banka qendrore evropiane eurosistemi sistemi … · 1. rruga drejt bashkimit ekonomik dhe evropian...

37
BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI EVROPIAN I BANKAVE QENDRORE

Upload: others

Post on 19-Jun-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

BANKA QENDRORE EVROPIANE

EUROSISTEMI

SISTEMI EVROPIAN I BANKAVEQENDRORE

Page 2: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

PËRMBAJTJA

Parathënie 2-3

1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian1.1 Integrimi evropian 41.2 Integrimi ekonomik 51.3 Kriteret e konvergjencës 61.4 Karakteristikat kryesore të Eurozonës 71.5 Përparësitë e euros 8

Momentet historike 10

2. Struktura dhe detyra2.1 Sistemi Evropian i Bankave Qendrore dhe Eurosistemi 122.2 Banka Qendrore Evropiane 122.3 Detyrat e Eurosistemit 132.4 Pavarësia 142.5 Bankat qendrore evropiane 162.6 O rganet vendimmarrëse të BQE-së 162.7 Komitetet e SEBQ -së 19

3. Politika monetare3.1 Stabiliteti i çmimeve 203.2 Strategjia e politikës monetare të BQE-së 203.3 Instrumentet e politikës monetare 213.4 Komunikimi 233.5 Statistikat monetare dhe financiare 24

4. Sistemi TARGET 2 26

5. Kartëmonedhat dhe monedhat euro5.1 Kar tëmonedhat 285.2 Monedhat 29

6. Mbikëqyrja bankare 30

Fjalorth 32

1

Page 3: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

2

Të gjitha botimet edukative që Banka e Shqipërisë ka sjellë për publikunndër vite, kanë synuar të ndërtojnë një sistem të plotë njohurish dhevlerash, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për rritjen e mirëqeniesdhe përparimit shoqëror. I njëjti sistem vlerash ka shërbyer, për më shumëse gjysmë shekulli, si themel mbi të cilin janë ngritur të gjitha institucionete bashkësisë evropiane, dhe sot na shërben si orientim në rrugën tonëdrejt integrimit evropian.

Në ditët e sotme, ju dëgjoni shpesh të flitet për Bankën Qendrore Evropi-ane, Eurozonën, Sistemin Evropian të Bankave Qendrore dhe shumë kon-cepte të tjera të lidhura me procesin e integrimit evropian, të cilat kanëhyrë natyrshëm në fjalorin tonë. Broshura që mbani në duar do t’ju ndih-mojë të zbërtheni këto koncepte dhe t’i përgjigjeni shumë pyetjeve nëlidhje me to. Kështu, ju do të mund të njiheni më nga afër me ngjarjethistorike dhe institucionet e ndërmjetme që sollën më pas krijimin eBankës Qendore Evropiane, strukturën e institucioneve financiare qëndikojnë jetën e qytetarëve evropianë – por jo vetëm – me vendimet etyre dhe mënyrën si rregullohen e bashkërendohen ato brenda një sis-temi të vetëm, kompleks e shumënivelor.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe më pas në Eurosistem nënkup-ton ecjen në një hap me institucionet evropiane dhe përafrimin me vleratqë ato përfaqësojnë. Sa më shpejt dhe më mirë të përvetësojmë vleratdhe parimet mbi të cilat është ngritur bashkësia evropiane, aq më shumëi afrohemi aspiratës tonë për tu bërë anëtarë të denjë e kësaj bashkësie.

Përmes shfletimit të kësaj broshure, ju ftoj të hedhim së bashku njëvështrim mbi të ardhmen që aspirojmë.

Ardian Fullani

Guvernator i Bankës së Shqipërisë

PARATHËNIE

Page 4: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Ideja e parë që të vjen ndër mend kur flitet për një “bankë qendrore”,është me siguri ajo e një institucioni që emeton paranë. Paraja ështëinstrumenti që ne përdorim si njësi llogaritjeje, si mjet pagese dhe siruajtës i vlerës. Dihet gjerësisht që objektivi themelor i çdo bankeqendrore është të kujdeset që të ruhet vlera e parasë në kohë. Megjithatë,ka edhe disa aspekte të tjera jo aq të njohura të bankingut qendrormodern, dhe një prej tyre është komunikimi. Një bankë qendrore nukduhet vetëm të bëjë atë që deklaron, por nevojitet edhe të shpjegojë atëqë është duke bërë, në këtë mënyrë rrit ndërgjegjësimin dhe njohuritëe publikut mbi politikat që harton dhe shërbimet që ofron.

Kjo broshurë publikohet në kuadër të komunikimit tonë mbi veprimtarinëe Bankës Qendrore Evropiane si epiqendra e Sistemit Evropian të BankaveQendrore, së bashku me bankat qendrore të 27 shteteve anëtare tëBashkimit Evropian. Meqenëse, jo të gjitha shtetet anëtare kanë adoptuarmonedhën Euro, termi “Eurosistem” përdoret për të përshkruar entitetine përbërë nga Banka Qendrore Evropiane dhe bankat qendrorekombëtare të 17 shteteve anëtare, të cilat kanë adoptuar deri më tashmonedhën Euro. Është pikërisht Eurosistemi, ai që kryen shumicën edetyrave që Traktati i Bashkimit Evropian i njeh Sistemit Evropian tëBankave Qendrore.

Kjo broshurë mund të lexohet edhe në versionin elektronik, në faqenzyrtare të BQE-së (www.ecb.europa.eu). Ky version përditësohet mëshpesh sesa ai në formatin e printuar.

Ju uroj lexim të këndshëm, cilido qoftë formati që keni zgjedhur për tëshfletuar këtë broshurë.

Frankfurt mbi Main, janar 2011

Jean-Claude TrichetPresident i Bankës Qendrore Evropiane

PARATHËNIE

3

Page 5: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

INTEGRIMI EVROPIANIdeja e bashkimit ekonomik dhe monetar në Evropë lindi rreth gjysmë

shekulli më parë.Ajo ishte pjesë e vizionit të liderëve politikë, të cilët në vitin1952 themeluan Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut(KEQÇ) , të përbërë nga gjashtë vende:Belgjika, Franca,Gjermania,Holanda,Italia dhe Luksemburgu.

Gjatë viteve ’50 e më tej u ndërmorën të tjerë hapa drejt integrimit evropian;kështu në 1958 gjashtë vendet e mësipërme themeluan KomunitetinEkonomik Evropian (KEE) dhe Komunitetin Evropian për EnergjinëAtomike (EURATOM).Këto marrëdhënie do të përforcoheshin e thelloheshinmë tej në vite, si fillim nëpërmjet krijimit të Komuniteteve Evropiane (KE), përtë vazhduar më pas në Bashkimin Evropian (BE), me adoptimin e Traktatit tëMastrihtit në vitin 1993. Po kështu, do të rritej edhe numri i vendeve anëtare.Në vitin 1973, u anëtarësuan Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar, tëndjekura nga Greqia tetë vjet më vonë. Portugalia dhe Spanja u bënë anëtarënë vitin 1986,ndërsaAustria, Finlanda dhe Suedia në 1995.Zgjerimi vazhdoi edhemë tej, kur më 1 maj 2004 u anëtarësuan Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania,Malta, Polonia, Qipro, Republika e Çekisë, Sllovakia dhe Sllovenia. Ndërkohë,Bullgaria dhe Rumania, anëtarët më të rinj të BE-së aderuan më 1 janar 2007.

Vendet kandidate që aplikojnë për anëtarësim në BE duhet të përmbushin disakushte që njihen si kriteret e Kopenhagenit . Këto kritere kërkojnë ngavendet që të sigurojnë (i) institucione të qëndrueshme të cilat të garantojnëdemokracinë, shtetin e së drejtës,të drejtat e njeriut, si dherespektimin e mbrojtjen eminoriteteve dhe (ii) një ekonomitregu funksionale, si dhe aftësinëpër të përballuar presionetkonkurruese, në mënyrë që tëmund të përmbushin detyrimet e anëtarësimit, përfshir këtu edhe objektivate bashkimit politik, ekonomik dhe monetar.

RRUGA DREJT BASHKIMIT EKONOMIKDHE MONETAR

1.1

Zgjerimi gradual i BashkimitEvropian

Kriteret e anëtarësimit në BE

Referojuni fjalorthit

4

Page 6: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

INTEGRIMI EKONOMIKPërpjekja e parë për të skicuar rrugëtimin e një bashkimi ekonomik

dhe monetar në tre faza për një periudhë dhjetëvjeçare, zë fill në vitin 1970me RaportinWerner1. Megjithatë, ky projekt fillestar nuk arriti të realizohejsi rrjedhojë e tensioneve të forta që përshkuan tregjet ndërkombëtare tëkëmbimit valutor pas rënies së sistemit të BrettonWoods në fillimvitet ’70,si dhe të recesionit ekonomik të shkaktuar nga kriza e naftës në vitin 1973.

Për t’i bërë ballë kësaj situate të brishtë e të paqëndrueshme, nëntë shtetetanëtare të KEE-së krijuan në vitin 1979 Sistemin Monetar Evropian(SME) , në thelb të të cilit ishte mekanizmi i kursit të këmbimit(MKK) . Ky mekanizëm parashikonte për monedhat e këtyre nëntë vendeve,përcaktimin e një regjimi të kursit të këmbimit fiks, por të rregullueshëm.

Ideja e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar do të rilindte meAktin Unik Evropiannë vitin 1986, i cili krijoi një treg të përbashkët. Ky moment historik solli edhebindjen se përfitimet e plota të tregut të përbashkët mund të korreshin vetëmnëse vendet pjesëmarrëse do të përdornin një monedhë të vetme. Në vitin1988, Këshilli Evropian ngarkoi Komitetin Delors të shqyrtontemundësitë dhe rrugët për krijimin e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar(BEM) . Një vit më vonë, Raporti Delors do t’u hapte rrugën negociatavepër Traktatin e Bashkimit Evropian, i cili krijoi Bashkimin Evropian (BE) dheamendoiTraktatin themelues të Komunitetit Evropian. I njohur ndryshe edhesi Traktati i Mastrihtit, për shkak të qytetit ku u nënshkrua në shkurt të vitit1992,Traktati i Bashkimit Evropian hyri në fuqi më 1 nëntor 1993.

Rruga drejt BEM-it në Evropë kaloi në tre faza. Faza e parë (1990-1993) ukarakterizua nga ngritja e një tregu të përbashkët evropian nëpërmjet heqjestë të gjitha pengesave të brendshme ndaj lëvizjes së lirë të personave, tëmallrave, të kapitalit dhe të shërbimeve brenda Evropës.

Faza e dytë (1994-1998) filloi me krijimin e Institutit Monetar Evropiandhe u përqendrua më së shumti në përgatitjet teknike për monedhën epërbashkët evropiane, në shmangien e deficiteve të larta dhe në konvergimin

Marrëveshja e Mastrihtit unënshkrua në vitin 1992

Tre faza drejt BEM-it1.Tregu i Përbashkët Evropian2. Instituti Monetar Evropian3. BQE dhe euro.

