botim qendror i ministrisë së mbrojtjes e premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të...

16
Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj E premte, 30 dhjetor 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 49 (8102) USHTRIA LISTA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Qendra Kulturore e MM koncert festiv për fëmijët e ushtarakëve Kreu i Mbrojtjes: Viti 2012 shënon 100 vjetorin e themelimit të FA dhe do jetë model në të gjitha drejtimet Analiza e MM, Imami: Ja arritjet në 2011 dhe objektivat për 2012” faqen 9 Ekspozitë me punimet arzanale nga gratë e ushtarakëve Sfida e fitimit të “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan DITARI Forcat Tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri Arben Imami, uron stafin e QKMBM Pjesë e atmosferës festive ishte dhe ShShPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi MBRËMJA FESTIVE Operacionet e njëpasnjëshme e të koordinuara të Forcave të Sigurisë Afgane dhe ato të koalicionit ne këtë periudhe dimri duket se i kanë zhbalancuar për- pjekjet e kryengritësve për pengimin e vendosjes së influencës së qeverisë legjitime të presidentit Karzai në një pjesë të mirë të territorit Afgan. Në këtë lloj lufte fitimi i mbështetjes së popullsisë është vendimtar. Ish-komandanti i ISAF, gjeneral Petreus në udhëzimet e tij për kryerjen e operacioneve kundër kryengritëse do të theksonte rëndësinë që merr fitimi i zemrave dhe mendjeve të popullit afgan për suksesin... faqen 4 faqen 8 faqet 2-3 Mori pjesë dhe ministri Imami i cili shpërndau dhurata për fëmijët, dhe shprehu urimet për Vitin e Ri 2012 URIMI “Viti 2011 ishte një vit përkushtimi dhe arritjesh të mëdha në funksion të arritjes së objektivit madhor të kthimit të Forcës tonë të Armatosura në një forcë me standardet më të mira të vendeve të NATO-s faqen 10 OPERACIONI “JATAGANI” REPORTAZH/ NJË RRUGËTIM I GJATË Ceku takohet me ministrin i Mbrojtjes të Hungarisë 2011- Viti i zi i diktatorëve nëpër botë TAKON DHE SHEFIN E SHTABIT RETROSPEKTIVË faqen 12 Dymbëdhjetë muaj me mbi 1000 personazhe Të rrugëtosh për dymbëdhjetë muaj për të takuar mbi njëmijë personazhe. Të rindërtosh në reportazhe, në arti- kuj aktualiteti dhe në rubrikën të pathënat e uniformave të blerta, jetën e këtyre ushtarakëve. Një përgjegjësi që duhet të ruash ekuilibrat e asaj që duhet të thuash, asaj që duhet të trajtohet me kujdes dhe të asaj që duhet të përcjellë mesazhe. Të marrësh detyra nga një konsultë e përditshme nga drejtori i Publikimeve Ushtarake Lavdrim Lita dhe të ndjekësh zbatimin e tyre është një përgjegjësi. Nuk ka gjë më të veçantë se sa të rrugëtosh dhe të jesh pjesëmarrës i ngjarjeve dhe stërvitjeve më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Botët e këtyre personazheve janë shumë domethënëse, herë herë të drejtpërdrejta ... faqet 6-7 faqen 11 Meditim gjeopolitik për historinë botërore Edhe një hap më lart në sportin e bukur të karatesë CARL SCHMITT: TOKA DHE DETI SPORT faqen 7 faqen 14 Redaksia e Gazetës “Ushtria” uron të gjithë lexuesit e saj Gëzuar Vitin e Ri 2012

Upload: others

Post on 02-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 1

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinj

E premte, 30 dhjetor 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 49 (8102)

ushtria

lista

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Qendra Kulturore e MM koncert festiv për fëmijët

e ushtarakëve

Kreu i Mbrojtjes: Viti 2012 shënon 100 vjetorin e themelimit të FA dhe do jetë model në të gjitha drejtimet

Analiza e MM, Imami: Ja arritjet në 2011 dhe objektivat për 2012”

faqen 9

Ekspozitë me punimet artizanale nga gratë e ushtarakëve

Sfida e fitimit të “zemrave dhe mendjeve”

të popullit afgan

ditari

Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje

faqen 7

Ministri Arben Imami, uron stafin e QKMBM

Pjesë e atmosferës festive ishte dhe ShShPFA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi

mbrëmja festive

Operacionet e njëpasnjëshme e të koordinuara të Forcave të Sigurisë Afgane dhe ato të koalicionit ne këtë periudhe dimri duket se i kanë zhbalancuar për-pjekjet e kryengritësve për pengimin e vendosjes së influencës së qeverisë legjitime të presidentit Karzai në një pjesë të mirë të territorit Afgan. Në këtë lloj lufte fitimi i mbështetjes së popullsisë është vendimtar. Ish-komandanti i ISAF, gjeneral Petreus në udhëzimet e tij për kryerjen e operacioneve kundër kryengritëse do të theksonte rëndësinë që merr fitimi i zemrave dhe mendjeve të popullit afgan për suksesin... faqen 4

faqen 8faqet 2-3

Mori pjesë dhe ministri Imami i cili shpërndau dhurata për fëmijët, dhe shprehu urimet për Vitin e Ri 2012

Urimi

“Viti 2011 ishte një vit përkushtimi dhe arritjesh të mëdha në funksion të arritjes së objektivit madhor të kthimit të Forcës tonë të Armatosura në një forcë me standardet më të mira të vendeve të NATO-s

faqen 10

OperaciOni “Jatagani”

reportazh/ Një rrugëtim i gjatë

Ceku takohet me ministrin i Mbrojtjes të hungarisë

2011- Viti i zi i diktatorëve nëpër botë

takon dhe shefin e shtabit

retrospektivë

faqen 12

Dymbëdhjetë muaj me mbi 1000 personazheTë rrugëtosh për dymbëdhjetë muaj për të takuar mbi njëmijë personazhe. Të rindërtosh në reportazhe, në arti-kuj aktualiteti dhe në rubrikën të pathënat e uniformave të blerta, jetën e këtyre ushtarakëve. Një përgjegjësi që duhet të ruash ekuilibrat e asaj që duhet të thuash, asaj që duhet të trajtohet me kujdes dhe të asaj që duhet të përcjellë mesazhe. Të marrësh detyra nga një konsultë e përditshme nga drejtori i Publikimeve Ushtarake Lavdrim Lita dhe të ndjekësh zbatimin e tyre është një përgjegjësi. Nuk ka gjë më të veçantë se sa të rrugëtosh dhe të jesh pjesëmarrës i ngjarjeve dhe stërvitjeve më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Botët e këtyre personazheve janë shumë domethënëse, herë herë të drejtpërdrejta ... faqet 6-7

faqen 11

Meditim gjeopolitik për historinë botërore

Edhe një hap më lart në sportin e bukur të karatesë

Carl sChmitt: toka dhe deti sport

faqen 7 faqen 14

Redaksia e Gazetës “Ushtria” uron të gjithë lexuesit e saj

Gëzuar Vitin e Ri 2012

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 20112 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Analiza e Ministrisë së Mbrojtjes, Imami: Ja arritjet në 2011 Ministri i Mbrojtjes: Viti 2012 shënon 100 vjetorin

e themelimit të FA dhe do jetë model në të gjitha drejtimet

Të martën është zhvilluar analiza vjetore e punës së Ministrisë së Mbrojtjes. “Viti 2011 ishte një vit

përkushtimi dhe arritjesh të mëdha në një sërë fushash në funksion të ar-ritjes së objektivit madhor të kthimit të Forcës tonë të Armatosura në një Forcë me standardet më të mira të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Viti që po lëmë pas ishte prologu i vitit të ardhshëm, vitit të 100-të të ekzistencës së Forcave të Armatosura, i cili do të jetë një vit model pune, përkushtimi, e arritjesh. Ky vit ka shënjuar kristalizimin e një perspektive të qartë reformash, drejtimin e planëzuar dhe implemen-timin e metodikave bashkëkohore të punës, racionalizimin e përdorimit të buxhetit dhe rritjen e efikasitetit me kosto më të ulët e me më pak shpenz-ime” – tha në fillim të fjalës së tij për mediat në analizën e institucionit që drejton zoti Imami. Sipas tij rezultati i të gjitha këtyre përpjekjeve janë ar-ritjet për të cilat dëshiroj të flas sot. Ja pikat e analizës ne të cilat u ndal gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Demontimi i municioneve të tepërta

Prej pothuajse tre vitesh, Min-istria e Mbrojtjes është në garë me standardet që i përcaktoi vetvetes për demontimin e municioneve të tepërta. Nëse gjatë vitit 2010 arritëm të demontohen 20.653 ton muni-cione, ose rreth 3.2 herë më shumë se në vitin 2009, gjatë vitit 2011 janë demontuar 26.500 ton, çka përbën një shenjë garancie për realizimin e objektivit të Qeverisë Shqiptare për ta mbyllur brenda vitit 2013 çështjen e demontimit të municioneve të tepërta. Janë eliminuar edhe 7 grup-depo të municioneve duke larguar edhe më tepër rrezikun që ato kanë përbërë për banorët në afërsi të tyre. Mbeten për tu demontuar edhe 38 mijë ton municione të tepërta, që janë parashikuar të asgjësohen në dy vitet e ardhshme. Përpos rritjes sasiore viti 2011 shënoi edhe arritje thellësisht cilësore. Rrezikshmëria për popullsinë civile është zero, pasi depot në afërsi të zonave të banuara përfundimisht nuk ekzistojnë. As-gjësimi i municioneve në poligone të hapura ka qenë brenda të gjitha normave të sigurisë. Ky program do të mbyllet brenda 2012. Ky vit do të jetë vendimtar, përcaktues për

përmbylljen e plotë të programit të demontimit të municioneve të tepërta. Misionet paqeruajtëse jashtë vendit

Kontributi i Forcave tona të Ar-matosura në misione paqeruajtëse ka shënuar rritje progresive si sasiore po ashtu edhe cilësore. Në pikëpamje sasiore, numri i personelit të FA i an-gazhuar në misione jashtë vendit ka arritur në 346 trupa nga 305 që ishin një vit më parë, duke rritur në këtë mënyrë prezencën dhe kontributin që Shqipëria jep për paqen dhe sigurinë në botë. Gjatë këtij viti ne ngritëm cilësisht natyrën e misioneve duke plotësuar kështu gamën e operacio-nalitetit të Forcave të Armatosura. Ndërsa gjatë viteve të shkuara ishim prezent në operacione kryesisht me natyrë mbështetëse, gjatë vitit 2010, ne u angazhuam për herë të parë në historinë e Forcave të Armatosura në operacione luftarake në Afganistan me Forcat tona Speciale. Gjatë këtij viti arritëm edhe një tjetër hop cilë-sor, duke u angazhuar në misione trajnuese, të cilat nga pikëpamja e cilësisë teknike, shënojnë një arritje madhore. Forcat tona të Armatosura morën përgjegjësinë për herë të parë për drejtimin e një Ekipi Operacional Patronazhi dhe Koordinimi (OMLT) të kombinuar shqiptaro-amerikan, misioni i të cilët është trajnimi i një

batalioni të mbështetjes së luftimit të Ushtrisë Kombëtare Afgane. Diver-sifikimi i operacionalitetit të Forcës tonë të Armatosur dhe rritja sasiore dhe cilësore e angazhimit në misionet paqeruajtëse kanë bërë që Shqipëria të konsiderohet si një ndër vendet me kontributet më të larta për frymë veçanërisht në operacionin ISAF në Afganistan, por edhe në tërësi për paqen dhe sigurinë në botë. Modernizimi

Ministria e Mbrojtjes ka shënuar arritje të qenësishme edhe në fushën e modernizimit duke rritur kapacitetet teknike mbështetëse të Forcave të Armatosura në realizimin e misionit të tyre kushtetues. Trupat që ndod-hen në operacione ndërkombëtare janë pajisur me armatim të lehtë të standardeve më të mira të NATO-s, është realizuar me sukses projekti i qendrave taktike mobile, i cili ven-dos standarde të larta të komandim-drejtimit. Gjatë këtij viti, ne arritëm të kemi të gatshëm produktin e parë të një prej aktiviteteve më serioze industriale në vend, anijen “Oriku”, e cila u prodhua në kantierin e Pasha Limanit, duke ju bashkëngjitur anijes Iliria, e prodhuar në Holandë, në kuadër të projektit tonë të modern-izimit të Forcës Detare. Një tjetër arritje madhore është edhe përsosja e sistemeve të përpunimit të informa-cionit, specifikisht ato që lidhen me

Qendrën Ndërinstitucionale të Oper-acioneve Detare, duke rritur aftësinë e shtetit shqiptar për të monitoruar e kontrolluar aktivitetin në hapësirën tonë detare. Në kuadër të këtyre projekteve modernizuese, u realizua edhe dizenjimi, stilimi dhe miratimi i modeleve të uniformave të reja të FA nga Këshilli i Ministrave. stërvitja

Stërvit ja ka qenë objektiv themelor i Forcave të Armatosura për vitin 2011 si një element parësor për të pasur një ushtri profesion-iste, një ushtri të mirëpërgatitur, të mirëtrajnuar e të mirëstërvitur për të përballuar çdo lloj sfide brenda dhe jashtë vendit. Në përmbushje të këtij objektivi, është bërë një punë e çmuar për konsolidimin e sistemit të stërvitjes individuale dhe asaj kolektive. Pas shumë vitesh ndërprerje, janë zhvilluar stërvitje fushore për kompaktësimin në nivel batalioni në Poligonin Kombëtar të Bizës, ku u aplikuan për herë të parë sistemet e NATO-s për vlerësimin e kapaciteteve luftarake. Janë zhvil-luar gjithashtu një seri stërvitjesh të tjera, që lidhen me misionet aktuale, operacionet e planifikuara, rritjen e kapaciteteve luftarake, e deri tek ato që rrisin gatishmërinë dhe për-gatitjen e Forcave të Armatosura për të trajtuar çështje të emergjencave civile. Objektivi ynë madhor është

një Forcë e Armatosur profesion-iste, operacionale, e dislokueshme, në themel të të cilave qëndron stër-vitja. standardizimi dhe reforma strukturale

Janë hedhur hapa të qëndrueshëm në drejtim të hartimit të doku-mentit për Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes në bashkëpunim me një grup ekspertësh nga Shtetet e Bash-kuara të Amerikës. Strukturat e FA kanë bërë një punë të madhe për implementimin e Marrëveshjeve të Standardizimit ose siç quhen në përdorimin e përditshëm STANAG-ëve të NATO-s. Në këtë drejtim është ecur edhe me dokumente të tjerë strategjik që kanë rëndësi themelore për FA. Stafi i Integruar i Mbrojtjes dëshmoi të jetë një reformë e suksesshme, pasi ka një rritje të ndjeshme të efiçencës administrative nëpërmjet koordin-imit më të mirë ndërmjet stafit civil dhe atij ushtarak. Viti që po vjen do të jetë viti i implementimit të projektit për qarkullimin elektronik të dokumentacionit. Gjithashtu, në zbatim të Planit të Ri të Përhapjes të miratuar nga Presidenti i Repub-likës në 2009, është bërë kolaudimi përfundimtar i Strukturës së Forcave të Armatosura. Ky rishikim ka pasur në fokus, reduktimin e shtabeve të mëdha, eliminimin e strukturave

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 3zyrtare

2012-ta do të jetë viti i mbylljes përfundimtare të procesit të demontimit të municioneve të tepërta në

poligone, ndërsa demontimi i pjesës së mbetur të municioneve do të vijojë në uzinat e specializuara

të Forcave të Armatosura. Ky vit do të shënojë edhe heqjen përfundimtare të të gjitha materialeve që

janë tepër nevojave të Forcave të Armatosura

Ja prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes

për vitin 2012Sfidë e rëndësishme për vitin që vjen për Forcat e Armatosura

është krijimi i një Force të Armatosur ekologjike

Do të jetë viti i mbylljes përfundimtare të pro-cesit të demontimit të municioneve të tepërta në

poligone, ndërsa demontimi i pjesës së mbetur të municioneve do të vijojë në uzinat e specializuara të Forcave të Armatosura

2012-ta është 100-vjetori i theme-limit së Forcave të Armatosura dhe si i tillë ai do të jetë një vit model në të gjitha drejtimet. Ai do të jetë viti i mbylljes përfundimtare të procesit të demontimit të municioneve të tepërta në poligone, ndërsa demontimi i pjesës së mbetur të municioneve do të vijojë në uzinat e specializuara të Forcave të Armatosura. Ky vit do të

shënojë edhe heqjen përfundimtare të të gjitha materialeve që janë tepër nevojave të Forcave të Armatosura. Gjatë 2011-ës është përvijuar një reformë e plotë legjislative, ndërsa gjatë vitit 2012 do ta përfundojmë këtë reformë me të gjitha aktet e nevojshme ligjore dhe nënligjore, ku do të përfshihen gradat, karriera e ushtarakëve, ligji për autoritetet e komandimit, riorganizimi i përfaqë-sive dhe të atasheve tanë ushtarakë jashtë vendit dhe fusha të tjera që mbulojnë legjislacionet në fuqi dhe që varen nga Ministria e Mbrojtjes. Do të përfundojmë Rishikimin Strat-egjik të Mbrojtjes, një dokument ky, themelor për nga rëndësia, dhe do të

filloj puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare Ushtarake dhe Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura, të cilat janë dokumente të lidhura në mënyrë integrale me Rishikimin Strategjik të Mbrojtjes. Në drejtim të modernizimit, Forcës së Armatosur do të t’i shtohen tre helikopterë të rinj dhe një anije e re, e cila po prodhohet në kantierin e Pasha Limanit. Prioritet do të jetë vendosja në operacionalitet të plotë e këtyre pajisjeve të reja moderne. Do të fillojë implementimi i Uniformës së re të Forcave të Armatosura, projekt që do të shtrihet në një peri-udhë 4-vjeçare, 2012 – 2015. Brenda po këtij viti, duhet të përfundojë

hartimi i projek-tit të Mbështetjes me Transport të Forcave të Ar-matosura duke h a r m o n i z u a r mjetet luftarake të transportit të tru-pave në mision, mjeteve speciale dhe atyre logjis-tike. Zbatimi i tij do t’i japë zgjid-hje përfundimtare çështjes së trans-portit në FA.

