Download - Kdgjk broshura sfs
Konferencae Donatorëve
FJALA HYRËSE E KRYETARËS...
Informata përvendin Kosovë
Katër shtete fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Pozita gjeostrategjike: në udhëkryqet e korridoreve evropiane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.
Klimë të butë kontinentale, me temperatura mesatare në janar -5°C dhe në qershor 24°C me reshje të favorshme.
Evropë Juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.
Pjesë e marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë (CEFTA).
Territori: 10,887 km2 – i rrethuar me male dhe i ndarë në dy nënregjione me madhësi, popullatë dhe relief të ngjashëm.
Kosova ka kushtet më të favorshme biznesore në regjion. Bazuar në treguesit e
raportit biznesor të bankës botërore, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma
thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor, konkretisht qeveria ka:
• Eliminuar lejen biznesore;
• Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për eksportimport;
• Ka hequr taksën për regjistrimin e të gjitha bizneseve;
• Ka hequr kërkesën për depozitimin e kapitalit themelues për kompani
me përgjegjësi të kufizuar;
• Ka rritur mbrojtjen e investuesve.
Qyteti i Gjakovës është zhvilluar gjatë shek. XV rreth Xhamisë së Hadumit, e ndërtuar në shek XIV që kishte një tregëti të pasur dhe qendër të punës së dorës. Qendra kulturore dhe arsimore e kishte librarinë e saj, shkollën si dhe Qarshinë e Madhe të cilën e ndërtuan Gjakovarët. Gjatë shekujve XV dhe XVI Ekonomia e Gjakovës u zhvillua rreth Qarshisë së Madhe, stallat e saj prej drurit me grila të gëdhendura ishin të njohura për përpunimin e metalit, shalave, filigranit, dorëzave të arit, të shpatave si dhe për prodhimin dhe dekorimin e armëve. Produktet e Gjakovës, duke përfshirë këtu leshin dhe mëndafshin e përpunuar, eksportoheshin në mbarë Eurpoën Jugëlindore dhe Qëndrore. Për shekuj me radhë Gjakova ishte qendër e prodhimtarisë dhe tregëtisë. Deri në vitet e 70ta Gjakova ishte një ndër qendrat më të industrializuara në ish Jugosllavi me shkallën më të lartë të punësimit për kokë banori. Pr
ofili
i K
omun
ës
Komuna e Gjakovës me sipërfaqe prej
55,684 ha toke, shtrihet në pjesën
jugperëndimore të Rrafshit të Dukagjinit,
në mes të rrugës Prizren-Pejë. Largësia
nga kryeqyteti Prishtinës është vetëm 92
km, kurse nga Peja dhe Prizreni 37km. Në
Gjakovë supozohet të jenë rreth 150,000
banorë dhe kështu të shprëndar me
banim afërsisht (60%) në qytet dhe( 40%)
në 84 vendbanime rurale në Gjakovë.
Gjakova gjithmonë ka pasur të Zhvilluar
Ekonominë dhe mund të thuhet se
gjithnjë ka qenë qytet me karakter
ekonomik. Sot kemi një strukturë
ekonomike e cila mbështetet në shtylla të
biznesit privat dhe biznesit shoqëror i cili
është në privatizim e sipër. Ndër to kemi
ndërmarrje prodhuese, ndërtimore,
shërbyese , tregtare, hoteliere, zejtare,
transportuese dhe ndërmarrjet e
teknologjisë informative. Gjakova ka një
traditë të pasur të arsimit dhe të kulturës
që fillon me fillimin e jetës qytetare në të.
Komuna e Gjakovës është vendbanim i
lashtë, andaj është regjion i pasur me
monumente të trashëgimisë kulturore, të
cilat tregojnë historinë e saj për periudha
të ndryshme kohore.Gjakova është e
pasur me lumin Ereniku, lumin Drini i
Bardhë, lumin Krena dhe me liqenin e
Radoniqit që ka një sipërfaqe prej 580
hektarë duke u rradhitur kështu si liqeni i
dytë më i madhi në vend. Ky liqe furnizon
me ujë të pishëm banorë të Gjakovës,
Rahovecit dhe disa fshatra të qytetit të
Prizrenit.
