edmond vlashaj

25
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANË _____________________________________________________________________________________________ ________________ NR. AKTI 1566 NR. VENDIMI 1841 REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANE NR. 1566 AKTI NR. 1841 VENDIMI V E N D I M “NE EMER TE REPUBLIKES Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane e përbërë prej : GJYQTARIT - ARTAN GJERMËNI, Asistuar prej sekretares Valtida Ribaj ne Tirane, sot me datë 06.12.2012, mori në shqyrtim ne séance gjyqesore me gjykim te shkurtuar me dyer te hapura, çështjen penale Nr. 1566 akti, që i përket; KERKUES : Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, përfaqësuar nga Prokurore Ervisa Hyka.

Upload: doanh

Post on 17-Dec-2016

294 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Edmond Vlashaj

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E RRETHIT GJYQESOR

TIRANË _____________________________________________________________________________________________________________

NR. AKTI 1566 NR. VENDIMI 1841

REPUBLIKA E SHQIPËRISËGJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANE

NR. 1566 AKTI NR. 1841 VENDIMI

V E N D I M

“NE EMER TE REPUBLIKES ”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane e përbërë prej :

GJYQTARIT - ARTAN GJERMËNI,

Asistuar prej sekretares Valtida Ribaj ne Tirane, sot me datë 06.12.2012, mori në shqyrtim ne séance gjyqesore me gjykim te shkurtuar me dyer te hapura, çështjen penale Nr. 1566 akti, që i përket;

KERKUES : Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, përfaqësuar nga Prokurore Ervisa Hyka.

TE PANDEHUREVE : 1- Edmond Vlashaj, i biri i Kel dhe Drande, i datl.10.09.1973, lindur ne Lezhe dhe banues ne Tirane,me adrese banimi Rr: ‘Deshmoret e kater Shkurtit’’,pallati siper Bankes Credins, shk.1, ap. 6/3, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare, hetuar me mase sigurimi ‘Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore’, perfaqesuar ne kete gjykim nga avokat Saimir Visha Dhoma e Avokatisë Tirane, me Nr. 677 license .

Page 2: Edmond Vlashaj

2. Hamit Leka, i biri i Bashkim dhe i Zemrie, i datl.04.06.1971, lindur ne Diber dhe banues ne Bathore Tirane, me adrese banimi Rr: ‘Azem Hajdari’, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare,hetuar me mase sigurimi ‘Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore’, perfaqesuar ne kete gjykim nga avokat Vladimir Mece Dhoma e Avokatisë Tirane, me Nr. 622 license .

3. Jetmir Mzhika i biri i Besim dhe i Bede, i datl.11.03.1989, lindur ne Kruje dhe banues ne Fushe-Mamurras Kruje, i padenuar me pare, me shtetesi e kombesi shqiptare, hetuar me mase sigurimi ‘Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore’, perfaqesuar ne kete gjykim nga avokat Vladimir Mece Dhoma e Avokatisë Tirane, me Nr. 622 license .

TE A K U Z U A R : Për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit te policise se rendit publik“, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjykata pasi degjoi pretendimet e paleve, mori e administroi provat e nevojshme, degjoi perfundimisht palet qe kerkuan:

1. Prokurorja :2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jetmir Mzhika, për kryerjen e

veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni, me tre muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Jetmir Mzhika t’i ulet 1/3 e dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Leka, për kryerjen e veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni, me tre muaj burgim.

5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Hamit Leka t’i ulet 1/3 e dënimit me burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Vlashaj, për kryerjen e veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit

Page 3: Edmond Vlashaj

publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të këtij neni, me tre muaj burgim.

7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Edmond Vlashaj t’i ulet 1/3 e dënimit me burgim.

8. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe shpenzimet gjyqësore tu ngarkohen të pandehurve.

-Avokati Saimir Visha dhe i pandehuri Edmond Vlashaj :Te deklarohet i pafajshem i pandehuri Edmond Vlashaj, per akuzen e ‘Kundershtimit me dhune i punonjesit te policise se rendit”, parashikuar nga neni 236/ i K.Penal.2- Ne baze te nenit 389 te K.Pr.Penale, heqjen e mases sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhene me vendimin Nr. 73 date 20.01.2012,te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.-Avokati Vladimir Mece , te pandehurit Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka : Te deklaroj te pafajshem te pandehurit Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka per akuzen e ‘Kundershtimit me dhune i punonjesit te policise se rendit”, parashikuar nga neni 236/ i K.Penal.

