punim diplome institucioni parashkollor si faktor i ... final-aferdita.pdfmoral dhe qytetar, roli i...
Post on 16-Jan-2020
608 Views
Preview:
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
Institucioni parashkollor si faktor i edukimit moral dhe qytetar
Mentorja: Studentja:
Dr.sc.Venera Vala-Këndusi Afërdita Gjikolli
Gjakovë, 2019
Falënderime
Falënderimet e mia të para shkojnë për familjarët, të cilët më përkrahën gjatë gjithëkësaj
periudhe katërvjeçare të studimeve.
Një falënderim i veçantë shkon për udhëheqësen time të këtij punimi, profesoreshën e
nderuar,VeneraVala-Këndusi, e cila më ndihmoi jashtë mase me këshillat dhe sugjerimet e
vazhdueshme, e mbi të gjitha me mbështetjen morale dhe qetësinë e transmetuar tek unë gjatë
gjithë kësaj kohe. Ishte privilegj për mua të punoj me të dhe të arrij deri në realizimin e këtij
punimi, aq domethënës për mua.
Gjithashtu, do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi të studimeve, të Departamentit
Parashkollor, prej të cilëve kam mësuar shumë. Është nder të punosh dhe të mësosh nga kolegët
e këtij departamenti.
Falënderoj edhe gjithë stafin e pedagogëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, të cilët
me mësimet dhe këshillat e tyre kontribuan, që unë të arrij deri në këtë ditë.
Faleminderit të gjithëve!
3
Abstrakti
Edukimi moral dhe qytetar paraqet segment të rëndësishëm për institucionet parashkollore në të
gjitha vendet, përfshirë këtu edhe Kosovën. Përmes edukimit moral dhe qytetar fëmijët krijojnë
identitetin e tyre social, mësojnë si të dallojnë të mirën nga e keqja, mësojnë si të jenë qytetarë të
përgjegjshëm dhe kompetentë në të ardhmen etj. Ekzistojnë shumë raste kur familjet nuk
mbështesin sa duhet formimin moral dhe qytetar të fëmijëve. Kjo krijon nevojën, që institucionet
parashkollore të jenë në funksion të vazhdueshëm të këtij edukimi. Edukatoret në këto
institucione, mund të mbështesin këtë edukim përmes aplikimit të strategjive të ndryshme, siç
mund të jenë p.sh. aktivitetet me lojëra në formë grupore apo individuale.
Në këtë punim, krahas shqyrtimit të skeletit teorik mbi mënyrat se si duhet dhe mund të
mbështetet edukimi moral dhe qytetar, do të realizohet edhe hulumtimi me dhjetë edukatore dhe
tre drejtorë shkollash nga pesë institucione parashkollore të Komunës së Pejës. Qëllimi është
nxjerrja e informacionit lidhur me atë se sa këta edukatorë e mbështesin edukimin moral dhe
qytetar të fëmijëve. Hulumtimi ndërtohet kryesisht përmes metodës cilësore. Instrumenti bazë i
hulumtimit do të jetë intervista.
Nga analiza e skeletit teorik dhe hulumtimit, del se edukimi moral dhe qytetar paraqet shtyllën e
ndërtimit të personalitetit të fëmijës. Gjithsesi, kurrikula dhe politikat e MASHT-it nuk e
mbështesin sa duhet këtë edukim në institucionet parashkollore. Kjo mund të prodhojë pengesa
për edukatorët, meqë në mungesë të politikave të qëndrueshme të MASHT-it, mund të krijohen
paqartësi lidhur me rezultatet, që synon të krijojë ky lloj edukimi.
Fjalët kyçe: edukimi moral, qytetar, edukatorja, institucioni parashkollor, fëmijët.
4
Përmbajtja
Abstrakti .....................................................................................................................................3
KAPITULLI I - HYRJA..............................................................................................................6
KAPITULLI II – SHQYRTIMI I LITERATURËS ......................................................................8
2.1. Përmbledhje e historikut të zhvillimit të edukimit parashkollor .........................................8
2.2. Nocionet teorike të edukimit moral dhe qytetar .................................................................9
2.2.1. Nocioni edukim ..........................................................................................................9
2.2.2. Edukata morale.........................................................................................................10
2.2.3. Edukata qytetare ......................................................................................................11
2.3. Institucioni parashkollor dhe roli i tij në edukimin moral dhe qytetar ..............................12
2.3.1. Përmbledhje e shkurtër e organizimit të institucioneve parashkollore në Kosovë ......12
2.3.2. Institucioni parashkollor dhe edukimi moral e qytetar ...............................................14
2.4. Rëndësia e bashkëpunimit edukator-familje në edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve ..20
KAPITULLI III – METODOLOGJIA E HULUMTIMIT ..........................................................22
3.1. Qëllimi i hulumtimit .......................................................................................................22
3.2. Hipotezat dhe pyetjet kërkimore......................................................................................22
3.3. Metodat e hulumtimit ......................................................................................................23
3.4. Popullata dhe mostra e hulumtimit ..................................................................................23
3.5. Etika e hulumtimit ..........................................................................................................23
3.6. Procesi i mbledhjes së të dhënave ...................................................................................24
KAPITULLI IV – REZULTATET ............................................................................................25
4.1. Të dhënat demografike të respodentëve...........................................................................25
4.2. Rezultatet nga intervista me edukatorët ...........................................................................26
5
4.3. Rezultatet nga intervistat me drejtorët e shkollave ...........................................................29
KAPITULLI V – PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .....................................................30
6
KAPITULL I I -Hyrja
HYRJA
Edukimi moral dhe ai qytetar përbëjnë dy elementet bazë, të cilët janëmbështeturdhe
vazhdojnë tëmbështeten nga institucionet shkollore, nëmbarë vendet e zhvilluara evropiane dhe
më gjerë. Kjo do të thotë se këto shtete punojnë vazhdueshëm me kurrikulat dhe aktivitetet tjera
plotësuese për t‟u ofruar nxënësve mbështetje në edukimin e tyre moral dhe qytetar. Këto
përpjekje fillojnë qysh prej institucioneve parashkollore, në të cilat vijojnë mësimin fëmijët e
moshës 0-6 vjeç.
Koncepti i edukimit qytetar është trajtuar me kujdes nga shumë sociologë, psikologë dhe
hulumtues të shkencave sociale. Sociologu i shquar amerikan Marshall (1995) pohon se jetojmë
në epokën e teknologjisë, e cila i ka dhënë edhe më shumë hov zhvillimit të diversitetit. Njerëzit
e vendeve të ndryshme dallohen mes vete në baza të etnisë, kulturës, historisë që bartin etj.
Shoqëritë demokratike, sipas Marshall, duhet të fuksionojnë në parimin e ndërveprimit,
nëpërmjet të cilit qytetarët nuk janë thjesht aktorë pasivë, por marrin pjesë aktivisht në
prodhimin e identitetit personal dhe të përgjithshëm, social. Në këtë kontekst, edukimi luan rolin
parësor. Përmes edukimit qytetar, fëmijët mësojnë, se si duhet dhe se si mund t‟i shprehin
mendimet e tyre në formë të qartë, se si duhet respektuar tjetrin, por në të njëjtën kohë mësojnë
edhe për detyrat, përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre. Marshall (1995) tutje shton se fëmijët në
institucionet parashkollore duhet të trajtohen si qytetarë të së ardhmes dhe si të tillë duhet të
përgatiten në mënyrë adekuate për të kontribuar aktivisht në aktivitetet sociale. Kjo do të thotë se
temat mbi edukimin qytetar mund të jenë edhe të natyrës politike. Një tjetër pikëpamje e jep
Lister (2007), i cili edukimin qytetar në institucionet parashkollore e sheh si mundësi ideale për
t‟i angazhuar fëmijët në probleme apo tema, të cilat mund të jenë në interesin e tyre. Sipas tij,
edukatorët në këto institucione, duhet t‟u ofrojnë fëmijëve hapësira, në mënyrë që ata të
angazhohen dhe t‟i kuptojnë problemet me të cilat përballen komunitetet, në mënyrë që zëri i
tyre të jetë kuptimplotë dhe më i fuqishëm. Philips (2010) duke vazhduar në linjën e Lister
(2007) argumenton se pikërisht në fazën e edukimit parashkollor, fëmijët ndërtojnë dhe
formulojnë preferencat politike dhe kulturore. Ai tutje shton, se është e rëndësishme që
edukatorët të afirmojnë vlerat e qytetarisë para nxënësve dhe për këtë ata (edukatorët) duhet
7
tëinteresohen se si fëmijët ndjehen, të kultivojnë respekt dhe interesim për fëmijët, të respektojnë
lirinë e mendimit, të shprehurit të fëmijës dhe ta mbështesin atë me aktivitete konkrete, për të
krijuar ndjenjën e komunitetit, të cilit duhet t‟i përkasin të gjithë pa dallime, t‟i mësojnë nxënësit
se si duhet të ballafaqohen me rregullat dhe përgjegjësitë që sjell komuniteti etj. (Philips, 2010).
