aparati tretes

87
SISTEMI SISTEMI TRETES TRETES *Tema *Tema u u pergatit pergatit nga: nga: Igli Igli Peti* Peti* Aparati tretes perbehet nga: Aparati tretes perbehet nga: zgavra e gojes zgavra e gojes dhembet dhembet gjuha gjuha faringu faringu Gypi tretes ku perfshihen: Gypi tretes ku perfshihen: stomaku stomaku zorra e holle zorra e holle zorra e trashe zorra e trashe

Upload: igli

Post on 16-Nov-2014

4.074 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

TRETES*Tema u pergatit nga: Igli Peti* Aparati tretes perbehet nga:

zgavra e gojes dhembet gjuha

faringu Gypi tretes ku perfshihen: stomaku zorra e holle zorra e trashe

Ketu perfshihen dhe gjendra qe e derdhin sekretimin e tyre ne kete aparat. Te tilla jane:

gjendrat e peshtymes pankreasi melia.

Keto jane gjendrat me te medha te organizmit.

Perve tyre ne kete aparat ka dhe gjendrate tjera, te vogla, te vendosura brenda murit te aparatit tretes. Ketu pershihen edhe qeliza me funksion endokrin, hormonet e te cilave bien drejt per drejt ne gjak ose limfe dhe marrin pjese ne radhe te pare per rregullimin e aktivitetit te vete aparatit tretes.

Aparati tretes ka per funksion kryesor tretjen e ushqimeve. Ky proes mund te ndahet ne pese faza qe jane: ingjestioni ose marrja e ushqimeve nepermjet gojes fragmentimi i ushqimeve ose pertypja tretja absorbimi ose thithja e ushqimeve nxjerrja e mbeturinave jashte aparatit tretes

Marrja dhe pertypja e ushqimeve realizohet ne

zgavren e gojes. Pas pertypjes masa ushqimore zbutet dhe si e tille ne saje te shtytjes qe i ben gjuha dhe muskulatura e fytit kalon ne ezofag. Ky eshte akti i gelltitjes. Zbutja e ushqimeve realizohet nga peshtyma e sekretuar nga tri ifte gjendrash te medha parotis, sublingualis dhe submandibularis, si dhe nga gjendra te vogla te peshtymes, qe jane gjendrat e buzeve, te faqeve, te qiellzes, te gjuhes dhe te faringut.

Nga ezofagu ushqimi kalon ne stomak, ku

vazhdon dhe perfundon proesi i fragmentimit dhe fillon proesi i tretjes. Megjithate si organ kryesor per tretjen sherbejne zorret. Tretja konkretisht behet nepermjet veprimit te disa enezimave, te cilat nepermjet nje sere reaksionesh i zberthejne ushqimet ne molekula me madhesi te tille sa qe mund te thithen dhe te kalojne ne rrymen e gjakut ose te limfes.

Proteinat ne fillim zberthehen ne

polipeptide, te cilat degradohen ne peptide te vogla dhe amino acide, te cilat si te tilla mund te thithen. Zberthimi i sheqernave dhe yndyrnave behet deri ne nivelin e monomereve te tyre, perkatesisht ne monosaharide dhe ne yndyrna dhe trigliceride

Masa ushqimore ne gjendje gjysem te

lenget qe quhet kim (chyma), kalon nga stomku per ne segmentin e pare te zorreve te holla, d.m.th. ne duoden. Mukoza e duodenit prodhon sekret me reaksion bazik per te neutralizuar aciditetin e mases ushqimore te ardhur nga stomaku.

Ne duoden derdhet edhe lengu pankreatik,(gjithashtu me reaksion bazik) qe eshte shume i pasur me enzima. Ketu derdhet dhe lengu biliar qe prodhohet ne meli. Lengu biliar eshte i nevojshem per emulgimin e yndyrnave, proces ky qe i paraprin veprimit te enzimes, lipaze (te pankreasit), e cila zberthen yndyrnat.

Ne segmente te tjera te zorres se holle

(jejunum dhe ileum) perfundon proesi i tretjes dhe kryhet proesi i perthirthjes. Pasi kalojne valvulen ilocekale masat ushqimore futen ne zorren e trashe. Ketu thithet nje pjese e madhe e ujit, keshtu qe mbeteurinat e mases ushqimore marin konsistence me te forte.

Organet e aparatit tretes permbajne

shume muskulature, qe eshte e vullnetshme ne zgavren e gojes, ne faring dhe ne nje te treten e siperme te ezofagut Muskulatura eshte e pavullnetshme ne pjeset e tjera te meposhteme. Muskulatura e pavullneteshme (e lemuar) shkakton peristaltiken e stomakut dhe zorreve.

Peristaltika dhe aktivitei sekretues i

organeve te tretjes, drejtohen nga sistemi nervor autonom si dhe nga disa hormone qe prodhohen nga disa qeliza te specializuara endokrine, te vendosura ne murin e vet aparatit tretes. Keto hormone nuk marrin pjese vetem ne regullimin e funsioneve te aparatit tretes por veprojne dhe ne organe te tjera.

Meqenese aparti tretes eshte ne kontakt te

vazhdueshem me mjedisin e jashtem, ne te mund te hynje lehte baktere te ndryshme patogjene. Per tu mbrojtur nga keto bakterie ne murin e aparatit tretes vendosen me shumice ind limfoid, qe mund te jete i shperndare (difuz) ose i grupuar ne formen e folikulave limfatike ose te pllakave limfatike (shih sistemin imun).

