asamblimi i kompjuterit full

23

Upload: romialvi

Post on 24-Oct-2014

341 views

Category:

Documents


13 download

TRANSCRIPT

Page 1: Asamblimi I Kompjuterit Full
Page 2: Asamblimi I Kompjuterit Full

1. Computer Case Kasa e kompjuterit

2. Motherboard

3. Procesori

4. Ram memory,Modulet RAM

5. Processor Cooler,Ftohesi I Procesorit

6. Graphics Card,Karta Grafike

7. Sound Card,Karta E Zerit

8. Hard Drive,Hard Disc,Lexuesi Ekstrem Kryesor

9. CD or DVD Writer,Lexuesi Per CD,DVD Room

10. Power Supply,Blloku I Ushqimit

11. Monitor,Monitori

12. Keyboard,Tastiera

13. Mouse,Mausi

Page 3: Asamblimi I Kompjuterit Full

Nje kase kompjuteri eshte kabineti ose kutia qe mban pjesen me te madhe te komponenteve

Page 4: Asamblimi I Kompjuterit Full

Motherboardi eshte nje ner pjeset me thelbesore te kompjuterit dhe jo vetem. Ajo gjen perdorim dhe ne fusha te tjera si elektronika, televizione shtereo etj. Ky komponent eshte pergjegjes per percjelljen e informacionit ndermjet te gjitha komponenteve te lidhur me te. Eshte e sigurte te thone se mikroprocesori eshte zemra e kompjuterit dhe motherboardi eshte organi dhe struktura. Nje motherboard eshte i perbere prej chipseve, transistoreve, dhe qarqeve. Kush eshte motherboardi ne kompjuterin tone?Kur ta hapim kompjuterin motherboardi eshte qarku i sheshte, nje cope drejtkendore ne te cilen cdo gje lidhet me te per nje arsye ose nje tjeter. Komponente te tjere, te tille si karta video, karta PCI, dhe modulet e memories, te gjitha keto nderlidhen me ane te motherboardit. Cdo motherboard ka si pjese te brendshem ose te inkorporuar BIOS-in i cili ne thelb eshte nje program i vogel brenda nje mikroprocesori ne bord qe kontrollon se si funksionon motherboardi dhe merret me dedektimin e komponenteve te lidhur me te.Sapo te ndizni kompjuterin para se te ngrihet sistemi operativ ju jeni duke pare BIOS-in tuaj ne veprim. Pasi behet e mundur analizimi i komponenteve te kompjuterit atehere BIOS-i ben te mundur lidhjen e tyre me sistemin operativ.Motherboardi ka disa kanale komunikuese me te cilen behet e mundur shkembimi i informacioneve ndermjet paisjeve. Keto kanale quhen Buse dhe jane dy llojesh. 32 biteshe dhe 64 biteshe.

Page 5: Asamblimi I Kompjuterit Full

Procesori është komponentë kryesor i kompjuterit, i cili bën ekzekutimin e programeve indivifuale dhe dirigjon punën e pjesëve të tjera. Quhet edhe njësia qendrore procesorike (CPU-central procesor unit), ndërsa kur ai ndodhet në një qark të integruar, quhet mikroprocesor. Njësia qendrore (procesori)ka qenë i përdorur qysh nga viti 1961(Weik 1961:238). Procesori përbëhet nga tre komponentë kryesorë: njësia aritmetikore-logjike (ALU), ku kryhen të gjitha llogarijet logjike; njësia dirigjuese, e cila bën dekodimin, sinkronizimin, dhe ekzekuton instruksionet e programeve, dhe kujtesa punuese (RAM), e cila mundëson ruajtjen e të dhënave dhe programeve me të cilat mundësohet puna e kompjuterit. Të gjitha komponentët përmbajnë regjistra, të cilët paraqesin hapësira të kujtesës së rezervuara për qëllime të veçanta.Njësia qendrore është e ndërtuar në një kuti të vogël të qeramikës me këmbëza metalike anash. Këto këmbëza kanë funksionin e ndërlidhjes së çipit të procesorit me çipa të tjerë në pllakën e stampuar. Në brendi të kutisë së qeramikës është i vendosur vetë çipi, një pllakën nga silici me dimensione prej disa mm². në këtë sipërfaqe të vogël janë të vendosura disa miliona transistorë të ndërlidhur në mënyrë funksionale ndërmjet veti.Lloji i procesorit i cili është i instaluar në kompjuter e përcakton shpejtësinë e ekzekutimit të instruksioneve të ndryshme. Në ditët e sotme, procesorët mund të ekzekutojnë edhe dhjetra miliona instruksione për sekondë.