Edukimi moral, është një tjetër aspekt i rëndësishëm i edukimit të përgjithshëm të
fëmijëve në institucionet parashkollore. Janë propozuar teori, nga shumë autorë, se si edukatorët,
kur u mësojnë moralin fëmijëve, duhet të marrin parasysh shumë aspekte përfshirë këtu ato
kognitive (njohëse), jetën shoqërore të fëmijëve, marrëdhëniet e tyre me tjerët, cilës kulturë i
përkasin etj. Në të kaluarën, fëmijëve u është mësuar morali në format klasike, zakonisht përmes
dikotomisë e mira dhe e keqja. Aktualisht, tendencat janë që fëmijët të mësojnë moralin përmes
aktiviteteve, lojërave, përmes atyre që njihen si „bëj dhe mëso‟, ku fëmijët vetë mësojnë nga
gabimet etj. Narracioni është gjithashtu një tjetër instrument shumë aktual, ku edukatorët
ndërtojnë ngjarje, reale ose fiktive, dhe përmes tyre transmetojnë mesazhe morali te fëmijët.
McGinn (1997) argumenton se si narracioni, i ndërthurur me imagjinatë, mund të prekë zemrat
dhe ndjenjat e fëmijëve. Narracionet ndërtohen në formë leximi, këndimi, vallëzimi, pra mund të
jenë të llojllojshme.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga KEEN (Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Edukim) ,
del se institucionet parashkollore në Kosovë nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur edukimit moral
dhe qytetar të fëmijëve. Për edukatorët organizohen pak ose aspak trajnime, që mund t‟i
përgatisin ata për t‟i promovuar vlerat morale dhe qytetare para fëmijëve. Gjithashtu, edhe
kurrikula bërthamë nuk mbështet mjaftueshëm aktivitetet për edukim moral dhe qytetar.
Ky punim diplome është ndërtuar nga katër kapituj me ndërlidhje tematike. Në kapitullin
e dytë prezantohen të gjeturat nga shqyrtimi i literaturës, ku përfshihen domethënia e edukimit
moral dhe qytetar, roli i institucioneve dhe edukatorëve në këtë proces etj. Në kapitullin e tretë
trajtohet metodologjia e hulumtimit ku shpjegohen qëllimet, populacioni dhe mostra, hipoteza
dhe pyetjet kërkimore etj. Në kapitullin e katërt prezantohen të gjeturat ndërsa punimi mbyllet
me pemën e konkluzioneve dhe rekomandimeve, të cilat paraqiten në kapitullin e pestë.
8
KAPITULLI II- SHQYRTIMI I LITERATURËS
2.1. Përmbledhje e historikut të zhvillimit të edukimit parashkollor
Idenë fillestare mbi edukimin parashkollor në botë e gjejmë qysh në kohërat antike, në
Greqinë Antike. Ishte Platoni ai, i cili në veprën e tij dha idenë mbi stadet e zhvillimit të fëmijës,
dhe edukimin e fëmijëve qysh nga lindja e tyre. Periodizimi i moshave, i bërë nga Aristoteli dhe
idetë e tij mbi mënyrën se si duhet të punohet me fëmijët qysh në fëmijërinë e hershme paraqesin
konceptet e para të qëndrueshme mbi edukimin e fëmijës në fëmijërinë e hershme. Loja dhe
lodrat zinin një vend të rëndësishëm në rritjen dhe edukimin e fëmijëve në Greqinë Antike. Sipas
Platonit ekziston një lidhje në mes të lojës së fëmijës në fëmijëri dhe mënyrës se si ai do të
mendojë dhe sillet kur të jetë i rritur. Loja i duhet fëmijës së moshës 3-6 vjeç për të formuar
karakterin e tij. Kuintiliani, po ashtu bëri periodizimin e moshave duke shprehur dhe
argumentuar qëndrimet e tij, se loja në fëmijërinë e hershme e ndihmon zhvillimin intelektual të
fëmijës(Lascaride & Hinitz, 2000).
Periudhat e mëvonshme, deri në kohën e Humanizmit dhe të Renesancës nuk janë aq të
favorshme, sa i përket zhvillimit të edukimit parashkollor dhe zhvillimit të procesit të edukimit
në përgjithësi. Në periudhën e Humanizmit dhe të Renesancës kemi një ringjallje të frymës
pozitive mbi mënyrën se si trajtohet edukimi i fëmijëve, përfshirë edhe moshat e hershme
parashkollore.
Kontributi i pedagogëve të shekullit XVII- XVIII, si: Jan Amos Komenskit, Xhon Lokut,
Zhan Zhak Rusos, ndihmoi që fëmija të shikohet si individ me karakteristika dhe kërkesa të
veçanta. J. A. Komenski shkroi “Didaktikën e Madhe”, që merret si një udhëzues që sugjeronte se
si arsimimi duhet të ndahet në nivele sipas moshës, se si arsimi duhet të fillojë në fëmijërinë e
hershme, respektimin e gatishmërisë së fëmijës në të kuptuarit e koncepteve, për të ndërtuar një
bazë, që do t‟i nevojitet për të mësuar më vonë. Ai sugjeroi një metodë mësimore që përcjell
zhvillimin e fëmijës duke përdorur shqisat dhe po ashtu këshilloi që mësimi me fëmijët në
fëmijërinë e hershme të zhvillohet përmes lojës, lojërave, aktiviteteve fizike, muzikës dhe
përrallave (Peltzman, 1998). Puna e Lokut,bazohet në atë se individët duhet të përdorin arsyen
për të kërkuar të vërtetën, në vend se të pranojnë mendimin e autoriteteve të kohës si të
mirëqenë. Apo, propozimet e Rusos se njeriu lind “i mirë” dhe i pafajshëm dhe se fëmijët duhet
9
të jenë të dashur, të ushqyer dhe të mbrojtur, ishin shumë me ndikim në inkurajimin e të
menduarit në lidhje me atë se çfarë nënkupton të jesh një fëmijë dhese si ata mësojnë, rriten dhe
zhvillohen (Neaum, 2010). Puna e tyre ndihmoi në ndërtimin e një koncepti të ri për zhvillimin e
fëmijës në fëmijërinë e hershme dhe kthimin e vëmendjes së studiuesve mbi zhvillimin e
fëmijës(Peltzman, 1998).
Fridrih Frobel paraqet njërin nga figurat më eminente të edukimit parashkollor, i cili
konsiderohet edhe themeluesi i institucioneve të para parashkollore sipas organizimit të cilin e
njeh bota sot. Këto institucione, ai i quajti “Kindergardën”, të cilat shërbyen si model për shumë
vende të botës e po ashtu shërbyen edhe si model për ngritjen e mëvonshme të institucioneve të
tjera të ngjashme për kah vizioni, por të ndryshme për nga metodologjia dhe format e punës.
Sipas Frobelit, edukimi është një tërësi, ku secila pjesë është e ndërlidhur me pjesët tjera të tij,
ku secili element ndihmon dhe avancon elementet e tjera të tij (Lascaride&Hinitz, 2000)
Prandaj, ai e trajtoi moshën e fëmijërisë së hershme, si periudhën më të rëndësishme të zhvillimit
të individit.
2.2.Nocionet teorike të edukimit moral dhe qytetar
2.2.1. Nocioni edukim
Edukata është një prej dukurive shoqërore, sipas të cilave dallohet në mënyrë thelbësore,
shoqëria njerëzore nga bota e kafshëve.Kjo është një kategori e përgjithshme, e përhershme dhe
qenësore e shoqërisë njerëzore.Edukata është nevojë e vetë jetës, një formë e zhvillimit sepse
edukimi ndikon në zhvillimin ekonomik e shoqëror, çon përpara kulturën dhe përmirëson
marrëdhëniet midis njerëzve.
Edukimi, pra është një kusht themelor i ruajtjes dhe zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Për
ndryshim nga bota e kafshëve që ushtrojnë kujdes për të vegjëlit e tyre në mënyrë instiktive, tek
edukimi është e qartë vetëdija.
Te njeriu, edukimi është një veprimtari e vetëdijshme, e qëllimshme, e planifikuar, e
organizuar, sistematike dhe e vazhdueshme.Pra, edukimi është dukuri njerëzore e pandarë nga
shoqëria, në të cilën ai zhvillohet.
10
2.2.2. Edukata morale
Morali është pjesë e rëndësishme e vetëdijes shoqërore. Ai, është zhvilluar dhe zhvillohet
bashkë me shoqërinë, me procesin e punës, si dhe me ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet
njerëzve dhe të këtyre me natyrën.
