e drejta policore

68
Haris Haliloviq Elmedin Muratbegoviq E DREJTA POLICORE - Skriptë – Sarajevë/Prishtinë, 2007 1

Upload: nasuf-germizaj

Post on 07-Jul-2015

2.269 views

Category:

Education


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: E drejta policore

Haris HaliloviqElmedin Muratbegoviq

E DREJTA POLICORE- Skriptë –

Sarajevë/Prishtinë, 2007

1

Page 2: E drejta policore

PARATHËNIE

Skripta “E drejta policore” është përpjekje që studentëve t’u ofrohet në formë përmbledhëse përmbajtja e programit mësimor nga lënda “E drejta policore”, e cila zhvillohet në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike të Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit AB në Prishtinë.

Skripta është ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë jepet një vështrim i përgjithshëm i të drejtës policore, detyrës, qëllimit, lëndës dhe burimeve të saj, si edhe i marrëdhënieve të saj me degët tjera të së drejtës. Në këtë pjesë përfshihet edhe shpjegimi i nocionit të policisë, si segment qendror i studimit të së drejtës policore, zhvillimi historik i saj, kontrolli, etj. Në pjesën e dytë të skriptës analizohen dispozitat pozitive në Bosnjë e Hercegovinë, gjegjësisht në Kosovë, me të cilët rregullohen organizimi dhe funksionimi i policisë. Ndërkaq, në pjesën e tretë pasqyrohet korniza themelore si edhe pasqyra e autorizimeve të policisë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Shpresojmë se kjo skriptë do t’u shërbejë jo vetëm studentëve të cilëve u është dedikuar, para së gjithash, por edhe çdonjërit që i intereson, në çfarëdo mënyre, fusha shkencore e të drejtës policore apo zbatimi i saj në praktikë.

Autorët

2

Page 3: E drejta policore

PËRMBAJTJAI E drejta policore dhe policia në përgjithësi 51. E drejta policore- nocioni, qëllimi dhe detyrat 61.1. Nocioni 61.2. Qëllimi 61.3. Detyrat 62. Lënda e të drejtës policore 63. Burimet e të drejtës policore 74. E drejta policore – marrëdhëniet me disa degë të së drejtës

7

5. Policia – segmenti qendror i studimit të së drejtës policore 85.1. Nocioni i policisë 85.2. Teoritë mbi “lindjen” e policisë 86. Zhvillimi historik i policisë 96.1. Koha antike 96.2. Mesjeta 106.3. Periudha e shekujve 18 e 19 106.3.1. Puna e policisë në Angli në shekullin 19 116.3.2. Krijimi i policisë bashkëkohore – shembulli i SHBA-ve 127. Funksionet e policisë 158. Policia dhe shteti 169. Policia dhe qytetarët 1610. Sistemi i punës së policisë – modeli i SHBA 1611. Veprimi i pandërgjegjshëm dhe kontrolli i policisë 1711.1. Veprimi i pandërgjegjshëm 1711.2. Kontrolli i policisë 20II Organizimi dhe funksionimi i policisë në Kosovë 23

1. Vërejtje hyrëse 242. Parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të policisë në Kosovë

24

3. Kompetencat e Shërbimit Policor të Kosovës dhe përgjegjësitë e policisë

25

4. Organizimi i Shërbimit Policor të Kosovës 265. Këshilli për emërimin e zyrtarëve të latë të policisë dhe çështjet disiplinore

27

6. Marrëdhëniet me komunitetin 287. Inspektorati policor 298. Urdhëresa administrative për zbatimin e vendimit mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës – vështrim i shkurtër 29III Korniza themelore dhe pasqyrimi i autorizimeve policore 31

3

Page 4: E drejta policore

1. Bashkimi Evropian - problematika e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme (Justice and Home Affairs) 321.1. Marrëveshja e Mastrichtit 321.2. Marrëveshja e Amsterdamit 341.3.European Union Planning Team for Kosovo (EUPT Kosovo 372. Dispozitat lidhur me konceptin «e drejta policore» 392.1. Punët policore 402.2. Organizimi i policisë 412.3. Bashkëpunimi me qytetarë 412.4. Obligimi i ruajtjes së sekretit zyrtar 423. Autorizimet e policisë 423.1. Përcaktimi e verifikimi i identitetit të personave e mjeteve 443.2. Thirrja 453.3. Marrja (shoqërimi) 463.4. Kërkimi i personave dhe mjeteve 483.5. Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes 493.6. Dhënia e vërejtjeve dhe urdhëresave 493.7. Konfiskimi i përkohshëm i mjeteve 503.8. Testi poligrafik 513.9. Kontrolli i personave, mjeteve dhe automjeteve 513.10. Sigurimi dhe shikimi i vendit të ngjarjes 513.11. Protokollimi i kallëzimit 533.12. Publikimi i shpërblimit 533.13. Xhirimet në vendet publike 534. Përdorimi i mjeteve të detyrimit 534.1. Përdorimi i forcës fizike trupore 544.2. Përdorimi i shkopit zyrtar 544.3. Përdorimi i mjeteve për lidhje 544.4. Përdorimi i pajisjeve për ndalimin e detyruar të automjeteve

55

4.5. Përdorimi i qenit zyrtar 554.6. Përdorimi i mjeteve kimike 564.7. Përdorimi i kalit zyrtar 564.8. Përdorimi i armës së zjarrit ndaj njerëzve 564.9. Përdorimi i mjete të dhunës ndaj turmës 574.10. Përdorimi i «vrushkujve të ujit» (topit të ujit) 574.11. Përdorimi i armëve të zjarrit ndaj kafshëve 574.12. Raporti mbi përdorimin e mjeteve të detyrimit 575. Mbrojtja e viktimës së veprës penale dhe të tjerëve 586. Këshillimi i personit të arrestuar 59LITERATURA 60

4

Page 5: E drejta policore

I

E drejta policore dhe policia në përgjithësi

1. E drejta policore – nocioni, qëllimi dhe detyra

1.1. Nocioni

E drejta policore sistemon dhe sqaron burimet dhe normat e përgjithshme juridike me të cilat rregullohet çështja e sigurisë dhe çështja e policisë. Si e tillë, ajo paraqet një të ashtuquajtur „të drejtë të veçantë“. Si “sistem i njohurisë” mbi normat e përmendura, e drejta policore merret me dukuritë juridike, por ajo merret edhe me dukuritë juridike, me që siguria dhe policia janë edhe dukuri shoqërore (Miletiq, 2003:20). Në këtë kuptim, e drejta policore duhet të vështrohet, para së gjithash, si e drejtë e veçantë që merret me studimin e normave juridike me të cilat rregullohen siguria dhe policia, pra edhe me studimin e policisë dhe sigurisë si dukuri shoqërore.

1.2. Qëllimi

Qëllimi i lëndës „E drejta policore“ është studimi i zgjeruar dhe i thelluar i zgjidhjeve të përgjithshme normative me të cilat rregullohet çështja e sigurisë, si edhe studimi i zgjidhjeve të veçanta normative (në raport me organet përkatëse dhe me organet tjera të pushtetit), me të cilat rregullohet çështja e organizimit, veprimtarisë dhe kontrollit të policisë (Miletiq, 2003: 17).

1.3. Detyra

Detyrë e lëndës „E drejta policore“ është që studentët, nëpërmjet studimit të përmbajtjeve relevante, të njihen me:

1. burimet si dhe me normat juridike të së drejtës policore dhe raporteve të tyre me normat juridike të degëve të caktuara të së drejtës në sistemin tonë juridik;

2. policinë si nocion, me llojet e aktiviteteve, funksioneve dhe veprimtarinë e përgjithshme të saj, si edhe me raportin e policisë ndaj qytetarëve, organeve tjera shtetërore dhe subjekteve tjera joshtetërore;

3. organizimin e policisë dhe pozitën juridike të pjesëtarëve të saj;4. veprimtarinë përkatësisht autorizimet dhe punët e policisë;5. kontrollin e policisë (Miletiq, 2003: 19).

5

Page 6: E drejta policore

2. Lënda e të drejtë policore

Lënda e të drejtë policore përfshin tërësinë e normave të përgjithshme juridike me të cilat rregullohet çështja e sigurisë së shtetit dhe qytetarëve që jetojnë në të, sikundër edhe organizimi, veprimtaria dhe kontrolli i policisë, me përjashtim të normave të përgjithshme juridike që kanë të bëjnë edhe me policinë edhe me organet tjera administratës shtetërore, me të cilat rregullohen disa degë të së drejtës në sistemin tonë juridik (Miletiq, 2003: 30). Pra, objekt i hulumtimit të së drejtës policore janë jo vetëm normat juridike që rregullojnë çështjen e sigurisë së qytetarëve dhe të shtetit, sidomos ato norma që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e policisë, por edhe normat me të cilat rregullohen njëkohësisht organizimi e funksionimi i policisë dhe organizimi e funksionimi i organeve tjera të administratës shtetërore, të cilat janë të përbashkëta si për policinë ashtu edhe për organet tjera të administratës shtetërore.

3. Burimet e të drejtës policore

Burim themelor i të drejtës policore është kushtetuta, dokumenti kulmor juridik, i cili përcakton parimet themelore të çështjes së sigurisë së një vendi, pra edhe parimet themelore të veprimit të organeve të ngarkuara me çështjen e sigurisë.

Përveç kushtetutës, burim tjetër të rëndësishëm të së drejtës policore paraqesin ligjet me të cilat rregullohen normat kushtetuese në sferën e sigurisë dhe organet e ngarkuara me çështje të sigurisë. Por, burime të së drejtës policore janë edhe aktet e përgjithshme nënligjore (urdhëresat, rregulloret, udhëzimet, vendimet, protokollet, etj.), nëpërmjet të cilave bëhet përpunimi i normave juridike të përfshira në ligje.

Për nevojat e shfrytëzuesve të kësaj skripte, ne kemi veçuar këto burime të së drejtës policore në Kosovë:

1. Rregulloren mbi autorizimet e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, me ndryshime e plotësime;

2. Projektin e Rregullores së Kornizës Kushtetuese të vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë(UNMIK/REG/2001/9);

3. Rregulloren mbi kornizën dhe parimet themelore të Shërbimit Policor të Kosovës; dhe

4. Urdhëresën administrative për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/54 mbi kornizën dhe parimet themelore të Shërbimit Policor të Kosovës.

6

Page 7: E drejta policore

(Më vonë do të bëhet fjalë më gjerësisht për këto).

5. E drejta policore- raporti me disa degë të së drejtës

E drejta policore, si e drejtë e posaçme, ka lidhshmëri me degë të tjera të së drejtës, siç janë: e drejta kushtetuese, e drejta administrative, e drejta penale, e drejta financiare, etj. Raportet e të drejtës policore me të drejtën kushtetuese determinohen nga fakti se normat juridike të së drejtës kushtetuese, si degë themelore e sistemit juridik, janë obliguese për normat juridike mbi sigurinë dhe parimet themelore të së drejtës policore. Lidhshmëria e të drejtës policore më të drejtën administrative, e cila paraqet tërësinë e normave juridike që rregullojnë organizimin, veprimtarinë dhe kontrollin e administratës shtetërore, pasqyrohet në normat juridike me të cilat rregullohet çështja e sigurisë dhe e policisë. Lidhshmëria e të drejtës policore me të drejtën penale dhe penalo-procesore shprehet në funksionin penal, për të cilin do të bëhet fjalë më vonë. Por, e drejta policore ka marrëdhënie specifike edhe me të drejtën ndërkombëtare, si edhe me të drejtën financiare dhe të drejtën tregtare (Miletiq, 2003: 35-44).

5. Policia – segment qendror i hulumtimit të së drejtës policore

5.1. Nocioni i policisë

Fjala polici rrjedh prej fjalët greke politeuein që do të thotë të jesh qytetar ose të marrësh pjesë në aktivitete politike dhe polis që do të thotë qytet ose shtet. Këto definicione shprehin rëndësinë e individit, procesit politik dhe shtetit ose qeverisë (Roberg, Crank, Kuykendall dhe Sherman, 2004).

Sipas Masleshës (1999: 17) dhe Miletiqit (2003: 57) dokumentet e deritashme tregojnë se fjala „police“ është hasur për herë të parë në gjuhën frënge, në vitin 1250. Por, kuptimin më të përafërt ajo e fiton në fillim të shekullit 17. Sipas disa burimeve të tjera, në shekullin 14, mbreti Karli V e ka cilësuar polici të mirë gjithë administratën e cila është marrë me çështje të përgjithshme, ndërsa në shekullin 16 fjala polici ka marrë kuptimin e ruajtjes së rendit publik (Miletiq, 2003: 57).

Nocioni polici, në kuptimin më të gjerë, nënkupton sistemin e trupave të veçanta të administratës së brendshme, të cilat, për kryerjen e detyrave të fushëveprimit të tyre, përdorin edhe mjetet e detyrimit institucional. Në kuptimin objektiv, policia është strukturë mbrojtëse (garantuese) e rendit publik, e cila e kryen funksionin e saj mbrojtës me mjete të detyrimit. Në kuptimin funksional, kryesisht, është pranuar ndarja e

7

Page 8: E drejta policore

policisë në polici administrative (drejtuese) dhe në polici kriminalistike (gjyqësore) (Modly, Korajliq, 2002: 455)

5.2. Teoritë rreth lindjes së policisë

Në librin e tyre “Policia dhe shoqëria”, Roberg, R., Crank, J. Kuykendall, J., dhe Sherman, Ë. L., duke iu referuar shumë autorëve (Lane, 1967; Johnson, 1981; Cooper, 1975; dhe Mokkonen, 1981), përmendin katër teori themelore mbi lindjen e policisë. Këto janë:

1. teoria mbi kontrollin e trazirave;2. teoria mbi kontrollin e kriminalitetit;3. teoria mbi kontrollin e konflikteve klasore; dhe4. teoria mbi disperzionin urban.

1. Teoria mbi kontrollin e trazirave e shpjegon lindjen e policisë si rezultat të nevojës për parandalimin e dhunës së masës. P.sh., në Boston, para se të lindte policia, kishin ndodhur trazira të mëdha. Trazira kishin ndodhur edhe në qytete të tjera, në vitet 30 dhe 40 të shekullit 20.

2. Teoria mbi kontrollin e kriminalitetit thotë se shtimi i kriminalitetit ka kushtëzuar krijimin e një lloji të ri të policisë. Kërcënimi i rendit e qetësisë së shoqërisë, i manifestuar në formë të dhunës në rrugë nga hajnat e plaçkitësit e dhunshëm ( të cilët quhen sulmues në rrugë) ka krijuar një atmosferë frike. Në këtë kohë, në shumë qytete kishte mbretëruar frika nga hajnat e dhunshëm dhe nga veprat penale kundër pronës.

3. Teoria mbi kontrollin e konfliktit të klasave e vështron lindjen e policisë si rezultat të eksploatimit ekonomik e klasor. Mbështetësit e saj thonë se policia ka lindur njëkohësisht me qytetet dhe shoqërinë. Në këtë periudhë, shumë njerëz të shtresave të ndryshme shoqërore dhe etnike e kishin shfrytëzuar secilin rast për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike. Kjo kishte shkaktuar ndasi të thella në shoqëri, prandaj pjesëtarët e klasës së mesme dhe klasës së lartë, të cilën e përbënin kryesisht të bardhët, anglo-saksonët dhe protestantët, kërkonin mënyra për të mbajtur nën kontroll imigrantët e varfër, të cilët, të shumtën, nuk ishin as protestantë dhe as nuk kishin prejardhje anglo-saksone. Kjo teori e përfaqëson mendimin se policia bashkëkohore ishte vetëm mjet në duart e elitës industriale që kishte për qëllim mbytjen e rezistencës së punëtorëve që eksploatoheshin si forcë për lëvizjen e kapitalizmit.

4. Teoria mbi disperzionin urban thotë se shumë stacione të policisë janë krijuar për shkak se të tilla kishin krijuar qytetet tjera dhe jo për shkak të nevojës reale për to. Kjo teori e konsideron policinë si pjesë përbërëse

8

Page 9: E drejta policore

të strukturës shtetërore, e cila ishte e domosdoshme për stabilitetin e shoqërisë.

Ekzistojnë dëshmi që shkojnë në favor të të gjitha këtyre teorive, por asnjëra prej tyre nuk është plotësisht e qëndrueshme. Në shumë qytete kishte trazira të mëdha para se të krijoheshin stacionet e policisë, por në disa qytete nuk kishte fare trazira.

6. Zhvillimi historik i policisë – vështrim sipas Roberg-ut, Crank-ut, Kuykendall-it, Sherman-it (2004) dhe Masleshës (1999)

Historia e policisë tregon se ajo është një prej shërbimeve më të vjetra të shoqërisë njerëzore gjegjësisht të shtetit. Mund të thuhet se policia, si formë elementare e kontrollit shoqëror, është më e vjetër edhe se vetë shteti.

Një prej shembujve më të vjetër të punës së policisë është ruajtja e rendit e qetësisë brenda fiseve, kur brenda familjes, klanit ose fisit kishin filluar të zbatoheshin rregulla e norma joformale të sjelljes. Sjellja e cila nuk ishte në pajtim me normat e caktuara, shpesh, gjykohej në mënyrë brutale (p.sh. me prerjen e dorës për vjedhës ose me vendosjen e rrethit të skuqur në kokë për kryer të veprave penale). Në esencë, secili anëtar i grupit kishte autorizime të zbatonte rregullat joformale.

6.1. Periudha antike

Mënyra e ruajtjes së rendit e qetësisë brenda klanit dhe fisit ka filluar të ndryshojë me lindjen e Romës dhe të qyteteve-shtete në Greqi. Deri në vitin 594, para erës së re, në Greqi dhe, shekullit 3 para erës së re, në Romë, ruajtja e rendit e qetësisë ka qenë përgjegjësi e gjyqtarëve të emëruar, personave privatë që nuk paguheshin për këtë punë. Zyrtarët e parë shtetërore të paguar për ruajtjen e rendit e qetësisë ishin praefectus urbi, të cilët ishin krijuar në Romë, rreth 27 vjet para erës së re. Në vitin 6 të erës së re, Roma kishte një polici të madhe shtetërore, e cila patrullonte rrugëve, ditë e natë. Në parim, funksionet elementare të policisë dhe kohët antike gjendeshin në duart e qeveritarëve, ushtrisë dhe eprorëve të saj dhe të skllavopronarëve. Arsyet për organizimin e tillë të policisë duhet kërkuar në vetë organizimin e shteteve (polisit).

6.2. Mesjeta

Pas rënies të mbretërisë së Romës, në kontinentin evropian dominonte anarkia, deri në shekujt 12 e 13, kur mbretërit e morën përgjegjësinë për zbatimin e ligjit. Marrja e përgjegjësisë për zbatimin e ligjit nga mbretërit

9

Page 10: E drejta policore

nënkuptonte forcimin e rolit të të ashtuquajturave roje të natës, të cilat përbëheshin nga grupe qytetarësh që patrullonin rrugëve gjatë natës. Ata patrullonin për fikjen e zjarreve ose për parandalimin e problemeve të ndryshme. Këto roje kishin një person që merre me hetime, me arrestime dhe me mbledhjen e taksave. Në disa vende, si në Francë, ishin të angazhuara edhe patrullat e kalorësve.

Në shekullin 12, në Angli, mbreti emëronte sherifët, të cilët shqiptonin gjoba dhe mbikëqyrnin sistemin e ruajtjes së rendit e qetësisë. Sipas këtij sistemi, secili anëtar i rrethit prej 10 shtëpish ishte përgjegjës për sjelljen e anëtarëve tjerë të rrethit.

Ky sistem i ruajtjes së rendit e qetësisë ka funksionuar me shekuj. Ndarja në grupe prej 5 deri në 10 shtëpi u rrit në famulli. Disa qindra komunitete të tilla formonin kontetë, siç janë sot qarqet. Në secilin sistem të tillë, meshkujt mbi 15 vjeç, përbënin posse comitatus, grupin që ishte i ngarkuar me ndjekjen e kriminelëve të arratisur.

Në vitin 1285, me statutin e Westminster-it përcaktohej që secila konte te emëronte dy kujdestarë që do të ndikonin sherifin. Kujdestarët, sikur edhe sherifi, merrnin në pyetje shkelësit e rendit, shpërndanin ftesat e gjykatave dhe urdhëresat, kujdeseshin për të burgosurit dhe mbikëqyrnin punën e rojeve të natës. Në shekullin 13 ligji zbatohej nga gjyqtarët, të cilët emëroheshin nga mbreti, si edhe sherifi dhe kujdestarët.

Në fund të shekullit 13, në Angli ishte hapur zyra e gjyqtarëve për kundërvajtje. Sherifi i qarkut ishte i ngarkuar me ruajtjen e rendit e qetësisë brenda qarkut. Ai ndihmohej nga gjyqtari për kundërvajtja, të cilit i ndihmonin kujdestarët.

Ky sistem, i cili paraqet bazën e zhvillimit të sistemit për zbatimin e ligjit, ka funksionuar deri në shekullin 19. Të gjithë këta njerëz, me përjashtim të sherifit, e kryenin punën e tyre vullnetarisht. Kjo punë nuk ishte e pëlqyeshme, prandaj ishte zakon që njerëzit të paguanin njerëz të tjerë për ta kryer atë, në vend të tyre. Kishte raste të shpeshta që një person të paguhej nga viti në vit për kryerjen e kësaj pune. Shpesh, ata nuk ishin të paguar mirë, ishin të vjetër, të paarsimuar dhe joefikasë. Këto mangësi pamundësonin krijimin e një imazhi të mirë për policinë, në sytë e qytetarëve.

