dëshiron të - aem-misioni ungjillor te martohesh - shirley...gjatë viteve të para në shqipëri...

95
Një udhëzues paramartesor Dëshiron Martohesh Domethënë SHIRLEY TOWNSEND

Upload: others

Post on 18-Feb-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

Një udhëzues paramartesor

Dëshiron të Martohesh

Domethënë

SHIRLEY TOWNSEND

Page 2: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet
Page 3: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

Titulli: “Domethënë...dëshiron të martohesh!”

Autor: Shirley TownsendIkipi i përkthimit/Redaktimit:

Migena RamajRudina Boçe

Boton: AEM-Misioni UngjillorShtyp: Vernon Publishing

Shkurt 2017Të drejtat të rezervuara © AEM-Misioni Ungjillor

Adresa: Isa Boletini, P. AK, Kati i 1-rë, Tiranë 1002Adresa Postare: KP. 119, Box.#70, AEP, Tiranë, Shqipëri

Web: http://www.aemission.alEmail: [email protected]

ISBN: 978-9928-104-62-5Tirazhi 1000

Page 4: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

PËRMBAJTJA:

Parathënie 5Domethënë...dëshiron të martohesh! 6Çfarë është dashuria e vërtetë? 10Duke e mbajtur veten të pastër 15Të martohem me një besimtar/e, përse? 21Çfarë po kërkon te partneri i ardhshëm i jetës sate? 27Martesa - Çfarë thotë Zoti në lidhje me të? 33Premtimet e martesës (Pjesa e Parë) 39Premtimet e martesës (Pjesa e Dytë) 44Dashuria i beson të gjitha (Pjesa e Parë) 48Dashuria i beson të gjitha (Pjesa e Dytë) 52Intimiteti në martesë 57Nënshtrimi në martesë (Pjesa e Parë) 63Nënshtrimi në martesë (pjesa e Dytë) 68Të jetosh nën një çati me prindërit 72Jo më dy, por tre 76Prindërimi 81Të jesh bashkëshorte, amvisë dhe nënë 87

Page 5: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 5

PARATHËNIE

Ky libër është rezultat i studimeve biblike për vajzat dhe gra, të reja e të moshuara në vite të ndryshme, kur kam patur privilegjin të drejtoj këto studime. I jam mirënjohëse secilës prej jush, që në mënyra dhe vende të ndryshme ka qenë pjesë e jetës sime. Disa prej jush edhe më keni duruar gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe.

Ky libër nuk do të bëhej realitet pa nxitjen e Rudina Boçes dhe Migena Ramajt, që këto studime të botoheshin të ndara dhe tani në formën e një libri.

Ua kushtoj këtë libër të gjithëve atyre që kanë patur ndikim në jetën time në një mënyrë apo një tjetër. Shpreh mirënjohje të veçantë për prindërit e mi (tani me Zotin), që më kanë dhënë një model të mrekullueshëm të një martese të perëndishme.

Gjithashtu, i jam mirënjohëse burrit tim (Xhefit) që më inkurajon si në martesën tonë, edhe në shërbesën që Zoti më ka dhënë në shërbim të ungjillit.

Lutja ime është që ky libër, si përpjekje e dobët për t’u marrë me aspektet e rëndësishme të martesës dhe se si të përgatitemi sa më mirë për këtë hap, të jetë një bekim, burim ndihme dhe inkurajim në rrugëtimin tënd drejt martesës apo edhe brenda saj.

Shirley Townsend

Page 6: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND6

- 1 -

DOMETHËNË...DËSHIRON TË MARTOHESH!

Më lejoni të filloj me historinë e një vajze të re. Ndërsa rritej, ajo men-donte se në kohën e duhur, do të takonte princin e kaltër, do të binin

në dashuri, do të martoheshin dhe...do të jetonin përgjithmonë të lumtur. Si shumë vajza, ajo i kishte për zemër ato historitë ku princi gjente prince-shën, dhe e shpëtonte atë dhe më pas jetonin të lumtur! Ajo u rrit, por ëndrrat e saj mbetën thjesht ëndrra.

Si besimtare e krishterë, ajo gjithashtu kishte në zemër t’i shërbente Zotit. Kështu që shkoi në një shkollë biblike, që të studionte dhe të përgatitej për fushën e misionit. Ajo shpresë mbeti në zemrën e saj – mbase, aty në atë shkollë do të takonte personin e duhur! Pas katër vite studimesh dhe përgatitjeje, ajo u diplomua...pa një unazë fejese!

Vite kaluan ndërkohë që ajo shërbente në udhëtime të shkurtëra misioni dhe njëkohësisht punonte, por, ajo kishte në zemër të shërbente në mision dhe karriera nuk i sillte kënaqësi. Ndaj, mori vendim me besim dhe aplikoi në një organizatë misionesh. Brenda një kohe të shkurtër ajo la shtëpinë, prindërit, vëllezërit, motrat e miqtë, duke shkuar larg nga gjithçka që ishte familjare dhe e njohur për të. Zoti e dërgoi në mision për të shërbyer vetëm! Sërish, shpresa në zemrën e saj ishte që këtu, në fushën e misionit, Zoti mund të sillte personin, që Ai e kishte zgjedhur si partnerin e saj të jetës.

Vitet e shërbesës kaluan, ndërkohë që asaj iu shfaqën disa probleme serioze me shëndetin, prandaj iu desh të kthehej në shtëpi për periudha të gjata. Disa miq e këshilluan të qëndronte në shtëpi – mjaft kishte shërbyer në mision. Por, Zoti kishte plane të tjera. Gjatë këtyre viteve Ai po i mësonte kësaj vajze të re disa mësime shumë të rëndësishme jetësore që kishin lidhje me karakterin e saj.

Një martesë e krishterë është më tepër sesa thjesht të gjesh personin

Page 7: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 7

e duhur. Është të bëhesh personi i duhur. Mos e bëj martesën qëllimin e jetës sate! Si vajza të reja, jam e sigurt, se të gjitha e kemi pasur ose e kemi idenë se si duhet të jetë princi ynë i kaltër, çfarë dëshirojmë dhe presim në marrëdhënien martesore.

Në rast se po pyesni veten se çfarë ndodhi me atë vajzën ..., përgjigja është, se ajo u takua me atë njeri që sot është bashkëshorti i saj, – ndërsa ishte në mision, – në një kohë kur nuk e priste! Vetëm Zoti e dinte çfarë personi ajo duhej të bëhej për të qenë një plotësuese për njeriun që Zoti i dha si bashkëshort dhe për shërbesën që kanë së bashku.

Përse të përqendrohemi te karakteri? Përse është kaq i rëndësishëm? Sepse kjo është dëshira e Perëndisë për ne – të bëhemi gra të perëndishme, që e pasqyrojnë karakterin e Krishtit. Tek 1 e Pjetrit 3: 3,4 Shkrimi na mëson se çfarë lloj gruaje Zoti dëshiron që ne të bëhemi. Këtu na mësohet se është bukuria e një shpirti të butë që ka shumë vlerë në sytë e Perëndisë. Kjo parakupton që duhet t’i kërkojmë Zotit të punojë në ne. Kjo kërkon një proces “krasitjeje” dhe “rafinimi”, që do të prodhojë frytin e Frymës së Shenjtë në ne. Në vend që të përdorësh të gjitha energjitë e tua duke kërkuar personin e duhur, përqendrohu në zhvillimin e tipareve të karakterit femëror dhe të çmuar për Zotin.

Ka një presion të frikshëm nga bota rreth nesh se për të fituar vëmendjen dhe zemrën e një burri duhet të përqendrohesh te pamja e jashtme! Është bukuria e karakterit tonë të brendshëm ajo që do ta bëjë këtë. Fjalët e urta 31:10–31 japin përshkrimin e një gruaje me karakter fisnik. Vargu 30 thekson atë çfarë jam duke thënë…“Hiri është i rremë dhe bukuria e kotë; por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.” Vargu 10 thotë se një grua me një karakter të virtytshëm ka vlerë më të madhe se ajo e margaritarëve! Një karakter si ky na bën me të vërtetë të bukura, nga brenda-jashtë!

Para se ta duam vërtet dikë, ne duhet ta pranojmë veten si të çmuara për Zotin. Si e shikon vetveten? Ka shumë gra që nuk e shohin vetveten si fëmijë të çmuar të Zotit dhe e vlerësojnë veten sipas asaj që e quajnë si sukses a përmbushje në sytë e të tjerëve. Një luftë e madhe për shumë të pamartuara është se e shohin veten të paplota dhe të papërmbushura ngaqë nuk janë të martuara. Më lejoni të them që ka diçka shumë më të keqe sesa të mos jesh e martuar:...është të jesh e martuar dhe të dëshirosh të ishe sërish e pamartuar! Një shprehje angleze thotë...“Nëse nxiton të

Page 8: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND8

martohesh do të kesh plot kohë të pendohesh.”

Xhimi Eliot (Jim Elliot), një misionar në fiset Auka në Indi, ka thënë: “Jeto maksimumin aty ku je tani”. Përdore beqarinë tënde për t’i shërbyer plotësisht Zotit. Unë e quaj këtë “pritje aktive”. Kjo do të thotë që të jetosh një jetë dhe jo thjesht të jetosh duke pritur për modelin e përfytyruar, derisa e ardhmja të cilën ti e pret të bëhet realitet.

Pra, mbaje Zotin në vend të parë. Jeto në realitetin e këtij vendimi! Ne kemi nevojë vazhdimisht t’ia nënshtrojmë jetët tona Krishtit, duke hequr dorë nga stili i jetës i pavarur dhe kokëfortë. Mendo për pak mbi këto pyetje: çfarë është më e çmuar për ty? Kush është thesari i zemrës sate? A je e përgatitur që t’i vendosësh pritjet dhe dëshirat e tua për dashurinë dhe personin e zemrës në kujdesin e veçantë të Perëndisë dhe t’i besosh Atij se do të të japë atë që është më e mira? Flas nga përvoja ime kur ju them që Zotit mund t’i besoni plotësisht se do t’ju japë vetëm më të mirën!

Shumë vite më parë unë jam sfiduar nga këto dy thënie, njëra është në një pllakë metalike në murin e shtëpisë sonë. “Zoti u jep më të mirën e Tij atyre që ia lënë zgjedhjen Atij!” dhe e dyta, “Vullneti i Perëndisë nuk do të të udhëheqë kurrë aty ku hiri i Tij nuk mund të të mbajë”.

Nëse plani i Tij për ty në këtë kohë është që të jesh e pamartuar, besoji Atij se do të të mbajë me hirin e Tij dhe do të të përdorë për lavdinë e Tij aty ku je sot. Lutu që Ai të vazhdojë të të modelojë dhe të të bëjë gruan e perëndishme që Ai dëshiron që ti të bëhesh. Meqë ra fjala, ky proçes rafinimi dhe ndërtimi i karakterit nuk mbaron asnjëherë. Në martesë një cikël i ri sfidash dhe rrethanash sfiduese e vazhdojnë këtë proçes të bërjes një grua të perëndishme.

Bëj që dëshira jote për një bashkëshort të ardhshëm të jetë një kërkesë lutjeje. Te Zanafilla 24 na tregohet historia e bukur e Isakut dhe Rebekës. Kemi një tablo të bukur të Abrahamit, atit të Isakut, që e dërgoi shërbëtorin e vet për të gjetur një bashkëshorte për Isakun. Ai ishte shumë i sigurt se Fjala e Perëndisë duhej nderuar dhe i duhej bindur. Ne e shohim sesi Perëndia shkoi përpara dhe e përgatiti rrugën. Si përgjigje e lutjes shërbëtori pa qartë se Rebeka ishte zgjedhja e duhur si një bashkëshorte për Isakun. Në këtë histori nga Dhiata e Vjetër ne shohim parimet e të vendosurit të Perëndisë në vend të parë, të lutjes, të pritjes dhe të nënshtrimit ndaj vullnetit të Perëndisë, të gjitha të shfaqura te Abrahami, shërbëtori i tij, dhe

Page 9: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 9

tek Isaku e Rebeka. Është shumë e rëndësishme të vihet re se ndërsa Isaku dhe Rebeka ishin duke bërë përgjegjësitë e punët e tyre të përditshme e normale, ishte pikërisht atëherë që Zoti po punonte për t’i bashkuar ata së bashku në mënyrën dhe kohën e Tij.

Nuk është asnjëherë shumë shpejt për t’u lutur ndërsa punon për atë që Zoti të ka vënë në duart e tua në këtë kohë. Gjithashtu lutu për familjen tënde, që të respektojë vendimin tënd për t’u lutur dhe për të pritur për një bashkëshort të krishterë. Besoji Zotit se do të të japë më të mirën në kohën e Tij. Prit që Zoti të veprojë, por në pritjen tënde ji aktive, duke jetuar për Perëndinë dhe duke i shërbyer Atij me gjithë zemër. Ndërsa ti ecën besnikërisht në rrugët e Perëndisë, Ai do të udhëheqë dhe do të zbulojë vullnetin e Tij të përkryer për Ty.

MENDO DHE ZBATO

1. Përse është karakteri ynë kaq i rëndësishëm? Shkruaj arsyet e tua.2. Duke lexuar Fjalët e Urta 31: 10-31 dhe 1 Pjetri 3:3,4, në lidhje me

ty, cilat aspekte të karakterit të perëndishëm kanë nevojë për punë dhe përqendrim, si një vajzë beqare? Cilat janë disa hapa praktikë që duhet t’i ndërmarrësh këtë kohë?

3. Si e sheh vetveten? Nëse nuk di si të përgjigjesh apo ke mendime negative, lexo Psalmin 139. Si të sheh Zoti ty?

4. Si po pret “në mënyrë aktive”? Si po e jeton jetën tënde tani në maksimum? Më pëlqen një titull i një libri për vajza të pamartuara, që dëshirojnë të martohen - “Zonjusha në pritje”! Jetoni jetën në maksimum, ndërsa jeni “në pritje”. Kështu po bëheni gati për hapin tjetër, nëse Zoti e ka në planin e Tij.

5. Po, është një realitet, jo të gjithë djemtë dhe vajzat martohen. Nëse dëshiron të martohesh dhe nuk gjen paqe si beqare, lutu që Zoti t’i drejtojë si hapat e tu, ashtu edhe të personit tjetër, që të njiheni.

6. Çfarë është e çmuar për ty? Cili është thesari i zemrës sate? Te Psalmi 37: 3-6 ka disa vargje që më kanë dhënë zemër. Shpresa ime është që të gjesh forcë dhe shpresë, duke lexuar dhe medituar rreth kësaj fjale nga Zoti.

Page 10: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND10

- 2 -

ÇFARË ËSHTË DASHURIA E VËRTETË?

Përfytyroni skenën ...Një burrë dhe një grua takohen, sytë e tyre takojnë njëri-tjetrin dhe ata bien menjëherë në dashuri! Në sfond ka muzikë

dhe ata jetuan përgjithmonë të lumtur! Të gjithë ne, me shumë mundësi, kemi parë filma ku kjo ka ndodhur dhe kemi dëshiruar që të ndodhte kështu edhe me ne! Kjo skenë nuk flet për ndonjë problem, vështirësi ose sfidë mes dy njerëzve. Gjithsesi, jeta nuk është aq e thjeshtë dhe dashuria nuk është thjesht një ndjenjë emocionale apo vakte romantike në dritën e qirinjve dhe me trëndafila.

Shumë vite më parë lexova një libër të quajtur “Plani për martesat e krishtera” nga Duajt Hervi Smoll (Dwight Hervey Small). Ky libër trajton atë çfarë është dashuria e vërtetë. Do të doja që ne t’i marrim në shqyrtim këto aspekte një nga një dhe në të njëjtën kohë t’ju lejoj të shikoni si mund të krahasohet me ndonjë ide tuajën të formuar më parë. Çfarë është dashuria e vërtetë? Çfarë është thjeshtë një fantazi romantike?

1. Dashuria e vërtetë është diçka që rritet dhe rritja merr kohë. Dashuria e vërtetë do të thotë të përgatitesh me durim për martesë. PRIT! Shumica e gjërave sot bien në kategorinë “E dua, dhe e dua tani”. Durimi është një virtyt që nuk vlerësohet aq sa duhet në kërkesat e sotme të botës që jeton çastin. Është e trishtueshme që edhe dashuria, edhe martesa, janë trajtuar në atë mënyrë. Këshilla më e shëndoshë që mund të jap është: “Nëse nuk je i sigurt në një marrëdhënie - prit derisa të jesh!”. Koha qartëson shumicën e çështjeve dhe të enigmave të jetës. Sigurisht, çështja më e rëndësishme e jetës, si dashuria dhe martesa, mund të durojnë provën e kohës.

Që ta doni një person, ju duhet ta njihni atë mirë. Kjo kërkon kohë. Kjo do të thotë ta shikosh personin në një shumëllojshmëri rrethanash, jo vetëm kur jeni të dy në më të mirën tuaj. Dashuria e vërtetë është e qetë dhe e qëndrueshme, duke u shtuar ngadalë dhe me siguri me kalimin e

Page 11: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 11

kohës ndërsa interesi dhe përvojat janë të përbashkëta. Merr kohë me të vërtetë të njohësh një person, t’i besosh atij, ta bësh veten të cenueshëm etj. Në natyrë kemi ilustrimin e një bime – një farë mbin, rritet në një pemë të re, pastaj lulëzon, formon fryte, frutat mblidhen! Siç e dinë të gjithë fermerët, ky proces kërkon kohë.

2. Dashuria e vërtetë rritet ndërkohë që njeh karakterin e personit dhe jo vetëm një ose dy aspekte të karakterit të tij. Synimi yt duhet të jetë ta njohësh atë person dhe ta lejosh veten që ai person të të njohë. Kjo do të thotë të jesh i hapur edhe ndaj të qenit i cenueshëm dhe kjo mund edhe të lëndojë ndonjëherë…Kjo është një zonë ku kam kuptuar se sa krenare dhe e pavarur isha!

3. Dashuria është e përqendruar te tjetri dhe te dhënia. Kjo cilësi përfshin shqetësimin tënd për mirëqenien dhe rritjen e personit tjetër. Ndërkohë që dashuria juaj rritet, ju duhet të mendoni sërish synimet tuaja për jetën, në mënyrë që të ndihmoni personin tjetër të arrijë plotësimin e potencialit të plotë. Një çift në dashuri duhet të ketë interesa jashtë vetes. Është shumë e shëndetshme dhe pozitive për ju të mos bëheni përjashtues, por të keni rreth shoqëror dhe të kaloni kohë me ta. Ju keni nevojë të njihni shokët e njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë të njihni gjithashtu njëri-tjetrin më mirë! Është e rëndësishme të respektoni njëri-tjetrin dhe të nderoni njëri-tjetrin. Nderoni Perëndinë mbi çdo gjë dhe pastaj nderoni njëri-tjetrin.

Objekti i dashurisë së vërtetë është “Jo të marrësh diçka nga personi që dashuron, por të bësh diçka për personin që dashuron.”

Një problem i madh që paraqitet shpesh është seksi para martesës. Do ta trajtojmë këtë temë në mënyrë më të veçantë në kapitullin e ardhshëm. Thjesht dua të them këtu që dashuria e vërtetë nuk i kërkon personit tjetër të bëjë diçka të gabuar. Dashuria e vërtetë e respekton personin tjetër! Dashuria e vërtetë pret! Kur dikush ju thotë ...“nëse më do ...”, kjo është një shenjë paralajmëruese që tregon se personi tjetër nuk është duke treguar me të vërtetë dashuri ndaj teje, por është thjesht duke kërkuar të të përdorë, duke luajtur me emocionet e tua! Ndaji bindjet e zemrës sate me të dhe nëse është e nevojshme, largohu po qe se ai nuk i respekton bindjet e tua. Në marrëdhënien e dashurisë së vërtetë aspekti fizik i marrëdhënies luan një rol më pak të rëndësishëm në raport me marrëdhënien e përgjithshme. Gjithmonë mendon për të mirën e tjetrit, duke disiplinuar veten dhe duke shfaqur vetëkontroll. Një dashuri e vërtetë dhe e pjekur është një dashuri

Page 12: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND12

dhuruese aktive.

Mund të përjetohen tri lloje dashurish:

1. Dashuri nëse vepron në një mënyrë të veçantë

2. Dashuri për shkak të disa veprimeve

3. Dashuri pa kushte!

Për llojin e fundit të dashurisë është folur shumë qartë te 1 Korintasve 13. “Dashuria ...është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq, nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë”. Bibla flet për një dashuri pa kushte, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në jetë, një dashuri dhuruese, e cila e vlerëson tjetrin përpara vetvetes. Dashuria e vërtetë është gjithmonë gati të vendosë personin tjetër përpara.

Dashuria e vërtetë është njëjtësimi me personin tjetër. Çfarë dua të them me këtë? Do të thotë të punosh për të kuptuar personin tjetër. Të marrësh pjesë në frikërat dhe ankthet e tij, në shpresat dhe në dëshirat e tij. Do të thotë të punoni së bashku. Do të thotë që ti dhe partneri yt të jeni një skuadër e vërtetë në të gjitha gjërat.

Dashuria e vërtetë përqendrohet vetëm te një person! Nuk mund të jesh i dashuruar me më shumë se një person në të njëjtën kohë! Zhyti rrënjët e tua thellë vetëm në një marrëdhënie! Një shenjë e dashurisë së vërtetë është një siguri e thellë në marrëdhënien e bazuar në besimin që rritet, në dashurinë, interesat dhe shqetësimet e përbashkëta. Dashuria rritet me dhembshurinë e vërtetë dhe besimi i përbashkët thellohet kur i ka rrënjët në parimet biblike që vendosen në praktikë. Kjo nuk mundet të vijë vetëm duke ndjekur ndjesitë apo emocionet romantike.

Dashuria e vërtetë do të sjellë dhimbje kur je i ndarë nga i dashuri yt dhe do të shkaktojë gëzim kur jeni bashkë. Mungesa bën që zemra juaj të “zmadhohet”. Pse? Nëse keni themeluar një bazë të sigurt të dhembshurisë së përbashkët, besim dhe interesa të përbashkëta, atëherë çfarë keni së bashku zmadhohet me anë të një ndarjeje. Në fakt, kjo është një provë e vërtetë e dashurisë suaj. Me anë të ndarjeve të shkurtra mund të vini në provë karakteristikat e marrëdhënies suaj të dashurisë.

Page 13: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 13

Dashuria e vërtetë nuk është e verbër! Dashuria nuk është vetëm romantike. Është e nevojshme dhe e shëndetshme ta kontrollosh veten, pa frikën e humbjes së dashurisë së atij personi. Dashuria e vërtetë sjell një ndjenjë të thellë të sigurisë dhe të parrezikshmërisë. Është një shenjë e mirë nëse ju mund të jeni të vërtetë me njëri-tjetrin, të vërtetë në pritjet tuaja për njëri-tjetrin, pa frikë nga refuzimi ose nga humbja e dashurisë dhe e respektit të atij personi. Punoni përmes ndryshimeve tuaja! Mos i shmangni shqyrtimet e problemeve që vijnë (dhe ato do të vijnë) ndërsa e njihni njëri-tjetrin më mirë. Vazhdimisht ji i ndershëm dhe objektiv në marrëdhënie, duke e pyetur veten – A mundem dhe a dua ta kaloj gjithë jetën që më ka mbetur me këtë njeri? Ose, a ka sfera në jetën e tij vetjake, p.sh. marrëdhënia me Zotin, që mund t’ju shkaktojë të ngurroni të thoni “po”? Nëse është kështu, prit, vazhdoni të njihni njëri-tjetrin, derisa të dy të jeni të sigurt ose të vazhdoni përpara në fejesë dhe në martesë, ose bashkërisht të bini dakord që nuk jeni të duhurit për njëri-tjetrin. Ndiq bindjet e tua edhe kur duhet të thuash “jo”! Është një gjë e dhimbshme, por e nevojshme. Ji i/e vërtetë! Ji vetvetja! Lejo që personi tjetër të jetë ai që është në të vërtetë dhe jo si e dëshiron ti që të jetë! Pranoje atë person ashtu siç është! Nuk është një shenjë e mirë nëse je duke menduar se si ta ndryshosh! Nëse ky është qëllimi yt, atëherë pyet veten nëse është apo jo dashuria jote e vërtetë.

Dëshira ime në këtë sferë është të zhvillosh një marrëdhënie me dikë, i cili ishte më parë një mik, pa pasur ndjenja romantike. Kjo është një mënyrë e mirë për të njohur personin e vërtetë, pa ndonjë presion ose marrëdhënie që bazohet në emocion. Së pari një mik/e, më pas një person i dashur, pastaj një bashkëshort/e.

Dashuri e vërtetë është marrja e përgjegjësisë nëpërmjet përkushtimit për njëri-tjetrin. Ceremonia e martesës kërkon që ju të premtoni se do të merrni këtë person në të mirë e në të keq, në sëmundje dhe në shëndet etj., derisa vdekja t’ju ndajë. Ky është një zotim e përfshirje për tërë jetën, jo thjesht një kontratë një, dy apo dhjetëvjeçare! Dashuria e vërtetë do të thotë të shkosh përtej ndjenjave të dashurisë së pjekur dhe që mund t’i qëndrojë provës së kohës, sëmundjes, pasigurive financiare etj. Angazhimi është i rrallë në botën e sotme. Njerëzit hyjnë e dalin nga marrëdhëniet pa u menduar shumë për dhimbjen që lënë pas. Bibla na mëson që angazhimi, besnikëria, të qenit i denjë për besim, janë cilësi të nevojshme të karakterit

Page 14: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND14

për çdo sferë të jetës. Ato janë thelbësore në marrëdhënien e martesës!

A është dashuria ime aq e pjekur sa të përkushtohet për gjithë jetën? Në një marrëdhënie të qëndrueshme? Në filmat hollivudianë njerëzit thjesht bien në dashuri me njëri-tjetrin. Në Bibël njerëzit ecin në dashuri me njëri-tjetrin. Është një botë e tërë ndryshimi mes të dyjave! Të gjitha marrëdhëniet, duke përfshirë marrëdhënien tonë me Zotin, janë të ushqyera nga zgjedhjet dhe angazhimet, jo nga ndjenjat e emocionet. Sekreti i dashurisë nuk është thjesht të jesh personi i duhur, sikurse e pamë në kapitullin e mëparshëm, por të japësh dhe të marrësh llojin e duhur të dashurisë.

MENDO DHE ZBATO

1. Çfarë është dashuria e vërtetë?2. Në çfarë mënyre ndikon apo reflekton bota/shoqëria që të rrethon në

përshkrimin tënd të dashurisë së vërtetë?3. Mbi çfarë është e bazuar dashuria jote?4. Lexo 1 Korintasve 13:4-8. Si mund t’i zbatosh këto parime një nga

një në marrëdhëniet e tua, si ato shoqërore, ashtu edhe në njohjen me dikë të veçantë, me të cilin mund të shkosh drejt martesës.

5. Sipas teje, cili është qëllimi i dashurisë? Si mund të tregosh dashurinë përmes dhënies, në vend që të marrësh? Cila janë disa mënyra praktike të të dhënit dashuri?

Page 15: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 15

- 3 -

DUKE E MBAJTUR VETEN TË PASTËR

Ne kemi shumë dhurata që i japim njëri-tjetrit, por të gjithë kemi një dhuratë unike, që mund ta dhurojmë vetëm një herë! Kjo është një

dhuratë e shtrenjtë, të cilën duhet ta mbrojmë, ta ruajmë dhe t’ia japim vetëm njeriut të duhur në kohën e duhur. Çfarë është kjo dhuratë? Është virgjëria jonë. Kjo i është dhënë çdokujt prej Perëndisë, që të jepet në mënyrën e duhur në kohën e duhur. Kur e japim këtë dhuratë? Në dasmën tonë atë dhuratë ia japim atij me të cilin jemi zotuar ta kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë në tokë. Me ta dhënë këtë dhuratë, kurrë nuk mund ta marrësh mbrapsht!

