e vërteta në përkthim - arkiva

Upload: kosmaqi

Post on 07-Aug-2018

225 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/20/2019 E Vërteta Në Përkthim - Arkiva

    1/2

    1/27/2016 E vërteta në përkthim - Arkiva - GazetaExpress

    http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/ 1/2

    GAZETAEXPRESS

    E diel, 15 Korrik 2012 12:30

    E vërteta në përkthim

    Në organizim të Heartefact Fund dhe Qendrës Multimedia, dhe nëbashkëpunim me Global Arts Corps, në kuadër të DokuFestit prejtë premtes filloi një seri treditore e punëtorive, panel-diskutimi dheprojeksioneve filmike. Është shfaqur edhe filmi dokumentar ‘Truthin Translation’, i cili ka udhëtuar nëpër njëmbëdhjetë shtete tëbotës, përfshirë këtu edhe nëntë shtete ballkanike.

    Heartefact Fund dhe Qendra Multimedia, në bashkëpunim me Global Arts Corps, prej tëpremtes kanë filluar një seri treditore të punëtorive, panel-diskutimeve dhe projeksionesh

    filmike. Në këto ngjarje, që zgjasin deri të dielën, janë ftuar pjesëtarë të shoqërisë civile,

    drejtorë teatri, shkrimtarë e aktorë.

    E gjithë ngjarja mbahet në kuadër të festivalit DokuFest.

    Në mbrëmjen e së premtes u dhanë pjesë të filmit dokumentar “E Vërteta në Përkthim”, që

    shërbyen si shtytës për diskutim në punëtoritë dhe diskutimet që po mbahen këtyre ditëve.

    Filmi tregon procesin e përgatitjes të grupit të aktorëve nga Afrika Jugore, që marrin përsipër të

    tregojnë versionin e tyre të Komisionit të së Vërtetës dhe të Pajtimit të Afrikës Jugore, dhe të

    sprovojnë rëndësinë në zonat tjera të konflikteve në vendet e ndryshme të botës. Gjatë këtij

    procesi, ata po ashtu luftojnë për mbrojtjen e pajtimit të cilin e arritën me vështirësi, pasi që e

    kuptojnë rëndësinë e përgjegjësive të tyre individuale për të vërtetën, e cila ka shërbyer si

    formuese e shtetit të tyre.

    Udhëtimi i tyre shndërrohet kështu në një luftë për mbijetesë individuale dhe grupore, por edhe

    në luftë për kujtesë dhe identitet, meqenëse janë të detyruar të sprovo jnë guximin e tyre

    personal, integritetin, hirin dhe të vërtetën, për të arritur që grupin ta mbajnë si n jë komunitet të

    individëve.

    ***

    Të shtunën, ndërkaq, pjesëmarrësit e punëtorisë u përqendruan në pyetjen se si e kanë

    udhëhequr organizatat kulturore procesin deri në dialog në rrethanat e konfliktit civil, dhe se si

    mund të shikohen teatri dhe filmi nga një publik me prapavijë të ndryshme. Më vonë, gjatëpasdites së shtunë, u demonstrua edhe teknika e ndërtimit të ansamblit teatror.

    Edhe sot (e diel) do të ketë një panel me aktorë regjionalë dhe ndërkombëtarë, e si temë do të

    0 0

    https://twitter.com/intent/tweet?text=E%20v%C3%ABrteta%20n%C3%AB%20p%C3%ABrkthim%20&url=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/&via=gazetaexpresshttps://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/https://twitter.com/intent/tweet?text=E%20v%C3%ABrteta%20n%C3%AB%20p%C3%ABrkthim%20&url=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/&via=gazetaexpresshttps://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/https://twitter.com/intent/tweet?text=E%20v%C3%ABrteta%20n%C3%AB%20p%C3%ABrkthim%20&url=http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/&via=gazetaexpress

  • 8/20/2019 E Vërteta Në Përkthim - Arkiva

    2/2

    1/27/2016 E vërteta në përkthim - Arkiva - GazetaExpress

    http://www.gazetaexpress.com/arkiva/e-verteta-ne-perkthim-86472/ 2/2

     jetë aktrimi i atyre që në ekran dhe në skenë perceptohen si ‘të tjerë’. Paneli do t’i diskutojë

    problemet e veçanta që dalin nga kjo praktikë, dhe atë se si aktrimi, si formë e artit, mund të

     japë informata për atë se si të diskutohen çështjet e hakmarrjes, identitetit historik dhe pajtimit

    në shoqëritë e sapodala nga konfliktet.

    ***

    Ndryshe, filmi “E Vërteta në Përkthim” është financuar nga fondacioni Charles Stewart Mott,

    fondacioni Embrey Family, Robert Bosch Stiftung, fondacioni Rockefeller Brothers, fondacioni

    Charles Engelhard dhe nga fondacioni Norman Hischfield.

    Projeksioni i filmit dhe punëtoritë në DokuFest janë mundësuar nga fondi Heartefact dhe

    Qendra Multimedia, me përkrahjen financiare të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur 

    dhe Fondacionit Charles Stewart Mott.

    Fondi Heartefact është një organizatë rajonale, e formuar me qëllim të përkrahjes, inkurajimitdhe lidhjes së forcave progresive që kontribuojnë në demokratizimin dhe forcimin e

    perspektivave evropiane në Ballkan. Fondi Heartefact është i dedikuar në ndërtimin e

    hapësirave dhe shoqërive të hapura, nëpërmjet shkëmbimit kreativ të çështjeve të

    rëndësishme shoqërore, si liria e shprehjes, bashkëpunimi i vazhdueshëm rajonal dhe forcimi i

    përgjegjësisë dhe vetëdijes kritike. Ky fond inkurajon, përkrah dhe promovon pjesëmarrjen e

    grupeve të margjinalizuara shoqërore në jetën publike dhe përmirësimin e statusit të tyre.

    Nga ana tjetër, qendra Multimedia është një organizatë e prodhimit kulturor, e cila që nga viti

    2002 punon në fushën e artit dhe kulturës. Qendra prodhon dhe bashkëprodhon aktivitete

    kulturore për të gjitha moshat. Fokusi i organizatës është teatri bashkëkohor dhe dramaturgjia.

    Produksionet teatrale të kësaj qendre kanë vizituar festivale të ndryshme të Evropës.

    Ndërkaq, Global Arts Corps bashkon artistë të klasit botëror nga anë të kundërta të palëve në

    konflikte civile, fetare dhe racore, të cilët punojnë bashkërisht në krijimin e produksioneve

    teatrale e muzikore që udhëtojnë nëpër zonat e konfliktit për të çuar përpara çështjen e pajtimit

    mes tyre. Qëllim është krijimi i platformave jo-kërcënuese për dialog ndërmjet armiqve në ish-

    zonat e konfliktit, ndërkohë që sfidë është shtimi i ndjeshmërisë ndaj kujtesës së hidhur.

    Produksioni prototip për këtë organizim ishte pjesa teatrale origjinale nga Afrika e Jugut, ‘Truth

    in Translation’ (E Vërteta në Përkthim), e cila udhëtoi në 11 shtete dhe u shfaq në 24 qytete të

    botës, përfshirë këtu edhe nëntë vende të Ballkanit.