Transporti
Komuna e Gjakovës kufizohet me Republikën e Shqipërisë me të cilën ka dy pika kufitare, atë të Qafës së Prushit në Jug - ku lidhet me Regjionin e Hasit (Letaj, Krum, Kukës, etj.) dhe atë të Qafës së Morinës në perendim - që lidhet Malësin e Gjakovës (Tropojë, Bajram Curr, etj.). Kjo lidhje nuk është vetem infrastrukturë e thjeshtë rrugore, por ajo është një arterie tepër e rëndësishme që kalon nga Tropoja, Puka, Mirdita, Shkodra, Kukesi, dhe vazhdon në zona të tjera të Shqipërisë, me të cilat, historikisht Gjakova dhe Gjakovarët, kanë patur lidhje historike me njëra tjetrën.
Komuna e Gjakovës kufizohet me Komunat e: Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Klinës, Pejës, Deçanit dhe Junikut. Ka lidhje të mira të komunikacionit rrugor me të gjitha Komunat që e rrethojnë, si dhe me Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën që e afrojnë me pjesët tjera të Kosovës përmes rrugëve të asfaltuara. Gjithashtu në afërsi kalon edhe hekurudha në fshatin Xërxe afro 13 km dhe Kramovik afro 9 km. Katër rrugë rajonale e lidhin Gjakovën me qytetet dhe fshatrat tjera në Kosovën perëndimore. Rruga magjistrale me 4 kursi në drejtim të Prizrenit dhe në drejtim te Prishtinës janë në ndërtim e sipër. Rruga kryesore kalon përmes luginës së Erenikut, duke i lidhur fshatrat atje me Junikun dhe Deçanin. Në kuadër të Komunës ekziston edhe transporti periferik i udhëtarëve nga qendrat rurale në drejtim të qendrës urbane dhe anasjelltas.
Administrata Komunale ofron shërbimet afariste,
partneritetin publiko-privat, ndërlidhjen e bizneseve, dhe
shërbime efikase të administratës së përgjithshme.
Administrata Komunale ka për synim të ofrojë shërbime
digjitale për qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe
njëkohësisht të ketë informimin elektronik që informatat
të merren shpejt dhe lehtë.
Administrata Komunale
Komuna e Gjakovës ka parë të nevojshme krijimin e
përmirësimit të klimes së biznesit, duke ofruar kështu
mundësi të ndryshme për investime në Komunë siç
është: zona e lirë ekonomike e cila ofron hapësirë në
formë të tokës për periudhë 99 vjeçare duke ofurar
lehtësim në taksa, infrastrukture të gatshme për biznese,
rrymë dhe ujë (24/7).
Komuna poashtu do të ofrojë shërbimet këshilluese për
klimen e investimeve, ku objektivat e këtij projekti janë:
Ulja e ngarkesave administrative për biznese dhe
përmirësimi i aftësisë konkurruese në Kosovë,
Ndihmojë në rritjen e nivelit të investimeve të huaja
direkte (IHD), veçanërisht në sektorët që rrisin punësimin.
Në kuadër të Komunës së
Gjakovës së shpejti do të fillojë të
funksionojë edhe zyra për
promovimin e investimeve, e cila
do të ju ofrojë qytetarëve informata
për mundësitë e investimeve dhe
mënyrën e qasjes për shfrytëzimin
e këtyre investimeve.
Komuna për investitorët të cilët
interesohen të investojnë në
Gjakovë , në kuadër të zyrës për
promovim të investimeve dhe
ndërlidhje të bizneseve do të
mundësojë furnizim me informata
të bollshme në lidhje me tokat në
pronësi komunale si dhe benefitet
tjera që një investitorë i huaj
mund të përfitoj vetëm e vetëm në
rritjen e produktivitetit, punësimit
dhe Ekonomisë së Komunës.
Gjithashtu planifikimi i hapjes së
Parkut të Biznesit do të mundësoj
inkuadrimin e investitorëve
vendor dhe të huaj.
