politikat dhe praktikat ndërkulturore
Post on 13-Jul-2016
26 Views
Preview:
DESCRIPTION
TRANSCRIPT
1
Analiza e politikave dhe praktikave ndërkulturore në komunat: Gostivar, Tetovë, Kërçovë,
Bërvenicë, Vrapçisht, Jegunovcë
Analizë
2
Botues:
Për botuesin: Albert Musliu Redaktor përgjegjës: Lulzim Haziri
Redaktorë: Katica Mihajloviq dhe Lindita Bexheti
Autorë: Zojka Naskova, Mjellma Mehmeti dhe Shpend Imeri Përktheu: Besim Dogani Dizajn: Tabi Aziri Tirazhi: 400 copë
Përgatitja e këtij publikimi u mundësua me përkrahjen e Ambasadës Britanike
në Shkup, në kuadër të projektit “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat shumetnike në Maqedoni“ . Mendimet dhe qëndrimet
e cekura në këtë publikim nuk i pasqyrojnë mendimet dhe
qëndrimet e ambasadës Britanike në Shkup .
The British Embassy in Skopje supported the preparation of this publication,
within the project “Improving the Inter Cultural Understanding in multi-ethnic municipalities in Macedonia“.
The content of this publication does not necessarily
reflect the position or the opinions of the British
3
Politikat dhe praktikat ndërkulturore në komunat
Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Bërvenicë, Vrapçisht, Jegunovcë)
Analizë
Dhjetor 2013, Gostivar
4
5
EXECUTIVE SUMMARY The Association for Democratic Initiatives (ADI) from Gostivar, within the frameworks of the Project “Improvement of the intercultural understanding in the multiethnic municipalities in Macedonia“ (2013-2015) supported by the British Embassy in Skopje, drafted the Analysis of the current intercultural policies and practicies in six municipalities, Gostivar, Tetovo, Kicevo, Vrapcshte, Brvenica and Jegunovce.
The analysis will be used as a base for draffting Strategies for promotion of multiculturalism and
strengthening of the interethnic relations in these municipalities (2014-2017). These strategies will
contribute for the advancement of the work of the Commissions for relations beetwen the comunities in
these municipalities, in that they will contain recommendations, guidelines and activities that the
municipalities will implement through these Commissions.
The analysis assesses the current state of multiculturalism in these municipalities by perceiving and
documenting the intercultural policies and practices in the 6 municipalities. The assessment of the
conditions, together with the evaluation of local capacities for the promotion of multiculturalism
contained in this document, will provide the basis for the development of municipal strategies through a
structured and consultative process. During its preparation, representatives from the municipal
governments, the Commissions for relations between communities, schools, cultural institutions, civic
organizations, the media, representatives of local businesses, religious groups and representatives of
political parties, were consulted.
The discussions presented in this report confirm that there is a tradition of coexistence in this region and
that there are structures and activities directed to issues of interethnic coexistence in the municipalities.
However, representatives of those same structures, institutions and citizens themselves identify gaps
and weaknesses that need to be overcome. The same point critics to political leaders for promoting a
negative image for the coexistence. They consider that coexistence is a continuous process that should
be constantly improved and that more effective ways of communication should be found in order to
make decisions of mutual interest.
The analysis is structured in a way that while it reviews a number of different aspects of social life, it
provides a snapshot of the situation with multiculturalism in all six municipalities. Hence, it will be a
good basis for structuring of the strategies for each municipality.
Local Commissions for Inter-Ethnic Relations represent a positive step in improving
interethnic/intercultural relations. However it is necessary to strengthen the knowledge and
capacities of the members of the committees, enabling their proactive role within the
institutions/organizations at the local level, as well as assistance and training for creation of
annual programs, strategies, their increased visibility in order to introduce and promote their
competencies in front of the citizens, and hence, the full implementation of their legal
responsibilities.
Education is the key segment in the promotion of interethnic relations. The main findings
indicate that in some schools segregation along ethnic lines was observed, and as a result
6
students have fewer opportunities to get to know each other, to develop mutual friendships and
live with each other, as opposed to living alongside each other. Hence, there is a need to create
more opportunities for real interaction and collaboration among students, as well as continuous
professional training for the teaching staff in order to develop their capacity to implement the
integrated multicultural education in their practice.
The media, on the other hand, are often subject to political influence, reporting is biased and
based on "ethnic interests". However, certain progress is evident in the programs of some local
media that bring bilingualism in informing.
Sports and local businesses are characterized as positive examples of mutual tolerance and
coexistence.
7
RESUME
Asociacioni për inicijativa demokratike (AID) nga Gostivari, në kuadër të Projektit „Përmirësimi i
mirëkuptimit ndërkulturor në komunat shumetnike në Maqedoni„ (2014-2017), i përkrahur nga
ambasada Britanike në Shkup, përpiloi Analizën e politikave dhe praktikave në gjashtë komuna në RM
(Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Vrapçisht, Bërvenicë dhe Jegunovcë).
Analiza do të shfrytëzohet si bazë për përpilimin e Strategjive për promovimin e multikulturalizmit dhe
përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike në këto komuna (2014-2017??). Këto strategji do të
kontribuojnë në avansimin e punës së Komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive në këto komuna,
me atë që të njëjtat do të përmbajnë rekomandime, udhëzime dhe aktivitete të cilat përmes këtyre
Komisioneve do ti zbatojë komuna.
Analiza, përmes perceptimit dhe dokumentimit të politikave dhe praktikave ndërkulturore në gjashtë
komunat, bën vlerësimin e gjendjes aktuale të multikulturalizmit në këto komuna. Vlerësimi i gjendjes së
bashku me vlerësimin e kapaciteteve lokale për promovimin e multikulturalizmit të përfshira në këtë
dokument, do të japin bazë për zhvillimin e Strategjive komunale përmes procesit të strukturuar dhe
konsultativ. Gjatë përpilimit të saj u konsultuan përfaqësues të: pushtetit lokal, komisioneve për
marrëdhënie midis bashkësive, shkollave, institucioneve të kulturës, organizatave të qytetarëve,
medieve, përfaqësues të bizneseve lokale, të bashkësive fetare dhe përfaqësues të partive politike.
Diskutimet e paraqitura në këtë raport vërtetojnë që në këtë rajon ekziston traditë e bashkëjetesës dhe
që në këto komuna ekzistojnë struktura dhe aktivitete të drejtuara kah çështjet e bashkëjetesës
ndëretnike. Prapëseprapë, përfaqësuesit e strukutrave, institucioneve në fjalë dhe vetë qytetarët
identifikuan mangësi dhe dobësi të cilat duhet të tejkalohen. Të lartëpërmendurit drejtojnë kritika deri
te partitë politike për promovimin e një pasqyre negative për bashkjetesën. Ata konsiderojnë që jetesa e
përbashkët është proces i vazhdueshëm dhe vazhdimisht duhet të avansohet dhe të gjinden mënyra më
efikase për komunikim me qëllim të sjelljes së vendimeve të interesit të përbashkët.
Analiza është e strukturuar në mënyrë që të jep pasqyrë për gjendjen e multikulturalizmit në të
gjashtë komunat përmes disa segmenteve të jetës shoqërore. Prandaj, ajo do të jetë bazë e
mirë për strukturimin e strategjive për secilën komunë. Komisionet lokale për marrëdhënie mes
bashkësive paraqesin hap pozitiv në përmirësimin e marrëdhënie ndëretnike/ndërkulturore.
Mirëpo, është i domosdoshëm forcimi i diturive dhe kapaciteteve të anëtarëve të komisioneve,
mundësimi i rolit të tyre proaktiv në suaza të institucioneve/organizatave në nivel lokal, si dhe
ndihma dhe trajnimi për krijimin e programeve vjetore, strategjive, dukshmëri të ritur me qëllim
të njoftimit dhe promovimit të kompetencave të tyre para qytetarëve, dhe rrjedhimisht,
zbatimin e tërrësishëm të kompetencave të tyre.
Arsimi është segment kyç në avansimin e marrëdhënieve ndërtenike. Konstatimet kryesore
tregojnë që në disa shkolla është vërejtur ndarja në baza etnike me se nxënësit kanë më pak
8
mundësi të njoftohen më afër, të zhvillojnë miqësi reciproke dhe të jetojnë me njëri-tjetrin,
kundrejt njëri pranë tjetrit. Rrjedhimisht, imponohet nevoja për krijimin e më tepër mundësive
për ndërveprim dhe bashkëpunim të vërtetë midis nxënësve dhe trajnim të vazhdueshëm
profesional për kuadrin arsimor që të zhvillohet kapaciteti i tyre për zbatimin e arsimit të
integruar ndërkulturor në praktikën e tyre.
Mediet, po nga ana tjetër shpesh u nënshtrohen ndikimeve politike dhe raportimi i tyre është i
anshëm në bazë të “interesave etnike”. Prapëseprapë, është i dukshëm një përparim i caktuar
në programet e disa medieve lokale të cilat е zbatojnë dygjuhësinë në informim.
Sporti dhe bizneset lokale janë të veçuar si shembuj pozitiv të tolerancës dhe bashkëjetesës
reciproke.
9
Hyrje dhe qëllime të analizës
Në kuadër të projektit “Përmirësimi i mirëkuptimit ndërkulturor në komunat shumetnike në Maqedoni“
të cilin e zbaton Asociacioni për iniciativa demokratike (АID) nga Gostivari, e përkrahur nga Ambasada
Britanike në Shkup, në periudhën shtator - tetor 2013, u realizua analiza e politikave dhe praktikave
ndërkulturore në gjashtë komuna edhe atë: Gostivar, Tetovë, Kërçovë, Vrapçisht, Bërvenicë dhe
Jegunovcë. Qëllimi kryesor i kësaj analize është vlerësimi i gjendjes aktuale të multikulturalizmit,
kapaciteteve lokale për promovimin e multikulturalizmit dhe perspektivat në përforcimin e
marrëdhënieve ndëretnike në gjashtë komuna në Maqedoninë perëndimore (Gostivar, Tetovë, Kërçovë,
Vrapçisht, Bërvenicë dhe Jegunovcë).
Për ti përmbushur qëllimet e analizës, ekipi hulumtues, inkuadroi përfaqësues të institucioneve
relevante lokale. Kjo analizë pjesëmarrëse (participative) kishte në fokus strukturat dhe aktivitetet
lokale. Përfaqësuesit e përfshirë vijnë nga pushteti lokal, komisionet për marrëdhënie midis bashkësive,
shkollat, institucionet për kulturë, organizatat qytetare, mediet, përfaqësues të bizneseve lokale,
bashkësive fetare dhe përfaqësues të partive politike. Të dhënat, sasiore dhe cilësore u grumbulluan
përmes shqyrtimit të fakteve të rëndësishme, intervistave individuale dhe nga të dhënat e fokus
grupeve. Raporti është i plotësuar me rekomandime për aktivitete të ardhshme, për të cilat ekipi
hulumtues konsideron që do të kontribuojnë në avancimin e gjendjes ndëretnike në këtë rajon.
Diskutimet të cilat janë paraqitur në këtë raport pohojnë që në këtë rajon ekziston traditë e
bashkëjetesës dhe që nëpër komuna ekzistojnë struktura dhe aktivitete që synojnë çështjet e
bashkëjetesës shumetnike, por përfaqësuesit e këtyre strukturave, institucioneve dhe vetë qytetarët
identifikojnë mangësi dhe dobësi të cilat duhet tejkaluar. Është konstatuar nevoja e përkryerjes së
ligjeve, sistemeve dhe procedurave të procesit demokratik të sjelljes së vendimeve që i shqetësojnë të
gjithë, dialogut publik për ngritjen e besimit dhe konsensusit rreth asaj se si duhet të duket jetesa
multikulturore në praktikë, institucionalizimit të aktiviteteve për integrimin e procesit arsimor dhe
realizimit të përmbajtjeve më të pasura dhe më të ndryshme kulturore për të gjithë qytetarët, e në
veçanti për të rinjtë. Në fakt, jetesa e përbashkët është proces i vijueshëm dhe vazhdimisht duhet të
avancohet dhe të gjinden mënyra më efektive për komunikim dhe sjellje të vendimeve me interes të
përbashkët.
Në këtë raport janë paraqitur rezultatet e anketave të zbatuara, konstatimet nga fokus grupet dhe është
kryer analizë plotësuese e rezultateve dhe gjendjeve nga ana e hulumtuesve.
10
11
1. Rezultatet nga analizat dhe hulumtimet relevante
Duke pasur parasysh përbërjen shumetnike të popullatës së Republikës së Maqedonisë, marrëdhëniet
ndëretnike janë një nga temat kyçe për funksionimin e suksesshëm të shtetit si dhe shoqërisë
demokratike. Për shkak të shumëllojshmërisë (diversitetit) në shoqëri (etnike, kulturore, fetare) janë
zbatuar më tepër programe dhe hulumtime në këtë temë. Hulumtimet dhe temat e këtilla janë zbatuar
qysh nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë, e ndërsa pas konfliktit të vitit 2001 intensiteti i tyre është
rritur.
