buletini- maj/qershor 2014

28
Editori: Zyra për marrëdhënie me publikun Nr:02- maj- qershor, 2014

Upload: valon-gerbeshi

Post on 01-Apr-2016

245 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Buletini- Maj/Qershor 2014

Editori: Zyra për marrëdhënie me publikun Nr:02- maj- qershor, 2014

KOMUNA E LIPJANIT BULETINI MUJOR

Page 2: Buletini- Maj/Qershor 2014

“ Dita e Evropës”në Lipjan me ligjërata nga Ambasdori, Zoran Vodopija dhe Kryetari i Komunës , Imri Ahmeti

Lipjan, Maj 2014- Me rastin e “ Ditës së Evropës” sot në Komunën e Lipjanit në amfiteatrin e shkollës së mesme “ Adem Gllavica” në Lipjan, është mbajtur lig-jëratë me nxënësit e shkollës së mesme “ Ulpiana” dhe nxënësit e shkollës së mesme “ Adem Gllavica”. Ambasadori kroat në Kosovë, Zoran Vodopija, ka thënë se Kroacia me mundësitë e veta do t’i ndihmoi Kosovës. Ai më tej ka folur për rrugëtimin e Kro-acisë derisa është integruar në bashkim-in evropian. Ndër të tjerash ambasadori Vodopija, ka thënë se rrugëtimi për në BE, nuk do të mund të realizohet pa lirinë e plotë të medieve, pa lirinë e dre-jtave të njeriut.

“Shteti duhet të përballohet me eliminimin e korrupsionit, dhe gjitha dukurive negative të cilat janë në dëm për vendin” , ka thënë ambasadori Vodopija, de-risa po bashkëbisedonte me nx-ënësit e dy shkollave të mesme në Lipjan.Ndërsa kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se shteti i Kroacisë është model i cili ka arritur të integrohet në gjitha strukturat e BE-së, dhe Kosova duhet ta ndjek ketë rrugë. “ Kroacia është model i cili ka arritur të integrohet në gjitha strukturat e BE-së, jam shume

i bindur që do ta synoni edhe ju nx-ënës të nderuar, andaj është kënaqë-si që sot të debatojmë për sfidat në të cilat ka kaluar shteti i Kroacisë, rrugën të cilën e ka ndjekur shteti i Kroacisë, për t’u integruar në bash-kimin evropian, po normalisht edhe rrugën të cilën duhet ndjekur edhe ne si banorë të Kosovës” ka thënë kryetari Ahmeti. Duhet sa më parë të plotësohen gjitha standardet, pakënaqësitë dhe të unifikohen çështjet të cilat janë në interes të Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së”, ka thënë Ahmeti.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

2

Page 3: Buletini- Maj/Qershor 2014

G r a t ë n ë b i z n e s qëllimi i vizitës ka qenë që të shihet më për afër, zhvillimi i biznesit të grave, prioritetet dhe mundësitë e përkrahjes dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i bizneseve edhe nga ana e in-stitucioneve komunale, duke i dhënë mbështetje grave në zh-villim dhe fuqizim të vendim-marrjes së tyre në biznes.“Vizita që bëmë ne u mirëprit nga gratë lidere të këtyre bi-zneseve, të cilat ushtrojnë ve-primtari në këto lokalitete, njëkohësiht ne pamë nga afër sfidat e tyre, dhe vështirësitë me të cilat preokupohen gratë në këto lokalitete ”, ka thënë zyr-tarja Camaj

“ D i t a N d ë r k o m b ë t a r e e I n f e r m i e r i s ë ” n ë K o m u n ë n e L i p j a n i t

L ipjan,maj2014-Ështëshënu-ar “Dita Ndërkombëtare e Infer-mierisë” në Komunën e Lipjanit. Në këtë aktivitet prezent ishin, Stu-dent nga IEJL ASHI, Infermierë nga QKMF, po ashtu zyrtarë nga DSHPS dhe përfaqësues të tjerë

nga Komuna. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, në sheshin “ Adem Jashari” në qendër të qytetit në Lip-jan, në tendën e improvizuar është vendosur tavolina për zhvillimin e aktivitetit.

Stafi i QKMF, përveçse kontribuoi me anën profesionale duke bërë kontrollimin e qytetarëve të intere-suar, njëherit i informoi qytetarët lipjanas me ligjërata e këshilla të ndryshme ,për vetëdijesim dhe te-jkalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Lipjan, maj 2014- Zyrtarja për Barazi Gjinore dhe Dre-jta të Njeriut , Gjyste Cam-aj- Dabaj, në bashkëpunim me Grupin e Grave deputete, javën që lamë pas vizituan

shoqatat e grave të cilat zhvil-lojnë biznes në vendbanimet e fshatrave Magure dhe Babush i Muhaxherëve në Komunën e Lipjanit. Në këtë rast,Camaj tha se

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

3

Page 4: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kreu komunal, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, vizituan shkollën fillore “ Hajredin Bajrami”, derisa aty oftalmologët zviceranë po ekzaminonin nxënësit e kësaj shkolle

Lipjan, maj 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë - Ferid Agani, kanë vizituar shkollën fillore “ Hajredin Bajrami” në fshatin Ma-gure, derisa aty po qëndronin oftalmologët zviceranë, dhe po ekzaminonin nxënësit e kësaj shkolle.Ministri Agani e ka vlerësuar punën e shoqatës zvicerane dhe ndihmën e oftalmologëve kra-has caktimit të dioptrisë dhe vënien e syzave pa kompensim për nxënësit e këtyre banorëve. Ndërsa kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka falënderuar Oftamologët zviceranë, duke vlerësuar këtë aktivitet humanitar në përgjithësi. Po ashtu kryetari Ahmeti, ka thënë se, akti-viteti është shtrirë në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga nxënësit.

