Page 1 of 30
Raport
i Vlerësimit të Jashtëm
për
programin e ciklit të dytë të studimit
Master i Shkencave në Inxhinieri
Elektrike
në SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës
Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Ing. Thomaq Koblara
Korrik 2015
Page 2 of 30
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit MSC në Inxhinieri Elekrike
në SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan i Tiranës”
HYRJE
SHPAL “Universiteti Metropolitan i Tiranës” është liçensuar me vendim Nr. 375, datë 12.05.2010
të Këshillit të Ministrave. Bazuar në vendimin e mësipërm UMT është e organizuar në dy fakultete,
Fakultetin e Inxhinierisë dhe Fakultetin e Ekonomisë. Me urdhërat nr. 497 datë 18,10,2012 dhe nr.
197 datë 28.05.2013 UMT i është dhënë leja për të çelur studimet në ciklin e dytë Master i
Shkencave. Grupi i vlerësimit do të marë në shqyrtim programin mësimor Master i Shkencave në
Inxhinieri Elektrike. UMT ka si qëllim hapjen e ciklit të dytë të studimeve e është dhe vazhdim dhe i
ciklit të parë të studimeve. Bazuar në raportin e vlerësimit të brendshëm si dhe gjatë audititmit stafi
akademik i UMT ka pasqyruar interesat dhe qëllimin e hapjes së programit. Sipas institucionit
qëllimi kryesor i programit është plotësimi i njohurive dhe dhënia e kompetencave të veçanta
studentëve të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve në fushën e inxhinierisë elektrike.
Kompetencat që do të fitohen janë të lidhura me fushën e prodhimit energjisë elektrike si dhe të
mirëmbajtjen e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike. Bazuar në auditim si dhe në
syllabuset e programit mësimor rezulton se programi i formimit përfundon me mbrojtjen e një teme
diplome në fushën e inxhinierisë elektrike. Për të hapur ciklin e dytë të studimeve në fushën e
inxhinierisë elektrike UMT është bazuar në kërkesat e tregut të punës për specialistë në fushën e
mirëmbajtjes së sistemit elektro – energjetik të Shqipërisë gjithashtu dhe në kërkesat e studentëve të
cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve. Stafi akademik i UMT (stafi i cili ka realizuar
programin mësimor të MSC në inxhinieri elektrike) ka ideuar një program mësimor fleksibël.
Programi mësimor zhvillohet mbasdite dhe gjatë fundjavës në mënyrë që ai të ndiqet dhe nga një
numër i lartë studentësh të cilët kanë dëshirë të ndjekin ciklin e dytë. Programi mësimor do të
zhvillohet në gjuhën shqipe dhe është i ndërtuar nga 120 ETC. Programi mësimor zgjat 2 vjet.
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
Dr. Ing. Thomaq KOBLARA
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit MSC në Inxhinieri Elektrike
Pjesa përshkrimore
Inxhinieria elektrike është një fushë shumë e gjërë studimore. Ajo përmbledh disa nën degë
studimore, si automatizimin e industrisë, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrik, aplikimet
elektrike, makinat dhe transmisionet elektrike. Bazuar në auditim kryer si dhe në syllabuset e
lëndëve vërejmë se institucioni ka hapur ciklin e dytë të studimeve, MSC në inxhinieri elektrike duke
u mbështetur në thellimin e studimeve për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike.
Studentët të cilët do të mbarojnë studimet e ciklit të dytë MSC në inxhinieri elektrike do të përftojnë
njohuri të thelluara në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Për të realizuar
qëllimin e tij ka ideuar një grup lëndësh mësimore të cilat thellojnë njohuritë në fushën e
elektromagnetizmit, e burimeve të energjisë elektrike, gjeneratorëve të prodhimit të energjisë
elektrike, sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe në menaxhimin e projekteve
elektrike.
Page 3 of 30
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin
e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;
Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
Programi i studimit MSC në Inxhinierinë Elektrike është hartuar në përputhje me
misionin dhe qëllimin e institucionit.
Hartimi i programit është bazuar në nevojat e
tregut të punës për inxhinierë elektrikë me
specializim (ose profilizim) në fushën e
prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
Programi është hartuar duke u bazuar në
nevojat e zhvillimit ekonomik të sektorit
energjetik të vendit.
Programi i studimit i pasqyron dhe ruan vlerat kulturore të kombit
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Programi është bazuar në strategjinë e zhvillimit të institucionit.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në
fuqi.
Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të
përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Programi mësimor i hartuar nga institucioni
është bazuar në kreteret e përcaktuara nga
aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Emëtimi i programit është në përputhje më nivelin e kualifikimit të kërkuar nga korniza
shqiptare e kualifikimit për specializimin
inxhinieri energjitike.
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të
rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Institucioni ka të hartuar një plan për
zhvillimin e progamit mësimor. Institucioni ka të hartuar planin e përmirësimit
të mësimdhënies dhe të rezulateve në punën e
mësimdhënies. Plani është i bazuar në kriteret
standard të vlerësimit të njohura nga ligji i
arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.
Plani i hartuar dhe kriteret e vlerësimit janë të pasqyruara në RVB e UMT.
Konkluzionet e vlerësimit: Progami i studimit MSC është hartuar për tu ndjekur nga studentë të
cilët kanë mbaruar studimet e ciklit të parë “Bachelor” në inxhinierinë elektike. Programi i MSC
është i profilizuar në drejtimin prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike. Programi
përmbledh disa elementë të fushës së automatizimit të industrisë dhe transmisioneve elektrike dhe
aplikimeve elektrike.
2. Struktura akademike e Fakultetit të Inxhinierisë
Pjesa përshkrimore
Bazuar në raportin e vlerësimit si dhe në auditim rezulton se skema organizative e Fakultetit
Inxhinierisë është përbërë nga dekanati, këshilli i fakulteti, nga dy departamente (Departamenti i
Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Departamenti i Inxhinierisë Elektrike) si dhe një qendër Kërkimore e
Fakultetit të Inxhinierisë. Departamenti përgjegjës për zhvillimi i ciklit të dytë të studimeve është
departamenti i Inxhinierisë elektrike. Në statutin e UMT janë paraqitur detyrat, kompetencat dhe
roli i secilës prej njësive që formojnë fakultetin. Përzgjedhja e dekanit të fakultetit, këshillit të
fakultetit dhe antarëve të departamenteve kryhet në përputhje me statutin e UMT. Detyrat e
përgjegjësit të departamentit dhe personelit akademik janë në përputhje me statutin e UMT si dhe
me ligjin e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.
Page 4 of 30
Tregues të matshëm:
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi,
për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo
fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.
Po UMT ka dy fakultete të cilat operojnë si njësi
kryesore. Fakultetin e Inxhinierisë dhe
Fakultetin e Ekonomisë.
Fakulteti i inxhinierisë ka tre departamente, departamentin e inxhinierisë së ndërtimit,
departamentin e inxhinierisë elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit e dhe një qëndër
kërkimore.
Nga dokumentacioni i marë shqyrtim rezulton se njësitë bazë të UMT kanë mision dhe objektiva
të përcaktuara.
Departamenti i inxhinierisë elektrikë ka një
përbërje prej 9 (nëntë) antarësh me kohë të
plotë, nga të cilët: tre antare me titullin profesor
dy antarë me titul profesor i asociuar dhe katër antarë me titull master shkencor.
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për
realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.
Bazuar në dokumentacionin e ofruar rezulton se
njësitë bazë janë përgjegjegjëse për hartimin e
programit mësimor.
Bazuar në dokumentacion rezulton se njësia bazë përfshihet në rekrutimin e personelit
akademik. Kryen vlerësimet e personelit
akademit mbështetur në procedurat e dhe
anketat të cilat përputhen me procesin e
përzgjedhjes së stafit akademik.
Konkluzionet e vlerësimit: UMT përmbush kriteret e organizimit të fakulteteve si dhe të njësive bazë. Personeli akademik me kohë të plotë përbëhet nga një grup prej 9 personash nga të 5
persona janë me grada shkencore Profesor dhe Profesor i Asociuar. Personeli me tituj akademikë
është personel me moshë relativisht të lartë prandaj UMT duhet të përcaktojë dhe të kualifikojë
asistentët të cilët duhet të jenë në ndihmë të profesorëve. Lidhur me stafin në moshë të re,
institucioni tashmë ka marrë masa për kualifikimin e tyre, financon trajnimet, dhe në një rast
ndjekjen e doktoraturës jashtë Republikës së Shqiperisë. Personeli akademik i departametit të inxhinierisë elektrike ka hartuar programin e MSC në
inxhinieri elektrike
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Bazuar në vlerësimin e jashtëm të kryer rezulton se UMT dhe Fakulteti i Inxhinierisë
rekrutojnë staf akademik të kualifikuar me tituj dhe grada shkencorë të cilët kanë një karierë
profesionale. Kërkesat ndaj stafit akademik me kohë të pjesshme janë në përputhje me
strategjinë e zhvillimit të institucionit. Rekrutimi i personelit akademik do të është kryer në
përputhje me rregulloren e UMT (rregullorja për rekrutimin e stafit akademik) e cila është
miratuar nga Senati akademik. UMT respekton rregulloren e senatit si dhe në kriteret e
vendosura nga ligji i arsimit të lartë për ciklin e dytë të studimeve për rekrutimi të stafit
akademik me kohë të pjesshme që do të japë mësim në programin e studimit MSC në
inxhinieri elektrike. Pranimi i stafit akademik me kohë të plotë dhe kohë të pjesshme kryhet
Page 5 of 30
nëpërmjet organizimit të konkursit i cili është në përputhje me kodin e punës dhe rregulloren
e brendshme të institucionit.
