autoriteti i Çertifikimit e drejta civile, penale … me pergjigje provimi ii.pdf · 1 autoriteti...
TRANSCRIPT
1
AUTORITETI I ÇERTIFIKIMIT
E DREJTA CIVILE, PENALE, LEGJISLACIONI TREGTAR DHE E
DREJTA E PUNËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
2016
Teza me përgjigje
SEKSIONI I PARË: PYETJE ME ALTERNATIVA ( 1 PIKË SECILA)
1. Personi juridik duhet të bëjë regjistrimin fillestar brenda:
a) 15 ditësh nga data e themelimit;
b) 30 ditësh nga data e themelimit, por në cdo rast para nisjes së veprimtarisë1 efektive;
c) 30 ditësh nga data e nisjes së veprimtarisë;
d) 20 ditësh nga data e nënshkrimit të kontributeve.
Përgjigja e saktë: alternativa ( b )
2. Cili nga pohimet e mëposhtëme është i vërtetë?
a) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë vetëm në para
b) Kontributet e aksionarëve në një shoqëri aksionare mund të jenë në para, apo në natyrë;
c) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë dhe në krah pune;
d) Kontributet e aksionarëve mund të jenë në para, në natyrë, në punë dhe në shërbime.
Përgjigja e saktë: alternativa ( b )
3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar shpërndan fitime vetem kur:
a) Aktivet e shoqërisë mbulojnë tërësisht detyrimet
b) Vetem kur aktivet e shoqërisë mbulojnë dyfishin e detyrimeve
c) Vetem me vendim unanim
d) Përpara pagimit të dividentit
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
2
4. Shoqëria aksionare mund të ofrojë për emetim aksione me vlerë:
a) Më të vogël se vlera nominale
b) Shoqëria nuk emeton aksione
c) Nuk ka rëndësi vlera e aksioneve të emetuara
d) Asnjëra nga alternativat më sipër
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
5. Likuiduesit nuk mund të shpërndajnë aktivet e mbetura përpara përfundimit të afatit:
a) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar
pretendimet e tyre
b) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së dytë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar
pretendimet e tyre
c) 3- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar
pretendimet e tyre
d) 6- mujor nga publikimi i thirrjes së parë, drejtuar kreditorëve, për të depozituar pretendimet e tyre
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
6. Të gjithë ortakët në shoqërinë kolektive janë të detyruar të njoftojnë Qendrën Kombëtare
të Regjistrimit për regjistrim, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit", për:
a) aktet,
b) faktet e prishjes dhe largimit të ortakëve
c) nëse prishja bëhet me vendim gjykate
d) a+b
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
3
7. E drejta e parablerjes është:
a) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes.
b) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga personat në lidhje gjaku me vijë të
drejte me pronarin.
c) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga anëtarët e familjes bujqësore.
d) E drejta e blerjes se sendit në kushte të njëjta nga bashkëpronarët e tjerë.
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
8. E drejta e pushimeve që nuk (jepen) merren parashkruhet
a) brenda gjashtë muajve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë.
b) brenda një viti që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë
c) brenda dy vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë
d) brenda tre vjetëve që nga dita në të cilën punëmarrësit i lind kjo e drejtë
Përgjigja e saktë: alternativa ( d )
9. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
emërohet për një periudhë:
a) 2-vjeçare, me të drejtë riemërimi;
b) 3-vjeçare, pa të drejtë riemërimi;
c) 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi;
d) 5-vjeçare, pa të drejtë riemërimi.
Përgjigja e saktë: alternativa ( c )
10. Mbyllja e procedurës së falimentimit vendoset nga:
a) Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit;
b) Mbledhja e kreditorëve,
c) Komiteti i kreditorëve;
d) Debitori.