E fundit, por që mbetet sfidë e rëndësishme për Forcat e Arma-tosura është kri-jimi i një Force t ë Arma to su r ekologjike. Gjatë vitit 2011 janë ngritur dy borde të rëndësishme, ai i Standardiz-

imit dhe Modernizimit të Infrastruk-turës si dhe Bordi i Mjedisit, të cilët kanë bërë një punë voluminoze. Me rastin e 100- vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura, ne do të kemi të përfunduar edhe dokumentet themelorë që do të përcaktojnë në mënyrë përfundimtare standardet e ndërtimit në FA dhe do të hedhin bazat për krijimin e një ushtrie ekologjike. Objektivi ynë është që ushtria të jetë në avangardë të mbrojtjes së mjedisit, të jetë një pionier i promovimit të kujdesit dhe vëmendjes ndaj tij, çka në thelb është vëmendje dhe respekt për njeriun.

parazitare dhe në këtë mënyrë rritjen njëkohësisht të formacioneve bazë operacionale. Është reduktuar numri i specialiteteve dhe janë reduktuar burokracitë nëpërmjet krijimit të procedurave më efikase për qarkul-limin më të shpejtë të informacionit. Ky rishikim i strukturës i ka dhënë pothuajse pamjen finale që duhet të kenë Forcat e Armatosura në 10-vjeçarin e ardhshëm. Viti 2012 do të jetë vit i zbatimit të saj. Materialet e tepërta

Viti 2011 ka qenë themelorë për identifikimin, grumbullimin dhe për-caktimin e procedurave për heqjen e të gjitha materialeve të tepërta, të cilat janë një pengesë e madhe. Bordi për Trajtimin e Pajisjeve dhe Mate-rialeve të Tepërta ka listuar të gjithë ato materiale që nuk i shërbejnë Forcave të Armatosura dhe ka filluar evadimi i tyre. Një pjesë do të vijojë të shiten, një pjesë të asgjësohen dhe një pjesë të konservohen në magazina të përqendruara. Menaxhimi i Burimeve Njerë-zore

Personeli është padyshim aseti më i rëndësishëm i Forcave të Ar-matosura, pasuria jonë më e madhe, kjo është dhe arsyeja përse gjatë vitit 2011 ka pasur një përkushtim maksimal për hartimin e korpusit të procedurave që kanë të bëjnë me të. Është hartuar Strategjia e Menax-himit të Burimeve Njerëzore, janë miratuar Procedurat për Emërimin dhe Kohëqëndrimin në Detyrë të Oficerëve, Nënoficerëve dhe Ush-tarëve, është hartuar Procedura për Rekrutimin e Ushtarëve dhe Nëno-ficerëve, janë hartuar Politikat dhe

Procedurat për Studimet dhe Kuali-fikimet jashtë vendit. Viti 2012 do të jetë viti i plotësimit përfundimtar të këtij korpusi procedurash. automatizimi

Janë hedhur hapa vendimtarë në drejtim të automatizimit të aseteve dhe shërbimeve të FA. Është në për-fundim e sipër automatizimi i plotë i të gjitha të dhënave të personelit të Forcave të Armatosura, një hap mad-hor përpara për një menaxhim sa më cilësor të burimeve njerëzore. Është përfunduar puna për programin e kodifikimit të artikujve, i cili konsis-ton në vendosjen e kodeve të gjitha materialeve dhe artikujve të FA dhe menaxhimit elektronik të tyre. Është përfunduar gjithashtu programi për administrimin elektronik të doku-mentacionit. Viti 2012 do të jetë viti i implementimit të tyre. Ndihma ndaj komunitetit

Forcat e Armatosura, po ashtu si edhe në vitet pararendës, kanë dhënë një kontribut substancial në ndihmë të popullsisë civile dhe autoriteteve shtetërore që trajtojnë emergjencat civile. Kemi qenë të angazhuar në rreth 340 operacione duke dhënë kështu kontribut të madh në përbal-limin e përmbytjeve në fillim-vitin që po lëmë pas, në shuarjen e zjarreve masive përgjatë stinës së verës, në drejtim të rimëkëmbjes së infrastruk-turës, hapjes së rrugëve rurale, shtrimit të urave bejli, zhbllokimit të rrugëve etj. Ministria e Mbrojtjes po kontribuon gjithashtu nëpërmjet Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes dhe Orkestrës Frymore, për nxitjen dhe mbështetjen e jetës kulturore në vend.

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 20114 omlt

Operacionet e njëpasnjëshme e të koordinuara të Forcave të Sigurisë Afgane dhe ato të koalicionit ne këtë peri-

udhe dimri duket se i kanë zhbalancuar përpjekjet e kryengritësve për pengimin e vendosjes së influencës së qeverisë legjitime të presidentit Karzai në një pjesë të mirë të territorit Afgan. Në këtë lloj lufte fitimi i mbështetjes së popull-sisë është vendimtar. Ish-komandanti i ISAF, gjeneral Petreus në udhëzimet e tij për kryerjen e operacioneve kundër kryengritëse do të theksonte rëndësinë që merr fitimi i zemrave dhe mendjeve të popullit afgan për suksesin e opera-cioneve. “Terreni kyç është terreni njerëzor. Popullsia është qendra e grav-itetit. Vetëm nëpërmjet krijimit të sig-urisë dhe fitimit të besimit të tyre, qeveria e Republikës Islamike të Af-ganistanit dhe ISAF do të mund të ngadhënjejnë ” porosit ai të gjithë forcat e koalicionit që gjenden në Afganistan. Duke pasur këto udhëzime në mendje pas katër muajsh në teatër të operacio-neve ekipi i përbashkët operacional shqiptaro-amerikan i këshillimit dhe koordinimit, OMLT-A ‘Striking Eagles -1’ me detyrë në Komandën Rajonale Qendrore, Afganistan, për herë të parë, në datën 14 dhjetor 2011, zhvilloi një operacion të përbashkët ushtarak të koduar ‘JATAGANI’ në bashkëpunim me batalionin afgan të cilit OMLT-A i është atashuar si dhe ushtarakë të tjerë të Marinës dhe Forcave Tokësore të Ushtrisë Amerikane. Synimi i koman-dantit për këtë operacion ishte zhvillimi i një takimi me pleqësinë ( Shura ) e fshatit, objektiv i operacionit, dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare e cila do të lejonte rritjen e influencës së Rep. Islamike të Afganistanit nëpërmjet Ushtrisë Kombëtare Afgane (UKA) dhe Forcave të Koalicionit (FK). Për me tepër, operacioni do të synonte të pro-jektonte një imazh të favorshëm për forcat e koalicionit nëpërmjet informim-it të audiencave miqësore, neutrale dhe armiqësore si dhe ushtrimin e kontrollit ushtarak në një vend ku popullsia është armiqësore ndaj qeverisë dhe forcave të sigurisë afgane dhe influencimin e asaj mase të popullsisë për të minuar mbështetjen e dhënë kryengritësve. Së fundi operacioni synonte të anashka-lonte pengesat që sjell censura, paditu-ria dhe sistemet jo të përshtatshme të komunikimit për të dhënë mesazhin e Forcave të Koalicionit te popullsia. Striking Eagle-1 kishte bere te gjitha përgatitjet e nevojshme që ky mision të kishte sukses, gjerësisht për shkak të impaktit strategjik që ka operacioni për forcat e koalicionit si dhe për sigurinë e trupave tona. Pavarësisht planëzimit, eksperiencës të personelit dhe koordin-imit në kohë, operacioni “Jatagani” do të provonte që në fushëbetejën mod-erne, ashtu si dhe ne atë klasike,

Sfida e fitimit të “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan

Operacioni “Jatagani”

mjegulla e luftës është gjithmonë pr-ezent dhe ajo zhvillohet mbi një terren të ri – terreni njerëzor. Përgatitjet për këtë mision kontingjenti ynë i filloi gati një muaj më parë me koordinimet fill-estare. Kolegët amerikanë me ne krye zëvendëskomandantin e OMLT-A, maj. Mackey kryen punën e domosdoshme për sigurimin e ndihmës humanitare nga njësi të tjera në teatër të operacioneve. Ndërkohë, n/kol. Arjan Hilaj, koman-danti i OMLT-A vijoi me koordinimin e planëzimin e operacionit me koman-dantin e batalionit afgan, n/kol. Gul Aka Gurbaz. Arsyeja e zgjedhjes së kësaj zone për kryerjen e këtij operacioni është shpeshtësia e kryerjes së detyrave luftarake të batalionit afgan si dhe kri-jimi i kushteve për vendosjen e mar-rëdhënieve të mira me popullsinë lokale të vendit ku ata operonin. Një javë përpara operacionit trupat tona zhvil-luan gjithashtu një rikonicion për të zbuluar vendin me të përshtatshëm për bisedimin (Shura) me pleqësinë ( Malik) të fshatit, dhënien e asistencës mjekë-sore si dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare. Nga informacioni i mbled-hur shtabi i OMLT-A nën drejtimin e

maj. Arjan Mullalli dhe kap. Ian Cairns filloi menjëherë planëzimin për analizën e misionit, zhvillimin e kurseve tëe veprimit dhe prodhimin e urdhrit op-eracional. Pasditen e datës 13 dhjetor, të gjitha trupat prezent në operacion ( afërsisht 43 forca të koalicionit dhe 9 mjete ) që përfshinin OMLT-A, një skuadër marinsash amerikanë, një skuadër amerikane e Forcave Tokësore dhe mjekë morën pjesë në prezantimin e urdhrit operacional. Çdo detyrë ishte marrë dhe çdo detaj i urdhrit ishte kuptuar nga pjesëmarrësit. Operacioni mbarte brenda vetes disa rreziqe tak-tike. Së pari, koordinimi i gjithë vep-rimtarisë e veçanërisht i zjarrit me trupat afgane ( këta të fundit nuk shquhen për ndonjë disipline të larte zjarri); së dyti, atashimi te OMLT-A i mbi 50% trupash me të cilat kurrë më parë nuk ishte bere ndonjë stërvitje, e cila rriste ndjeshëm vështirësinë e ko-mandim-kontrollit efektiv dhe; së fundi, terreni. Drejtimi i makinave të renda M-ATV ne atë lloj terreni është një sfide më vete. Rreziku është tepër i lartë jo vetëm nga veprimtaria e armikut por nga vetë natyra. Zotit, siç shprehen vete

afganet ne një proverb të tyren, kur krijoi boten i kishin ngelur tepër ca male e shkëmbinj të thepisur. Me këto të fundit ka krijuar Afganistanin. Që herët ne mëngjes makinat e forcave te koali-cionit ishin vendosur ne formacion për nisje dhe qëndronin ne pritje te palës Afgane, e cila jo-habitshmërisht erdhi me vonese. Gjithsej bëheshim rreth 83 vete forca të koalicionit dhe afgane si dhe 16 mjete. Pas prezantimit nga ko-mandanti i OMLT-A, n/kolonel Arjan Hilaj, mbi detajet e operacionit konvoji u nis drejt fshatit objekt. Kontaktet e para me popullsinë, konvoji ynë i mori në hyrje të një fshati fqinj me fshatin ku do të kryej operacioni. Popullsia e këtij fshati ndonëse indiferente ne fillim, e shoqëroi konvojin tonë me shpresën se do të shpërndanin ndihma humanitare në atë fshat. Menjëherë pas mbërritjes në fshatin objekt dhe vendosjes së sig-urisë, ashtu sikurse parashikohej në planëzim, komandanti i operacionit, n/kolonel Arjan Hilaj, u takua me pleqës-inë e fshatit ku u foli për qëllimin e operacionit dhe të trupave tona në rajon. Çelësi i suksesit në këto raste është adaptimi dhe fleksibiliteti ndaj rretha-

nave. Ashtu sikurse rëndom thuhet ‘ jo çdo gjë shkon sipas planit’ edhe në rastin tonë komandanti afgan me inicia-tivën e tij kishte ndryshuar vendin e vendosjes së trupave të tij duke krijuar për një moment vakum sigurie. Pas disa shkëmbimeve mesazhesh me zë në radio nëpërmjet përkthyesit trupat afgane u vendosen aty ku duheshin duke krijuar kështu kushtet për vazhdimin e fazave të tjera të operacionit. Me pas opera-cioni vazhdoi me dhënien e asistencës mjekësore dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare. Nga të gjitha hamendësitë e mundshme para misionit, ishte e vështirë të imagjinohej nga ne që fëmi-jët do të ishin pikërisht individët me agresivë dhe më të vështirë për t’u kontrolluar. Turma të shumta fëmijësh e dynden piken e shpërndarjes së ndih-mës humanitare dhe në shumë raste forcat e koalicionit e kuptuan shume mirë që nuk do të mund t’ia dilnin pa ndihmën e Ushtrisë Afgane e cila kishte një komunikim më të drejtpërdrejtë me vendasit dhe shpesh ndërhynte me forcë që për trupat e koalicionit ishte e ndaluar. Në përfundim të misionit dhe kthimit në bazë, rezultonte se njëra nga makinat tona kishte pësuar dëme nga goditjet me gurë dhe si dhe disa nga mitralierat tanë kishin pësuar dëme të vogla nga goditjet e gurëve. Pas analizës së misionit dolën me detaje të mirat dhe të metat e kryerjes së operacionit. Çu-ditërisht gjera të vogla ne dukje përm-bajnë potencial të madh për suksesin ose mossuksesin e operacionit. Veprime të vogla si parkimi i një makine pranë një shtëpie ku qëndronin femra të fshatit, shpërndarja e shisheve të ujit mbi të cilat më pas fëmijët zihen për t’i përvetësuar apo mos përdorimi i tru-pave të Ushtrisë Afgane për të shpërn-darë të gjitha ndihmat u nënvizuan nga anëtaret e OMLT-A si mangësi që duhen rregulluar për operacionet pasardhëse. Gjithsesi këto të meta nuk ja zbehen aspak suksesin e operacionit ku komandanti afgan do të shprehej se ai ishte i gatshëm për të kryer opera-cione të tjera të kësaj natyre me kon-tingjentin tone. Ne këndvështrimin tone si forca te koalicionit është e rëndë-sishme te kujtojmë se faktori njerëzor ne operacionet kundër kryengritëse është elementi kryesor qe përcakton rrjedhshmëritë e ngjarjeve. Është e sigurt qe ky mision do te mbetet për te gjithë anëtaret e OMLT-A një eksperi-ence e vyer mësimi dhe përvojë për t’u përçuar me tej ne efektivat e tjerë qe do te kryejnë misione te ngjashme. Ne konkluzion, te kuptuarit e kulturës si dhe te qenit fleksibël për t’u përshtatur me terrenin njerëzor, ashtu siç e provoi dhe operacioni Jatagani, janë “armët” me te rëndësishme qe garantojnë sukses ne fushëbetejën moderne.

Punoi: Toger Redion QirjaziAprovoi: N/Kol. Arjan Hilaj

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 5ditari

Forcat Tokësore, një vit mbushur me arritjeViti 2011 për Forcën Tokësore ishte viti i suksesit, progresit, zhvillimit dhe modernizimit

Viti 2011 për Forcën Tokësore ishte viti i suksesit, progresit, zhvillimit dhe modernizimit, ditar ky i mbushur me shumë arritje në të gjithë treguesit.

Këto urime e vlerësime për punë të mirë janë përcjellë në analizat mujore, 3 mujore, 6-mujore e vjetore, në ceremonitë e shumta stërvitore, në cer-emonitë e pritjes dhe përcjelljes së kontingjenteve misionarë të paqes. Nga kryeministri, presidenti, ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit Përgjithshëm të FA, nga zv. ministra, nga ushtarakë të lartë të SHPFA, të NATO-s dhe amerikanë nga ish-shefi i Shtabit të FA Italiane, ambasador e atashe që kanë vizituar FT, nga Kolegji i Lartë Spanjoll, nga drejtuesit e kurseve të KTHOSH, KKSH, KLO, që zhvillohen në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, nga drejtues të pushtetit vendor etj. Këto arritje dhe realizime natyrisht, siç u theksua edhe në analizën vjetore të Forcës Tokësore dhe nga fjala e rastit e komandantit të Forcës gjen-erabrigade Viktor Berdo, kanë ardhur si rezultat i një vizioni të qartë mbi konsolidimin e sistemit të përgatitjes luftarake, edukimit dhe arsimimit të efektivave, sigurimin e një infrastrukture efektive të lëvizshme dhe të palëvizshme, një mbështetje të gjithanshme logjistike për jetesë dhe stërvitjen e efektivave si dhe zhvillimin e koncepteve implementuese më të reja doktrinore për të ar-ritur standarde më të avancuara. Ky zhvillim është realizuar nëpërmjet trajnimeve, arsimimit institucional, stërvitjes dhe vlerësimit duke synuar rritjen e aftësive profesionale të oficerëve, nëno-ficerëve dhe ushtarëve profesionistë dhe civilë në strukturën e FT-sëModernizim armatimi dhe sistem pajisjeje

Krahas burimeve njerëzore, një detyrë e rëndësishme për zhvillimin e Forcës ka qenë edhe modernizimi i armatimit, pajisjeve, sistemeve dhe infrastrukturës, u theksua në analizën vjetore. Modernizimi i armatimit, pajisjeve dhe sistemeve është i lidhur ngushtësisht me realizimin e misionit të strukturave të FT-së. Projektet që kanë lidhje me këtë aspekt janë projekte afatgjata, një pjesë e tyre është realizuar në vitin 2011, kryesisht në repartet prioritare. Në këtë kuadër ka përfunduar projekti “Qendra Operacionale Taktike të Lëviz-shme” një qendër e standarteve perëndimore, e testuar në disa stërvitje fushore si në Bizë, në Rreth Greth, në komunikim me kontingjentet në Afganistan, në stërvitjen komando shtabi Reagimi përbashkët 2011” e FA dhe në shumë aktivitete, çka tregon se ky është një investim me vlerë dhe i standarteve të NATO-s, i cili kap me vlerën 606807 $.Po kështu dhe i mallrave “Pajisje fushore logjistike” prej 130 milionë lekë e shumë projekte të tjera në armatim, sisteme e pajisje në funksion të modernizimit dhe të sigurisë së infor-macionit, personelit dhe infrastrukturës.

Gjithashtu në interes të modernizimit të FT-së, në kuadrin edhe të përgatitjes së programeve të mbrojtjes 2012-2017, janë përgatitur dhe paraqitur në SHP të FA–së, 14 projekte të modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve, si dhe rreth 50 projekte për modernizimin e infrastrukturës, nga të cilat 14 projekte janë vetëm për infrastrukturën stërvitore. Të gjitha këto projekte janë në përputhje të plotë me Master-Planin e zhvillimit infrastrukturor të FT-së të miratuar në vitin 2004.Zhvillimi i stërvitjes prioritet për vitin 2012

Stërvitja dhe përgatitja e Komandave, Shtabeve dhe trupës ka qenë detyrë prioritare e përcaktuar në Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes dhe SHP për vitin 2011 u shpreh shefi i shtabit të FT-së, kolonel Albert Bora në materialin e mbajtur në analizën vjetore. Kjo detyrë u bë pjesë e një analize të veçantë në të cilën u përcaktuan masa dhe detyra konkrete për përgatitjen e planëzimit, tematikës për përgatitjen gjithëpërfshirëse të personelit ushtarakë e civilë. Karakteristikë e punës opera-

tive në zbatimin e detyrave të ngarkuara ka qenë angazhimi i madh dhe me vizion për drejtimin e trupave në të gjitha llojet e stërvitjeve. Shtabi i FT-së dhe komandantët e reparteve hartuan dhe zbatuan programet e stërvitjes duke u bazuar në Objektivat e Forcës, STANAG-ve, manualeve dhe SOP të NATO-s. Në gjithë këtë proces pune të kryer u përfshinë elementët e transformimit, integrimit, konsolidimit të strukturës, zhvillimit të aftësive operacionale për realizimin e mision-eve brenda dhe jashtë vendit si dhe përgatitjen e të gjitha kushteve për të pasur një forcë cilësore e profesioniste.

