ekonomia e dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

100

Upload: truongdieu

Post on 30-Jan-2017

264 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

7

Page 2: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS NR 9/2012R E V I S T Ë S H K E N C O R E E F A K U L T E T I T E K O N O M I K

KryeredaktorProf. Dr. ADRIAN CIVICI

RedaktoreBESARTA VLADI

Këshilli botuesProf. Dr. SULO HADËRIProf. Dr. LULJETA MINXHOZIProf. Dr. ENGJELL PEREProf. Asoc. Dr. FATOS IBRAHIMIDr. KRESHNIK BELLODr. ZEF PREÇIDr. ARJAN KADAREDr. ELVIN MEKADr. SELAMI XHEPADr. NEVILA XHINDIDr. SHKËLZEN MARKUILIR HOTI, MSc

Arti grafikBlerim BYTYÇI

UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS / TIRANËBulevardi “Gjergj Fishta” / www.uet.edu.al / [email protected]

ISSN 2223-6295

Miratuar si revistë shkencore nga komisioni i vlerësimit të titujve akademikë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nr. 153 datë 08.10.2010

Page 3: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

Ky numër u mundësua në kuadër të projektit "Ide të reja për sipërmarrje të reja"

mbështetur nga Fondacioni ABC dhe UET.

Page 4: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

përmbajtjaANALIZA DHE DEBATE

Bankingu në Shqipëri dhe rrugëtimi drejt së ardhmes ............................................... 5Dr. Elvin MEKA - Arjan KADAREJA PhD

Nepotizmi si zëvendësues i praktikave korporative në Shqipëri ............................... 20Gjergji FILIPI, PhD - Ornela LIPERI, MBA - Genti BEQIRI, MA

Varfëria dhe roli i instrumenteve aktive në luftën për zhdukjen e saj ...................... 30Dokt. Kastriot SULKA

Influencimi i vlerësimit të performancës dhe faktorëve të motivimit në burimet njerëzore dhe suksesin e organizatës ....................................................................... 43Dr. Edlira GJURAJ - Dokt. Arsim GJINOVCI

Lumturia si tregues i matjes së progresit shoqëror: Si të promovojmë një shoqëri të lumtur? ............................................................................................ 53Helios REVELI, MSc

Fundi i “Botës së Tretë” dhe prosperiteti ekonomik i vendeve në zhvillim ................. 74Fatos TARIFA, PhD

DOSSIER: SIPËRMARRJA DHE INOVACIONI

Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e zhvillimit ekonomik ............................................................................ 84Prof. Dr. Adrian CIVICI

Universitetet sipërmarrëse dhe roli i tyre në zhvillimin e inovacionit në shoqëritë e së ardhmes ................................................................... 96Prof. Dr. Luljeta MINXHOZI

Sfidat Strategjike për bashkëpunimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë me Bizneset në dhjetëvjeçarin post-2010 ............................................................. 106Nevila XHINDI, PhD

Inovacioni në shërbim të transparencës, konkurueshmërisë dhe cilësisë së shërbimit: Rasti Autoriteti Portual Durrës........................................................................... 118Dr. Ermira QOSJA - Ing. Eduard NDREU

Modeli i Inovacionit të Hapur dhe forcimi i raporteve bashkëpunuese ndër-organizative në shoqërinë shqiptare ............................................................. 127Dokt. Besarta VLADI - Dokt. Ilir REXHEPI

Page 5: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

Zbatimet inovatore në sektorin e bujqësisë: mundësi dhe pengesa në rastin shqiptar ... 140Prof.Asoc.Dr. Magdalena BREGASI

Motivimi i kapitalit human, nxitës inovacioni .................................................... 151Dokt. Teuta XHINDI - Dokt. Arbi AGALLIU

Heliksi i trefishtë si “inovacion për inovacionin”: dinamika e huazimit të qasjeve nga sipërmarrja për menaxhimin e projekteve dhe kërkimit ....................... 161Dokt. Blerjana BINO - Dokt. Erjon CURRAJ

Partneriteti Publik - Privat si një risi e menaxhimit publik: Një rast studimi për sektorin e ujit në Shqipëri .............................................................................. 179Dokt. Evis GJEBREA - Dokt. Ermela KRIPA

Teknologjia e Informacionit dhe performanca e sistemit doganor shqiptar .............. 196Dokt. Mimoza KAÇI - Mrs. Matilda TOLE

Ndërmjetësimi tregtar si një mundësi bashkëkohore e zgjidhjes së konfliktit ............ 207Erjona CANAJ Ph.D - Emiliano ALIU MSc

Lidhja e ndërsjelltë midis infrastrukturës dhe mjedisit në Shqipëri si domosdoshmëri për të arritur zhvillim të qëndrueshëm ......................................... 219Dr. Arben BAKLLAMAJA

Ndërhyrja e shtetit permes instrumentave të politikës së aminstisë fiskale ............... 230Dr. Lavdosh AHMETAJ

A përmbushin politikat e zhvillimit profesional të audituesëve të brendshëm në Shqipëri nevojat e sektorit publik? ................................................................... 239Dokt. Holtjana BELLO

Evolucioni dhe efektet e politikave “makroprudenciale” në stabilitetin financiar ..... 253Dokt. Orkida ILOLLARI (FINDIKU)

Perceptimi i origjinës për një markë Shqiptare-një kërkim cilësor nga perspektiva konsumatore dhe organizacionale ......................................................................... 265Dokt. Saimir SUMA - Prof. Dr. Arjeta TROSHANI

Ndikimi i ndotjes së hidrokarbureve përmes faktorëve mjedisorë në shëndetin human për zonën naftëmbajtëse Patos-Marinëz .............................................................. 275Alma SHEHU, MSc - Luan DAIJA - Afete MUSLIU - Seit SHALLARI

Sistemi i fragmentuar i Informacionit në rajonin portual të Durrësit: Analiza, risqe dhe sfidat e E-business në erën e re të ekonomisë globale ....................................... 285Alma STANA

Page 6: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201284

Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e zhvillimit ekonomik

Prof. Dr. Adrian CIVICI*

Abstrakt. Jetojmë në një shoqëri dinamike, post-industriale e cila po evoluon në mënyrë marramendëse drejt asaj që quhet “knowledge-based society” ose shoqëria e bazuar në dije. Vendosja e nivelit të arsimimit dhe cilësisë së edukimit si një nga prioritetet kryesore, si për vendet e zhvilluara, ashtu edhe për ato në zhvillim, përbën tashmë një fakt të padiskutueshëm dhe të pranuar nga të gjithë. Megjithëse shkollimi apo edukimi është para së gjithash një e drejtë fondamentale e çdo njeriu, ai mund të konsiderohet njëkohësisht dhe si një instrument që promovon zhvillimin ekonomik të çdo vendi, si një faktor i rëndësishëm që nxit produktivitetin dhe efikasitetin e ekonomive nacionale apo rajonale. Nën këtë këndvështrim, specialistët e arsimit, ekonomistët apo sociologët e zhvillimit po tentojnë t’i përgjigjen me analiza të gjëra dhe strategji konkrete pyetjeve të mëposhtme: Cila është lidhja ndërmjet edukimit shkollor e universitar dhe zhvillimit ekonomik të një vendi? A ekziston një korrespondencë shkak-pasojë ndërmjet tyre? A “përkthehet” detyrimisht në zhvillim ekonomik e social zgjerimi dhe përmirësimi i edukimit? Cili është lloji dhe përmbajtja më e përshtatshme e edukimit në epokën e globalizimit? ‘Ekonomia e dijes dhe informacionit’, e quajtur ndryshe ‘ekonomia e re’ rezulton të jetë çelësi i suksesit të zhvillimit ekonomik për pjesën më të madhe të vendeve perëndimore. Sa më tepër që vendet në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, të investojnë në «ekonominë e re», aq më të lehtë do ta kenë ato të ndjekin ritmin dhe performancën e vendeve të zhvilluara, të integrohen në ekonominë botërore dhe të përfitojnë prej saj.

Abstract. We live in a dynamic, post-industrial society which is rapidly evolving towards what is called “Knowledge-based Society”. Setting the level of education and quality of education as a top priority, for developed countries, as well as for developing countries, is now an undisputed fact and this is accepted by all. Even though schooling or education is first of all a fundamental right of every human being, it can be considered simultaneously as an instrument that promotes the economic development of each country, as an important factor that promotes productivity and efficiency of national or regional economies. Under this view, education specialists, economists or development sociologists are trying to respond to the

* President i UET, Drejtor i Shkollës Doktorale: [email protected]

DOSSIER : SIPËRMARRJA DHE INOVACIONI

Page 7: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 85

following questions with extensive analysis and specific strategies: What is the relationship between school and university education and economic development of a country? Is there a cause-and-effect correspondence between them? Is it possible to translate necessarily into economic and social development, expansion and improvement of education? What are the most appropriate type and content of education in the era of globalization? ‘Economy of knowledge and information’, otherwise called ‘new economy’ turns out to be the key to economic success for most western countries. As many developing countries, including Albania, invest in the «new economy», the more easily will they have to follow the pace and performance of the developed countries, to integrate into the world economy and benefit from it.

Fjalë kyçe: edukimi, ekonomia e dijes, shoqëria e informacionit, zhvillimi ekonomik

A është zhvillimi vepër e njohurive shkencore?    Së paku tre shekujt e fundit, historia ka dëshmuar se progresi teknologjik ka qenë për të gjitha vendet “motori i industrializimit të tyre” (Allen 2006). Që në kohën e

revolucioneve industriale të shekujve XVIII – XIX-të u dëshmua qartë se zhvillimi i çdo vendi është vepër e “njohurive shkencore” më shumë se sa atyre “empirike” apo thjesht bollëkut te burimeve natyrore. Sinteza e gjithë kësaj eksperience ishte pikërisht “roli thelbësor i edukimit dhe formimit profesional në promovimin e zhvillimit ekonomik të popujve e shteteve të ndryshme” që kanë ditur të krijojnë një korrelacion të drejtë ndërmjet këtyre dy elementeve (Blakemore & Herrendof 2009). Por eksperienca ndërkombëtare dëshmon se jo çdo investim në sektorin e arsimit dhe edukimit “përkthehet” automatikisht në zhvillim ekonomik.

Shembulli i mjaft vendeve, kryesisht atyre të varfra dhe në zhvillim të Afrikës, Azisë apo Amerikës Latine evidenton faktin se megjithëse këto vende kanë investuar shumë në sistemin e tyre arsimor, ato vazhdojnë të mbeten akoma vende të varfra dhe nuk kanë bërë progres të vlerësueshëm në procesin e industrializimit dhe zhvillimit ekonomik të tyre (Pritchett 2006). Ekspertët e kësaj fushe nënvizojnë se “thjesht një zgjerim dhe mbështetje e sektorit të edukimit nuk çon automatikisht në zhvillim ekonomik” (Stevens&Veale 2003). Sepse një vend i caktuar mund të arrijë të nxjerrë persona shumë të kualifikuar, por në qoftë se ky vend nuk arrin të krijojë infrastrukturat, sistemet, institucionet, kuadrin ligjor rregullator, sistemin e motivimit dhe konceptin e “karrierës profesionale sidomos në sektorin publik”, atëherë ky vend nuk arrin të krijojë sinergjinë e nevojshme dhe një mjedis të domosdoshëm në mënyrë që kjo kategori njerëzish të shkolluar e të edukuar të vërë në jetë njohuritë e përfituara dhe të ndikojë cilësisht në zhvillimin ekonomik. 

Përveç kësaj, një element tjetër thelbësor, sipas Varghese (2007) është se “plani i zhvillimit perspektiv të çdo sistemi arsimor është koordinimi dhe kombinimi i tij

Page 8: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201286

me planin e zhvillimit perspektiv ekonomik të çdo vendi...se vendim-marrja në fushën e arsimit nuk mund të jetë pronë vetëm e eksperteve të edukimit, por në mënyrë të veçantë dhe e eksperteve të ekonomisë dhe zhvillimit”. Kjo është pa dyshim edhe një sfidë e madhe për gjithë sistemin tonë të edukimit në të gjitha nivelet, pasi mund të pohohet pa hezitim se pothuajse në asnjë rast programet shkollore në Shqipëri, e veçanërisht ato të arsimit të mesëm profesional e universitar nuk janë produkt i bashkëpunimit të institucionalizuar të specialisteve të arsimit me specialistët apo institucionet përgjegjëse për zhvillimin ekonomik e social.

-Edukimi dhe Barazia Sociale-

Ekonomistët e edukimit mbështesin idenë se “investimet në sektorin e edukimit janë rentabël kur ato kontribuojnë direkt në përmirësimin e produktivitetit individual apo kombëtar”. Njohja e një lidhjeje të ngushtë ndërmjet edukimit dhe zhvillimit ka bërë që kombet e zhvilluara të investojnë pa reshtur në sektorin e arsimit. Investimet publike në këtë fushë janë nxitur dhe nga fakti se edukimi nuk luan rol vetëm në promovimin e ekonomisë por gjithashtu dhe në një aspekt tjetër shumë sensibël siç është “ai është i shpërndarjes proporcionale ndërmjet grupeve të ndryshme sociale të fryteve të rritjes ekonomike” (Gilles&Verdier 1993). Me të drejtë, edukimi është konsideruar “si një instrument i fuqishëm që promovon barazinë sociale”. Mjafton të përmendin faktin, se edhe në Shqipëri, sipas disa studimeve të fundit, diferencimi i popullsisë në raport me mundësitë e punësimit, llojit të punës, varfërisë dhe të ardhurave nuk është më aspekti gjinor, origjina krahinore apo mosha, por në radhë të parë niveli i tyre arsimor.

Sipas teorive mbi zhvillimin që ekzistonin në periudhën e pas-luftës së dytë botërore, ishte kapitali ai që përbënte gurin magjik të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Modelet e rritjes ekonomike të periudhës 1950-60 nuk e njohin kontributin e edukimit në zhvillim. Por, shumë studime të mëvonshme në periudhën 1960-70, treguan qartë se zhvillimi nuk mund të shpjegohej vetëm me kontributin e kapitalit dhe fuqisë punëtore. Në këtë kohë, nga autorë të shquar si Denison (1967) dhe Griliches (1964) u fut për herë të parë dhe nocioni i “faktorit të njohurive”, si faktor i rëndësishëm në rritjen ekonomike. Të gjithë këto studime dhanë prova të pakundërshtueshme se “edukimi rrit produktivitetin dhe kontribuon në rritjen ekonomike dhe të ardhurave kombëtare”, dhe se “diferencat në nivelin e produktivitetit ndërmjet shumë vendeve apo rajoneve mund të shpjegohen bindshëm nga diferencat në nivelin dhe cilësinë e shkollimit të fuqisë punëtore”. Pasojë e këtij konkluzioni ishte dhe lindja e një kategorie të re ekspertësh : ekonomistëve

Page 9: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 87

të edukimit. Babai i këtij koncepti dhe kategorie ekspertësh konsiderohet Keneth Arrow, i cili mori edhe çmimin Nobel i ekonomisë në vitin 1972.

-Efektet e edukimit në cilësinë e kapitalit social-

Ideja kryesore e këtij nocioni është vlerësimi i relacioneve bashkëpunuese, procesit të pjesëmarrjes, normave dhe vlerave sociale si një «stok kapitali në nivel makrosocial». Promovimi i këtij koncepti u bë për herë të parë nga politologu amerikan Putnam në vitin 1995, në librin «Alone: America’s Declining Social Capital», libër që bëri bujë në gjithë botën për këndvështrimin e tij të veçantë. I zhvilluar më tej nga autorë si J. Coleman, P.Bourdieu, por dhe nga institucione ndërkombëtare si OCDE: «kapitali social» konsiderohet si një faktor me impakt determinues në ritmet e zhvillimit ekonomik, nivelin e mirëqenies, cilësinë e shëndetit publik, stabilitetin dhe kohezionin social të një shoqërie, shteti apo territori. Vizioni i Bankës Botërore për këtë nocion është shumë i gjerë duke përfshirë këtu «gjithçka që nuk lidhet direkt me tregun, por që bashkë me tregun, përbejnë dhe influencojnë zhvillimin e një shoqërie». Tashmë, paketa liberale e programeve të «axhustimit strukturor» po fillon të ketë një binjak po aq të rëndësishëm e përcaktues në rritjen ekonomike të një shoqërie: «dimensionin e efekteve të edukimit në zhvillimin ekonomik» (Briggs 2004).

Edhe OCDE-ja, që përfaqëson «klubin» e 33 vendeve më të pasura e të zhvilluara të botës do t’i kthente sytë dhe vëmendjen me mjaft interes drejt këtij koncepti çelës të zhvillimit dhe mirëqeverisjes. OCDE publikoi në vitin 2001 një raport në të cilin nënvizohej se «rezulton se nocioni i kapitalit social është shumë i nevojshëm në ecurinë dhe rezultatet e punës qeverisëse….se kapitali social ndikon ndjeshëm në reduktimin e pabarazisë sociale dhe prodhon efekte shumë pozitive në nivel makroekonomik», duke i dhënë këtij nocioni një rol shumë të rëndësishëm në instrumentet e tij të analizës dhe prognozës së zhvillimit në kuptimin e gjerë të tij (Imandoust 2011).

Shembulli më tipik që ofrohet në përgjigje të efekteve të edukimit në cilësinë e kapitalit human dhe atij social, dhe për pasojë në gjithë zhvillimin ekonomik, është ai i krahasimit të ecurisë së Irlandës dhe Portugalisë. Në vitin 1990, Irlanda ishte në të njëjtin nivel me Portugalinë përsa i përket treguesve kryesore makroekonomike e në mënyrë të veçantë treguesit të Prodhimit te Brendshëm Brut për banor (PBB/banor), por 15 vjet më vonë Irlanda rezulton të këtë ecur shumë më shpejt se Portugalia duke krijuar një distancë të konsiderueshme ndërkohë që të dy vendet kishin patur të njëjtën shkallë përfitimi nga fondet strukturore

Page 10: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201288

evropiane. Por diferenca, sipas analistëve të zhvillimit «mund të  shpjegohet pothuajse tërësisht me efektin pozitiv të kapitalit social dhe edukimit (besim i lartë ndërmjet industrisë dhe bankave, ndërmjet qytetareve dhe institucioneve, respektim i kopetencave ndërmjet pushteteve, interes i lartë publik e pjesëmarrja aktive qytetare në problemet e zhvillimit,…etj.) si dhe kapitalit human (kapaciteti i lartë novator i biznesit dhe futja masive e teknologjive të reja në të gjitha fushat dhe aktivitetet, financimi me prioritet i ekonomisë së dijes dhe informacionit, zhvillimi i kërkimit dhe cilësia e lartë e universiteteve, etj.).

-Edukimi si instrument i eliminimit të varfërisë-

Eksperienca në çështjet e zhvillimit ekonomik të viteve 1960-80, tregoi se rritja ekonomike nuk i zhdukte automatikisht dhe pabarazitë sociale. Për pasojë, mbas viteve 80-të të shek XX-të, preokupimet në fushën e zhvillimit ekonomik u zgjeruan nga nocioni i rritjes edhe në atë të “shpërndarjes së fryteve të rritjes ekonomike”, duke u shtrirë pak më vonë në “preokupimet për reduktimin e varfërisë”. Që në vitin 1980, Banka Botërore theksonte se lufta kundër varfërisë kalon nëpërmjet vlerësimit të burimeve njerëzore, gjë që kërkon veçanërisht vëmendje mbi edukimin dhe formimin profesional. Por ishte UNDP (Programi i OKB për zhvillimin) që në vitin 1990 bëri një mikro-revolucion me përmasa botërore duke përdorur si tregues për progresin e kombeve, “Indikatorin e Zhvillimit Njerëzor”(IDH), i cili nuk llogaritej vetëm mbi bazën e të ardhurave të çdo vendi, por mbi bazën e jetë-gjatësisë dhe treguesve globale të edukimit: niveli i shkollimit dhe gjatësia e viteve të shkollimit. Mundësia dhe cilësia e shkollimit u bë kështu një faktor determinues i zhvillimit ekonomik e social.

Varfëria, që deri në këtë kohë cilësohej vetëm si një mungesë të ardhurash, nën ndikimin e punimeve të ekonomistit të shquar indian A.Sen u vështrua dhe gjykua nën një kënd-vështrim tjetër krejt origjinal: “si një mungesë  kapacitetesh funksionale elementare” (Sen 1976). Limiti i “kapaciteteve funksionale” mund të jetë “fizik” – ushqimi, veshjet, kushtet e banimit, vaksinimi kundër sëmundjeve, etj. – apo subjektiv si “e drejta për shprehjen e opinioneve”, mundësia për të marrë njohuri të ndryshme”, etj. Sipas A. Sen, edukimi nuk duhet konsideruar si një dimension cilësor i jetës, i domosdoshëm mbas garantimit të nevojave bazë, dhe as thjesht si një “rrugë e detyrueshme” për të arritur që të sigurohet një nivel i caktuar rritjeje ekonomike, por duhet konsideruar “si një e drejtë fondamentale e integruar në  gjithë sistemin e kapaciteteve funksionale”. Sipas këtij këndvështrimi:

Page 11: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 89

konsiderohet i varfër një person që nuk ka kapacitetet e nevojshme të zhvillimit për të qenë në gjendje që të përfshihet e të përfitojë nga gjithë mundësitë ekonomiko-financiare e sociale në mjedisin ku jeton.

Në përgjithësi, sot pranohet nga të gjithë se edukimi, përveç krijimit të mundësive që të përvetësohen njohuritë fondamentale (lexim, shkrim, artikulim i rrjedhshëm i mendimit, llogaritje, etj.), duhet të krijojë mundësi dhe për përvetësimin e “njohurive teknike e profesionale” që të përgatisin për të ushtruar një profesion të caktuar, që të zhvillojnë veti adaptuese me realitetin, nxisin shpirtin e iniciativës dhe kapacitetin për të punuar në grup. Por ndërkohë që shumë nga vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, sidomos në kuadrin e strategjive për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit (MDG), vazhdojnë t’i orientojnë përpjekjet kryesore dhe politikat edukative në sferën e kategorisë së parë (arsimit bazë fondamental), vendet e zhvilluara kanë kohë që veprojnë sipas një logjike tjetër në politikat e tyre edukative.

Në themel të politikave edukative të vendeve të zhvilluara qëndron stimulimi i aftësive për tu adaptuar shpejt me ndryshimin, sidomos atyre tekniko-teknologjike. «Ne kemi hyrë në një shekull të ri në të cilën mësimi do të përcaktojë jetën tone si kurrë më parë. Nëse ne do kemi apo jo sukses dhe shpëtim, si individë ose si shtet, kjo do të varet nga dijet, njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit tonë” (Blunkett 2000). Koncepti “të mësohemi që të mësojmë vazhdimisht” për tu përgatitur që të jetojmë në një botë me ndryshime permanente, po sundon tashmë politikat edukuese moderne. Akumulimi i njohurive dhe kopetencat e natyrës thjesht teknike tashmë konsiderohen më pak prioritare se “inteligjenca kritike, hapja ndaj ndryshimeve dhe adaptimi i shpejtë me të rejat, kopetencat sociale, logjika e zhvillimit të qëndrueshëm, etj.”

Përvoja moderne po tregon se Globalizimi nuk shpërndan spontanisht progres e mirëqenie, por ato duhen kërkuar nëpërmjet politikave e zgjidhjeve strategjike nga çdo vend. T’i shmangesh apo thjesht të kërkosh mbrojtje prej tij nuk konsiderohet si zgjidhje inteligjente sepse kjo do të thotë ta privosh veten nga efektet dhe mundësitë që të ofron kapitalizmi modern. Globalizimi është pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive (Brown&Lauder 2003). Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën bota është ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe

Page 12: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201290

edukim cilësor, dhe mbi të gjitha në aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit të tyre në shkallë të gjerë për shumë grupe e kategori sociale. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit në të gjitha elementet e zhvillimit modern e bëjnë  «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit ekonomik e social për çdo vend.

-Ekonomia e Dijes dhe shoqëria e informacionit-

Në fjalorin tonë të përditshëm, por dhe në objektivat tanë të zhvillimit, termat “ekonomi e dijes” apo “shoqëri e informacionit” ndeshen shumë pak. Natyrisht, duke parë përtej shprehjes së intelektualitetit e shqetësimit qytetar në ndonjë debat publik, botim shkencor apo periodik, duke parë përtej dëshirës e vullnetit të mirë politik në ndonjë rast, apo dhe reflektimeve në kuadrin e akademizmit universitar, në thelb shoqëria shqiptare po bën hapa shumë të vegjël e të ngadaltë në këtë drejtim. Dhe e gjithë kjo ndodh në këtë fillim shekulli të XXI-të, në kuadrin e zhvillimeve moderne në të cilat ekonomia e dijes dhe shoqëritë e informacionit po konsiderohen si faktorë thelbësorë të zhvillimit, si elemente bazë të konkurrencës dhe performancës së një vendi në një botë që po globalizohet me shpejtësi dhe ku të gjithë po përpiqen të “përshtaten” dhe të përfitojnë maksimalisht prej tij (Castells 1998).   

Konceptet, praktikat dhe interpretimet për zhvillimin dhe krijimin e pasurisë dhe mirëqenien e kombeve apo shteteve të ndryshme kanë evoluar ndjeshëm. Gjatë dy shekujve të fundit, teoritë ekonomike neo-klasike kanë njohur dhe i kanë mbështetur interpretimet dhe analizat e tyre vetëm në dy faktorë bazë të prodhimit: punën dhe kapitalin. Por tashmë kjo optikë po ndryshon në vetë thelbin e saj. Informacioni dhe dija po zëvendësojnë kapitalin dhe energjinë si faktorë bazë të krijimit të pasurisë e mirëqenies, ashtu si këto dy të fundit zëvendësuan punën e dorës dhe pronën e tokës dy shekuj më parë. Për më tepër, progresi teknologjik i gjithë gjysmës së dytë të shekullit të XX-të e ka transformuar pjesën dërrmuese të punës që krijon të ardhura  e pasuri nga një bazë «fizike» në një bazë «dije e njohurish». Kështu për shembull, në mesin e shek. XIX-të, «kapitali fizik» përfaqësonte 65-70% të kontributit në rritjen e rendimentit të punës, ndërsa në fund të shek. XX-të, ai përfaqësonte vetëm 20-25 % të këtij kontributi. Ndërkohë, shumë nga parashikimet e ekspertëve të kësaj fushe japin shifrat 10-15% të kontributit të kapitalit fizik në rendimentin e punës në 20-30 vitet e ardhshme.

Shekulli i XXI-të po e thellon akoma më shumë dhe me shpejtësi këtë tendencë. Teknologjitë e reja dhe dijet konsiderohen tashmë si faktorët çelës

Page 13: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 91

të prodhimit dhe rritjes ekonomike. Ekonomistët kanë filluar të mendojnë se aktualisht është i nevojshëm një revolucion i tërë edhe në treguesit e matjes dhe shprehjes së kësaj ekonomie të re gjithnjë e më «jo-materiale». Ky është një debat mjaft prezent në SHBA, Japoni, Indi, Kinë dhe Europë. Në librin e tij «The Computer Revolution», Daniel Sichel, ekonomist në Bankën Qendrore amerikane (Federal Reserve), vlerëson se ndërsa  «informatika peshon vetëm 2% në  stokun e kapitaleve në  SHBA, kontributi i saj në  rritjen ekonomike është të paktën disa herë më i lartë ».

Si pasojë e «lehtësisë së  transportit» të informacionit dhe globalizimit të cilësive të fuqisë punëtore, njohuritë dhe ekspertiza mund të zhvendosen brenda vetëm një sekonde nga një cep i globit tek një tjetër dhe për pasojë çdo avantazh i përftuar nga një kompani apo vend i caktuar mund të humbasë shumë shpejt në favor të konkurrentëve të tij. I vetmi avantazh krahasues që mund të ketë një kompani apo edhe një sektor i ekonomisë së një vendi mund të vijë vetëm nga procesi inovativ që kombinon njohuritë për tregjet dhe teknologjitë moderne me aftësitë krijuese të «punëtoreve të dijes». Kështu, jo vetëm që arrihet të përballohen problemet e konkurrencës në tregjet lokale e ato ndërkombëtare, por përsoset edhe kapaciteti për ta transformuar «dijen dhe njohuritë » në vlerë të re të shtuar (Freeman&Louca 2002).

Bota po shndërrohet me shpejtësi në një shoqëri informacioni të inkluduar në një ekonomi të dijes dhe teknologjive moderne. Në shumë shtete të zhvilluara tashmë është vendosur si prioritet strategjik «futja dhe integrimi në shoqërinë e informacionit dhe ekonominë e dijes» duke ndërtuar projekte e programe speciale financimesh e mbështetjeje humane. Në shumë firma e kompani të vendeve të zhvilluara apo institucione që merren me problemet e zhvillimit ekonomik e social, tashmë po bëhet e zakonshme ekzistenca e një profesion dhe posti të ri pune, ai i «ekspertit për dijen dhe njohuritë e reja» (Chief Knowledge Officer) (Croteau&Dfouni 2007). Konkurrenca më e madhe e për pasojë dhe pabarazitë në zhvillim, po vijnë gjithnjë  e më tepër si pasojë e asaj që quhet «ekonomia e dijes dhe shërbimeve» e cila mbështetet në sistemet e teknologjisë së lartë të informacionit (Guns 1998).

-Shqipëria përballë sfidës së ‘ekonomisë së dijes’-

Po Shqipëria, ku ndodhet në raport me këtë tendencë moderne ndërkombëtare? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, po i referohemi një fakti tashmë të njohur dhe mjaft domethënës: sipas raportit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF, 2005) mbi «Krahasimin e niveleve të  konkurrueshmërisë», Shqipëria rezulton

Page 14: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201292

në grupin e 20 vendeve të fundit nga 117 vende të analizuara. Në vlerësimet e specializuara botërore, ky klasifikim konsiderohet si barometri më i plotë në shkallë ndërkombëtare për të matur dinamizmin ekonomik të çdo vendi dhe kapacitetin e fleksibilitetin e tij për tu përshtatur me tendencat e ekonomisë botërore. Përveç treguesve të stabilitetit makroekonomik dhe funksionimit institucional, vendin kryesor në këtë vlerësim e zë dhe niveli i absorbimit të njohurive, dijeve dhe përparimit teknologjik. Ndonëse për treguesit e parë, stabilitetin makro-ekonomik dhe funksionimin institucional jemi relativisht të vlerësuar, për dy treguesit e tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me informacionin dhe ekonominë e dijes, jemi pothuajse në vendet e fundit duke lënë mbrapa vetëm vende si Bolivia, Taxhikistani, Etiopia, Bangladeshi, Paraguai, Moldavia, etj.

Por dhe po t’i referohemi më konkretisht statistikave të realitetit tonë  të përditshëm, shifrat janë po kaq alarmante: përqindja e shpenzimeve për kërkim-zhvillim teknologjik në nivel kombëtar është akoma mjaft e vogël dhe pothuajse pa asnjë efekt në zhvillimin ekonomik të vendit; sasia e këtyre «punëtorëve të dijes» në institucionet dhe ndërmarrjet apo bizneset tona është e pa konsiderueshme; klasifikohemi shumë poshtë në treguesit e leximit, kontakteve me informacionet e reja tekniko-shkencore, botimeve apo përdorimit të librave për 1000 banorë;  kemi numër e tirazh revistash shkencore/1000 banorë mjaft të ulët e shumë më të vogël se pjesa dërrmuese e vendeve në zhvillim; duke përfshirë në të njëjtin grup pedagogët e Universiteteve me tituj dhe grada me punonjësit e institucioneve kërkimore-shkencore jashtë sistemit universitar, ne i afrohemi shifrës prej rreth 1600-1700 personash, ose vetëm rreth 0.13 % të të punësuarve, ndërkohë që BE-ja ka të përfshirë në këtë sektor 0.6% të të punësuarve, SHBA 0.9%, Japonia 1.1% etj.; roli i universiteteve tona në përhapjen e teknologjive të reja është pothuajse in-egzistent; në universitetet dhe institucionet tona shkencore zhvillohen aq pak workshope e seminare shkencore, aq sa ato akoma janë objekt i kronikave televizive apo pjesëmarrjes së ministrave e deputetëve si evenimente të veçanta.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe UNICEF-it (Raporti i vitit 2011), me një mesatare prej 8.6 vitesh shkollimi rezulton se arsimohemi 6 vjet më pak se evropianët; vetëm 50% e të rinjve frekuentojnë arsimin e mesëm ndërkohë që arsimi i lartë frekuentohet vetëm nga 13% e tyre; sasia e patentave dhe teknologjive të reja të importuara çdo vit është shumë e vogël,  fenomen që duket qartë edhe po të analizosh strukturën tonë të importeve apo destinacionin e kredive bankare; numri i kompjuterave për banorë apo niveli i përdorimit të internetit e rendit Shqipërinë në grupin e fundit të vendeve botës; strategjitë apo planet e punës tashmë më shumë se 10 vjeçare për qeverisjen elektronike

Page 15: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 93

nuk po konkretizohen në cilësinë dhe efektet e pritura; përmirësimi thelbësor i teknologjisë së informacionit dhe futja e elementeve të ekonomisë së dijes në strukturat publike, universitare apo private nuk ekziston akoma si prioritet i mirëfilltë në asnjë dokument strategjik të zhvillimit të vendit; etj.

Për pasojë, ndodhemi shumë poshtë në renditjen dhe klasifikimet ndërkombëtare për sa i përket indeksit të performancës dhe konkurueshmërisë së biznesit dhe funksionimit institucional të tij, për sa i përket treguesit të kapitalit social dhe atij intelektual, etj. Aktualisht bota ndodhet përballë një transformimi rrënjësor të lidhur me sistemin teknik të gjithë sferës së ekonomisë. Deri në vitet 1950-70, ekonomia karakterizohej nga një sistem i lindur në fund të shek. XIX-të, të bazuar në trinomin:  kimi  +  mekanikë + elektricitet. Ky sistem krijoi mundësi kolosale për zhvillimin e procesit të mekanizimit në të gjitha sferat dhe aktivitetet ekonomike duke patur si synim bazë zëvendësimin e punës së krahut me punën e makinës.

