desidence made in poloni - ben andoni - java 11-07-2015

3
E SHTUNË | 11 KORRIK 2015 22 Reportazh Jan Litynski vjen pakëz fare me vonesë. 70-vjeçari s’ka nevojë të pre- zantohet. E ka pak ndjesinë e legjen- dës urbane polake, sepse sapo më sheh të vetëm në restorantin italian, ma bën me dorë çlirët, sikur njihemi prej kohësh, duke thënë: Ja, erdha! Gjatë mungesës së tij, në Koszykowa në një mjedis të thjeshtë intim, i bëj shoqëri vetes, duke u munduar të gjej kuptimin e kompozimit në një foto të varur, ku një grup italianësh, shqyejnë me sy një bukuroshe, që u kalon për- midis. E kuptoj: është e vetmja pjesë Mesdheu në këtë ditë vere, që ndriçon këtu. Nxin qielli, kurse mjedisi është një Vjeshtë e tretë tiranase. Shiu që sa- po ka filluar në Varshavë është argu- menti i parë i bisedës me këshilltarin e presidentit Komorowski. Ky i fundit pak ditë më vonë do t’i lerë vendin di- kujt tjetër. Po ju?! “Ti e di si janë këto pu- në. Do mbledh kartonat dhe marsh në shtë- pi. Mosha!”. Qesh. Vitet e kanë rrudhur shumë desidentin e njohur dhe pas syzeve me skelet të trashë ngjan fare i vogël. “Po pata kohë do bëj një pushim të gjatë. Kam planifikuar të vij dhe në Shq- ipëri, më thotë...Vitin tjetër”! Ehh. ... E gjithë skema e rezistencës polake anti-komuniste, kuptohet se shtrihet para se ai të futej në të. Por, s’ka më mirë se të kesh në rrëfim vetë Lityn- skin, një nga figurat polake më të njo- hura të antikomunizmit. E kam njo- hur vetëm nëpër foto. Me anglishten e vet jo të mirë por të kuptueshme, më tregon si organizoheshin. Ku mblid- heshin! Kush i financonte? A ju qëllonin?-e pyes naivisht. “Jo-sepse nuk ka qenë si te ju”. Në fakt, di fare pak për Shqipërinë. Befas më tregon duke qe- shur sesi një polak u arratis nga Kina dhe erdhi në Tiranë për të transmetu- ar nga Radio Tirana. “Nga shiu në breshër”, më thotë. Qeshim. Nuk merr poza dhe të liron në pyetje. Me pak fjalë e ashtuquajtura “Desidencë “ në regjimet komuniste të Evropës Lin- dore nuk mund të reduktohet vetëm me nocionin e thjeshtë të një “opoz- itë”, si përkufizim, por dhe më sjell ndërmend atë që kanë thënë disa mëndjehapur të Evropës Qendrore: Desidencë, Made in Poloni Të duhet të rrish orë, ditë, vite në këtë vend për të kuptuar në terren ringritjen e shpeshtë të popullit polak. I kanë thyer, mundur, nëpërkëmbur, luftuar, por polakët kanë kundërshtuar gjithnjë sipas mënyrës së tyre. Herë me urtësi, shpesh me kinse-bindje por më shpesh kanë marrë armët. Një vend i vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit, që i mësoi i pari ish-komunistët e Lindjes se sistemi ekonomiko-shoqëror i tyre nuk vlente për asgjë. Desidentët e këtij vendi s’kanë plagë, varre pafund, por kanë prodhuar ide. Masë idesh që u kanë shërbyer të gjithë kombeve dhe që të duhen vite, ditë e orë të tëra t’i shpjegosh... Nga Warshawa, Ben Andoni ajo mund të konsiderohet si një për- pjekje për të ndërtuar një “Polis para- lel”, bazuar në përgjegjësinë e çdo qytetari me qëllim për të zënë hapë- sirat ku liria kulturore, sociale dhe njerëzore munden të shprehen. Karta 77-i them. Po, edhe