6.3. Periudha e shekujve 18 dhe 19

Në fund të shekullit 18, mijëra familje filluan të migrojnë në qytetet industriale, në kërkim të punës. Kjo shkaktoi ndryshime në mënyrën e

10

Page 11: E drejta policore

jetës dhe trazira të mëdha shoqërore. Sistemi ekzistues për zbatimin e ligjit, para së gjithash gjyqtarët për kundërvajtje dhe kujdestarët nuk mundën të reagojnë në mënyrë adekuate ndaj problemeve që u shfaqën si rezultat i ndryshimeve.

Në qytetet ku po zbatohej sistemi i ruajtjes së rendit e qetësisë me ndihmën e kujdestarëve-rojeve të natës, kujdestarët që emëroheshin nga gjyqtarët lokalë filluan të patrullonin në rrugë edhe gjatë ditës. Kujdestarët kishin autorizime të kufizuara, prandaj në rastet kur kërkonin ndihmën e qytetarëve, ata përqesheshin në vend që të ndihmoheshin. Gjatë natës kujdestarët patrullonin nëpër rrugët e shkreta dhe kujdeseshin për ndriçimin publik. Por, kujdestarët shumë shpesh nuk patrullonin fare.

Në Londër, kriminelët nuk kishin përse të frikësoheshin nga sistemi për zbatimin e ligjit, kështu që lëviznin lirisht rrugëve të qytetit. Viktimat potenciale të veprave penale, në qoftë se ishin në gjendje të mirë materiale, merreshin në mbrojtje nga shërbëtorët dhe shoqëruesit e tyre (të cilët ishin të ngjashëm me truprojat ose policitë private). Qytetarët e varfër nuk kishin mbrojtje të tillë. Viktimat e veprës penale në lidhje me pronën, zakonisht, paguanin ndonjë person për të kapur hajnin e pronës së tij. Ky person, zakonisht kujdestar, i cili kishte përvojë me nëntokën, përpiqej që për ndonjë kompensim të caktuar të kthente një pjesë ose tërë pasurinë e vjedhur. Shpesh, këta persona mbanin për vete një pjesë të pasurisë së vjedhur, në vend të kompensimit për shërbimin e kryer. Atyre nuk u interesonte fare arrestimi ose ndjekja ligjore e kriminelëve. Për ta ishte e rëndësishme që të paguheshin dhe të arrinin të kthenin pasurinë e vjedhur, pjesërisht ose plotësisht.

6.3.1. Puna e policisë në Angli, në shekullin 19

Në fund të shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 19, në Angli filluan të themelohen shoqata qytetare, siç kanë qenë Bow Street Horse dhe Foot Patrol, të cilat kishin për detyrë të zbatonin ligjin në hapësira të caktuara. Në fillim të shekullit 19, në Londër ekzistonin së paku 9 organizata të tilla. Detyrë e tyre ishte zbulimi dhe arrestimi i kundërvajtësve. Por, këto shoqata nuk e koordinonin mes vete punën dhe, shpesh, bënin gara midis tyre në kërkim të kriminelëve.

Në vitin 1822, Sir Robert Peel, ministër i punëve të brendshme, e kritikoi punën e policisë së Londrës. Më 1829 ai ndihmoi miratimin e Ligjit mbi përmirësimin e cilësisë së punës së policisë, kryesisht në qytet e në rrethinë. Kjo masë kushtëzoi themelimin e organizatës së parë policore.

11

Page 12: E drejta policore

Në fillim, Charles Rowan i Richard Mayne, të cilët ishin caktuar për krijimin e policisë, dëshironin të bazoheshin në parimet e organizimit të ushtrisë dhe kërkonin që në polici të përfshiheshin njerëzit më të përgatitur. Por, britanikët i bënë rezistencë të fuqishme krijimit të policisë së re. Ata frikësoheshin nga keqpërdorimi i autorizimeve, nga krijimi i policisë sekrete, e cila ekzistonte në disa shtete të tjera, siç ishte Franca, si edhe nga kufizimi i lirive individuale. Në të kaluarën, Anglia kishte probleme të tilla, sikundër edhe shumë vende të tjera. Me kalimin e kohës, qytetarët filluan ta pranojnë këtë policisë, kryesisht për shkak se ajo udhëhiqej nga Rowan dhe Mayne, të cilët ishin shumë të ashpër me rastin e përzgjedhjes së të punësuarve dhe rregullave të sjelljes. Kah mesi i shekullit 19, secili qytet dhe secili qark ishte i obliguar të themelonte policinë e vet. Sistemi i punës së policisë në Londër u bë shembull për mbarë Anglinë dhe, deri në njëfarë mase, edhe për Shtetet e bashkuara të Amerikës (President's Commission, 1967: 3-5).

Një prej parimeve më të rëndësishme të qasjes së Peelit ishte parandalimi. Ai angazhohej që policët e vendosur nëpër qytet të parandalonin kryerjen e veprave penale ose të ishin sa më pranë vendit ku kryheshin vepra penale, në mënyrë që të arrestonin kryesit e këtyre veprave.

Ky parim u bë një prej elementeve më të rëndësishme të zhvillimit të policisë në SHBA.

6.3.2. Krijimi i policisë moderne – shembulli i SHBA

Në shekujt 17 e 18, emigrantët anglezë morën me vete në Amerikë sistemin e ruajtjes së rendit e të qetësisë, i cili ekzistonte në Angli. Ky sistem përbëhej nga gjyqtari për kundërvajtje, kujdestarët dhe rojet e natës.

Me kohë, përgjegjësia për zbatimin e ligjit kaloi gradualisht nga qytetarët-vullnetarë në profesionistë të paguar. Ky proces i specializimit për detyra të caktuara lindi si pasojë e përpjekjeve të shoqërisë gjithnjë e më komplekse që të përballonte rreziqet fizike dhe të përballej me problemet e njerëzve. Ndryshimet ekonomike, shoqërore e teknologjike shkaktuan shqetësimin e opinionit për sjelljet devijante e destruktive.

12

Page 13: E drejta policore

Në fillim, sistemi i ruajtjes së rendit e qetësisë, me ndihmën e kujdestarëve dhe rojeve të natës, u zbatua si reaksion ndaj problemeve të shfaqura me rastin e zbatimit të ligjit.

Ky sistem përfshinte një numër të caktuar kujdestarësh, të cilët ishin përgjegjës për aktet kriminale, si edhe një numër të rojave të natës, të cilët ishin në shërbim të mbrojtjes civile.

Sikur në Angli, kjo formë e organizimit nuk ishte shumë e mirëpritur, prandaj njerëzit paguanin dikë që ta kryente punën në vend të tyre. Shpesh, njerëzit që paguheshin e kryenin punën në mënyrë shumë joprofesionale. Kështu ndodhi derisa puna e rojës së natës nuk u bë punë me pagesë, me orar të plotë pune.

Sistemi i tillë u zhvillua në kolonitë veriore, ndërsa në rajonet tjera ekzistonte një qasje tjetër ndaj zbatimit të ligjit. Në kolonitë në jug, qysh kah mesi i shekullit 18, ekzistonin patrulla për mbikëqyrjen e robërve, të cilat ndoshta paraqitnin njëfarë pararoje të policisë moderne.

Në disa koloni e më vonë edhe në disa shtete amerikane, patrullat për mbikëqyrjen e robërve krijoheshin nga vetë qytetarët, të cilat ngjanin me rojat e natës. Këto patrulla formoheshin më qëllim që të arrestoheshin robërit e arratisur dhe që të parandalohej ngritja e robërve kundër pronarëve të tyre.

Në rajonet në perëndim dhe në jug-perëndim, të cilat ishin në ndikimin e Spanjës, ekzistonte funksioni alcalde, që ishte një kombinim i sherifit dhe gjykatësit për kundërvajtje. Ky ishte funksioni më i rëndësishëm në zbatimin e ligjit. Por, sistemi i zbatimit të ligjit që ishte zhvilluar në kolonitë veriore u shndërrua gradualisht në bazë të punës së policisë në mbarë vendin. Midis viteve 30 dhe 50 të shekullit 19, shumica e qyteteve u bind se sistemi i zbatimit të ligjit me ndihmën e kujdestarëve dhe rojave të natës ishte joadekuat. Për këtë arsye u themelua policia e paguar, e cila kujdesej për rendin e qetësinë gjatë ditës. Me kalimin e kohës, policia e ditës u bashkua me rojet e natës, kështu që u themelua një polici moderne, e integruar, e cila punonte gjatë natës dhe gjatë ditës. Në vitin 1833, në Filadelfi u miratua rregullorja për krijimin e policisë së paguar, me 24 pjesëtarë të ndërrimit të ditës dhe 120 pjesëtarë të ndërrimit të natës. Në Boston, në vitin 1838 u themelua ndërrimi i ditës, si ndihmë për rojat e natës. Së shpejti ky shembull u ndoq edhe në qytete të tjera. Kjo paraqet bazën për krijimin e policisë moderne, pjesëtarët e së cilës patrullonin 24 orë, në mënyrë që të reagonin me rastin e kryerjes së

13

Page 14: E drejta policore

ndonjë vepre penale ose prishjeje të rendit e qetësisë (Bridenbaugh, 1964; Lane, 1967; Miller, 1977; Johnson, 1981).

Në shumë qytete, opinioni ishte i shqetësuar për shkak të shkallës së lartë të kriminalitetit, e cila megjithatë dallonte nga qyteti në qytet. Disa qytete, të cilat ishin themeluar pas viteve 30 dhe 40 të shekullit 19, nuk kishin probleme me akte dhune dhe me vepra penale më të rënda. Megjithatë, ato krijuan drejtoritë e policisë, sepse struktura shtetërore nënkuptonte ekzistencën e policisë sikurse në qytetet tjera më të mëdha e më të vjetra. Policia, gjithashtu, kishte për detyrë që të mbante nën kontroll trazirat klasore e ekonomike. Por, shumë policë ishin pjesëtarë të grupeve të disidentëve ose kishin të afërm e miq midis atyre që shkaktonin trazira. Për këtë arsye, në disa stacione të policisë ka ndodhur të refuzohet përdorimi metodave ekstreme ose brutale të vendosjes së rendit e qetësisë.

Stacionet e policisë janë themeluar prej viteve 30 deri në vitet 50 të shekullit 19. Stacionet e policisë në Boston (1837), në Nju Jork (1844) dhe në Filadelfi (1854) u themeluan sipas modelit të policisë së Londrës, sipas modelit të Peelit. Si] është thënë më sipër, ky model që ishte krijuar nga Peel, Rowan dhe Mayne, ishte përqendruar më shumë ne preventivë se sa në arrestim.

Preventiva kryhej ashtu që policët vendoseshin nëpër komunitete në mënyrë që të parandalonin kryerjen e veprave penale ose të intervenonin në rast të kryerjes së tyre. Policët nuk insistonin në arrestime, sepse kjo kishte të bënte me fshehtësi, mashtrim, nxitje dhe korrupsion.

Modeli i Londrës nënkuptonte gjithashtu një strukturë të komplikuar, e cila bazohej në parimet ushtarake, rregullat e ashpra të sjelljes dhe metodat e definuara qartë të udhëheqjes. Kujdes i madh i kushtohej përzgjedhjes së policëve, të cilët vërtet do të qëndronin në këtë punë. Me qenë se themelimi i policisë në Angli kishte shkaktuar reagime të fuqishme, detyrë kryesore ishte bërë kontrollimi i veprimeve të policisë. Ishte shumë e rëndësishme që policia të përmbushte shpresat e qytetarëve dhe të pranohej mirë prej tyre. Këto ishin parimet udhëheqëse me rastin e themelimit të policisë.

Por, në SHBA, themelimi i policisë nuk shkaktoi polemika të tilla. Stacionet e policisë, përgjithësisht, ishin krijuar në bazë të konceptit preventiv të Peelit. Megjithatë, ngjashmëritë me këtë polici ishin minimale. Në esencë, dallimet ishin pasojë e ndikimit të tre faktorëve: kontekstit shoqëror, situatës politike dhe strategjisë së zbatimit të ligjit. Në SHBA kishte më shumë dhunë se sa në Angli, politikanët amerikane ishin më imponues se sa politikanët britanikë, kurse nga policia, e cila

14

Page 15: E drejta policore

ishte më e decentralizuar, pritej të ndërhynte në nivelin lokal (Johnson: 1981.).

Në vitet 70 të shekullit 19, shumica e qyteteve kishte stacione të policisë, qoftë edhe duke qenë i punësuar në to një njeri i vetëm. Në rajonet rurale sherifi i qarkut ishte zyrtari më me ndikim për zbatimin e ligjit.

Një formë tjetër e ruajtjes së rendit publik e qetësisë, të cilit i kushtohet rëndësi e madhe në shekullin 19, ishin grupet e organizuara private, të njohura me emrin vigjilantë. Fjala vigilante (vigilance committee) rrjedh nga gjuha spanjolle, që do thotë “rojtar” ose “kujdestar”. Ndonëse nocioni vigjilantë i ka disa kuptime, mund të definohet si shoqëri burrash vullnetarë (rrallë grash), që do të reagonin ndaj kërcënimeve reale e të dyshuara për sigurinë, do të mbronin pronën ose do të autorizonin ose do të kërkonin hakmarrje për autorët e akteve kriminale.

Veprimi i vigjilantëve kishte të bënte ekskluzivisht me sigurimin e procesit gjyqësor ndaj individëve të dyshuar për vepra penale, por edhe për aktivitete arbitrare e diskriminuese dhe për hakmarrje brutale.

Nocioni i linçimit (lynching) në zanafillë është përdorur për përshkrimin e fshikullimit (rrahjes) publik që bëhej nga koloneli Lynch, udhëheqës i vigjilantëve, në fund të shekullit 18, në Virgjini. Më vonë, ky nocion ka marrë kuptimin e varjes.

Në shtetet e jugut, midis viteve 1882 dhe 1951, turmat e paorganizuara i kanë linçuar rreth 4.700 persona, gjë që ishte një formë e veprimit të vigjilantës. Shumica e viktimave ishin zezakë (Karmen 1983, f. 1616-1618).

Është interesant të përmendet se këto lëvizje ekzistojnë edhe sot. Lëvizja me emrin Guardian Angels (Engjujt mbrojtës) është shembull i lëvizjeve të tilla. Ajo është themeluar në nju Jork, në vitet 70, e pastaj është zgjeruar në mbi 60 qytete. Lëvizja përbëhet prej grupeve të adoleshentëve dhe të rinjve, përfshirë është studentë, të cilët organizohen në patrulla të policisë në vendet me shkallë të lartë të kriminalitetit (Berg 1992. f. 225). Në fillim, në shumë qytete, policia nuk e pranonte lëvizjen Guardian Angels, por më vonë filloi bashkëpunimi midis tyre.

Çdo veprim i organizuar i qytetarëve ose individit që është e drejtuar kundër kriminalitetit, në qoftë se shërbimet shtetërore të ngarkuara me zbatimin e ligjit nuk ia ndalojnë punën, mund të konsiderohet vigjilantë. Sot, këto lëvizje janë shumë më pak të dhunshme se në shekullin 19, sepse edhe policia dhe vetë qytetarët janë më pak të gatshëm të tolerojnë sjelljet e dhunshme. Është fakt se policia bashkëpunon shpesh me

15

Page 16: E drejta policore

lëvizjet e qytetarëve për zbatimin e ligjit, siç është rasti me, për shembull, lëvizjen Guardian Angels. Megjithatë, sipas disa pikëpamjeve, vetë nocioni vigjilantë ka lidhje me dhunën e masës dhe me mënyra të papërshtatshme të ndëshkimit të njerëzve të pafajshëm.

7. Funksionet e policisë

Sipas Miletiqit (2003: 66-88), policia ka katër funksione në shoqërinë bashkëkohore:

1. Funksion drejtues;2. Funksion penal; 3. Funksion kundërvajtës; dhe4. Funksion normativ.

I njëjti autor thekson se:

Policia e realizon funksionin e saj drejtues me kryerjen e aktiviteteve drejtuese (grupit të punëve drejtuese) nga fushëveprimi dhe kompetencat e saj, të cilat janë të përcaktuara me ligj;

Policia e kryen funksion e saj penal duke u marrë me parandalimin e aktiviteteve penale si edhe me luftimin e aktiviteteve të kryesve të veprave penale;

Policia e realizon funksionin e saj kundërvajtës duke kryer aktivitete që kanë të bëjnë me parandalimin kundërvajtjeve, zbulimin dhe kallëzimin e kundërvajtjes dhe kapjen e dënimin e autorëve të veprave kundërvajtëse që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë;

Policia e ushtron funksionin e saj normativ gjatë kryerjes së punëve nga fushëveprimi i saj, gjegjësisht gjatë interpretimit të rregullave policore, të cilin e bën gjatë zbatimit të tyre. Ajo e bën këtë edhe duke testuar efikasitetin e saj në praktikë. Në praktikë, policia është në situatë që të verifikojë realizimin e objektivave të përcaktuara me normat e miratuara, të verifikojë rolin e këtyre normave dhe të konstatojë se a janë ato norma përkatëse dhe e duhet të ndryshohen.

Shpesh vjen deri të ngatërrimi i përmbajtjes së ndonjërit prej funksioneve të policisë, kështu që veprimet e caktuara të saj mund të kenë njëkohësisht karakter drejtues, kundërvajtës, penale ose normativ.

16

Page 17: E drejta policore

Përveç funksioneve të përmendura, i njëjti autor thotë se policia kryen edhe shumë punë të tjera administrative, siç janë punët që kanë të bëjnë me të drejtat në punë, çështjet pronësore-juridike, çështjet materiale-financiare dhe çështje të tjera që nuk bëjnë pjesë në asnjërën prej funksioneve të përmendura të policisë. Këto punë nuk kanë të bëjnë në mënyrë direkte me sferën e sigurisë, sepse me to nuk realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë siguria e shtetit. Për këtë arsye ato cilësohen si punë përcjellëse të policisë.

8. Policia dhe shteti

Si udhëhiqet me individë? Të gjitha qeverive u janë besuar autorizimet e policisë, në mënyrë që të rregullojë çështjet e shëndetësisë, mbrojtjes sociale, sigurisë dhe moralit, sepse shoqëria kërkon sigurimin e rendit, në mënyrë që të përmbushë në mënyrë efikase nevojat e qytetarëve për siguri dhe nevojat tjera shoqërore. Një aspekt i rëndësishëm i zbatimit të autorizimeve policore në shoqëri është organi për zbatimin e ligjit ose policia. Aktivitetet dhe veprimet e policisë janë të përcaktuara pjesërisht nga lloji i shtetit pjesë e të cilit është ajo. Në shtetet totalitare, pushtetin e ka vetëm një person (p.sh. diktatori), vetëm një numër i vogël individësh ose vetëm një parti politike. Përgjithësisht, objektiv i ligjeve të miratuara për kontrollin e të gjitha aspekteve të jetës është që të plotësojë interesat e individëve që janë në pushtet – sistemi shoqëror është në interes të lirisë së individit. Shtetet demokratike bazohen në idenë mbi “pjesëmarrjen e qytetarëve të cilët udhëhiqen”. Pjesëtarët e shoqërive demokratike marrin pjesë në mënyrë direkte në miratimin e ligjeve ose i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, të cilët marrin pjesë në miratimin e ligjeve në emrin e tyre (Roberg, Crank, Kuykendall, Sherman, 2004).

9. Policia dhe qytetarët

Koncepti themelor, i cili paraqet njërën prej kërkesave të shoqërisë bashkëkohore, është ai që i bën qytetarët pjesë qendrore të realizimin të sigurisë, pra edhe të veprimtarisë së policisë. Në pajtim me parimin kushtetues, të gjithë qytetarët kanë mbrojtje të njëjtë para organeve shtetërore e të tjera, pra edhe para policisë. Në esencë, një prej detyrave themelore të policisë është pikërisht mbrojtja e jetës, si edhe e sigurisë personale dhe e pronës së qytetarëve. Në këtë kuptim, policia është një shërbim që duhet të shërbejë për interesat dhe nevojat e qytetarëve, në rashë të parë në kontekst të sigurisë së tyre, por edhe për sigurinë e rendit publik e të qetësisë, etj.

Kohët e fundit, si pasojë e kërkesës për përmirësimin e marrëdhënieve midis policisë dhe qytetarëve dhe për punë me efikase të policisë, është

17

Page 18: E drejta policore

aktual sidomos koncepti i “punës së policisë në bashkësi”. Ky koncept, sipas Champion-it dhe Rush-it (2003:3) rezulton me:

1) përmirësimin e marrëdhënieve midis policisë e qytetarëve; 2) shtimin e sigurisë në bashkësi, nëpërmjet strategjisë më të

mirë të kontrollit të kriminalitetit;3) avancimin e teknikës së shkatërrimit të kriminalitetit;4) afirmimin e përgjithshëm të konceptit të bashkësisë; dhe5) forcimin e rolit kuazipolicor të qytetarëve.

10. Sistemi i punës së policisë – modeli i SHBA

Në SHBA, sipas Roberg-ut, Crank-ut, Kuykendall-it dhe Sherman-it (2004) ekzistojnë katër lloje kryesore të punës së policisë:1. me ndihmën e qytetarëve-policë,2. policisë private,3. policisë shtetërore dhe 4. policisë shtetërore që vepron në cilësi private.

Në shoqëritë demokratike nuk është e pazakonshme që qytetarët të marrin pjesë në procesin e ruajtjes së rendit e qetësisë, me ndihmën e policisë. Ne, si qytetarë-policë, mund të bëjmë arrestime kur në praninë tone kryhet një vepër e rëndë penale ose, siç ndodh në disa vende, kur prishet rendi publik dhe qetësia.