1.1. Analiza e kapaciteteve nacionale dhe lokale për përforcim të dialogut dhe
bashkëpunimit ndëretnik
Një nga ndërmarrjet më domethënëse të viteve të fundit është programi i Përbashkët i Kombeve të
bashkuara (KB) për Përmirësimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik, i cili ka publikuar Analizë
pjesëmarrëse (participative) të kapaciteteve nacionale dhe lokale për përforcimin e dialogut dhe
bashkëpunimit ndëretnik. Kjo analizë bazohet në një sërë konsultimesh në nivel nacional dhe lokal në tre
pilot komuna: Kërçovë, Kumanovë dhe Strugë, dhe është realizuar në periudhën janar-maj 2010. Raporti
nga analiza vërteton që ekziston strukturë e fuqishme për promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit
ndëretnik në nivel nacional dhe lokal, por vetë institucionet të cilët janë të ngarkuar për këtë detyrë
japin indikacion për mangësi të cilat pengojnë realizimin e tërësishëm të angazhimeve të tyre. Janë
dhënë disa sfida, siç janë: ngritja e kapaciteteve të organizatave dhe institucioneve për avancimin e
dialogut ndëretnik, përfshi përmirësimin e aftësive dhe kompetencave të personelit në këto institucione;
mungesë e burimeve operative, financiare dhe njerëzore; mekanizmat tjerë dhe resurset në nivel lokal
nuk janë plotësisht të zhvilluara as po operative, si për shembull instrumentet të cilat e sigurojnë
përfaqësimin e bashkësive jo-shumicë në Kërçovë, Kumanovë dhe Strugë.
Raporti thekson që Komisionet për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB)1 janë të margjinalizuara dhe
se administrata i anashkalon, ndërsa çështjet ndëretnike drejtohen kah liderët politik në vend të
drejtohen kah Komisionet. U mungojnë kushte themelore për punë dhe përkrahje ekspertësh. Mediet
nga ana tjetër, janë të nënshtruar ndaj ndikimeve politike dhe raportimi është i anshëm në bazë të
„interesave etnike“.
Përmbledhja gjithëpërfshirëse e rekomandimeve të cilat i ofron kjo analizë janë të dedikuar ndaj:
Qartësimit, zbatimit, korrigjimit ose ratifikimit të ligjeve të caktuara;
Shfrytëzimit të mekanizmave ekzistues;
Fillimit të procesit të reformave të politikave të veçanta;
Përmirësimit të marrëdhënieve midis organizatave;
Rritjes së kapaciteteve të organizatave; dhe
Zgjerimit të rrolit të politikës, medieve dhe shoqërisë qytetare me qëllim të përmirësimit të
dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik.
1KMMB është trup konsultativ pranë Këshillit të komunës dhe formohet në komunat ku më tepër se 20% e
strukturës së popullatës janë pjesëtar të bashkësisë së caktuar etnike.
12
Më konkretisht analiza propozon edhe ndryshime të ligjeve të caktuara, siç është Ligji për vetëqeverisje
lokale dhe dispozitave për KMMB; përmirësimin e lidhjeve dhe koordinimit midis ministrive,
sekretariateve, agjencive, Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes (BNJVL) dhe organizatave
ndërkombëtare; dukshmëri më të madhe për bashkëpunim më të mirë me Agjencinë për të drejtat e
pakicave; përkrahje me qëllim të mundësimit që mediet të raportojnë për çështjet ndëretnike në më
tepër gjuhë, trajnime dhe mbindërtim të vazhdueshëm profesional të të gjithëve - nga administrata
shtetërore dhe lokale, KMMB, këshilltarët, politikanët, gazetarët dhe të profileve të ndryshme relevante.
Theksohet rroli i politikanëve, ku zhvillimi i politikave për dialog shumetnik tani mund të ndërlidhet me
reformat e domosdoshme për anëtarësim në BE dhe rekomandohet që grupe të ndryshme qytetarësh tu
bëjnë shtypje elitave politike përmes liderëve të tyre me qëllim që politika etnike të jetë më pak e
pranishme në jetën e përditshme në shtet.
1.2. Projekti MEK
Projekti „Model efikas për komunikim midis Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarët
(МЕК)“, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga ana e Fondacionit “Metamorfozis” në
partneritet me Shoqatën e qytetarëve „Vlera të përbashkëta“, ka pasur qëllim ti përmirësojë kapacitetet
e anëtarëve të KMMB si dhe të kontribuojë për dukshmëri më të madhe të KMMB-ve dhe aktiviteteve të
tyre. Aktivitetet e projektit janë të përqendruara në katër pilot komuna - Çair, Dibër, Gostivar dhe
Tetovë, dhe punohet në vendosjen e platformës komunikuese për anëtarët e KMMB, është duke u
ngritur dhe dokumentuar historiku dhe arkivi institucional i rasteve dhe vendimeve të sjella. Në vitin
2011 MEK boton Doracakun për Komisionet për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) me qëllim të
informojë mbi punën, kompetencat dhe funksionet e komisioneve. Doracaku është i botuar në tetë
gjuhë dhe i dedikuar për anëtarët e KMMB, organet komunale, Këshillin e komunës, organizatat tjera
dhe për qytetarët në përgjithësi.
Ky Doracak përmban: instruksione dhe udhëzime lidhur me të drejtat dhe obligimet e KMMB me qëllim
të përmirësimit të kapacitetit të anëtarëve të tij; këshilla praktike për promovimin e punës së KMMB;
dhe vegla për njoftimin e qytetarëve me punën e KMMB dhe inkurajimin e tyre për tu drejtuar te KMMB
për çështje me rëndësi për marrëdhëniet ndëretnike në bashkësitë e tyre.
Njëherësh, të njëjtin vit MEK publikoi dhe Konkluzione nga Konferenca „Si deri te Komisione më efikase
për marrëdhënie midis bashkësive“ në të cilat janë theksuar përvojat e zbatimit të projektit MEK në pilot
komunat. Në këtë kontekst pjesëmarrësit nga Tetova, Gostivari dhe Kërçova diskutojnë që projekti ka
ndihmuar ndjeshëm që publiku të njihet me rrolin dhe punën e KMMB, si dhe në drejtim të ngritjes së
kapaciteteve të anëtarëve të Komisioneve relativisht të reja në atë kohë.
1.3. Studimi i UNICEF
Në vitin 2009 UNICEF publikoi “Studimi i multikulturalizmit dhe marrëdhënieve ndëretnike në arsim“ në
të cilin studim analizohen kapacitetet e sistemit arsimor „për të promovuar dhe siguruar respekt,
tolerancë dhe pranim“. Përmes një sërë anketash, janë ekzaminuar perceptimet që nxënësit, prindërit
dhe arsimtarët nga etniteti maqedonas dhe shqiptar i kanë ndaj njëri tjetrit dhe si dhe sa ata
13
komunikojnë mes veti. Njëherësh, është kryer dhe analiza e plan-programeve mësimore dhe librave
shkollore për arsimin fillor.
Studimi sjell konkluzione dhe propozime nga disa pikëpamje të sistemit arsimor në Republikë. Shkollat
janë të ndara edhe në vija etnike dhe zbatohet modeli i ndarjes në vend të modelit të integrimit, si për
sa i përket ndarjes fizike të nxënësve ashtu edhe për sa i përket pjesëmarrjes në aktivitete të
përbashkëta. Rekomandohet të ndërmerren disa masa që arsimtarët dhe nxënësit ta pranojnë modelin
e integrimin në vend të modelit të ndarjes, si për shembull: krijimi i më tepër mundësive për ndërveprim
dhe bashkëpunim të vërtetë midis nxënëseve dhe trajnim të vazhdueshëm profesional të kuadrit
arsimor për të zhvilluar kapacitetin e tyre për zbatimin e arsimit të integruar ndërkulturor në praktikën e
tyre. Për sa i përket plan-programeve mësimore, rekomandohet ofertë e zmadhuar për mësimin e
historisë dhe gjuhëve të “tjetrit”, si dhe përgatitja e përgjithshme e mësimit të përmbajë më tepër
elemente të arsimit multikulturor dhe për promovimin e vlerave dhe parimeve të respektit dhe
tolerancës. Analiza e librave shkollore çon në konkluzion që në përgjithësi ata “promovojnë raporte
etnocentrike në vend që të ofrojnë bazë të përbashkët për ndërtim të identitetit të përbashkët qytetar
dhe nacional“ dhe se „në të shumtën e rasteve ata kontribuojnë vetëm kah zhvillimi i identiteteve të
ndara etnike“.
Sa i përket ndarjes gjuhësore-etnike në shkolla, studimi vërteton që ndarjet gjuhësore në shkolla çojnë
drejt ndarjes etnike dhe se ndarja e këtillë më së tepërmi i izolon nxënësit e përkatësisë etnike shqiptare
të cilët kanë më pak mundësi për të kontaktuar me grupet tjera etnike. Nxënësit e përkatësisë etnike
maqedonase, nga ana tjetër, kanë rastin të ndjekin mësimet me nxënës të grupeve tjera etnike si Romët,
Serbët, Vllahët dhe Turqit. Rekomandohet që Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) të zhvillojë
strategji e cila do të promovonte bashkëpunim midis shkollave njëgjuhëshe (monolinguale), që
bashkësitë e përziera të ofrojnë mësim në shkolla të përziera shumëgjuhëshe, aktivitete të përbashkëta
jashtëmësimore dhe komunikim maksimalisht të mundshëm gjatë mësimit midis nxënësve të gjuhëve të
ndryshme mësimore.
Mes tjerash edhe shkollat nga Bërvenica, Gostivari, Jegunovci dhe Tetova janë përfshirë në hulumtimin
në teren të këtij studimi. Në përgjithësi, anketat e të anketuarve kanë treguar që komunikimi dhe
shoqërimi mes nxënësve nga grupet mësimore maqedonase dhe shqiptare është në nivel minimal dhe
kur kjo ndodh, reduktohet në aktivitete konkrete dhe më së tepërmi me fqinj nga vendbanimi, e jo në
shkollë. Kjo në masë të madhe vjen si rezultat i organizimit të sistemit arsimor, në mësim të ndarë në
klasa të ndara, ndërrime dhe/ose ndërtesa të ndara dhe i mungesës së aktiviteteve të përbashkëta.
Studimi parashtron më tepër pyetje nga kjo temë dhe ofron rekomandime adekuate të cilat
përqendrohen në zhvillimin e ligjeve, strukturave, strategjive dhe mekanizmave për mësim integral,
edukim dhe arsim për multikulturalizmin, respektin dhe tolerancën. Trajnimi cilësor, sistematik dhe i
vazhdueshëm për kuadrin arsimor, është një nga rekomandimet, si dhe krijimi i mundësive optimale
infrastrukturore për mësim për të gjithë, përfshirje të prindërve në grupet e përziera etnike në shkollë,
dhe përpunimi i rregullave dhe procedurave për përballje efektive me konfliktet midis nxënësve në
shkolla dhe jashtë tyre.
14
2. Korniza ligjore e sistemit për gjithë-përfshirje dhe pjesëmarrje të bashkësive jo-
shumicë në sjelljen e vendimeve në nivel lokal
2.1. Korniza politike
Rrjedhimisht me procesin e reformimit të organizmit territorial të vendit si rezultat i zbatimit të
dispozitave të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në vitin 2002, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë solli
Ligjin për vetëqeverisje lokale2 me të cilin bashkësive më të vogla etnike u sigurohet pjesëmarrje më
cilësore në sjelljen e vendimeve në nivel lokal.
Ky instrument fillimisht ishte i dedikuar për ti dhënë zërin bashkësisë më të madhe etnike (Shqiptarëve)
në komunat ku ato jetojnë, por nuk janë shumicë. Por, gjatë procesit të zbatimit të ligjit, u pa që përmes
këtij instrumenti, nëse puna e po të njëjtit operacionalizohet dhe rroli i tij bëhet i qartë, ka potencial për
ti faktorizuar edhe nevojat politike ose kulturore të bashkësive tjera më të vogla etnike të cilat jetojnë
në territorin e komunës së caktuar, si dhe të popullatës lokale maqedonase në mjedise ku ajo është
pakicë.
Procesi i decentralizimit po ashtu nënkuptonte dhe riorganizimin e mënyrës së funksionimit të
komunave (transferimi i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal), decentralizimin fiskal të njësive
të vetëqeverisjes lokale (komunat grumbullojnë dhe menaxhojnë me një pjesë të tatimeve të
grumbulluara), si dhe riorganizimin e tyre fizik/gjeografik (nga 124 në 84, për të arritur në 80+1 në vitin
2013).
Me këtë, jo vetëm që ndjeshëm u ngrit shkalla e rëndësisë së komunave, por me anë të reformës u
ristrukturua shpërndarja etnike e bashkësive në komunat e riformuara.
Kufijtë e rinj komunal dhe në përgjithësi zbatimi i kësaj reforme, ishin subjekt i debateve, sidomos gjatë
viteve 2004 dhe 2005 kur dhe u organizua referendumi për sondazhin e mendimit të qytetarëve mbi
Ligjin për ndarje territoriale. Pas referendumit të pasuksesshëm, procesi i decentralizimit vazhdoi më tej
i papenguar.
Si përfitim i drejtpërdrejtë nga ky proces është themelimi i Komisioneve për marrëdhënie midis
bashkësive në çdo komunë në të cilën ka numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të bashkësisë jo-
shumicë.
2.2. Korniza juridike
Për shkak të ruajtjes së karakterit shumetnik të shoqërisë dhe pasqyrimit të saj në jetën publike dhe
nxitjes së zbatimit të formave të pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve përmes zhvillimit të
vetëqeverisjes lokale, e me qëllim të avancimit të respektimit të identitetit të bashkësive, Ligji për
vetëqeverisje lokale3 parasheh formimin e Komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive në komunat
në të cilat së paku 20% e popullatës i takon bashkësisë etnike e cila nuk është pjesë e shumicës në
2Ligji për vetëqeverisja lokale, Gazeta zyrtare e RM nr. 5 e 29 janarit të vitit 2002
3Ibid: Neni 55, paragrafi 1, 2, 3, 4, 5
15
komunë. Kjo me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare dhe
respektimit të identitetit etnik dhe kulturor dhe të interesave të të gjithë qytetarëve të Republikës së
Maqedonisë dhe respektimit të parimeve themelore të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së
Maqedonisë.