Nga ana histologjike te gjitha pjeset

e aparatit tretes, ne menyre te veante ezofagu, stomaku dhe zorra kane afersisht te njejtin plan ndertimi. Muri i tyre ne pergjithesi ndertohet nga kater shtresa kryesore (tunika) qe jane:

tunica mucosa e cila ka tri nen shtresa

(lamina): lamina epitelialis, lamina propria dhe lamaina muscularis mucosae; tunica submucosa, tunica muscularis propria dhe tunica serosa per organet qe vishen me peritoneum ose tunica adventitia per organet qe nuk vishen me peritoneum.

Megjitheate ne pjese te ndryshme te

aparatit tretes ka disa dallime qe po i japim ne forme te permbledhur ne kete tabele.

Dallime ndermjet pjeseve te ndryshme te tubit tretesOrgani Lloji i epitelit Ka ose jo Ne se Ka ose jo gjendra ne Tunica muscularis te gjendra mukoza submukoze propria mukozes ne formon ose jo lamina vile propria Shtresa e jashtme

Ezofagui

epiteli me ka vetem ne jo shume pjesen e shtresa i poshtme sheshte i pakerati nizuar

po

Vendoset ne dy tunica adventitia drejtime 1/3 e siperme e vijezuar, 1/3 e mesme e perzier, 1/3 e poshtme e lemuar

Stomaku

epitel me nje po. gjendra jo shtrese kardiale cilindrik dhe pilorike

jo

Vendoset ne tri drejtime; e lemuar

tunica serosa

Duodeni

epitel me nje po (kriptet) shtrese cilindrik

po

po (gjendrat e Brunerit

Vendoset ne dy drejtime; e lemuar

tunica serosa

Jejunumi dhe epitel me nje po (kriptet)

po

jo

Vendoset ne dy

tunica serosa

Hapsirea e gojes Hapsira e gojes vishet me epitel shumeshtresorte sheshte te pakeratinizuar. Eshte vazhdim i epitelit te keratinizuar te lekures. Si zone kalimtare midis tyre sherben pjesa e kuqe e buzeve. Megjitheate, dhe ne epitelin e mukozes se gojes mund te gjejme shenja te keratinizmit, ne formen e kokrrizave te keratohialines, te vendosura ne citoplazmen e qelizave te ketij epiteli.

Qelizat siperfaqesore shkepeuten

vazhdimisht nga epiteli, prandaj ato i gjejeme gjithemone ne egzaminimin mikroskopik te peshtymes. Keto qeliza perdoren per gjetjen e kromatines gjinore, pasi perpunohen dhe ngjyrosen ne menyre te veante.

Nen epitelin vendoset laminapropria qe eshte

e ngjashme me dermen e lekures. Kjo shtrese ndertohet nga me ind lidhor fijeshkrifet, i pasur me fije kalaogjene dhe elastike (te cilat jane me te holla se sa ato te dermes) si dhe me ene gjaku te shtrira ne forme te nje rrjete te dendur. Mukoza e gojes eshte shume e ndjeshme, pasi eshte e pasur me terminacione nervore qe vijne nga degezimet e nervit trigeminus.

Gjithashtu ne mukozen e gojes dhe ne menyre

te veante ne siperfaqen dorsale te gjuhes vendosen disa formacione te specialiozuara per te marre ndjesine e shijes. Keto formacione quhen qepezat e shijes (calyces gustatives). Ne mukozen e gojes lamina muscularis mungon, prandaj lamina propria kalon drejt per drejt ne shtresen e dyte, qe eshte tunica submucosa

Submukoza ndertohet nga ind lidhor

fijeshkrifet, elementet perberese te te cilit qendrojne me larg njeri tjetrit ne krahasim me ato te lamina proipria. Per kete arsye kjo shtrese paraqitet ne mikroskop me e zbardhuar. Ne submukoze vendosen edhe disa gjendra te vogela sekreti i te cilave merr pjese ne formimin e peshtymes.

Shtresa submukoze gjendet ne keto pjese te zgavres se gojes: buzet faqe qiellze e bute gjuheze ne siperfaqen e poshteme te gjuhes. Submukoza mungon ne e zonat e tjera, qe jane: gjingjivat qiellza e forte dhe siperfaqja e siperme (dorsale).

Ne keto, zona lamina propria merr

kontakt drejt per drejt me periostin e kockave (sikurse ne gjigjiva dhe ne qiellzen e forte) ose me muskujt (sikurse ne siperfaqen e siperme te gjuhes).

Buzet

Buza mund te ndahet ne tri zona: zona e jashtme ose lekurore zona e ndermjetme ose pjesa e kuqe e buzes zona e brendeshme ose pjesa mukoze.

Ne thellesi te buzes ndodhet musculus orbicularis oris dhe muskuli i thithjes. Zona e jashteme ose lekurore (pars cutanea) ndertohet nga lekure e tipit te holle (relativisht e holle, ndersa derma krahas indit lidhor permban edhe rrenje floku, gjendra dhjami dhe gjendra djerse. Ketu ndodhen edhe qeliza te muskulatures se lemuar te grupuara ne formen e musculus arector pili, te cilat qendrojne prane do rrenje floku.