Por dy sistemet e reja, i pari si konvergjencë ndërmjet mikroelektronikës + informatikës+  televizionit që u zhvillua vrullshëm në periudhën 1960-80, dhe i dyti si konvergjencë numerike (digitale): telekomunikim + informatikë + televizion,  hodhën hapin e madh nga mekanizimi drejt automatizimit duke hapur kështu një faqe të re në konceptin e lidhjes direkte ndërmjet «prodhimit» dhe «punës intelektuale». Sinergjia ndërmjet mikroelektronikës, automatizimit dhe informatikës krijuan mundësi që të fillonte epoka e «revolucionit të tretë teknologjik», simbol i të cilit u bënë teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit. Zanafilla e tyre mund të konsiderohet data 9 gusht 1995, datë në të cilën «Netscape Communication» shpërtheu në bursë dhe nga vlera zero e mëngjesit arriti në miliarda dollarë në fund të ditës. Për të famshmet «ndërmarrje interneti» apo siç cilësohen ndryshe «dot-com», nuk do të kishte më asnjë limit.

-E ardhmja e ‘Ekonomisë së dijes’ në perspektivën globale-

Globalizimi, efektet e të cilit ne i ndjejmë dhe i komentojmë çdo ditë, është para së gjithash pasojë e revolucionit të teknologjive të informacionit e komunikimit si dhe e sistemit liberal të shkëmbimeve tregtare në kuadrin e OBT apo marrëveshjeve rajonale në kontinente të ndryshme të botës. Në thelb, globalizimi është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe administrimit të njohurive. Rritja e konkurrencës në shkallë ndërkombëtare që rezulton nga ky proces është shumë më e fortë se konkurrenca klasike e mallrave dhe produkteve me të cilën jemi ndeshur deri tani. Përballimi i saj është i lidhur ngushtë me një proces inovativ permanent të bazuar në njohuri të thella shkencore dhe mbi të gjitha në

Page 16: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201294

aftësinë e shpërndarjes dhe përvetësimit imediat të tyre në shkallë të gjerë. Në këto kushte, përshpejtimi i përmbajtjes intelektuale të procesit të konceptimit, fabrikimit dhe shpërndarjes së produktit apo shërbimit e bëjnë «ekonominë dhe administrimin e dijes dhe informacionit» një faktor esencial të zhvillimit.

Gjithë ekonomia e vendeve të zhvilluara është tashmë e përfshirë në këtë sistem të ri: teknologjitë e informacionit dhe komunikimit janë prezent kudo duke shoqëruar në çdo hap procesin e prodhimit dhe shpërndarjes. Kompanitë dhe firmat e «ekonomisë së re» po i shkurorëzojnë çdo ditë e më tepër kompanitë e «ekonomisë se vjetër». Ekonomia e re apo «net-ekonomia» po bëhet gjithnjë e më tepër një realitet imponues. Bota tashmë ka hyrë në një periudhë të re të historisë ekonomike dhe zhvillimit të saj. Sfidat nuk janë më vetëm në Europë si në fillim të shekullit të XIX-të; ato nuk janë më vetëm në Europë, Amerikën e Veriut apo në Japoni si gjatë shekullit të XX-të! Tashmë, si pasojë e këtij «revolucioni të tretë teknologjik», sfida ka përfshirë gjithë botën në çdo cep të saj duke prodhuar një realitet të ri në të cilin «të gjithë ndeshen me të gjithë».

Në këtë këndvështrim, «ekonomia e re» po tregon gjithnjë e më tepër se «bota nuk vuan nga globalizimi i tepërt, por nga mungesa e globalizimit» dhe sa më tepër që vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu dhe Shqipërinë, të investojnë në «ekonominë e re», aq më të lehtë do ta kenë ato të ndjekin ritmin dhe performancën e vendeve të zhvilluara, dhe aq më tepër do të mund të integrohen në ekonominë botërore dhe do të mund të përfitojnë prej saj. 

Bibliografia

Allen, R. (2006) “The British Industrial Revolution in Global Perspective: How Commerce Created The Industrial Revolution and Modern Economic Growth” Oxford University, UK.

Blakemore, A. and Herrendof, B. (2009) “Economic Growth: The importance of Education and Technological Development” W. P. Carey School of Business, Arizona State University.

Blunkett, D, (2000) Opportunity for All: Skills for the New Economy, Speech delivered on the 27th June, National Skills Task Force.

Briggs, A. (2004). The social capital: A treatise in the sociology of knowledge. London: Penguin.

Brown, P. & Lauder, H. (2003) “Globalisation and the Knowledge Economy : Some Observations on Recent Trends in Employment, Education and the Labour Market” Cardiff University Press.

Castells, M., (1998) The End of the Millennium: The Information Age: Economy, Society and Culture, Vol. III, Oxford, Blackwell.

Croteau, A.-M., and M. Dfouni (2007), “Knowledge Management Leaders’ Top

Page 17: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 95

Issues,” Chapter in Knowledge Management and Business Strategies: Theoretical Frameworks and Empirical Research by Abou Zeid, E. S. Idea Group Publishing.

Daniel, J. S. (1996). Mega-Universities and Knowledge Media. London: Kogan Page.Denison, F (1967) “Why growth rates differ” Brookings Institution, New York.Dolence, G. &. Norris, M (1997). Transforming Higher Education: A Vision for

Learning in the 21st Century. Ann Arbor: Society for College and University Planning.

Drucker, F. (1994). The Age of Social Transformation, Atlantic Monthly, 274(53-6).Duderstadt, J. & Wulf, W. (2002). The Impact of Information Technology on the

Future of the Research University. Washington, DC: National Academy Press.Freeman, C. & Louca, F., (2002) As Time Goes By: From the Industrial Revolution

to the Information Revolution, Oxford, Oxford University Press.Griliches, Z. (1964) “Research expenditures, Education and the Agregate

agricultural production function ” American Economic Review, Vol. 1. Guns, B. (1998), “The chief knowledge officer’s role: Challenges and competencies”,

Journal of Knowledge Management, Vol. 1(4), pp. 315-319.Imandoust, sadegh (2011) “Relationship between Education and Social Capital’

International Journal of Humanities and Social Science, Vol. 1, Nr. 12.Kurzweil, R. (1999). The Age of Spiritual Machines: When Computers Exceed

Human Intelligence. New York: Viking.Pritchett, L. (2006) “Does learning to AA up Add up? The returns to schooling to in

aggregate data”, Handbook of the Economics of Education, Vol. 1., Amsterdam.Saint-Paul, G. & Verdier. Th. (1993), “Education, Democracy and Growth,” Journal

of Development Economics.Sen, A.K. (1976): “ Poverty: an ordinal approach to measurement”, Econometrica 44

, 219–231Stevens, P. & Veale, M. (2003) “Education and Economic Growth” National Institute

of Economic and Social Research, London, UK.Varghese et al. (2007) “Higher education and development” International Institute for

Educational Planning, UNESCO.

Page 18: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201296

Universitetet sipërmarrëse dhe roli i tyre në zhvillimin e inovacionit në shoqëritë e së ardhmes

Prof. Dr. Luljeta MINXHOZI *

Abstrakt. Ky artikull përbën një përpjekje fillestare për t’i parë universitetet edhe si qendra të rëndësishme të nxitjes së inovacionit në shekullin e 21-të. Nga ky këndvështrim tashmë ka ardhur koha që universitetet të marrin një rol të ri, i cili mund të realizohet me anë të transformimit të , nga roli i tyre tradicional, si institucione mësimdhënëse dhe institucione kërkimore, në qendra akademike ku zhvillohet edhe kërkimi shkencor dhe sipërmarrja si një aktivitet inovator. Në të gjitha vendet e zhvilluara universitetet sipërmarrëse po përbëjnë gjithnjë e më shumë fokusin e orientimit të politikave publike për arsimin e lartë. Këto politika theksojnë rolin e këtyre universiteteve si krijues të ideve dhe të teknologjive inovatore, por dhe si transferues të arritjeve shkencore në realitetin ekonomik e shoqëror. Në të gjithë literaturën e “Sipërmarrjes” ekziston një konsensus i gjerë rreth rolit që ka arsimi i lartë si nxitës i sipërmarrjes ose edhe si sipërmarrës.

Rruga tradicionale e transmetimit të ndikimit të sipërmarrjes në arsimin e lartë është nëpërmjet Shkollave të Biznesit të cilat kanë si fokus krijimin e biznesit të ri, analizën e burimeve të rritjes së biznesit, planifikimin e biznesit dhe analizën e funksioneve tradicionale të menaxhimit të biznesit. Ballafaqimi i këtij sistemi arsimor me zhvillimet e prodhimit vëren se këto shkolla kanë mjaft kufizime si në zhvillimin e një sistemi pedagogjik, që të stimulojë te studentët vlera cilësi sipërmarrëse, ashtu dhe në krijimin e një qasjeje realiste për botën reale të sipërmarrjes. Sipërmarrja është një nocion shumë kompleks. Richard Cherwitz, profesor i Komunikimin dhe Retorikës në Universitetin e Teksas-it, shkruan se “ ...të krijosh të mira materiale është vetëm njëra nga format e sipërmarrjes. Sipërmarrja nuk është një biznes. Ajo është një mënyrë e përfshirjes së botës – një proces inovacioni kulturor.”

Megjithatë në morinë e përcaktimeve për sipërmarrjen ka një tipar të përbashkët – thelbi i sipërmarrjes është krijimi dhe përdorimi i mundësive, duke e transferuar inovacionin në praktikë. Zbatimi i këtij koncepti nuk mund të arrihet nga një shkollë biznesi që fokusohet në mësimdhënie. Rruga me e sigurt është duke e përfshirë paradigmën e sipërmarrjes në të gjithë universitetin dhe duke e përdorur atë si një instrument për të ndryshuar organizatën dhe

* Zv/Rektore dhe Dekane e Fakultetit Ekonomik UET: [email protected];

Page 19: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 97

kulturën e organizatës. Modeli i një Universiteti sipërmarrës bazohet në një bashkëveprim aktiv të disiplinave të ndryshme dhe përpjekjeve për të ndikuar sa më shumë në sjelljen dhe në mjedisin e jashtëm. Universiteti sipërmarrës synon ta zgjerojë konceptin e sipërmarrjes përtej kufijve të ngushtë të biznesit dhe ta vendosi atë në konceptin e gjerë të sipërmarrjes intelektuale. Por duhet te kuptohet se universitetet sipërmarrëse nuk janë agjenci zhvillimi. Fokusii tyre është që inovacionin që prodhohet në universitete, nga kërkimi shkencor, të transferohet në zhvillimin ekonomik nëpërmjet industrive private dhe institucioneve qeveritare.

Abstract. This article is an initial effort to consider the Universities also as centers for innovation promotion in the 21st Century. In this approach is the appropriate moment that the universities must transform themselves from their traditional role as teaching and research centers in new institutions where academia is related to research and entrepreneurship as a new innovator activity.

In many developed countries the Entrepreneur Universities are the becoming important target of the public policies in higher education. These policies are considering the role of these new types of Universities as the engine of new innovative ideas and technology applications but also transmitters of the scientific achievements to the economic and social reality. In the literature of “entrepreneurship” there is a large consensus about the role of higher education as entrepreneur and as promoter of entrepreneurship.

The traditional method of transmitting the ideas of entrepreneurship to the education is through the Business Schools that are focused to the new businesses, analysis of the sources of growth of the new businesses, planning of businesses and analyzing the role of the business in the society. Confronting these institutions with the reality of the production we can identify many constrains in the possibilities that the students face to understand the business and stimulate values for the entrepreneurship and innovation. Entrepreneurship is very complex notion. Richard Cherwitz, Professor of Communication and Rhetoric in Texas University write: producing material goods is only one of the types of entrepreneurship. Entrepreneurship is nor a business. It is a process of involving the world – a process of cultural innovation.

In the long list of definitions about the entrepreneurship there is a common feature – entrepreneurship is creation of new of possibilities, transmitting the innovation in practice. Application of this concept can’t be achieved form a business School that is focused in the teaching. The best practice is to include the entrepreneurship paradigm in the entire structure of the University and to use it as an instrument of change for the organization and for the culture of the organization.

The model of an Entrepreneur University is based on coordination of an academic multi disciplinarily curricula and efforts to affect the business activity. An entrepreneur university aims also to enlarge the concept of entrepreneurship and to use not only in business contexts but in a broader meaning.

It is important to understand that the Entrepreneur Universities are not development agencies. Their focus is the innovation produced from the research in the universities and transferred in the real economic life through private or public institutions

Fjalë kyçe: Universitete Mësimdhënëse, universitete Kërkimore, universitete sipërmarrëse, inovacion, transferim i inovacionit, modeli i universiteteve sipërmarrëse, arsimi i lartë në Shqipëri

Page 20: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 201298

Bota e sotme po kalon me shpejtësi nga koha e informacionit në kohën e sipërmarrjes. Ky realitet i kohës së sipërmarrjes ende nuk duket i përcaktuar qartë, por në të vërtetë kanë ndodhur. Një seri ngjarjesh

globale të bëjnë të mendosh se kjo kohë është reale. Kështu GDP-ja botërore është rritur dhjetë herë që nga 1970 – dhe 4/5 e kësaj rritje ka ndodhur në vendet në zhvillim apo në vendet që dikur ndodheshin përtej Perdes së Hekurt sepse këto filluan të liberalizojnë me shpejtësi ekonomitë e tyre. Kudo ku ka liri ekonomike – ku individët me idetë e tyre janë motori i shoqërisë - prodhohen para , krijohet kapital dhe hapësirat e rritjes ekonomike zgjerohen.

Zhvillimet ekonomike e shoqërore ushtrojnë gjithnjë e më tepër presion mbi arsimin e lartë me qëllim që ta bëjnë atë gjithnjë e më shumë një arsim sipërmarrës apo një arsim të nxitjes së sipërmarrjes. Në këtë këndvështrim një diplomë universitare nuk shihet më si një biletë për një punësim që zgjat gjithë jetën, por shihet vetëm si një biletë që të lejon të hysh në tregun e punës. Në këtë realitet mund të ngremë një pyetje: a kanë mundësi universitetet sot dhe në të ardhmen e afërt t’i përgjigjen kulturës sipërmarrëse gjithnjë e në rritje? Dhe nëse përgjigja është jo atëherë, si mund t’i transformojmë universitetet me kërkesat e së ardhmes. Përgjigjen këtyre sfidave të realitetit po ia japin gjithnjë e më shumë iniciativat, që po i riorientojnë universitetet nga institucione me fokus mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në universitete sipërmarrëse, që kryejnë jo vetëm kërkime, por realizojnë edhe transmetimin e arritjeve shkencore në realitetin ekonomik e shoqëror në formën e inovacionit.

Universitetet sipërmarrëse: një model inovativ i arsimit të lartë

Në një botë ku sundojnë korporatat ndërkombëtare dhe teknologjitë e informacionit, universitetet nuk mund të mbijetojnë duke synuar të jenë vetëm qendra të krijimit të pasurisë intelektuale. Universitetet janë gjithnjë e më shumë nën presionin e nevojës për të nxitur studentët për një karrierë sipërmarrëse dhe për t’i edukuar ata që të mund të menaxhojnë aftësitë dhe vullnetin e tyre drejt projekteve fitimprurëse që sjellin rritje ekonomike. Që prej tri dekadash më parë universitetet në vendet e zhvilluara filluan të kërkojnë mënyra se t’ i afrohen realitetit duke u përpjekur të paraprinin zhvillimin me ide për teknologji që do të çonin edhe në krijimin e degëve të reja, me teori e metoda moderne menaxhimi, që do të kursenin burime prodhuese e do të ulnin kostot, apo me trajnime për të përshtatur shumë profesione tradicionale me kërkesat e reja të zhvillimit. Kështu lindën në fillim të viteve 80-të universitetet kërkimore.

Tashmë që sipërmarrja është forca kryesore edhe në ekonomitë e zhvilluara të

Page 21: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 99

“Kontinentit të Vjetër”, ku po aktivizohen gjithnjë e më shumë lidhjet e ngushta midis biznesit dhe qeverisjes, që janë vendosur edhe si objektiva mjaft ambicioze që në traktatin e Lisbonës lidhjet gjithë e me të ngushta midis kërkimit shkencor dhe industrive çuan në krijimin e universiteteve sipërmarrëse. Një universitet konsiderohet si universitet sipërmarrës nëse kërkuesit dhe akademikët nuk kanë frikë t’i komercializojnë idetë e tyre dhe të krijojnë vlerë të shtuar në shoqëri. Kjo veprimtari nuk është rrezik, por vlerë në idetë akademike (Burton Clark, 2004 ).

Një universitet sipërmarrës , sipas Manuel Trajtenberg-ut, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tel Aviv-it, ka tri karakteristika themelore. Së pari këto universitete janë inovative në formën e ndërtimit të tyre institucional, në mënyrën në të cilën ato janë ndërtuar, në formë e qeverisjes së tyre si dhe për aftësinë që ato kanë për t’iu përshtatur ndryshimeve të shpejta të realitetit shoqëror. Duke reformuar vetveten këto institucione mund të shërbejnë si faktorë të ndryshimit në mjedisin rreth tyre. Së dyti, universitetet sipërmarrëse luajnë një rol themelor për nxitjen e sipërmarrjes në shoqëri. Këto institucione janë inovative sepse gjenerojnë ide, trajnojnë sipërmarrës dhe ndërveprojnë me komunitetet ku ndodhen. Në këto institucione trajnohen shkencëtarët, që bëjnë zbulime shkencore, inxhinierët, që gjejnë sistemet me anë të të cilave këto zbulime të përdoren në praktikë , biznesmenët, që i sjellin këto zbulime në treg dhe menaxherët që sigurojnë vazhdimësinë e prodhimit të produkteve. I gjithë ky zinxhir efektesh ndodh pa ndonjë plan dhe mbahet “gjallë” nga shpirti sipërmarrës i sistemit. Së treti universitetet sipërmarrëse janë institucione që kanë aftësinë që të ndikojnë në sjelljen e shoqërisë, duke përmirësuar mjedisin shoqëror rreth tyre. Në këtë kuptim universitetet shërbejnë si ndërmjetës për të përhapur dijen duke sjellë ide e mundësi të reja që mund të çojnë edhe në ndryshime shoqërore.

Universiteti sipërmarrës harmonizon: edukimin sipërmarrës do të thotë ndërtimin e programeve të studimit të orientuara nga nevojat e industrisë: këshillimin e sipërmarrjes që do të thotë orientimin e kërkimit drejt problematikës së industrive; transferimin e rezultateve të kërkimin shkencor nga universitetet drejt industrive. Një universitet sipërmarrës në mënyrë të natyrshëm orientohet drejt problemeve te rëndësishme, me një ndërthurje të dukshme sociale në të cilin gjetja e zgjidhjeve kërkon një përfshirje aktive edhe të komunitetit. Një fokusim i orientimit akademik drejt një problemi të caktuar ( objektivi themelor i kërkimit shkencor ) ka një avantazh të madh. Krijohet një sinergji e brendshme midis studentëve aktualë, stafit akademik dhe studentëve të diplomuar (alumni) rreth një misioni i cili përkon me vlerat dhe idetë e tyre për rolin e universitetit. Nxitet krijimi i grupeve multidisiplinore të cilat lehtësojnë përfshirjen e kujtdo që ka ide në projekt ose ide inovatore. Ky

Page 22: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012100

orientim lidh komunitetin akademik me mjedisin e jashtëm sepse problemet komplekse kërkojnë përpjekjet e të gjithëve për t’u zgjidhur. Një fokusim rreth një problemi të rëndësishëm nxit krijimin e lidhjeve të reja profesionale si dhe të programeve të reja të studimit.

Universitetet sipërmarrëse vlerësojnë në mënyrë të barabartë inovacionin dhe efiçencën. Kur një universitet kërkimor synon të transformohet në një universitet sipërmarrës, inovacioni bëhet një rregull nga i cili nuk ka përjashtime. Por të gjithë e dimë që efektet e inovacionit duken tek efiçenca ekonomike. Kështu që kultura akademike e universiteteve sipërmarrëse është që ta promovojë efiçencën si rezultat të drejtpërdrejtë të zbatimit të çdo inovacioni dhe të vendosë standarde e objektiva të matshme për vlerësimin e saj. Universitetet sipërmarrëse mbështeten në struktura institucionale mjaft inovative dhe në një kulturë menaxheriale shumë fleksibël. Strukturat organizative të universiteteve kërkimore vendosin si përparësi bazë ato përparësi që lidhen me vetë universitetin dhe me reputacionin e tij akademik,ndërsa universitet sipërmarrëse vendosin si përparësi objektiva që orientohen drejt zgjidhjes së problemeve dhe sfidojnë duke ndërmarrë edhe riskun për të pranuar mundësi në dhe dështimin në realizimin e një zgjidhjeje inovatore. Në këtë këndvështrim universitetet sipërmarrëse bazohen në një kulturë organizative fleksibël që lejon zëvendësimin e pengesave institucionale burokratike me kompromise inovative.

Universitete sipërmarrëse inkurajojnë bashkëpunimin dhe ndërveprimin midis akademikëve dhe sipërmarrësve. Besohet fort që ky bashkëpunim e ndërveprim sjell mjaft efekte pozitive dhe zgjidhje inovative. Në të vërtetë edhe universitetet kërkimore i ndërtojnë projektet e tyre kërkimore dhe programet akademike mbi këtë qasje. Dukuria e re në Universitetet sipërmarrëse është se idetë e projektet e reja që krijohen në universitete ballafaqohen menjëherë nëse janë të vlefshme apo jo me kërkesën e industrisë për t’i përdorur ose për t’i refuzuar.

Modeli i një universiteti sipërmarrës: sfida dhe perspektiva

Një model, i cili do të mund të përshkruante rolin e një universiteti sipërmarrës në një shoqëri në mënyrë të domosdoshme, duhet të merrte në konsideratë rolin e tri institucioneve themelore: së pari të universiteteve si prodhues të dijes; së dyti të qeverisë si garantuese të sistemit legjislativ dhe prodhuese të politikave publike dhe së treti të industrive prodhuese zbatuese të dijes dhe arritjeve shkencore dhe prodhuese të produkteve e shërbimeve. Këto tri institucione janë mjaft të ndryshme dhe veprojnë në mënyrë të pavarur, por ndërthuren midis tyre në veprimtaritë që ato ushtrojnë.

Page 23: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 101

Nëse do të duhet ta paraqesim në mënyrë skematike rolin që kanë universitetet sipërmarrëse në ndërthurjen institucionale skema do të ishte:

Në këtë skemë, që mbështetet mbi tri institucione,universitet – industri - qeveri janë paraqitur skematikisht me tri sfera. Nga skema duket që secili institucion ruan pavarësinë e tij.Sferat nuk priten dhe secila nga sferat është e lidhur me sferat e tjera dhe njëkohësisht edhe me funksionet e tyre.

Rezultati përfundimtar i këtij bashkëpunimi është: universitetet prodhojnë burime njerëzore të kualifikuara - industria prodhon mallra e shërbime të reja - qeveria prodhon ligje dhe politika publike që lehtësojnë aktivitetin shoqëror dhe ekonomik. Bashkëveprimi midis tyre realizohet në mënyrë të vazhdueshme në formën e rrathëve koncentrikë që rriten vazhdimisht.

Universitetet kanë përbërë në të gjitha kohërat një potencial të madh të gjenerimit të ideve për progresin teknologjik dhe dijen. Por në varësi të misionit të universitetit varet edhe qëllimi i bashkëpunimit të tyre më realitetin shoqëror. Universitetet, që kanë si mision mësimdhënien, synojnë të japin ndihmesë në edukimin e burimeve njerëzore të cilat do të angazhohen në industritë e së ardhmes. Universitetet kërkimore kanë si mision kombinimin e mësimdhënies me kërkimin shkencor për të avancuar drejt dijeve të reja. Universitetet sipërmarrëse kombinojnë tri misione: mësimdhënien , kërkimin shkencor dhe shërbimin ndaj shoqërisë. Ashtu siç duket edhe në skemën e mësipërme vetëm universitet sipërmarrëse mund të japin një ndihmesë në zhvillimin e inovacionit në shoqëri duke i ndërlidhur të tria aspektet e shoqërisë:universitetet –industritë – qeveritë.

Roli i universiteteve sipërmarrëse në këtë model është pikërisht në ndërthurjen funksionale midis universiteteve dhe industrive. Themeli i marrëdhënies universitet-industri është qëllimi i përbashkët për inovacion: industria është mjedisi i parë për të provuar arritjet e shkencës . Në një ekonomi

Page 24: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012102

të bazuar mbi dijen, është pikërisht dija që mund të zëvendësojë kufizimet në sasitë e kapitalit apo të burimeve të tjera materiale, duke u bërë kështu një nga faktorët themelorë të prodhimit dhe të rritjes së tij. Nuk ka dyshim për një perspektivë gjithnjë e më të përbashkët drejt inovacionit të universiteteve si prodhuese të dijes dhe të industrive si përdoruese të saj.

Duke u nisur nga ky model, mendoj që një universitet sipërmarrës duhet të këtë këto karakteristika:Së pari, të pranojë dhe të mbështesë në mënyrë sistematike aktivitetet sipërmarrëse. Së dyti, duhet të jetë i pajisur më mekanizma që lejojnë transferimin e teknologjisë dhe të arritjeve të shkencës. Këto mund të jenë zyra lokale apo kombëtare të licencimit të teknologjisë ose të metodave të reja të prodhimit. Së treti, pjesëtarët e stafit akademik duhet të jenë të përfshirë në veprimtari të drejtpërdrejta sipërmarrëse të cilat mund të gjenerojnë të ardhura financiare për universitetin. Së fundmi, specialistë te industrive të interesuara për inovacion të jenë pjesë e strukturave akademike të universitetit.

A janë universitet sipërmarrëse një model i mirë për Shqipërinë ?

Universitetet shqiptare janë në një proces të vazhdueshëm transformimi nga universitete të fokusuara drejt mësimdhënies në universitete të fokusuara drejt kërkimit shkencor. Ky transformim lidhet edhe më faktin se e gjithë shoqëria shqiptare kaloi një proces tranzicioni nga industri e universiteteve të kontrolluara vetëm nga shteti në një sistem ku tri sferat e interesuara për inovacion:universitetet – industritë – qeveria veprojnë në një sistem relativisht të pavarur nga njëri -tjetri.

Shqipëria është një vend që ka nevojë urgjente për të nxitur rritjen ekonomike me anë inovacionit. Në kushtet kur burimet e kapitalit janë relativisht të kufizuara një nga mënyrat më të mira të rritjes së konkurrueshmërisë dhe efiçencës ekonomike është transferimi i teknologjive të reja.

Në këtë drejtim universitetet e orientuara si universitete sipërmarrëse mund të ridimensionojnë nevojën për teknologji të reja jo vetëm duke importuar teknologji e metoda moderne prodhimi, por edhe duke gjeneruar ide të reja. Universitetet sipërmarrëse nga njëra anë nxisin kërkimin shkencor dhe përhapin në shoqëri arritjet shkencore dhe nga ana tjetër zgjerojnë në mënyrë të përhershme edhe kapacitetet e tyre financiare për të vazhduar më tej në drejtim të kërkimit nëpërmjet komercializimit të teknologjive të reja dhe arritjeve të kërkimit shkencor në shoqëri.

Duke filluar nga fillimi i viteve 2000, sistemi i universiteteve në Shqipëri pësoi një zgjerim si në rritjen e numrit e kapaciteteve të universiteteve publike,

Page 25: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 103

ashtu dhe në krijimin e universiteteve private si një fenomen i ri në arsimin e lartë shqiptar. Megjithatë ky zgjerim ekstensiv i institucioneve universitare nuk i ka shmangur sfidat për një rol të ri të universiteteve si transmetues të inovacionit në Shqipëri: problemet janë ende të mëdha. Po ta shohim sistemin universitar si një të tërë vërejmë se shumica e universiteteve vuajnë nga mangësi akademike, institucionale ose financiare.

Së pari , me gjithë përpjekjet për rritjen cilësore dhe zhvillimin akademik një pjesë e mirë e stafit akademik në universitetet shqiptare nuk ka arritur ende të ketë kualifikimin në gradën akademike Doktor i Shkencave, që është parakusht për realizimin e kërkimit shkencor dhe për zbulimin e metodave dhe teknologjive të reja.

Së dyti, procesi i tranzicionit akademik nga universitete të kontrolluara tërësisht nga qeveria, në forma të reja të organizimit të arsimit universitar, si universitete publike ose edhe si universitete private ka qenë mjaft kaotik dhe pa një vizion strategjik. Në shumë degë të shkencës programet mësimore kanë rezultuar me një cilësi mjaft të ulët,që mbështeten në dije të papërditësuara dhe në tekste të huaja, mjaft të vjetruara ose në materiale didaktike që kanë shkallë të lartë plagjiature .

Së treti, aftësitë e institucioneve universitare për të realizuar dhe për të financuar kërkimin shkencor vazhdojnë të jenë shumë të kufizuara dhe të pasistemuara.

Së katërti roli i shkollave doktorale, si motorë të gjenerimit të inovacionit dhe të arritjeve me të larta të kërkimit shkencor, është ende i pavlerësuar nga biznesi si dhe nga shoqëria në përgjithësi.

Iniciativa të tilla inovatore kërkojnë në radhë të parë mbështetje me politika publike me anë të të cilave mbështetja e universiteteve dhe e industrive të bëhet nëpërmjet politikave publike që nxitin investimet e drejtpërdrejta ose që krijojnë lehtësi për iniciativa të përbashkëta biznesi, për fonde publike që mbështesin bashkëpunimin universitet - industri apo krijimin një kuadri ligjor që mbështet dhe lehtëson transmetimin e inovacionit.

Një ekonomi e së ardhmes, e mbështetur në dije, kërkon një vëmendje të dukshme në sasinë e fondeve që alokohen për zhvillim dhe kërkim. Në Shqipëri këto fonde alokohen vetëm nga qeveria, por sasia e tyre është shumë e kufizuar prandaj ne jemi vendi i fundit edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor për shpenzimet në R&D. Përsa i takon biznesit privat ai në të shumtën e rasteve nuk është aspak i pranishëm në këto fonde ose alokon sasi shumë të papërfillshme.

Modeli ekonomik i së ardhmes duhet të synojë mbështetjen e ekonomisë te firmat e mëdha industriale,që kanë aftësi inovative, por dhe që shpenzojnë burime

Page 26: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012104

financiare për kërkimi dhe zhvillim. Në të vërtetë shumica e prodhimit shqiptar bazohet në industri përpunuese, që mbështeten në përpunimin e lëndëve të para natyrore, në nivel teknologjik të ulët dhe bazohen në faktorin prodhues punë. Këto forma prodhimi janë struktura ekonomike shumë të dobëta në absorbimin e kapitalit dhe nuk mund të jenë burime të inovacionit. Kështu që një nga detyrat, që mund të zgjidhin universitetet sipërmarrëse, është që të krijojnë dhe të nxisin forma të reja të organizimit të prodhimit si struktura bazë që mund të mbështesin inovacionin ekonomik dhe social.

Detyra dhe sfida e afërme e sistemit universitar privat ose publik në Shqipëri duhet të jetë specializimi i universiteteve. Shumë prej universiteteve dhe sidomos ato që janë universitete rajonale duhet të organizohen në formë kolegjesh profesionale, të afta që të mund të lehtësojnë transferimin e inovacionin në rajonet ku janë të vendosura. Këto universitete mund të jenë inkubatorët e profesioneve të së ardhmes, qendra të shkëmbimit të informacionit me aktorët e rëndësishëm lokalë të zhvillimit, qendra rajonale të zhvillimit të karrierës dhe mbështetëse të procesit të të mësuarit përgjatë gjithë jetës, qendra të informacionit dhe të botimit të të gjithë literaturës për edukimin sipërmarrës.

Në kushtet kur institucionet kërkimore në vend janë relativisht të keqfinancuara dhe të derregulluara nga pikëpamja institucionale universitet duhet të marrin gjithnjë e më shumë rolin drejtues në zhvillimin e kërkimit shkencor. Në këtë drejtim universitetet që kanë kapacitete akademike dhe që gjenerojnë burime financiare duhet të fillojnë procesin e transformimit të tyre drejt hapit të parë: nga universitete mësimdhënëse në universitete sipërmarrëse.

Në vend të përfundimeve

Në përfundim të këtij reflektimi desha të rikonfirmoja idenë se në Shqipëri universitetet mund të luajnë një rol shume I rëndësishëm në zhvillimin ekonomik e shoqëror. Por sistemi universitar ka nevojë të ridimensionohet dhe të mbështetet me politika publike në mënyrë që të mund të shërbejë si gjenerues i zhvillimit ekonomik.

Qëllimi i këtij artikulli ishte që të mund të paraqiste universitetet sipërmarrëse si një formë inovative te strukturës universitare në realitetin e ri të zhvillimit të ekonomisë. Nga ana tjetër u mundova të analizoj mundësinë e promovimit të këtyre formave të organizimit të studimeve Universitare në Shqipëri. Besoj se nevojat e ekonomisë për inovacion dhe kushtet themelore për të realizuar këto forma universitetesh ekzistojnë në vendin tonë. Që ato të realizohen dhe

Page 27: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 105

te përfshihen në politikat publike të arsimit duhet të ndërmerren disa hapa paraprakë.