Këto objektiva u arritën nëpërmjet masave për stërvitjen kolektive, mbështetjen dhe daljen në stërvitjet fushore në venddislokim dhe jashtëdis-lokimit të përhershëm, si bkmot dhe bkom në Bizë, kompania e zbulimit, bateria e artilerisë dhe MADM, bfs në Pashaliman, batalioni i kmal mbi 15km nga Vau i Dejës, bTrAjri në ”Rreth Greth”, Kavajë, kontingjentet 9-të, 10-të, ”Eagle-3”, ”Eagle-4” në Qendrën e Trajnimeve “JRMC”, Gjermani për stërvitje paradislokim, kryerjen e një sërë stërvitjeve kolektive me kontingjentet që do të shkojnë në muajin Janar 2012 në rajonet e stërvitjes brenda dhe në afërsi të Garnizonit” Zall-Her”, si dhe një sërë stërvitjesh mjaft të rëndë-sishme me Kontingjentet e tjera OMLT.1 dhe 2. Kjo pjesëmarrje në këtë nivel mbetet tregues kryesor i realizimit të misionit dhe përgjegjësisë në të gjithë nivelet e komandim drejtimit në FT. Kolonel Adriatik Hoxha, shef i Degës Operacio-neve dhe Stërvitjes, shprehet se për Komandën dhe Shtabin e FT –së, përgatitja e komandave dhe shtabeve të tyre ka qenë gjithëpërfshirëse. Në këtë drejtim një vend te rëndësishëm kanë zënë organizimi i mbledhjeve mësimore, seminareve teoriko-praktike, zgjidhjet e detyrave nëpërmjet kryerjes me cilësi të stërvitjeve provë gatishmërie dhe gatishmërie me dalje në rajonet e fushimit të trupave, stërvitjeve DST nëpërmjet skenarëve mbi bazën e përvojave të fituara në përballimin e EC dhe veprimeve kundër terrorizmit si dhe stërvitjeve komando-shtabi me përdorim të tru-pave dhe mjeteve. Fokusi kryesor në gjithë këtë veprimtari, vijon ai, ka qenë trajtimi i tematikave të cilat përmbushin misionin dhe objektivat e forcës. Një vend të rëndësishëm zuri organizimi

dhe kryerja e stërvitjeve me mjetet komunikuese, ku ndryshe nga vitet e tjera u arrit të bëhej edhe testimi i komandim –kontrollit nëpërmjet qen-drave te reja taktike të lëvizshme. Stërvitjet për drejtimin sekret të trupave dhe ato planëzuese arritën të zbatohen sipas kërkesave të shtruara dhe standardeve për këtë qëllim. Ndjekja e të gjithë formave të përgatitjes së shtabeve dhe kuadrove deri në nivel batalioni dhe kompanie ka rritur përgjegjësinë dhe nivelin e përgatitjes së efektivave në një shkallë të gjerë. Përgatitja individuale e drejtuesve të stërvitjes ka siguruar ecurinë e kërkuar në aplikimin e standardeve për përgatitjen luftarake të trupave në kryerjen e misioneve brenda dhe jashtë vendit. Po kështu, rritja e rolit te n/oficerit si lider dhe drejtues i stërvitjes u konsiderua si një ndër objektivat më kryesore në trajnimin dhe certifikimin e trupave. Megjithatë pa pretenduar se kemi realizuar më të mirën përsëri për vitin 2012, përgatitja metodike e nënoficerit dhe kuadrit të ri të trupës do të kon-siderohen detyra shumë të rëndësishme për çdo komandë dhe shtab reparti e nënreparti. Përgatitja trupës dhe zhvillimi i stërvitjes

Kujdes të veçante iu kushtua angazhimit te trupave direkt ne stërvitje gjatë gjithë vitit dhe në veçanti pjesëmarrjes së plotë në stërvitjet me dalje në fushim në terrene të vështira dhe në kushte të rënda të motit. Të gjithë repartet dhe nënrepartet sipas planifikimit angazhuan plotësisht kuadrot dhe trupën sipas top –it, më së miri direkt në stërvitje, sigurisht pa prekur nivelet e gatishmërisë luftarake në venddislokimet e përhershme. Si rezultat i punës së bërë për përgatitjen e trupave u arrit një pjesëmarrje me 1600 ushtarakë dhe civilë sasi kjo që ka siguruar operacionalitetin e trupave në luftim, trupave të mbështetjes në luftim dhe trupave të shërbimit të mbështetjes në luftim. Në stërvitjen ditore në FT, funksionojnë sipas programeve të miratuara, gjithsej 63 Toga dhe 9 grupe mësimore. Vetëm studimi për shërbimin roje krijoi mundësinë për një pjesëmarrje në stërvitje prej 370 Pr.I dhe Pr.II. Këtë tregues në rritje e shohim edhe në stërvitjet kolektive speciale paradislokuese dhe në mision ku është siguruar një pjesëmarrje e lartë. Në referencë të niveleve të stërvitjeve që kryhen në FT si, SIA, OMP, Stërvitjet kompaktësuese

kolektive në nivel toge dhe kompanie kemi një angazhim të trupës mbi 30 stërvitje kolektive me pjesëmarrje Komanda, Shtabe dhe nënreparte. Në këndvështrimin e kryerjes së operacioneve luftarake dhe jo luftarake nëpërmjet stërvitjes i është dhënë Sigurisë Kombëtare kontribute këtë vit me 600 ushtarakë. Stërvitja për përballimin e EC ka sjellë si tregues rritjen e operacionalitetit në përballimin me sukses të situatave të vështira të krijuara nga pasojat natyrore siç ishin ato të kryera në rajonet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Bur-rel, Berat, me pjesëmarrjen e më shumë se 800 ushtarakëve të angazhuar në detyra për shuarjen e zjarreve, evakuime nga zonat e përmbytura, etj. Krahas detyrave të tjera trajnuese për trupën, një vend të rëndësishëm në planifikimin dhe zbatimin e bërë për këtë vit ka zënë përgatitja fizike si një kërkesë thelbësore për çdo oficer dhe ushtar, me qëllim sigurimin optimal të efikasitetit në luftim dhe në kryerjen e misioneve luftarake dhe jo luftarake jashtë vendit. Kjo është konsideruar si detyrë e domosdoshme e kondicionit luftarak të të gjithë lidershipit ushtarak. Ndër elementët më të spikatur në veprimet e përgatitjes fizike kanë qenë rezistenca, forca, shpejtësia, fleksibiliteti dhe zhdërvjelltësia, noti, etj. Kjo përgatitje në FT ka kulmuar me organizimin, drejtimin dhe kryerjen e marshimeve duke filluar nga distanca 5 deri 25 km. Trajnimi shëndetësor i trupave mbështetur ka qenë një tjetër prioritet për të siguruar në çdo moment dhënien e ndihmës së parë në fushën e luftimit. Përdorimi i armëve dhe shërbimeve në tematikat e stërvitjes së trupës veçanërisht në stërvitjet kolektive realizoji bashkëveprimin dhe bashkëveprimin e tyre në realizimin e detyrave. Në këtë drejtim duhet te theksojmë se u arrit të realizohej pas më shumë se 15 vitesh qitje luftar-ake me armët e artilerisë në rajonin e “Bizës” si dhe koordinimi dhe bashkëpunimi i të gjitha shër-bimeve në mbështetje të “Grup Batalionit” dhe gjithë reparteve në stërvitjet kolektive fushore. Repartet dhe n/repartet tona këtë vit arritën që të aplikojnë sistemin e ri të vlerësimit të stërvitjes. Komanda e Forcës Tokësore direkt në rajonet e stërvitjes fushore realizoji vlerësimin sipas sistemit CREVAL në bashkëpunim me ekipet e monitorimit të SHP. Konkluzionet e vlerësimit ishin inkurajuese dhe arrijnë që të mbështesin me sukses kryerjen e operacioneve brenda e jashtë vendit. Ato kanë kuptuar se stërvitja është një disiplinë plotësisht e matshme ku kërkon vlerësim dhe standarde të larta. Ajo që duhet evidencuar për specifikë në FT për këtë vit, është realizimi i bashkëveprimit me forcat e BrMR dhe batalionin e Policisë Ushtarake në stërvitje fushore. Një angazhim shumë i rëndësishëm i FT–së ishte stërvitja me personelin e POMLT-së, të Ministrisë së Brendshme, në zbatim të urdhrave të SHSHP të FA për këtë qëllim. Stërvitje të tjera bashkëve-pruese janë zhvilluar në rajonin e Pashalimanit Vlorë, me pjesëmarrje të trupave tona speciale, komando dhe 2 toga nga Rep.Usht Nr.1030, stërvitje e përbashkët me Mbretërinë e Bashkuar (UK), “Albanian Lion-2011” dhe trajnime të përbashkëta të Ekipeve “OMLT-A 1 dhe 2 ”, etj. Theksojmë se stërvitjet paradislokim në Gjermani kanë qenë të suksesshme dhe me efiçencë e plotë luftarake. Bashkëveprimi me ekipin Italian të Komandës Operacionale Gjitharmëshe “COI” (në datat 14-16.06.2011 ) dhe kryerja e vlerësimit prej tyre për nënrepartet e bkmot, bkmal dhe bktrajri, evidencoi arritjen e një vlerësimi në masën mjaft të mirë. Për këtë qëllim, kjo praktikë vlerësuese në FT do të vijojë nga grupi i përcaktuar edhe me vlerësimin e nënreparteve “Pool of Forces”, përgjatë periudhës 15.08-25-09.2012. si dhe në të gjitha stërvitjet e tjera paradislokuese në misione apo stërvitje të tjera bashkëvepruese me vendet e “A-5”.

Major Nexhbedin BashaDega e BCU FT

Festa, gjeneralbrigade Viktor Berdo uron Forcat tokësore

Të dashur oficerë, nënoficerë, ushtarë profe-sionistë dhe punonjës civilë të Forcës Tokë-

sore! Më lejoni që nëpërmjet këtij mesazhi t’ju uroj përzemërsisht të gjithëve kudo që ndod-heni, Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2012. Me këtë rast dëshiroj të shpreh konsideratat më të larta për punën dhe përpjekjet tuaja në realizimet e suksesshme të këtij viti. Më shumë se kurrë, sot ndjehemi krenarë për arritjet tona, por njëkohësisht edhe më të motivuar dhe më të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin në të ardhmen. Veprimtaritë e shumta të zhvilluara gjatë vitit 2011 në Forcën Tokësore, dëshmojnë qartë për mundësitë, kapacitetet dhe përkush-timin që efektivat tanë po demonstrojnë në realizimin e misionit kushtetues brenda dhe

jashtë vendit. Forca Tokësore, me kontributet e saj në misionet luftarake dhe paqeruajtëse dhe angazhimin në përballimin e situatave emergjente brenda vendit, janë sot reklama më e mirë e FA të RSH në opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar. Të gjitha vlerësimet pozitive dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti që po mbyllim, janë fryt i punës, djersës dhe sakrificës që ju keni bërë. Kjo na jep të drejtën të krenohemi dhe të urojmë njëri-tjetrin për një vit më të mbarë. Për këtë ju vlerësoj dhe përgë-zoj e njëkohësisht ju garantoj për mbështetjen e vazhdueshme që do të keni në të ardhmen. Edhe njëherë ju uroj të gjithëve suksese në de-tyrën tuaj fisnike, lumturi, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja.

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 20116 reportazh

Të rrugëtosh për dymbëd-hjetë muaj për të takuar mbi njëmijë personazhe. Të rindërtosh në repor-

tazhe, në artikuj aktualiteti dhe në rubrikën të pathënat e uniformave të blerta, jetën e këtyre ushtarakëve. Një përgjegjësi që duhet të ruash ekuilibrat e asaj që duhet të thuash, asaj që duhet të trajtohet me kujdes dhe të asaj që duhet të përcjellë mesazhe. Të marrësh detyra nga një konsultë e përditshme nga drejtori i Publikimeve Ushtarake Lavdrim Lita dhe të ndjekësh zbatimin e tyre është një përgjegjësi. Nuk ka gjë më të veçantë se sa të rrugëtosh dhe të jesh pjesëmarrës i ngjarjeve dhe stër-vitjeve më të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Botët e këtyre per-sonazheve janë shumë domethënëse, herë herë të drejtpërdrejta dhe herë herë të vështira. Gazetaria është pjesëmarrje dhe emocione, është porosia e përditshme e drejtorit. Por kjo punë bëhet akoma më e vështirë kur do të ndryshojnë shumë gjera siç ka ndodhur këtë vit. rrugëtim në veri të shqipërisë

Askush më me përgjegjësi se sa ushtarakët shqiptarë nuk mund të përballojë emergjencat civile. Kjo u provua në përmbytjet e Shkodrës në veri të vendit. Sipas një urdhri të detajuar dhe të formuluar me shumë përgjegjësi nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Arma-tosura në muajin janar të 2011 ku mbi njëmijë ushtarakë shqiptarë u bënë protagonistë të përballimit të situatës emergjente në veri të vendit. Të sinkronizuar, të përkushtuar, kor-rektë dhe egzigjentë, me plot sakrificë këta njëmijë ushtarakë me në krye ministrin e tyre të Mbrojtjes arritën që të zgjidhin situatën më të vështirë dhe të pushtojnë tërë faqet e mediave elektronike, por dhe të shkruar. Nga tërë personazhet e kësaj emergjence, që vetëm duke thënë këto dy fjalë u kemi përmendur të gjithë emrat e tyre, nënkolonel Ali Mali dhe Batalioni i tij i Vaut të Dejës ishin personazhet më të spikatura. Tek këta djem që kishin përballuar një situatë emergjente që ndodh një herë në 100 vjet gjeje ata lloj personazhesh që në vend të fjalës duhet të përballeshe më mbi 200 mijë mirënjohje nga banorët e zonave të përmbytura. Jo vetëm në Velipojë, por duke filluar që nga Gjadri dhe duke përfunduar në Anë të malit këta ushtarakë konfirmuan se ishin profesionistë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Po kaq skrupulozë në këto operacione ishin dhe tërë ushtarakët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të drejtuar gjeneralbrigade Abaz Lleshi, të cilët në verën e këtij viti u bënë protagonistë në shuarjen e mbi njëqind zjarreve dhe ndërtuan mbi 300 kilometra rrugë rurale, ndër-tuan mbi 15 ura Beli. Një provim shumë i vështirë që u kapërcye me profesionalizëm. Administratorë kor-rektë dhe me laps në dorë, edhe të një shisheje uji gjysmë litroshe, por edhe të një racioni buke për të shkuar tek

Dymbëdhjetë muaj me mbi 1000 personazhe

të përmbyturit. të rejat nga “fronti” i Forcave Detare

Flotilja e Jugut është destinacioni i fillim vitit që shkoi. Kishte shumë evenimente në këtë Flotilje që lid-heshin me detyra të vështira. Butësia e komandant Frederik Kreshpës bënte kontrast me dallgët e detit që përplaseshin në molet e Pashalimanit. Flotilja ka në përbërje shumë nën-reparte të specializuara që kryejnë detyra specifike, ka palombarë të shkëlqyer detarë të regjur nga kripa dallgët dhe erërat e forta detare. Po në Pashaliman ndodhet dhe kantieri ku marrin jetë anijet e reja të Rojës Bregdetare. Më këta djem kemi ndarë mbi njëzet takime gjatë një viti dhe ata janë fondi me i çmuar i lëndës sonë të parë, njoftime të aktualitetit kon-firmon kryeredaktori i gazetës Mina

Hysa. Janë mbi treqind ushtarakë për të cilët mund të shkruash shumë, mund të flasësh shumë sepse puna e tyre është e lidhur shumë ngushtë më detin, me jetët e njerëzve në rrezik dhe me shumë e shumë detaje të tjera që lidhen me detyrën e tyre. Të japin një aromë portokalli të gjitha takimet me këta ushtarakë. Kanë shumë kripë të bardhë deti. Ata këtë vit ja kanë dalë mbanë të shkruajnë në historinë e re të Pashalimanit me punë, me vlera tepër të veçanta. Mjafton të kujtojmë “Lisusin” dhe “Orikun”, dy anijet e Rojës Bregdetare, të cilat janë modernizmi konkret i Forcave të Armatosura dhe që nisën lundrimin duke kryer me qindra operacione vëzhgim kontrolli, kërkim shpëtimi dhe detyra të mirëfillta luftarake. Por në komandën e Forcave Detare janë me dhjetëra ngjarje të rëndësishme

që kanë ndodhur këtë vit dhe që kanë konfirmuar këtë Forcë me standarde të vendeve anëtare të NATO-s. Në Komandën e Forcave Detare përfy-tyrimi për standartet tani është një re-alitet. E konfirmon këtë dhe kapiteni i rangut të parë Gëzim Koçi, i cili merret me misteret e detit.Bunavia dhe shkolla e trupës

Bunavia dhe Shkolla e Trupës kanë qenë shumë herë objekte të pu-nës sonë. Dy njësitë ku zien stërvitja. Në shkollën e trupës ka pasur dhe miq nga Kosova. Ushtarakë kosovarë, të cilët kanë treguar se janë shumë të aftë dhe shumë profesionalë. Bunavia kon-siderohet si qeliza e stërvitjes dhe aty janë përgatitur një qelizë e tërë ush-tarakësh profesionistë, tërë ushtarakët që aspirojnë rritjen në gradat e ulëta. Një gjë ka mbetur e pandryshueshme në këtë rrugëtim drejt Bunavisë. Ata e

fillojnë herët stërvitjen, janë rigorozë me të, janë qitës të shkëlqyer dhe janë seriozë në punën e tyre. Në Bunavi shkojnë nga tërë repartet dhe njësit e Forcave të Armatosura dhe aty është vatra e shkëmbimit të eksperiencës, bashkëpunimit dhe e punës në grup. Këtë e konstaton nga tërë opinionet e ushtarakëve që kanë shkuar dhe janë stërvitur këtë vit në Bunavi. Bunavia të kujton tabelën e Mendelejevit. I përmbledh të gjithë llojet e ush-tarakëve, të cilat vendosen në rendin e tyre të dijes kur mbarojnë kurset.Banorët e qiellit dhe të tokës

Forcat Ajrore këtë vit kanë ndry-shuar perfomancë. Kjo falë punës dhe metodës së re në Qendrën e Vëzhgimit Ajror, e cila ka marrë përsipër policimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë sipas standarteve të NATO-s. Një policim bashkëkohor në

Një rrugëtim i gjatëbejdo malo

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 77reportazh

bashkëpunim me tërë hallkat. Nënkol-onel Tomor Mukaj, ky radiolokator, në atomin e tij përbërës ka mbjellë së bashku me stafin autoritet. Ashtu siç di të mbjellë autoritet dhe kompetencë kolonel Frederik Beltoja, komandanti i Regjimentit të Helikopterëve në Farkë. Seç kanë diçka të veçantë këta dy komandantë. Stafet e tyre kanë koncepte të reformuara për detyrën funksionale. Frederik Beltoja ky pilot dhe komandant kompetent ka solfezhin e tij të administrimit të punëve. Askush më mirë se sa ai nuk të krijon ambient për të bërë gaze-tari të përgjegjshme dhe tu shkosh problemeve deri në fund. Ai në thelb është si ato udhëtimet e vështira me helikopter kur duhet të kryejnë një detyrë luftarake tëme shumë pikjata dhe kabriata thotë zoti Lavdrim Lita. Dimensioni i tërë pilotëve është i pa-

masë si qielli ku ata fluturojnë. Janë shumë jetësorë dhe të brishtë. Po kjo frymë ekziston edhe në Kuçovë edhe në Rinas ku është fillesa e tërë punëve të Forcave Ajrore të drejtuara nga gjeneralbrigade Dhori Spirollari.Misteret e Forcave tokësore