Hipoderma ne zonen kutane te buzeve sikurse ne

lekuren e faqeve mungon, keshtu qe derma merr kontakt drejt per drejt me muskujt e buzeve. Zona e ndermjetme ose pjesa e kuqe e buzeve (pars intermedia) eshte vazhdim i lekures se buzeve, Ketu epiderma eshte shume e holle, aq sa mund te shihet ngjyra e kuqe te eneve te gjakut qe ndodhen nen te. Zona e ndermjetme e buzes ndahet ne pjesen e jashtme, qe eshte e lemuar (pars glabra) dhe ne pjesen e brendeshme qe ka disa ngritje (pars villosa).

Ne zonen e ndermjetme mungojne floket dhe

gjendrat e djerses. Gjendrat e dhjamit jane te pranishme sidomos ne buzen e siperme, si dhe ne kendin e buzeve. Zona e ndermjetme eshte shume e pasur me terminacione nervore, prandaj kjo eshte nje nder nga zonat me ndjeshmeri me te larte ne tere organizmin e njeriut. Buzet, sikurse faqet jane shume te levizeshme dhe marrin pjese ne proesin e pertypjes, pirjes, e te folurit, si dhe ne mimike.

Zona e brendeshme (pars mucosa) ndertohet nga

tunica mucosa dhe tunica submusosa. Epiteli i mukozes eshte i tipit me shume shtresor i sheshte i pa keratinizuar. Epiteli mbeshtet ne lamina propria qe ben ngritje ne forme papilash ne drejtim te epidermes. Lamina propria vazhdon poshte me tuniken submukoze, e cila, perve indit lidhor, permban edhe grupe te vogela gjendrash (glandulae labiales) te cilat e derdhin sekretin e tyre te perzier (muko-seroz) ne siperfaqen e epitelit ndermjet duktuseve te shkurtra. Nga forma keto jane gjendra tubulo-alveolare.

Shtresa submukoza ne buze eshte

shume pak e shprehur madje ka histologe qe nuk e pranojne submukozen e buzeve si entitet me vehte. Keto jane te mendimit se gjendrat e pakta te buzeve jane te vendosur ne lamaina propria. Shtresa submukoze merr kontakt me muskujt e buzeve.

Faqet Kane pothuajse te njejtin plan ndertimi me buzet. Ne zonen e jashtme faqet vishen me lekure te holle. Midis lekures dhe pjeses mukoze (te brendshme) vendoset

muskulature e skeletit, qe formon muskulin buccinator dhe ate masseter. Midis dy muskujve te siper permendur vendoset me shumice (sidomos ne femijet) ind dhjamor, qe ne teresin e tij quhet trupi dhjamor (corpus adiposum buccae), qe rumbullakos faqet ne femijet e vegjel.

Ne zonen e brendeshme epiteli eshte i tipit me

shume shtresor i sheshte i pa keratinizuar Nen epitelin vendoset lamina propria, qe futet ne lamaina epitelialis ne forme papilash te vogla ose te medha. Nen lamina propria shtrihet tunika submukoze ku perve indit lidhor, gjenden edhe gjendra te vogela peshtyme (glandulae buccales) qe e derdhin sekretin e tyre muko-seros ne zgavren e gojes. Mund te ndodhe qe keto gjendra te futen pjeserisht edhe ndermjet muskujve te faqeve. Gjendrat jane me te medha ne nivel te dhembeve molare. Keto quhen gjendra molare.

Mukoza e faqeve mund te ndahet ne tri zona, qe jane: zona e poshtme ose zona mandibularis zona e ndermjetme ose zona intermedia. zona e siperme ose zona maxillaris Dy te parat kane te njejtin ndertim histologjik, ndersa zona e ndermjetme, qe vendoset ndermjet dy zonave te tjera, dallohet prej papilave me te medha qe formon lamina propria, si dhe per ate se ne tuniken mukoze mungojne gjendrat. Submukoza ketu permban shume fije elastike.

Gingivat Gingivat ose mishrat e dhembeve ndertohen vetem ngatunika mukoze. Shtresa submukoze dhe muskulatura mungojne. Lamina epitelialis e tunikes mukoze ndertohet nga epitel me shume shtresa i sheshte, i pa keratinizuar, me perjashtim te pjeses apikale te gingives ku epiteli keratinizohet.

Pjesa apikale e gingives nuk shkon ne vije te drejte. Ne

hapesirat ndermjet dy dhembeve fqinje gingiva formon disa ngritje qe quhen papilat interdentale. Ne nivelin e kurores se dhembit gingiva largohet nga dhembi dhe formon keshtu gingiven e lire me nje lartesi prej 1-2 mm. Hapesira midis gingives se lire dhe siperfaqes se kurores se dhembit formon xhepin gingival, fundi i te cilit formon sulkusin gingival i cili vishet nga epitel qe eshte me i holle sesa epiteli i pjeses tjeter te gingives. Epiteli i sulkusit vazhdon me siperfaqen e dhembit. Ne kete vend ai quhet epitel lidhes (juksional). Ky epitel perfundon ne cement dhe peridonit. Poshte epitelit vendoset lamina propria, e cila vjen drejperdrejt ne kontakt me periostin e harkut alveolar.

Palatum dhe uvula Palatum ndertohet nga dy pjese: qiellza e forte (palatum durum), qe vendoset perpara qiellza e bute (palatum molle), qe vendoset prapa dhe vazhdon me uvulen. Qiellza e forte nga struktura histologjike eshte e ngjashme me gingiven. Qiellza e bute eshte e ngjashme me faqet. E para nuk permban shume submukoze dhe muskulature E dyta i ka ato.