Shfrytëzimi i regullt i këtyre
pronave sjell Zhvillim Ekonomik të
vazhdueshëm dhe ndikon
drejtpërdrejt në hapjen e vendeve
të reja të punës ku zingjiri
përmisues do të vazhdojë kështu
duke prekur të gjitha segmentet
operuese në vend.
Procedurat e regjistrimit tëBizneseve
Aplikimi bëhet në zyrën komunale të ARBK-se Agjencioni për
Rexhistrimin e Bizneseve të Kosovës. Formularët e Aplikimit janë të
ndryshëm në varësi nga lloji i biznesit që qytetari dëshiron të
rexhistrojë, ku zakonisht aplikohet për Biznese Individuale (B.I),
Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SH.P.K.) dhe Shoqëri Akcionare
(SH.A). Procedura e rexhistrimi i Biznesit është e lehtë dhe kalon
brënda një dite, ndërkaq procedurat për rexhistrimin e një SH.P.K
dhe SH.A. kalojnë dy ditë.
Zyra e Biznesit në Komunë ofron shërbime për:
Rexhistrimin e Biznesit të Ri;Rexhistrimin e Ndryshimeve në Biznes;Kërkesa për shuarje të Biznesit.
Bujqësiadhe burimet natyrore
Komuna e Gjakovës shtrihet përgjatë
hapësirës tektonike të rrafshit të
Dukagjinit, i cili gjendet në mes të
bjeshkëve të: Pashtrikut, Mokrra Gores
dhe Sharrit, në lartësi nga 360m deri në
mbi 2650m mbi nivelin e detit. Luginat e
lumenjve Drini i Bardhë, Ereniku, Krena,
Trava dhe Trakaniqi, si dhe te disa
përroskave, krijojnë në Komunën e
Gjakovës rrafshina, shumica e të cilave
me tokë të punueshme e shumë pjellore.
Nisur nga këta faktorë dhe nga kushtet e
përshtatshme klimatike, bujqësia
përfaqëson një potencial të madh
zhvillimi për Ekonominë e Komunës. Kjo
degë e ekonomisë së Komunës së
Gjakovës ka një perspektivë të madhe për
zhvillim duke pasur për bazë kushtet
klimatike, tokësore, sistemin e ujitjes si
dhe traditën e popullatës që merret me
bujqësi. Mundësi të riaktivizimit ka edhe
industria ushqimore e cila ka vepruar në
të kaluarën. Aktualisht struktura e
prodhimit bujqësor dominohet nga
kultura e misrit dhe e grurit, qe së bashku
zënë rreth 57% të sipërfaqes së tokës së
punueshme.
Blegtoria është një degë tjetër strategjike
e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së
Gjakovës. Ajo favorizohet sidomos nga
sipërfaqja e madhe me livadhe e kullota
brenda territorit të Komunës si dhe nga
tradita e zhvillimit të blegtorisë në këto
anë. Në Komunën tonë më së shumti
kultivohen : Grurë, Misër, Perime dhe
Pemë. Sipëfaqet me bimë industriale janë
në rritje si rezultat i investimeve në
infrastrukturë të ujitjes (ndërtimi i pendave
dhe kanaleve).
Zejtaria-Përfaqësohet nga zejet
tradicionale si: zdrukthëtaria, farkëtaria,
saraçët, këpucarët, rrobaqepësit etj.
Zejtaria me prodhimet dhe shërbimet e
veta paraqet një segment të veçantë të
zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të
mesme në këtë qytet.
INFRASTRUKTURA
Zona Ekonomike do të fillojë të operojë në Shtatorë të 2014 si hapësirë në
formë të tokës duke ju mundësuar investitorëve lehtësira të ndryshme në taksa.