Arben Kingji dhe Behar Mara dy komandantë që kanë njëqind gjera të përbashkëta dhe i ndajnë njëqind gjera nga njeri tjetri. Tërë filozofia dhe tërë përbërja e bërthamës së batalionit të Arben Kingjit u konk-retizua në Rreth Greth të Kavajës. Fidanishtja e paqeruajtësve shqiptarë demonstroi se tërë detyrat luftarake që behën në kushte lufte në Irak apo Afganistan i realizoi me përpikmëri në stërvitjet, si në kushtet reale të detyrës luftarake. Seç kanë një lloj dinamizmi këta dy komandantë, të cilët e shfaqin vetëm kur janë në

vorbullën e detyrës së tyre luftarake. Ata dinë ta kuptojmë më mirë se kushdo filozofinë e drejtimit dhe të komandimit të gjeneralbrigade Viktor Berdo. Padyshim që Forcat Tokësore mbeten kolona vertebrale e Forcave të Armatosura për nga përgjegjësitë dhe detyrat që kryejnë jo vetëm në stërvitjet brenda Shqipërisë por dhe në tërë misionet paqeruajtëse ku ata kanë demonstruar se janë të njëjësuar nga profesionalizmi, nga përgjegjësia dhe përkushtimi me tërë ushtarët e koalicionit në misionet paqeruajtëse. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka vlerësuar shumë punën e tyre. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Xhe-mal Gjunkshi tregon një kujdes të posaçëm që misionet të përmbushin detyrën luftarake. Nga një here një gjest apo një fjalë e gjetur përmble-

dhin punën e një viti të tërë. E kemi fjalën për paqeruajtësit shqiptarë. Parimi i tyre përmblidhet në një thënie të mençur. “Kush niset për rrugë dhe shikon punën e tij kthehet shëndoshë në shtëpi”. Kështu ka ndodhur gjatë këtij viti me tërë këta ushtarakë të Forcave Tokësore, të cilët dinë të jenë gjithmonë në kohën e duhur në vendin e duhur. Ka shumë shpjegime ky fenomen.Brigada e Logjistikës dhe komandant Bardhi

Nuk ka gjë më të mirë se sa të trashëgosh një traditë dhe fisnikëri. Kjo i ka ndodhur komandant Bard-hyl Hoxhës. Komandanti i Brigadës Logjistike gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm duke i lënë një bilanc shumë të lakmuar punë disipline përgjegjësie dhe përkushtimi Bard-

hyl Hoxhës. Zoti Xhemal Gjunkshi e ringriti nga e para këtë Brigadë por dhe kreu detyrat më delikate dhe më të vështira në Forcat e Armato-sura në vitin 2011. Një traditë shumë domethënëse. Mbi njëmijë ushtarakë profesionistë që drejtojnë makineri të rënda për transport municioni, mbi 6 poligone ku kryhen demontime dhe asgjësime municioni dhe shumë e shumë ushtarakë në postet e tjera të Brigadës Logjistike sfidojnë vdekjen. Komandant Bardhyli është njeriu i fjalës së dhënë. Po e the fjalën mbaje -thotë ai. Po të doli nga buza duhet të mbash përgjegjësi të plotë. Brigada Logjistike vërtet është një njësi që ka kalendarin më të ngjeshur dhe më të përpiktë të detyrave gjatë një viti. Tërë filozofia e saj përmblidhet në pakë fjalë. “Punën e sotme mos e lër për nesër”. Ministri i Mbrojtjes Ar-ben Imami e ka në prioritetet të punës së tij njësinë dhe sidomos mbarëva-jtjen e asgjësimit të municioneve. Tërë efektivi i kësaj brigade meriton notën më të lartë. Kanë realizuar çdo detyrë.ata që realizojnë detyra të rëndësishme

Policia Ushtarake, Qendra e Rekrutim Mobilizimit, Akademia e Kapterëve, Regjimenti i Mbështetjes dhe Batalioni i Ndërlidhjes janë reparte të specializuara që kryejnë detyra shumë delikate. Në 365 ditët e këtij viti edhe në këto reparte janë kryer shumë e shumë detyra. Njerëzit janë fjalë pakë, por dhe punë shumë. Duke filluar nga Komandant Besnik Sulaj i Regjimentit të Mbështetjes, komandant Xhevdet Zeneli, Arq-ile Kokëdhima apo Arben Hoxha, bindesh se këta ushtarakë e kanë përgjegjësinë në përbërje të adrenali-nës së tyre. Njerëz kokulur, që gjatë këtij viti kanë përmbushur detyra që lidhen me jetën e përditshme të ushtarakëve.Qendra e Kulturës, Medias dhe e Botimeve ushtarake

Një vatër ku për një vit kanë zier aktivitetet ku janë promovuar shumë talente dhe mbi të gjitha janë realizuar detyra shumë të rëndësishme. Kjo falë konceptit shumë vizionar dhe bash-këpunues të Drejtores së kësaj Qendre Zerina Kuke. Mjafton të përmendin organizimin e mbi pesë koncerteve gala të cilat kanë akumuluar në festat jubilare dhe ku brenda është harmo-nizuar në mënyrë të përkryer talenti, arti, mjeshtëria, profesionalizmi dhe statura aristokratike. Dhe në fund dy fjalë për ata që kanë përgjegjësitë më të mëdha. Në mënyrë të padisku-tueshme përgjegjësinë më të madhe e ka pasur Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm. Këtu janë mar-rë tërë referencat për të funksionuar çdo gjë në Forcat e Armatosura. Është një punë shumë e përgjegjshme e tërë stafit të Ministrisë që ka ndjekur nga afër tërë detyrat e vitit, por dhe një profesionalizëm i Shtabit të Përgjith-shëm që në dhjetëra stërvitje dhe veprimtari të Forcave të Armatosura kanë punuar e drejtuar me shumë kompetencë.

Një rrugëtim i gjatëNjë vatër ku për një vit kanë zier aktivitetet ku janë promovuar shumë talente dhe mbi të gjitha janë realizuar detyra shumë të rëndësishme. Kjo falë konceptit shumë vizionar dhe bashkëpunues të Drejtores së kësaj Qendre Zerina Kuke. Mjafton të përmendin organizimin e mbi pesë koncerteve gala të cilat kanë akumuluar në festat jubilare dhe ku brenda është harmonizuar në mënyrë të përkryer talenti, arti, mjeshtëria, profesionalizmi dhe statura aristokratike

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 20118

Festat e Fundv itit të QKMBMMinistri Arben Imami, uron stafin

specaile

Dikur Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, sot Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. E

transformuar totalisht nga misioni i saj i dikurshëm, Qendra sot ka një mision krejt të ndryshëm nga ai i mëparshmi. E konsideruar si institu-cioni më i rëndësishëm për pasqyrim-in e imazhit të Forcave te Armato-sura, ajo sot numëron rreth 91 punonjës, me eksperienca të ndry-shme në fushën e kulturës, artit, botimeve, medias dhe të mbrojtjes, të cilët i përgjigjen me profesionalizëm shkallës së modernizimit të Forcave të Armatosura. Projekti, i cili ka nisur të vihet në zbatim që nga muaji gusht i vitit 2010, por që mori kuptimin e plotë në vitin 2011, synoi të pasqyroj në mënyrë koherente, transparente dhe cilësore të gjitha aktivitete që kanë të bëjnë me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm dhe të gjitha hallkat kryesore që dalin prej saj, në përputhje të plotë me standardet që kërkon koha. E krijuar që nga viti 1947, “Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, ose siç u emërtua më vonë “Qendra e Kulturës, e Forcave të Armatosura”, ka organizuar një sërë aktivitetesh e veprimtarish artistike, për të mbërritur sot në një proces transformimi tërësor, me një imazh të ri për Forcat e Armatosura. Më mirë se çdo gjë tjetër këtë e konfir-muan edhe koncerti i madh festiv i realizuar në prill të vitit 2010, pikër-isht një vit pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, ku 100 instrumentiste cilësore të Bandës së Ushtrisë u bash-kuan në një të vetme duke dhënë për të gjithë publikun shqiptar një Show të vërtet festiv, ndërsa ajo që do t’i vinte vulën përfundimtare suksesit kësaj Qendre, do të vinte rreth një vit më vonë, ku një koncert i madh festiv me këngë e valle epike i organizuar me rastin e 99 vjetorit të krijimit të FA, do të mahniste shikuesit jo vetëm brenda por edhe jashtë trojeve shq-iptare. Pas një viti të gjatë, të lodh-shëm e të mbushur plot sukses, drejtuesit dhe përfaqësuesit e këtij dikasteri kanë festuar në një ambient tepër familjar e të ngrohtë festat e fundvitit, duke ndarë me njëri-tjetrin emocionet dhe kënaqësitë e një pune të gjatë e të lodhshme. I ftuar nderi në këtë natë festive, ka qenë ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili kishte ardhur enkas për të uruar të gjithë punonjësit e kësaj drejtorie, për të gjithë punën dhe përkushtimin e tyre të dhënë gjatë këtij viti. Mes emo-cionesh dhe falënderimeve të shumta të shprehura për secilin nga punonjësit e Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, ministri

Imami u shpreh: “Dua të falënderoj në mënyre të posaçme, të gjithë ato që kanë qenë pjesë e rëndësishme për organizimin dhe modernizimin e kësaj Qendre, por në veçanti të gjithë ata që me përkushtimin, punën dhe idetë e tyre, bën të mundur realizimin e koncertit të fundit, me të cilin Forcat e Armatosura u paraqitën përballë një publiku të gjerë, me rastin e 99 vje-torit të krijimit të tyre. Duhet të mendojmë që Ushtria është një vend ku duhet dhe mund të bëhet kulturë. Kjo ka qenë edhe ideja ime që në momentin e parë të krijimit të kësaj Qendre. Ka një projekt që së bashku do ta çojmë edhe më tutje. Botimet janë shumë të rëndësishme. Një vend që nuk ka libra nuk është vend. Libri është shumë i rëndësishëm dhe kur flas për librin, flas për një kulturë të një niveli të lartë, flas për manuale ushtarake. E rëndësishme është që të krijohet një përvojë e mirë pune, gjë të cilën ju tashmë e keni arritur. Është e vërtetë që këto dy vitet e fundit ne nuk kemi pasur një gjendje të mirë ekonomike, ose të paktën nuk kemi qenë në atë gjendje që mendonim në fund të vitit 2009, apo në fillim të vitit 2010, periudhë kjo kur ne e ngritëm Qendrën”. “Jam i sigurt se nëse do të kishim sot të njëjtin buxhet që kishim atëherë, do të kishim së pari godinën e Qendrës dhe së dyti do të kishim qendrën në funksionim me motorë të plotë, me të gjitha turbinat në punë. Fakti është që turbinat nuk janë vënë plotësisht në punë. Por në këtë vit, ne duhet që këto turbina t’i vëmë në punë, qoftë edhe të punojnë ngadalë. Por, nuk mund ta lemë Qen-drën pa punë dhe nuk mund të lemë objektivat tona kryesore të cilat kanë të bëjnë me jetën sociale të bash-këshortëve të oficerëve, e sidomos me

fëmijët e tyre që për ne është shumë e rëndësishme. Kjo nuk është zbavitje, është më shumë se kaq. Po kështu duhet të fillojmë të mendojmë edhe për radion dhe televizionin online dhe për një bibliotekë apo një seri librash që të kenë autor të mëdhenj, që të na prezantojnë ne një publik të mirë”, u shpreh ndër të tjera ministri Imami. Ministri Imami në përfundim të fjalës së tij përshëndetëse la edhe detyrat e çdo përfaqësuesi të kësaj qendre si dhe vuri në dukje rolin dhe rëndësinë e secilit prej tyre në këtë institucion, duke u shprehur: “Mos harroni që ju keni një rol shumë të rëndësishëm në prezantimin publik të Ushtrisë tonë dhe në qoftë se ne do të arrijmë të kemi ato cilësi, ne mund ta paraqesim këtë ushtri jo vetëm këtu, por edhe jashtë, shumë më mirë akoma. Unë kam shumë besim tek ju, jeni njerëz me aftësi, me kapacitete, me profe-sionalizëm, jeni të përzgjedhur në këtë mënyrë. Do t’ju lutem shumë që kur të takohemi vitin tjetër të kemi akoma më tepër arritje. Ju falënderoj për punën që keni bërë, edhe një herë gëzuar e për shumë vjet”. Një tjetër i ftuar special në këtë darkë sa miqë-sore po aq edhe të thjeshtë ishte edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, i cili ndër të tjera u shpreh: “Faleminderit shumë për këtë ftesë që më keni bërë. Në këto dy vite unë kam vënë re një punë të shkëlqyer që është bërë nga Qendra Kulturore, e cila padyshim i ka realizuar me sukses të jashtëzakon-shëm këto objektiva edhe me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes, mbështetje e cila do të vazhdojë edhe më tej. Unë dëshiroj që në këtë fund viti edhe një herë t’ju përgëzoj për të gjitha ato arritje dhe për atë punë të shkëlqyer që keni bërë

dhe që demonstruat në atë koncert madhështor që ishte i radhë në natyrën e vet. Në prag të 100 vjetorit të kri-jimit të Shtetit dhe Ushtrisë Shqiptare, të gjithë së bashku treguam edhe një herë që kemi të gjithë kapacitetin e nevojshëm për të arritur standarde të larta, standarde të cilat do të vijojnë edhe në të ardhmen. Edhe një herë më lejoni që t’ju përshëndes të gjithë ju që jeni këtu por edhe ata që nuk ndodhen gëzuar e për shumë vjet. Urime”. Tavolinës së të ftuarve spe-cial, i është bashkangjitur edhe një tjetër emër i njohur, kësaj radhe në fushën e artit. Ai është bashkëpunë-tori më i ri i kësaj qendre, por jo për nga mosha. I njohur nga të gjithë si një ndër regjisorët më të mirë të ki-nematografisë shqiptare, emri i tij tashmë është skalitur me germa të arta në listën e emrave më të shquar të artit shqiptar. I ndodhur jo rastësisht në mesin e tyre, mjeshtri Pali Kuke, prej kohësh është bërë bashkëpunë-tori i evenimenteve më të rëndësishme të cilat po bën kjo qendër. Ndonëse e ka mjaft të vështirë të flasë mes një stafi të tillë, mjeshtri Pali Kuke, në urimin e tij përcjell mesazhin: “Nuk do të isha pjesë e juaja në këto mo-mente, nëse nuk do të ishin ato lidhjet e vjetra e miqësore, por edhe e atij kontributi të përbashkët e të jashtëza-konshëm që na lidhi në koncert. Në mënyrë të natyrshme por jo të rastë-sishme tashmë jam bërë pjesë e juaja, dhe dëshiroj t’ju falënderoj pa masë, të gjithë ju që jeni në këtë sallë, por edhe të gjithë ata që nuk janë për momentin këtu. Po e nis bashkë-bisedimin tim me ju, në radhë të parë për koncertin i cili ishte i përmasave të pa imagjinueshme dhe absolutisht, pa një dashuri, pa një profesional-izëm, pa një organizim të përkryer që

duhet të kishte në skenë, prapaskenë e kudo, ne diku-diku do të çalonim. Padyshim që kjo ishte ideja totale e ministrit tuaj, e mikut tim, në atë që edhe im bir e ka thënë në një interv-istë: ‘Ai diti të më blinte’. Kështu po them edhe unë sot, ministri juaj diti të më injektoj edhe mua atë që kishte në mëndje dhe kështu u bë i mundur realizimi i atij koncerti gjigand. Duke qenë se Ministri juaj është artist, unë shpresoj që vitin e ardhshëm, së bashku me të gjithë ju, do të bëjmë gjëra edhe më të bukura. Në këtë fundvitit po ju uroj të gjithëve shumë suksese”.Në cilësinë e Drejtores së Përgjithshme të këtij dikasteri, zonja Zerina Kuke tha: “Unë falënderoj shumë zotin ministër dhe zotin gjen-eral që janë sonte këtu me ne. Sigur-isht jemi me fat që kemi një përku-jdesje të veçantë nga ekipi i Ministrisë së Mbrojtjes, sepse jo të gjitha insti-tucionet rrethohen me përkujdesje, me kuptimin më të mirë të fjalës. Pra jo me përkëdhelje, por me përkujdesje dhe kjo do të thotë që duhet ta justi-fikosh këtë përkujdesje”. Duke kthyer kohën pas, znj. Kuke solli në vëmendje momentin kur 5 vite më parë u emërua në këtë dikaster si drejtuese e tij, post të cilin as vetë nuk e kishte menduar se do ta mbante për një kohë kaq të gjatë. “Ky është një institucion i rëndësishëm, ku unë nuk kam menduar kurrë se do të punoja kaq gjatë. Tashmë u bënë gati 5 vjet që unë punoj në FA dhe sot, kur e shoh veten time pas 5 vjetësh në këtë post, them se realisht nuk mendoja se do të arrinim deri këtu. U bëmë një pjesë shumë e rëndësishme për të pasqyruar imazhin e ushtrisë, por dua të them edhe një gjë: mbase do të jemi me fat që për 100 vjetorin e krijimit të FA-së, me punën dhe përkushtimin tonë do të arrijmë të bëjmë disa gjëra edhe më të bukura. Zoti ministër ju thatë dy gjëra shumë të rëndësishme që janë libri dhe një përkujdesje më e veçantë për fëmi-jët e familjarëve të ushtarakëve aktiv si dhe stafit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, për pjesën sociale të FA, siç janë bashkëshortet e efektivëve ushtarakë dhe ne do të bëjmë maksi-mumin për ta. Realisht dua t’i falën-deroj ata që morën pjesë, se kam parë një përkushtim të jashtëzakonshëm nga të gjithë pjesëtarët e ekipit që punuan, sidomos për realizimin e koncertit të fundit. Unë kam punuar vazhdimisht nëpër koncerte, por ky ka qenë ndër më të rëndësishmit. Unë ju jap fjalën se së bashku me ekipin tim të punës do të bëjmë gjithçka është e mundur, për t’ju ardhur pas, duke zbatuar me rigorozitet të gjitha idetë tuaja. Fale-minderit të gjithëve” – përfundoi fjalën e saj zonja Kuke. Entela Xheraj

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 9

Festat e Fundv itit të QKMBMspecaile

Qendra Kulturore e MM koncert festiv për fëmijët e ushtarakëve

Mori pjesë dhe ministri imami i cili shpërndau dhurata për fëmijët, dhe shprehu urimet për Vitin e ri 2012