1.2

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Monetar

Struktura dhe detyrat

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat Euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6

1.1 Integrimi evropian1.2 Integrimi ekonomik1.3 Kriteret e konvergjencës

1.4 Karakteristikat kryesore të Eurozonës1.5 Përfitimet nga euro

Momentet historike

1 Pierre Werner ishte Kryeministër i Luksemburgutgjatë asaj kohe.

5

1.

Page 7: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

6

e politikave ekonomike dhe monetare të shteteve anëtare (për të siguruarstabilitetin e çmimeve dhe financa publike të shëndosha). Faza e tretë nisi më1 janar të vitit 1999, me fiksimin e parevokueshëm të kurseve të këmbimit,bartjen e kompetencave të politikës monetare tek Banka Qendrore Evropiane(BQE) dhe përdorimin e euros si monedhë e vetme. Më 1 janar 2002,kartëmonedhat dhe monedhat euro u hodhën në qarkullim në vendetpjesëmarrëse dhe në fund të shkurtit 2002 kartëmonedhat dhe monedhatkombëtare nuk gëzuan më kurs ligjor.

KRITERET E KONVERGJENCËSVendet që dëshirojnë të adoptojnë euron si monedhën e tyre duhet

të arrijnë një shkallë të lartë "konvergjence të qëndrueshme". Shkalla ekonvergjencës vlerësohet në bazë të disa kritereve të shprehura nëTraktatin e Mastrihtit, i cili përcakton se një vend duhet të ketë:

• nivel të lartë të stabilitetit të çmimeve ;• financa publike të shëndosha;• kurs këmbimi të qendrueshëm;• norma interesi afatgjata të ulëta dhe të qendrueshme.

Në maj të vitit 1998, në Samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel u vendosse vetëm 11 shtete anëtare nga 15 që numëronte asokohe BE-ja -përkatësisht: Austria, Belgjika, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda,Irlanda, Italia, Luksemburgu, Portugalia dhe Spanja – kishin përmbushurkriteret për të kaluar në euro, e cila në 1 janar 1999 do të bëhejzyrtarisht monedha e përbashkët e këtyre vendeve. Greqia iu bashkuakëtij grupi më 1 janar 2001. Pas përmbushjes së kritereve, në Eurozonëhynë edhe vende të tjera - Sllovenia në 1 janar 2007, Qiproja e Malta në1 janar 2008, Sllovakia në 1 janar 2009 dhe Estonia në 1 janar 2011.Suedia nuk i ka plotësuar ende të gjitha kriteret, ndërsa Danimarka dheMbretëria e Bashkuar kanë negociuar për “një status të veçantë", të ciline gëzojnë edhe sot. Në protokollet e bashkëlidhura Traktatit Themeluestë Komunitetit Evropian, këtyre dy vendeve iu dha e drejta e zgjedhjes

Politika ekonomike tëqëndrueshme dhe pavarësia e

bankave qendrore.

17 shtete anëtare kanë adoptuarmonedhën euro.

1.3

Referojuni fjalorthit

RRUGA DREJT BASHKIMIT EKONOMIKDHE MONETAR

Page 8: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

7

1.për të marrë pjesë ose jo në fazën e tretë të BEM-it, pra, për të adoptuarose jo euron. Deri tani, të dyja shtetet janë mbështetur në “klauzolëne mospjesëmarrjes” dhe kanë informuar Këshillin e BE-së seaktualisht nuk dëshirojnë të kalojnë në fazën e tretë, që do të thotë seende nuk kanë vendosur të bëhen pjesë e zonës euro.

Suedia së bashku me shtatë vende anëtare nga dymbëdhjetë që iu bashkuanBE-së që nga viti 2004, konsiderohen si vende anëtare “me derogim”, pasinuk i kanë përmbushur ende të gjitha kërkesat për adoptimin e euros.Derogimi nënkupton përjashtimin nga disa prej dispozitave që zbatohenzakonisht qysh në fillim të fazës së tretë të BEM-së. Këtu përfshihen tëgjitha dispozitat lidhur me kalimin e kompetencave të vendimmarrjes sëpolitikës monetare te Këshilli Drejtues i BQE- së.

Ashtu si Suedia, edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanëadoptuar akoma euron, nuk e gëzojnë të drejtën e “klauzolës sëmospjesëmarrjes”, të zbatuar për Mbretërinë e Bashkuar dhe Danimarkën.

Me fjalë të tjera, për shtetet e reja anëtare hyrja në Bashkimin Evropiannënkupton angazhimin e tyre për të adoptuar euron si qëllim përfundimtar,sigurisht pas plotësimit të kritereve të konvergjencës . BQE dheKomisioni Evropian përgatisin raporte periodike dyvjeçare ose raporteme kërkesë të një shteti anëtar me derogim - mbi përparimin e bërë drejtpërmbushjes së kritereve të konvergjencës. Raportet e konvergjencës, ndërtë tjera, marrin parasysh edhe faktorë që ndikojnë në integrimin e vendit nëzonën euro.Këto raporte shërbejnë si bazë për vendimin e Këshillit Evropianpër të lejuar ose jo një vend anëtar të marrë pjesë edhe në Eurozonë.

KARAKTERIST IKAT KRYESORE TË EUROZONËSPërpara se të hynin në Eurozonë, vendet anëtare përfaqësonin ekonomi

relativisht të hapura.Megjithatë, sot ato janë pjesë e një ekonomie më të madhedhe shumë më tepër autonome. Përmasat e Eurozonës e bëjnë këtë ekonomitë krahasueshme me ato më të rëndësishmet në botë, si ekonomia e Shtetevetë Bashkuara apo e Japonisë.

1.4

Dy anëtarë zgjodhën të “mospërfshihen”

Shtete të reja anëtare janë tëangazhuara në procesin eadoptimit të euros si qëllimpërfundimtar

Page 9: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Me një popullsi prej 329 milionë në 2009, Eurozona është një nga ekonomitëmë të mëdha në botë.Në të njëjtën periudhë, Bashkimi Evropian numëron 27shtete anëtare dhe një popullsi prej 501 milionë banorë, krahasuar me Shtetete Bashkuara dhe Japoninë që kanë përkatësisht 299 dhe 128 milionë banorë.

Për sa i përket prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të shprehur sipasparitetit të fuqisë blerëse , në vitin 2009 Shtetet e Bashkuara të Amerikëspërfaqësonin ekonominë më të madhe në botë me 20.5% të PBB-së botërore, tëndjekura nga Eurozona me 15.2% dhe Japonia me 6.0%.Nëse vendet e zonës eurodo të llogariteshin më vete, pjesa e secilit do të ishte shumë e vogël, ku ekonomiamë e madhe përbënte vetëm 3.9% të PBB-së botërore në 2009.

Ndonëse ekonomia e Eurozonës mund të ndikohet ndjeshëm nga zhvillimet nëekonominë botërore, fakti që ajo është një ekonomi më pak e hapur do të thotë seluhatjet në çmimet e mallrave të importuara kanë vetëm një ndikim të kufizuar nëçmimet e brendshme.Megjithatë, ajo është më e hapur se sa ekonomia e Shtetevetë Bashkuara ose e Japonisë.Në 2009 eksportet emallrave dhe të shërbimeve të zonëseuro,si përqindje ndaj PBB-së,qenë shumë më të larta (19.6%),në krahasim me atotë Shteteve të Bashkuara (10.9%) dhe Japonisë (13.3%).

PËRPARËSITË E EUROSMe Bashkimin Ekonomik dhe Monetar (BEM) , Bashkimi Evropian

shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt krijimit të tregut të brendshëm.Tashmë bizneset dhe konsumatorët e kanë më të lehtë të krahasojnë çmimetdhe të gjejnë furnizuesit më të leverdisshëm për ta në Eurozonë.Veç kësaj,BEM-i ka sjellë stabilitet ekonomik dhe monetar në të gjithë Evropën, gjë që ndihmonnë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.Po kështu,monedha e përbashkët i dha fund çrregullimeve që shkaktoheshin nga luhatjete papritura të kursit të këmbimit të monedhave të mëparshme kombëtare.

Përdorimi i monedhave dhe kartëmonedhave euro që nga 1 janari 2002, eka bërë më të thjeshtë udhëtimin nëpër Eurozonë, pasi çmimet e mallrave

Një nga ekonomitë më të mëdhanë botë

Varësi e kufizuar ndaj tregtisë sëjashtme

Një treg tërësisht i përbashkëtpër mallrat dhe shërbimet 1.5

Referojuni fjalorthit

8

RRUGA DREJT BASHKIMIT EKONOMIKDHE MONETAR

Page 10: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

dhe të shërbimeve janë lehtësisht të krahasueshme, kurse pagesat kryhennë të njëjtën monedhë në të gjitha vendet e saj.

Me kalimin në euro, brenda Eurozonës u eliminuan kostot e transaksionevevalutore dhe rreziqet lidhur me kursin e këmbimit. Në të shkuarën, faktorëtë tillë pengonin konkurrencën midis vendeve, ndërkohë që rritja e saj nxitnjë përdorim më efikas të burimeve ekonomike. Monedha e përbashkëtthjeshtëzoi ndjeshëm vendimet mbi investimet, për arsye se luhatjet e kursittë këmbimit nuk ndikojnë më në të ardhurat nga investimet e realizuara nëvende të ndryshme të Eurozonës.

Përpara hyrjes së euros, si rregull, tregjet financiare ishin përgjithësisht tëkufizuara brenda hapësirave kombëtare, dhe instrumentet financiare (siobligacionet dhe aksionet) shpreheshin në monedhat vendase. Adoptimi imonedhës së përbashkët përbën një hap të rëndësishëm në drejtim tëintegrimit të tregjeve financiare të Eurozonës dhe do të vazhdojë të ndikojënë strukturën e ekonomisë së kësaj zone. Nivelet e ndryshme të integrimitmund të vërehen në të gjithë segmentet e sistemit financiar:

• Tregu monetar ndërbankar i Eurozonës është tërësisht i integruar.• Tregu i obligacioneve të shprehura në euro, ka një nivel të mirëintegrimi, intensiteti dhe likuiditeti, si dhe paraqet mundësi të shumtazgjedhjesh për sa i përket investimeve dhe financimeve.

• Tregu i aksioneve të Eurozonës shihet gjithmonë e më shumë si njëtreg i përbashkët.

• Aktiviteti i shkrirjes dhe përthithjes në sektorin bankar është rritur nëEurozonë si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkufitar.

Intensiteti dhe cilësia e një tregu financiar të integruar ndikojnë pozitivishtnë financimin e rritjes ekonomike, e për rrjedhojë në krijimin e vendevetë reja të punës. Individët kanë një mundësi më të madhe zgjedhjeje tëplaneve të tyre të kursimeve dhe të investimeve. Biznesi mund të drejtohetnë një treg kapitali shumë më të madh për financimin e aktivitetit të tijdhe mund të përdorë instrumente të reja për t’u mbrojtur nga rreziqetfinanciare si dhe për të përmirësuar menaxhimin e investimeve të tij.