ajo më thotë për lëvizjen mendore të desidentëve të Evropës Lindore. Fuqia jonë ishte se duhej të fitonim mbi frikën dhe për - piqeshim për të “jetuar të vërtetën” brenda një shoqërie të bazuar vetëm në gënjeshtrën. Pushojmë pak. POLONIA Historia e pasluftës së Dytë Botërore në Poloni përfshin domini- min sovjetik dhe kjo të bën të kapesh me ngut e të gjesh paralele me Shq- ipërinë. Po zhgënjimi do ndjek zhgën- jimin në bisedën tonë. Ajo, që të thotë desidenti s’ka asfare lidhje me ne, kup- tohet përveç nocionit të ngritjes së so- cializmit dhe sukseseve të industrial- izimit dhe urbanizimit, që trumbeto- jnë komunistët. Bierut kishte kontroll të fortë në mbarë vendin, i cili do të mbetet pjesë e sferës sovjetike në Ev- ropën Qendrore dhe Lindore. I ke dhënë lule,-i them. Qesh. Ka qenë fare i vogël. Si biçim pioneri. Dhe, rusët. Sa probleme krijuan! Më shpjegon konceptin rus të gjigandomanisë në qytet. Pallati i Kulturës, në mes të Var- shavës, me atë zymtësinë e vet dhe i lënë pas dore është kujtimi më real i kësaj. Jam ngjitur dikur sipër. Gërmad- ha e Varshavës, njësoj si Piramida jo- në, por ani ajo duket sërish më impo- zante. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, BRSS duket se i lejoi polakët të ishin më liberal. Litynski është teorik për këtë periudhë sepse ka qenë fare i vogël. Vjen koha e Gomulkës, që ne e kemi hasur nga qesënditë e Enverit, në veprat e tij. Ai është liberal, por jo ekonomia e vendit, që nga mesi i viteve 1960, filloi vështirësitë. Dhjetë vjet më vonë, vjen koha e viteve ‘70, kur pati një rritje çmimesh të konsum- it, që çoi në një valë grevash. Dhe, qe- veria polake s’e zgjati shumë. Paraqiti një program të ri ekonomik të bazuar në huamarrjen në shkallë të gjerë nga Perëndimi, që si fillim bëri një rritje të standardit të jetesës, por që sërish nuk zgjati shumë. Po kushtetuta?-i them. “Ah, këtu ishte ndryshe, jo si tek ju. U bënë modifikime”. Në vitin 1976, qeveria e Eduard Gierek u detyrua të rrisë çmi- met përsëri, dhe kjo çoi në një tjetër valë protestash publike. Rezistenca dhe desidentët ishin gjithnjë e më të fortë. Dhe, nuk pati represione. Po ky paska qenë i mirë!-i them. “Po ky ishte pozitiv. Dhe përndjekja s’ishte si te ju”, e përsërit. Ndërkohë, Litynski dhe shumë si ai, krijojnë të ashtuquajturën Trupën Walterowskiego. Studenti i Matematikës bëhet një nga pjesëmar- rësit aktivë të fjalimeve të studentëve gjatë ngjarjeve të marsit. Dhe vjen dënimi. U dënua me 2.5 vjet burgim. Pas lirimit të hershëm në vitin 1969, punon si punëtor krahu dhe hap e mb- yll organe shtypi, që bëhen në kushte anonimati. Po kush i financon? Në vi- tin 1976 bashkë-themeloi Buletinin “Kor”. Më vonë është një nga redak- torët e “Punëtori”, një revistë e pavar- ur që kërkon krijimin e sindikatave të lira. Ndërkohë vendi gëlon nga organe kulturore, që janë forma e desidencës dhe askush s’i ndalon. Kisha polake bën një akt madhor. “Po, ata e thyen për Ne luſtonim me ide! Prodhonim organe! Mbështeteshim nga vetë punëtorët dhe intelektualët si dhe nga jashtë. Të mendosh rroga atëherë ishte 30USD