Kur e paraqesim veprën penale dhe bashkëpunojnë në procesin e hetimeve, ne marrim pjesë në punën e policisë. Një mënyrë tjetër e pjesëmarrjes së qytetarëve në punën e policisë mund të aplikohet sipas doktrinës së të drejtës posse comitatus, që do të thotë se individit mund t’i kërkohet të ndihmojë policët. Kjo mund të shihet në filmat me kaubojë, kur sherifi u bën thirrje qytetarëve që t’i ndihmojnë të kapë kriminelin. Por, kjo nënkupton që secilit prej nesh mund t’i kërkohet t’i ndihmojë policit, në qoftë se kjo është e nevojshme.

Organizatat vullnetare te qytetarëve për luftë kundër kriminalitetit (e ashtuquajtura polici qytetare) janë edhe një shembull i pjesëmarrjes së qytetarëve në zbatimin e ligjit. Vështruar historikisht, anëtarët e këtyre grupeve që ndiqnin vetë kriminelët, zakonisht, ishin anëtarë të bashkësisë, të cilët e kishin marrë ligjin në duart e tyre. Këto grupe u shfaqën si pasojë e përshtypjes së opinionit se sistemi ekzistues për zbatimin e ligjit ishte joadekuat, i korruptuar ose nuk ishte në shërbim të qytetarëve që ishin bashkuar në luftë kundër kriminalitetit (Ëalker, 1977: 30-31). Ndonëse ky lloj i bashkimit të njerëzve ishte më i

18

Page 19: E drejta policore

përhapur në shekullin 19, në disa vende edhe sot e kësaj dite ekziston njëfarë forme e pjesëmarrjes së qytetarëve në zbatimin e ligjit.

Pjesëtarët e Policisë shtetërore i punëson, i stërvit dhe i paguan shërbimi qeveritar. Detyrë e tyre është që të jetë në shërbim të qytetarëve.

Policia shtetërore i përket pushtetit ekzekutiv.

Policia shtetërore ishte gjithashtu pjesë e jurisprudencës penale në të cilën bëjnë pjesë edhe gjykatat dhe entet përmirësuese.

Policinë private e angazhon dhe e paguan individi, për qëllime të veçanta, në kuadër të ligjit. Policët që e kryejnë punën e tyre në territorin e komunës janë pjesëtarë të policisë shtetërore, ndërsa ata që kujdesen për sigurinë e bankave ose të objekteve të ndryshme janë pjesëtarë të policisë private.

Policia shtetërore mund të angazhohet për qëllime private. Zakonisht pjesëtarët e policisë shtetërore punojnë me honorar për persona privatë, si për shembull për sigurimin e klubeve apo të qendrave tregtare, gjatë natës.

11. Veprimi i pandërgjegjshëm dhe kontrolli i policisë – në përgjithësi

11.1. Veprimi i pandërgjegjshëm i policisë

Veprimi i pandërgjegjshëm është një problem i përhershëm i policisë, qysh prej krijimit të saj. Ky është problem më i madh apo më i vogël i secilës strukturë policore.

Sipas Champion-it dhe Rush-it (2003: 235), ekzistojnë më shumë arsye të veprimit të pandërgjegjshëm të policisë, të cilat meritojnë të analizohen:

1. nga pjesëtarët e policisë pritet që të veprojnë sipas standardeve që janë më të larta se sa standardet që duhet t'i respektojë opinionin publik;

2. besimi i opinionit në strukturat policore bazohet pjesërisht në sjelljen sipas rregullave të policëve që punojnë në zbatimin e ligjit;

3. në kushte të caktuara, policia vepron në mënyrë të pandërgjegjshme, prandaj është e rëndësishme të kuptohen rrethanat në mënyrë që të ndryshohen ato;

19

Page 20: E drejta policore

4. forma të caktuara të veprimit të pandërgjegjshëm mund të ulin në nivelin më të ulët marrëdhëniet midis policisë dhe komunitetit; dhe

5. puna e policisë e orientuar kah komuniteti promovon bashkëpunimin, i cili parandalon shfaqjen e formave të ndryshme të veprimit të pandërgjegjshëm të policisë.

David Carter (1986: 150-152), siç e citojnë Champion-i dhe Rush-i (2003) e ka definuar tipologjinë e veprimit të pandërgjegjshëm të policisë. Në të ai ka përfshirë:

1. keqtrajtimin fizik gjegjësisht përdorimin e tepërt të forcës fizike;2. keqtrajtimin verbal, gjegjësisht keqtrajtimin psikologjik;3. keqpërdorimin e ligjit, gjegjësisht shkeljen e të drejtave qytetare; 4. dhunën seksuale të policit ndaj grave.

1. Keqtrajtimi fizik gjegjësisht përdorimi i tepërt i forcës

Kjo formë e veprimit të pandërgjegjshëm të policisë ka të bëjë me përdorimin e forcës fizike më të madhe se sa ajo që është e nevojshme për arrestim e të dyshuarve. Përdorim i tepërt e forcës quhet veprimi kur policia i shkakton lëndime të dyshuarit, gjatë arrestimit të tij, sidomos nëse nuk ka nevojë për përdorimin e forcës në përmasa të tilla ose nëse nuk ka pasur fare nevojë për përdorimin e dhunës. Kufiri i skajshëm i përdorimit të tepërt të forcës është forca vdekjeprurëse. Megjithëkëtë është vështirë të definohet se cila është dhe cila nuk është forcë e tepërt. Secila situatë e privimit nga liria, sidomos kur i dyshuari bën rezistencë, sugjeron përdorimin e forcës fizike në mënyrë që të realizohet privimi. Prandaj, masa e dhunës së nevojshme varet nga situata dhe rrethanat konkrete.

2. Keqtrajtimi verbal, gjegjësisht psikologjik

Kjo formë e keqtrajtimit ka të bëjë me përqeshjen dhe talljen e personit të shëmtuar. Ndonjëherë, me rastin e arrestimit, policia ofendon ose e përqesh personin e dyshuar. Gjithashtu, policia i fyen të dyshuarit rastin me marrjes në pyetje të ose të burgosurit gjatë transportit të nga një vend në tjetrin. Të shumtën e herës për këto veprime të policisë nuk mund të paraqiten dëshmi. Në interaksione midis pjesëtarëve të policisë dhe qytetarëve gjykatat pozicionohen ashiqare në anën e dëshmive të policisë, pa marrë parasysh se janë apo nuk janë ato të vërteta.

3. Keqpërdorimi i ligjit, gjegjësisht shkelja e të drejtave të qytetarëve

Personat e dyshuar për vepra penale, por edhe të tjerët, shpesh pohojnë se policia ka shkelur të drejtat e tyre qytetare, duke keqpërdorur

20

Page 21: E drejta policore

autorizimet e saj. Nga ky këndvështrim i veprimit të pandërgjegjshëm të policisë është interesant të përkujtohet një shembull nga lënda Shteti kundër Jones-it (1994). Dy policë nga qyteti Hackensack, në shtetin e Nju Xhersit, ishin duke e mbikëqyrur një banesë. Në atë kohë në parkingun që gjendej në afërsi arritën dy meshkuj, Jones-i dhe Collier-i, të cilët nuk ishin objekt vëzhgimi. Njëri prej policëve e njohu Collier-in, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti. Por, polici nuk e dinte përmbajtjen e urdhër arrestit, i cili ishte lëshuar për shkak të mospagesës së gjobës për parkim të gabuar të automjetit. Policët u nisën drejt Jones-it dhe Collier-it, por ata të dy ikën dhe u mbyllën në një banesë. Policët hapën me dhunë derën e banesës dhe dy burrat i arrestuan. Në të njëjtën kohë ata gjetën sasi të caktuara të drogës, pajisje për përdorimin e drogës dhe një portofol (kuletë) të vjedhur, i cili ishte fshehur në sirtarin e një komodine. Prandaj, Jones-i dhe Collier-i u akuzuan për thyerjen e automobilit në të cilin ishte vjedhur kuleta një ditë më parë. Droga, pajisjet për përdorimin e saj dhe kuleta u paraqitën si materiale dëshmuese kundër dy burrave, të cilët edhe u dënuan. Por, ata bënë ankesë dhe e akuzuan policinë për kontroll të banesës pa urdhër të gjykatës, gjë që ishte e kundërligjshme. Gjykata e shkallës së dytë njëmend e shpalli të kundërligjshme bastisjen e banesës, pasi policia nuk guxon të hyjë në hapësirën e banimit pa urdhër për arrestimin e personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale. Policët thoshin se arrestimi bazohen në të drejtën e tyre që të veprojnë edhe jashtë autorizimeve ligjore me rastin e arrestimit të dyshuarve, por ky nuk ishte arsyetim për hyrjen me dhunë në banesë. Gjithashtu, policët nuk kishin ditur se në banesë gjendej mall i kontrabanduar as dëshmi se aty kishte dëshmi të veprës penale që mund të asgjësoheshin. Prandaj, vendimi i shkallës së parë të gjykatës u anulua. Ky është vetëm një prej shumë të shembujve të tillë që hasen në jetën e përditshme.

4. Dhuna seksuale ndaj grave

Një prej aspekteve të veprimit të pandërgjegjshëm të policisë ka të bëjë me dhunën seksuale të policisë ndaj grave. Përmasat e përhapjes së dhunës seksuale të policisë ndaj grave nuk janë të njohura. Por, shumëkush mendon se madje edhe shkalla më e ulët e veprimit të tillë të policisë është tepër e madhe, sidomos kur kryesit janë pjesëtarë të organeve shtetërore që janë betuar se do të veprojnë në pajtim me ligjin. Sipas Krask-it dhe Kappeler-it (1995: 93), të cilët citojnë Champion-in dhe Rush-in (2003), dhuna seksuale e policëve ndaj grave përfshin situatat në të cilat gratë u nënshtrohen dhunës seksuale, fyerjes dhe denigrimit, shkaktimit të dëmit dhe kërcënimeve të policëve që i kryejnë këto veprime duke keqpërdorur autorizimet.

Një prej çështjeve më të rëndësishme, kur bëhet fjalë për veprimin e pandërgjegjshëm të policisë, është korrupsioni në radhët e saj. Suipas

21

Page 22: E drejta policore

disa autorëve, si Barker (1986: 12-13), i cili citohet nga Champion-i dhe Rush-i (2003), puna e policisë është ideale për zgjerimin e sjelljes devijante dhe korrupsionit, duke pasur parasysh se shumë policë përfshihen në korrupsion dhe, me kohë, fillojnë të tolerojnë korrupsionin. Barker është marrë me hulumtimin e korrupsionit në një stacion të policisë dhe ka konstatuar dhjetë lloje të sjelljes korruptive. Ai i ka pyetur policët se a do të bën kallëzim ndaj policëve të tjerë, në këto raste:

1. korrupsioni i kuadrit udhëheqës (ushqim ose shërbime pa pagesë apo me zbritje, alkool),

2. mitosje (para, mallra dhe shërbime),3. kërcënime oportune (viktimat, objektet e thyera ose të hapura),4. shantazhi (kriminelët),5. mbrojtja e aktiviteteve të paligjshme (kryesit e veprave penale

kundër moralit publik, afaristët)6. zgjidhja e paligjshme e kundërvajtjeve në komunikacion,7. zgjidhja e paligjshme e veprave penale,8. pjesëmarrja direkte në kryerjen e veprave penale (thyerja dhe

vjedhja),9. mito brenda organizatës (ditët e lira, ndarja e detyrave).

Në të gjitha rastet, një numër i konsiderueshëm i të anketuarve ka thënë se vetëm në situata të rralla do të kallëzonte veprimet e tilla të kolegëve të tyre ose se ndoshta këtë nuk do ta bënin kurrë. Në bazë të këtyre dhe studimeve të tjera, Barker-i ka ardhur në përfundim se sjelljet devijante të policisë nuk janë të pazakonshme. Përveç kësaj, grupi i caktuar i kolegëve më të vjetër i indoktrinon dhe i përfshin në forma të veprimit të korruptuar edhe policët e rinj, sanksionon sjelljet devijante jashtë kufijve të vetë dhe kolegët që nuk janë të përfshirë në asnjë formë të korrupsionit (Barker, 1986: 19) sipas Champion-it dhe Rush-it (2003).

11.2. Kontrolli i policisë

Në shqyrtimet e deritashme kemi mundur të shohim se cilat janë format e veprimit të pandërgjegjshëm dhe të paligjshëm të policisë dhe të vijmë në përfundim se sa është e rëndësishme për çdo rend juridik demokratik veprimi i policisë në kuadrin e autorizimeve dhe përgjegjësive të saj. Veprimi i pandërgjegjshëm dhe i paligjshëm i policisë dhe sanksionimi joadekuat i saj janë ndër arsyet kryesore që e dëmtojnë imazhin dhe besimin e qytetarëve në policinë, pra edhe në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit juridik në përgjithësi.

Prandaj, jo pa arsye, thuhet se autorizimet e policisë, si pjesë përbërëse të veprimtarisë së saj, nuk mund të përcaktohen dhe të zbatohen pa

22

Page 23: E drejta policore

kufizime, sepse aty ku shteti (policia) mund të bëjë gjithçka nuk ka liri. Detyra themelore e policisë që të ofrojë ndihmë (të mbrojë sigurinë, liritë dhe të drejtat) pashmangshëm kërkon edhe kufizime të shtetit juridik, në mënyrë që të parandalohet rreziku tjetër më i madh, ai i humbjes së lirisë dhe të drejtave të të gjithëve (Miletiqi, 2003: 367). Mu për këtë, një segment shumë i rëndësishëm në funksionimin e policisë së çdo shteti modern është kontrolli i saj. Sipas Masleshës (1999:340) vështrimet bashkëkohore mbi kontrollin nxjerrin në pah disa premisa kryesore. Ato janë:

1. kontrolli është pozitiv, dhuna e natyrshme pa të cilën udhëheqja nuk është e mundur nuk është as efikase;

2. kontrolli është efikas për aq sa ndikon në aplikimin e sjelljes së individit në organizatë;

3. kontrolli më i suksesshëm është kontrolli dinamik, i orientuar kah e ardhmja;

4. kontrolli është aktivitet i rëndësishëm aq sa në të gjitha llojet e organizimit njerëzor;

5. kontrolli efikas bazohen në vlerësimin dhe lidhjen e drejtë; dhe6. kontrolli efikas është pjesë e rëndësishme dhe një prej funksioneve

themelore të sistemit informativ të organizatës.

Teoria bashkëkohore për policinë i njeh dy forma të kontrollit të policisë:

1. kontrollin e jashtëm;2. kontrollin e brendshëm.

Varësisht nga shteti, rregullimi i tij kushtetues, tradita juridike etj., i jepet përparësi kontrollit të policisë (të jashtëm apo të brendshëm (Miletiq, 369). Megjithatë, pavarësisht se i jepet prioritet kontrollit të brendshëm apo të jashtëm të policisë, konsiderojmë se kontrolli i plotë, në kuptimin e plotë të fjalës, mund të realizohet vetëm me aplikimin adekuat si të normave juridike me të cilat rregullohet kontrolli i jashtëm ashtu edhe të normave me të cilat rregullohet kontrolli i brendshëm i policisë.

Kontrolli i jashtëm i policisë dhe zbulimi i keqpërdorimeve dhe tejkalimeve të autorizimeve varen më së shumti nga ankesat e qytetarëve, pavarësisht se shumë polici verifikojnë ndershmërinë e pjesëtarëve të tyre me metoda të ndryshme të kontrollit, kryesisht për të luftuar korrupsionin (Miletiq, 2003: 371). I njëjti autor thekson se ushtrimi i kontrollit të policisë nga jashtë në periudhë më të gjatë kohore, kryesisht, ka të bëjë me funksionin penal dhe aktivitetet e policisë, para së gjithash me kontrollin e veprimit të policisë, me rastin e grumbullimit të dëshmive me qëllim të inicimit të procedurës penale.

23

Page 24: E drejta policore

Vetëm gjatë zhvillimit të mëtejshëm është arritur deri te njohurive të plota të parregullsive dhe kufirit të ndarjes midis disa parregullsive gjatë kryerjes së veprimtarisë gjegjësisht sjelljes së pjesëtarëve të policisë. Këto njohuri kanë diferencuar këto parregullsi: keqpërdorime dhe tejkalime të autorizimeve në raport me qytetarët dhe në raport me rendin dhe disiplinën e brendshme të policisë; veprime të paligjshme dhe të parregullta në raport me veprimet e pavend apo gabimet lidhur me autorizimet dhe kompetencat dhe gabimet lidhur me arsyet për veprim në raste konkrete, etj. (Miletiq, 2003: 371).

Kontrolli i brendshëm i policisë nënkupton kontrollin që e bën vetë policia apo vetëkontrollin. Karakteristikë specifike e vetëkontrollit të policisë (e cila vlen edhe për kontrollin e jashtëm) është mbikëqyrja e zbatimit të autorizimeve të policisë, në rashë të parë e përdorimit të mjeteve të detyrimit. Në pajtim me këtë është e domosdoshme që policia të mbajë evidencë të rregullt e të saktë mbi ushtrimin e autorizimeve dhe të sigurojë me kohë raportet e brendshme mbi ushtrimin e autorizimeve (Miletiq, 2003: 375).

Nëpërmjet kontrollit të brendshëm realizohet mbrojtja e qytetarëve nga keqpërdorimet individuale dhe tejkalimet e autorizimeve të policisë. Njëkohësisht realizohet mbrojtja e policëve që veprojnë në pajtim me të gjitha normat ligjore (Miletiq, 2003: 375). I njëjti autor thekson se detyrë e kontrollit të brendshëm është që të zbulojë policët që kanë bërë keqpërdorime ose që i kanë tejkaluar autorizimet dhe të zbulojë shkaqet që kanë çuar deri te sjelljet e veprimet e tilla (interesi personal, përgatitja e pamjaftueshme profesionale, etj.). Por, me ndihmën e kontrollit të brendshëm duhet të përcaktohen edhe masat për mbrojtjen e policëve të ndërgjegjshëm që akuzohet gjoja për veprime të paligjshme, për keqpërdorime, për tejkalime të autorizimeve, etj.

Në fund, duhet të theksojmë se vetëm kontrolli përkatës i policisë mund të krijojë kushte për veprim të ndërgjegjshëm dhe në pajtim me dispozitat ligjore të pjesëtarëve të saj. Po ashtu, vetëm kontrolli adekuat mund të arsyetojë qëllimin dhe të kryejë funksionin që i është besuar nga shteti, përkatësisht nga shoqëria.

24

Page 25: E drejta policore

II

Organizimi dhe funksioni i policisë në Kosovë

1. Vërejtje hyrëse

Pjesa e dytë e skriptës, me titull „Organizimi dhe funksionimi i policisë në Kosovë“, është një vështrim i dokumenteve juridike me të cilat është rregulluar organizimi i policisë në Kosovë, si dhe autorizimet dhe përgjegjësitë e saj. Autorët janë shërbyer me këto dokumente juridike themelore: Rregullorja mbi autorizimet e vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/1999/1) me ndryshime dhe plotësime, Projekti i Rregullores mbi Kornizën Kushtetuese të vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/2001/9), Urdhëresa mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës (UNMIK/REG/2005/54), dhe Urdhëresës administrative për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut Nr 2005/54 mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës (UNMIK/NAR/2006/9). Duhet të thuhet se pjesa qendrore e vështrimit dhe analizës ka të bëjë me Urdhëresën mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës, sepse ajo rregullon çështjet themelore të organizimit dhe funksionimit të policisë së Kosovës.

25

Page 26: E drejta policore

Dispozitat juridike që i përmendëm nuk përbëjnë të gjitha dispozitat me të cilat rregullohet materia e organizimit dhe funksionimit të policisë në Kosovë. Por, për mendimin tonë, këto dispozita ofrojnë informacione të mjaftueshme për sistemin policor në Kosovë.

2. Parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të policisë së Kosovës

Korniza dhe parimet themelore të organizimit dhe funksionimit të policisë në Kosovë, si edhe autorizimet dhe përgjegjësitë e saj, siç kemi thënë më sipër, janë të rregulluara me Rregulloren mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja). Sipas Nenit 1, Alinesë 1.1, të Rregullores së përmendur, Shërbimi Policor i Kosovës është shërbim publik. Si i tillë, ky shërbim duhet të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në Nenin 1.2. janë përcaktuar parimet themelore me të cilat do të udhëhiqet Shërbimi Policor i Kosovës. Këto parime janë:

a) Barazia e cila nënkupton trajtimin e drejtë e të barabartë të zyrtarëve policorë dhe të të tjerëve, në pajtim me ligjet në fuqi;

b) Neutraliteti politik dhe paanshmëria në kuptimin e shërbimit lojal të Shërbimit Policor të Kosovës pa frikë nga animet, pavarësisht prej qëndrimeve apo përkatësisë politike;

c) Integriteti: nuk ka keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të informacioneve me qëllim të përfitimit për vete ose për të tjerët; nuk ka keqpërdorim të informacioneve ose përpjekje për mashtrimin e të tjerëve; informacionet e siguruara nga pozita zyrtare nuk mund të shfrytëzohen apo të publikohen, përveç nëse kjo është në pajtim me detyrën zyrtare;

d) Ndershmëria dhe përgjegjshmëria nënkupton shfrytëzimin e drejtë të mjeteve publike dhe ushtrimin e ligjshëm të autorizimeve;

e) Transparenca në punë. Ky parim nënkupton se puna e Shërbimit Policor të Kosovës i nënshtrohet mbikëqyrjes publike, përveç nëse rregullohet ndryshe me ligjin në fuqi;

f) Meritokracia nënkupton se përzgjedhja, verifikimi dhe regrutimi, si edhe avancimi dhe sistemimi i pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës duhet të bëhet vetëm në mënyrë të drejtë e transparente, në bazë të kritereve objektive që bazohen në meritat në punë;

g) Mosdiskriminimi që do të thotë se nuk ka diskriminim, direkt ose indirekt, në bazë të përkatësisë gjinore, racore, gjuhësore, fetare, politike, nacionale, sociale, etj.