Page 6: Asamblimi I Kompjuterit Full

RAM ( shkurtimi i Random-acces memory )-është memoria kryesore e përkohshme e kompjuterit. Në tërësinë e kompjuterit kjo memorie pasqyron trurin e vogël të njeriut në të cilin mbahen të dhënat për një kohë të shkurtë.

Pra, memoria qendrore është vendi ku ekzekutohen të gjitha programet dhe ku vendosen të gjitha të dhënat që përdoren nga këto programe. Instruksionet e një programi duhet të ndodhen në RAM që të mund të ekzekutohen nga procesori. Dihet që të gjitha këto informacione memorizohen në formë bit–esh, pasi është më e thjeshtë paraqitja e këtyre informacioneve logjike në diçka fizike siç është hardueri

Memorizimi i të dhënave bëhet me anë të numrave binarë 0 dhe 1.Në bazë të teknologjisë së përdorur për prodhimin e tyre memoriet RAM ndahen në kategori*:DRAM*: Rifreskon karikimin e kondensatorëve cdo 1/1000 e sec. EDO RAM*: Është më e shpejtë se DRAM, karakteristika e saj kryesore është se është në gjëndje të dërgojë të dhëna edhe duke marrëinstruksione për të dhënat që do të aksesohen nga programi në një moment të dytë. VRAM*: Është një memorie RAM e përshtatur për kartat grafike. Ka dy porta në mënyrë të tillë që të dhënat video mund të shkruhen ndërsa të dhënat po lexohen nga karta grafike për tu visualizuar në ekran. SRAM*: Nuk ka nevojë (si memoria DRAM) të rifreskimit me ngarkesë elektrike të kondensatorëve. Është më e shpejtë se DRAM por edhe më e kushtueshme. SDRAM*: Është memorje e projektuar për të ndjekur shpejtësinë e BUS-it të procesorëve të shpejtë. Është e përbërë nga dy banko për memorizimin e të dhënave, kjo lejon që edhe kur jemi duke lexuar të dhëna të memorizuara në një bankë mund të lexojmë dhe te tjetri njëkohësisht. SIMM*: Chipe memorjesh të montuara në një kartë të vogël. Është një nga memorjet e para që ka qene e përhapur te PC. DIMM*: Njësoj si SIMM, ndryshon vetëm chipet e memorjes dhe numri i lidhjeve me modherboardin. ECC*: RAM që përdor bit shtesë për të gjetur gabimet e mundshme gjatë transmetimit të të dhënave.

Page 7: Asamblimi I Kompjuterit Full

Cooleri I procesorit duhet per te eleminuar nxehtesine e prodhuar nga procesori gjate punes se tij duke e mbajtur ate gjithmone te fresket. Gjate

punes procesori nxehet dhe ne qofte se cooleri na mungon kjo sjell ne keqpunimin e procesorit dhe deri ne prishjen e tij brenda pak sekondave.

Page 8: Asamblimi I Kompjuterit Full

Pamjet që shohim në monitor janë të përbëra nga pikat e vogla që quhet piksel (ang. pixel). Në rregullimin më të zakonshëm të rezolucionit, një ekran shfaq më shumë se një milion piksel, dhe kompjuteri duhet të vendos se çfarë duhet të bëjë secili nga ata në mënyrë që të formohet një pamje. Për të bërë këtë, atij i nevojitet një përkthyes – ndonjë gjë me të cilën të dhënat binare të mara nga procesori do të shndërrohen në fotografinë që do ta shoh shfrytëzuesi. Përveç në rastet kur kompjuteri ka aftësi grafike të integruara në pllakën amë, ky përkthim zakonisht bëhet nga karta grafike.Puna e kartës grafike është jashtëzakonisht komplekse, por parimet dhe komponentët janë të lehtë për tu kuptuar. Në këtë shkrim, do të shohim pjesët kryesore të kartelës grafike dhe çfarë bëjnë ato. Gjithashtu do të shqyrtojmë faktorët që punojnë së bashku për të bërë një kartelë të shpejtë dhe efikase.Nëse e paramendojmë një kompjuterë të jetë një kompani e cila ka departamentin e vet artistik. Kur njerëzit në kompani do të dëshironin ndonjë vepër artistike, ata me gjasë se do të dërgonin kërkesën tek departamenti artistik. Departamenti artistik vendos si do të krijohet pamja dhe pastaj do ta vendosin atë në letër. Rezultati përfundimtar do të ishte ai që ideja e ndokujt do të bëhej foto reale që mund të shihet.Karta grafike punon me të njëjtin parim. Procesori në bashkëpunim me aplikacionet tjera softuerike, dërgon informatat për pamjen tek kartela grafike. Karta grafike vendos si do të përdor pikselin në ekran për të krijuar pamjen. Ajo pastaj dërgon informatën për monitorin përmes kabllos.