Se pari, duhet të analizohet niveli i presionit që ushtrohet nga sektori i biznesit dhe teknologjisë mbi universitetet për të prodhuar kërkim shkencor dhe inovacion në shërbim të rritjes së konkurrueshmërisë dhe eficiencës ekonomike të prodhimeve shqiptare ne tregjet rajonale. Së dyti, duhet te ndërtohet një sistem i qëndrueshëm politikash publike të cilat të mund të sigurojnë vazhdimësinë e lidhjeve midis universiteteve, tregjeve dhe institucioneve te tjera te ekonomisë. Së treti, duhet të realizohet përfshirja e sipërmarrjes si një pjesë integrale e programeve të studimit për gjatë cikleve të ndryshme të studimit universitar. Së katërti, duhet të krijohen marrëveshje institucionale në mënyrë që institucionet universitare, institucionet që përfaqësojnë komunitetin e biznesit dhe institucionet qe menaxhojnë të dhënat statistikore të jenë në lidhje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Bibliografia

Cherwitz,A.R. ( 2005 ) “ Creating a Culture for Intellectual Enterpreneurship” Academe 91 vol.5 July/ August

Clark B.R. ( 2004 ) “ Sustaining Changes in Universities” Society for Research into Higher Education, Open University Press

Chunyan Zhou ( 2002 ) “ Transforming from Science to Technology: the Scietific Basis of the Technological Era” Shenyang, Northeastern University Press

Gibb A.A ( 2002 ) “ In pursuit of a new entreprise and entrepreneurship paradigm for learning “ International Journal of Management Revieës, Vol. 4 No 3

Gibb A.A.( 2005 ) “ Toward the Entrepreneurial University. Entrepreneurship Education as a level for change” NCGE Policy Paper, www.ncge.org.uk

North D.C ( 1990 ) “Instituions, Institutional Change and Economic Performance” Cambidge University Press.

Schumpeter J.A ( 1943 ) “ Capitalism, Socialism and Democracy” RoutledgeThorp & Goldstein ( 2010 ) “ The Entrepreneurial University “ INSIDE HIGHER

ED

Page 28: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012106

Sfidat Strategjike për bashkëpunimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë me Bizneset në dhjetëvjeçarin post-2010

Nevila XHINDI*, PhD

Abstrakt. Artikulli fokusohet në marrëdhëniet ndërmjet universiteteve dhe bizneseve, veçanërisht tek faktorët që e lehtësojnë këtë marrëdhënie dhe rëndësinë e ndryshimit të mentalitetit të palëve të interesuara, të përfshira në veprimet e përbashkëta, duke ofruar shembuj që kanë si objektiv mjedisin akademik apo bizneset.

Duke i ekspozuar hulumtuesit e karrierës qysh herët ndaj përvojave ndërsektoriale dhe ndërkulturore universitare, individët mund të fitojnë aftësi të përgjithshme të transferueshme të cilat në fund do të çojnë në biznese më novatore, me një ndikim më të gjerë ekonomik, dhe në përfitime të përgjithshme për shoqërinë. Nëpërmjet bashkëpunimit, si bizneset dhe Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mund të punojnë së bashku për të garantuar që të diplomuarit të kenë aftësitë e duhura për të sotmen dhe për të ardhmen. Aktorët kryesorë në proces janë struktura të tilla si: zyrat e karrierës në universitete apo departamente dhe zyra të tjera që kanë lidhje me mjedisin jashtë universitetit. Këto role po bëhen më kryesore për strukturën e organizimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, duke iu përgjigjur nevojave të institucionit, ekonomisë më të gjerë dhe gjithashtu studentëve universitarë të cilët përgatiten për karrierën e tyre të punës. Kjo është një sfidë strategjike dhe gjithashtu një prioritet, e cila lidh arsimin dhe biznesin, dhe për këtë arsye kjo çështje mbetet jashtëzakonisht me vend dhe angazhimi (për të) më i fortë se kurrë.

Abstract. The paper is focused on the relations between universities and businesses, particularly on ëhat factors facilitate this relationship and the importance of changing the mindset of the stakeholders involved in collaborative actions, providing examples targeting either academia or businesses.

By exposing early career researchers to a cross sector, cross university cultural experience, individuals can gain transferable generic skills ëhich ëill ultimately lead to more innovative businesses, a broader economic impact, and general benef its for society. Through cooperation, both businesses and Higher Education can ëork together to ensure that graduates have the right skills sets for noë and for the future. Key players in the process

* Zv/Rektore dhe pedagoge në UET: [email protected]

Page 29: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 107

are structures like the university careers off ice and other outëard facing departments or off ices. These roles are becoming more central to the organization structure in the Higher Education institutions, responding to the needs of the institution, the ëider economy and also the university students as they prepare for their ëorking life. It is a strategic challenge and a priority also: linking education and business, and therefore the topic remains extremely pertinent and the commitment as strong as ever.

Fjalët kyçe: Universitet, biznes, bashkëpunim

Hyrje

Europa tashmë e goditur nga kriza ekonomike dhe teksa po del me ngadalë nga recensioni, i ka ardhur koha të investojë më tej në aftësim, arsimim dhe trajnim. Cilësia e kapitalit njerëzor është thelbësore për suksesin e

Europës. Strategjia “Europa 2020” vë një theks të fortë mbi arsimin dhe trajnimin për të promovuar “një rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Universitetet kanë potencialin për të kontribuar në këtë synim.

Në periudhat e rënies ekonomike, ku individët, bizneset dhe sektorët po preken nga shkurtimet dhe nga ndryshimi, institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri mund të luajnë një rol të fuqishëm duke ndihmuar:

• Njerëzit që kanë humbur punën e tyre duke u mësuar atyre aftësi të reja ose duke i ritrajnuar

• Bizneset që kanë nevojë për ide të reja, trajnim, mbështetje dhe udhëzim.• Sektorët të cilët kanë nevojë për dije të re, inteligjencë tregu dhe për më

shumë aftësi hulumtuese.Ky artikull thekson jo vetëm angazhimin e Komisionit Europian ndaj këtij

synimi, por dhe veprimin real të Universiteteve Shqiptare për të përqafuar ndryshimet e rëndësishme të viteve të fundit.

Metodologjia

Ky artikull është bazuar mbi rezultatet e projektit të Universitetit Europian Të Tiranës (UET) “ Ide të reja për sipërmarrje të reja” , mbështetur nga UET dhe Fondacioni ABC. Për ta plotësuar konceptualisht këtë platformë bashkëpunimi dhe për të treguar që ky partneritet ka lindur si një nevojë jo vetëm Shqiptare, por mbarë Europiane, artikulli është bazuar edhe mbi materiale të shumta të Komisionit Europian (KE), si strategjia e re “Europa 2020”, disa nga komunikatat e KE në lidhje me partneritetin e Universiteteve dhe Bizneseve si dhe mbi materialet e forumeve Europiane

Page 30: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012108

mbi modernizimin e Universiteteve dhe zhvillimin e partneriteteve që synojnë dhe shfrytëzojnë dijen shkencore dhe teknologjike. Konkluzionet dhe rekomandimet janë një kontribut i autores bazuar mbi rezultatet e projektit të sipërpërmendur dhe hulumtimit mbi dokumentat Europianë në lidhje më problematikën e ngritur.

Një partneritet i ri për modernizimin e universiteteve

Mundësimi i të gjithë njerëzve në moshë pune për të marrë pjesë në jetën ekonomike dhe sociale nëpërmjet shanseve të arritshme dhe të barabarta të trajnimit, është thelbësor dhe i përgjigjet thirrjes së strategjisë “Europa 2020” (European Commission, 2010)për të përforcuar atraktivitetin e arsimit dhe aftësimit profesional (VET), dhe paraqet në detaje potencialin e tij në lidhje me iniciativën pioniere “Axhenda për aftësi dhe vende pune të reja”. ”Gjelbërimi” i ekonomisë sonë ofron punë të reja dhe ato kërkojnë aftësi të reja. Sistemet e Arsimit të Lartë duhet të përshtaten për të garantuar që fuqia punëtore të mund ti përshtatë aftësitë e saj me nevojat e tregut të punës të një ekonomie të qëndrueshme nga pikëpamja mjedisore, të themeluar në koncepte trajnimi mbi bazën e kompetencave (Schleicher, 2006). Duket se ka nevojë për një fleksibilitet më të madh në lidhje me atë se si merren rezultatet e nxënies, si vlerësohen ato dhe se si çojnë në kualifikime.

Universitetet, me rolin e tyre të trefishtë si ofrues të niveleve më të larta të arsimimit, të hulumtimit të avancuar, dhe të risive pioniere, janë në qendër të trekëndëshit të dijes së Europës. Ato kanë potencialin të jenë nxitës thelbësorë të ambicies së Europës për të qenë ekonomia dhe shoqëria kryesore e botës me bazë dijen. Kjo është pranuar në nivelet e politikë-bërjes së BE-së që nga Samiti i Gjykatës Hampton i Tetorit të vitit 2005; në të njëjtën kohë, nevoja për ndryshim është e qartë, në qoftë se (ato) duan të përmbushin potencialin e tyre. Në Komunikatën e KE me titull ““Rezultatet për Axhendën e Modernizimit të Universiteteve: Arsimi, Hulumtimi dhe Risitë” e Majit 2006 u ravijëzuan nëntë fusha për veprim (European Commission, 2006). Që nga ajo kohë modernizimi i axhendës është bërë objekt i shkëmbimit të gjerë të politikave, ku progresi është rishikuar rregullisht nga Këshilli i Ministrave. Komisioni ka propozuar më tej për ta bërë modernizimin e universiteteve një nga çështjet prioritare në kuadrin e ri për bashkëpunim të politikave mbi arsimin dhe trajnimin (aftësimin) sipas strategjisë së Lisbonës.

Një element kryesor brenda axhendës së paraqitur në vitin 2006 ishte se universitetet duhet të zhvillojnë partneritete të strukturuara brenda botës së sipërmarrjeve në mënyrë që “të bëhen aktorë të rëndësishëm në ekonomi, të

Page 31: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 109

aftë ti përgjigjen më mirë dhe më shpejt kërkesave të tregut dhe të zhvillojnë partneritete të cilat shfrytëzojnë dijen shkencore dhe teknologjike” (European Commission, 2006). Komunikata sugjeroi që sipërmarrjet mund ti ndihmojnë universitetet të rimodelojnë kurrikulat, strukturat qeverisëse dhe të kontribuojnë në financimet e tyre.

Mbi këtë bazë, KE i dha hov Forumit “Biznesi-Universiteti” si një platformë europiane për dialogun midis dy botëve. Forumi Biznesi-Universiteti u mblodh për herë të parë në vitin 2008 dhe tashmë është një platformë e mirë-përcaktuar europiane për dialog midis institucioneve të arsimit të lartë, kompanive, shoqatave të biznesit, ndërmjetësve dhe autoriteteve publike. Ai mundëson dhe i stimulon ata të shkëmbejnë praktikat e mira, të diskutojnë problemet e përbashkëta dhe të punojnë së bashku për zgjidhje të mundshme. Fokusi në aftësitë dhe kompetencat kryesore po bëhet një prioritet urgjent gjithashtu në arsimin dhe trajnimin profesional. Kompetencat kryesore janë themeli për nxënien dhe suksesin jetëgjatë në karrierat dhe profesionet e individëve. Zhvillimi i kompetencave kryesore duhet të vazhdojë përtej arsimit të detyrueshëm, si në arsimin dhe trajnimin fillestar profesional dhe në atë në vazhdim. Në të njëjtën kohë, ndryshimi i shpejtë teknologjik nënkupton përmirësim konstant të aftësive teknike profesionale. Sfida është të arrihet kombinimi më i mirë i mundshëm i aftësive profesionale dhe i kompetencave kryesore, të dyja në një standard të lartë.

Në 10 vitet e fundit në Europë ka patur 3 milionë studentë më tepër, dhe një numër në rritje të të diplomuarve në shkenca dhe matematikë (European Commission: The Ministry of Education, Youth and Sports in Czech Republic;Masaryk Univeristy of Brno, 2010). Kjo, megjithatë, ende nuk është e mjaftueshme për kërkesat e tregut të punës. Përveç kësaj po futen modele të reja financimi dhe qeverisjeje të cilat i sfidojnë institucionet të jenë më të përgjegjshme dhe të gjejnë gjithnjë e më shumë financime të investimeve private.

Ndërsa po bëhet gjithnjë e më vendimtare lidhja e bizneseve me universitetet në këto periudha në ndryshim, si pjesë e veprimit të tij pro Axhendës “Europa 2020” “mbi modernizimin e universiteteve për konkurrencën e Europës në një ekonomi të dijes globale” dhe si pjesë e programit të tij të Arsimimit dhe Karrierës, Universiteti Europian i Tiranës (UET) ka punuar mbi zhvillimin e një platforme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe të zgjidhjeve novatore në marrëdhëniet ndërmjet universiteteve dhe komunitetit të biznesit. UET e pranon se kjo është me rëndësi strategjike në arritjen e objektivave të programit “të nxënies dhe të karrierës”, se universitetet duhet të pranojnë që marrëdhënia e tyre me komunitetin e biznesit është me rëndësi strategjike dhe është pjesë e angazhimit të tyre për ti shërbyer interesit publik.

Page 32: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012110

Universitetet duhet të zhvillojnë partneritete të strukturuara me botën e sipërmarrjeve në mënyrë që të bëhen aktorë të rëndësishëm në ekonomi, të jenë në gjendje ti përgjigjen kërkesave të tregut dhe të zhvillojnë partneritete të cilat shfrytëzojnë dijen shkencore dhe teknologjike. Sot ka më pak dallime midis tregjeve dhe sektorëve. Kjo ka të bëjë më pak me dallimin midis prodhimit dhe shërbimeve, dhe më tepër me shërbimet që shtojnë vlerat, një hapësirë ku universitetet mund të kenë një ndikim të veçantë.

E ardhmja kërkon që sipërmarrjet të lidhen me të diplomuarit të cilët më pas mund ti bashkë-përgjigjen situatave në të gjitha disiplinat. Është me rëndësi të madhe konsiderimi i universiteteve si pjesë të një ekosistemi novator: Universitetet duhet të luajnë një rol qendror në shkëmbimin e dijes, transformimin e organizatave, aftësimin e fuqisë punëtore, mbështetjen e sipërmarrjeve dhe bashkë-krijimin e dijes. Në Britaninë e Madhe, raporti “Industri e re, vende të reja pune” u publikua në prill të vitit 2009, duke paraqitur qëllimin e qeverisë për të mbështetur zhvillimin e fushave me avantazh konkurrues në ekonomi në të ardhmen, të termëzuara gjerësisht si “aktivizëm industrial”. Në përgjigje të shpejtë ndaj krizës ekonomike, qeveria britanike koordinoi përpjekjen për të promovuar bashkëpunimin universitet-biznes sipas fondit HEIF (Fondit për Risi Të Arsimit të Lartë). Fondi u rrit për periudhën 2010-2012 në përputhje me rekomandimet e paraqitura sipas Lambert Revieë. ECIF (Fondi për Sfidën Ekonomike dhe Investimin) u startua nga HEFCE (Këshilli për Financimin e Arsimit të Lartë) vitin e kaluar për tu mundësuar universiteteve tu përgjigjen shpejt nevojave të punëdhënësve dhe individëve gjatë rënies ekonomike. 120 universitete iu përgjigjën afatit 4 javor dhe 78 projekte morën financim shtetëror me vlerë prej 28.5 milionë £ (Herman, 2011).

Përgatitja e të diplomuarve për të ardhmen

Bashkëpunimi universitet-biznes përfshin dy komunitete me dallime të dukshme në kulturë, vlera dhe misione. Shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet dy palëve ekzistojnë në Europë dhe programet e BE-së kanë kërkuar të ndërtojnë partneritete midis dy fushave, zakonisht duke u fokusuar në partneritete në fusha specifike të tilla si, hulumtimi shkencor ose mobiliteti i studentëve. Por niveli i bashkëpunimit mbetet shumë i pabarabartë në shtete, universitete dhe disiplina akademike (EACEA; Eurydice; Eurostat: Eurostudent, 2012). Për më tepër, masa në të cilën një bashkëpunim i tillë ka ndikuar mbi qeverisjen apo kulturat organizative në dy sektorët në fjalë

Page 33: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 111

është e kufizuar. Pak universitete kanë një strategji të gjerë institucionale për bashkëpunimin me sipërmarrjen. Në shumë vende kuadri ligjor dhe financiar ende nuk arrin të shpërblejë ose mundet që edhe të pengojë përpjekjet e universiteteve për të bashkëpunuar me biznesin.

Europa është produktive kur bëhet fjalë për prodhimin e dijes. Megjithatë, sfida është të përmirësohet përdorimi dhe shfrytëzimi i kërkim-zhvillimit (R&D) të financuar publikisht. Ndonëse ka një sërë programesh të cilat fuqizojnë rrugët me të cilat kapacitetet e gjenerimit të dijes së arsimit të lartë publik dhe të hulumtimit mund të punojnë së bashku me sipërmarrje për të sjellë risi në treg, niveli i bashkëpunimit afatgjatë strategjik midis dy sektorëve mbetet mjaft i ulët (European Commission, 2010). Universitetet duhet të zhvillojnë politika për menaxhimin profesional të pronës intelektuale. Kjo do ti ndihmojë ato të përmbushin disa aspekte të ndryshme të misionit të tyre, për shembull; të gjenerojnë përfitime socio-ekonomike për shoqërinë dhe të tërheqin studentët dhe hulumtuesit më të mirë. Transferimi i dijes ndërmjet universiteteve dhe sipërmarrjeve do të funksionojë më së miri aty ku ka një kuadër të përgjithshëm të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, duke përfshirë partneritete, projekte të përbashkëta dhe shkëmbim të njerëzve. Universitetet duhet të garantojnë ndërdisiplinaritet; zgjidhjet monodisiplinore rrallëherë janë përgjigja për problemet e botës reale. Aktualisht ekziston një konsensus mbi nevojën për një ndryshim gjithëpërfshirës të kurrikulës dhe të metodave të nxënies si dhe për një ndërdisiplinaritet dhe transdisiplinaritet më të madh të axhendave të arsimit dhe të hulumtimit, për përfshirjen e aftësive transversale dhe të transferueshme dhe të nocioneve themelore të ekonomisë dhe të teknologjisë në kurrikulat në të gjitha nivelet e kualifikimit.

Kurrikula duhet të jetë në “trajtë T-je”: e rrënjosur në disiplinën akademike specifike ndërsa në të njëjtën kohë ndërvepron dhe bashkëpunon me partnerë në disiplina dhe sektorë të tjerë (EACEA; Eurydice; Eurostat: Eurostudent, 2012). Institucionet e arsimit të larë kanë nevojë për metoda më të mira ekzaminimi, më të prirura drejt vlerësimit të nxënies dhe kompetencave dhe të diversifikimit më të madh të profileve të pranimit dhe qasjeve ndaj nxënies, në mënyrë që të shfrytëzohen talentet më të mira nga mjediset jo tradicionale, duke përfshirë të rriturit që i rikthehen studimeve. Ndryshimi i kurrikulave në madhësinë dhe hapin e kërkuar është i mundur vetëm në qoftë se struktura e brendshme e universiteteve ofron një kuadër mundësues dhe shpërblyes. Sigurimi i brendshëm i cilësisë dhe sistemet e jashtme të akreditimit duhet ti kushtojnë më tepër vëmendje rëndësisë sociale dhe ekonomike të programeve mësimore. Agjensitë e akreditimit duhet të përfshijnë përfaqësues nga nxënësit si dhe nga biznesi e shoqëria në përgjithësi. Konkurrenca e ekonomive varet gjithnjë e më shumë nga disponibiliteti i një

Page 34: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012112

fuqie punëtore të kualifikuar dhe sipërmarrëse. Iniciativa “Aftësi të Reja për Punë të Reja” ka konfirmuar që nevoja e BE-së për të diplomuar shumë të kualifikuar dhe sipërmarrës do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhshme.

Stazhet/internship janë një mjet qendror për të garantuar që të diplomuarit janë të gatshëm për punë. Cilësia e stazheve është një faktor i rëndësishëm në garantimin e kthimit të investimit si për të diplomuarit edhe për bizneset. Vetëm nëpërmjet koordinimit të mirë nga universiteti mund të garantohet përfitimi reciprok. Universitetet si partnerë të barabartë dhe të shkëlqyer: vetëm duke u bërë më të përgjegjshëm dhe më të kuptueshëm ndaj nevojave të bizneseve mund të marrin rolin e garantimit që studentët të kenë akses në eksperiencën e punës dhe në aftësitë përkatëse. Ky pastaj do të bëhet një shërbim i cili do të garantojë një nivel më të mirë të cilësisë dhe disponueshmërisë për të gjithë studentët (Muehlfeit, 2010). Aftësitë e përgjithshme duhen garantuar: Universitetet e kanë më të lehtë të ngulitin aftësitë e sektorit të ri apo aftësitë e lëndëve specifike në kurrikulë, në vend të aftësive të përgjithshme (menaxhim, biznes, komunikim, menaxhim projekti, zgjidhje problemesh etj.). Aftësitë e përgjithshme shfaqin nevojën për tu transmetuar nëpërmjet mësimdhënies të orientuar drejt veprimit, zgjidhjes së problemeve, ndërsa aftësitë e sektorit dhe të lëndës mund të transmetohen nëpërmjet rolit më tradicional mësimdhënës të qendrave të karrierës dhe funksioneve të tjera të jashtme universitare. Veç kësaj, të diplomuarit duhet të marrin një përgjegjësi për zhvillimin e tyre, si fillimisht por dhe për të ardhmen.

Një situate e favorshme për biznesin dhe arsimin e lartë

Nivelet krahasueshmërisht të ulëta të sipërmarrjes në BE vënë në dyshim aftësinë e Europës për të nxitur rritjen ekonomike dhe vendet e punës (Slovak, 2010). Sfida për arsimin e lartë është të ofrohen mjedise të nxëni që stimulojnë pavarësinë, krijimtarinë dhe një qasje sipërmarrëse për shfrytëzimin e dijes. Një fluks i rregullt i studentëve dhe i anëtarëve të fakultetit nga universiteti te biznesi dhe një prani konstante e njerëzve të biznesit në kampus do të ndihmonin të krijohej ndryshimi i kërkuar në kulturë. Duhet të ketë një zgjerim të formave ekzistuese të bashkëpunimit me bizneset të tilla si, konferencat, stazhet, dhe projektet e punës (individuale apo në grupe multidisiplinare). Mundësitë ekstrakurrikulare janë parë si të vlefshme, p.sh., kompanitë e vogla të konsultimit ose inkubatorët që ofrojnë mbështetje të përshtatur për studentët e universitetit dhe stafin, të cilët artikulojnë ide konkrete për iniciativa të reja biznesi (kompani të tipit start-up, spin-off ). Të gjitha këto aktivitete duhet të mbërrijnë te studentët që në një fazë të hershme në studimet e tyre dhe duhet

Page 35: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 113

të integrohen më fuqishëm në kurrikul. Duhet konsideruar si veçanërisht e rëndësishme që trajnimi i mësuesve dhe i trajnerëve të ardhshëm të shkollave duhet të formojë qëndrime pozitive dhe hapje ndaj biznesit si një burim progresi, vendesh pune dhe mirëqenieje.

Përgjegjësia sociale e korporatës (CSR) mund të përkufizohet si një koncept ku kompanitë integrojnë problemet e tyre sociale dhe mjedisore brenda sferës së biznesit (Bockstette, 2011). Ajo është gjithnjë e më e pranishme në fjalorin dhe në strategjitë e bizneseve. Biznesi do të përqafonte përgjegjësinë për ndikimin e veprimeve të tyre mbi mjedisin, konsumatorët, punonjësit, komunitetet, palët e interesuara dhe të gjithë anëtarët e sferës publike. Në të njëjtën kohë aktivitetet CSR të bizneseve mund të influencojnë dimensionin social të kontekstit të tyre konkurrues, për shembull duke ndihmuar për të përmirësuar arsimin në një fushë specifike, e cila është e ndërlidhur me biznesin e tyre kryesor etj. Duke patur parasysh disa shembuj të mirë të partneriteteve ndërmjet universiteteve dhe bizneseve, CSR-ja është një mundësi. Ajo bazohet në vlerat e përbashkëta, në çështjet e rëndësishme për kompaninë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Zgjidhja e problemeve sociale, të rëndësishme për kontekstin e biznesit, është kryesore për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe sjell avantazhe konkurruese. Për këtë, CSR-ja nuk duhet të jetë periferike por një biznes kryesor. Universitetet mund të kontribuojnë në përpjekjet strategjike CSR të kompanive, nëpërmjet: hulumtimit teknik, dijes dhe rrjeteve; trajnimit të aftësive; studentëve të arsimuar; aftësisë për të thirrur palë të shumta si platformë neutrale. Universitetet mund të luajnë gjithashtu një rol si një palë e jashtme neutrale e cila ndihmon bizneset të hartojnë, njehsojnë dhe të dokumentojnë ndikimet sociale dhe të biznesit të përpjekjeve të tyre strategjike nga pikëpamja e CSR-së.

Së fundi, universitetet mund të luajnë një rol kryesor duke i ndihmuar kompanitë me angazhimin konkret. Ato mund ti ndihmojnë kompanitë të identifikojnë dhe të zhvillojnë plane veprimi për çështje të zakonshme. Nëse vlera e përbashkët e një kompanie lidhet me kapitalin njerëzor, universitetet mund të shërbejnë si baza trajnimi. Në nivelin e partneriteteve strategjike biznes-universitet, aftësitë sipërmarrëse janë gjithnjë e më të rëndësishme për individët, për karrierat e tyre si dhe për ekonomitë që po rimëkëmben, por gjithashtu theksi i vjetër mbi krijimin e pasurisë mund të mos jetë nxitësi më i rëndësishëm për disa nga të diplomuarit tanë më krijues dhe më sipërmarrës, dhe një theks më i madh mbi çështjet e përgjegjësisë së korporatave nga bizneset dhe nga universitetet mund të ndihmojë për të zhvilluar dhe për të ruajtur aftësitë e tyre për rimëkëmbje. Në thelb, ky sugjerim është gjithnjë e më i rëndësishëm për të kapur zemrat dhe mendjet, dhe përgjegjësia sociale e

Page 36: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012114

korporatave është një mjet për ta bërë këtë. Të dhënat nga Britania e Madhe sugjerojnë që sipërmarrësit e diplomuar janë më të prirur të tërhiqen nga artet dhe shkencat humane se sa nga shkencat, inxhinieria, teknologjia ose administrimi i biznesit (Muehlfeit, 2010). Këta të diplomuar nuk punojnë vetëm për para por i bashkëngjitin më tepër rëndësi zhvillimit personal, kënaqësisë në punë dhe çështjeve sociale. Zhvillimi dhe promovimi i strategjive të CSR-së u ofron universiteteve dhe bizneseve mënyra për tu lidhur me aspiratat dhe qëndrimet në ndryshim të studentëve dhe të diplomuarve ndaj punës. Kjo gjithashtu tërheq studentët më krijues dhe sipërmarrës duke u fokusuar më pak mbi zhvillimin e “kreut të biznesit” dhe pak më shumë në angazhimin e zemrës. Në këtë këndvështrim, Këshilli për Financimin e Arsimit të Lartë i Anglisë krijoi skemën e Çmimeve të Sipërmarrjes Sociale (HE Social Entrepreneurship Awards), ku institucionet e arsimit të lartë po përkrahen të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse në mbështetjen e aktiviteteve që kanë një qëllim social (për shembull mjedisin, shëndetësinë, arsimin, kohezionin social, tregtinë e lirë dhe mikro-financën). Kjo skemë do ti ofrojë stafit dhe studentëve mbështetje dhe financim për projekte të reja sipërmarrëse (Paul Hacking; Jeanne Booth, 2012). Shumë universitete në Europë dhe më tej, kanë futur Etikën në programet MBA-së dhe kanë krijuar MBA-në e Sipërmarrjes Sociale. Një shembull tjetër është lëvizja Studentët në Sipërmarrje të Lirë (SIFE). SIFE është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse që punon me liderë në biznes dhe në arsimin e lartë për të mobilizuar studentët universitarë të sjellin ndryshimin në komunitetet e tyre ndërkohë që zhvillojnë aftësitë e tyre për tu bërë liderë biznesi të përgjegjshëm nga pikëpamja sociale. Ka një gamë të gjerë sponsorësh të korporatave të cilët ofrojnë financim dhe marrin pjesë në programe, duke ofruar gjyqtarë për kompeticione dhe duke i renditur studentët dhe ish-studentët për kompanitë në kërkim të talenteve. Gjatë seancës nga diskutimet dhe nga debati u ngritën një sërë çështjesh.

Bizneset kanë një ndikim të përgjithshëm mbi shoqërinë. Megjithatë nuk duhet të jenë vetëm kompanitë të përgjegjshme nga pikëpamja sociale, universitetet dhe shtetet duhet të zhvillojnë gjithashtu politika të përgjegjshme sociale. CSR-ja u krijua për bizneset. Universitetet mund ta përdorin këtë mjet por ato duhet ta përshtatin atë me realitetin e tyre. CSR-ja duhet të jetë pjesë e rolit të universiteteve për tu mësuar njerëzve të jenë përgjegjës nga pikëpamja sociale dhe në këtë mënyrë të rrisin cilësinë e jetesës të shoqërisë/komunitetit. Sipërmarrjet sociale janë gjithnjë e më shumë pjesë e kurrikulës universitare por ajo mbetet ende mjaft teorike dhe nuk përfshihet mjaftueshëm në jetët tona.

Page 37: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 115

Konkluzione

Në periudhat e rënies ekonomike, kur të diplomuarit përballen me vështirësi më të mëdha për të gjetur punë dhe kur sipërmarrjet i nënshtrohen trysnisë më të lartë konkurruese, vlera e shtuar ekonomike dhe sociale e bashkëpunimit universitet-biznes duhet ta bëjë atë (bashkëpunimin) akoma më tepër një prioritet. Koha e duhur për një shtytje të re për bashkëpunimin universitet-biznes është tani.

Pavarësisht një sërë suksesesh me renditjen e studentëve, me programet e mobilitetit industri-botë akademike në kuadër të Seventh Framework Program (PF7), dhe me punën e përbashkët ndërmjet universiteteve dhe industrisë, niveli i përgjithshëm i kontaktit, i ndërveprimit dhe i mobilitetit ndërmjet dy sektorëve mbetet mjaft i ulët. Stazhet, programet kërkimore dhe projektet bashkëpunuese, të cilat u lejojnë studentëve të punojnë me ose brenda një kompanie, të vetëm apo në grupe ndërdisiplinore, duhet të bëhen një pjesë integrale e programeve të të nxënit në të gjitha disiplinat dhe duhet të mbartin Sistemin Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS).

Universitetet duhet të përgatiten ti dëgjojnë dhe ti përpunojnë nevojat e biznesit. Megjithatë institucionet përballen me një sërë prioritetesh në mësimdhënie dhe hulumtim, disa prej të cilave janë konkurruese, dhe për këtë arsye, mënyra se si i përgjigjet kësaj inteligjence (universiteti) varet kryekëput nga institucioni që i shërben shumë palëve të interesuara. Dialogu dhe reagimi nga industria mund të përmirësohet gjithashtu nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të ish-studentëve ( rrjeti Alumni) dhe gjithashtu të përdorimit të ekspertëve nga industria në formën e lektorëve të ftuar.

Përmirësimi i aftësive të fuqisë punëtore në bashkëpunim me universitetet është një proces organik. Pjesë e këtij procesi është lehtësimi i komunikimit dhe i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe bizneseve për mirëkuptim dhe përfitim reciprok. Për avantazhin konkurrues të Europës tashmë është thelbësore që aftësitë e fuqisë punëtore të jenë të përditësuara dhe të përshtatura gjatë karrierës së punës.

Partneritetet fleksibël: Partneritetet ndërmjet bizneseve dhe universiteteve krijojnë sfida të reja dhe fleksibiliteti është kryesor. Të dyja palët duhet të menaxhojnë pritshmëritë e tyre. Përsëri, lehtësimi është thelbësor dhe mund të përfshijë ndërmjetësues të cilët veprojnë si katalizator midis nevojave të biznesit dhe asaj çfarë mund të ofrojë arsimi i lartë.

Dinamikat e ndryshimit kulturor: Brenda bizneseve, aftësitë e reja rezultojnë në ndryshime në menaxhim dhe kulturë. Ekziston nevoja për të kuptuar dhe për të menaxhuar procesin e ndryshimit i cili mund të jetë vertikal ose horizontal.

Page 38: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012116

Është e qartë që ka shumë aktivitete sporadike në universitete dhe në Europë. E rëndësishme është ti zbulojmë këto për përfitim reciprok.

Rekomandime

• Konsensus mbi rëndësinë e spirales së trefishtë: partneritet ndërmjet sferave të mjedisit akademik, biznesit/industrisë dhe qeverisjes/politikë-bërjes;

• Çështja mbetet se si të vendoset mekanizmi i duhur për ta bërë dialogun dhe partneritetin midis këtyre sferave kuptimplotë dhe të suksesshëm;

• Roli i qeverisë në mbështetjen dhe financimin e hulumtimeve dhe përkrahja e proceseve pjesëmarrëse politikë-bërëse me njohuri nga biznesi dhe nga mjedisi akademik;

• Dinamikat e reja në një shoqëri të nxitur nga dija dhe si të tillë një rol të ri për Institucionet e Arsimit të lartë, bizneset, Dhomën e Tregtisë, p.sh., dimensione të reja në sektorin publik dhe privat;

• Konsensus mbi nevojën për ndryshim gjithëpërfshirës të kurrikulës dhe të metodave të nxënies dhe për një ndërdisiplinaritet dhe transdisiplinaritet më të madh të axhendave të arsimit dhe hulumtimit;

• Transferimi i dijes mes universiteteve dhe sipërmarrjeve do të funksionojë më mirë aty ku ka një kuadër të përgjithshëm bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok, që përfshin partneritetet, projektet e përbashkëta dhe shkëmbimin e kapitalit njerëzor;

• Rëndësia e Programeve të Bashkimit Europian dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe i aftësive institucionale për të zbatuar dhe përfituar nga mundësitë e financimit të BE-së.

Bibliografi

Bockstette, V. (2011). Corporate social responsability-win-win situation for business and higher education. Brussels: Business Leaders Forum.

EACEA; Eurydice; Eurostat: Eurostudent. (2012). The higher education Area in 2012: Bologna Process Implementation Report. Brussels: Eurydice.

European Commission. (2006). Delivering on the modernisation agenda for Universities: Education, Reserach and Innovation. Brussels: EC.

European Commission. (2010). A new impetus for European cooperation in Vacational Education and Training to support the Europe 2020 strategy. Brussels: EU.