Do të ndalemi tani pak për të zbuluar se si mund të mbajmë veten tonë të dëlirë dhe të pastër për atë ditë! Pavarësisht çfarë bota mëson sot, martesa është një dhuratë e çmuar për dy njerëz (një burri dhe një gruaje), që e përkushtojnë veten e tyre që të jetojnë si burrë dhe grua, në mënyrë të veçuar për njëri-tjetrin. Si t’i tejkalojmë tundimet dhe presionet që do të vijnë? Si ta mbrojmë atë dëlirësi fizike?

Tërheqja fizike e një burri për një grua është diçka normale dhe e vërtetë. Nëse je në një marrëdhënie drejt martesës, bëji vetes këtë pyetje: “A mund ta shijojmë një mbrëmje së bashku pa pasur fare kontakt fizik?” Nëse përgjigjja është JO, atëherë dashuria juaj nuk është e pjekur. Të paktën, ende jo. Duke e parë tablonë e madhe - martesën- nëse vendimi yt bazohet vetëm te ndjenjat, atëherë kjo nuk është e besueshme dhe kjo mund të të mashtrojë dhe mund të të bëjë të nxitohesh në një përkushtim që nuk do t’i bëjë ballë provës së kohës, nuk do t’u bëjë ballë problemeve dhe realitetit pas muajit të mjaltit.

Më lejoni ta përsëris këtë...Dashuria e vërtetë dhe e pjekur nuk i kërkon tjetrit të bëjë diçka të gabuar. Ajo e respekton tjetrin aq shumë, saqë do të presë. Bashkimi fizik duhet të presë deri në martesë! Fraza “nëse do

Page 16: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND16

të më doje” nuk është një deklaratë e dashurisë së vërtetë, e dashurisë së pjekur, por është shenjë paralajmëruese dhe një tregues që personi tjetër është thjesht duke të përdorur, që të përmbushë nevojat e tij fizike. Bota ka një moto: “Nëse të duket e drejtë, bëje!” Kjo nuk është një moto e krishterë, dhe as nuk duhet të jetë e jona si të krishterë. Motoja jonë gjendet tek 1 Korintasve 13. Dashuria jonë përqendrohet tek tjetri, është sakrifikuese dhe jep në vend të marrë.

Pastërtia morale është e bazuar në parimin e nderit. Ne e nderojmë Perëndinë dhe ndjekim rrugët e Tij. Ne nderojmë dhe respektojmë njeriun që Perëndia ka sjellë në jetën tonë dhe ndaj tij veprojmë vetëm në mënyrën që nderon Perëndinë

Trupat tanë i përkasin Zotit. Fjala e Perëndisë na mëson që trupat tanë janë tempulli i Frymës së Shenjtë. Ne e gjejmë këtë tek 1 Korintasve 6:12-20, veçanërisht te vargjet 18-20. Si të krishterë ne duhet ta vlerësojmë trupin si një vend të shenjtë ku Perëndia jeton. Gjithashtu duhet të jetojmë në realitetin e mrekullueshëm që, për shkak se Fryma e Shenjtë jeton në ne, ne kemi praninë dhe fuqinë e Frymës që të qëndrojmë kundër tundimeve. Bëje një kërkesë serioze lutjeje që Perëndia të të ndihmojë ta mbash veten të pastër. Bëje këtë lutjen tënde: “U bëfshin trupi dhe fryma ime shërbëtorët e Jezus Krishtit!”

Siç e thamë më lart, ne kemi dëshira të natyrshme fizike, që na i ka dhënë Perëndia. Bëjmë mirë të jetojmë sipas këshillës së Palit tek 1 Korintasve 9:24-27. Në këtë pjesë Pali flet për disiplinimin e trupit, për perëndishmëri dhe shenjtëri. Shenjtëria, jeta e pastër ndodh vetëm kur bëjmë zgjedhje të vështira për mënyrën se si jetojmë! Çfarë dëshiron trupi ynë nuk është gjithmonë e drejtë ose e përshtatshme për kohën. Zgjedhjet e gabuara udhëheqin drejt dhimbjes, lëndimit dhe drejt imoralitetit. Në këtë pasazh kemi një thirrje, që të jemi në kontroll të trupit tonë dhe jo që trupi ynë të ketë kontroll mbi ne. Bëjeni këtë lutjen tuaj: “Atë Perëndi, më jep hirin që të qeveris mbi trupin tim, në vend që të lejoj kërkesat e trupit tim të më qeverisin mua.”

Cilat janë disa nga këto zgjedhje të vështira? Cilat janë disa nga mënyrat praktike që ne si vajza të mund të nderojmë Perëndinë me trupat tanë? Çfarë është pastërtia morale? Unë do ta përkufizoja si “ ...të qenit e pastër në veprime dhe në sjellje, duke u përmbajtur nga imoraliteti në çfarëdolloj forme, i cili përfshin seksin përpara martesës dhe më pas edhe besnikërinë

Page 17: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 17

ndaj burrit në martesë.” Ekzistojnë tri sfera të rëndësishme: “Si veprojmë”, “Si vishemi” dhe “Si flasim”.

Si veprojmë! Çfarë mesazhesh i japim dikujt me veprimet tona? A je duke vepruar në mënyrë që të mos japësh rast për keqkuptim? A po vepron në mënyrë që nuk të vë në siklet as ty dhe as tjetrin? Bëje qëllimin tënd që në çdo situatë të veprosh në një mënyrë të tillë që, nëse miqësia nuk të drejton në martesë, të mos ketë asgjë që të shkaktojë turp apo pendim. Ruani kontaktin fizik me njëri-tjetrin. Ki kujdes që të mos i sjellësh çnderim Perëndisë, tjetrit ose vetes!

Si vishemi: Është një fakt i provuar që burrat tërhiqen nga pamja e jashtme. Në Fjalën e Perëndisë na është mësuar të vishemi me modesti (1 Timoteu 2:9). Çfarë do të thotë kjo? Unë nuk besoj që kjo do të thotë që ne s’duhet të dukemi sa më mirë. Unë besoj që ne duhet të vishemi në një mënyrë femërore, pa qenë provokuese. Të jesh femërore, nuk do të thotë të veshësh bluza dekolte, që nxjerrin në pah gjirin tuaj, funde të shkurtra apo rroba të ngushta etj. Do të thotë të veshësh rroba që të bëjnë të dukesh në gjendjen tënde më të mirë femërore. Të vishesh me modesti, nuk do të thotë të mos jesh tërheqëse! Veshja duhet të jetë reflektim i marrëdhënies sonë me Perëndinë dhe nderimin ndaj Perëndisë, në vend që të komprometohet me modën dhe me tendencat tokësore.

Si flasim: Gjuha jonë u tregon të tjerëve atë që është në zemrën tonë. Te Mateu 12:34b thuhet kështu ...“Sepse ç’ka zemra, nxjerr goja.” Një pasazh tjetër nga Fjala e Perëndisë, që është i rëndësishëm për ne si gra, është 1 Pjetri 3:1-6. Sërish Fjala e Perëndisë qartësisht na mëson që jetët tona duhet të vulosen nga pastërtia morale, që rrjedh nga nderimi ndaj Perëndisë. Karakteri ynë i brendshëm e përkufizon bukurinë e vërtetë. Le të bëhet qëllimi ynë, në çdo stinë të jetës, që të jemi gra që e kultivojnë bukurinë e pavenitur të një shpirti të ëmbël dhe të qetë. Neve na është thënë tek 1 Pjetri që kjo është “shumë e çmuar në sytë e Perëndisë.” Fjalët tona duhet të jenë të këndshme, me respekt dhe nderuese ndaj Perëndisë e ndaj të tjerëve.

Mund të jesh duke e pyetur veten: “Në botën në të cilën jetojmë, si mund të bëhet kjo në një marrëdhënie djalë-vajzë?” Le të shohim disa mënyra praktike, që të jetojmë në pastërti morale në marrëdhëniet tona.

Çelësi është miqësia. Të njihni njëri-tjetrin si shokë në grup. Është

Page 18: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND18

zgjuarsi të mos bëheni menjëherë përjashtues [d.m.th. duke përjashtuar çdo lidhje tjetër], duke u hedhur në fazën e ‘njohjes së njëri-tjetrit’ ose në fazën e ‘fejesës’. Ndaj planifikoni të bëni gjëra së bashku mes miqsh. Izolimi me njëri-tjetrin dhe të qenit gjithmonë vetëm me njëri-tjetrin sjell tundimin në mjedis dhe mund të jetë shumë e vështirë që të qëndroni të pastër në veprimet tuaja ndaj njëri-tjetrit. Si çift, pavarësisht nëse jeni të fejuar ose të martuar, mos i lini pas dore miqtë tuaj. Kujtoni betejat kur ishit beqarë dhe të palidhur, që t’ju ndihmojnë që të qëndroni të ndjeshëm për këtë gjë.

Është e nevojshme që të kaloni kohë të veçuar që të njihni njëri- tjetrin me të vërtetë. Nëse jeni të fejuar, atëherë keni nevojë që të kaloni kohë duke planifikuar dhe duke u përgatitur për martesën dhe për të ardhmen së bashku. Edhe këtu tregoni shumë kujdes për vendin ku zgjidhni ta kaloni atë kohë, në mënyrë që të mbroni veten nga tërheqjet normale seksuale, që janë dhënë nga Perëndia që të shijohen vetëm brenda kufijve të martesës! Kini kujdes të mos jeni vetëm ju të dy në rrethana që ju tundojnë! Nëse një situatë vërtetohet e rrezikshme dhe tundimet shfaqen, kini kurajon që të ikni nga ajo situatë menjëherë!

Mund të jetë dikush tani që, duke lexuar këtë, mund të ndihet nën dënim ose në faj, sepse nuk e ka mbajtur veten të pastër përpara martesës. Po tani çfarë? Ne e kemi historinë e gruas e cila u zu duke shkelur kurorën tek Gjoni 8:3-11. Ky është një ilustrim i mrekullueshëm i hirit dhe faljes që Krishti na jep kur ne kemi mëkatuar dhe dështojmë. Ajo grua u fal. Jezusi nuk e miratoi mëkatin e saj, por i tha “shko dhe mos mëkato më”. 1 Gjoni 1:9 na mëson që, nëse ne vijmë tek Perëndia dhe i rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia është besnik dhe na i fal mëkatet dhe na pastron nga e gjithë papastërtia jonë. Ky është mesazhi i shpresës dhe faljes. Mesazh i krijimit të një fillimi të ri…që tani e tutje.

Më lejoni t’ju rrëfej një tregim. Një djalë i ri takoi një vajzë, ata u bënë miq dhe e njohën njëri-tjetrin. Ata nisën ta donin njëri-tjetrin. Gjithsesi, ata e lejuan veten që të përfshiheshin në situata ku tundoheshin dhe pastaj ranë në tundim. Si rezultat vajza mbeti shtatzënë. Nuk ishin të martuar. As të fejuar. Gjyshërit e vajzës ishin besimtarë dhe ajo e dinte që i kishte zhgënjyer me veprimet e saj. Ajo u shkroi një letër duke e rrëfyer gabimin e saj. E kishte kërkuar faljen e Perëndisë, por kishte nevojë gjithashtu për faljen e gjyshërve të saj. Ata e siguruan mbesën e tyre që e donin dhe e kishin

Page 19: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 19

falur. Ky çift i ri mori vendimin që të martohej. Më lejoni gjithashtu t’ju them që përpara ditës së martesës së tyre ajo lindi djalin e saj të vogël. Isha e privilegjuar që të merrja pjesë në dasmën e tyre dhe këtu të ndaj me ju një pjesë të veçantë të ditës së martesës së tyre. Ata e dinin që kishin mëkatuar. Ata ia rrëfyen këtë Perëndisë dhe familjes së tyre. Si pjesë e ceremonisë së martesës ata e morën foshnjën e tyre të vogël, aty përpara ku po qëndronin dhe përpara kishës, familjes e miqve dhe rrëfyen që kishin bërë gabim. Ata u zotuan përpara Perëndisë që kjo ditë ishte një fillim i ri për ta. Ata bënë një deklaratë publike të vendimit të tyre që të jetonin në rrugën e Perëndisë si një familje, që nga ajo ditë e tutje. Sot janë prindërit e tre fëmijëve të mrekullueshëm që jetojnë për Perëndinë, duke rritur familjen e tyre në rrugën e Perëndisë. Kjo tregon hirin veprues të Perëndisë.

Nëse dëshironi të lexoni më tepër mbi dashurinë e vërtetë dhe të qëndruarit të pastër seksualisht, ju rekomandoj këta libra nga organizata “OM”: “Sekreti i dashurisë”, “Si mund të jetë një marrëdhënie intime e juaja?” nga Xhosh Mekdauell dhe “Pastërtia seksuale” nga Tony Evans.

MENDO DHE ZBATO

1. “Pastërtia morale” është një betejë për çdo besimtar, qoftë beqar apo i martuar! Përshkruaje me fjalët e tua kuptimin tënd mbi “Pastërtinë morale”.

2. Si një beqar/e, si e kupton “ta ruash veten të pastër”? Jep disa mendime praktike.

3. Si një grua/burrë i martuar, si zbatohet kjo thënie për ty? Cilat janë disa fusha të tundimit ekzistuese, apo me të cilat ti je përballur? Cilat janë disa mënyra se si mund të fitojmë mbi këto tundime, duke e mbajtur veten të pastër?

4. Duke marrë në konsideratë 1 Korintasve 9:24-27, bëji vetes këtë pyetje - Si mund të kem kontroll mbi trupin tim? Cilat janë hapat konkrete që duhet të ndërmarr? Cilat janë vendimet e mundshme të vështira, që duhet të marrësh në këtë fushë?

5. Cilat janë disa mënyra konkrete me të cilat mund të nderojmë Perëndinë me trupat tanë? Për shembull, në veprimet tona, në mënyrën se si vishemi ose se si flasim?

6. Cila është sjellja e duhur ndaj dikujt të seksit tjetër me të cilin po njihesh, në mënyrë që të mos kesh pengje, nëse kjo marrëdhënie nuk përfundon në fejesë dhe martesë? Bëj një listë të veprimeve të

Page 20: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND20

duhura. 7. Çfarë është për ty një veshje femërore, e njëkohësisht modeste?

Përshkruaje.8. Përsa i takon bisedave ku marrim pjesë, a ka nga ato që nuk shkojnë?

Mendo për shakatë që thua apo dëgjon. A janë nderuese?

Page 21: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 21

- 4 -

TË MARTOHEM ME NJË BESIMTAR/E, PËRSE?

Vijmë tani tek një temë që për shumë njerëz përbën një çështje të vështirë: Pse është kaq e rëndësishme që një vajzë, e cila e ka vendosur

besimin e saj te Jezus Krishti, të martohet me një djalë që është gjithashtu një besimtar në Jezus Krishtin? Përgjatë viteve shumë vajza ma kanë bërë këtë pyetje dhe kjo më ka nxitur të studioj se çfarë ka për të thënë Bibla në lidhje me këtë.

Ndërkohë që kam studiuar Fjalën e Zotit, nuk kam zbuluar asgjë që të mbështesë mendimin se një besimtar duhet të martohet me një jobesimtar. Të gjithë librat që kam lexuar për martesën gjithmonë mbështesin pikëpamjen që buron prej parimit që një besimtar duhet të martohet vetëm me një besimtar tjetër. Gjithsesi, përvoja ka treguar që kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Vajza të krishtera të përkushtuara janë martuar me jobesimtarë.

Në këtë kapitull dua të paraqes disa arsye biblike përse unë vetë besoj se një besimtar mund të jetë i lumtur dhe i plotësuar vetëm në një martesë me një besimtar tjetër. Ju kërkoj të gjeni pak kohë e të dëgjoni çfarë kam në zemër në lidhje me këtë temë.

Kur vijmë tek besimi në Krishtin, jeta jonë ndryshon nga brenda jashtë. Tani kemi një Shpëtimtar që kujdeset për ne, na mëson mënyrën se si të jetojmë dhe na ngre kur biem etj. Ne kemi synime dhe qëllime të reja në jetë, të cilat nuk janë të përbashkëta me ata që jetojnë në botë.

Një i ri jo i krishterë nuk ka një themel të patundur mbi të cilin ta bazojë jetën dhe vendimet. Ai nuk e ka të njëjtë burimin e fuqisë, të energjisë dhe të dashurisë nga Perëndia, që na lejon të mbajmë zotimet, të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe të qëndrojmë të patundur përmes sprovave dhe mundimeve të jetës.

Page 22: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND22

Kjo nuk do të thotë se ne si të krishterë jemi të përkryer. Nuk jemi!! Ne bëjmë gabime dhe dështojmë!! Ne biem në mëkat! POR, ne kemi një mënyrë arratisjeje nga ai mëkat..., një pendim të perëndishëm, faljen e Perëndisë dhe restaurimin për shkak të derdhjes së gjakut të Krishtit në kryq për ne. Ne kemi Frymën e Shenjtë që jeton në ne, që na nxit të kthehemi te Perëndia dhe te Fjala e Tij. Galatasve 5:22-25 flet për frytin e Frymës dhe sfida për ne në vargun 25 është: “Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.” Kjo do të thotë të ecësh në linjë me Frymën e Shenjtë. Unë besoj se kjo do të thotë të dish çfarë thotë Fjala e Perëndisë dhe të jetosh në bindje me Perëndinë.

Kjo do të thotë t’i thuash JO asaj që është në kundërshtim me Biblën. Do të thotë që vullnetin e Tij ta bësh vullnetin tënd!

Nëse keni hyrë në një marrëdhënie me një djalë ose jeni duke menduar që të hyni në një marrëdhënie njohjeje me një djalë, pyetja kritike për t’ia bërë vetes pikërisht në këtë kohë është: “A e njihni dhe a e doni të dy vetë Zotin Jezus?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje është çelësi për çdo gjë tjetër që do të vijë më pas.

Le t’i hedhim një shikim 2 Korintasve 6:14-7:1. Bibla këtu në mënyrë të qartë na mëson se ne nuk duhet të futemi nën një zgjedhë bashkë me jobesimtarët. Në këtë pasazh fjala është për shumë fusha të jetës, ku ne nuk duhet të futemi nën një zgjedhë me jobesimtarët. Unë besoj se parimi i mësuar zbatohet shumë mirë në lidhjen martesore. Sipas Perëndisë, kjo është lidhja më e ngushtë mes dy njerëzve. Është një përkushtim për të ndarë jetët, trupat dhe gjithë atë që jemi dhe kemi, me dikë tjetër.

Siç e pamë më sipër, pavarësisht sa shumë “i dashuruar” mund të jesh me dikë që nuk ka të njëjtin besim si ti, realiteti është që qëllimet dhe dëshirat tuaja janë si vaji dhe uji. Ata nuk përzihen! Bëji vetes këto pyetje: Çfarë kemi të përbashkët? Cilat janë dëshirat e zemrës së tij? Cilat janë dëshirat e zemrës sime? Nëse këto janë shumë të ndryshme, nuk do të bëhen më të pakta me kalimin e kohës, por do të bëhen pengesa gjithnjë e më të mëdha.

Më lejoni t’ju them në këtë pikë që do të ketë ndryshime me të cilat duhet të merreni në një marrëdhënie martesore. Kur dy njerëz nga shtëpi të ndryshme dhe nganjëherë edhe nga kultura të ndryshme vijnë së bashku në një marrëdhënie kaq intime, do të ketë fusha ku nuk jeni në një mendje,

Page 23: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 23

sepse jeni rritur ndryshe. Gjithsesi, nëse të dy jeni të rrënjosur në një marrëdhënie vetjake me Perëndinë, këto gjëra mund të tejkalohen. Nëse nuk e keni të përbashkët këtë marrëdhënie të rëndësishme me Zotin, gjërat e tjera do të jenë shumë të vështira.

Mendo për këtë ...Nëse martohesh me një jo të krishterë ...a do të mund të marrësh pjesë në takimet e kishës? A do të mund të vazhdosh të lexosh dhe të studiosh Biblën? A do të mund të përfshihesh në shërbim në kishë? A do të mund të përfshihesh në ungjillëzim? A do të jesh e aftë të ndash pasionin dhe dëshirën më të thellë të zemrës me atë njeri ndërkohë që ti e do Perëndinë dhe ai nuk e do? A do të jetë ai i aftë të të kuptojë thellësisht? Si mund të ndash jetën tënde me të nëse ju nuk e ndani së bashku gjënë më të rëndësishme për ty besimin tënd në Perëndinë? A do të jesh e aftë ta nderosh Perëndinë me jetën dhe me vendimet e tua? Në mënyrë të pashmangshme një partner jobesimtar do të kërkojë të bësh gjëra që nuk e nderojnë Perëndinë. Në një situatë si kjo do të vijnë çaste kur duhet të mohosh ose njërin, ose tjetrin. Ti nuk mund t’i bindesh Perëndisë dhe atij në të njëjtën kohë nëse ajo çfarë të kërkon ai është në kundërshtim me Fjalën dhe vullnetin e Perëndisë.

OSE DIÇKA TJETËR PËR TË MENDUAR...

Me t’u martuar, si do të rriten fëmijët e tu nëse Perëndia ju jep një familje? Perëndia i ka dhënë burrit rolin biblik të kreut të familjes. Si mundet që një burrë t’i rrisë fëmijët e vet në rrugët e Perëndisë nëse ai nuk e njeh Perëndinë? Në shumicën e kulturave burri merr vendimet kyç në shtëpi. Ai mund të këmbëngulë që fëmijët të rriten sipas fesë së tij ose pa besim fare si ateistë.

Ju lutem, mos e bazoni vendimin tuaj për martesë vetëm në ndjenja! Ndjenjat vijnë dhe ikin! Dashuria është një vendim - një zgjedhje për gjithë jetën. Merre këtë vendim duke u bazuar mbi një themel të fortë, që buron nga një marrëdhënie vetjake me Jezus Krishtin, që është i njëjtë si për ty, ashtu edhe për partnerin tënd të ardhshëm.

Nëse tani je në një marrëdhënie me një jobesimtar, vetë largimi yt nga kjo marrëdhënie MUND të jetë gjëja që mund t’i shkaktojë atij të shohë nga afër Krishtin dhe t’i përgjigjet dashurisë së Perëndisë me sinqeritet. Gjithsesi, mos e merr për të mirëqenë që kjo do të ndodhë, sepse jo çdo

Page 24: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND24

njeri përgjigjet në këtë mënyrë. Por gjëja më e rëndësishme është përgjigjja jote me bindje ndaj Fjalës dhe vullnetit të Perëndisë për jetën tënde.

Fjalët e Urta 4:23 na thotë: “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.” Prandaj kujdesu për zemrën tënde. Perëndia kujdeset për ty dhe dëshiron që të të japë më të mirën. Mos syno asgjë më pak!

Në leximin dhe studimin tim mbërrita te një ilustrim nga jeta e Mbretit Salomon, që gjendet tek 1 Mbretërve 11:1-10. Mbreti Salomon ishte një njeri i dashur nga Zoti, të cilit i ishin dhënë shumë bekime dhe shumë urtësi. Vargjet 1 dhe 2 na tregojnë që Salomoni deshi shumë gra të huaja. Ka dy mënyra se si ai mëkatoi kundër Perëndisë dhe standardit të Tij. Ai u martua dhe deshi shumë gra të huaja. Këtu është e qartë që kjo ishte e gabuar. Perëndia e kishte ndaluar Salomonin që të merrte gra të huaja, të cilat nuk ishin nga Izraeli, për një arsye shumë të fortë. Ato do ta largonin zemrën e tij nga Perëndia. Ai gjithashtu shkeli një ligj tjetër të Perëndisë duke marrë shumë gra. Ligji i Përtërirë 17:17 mëson që kjo NUK ishte rruga e Perëndisë. Ne lexojmë: “Nuk duhet të ketë një numër të madh grash, me qëllim që zemra e tij të mos shthuret…” Ai e dinte që ishte gabim në sytë e Perëndisë, por, siç thotë vargu 2, “Por Salomoni u bashkua me këto gra nga dashuria”.

Është e rëndësishme të vëmë re që këto gra që nuk besonin në Perëndinë e Izraelit e kthyen zemrën e një burri që besonte larg nga Perëndia. Ne e lexojmë që kjo erdhi si pasojë e zgjedhjes së tij. Kështu ai bëri të keqen në sytë e Perëndisë dhe nuk e ndoqi plotësisht Zotin. I ruajtshim përditë zemrat dhe zgjedhjet tona, që kjo të mos thuhet për ne ..., që ne nuk e ndoqëm Zotin plotësisht!

Perëndia vendos kufij për jetën, jo që ta bëjë jetën të vështirë për ne, por që ne të njohim gëzimin e vërtetë! Kufijtë e Perëndisë janë planifikuar të na bekojnë ne, jo që të na dëmtojnë! Ne kemi nevojë që ta shohim qartë këtë gjë dhe në këtë mënyrë, që të mos zemërohemi ndaj Perëndisë duke menduar që Ai është duke mbajtur dikë larg nesh, me qëllim që të na lëndojë. Perëndia vendos kufij për ne nga dashuria e Tij madhështore për ne si Ati ynë qiellor. Merr një vendim që të ndjekësh dhe të ruash standardin e Perëndisë, përpara se të hysh në një marrëdhënie. Ji një Jozef!

Dikush që është shumë i dashur për mua ka përjetuar diçka për të cilën

Page 25: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 25

flet ky kapitull. Ai vendosi të ndjekë vullnetin dhe dëshirat e veta dhe hyri në një marrëdhënie (apo lidhje) me një grua që nuk ishte besimtare (Shpesh dëshirat tona për një shok dhe frika e vetmisë mund të shkaktojnë që ne të bëjmë zgjedhje të gabuara.) Perëndia nuk e la atë vetëm ...Si pasojë, ai nuk pati paqe as në mendjen, as në zemrën e vet për këtë marrëdhënie. Ai veproi, kërkoi Zotin, i penduar për zgjedhjen e vet të gabuar, çka solli prishjen e marrëdhënies në të cilën kishte hyrë.

Perëndia e restauroi ecjen e tij të ngushtë me Të, ndërkohë që ai gjeti kënaqësi në vullnetin e Perëndisë si plani më i mirë për të, edhe nëse kjo donte të thoshte të qëndronte beqar! Realitet i ashpër, apo jo? Kënaqësia dhe gëzimi i vërtetë vjen kur ti i nënshtrohesh vullnetit të Perëndisë, duke i besuar Atij për më të mirën që Ai do të të japë! Në kohën e Perëndisë, pas dymbëdhjetë vitesh, besimi në Perëndinë për MË TË MIRËN E TIJ e solli shpërblimin. Ne u takuam bashkë dhe në kohën e duhur u martuam. Perëndia është besnik dhe i denjë për t’u besuar hap pas hapi.

Një tjetër mikeshë e dashur, besimtare, bëri të njëjtin gabim dhe iu duk e vështirë që ta pranonte këshillën biblike në atë kohë. Tani ajo ka takuar një të krishterë të përkushtuar dhe janë duke planifikuar një jetë së bashku me Atë.