26

Page 27: E drejta policore

h) Gjithëpërfshirja nënkupton se regrutimi i pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës në të gjitha nivelet duhet të bëhet në bazë të karakterit multietnik të Kosovës dhe në bazë të nevojës për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Gjithëpërfshirja nënkupton edhe respektimin e parimeve të njohura ndërkombëtare të përfaqësimit gjinor dhe në pajtim me instrumentet për të drejtat e njeriut, të përcaktuara në dispozitat e alinesë 3.2. të Kornizës Kushtetuese. Ky nen i Kornizës Kushtetuese i obligon institucionet e përkohshme vetëqeverisëse që të respektojnë të drejtat dhe liritë elementare të njeriut që janë të njohura ndërkombëtarisht dhe të sigurojnë edhe të drejtat dhe liritë e përcaktuara në këto dokumente:

a) Deklaratën universale për të drejtat dhe liritë e njeriut;b) Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

dhe liritë themelore dhe protokollet e saj;c) Marrëveshjen ndërkombëtare mbi të drejtat qytetare dhe

politike dhe protokollet e saj;d) Konventën mbi eliminimin e të gjitha formave të

diskriminimit racor;e) Konventën mbi eliminimin e të gjitha formave të

diskriminimit të grave;f) Konventën mbi të drejtat e fëmijës;g) Kartën evropiane mbi gjuhët rajonale ose gjuhët e

minoriteteve; dheh) Konventën kornizë të këshillit të Evropës për mbrojtjen e

minoriteteve.

Rregullorja mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës, Neni 1, Alineja 1.3. i obligon pjesëtarët e këtij shërbimi që me rastin e kryerjes së detyrës të veprojnë në pajtim me:

a) ligjin në fuqi; b) standardet e pranuara ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,

siç është shprehur në instrumentet e përmendura në Nenin 1.3. të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 1999/24 (me plotësime e ndryshime) të 12 dhjetorit 1999 për ligjin në fuqi dhe Kornizën Kushtuese; dhe

c) kodin e sjelljes së policisë, i cili përcaktohet me urdhëresë administrative.

Rregullorja e përmendur përcakton në mënyrë strikte obligimi që zyrtarët e policisë të veprojnë në pajtim me dokumentet e përmendura, përkatësisht me dispozitat që bazohen në këto dokumente.

27

Page 28: E drejta policore

3. Kompetencat mbi Shërbimin Policor të Kosovës dhe obligimet e policisë

Në Nenin 2. të Rregullores rregullohet çështja e kompetencave të Shërbimit Policor të Kosovës. Në këtë kuptim, ky shërbim funksionon nën autoritetin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe nën kontrollin e mbikëqyrjen e Komisarit të Policisë së UNMIK-ut. Pas bartjes së përgjegjësive në fushën e punës së policisë tek organet e Kosovës, për çka është i autorizuar Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshme, përgjegjësia për funksionimin e Shërbimit Policor të Kosovës do t’i kalojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Obligimet e Shërbimit Policor të Kosovës janë përcaktuar në Nenin 3 të Rregullores. Këto përgjegjësi janë:

a) të mbrojë jetën e qytetarëve, sigurinë e tyre personale dhe pasurinë;

b) të mbrojnë dhe të avancojnë të drejtat e njeriut;c) të ruajë dhe të vendosë rendin publik të prishur e sigurinë;d) të kapë dhe të ndalojë kryesit e veprave penale dhe

kundërvajtjeve;e) të parandalojë, zbulojë dhe hetojë veprat penale dhe

kundërvajtjet;f) të mbikëqyrë dhe rregullojë komunikacionin në rrugët publike

dhe në rrugët e pakategorizuara që përdoren për trafik publik;g) të mbrojë dhe të kontrollojë kufijtë dhe vendkalimet

administrative, në bashkëpunim me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut dhe agjencitë tjera kufitare, në pajtim me standardet relevante ndërkombëtare dhe evropiane;

h) të mbrojë të mirat materiale dhe infrastrukturën;i) të ofrojë ndihmë dhe t’i shërbejë qytetarëve në mënyrë

jodiskriminatore; dhej) të kryejë detyra të tjera të çfarëdo natyre që i janë besuar në

bazë të ligjit na fuqi.

4. Organizimi i Shërbimit Policor të Kosovës

Sipas Nenit 4. Alineja 1.4. të Rregullores, Shërbimin Policor të Kosovës e përbëjnë Shtabi i Përgjithshëm i Policisë, komandat rajonale të policisë dhe stacionet e policisë. Në alinenë 4.2. përcaktohet qartë se pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës konsiderohen zyrtarët e policisë dhe personat civilë të punësuar në Shërbimin Policor të Kosovës.

Zyrtarë policorë të Shërbimit Policor të Kosovës konsiderohen:

28

Page 29: E drejta policore

i) zëvendës komisari i policisë i Shërbimit Policor të Kosovës;j) ndihmësi i zëvendës komisarit të policisë, dhek) personat tjerë në pozitë që janë emëruar ose janë zgjedhur

nga Shërbimi Policor i Kosovës në bazë të dispozitave të ligjeve në fuqi (alineja 4.3.)

Në Nenin 4. alinetë 4.4. dhe 4.5. të Rregullores përcaktohet që Shërbimi Policor i Kosovës pranon punëtorë të gjinive dhe strukturës së ndryshme etnike, përpjestimisht me strukturën etnike të popullsisë së Kosovës. Gjithashtu, Shërbimi Policor i Kosovës siguron që struktura e zyrtarëve policorë të sistemuar në rajonet e Kosovës të shprehë strukturën etnike të komuniteteve të rajoneve ku shërbejnë dhe të respektojë parimet e përfaqësimit gjinor dhe karakterin multietnik të Shërbimit Policor të Kosovës.

Me dispozitat e përmendura synohet të arrihet një përfaqësim i barabartë gjinor dhe etnik i qytetarëve të Kosovës në Shërbimin Policor të Kosovës, i cili është një prej kërkesave themelore të secilës polici moderne.

Siç do të shohim më vonë, kur do të bëjmë fjalë për raportet e policisë me komunitetin, dispozitat e përmendura kanë karakter obligues për Shërbimin Policor të Kosovës.

5. Këshilli për emërime të zyrtarëve të lartë të policisë dhe çështje të disiplinës

Neni 5. i Rregullores e rregullon çështjen e Këshillit për emërimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe çështjet disiplinore. Në alinenë 5.1. thuhet se Këshilli për emërimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe çështjet disiplinore është themeluar në bazë të autorizimeve të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Këtë këshill e përbëjnë kryesuesi, zëvendësi i kryesuesit dhe anëtarët.

Këshilli për emërimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe çështjet disiplinore propozon listën e kandidatëve për zëvendës komisar dhe ndihmës të zëvendësit të komisarit të policisë (zgjedhja bëhet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, midis kandidatëve të propozuar nga këshilli). Këshilli rekomandon edhe dënimet për zyrtarë të policisë të Shërbimit Policor të Kosovës që kanë bërë shkelje serioze disiplinore. Komisari i policisë, pas konsultimeve me Ministrin e Punëve të Brendshme, merr vendimin përfundimtar lidhur me dënimin e zyrtarëve të policisë që kanë bërë shkelje, përveç në rast të largimit nga puna, kur është i nevojshëm miratimi i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (alineja 5.2.).

29

Page 30: E drejta policore

Sipas alinesë 5.3. të Rregullores, zyrtari i policisë ose pjesëtari i personelit civil të Shërbimit Policor të Kosovës konsiderohet se ka bërë shkelje serioze disiplinore në qoftë se ka bërë vetë, ose ka ndihmuar apo ka nxitur dikë të bëjë cilëndo prej këtyre shkeljeve:

a) sjellje e pahijshme e cila e dëmton seriozisht autoritetin;b) rast i rëndë i padëgjueshmërisë;c) rast i rëndë i zbulimit të informacioneve kundër rregullave;d) korrupsion;e) keqpërdorim serioz i autorizimeve;f) përdorim kundër rregullave i armëve të zjarrta;g) përdorim i tepërt i forcës;h) dëmtim i madh i pronës së policisë;i) keqpërdorim i alkoolit ose substancave tjera narkotike;j) shqetësim seksual në detyrë;k) abuzim seksual dhe keqpërdorim i cilitdo person; dhel) sjellje kriminale.

Më tutje sanksionohet që zyrtarit policor ose pjesëtarit të personelit civil të Shërbimit Policor të Kosovës që ka bërë shkelje serioze disiplinore t’i shqiptohet ndonjëra prej këtyre masave:

a) pushim nga puna;b) humbje e gradës;c) largim nga pozita komanduese;d) suspendim pa kompensim më së shumti për 60 ditë; dhee) gjobitje me para jo më shumë se 50% të të ardhurave mujore

bruto.

Këshilli për emërimin e zyrtarëve të lartë të policisë dhe çështjet disiplinore është i pavarur nga Shërbimi Policor i Kosovës. Ai përbëhet nga të gjithë sekretarët e përhershëm të ministrive dhe një personi që emërohet nga komunat.

6. Marrëdhëniet me komunitetin

Marrëdhëniet e Shërbimit Policor të Kosovës me bashkësinë janë të rregulluara në Nenin 7 të Rregullores. Sipas këtij neni, të gjitha pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë kanë të drejtë që të përdorin lirisht gjuhën e vet në kontakt me Shërbimin Policor të Kosovës. Përveç kësaj, Shërbimi Policor i Kosovës është i obliguar që t’ua ofrojë gjithë ndihmën e domosdoshme organeve publike, si në nivelin qendror ashtu edhe ne nivelin lokal, për të kryer obligimet e tyre (alinetë 7.1. dhe 7.2.). Sipas Rregullores, Shërbimi Policor i Kosovës është i obliguar t’u ofrojë bashkëpunim të plotë autoriteteve komunale dhe përfaqësuesve të komuniteteve për të ngritur shkallën e sigurisë së pjesëtarëve të të gjitha

30

Page 31: E drejta policore

komuniteteve në të gjitha komunat. Së këndejmi, parashikohet krijimi i këshillave komunale për siguri publike. Kryesues të këshillave do të jenë kryetarët e komunave, ndërsa Shërbimin Policor të Kosovës në këto këshilla do të përfaqësojnë komandantët e stacioneve të policisë ose zëvendësit e tyre. Secili komunitet që jeton në territorin e komunës ka të drejtë të propozojë një përfaqësues të saj për anëtar të këshillit. Kuvendi komunal mund të emërojë anëtarët tjerë të këshillit, në bazë të autorizimeve të veta (alineja 7.3. dhe 7.4.).

Këshillat komunale për siguri publike janë organ që kanë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të Shërbimit Policor të Kosovës me komunitetin. Kjo mund të konstatohet në Nenin 7. alineja 7.7. të Rregullores, sipas së cilës ky organ mund të shqyrtojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e policisë, me sigurinë publike dhe me rendin publik në territorin e komunës. Por, në secilin rast duhet të konsultohet lidhur me:

l) zgjedhjen e komandantit të stacionit të Shërbimit Policor të Kosovës;

m) vendet ku duhet të krijohen këshillat lokale për siguri publike; dhe

n) përbërjen e policisë së sistemuar në territorin e komunës.

Përveç Këshillave komunale për sigurinë publike, Rregullorja mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor parashikon edhe krijimin e Këshillave lokale për sigurinë publike, të cilat krijohen në vende më të vogla, kur kjo është në interes të efikasitetit të policisë dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira të policisë dhe të gjitha komunitetet, sidomos duke marrë parasysh pozitën gjeografike dhe situatën demografike. Këto këshilla krijohen me vendim të komisarit të policisë. Numri i anëtarëve të këshillave caktohet nga kuvendi komunal, me shumicë votash, pas konsultimeve me komandantin e stacionit lokal të policisë, këshillin komunal për siguri publike dhe banorët e lokalitetit (alineja 7.8.)

Këshilli lokal për siguri publike ka autorizime të shqyrtojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e policisë dhe me sigurinë publike dhe rendin publik në territorin e lokalitetit. Por, në të gjitha rastet, duhet të konsultohet me:

a) planin e punës së policisë në territorin e lokalitetit dhe pasqyrimin e rezultateve të arritura;

b) vendet brenda lokalitetit në të cilat duhet të krijohen nënstacionet policore;

31

Page 32: E drejta policore

c) përbërja e policisë së sistemuar në territorin e lokalitetit (alineja 7.9.)

7. Inspektorati policor

Sipas Nenit 9. të Rregullores, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm krijon inspektoratin policor, i cili i ka këto autorizime:

a) kryerjen e revizionit financiar në Shërbimin Policor të Kosovës dhe hartimi i raportit për punën dhe efikasitetin e saj në përmbushjen e detyrave; dhe

b) hulumtimin e pretendimeve se zyrtarët policorë ose personeli civil i Shërbimit Policor të Kosovës kanë bërë shkelje serioze disiplinore dhe i rekomandon Këshillit për emërime dhe çështje disiplinore masat e nevojshme disiplinore, në qoftë se e konsideron të nevojshme (alineja 9.1.).

Inspektorati policor vepron në mënyrë të pavarur nga Shërbimi Policor i Kosovës. Personeli dhe resurset e tij materiale nuk konsiderohen resurse humane e materiale të Shërbimit Policor të Kosovës. Inspektorati punon në mënyrë profesionale e të paanshme, në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (alineja 9.2.).

Më në fund, duhet të thuhet se Inspektorati Policor është agjenci ekzekutive që vepron në kuadrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

7. Urdhëresa administrative mbi zbatimin e Rregullores mbi kornizën dhe parimet themelore të Shërbimit Policor të Kosovës – vështrim i shkurtër

Rregullorja mbi kornizën dhe parimet themelore të Shërbimit Policor të Kosovës, në kuptimin e zbatimit, e plotëson dukshëm urdhëresa administrative për zbatimin e saj. Nga kjo urdhëresë duhet të veçohen disa dispozita.

Në Nenin 1 të urdhëresës administrative, jepen edhe këto shprehje, të cilat i konsiderojmë shumë të rëndësishme:

a) Shprehja „zyrtar i policisë“ shënon zyrtarin e Shërbimit Policor të Kosovës;

b) Shprehja “punëtor i Shërbimit Policor të Kosovës” shënon zyrtarin e policisë ose pjesëtarin civil të Shërbimit Policor të Kosovës;

c) Shprehja “protokoll” shënon udhëzimet e shkruara me të cilat definohen veprimet operative.

32

Page 33: E drejta policore

Me dispozita të neneve 2. dhe 7. rregullohet organizimi, përbërja, inspektimi dhe çështjet tjera lidhur me organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Policor, i cili krijohet në bazë të Rregullores.

Në nenet 8., 9. e 10. rregullohen në mënyrë të detajuar çështjet lidhur me funksionimin e Këshillit për emërime të larta dhe çështje disiplinore në polici, si: mbledhjet, votimet, zgjedhja e kandidatëve të propozuar për emërime, etj.

Në Nenin 11. të Urdhëresës administrative rregullohet çështja e ankesave të qytetarëve. Në këtë kuptim përcaktohet që shërbimi për standarde profesionale, i cili formohet nga komisari i policisë së UNMIK-ut, të hetojë të gjithë pretendimet për shkelje më të lehta disiplinore të punëtorëve të Shërbimit Policor të Kosovës (alinetë 11.1. dhe 11.2.).

Në nenet 14., 15.,16. dhe 17. rregullohet çështja e hetimeve lidhur me kallëzimet e shkeljeve të rënda disiplinore, masave që duhet të ndërmerren pas përfundimit të hetimeve, shqyrtimeve disiplinore të shkeljeve të rënda dhe ankesave lidhur me masat e shqiptuara disiplinore.

Këto janë disa prej normave juridike të Kosovës me të cilat rregullohet sistemi policor i Kosovës. Mendojmë se normat që i përmendëm u ofrojnë studentëve informacione dhe njohuri themelore të mjaftueshme për të kuptuar aspektet themelore të organizimit, veprimtarisë dhe kontrollit të policisë në Kosovë.

33

Page 34: E drejta policore

III

Korniza themelore dhe pasqyra e autorizimeve policore

1. Bashkimi Evropian - problematika e drejtësisë dhe punëve të brendshme (Justice and Home Affairs)

Para se të flasim për kornizën ekzistuese juridike që e rregullon bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme në nivel të Bashkimit Evropian, është e domosdoshme të njihemi shkurt me fazat kryesore të zhvillimit të bashkëpunimit të organeve të drejtësisë dhe të policisë, si në aspektin institucional ashtu edhe në aspektin politik, në vitet e fundit. Është i njohur fakti se Bashkimi i sotëm Evropian ka lindur me miratimin e Marrëveshja e Mastrihtit1, kur është krijuar struktura arkitektonike e BE-së, e cila mbështetet në tri shtylla. Por, deri te miratimi i kësaj marrëveshjeje dhe deri te integrimi final evropian, proceset e integrimit politik dhe ekonomik në nivelin evropian janë

1 Council of the European Union, Treaty on European Union (Treaty of Maastricht) of 7 February 1992, OJ 29 July 1992, No C 191/1, i cili ka hyrë në fuqi më 1 Nëntor të vitit 1993

34

Page 35: E drejta policore

zhvilluar në kuadrin e tri bashkësive evropiane, të cilat kishin lindur pas Luftës së Dytë Botërore.2

Në këtë periudhë, Bashkimi Ekonomik Evropian parashikonte krijimin e tregut të brendshëm të përbashkët, i cili bazohej në “katër liri themelore”: a) lirinë e qarkullimit të mallrave; b) lirinë e qarkullimit të shërbimeve; c) lirinë e qarkullimit të kapitalit; dhe d) lirinë e qarkullimit të personave, me theks të veçantë në integrimet ekonomike dhe monetare. Krijimi i tregut të brendshëm të përbashkët, duke u bazuar në liritë e përmendura, do të shkaktonte probleme në fushën e sigurisë, sepse bashkësitë evropiane asokohe nuk kishin ende kurrfarë autorizimesh që do të lidheshin në çfarëdo mënyre me të drejtën penale.

Përveç bashkëpunimit ekonomik, në vitin 1970, gjashtë shtete3 evropiane kishin vendosur të bashkëpunonin në çështje të politikës së jashtme, për të marrë qëndrime të përbashkëta për çështje të politikës së jashtme, në bazë të konsultimeve reciproke paraprake. Qëndrimet e përbashkëta lidhur me çështje të politikës së jashtme kishin ndikim të rëndësishëm edhe në çështje që kanë të bëjnë me kufijtë e jashtëm, të azilit dhe të migrimit. Kjo kishte ndikim të dukshëm edhe në bashkëpunimin e policisë dhe në fushën e drejtësisë e të doganave. Më vonë, me Marrëveshjen e Mastrihtit, qëndrimet e përbashkëta lidhur me çështje të politikës së jashtme përbënin esencën e Politikës së jashtme e të Sigurisë (Common Foreign and Security policy - CFSP) dhe të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme (Justice and Home Affairs – JHA).

1.1. Marrëveshja e Maastricht-it

Me Marrëveshjen e Mastrihtit, i cili ishte miratuar më 7 shkurt 1992, u krijuan tri shtyllat themelore të Bashkimit Evropian. Shtyllën e parë e përbënin Bashkim Evropian (BE)4, BEQÇ dhe EUROATOM. Shtyllën e dytë e përbënte Politika e jashtme dhe siguria e përbashkët, ndërsa shtyllën e tretë e përbënte bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme. Njëra prej këtyre shtyllave ka karakter mbinacional, kurse dy të tjerat kanë karakter ndërshtetëror. Pikërisht shtylla e tretë, e cila është në fokus të interesimit tonë, ka krijuar një kornizë institucionale krejtësisht të re për veprimtaritë që deri atëherë janë zhvilluar në kuadrin e bashkëpunimit të përbashkët politik.

2 Në vitin 1951 është formuar Bashkësia Evropiane për qymyr dhe çelik (BEQÇ), ndërsa në vitin 1957 janë formuar Bashkësia Ekonomike Evropiane (BEE) dhe Bashkësia Evropiane për Energji Bërthamore (EUROATOM)3 Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Italia dhe Holanda4 Me Marrëveshjen e Mastrihtit Bashkësia Ekonomike Evropane (BEE) u shndërrua në Bashkim Evropian (BE)

35

Page 36: E drejta policore

Sipas Nenit K.1 të Marrëveshjes së Mastrihtit, shtylla e tretë përfshin të gjitha çështjet nga fusha e drejtësisë dhe punëve të brendshme, të cilat janë me interes të përbashkët për vendet anëtare të BE-së dhe me qëllim të realizimit sa më efikas të objektivave të përbashkëta të BE-së, para së gjithash lëvizjen eë lirë të qytetarëve. Në këtë kuptim, shtylla e tretë5, ajo e drejtësisë dhe çështje të brendshme (DÇB) përfshin:

• Çështjet e azilit;

• Çështjet e kalimit të kufirit të shteteve anëtare të BE-së dhe kontrollit të kufijve të tyre;

• Çështjet e imigracionit e të lëvizjes në territorin e BE-së të shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së (duke përfshirë edhe kushtet për hyrjen dhe lëvizjen e tyre në territorin e BE-së, kushtet për vendbanimet e personave të tillë, duke përfshirë edhe bashkimin familjar, qasjen ndaj punësimit të tyre, luftës kundër migrimit të paautorizuar)

• Luftën kundër drogës;

• Luftën kundër mashtrimeve ndërkombëtare;

• Bashkëpunimin juridik për çështje të qytetarëve;

• Bashkëpunimin juridik për çështje penale;

• Bashkëpunimin e doganave;

• Bashkëpunimin e policisë, sidomos lidhur me parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, kontrabandës së drogës dhe formave tjera të kriminalitetit ndërkombëtar.