Upload: embassy-of-poland-in-albania

Post on 22-Jul-2016

223 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Desidence Made in Poloni - Ben Andoni - Java 11-07-2015

E SHTUNË | 11 KORRIK 201522 Reportazh

Jan Litynski vjen pakëz fare me vonesë. 70-vjeçari s’ka nevojë të pre-zantohet. E ka pak ndjesinë e legjen-dës urbane polake, sepse sapo më sheh të vetëm në restorantin italian, ma bën me dorë çlirët, sikur njihemi prej kohësh, duke thënë: Ja, erdha! Gjatë mungesës së tij, në Koszykowa në një mjedis të thjeshtë intim, i bëj shoqëri vetes, duke u munduar të gjej kuptimin e kompozimit në një foto të varur, ku një grup italianësh, shqyejnë me sy një bukuroshe, që u kalon për-midis. E kuptoj: është e vetmja pjesë Mesdheu në këtë ditë vere, që ndriçon këtu. Nxin qielli, kurse mjedisi është një Vjeshtë e tretë tiranase. Shiu që sa-po ka filluar në Varshavë është argu-menti i parë i bisedës me këshilltarin e presidentit Komorowski. Ky i fundit pak ditë më vonë do t’i lerë vendin di-kujt tjetër. Po ju?! “Ti e di si janë këto pu-në. Do mbledh kartonat dhe marsh në shtë-pi. Mosha!”. Qesh. Vitet e kanë rrudhur shumë desidentin e njohur dhe pas syzeve me skelet të trashë ngjan fare i vogël. “Po pata kohë do bëj një pushim të gjatë. Kam planifikuar të vij dhe në Shq-ipëri, më thotë...Vitin tjetër”! Ehh.

...E gjithë skema e rezistencës polake

anti-komuniste, kuptohet se shtrihet para se ai të futej në të. Por, s’ka më mirë se të kesh në rrëfim vetë Lityn-skin, një nga figurat polake më të njo-hura të antikomunizmit. E kam njo-hur vetëm nëpër foto. Me anglishten e vet jo të mirë por të kuptueshme, më tregon si organizoheshin. Ku mblid-heshin! Kush i financonte? A ju qëllonin?-e pyes naivisht. “Jo-sepse nuk ka qenë si te ju”. Në fakt, di fare pak për Shqipërinë. Befas më tregon duke qe-shur sesi një polak u arratis nga Kina dhe erdhi në Tiranë për të transmetu-ar nga Radio Tirana. “Nga shiu në breshër”, më thotë. Qeshim. Nuk merr poza dhe të liron në pyetje. Me pak fjalë e ashtuquajtura “Desidencë “ në regjimet komuniste të Evropës Lin-dore nuk mund të reduktohet vetëm me nocionin e thjeshtë të një “opoz-itë”, si përkufizim, por dhe më sjell ndërmend atë që kanë thënë disa mëndjehapur të Evropës Qendrore:

Desidencë, Made in PoloniTë duhet të rrish orë, ditë, vite në këtë vend për të kuptuar në terren ringritjen e shpeshtë të popullit polak. I kanë thyer, mundur, nëpërkëmbur, luftuar, por polakët kanë kundërshtuar gjithnjë sipas mënyrës së tyre. Herë me urtësi, shpesh me kinse-bindje por më shpesh kanë marrë armët. Një vend i vërtetë mes Lindjes dhe Perëndimit, që i mësoi i pari ish-komunistët e Lindjes se sistemi ekonomiko-shoqëror i tyre nuk vlente për asgjë. Desidentët e këtij vendi s’kanë plagë, varre pafund, por kanë prodhuar ide. Masë idesh që u kanë shërbyer të gjithë kombeve dhe që të duhen vite, ditë e orë të tëra t’i shpjegosh...Nga Warshawa, Ben Andoni

ajo mund të konsiderohet si një për-pjekje për të ndërtuar një “Polis para-lel”, bazuar në përgjegjësinë e çdo qytetari me qëllim për të zënë hapë-sirat ku liria kulturore, sociale dhe njerëzore munden të shprehen. Karta 77-i them. Po, edhe ajo më thotë për lëvizjen mendore të desidentëve të Evropës Lindore. Fuqia jonë ishte se duhej të fitonim mbi frikën dhe për-piqeshim për të “jetuar të vërtetën” brenda një shoqërie të bazuar vetëm në gënjeshtrën. Pushojmë pak.