European Commission. (2010). Europa Summaries of EU legislation. Retrieved December 12, 2012, from European Strategy for Growth: http://europa.eu/legislation_summaries/employment_and_social_policy/eu2020/em0028_en.htm

Page 39: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 117

European Commission: The Ministry of Education, Youth and Sports in Czech Republic;Masaryk Univeristy of Brno. (2010). The Univeristy Business Forum: From the crisis to recovery-the role of Higher Education and Business Cooperation. Brno: Masaryk University.

Herman, K. (2011). Co-creating value-Universities and businesses working together from recession to recovery. London, UK: Council of Industry and Higher Education.

Muehlfeit, J. (2010). Unlocking human potential; e-skills. London, UK: Microsoft Corporation.

Paul Hacking; Jeanne Booth. (2012). Work together and Develop graduate social entrepreneurs. London, UK: Higher Education Funding Council.

Schleicher, A. (2006). The economics of knowledge: why education is the key for Europe’s success. Retrieved Dec 14, 2012, from http://www.lisboncouncil.net/files/download/Policy_Brief_Economics_of_Knowledge_FINAL.pdf

Slovak, J. (2010). Upskillin the workforce and building new partnerships between Universities and Business. Brno, Cz: Masaryk University.

Dokumenta të konsultuara;

OJ L 394, 30.12.2006, p. 10, Recommendation of the European Parliament and of the Council on key competences for lifelong learning.

COM(2010) 245 “A Digital Agenda for Europe”COM(2008) 868 and the Expert Group Report on New Skills for New Jobs (2010).“Mobilising the brainpower of Europe: enabling universities to make their full

contribution to the Lisbon Strategy”, COM(2005) 152 of 20 April 2005 and Council Resolution of 15 November 2005.

Creating an Innovative Europe, Expert Group chaired by Mr Aho, European Commission, January 2006

Conclusions 1 777/06 of 24 March 2006.COM(2005)141 final of 12.04.2005COM (2006) 77 final of 22.2.2006Continuing Education and Lifelong Learning (Brussels, 30 June 2008); Curriculum

Development and Entrepreneurship (Tenerife, 30-31 October 2008); Knowledge Transfer (Brussels, 7 November 2008)

COM(2008) 865 of 16 December2008: An updated strategic framework for European cooperation in education and training

COM(2008) 317 Better careers and more mobility: A European Partnership for Researchers

COM(2008)868 final; New Skills for New Jobs.

Page 40: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012118

Inovacioni në shërbim të transparencës, konkurueshmërisë dhe cilësisë së shërbimit: Rasti Autoriteti Portual Durrës

Dr. Ermira QOSJA* Ing. Eduard NDREU**

Abstrakt. Novacioni është një shtytës i rëndësishëm për rritjen ekonomike të çdo vendi (Romer, 1990),  (Bosworth, 2003) dhe një nga faktorët kyç për mbijetesën e organizatave në afatgjatë (Schumpeter, 1934). Qëllimi i këtij punimi është të analizojë novacionin në një nga ndërmarrjet publike më të mëdha në vend siç është Autoriteti Portual Durrës dhe më specifikisht të analizojë nisur nga teoritë e novacionit në nivel kompanish,  si novacioni nëpërmjet sistemeve të menaxhimit të informacionit, e-boarding dhe peshimi automatik rrit cilësinë e shërbimit ndaj klientit, rrit konkurrueshmërinë dhe përmirëson transparencën. Duke analizuar premisat që çuan në implementimin e këtyre dy sistemeve, të dhënat sasiore dhe cilësore të APD në gjithë këtë proces transformimi do të evidentojmë  treguesit dhe vështirësitë e matjes së impaktit të novacionit në këtë kompani publike.

Abstract. I don’t think people appreciate how much money, time and good technical research goes into what we do. Sometimes, people think the idea is the thing. I think the idea can be the easy part.Dr. Darryle Schoepp, Eli Lilly (New York Times, 24.02 2008, Business Section, p.10)Innovation is an important driver for the economic growth of any country (Romer, 1990), (Bosworth, 2003) and one of the key factors for the long term survival of any organization (Schumpeter, 1934). The objective of this research is to analyze innovation in one of the biggest public companies in the country, which is the Durres Port Authority, and to more thoroughly see, from the from company level innovation theories, how innovation through information management systems, e-boarding and automatic weighing, improves the quality of service to the

* Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit: [email protected]

** Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës

Page 41: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 119

clients, increases competitiveness and enables better transparency. Analyzing the grounds that brought about the implementation of these two systems, the quantitative and qualitative data of the DPA during the implementation process of this whole system, we will show the indicators, as well as the difficulties of measuring the impact of innovation in this public company.

Fjalët Kyçe: Novacion, autoriteti portual, e-boarding, peshimi automatik, impaktit i novacionit, cilësi shërbimi, transparencë.

Hyrje

Porti i Durrësit, porti më i madh i vendit ka një rëndësi të veçantë për faktin se në të takohet transporti ujor dhe tokësor (hekurudhor dhe rrugor); zhvillojnë veprimtarinë e tyre një numër institucionesh

shtetërore dhe të sigurisë kombëtare (Kapiteneria, Policia Financiare, Rojet e Kufirit, Dogana) si dhe kryejnë aktivitetin e tyre tregtar dhe të shërbimit një numër i madh subjektesh tregtare.

Për më tepër porti është vendi ku takohen proçedurat kombëtare dhe ndërkombëtare të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, ai është shumë i rëndësishëm për transportin, për zhvillimin ekonomik të qytetit dhe natyrisht kontribuon në zhvillimin e vendit. Performanca e portit, e kushtëzuar nga zhvillimi infrastrukturor, siguria dhe menaxhimi shumë kompleks, pengon ose lehtëson operatorët e tregut në ushtrimin dhe zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Autoriteti Portual për nga tërësia e marrëdhënieve që menaxhon brenda tij, por dhe nga fakti që duhet të konkurrojë në një treg ballkanik (me portin e Selanikut dhe të Tivarit) është përpjekur të jetë i qartë në strategjitë e zhvillimit të tij. Kushtëzuar nga operacionet që menaxhohen në port, ku operatorë janë anijet, pajisjet e ngarkim-shkarkimit dhe transportuesit tokësorë (treni apo kamioni), APD ka përcaktuar si prioritet për të: 1. Anijen; 2. Terminalin e portit; 3. Spedicionerët.

Synimi i APD ka qenë dhe mbetet të ofrojë një shërbim të sigurtë, me cilësi të lartë, me performancë të lartë në ngarkim – shkarkim dhe tarifa shërbimi konkurruese. Duket në pamje të parë që ka një lloj kontradikte midis këtyre qëllimeve, por në fakt jo, sepse një port me tarifa të ulta shërbimi dhe i pasigurtë, apo me cilësi të ulët shërbimi, apo me performancë të ulët në ngarkim – shkarkim nuk i intereson askujt, sepse në fund përkthehet në kosto më të lartë të shërbimit të ofruar, në pakënaqësi të klientëve (qoftë individë apo subjekte tregtare) dhe mungesë avantazhi konkurrues në tregun rajonal.

Në ambjentin portual, ushtrojnë veprimtarinë e tyre dy grupime të mëdha operatorësh: ata shtetërorë dhe ata privatë (bizneset dhe udhëtarët). Interesat e secilit grupim janë të ndryshme nga ato të grupimit tjetër: operatorët shtetërore

Page 42: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012120

kërkojnë kontroll dhe garantim të sigurisë së kufijve, respektim të detyrimeve ndërkombëtare, detyrimeve doganore etj; ndërsa operatorët privatë kërkojnë të shpenzojnë sa më pak kohë dhe para; për më tepër ky antagonizëm në interesa shpesh është burim i abuzimit të secilit grupim, për pasojë burim kontrabande, evazioni (privatët) dhe korrupsioni (shtetërorët).

Në funksion të synimit të tij madhor, siguri-cilësi-performancë-tarifa të ulta shërbimi dhe arritjes së një avantazhi konkurrues në tregun ballkanik, APD investon vazhdimisht në projekte novative, më saktësisht në sistemet e menaxhimit të informacionit, të cilat janë disa, por që në këtë punim do trajtojmë dy prej tyre: sistemin e-boarding dhe peshimin automatik të peshave të kamionëve dhe do të analizojmë ndikimin e tyre në transparencë, konkurrueshmëri (nënkuptuar dhe në nivel të ardhurash), dhe cilësi shërbimi.

Objektivat dhe kufizimet e studimit

Objektivi i këtij studimi është të identifikojë impaktin e investimeve në novacion, më specifikisht e-boarding dhe peshimit automatik, në drejtim të transparencës, konkurueshmërisë dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientit në APD. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet ofrimit të një modeli të thjeshtë të matjes së impaktit të novacionit, nisur nga modelet kryesore të matjes së novacionit në nivel firme. Nëpërmjet këtij punimi synojmë gjithashtu të ndikojmë në krijimin e një kulture të re në menaxhimin e plotë të novacionit në kompanitë publike shqiptare. Kufizimet e punimit lidhen me faktin që matja e impaktit të këtyre dy sistemeve në hapësirën portuale kushtëzohet nga ndryshimet strukturore të hapësirës portuale ku një pjesë e shërbimeve po shkojnë drejt privatimit, nga bashkëpunimi i operatorëve të tjerë në të, nga gadishmëria e tyre për të ofruar të dhëna sasiore dhe për të pranuar output-in në transparencë dhe të ardhura, veçanërisht në periudha afatshkurtra.

Hipoteza dhe pyetjet kërkimore

Ky studim përpiqet të analizojë impaktin e novacionit të sistemeve ( e-boarding dhe peshimi automatik) në nivelin e të ardhurave, në transparencën subjekt – APD - tatime; subjekt – APD – doganë; konkurrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientit.

Pyetjet kërkimore të punimit janë: Sistemi e-boarding dhe peshimi automatik janë pasojë e novacionit të brendshëm apo “open model” në APD? A ka APD një model për të matur impaktin e novacionit në përgjithësi dhe të e-boarding dhe peshimit automatik në veçanti?; Efikasiteti i këtyre dy sisteme

Page 43: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 121

sa kushtëzohet nga operatorët e tjerë që kryejnë aktivitetin e tyre në ambjentin e portit? A ndikon e-boarding në punën e agjensive? A ndikon e – boarding në rritjen e të ardhurave të APD dhe tatimeve? A kontribuon peshimi automatik në transparencën në dogana dhe eleminimin e korrupsionit? Novacioni i APD sa impakton ekonominë lokale të Durrësit dhe ekonominë kombëtare?

Hipoteza e punimit: Kontributi në shërbim të transparencës, konkurueshmërisë dhe cilësisë së shëbimit ndaj udhëtarit dhe biznesit, të e-boarding dhe peshimit automatik kushtëzohet dhe nga matja e impaktit të novacionit brenda APD.

Metodologjia e përdorur

Ky studim kombinon aspektet teorike të matjes së impaktit të novacionit në nivelin e kompanive, me studimin empirike të kryera në portin e Durrësit. Autorët e këtij punimi për arsye objektive kanë mundur të sigurojnë gjithë informacionin sasior dhe cilësor që lidhen me dy sistemet novative të menaxhimit të informacionit e-boarding dhe peshimi automatik. Gjithashtu, studimi empirik është fokusuar dhe në intervista me klientë (udhëtarë dhe biznese), operatorët (agjensitë e prerjes së biletave, doganën) dhe kompaninë “Tetra” sh.p.k. që implementoi këto dy sisteme.

Novacioni në nivelin e firmave dhe përpjekjet për matjen dhe vlerësimin e tij

Për novacionin gjenden një numër i madh përkufizimesh, që kanë mjaft pika të përbashkta, por që nga viti 2005 në Manualin e Oslos (Oslo Manual, 2005) përkufizimi i novacionit është standartizuar si në vijim: Një novacion është zhvillimi i një produkti apo shërbimi të ri, i një metode të re prodhimi, një përmirësim i ndjeshëm i një metode marketingu, një metode e re organizimi në praktikat e biznesit, organizimi i vendit të punës apo dhe i marrëdhënieve me jashtë”.

Studimet empirike dhe anketimet mbi aktivitetet e biznesit tregojnë që novacioni udhëheq drejt produkteve dhe shërbimeve të reja, cilësive më të mirë dhe çmimeve më të ulta. Ekonomitë që kanë në mënyrë konsistente nivele të larta të novacionit tentojnë të kenë dhe ritme të larta të rritjes ekonomike (National Innovation Initiative, 2004).

Novacioni mund të definohet dhe si një shumatore e një tërësie atributesh që përshkruajnë që ajo që ne njohim është apo jo novacion (Science & Technology Policy Institute , 2008): Atributi 1: Novacioni përfshin kombinimin e input-eve në krijimin e output-eve; Atributi 2: Input-et në novacion mund të

Page 44: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012122

jenë të prekshme dhe të paprekshme (asete të prekshme janë: infrastruktura teknologjike e informacionit dhe e komunikimit; materialet e prodhimit, makineritë dhe pajisjet; asete të paprekshme janë: patentat, bazat e të dhënave (Blair, 2001); progresi R&D; proçeset organizative, njohuritë dhe aftësitë e punonjësve); Atributi 3: Njohuritë janë një input çelës për novacionin; Atributi 4: Input-et në novacion janë asete (Arundel, 2007): Atributi 5: Novacioni përfshin aktivitetin me qëllim që të krijojë vlerë ekonomike: Atributi 6: Proçesi novacionit është kompleks; Atributi 7: Novacioni përmban risk; Atributi 8: Output-et e novacionit janë të paparashikueshme; Atributi 9: Njohuria është një output kyç i novacionit; Atributi 10: Novacioni përfshin kërkimin, zhvillimin dhe komercializimin.

Novacioni është një prioritet i madh për drejtuesit e kompanive kudo në botë, të cilët janë shumë të interesuar për rezultatet e aktiviteteve të tyre novative dhe kthimin e investimeve të tyre në novacion. Për të matur nivelin e novacionit në nivel kompanie mund të përdorim:

Matja Input-eve Matja e output-eve

-Numri i ideve ose koncepteve-Shpenzimet R&D si përqindje e shitjeve-Numri i projekteve R&D-Numri i njerëzve aktivisht të përfshirë në novacion

-Rritja e të ardhurave për shkak të produktit apo shërbimit të ri;-Kënaqësia e klientit me produktet apo shërbimet e reja;-Përqindja e shitjeve nga produktet/shërbimet e reja në një periudhë kohe të caktuar;-Numri i produkteve dhe shërbimeve të lançuara;-Kthimi nga investimet nga produktet apo shërbimet e reja;-Rritja e fitimit për shkak të produkteve/shërbimeve të reja;-Potenciali i të gjithë portofolit të produktit/shërbimit për të rritur targetin, ndryshimet në pjesën e tregut që rezultojnë nga produktet dhe shërbimet e reja;-Vlera neto aktuale e të gjithë portofolit të produktit/shërbimit të ri.

Burimi: OECD (2005)

Studimet tregojnë që kompanitë mund të përfitojnë një performancë më të thellë në novacion në se ata i kushtojnë vëmendje matjes së input-eve ashtu si dhe matjes së output-eve (McKinsey , 2008). Matjet do të ishin më të dobishme në se kompanitë ndërtojnë një rrugë për standartizimin e tyre, gjë që do sillte një përmirësim të performacës së tyre ndaj konkurrentëve (Science & Technology Policy Institute , 2008). Studimet e McKinsey, shërbyen si bazë në punimin tonë në APD, për të standartizuar rrugën nëpërmjet të cilës ky

Page 45: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 123

insititucion implementon novacionin, efikasiteti i të cilit kushtëzohet në rastin e marrë në shqyrtim dhe nga ndërtimi i një sistemi input/output që mundëson matjen e impaktit të tij.

Inovacioni i APD në e-boarding dhe peshimit automatik, dhe përpjekja për të matur impaktin

Burim i rëndësishëm i të ardhurave të APD është dhe ai që vjen përmes sistemit tarifor të pagesave të agjensive të lundrimit për pasagjerë, autovetura dhe kamionë, respektivisht për personat mbi 12 vjeç - 4 euro/person, nën 12 vjeç - 2 euro/person, për autoveturat - 6 euro dhe për kamionët mbi 7.5 ton 15 euro. Të ardhurat (deri në momentin e aplikimit të e-boarding) kushtëzoheshin nga baza e të dhënave të raportuara nga agjensitë e lundrimit, e cila kushtëzohej nga raportimi në to i agjensive të biletave. Në këtë mënyrë, sistemi manual dhe për pasojë procedurat manuale të check-in, jo vetëm konvertoheshin në rradhë, humbje kohe, potencial për marrëdhënie korruptive, por mbi të gjitha sillnin një output (të ardhura) të diskutueshëm për arsye objektive dhe subjektive dhe për pasojë, një dëm ekonomik për APD, agjensitë e lundrimit dhe Drejtorinë e Tatimeve. Sa më sipër nuk mbetet vetëm në nivelin e konstatimit apo paragjykimit, përpjekjet në kohë për të përputhur të dhënat midis policisë kufitare, doganës apo dhe porteve partnere të Barit, Ankonës dhe Triestës kanë treguar shmangie. Pikërisht, ishte e gjithë kjo problematikë, ndonëse jo e formalizuar në një dokument, që shtronte nevojën e një platforme të përbashkët të evidentimit të të dhënave dhe për më tepër lehtësimin e shërbimit ndaj klientëve.

Nga pikëpamja e modelit të novacionit, e-boarding është “open model”, projekti i check-in elektronik u bë i njohur për APD nga prezantimi i një kompanie italiane në panairin e “Fiera di Levantes” në vitin 2009, por domosdoshmëria e aplikimit të tij u kuptua pas një vizite në Portin e Cittavechias të një grupi të APD dhe agjensive të lundrimit.

Projekti e-boarding u outsourcing nga kompania “Tetra” sh.p.k. përkundrejt një vlere, që së bashku me projektin e peshimit automatik është rreth 50 milionë Lekë. Gjatë implementimit të projektit, proçesi më i ndërlikuar ishte integrimi i sistemeve, sepse kompanitë e lundrimit kanë sisteme të ndryshme të menaxhimit të brendshëm të informacionit. Stafi i “Tetra” sh.p.k. ka bashkëpunuar me sektorët e IT të kompanive të lundrimit, gjithsej janë angazhuar rreth 10 persona për një kohë 6 muaj. Investimit të APD, i janë atashuar dhe agjensitë e lundrimit me një vlerë rreth 10.000 Euro secila, ndërkohë që proçesit i janë nënshtruar gjashtë agjensi (Adria Ferries, Ventouris,

Page 46: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012124

Albanian Ferries, European Seaways, Adriatika 1 dhe Ilyon lines). Në proçesin e implementimit të këtij sistemi novativ, një vend të rëndësishëm zë dhe trajnimi i agjensive të biletave, të cilët janë dhe operatorët kryesorë të e-boarding për arsyen e thjeshtë, ato janë një hap para klientit përfundimtar, udhëtarëve. Koha e shpenzuar për trajnimin e tyre nga APD dhe TETRA Solution nuk është matur, për rrjedhojë kostot e trajnimit mbeten të paevidentuara.

Po cilat priten të jenë output-et e sistemit e-boarding? Së pari, përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve dhe subjekteve, si nga pikëpamja e kohës ashtu dhe të natyrës së marrëdhënieve që krijon nga kontaktet udhëtar – staf shërbimi; së dyti, APD bëhet zotërues i të gjithë informacionit, për rrjedhojë pas rreth një viti mund të pretendojë që të ketë për herë të parë të ardhura të sakta nga terminali i trageteve; së treti, thjeshtësohen proçedurat e brendshme në APD dhe rritet mundësia për kontrollin e brendshëm, së katërti, integrimi i e-boarding me sistemin ORACLE të menaxhimit financiar; me MAIN SERVER të menaxhimit të mirëmbajtjes dhe të operacioneve portuale, me sistemin elektronik të menaxhimit të territorit portual, mund të çojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së tij në tregun rajonal dhe ky do të ishte një output shumë i rëndësishëm në nivel kombëtar, së pesti, në se ky sistem informacioni në afatmesëm do të ketë interface më sistemin ORACLE që përdor Drejtoria e Tatimeve, do të bëjë të mundur që kjo e fundit të përpunojë të dhëna të sakta nga agjensitë e lundrimit dhe agjensitë e biletave të udhëtarëve.

Duket qartë, që nëse input-i i novacionit të e-boarding është relativisht i lehtë të matet, output-i i tij në afatshkurtër është pothuaj i pamundur. Në periudhën mbi një vit mund të vlerësohen të ardhurat, mund të matet kënaqësia e shërbimit ndaj udhëtarëve, por tregues të tjerë do të kërkonin teknika të avancuara dhe për më tepër do e bënin shumë kompleks proçesin e matjes së impaktit, për më tepër do të kërkonin dhe ndryshime në mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit.

Sistemi i peshimit automatik është akoma në fazën e implementimit dhe konsiston në evidentimin automatik të peshave të mjeteve të transportit që sjellin ose evadojnë mallra në port. Aktualisht ky proçes realizohet në portin e Durrësit nëpërmjet një peshore fikse, ku leximi i peshës dhe regjistrimi i saj bëhen nga një punonjës i doganës.

Objektivat e implementimit të sistemi automatik të peshimit janë: së pari, të zvogëlohet koha e peshimit për shkak të procesit të peshimit në lëvizje dhe për rrjedhojë të ulen kostot; së dyti, të eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, së treti, informacioni i mbledhur në format elektronik të përdoret gjatë analizave të proceseve kontrolluese dhe operative, së katërti, kontrolli i zbatimit të ngarkesës maksimale të lejuar për automjetet (për ruajtjen e rrugëve

Page 47: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 125

kombëtare). Investimi për këtë projekt është rreth 40 milionë lekë, koha e përfundimit 31 mars 2013.

Output-i i këtij sistemi është më lehtë të matet përsa i përket treguesve të tillë si zvogëlimi i kohës së peshimit, ulja e kostove, si dhe matja e treguesit të luftës kundër korrupsionit dhe evazionit, por treguesi që ka lidhje me rritjen e të ardhura të doganave do të kërkonte një interface të sistemit ASICUDA të doganës me sistemin e APD.

Konkluzione dhe rekomandime

Matja e impaktit të novacionit nëpërmjet modelit të të ardhurave, fillimisht për e-boarding dhe më pas për peshimin automatik, shtron nevojën e standartizimit të input-eve dhe output-eve ; për më tepër kërkon një bashkëpunim institucional APD – Drejtori e Tatimeve– Drejtori e Doganave si dhe një periudhë kohore të domosdoshme për mbledhjen e informacionit të strukturuar, jo më pak se një vit nga moment i aplikimit të tyre. Impakti i e-boarding në të ardhurat tatimore, do të ishte më efikas në se sistemi ORACLE i Drejtorisë së Tatimeve do të kishte interface me sistemin e menaxhimit të informacionit të e-boarding në APD;

Matja e impaktit të novacionit nëpërmjet modelit të të ardhurave nga numri i udhëtarëve apo i mjeteve, duhet interpretuar duke marrë në konsideratë një tërësi faktorësh, në rast të kundërt çdo paragjykim do impaktonte negativisht bashkëpunimin e agjensive të trageteve dhe të udhëtarëve.

APD nevojitet në bashkëpunim me agjensitë e trageteve dhe agjensitë e udhëtimit të marrë një fushatë më të gjerë sensibilizuese, duke përdorur kanalet televizive të platformave dixhitale dhe rrjetet sociale për informimin mbi e-boarding. Për më tepër, në periudhat e pikut, dhjetor – janar dhe gusht duhet zhvilluar një fushatë për matjen e kënaqësisë së udhëtarëve për shkak të e-boarding, si një nga output-et e këtij novacioni.

Ndikimi i novacionit të peshimit automatik në transparencë dhe në luftën kundër korrupsionit është i kushtëzuar nga mentaliteti dhe kultura e punës në doganat shqiptare, për më tepër kërkohet një bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet APD dhe Drejtorisë së Doganave. Impakti i peshimit automatik në të ardhurat e doganave, do të ishte më efikas në se sistemi ASICUDA i Drejtorisë së Doganave do të kishte interface me sistemin e menaxhimit të informacionit të peshimit automatik në APD;

Kontributi në shërbim të transparencës, konkurueshmërisë dhe cilësisë së shërbimit ndaj udhëtarit dhe biznesit, të e-boarding dhe peshimit automatik

Page 48: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012126

kushtëzohet jo vetëm matja e impaktit të novacionit brenda APD, por dhe nga një tërësi procesesh privatizimi, për më tepër nga një kulturë pune dhe marrëdhëniesh shtet – biznes bazuar mbi profesionalizimin dhe etikën.

Impakti real i këtyre sistemeve duhet matur në afatgjatë, veçanërisht në drejtim të konkurrueshmërisë dhe ndikimit të tyre në ekonominë lokale dhe atë të vendit, për më tepër do të kërkonte teknika të avancuara për shkak të kompleksitetin që e karakterizon.

Bibliografia

Arundel, A. (2007). Innovation survey indicators: What impact on innovation policy? Science, Technology and Innovation Indicators in a Changing World: Responding to Policy Needs. OECD.

Autoriteti Portual Durres, www.apd.al. Retrieved Dhjetor 24, 2012Blair, M. W. (2001). Unseen Wealth: Report of the brooking Task Force on Intangibles.

Washington D.C.: Brookings Institution Press.Bosworth, B. a. (2003). The empiric of growth: An update. Brookings Institution and

Georgetown University.McKinsey . (2008). McKinsey global survey results: Assessing innovation metrics.

TheMcKinsey Quaterly, October.National Innovation Initiative. (2004). 21st Century Working Group.Oslo Manual. (2005). Guidelines for Collecting and Interpreting Innovation Data.

OECD.Romer, P. (1990). Endogenous technical change. Journal of Political Economy.Schumpeter. (1934). The theory of economic Development. Science & Technology Policy Institute . (2008). Measuring Innovation and Intagibles:

A business Perspective. Washington: Institute for Defense Analyses.

Page 49: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 127

Modeli i Inovacionit të Hapur dhe forcimi i raporteve bashkëpunuese ndër-organizative në shoqërinë shqiptare

Dokt. Besarta VLADI*

Dokt. Ilir REXHEPI**

Abstrakt. Në ditët e sotme, bashkëpunimi I bizneseve me njëra tjetrën dhe me universitetet, në vendet më të zhvilluara Perëndimore si Zvicra, Anglia, SHBA, Finlanda, Suedia etj., shikohet si domosdoshmëri. Ky bashkëpunim konsiderohet frytdhënës në drejtim të gjenerimit të ideve të reja inovatore, rritjes ekonomike dhe dhënies zgjidhje të një numri të konsiderueshëm problemesh sociale. Koncepti i inovacionit në partneritetet e këtij lloji, përbën një prej elementëve me të rëndësishëm dhe më të njohur, si nga bizneset, ashtu edhe nga institucionet e ndryshme kërkimore dhe universitetet. Autorë të njohur si Romer (1990), Senge (1990), Nalebuff dhe Ayres (2003), Rogers (2003), Fingar (2003), Zyman (2004), kanë folur rreth konceptit të inovacionit dhe sidomos rreth modelit të inovacionit të hapur (Chesbrough, 2003). Ky i fundit, me gjithë tiparet që e karakterizojnë, do të përbëjë objektin kryesor të analizës në këtë punim, si çelës I lindjes, zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve, dhe ndërmjet këtyre të fundit me universitetet dhe institutet e ndryshme kërkimore. Qëllimi I këtij punimi nuk është përsëritja mekanike e asaj çfarë autorët e mësipërm kanë thënë rreth këtij modeli por duke u mbështetur në idetë dhe argumentet e tyre, synimi është të shkohet një hap më tutje, drejt implementimit të këtij modeli në raportet bashkëpunuese ndër-organizative në rastin e Shqipërisë.

Abstract. Nowadays, business cooperation with each other and universities in Western developed countries like Switzerland, England, USA, Finland, Sweden etc., considered as a necessity. Their cooperation is estimated as fruitful one, in terms of generating new and innovative ideas, economic growth, and also providing solution to a considerable number of social problems. The concept of innovation in this kind of partnerships is one of the key elements, which is well-known from both parts, business and research institutions. There is a plethora of authors, Romer (1990), Senge (1990), Nalebuff and Ayres (2003), Rogers (2003), Fingar (2003), Zyman (2004) etc., who have written about innovation, and

* Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit: [email protected]

** Drejtor i Institutit Kosovar për Menaxhim: [email protected]

Page 50: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012128

especially about open innovation model (Chesbrough, 2003). The last one model, with all features that characterize it, will be the main objective of this paper, as the key element of collaboration between business and research institutions. The purpose of this paper is not to write a mechanical repetition about what have the above authors written about the open innovation model but based on their ideas, the aim is to go one step further toward the implementation of this model in collaborative inter-organizational relation in Albania.

Fjalë kyçe: inovacion, inovacioni i mbyllur, inovacioni i hapur, raporte ndër-organizative

Hyrje në konceptin e inovacionit

Të flasësh për inovacionin, veç të tjerash, nënkupton marrjen përsipër të riskut për t’u përballur me një tërësi përkufizimesh dhe interpretimesh të tij. Nëse tentojmë t’i japim një përkufizim të gjerë konceptit të inovacionit,

do ta përcaktonim atë si aplikimin e njohurive, si në nivel firme, ashtu edhe në nivel kombëtar. Në këtë kuptim, inovacioni po bëhet gjithnjë e më I rëndësishëm, jo thjesht për konkurrencën ndërmjet kompanive, por edhe për atë ndërmjet shteteve të ndryshme. Është e vështirë të gjendet një qeveri në botë që pranon të qëndrojë indiferente kundrejt konceptit të inovacionit. Përkundrazi, pjesa më e madhe e tyre e shfrytëzojnë atë pikërisht për të garantuar avantazhet e tyre konkurruese, në një treg global, gjithnjë e më fleksibël dhe dinamik. Pra inovacioni është kthyer në një kusht parësor për të garantuar sukses në tregun global.

Për t’u rikthyer sërish tek përkufizimi I termit inovacion, disa e mendojnë atë si tërësinë e produkteve dhe proceseve që rrjedhin prej departamentit të Kërkim&Zhvillim-it në një kompani si dhe aktiviteteve të lidhura ngushtë me këtë departament. Të tjerë e përkufizojnë atë si të barazvlefshëm drejtpërdrejt më aktivitetet e Kërkim&Zhvillimit brenda një kompanie (Godin 2002). Sipas Chesbrough (2006) inovacioni është forca dinamike që ndryshon ekonominë e një vendi në epokën e globalizimit. Megjithatë, sipas tij, që të jemi sa më të saktë kur flasim për inovacionin, duhet të bëjmë që në fillim ndarjen ndërmjet konceptit tradicional të inovacionit dhe atij modern. Sipas Rogers (2003) ‘inovacioni është një ide, praktikë apo objekt që perceptohet si diçka e re nga adaptuesit e saj’. Nga ana tjetër, sipas Schumpeter ‘inovacioni nënkupton aplikimin komercial ose industrial të një gjëje të re – një produkt I ri, proces ose metodë prodhimi e re; një treg I ri ose burime të reja furnitorësh etj.’. Një tjetër përkufizim mbi inovacionin është dhënë nga National Innovation Initiative Report (2004) sipas të cilit inovacioni përshkruhet si ndërthurje ndërmjet shpikjes dhe thellimit të dijeve ekzistuese, duke çuar kështu drejt krijimit të vlerave të reja social edhe ekonomike.

Page 51: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 129

Po t’i referohemi Raportit te Komisionit Europian (2004) inovacioni mbulon një gamë të gjerë aktivitetesh që ndihmojnë në përmirësimin e performancës së firmave, duke përfshirë implementimin e produkteve, shërbimeve, proceseve të shperndarjes, proceseve te prodhimit, metodave të marketingut, metodave organizative të reja apo përmirësimit të ndjeshëm të atyre ekzistuese. Inovacioni gjithashtu është konsideruar si projektimi, shpikja, zhvillimi dhe implementimi I produkteve, shërbimeve, proceseve, sistemeve dhe modeleve organizacionale te reja me qellim krijimin e vlerave të reja për konsumatorin dhe rritjen e përfitimeve financiare për firmën (Committee, Department of Commerce, Federal Register Notice, 2007). Në mënyrë të ngjashme, në Raportin e OECD (2005) inovacioni përkufizohet si procesi I implementimit të produkteve dhe proceseve të reja apo të përmirësuara në mënyrë të ndjeshme, I metodave të reja të marketingut apo praktikave të reja të biznesit etj. Sipas këtij raporti, ndër aktivitetet kryesore të inovacionit renditen aktivitetet me karakter shkencor, teknologjik, organizacional, financiar apo komercial, që implementojnë apo synojnë të implementojnë elementët e ndryshëm inovativ/risitë në kompani.

Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi kryesor I këtij punimi është nxitja e organizatave të ndryshme (me karakter fitimprurës ose jofitimprurës) drejt implementimit të një modeli të ri inovacioni, I cili do të çojë në forcimin e raporteve bashkëpunuese ndër-organizative në vend dhe do të përmirësojë cilësinë e këtyre raporteve. Ky synim mund të arrihet përmes disa objektivave konkrete. Një ndër objektivat kryesor është promovimi I modelit të inovacionit të hapur në Shqipëri, si një ndër modelet më të suksesshme të inovacionit në vendet më të zhvilluara të botës. Gjithashtu, objektiv tjetër mbetet edhe nxitja e debatit konstruktiv rreth asaj se si ky model inovacioni, përmes karakteristikave dhe avantazheve që posedon, mund të implementohet, duke nxjerrë në pah kontributin që ky lloj modeli mund të japë në sfera të ndryshme të shoqërisë shqiptare, si në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë politike apo sociale.