V E R E N: Prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, nga ana e Organit te Prokurorise, eshte paraqitur kerkesa per gjykim kunder te pandehurve Edmond Vlashaj, Hamit Leka dhe Jetmir Mzhika, te akuzuar per kryerjen e vepres penale te “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Në kërkesat paraprake, perfaqesuesit e te pandehureve para celjes se shqyrtimit gjyqesor, kërkuan gjykim të shkurtuar, duke pranuar qe gjykimi te zhvillohet ne gjendjen qe jane aktet ne fashikullin e Prokurorise te sjelle per gjykim. Prokurorja e çështjes u shpreh dakort me kete kerkese te mbrojtjes se te pandehureve për gjykim të shkurtuar, ndaj dhe Gjykata, bazuar në nenet 404 dhe 405 të K.Pr.Penale, pasi u njoh me aktet hetimore, vendosi të proçedojë me gjykim të shkurtuar, duke çmuar per zgjidhjen e ceshtjes penale ne gjendjen qe jane paraqitur aktet nga Organi i Prokurorise, pasi zgjidhet ne kete gjendje me vendim perfundimtar, e nga palet nuk pati pretendime pavlefshmerie, permbatje akteve, dhe te tjera te kesaj natyre.

Nga gjykimi rezultoi e provuar se:

Nga ana e organit te akuzes si me kerkese per gjykim dhe me konkluzione perfundimtare,u parashtrua sa me poshte vijon (sintetike):

“ ...Më datë 17.01.2012, rreth orës 09:40, salla operative në Drejtorinë e Policisë së Qarkut është njoftuar me telefon nga shtetasi Fatjon Ismailgeci, se ai

Page 4: Edmond Vlashaj

ishte rrahur në ambientet e Kampusit të Universitetit Vitrina ku studionte, nga rojat e këtij Kampusi. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë nr.6, Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu, që kanë qenë të planizuar me shërbim patrulle në zonën e autostradës Tiranë-Vorë, me kod 53/63. Pasi kanë kontaktuar me studentin Fatjon Ismailgeci jashtë ambienteve të Kampusit, punonjësit e policisë janë vënë në dijeni nga studenti se ai ishte rrahur nga rojat e kampusit. Të ndodhur përpara këtyre rrethanave, punonjësit e policisë janë afruar pranë portës hyrëse të Kampusit, ku përpara u kanë dalë katër persona që u janë prezantuar si roja, midis tyre dhe i pandehuri Hamit Leka. Pasi punonjësit e policisë Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu janë prezantuar si punonjës policie dhe kanë kërkuar të kontaktonin me përgjegjësin e tyre për të sqaruar rrethanat e rrahjes së studentit, nga ana e personave të prezantuar si roje,është kundërshtuar një gjë e tillë ,duke përdorur dhe fjalët fyese “se ç’farë polica leshi jeni ju, se kjo është pronë private”, si dhe duke shtyrë me dorë punonjësin Alfred Hasanbelliu. Në këto rrethana, punonjësit e policisë Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu kanë kërkuar ndihmën e kolegëve të tjerë. Në momentin kur në vendngjarje kanë shkuar autopatrullat e tjera të policisë, te porta hyrëse e Kampusit janë afruar një grup personash të përbërë nga punonjës dhe studentë të këtij Kampusi. Kur punonjësi i policisë Fatos Hasku ka hyrë brenda portës së Universitetit, i pandehuri Jetmir Mzhika dhe një person tjetër i paidentifikuar, e kanë shtyrë me forcë duke e nxjerrë jashtë portës. Në këto zhvillime, gjendja midis punonjësve të policisë dhe personave brenda portës është acaruar, gjatë së cilës, të pandehurit Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka kanë kundërshtuar punonjësit e policisë Korab Jata, Alfred Hasanbelliu, Arjan Avrami, Ylli Biba, Bexhet Binjaku, Fatos Hasku, Bedri Agalliu, Geg Gjoklaj, Sulejman Toromani, Agim Maletaj, Aranit Arapi dhe Munier Muça, me veprime aktive, duke i shtyrë me forcë dhe mbajtur të bllokuar portën hyrëse të Universitetit. Ndërkohë, kur i pandehuri Edmond Vlashaj, me detyrën e drejtorit të Kampusit të Universitetit Vitrina ka zbritur nga makina e tij, i është përgjigjur kërkesës së shefit të seksionit të patrullës së përgjithshme Munier Muça, për t’i dhënë personat që kishin rrahur studentin me fjalët,“nuk keni punë me punonjësit e mi, pasi unë jam përgjegjësi i tyre dhe për çdo gjë përgjigjem vet”. Menjëherë më pas, i pandehuri Edmond Vlashaj duke qenë se ishte pas grupit të punonjesve te policise, ka filluar t’i tërheq ata me forcë nga krahu, duke u thënë se nuk kishin punë të hynin brenda, pasi do ta sqaronte ai situatën. Të ndodhur në këto kushte, punonjësit e policisë kanë bërë shoqërimin e të pandehurve,duke u kryer veprimet procedurale (te cituara ne kerkese per gjykim).