POLONIAHistoria e pasluftës së Dytë

Botërore në Poloni përfshin domini-min sovjetik dhe kjo të bën të kapesh me ngut e të gjesh paralele me Shq-ipërinë. Po zhgënjimi do ndjek zhgën-jimin në bisedën tonë. Ajo, që të thotë desidenti s’ka asfare lidhje me ne, kup-tohet përveç nocionit të ngritjes së so-cializmit dhe sukseseve të industrial-izimit dhe urbanizimit, që trumbeto-jnë komunistët. Bierut kishte kontroll të fortë në mbarë vendin, i cili do të mbetet pjesë e sferës sovjetike në Ev-ropën Qendrore dhe Lindore. I ke dhënë lule,-i them. Qesh. Ka qenë fare i vogël. Si biçim pioneri. Dhe, rusët.

Sa probleme krijuan! Më shpjegon konceptin rus të gjigandomanisë në qytet. Pallati i Kulturës, në mes të Var-shavës, me atë zymtësinë e vet dhe i lënë pas dore është kujtimi më real i kësaj. Jam ngjitur dikur sipër. Gërmad-ha e Varshavës, njësoj si Piramida jo-në, por ani ajo duket sërish më impo-zante.

Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953, BRSS duket se i lejoi polakët të ishin më liberal. Litynski është teorik për këtë periudhë sepse ka qenë fare i vogël. Vjen koha e Gomulkës, që ne e kemi hasur nga qesënditë e Enverit, në veprat e tij. Ai është liberal, por jo ekonomia e vendit, që nga mesi i viteve 1960, filloi vështirësitë. Dhjetë vjet më vonë, vjen koha e viteve ‘70, kur pati një rritje çmimesh të konsum-it, që çoi në një valë grevash. Dhe, qe-veria polake s’e zgjati shumë. Paraqiti një program të ri ekonomik të bazuar në huamarrjen në shkallë të gjerë nga Perëndimi, që si fillim bëri një rritje të standardit të jetesës, por që sërish nuk zgjati shumë. Po kushtetuta?-i them. “Ah, këtu ishte ndryshe, jo si tek ju. U bënë modifikime”. Në vitin 1976, qeveria e Eduard Gierek u detyrua të rrisë çmi-met përsëri, dhe kjo çoi në një tjetër valë protestash publike. Rezistenca dhe desidentët ishin gjithnjë e më të fortë. Dhe, nuk pati represione. Po ky paska qenë i mirë!-i them. “Po ky ishte pozitiv. Dhe përndjekja s’ishte si te ju”, e përsërit. Ndërkohë, Litynski dhe shumë si ai, krijojnë të ashtuquajturën Trupën Walterowskiego. Studenti i Matematikës bëhet një nga pjesëmar-rësit aktivë të fjalimeve të studentëve gjatë ngjarjeve të marsit. Dhe vjen dënimi. U dënua me 2.5 vjet burgim. Pas lirimit të hershëm në vitin 1969, punon si punëtor krahu dhe hap e mb-yll organe shtypi, që bëhen në kushte anonimati. Po kush i financon? Në vi-tin 1976 bashkë-themeloi Buletinin “Kor”. Më vonë është një nga redak-torët e “Punëtori”, një revistë e pavar-ur që kërkon krijimin e sindikatave të lira. Ndërkohë vendi gëlon nga organe kulturore, që janë forma e desidencës dhe askush s’i ndalon. Kisha polake bën një akt madhor. “Po, ata e thyen për

Ne luftonim me ide! Prodhonim organe! Mbështeteshim nga vetë punëtorët dhe intelektualët si dhe nga jashtë. Të mendosh rroga atëherë ishte 30USD

Page 2: Desidence Made in Poloni - Ben Andoni - Java 11-07-2015

23www.revistajava.al Reportazh

herë të parë realisht”, më thotë. I bënë një letër peshkopëve gjermanë dhe i falën gjermanët për atë që ata bënë gjatë luftës!!!