Qiellza e bute ka dy siperfaqe: siperfaqjen orale dhe siperfaqen nazale. siperfaqja nazale vishet me epitel me nje

shtrese prizmatike te larte me cilie, sikurse epitel e gjithe rrugeve te frymeshkembimit (epitel i tipit respirator). Midis qelizave prizmatike vendosen qeliza kupengjashme te cilat, sikurse gjendrat e submukozes, sekretojne mukus. Ne submukozen e pjeses orale ndodhen gjendra mukoze, ndersa ne submukozen e pjeses nazale ndodhen gjendra seroze.

Gjuheza (uvula)

Ka te njejtin ndertim histologjik me qiellze e bute. Edhe kjo ka siperfaqen orale (nga perpara) dhe siperfaqen nazale (nga prapa). Ne mes vendoset musculus uvula qe e shkurton dhe e zgjat ate.

Gjuha (Lingua) Gjuha eshte nje organ muskulogjendror qe vendoset pjeserisht ne goje (corpus) dhe pjeserisht ne faring (radix). Muskulatura (e tipit skeletor) vendoset ne tri drejtime: gjatesor, te terthorte vertikal. Kur tkurren fijet gjatesore, gjuha shkurtohet, ndersa kur tkuren fijet vertikale, gjuha behet me e holle dhe me e gjere (e kunderta ndodh kur tkurren fijet e terthorta).

Midis tufave muskulore me drejtime te ndryshme vendosen

septume me indin lidhor fijeshkrifet qe kane ne perberje te tyre ene gjaku dhe terminacione nervore. Ketu vendosen edhe grupime qelizash dhjamore. Gjendrat e gjuhes shtrihen ne lamaina propria. Nga jashte gjuha vishet nga tunica mukoze e cila ne siperfaqen dorsale merr kontakt te drejteperdrejt me muskulaturen (nepermjet lamina propria te saj), ndersa ne siperfaqen e poshteme muskulatura vjen ne kontakt me tuniken submukoze.

Mukoza ne pjesen e poshtme eshte e rrafshet dhe shume eenezuar, si dhe me aftesi te theksuara thithese. Kjo aftesi shfrytezohet ne mjeksi per dhenien nen gjuhe te disa barnave,si p.sh. te nitroglicerines etj.

Ne pjeset dorsale te gjuhes vendosen disa ngritje ne forme papilash qe mund te shihen edhe me sy te lire. Dallohen tri forma kryesore te papilave papilat filiforme papilat fungiforme papilat valate ose cirkumvalate.

Te gjuha e njeriut mund te takohet

edhe nje forme e katert e papilave, qe jane papilat foliate (ne forme flete), por keto jane shume te rralla dhe zakonisht gjenden ne forme rudimentare, prandaj studimi i tyre nuk paraqet interes te veante. Keto papila jane me te zhvilluara ne gjuhen e femijeve.

Papilat filiforme Jane forma me e shpeshte e papilave qe ndodhen

ne gjithe siperfaqen dorsale te gjuhes. Kane forme konike me lartesi qe luhatet nga 0.3 3 mm. Ato qe jane te ulta quhen papila paresore. Kur keto zhvillohen e lartesohen me shume, quhen papila dytesore. Ne siperfaqe papilat vishen me epitel me shume shtresor i sheshte, i keratinizuar. Proesi i keratinizimit te njeriu eshte pak i shprehur dhe mund te dallohet vetem ne papilat dytesore.

Ne femijet epiteli eshte i pa keratinizuar. Ne disa kafshe, si p.sh. te macja dhe tigri, paipilat

filiforme jane shume te keratinizuara, prandaj keto papila jane te forta ne prekje. Poshte epitelit vendoset lamina propria e perbere nga ind lidhor fijeshkrifet. Papila filiforme, ne dallim nga papilat e tjera, nuk permbajne qepeza te shijes.

Papilat fungiforme

Jane papila me forme te jashteme si

te kerpudhave, pra jane me te gjera ne pjesen e siperme dhe me te ngushta ne pjesen e poshtme. Normalisht kane nje lartesi qe nuk i kalon 2 mm. Epiteli qe vesh keto papila eshte ne shume shtresa i pa keratinizuar

Ndonse rralle, ne kete epitel mund tegjenden edhe qepeza te shijes, qelizat receptore te te cilave jane te specializuara per te marre shijen te embel te hidhur te kripur te tharte.

Ndertimi i qepezave te shijes eshte pershkruar

ne kreun e organeve te shqisave, por duhet te kemi parasysh se ato mund te gjenden edhe jashte gjuhes, konkretisht ne mukozen (epitelin) e faqeve dhe buzeve. Llogaritet qe te kemi rreth 2000 qepeza te shijes, pjesa dermuse e te cilave vendoset ne gjuhe. Ne lamina propria te ketyre papilave gjenden me shumice enet e gjakut, qe i japin ngjyren e kuqe gjithe papiles. Dallimi i ngjyres me sy te lire behet i mundur edhe nga fakti se epiteli i ketyre papilave eshte i holle dhe i pakeratinizuar.

Ne te gjithe gjuhen numerohen 150 - 200

papila fungiforme te shperndara ne gjithe siperfaqen dorsale te gjuhes. Me te shpeshta takohen ne majen e gjuhes.Megjithese jane te fshehura ne "pyllin" e papilave filiforme, papilat fungiforme dallohen lehte nga ngjyra e kuqe e theksuar.