Rreziqet nga kursi i këmbimitdhe kostot e transaksioneve ueliminuan

Integrimi i tregjeve financiare

9

1.

Page 11: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

10

Belgjika, Franca, Gjermania,Holanda, Italia dhe Luksemburgudhe themelojnë KomunitetinEvropian të Qymyrit dhe tëÇelikut (KEQÇ).

Hyn në fuqi Traktati i Romës;themelohen Komuniteti EkonomikEvropian (KEE) dhe KomunitetiEvropian për Energjinë Atomike(EURATOM).

Tre komunitetet (KEQÇ, KEE,EURATOM) bashkohen ngaTraktati i Shkrirjes.

Prezantohet Raporti Werner,projekti i parë i bashkimitmonetar.

Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria eBashkuar anëtarësohen nëKomunitetet Evropiane (KE).

1952

1973

1979

1981

1986

1987

1989

1958

1967

1970

MOMENTET HISTORIKE

Themelohet Sistemi MonetarEvropian (SME).

Greqia anëtarësohet nëKomunitetet Evropiane.

Portugalia dhe Spanja anëtarësohennë Komunitetet Evropiane.

Hyn në fuqi Akti Unik Evropian, dukei hapur rrugën tregut të përbashkët.

Komisioni Delors prezantonraportin mbi Bashkimin Ekonomikdhe Monetar (BEM).

Page 12: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

11

Fillon faza e parë e BEM-it.

Hyn në fuqi Traktati i BashkimitEvropian (Traktati i Mastrihtit).

Fillon faza e dytë e BEM-it.Themelohet Instituti MonetarEvropian (IME) në Frankfurt.

Austria, Finlanda dhe Suediaanëtarësohen në BE.

Shkrihet Instituti Monetar Evropiandhe themelohet Banka QendroreEvropiane (BQE) në Frankfurt.

Fillon faza e tretë e BEM-it përnjëmbëdhjetë shtetet pjesëmarrëse.Futet në përdorim euro si monedhëe përbashkët.

Hyn në fuqi Traktati i BashkimitEvropian i ndryshuar (Traktati iAmsterdamit).

Greqia hyn në zonën euro si shtetii dymbëdhjetë.

Hyjnë në qarkullim kartëmonedhatdhe monedhat Euro.

Hyn në fuqi Traktati i BashkimitEvropian i ndryshuar (Traktati i Nicës).

Në 1 maj, dhjetë shtete të tjera hynënë BE.

Numri i vendeve anëtare të BE-sëshkon në 27 me hyrjen e Bullgarisëdhe të Rumanisë. Sllovenia pranohetnë Eurozonë. Në dhjetor firmosetTraktati i Lisbonës.

Malta dhe Qipro bëhen pjesë ezonës euro, e cila në këtë momentnumëron 15 shtete anëtare.

Sllovakia pranohet në zonën euro.

Estonia pranohet në zonën euro.

1999

2001

2002

2003

2004

1990

1993

1994

1995

1998

1.2007

2008

2009

2011

Page 13: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

1212

S ISTEMI EVROPIAN I BANKAVE QENDRORE DHEEUROSISTEMI

Sistemi Evropian i Bankave Qendrore (SEBQ) u themelua nëpërputhje me Traktatin e Mastrihtit, me Statutin e Sistemit Evropian tëBankave Qendrore dhe atë të Bankës Qendrore Evropiane . Aipërbëhet prej Bankës Qendrore Evropiane (BQE) dhe bankave qendrorekombëtare (BQK) të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Eurosistemi përfshin BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare tështeteve anëtare të BE-së, që kanë adoptuar euron (sot 17 vende).

Organet vendimmarrëse të BQE-së janë Këshilli Drejtues dhe BordiEkzekutiv . Këshilli Drejtues merr vendimet që i përkasin politikësmonetare të BQE-së, ndërsa Bordi Ekzekutiv zbaton këto vendime dheështë përgjegjës për administrimin e përditshëm të saj. Organi i tretëvendimmarrës i BQE-së është Këshilli i Përgjithshëm , i cili do tëvazhdojë të ekzistojë për aq kohë sa do të ketë shtete anëtare të BE-sëqë nuk e kanë adoptuar ende euron.

BANKA QENDRORE EVROPIANEBQE-ja është institucion me karakter mbikombëtar.Ajo u themelua

në qershor të vitit 1998 në Frankfurt, duke marrë në dorëzim funksionete paraardhësit të saj, Institutit Monetar Evropian (IME). BQE ështëpersonalitet juridik.Aktualisht, zyrat e saj ndodhen në tre godina në zemërtë Frankfurtit, por jo për shumë kohë, pasi në 2014, ajo do të zhvendosetnë pjesën lindore të qytetit, në mjediset e reja të cilat janë në ndërtim esipër.

Punonjësit e BQE-së vinë nga njëzeteshtatë shtetet anëtare të BE-së dhekjo e bën këtë institucion të ketë një karakter me të vërtetë evropian.

BQE është një organizatë mekarakter mbikombëtar

STRUKTURA DHE DETYRAT

2.1

2.2

Referojuni fjalorthit

Page 14: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

2.

1313

DETYRAT E EUROSISTEMITEurosistemi ka katër detyra kryesore. Së pari, zbaton politikën monetare

të miratuar nga Këshilli Drejtues i BQE-së, që do të thotë vendimet mbi normatbazë të interesit të BQE-së (norma e interesit minimal mbi operacionetkryesore të rifinancimit ,normat e interesit për kredinë njëditoredhe të depozitave njëditore si edhe aty ku është e përshtatshme, vendimeqë kanë të bëjnë me objektivat monetarë dhe ofertën e rezervave). Përgjegjësiapër zbatimin e politikës monetare i përket Bordit Ekzekutiv, i cili për të kryerkëtë detyrë u jep udhëzime bankave qendrore kombëtare. Për shembull, BordiEkzekutiv përcakton një herë në javë shpërndarjen e likuiditetit për sektorinbankar nëpërmjet operacioneve kryesore të rifinancimit.

Detyra e dytë dhe e tretë e Eurosistemit është kryerja e operacionevetë këmbimit valutor dhe mbajtja e administrimi i rezervave valutoretë shteteve të Eurozonës.

Bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit kanë transferuar rezerva valutorenë BQE, që kapin një total prej 40 miliardë eurosh, nga të cilat 85% janë nëzotërime dhe 15% në ar. Për këto rezerva të vendosura pranë BQE-së, qëndryshe quhen edhe pretendime të remunerueshme , bankat qendrorekombëtare përfitojnë interesa në euro. Bankat qendrore të Eurosistemit janëtë përfshira në administrimin e rezervës valutore të BQE-së: ato veprojnë siagjentë të saj duke zbatuar udhëzimet për menaxhimin e portofolit, që ajopërcakton. Pjesa e mbetur e rezervës valutore të Eurosistemit i përket bankaveqendrore kombëtare dhe administrohet prej tyre. Operacionet mbi këto llojrezervash rregullohen nga Eurosistemi, veçanërisht ato të cilat e tejkalojnë njënivel të caktuar dhe që kërkojnë miratimin e BQE-së.

Detyra e katërt kryesore e Eurosistemit është nxitja e funksionimit normaltë sistemit të pagesave. Gjithashtu, Eurosistemi kontribuon në mbikëqyrjenfinanciare të sistemit dhe ofron këshillim për ligjvënësit lidhur me fushate tij të kompetencës dhe përpilon statistika financiare dhe monetare.

Traktati i Mastrihtit parashikon gjithashtu se BQE-ja gëzon të drejtënekskluzive për emetimin e kartëmonedhave euro.

Këshilli Drejtues vendos normatbazë të interesit

Rezerva valutore mbahet nga BQE-ja dhe bankat qendrore kombëtare

2.3

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Monetar

Struktura dhe detyrat

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat Euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6

2.1 Sistemi Evropian i Bankave Qendroredhe Eurosistemi

2.2 Banka Qendrore Evropiane2.3 Detyrat e Eurosistemit2.4 Pavarësia

2.5 Bankat qendrore kombëtare2.6 Organet vendimmarrëse të BQE-së2.7 Komitetet e SEBQ-së

Page 15: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

1414

Pavarësia personale

Pavarësia operacionale

Referojuni fjalorthit

PAVARËSIAGjatë kryerjes së detyrave të lidhura me Eurosistemin, BQE-ja dhe

bankat qendrore kombëtare, nuk mund të kërkojnë apo të pranojnëudhëzime nga institucionet apo organet komunitare, as nga qeveritë eshteteve anëtare të BE-së apo nga ndonjë organizëm tjetër. Po ashtu, ngaana tjetër, as të lartëpërmendurit nuk mund të kërkojnë të influencojnënë asnjë lloj mënyre anëtarët e organeve vendimmarrëse të BQE-së dhetë bankave qendrore kombëtare në përmbushjen e detyrave të tyre.

Me qëllim që të sigurohet mbarëvajtja e mandateve të guvernatorëve tëbankave qendrore kombëtare dhe të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv , statutii SEQB-së dhe BQE-së parashikon:

• një mandat prej jo më pak se pesë vjetësh për guvernatorët e bankaveqendrore kombëtare;

• një mandat të parinovueshëm prej jo më pak se tetë vjetësh për anëtarëte Bordit Ekzekutiv së BQE-së;

• largimin e anëtarëve të Bordit Ekzekutiv nga detyra vetëm në rastetekstreme të paaftësisë ose të shkeljeve të rënda; organi përgjegjës përzgjidhjen e këtyre çështjeve është Gjykata e Drejtësisë sëKomuniteteve Evropiane .

Eurosistemi gëzon edhe pavarësi operacionale. BQE-ja dhe BQK-tëzotërojnë instrumentet dhe kompetencat e nevojshme për të realizuar njëpolitikë monetare të efektshme dhe mund të vendosin në mënyrë tëpavarur kur dhe si t’i përdorin ato.

Eurosistemit i ndalohet t’u japë hua organeve komunitare apo entevekombëtare të sektorit publik. Në këtë mënyrë, sigurohet pavarësia prejçdo lloj influence nga autoritetet publike. Për më tepër, KëshilliDrejtues i BQE-së ka të drejtën të miratojë rregullore detyruese nëpërmbushje të detyrave të SEBQ-së dhe, në raste të tjera, siç përcaktohetnë aktet specifike të Këshillit të BE-së .

2.4

STRUKTURA DHE DETYRA

Page 16: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

1515

2.Nationale Bank vanBelgië / BanqueNationale de Belgique

Banka Slovenije

Banque de France

Bank of Greece

Suomen PankkiFinlands Bank

Deutsche Bundesbank

Banco de Portugal

Central Bankof Ireland Banco de España

Central Bank ofCyprus

Banque centraledu Luxembourg

Bank Ċentrali ta’Malta/CentralBank of Malta

De NederlandscheBank

OesterreichischeNationalbank

Národná bankaSlovenska

Banca d’Italia

Eesti Pank

Page 17: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

BANKAT QENDRORE KOMBËTAREBankat qendrore kombëtare, anëtare të Eurosistemit, janë persona

juridikë (sipas ligjit të shtetit përkatës) të dallueshëm nga Banka QendroreEvropiane.Në të njëjtën kohë, ato janë pjesë e Eurosistemit i cili ka përgjegjësinëe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve në Eurozonë; ato veprojnë nëpërputhje me udhëzimet e BQE-së për zbatimin e detyrave të Eurosistemit.