Për të kënaqur sadopak dëshirat dhe ëndrrat fëminore të këtyre fëmijëve, Qendra Kulturore e Medias, nën drejtimin e Drejtoreshës së Përgjithshme të saj, znj. Zerina Kuke, kishin përzgjedhur e përgatitur një koncert festiv të mbushur me një repertor ku spikasnin vjershat dhe këngët më të bukura për fëmijët të interpretuara prej tyre

Për të dytin vit radhazi, minis-tri i Mbrojtjes, Arben Imami ka uruar në një mënyrë krejt

të veçantë fëmijët e efektivëve që shërbejnë në Forcat e Armatosura Shqiptare. Teksa ka qenë i pranishëm në programin e organizuar me rastin e festave të fundvitit, ministri Imami, ka ndjekur me vëmendje një aktiv-itet artistiko-kulturor të mbushur me këngë, valle dhe vjersha, ku protagonistët kryesorë ishin vetë fëmijët e ushtarakëve që shërbejnë jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij. Aktivitetet festive me rastin e mbarimit të një viti dhe pritjes së një fillim viti të ri, janë bërë tashmë traditë për Ministrinë e Mbrojtjes. Për të kënaqur sadopak dëshirat dhe ëndrrat fëminore të këtyre fëmijëve, Qendra Kulturore e Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme të saj, Zerina Kuke, kishte përzgjedhur e përgatitur një koncert festiv, rep-ertori i të cilit ishte mbushur me vjershat dhe këngët më të bukura për fëmijë. E veçanta e këtij aktiviteti ishte se, këto vjersha dhe këngë u prezantuan me mjaft mjeshtëri nga fëmijët, të cilët prej më se një viti ndjekin kurse të veçanta në Qendrën Kulturore të Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. I pranishëm në këtë ak-tivitet kulturor ishte gjithashtu edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, si dhe prindër e familjarë të fëmijëve. Në përfundim të këtij aktiviteti ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh: “E rëndësishme është që të krijojmë një traditë të mirë dhe një protokoll për të gjithë punën që duhet të bëjmë me fëmijët

Ekspozita dhe punimet artizanale me gratë e ushtarakëve

Gjithashtu në hollin e Qendrës Kulturore u çel edhe një ekspozitë mjaft interesante me krijime artizanale të krijuara nga duart e grave

të ushtarakëve. Në këto punime pasqyrohej art i qëndistarisë, punime me grep, punime të velenxave apo thurjen e shportave, të enëve prej balte si dhe punime në terakotë. Kjo ekspozitë interesante zgjoi in-teresin e të pranishmëve që shijuan këtë aktivitet të veçantë.

dhe me bashkëshortet e ushtarakëve. Jo për t’i zënë kohën e lirë por për t’i ndihmuar në jetën e tyre. Jo të gjithë fëmijët kanë mundësi që të ndjekin kurse, aq më pak të zënë kohën e grave me aktivitete me përmbajtje. Kur them me përmbajtje e kam

fjalën për këto punime artizanale që ne shohim këtu”, u shpreh ministri Imami. Ndër të tjera Ministri Imami u shpreh se po bëhen të gjitha për-pjekjet që institucioni i Mbrojtjes të krijoi një traditë kulturore, në mënyrë që t’i shërbejë familjarëve të

ushtarakëve. “Po krijojmë një insti-tucion dhe po përpiqemi të krijojmë një traditë që të mbetet për një kohë të gjatë, në mënyrë që ushtarakët ta ndjejnë që kanë një shtëpi të tyre, siç quhej edhe në kohët e vjetra, “Shtëpia e Ushtarakëve”. Fëmijët

që këndojnë, kërcejnë, pikturojnë, fëmijët që merren me një aktivitet kanë shumë më tepër shanse në jetë për t’u formuar dhe për t’u edu-kuar më mirë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe sigurisht është një kontribut edhe për familjet e këtyre ushtarakëve. Unë e kam vënë që në ditët e para të gjithë vëmendjen time për të ardhur këtu ku jemi sot, sepse nuk është kollaj për të ardhur”, tha ministri Imami. Gjithashtu ministri Imami premtoi se shumë shpejt do të mbarojë ndërtesa, e cila do të vërë në dispozicion këtyre aktiviteteve mjaft hapësira dhe do t’i krijoi të gjitha kushtet e nevojshme, për të gjitha llojet e veprimtarive kulturore artistike të organizuara nga QKMBM për fëmijët e efektivëve ushtarakë. Në përfundim të këtij aktiviteti, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shpërndau dhurata të ndryshme për fëmijët, dhe shprehu urimet për Vitin e Ri 2012, “Për shumë vjet gëzuar, lumturi, shëndet të gjithëve”. Në Qendrën Kulturore, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes aktualisht zhvillohen kurse për këngë, aktrim, arte pamore dhe piano me rreth 200 fëmijë të efektivëve ushtarakë dhe civilë të cilët shërbejnë në strukturat e Forcave të Armatosura.

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 201110 lista

Lista e ish-ushtarakëve të cilët janë dërguar nga DPS në ISSH

Pensionet e ushtarakëve, ja 360 përfituesit e rinjGazeta Ushtria po boton listën, që i përket përgatitjes së dokumenteve për pensione suplementare të ushtarakëve. Ja 360 përfituesit e rinj

Nr Emri Atesia Mbiemri1 Bashkim Qerim Saro2 Enver Muhamet Myrtaj3 Astrit Elmas Kapaj4 Ismail Ali Kurti5 Zhaneta Xhemal Veizaj6 Kujtim Zenel Kernezo7 Dilaver Muhamet Xhaferrllari8 Kola Naço Dhimigjoka9 Ilirjan Xhebro Ballaj10 Qerim Musa Skenderaj11 Bardhyl Shyqo Sulaj12 Lame Jemin Troqe13 Sofokli Vasil Simoni14 Zija Sadik Merja15 Razip Haris Aliaj16 Maksim Selman Sorraj17 Bako Çerçan Osmënaj18 Karafil Isa Selmani19 Hysen Muharrem Pushaj20 Gjon Mark Meshi21 Boro Halo Vranishti22 Agron Shyqyri Sadiku(Beqiri)23 Servet Qazim Alliaj24 Xhorxhi Vasil Koçi25 Bahir Haxhi Pajo26 Dhamo Mitro Nako27 Maliq Vehbi Vrekaj28 Neco Irakli Llazari29 Hiqmet Ali Alidervishaj30 Agron Koli Aleksi31 Fatmir Muhamet Nona32 Vladimir Faslli Allkaj33 Kristo Zoi Joti34 Gjergji Xhemal Aliaj35 Maksim Ramadan Proj36 Hysen Nezir Bregu37 Guri Brahim Doda38 Azem Mahmut Tozaj39 Arqile Marko Lushnjari40 Agim Ngjel Çerma41 Pellumb Xhafo Merkaj42 Perparim Bedo Denaj43 Pasho Bejo Bedini44 Pellumb Lamce Velaj45 Shezai Shaqo Hodaj46 Fazlli Novruz Nanaj47 Vasil Spiro Billa48 Vangjel Rrapi Naska49 Sokol Koco Kaporaj50 Fiqiri Nure Memaj51 Aristotel Aleks Nikollari52 Pajtim Fejzo Binaj53 Qazim Rexhep Meto54 Zini Xhafer Serani55 Tomor Sami Hoxha56 Neki Fuat Mancka57 Mevlan Emin Islamaj58 Mitat Zenel Islamaj59 Mevlan Halo Gacaj60 Jorgo Anastas Pango61 Fuat Dalan Shenaj62 Albert Abedin Toska63 Vasil Luto Lutaj64 Petrit Osmen Mema65 Besnik Qerim Xhaferi66 Mihal Apostol Koceli67 Namik Fecor Cobo68 Sami Haxhi Manaj69 Kico Koco Bifsha70 Agron Tefik Kolaci71 Sheme Hysen Memaj

72 Apostol Mina Liko73 Bajram Qazim Rukaj74 Perparim Zeqir Bitri75 Lutfi Adem Bilani76 Lesko Shyqyri Xhelili77 Lefter Zejnel Resulaj78 Dilaver Mato Mataj79 Muhamet Siat Cenaj80 Ilmi Qazim Mustafaraj81 Yzeir Fari Ali82 Petraq Gogo Xhaxhi83 Zaho Novruz Mucaj84 Petrit Sami Metaj85 Qirjako Ksenofon Tato86 Ylli Islam Dimraj87 Mois Ferit Murra88 Kristaq Mico Qirici89 Prenge Ndue Ndoja90 Luci Thoma Stefa91 Eliana Rako Mecaj92 Leni Llazar Ceci93 Bashkim Hamit Dashi94 Vasil Dhimiter Kushi95 Bajram Ahmet Pupuleku96 Islam Vidi Shkembi97 Spiro Thodhori Naci98 Ferjat Kolo Vranishtaj99 Andon Manol Kaci100 Pandeli Nasho Mitro101 Llazo Luke Nika102 Harallamb Jorgo Gjika103 Sotir Loli Nase104 Mejdi Ismail Zholi105 Vullnet Haqo Bejdo106 Sejko Gafur Metaj107 Lermont Hasan Premti108 Panajot Spiro Cavo109 Mirosh Sali Bajrami110 Pilo Ahmet Gllava111 Pellumb Faik Mici112 Kujtim Bajram Shalla113 Brahim Sadik Beqiraj114 Agim Haxhi Murtaj115 Kastriot Shemo Hallkaj116 Guro (Guri) Dervish Gacaj117 Jonuz Selman Mediu118 Serjan Isuf Selimi119 Osmen Mehmet Troqe120 Petrit Ibrahim Braho121 Ramo Xhevahir Zylyftari122 Pajtim Estref Lamçe123 Jashar Adem Hasanaj124 Hair Xhemal Arapaj125 Fejzi Haxhi Memaj126 Agron Llamber Duqi127 Petrit Ismahil Berdaj128 Qemal Veli Merdani129 Nuri Sheme Aliaj130 Mojsi Ramo Kokallaj131 Mihal Liko Lule132 Kujtim Safet Bregu133 Kosta Foto Kristofori134 Babul Veli Bahaj135 Shahin Myftar Maliqi136 Zigur Vrenos Serjanaj137 Lavdosh Abedin Manaj138 Perllat Suleman Bylyshi139 Hasan Ali Male140 Bardhyl Veledin Canaj141 Vasillaq Kristofor Mandi142 Gezim Qemal Malaj143 Gezim Safet Shehaj

144 Safet Selim Gjondeda145 Perlat Sefedin Kapaj146 Xhelo Feti Hitaj147 Ilirjan Mato Hoxha148 Gezim Amdi Bellaj149 Fatmir Beqir Ramaj150 Bashkim Tahir Xhaferi151 Moisi Xhezmi Ismailaj152 Petrit Xhemal Boraj153 Sulejman Emin Goci154 Xheladin Selman Celaj155 Edmond Riza Haxhi156 Jaja Aredin Nazaj157 Mehmet Bexho Selmanaj158 Skender Shamet Mustafaraj159 Temo Hysen Ajazi160 Asqeri Qendro Lekaj161 Nikolla Miti Kristo162 Arqile Petro Gjomema163 Thodhori Lil Nauni164 Pellumb Bino Dervishaj165 Besnik Ali Aliraj166 Hysen Ibrahim Reci167 Novruz Qamil Zejnati168 Veis Myftar Haxhiraj169 Beqir Ali Zeneli170 Qerim Sadik Hoxhaj171 Ridvan Muhamet Muslija172 Faik Fetah Ymeri173 Qerim Sadik Hoxhaj174 Bahri Faik Dekovi175 Vate Gjelosh Marku176 Sul Salih Zmaka177 Koli Miti Mitre178 Mustafa Riza Hajderaj179 Jani Ndini Ndini180 Agim Ali Rexha181 Luftar Jaho Jahaj182 Selam Isuf Sako183 Skender Ali Sina184 Rexhe Dervish Ndreu185 Zenel Ismail Brahimi186 Demir Bajram Cani187 Rrahman Riza Kumbaro188 Pranvera Martin Zenelaj189 Pjeter Preng Cacurri190 Ismet Selim Isufi191 Mehmet Abdurrahman Dume192 Agim Brahim Dashi193 Thoma Sotir Dunellari194 Kujtim Refat Hatija195 Nasi Loni Gjergo196 Pashk Frok Elezi197 Pasho Jahja Sevdari198 Diana Serafin Grazhdani199 Adem Asllan Pepaj200 Enver Qamil Kiçaj201 Bashkim Ali Aliraj202 Muço Qani Muho203 Spiro Vasil Beka204 Llukan Sokrat Nasi205 Syrja Bido Malka206 Themi Taqi Nako207 Kristaq Sevo Marku208 Arjan Enver Husi209 Jorgo Panajot Qendro210 Thanas Thoma Naco211 Arqile Pano Kabuci212 Spiro Sotir Laci213 Myrteza Elmaz Haska214 Koci Filip Xhollo215 Mustehak Dervish Balilaj

216 Luan Shaban Lame217 Arben Skender Alikaj218 Vangjel Koci Shiko219 Harallamb Jorgo Gjika220 Vangjel Vasil Mari221 Llazar Luke Nika222 Vilson Dilaver Shkelqimi223 Fredi Lahe Shena224 Nikolla Kico Rondo225 Aristidh Koco Kola226 Vangjel Thanas Mano227 Bashkim Riza Goga228 Leonidha Spiro Mastora229 Bashkim Ymer Droboniku230 Aristotel Spiro Xholla231 Hamdi Hamdi Pervizi232 Foto Stavro Kristo233 Viktor Spiro Cavo234 Pilo Telo Andoni235 Luan Eqerem Qoku236 Jorgo Theodhor Papa237 Gligor Nikolla Qirama238 Dhimiter Petro Maneli239 Behar Sulejman Xhani240 Spiro Mitro Gravani241 Astrit Ramadan Mehmeti242 Sotir Jani Mitro243 Zilfo Mane Mana244 Bashkim Ali Lalaj245 Zef Pali Ndreu246 Ylli Meto Xhafa247 Roben Kaman Muho248 Minella Gligor Priftaj249 Merkur Elmaz Veledi250 Lefter Sotir Naci251 Kristofor(Dalan) Kasem Lala252 Avni Memet Mejdiaj253 Xhevair Qamil Dardha254 Spiro Stavro Burdeni255 Spiro Nikolla Fotini256 Sotir Milo Cakalli257 Pandeli Nasho Mitro258 Shkelqim Mufit Selmani259 Kristo Aleks Lako260 Kristo Panajot Kotika261 Ilia Koci Mitro262 Dhimiter Sotir Nikolla263 Rakip Kamber Mara264 Riza Murat Abedini265 Spartak Daut Mehilli266 Sqarim Ilmi Kasmi267 Ziso Vangjel Jeni268 Bilbil Haki Musaraj269 Grigor Thoma Kalivjoti270 Kostandin Kico Qirushi271 Kristo Stavro Gaco272 Minella Niko Zhupali273 Nikoll Jorgo Gjati274 Jaho Rexhep Babameta275 Vangjel Nasho Miconi276 Zenel Hamza Mixha277 Dhimitraq Koco Ciko278 Vangjel Ilia Petro279 Timoleo Kristo Kucuqi280 Mystehak Dervish Balilaj281 Visarjan Dalip Qejvani282 Jani Ndini Ndini283 Clirim Nuci Tira284 Sheraf Nazif Kroj285 Stavri Gori Kumaraku286 Agim Ismail Spata287 Myslim Selajdin Gorezi

288 Haki Halil Lushi289 Ilmi Luto Myftari290 Gezim Jani Braho291 Aqif Shahin Lleshi292 Spiro Thanas Vasillo293 Luto Shaqo Rustaj294 Haki Adem Masha295 Sami Musa Lapi296 Luigj Lazer Nderlita297 Filip Kron Petro298 Muhamet Qazim Bisha299 Dragush Musait Hamiti300 Mujo Rakip Grami301 Xhevdet Ismail Merkaj302 Vangjel Perikli Llazari303 Ilmi Sait Bashi304 Liman Masar Kulla305 Prek Gjelosh Gjeloshi306 Xhemal Lutfi Isufi307 Sadik Hazis Shiro308 Mark Pjeter Gjergji309 Ndue Ded Sanaj310 Rasim Ramadan Haxhija311 Ndue Marash Braci312 Jak Ndue Hajdaraj313 Kol Marash Deda314 Sabri Kasem Kasemi315 Hajri Petref Jemishaj316 Kostandin Naum Todhri317 Kozma Petro Moli (Mali)318 Fadil Xhemail Xhepa319 Sulejman Din Ymeraj320 Gjergj Mark Mucaj321 Agim Ali Rexha322 Ilirjana Kadri Fejzullai323 Ylli Mydir Demce324 Novruz Xhevit Gogo325 Adriatik Mehmet Lulaj326 Adem Tare Kokallaj327 Skender Ahmet Idrizi328 Mejte Besim Pupe329 Maliq Ismail Varfi330 Orlando Anastas Laperi331 Njac Kol Radovani332 Fatmir Dajlan Babameta333 Servet Daut Dautaj334 Kujtim Myslim Murataj335 Kadri Haxhi Haxhi336 Rahman Riza Kumbaro337 Kujtim Teme Duraj338 Luan Bejko Matohiti339 Gaqo Thoma Joro340 Rait Kasemb Kasembej341 Lutfi Vehbi Hoxhaj342 Jani Panajot Lula343 Novrus Xhafer Kaci344 Brahim Levend Lila345 Mehmet Abdurrahman Dume346 Nasi Loni Gjergo347 Adem Brahim Dhrami348 Leonidha Josif Duka349 Muco Beqir Beshaj350 Muhamet Abdurrahman Burimi351 Nebi Myrto Selimaj352 Sinan Sali Luca353 Thoma Sotir Dunellari354 Et’hem Riza Merko355 Stavri Gjergj Coja356 Shyqyri Ali Troplini357 Sharaf Nazif Alika358 Zeqir Meleq Fekollari359 Sotir Pandeli Majko360 Shkelqim Tajar Grepcka

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 11kosovë

Kompania e Demontimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile(RMC) të Forcës së

Sigurisë të Kosovës (FSK), pas për-fundimit të sezonit veror, në terren, në fund të muajit nëntor, kanë filluar ligjërimin në shkolla fillore dhe të mesme, për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku për minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. Ky aktivitete behet edhe me i rëndësishëm, kur dihet fakti se në Kosovë, si pasojë e minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera, që nga pas lufta kanë humbur jetën, mbi 114 veta dhe mbi 448 veta, kanë marrë lëndime trupore fizike. Gjatë këtij viti Kompania e De-montimit të FSK-së, ka bërë pastrimin e mbi 420 mijë metrave katror, sipër-faqe të fushave të minuara dhe kanë gjetur, mbi 991mina, kasetë bomba dhe mjete të tjera, sidomos në rajonin e Prizrenit, Fushë Kosovës, Gjak-ovës, Ferizajt, Suharekës, Dragashit dhe Shtimes, ku kanë hulumtuar në

Ceku takohet me ministrin i Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Hungarisë

Ministri i FSK priti Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

Ministri dhe Koman-danti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku dhe gjen-

eralmajori Kadri Kastrati, sot, kanë pasur një takim të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, z. Csaba Hende dhe Shefin e Gjen-eral Shtabit të Ushtrisë së Hun-garisë, Tibor Benko (gjeneral me 4 yje). Të dy delegacionit, gjatë këtij takimi, biseduan për bashkëpunim e mirë në mes të dy shteteve si në aspektin bilateral po ashtu edhe në atë multilateral. Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka falënderuar Min-istrinë e Mbrojtjes të Hungarisë, z. Csaba Hende, për kontributin e Hungarisë dhe të Ushtrisë së Hungarisë, që po japin, në kuadër të KFOR-it, për Kosovën dhe për FSK-në. Gjithashtu, ministri Agim Çeku, zyrtarisht i bëri ftesë Ministrit të Mbrojtjes të Hungarisë, z. Hende, për një vizitë zyrtare, në Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës. Gjithashtu ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së gjeneralmajor Kadri Kastrati, me rastin e përmbylljes së vitit kalen-darik dhe prezantimit të rezultat-eve të punës, si dhe informimit të rregullt, në ambientet e MFSK-së, priten anëtarët e Komisionit Par-lamentar të Republikës së Kosovës për Punë të brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, të kryesuar nga deputeti Ahmet Isufi. Në këtë takim ministri i MFSK-së Agim Çeku para anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Kosovës, prezantoi objektivat dhe të arriturat e FSK-së për secilin objektiv. Ai me këtë rast shprehu kënaqësinë me progresin e bërë dhe shprehu falënderim për bashkëpunëtorët, për stafin, per-sonelin e MFSK-së dhe FSK-së. Ai me këtë rast falënderoi pjesëtarët e komisionit për ndihmën konkrete dhe të pa rezervë, të dhënë në apro-vimin legjislacionit për FSK-në. Në këtë takim u prezantua edhe draft Ligji për Pensionet e pjesëtarëve të FSK-së dhe u kërkua përkrahja e komisionit. Po ashtu në këtë takim, u prezantua edhe modeli i uniformës së re të FSK-së. Kryetari i Komisionit Parlamentar, zotëri Ahmet Isufi, në emër të komisionit shprehu kënaqësinë për arritjet e FSK-së dhe bashkëpunimin e mirë me MFSK-në, gjatë vitit që po lëmë pas. Ai theksoi se Komisioni është gjithmonë unik sa herë e kërkon nevoja në përkrahje të FSK-së. Ai po ashtu shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të vazhdoj bashkëpunimin, duke mbështetur MFSK dhe FSK në të gjitha fushat e nevojshme.