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive paraqet formë unike dhe të veçantë institucionale në
kuadër të vetëqeverisjes lokale, për promovimin dhe inkuadrimin e përfaqësuesve të të gjithë
bashkësive që jetojnë në territorin e komunës në proceset e vendimmarrjes nga ana e vetëqeverisjes
lokale.
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, puna e Komisioneve për marrëdhënie midis bashkësive është e
definuar me nenin 41 dhe nenin 55.
Sipas nenit 41 të Ligjit:
(1) Këshilli mund të punojë nëse në seancë marrin pjesë shumica e numrit të përgjithshëm të anëtarëve
të këshillit.
(2) Këshilli vendos me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm, nëse me ligj dhe me statut nuk është
përcaktuar ndryshe.
(3) Rregullat që kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve dhe alfabetit në të cilën flasin më së
paku 20% e qytetarëve në komunë, përcaktimi dhe përdorimi i stemës dhe flamurit të komunës,
miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të këshillit, ku duhet të ketë shumicë
votash të anëtarëve të pranishëm të këshillit të cilët i përkasin bashkësive të cilat nuk janë popullatë
shumicë në komunë.
(4) Në seancën e këshillit sipas rregullës, votohet hapur.
(5) Për çdo seancë të këshillit mbahet procesverbal.
Sipas kësaj mund të sillet konkluzion që në korniza të përgjithshme, Këshilli i komunës në funksionimin e
tij, ngjashëm me organet e pushtetit qendror (Kuvendit) e ka të inkorporuar parimin e votimit të dyfishtë
gjatë sjelljes së vendimeve të cilët janë të interesit jetik për bashkësitë të cilët nuk janë popullatë
shumicë.
Më tej, themelimi dhe funksionimi i Komisionit për marrëdhënie midis bashkësive përshkruhet në nenin
55 të Ligjit:
(1) Në komunën në të cilën më së paku 20% nga numri i përgjithshëm i banorëve të komunës i
përcaktuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, janë pjesëtar të bashkësisë së caktuar, formohet
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive.
(2) Komisionin nga paragrafi 1 i këtij neni e përbëjnë numër i barabartë i përfaqësuesve nga çdo
bashkësi e përfaqësuar në komunë.
16
(3) Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit rregullohet me statut.
(4) Komisioni i shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis bashkësive të përfaqësuara në
komunë dhe jep mendime dhe propozime për mënyrat e zgjidhjes së tyre.
(5) Këshilli i komunës është i obliguar ti shqyrtojë mendimet nga paragrafi 4 i këtij neni dhe të vendos në
lidhje me to.
Sipas kësaj është evidente që Ligji është elastik sa i përket përbërjes së Komisionit dhe në krahasim me
komisionet tjera që funksionojnë në kuadër të këshillave komunal, ky komision është i vetmi në të cilin
anëtarësia rregullohet me statut. Kjo do të thotë që anëtarësimi në komision nuk duhet doemos të
kufizohet vetëm në anëtarë nga këshilli i komunës, siç është rasti me komisionet tjera (shembull).
Përmes statutit, këshillat e komunave janë të lirë të caktojnë nga sa dhe nga cilët bashkësi do të ketë
përfaqësues në KMMB; ose vallë, në çfarë mase dhe në çfarë cilësie KMMB do të jetë e hapur për
anëtarë nga sektori qytetar. Këto janë disa veçori që e bëjnë këtë Komision të jetë më tepër trup i
komunës sesa trup i Këshillit të komunës.
2.2.1. Funksionimi
Fleksibiliteti i cili ekziston në ligj, bart shumë përparësi në funksionimin e KMMB. Por po ashtu, ky
fleksibilitet bën që KMMB të kenë trajtim shumë të ndryshëm në komuna të ndryshme, respektivisht,
funksionimi i tyre dhe materializimi i rrolit të tyre në masë të madhe dallohet nga komuna në komunë.
Sipas analizave të Institutit për zhvillim të bashkësive (IZHB) mund të sillet konkluzion se komuna të
ndryshme japin interpretime të ndryshme mbi Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe në përputhje me to
sjellin vendime. Kjo sugjeron faktin që ekzistojnë paqartësi në Ligj, të cilat pasqyrohen ndaj punës së
KMMB dhe shkaktojnë vështirësi gjatë funksionimit të tyre.4
Më tej potencohet që për KMMB është i interesit të veçantë paragrafi 3 i nenit 55, i cili ka të bëjë me
normativat nga lëmi i kulturës, përdorimit të gjuhëve dhe alfabetit, si dhe përdorimit të stemës dhe
flamurit të komunës. Normativat e lartpërmendur miratohen me shumicë të veçantë ose të
ashtuquajturën shumicë të “Badenterit”, që do të thotë se për tu miratuar normativ i caktuar, propozimi
duhet të ketë përmbajtjen e gjysmës së anëtarëve të pranishëm të Këshillit, të cilët për nga përkatësia e
tyre etnike i takojnë bashkësisë pakicë.
“Në një numër të madh komunash në Republikën e Maqedonisë ka propozime për ndryshimin e emrave
të rrugëve. Edhe pse në mënyrë deklarative pranojmë informata që procedura është respektuar, sërish
në arkivat e Komunave nuk mund të gjenden të dhëna për punën e KMMB, arkiva nga mbledhjet e tyre,
rekomandime me shkrim të drejtuara Këshillit të komunës përmes arkivit. Po ashtu, është interesant
momenti që ka të bëjë me kulturën. Të gjitha normativat të cilat i miraton Këshilli, përfshi dhe
normativat për financim në sferën e kulturës, do të duhej paraprakisht të shqyrtohen nga ana e
anëtarëve të KMMB dhe të merret mendimi i tyre. Në komunat në Maqedoni, në përgjithësi kjo nuk
respektohet dhe veçanërisht është e shprehur në komunat urbane me buxhete të mëdha, ndërsa në
4Publikim i IZHB
17
komunat rurale ekzistojnë më tepër shembuj të funksionimit më të mirë të KMMB, theksohet në
analizën e IZHB.
Nga kjo mund të sillet konkluzion që përkrah ekzistimit të mekanizmit të shumicës së dyfishtë në
procesin e sjelljes së vendimeve të interesit jetik për bashkësitë jo-shumicë në komunat, nuk është i
automatizuar respektimi i punës së Komisioneve për marrëdhënie mes bashkësive, respektivisht të
mendimit dhe rekomandimeve të tyre.
Përkatësisht, nëse tërheqim një paralele me procesin e funksionimit të shembullit në nivel qendror të
Komisionit për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë5 mund të sillet
konkluzion që, ngjashëm me të në nivel lokal edhe ky komision debaton mbi tema të cilat kanë të bëjnë
me marrëdhëniet ndëretnike në nivel të shtetit. Por me një dallim të madh në atë se mendimet dhe
rekomandimet e Komisionit, Kuvendi është i detyruar ti merr parasysh gjatë sjelljes së vendimeve.
5Puna e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive në Kuvendin e RM është e rregulluar me ligj të veçantë, Ligji
për Komisionin për marrëdhënie ndëretnike e 12 dhjetorit të vitit 2007
18
3. Metodologjia
Ekipi hulumtues i përfshiu institucionet relevante në analizën pjesëmarrëse të gjendjeve në nivel lokal.
Përmes shqyrtimit të fakteve relevante, intervistave individuale dhe grupeve të fokusit u grumbulluan
informata sasiore dhe cilësore. Analiza u përqendrua në struktura dhe aktivitete lokale, si pushteti lokal,
komisionet për marrëdhënie midis bashkësive, shkollat, institucionet për kulturë, organizatat qytetare,
mediet, përfaqësuesit e biznesit lokal, bashkësitë fetare dhe përfaqësuesit e partive. U analizuan
informata nga ligjet dhe raportet e aktiviteteve. Prodhimi final është ky raport me rekomandime për
aktivitete të mëtutjeshme për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në këtë rajon.
Ekipi hulumtues i ndërmori aktivitetet në vijim:
1. Analiza e kornizave ekzistuese ligjore dhe institucionale.
2. Shqyrtimi i aktiviteteve të ndërmarra apo në rrjedhë me përqendrim në ngritjen e dialogut ndëretnik
në komunat e zgjedhura.
3. Analiza e punës së institucioneve lokale qëllimi kryesor i të cilave është dialogu ndëretnik, përmes
intervistave me anëtarët e tyre:
a. Komisionet e këshillit b. Fokus grupet joformale në të cilat u përfshinë përfaqësues të KMMB 4. Analiza e punës së organeve të pushtetit përmes anketave dhe intervistave me përfaqësues të
institucioneve relevante:
a. Zyra e kryetarit të komunës b. Përgjegjësit për arsim, drejtorë të shkollave dhe mësimdhënës c. Përgjegjësit e institucioneve për kulturë d. Fokus grupe joformale në të cilat u përfshinë përfaqësues të institucioneve komunale 5. Mendimet e sektorit qytetar dhe qytetarëve:
a. Intervista me përfaqësuesit e bashkësive fetare b. Intervista me organizatat qytetare të cilat veprojnë në ato komuna c. Fokus grupe joformale me qytetarë, përfaqësues të organizatave qytetare, medie 6. Zhvillim pjesëmarrës (participativ) të rekomandimeve për avancimin e gjendjes dhe proceseve përmes
fokus grupit të përbashkët me përfaqësues të më tepër lëmive.
7. Përmbledhja e rezultateve nga hulumtimi
8. Konsultime me grupet qëllimore para publikimit të studimit
19
4. Pasqyrë e gjetjeve nga hulumtimi
Hulumtimi për këtë analizë bazohet në shqyrtim të dokumentacionit të zgjedhur, intervistat me
përfaqësues të pushtetit lokal, partive politike, bashkësive fetare, arsimit dhe kulturës, si dhe diskutime
me fokus grupin e përbërë nga përfaqësues të komunës, shkollave, organizatave qytetare, nxënës dhe
medie.
4.1. Komuna e Vrapçishtit
Vrapçishti është komunë me traditë të gjatë të ekzistimit dhe me popullatë të përkatësisë etnike
shqiptare, turke dhe maqedonase, sipas radhitjes së përfaqësimit në përqindje në bazë të regjistrimit të
vitit 2002.6 Gjendet në afërsi të Gostivarit dhe shumtën e shërbimeve, qytetarët i marrin nga
institucionet në atë komunë. Sipas të anketuarve në këtë analizë, marrëdhëniet midis pjesëtarëve të
etnive dhe feve të ndryshme janë në nivel të kënaqshëm. Shumë nga të intervistuarit ndajnë mendimin
që marrëdhëniet ndëretnike në këtë shtet përkeqësohen vetëm nga politikanët dhe politika ditore, për
interesat e tyre të ngushtë. Problemet që i shqetësojnë nuk janë të natyrës ndërfetare dhe ndëretnike,
por problemet që e ngarkojnë shoqërinë janë ato ekonomike, cilësia e arsimit, infrastruktura
shëndetësore, administrata dhe çështje tjera kyçe të jetesës.
4.1.1. KMMB
Si dhe në komunat tjera, gjatë këtyre intervistave, përbërja e KMMB akoma nuk ishte formalisht e
vërtetuar dhe ato nuk kishin filluar punën e tyre. Në Vrapçisht për herë të parë KMMB është formuar në
vitin 2006 edhe pse sipas përbërjes së popullatës (mbi 80% shumicë shqiptare), nuk ka obligim të tillë
ligjor. Të gjithë gjashtë anëtarët (nga dy prej secilës bashkësi) kanë qenë qytetarë të shquar dhe nuk
kanë qenë këshilltarë komunal. Kështu parashihet të ndodh edhe me KMMB e ri. Me sistematizimin e ri
në komunë parashihet edhe koordinator për KMMB, respektivisht person nga komuna i cili do të
paraqet “lidhje” për KMMB.
Përbërja paraprake e KMMB gjatë mandatit të tij ka mbajtur 4 mbledhje, në punën e tij ka qenë e
përfshirë edhe organizata qytetare “Milenium” me të cilën kanë nënshkruar memorandum për
bashkëpunim. Anëtarët nuk kanë marrë pjesë në ndonjërën nga projektet e dedikuara enkas për to e as
që kanë zbatuar në mënyrë të drejtpërdrejtë projekte të tyre, por janë përqendruar/dhe kanë arritur
miratimin e gjuhës turke si gjuhë të tretë zyrtare në komunë. Komunikimi i tyre me qytetarët është
zhvilluar përmes informimit mbi takimet me kryetarin e komunës, pa ndonjë iniciativë të veçantë për
marrëdhënie me publikun. Nga gjetjet e kësaj analize, mund të sillet konkluzion se KMMB është trup për
ndërhyrje gjatë mosmarrëveshjeve dhe krizave, e jo institucion i cili do të ishte proaktiv në drejtim të
dialogut.
6Sipas regjistrimit të vitit 2002 struktura e popullatës është 28210 banorë: Shqiptarë 83%, Turq 12%, Maqedonas
4% dhe të tjerë 1%
20
4.1.2. Arsimi
Në komunën e Vrapçishtit ka 13 shkolla, nga të cilat 4 shkolla fillore qendrore, 8 shkolla rajonale dhe 1 e
mesme. Në vetë fshatin Vrapçisht gjendet SHF “Vrapçishti“ e cila ofron mësim në gjuhën shqipe,
maqedonase dhe gjuhën turke. Mësimi në gjuhën shqipe zhvillohet në SHFQ “Negotinë“, SHF “Mehmet
Deralla“ në Gradec, SHF “Naim Frashëri“ në Negotinë dhe SHF “Sali Lisi“ në Dobërdoll. Nga viti i kaluar
funksionon shkolla e mesme komunale (gjimnazi) në f. Negotinë, si subjekt i pavarur pasi u nda nga
gjimnazi i Gostivarit. Nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë shumë kontakte me bashkësitë tjera, meqenëse
në shkollë mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe. Nxënësit maqedonas dhe turq mësojnë në shkollat
e mesme në Gostivar. Komuna ka dorëzuar kërkesë deri te Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) për
hapjen e paraleles turke në gjimnaz, ndërsa maqedonasit do të vazhdojnë të regjistrohen në Gostivar
për shkak të mospasjes së numrit të nevojshëm të nxënësve për formimin e paraleles së veçantë.