Perëndisë mund t’i besojmë plotësisht dhe, ndërkohë që ne i besojmë Atij jetët tona, partnerët e ardhshëm të jetës sonë, në fakt gjithë atë që jemi dhe kemi, Perëndia do të na bekojë dhe do të na japë MË TË MIRËN E TIJ në KOHËN E TIJ. Perëndia nuk është kurrë vonë. Ai na njeh plotësisht dhe di çfarë të na japë dhe e di kur duhet të ta japë dhuratën e partnerit të jetës. Besoji Atij. Nuk do të zhgënjehesh kurrë!

MENDO DHE ZBATO

1. Si e kupton parimin që na jepet te 2 Korintasve 6:14 -7:1? Domethënë “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me jobesimtarët” Ose siç thotë te vargu 15 - “… ç’pjesë ka besimtari me jobesimtarin” Përgjigja e kësaj pyetjeje ofron shumë ndihmë.

2. Sa e rëndësishme është për ty si besimtar/e të martohesh vetëm me një besimtar/e tjetër? Pse? Rendit disa gjëra që janë vendimtare për ty.

3. Nëse je në një kohë njohjeje/marrëdhënieje, pyet veten:• Çfarë kemi të përbashkët? Ku mendojmë ndryshe nga njëri-tjetri?

Page 26: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND26

• Cilat janë dëshirat e zemrës sime për jetën?• Cilat janë dëshirat e zemrës së tij/saj?4. Në lidhje me dëshirat tuaja - A mbështeten ato në parimet themelore

biblike, apo thjeshtë motivohen nga ëndërrat që keni për jetën? Diskutoni këto pika!

5. Mos hyni verbërisht në një marrëdhënie, pa e ditur se si mendoni që të dy për gjëra të rëndësishme. Mbani në vazhdimësi një komunikim të hapur rreth kësaj çështjeje.

Page 27: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 27

- 5 -

ÇFARË PO KËRKON TE PARTNERI I ARDHSHËM I JETËS SATE?

A të ka ndodhur të mendoje se e njihje dikë, por më pas ai ka vepruar në një mënyrë që të bëri të kuptosh se mbase nuk e ke njohur fare? Është

një gjë që ndeshet në marrëdhëniet njerëzore, por çfarë mund të ndodhë nëse një gjë e tillë ndeshet në martesë? Shpesh ne shohim në mënyrë sipërfaqësore dhe i bazojmë njohuritë tona vetëm mbi dukjen! Në këtë kapitull do të flasim pak për karakterin e brendshëm – atë që fiton dhe që e mban dhe madje e bën edhe më fortë një marrëdhënie midis dy personave. Në kapitullin e mëparshëm shtjelluam arsyet pse një besimtar duhet të martohet me një besimtar tjetër. Tani pasi e ke marrë këtë vendim, pyete veten: Ç’duhet të kërkoj te një i krishterë që mund të bëhet bashkëshorti im i ardhshëm?

Kur hedhim sytë përreth në botën ku jetojmë, shohim shumë shpejt që standardi që po ndiqet dhe po shpallet ngado nga televizionet, filmat, zgjedhjet e njerëzve që njohim etj., është që, nëse një burrë ka paraqitje të bukur, ka para, ka një makinë të mirë, një shtëpi të mirë (një vilë) dhe është fëmijë i vetëm, ai është një njeri që duhet vlerësuar! Besoj se ka një presion të madh mbi shumë vajza që të shtyhen të vendosin për këto gjëra të jashtme, duke lënë mënjanë dhe nënvlerësuar rëndësinë e karakterit të brendshëm të dikujt. Asnjë nga këto gjëra të përmendura nuk e shfaqin karakterin e personit! Gjithsesi, dëshiroj të theksoj që këto gjëra në vetvete nuk janë gabim, por është e rëndësishme të kesh përparësitë e duhura dhe të shikosh më thellë. Nëse Zoti të bekon me një djalë të perëndishëm, i cili ka disa nga këto përparësi të jashtme, kjo nuk është diçka e keqe. Njoh çifte të krishtera të përkushtuara, që janë bekuar me një shtëpi, makinë, të ardhura të mjaftueshme dhe me një paraqitje të bukur! Kjo është një dëshmi që, kur ne kërkojmë më së pari mbretërinë e Perëndisë, Ai mund të na bekojë me këto bekime materiale, por ky nuk duhet të bëhet kurrë qëllimi ynë dhe,

Page 28: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND28

gjithashtu, kjo nuk ndodh gjithmonë. Një pyetje e rëndësishme që duhet bërë është...A mund të jesh e lumtur dhe e plotësuar me dikë që nuk i ka të gjitha këto gjëra të jashtme?

A ndihesh krenare që të tjerët të shohin me dikë për shkak të imazhit të jashtëm të tij, që është tërheqës dhe i pranueshëm prej miqve të tu? Apo e do dikë për atë që ai është në thelb dhe jo thjesht për çfarë ai bën ose duket etj.? Çfarë njeriu është ai kur nuk është në vëzhgimin e të tjerëve?

Nëse je duke u njohur ose nëse po vlerëson ndokënd për të filluar një marrëdhënie të tillë, mendo seriozisht në lidhje me këtë gjë për të cilën po flasim.

Janë tri cilësi karakteri, të lidhura shumë ngushtë me njëra-tjetrën, të cilat dëshiroj t’i shohim nga afër. Ato janë respekti, nderimi, integriteti.

Së pari – ta fillojmë me një pyetje! Si sillet me nënën e tij djali me të cilin ti je në një marrëdhënie njohëse? A tregojnë fjalët dhe veprimet e tij “respekt” për të? Kam dëgjuar të thuhet (dhe e kam parë realitetin e kësaj) që mënyra se si një burrë sillet me nënën e vet, është mënyra se si ai do të sillet me gruan e tij! Gjatë periudhës së njohjes shpesh është shumë e vështirë ta dallosh këtë gjë, ndërkohë që ai mund të jetë duke të trajtuar si një princeshë dhe ti mendon se kështu do të jetë gjithmonë. Realiteti pas martesës (në shumë raste) fatkeqësisht mund të jetë shumë i ndryshëm. Pritshmëritë e tua të vërteta do të zhgënjehen nëse respekti i partnerit tënd të ardhshëm ishte vetëm një përpjekje që të të bënte përshtypje, që të fitonte pëlqimin tënd.

Si sillet ai me të tjerët në përgjithësi? Kjo është shumë e rëndësishme që të merret parasysh, sepse është një shenjë e mirë se si ti do të trajtohesh. Pikërisht në këtë do të shfaqet karakteri i tij i vërtetë! Kjo në fakt është e vërtetë për të DY ju! Respekti për familjen dhe të tjerët do të shfaqë llojin e respektit që do të keni për njëri-tjetrin. Çelësi për një martesë të suksesshme është “Respekt i ndërsjellë për njëri-tjetrin”.

A e respekton njeriun me të cilin po del në takime? A je në gjendje ta bazosh dhe ta shprehësh respektin për të, për shkak të atij që ai është dhe për shkak të asaj që bën, për mënyrën si të trajton, jo prej gjërave materiale që ai ka? A tregon respekt të vërtetë ndaj teje?

Së dyti – “nderimi”. Fjala “nderim” në greqisht është një fjalë që ka

Page 29: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 29

kuptimin: “Diçka e rëndë, që mban peshë dhe vlerë”. Nderimi gjendet në thelb të çdo marrëdhënieje të fortë dhe për këtë arsye është thelbësore për një marrëdhënie që shkon drejt martesës. Kur ne tregojmë ose marrim nderim nga një tjetër, ne po themi që “SE KUSH ata janë dhe ÇFARË thonë dhe janë, përbën një peshë të madhe për ne.” Ne po themi: “Ata janë të vlefshëm për ne”!

Romakëve 12:10 na këshillon “në nderim tregoni kujdes njëri me tjetrin.” Ne shfaqim nderim në marrëdhënien tonë me dhe përmes një sjelljeje vërtetë plot respekt. Do të thotë të mësosh dhe të praktikosh një dashuri të pastër agape, e cila jep, fal dhe inkurajon tjetrin. Dashuria e vërtetë dhe e pastër është nder i vendosur në veprim, pavarësisht nga çmimi vetjak.

A po e përjetoni këtë lloj nderimi nga ai që po njihni? A po ia jepni këtë lloj nderimi atij? Nëse jo, a është ai apo ju të përgatitur të bëni ndryshimet e nevojshme?

Së treti – fjala “integritet” do të thotë të jesh i besueshëm, të jesh person që e meriton besimin dhe nuk e komprometon besimin dhe standardet. Të bëhesh një njeri me integritet është një zgjedhje! Kjo cilësi e karakterit është një prej vlerave të mëdha të njeriut dhe të udhëheq në respektimin e të tjerëve dhe në besueshmë rinë tënde.

A shfaqet qartë integriteti në njeriun që po njihni? A e merr ai përgjegjësinë me seriozitet? A është ai i besueshëm? A mund t’i besosh atij se do ta mbajë fjalën? A mund t’i besosh plotësisht?

Respekti, nderimi dhe integriteti janë cilësi që do të vihen në provë! Kur jeton me standardet e Perëndisë, karakteri zhvillohet dhe do të shihet në tri zona:

1. Shikohet në sfidat me të cilat përballemi dhe si sillemi në to. Romakëve 5:3,4 na mëson që kohët e vështira prodhojnë qëndrueshmëri dhe qëndrueshmëria përmes kohërave të vështira prodhon karakter.

2. Shikohet në kohërat e vuajtjeve ose të vështirësive. Jakobi 1:2-4 dhe 1 Pjetri 6-7 flasin për këtë.

3. Shikohet në kohën e tundimit dhe se si e mposhtim atë. 1 Korintasve 10:12, 13.

Page 30: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND30

Kohërat e provave, nga rrethanat e brendshme dhe të jashtme, forcojnë karakterin tonë dhe na mësojnë mësime të vlefshme jo vetëm, rreth vetes, por edhe rreth personit tjetër. Si është ai në kohë prove? Si vepron apo si reagon ai? Është e rëndësishme që kjo të dihet përpara se të përfshihesh në martesë.

Në Bibël ka një libër të quajtur Libri i Ruthit. Në të njihemi si me Ruthin, ashtu edhe me personin me të cilin ajo martohet – me Boazin. Ju nxis të kaloni kohë për ta lexuar këtë libër. Ka vetëm katër kapituj dhe jep një tablo shumë të afërt të jetëve të dy njerëzve dhe rrugën e tyre drejt martesës. Të dy, Boazi dhe Ruthi, shfaqin respektin ndaj Perëndisë, nderimin dhe integritetin!

Boazi ishte një burrë i nderuar e i respektuar nga punëtorët e tij dhe, madje, edhe në të gjithë qytetin e Betlehemit. Kur Boazi dhe Ruthi u takuan në fillim, ata nuk ishin duke menduar për veten dhe për lidhjen e mundshme, por të dy ishin duke u kujdesur për familjet e tyre. Boazi shfaq respekt, nderim dhe integritet në marrëdhënien e tij me Ruthin.

Së pari, ai e respekton dhe e nderon atë, duke e ndihmuar të plotësojë nevojat e saj për ushqim. Ai e lejon atë të mbledhë drithë në fushat e tij, në mënyrë që të përkujdeset për veten dhe për Naomin (nënën e burrit të saj të parë që ka vdekur).

Kur Naomi i bën thirrje Boazit që ta marrë Ruthin si gruan e vet dhe në këtë mënyrë të sigurojë një trashëgimi për familjen, ai shfaq integritet, respekt dhe nderim, duke e mbrojtur reputacionin e mirë të Ruthit përpara të tjerëve. Ai është i kujdesshëm që të mos veprojë në një mënyrë të papërshtatshme ndaj Ruthit. Ai tregon integritet edhe në një mënyrë tjetër – ai shpjegon që, edhe pse ai është një “i afërm shpengues” sipas ligjit hebre, ishte një tjetër burrë që kishte të drejtën të shpengonte i pari Ruthin, duke u martuar me të. Ai menjëherë shkon dhe ia bën të njohur situatën këtij personi. Vetëm kur ai “i afërmi shpengues” refuzon të marrë Ruthin, atëherë Boazi pranon ta marrë Ruthin si gruan e tij. Ai mund të kishte vepruar ndryshe. Mund të kishte zgjedhur që të mos i thoshte asgjë burrit tjetër “shpenguesit” dhe në heshtje ta merrte Ruthin si gruan e tij. Por Boazi zgjodhi të veprojë me integritet dhe nderim.

Perëndia bekoi zgjedhjet perëndibekuese që bëri Boazi. Historia përfundon me Boazin që martohet me Ruthin– sipas mënyrës së Perëndisë,

Page 31: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 31

sipas këshillës së Tij të përjetshme dhe kohës së Perëndisë.

Ndërkohë që lutesh dhe kërkon të martohesh me të zgjedhurin e Perëndisë, pyete veten – “Çfarë është e rëndësishme për mua?”. Qoftë karakteri i tij i brendshëm një karakter që shfaq imazhin e Krishtit. Qoftë karakteri yt i brendshëm i tillë që të shfaqë Krishtin. Ja pse zgjedhja e një besimtari për partnerin tënd në jetë është kaq thelbësore. Vetëm nga fuqia e Frymës së Shenjtë, që na ndryshon nga përbrenda, është e mundur që një njeri të jetë çfarë Perëndia dëshiron. Është përmes banimit të Krishtit dhe personit e karakterit të Tij, të portretizuar me të vërtetë në jetët tona, që ajo që do të të tërheqë tek ai dhe atë tek ti do të jetë përfundimtare në martesë!

Shiko se si Perëndia do të të nderojë dhe do të të bekojë kur Ai nderohet përmes bindjes ndaj “Fjalës së Tij, vullnetit të Tij, mënyrës së Tij dhe në kohën e Tij”. Po ju lë me këtë pasazh të Shkrimit – “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe Ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek Ai dhe Ai ka për të vepruar.” Psalmi 37: 4,5.

Nëse ne dëshirojmë që Perëndia të na nderojë, atëherë ne duhet ta nderojmë Atë. Kujdesu që të zhvillosh karakterin tënd të brendshëm përmes respektit, nderimit dhe integritetit.

Paç vetë fuqinë dhe përkushtimin perëndinderues, që të jesh një

“Ruth” në karakterin dhe në zgjedhjet e tua! Qoftë bashkëshorti yt i ardhshëm një “Boaz” në karakterin dhe jetën e tij të jetuar me respekt, nderim dhe integritet.

MENDO DHE ZBATO

1. Rendit cilësitë që kërkon te partneri me të cilin mund të martohesh?2. Çfarë është aq e rëndësishme për ty, saqë duhet të jetë medoemos

pjesë e karakterit të tij/saj?3. Këto tre cilësi - respekt, nderim, integritet janë thelbësore në një

martesë. Mendoni thellë rreth tyre. A jeton sipas tyre? Po personi tjetër, a i ka pjesë e karakterit të tij/saj?

4. Përkufizo kuptimin e fjalës “respekt”. Çfarë do thotë për ty të respektosh dhe të jesh e respektuar?

Page 32: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND32

5. Përshkruaj kuptimin tënd mbi fjalën “nderim”. Çfarë do të thotë ta nderosh tjetrin? Çfarë do të thotë të jesh i/e nderuar nga dikush?

6. Përkufizo kuptimin e fjalës “integritet”. Çfarë do thotë për ty të tregosh integritet? Çfarë do thotë të të shfaqin integritet ndaj teje?

7. Nëse je në një kohë njohjeje, diskutoni se si mund dhe si duhet të tregoni respekt ndaj njëri- tjetrit. Mendoni për gjëra konkrete. Bëni të njëjtën gjë, lidhur me nderimin dhe integritetin.

8. A janë vënë në provë këto cilësi? Ose, si mund të vihen në provë? Si je ti në kohën e provës? Si është ai/ajo? Çfarë del në pah?

9. Lexoni vetë librin e Ruthit. Shkruani atë që mësoni nga jeta dhe sjellja e Ruthit dhe të Boazit. Si të ndihmon kjo në zgjedhjen e bashkëshortit/es? Nëse jeni në një kohë njohjeje, është mirë të shkëmbeni atë që keni mësuar.

Page 33: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 33

- 6 -

“MARTESA” - ÇFARË THOTË ZOTI NË LIDHJE ME TË?

Martesa! Çfarë imazhi vjen në mendjen tënde kur e sheh këtë fjalë të shkruar apo kur e dëgjon? Fjala “martesë” shpesh na sjell në mendje

imazhin e një dasme të bukur, fustanin e nusërisë, lulet, një muaj mjalti të përkryer dhe, si një çift i sapomartuar, një shtëpi së bashku. Këto janë gjëra të mira dhe disa prej gjërave të jashtme të tablosë së martesës e të fillimit të një jete së bashku. Por cila është arsyeja përse duhet të martohesh? Cila është “zemra” e martesës? Cila është ajo gjë që e mban martesën? Cili është qëllimi dhe plani i Perëndisë për një martesë?

Le të marrim pak kohë për të lexuar dhe për t’u përqendruar në përkufizimin e Perëndisë për martesën dhe se si kjo gjë e ndikon mënyrën si ne e jetojmë martesën tonë. Në kapitujt e mëparshëm kemi folur rreth nevojës së të qenët personi i duhur, çfarë e përcakton dashurinë e vërtetë, nevojën për pastërti dhe dëlirësi, çfarë lloj njeriu duhet të shohim për partnerin e ardhshëm.

Tani vijmë te vetë martesa....Cili është koncepti biblik i martesës? Çfarë na mëson Bibla për të?

Kemi nevojë t’ia nisim nga fillimi i Fjalës së Perëndisë, tek Zanafilla 1:26–28. Në këto vargje mësojmë që ne jemi krijuar mashkull e femër dhe jemi krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. Me këtë ne kuptojmë që jemi krijuar për të jetuar në marrëdhënie me Perëndinë dhe me njëri–tjetrin, kemi aftësinë të mendojmë, të arsyetojmë dhe të bëjmë zgjedhje, kemi aftësinë të duam dhe, mbi të gjitha, kemi përmasën frymërore, që na mundëson të kemi një marrëdhënie vetjake të gjallë me Perëndinë. Jetët tona kanë domethënie dhe kuptim, sepse secili është bërë, në mënyrë të barabartë, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë.

Page 34: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND34

Pastaj shkojmë tek Zanafilla 2:18– 24.

Burri nuk ishte planifikuar të jetonte vetëm dhe nuk u gjet asnjë ndihmë mes kafshëve që ishte e përshtatshme, kështu që Perëndia krijoi gruan. Nuk ishte thjesht fakti që Adami kishte nevojë për një grua! Gjithsesi, është e rëndësishme që, si gra, të mbajmë mend që ne jemi një dhuratë nga Perëndia për burrin tonë. Fjalët e Urta 18:22 thotë: “Kush ka gjetur grua, ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një mirëdashje nga ZOTI.”

Ajo për çfarë do të flas në këtë pjesë vjen nga parakushti se burri dhe gruaja janë të bashkuar në martesë dhe nga mënyra se si duhet të funksionojë kjo gjë. Një burrë dhe një grua kanë nevojë për njëri-tjetrin, që të jenë të plotë brenda një besëlidhjeje martesore! As burri dhe as gruaja nuk duhet të funksionojnë të izoluar nga njëri-tjetri. Gruaja duhet të jetë një ndihmëse për burrin. Ajo duhet t’i japë zemër dhe t’ia vërë në dukje pikat e forta. Secili duhet të sjellë dhuntitë dhe aftësitë e veta unike në këtë marrëdhënie. Kjo është më tepër çështje e roleve të ndryshme brenda martesës sesa një pabarazi me njëri–tjetrin. Burri dhe gruaja janë krijuar me fuqi dhe aftësi të ndryshme, por janë të barabartë përpara Perëndisë. Edhe pse ne shohim te Zanafilla dhe në vende të tjera në Bibël që është plani i Perëndisë për burrin dhe gruan që të jetojnë së bashku në këtë marrëdhënie të veçantë të quajtur “martesë”, kjo nuk i nënvlerëson ata që nuk janë të martuar. Përkundrazi, vlera që ne kemi në sytë e Perëndisë dhe mënyra se si e çmojmë ne Perëndinë nuk kufizohet nga lidhja martesore. Galatasve 3:28 na mëson që të gjithë jemi një në Krishtin.

Ka shumë për të thënë rreth rolit tonë si gra të martuara dhe beqare, që është më mirë të trajtohen në artikuj të ndarë. Thjesht do të them që karakteri ynë nuk varet nga gjendja jonë civile, nga martesa apo të qenët beqar! Perëndia na ka krijuar me instinkte relative dhe ushqyese, të cilat mund të plotësohen në fusha të ndryshme të jetës dhe shërbesës.

Faktin që Perëndia mori një brinjë nga Adami për të krijuar Evën, Methju Henri (Matthew Henry) e ka vendosur në këtë mënyrë “Gruaja u bë nga brinja e Adamit, jo nga koka e tij, që të sundonte mbi atë, jo nga këmbët e tij, që të shtypej nga ai, por nga ana e tij, që të jetë e barabartë me të, nën krahun e tij, që të mbrohej dhe afër zemrës së tij, që të duhej.”

E gjithë kjo për të thënë që martesa është një marrëdhënie shumë e veçantë, intime dhe unike mes një burri dhe një gruaje. Martesa është ideja

Page 35: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 35

e Perëndisë dhe është planifikuar nga Ai për të mirën tonë. Ne kemi nevojë të sigurohemi që dëshirojmë të ndjekim synimin dhe planin e Perëndisë për martesën, jo t’i shkëmbejmë marrëdhëniet natyrore me ato jo natyrore, të cilat Perëndia i ndalon plotësisht. Qeveritë e kësaj bote, që duhet të ndiqnin planin e përjetshëm të Perëndisë dhe të mbështesnin ligjet e Tij për martesë, janë duke i kthyer gjërat që janë të mira dhe të pastra në gjëra të liga. E gjithë kjo sepse njerëzit dëshirojnë atë që ata e quajnë liri të zgjedhjes, pavarësisht nga pasojat.

Zanafilla 2:24 dhe Marku 10:6–9 na japin qëllimin e Perëndisë për martesën. Janë tri pjesë që duhet të vërehen më me vëmendje:

1) Braktisja

2) Bashkimi dhe

3) Të bërët një mish.

BRAKTISJA

Kjo tregohet publikisht në ditën e dasmës! Kur ti e ndërmerr hapin që t’ia përkushtosh veten kësaj marrëdhënieje unike me një njeri tjetër, ti do t’i braktisësh të gjitha marrëdhëniet e tjera që shkojnë në këtë drejtim. Për sa i takon martesës, për ty ekziston vetëm ky burrë, derisa vdekja të largojë nga jeta njërin prej jush.

Do të thotë gjithashtu, të jesh nën autoritetin dhe nën drejtimin e burrit tënd. Ky nuk është gjithmonë një hap i lehtë, por ti duhet t’i lësh prindërit e tu. Babai yt nuk është më kreu yt; tani është burri yt që duhet ta marrë atë rol. Kur unë u martova, kjo gjë ishte një sfidë e vërtetë për mua, sepse kisha një marrëdhënie shumë të ngushtë me prindërit. Fillimisht ishte e vështirë të mos e telefonoja babanë tim kur kisha nevojë për këshillë! Tashmë duhej të shkoja tek burri im dhe t’i zgjidhnim problemet si një çift.

Në shoqërinë e sotme rolet e burrit dhe të gruas janë duke u ngatërruar. Modeli që kemi nga Shkrimi e bën shumë të qartë që burri është kreu i shtëpisë. Gjithsesi, që të jetë i plotë, ai ka nevojë për gruan, për dhuntitë dhe aftësitë e saj unike. Mund të flasim shumë këtu rreth lartësimit të asaj që është unike në ty, si grua e krijuar nga Perëndia, dhe e pajisur me dhuntitë për rolin e veçantë si grua dhe nënë. Të lutem, mos u përpiq të jesh ti burri dhe të marrësh rolin e tij në shtëpi! Kënaqu në rolin tënd si

Page 36: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND36

grua, si bashkëshorte dhe, nëse Perëndia të jep fëmijë, si nënë.

BASHKIMI

Braktisja dhe bashkimi janë të ndërthurura dhe nuk mund të ndahen. Ti nuk mund të braktisësh një gjë, pa u bashkuar me një tjetër.

Kjo gjë ndodh edhe ndërkohë që ti hyn së bashku me njeriun tjetër në lidhjen më të ngushtë që mund të ndodhë mes njerëzve. Burri yt bëhet shoku yt më i ngushtë! Ki kujdes nga të pasurit miq, me të cilët flet për çështjet shqetësuese të zemrës, gjëra që nuk i bisedon me bashkëshortin tënd. Miqtë janë të mirë dhe të nevojshëm, por ata duhet të kenë vendin e duhur në marrëdhënien martesore ku keni hyrë. Bashkimi është shumë më tepër sesa fizik. Flet për shoqëri të ndërsjellë. Bashkimi nënkupton të kuptuarit e njëri–tjetrit në çdo problem ose situatë, në të cilën ju përballeni së bashku. Nënkupton të qenët besnik ndaj këtij njeriu. Lidhja martesore është krijuar për të mirën emocionale dhe shpirtërore të të dyve.

Është shumë e rëndësishme të gjeni një kohë kur të lexoni Biblën dhe të luteni së bashku! Njëkohësisht, secili nga ju do të ketë nevojë për të kaluar kohë vetëm me Zotin, ndërkohë që është themelore për një martesë të shëndetshme që të rriteni së bashku në Zotin.

TË BËRËT NJË MISH

Ky është bashkimi fizik, që është urdhri i Perëndisë për martesën. Kjo është një dhuratë nga Perëndia, e cila duhet të jepet dhe të merret vetëm në bashkimin e martesës. Ky është plani origjinar dhe i vetëm i Perëndisë për njerëzimin. Nuk ka përjashtime!

Bibla ka arsye të qarta pse Perëndia planifikoi që bashkimi fizik të jetë brenda lidhjes martesore. Martesa është e nevojshme për të pasur marrëdhënie dhe që jeta të vazhdojë. Siç e lexojmë tek Zanafilla, martesa është që të kemi fëmijë dhe kështu të bëjmë të mundur që qeniet njerëzore të vazhdojnë të ekzistojnë. Vetëm përmes bashkimit të një burri dhe të një gruaje lindin fëmijët. Gjithsesi, dua të shpreh këtu që jo të gjitha çiftet janë në gjendje të kenë fëmijë. Kjo është diçka jashtë kontrollit tonë. Mbani mend këtë: Martesa nuk pushon së qeni martesë nëse Perëndia nuk ju jep fëmijë.

Page 37: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 37

1 Korintasve 7:2–5 na mëson që pas martesës trupi ynë nuk na përket më neve, por, gjithashtu, burrit tonë. Kjo marrëdhënie është planifikuar për të përmbushur nevojat dhe dëshirat fizike me të cilat jemi krijuar. Një partner nuk duhet t’ia privojë trupin e vet tjetrit, përveç nëse bien dakord të bëjnë kështu dhe t’i kushtohen lutjes. Por ata duhet të jenë në një mendje, në mënyrë që Satani të mos fitojë terren përmes tundimeve dhe mungesës së vetëkontrollit. Martesë do të thotë JO MË DY! Tani jeni NJË! Mbani mend, partner në martesë do të thotë të vish së bashku në sytë e Perëndisë duke ia përkushtuar veten njëri–tjetrit përmes zotimeve të bëra njëri–tjetrit në praninë e Tij. Ne nuk e përdorim termin partner siç e përdor bota. Shumë njerëz sot kanë prishur standardet e Perëndisë duke bashkëjetuar dhe duke e përdorur termin partner për atë me të cilin bashkëjetojnë dhe ndajnë jetët e tyre. Ky nuk ishte plani i Perëndisë, nuk është dhe as do të jetë ndonjëherë! Shkrimi është shumë i qartë rreth asaj që përbën bashkimin martesor. Është vetëm një lloj marrëdhënieje martesore që është e pranueshme për Perëndinë, e cila është shprehur qartë në Fjalën e Tij. Çdo gjë tjetër është një fyerje ndaj shenjtërisë së Tij dhe mosbindje e qëllimshme ndaj normave të Tij të përsosura.