Pyetja kërkimore dhe Hipoteza

Inovacionit në vetvete është një term me diapazon dhe fushë përdorimi shumë të gjërë. Megjithatë, në këtë studim kërkohet të analizohet në mënyrë sa më konkrete, kontributi i tij në forcimin e raporteve bashkëpunuese ndër-organizacionale në Shqipëri. Pyetja kërkimore bazë e këtij punimi është: Si ndikon implementimi I modelit të inovacionit të hapur në filozofinë e punës së organizatave biznesore

Page 52: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012130

ose jobiznesore dhe cilët janë indikatorët konkret përmes të cilëve mund të matet ky ndikim? Hipoteza qendrore është së sa më shumë të investohet në drejtim të implementimit të modelit të inovacionit të hapur nga ana e organizatave fitimprurëse dhe jofitimprurëse në vend, aq më shumë rritet mundësia e bashkëpunimeve cilësore dhe produktive ndërmjet këtyre organizatave.

Metodologjia

Ky punim është një kombinim ndërmjet aspektit teorik dhe praktik të konceptit të inovacionit. Pas një analizë krahasuese në pjesën e parë të punimit, ndërmjet dy modeleve kryesorë të inovacionit, modelit të mbyllur dhe modelit të hapur, në pjesën e dytë të tij synohet përligjja e arsyetuar logjike dhe praktike e implementimit të modelit të inovacionit të hapur në organizatat e ndryshme shqiptare. Në fokus të studimit do të jene organizatat biznesore nga njëra anë (si organizatat e mëdha ashtu edhe SME-të), dhe organizatat jobiznesore nga ana tjetër (kryesisht institutet e ndryshme kërkimore dhe universitetet).

Modeli i Inovacionit të Mbyllur VS Modeli i Inovacionit të Hapur

Koncepti klasik i inovacionit merr në konsideratë modelin e mbyllur të inovacionit, që nënkupton një model vertikal të integruar të të gjitha aktiviteteve inovative brenda një organizate. Sipas këtij modeli, produktet dhe shërbimet e reja zhvillohen nga brenda organizatës. Në ndryshim nga ky model, modeli I inovacionit të hapur, sipas ideatorit të këtij modeli Chesborough (2003), nënkupton përdorimin e flukseve të qëllimshme të njohurive, hyrëse apo dalëse qofshin ato, me synim përshpejtimin e inovacionit të brendshëm dhe zgjerimin e tregjeve për përdorim të jashtëm të këtij inovacioni. Në këtë kuptim, inovacioni i hapur bën një kombinim të ideve që vijnë së jashtmi dhe së brendshmi, duke çuar kështu drejtë një utiliteti më të lartë për bizneset që aplikojnë një model të tillë inovativ me procese të kombinuara.

Presupozimi kryesor i modelit të inovacionit të mbyllur është se ‘inovacioni i suksesshëm kërkon kontroll’. Ky model inovacioni bazohet në disa parime bazë: Së pari, një firmë duhet të punësojë njerëzit më të kualifikuar dhe më të zgjuar të mundshëm. Së dyti, që të përfitosh nga inovacioni do të thotë që një firmë duhet ta bëjë gjithçka vet, që nga zbulimi, zhvillimi e deri tek sigurimi i tregut. Së treti, sipas këtij modeli, të jesh I pari në treg do të thotë që zbulimet hulumtuese ta kenë origjinën brenda firmës dhe jo jashtë sajë. Gjithashtu, të jesh I pari në treg nënkupton se firma do ta përballojë me sukses konkurrencën.

Page 53: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 131

Së fundmi, Orientimi i firmës drejt investimeve për kërkim&zhvillim (R&D) rezulton në aftësinë e kësaj firme për të patur idetë më të mira dhe më të përparuara, të cilat në vetvete do ta ndihmojnë atë për të përballuar me sukses konkurrencën në treg. Menaxhimi I kontrolluar i IP-ve duhet të parandalojë përfitimet abuzive që kompanitë e tjera mund të tentojnë të sigurojnë përmes shfrytëzimit të ideve dhe teknologjisë së një firme të caktuar.

Sipas këtij modeli, firma duhet të arrijë gjithçka vet dhe pa bashkëpunim me mjedisin me faktorët dhe mjedisin e jashtëm. Në një situatë të tillë, do të viheshin në pikëpyetje shumë elementë. Së pari, kapacitetet dhe aktivitetet inovative të firmës, duke u bazuar vetëm në burimet e saj të brendshme, do të progresonin me hapa shumë të ngadaltë dhe gati të papërfillshëm krahasuar me dinamikën dhe ndryshueshmërinë e vazhdueshme të tregut ku ajo operon. Gjithashtu, pretendimi për të zhvilluar inovacionin vetëm përmes shfrytëzimit të burimeve dhe kapaciteteve të brendshme, do ta izolonte organizatën nga bashkëpunimet me partnerët jashtë saj, duke pamundësuar në këtë mënyrë edhe përfitimet e ndërsjellta që ajo mund të siguronte përmes këtyre bashkëpunimeve.

Fig. nr. 1: Modeli i Inovacionit të Mbyllur (Chesborough, 2003)

Në epokën e globalizmit, ku bashkëveprimi dhe ndërvarësia ndërmjet organizatave të ndryshme është kthyer në domosdoshmëri, të flasësh për izolim të një organizatë të caktuar është pothuajse e pamundur. Sado e zhvilluar të jetë ajo, sërish do ta ketë shumë të vështirë që të zhvillojë gjithçka brenda për brenda mjedisit të vet, dhe sidomos kur bëhet fjalë për të siguruar dhe zhvilluar idetë inovatore, shkalla e rrezikshmërisë rritet edhe më tepër. Sipas Wolpert (2002) edhe nëse një organizatë e caktuar është në gjendje që të gjenerojë shumë ide inovative, ajo nuk do të jetë në gjendje që t’i menaxhoje ato e vetme pasi probabiliteti për të patur sukses tek të gjitha do të jetë relativisht i ulët.

Page 54: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012132

Nga ana tjetër, modeli I inovacionit të hapur hedh poshtë idenë e kontrollit total mbi aktivitetet e organizatës në përgjithësi por sidomos mbi aktivitetet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me inovacionin. Sipas këtij modeli, idetë inovatore jo domosdoshmërisht duhet të gjenerohen vetëm brenda organizatës. Kompanitë e ndryshme nuk duhet të shfrytëzojnë vetëm idetë dhe teknologjitë e gjeneruara së brendshmi. Përkundrazi, ato duhet të tentojnë të shfrytëzojnë edhe idetë dhe teknologjitë që vijnë nga mjedisi i jashtëm i saj. Në këtë mënyrë ajo do të arrijë të zhvillojë projekte inovative më të suksesshme dhe afatgjata (Chesborough, 2003). Kufijtë e organizatës nuk janë më të ngurtë dhe vetizolues. Përkundrazi, ata janë më fleksibël dhe të depërtueshëm, gjë e cila i mundëson organizatës komunikim dhe bashkëveprim të gjerë me mjedisin e jashtëm (Wolpert, 2002).

Ashtu si modeli I inovacionit të mbyllur, edhe modeli I inovacionit të hapur ka disa parime bazë: Së pari, një kompani apo organizatë e caktuar nuk e ka të domosdoshme të punësojë si staf të brendshëm të gjithë njerëzit e aftë dhe të kualifikuar që mund të gjenden përreth mjedisit ku ajo operon apo dhe më gjerë. Mjafton që kjo organizatë të bashkëpunojë me këta njerëz, qofshin ata brenda apo jashtë organizatës në fjalë. Së dyti, shumë aktivitete inovative brenda organizatës kanë nevojë për një vlerë të shtuar e cila mund të jetë rezultat përpjekjeve inovative të gjeneruara jashtë saj. Gjithashtu, në mënyrë që ta përballosh me sukses konkurrencën e tregut, është më e rëndësishme që të njohësh dhe të kesh modelin më të mirë të të bërit biznes sesa thjesht të arrish i pari në treg. Ky I fundit jo domosdoshërisht premton qëndrueshmëri dhe sukses afatgjatë. Të konkurrosh në mënyrë të suksesshme në treg nuk nënkupton domosdoshmërisht gjenerimin së brendshmi të ideve më të mira të mundshme por shfrytëzimin sa më të mirë

të mundshëm të ideve më të mira që vijnë nga brenda apo nga jashtë organizatës. Së fundmi, menaxhimi proaktiv i IP-ve lejon që kompanitë apo organizatat e tjera të përdorin IP-në e një organizate të caktuar. Kjo gjithashtu nënkupton

Fig. nr. 2: Modeli i Inovacionit të Hapur (Chesborough, 2003)

Page 55: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 133

edhe blerjen e IP-ve të organizatave të tjera sa herë që një blerje e tillë ndikon pozitivisht në përmirësimin e modelit të biznesit të një organizate të caktuar (Chesborough, 2003).

Modeli i inovacionit të hapur është shumë më tepër sesa thjesht përdorimi I ideve dhe teknologjive nga burime jashtë kompanisë. Ajo çfarë ky model proklamon ka të bëjë realisht me një ndryshim rrënjësor të mënyrës se si organizatat menaxhon, përdor, punëson apo gjeneron pasurinë apo pronën intelektuale. West and Gallagher (2006) kanë dhënë një përkufizim të qartë për modelin e inovacionit të hapur duke e quajtur atë si një proces gjithëpërfshirës që në mënyrë sistematike nxit dhe eksploron një gamë të gjerë të burimeve të jashtme dhe të brendshme, të mundësive që ka organizata për inovacion.

Ka shumë arsye se pse një organizatë duhet gradualisht ta zhvendosë filozofinë e menaxhimit të vet nga modeli i inovacionit të mbyllur drejt modelit të inovacionit të hapur. Fillimisht, epoka e zhvillimeve të mëdha teknologjike kushtëzon bashkëveprimin ndërmjet firmave dhe organizatave të ndryshme. Kjo pasi, nëse ato do të operoni në mënyrë individuale, do ta kishin shumë të vështirë ta përballonin këtë fluks të madh të progresit teknologjik. Një proces i suksesshëm inovativ nuk kërkon një studim të thelluar në një fushë të caktuar por kërkon hulumtime ndërdisiplinore paralele të cilat një firmë e vetme nuk mund t’i realizojë (Howells et al., 2003). Gjithashtu, rritja e numrit të punonjësve të kualifikuar rrit probabilitetin që këta punonjës të prodhojnë dije të vlefshme, të cilat duhen shfrytëzuar pavarësisht nëse këta punonjës bëjnë apo nuk bëjnë pjesë në stafin e një kompanie të caktuar. Rritja e mobilitetit të punëtorëve të kualifikuar çon në përhapjen më të shpejtë të dijeve dhe njohurive të reja, shans i cili në një model inovacioni të mbyllur nuk do të shfrytëzohej.

Një mënyrë e mirë për të siguruar akses në dijet e larmishme dhe të shpërndara në mbarë boten, është përdorimi i ndërmjetësve të inovacionit, çka nënkupton mbledhjen në tryeza të përbashkëta pune të përfaqësuesve të kompanive apo organizatave të ndryshme, për t’i dhënë zgjidhje një çeshtje me interes ë përbashkët (Herzog dhe Niedergassel, 2007). Gjithashtu, lindja e organizatave apo firmave të reja (sturt-up firms) e kthen në domosdoshmëri të ekzistencës dhe të rritjes së vet, idenë e shfrytëzimit të ideve dhe burimeve inovative nga mjedisi I saj i jashtëm. Këto dhe shumë arsye të tjera e bëjnë modelin e inovacionit të hapur një mundësi më shumë për organizatat që e aplikojnë atë, për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë.

Page 56: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012134

Forcimi i raporteve ndër-organizative përmes implementimit të Modelit të Inovacionit të Hapur

“Inovacioni ndodh atëherë kur forcat e kombinuara të njerëzve, dijes dhe sipërmarrësve janë grupuar në një bashkëveprim të vetëm” (Leroux). Kompanitë apo firmat e ndryshme nga njëra anë dhe universitetet apo institutet e ndryshme kërkimore nga ana tjetër përbëjnë një binom të rëndësishëm për të ardhmen e zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në një vend. Në mungesë të kooperimit intensive dhe sistematik ndërmjet tyre, suksesi për secilën palë do të ishte i vështirë për t’u arritur. Rritja e vazhdueshme e ekonomisë së dijes ka progresuar paralelisht me rritjen e domosdoshmërisë së firmave dhe mjedisit të tyre të jashtëm për të adaptuar modeli ne inovacionit të hapur, thelbi I të cilit është ‘ndarja’ me të tjerët (sharing) e ideve dhe njohurive të ndryshme. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për universitete dhe institutet e ndryshme kërkimore.

Forcimi I marrëdhënieve përmes implementimit të modelit të inovacionit të hapur sjell përfitime reciproke për të gjitha palët e përfshira në raporte të tilla bashkëpunuese. Nga njëra ana, universitete janë vatrat më të përshtatshme në të cilat nisin dhe zhvillohen hulumtimet e ndryshme shkencore por nga ana tjetër mjediset e biznesit ofrojnë të gjitha shanset e mundshme që arritjet shkencore të iniciuara brenda laboratorëve dhe dyerve të universiteteve, të vihen në jetë dhe të zhvillohen. Në mungesë të këtij kooperimi dhe bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet universiteteve dhe biznesit, dijet shkencore do mbeten thjesht një pasuri teorike e universiteteve përkatëse por pa mundur të vihen në jetë në kohën e duhur ndërsa biznesi nga ana tjetër do vazhdonte të operonte me të njëjtat strategji dhe modele menaxheriale, edhe pse koha mund të ketë zhvlerësuar një pjesë të mirë të tyre.

Në Europë ka plot modele të kooperimeve të suksesshme të bizneseve me njëra-tjetrën, të shoqëruar padiskutim edhe me sfida të shumta. Natyra e këtyre bashkëpunimeve nuk është e çfarëdoshme dhe as e rastësishme. Çdo organizatë, duhet t’i shtrojë vetës dy pyetje të rëndësishme: Së pari, për çfarë ideje apo teknologjie specifike kemi nevojë? Së dyti, kush mund të jenë bashkëpunëtorët tanë më të mirë, me të cilët mund të realizojmë një kooperim të suksesshëm? Sipas Nesta (2010), shembull interesant është rasti I P&G në vitin 2008 e cila organizoi një konkurs të hapur në të cilin ftonte pjesëmarrës nga biznese të madhësive të ndryshme në Britani, përfaqësues nga universitete apo individ të veçantë që të kontribuonin përmes ideve të tyre për të ndihmuar këtë kompani ndërkombëtare që të identifikonte dhe të zhvillonte ide të reja inovative, të iniciuara nga jashtë kësaj kompanie. Kësaj thirrje ju përgjigjën pozitivisht 170 letra interesi, mes të cilave 72 ide ishin nga 25 kompani të ndryshme.

Page 57: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 135

Nga ana tjetër, ka edhe plot raste të suksesshme të bashkëpunimeve ndërmjet bizneseve dhe universiteteve, bashkëpunime të cilat në thelb kanë ndarjen dhe shkëmbimin e ideve inovative për t’i dhënë zgjidhje çështjeve me interes të përbashkët. Aalborg University (AAU) në Danimarkë është një prej universiteteve më të njohur në vend, I cili kooperimin me biznesin e ka pjesë thelbësore të misionit të vet. Në vitin 2008, nga një studim I kryer prej Konfederatës daneze të Industrisë, rezultoi se AAU ishte korporata më e preferuar daneze në botë nga bizneset, për ta patur si partnere në projektet e kërkim-zhvillimit (OECD 2005). Modeli I të mësuarit me bazë problemin (problem based learning) dhe inovacioni, si pjesë e misionit dhe kurrikulave të AAU kanë bërë që ky I fundit të jetë në qendër të vëmendjes së biznesit vendas, por dhe më gjerë. Autonomous University në Madrid (AUM) sjell një tjetër shembull pozitiv të kooperimit të suksesshëm ndërmjet universitetit dhe biznesit. The UAM General Foundation (FGUAM) përbën bazën institucionale të UAM për të promovuar lidhjen ndërmjet botës së kërkuesve shkencor dhe inovacionit, me sferën e biznesit. Të tjerë shembuj të suksesshme janë Babeş-Bolyai University në Rumani, Charles University në Republikën Ceke, Corvinus University në Hungari, Catholic University of Leuven në Belgjikë, Slovak University of Technology në Sllovaki etj., (European Commission report, 2011).

Grafik. Nr. 1: Kooperimi i firmave me universitetet dhe institutet kërkimore për inovacionBurimi: OECD, bazuar tek të dhënat e Eurostat (CIS-2008) dhe të dhënave nga burimet kombëtare (2011)

Siç paraqitet në grafikun e mësipërm, bashkëpunimet më të shumta realizohen ndërmjet universiteteve dhe firmave të mëdha. Kjo diferencë është e dukshme në vende si Finlanda, Hungaria, Zvicra, Belgjika etj. Por ka patur edhe raste kur ky partneritet është dominuar nga bashkëpunimi I Universiteteve me SME-të, rasti I Meksikës, në periudhën kohore 2008-2009.

Page 58: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012136

Modeli i inovacionit të hapur dhe përmirësimi i nivelit të bashkëpunimit ndër-organizative në Shqipëri

Implementimi I modelit të inovacionit të hapur në organizatat biznesore dhe jobiznesore në Shqipëri përbën një çështje që duhet trajtuar në mënyrë të prioritarizuar. Kjo për faktin se ky model do të përmirësonte nivelin dhe cilësinë e bashkëpunimit të bizneseve me njëra-tjetrën si dhe me universitetet. Këto lloj bashkëpunimesh në Shqipëri përbëjnë në ditët e sotshme një domosdoshmëri, sidomos për shkak të impaktit pozitiv që mund të kenë në rritjen ekonomike dhe në inovacion. Përfitimet nga bashkëpunime të tilla janë të ndërsjellta. Së pari, bashkëpunime të tilla e kanë më të lehtë të vënë në jetë projekte të rëndësishme për vendin tonë, pasi gjenerojnë mbështetje të palëve të treta, siç mund të jetë shteti apo edhe donatorët e huaj ndërkombëtarë. Së dyti, një bashkëpunim I tillë është një mundësi e shkëlqyer për kërkuesit shkencorë dhe studiuesit shqiptarë të fushave të ndryshme të ekspertizës, brenda dhe jashtë vendit, që të vënë në jetë arritjet e tyre dhe rezultatet e studimeve disavjeçare, duke patur njëkohësisht edhe motivimin e duhur për t’u thelluar edhe më tej në studimet dhe hulumtimet e tyre. Nga ana tjetër, vet biznesi shqiptar, sidomos tani në epokën e globalizmit, kur konkurrenca është masive dhe tejet e ashpër, ka nevojë për njerëz të dijes dhe inovacionit që i kthejnë problemet e biznesit të tyre në objekt studimi, duke gjeneruar zgjidhje të mundshme për to.

Në një raport të vitit 2011-2012 të Narazani et al., mbi ecurinë e përgjithshme të indikatorëve të inovacionit në Shqipëri, rezulton se firmat shqiptare preferojnë të blejnë paketa të gatshme inovacioni në treg shumë më tepër sesa të kooperohen me njëra-tjetrën për të zhvilluar vetë ide inovative. Nga ana tjetër, sipas Raportit të Forumit Ekonomik mbi Indeksin Global të Inovacionit (Global Innovation Index), në vitin 2012 Shqipëria renditej në vend të 128 nga 133 vende të marra në studim, sa I përket bashkëpunimit biznes-universitet, duke lënë pas vende të tilla si Kirgistani apo Jemeni. Edhe pse ky është një pozicion I përmirësuar krahasuar me një vit më parë, kur Shqipëria pozicionohej në vend të 131/133, nuk është një pozicion I kënaqshëm.

Sipas Raportit te AISBL (2012) lidhur me partneritetin ndër-organizativ, me fokus parimet e inovacionit të hapur, elementët thelbësorë që ndikojnë në funksionimin e suksesshëm të këtij partneriteti janë: Së pari, stili I lidërshipit në universitet apo në kompani është shumë I rëndësishëm. Presidenti dhe administrator i çdo universiteti apo biznesi duhet ta ketë prioritet të punës së vet këtë lloj partneriteti. Së dyti, ky partneritet duhet të këtë karakter afatgjatë

Page 59: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 137

strategjik, duke përfshirë në marrëveshje edhe fleksibilitetin e nevojshëm për të dyja palët bashkëpunuese. Së treti, zanafilla e bashkëpunimit duhet të jetë një vizion I krijimit dhe ndarjes (share) së një strategjie të përbashkët. Element tjetër shumë I rëndësishëm, sipas këtij raporti, është vënia në krye e njerëzve të duhur, pikërisht e atyre njerëzve që përveç se kualifikimit të duhur, kanë dhe një filozofi punë që I përshtatet një partneriteti të tillë. Inkurajimi I dialogjeve dypalëshe në të cilat të ketë ndërthurje dhe ballafaqim të ideve, përbën një tjetër element të rëndësishëm që garanton një sukses afatgjatë të partneritetit ndër-organizativ. Mos krijimi I varësisë ndaj pronës intelektuale (IP) konsiderohet njëkohësisht si element I domosdoshëm duke qenë se çdo problem dhe partneritet duhet analizuar rast pas rast. Vetëm në këtë mënyrë krijohet lirshmëria e duhur për të gjeneruar ide të reja inovative. Së fundmi, promovimi I një qasje multi-disiplinore gjatë kërkimit, sigurimi I cilësisë në partneritet, rezultati I synuar duhet të jetë ‘win-win situation’, dhe ritheksimi I rolit të kërkimit në universitete si burim I zgjidhjeve të problematikave të ndryshme në shoqëri, përbëjnë të tjerë element të domosdoshëm në këto bashkëpunime dy-palëshe.

Gjithashtu, bashkëpunime të tilla duhet që të kenë karakter strategjik dhe afatgjatë, në mënyrë që të krijohet fryma e besimit ndërmjet palëve bashkëpunuese. Kujtojmë këtu rastin e bashkëpunimit ndërmjet IBM dhe Swiss Federal Institute of Technology në Zyrih të Zvicrës dhe projektin e tyre strategjik 10-vjeçar, për krijimin e qendrës nanoteknologjike, me një kosto totale prej 90 milion dollarësh. Rast tjetër po kaq I suksesshëm ishte edhe partneriteti ndërmjet Microsoft, Cisco dhe Intel me Universitetin e Melburn-it në vitin 2008, i njohur me emrin ATC21S (Assessment and Teaching of 21st Century Skills), më synim transformimin e modelit të edukimit në shekullin e 21-të, duke vënë theksin tek forcimi I aftësive kritike, të nevojshme epokën globale të mbizotëruar nga ekonomia e dijes (Science-Business Innovation Board AISBL Report, 2012). Lidhja e ngushtë ndërmjet edukimit, kërkimit shkencor dhe biznesit ka nxitur inovacionin. Në një situatë të tillë, kooperimi përmes modelit të inovacionit të hapur, ka krijuar terrenin e përshtatshëm për të gjeneruar më tepër inovacion. Për të parë konkretisht se sa të suksesshme mund të jenë bashkëpunime të tilla në drejtim të gjenerimit të ideve të reja, sipas Manualit të Oslos (OECD 2005) disa nga indikatorët bazë të matjes së inovacionit mund të jenë: Rritja e të ardhurave për shkak të P/SH të reja; Kënaqësia e klientëve për shkak të P/SH të reja; Përqindja e shitjeve nga P/Sh e reja për një periudhë të caktuar kohore; Numri I P/Sh të reja të lançuara; Kthimi në investim I P/Sh të reja; Rritja e përfitimit nga P/Sh e reja; Potenciali

Page 60: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012138

I portofolit të P/Sh të reja për të përmbushur objektivat; Vlera neto aktuale e portofolit të P/Sh të reja etj.

Konkluzione dhe Rekomandime

Modeli I inovacionit të hapur përbën sot një koncept bashkëkohor, shumë të rëndësishëm për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimeve të suksesshme ndërmjet organizatave të ndryshme fitimprurëse dhe jofitimprurëse. Në epokën e globalizmit, idetë inovatore, nga njëra anë mbeten element kyç që mund t’i sigurojnë një kompanie apo organizatë jetëgjatësi në treg, dhe nga ana tjetër mund të sjellin shumë përfitime edhe për njerëzit apo institucionet e ndryshme kërkimore që I gjenerojnë ato. Një epokën e digitalizimit, një organizatë e vetme, sado e zhvilluar dhe e suksesshme të jetë ajo, e ka të pamundur të gjenerojë e vetme ide inovative. Edhe nëse arrin t’i gjenerojë e vetme ato, nuk e ka të lehtë ta realizojë e vetme implementimin e tyre. Për më tepër, një ide inovatore si rregull duhet të vijë si rezultat I tentativave për t’I dhënë zgjidhje një problem të caktuar. Një institucion I vetëm e ka të pamundur të identifikojë të gjitha problemet brenda një shoqërie dhe për më tepër, e ka edhe më të pamundur që t’u japë zgjidhje atyre, në rast se zgjedh të mos kooperohet me organizata të tjera brenda apo jashtë vendit. Rasti I Shqipërisë paraqitet problematik sa I përket nivelit të bashkëpunimit ndër-organizativ. Për këtë arsye, implementimi I modelit të inovacionit të hapur do të nxiste frymën bashkëpunuese ndërmjet organizatave të ndryshme dhe për më tepër do t’i bënte këto bashkëpunime gjithnjë e më cilësore dhe më të frytshme.

Disa nga rekomandimet kryesore që mund të çojnë në përmirësimin e situatës aktuale sa I përket nivelit të bashkëpunimit ndër-organizativ janë: Së pari, çdo organizatë duhet të lërë mënjanë strategjinë tashmë të vjetruar, të zhvillimit përmes inovacionit të mbyllur. Fokusi dhe interesi I tyre duhet të orientohet drejt modelit të inovacionit të hapur, çka do të thotë kooperim dhe shkëmbim idesh të reja me institucione dhe organizata analoge jashtë strukturave të veta. Së dyti, në mënyrë që strategjitë bashkëpunuese të mos mbeten vetëm në letër por të aplikohen konkretisht, përzgjedhja e bashkëpunëtorëve duhet të jetë strategjike dhe afatgjatë, duke patur në fokus një problematikë konkrete së cilës tentohet t’i jepet zgjidhje. Në këtë mënyrë, modeli I inovacionit të hapur, pavarësisht sfidave që e karakterizojnë, mund të bëhej e mundur që të implementohej, të paktën në një përqindje të konsiderueshme. Kjo do të forconte raportet ndër-organizative dhe do të rriste numrin e bashkëpunimeve cilësore, të cilat në vetvete, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përkthehen në rritje dhe zhvillim ekonomik.

Page 61: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 139

Bibliografia

AISBL Report (2012) Making industry- university partnerships work: lessons from successful collaborations; Science|Business Innovati on Board

Ayres, L. & Nalebuff, B. (2003). Why Not? How to Use Everyday Ingenuity to Solve Problems Big and Small. Harvard Business School Press

Chesbrough, H (2006) “Open Innovation: A New Paradigm for Understanding Industrial Innovation,” Oxford: Oxford University Press

Chesbrough, H. (2003)  Open Innovation: The New Imperative for Creating and Profiting from Technology. Boston: Harvard Business School Press.

Dutta, S (2012) The Global Innovation Index 2012: INSEAD and WIPOFingar et al. (2003) Extreme Competition: Innovation and the Great 21st Century

Business ReformationGodin, B (2002), The Rise of Innovation Surveys: Measuring a Fuzzy Concept, Project

on the History and Sociology of STI Statistics, University of Sussex, Brighton (UK).

Howells, J., James, A. and Malik, K. (2003) Sourcing external technological knowledge: a decision support framework for companies. International Journal of Technology Management

NESTA (2010) Open Innovation: From marginal to mainstreamOECD (2005), Oslo Manual, 3rd Edition Paris, France Rogers, E (2003) Diffusion of Innovations, Fifth Edition 2003, Free Press, New YorkRomer, P (1990) Endogenous technological Change; Journal of Political Economy,

University of Chicago Press, vol. 98 (5)Romer, P. (1990). Endogenous technical change. Journal of Political Economy 7 (4)

(November): 71–103.Senge, P. M. (1990).  The Fifth Discipline: The Art and Practice of the Learning

Orginization. New York: Currency Doubleday.Stone et al. (2008) “Measuring Innovation and Intangibles: A Business Perspective” pp. 23West, J. dhe Gallagher,S. (2006) “Patterns of Open Innovation in Open Source

Software,” 21st Century Working Group (2004), National Innovation InitiativeWolpert, J.D., (2002). Breaking out of the innovation box. In: Harvard Business

Review August, pp. 77–83.World Bank (2010), Albania The New Growth Agenda: A Country Economic

Memorandum, Report 53599-AL.Zyman, S (2004) Renovate before you innovate: why doing the new thing might not

be the right thing; University of Michigan.

Page 62: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012140

Zbatimet inovatore në sektorin bujqësisë: mundësi dhe pengesa në rastin shqiptar

Prof. Asoc. Dr. Magdalena BREGASI*

Abstrakt. Një nga rrugët kryesore të zbatimit me sukses të modelit të ekonomisë së tregut në kushtet aktuale të lidhura me krizën globale nga njëra anë dhe me kërkesat për një zhvillim të qëndrueshëm nga ana tjetër, është zbatimi i të rejave inovatore nga aktorët ekonomikë pavarësisht nga pozicioni gjeografik ose sektori i prodhimit dhe shërbimit. Inovacioni është sfida më komplekse e kushtëzuar nga sfidat energjitike dhe ambientale për të përmirësuar kapacitetin produktiv. Në këtë kontekst, artikulli trajton një vështrim të përmbledhur të literaturës lidhur me zbatimin e inovacionit në sektorin e bujqësisë. Më pas, ai fokusohet në evolucionin, mundësitë dhe pengesat e zbatimit të inovacionit në rastin shqiptar. Artikulli bazohet në hipotezën se nxitja e inovacionit në sektorin e bujqësisë modifikon sjelljen e aktorëve ekonomikë operues duke i orientuar ata në zgjedhje që ofrojnë nivelet më të mira të produktivitetit. Çështja e të qenurit inovator mbetet faktor specifik dhe domethënës për sektorin e bujqësisë shqiptare jo thjesht për të kompensuar problemet komplekse të trashëguara apo ato të gjeneruara në dy dekadat e fundit. Kombinimi i kërkimeve shkencore me praktikat më të mira duhet të udhëheqin eksperiencat dhe praktikat prodhuese të bujqësisë shqiptare me qëllim orientimin e sistemeve të prodhimit, marketingut dhe financimit për të rritur produktivitetin e prodhimit dhe përballimin e konkurrencës. Megjithëse inovacioni është i evidentuar dukshëm si rezultat i ristrukturimit dhe reformimit të sektorit, ai vazhdon të mbetet një proces që kërkon më shumë vëmendje institucionale, bashkëpunim shkencor dhe mbështetje financiare përballë sfidave të lidhura me sigurisë ushqimore, ndryshimet klimatike dhe mjedisore.

Abstract. One of the main ways of implementing successful market economy model in the current conditions related to the global crisis on the one hand and the requirements for sustainable development on the other hand, is the application of innovative new ones by economic actors regardless of geographic location or manufacturing and service sector. Innovation is the most complex challenges dictated by the energy and environmental challenges to improve productive capacity. In this context, the article deals with a brief overview of the literature related to the implementation of innovation in the agricultural sector. Later, it focuses on the evolution, opportunities and obstacles of implementing innovation in the Albanian case. The article is based on the hypothesis that

* Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit: [email protected]

Page 63: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 141

the stimulation of innovation in agriculture modifies the behavior of economic operating actors orienting them to choice that offer the best levels of productivity. The issue of being innovative and specific factor remains significant for Albanian agriculture sector not only to offset the inherent complex problems or those generated in the last two decades. Combining of scientific research with best practices should lead the Albanian agricultural productive experiences and practices in order to orientate the production, marketing and finance systems to increase manufacturing productivity and to face the competition. Although innovation is evidenced significantly as well as a result of the restructuring and reforms of the sector, it remains a process that requires more institutional attention, scientific cooperation and financial support in front of the challenges related to food security and climate and environmental changes.

Fjalët çelës: inovacioni, aktori inovator, kërkim - zhvillimi, sistemi i prodhimit, marketingut dhe financimit

Hyrje

Dy dekadat e fundit të angazhimit në reformat e tranzicionit dhe të thellimit të tyre në fokusin e politikave integruese në Bashkimin Europian janë shoqëruar dhe shoqërohen me ndryshime të

vazhdueshme të natyrës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë duke paraqitur një inovacion specifik në historinë e shoqërisë. Ky argument bazohet në eksperiencën e re të krijuar nga ekonomia e tranzicionit dhe zbatimi i modelit të ekonomisë së tregut. Inovacioni specifik varion nga një vend në tjetrin duke nxitur sjellje të reja të aktorëve ekonomikë në një mjedis ku konkurrenca tenton vetëm rritje. Në këtë kontekst, artikulli trajton një ballafaqim të vështrimeve teorike-empirike bashkëkohore të interpretimit të inovacionit konkretisht në sektorin e bujqësisë me zbatimet e hasura në realitetin shqiptar. Megjithëse ato vazhdojnë të jenë në të shumtat e rasteve simbolike përkundrejt brendësisë së termit “inovacion”, çështja e të qenurit inovator mbetet faktor i domosdoshëm dhe domethënës për sektorin, sidomos në kushtet e krizës globale.

Gjetjet e këtij artikulli evidentojnë se në harkun kohor të 20 viteve nga një shkatërrim pa krahasim i kushteve të prodhimit dhe financimit, u kalua në reformime të vazhdueshëm duke i paraprirë procesit të transformimit në thellësi dhe përshtatjes së aktorëve të prodhimit me kushtet e reja të tregut dhe rregullat e lojës së tij. Zbatimi i programeve të ndryshme stabilizuese dhe integruese imponuan dhe imponojnë modifikimet e nevojshme ekonomike dhe institucionale duke nxitur format e reja të koordinimit dhe inovacionit në të gjithë nënsektorët e prodhimit bujqësor dhe agro-ushqimor. Kjo sepse kompleksiteti i reformave të kryera dhe atyre në vijim kanë për qëllim një sektor bujqësor konkurrues për të qenë i aftë që të përballet me situatat

Page 64: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012142

brenda vendit, në rajon dhe më gjërë. Por dinamika e metodave të prodhimit, të marketingut dhe të financimit e influencuar nga përhapja e teknologjive dhe njohurive të reja, kërkon sot, më shumë se kurrë, që sektori i bujqësisë shqiptare të mbështetet më mirë nga inovacioni për të influencuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe respektues të burimeve të disponueshme dhe mjedisit. Komunitetet rurale, shoqatat e fermerëve dhe përpunuesve agro-ushqimorë kërkojnë sot fortësisht mbështetjen e institucioneve kërkimore dhe shkencore si dhe të specialistëve përkatës për të zbatuar praktikat më të mira inovuese.

