentim nuk duhet të lejohet të mbetet teorike. Për ta testuar këtë orientim testi i fundit i të gjitha ideve është dobia e tyre në praktikë

• Kuptueshmërinë.Kompania duhet të zgjedhi idetë relevante dhe të cilat janë të realizuaeshme. Gjithashtu terminologjia duhet të jet e kuptueshme lehtësisht nëpër kompani

• Orientimi në aktivitete. Analizat në fushën e menaxhimit të dijes duhet që të mundësojnë menaxherëve të vlerësojnë ndikimin e diturisë dhe instrumenteve organizative të cilat duhet të fokusohen në aktivitete.

• Shumë probleme njohuri të lindin për shkak se organizatat neglizhojnë një ose më shumë prej aktivitetev të cilat mund të ndërpresin ciklin e diturive. Për shembull, në qoftë se hulumtimet dhe rezultatet e departamentit të Kërkimeve të Tregut nuk janë në dispozicion për departamentin e zhvillimit të produkteve, kjo njohuri nuk mund të përdoret në procesin për zhvillimin e produktit. Në qoftë se procesi dhe hapat e rëndësishëm për zgjidhjen e një problemi nuk janë të dokumentuara, atëherë ai proces mund të zhduket nga kujtesa e organizatës, dhe e pamundëson përsëritjen e suksesshëm të procesit.

Page 15: Ekonomia e Dijes

GJENRIMI I DIJES• Gjenerimi i dijes përfshin një sërë procesesh me një objektiv që të rriten sasia e dijeve brenada

organizatës. Të shumtën e rasteve në literaturë e gjejmë se dy mënyra janë kryesore për gjenerimin e ideve:

• fitimi- arritja e diturive, dhe• zhvillimi i diturive.Fitimi i diturive eshte proces brenda të cilit nxinen njohuritë, ato dituri sillen nga rrethina e jashtme e

organizatës brensda sajë. Kompanitë në garë me konkurrencën, kanë qenë të detyruara të blejnë teknologji bashkëkohore, softwer të ndryshëm, që si inovacione ose si procese të reja kanë shtyrë ato që të përvetësojnë dituri dhe fitojnë shkathtësi të mjaftueshme për përdorimin e tyre brenda procesve për të cilat edhe është investuar. Shpesh është dashur që për ti përdorur teknologjitë e reja të angazhohen konsultantë dhe ekspertë të fushave dhe lëmive të ndryshme. Kjo ka shkuar në drejtim të asaj që kompania investon në gjenerimin e ideve të reja, për nevojat dhe zhvillimin e sajë.

• me procesin e mësimit individual. Duke e zhvilluar aftësitë dhe njohuritë për procese, teknologji të cilat e rrisin kreativitetin e punëtorëve dhe zhvillojnë dituritë dhe aftësitë kryerëse të punëtorëve që i punëakonisht këto procese zhvillohen nëpërmjet departamenteve për zhvillim të burimeve njerëzore. Aftësia e organizatës për të investuar ne burime njerëzore dhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre kryerëse nëpërmjet formave të ndryshme të zhvillimit, nuk mund të konsiderohet shpenzim, por konsiderohet investim për zhvillim në të ardhmën.

• Identifikimi i diturive brenda organizatës është proces i identifikimit të tërësisë së dijeve brenda organizatës dhe procesin se si duhet t’u qasemi këtyre diturive. Kjo do të thotë se duhet t’i mundësohet sejcilit në organizatë që të ket qassje në dituri , lehtësim ( fascilit) në fitimin e diturive të reja. Praktikisht do të thotë identifikimin e atyre dijeve, ku gjenden ato, si të ruhen dhe shfrytëzohen. Praktikisht krijimi i nje harte lidhur me prezencën dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre brenda organizatës.