Lufta e tyre kulmoi me zgjedhjen e Karol Wojtyla në krye të papatit më 1978. Bashkatdhetari i tyre, që do njihet me emrin Papa Gjon Pali II, jo vetëm e forcoi Opozitën në sistemin ende autoritar dhe joefek-tiv të nomenklaturës, por kur erdhi në Poloni më 1979 i dha shkelmin e parë komunizmit. Atë që e kam dëgjuar në shkrimet për Valesën dhe

pres ta dëgjoj direkt nga goja e tij pas dy ditësh. Në fillim të gushtit 1980, vala e rezistencës ka rezultuar në themelimin e Sindikatave të Pavarur “Solidariteti” (polonisht: Solidar-nosc) e cila udhëhiqet nga elektricis-ti Leh Valesa.

MË PASFuqia në rritje dhe veprimtaria e

opozitës shkaktoi që qeveria e Wojciech Jaruzelski të deklaronte gjendjen e jashtëzakonshme në dhje-tor të vitit 1981. Këtu fillon dhe kal-

vari i Litynskit me shokë. Në natën në mes të 12 dhe 13 dhjetor të vitit 1981, gjatë grusht shtetit, ud-hëhequr nga gjenerali Jaruzelski, Lech Valesa u arrestua dhe internua. Njësoj dhe Litynski. Mundohen t’i degjenerojnë dhe t’i tallin. Askush prej tyre s’pranon ofiqe, kur u ofrohen. Burgosen, por askush nuk e braktis Poloninë edhe pse i kanë të gjithë kushtet për këtë. Valesa bën një akt më të madh. Në prill 1983, ai u kthye për të punuar në kantierin “Lenini”, atje ku e gjeti më 5 tetor lajmi se nderohej me Çmimin Nobel për Paqe. Dhe, qeveria kupton se ashtu si po rrëshqet nuk mund të bëj dot pa desidentët dhe të kundërtit. Kjo hap rrugën për bisedime dhe një moment, që përcolli në legalizimin e Solidarnosc. Për herë të parë polakët bëjnë zgjedhje të lira. Sa larg janë me ne!

Dhe, ishit të kënaqur?-e pyes Litin-skin. “Si të mos ishim. Në vitin 1990, Ja-ruzelski dha dorëheqjen si President i Re-publikës së Polonisë dhe, pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1990, u pasua nga Valesa”. Më duket si desidencë qejfi. Ia shpreh. Më duket vetja pak cinik. “Po, por ne luftonim me ide. Prodhonim organe. Mbështeteshim nga vetë punëtorët dhe in-telektualët si dhe nga jashtë. Të mendosh rroga atëherë ishte 30USD”...

INTERMEXOGjatë ditëve të qëndrimit më qël-

lon të flas me shumë njerëz. Polonia si ka shpëtuar dot ngjarjeve të sotme botërore. Ankohen për mjedisin, varësinë e importeve të gazit nga Ru-sia. Forcën e punës që po pakësohet (plakjes së shoqërisë) dhe papunësinë relativisht të lartë. E se mos vetëm kjo?! Kanë rënë eksportet në vendet e tjera të BE-së dhe këto duhet të kom-pensohen duke eksportuar më shumë në vendet në zhvillim. Këtu fillon një debat i gjatë me Małgorzata Boni-kowska, një presidente e një Qendre të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Po çfarë ju duhen gjithë ato ambasada që keni ngado, kur s’e bëjnë këtë punë? “Oh, pyetje e mirë. Por, këtë duhet ta kup-tojnë burokratët tanë. Ne ende bëjmë diplo-maci kortezie, -më thotë dhe pak mendo-jnë që sot diplomacia është zotësi të fusësh ekonominë”. Me gruan flasim për gjeo-politikë, por edhe për shumë e shumë gjëra. Shkalla e ulët e lindjes. Varfëria relative dhe Qeveria. Flasin shumë si kudo, qeveritarët tanë por s’bëjnë aq, më thotë. Dhe, biem dakord të dy për burokracinë. O Zot, sa shumë edhe këtu. Shkresa kudo, shumë nëpunës, shumë pak punë e vështirë. Ligje të komplikuara, shumë pengesa. Dhe, feja. Ajo na ka mbajtur, më thonë. Por gjatë ditëve kisha polake më përsh-faqet me disa fytyra: nacionaliste, disa konservatore dhe tashmë dhe pak liberale...