Rapsodi i folklorit shqiptar, Agim Gashi, e ka vizituar Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin, njëher-it Gashi e ka uruar të parin e Komunës për pranimin e detyrës së re.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

4

Page 5: Buletini- Maj/Qershor 2014

Nën Kryesimin e Nënkryetarit Sefer Tasholli, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Lipjan, mbajti mbledhjes e radhësLipjan maj, 2014- KKSB i përbërë nga përfaqësues të bashkësive fetare, të bi-zneseve, Policisë Lokale në Lipjan, përfaqësueseve të komuniteteve kroat në Jan-jevë , përfaqësueseve të ko-munitetit turk dhe RAE nga Magura, si dhe Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Sefer Tasholli, ka mbajtur mbled-hjen e radhës. Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar pikën e tretë të rendit të ditës. – “ Rapor-ti për gjendjen e sigurisë në

territorin e komunës së Lipjanit ( PK,DMSH) “. Gjendja në komunën e Lipjanit në përgjithësi u

vlerësua e qetë edhe nga pjesëmarrësit e tjerë, pa ndonjë tendencë të përkeqë-simit.

“ Ta pastrojmë -Kosovën” u realizua me sukses në Komunën e Lipjanit

Lipjan maj, 2014- Iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën” mbështe-tur nga Komuna e Lipjanit, iu bashkëngjitën shumë përfaqësues

të institucioneve të tjera lokale, Forca të Sigurisë së Kosovës ( FSK), kompani publike dhe pri-vate të pastrimit, nxënës nga Ko-

muna e Lipjanit, qytetarë, organi-zata të shoqërisë civile etj.Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, përveçse e ka mbështetur financiarisht këtë aksion, ai një-kohësisht iu është bashkuar aktivi-tetit me bashkëpunëtorë të tij. E, në këtë rast kryetari Ahmeti ka thënë se, aksioni “ Ta pastro-jmë Kosovën” ,tashmë është bërë i përvitshëm, dhe mbahet në tërë vendin me 24 maj, mirëpo ne, nuk duhet të jemi vetëm sot reflektues dhe përkushtues në ambientin ku jetojmë dhe veprojmë çdo ditë ka thënë kryetari Ahmeti.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

5

Page 6: Buletini- Maj/Qershor 2014

Oftalmologët zviceranë, ekzaminuan nxënësit e shkollës fillore në fshatin Dobrajë të Madhe

Lipjan, maj 2014- Shoqata hu-manitare “ Planet Vizon” nga Gjeneva e përbërë nga mjekë dhe opticent zviceran në bashkëpun-im me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shoqatën e Oftalmologëve të Kosovës, kanë organizuar kam-panjë humanitare 10 ditore për kontrollimin e fëmijëve shkollor, në nivel të Kosovës. Në këtë rast

me iniciativë të kryetarit të ko-munës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është vizituar shkolla fillore “ Dy Dëshmorët” në fshatin Dobrajë të Madhe. Kampanja ka filluar sot në ora 08:00 dhe do të vazhdoi deri në ditën e hënë. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Lipjanit, Rasim Hasani, ka për-shëndetur këtë iniciativë të oftal-

mologëve të “ Planet Vizon” dhe në këtë rast, ai ka thënë se shkollat në komunën e Lipjanit kanë nevojë më shumë për aktivitet të tilla, në mënyrë që gjitha anomalitë të zb-ulohen më herët tek nxënësit, dhe intervenimi për shërim të bëhet me kohë, ka thënë drejtori, Hasani.

Ndërsa dr. Claude Bourquin dhe dr. Bernard Conne, drejtues të or-ganizatës humanitare “Planet Vi-sion, kanë thënë se ky aktivitet hu-manitar është t’i ndihmoi nxënësit me probleme shëndetësore që kanë në këto fusha: si në mprehtësinë e të pamurit, ata me shikim jo të mirë, dhe gjithë ata që kanë ankesa do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në detaje, duke u pajisur me syze adekuate.Po ashtu oftamologët kanë thënë se, pas ekzaminimit të nxënësve në këtë shkollë, aktiviteti do të vazh-doi edhe në shkollën “ 7 Marsi” në Puturoc.

Rreth 1068 semimaturantë të Komunës së Lipjanit, iu nënshtruan testit të arritshmërisë

Lipjan , maj 2014- Në pesë qen-dra shkollore, rreth 1068 nxënës të kalasave të nënta, iu kanë nën-shtruar testit të arritshmërisë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Ar-simit Shkencës dhe Teknologjisë ( MASHT), së bashku me DKA-

në Lipjan,deklaruan se janë bërë gjitha përgatitjet për testin e ar-ritshmërisë. Ndërsa drejtori i Dre-jtorisë së Arsimit në Komunë e Lipjanit (DKA), Rasim Hasni, së bashku me përfaqësues së komunës së Lipjanit, i ka uruar semimatur-antët lipjanas. Po ashtu drejtori Hasani, atyre iu ka thënë se, testi i arritshmërisë iu mundëson që t’i zgjidhin drejtimet e preferuara në shkollim e mesëm të lartë.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

6

Page 7: Buletini- Maj/Qershor 2014

Organizata Komunale e Pensionistëve ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmetin

Organizata Komunale e Pensionistëve të Lip-janit, në vizitën që i kanë bërë kreut të Ko-munës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i kanë ndarë mirënjohje kryetarit Ahmeti, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë për organizatën e pension-istëve.

