dokufest 3 maji dita e Çmimit nga audienca e re maj 2015 · 2017. 8. 21. · maj 2015 dokufest –...
TRANSCRIPT
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Forumi Kulturor
BULETIN INFORMATIV
Maj 2015
Dokufest – 3 Maji dita e Çmimit nga Audienca e Re
Maj 2015
Në Prizren u votua për Young Audiace Award 2015 apo Çmimin nga Audienca e Re, e cila ishte
një iniciativë nga Akademia Europiane e Filmit. Tre filmat e nominuar MY SKINNY SISTER
nga Sanna Lenken (Suedi/Gjermani), THE INVISIBLE BOY nga Gabriele Salvatores (Itali) dhe
YOU’RE UGLY TOO nga Mark Noonan (Irlandë) u shfaqen para publikut të moshës 12-14 vjeç
në 25 qytete evropiane, perfshirë edhe Prizrenin. Filmi fitues doli të ishte THE INVSIBLE BOY
me numër maksimal të votave.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,188#.VXBKoM-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Sculpfest – Autostrada Bienale .. Një derë që u hap
Maj 2015
Festivali Ndërkombëtar i Skulpturës Sculp Fest përfundoi edicionin e katërt, i cili organizohet në
kuadër të Autostrada Bienniale (Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor). Nata e parë,
pjesë e kampanjës “KALLDERM”, u karakterizua nga rrëfimet e prizrenasve në skenë, ndërsa
nata e dytë u karakterizua me eventin “Parking” që në mënyrë metaforike paraqet një gjendje
aktuale të ndalimit, me qëllim të një nisjeje të re të projekteve bashkëkohore në kuadër të
Autostrada Biennale.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,162#.VXCcUc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Dokufest në Daily Mail
Maj 2015
Dy Kinematë e famshme të Dokufest Kino Kalaja dhe Kino në Lum, listohen ndër Kinematë më
të mira në botë nga protali i mirënjohur botëror Daily Mail. Daily Mail përshkruan fillet e para të
themelimit të festivalit Dokufest, arritjet deri në ditët e sotme dhe kreativitetin e instalimit të
Kinemave përgjatë Festivalit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,163#.VXBLhc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Performansë publike : “Vozit Biçikletë”
Maj 2015
Ec Ma Ndryshe organizoni performansën publike “Vozit Biçikletë”, në kuadër të projektit
“Qyteti gjithëpërfshirës...”. “Vozit biçikletë” u mbajt më 9 maj (e shtunë), ku grumbullimi i
çiklistëve u bë në Kejin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, Prizren dhe duke filluar nga ora
11:00.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,164#.VXBMKs-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Artpolis – Trajnim mbi Tregimet Digjitale pë Transformim
Maj2015
Artpolis ne bashkëpunim me Shoqatën e Grave – Žene Juga dhe me mbështetjen e Iniciativës së
Grave Ekumenike, organizoi workshopin "Tregimet digjitale për transformim", kushtuar grave
Kosovare të të gjitha moshave, nacionaliteteve dhe feve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,166#.VXBNcc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Takimi i rregullt i Kuvendit të Anëtarëve të Forumit Kulturor
Maj 2015
Me 1 Maj Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar mbylli aplikimin për konkurentët për
këtë edicion që do të mbahet prej 20 deri më 26 gusht në qytetin e Pejës. Këtë vit interesimi ishte
shumë më i madh për pjesmarje në festival, në krahasim me vitet e kaluara. Numri i aplikimieve
ishte rreth 800 ndërsa këtë vit u vërejt një rritje pothuajshe dyfish më e madhe e aplikimeve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,167#.VXBNos-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndrsyhe – Çiklistët e Prizrenit Pedalojnë për Korsi
Maj 2015
Në performansën publike “Vozit Biçikletë” të organizuar nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të
projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”, të shtunën morrën pjesë dhjetëra çiklistë, të cilët me
pedalimin nëpër qytet kanë adresuar në mënyrë publike kërkesën për planifikimin e korsive
(shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,168#.VXBN7M-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
RROK PRIZREN – PUBLIKIMI I KALENDARIT KULTURORE TË
PRIZRENIT 2015
Maj 2015
Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren - RrOK Prizreni, ka publikuar Kalendarin Kulturor të
qytetit të Prizrenit për vitin 2015 i cili është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë KK Prizren.