Me qëllim që të arrihen objektivat e përmendur, Këshilli për drejtësi dhe punë të brendshme është autorizuar të marrë qëndrime të përbashkëta, aksione të përbashkëta dhe konventa të përbashkëta. Por, edhe pse janë rregulluar çështjet me rëndësi të veçantë për BE-në dhe shtetet anëtare të saj, duhet të theksohet se instrumentet e përmendura juridike, të cilat kanë të bëjnë me çështjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, nuk kanë qenë obliguese për shtetet anëtare, në kuptimin e harmonizimit të legjislacionit penal kombëtar me të drejtën e bashkimit Evropian.

1.2. Marrëveshja e Amsterdamit

5 Pjesa më e madhe e këtsaj shtylle rregullohet me nenet 29 deri 42 të Marrëveshjes së Mastrihtit

36

Page 37: E drejta policore

Një hap i rëndësishëm në zhvillimin e BE-së ishte miratimi i Marrëveshjes së Amsterdamit 6, e cila, përveç tjerash, kishte sjellë ndryshime të rëndësishme në fushat që deri atëherë përfshiheshin në shtyllën e tretë të BE-së, para së gjithash, çështjet që kanë të bëjnë me vizat, azilin, migrimin dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes së personave, çështjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë për çështje të personave, të cilat ishin bartur nga shtylla e tretë në shtyllën e parë, me një periudhë transitore 5 vjeçare. Kështu, për çështje që i përkasin shtyllës së tretë, të cilat tani rregullojnë vetëm çështjet e bashkëpunimit të policisë dhe të drejtësisë për çështje penale, qëllim i BE-së është që, nëpërmjet veprimit të përbashkët të vendeve anëtare lidhur me çështje të policisë dhe çështje penale, qytetarëve të vendeve anëtare t’u garantojë shkallë të lartë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.

Sot, shtylla e tretë e BE-së përfshin çështjen e bashkëpunimit policor e juridik për parandalimin dhe luftimin e këtyre veprave:

• Racizmit e ksenofobisë;

• Kriminalitetit të organizuar;

• Terrorizmit;

• Tregtisë me njerëz dhe kriminalitetit në dëm të fëmijëve;

• Tregtisë së paligjshme me drogë:

• Tregtisë së paligjshme me armë;

• Pastrimit të parave;

• Korrupsionit;

• Mashtrimit.

Për këtë qëllim Këshilli për drejtësi dhe punë të brendshme mund të miratojë qëndrime të përbashkëta, vendime korniza, vendime dhe konventa. Siç shihet, aksione të përbashkëta janë zëvendësuar me instrumente të reja juridike, shumë më të rëndësishme, të cilat janë në dispozicion të Këshillit për drejtësi e punë të brendshme.

Në të vërteta, bëhet fjalë për instrumente juridike që për herë të parë kanë karakter obligues për vendet anëtare të BE-së.

Vendimet kornizë kanë për qëllim harmonizimin e dispozitave penalo-juridike. Ato nuk kanë efekt të drejtpërdrejtë por janë të obligueshme për vendet anëtare të BE-së, në kuptimin e arritjes së rezultateve. Me këtë

6 Council of the European Union, Consolidated Version of the Treaty on European Union (treaty of Amsterdam) of 2 October 1997, OJ 10 November 1997, No. C 340/1. Ka hyrq në fuqi në maj të vitit 1999.

37

Page 38: E drejta policore

rast vendeve anëtare të BE-së u jepet mundësi për zgjedhjen e mënyrës për arritjen e rezultateve të caktuara.

Vendimet synojnë arritjen e bashkëpunimit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me lirinë, sigurinë dhe drejtësinë, përveç atyre që janë të rregulluara me vendime kornizë. Vendimet janë të obligueshme për shtetet anëtare, por nuk janë efekt të drejtpërdrejtë në sistemin juridik të vendeve anëtare.

Konventat janë të obligueshme për të gjitha vendet nënshkruese të BE-së, pasi ato të jenë ratifikuar së paku gjysma e vendeve anëtare të BE-së, përveç në qoftë se në vetë konventat nuk përcaktohet ndryshe.

Natyra juridike e instrumenteve të përmendura tregon qartë se, për dallim nga Marrëveshja e Mastrihtit, Marrëveshja e Amsterdamit krijon bazën juridike për krijimin e instrumenteve juridike obliguese. Këtë e mundëson harmonizimi i legjislacionit penal të vendeve anëtare të BE-së. Më tutje, Marrëveshja e Amsterdamit, në Nenin 30. (alineja 1) e definon bashkëpunimin policor si:

• Bashkëpunim operativ midis trupave kompetente, duke përfshirë policinë, shërbimet doganore dhe shërbimet tjera të specializuara për zbatimin e ligjeve në vendet anëtare të BE-së, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale;

• Grumbullimin, ruajtjen, procedimin, analizimin dhe këmbimin e informacioneve relevante që i kanë shërbimet e përmendura, lidhur me, para së gjithash, transaksione të dyshimta financiare (pastrim parash), duke respektuar plotësisht dispozitat nacionale mbi ruajtjen e të dhënave;

• Bashkëpunimin dhe aktivitetet e përbashkëta për aftësimin profesional dhe këmbimin e zyrtarëve, përdorimin e pajisjeve, hulumtimeve kriminalistike (forenzike);

• Evaluimin e përbashkët të disa teknikave hetimore që kanë të bëjnë me format e rënda të krimit të organizuar.

Përveç këtyre, Marrëveshja e Amsterdamit përmban edhe dispozita të rëndësishme mbi funksionimin e EUROPOL-it (European Police Office), i cili është krijuar në bazë të konventës së 26 korrikut të vitit 1995, 7 e cila ka filluar të zbatohet zyrtarisht më korrik të vitit 1999. Neni 30 (2) i kësaj konvente i mundëson Këshillit që të promovojë bashkëpunimin e shteteve anëtare nëpërmjet EUROPOL-it, ashtu që EUROPOL-it do t’i mundësojë:7 Council of the European Union, Convention based on Article K. 3. of the Treaty on European Union, on the establishment of the European Police Office (Europol convention), OJ 27 November 1995, No. C 316/1

38

Page 39: E drejta policore

• të koordinojë, lehtësojë dhe mbështesë disa veprime hetimore specifike të trupave kompetente të shteteve anëtare, të cilat i dërgojnë ekipet e tyre;

• të kërkojë nga shtetet anëtare që në aktivitete të caktuara hetimore të veprojnë bashkërisht;

• të kërkojë nga shtetet anëtare që të zhvillojë ekspertiza specifike, të cilat do të jenë në dispozicion të vendeve anëtare në luftë kundër krimit të organizuar;

• të krijojë rrjetin e dokumentacionit dhe statistikës hetimore mbi kriminalitetin tejkufitar.

Gjithashtu, Marrëveshja e Amsterdamit kërkon që vendet anëtare të promovojnë bashkëpunimin reciprok midis prokurorive kompetente dhe ekipeve hetimore të specializuara për luftimin e krimit të organizuar.8

Përveç bashkëpunimit të policisë dhe avancimit të EUROPLO-it, Marrëveshja e Amsterdamit në shtyllën e tretë të BE-së rregullon edhe çështjet e bashkëpunimit të organeve të drejtësisë rreth çështjeve penale. Në Nenin 31 thuhet se bashkëpunimi i organeve të drejtësisë për çështje penale nënkupton lehtësimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit midis ministrive përkatëse dhe organeve të drejtësisë së vendeve anëtare, të cilat kanë të bëjnë me:

• Çështjen e udhëheqjes së procedurës dhe pranimit e ekzekutimit të vendimeve;

• Lehtësimin e ekstradimit midis vendeve anëtare;

• Sigurimin e kompatibilitetit të rregullave që mundësojnë këtë lloj të bashkëpunimit;

• Parandalimin e konfliktit të autorizimeve midis vendeve anëtare;

• Miratimin progresiv të masave me të cilat vendosen rregulla minimale mbi elementet konstitutive të veprave penale dhe të dënimeve për vepra penale:

o Krimit të organizuar;

o Terrorizmit;

o Tregtisë së paligjshme me drogë.

Nga sa u tha del se Marrëveshja e Amsterdamit, më në fund, krijon bazën juridike përkatëse për harmonizimin e të drejtës penale materiale të vendeve anëtare.

8 Në këtë kuptim duhet të kuptohet miratimi i vendimeve kornizë mbi ekipet e përbashkëta hetimore të miratuar më 28.11.2001, si edhe miratimin e EUROJUST-it (si EUROPOL-i për çështje juridike) me vendim të marrë më 7.12.200.

39

Page 40: E drejta policore

Në Marrëveshjen e Amsterdamit, Neni 31 (2), definohet edhe bashkëpunimi nëpërmjet EUROJUST-it, i cili ka për qëllim:

• t'i mundësojë EUROJUST-it që të lehtësojë bashkëpunimin përkatës midis prokurorive të vendeve anëtare;

• të promovojë mbështetjen e EUROJUST-it për vendet anëtare në situata komplekse, sidomos në procedurat hetimore që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, duke marrë për bazë analizat e EUROPOL-it;

• të lehtësojë bashkëpunimin midis EUROPOL-it dhe Rrjetit Gjyqësor Evropian (European Judicial Netvvork – EJN).

Të gjitha format e përmendura të bashkëpunimit, sipas Nenit 29, duhet të realizojnë:

• vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë midis shërbimit policor, shërbimit doganor dhe shërbimeve tjera të zbatimit të ligjit, si në mënyrë direkte ashtu dhe nëpërmjet EUROPOL-it;

• vendosjen e bashkëpunimit të organeve të drejtësisë, si në mënyrë direkte ashtu dhe nëpërmjet EUROJUST-it;

• harmonizimin e legjislacioneve nacionale.

Fillimisht, kur është folur për aspektin e harmonizimit të legjislacionit, është menduar vetëm në elementet e qenies së veprave penale dhe në elementet minimale konstituive të dënimeve për veprat e tilla. Por nga praktika e Këshillit për drejtësi dhe punë të brendshme është parë se elementet juridike ishin shfrytëzuar për harmonizimin e legjislacionit nacional lidhur me procedurën penal, sidomos kur bëhet fjalë për autorizimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar penalo-juridik.

Në fund, Marrëveshja e Amsterdamit ka pasur implikime të rëndësishme në sistemi juridik të BE-së, me që me protokoll ka bërë që Marrëveshja e Shengenit 9, gjegjësisht Schengen acquis, të përfshihet në sistemin juridik të BE-së dhe të bëhet pjesë integrale e këtij sistemi. Është e 9 Me Marrëveshjen e parë të Shengenit, i cili është nënshkruar më 14.06.1985nga vendet e BENELUX-it, Gjermania dhe Franca, është krijuar një hapësirë e përbashkët brenda kufijve të shteteve nënshkruese të marrëveshjes, me qëllim të përmirësimit të lirisë së lëvizjes. Por, heqja e kufijve të brendshëm ka krijuar edhe njëfarë deficiti të sigurisë, prandaj në kuadrin e marrëveshjes është miratuar dhe lejuar një numër masash që synojnë zgjidhjen e problemit të deficitit të sigurisë. Me këto masa rregullohen disa çështje themelore, siç janë: heqja e mbikëqyrjes mbi kufijtë e brendshëm, vizat, kushtet e lëvizjes së të huajve, policia dhe siguria, bashkëpunimi policor, bashkëpunimi i drejtësisë rreth çështjeve të dënueshme, ne bis in idem, ekstradimi, bartja e zbatimit të vendimeve të gjykatave për kryerjen e dënimeve, droga, armët e zjarrit dhe municioni, Struktura Informative e Shengenit (SIS), etj. Me miratimin e Konventës mbi zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit, e cila njihet edhe me emrin Marrëveshja e Dytë e Shengenit, Marrëveshjes së Shengenit iu bashkuan edhe Greqia (1190), Austria (1995), Danimarka, Finlanda dhe Suedia (1996).

40

Page 41: E drejta policore

rëndësishme të thuhet se sipas Nenit 8 të Protokollit për zbatimin e Marrëveshjes së Shengenit në sistemit juridik të BE-së, të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim në BE duhet ta ratifikojnë në tërësi Marrëveshjen e Shengenit.

Në vijim do të pasqyrojmë planet e ardhshme të BE-së lidhur me Kosovën, sidomos në fushën e të ashtuquajturës Shtyllë e Tretë e BE-së, Drejtësisë dhe punëve të brendshme (Justice and Home Affairs).

1.1. EUROPEAN UNION Planning Team for Kosovo (EUPT Kosovo)

Bashkësia ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian luajnë rol të rëndësishëm në procesin për përcaktimin e statusit dhe përgatiten për një rol gjithashtu të rëndësishëm për periudhën pas zgjidhjes së statusit në Kosovë. Roli i ardhshëm i bashkësisë ndërkombëtare dhe BE-së në Kosovë, është ngushtë i lidhur me aranzhmanet passtatusore, kur UNMIK-u do t’u bart autorizimet e veta tek institucionet e Kosovës. Për këtë periudhë janë duke punuar dy ekipe përgatitore:

• Ekipi për përgatitjen e Zyrës Ndërkombëtare Civile (ZNC), e cikla përfaqëson bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-në; dhe

• Ekipi i Bashkimit Evropian për planifikim (shkurt origjinal EUPT Kosovo), i cili përgatit misionin e ardhshëm civil të Politikës Evropianë të mbrojtjes e sigurisë (PEMS), për fushën e sundimit të ligjit (policia, drejtësia dhe shërbimi doganor).

Këshilli i Evropës, më 10 prill 2006, e ka formuar ekipin e Bashkimit Evropian për planifikim në Kosovë (shkurt, origjinal: EUPT), me qëllim të kryerjes së përgatitjeve për një operacion të ri të Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili do të kujdeset për sundimin e ligjit edhe në fushat tjera në Kosovë.

EUPT përbëhet nga 45 anëtarë ndërkombëtare dhe 30 anëtarë lokalë, të cilët janë të ndarë në katër ekipe:

• Zyra e kryeshefit të ekipit për planifikim,• Ekipi i policisë, • Ekipi i drejtësisë dhe • Ekipi administrativ.

Objektivat e EUPT (ekipit planifikues të BE-së) janë: - të iniciojë planifikimin, duke përfshirë proceset e domosdoshme të

furnizimeve, në mënyrë që të sigurohet bartje e lehtë e detyrave nga UNMIK-u tek operacioni i ardhshëm i BE-së për administrimin e krizës në fushën e drejtësisë dhe në fushat tjerë që mund të

41

Page 42: E drejta policore

identifikohen nga Këshilli i Evropës, në kontekst të procesit të përcaktimit të statusit të ardhshëm, dhe

- të sigurojë këshilla profesionale kur është e nevojshme, në mënyrë që BE të japë kontribut në bartjen e kompetencave dhe të përgjegjësive nga UNMIK-u tek institucionet lokale.

Gjatë mandatit të vet, EUPT punon në planifikimin e misionit të ardhshëm të BE-së në Kosovë (EPOS), i cili do të ndihmojë institucionet e Kosovës nëpërmjet mbikëqyrjes, përcjelljes dhe këshillimit në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, sidomos në fushën e drejtësisë dhe të punëve të brendshme, shërbimit doganor dhe shërbimin korrektues (ndëshkues-korrektues).

Përveç këtyre, misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të merret me implementimin e disa funksioneve ekzekutive të definuara qartë, gjë që do të mundësojë zbatimin adekuat të hetimeve, ndjekjen penale për kryesit e veprave penale të rënda e të ndjeshme si dhe që përfundimet e këtyre procedurave të zbatohen në mënyrë adekuate, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës ose në mënyrë të pavarur, në qoftë se kjo është e nevojshme.Në praktikë, kjo do të thotë se pjesëtarët e misionit të ardhshëm të BE-së (EPOS) do të punojë bashkë me kolegët dhe ekspertët kosovarë të sferës së policisë, drejtësisë, shërbimit doganor dhe në disa ministri, me qëllim të këshillimit, por edhe të ndërhyrjes, në rast të rrezikimit të parimeve fundamentale të sundimit të ligjit. Pritet që misioni i ardhshëm i BE-së të jetë misioni në i madh civil i menaxhimit të krizave që e ka dërguar ndonjëherë BE në kuadrin e politikës evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë (EPOS) 10.

Filozofia themelore e kësaj ndërmarrjeje niset nga fakti së institucionet e Kosovës duhet të jenë kompetente për udhëheqjen e Kosovës dhe të krijojë organe të përgjegjshme në sistemin e sundimit të së drejtës në Kosovë.

Misioni i BE-së (EPOS) duhet të ndihmojë që në Kosovë të krijohen institucione të qëndrueshme dhe të ndihmojë zhvillimin dhe forcimin e sistemit të pavarur të drejtësisë, policisë dhe shërbimit doganor, me kusht që këto institucione të jenë jashtë ndikimeve të politikës dhe në pajtim me standardet e pranuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së.

10 Është paralajmëruar që në kuadrin e misionit të ardhshëm të BE-së, në Kosovë të dërgohen rreth 1800 policë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtare të doganave nga vendet anëtare të BE-së dhe të ftuar nga vendet e treta. Personeli ndërkombëtar do të vendoset në ndërtesën kryesore administrative, në Prishtinë, si dhe në lokacione të ndryshme në kuadrin e sistemit policor dhe administrativ të Kosovës, duke ndjekur parimin “një mision për gjithë territorin”.

42

Page 43: E drejta policore

Mandati i misionit EPOS do të përfundojë kur autoritetet kosovare të implementojnë dispozitat e zgjidhjes statusore dhe kur të jenë mjaft të zhvilluara dhe të fitojnë përvoja të mjaftueshme që të mund të garantojnë sundimin e ligjit dhe mirëqenien e të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Ky është vetëm një prej arsyeve që kapitujt në vijim t;ia kushtojmë autorizimeve të policisë, të cilat vlejnë në shumicën e vendeve të zhvilluara, sidomos në ato të BE-së. Kështu synojmë që studentët te përgatitën për vështrim gjithëpërfshirës dhe kritik për profesionin e tyre të ardhshëm, i cili ka të bëjë me zbatimin e mu këtyre autorizimeve të policisë.

Njohja e këtyre autorizimeve ka rëndësi të dyfishtë. E para, ka të bëjë me njohuritë e studentëve që të zbatojnë secilën prej këtyre autorizimeve dhe, e dyta, jo më pak e rëndësishme, ka të bëjë me njohjen e autorizimeve në mënyrë që të mund të jepen urdhra përkatëse vartësve. Prandaj pasqyrimi vijues i autorizimeve policore duhet të vështrohet si një formë e punës praktike (“workshop”), në mënyrë që të shihen sa më mirë mundësitë praktike të organizatave policore bashkëkohore, sepse në të ardhmen e afërt edhe policia kosovare do të veprojë sipas këtyre standardeve.

2. Dispozitat lidhur me konceptin «e drejta policore»

Dihet se çdo sistem juridik i një shteti e realizon funksionin e vet nëpërmjet funksionimit real të vetë shtetit. Vetë shteti, ekskluzivisht nëpërmjet organeve të veta siguron sundimin e të drejtës dhe drejtësisë. Por, secili ligj, në njëfarë kuptimi, megjithatë është një formë e detyrimit dhe sigurisht që prek privacinë e individit, personalitetin. Në këtë kuptim, korniza kushtetuese-juridike i jep policisë dhe organeve tjera shtetërore autorizime të gjera, por i definon sa më qartë detyrat e e këtyre organeve, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Policia dhe qytetarët janë të mësuar me rregulla. Në njërën anë janë qytetarët, të cilët mbrohen me dispozita ligjore, ndërsa në anën tjetër është policia, e cila është e obliguar t’i zbatojë ligjet, me qëllim të sigurimit të nivelit të nevojshëm të sigurisë.

Koncepti i veprimit policor duhet të ketë ndjesinë për prioritetet dhe duhet të jetë e përgjegjshme që ta përdorë forcën e saj ndaj njerëzve vetëm në rastet kur është e domosdoshme, për të siguruar rendin publik dhe qetësinë. Asnjë shtet nuk mund të heqë dorë nga monopoli i përdorimit të masave fizike të detyrimit. Rrethanat e ndryshme të sigurisë bëjnë që me metoda të tjera (biseda, bindje, etj.) të mos përballohen ose eliminohen problemet ekzistuese, prandaj shteti duhet t’i zgjidhë ato nëpërmjet organeve të veta. Asnjë shtet nuk lejon që individët

43

Page 44: E drejta policore

ose grupet e caktuara t’i realizojnë interesat e tyre në dëm të qytetarëve të tjerë, duke shfrytëzuar të drejtën e forcës.