Përgjigja e saktë: alternativa ( a )
4
SEKSIONI I DYTË: KODI TREGTAR DHE QKR
1. Ligji për Regjistrimin e Biznesit ka lejuar mundësinë e regjistrimit pa depozituar një
akt themelimi dhe statut të shoqërisë. Për cilat lloje shoqërish lejohet një shmangie e
tillë, si procedohet me regjistrimin në këtë rast dhe cilat dokumente vlerësohet se
zëvendësojnë aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë? (3 PIKE)
Përgjigja:
Shoqëritë kolektive, komandite dhe ato me përgjegjësi të kufizuar (0.5 pikë) mund të
regjistrohen, gjithashtu, duke depozituar vetëm aplikimin për regjistrim fillestar, (0.5 pikë)
të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme, dokumentet e identifikimit të anëtarëve
apo ortakëve (0.5 pikë) dhe duke nënshkruar deklaratën e posaçme për njohjen,
pranimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për organizimin dhe funksionimin
e llojit të shoqërisë që regjistrohet. (0.5 pikë)
Në këtë rast, aplikimi për regjistrim fillestar dhe deklarata e mësipërme, e nënshkruar sipas
rastit nga ortakët, anëtarët ose nga personat e autorizuar të veprojnë në emër e për llogari të
tyre, zëvendëson aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë (1 pikë)
5
2. Cilat janë të drejtat dhe detyrimet e këshillit të punëmarrësve në një shoqëri tregtare?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Këshilli i punëmarrësve monitoron zbatimin e ligjeve, të kontratave kolektive dhe
dispozitave të statutit dhe përfaqëson interesat e punëmarrësve të shoqërisë. (1 pikë)
Këshilli merr pjesë në vendimmarrjen për shfrytëzimin e fondeve të posaçme dhe të
aktiveve të tjera të shoqërisë, të parashikuara në kontratat kolektive dhe në statut, si
dhe për shpërndarjen e pjesës së fitimeve, që asambleja e përgjithshme vendos t'ia
shpërndajë punëmarrësve. (1 pikë)
Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë e mban këshillin e punëmarrësve të informuar për
veprimtaritë dhe ecurinë e shoqërisë tregtare e në mënyrë të veçantë për efektet e politikat
e shoqërisë për kushtet e punës, pagat, sigurinë në punë, ndarjen e mundshme të fitimeve,
ndryshimin e statusit, sistemin e pensioneve të shoqërisë, ristrukturimin dhe
pjesëmarrjen e shoqërisë në shoqëri të tjera. (1 pikë)
Përfaqësuesi ligjor, me kërkesën e këshillit të punëmarrësve, paraqet gjendjen e llogarive,
përfshirë llogaritë e konsoliduara, raportet për gjendjen e ecurisë së veprimtarisë së
shoqërisë tregtare, raportet e këshillit mbikëqyrës apo të ekspertëve kontabël të
autorizuar. (1 pikë)
Këshilli i punëmarrësve, gjithashtu, mund të informojë veten drejtpërdrejt për performancën
e shoqërisë tregtare dhe të këqyrë librat e dokumentet e shoqërisë, duke u dhënë mendime
dhe sugjerime organeve drejtuese. (1 pikë)
Këshilli i punëmarrësve i raporton asamblesë së punëmarrësve të shoqërisë për
veprimtaritë e veta të paktën dy herë në vit ose sa herë e kërkon shumica e
punëmarrësve. (1 pikë)
6
3. Çfarë thotë parimi i ndalimit të konkurrencës? Cilat janë sanksionet që mund të
zbatohen në rast se ndonjëri prej ortakëve të shoqërisë e shkel parimin e ndalimit të
konkurrencës? Cilat janë mjetet alternative që mund të përdorë shoqëria në një rast të
tillë? (6 PIKE)
Përgjigja:
Ortakët e shoqërisë kolektive, ortakët e pakufizuar të shoqërisë komandite, ortakët dhe
administratorët e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, si dhe administratorët dhe anëtarët e këshillit të
administrimit të një shoqërie aksionare nuk mund të mbajnë një pozicion drejtues apo të jenë të