Papilat valate ose cirkumvalate Jane papilat me te medha por me te rralla te gjuhes. Zakonisht numerohen 7-12 papila te tilla (ne raste te veantaderi 20) te vendosura ne formen e germes V, ne kufirin midis trupit dhe rrenjes se gjuhes. Kane forme cili-ndrike me buze te rrumbullakosura. Sejcila papile rrethohet nga nje sulkus me thellesi, 1.5-2 mm. Pjesa e siperme e tyre nuk kalon siperfaqen e gjuhes. Ne siperfaqe vishen nga epitel shume shtresor i sheshte i pakeratinizuar, ku jane "zhytur" nje numer i madh qepezash te shijes.

Poshte epitelit vendoset lamina propria. Ne fundin e sulkusit rrethues hapen duktuset e disa

gjendrave seroze (te gjuhes) qe quhen gjendrat e Ebnerit. Sekreti i ketyre gjendrave ka rendesi pasi tret grimcat e ushqimit qe kane ardhur ne sulkus per te bere me lehte perceptimin e shijes. Perve gjendrave seroze te Ebnerit, ne gjuhe ka edhe gjendra mukoze te vendosura ne zonat anesore te rrenjes te saj, gjendra te perziera (muko-seroze) ne pjesen e perparme te gjuhes. Te gjitha keto gjendra bejne pjese ne gjendrat e vogla te peshtymes:

Ne rrenjen e gjuhes, ne nivel te lamina

propria ndodhen edhe tonsilat e gjuhes, te cilat ndertohen nga ind limfoid ne forme te folikulave solitare. Keto formacione takohen edhe ne kater forma te tjera te tonsilave: tonsilat tubare tonsilat faringeale (adenoide) tonsilat laringeale tonsilat palatine.

Nga keto, me te medha dhe me te rendesishme nga

ana klinike jane tonsilat palatine, te cilat jane pershkruar ne sistemin imun. Studimi i hapsires se gojes paraqet interes klinik, pasi nepermjet ndryshimeve qe ndodhin ne mukozen e saj mund te orientohemi per gjendjen shendetesore te organizmit Keshtu p.sh. duke egzaminuar gjuhen ne nje person qe vuan nga anemia pernicioze, do te veme re se ajo eshte e lemuar dhe me nje fare shkelqimi. Kjo vjen si rezultat i mungeses se papilave.

Perkundrazi ne regullime te tretjes papilat

filiforme shtohen se tepermi, si pasoje e se ciles gjuha vishet me nje mbulese te bardhe. Mund te ndodhe qe ne mukozen e gojes te shfaqen zona me ngjyre te erret, me nuance blu. Ne kete rast mjeku mund te orientohet per semundjen e Adisonit, ku ka stimulim te melanociteve prej rritjes ne gjak te hormonit ACTH dhe paksimit te kortizonit.

Ne rast se shihet cianoze (ngjyre

mavi) ne pjesen e kuqe te buzeve, mund te orientohemi per semundje te zemres, ndersa kur shihen te ara ne kendin e buzeve, kjo flet per mungese vitaminash.

Gjendrat e medha te peshtymesPerve gjendrave te peshtymes, qe ndodhen te shperndara ne sektore te ndryshem te mukozes se gojes apo te gjuhes, egzistojne edhe tri ifte gjendrash te medha peshtyme te cilat, sikurse te parat, hapen ne zgavren e gojes. Keto jane: gjendrat parotis gjendrat sublingua gjendrat submandibulare.

Te gjitha keto jane gjendra merokrine. Nga forma e jashtme jane gjendra alveolare tedegezuar ose tubulo-alveolare. Sipas sekretit qe ato prodhojne, mund te jene: gjendra seroze (gjendra parotis) gjendra aseromukoze (gjendra submandibulare gjendra mukoseroze (gjendra sublinguale)

Nga te gjitha keto me e madhe eshte gjendra parotis.

Perzierja e sekretit te gjendrave te medha dhe te vogla formon peshtymen. Gjendrat e vogla sekretojne vazhdimisht dhe ne pergjithesi jane nen kontroll lokal. Ndersa gjendrat e medha sekretojne vetem ne pergjigje te ngacmimeve te ndryshme fizike, kimike dhe emocionale dhe jane nen kontrollin e sistemit parasimpatik. Ka te dhena se gjendrat e peshtymes dhe ne menyre te veante gjendrat parotis prodhojne nje lende te tipit te hormoneve, qe ndihmon ne kalcifikimin e dhembeve dhe te kockave ne pergjithesi.

Peshtyma Ne baze te ndertimit te gjendrave te peshtymes qendrojne acinuset.acinuset. Acinuset mund jene seroze, mukoze ose te perziera. te fundit acinusi Ne keto Qelizat seroze te ndertohet nga qelizat mukoze dhe seroze. acinuseve te perziera formojne te ashtuquajturat gjysme henza te Xhianucit. Ne do 24 ore, normalisht sekretohet 1000 - 1500 ml. peshtyme. e saj nuk eshte gjithmone Veshtullia dhe perberja kimikestimulantit, qe jep fillimin ee njejte. Per kete ndihmon shume lloi i sekretimit.

Ne baze te ndertimit te gjendrave te peshtymes

qendrojne acinuset. Acinuset mund jene seroze, mukoze ose te perziera. Ne keto te fundit acinusi ndertohet nga qelizat mukoze dhe seroze. Qelizat seroze te acinuseve te perziera formojne te ashtuquajturat gjysme henza te Xhianucit. Ne do 24 ore, normalisht sekretohet 1000 1500 ml. peshtyme. Veshtullia dhe perberja kimike e saj nuk eshte gjithmone e njejte. Per kete ndihmon shume lloi i stimulantit, qe jep fillimin e sekretimit.