Tregues të matshëm:
Struktura didaktike për programin e studimit MSC në Inxhinieri elektrike
Tabela 1 Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Jakup Agalli Për. Dep Prof.Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr. UPT
2 Marenglen Gjonaj Pedagog Prof.Dr 2 Aida Spahiu Prof.As. UPT
3 Lutfi Saqe Pedagog Prof.As. 3 Marialis Çelo Prof.As. UPT
4 Nike Shamku Doktor UPT
5 Marjela Qemali Doktor UPT
6 Bora Bimbari Doktor UPT
7 Rrok Logu Msc. UPT
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),
titujt/gradat i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit
Tabela 2 Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
Personeli Akademik me Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Jakup Agalli Për. Dep Prof.Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr. UPT
2 Marenglen Gjonaj Pedagog Prof.Dr 2 Aida Spahiu Prof.As. UPT
3 Lutfi Saqe Pedagog Prof.As. 3 Marialis Çelo Prof.As. UPT
4 Gëzim Karakpici Pedagog Prof.Dr. 4 Aleksandër Biberaj Doktor UPT
5 Vladimi Jorgji Pedagog Prof.Dr. 5 Igli Tafaj Doktor UPT
6 Klodian Xheka Pedagog Msc. 6 Bora Bimbari Doktor UPT
7 Paul Neuman Pedagog Msc. 7 Marjela Qemali Doktor UPT
8 Anisa Krasniqi Pedagog Msc. 8 Rajmonda Dervishi Doktor UPT
9 Sonila Luku Pegagog Msc. 9 Marsida Ibro Msc. UAMD
10 Ilir Shinko Msc. UPT
11 Ina Papadhopulli Msc. UPT
12 Nike Shamku Doktor UPT
13 Renalda Kushe Msc. UPT
14 Xheni Melo Msc. UPT
15 Vanina Kanini Msc. UPT
16 Lulëzim Hanelli Prof.Dr. UPT
17 Parashqevi Tashi Msc. UPT
18 Nada Ibrahimi Msc. UPT
19 Silvi Rusi Msc. QNRT
20 Margarita Gjonaj Msc. UPT
21 Arnisa Myrtellari Msc. UPT
Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit.
Tabela 3
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Jakup Agalli Për. Dep Prof.Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr. UPT
2 Marenglen Gjonaj Pedagog Prof.Dr 2 Aida Spahiu Prof.As. UPT
3 Lutfi Saqe Pedagog Prof.As. 3 Marialis Çelo Prof.As. UPT
4 Nike Shamku Doktor UPT
5 Marjela Qemali Doktor UPT
6 Bora Bimbari Doktor UPT
7 Rrok Logu Msc. UPT
Page 6 of 30
Tabela 4
Fakulteti i
Inxhinierisë
Departamenti i Inxhinierisë Elektrike
Numri i PAE Numri i PAK Në Total
Gj Tituj/ Grada
Gj Tituj/ Grada
Gj Tituj/ Grada
Në total 3 3 7 6 10 9
Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit (shih
Tabelën 3)
Tabela 5
Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor Jakup Agalli Prof.Dr. Përgjegjës i programit të studimit
Maksim Çipi Dr. Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë
Marenglen Gjonaj Prof.Dr. Pedagog
Lutfi Saqe Prof.Dr. Pedagog
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (plotëso Tabelën 4)
Tabela 6
Titulli
Dep i inxhi. Elektrike
PAE PAK Raporti PAE/PAK
Profesorë 2 1 2
Profesorë të As. 1 2 0.5
Doktorë - 3 -
Docentë - - -
Pedagogë (pa tituj) - - -
Asistentë me Ma - 1 -
Asistentë pa Ma - - -
Personeli Administrativ - - -
Të dhënat sipas seksit Tabela 7
Titulli
Numri i personelit akademik te programit te
studimit me tituj/grada dhe raporti i tyre
PAE femra
PAE meshkuj
Raporti M/F
Profesorë - 2 2
Profesorë të As. - 1 1
Doktorë - - -
Docentë - - -
Pedagogë (pa tituj) - - -
Asistentë me Ma - - -
Asistentë pa Ma - - -
Personeli Administrativ - - -
Të dhëna sipas moshës së personelit (Tabela 6 dhe Tabela 7)
Tabela 8
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë - - - - 3
As. Prof - - - -
Doktorë - - - - -
Docent - - - - -
Asistentë me Ma - - - - -
Asistentë pa Ma - - - - -
Page 7 of 30
Personeli Ndihmes Administrativ
- - - - -
Tabela 9
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i Personelit Akademik me Kontratë me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë - - - - 1
As. Prof - - 2 - -
Doktorë - 3 - - -
Docent - - - - -
Asistentë me Ma 1 - - - -
Asistentë pa Ma - - - - -
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Personeli akademik është i angazhuar në
përputhje me programin akademik. Ka akses të
plotë në informacionin e përditësuar.
Personeli akademik ndihmës është i angazhuar
dhe punon në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit.
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të
zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Personeli akademik me kohë të plotë dhe ai me
kohë të pjesëshme kanë luajtur rolin kryesor në
hartimin e kurrikulës për MSC në inxhinieri elektrike. Vendimet e mara nga njësia bazë në
lidhje me kurikulat janë mbështetur tek
sygjerimet dhe vërejtet e stafit akademik.
Rekrutimi i personelit akademik është kryer në
përputhje me aktet ligjore dhe nën ligjore në fuqi.
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe
vlerësimin e personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të
raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.
Procedura e ndjekur nga institucioni për
rekrutimin e personelit është kryer në
përputhje me statutin dhe regulloren dhe
statutin e institucionit.
Bazuar në dokumentacionin e verifikuar si dhe
në syllabuset e lëndëve mësimore rezulton se
përsoneli akademik me kohë të plotë përbën
40% të personelit akademik të
angazhuarProcedurat e ndjekura për vlerësimin
e personelit akademik janë në përputhje të
plotë me kodin e etikës së fakultetit si dhe me
politikat e vlerësimit të stafit akademik.
Institucioni ka një bazë të dhënash dhe
dokumentacion të rregullt në lidhje me
Page 8 of 30
rekrutimin e personelit akademik. Për secilin
prej antarëve të stafit akademik me kohë të plotë dhe me kohë të pjesëshme ekziston
ekziston dokumentacion i rregullt. Procedurat e
ndjekuara për rekrutimin e stafit akademik
janë në përputhje me kodin e punës
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon
nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të
paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një
përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Përgjegjësi i programit MSC mban titullin Profesor doktor të fituar në Universitetin
Politeknik Tiranë.
Të gjithë titullarët e lëndëve të programit të
studimit MSC në inxhinieri elektrike mbajnë
titullin Dokor.
Rektori, dekani dhe përgjegjësi i departamentit
janë të punësuar me kohë të plotë tek UMT dhe
Fakulteti i Inxhinierisë
Bazuar në numrin e studentëve të cilët ndjekin
studimet në ciklin MSC në inxhinieri elektrike rezulton se personeli akademik siguron
udhëheqjen dhe mbikqyrjen e praktikave
profesionale.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për
tezën.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.
Studentët të cilët ndjekin studimet në progamin
e ciklit të dytë, kanë udhëheqës për punën
kërkimore dhe për përgatitjen e tezës së
diplomës në përfundim të ciklit. Udhëheqësat e diplomave të ciklit të dytë të
studimeve kanë gradën shkencore doktor.
Bazuar në numrin e studentëve të cilët ndjekin
studimet në ciklin e dytë rezulton se
udhëheqësi i diplomës nuk mbikqyr më shumë
se 5 studentë.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është
në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është
parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Fushat kërkimore shkencore të udhëheqësave të diplomave të ciklit të dytë janë në përputhje
me fushën në të cilën ofrohet programi i
studimit.
Bazuar në dokumentacionin e kontrolluar si
dhe në CV e personelit akademik me kohë të
plotë mund të tjemi se ofrojnë njohuri të avancuara teorike.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe
administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Page 9 of 30
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Personeli ndihmës ofron një angazhim optimal
në lidhje më mbarëvajtjen e procesit mësimor orëve laboratorike, mirëmbajtjen e laboratorëve
dhe mjediseve shkollore.
Institucioni ka një përdorim optimal të
burimeve njerëzore për përmbushjen e
objektivave dhe programeve të studimit.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në
fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Në dokumentacionin e kontrolluar rezulton se
personeli akademik realizon ngarkesën
mësimore në përputhje me aktet ligjore dhe nën
ligjore në fuqi.