Zona Ekonomike ofron lirim nga tarifat doganore dhe tatimi në vlerë të shtuar për
produktet ku destinacion final e kanë në vendet jashtë Kosovës, shfrytëzim të tokës
në periudhë prej 99 viteve, infrastrukturë të gatshme për bizneset që operojnë aty,
energji dhe ujë 24/7. Fillimisht do të targetohen sektorët e tekstilit dhe përpunimit
të lëkurës, përpunimit të metalit, përpunimi i drurit dhe mobileve si dhe procesimi i
ushqimit. Të gjitha investimet e huaja sjellin me vete një know-how që do të
transferohet tek stafi lokal, që sjellë Zhvillim te kapaciteteve njerzore për tërë
qytetin.
Aeroporti i Gjakovës ka kaluar nga kontingjenti italian i KFOR-it, nga
Ministria e Mbrojtjes së Italisë dhe Qeveria e Kosovës, në pronësi të Qeverisë, në
pajtim me të gjitha ligjet vendore dhe ndërkombëtare. Aeroporti është në gjendje
të shkëlqyeshme dhe i gatshëm për t’u shfrytëzuar për transport të mallrave, si dhe
për aktivitete sportive dhe rekreative të aviacionit. Ky Aeroport do të ofrojë edhe
trajnime profesionale për pilotët e rinjë. Do të mund të përdoret për fluturime
“cargo” apo bartje mallrash dhe për shfrytëzim nga agjensitë që ofrojnë bileta të
lira.
Të gjitha këto do të mund të realizohen pasi autoriteti vendor, që në këtë rast i bie
të jetë Qeveria e Kosovës, ta jap edhe këtë aeroport me koncesion ndonjë
kompanie, njejtë siç ka ndodhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
ZONA EKONOMIKE DHE AEROPORTI
TURIZMI DHETRASHEGIMIA
KULTURORE
Gërshetimi i arkitekturës së vjetër me të renë dhe numri i madhë i
monumenteve kulturore mundësojne që vizitorët të gjejnë kënaqësi
gjatë qëndrrimit në Gjakovë. Këto monumente të trashëguara kanë
histori interesante që josh kurreshtjen e çdo turisti.
Qyteti i Gjakovës është i njohur si qendër kulturore, jo vetëm në suazat komunale por edhe si regjionale e gjithë kombëtare. Regjioni i Gjakovës ka këto monumente historike te mbrojtura me ligj sic janë: Ura e Tabkëve, Ura e Terezive, Ura e Taliqit, Kullat të ndryshme në qytet dhe pjesën rurale, Sahat Kulla, Muze, Ndërtesa banimi, tërsi urbanistike -Çarshija e Madhe, Xhamija, Kisha, lokalitet arkeologjik,Teqe, etj.
Duke u bazuar në atë se, Gjakova me rrethinë është njëra ndër
qendrat me mundësi më të mëdha të Zhvillimit të Ekonomisë
turistike në bazë të potencialit dhe të resurseve për zhvillimin e
turizmit që disponon. Natyra magjepse dhe e pa shkatërruar do të
jetë joshëse edhe nga qytetarët edhe nga vizitorët e huaj.
GjendjaSocio-Ekonomike e Komunës sëGjakovës
Të dhëna socio-ekonomike për Komunën e GjakovësNë Gjakovë jetojnë rreth 160 banor për 1m2. Rreth 60 % eshte
e koncetruar në qytet dhe 40% e në fshatra. Të punësuar në
sektorinë publik janë 2257 persona, ndërkaq në sektorinë
privat janë rreth 8,000 persona. Përfitues të skemes totale të
pëensioneve janë 10288, ku pjesa më e madhe është
pensionist pa përvoj pune/ pensionist moshe 5881, pensionist
kontributiv 2,990 dhe pjesa tjetër janë peensionist me
kontribut nga TMK, nga FSK dhe ata me aftësi të kufizuar.
Komuna e Gjakovës ka sistemin publik dhe privat të shkollimit
ku prej shkollave publike ka 40 shkolla fillore, 7 shkolla të
mesme dhe Universitetin me 1 Fakultet. Ndërkaq në kuadër të
shkollimit privat ka një shkollë fillore, 2 shkolla të mesme dhe
3 Universitete.
Në Komunën tonë ka 4414 biznese prej të cilave 3653 janë Biznese
Individuale, 759 janë biznese SH.P.K. dhe dy janë kompani publike,
Qabrati dhe Radoniqi.