BQK-të janë të angazhuara në zbatimin e politikës monetare të përbashkët tëEurozonës.Ato kryejnë operacione të politikës monetare, si për shembull uofrojnë likuiditet institucioneve të kreditit , sigurojnë shlyerjen e pagesavetë brendshme dhe ndërkufitare (pagesa jo cash) dhe administrojnë rezervatvalutore për llogari të tyre dhe si agjentë të BQE-së.

BQK-të kryejnë gjithashtu një detyrë tjetër të rëndësishme, atë të mbledhjestë dhënave statistikore kombëtare, si dhe emetimin dhe administrimin fizik tëkartëmonedhave euro, në vendet e tyre.Ato kryejnë po ashtu funksione që nukpërfshihen në Statutin e SEBQ dhe të BQE-së, me përjashtim të rasteve kurKëshilli Drejtues i konsideron të papajtueshme me objektivat dhe funksionete Eurosistemit.

Legjislacionet kombëtare mund t’u caktojnë BQK-ve detyra të cilat nuk lidhenme politikën monetare. Disa prej BQK-ve, për shembull, janë të angazhuaranë mbikëqyrjen e sistemit bankar dhe/ose veprojnë si bankier kryesor përqeverinë.

ORGANET VENDIMMARRËSE TË BQE-SËKëshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane përbëhet prej anëtarëve

të Bordit Ekzekutiv të saj dhe guvernatorëve të bankave qendrore kombëtaretë Eurozonës. Statuti i SEBQ-së përcakton se Këshilli Drejtues duhet tëmblidhet të paktën 10 herë në vit. Datat e mbledhjeve vendosen nga vetëKëshilli, në bazë të propozimeve të Bordit Ekzekutiv. Mbledhjet mund tëzhvillohen edhe me videokonferencë, përveç rasteve kur të paktën tre

1616

BQK-të kryejnë operacione tëpolitikës monetare

Këshilli drejtues mblidhet një herënë dy javë, ditën e enjte

2.5

2.6

Referojuni fjalorthit

STRUKTURA DHE DETYRA

Page 18: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

guvernatorë nuk janë dakord.Aktualisht,Këshilli Drejtues mblidhet dy herë nëmuaj, zakonisht të enjten e parë dhe të tretë të muajit.Në përgjithësi, çështjetmbi politikën monetare diskutohen vetëm gjatë mbledhjes së parë.

Presidenti i Këshillit të BE-së dhe një anëtar i Komisionit Evropianmund të marrin pjesë në këto mbledhje, por vetëm anëtarët e KëshillitDrejtues kanë të drejte vote. Secili anëtar i Këshillit Drejtues ka të drejtëne një vote dhe me përjashtim të vendimeve mbi çështjet financiare të BQE-së, Këshilli Drejtues i merr vendimet me një shumicë të thjeshtë votash. Nërastet e barazimit, Presidenti ka të drejtën e votës vendimtare. Për sa i përketçështjeve financiare, si nënshkrimi i kapitalit të BQE-së, transferimi i rezervavevalutore dhe shpërndarja e të ardhurave monetare, votat numërohen sipaspeshës së kuotave që BQK-të zotërojnë në kapitalin e nënshkruar të BQE-së.

E drejta e Këshillit Drejtues për marrjen e vendimeve më të rëndësishmetë Eurosistemit , siç janë ato strategjike, sanksionohet në Traktatin eBashkimit Evropian dhe në statutet e SEBQ dhe BQE-së.

Përgjegjësitë kryesore të Këshillit Drejtues janë:• hartimi i politikës monetare të Eurozonës, pra marrja e vendimeve nëlidhje me nivelin e normave të interesit;

• miratimi i orientimeve dhe marrja e vendimeve të duhura për kryerjene detyrave kryesore të Eurosistemit.

Gjatë procesit të marrjes së vendimeve mbi politikën monetare apo lidhurme detyrat e tjera të Eurosistemit, Këshilli Drejtues analizon dhe mbanparasysh zhvillimet të Eurozonës në tërësinë e saj.

Bordi Ekzekutiv përbëhet nga Presidenti,Zëvendëspresidenti i BQE-së dhenga katër anëtarë të tjerë. Emërimi i tyre bazohet në kriteret e përvojës sëdalluar profesionale për çështje të politikës monetare e bankare, në konsensustë përbashkët me përfaqësuesit më të lartë të qeverive e të shteteve tëEurozonës, me rekomandim të Këshillit të Bashkimit Evropian e pas

1717

Fokusi është në Eurozonë

Bordi Ekzekutiv mblidhet çdo tëmartë

2.

Page 19: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

konsultimit të këtij të fundit me Parlamentin Evropian dhe KëshillinDrejtues të Bankës Qendrore Evropiane. Bordi Ekzekutiv mblidhet zakonishtçdo të martë. Presidenti i BQE-së ose, në mungesë të tij, Zëvendëspresidentidrejton mbledhjet e Këshillit Drejtues, të Bordit Ekzekutiv dhe të Këshillit tëPërgjithshëm të BQE-së. Presidenti ftohet në takimet e Grupit të Euros ,një grupim informal i ministrave të ekonomisë dhe të financave të Eurozonës.Gjithashtu, ai mund të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Bashkimit Evropian,ku trajtohen çështje lidhur me objektivat dhe detyrat e Eurosistemit.

Përgjegjësitë kryesore të Bordit Ekzekutiv janë:• të përgatisë takimet e Këshillit Drejtues;• të zbatojë politikën monetare të Eurozonës në përputhje me udhëzimetdhe vendimet e parashtruara nga Këshilli Drejtues, duke i dhënë në këtëmënyrë instruksionet përkatëse bankave qendrore kombëtare;

• të administrojë punën e përditshme të Bankës Qendrore Evropiane;• të ushtrojë kompetenca të caktuara, përfshi një rol rregullator, tëautorizuar nga Këshilli Drejtues.

Këshilli i Përgjithshëm përbëhet nga Presidenti, nga Zëvëndëspresidenti iBankës Qendrore Evropiane dhe nga guvernatorët e bankave qendrore tëvendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Anëtarët e tjerë të BorditEkzekutiv, Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian dhe një anëtar iKomisionit Evropian mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillittë Përgjithshëm, por nuk kanë të drejte vote. Mbledhjet e Këshillit tëPërgjithshëm mund të organizohen kurdoherë që Presidenti e gjykon tënevojshme ose të paktën me kërkesë të tre anëtareve të tij. Këshilli iPërgjithshëm zakonisht mblidhet në Frankfurt çdo tre muaj.

Këshilli i Përgjithshëm nuk ka përgjegjësi për vendimet e politikës monetarenë Eurozonë. Ai ka marrë përsipër të përmbushë disa detyra që përpara itakonin Institutit Monetar Evropian, të cilat Banka Qendrore Evropiane duhett’i përmbushë gjatë fazës së tretë të Bashkimit Ekonomik dhe Monetar, për aqkohë sa një pjesë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë adoptuarende euron.Kjo nënkupton se detyra kryesore e Këshillit të Përgjithshëm është

1818

Këshilli i Përgjithshëm mblidhetkatër herë në vit

STRUKTURA DHE DETYRA

Referojuni fjalorthit

Page 20: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

të raportojë rreth përparimit që është bërë drejt përmbushjes së kriterevetë konvergjencës nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ende nukkanë adoptuar euron, si dhe të japë këshilla rreth përgatitjeve të nevojshmepër adoptimin e monedhës euro. Gjithashtu, ai kryen funksionin e këshilltaritnë SEBQ dhe ndihmon në mbledhjen e informacionit statistikor.

KOMITETET E SEBQOrganet vendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane mbështeten nga

komitetet e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Gjithashtu, këto komitetejanë të rëndësishme për bashkëpunimin e brendshëm në SEBQ.Ato përbëhennga anëtarë të Bankës Qendrore Evropiane dhe të bankave qendrore kombëtare(BQK) të Eurosistemit , si dhe nga anëtarë të organeve të tjera kompetente,siç mund të jenë autoritetet mbikëqyrëse kombëtare në rastin e Komitetit tëMbikëqyrjes Bankare. BQK-të e shteteve joanëtare të Eurozonës kanë emëruarekspertë për të marrë pjesë në takimet e Komiteteve të SEBQ-së,sa herë që këtokomitete mblidhen për të trajtuar çështje që janë kompetencë e Këshillit tëPërgjithshëm.Mandatet e komiteteve përcaktohen nga Këshilli Drejtues , tëcilit komitetet i raportojnë nëpërmjetBordit Ekzekutiv . SEBQ numëron këtokomitete: Komiteti i Kontabilitetit dhe i të Ardhurave Monetare, Komiteti iMbikëqyrjes Bankare, Komiteti i Kartëmonedhave, Komiteti i Metodologjisë sëKostos, Komiteti i Komunikimit të Eurosistemit/SEBQ, Komiteti Drejtues iSistemeve të Informacionit i Eurosistemit,Komiteti iTeknologjisë së Informacionit,Komiteti iAuditorëve të Brendshëm,Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare,Komiteti Ligjor, Komiteti i Operacioneve tëTregut të Hapur, Komiteti i PolitikësMonetare,Komiteti i Sistemit të Pagesave dhe Shlyerjeve dhe Komiteti i Statistikave.

Gjithashtu, në vitin 1998 Këshilli Drejtues themeloi Komitetin e Buxhetit, i cilipërbëhet nga anëtarë të Bankës Qendrore Evropiane dhe të bankave qendrorekombëtare të Eurosistemit.Komiteti i Buxhetit ndihmon Këshillin Drejtues përçështjet e buxhetit të Bankës Qendrore Evropiane.

Së fundi, në vitin 2005 u themelua Konferenca e Burimeve Njerëzore, e cilapërbëhet nga anëtarë të SEBQ-së. Kjo konferencë ka për qëllim promovimine mëtejshëm të bashkëpunimit dhe punës në grup midis bankave qendrore tëEurosistemit/SEBQ-së në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

1919

Komitetet e ekspertëve mbështesinorganet vendimmarrëse

2.7

2.

Page 21: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

STABIL ITETI I ÇMIMEVEObjektivi kryesor i Eurosistemit është ruajtja e stabilitetit të

çmimeve . Pa cënuar arritjen e objektivit të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve,Eurosistemi mbështet edhe politikat të përgjithshme ekonomike të KomunitetitEvropian.