Bazuar në dokumentacionin e verifikuar
rezulton se ngarkesa mësimore e personelit akademik vlerësohet me orë mësimore të cilat
janë në përputhje me programin e MSC në
inxhinieri elektrike.
Nga verifikimi i dokumencationit rezulton se
numri i orëve mësimore për personelin akademik në funksion të gradës dhe titullit
shkencor përputhet me formularin e vetë
deklarimit.
Me titull akademik “Profesor” 250 orë mësimore
Me titull akademik “Profesor i asociuar” 270 orë
mësimore Me gradën “Doktor” 300 orë mësimore
Me gradën “MSC dhe Docent” 300 orë mësimore
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
Institucioni ka bazën e të dhënave të
hollësishme për antarët e personelit akademik
si dhe listën e plotë të personelit që do të
angazhohet në secilin prej semestrave. Institucioni përcakton kriteret dhe procedurat e
rekrutimit të stafit akademik të cilat janë në
përputhje me aktet ligjore në fuqi si dhe me
statutin institucionit.
Konkluzionet e vlerësimit: Personeli akademik i UMT ka marë pjesë në hartimin e programit të
ciklit të dytë të studimit. Për fushat kërkimore të cilat nuk mbulohen nga personeli me kohë të plotë është kërkuar ndihma e personelit akademik me kohë të pjesëshme të cilët kanë ndërtuar
programin mësimor për fushën (lëndën respektive) duke nënshkruar dhe kontratat për zhvillimin e
programit mësimor të lëndës. Institucioni ka përzgjedhur personelin me kohë të pjesëshme në
përputhje me aktet ligjore në fuqi si dhe ligjin e konfiliktit të interesit. Rekrutimi i tyre është kryer
në mënyrë transparente.
4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të
tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
Nga verifikimi rezulton se UMT ushtron veprimtarinë mësimore në një sipërfaqe prej 3100 m2 të cilat
janë të ndara në dy ambiente kryesore. Një ambient ndodhet në zonën e Qytetit Studenti me
sipërfaqe prej 2300 m2 dhe një tjetër në zonën e ish Bllokut me sipërfaqe prej 800 m2. Ambientet
kanë kushte optimale për zhvillimin e programit mësimor. Niveli i ndriçimit përmbush kushtet e
zhvillimit optimal të orëve mësimore. Zonat ku zhvillohet mësimdhënia janë të pajisura me sisteme
ventilimi dhe sisteme kondicionimi të cilat sigurojnë një qarkullim të mirë të ajrit. Shkallët dhe
korridoret janë të pajisura me ndricim permanent të jashtëm (korridore me dritare). Universiteti
zotëron kushte optimale dhe sipërfaqe të mjaftueshme për rikrijimin. Korridoret janë të pajisura me
sinjalistikën e nevojshme për orientimin e studentëve si dhe të vizitorëve. Në objektin e parë janë
Page 10 of 30
zyrat administratve, departamentet, sekretaria dhe laboratoret e kompjuterëve, elektroteknikës dhe
telekomunikacionit. Sipërfaqja e shfrytëzuar përdoret në mënyrë optimale.
Tregues të matshëm: (Tabela 8)
Mjediset për Programin e studimit
Salla për leksione
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese
Salla për praktikë lëndore/ profesionale
Laboratorë për lëndët
Laboratorë informatike
Salla interneti
Salla për bibliotekë
Mjedis për fotokopjime, librari etj
Zyrë informacioni për studentët
Nyje hidrosanitare
Mjediset për stafin:
Mjedise për Dekanin/ kancelarin
Zyra për sekretarinë mësimore
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore
Zyra për personelin akademik
Tabela 10
Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja m2
Salla për leksione 19 570
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese 2 100
Laboratorë për lëndët 9 220
Salla interneti 1 50
Salla për bibliotekë 1 206
Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35
Zyrë informacioni për studentët 2 20
Korridore/holle 10+7 460+75
Mjedise shërbimi 2 100
Mjedise për qeverinë studentore 1 60
Nyje hidrosanitare për studentët 21 125
Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja m2
Zyrë për Dekanin 1 15
Zyra për sekretarinë mësimore 2 30
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 3 70
Zyra për personelin akademik 1 20
Salla për mbledhje 2 60
Mjedis për stafin e shërbimit 1 20
Nyje hidrosanitare për stafin akademik 5 20
Totali 93 2265
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të
studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që
ofron.
Page 11 of 30
Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Bazuar në dokumentacionin e vendosur përpara
grupit vlerësues mund të them se institucioni ka vendndodhje dhe adresë të përhershme. UMT
zotëron dy mjedise (në pronësi të institucionit) me
sipërfaqe totale prej 3100 m2. Mjediset janë të
përshtatura për të siguruar veprimtarinë mësimore
dhe për të siguruar informacionin e nevojshëm për studentët dhe stafin akademik. Numuri i sallave
për leksioneve, seminare, laboratore si dhe mjedise
ndihmëse përkon me tabelën e vendosur në
raportin e vetëvlerësimit të universitetit.
Programi i studimit MSC në inxhinieri elektrike
ofrohet në një godinë. Me përjashtim të
laboratorëve të cilët institucioni nuk i disponon por
që ka lidhur kontrata për zhvillimin e tyre.
Institucioni garanton mjedise të mjaftueshme për
kryerjen e një pjese të praktikave profesionale të
parashikuara në realizimin e programit të studimit
MSC në inxhinieri elektrike. Duke u bazuar në laboratoret që zotëron institucioni si dhe
kurrikulën e MSC inxhinieri elektrike UMT mund
të zhvillojë laboratore dhe praktikë mësimore për
lëndët: Menaxhimi i sistemeve të transmetimit të
energjisë, Matje elektrike dhe elektronike në
industri, Laboratoret e Automatikës së sistemeve energjetike. Ndërkohë që për plotësimin e pjesës
tjetër të praktikave dhe laboratorëve institucioni ka
marrëveshje bashkëpunimi me institucione
kërkimore të tjera si Universiteti Politeknik Tirane.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të
programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga
studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.
Bazuar në kontratat e firmosura midis stafit
akademik (të bendëshëm dhe të jashtëm)
institucioni siguron materialin e nevojshëm
mësimor, si cikle leksionesh dhe ushtime për seminaret. Literatura mësimore në gjuhën shqipe
jepet në formën e leksioneve të shkruara,
prezantimeve në PPT.
Grupit vlerësues i është paraqitur kontrata e
bashkëpunimit midis UMT dhe shtëpisë botuese
MC Grawhill. Sipas kontratës institucionit i sigurohet një bibliotekë e me literaturë të
mjaftueshme për ciklin mësimor MSC në inxhinieri
elektrike. Pjesa më e madhe e literaturës së ofruar
është në gjuhën angleze. Duke u bazua në ligjet në
fuqi studentët e MSC në fund të ciklit të studimeve duhet të kenë të mbrojtur gjuhën angleze.
UMT ofron dhe literaturë në gjuhën shqipe të cilat
janë botime të stafit akademik. (si p.sh. Kontrolli
Automatik i prof. Dr. Gëzim Karapici etj.)
Institucioni ka bibliotekën e tij. Pas verifikimit të
materialeve të bibliotekës mund të themi se institucioni siguron në format të shtypur një pjesë
të materialit didaktik.
Biblioteka virtuale është ajo që ofrom pjesën më të
madhe të literaturës për ciklin e dytë të studimeve.
Përpara grupit vlerësues është vendosur lista e librave dhe literaturës e cila do të blihet tek
McGrawHill dhe që është në përputhje me
programin mësimor të ciklit të dytë.
Ambienti i bibliotekës ofron kushte të
përshtatshme për të njekur leximin dhe studimin e
literaturës.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe
Page 12 of 30
mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
Nga verifikimi rezulton se institucioni zotëron
sipërfaqe të mjaftueshme për të kryer ciklin e dytë të studimeve. Bazuar në numrin e studentëve si
dhe në hapërsat që zotëron në universitet mund të
kryhet programi i studimit MSC në inxhinieri
elektrike.
Sallat e leksioneve dhe janë të pajisura me videoprojektor si dhe me infrastrukturën e
nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor
gjithashtu dhe sallat që përdoren për zhvillimin e
seminareve.
Grupi vlerësues ka verifikuar laboratoret të cilat
ndodhen brenda institucionit. Nga verifikimi rezulton se laboratori i kompiuterave është i
pajisur me aparaturën e nevojshme (PC programe
kompjuterike si Matlab) për të realizur simulimet
kompjuterike të sistemeve energjetike. Në
mbështetje të programit mësimor është dhe laboratori i elektroteknikës. Institucioni nuk
zotëron laboratorin e mbrojtjes rele, sistemeve
SCADA si dhe Makina dhe Transmisione elektrike
Institucioni nuk zotëron të gjithë infrastrukturën
laboratorike për kryerjen e praktikës mësimore.
(theksoj – laboratore hardware të cilët kanë një kosto shumë të lartë në blerjen e tyre. Për të
zgjidhur këtë problem Fakulteti i Inxhinierisë
zotëron programe kompjuterike të licencuara të
cilat simulojnë proceset dinamike të sistemeve
elektro – energjetike.
Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni zotëron ambiente me kushte të përshtatëshme për zhvillimin e ciklit mësimor. Të gjitha ambientet janë të pajisura me infrastrukturën e duhur për mbarëvajtjen e cilkit
mësimor. Institucioni ka siguruar një bibliotekë virtuale shumë të pasur me tituj dhe materiale
bashkëkohore. Ka kushte optimale për studimin e literaturës dhe siguron infrastrukturën e nevojëshme
që studentët të marin informacionin nga biblioteka virtuale. Institucioni mund të realizojë vetëm një
pjesë të laboratorëve të ciklit të studimit MSC në inxhinieri elektrike. N.q.s flasim në nivel përqindjeje
mund të themi se zotëron 50% të infrastrukturës laboratorike hardware dhe 100% të infrastrukturës laboratorike software.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
Burimet financiare të UMT janë të klasifikuara në: burime të financimit të brendshëm të cilat janë
fonde të themeluesve të universitetit si dhe nga tarifat e shkollimit. Veprimtaria financiare e UMT
është e pasqyruar dhe e verifikuar nga zyra e tatim taksave dhe kryhet në përputhje me
legjislacionin në fuqi. UMT ka kontratë me studion ESC (Economics Service Center) për mbajtjen e
tabelave të kontabilitetit.
Tregues të matshëm: (Tabela 9)
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):
Grantet për kërkim
Konsulencat, shërbimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit
Sponsorizimet
Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj
Page 13 of 30
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)
Tabela 11
Të ardhurat 2011 2012 2013 2014
Pushteti qëndror - - - -
Pushteti vendor - - - -
Fonde jopublike 4.168.748 17.497.215 11.240.435 263.284.2
Grante për kërkim dhe kontratat
Konsulenca, shërbime 16.303 139.228
Tarifa shkollimi 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012
Totali 5.781.197 38.673.669 31.288 67.116.854
Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në përqindje)
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të
brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të
rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.
Veprimtaria ekonomike e UMT mbahet nga
një studio kontabiliteti e rregjistruar me numër NIPT nr. K72002037Q me
përfaqësues Z. Endi Murthi.
UMT ka kontraktuar kompaninë NET-SFS
shpk për të kryer auditimin financiar të saj.
Auditimi kryhet me vendim të posaçëm të
bordit të drejtimit të UMT. Bazuar në statutin e UMT administratori është
autoriteti përgjegjës i mbikëqyrjes dhe
kontrollit të veprimtarisë ekonomike.
Rezultatet e mbikëqyrjes raportohen
përpara bordit drejtues. Vendimet e bordit të lartë drejtues bëhen të
ditura dhe të ndara në zëra në funksion të
strukturave të universitetit.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
Përpara grupit vlerësues janë paraqitur
tabelat të cilat pasqyrojnë kostot financiare të programit të studimit MSC në
inxhinierinë elektrike.
Bazuar në kostot financiare të zhvillimit të
programit mësimor MSC në Inxhinieri
Elektrike dhe numrit të studentëve si dhe
në tabelat financiare të vendosura përpara grupit vlerësues themi se institucioni ka
qëndrueshmëri financiare dhe kapacitet për
mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Konkluzionet e vlerësimit: UMT vepron si shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar juridike.
UMT kryen veprimtari në fushën e arsimit të lartë me qëllim fitimi. Nga verifikimi rezulton se gjatë
periudhës së liçensimit të programit të studimit MSC në Inxhinieri Elektrike, UMT është mbështetur financiarisht nga themeluesit e tij. Tarifat e studentëve nuk kanë mbuluar shpenzimet
për veprimtarinë mësimore.
Page 14 of 30
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
UMT ka ndërtuar sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë. Struktura është ndërtuar në
përputhje me kërkesat e ligjit të arsimit të lartë (Ligji Nr. 9741 “Ligji për arsimin e lartë në
Republikën e Shqipërisë” i datë 21.05.2007). vlerësimi i cilësisë realizohet qëndra e vlerësimit të
brendshëm e cila është ngritur me vendim të UMT. Nga dokumentacioni i paraqitur rezulton se
objekt i grupit të vlerësimit kanë qënë syllabuset e lëndëve cilësia në mësimdhënie, materialet
didaktike të ofruara për programin e studimit MSC, përgatitja e stafit akademik të brendshëm dhe të
jashtëm si dhe infrastruktura mësimore dhe mbështetëse. Anëtaret e grupit të vlerësimit të cilësisë
janë paraqitur në tabelën më poshtë.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 12)
Tabela 12
Anëtarët e NJSBC
Detyra që ka
në në NJSBC
Sa kohë ka në këtë
detyrë
1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014
2 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013
3 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014
4 Besa Mançka Anëtare Mars 2013
5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 – Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe
vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Page 15 of 30
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale;
d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e
vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet
paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të
kërkimit – tezës; h. Etj.
UMT dhe fakulteti i inxhinierisë elektrike kanë
në përdorim instrumenta matës të cilët vlerësojnë ecurinë e procesit mësimor. Përpara
grupit të vlerësimit është vendosur formulari i
anketës drejtuar studentëve për stafin
akademik, programin mësimor si dhe për
realizimin e programit mësimor. Institucioni ndjek një program të detajur për të siguruar
informacionin e nevojshëm në lidhje me
cilësinë dhe ecurinë e programeve mësimore.
Informacioni i përfruar nga grupi i vlerësimi
përfshihet në strategjinë e institucionit për
rritjen e cilësë Institucioni ka publikuar përpara stafit
akademik dhe studentëve rezultatet e
vlerësimit. Institucioni ka përfshirë në raportin
e vetëvlerësimit rezultatet e anketimit.
Grupi i vlerësimit të cilësisë ka kryer anketimin dy herë gjatë vitit akademik.
Për të kryer vetëvlerësimin institucioni ka
përdorur metoda anketimi të drejtpërdrejta
dhe të tërthorta. Metodat e drejtpërdrejta kanë
konsistuar në rezultatet e arituara prej
studentëve, ndjekja dhe vlerësimi i tyre gjatë orëve të praktikës mësimore dhe seminareve.
Ndërkohë që verifikimi i tërthortë është kryer
nëpërmjet formularëve anketues të cilët janë
në përputhje me kriteret e vlerësimit.
Standardi I.13 – Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv,
sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. Për vlerësimin e brendshëm.
Raporti i vlerësimit në formën hard – copy
është paraqitur përpara grupit të vlerësimit.
Raporti vihet në dispozicion të stafit akademik
dhe studentëve. Raporti është publikuar në
faqen e internetit të UMT
Standardi II.7 – Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Sipas RVB, Institucioni ka kryer analizën
semestrale dhe vjetore në lidhje me programin
e studimit duke i ri shqyrtuar atë. Megjithatë
për programin e studimit MSC numri i
studentëve është shumë i vogël prandaj dhe
anketat e zhvilluara kanë një probabilitet të vogël për vlerësimin e programit mësimor si
dhe të stafit akademik. UMT ka hartuar
politika bashkëpunimi me institucione
kërkimore dhe specialistë të fushës të cilët i
japin kontributin e tyre në anketimit e programeve të ciklit të dytë MSC në inxhinieri
elektrike.
Standardi VIII.1 – Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të
studimeve.
Page 16 of 30
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Institucioni është në procesin e akreditimit për
programin e studimit MSC në Inxhinieri Elektrike.
Në bazë të dokumentacionit të verifikuar,
shikohet që institucioni ka përdorur
istrumentat e duhur për sigurimin e cilësisë.
Bazuar në dokumentacionin e verifikuar rezulton se institucioni ka hartuar politikën e
sigurimit të cilësisë dhe rezultat e tij
pasqyrohen në programin mësimor.
Institucioni ka të hartuar strategjinë e
përmirësimit të programit mësimor.
Konkluzionet e vlerësimit: UMT ka përmbushur kriteret ligjore të cilat verifikojnë cilësinë e
zhvillimit të programit të studimit. UMT ka një strategji të miratuar për verifikimin e cilësisë.
Anketimi e programit të studimit MSC në inxhinieri elektrike bazohet tek studentët të cilët ndjekin
programin mësimor, tek politikat e vlerësimit të brendshëm dhe tek bashkëpunimi me specialistë
të fushës (të ftuar të institucionit).
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit MSC në inxhinieri elektrike ofrohet me kohë të plotë për studentët të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në Inxhinieri Elektrike. Programi zgjat 2 (dy) vjet me kohë të plotë dhe me shkëputje nga puna. Në përfundim në programit studenti ka akumuluar 120 ETC. Në përputhje me ligjin e arësimit të lartë UMT lëshon diplomën me titull “Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike” të shoqëruar me suplementin e diplomës. Programi i studimit është strukturuar në mëyrë të tillë që të sigurojë një formim të plotë (të thelluar) në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, mirëmbajtjes dhe menaxhimit të sistemeve elektro – energjetike. Gjithashtu studentit i jepen njohuri mbështetëse (jo të thelluara) në fushën e makinave elektrike dhe sistemeve të automatizimit industrial.