Plani i Perëndisë për martesën u projektua nga Ai për të mirën dhe për kënaqësinë tonë, prandaj, për shkak se Perëndia e projektoi martesën, Ai vetë duhet të jetë në qendër të saj. Ne duhet të kënaqemi me Të dhe me partnerin e ri me të cilin po mendojmë të hyjmë në këtë marrëdhënie. Ju, si lexues, mund të jeni tashmë në këtë marrëdhënie dhe ky parim biblik është i zbatueshëm edhe për ju. Një martesë e krishterë ka tre përmasa (si një trekëndësh) - Krishti është në krye. Ai është kreu i jetëve tona dhe kreu i shtëpisë sonë. Burri dhe gruaja janë dy pikat në fund të dy në marrëdhënie me Perëndinë dhe në të njëjtën kohë në një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin. Më vjen në mendje një shprehje që thotë “Secili për tjetrin dhe të dy për Zotin.”

Përpara se ta ndërmarrësh hapin e martesës, është e nevojshme që të njohësh dhe të kuptosh plotësisht planin e Perëndisë për ty, që jeta jote të jetë plotësisht e përkushtuar për ta jetuar këtë, duke shërbyer dhe duke jetuar vetëm për Atë. Është themelore që të jeni plotësisht të përkushtuar, që Perëndia të jetë në vendin e Tij të duhur: në qendrën e jetës suaj martesore. Ka njerëz që martohen duke menduar që kjo do t’ju sjellë përmbushje dhe lumturi. Kjo e idealizon martesën dhe do të sjellë

Page 38: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND38

zhgënjim. Realiteti i martesës është që martesa nuk do të jetë gjithnjë e lehtë! Dhe po aq e rëndësishme është të dish që duhet të martohesh me dikë që e njeh Perëndinë në mënyrë vetjake, në mënyrë që së bashku të jetoni në Perëndinë dhe për Perëndinë. Ai do të jetë atëherë me të vërtetë kreu i martesës, duke ju drejtuar dhe duke mundësuar që ta jetoni martesën në mënyrën e Perëndisë!

Do t’ju këshilloja të lexonit një libër që është një ndihmë shumë e mirë. “Unë u martova me ty” nga Valter Trobish, botuar nga shtëpia botuese “Shigjeta”.

MENDO DHE ZBATO

1. Çfarë imazhi të vjen në mendje, kur dëgjon fjalën “martesë”? Shkruaje.

2. Cila është zemra e martesës për ty? Çelësi i suksesit të saj ?3. Jep disa arsye se përse martesa është e rëndësishme ? Përse është plani

i Perëndisë për një burrë dhe një grua, në vend të bashkëjetesës sipas modelit të botës?

4. Lexo Zanafilla 2 : 18-24 Si e kuptoni të qenët “një ndihmë e përshtatshme për burrin” që është roli i gruas brenda një martese? Sipas këtij pasazhi, si e kuptoni rolin e burrit dhe atë të gruas?

5. Çfarë do të thotë për ty “të lësh babain e nënën dhe të bëhen një mish i vetëm?”. Si do të ndryshonte marrëdhënia jote me prindërit e tu, pas martesës? Çfarë roli do të kenë ata?

6. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, apo nëse jeni të fejuar, diskutoni bashkë si çift domethënien e “braktisjes” dhe “bashkimit”.

7. Si të fejuar, diskutoni çfarë domethënieje ka për ju këshilla e 1 Korintasve 7:2-5 për marrëdhënien fizike apo seksuale, brenda martesës.

8. Si të fejuar, si mendoni të zbatoni këshillat që ju janë dhënë?9. Si të martuar, si po e zbatoni këtë këshillë brenda martesës suaj? A

jeni në një mendje që të mos e privoni njëri-tjetrin?

Page 39: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 39

- 7 -

PREMTIMET E MARTESËS T’I JETOSH NË JETËN E PËRDITSHME

(PJESA E PARË)

Le ta përfytyrojmë atë ditë të mrekullueshme edhe një herë; atmosferën e ceremonisë martesore me muzikë; buqetën e veçantë dhe fustanin e

nusërisë. E gjithë familja dhe miqtë janë mbledhur për t’ju parë dhe dëgjuar ndërsa ju ia premtoni veten njëri-tjetrit për aq sa, ju të dy, të jetoni. Për mua, një nga pjesët më prekëse të ceremonisë martesore janë premtimet që nusja dhe dhëndri i bëjnë njëri-tjetrit.

Martesa mbahet si një ceremoni e shenjtë! Kjo do të thotë se qysh nga kjo ditë e tutje, ju do të jetoni si një njeri i vetëm, do të ndani çdo gjë me njëri-tjetrin, duke i dhënë njëri-tjetrit gjithçka që është e mundur nga dashuria, përkushtimi, mbështetja, nderimi etj. Bashkimi i një burri me një grua është i plotë, intim dhe është një nga lidhjet më të forta njerëzore. Fjala “e shenjtë” nuk do të thotë që është pa mëkat ! Ne jemi mëkatarë të falur, të veshur me drejtësinë e Krishtit! Një martesë është e shenjtë, sepse martesa është themeluar nga Perëndia, siç e shohim tek Zanafilla. Martesa është e bekuar nga Perëndia! Ju jeni të martuar në praninë e Perëndisë dhe në këtë mënyrë jeni duke hyrë në këtë bashkim të veçantë me Perëndinë si dëshmitarin tuaj dhe po hyni si burrë dhe grua me Krishtin si kreun e martesës suaj.

Çfarë domethënieje ka akti i dorëzimit të një gruaje, e cila i jepet dhëndrit nga babai i nuses apo nga një figurë tjetër atërore? Në thelb, ky është kalimi i përgjegjësisë nga një brez tek tjetri. Figura e autoritetit nuk është më babai, por është bashkëshorti, i cili është kreu i kësaj njësie të re familjare. Për shembull, nuk është më babai ai që do të zgjidhë problemet që dalin, por tashmë janë burri dhe gruaja që i zgjidhin ato së bashku. Kjo gjithashtu do të thotë se një familje e re është duke u formuar, familje që do

Page 40: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND40

të vazhdojë linjën familjare dhe janë brezi i ardhshëm. Me kalimin e kohës ju do të bëheni prindër dhe pastaj një ditë gjyshër dhe, po ashtu, edhe ju do ta kaloni këtë përgjegjësi tek fëmijët tuaj ndërkohë që ata martohen dhe krijojnë familjet e tyre.

Tani do të ndalemi te secila nga premtimet që njerëzit shkëmbejnë në ditën e dasmës.

Zakonisht, premtimet janë në dy pjesë :

Pjesa e parë fillon me premtimin e besnikërisë. Është kështu: “Ti (emri) a do ta marrësh (emrin) si gruan/burrin tuaj? “Ta duash atë, ta ngushëllosh, ta nderosh dhe ta mbrosh atë, mbi të gjithë të tjerët, t’i qëndrosh besnik për të gjitha ditët e jetës sate?”

Një pjesë e kësaj do të përsëritet sërish në pjesën e dytë. Mendoj se përsëritja i jep më shumë theks rëndësisë së premtimeve që ju të dy po bëni. Kjo do të thotë ta duash dhe të kujdesesh për këtë njeri, duke i lënë të GJITHA marrëdhëniet e tjera të kësaj natyre intime dhe t’i qëndrosh besnik këtij njeriu në çdo gjë.

Si e kuptoni besnikërinë në kontekstin e martesës? Do të thotë të mos kesh asnjë marrëdhënie tjetër intime, përveç asaj me partnerin tënd të martesës. Do të thotë të jesh tërësisht i besueshëm në çdo veprim, duke mos i dhënë asnjë arsye burrit/gruas të dyshojë për dashurinë dhe përkushtimin tënd në martesë. A mund ta thuash këtë pa asnjë dyshim?

Pjesa e dytë përfshin përkushtime në fusha të veçanta. Sërish, secili partner u përgjigjet veças këtyre pyetjeve dhe bën premtimet e tij.

Për të pasur dhe për të mbajtur

Ju jeni duke ia përkushtuar veten këtij njeriu, ta keni atë si burrin tuaj, ta mbani afër me dashuri dhe të ngushëlloni njëri-tjetrin. Është një gjë që mahnit që në ditën e dasmës suaj dhe në ditët e para të martesës të mund të thoni: “Ky është burri im” ose “Kjo është gruaja ime!”. Mahnitja e këtij realiteti ju emocionoftë vazhdimisht, edhe pas shumë viteve martesë!

NË TË MIRË DHE NË TË KEQ

Kur çdo gjë shkon mirë, është e lehtë ta duash dikë dhe të kujdesesh për të. Në zotimet e martesës, ne premtojmë t’i jemi pranë dhe të kujdesemi

Page 41: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 41

për këtë njeri kur gjërat shkojnë në mënyrë të mrekullueshme, ashtu si edhe kur gjërat nuk do të shkojnë mirë dhe kur të vijnë kohët e vështira. Cilat do të jenë disa nga sfidat me të cilat ju do të përballeni pas periudhës së muajit të mjaltit? Si fillim, ju jeni dy njerëz nga dy sfonde ose familje shumë të ndryshme, që tani jeni duke mësuar të ‘jetoni’ së bashku. Mbase janë zakone tuajat, të cilat bashkëshorti/ bashkëshortja nuk do t’i kuptojë ose nuk dëshiron t’i pranojë, mënyra se si i bën gjërat, marrjen e vendimeve etj., që ju i keni mësuar nga prindërit, por që janë ndryshe në familjen e re! Kjo do të thotë se pavarësisht nëse ty të pëlqen apo jo, do të të duhet të mësosh t’i pranosh disa gjëra dhe të dy së bashku të gjeni një mënyrë të përbashkët për zakonet e reja që tashmë do t’i vendosni. Shpesh kjo është diçka që nuk e paraprini dot, ndaj me raste ju mund t’i thoni vetes: “Ky nuk është njeriu me të cilin jam martuar!!”. Martesa është një mësim gjatë tërë jetës ..., si në kohë të mira, ashtu edhe në kohë të vështira”.

Financat dhe shëndeti duken si dy fusha që mund të jenë burimi më i madh i stresit në çift. Do të flasim më në hollësi për këto të dyja pak më poshtë. Gjithsesi, më lejoni të tregoj një shembull se si Perëndia u përkujdes për ne si çift përgjatë një kohe të vështirë. Ne jemi misionarë që po i shërbejmë Perëndisë këtu në Shqipëri. Disa vite më parë, në prag të Krishtlindjes, morëm një imeil që na informoi që nuk do të merrnim më mbështetje nga një kishë për arsye të ndryshme. Për shkak se ky lajm erdhi nga baza ime e mbështetjes, kishte mundësi për një konflikt. Unë e kisha ndjesinë e fajit. Edhe pse lajmi na erdhi si tronditje, ne mund të dëshmojmë se e çuam tek Zoti dhe së bashku i besuam Perëndisë që me besnikëri do të plotësonte çdo nevojë. Në të njëjtën kohë kaluam një Krishtlindje të mrekullueshme! Për një kohë jo të shkurtër, situata në të cilën ndodheshim nuk ishte e lehtë, por ne nuk e lejuam atë të na ndante si çift. Në fakt, na afroi më tepër me njëri-tjetrin! Situatat tuaja të vështira në çift mund të jenë ndryshe nga kjo përvojë e jona, por kërkoni Perëndinë gjithmonë së bashku për hir dhe ndihmë.

NË PASURI DHE NË VARFËRI

Është shumë e rëndësishme të mendojmë për këtë! Kemi ide se si mund të jetë shtëpia jonë e re, gjërat që mund të duam të shohim dhe të bëjmë, POR kohët e vështira financiare herët a vonë do të vijnë. Po sikur të mos mund t’ia lejojmë vetes të blejmë orendi të reja për shtëpinë tonë? Po sikur

Page 42: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND42

të mos kemi mundësi të dalim aq shpesh sa duam për kafe apo për të ngrënë jashtë? Po nëse s’e përballojmë financiarisht blerjen e gjërave që duam? A do të kalojë marrëdhënia jonë një periudhë të vështirë, apo një periudhë më pak e veçantë e martesës suaj? Gjërat materiale janë një bekim, por nuk janë një domosdoshmëri për jetën. Nëse për arsye të ndryshme ne po përballemi me sfida financiare, që përfshijnë papunësinë, rrogat e ulëta ose koston e lartë të jetesës, është e rëndësishme ta doni martesën tuaj dhe të gjeni mënyra se si të kënaqeni, mënyra që nuk kushtojnë! Një shëtitje në park së bashku është falas! Shijoni gjërat e thjeshta të jetës dhe gjeni mënyra se si ta bëni shtëpinë tuaj një vend të këndshëm pa shpenzuar shumë. Bëhuni krijues. Mendoni për mënyra se si ju të dy mund ta kënaqeni me njëri-tjetrin dhe me atë që Zoti ju ka dhënë. Disa nga ne mund të mos jenë ndonjëherë të pasur, por nëse e duam njëri-tjetrin dhe kënaqemi me atë që Zoti na ka dhënë, do të kemi paqe dhe gëzim. Pali tek Filipianëve 4:11, 12 na jep sekretin: ai thotë që ka MËSUAR të jetë i KËNAQUR në ÇFARËDO gjendjeje që është, qoftë në bollëk apo ngushticë. Fjalët e Urta 15:16 thotë këtë: “Më mirë pak me frikën e Zotit, sesa një thesar i madh me shqetësime.” Mësofshim kënaqësi të perëndishme!

NË SËMUNDJE DHE NË SHËNDET

Kur një çift martohet, zakonisht ata janë të rinj, të fortë dhe të shëndetshëm. Ditët e sëmundjes duken shumë larg. Në ditën e dasmës ne premtojmë të jemi pranë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin në sëmundje dhe në shëndet! Ne duhet t’i sjellim ndërmend këto fjalë kur të vijnë ditët e sëmundjeve!

Më lejoni të tregoj dëshminë e prindërve të mi, dashurinë dhe besnikërinë e tyre ndaj njëri-tjetrit në sëmundje dhe në shëndet. Nëna ime ishte vetëm 50 vjeç kur në trupin e saj u shfaq një artrit reumatik, sëmundje që e gjymtoi keq. Kjo bëri që im atë të dilte në pension të parakohshëm, në mënyrë që të kujdesej për të. Ajo qëndroi në spital për 6 muaj dhe askush nuk e dinte se sa do të zgjaste kjo gjendje. Një burrë, që e quante veten të krishterë, erdhi tek babai një ditë dhe i sugjeroi ta linte nënën time, meqenëse ajo nuk ishte më e bukur dhe e shëndetshme, dhe të martohej kështu me dikë tjetër. Fjalët që im atë i tha këtij burri flisnin për premtimet e martesës. Ai tha: “Kur u martova me gruan time, ishte në të mirë e në të keq, në pasuri, në varfëri, në sëmundje dhe në shëndet, derisa vdekja të na

Page 43: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 43

ndajë. Nuk e kam në plan të thyej premtimin që i kam bërë gruas sime para shumë vitesh. Do të jem besnik, sepse e dua dhe i kam dhënë fjalën.” Kjo nuk ishte e vërtetë vetëm për tim atë, por edhe për nënën time. Edhe pse asnjëherë ajo nuk u shërua plotësisht, ajo u bë më mirë dhe pati mundësi të ecte sërish dhe të shijonte shumë gjëra në jetë. Kohë më pas ishte im atë që pati probleme me zemrën dhe u diagnostikua me kancer. Nëna u kujdes për të gjatë asaj kohe dhe edhe për 14 vitet e ardhshme ata u kujdesen për njëri-tjetrin, derisa Zoti e mori tim atë në qiell. Vetëm një vit më vonë edhe nëna ime u thirr në qiell. Ata e jetuan në mënyrë të mrekullueshme të vërtetën e këtij premtimi! Është dëshira jonë të ndjekim shembullin e tyre.

Unë do t’ju këshilloja një libër të titulluar “Premtim i mbajtur”, i cili është një dëshmi e mirë e një burri dhe një gruaje që i jetojnë premtimet e martesës sipas mënyrës së Perëndisë. Ky libër gjendet në të gjitha libraritë e krishtera.

MENDO DHE ZBATO

1. Si e kuptoni “besnikërinë” në kontekstin e martesës? Çfarë do të thotë ty që të jesh besnik brenda martesës? Mendo dhe jep aspektet apo veprimet konkrete.

2. Cila janë disa nga sfidat që ju presin, ndërsa po mësoheni të “jetoni së bashku”, pas dasmës. Diskutoni për këto që në fejesë, që të mos përballeni me to në mënyrë të papritur!

3. Cilat nga fushat e jetës suaj mund të krijojnë stres për ju si të fejuar, ndërsa mendoni dhe përgatiteni për martesën?

4. Cilat fusha mbeten ende sfidë për ju si të martuar?5. Shpeshherë financat bëhen fushë beteje midis çiftit! Mendoni si të

fejuar se si t’i menaxhoni financat tuaja. Bëni një plan konkret që do të funksionojë për të dy! Jini të hapur në diskutime për fusha mundësisht të vështira, ku mund të lindin debate!

Page 44: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND44

- 8 -

PREMTIMET E MARTESËS T’I JETOSH NË JETËN E PËRDITSHME

(PJESA E DYTË)

Ne po vazhdojmë të shohim zotimet që çiftet e krishtera bëjnë në ditën e tyre të martesës. Zotimet përfundimtare, që i bëhen njëri-tjetrit në

ceremoninë martesore, janë mjaft të lehta për t’u shprehur, por ajo që ka rëndësi është t’i jetosh në martesë. Le t’i shohim më nga afër.

Nusja zotohet para atij që do të bëhet bashkëshorti i saj: “Do të jem me ty për të të dashur, për të të nderuar, për t’u kujdesur dhe për t’u bindur derisa vdekja të na ndajë.”

Kjo është një jehonë e asaj që është premtuar më parë tek zotimet. Gjithsesi, nusja po i bën një premtim krejt të veçantë burrit të saj në këtë pikë. Për shumicën e grave, as dashuria, as nderimi dhe as gjetja e kënaqësisë nuk janë të vështira, por disa gra zgjedhin të lënë jashtë fjalën “bindje”, duke menduar se kjo fjalë është shumë e fortë për to dhe që ato nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë premtim dhe përkushtim.

Efesianëve 5:22–33 është një pasazh shumë praktik në lidhje me rolin e gruas dhe të burrit ndaj njëri-tjetrit në martesën e krishterë. Vargjet 22 deri 24 i flasin gruas, duke thënë që një grua duhet t’i nënshtrohet bashkëshortit, sepse ai është kreu i gruas; t’i nënshtrohet atij, ashtu si kisha i nënshtrohet Krishtit. Kur një grua e heq fjalën ‘bindje’, ajo nuk e ka kuptuar me të vërtetë se çfarë do të thotë kjo biblikisht dhe e ka nxjerrë këtë fjalë nga konteksti. Bëji vetes këto pyetje: “A ka ndonjë kohë kur kisha e vërtetë (Nusja e Krishtit) nuk dëshiron t’i nënshtrohet Krishtit? A ka ndonjë kohë kur Krishti si Kreu i Kishës e ka trajtuar atë mizorisht? Ju si të krishterë a jeni trajtuar pa dashuri dhe në një mënyrë të padrejtë nga Krishti?”. Natyrisht që përgjigja është JO! Në kontekst, kur gruaja i nënshtrohet udhëheqjes dhe drejtimit të burrit, nga dashuria për të ky nënshtrim nuk do të jetë një

Page 45: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 45

detyrim, por një privilegj dhe nder! Kur një grua i nënshtrohet burrit të saj, ajo është duke përmbushur një rol shumë të qartë, një rol i cili i është dhënë asaj nga Perëndia.

Si mund t’i bëjmë këto gjëra në praktikë? Tashmë burri yt është një pjesë shumë intime e jetës sate. Ti tregon se e do dhe e nderon bashkëshortin tënd me mënyrën se si e trajton, brenda dhe jashtë shtëpisë. Mënyra se si i flasim bashkëshortit tregon nëse ne jemi duke shfaqur dashuri dhe nderim. Kur ne i drejtohemi bashkëshortit apo kur flasim për të pa respekt, ne po e çnderojmë atë, duke thënë që në të vërtetë ai nuk vlen. Për rritjen e dashurisë, nderimi dhe res-pekti janë shumë vendimtarë, mungesa e tyre do ta zhvleftësojë dashurinë dhe rrjedhimisht do ta shkatërrojë atë. Përgjegjësia e gruas është të bashkëpunojë me dëshirë me burrin, t’i japë zemër atij, t’i tregojë që është i çmuar për të. Tregoji bashkëshortit që e do edhe kur ai të zhgënjen. Ai nuk është i përkryer! Hiqe fjalën ‘nëse’ nga fjalori yt! Mos thuaj kurrë: “Do të të dua nëse…do të të respektoj nëse…, do të të nderoj nëse…, do të të nënshtrohem nëse…” Dashuria jote për të nuk duhet të ketë kushte!

Një mënyrë tjetër shumë praktike dhe po ashtu efektive për t’i treguar dashurinë tënde bashkëshortit dhe t’i sjellësh gëzim atij është të bësh përpjekje që të dukesh sa më bukur kur ai vjen në shtëpi nga puna ose pas një kohe që ka qenë larg shtëpisë. Tregoji atij që përkujdesesh për të dhe dëshiron të dukesh sa më bukur për të! Kjo gjë mund të jetë kaq e thjeshtë, sa duhet të ndryshosh veç rrobat e punës me një fustan që e di se i pëlqen atij, ose të shpenzosh pak kohë për t’i rregulluar flokët. Kjo është një mënyrë e modelimit të bukurisë së vërtetë femërore. Kjo gjë tregon dashuri dhe vlerësim. Një mënyrë tjetër është edhe gatimi i vaktit ose gatimi i një ëmbëlsire që atij i pëlqen. Këto gjëra mund të duken shumë të vogla, por janë shumë domethënëse për të.

Si grua dhe amvisë është përgjegjësia dhe privilegji yt, dhe duhet të jetë edhe dëshira jote, të krijosh një shtëpi që është një vend strehimi nga bota e jashtme, një vend ku bashkëshorti mund të vijë në shtëpi, të pushojë dhe të çlodhet. Përdore krijimtarinë tënde për ta bërë shtëpinë një vend ku yt shoq mezi pret që të vijë! Gruaja sjell brishtësi, dhembshuri, inkurajim, bukuri dhe kuptim edhe në marrëdhënie me bashkëshortin ashtu si edhe në shtëpi. Si grua bëjini vetes rregullisht këtë pyetje: “A jam duke e plotësuar rolin e mrekullueshëm dhe unik që më është dhënë nga Perëndia?”.

Page 46: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND46

Dhëndri ia përkushton veten gruas së tij: “…Për të dashur, për të nderuar dhe për t’u kujdesur, derisa vdekja të na ndajë”.

Tani vijmë tek i njëjti premtim nga ana e dhëndrit. Shoqëria rreth nesh mund të ndryshojë, por Fjala e Perëndisë mbetet e pandryshueshme. Efesianëve 5:23 është shumë i qartë, që burri është kreu i gruas. Lexoni pasazhin dhe do të shikoni që burri ka një urdhër shumë të qartë për ta dashur gruan e tij. Në çfarë mënyre? Ashtu si Krishti do Kishën! Kjo do të thotë ta japë veten për gruan e tij, ta dojë dhe të kujdeset për të ashtu si e do dhe kujdeset për trupin e tij. Ky është roli i burrit! Nuk ka të bëjë me të drejtat, as me barazinë dhe pabarazinë, por ka të bëjë me rolin dhe urdhërimin e Perëndisë në martesën, shtëpinë dhe familjen që ata do të ndërtojnë së bashku. Burri, në mënyrë shumë të veçantë, duhet t’i sigurojë gruas dhe familjes së tij, forcë, qëndrueshmëri dhe siguri…, të jetë një strehë në stuhitë e jetës. E gjithë kjo duhet të ushtrohet në dashuri!

Burri e do dhe kujdeset për gruan e tij duke treguar nderim për të, duke u bërë gjithnjë e më tepër i vetëdijshëm për vlerën e saj si grua dhe si partnere e jetës së tij. Kjo do të thotë t’i njohësh më mirë dhuntitë dhe aftësitë e saj dhe t’i japësh lirinë që t’i përdorë plotësisht këto dhunti. Kjo i jep gruas një rëndësi të madhe dhe i tregon asaj që ajo, nga burri i saj, është e vlerësuar dhe e çmuar. Do të thotë të kalosh kohë për të dëgjuar atë që është e rëndësishme për të. Koha për të folur pa pasur ndonjë punë dhe shqetësim tjetër është shumë e rëndësishme për një grua. Njihe gruan tënde me të vërtetë. Zbulo se cilat janë mendimet e saj më të thella, frikërat dhe dhimbjet e saj. Kjo do të mundësojë që të dish se si ta ndihmosh, si t’i japësh zemër dhe ta gëzosh atë.

Është përgjegjësia e qartë e burrit që të ofrojë siguri në lidhje me nevojat financiare, një shtëpi ku ata do të jetojnë dhe do të rriten së bashku në dashuri. Përveç këtyre, burri ka edhe rolin e mbrojtësit. E gjithë kjo do ta bëjë gruan të ndihet më e sigurt në shtëpi dhe në praninë e tij.

T’i jetoni zotimet e martesës do të thotë: ta doni njëri-tjetrin, t’i shërbeni, t’i jepni dhe ta falni njëri-tjetrin. Do të ketë sfida gjatë rrugës. Në mënyrë që të qëndroni të fortë në situata të vështira, të dy keni nevojë për hir: hir për ta pranuar njëri-tjetrin, për ta falur njëri-tjetrin, për të qeshur në disa situata, për të ecur përpara kur s’është e lehtë, për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit në mesin e kohërave të konfliktit dhe të mosmarrëveshjes, kohë që me siguri do të vijnë. Gjatë jetës suaj së bashku ju do të mësoni për njëri-

Page 47: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 47

tjetrin gjëra që do t’ju habisin dhe do t’ju kënaqin. Punoni për të ndërtuar një martesë që karakterizohet nga dashuria dhe nderimi për njëri-tjetrin, duke e gëzuar njëri-tjetrin dhe duke u nënshtruar në dashuri për atë që Zoti ju ka dhënë për aq kohë sa të dy do të jetoni.

Do të doja t’ju rekomandoja librin “Premtimi i mbajtur”, një dëshmi shumë e dashur e një burri dhe gruaje që po i jetojnë zotimet e martesës sipas Perëndisë.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Si e kuptoni rëndësinë e konceptit të “bindjes” ndaj burrit? Shihni Efesianëve 5: 22-33. Si mund të vihet në zbatim kjo bindja/nënshtrimi i një gruaje ndaj burrit të saj? Mendoni për aspektet konkrete.

2. Po ju djem dhe burra? Si e kuptoni urdhrin që të doni dhe të kujdeseni për bashkëshorten tuaj? Jepni disa mënyra konkrete se si mund të zbatohet ky zotim!