VËSHTRIMI NË TË SHKUARËNE vallë, feja ju ndih? “Po na ka ndihur

shumë”, më thotë Lytinski. Si e keni marrëdhënien me të shkuarën? “Më qartë...?” Lustracioni. Spiunët. “Ahhh”. Një pjesë kanë rënë në qetësi, por nuk kemi dënuar aq shumë. Kujtohem se duhet të takoj Profesor Antoni Dudek, autoritetin, që drejton Institutin Kom-bëtar Përkujtimor. “Ah, ai do të thotë shumë gjëra”, më thotë Lytinski. Por ta-kimi me profesorin s’bëhet. Ka thyer këmbën. Gjatë ditëve të mia në Polo-ni, takimeve u ndodh gjithnjë diçka, që në fund më bëjnë të qesh me veten dhe fatin. Një zyrtar më i ulët më tregon piramidën e institucionit të përkujtimit. Sipas një ligji, i cili hyri në fuqi më 15 mars 2007, ky Institut është mandatuar për të kryer proce-durat e lustrimit të parashikuara nga ligji polak. Megjithatë roli i tij të duket disi i paqartë. Zyrtari, që është shtrirë gati në kolltuk, flet e flet. Unë mbaj shënime. Por, janë në internet, i them një moment vetes. Iki...

QENDRA HISTORIKE E VARSHAVËSDhe në netët polake, prehem aty.

Nuk kam se çfarë të them për të. E ndjek zakonisht vonë, ku lëshohem i vetëm në disa kafe, që i njoh prej të shkuarës. Disa vajza më ftojnë shpesh në klube striptizmi. Dua të iki.

VIJON NE FAQEN 27

MUZEU I SOLIDARNOST, GDANSK

DESIDENTET ME TE NJOHUR POLAKE, (I PARI) LITINKSI

Page 3: Desidence Made in Poloni - Ben Andoni - Java 11-07-2015

27www.revistajava.al

www.blerinak.blogspot.com

Shpesh java kalon ngadalë dhe ditët duken sikur ngjajnë aq shumë njëra me tjetrën, aq

shumë sa të duket disi e vështirë të kuptosh se në cilën ditë të saj je. Të duket se lajmet janë të njëjtat, diskutimet politike, kriza ekonomike në kufirin jugor, reformat e nevojshme për t’u përmbushur, tek tuk ndonjë inaugurim, vizita të zakonshme, e sigurisht pa harruar dhe përpjekjet shpesh të suksesshme të shoë-bizit për të gjetur lajme aty ku nuk ka.

Megjithatë të gjithë ata që mendojnë se orët dhe ditët në këtë vend janë asgjë më shumë por të mërzitshme dhe me ngjarjet, kopje të përsëritura, sigurisht që këtë dhjetëditëshin e fundit kanë ndërruar tërësisht qëndrim.

Sado që të përpiqesh të jetosh brenda një sfere të qetë e të pandikuar nga rrymat e ndryshme të lajmeve, në përpjekje konstante për të ndjekur jetën në mënyrë të njëtrajtshme

Sytë hapur!BLERINA KARAGJOZI

duke përmbushur detyrimet e përditshme të punës dhe të familjes, ngjarjet që na përshkojnë jetët janë aq të forta, aq të rënda, aq të pamendueshme e në të njëjtën kohë të papërballueshme, sa është e pamundur të mbullësh sytë e veshët për të mos reaguar ndaj tyre.