Ligji që i përshkruan punët dhe detyrat e policisë, në çdo sistem demokratik e parlamentar, quhet Ligji mbi Policinë. Ai shoqërohet me disa akte nënligjore me të cilat rregullohen këto punë e detyra:

1. punët e policisë, 2. organizimi i policisë, 3. autorizimet e policisë.

2.1. Punët e policisë

Në shumicën e demokracive parlamentare, policia definohet si shërbim publik i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili kryen punë që janë të përcaktuara me ligj (punët e policisë). Policia, para së gjithash, u ofron qytetarëve mbrojtje për të drejtat e tyre elementare, të garantuara me Kushtetutë, të drejtat dhe liritë kushtetuese dhe mbrojtjen e vlerave tjera të mbrojtura me Kushtetutë, në pajtim me Ligjin mbi Policinë dhe dispozitat tjera.

Punët e policisë, të cilat përcaktohen me ligjet bashkëkohore evropiane mbi policinë, janë:

• mbrojtja e jetës së njeriut,• mbrojtja e të drejtave elementare të njeriut,• mbrojtja e sigurisë së njeriut,• mbrojtja e integritetit të njeriut,• ruajtja e pronës,• parandalimi, zbulimi dhe sqarimi i veprave penale (dhe

kundërvajtjeve),• ndjekja e kryesve të veprave penale dhe sjellja e tyre para organeve

kompetente,• mbikëqyrja dhe drejtimi i komunikacionit rrugor,• punët me të huajt në bazë të Ligjit mbi lëvizjen dhe qëndrimin e të

huajve (p.sh. në hapësirën e Kosovës),• mbikëqyrja dhe sigurimi i kufijve shtetërorë,• punët tjera të caktuara me ligj.

Policia, si organ i qeverisë, u ofron ndihmë edhe organeve të administratës shtetërore, njësive lokale dhe rajonale të vetëqeverisjes, personave juridikë dhe fizikë, në rast të rrezikut të përgjithshëm, të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ose epidemitë. Policia u ofron asistencë edhe organeve të administratës shtetërore dhe personave juridikë me autorizime publike, në qoftë se hasin në rezistencë, gjatë

44

Page 45: E drejta policore

kryerjes së punëve të tyre. Policia u ndihmon këtyre organeve që të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Sipas praktikës evropiane, edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës duhet t;i raportojë Kuvendit, së paku një herë në vit, mbi kryerjen e detyrave të policisë. Ndërkaq, ndonjë trupi tjetër të parlamentit, siç është Komisioni për politikë të brendshme dhe siguri nacionale, do të duhej t’i raportonte sa herë që do t;’i kërkohej dhe për raste e çështje të veçanta. Atëherë do të mund të flitej për të ashtuquajturin “kontroll parlamentar të policisë”.

2.2. Organizimi i policisë

Zyrtari i policisë është i obliguar që në çdo kohë të ndërmarrë veprimet e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë personale të njerëzve dhe për mbrojtjen e pasurisë. Në dispozicion direkt të qytetarëve është e ashtuquajtura polici themelore (e uniformuar), të cilën ata e konsiderojnë si “shtet”, para së gjithash për shkak të interaksionit më policë të stacioneve lokale të policisë. Kur bëhet fjalë për komuna më të mëdha ose për situata komplekse të sigurisë, shteti organizon edhe stacione të policisë që janë pjesë përbërëse të drejtorisë. Drejtorinë e policisë, zakonisht, e udhëheq kryeshefi. Gjatë kryerjes së punëve policore, drejtoria e policisë kryen një sërë punësh dhe detyrash nga fusha e sigurisë në lokalitetin ku vepron ajo. Detyrat më të rëndësishme që i kryen drejtoria e policisë janë:

• të përcjellë dhe analizojë situatën e sigurisë dhe dukuritë që i shkojnë për shtati zhvillimit të kriminalitetit,

• të organizojë, harmonizojë, orientojë dhe mbikëqyrë punën e stacioneve të policisë,

• të marrë pjesë në mënyrë direkte në kryerjen e punëve komplekse nga fushëveprimi i punës së stacionit të policisë,

• ndërmerr dhe zbaton masat e caktuara në kontrollin e kufirit dhe bën sigurimin e kufirit shtetëror,

• ndërmerr masa për mbrojtjen e personave dhe objekteve të caktuara,

• i kryen punët tjera të caktuara me dispozita të veçanta.

Gjatë kryerjes së punëve dhe detyrave zyrtare, zyrtari i policisë respekton të drejtat dhe liritë njerëzore të të gjithëve, pavarësisht prej dallimeve etnike, racore, fetare, gjinore, arsimore, kulturore, shoqërore dhe pavarësisht prej rrethanave. Ai vepron në pajtim me autorizimet publikë, të cilat burojnë nga pozita e tij zyrtare. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtarë, ai vepron në mënyrë të drejtë, duke iu përmbajtur rregullave të shërbimit. Zyrtari i policisë nuk mund të kërkojë privilegje për vete apo për dikë tjetër për kryerjen e punëve dhe detyrave të tij zyrtare. Ai është i obliguar t’i kundërvihet çfarëdo forme të mitosjes.

45

Page 46: E drejta policore

2.3. Bashkëpunimi me qytetarë

Zyrtari i policisë e ruan autoritetin e tij dhe autoritetin e shërbimit policor në të gjitha rastet. Me shembullin personal ai afirmon respektin për shprehitë e mirë, udhëhiqet nga parimet etike të shërbimit dhe e zbaton ligjin me përpikëri. Duke u shërbyer qytetarëve, zyrtari i policisë u ekspozohet rreziqeve të ndryshme, madje edhe vdes, nëse këtë e kërkon situata konkrete.

Zyrtari i policisë i kryen punët zyrtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e njerëzve nga rreziqet e ndryshme dhe parandalon të gjitha veprat penale që shkaktojnë prishjen e rendit publik e të qetësisë. Ai parandalon edhe sulmet ndaj individit ose bashkësisë dhe punon për vendosjen e rendit e ligjit. Gjatë kryerjes së detyrave zyrtarë në veprime me qytetarët, zyrtari i policisë vepron në mënyrë të vendosur e të kujdesshme dhe nuk ndërmerr masa e veprime që do të rrezikonin nderin dhe autoritetin e tij, as masa e veprime për shkak të të cilave do të mund të humbte besimin e qytetarëve.

Përdorimi i mjeteve të detyrimit, sidomos i armës së zjarrtë, është mënyra e fundit e veprimit të zyrtarit policor. Edhe në rastet kur përdorimi i armës është i paevitueshëm, zyrtari i policisë duket ta bëjë këtë gjithmonë në pajtim me Ligjin mbi autorizimet e policisë. Ai duhet ta përdorë armën ashtu që të shkaktojë sa më pak pasoja për sigurinë e qytetarëve dhe të realizojë qëllimin e ndërhyrjes së tillë. Nëse merret me persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, zyrtari i policisë duhet të thërrasë personelin mjekësor, pavarësisht prej sjelljes së personit para se të lëndohej. Ai duhet të respektojë udhëzimet e personelit mjekësor në kuptimin e veprimit të mëtejshëm me personin e tillë. Në kuadrin e mundësive të tij, zyrtari i policisë është i obliguar të ndihmojë fëmijët e braktisur dhe të miturit, personave tjerë të pafuqishëm, personave që kanë mbetur pa mjete elementare të jetesës dhe personave tjerë që ballafaqohen me rrezikun për jetën dhe për shëndetin e tyre.

2.4. Obligimi i ruajtjes së sekretit zyrtar

Zyrtari i policisë i ruan të dhënat e shënjuara sekrete, si edhe ato që nuk janë shënjuar por mosruajtja e tyre do të mund t’u shkaktonte dëm qytetarëve. Obligimi i ruajtjes së sekretit zyrtar zgjat edhe pas ndërprerjes së punës në polici.

Me qëllim të kryerjes në mënyrë të paanshme dhe profesionale të detyrave policore, zyrtari i policisë që është anëtar i ndonjë partie politike nuk bën të manifestojë përkatësinë e tij politike dhe të veprojë politikisht gjatë kohës së kryerjes së punëve policore. Përkatësia politike e zyrtarit

46

Page 47: E drejta policore

të policisë nuk bën të ndikojë në kryerjen e paanshme e profesionale të detyrave të tij policore.

Zyrtari i policisë ka të drejtë të anëtarësohet në ndonjë organizatë sindikale apo në ndonjë shoqatë profesionale, si në vend ashtu edhe jashtë.

3. Autorizimet e policisë

Në filozofinë dhe sociologjinë tradicionale përmenden burimet e të drejtave dhe obligimeve të individit ndaj shoqërisë, por këto qëndrime është e domosdoshme të operacionalizohen nëpërmjet formave të zbatimit konkret të ligjit. Të gjitha punët që burojnë nga autorizimet shtetërore, të cilat nënkuptojnë edhe përdorimin e forcës, i marrin përsipër personat zyrtarë të autorizuar të ministrisë së punëve të brendshme, të cilët do t’i quajmë në vazhdim “zyrtarë policorë”. Ministria e punëve të brendshme e pajis zyrtarin policor me emblemën zyrtare dhe me kartën zyrtare. Zyrtari është i obliguar ta bartë uniformën gjatë kryerjes së punëve në ruajtjen e rendit publik e të qetësisë, gjate mbikëqyrjes dhe rregullimit të komunikacionit në rrugë, gjatë mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së kufijve shtetërorë ose gjatë kryerjes së punëve të tjera në bazë të rregulloreve dhe dispozitave të veprimit të policisë.

Kur urdhërohet nga eprori i tij, zyrtari i policisë mund t‘i kryejë punët e policisë edhe pa uniformë, por është i autorizuar të bartë armë dhe municion. Sikur mjetet tjera të detyrimit, zyrtari i policisë përdor armët dhe municionin vetëm në kushtet e përcaktuara me Ligjin mbi Policinë. Gjatë ushtrimit të autorizimeve policore, zyrtari i policisë është i obliguar të veprojë njerëzisht dhe të respektojë dinjitetin, autoritetin dhe nderin e secilit person, si edhe të drejtat tjera elementare dhe liritë e njeriut.

Para fillimit të ushtrimit të autorizimeve policore, Zyrtari i policisë është i obliguar të tregojë emblemën zyrtare dhe librezën zyrtare. Në raste të veçanta, zyrtari i policisë nuk prezantohet në mënyrën e përmendur, në qoftë se rrethanat reale të ushtrimit të autorizimeve policore do të mund të rrezikonin arritjen e objektivit. Në këtë rast, zyrtari i policisë, gjatë ushtrimit të autorizimeve policore ua tërheq vërejtjen personave të pranishëm duke shqiptuar zëshëm fjalën “policia!”.

Sapo të ndryshojë situata dhe rrethanat, zyrtari i policisë prezantohet duke treguar emblemën dhe kartën zyrtare. Ushtrimi i autorizimeve policore duhet të jetë përpjesëtimisht me nevojën. Ushtrimi i autorizimeve policore nuk guxon të shkaktojë pasoja të mëdha se sa ato që do të shkaktoheshin në qoftë se nuk do të ushtroheshin autorizimet

47

Page 48: E drejta policore

policore. Midis autorizimeve të shumta policore, do të aplikohen ato autorizime që shkaktojnë pasojat më të vogla dhe që japin rezultatet adekuate brenda një kohe sa më të shkurtër.

Zyrtari i policisë i ushtron autorizimet policore sipas vlerësimit të tij, sipas urdhrit të eprorit dhe sipas urdhrit të organit kompetent (gjykatës, prokurorisë, etj.). Zyrtari i policisë është i obliguar të zbatojë urdhrat e eprorit zyrtar dhe të organit kompetent, përveç në rastet 11kur duke zbatuar urdhrat e tyre do të shkaktonte vepër penale.

Në sistemet moderne ekzistojnë zyrtarë policorë të përgatitur enkas për punë me fëmijë dhe të rinj dhe për punë që kanë të bëjnë me luftimin e delikuencës së të miturve. Këta zyrtarë i ushtrojnë autorizimet policore, kur bëhet fjalë për persona të mitur dhe persona të rinj. Në raste të veçantë, autorizimet policorë ushtrohen edhe nga ndonjë zyrtar tjetër policor, në qoftë se për shkak të rrethanave nuk mund të marrë pjesë zyrtari policor i aftësuar enkas për luftimin e delikuencës së të miturve. Autorizimet policore ndaj personit të mitur aplikohen në praninë e njërit prej prindërve ose të kujdestarit, përveç nëse kjo nuk është e mundur, për shkak të rrethanave të veçanta dhe veprimit të pashtyshëm. Autorizimet policore zakonisht përcaktohen me Ligjin mbi policinë. Në sistemet bashkëkohore të sigurisë publike, njihen këto autorizime policore:

• verifikimi dhe përcaktimi i identitetit të peronave dhe mjetit,• thirrja,• shoqërimi, • kërkimi i personave dhe mjeteve,• kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes,• tërheqja e vërejtjes dhe dhënie e urdhrit,• konfiskimi i përkohshëm i mjetit,• testimi poligrafik,• kontrolli i hapësirës, objektit dhe dokumentacionit,• kontrolli i personit, mjetet dhe automjetit,• sigurimi dhe kontrolli i vendit të ngjarjes,• pranimi i kallëzimeve,• shpallja publike e shpërblimit,• incizimi në vendet publike,• përdorimi i mjeteve të detyrimit,• mbrojtja e viktimës së veprave penale dhe personave tjerë,• grumbullimi, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave personale.

11 Autorizimet që burojnë nga Ligji mbi policinë zyrtari i policisë i ushtron edhe ndaj personave ushtarakë, në qoftë se me dispozitë të veçantë nuk është rregulluar ndryshe. Zyrtari policor është i obliguar të njoftojë menjëherë për këtë veprim Policinë Ushtarake.

48

Page 49: E drejta policore

3.1. Verifikimi dhe përcaktimi i identitetit të personit dhe mjetit

Autorizimi i verifikimit të identitetit të personit ushtrohet më së shpeshti ndaj këtyre personave:

• ndaj personave që duhet të arrestohen, të shoqërohen, të ndalohen ose të përcillen tek organet tjera shtetërore,

• ndaj peronave prej të cilëve kanoset rreziku dhe nevojitet veprimi i policisë,

• ndaj personave të cilët kontrollohen ose bastisen ose ndaj personave ndaj të cilëve ndërmerren masa dhe veprime të tjera të përcaktuara me ligj,

• ndaj personave që kapen në shtëpinë, objektin, hapësirën ose automjetin e huaj i cili kontrollohet ose bastiset, në qoftë se verifikimi i identitetit është i nevojshëm,

• ndaj personave që hasen në hapësirën ose objektin në të cilin është kufizuar përkohësisht liria e lëvizjes, në qoftë se verifikimi i identitetit është i nevojshëm,

• ndaj personit që paraqet kryerjen e veprës penale, kundërvajtjes apo shkeljes dhe ndaj kryesit të këtyre veprave gjegjësisht ndaj personit që mund të ketë informacione me interes për punën e policisë,

• ndaj personit që me sjelljen e tij shkakton dyshim se është kryes i veprës penale, i shkeljes ose kundërvajtjes apo se ka qëllim të kryejë ndonjë vepër penale, shkelje ose kundërvajtje apo ndaj personit që ngjan me ndonjë person të kërkuar,

• ndaj personit që haset në vendin e kryerjes së veprës penale, shkeljes ose kundërvajtjes,

• ndaj një personi, shumicës së personave ose të gjithë personave që gjenden në ndonjë vend, ku verifikimi i identitetit është i domosdoshëm për shkaqe sigurie,

• në raste të kërkesës së arsyeshme të personave zyrtarë të organeve të administratës shtetërore, personave juridike ose fizikë.

Zyrtari policor duhet të njoftojë personin për arsyet e verifikimit të identitetit të tij. Verifikimi bëhet duke e shikuar letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër me fotografi të personit identiteti i të cilit verifikohet. Në raste të veçanta, verifikimi i identitetit mund të bëhet në bazë të deklaratës së personit identiteti i të cilit është verifikuar, sepse ekzistojnë vështirësi që në ndonjë mënyrë tjetër ta legjitimojmë personin (nuk ka dokumente e të ngjashme). Identiteti përcaktohet me metodat dhe mjetet e taktikës dhe teknikës kriminalistike, ekspertizave mjekësore ose ekspertizave tjera përkatëse, si:

49

Page 50: E drejta policore

1. me verifikimin e të dhënave mbi gjendjen civile (duke shikuar dokumentet publike, librin e amzës së të lindurve, librin e kurorëzimeve dhe evidencat tjera zyrtare);

2. me marrjen e gjurmëve të vijave papilare dhe me krahasimin e tyre me gjurmët ekzistuese;

3. me fotografimin dhe krahasimin e fotografisë me atë ekzistuese;4. me dëshminë e personit që mund të njohë personalisht ose me

tregimin e fotografisë, rrobave, këpucëve dhe gjërave tjera që mund të shërbejnë për përcaktimin e identitetit,

5. me ndihmën e përshkrimit personal,6. me ndihmën e strukturës së ADN-së,7. me metodat e superpozicionit (shih në librin: “Kriminalistika

medicinale”),8. me metodat grafologjike (shih: Ekspertizat kriminalistike),9. me identostomatogram (shih: Kriminalistika medicinale)

Me qëllim të përcaktimit të identitetit të personit, policia është e autorizuar të publikojë fotorobotin, skicën, incizimin ose përshkrimin e personit. Kur identiteti i personit nuk është e mundur të përcaktohet në mënyrë tjetër, policia është e autorizuar të publikojë fotografinë e personit që nuk mund të japë të dhëna për vete ose fotografinë e kufomës së personit të vdekur.

Aplikimi i autorizimeve të policisë mund të bëhet edhe për të përcaktuar ose për të verifikuar identitetin e mjeteve ose gjërave. Aplikimi i tyre bëhet kur është e nevojshme të përcaktohen shenjat dhe tiparet e mjetit dhe të konstatohet raporti midis personit ose ngjarjes dhe mjetit. Policia është e autorizuar të publikojë fotografinë, skicën, incizimin ose përshkrimin e mjetit, në qoftë se është me interes për përcaktimin e identitetit të mjetit.

Verifikimi dhe përcaktimi i identitetit të mjeteve bëhet kur ekziston dyshimi mbi identitetin e mjetit. Nëpërmjet verifikimit dhe përcaktimit të identitetit të mjetit përcaktohen shenjat dhe tiparet e mjetit, të cilat e bëjnë atë të ndryshëm prej mjete tjera të ngjashme (forma, madhësia, ngjyra, pesha, cilësia, shenjat e fabrikës, etj.) dhe përcaktohet raporti i personit ose ngjarjes dhe mjetit.

Për veprimet e përmendura është e domosdoshme të hartohet raport. Në raportin mbi procedurën e përcaktimit të identitetit të personit ose mjetit duhet të tregohet metoda ose mjeti me të cilin është përcaktuar identiteti. Në raport jepen edhe të dhënat për personin që e ka bërë verifikimin e identitetit të personit apo mjetit.

3.2. Thirrja

50

Page 51: E drejta policore

Policia mund ta thërrasë në të ashtuquajturën bisedë informative personin për të cilin dyshohet se ka informacione që janë të domosdoshme për kryerjen e punëve policore (këtë e kemi trajtuar në pjesën për punët policore). Në thirrje duhet të tregohet titulli, vendi dhe adresa e stacionit të policisë e cila e thërret personin, si edhe arsyeja, vendoi dhe koha e thirrjes së personit.

Personi që i është përgjigjur thirrjes ose që është marrë me detyrim, i cili ka refuzuar të japë informacionet e kërkuara, nuk guxon të thirret përsëri për të njëjtën arsye. Për bisedën e kryer hartohet vërtetim.

Personi që gjendet në shtëpi mund të thirret në bisedë informative prej orës 06:00 deri në orën 22:00. Në raste të veçanta, në qoftë se ekziston rreziku i zgjatjes, zyrtari i policisë është i autorizuar ta thërrasë personin nga i cili kërkohet informacion edhe jashtë kësaj kohe. Po ashtu, në raste të veçanta, zyrtari i policisë është i autorizuar ta thërrasë personin edhe gojarisht apo me mjete të telekomunikacionit. Me këtë rast ai është i obliguar të tregojë arsyet e thirrjes, kurse me pajtimin e tij, mund ta shpie edhe deri te lokalet zyrtare.

Në raste të veçanta, personat mund të thirren edhe nëpërmjet mjeteve të informimit publik, kur kjo është tepër e nevojshme, për shkak të rrezikut nga vonesa, për arsye të sigurisë ose kur thirrja u dërgohet më shumë personave. Rast i veçantë është thirrja e personit të mitur, gjë që bëhet nëpërmjet thirrjes me shkrim që i dërgohet prindit ose kujdestarit të fëmijës.

Thirrja me shkrim detyrimisht përmban:

titullin e njësisë së ministrisë, vendin dhe adresën, numrin dhe datën e thirrjes, emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, emrin e prindërve

dhe adresën e personit që thirret, datën, kohën dhe vendin ku thirret personi, arsyen e thirrjes, vulën zyrtare dhe nënshkrimin.

Zyrtari i policisë, i cili ia dërgon thirrjen personit PERSONALISHT, zakonisht ia dorëzon atë personit në adresën e vendbanimit ose në ndonjë vend tjetër ku takohet personi. Zyrtari i policisë është i obliguar që pata dorëzimit të thirrjes të verifikojë identitetin e personit të cilit ia dorëzon thirrjen.