-Nga ana e mbrojtesit av.Saimir Visha dhe nga i pandehuri Edmond Vlashaj, me konkluzione perfundimtare, u parashtrua sa me poshte vijon, (sintetike):

Page 5: Edmond Vlashaj

“…. I mbrojturi prej meje Edmond Vlashaj, eshte pronar dhe administrator i Universitetit Vitrina ,i lincesuar, i cili ushtron veprimtari te ligjshme ne fushen e mesimdhenies, si universitet jo publik ne disa dege, e njohur nga Ministria e Arsimit, si Keshilli i Ministrave te RSH. Per sa i perket dites se ngjarjes te dates 17.01.2012, nga ana e organit te akuzes, i mbrojturi prej meje akuzohet per vepren penale te parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal, kur duhej qe Prokuroria e Rrethit Tirane te fillonte procedimin penal per forcat e policise se komisariatit nr. 6, per shperdorim detyre apo veprime arbitrare, punonjesit e policise perpilojne raportin e sherbimit, veprim ekstra procedurial. Nga njera ane konsiderohen edhe te “ demtuar” dhe kryejne veprime proceduriale, nderkohe bejne edhe procesverbalin e arrestimit te dates 17.01.2012, edhe pse kishim te benim me nje kundervajtje penale kunder te mbrojturit prej meje Edmond Vlashaj. Per te renduar artificialisht poziten proceduriale te te mbrojturit prej meje, te ashtuquajtur “te demtuar”, perpilojne edhe informacionin referues, duke i sugjeruar Prokurorise se Rrethit Tirane, fillimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te mbrojturit prej meje Edmond Vlashaj, per veprat penale te “Kundershtimit te Punonjesit te policise”, parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal dhe “Demtime te tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 e 25 i K.Penal, ne dem te shtetasit Fatjon Ismailgeci. Arrestohen ne flagrance e jane shoqeruar nje pjese e administrates, studente te Universitetit Vitrina si: Lutfi Tusha, Besnik Caushi, Artan Zefi, Nikolin Pepaj, Edmond Gjini, Gjovalin Zefi, Leonard Vlashaj, Bujar Hoxha, Agim Hoxha, Ramazan Tarka, Donald Ramadani, Xhimer Karai, Klorando Hajdini. Per te gjithe te shoqeruarit eshte vendosur pushimi i ceshtjes penale dhe nderkohe qe prisnim edhe pushimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te mbrojturit prej meje Edmond Vlashaj, nga ana e perfaqesueses se akuzes, dergohemi per gjykim me nje akuze te parashikuar nga neni 236/2 te K.Penal. Ngjarja: Me daten 17.01.2012 ne oren 09.00 te mengjesit, studenti Fatjon Ismajlgeci ne kundershtim me rregulloren e brendshme te Universitetit, eshte grindur me dy persona dhe konkretisht me shtetasit Nikolin Pepaj dhe Besnik Caushi, te cilet kane qene me detyre ne stafin e sigurise te kampusit.

Ne lidhje me kete ngjarje studenti Fatjon Ismailgecaj nuk pasur asnje demtim fizik, c’ka provohet jo vetem me pamjet filmike te kamerave te sigurimit, por qe edhe pse eshte insistuar nga organi i policise apo i prokurorise,ky shtetas nuk ka asnje raport mjeko-ligjor qe te provoj pretendimet e tij. Pa asnje njoftim ne ambjentet e Universitetit Vitrina, eshte tentuar te hyjne dy punonjes policie dhe pikerisht Z. Korab Jata dhe Alfred Hasanbelliu, me preteksin se kane pare studentin e ashtuquajtur “ te demtuar” Fatjon Ismailgecaj dhe kerkonin “te kqyrje vendi ngjarje” ne nje ambjent mesimor qe s’kishte ndodhur asnje ngjarje, apo te shoqeronin punonjesit e sigurise se Universitetit. Te dy punonjesit e policise nuk jane lejuar te hyne ne ambjentet e Universitetit Vitrina nga roja i jashtem dhe konkretisht i pandehuri Hamit Leka. Ky episod ka mjaftuar qe punonjesit e policise te hyjne forcerisht ne ambjentet e Universitetit

Page 6: Edmond Vlashaj

Vitrina, i cili ndodhet ne fshatin Kashar Tirane. Ne kete kohe i mbrojturi prej meje nuk ka qene ne vendngjarje,por ne

zyrat e tij ne qytetin e Tiranes. Sapo eshte vene ne dijeni per presionin dhe dhunimin qe po i behej Universitetit Vitrina si dhe stafit te tij nga punonjesit e policise te Komisariatit Nr. 6 te Policise, ka shkuar menjehere ne ambjentet e Universitetit Vitrina duke kontaktuar me punonjesit e policies, per tu njohur me shkaqet e ketij dhunimi te policise kunder stafit mesidhenes te Universitetit.