Demontuesit e FSK-së ligjërojnë në shkollat e KosovësLeksionet për vetëdijesimin nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera

fushat e rrezikshme me mjete të rr-ezikshme të pashpërthyera. Ky aksion ka përfunduar, për shkak të fillimit të sezonin dimëror, për të vazhduar me fillimin e muajit mars, 2012. Gjatë këtij viti, Kompania e Demontimit e FSK-së, ka qenë e angazhuar edhe në eliminimin e mjeteve eksplozive të pashpërthyera (EOD), të cilat ekipe, janë në detyrë 24 orë, në ditë, në përgjigje të thirrjeve të institucioneve dhe individëve, në raste të lajmërimit

për gjetje të mjeteve eksplozive të pa-shpërthyera. Kompania e Demontimit e FSK-së, është njësi profesionale dhe plotësisht operacionale. Kom-pania e Demontimit të FSK-së, duke e parë rrezikun që minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, paraqesin rrezikun më të madh, për qytetarët e Kosovës e sidomos për nxënësit dhe fëmijët, ata, edhe këtë vit, kanë filluar ligjërimet në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, në Kosovë.

Gjatë këtij muaji, (dhjetor) njësitet e demontuesve, të ndara në ekipe, çdo ditë po mbajnë orë, për vetëdijesimin nga mjetet e pashpërthyera në shkollat e komunës, së: Kamenicës, Artanës, Prishtinës, Istogut, Gjilanit, Lypjanit, Kllokotit, etj. Ligjëratat kryesisht po mbahen në shkollat me nxënës të komunitetit; serbë, boshnjak, romë, etj. Interesimi i nxënësve, për mjetet e pashpërthyera, ishte mjaft i madh. Demontuesit i njoftuan nxënësit, për llojet e minave dhe kasetë bombave, dukjen figurative, ngjyrat dhe ma-terialin e ndërtimit, rrezikun e tyre për njerëzit, si dhe veprimin e tyre, në rast të hasjes së mjeteve të pash-përthyera. Njësitet e specializuara të demontimit do të vazhdojnë ligjërimet për vetëdijesimin nga minat deri më 1 mars 2012, ku nga kjo datë, pritet te filloje sezoni verore për pastrimin e fushave dhe zonave të tjera, nga minat dhe mjeteve te tjera të pash-përthyera

Batalioni i tretë i Brigadës për reagim të shpejtë përfundoi trajnimin tre mujor

Në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH)

të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) në Is-tog, u zhvillua sot, ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, për përfundimin me sukses të trajnimit që kishte filluar me 9 tetor dhe që përfundoj me 16 dhjetor 2011. Trajnimi për pjesëtarët e Batalioni i Tretë i BRSH-së, ka

qenë i ndarë në tri faza: trajnimi i oficerëve, nënoficerëve dhe në fazën e tretë, trajnimi i ushtarëve të batalionit. Qëllimi i trajnimit ishte i fokusuar kryesisht mbi detyrat dhe misionin e BRSH-së, si edhe përgatitjen e pjesëtarëve të saj për realizimin e detyrave sa më me sukses. Me këtë trajnim u arrit stërvitje e stafit komandues të Batalionit të Tretë, kompanive si edhe pjesëtarëve të saj, si edhe përgatitja

për komandim të batalioneve të kombinu-ara. Trajnimi i Batalionit të Tretë të BRSH-së, përfundoj me mbajtjen e Ushtrimin të Vend Komandës Fushore(UVKF) që u zhvillua nga 12-14 dhjetor 2011, brenda kazermës së BRSH-së në Istog. Me përfundimit e trajnimit të Batalionit të Tretë, u mbyll cikli i trajnimit për këtë vit të tri batalioneve të BRSH-së sipas planit vjetor të trajnimeve.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka falënderuar Ministrinë e Mbrojtjes të Hungarisë, z. Csaba Hende, për kontributin e Hungarisë dhe të Ushtrisë së Hungarisë, që po japin, në kuadër të KFOR-it, për Kosovën dhe për FSK-në

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 201112 retrospektivë

2011- Viti i zi i diktatorëveDuke bërë bilance, pa dyshim 2011

ishte një vit i zi për të këqijtë. Pas pranverës arabe, numëratori botëror numëron më pak diktatorë

globalë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, por për të konfirmuar të dhënat për tiranët më të këqij të vitit, është dhe vrasja e Osama Bin Laden dhe vdekja (për shkaqe natyrore) e koreanit verior Kim Jong Il. A do të jetë bota më e mirë në vitin 2012? Nuk i dihet, por do të jetë më e “lirshme” edhe pse ka ende tiranë dhe disa janë ende mjaft të qëndrueshëm.

Shumë prej tyre e kanë menduar sapo u përhap lajmi se Osama Bin Laden ishte vrarë nga amerikanët në vendin e tij të fshehjes në Abbottabad, Pakistan. Dhjetë vjet pas Kullave Binjake, bota më në fund kishte një shans për t’i dhënë fund makthit dhe të kthente në faqe. Para vdekjes së princit të terrorit, ishin zhdukur nga skena ndërkombëtare figura të tjera me shenjën e diktatorit doc, të eliminuar nga kërkesa popullore, të çuar larg nga era e pranverës arabe të pafund. Po flasim për tunizi-anin Ben Ali dhe faraonin e fundit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Ata janë ende gjallë, por nuk udhëheqin më vendet pёrkatёse dhe kjo nuk është gjë e vogël.

Një kapitull të veçantë meriton vdekja e diktatorit, Muamar Gedafi. Pas 42 vitesh dik-tature të egër në Libi, ai u kap nga rebelët në qytetin e tij të Bengazi, në Sirte dhe u vra në mënyrë të pamëshirshme ndërkohë që gjithçka transmetohej në YouTube, duke shkaktuar pole-mika dhe zemërim. Pas disa muajsh, dha shpirt Kim Jong Il, super diktatori i Pyongyang. Një vdekje fantazmë, sepse prej kohësh grabitqari i popullit të Koresë së Veriut ishte zhdukur nga skena dhe siç thuhej ishte goditur nga një sëmundje e pashërueshme. Tani vendi është në duart e djalit të tij, Kim Jong Un, faqehënë ngjyrë trëndafili (duket se nuk është rritur si një bujk i Koresë së Veriut) dhe është edukuar mirë në universitetet europiane e ndoshta për Korenë e Veriut do të ndizet një dritëz shprese.

Edhe mjaft të këqijve të tjerë viti 2011 nuk i ka sjellë shumë të mira: mjafton të mendojmë për Ratko Mlladiç, xhelatit të Srebrenicës, i kapur në Serbi në maj, pas 16 vjetësh në ar-rati. Mlladiçit do t’i duhet të përgjigjet përpara Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përballë kapjeve të tilla të shkëlqyera, ka ende shumë diktatorë që sundojnë në mënyrë të padiskutueshme. Duke filluar me Bashar al-Asad në Siri, i cili deri tani është njollosur me 5000 vdekje në mesin e demonstruesve kundër regjimit. Assadi duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga instrumenti i dhunës, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare, me në krye Lidhjen Arabe.

Afrika është vendi më i pasur i tiranëve. Dy mbi të gjithë: Robert Mugabe në Zimbabve dhe Omar al-Bashir në Sudan. Mugabe (i quajtur edhe “i përgjakshmi”) është një diktator pa skrupuj, (nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë diktator që ka pasur). Në krye të Zimbabvesë që nga viti 1987, në atdhe ai konsiderohet si një hero kombëtar edhe pse është pothuajse e pamundur të shkëputet nga kjo ide, ndërsa anëtarët e opozitës deri tani kanë bërë të gjithë një fund të keq. Festoi miqësinë e tij me kolonel Gedafin. Pavarësisht ankesave nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Mugabe është ende në atdheun e vet dhe është i famshëm për shpenzimet e famshme të gruas së të tij, që ka qejf bizhuteritë më të shtrenjta dhe veshjet europiane.

Omar al Bashirit, i cili shpalli veten presi-dent i Sudanit në vitin 1993, iu dha një urdhër

arresti ndërkombëtar, i lëshuar nga Tpi në Hagë. Ai është akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, por është gjithmonë aty, në Sudan. Në Darfur kanë vdekur nga dora e tij 200 000 deri në 400 000 njerëz. Shpesh ai largohet nga Sudani për udhëtime diplomatike, por gjithmonë është i kujdesshëm të shkojë në vendet e “miqve” (zakonisht aty ku mbretërojnë diktatorë të tjerë), ku është e pamundur të arres-tohet. Ndër shokët e tij më besnikë, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, i cili ishte gjithashtu një tiran në mënyrë të vendosur në pushtet.

Nga Afrika në Azi rruga është e shkurtër. Ajo fillon në Mianmar, ku mbretëron nga viti 1992 General Than Shwe, kreu i një junte ushtarake brutale. Kohët e fundit u lirua Aung San Suu Kyi, e cila jep shpresë për diçka më të mirë në të ardhmen e afërt të ish Birmanisë dhe më pas skeleti i vendeve të Kaukazit, nga Ilham Aliev në Azerbajxhan, trashëgimtari i një dinastie diktatorësh, deri tek Nursultan Nazarbajev, padroni i Kazakistanit.

Në krye të vendit që nga viti 1984, kur ai u bë sekretar i Partisë Komuniste të Kazakistanit, Nazarbayev është i pari (dhe i vetmi) president

i vendit që nga pavarësia e Moskës në vitin 1991. Në zgjedhjet e fundit ka fituar 95,54% të votave. Me pak fjalë, ka arritur të fitojë mbi opozitën, e cila nuk ka zë, pavarësisht ankesave ndërkombëtare. Tifoz i artit dhe kulturës, e ka projektuar vendin, i cili është i madh sa gjysma e Europës dhe ka fusha të mëdha të gazit në botë, sipas figurës së tij. Çdo diktator “i mirë” që respekton veten ushqen kultin e personalitetit dhe në 20 vjet Nazarbayev e ka bërë Kaukazin një lloj Las Vegasi. Kryeqyteti Astana duket si një shesh lojrash gjigante të arkitekturës, duke përfshirë edhe piramidat transparente të bëra nga Norman Foster deri tek qendrat tregtare të projektuara nga Zaha Hadid. Është gjithashtu edhe salla e madhe e botës (e ndërtuar nga italiani Manfredi Nicoletti), përballë pallatit presidencial.

Pak rëndësi ka që rrugët ekzistuese në Ka-zakistan arrihen me majë të një gishtit dhe që mungon infrastruktura bazë për një ekzistencë dinjitoze. Vendi, me depozitat e tij që lakmo-hen nga e gjithë bota, është përkëdhelur nga të gjithë. Dhe kështu, kalojnë të heshtur të vdeku-rit e regjimit. Disa ditë më parë, 14 punëtorë janë vrarë në qytetin e naftës në Zhanaozen,

por sipas burimeve jozyrtare, trazirat që pasuan ngjarjet kanë shkaktuar mes 30 dhe 100 të vdekur e qindra të plagosur.

Siç shkruan Evgeny Utkin në gazetën Energjia (praktikisht titulli i vetëm që ka folur për këtë në Itali): “Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin uniforma të kompanisë shtetërore KazMunaiGaz, shkatërruan tribunën për të festuar 20 vjet pavarësi të Kazakistanit nga Rusia dhe shkatërruan pemën e Krishtlindjeve e më pas i vunë zjarrin makinave të policisë dhe rreth dyzet objekteve, duke përfshirë City Hall dhe selinë e OzenMunaiGaz, një degë e KazMunaiGaz”. Nursultan Nazarbaev men-jëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dhe të emergjencës, me një dekret që ndalon deri më 5 janar grevat dhe protestat publike e që kufizon lirinë e lëvizjes.

Qyteti, shkruan Utkin, drejtohet aktual-isht nga ushtarët dhe policia e janë shkëputur rrjetet e internetit dhe telefonisë. Jo keq për një president që kohët e fundit është cilësuar nga Barak Obama si “shembull moral”, që e gjithë bota duhet të ndjekë rrugën e luftimit të armëve bërthamore (beteja njëzet vjeçare në Nazarbajev, që si veprim të parë politik të saj në vitin 1991 vendosi të mbyllë faqen e inter-netit Semipalatinsk, ku sovjetikët kanë bërë më shumë se 500 teste bërthamore).

Duke u zhvendosur në Uzbekistan, gjejmë Islam Karimov. Diktatori i mediokritetit, i cili kontrollon vendin që nga viti 1991, vit i pavarë-sisë nga Moska. 26 milionë uzbekë jetojnë me më pak se një dollar në ditë. Liritë individuale janë të pakta. Çdo formë e opozitës shtypet me gjak. Diktatori ka dy mite, Tamerlanin dhe Genghis Khan dhe duhet thënë se përpiqet të ndjekë shembullin e tyre. Dobësia e vetme e tiranit ёshtё vajza Gulnara Karimova, së cilës diktatori i ka dhuruar pothuajse të gjithë vendin. Ajo menaxhon çdo sektor të ekonomisë, nga kompanitë e naftës në klubet e natës.

Duke ndryshuar hemisferë, Amerika e Jugut konfirmohet si vendi i diktatorëve. Kryesori është pa dyshim Fidel Kastro, i cili për 52 vjet mban Kubën nën tutelë. Vlen pak fakti që ai ka bërë një hap mbrapa duke lënë formalisht pushtetin në duart e vëllait Raul. Është gjithmonë ai deus ex machina e ishullit në brigjet e Floridës dhe të gjysmës së shekullit të kaluar nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar gjendjen e popullit të tij, i cili po përballet me një situatë dramatike. Asnjë liri ekonomike apo politike. Miti i Revolucionit në Kubë u shua në një kohë të shkurtër.

Më pas, ka diktatorë të vijës kufitare, ata që pretendojnë se janë demokratikë dhe pranojnë rezultatet e zgjedhjeve (që shpesh manipulojnë në favor të tyre). Mjafton të mendojmë për Hugo Chavez, padron i Venezuelës, që rresh-toi në muret e vendit ikonën e tij me xhaketë të kuqe e me fjalët: “Socializmi ose vdekja”. Chavez beson se është trashëgimtar i legjen-darit Simon Bolivar, por më të nuk ka asgjë të përbashkët. Gjatë dhjetë viteve të kaluara që kur erdhi në pushtet në Caracas, ka arritur të gjunjëzojë një nga vendet më të pasura në Amerikën Latine, duke i dhënë prioritet naftës. Në supermarketet venezueliane sot mungon qumështi dhe nuk ka mjaft energji për të shkuar në kinema, pasi perëndon dielli dhe, kur uria mbizotëron, krimi rritet në mënyrë të dukshme. Ndërkohë, Chavez, i cili kohët e fundit ka bërë publike se vuan nga kanceri, harxhon miliarda dollarë (të paktën dy në vit) për të ndihmuar shokun e tij Fidel, në Kubë, duke shpresuar të rivalizohet në gjithçka e duke parë kushtet e Venezuelës, duket se po ia del me sukses.

Alba Musaraj

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13academicUs

Koncepti i vjetër i grupeve të krimit të organizuar, të organizuara në mënyrë të prerë dhe hierarkike, duke

u influencuar nga globalizimi i ka lënë vendin një koncepti të ri, të grupeve të krimit të organizuar me përbërje shumetnike, në formën e sipërmar-rjeve, me struktura të zhvilluara dhe me rrjete fluide, që përdorin mjete të shpejta dhe të sigurta komunikimi, duke e bërë akoma më të vështirë, detyrën e identifikimit dhe analizimit të krimit të organizuar.

Lidhja rastësore ose, akoma më shumë, ngatërrimi i konceptit të krimit të organizuar me terrorizmin e shton edhe më tej konfuzionin, duke shkak-tuar ndonjëherë lidhjen e gabuar të terrorizmit me metodat e veçanta që e financojnë, ose e drejtojnë atë. Krimi i organizuar dhe terrorizmi janë apriori koncepte të ndara.

Krimi i organizuar ka si qëllim primar arritjen e përfitimit material ose financiar, ndërkohë që terrorizmi përdor dhunën pa kriter, për të ndry-shuar rendin kushtetues ose ligjor të vendosur, si edhe politikat. Shumica e grupeve dhe e rrjeteve kriminale në Ballkan janë përfshirë në mashtrime dhe forma të tjera të krimit ekonomik, prodhimin dhe trafikun e drogave dhe kontrabandën, ose trafikimin e qenieve njerëzore, por nuk janë të përfshira në aktivitete që kanë drejtpërdrejtë lidhje me terrorizmin.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa ngjash-mëri ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke qenë se ter-rorizmi ka prirje të puqet me krimin e organizuar. Në këtë kontekst, ka arsye të mjaftueshme për të diskutuar për marrëdhënien ndërmjet krimit të organizuar dhe krimit ekonomik dhe terrorizmit mbarë botëror, që mendo-het se është veçanërisht e vërtetë për Al-Kaedën. Meqenëse terroristët kanë nevojë për mjete për të kryer sulmet e tyre. Aftësia për të prodhuar, dhe për të lëvruar financat për të gjetur armë, për të rekrutuar dhe trajnuar kuadrot si dhe për të komunikuar, sidomos nëpërmjet Internetit, është esenciale për ata.