Shkolla fillore në f. Vrapçisht është tregjuhëshe, respektivisht mësimi zhvillohet në shqip, maqedonisht
dhe turqisht, në një ndërrim dhe në të njëjtën ndërtesë. Në SHF “Vrapçishti“ punohet nën moton
“Bashkimi është fuqi, dituria është fuqi“. Nxënësit kanë aktivitete të përbashkëta jashtëmësimore -
seksione të përbashkëta, sport, ekspozita, udhëtime. Punohet sipas programit për aktivitete të
integruara, si programi eko, programi për festa dhe ngjarje të përbashkëta dhe aktivitete sportive, orare
të përbashkëta, këshilla të përbashkëta arsimor dhe trajnime të arsimtarëve. Njëherësh shkolla merr
pjesë në projekte për bashkëpunim dhe tolerancë ndëretnike në nivel Republikan. Janë të binjakëzuar
me një shkollë në Turqi dhe nxënësit nga Vrapçishti kanë shkuar në vizitë të bashkëmoshatarëve tyre në
Turqi, por nuk ekzistojnë iniciativa të tilla për bashkëpunim me shkolla nga rajonet tjera të Republikës së
Maqedonisë.
Kënaq fakti që nxënësit prej gjuhëve të ndryshme mësimore mësojnë në ndërtesë të njëjtë dhe në
ndërrim të njëjtë, por librat mësimor llogariten problematik. Veçanërisht u përmend shembulli i librit
mësimor nga arsimi muzikor për nxënësit me mësim në gjuhën shqipe, i cili përmban këngë në gjuhën
maqedonase dhe nga tradita muzikore e popujve tjerë. Përfshirja e shembujve të tillë në librin shkollor
nuk llogaritet për multikulturalizëm në mësim, por si imponim i gjuhës maqedonase ndaj nxënësve të
përkatësisë etnike shqiptare. Pikëpamjet e këtilla tregojnë qartë që akoma ka nevojë për dialog të gjerë
dhe thelbësor për atë se çfarë paraqet arsimi multikulturor dhe si ai të praktikohet më së miri në
përditshmëri. Ndoshta në atë proces do të ishin të dobishëm edhe shembuj të arsimit multikulturor nga
shtetet tjera, me modele tjera.
Nga komuna shkollat pranojnë ndihmë financiare dhe përkrahje në zbatimin e aktiviteteve të tyre për
përmirësimin e dialogut ndëretnik. Komuna organizon programe të përbashkëta kulturo-artistike në
katër shkollat fillore të komunës. Njëherësh organizohet koncert i përbashkët me karakter ndëretnik, si
dhe revy të veshjeve kombëtare të bashkësive të cilat jetojnë në territorin e Komunës së Vrapçishtit.
Ekziston Shtëpi kulture në f. Negotinë, por ai shërben vetëm si hapësirë ku shkollat i shënojnë
patronazhet e tyre. Sporti përmendet si fushë në të cilën me sukses bashkëpunojnë qytetarët e
bashkësive të ndryshme etnike - në klubin e futbollit Vrapçishti ka lojtarë të gjithë etnive.
21
4.1.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Informata të cilën e kishim në dispozicion jep përshtypjen që në komunë nuk ekziston iniciativë shumë
aktive qytetare dhe deri më tani nuk janë zbatuar aktivitete të organizatave qytetare të cilat e
promovojnë bashkëjetesën, njëherësh as edhe komuna nuk ka përkrahur financiarisht ndonjë projekt të
tillë. Megjithatë, vlen të përmendet sërish që organizata Milenium ka qenë e përfshirë në mbledhjet e
KMMB.
Ky rajon kryesisht mbulohet nga mediet në Gostivar dhe Tetovë, të cilët emitojnë në gjuhën shqipe dhe
maqedonase. Njëherësh, komuna boton revistën e vetë mujore. Përfaqësuesit e medieve janë të
vetëdijshëm për rrolin kyç të medieve në ngritjen e jetës ndëretnike, por nuk e shohin nevojën që
mediet të ndërmarrin aktivitete të veçanta për promovimin e dialogut ndëretnik. Konsiderojnë që është
e mjaftueshme shmangja e nxitjeve - „Objektiviteti i gazetarit dhe medies janë të mjaftueshëm për
raportim objektiv“.
Lëmi tjetër që mundëson kontakt dhe bashkëpunim është biznes sektori dhe u cek që faktor pozitiv
është që gjatë punësimit më tepër llogaritet në kualifikimet, e jo në përkatësinë etnike.
Rekomandime
Potenciali i rolit të KMMB për dialog midis bashkësive etnike i cili do të ishte më efikas në
menaxhimin e problematikave me të cilat përballohet kjo komunë nuk është plotësisht i
përmbushur për shkak se KMMB-të akoma janë institucion i ri dhe jo mirë i njohur për qytetarët,
por edhe për shkak të mangësive të caktuara në formulimin e tij. Është i nevojshëm saktësimi i
rolit dhe procesit të punës së KMMB në ligj, si dhe përkrahje më e madhe ekspertësh për
anëtarët e KMMB për realizim të suksesshëm të rolit të tij të rëndësishëm, për vendosjen e
programeve dhe procedurave për punën e tyre, si dhe për edukim në tema të caktuara
profesionale me të cilat ato përballohen gjatë punës së tyre.
Njëherësh, është i rekomandueshëm edhe bashkëpunimi më efikas me përfaqësuesit e
bashkësive më të vogla, bashkëpunimi më i madh i KMMB-ve dhe organizatave të cilët merren
me avancimin e dialogut ndëretnik dhe komunikimin e udhëzuar me qytetarët e të gjithë
bashkësive etnike. Forume, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori edukative për anëtarët e
Komisionit dhe qytetarët, organizatat qytetare, bashkësitë lokale dhe shkollat me qëllim që të
gjithë të njihen me punën e KMMB dhe të komunikojnë e bashkëpunojnë më mirë me të.
Mund të arrihet shumë më tepër edhe në fushën e arsimimit dhe jetës së të rinjve në komunë.
Më tepër mundësi për aktivitete të përbashkëta, për njohje reciproke dhe afrim, aktivitete të
përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore, ekskursione të përbashkëta, njohje me gjuhët dhe
kulturat e bashkësive tjera, bashkëpunim ndërshkollor në nivel të komunës dhe shtetit. Si
shembuj u propozuan organizimi i festivaleve të traditave në rajon, siç është tradita e pasur e
pastiçerisë dhe aktivitete sportive si për shembull marshi malor deri te liqeni i Zi në Malin Sharr.
22
Përmirësimi i cilësisë së arsimit do të kontribuojë edhe në marrëdhënie më të mira ndër-
njerëzore, përmes profesionalizmit, sjelljes korrekte të nxënësve dhe personelit, zhvillim të
mendimit kritik, aftësive për dialog konstruktiv, zgjidhje paqësore të konflikteve dhe ngritjen e
atmosferës së respektit dhe bashkëpunimit për përparim të përbashkët. Mbindërtimi i
vazhdueshëm profesional i kuadrit arsimor, si dhe edukimi i Këshillave drejtues dhe të prindërve
janë kyçe nga kjo pikëpamje - trajnime për komunikim dhe mirëkuptim ndërkulturor,
metodologji efektive të mësimit, shkathtësi të menaxhimit me shkollat, sigurisë së nxënësve,
ligjvënie dhe tema të ndryshme në përputhje me rrjedhat e reja në arsim.
Infrastruktura dhe burimet adekuate janë të nevojshme për realizimin e aktiviteteve të
planifikuara, si sallë sportive për organizimin e koncerteve dhe aktiviteteve sportive, institucione
funksionale për kulturë, numër i mjaftueshëm i klasave për numër optimal të nxënësve për
paralele dhe buxhet i rregullt për aktivitete dhe manifestimet ndërkulturore. Për sukses të
mëtutjeshëm të komunës, nevojitet që të gjithë institucionet dhe qytetarët të punojnë në
mënyrë të koordinuar dhe planifikim i vazhdueshëm dhe zgjidhje efektive e problemeve të
përbashkëta.
23
4.2. Komuna e Jegunovcit
Jegunovci është komunë rurale me kapacitete industriale dhe popullatë të përkatësisë maqedonase,
shqiptare, turke dhe rome, të radhitur sipas përfaqësimit në përqindje.7 Komuna nuk ka program të
veçantë për promovimin e dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit interkulturor, por planifikon të veprojë
përmes aktiviteteve të koordinuara me shkollat, përmes organizimit të manifestimeve kulturore për
mirëkuptim ndërkulturor, realizimit të projekteve me siglën e bashkëjetesës ndëretnike. Nga komuna,
informohen për rrjedhat në mjedisin e tyre përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët dhe
këshillat e Bashkësive lokale. Në diskutimet me përfaqësues të sferave të ndryshme të shoqërisë në këtë
komunë dolën më tepër ide të bazuara në përvojat e tyre me jetën në komunë dhe marrëdhëniet mes
etnive.
4.2.1. KMMB
Pas zgjedhjeve të fundit lokale, Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) është formuar me
vendim të Këshillit të komunës së Jegunovcit dhe përbëhet prej 5 anëtarëve, nga të cilët të gjithë janë
meshkuj, këshilltarë në Këshillin e komunës, dhe kryetari është Shqiptar. KMMB nuk kanë zhvilluar
program për punë, por konsultohen për çështje të lidhura me çrregullimet e bashkëjetesës ndëretnike
dhe zgjidhjes së tyre, dhe dhënie të mendimeve dhe propozimeve për përmirësimin e marrëdhënieve
ndëretnike. Anëtarë të KMMB kanë marrë pjesë në një punëtori treditore të organizuar nga IZHB e cila
ka ndihmuar në njohje më të mirë të rolit dhe përgjegjësive të komisionit. Anëtarët e KMMB financohen
nga buxheti komunal sa i përket trajnimeve dhe udhëtimeve, por komuna është e kufizuar në mundësitë
e saja financiare për organizimin e ngjarjeve për bashkëpunim ndëretnik.
4.2.2. Arsimi
Arsimi është një fushë e cila ofron mundësi për ngritjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis të
rinjve nga grupet e ndryshme etnike, por në këtë rast kjo nuk ndodh në masë të mjaftueshme dhe
nxënësit janë të ndarë sipas përkatësisë etnike dhe nuk kanë shumë raste për të punuar bashkërisht dhe
për tu njohur më mirë. Në komunën e Jegunovcit ka 3 shkolla fillore8 dhe shkollë të mesme të integruar
në Jegunovcë në kuadër të SHMT “Mosha Pijade “ - Tetovë, ndërsa një numër i madh i nxënësve arsimin
e mesëm e vazhdojnë në Tetovë dhe komuna tjera. Me konfliktin e vitit 2001, maqedonasit e fshatit
Shemshovë, kanë ndërprerë mësimin në shkollën qendrore në Shemshovë dhe deri në ditën e sodit,
mësimin e ndjekin në shkollën rajonale në Zhilçe. Nxënës nga gjuhë të ndryshme mësimore zakonisht
mësojnë në ndërtesa të veçanta. Si disa nga shkaqet dhe përparësitë e sistemit të këtillë janë radhitur
lehtësimi i përpunimit të orarit mësimor dhe shmangja e konflikteve. Në këtë kontekst, të anketuarit
7Numri i banorëve sipas përkatësisë etnike nga regjistrimi i vitit 2002: Gjithsej 10790 - Maqedonas 5963 (55.26%)
Shqiptarë 4652 (43.11%) Serb 109 (1%), Romë 41 (0.31%). 8SHFID „Fridtjof Nansen“ - Preljubishtë; SHF "Simçe Nastevski" - Vratnicë; SHF „Aleksandar Zdravkovski“ -
Jegunovcë; SHF „Shemshova“ - Shemshovë; dhe 13 shkolla periferike në Jazhincë, Orashë, Rogaçevë, Stara Sellë,
Zhilçë dhe fshatra tjera.
24
konsiderojnë që kuadri arsimor bashkëpunon në mënyrë të shkëlqyeshme dhe se këmbehen ide dhe
plane.
Në periudhën e kaluar në sistemin arsimor ka pasur shumë aktivitete të sektorit qytetar për afrimin e
nxënësve të bashkësive të ndryshme etnike, por me përfundimin e atyre aktiviteteve dhe financimit të
tyre nga donatorë të huaj, përfundon dhe shoqërimi i tyre. Nuk është gjetur mënyrë për
qëndrueshmërinë e aktiviteteve të atilla dhe për institucionalizimin e ndëretnicitetit në arsim, edhe pse
për këtë është folur shumë dhe parimisht sistemi pohon që përkrah një gjë të tillë. Një shembull i tillë
është shkolla e re dygjuhësore për arsim të integruar, SHF “Firdtjof Nansen“ në Preljubishtë, e përkrahur
nga qendra Nansen dialog dhe MASH. Gjenerata e parë e nxënësve në këtë shkollë ka përfunduar në
vitin shkollor 2012/2013, ndërsa gjenerata e dytë do të përfundojë në vitin shkollor 2013/2014. Në këtë
shkollë, maqedonasit dhe shqiptarët kanë aktivitete të përbashkëta jashtëmësimore - vizatim, mësim
për kulturat tjera, udhëtime, e të ngjashme, ndërsa janë përfshirë dhe aktivitete për prindërit dhe
arsimtarët, sipas Modelit për arsim të integruar të Nansen. Por disa nga të anketuarit shprehën dyshim
që me përfundimin e gjeneratës së dytë dhe ndërprerjen e përkrahjes nga Nansen do të përfundojnë
dhe aktivitetet e këtilla dhe shkolla do të funksionojë sipas modelit të vjetër të ndarjes së tërësishme të
nxënësve. Nuk arritëm të marrim përgjigje nga Qendra për dialog Nansen, sa i përket ardhmërisë së
programit për arsim të integruar në këtë shkollë, por angazhimi dhe zotimi i të gjithë faktorëve do të
jetë i domosdoshëm, nga personeli shkollor, nga komuna dhe organet e Ministrisë për arsim dhe
shkencë që programi i këtillë të institucionalizohet përgjithmonë dhe të shërbejë si model për shkollat
tjera.