Duket si një garë e madhe drejt lajmit, drejt fushatës së zhurmshme për të dhënë lajmin të parët, për të qëndruar aty ku ndodh ngjarja, duke na ofruar në mënyrën më të paimagjinueshme, çdo detaj për skena krimesh, skenarë të mundshëm, emra të përfshirësh, historirash të përgjakura deri në rrjetat e thurura të intrigave dhe thashethemnajave të pavërtetuara e shpesh të pavërtetueshme nga një gazetar tek tjetri. Një mënyrë e papërshtatshme e në kushte tërësisht mungese të etikës profesionale, jo vetëm si një mbrojtës i fjalës së lirë, jo vetëm si një hetues i pavarur që qëndron në anën e të drejtës për të

thënë të vërtetën ashtu siç ndodh, por si një gjykatës verdikti i të cilit jepet në moment, pa respektuar as më të voglën procedurë apo të drejtë të njeriut, qoftë ky viktimë apo i dyshuar, duke na mbushur me ankth dhe mërzi në çdo mënyrë të shëmtuar të mundshme.

Përse jemi bërë kaq të pandjeshëm? Të pandjeshëm ndaj viktimës, ndaj rrethit familjar, ndaj rrethit shoqëror, por dhe të drejtës morale për të mos nxjerrë në ekran çdo detaj therës të një skene krimi. Unë e kam të pamundur të mos klikoj mbi një video të një veprimi abuziv dhe sa herë e bëj këtë, aq herë pendohem se përse nuk qëndrova larg tundimit. Mendoj se si ndjehen familjarët përballë pamjeve filmike të personit të dashur, i cili përpëlitet në momentet e fundit të jetës. A i shërben kjo zbardhjes së ngjarjes? Jam e bindur që jo. E nëse kam të drejtë në këtë që mendoj, atëherë ç’vlerë ka të hedhësh në çdo rrjet të mundshëm video të abuzimit me detyrën, qoftë ndaj qytetarit në sportel, qoftë ndaj pensionistit në një farmaci, qoftë ndaj mjekut në detyrë, apo fëmijës në shkallët e një institucioni shtetëror. Dhe sigurisht që poshtë videove rradhiten qindra komente të cilat shprehin mllef, pakënaqësi, pafuqi për të parë një realitet të

www.blerinak.blogspot.com

ndryshëm të cilin padyshim e meritojmë. E kam të vështirë të besoj shpesh sesa të përbindshëm mund të jenë dhe janë aktet që ndodhin në këtë vend, edhe pse jam e bindur se nuk jemi raste të izoluara në një botë të qetë pa kriminalitet. Megjithatë nuk e justifikoj dot shkallën e tmerrshme të dhunës dhe përgjakjes, e për më tepër nuk kuptoj përse çdo media duhet të marrë aq shumë kohë për të transmetuar vetëm kronikë.

Kur do të fillojë të funksionojë policia e komunitetit, syri i padukshëm i publikut që mbron veten dhe qytetin duke denoncuar rrezikun, duke ofruar informacion në mënyrë të sigurt, duke parë rezultate në cilësinë e përgjithshme të sigurisë sonë, në fund të fundit kjo na shërben të gjithëve. Më kujtohet gjithnjë një shprehje për mendimin tim e vyer dhe e vërtetë, pas çdo ngjarje kriminale gjendet një sy që ka parë gjithçka, pyetja ime është a ka kurajo ajo gojë të thotë që e pa? Kur të jemi në gjendje të përgjigjemi po, atëherë realiteti ynë do të jetë shumë më i mirë dhe do të kemi shpresë për të ecur të sigurt drejt dritës në fund të tunelit, me sy hapur!

Më kujtohet gjithnjë një shprehje për

mendimin tim e vyer dhe e vërtetë, pas

çdo ngjarje kriminale gjendet një sy që

ka parë gjithçka, pyetja ime është a ka

kurajo ajo gojë të thotë që e pa?