Në literaturën vendase gjenden pak analiza ekonomike për efektet e procesit të inovacionit në sektorin e bujqësisë. Ky argument justifikon qëllimin e këtij artikulli, i cili bazohet në analizën deduktive dhe reflektuese duke u nisur nga hipoteza bazë se nxitja e inovacionit në sektorin e bujqësisë modifikon sjelljen e aktorëve ekonomikë operues duke i orientuar ata në zgjedhje që ofrojnë nivelet më të mira të produktivitetit. Për më tej, artikulli ndalet në efektet e nxitjes së aktorëve korespondues drejt praktikave më të mira bazuar në skemat e mbështetjes financiare.

Ballafaqimi i kuadrit teorik me atë analitik të bazuar në statistikat vendase dhe të huaja shërben për t’ju dhënë përgjigje disa pyetjeve. Së pari, cilat janë faktorët që kushtëzojnë logjikën inovatore të aktorëve të rinj në bujqësinë shqiptare që tentojnë në bërjen e propozimeve dhe zbatimeve inovatore? Së dyti, cilat janë mundësitë dhe vështirësitë aktuale në bujqësinë shqiptare dhe sektorin agroushqimor për një inovacion efikas? Së fundi, çfarë mësimesh vlejnë për rastin shqiptar nisur nga eksperienca europiane dhe globale?

Seksioni i parë evidenton veçoritë e inovacionit si koncept duke u pasuar nga një seksion i dytë, i cili paraqet një vështrim të përmbledhur të literaturës bashkëkohore lidhur me trajtimin e inovacioneve specifikisht në sektorin e bujqësisë. Në seksionin e tretë evidentohen gjetjet kryesore lidhur me problematikën. Së fundi, evidentohen mësimet e nxjerra nga eksperienca europiane dhe globale.

I - Inovacioni si koncept

Inovacioni përfaqëson një të re të përdorur nga një agjent ekonomik për një përdorim më efikas dhe më të kënaqshëm të burimeve. Ky përkufizim klasik evidenton prirjen kryesore të inovacionit: progresin. Parë më gjerë, inovacioni përfaqëson realizimin e një të reje në një system ekzistues duke synuar rritjen e kapaciteteve funksionuese dhe arritjeve më të mira. Inovacioni nuk mund të kuptohet në bërthamën e tij veçse si një e re që përfshin faza të njëpasnjëshme e të ndërlidhura: idea apo idetë, ndërtimin e skemës së funksionimit dhe propagandimin e rezultateve.

Page 65: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 143

Inovacioni është jo vetëm zinxhir i veprimeve nga konceptimi, përshtatja dhe përhapja e së resë, por argument kryesor ku e sotmja e çdo sektorit duhet të marrë jetë. Reflektimi ynë përqendrohet në studimin dhe analizën e nevojave për të inovuar duke evidentuar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që lidhen me procesin, faktorëve të provokuar apo spontanë, në të shumtat e rasteve të kushtëzuara nga specifikat e sektorit të bujqësisë. Në hapësirë dhe kohë, procesi i inovacionit nuk mund të analizohet me të njëjtat mjete konceptuale, sepse ai është në evolucion të vazhdueshëm.

II - Inovacioni në sektorin e bujqësisë në fokusin e literaturës bashkëkohore

Analiza e inovacionit në sektorin e bujqësisë gjen një vend të gjerë në literaturën bashkëkohore. Trajtimi i inovacionit gjendet i frymëzuar nga punimet e Schumpeter (1935). Ky i fundit përcaktoi pesë akse kryesore të inovacionit ku përfshihen: së pari, prodhimi i një produkti të ri, ende jo familjar me rrethin e konsumatorëve ose një cilësi e re e një të mire, së dyti, përdorimi i një metode të re prodhimi praktikisht të panjohur më parë në degën përkatëse mbështetur në një zbulim të ri shkencor, së treti, hapja e një tregu të ri; së katërti, fitimi i një burimi të ri të lëndëve të para dhe së fundi, realizimi i një organizimi të ri në formën e një situate monopol. Inovacioni mbështetet në njohuritë dhe zbatimin e tyre në praktikë. Procesi i transmetimit të njohurive dhe përdorimi i tyre është proces evolucioni dhe ndryshon nga një brez në tjetrin. Nga njohuri elitare për brezat e mëparshëm, ato sot i përkasin gjithë shoqërisë, nga njohuri të shkruara dhe ruajtura më parë vetëm në letër, ato sot gjenden në web dhe në depozitime numerike (digital), nëse më parë kërkimi konsiderohej çelësi për të krijuar njohurinë, sot të kërkuarit dhe këshillimi krijojnë njohuri dhe për më tej, modeli linear “Kërkimi→Njohuria→Përshtatja→Përdorimi i teknologjisë” është zëvendësuar nga modeli ndërveprues: inovacionet rriten nga procesi i të mësuarit bazë që kombinon njohjen dhe njohurinë e brezave (Banka Botërore, 2006).

Në literaturë një fokus të veçantë zë komponenti “Kërkim- Zhvillim” (K.ZH.) dhe efektet e tij në produktivitetin e sektorit. Sipas Alston, J. (2010), janë ekonomistët agrarë që kanë kontribuar me studimet e tyre duke u bazuar në interpretimin e modeleve të tregut dhe të raporteve kërkesë-ofertë. Një nga gjetjet e tij konsiston në argumentimin empirik të faktit se kthimi i investimeve në formën e kërkim-zhvillimit bujqësor ka efekte pozitive. Por efektet e inovacionit në sektorin e bujqësisë janë kushtëzuar nga veçoritë teknologjike dhe mungesa në përgjithësi e akseseve të komuniteteve rurale në nivelet më të mira teknologjike, nivelit të input-eve, akseseve në tregje dhe infrastrukturës së mbështetjes me financim. Inovacioni

Page 66: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012144

në bujqësi merr formë sistemi apo të një rrjeti ku përfshihen aktorët e lidhur direkt dhe indirekt me bujqësinë, format e organizimit të tyre dhe lidhjet me teknologjinë dhe të rejat shkencore. Sistemi i inovacionit në bujqësi nuk i përket thjesht shtresës së kërkuesve shkencorë. Ai lidhet direkt me problemet që aktorët e terrenit janë konfrontuar dhe konfrontohen, probleme të cilat janë shumëfishe nga vetë natyra e sektorit, lidhen me tokën, bimën apo gjënë e gjallë, lidhen me faktorët biologjikë, fizikë, kimikë, ambientalë dhe klimatikë. Inovacioni ka një logjikë optimizimi dhe rregullimi sipas referencave moderniste (Wampfler, B. 1997). Ai shpreh gjithashtu një institucion ku gërshetohet kultura e trashëguar, shkalla e përfaqësimit të së resë, zbatimi i kësaj të fundit duke u kombinuar me teknologjinë me efektet që aktorët inovatorë sjellin nga vetë reformimi i marrëdhënieve të tyre kooperuese dhe financiare. Ndërveprimi mes aktorëve rurale me kërkimin shkencor luan rolin kryesor që inovacioni të jetë i suksesshëm (Banka Botërore, 2007).

Skema 1 Elementet e sistemit të inovacionit bujqësorProceset dinamike që bashkëveprojmë në kontekste të caktuara institucionale dhe të politikave

Burimi : Përshtatur nga Arnold dhe Bell (2001:279), Banka Botërore (2007a, f.105)

Aksetekërkesës KonsumatorëteushqimitdheprodukteveushqimorenëzonatruraledheurbaneKonsumatorëteproduktevetëpapërpunuaraindustrialeTregjetndërkombëtaretëmallravePolitikëbërësitdheagjensitë

Ndërmarrja -Përdoruesitenjohurivetëkodifikuara;-Prodhuesiteheshturtënjohurive:•Fermerët•Tregtarëtemallrave•Agjentëtefurnizimittëinput-ve•Kompanitëdheindustritëlidhurmebujqësinë,veçanërishtagropërpunuese•Transportuesit

Ndërmjetësit -OJQ-të-Shërbimetekëshillimit-Konsultuesit-Kompanitëprivatedhesipërmarrësitetjerë-Farmerëtdheshoqatattregtare-Donatorët

Kërkimi Njohuritëkryesoretëprodhimittëkodifikuar:-Qëndratkombëtaredhendërkombëtaretëkërkimitbujqësor-Universitetetdheshkollatteknike -FondacionetprivatetëkërkimitNdonjëherëprodhimii

njohurivetëkodifikuaranga::

-Kompanitëprivate

Strukturat mbështetëse: • Bankat dhe sistemi financiar • Transporti dhe infrastruktura e marketingut • Rrjetet profesionale duke përfshirë shoqatat e fermerëve dhe të tregtarëve

Si ii

Page 67: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 145

Në literaturë evidentohen gjithashtu studime të shumta, të cilat fokusohen dhe evidentojnë faktorët mbështetës të procesit të inovacionit në bujqësi. Ndër to përmendim madhësinë e fermës. Sa më e madhe kjo e fundit, aq më mundësi krijohen për të realizuar ekonomi shkalle, sepse kthimi i investimeve të bazuara në teknologji të reja është më i lartë, procesi i drejtimit ka nivele më të larta, ashtu si dhe rreziqet e marra përsipër, gjë që është e pamundur në një fermë të vogël sa për të mbijetuar. Këtu mbështetet edhe ideja se kooperimi mes fermerëve të vegjël del i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të garantuar rritje të produktivitetit në sajë të një sistemi ku mund të zbatohet inovacioni. Tregues të tjerë lidhen me pozicionin në treg, nivelin e burimeve financiare të disponueshme, aspekte sociale si mosha, gjinia, niveli i shkollimit, aksesi në informacion, etj. Niveli inovacionit në sektorin e bujqësisë karakterizohet nga shumëllojshmëria e madhe e nënndarjeve të sektorit. Nga një tip i prodhimit apo përpunimit në një tjetër specifikat dhe metodat teknologjike ndryshojnë duke krijuar ku më shumë hapësira për praktika më të mira inovatore dhe ku më pak. Së fundi, personaliteti dhe sjellja e aktorëve veprues në sektorin e bujqësisë mbetet vendimtare për të zbatuar të rejat dhe për t’i vlerësuar ato si bazë të progresit.

1. Kërkimi është një komponent i rëndësishëm, por jo gjithmonë komponenti qëndror i inovacionit.

2. Në sektorin bujqësor bashkëkohor, konkurrenca varet nga bashkëpunimi për inovacion.

3. Qëndrueshmëria sociale dhe mjedisore integrohen në suksesin ekonomik dhe duhet të reflektohen në ndërhyrjet.

4. Tregu nuk është i mjaftueshëm për të promovuar ndërveprimin në të cilin sektori publik duhet të luajë një rol qendror.

5. Ndërhyrjet janë kryesoret për ndërtimin e kapacitetin dhe për nxitjen e të mësuarin që mundëson që një sektor t’i përgjigjet vazhdimisht sfidave të konkurrencës.

6. Organizimi i aktorëve rurale është koncepti qendror i zhvillimit. Ai është temë e përbashkët në zhvillimin e sistemit të inovacionit dhe në përpjekjet e shumta për zhvillim.

7. Aktorët që janë kritikë për koordinimin e sistemeve të inovacionit në nivel sektori, neglizhohen ose zhduken.

8. Një grup i gjerë i qëndrimeve dhe praktikave duhet të kultivohet për të nxitur kulturën e inovacionit.

9. Mjedisi i përshtatshëm është një komponent kyç i kapacitetit të inovacionit.

World Bank. 2007a. Enhancing agricultural innovation: How to go beyond the strengthening of research systems. World Bank: Washington D.C.

Nëntë gjetjet kryesore të lidhura me natyrën dhe kapacitetet e inovacionit

Page 68: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012146

Evolucioni i sektorit të bujqësisë në kontekstin institucional dhe legal nxit dhe mbështet zhvillimin jo vetëm sasior, por edhe cilësor, marrjen në konsideratë të burimeve alternative, të faktorëve mjedisorë dhe të faktorëve organizativ dhe drejtues. Projektet në terren dhe mbështetjet e komuniteteve lokale rurale janë gjithashtu instrumente për të evidentuar dhe përhapur inovacionet. Wampfler B. (1997) evidenton tre grupe kryesore të inovacionit. Në grupin e parë përfshihen inovacionet e përshtatjeve teknologjike në seksionin e bujqësisë. Por sipas autores specifikat inovuese të grupit vijnë më shumë si rezultat i strategjive mikroekonomike si diversifikimi i i prodhimit, pakësimi i shpenzimeve operacionale, rigrupimi i punishteve të prodhimit se sa një inovacion i mírëfilltë. Një grup i dytë lidhet me tematikën e cilësisë, specifike në sektorin agropërpunues si të mishit, qumështit, etj. Inovacioni lidhur me sigurinë ushqimore shfaqet i lidhur me faktorët motivues financiarë të krijimit të vlerës së shtuar dhe rritjes së fitimit. Një grup i tretë, sipas autores lidhet me efektet e Politikës së Përbashkët Bujqësore të zbatuar nga Bashkimi Europian, i cili ka nxitur krijimin e rrjeteve të projekteve individuale, shoqatat e prodhuesve, ka nxitur evolucionin e strategjive të organizatave profesionale bujqësore dhe veprimtaritë e tyre.

Praktikat inovuese, të cilat në sektorin e bujqësisë janë identifikuar si revolucion i gjelbër, i kanë hapur rrugën zhvillimit dhe kanë transformuar aktorët kryesorë, vetë fermerët si dhe shoqëritë rurale. Në këtë të fundit, rastet më të shpeshta të inovacionit marrin formën e efekteve nga “learning by doing” pa përjashtuar edhe efektet nga “learning by using” (Chauveau, J.P. 1999).

Së fundi, duhet theksuar se teoritë ekonomike bashkëkohore të inovacionit na ofrojnë jo thjesht analizën e trajektores së inovacionit në sektorin e bujqësisë, por na ofrojnë edhe instrumentet analitike për të vlerësuar rolin e tij të padiskutueshëm në transformimin e sektorit bujqësor drejt progresit.

III - Gjetjet inovative në sektorin e bujqësisë shqiptare

Në dy dekadat e fundit bujqësia shqiptare është karakterizuar si një e tërë në një proces specifik inovativ me bazë ristrukturimin e saj total dhe reformimin e vazhdueshëm të shoqëruar me transformimin dhe ndërgjegjësimin në rritje të aktorëve të lidhur direkt dhe indirekt me të. Ndryshimet evidentohen statistikisht në ndryshimin e strukturave të prodhimit, në madhësinë e fermës dhe tendencat e saj për t’u konfirmuar nga një fermë e mbijetesës në një fermë tregtare, rritjen e pjesëmarrjes dhe kontributit në tregjet vendase dhe rajonale e më gjerë të produkteve bujqësore, blegtorale apo të përpunuara.

Page 69: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 147

Ndryshimet e sistemeve të prodhimit, tregtimit dhe financimit janë akset kryesore të inovacionit nga aktorët ekonomikë shqiptarë që veprojnë në sektorin e bujqësisë në zinxhirin e shtrirë nga fermat në njësitë agropërpunuese e më gjerë. Tregu i lirë përbën motorin e mbështetjes së procesit.

Tashmë aktorët kryesorë ekonomikë të përfshirë në sektorin bujqësor të vendit tonë inovojnë për të zgjeruar gamën e prodhimeve, për të gjetur tregje të reja dhe për të përmirësuar pozicionet në treg. Ato inovojnë gjithashtu për të rritur cilësinë, për nivel më të mirë të sigurisë ushqimore duke respektuar standarde ndërkombëtare në fushën e sigurisë ushqimore.

Risi të reja duke kapërcyer me vështirësi mentalitete të trashëguara nga modeli i mëparshëm i organizimit, po thyen duke i lënë vendin krijimin e shoqërive, ku sipas të dhënave statistikore ato i përkasin edhe shoqërive prodhuese apo tregtare apo mikrofinancës. Kjo e fundit ashtu si dhe skemat e mbështetjes financiare kanë krijuar inovacione specifike në fushën e burimeve alternative të financimeve bujqësore duke sensibilizuar aktorët rurale. Një inovacion në fushën e financave rurale përbën ngritja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në veprimtarinë e saj të re risi përbën aktiviteti i fundit i bazuar në thirrjen e parë për dorëzimin e aplikimeve të skemës së grantit “IPARD-like” për zhvillimin e sektorit agroushqimor duke synuar rritjen e konkurshmërisë së sektorit me anë mbështetjes së investimeve (thirrja brenda 18 shkurtit të vitit 2013).

Inovacionet i gjejmë të lidhura me promovimet e prodhimeve bio, me produktet e territorit, me stimulimin e artizanatit, me turizmin rural, por edhe me përhapjen e teknologjive të informacionit, duke përfshirë komunikimet elektronike.

Po cilët faktorët kushtëzojnë logjikën inovatore të aktorëve të rinj në bujqësinë shqiptare që tentojnë në bërjen e propozimeve dhe zbatimeve inovatore ? Ndër to mund të nënvizojmë mbështetjen e sektorit të bujqësisë me anën e reformave të tregut, mbështetjen e inovacioneve nga projekte të organizmave ndërkombëtarë si FAO, PNUD, BB, projektet e USAID, kooperimet bilaterale, etj. Një faktor tjetër është i lidhur me emigracionin. Shumë të rikthyer nga emigracioni sollën jo vetëm kapitale financiare, por u kthyen me shprehi të reja te fituara jashtë vendit dhe investuan në ngritje të serave moderne, fidanishteve të reja, në eksperimentimin e prodhimeve të reja që nuk ishin kultivuar më parë, etj.

Me gjithë arritjet, ndryshimet dhe inovacionet evidente, sektori i bujqësisë shqiptare duhet të kapërcejë shumë pengesa dhe probleme.

Së pari, ato lidhen me nevojën e vënies më në dispozicion të burimeve financiare pranë qendrave të transferimit të njohurive (ekzistojnë 4 të tilla në të gjithë vendin).

Së dyti, lidhjet kooperuese mes aktorëve prodhues dhe universiteteve si

Page 70: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012148

qendra kërkimore mbeten të zbehta, kjo jo thjesht për mungesë të kapaciteteve intelektuale, por mungesës së kontraktimeve projektuese dhe çertifikuese. Nëse jashtë vendit, universitetet janë qendra të eksperimentimit në fazën projektuese, në vendin tonë nuk bëhet fjalë për praktika të tilla.

Së treti, ndërkohë që anketat për inovacionin janë periodike në Bashkimin Europian (B.E), në statistikat shqiptare nuk jepet deri më sot ose është e pamundur të gjendet informacion lidhur me nivelin e inovacionit në sektorin agroindustrial në tërësinë e tij në rang vendi, aq më tepër për të analizuar se ku inovohet më tepër në produkt apo proces, të evidentohet sipas degëve të prodhimit apo se ç’pjesë zënë njësitë ekonomike që prodhojnë një produkt në një mënyrë të re teknologjike. Po kështu për sektorin e bujqësisë mungojnë teste të përdorimeve inovative, gjë që kërkon thellimin e metodologjive dhe përhapjen e tyre më të shpejtë me anë të qendrave këshillimore. Vlerësimi i të dhënave të mbledhura duhet të jetë objekt i diagnostikave pa të cilat nuk mund të përcaktohen strategjitë në të gjitha drejtimet e kërkuara.

Së fundi, procesi i inovacionit në sektorin e bujqësisë do të duhet të mbështetet me paketa të stimujve fiskalë.

IV – Mësime nga eksperienca globale dhe europiane

Eksperiencat globale dhe specifikisht ato europiane na ofrojnë mësime konkrete për t’i njohur dhe vlerësuar për sa i përket zbatimeve të inovacionit në sektorin e bujqësisë dhe politikave të ndjekura.

Një nga raportet që pasqyron evolucionin e inovacionit në rrafshin global duke synuar evidentimin e rritjes botërore është ai i njohur si treguesi botëror i inovacionit (GII)1. Nisur nga treguesit e analizuar për vitin 2012, ai evidenton se aktualisht kultura është çelsi kryesor duke nënkuptuar një kombinim të proceseve, mjeteve, njohurive, aftësive dhe formave të organizimit. Kultura e sipërmarrjes, e cila përfshin së bashku elementët e cituar, bëhet mbështetësja e inovacionit të saj, kudo ku sipërmarrja ushtrohet, pavarësisht nga sektori apo hapësira gjeografike. Kjo kulturë ushqen bashkëveprimin mes asaj që 1 Sipas vlerësimeve globale bazuar në treguesit GII dhe PIB për frymë, evidentohet vendet më

inovatore i përkasin vendeve me të ardhura të larta për frymë : Zvicra, vendet nordike, Singa-pori, Mbretëria e Bashkuar, Vendet e Ulta, Hong Kong (Kinë), Irlanda, SH.B.A., Luksem-burg, Kanada, Zelanda e re, Gjermania, Malta, Izraeli, Estonia, Belgjika, Republika e Koresë, Franca, Japonia, Sllovenia, Republika Çeke dhe Hungaria. Ato konsiderohen vende që kanë krijuar eko-sisteme të inovacionit në të cilat investimi në kapital njerëzor ka sjellë një infras-trukturë pjellore dhe të qëndrueshme që favorizon njohuritë, teknologjinë dhe krijimtarinë.

Page 71: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 149

praktikohet dhe kërkohet të arrihet si objektiv. Në fakt, në rrafshin global, vendet e BE-së paraqesin një dinamikë zhvillimi

të vazhdueshme dhe shumëdimensionale. Politika e inovacionit mbështetet mbështetet në mjete financiare gjithnjë në nivele më të larta: vetëm për vitin 2013 buxheti i kërkimit dhe inovacionit në sektorin e bujqësisë është i dyfishuar. Ajo është politikë strategjike e paraprirë nga projeksionet në të ardhmen. Në kuadrin e perspektivës financiare 2014-2020 sektori bujqësor konsiderohet prioritar duke projektuar 4,5 miliard euro me vëmendje në drejtimet siguri ushqimore, bujqësi e qëndrueshme dhe bio-ekonomi).

Por progrozat e B.E. shkojnë më larg. “Do të duhet të dyfishohet prodhimi bujqësor botëror deri më 2050 për të përballuar rritjen demografike dhe konsumin e mishit shkaktuar nga përmirësimi i nivelit të jetesës, të gjitha duke mbajtur parasysh pasojat e ndryshimeve klimatike (humbjen e biodiversitetit, shkatërrimin e tokave bujqìsore dhe cilësinë e ujit” (http://europa.eu/pol/agr/index_fr.htm). Në këtë kuadër, Politika e Përbashkët Bujqësore ridimensionohet për “Horizontin 2020” në drejtimet vijuese: garantimin e sigurisë ushqimore, rritjen e konkurrshmërisë të bujqësisë europiane përballë konkurrencës së vendeve emergjente, shpërndarjen më të barabartë të ndihmave për fermerët, mbrojtjen më të mirë të tyre nga kriza ekonomike sidomos nga luhatshmëria e çmimeve, krizat sanitare dhe klimatike, forcimin e pushtetit të negocimit, drejtimin e mirë të territorit, etj.

Lufta kundër ndryshimit klimatik përmes zvogëlimit të emisioneve në bujqësi, përshtatja me efektet e ndryshimit klimatik dhe kontributi i bujqësisë në tranzicionin energjitik (kimia e gjelbërt) shihen si akse të zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme në të ardhmen.

Sa më sipër, azhornimi institucional dhe reformues i të gjithë aktorëve inovues të vendit tonë duhet të jenë i sinkronizimit me politikat strategjike të organizmave ndërkombëtare dhe të B.E. Eksperiencat e këtij të fundit dhe strategjitë që B.E. vë në shënjestër për të ardhmen duhet të jenë objektiva për nxitjen e praktikave inovuese edhe në vendin tonë.

Konkluzione

Inovacioni duhet konsideruar si një ndër akset kryesore për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vendin tonë si një ndër sektorìt me rëndësi për të sotmen dhe të ardhmen. Kombinimi i kërkimeve shkencore me praktikat më të mira duhet të udhëheqin eksperiencat dhe praktikat prodhuese për të orientuar sistemet e prodhimit drejt efikasitetit dhe përballimit të konkurencës. Ndjekja

Page 72: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012150

e praktikave inovative kërkon domozdoshmërisht krijimin e metodologjive të vlerësimit të tyre sipas treguesve që kombinojnë respektimin e shumë parametrave që kushtëzojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Përhapja e njohurive në terren në vendin tonë kërkon mbështetjen më të mirë financiare për qendrat kërkimore-shkencore dhe nxitjen e tyre për inovacione të mëtejshme sipas mësimeve të nxjerra nga eksperienca globale dhe veçanërisht nga politikat inovatore të B.E. në sektorin e bujqësisë.

Bibliografia

Alston, J. (2010), The Benefits from Agricultural Research and Development, Innovation, and Productivity Growth, OECD Food, Agriculture and Fisheries Papers, No. 31, OECD Publishing. http://dx.doi.org/10.1787/5km91nfsnkwg-en

Banka Botërore (2007): Enhancing agricultural innovation: How to go beyond the strengthening of research systems. World Bank: Washington D.C.

Banka Botërore (2007): World Development Report 2008: Focus A-Declining Rural Poverty has been a key factor in aggregate poverty reduction. World Bank: Washington D.C.

Chauveau J.-P., Cormier-Salem M.-Ch., Mollard E. (1990)  : L’innovation en agriculture : Questions de méthodes et terrains d’observations, IRD, éditions Paris.

Diederen P., Meijl H.V. dhe Wolters (2003): Innovation Adoption in Agriculture: Innovators, Early Adopters and Laggards, Cahiers d’économie et sociologie rurales, n° 67, Paris, f.40 -42.

INRA, CIRAD, ORSIOM, (1993): Innovation et sociétés : Quelles agricultures ? Quelles innovations ? Actès du XIVème séminaires d’économie rurale, Montpellier, France.

OMPI, INSEAD (2012) : L’indice mondial 2012 de l’innovation, Alcatel-Lucent, Booz & Company, la Confédération des industries indiennes (CII).

Schumpeter J.A. (1935) : Théorie de l ’évolution économique, Dalloz, Paris.Wampfler B. (1997) : Crise et innovation dans les systèmes productifs agricoles des zones

défavorables, L’Harmattan, f. 340 – 375.

Page 73: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 151

Motivimi i kapitalit human, nxitës inovacioni

Dokt. Teuta XHINDI*

Dokt. Arbi AGALLIU**

Abstrakt. Sot ekonomia botërore, si rezultat jo vetëm i krizës ekonomike, por edhe i problemeve social – politike që po kalojnë shumë vende, përballet me mjaft sfida. Megjithatë shtete të ndryshme vazhdojnë projektet e tyre për të pasur zhvillim ekonomik dhe teknologjik, çka do të thotë rritje e mirëqenies. Edhe Shqipëria bën përpjekjet e saj për të pasur zhvillim dhe rritje. Por që të kesh zhvillimin e duhur ekonomik duhet të motivosh kapitalin human, i cili sipas shumë teorive moderne ekonomike, ka një rëndësi të veçantë. Pra është kapitali human që implementon projektet dhe politikat zhvilluese. Nëse nuk kemi një kapital human profesional dhe të motivuar për të kryer detyrën e tij atëherë nuk do të kemi zhvillimin e duhur. Për më tepër motivimi i kapitalit human nxit inovacionin, pra e bën atë më kreativ dhe më kërkues në realizimin e detyrave dhe objektivave.

Kështu që, në këtë punim do të flasim për motivimin e kapitalit human. Jemi fokusuar te kapitali human në sistemin bankar duke qenë se ndërmjetësi financiar më i zhvilluar sot në Shqipëri është sistemi bankar. Pra janë pikërisht bankat ato që injektojnë likuiditet në ekonomi duke i dhënë asaj frymëmarrje. Për të parë se sa të motivuar janë punonjësit e sistemit bankar shqiptar kemi kryer një anketim me këta punonjës. Më pas, me anë të analizës regresive me SPSS, kemi analizuar dhe konkluduar për lidhjen mes variablave të shqyrtuar.

Abstract. Today the world economy as a result not only of the economic crisis, but also social and political problems that are going through many countries, faces many challenges. However, different countries continue to have their projects economic and technological development, which means increase in welfare. Albania is making its efforts to have development and growth. But having the right economic development should motivate human capital, which according many modern economic theories, has a special significance. So is the human capital to implement development projects and policies. If you do not have a professional and motivated human capital to carry out his duty then we will not have proper development. * Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit:

[email protected] ** Universiteti Europian i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit:

[email protected]

Page 74: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012152

Further motivation of human capital stimulates innovation, that makes it more creative and more demanding in the realization of the tasks and objectives.

So, in this paper we will talk about the motivation of human capital.We focused on human capital in the banking system as the most developed financial broker today in the Albania is banking system. So are precisely those banks to inject liquidity into the economy, giving her breathing.

To see how motivated are employees in banking system, we have conducted a survey with these employees. Later, through regression analysis with SPSS, we have analyzed and have concluded for the relationship between the variables examined.

Fjalët kyç: Kapitali human, motivim, inovacion, kënaqësi

Hyrje

Shqipëria, një vend me burime natyrore të shumta për sipërfaqen që ka, me një pozicion gjeografik të admirueshëm, por edhe me një histori të pasur shumëshekullore, me një numër të vogël popullsie, duhet të ishte

një vend model në shumë aspekte që duhet të kishte një ekonomi të zhvilluar në të gjithë sferat e saj, si dhe të ishte një destinacion turizmi veror e dimëror. Ne duhet të kishim institucione shtetërore dhe private të konsoliduara. Por le të fokusohemi tek ekonomia e Shqipërisë.

Rritja e ekonomisë ndikohet nga shumë faktorë, si, për shembull, nga punëzënia, prodhimtaria, efiçensa ose produktiviteti, inovacionet efektive etj. Për të kryer me sukses të gjitha këto cikle e procese duhen individë të specializuar dhe ekspertë të mirëfilltë. Duhet përkushtim për atë që bëhet. Edhe në punën më të vogël dhe në dukje të parëndësishme duhet përkushtim dhe profesionalizëm që të arrihen rezultatet e dëshiruara. Sidomos nëse kërkojmë të jemi ndryshe dhe inovativë në periudhë afatmesme e afatgjatë. E nëse ajo që bëjmë është e suksesshme dhe rezultative, pa diskutim që në ekonominë ose në mirëqenien e një vendi do të ketë ndikim, qoftë drejtpërdrejt ose dhe tërthorazi. Për realizimin e sa më sipër parashtruam duhen njerëz të aftë e sidomos të motivuar, gjë e cila realizohet mbi bazën e një përzgjedhje objektive dhe jashtë interesave personale.

Sot në Shqipëri ka shumë të rinj të shkolluar si brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë aftësi prodhuese, menaxhuese e kreative të admirueshme. Ka mjaft të rinj që kanë investuar në atë që ekonomistët e quajnë “kapitali human” dhe që është faktori më i rëndësishëm për zhvillim dhe inovacion. Kurrsesi faktorët e tjerë të prodhimit nuk do të ishin të vlefshëm pa kapitalin human dhe motivimin e tij. Punësimi i këtij kontingjenti do të ndikonte drejtpërdrejt për

Page 75: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 153

të rritur efiçencën dhe performancën e përgjithshme të institucionit ku ai do të punonte. E kjo do ta bënte ekonominë më solide, më të prirur për zhvillim dhe efektet pozitive nuk do të mungonin. Por shohim se shumë prej tyre janë të papunë, pasi mungesa e profesionalizmit të punëdhënësit nuk do të pranonte kurrë një person më të aftë sesa ai vetë, kështu që nuk do të pranonte një njeri që nuk di të bëjë kompromise në dëm të punës dhe kompromise në favor të interesave të ngushta personale. Ka raste në një organizatë kur motivimi i kapitalit human bëhet i vështirë për shkak të shpërfilljes apo mungesës së vëmendjes të eprorëve ndaj punonjësve të tyre. Kjo është një nga arsyet që cenon inovacionin sepse drejtpërdrejt ose tërthorazi motivimi i stafit ka ndikim në inovacionet ekonomike. pse ne jemi në këtë situatë. Në këto kushte motivimi i kapitalit human bëhet edhe më i vështirë. Të gjitha ato cikle dhe procese që çojnë në një inovacion mund të cenohen nëse personat që i kryejnë ato janë të paaftë ose të pamotivuar. Duhet domosdo që të vendosen standarde përzgjedhëse për këdo dhe kudo.

Vështrim teorik mbi kapitalin human dhe motivimin e tij.

Sot literatura njeh disa përkufizime për sa i përket kapitalit human1, por që në thelb kanë pothuajse të njëjtën qasje. Shpesh studiues të ndryshëm e shohin kapitalin human si një aset të njësisë (organizatës), aset i cili përmban aftësi, përvojën dhe kapacitetin e nevojshëm për të kryer një detyrë të ngarkuar ose të sipërmarrës.

Një përkufizim interesant i kapitalit human që shkon paralelisht edhe me zhvillimet e fundit sociale – ekonomike është: Kapitali human është stoku (sasia) i kompetencave, dijes, atributit personal e social, përfshi kreativitetin, të mëshiruar të gjithë këta në aftësinë për të kryer punë dhe për të prodhuar vlera ekonomike (Simkovic 2012, f. 25). Një përkufizim tjetër interesant që i bëhet kapitalit human është: Me kapital human do të kuptojmë punonjësit e një organizate të cilët kanë përvoja gjykimi, inteligjence, aftësi për të ndërtuar marrëdhënie si dhe për të depërtuar në çështjet që trajtojnë (Noe ; Hollenbeck ; Gerhart ; Wright 2011, fq 3).