Tregues të matshëm:
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi
Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor
1 ETC Ka 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore ka 60 min.
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të icencuara
(Tabela 5)
Page 17 of 30
Tabela 13
Lëndë/Module
Sem
estr
i
EC
TS
Orë mësimore
Pro
vim
e
Leksione Seminare Laborator Detyra Kursi
Orë
në a
udit
or
Pun
ë e
Pavaru
r
Gji
thsej
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
Pu
në e
Pavaru
r
1
Makina dhe transmisione
elektrike
1 9 4 40 60 3 30 45 2 20 30 0 0 0 90 135 225 1
Makina dhe transmisione
elektrike
1 9 4 40 60 3 30 45 2 20 30 0 0 0 90 135 225 1
2
Matje Elektrike dhe elektronike në
Industri
1 9 6 60 90 2 20 30 1 10 15 0 0 0 90 135 225 1
Matje Elektrike dhe elektronike në
Industri
1 9 6 60 90 2 20 30 1 10 15 0 0 0 90 135 225 1
3
Projektimi i Impjanteve dhe Rrjeteve Elektrike
1 9 4 40 60 3 30 45 1 10 15 1 10 15 90 135 225 1
Projektimi i Impjanteve dhe Rrjeteve Elektrike
1 9 4 40 60 3 30 45 1 10 15 1 10 15 90 135 225 1
4
Teknika e Tensioneve të Larta
2 9 4 40 60 3 30 45 1 10 15 1 10 15 90 135 225 1
Teknika e Tensioneve të Larta
2 9 4 40 60 3 30 45 1 10 15 1 10 15 90 135 225 1
5
Menaxhim i
Sistemeve të Transmetimit të
Energjisë
2 9 3 30 45 3 30 45 2 20 30 1 10 15 90 135 225 1
Menaxhim i Sistemeve të
Transmetimit të Energjisë
2 9 3 30 45 3 30 45 2 20 30 1 10 15 90 135 225 1
6
Mbrojtja dhe Automatika e Sistemeve
Elektroenergjitike
2 9 4 40 60 3 30 45 1.5 15 22.5
0.5 5 7,5
90 135 225 1
Mbrojtja dhe Automatika e
Sistemeve Elektroenergjitike
2 9 4 40 60 3 30 45 1.5 15 22
.5 0.5 5
7,
5 90 135 225 1
7
Dispeceria e Sistemeve
Elektroenergjitike-Sistemet on-line SKADA
2 9 3 30 45 3 30 45 2 20 30 1 10 15 90 135 225 1
Dispeceria e Sistemeve Elektroenergjitike-Sistemet on-line
SKADA
2 9 3 30 45 3 30 45 2 20 30 1 10 15 90 135 225 1
8
Dinamika e Sistemeve
Energjitike
3 9 5 50 75 2 20 30 1.5 15 22.5
0.5 10 7.5
90 135 225 1
Dinamika e Sistemeve
Energjitike
3 9 5 50 75 2 20 30 1.5 15 22.5
0.5 10 7.5
90 135 225 1
9
Menaxhimi i Projekteve Inxhinierike
3 6 3 30 45 2 20 30 0 0 0 1 10 15 60 90 150 1
Menaxhimi i Projekteve Inxhinierike
3 6 3 30 45 2 20 30 0 0 0 1 10 15 60 90 150 1
Lënda me zgjedhje
10
Burimet e rinovueshme të
energjisë
3 6 3 30 40 2 20 30 0 0 0 1 10 15 60 90 150 1
Burimet e 3 6 3 30 40 2 20 30 0 0 0 1 10 15 60 90 150 1
Page 18 of 30
rinovueshme të energjisë
10
Mekanike e aplikuar
në Ndërtimin e Makinave
3 9 4 40 60 3 30 45 0 0 0 2 20 30 90 135 255 1
Mekanike e aplikuar
në Ndërtimin e Makinave
3 9 4 40 60 3 30 45 0 0 0 2 20 30 90 135 255 1
11 Praktika 4 6 120 30 150
Praktika 4 6 120 30 150
12 Diploma 4 30 120 630 750 1
Diploma 4 30 120 630 750 1
Ndryshime në Total 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Për leksionet 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Laboratoret 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Për Praktikat lëndore 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit Për Praktikën Profesionale 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit Provimi përfundimtar 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës
Tabela 14
Lënda /Moduli Pedagogu/ Pedagogët përgjegjës
Titulli/grada
kualifikimi
Departamenti
Statusi PAE apo
PAK
1. Makina dhe Transmisione Elektrike Aida Spahiu Prof.As FI DIETI PAK
2. Matjet Elektrike dhe Elektronike në Industri Jakup Agolli Prof.Dr FI DIETI PAE
3. Projektimi i Impjanteve dhe Rrjeteve Elektrike Lutfi Saqe Prof.As FI DIETI PAE
4. Teknika e Tensioneve të Larta Noko Hobdari Prof.Dr FI DIETI PAK
5. Menaxhim i Sistemeve të Transmetimit të Energjisë Marializ Celo Prof.As FI DIETI PAK
6. Mbrojtja dhe Automatika e Sistemeve Elektroenergjitike
Nike Shanku Rrok Logu
Dr Msc
FI DIETI FI DIETI
PAK PAK
7. Dispeceria e Sistemeve Elektroenergjitike-Sistemet on-line SKADA
Nike Shanku Dr FI DIETI PAK
8 Dinamika e Sistemeve Energjitike Mariela Qemali Dr FI DIETI PAK
9 Menaxhimi i Projekteve Inxhinierike Bora Bimbari Dr FI DIETI PAK
10 Lëndë me zgjedhje
11 Praktikë
12 Diploma
10 Mekanike e aplikuar në Ndërtimin e Makinave Marenglen Gjonaj Prof.Dr FI DIETI PAE
10 Burimet e rinovueshme të energjisë Noko Hobdari Prof.Dr FI DIETI PAK
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë
Emërtimi i lëndës/modulit
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
Format e vlerësimit të studentëve
Detyrimet e studentit për lëndën
Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Page 19 of 30
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 – Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e
tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e ërcaktua të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Programi MSC në Inxhinierinë Elektrike
vlerësohet me qëllim akreditimin e tij. Programi mësimor për MSC është i vlerësuar në
kredite sipas sistemit Europian të Transferimit
dhe Grumbullimit të Krediteve. Mënyra e
përcaktimit të ërcaktua është në përputhje me
ërcaktuar e sipër përmendur. Sasia mesatare e ërcaktua të grumbulluara në
një vit akademik është 60 (kredite) dhe totali 120
(kredite)
Standardi I.2 – Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të
dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;
Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Bazuar në strukturën e lëndëve mësimore
rezulton se programi i MSC në Inxhinieri Elektrike është i orientuar me qëllim thellimin e
njohurive në fushën e prodhimit dhe menaxhimit
të energjisë elektrike. Programi ofron mundësinë
e thellimit të njohurive në fushën e burrimeve të
energjisë elektrike, prodhimin e energjisë
elektrike, menaxhimin e rrjetave elektrike, rregjimin dinamik të tyre. Programi ofron njohuri
ndihmëse për makinat elektrike dhe rregjimin
dinamik të tyre bazuar në modelin klasik të
makinës elektrike. Nuk ofron njohuri të thelluara
për transmisionet elektrike, aplikimet elektrike,
elektronikën industriale, automatizimin e proceseve industriale si dhe për modelet e
avancuara matematike të makinave
transmisioneve elektrike për modelet matematike
të konvertorëve statikë të cilat nuk janë dhe pjesë
e orientimit të programit. Bazuar në programin mësimor të ofruar nga
fakulteti i inxhinierisë, specializimi MSC në
Inxhinieri Elektrike u ofrohet studentëve të cilët
kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve
“Bacherlor” në Inxhinieri Elektrike dhe
elektronike si dhe grupe të interesit të cilët kanë si qëllim të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e
prodhimit të energjisë elektrike si dhe në
menaxhimin e sistemeve elektro energjetike (ku
futen mirëmbajtja e rrjetave elektrike,
nënstacioneve dhe komutatorëve elektrikë). Ky program mësimor i pajis studentët me njohuri
të thelluara në fushat e sipër përmendura
(prodhimit dhe menaxhimit të energjisë elektrike).
Si rezultat pas përfundimit me sukses të ciklit të
dytë të studimeve ata (studentët) janë të aftë të
ushtrojnë të drejtën e profesionit të rregulluar sipas ligjeve në fuqi.
Bazuar në syllabuset e lëndëve rezulton se
programi i studimit MSC në Inxhinieri Elektrike i
ofruar nga UMT siguron njohuri të qëndrueshme
në fushën e prodhimit dhe menaxhimit të sistemeve elektro energjetike dhe i aftëson
studentët për të ndjekur ciklin e tretë të
studimeve (ciklin e doktoraturës) në fushat e
përmendura.
Page 20 of 30
Standardi I.4 – Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare
dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.