Lipjan, maj 2014- Festivali ndërkombëtar i fëmijëve “ Tinguj zemre” i cili u organizua për të 11-herë në sheshin e qytetit Fushë-Arrëz të Shqipërisë, bashkoi fëmijët e gjitha trojeve shqiptare, e në këtë rast instrumentistet e vegjël popullor lipjanas u ndëruan me vendin e tretë.

Instrumentistët e vegjël popullor lipjanas , rrëmbyen vendin e tretë në festivalin që u organizua në Fushë- Arrëz të Shqipërisë

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

7

Page 8: Buletini- Maj/Qershor 2014

Shefi i Komisionit Evropian në Kosovë Christof Stok, ka vizituar Komunën e Lipjanit

Lipjan, maj 2014- Kryetari i Ko-munës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në zyrën e tij, Shefin e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stok. Tema të cilat u dis-kutuan ishin : Investimet e Komi-sionit Evropian në Komunën e Lipjanit, projektet të cilat janë duke vazhduar, sistemi i kanal-izimit, masat e energjisë efiçiente në dy shkolla, ndërtimi i librarisë dhe arhivës, dhe ndërtimi i shtra-tit të lumit në fshatin Gadime. “Ne sot me kryetarin Ahmeti kemi biseduar për projektet të cilat janë në proces dhe ato që mund t’i përfitoi Komuna e Lipjanit në të ardhmen, po ashtu kemi parë

nga afër edhe projektet e propozu-ara nga ana e kryetarit Ahmeti”, ka thënë Christof Stok.Për më tepër Stok ka thënë se përg-jatë takimit me kryetarin Ahme-ti, janë parë nga afër se cilat janë mundësit e qytetareve dhe bizne-seve që të aplikojnë në skemat në të cilat ofron Komisioni Evropian në Kosovë.Ndërsa kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se me She-fin e Komisionit Evropian, Christof Stok, është biseduar për mundësi të reja të aplikimit në grante të caktu-ara, dhe për projekte të cilat do të gjejnë adresim në Komunën e Lip-janit.

“ Pata kënaqësinë që ta mirëpres në zyrën time zotin Christof, njëkohë-sisht ta falënderoi për përkrah-jen e dhënë , jam falënderues për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Komisionit Evropian që po bën për Komunën tonë” , ka thënë kryetari Ahmeti duke përmendur projektet ; si rinovimi i shkollës fil-lore në Lipjan, shkolla në Llugaxhi, po ashtu për ndërtimin e objektit të librarisë dhe arhivës, dhe së fundi përkrahja e projektit për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Gad-ime. Po ashtu ai u shpreh optimist se bashkëpunimi me Komisionin Evropian do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

8

Page 9: Buletini- Maj/Qershor 2014

Plani për përdorimin e efiçient energjisë, u prezan-tua në Komunën e Lipjanit

Lipjan, maj 2014- Në debat publik, në Sallën e Kuven-dit Komunal, Drejtoria e Shërbimeve Publike së bashku me ndihmës koordinatorin e Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë ( AKEE), z. Arsim Kuliqi, prezan-tuan planin e efiçient të energjisë elektrike. Në këtë rast ,kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahme-ti ,tha se ky plan i efiçiencës së energjisë i propozuar është i mirëpritur dhe do të procedohet për diskutim në mbledhjen e kuvendit komunal në mënyrë që të apro-vohet dhe të implimentohet më tutje. Ndërsa Arsim Kuliqi, koordinator nga Ministria e Zhvillimit Ekono-mik, tha se komuna e Lipjanit, ka bërë një punë të mad-he me draftimin e këtij plani.“Komuna e Lipjanit është një nga komunat e para, që ka bërë planin e efiçiencës, kjo ka ardhur si rezultat i punës

dhe i angazhimit të kryetarit Ahmeti dhe stafit të ko-munës së Lipjanit”, ka thënë Kuliqi , duke shtuar se ky plan ka rëndësinë e vet, siç ka edhe qëllim që të gjitha objektet që menaxhohen nga komuna , rrugët publike aty ku konsumohet energjia , shkollat, zyrat komunale, t’i reduktoi shpenzimet”, ka theksuar ai. Po ashtu Kuliqi ka thënë se asnjë komunë nuk do të ketë mundësi të përfitoi donacione nga organizatat ndërkombëtare pa e proceduar ketë plan të efiçienës së energjisë. Më tej ai ka shtuar se në mesin e 14 komunave që kanë aplikuar për efiçinës të energjisë është edhe komuna e Lipjanit, e për këto 4 vite komuna e Lipjanit do të përfitoi nga ky plan në rregullimin shkollave, shtëpi të shëndetit , ndriçim publik” , ka thënë koordinatori Kuliqi.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

9

Page 10: Buletini- Maj/Qershor 2014

Nën Kryesimin e Kryesueses Vlora Limani- Ha-jnuni, Kuvendi Komunal i Lipjanit, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë me radhë