I mbrojturi prej meje Edmond Vlashaj, sapo eshte prezantuar si pronar i Universitetit Vitrina, nga ana e shefit te rendit Z. Mynir Muca eshte urdheruar shoqerimi i tij se bashku me Z. Lutfi Tufa qe eshte punonjes ne Universitet per ne ambjentet e Komisariatit Nr. 6 te Policise ne Tirane.Nga ana oficerit te policies gjyqesore Perparim Morina, u krye edhe arrestimi ne flagrance.

Une bashkohem me perfaqesuesen e akuzes ne lidhje me veprimin qe ka bere i mbrojturi prej meje ate dite, ku edhe perfaqesuesja e akuzes mundohet te provoj faktin objekt akuze me shprehjen: “ …Nuk keni pune me punonjesit e mi, pasi une jam pronari i tyre dhe per cdo pergjigjem une…”.Pra kjo eshte shprehja qe ka perdorur i mbrojturi prej meje Edmond Vlashaj, qe i ka mjaftuar organit te akuzes per te ligjeruar arrestin dhe per ta marre ne cilesine proceduriale te te pandehurit, ne lidhje me vepren penale te “Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit”, veper penale kjo e parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal, qe ka te beje me bashkepunimin me te pandehurit Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka, te cilet jane me detyre punonjes te sigurise te Universitetit Vitrina. Pra eshte jashte cdo lloj llogjike qe pronari i Universitetit Vitrina qe perfaqesohet nga ana ime ne kete gjykim, ka bashkepunuar me dy te pandehurit Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka ,te cilet ne rradhe te pare eshte e vertete qe i ka te punesuar dhe vartes, por qe diten e ngjarjes nuk i ka pare fare ne ambjentet e Universitetit Vitrina, dhe jo me te kete bashkepunuar me keta dy te pandehur ne kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 236/2 i K.Penal.Ne rradhe te dyte keta dy te pandehur per here te pare ne diten e ngjarjes, i ka pare ne ambjentet e Komisariatit Nr. 6 te Policise ne Tirane.

-Konstatohet nje fillim i paligjshem i ceshtjes penale, vetem mbi bazen e nje kallezimi nga ana e shtetasit Fatjon Ismailgeci, pa ekzistencen e faktit ose te vepres penale, pasi vera penale e “Demtive te tjera me dashje” e parashikuar nga neni 90 i K.Penal, eshte kundervajtje penale dhe denohet vetem me gjobe dhe ne baze te nenit 59 te K.Pr.Penale, ndiqet mbi bazen e kerkeses se te demtuarit akuzues ne Gjykate dhe ne menyre kategorike jo ne polici apo prokurori . Pra nuk kemi nje ceshtje penale qe ndiqet kryesisht nga organi procedures apo mbi bazen e vendit te ngjarjes.Ne rastin konkret, forcat e policise se Komisariatit Nr. 6, nuk kishin detyrim ligjor te shoqeronin persona per vepren penale te “Rrahjes”, apo te kqyrin vendin e ngjarjes, per ceshtje penale qe ndiqen mbi bazen e ankimit te te demtuarit akuzues dhe jo kryesisht nga organi procedures.

-Gjithashtu nuk ka asnje verifikim te pretendimeve te kallezuesit si nga

Page 7: Edmond Vlashaj

ana e oficerit te policise gjyqesore ashtu edhe nga organi i akuzes,pasi nuk mund te ushtroj te drejten e kallezimit si mjet ligjor, por kerkese ankimore ne gjykate, c’ka eshte nje prove e marre ne kundershtim me ligjin procedurial penal .

-Si ne raportin e sherbimit te dates 17.01.2012, ne kerkesen per gjykim, si dhe ne konkluzionet perfundimtare, prokuroria nuk eshte ne gjendje te provoj se ke konkretisht punonjes policie ka kundershtuar i mbrojturi prej meje, me ke ka bashkepunuar, ku qendron bashkepunimi,me c’fare provohet dhuna qe kerkon kjo veper penale ne anen objektive te saj, ne kuptim te Institutit te bashkepunimit te parashikuar nga neni 25 dhe 26 te K.Penal, cili eshte roli i bashkepunetoreve ne kete veper penale apo ne ardhjen e pasojes. - Prokuroria e ka anashkaluar Vendimin Unifikues te Gjykates se Larte me Nr. 04 date 15.04.2011, qe ka te beje me “bashkepunimin”, si dhe kushtet qe duhet te bashkekzistojne.