Pastaj qëndroj. Dua ajër Varshave, jo kinse-shalë etj. Është krejt rinor i gjithë mjedisi i Qytetit të Vjetër dhe aty përball moshën. Brezin. Pas kry-engritjes së banorëve të Varshavës në gusht 1944, gjithçka u shkatërrua. Mu nga këto rrënoja, në mes të 1945 dhe 1966, vullneti i këtij kombi të pagojë solli në jetë përsëri New Warshaw, e cila 85% ishte e shkatërruar. Pikërisht, këtu ku ulem më së shpeshti. Sfida ishte që të bëhej rindërtimi i qendrës historike në mënyrë që ajo të ishte identike me origjinalin. “Na ndihmuan fotografët, piktorët dhe artistët”, më thotë krenare një guidë, që s’pushon, por që është shumë e sjellshme. Ndërtuan, sakaq Katedralen e Shën Gjonit, kishat e Zojës, Shën Gjinit dhe Trinisë së Shenjtë dhe pallatin e madh. Qyteti, pas tyre u mor me dy rrathët histor-ike: Qytetin e shekullit të XIII me pjesën më të Vjetër dhe atë të shekul-lit XV, atë më ‘të riun’. Të dyja të ribëra nga hiçi më shekullin e XX. Prehem pak në kishën, ku koloneli gjerman që shpëtoi Shpilmanin, ruajti në Kishën e Kryqit të Shenjtë në një kolonë zem-

Desidencë, Made in PoloniVIJON NGA FAQET 22-23 jonal Ekzekutiv të “Solidarnosc”.

Po tani? “Solidarnosc” ka humbur shumë. “Jeta ka ndryshuar, por ishte bu-kur”, më thotë duke qeshur. Shiu ka filluar ta ulë pak ritmin në Varshavë në këto ditë fillimi korriku. A ia ka vle-jtur vallë? “Patjetër, më thotë. Hoqëm një të keqe, për të hapur një udhë, që është sër-ish e vështirë, por që nuk shtypemi edhe pa bërë asgjë. Çfarë bëhet në Shqipëri?”-më thotë. Ia kthej përgjigjen, por në kokë më vjen një batutë kombëtare, që njerëzit e thjeshtë i drejtoheshin ud-hëheqësit legjendar: Ç’thotë Evropi? Ai, ngrinte pak dhe fillonte shpjegi-min. Atë që unë s’di si t’ia them këtij njeriu, që e ka çuar jetën në bodrume, me shaptilografë dhe vetëm duke sharë komunizmin. Kjo është në fakt desidenca polake. Një shtresë e nde-ruar, e një vendi, që Evropa i detyro-het shumë, por në dekadat e fundit, pikërisht edhe për faktin se ishte i pa-ri, që na shporri komunizmin. Një erë e lehtë vjen nga Vistula. Jan Litynski tani ngutet. Bën një telefon për shofer-in. Unë po ashtu, por për taksistin. Ndahemi, për t’u takuar sërish. Verë. Korrik 2015.

rën e Shopenit. Ah, për pak kujtoj se-si mësynë një ditë aziatikët dhe pa e respektuar fare prehjen e katolikëve drejtuan blicët në atë kolonë modeste. Mjaft!-i them një xhuxhi, që lëshon pasthirrma gëzimi...

..

Jan Litynski është i gëzuar dhe i prehur. Nuk e di nga vjen qetësia e di-

sa njerëzve, por tek ai buron natyr-shëm. Ai ka bërë vetëm 2.5 vjet burg, desidencë pafund dhe është themel-ues i disa mediave. Më vitin 1980, ishte këshilltar i autoriteteve të “Soli-darnosc”, kurse në vitin 1981, kur ligji ushtarak hyri në fuqi u internua dhe është arrestuar. Kështu qëndroi i fshe-hur deri më vitin 1984, tashmë si një nga anëtarët kryesorë të Komitetit Ra-

KISHA KU GJENDET ZEMRA E SHOPENIT, KOMPOZITORIT TE FAMSHEM