Neni 2 i Traktatit të Bashkimit Evropian përcakton se BashkimiEvropian ka për qëllim promovimin “e përparimit ekonomik dhe social,rritjen e nivelit të punësimit si dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe tëbalancuar”. Eurosistemi kontribuon në përmbushjen e këtyreobjektivave duke ruajtur stabilitetin e çmimeve. Gjithashtu, ai mbanparasysh këto objektiva gjatë ndjekjes së objektivit të tij të stabilitetittë çmimeve. Në rast konflikti të këtyre objektivave, BQE-ja duhet t’i japëprioritet ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Eurosistemi vepron sipas parimeve të ekonomisë së tregut të hapur dhetë konkurrencës së lirë që mbështet shpërndarjen efikase të burimeve.

STRATEGJ IA E POLIT IKËS MONETARE TË BQE-SËPër të arritur stabilitetin e çmimeve, Banka Qendrore Evropiane duhet

të ndikojë tregun monetar dhe si rrjedhojë normat afatshkurtra të interesit.BQE-ja ka adoptuar një strategji që siguron një përqasje sistematike dhe tëqëndrueshme në marrjen e vendimeve të politikës monetare.Qëndrueshmëriandihmon në stabilizimin e pritshmërive të inflacionit si dhe në rritjen ebesueshmërisë të BQE-së.

Elementi kryesor në hartimin e strategjisë së politikës monetare nga KëshilliDrejtues i BQE-së është përkufizimi sasior i stabilitetit të çmimeve :“rritja vjetore e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit(IHÇK) në Eurozonë të jetë nën 2 %”. Stabiliteti i çmimeve duhet të ruhetedhe në periudhën afatmesme, duke pasqyruar kështu nevojën e një politikemonetare sa më largpamëse.Me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve,BQE-ja synon

2020

POL IT IKA MONETARE

3.1

Prioritet kryesor është stabilitetii çmimeve

Referojuni fjalorthit

3.2

Page 22: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

të ruajë normën e inflacionit në nivele të ulëta, por afër 2% gjatë një periudheafatmesme.Në këtë mënyrë, ajo pasqyron angazhimin për të siguruar një marzhtë mjaftueshëm sigurie kundrejt rrezikut të deflacionit .

Politika monetare duhet të jetë largpamëse, në mënyrë që të zbusë efektet evonesave kohore në veprimin emekanizmit të transmetimit (shih pjesënnë vijim). Për më tepër, ajo duhet të ankorojë pritshmëritë e inflacionit dhetë ndihmojë në qëndrueshmërinë e zhvillimeve ekonomike.

Krahas përkufizimit të stabilitetit të çmimeve, strategjia e politikës monetarepërfshin një vlerësim të hollësishëm të rreziqeve mbi stabilitetin e çmimeve,dukeu mbështetur në një analizë ekonomike dhe në një analizë monetare.Çdo vendimi politikës monetare paraprihet nga një vlerësim i kryqëzuar i këtyre dy analizave.

INSTRUMENTET E POLIT IKËS MONETAREMekanizmi i transmetimit të politikës monetare fillon me administrimin

e likuiditetit të bankës qendrore dhe me orientimin e normave afatshkurtratë interesit.

Tregu i parasë, si pjesë përbërëse e tregut financiar, luan një rol vendimtar nëtransmetimin e vendimeve të politikës monetare, duke qenë se është tregu iparë, i cili ndikohet nga ndryshimet e politikës monetare. Një treg i parasë imirëzhvilluar dhe i integruar është thelbësor për një politikë efikase monetare,pasi ai siguron shpërndarje të barabartë të likuiditetit dhe nivel homogjen tënormave afatshkurtra të interesit në zonën e monedhës së përbashkët. Kyparakusht u plotësua pothuajse menjëherë pas fillimit të fazës së tretë tëBashkimit Ekonomik dhe Monetar, kur tregjet kombëtare të parasë u integruansuksesshëm në një treg efikas të parasë në Eurozonë.

Për të kontrolluar normat afatshkurtra të interesit, Eurosistemi ka nëdispozicion një sërë instrumentesh të politikës monetare si operacionet e treguttë hapur, lehtësirat e përhershme dhe rezervën e detyruar.

2121

3.3

Politika monetare largpamëse

Tregu i parasë është i pari qëndikohet

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Evropian

Struktura dhe detyrat

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat Euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6

3.1 Stabiliteti i çmimeve3.2 Strategjia e politikës monetare të BQE

3.3 Instrumentet e politikës monetare3.4 Komunikimi3.5 Statistika monetare dhe financiare

3.

Page 23: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Operacionet e tregut të hapur mund të ndahen në katër kategori:

• Operacione kryesore të rifinancimit - janë transaksione të zakonshmeqë sigurojnë likuiditet me një frekuencë dhe maturim njëjavor;

• Operacione rifinancimi afatgjatë - janë transaksione që sigurojnë likuiditet,por që kryhen në frekuenca mujore dhe kanë maturitet tremujor;

• Operacione rregulluese - kryhen në raste të veçanta me qëllim rregullimine normave të interesit dhe administrimin e likuiditetit në treg. Në mënyrëtë veçantë, këto operacione kanë për qëllim zbutjen e efekteve të normavetë interesit në rast luhatjesh të paparashikuara të likuiditetit; dhe

• Operacione strukturore - mund të kryhen nga Eurosistemi nëpërmjetmarrëveshjeve të anasjellta, transaksioneve të shitblerjeve me të drejta tëplota dhe emetimit të instrumenteve të borxhit.

Eurosistemi ofron gjithashtu dy lehtësira të përhershme në dispozicion të institucionevetë kreditit për investimin e likuiditetit të tepërt ose huamarrjen e likuiditetit me afatkohor njëditor.Normat e interesit të këtyre dy instrumenteve përcaktojnë korridorinku mund të luhaten normat e interesit njëditor në tregun ndërbankar.

• kredia njëditore u jep mundësinë institucioneve të kreditit të përftojnëlikuiditete njëditore nga bankat qendrore kombëtare kundrejt një llojkolaterali të parapërcaktuar; dhe

• depozita njëditore u jep mundësinë institucioneve të kreditit të investojnënë depozita njëditore në bankat qendrore kombëtare të Eurosistemit.

Eurosistemi i kërkon gjithashtu, çdo institucioni të kreditit të mbajë një rezervëminimale në llogaritë e bankave qendrore kombëtare.Çdo institucion krediti duhettë depozitojë një përqindje të caktuar të sasisë së depozitave të klientëve të vetë(si edhe disa lloje të tjera detyrimesh), në një llogari të bankës së vet qendrorekombëtare,për një periudhë mesatare mbajtjeje prej 1 muaji.Eurosistemi paguannorma interesi afatshkurtër për këto llogari. Sistemi i rezervës së detyruar ka siqëllim stabilizimin e normave të interesit në tregun e parasë dhe të krijojë (osetë zgjerojë) një deficit të strukturuar likuiditeti në sistemin bankar.

2222

POL IT IKA MONETARE

Referojuni fjalorthit

Lehtësirat e Përhershme

Rezerva minimale e detyruar

Page 24: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

KOMUNIKIMINjë komunikim i jashtëm efikas luan rol mjaft të rëndësishëm në

veprimtarinë e përditshme të bankës qendrore. Komunikimi kontribuonnë rritjen e efikasitetit dhe të besueshmërisë së politikës monetare. Nëmënyrë që publiku të kuptojë më mirë politikën monetare dhe aktivitetete tjera të një banke qendrore, BQE-ja duhet të jetë sa më e hapur dhetransparente. Kjo përbën edhe parimin bazë të komunikimit të jashtëm tëEurosistemit, i cili përfshin një bashkëpunim të ngushtë midis BankësQendrore Evropiane dhe bankave qendrore kombëtare.

Për të realizuar një komunikim sa më efikas, BQE-ja dhe BQK-të përdorinnjë sërë mjetesh komunikimi, ku ndër më të rëndësishmit janë:

• Konferenca e rregullt mujore për shtyp pas mbledhjes së parë të KëshillitDrejtues;

• Publikimi i një Buletini Mujor i cili përmban një përshkrim të hollësishëmtë zhvillimeve ekonomike në Eurozonë dhe artikuj mbi aktivitetet e BQE-së;

• Seanca dëgjimore e Presidentit të BQE-së dhe e anëtarëve të tjerë tëBordit Ekzekutiv të BQE-së në Parlamentin Evropian ;

• Intervista dhe fjalime të anëtarëve të organeve vendimmarrëse të BQE-së;

• Njoftime për shtyp të cilat shpjegojnë vendimet dhe pikëpamjet eKëshillit Drejtues;

• Faqet e internetit të BQE-së dhe BQK-ve ku publikohen materiale tëndryshme, duke përfshirë një gamë të pasur statistikore;

• Materiale diskutimi;• Materiale të veçanta studimore.

23

3.43.

Page 25: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

STATIST IKAT MONETARE DHE FINANCIAREBanka Qendrore Evropiane përpilon dhe publikon statistika

monetare dhe financiare në bashkëpunim të ngushtë me bankat qendrorekombëtare. Ky informacion statistikor mbështet vendimmarrjen dhezbatimin e politikës monetare në Eurozonë.

Bankat qendrore kombëtare (e në disa raste, autoritete të tjera kombëtare)mbledhin të dhëna nga institucionet financiare ose burime të tjera dhepërllogarisin vlerat totale të agregatëve në nivel kombëtar, të cilat iraportohen Bankës Qendrore Evropiane. Më pas, BQE-ja përpilon vlerattotale të agregatëve në Eurozonë.

Baza ligjore për hartimin, grumbullimin, përpilimin dhe shpërndarjen estatistikave të BQE-së përcaktohet në Statutet e Sistemit Evropian tëBankave Qendrore dhe të Bankës Qendrore Evropiane, që janë pjesë eanekseve të Traktatit. BQE-ja sigurohet që kriteret e vendosura prej sajnë lidhje me statistikat të respektohen nga institucionet financiare dhesubjektet e tjera raportuese, por gjithashtu ajo përpiqet të minimizojëngarkesën e punës që këto institucione e subjekte mbartin për shkak tëraportimit statistikor.

2424

POL IT IKA MONETARE

BQE-ja përpilon agregatët përEurozonën

Referojuni fjalorthit

3.5

Page 26: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Përgjegjësia për statistikat në nivel evropian ndahet midis Bankës QendroreEvropiane dhe Komisionit Evropian (nëpërmjet Eurostatit, Zyrës sëStatistikave të Komuniteteve Evropiane). BQE-ja ka përgjegjësi kryesoreose të përbashkët në lidhje me statistikat monetare, të institucionevefinanciare dhe të tregjeve financiare të Eurozonës, statistikat e sektorit tëjashtëm (përfshirë Bilancin e pagesave), llogaritë financiare dhe hartimine llogarive tremujore jofinanciare për aktorët ekonomikë (individët,korporatat dhe qeveria) të Eurozonës. Përgjegjësia për infrastrukturënstatistikore (duke përfshirë rishikime sezonale, hartimin e një kuadristatistikor cilësor dhe të standardeve të transmetimit të të dhënave) nënivel evropian ndahet gjithashtu midis këtyre dy institucioneve.Aty ku ështëe mundur, statistikat e SEBQ-së janë në përputhje me standardetndërkombëtare.

25

3.