Page 48: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND48

- 9 -

DASHURIA I BESON TË GJITHA (PJESA E PARË)

Për të ilustruar atë që vijon, më lejoni t’ju tregoj një shembull nga jeta ime. Para katër vitesh mua dhe bashkëshortin tim na njoftuan, me

një telefonatë, se im atë ishte shtruar në spital. Me shumë mundësi nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar. Familja ime më kërkoi që të shkoja atje. Na duhej të merrnim menjëherë një vendim. Bashkëshorti im ishte shumë i ngarkuar me punën, gjë që e bënte shumë të vështirë largimin nga Shqipëria. Ramë dakord që të shkoja vetëm për të qenë me familjen time dhe për të kaluar kohë me tim atë. Si përfundim, ndodhi që kalova afro tre muaj në Kanada, ndërkohë që im shoq vazhdonte shërbesën këtu.

Zoti na bekoi si familje, duke na dhënë edhe një vit më tepër me babanë! Cila është arsyeja që e tregova këtë ndodhi? Sepse, nëse unë dhe bashkëshorti im nuk do të kishim qenë në gjendje t’i besonim njëri-tjetrit pa asnjë kusht, pa dyshim që një ndarje e këtij lloji do të kishte qenë e vështirë dhe do të kishte shkaktuar shumë stres!

Në rrjedhë të kohërave dhe deri tek shoqëria jonë moderne, ekziston një element i mosbesimit që shpesh vjen me shprehjen “Shiko dhe beso”. Duke iu referuar besimit tonë te Jezusi, Bibla thotë: “Lum ata që nuk kanë parë, por kanë besuar”. Si të krishterë ne kemi hyrë në një marrëdhënie intime me Krishtin si Shpëtimtari dhe Zoti ynë. Ai intimitet është përshkruar në Shkrime si marrëdhënia e nuses me dhëndrin (burrë-grua). Me t’u martuar, ti hyn në marrëdhënien e dytë më intime, themeli i së cilës duhet të bazohet te besimi që ke tek partneri i jetës sate.

Intimiteti përfshin besimin. Nuk mund të ketë intimitet kur është i pranishëm dyshimi ose mosbesimi. Një nga përbërësit më të domosdoshëm të një martese të lumtur dhe përmbushëse është elementi çelës i besimit. Në mënyrë që marrëdhënia dhe martesa të funksionojnë siç duhet, burri

Page 49: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 49

dhe gruaja duhet të kenë besim të patundur tek njëri-tjetri. Po ashtu, as burri dhe as gruaja nuk duhet të japin asnjëherë shkak për të dyshuar që nuk janë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Mos i mbani sekrete njëri-tjetrit. Nëse njëri prej jush zbulon, për shembull, që paratë nga buxheti i familjes janë shpenzuar dhe ai/ajo nuk është i gatshëm për të treguar se cila është arsyeja përse janë shpenzuar, atëherë kjo gjë mund të shkaktojë dyshime. Unë di një situatë kur një gjë e tillë ndodhi dhe të gjitha kursimet familjare ishin shpenzuar. Çifti duhej ta niste gjithçka nga fillimi. Gruaja zgjodhi t’i jepte një tjetër mundësi bashkëshortit duke e falur. Ata u morën me këtë gjë hap pas hapi dhe e rindërtuan besimin tek njëri-tjetri.

Një tjetër arsye që mund të ngjallë dyshime mund të jetë kur dikush kalon shumë kohë larg familjes, duke i tejkaluar caqet e detyrimeve normale që kërkon profesioni. Kjo bën që të ngrihen pyetje.

Këto ishin vetëm dy nga shumë arsye për dyshim. Ruajini plotësisht të hapura rrugët e komunikimit me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ngrihen pyetje të tilla!

Si grua, ti duhet të jesh e bindur që bashkë shorti nuk do ta tradhtojë asnjë herë dashurinë që të ka premtuar për t’ia dhënë atë një tjetre. Dhe kjo duhet të jetë e ndërsjellë: kjo e vërtetë duhet të gjejë zbatim edhe për burrin. Të kesh besim, do të thotë as të mos ia lejosh vetes të dyshosh që bashkëshorti mund të jetë jobesnik. Gëzohuni në njëri-tjetrin me besnikëri! (Fjalët e Urta 5:15-19)

Sapo dyshimet lindin në mendjen tënde që bashkëshorti/ja nuk është besnik, madje edhe kur ato dyshime janë të bazuara në fakte, besimi është thyer. Shumë vite më parë lexova një libër të quajtur “Mundësia e dytë”, në të cilin një burrë dhe një grua u ndanë për shkak të mosbesnikërisë. Besimi te njëri-tjetri ishte shkatërruar. Historia e jetëve të tyre, se si Perëndia punoi në jetët e të dyve për t’i kthyer së bashku, është një histori e bukur dashurie të pakushtëzuar: ata mësuan t’i besojnë sërish njëri-tjetrit dhe të përkushtoheshin sërish për të jetuar sipas mënyrës së Perëndisë. Nëse ti, lexuese e dashur, je në një situatë ku besimi është thyer, të këshilloj të kërkosh këshillë të perëndishme nga njerëz tek të cilët beson, dhe të punoni për të rindërtuar atë që ka humbur.

Më lejoni t’ju rrëfej një tjetër histori të vërtetë. Është historia e një çifti, dashuria dhe besimi i të cilit u shkatërrua për shkak se burri pati një

Page 50: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND50

lidhje jashtë martesore. Ata kishin dy vajza të bukura. U shkaktua shumë zemërim dhe dhimbje zemre. Bashkëshorti kishte prindër të perëndishëm, ndaj iu drejtua atyre për një këshillë. Si pasojë, çifti u transferua në një qytet tjetër dhe të dy, së bashku, ranë dakord për t’ia nisur nga fillimi, për të rindërtuar marrëdhë nien e tyre me njëri-tjetrin, si edhe për të fituar dashurinë dhe besimin e bijave të tyre. Nuk qe aspak e lehtë! Ai duhej të kalonte përmes pendimit për mëkatin e tij dhe më pas duhej t’i vërtetonte gruas së tij që tashmë ishte i besueshëm. Asaj iu desh të ndërmerrte hapin e faljes dhe t’i besonte atij edhe një herë. U deshën shumë vite që vajzat ta falnin me të vërtetë të atin për atë që kishte bërë. Por kjo gjë ndodhi! Sot, ky burrë nuk është thjesht një bashkëshort i dashur dhe një baba, por edhe një gjysh shumë krenar! Edhe pse kanë kaluar shumë vite qëkur një gjë e tillë ndodhi, ky çift është sot ende bashkë: Një meritë e pushtetit të Perëndisë për të transformuar dhe restauruar edhe rrethanat më të vështira. Zgjedhjet që ne bëjmë në jetë kanë pasoja, për mirë a për keq! Gjithsesi, mos harro asnjëherë që për Perëndinë asgjë nuk është e pamundur! Në Psalmin 51 ne kemi lutjen e pendimit të Davidit për mëkatin e kurorëshkeljes me Bath-Shebën. Në vargun 10 ai lutet: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.”

Dashuria e vërtetë shprehet me besnikëri, me fjalë të tjera, në besim. Kjo shpreh përkushtimin, qëndrueshmë rinë dhe pandryshueshmërinë që zgjat në kohë. Asgjë nuk e shkakton thyerjen e një martese më shumë sesa mungesa e besnikërisë ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit. Ndërtimi i sigurisë dhe i besimit është vendimtar në martesë. Ti duhet të ndihesh plotësisht i sigurt në martesën tënde.

1 Korintasve 13 është i njohur në Bibël si “kapitulli i dashurisë”. Ndërsa i lexojmë këto fjalë, ne shohim cilësitë që janë tregues të dashurisë së vërtetë. Pikërisht kjo është gjithçka për të cilën është fjala, dhe jo për nocionet romantike që na vijnë shpesh në mendje. Ndër cilësitë e listuara është...“Dashuria ...i beson të gjitha.” (v.7) Në këtë artikull po fokusohemi pikërisht në këtë gjë. Një tjetër pasazh në Bibël tregon se çfarë cilësish e karakterizojnë gruan që ka frikë nga Zoti. Te Fjalët e Urta 31:10-12 lexojmë: “Kush do të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo dhe do të ketë gjithnjë fitime. Ajo i sjell të mira atij, dhe jo të këqija tërë ditët e jetës së saj.”

Page 51: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 51

Një grua besnike dhe e besueshme është një thesar. Zemra e burrit të saj i beson plotësisht asaj. Ai është i sigurt për dashurinë e saj, duke ditur që ajo nuk do të bëjë gjëra që do ta turpëronin apo dëmtonin.

Kjo do të thotë t’i qëndrosh besnike atij. Me fjalë të tjera, duke i harruar gjithë të tjerët. Kjo do të thotë që ti nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me askënd përveç burrit/gruas sate.

Po për sa u takon fjalëve? Kam dë gjuar komente shumë poshtëruese drejtuar gruas. Trego kujdes që të jesh nderues dhe besnik në mënyrën se si u flet njerëzve të tjerë për burrin/gruan tënde! Shkrimi shkon edhe më tej. Tek Mateu 5:27,28 gjithashtu lexojmë qartë: «Keni dëgjuar se të moçmëve u qe thënë: “Mos shkel kurorën”. Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet».

Ti duhet t’i ruash me kujdes mendimet dhe veprimet e tua, në mënyrë që të jesh një grua së cilës i zihet besë plotësisht; në mënyrë që ti të jesh një burrë plotësisht i besueshëm. Një provë për këtë është reagimi yt kur je larg bashkëshortit/bashkëshortes. A je i shqetësuar se ku është ai/ajo, apo çfarë është duke bërë burri/gruaja ndërsa është larg syve të tu? Ose, a ndien paqe sepse i beson tërësisht gruas/burrit pa asnjë ngurrim? Kjo do të bëjë që martesa jote të jetë e shëndetshme dhe të përjetojë rritjen në dashuri dhe intimitet.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Përse është kaq e domosdoshme dhe e rëndësishme që brenda një martese të këtë besim të plotë midis burrit dhe gruas? Shkruaji mendimet e tua.

2. Lexo edhe një herë 1 Korintasve 13:4-8. Mendo dhe shkruaj se si zbatohet kjo lloj dashurie në lidhje me nevojën e besimit të plotë tek njëri-tjetri.

Page 52: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND52

- 10 -

DASHURIA I BESON TË GJITHA (PJESA E DYTË)

Të lakmosh do të thotë të dëshirosh diçka që i përket dikujt tjetër. Bibla shkruan: “Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; mos dëshiro gruan e

të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as ndonjë gjë tjetër që është e të afërmit tënd.” Eksodi 20:17

Ky varg është një urdhër për ne e na tregon si duhet të sillemi ndaj asaj që i përket dikujt tjetër. Të dëshirosh [të lakmosh] ose të duash shumë diçka që nuk është jotja, apo të digjesh me pasion për të, shpesh do të thotë që do të bëni gjithçka që mundeni që t’ia merrni atë zotërim atij njeriu dhe ta bëni tuajin. Kjo është e gabuar dhe është shkatërruese si për atë që e merr, ashtu edhe për atë që e humb, madje edhe për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë.

Të jesh xheloz do të thotë të kesh frikë se diçka që zotëron do të të merret nga dikush tjetër.

Fjala “xhelozi” shpesh ka lidhje me ankthin që vjen kur ne kemi frikë se dhembshuria dhe dashuria e bashkëshortit/bashkëshortes për ne mund të merret nga një rival. Fillojmë të kemi frikë që bashkëshorti/bashkëshortja do të tundohet për të na lënë për shkak të dikujt tjetër, që mund të jetë më tërheqës, më i aftë apo më i suksesshëm se ne. Frika ka filluar të hedhë rrënjë te ne. Tashmë pasiguria fillon të marrë kontrollin tonë. Mungesa e besimit fillon të bëhet një qëndrim i zakonshëm mes meje dhe bashkëshortit tim/bashkëshortes sime. Dashuria që unë kisha dhe kisha njohur dikur, tani ka filluar të lëkundet!

A besoj që dashuria e vërtetë e nxjerr jashtë frikën? Nga se duhet të kem frikë? Si mund ta ndërtoj apo ta rindërtoj besimin? Këto janë disa pyetje që ne duhet t’ia bëjmë vetes.

Page 53: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 53

Xhelozia e rrënon besimin! Po u thye besimi, është e vështirë ta rifitosh. Megjithatë, diçka po aq shkatërruese në një martesë është xhelozia pa asnjë shkak. Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi se sa besnik je, sërish partneri yt nuk të beson, gjë që do të sjellë ftohtësi në marrëdhënie. Nëse kjo është e vërtetë për ty dhe partnerin tënd, atëherë ju ende po silleni si dy persona dhe jo si dy njerëz që u bënë një trup i vetëm. Ju duhet t’i “shkulni” rrënjët e xhelozisë nëse ato ekzistojnë në martesën tuaj dhe të jetoni duke i besuar njëri-tjetrit. Kjo mund të bëhet duke qenë, së pari, njeriu që meritoni besim dhe pastaj t’i zini besë plotësisht bashkëshortit/es. Ne nuk mund të presim që dikush tjetër të ketë besim tek ne nëse ne nuk jemi të gatshëm për ta treguar veten të besueshëm.

Ja disa fusha në të cilat një bashkë short duhet të jetë i kujdesshëm që të mos shkaktojë xhelozi te gruaja e tij:

Mënyra se si ai flet me gra të tjera, për shembull, krahasimi i bashkë-shortes së tij me gra të tjera.

Mënyra se si i shikon gratë e tjera, për shembull, duke i parë gratë e tjera qëllimisht në televizor apo në publik.

Mënyra se si krijon marrëdhënie me gratë e tjera: kjo duhet të jetë një marrëdhënie si vëlla e motër.

Mënyra se si sillet në praninë e grave të tjera. Ai duhet të jetë i kujdesshëm dhe i paqortueshëm në vendin e punës. Ai nuk duhet të ketë frikë nëse bashkëshortja i telefonon apo e viziton papritmas në vendin e punës.

Megjithatë le të mos mendojmë se kjo ka lidhje vetëm me qëndrimin e bashkëshortit, por edhe me qëndrimin e bashkëshortes.

Mënyra se si ajo flet për të tjerët, veçanërisht se si flet për bashkëshortin e saj. Për shembull, duke lartësuar të tjerët dhe duke folur negativisht për të shoqin.

Mënyra se si ajo vishet: jini gjithmonë femërore, por asnjëherë provokuese, duke rrezikuar kështu që burrat e tjerë t’ju shohin në një mënyrë të papërshtatshme. Ruajeni veten vetëm për bashkëshortin tuaj.

Përdorimi i kohës: kini kujdes të mos përfshiheni në “telenovela”, duke e zëvendësuar njeriun që Perëndia ju ka dhënë në jetën reale me ato

Page 54: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND54

personazhe imagjinare. Gjithashtu kini kujdes se mos shijoni kohën e lirë me mikesha dhe të lini pas dore kohën që bashkëshorti juaj ka nevojë ta kalojë me ju!

Po ashtu është e rëndësishme të jesh i/e besueshëm në fushën e financave. A jeni i/e besueshëm me paratë? Fjalët e Urta na tregojnë që një grua e perëndishme i bën të mira burrit të saj, që do të thotë se i përdor me mençuri paratë që i janë dhënë në mbikëqyrjen e shtëpisë. Parimi këtu është edhe për bashkëshortin, me qëllim që t’i zihet besë në përkujdesjen dhe sigurimin e nevojave për familjen e tij. Fusha e financave mund të bëhet një shkak grindjesh në martesë. Tregoni kujdes për këtë. Ne kemi një ilustrim të mrekullueshëm të kësaj në librin e Ruthit, ku Boazi premton të sigurojë nevojat e saj. Te Ruthi 3:11–15 ne shohim që Boazi i premton Ruthit siguri dhe mbrojtje. Ai i thotë asaj që të gjithë njerëzit në Bethlehem e dinë që ajo është: “një grua e virtytshme”. Ruthi kishte provuar se ishte një grua e besueshme. Tashmë Boazi i premton asaj që ai do të kujdeset për të, duke vërtetuar në këtë mënyrë besueshmërinë e tij. Jo vetëm që ai i premton asaj që do të plotësojë nevojën e saj për një bashkëshort, që donte të thoshte siguri dhe mbrojtje, por ai gjithashtu do të kujdesej për të siguruar ushqim për atë dhe Naomin. Ruthi 3:18 është një konfirmim i mrekullueshëm se Boazi ishte një njeri të cilit mund t’i zihej besë. Kështu Naomi thotë…“Qëndro këtu, o bija ime, derisa të mësosh si ka për të mbaruar kjo çështje, sepse ai burrë nuk do të rrijë rehat derisa ta ketë sistemuar sot çështjen.” Ai njihej si person të cilit mund t’i zihej besë plotësisht se bënte atë që thoshte.

Së pari dhe mbi të gjitha, ne jetojmë për t’i pëlqyer Perëndisë. Por, çfarë thonë të tjerët për ju? A keni ju si çift një emër të mirë në familjen tuaj, kishën apo komunitetin? Fjalët e Urta 22:1 thotë që një emër i mirë është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari. Fjalët e Urta 31:23 thotë që bashkëshorti i një gruaje të perëndishme: “nderohet te porta kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.” Fjalët e Urta 31:28 dhe 31 thotë për gruan e perëndishme: “Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin të lume; edhe burri i saj e lëvdon… . Jepini nga fryti i duarve të saj dhe vetë veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.” Qoftë kjo dëshmia jonë si të krishterë ndërsa jetojmë martesa të krishtera të perëndishme.

Si mund të vihet në jetë kjo gjë? Më ngazëllohet zemra kur dëgjoj bashkëshortin tim të thotë se sa shumë e çmon diçka që kam bërë në

Page 55: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 55

shtëpi, një vakt që kam gatuar për shembull. Një varg që bashkëshorti im më dha në fejesën tonë ishte nga Fjalët e Urta 31:29,30: “Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i tejkalon të gjitha ato. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti do të lëvdohet.” Kjo kishte më shumë vlerë për mua sesa shumë dhurata që mund të më kishte dhënë: që ai ndihej kështu. Unë dëshiroj që bashkëshorti im të respektohet në punën, shërbesën e tij dhe në qytet, për shkak të karakterit dhe sjelljes sime të perëndishme.

Po ashtu, të jesh i besueshëm do të thotë që fjala juaj duhet të jetë gjithmonë e vërtetë. Nuk duhet të ketë asnjëherë arsye për bashkëshortin/bashkëshorten që të vërë në dyshim nëse ti po i thua të vërtetën. Nëse kjo vihet në dyshim, ka një mungesë besimi, gjë që është një shenjë paralajmëruese se jo gjithçka po shkon siç duhet në martesën tuaj. Fjalët e Urta 24:26 thotë “Përgjigjja e drejtë është si një puthje në buzë”. Një puthje shpreh dashuri dhe besim. Kështu bëjnë edhe fjalët që janë të sinqerta dhe krejtësisht të besueshme.

Kur ne u martuam, na u dha një dhuratë e cila është ende e varur në murin tonë. Miq të dashur kishin shkruar bukur Fjalët e Urta 24:3,4, ku shpallet: “Shtëpia ndërtohet me urtësi dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me njohuri mbushen dhomat me gjithfarë të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme”. Një vatër familjare, një martesë bëhet e qëndrueshme me urtësi dhe maturi. Sa më shumë kohë të kesh i martuar, aq më shumë ju e njihni njëri-tjetrin më nga afër, njihni ëndrrat e njëri-tjetrit, parapëlqimet dhe mospëlqimet, aftë sitë, dobësitë dhe pikat e forta.

Vazhdoni ta nxisni njëri-tjetrin për të arritur potencialin e plotë, që Perëndia ka vënë tek ju. Kjo kërkon besim. Kjo do të thotë të mos jesh xheloz/e kur bashkëshorti/bashkëshortja është i/e talentuar në një fushë ku ti nuk je. Nëse do t’i ktheheshim çiftit te Fjalët e Urta 31, ne shohim që gruaja kishte një larmi aftësish, të cilat ajo i vuri në funksion të së mirës së bashkëshortit dhe familjes së saj. Kjo na tregon që ajo i bëri të mira atij dhe jo të këqija tërë ditët e jetës së tij. Na tregon gjithashtu që ajo ishte e kënaqur dhe e lumtur me rolin që kishte, duke i përdorur dhun-titë që Perëndia i kishte dhënë asaj. Si rrjedhim burri i saj mund të përmbushte rolin e tij.

Jetojeni martesën tuaj në një mënyrë që ta mbushni shtëpinë tuaj me thesare të vyera. Qoftë shtëpia juaj një vend me një mjedis tërheqës, plot

Page 56: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND56

me kujtime të bukura dhe bekime. Besojini njëri-tjetrit plotësisht dhe në këtë mënyrë jetoni duke e njohur dhe duke e mirëkuptuar njëri-tjetrin. Është vërtet diçka e mrekullueshme të jetosh në ngrohtësinë e të qenët i/e sigurt që bashkëshorti yt/bashkëshortja jote të beson plotësisht. Kjo sjell paqe, gëzim dhe siguri në martesën tuaj.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Cilat janë hapat e duhur për të fituar besimin e plotë të bashkëshortit/es tënde?

2. Si mund të ndërtosh besim te bashkëshorti/ja? Mendo për veprime të dukshme.

3. Nëse është thyer besimi, cilat janë hapat që duhen ndërmarrë për ta rindërtuar besimin? Përsëri mendo për gjëra të dukshme dhe konkrete.

4. Cili është armiku më i madh i besimit te njëri-tjetri?

Page 57: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 57

- 11 -

INTIMITETI NË MARTESË

Shumë njerëz sot përballen me një krizë për të cilën ata patjetër që do të pendohen në marrëdhëniet e ardhshme. Kriza është ajo e intimite-

tit. Sjellja e rastësishme në lidhje me intimitetin dëshmon se ekziston një pështjellim në lidhje me atë që është sjellje normale në një marrëdhënie. Kur dikush luan me këto ndjenja dhe ka një qëndrim të shkujdesur ndaj intimitetit, ai priret të rritet pa pasur një kuptim të vërtetë për intimitetin. Dëshiroj të shohim së bashku se çfarë do të thotë intimitet në një martesë.

Kjo është një temë që shpesh shmanget, për shkak se është kaq vetjake. Po ashtu është një temë e cila shumë shpesh është keqkuptuar. Intimiteti në një martesë! Dua t’i drejtojmë mendimet tona për të marrë parasysh tri gjëra: (a) Çfarë nuk është intimiteti? (b) Çfarë është intimiteti? (c) Si mund të rritemi në intimitetin martesor? E gjitha kjo bazohet në parime biblike për intimitetin në martesë.

ÇFARË NUK ËSHTË INTIMITETI

Në kundërshtim me mesazhin e botës dhe të kohës në të cilën jetojmë, intimiteti nuk është thjesht marrëdhënia seksuale. Po, marrëdhënia seksuale është dhënë nga Perëndia dhe është një pjesë e bukur e marrëdhënies martesore, por intimiteti shkon shumë më thellë. Nëse është vetëm aspekti fizik, do të thotë që është thjesht plotësimi i një dëshire/nevoje fizike ose, në shumë raste, plotësimi i epshit. Intimiteti nuk vjen vetvetiu kur martohesh. Besoj se ka shumë çifte që janë të bllokuar në një martesë ku mungon intimiteti i vërtetë dhe ku dashuria nuk është e pranishme. Ka mundësi të martohesh e, megjithatë, të bësh një jetë shumë të vetmuar pa pasur asnjë person që të njeh, të do dhe të vlerëson me të vërtetë.

Libri “Sekreti i dashurisë” (The Secret of Loving) e bën shumë të qartë që, nëse dashuria juaj është e bazuar vetëm në tërheqjen fizike dhe

Page 58: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND58

marrëdhënien seksuale, me shumë mundësi ajo është e caktuar të mos zgjasë për një kohë të gjatë! Ndonëse kjo mund të jetë emocionuese për një farë kohe, nuk i bën ballë provës së kohës ose sfidave dhe vështirësive që jeta do të sjellë në rrugën tuaj. Çfarë do të ndodhë kur sëmundjet e ndryshme ose kalimi i moshës do të cenojnë anën fizike; a do të jetë dashuria juaj aq e fortë dhe e thellë? A do t’i çmoni ende kohërat tuaja intime së bashku, edhe sikur kjo do të thotë thjesht të qenët së bashku, pa aspektin fizik?

ÇFARË ËSHTË INTIMITETI

Intimitet do të thotë një marrëdhënie shumë e afërt, private dhe vetjake mes një bashkëshorti dhe një bashkëshorteje. Jemi duke folur këtu për dy njerëz që e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, njohin zakonet, pëlqimet dhe mospëlqimet, shpresat dhe pritjet e njëri-tjetrit, ashtu sikurse kanë një njohje vetjake dhe private të trupave të njëri-tjetrit.

Natyrisht, ka nivele të ndryshme të intimitetit. Ne kemi miqësi shumë të afërta, vetjake me të tjerët, të cilët nuk janë pjesë e marrëdhënies intime martesore. Gjithsesi, marrëdhënia më intime në të cilën do të hyni ndonjëherë, në nivelin njerëzor, është ajo mes një bashkëshorti dhe bashkëshorteje në një martesë. Kjo marrëdhënie shumë intime është një mister për ata që nuk janë pjesë e saj. Fjalët e Urta 30:18, 19 thonë për këtë gjë: … “Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i kuptoj: … dhe udha e burrit me një vajzë.” Ka një aureolë misteri dhe çudie rreth gjithë procesit të njohjes së një burri dhe një gruaje: koha e propozimit, fejesa, ceremonia e martesës dhe pastaj përmbushja e atij zotimi të besnikërisë, derisa vdekja t’i ndajë! Vetëm ju dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj e dini çfarë ndodh mes jush kur jeni vetëm. Ky është intimiteti. Diçka kaq e veçantë që është unike për ju të dy! Nuk ndahet me të tjerët!

Do të doja të shtoja një fjalë në lidhje me temën e veshjes. Fatkeqësisht shoqëria që na rrethon, edhe media, TV, filmat etj., janë duke dhënë një shembull shumë negativ se si duhet të vishet një grua. 1 Timoteu 2:9 thotë: “Po ashtu edhe gratë, të stolisin veten e tyre me rroba të ndershme, me cipë dhe modesti…”. Çfarë do të thotë kjo për ne sot? Besoj se kjo është një nxitje për ne gratë që të vishemi në mënyrë femërore, por jo në mënyrë provokuese! Nëse trupi yt si grua është vetëm për burrin tënd, mos ia

Page 59: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 59

reklamo atë botës! Përveç bashkëshortit tënd, një gjë e tillë tërheq në epsh zemrat e burrave të tjerë dhe mundet, fare lehtë, të çojë në një marrëdhë nie fizike jashtëmartesore. Perëndia e quan këtë mëkat! Vishu në një mënyrë që të mos ndihesh keq në publik dhe që as ti dhe as bashkëshorti yt të mos ndiheni në siklet. Në këtë mënyrë ju do të jeni duke i nderuar standardet e Perëndisë.

Intimiteti përfshin besim! Kemi folur për këtë me përpara, por më lejoni ta theksoj edhe një herë: Nuk mund të ketë intimitet të vërtetë nëse dyshimi ose mosbesimi janë të pranishëm në marrëdhënie! Kjo është shumë e rëndësishme. Dy njerëz, që janë me të vërtetë intimë me njëri-tjetrin, kanë nevojë të dinë që ata janë tërësisht të sigurt! Të njohësh intimitetin e vërtetë, duhet të përgatitesh ta bësh veten tërësisht të cenueshëm ndaj këtij personi, i cili është bashkëshorti/bashkëshortja jote. Një pyetje për ju që jeni të martuar: A jeni tërësisht të lirë nga frika për t’i treguar diçka bashkëshortit/bashkëshortes suaj? Ose a mbani për vete gjëra, qoftë mendime, plane, ëndrra ose vetë trupin tuaj?