Programet e ofruara në ciklin e dytë të studimeve
synojnë të kompletojnë studentët me njohuri të
thelluara në një prej fushave të inxhinierisë
elektrike e cila njihet dhe specifikohet si profil i
inxhinierit elektro – energjetik. Bazuar në kontrollin e ushtruar në lidhje me
mënyrën e organizimit të procesit mësimor si dhe
të mënyrës së vlerësimit arrijmë në konkluzionin
që metodat e vlerësimit dëshmojnë ecurinë dhe
arritjet e studentit gjatë ciklit mësimor.
Standardi I.5 – Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve ërcaktua; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht
konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, ërcaktu, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e ërcaktuara të ërcaktua e njohurive të ërcakt, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Nga ndërthurja e lëndëve mësimore, organizimi
dhe numri i ërcaktua programi mësimor është mbështetur në praktikën e MSC dhe me drejtimin
inxhinieri elekro ërcaktuara të Fakultetit të
Inxhinierisë Elektrike të Universitetit Politeknik
Tiranë si dhe në praktikën e Fakultetit të
Inxhinierisë elektrike të Universitetit Politeknik të
Torinos. Bazuar në syllabuset e lëndëve, metodat e
vlerësimit të studentëve, objektivave të vendosura
dhe kërkesave për ti realizuar ato rezulton se
programi i studimit MSC në inxhinieri elektike
është konkurrues me programet e studimit MSC
të drejtimit elektro – energjetikë të universiteteve të tjerë
Programi i studimit është hartuar në përputhje
me objektivat e përcaktuar në legjislacion dhe
direktivat e BE për arimin e lartë dhe profesionin
e rregulluar “Inxhinier Elektro – Energjitik”.
Standardi I.6 – Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të
studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.
Programi i studimi MSC në inxhinieri elektrike
përfshin aftësimin profesional në fushën e
prodhimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së
sistemeve elektro – energjetike. Programi i studimit është miratuar në përputhje
me profilin e UMT dhe strategjinë e tij për
zhvillim.
Personeli akademik (me kohë të plotë dhe kohë të
ërcaktu) është i angazhuar për realizimin e
programit të studimit MSC në inxhinieri elektrike.
Duke u bazuar në CV-në personale si dhe në
botimet e publikuara rezulton se puna kërkimore
e personelit akademik (me kohë të plotë dhe kohë
të pjëshme) është e orientuar për realizimin e programit të studimeve dhe synon arritjen e
qëllimeve e tij.
Standardi I.8 – Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.
Programi i studimit është hartuar në përputhje
me kërkesat dhe kriteret e tregut të punës në
Shqipëri. Programi hartuar është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të sistemit elekro
energjetik të Republikës së Shqipërisë.
Institucioni ka kryer një studim dhe vlerësim të
nevojave të tregut të punës për inxhinierë
elektrikë me specializimin inxhinier elektro – enegjitik. Ky studim është bazuar në numrin e
lartë të hidrocentraleve që janë në ndërtim,
kërkesat e vazhdueshme për investime në
sistemin elektro energjetik kombëtar.
Page 21 of 30
Standardi I.9 – Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe
interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimit MSC në inxhinieri elektrike i ofruar nga UMT nuk bie ndesh me interesat
kombëtare.
Programi i ndërtuar synon rruajtjen e vlerave
kulturore kombëtare.
Standardi I.12 – Kohëzgjatja dhe numri i ërcaktua për programet e studimeve të këtij cikli janë
në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite ërcaktua ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite ërcaktua ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e
tyre është 2 vite akademike;
Programi mësimor i ofruar në nivelin e dytë të ciklit të studimeve përfundon me projektin e
diplomës i cili është një projekt që synon
konsolidimin e njohurive të studentit në fushën e
inxhinierisë elektrike drejtimi elektro –
energjetikë. Teza e diplomës ka 30 ETC dhe
kohëzgjatja normale e programit mësimor është 2 vite akademike dhe 120 kredite
Standardi II.6 – Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet
e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.
Nga anketimi i studentëve rezulton se programi i
studimit dhe syllabuset janë të konsultueshëm
për studentët.
Programi MSC në inxhinieri elektrike i ofruar nga UMT ofrohet në të gjitha format. (si në formën e
shkruar ashtu dhe në atë elektronike)
Standardi II.8 – Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të
studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.
Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit
por nuk mund të verifikohej pasi institucioni nuk
ka ende studentë të diplomuar në këtë program
studimit. Programi i studimit ka të parashikuar 30 kredite
për projektin kërkimor por nuk mund të
verifikohej puna kërkimore e studentit si dhe
etapat e zgjedhura për realizimin e saj pasi
universiteti nuk ka studentë të diplomuar në këtë program studimi.
Konkluzionet e vlerësimit: Nga informacioni i siguruar si dhe nga verifikimi i syllabuseve, programit
mësimor rezulton se: Programi mësimor i ofruar në ciklin e dytë të studimeve MSC në Inxhinieri
Elektrike përmbush qëllimin e hapjes së tij. Programi ofron njohuri të thelluara në fushën e prodhimit
dhe menaxhimit të energjisë elektrike. MSC në Inxhinieri Elektrike brenda kufirit të ligjit të arsimit të
lartë në Republikën e Shqipërisë duhet të përcaktojë dhe orintimin e njohurive të thelluara. Kriteret e
vendosura në planin mësimor, strategjia e përcaktuar si dhe qëllimi i MSC përkon e strategjinë kombëtare të zhvillimit të sistemit elektro – energjetik. Studentët pajisen menjohuri të thelluara për të
qënë menaxhues të mirë të sistemit elektro – energjetik kombëtar si dhe të burimeve të prodhimit të
energjisë elektrike. Për të pajisur studentët me njohuri të thelluara në fushën e projektimit të
sistemeve elektro – enegjitike fakulteti i inxhinierisë dhe departamenti i inxhinierisë elektrike duhet të
shtojnë disa lëndë specifike të projektimit të cilat mund të jepen si lëndë me zhgjedhje. Lëndët që ndihmojnë do të jenë normat dhe standardet e zbatuara në projektimin e sistemeve elektro energjetike,
modelet matematike të avancuara të makinave elektrike dhe rregjimin dinamik të tyre (mbështetur në
ekuacionet Park dhe aksin d – q dhe ekuacionet e Clarke), metodat probabilistike në kontrollin e
ngarkesave elektrike.
Programi mësimor është i mbështetur plotësisht në kriteret e vendosura për hapjen e ciklit të dytë të
studimeve MSC. Mënyra e organizimit të diplomës në përfundim të ciklit të dytë është në përputhje me kriteret e vendosura, por verifikimi i mënyrës së organizimit dhe punës kërkimore të studentit nuk ka
qënë i mundur për arsye se UMT nuk ka studentë të diplomuar në ciklin e dytë të studimeve (MCS në
inxhinieri elektrike).
Page 22 of 30
8. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Gjatë vlerësimit u verifikua organizimi i procesit të mësimdhënies në MSC inxhinieri
elektrike, kohëzgjatja e procesit mësimor, kohëzgjatja e punimit të temës së diplomës
(theksoj se UMT nuk ka studentë të diplomuar në fushën e MSC inxhinieri elektrike). Sipas
dokumentacionit të vënë në dispozicion procesi i mësimdhënies për programin e studimit
MSc. Në Inxhinieri Elektrike është i organizuar në dy vite akademike ose katër semestra,
me kohë të pakufizuar për diplomim. Lënda zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit
mësimor të miratur. Syllabuset e lëndëve përditësohen në tematikat që do të zhvillohen
gjatë semestrit, literaturën e rekomanduar, mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe
format e kontrollit dhe kriteret e vlerësimit. Veprimtaritë akademike për zhvillimin e
lëndëve përfshijnë kombinimin e formave të ndryshme të mësimdhënies ( leksione,
seminare,ushtrime, laboratorë, detyra/projekte kursi, provimet e ndërmjetme, provimin
përfundimtar dhe praktika profesionale. Ndarja në kredite për secilën formë janë të
ërcaktuara në programin e lëndës. Vlerësimi i studentëve bëhet sipas rregulloreve.
Vlerësimi i studentit është i vazhduar dhe i ndarë në disa komponentë. Praktika
profesionale zhvillohet nga studenti ne semestrin e fundit, në bazë të një rregulloreje, në
kompani që UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu studentëve i caktohet një
pedagog që ndjek ecurinë e zhvillimit të praktikës. Studimet në këtë program studimi
përfundojnë me punimin e diplomës e cila mbrohet përpara një komisioni
Tregues të matshëm:
Tabela 16: Ngarkesa gjithsej në auditor për format e mësimdhënies (sipas RVB) Tabela 15
Programi i Studimit MSC në Inxhinieri Elektrike
Format e mësimdhënies Orët totale në auditor
Leksione 410
Seminare/Ushtrime 245
Laboratorë 125
Detyrë Kursi 60
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Tabela 17: Politikat për format e kontrollit të njohurive (sipas RVB)
Tabela 16
Format e kontrollit Pjesa (në %) ndaj totalit
Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%
Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 5-20%
Projekt/kursi 5-20%
Testime te ndërmjetme 10-15%
Provimi përfundimtar 60-80%
Në total 100%
Page 23 of 30
9. Studentët
Pjesa përshkrimore
Studentët që pranohen për tu regjistruaer në ciklin e dytë të studimeve MSC në inxhinieri
elektrike plotësojnë kushtet: Diplomë të ciklit të parë “Bachelor” në një nga fushat e
kërkuara të programit master. Lista e notave. Për studentë të huaj dëshmia e gjuhës shqipe
dhe diplome e ekuivalentuar. Pagesa për tarifën e programit të studimit.