Page 27: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

S ISTEMI TARGET 2SistemiTARGET 2 (Trans-European Automated Real-time

Gross settlement Express Transfer) zëvendësoi gjeneratën e parëtë sistemit TARGET, i cili filloi të funksiononte në janar të vitit 1999, në tënjëjtin vit kur u lançua monedha euro.

Ashtu si paraardhësi i tij, sistemi TARGET 2 mundëson shlyerjen eoperacioneve të bankave qendrore, të transfertave ndërbankare me vlerëtë madhe në monedhën euro si dhe të pagesave të tjera në këtë monedhë.TARGET 2 siguron procesimin në kohë reale, shlyerje në bankën qendroredhe përfundimtare (te klienti). Megjithatë, ndryshe nga sistemi TARGET, kuprocesimi i pagesave ishte i decentralizuar nga bankat qendrore kombëtare,sistemi i ri përdor një platformë të vetme të përbashkët që funksionon epavarur nga këto banka. Kjo platformë ofron një shërbim më të mirë dhetë harmonizuar, nëpërmjet ekonomive të shkallës, dhe mundëson komisionemë të ulëta dhe kosto më të leverdishme. Sistemi i pagesaveTARGET 2 nukka kufi për vlera minimale apo maksimale.

2626

S I STEMI TARGET 2

4.Shlyerja në kohë reale epagesave në euro

Referojuni fjalorthit

Page 28: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Duke përdorur sistemin TARGET 2 për pagesat në vlera të mëdha, nëmënyrë të veçantë ato në lidhje me veprimet ndërbankare,pjesëmarrësit e tregut marrin një shërbim më shumë dhe japin njëkontribut të rëndësishëm në reduktimin e rrezikut sistemik nëBashkimin Evropian, që do të thotë rreziku i “përhapjes nëpërmjetefektit ngjitës” në zona të tjera për shkak të rritjes së numrit dhevlerës të veprimeve ndërbankare.

Brenda këtij kuadri, një zhvillim tjetër është lançimi i Zonës së Vetmetë Pagesave Euro (Single Euro Payments Area - SEPA), me të cilën tëgjitha pagesat jo-cash në euro konsiderohen si pagesa të brendshmedhe ndryshimi midis veprimeve kombëtare dhe ndërkufitare do tëeliminohet.TARGET 2 dhe SEPA do t’i japin një fytyrë të re tregut tëpagesave në Eurozonë, duke e bërë më dinamik dhe me kosto më tëulët.

27

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Evropian

Struktura dhe detyra

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6 4.

Page 29: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

KARTËMONEDHATKartëmonedhat euro hynë në qarkullim më 1 janar 2002.Ato kanë shtatë

prerje: 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro. Përmasa e secilës prerje është nëpërpjestim të drejtë me vlerën nominale të saj.

Kartëmonedhat përshkruajnë stilet arkitekturale të shtatë periudhave tëkulturës dhe historisë evropiane: periudhën klasike, romake, gotike, rilindase,baroke dhe rokoko, arkitekturën e hekurit dhe xhamit dhe arkitekturënmoderne të shekullit XX,duke pasqyruar 3 elementë kryesore të arkitekturës:dritaret, portat dhe urat.Asnjë nga motivet e paraqitura në kartëmonedha nukjanë ndërtesa apo monumente ekzistuese.

Dritaret dhe portat në anën e përparme të çdo kartëmonedhe simbolizojnëshpirtin e çiltërsisë dhe të bashkëpunimit në Evropë. Ana e pasme e çdokartëmonedhe tregon një urë.Këto ura janë përdorur si metaforë e komunikimitmidis kombeve evropiane dhe midis Evropës e pjesës tjetër të botës.

Kartëmonedhat euro përmbajnë një sërë elementesh sigurie për t’i mbrojturnga falsifikimet dhe për t’u dhënë mundësinë përdoruesve të njohinkartëmonedhat e vërteta. Këto elemente sigurie përfshijnë: filigramën,hologramin, fillin e sigurisë dhe bojën e dukshme të ndryshueshme. Për tëndihmuar njerëzit e verbër ose me shikim të kufizuar janë përfshirë edhe veçoritë tjera si germa të gdhendura dhe shifra të mëdha.

Kontrollet e larta të cilësisë bëjnë të mundur që të gjitha kartëmonedhat tëjenë identike si në cilësi ashtu edhe në pamje. Kartëmonedhat nuk paraqesinsimbole kombëtare.

Në fakt, pritet që së shpejti të dalë një seri e re e kartëmonedhave euro.Ajo dotë përfshijë elemente të reja sigurie, por nga pikëpamjet e tjera mund të quhetnjë vazhdim i serisë aktuale, me të njëjtën prerje nga 5 deri në 500 euro, dheme të njëjtat motive,duke i bërë menjëherë të dallueshme si kartëmonedha euro.

2828

KARTËMONEDHAT DHE MONEDHAT EURO

Referojuni fjalorthit

5.1

Page 30: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

MONEDHATNjë euro ndahet në 100 qindarka. Gjithsej janë tetë monedha euro:

1, 2, 5, 10, 20, 50 qindarka, 1 euro dhe 2 euro. Secila prej monedhave kanjë faqe evropiane dhe një faqe kombëtare. Pavarësisht përkatësisëkombëtare, të gjitha monedhat euro mund të përdoren pa dallim në tëgjitha vendet anëtare të Eurozonës.

Të tetë monedhat e serisë ndryshojnë nga njëra-tjetra në madhësi, peshë,material, ngjyrë dhe trashësi. Për të ndihmuar sa më shumë përdoruesite tyre, veçanërisht njerëzit e verbër apo ata me shikim të kufizuar,monedhave euro u janë shtuar edhe disa veçori të tjera për t’i bërë prerjete ndryshme lehtësisht të dallueshme nga njëra-tjetra. Për shembull, çdomonedhë euro ka një prerje rrethore dalluese. Një sistem i përparuar ikontrollit të cilësisë bën të mundur që të gjitha monedhat euro të jenëtë këmbyeshme kudo në Eurozonë dhe të përdorshme në të gjitha makinatautomatike të shërbimeve me monedhë.

Gjithashtu, një kujdes i veçantë është treguar në prodhimin e monedhaveeuro me vlerë më të madhe (1 dhe 2 euro) me qëllim mbrojtjen e tyrendaj falsifikimeve. Dizenjimi i sofistikuar dyngjyrësh për të dyja këtomonedha apo stampimi i figurave në pjesën e buzëve të monedhës 2 euroe bën të vështirë falsifikimin e këtyre monedhave.

29

5.2

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Evropian

Struktura dhe detyra

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6

5.1 Kartëmonedhat5.2 Monedhat 5.

Page 31: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

MBIKËQYRJA BANKAREPërgjegjësia e drejtpërdrejtë për mbikëqyrjen bankare dhe stabilitetin

financiar u mbetet autoriteteve kompetente të secilit vend anëtar tëBashkimit Evropian. Megjithatë, në përputhje me Traktatin , SistemiEvropian i Bankave Qendrore ka për detyrë të kontribuojë në zbatiminnormal të politikave të ndjekura nga autoritetet përgjegjëse përmbikëqyrjen e kujdesshme të institucioneve të kreditit dhe stabilitetine sistemit financiar.

Kjo detyrë përmbushet kryesisht në tre drejtime.

Së pari, SEBQ-ja monitoron dhe jep një vlerësim rreth stabilitetit financiarnë nivel Eurozone/Bashkimi Evropian. Ky aktivitet plotëson dhe mbështetveprimtaritë përkatëse në nivel kombëtar të bankave qendrore dhe tëautoriteteve mbikëqyrëse me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar nëvendet përkatëse.

3030

MBIKËQYRJA BANKARE

6.

Monitorimi i stabilitetit financiar

Referojuni fjalorthit

Page 32: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Së dyti, SEBQ jep këshilla për formulimin dhe rishikimin e kërkesaverregullatore dhe mbikëqyrëse të institucioneve financiare. Një pjesë e mirëe këtij këshillimi realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes së BQE-së në organetpërkatëse rregullatore dhe mbikëqyrëse evropiane dhe ndërkombëtare siKomiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, Komiteti Bankar Evropian dheKomiteti i Mbikëqyrësve Bankarë Evropianë.

Së treti, BQE-ja promovon bashkëpunimin midis bankave qendrore dheautoriteteve mbikëqyrëse për çështje me interes të përbashkët (përshembull, mbikëqyrja e sistemit të pagesave, menaxhimi i krizës financiare).

Këto aktivitete organizohen me ndihmën e Komitetit të MbikëqyrjesBankare (një nga komitetet e SEBQ të përmendura në paragrafin 2.7), i cilimbledh së bashku ekspertë të bankave qendrore dhe të autoritetevembikëqyrëse të BE-së.

31

Rruga drejt BashkimitEkonomik dhe Evropian

Struktura dhe detyra

Politika monetare

Sistemi TARGET 2

Kartëmonedhat dhemonedhat euro

Mbikëqyrja bankare

2

1

3

4

5

6 6.

Page 33: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

F JALORTHBanka Qendrore: institucion i cili nëpërputhje me një akt ligjor, është përgjegjës përhartimin dhe zbatimin e politikës monetare tënjë zone të caktuar.

Banka Qendrore Evropiane (BQE): ështëthemeluar më 1 qershor 1998 me seli nëFrankfurt, Gjermani. BQE-ja bashkë me bankatqendrore kombëtare të zonës euro, harton dhezbaton politikën monetare të shtetevepjesëmarrëse të Eurozonës.

Bashkimi Ekonomik dhe Monetar (BEM):proces i cili çon shtetet anëtare të BE-së drejtharmonizimit të politikave ekonomike emonetare dhe krijimit të një monedhe tëpërbashkët.Traktati i Mastrihtit parashikon 3 fazapër realizimin e BEM-it. Faza e parë (1 korrik1990 - 31 dhjetor 1993), kur vendet anëtarelejuan lëvizjen e lirë të kapitaleve midisterritoreve të tyre, me një koordinim më tëngushtë të politikave ekonomike dhebashkëpunim midis bankave qendrore. Faza edytë (1 janar 1994 - 31 dhjetor 1998) nisi mekrijimin e Institutit Monetar Evropian, i cili ishtei fokusuar në përgatitjet teknike për krijimin enjë monedhe të vetme, shmangien e deficitevetë tepërta dhe rritjen e konvergjencës sëpolitikave ekonomike dhe monetare të vendeveanëtare (për të siguruar stabilitet çmimesh dhefinanca të shëndosha publike). Faza e tretë (nga1 janar 1999) shënohet me fiksimin eparevokueshëm të kursit të këmbimit, përcjelljene kompetencave të politikës monetare te BankaQendrore Evropiane (BQE) dhe përdorimin eeuros si monedhë e përbashkët.

Bordi Ekzekutiv: është një nga organetvendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropiane.Ai përbëhet nga Presidenti, Zëvendëspresidentidhe katër anëtarë të tjerë, të emëruar mekonsensusin e përbashkët të krerëve të shteteveose të qeverive të shteteve që kanë adoptuarmonedhën euro.