Ky kalendar gjithsej numëron 35 ngjarje kulturore të cilat organizohen si nga autoritetet publike
ashtu edhe nga organizatat e pavarura të kulturës.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,169#.VXBP8c-qqkp
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Forumi Kulturor i Kosovës pjesëmarrës në Panairin e Produkteve Shqiptare
“Argjiro Fest On” 2015
Maj 2015
Forumi Kulturor i Kosovës, Teatri ODA, Dokufest dhe Ec Ma Ndryshe morrën pjesë në Mega
Panairin e Produkteve Shqiptare në kuadër të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës “Argjiro Fest
ON”. Panairi i Produkteve Shqiptare “Argjiro Fest ON” ka filluar me datë 10 maj dhe zgjati deri
më 16 maj, 2015, në Qendrën Historike Gjirokastër, Odeoni.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,9,171#.VXBQnM-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Forumi Kulturor i Kosovës në Panairin e Produkteve Shqiptare “Argjiro
Fest On On” 2015
Maj 2015
Në festën madhështore të Festivalit Tradicional Folklorik gjegjësisht në Mega Panairin e
Produkteve Shqiptare, i cili filloji me 10 maj dhe zgjati deri më 16 maj 2015, në Qendrën
Historike Odeoni, në mesin e shumë pjesëmarrësve morrën pjesë Forumi Kulturor i Kosovës,
Teatri ODA, Dokufest dhe Ec Ma Ndryshe.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,9,172#.VXBRMc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Promovimi i Planit Rajonal të Trashëgëmisë për Rajonin
Jug
Maj 2015
Në hapësirat e objektit të Komunës së Prizrenit, organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Programi
për Trashëgiminë dhe Diversitet (HDP), është bërë promovimi i Planit Rajonal të
Trashëgimisë. Plani i Trashëgimisë për Rajonin Jug është produkt i nismës rajonale të
komunitetit i komponentit për Zhvillim Ekonomik Lokal të Projektit të Përbashkët të BE/KiE -
Mbështetje të Promovimit të Diversitetit Kulturor në Kosovë (PDKK).
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,173#.VXBR-s-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Mbahet Aktiviteti “Trashëgëmija Jonë e Përbashkët”
Maj 2015
Në qytetin e Prizrenit, në kuadër të Programit për Trashëgimi dhe Diversitet, është mbajtur
aktiviteti ‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ i cili u organizua në kuadër të Projektit të përbashkët
të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Ky aktivitet tenton që
përmes angazhimit të grupeve të margjinalizuara, personave me nevoja të veçanta, komunitetit të
personave me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur si dhe të rinjëve, të promovojë qasjen
gjithëpërfshirëse në trashëgiminë kulturore.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,174#.VXBSf8-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Konferenca Rajonale “Aktivizimi Kulturor dhe Qyteti”
Maj 2015
Ec Ma Ndryshe mbajti Konferencën Rajonale “Aktivizmi kulturor dhe Qyteti”, në Kino
Lumbardhi në Prizren, në kuadër të projektit ‘’Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren’’,
përkrahur financiarisht nga Amabasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Pjesë e dy paneleve
të kësaj konference ishin aktivistë dhe artistë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe
Sërbia si dhe pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve, misioneve diplomatike dhe
organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, medias dhe të tjerë.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,176#.VXBTPc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Ura e Kaltër e Dashurisë
Maj 2015
Në Prizren u realizua intervenimi i parë artistik, pjesë e projekit të EC-it "Aktivizmi kulturor dhe
urban në Prizren", përkrahur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Autore e
veprës "Ura e kaltër e dashurisë" është Doruntina Ukimeri.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,177#.VXBTjc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Dokufest – Lypen Shpija te Çarshia
Maj 2015
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest, është në kërkim të
dashamirëve që lëshojnë shtëpia ose banesa me qera në Prizren për mysafirët e Festivalit.