Manifestohet me përfilljen e normave, rregullave dhe dokeve morale në marrëdhëniet ndërmjet
njerëzve nëfusha të ndyshme vepruese, si: në prodhim, familje, vende publike, vlerësim dhe
gjykim të sjelljeve të individit, të grupit dhe të mbarë shoqërisë, me qëllimin e mirë ndaj vetes,
ndaj të tjerëve(ndajbashkëshortes/shortit, fëmijëve, të moshuarve, ndaj të sëmurëve etj.), ndaj
punës, ndaj mjeteve të prodhimit, ndaj ndarjessë të mirave materiale, ndaj pasurisë individuale
dhe shoqërore, ndaj kombeve e minoriteteve dhe ndaj atdheut. Prandaj, thuhet se edukata morale
është komponentë tejet e rëndësishme e zhvillimit të gjithanshëm të personalitetit të njeriut.
Morali si pjesë e vetëdijes shoqërore zhvillohet dhe ndryshon në raport me zhvillimin dhe
ndryshimin e marrëdhënieve në prodhim.Secili nga formacionet e gjertanishme shoqërore ka
moralin e vet.
Morali i shoqërisë së njëmendtë demokratike është humanizëm, ngase për fokus të vetin
ka njeriun, çlirimin e tij material dhe shpirtëror. Ky është moral revolucionar.
Formimi moral i personalitetit të njeriut është proces i gjatë. Ai varet nga shumë faktorë dhe
bëhet jo vetëm në një mjedis shoqëror. Në familje i vihen bazat, gjersa më pastaj në shkollë
vazhdohet dhe begatohet me sjellje të aprovueshme, madje edhe në kuptimin e riedukimit të
tij(p.sh.: në entet korrektuese rehabilituese).
Edukata morale në shkollë ka këto detya themelore: (Brada, 2005:225)
-zhvillimin e vetëdijes dhe të ndërgjegjes morale,
-humanizimin e emocioneve dhe
-formimin e karakterit të moralshëm.
Zhvillimi i vetëdijes dhe i ndërgjegjes morale është proces i gjatë.Bëhet i ndërlidhur me
komponentet tjerë të edukatës. Zhvillohet në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë. Në mënyrë
të tërthortë, zhvillohet në mbështetje me ndikimin, veprimin e shembullit të mirë dhe
identifikimin me personalitetin e prindit, anëtarëve të tjerë të familjes, arsimtarit, personazheve
11
nga literatura, filmi, parimi etj. Fjala, sjellja dhe puna, të gjitha edukojnë, reflektojnë dhe ngrisin
vlerat e individit.
Vetëdija dhe ndërgjegjja morale zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i mundësuar
nxënësit, të fitojë njohuri, të formojë përfytyrime, koncepte dhe gjykime mbi sjelljet morale në
marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, mbi punën, përdorimin e mjeteve të punës, vlerësimin dhe
ndarjen e të mirave të saj, për atë që është e lejueshme, e drejtë apo edhe e padrejtë.Për këtë,
duhet shfrytëzuar në mënyrë aktive shembuj pozitivë nga puna, nga letërsia, nga artet etjera dhe
nga historia kombëtare dhe njerëzore (Brada, 2005:227).
2.2.3. Edukata qytetare
Krahas edukatës morale, edhe edukata qytetare ka efektin dhe rëndësinë e vet në
edukimin e gjithëmbarshëm të individit, e sidomos fëmijës. Sipas,Philips (2010) edukata qytetare
për fëmijët, ka si qëllim që t‟i përgatitë ata të jenë pjesëtarë aktivë të komunitetit të cilit i
përkasin, të angazhohen në problemet me interes të përbashkët etj. Ndërgjegjja dhe ndjenja e
qytetarisëështë vlerë me rëndësi të madhe, sipas Philips (2010). Kësisoj, ajo duhet kultivuar në
familje dhe institucione parashkollore, pra fëmijët duhet të fillojnë të formojnë ndjesinë e
komunitetit qysh herët.
Lister (2007) pranon se individët zhvillojnë preferenca kulturore dhe politike qysh nga
mosha e hershme. Kultivimi i vlerave të qytetarisë kërkon nga edukatorët, që:
Të shpërndajnë fuqinë dhe të interesohen se si fëmijët ndjehen.
Të kultivojnë praktika të respektit dhe llogaridhënies në raport me fëmijët.
Të ndërtojnë modele efikase, ku respekti ndaj vetes dhe të tjerëve vihet në pah.
Të mbështesin lirinë e të menduarit, të të shprehurit dhe t‟i promovojnë ato në
aktivitete konkrete.
T‟u demonstrojnë fëmijëve çfarë do të thotë procesi i marrjes së vendimeve, me të
cilin ata do të përballen më vonë (marrja e vendimit për votë, shkollim etj).
T‟u tregojnë parimet, në të cilat mbështeten shoqëritë demokratike.
Të krijojnë sensin e komunitetit.
T‟u demonstrojnë fëmijëve se si duhet ballafaquar me rregullat etj.
12
Teoritë moderne në sociologji i shohin fëmijët si qytetarë kompetentë. Këto teori
theksojnë faktin, se ne nuk lindim qytetarë, por bëhemi të tillë gjatë rrugës nëpërmjet proceseve
të ndryshme. Edukimi luan rolin kryesor në këtë rrugë. Edukimi formal, i cili i mëson fëmijët për
vlerat qytetëruese mëton t‟i aftësojë ata që të jenë të aftë të marrin pjesë në vendimet të cilat
prekin komunitetin dhe shoqërinë, si nocione më të gjera. Edhe në konventën e UNESCO-s
ravijëzohet, se qëllim i edukimit duhet të jetë edhe aftësimi dhe ndëgjegjësimi i fëmijëve për
vlerat qytetare. Sipas kësaj konvente, qëllimi i edukimit është përgatitja e fëmijëve si qytetarë të
ardhshëm me të drejta dhe obligime, nxitja e pjesëmarrjes së fëmijëve në shoqëri si dhe
këmbëngulja në vlerat, si solidariteti, morali etj. (UNESCO, 2000:24).
2.3. Institucioni parashkollor dhe roli i tij në edukimin moral dhe qytetar
2.3.1. Përmbledhje e shkurtër e organizimit të institucioneve parashkollore në Kosovë
Edukimi parashkollor paraqet nivelin e parë të arsimit parauniversitar në Kosovë,
përkatësisht shkallën 0 të Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit (ISCED), në të
cilën përfshihen fëmijët deri në moshën 6 (gjashtë) vjeçare. Edukimi parashkollor në Kosovë,
organizohet në institucionet parashkollore publike (çerdhet dhe kopshtet) dhe institucionet
parashkollore private, qendrat/kopshtet me bazë në komunitet dhe klasat përgatitore të cilat
funksionojnë në kuadër të shkollave fillore (niveli parafillor) (KEEN, 2018:12).
Në bazë të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniveritar në Kosovë, edukimi
parashkollor në Kosovë, organizohet në dy nivele. Niveli i parë, përfshin moshën prej lindjes
deri në moshën 5 vjeçare (i ndarë në grupmoshat lindje deri në 3 vjeç dhe 3 deri në 5 vjeç) dhe
niveli i dytë, përfshin moshën 5 deri në 6 vjeç, pas së cilës fëmijët, sipas ligjit regjistrohen në
shkollën fillore (po aty).
13
Fig. 1. Strukturimi dhe organizimi i kurrikulës sipas shkallëve
Mosha e fëmijëve nga lindja deri në 3 vjeç, deri më tani është parë më shumë si sektor i
mirëqenies, duke qenë kësisoj e përjashtuar pothuajse nga çdo proces i planifikimit të investimit
në aspektin edukativ. Bazuar në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës, të miratuar në vitin 2011 dhe
të rishikuar në vitin 2016, Shkalla përgatitore - Edukimi në fëmijërinë e hershme përfshin
periudhën e fëmijës prej lindjes deri në klasën përgatitore (grupmoshën 0 deri në 3 vjeç dhe
grupmoshën prej 3 deri në 5 vjeç). Gjatë këtij niveli, fëmijët nëpërmjet lojës, përkrahen në
zhvillimin e hershëm personal, duke përfshirë:
zhvillimin e aftësisë për të komunikuar në gjuhën amtare nëpërmjet aktiviteteve, që
ndihmojnë artikulimin e drejtë të fjalëve, pasurimin e fjalorit dhe ushtrimin e aftësisë për
të dëgjuar të tjerët;
zhvillimin e njohjes së të menduarit, zgjidhjen e problemeve, kuptimin e koncepteve,
procesimin e informatës dhe inteligjencën e përgjithshme; zhvillimin fizik, ushtrimin e
koordinimit të lëvizjeve trupore, zhvillimin e forcës, ekuilibrit, muskujve, koordinimin
sy-dorë dhe aftësimin për manipulim me objekte të ndryshme të përdorimit ditor;
vetëdijësimin gradual për veten, për të tjerët dhe për mjedisin që e rrethon; zhvillimin e
aftësive për të respektuar rregullat, për të dalluar të drejtën nga e gabuara dhe për të
dalluar veprimet që lejohen prej atyre që janë të ndaluara;
nxitjen dhe aftësimin për t‟u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete praktike, për të
vlerësuar rreziqet dhe për të respektuar rregullat elementare të higjienës dhe sigurisë.