punësuar në shoqëri të tjera, që ushtrojnë veprimtari në të njëjtin sektor ekonomik me shoqërinë e
parë. Gjithashtu, këta persona nuk mund të mbajnë statusin e tregtarit për të ushtruar veprimtari në
këtë sektor (3 pikë)
Nëse ndonjëri prej personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni shkel ndalimin e konkurrencës,
shoqëria mund:
a) ta përjashtojë atë nga shoqëria apo ta shkarkojë nga detyra; (0.5 pikë)
b) të kërkojë ndërprerjen e veprimtarisë konkurruese; (0.5 pikë)
c) të ngrejë padi për shpërblimin e dëmit (0.5 pikë)
Shoqëria, si alternativë të ngritjes së padisë për shpërblimin e dëmit, mund t'i kërkojë secilit prej
personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni:
a) të pranojë se transaksionet e kryera për llogari të tij të kalohen për llogari të shoqërisë; (0.5 pikë)
b) t'i transferojë shoqërisë të gjitha përfitimet që ka marrë nga kryerja e veprimeve për llogari të
personave të tretë; (0.5 pikë)
c) t'i transferojë shoqërisë të gjitha të drejtat e kreditë, që kanë rrjedhur nga kryerja e veprimeve për
llogari të personave të tretë. (0.5 pikë)
7
4. Cilat janë funksionet e QKR-së? (5 PIKE)
Përgjigja:
a) mban regjistrin tregtar; (0.5 pikë)
b) kryen regjistrimet në regjistrin tregtar; (0.5 pikë)
c) kryen regjistrimin e subjekteve, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e
shëndetësore, si dhe inspektimit të marrëdhënieve të punës; (1 pikë)
ç) lëshon certifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve, të
depozituara sipas përcaktimit të këtij ligji; (1 pikë)
d) publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to; (1
pikë)
dh) informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit. (1 pikë)
8
5. Cili është organi kompetent për zgjedhjen e Administratorit në njëshoqëri aksionare?
(3 PIKE)
Përgjigja:
Administratori i nje shoqerie aksionare zgjidhet nga Keshilli i Administrimit (keshilli
mbikqyres).
Megjithate statuti mund te percaktoj te drejten e zgjedhjes se administratorit nga ana e
Asamblese se Aksionereve.
9
6. Cili është numri i kuotave që mund të zotërojë një ortak në njëshoqëri me përgjegjësi të
kufizuar? (3 PIKE)
Përgjigja:
Nje ortak ne shoqerine me pergjegjesi te kufizuar mund te zoteroj vetem nje kuote qe
perfaqeson perqindjen e zoteruar prej tij ne kapital.
10
7. Cilat janë mënyrat e zmadhimit të kapitalit? (4 PIKE)
Përgjigja:
Menyrat e zmadhimit te kapitalit jane:
- zmadhim i kapitalit me emetim te aksioneve te reja;
- zmadhim i kufizuar;
- zmadhim i autorizuar;
- zmadhim me aktive te shoqerise;
11
8. Cilat jane vendimet që mund të regjistrohen nëmënyrë të veçantë në rastin kur
shoqëria zotërohet nga një ortak i vetëm?
Cila është pasoja e mosregjistrimit të tyre? (4 PIKE)
Përgjigja:
Shoqeria me ortak te vetem ka si detyrim te regjistroje ne menyre te vecante vendimet qe
kane te bejne me:
a. Miratimin e pasqyrave financiare vjetore dhe te raporteve te ecurise se veprimtarise;
b. Shperndarjen e fitimeve vjetore dhe mbulimin e humbjeve;
c. Investime;
d. Vendimet per riorganizimin dhe prishjen e shoqerise.
Nese keto vendime nuk regjistrohen ne regjistrin e vendimeve, ato jane absolutisht te
pavlefshme.
12
9. Çfarë kuptojmë me të drejtë parablerje të aksioneve dhe në cilat raste ushtrohet ajo?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Me te drejte parablerje nenkuptojme te drejten qe kane aksioneret e shoqerise per te qene te
paret ne lidhje me propozimin e nje aksioneri per te shitur aksionet e tij. Kjo e drejte e
shitblerjes ushtrohet nese eshte parashikuar ne statut ne cdo rast qe nje aksioner do te shese
aksionet e tij.