Nansen dialog, zbaton edhe disa aktivitete tjera në këtë rajon si për shembull shkolla e mesme e
integruar në Jegunovcë në kuadër të SHMT “Mosha Pijade “ - Tetovë. Njëherësh, tre shkolla në komunë
janë të përfshirë në projektin për integrim ndëretnik të USAID. Deri më tani janë realizuar aktivitete të
shumta në këtë drejtim, si trajnime për ekipet shkollore dhe përgjegjësit për arsim në komunë, takime
me prindër dhe nxënës, trajnime për përfaqësuesit e organeve komunale, etj.
Sporti shpeshherë është përmendur si fushë në të cilët me sukses bashkëpunojnë qytetarë të etnive të
ndryshme. Shumica shohin potencial të madh për bashkëpunim në këtë fushë, por ballafaqohen me
pengesa sa i përket mospasjes së kushteve materiale për aktivitete të këtilla, si mungesa e sallave
sportive, pajisjeve e të ngjashme.
4.2.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Në periudhën e kaluar disa organizata dhe donatorë kanë zbatuar programe për ngritjen e kapaciteteve
të organeve komunale për promovimin e dialogut ndëretnik. Përmes Qendrës për dialog Nansen,
Ministria Norvegjeze për punë të jashtme ka financuar seminare dhe forume për dialog me kryetarin e
komunës, këshillin dhe kryetarët e Bashkësive lokale Preljubishtë, Tudencë, Siriçinë, Ratae, Zhilçë dhe
Shemshovë.
25
Mes të anketuarve mbizotëronte mendimi që problemet vijnë nga jashtë, nga pushteti qendror dhe nga
politikanët. Është shprehur nivel i caktuar i pamundësisë, pafuqisë për të ndryshuar gjërat. Edhe ndaj
medieve shihet si pjesë e problemit - një nga të anketuarit përmendi bile që ata i “shmangin” mediet
nga frika se mund ta keqësojnë çdo situatë konfliktuoze. Nga ana tjetër, raporti ndaj medieve është
pasiv - aktorët raportojnë, por nuk ekziston ndonjë bashkëpunim më serioz dhe as ecuri më proaktive
për ndikim ndaj medieve për çështje të caktuara kyçe.
Rekomandime
Pushteti lokal si krijues i politikave dhe realiteteve lokale luan rol kyç në dinamikat e jetesës së
përbashkët. Për ta plotësuar në mënyrë më efektive rolin e tij në këtë proces, është e
domosdoshme ngritja e kapaciteteve të pushtetit lokal, nga pozitat më të larta e deri te
administrata. Është e domosdoshme që të sensibilizohen të gjithë për çështjet të cilat ndikojnë
mbi dialogun ndëretnik dhe bashkëjetesën e bashkësive të cilat jetojnë në komunë.
Një nga elementet e rëndësishme është transparenca dhe koordinimi në punë dhe dëgjimi i zërit
të qytetarëve dhe organizatave të cilat ato i përfaqësojnë. Për koordinim më të suksesshëm
nevojiten aktivitete të drejtuara kah qytetarët dhe sektori qytetar, ndërsa njëri nga të anketuarit
propozoi mbajtjen e takimeve tremujore me të gjithë aktorët e pushtetit lokal, drejtorët e
shkollave, Këshillin e prindërve, përfaqësuesit e partive politike, SHQ dhe sektorit privat, etj.
Njëherësh, mbizotëron mendimi që me përmirësimin e kushteve të jetesës, do tu ndihmohet të
gjithëve në jetesën e përbashkët; andaj rekomandohet realizimi i projekteve të cilët do ti
përfshinin të gjithë bashkësitë.
Sa i përket KMMB, ekziston konsensus për nevojën e mbindërtimit të strukturave, funksioneve
dhe mënyrës së veprimit të komisioneve. Si një nga veçoritë e rëndësishme u potencua nevoja
që anëtarët e KMMB të mos jenë këshilltarë komunal por të jenë qytetarë të shquar të cilët janë
jashtë strukturave formale politike të komunës. Si të tillë ata do të kishin pavarësi më të madhe
dhe do të ishin më pak të nënshtruar ndaj ndikimeve partiake, dhe qytetarët do të kishin më
tepër besim ndaj qasjes së tyre.9
Krahas përpunimit dhe saktësimit të rolit të komisioneve, ndihma e ekspertëve për anëtarët e
KMMB është e domosdoshme; në formë të trajnimeve të standardizuara, por edhe ndihmë
këshillëdhënëse ekspertësh për çështje profesionale. Në këtë drejtim mund të ndihmojë, por
dhe rekomandohet në përgjithësi që gjatë punës së tij KMMB të bashkëpunojë me organizatat
të cilat merren me përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.
9Ligji ia lë pushtetit lokal të vendos për këtë çështje, anëtarët e KMMB të zgjidhen nga radhët e këshilltarëve ose
më gjerë nga bashkësia.
26
Është e qartë që vetë anëtarët e komisioneve si dhe qytetarët, rolin e komisioneve e shohin
vetëm si të ndërmjetësit. Në parim, qytetarët dinë shumë pak për Komisionet, andaj është e
domosdoshme të ndërmerren aktivitete për informimin e publikut për rolin dhe punën e KMMB.
Në bisedat me qytetarët, shumica e kritikave u drejtohet partive politike dhe politikanëve.
Akuzohen për krijimin e qëllimshëm të përçarjes mes njerëzve të cilët me gjenerata të tëra kanë
jetuar bashkërisht pa probleme të mëdha. Si bartës të politikave dhe përfaqësues të qytetarëve,
është qenësore që partitë të ndërmarrin rol aktiv dhe konstruktiv në promovimin e dialogut
midis bashkësive. Disa nga metodat e propozuara janë „takime të liderëve të partive politike“
dhe „organizimi i takimeve tematike me anëtarësinë e partive në të cilat diskutohet për gjendjen
dhe propozohen sugjerime dhe propozime të ndryshme për zgjidhjen e problemeve“.
Në fushën e arsimit përqendrimi është te prezantimi i multikulturalizmit dhe integrimit të
mirëfilltë në praktikën e përditshme shkollore, por edhe te arritja e konsensusit për atë se çka
në të vërtetë do të thotë të jesh multikulturor. Në këtë drejtim rekomandohet të zhvillohen
aktivitete të integruara mësimore dhe jashtëmësimore në të cilat fëmijët e të gjithë bashkësive
etnike mund të mësojnë dhe të shoqërohen bashkërisht. Përkrahja e aktiviteteve të përbashkëta
sportive për fëmijët e të gjithë bashkësive etnike, në kuadër të shkollave ose klubeve lokale, po
ashtu do të kontribuonte në integrim më të ndjeshëm të rinisë. Me rëndësi është që proceset e
këtilla të integruara arsimore të institucionalizohen për të mos qenë të rastësishme dhe të
varura nga sponsorët e jashtëm. Njëherësh, përmbajtjet arsimore duhet të përfshijnë elemente
të multikulturalizmit, veçanërisht në lëndët e muzikës, arsimit figurativ, historisë dhe letërsisë.
Gjithsesi që mjetet cilësore shkollore të ndërtuara në bazë të parimeve të multikulturalizmit do
të ndihmojnë në mësim dhe aktivitete jashtëmësimore. Njëherësh, mësimi i gjuhës së grupeve
tjera etnike do të ishte i dobishëm për çdo individ, por edhe për bashkësinë në tërësi në drejtim
të zhvillimit të bashkëjetesës. Për realizim të suksesshëm të aktiviteteve të këtilla dhe përpunim
të mjeteve ndihmëse mësimore, do të jetë e domosdoshme arritja e konsensusit për formatet
dhe metodat të cilat do të zbatoheshin për integrimin e nxënësve dhe qasjes multikulturore ndaj
arsimit. Në proces do të duhet të kyçen kuadrot arsimore, prindërit, përfaqësuesit e
institucioneve lokale dhe nacionale, si dhe të qytetarëve në përgjithësi - duhet të nxitet zhvillimi
i vetëdijes së tërë shoqërisë në këtë drejtim.
Edukimi përmes manifestimeve kulturore, fushatave informative, trajnimeve për personelin,
prindërit dhe grupet tjera relevante në bashkësi do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes dhe
kapacitetit për integrim më të suksesshëm të të gjithë qytetarëve dhe jetës së tyre të
përbashkët. Mediet janë qenësore në krijimin e mendimit publik dhe me veprim proaktiv të të
gjithë faktorëve mund të ndikohet ndaj medieve që të luajnë rol konstruktiv në promovimin e
dialogut dhe mirëkuptimit midis bashkësive.
27
4.3. Komuna e Kërçovës
Kërçova është komunë e cila përbëhet nga qyteti i Kërçovës me fshatrat përreth, ndërsa popullata
përbëhet prej përfaqësuesve të bashkësisë etnike shqiptare, maqedonase, turke dhe rome, sipas
radhitjes së përfaqësimit në përqindje.10 Popullata kryesisht jeton në lagje etnike, që sjell deri te jetesa e
ndarë sipas vijës etnike. Në zgjedhjet e fundit lokale, Kërçova përjetoi ndryshim të ndjeshëm - ndodhi
ristrukturimi i kufijve të komunës dhe me këtë u ndryshua dhe struktura etnike e popullatës, e njëherësh
për herë të parë për kryetar komune u zgjodh kandidat nga partia politike shqiptare. Përbërja e re e
vetëqeverisjes lokale sapo fillon të funksionojë - deri më tani janë mbajtur 8 mbledhje të Këshillit.
Komuna nuk ka program të veçantë për promovimin e dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit
ndërkulturor, por vepron përmes aktiviteteve të përbashkëta me sektorin qytetar dhe aktiviteteve të
koordinuara me shkollat. Kryesisht për rrjedhat në mjediset e tyre informohen përmes takimeve me
qytetarët dhe realizimit të anketave. Përfaqësuesit e organizatave qytetare janë gjithmonë të pranishëm
në mbledhjet e këshillit dhe komisioneve.
4.3.1. KMMB
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) është formuar në mbledhjen e Këshillit të datës 23
shtator 2013 dhe akoma nuk kishte programin e vet në periudhën e kësaj analize. Kryesisht në përbërjen
e kaluar, komisioni është konsultuar për problematikat në sistemin arsimor, si konfliktet mes të rinjve në
shkollë. Anëtarët paraprak të Komisionit kanë ndjekur trajnime të caktuara përmes projekteve të OKB
dhe organizatave tjera. Nuk është e qartë se si ajo dituri do të përcillet te anëtarët e ri të komisionit,
meqenëse nuk ekziston procedurë standarde për përgatitjen e anëtarëve të ri të KMMB.
Përpos për KMMB, disa organizata dhe donatorë kanë zbatuar programe për ngritjen e kapaciteteve të
organeve komunale për promovimin e dialogut ndëretnik. Programi për dialog ndëretnik i OKB, ka
punuar në mënyrë intensive në ndërtimin e kapacitetit të KMMB-ve dhe bashkëpunimit dhe
komunikimit të tyre me qytetarët dhe institucionet tjera.
4.3.2. Arsimi
Në komunën e Kërçovës funksionojnë 9 shkolla fillore me gjithsej 3.974 nxënës, dy shkolla të mesme me
gjithsej 2.770 nxënës, dhe një çerdhe fëmijësh.
Institucionet arsimore dhe marrëdhëniet midis të rinjve janë një nga çështjet kyçe të marrëdhënieve
ndëretnike në komunë. Të anketuarit përmendëm probleme rreth të rinjve, sidomos në shkollën e
mesme të gjimnazit, si një ndër çështjet kyçe të cilat KMMB i ka zgjidhur në periudhën e kaluar. Vitin e
kaluar shkolla e mesme shumetnike “Mirko Mileski“ është ndarë në dy pjesë, respektivisht është
10
Shqiptarë - 30.927; Maqedonas -20.278; Turq - 2.998; Romë - 1.631; Serb - 102; Vllahë - 76; bashkësi etnike tjera - 731 banorë
28
themeluar shkolla e dytë e mesme “Drita”, në të njëjtën ndërtesë, ku mësimi zhvillohet në gjuhën
shqipe, ndërsa në “Mirko Mileski” ka mbetur mësimi në gjuhën maqedonase dhe turke.
Nga ana tjetër në SHF “Sande Shterjovski“ mësimi zhvillohet në 3 gjuhë (maqedonisht, shqip dhe
turqisht) në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtin ndërrim. Kjo shkollë është pjesë e projektit për integrim
ndëretnik të USAID. Arsimtarët e kësaj shkolle janë mjaft aktiv në aktivitetet mësimore dhe
jashtëmësimore dhe në trajnime shtesë me të cilat i mbindërtojnë njohuritë. Aktivitetet e këtilla u sjellin
pikë në mbindërtimin e tyre profesional, që është nga faktorët motivues për pjesëmarrjen e tyre.