14
Nga ana tjetër, kurrikula bërthamë për klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç) dhe arsimin
fillor, përcakton se fëmijët në klasën përgatitore në shkollë dhe në institucionet parashkollore,
ndihmohen për krijimin e përvojës edukative për ambientim ose përshtatje në një formë të
sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Procesi edukativo-mësimor realizohet në
mënyrë të integruar, i ndërlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve, duke ua
mundësuar, që ta kuptojnë drejt marrëdhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e
krijuar nga njeriu. Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç), fëmijët përveç shkathtësive dhe
shprehive sociale, krijojnë bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të
leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria e tyre për shkollim
fillor dhe për jetë. Klasa përgatitore, siç është konceptuar në kurrikulën bërthamë duhet të
zhvillojë kompetencat e fëmijëve të kësaj grupmoshe, ndërsa rezultatet e të nxënit janë të
përbashkëta me klasën e parë dhe klasën e dytë në arsimin fillor dhe vlerësimi i tyre realizohet në
fund të klasës së dytë apo shkallës së parë të kurrikulës (KEEN, 2018:43).
2.3.2. Institucioni parashkollor dhe edukimi moral e qytetar
Edukatorët në institucionet parashkollore kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete me fëmijët
në mënyrë që t‟u mësojnë atyre moralin. Një studim i realizuar nga Kohblerg (2011), në disa
institucione parashkollore në Norvegji, nxjerr në pah atë se fëmijët e moshave 1–5 vjeç e bazojnë
moralin në aktet e mira dhe të këqija (bad vs the good) dhe në përgjithësi fëmijët besojnë, se
morali ndërtohet duke respektuar rregulla në mënyrë që t‟u shmangen ndëshkimeve nga personat
e rritur, të cilët fëmijët i konsiderojnë si autoritativë. Gjatë rritjes, pikëpamjet e fëmijëve mbi
moralin ndryshojnë derisa ata ndërtojnë kontakte dhe marrëdhënie me të tjerët. Që këtu,
Kohlberg (2011) pranon se institucionet parashkollore kanë rol të rëndësishëm në edukimin
moral meqë ato i afrojnë fëmijët mes vete.
Huxley (2016) argumenton se zhvillimi moral te fëmijët ndryshon nga ai i të rriturve. Ai
vëren se ka indikacione se gjeneratat e reja janë duke i „shkatërruar‟ vlerat morale përmes p.sh.
mohimit të të drejtave të prindërve të tyre, indiferencës ndaj kodeve dhe rregulloreve shoqërore
etj. Si rezultat, shoqëria është bërë më e dhunshme dhe më pak konservatore. Ky „shkatërrim‟ i
vlerave morale ka ndikuar dhe po ndikon, që fëmijët e sotëm të jenë më agresivë dhe me
15
tëekzagjeruar në raport me fjalorin e tyre (ai risjell një moment kur kishte dëgjuar një fëmijë të
moshës 6 vjeçare duke përdorur fjalor banal). Përkeqësimin e sjelljes dhe vlerave morale, Huxley
(2016) e sheh si rezultat të humbjes së udhëzuesit moral në shtëpi dhe / ose në shkollë.
Vlerat morale kultivohen si brenda ashtu edhe jashtë shkollës. Formimi i këtyre vlerave
dallon nga njëri fëmijë te tjetri. Diskursi edukator – fëmijë, në institucionet parashkollore, sipas
Buzellit (1996) duket të përmbajë në vetvete vlera morale në kuptimin e asaj, që mësimdhënia
duhet të udhëhiqet nga parime morale. Edukatorët duhet të angazhohen që të ndryshojnë sjelljet e
fëmijëve përgjatë procesit të mësimdhënies dhe nxënies. Buzell (1996) e vlerëson edukimin
moral në institucionet parashkollore si “gjetje të mënyrave për t‟i bërë fëmijët më të mirë sesa
janë ose t‟i përmirësojnë ata të cilët mund të shfaqin sjellje jo të mira dhe jo të rregullta”.
Aktivitetet që promovojnë edukimin moral dhe qytetar në institucionet parashkollore
Një formë e mirë, për t‟u mësuar
fëmijëve moralin është loja.Përmes
lojës fëmijët në moshën parashkollore
eksperimentojnë pa u rrezikuar, duke
mësuar për botën që i rrethon, dhe
fillojnë të përshtaten me mjedisin ku
veprojnë. Loja mund të jetë imagjinare
dhe praktike. Lojërat si
karakteristikëkryesore kanë aktivitetet
fizike. Loja është pjesë e rëndësishme
e jetës së fëmijës, sepse është esenciale
për zhvillimin e aftësive të tyre fizike,
kognitive, sociale dhe emocionale.
Fig 2. Lojërat si formë për t‟u mësuar
fëmijëve moralin
16
Mendimet e para mbi lojën e fëmijëve i hasim te shumë filozofë dhe pedagogë të vjetër. Platoni,
mendonte se loja është e pazëvendësueshme për zhvillimin e fëmijës, kurse sipas Aristotelit loja i
takon vetëm njeriut të lirë. Sipas,Buzell (1996) edukatorët duhet të dinë ç‟lloj lojërash t‟i
realizojnë me fëmijët, për t‟u mësuar atyre moralin. Një formë e mirë mund të ishte p.sh., përmes
dashamirësisë. Mësimdhënësit i shpërblejnë nxënësit për një akt të mirë, që kanë bërë brenda apo
jashtë objektit. Një nxënëse p.sh., mund të ketë pastruar klasën dhe një akt dashamirësie nga
edukatori është shpërblimi i vajzës. Një tjetër mënyrë, sipas Buzell (1996) mund të jetë edhe
mirënjohja. Nxënësit udhëzohen të përpilojnë një listë, me gjërat të cilat duan t‟i bëjnë për
ditëlindjen e tyre të radhës apo për ndonjë festë të radhës. Në një listë tjetër, nxënësit shënojnë
listën e gjërave për tëcilat ata janë falënderues. Ai, i cili e përfundon më shpejt këtë listë, fiton
shpërblimin. Qëllimi është, që t‟u tregohet nxënësve se duhet te jenë përherë mirënjohës për
gjërat që kanë sepse përmes tyre mund të vizuelizojnë edhe gjërat që duan dhe mund t‟i fitojnë
në të ardhmen.
Loja gjithashtu mund të realizohet përmes aktivitetit të shpërndarjes (sharing). Nxënësve
u jepet një kuiz, të cilin duhet ta punojnë në grup. Kuizi duhet të përfundohet brenda pesë
minutave dhe mësimdhënësi duhet t‟i sinjalizojë fëmijët, se kuizin mund ta mbarojnë më shpejt
nëse bashkëpunojnë mes vete. Në këtë mënyrë ata e vlerësojnë punën në grup. Në fund,
shpërblimi jepet për grupin dhe ai ndahet mes nxënësve sipas preferencave të tyre.
Një aktivitet tjetër i rëndësishëm është edhe sinqeriteti (honesty). Edukatori shkruan në
një copë letre një fjali, p.sh „Majmunët pëlqejnë të hanë bananet’. Kjo copë letre, pastaj kalohet
të secili fëmijë me radhë, të cilët më pastaj duhet ta ndryshojnë vetëm një fjalë nga fjalia p.sh.
„Majmunët pëlqejnë të hanë patate’. Kur të gjithëtë kenë shkruar versionet e tyre të fjalisë, ato
krahasohen me fjalinë origjinale. Kësisoj,është prodhuar gënjeshtra, e cila është sjellje negative.
Pra, gënjështra krijohet kur dikush ndryshon kuptimin e fjalisë qoftë edhe për një shkronjë të
vetme. Kur ajo transmetohet e deformuar, krijohen pastaj gënjeshtra të mëdha pasojat e të cilave
mund të jenë gjithashtu të mëdha.