13
10. Cilat janë kushtet të cilat nëse ekzistojnë njëkohësisht një individ nuk mund të zgjidhet
si antar i këshillit të administrimit? (5 PIKE)
Përgjigja:
Nje individ nuk mund te jete njekohesisht anetar i keshillit te administrimit te nje shoqerie
aksionere nese:
a. Ai eshte anetar i keshillit te administrimit apo te keshillit mbikqyres ne dy shoqeri
te tjera te regjistruara ne republiken e shqiperise; (2 pikë)
b. Eshte administrator i nje shoqerie meme ose i nje shoqerie te kontrolluar te
shoqerise; (1 pikë)
c. Eshte administrator i nje shoqerie tjeter e cila ka si administrator ose anetar te
keshillit te administrimit nje anetar te keshillit te administrimit apo te keshillit
mbikqyres te shoqerise. (2 pikë)
14
11. Kur mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar shoqëria tregtare?
(4 PIKE)
Përgjigja:
Vetëm, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët (2 pikë)
dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj
kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit. (2 pikë)
15
12. Nga cili organ shpallet pavlefshmëria relative dhe cila është pasoja në këtë rast?
(3 PIKE)
Përgjigja:
Pavlefshmëria relative shpallet nga gjykata (1 pikë)
Shpallja e pavlefshmërisë së themelimit të shoqërisë tregtare nuk do të ketë si pasojë prishjen
e shoqërisë dhe hapjen e procedurave të likuidimit, nëse përpara vendimit gjyqësor, rrethana
që shkakton pavlefshmërinë është korrigjuar, dhe ky korrigjim është publikuar nga shoqëria
në regjistrin tregtar, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën
Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar (2 pikë)
16
13. Cilat janë pasojat e regjistrimit të bashkimit të shoqërive pranë Qendrës Kombëtare të
Regjistrimit? (6 PIKE)
Përgjigja:
a) ka pasojë kalimin te shoqëria përthithëse të të gjitha aktiveve e pasiveve të shoqërisë që
përthithet. Ky transferim ka pasoja si në marrëdhëniet ndërmjet shoqërive, ashtu edhe te palët e
treta; (2 pikë)
b) bën që aksionarët apo ortakët e shoqërisë së përthithur të bëhen aksionarë apo ortakë të
shoqërisë përthithëse; (2 pikë)
c) bën që shoqëria që përthithet të vlerësohet e prishur, ndaj çregjistrohet nga Qendra Kombëtare
e Regjistrimit, sipas seksionit V të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 "Për Qendrën Kombëtare të
Regjistrimit", pa kaluar në procesin e likuidimit. (2 pikë)
17
SEKSIONI I TRETË:
KODI CIVIL, KODI PENAL DHE PARANDALIMI PASTRIMIT TE PARAVE, E
DREJTA E PUNES DHE FALIMENTIMI
1. Çfarë nënkuptoni me kusht penal? (3 PIKE)
Përgjigja:
Sipas Kodit Civil, palët për të siguruar ekzekutimin ose ekzekutimin siç duhet të detyrimeve
mund të parashikojnë në kontratë pagimin e një shumë të hollash ose kryerjen e një detyrimi
tjetër, për riparimin e dëmit ose për të nxitur ekzekutimin e detyrimit.
Është me rëndësi të theksohet që pagimi kushtit penal nuk mund të kërkohet në të njëjtën kohë
me ekzekutimin e detyrimit. Kushti Penal mund të paguhet pasi detyrimi nuk ekzekutohet fare
ose nuk ekzekutohet në mënyrën e parashikuar nga kontrata.