Page 16: Ekonomia e Dijes

• Shpërndarja e dijes gjithashtu është proces nga i cili përfitojnë të gjithë të punësuarit në një organizatë. Dituria e cila është futur brenda në organizatë nëpërmjet formave të ndryshme; mësimit, trajnimeve, konsulencës, angazhimit të ekspertëve tani ajo duhet të shpërndahet brenda organizatës, te njerëzit e sajë të cilët mund ta absorbojnë këtë dije. Pengesat e vetme që shpesh herë potencohet nga menaxherët e dijës është xhelozia në mes të individëve, ndërkaq nxitësi kryesor i shpërndarjes së diturive brenda organizatës menaxherët e dijes e potencojnë besimin që kanë njerëzit në mes vete. Te ata njerëz që të piunësuarit nuk kanë besim nuk dëshirojnë që ate ta ndajnë me ta. Në shpërndarjen e diturisë ndihmon edhe teknologjia Informatike e cila mundëson nëpërmjet rrjetit shpërndarjen e informatave, bazës së të dhënave, ruajtjen e të dhënave etj. Teknologjia informatike ështëë përques i shpejt i cili mund të shpejtojë proceset, ndërkaq figura qëndrore përsëri është njeriu që e ushqen me këta faktor.

• Transferimi i dijes është një proces i këmbimit të dijes brenda organizatës, në mes të pjesëve të ndryshme organizative të saj, në mës të individëve, grupeve, ekipeve të ndryshme. Mirëpo, kemi transfer të dijes edhe atëherë kr kjo dituri transferohet nga një organizatë në organizatën tjetr. Për shkak se realisht mund të themi në diturinë askush nuk mund të vej monopol dhe ate ta konzervojë vetëm për vete. Dituria është individuale në kokat e individëve, por edhe grupore – në këtë rast mund të themi se ato organizata po marrin dituri nga organizatat tjera.

• Kodifikimi i diturisë është proces i cili mundëson që diturinë ta kodifikojmë, ta formësojmë ate me shenja, fografi, fjalë, film, të dhëna, inçizim magnetofik. Ky kodifikim përfshin:

• identifikimin e diturisë – njohjen e sajë – identifikimin e diturisë që është i lidhur me aktivitete për t’arritur objektivat specifike,

• eksternalizimi – ndryshimi i natyrës së dijes ; nga dituria e nënkuptuar , në dituri eksplicite;• reprezentimi – përshkrimi i diturisë eksplicite me kode informatike përkatëse.• Depozitimi- arkivimi i dijes është proces i ruajtjes së dijes brenda organizatës, në atë mënyrë, që

mundësojnë që dituria që në çdo moment të jet në dispozicion të organizatës dhe të anëtarëve të kolektivit të saj si bazë e të dhënave, dokumente , si përvojë etj.të ciliën e kanë në dispozicion dhe mund të përdoret për objektivat dhe planin strategjik të organizatës.

• Aplikimi i dijes është proces i zbatmit të njohurive dhe diturive konkrete në organizatë. Edhe më heret kemi thënë se dituria është aset i cili e shton vlerën e organizatës – jep vlerë të shtuar për organizatë. Aplikimi i dijes ngrit përformansen individuale dhe ate ekipore , si dhe përformansën e organizatës.

• Zbatimi i dijes në aktivitete në organizatë i mundëson organizatës të jet konkurruese dhe krijon diferncë në përformansen e saj. Më posht po e prezentojmë modelin e Probstit me disa prej elementeve të menaxhimit të dijes (Probst, 1998).

Page 17: Ekonomia e Dijes

Elementet e menaxhimit te dijes sipas Probst

Elementet Përshkrimi i shkurtër

Qëllimet e Dijes

Formulimi i jektivav strategjike, normative dhe operative te dijes në kuadër të zhvillimit të ndërmarrjes

identifikimi i dijes Identifikimi idijes ekzistuese dhe diturive të nevojshme

nxanja e diturisëIntegrimi ibartësve ekstern të dijes me qëllim të forcimit

të bazës së diturive të organozatës

shpërndarja e diturisëKëmbimi idrejtëpërdrejt I diturive në mes të

punësuarëve në organizatë

Përdorimi idijes Krijimi imundësive reale për aplikimin e dijes për

zgjedhjen e problemeve konkrete

vlerësimi idijesMatja e efekteve nga dija e zbatuar, në raport me

objektivat e vendosura

Page 18: Ekonomia e Dijes

Elementet e menaxhimit të dijes (Gilbert J. B. Probst, 1998)

Qëllimi i dijes

Identifikimi i dijes

Nxanja e dijes

Zhvillimi i dijes

Vlerësimi i dijes

Ruajtja e dijes

Përdorimi i dijes

Shpërndarja e dijes