Page 9: Asamblimi I Kompjuterit Full

Nje karte zeri eshte nje karte kompjuteri e

brendshme qe ben te mundur degjimin

dhe transmetimin e tingujve nga

motherboardi tek programet e audios e

me pas tek bokset dhe kufjet ne menyre

qe ta degjojme ne.

Page 10: Asamblimi I Kompjuterit Full

Hard Disk Drive, (Hard Disk Drive , shkurt :

HDD) eshte nje memorizues magnetik (shpesh

ferro-magnetik) i arkivave kompjuterike, i cili i

shkruan arkivat binar mbi sipërfaqen e një

disku rrotullues. Të dhënat ruhen në HDD edhe

pas largimit të kësaj pjese nga tërësia e

sistemit kompjuterik. Ekzistojnë HDD të

jashtëm dhe të brendshëm, ku të parët

instalohen në brendi të kopjuterëve ose

sistemeve kompjuterike, kurse të dytët lidhen

me kompjuterët ose sistemet kompjuterike

nga jashtë për mes kabllove të ndryshëm e

zakonisht me kabllo USB.

Page 11: Asamblimi I Kompjuterit Full

Nje bllok ushqimi (power supply unit PSU) konverton energjine kryesore ne rryme te ulet te pershtatur per pjeset e brendshme te kompjuterit.Disa kane butona manuale per te zgjedhur vet se sa volt e duam rrymen ne kompjuter. Blloqet ushqimit moderne e konvertojne dhe e pershtatin vete rrymen elektrike me kompjuterin. Rryma qe kalon ne motherboard nga blloku ushqimit eshte 5V ne modalitetin standby.Nese fillojme te punojme apo te hapim dicka ajo rritet

Page 12: Asamblimi I Kompjuterit Full

Lexuesi ose shkruesi per CD apo DVD (CD or DVD writer) eshte nje pajisje e e cila perdoret per leximin ose per shkrimin e CD apo DVD.Nje CD apo DVD writer mund te funksionoje me lazer ose me vale elektromagnetike.Per regjistrimin e te dhenave ne CD apo DVD perdoren programe te posacme qe bejne te mundur kete gje permes ketyre pajisjeve.

Page 13: Asamblimi I Kompjuterit Full

Perpara se te fillojme te ndertojme kompjuterin tone te ri , mbledhim cdo gje qe na nevojitet ne nje vend.Vendosni dicka mbi tavolinen tuaj per te eleminuar demtimet e siperfaqes se tavolines gjithashtu dhe te pajisjeve tona.

Veshtrojme per disa minuta kasen e kompjuterit,motherboardin,dhe pjeset e tjera.Mundohemi te mendojme se cili eshte rendi me i mire per te ndertuar kompjuterin tone.Ajo cfare duam te tregojme eshte qe te instalojme nje component ne menyre qe te bejme nje instalim tjeter pas tij.Gjithsesi pjesa e pare qe instalohet ne kompjuter eshte motherboardi.

Page 14: Asamblimi I Kompjuterit Full

Instalimi I motherboardit ne kompjuter zakonisht eshteshume I lehte.Vendosim motherboardin paralelisht me vendin e vidave te kases dhe me hapesirat e paneleve qe nxjerrim jashte kases dhe e fiksojme me vidat perkatese.Nuk duhet ti shtrengojme shume vidat sepse mund te thyejme motherboardin dhe do te behet i padobishem.Per kete perdorim nje kacavide normale dhe jo elektrike.

Page 15: Asamblimi I Kompjuterit Full

Procesoret jane ekstreminsht te ndjeshem nga ngarkimet statike dhe shokut fizik.Nje ngarkim static qe eshte teper I vogel qe njeriu as nuk e ndjen mund te shkaterroje totalisht nje processor.Gjithashtu procesoret mund te demtohen nga mbajtja keq e tij

Mikroprocesori eshte njekohesisht pjesa me delicate dhe me e shtrenjte e nje kimpjuteri.Dhe per kete kerkon nje kujdes te vecante.Duhet ta mbajme procesorin ne cepa dhe nuk duhet kurre te prekim konduktoret me gishta.

Page 16: Asamblimi I Kompjuterit Full

Procesoret kane dy cepa pa gjilpera.Kjo eshte per te evituar qe procesori mund te instalohet ne menyren e gabuar.Te gjithe procesoret kane nje sistem per te ndaluar vendosjen e gabuar por ata nuk jane te gjithe njesoj.Disa here duhet te shohim gjilperat.Pavaresisht kases duhet gjithmone qe te shofim gjilperat me kujdes perpara vendosjes se procesorit.Procesoret modern kane nje shkrim ZIF (Zero Insertion Force) forca qe duhet ushtruar per ta vendosur duhet te jete zero.Nuk duhet te perdorim kurre force me te madhe se nje shtytje te lehte me nje gisht.