Në mars të vitit 2013, në kopshtin për fëmijë „Olga Micevska“ në komunën e Kërçovës për herë të para
hapet Mozaiku - grupi dygjuhësor parashkollor (maqedonase dhe shqiptare), i cili ofron mundësi për
arsim të integruar nga mosha më e hershme. Mozaiku është model i grupeve të integruara,
multikulturore, dygjuhësore në kopshtet shkollore në Maqedoni, ku fëmijët e moshës 3-5 vjeçare të
etnive të ndryshme shoqërohen në një mjedis multikulturor nën udhëheqjen e ekipit të përzier etnik
prej dy edukatoresh. Ai është projekt i Qendrës për bazë të përbashkët, i cili është i përkrahur nga
Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë. Njëherësh, modeli Mozaik
është ndoshta shembulli i vetëm për arsim të integruar i cili është institucionalizuar tërësisht në sistemin
arsimor të Maqedonisë.
Sipas të anketuarve tanë, mësimi i përbashkët është shumë i rëndësishëm meqenëse nxënësit të cilët
vijnë nga shkollat me përbërje të përzier etnike janë më tolerant kur shkojnë në shkollë të mesme ose
në përgjithësi në jetën e mëtutjeshme.
Shkollat kryesisht janë vendet ku janë zbatuar apo zbatohen projekte për integrim ndëretnik. Të
anketuarit shpresojnë që disa nga projektet e zbatuara të kenë pasur ndikim pozitiv, ndërsa disa kanë
pasur rezultate minimale. Kur kuadri arsimor është i mbingarkuar me mësim si dhe me obligime
personale, atëherë ata më vështirë angazhohen për aktivitete plotësuese me nxënësit. Prandaj, do të
ishte shumë e dobishme nëse aktivitetet e integruara të nxënësve do të ishin pjesë e mësimit dhe
obligimeve dhe pagës së rregullt të arsimtarëve. Për shembull, projekt-aktivitetet dhe orët e lira në
shkollat e mesme ofrojnë mundësi për mësim të integruar për nxënësit dhe do ishte e dëshirueshme që
aktivitetet e integruara e propozuara të institucionalizohen përmes strukturave të këtilla arsimore. Një
shembull i këtillë është programi “Trashëgimia botërore në duart e të rinjve” e UNESCO, të cilin Qendra
për arsim profesional dhe trajnim e formalizoi si Orë të lirë për arsimtarët/nxënësit e shkollave
profesionale dhe zhvilloi program konkret për këtë orë, që është pjesë e menysë në dispozicion të
shkollave për këtë lloj të orëve. Me strukturë formale të zhvilluar mirë, aktivitetet për integrimin e
nxënësve të grupeve të ndryshme etnike nuk do të varen nga projektet dhe sponsorët e jashtëm dhe
nuk do të shuhen pas largimit të donatorëve.
Nga ana tjetër, kuadri arsimor motivohet më lehtë për angazhim në projekte cilësore me qëllime e
rezultate të dukshme. Ata ç’motivohen kur shohin që ndonjë organizatë në mënyrë joserioze e udhëheq
një projekt në të cilin ata duhet të investojnë mund plotësues, ose kur shihet se qëllimi është vetëm të
kalohen aktivitetet dhe të kënaqen normat për pranimin e financave nga donatorët, ndërsa qëllimet dhe
rezultatet nuk janë prioritet. Projektet cilësore, afatgjate të zbatuara nga partnerë serioz dhe profesional
29
të cilët janë thellë të interesuar për nxënësit dhe arsimin shumë më lehtë e fitojnë përkrahjen e
arsimtarëve.
Edukimi i vazhdueshëm dhe mbindërtimi profesional i kuadrit arsimor është i domosdoshëm. Arsimtarët
duhet ti edukojnë nxënësit për tejkalimin e paragjykimeve dhe të ndikojnë pozitivisht mbi to. Akoma
nevojitet të punohet shumë për cilësinë e arsimit në përgjithësi, gjë që do të kontribuojë edhe për
raport shumë më demokratik ndaj jetesës multikulturore - në shumë nga klasat nuk realizohet mësim
cilësor, nuk zhvillohen debate, nuk zhvillohet mendimi kritik te nxënësit.
4.3.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Bashkëjetesa dhe respekti mes të rinjve duhet të ndërtohet edhe jashtë shkollave. Ndarja ekziston sipas
linjës etnike: në mbrëmje të rinjtë në kafenetë janë të ndarë, ndërsa më të moshuarit më tepër
frekuentojnë kafenetë e njëjta pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Nuk ka përmbajtje cilësore që ta
plotësojë kohën e lirë të të rinjve, kështu që ata janë të kufizuar në kafene dhe klube. Sporti, teatri,
muzika, teknologjia dhe fusha tjera të ndryshme ofrojnë mundësi të begatshme për të rinjtë, ndërsa për
të njëjtat nevojiten programe dhe infrastrukturë. Është e domosdoshme të investohet në më tepër
programe cilësore për të rinjtë, që do tu mundësojë atyre të shoqërohen jashtë shkollave, në kohën e
tyre të lirë, dhe të bashkëpunojnë në aktivitete konkrete, produktive dhe konstruktive.
Organizata të caktuara qytetare përpiqen ta plotësojnë këtë zbrazëtirë. Qendra për zhvillim të
bashkësive organizon klube të rregullta të debatit në të cilat të rinjtë nga bashkësi të ndryshme etnike
mësojnë për mendimin kritik dhe shoqërohen. Ata në aktivitetet e tyre rregullisht i inkuadrojnë të gjithë
bashkësitë. Njëherësh, në Kërçovë tradicionalisht mbahet festivali muzikor ndërkombëtar për fëmijë i cili
sipas natyrës së tij është multikulturor. Shoqata e Grave shqiptare është organizata më e vjetër
joqeveritare në Kërçovë, dhe në aktivitetet e saj përpos grupit primar - gratë shqiptare, i inkuadron edhe
të gjitha gratë pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Qendra rinore për bashkëpunim shumetnik, e
themeluar me ndihmën e UNICEF në kuadër të Programit për dialog ndëretnik të OKB, inkuadron të rinj
të gjitha etnive në aktivitete të përbashkëta edukative dhe argëtuese, ndërsa Qendra për zhvillim të
bashkësive ka zbatuar aktivitete të shumta multikulturore me përkrahjen e UNESCO dhe donatorëve
tjerë.
Edhe këtu, midis të anketuarve mbizotëronte mendimi që problemet vijnë nga jashtë, nga pushteti
qendror dhe politikanët. Nuk ka kontroll mbi institucionet meqenëse shoqëria qytetare është e
pazhvilluar dhe vetë qytetarët janë apatik dhe pa iniciativë. Për të funksionuar demokracia qytetarët
duhet të jenë më kritik ndaj politikanëve. Njëherësh, ndarja e medieve sipas etnitetit dhe gjuhës,
qytetarëve u paraqet realitete të ndryshme. Bëhen disa përpjekje për tejkalimin e hendekut - për
shembull TV Uskana, e cila emeton program në gjuhën shqipe, para disa ditësh ka filluar të emetojë
lajme edhe në gjuhën maqedonase.
30
Rekomandime
Për funksionim më të suksesshëm të administratës komunale për sa i përket avancimit të
harmonisë ndëretnike do të vinin në ndihmë trajnimet për sensibilizim të këshilltarëve/kryetarit
të komunës dhe administratës për çështjet e dialogut ndërkulturor dhe avancimit në përgjithësi
të raportit me dhe ndaj qytetarëve; më tepër debate publike (në bashkësi ose debate televizive)
para dhe me qytetarët; organizimi i aktiviteteve kulturore-sportive me karakter multikulturor.
Sa i përket KMMB, ato janë institucion që mund të kontribuojnë ndjeshëm në konotacion
pozitiv, por domosdoshmërish nevojitet saktësimi i rolit të KMMB në Ligj. Inkuadrimi i
përfaqësuesve të jashtëm në Komision, persona që gëzojnë autoritet në mesin e qytetarëve, e
nuk janë anëtarë të Këshillit të komunës dhe nuk janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në politikën
komunale, do të kontribuonte që KMMB të funksionojë më mirë dhe në mënyrë më të pavarur.
Do të ishte e dëshirueshme që KMMB të përpunojë programin e vet vjetor me të cilin do të
punojë në mënyrë aktive në avancimin e dialogut. Në punën e vet KMMB duhet të shfaq
bashkëpunim më efikas me përfaqësuesit e bashkësive më të vogla dhe bashkëpunim më të
madh me organizatat të cilat merren me dialogun ndëretnik, si dhe të planifikojë të veprojë në
bashkëpunim më të ngushtë me organizatat fetare dhe subjektet politike. Në këtë proces
nevojitet përkrahje më e madhe ekspertësh për anëtarët e KMMB për sa i përket planifikimit
dhe realizimit të aktiviteteve të veta, si dhe për çështjet e ndryshme me të cilat ato
ballafaqohen.
Që fëmijët dhe rinia të zhvillohen në qytetarë aktiv të një shteti demokratik shumetnik, nevojitet
arsimi cilësor që promovon mirëkuptim ndërkulturor dhe mendim kritik, si dhe përmbajtje
cilësore për kohën e tyre të lirë. Për tu realizuar aktivitetet e mësimit të integruar, ata duhet të
institucionalizohen dhe të bëhen pjesë e rregullt e programeve shkollore dhe detyrave punuese
të arsimtarëve.
Programet dhe projektet të cilat i zbatojnë organizatat qytetare në arsim dhe në fusha tjera,
duhet të jenë afatgjate dhe me cilësi të lartë për të kontribuar me të vërtetë për ndryshime
thelbësore në shoqëri. Njëherësh, organizatat qytetare, krahas zbatimit të projekteve, në kushte
ideale më tepër do të angazhoheshin në përfaqësimin e interesave të qytetarëve për sa i përket
institucioneve të pushtetit si dhe informimit dhe aktivizimit të qytetarëve në çështje kyçe për
jetën dhe demokracinë në mjediset e tyre. Fuqia e qytetarit është faktor kyç për një shoqëri të
shëndoshë demokratike dhe si e tillë është shumë më kritike një shoqëri komplekse
multikulturore siç është kjo në Republikën e Maqedonisë.
31
4.4. Komuna e Tetovës
Tetova paraqet një nga komunat më të mëdha sipas popullatës në territorin e Republikës së
Maqedonisë. Është komunë urbane-rurale me popullatë të përgjithshme prej 86560 banorësh. Popullata
është e përzier dhe në Tetovë jetojnë pjesëtarë të bashkësisë shqiptare, maqedonase, turke, rome dhe
të bashkësive tjera etnike.11
Në zgjedhjet e fundit lokale për kryetar të kësaj komune u zgjodh grua, e cila njëherësh është dhe grua e
parë shqiptare në funksionin e kryetarit të komunës. Kjo komunë udhëhiqet nga kryetar komune që vjen
nga radhët e bllokut të partive shqiptare që nga pavarësimi i vendit.
Komuna nuk ka program të dedikuar në veçanti për adresimin e aktiviteteve për promovimin e dialogut
ndëretnik dhe mirëkuptimit ndërkulturor, por vepron përmes aktiviteteve të përbashkëta me sektorin
qytetar dhe aktiviteteve të koordinuara me shkollat, si dhe përmes themelimit të fondit me të cilin
përkrahen projekte individuale të iniciuara nga ana e subjekteve të ndryshme.
Komuna e Tetovës është në kontakt të përhershëm edhe me qytetarët. Mendimin e tyre për aktivitete
të caktuara komuna e merr përmes anketave si dhe përmes takimeve të drejtpërdrejta të cilët
realizohen rregullisht. Për qytetarët është i dedikuar Libri i hapur në të cilin ato i shënojnë idetë e tyre,
vërejtjet apo lëvdatat.
4.4.1 KMMB
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) në komunën e Tetovës është formuar në
mbledhjen e Këshillit të mbajtur më datë 25 korrik 2013. KMMB në Tetovë është i përbërë ekskluzivisht
nga anëtarë të jashtëm (ish këshilltarë, persona të profileve të ndryshme). Në KMMB nga gjithsej 6
anëtarë, dy (2) janë femra. Deri më tani KMMB nuk ka mbajtur mbledhje.12
KMMB në Tetovë (sipas përvojës nga mandatet paraprake) mban ditë të hapura për përmirësimin e
komunikimit me qytetarët, njoftimin e tyre me rolin dhe detyrat e KMMB. Konkluzionet e veta KMMB i
komunikon përmes buletinit (tabelës për shpallje), medieve dhe ueb faqes së komunës. KMMB vendos
për çështje që kanë të bëjnë me riemërimin e rrugëve dhe binjakëzimin e komunës me komuna tjera.
Nuk ka informata nëse anëtarët paraprak të Komisionit kanë marrë pjesë në trajnime me të cilat do ti
përforconin kapacitetet e tyre në sferat për të cilat nevojitet përvojë dhe ndjeshmëri.
11
70% shqiptarë, 22% maqedonas, 2.2% turq, 2.7% romë dhe 0.02% vllahë, 0.7% serb, 0.2% boshnjakë dhe 0.75% të tjerë 12
Deri në ditën kur grumbulloheshin të dhënat për nevojat e kësaj analize (tetor 2013)
32
4.4.2. Arsimi
Në komunën e Tetovës funksionojnë 12 shkolla qendrore fillore, 9 shkolla fillore periferike, 1 shkollë
fillore shtetërore e muzikës dhe 5 shkolla të mesme.
Në këto shkolla mësimi realizohet në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Po ashtu, mësimi realizohet
në ndërrime të njëjta dhe në mënyrë të kombinuar. Pothuajse në të gjitha shkollat kolektivi është i
përbërjes së përzier, është angazhuar kuadër nga të gjitha bashkësitë.