Edwin A. Locke në librin e tij Principles of Organizational Behavior pohon se: Kapitali human është një nga asetet më të mëdha që disponon një organizatë e cila investon në mënyrë të pakursyer për këtë kapital (Locke 2003, f. 46). Shikojmë në këtë përkufizim se kapitalit human i jepet shumë rëndësi duke pohuar se organizata investon pa kursyer. Bankat në Shqipëri janë të kursyera për sa i

1 Shpeshherë autorë të ndryshëm përdorin burimet njerëzore ose kapitalin njerëzor në vend të kapitalit human.

Page 76: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012154

përket investimit në kapitalin human. Kjo evidentohet edhe në anketimin e kryer me stafin e bankave shqiptare.

Organizatat në botë shpenzojnë me miliarda dollarë (Bassi dhe Van Buren, 1998) për të trajnuar punonjësit e tyre. Shumë teori theksojnë shumë fort faktin se motivimi dhe investimi në kapitalin human, nëpërmjet edukimit (trajnimit), rrit produktivitetin, por dhe zhvillon ekonominë (Michael Simkovic, 2012).Ekzistojnë teoricienë dhe ekonomistë që kapitalin human e shikojnë nën “ombrellën” e kapitalit intelektual. Dean R. Spitzer në librin e tij Performance Measurement shkruan:

“Një nga format më me vlerë të aseteve të paprekshme është kapitali intelektual që është i ndarë në tri kategori: kapitali organizativ (patentat, të drejtat e autorit, marka, infrastruktura, kultura), kapitali në lidhje me marrëdhënien midis palëve (marrëdhënia me klientët, oferta, partnerët, konkurrentët, qeveria, komuniteti) dhe kapitali human (aftësitë, njohuritë dhe qëndrimet e punonjësve, talentet)”( Spitzer 2007, fq 220). Një këndvështrim pothuajse të njëjtë me Dean R. Spitzer-in kanë edhe Edvinsson e Malone (1997) si dhe Sveiby (1997). Këta autorë e shikojnë kapitalin human si pjesë përbërëse të kapitalit intelektual. Nga përkufizimi shihet qartë se motivimi qenka pjesë e rëndësishme për një marrëdhënie të suksesshme kapital human – organizatë. Për këtë arsye motivimi i kapitalit human në sektorin bankar në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e këtij punimi.

Nga ana tjetër shumë teori vërtetojnë se është i domosdoshëm motivimi i kapitalit human për të nxitur më tej zhvillimin e performancës dhe inovacionin. Ndër shumë teori dhe autorë mund të përmendim Kurt Lewin me Teoria e psikologjisë sociale dhe personalitetit (1930), David McClelland me Teoria e motivimit të arritur (1950) ose dhe Frederick Herzberg, një tjetër studiues që i jep një rëndësi të veçantë kapitalit human me teorinë e tij Motivation – hygiene theory (1950).

Kapitali human dhe roli i tij gjatë krizës ekonomike në sistemin bankar

Historia ka treguar se krizat mund të çojnë në falimentimin jo vetëm të një sistemi bankar (financiar), por edhe të shteteve. Këtu mund të përmendim faktin se prej vitit 1750 e më pas kanë falimentuar rreth 60 shtete (Dervishi D 2011, f. 6), ndër të cilat mund të përmendim rastin e Austrisë (1811), të Danimarkës (1813), të Rusisë (19182 dhe 1998) si edhe të shtete të tjera. Kjo do të thotë se menaxhimi i krizave është më se i rëndësishëm. Nëse krizat do të menaxhohen mirë kjo do të thotë se efektet negative në sistemin bankar 2 Falimentimi erdhi si pasojë e mospranimit për të paguar borxhin e Rusisë së periudhës së

Carit.

Page 77: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 155

do të jenë minimale, por nëse kemi një keqmenaxhim atëherë ndikimi i saj në sistemin bankar, por edhe në ekonomi do të jetë tepër negativ. Kjo i jep një rëndësi të veçantë menaxhimit të krizës, por edhe menaxhimit të sistemit bankar për të parandaluar krizat financiare që derivojnë prej tij. Për të pasur një menaxhim të mirë duhet edhe një kapital human në nivele të larta. Pra duhet një staf i përgatitur, i shkolluar dhe i mirë trajnuar, me etikë profesionale dhe me parimin bazë për mbrojtjen e klientit bankar. Duhet që stafi ta këtë parim pune plotësimin në mënyrë rigoroze të politikave dhe procedurave të brendshme të bankës si dhe të mbikëqyrësve të këtij sistemi. Duhet të plotësojë në mënyrën më të mirë të mundshme rekomandimet që japin sistemet e kontrollit si auditi i brendshëm ose dhe ai i jashtëm. Koha ka treguar se nëse një institucion ka një staf profesional, ka edhe një performancë më të mirë. Gjithashtu nëse stafi bankar është i motivuar atëherë ai priret të kryejë sa më mirë detyrat e tij, por dhe të zhvillojë njësinë ku ai punon, pra të jetë kreativ dhe të ketë qasje inovacioni. Prandaj motivimi i kapitalit human është i rëndësishëm.

Kapitali human ishte ai që solli krizën e fundit, pasojat e së cilës ende janë të pranishme në ekonomi. Njerëz të caktuar, përgjithësisht drejtuesit e bankave si dhe të institucioneve të tjera financiare ishin të prirur për të rritur fitimet e tyre personale duke shkelur rregulloret dhe duke abuzuar me funksionet e tyre financiare. Fitimet e këtyre drejtuesve në SHBA, por edhe në shtete të tjera të zhvilluara kapnin shifra mbi 500.000$ në vit. (Michael Moore, 2009)3. Papërgjegjshmëria e tyre krijoi një kolaps të vërtetë në sistemin bankar botëror. Por ndryshe nga bankat e vendeve të zhvilluara, kapitali human i sistemit bankar shqiptar ka një tjetër problematikë. Në stafet bankare në Shqipëri ka një numër të konsideruar personash pa shkollimin e duhur, jo të përshtatshëm për atë pozicion pune. Shumë banka në Shqipëri, për të ulur kostot fikse (FC) si pagat4, mundohen që të punësojnë në pozicione jostrategjike5 persona jo të kualifikuar në mënyrë që t’i paguajnë më pak. Pra udhëhiqen nga parimi i maksimizimit të fitimit duke abuzuar në këtë drejtim.

Duhet që domosdoshmërisht rekrutimi i stafit në sistemin bankar të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme, i bazuar në një sistem meritash dhe vlerash. Pra kush bëhet pjesë e sistemit bankar (financiar) duhet të këtë kualifikimin e duhur në përputhje me funksionin që duhet të kryejë. Për më

3 Film dokumentar për krizën financiare globale. Realizuar nga amerikani Michael Moore.4 Nga teoria mikroekonomike dihet se pagat përbëjnë rreth 70% të kostove fikse.5 Pozicione ku puna që kryhet është monotone. Nëkëtë mënyrë individi i punësuar mund ta

kryejë atë edhe pa kualifikimin e duhur, thjesht duke u bazuar në ndonjë trajnim sipërfaqë-sor.

Page 78: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012156

tepër një kapital human, në nivele të larta, është potencial për zhvillim dhe për zgjidhje të situatave negative në rast krizash financiare. Kriza ekonomike në sistemin bankar botëror pati efektin e vet në kapitalin human, po kështu edhe në kapitalin human shqiptar. Shumë punonjës humbën vendet e tyre të punës si pasojë e kësaj krize. Në vendet e zhvilluara, ashtu si e përmendëm edhe më lart, falimentimi i bankave, por edhe bashkimi i tyre me njëra -tjetrën nxori në rrugë qindra punonjës. Ky fenomen u vu re edhe në Shqipëri ku disa banka reduktuan numrin e punonjësve. Por gjatë vitit 2011 u vu re se numri i të punësuarve në sistemin bankar shqiptar pati një rritje të lehtë duke kapur shifrën 6714. Kjo tregohet më poshtë edhe në tabelën 1.

Tabela 1. Mbulimi me shërbime bankare

2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011

Nr. i bankave 16 17 17 16 16 16 16 17Nr. i punonjësve 2,816 3,479 4,189 5,155 6,493 6,404 6384 6714

Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti vjetori i mbikëqyrjes 2011.

Si përfundim mund të theksojmë se kapitali human ka një rëndësi të veçantë në sistemin bankar. Nga sjellja e tij profesionale ose jo (abuzime) mund të shkaktohen kriza financiare. Një staf bankar i përgatitur dhe profesional jep garanci jo vetëm për një zhvillim të qëndrueshëm të bankës, por edhe për përballimin me sukses të krizave financiare. Për më tepër një staf i motivuar do të jetë potencial zhvillimi dhe inovacioni duke reduktuar mundësitë për përsëritjen e krizave ekonomike.

Bazuar në sa më lart, kemi ngritur këtë pyetje kërkimore:A janë të kënaqur ( motivuar ) punonjësit e sistemit bankar, gjë e cila

ndikon më pas edhe në qëndrimin e tyre për një kohë më të gjatë në këtë sistem?

Metodologjia:Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, kemi shfrytëzuar të dhënat e mbledhura

nga një pyetësor. U përdorën teknikat e zgjedhjes së rastit të thjeshtë për zgjedhjen e personave që punojnë në disa prej degëve të bankave private në disa prej qyteteve të Shqipërisë. Të dhënat u mblodhën nga një numër prej 350 pyetësorësh që mbulonin çështje që lidheshin me :

• Përzgjedhjen e punonjësve• Trajnim – zhvillimin• Përshkrimin e punës• Pagat dhe shpërblimet

Page 79: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 157

• Kënaqësinë në punëBazuar në qëllimet e këtij punimi dhe të dhënat e anketës, të dhënat e

mbledhura iu nënshtruan më pas analizës regresive me SPSS, për të parë dhe analizuar lidhjen mes faktorëve të shqyrtuar.

Përpunimi i tyre u bë me qëllim që :• Të shikohej se a(sa) ndikojnë : përzgjedhja e punonjësve, trajnim –

zhvillimi, përshkrimi i punësdhe sistemi i pagave e shpërblimeve në kënaqësinë e punonjësve në punë.• Të jepen konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse

Instrumentet dhe matjetPër të analizuar: Përzgjedhja e punonjësve, u shqyrtuan këto elemente :• Dëshira për të punuar• Pjesëmarrja e menaxherëve• Standardizimi i procedurave• Kontrolli i njohurivePër të analizuar:Trajnim – zhvillimin, u shqyrtuan këto elemente :• Trajnime të përgjithshme mbi bankën• Trajnime specifike për postin• Trajnime specifike sipas performancës• Trajnime informuese mbi tregjet bankarePër të analizuar :Përshkrimin e punës, u shqyrtuan këto elemente :• Materiale dhe procedura. Përshkrimi i qartë i punës.• Bashkëpunimi i lartë• Automatizimi i detyrave• Aftësi për të thjeshtuar detyratPër të analizuar:Pagat dhe shpërblimet, u shqyrtuan këto elemente :• Paga dhe shpërblime të krahasueshme me tregun• Vlerësimi i performancës• Paga dhe shpërblime më të larta se tregu• Paga me rritje të përvitshmePër të analizuar:Kënaqësinë në punë, u shqyrtuan këto elemente :• Trajtimi i drejtë dhe korrekt nga punëdhënësi• Liri veprimi dhe pavarësi në kryerjen e punës• Mundësi zhvillimi, rritje pozicioni• Kënaqësia e përgjithshme në nivele të lartaPër kryerjen e matjeve, u përdor sistemi me 5 shkallë i Likertit, nga 1 –

absolutisht jo dakord tek 5 – absolutisht dakord.

Page 80: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012158

Rezultatet dhe diskutimet

TABELA (1)Model SummaryModel R R

SquareAdjusted R Square

Std. Error of the Estimate

1 .647a .418 .412 .76702625a. Predictors: (Constant), Përzgjedhja e stafit , Trajnimi dhe zhvillimi, Projektimi i punës, Paga dhe shpërblimet

TABELA (2)ANOVAa

Model Sum of Squares

df Mean Square

F Sig.

1

Regression 146.026 4 36.507 62.051 .000b

Residual 202.974 345 .588

Total 349.000 349

a. Dependent Variable: Kënaqësia_punonjësitb. Predictors: (Constant), Përzgjedhja e stafit , Trajnimi dhe zhvillimi, Projektimi i punës, Paga dhe shpërblimet

TABELA (3)Coefficientsa

ModelB

Unstandardized Coefficients

Stan-dardized Coefficients

t Sig.

Std. Error Beta

1

(Constant) -1.800E-016 .041 .000 1.000

Paga & shpërblimet .186 .046 .186 4.051 .000Projektimi i punës .172 .058 .172 2.979 .003Trajnimi & zhvillimi .347 .065 .347 5.380 .000Përzgjedhja e stafit .104 .058 .104 1.804 .072

a. Dependent Variable: Kënaqësia_punonjësit

Rezultatet e Analizës Regresive, të dala nga përpunimi i të dhënave në SPSS, janë

Page 81: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 159

paraqitur në TABELAT (1); (2) dhe (3). Referuar TABELËS (2), konkludojmë se variablat e zgjedhur si të pavarur, në tërësi, ndikojnë tek variabli i varur (significance F = p = .000). Variabiliteti i shpjeguar i ndryshores së varur ( kënaqësia e punonjësit)nëpërmjet ndryshoreve të pavarura (paga dhe shpërblimet, projektimi i punës, trajnimi dhe zhvillimi si dhe përzgjedhja e stafit ) është në masën = 41.2 %, relativisht i kënaqshëm ( shih TABELËN 1 tek Adjusted R Square ).

Nga TABELA (3), bazuar në rezultatet e shtyllës Significance, që do të thotë tek vlerat e p, konkludojmë se : nga të gjithë variablat e pavarur, paga dhe shpërblimet, projektimi i punës si dhe trajnimi dhe zhvillimi, ndikojnë tek variabli i varur ( kënaqësia e punonjësit ), kjo sepse rezulton se p < 5 %. Nuk mund të themi të njëjtë gjë për variablin: përzgjedhja e stafit, sepse rezulton p = 7.2% > 5 %.

Konkluzione dhe Rekomandime

Pavarësisht se ekonomia shqiptare përballet me probleme dhe sfida të shumta, sistemi bankar shqiptar paraqitet i qëndrueshëm. Gjatë viteve të fundit, sistemi bankar shqiptar, ka patur zhvillim pothuajse në të gjitha drejtimet, duke përballuar me sukses edhe krizën e fundit. Por nga ana tjetër sistemi bankar ndeshet edhe me problematika. Por për të patur zhvillim të mëtejshëm, inovacion si dhe qëndrueshmëri në këtë treg si dhe për të eleminuar problemet që hasen aktualisht, duhet që hartuesit dhe implementuesit e politikave të këtij sistemi të kenë kualifikimin dhe motivimin e duhur.

Pra, duhet një kapital human (staf bankar) i kualifikuar dhe i motivuar, përndryshe punonjësit kthehen në ”robot” duke humbur vetitë e tyre kreative. Në këtë punim jemi fokusuar te kapitali human duke patur parasysh lidhjen e drejtë që ekziston midis kapitalit human dhe zhvillimit, inovacionit dhe performancës së mirë. Kjo tregohet edhe nga teoritë e motivimit të cilat i kemi përmendur edhe më sipër.

Nga studimi i kryer vëmë re se të gjithë elementet si “paga dhe shpërblimet”, “trajnimi dhe zhvillimi” si dhe “projektimi i punës” ndikojnë tek kënaqësia e punonjësve, pra te motivimi i tyre.

Nga sa më sipër, si rekomandim thelbësor të këtij punimi mund të përmendim: Plotësimin e të gjitha kushteve dhe implementimin e të gjitha politikave të cilat do të ndikonin në rritjen e motivimit dhe kënaqësisë së punonjësit. Në këtë mënyrë do të mund të nxisim stafin bankar që të jetë kreativ, inovativ, produktiv dhe efiçent në performancën e tij. Gjithashtu duhet pohuar se bankat duhet të rrisin aktivitetin e tyre trajnues mbi stafin, sidomos për stafin e ri, por edhe për atë ekzistues, duke përditësuar informacionin dhe teknikat e reja bankare.

Page 82: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012160

Bazuar në rezultatet e anketës, themi se duhet bërë më shumë për sa i përket përzgjedhjes së stafit si atij fillestar ashtu edhe atij ekzistues për ta promovuar. Sistemet e kontrolleve duhet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre për të monitoruar kompetencat dhe profesionalizmin e stafeve bankare si dhe mbi mënyrën e rekrutimit të tyre. Kjo do të minimizojë (parandalojë) që një individ i paaftë të bëhet pjesë e sistemit bankar. Është e domosdoshme që të kryhen kontrolle më të shpeshta për sa i përket kapitalit human në mënyrë që të rritet presioni te drejtuesit e bankave për të mos abuzuar me pushtetin. Kështu, një kapital human i përgatitur, profesional, me etikë, si dhe kontrollet e vazhdueshme mbi të, krijojnë premisat për të reduktuar ndjeshëm mundësinë e ndodhjes së krizave financiare.

Bibliografia

Agalliu A; (2012). “Sistemi Bankar Shqiptar Përballë Krizës Ekonomike, Prirja e Këtij Tregu”, Economicus Nr.8, fq. 199.

Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011. Banka e Shqipërisë, Raporti i Mbikëqyrjes 2011. Briscoe, D.; Schuler, R dhe Tarique, I.(2012).”International Humman Resource

Management”, Fourth Edittion, Routledge, New York. McClelland, D.(1987).” Human Motivation”,Cambridge University Press. Herzberg, F.(1950).” Motivation – hygiene theory”,Library of Congress Cataloging-

in-Publication Data,New York.Lewin, K.(1930).”Field Theory and Experiment in Social Psychology :Concepts and

Methods”, American Journal of Sociology, Vol.44, Nr 6, fq 868 – 896.Hollenbeck, J. ; Wright, P. dhe Gerhart, B.(2011).”Fundamentals of Human Resource

Management”, Fourth Edition, McGraw-Hill Companies, Incorporated, USA.Goldthwaite, R. (1980),”The Building of Renaissance Florence :An Economic and

Social History”,The Johns Hopkins Press Ltd., London.Hoggson, N. (1926). “Banking Through the Ages”, Cosimo publications, New York.Boland, V.(2010). “Modern dilemma for world’s oldest bank”, Financial Times.Lind, D.; Marchal,W. dhe Wathen, S.(2005).”Statistical techniques in Business

Economics”, The McGraw-Hill companies, New York.

Page 83: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 161

‘Heliksi i trefishtë si “inovacion për inovacionin”: dinamika e huazimit të qasjeve nga sipërmarrja për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit’

Dokt. Blerjana BINO*

Dokt. Erjon CURRAJ**

Abstrakti Përhapja e gjerë dhe përparimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) kanë ndikuar në mënyrë thelbësore shoqërinë bashkëkohore duke ndërtuar kështu një shoqëri të bazuar tek dija dhe informacioni. Në këto kushte, universiteti formëson identitetin sipërmarrës si një qendër e zhvillimit social-ekonomik, të krijimit dhe shpërhapjes së dijes dhe nxitjes së inovacionit. Kjo realizohet përmes ndërlidhjes dhe ndërtimit të rrjetave të komunikimit dhe bashkëpunimit me sferën e qeverisë dhe biznesit, pra modeli i Heliksit të Trefishtë. Kështu për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të shoqërisë bashkëkohore dhe për të përmbushur misionin e ri të universitetit përtej edukimit e drejt sipërmarrjes, ndërtimi i mekanizmave dhe kapaciteteve për manaxhimin e kërkimit dhe projekteve në këtë terren që është në ndryshim të vazhdueshëm bëhet një çështje thelbësore sidomos në kontekste ku mungon një traditë e konsoliduar. Ky artikull analizon dinamikat e manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë duke u përqendruar në kontekstin e shoqërisë bashkëkohore në Shqipëri. Artikulli argumenton për nevojën e paradigmave të reja për mënyën e manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë në përpjekje për të ruajtuar balancën midis pavarësisë së akademikëve dhe strukturave organizuese e rregulluese të universitetit si dhe për të përmbushur misionin e universitetit në zhvillimin social e ekonomik.

Abstract. ‘Triple Helix as “innovation in innovation”: dynamics of entrepreneurial approaches to the project management and research’The emergence, development and the rapid proliferation of information and communication technologies (ICTs) have significantly transformed almost all dimensions of our contemporary society leading to a conceptualisation of our society as a knowledge-based society. In this

* Universiteti Europian I Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale: [email protected] ** Doktorant në UET: [email protected]

Page 84: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012162

framework, the role of university as centre of education, training, research and knowledge-creation in driving innovation and development processes has been acknowledged and formalised in the Triple Helix model. This model views university as more ‘entrepreneurial ’, as centres to drive innovation systems through the interrelation and communication networks with the government and business. The management of research and projects in the context of the transformations underpinning the mission of the university from education towards entrepreneurship has become an essential matter, particularly so in academic settings that lack appropriate management and research legacy. This article explores the dynamics of entrepreneurial approaches to the project management and research in university settings in the context of the Triple Helix with a particular focus in Albanian contemporary society. The article argues for a new paradigm on the ways in which research and projects are managed in university in the context of the Triple Helix, thus finding a balance between the autonomy of academics and the organizational structures of universities.

Fjalë kyçe: inovacion, teknologji, heliksi i trefishtë, projekte

Hyrje - Universiteti në shoqërinë e dijes dhe informacionit

Përhapja e gjerë dhe përparimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) kanë ndikuar në mënyrë thelbësore format, strukturat dhe praktikat e organizimit shoqëror, politik, ekonomik e

kulturor të shoqërisë bashkëkohore. Në politikëbërje si dhe në sferën akademike flitet për ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore si një shoqëri të dijes, pra e bazuar tek qendrat e krijimit dhe shpërhapjes së dijes si dhe rrjetat e informacionit (Castells, 2000). Edhe pse studiuesit nuk bien dakort për një përkufizim të përbashkët dhe gjithëpërfshirës për shoqërinë e dijes, në politikëbërje, në sektorin privat si edhe në akademi po bëhen përpjekje për të zhvilluar shoqërinë dhe ekonominë e bazuar tek dija (Armstrong, 2001). Kështu psh Strategjia e Bashkimit Europian, Horizonti 2020, përqendrohet kryesisht në mënyrat sesi të arrihet zhvillimi cilësor dhe i qëndrueshëm përmes përqendrimit tek sektori i dijes, pra tek kërkimi, edukimi dhe inovacioni (Com European Commission, 2010).Koncepti i shoqërisë së bazuar tek dija nënkupton që inovacioni, kërkimi, shkenca dhe teknologjia janë motorët e zhvillimit ekonomik, social dhe politik. Në këtë kontekst, krijimi dhe shpërhapja e dijes nuk është i kufizuar vetëm në universitet, por është bërë pjesë e ligjërimit politik dhe proceseve vendimmarrëse sikurse sipërmarrja nuk është me ekskluzivitet i biznesit dhe industrisë, por gjithmonë e më tepër universiteti po luan një rol kyç.

Në kontekstin e shoqërisë dhe ekonomisë së dijes, roli në rritje i universitetit si qendër e edukimit, trajnimit, përgatitjes profesionale, kërkimit, inovacionit dhe prodhimit të dijes është formalizuar në modelin e Heliksit të Trefishtë.

Page 85: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 163

Sipas propozuesve të këtij modeli (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000; Etzkowitz, 2003; 2001; Etzkowitz & Viale; 2010; Etzkowitz & Dzisah, 2008) në kushtet e shoqërisë së bazuar tek dija, universiteti formësohet si një universitet me identitet sipërmarrës që nënkupton si një qendër e zhvillimit social-ekonomik, të krijimit dhe shpërhapjes së dijes dhe nxitjes së inovacionit. Kjo realizohet përmes ndërlidhjes dhe ndërtimit të rrjetave të komunikimit dhe bashkëpunimit me sferën e qeverisë dhe biznesit. Kështu për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të shoqërisë bashkëkohore dhe për të përmbushur misionin e ri të universitetit përtej edukimit e drejt sipërmarrjes, ndërtimi i mekanizmave dhe kapaciteteve për manaxhimin e kërkimit dhe projekteve në këtë terren që është në ndryshim të vazhdueshëm bëhet një çështje thelbësore sidomos në kontekste ku mungon një traditë e konsoliduar. Qëllimi i këtij artikulli është të analizojë dinamikat e huazimit të qasjeve nga sipërmarrja për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë duke u përqendruar në kontekstin e shoqërisë bashkëkohore në Shqipëri.

Kërkimi mbi mënyrat e manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në universitet në kuadër të përforcimit të Heliksit të Trefishtë për t’i shërbyer zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, vjen në kushtet kur qeveria shqiptare ka përcaktuar si një ndër prioritetet e zhvillimit të vendit ndërtimin e shoqërisë së dijes dhe informacionit. Institucionet e arsimit të lartë në bashkëpunim me aktorë të tjerë kanë ndërmarrë nisma për të ndërtuar mekanizma të bashkëpunimit midis qeverisë, biznesit dhe universitetit sikurse është edhe projekti i Universitetit Europian të Tiranës dhe Fondacionit ABC për lidhjen e universitetit me sipërmarrjen, projekt i cili ka mundësuar edhe kryerjen e studimit për këtë artikull. Bazuar në diskutimet dhe gjetjet e tryezave të rrumbullakta dhe Konferencës përfundimtare të zhvilluara nga UET-i dhe Fondacioni ABC në kuadër të projektit, ‘Ide të reja, për sipërmarrje të reja’; motivuar nga eksperienca personale e autorëve me zhvillimin e projekteve në sferën e biznesit dhe të akademisë si dhe frymëzuar nga transformimet dhe sfidat e universitetit në shoqërinë bashkëkohore shqiptare, ky artikull synon të kontribuojë me disa sugjerime për përforcimin e Heliksit të Trefishtë në Shqipëri përmes zhvillimit të kapaciteteve institucionale dhe njerëzore të manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në universitet.

Artikulli bën një analizë kritike të modelit analitik të Heliksit të Trefishtë si shënjues i ndërlidhjes mes qeverisë, universitetit dhe biznesit në përpjekje për të identifikuar linjat e zhvillimit të tij të mëtejshëm në kontekstin Shqiptar. Artikulli synon të shqyrtojë dinamikat e huazimit të qasjeve nga sipërmarrja për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë dhe sesi këto mund të përforcohen e zhvillohen më tej. Ky artikull

Page 86: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012164

argumenton se është e rëndësishme që marrëdhënia mes qeverisë, universitetit dhe biznesit të konceptualizohet dhe realizohet përtej Sistemit Kombëtar të Inovacionit dhe drejt modelit të Heliksit të Trefishtë, por duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek dinamika e manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në nivelin e universitetit për të ndërtuar kështu një infrastrukturë mbështetëse e nxitëse si dhe një kapital njerëzor të kualifikuar për të përmbushur misionin e ri të universitetit në shoqërinë e dijes. Në këto kushte është e rëndësishme që huazimi i qasjeve nga sipërmarrja për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit në sferën akademike të arrijë në një balancë mes pavarësisë së akademikëve dhe qëllimeve të tyre shkencore si dhe kuadrit rregullues dhe objektivave të universitetit me një identitet sipërmarrës.

Modeli i Heliksit të Trefishtë si ‘inovacion për inovacionin’ – universiteti me identitet sipërmarrës

Transformimet shumëdimensionale të shoqërisë bashkëkohore nxisin debatin në lidhje me rolin e universitetit apo sferës akademike në krijimin dhe tejçimin e dijes, zhvillim dhe kërkim shkencor e të aplikuar si dhe marrëdhëniet me sfera të tjera si qeveria dhe/apo biznesi e industria. Janë ngritur në këtë mënyrë pyetje të rëndësishme thuajse ekzistencialiste: A mundet që sfera akademike të përfshijë edhe një dimension të tretë veç mësimdhënies dhe kërkimit, atë të zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes? Si lidhen këto transformime të veprimtarisë së universitit me misionin e tij në shoqërinë bashkëkohore? (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000: f. 109). Në mënyrë të ngjashme me transformimet e qenësishme të universiteteve në shekullin e XIX-të ku kërkimi shkencor u bë pjesë integrale e misionit të universitetit krahas mësimdhënies, roli i rëndësishëm i dijes dhe kërkimit në zhvillim ekonomik e shoqëror ka bërë që universitetet të pësojnë transformime thelbësore në dy dekadat e fundit. Një nga transformimet kyçe lidhet me misionin e ri të universitetit në zhvillimin ekonomik e shoqëror përmes ndërtimit të marrëdhënieve dhe rrjetave komunikuese të suksesshme me dy sferat e tjera: qeverinë dhe industrinë apo biznesin (Etzkowitz & Viale, 2010: f. 601). Kjo marrëdhënie dhe rrjet komunikimi mes këtyre tre sferave mundëson gjenerimin e ideve, alternativave, mekanizmave dhe politikave për zhvillim ekonomik e shoqëror duke iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave në rritje të shoqërisë bashkëkohore. Megjithatë ndërlidhja mes këtyre tre sferave ka marrë forma dhe ka përjetuar dinamika të ndryshme në kontekste të ndryshme vendore e kohore.

Etzkowitz dhe Leydesdorff (2000) identifikojnë tre modele kryesore të mënyrës sesi janë institucionalizuar marrëdhëniet midis tre sferave: qeveria, universiteti

Page 87: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 165

(akademia) dhe industria/biznesi. Figura e parë skematizon modelin etatist të marrëdhënies mes shtetit, universitetit dhe industrisë të zhvilluar në kontekstin e sistemeve politike totalitare komuniste, ku shteti kontrollon universitetin dhe industrinë dhe drejton marrëdhënien institucionale mes tyre (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000: f. 111). Ku model tashmë konsiderohet si i dështuar. Një model i dytë i Heliksit të Trefishtë është ai i bazuar tek parimet e ‘laissez faire’, ku ka një ndarje të qartë e të fortë institucionale mes këtyre tre sferave dhe ku kërkohet një ndërhyrje minimale nga ana e qeverisë përmes politikave të tregut të lirë dhe terapisë së shokut (Fig. 2). Modeli i paraqitur në Fig. 3 tregon për marrëdhëniet e mbivendosura, bashkëpunimin dhe ndërtimin e rrjeteve komunikuese mes të tre sferave dhe si pasojë lindjen e organizatave hibride. Shumica e shoqërive bashkëkohore përpiqen të zhvillojnë në një mënyrë apo tjetër modelin e tretë të Heliksit të Trefishtë me qëllimin përforcimin e sistemeve të inovacionit për të nxitur zhvillimin ekonomik e shoqëror (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000: f. 112). Në ndryshim nga paradigmat konvencionale që shohin qeverinë apo industrinë/biznesin si udhëheqës të inovacionit dhe zhvillimit dhe universitetin kryesisht në terma të krijimit të dijes, mësimdhënies e kërkimit, modeli i Heliskit të Trefishtë thekson rolin e përforcuar të universitetit në inovacion dhe zhvillim në kushtet e një shoqërie të bazuar tek dija.

Fig 1. Modeli etatist i marrëdhënies mes shtetit – akademisë – industrisë ku shteti i përfshin dhe kontrollin këto dy të fundit si në regjimet totalitare komuniste (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000)

Shteti

Industria Akademia

Shteti

Industria Akademia

Fig 2. Modeli ‘laissez faire’ i Heliksit të Trefishtë – sfera të ndara dhe ndërhyrje sa më e ulët e qeverisë (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000)

Page 88: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012166

Fig 3. Modeli i Heliksit të Trefishtë për marrëdhëniet mes tre sferave: qeveria, akademia dhe biznesi – Ndërveprimi dhe mbivendosja e sferave institucionale si dhe krijimi i organizatave hibride (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000)

Fig. 4 Modeli bashkëkohor i Heliksit të Trefishtë sipas Etzkowitz dhe Leydesdorff (2000) – Marrëdhënia mes qeverisë – akademisë – biznesit e rregulluar institucionalisht bazuar në mbivendosjen e rrjetave komunikuese dhe roleve e pritshmërive nga secila sferë.

Heliksi i Trefishtë shërben si një model analitik për të përshkruar dhe analizuar dinamikën dhe shumëllojshmërinë e politikave dhe modeleve të marrëdhënies midis qeverisë, universitetit dhe biznesit. Nga metafora e përzgjedhur, Heliksi i Trefishtë nënkupton dinamika që nuk janë të qendrueshme, por në ndryshim të vazhdueshëm dhe në një proces tranzicioni që nuk përfundon (Etzkowitz & Leydesdorff, 2000: f. 113). Argumenti kyç këtu është që në kushtet e një shoqërie dhe ekonomie të bazuar tek dija dhe informacioni, kërkimi shkencor në sferën akademike është transformuar nga kërkim si qëllim në vetëvehte drejt një modeli të një ‘tranzicioni të pafund’ në të cilin kërkimi është i lidhur ngushtë me aplikimin praktik, zhvillimin dhe politikëbërjen përmes një sërë procesesh të ndërmjetme. Këto procese i referohen mekanizmave të bashëkëpunimit dhe ndërlidhjes mes sferës së qeverisë, universitetit dhe biznesit apo industrisë.

Rrjetat tre dimensionale dhe organizata hibride

Shteti Industria/Biznesi

Akademia

Page 89: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 167

Si rrjedhojë e ndërlidhjeve që krijohen midis këtyre tre sferave lindin forma komunikimi, organizimi dhe rrjetëzime që qendrojnë si nyje lidhëse midis qeverisë, universitetit dhe biznesit. Këto forma komunikimi, organizimi dhe rrjetëzime gjenerojnë nëndinamika të reja në formë strategjish, marrëveshjesh bashkëpunimi, projektesh dhe programe ndërhyrëse të cilat janë vlerë e shtuar sikurse iniciativa konkrete e projektit ‘Ide të reja për sipërmarrje të reja’. Në këtë kuptimin mundësohet formësimi, (ri)organizimi dhe harmonizimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve dhe komunikimit midis këtyre tre sferave: qeveria, universiteti dhe biznesi. Kjo nënkupton që burimi i inovacionit në kushtet e Heliksit të Trefishtë nuk është i dhënë a-priori apo i paracaktuar, por Heliksi i Trefishtë prodhon dinamika të reja për tu zgjidhur nga akademikë, përfaqësues të sferës së biznesit, politikëbërës dhe të tjerë aktorë të përfshirë. Në këtë kuptim, modeli i propozuar nga Etzkowitz dhe Leydesdorff (2000: f. 113) e paraqet Heliksin e Trefishtw si ‘inovacion për inovacionin’. Kështu, modeli i Heliksit të Trefishtë nënkupton që dinamikat e krijuara nga ndërlidhja mes sferës së qeverisë, universitetit dhe biznesit mundësojnë nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit duke kontribuar tek shoqëria e bazuar tek dija. Në çfarë mase dhe mënyre ky dinamizëm arrihet në praktikë përbën një fushë kërkimi intensive në sferën akademike bashkëkohore dhe artikulli sugjeron se është e nevojshme të zhvillohen projekte kërkimore të thelluara mbi baza konceptuale e metodologjike të shëndosha e të kontekstualizuara për të shqyrtuar sfidat e modelit analitik të Heliskit të Trefishtë.