Numri i studentëve të regjistruar
Tabela 17
Nr Programi i studimit MSC në
inxhinieri elektrike
2011-2012 2012-2013 2013-2014 2014-2015
1 Nr. i studentëve sipas
vitit akademik
- 2 2 4
2 Nr. i studentëve aktivë
sipas vitit akademik
- 2 2 4
Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
Tabela 18
Nisur nga RVB
studentët e rregjistuar
4 (katër) vitet e fundit
Studentët e
rregjistruar vitin e
parë
Nota Mesatare Studentë të
diplomuar
Nota mesatare
2011-2012 - - - -
2012-2013 2 6.5 Nuk ka -
2013-2014 2 6.5 Nuk ka -
Numri i studentëve dhe kalueshmëria e tyre
Tabela 19
Nr Programi i studimit MSC në
inxhinieri elektrike
Numri total i
studentëve
Kalushmëria
%
Nota mesatare për
numrin total të
studentëve
I Viti akademik 2011-2012 - - -
Viti akademik 2012-2013 2 50 6.5
Viti akademik 2013-2014 2 100 6.5
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë
dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet
e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të
Nga verifikimi rezulton se studentët të cilët
ndjekin studimet në programin MSC në
Fakultetin e Inxhinierisë në UMT zotërojnë diplomën e ciklit të pare të studimeve
Bachlor në Inxhinieri Elektrike dhe kanë të
grumbulluar 180 kredite ECTS për ciklin e
parë të studimeve.
Nga verifikimi i dokumentacionit të pranimit
rezulton se dosja e studentëve është në përputhje me kriteret e pranimit të
institucionit dhe ligjit të arsimit të lartë. Në
dosje ekziston materiali i cili vërteton
diplomën e ciklit të pare, kërkesën për tu
pranuar në ciklin e dytë, kontratën e
Page 24 of 30
ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
nënshkruar midis studentit dhe
institucionit, etj.
Pranimi i tyre është kryer në përputhje me
ligjin e arsimit të lartë në Republikën e
Shqiperisë.
Studentët plotësojnë kushtet e pranimit të përcaktuara nga institucioni i arsimit të
lartë (UMT)
Student duhet të japin në fund të ciklit të
studimit provimin e gjuhës angleze. Shënoj
– Duhet të japin për arësyen se fakulteti
ofron programin e studimit MSC në inxhinieri elektrik prej dy vjetësh (2012 –
2015) dhe grupi i vlerësimit ka qënë në
institucion gjatë periudhës së provimeve. Si
rezultat nuk ka pasur mundësi të verifikojë
studentët të cilët do të hyjnë në diplomë. (Studentët duhet të përfundojnë provimin e
gjuhës angleze përpara diplomimit në të
kundët nuk do të pajisen me diplomën e
MSC në inxhinieri elektrike)
Intervali kohor që institucioni ofron
programin e studimit MSC në inxhinieri elektrike është shumë e shkurtër prandaj
nuk mund të flasim për modifikim të
politikave dhe kritereve të pranimit. Grupi i
vlerësimit arriti në konkluzionin se politikat
e pranimit janë në përputhje me aktet ligjore
dhe nënligjore të ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. Ndërkohë që një
numër i lartë studentësh do të çonte në
forcimin e mëtejshëm të kritereve të
pranimit nga institucioni.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të
programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
UMT ka organizuar seminare të hapura me qëllim afrimin e kompanive me institucionin
dhe studentëve me tregun e punës.
Studentët e pyetur nga grupi i vlerësimit
kanë qënë të informuar në lidhje me
programin e studimit si dhe etapat që po ndjek universiteti për akreditimin e ciklit të
dytë të studimit.
Nga verifikimi rezulton se UMT ka zyrën e
këshillimit të karrierës. Por nuk mund të
flasim për rezultate për sa kohë UMT nuk
ka studentë të diplomuar në ciklin e dytë të studimeve. (MSC inxhinieri elektrike)
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,
disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të
ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Institucioni nuk disponon një statistikë
vjetorë për numrin e studentëve të
diplomuar në programin e studimit MSC në inxhinieri elektrike (për arsyet e
përmendura më lart)
Universiteti dipononon bazën e të dhënave
për studentët e rregjistruar në programin e
studimit MSC në inxhinieri elektrike.
Gjithashtu UMT disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve të pranuar
në programin e studimit MSC në inxhinieri
elektrike. Të dhënat në lidhje me ecurinë
Page 25 of 30
vjetore të studentëve janë të arkivuara në
format elektronik si dhe në format të shkruar (në regjistër të shkruar)
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e
punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të
ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet
e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.
Institucioni nul disponon një bazë të dhënash të studentëve të punësuar, kjo për
arsyet e përmenduar më sipër (koha kur
është hapur programi i studimit –
universiteti nuk ka akoma studentë të
diplomuar në këtë fushë) Programi më i lartë i studimeve që ofrohet
nga UMT është cikli i dytë dhe për
inxhinierinë elektrike MSC, prandaj nuk ka
bazë të dhënash për ciklin e tretë të
studimeve.
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar
për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Nga biseda me studentët dhe personelin
akademik ndihmës rezulton se UMT
(Fakulteti i Inxhinierisë) informon studentët
në mënyrë të detajuar dhe transparente në
lidhje me programin e studimit (MSC
inxhinieri elektrike) kohëzgjatjen si dhe me ecurinë e procesit të akreditimit.
Studentët informohen për rezultatet e
vlerësimit. Vlerësimi kryhet në mëyrë
transparente dhe studentët gëzojnë të
drejtën e njohjes dhe konspektimit të tezës së provimit dhe mënyrë së vlerësimit.
Rezultatet e vlerësimeve diskutohen me
studentët nga personeli akademik.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
Gjatë bashkëbisedimit me studentët u
verifikuar se institucioni ofron këshillimin e
studentëve konsultimet dhe trajtimin e
problemeve që lindin gjatë ecurisë së procesit mësimor.
Zyra e këshillimit të karrierës ndihmon
studentët për të përzgjedhur institucionet
ku ata do të kryejnë praktikën mësimore.
Konkluzionet e vlerësimit: Nga verifikimi rezulton se UMT respekton kriteret ligjore të pranimit
të studentëve në ciklin e dytë të studimeve MSC. Kriteret e pranimit janë në përputhje me statutin e UMT dhe ligjin e arsimit të lartë. Cikli i dytë i studimit MSC në inxhinieri elektrike ofrohet në një
kohë të shkurtër dhe institucioni nuk ka studentë të diplomuar prandaj nuk mud të arrijmë në
konkluzione në lidhje me punësimin dhe ndryshimin e kritereve të pranimit të studentëve. UMT ka
një politikë transparente në lidhje me mënyrën e vlerësimit të studentëve. Në përputhje me
statutin dhe qëllimin e tij UMT ofron konsultime me studentët e ciklit të dytë për problemet që ata
hasin gjatë procesit mësimor.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Pjesa përshkrimore
Bazuar në matialin e vlerësimit të brendshëm si dhe gjatë verifikimit rezulton se UMT është
një institucion i orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor. Kërkimi shkencor është
pjesë e punës e stafit akademik me qëllim rritjen e vlerave të institucionit dhe kontributin e
Page 26 of 30
tij në zhvillimin e shkencës në shqipëri. UMT ka të hartuar politikën e vet për financimin e
projekteve dhe kërkimeve shkencore.
Tregues të matshëm:
Veprimtaria kërkimore e stafit akademik
Tabela 20 Nr. Rubrikat Gjithsej Nga të cilët Sipas Gjinisë
Sa me tituj Sa me gradë shkencore
Pa tituj dhe grada
Meshkuj Femra
1 Referime në konferenca kombëtare
- - - - - -
2 Referime në konferenca ndërkombetare
23 2 18 3 20 3
3 Pjesëmarje në konferencë kombëtare
- - - - - -
4 Pjesëmarje në konferencë
ndërkombëtare
10 - 8 2 8 2
5 Referime dhe simpoziume 3 - 2 1 2 1
6 Referime ne wokshop 4 - - 3 3 1
7 Ligjërime - - - - - -
8 Artikuj dhe revista shkencorë
25 2 19 4 20 5
9 Monografi 3 1 2 - 3 -
10 Libra dhe leksione të
shkruar
24 5 2 - 6 1
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht
artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Personeli akademik i institucionit publikon
artikuj me përmbajtje shkencore të cilat
janë në përputhje me disiplinat ku
angazhohen. Artikujt janë të botuar në
buletinin e UMT si dhe në konferenca të
nivelit ndërkombëtar.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një
personel akademik të kualifikuar.
Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet
universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se një pjesë e personelit akademik mund të
angazhohet për të kryer studime në gjuhë të
huaj.
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të
mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
Nga verikimi rezulton se UMT ka organizuar
konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu ka mbështetur pjesmarrjen në konferenca të ndryshmë shkencore të stafit
akademik dhe atij mësimor-shkencor. Me
anë të dokumentacionit ka vërtetuaar se
mbulon totalisht shpenzimet e kualifikimit
për marrjen e gradadës shkencore “Doktor”
jashtë vendit (në Itali) për një prej anëtarëve të stafit akademik.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë
kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.
Page 27 of 30
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.
Institucioni ka në dispozicion bazën e të
dhënave të publikimeve të antarëve. Në bazën e të dhënave ndodhet informacioni i
plotë në lidhje me publikimet.
Institucioni disponon bazë të dhënash për
botimet e teksteve, librave, monografive, etj.
Institucioni është në proces akreditimi prandaj ai nuk mund të marë pjesë në
projekte dhe programe kërkimore shkencore
me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.
Konkluzionet e vlerësimit: Personeli akademik është i angazhuar në veprimtari kërkimore, ai mer pjesë në konferenca të cilat organizohen brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria e personelit
akademik është e mbështetur nga institucioni si dhe e verifikuar në bazën e të dhënave që
disponon institucioni. Cikli i studimit MSC në inxhinieri elektrike është në proces akreditimi
prandja institucioni nuk mund të marë pjesë në projekte me kërkimore kombëtare dhe
ndërkombëtare. Për shkak të kostos së lartë financiare si dhe kohës së shkurtët të hapjes së ciklit
të dytë të studimeve (MSC në inxhinieri elektrike) institucioni nuk ka tekstet e tij mësimore por ka një plan afatgjatë për mbështetjen financiare të botimeve. UMT në mbështetje të programit të
studimit zotëron leksione dhe materiale të shkruara të cilat janë përmendur në pikat mësipër.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
Bashkëpunimi me institucionet e tjera në nivel lokal, kombëtar apo ndërkombëtar,
mobiliteti i personelit akademik në secilin nga nivelet e sipërpërmendura, pjesëmarrja në
programe kombëtare dhe ndërkombëtare, lidhjet me komunitetin e biznesit dhe me tregun
e punës.
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Tabela 21 Aktivitete shkencore individuale në rang Institucioni në kuadër të bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar
1 Nr. I pjesëmarrësve në aktivitete kombëtare dhe ndërkombërare - 2 Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 12 3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime në fushën e kërkimit shkencor 2 4 Mobiliteti i studentëve 0 5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 5 6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë UMT 3 7 Numri i çmimeve ndërkombëtare 0
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të
rëndësishëm për arsimin e lartë:
Tabela 22
Institucionet dhe organizatat bashkëpunuese
Institucione Bashkkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucione të arsimit të lartë
Universiteti Politeknik Tiranë
Universiteti i Tiranës
Universiteti Bujqësor i Tiranës
UNP (Universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit)
Instituti i Ndërtimit
Laboratorit ELBA SHPK
Kualifikimi i stafit akademik, shkëmbim
pedagogësh, organizim konferencash, shkëmbim
botimesh periodike.
Zhvillimi i orëve të laboratorit
Page 28 of 30
Mc. Graw – Hill
Frederick Universitz of Cyprus
Elettronica Veneta
Sigurimi i bibliotekës.
Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim
pedagogës dhe studentësh, shkëmbim
programesh mësimore. Organizim konferencash.
Zhvillimi i laboratorëve dhe trajnimi i pedagogëve
Organizata Profesionale
Eestec
Youth Bonus
Unique
Projekte me studentët në fushën e inxhinierisë
Zhvillim marketingu
Projekte të programit Erasmus
Komuniteti i biznesit
Marëveshje me qëndrën e kurseve “Abraham
Linkoln”
Marëveshje me “United Transport”
Marëveshje me kinema “Millenium” Marëveshje me teatrin Metropol
Marëveshje me shërbimin postal UPS
Marëveshje me Xxpert systems
Marëveshje me Vodafone
Marëveshje me AMC Marëveshje me NBG
Marëveshje me BKT
Marëveshje për kryerjen e praktikave
profesionale Shërbime dhe kushte lehtësuese për studentët
Studio Ndërtimi
Ferrar Shpk
C&S shpk
Marëveshje për zhvillimin e praktikave
profesionale, projekte të përbashkëta
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo
të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.
Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera
publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e
studentit.
Institucioni ka vërtetuar nëpërmjet dokumentacionit dhe kontratave të lidhura me
institucione dhe kompani private siguron
zhvillimin e rregullt të praktikave profesionale.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes
personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Nga mënyra e organizimit të praktikave mësimore rezulton se institucioni nxit
bashkëpunimin e personelit dhe shkëmbimin e
informacionit midis tyre.
Organizimi dhe ndarja e detyrave për secilin prej
anëtarëve të stafit akademik bën të mundur garantimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Page 29 of 30
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të
studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Institucioni në strategjinë e tij afatgjatë ka të
dokumentuar si objektiv vendosjen e marrëdhënieve me institucione homologe jashtë
vendit. Vendosja e marrëdhënieve kushtëzohet
nga procesi i akreditimit.
UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me
institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me këtë program studimi kjo vërehet dhe
nga aktivizimi i lektorëve të jashtëm në seminare
të hapur.
Nga dokumentacioni i verifikuar rezulton se
marrëveshjet kontraktuale janë të shoqëruara
me raport vlerësimi me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe realizimit të qëllimeve.
Konkluzionet e vlerësimit: Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se grupi i vlersimit të
jashtëm e gjen të përputhur praktikën e ndjekur nga UMT për të garantuar bashkëpunimin e
brendshëm dhe të jashtëm sipas kritereve të standarteve të parashkruara.
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,
Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Menaxhimit të UMT. (marrëdhëniet e krijuara midis strukturave drejtuese dhe
strukturave mbështetëse dhe mësimdhënëse, bashkëpunimi midis stafit të
institucionit dhe studentëve)
2) Bashkëpunimi dhe transparenca midis antarëve të stafit akademik dhe stafit
mbështetës.
3) Institucioni është i hapur dhe serior për të bashkëpunuar me institucione të tjera
kërkimor – shkencore brenda dhe jashtë vendit.
4) Mbështetja që japin strukturat drejtuese të UMT ndaj stafit akademik.
5) Kushte optimale për zhvillimin e procesit mësimor.
6) Eksperienca dhe kompetencat e stafit akademik në fushën e inxhinierisë
b. Pika të dobëta:
1) Koha e shkurtër e themelimit të UMT dhe e programit të studimit MSC në inxhinieri
elektrike.
2) Mosha relativisht e madhe e stafit akademik me eksperiencë të lartë.
3) Nevoja për asistentë të kuafikuar në mbështetje të stafit akademik të brendëshëm.
4) Nevoja për staf akademik të brendshëm për të rritur mbulimin e procesit mësimor
të MSC në inxhinieri elektrike nga UMT dhe për të krijuar një kurrikul origjinale.
5) Shpenzime shumë të mëdha financiare për programin mësimor MSC në inxhinieri
elektrike si rezultat i numrit të vogël të studentëve.
Page 30 of 30
6) Nevoja për laboratore për programin mësimor MSC në inxhinieri elektrike në
mënyrë që krijohet pavarësia nga institucionet e jashtme
c. Mundësitë:
1) Programi mësimor MSC në inxhinieri elektrike të ofrojë më shumë lëndë me
zgjedhje në mëyrë që të krijohet një orientim sa më fleksibël i programit.
2) Të rrisë bashkëpunimin me institucionet e interesuara në kualifikimin e forcës së
punës në mëyrë që të realizojë një orientimi sa më optimal të programit mësimor.
3) Përmirësimi i infrastrukturës mësimore dhe i laboratorëve kërkimorë.
4) Rritja e bazës didaktike në gjuhën shqipe (për arsyen se shumë studentë kanë
njohje në nivel të ulët të gjuhës angleze), si leksione të shkruara, punë laboratori,
libra dhe materiale shkencore, etj.
d. Pengesat:
1) Kuadri ligjor ekzistent dhe ndryshimet e shpeshta të tij. (Ligji për arsimin e lartë në
Republikën e Shqipërisë)
2) Kosto shumë të larta financiare në blerjen e laboratorëve kërkimore (taksat
doganore të pajisjeve laboratorike)
3) Mos respektimi i ligjit për të drejtën e autorit.
4) Mungesa e transparencës për institucioneve të arsimit të lartë.
5) Mungesa e statusit të profesorit.
6) Mos zbatimi i ligjit për profesionet e rregulluara.
7) Mos zbatimi i standardeve dhe normave në fushën e projektimit, menaxhimit të
sistemeve elektrike dhe elektro – energjetike.
8) Mungesa e strategjisë për orientimin dhe kualifikimin e forcës së punës.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Dr. Ing. Thomaq KOBLARA