Kur kushti penal është caktuar për rastin e mosekzekutimit të detyrimit dhe debitori nuk
ekzekuton detyrimin e tij, kreditori ka të drejtë të kërkojë pagimin e kushtit penal, si dhe
shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal. Kur kushti penal është caktuar për rastin e
ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur, dhe debitori nuk e ka ekzekutuar detyrimin e tij
në mënyrën e duhur, kreditori ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e detyrimit dhe pagimin e
kushtit penal, si dhe shpërblimin e pjesës së dëmit që kalon kushtin penal.
Si alternative për paragrafin e mësipërm përgjigja mund të jetë duke pasur si bazë idenë që
Kushti Penal është një mjet që siguron ekzekutimin e detyrimeve dhe ka një natyrë ndëshkuese.
Ndërkohë, Kushti penal ndahet në kusht disiplinor, kushti penal është caktuar për rastin e
mosekzekutimit të detyrimit, dhe kusht gjobor, kur kushti penal është caktuar për rastin e
ekzekutimit të detyrimit jo në mënyrën e duhur.
Kur kushti penal është tepër i madh në krahasim me dëmin e pësuar nga kreditori, gjykata me
kërkesën e debitorit mund të pakësojë kushtin disiplinor deri në nivelin e dëmit të pësuar.
Marrëveshja për kushtin penal duhet të bëhet me shkresë, pavarësisht nga madhësia e tij dhe nga
forma që kërkohet për kontratën kryesore. Pra kjo nënkupton që mjafton të bëhet me shkresë të
thjeshtë dhe se forma e kërkuar me shkresë të thjeshtë pavarësisht formës që kërkohet për
kontratën kryesore, parashikohet nga ligji vetëm për qëllime provueshmëri.
18
2. Përcaktoni rrethin e sendeve të paluajtshme dhe parimin e dallimit të tyre me ato të
luajtshme. (6 PIKE)
Përgjigja:
Ndarja midis sendeve në të luajtshme dhe në të paluajtshme bëhet duke pasur parasysh
lidhjen e tyre të vazhdueshme e të qëndrueshme më tokën.
Konkretisht, tek sendet e paluajtshme bëjnë pjesë toka, burimet e rrjedhjet e ujërave, drurët,
ndërtesat, ndërtimet e tjera notuese të lidhura me tokën dhe çdo gjë që është e trupëzuar në
mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme me tokën ose ndërtesën. Përsa i përket drurëve
duhet sqaruar që ato janë të paluajtshme përsa kohë janë të trupëzuara në mënyrë të
qëndrueshme me tokën. Një kriter tjetër është që nëse shkëputja me tokën ndryshon
destinacionin e sendit, atëherë sendi bëhet send i luajtshëm. P.sh. një drurë frutor qershie
është i paluajtshëm, por në momentin kur pritet ai kthehet vetëm në një masë druri pra bëhet i
paluajtshëm pasi ndryshon edhe destinacioni i përdorimit të tij. E njëjta gjë ndodh me një
anije përsa kohë qëndron në ujë me qëllim lundrimin është e paluajtshme, por në momentin
kur ajo vendoset në tokë për të mos u kthyer më në lundrim, ajo bëhet thjesht një mjet i
luajtshëm.
Nga kjo pikëpamje, të gjitha sendet e tjera, duke përfshirë edhe çdo energji tjetër natyrore,
janë sende të luajtshme. Normat juridike mbi sendet e paluajtshme zbatohen edhe ndaj të
drejtave reale që kanë si objekt sende të paluajtshme.
19
3. Cila është ana subjektive e figurës së veprës penal të korrupsionit pasiv në sektorin
privat? Neni 164/b i Kodit Penal. (5 PIKE)
Përgjigja:
Ana subjektive, kjo vepër penale bëhet me dashje direkte me qëllim përfitimin e parregullt
ose të një premtimi të tillë për vetë ose për persona të tjerë, ose pranimin e një ofertë ose
premtimi që vjen nga përftimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose
punon në çdo pozicion në sektorin privat për të kryer ose mos kryer një veprim në
kundërshtim me detyrën ose funksionin e tij. Motivet që çojnë në kryerjen e kësaj vepre
penale mund të jenë të ndryshme, por nuk ndikojnë në cilësimin juridik të veprës penale.