Me mikroskop, ne peshtyme mund te shihen

edhe qeliza epiteliale te shkeputura nga mukoza e gojes, baktere te ndryshme, si dhe leukicite. Nder leukocitet me te shpeshta jane limfocitet, te cilat kur degjenerohen japin te ashtuquajturat korpuskula salivare. Ne kushte te veanta, ne rruget percjellese te peshtymes mund te formohen gure (prej funderimit te kriprave minerale), qe pengojne daljen e peshtymes ne goje.

Peshtyma kryen nje sere funksionesh: Zbut lendet ushqimore duke lehtesuar keshtu

keshtu te folurit. Ben pastrimin mekanik te gojes nga mbeturinat e ushqimit sidomos te amidonit qe mbetet per rreth dhembeve. Ne rast se pastrimi nuk behet per arsye te mungeses se peshtymes, nga goja del ere e keqe (halitosis ose fetor ex ore). Kjo ndodh nga do semundje qe shoqerohet me frenim te sekretimit te peshtymes. Era e keqe ne kete rast shkaktohet si rezultat i dekompozimit te mbeturinave te ushqimit. Fetor ex ore mund te ndodhe edhe ne semundje qe nuk kane lidhje me pastrimin e gojes nga peshtyma, p.sh.: ne semundjet e melise (fetor hapaticus)

Peshtyma luan dhe funksionin mbrojtes, ne radhe te

pare ndermjet lizozimes, qe ka veprim baktericit. Vitet e fundit ne peshtyme kane gjetur edhe imunoglobulina (sidomos te tipit IgA), qe gjitheashtu marrin pjese ne sistemin antibakteror te peshtymes. Mekanizmi se si te mbrohemi nepermjet tyre ende nuk njihet mire. Ka mundesi qe te kete lidhje midis pranise se leukociteve ne peshtyme dhe imunoglobulinave. Peshtyma nepermjet ptialines fillon tretjen e ushqimeve qe ne goje. Keshtu, ptialina zberthen amidonin ne disaharide, prandaj kjo quhet edhe amilaza salivare. Peshtyma ka edhe funksion ekskretor, sidodmos per disa lende inorganike si: K, J, Hg, Pb, etj. Ekskretohen gjitheashtu disa barna si dhe virusi i terbimit.

Gjendra parotis Parotis eshte gjender me sekrecion krejtesisht

seroz, e cila shtrihet midis procesit mastoid dhe ramus mandibulus. Sekreti i saj derdhet ne zgavren e gojes nepermjet nje duktusi ekskretor te madh, qe quhet ductus parotideus (Stenoni). Hapja e ketij duktusi behet ne mukozen e gojes per karshi dhembit te dyte molar te nofulles se siperme. Nga jashte secila gjender rrethohet nga kapsula prej indi lidhor, nga e cila nisen septe qe e ndajne ate ne lobe dhe lobule. Keto te fundit formohen nga disa aciunuse qe, sikurse edhe ne gjendrat e tjera te medha te peshtymes, formojne njesine morfologjike dhe funksionale.

Nje nga karakteristikat dalluese te

parotisit eshte se ne septet prej indi lidhor vendosen shume qeliza dhjamore. Acinusi ne prerje terthore ka forme te rumbullaket ose vezake. Sejcili prej tyre ndertohet nga 2-6 qeliza ne forme konike qe quhen serocite. Keto jane pikerisht qelizat qe sekretojne peshtymen.. Serocitet mbeshteten ne membranen bazale te acinusit.

Ndermjet kesaj membrane dhe pjeses bazale te serocitevevendosen qelizat mioepiteliale, te cilat me ane te zgjatimeve te tyre ne forme oktapodi rrethojne acinusin. Keto qeliza ndonse i perkasin indit epitelial, kane veti tkurrese sikurse qelizat muskulore. Kur tkuren zgjatimet e qelizave mioepiteliale, acinusi "shtrydhet" dhe nxjerr ne lumenin e tij te ngushte sekretin qe prodhojne serocitet. Ne mikroskop zgjatimet e qelizave mioepiteliale nuk dallohen,por mund te shihen mire berthamat e tyre te sheshta qe vendosen ne trupin e qelizes.

Serocitet kane berthame te rumbullaket,

relativisht te madhe dhe te vendosur ne pozicion ekscentrik prane bazes se qelizes. Citoplazma e ngjyroset me ngjyre roze me eozine dhe hematoksiline. Ne pjesen apikale te serociteve shihen kokrriza zimogjene me ngjyre te purput. Numuri i kokrrizave eshte ne varesi te gjendjes funksionale te gjendres

Ciptoplazma e pjeses bazale ka nuanca te ngjyres

blu, qe vjen si rezultat i perqendrimit te madhe ne kete zone te rrjetave endoplzmatike kokrrizore. Nje ndertim pothuajse te tille kane edhe qelizat e acinuseve te pjeses ekzokrine te pankreasit. Sekreti i prodhuar nga serocitet e zones sekretore nuk bie drejt per drejt ne lumenin e acinusit, por ne hapsirat submikroskopike qe formohen nepermjet siperfaqeve anesore te serociteve fqinje.