-Pra asnje nga kater elementet nuk provohet ne faktin objekt gjykimi, nuk jane respektuar dispozitat proceduriale qe parashikojne fillimin e ceshtjes penale, cilat jane pasojat e mosrrespektimit te dispozitave proceduriale te lartepermendura, nuk ka asnje prove direkte apo indirekte qe te provoj elementet e vepres penale, anen objektive dhe anen subjektive. Kemi nje dhunim real jo imagjinar te forcave te policise se komisariatit nr .6,kunder Universitetit Vitrina dhe pronarit te saj, qe eshte i mbrojturi prej meje Edmond Vlashaj. Forcat e Policise nuk kane pasur asnje urdher per ushtrimin e kontrollit dhe nuk ka asnje raport ku te pershkruhen arsyet e hyrjes ne mjediset e Universitetit, pasi nuk kishte asnje vendngjarje, sepse nuk kishte ndodhur ngjarje, kemi te bejme me nje mjedis privat qe eshte Universiteti Vitrina, ku hyrja ne kete mjedis privat duhet detyrimisht te behet ne pranine e pronarit, te titullarit te institucionit.

2- Nga ana e avokatit Vladimir Mece,te pandehureve Hamit Leka dhe Jetmir Mzhika me konkluzione perfundimtare, u parashtrua sa me poshte vijon,(sintetike):

-Ne qender te ketij procesi gjyqesor, eshte nje ngjarje : Nje student i Universitetit Vitrina, Fatjon Ismajlgeci, me sjelljet e tij ne kundershtim flagrant me rregullat e vendosura, duke prishur rendin dhe thyer rende displinen ne ambjentet e ketij Universiteti, e madje duke mbajtur qendrim fyes edhe ndaj personelit te sekretarise mesimore, eshte nxjerre jashte territorit te Kampusit universitar nga punonjesit e ngarkuar me detyren e rojes se ketij kampusi, te cilet me perpikmeri dhe korrektese kane zbatuar detyren e tyre.Shtetasi Fatjon Ismajlgeci, pas kesaj ka njoftuar sallen operative te Drejtorise se Policise per incidentin e ndodhur, duke pretenduar se ishte rrahur nga rojet e kampusit,e ne kampusin e Universitetit ka shkuar nje patrulle, dhe me pas

Page 8: Edmond Vlashaj

thuajse te gjithe punonjesit e policise te Komisaritatit te Policise nr.6. Duke qendruar ne kete moment, sqarojme se nga kontakti qe kane patur dy punonjesit e policise me shtetasin Fatjon Ismajlgeci,sikunder edhe kane sqaruar ne deklarimet e tyre, ata nuk kane konstatuar demtime apo plage te dukshme. Vete shtetasi Fatjon Ismailgeci, asnjehere nuk i eshte nenshtruar ekspertimit mjekoligjor dhe nuk ka paraqitur ndonje akt mjekoligjor ku te jene kategorizuar demtimet e tij . Pra, nga sa me siper konkludojme llogjikisht se nuk ndodhemi perpara nje ngjarjeje te jashtezakoneshme qe do te kerkonte pjesmarrjen e forcave te shumta policore.

- Punonjesit e policise kane tentuar te hyjne forcerisht brenda territorit te kampusit Universitar dhe kur nuk jane lejuar ta bejne nje gje te tille nga rojet, te cilet kane respektuar detyren e tyre me korrektese, kane thirrur ne ndihme dhe forca te tjera te policise.Personeli i ngarkuar me ruajtjen e territorit te kampusit universitar, mes tyre dhe te mbrojturit dhe perfaqesuarit prej meje, ne permbushje te rregullt te detyres se tyre, ne respekt te ligjit “Mbi Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” kane kerkuar sqarime nga punonjesit e policise, por ne pergjigje ne vend te sqarimeve, kane marre sjelljen prepotente te tyre, qe eshte pasuar me futjen me force ne ambientet e kampusit universitar nga ana e punonjesve te policise. Mbi kete baze eshte filluar edhe procedimi penal ndaj te mbrojturve dhe te perfaqesuareve prej meje, te cilet jane akuzuar per vepren penale te “Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik”, kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 236, pg.2 i Kodit Penal.

-Qe te ekzistoje vepra penale e “Kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik”, duhet qe ky i fundit, pra punonjesi i policise, te jete duke kryer veprime te ligjshme, te jete duke ushtruar funksionin e tij, ashtu sic urdheron ligji “Per Policine e Shtetit”. Veprimet e punonjesve te policise te Komisariatit nr.6 ne rastin konkret, si pasoje e mosrespektimit te ligjit dhe paaftesise, bene qe nje ngjarje, te agravohet duke krijuar nje konfrontim te hapur ndermjet punonjesve e kampusit universitar dhe punonjesve te policise, ne nje kohe qe duhet te ishin se bashku ne mbrojtje te rregullit, rendit dhe qetesise, vecanerisht ne nje ambient universitar, te mbrojtur ne menyre te posacme nga ligji perkates.