Lipjan maj 2014- Mbledhjen e ka hapur Kryesuesja e Kuvendit Komunal Vlora Limani- Hajnuni, dhe me kërkesë të kryetarit të Ko-munës së Lipjanit Imri Ahmeti, i ka propozuar kuvendit, rishqyrtimin e vendimit për emërimin e Nënkryetarit për Komunitete. Po ashtu kryesuesja, Hajnuni, ka lexuar rregulloren e punës së ku-vendit komunal në mënyrë që kjo pikë shtesë të mos politizohet në séancë. Për pikën e dytë e rendit të ditës, - propozim Rregullore për tarifat ndërtimore ka folur dre-jtori i Drejtorisë së Urbanizmit- Ilir Tasholli, dhe në këtë rast ai ka thënë se, qëllimi i miratimit të kësaj rregullore për tarifa ndërti-more është që Komuna e Lipjanit të krijoi burime të hyrave vetanake buxhetore në pajtim të dispozitave

të ligjit dhe të financave të pushteti lokal. Ndërsa opozita ka disktuar lidhur me propozim Rregulloren për tari-fat ndërtimore.Por si pikë e rendit të ditës është apr-ovuar me vota unanime.Pika e tretë e rendit të ditës- shqyrtim i propozim Vendimit për Planin Komunal të Efiçiencës së en-ergjisë- PKEE 2014-2020, propozu-ar nga departamenti i Shërbimeve Publike, është vlerësuar nga këshill-tarët komunalë si anë pozitive, sepse kjo formë do t’i mundësoi Komunës së Lipjanit t’i reduktoi shpenzimet, dhe si pikë e rendit të ditës është aprovuar.Po ashtu pika e katër e rendit të ditës është aprovuar – shqyrtimi i kërkesën së BI për subvencione.Ndërsa këshilltarët e LDK-së, kanë

kërkuar që të finalizohet rregullorja e cila është në procedurë, në mënyrë që ta rregulloi këtë çështje.Ndërsa sa i përket rishqyrtimit të vendimit për emërimin e Nënk-ryetarit për Komunitete, Sefer Tas-holli, kuvendi ka vendosur me shu-micë votash, që vendimi edhe më tutje të jetë në fuqi.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

10

Page 11: Buletini- Maj/Qershor 2014

Përkujtohet dëshmori i kombit Xhavit Koxhani

26 maj 2014 - Me rastin e 15 vjetorit të rënies së dëshmorit Xhavit Kozhani, është mbajtur Ak-ademi Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani” në Lipjan.Me këtë rast , është vlerësuar kon-tributi i dëshmorit Kozhani gjatë luftës së fundit në Kosovë.“ Jemi mbledhur sot në këtë Aka-demi Përkujtimore, dhe ndihemi të obliguar, njëkohësisht të përg-jegjshëm me sakrificën që ndër-toi ideali i lirisë, dëshmori, Xhavit Kozhani”.

Kështu është shprehur kryetari i Ko-munës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në rastin e 15 vjetorit të rënies së dësh-morit Xhavit Kozhani.Kryetari Ahmeti tha se, dëshmorët na bëjnë të ndihemi të vegjël, kra-has veprës kolosale që ndërtuan për vendin tonë, i tillë mbetet Xhaviti dhe gjithë shokët e tij.Kreu i Lipjanit ka potencuar se, dëshmori Kozhani do të çmohet si sot si nesër, kështu përgjithmonë.Fjalë rasti pati edhe Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Fitim Selimi ;

“Dëshmorët do të kujtohen gjith-monë, përulemi para veprës së tyre, ata janë gurëthemeli i vendit tonë, dashtë Zoti t’i kujtojmë gjithmonë”, është shprehur Selimi.Ndërsa, Ajvaz Kërpuzi, përfaqësues i tri shoqatave të dëshmorëve, ka thënë se dëshmorët do të kujtohen dhe rikujtohen, jo vetëm në ditën e rënies së tyre. Po ashtu Kërpuzi ka thënë se, dëshmori Kozhani mbetet i përjetësuar me lirin e vendit.Akademia është përmbyllur me do-kumentarin kushtuar dëshmorit të kombit, Xhavit Kozhani

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

11

Page 12: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, mori pjesë në finalen e turnirit tradicional në futboll të vogël në fshatin Krojmir

Lipjan, maj 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit , Imri Ahmeti, së bashku me bash-këpunëtorë të tij, sot mori pjesë në finalen e Turnir-it Tradicional në futboll të vogël në Krojmir, i cili or-ganizohej për ndër të rënies së “ Katër Dëshmorëve të Kombit”. Në këtë rast, Kryetari Ahmeti, ka bërë ndarjen e shpërblimit për vendin e parë, i cili i takoi ekipit “ Re-lax Bar” nga Drenasi.