Deflacion: proces i karakterizuar nga një rëniee vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm tëçmimeve gjatë një periudhe të konsiderueshmekohe.

Depozitë njëditore: një lehtësi e përhershmee Eurosistemit, të cilën kundërpalët mund tapërdorin për të vendosur një depozitënjëditore në një bankë qendrore kombëtarekundrejt një norme interesi të paracaktuar.

Derogim: Sipas nenit 122 të Traktatit të KE-së,vendet anëtare që kanë një derogim janë atoshtete të cilat janë në rrugë e sipër tëpërgatitjeve për adoptimin e euros. Ky status u

referohet tetë vendeve anëtare (Suedisë dheshtatë vendeve anëtare të reja), ku të drejtat dhedetyrimet për përdorimin e euros si monedhëe vetme nuk aplikohen për këto shtete. Ndrysheështë rasti i Danimarkës dhe i Mbretërisë sëBashkuar të cilat gëzojnë klauzolën emospjesëmarrjes që i shkarkon ato nga detyrimipër të marrë pjesë në fazën e tretë të BashkimitEkonomik dhe Monetar.

ECOFIN: shih Këshillin e Bashkimit Evropian.

Eurosistemi: përbëhet nga Banka QendroreEvropiane dhe bankat qendrore kombëtare tështeteve anëtare të Eurozonës. Ai harton dhezbaton politikën monetare të Eurozonës.

Grupi i Euros: grupim joformal i ministrave tëekonomisë dhe të financave të vendeve anëtaretë Eurozonës. Në takimet e këtij grupi, ministratshqyrtojnë çështje që lidhen me përgjegjësitë etyre të përbashkëta për euron. KomisioniEvropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë tëftuar të marrin pjesë në takimet e Grupit tëEuros, të cilat i paraprijnë zakonisht një takimitë planifikuar të ECOFIN-it.

Gjykata e Drejtësisë e KomuniteteveEvropiane: institucioni që siguron respektimine së drejtës në interpretimin dhe zbatimin etraktateve dhe të akteve juridike të përcaktuaranga ana e institucioneve të Bashkimit Evropian.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve tëKonsumit (IHÇK): njësia matëse e çmimeveqë përdoret nga Këshilli Drejtues për tëvlerësuar stabilitetin e çmimeve në Eurozonë.Aillogaritet dhe publikohet nga Eurostati, ZyraStatistikore e Komuniteteve Evropiane.

Inflacioni: një rritje e vazhdueshme e nivelit tëpërgjithshëm të çmimeve, e cila çon në rëniene vazhdueshme të fuqisë blerëse të parasë.Zakonisht inflacioni shprehet si ndryshim vjetornë përqindje i indeksit të çmimeve tëkonsumit, si IHÇK.

Institucion krediti: Bankat dhe bankat ekursimit janë llojet më të zakonshme tëinstitucioneve të kreditit. Sipas nenit 1(1) tëdirektivës 2000/12/EC, një institucion kreditiështë (i) një sipërmarrje, qëllimi i të cilës ështëtë mbledhë depozita ose fonde të tjera tëripagueshme nga publiku dhe të japë kredi përllogari të vet; ose (ii) një sipërmarrje ose çdoperson tjetër juridik, përveç atyre të parashikuarnë pikën (i), që emeton mjete pagese në formëne parasë elektronike. “Para elektronike” do tëthotë vlerë monetare që përfaqëson një tëdrejtë mbi emetuesin, e cila (a) ruhet në një

mekanizëm elektronik; (b) emetohet kundrejtkthimit të fondeve me një shumë jo më të vogëlnë vlerë sesa vlera monetare e emetuar; dhe (c)pranohet si mjet pagese nga sipërmarrës tëndryshëm nga emetuesi.

Instituti Monetar Evropian: institucion i BE-së, përgjegjës për përgatitjet e fazës finale tëBashkimit Ekonomik dhe Monetar.Ai u krijua më1 janar 1994 dhe u zëvendësua nga BankaQendrore Evropiane më 1 qershor 1998.

Këshilli Drejtues: është organi më i lartëvendimmarrës i Bankës Qendrore Evropiane.Aipërbëhet nga gjashtë anëtarë të BorditEkzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane dheguvernatorët e bankave qendrore të vendeveanëtare të Bashkimit Evropian, të cilat kanëadoptuar monedhën euro.

Këshilli Evropian: përbën shtysën e nevojshmepër zhvillimin e Bashkimit Evropian dhe hartonorientimet e përgjithshme politike të tij. Aipërbëhet nga kryetarët e shteteve ose tëqeverive anëtare të Bashkimit Evropian dhe ngaPresidenti i Komisionit Evropian (shiko Këshilline BE-së).

Këshilli i Bashkimit Evropian (Këshilli iMinistrave): është një institucion i KomunitetitEvropian i përbërë nga përfaqësues të qeverivetë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian,kryesisht nga ministra përgjegjës për çështjepërkatëse që trajtohen (për këtë arsyeshpeshherë njihet si Këshilli i Ministrave). Këshillii Bashkimit Evropian që mbledh ministrat eekonomisë dhe të financës quhet ECOFIN.Gjithashtu, për vendime të rëndësishme, Këshillii Bashkimit Evropian mund të mbledhë edhekrerët e shteteve ose të qeverive të vendeveanëtare. Ky institucion nuk duhet të ngatërrohetme Këshillin e Evropës, i cili gjithashtu mbledhnë një tryezë krerët e shteteve ose të qeverivetë vendeve të Evropës dhe siguron shtysën enevojshme për zhvillimin e mëtejshëm tëBashkimit Evropian, si dhe harton orientimet epërgjithshme politike.

Këshilli i Përgjithshëm: është një nga organetvendimmarrëse të Bankës Qendrore Evropianedhe përbëhet nga Presidenti dheZëvëndëspresidenti i Bankës QendroreEvropiane si dhe nga guvernatorët e bankaveqendrore të të gjitha vendeve anëtare tëBashkimit Evropian.

Komisioni Evropian: është një prej pesëinstitucioneve të BE-së, i cili u krijua në vitin1967 për tre Komunitetet Evropiane. KomisioniEvropian ndërmerr nisma në fushën e

32

Page 34: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

legjislacionit komunitar dhe paraqetprojektpropozimet përpara Parlamentit Evropiandhe Këshillit. Ai siguron zbatimin e rregullt tëvendimeve të BE-së dhe është përgjegjës përekzekutimin e buxhetit dhe monitorimin eprogrameve komunitare. Gjithashtu, KomisioniEvropian monitoron përputhshmërinë metraktatet evropiane dhe ligjin komunitar. Nëfunksionin e tij si “gardiani i traktateve“, sëbashku me Gjykatën e Drejtësisë, ai siguronedhe zbatimin e duhur të të drejtës evropianenga të gjitha vendet anëtare të BashkimitEvropian. Aktualisht, Komisioni përbëhet ngapresidenti dhe 26 komisionerë. Departamentete tij, të quajtura drejtori të përgjithshme, janëpërgjegjëse për zbatimin e politikave tëpërbashkëta dhe administrimin e përgjithshëmnë një fushë të caktuar. Komisioni përfaqësoninteresat e përgjithshme të BE-së dhe është ipavarur nga vendet anëtare.Ai emërohet për njëafat pesëvjeçar, por mund të shkarkohet ngaParlamenti, përpara të cilit përgjigjet.

Komiteti Delors: Në qershor të vitit 1988Këshilli Evropian miratoi krijimin e një komitetitë kryesuar nga Jacques Delors, asokohePresident i Komisionit Evropian, për tëstudiuar dhe propozuar fazat konkrete nëpër tëcilat do të kalonte bashkimi ekonomik dhemonetar. Komiteti përbëhej nga guvernatorët ebankave qendrore të Komunitetit të atëhershëmEvropian (KE-së), si dhe nga AlexandreLamfalussy, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës përRregullime Ndërkombëtare (BIS), NielsThygesen, profesor i ekonomisë, Danimarkë, dheMiguel Boyer, Presidenti i atëhershëm i Bankëssë Jashtme të Spanjës. Raporti Delors, i hartuarnga ky Komitet, propozoi që bashkimi ekonomikdhe monetar të arrihej në 3 faza.

Komuniteti Ekonomik Evropian (KEE): ithemeluar në vitin 1957 nga Traktati i Romës,përbënte një hap përpara drejt integrimitevropian, që do të thotë lëvizje e lirë e njerëzve,e mallrave, e kapitalit dhe e shërbimeve midisvendeve anëtare të BE.

Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe iÇelikut (KEQÇ): një nga komunitetetevropiane, që u themelua nga Traktati i Parisit nëvitin 1951 dhe krijoi një treg të përbashkët përqymyrin dhe çelikun midis gjashtë vendevethemeluese (Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë,Itali dhe Luksemburg).

Kredia njëditore: një lehtësi e përhershme eEurosistemit, të cilën kundërpalët mund tapërdorin për të marrë kredi njëditore nga bankaqendrore kombëtare të Eurosistemit, me njënormë interesi të paracaktuar kundrejtkolateralëve të pranueshëm.

Kriteret e konvergjencës: katër kritere qëduhet të plotësojë çdo vend anëtar i BE-së parase të adoptojë monedhën euro; që nënkuptojnëstabilitet çmimesh, financa publike të shëndosha(një deficit dhe borxh publik i kufizuar në raportme PBB-në), një kurs i qëndrueshëm këmbimidhe norma afatgjata interesi të ulëta dhe tëqëndrueshme.

Kriteret e Kopenhagenit (kriteret eanëtarësimit): shtetet që duan tëanëtarësohen në BE, duhet të plotësojnë disakritere: kriterin politik (institucione tëqëndrueshme që garantojnë demokracinë,shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dherespektimin e minoriteteve), kriterin ekonomik(një ekonomi tregu funksionale) dhe përafrimine legjislacionit vendas me acquis communautaire(tërësia e legjislacionit të BE-së). Këto kritere uvendosën nga Këshilli Evropian i Kopenhagenitnë qershor të vitit 1993 dhe u konfirmuan ngaKëshilli Evropian i Madridit në dhjetor të vitit1995.

Lehtësirat e përhershme: janë lehtësira qëbanka qendrore vë në dispozicion përinstitucionet e kreditit me iniciativë të vetëinstitucioneve. Eurosistemi ofron 2 lehtësi tëpërhershme, kredinë njëditore dhe depozitënnjëditore.

Mekanizmi i Kursit të Këmbimit II (MKKII): përbën kuadrin e bashkëpunimit lidhur mepolitikën e kursit të këmbimit, midis vendeve tëEurozonës dhe vendeve anëtare të BE-së që nukbëjnë pjesë ende në të. Anëtarësimi në këtëmekanizëm është vullnetar. Megjithatë, vendetanëtare me derogim pritet të anëtarësohen nëkëtë mekanizëm, duke përcaktuar kështu njëkurs qendror të monedhës së tyre kundrejteuros, me një bandë tolerance luhatëse ± 15 %rreth kësaj vlere qendrore. Në rastin e vendeveme një shkallë më të lartë konvergjence mezonën euro, me kërkesën e vendit joanëtar tëzonës euro mund të bihet dakord përpërcaktimin e një bande me nivel tolerance mëtë ulët.