-Ne dispoziten e nenit 3/6 te ligjit nr.9741, date 21.05.2007, “Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” ( i ndryshuar), parashikohet se :“Shteti garanton paprekshmerine e institucioneve te arsimit te larte dhe te territorit te tyre.Nderhyrja e organeve te rendit publik ne mjediset akademike, behet me kerkesen ose lejen e titullarit te institucionit te arsimit te larte. Vetem ne rastet e kryerjes se nje krimi flagrant dhe nje rastet e nje fatkeqesie natyrore, organet e rendit publik nderhyjne edhe pa lejen e titullarit te institucionit te arsimit te larte.Cenimi i paprekshmerise se institucioneve te arsimit te larte, ndeshkohet sipas

Page 9: Edmond Vlashaj

dispozitave ligjore.”-Jo vetem percaktimet e sipercituara ligjore dhe fryma e ligjit “Per

Policine e Shtetit”, por edhe implementimi ne praktike i filozofise dhe strategjise bashkekohore te Policimit ne komunitet , rrit partneritetin në mes të policisë dhe komunitetit. Besimi tek Policia e Shtetit rritet, kur komuniteti shikon tek ajo, përkushtim dhe përgjegjshmëri, komunikim dhe bashkëpunim, zbatim të ligjit, profesionalizëm, paanshmëri, seriozitet dhe transparencë në trajtimin e problemeve, por dhe bashkëpunim konkret për aktivitete të forcimit të besimit reciprok.

-Pra, ne ngjarjen e dates 17.01.2012, punonjesit e policise kane vepruar ne kundershtim me ligjin kur kane tentuar te hyjne me force ne ambientet e kampusit universitar te Universitetit jopublik “Vitrina”, Tirane, e ne kushtet e mesiperme, nuk kemi te bejme me elemente te figures se vepres penale te “Kundershtimit te punonjesit te policise” te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 236 pg.2 i Kodit Penal, te kryer nga te mbrojturit dhe perfaqesuarit prej meje Jetmir Mzhika dhe Hamit Leka.

Nga ana e gjykates u analizua mbi keto akte:

Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Fatjon Ismajlgeci;

9. Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Arjan Avrami;10.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Ylli Biba;11.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Korab Jata;12.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Alfred

Hasanbelliu;13.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Bexhet Binjaku;14.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Fatos Hasku;15.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Alfred Hasanbelliu;16.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Korab Jata;17.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Aranit Arapi;18.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Munier Muça;19.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Fatos Hasku;20.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Ylli Biba;21.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Sulejman Toromani;

Page 10: Edmond Vlashaj

22.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit Agim Maletaj;

23.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit Geg Gjoklaj;

24.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit Bexhet Binjaku;

25.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit Bedri Agalliu;

26.Procesverbalet për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit Fatjon Ismajlgeci;

27.Procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 17.01. 2012 dhe tabela fotografike;

28.Vendimi i sekuestrimit të provës materiale datë 19.01.2012;29.Akti i ekspertimit teknik kompjuterik, nr. 2735, datë 27.03.2012;30.Akti i ekspertimit teknik të pamjeve filmike, nr. 13/3, datë 30.03.2012;31.Shkresa me nr.2656/1, datë 20.04.2012 i kompanisë telefonike celulare

VODAFONE;32.Procesverbali i këqyrjes së rregjistrit të telefonatave dhe njoftimeve në

Drejtorinë e Policisë së Qarkut;33.Shkresa me nr.2223/1, datë 02.04.2012 e Komisariatit të Policisë Nr./6;34.Shkresa me nr. 167/1, datë 06.04.2012 ardhur nga Kampusi i Universitetit

Vitrina;35.Raporti i shërbimit; 36.Raporti i policisë së shtetit për ngjarjen.37.Akte të tjera të fashikullit të gjykimit38.Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve i datës 09.04.2012;39.Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve i datës 18.06.2012;40.Vendimi i njoftimit të akuzës dhe marrjes së personit si të pandehur për

shtetasin Jetmir Mzhika;41.Procesverbal i pyetjes së të pandehurit Jetmir Mzhika;42.Procesverbali për njohjen e të pandehurit Jetmir Mzhika me aktet;43.Vendimi i njoftimit të akuzës dhe marrjes së personit si të pandehur për

shtetasin Hamit Leka;44.Procesverbal i pyetjes së të pandehurit Hamit Leka;45.Procesverbali për njohjen e të pandehurit Hamit Leka me aktet;46.Vendimi për dërgimin e çështjes për gjyq për të pandehurit Jetmir Mzhika

dhe Hamit Leka;47.Vendimi i njoftimit të akuzës dhe marrjes së personit si të pandehur për

shtetasin Edmond Vlashaj;48.Procesverbal i pyetjes së të pandehurit Edmond Vlashaj;49.Procesverbali për njohjen e të pandehurit Edmond Vlashaj me aktet;50.Vendimi për dërgimin e çështjes për gjyq për të pandehurin Edmond