17
Buzell, (1996) prezanton
gjithashtu variante se si mund të
mbështetet edukimi qytetar në
institucionet parashkollore përmes
aktiviteteve të ndryshme. Ndër këto,
aktivitete efikase mund të jenë gazetat,
të cilat mund të shfrytëzohen në shumë
mënyra. Edukatorët fillimisht ua
shpjegojnë fëmijëve se çfarëështë gazeta
dhe si organizohet ajo. Pastaj fëmijët, të
ndarë në grupe, udhëzohen të shkëpusin
copëza nga gazeta, të cilat do të
shërbejnë për të hapur diskutim të
përbashkët në klasë. Fëmijët janë të lirë
të zgjedhin një temë nga gazeta, që
mund të jetë në interesin e tyre dhe kjo
mund të lidhet me shkollën, familjen,
qytetin ku jetojnë etj. Fëmijët, pastaj
dizajnojnë versionin e tyre të gazetës
nga copëzat e mbledhura prej shumë
gazetave. Ky version i gazetës është i
organizuar rreth temave të cilat janë me
interes për fëmijët sepse përzgjedhja
është bërë prej tyre.
Fig. 4. Aktivitete: „Të ndryshojmë botën‟, për t‟u mësuar fëmijëve edukimin moral dhe qytetar
Fig. 3. Aktiviteti me gazeta si formë për t‟u mësuar fëmijëve
edukimin qytetar
18
Përdorimi i teknologjisë, i cili ka marrë hov të jashtëzakonshëm, është një tjetër formë për t‟u
mësuar fëmijëve edukimin qytetar,p.sh. Web 2.0 ka krijuar perspektiva krejt të reja për
zhvillimin e mësimdhënies dhe nxënies në klasa. Fëmijët mund të udhëzohen të ndjekin
problemet lokale dhe qëndrore dhe t‟i adresojnë pyetjet rreth këtyre problemeve përmes
blogjeve, wikipedias dhe t‟i shpërndajnë ato me komunitetin.
Projektet, janë po ashtu një formë e përshtatshme nëpërmjet të cilave mësimdhënësit kanë
mundësi të promovojnë punën ekipore. Sikurse, kemi theksuar edhe më parë, përmes punës
ekipore, fëmijët përgatiten për të qenë kontribues efektiv, brenda komunitetit të cilit i përkasin.
Një formë tjetër e suksesshme për të promovuar edukimin moral te fëmijët, sipas Buzzell
(1996) është t‟u mësohet fëmijëve të luajnë ndershëm dhe fer. Ata duhet të kuptojnë që rregullat
janë të rëndësishme për shkak tëparimeve etike. Ata duhet të respektojnë rregullat e lojës sepse
është gjëja më e mirë që mund të bëjnëedhe për t‟i ikur ndëshkimit.
Krahas lojërave grupore, lojërat individuale mund të shërbejnë për të nxitur kreativitetin e
fëmijëve, por nëtë njëjtën kohë për t‟u mësuar atyre edukimin moral,p.sh. secili fëmijë mund të
udhëzohet të krijojë një qese me punime dore, të cilat mund të jenë të materialeve të ndryshme.
Fëmijët, pastaj duhet të krijojnë një punim bazuar në inspirimin që ata kanë. Fëmijët krijojnë
punimin bazuar në vlerat të cilat ata i vlerësojnë më së shumti në jetë, p.sh. sinqeriteti,
ndërveprimi etj. Puna e tyre, nuk duhet të shpërblehet apo të futet në garë me fëmijët e tjerë.
Nga ky punim, edukatori mund të kuptojë mbi vlerat morale, qytetare në të cilat besojnë fëmijët
individualisht, p.sh. punimi i fëmijës, i kapur për dore me një apo më shumë fëmijë të tjerë (që
mund të jenë edhe me aftësi të veçanta)mund të jetë reflektim i asaj se fëmija beson në parimet e
ndërveprimit, mirëkuptimit, tolerancës, respektit etj.
19
Ndër aktivitetet, që më së shumti përmenden në literatura të ndryshmeështëedhe “Të
ndryshojmë botën”, ku fëmijët në kuadër të kësaj teme japin ide kreative se si mund të
ndryshojnë botën për të mirë, si mundet që e mira ta mposhtë të keqen dhe negativen etj.
Fig. 5. Lojërat me punime dore – aktivitet efikas për t‟u mësuar fëmijëve edukimin moral dhe qytetar
20
2.4. Rëndësia e bashkëpunimit edukator-familje në edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve
Autorët argumentojnë, se një bashkëpunim i mirëfilltëndërmjet edukatorëve dhe
prindërve mund të jetë shumë fitimprurës për procesin e edukimit moral dhe qytetar të fëmijëve.
Është fakt i njohur, se familja përbën faktorin kryesor për zhvillimin dhe edukimin
efektiv të fëmijës. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijës dhe raportet në familje, mund të
reflektojnënë gjendjen dhe sjelljen e fëmijës në institucionin parashkollor. Vadahi (2010)
argumenton se familja mund të jetë përcaktuese e marrëdhënieve të individëve në fëmijërinë e
hershme. Ai beson se sjellja sociale e të rriturit, besimi në vete, aftësitë e tij për të dashur dhe
krijuar, natyra e marrëdhënieve të tij me të tjerët janë rezultat i ndërveprimit të fëmijës me
prindërit, veçanërisht me nënën.Vadahi (2010) argumenton se themelet e edukimit moral dhe
qytetar vendosen në familje. Është pikërisht familja, ajo e cila riprodhon kulturën, moralin dhe
edukatën e fëmijës, prandaj bashkëpunimi i familjes me institucionin dhe edukatorët mund të jetë
i rëndësisë së veçantë. Një praktikë e mirë e bashkëpunimit, sipas Vadahit (2010) është që
edukatorët t‟i përfshijnë prindërit dhe familjen në edukimin e fëmijëve të tyre, duke i angazhuar
direkt ata në procesin e mësimdhënies. Familja dhe edukatorët duhet të operojnë përmes
informatave kthyese. Familjet mund t‟i ofrojnë pasqyrë fëmijëve, se si qëndron sjellja e tyre në
Fig. 6. Bashkëpunimi familje – edukator si dimension i rëndësishëm në edukimin moral dhe
qytetar të fëmijëve
21
hapësirat shtëpiake,ndërsa edukatorët në hapësirat shkollore. Kur këto gërshetohen, përfitohet një
mekanizëm më i qartë se cilat mund të jenë nevojat e fëmijëve në raport me edukimin moral dhe
qytetar, p.sh. prindërit mund të kenë vërejtur që fëmija, në raste të caktuara, tregon sjellje
negative ndaj një fenomeni a situate. Kjo mund t‟i shërbejë edukatorit për të fituar një qasje se si
mund të operojë me këtë fëmijë për të eliminuar defektin që paraqitet te ai.
Vadahi (2010) vëren se gjatë komunikimit familje – shkollë, kjo e fundit duhet të dijë
çfarë t‟u komunikojë të parëve, p.sh. a duhet shkolla t‟i komunikojë familjes aktivitetet në klasë,
arritjet e fëmijëve, sjelljet e tyre etj. Duhet të përzgjedhen gjithashtu edhe kanalet e komunikimit:
email, thirrje telefonike, takime të drejtpërdrejta etj. Vadahi (2010) i mëshon idesë se
mësimdhënësit duhet të kenë qysh në nisje të vitit shkollor, strategjitë e tyre të komunikimit. Ata
duhet të jenë iniciatorë të komunikimit me familjen, të sigurojnë informacione të bollshme nga
akterë të ndryshëm, në mënyrë që të kuptojnë se në ç‟kushte dhe rrethana sociale e kulturore
është rritur dhe jeton fëmija. Informacioni, sipas Vandahit (2010) është baza e ndërtimit të një
strategjie efektive nga edukatori lidhur me edukimin moral dhe qytetar të fëmijës, p.sh. kur
edukatori ka informacione, që fëmijaështë rritur nga prindër jobiologjikë, mund ta ketë më të
lehtë të ndërtojë një stil të „veçantë‟ të mësimdhënies, që i përshtatet ambientit në të cilin ky
fëmijëështë rritur. Secili fëmijëështë rritur në kushte të ndryshme, prandaj „stilet e veçanta‟ të
mësimdhënies mund të jenë të domosdoshme.
22
KAPITULLI III- METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
3.1. Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i hulumtimit të këtij punimi ishte marrja dhe vlerësimi i mendimeve dhe
qëndrimeve të edukatorëve lidhur me rolin e institucioneve parashkollore në edukimin moral dhe
qytetar të fëmijëve. Specifikisht, hulumtimi u fokusua në aktivitetet që edukatorët zhvillojnë me
fëmijët e këtyre institucioneve në mënyrë që tekata të promovohen vlera morale dhe qytetare
(duke hulumtuar paraprakisht për ekzistencën e këtyre aktiviteteve).