Zyrtari i policisë e dërgon thirrjen në adresën e personit që thirret. Ai ia dorëzon thirrjen personit në derë të banesës ose shtëpisë dhe i kërkon ta

51

Page 52: E drejta policore

nënshkruajë vërtetimin se e ka pranuar thirrjen. Në raste të posaçme, në qoftë se është ftuar të hyjë brenda në shtëpi, zyrtari i policisë mund ta dorëzojë thirrjen edhe brenda në shtëpi. Në qoftë se i thirruri nuk di të shkruajë ose nuk është në gjendje të nënshkruajë ose eviton ta marrë thirrjen, zyrtari i policisë harton një raport, i cili duhet të ketë datën dhe orën e hartimit.

3.3. Marrja (shoqërimi)

Zyrtari i autorizuar policor mund ta marrë (shoqërojë) personin, në bazë të urdhëresës me shkrim të lëshuar nga gjykata. Personi mund të shoqërohet në lokalet e policisë ose në lokalet e ndonjë organi tjetër të administratës shtetërore, thënë më saktë, në vendin e caktuar me urdhëresë. Zyrtari i policisë është i obliguar gjithmonë që personit që duhet ta shoqërojë t’ia tregojë urdhëresën. Natyrisht, edhe për këtë ka përjashtime. Zyrtari i policisë nuk ia dorëzon urdhëresën personit për të cilin ekziston dyshimi se mund të bëjë rezistencë gjatë shoqërimit. Edhe me këtë rast, zakonisht, vlejnë dispozitat standarde, sipas të cilave personi mund të shoqërohet në kohën prej orës 6:00 deri në orën 22:00. Në raste të jashtëzakonshme, kur shoqërimi është i pashmangshëm me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve policore që janë të pashtyshme, personi mund të shoqërohet edhe jashtë kësaj kohe.

Praktika evropiane, vështruar në mënyrë komparative, thotë se shoqërimi mund të bëhet më së shumti 6 orë para afatit të caktuar për shoqërim, në qoftë se shoqërimi bëhet brenda rajonit (administrativ) në të cilin është hasur personi. Kur shoqërimi duhet të bahet jashtë rajonit në të cilin është hasur personi, shoqërimi mund të zgjasë më së shumti 24 orë, siç tregon praktika.

Ekzistojnë raste kur personi mund të shoqërohet edhe pa urdhëresë me shkrim. Këto raste vlejnë për personat identiteti i të cilëve duhet të vërtetohet ose për personat që janë në kërkim.

Edhe në këtë rast ka përjashtime nga rregullat e shoqërimit, të cilat nuk mund të zbatohen ndaj personit lëvizja e të cilit është e vështirësuar për shkak të sëmundjes, pafuqisë ose shtatzënisë si edhe ndaj personit për të cilin besohet se shoqërimi mund t;ia shkaktojë përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Për këto fakte duhet të njoftohet organi që e ka lëshuar urdhëresën për shoqërim. Dispozitat mbi shoqërimin nuk zbatohen ndaj personit që kryen punë të tilla që nuk bën të ndërpriten, derisa atij personi t’i sigurohet zëvendësimi.

Zyrtari i policisë është i obliguar që personin që e shoqëron ta njoftojë me arsyet e shoqërimit, me të drejtën që të njoftojë më të afërmin (prindërit, etj.) ose personat tjerë dhe të drejtën që të ketë avokat. Në praktikë,

52

Page 53: E drejta policore

urdhëresën për shoqërim e zbatojnë së paku dy zyrtarë të policisë. Para zbatimit të urdhëresës për shoqërim detyrimisht verifikohet evidenca policore për të konstatuar se as ka të dhëna që mund të tregojnë prirjet eventuale të të shoqëruarit për arratisje, për rezistencë ose për sulm ndaj zyrtarëve të policisë.

Personin që refuzon të shoqërohet, zyrtarët policorë e shoqërojnë në mënyrë të detyruar, kurse personit që reziston të shoqërohet, që përpiqet të arratiset apo që dyshohet se e ka ndërmend të arratiset i vënë pranga.

Në qoftë se me arsye dyshohet se personi i shoqëruar do të bëjë përpjekje të arratiset, do të bëjë rezistencë ose se ekziston mundësia që ta sulmojë zyrtarin e policisë, ky i fundit nuk është i obliguar t’ia dorëzojë paraprakisht urdhëresën për shoqërim dhe t’i thotë të shkojnë bashkë, por duhet ta arrestojë menjëherë. Zyrtari i policisë është gjithmonë i obliguar ta njoftojë personin me arsyet e shoqërimit, me të drejtën që të njoftojë familjarët ose personat tjerë të afërt dhe me të drejtën që të ketë mbrojtës, duke ia tërhequr vërejtjen se kjo e drejtë nuk mund të shtyjë shoqërimin.

Zyrtari policor e kontrollon personin që shoqërohet, me qëllim që të gjejë dhe të konfiskojë mjetet që mund t’i përdorë për sulm ose për vetëlëndim, ndërsa mjetet e konfiskuara ia dorëzon organit që e ka lëshuar urdhëresën për shoqërim, përveç nëse te personi i shoqëruar gjenden armë, kur armët e konfiskuara dërgohen për ruajtje në stacionin përkatës të policisë, në pajtim me dispozitat mbi armët.

Si rregull, shoqërimi bëhet me automjet zyrtar të policisë. Në sistemet bashkëkohore policore dhe penale, shoqërimi i të miturve bëhet nga zyrtarë policorë të veshur si civilë dhe me automjet zyrtar që nuk ka shenja të policisë, përveç në raste të veçanta, kur janë plotësuar kushtet për shoqërim pa urdhëresë, shoqërimi i të miturve mund ta bëjnë edhe zyrtarët e policisë të veshur me uniformë dhe me automjet zyrtar të policisë me shenja të dukshme.

Gjithmonë duke t’i kushtohet kujdes edhe personave që thirren në imunitet. Zyrtari i policisë i verifikon këta persona, duke iu kërkuar librezën me të cilën dëshmohet imuniteti. Në qoftë se konstatohet se ata kanë imunitet, zyrtari i policisë e ndërpret procedurën dhe e njofton menjëherë eprorin e tij dhe institucionin që e ka lëshuar urdhëresën për shoqërim. Përveç kësaj, zyrtari harton edhe raport me shkrim.

Na organi kompetent që e ka shoqëruar personin, zyrtari i policisë detyrimisht duhet të kërkojë vërtetim me shkrim për kohën e dorëzimit të personit të shoqëruar.

53

Page 54: E drejta policore

3.4. Kërkimi i personave dhe mjeteve

Njëra prej autorizimeve të policisë në sistemet bashkëkohore të sigurisë është edhe ndërmarrja e masave për kërkimin e personave dhe mjeteve. Nocioni hulumtim nënkupton nocionet hulumtim dhe njoftim.

Kërkimi shpallet për personin për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale, shkelje apo kundërvajtje ose që mund të ketë informacion mbi veprim penale, shkeljen ose kundërvajtjen ose për kryesin. Kërkimi shpallet lidhur me personin e zhdukur dhe personin për të cilin është lëshuar urdhër arresti, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Por, kërkimi shpallet edhe me qëllim: të përcaktimit të vendbanimit të përhershëm ose të përkohshme, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, si edhe për përcaktimin e identitetit të personit që nuk është në gjendje t’i japë të dhënat personale dhe të trupit të pajetë të personit të panjohur.

Në disa raste, kërkimi shpallet edhe me qëllim: të gjetjes së mjeteve që kanë lidhje me veprat penale, shkeljet apo kundërvajtjet, në pajtim me dispozitat e veçanta ose të mjeteve që janë gjetur apo që kanë humbur dhe të mjeteve apo dokumenteve të konfiskuara në bazë të vendimit të gjykatës apo organit drejtues. Njoftimin për kërkimin e personit apo mjetit të humbur, zyrtari i policisë e bën nëpërmjet procesverbalit, të cilin duhet ta hartojë vetë. Në sistemet policore bashkëkohore, sidomos të vendeve të BE-së, policia e njofton paraqitësin e njoftimit për masat e ndërmarra, brenda 30 ditësh prej ditës së marrjes së njoftimit.

Kërkimin e personave dhe mjeteve policia e shpall dhe e publikon nëpërmjet sistemit informativ dhe futjes në regjistrin e kërkimeve. Zyrtarët e policisë, me rastin e marrjes së shërbimit, njoftohen me kërkimin e publikuar. Në rast nevoje, ata njoftohen edhe para marrjes së detyrës. Me rastin e njoftimit, atyre u tregohen fotografitë ose skicat e personave apo mjeteve që kërkohen. Kërkimi shpallet në pajtim me ligjin e veçantë dhe mbetet në fuqi derisa organi kompetent kërkon tërheqjen e urdhëresë për kërkim. Në praktikë, zakonisht, policia verifikon çdo 6 muaj arsyet e shpalljes së kërkimit, në pajtim me Ligjin mbi policinë.

Kërkimi zbatohen sipas masave kriminalistiko-taktike (ndjekja, kontrolli i objekteve dhe hapësirave të caktuara, prita, racia dhe bllokimi i komunikacionit dhe hapësirave të ndryshme).

3.5. Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes

Në pajtim me dispozitat ligjore, personit mund t'i kufizohet liria e lëvizjes në një hapësirë ose në një objekt të caktuar, me qëllim që:

54

Page 55: E drejta policore

• të parandalimit të kryerjes së veprës penale, shkeljes ose kundërvajtjes,

• zbulimit dhe kapjes së kryesit të veprës penale ose kundërvajtjes,• gjetjes ose kapjes së personave që kanë në kërkim,• gjetjes së gjurmëve dhe mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi se

është kryer vepër penale ose kundërvajtje.

Kufizimi i përkohshëm i lirisë së lëvizjes, zakonisht, nuk guxon të zgjasë më shumë se koha e realizimit të objektivit për shkak të të cilit është zbatuar. Zyrtari i policisë është i autorizuar të kufizojë përkohësisht lirinë e lëvizjes dhe qëndrimin në një hapësirë ose objekt të caktuar, në raste të rrezikimit të sigurisë të shkaktuar nga fatkeqësitë elementare, epidemitë dhe rastet tjera të rrezikimit të sigurisë së personave dhe pasurisë. Kufizimi zgjat derisa të zgjasë rreziku për sigurinë. Për realizimin e këtyre objektivave, zyrtari i policisë është i autorizuar të bëjë largimin (evakuimin) e personave.

Në sistemet e zhvilluara policore, vendimin për kufizimin e përkohshëm të lirisë së lëvizjes në një hapësirë ose objekt të caktuar zakonisht e merr kryeshefi i stacionit policor ose personi që autorizohet prej tij.

3.6. Vërejtjet dhe urdhrat

Zyrtari i policisë ka autorizime t'ia tërheq vërejtjen ose të urdhërojë personin që me sjelljen, veprimin ose mosveprimin e tij mund të vë në rrezik sigurinë e tij, sigurinë e një personi tjetër ose sigurinë e pasurisë, ose mund të rrezikojë sigurinë në komunikacion, të rrezikojë rendin publik dhe qetësinë ose të provokojë ndonjë person tjetër që të kryejë vepër penale apo kundërvajtje.

Urdhrat jepen me qëllim që:

• të evitohet rreziku për jetë dhe sigurinë personale të qytetarëve,• të evitojë rrezikun për sigurinë e pronës,• të parandalojë kryerjen e veprave penale, shkeljeve dhe

kundërvajtjeve, të kapë kryesit e tyre dhe të gjejë dhe sigurojë gjurmët e veprave, të cilat mund të shërbejnë si dëshmi,

• të ruhet rendi publik e qetësia dhe të rivendoset rendi publik dhe qetësia e prishur,

• të krijojë siguri në komunikacion,• të ndalojë qasjen ose qëndrimin në hapësirën ose objektin ku kjo

nuk është e lejuar,• të parandalojë dhe të evitojë pasojat në rast të rrezikut të

përgjithshëm, të shkaktuar nga fat5keqësitë elementare, epidemitë dhe format tjera të rrezikimit të sigurisë së përgjithshme.

55

Page 56: E drejta policore

Vërejtjet dhe urdhrat zakonisht jepen gojarisht, me shkrim ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme (sinjale drite, sinjale tonike, me dorë, etj.).

3.7. Konfiskimi i përkohshëm i mjeteve

Zyrtari i policisë konfiskon përkohësisht mjetet në këto raste: kur ka shenja se mjeti i caktuar është destinuar për kryerjen e veprës penale ose të kundërvajtjes, kur dyshohet se mjeti i caktuar mund të shkaktojë rrezikimin e sigurisë së përgjithshme ose kur dyshohet se personi mund ta përdorë mjetin për vetëlëndim, për sulm ose për arratisje.

Zyrtari i policisë është i obliguar të lëshojë vërtetim për mjetin e konfiskuar përkohësisht. Vërtetimi duhet të përmbajë përshkrimin e mjetit të konfiskuar, përshkrimin e vetive që e dallojnë nga mjetet tjera dhe përshkrimin e personit të cilit i është konfiskuar mjeti. Mjeti i konfiskuar përkohësisht vendoset dhe ruhet derisa të merret vendimi për të i organit kompetent. Mjeti i konfiskuar do t'i kthehet personit që i është konfiskuara kur të mos ekzistojnë arsyet për që kanë çuar në konfiskim, nëse organi kompetent nuk vendos ndryshe.

Policia është e autorizuar ta shesë mjetin e konfiskuar përkohësisht, kur për procedurën e mëtejshme nuk është gjykata kompetente apo ndonjë trup tjetër, në qoftë se: mjetit i kanoset rreziku u shkatërrimit ose i humbjes së vlerës apo në qoftë se ruajtja dhe mirëmbajtja e mjetit shkakton shpenzime të mëdha dhe vështirësi. Mjeti i konfiskuar përkohësisht mund të shitet kur personi të cilit i është konfiskuar nuk i përgjigjet thirrjes për ta marrë brenda afatit të caktuar, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 30 ditë, por vetëm pasi t'i jetë kumtuar se mjeti do të shitet nëse nuk do ta marrë. Mjeti i konfiskuar përkohësisht zakonisht shitet nëpërmjet licitacionit publik.

Në qoftë se mjeti i konfiskuar përkohësisht nuk është shitur në licitacionin publik apo nëse është e qartë se shpenzimet e licitacionit do të jenë më të mëdha se sa shuma që mund të fitohet nga shitja, mund të shitet edhe në shitje të lirë. Në qoftë se blerësi nuk mund të gjendet brenda afatit prej një viti, mjeti i konfiskuar përkohësisht mund të përdoret për të mirën e përgjithshme, por edhe mund të shkatërrohet. Mjetet e realizuar nga shitja e mjetit të konfiskuar përkohësisht zakonisht derdhen në buxhetin e shtetit.

3.8. Testimi poligrafik

Zyrtari i policisë është i autorizuar t'i kërkojë personit që t'i nënshtrohet testit poligrafik, pasi ta ketë njoftuar me punën e pajisjes dhe pasi të ketë marrë pëlqimin me shkrim të personit që testohet. Zyrtari është i obliguar të ndërpresë testin poligrafik në qoftë se personi që i

56

Page 57: E drejta policore

nënshtrohet testit deklaron se e tërheq pëlqimin për testim që e ka dhënë me shkrim.

Testit poligrafik nuk guxojnë t'u nënshtrohen këta persona: personi që është nën ndikimin e alkoolit apo nën ndikimin e narkotikëve dhe të mjeteve psiko-aktive, personi që vuan nga sëmundjet e zemrës, personi në gjendje stresi, personi që përdor ilaçe për qetësim, personi që vuan nga ndonjë sëmundje shpirtërore ose që ka çrregullime psikike, personi që ka dhembje fizike intensive, gruaja shtatzënë dhe gruaja lehonë.

3.9. Kontrolli i personit, mjetit dhe mjetit të komunikacionit

Zyrtari i policisë është i autorizuar të bëjë kontrollin e personit, mjetit që gjendet te personi dhe mjetit të komunikacionit, në rastet që kjo është e nevojshme për gjetjen e mjeteve të përshtatshme për sulm apo për vetëlëndim. Zakonisht, kontroll i personit konsiderohet shikimi i përmbajtjes së veshjes dhe mbathjes, ndërsa kontroll i mjetit të komunikacionit konsiderohet shikimi i të gjitha hapësirave të hapura dhe mbyllura të mjetit të komunikacionit dhe të mjeteve e gjërave që transportohen me të.

Kontrolli i mjetit të cilin e ka me vete personi përfshin kontrollin e mjetit që e ka me vete personi ose mjetit që është në afërsi të personit, por edhe mjetet e personit me autorizim apo në shoqërim të të cilit transportohet. Kontrollin e personit duhet ta bëjë personi i të njëjtës gjini, përveç në rastet kur është i domosdoshëm kontrolli i ngutshëm i personit, me qëllim të konfiskimit të armës apo mjetit të përshtatshëm për sulm apo për vetëlëndim.

Me rastin e kontrollit, zyrtari i policisë është i autorizuar të shfrytëzojë mjetet teknike dhe qenin zyrtar. Gjatë ndërmarrjes së këtyre masave, zyrtari i policisë është i autorizuar të hapë në mënyrë të dhunshme mjetin e mbyllur të komunikacionit ose mjetin të cilin personi e ka me vete.

Në qoftë se ekziston dyshimi i bazuar se me vete, në mjetin e komunikacionit ose në mjetin që e ka me vete, personi që kontrollohet ka mjete që mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale ose në procedurën para gjykatës për kundërvajtje, zyrtari i policisë është i autorizuar ta ndalojë personin derisa të sigurojë urdhëresën për kontroll, por më së shumti 6 orë.

Zyrtari i policisë mund të bëjë kontrollin me vështrim, me prekje, me shikim në përmbajtje, me shfrytëzimin e mjeteve teknike (pasqyrave, detektorit, etj.) dhe të qenit zyrtar. Si rregull, zyrtari i policisë e veçon nga personat tjerë personin që do ta kontrollojë dhe, para fillimit të

57

Page 58: E drejta policore

kontrollit, e njofton për arsyet e kontrollit. Zyrtari i policisë nuk vepron në këtë mënyrë vetëm me rastin e kryerjes së kontrollit në tubimet publike, në qoftë se kështu e vë në pikëpyetje kryerjen e kontrollit ose në qoftë se me këtë veprim vë në pikëpyetje kryerjen e detyrës zyrtare. Para kryerjes së kontrollit të mjetit dhe të mjetit të komunikacionit, zyrtari i policisë i kërkon personit të mundësojë të shohë përmbajtjen e mjetit gjegjësisht të mjetit të komunikacionit të cilin do ta kontrollojë. Në qoftë se personi refuzon të mundësojë kontrollin, zyrtari i policisë e verifikon vetë përmbajtjen e mjetit apo të mjetit të komunikacionit që e kontrollon.

Zyrtari i policisë, me rastin e hapjes së dhunshme të mjetit apo mjetit të komunikacionit të mbyllur, duhet të kujdeset që të shkaktojë dëme sa më të vogla kurse pas hapjes, në rast të dëmtimit, është i obliguar të ndërmarrë masa që dëmi i shkaktuar të fiksohet në fotografi apo në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme.

Kur zyrtari i policisë, gjatë kontrollit, konstaton se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshme kryerjen e kontrollit, kërkon urdhëresë nga gjykata kompetente për zbatimin e këtij veprimi. Zyrtari i policisë e ndërpret mbajtjen e personit që duhet të kontrollohet, në qoftë se në afat prej 6 orësh nuk e siguron urdhëresën për kryerjen e kontrollit. Kjo është praktikë në shumicën e vendeve të BE-së.

Përjashtim nga këto rregulla bëjnë zyrtarët e anti-diversionit, të cilët bëjnë kontroll kundër eksplozivit në të gjitha paketat dhe dërgesat postare e të tjera që i dërgohen policisë apo në adresë të personave të mbrojtur, në adresë të objekteve dhe të lokaleve të cilat gjenden nën masat e sigurisë.

3.10. Sigurimi dhe kontrolli i vendit të ngjarjes

Kur mëson për kryerjen e veprës penale, kundërvajtjes apo ndonjë ngjarjeje tjetër që imponon nevojën që të përcaktohen ose të sqarohen faktet, zyrtari i policisë është i autorizuar ta sigurojë vendin e ngjarjes derisa të vijnë personat zyrtarë të organit kompetent, ta kontrollojë vendin e ngjarjes me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të gjurmëve e mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi, që mund të hyjnë në punë për zbulimin e kryesit të veprës penale dhe për grumbullimin e informacioneve lidhur me veprën penale apo kundërvajtjen.

Në shumicën e vendeve, zyrtari i policisë është i autorizuar që deri në përfundim të kontrollit, por më së shumti 6 orë, ta mbajë personin për të cilin vlerëson se mund të japë informacione të rëndësishme për sqarimin e ngjarjes ose për ndërmarrjen e aktiviteteve për shpëtim, në qoftë se është e mundur që informacionet e nevojshme të mos sigurohen më vonë. Me qëllim të mbrojtjes së viktimës së veprës penale, kundërvajtjes,

58

Page 59: E drejta policore

ngjarjes ose në interes të procedurës, zyrtari i policisë është i autorizuar të ndalojë incizimin e vendit të ngjarjes.

3.11. Pranimi i kallëzimit

Zyrtari i policisë është i obliguar të pranojë kallëzimin mbi kryerjen e veprës penale. Në qoftë se, gjatë kallëzimit të veprës penale ose me zbatimin e veprimeve operative taktike, konstatohet se bëhet fjalë për ngjarje që nuk ka tipare të veprës penale, zyrtari i policisë është i obliguar ta njoftojë për këtë të dëmtuarin. Shih Kodin e Procedurës Penale të Kosovës).