Një pasazh në Bibël, që flet shumë qartë për aspektin fizik të martesës është 1 Korintasve 7:2-5. Ky pasazh na mëson shumë qartë që një bashkëshort dhe një bashkëshorte ka një detyrë martesore për të përmbushur. Kjo gjë nuk është një mundësi për të zgjedhur. Kur ne martohemi, trupat tanë nuk i përkasin më vetes sonë, por bashkëshortit/bashkëshortes. Këtu ne nxitemi që të mos ia heqim bashkëshortit/bashkëshortes të drejtën e kësaj, përveç rasteve të një marrëveshjeje të përbashkët dhe, veç kësaj, vetëm për një kohë! Pastaj çifti duhet të bashkohet sërish në mënyrë që të mos e lejojë djallin t’i tundojë së rish për të mëkatuar! Efesianëve 5:28-31 mëson që në aktin fizik burri dhe gruaja bëhen një mish, pra ata bëhen pjesë e njëri-tjetrit. Një fjalë nga Hebrenjve 13:4 thotë: “Martesa të nderohet nga të gjithë, dhe shtrati martesor të jetë i papërlyer, sepse Perëndia do të gjykojë kurvarët dhe kurorëshkelësit.”

Më lejoni ta them sërish – nuk duhet të ketë marrëdhënie TJETËR fizike; vetëm ajo që Perëndia ka paracaktuar mes teje dhe bashkëshortit/bashkëshortes! Akti fizik është paracaktuar nga Perëndia dhe është i mirë, i drejtë dhe i bukur brenda kontekstit të një burri dhe një gruaje të martuar me njëri-tjetrin. Çdo gjë tjetër është mëkat dhe e pakënaqshme për Perëndinë.

Kjo është pjesë përbërëse e intimitetit brenda martesës, por nuk duhet të

Page 60: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND60

ndahet nga aspekti i njohjes së vërtetë të njëri-tjetrit në nivelin shpirtëror. Këto të dyja janë të gërshetuara ngushtë dhe nuk mund të kemi intimitet të vërtetë fizik pa pasur njohjen e thellë të bashkëshortit/bashkëshortes në nivelin shpirtëror të marrëdhënies.

SI MUND TË RRITEMI NË INTIMITET?

Nëse ky intimitet i vërtetë është duke munguar, si mund ta bëni që të rritet? Ja disa sugjerime të cilat shpresoj se mund t’ju ndihmojnë në një martesë të përmbushur. Ndërmerrni hapa për ta njohur me të vërtetë bashkëshortin/bashkëshorten. Ne kemi një libër në shqip të quajtur “Pesë gjuhët e dashurisë” (The Five Love Languages). Këtu përmenden pesë hapa, si: 1) Fjalë pohuese, 2) Kohë cilësore, 3) Pranim i dhuratave, 4) Vepra shërbimi dhe 5) Prekja fizike. Ju mund të jeni në gjendje të mendoni edhe për të tjera, por përdorini këto si bazë për të ditur se për çfarë ajo/ai gjen kënaqësi, çfarë i intereson atij/asaj etj.

Mëso çfarë e kënaq bashkëshortin/bashkëshorten tënde dhe përpiqu t’i plotësosh këto nevoja. E gërshetuar me këtë dhe me njohjen e bashkëshortit/bashkëshortes është edhe komunikimi! Flisni! Flisni! Flisni me njëri-tjetrin! Gjeni kohë për të bërë biseda të vërteta, jo vetëm për ditën e punës, fëmijët etj., por për zemrën, emocionet tuaja, çfarë je duke mësuar nga librat e Biblës etj. Intimiteti i vërtetë vjen kur jeni tërësisht të lirë nga frika për t’i treguar atë që është në zemrën tënde bashkëshortit/bashkëshortes. A e ke përjetuar ndonjë herë atë përvojën që e di çfarë do të thotë bashkëshorti/bashkëshortja ose përvojën e komunikimit pa fjalë? Nëse është kështu, ju po mësoni të jetoni në intimitet me njëri-tjetrin!

Ja disa mënyra praktike se si ta bëni dashurinë tuaj të rritet në intimitet:

Kaloni kohë së bashku në biseda të rëndësishme, ku eksploroni mendimet dhe ëndrrat e njëri-tjetrit, t’i tregoni njëri-tjetrit çfarë keni qenë duke mësuar nga Shkrimet etj. Kjo do të thotë të ruani për njëri-tjetrin një kohë së bashku pa shpërqendrime. Çfarë mendimi keni për një takim, të dilni për kafe ose për të bërë një shëtitje, një herë në javë?

Qerasje për ne, për mua dhe bashkëshortin tim, është të mos e vëmë zilen e zgjimit të shtunën në mëngjes dhe pas kësaj një kohë çlodhjeje, duke e pirë kafen së bashku në ballkon.

Page 61: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 61

Mua më bënte kaq shumë përshtypje praktika e një prej ish-drejtuesve të misionit – ai caktonte në agjendë çdo javë një kohë për gruan e tij, kohë për familjen e tij. Nëse dikush e telefononte që të linte një takim ose ndonjë angazhim tjetër, ai e kontrollonte agjendën e tij dhe thoshte: “Më vjen keq por ajo pasdite/mbrëmje tashmë është e zënë.” Bëjeni këtë një praktikë në jetën tuaj! Një angazhim i kësaj natyre do t’ju ndihmojë në procesin e ndërtimit të intimitetit dhe po ashtu në rritjen e dashurisë së ndërsjellë. Bëjini njëri-tjetrit dhurata të vogla domethënëse dhe të papritura. Nuk është e nevojshme që këto të kushtojnë! Burri im shpesh, veçanërisht gjatë kohës së pranverës, më befason me një buqetë të bukur lulesh, të cilat i ka këputur gjatë rrugës për në shtëpi nga ndonjë udhëtim. Kjo ka më shumë domethënie sesa ndonjë buqetë e shtrenjtë e blerë! Mëso se çfarë e bën bashkëshortin/bashkëshorten të buzëqeshë dhe bekoje atë!

Për të testuar nivelin tuaj të intimitetit, si çift, mendoni për pyetjet që vijojnë: A jeni të lumtur kur jeni bashkë, pa njerëz të tjerë përreth? A i shijoni pushimet bashkë? A jeni të etur për të shkuar në shtëpi, pas një dite kur keni qenë larg? Sa të shpejtë janë hapat e tu drejt shtëpisë dhe drejt njeriut me të cilin je martuar? A mërziteni shpejt me njëri-tjetrin, apo a vazhdoni ende të befasoheni nga gjërat e reja që po mësoni?

Ti mund të mendosh se e njeh personin me të cilin po martohesh ndërkohë që qëndron pranë tij ditën e dasmës. Gjithsesi, ky është thjesht hapi i parë në këtë udhëtim që zgjat gjithë jetën! Shumë çifte që kanë pasur martesa të gjata dhe të lumtura thonë që e kanë njohur bashkëshortin/bashkëshorten në një mënyrë shumë më intime tani pas 10, 20, 30, 50 etj. vitesh martesë. Dashuria e tyre është thelluar me kalimin e viteve të jetës së bashku. Intimiteti rritet me kohën. Është një udhë tim jete i njohjes së njëri-tjetrit më mirë, i thellimit të dashurisë suaj për njëri-tjetrin.

Lexime të rekomanduara:

“5 Gjuhët e Dashurisë” nga Gary Chapman, “Shigjeta”

“Sekreti i Dashurisë” nga Josh McDowell, “OM”

“Seksi dhe Martesa” nga June Hunt, “Radio 7”

MENDIME DHE ZBATIME

1. Përshkruaj si e kupton “intimitetin” brenda martesës.

Page 62: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND62

2. Çfarë nuk është intimitet? Jep disa shembuj konkrete.3. Po intimiteti, çfarë është? Çfarë është e domosdoshme të shijoni në një

marrëdhënie intime pa hezitim apo frikë? Çfarë të bën të ndihesh e sigurt me bashkëshortin tënd?

4. Nëse jeni të fejuar - cilat janë pritjet e tua, lidhur me intimitetin në martesë?

5. Nëse je e martuar - cilat janë hapat që duhen marrë, që intimiteti të rritet më shumë brenda martesës? Mendo dhe shkruaji ato. Flisni për to me njëri-tjetrin, në mënyrë që martesa juaj të bëhet më e fortë, dhe lidhja midis jush më e ngushtë. Në këtë fushë është e rëndësishme që të mos mbani sekrete dhe të jeni të cenueshëm.

6. Një vlerësim rreth nivelit të intimitetit midis teje dhe bashkëshortin tënd:

• A jeni të lumtur? A ndiheni të plotë në praninë e njëri-tjetrit, pa njerëz të tjerë? A gëzoheni kur jeni vetëm ju të dy?

• Pas një dite në punë, sa të shpejtë janë hapat e tu drejt shtëpisë?• A po mësoni në mënyrë të vazhdueshme gjëra të reja për njëri-tjetrin,

apo jeta juaj së bashku tashmë është bërë monotone?

Page 63: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 63

- 12 -

NËNSHTRIMI NË MARTESË (PJESA E PARË)

Si një kanadeze, u rrita duke mësuar të bëja patinazh. Po ashtu më pëlqente shumë të shihja kampionatet e patinazhit artistik! Një nga

pjesët e mia të parapëlqyera ishte patinazhi në çift. Është e bukur dhe tërheqëse të shikosh këto çifte duke lëvizur (në dukje) lehtësisht dhe në harmoni së bashku. Burri drejton dhe gruaja e ndjek dhe të dy patinojnë së bashku në harmoni. Me qëllim që interpretimi të jetë i harmonishëm, ata të dy duhet të përmbushin rolet e tyre përkatëse, njëri të udhëheqë dhe tjetri të ndjekë. Nëse të dy përpiqen të drejtojnë, krijohet pështjellim i plotë dhe nëse të dy do të jenë duke ndjekur, krijohet në të njëjtën mënyrë mungesë rregulli dhe harmonie. Të dy janë plotësisht thelbësorë në rolet e tyre të veçanta në kërcimin mbi akull. Unë shpresoj ta dalloni domethënien e këtij ilustrimi të lidhur me rolet burrë/grua në një martesë.

Në Biblën “English New American Standard” përkthimi i Këngës së Këngëve 1:4a e ilustron bukur këtë: “Tërhiqmë te ti dhe ne do të rendim pas teje!”. Fjala në hebraisht për “tërhiq” është plot me kuptim. Ajo përshkruan marrëdhënien e veçantë të dashurisë që Perëndia ka me popullin e Tij. Në këtë varg të Këngës së Këngëve nusja i kërkon dhëndrit të bëjë atë që vetë Perëndia bën me ne. Perëndia e tërheq popullin e Tij me “lidhje dashurie”, që do të thotë se Ai shkon përpara tyre dhe i udhëheq duke i dashur. (Shikoni Osea 11:4). Mbajeni këtë në mendje ndërsa po shohim se çfarë domethënieje ka nënshtrimi në martesat tona.

Në Bibël janë përdorur shumë fjalë të ndryshme për të përshkruar qëndrime të ndryshme që ne duhet të kemi ndaj Perëndisë dhe njëri-tjetrit. Le t’i shohim këto një nga një, me qëllim që kjo të na japë mundësinë për të përcaktuar se çfarë është nënshtrimi në të vërtetë dhe çfarë do të thotë kjo për martesat tona. Arsyeja pse po e bëj këtë është se shpesh këto fjalë

Page 64: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND64

ngatërrohen.

Përulësia nënkupton të mos jesh krenar, të mos dukesh.

Besnikëri do të thotë që t’i zësh besë plotësisht tjetrit. Ne kemi folur për këtë në lidhje me martesën, si edhe për përkushtimin e plotë që kjo kërkon.

Tani le të shohim fjalën “nënshtrim”. Sipas fjalorit kjo fjalë do të thotë “të dorëzohesh, të jepesh, të nënshtrohesh”. Me fjalë të tjera, ne mund të thoshim që kjo do të thotë “t’i besosh vendimit dhe pjekurisë së një tjetri”. Në martesën e krishterë kjo fjalë përdoret për mënyrën se si një grua duhet të sillet ndaj burrit të saj.

Osvald Çembërs (Oswald Chambers) e përkufizon nënshtrimin me këto fjalë: “Në të vërtetë në mes të njerëzve unë sillem si një fëmijë i nënshtruar i Atit tim qiellor.”

Nënshtrimi është një fjalë e cila ngjall frikë në zemrat e shumë grave! Ato besojnë se t’u nënshtrohen burrave të tyre do të thotë të mos kenë opinionet apo mendimet e tyre, të mos jenë të përfshira në asnjë vendimmarrje, të jenë më shumë një shërbyese sesa një mikeshë dhe një ndihmesë (një që plotëson tjetrin) etj. Fatkeqësisht, ka gjithashtu shumë burra të cilët e shohin nënshtrimin saktësisht në këtë mënyrë – duke pritur që gratë e tyre thjesht të bëjnë atë që ata thonë, pa vënë asgjë në diskutim. Por ky nuk është modeli biblik i nënshtrimit.

Më lejoni të filloj duke konstatuar se nënshtrimi nuk është një çështje se kush është më i rëndësishëm ose më i fuqishëm. Ai ka të bëjë me çështjen e rolit brenda marrëdhënies martesore. Bibla na mëson qartë se burri është kreu i gruas, siç Krishti është kreu i kishës. Si kreu i shtëpisë, ai ka përgjegjësinë ta dojë gruan e tij dhe të kujdeset për të dhe fëmijët, nëse Perëndia do t’ua japë, duke ndërtuar te ta një dashuri dhe respekt të thellë për Zotin Jezus Krisht. Gruaja, në anën tjetër, ka përgjegjësinë të bashkëpunojë me burrin e saj, duke iu nënshtruar udhë heqjes së tij, duke e inkurajuar atë dhe duke treguar që e do edhe kur nuk bien dakord. Është një realitet që burri dhe gruaja nuk bien gjithmonë dakord për gjithçka, por përgjegjësia për vendimin përfundimtar i takon burrit. Kjo është mënyra se si Perëndia ka urdhëruar që të jetë. (Efesianëve 5: 22 -33)

Nënshtrim nuk do të thotë që ti humb personalitetin tënd apo lirinë për

Page 65: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 65

të shprehur veten. Ne duhet të respektojmë dhuntitë e njëri-tjetrit dhe ta lejojmë njëri-tjetrin të jemi plotësisht ai/ajo që Perëndia dëshiron që të jemi në këtë marrëdhënie. Nënshtrim nuk do të thotë që ty tani thjesht do të të thuhet: “Bëj këtë” dhe ti do ta bësh. Ti nuk je thjesht një pronë. Ti je pjesë e një marrë dhënieje. Duhet të ketë një diskutim të hapur dhe me dashuri dhe arritje të një vendimi të përbashkët. Megjithatë, më lejoni të theksoj që do të ketë raste kur ju nuk do të bini dakord për gjithçka. Në raste të tilla unë besoj se Bibla na mëson që ne si gra duhet t’i nënshtrohemi me dashuri dhe respekt vendimit të bashkëshortit, sepse ai, si kreu i shtëpisë, e ka këtë përgjegjësi nga Perëndia. Ai duhet të udhëheqë dhe të sigurojë për shtëpinë. Kjo është një sfidë veçanërisht për ata të cilët janë shumë të pavarur si karakter!

Unë u martova kur isha në të dyzetat. Siç ju mund ta merrni me mend, si beqare që isha, ishte e domosdoshme të isha e pavarur në marrjen e vendimeve që i përkisnin jetës sime, shërbesës, si edhe administrimit të financave të mia etj. Kur u fejova dhe ne po përgatiteshim për martesën, kjo u bë një sfidë e qartë për mua vetë. Tani unë nuk isha më një person i vetëm në marrjen e vendimeve, por ishim dy! Unë besoja që burri im do të ishte kreu i shtëpisë dhe i martesës sonë. Kjo do të thoshte që më duhej të lija mënjanë ca nga mënyra ime e pavarur e të menduarit. Nuk ishte e lehtë dhe ende pas 17 vjetësh martesë nuk është gjithmonë e lehtë, por ai është plani biblik dhe unë jam e vendosur ta ndjek. Juve të cilët i frikëson kjo fusha e nënshtrimit apo janë duke luftuar me të, më lejoni t’ju them se Zoti na ka ndihmuar t’i zgjidhim situatat me sa më pak stres dhe konflikte. Me këtë nuk po them që sfidat nuk vijnë, ato vijnë, ne jemi njerëz! Unë besoj se nuk është e rastësishme që Perëndia na mëson në disa pasazhe që ne si gra duhet t’i nënshtrohemi udhë heqësisë së burrave tanë!

Unë do t’ju nxisja të caktoni një kohë kur të uleshit dhe të lexonit Fjalët e Urta 31. Ne nuk mund të merremi me këtë pasazh në detaje këtu, por kjo grua nuk është një grua që nuk mendon, nuk merr vendime apo nuk ka interesa jashtë shtëpisë. Në fakt, ajo është shumë e zënë dhe e përfshirë në shumë aspekte të jetës. Por çelësi i përmbushjes së saj në gjithçka që ajo bën gjendet te Fjalët e Urta 31:10-12: “Kush do të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime. Ajo i bën të mira atij dhe jo të këqija tërë ditët e jetës së saj.”

Page 66: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND66

Ruajeni zemrën dhe qëndrimet tuaja. Nderojeni Perëndinë dhe nderoni burrat tuaj me gjithçka që bëni. Bëjani vetes këtë pyetje sa herë që jeni duke këmbëngulur që t’ju dalë e juaja – a është për të mirën e burrit tim, martesës sonë, familjes sonë që unë nuk jam e gatshme t’i nënshtrohem vendimit dhe urtësisë së burrit tim, apo është thjesht për shkak se unë nuk dëshiroj të heq dorë nga pavarësia ime në këtë situatë? Unë kam mësuar gjatë këtyre viteve që shumë shpesh urtësia e bashkëshortit tim ishte për të mirën tonë si familje dhe si çift! Unë e kthej kokën pas me mirënjohje që Zoti nuk më ka lejuar t’i bëja gjërat sipas mënyrës sime kur nuk ishte për të mirën tonë të përbashkët. Bashkëshorti im gjithashtu i ka vlerësuar shumë rastet kur unë kam treguar urtësi kur atij i mungonte. Unë kam qenë në gjendje ta ndihmoj atë ndonjë herë në marrjen e vendimeve, gjë të cilën ai e ka pranuar si zgjedhja më e mirë.

Konteksti i pasazhit të Efesianëve është urdhërim i Perëndisë për ne si besimtarë që t’i nënshtrohemi njëri-tjetrit në frikën e Perëndisë (Efesianëve 5:21). Në mbështetje të kësaj 1 Pjetrit na mëson: “Nderoni të gjithë, doni vëllazërinë, druani Perëndinë, nderoni mbretin.” (1 Pjetrit 2:17) Pastaj thotë: “Ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj porsi Zotit.”

Nënshtrim do të thotë që gruaja me dëshirë e vë veten nën udhëheqësinë dhe autoritetin e tjetrit, në këtë rast të bashkëshortit të saj. Çfarë do të thotë kjo nga ana biblike dhe praktike?

Nëse e duam me të vërtetë bashkëshortin tonë, marrëdhënia jonë duhet të karakterizohet nga nderimi. Nënshtrimi i vërtetë tregon gatishmëri dhe një vendim të pakthyeshëm, për të kërkuar së pari Perëndinë dhe për ta reflektuar këtë te bashkëshorti ynë. Në këtë mënyrë ne e dimë që bekimi i Perëndisë është në jetën tonë. T’i besosh vendimit dhe mençurisë së një personi tjetër do të thotë t’i përkushtohesh atij dhe të sakrifikosh për të. Çelësi është që ta bëjmë këtë me dëshirë, si një privilegj dhe jo thjesht si një detyrë. Nuk është e lehtë të heqim dorë nga të drejtat tona.

Një sfidë për ne gratë është kjo – A jemi në gjendje t’i nënshtrohemi bashkëshortit pa ngurrim, duke besuar që ai do të marrë atë vendim që është më i miri për të dy ne? Ne duhet të kemi një qëndrim me dashuri dhe me dëshirën për të bashkëpunuar dhe jo një frymë kundërshtuese dhe konkurruese në martesë. A jemi gati të heqim dorë nga të qenët në kontroll? Me qëllim që ta respektojmë dhe t’i nënshtrohemi bashkëshortit tonë, është e rëndësishme që ta shohim veten si një person që e duan, të

Page 67: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 67

rëndësishme dhe të çmuar! Ti ke vlerë! Fjalët e Urta 31:10 dhe 30 thotë këtë: “Kush do të gjejë një grua të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti do të lëvdohet.” Si e shikoni veten?

A e pranon ti si grua rolin që ke në familje? Nëse ti nuk gjen kënaqësi në rolin që ke, do të ekzistojë prirja për të mos iu nënshtruar/respektuar bashkëshortin tënd ashtu si duhet. Është një realitet që koha në të cilën jetojmë është shumë e ndryshme nga ajo e prindërve dhe gjyshërve tanë. Sot shumë gra punojnë jashtë shtëpisë. Kjo ndonjëherë, por jo gjithmonë, shkakton tension, pasi shtëpia dhe fëmijët kanë ende nevojë për përkujdesje. Kjo është një fushë për të cilën ju si çift duhet të diskutoni dhe të arrini në një vendim të përbashkët. Konsiderojeni një privilegj ndërtimin e një strehe për familjen tuaj – një vend ku bashkëshorti dhe fëmijët tuaj të mund të vijnë dhe të ndiejnë dashuri dhe siguri! Titi 2:4, 5 flet për këtë fushë të përgjegjësisë sonë si bashkëshorte dhe nëna: “… që t’i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, të jenë mendjegjera, të dëlira, t’u kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të nënshtruara ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.” Këto mësime për ne si gra janë për të mirën e vatrës familjare dhe për përhapjen e ungjillit. Nëse ne jetojmë duke i vënë në praktikë, dëshmia e familjes suaj nuk do ta çnderojë Perëndinë apo Fjalën e Tij.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Përshkruaj si e kupton fjalën “nënshtrim”. Sipas teje, çfarë kërkohet prej një personi kur thuhet të jemi të nënshtruar?

2. Si grua/vajzë, çfarë emocioni të ngjall kjo fjalë?3. Çfarë nuk është nënshtrim biblik? Jepi shembuj.4. Sipas përshkrimit tënd, cili është roli i burrit brenda martesës?5. Cili është përshkrimi yt për rolin e gruas brenda martesës?

Page 68: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND68

- 13 -

NËNSHTRIMI NË MARTESË (PJESA E DYTË)

Është thënë nga shumë shkrimtarë përgjatë viteve që një e vërtetë shumë e rëndësishme është se gruaja që dashurohet vërtet, së cilës i ofrohet

përkujdesje dhe që pëlqehet nga bashkëshorti i saj nuk do ta ketë të vështirë t’i nënshtrohet udhëheqësisë së tij! Një fjalë për burrat këtu – Shkrimet ju urdhërojnë ta doni gruan tuaj si Krishti deshi kishën, duke e dhënë veten për TË! Kjo është një shprehje e skajshme devotshmërie! Burri duhet të përkushtohet për të kërkuar të mirën për gruan e tij! Është përgjegjësia juaj dhënë nga Perëndia për të modeluar udhëheqësi joegoiste dhe të ndjeshme, që do të konsolidojë familjen dhe do t’i japë dinjitet dhe nderim gruas suaj. Kur një burrë jeton në këtë lloj nënshtrimi ndaj Perëndisë, edhe gruaja e tij si këmbim do të jetë bashkëpunuese dhe e hirshme ndaj tij. Është një marrëdhënie e ndërsjellë, gjithmonë duke dhënë dhe duke marrë.

A mund t’ju bëj dy pyetje tani? Burra, a i doni gratë tuaja aq shumë sa të jepni jetën për to? Gra, a i doni aq shumë burrat tuaj sa ta jetoni jetën për ta?

Burri dhe gruaja duhet të mësojnë të jetojnë me njëri-tjetrin. Kjo do të thotë të ndihen plotësisht rehat me njëri-tjetrin. Bëjeni marrëdhënien tuaj përparësi. Jetoni duke e njohur njëri-tjetrin me të vërtetë. Kjo në fakt kërkon gjithë jetën. Zbuloni se cilat janë mendimet më të thella të bashkëshortit/es suaj, shpresat e tij/e saj, frikërat, lëndimet. Mëso se për çfarë ai/ajo ka nevojë që të jetë i/e sigurt dhe pastaj jepjani atë inkurajim bashkëshortit/es suaj. Burrat dhe gratë kanë nevoja, ndjenja, ëndrra të ndryshme. Ata e shohin jetën, mjaft shpesh, nga perspektiva të ndryshme. Prandaj përcaktoni kohë për ta njohur njëri-tjetrin më thellë dhe mbani mend: respektojini ato dallime!

Kjo më sjell mua te një fjalë të cilën ju ndoshta nuk prisni ta gjeni në një

Page 69: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 69

artikull mbi nënshtrimin. Është fjala e shkurtër “hir”.

Hiri është i nevojshëm që ne të pranojmë rolet tona personale dhe unike brenda marrëdhënies martesore. Gruaja mund të mos “ndihet” gjithmonë e gatshme të nënshtrohet, të respektojë vendimet e tij etj., por “hir” do të thotë që ne e bëjmë këtë gjë nga dashuria për Zotin dhe bashkëshortin tonë. Burri mund të mos “ndihet” gjithmonë i gatshëm të dojë ose madje të dëshirojë ta trajtojë mirë dhe të përkujdeset me dashuri për gruan e tij, por “hir” do të thotë që ai e bën këtë nga dashuria që ka për Zotin dhe për bashkëshorten e tij.

Hiqeni fjalën “në qoftë se” nga fjalori juaj! Ne duhet ta duam njëri-tjetrin pa vendosur kushte! Mësoni t’i nënshtroni “po nëse-të” dhe “po, por-et” tuaja! Provat zakonisht vijnë në “gjërat e vogla” kur ne duam automatikisht të shprehim parapëlqimet apo argumentet tona! Më lejoni të jap një ilustrim vetjak për këtë. Kur u shpërngula për herë të parë në Gjirokastër në trazirat e vitit 1997, shumica e plaçkave të mia vetjake u vodhën. Ndërmjet tyre ishte një komplet tenxheresh dhe tiganësh, që unë i kisha sjellë me vete në Shqipëri. Një vit e gjysmë më pas, kur ne ishim të martuar dhe po bashkonim dy shtëpi në një, unë shpreha dëshirën që të blinim një komplet të ri tiganësh dhe tenxheresh. Bashkëshorti im kishte tenxhere dhe tiganë të vjetër, që nuk formonin një komplet! Ai më tha se ato që ai kishte ishin të përdorshme dhe që nuk kishim pse të shpenzonim lekë për një komplet të ri! Kjo ishte pak stresuese, por unë e pranova vendimin e tij! Ashtu si sapo thashë pak më lart, beteja shpesh vjen nga ato gjëra të vogla në jetë në të cilat ne vihemi në provë. Meqë ra fjala, tenxheret dhe tiganët janë ende në përdorim, megjithëse kemi shtuar të tjera pak nga pak!

Krenaria do të na pengojë shpesh për të pasur një qëndrim me respekt dhe nënshtrim. Pa pasur një qëndrim me përulësi të perëndishme, ne nuk do të jemi në gjendje të nënshtrohemi si duhet.