Kr yetari i Komunës së Lipjanit , Imri Ahmeti, me rastin e hapjes së turnirit tradicional në fshatin Ribar i MadhLipjan, maj 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë të tij, në hapjen e turnir-it tradicional në Ribar të Madh, i cili organizohej për nder të dëshmorit të kombit Xhavit Kozhani.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

12

Page 13: Buletini- Maj/Qershor 2014

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve bashkoi gjithë nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Lipjanit

Lipjan, qershor 2014- Dita Ndërkombëtare e Fëmi-jëve është më tepër reflektuese kur vetë fëmijët ngrehin zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rritu-rit, protesta e tyre bëhen me lojëra festive. Tashmë kjo ditë është bërë tradicionale në gjithë Kosovën, njashtu edhe në Komunën e Lipjanit, dhe bartëse e aktivitetit është Drejtoria Komunale, për Kulturë Rini dhe Sport e mbështetur edhe nga Pro Credit Banka, dega në Lipjan. Në këtë rast, sheshi, “Adem Jashari” në Lipjan, ka bash-kuar gjithë nxënësit e shkollave fillore të Komunës sonë, aty u mbajt koncert festiv, qindra nxënës lipjanas për-

formuan dhe shprehen vlerat e tyre artistike, me lojëra, recitale, këngë e valle, me orë të tëra në shesh. Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, iu ka thënë nxënëseve se dita ndërkombëtare e fëmijëve, më tepër kërkon vëmendjen tek prindërit, institucionet e gjithë shoqëria e më gjerë. “Kjo ditë është kthyer jo vetëm në ditë festive, por edhe në ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës ndaj fëmi-jëve”, ka thënë kryetari Ahmeti derisa po uronte nx-ënësit lipjanas.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

13

Page 14: Buletini- Maj/Qershor 2014

M E R A S T I N E D I T Ë S N D Ë R KO B Ë TA R E T Ë F Ë M I J Ë V EPër nder të 1 qer-shorit, Ditës Ndër-kombëtare të Fëmi-jëve, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në zyrën e tij, nxënësit e shkollës fillore, “ Ismail Luma”, në këtë rast, u shtrua edhe një koktej rasti.

02 qershor- Nxënësit e shkollës “ Haredin Bajrami” , parafillor dhe ata të klasës së pestë të fshatit Mirenë, vizituan Komunën e Lipjanit- Sallën e Kuvendit Komunal, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, dhe u mirëpriten nga drejtori i Arsimit- Rasim Hasani

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

14

Page 15: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kreu komunal i Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me për-faqësues të Komisionit Evropian, vuri gurthemelin e Bib-liotekës dhe Arhivës në Lipjan

Lipjan, qershor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahme-ti ,së bashku me përfaqësues të Komisionit Evropian, vuri gur-themelin e Bibliotekës dhe Arhivës në Lipjan. Në këtë rast, kreu komu-nal tha se ky projekt nga Komisioni Evropian është i mirëpritur dhe i domosdoshëm për Komunën e Lipjanit. Gjithashtu ai u shpreh mirënjohës

dhe falënderues, në këtë rast për-faqësuesit të Komisionit Evropian- Luc Faber, për fillimin e realizimit të këtij projekti kaq madhor të cilin po e mundëson Komisioni Evropi-an për qytetarët e Komunës së Lip-janit. Ndërsa Luc Faber- përfaqësues nga Komisioni Evropian, tha se ky projekt bashkëfinancohet nga Bash-kimi Evropian, dhe ndërtimi i Bib-liotekës dhe Arhivës në Komunën

e Lipjanit, do të kontribuoi të rin-jve në përmisimin dhe edukimin e tyre. “ Biblioteka do të jetë burim i in-formatave për të rinjtë e Lipjanit dhe kjo ngjarje ka rëndësi të veçantë sepse do të shërbejë në edukimin dhe arsimimin e te rinjve”, është shprehur Faber.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

15

Page 16: Buletini- Maj/Qershor 2014

Përkujtohen dëshmorët e kombit në Komunën e Lipjanit

Lipjan, qershor 2014- Nën Patro-natin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, në Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani” është mbajtur Aka-demi Përkujtimore, me rastin e 14 qershorit, ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit. Në këtë rast kreu i Komunës së Lipjanit,Imri Ahmeti, tha se përkujtimi i dësh-morëve është thirrje në ndërgjegjen tonë, dhe amaneti i tyre është i jetë-suar brez pas brezi. “Sot, kur kujtojmë të kaluarën e lav-dishme, obligohemi të gjithë bashkë

t’ia dimë vlerën së tashmes, vetëm duke e njohur vlerën e të sotmes, ne nderojmë të kaluarën dhe gjithë dëshmorët” , ka thënë kryetari Ahmeti.Kreu i Lipjanit tha se ideali i dësh-morëve tanë ,mbetet i përjetësuar në lirinë e vendit, dhe se sakrifica e dësh-morëve është dëshmi, e pazmbrap-sur e pa tkurrur, është e jetësuar me krenarinë e atdheut, është e jetësuar me të gjithë ne. “ Janë emrat e skali-tur të dëshmorëve tanë, është nderi i tyre i pamposhtur, besimi për ditë

më të mira dhe mbi të gjitha, emri i tyre në lirinë dhe demokracinë e vendit. Ata kanë rënë heroikisht , për të shënuar historinë, për të mos vdekur kurrë, sepse besimi në lirinë ishte më tepër se ëndërr- më tepër se kusht, më tepër se flijim e rënie, të vdesësh për atdhe, do të thotë të jetosh përgjithmonë” , ka theksuar kryetari Ahmeti ,përgjatë fjalimit të tij. Fjalë rasti pati edhe nënkryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve – Hazbi Olluri. Olluri përgjatë fjalës së tij, ka përku-jtuar biografitë e gjithë dëshmorëve të rënë, dhe ka dhënë mesazhin përgjithësues, se liria e vendit është e ndërtuar me gjakun e dëshmorëve. Akademia është përmbyllur me program të pasur kulturor e artistik, ku njëherit përformuan aktori -Di-bran Fylli me recital, dhe nxënësit e shkollës fillore “ Vëllezërit Frashëri” me këngë korale.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