MKK II: Shiko Mekanizmin e Kursit tëKëmbimit.

Mekanizmi i transmetimit: nënkuptonprocesin nëpërmjet të cilit, ndryshimet e normësbazë të interesit ndikojnë sjelljen e aktorëveekonomikë, aktivitetin ekonomik dhe së fundmi,nivelin e përgjithshëm të çmimeve.

Norma minimale e ofruar: është normaminimale e ofruar për operacionet kryesore tërifinancimit, e cila përcaktohet nga Këshilli

Drejtues, zakonisht në mbledhjen e parë të çdomuaji.

Operacionet e këmbimit valutor: Blerja dheshitja e valutës. E përkthyer kjo përEurosistemin, nënkupton blerjen dhe shitjen emonedhave të tjera kundrejt euros.

Operacionet kryesore të rifinancimit:operacione të rregullta të tregut të hapur, të cilatkryhen nga Eurosistemi për t’i siguruar sistemitbankar likuiditetin e nevojshëm. Këtooperacione mund të kenë formën e ankandevejavore ku bankat bëjnë ofertat e tyre përlikuiditet.

Paraja bazë: Quhet ndryshe edhe “para mefuqi të lartë” ose “baza monetare”. Përfshingjendjen e kartëmonedhave dhe monedhave nëqarkullim plus depozitat që institucionet ekreditit mbajnë në llogarinë e bankës qendrore.

Pariteti i fuqisë blerëse (PFB): është normae konvertimit të monedhës që barazon fuqinëblerëse të monedhave të ndryshme dukeeliminuar diferencën e nivelit të çmimeve midisshteteve. E shprehur më thjeshtë, pariteti i fuqisëblerëse tregon raportin e çmimeve në monedhakombëtare për të njëjtat mallra dhe shërbime nështete të ndryshme.

Parlamenti Evropian: institucion evropian ipërbërë nga 736 përfaqësues të zgjedhur mevotim të përgjithshëm të drejtpërdrejtë ngaqytetarët e vendeve anëtare të BashkimitEvropian. Ai ndan pushtetin legjislativ meKëshillin e Bashkimit Evropian, që do të thotë seka të drejtën të miratojë ligje evropiane(direktiva, rregullore, etj.). Ai mund të pranojë,të ndryshojë ose të refuzojë përmbajtjen elegjislacionit evropian.

Pretendim i remunerueshëm: një asetfinanciar i cili i jep të drejtën mbajtësit të tij tëpërfitojë interesa nga debitori që e ka lëshuar.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB): njësimatëse e aktivitetit ekonomik. PBB-ja ireferohet vlerës së të gjitha mallrave dheshërbimeve përfundimtare të prodhuara ngaekonomia e një vendi brenda një afati të caktuarkohor.

Sistemi Evropian i Bankave Qendrore(SEBQ): përbëhet nga Banka QendroreEvropiane dhe bankat qendrore kombëtare të tëgjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sistemi Monetar Evropian: përpara se euro

33

Page 35: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

F JALORTHtë hynte në qarkullim, një pjesë e monedhave tëvendeve anëtare të BE-së u lidhën me njëra-tjetrën nëpërmjet Sistemit Monetar Evropian, icili ekzistoi nga viti 1979 deri në 1999.Ai kishtetre përbërës: ECU – shporta e monedhave tëvendeve anëtare; mekanizimin e kursit tëkëmbimit dhe të ndërhyrjes, i cili i jepte çdomonedhe një vlerë qendrore të lidhur me ECU(kurs bilateral këmbimi) dhe mekanizimin ekredisë, i cili i lejonte bankat qendrore tëndërhynin, nëse kursi bilateral i këmbimitkalonte pragun e përcaktuar. Më 1 janar 1999,Sistemi Monetar Evropian u zëvendësua ngaMekanizmi i Kursit të Këmbimit.

Stabiliteti i çmimeve: është objektiviparësor i Eurosistemit. Stabiliteti i çmimeveështë përcaktuar nga Këshilli Drejtues i BankësQendrore si rritja vjetore prej më pak se 2 % enivelit të çmimeve të konsumit (e matur ngaIHÇK). Për të arritur stabilitetin e çmimeve,Këshilli Drejtues synon të ruajë normat einflacionit në nivele të ulëta, por afër 2% nëafatin e mesëm.

TARGET 2 (Sistemi AutomatikTransEvropian i Transfertave në KohëReale): sistem pagesash i cili përdoret përshlyerjen e operacioneve të bankave qendrore,të transfertave ndërbankare me vlerë të madhenë monedhën euro si dhe të pagesave të tjera nëkëtë monedhë. Ky sistem siguron shlyerjen nëbankën qendrore dhe te klienti përfundimtar nëkohë reale. Ai është i disponueshëm përtransaksionet në euro brenda dhe midis vendeveanëtare të Eurozonës dhe vendeve të BashkimitEvropian. TARGET 2 ka zëvendësuar sisteminTARGET të gjeneratës së parë, i cili filloiveprimet në janar të 1999, në kohën e kalimit nëeuro.

Traktati: i referohet Traktatit themelues tëKomunitetit Evropian. Traktati origjinal unënshkrua në Romë më 25 mars 1957 dhe hyrinë fuqi më 11 janar 1958. Ky traktat themeloiKomunitetin Ekonomik Evropian (KEE), që sotnjihet me emrin Komuniteti Evropian, (KE) dheshpesh citohet si Traktati i Romës.

Traktati i Amsterdamit: u nënshkrua nëAmsterdam më 2 tetor 1997 dhe hyri në fuqi më1 maj 1999. Së bashku me Traktatin e Nicës qëu nënshkrua më 26 shkurt 2001 dhe hyri në fuqimë 1 shkurt 2003, amenduan njëkohësishttraktatin themelues të Komunitetit Evropian dhetraktatin themelues të Bashkimit Evropian.

Traktati i Bashkimit Evropian (shpeshreferohet si Traktati i Mastrihtit) u nënshkrua më7 shkurt 1992 dhe hyri në fuqi më 1 nëntor

1993. Traktati i Bashkimit Evropian amendoitraktatin themelues të Komunitetit Evropian dhethemeloi Bashkimin Evropian.

Traktati i Lisbonës: u nënshkrua më 13dhjetor 2007 dhe hyri në fuqi më 1 dhjetor 2009.Ai amendoi njëkohësisht traktatin themelues tëKomunitetit Evropian dhe traktatin e BashkimitEvropian.Traktati Lisbonës thjeshton strukturëne Bashkimit Evropian, e cila aktualisht përbëhetnga tre “shtylla”: komuniteti, politika e jashtmedhe e sigurisë së përbashkët, drejtësia dhe punëte brendshme. Me traktatin e ri, tre shtyllatpushojnë së ekzistuari dhe Komunitetizëvendësohet nga Bashkimi, i cili vishet mepersonalitet juridik. Traktati që themeloiKomunitetin Evropian është riquajtur Traktatipër Funksionimin e Bashkimit.

Tregu i aksioneve: është tregu i aksioneve tëkompanive të listuara në bursë. Aksionet,zakonisht, konsiderohen si forma investimi merrezik më të lartë sesa titujt, duke qenë sembajtësit e aksioneve kanë të drejtën të marrindividendë, nëse këta shpërndahen nga kompaniapërkatëse, ndërsa mbajtësit e titujve kanë tëdrejtë të marrin një interes pavarësisht fitimit tëkompanisë përkatëse.

Tregu i obligacioneve: Kompanitë dheqeveritë emetojnë obligacione për të financuarinvestimet e tyre. Obligacionet janë tituj kredie,pra letra me vlerë që mbartin interes me njënormë fikse ose me një normë të ndryshueshmedhe kanë një maturim të paktën njëvjeçar (ngadata e lëshimit). Obligacionet me normë fikseinteresi përbëjnë pjesën më të madhe të këtijtregu.

Tregu ndërbankar i parasë: është tregu ihuave afatshkurtra midis bankave. Ky termzakonisht përshkruan tregtimin e fondeve me njëafat kohor nga një ditë (brenda natës ose më pakse një ditë) deri në një vit.

Zona eVetme e Pagesave në Euro (ZVPE)(SEPA - the Single Euro Payments Area):është një zonë në Evropë ku individët, kompanitëdhe organizata të tjera mund të kryejnë dhepërfitojnë pagesa jo-cash në monedhën euro,brenda dhe jashtë kufijve kombëtarë, nën tënjëjtat kushte, të drejta dhe detyrime,pavarësisht vendndodhjes së tyre. ZVPEfunksionon si një treg i vetëm dhe i brendshëmpagesash, duke bërë të mundur që klientët tëkryejnë pagesat e tyre më lehtë dhe me më pakkosto, si në qytetin e tyre. Nisma e ZVPE-sdrejtohet nga Këshilli Evropian i Pagesave,themeluar në vitin 2002. Ai përbën entinvendimmarrës dhe koordinues të industrisë

bankare evropiane për pagesat.

34

Page 36: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

E drejta e autorit e kësaj broshure i përket Bankës Qendrore Evropiane.Versioni shqip është përkthyer nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë qëversioni anglisht është versioni origjinal i saj. Broshura përditësohet

rregullisht dhe versioni më i fundit i saj mund të merret falas në linkun:

http://www.ecb.europa.eu/pub/html/index.en.html

© European Central Bank, 2011

ADDRESSKaiserstrasse 29

60311 Frankfurt am Main, Germany

POSTAL ADDRESSPostfach 16 03 19

60066 Frankfurt am Main, Germany

TELEPHONE+ 49 69 1344 0

WEBSITEhttp://www.ecb.europa.eu

FAX+ 49 69 1344 6000

CONCEPT AND DESIGNKonzept Verlagsgesellschaft, Frankfurt am Main, Germany

PHOTOGRAPHSClaudio Hils

Martin JoppenMartin Starl

Marcus ThelenAndreas VarnhornWalter Vorjohann

European Community

PRINTED BYImprimerie Centrale s.a., Luxembourg

ISBN 978-92-899-0759-0 (online)

Page 37: BANKA QENDRORE EVROPIANE EUROSISTEMI SISTEMI … · 1. Rruga drejt Bashkimit Ekonomik dhe Evropian 1.1 Integrimi evropian 4 1.2 Integrimi ekonomik 5 1.3 Kriteret e konvergjencës

Këtë publikim mund ta gjeni edhe në formë elektronike në adresën:

www.bankofalbania.org

në qoftë se dëshironi të keni kopje të shkruara të tij mund t’i kërkoni në adresën:

Banka e Shqipërisë, Sheshi “Avni Rustemi” Nr.24, Tiranë, Shqipëri.Tel.: + 355 4 2419301/2/3; + 355 4 2419409/10/11

Faks: + 355 4 2419408.

ose duke dërguar një e-mail në adresën:

[email protected]

Tirazhi: 7000 kopje