Hiri dashuron dhe shërben. Hiri jep dhe fal. Hiri të bën të lirë dhe të jep siguri. Hiri përkrah dhe inkurajon. Hiri e ndërton personin tjetër në vend që ta shkatërrojë.

Në kapitullin e dytë të Letrës së Parë të Pjetrit flitet për nënshtrimin ndaj autoritetit: qoftë ndaj qeveritarëve, qoftë ndaj punëdhënësve tuaj, dhe nënshtrimin e Krishtit ndaj vullnetit të Atit të Tij. Kapitulli tre fillon me

Page 70: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND70

këto fjalë: “Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj.” 1 Pjetrit 3:1-7 është një pasazh i fuqishëm për ne gratë!

Vargu 1 lexohet kështu: “Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë nga sjellja e grave të tyre.”

Ndoshta dikush që po e lexon këtë sot gjendet në një martesë ku ju jeni besimtare, por bashkëshorti juaj nuk është. Ndoshta ju jeni duke hasur vështirësi për të kaluar kohë me besimtarë të krishterë për shkak të kësaj, ose shumë sfida të tjera. Shumë vite më parë unë kam lexuar një dëshmi të jashtëzakonshme, që e ilustron bukur të vërtetën e fuqishme të këtij vargu.

Kjo grua erdhi në besim te Krishti dhe filloi të frekuentonte një kishë lokale në vendin ku jetonin. Bashkëshorti i saj nuk besoi si ajo, por megjithatë ai e lejoi që të shkonte në kishë, edhe pse ai vetë nuk shkonte kurrë. Erdhi koha kur gratë në kishën e saj do të shkonin në një konferencë për një fundjavë. Edhe ajo kishte shumë dëshirë të shkonte. Shkoi në shtëpi dhe, kur iu dha mundësia, ajo e hapi këtë bisedë duke e pyetur të shoqin nëse ai do ta lejonte të largohej për pak ditë, për të shkuar në konferencën biblike. Ajo u befasua kur ai i tha hapur se nuk donte që ajo të shkonte dhe i kërkoi të qëndronte në shtëpi! Menjëherë filloi një betejë e fortë në zemrën e kësaj gruaje. A duhet t’i bindej të shoqit apo të vendoste të shkonte në konferencë kundër dëshirës së tij? Ajo u lut dhe mori vendimin t’i nënshtrohej vendimit të burrit të saj, pavarësisht nga zhgënjimi i thellë që nuk do të ishte me mikeshat e saj të krishtera. Ajo zgjodhi të mos sillej si e mërzitur apo si e inatosur, që t’i tregonte atij që ndihej ashtu, por të vazhdonte të ishte një grua e dashur dhe që ia donte të mirën. Historia pastaj vazhdon nja dy vite më vonë. Ajo dhe i shoqi (i cili tashmë ishte bërë besimtar) po merrnin pjesë së bashku në një konferencë për çiftet për herë të parë! Gjatë mbrëmjes së parë bashkëshorti i kësaj gruaje u ngrit në këmbë dhe doli përpara të tjerëve. Me lot në sy ai tha këtë:“Jam sonte këtu për shkak të një zgjedhjeje që gruaja ime bëri kur i kërkova të mos shkonte në një konferencë ku ajo donte vërtet të shkonte. Ajo më fitoi mua me sjelljen e saj të perëndishme, jo vetëm me fjalët e saj. Ajo u nënshtrua në një mënyrë aq të hirshme, të urtë, saqë unë fillova të pyesja veten se çfarë ishte ajo gjë që e bënte atë të sillej në atë mënyrë. Unë zbulova që ishte Krishti brenda saj. Ajo kishte bukurinë e një fryme të butë dhe të qetë. Unë

Page 71: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 71

gjithashtu gjeta Krishtin për shkak të të jetuarit të saj si Krishti.” Nuk mbeti asnjë sy pa u përlotur në sallë.

E reflektofshim edhe ne kaq bukur Krishtin në ecjen tonë, që të mund t’i fitojmë edhe ne ata që janë më të afërtit dhe më të dashurit për ne!

Është roli dhe privilegji ynë të modelojmë këto tipare të karakterit femëror, që janë të çmuara për Perëndinë dhe të rëndësishme për bashkëshortët tanë. Perëndia e nderon këtë. Fjalët e Urta 12:4 deklaron këtë të vërtetë: “Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të vet, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.” Fitojeni bashkëshortin tuaj me mirësi. Kjo nuk është një nxitje vetëm për ato që i kanë bashkëshortët jo të krishterë. Kjo është e vërtetë për secilën nga ne. Një gjë themelore për të pasur një martesë të perëndishme është kjo bukuri e brendshme e karakterit, për të cilën flet Bibla. Le të shohë bashkëshorti juaj dhe të tjerët te ju bukurinë e pavenitur të një fryme të butë dhe të qetë, të pastërtisë morale dhe bukurinë, burimi i së cilës është Krishti brenda nesh.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Një pyetje për burrin - a e do gruan tënde aq shumë, sa ta japësh jetën për të?

2. Një pyetje për gruan – a e do aq shumë burrin tënd, që ta jetosh jetën për të?

3. Si e transformon përjetimi i hirit çdo situatë apo sfidë në martesën tënde?

4. Si ke treguar hir? Jep disa shembuj konkretë.

5. Si ke marrë hir? Jep disa shembuj konkrete.

Page 72: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND72

- 14 -

TË JETOSH NËN NJË ÇATI ME PRINDËRIT

Shqipëria, ndryshe nga vende të tjera perëndimore, ka një traditë të fortë përsa i përket të jetuarit me prindërit e burrit, veçanërisht nëse ky është

djali i vogël në familjen e vet, ose në rastet kur është djalë i VETËM!

Gjatë viteve që kam jetuar në Shqipëri kam vënë re një mori modelesh se si çiftet janë marrë me këtë situatë, apo si kanë gjetur një zgjidhje që i është përgjigjur si nevojave të prindërve, ashtu edhe ato të çiftit të ri. Në shumë situata kam parë se në familjen e sapo formuar, gruaja vazhdon të punojë me kohë të plotë, ndërsa gjyshërit janë ata që kujdesen për fëmijën, nipin e tyre. Është sikur të kesh një kuzhinier, një shtëpiake, apo dado që jeton në shtëpi. Kjo mund të jetë një situatë pozitive, por siç mund ta dinë shumë nga përvoja, mund të jetë edhe negative. Në raste të tjera, bashkëshortja e re bëhet kuzhinierja dhe shtëpiakja kryesore, çka sjell presione të njëpasnjëshme për çiftin e ri.

Gjithë sa është thënë e mësuar në këtë libër mbi ndërtimin e njësisë familjare nga ana e çiftit të ri, me bashkëshortin që merr rolin e kreut të familjes, është biblike dhe e vërtetë.

Nga njëra anë, Zanafilla 2:24 është e qartë rreth nevojës së burrit për të lënë familjen dhe për t’u bashkuar me gruan e vet. Krishti e citon këtë gjithashtu në Dhiatën e Re tek Mateu 19:5,6 dhe Marku 10:7,8

Nga ana tjetër, Bibla na mëson qartë të kujdesemi për prindërit tanë, t’i nderojmë dhe t’i respektojmë ata! Si i jetojmë këto parime/urdhëresa biblike, në situatën kur çifti jeton me prindërit nën të njëjtën çati? Si mund t’i nderojmë, respektojmë, dhe të kujdesemi për ta, por në të njëjtën kohë të themelojmë njësinë tonë familjare?

Keto janë pyetje të cilave do të përpiqemi t’u japim përgjigje në këtë kapitull!

Page 73: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 73

Nëse e SHEH veten në situatën ku duhet të jetosh me prindërit e tuë bashkëshortit/tes si do ta krijosh njësinë tënde familjare? Do përpiqem t’ju jap disa sugjerime, me besimin se do të jenë ndihmë.

Modeli biblik dhënë tek Zanafilla, na thotë qartë se plani i Perëndisë është që njeriu ta lërë atin dhe nënën e tij dhe të bashkohet me gruan e tij. Le ta sqarojmë se çdo të thotë fjala “ta lërë”. Ndërsa vështrojmë pasazhe të tjera të Shkrimit, të cilat na porositin të kujdesemi për prindërit tanë, është e qartë se nuk kanë kuptimin të mos kemi të bëjmë më me ta!

Por kanë kuptimin se nuk duhet të shohim më nga prindërit për drejtim në jetë, në vendimmarrje apo të mbështetemi tek ata për nevojat financiare.

Unë besoj se ka kuptimin e “të qenët i pavarur prej tyre”, në kuptimin që tani jeni një njësi e re familjare dhe keni përgjegjësinë ta drejtoni, ushqeni dhe të kujdeseni për këtë familje.

Më lejoni t’ju jap disa shembuj. Një çift ishte i sapomartuar dhe pak kohë pas muajit të mjaltit, kur nuk ranë dakord për diçka, u grindën me njëri-tjetrin. E shoqja u mërzit aq shumë, sa e la shtëpinë dhe shkoi tek shtëpia e prindërve për t’i bindur t’i mbanin anën dhe t’i thoshin të shoqit se e kishte gabim. Çfarë mendoni se bëri i ati? Ai u ul me të bijën dhe i tha – “Çohu dhe shko tek yt shoq. Zgjidhini gjërat mes jush. Ai tani është kreu/autoriteti yt. Duhet të mësoni t’i zgjidhni gjërat bashkë. Unë nuk jam më personi përgjegjës për ty. Tani është yt shoq.” Kjo është këshillë e mençur. Kjo këshillë i mësoi këtij çifti të ri se, megjithëse kishin prindër që i donin dhe kujdeseshin për ta, ata tashmë ishin një njësi e re familjare!

Unë u martova vonë në jetë dhe ky ishte një mësim shumë i rëndësishëm për mua. Isha e lidhur ngushtë me të dy prindërit, por në veçanti, ishte im atë ai, tek i cili shkoja për këshilla mbi çështjet më të rëndësishme në jetë. Kur u martova, m’u desh të mësoja shumë shpejt se nuk duhet të vrapoja për tek im atë kur kisha nevojë për këshilla – tani duhet të shkoja te im shoq. Pas afro 40 vitesh mbështetjeje tek im atë, ky nuk ishte mësim i lehtë për t’u nxënë. Megjithatë e mësova.

Si e aplikoni këtë kur jetoni nën të njëjtën çati?

Më e pakta, kjo është sfiduese, por jo e pamundur! Si çifte të krishtera, ne kemi përgjegjësinë dhe privilegjin të modelojmë parime të krishtera tek

Page 74: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND74

prindër mundësisht jo të krishterë!

Natyrisht, do të ketë edhe zona tensioni! Një e tillë, të cilën e kam vënë re në shumë situata është ajo e prindërve që i tregojnë “nuses” çfarë duhet të bëjë, ku duhet të qëndrojë në shtëpi, kur të dalë, etj, etj. Pa menduar fare për faktin, që i biri është i martuar dhe është ai “kreu” i njësisë së re familjare.

Unë ju këshilloj të luteni dhe të gjeni një mënyrë për ta komunikuar qartë dhe me dashuri, se tani ju jeni një njësi familjare më vete dhe keni përparësi të tjera si çift. Bëjeni të qartë se ju si burrë, tani jeni “çadra” e gruas, për ta udhëhequr, mbrojtur, për ta ushqyer dhe për t’u kujdesur për të.

Kjo nuk do të thotë se nuk do t’i ndihmoni prindërit tuaj në mënyra konkrete, por do të thotë të gjeni rrugë të qarta komunikimi. Kjo mund t’ju duket si idealja e pamundur për t’u aplikuar por, nga përvoja, mund të them se mund të funksionojë.

Ne si çift nuk kemi jetuar as me prindërit e bashkëshortit dhe as me prindërit e mi, në mënyrë të përhershme, por kemi marrë pak nga përvoja se si mund të ishte, sepse nganjëherë kemi jetuar me ta për disa muaj. Ajo që vendosëm ishte se nëse kjo do bëhej më e përhershme, do të na duhej një hapësirë vetëm e jona, ku mund të qëndronim vetëm, të kishim kohë të qetësoheshim, të lexonim dhe të luteshim së bashku, etj. Është bekim të kesh prindër të krishterë që respektojnë nevojat e tua dhe e bëjnë synim të mos ju ndërhyjnë në situata ku nuk bini/binit dakord me njëri-tjetrin apo kur jeni para marrjes së vendimeve. Përpiquni të gjeni një gjuhë të përbashkët në mënyrë të tillë, që të respektojnë rolet tuaja përkatëse në martesën tuaj dhe t’ju lejojnë të merrni vendime si çift, pa ndërhyrjen apo manipulimin e tyre. Për këtë mund t’ju nevojitet vendosmëri. Komunikoni me hir dhe dashuri, duke u treguar se edhe pse i respektoni si prindër, tashmë vendimmarrja është përgjegjësia juaj.

Mund të vijë një kohë kur do t’ju duhet ta lini shtëpinë e familjes në mënyrë që të themeloni njësinë tuaj familjare, atëherë kur çdo tentativë për të gjetur një “pikë të përbashkët” dështon. Një zgjidhje e mirë që kam parë të aplikohet është ajo e të jetuarit në dy apartamente të ndara (apo shtëpi nëse e lejon ekonomia), ku ju keni hapësirën tuaj private dhe jeni aq afër, sa të siguroni për prindërit mbështetje praktike dhe kujdes, kurdo që

Page 75: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 75

të nevojitet.

Unë nuk po shpall se kam çdo përgjigje! Thjesht kërkoj të shpreh këto mendime sipas të kuptuarit tim të Shkrimeve dhe sipas atyre që kam mësuar gjatë viteve që kam jetuar në Shqipëri.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Nëse ju është dashur të jetoni nën një çati me prindërit (qoftë ata të burrit, apo edhe të gruas), si keni vepruar që të jeni njëkohësisht një familje e re, duke përmbushur përgjegjësitë e tua si burri, babai dhe kreu i familjes?

2. Nëse jeni një çift i fejuar, duke u përballur me këtë realitet, si mendoni t’i respektoni prindërit tuaj dhe njëkohësisht të themeloheni si një familje e re?

3. Si mund t’i përjetojmë në praktikë parimet biblike të të “larguarit/braktisjes”dhe të “bashkimit”, ndërsa jetoni nën të njëjtën çati?

4. Mendoni për mënyra specifike se si të themeloheni, si një familje vetjake. Komunikojuni prindërve me hir dhe me takt rolet e qarta për burrin dhe gruan e familjes së re.

5. Çfarë do të thotë për ty të largohesh nga prindërit e tu?

Page 76: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND76

- 15 -

JO MË DY, POR TRE (DUKE U PËRGATITUR PËR

ARDHJEN E FËMIJËS SË PARË)

Të bëhesh me fëmijë ështe pak a shumë si të martohesh…. nuk mund të bësh praktikë përpara se ta jetosh në realitet.

Kjo është aventura e madhe e radhës si çift! Pas martese, ju mësoni të jetoni si DY njerëz, që janë NJË ! Pastaj merrni vesh që do të vijë një foshnjë në jetën tuaj. Kjo mund të shkaktojë ndjenja frike, gëzimi, padurimi dhe/ose pasiguri! Kishit në plan të kishit fëmijë në këtë kohë apo lajmi i ardhjes së foshnjës ishte surprizë e madhe për ju?!

Si do të kujdesemi tani për këtë të voglin? Mund t’ju jetë dukur e lehtë ndërsa keni vëzhguar çiftet e tjera. Mbase edhe mund të keni bërë komente të tilla, si, “Unë do t’i bëj gjërat ndryshe, kur të jem prind”.

Realiteti është që JU, burrë dhe grua, tani e tutje do të jeni përgjegjës për TË GJITHA nevojat e tij/saj! Kjo mund t’ju duket e pabesueshme!

Ju që jeni rritur në familje të mëdha dhe ka shumë të ngjarë që keni pasur përgjegjësinë për t’u kujdesur për vëllezërit apo motrat më të vegjël mund të mos keni problem me këto ndjenja. Ju dini çfarë të bëni! Por, përsëri ky do jetë ndryshim i madh kur ju dhe vetëm ju jeni përgjegjës për t’u kujdesur për këtë person të ri në familje, edhe në rastin kur e dini se çfarë duhet të bëni dhe kohën kur duhet bërë. Së fundmi po bisedoja me një mikeshën time që punon me fëmijë, por që para pak kohësh, është bërë nënë për herë të parë! Ajo po më tregonte se sa ndryshe është kur fëmija për të cilin kujdesesh është i yti dhe je plotësisht përgjegjës për të. Nuk është njëlloj si të jesh “kujdestare fëmijësh”. Atëherë, në fund të ditës, e dorëzon fëmijën tek prindërit. Tani bebi është me ty 24 orë në ditë!

Disa këshilla pasi ke marrë vesh që do bëheni me fëmijë... – Mësoni nga

Page 77: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 77

prindërit tuaj, si dhe nga miqtë që tashmë janë prindër. Flisni me ta, bëni pyetje, merrni këshilla dhe sugjerime. Këshilla ime është të zgjidhni një person me të cilin keni marrëdhënie të afërt, që i besoni dhe e respektoni, atë dëgjoni së pari.

Nëse po e ndiqni këtë këshillë si çift, zgjidhni një çift që i përmbush këto kritere. Nëse dëgjoni “shumë zëra” këshillat që do të merrni mund të bëhen pështjelluese dhe kontradiktore.

Sot mund të përballemi me presione kulturore e sociale, që nuk ishin të tilla në kohën e gjyshërve, madje as në atë të prindërve tanë. Thënë kjo, unë besoj se bëjmë mirë t’ia vëmë veshin zërit të përvojës. Ju mund të zgjidhni edhe dikë të moshës suaj, i cili është pak më përpara jush në rrugëtimin e prindërimit, dhe është në dijeni të sfidave që sjell rritja e një foshnjeje.

Gjithashtu, ka plot libra në dispozicion mbi atë që pritet gjatë nëntë muajve të shtatzënisë. Është këshillë e mirë ta blesh një të tillë e ta lexosh gjatë përparimit të shtatzënisë. Ka plot këshilla të mira rreth jush, prandaj jini të mençur dhe përzgjedhës në ato çka lexoni dhe pranoni.

Do të ishte mirë që këto libra të lexohen në çift, që të përfitohet informacioni nga të dy, pasi edhe përgjegjësia është e përbashkët! Nuk është vetëm përgjegjësia e gruas, e cila sjell në jetë dhe kujdeset për foshnjën. Mbani mend...burri është kreu i familjes, dhe si i tillë ka një rol vendimtar në përgatitjen, dhe më pas në rritjen e fëmijëve që ju ka dhënë Perëndia.

Një fjalë shtesë në lidhje me kohën e shtatzënisë. Duke folur me nënat kam mësuar se kjo kohë mund të jetë shumë e ndryshme. Për disa çifte kjo është një kohë plot me entuziazëm dhe gëzim! Është një kohë forcimi i mëtejshëm i lidhjeve të dashurisë për njëri-tjetrin. Por, për të tjerë, është sfida e të duruarit të luhatjeve të humorit, dhe për gruan, janë gjithashtu mundimet e ndryshme fizike të shtatzënisë (ndër të tjera, lodhje e tejskajshme, pagjumësi, të përziera dhe probleme me tretjen). Kjo mund të jetë një kohë prove dhe mundimi në marrëdhënien tuaj, që para ardhjes së foshnjës, me ndryshimet që ai/ajo do të sjellë!

Është e rëndësishme të luteni gjatë gjithë këtyre gjërave. Një mësim i mirë ky, për t’u vënë në praktikë, në të gjitha sfidat që do t’ju dalin përpara.

Një tjetër realitet për t’u marrë në konsideratë dhe për t’u përgatitur

Page 78: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND78

është edhe fakti që stili i ri i jetesës suaj do të ndryshojë katërçipërisht. Ju nuk do të jeni më të lirë që të dilni e të pini një kafe të vonë me miqtë apo të shkoni në evente të tjera sociale. Tani duhet të mendoni për nevojat e të voglit, që ka nevojë për kujdesin tuaj të vazhdueshëm. Kam folur me shumë çifte që thonë se kjo ishte diçka për të cilën ata nuk ishin të përgatitur – kufizimet e vendosura mbi jetën e tyre sociale. Mendoni për këtë dhe bisedojeni në çift. E këshilloj bashkëshortin të reshtë së menduari: “Unë ende mund të dal me miqtë, gruaja ime do rrijë në shtëpi pasi ajo kujdeset për fëmijën, etj. – për mua asgjë nuk do të ndryshojë”.

Këshilla ime është që në vend që të fokusoheni vetëm në ato evente sociale që janë për çifte, më mirë nisni zhvillimin e miqësisë me çifte të tjerë që janë prindër, ose do të bëhen prindër së shpejti. Do të keni shumë të përbashkëta dhe si rezultat fëmijët tuaj do të rriten me fëmijët e tyre, si miq.

Të qenët prind është një sipërmarrje e përbashkët dhe kërkon përfshirje aktive nga të dy. Burra – kini parasysh që gratë tuaja si nëna të reja do të lodhen së tepërmi, pasi foshnjat kanë prirjen të të mbajnë zgjuar gjatë orëve të natës. Jini të vëmendshëm dhe të gatshëm për t’u kujdesur për foshnjën, kur është e mundur ta lejoni gruan të kompensojë gjumin aq të nevojshëm. Kjo mund të jetë një kohë lidhjeje mes jush dhe bijës/birit tuaj, që do të zhvillohet në një marrëdhënie të ngushtë në vitet në vijim. Me siguri, kujdesi dhe ndihma juaj do të vlerësohet nga bashkëshortja juaj.

Është e rëndësishme të përgatiteni dhe të hyni në këtë stad të ri të jetës duke i marrë në konsideratë gjithë këto ndryshime të ardhshme. Kjo nuk do të thotë që ju si çift nuk do të keni më kohë për të dalë së bashku pa fëmijën dhe/ose fëmijët kur t’i keni dhe të tjerët. Por, këto momente duhet të planifikohen dhe të rregullohet çdo gjë me një person të besuar dhe kompetent për t’u kujdesur për fëmijën, ndërsa jeni jashtë së bashku. Është e mirë dhe e shëndetshme t’i keni këto çaste për t’u fokusuar tek njëri-tjetri dhe jo vetëm te fëmija. Do të vijë dita, dhe shumë shpejt, kur foshnja juaj do të rritet dhe do të bëhet i pavarur duke e lënë shtëpinë e familjes.

Në fund të gjithë kësaj ju të dy do të jeni sërish vetëm në shtëpi dhe megjithëse duket shumë larg për momentin, është e rëndësishme ta kultivoni dhe ushqeni marrëdhënien tuaj si burrë dhe grua, në mënyrë që kur të hyni në ato vite më të vona, të mos keni kultivuar një largësi shpirtërore të tillë, saqë jeta pa fëmijët të mos ketë më kuptim apo të ketë

Page 79: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 79

humbur gëzimin.

Mbani mend se fëmijët janë “dhuratë” nga Zoti dhe ju i mbani në mirëbesim për t’i rritur, për t’u kujdesur për ta dhe për t’i përgatitur për jetën. Megjithëse ata gjithmonë do të mbeten fëmijët tuaj, një ditë do ta lënë shtëpinë e përbashkët dhe do të krijojnë shtëpitë dhe familjet e tyre.

Ju lutem të më lejoni të prek një çështje tepër të vështirë dhe të dhimbshme. Po sikur Zoti të mos ju japë fëmijë? Po atëherë? Ky është një realitet në jetët e shumë çifteve si në ditët tona, dhe edhe në vitet e shkuara.

Nuk do të hyj në detaje, por shumë çifte “pa fëmijë” zgjedhin rrugën e birësimit të një foshnjeje /fëmije. Kjo zgjedhje do të varet së tepërmi nga faktit nëse do të mundeni ta trajtoni këtë fëmijë plotësisht si tuajin, dhe jo thjesht si një vepër bamirësie adoptimi të një fëmijë të braktisur/padëshiruar. Ky veprim besoj, kërkon shumë lutje dhe diskutim së bashku, si dhe marrjen e një vendimi për të cilin jeni të dy të vetëdijshëm, sepse është për gjithë jetën tuaj.

Për arsye të ndryshme, unë nuk kam patur fëmijë– martesa e vonë në jetë, si dhe çështje të shumta shëndetësore, e kanë bërë të pamundur të kisha fëmijët e mi. Përgjatë viteve, kemi patur shumë vajza universiteti që shkonin e vinin në shtëpinë tonë. Ato me të vërtetë na u bënë “bija”, madje disa na thanë se ishim si prindër shpirtërorë për to. Edhe sot, vite pasi kanë ecur përpara me jetën e tyre, na quajnë “babi” dhe “mami”. Ajo që na ka sjellë shumë gëzim gjatë viteve kanë qenë momentet kur një prej “vajzave tona” na ka telefonuar për të na thënë “bija juaj po martohet”, ose “së shpejti, vajza juaj po bëhet nënë”! Gjithashtu kemi qëndruar përkrah tyre në ujëra të thella, në kohëra të vështira si ajo e humbjes së një fëmije. Të qenët prind, si për fëmijët e tu, ashtu edhe për ata që të besohen, është përgjegjësi për gjithë jetën...përmes kohërash të mira dhe të vështira!

Jam prekur thellë në zemër edhe kur vajza e tim shoqi, nga martesa e tij e parë, më dërgoi një kartolinë për Ditën e Nënës me shënimin: “Me dashuri, mamit tjetër”. Nuk e kisha pritur kurrë të merrja kartolina për një ditë si kjo, dhe jam tejet e bekuar që edhe pse s’kam pasur fëmijë të mitë, Perëndia më ka bekuar me këto të reja të bukura dhe të shtrenjta, që kam pasur privilegjin t’i njoh dhe t’i ndikoj, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

Page 80: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND80

Pra – ju jeni ende një njësi familjare, edhe pa fëmijët tuaj, nëse e vini veten në dispozicion të Perëndisë. Ai do t’ju bekojë në mënyra që nuk i keni menduar kurrë. Unë e di, sepse Ai më ka bekuar mua, madje pamasë!

MENDIME DHE ZBATIME

1. Po përgatiteni për ardhjen e fëmijës së parë! Cilat janë pritjet e tua për jetën me një foshnjë? Si e sheh që do të ndryshojë? Në cilat mënyra do të mbetet e njëjtë?

2. Çfarë këshillash ju kanë ndihmuar, ndërsa bëheni gati për ardhjen e bebit? Shkruaji!

3. Diskutoni si çift se si do të jeni aktivë për t’u kujdesur për këtë jetë të re. Mendoni për mënyra se si do të tregoni kujdes ndaj njëri-tjetrit, për të shmangur mbingarkesën.

4. Planifikoni për mënyra se si do ta inkurajoni dhe ta ruani marrëdhënien tuaj në çift, kur të bëheni edhe prindër të rinj.

5. Nëse jeni pa fëmijë – cilat janë gjërat pozitive që po bëni, që të vazhdoni të jeni bekim për njëri-tjetrin dhe për të tjerët rreth jush?

6. Çfarë këshille do t’i jepnit një çifti që ka humbur një fëmijë? Natyrisht, është tepër e vështirë nëse edhe ju keni përjetuar të njëjtën humbje.

Page 81: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 81

- 16 -

PRINDËRIMI

Perëndia krijoi familjen! Fëmijët janë dhuratë brenda martesës, por nuk janë të domosdoshëm që një martesë të jetë e plotë dhe e përmbushur.

Është shumë e rëndësishme që ta mbajmë mend këtë, veçanërisht kur një çift nuk mund të ketë fëmijë ose kur vjen koha që fëmijët rriten dhe largohen nga shtëpia.