16

Page 17: Buletini- Maj/Qershor 2014

Shënohet 12 qershori , Dita e Çlirimit

Lipjan, qershor 2014- Nën patro-natin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në sallën e kuvendit komunal, u mbajt mbled-hje solemne për nder të 15 vjetorit ditës së çlirimit. Në këtë rast, kreu komunal i Lipjanit, Imri Ahmeti , tha se kjo ditë mbetet e përjetësuar me të kaluarën, lufta dhe paqja janë simbolikë e përkushtimit dhe an-gazhimit tonë ndaj qytetarëve dhe vendit. “ Dua të ritheksoinë këtë akt solemn, se ne së bash-ku po angazhohemi maksimalisht , për t’ia kthyer vlerat punës, mbi të gjitha dinjitetin dhe ditët e mira

Komunës sonë. Angazhimi ynë në konsistencë nga gjithë ata që kanë marrë përgjeg-jësinë e publikut duhet të bashkëve-projnë si sot dhe përherë në funk-sion të avancimit të mirëqenies së qytetarit tonë”, ka thënë kryetari Ahmeti.Ahmeti po ashtu theksuar se përg-jatë 15 viteve lirie, vendi ka shtuar progres, mirëpo lufta ndaj përmi-simit të gjendjes sociale për qytet-arët e Komunës së Lipjanit dhe të Kosovës mbetet preokupim.“ Lufta ndaj korrupsionit dhe dukurive të tjera negative duhet të eliminohet, synimet tona të për-

bashkëta janë integrimi në famil-jen evropiane”, ka shtuar kryetari Ahmeti. Po ashtu ai është shprehur i sigurt se ka shumë arsye që të fes-tojnë qytetarët e Lipjanit, sepse këtë vit, ditën e Çlirimit të Lipjanit, janë bërë dhe po bëhen shumë ndry-shime pozitive.“ Sot kur festojmë çlirimin tonë, na thërret ndërgjegjja ta rikthejmë memorien se si kemi arritur deri këtu, dhe mbi këto fakte të së kalu-arës të reflektojmë për pozitivitet, të reflektojmë për progres, të sho-qërisë sonë, vendit tonë”, ka thënë Ahmeti.Kryetari, Ahmeti përgjatë fjalimit të tij, ka vlerësuar amanetin dhe ide-alin e gjithë atyre që u sakrifikuan për pavarësinë e vendit, duke thënë se, sakrifica për pavarësinë e vendit është e jetësuar thellë ndër breza. Po ashtu në kuadër të ditës së sotme, ditës së paqes, janë orga-nizuar edhe shumë aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

17

Page 18: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kreu komunal i Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyrën e tij, Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.

Lipjan, qershor 2014 - Kreu ko-munal i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur në zyrën e tij, Ambasa-dorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff, dhe drejtorin e kompanisë “ Fox Marble ”, z. Christopher Gilbert Ambasadori Cliff , ka theksuar se, temë takim-it ishte investimet në Komunën e Lipjanit. “ Jam i kënaqur që kemi vizitor britanez , i cili është duke e ndërtuar një fabrikë në Ko-munën e Lipjanit, kemi marrur mbështetje nga kompania “Fox Marble” , ka thënë ambasa-dori Cliff. Christopher Gilbert - drejtor i kompanisë “ Fox Marble “ tha se, ne jemi ne procedim të ndër-timit të fabrikës në Komunën e Lipjanit, dhe se fabrika, ka për qellim procedimin e mermerit për eksport. “ Fabrika është duke proceduar në Komunën e Lip-janit, brenda 2 javëve do të filloi ndërtimin dhe në fund të vitit, ne do të mund të fillojmë të prodho-

jmë mermer“ , ka thënë Gilbert, duke shtuar se, fabrika do të jetë e gatshme të procesoi rreth 500 m’i metra katror të mermerit në vit.“ Ne presim të punësojmë banorë të Komunës së Lipjanit, dhe jemi të interesuar që të bashkëpunojmë me komunën e Lipjanit” , ka thënë ai.Ndërsa kryetari i Komunës, Imri Ahmeti tha se Interesimi ynë është që t’i heqim barrierat e ndryshime administrative dhe tarifore, në mënyrë që investitorët të jenë prezent në Komunën tonë.