Në territorin e komunës gjenden edhe dy institucione për arsim të lartë, Universiteti shtetëror i Tetovës,
si dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Mësimi në këto dy institucione zhvillohet në gjuhën shqipe,
maqedonase dhe angleze.
Institucionet arsimore në këtë komunë konsiderohen për një ndër aktorët kryesorë në mishërimin e
marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërkulturore te popullata. Kjo u theksua qartë në fokus grupin
në të cilin merrnin pjesë shumica e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. Ata theksuan që në
jetën e përditshme ekziston ndërveprim midis të gjithë bashkësive.
Në takim u veçuan disa projekte në të cilat janë të përfshirë të gjithë shkollat edhe atë në suaza të
projektit të USAID në të cilin merr pjesë SHF “Istikball “ (shkollë tregjuhëshe) së bashku me një shkollë
fillore nga Manastiri. Në kuadër të këtij projekti është organizuar ngjarje e përbashkët - prezantimi i
veshjeve kombëtare. Edhe SHF “Liria“ është e përfshirë në projektin e sipërpërmendur. Kjo shkollë ka
realizuar vizitën e përmendoreve kulturo-historike dhe shënimin e përbashkët të Ditës së shakasë.
Shkolla e mesme teknike në kuadër të projektit të njëjtë bashkëpunon ngushtë me një shkollë të mesme
nga Strumica. Ata bashkërisht kanë organizuar një ekspozitë.
Në shkollën e mesme mjekësore në të cilën mësimi zhvillohet në tre gjuhë nuk ka ndarje në ndërrime.
Nxënësit mësojnë në të njëjtën ndërtesë dhe në ndërrime të njëjta. Në nëntor të këtij viti u
paralajmërua organizimi i aktiviteteve sportive, ku do të përfshihen të gjithë shkollat nga komuna.
Prindërve do tu shpërndahen anketa për inkuadrim në aktivitete, do tu ofrohen përmbajtje në të cilat do
të ishin kyçur më tepër në të ardhmen.
Shkolla e mesme bujqësore “Mosha Pijade“, nga viti 2003 zbaton projekt për Promovimin e vlerave
njerëzore në bashkëpunim me Kryqin e kuq. Nxënësit edukohen për vlerat e Kryqit të kuq dhe për
përpilimin e projekteve të cilat promovojnë vlera njerëzore. Pas përfundimit të këtij cikli të projektit
nxënësit vazhdojnë të qëndrojnë si vullnetarë në Kryqin e kuq.
Shumica e drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të pranishëm theksuan nevojën e inkuadrimit të
prindërve në aktivitetet e këtilla përmes ligjëratave, shoqërimit, e të ngjashme. Të gjithë të pranishmit u
pajtuan se relacionet midis kuadrit arsimor dhe shkollave janë të mira. Edhe krahas asaj që prania e
projekteve është e dobishme për nxënësit dhe mjedisin në përgjithësi, si dhe asaj që projektet japin
përmbajtje të reja në shkollat dhe janë mënyrë përmes së cilës nxënësit inkuadrohen në aktivitete të
ndryshme, vërejtje e përgjithshme është që këto aktivitete disa herë e ngarkojnë procesin mësimor dhe
paraqesin mund plotësues për arsimtarët e përfshirë.
33
Nga të gjithë të pranishmit u soll konkluzioni për nevojën që këto projekte të jenë të koordinuara më
mirë nga ana e Ministrisë për arsim dhe shkencë dhe atë në pjesën e bashkëpunimin me shkollat.
Të pranishmit po ashtu u pajtuan që do të prisnin nga komuna të iniciojë projekte që kanë të bëjnë me
zhvillimin dhe avancimin e dialogut shumetnik, në të cilat do të ishin kyçur të gjitha institucionet
arsimore.
4.4.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Komuna është në komunikim të përhershëm me shoqërinë qytetare përmes takimeve të rregullta, si dhe
përmes pranisë së përhershme të përfaqësuesve të sektorit qytetar në vetë seancat e Këshillit dhe
mbledhjet e komisioneve. Komuna po ashtu merr pjesë në aktivitete të përbashkëta me organizatat
qytetare dhe me shkollat.
Nga ana tjetër partitë politike në këtë komunë ndajnë mendim të ngjashëm kur flitet për dialogun
ndëretnik dhe ngritjen e bashkëjetesës në komunë. Ata vlerësojnë që ai duhet të ushqehet përmes
organizimit të aktiviteteve në të cilat do të inkuadrohen të gjithë. Si shembull i mirë u theksua Vera
kulturore 2013 e cila i ka afruar të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë e shohin dhe perspektivën për
tejkalimin e të gjitha pengesave që paraqiten në këtë proces. Përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm
me qytetarët dhe organizatat qytetare, përmes trajnimeve dhe profesionalizimit, si dhe përmes
komunikimit të përhershëm me komunën dhe KMMB.
Praktika e mirë e bashkëpunimit me UNDP, IRI, MCMS, IRZHB, Metamorfozis, dhe organizata tjera duhet
të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej. Trajnimet të cilat janë ofruar deri më tani janë praktikë e mirë e
cila duhet të vazhdohet dhe të thellohet.
Në takimin me përfaqësuesit e medieve u tha se ata përpiqen të raportojnë duke i respektuar parimet e
sinqeritetit, objektivitetit, gjithmonë duke u përpjekur të sigurohet pikëpamja e palës tjetër. Por, në këtë
përpjekje të tyre hasin në pengesa siç janë padisponueshmëria e disa institucioneve lokale.
Ata si gazetarë kanë marrë pjesë në trajnime të organizuara kryesisht nga MIM, në të cilat si temë janë
shqyrtuar dialogu ndëretnik dhe mirëkuptimi. Por është përshtypja e përgjithshme se e gjithë kjo nuk
zhvillohet në mënyrë të sistematizuar. Më tej, mos njohja e gjuhës së palës tjetër paraqet pengesë reale
për raportim dhe në të qenit të pranishëm në përditshmërinë e të gjitha bashkësive njësoj.
Mediet rajonale të cilat luajnë rol shumë të rëndësishëm në formimin e mendimit publik dhe në të
njëjtën masë si ato nacionale, do të duhej të krijojnë kapacitete për ndjekje cilësore dhe raportim të
ngjarjeve.
34
Rekomandime
Në një komunë siç është ajo e Tetovës këshilltarët do të duhej të jenë plotësisht të njoftuar dhe
të përgatitur për të vepruar jo vetëm sa i përket rehabilitimit të situatave eventuale
konfliktuoze, por ti njohin ato me kohë, ti parashikojnë dhe të veprojnë në mënyrë
parandaluese. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse ato kalojnë nëpër një sërë trajnimesh. Ky
ishte dhe një nga rekomandimet që u hetua nga vetë përfaqësuesit e komunës.
Më tej, duke pas parasysh që anëtarët e KMMB në komunën e Tetovës janë anëtarë të jashtëm
imponohet si e domosdoshme nevoja për trajnime të specializuara me qëllim të njohjes së
cilësive me të cilat çdonjëri prej tyre kontribuon në ngritjen e nivelit të punës së vetë komisionit.
Për avancimin e cilësisë së punës së këtij komisioni nevojitet edhe përkrahja e ekspertëve të
specializuar që do të punonin në përqendrimin e veprimit dhe udhëzimin e aktiviteteve drejt
ndonjë qëllimi kryesor.
Përderisa ligjërisht nuk saktësohet roli dhe funksionet e KMMB, ky komision ka gjasa të humbet
në tema të cilat nuk do të duhej të jenë lëndë e interesimit të tij ose po të anashkalojë aspekte
të rëndësisë së madhe për punën e tij. Nevojitet definim i mënyrës së punës, nevojës për
dokumente strategjike dhe programore sipas të cilave ky komision do të veprojë dhe do të
punojë përditë. Duke pas parasysh që të gjithë anëtarët janë të jashtëm, interesat e tyre janë
shumë të ndryshëm, si dhe dedikimi i tyre për këtë detyrë konkrete. Me qëllim të përqendrimit
të veprimit, nevojitet formalizimi i qëllimeve dhe misionit të çdo përbërjeje sipas së cilit më tej
do të vlerësohej dhe suksesi i tërë mandatit. Më tej, kjo do të ishte e dobishme për përbërjet e
ardhshme të KMMB si “leksione të mësuara“ ose “shembuj të praktikës së mirë“.
Për sa i përket rekomandimeve që kanë të bëjnë me punën e komunës në përgjithësi, nga
diskutimet doli si vërejtje e përgjithshme që bashkëpunimi i komunës me sektorin qytetar është
gjithmonë i mirëseardhur dhe i nevojshëm. Nuk duhet të neglizhohen as edhe subjektet politike
të cilat janë aktive në territorin e komunës. Duke pas parasysh që shumica e problemeve të cilët
kanë siglën ndëretnike janë lëndë e analizave edhe të partive politike, me qëllim të veprimit
parandalues, komuna doemos duhet të jetë në komunikim të përhershëm me to me qëllim të
ndërmarrjes në kohë të masave të nevojshme.
Mediet janë po ashtu faktor i rëndësishëm në krijimin e atmosferës së përgjithshme të
tolerancës, ose po të “nxehjes” së saj. Ndonjëherë pa vetëdije ose për shkak të mosnjohjes së
rrethanave, disa gazetarë për shkak të sensacionit të lajmit, me aktivitetet e tyre e dëmtojnë
atmosferën e përgjithshme tolerante e cila mbizotëron në territorin e komunës. Andaj është më
se i nevojshëm trajnimi i vazhdueshëm dhe këmbimi i përvojave midis punëtorëve të medieve të
cilët janë të angazhuar në mediet lokale dhe rajonale.
35
4.5. Komuna e Gostivarit
Gostivari paraqet një nga komunat më të mëdha me banorë në territorin e Republikës së Maqedonisë.
Është komunë urbane-rurale me popullatë të përgjithshme prej 81.042 banorësh. Popullata është e
përzier dhe në Gostivar jetojnë Shqiptar, Maqedonas, Turq, Romë dhe të tjerë13.
Që nga pavarësimi kjo komunë udhëhiqet nga kryetar komune i cili vjen nga blloku shqiptar i partive.
Komuna nuk ka program të dedikuar veçanërisht për adresimin e aktiviteteve për promovimin e dialogut
ndëretnik dhe mirëkuptimit ndërkulturor, por vepron përmes aktiviteteve të përbashkëta me sektorin
qytetar dhe aktiviteteve të koordinuara me shkollat. Komuna është po ashtu në komunikim të
përhershëm me bashkësitë fetare dhe partitë politike të cilat veprojnë në territorin e saj.
Këshilltarët akoma nuk kanë marrë pjesë në asnjë trajnim, në cilën do qoftë temë, por sipas përvojës,
trajnimi i kuadrit administrativ të komunës si dhe trajnimet që do tu dedikoheshin këshilltarëve në masë
të madhe do ta kishin ngritur cilësinë e punës së tyre. Sidomos, trajnimet në të cilat do të shqyrtoheshin
tema nga sfera e dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik do të sillte deri te inicimi i aktiviteteve konkrete
në këtë fushë.
4.5.1. KMMB
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) në komunën e Gostivarit është formuar në
seancën e parë të Këshillit, të mbajtur më 13 maj 2013. KMMB në Gostivar është i përbërë ekskluzivisht
nga anëtarë të Këshillit të komunës. Në KMMB nga gjithsej 7 anëtarë, tre (3) janë femra. Deri më tani
KMMB nuk ka mbajtur mbledhje.14 Ky trup nuk ka program të vet vjetor ose shumëvjeçar për punë dhe
nuk ka informata nëse Komisioni në përbërjet paraprake ka pas një program të tillë.
Duke pas parasysh që kjo përbërje e komisionit, deri në ditën e plotësimit të pyetësorëve dhe të
mbajtjes së takimit të fokus grupit, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje të komisionit, përvojat për punën e
këtij trupi bazohen në të dhënat nga mandatet paraprake. KMMB në Gostivar, në të kaluarën ka
vendosur për çështje që kanë të bëjnë me riemërimin e rrugëve dhe binjakëzimin e komunës me
komuna tjera.
Nuk ka informata nëse anëtarët paraprak të Komisionit kanë marrë pjesë në trajnime me të cilat do ti
përforconin kapacitetet e tyre në sferat për të cilat nevojitet ekspertizë dhe ndjeshmëri, si për shembull
problematika e dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik.
13
66,6% shqiptarë, 19,5% maqedonas, 9,8% turq, 3,8% romë, 14
Deri në ditën kur grumbulloheshin të dhënat për nevojat e kësaj analize (tetor 2013)
36
4.5.2. Arsimi
Në komunën e Gostivarit funksionojnë 10 shkolla fillore, 3 shkolla të mesme, nga të cilat: një gjimnaz,
një shkollë e mesme ekonomike dhe një shkollë e mesme teknike. Në këto shkolla mësimi zhvillohet në
gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Ndërsa në to mësimi zhvillohet në ndërrime të ndara dhe të
kombinuara. Pothuajse në të gjithë nga to kolektivi është i përbërjes së përzier, është i angazhuar
kuadër nga të gjithë bashkësitë.
Institucionet arsimore në këtë komunë konsiderohen për një ndër aktorët kryesor në mishërimin e
marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërkulturore te popullata e përgjithshme. Kjo u theksua qartë
në fokus grupin ku merrnin pjesë shumica e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme. Ata theksuan
që në jetën e përditshme ekziston ndërveprimi midis bashkësive.