Page 17: Asamblimi I Kompjuterit Full

Sot procesoret e shpejte leshojne nje nxehtesi te madhe.Pa nje cooler nje processor do te digjej brenda pak sekondave.Coolerat e papershtatshem mund te rezultojne ne gabime,problem me punimin e kompjuterit dhe pergjysmon jetegjatesine e procesorit.Procesoret kane nje liste me coolerat e aprovuar per ate lloj procesori.Ndoshta nuk jane me te mire se te tjeret por duke mos perdorur nje cooler te aprovuar mund te cojme ne problem me kompjuterin tone. Cooleri eshte I pozicionuar siper procesorit dhe

eshte I fiksuar nga vida ose kapse plastike vendosen neper vendet e tyre ne motherboard. Nuk duhet te harrojme te vendosim slotin I cili zakonisht futet ne nje konektor me tre gjilpera ne motherboard.Kjo ben te mundur qe motherboardi te kontrolloje shpejtesine e coolerit ne baze te punes qe eshte duke bere procesori.

Page 18: Asamblimi I Kompjuterit Full

Ashtu si procesori modulet RAM jane jashtezakonisht te ndjeshem ndaj ngarkimeve statike dhe duhet te mbahet me shume kujdes.Nuk duhen prekur kurre konduktoret metalike dhe duhet te kapet vetem ne cepat e tij. Perpara se te instalojme modulet RAM kontrollojme qe te sigurohemi se RAM qe kemi marre te jete tipi dhe te kete shpejtesine e duhur.Pjesa me e madhe e kompjuterave sot perdorin tipat e moduleve DDR-II ose DDR-III.

Modulet RAM kane disa ndarje te vogla te cilat vendosen ne menyre te rregullt ne slotet perkatese. Perpara se te vendosim RAM sigurohemi qe hapesirat qe k ate jene ne te njejtin vend me ate te sloteve.Ne qofte se kemi me shume ose me pak ndarje atehere kemi marre RAM-in e gabuar per motherboardin tone.Sapo jemi te sigurte qe kemi RAM-in e duhur thjesht e fusim dhe e shtyjme drejt poshte ne slotin perkates derisa fiksuesit e RAM te mberthehen dhe te bejne nje zhurem te vogel si tip kercitjeje.

Ne qofte se jemi duke perdorur SDRAM ose nje DDR-SDRAM atehere nuk ka rendesi se cafre sloti duhet te perdorim.Por disa motheboarde kerkojne te fillojme me slotin e pare dhe te vazhdojme ti mbushim me radhe.Ne qofte se jemi duke perdorur nje DDR RAM me dy pllaka gjithsesi duhet te vendosim secilen pllake ne slotin e pare te cdo grupimi te sloteve te RAM.Modulet qe do te perdorim duhet te jene saktesisht te te njejtit tip dhe shpejtesi.

Page 19: Asamblimi I Kompjuterit Full

Ne varesi nga motherboardi qe kemi vendos mund te kemi nevoje qe te instalojme karta te tjera si psh karta video,audio ose e internetit.Instalimi I tyre behet njesoj si RAM-I por ne slotet e tyre te posacme dhe pjesa e cila na ben te mundur lidhjen me monitorin apo pjeset e tjera del jashte kompjuterit ne menyre qe ne mund te vendosim kabujt per te bere lidhjen.Motherboarded e rinj nuk kane nevoje per karta te tilla sepse I kane te instaluara dhe te integruara ne board.Nese kemi kartat te integruara dhe dhe nuk kemi ne plan ti perdorim ato sepse duam ti instalojme nje tjeter atehere duhet ti caktivizojme ato ne BIOS

Page 20: Asamblimi I Kompjuterit Full

Kasa qe ne po perdorim ka nje kafaz te cmontueshem.Si fillim kafazi hiqet.Ne kete menyre ne zmangim cdo demtim te mundshem qe ne mund te bejme po te punojme ne hapesira te ngushta.Instalojme hard diskun HDD.Rifiksojme perseri kafazin ne kase.

Page 21: Asamblimi I Kompjuterit Full

Blloku I ushqimit vendoset ne lart ne cepin e majte

te kases ku dhe eshte vendi I posacem.Pas

vendosje se tij e fiksojme.

Page 22: Asamblimi I Kompjuterit Full

Lidhja e te gjithe komponenteve me motherboardin realizohet me ane te ideve te cilat kane dhe vendet apo slotet e tyre te posacme ne motherboard per tu vendos.Duhet te kemi gjithmone kujdes ne vendosjen e tyre sepse mund te prishim ndonje nga gjilperat qe futen ne to.Nepermjet tyre behet dhe kalimi I informacionit nga nje destinacion ne nje tjeter apo dhenia e komandave per punen qe duhet te kryeje kompjuteri

Page 23: Asamblimi I Kompjuterit Full