Shtëpiat duhet të jenë në dispozicion prej datës 8 deri më 16 gusht 2015.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,178#.VXBUDM-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Lumbardhi Rihapet dhe Fillon Aktivitetin e Tij
Maj 2015
LUMBARDHI hapet përmes një bashkëpunimi të Qendrës Lumbardhi me kolektivin Angry
Youth, të cilët do t'a prezantojnë ekspozitën "nji kthesë a dy" të përcjellur me një DJ set.
Ekspozita përmban shprehje përmes mediumeve të ndryshme, me anë të cilave shtjellohen
aspekte të Lumbardhit dhe raporti me hapësirën dhe identitetin e tij.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,179#.VXBUZc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Institucionet Bartin Një Pjesë të Përgjegjësisë Për Shembjen
e Murit të Kalasë
Maj 2015
EC Ma Ndryshe rekomandon të gjitha institucionet e përfshira në projektin restaurues-
konservues të Kalasë që punimet të realizohen në mënyrë profesionale e transparente, me
material dhe ekzekutim adekuat, në mënyrë që të ruhen dhe promovohen vlerat e këtij
monumenti dhe të mos përsëriten situatat sikurse me rastin e shembjes së murit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,181#.VXBVGc-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe organizon Konferencën Përmbyllëse “Trashëgëmia dhe
Komunitetet” – Përvoja e PDDK-së
Maj 2015
Ec Ma Ndryshe zhvilloi ditën e parë të konferencës ‘’Trashëgimia dhe Komunitetet – përvoja e
PDKK) , e cila shënon finalizimin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian e Këshillit të
Evropës, "Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)". Ky projekt përgjatë
këtyre pesë viteve ka synuar angazhimin aktiv të shoqërisë të të gjitha niveleve në inkurajimin e
ruajtes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe shfrytëzimit të tyre për zhvillim
të qëndrueshëm ekonomik.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,182#.VXBVus-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe organizon Konferencën Përmbyllëse “Trashëgëmia dhe
Komunitetet” – Përvoja e PDDK-së
Maj 2015
Në Prishtinë u bë përmbyllja e projektit ‘’Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kulturor’’,
PDKK në praninë e përfaqësuesve të insitucioneve të nivelit qendror dhe lokal, përfaqësuesve të
Këshillit të Evropës, zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësuesve të shumë ambasadave dhe
përfaqësuesve të shoqërisë civile. Ceremonia përmbyllëse e projektit ka finalizuar edhe
konferencën dy ditore ‘’Trashëgimia dhe Komunitetet-përvojat e PDKK’’.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,183#.VXBWN8-qqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Ec Ma Ndryshe – Konferenca Rajonale “Bashkëpunimi Turistik Kosovë –
Shqipëri - Maqedoni”
Maj 2015
Në Prizren është mbajtur konferenca rajonale “Bashkëpunimi turistik Kosovë – Shqipëri –
Maqedoni”, organizim ky i përbashkët i OJQ-së “EC Ma Ndryshe” dhe Divizionit për Turizëm të
Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) të Qeverisë së Kosovës, në kuadër të projektit
“Zhvillimi rajonal përmes turizmit kulturor në Prizren”, të përkrahur financiarisht nga Ministria e
Punëve të Jashtme të Finlandës në kuadër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara
(UNDP).
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,184#.VXBXRs-qqkp
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Festivali i Bunarxhive “40 Bunar Fest” përfundon pregaditjet për edicionin e
Xl
Maj 2015
Festival tradicional "40 Bunar Fest" fillon edicionin e tij të Xl me 6 Qershor ditë e Shtune
2015. Veçanti e këtij Festivali është lëshimi me goma traktori nën përcjellje të kunxhit nëpër
Lumin Lumbardh.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,185#.VXBXys-qqko