(Hulumtimi u realizua gjatë periudhës maj – qershor dhe në të u përfshinë dhjetë
edukatorë parashkollorë të pesë shkollave të Komunës së Pejës).
3.2. Hipotezat dhe pyetjet kërkimore
Në këtë punim ngrisim tri hipoteza:
H1. Institucionet parashkollore kanë rol të rëndësishëm në edukimin moral dhe qytetar të
fëmijëve.
H2. Edukimi moral dhe qytetar,së bashku përbëjnë bazën e zhvillimit dhe formësimit të
identitetit të fëmijës.
H3. Kurrikula për ciklin fillor në Kosovë nuk përmbush mjaftueshëm nevojat për edukim moral
dhe qytetar në institucionet parashkollore.
Pyetjet kërkimore që përbëjnë bazën e hulumtimit janë si vijon:
1. Pse është e rëndësishme që vlerat morale dhe qytetare të kultivohen në institucionet
parashkollore?
2. Cilat janë aktivitetet që edukatorët e institucioneve parashkollore në Komunën e Pejës
përdorin me fëmijët për t‟u mësuar atyre parimet morale dhe qytetare?
3. Si e vlerësojnë këta edukatorë rolin e kurrikulës në edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve?
23
3.3. Metodat e hulumtimit
Metoda e përdorur për qëllimet e hulumtimit është metoda kualitative (cilësore) e
hulumtimit. Instrumenti kryesor i përdorur është intervista, e realizuar me dhjetë edukatorë nga
Komuna e Pejës. Intervista përbëhet nga gjashtë pyetje. Qëllimi i intervistës, si pjesë e
hulumtimit cilësor ishte përvetësimi i mendimeve individuale të edukatorëve. Përmes intervistës
me ta, ne tutje do të shërbehemi për t‟u përgjigjur në pyetjet kërkimore dhe për t‟i provuar
hipotezat. Metoda sasiore shërben për të kuantizuar mendimet e edukatorëve,p.sh. sa prej tyre
mendojnë që kurrikula është e dizajnuar për të përmbushur nevojat e edukimit moral dhe qytetar.
Të dhënat e hulumtimit janë kryesisht primare. Të dhënat dytësore janë grumbulluar nga
Drejtorati i Arsimit në Komunën e Pejës. Këto të dhëna janë kryesisht statistikore që lidhen me
numrin e shkollave dhe edukatorëve në Komunën e Pejës.
3.4. Popullata dhe mostra e hulumtimit
Pjesë e hulumtimit të realizuar në kuadër të këtij punimi janë edukatorët në institucionet
parashkollore të Komunës së Pejës. Si mostër janë zgjedhur dhjetë edukatorë nga pesë
institucione parashkollore shtetërore të komunës së Pejës. Shkollat e përzgjedhura për hulumtim
ishin: SHFMU “Tetë Marsi” – Pejë, SHFMU “Lidhja e Prizrenit” – Pejë, SHFMU “Dëshmorët e
Kombit” – Baran, SHFMU “Asdreni” – Pejë, si dhe SHFMU “Xhemail Kada” – Pejë.
Në fund janë intervistuar edhe tre drejtorë nga tri prej shkollat e sipërmendura.
3.5. Etika e hulumtimit
Ky hulumtim bazohet në këto parime etike:
1. Sinqeriteti – Pyetjet e intervistave janë realizuar nga unë në koordinim me mentoren e temës,
dmth. pyetjet janë burimore dhe të përshtatura me nevojat e hulumtimit. Gjithashtu, të dhënat
dytësore, janë marrë nga burime të drejtpërdrejta në Drejtorinë e Arsimit në Pejë dhe si të tilla
reflektojnë gjendjen reale në institucionet parashkollore të Komunës së Pejës.
2. Objektiviteti – përgjigjet e intervistave të edukatorëve nuk janë ndryshuar. Ato janë
përmbledhur (prezantohen në kapitullin vijues) dhe si të tilla reflektojnë qëndrime subjektive të
respodentëve.
24
3. Prona intelektuale – të dhënat e mbledhura në hulumtim janë burimore, përpos atyre të
Drejtorisë së Arsimit të Pejës. Të dhënat e tjera, të cilat kanë qenë të nevojshme për nevojat e
hulumtimit janë përdorur citimet dhe referencat gjegjëse.
4. Konfidencialiteti – identiteti i respodentëve (emri dhe mbiemri) është mbajtur në anonimitet.
Në punim prezantohen mosha, gjinia dhe shkollimi i respodentëve dhe kjo në pajtim dhe
marrëveshje të përbashkët me ta.
3.6. Procesi i mbledhjes së të dhënave
Hulumtimi është realizuar brenda afatit kohor prej një muaji (maj-qershor). Faza e parë e
mbledhjes së të dhënave ka qenë marrja e të dhënave dytësore nga Drejtorati Komunal i Arsimit
në Pejë. Faza e dytë ishte marrja e pëlqimit nga edukatorët për t‟i zhvilluar intervistat. Fillimisht
është intervistuar edukatori nga SHFMU „Dëshmorët e Kombit‟ në Baran ndërsa në ditë të
veçanta edhe edukatorët nga pesë shkollat në qytetin e Pejës. Përgjigjet e edukatorëve janë
inçizuar dhe më vonë përpunuar me kujdes. Intervistat janë zhvilluar një me një me edukatorët
për t‟i shmanguar interferencat qëdo të mund të ndikonin në përgjigjet e tyre.
25
0
1
2
3
4
5
6
7
Bachelor Master Shkollë e Lartë
Pedagogjike
Tjetër
Shpërndarja e respodentëve sipas shkallës së arsimimit
KAPITULLI IV - REZULTATET
4.1. Të dhënat demografike të respodentëve
Fig 1. Shpërndarja sipas moshës
Fig 2. Shpërndarja sipas arsimimit
0
0.5
1
1.5
2
2.5
3
3.5
4
>25 25-35 35-49 <50
Shpërndarja e respodentëve sipas moshës
26
Fig 3. Shpërndarja sipas gjinisë
4.2. Rezultatet nga intervista me edukatorët
Siç përmendëm në kapitullin pararendës, intervista përbën instrumentin bazë të
hulumtimit. Në këtë pjesë paraqesim përgjigjet e edukatorëve nga pesë shkollat e Komunës së
Pejës.
Në pyetjen e parë: A mendoni se institucioni parashkollor është faktor i rëndësishëm në
edukimin dhe zhvillimin moral të fëmijës? Të gjithë respodentët janë përgjigjur pozitivisht; 5 nga
10 respodentët e vlerësojnë institucionin parashkollor (klasën përgatitore), si vend ku fëmijët
fitojnë shprehi, shkathtësi, krijojnë bazë themelore të të nxënit, si dhe rrisin gatishmërinë për
shkollim të mëtejshëm dhe për jetë; 2 nga respodentët mendojnë se për të qenë qytetar i
moralshëm dhe kompetent duhet pasur parasysh ndikimin e madh që kanë vitet e para të
fëmijërisë në zhvillimin dhe formimin e individit; 2 prej respondentëve e konsiderojnë
institucionin parashkollor si faktorin kryesor dhe bazë të formimit moral dhe qytetar, pas
familjes; 2 respodentë mendojnë se edukatorët në institucionet parashkollore kanë rol të
rëndësishëm në mbështetjen e fëmijëve për t‟u bërë të moralshëm dhe qytetarë kompetentë. Ka
shumë familje, të cilat për arsye të ndryshme nuk arrijnë sa duhet t‟u mësojnë fëmijëve moralin,
prandaj duhet të jenë institucionet shkollore, ato të cilat duhet t‟i kushtojnë rëndësinë e duhur
edukimit moral dhe qytetar në mënyrëqë të mbulojnë hendekun që mund krijohet nga familja.
0
2
4
6
8
10
Mashkull Femër
Shpërndarja e respodentëve sipas gjinisë
27
Edhe në rastet, kur familjet punojnë me fëmijët në drejtim të edukimit moral dhe qytetar,
institucionet parashkollore duhet ta plotësojnë dhe mbështesin këtë proces.
Në pyetjen e dytë: A është e rëndësishme që t’iu mësohet fëmijëve të jetojnë dhe
veprojnë së bashku? Pse?Sërish të gjithë respodentët janë përgjigjur pozitivisht. 2 nga 10
respodentët mendojnë se fëmija zhvillohet në faza të ndryshme duke filluar nga foshnjëria tek ajo
e fëmijërisë, adoleshenca e deri te faza e të rriturve. Në çdo fazë qenia njerëzore zhvillon një
pjesë të vetvetes. Në fazën e edukimit parashkollor fëmija kryesisht mëson, se si të punojë së
bashku me tjerët, si të angazhohet në aktivitetet kreative dhe psikosociale etj. Në të gjitha këto
aktivitete, në copëza të caktuara, fëmija mëson për moralin dhe qytetarinë. Pra, këta respodentë
pajtohen se te edukimi parafillor, fëmijët marrin hapat e parë të formësimit të identitetit social i
cili sigurisht zhvillohet më vonë. 2 nga respodentët janë përgjigjur se krahas aktiviteteve tjera,
fëmijët duhet fillimisht të mësojnë dhe të veprojnë së bashku. Kjo paraqet themelin e raporteve
tjera që fëmijët ndërtojnë me komunitetin, pra me të tjerët. 3 nga respodentët mendojnë se
përmes ndërveprimit fëmijët mësojnë të jenë komunikues të mirë, qëështë aset i çmuar për
zhvillimin e tyre moral dhe qytetar. Përmes komunikimit fëmijët zgjerojnë fjalorin, mësojnë
rregulla formale dhe joformale të gjuhës etj. 2 prej respodentëve e shohin ndërveprimin si një
prej mënyrave mjaft të preferuara për të siguruar bashkëpunim cilësor me fëmijët, sepse fëmijët
kanë të drejtën dhe ndiejnë nevojën, që të disponojnë me informacione të mjaftueshme për
zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen. Pra, e thënëpërmbledhtazi, ndërveprimi ua lehtëson
fëmijëve procesin e ballafaqimit dhe zgjidhjes së problemeve.
Në pyetjen e tretë: Fëmijët kur vijnë në institucione parashkollore a janë të përgatitur,
se duhet respektuar rregullat e përbashkëta?7 nga 10 respodentët janë përgjigjur negativisht.
Këta respodentë, mendojnë se rregullat mësohen dhe se edukatori/ja mund t‟ua mësojë ato
fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme, siç mund të jenë lojërat apo aktivitetet në të cilat
nxënësit duhet të përdorin aftësitë psikomotorike, fizike etj. Këta respodentë pohojnë se fëmijët
vijnë nga ambiente të ndryshme dhe shkëputja nga prindërit ndonjëherë mund të ndikojë që
fëmija të mos respektojë rregullat e përbashkëta. Ka shumë familje që nuk kuptojnë termin
„rregulli i përbashkët‟, prandaj edhe nuk kanë se si t‟ua mësojnë fëmijëve. 4 prej këtyre
respodentëve pajtohen se fëmijët të cilën vijnë në institucion parashkollor prej kopshteve
(çerdheve) i kanë të njohura më mirë rregullat e përbashkëta në krahasim me ata, të cilët nuk
kanë qenë në kopshte. Konkluzioni i përbashkët është se fëmijët pavarësisht se mund të mos i
28
njohin rregullat, me ndihmën dhe angazhimin e edukatorit i mësojnë ato. 3 prej edukatorëve që
janëpërgjigjur pozitivisht nuk kanë dhënë sqarime për përgjigjet e tyre.
Në pyetje: Cilat veprimtari mendoni se ndihmojnë në realizmin e edukatës morale e
qytetare të fëmijës?4 prej respodentëve kanë përmendur lojërat, p.sh. për edukim moral, këta
respodentë përdorin videot e ndryshme motivuese. Njëri prej tyre përmend shembullin e djalit
dhe plakës, ku djali kujdeset për gjyshen e tij të sëmurë dhe të shtyrë në moshë. Ky mund të jenë
demonstrim i një akti moral, siç është përkujdesja ndaj tjetrit në rast nevoje. Sa i përket
aktiviteteve për edukim qytetar, sërish respodentëve u hyjnë në punë lojërat. 2 respodentë kanë
potencuar se për çdo festë (Bajram, Vit i Ri, Krishtlindje) fëmijët përmes lojës demonstrojnë se
si i kanë kaluar apo si i kanë festuar ato festa. Gjithashtu, edhe përrallat janë shumë të përdorura
nga respodentët. Ata shprehen se përrallat janë shumë të vlefshme për t‟iu mësuar fëmijëve
moralin dhe vlerat qytetare, meqë në to gjithmonë triumfon e mira dhe mposhtet e keqja, p.sh. te
Kësulkuqja, pavarësisht se ujku përpiqet ta gëlltisë atë gjatë vizitës së saj te gjyshja, Kësulkuqen
e shpëton njeriu zemërmirë duke e mbytur ujkun. Pra, e mira e mposht të keqen. Po ashtu
leksionet mbi shëndetin, kujdesin ndaj pastërtisë trupore, vizitat nëpër biznese, janë aktivitete të
cilat pëlqehen dhe realizohen nga respodentët. Gjithashtu edhe lojërat me ndërrimin e roleve, si
dhe të mësuarit përmes këndimit dhe vallëzimit janë aktivitete të cilat nga njëra ana janë kreative
dhe të pëlqyeshme nga fëmijët dhe nga ana tjetër janë shumë frytdhënëse në kontekste të
edukatës morale dhe qytetare.
Në pyetjen:Aktivitetet që ndihmojnë edukimin moral dhe qytetar a janë me anë të
lojërave apo me anë të komunikimit me fëmijë?3 nga respodentët janë përgjigjur për lojën,
ndërsa pesë të tjerët për komunikimin. Dy nga respodentët mendojnë se loja dhe komunikimi
janë proces i pandarë. Sipas respodentëve të parë, çdo aktivitet i fëmijës në esencëështë lojë. Aq
më tepër, loja është më e pëlqyeshme nga ta sesa komunikimi. Meqë qëllimi është përshtatja ndaj
kërkesave tëfëmijëve, loja, për këta respodentë, është favorite. Respodentët e grupit të dytë
mendojnë se përmes komunikimit fëmija shprehet më natyral, tregon ndjenjat e tij më
drejtpërdrejt dhe shpreh mendimin që ka brenda vetes. Gjithashtu, as këta nuk e përjashtojnë
mundësinë e gërshetimit të lojës me komunikimin. Rrespodentët e grupit të tretë, mendojnë që
ndërthurja ndërmjet lojës dhe komunikimit i bën fëmijët më shumë krijues. Fëmija, duhet të
dijëta interpretojë qëllimin e një loje dhe këtë e bën përmes komunikimit me shokët dhe me
edukatori/en. Çdo lojë ka një mesazh dhe një qëllim pse realizohet. Ka lojëra të cilat kërkojnë
29
punë ekipore. Në të gjitha këto, bazë e realizimit të lojës është ndërveprimi që kryhet përmes
akteve të komunikimit. P.sh. kur tregohet një përrallë apo fabulë, sipas respodentëve, fëmijët
kanë mundësi ta interpretojnë. Ata edhe mund t‟i drejtojnë pyetje njëri-tjetri për segmente të
caktuara të fabulës apo përrallës. Në të gjitha këto raste loja gërshetohet me
komunikimin/ndërveprimin për të prodhuar një hapësirë më dinamike dhe interaktive të
mësimdhënies dhe nxënies.
Në pyetjen:A mendoni se kurrikula e mbështet mjaftueshëm edukimin moral dhe qytetar të
fëmijëve në institucionet parashkollore? Të gjithë respodentët janë përgjigjur negativisht. Sipas
tyre, kurrikula nuk ofron direktiva apo udhëzime konkrete, të cilat do mund të zbatoheshin për të
promovuar edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve. Kjo kurrikulëështë shumë e përgjithësuar
dhe nuk merr parasysh shumë aspekte të cilat lidhen me edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve.
4.3. Rezultatet nga intervistat me drejtorët e shkollave
Tre drejtorë nga tri shkolla të Komunës së Pejës u pëfshinë në hulumtim. Në pyetjen:Sa e
mbështetni edukimin moral dhe qytetar në klasat parashkollore? Të gjithë drejtorët janë
përgjigjur, se përpiqen maksimalisht që t‟u krijojnë kushte edukatorëve për të zhvilluar aktivitete
që lidhen me edukimin moral dhe qytetar. Në rastet kur edukatorët kanë nevojë të zhvillojnë
aktivitete jashtë klasës, ata nuk pengohen për një gjë të tillë, përkundrazi stimulohen. Në një
pjesë të rasteve vetë drejtorët janë inciatorë të aktiviteteve të tilla. Nga intervista me drejtorët, ata
deklarohen se ekziston trendi që mësimdhënësit më të rinj në moshë t‟u kushtojnë shumë rëndësi
aktiviteteve me fëmijët. Mësimdhënësit më të vjetër në moshë, janë akoma pak më shumë teorikë
sesa praktikë. Kjo sipas respodentëve, mund të jetë pengesë, meqë fëmijët mësojnë më shumë
duke e bërë vetë dhe duke parë sesa duke qenë vëzhgues pasivë të edukatorit. Sipas
respodentëve, mësimdhënësit duhet të jenë më shumë kreativë në përzgjedhjen e aktiviteteve që
lidhen me edukimin moral dhe qytetar meqëështë segment shumë i rëndësishëm të cilit
fatkeqësisht nuk po i kushtohet vëmendja e duhur.