Duhet theksuar që në rastin konkret, subjekti është një subjekt i posaçëm i cili ka mundësi
objektive dhe subjektive për të realizuar kryerjen ose moskryerjen e rregullt të detyrës në
përputhje me qëllimin e personit që realizon veprën penale të korrupsionit aktiv pra të atij që
mundëson përmbushjen e qëllimit të kryerjes së kësaj vepre penale. Kjo do të thotë që nëse
personi do të premtonte kryerjen ose mos kryerjen e një veprimi, i cili nuk do të ishte pjesë e
detyrës funksionale të tij sipas përcaktimeve të normave juridike të sektorit përkatës privat
dhe legjislacionit në fuqi, atëherë nuk do të ishim para kësaj vepre penale, por përpara një
vepre tjetër. Kjo për arsye se kjo vepër penale ka si objekt mbrojtjen e marrëdhënieve
shoqërore në fushën e sektorit privat për të garantuar përmbushjen e rregullt të detyrës ose
funksionit nga drejtuesit ose punonjësit e tjerë të sektorit privat.
20
4. Paga minimale, kushtet dhe institucioni që e përcakton atë (4 PIKË)
Përgjigja:
1. Paga minimale caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Paga minimale përcaktohet në bazë:
a. të faktorëve ekonomikë, kërkesave të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, rritjes
së prodhimit;
b. të nevojave të punëmarrësve dhe familjeve të tyre, duke pasur parasysh nivelin e përgjithshëm
të jetesës së punëmarrësve në vend, të ardhurat e përfituara nga sigurimet shoqërore dhe nivelet e
jetesës së grupeve të ndryshme shoqërore.
3. Këshilli i Ministrave mund të caktojë një pagë minimale më të ulët për të lehtësuar futjen e të
rinjve në tregun e punës.
21
5. Cilat janë degët e sigurimeve të cilat iu paguajnë të ardhura në para personave
përfitues: (5 PIKË)
Përgjigja:
a) dega e sigurimit të sëmundjes;
b) dega e sigurimit të barrëlindjes;
c) dega e sigurimeve të pensioneve;
ç) dega e sigurimit të aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale;
d) dega e sigurimit të papunësisë
22
6. Çfarë kuptoni me termin “Procedura njihe klientin tënd”, të përdorur në ligjin “Për
parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”? (4 PIKË)
Përgjigja:
Procedura njihe klientin tënd” nënkupton një sërë rregullash, të përdoruara nga institucionet
financiare (1 pikë), që kanë të bëjnë me politikat e pranimit (1 pikë) e të identifikimit të
klientit (1 pikë) dhe administrimit të riskut të tyre (1 pikë).
23
7. Çfarë mund të vendosë seksioni tregtar i gjykatës së rrethit mbasi ka shqyrtuar
kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit? (3 PIKE)
Përgjigja:
Seksioni tregtar i gjykatës së rrethit vendos:
a) rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës së
falimentimit. (1 pikë)
b) rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të
mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. (1 pikë)
c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit. (1 pikë)
24
8. Mund të bëhet ankim kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për
pranimin ose rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit? Nëse po,
kush legjitimohet për të bërë ankimin? (3 PIKE)
Përgjigja:
Po. (1 pikë) Kundër vendimit të seksionit tregtar të gjykatës së rrethit për pranimin ose
rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit mund të bëhet ankim i veçantë
nga debitori (1 pikë) ose kërkuesi për hapjen e procedurës së falimentimit (1 pikë) .
25
9. Kush e financon krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së Mbikqyrjes së Falimentimit?
(3 PIKE)
Përgjigja:
Burimet financiare për krijimin dhe funksionimin e Agjencisë sigurohen nga Buxheti i Shtetit
(1,5 pikë), si dhe nga tarifat e realizuara nga veprimtaria e saj (1,5 pikë).