Fëmijët janë dhënë si në kujdestari, domethënë i kemi nën kujdestarinë tonë dhe me të vërtetë janë një dhuratë e çmuar nga Perëndia. Si rrjedhim, ne kemi një përgjegjësi që t’u kushtojmë kujdes fëmijëve tanë - ata që Zoti na ka dhënë në kujdestari.

Psalmi 127:3-6 na mëson që fëmijët janë: 1) trashëgimi dhe 2) shpërblim.

Në Fjalët e Urta 17:6 mësojmë që nipërit dhe mbesat janë një kurorë për gjyshërit dhe që prindërit tanë janë nderi dhe bekimi ynë. Më lejo të të bëj një pyetje: Çfarë qëndrimi ke ndaj prindërve të tu? Si është marrëdhënia jote me ta? Efesianëve 6:1-3 na mëson qartë që ne kemi përgjegjësinë të nderojmë dhe t’iu bindemi prindërve tanë. Ky urdhërim vjen me një premtim: që të jemi mirë dhe të jetojmë gjatë mbi tokë. Unë kam parë shumë shembuj të mirë në Shqipëri lidhur me këtë, edhe pse mund të jetë duke ndryshuar këto kohë.

Parimi që të kujdesemi për prindërit në pleqëri ka qenë sfidues për ne, për shkak se jetonim kaq larg. Por Zoti na dha hir dhe mundësi që kur ata ishin sëmurë dhe vërtet kishin nevojë për ne, të mund të ktheheshim dhe të qëndronim pranë tyre në ato momente të vështira. Të nderojmë prindërit sjell bekim! Ne kurrë nuk jemi penduar që iu kemi kushtuar kohë atyre dhe kemi shumë kujtime të çmuara nga koha që kemi kaluar bashkë me ta.

Mëso nga prindërit e tu, siç këshillohet në Fjalët e Urta 1:8,9 dhe 13:1.

Page 82: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND82

Edhe kur nuk janë besimtarë, prindërit do të na mësojnë shumë rreth jetës nga përvoja e tyre.

Le të jetë qëllimi yt që t’u sjellësh gëzim prindërve. Fjalët e Urta 10:1 dhe 15:20 thotë: “Një fëmijë i urtë e gëzon të atin…”. Të vepruarit pa mend dhe pa respekt u sjell vajtim dhe vuajtje prindërve (Fjalët e Urta 17:25).

Çfarë na mësoi Jezusi rreth fëmijëve dhe rreth vlerës së tyre? Në Marku 10:13-16 dhe Mateu 18:5-6 shikojmë se si Jezusi i kushtoi vëmendje dhe i bekoi duke na dhënë mësimin që fëmijët janë me shumë vlerë dhe kanë nevojë për vëmendjen tonë.

Këtu do të përqendrohemi në tri aspekte të të qenit prindër dhe se si të rrisim fëmijët që na janë besuar.

1. DASHURIA

Së pari, mamaja dhe babai që duan dhe respektojnë njëri-tjetrin. Fëmijët na vëzhgojnë dhe mësojnë nga ne se si të jetojmë. Unë mësova nga prindërit e mi dhe vendosa në zemrën time se kur të martohesha, do të doja një martesë që ngjante me atë që mami dhe babi kishin ndërtuar!

Së dyti, prindërit që duan fëmijët e tyre. Le të përmendim pesë aspekte.

1) Në dashuri përdor fjalë që inkurajojnë dhe bekojnë fëmijët.

2) Kushtojuni fëmijëve vëmendje. Mos jini aq të zënë sa të mos keni kohë t’i dëgjoni kur kanë diçka për t’ju treguar dhe kaloni kohë duke bërë gjëra bashkë me fëmijët. Trego interes për botën e tyre, d.m.th. çfarë i shqetëson, çfarë interesash kanë etj.

3) Shprehe dashurinë tënde në mënyrë fizike, me puthje apo me përqafime.

4) Jepuni dhurata herë pas here. Jo me domosdo këto dhurata duhet të kushtojnë shumë. Ose mund të jetë edhe diçka që nuk kushton fare, përveçse pak kohë dhe mundim nga ana juaj.

5) Shpenzoni kohë që të krijoni diçka bashkë. Kjo do të thotë që, së pari, të dish se çfarë i intereson fëmijës suaj! Për shembull, mund të jetë që bashkë riparoni një lodër, ose lani bashkë makinën. Nëse gatimi është

Page 83: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 83

diçka që u pëlqen, mund të vendosni të gatuani bashkë një vakt etj.

2. EDUKIMI/TRAJNIMI I FËMIJËVE

KKjo është një nga përgjegjësitë parësore të prindërve sipas Efesianëve 6:4. Përgjegjësia jonë është t’i edukojmë ata në disiplinën dhe këshillën e Zotit. Për disiplinën do të flasim më shumë pak më vonë. Është e rëndësishme të kuptojmë që edukimi i fëmijës nuk mund të lihet në dorën e mësuesve në shkollë apo edhe te shërbesa e fëmijëve në kishë. Kaloni kohë duke lexuar gjithë librin e Fjalëve të Urta, ku në thelb shkruhet se është ati ai që i mëson birit të vet frikën e Zotit dhe rrugët e Perëndisë.

Mësojuni fëmijëve Fjalën e Perëndisë dhe rrugët e Tij për jetën.

Një mënyrë për ta bërë këtë është të mësoni dhe të edukoni fëmijën tuaj duke qenë shembull i mirë për të. Jetojeni atë që po mësoni dhe prisni prej fëmijës suaj! Në parim e kemi këtë këshillë te Titi 2:7,8

Fëmijët kanë nevojë për trajnim dhe edukim në shumë fusha, si kemi shkruar më poshtë. Ata kanë nevojë të trajnohen që të jenë të ndershëm për të thënë të vërtetën, të mësohet të respektojnë sendet e të tjerëve, të respektojnë autoritetet. Fëmijët kanë nevojë për trajnim në marrjen e vendimeve, duke marrë përgjegjësi fillimisht për gjëra të vogla, që të mësojnë se si të veprojnë kur të rriten dhe të kenë përpara vendime më të mëdha. Duhet të jemi shembull dhe të mësojmë rreth e folura o për mire o për keq. Unë vetë nuk jam prind, por kam shumë nipër dhe mbesa dhe në plot raste kam parë që ato fjalë që thuhen mbase dhe pa i kushtuar shumë kujdes, mund dhe do të dalin një ditë nga goja e fëmijëve tanë dhe zakonisht në rrethana kur ne do të turpërohemi!

Një pyetje - Si mund ta nxisë ose ta mënjanojë sjellja jonë si prindër një rebelim, inat apo mosbindje tek fëmijët tanë? Mendoni dhe diskutoni edhe me prindër të tjerë.

Populli hebre na mëson një parim të mirë që bën mirë ta zbatojmë! Te Ligji i Përtërirë 6:4-9 shkruhet se edukimi është përfshirë në çdo pjesë të jetës, kudo që ishin. Ligji i Përtërirë 4:9 na thotë: “…ua mësoni bijve tuaj dhe bijve të bijve tuaj.” Domethënë, atë që po iu mësoni fëmijëve tuaj, do të jenë të vlefshme për nipërit dhe mbesat apo brezat e ardhshëm.

Por çfarë na mësojnë këto vargje rreth trajnimit të fëmijëve? Na mësojnë

Page 84: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND84

që të flasim me ta rreth gjërave gjatë gjithë kohës, të mbajmë hapur linjat e komunikimit! Për shembull, flisni për çfarë teme del kur jeni ulur në shtëpi, kur jeni duke ecur rrugës ose kur keni dalë për shëtitje, kur fëmijët po bëhen gati për gjumë, kur ngrihen në mëngjes etj. Gjeni kohën e duhur, kini durim, jini të butë, por mësojini fëmijët duke dhënë shembuj dhe kështu të bëhet praktike këshilla juaj.

3. DISIPLINË

Disiplina duket se është gjëja më e vështirë dhe më e debatueshme se si duhet të praktikohet tek fëmija. Fëmijët kanë nevojë të mësojnë të jetojnë nën autoritet. Kjo do të sjellë harmoni dhe qëndrueshmëri në familje dhe është për të mirën e shoqërisë sonë. Çfarë shikojmë rreth nesh në shoqërinë e sotme mendoj se është pasojë e një mungese të disiplinës së duhur në shtëpi.

Siç është përmendur edhe më sipër, është me rëndësi të madhe që prindërit të jenë në një mendje dhe në harmoni për sa i përket zbatimit të disiplinës së fëmijëve. Dua të them që një parim i mirë është të vendosni standarde apo kufij të arsyeshëm me pasojat e duhura për mosbindjen dhe që të mos jenë fjalë boshe. Nëse thuhet një gjë që nuk zbatohet, fëmija shumë shpejt arrin ta kuptojë që mund të bëjë çfarë të dojë pa ndonjë pasojë. Në një rast të tillë, ju e keni humbur autoritetin dhe sigurinë që fjala juaj ka vlerë!

Ka një mënyrë të duhur dhe një të gabuar për të disiplinuar një fëmijë. Kurrë mos e disiplino fëmijën kur je nën zemërim. Ki kujdes që të jesh duke kontrolluar emocionet e tua. Jakobi 1:19,20 na e bën këtë të qartë duke na thënë që “…zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë.”

Të themi një fjalë këtu në lidhje me inatin dhe ashpërsinë si prind. Tek Efesianëve 6:4 dhe Kolosianëve 3:21 këshillohemi të mos i provokojmë fëmijët tanë dhe të mos i bëjmë që të hidhërohen. Ne kemi nevojë të përpiqemi për pajtim kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ne si prindër do të inatosemi ndonjëherë dhe ka raste kur reagojmë pa menduar! Por, mos ji aq krenar/e sa të mos i kërkosh falje fëmijës tënd kur është e nevojshme.

Si prindër duhet të tregojmë kujdes përpara fëmijëve. Si çift, rregulloni gjërat kur jeni vetëm dhe jo në sytë e fëmijëve. Është shumë e nevojshme që ju të dy të jeni në një mendje për mënyrën se si do t’i rrisni, t’i trajnoni dhe

Page 85: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 85

t’i disiplinoni fëmijët! Krijohet një situatë e vështirë kur fëmijët e përdorin babain kundër mamit dhe anasjelltas.

Ja, disa vargje për t’u marrë parasysh lidhur më disiplinën: Fjalët e Urta 19:18; 22:15; 23:13,14; 29: 15,17.

Mbani mend që ju është dhënë një thesar nën kujdestari. Keni privilegjin ta formoni dhe të kujdeseni për këtë dhuratë - fëmija yt. Kujdesu për të me kujdes të madh.

Kurrë nuk është tepër vonë për të sfiduar fëmijën tënd që të bëjë më të mirën, por jo më shumë!

Kurrë nuk është tepër vonë t’i tregosh fëmijës që e do.

Kurrë nuk është tepër vonë të kërkosh falje nëse është e nevojshme.

Kurrë nuk është tepër vonë të fitosh respektin dhe besimin e tyre nëse e ke humbur.

Kurrë nuk është tepër vonë të rihapesh dyert e komunikimi nëse janë mbyllur.

Vazhdo të lutesh për fëmijën tënd dhe të kesh shpresë. Gjithmonë ka shpresë!

Një pyetje për t’u menduar: Nëse ti e di që fëmija yt do të bëhej krejt si ty, çfarë gjërash do të ndryshosh?

Kam gjetur një letër shkruar nga një prind fëmijës së vet dhe po jua jap juve.

“Ti je i dashur, ti je i rëndësishëm dhe gjithmonë do të jesh, pavarësisht çfarë do të ndodhë. Unë interesohem shumë për ty që të sigurohem për nevojat e tua, të qëndroj krah për krah me ty, të të këshilloj, të të korrigjoje, dhe nëse duhet, të jap jetën time për ty. Angazhimi im ndaj teje nuk bazohet mbi çfarë bën apo nuk bën, si dukesh, a është trupi yt i përsosur apo jo, si je në shkollë apo në sport. Dashuria ime ka të bëjë me atë që unë jam prindi yt dhe ti je fëmija im. Ti je një dhuratë e çmuar mbi çdo gjë tjetër, që Perëndia ma ka dhënë për një stinë e caktuar. Me kalimin e kohës unë dua të bëhesh i lirë që të jetosh jetën tënde, por, ndërsa je duke u rritur, unë e vlerësoj kujdesin tim për ty si një përgjegjësi që është tepër e rëndësishme.”

Page 86: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND86

MENDIME DHE ZBATIME

1. Jo të gjithë kemi pasur një fëmijëri të lumtur! A ishin prindërit e tu një shembull pozitiv apo negativ në procesin e prindërimit? Si ka ndikuar në mënyrën e rritjes?

2. Tani që je vetë prind, si u tregon dashuri fëmijëve, pa i llastuar ata? 3. Sa të rëndësishme ishin për ty si fëmijë fjalët e ëmbla? Folua ato

fëmijëve të tu!4. Në ç’mënyrë bëhemi kaq të zënë, saqë nuk kemi kohë as për fëmijët

tanë? Bëj një listë!5. Lexo Ligji i Përtërirë 6: 4-9. Cilat janë parimet që mësojmë në lidhje

me edukimin e fëmijëve tanë? Shkruani një listë.6. Si e kupton fjalën “disiplinë”? Çfarë është disiplina biblike? Çfarë nuk

është disiplina e duhur?

Page 87: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 87

- 17 -

TË JESH BASHKËSHORTE, AMVISË DHE NËNË

Është një serial që quhet “Shtëpiake të dëshpëruara”...Nga ana biblike nuk ka ASGJË PËR T’U DËSHPËRUAR rreth rolit tonë si gra në shtëpi!

Mua do të më pëlqente të quheshim “amvisa të bekuara”! Pse ndodh që kaq shumë nga ne, nuk gjejnë kënaqësi në këtë? Pse i urrejmë punët e shtëpisë? Ato gjëra që çdo grua duhet të bëjë çdo ditë.... Të gatuajë, të lajë enët, rrobat, të hekurosë, të pastrojë shtëpinë, etj., pikërisht këto janë gjërat për të cilat ankohemi më shpesh!

Personalisht besoj se kjo ndodh për arsyen e thjeshtë se nuk kemi mësuar të gjejmë kënaqësi në këto detyra, si përgjegjësi të dhëna nga Perëndia! Ne e nënvlerësojmë rëndësinë e tyre! Një artikull që kam lexuar në një revistë flet pikërisht për këtë. Një grua, bashkëshorti i së cilës mendonte se ajo nuk kishte aq shumë punë për të bërë, duke qenë vetëm një nënë dhe amvisë, një ditë, vendos të mos i bënte punët që bënte në përditshmëri! Kur i shoqi kthehet në shtëpi në fund të ditës, i gjen fëmijët duke vrapuar vërdallë, ende me pizhame...enët e mëngjesit dhe ushqimin ende mbi tavolinë...darka nuk ishte gatuar...shtëpia ishte fund e krye një rrëmujë. Atë e zuri paniku, ndërsa vriste mendjen se ku mund të ishte e shoqja, çfarë mund t’i kishte ndodhur. Ndërsa hyri në dhomën e tyre të gjumit, e gjeti atë në shtrat, duke lexuar një libër! I çuditur, ai e pyeti: “Çfarë nuk shkon? Pse je ende në shtrat? Mos je sëmurë?” Ajo iu përgjigj: “Jo, jam shumë mirë. Thjesht sot nuk i kam bërë të gjitha gjërat që bëj çdo ditë!”. Ai e mori mesazhin!

Me çfarë qëndrimi e bëjmë punën që na bie për pjesë çdo ditë? Ndryshimi qëndron nëse punojmë me gëzim, apo punojmë duke u ankuar përditë për Të.

Çfarë thotë Fjala e Perëndisë për këtë? Tek Fjalët e Urta 31:10-19, shohim tri gjëra që janë pjesë thelbësore e karakterit të kësaj gruaje.

Page 88: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND88

Së pari, në vargun 13, lexojmë se ajo “...punon me gëzim me duart e veta.” Kjo do të thotë t’i përmbushësh këto përgjegjësi me dëshirën për t’i bërë mirë, jo thjesht sepse duhen bërë. Së dyti, vargu 15 na thotë se “Ajo çohet që me natë” për të siguruar për nevojat e familjes së saj! Kjo mund të mos jetë ajo që duam të dëgjojmë! Personalisht unë nuk i parapëlqej orët e hershme të mëngjesit, por kam zbuluar bekimin e orëve të para të mëngjesit dhe ndjesinë e përmbushjes për të gjithë gjërat që mund të bëhen. Por, parimi këtu është se kjo grua nuk është përtace...nuk e shtyn punën e vet deri në minutën e fundit dhe pastaj të nxitojë në panik për të përfunduar çdo gjë në kohë. Së treti, në vargun 17 lexojmë se ajo “ngjesh me forcë ijët.” Ajo i vihet punës plot me energji. Është e qartë që ashtu si ajo, as ne nuk duhet të kemi frikë nga puna e rëndë.

Ne shpesh mendojmë se jeta e tjetrit është më emocionuese, më zbavitëse dhe përmbushëse, por ne nuk mund ta shohim panoramën e plotë, as nuk i kuptojmë vështirësitë me të cilat ai/ajo mund të jetë duke u përballur. Nuk duhet të harrojmë: një pjesë e mirë e jetës është rutinë, nuk mund të jetë gjithnjë emocionuese. Ne ngrihemi çdo ditë, pastrojmë shtëpinë, gatuajmë, lajmë enët, dhe cikli përsëritet sërish gjatë ditës!

Gruaja e Fjalëve të Urta 31, duket një grua përtej arritjeve tona! Është figura e një gruaje që është e zënë dhe e përmbushur në rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë. Ajo ka mësuar të gjejë kënaqësi në atë që bën!

Shihe si një mënyrë për të qenë mirënjohëse për ushqimin e siguruar, gjë që ka bërë të mundur edhe enët e papastra! T’i shndërrosh në kënaqësi punët tona të përditshme, është një sfidë. Por si mund të bëhet? Duke ia ofruar Zotit, si një shërbim! Kolosianëve 3:23 na këshillon – “Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit.” Nëse ke vështirësi në këtë fushë, bëje këtë një pikë lutjeje për t’i kërkuar Perëndisë të japë dëshirën dhe gëzimin e nevojshëm. Me ta parë krijimin dhe kujdesin e një shtëpie si një privilegj dhe jo thjesht si një detyrë, gjithë qëndrimi dhe perspektiva do të ndryshojë!

Të qenët amvisë është një karrierë në vetvete! Përkufizimi i një amvise është – “dikush që menaxhon një shtëpi”. Kjo përfshin buxhetin, organizimin e ditës etj. Nuk ka pagesë në fund të ditës, por lumturia e bashkëshortit dhe fëmijëve është aq shpërblyese.

Mua më pëlqen gatimi. Më pëlqejnë punët e shtëpisë! Kur gatuaj

Page 89: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 89

një vakt të shijshëm, kënaqësia që kjo i sjell tim shoqi është ajo që më sjell gëzim edhe mua! Pjesë e rolit tonë është të mësojmë çfarë vaktesh i pëlqejnë familjes, ta bëjmë përparësi t’i gatuajmë mirë. Kjo nuk kërkon medoemos një shpenzim të madh. Përpiqu të jesh krijuese me artikujt që mund të përballoni! Ajo që nevojitet medoemos është pak energji dhe imagjinatë!

Në përgjithësi, gratë kanë dhuntinë unike për ta bërë një shtëpi tërheqëse! Kjo nuk do të thotë se burrave nuk u jepet në këtë fushë! P.sh., im shoq ka shumë shije në kombinimin e ngjyrave etj., këshilla ime është ta diskutoni dekorin e shtëpisë suaj së bashku.

Kthejeni në një projekt të përbashkët! Kjo do të thotë që do të kaloni kohë bashkë ndërsa rregulloni dhe përshtatni shtëpinë tuaj. Shtëpia mund të përshkruhet si “Një vend ku ndihemi rehat, ku mund të çlodhemi; vendi ku jemi në paqe e të qetë. Nuk është vetëm një ndërtesë, është shumë më tepër dhe diçka më e thellë.” Fjalët e Urta 24:3-4 na ofron shumë urtësi, si nëse flasim për aspektet praktike të të bërit të shtëpisë të veçantë dhe unike, apo aspektet shpirtërore të rritjes së bashku si familje. “Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi. Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.”

Këto vargje na janë dhënë në formën e një gravure të bukur, si një dhuratë dasme. Ajo varet në murin e shtëpisë sonë, duke na kujtuar çdo ditë ta aplikojmë këtë të vërtetë në jetët tona. Disa çifte kur martohen zgjedhin një citim nga Bibla, e pikturojnë dhe e vendosin në një kornizë si moto, një kujtesë në martesën, shtëpinë dhe familjen që ndërtojnë. Po sikur ta bëni këtë edhe tani që keni vite të martuar? Është një mënyrë e bukur për ta bërë Fjalën e Perëndisë pjesë integrale të shtëpisë dhe familjes sonë!

Titi 2:4-5 e përcakton qartë rolin tonë si gra, amvisa dhe nëna. Aty thuhet “...t`i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, të jenë fjalëpakë, të dëlira, t`i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.” Goxha përshkrim pune! Kjo është detyra e Perëndisë për ne! Këto janë gjëra që gratë e moshuara duhet t’u mësojnë të rejave. Mes të tjerash, kemi përgjegjësinë të përkushtohemi në shtëpi (të jemi të zëna me gjërat e shtëpisë), duke u kujdesur për aspektet praktike që e bëjnë shtëpinë tonë një strehë për familjen, një vend ku ata të vijnë dhe të ndihen të sigurt.

Page 90: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND90

Ime më nuk ka punuar kurrë jashtë shtëpisë, ishte një amvisë me kohë të plotë, që kujdesej për shtëpinë e saj, familjen, si dhe ndihmonte tim atë që ishte një fermer me kohë të plotë. Ata kishin privilegjin e të punuarit bashkë në atë mënyrë. Kur isha fëmijë, mbaj mend se mami ishte gjithmonë aty kur ktheheshim nga shkolla dhe shpesh kishte diçka gati për ne për të ngrënë! Si fëmijë, e çmoja shumë këtë gjest. Mos e nënvlerësoni kurrë përgjegjësinë madhore dhe privilegjin e rritjes së fëmijëve tuaj. Investoni në jetët e tyre.

Një gjë tjetër themelore, është edhe ekuilibri i vendosur, që puna e shtëpisë të mos zëvendësojë kohën me Perëndinë dhe Fjalën e Tij. Tek Luka 10:38-42 kemi historinë e Martës dhe Marisë. Jezusi e qorton Martën në këtë incident, por duke bërë këtë, ai nuk e dënonte punën që po bënte në shtëpi, dhe as e nënvlerësonte mikpritjen e hijshme të ofruar ndaj Tij dhe dishepujve. Por, Jezusi e këshilloi Martën të mos mbingarkohej më punë, duke qenë aq në ankth për to, sa të linte pas dore ushqimin e zemrës së saj. Ne këshillohemi të mos e lëmë kurrë pas dore kujdesin ndaj nevojave tona shpirtërore, çka ndonjëherë do të thotë të lësh për një moment të mëvonshëm ndonjë nga punët e shtëpisë. Është mençuri që në mesin e një stili jetese plot me punë, të lëmë mënjanë një pjesë të ditës vetëm për të lexuar Fjalën e Perëndisë dhe për t’u lutur. Kjo është po aq e rëndësishme, sa edhe detyrat që kemi në shtëpi. Ne na duhet një ekuilibër i mirëvendosur mes kohës për Perëndinë dhe përkushtimit tonë si gra, bashkëshorte dhe nëna.

Të qenët një amvisë ndërthur detyrën më shërbyese me mundësitë më domethënëse për të ndikuar si familjen, ashtu edhe ata që vijnë në shtëpinë tuaj.

Disa fjalë urtësie nga Fjala e Perëndisë!

Fjalët e Urta 14:1 “Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.” Gruaja e urtë është një burim force, si dhe shembull kujdesi për familjen e vet.

Fjalët e Urta 11:16 “Gruaja e bukur fiton lavdinë....“

Fjalët e Urta 12:4 “Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.”

Fjalët e Urta 19:14 “Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por

Page 91: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 91

një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti.”

Disa pamje rreth asaj çfarë e karakterizon gruan e perëndishme dhe amvisën që ka një karakter fisnik...Fjalët e Urta 31 “Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo...Ajo i bën të mira...punon me gëzim me duart e veta...Siguron ushqim për familjen e saj...I vihet punës zell...I shtrin dorën të varfrit...Burri i saj nderohet te porta e qytetit...Forca dhe nderi janë rrobat e saj...Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë....Ajo mbikëqyr si shkon shtëpia e vet...Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume...Edhe burri i saj e lëvdon....Gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet...”

Kam bindjen se këto fjalë ju kanë nxitur ta shihni shtëpinë dhe punën e përditshme si një bekim të cilin ua ka besuar Perëndia. Ne duhet t’i përdorim mendjet dhe duart për të krijuar një shtëpi të dashur dhe mikpritëse dhe ata që hyjnë brenda saj, të ndiejnë kujdesin e dhënë dhe të mund të çlodhen. Një nga komplimentet më të bukura që mund të na jepet është kur dikush na thotë se shtëpia jonë është e “paqtë”. Ne e dimë se nuk jemi gjithmonë të tillë, por kur Krishti mbretëron në një familje dhe është kreu i saj, PAQJA E TIJ është e pranishme dhe bekim për të tjerët.

MENDIME DHE ZBATIME

1. Të qenët amvisë e bekuar 2. Çfarë vështirësish ke në lidhje me rolin e të qenët amvisë?3. Si e shijon atë? Si gjen përmbushjen në rolin e një amvise?4. A e shikon rolin e amvisës si një përgjegjësi të dhënë nga Perëndia? A

e konsideron edhe privilegj për ty? Nëse po, përse? Nëse jo, cilat janë arsyet e tua?

5. Lexoni Fjalët e Urta 31:10-31. Çfarë ke mësuar nga kjo grua, lidhur gëzimin, kënaqësinë dhe përmbushjen në përkujdesjen për shtëpinë e saj, burrin dhe fëmijët e saj? Si veproi ajo, duke shtrirë dorën jashtë shtëpisë?! Shkruaj një listë!

6. Në ç’mënyra mund ta zbatosh Titin 2:4,5; si t’i shërbesh familjes, dhe të jetosh për të, për miqtë, kishën, etj?

Page 92: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND92

REKOMANDIME PËR LEXIM:

• Sekreti i dashurisë” nga Josh McDowell• “Si mund të jetë një marrëdhënie intime e juaja?” nga Josh McDowell• “Pastërtia seksuale” nga Tony Evans.• “Unë u martova me ty” nga Valter Trobish• “Premtim i mbajtur” • “5 Gjuhët e Dashurisë” nga Gary Chapman• “Sekreti i Dashurisë” nga Josh McDowell• “Seksi dhe Martesa” nga June Hunt

Page 93: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

DOMETHËNË, DËSHIRON TË MARTOHESH? | 93

Page 94: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet

| SHIRLEY TOWNSEND94

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Townsend, Shirley

Domethënë...dëshiron të martohesh! / Shirley Townsend;

Përkth. Migena Ramaj; Red. Rudina Boçe – Tiranë:

Vernon Publishing, 2017

96 f.; 14 x 21 cm.

Tit origj.:

ISBN 978-9928-104-62-5

1. Feja kristiane 2. Martesa

27 -45 -23

Page 95: Dëshiron të - AEM-Misioni Ungjillor te martohesh - Shirley...gjatë viteve të para në Shqipëri në periudhën kur mësoja gjuhën shqipe. Ky libër nuk do të bëhej realitet