Pesë gjigandët me të mëdhenjë të prodhimit dhe tregëtisë së jashtme,
dhe të kontribuimit të krijimit të të hyrave të komunës sidomos nga
ekportimi i mallrave, që në vitet e 90ta kapte shifren rreth 100-200 milion
dollarë në vitë sot punësojnë vetëm 726 punëtor, ku Metaliku ka 8 të
punësuar, (1539 punëtor ne vitet 90ta), Jatex ka 70 punëtor(1888
punonjës në vitet e 90ta), Ereniku 98 punëtor(1356 punonjës në vitet e
90ta), Deva 49 punëtor(159 në vitet e 90ta). dhe Emin Duraku 501 punëtor
(2850 ne vitet e 90ta)
Këto shifra janë një arsye më shumë që Komuna e Gjakovës i ka vënë
vetit një pergjësi të paparë që të realizojë objektivat dhe synimet e veta
që ta rimëkëmbë ekonominë e komunës së Gjakovës, kulturën, edukimin
arsimor dhe profesional, mirëqenjen socilae dhe ekonoimike ta ngrisë
në nivelin e merituar, dhe të jetë Qyteti i Traditës dhe i të Ardhmes.
KUALITETI I JETES DHE
AKTIVITET E QYTETIT
Gjakova ka një traditë të pasur të arsimit dhe të kulturës që fillon me
fillimin e jetës qytetare në të. Gjakovarët njihen si krijues, dashamirës
dhe kultivues të mirë të muzikës dhe humorit. Tradita për këngën
është kultivuar brez më brez nëpër familjet gjakovare sikurse edhe
humori. Kënga popullore që krijohet nga artistët Gjakovarë ka shenjën
e vet, njihen si “Këngët Gjakovare”të cilat brez më brez këndohen
edhe në ditët e sotme. Kënga Gjakovare është unike sa i përket ritmit
e tematikës.
Kualiteti i jetës në komunën e Gjakovës gjithashtu është e influencuar
nga vlerat rekreative të trashëgimisë së saj natyrore. Sa i përket
lokacionit skenik të Gjakovës afër me Alpet Shqiptare, si dhe pasurit
natyrore madhështore siç janë Gryka e Drinit, Suka e Cërmjanit dhe
Kodra e Qabratit. Komuna e Gjakoves mund të qëndron shumë e
pasur si qendër rajonale për kohë të lirë dhe rekreacion.
AKTIVITETET:
1. 17 Shkurti- Dita e Pavarësisë së Kosovës
2. Mitingu i Poezisë
3. Darka e Lamës
4. Dita e Çirimit- 14 Qershori
5. Java e Mjaltit
6. Festa e 28 Nentorit
7. Panairi i Gjedhit në Korenice
3. Darka e Lames, i cili organizohet nga Drejtori për Bujqësi dhe
Zhvillim Rural në Komunë të Gjakovës. Qëllimi i Këtij manifestimi
është pjesmarrja e bujqëve dhe fermerëve të Komunës sonë në një
vend ku ata promovojnë produktet e tyre, njifen me të arriturat në
sektorinë e bujqsisë, dhe kjo ndikon në rritjen e konkurretnshmërisë
mes fermerëv për të nxitur një performancë më cilësorë. Darka e
Lamës është tani më festë tradicionale që organizohet nga
Komuna, ku edhe bëhet përzgjedhja e femrëve më të mirë.
7. Panairi i Gjedhit në Korenicë. Kjo është një aktivitet tradicional
që organizohet nga Drejtoria për bujqësi dhe ZHR në bashkëpunim
me Ministrinë e Bujqësisë, është festa tradicionale që organizohet
në Korenicë, ku marrin pjesë blegtorët me të njohur të komunës
dhe garojnë për përzgjedhjen e lopës më cilësore, ku në vitin e
kaluar ka fituar raca e rritur në tregun tonë e quajtur BUSH.