Keto hapsira quhen kanalthe

nderqelizore (canaliculus intercellularis), qe kane nje diameter rreth l mikrometer. Prej ketu sekreti kalon ne lumenin e acinusit dhe te duktusit intralobular. Rruget percjellese te peshtymes ndahen ne duktuse intralobulare dhe duktuse ekstralobulare.

Duktuset intralobulare fillojne ne lumenin e acinusit

dhe pastaj vazhdojne ne zonen e ndervene dhe me tutje ne gypthin e vijezuar (ductulus striatus). Zona e ndervene ndertohet nga qeliza kubike Ndersa gypthi i vijezuar nga qeliza cilindrike. Ne prerje te terthorte te dyja keto, zona mund te shihen ndermjet acinuseve, ndersa ne prerjet gjatesore paraqiten si vazhdimi i acinusit.

Peshtyma nga gypthi i vijezuar kalon ne

gypat (duktuset) qe vendosen jashte globulit, ne indin lidhor te septeve midis lobuleve. Pikerisht ketu fillojne duktuset ekstralobulare. Nga bashkimi i tyre formohen duktuset interlobare (ductuli interlobares) qe vendosen midis lobeve te gjendres.

Me ne fund te gjitha duktuset interlobare bashkohen ne

nje duktus me lumen shume te gjere, qe mbledh peshtymen e gjithe gjendres. Ky eshte ductus parotideus (Stenoni). Muri i tij ndertohet nga epiteli shumeshtresor kubik, ndersa ne vendin e derdhjes ne mukozen e gojes nga epiteli shumeshtresor i sheshte. Ne prerje histologjike te parotisit ne radhe te pare bie ne sy acinuset qe zene pjesen me te madhe te mikropreparatit. Ne hapsirat ndermjet tyre duken qarte prerjet e terthorta te duktuseve intralobulare qe ndertohen nga qeliza kubike, kur prerja bie ne nivel te zones se ndervene te acinusit, ose cilindrike kur prerja bie ne nivel te gypthit te vijezuar. Keto prerje mund te quhen edhe duktuluse interacinoze.

Ne rruget percjellese te peshtymes interes paraqet ndertimi disi

i veante i gypthit te vijezuar. Membrana e qelizave, qe formon kete gypth ne pjesen bazale formon shume palosje, ndermjet te cilave vendosen mitokondre ne pozicion paralel me gjatesine e qelizes. Jane pikerisht keto mitokondre qe i japin pjeses bazale te qelizave pamje te vijezuar. Per kete arsye kjo zone quhet gypthi i vijezuar. Palosjet e membranes e rrisin se tepermi siperfaqen per shkembimin e lendeve ne kete zone. Ne saje te ketyre shkembimeve perqendrimi i joneve te natriumit dhe klorit ne peshtyme mbetet si rregull me i ulet se ne plazmen e gjakut, ndersa perqendrimi i joneve te kaliumit dhe te bikarbonateve mbetet me i larte se ne plazme. Peshtyma e ka pH-in qe sillet ne kufite ndermjet 6.8-7.4. Ne pjesen apikale qelizat e gypthit te vijezuar permbajne mikrovile gje qe flet edhe per rolin thithes te ketyre qelizave.

Gjendra sublingualis Eshte gjender tubuloalveolare e degezuar Vendoset ne mukozen e dyshemese se gojes mbimusculus mylohyideus, prane anes mediale te trupit te nofulles se poshtme. Pjesa me e madhe e gjendres eshte e tipit te perzier muko-seroz dhe hapet ne caruncula sublingualis me ane te ductus sublingualis major (Bartolini). Ky ductus hapet vete ose se bashku me duktusin e gjendres submandibulare prane frenulum lingue.

Ne gjendren sublinguale perfshihen edhe disa

gjendra te vogla qe jane vetem mukoze, te cilat hapen me ane te shume (8-20) duktuseve te vogla (ductuli sublingualis minores) prane plica sublingualis. Gjendra sublinguale vishet nga nje kapsule, qe pasi futet ne thellesi te gjendres, e ndan ate ne lobe dhe lobule. Lobulet ndertohen nga disa acinuse, te cilat ndahen nga njeri tjetri nga shtresa te holla prej indi lidhor fije shkrifet. Acinuset rrethohen nga qeliza mioepiteliale.

Gjendra sublinguale, si gjender

peshtyme, ka ngjashmeri me parotisin, por njekohesisht ka dhe disa ndryshime, njohja e te cilave ka rendesi per t'i dalluar ato nga njera tjetra. Dallimet qendrojne ne trashesine e kapsules dhe te septumeve, si dhe ne ndertimin e acinuseve.

Pjesa dermuse e acinuseve eshte mukoze, por

krahas tyre ka edhe acinuse te perziera, qe ndertohen nga dy lloj qelizash, mukocite dhe serocite. Keto te fundit ngjyrosen dhe se bashku ne mikroskop japin pamjen e gjysmehenzes, te cilat quhen gjysmehenzat e Xhianusit (Gianuzzi). Zona e ndervene dhe gypthi i vijezuar ne dallim nga parotisi jane pak te zhvilluara ose mungojne. Dallimet midis gjendres parotis dhe asaj sublinguale jane dhene ne tabelen e meposhtme.