“Sot me ambasadorin Cliff, dhe dre-jtorin Gilbert, kemi biseduar për investimin që po ndodh afër fshatit ,Ribar i Madh, investim te cilin po e benë kompania “ Fox Marble ”, temë e takimit ka qenë edhe gjendja që kemi në komunë dhe preokupimet me te cilat po ballafaqohemi” , tha kryetari Ahmeti.Ahmeti, gjithashtu ka vlerësuar in-vestimin e kompanisë “ Fox Marble ” duke thënë se ky projekt është tejet serioz që po ndodh në Komunën e Lipjanit, dhe ka falënderuar am-basadorin dhe drejtorin e kompa-nisë.Pas takimit, kryetari Ahmeti së bashku me ambasadorin Cliff dhe drejtorin Gilbert, kanë vizituar shkollën fillore në Rubovc, aty ku vijojnë mësimin në të njëjtin objekt, nxënësit shqiptar dhe nxënësit e komunitetit serb. Ndërsa çerdhen e cila gjendet në qendër të qytetit, ambasadori Cliff dhe drejtori Gilbert e kanë ndihmuar me donacion prej 1000 eurosh.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

18

Page 19: Buletini- Maj/Qershor 2014

Rreth 1175 maturantë lipjanas iu nënshtruan testit të maturës

Lipjan, qershor 2014 - Rreth 1175 maturantë lipjanas, iu kanë nënshtruar testit shtetëror të maturës, i cili përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e cila është mbajtur me 14 qershor, ndërsa pjesa e dytë do të mba-het me 28 qershor. Për t’i parë nga afër mbarëvajtjet e procesit të testimit, ka dalur drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Lipjan- Rasim Hasani, në këtë rast, drejtori Hasani, iu ka uruar sukses të gjithë nxënësve që iu kanë nënshtruar testit dhe është shprehur optimist se nxënësit lipjanas do të arrin me sukses ta kalojnë këtë fazë të testimit. Po ashtu Hasani ka thënë, se në shtatë qendrat e testimit dhe ajo korrektuese kanë filluar me kohë testin , dhe përgjatë procesit nuk është evidentuar ndonjë vërejtje.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

19

Page 20: Buletini- Maj/Qershor 2014

“Time to help” ndihmon me veshmbathje 250 familje në Lipjan

11 qershor Lipjan- Në am-bientin e shkollës së mesme “ Adem Gllavica”, organizata turko- gjermane e cila ve-pron në Kosovë “ Time to help”, donatore për veshmbathje, ka shpërn-darë 200.000 veshmbathje për skamnorët e Komunës së Lipjanit.

Në këtë rast, kanë përfituar250 familje nga nacionalitete të ndryshme, të cilat jetojnë me asistencë sociale. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe për-faqësuesit nga Komuna e Lipjanit, përkatësisht nga Departamenti i Shën-

detësisë dhe i Mirëqe-nies Sociale, së bashku në mbikëqyrje të dona-torëve, kanë bërë ndar-jen e ndihmave për këto familje skamnore.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

20

Page 21: Buletini- Maj/Qershor 2014

U shpërndan më shumë se 500 topa të futbollit amerikan, për gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit

Lipjan, qershor- Organizata , In-ternational Relicf & Development (IRD), së bashku me, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Bankën për biznes , sot kanë shpërndarë më shumë se 500 topa të futbollit ,për gjithë shkollat e Ko-munës së Lipjanit.

Kryetari i Komunës sëLipjanit,Imri Ahmeti, sot ka përcjellur nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve dhe rru-gicave në fshatrat : Dobrajë e Madhe dhe Ribar i Madh.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

21

Page 22: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, mirëpriti në zyrën e tij, fituesit e garës “ Sfida e Dizajnit” me logo-robot, nx-ënësit e shkollës fillore” Vëllezërit Frashëri” në Lipjan

Lipjan, qershor 2014 - Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i ka mirëpritur në zyrën e tij, nxënësit e shkollës fillore” Vëllezërit Frashëri” fituesit e garës “ Sfida e Dizajnit”. Në këtë rast i pari i Komunës së Lipjanit,Imri Ahmeti, i ka uruar nxënësit e shkollës “ Vëllezërit Frashëri”, për suksesin e arritur, në garën tashmë tradicio-nale “ Sfida e Dizajnimit”. Po ashtu kryetari Ahmeti , ka inkurajuar që të vazhdohet edhe më tutje me suksese të tilla duke iu dhënë atyre mbështetje, dhe duke iu thënë se suksesi i tyre është krenari për Komunën e Lip-janit. Programi për Arsim themelor nga USAID-i dhe Ministria e Arsimit kanë ndarë 3 shpërblime nga 4 sfida për nxënësit garues në programin “Sfidat e Dizajnimit 2014”, ku kanë marrë pjesë

gjithë nxënësit e shkollave fillore nga mbarë Koso-va, ndërsa nxënësit e shkollës fillore “ Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, kanë zënë vendin e parë në sfidën e tretë, logo-robot.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

22

Page 23: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kampionia më e re lipjanase, në nivel vendi, Erblina Rama, ka vizituar Kr yetarin e Komunës, Imri Ahmetin

Lipjan, qershor 2014 - Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka mirëpritur në zyrën e tij, kampionen më të re lipjanase në gjimnastikë, në nivel të Kosovës- Erblina Ramën Në këtë rast, kreu komunal, e ka uruar kampionen më të re lipjanase, për suksesin e arritur, të njëjtën kohë ai, e ka inkurajuar , atë që të vazhdohet edhe më tutje me suksese të tilla.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