Disa grupe terroriste e finan-cojnë aktivitetin e tyre nëpërmjet kultivimit të drogës dhe migracionit të paligjshëm, kurse të tjera grupe terroriste kanë operuar në formën e rrjeteve të decentralizuara, të cilat di-kur gjenin dhe lëvronin para nëpërmjet kanaleve formale dhe burimeve të tjera të ligjshme, të tilla si biznese private dhe organizata bamirësie, ndërsa sot përdorin forma akoma më të vështira për t’u zbuluar siç janë përdorimi i korrierëve të parave, ose i sistemeve alternative të së ardhurave, që shpesh cilësohen me emrin “Banka të Nënd-heshme”. Në disa raste kemi edhe ndërveprim të terrorizmit me rrjetet e krimit të organizuar. Grupet terroriste si PKK, KADEK, Al-Kaeda përdorin organizatat kriminale për pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerë-zore, dhe trafikun e armëve. Grupet terroriste nga paratë e nxjerra nga kultivimi i lëndëve narkotike, duke përdorur bankat e nëndheshme pasi i kanë pastruar ato i përdorin për blerjen e armëve, rekrutimin dhe arsimimin

siguria komplekse në epokën e globalizimit

Efektet e reja të globalizimit, mbi

krimin e organizuar

ma ergys llanaj

e qelizave pranë celulave të tyre. Pra mund të themi qe krimi i organizuar është ura kyçe për financat e grupeve terroriste.

Grupet e krimit të organizuar u fuqizuan, pasi ata shfrytëzuan avan-tazhin e mundësive të reja dhe kapën tregje të reja, duke shfrytëzuar struk-tura tregtare, për të operuar në botën e biznesit të ligjshëm dhe duke përdorur teknologjitë moderne të komunikimit, për të ruajtur dhe për të zgjeruar kon-taktet e tyre kombëtare dhe ndërkom-bëtare. Duke lidhur aleanca me grupet ndërkombëtare të krimit të organizuar ato janë bërë më të rrezikshme duke u bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare, më të pakapshme dhe fleksibël.

Gjithsesi, përcaktimi i numrit të grupeve dhe rasteve të krimit të orga-nizuar, parashtron vështirësi të mëdha. Mungesa e të dhënave të hollësishme mbi grupet e krimit të organizuar në vendet e Ballkanit i ka rrënjët tek fakti se shumica e vendeve ende nuk i mbledhin dhe nuk i raportojnë në mënyrë sistematike të dhënat mbi krimin e organizuar. Si rrjedhojë, sistemet inteligjente për mbledhjen e të dhënave lidhur me krimin e organizuar ndryshojnë shumë nga njëri vend në tjetrin.

Në përgjithësi, duket se grupet e krimit të organizuar si organizata kriminale shumë-funksionale, të struk-turuara në mënyrë etnike, homogjene dhe hierarkike janë duke ndryshuar në grupe shumetnike, të mirë-strukturu-ara dhe homogjene. Grupet e krimit të organizuar më me influencë janë grupe të përbërë nga vendasit, me lidhje të fuqishme në rajon dhe në disa raste edhe me shtete të BE-së.

Përveç grupeve shqiptare të krimit të organizuar ( të cilat megjithatë, pasi e kanë forcuar rolin e tyre si “ofrues të shërbimeve kriminale” duke u futur në rrjete bashkëpunimi me kombësi të tjera të Evropës Juglindore dhe

pasi kanë marrë në zotërim shumë prej tregjeve kriminale, janë duke i deleguar gjithnjë e më shumë disa aktivitete kriminale, tek grupe të cak-tuara), ka më tepër grupime të gjera dhe organizata të stilit të mafies. Ka të dhëna se shumë prej grupeve të krimit të organizuar kanë në përbërje shumë etni/kombësi dhe në shumë shtete janë vënë re grupe të krimit të organizuar, autoktone dhe jo-autoktone të cilat karakterizohen si “fluide”, “të rraf-shta”, “të strukturuara në formë celu-lash”, dhe “të ngjashme me rrjetin”

Grupet e krimit të organizuar janë duke angazhuar gjithnjë e më shumë profesioniste, të tillë si juristë, financierë, ekspertë të shërbimit fi-nanciar dhe “specialistë” të tjerë, për aktivitetet e tyre. Gjithsesi, emëruesi i përbashkët për të gjitha grupet apo rrjetet e krimit të organizuar në Ball-kan mbetet kryesisht pastrimi i parave dhe një shkallë e caktuar korrupsioni (nga nivele të ulëta tek nivele të larta), që lidh strukturat e ligjshme me ato të paligjshme.

Grupet e spikatura tipike të krimit të organizuar përbëhen nga vendas, për shkak të mentalitetit të njëjtë, dhe të marrëdhënieve klanore nëpër të gjithë Ballkanin dominojnë grupet me kombësi shqiptare të cilat bashkëve-projnë kryesisht me grupet turke të krimit të organizuar dhe shpesh me ndërmjetësimin e grupeve egjiptiane, edhe me kartelën e Azisë dhe të Amerikës së Jugut. Disa grupe kanë përveç anëtarëve vendas edhe të huaj, kryesisht italiane.

Sipas një informacioni të marrë nga Ministria e Rendit Shqiptar, në vitin 2010 janë hetuar nga 40 deri në 80 grupe të krimit të organizuar, (deri në 20 grupe për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike, deri në 20 grupe për trafikim qeniesh njerëzore, deri në 13 grupe për kontrabandë personash, nuk është paraqitur asnjë shifër lidhur

me pastrimin e parave, krimin ekono-mik dhe korrupsionin). Përmasat e grupeve të krimit të organizuar mendo-het të jenë nga 3 deri në 5 persona, (për trafikimin e qenieve njerëzore) dhe nga 3 deri në 20 persona (për trafikimin e drogave të paligjshme).

Grupet e krimit të organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina mendohet se nuk kanë një mbizotërim të caktuar etnik por në përgjithësi ato veprojnë në bashkëpunim kryesisht me grupe radikale islamike. Megjithëse, ka një numër tepër të madh rastesh, në të cilat autorët janë përfshirë në prodhimin dhe trafikimin e drogave, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin ekonomik (sidomos në evazion fiskal, falsifikim të parave, korrupsion dhe pastrim parash), Grupet Kroate të krimit të organizuara janë kryesisht të përbërë nga vendas, dhe në pjesën më të madhe, të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës (2010 nga 393 raste të shpërndarjes së lëndëve narko-tike, në 94 raste janë evidentuar grupe të krimit të organizuar). Supozohet se grupet Kroate të krimit të organizuar, të cilat në pjesën më të madhe nuk kanë strukturë hierarkike, dominojnë vetëm në tregjet e ri-shitjes dhe shpesh mbajnë kontakte të ngushta me grupet e krimit të organizuar, shqiptare, ruse dhe italiane.

“Ish Republika Jugosllave e Maqe-donisë” në një raport për BE-në ka raportuar për vitin 2010 në total 20 grupe të krimit të organizuar, të përbëra zakonisht nga 5 deri në 30 kriminelë të moshës deri në 55 vjeç shumica prej të cilëve kanë kombësi maqedonase. Përveç dy grupeve të regjistruara në fushën e kontrabandës së emigrantëve, nuk është dhënë asnjë informacion tjetër lidhur me fushat e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, në të cilat janë përfshirë 18 grupet e tjera të krimit të organizuar. Duke iu referuar shifrave për veprat

penale, mendohet se këto grupet duhet të jenë përfshirë kryesisht në trafikun e drogës, falsifikimin e parave dhe në kontrabandën e personave dhe të mallrave. Si struktura, ashtu edhe përbërja e grupeve të krimit të orga-nizuar nuk janë fort të shtrënguara, lidhjet formohen në familje, ose në marrëdhënie të tjera të ngushta, por gjithsesi, stereotipi i grupit të krimit të organizuar, mono-etnik dhe familjar, është kapërcyer dhe është vërejtur an-gazhimi edhe i një numri kriminelësh nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.

Mali i Zi në një raport të paraq-itur në BE për krimin e organizuar për vitin 2010 në total 14 procedime kundër 58 kriminelëve, të cilët kanë kryer si grupe të krimit të organizuar, 85 krime, kryesisht mashtrime (22 raste), kontrabandë (10 raste), droga të paligjshme (10 raste), abuzimi me postin zyrtar (10 raste), pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje, ose posedim të eksplozivëve (nga 7 raste për secilën), krime ekonomike (6 raste), trafikim të qenieve njerëzore (3 raste) si dhe pastrim parash (2 raste). Ndër-kohë nuk janë paraqitur akuza lidhur me kontrabandën e personave, kor-rupsionin dhe krimin kibernetik. Konkluzione

Ka gjasa, që përmasat e krimit të organizuar që është zbuluar, (që nuk përfshin shifrat e errëta të krimit), për-bëjnë vetëm majën e ajsbergut. Kësh-tu, kuptimi i këtij fenomeni mbështetet gjerësisht në politikat e krimit dhe në prioritetet e zbatimit të ligjit, të cilat kushtëzohen nga kërcënimet që perceptohen në një kohë të caktuar. Bashkëpunimi ndërkombëtar i dobët ndërmjet organeve të zbatimit të ligjit, është veçanërisht i tillë në Ballkan për momentin . Përgjithësisht, duhet nënvizuar fakti se në Ballkan dhe në Evropë ka shumë grupe të krimit të or-ganizuar, të cilat dallohen nga origjina, përmasat, sfera e aktivitetit dhe disa parametra të tjerë. Krimi i organizuar është në pjesën më të madhe i paduk-shëm dhe shpesh ka lidhje me biznesin e ligjshëm. Ashtu si edhe në pjesë të tjera të Evropës, edhe në Ballkan, krimi i organizuar i shtrin rrjetet e tij duke përfshirë lloje të reja krimesh dhe kufij të rinj, ai kryen aktivitete kriminale të shumëllojshme, duke i kryqëzuar aktivitetet me rrezik të lartë, me aktivitete me rrezik të ulët dhe duke krijuar marrëdhënie ndërkombëtare, fleksibël të cilat mund të përshtaten lehtësisht dhe t’u përgjigjen kërke-save, sfidave dhe strategjive të reja të zbatimit të ligjit. Vetë globalizimi kërkesa e tregut për të mira materiale apo për mallra që duke i futur ato në mënyrë ilegale, tarifën e kanë më të ulet kur kërkesa e tregut është tepër e lartë i bën këto grupe më fluide dhe të kërkuara. Si pasojë globale edhe struk-turat e tyre ka ndryshuar tashmë, ato janë të organizuara jo më me një etni por shumetnike, nuk veprojnë vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, nuk kryejnë vetëm krime nacionale por edhe transnacionale. Ndoshta ndod-hemi përballë globalizimit të krimit dhe shndërrimit të tij në një faktor të rëndësishëm në sferën e sigurisë ndërkombëtare. Kjo është një erë e re jo vetëm për marrëdhëniet mes shtet-kombeve, por edhe për transformimin e krimit të organizuar global.

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 201114

Historia e marrëdhënieve ushtarake shqiptaro-italiane

dossier

prof. asoc. dr. bernard Zotaj

Marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-italiane, të ndërprera pas vdekjes së Skënderbeut dhe

nënshtrimit përfundimtar të Shqipërisë prej Perandorisë Osmane, rifillojnë në kohën moderne me rekrutimin e Regjimentit Mbretëror “Maqedonia” në Shqipëri dhe rreth saj, për llogari të Mbretërisë së Napolit. Ky regjiment, i krijuar në vitin 1739, duke modifikuar emërtimin, dyfishohet në vitin 1795, duke formuar Regjimentin e Parë dhe të Dytë “Ilir”, të cilëve ju shtohet në vitin 1798 dhe një batalion me emrin “Cacciatori Albanesi”.

Kjo strukturë ushtarake shpër-bëhet në vitin 1799 së bashku me gjithë mbetjen e ushtrisë borbonike, për t’u rindërtuar më vonë në vitet 1800 me emrin Regjimenti Mbretëror Shqiptar dhe batalioni “Cacciatori Al-banesi”, dhe më vonë të shpërndara, i pari në vitin 1806 së bashku me njësi të tjera, ndërsa i dyti vazhdoi në Siçili deri në vitin 1812.

Më vonë, pas një ristrukturimi, rikthehet në jetë për pak kohë edhe një njësi shqiptare, Batalioni Cac-ciatori Maqedoni, i krijuar në vitin 1817 dhe i shpërndarë përfundimisht në vitin 1821. Qëndrojnë në shërbim disa oficerë, të familjarizuar shumë shpejt si napolitan, njëri nga të cilët ishte, Demetrio Leka, i cili do të ar-rinte në gradën e gjeneralit.

Në vazhdim, pavarësisht nga interesi i treguar nga disa ambiente politike italiane në favor të pavarësisë shqiptare, marrëdhëniet ushtarake shqiptaro-italiane ndërpriten për gati një shekull, deri në zbarkimin e trupave italiane në Vlorë, në vitin 1914. Në të njëjtën kohë u futën edhe elemente shqiptarë në Forcat e Armatosura Italiane.

Nga vitet 1914-1915 fluksi i ele-menteve shqiptar realizohet nëpërmjet katër kanaleve kryesore rekrutimit direkt në Itali; rekrutimin në Shqipëri nga çetat jo të rregullta; organizimin në Shqipëri nga “Milicia e rregullt shqiptare” dhe së fundi rekrutimin nën kujdesin e Karabinierisë Mbretërore, xhandarmërisë dhe agjentëve të poli-cisë shqiptare.

Në rastin e parë, bëhet fjalë për pak elemente, rreth tridhjet, pothuaj të gjithë oficerë, të cilët më vonë ecurinë e karrierës së tyre do ta kishin në ush-trinë shqiptare. Një pjesë e vogël e të cilëve do ti gjejmë si oficerë të lartë, apo në rolin e kapitenëve pas vitit 1939. Dhjetë nga këta, kishin mësuar që më parë në një kurs për nënoficerë pranë Regjimentit të 10-të të këmbë-sorisë në Bari. Më vonë bënë një kurs për oficerë, duke kaluar një kohë në regjimentet italiane, ku marrin gardën

(Nga koha e Skënderbeut deri në vitin 1939)

e togerit. Gjashtë të tjerët studiuan në Akademinë e Modenës, nga muaji nëntor 1914 deri në maj 1915. Pastaj kryen shërbim në repartet italiane nga ku morën dhe gradën e togerit. Së fundi, njëmbëdhjetë prej tyre të inkuadruar në Regjimentin e 10-të të Fanterisë, morën gradën e nëntogerit, duke kryer më vonë shërbim si shumë të tjerë, në regjimente të fanterisë, artilerisë dy raste dhe të xhenios dy raste.

Fluksi i dytë vjen nga rekrutimi prej çetave jo të rregullta që nga dhjetori 1915, si ndihmës të trupave italiane, të destinuara sidomos atje ku linja e frontit nuk kishte vazhdimësi. Bëhet fjalë për çeta të pajisura vetëm me armatim personal, pra për çeta si ato që ishin përdorur në Eritre, dhe sidomos të ngjashme me çetat e organizuara në Libi disa vite më parë. Emërohej një kryetar i cili kishte pas vetes të besuarit e tij, të cilët rekrutoheshin për një kohë të pacaktuar, dhe mund të liroheshin në çfarëdo momenti. Merrnin një pagë dhe në vazhdim patën të drejt ata dhe familjet e tyre, për një shpërblim në rast plagosje apo vdekje.

Kryesisht destinoheshin për mbrojtjen e fshatrave që ishin të pa okupuar nga trupat italiane, për përnjohje, si dhe për të kundërshtuar formacionet analoge të rekrutuara nga austriakët. Në gjysmën e dytë të vitit 1917 çetat riorganizohen, vihen në vartësi të një “Comando bande”, me në krye një oficer, dhe ndahen në katër grupe deri në nëntë nëngrupe nën urdhrat e aspirantëve dhe oficerëve italian. Pas një pjesë-marrje aktive në fazën e fundit të luftës çetat u dislokuan në Shqipërinë e Jugut, zona e tyre e rekrutimit, në Gjirokastrës, duke qëndruar atje deri në 1 mars 1920.

Komponenti i tretë i mbështetjes shqiptare për shërbimet ushtarake italiane, dhe më interesanti nga pikë-pamja politike dhe ushtarake, ishte “Milicia e Rregullt Shqiptare” e cila organizohet me çetat jo të rregullta. Këto nuk ishin shumë të besuara, por edhe sepse më 3 qershor 1917 shpallet nga Italia, pavarësia e Shq-ipërisë. Kështu që u ndje nevoja që Shqipëria të pajisej me Forcat e veta të Armatosura. Neni 1 i rregullores së Milicisë, ndonëse ishin “pjesë

përbërëse e trupave të pushtimit” formuan gjithashtu “bërthamën bazë të ushtrisë së ardhshme shqiptare”.

Projekti i ndërtimit të milicisë reduktohet nga oficerë italianë në fund të vitit 1916 dhe miratohet nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm më 2 janar 1917. Në një relacionin që shoqëron projektin bëhen prezent rezultatet mediokre të arritura nga çetat jo të rregullta, duke nënvizuar nevojën e kundërshtimit të Austrisë “që ti futim vendosmërisht në rrugën e nacionalizmit shqiptar”. Duke u frymëzuar drejtpërdrejtë nga “comi-tagi” çetat bullgare, relacioni propo-zonte ndërtimin në fshatrat shqiptare të “manipoli” çetave me 15 veta, nën urdhrat e një kryetari lokal, çetat do të ndaheshin në të përhershme dhe ndihmëse këto të fundit shumë shpejt do të humbin gjurmët. Tri çeta nën urdhrat e një oficeri italian formonin një “centur” kompani, tri centur një vesilio bajrak, dy “vesilio” një “co-orte” oborr, nën urdhrat e një oficeri të lartë italian. Ishte parashikuar dhe angazhimi i një personeli tjetër italian, oficer, nënoficer trupe, pjesërisht të zgjedhur, kryesisht për motive gjuhe

nga komuniteti italo-shqiptar që ba-nonin në Jug të Italisë.

Rekrutimi nga shqiptarëve ishte vullnetar, ku ishin fiksuar pagat dhe trajtimi me ushqime, uniforma e ng-jashme me atë italiane, por me shenja kuq e zi ngjyrat kombëtare shqiptare dhe me feste të bardhë lokale, qëndi-sur më shqiponjën e zezë me dy koka mbi një sfond të kuq.

Trupa ishte e pajisur lehtë, pa çamtë shpine, sikurse trupat kolo-niale, kishin këpucë shumë të lehta, të cilat shumë shpejt u zëvendësuan nga këpucët më gozhdë, mbajtëse fishekësh tradicionale shqiptare, me pagure dhe gavetë.