Dallimet midis gjendrave parotis dhe sublingualeShenjat Kapsula Septumet Gjendra parotis Eshte me e trashe Permbajne qeliza dhjamore Gjendra sublinguale Eshte me e holle Nuk permbajne qeliza dhjamore

A C I N U S E T

1. Jane me te vogla 2. Ndertohen vetem nga serocite 3. Nuk ka gjysmeheneza te Xhianucit 4. Qelizat (serocite) 5. Berthama e rrumbu llaket dhe ekscentrike prane bazes se qelizes. 6. Zona e ndervene dhe gypthi i vijezuar jane te zhvilluar. 7 Sekreti i prodhuar ketu eshte puro seroz.

1. Jane me te medha. 2. Shumica e acinuseve ndertohen nga mukocite, ndersa te tjeret nga mukocite dhe serocite. 3. Ka gjysmeheneza te Xhianucit 4. Qelizat (mokucitet) kane forme cilindrike dhe nuk ngjyrosen. 5. Berthama e sheshte dhe e vendosur ne periferi prane membranes se pjeses bazale te qelizes. 6. Zona e ndervene nga gypthi i vijezuar jane pak te zhvilluar ose mungojne. 7. Sekreti eshte i perzier muko-seroz.

Gjendra submandibularis Eshte gjender alveolare e degezuar ose tubulo-

alveolare me sekrecion te perzier sero-mukoze. Vendoset ne fosa submandibularis. Duktusi kryesor i kesaj gjendre (ductus submandibularis-Warton) hapet ne dyshemete e zgavres se gojes prane frenulum lingue. Karakteristika dalluese kryesore e gjendres submandibulare eshte se ne te egzistojne tre tipa acinusesh (ne dallim nga parotis ku ka nje tip dhe sublingualis qe ka dy tipa).

Nga keta, me te shpeshte jane

acainuset seroze. Krahas tyre ka dhe acinuse te perziera d.m.th. qe permbajane dhe gjysmehenazat Xhianusit, si dhe acinuse thjesht mukoze. Kapsula dhe septumet jane me te shprehura se sa ne gjendren sublinguale.

Faringu Faringu ndodhet ne pjesen e pasme te zgavares

se gojes Lidh hapsiren e gojes me ezofagun. Ka pamje te nje hinke te shtypur, nepermjet te ciles kalon ajri dhe ushqimi. Ketu hapen gjithashtu tubat e Eustakit, qe e lidhin ate me veshin e mesem. Faringu mund te ndahet ne dy pjese: ne pjesen e siperme ne pjesen e poshtme. Kufiri midis ketyre dy pjeseve ndodhet ne nivelin e palatum mole.

Pjesa e siperme i perket rrugeve te

frymeshkembimit dhe quhet nasopharynx ose pars nasalis. Pjesa e poshtme ndahet ne vetvehte ne dy pjese te tjera qe jane: pars oralis (ose oro pharynx), qe vendoset ne nivel te zgavres se gojes, dhe pars laryngea (ose laringofaringu), qe vendoset prapa laringut. Faringu mund te ndahet ndryshe edhe ne pjesen e siperme ose nazofaring, ne pjesen e mesme ose orofaring dhe ne pjesen e poshtme ose laringo-faringu.

Muri i faringut ndertohet nga kater shtresa

kryesore qe jane: tunica mucosa tunica submucosae tunica muscularis tunica adventitia. Mukoza ndertohet nga lamina epitelialis dhe lamina propria, midis te cilave shtrihet membrana bazalis.

Epiteli nuk eshte i njejte ne te gjithe

siperfaqen e faringut. Ne nazofaring ai eshte i tipit respirator, d.m.th. prizmatik i larte me nje shtrese me cilie (ose epitel shumeshtresor i rreme). Midis qelizave prizmatike (cilindrike) vendosen qeliza kupengjashme qe sekretojne mukus.

Ne pjesen orale dhe laringale epiteli eshte i tipit me

shume shtresa i sheshte, i pakeratinizuar, sikurse epiteli i mukozes se gojes dhe te kapercellit. Lamina propria ndertohet nga ind lidhor fijeshkrifet i pasur me fije elastike dhe infiltracione limfocitare. Ne pjesen orale dhe laringeale limfocitet formojne folikula solitare Ndersa ne siperfaqen e pasme te nazofaringut formojne tonsilat faringeale. Ne lamina propria vendosen edhe gjendra te vogla, te cilat ne nazofaring jane te tipit sero-mukoze, ndersa ne dy pjeset e tjera jane mukoze.

Ne pjeset e tjera submukoza eshte pak e

shprehur ose mungon duke marre kontakt drejtperdrejt me shtresen muskulore. Tunica muscularis Ndertohet nga muskulatura e vijezuar (e skeletit) fijet e se ciles vendosen ne dy drejtime: brenda me drejtim te terthorte, ndersa jashte me drejtim gjatesor.

Ne pjesen e poshtme te lamina propria fiijet

elestike jane aq shume te perqendruara, sa qe formojne nje nenshtrese te vetme qe do te ishte analoge me lamina muscularis muscosae qe ne faring mungon. Tunica submucosa Kjo shtrese per nga ndertimi eshte e ngjashme me lamina propria Ne ndryshim nga kjo i ka elementet fijore dhe qelizore me larg nga njeri-tjetri. Submukoza eshte e zhvilluar mire vetem ne pjeset anesore te faringut dhe ne afersi te kapercellit.

Tunica adventia Ndertohet nga ind lidhor. Eshte pak e shprehur, madje, ne disa

zona mungon, prandaj ne keto vende muskulatura takohet drejtperdrejt me periostin e kockave qe ndodhen prane.