23

Page 24: Buletini- Maj/Qershor 2014

Kuvendi komunal i Lipjanit, mbajti mbledh-jen e shtatë me radhë

Lipjan, qershor 2014- Mbledhjen e ka hapur kryesuesja e kuvendit ko-munal- Vlora Limani- Hajnuni. Pas aprovimit të rendit të ditës, për pikën e dytë - Shqyrtimi i propozim Rregullores për transparencë, ka folur drejtori i Drejtorisë së Admin-istratës- Fauz Xhemjali, dhe ai në këtë rast ka thënë se miratimi i kësaj rregullore për transparencë është implementim në praktikë të dispozi-tave të cilat praktikojnë obligimet e Komunës për transparencë dhe e mundësojnë llogaridhënien. Ndër-sa opozita ka diskutuar lidhur me propozim rregulloren për trans-parencë. Por si pikë e rendit të ditës është aprovuar.Për pikën e tretë e rendit të ditës- shqyrtimi i propozim Vendimit për ndërtimin e Çerdhes së fëmijëve parashkollor muletietnik në Lipjan- kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, ka theksuar se, ndërtimi i Çerdhes për fëmijët parashkollor multietnik është ndihmuar nga UNICEF-i, dhe

Komuna e Lipjanit, nuk ka ndonjë obligim shtesë, përveç lejes së ndër-timit dhe përzgjedhjes së lokacionit, dhe si projekt i tillë është përfitues për fëmijët lipjanas. Kryetari Ahmeti e ka vlerësuar në përgjithësi projektin, dhe ka kërkuar nga ana e këshilltarëve që ta mbështesin.Si pikë e rendit të ditës është apr-ovuar.Po ashtu pika e katër e rendit të ditës është aprovuar- shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objek-tit, shtëpi e komuniteteve për per-sona me aftësi të kufizuara men-dore-ngecje në zhvillim mendor, e ndihmuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale. Ndërsa pika e pestë- shqyrtimi i Kornizës afatmesme buxhetore të Komunës së Lipjanit 2015-2017, ka folur drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa - Shkelzen Hajdini, ai e ka elaboruar kornizën afatmesme buxhetore për

vitin 2015, duke përmendur plan-ifikimet e financat dhe buxhetin të cilin e ka determinuar Komuna, duke e ndarë në grante ; granti i arsimit, shëndetësisë, i të hyrave vetanake, dhe kategorike tjetër eko-momike- para dhe meditie. Mallra dhe shërbime, shërbime komunale, subvencione dhe transfero, inves-time kapitale. Të hyrat vetanake- 11%, granti i i shëndetësisë 11%, granti i arsimit 40%, granti i përgjithshëm 38 %. Shpërndarja e buxhetit për paga dhe meditje, 8.383.896.00, mallra dhe shërbime, 863.512.00, shërbime komunale,221.490.00, subvenci-one 221.490.00, dhe transefere, 157.000.00, investime kapitale, 2.429.795.00. Pra i gjithë buxheti sipas pakorës së parë i vitit 2015 është 12.055.663.00, ka thënë drejtori Hajdini. Pas dis-kutimeve nga ana e këshilltarëve komunalë, edhe kjo pikë e rendit të ditës është aprovuar.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

24

Page 25: Buletini- Maj/Qershor 2014

“Maroon Town” ka përformuar për nxënësit e shkollës fillore “ Vëllezërit Frashëri” me rastin e ditëlindjes së Mbretëreshës- Elizabeth

Lipjan, qershor 2014 - Në kuadër të aktiviteteve të promovimit të kulturës dhe për nder të ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth, grupi muzikor britanik ‘Maroon Town’ përformojë këngë xhamajkane, për nxënësit e shkollës fillore “ Vëllezërit Frashëri”, në Lipjan. Ndërsa organizatorët thanë se, ky program i nisur ka për qëllim që të bëj promovimin e kulturës britanike në vend.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

25

Page 26: Buletini- Maj/Qershor 2014

Organizata Partners-Kosova(PK), në takim me zyr-tarë për barazi gjinore

Lipjan - Në sallën e vogël në objektin e Komunës- Organi-zata Partners- Kosova (PK), ka mbajtur takim me zyrtarë për barazi gjinore, përfaqësues nga

Komuna, gra dhe vajza, aktiviste të ndryshme, si dhe të rinj nga Komu-na e Lipjanit. Me temë : Të drejtat e grave në ndarjen e pronës dhe e drejta në

trashëgimi, si dhe udhëzimet rele-vante, evokimet e tyre në institucio-net e Kosovës.

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, si në çdo të premte, duke i mirëpritur qytet-arët në zyrën e tij.

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

26

Page 27: Buletini- Maj/Qershor 2014

Po vazhdon projekti për regjistrimin e diasporës dhe mërgatës në Komunën e Lipjanit

Lipjan - Në Komunën e Lipjanit, që nga muaji prill, është hapur zyra për regjistrimin e bashkëatdhetarëve të cilët jetojnë në Diasporën dhe Mërgatën kosovare. Me këtë rast, përveç regjistrimit të diasporës dhe mërgatës, bashkëatdhetarët tanë, mund t’i përcjellin brengat dhe kërkesat e tyre, nëpërmjet zyres lokale, e cila ndodhët në objektin e Komunës.

Kryetari i Komunës sëLipjanit, Imri Ahmeti, së bash-ku me Këshillin e Drejtorëve, në mbledhjen e rregullt të hënës

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/

27

Page 28: Buletini- Maj/Qershor 2014

Nr. 02 | MAJ/QERSHOR 2014 | | BULETINI MUJOR | Komuna e Lipjanit http://kk.rks-gov.net/lipjan/ Në Fecebook : https://www.facebook.com//Komuna-e-Lipjanit-Faqja-Zyrtare/ Dizajnuar nga : “ FLLESH” www.fllesh.info