Rekrutimet ishin të hapura. Kësh-tu ndërtohet në qytetin e Gjirokastrës një “Zyrë milicie”. Fillimi ishte i vështirë, por marrja e komandës nga oficerë italianë, u bë që shumë shpejt të fitohej koha e humbur dhe të ishte gati “coorte” e parë, e përbërë nga tre vesil dhe një togë mitraliere. Ajo u angazhua në vijën e frontit dhe tregon shpirt të lartë sulmues, do të shkruante në 16 tetor 1917 komandanti i Korparmatës së XVI. Pikërisht në këtë datë janë dhënë disa propozime për organikat e “Milicisë”, që do të vendoseshin në rregulloren e cila u miratua në muajin dhjetor dhe një vit më vonë, në dhjetor 1918, do të riformulo-heshin përfundimisht. Pranohen për t’u rekrutuar të rinj me moshë 17-25 vjeç, koha e qëndrimit një vit, me mundësi ripërtëritje. Vull-netarët futeshin në “vesilo rekrut” të Gjirokastrës. Më pas ndaheshin në centurin ortodoks apo mysliman, sipas përkatësisë fetare të rekrutit. Gjithmonë njësia bazë ishte çeta, tani me 20 milicë, dy nënkryetar dhe një kryetar çete, tri çeta formonin një “centur” të komanduar nga një oficer italian, tri “centur” një “vesil” nën urdhrat e një kapiteni i ndihmuar nga një aspirant, tri “vesil” një “cort”, i komanduar nga një oficer i lartë. Dhe së fundi dy “corte” me një togë mitraliere formonin një “legjion”.

Me këtë organik u ndërtua i pari dhe i vetmi legjion i milicisë shq-iptare. Këtu, krahas oficerëve italian, ishin dhe oficerë shqiptarë, nga ata që kishin mësuar në kurse në Itali, aspi-rant, të marrë, sikurse përshkruhej edhe në rregullore, nga kryetarët e çetave më të mira ose të marrë direkt nga jeta civile për vetë autoritetin dhe arsimimin e tyre, të cilët premtonin se do të bëheshin oficerë të mirë prak-tikisht bij të fisnikërisë lokale.

Legjioni mori pjesë në operacione në maj 1918 në Berat në sulmin final, prej nga tërhiqet për në Gjirokastër, ku ishte e dislokuar Komanda e legjionit dhe Corti i Dytë. Përreth qytetit të Përmetit Ballaban, Qafa e Kiçokut ishte stacionuar Corti i Parë.

Edhe një hap më lart në sportin e bukur të karatesë

Me datë 23 nëntor 2011 në sallën sportive të KDS-së, u zhvillua testimi i ekipit të fëmijëve të ushtarakëve

të karatesë. Në këtë testim,i dyti që bëhet me këtë ekip, morën pjesë 17 fëmijë nga mosha 8-13 vjeç, të cilët ishin përgatitur për tu vlerësuar një gradë më lart në teknikat e karatesë. Komisioni i testimit përbehej nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Karatesë, presidenti i saj z Parid Dule 5 Dan, shefi teknik, z Ramiz Ismailgeci 5Dan, si dhe z Elton Kodrina 1DAN dhe z Agron Malaj 1Dan. Të pran-ishëm në sallë, ishin dhe prindërit e fëmijëve pjesëtare të ekipit të karatesë, si dhe drejtori i Drejtorisë së Aktiviteteve Sportive Murat Basha. Testimi u krye në bazë të rregul-lores së testimit të federatës për brezat ,verdhe-5 kyu , kuq-4kyu, gjelbër-3-kyu. Për brezin e verdhë u testuan 7 fëmijë, Jurgem Kola, Ergys Cullhaj, Aldo Pollozhani, Eneld Ahmetaj, Erald Hasanlami, Albi Gjonaj, Roni Gjikondi. Për brezin e kuq u testuan 6 fëmijë, Daniel Mece, Ali Kolgjini, Flavio Salla, Emiljan Hidri, Kristi Ziu, Enea Arapi. Për brezin e gjelbër u testuan 4 fëmijë, Bekim Basha, Gordon Kola, Mikele Maqellara, Florian Dokuzi. Vlerësimi i fëmijëve ishte me nota shumë të mira. Maksimalisht u vlerësuan Bekim Basha, nota 10 teknika me duart, nota 10 teknikat me këm-bët, nota 10 teknikat e ndeshjes, nota 10 teknikat e katave.

Aldo Pollozhani, Ergyn Cullhaj, Daniel Mece, Jurgen Kola, dhe Flavio Salla. Për ekipin e karatesë rezultatet e larta të arritura në testim janë shpërblimi i punës serioze që po behet me ekipet e fëmijëve të ushtarakëve nga drejtoria e Aktiviteteve Sportive e QKMBM-së, e përkrahjes që kanë ato nga MM, si dhe të ndihmës së KDS. Vlerësimi për spor-tin në përgjithësi në ushtri e sidomos për aktivizimin me sport të fëmijëve të ushtarakëve, e tregon dhe fakti që në vitin e ardhshëm, pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Sportive janë miratuar të funksionojnë dhe ekipet sportive të boksit, basketbollit, futbollit e xhudos. Ramazan Zelia

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 2011 15gjeopolitika

albert hitoaliaj

Meditim gjeopolitik për

historinë botëroreCARL SCHMITT: TOKA DHE DETI

Javët e fundit është botuar libri “Toka dhe Deti” i autorit gjerman Carl Schmit, përkthyer nga origjinali në gjermanisht prej Gaqo Karakashit. Ky është një

libër prej më të njohurve në fushën e medit-imit gjeopolitik për historinë botërore, mjaft i lexuar dhe mjaft i komentuar. Më poshtë do të paraqesim një pjesë të shkurtër të këtij mendimi gjeopolitik.

Carl Schmit (1888-1985) ishte një jurist gjerman, filozof, teoricien politik dhe profe-sor i së drejtës. Ai ka realizuar një sërë pub-likimesh të rëndësishme dhe me influencë, në shek. 20-të e më tej. Idetë e tij kanë tërhequr vëmendjen e filozofëve dhe teoricienëve të shumtë si: Walter Benjamin, Leo Strauss, Jacques Derrida, Étienne Balibar, Hannah Arendt, Giorgio Agamben, Antonio Negri, Gianfranco Miglio, Paolo Virno, Slavoj Žižek, Alain Badiou, Jacob Taubes, Chantal Mouffe, Eric Voegelin, Reinhart Koselleck, Álvaro d’Ors, Paul Gottfried etj. Një pjesë e madhe e punimeve të tij janë edhe sot e kësaj dite të debatueshme dhe influente. Emri i Schmitt është një emër ka një ndikim të veçantë edhe në fushën e gjeopolitikës. Schmitt u bë pjesë e partisë Nacional-Socialiste në vitin 1933 dhe më pas bëhet kryetar i bashkimit të juristëve nacional-socialistë gjermanë. Do të mbante pos-tin e profesorit në Universitetin e Berlinit, deri në fund të LIIB. Schmitt ka prezantuar teoritë e tij si një bazë ideologjike themeluese e nazizmit dhe justifikim për shtetin e Führer si lidhje me filozofinë dhe gjendjen e autoritetit. Megjithatë, në dhjetor 1936 publikimi i SS “Das schwarze Korps” e akuzoi Schmitt si një oportunist, si një mendimtar hegelian dhe e quajti antisemitizmin e tij një pretekst, duke dhënë si shembul për këtë deklarime të hershme të tijat në të cilat ai kritikonte teoritë raciale të nazizmit. Duhet kuptuar se ai ishte një studiues dhe filozof i mirëfilltë dhe jo një politikan.

Në vitin 1945, Schmitt u kap nga forcat amerikane dhe pas kalimit të më shumë se një viti në një kamp izolimi, ai u rikthye në shtëpinë e tij në qytetin Plettenberg, falë lirimit të tij që ndodhi në vitin 1946. Schmitt refuzoi çdo përpjekje për de-nazifikimin, i cili do ta hiqate atë nga pozicioni akademik. Edhe pse ai u izolua nga pjesa më e madhe e studiuese dhe e komunitetit politik, ai i vazhdoi studimet e tij, veçanërisht mbi të drejtën ndërkombëtare, që nga viti 1950 e më tej. Ai kishte një fluks shumë të madh vizitash nga vizitorë të ndryshëm, kolegë dhe intelektualë të rinj, deri në moshën e tij më të thyer. Pjesa e mëposhtme është marrë nga libri “Toka dhe Deti”, përkthyer për herë të parë shqip nga origjinali në gjermanisht prej Gaqo Karakashit.

toka dhe DetiNjeriu është qenie tokësore; njeriu është

një tokësor. Ai qëndron në këmbë dhe lëviz mbi tokën e fortë. Kjo është vendqëndrimi i tij dhe trualli i tij. Nëpërmjet kësaj ai krijon këndvështrimin e vet. Kjo dikton përshtypjet e tij dhe mënyrën e tij për të parë botën. Jo vetëm horizontin e tij të pamjes, por edhe formën e ecjes dhe të lëvizjeve të tij, shtatin e vet ai e përfiton si një qenie e gjallë e lindur në tokë dhe që lëviz mbi tokë. Si pasojë trupin qiellor, në të cilin jeton, ai e quan “Toka”, megjithëse siç dihet përsa i përket sipërfaqes së këtij trupi, pothuajse tre të katërtat janë ujë dhe vetëm një e katërta është tokë dhe se edhe kontinentet më të mëdhenj notojnë në të vetëm si ishuj. Qyshkur mësuam se kjo toka jonë ka formën e sferës, ne flasim me vetëkuptueshmërinë më të madhe për “rruzullin tokësor” dhe për

“globin tokësor”. Ty do të dukej e çuditshme që të përfytyroje një “rruzull detar” apo një “glob detar”. Gjithë ekzistencën tonë në botën e këtejshme, lumturitë dhe fatkeqësitë, gëzimet dhe vuajtjet, ne e quajmë jeta “në tokë”, e cila - sipas rastit - është një parajsë tokësore ose një katrahurë tokësore. Me këtë shpjegohet, që në shumë mite dhe saga, në të cilat shumë popuj kanë ruajtur kujtimet dhe përvojat e tyre më të vjetra dhe më të thella, toka shfaqet si nënokja e madhe e njerëzve. Ajo emërtohet si më e vjetra e të gjitha perëndive. Librat e shenjtë na mësojnë se njeriu vjen nga toka dhe përsëri do të kthehet në tokë. Toka është në themel nëna e tij; vetë ai është sipas kësaj një bir i tokës. Tek njerëzit që e rrethojnë ai sheh vëllezërit tokësorë dhe qytetarët e tokës. Midis katër elementëve të përcjellë nga lashtësia - toka, uji, zjarri dhe ajri - toka është elementi që i është urdhëruar njeriut dhe që e kushtëzon atë më fortë. Mendimi se ekzistenca humane do mund të kishte qenë po aq fort e kushtëzuar nga një element tjetër i të katër elementëve siç është e kushtëzuar nga toka, në vështrim të parë duket vetëm si një mundësi e fantazuar. Njeriu nuk është peshk dhe as zog dhe aq më pak qenie prej zjarri, po qe se do ekzistonin qenie të tilla. Pra sipas kësaj a është ekzistenca humane dhe qenia humane në thelbin e vet pastërtisht tokësore dhe e lidhur vetëm me tokën dhe a janë elementët e tjerë vërtet vetëm gjëra të rangut të dytë që i bashkëngjiten tokës ? Kjo punë nuk është kaq e thjeshtë. Pyetja nëse është e mundur edhe një ekzistencë tjetër humane përveç ekzistencës humane të përcaktuar pastërtisht nga toka, ka më shumë sens sesa e mendojmë. Mjafton që ti të shkosh vetëm tek bregu i detit e t’i ngresh sytë dhe horizontin tënd të shikimit do ta rrokë sipërfaqja gjigante e detit. Është e çuditshme se njeriu, kur qëndron në breg, shikon në mënyrë të natyrshme nga toka në det dhe jo anasjelltas

nga deti në brendësi të tokës. Në kujtimet e thella, shpesh të pavetëdijshme të njerëzve uji dhe deti janë themeli i stërlashtë misterioz i gjithë jetës. Shumica e popujve kujtojnë në mitet dhe sagat e tyre jo vetëm perëndi dhe njerëz të lindur në tokë, por edhe perëndi dhe njerëz të dalë nga deti. Që të gjithë tregojnë për bijtë dhe bijat e detit. Afërdita, perëndesha e bukurisë femërore, ka dalë nga shkuma e valëve të detit. Deti ka nxjerrë edhe fëmijë të tjerë; dhe ne do të njohim më vonë “fëmijë të detit” dhe “kokëkrisur” të egër, të cilët i ngjajnë pak asaj figure magjepsëse të bukurisë femërore të lindur nga shkuma e detit. Papritur ti shikon këtu një botë tjetër nga ajo e tokës dhe e truallit të fortë. Tani ti mund ta kuptosh që poetë, filozofë të natyrës dhe shkencëtarë të natyrës e kërkojnë fillimin e gjithë jetës në ujë dhe Gëtja këndon me vargjet solemne : Gjithçka ka dalë nga uji, Gjithçka ruhet nëpërmjet ujit, O oqean na jep sundimin tënd të përjetshëm !

Në më të shumtën përmendet Talesi nga Mileti (rreth vitit 500 para Krishtit), filozofi grek i natyrës, si autori i një teorie, që e gjen origjinën e ekzistencës tek uji. Por kjo pikë-pamje është njëkohësisht më e vjetër dhe më e re se Talesi. Ajo është e përjetshme. Në shek-ullin e fundit, në shekullin e 19, ishte sidomos një dijetar gjerman i stilit më të gjerë, Lorenz Oken, i cili e shpjegonte njeriun si dhe gjithë jetën prej detit. Edhe në pemët gjeologjike, që janë konstruktuar nga hulumtuesit darvinistë të natyrës, peshqit dhe kafshët e tokës gjenden në rende të ndryshme pranë dhe pas njëri tjetrit. Qeniet e gjalla të detit figurojnë këtu si stërgjysh të njeriut. Duket se historia e stërlashtë dhe e hershme e njerëzimit e vërteton këtë origjinë oqeanike. Hulumtues të rëndësishëm kanë zbu-luar se krahas “autoktonëve”, d.m.th. popujve të lindur në tokë, ka patur edhe “autotalasikë”, d.m.th. popuj të kushtëzuar pastërtisht nga deti,

të cilët nuk kanë qenë kurrë tokësorë dhe që nuk donin të dinin asgjë për truallin, sterenë e fortë, përveçse që ishte kufiri i ekzistencës së tyre të pastër detare. Në ishujt e Detit Jugor, tek detarët polinezianë, Kanakët dhe Sawoiori, dallohen edhe sot mbetjet e fundit të njerëzve të tillë peshq. Tërë ekzistenca e tyre, bota e tyre e përfytyrimeve dhe gjuha e tyre ishte e lidhur me detin. Atyre iu dukeshin përfytyrimet tona për hapësirën dhe kohën, të fituara pre kontinentit, po aq të huaja dhe të pakuptueshme, sikurse anasjelltas për ne njerëzit e tokës bota e atyre njerëzve të detit do të thotë një botë tjetër zor e perceptueshme. Pra është krejtësisht e ligjshme pyetja : Cili është elementi ynë ? Jemi ne fëmijë të tokës apo të detit ? Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjemi me një ose ashtu - ose kështu të thjeshtë. Mitet e stërlashta, hipotezat e shken-cave të natyrës në kohën e re dhe rezultatet e kërkimeve të historisë së lashtë i lënë të hapura që të dyja.

Sigurisht fjala “element” ka ende nevojë për një shpjegim të shkurtër. Që nga koha e filozofit të porsa përmendur Tales, që nga filozofia jo-niane e natyrës e mendimtarëve parasokratikë, pra afërsisht që nga viti 500 para erës sonë, popujt europianë flasin për katër elementë. Që nga ajo kohë të katër elementët - toka, uji, ajri dhe zjarri – kanë mbetur si një përfytyrim i gjallë i pashlyeshëm deri në ditët e sotme megjithë kritikën shkencore. Shkencat moderne të natyrës i kanë zbërthyer katër elementët e stërlashtë. Ato dallojnë sot mbi nëntëdhjetë “elemente”, me strukturë krejtësisht tjetër, dhe me ata kuptojnë çdo substancë bazë, e cila nuk mund të zbërthehet apo shpërbëhet me anë të metodave të sotme kimike. Pra elementët, me të cilët shkencat e natyrës punojnë si në fushën praktike ashtu dhe atë teorike, kanë vetëm fjalën të përbashkët me ata elementë të stërlashtë. As-një fizikant apo kimist nuk do të thoshte sot se njëri prej katër elementëve të vjetër është “sub-stanca e vetme bazë” e botës, sikurse Talesi nga Mileti pretendonte për ujin, Herakliti nga Efesusi për zjarrin, Anaksimenesi nga Mileti për ajrin dhe Empedoklesi nga Agrigenti për një lidhje të katër rrënjëve të trungjeve të stërlashta. Vetë pyetja se çfarë do të thotë këtu faktikisht substancë e stërlashtë, substancë bazë, trung dhe rrënjë do të na shpinte në probleme të paparashikuara të shkencave të natyrës dhe po ashtu në probleme të teorisë së njohjes e probleme metafizike. Megjithatë në kuadrin e meditimeve tona historike ne mund të qën-drojnë tek katër elementët. Konkretisht për ne këta elementë janë emra të thjeshtë dhe të gjallë. Ata janë emërtime të përgjithshme, që na tërheqin vëmendjen lidhur me mundësitë e ndryshme të mëdha që ka ekzistenca humane. Prandaj ne lejohemi që t’i përdorim ata edhe sot dhe ne do flasim sidomos për fuqi tokë-sore dhe fuqi detare në sensin e elementëve të tillë. Pra “elementët” tokë dhe det, nuk duhen përfytyruar thjesht si parametra të shkencave të natyrës, sepse ata do të zbërtheheshin men-jëherë në substanca kimike, d.m.th. në një hiç historik. Përcaktimet që dalin prej tyre, gjithashtu sidomos forma tokësore e ekzis-tencës humane dhe forma detare e ekzistencës humane nuk rrjedhin detyrimisht në mënyrë mekanike. Po të kishte qenë njeriu asgjë tjetër, veçse një qenie e gjallë e kushtëzuar pafundë-sisht nga mjedisi i tij, atëherë sipas rastit, ai do të ishte një kafshë tokësore, një peshk, një zog apo një përzierje fantazmë e këtyre përcaktimeve elementare. Tipat e kulluar të katër elementëve, sidomos njerëzit e kulluar tokësore dhe njerëzit e kulluar të detit, do të kishin të bënin pak me njëri tjetrin. Ata do të qëndronin pa pasur marrëdhënie përballë njëri tjetrit dhe sa më të kulluar që të jenë aq më pak marrëdhënie do të kishin njëri me tjetrin.

Behemoth

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 30 ... · “zemrave dhe mendjeve” të popullit afgan ditari Forcat tokësore, një vit i mbushur me arritje faqen 7 Ministri

ushtriaE prEmtE, 30 dhjEtor 201116