Kontekstualizimi i Heliksit të Trefishtë dhe roli i manaxhimit të projekteve dhe kërkimit

Në një kuadër konceptual më të gjerë, Etzkowitz dhe kolegët e tij propozojnë një ri-konceptualizim të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik në kushtet e shoqërisë bashkëkohore në këto drejtime kryesore: së pari, zhvillimi shoqëror dhe ekonomik nuk është më aq i bazuar tek burimet sesa tek dija; së dyti, ai është më tepër i nxitur nga faktorë të brendshëm sesa të jashtëm; dhe së treti, roli i universitetit është i përforcuar në inovacion dhe zhvillim dhe ndërvepron me dy sferat e tjera në formën e Heliksit të Trefishtë (Etzkowitz& Dzisah, 2008). Në këtë kuptim, një aspekt shumë i rëndësishëm i Heliksit të Trefishtë është nevoja për ndërtimin dhe funksionimin e tre sferave në mënyrë të shëndetshme përmes qarkullimit të individëve nga një sferë në tjetrën (Etzkowitz& Dzisah, 2008: f. 654). Qarkullimi dhe shkëmbimi i kapitalit njerëzor në funksion të përmbushjes së qëllimeve të Heliksit të Trefishtë mund të arrihet përmes dy strategjive kryesore: (i) zhvillimit

Page 90: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012168

të universitetit sipërmarrës dhe/ose përforcimit të kapaciteteve njerëzore brenda universitetit përmes përthithjes së burimeve njerëzore nga sfera e qeverisë dhe biznesit; (ii) qarkullimit të kapitalit njerëzor brenda Heliksit të Trefishtë si dhe nga vendet e zhvilluara në ato në zhvillim, të cilat kanë dinamika më problematike me funksionimin e qeverisë, sektorit privat dhe akademisë (Etzkowitz& Dzisah, 2008: f. 659). Si në sferën akademike edhe në politikëbërje në Europë e më gjerë vihet re një përpjekje për të konsideruar sipërmarrjen si një mision akademik për të përforcuar iniciativa të reja brenda dhe jashtë universitetit në ndërlidhje me qeverinë dhe biznesin si dhe të integruara me mësimdhënien dhe kërkimin (Etzkowitz, 2011; Hynes et.al., 2012). Në këto kushte të transformimeve të rëndësishme në rolin, misionin dhe organizimin e universitetit dhe ndërlidhjes së tij me sferat e tjera, qeverinë dhe biznesin, në funksion të inovacionit dhe zhvillimit, një dimension shumë i rëndësishëm është ai i mënyrës së manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në mjediset akademike.

Si në shoqëritë e konsideruara të zhvilluara edhe ato në zhvillim, vihet re një transformim i rëndësishëm i prodhimit, shpërhapjes, përdorimit të dijes nga modeli i një heliksi të vetëm (psh qeveria si zotëruese e monopolit të zhvillimit) drejt një heliksi të trefishtë ku qeveria, universiteti dhe biznesi ndërlidhen në rrjetëzime bashkëpunuese me synim inovacionin dhe zhvillimin (Beesley, 2003; Etzkowitz & Viale, 2010). Shembulli më i suksesshëm i funksionimit të Heliksit të Trefishtë është ai i transformimit të MIT-së (Massachusetts Institute of Technology, USA) si një unversitet sipërmarrës, pra i cili në mënyrë aktive kërkon burime të brendshme e të jashtme për të zhvilluar kërkimin shkencor, të aplikuar dhe projekte të tjera të pjesëmarrjes në zhvillimin ekonomik e social të rajonit ku vepron (Etzkowitz& Viale, 2010: f. 604). Kjo nënkupton formësimin e identitetit sipërmarrës të universitetit duke u bërë më aktiv në zhvillimin ekonomik e social të rajonit. Në këto kushte, qeveria, industria dhe biznesi nuk zotërojnë më ekskluzivitetin e sipërmarrjes, inovacionit, projekteve dhe programeve ndërhyrëse, pasi këto tashmë zhvillohen nga universiteti në formë qendrash kërkimore, parqe shkencorë, programe shkëmbimi e transferimi dijeje e teknologjie etj. Në këtë kuptim, Komisioni Europian po kërkon ndërtimin e sinergjive në mirëfunksionimin e Heliksit të Trefishtë jo vetëm përmes dimensioneve kyçe të kërkimit si Programi Kuadër, Bashkëpunimi Europian për Shkencë e Teknologjinë, Kërkimi dhe Inovacioni (EC, 2011), por edhe përmes ndërtimit të skemava të reja për si psh Profesorë të Hapësirës Europiane të Kërkimit (Era Chair)1. Synimi i kësaj skeme është të zbusë 1 Për më tepër për skemën e re ERA Chairs referojuni http://ec.europa.eu/research/era/era-

chairs_en.html

Page 91: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 169

ndasitë në inovacion dhe kërkim në Europë. Megjithatë Heliksi i Trefishtë mbetet si një model analitik ideal për shoqëritë në zhvillim pasi ndërlidhja mes qeverisë, universitetit dhe biznesit përballet me ndërlikime strukturore. Dy janë pikat më kritike për ndërtimin e suksesshëm të Heliksit të Trefishtë në vendet në zhvillim: së pari, vullneti i aktorëve brenda dhe midis helikseve për tu përfshirë në iniciativa të përbashkëta për të lidhur kërkimin me zhvillimin; dhe së dyti, sfida e ndërtimit të mekanizmave për manaxhimin e ndërveprimeve të shumëfishta mes tre sferave për të krijuar një mjedis produktiv të shkëmbimit të informacionit, ndarjes së dijes dhe inovacionit (Saad & Zawdie, 2008: f. 653). Për të themeluar e përforcuar kulturën dhe praktikat e Heliksit të Trefishtë që të shërbejë si infrastrukturë mbështetëse dhe nxitëse e inovacionit dhe zhvillimit kërkohen praktika të suksesshme të mënyrës së manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet.

Shqipëria në kuadër të lidhjes së arsimit me zhvillimin, rritjes së rolit në Hapësirën Europiane të Kërkimit si dhe proceseve të integrimit, ka ndërmarrë një sërë iniciativash në drejtim të përforcimit të Heliksit të Trefishtë (USAID Raport, 2011; UNESCO Report, 2011). Kjo është e shprehur në formën e hartimit të Strategjive të tilla si: Strategjia Ndërsektoriale e Shoqërisë së Informacionit 2008-2013; Strategjia Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin2. Krahas strategjive, janë bërë përpjekje edhe për ndërtimin e kuadrit institucional për të mbështetur dhe nxitur zhvillimin e shoqërisë së dijes si psh: Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve; Agjensia për Kërkim, Teknologjinë dhe Inovacionin; Agjensia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit3. Edhe pse ka një përpjekje të institucioneve qeveritare dhe aktorëve të tjerë të sektorit privat e akademisë për të nxitur zhvillimin e shoqërisë së dijes përmes krijimit dhe shpërhapjes së dijes, kërkimit, inovacionit dhe përhapjes së TIK-ut (Nazarani et.al., 2011: f. 7), Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme sa i takon kërkimit, inovacionit dhe zhvillimit.

Studimet (USAID, 2011; UNESCO 2011; Nazarani et.al., 2011) tregojnë se edhe pse sektori i TIK-ut po zhvillohet me rritme të shpejta në Shqipëri në kuadër edhe të strategjive kombëtare, planeve të veprimit dhe prioritetit të qeverisë shqiptare për dixhitalizimin dhe shoqërinë e informacionit, ky sektor

2 Për një listë më të plotë, por jo shteruese, të Strategjive Kombëtare të lidhura me shoqërinë e dijes dhe me Heliksin e Trefishtë shihni në fund të këtij punimi. Analiza e plotë e këtyre strategjive dhe ndikimi në ndërtimin e shoqërisë së dijes në Shqipëri del jashtë qëllimit të punimit dhe përbën një fushë me interes për kërkime të mëtejshme.

3 Për një listë më të plotë, por jo shteruese, të kuadrit institucional të lidhur me shoqërinë e dijes dhe me Heliksin e Trefishtë shihni në fund të këtij punimi.

Page 92: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012170

vuan nga kufizime në infrastrukturë, burime financimi, kapital njerëzor për t’i ofruar sipërmarrjeve në sektorin privat mekanizma inovatorë të manaxhimit të burimeve, informacionit, të dhënave dhe dijes. Nga ana tjetër, edhe sipërmarrjet në sektorin privat shfaqin kufizime në aftësitë e tyre për të përthithur dhe aplikuar mekanizma inovatorë të cilat kushtëzohen nga burimet financiare, kapacitetet organizative dhe njerëzore, njohuritë mbi vlerën dhe rolin e këtyre mekanizmave në rritjen cilësore dhe të qendrueshme (Nazarani et.al., 2011: f. 8). Një kufizim tjetër i ndërtimit të instrumentave kuptimplotë për të lidhur arsimin, inovacionin dhe zhvillimin social-ekonomik në kushtet e shoqërisë së dijes është ai i (mos)bashkëpunimit mes tre sferave: qeverisë, universitetit dhe biznesit. Kështu psh universiteti është në një proces të vazhdueshëm ri-orientimi në kushtet e tranzicionit nga sistemi totalitar në atë të demokratizimit, dhe i është dashur të ripozicionojë veten në raport me qeverinë, biznesin, shoqërinë civile e qytetarët. Për më tepër ndryshimet e vazhdueshme në ligjin dhe kuadrin rregullues për arsimin e lartë dhe skemat e financimit kushtëzojnë format e bashkëpunimit mes këtyre sferave. Në këtë kuadër është edhe çështja e fondeve apo mbështetjes për të zhvilluar qendra kërkimore dhe projekte në shërbim të zhvillimit social e ekonimik të rajonit apo komunitetit ku vepron universiteti si dhe e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore e institucionale. Varësia nga financimet apo mbështetjet e donatorëve të jashtëm rrezikon të sjellë një mospërputhje mes nevojave të shoqërisë dhe kërkimit apo projekteve të zhvilluara bazuar në prioritetet e donatorëve.

Shqipëria është karakterizuar përgjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të viteve 90-të nga modeli etatist i marrëdhënies mes shtetit, industrisë dhe akademisë si në Fig. 1. Që prej vitit 2006, Shqipëria po i nënshtrohet një procesi të rindërtimit të sektorit të kërkimit dhe zhvillimit përpmes vendosjes së theksit tek politika e inovacionit, TIK-ut dhe shoqërisë së dijes dhe informacionit. Në këtë kuptim një arritje ishte që për herë të parë në 2009-n u hartua Strategjia për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin (Nazarani et.al., 2011: f. 18). Kjo strategji dhe të tjera të sipërpërmendura bazohen tek modeli i Sistemit Kombëtar të Inovacionit, pra tek zhvillimi i formave të partneritetit mes qeverisë dhe sektorit privat si dhe donatorëve të huaj përmes institucioneve të tilla si METE, MITIK, AIDA, BRIC, AKTI, SHKP si dhe Departamenti për Strategjitë dhe Koordinimin e Donatorëve në Këshillin e Ministrave. Sipas modelit të Sistemit Kombëtar të Inovacionit, agjensi të tilla si AIDA dhe BRIC duhet të komercializojnë kërkimin dhe ta lidhin atë me sektorin privat dhe tregun. Një rol i rëndësishëm parashikohet edhe për qeverinë dhe donatorët ndërkombëtar si dhe sektorin e akademisë,

Page 93: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 171

por të kuptuar si sfera tërësisht të ndara nga njëra tjetra. Ndërkohë që, modeli i Heliksit të Trefishtë shkon përtej këtij modeli dhe synon vendosjen e ndërlidhjeve dhe rrjetave të komunikimit ku secila sferë ‘merr rolin e sferës tjetër’ (Etzkowitz, 2003: f. 300). Pra, universiteti merr një identitet sipërmarrës dhe bëhet kështu qendër e inovacionit dhe e zhvillimit ekonomik e social në spiralen e trefishtë të ndërlidhjes mes universitetit, qeverisë e biznesit. Ky proces i ndërlidhjes mes tre sferave nuk përfundon dhe duhet të shoqërohet me qarkullimin e kapitalit njerëzor nga një sferë në tjetrën. Në kushtet e transformimeve të tilla në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit në Shqipëri dhe në përpjekje për të ndërtuar shoqërinë e dijes dhe përforcuar Heliksin e Trefishtë, manaxhimi i kërkimit dhe projekteve merr një rol shumë të rëndësishëm.

Dinamika e manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në Heliksin e Trefishtë

Ridimensionimi i universitetit në kushtet e shoqërisë së dijes dhe Heliksit të Trefishtë të ndërlidhjeve me qeverinë e biznesin, kërkon edhe një rikonceptualizim dhe riorganizim të kuadrit rregullues dhe praktikave të manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet. Studimet për Heliksin e Trefishtë në vendet e zhvilluara (Fogelberg, Thorpenberg, 2012; Hynes & Ackers, 2012; Metcalfe, 2010; Etzkowitz, 2003; 2011; Campodall’Ortoiale & Campodall’Orto, 2002) si dhe në vendet në zhvillim (Saad & Zawdie, 2008; Yokakul & Zawdie, 2009 Nwagwu, 2008; Datta & Saad, 2008; Kruss, 2008) janë përqendruar kryesisht në analizën e Heliksit të Trefishtë si model analitik si dhe funksionimit të tij në praktikë vis a vis modelit të Sistemit Kombëtar të Inovacionit. Kjo analizë është kryesisht e nivelit makro dhe ndalet në marrëdhëniet institucionale, kuadrin rregullues, politikat e inovacionit, politikat e kërkimit dhe zhvillimit në vende të caktuara, por me përpjekje të kufizuara për ta shtrirë thellësinë e analizës edhe tek niveli i njësive kërkimore, zyrave të projekteve, manaxherëve dhe kërkuesve brenda një heliksi, si psh në universitet. Ky artikull argumenton se është e rëndësishme që marrëdhënia mes qeverisë, universitetit dhe biznesit të konceptualizohet dhe realizohet përtej Sistemit Kombëtar të Inovacionit dhe drejt modelit të Heliksit të Trefishtë, por duke u përqendruar në mënyrë të veçantë tek dinamika e manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në nivelin e universitetit për të ndërtuar kështu një infrastrukturë mbështetëse e nxitëse si dhe një kapital njerëzor të kualifikuar për të përmbushur misionin e ri të universitetit në shoqërinë e dijes. Në këto kushte është e rëndësishme që huazimi i qasjeve nga sipërmarrja për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit

Page 94: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012172

në sferën akademike të arrijë në një balancë mes pavarësisë së akademikëve dhe qëllimeve të tyre shkencore si dhe kuadrit rregullues dhe objektivave të universitetit me një identitet sipërmarrës.

Në studimin e tyre krahasues, Stackhouse dhe Day (2005: f. 203) argumentojnë se ka një ndërgjegjësim të fortë në mjediset akademike në lidhje me rëndësinë e manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në universitet si dhe një përpjekje për t’iu përgjigjur sfidave në kushtet e Heliksit të Trefishtë duke huazuar qasje nga sipërmarrja. Studimi tregon se si rrjedhojë e kërkesave të reja të universitetit sipërmarrës, ka një tendencë për të ndëruar struktura e mekanizma të qendërzimit të kërkimit dhe projekteve përmes proceseve të standardizuara të mamaxhimit ngjashëm me sipërmarrjen dhe sektorin privat. Për më tepër, po shkohet drejt profesionalizmit të manaxhimit të projekteve dhe kërkimit në universitet sipas standardeve të organizatave lider në manaxhim projektesh si Instituti për Manaxhimin e Projekteve (PMI, USA) dhe Shoqata e Manaxhimit të Projekteve (APM, UK) (Soderlund, 2004: f. 185). Manaxhimi i projekteve dhe kërkimit në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë duke u nisur nga qasjet e sipërmarrjes dhe sektorit privat për modelet dhe paradigmat e manaxhimit të projekteve, ndeshet me tre sfida kryesore që burojnë nga konceptimet konvensionale mbi kërkimin dhe universitetin.

Së pari, tradicionalisht akademia dhe kërkimi shkencor nuk përputhen me manaxhimin në kuptimin që kërkuesit, akademikët dhe shkencëtarët nuk kanë qenë të supozuar të përgatiten profesionalisht për manaxhimin e projekteve dhe për më tepër skemat rregullatore dhe hierarkia organizative konsiderohen si kufizime për kërkimin (Ernø-Kjølhede, et.al., 2001: f. 51). Për më tepër kërkimi konsiderohet si një aktivitet tërësisht personal, i bazuar në kuriozitetin shkencor dhe imagjinatë dhe rrjedhimisht kërkuesit e akademikët kanë një ndjeshmëri të lartë ndaj mënyrave të rregullimit të punës së tyre apo përdorimit të rezultateve (Marilin, 2009: f. 44). Në këtë kuptim, modelet e manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në kushtet e ndryshimeve të vazhdueshme në Heliksin e Trefishtë duhet të jenë në gjendje t’i përgjigjen këtij tensioni mes akademisë/kërkimit dhe manaxhimit. Me rolin në rritje të universitetit në zhvillimin social e ekonomik dhe me formësimin e identitetit sipërmarrës, akademikëve dhe kërkuesve gjithmonë e më tepër i duhet të jenë aktivë në gjetjen dhe manaxhimin e burimeve për realizimin e projekteve dhe studimeve kërkimore që i përgjigjen problematikave të komunitetit. Nga ana tjetër, kjo kërkon që akademikët dhe kërkuesit të ri-orientojnë pozicionin e tyre në universitet dhe të gjejnë balanca mes kërkimit dhe manaxhimit.

Së dyti, perspektiva akademike dhe ajo e shoqërisë për shkencën ndryshojnë

Page 95: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 173

në kuptimin që akademia tradicionalisht është përqendruar tek kërkimi shkencor e teorik (imazhi i shkencëtarit apo filozofit në Kullën e Fildishtë), ndërsa shoqëria apo politikëbërja synojnë drejt një kërkimit të aplikuar (Bryde, & Leighton, 2009: f. 711). Në këtë kuptim, manaxhimi i projekteve dhe kërkimit në universitet në Heliksin e Trefishtë nënkupton manaxhimin e veprimtarive të akademikëve e kërkuesve që kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me rolin e tyre apo të kërkimit në shoqëri. Me rolin në rritje të universitetit sipërmarrës, kërkohet një rikonceptualizim i idealit të ‘shkencëtarit fitues të çmimit Nobel drejt modelit të një kërkuesi shumë të kualifikuar dhe me përgatitje profesionale në manaxhim projektesh’ (Ernø-Kjølhede, et.al., 2001: f. 53). Në këtë kuadër është e rëndësishme përgatitja profesionale e akademikëve dhe kërkuesve në mënyrat dhe standardet e manaxhimit të projekteve. Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, krahas atyre institucionale, për manaxhimin e projekteve dhe kërkimit është edhe më kritike në kushtet kur ekzistojnë kufizime të tjera si mungesa e fondeve, tradita e kufizuar, kushtëzime të kontekstit social e politik etj, sikurse u analizuan më sipër në rastin e Shqipërisë.

Sfida e tretë në manaxhimin e projekteve dhe kërkimit në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë lidhet me kompleksitetin e proceseve të kërkimit në nivelin e universitetit si dhe me shumëdimensionalitetin e marrëdhënieve mes universitetit, qeverisë dhe biznesit (Kirkland, 2005: f. 63). Në këtë kuptim, kërkesat për realizimin e studimeve dhe projekteve ndërdisiplinare dhe shumëdisiplinare; krijimi i grupeve kërkimore të përzierë me aktorë jo vetëm nga sfera e akademisë por edhe e qeverisë e biznesit; rrjetat e shumëfishta të komunikimit mes universitetit, qeverisë, biznesit, donatorëve e shoqërisë civile; pasiguria e kërkimit dhe e rezultateve etj. janë disa nga dimensionet e kompleksitetit të procesit kërkimor në Heliksin e Trefishtë që kërkon modele e praktika të përshtatshme manaxhuese. Si pasojë, literatura bashkëkohore në manaxhimin e projekteve dhe kërkimit në universitet (Ernø-Kjølhede, et.al., 2001; Kirkland, 2005; Kirkland, 2008; Bryde, & Leighton, 2009; Killen et.al., 2012; Marlin, 2009) argumentojnë se qasjet e huazuara nga sipërmarrja për manaxhimin e veprimtarive kërkimore në universitet si dhe projekteve të tjera të lidhura me të dhe misionin e ri të universitetit sipërmarrës nënkuptojnë parashtrojnë disa detyra kyçe: (i) sigurimin e përdorimit optimal të burimeve njërëzore, financiare, teknologjike e institucionale; (ii) gjetjen e balancave mes autonomisë individuale të akademikëve dhe kërkuesve me kuadrin rregullator dhe hierarkinë organizative të universitetit; (iii) sheshimin e tensioneve që mund të lindin nga konceptualizimet e ndryshme në lidhje me rolin e kërkimit e shkencës në shoqëri e politikëbërje; (iv) manaxhimi i kompleksitetit

Page 96: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012174

dhe ndërtimi i njësive apo instrumentave për koordinimin e ndërlidhjeve të shumëfishta me sferat e tjera si qeveria apo biznesi. Meqënëse Heliksi i Trefishtw wshtw nw njw proces tranzicioni tw pafund (Leydesdorff & Meyer, 2006) dhe nisur nga sfidat e analizuar më sipër, manaxhimi i kërkimit dhe projekteve në universitet është në një dinamikë të ndryshimit dhe ridimensionimit të vazhdueshëm, dhe lidhet jo vetëm me krijimin e dijes, por edhe me ndikimin në qeverisjen dhe politikëbërjen pjesëmarrëse e me shumë aktorë. Studime kërkimore në të ardhmen mund të analizojnë praktikat më të suksesshme të manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet për të ndikuar pozitivisht në politikëbërje.

Përfundime, shënime rekomanduese dhe kërkimi i mëtejshëm

Prirjet e reja në shoqërinë dhe ekonominë e bazuar tek dija tregojnë për një përfshirje në rritje të universitetit në zhvillimin rajonal dhe një ridimensionim të tij për të përmbushur këtë qëllim. Kjo nënkupton edhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe njërëzore për të mbështetur dhe ofruar infrastrukturën e nevojshme për Heliksin e Trefishtë. Një nga sfidat në këtë drejtim është manaxhimi i kërkimit dhe i projekteve në universitet si dhe në ndërlidhje me sferat e tjera të qeverisë dhe biznesit. Duke qenë se universiteti në kushtet e shoqërisë së dijes po përpiqet të zgjerojë veprimtarinë e tij të mësimdhënies dhe kërkimit përtej edukimit të brezit të ri dhe drejt formësimit të edukimit sipërmarrës, atëherë ndërtimi i mekanizmave dhe kapaciteteve për manaxhimin e kërkimit dhe projekteve në këto kushte të reja bëhet një çështje thelbësore sidomos në kontekste ku mungon një traditë e konsoliduar. Artikulli argumenton për nevojën e paradigmave të reja për mënyën e manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet në kushtet e Heliksit të Trefishtë në përpjekje për të ruajtuar balancën midis pavarësisë së akademikëve dhe strukturave organizuese e rregulluese të universitetit. Qëllimi i qasjeve të reja huazuara nga sipërmarrja në manaxhimin e projekteve dhe kërkimit është ndërtimi i një sistemi të integruar të kërkimit në universitetin e orientuar nga sipërmarrja për t’iu përgjigjur nevojave dhe problematikave të shoqërisë.

Përmes analizës së modelit të Heliksit të Trefishtë si dhe shqyrtimit të dinamikës së huazimit të qasjeve të sipërmarrjes në manaxhimin e kërkimit dhe projekteve në universitet, ky artikull bën disa shënime rekomanduese për forcimin e lidhjes mes kërkimit dhe zhvillimit: (i) zhvillimi i projekteve kërkimore të thelluara mbi baza konceptuale e metodologjike të shëndosha e të kontekstualizuara për të shqyrtuar sfidat e modelit analitik të Heliksit të

Page 97: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 175

Trefishtë dhe mundësitë e realizimit të tij në praktikë në vende në zhvillim si Shqipëria; (ii) zhvillimi i studimeve kërkimore për të vlerësuar politikat e inovacionit në Shqipëri; (iii) zhvillimin e studimeve për të analizuar praktikat më të suksesshme të manaxhimit të kërkimit dhe projekteve në universitet për të ndikuar pozitivisht në politikëbërje; (iv) ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore në universitet për të manaxhuar kërkimin dhe projektet psh përmes zyrave të projekteve, qendrave kërkimore, rrjetëzimeve me organizata të shoqërisë civile; trajnime e kualifikime për stafin; programe të shkëmbimit të praktikave të suksesshme etj.; (v) rritja e shkallës së ndërveprimit mes qeverisë, universitetit dhe biznesit përmes qarkullimit apo shkëmbimit të kapitalit njerëzor nga një sferë në tjetrën; (vi) krijimi i një kulture të bashkëpunimit, komunikimit, konkurrencës, shkëmbimit të informacionit si dhe ndarjes së dijes; (vii) përshtatja e modeleve të manaxhimit të projekteve dhe kërkimit nga qasjet e sipërmarrjes me proceset akademike, kontekstin, misionin dhe objektivat e universitetit; (viii) standardizimi i praktikave të manaxhimit të kërkimit dhe projekteve.

Bibliografi

Armstrong, P. (2001). ‘Science, enterprise and profit: ideology in the knowledge-driven economy’. Economy and Society, Vol. 30, No. 4, pp. 524-552.

Beesley, L. (2003). ‘Science Policy in Changing Times: Are Governments Poised to Take Full Advantage of an Institution in Transition?’. Research Policy, Vol. 32, No. 8, pp. 1519–32.

Bryde, D., & Leighton, D. (2009). ‘Improving HEI Productivity and Performance through Project Management - Implications from a Benchmarking Case Study’. Educational Management Administration & Leadership, Vol. 37, No. 5, pp. 705-721.

Communication from the Commission to the European Parliament, the Council, the European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions, Europe 2020 Flagship Initiative Innovation Union, SEC (2010) 1161, Brussels, 6.10.2010, COM(2010) 546 final.

Castells, M. (2001). The Internet Galaxy: Reflections on the Internet, Business, and Society, Oxford University Press, Oxford.

Datta, S., & Saad, M. (2008). ‘Social capital and university–industry–government networks in offshore outsourcing – the case of India’. Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 741-754.

Ernø-Kjølhede, E., Husted, K., Mønsted, M., & Barlebo Wenneberg, S. (2001). ‘Managing university research in the triple helix’. Science and Public Policy, Vol. 28, No. 1, pp. 49-55.

Etzkowitz, H. (2011). ‘Normative change in science and the birth of the Triple Helix’.

Page 98: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012176

Social Science Information, Vol. 50, No. 3-4, pp. 549-568.Etzkowitz, H. (2003). ‘Innovation in Innovation: The Triple Helix of University-

Industry-Government Relations’, Social Science Information,Vol. 42, No. 3, pp. 293-337.

Etzkowitz, H., & Viale, R. (2010). ‘Polyvalent Knowledge and the Entrepreneurial University: A Third Academic Revolution?’. Critical Sociology, Vol. 36, No. 4, pp. 595-609.

Etzkowitz, H., & Dzisah, J. (2008). ‘Rethinking development: circulation in the triple helix’. Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 653-666.

Etzkowitz, H., & Leydesdorff, L. (2000). ‘The dynamics of innovation: from National Systems and ‘‘Mode2’’ to a Triple Helix of university–industry–government relations’. Research Policy, Vol. 29, pp. 109–123.

European Commission. (2011). ‘Structural change in research institutions: Enhancing excellence, gender equality and efficiency in research and innovation’. Luxembourg: Publications Office of the European Union.

Fogelberg, H., & Thorpenberg, S. (2012). ‘Regional innovation policy and public–private partnership: The case of Triple Helix Arenas in Western Sweden’. Science and Public Policy, Vol. 39, pp. 347–356.

Hynes, M., & Ackers, L. (2012). ‘Excellence, Equality and Entrepreneurialism Building Sustainable Research Careers in the European Research Area’. Report of the Expert Group on the Research Profession. Brussels: European Commission, Directorate General for Research and Innovation.

Killen, C. P., Jugdev, K., Drouin, N., & Petit, Y. (2012). ‘Advancing project and portfolio management research: Applying strategic management theories’. International Journal of Project Management, Vol. 30, pp. 525–538.

Kirkland,J. (2005). ‘University research management: Towards a global profession’. International Journal of Technology Management and Sustainable Development, Vol. 4, No. 1, pp. 63-65.

Kirkland, J. (2008). ‘University research management: an emerging profession in the developing world’. Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 717-726.

Kruss, G. (2008). ‘Balancing old and new organisational forms: changing dynamics of government, industry and university interaction in South Africa’. Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 667-682.

Leydesdorff, L., & Meyer, M. (2006). ‘The Triple Helix Indicators of Knowledge-Based Innovation Systems’. Research Policy, Vol. 35, No. 10, pp. 1441–49.

Marlin, C., (2009). ‘Focusing research in universities’. Perspectives: Policy and Practice in Higher Education, Vol. 13, No. 2, pp. 42-47.

Metcalfe, A. S. (2010). ‘Examining the Trilateral Networks of the Triple Helix: Intermediating Organizations and Academy-Industry-Government Relations’. Critical Sociology, Vol. 36, No. 4, pp. 503-519.

Muzio, D., Hodgson, D., Faulconbridge, J., Beaverstock, J., & Hall, S. (2011). ‘Towards corporate professionalization: The case of project management, management

Page 99: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012 177

consultancy and executive search. Current Sociology, Vol. 59, No. 4, pp. 443-464.Narazani, J., Culver, J., Preci, Z., (2011) ‘Mini Country Report – Albania’, under Specific

Contract for the Integration of INNO Policy Trend Chart with ERAWATCH (2011-2012), PRO INNO Europe.

Nwagwu, W. E. (2008). ‘The Nigerian university and the triple helix model of innovation systems: adjusting the wellhead’. Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 683-696.

Saad, M., & Zawdie, G. (2008) ‘Triple helix in developing countries – issues and challenges, Technology Analysis & Strategic Management, Vol. 20, No. 6, pp. 649-652.

Soderlund, J. (2004). ‘Building theories of project management: past research, questions for the future’. International Journal of Project Management, No. 22, pp. 183–191.

Sousa, C. A.A., & de Nijs, W. F., (2010). ‘Secrets of the beehive: Performance management in university research organisations’. Human Relations, Vol. 63, No. 9, pp. 1439-1460.Stackhouse, J., & Day, R. (2005). ‘Global and regional practices in university research

management: emerging trends’. International Journal of Technology Management and Sustainable Development, Vol. 4, No. 3, pp. 189-205.

UNESCO. (2011). ‘World Data on Education: Albania’, United Nations Education, Scientific and Cultural Organization Report, available at http://www.ibe.unesco.org/fileadmin/user_upload/Publications/WDE/2010/pdf-versions/Albania.pdf , accessed 21st September 2012.

USAID. (2011). ‘ICT Country Profile: Albania 2011’, Regional Competitiveness Initiative, Report published by the United States Agency of International Development, available at www.rciproject.com/itprofiles.../ICT_Country_Profile-Albania.pdf , accessed on 20th September 2012.

Yokakul, N., & Zawdie, G. (2009). ‘The Role of Triple Helix for Promoting Social Capital, Industrial Technology and Innovation in the SME Sector in Thailand’. Science Technology Society, Vol. 14, No. 1, pp. 93–117.

Viale, R., & Campodall’Orto, S. (2002). ‘An evolutionary Triple Helix to strengthen academy–industry relations: suggestions from European regions’. Science and Public Policy, Vol. 29, No. 3, pp. 154-168.

Strategjitë – Kërkimi, Zhvillimi dhe Inovacioni – Shqipëria

Këshilli i Ministrave. (2008). Strategjia Ndërsektoriale e Shoqërisë së Informacionit 2008-2013, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Tiranë.

Këshilli i Ministrave. (2008). Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013. Tiranë.

Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. (2007). Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2007-2013. Tiranë.

Këshilli i Ministrave. Strategjia e Inovacionit dhe Teknologjisë së Biznesit, mbështetur nga Bashkimi Europian.

Këshilli i Ministrave. (2009). Strategjia Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe

Page 100: Ekonomia e Dijes si thelb i zhvillimit në epokën globale dhe sfidat e

ECONOMICUS / 9 VJESHTË 2012178

Inovacionin 2009-2015, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Tiranë. Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. (2011). Programi Strategjik për

Zhvillimin e Inovacionit dhe Teknologjisë për SME-të: 2011 – 2016, Tiranë.Ministria për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit.

(2012). Shqipëria Dixhitale dhe E-biznesi , Tiranë.

Kuadri institucional dhe sistemi i nxitjes së Heliksit të Trefishtë – Shqipëria

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE)Ministria e Inovacionit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

(MITIK)Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)Agjensia për Kërkim, Teknologjinë dhe Inovacionin (AKTI)Agjensia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)ProTik Qendra e Ndërmjetësimit dhe Inovacionit për Bizneset (BRIC)Dhomat e TregëtisëUniversitete private e joprivateAkademia Shqiptare e ShkencësShërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP)