projekt prezantim nga lënda e psikologjisë

Post on 30-Dec-2015

163 Views

Category:

Documents

4 Downloads

Preview:

Click to see full reader

DESCRIPTION

Kapitulli I. Projekt prezantim nga lënda e psikologjisë. Bazat organike të jetës psikike. Ndertimi dhe funksionet e sistemit nervor Zhvillimi i sistemit nervor Anatomia e sistemit nervor Lokalizimi I proceseve psikike në sipërfaqen e trurit Sistemi nervor vegjetativ - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Projekt prezantim nga lënda e psikologjisë

Kapitulli I

Bazat organike të jetës psikike

• Ndertimi dhe funksionet e sistemit nervor

• Zhvillimi i sistemit nervor• Anatomia e sistemit nervor• Lokalizimi I proceseve psikike në

sipërfaqen e trurit• Sistemi nervor vegjetativ• Gjendrat me sekretim të brendshëm

ose endokrine.

Bazat organike të jetës psikike

• Psikika është një veti e trurit, e cila pasqyron realitetin objektiv,që bëhet në bazë të disa ndryshimeve të caktuara fiziologjike të cilat ndodhin në organizmin tonë.

• Psikofiziologjia studion lidhjen ndërmjet ndryshimeve e proceseve fiziologjike në një anë dhe jetës psikike në anën tjetër.

• Bazën anatomiko-fiziologjike të proceseve psikike e paraqet gjithë organizmi.

Ndërtimi dhe funksionet e sistemit nervor

• Sistemi nervor përbëhet nga qelizat nervore ose neuronet.

• Neuroni si pjesa më e vogël e sis.nervor përbëhet nga protoplazma (trupi I qelizës) dhe nga zgjatimet e shkurtëra (dendrite) dhe të gjata (aksone,neurite).

• Neuronet ndahen në 3 grupe kryesore:1.Nervat aferente ose ndijuese (sensitive),2.Nervat eferente ose lëvizore(motorike),3.Nervat qendrore, komisurale ose bashkuese.

Zhvillimi i sistemit nervor

• Forma më e thjeshtë e sis.nervor është sis.nervor I shpërndarë ose difuz (te meduzat).

• Sis.nervor sinaptik apo nyjoro-zinxhiror është sistem nervor më I lartë se I pari dhe vërehet tek krimat dhe insektet.

• Sinapsë quhet vendi I kalimit ë nxitjes nervore prej një neuroni në neuronin tjetër.

• Truri – te njeriu kontrollon çdo aktivitet,kurse te kafshët shumë aktivitete bëhen pavarësisht nga truri.

Anatomia e sistemit nervor

• Sistemi nervor ndahet në:

1.Sis.nervor somatik ose animal,I cili përbëhet nga sis.nervor periferik dhe atij qendror;

2.Sis.nervor vegjetativ

Sis.nervor qendror e përbëjnë:

1.Palca kurrizore-e vendosur në kanalin e shtyllës së kurrizit.

2.Truri I kokës-është qendra më e lartë nervore.

Ndarja e trurit

• Pjesët e trurit janë:

• Truri i zgjatur

• Truri i vogël

• Truri i mesëm

• Truri i ndërmjemë dhe

• Truri i madh.

Lokalizimi I proceseve psikike në sipërfaqen e trurit

• Pavlov dha teorinë e lokalizimit dinamik të funksioneve psikike dhe thotë se në sipërfaqen trurore ekzistojnë qendra të lokalizuara të cilat përgjigjen në funksione të veqanta,të cilat nuk kanë kufij të caktuar.Këto qendra, i kalojnë kufijtë e njëra-tjetrës dhe gërshetohen.

Sistemi nervor vegjetativ

• Është pjesë e sis.nervor që ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë së organeve të brendshme:zemrës mushkërive, enëve të gjakut, stomakut, zorrëve etj.

• Përbëhet nga qendrat autonme në tru, në palcën kurrizore dhe grupet e qelizave nervore nga të dy anët e palcës kurrizore dhe trurit të zgjatur-ganglionet autonome.

• Ky sistem ndahet në dy pjesë-në pjesën simpatike dhe parasimpatike të cilat I kryejnë anët e kundërta të një funksioni.

Gjëndrat me sekretim të brendshëm ose endokrine

• Gjendrat endokrine janë:1.Gjendra tiroide (mbrojtëse) është e vendosur ne indin

e qafës.2.Gjendrat mbiveshkore ose adrenale gjenden përbrij

veshkave.3.Gjendrat seksuale ose gonadet kanë për funksion

zhvillimin e karakteristikave sekondare seksuale.4.Hipofiza ose gjëndra pitutiare është ndër gjëndrat më

të rëndësishme,sepse njëri prej hormoneve të saj drejton rritjen në përgjithësi e tjerat ndikojnë në funksionimin e gjëndrave tjera endokrine.

Punoi :

Albulena Xharra

top related