3.12. Shpallja publike e shpërblimit

Policia është e autorizuar të shpallë publikisht shpërblim për sigurimin e informacioneve, me qëllim të: zbulimit dhe arrestimit të personit që ka kryer vepër të rëndë penale, gjetjes së personit të zhdukur dhe zbulimit të rasteve të tjera, kur informacionet e qytetarëve janë të nevojshme për kryerjen e punëve të policisë. Shpallja e shpërblimit mund të bëhet në mjetet e informimit publik ose në ndonjë mënyrë tjetër të përshtatshme. Është shumë e rëndësishme të theksohet se të drejtën e shpërblimit nuk e ka personi që ka dhënë njoftimin për të cilin është shpallur shpërblimi, në qoftë se policia e ka atë njoftim.

3.13. Incizimi në vendet publike

Incizimi në vendet publike nënkupton mbikëqyrjen e përhershme me mjete për incizimin e zërit e të fotografisë të vendeve publike ku ndodhin shpesh vepra penale ose kundërvajtje. Incizimi bëhet me qëllim të parandalimit të veprave penale. Kur ekziston rreziku që me rastin e grumbullimit të njerëzve në vend publik të vijë deri te rrezikimi i jetës dhe shëndetit të njerëzve apo deri te rrezikimi i pasurisë, zyrtari i policisë është i autorizuar të bëjë videoxhirime ose të bëjë fotografi të tubimit. Policia duhet të njoftojë publikisht për kryerjen e aktiviteteve, nëpërmjet mjeteve të informimit publik.

4. Përdorimi i mjeteve të detyrimit

Mjetet e detyrimit janë:

• Forca trupore, • shkopi, • mjetet për prangosje, • pajisjet për ndalim të detyrueshme të automjetit, • qentë zyrtarë,

59

Page 60: E drejta policore

• mjetet kimike, • kuajt zyrtarë, • armët e zjarrit,• pajisjet për hedhjen e vrushkujve të ujit (topi i ujit)• automjetet speciale dhe• llojet e veçanta të armëve dhe mjetet shpërthyese.

Mjetet e detyrimit mund të përdoren me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, shuarjes së rezistencës, parandalimit të arratisjes ose evitimit të sulmit, në qoftë se masat e tërheqjes së vërejtjes dhe urdhëresat nuk sjellin sukses. Por, zyrtari i policisë gjithmonë duhet të përdorë mjetet më të buta të detyrimit, të cilat i garantojnë sukses. Personit kundër të cilit janë plotësuar kushtet për përdorimin e mjeteve të detyrimit nuk i tërhiqet vërejtja, në rast se kjo do të vinte në pikëpyetje kryerjen e veprimeve zyrtare.

4.1. Përdorimi i forcës trupore

Përdorim i forcës trupore konsiderohet përdorimi i elementeve të ndryshme të shkathtësive luftarake ndaj personit tjetër, i cili ka për qëllim të mbrojtjes nga sulmi ose shuarjen e rezistencës së personit, duke i shkaktuar sa më pak pasoja. Zyrtari i policisë ka të drejtë të përdorë forcën trupore për të pamundësuar rezistencën e personit që prish rendin publik dhe qetësinë ose personit që duhet të shoqërohet, të ndalohet apo të arrestohet. Ai ka të drejtë ta përdorë forcën trupore edhe për të shmangur sulmin ndaj tij ose ndaj ndonjë personi tjetër, ndaj ndonjë objekti apo ndonjë hapësire që e siguron. Përdorim i forcës trupore konsiderohet goditja, kapja dhe shkathtësitë tjera të mbrojtjes ose të sulmit, nëpërmjet të cilave personi detyrohet të heqë dorë nga veprimet që pamundësojnë kryerjen e punëve të policisë, nga sulmi ndaj zyrtarit policor apo ndaj personit që e siguron zyrtari policor. Zyrtari i policisë është i obliguar të ndërpresë përdorimin e forcës trupore, kur personi e ndërpret sulmin ose rezistencën.

Rezistencë konsiderohet çdo kundërvënie urdhrave të zyrtarit policor të dhënë me qëllim të ruajtjes apo të rivendosjes së rendit publik e të qetësisë, largimit nga vendi i ngjarjes, kufizimit të përkohshëm të qarkullimit, shoqërimit, mbajtjes ose arrestimit, si edhe me qëllim të kryerjes së punëve tjera policore.

Rezistenca mund të jetë aktive dhe pasive. Rezistencë aktive është kur personi bën rezistencë duke përdorur armë, mjete të tjera apo forcën trupore dhe kështu ia pamundëson zyrtarit të policisë kryerjen e punëve policore. Rezistencë aktive konsiderohet edhe nxitja e rezistencës. Ndërkaq, rezistencë pasive konsiderohet kur personi nuk vepron sipas

60

Page 61: E drejta policore

urdhrave ose qëndron në pozicion të tillë që pamundëson kryerjen e punëve policore (shtrihet, bie në gjunjë, kapet për ndonjë person apo për ndonjë mjet, etj.).

4.2. Përdorimi i shkopit zyrtar

Përdorimi i shkopit është i lejuar në qoftë se format më të lehta të përdorimit të forcës trupore nuk garantojnë sukses. Në teori konsiderohet se përdorimi i shkopit megjithatë është formë më e rëndë e përdorimit të forcës trupore. Zyrtari i policisë nuk e përdor shkopin kundër fëmijëve, shtatzënave dhe gjendje të dukshme të shtatzënisë, personave të moshuar, ndaj personave që duken të sëmurë apo të pafuqishëm, ndaj të sëmurëve psikikë dhe ndaj invalidëve, përveç nëse këta persona e rrezikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e zyrtarit të policisë ose të personave tjerë. Zyrtari i policisë, si rregull, nuk e përdor shkopin ndaj personave që bëjnë rezistencë pasive, përveç nëse kjo rezistencë nuk mund të përballohet në ndonjë mënyrë tjetër.

4.3. Përdorimi i mjeteve për prangosje

Përdorimi i mjeteve për prangosje lejohet me qëllim: të parandalimit të rezistencës së personit ose evitimit të sulmit të drejtuar ndaj zyrtarit policor, parandalimit të arratisjes së personit dhe pamundësimit të vetëlëndimi ose të lëndimit të personit tjetër. Përdorimi i mjeteve për prangosje mundëson kufizimin e lëvizshmërisë së trupit, sidomos të duarve dhe (ose) këmbëve. Zakonisht, prangosja bëhet me pranga, kurse në raste të veçanta edhe me mjete tjera të përshtatshme (rrip, litar, etj.) Prangosja (lidhja) bëhet ndaj personit që bën rezistencë, që përpiqet të sulmojë, që përpiqet të arratiset ose që përpiqet të vetëlëndohet. Zyrtari i policisë përdor mjetet e prangosjes ashtu që ato të mos i shkaktojnë lëndime trupore të panevojshme personit të prangosur (lidhur). Me një mjet prangosjeje nuk mund të prangosen njëkohësisht dy persona të gjinive të ndryshme.

4.4. Përdorimi i pajisjeve për ndalim të detyrueshëm të automjeteve

Përdorimi i pajisjeve për ndalim të detyrueshëm të automjeteve lejohet me qëllim që:

të parandalohet arratisja e personit që është hasur në vendin e ngjarjes,

të parandalohet arratisja e personit të privuar nga liria ose të personit për të cilin është lëshuar urdhër arresti,

të parandalohet kalimi ilegal i kufirit shtetëror me automjet,

61

Page 62: E drejta policore

t’i parandalohet qasja e automjetit deri te objekti ose lokalet ku gjenden personat që sigurohen nga zyrtari policor.

Pajisja për ndalim të detyrueshëm të automjeteve vendoset pasi të jenë ndërmarrë masat që tërheqin vërejtjen. Para pajisjes, në largësi prej 250 deri në 300 metra në drejtim të lëvizjes së automjetit, në distancë të barabartë, zyrtari policor është i obliguar të vendosë shenjat e komunikacionit me këtë renditje:

»Rrezik në rrugë!«, »Ndalim tejkalimi!«, »Kufizim i shpejtësisë 40 km/h!«, »Ndalim i kalimit pa ndaluar!«, »Stop, policia!«.

Me rastin e vendosjes së pajisjes për ndalimin e detyrueshëm të automjeteve nuk guxon të vihet në rrezik jeta dhe siguria e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

4.5. Përdorimi i qenit zyrtar

Qeni zyrtar mund të përdoret si mjet i detyrimit në këto raste:

nëse janë plotësuar kushtet për përdorimin e forcës trupore ose të shkopit zyrtar,

nëse janë plotësuar kushtet për përdorimin e armës së zjarrit,

nëse rivendoset rendi publik e qetësia.

Praktika e policive moderne tregon se në rastet e përmbushjes së kushteve për përdorimin e armës së zjarrtë, qeni zyrtar mund të përdoret edhe pa mbrojtës të kafshimit, ndërsa në rastet tjera vetëm me mbrojtës. Qeni zyrtar, i stërvitur, si mjet i detyrimit mund të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen e zyrtarit policor të aftësuar për udhëheqjen e qenit (udhëheqësi i qenit), na mënyrën që nuk shkakton shqetësimin e qytetarëve. Zyrtari i policisë është i obliguar që para përdorimit të qenit t’ia tërheqë vërejtjen personit se ndaj tij do të përdorë qenin zyrtar si mjet të detyrimit, në qoftë se nuk vepron sipas urdhrit. Personit nuk i tërhiqet vërejtja në qoftë se kjo do të pamundësonte kryerjen e detyrës zyrtare. Në qoftë se gjatë kryerjes së punëve policore qeni zyrtar mbetet pa mbikëqyrjen e udhëheqësit të tij, zyrtari tjetër i policisë është i obliguar të ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e përdorimit të mëtejmë të qenit zyrtar si mjet detyrimi.

4.6. Përdorimi i mjeteve kimike

62

Page 63: E drejta policore

Përdorimi i mjeteve kimike është i lejuar vetëm për të larguar personat nga hapësira e mbyllur ose për të zgjidhur situatat e turmës.

4.7. Përdorimi i kalit zyrtar

Kali zyrtar mund të përdoret si mjet detyrimi vetëm me qëllim të rivendosjes së rendit publik e të qetësisë.

4.8. Përdorimi i armës së zjarrit ndaj njerëzve

Zyrtari i policisë është i autorizuar të përdorë armën e zjarrit vetëm në rast se përdorimi i mjeteve tjera të detyrimit ka qenë i pasuksesshëm ose nuk garanton sukses. Atëherë zyrtari i policisë e përdor armën e zjarrit, sepse ndryshe nuk arrin:

të mbrojë jetën e vet dhe jetën e njerëzve të tjerë, të parandalojë kryerjen e veprës penale për të cilën mund

të shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje mbi 5 vjet (kjo praktikë e BE-së është marrë nga shumë vende në tranzicion),

të parandalojë arratisjen e personit të hasur gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën mund t’i shqiptohet dënimi me burg në kohëzgjatje mbi 10 vjet ose personit ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim, për shkak të kryerjes së veprës së tillë penale. (Për informacione më precize shih legjislacionin e Kosovës).

Para përdorimi të armës së zjarrit, zyrtari i policisë ia tërheq vërejtjen

personit: “NDAL! POLICIA!” e pastaj i drejtohet: “NDAL! DO TË SHTIJ”.

Vërejtja nuk i adresohet personit në qoftë se kështu do të vihej në pikëpyetje kryerja e detyrës zyrtare. Përdorimi i armës së zjarrit nuk është i lejuar kur vihet në rrezik jeta e personave të tjerë, përveç nëse përdorimi i armës së zjarrtë është mjeti i vetëm për mbrojtje nga sulmi i drejtpërdrejtë ose nga rreziqet. Përdorimi i armës së zjarrit nuk është i lejuar kundër të miturve, përveç kur përdorimi i armës së zjarrtë është mënyra e vetme për mbrojtje nga sulmi ose nga rreziku. Shtënia në ajër nga ana e zyrtarit të policisë për të kërkuar ndihmë nuk konsiderohet përdorim i armës së zjarrtë si mjet detyrimi.

4.9. Përdorimi i mjeteve të detyrimit ndaj turmës

Zyrtari i policisë është i autorizuar të urdhërojë turmën e njerëzve që të shpërndahet, në qoftë se turma është grumbulluar në mënyrë të

63

Page 64: E drejta policore

paligjshme dhe në qoftë se provokon dhunë. Në qoftë se turma nuk shpërndahet, është e lejuar të përdoren këto mjete të detyrimit:

automjetet speciale, forcat trupore, shkopinjtë, mjetet kimike, vrushkujt e ujit, qentë zyrtarë, kuajt zyrtarë.

Zyrtari i policisë është i autorizuar që turmës së grumbulluar në mënyrë të kundërligjshme, e cila sillet në mënyrë të kundërligjshme dhe provokon shpërthimin e dhunës, t’i urdhërojë të shpërndahet. Urdhëresa bëhet me ndihmën e mjeteve teknike, në mënyrë që ta dëgjojnë shumica e pjesëmarrësve. Në qoftë se turma nuk shpërndahet sipas urdhëresës së bërë në bazë të dispozitave ligjore, urdhërohet përdorimi i mjeteve të detyrimit ndaj turmës.

4.10. Përdorimi i “vrushkujve të ujit » (topit të ujit)

Pajisjet për hedhjen e vrushkujve të ujit lejohet të përdoren me qëllim të rivendosjes së rendit publik e të qetësisë. Zyrtari i policisë nuk guxon të përdorë pajisje me forcë më të madhe nga distanca më e vogël se 15 metra dhe ta godasë direkt personin, sepse kështu do të rrezikohej jeta e personit.

4.11. Përdorimi i armës së zjarrtë ndaj kafshëve

Arma e zjarrtë lejohet të përdoret kundër kafshëve kur ekziston rreziku i drejtpërdrejtë nga sulmi që vë në rrezik jetën dhe trupin e personit ose vë në rrezik jetën dhe shëndetin e njerëzve (sëmundje ngjitëse, etj.). Arma e zjarrtë lejohet të përdoret ndaj kafshëve të sëmura dhe kafshëve të lënduara rëndë, nëse veterinari apo ndonjë person tjetër nuk mund të ndërmarrë masën përkatëse.

4.12. Raporti mbi përdorimin e mjeteve të detyrimit

Zyrtari i policisë që ka përdorur mjetet e detyrimit dhe zyrtari i policisë që e ka urdhëruar përdorimin e këtyre mjeteve janë të obliguar t’i raportojnë kujdestarisë operative të policisë ose qendrës operative të komunikimit dhe të hartojnë raport, i cili i dorëzohet eprorit. Raporti duhet të përmbajë: kohën dhe vendin e përdorimit, emrin dhe të dhënat personale të personit ndaj të cilit është përdorur mjeti i caktuar, baza ligjore e përdorimit të mjeteve të detyrimit dhe lloji i mjetit të përdorur, kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në të cilat janë përdorur mjetet e

64

Page 65: E drejta policore

detyrimit, pasojat eventuale të përdorimit të mjeteve të detyrimit dhe emri e mbiemri i zyrtarit policor që ka përdorur mjetet e detyrimit si edhe emri e mbiemri i zyrtarit të policisë që ka urdhëruar përdorimin e këtyre mjeteve.

Sipas praktikës policore evropiane, kryeshefi i stacionit policor është i obliguar që në afat prej 24 orësh të hartojë raport me shkrim dhe të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së përdorimit të mjeteve të detyrimit, ndërsa drejtori i policisë ose dikush tjetër i nivelit të tij bën vlerësimin e ligjshmërisë së përdorimit të mjeteve të detyrimit, në qoftë se përdorimi i mjeteve të detyrimit është bërë me urdhër të kryeshefit të stacionit të policisë ose të zyrtarit të policisë në ministrinë e punëve të brendshme.

Në raste specifike, nëse zyrtari i policisë ka përdorur vetëm mjetet për prangosje, në qoftë se personi i prangosur nuk ka lëndime të dukshme dhe nuk ka vërejtje në veprimet e zyrtarit të policisë, ligjshmërinë e përdorimit të mjeteve të detyrimit e vlerëson eprori i tij i drejtpërdrejtë.

5. Mbrojtja e viktimave të veprave penale dhe e personave të tjerë

Me ndërmarrjen e masave përkatëse, policia mbron viktimën e veprës penale, personin që ka dhënë apo mund të japë informacione të rëndësishme për kryerjen e veprës penale, personin që ka lidhje me personat e përmendur, në rast se ata janë të rrezikuar nga kryesi i veprës penale ose nga ndonjë person tjetër. Masat përkatëse zgjasin derisa të mos ketë arsye për këtë. Me rastin e hartimit të raportit të shkruar, zyrtari i policisë mund ta fshehë identitetin e personit që ka dhënë informacione, në qoftë se vlerëson se zbulimi i identitetit do ta rrezikonte jetën dhe shëndetin e këtij personi ose do ta rrezikonte lirinë dhe pronën e tij. Të dhënat mbi identitetin e personit që ka dhënë informacione konsiderohen si sekret zyrtar.

Gjatë aktiviteteve të saj të rregullta, policia grumbullon, përpunon dhe shfrytëzon të dhënat personale dhe mban evidencë për të dhënat personale e të tjera, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të veprave penale dhe kundërvajtjeve si edhe me qëllim të zbulimit dhe kapjes së kryesve të veprave penale e të kundërvajtjeve. Lidhur më këtë policia i mban këto evidenca;

evidencën e personave që është shkurtuar liria, për çfarëdo arsye (arrestim, shoqërim, mbajtje, burgosje, etj.)

evidencën e personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale dhe kundërvajtje,

evidencën e kryerjes së veprave penale dhe personave të dëmtuar në këto vepra,

evidencën e veprave penale të kryesve të panjohur,

65

Page 66: E drejta policore

evidencën e personave dhe mjeteve të kërkuara dhe të personave të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë,

evidenca e identitetit të personave, evidenca e personave të cilët i janë nënshtruar verifikimit

të identitetit, testit të daktiloskopisë, etj. evidenca e raporteve, burimeve operative të

informacioneve dhe personave nën mbrojtjen e veçantë të policisë,

evidencën e ngjarjeve, evidencën e përdorimit të mjeteve të detyrimit, evidencën e ankesave të qytetarëve.

Të dhënat mbi veprat penale, personat e paraqitur e të dëmtuar, si edhe të dhënat tjera mund të përdoren për statistike dhe për qëllime analitike, në polici apo jashtë saj. Ato u shërbejnë sidomos trupave kompetente profesionale e shkencore për qëllime shkencore-hulumtuese (p.sh. për punime të diplomës së studentëve, etj.).

6. Këshillimi i personit të arrestuar

Zyrtari i policisë është i detyruar që personit të arrestuar t’ia japë këto këshilla:

• »Jeni privuar nga liria për shkak të (emri i veprës penale për të cilën është arrestuar personi). Nuk jeni të obliguar të flisni. Keni të drejtë për avokat dhe të njoftoni familjen.«

Në raste të veçanta, gjatë këshillimit nuk është e nevojshme të thuhet emri i saktë i veprës penale. Mjafton që personi të njoftohet përafërsisht, nëse ai është kapur gjatë kryerjes së veprës penale (në vendin e ngjarjes). Personit të shurdhër ose memec i mundësohet komunikim me personin profesionist, Nëse personi i arrestuar nuk është në gjendje të kuptojë domethënien (i dehur, i sëmurë shpirtëror, etj.), apo vazhdon të rezistojë pa ndërprerë ose nga i cili pritet të bëjë rezistencë, këshillimi shtyhet deri në tejkalimin e gjendjes së tillë.

Nga personat e arrestuar që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën që të kenë avokatë zyrtari i policisë kërkon ta vërtetojnë këtë duke nënshkruar raportin mbi arrestimin. Po këtë ua kërkon edhe personave të arrestuar që kanë hequr dorë nga e drejta që të njoftojnë familjarët e tyre.

66

Page 67: E drejta policore

LITERATURA

Urdhëresa administrative për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/54 mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës (UNMIK/NAR/2006/9).

Berkeley, G.E. (1969). The Democratic Policeman: Boston: Beacon Press.

Champion, J.D., Rush, E.G. (2003). Puna e policisë në komunitet, Office of Public Affairs Embasy of United States of America, Sarajevo, Bosnia and Herzegovina.

Maslesha, R. (1999). Policia – organizimi dhe funksionimi në shoqërinë demokratike, Fakulteti i Shkencave Kriminalistike, Sarajevë

Miletiq, S. (2003). E drejta policore, Policijska akademija, Beograd.

Modly, D., Korajlić, N. (2002). Fjalor kriminalistikik, Centar za kulturu i obrazovanje, Tešanj.

Draft i Urdhëresës mvi Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisjen e përkohshme në Kosovë (UNMIK/REG/2001/9).

67

Page 68: E drejta policore

Kursi policor kalimtar, (1997). UN Mission in Bosnia and Herzegovina, International police task force, përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-së

Roberg, R., Crank, J. Kuykendall, J., Sherman, VV. L. (2004). Policia dhe shoqëria, Office of Public Affairs Embasy of United States of America, Sarajevo.

Torres, D.A. (1987). Handbook of State Police, Highway Patrol and Investi-gative. New York: Greenwood Press.

Rregullorja mbi kornizën dhe parimet udhëheqëse të Shërbimit Policor të Kosovës, (UNMIK/REG/2005/54).

Rregullorja mbi kompetencat e vetëqeverisjes së përkohshme në Kosovë, (UNMIK/REG/1999/1).

Weisheit, R.A. (1996). Crime and Policing in Rural and Small-Tovvn Ameru-a, Prospect Heights, IL: Waveland Press.

68