Vlashaj;

Page 11: Edmond Vlashaj

51.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Fatjon Ismajlgeci;

52.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Arjan Avrami;53.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Korab Jata;54.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Alfred

Hasanbelliu;55.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Ylli Biba;56.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Bexhet Binjaku;57.Procesverbal për kallëzimin e veprës penale nga shtetasi Fatos Hasku;58.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Alfred Hasanbelliu;59.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Korab Jata;60.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Aranit Arapi;61.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Munier Muça;62.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Fatos Hasku;63.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Ylli Biba;64.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Sulejman Toromani;65.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Agim Maletaj;66.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Geg Gjoklaj;67.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Bexhet Binjaku;68.Procesverbal për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Bedri Agalliu;69.Procesverbalet për marrjen e të dhënave nga personi që tregon rrethana të

dobishme për qëllimet e hetimit Fatjon Ismajlgeci;70.Procesverbali i kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 17.01. 2012 dhe tabela

fotografike;71.Vendimi i sekuestrimit të provës materiale datë 19.01.2012;72.Akti i ekspertimit teknik kompjuterik, nr. 2735, datë 27.03.2012;73.Akti i ekspertimit teknik të pamjeve filmike, nr. 13/3, datë 30.03.2012;74.Shkresa me nr.2656/1, datë 20.04.2012 i kompanisë telefonike celulare

VODAFONE;75.Procesverbali i këqyrjes së rregjistrit të telefonatave dhe njoftimeve në

Drejtorinë e Policisë së Qarkut;76.Shkresa me nr.2223/1, datë 02.04.2012 e Komisariatit të Policisë Nr./6;

Page 12: Edmond Vlashaj

77.Shkresa me nr. 167/1, datë 06.04.2012 ardhur nga Kampusi i Universitetit Vitrina;

78.Raporti i shërbimit; 79.Kërkesë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të

pandehurin Hamit Leka; Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Hamit Leka.

80.Procesverbal arrestimi në flagrancë për të pandehurin Hamit Leka;81.Kërkesë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të

pandehurin Jetmir Mzhika; Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Jetmir Mzhika.

82.Procesverbal arrestimi në flagrancë për të pandehurin Jetmir Mzhika;83.Kërkesë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të

pandehurin Edmond Vlashaj; Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për të pandehurin Edmond Vlashaj.

84.Procesverbal arrestimi në flagrancë për të pandehurin Edmond Vlashaj;aktet e dosjes penale me Nr. 1566, date regjistrimi 26.06.2012, pjese perberese dhe e pandare e fashikullit gjyqesor.

-Nga ana e organit te akuzes per sa me siper u kerkua deklarimi

fajtore i te pandehurve per akuzat atribuar atyre, parashtruar ne pjesen hyrese te ketij vendimi. -Nga ana e te pandehurit Edmond Vlashaj dhe av. Saimir Visha u kerkua deklarimi i pafajsise si i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Kundershtimi i Punonjesit te Policise se Rendit Publik", neni 236/2 i Kodit Penal. -Nga ana e te pandehurit Jetmir Mzhika dhe av.Vladimir Mece u kerkua deklarimi i pafajsise si i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Kundershtimi i Punonjesit te Policise se Rendit Publik," neni 236/2 i Kodit Penal. -Nga ana e te pandehurit Hamit Leka dhe av.Vladimir Meci u kerkua deklarimi i pafajsise si i akuzuar per kryerjen e vepres penale "Kundershtimi i Punonjesit te Policise se Rendit Publik", neni 236/2 i Kodit Penal.

Nga interpretimi per sa me siper të përmendura Gjykata cmon :

Ne Kodin Penal ne nenin 236 sanksionohet: “Kundershtimi qe i behet punonjesit te policise se rendit public,me qellim per ta penguar ate per te kryer detyren sipas ligjit, perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose me burgim deri ne nje vit.

-Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose duke ushtruar dhune ose

Page 13: Edmond Vlashaj

me shume se nje here, denohet me gjobe ose me burgim deri ne shtate vjet”. Të konsumohet kjo veper penale nga te pandehurit, duhet qe te ekzistojne kater elementet perberes te figures se vepres penale, e posacerisht objekti, ana objektive, subjekti, ana subjektive. Ne analize te ketyre kater elementeve te figures se vepres penale, duhet qe nga ana objektive, te pandehurit me veprime aktive me dashje, te kryejne veprime ne kundershtim me ligjin, te cilat ne paragrafin e dyte shprehen ne format e bashkepunimit, dhunes apo perseritjes se ketyre veprimeve te kundraligjshme ndaj punonjesit te policise, me qellim per te penguar kryerjen e detyres sipas ligjit. Duke u ndalur ne kete element konstatohet lehtesisht fakti, se nga ana e punonjesve te policise, kjo detyre duhet te jete duke u kryer sipas ligjit. Gjykata cmon se detyra e punonjesve te policise, nuk ka qene duke u kryer ne perputhje me ligjin. I demtuari nga vepra penale e rrahjes, Fatjon Ismajlgeci, ka njoftuar punonjesit e policise,te cilet pasi kane shkuar ne vendndodhjen e tij, kane marre te dhena per pretendimiet e paraqitura prej tij. Mbi kete baze punonjesit e policise pavaresisht se e njohin (prezumohet), kerkesat e ligjit se per keto vepra penale paraqitet ankim ne gjykate nga i demtuari sipas nenit 59 te K.Pr.Penale, kane kryer veprime tej kopetencave te tyre ligjore, ne ambientet e nje pasurie ne posedim private, me objekt veprimtarie tregtare ne fushen e arsimimit jopublik, pasi nuk ekzistonin kriteret e parashikuara nga K.Pr.Penale, pasi nuk ka patur raste urgjence dhe dyshim per kryerje vepra penale te renda qe legjitimojne veprime te kesaj natyre, dhe jo ne perputhje me ligjin nr.9741, date 21.05.2007, “ Per Arsimin e Larte ne Republiken e Shqiperise” , i cili garanton paprekshmerine e institucioneve te arsimit te larte dhe te territorit te tyre, e nderhyrja e organeve te rendit publik ne mjediset akademike, behet me kerkesen ose lejen e titullarit te institucionit te arsimit te larte. Vetem ne rastet e kryerjes se nje krimi flagrant dhe ne rastet e nje fatkeqesie natyrore, organet e rendit publik, nderhyjne edhe pa lejen e titullarit te institucionit te arsimit te larte. Ne daten ku punonjesit e policise kane marre detyre,nuk rezulton ndonje ceshtje penale ne ngarkim te te pandehurve. Eshte kusht i rendesishem dhe i domosdoshem, qe te ekzistoje vepra penale e parashikuar nga neni 236/2 , nga ana objektive duhet qe detyra shteterore te kryhet sipas ligjit, qe ne rastin konkret nga ana e punonjesve te policise, nuk rezulton te jete kryer si e tille. Perfundimisht me analize te anes objektive si nje nga kater elementet e vepres penale, rezulton se ajo mungon, e te pandehurit duhet te deklarohen te pafajshem. Shpenzimet e ketij procedimi penal qe lidhen me vepren penale parashikuar nga neni 236/2 K.Penal, konform nenit 393 te K.Pr.Penale, nuk duhet ti ngarkohen te pandehurve, pasi atyre nuk i perket ndonje denim, por vet

Page 14: Edmond Vlashaj

organit qe i ka bere. Ne zbatim te nenit 389 te K.Pr.Penale te pandehurve duke qene se jane te pafajshem, gjykata urdheron heqjen e masave te sigurimit per efekte te ketij procedimi. Per sa u analizua u provua me pretendimet e paleve ne séance te gjykimit te shkurtuar, e provat shkresore te ndodhura ne dosje,pjese perberese e pandare e fashikullit gjyqesore.

PER KETO ARSYE:

Ne veshtrim te neneve 379, 384 e 388/b, 389,393,403,e vijues të K.Pr.Penale, gjykata:

V E N D O S I:

1-Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Edmond Vlashaj, për kryerjen e veprës penale të “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. 2-Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Jetmir Mzhika, për kryerjen e veprës penale të “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. 3-Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Hamit Leka, për kryerjen e veprës penale të “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. -Deklarimin e heqjes se mases te sigurimit personal ndaj te pandehurit Edmond Vlashaj. - Deklarimin e heqjes se mases te sigurimit personal ndaj te pandehurit Hamit Leka. - Deklarimin e heqjes se mases te sigurimit personal ndaj te pandehurit Jetmir Mzhika. -Shpenzimet proceduriale te parapaguara ,në ngarkim te shtetit. Kunder vendimit mund te behet ankim nga palet brenda 10 diteve ne Gjykaten e Apelit Tirane,duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se vendimit. -U shpall ne Tirane, sot me date 06.12.2012.

SEKRETARE GJYQTAR VALTIDA RIBAJ ARTAN GJERMENI

Page 15: Edmond Vlashaj