Në pyetjen:A po bëjnë mjaftueshëm MASHT-i dhe institucionet tjera shtetërore për të
mbështetur edukimin moral dhe qytetar në institucionet parashkollore? Të gjithë respodentët
janë përgjigjur negativisht. Respodentët njëzëri mendojnë se MASHT-i duhet të hartojë politika
30
më të qarta që e mbështesin edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve. Kjo është praktikë e njohur
në vendet evropiane, prandaj edhe veprime korrekte e punë cilësore mund të realizohet.
KAPITULLI V - PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
5.1. Përfundime
Edukimi moral dhe qytetar paraqesindy ndër segmentet më të rëndësishme të edukimit, në
fëmijërinë e hershme apo atë që njihet si Klasë përgatitore. Për këtë lloj edukimi në shtetet e
zhvilluara evropiane krijohen politika të veçanta dhe bëhen investime të mëdha. Në këto shtete,
kurrikula përcakton qartë se cilat janë rezultatet dhe efektet, që ky lloj edukimi mëton t‟i arrijë.
Në radhë të parë, përmes këtij edukimi synohet zhvillimi i aftësive disiplinore dhe shprehive,
zhvillimi i aftësive për të menduar në mënyrë kritike, për të marrë vendime në mënyrë të drejtë
dhe mbi të gjitha për të respektuar parime morale që lidhen me dallimin e së mirës nga e keqja,
sinqeritetit, tolerancës, diversitetit, respektit etj. Edukimi moral mbështetet mbi vlera në të cilat
duhet të besojë në radhë të parë edukatori, meqëështë ai që udhëheq procesin e mësimdhënies
dhe nxënies në klasë. Duke analizuar përmbajtjen kurrikulare në Kosovë dhe planin strategjik të
MASHT-it për ciklin parafillor dhe fillor në Republikën e Kosovës, del se aty nuk precizohet
askund edukimi moral dhe qytetar, ku ndër të tjera trajtohet vetëm përciptazi te fusha „Shoqëria
dhe Mjedisi‟. Kjo sigurisht mund të përbëjë pengesë për edukatorët, të cilët kurrikulën e kanë
referencën bazë të punës dhe aktiviteteve që zhvillojnë me nxënësit.
Nga analiza e skeletit teorik, kemi parë se janë propozuar shumë teori të cilat mund t‟u
shërbejnë edukatorëve për t‟u mësuar vlerat morale dhe qytetare fëmijëve. Në pyetjen kërkimore
të punimit, kemi pyetur:se pse është e rëndësishme, që edukimi moral dhe qytetar të mësohet në
institucionet parashkollore. Përgjigjen e kemi gjetur nga skeleti teorik dhe hulumtimi me
edukatorët e pesë shkollave të Komunës së Pejës dhe ajo është, që në institucionet parashkollore
pjesa më e madhe e fëmijëve ndeshen për herë të parë me konceptet e moralit dhe qytetarisë.
Mënyra se si ato mësohen në këto institucione është determinuese për mënyrën se si ata do t‟i
përqasen këtyre koncepteve në të ardhmen, p.sh. nëse fëmija në institucion mëson vlerën e
respektit dhe kujdesit ndaj të moshuarit, do ta ketë të shënuar për tërë jetën si parim që duhet
ruajtur dhe kultivuar. Për më tepër, Buzzell (1996) kishte vërejtur se si parimet morale dhe
31
qytetare po zbehen te mosha e re. Që këtej, del edhe një tjetër premisë e rëndësishme se pse
institucionet parashkollore duhen kontribuar vazhdueshëm në edukimin moral dhe qytetar të
fëmijëve.
Nga hulumtimi në pesë institucionet parashkollore të Komunës së Pejës del se edukatorët,
pavarësisht mangësive në kurrikulë kanë arritur të kuptojnë rëndësinë e edukimit moral dhe
qytetar dhe si të tillë përpiqen që përmes aktiviteteve të ndryshme t‟ua mësojnë atë fëmijëve.
Nga gjetjet e hulumtimit del se aktivitetet e parapëlqyera për edukim moral dhe qytetar
realizohen përmes lojës. Në këtë mënyrë, nxënësit përmes argëtimit mësojnë dhe aftësohen.
Aktivitetet realizohen si brenda ashtu edhe jashtë klasës. Për aktivitetet jashtë klasës, edukatorët
marrin edhe ndihmën e drejtorëve të shkollave, të cilët sikurse kanë deklaruar në intervistat e
tyre, janë gjithmonë të gatshëm t‟u dalin në ndihmë edukatorëve për nevojat që kanë për zhvillim
të aktiviteteve.
Një tjetër segment i rëndësishëm i trajtuar në kuadrin e temës është edhe bashkëpunimi
familje – institucion. Secili fëmijë vjen nga kultura dhe familje të ndryshme, prandaj një
informacion paraprak mund t‟i ndihmojë edukatorit të bëjë përshatjen e qëllimeve dhe
aktiviteteve me nevojat dhe historikun e fëmijës.
5.2. Rekomandime
Për shkollat në Komunën e Pejës do të rekomandoja:
1. Drejtorët e shkollave të bashkëpunojnë më shumë me edukatorët në zhvillimin e aktiviteteve
për edukim moral dhe qytetar të fëmijëve.
2. Edukatorët të bashkëpunojnë më shumë me prindërit në procesin e edukimit të fëmijëve.
3. Edukatorët të jenë më kreativë në përzgjedhjen e aktiviteteve për edukimin moral dhe qytetar
të fëmijëve.
4. Edukatorët të jenë më të qartë në objektivat dhe qëllimet, që pretendojnë të arrijnë përmes
edukimit moral dhe qytetar të fëmijëve.
Për MASHT-in do të rekomandoja:
32
1. Të ketë një pjesë të veçantë në Kurrikulë dhe Planin Strategjik të Arsimit lidhur me edukimin
moral dhe qytetar dhe objektivat e tij të jenë të qarta dhe të mundshme pët t‟u zbatuar.
2. Të organizojnë trajnime/seminare për edukatorët lidhur me përfitimet e edukimit moral dhe
qytetar në institucionet parashkollore.
33
Referencat:
Brada, R. (2009). Pedagogjia parashkollore. Prishtinë.
Brownlee J.L., Johansson E., Cobb-Moore, Boulton-Lewis G , Walker S., Ailwood J. (2011).
Epistemic beliefs about teaching practices and moral learning.
Buzzelli, C. (1996). The moral implications of teacher-child discourse in early childhood
classrooms. Early Childhood Research Quarterly,11.
Clemitshaw, G. (2008). Citizenship without history. Knowlegde, skills and values in
citizenship education, Ethics and Education,.
Dunn, M. (2002). Putting the child first: How one student teacher negotiated the moral
landscape of teaching. New Orleans, LA.
Dwayne, H. (1996). Teaching as moral activity. Journal of Curriculum and Supervision,
11(3).
Goodson, I. (1992). Studying teachers' lives: Problemsand possibilities. In L.F. Goodson
(Ed.),Studying teachers' lives. NewYork: Routledge.
Hong, Y. (2003). An ethnographic study of Koreankindergartners' reasoning during
groupmoral discussions. Early Childhood Education Journal, 30(3).
Huxley, R. (2006).Moral development of children: knowing right from wrong. New York:
Routledge
Marshall, T.H. (1995). Citizenship and Social Class and Other Essays. Cambridge:
Cambridge University Press.
McGinn, C. (1997). Ethics, Evil and Fiction. Oxford University Press.
34
SHTOJCA
Pyetjet nga intervista
1. A mendoni se institucioni parashkollor është faktor i rëndësishëm për edukimin
dhe zhvillimin moral e qytetar të fëmijëve?
____________________________
2. A është e rëndësishme qe t‟u mësohet fëmijëve të jetojnë dhe veprojnë së bashku?
Pse?
_____________________________
3. Femijët kur vijnë në institucione parashkollore a janë të përgatitur, se duhet
respektuar rregullat e përbashkëta?
______________________________
4. Cilat veprimtari mendoni se ndihmojnë në realizmin e edukatës morale e qytetare
të fëmijës?
_____________________________
5. Aktivitetet që ndihmojnë edukimin moral dhe qytetar a janë me anë të lojërave
apo me anë të komunikimit me fëmijë?
_____________________________
a) Shpjegim
b) Pse me lojëra ?
c) Pse me komunikim?
d) Pse me kombinim?
6. A mendoni se kurrikula e mbështet mjaftueshëm edukimin moral dhe qytetar të fëmijëve
në institucionet parashkollore? Sqaro.
top related