Në takim u veçuan disa projekte në të cilat janë të përfshirë të gjitha shkollat e veçanërisht projekti i
USAID në të cilin është përfshirë shkolla e mesme ekonomike. Në kuadër të projektit ata zhvillojnë
seksione të ndryshme, respektivisht aktivitete jashtëmësimore në të cilat janë inkuadruar nxënës të
shkollave të mesme nga të gjithë bashkësitë.
Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në ndërrime të ndryshme, nxënësit e bashkësive të ndryshme
takohen në kuadër të aktiviteteve sportive dhe kulturore që realizohen në suaza të shkollës. Shkollat
janë të hapura dhe bashkëpunojnë me organizata qytetare në zbatimin e projekteve, si dhe me
komunën në raste kur ajo i përkrah në realizimin e ndonjë iniciative të tyre.
Kuadri arsimor trajnohet vazhdimisht, por jo aq konkretisht për zhvillimin dhe kujdesin ndaj
bashkëjetesës. Trajnime të tilla do të ishin më se të mirëseardhura, edhe pse ato konsiderojnë se janë të
përgatitur për tu ballafaquar me çfarëdo sfide nga kjo lëmi.
Nxënësit në shkollat e Gostivarit kanë marrë pjesë në më tepër trajnime për avancimin e marrëdhënieve
ndëretnike. Trajnimet kanë qenë të dobishme për nxënësit meqenëse ata janë pajisur me informata për
mënyrat e ndërtimit të bashkëjetesës midis bashkësive të ndryshme etnike.
Nga takimi i fokus grupit në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të më tepër shkollave të mesme dhe
fillore si dhe nxënës nga to, u imponua nevoja për sigurimin e më tepër mjeteve për realizimin e
aktiviteteve jashtëmësimore. Organizimi i disa ekskursioneve që nuk janë paraparë në buxhetet e
shkollave, ndërsa janë shumë të dobishme për integrimin e nxënësve mes vetes, do të mund të
realizoheshin shumë më shpesh nëse komuna do ti kishte përkrahur financiarisht.
Një pjesë e përfaqësuesve të institucioneve arsimore theksuan që nuk e kanë të njohur punën e KKMB
në komunë dhe nëse do ta dinin rolin dhe anëtarët e KMMB, do të mund tu afroheshin me iniciativa të
cilat më pastaj do të mund ti realizonin bashkërisht. Prandaj kërkuan nga KMMB një koordinator lokal
nga komuna i cili do tu ndihmonte në punë. Ti njoftojë burimisht të gjithë qytetarët për ekzistencën e
komisionit të këtillë.
37
4.5.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Përfaqësuesit e organizatave qytetare theksojnë që kanë përvojë në organizimin e takimeve dhe
manifestimeve kulturore në të cilat kanë marrë pjesë të gjithë bashkësitë etnike. Ato mbajnë takime
vijuese me aktorë relevantë nga sfera e kulturës në komunë dhe marrin pjesë në organizimin dhe
realizimin e manifestimeve kulturore. Sidoqoftë, këto janë aktivitete të cilat zbatohen në mënyrë
sporadike meqenëse nuk ekziston ndonjë program me të cilin aktivitetet e parapara do të realizoheshin
në mënyrë sistematike.
Sektori qytetar thekson që ka bashkëpunim me KMMB si trup i komunës si dhe me Këshillin.
Bashkëpunimi me mediet gjithashtu është në nivel të lartë. Ata janë rregullisht të pranishëm dhe
raportojnë për të gjitha aktivitetet e realizuara. Përfaqësuesit e sektorit qytetar, siç edhe pritej,
theksuan që më tepër herë kanë marrë pjesë në trajnime nga sfera e marrëdhënieve ndëretnike. Këtë e
theksojnë me qëllim që ta potencojnë nevojën për mbajtje të dialogut të përhershëm me administratën
komunale, si dhe më gjerë me përfaqësuesit e institucioneve tjera.
Në takimin me fokus grupin u cek rroli i medieve në formimin e qëndrimeve. Mediet janë faktor i
rëndësishëm që mund të kontribuojnë për përmirësimin respektivisht keqësimin e marrëdhënieve
ndëretnike. Si shembull negativ u veçua periudha e fushatave parazgjedhore.
Përfaqësuesi i SHF “Goce Dellçev “ informoi që në bashkëpunim me Nansen dialog do të fillojnë projekt
për mësim të kombinuar për nxënësit e klasës 1 deri 5, me mësim në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Gjithashtu, përfaqësuesi i gjimnazit theksoi se punojnë në projektin për arsim paqësor të përkrahur nga
Megjashi. Në sajë të demonstrimit të qartë të bashkëjetesës në fushën e sportit u veçua shembulli i
klubit të futbollit “Gostivari”, në të cilën janë të anëtarësuar mbi 200 anëtarë nga të gjithë bashkësitë.
38
Rekomandime
Nga diskutimi i zhvilluar në takimin e fokus grupit, njëzëri u theksua rekomandimi për afirmim
më të madh të KMMB dhe kompetencave të tij. Por duke pas parasysh që ky komision nuk ka
ndonjë program konkret me të cilin do të ishte shfaqur para popullatës së përgjithshme dhe
palëve të interesuara, gjithashtu si rekomandim u imponua edhe nevoja për formalizim në
formë të programit ose strategjisë për veprim të këtij trupi shumë të rëndësishëm në kuadër të
pushtetit lokal.
Anëtarët e pranishëm të KMMB e theksuan nevojën për trajnime me qëllim të njohjes së
shenjave të konflikteve potenciale në mjediset në të cilat ato veprojnë dhe në përgjithësi në
kuadër të punës së administratës komunale.
Si një fije që më së shpejti dhe më së shumti mund të inkorporohet në procesin e afirmimit të
KMMB është sektori i arsimit. Rrjedhimisht, shumica e ideve dhe iniciativave për bashkëpunim
buruan nga ana e tyre. Nevojën për bashkëpunim me komunën, institucionet arsimore do të
mund ta formalizojnë edhe përmes anëtarëve të KMMB. Me këtë aktivitetet tash më të
planifikuar në kuadër të angazhimeve shkollore dhe jashtëshkollore të nxënësve do të
afroheshin ndaj ndonjë iniciative ekzistuese në nivel komunal. Gjithashtu edhe komuna mund të
fitojë ndonjë ide konkrete për veprim në sferën e zhvillimit të dialogut dhe komunikimit
ndërkulturor përmes aktiviteteve të cilat zbatohen përmes shkollave. Andaj nevojitet
bashkëdyzim më i madh mes tyre.
Në këtë proces nuk do të duhej të mungojë prania e sektorit qytetar. Ai është i identifikuar si
aktor publik i cili posedon kapacitete më të larta për realizimin e trajnimeve dhe seminareve në
sferat relevante. Shumica e organizatave qytetare kanë përvojë jashtë “kufijve” të komunës, bile
edhe të shtetit, me se kanë burime/kapacitete të cilat deri më tani shumë pak shfrytëzohen në
terren vendor/lokal.
Jo më pak e rëndësishme është përfshirja aktive e subjekteve politike të cilat kanë bashkëpunim
të ngushtë me popullatën e përgjithshme, veçanërisht me pjesën e cila iu është bashkangjitur
dhe me këtë paraqesin burim të mirë dhe të besueshëm të informatave për gjendjen reale të
marrëdhënieve ndëretnike në komunë.
39
4.6. Komuna e Bërvenicës
Bërvenica është komunë rurale në rajonin e Pollogut me popullatë të përgjithshme prej 15,855
banorësh. Popullata është e përzier dhe në Bërvenicë jetojnë Shqiptarë, Maqedonas, Serb, dhe
Boshnjak15.
Komuna nuk ka program të dedikuar veçanërisht për adresimin e aktiviteteve për promovimin e dialogut
ndëretnik dhe mirëkuptimit ndërkulturor. Prapëseprapë, komuna e Bërvenicës përpiqet që gjithnjë kur i
kërkohet ndihmë, të veprojë përmes aktiviteteve të përbashkëta me sektorin qytetar dhe aktiviteteve të
koordinuara me shkollat gjatë planifikimit dhe realizimit të aktiviteteve dhe projekteve të këtilla.
Komuna është në komunikim të përhershëm me organizatat qytetare përmes takimeve të
drejtpërdrejta. Seancat e Këshillit komunal janë të hapura dhe në to është i mirëseardhur çdokush që
dëshiron ti përcjell. Me popullatën komuna komunikon përmes ueb faqes së saj, takimeve të
drejtpërdrejta me banorët si dhe përmes informatave që i ndajnë vetë. Nga komuna drejtojnë vërejtje
që nuk marrin dotacione për kulturë dhe sport nga pushteti qendror (komunat rurale nuk marrin mjete
të këtilla, përpos nëse posedojnë Shtëpi të kulturës). Disa biznese lokale (para së gjithash ndërmarrje
transportuese) përkrahin disa aktivitete të të rinjve, por kjo jo gjithmonë nuk është e mjaftueshme.
4.6.1. KMMB
Komisioni për marrëdhënie midis bashkësive (KMMB) në komunën e Bërvenicës është formuar në
seancën e Këshillit të komunës të mbajtur më 19 shtator 2013. KMMB në Bërvenicë është e përbërë prej
dy anëtarëve të Këshillit të komunës dhe katër anëtarë të jashtëm16. Në KMMB nga gjithsej 6 anëtarë
nuk ka asnjë femër. KMMB ka Rregullore pune, por jo edhe program. KMMB në Bërvenicë (sipas
përvojës së mandateve paraprake) është konsultuar për çështje nga arsimi, kultura, sporti,
infrastruktura. Konkluzionet e tija KMMB i komunikon përmes buletinit informativ. Anëtarët paraprak të
Komisionit kanë marrë pjesë në trajnime me të cilat i kanë përforcuar kapacitetet e tyre në fushat për të
cilat nevojitet ekspertizë dhe ndjeshmëri. E njëjta i rekomandohet edhe përbërjes së tanishme të
KMMB. Këshilltarët e komunës së Bërvenicës janë të përgatitur të ballafaqohen me sfidat e procesit të
avancimit të dialogut ndëretnik. Prapëseprapë, si të nevojshme e identifikuan nevojën për trajnime
konkrete në këtë fushë.
4.6.2. Arsimi
Në komunën e Bërvenicës funksionojnë 3 shkolla fillore qendrore: “Kosta Racin“ nga f. Brvenicë (mësimi
zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase); “7 Marsi“ nga f. Çellopek dhe “Goce Dellçev“ nga f. Stençe
(mësimi në të dyja zhvillohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase). Në të gjitha shkollat kolektivi është i
përbërjes së përzier, respektivisht është angazhuar kuadër nga të gjitha bashkësitë.
15
61,62% shqiptarë, 37,53% maqedonas 0,49% serb dhe 0,01 boshnjak. 16
Në konkursin e shpallur për formimin e KMMB nuk është paraqitur asnjë kandidat, andaj pushteti lokal ka vendosur që KMMB ta formojnë nga anëtarët e Këshillit të komunës dhe bashkësive lokale.
40
Që të tre shkollat janë të inkuadruara në projektin e financuar nga MASH. Sh.F. “Kosta Racin“
bashkëpunon me një shkollë fillore nga f. Pirok (komuna e Bogovinës), në të cilën mësimi realizohet
vetëm në gjuhën shqipe, në aktivitete jashtëmësimore në suaza të projektit.
Gjatë 10 viteve të kaluara në territorin e komunës janë realizuar shkollat e hapura argëtuese, me anë të
së cilave janë afruar të gjithë fëmijët nga komuna. Fatkeqësisht, këtë vit për shkak të mungesës së
financave kjo shkollë nuk është realizuar.
Shkolla fillore “7 Marsi“ nga Çellopeku ka traditë 170 vjeçare, fëmijët maqedonas dhe shqiptar mësojnë
në ndërrim të njëjtë, Këshillat e arsimtarëve mbahen bashkërisht, mbahen edhe shfaqe dhe ekskursione
të përbashkëta. Në kuadër të projektit të USAID kanë orë të përbashkëta nga gjuha angleze, arsimi
figurativ dhe ai fizik.
Në fokus grupin e mbajtur ishin të pranishëm përfaqësuesit e shumicës së institucioneve arsimore që
funksionojnë në territorin e komunës. Të pranishmit u pajtuan që nga komuna presin të iniciojë projekte
të natyrës shumetnike në të cilat do të përfshiheshin të gjithë institucionet arsimore.
Shumica prej tyre janë të përfshirë në projektin që e zbaton Ministria e arsimit dhe shkencës. Në kuadër
të këtij projekti realizohen manifestime, ekspozita dhe festime të festave në shkolla duke përfshirë të
gjithë nxënësit.
Përvojën e mirë nga organizimi i manifestimeve të lartpërmendura, të pranishmit e vërtetuan duke
shprehur dëshirë që ti përsërisin ato edhe me shkollat e fshatrave fqinje. Sidomos përvojat e mira mund
të përhapen edhe përmes shpërndarjes midis arsimtarëve dhe pranisë në trajnimet në kuadër të
projektit “Integrimi ndëretnik në arsim“.
Në kuadër të programit vjetor të disa shkollave është paraparë realizimi i festimit të përbashkët të
patronazhit të shkollës dhe ekskursioneve të përbashkëta.
Për aktivitetet e realizuara deri më tani, në ndihmë të shkollave me përkrahje financiare u ka dalë
komuna dhe pjesërisht biznes sektori. Komuna është po ashtu e pranishme në manifestimet përmes
përfaqësuesve të vetë ose përmes Kryetarit të komunës.
Sa i përket kontakteve të përgjithshme të institucioneve arsimore me KMMB, shkollat shprehën
mosnjohje dhe pa informim të përgjithshëm për detyrat dhe obligimet e këtij Komisioni. Prapëseprapë
ata shfaqën interesim për bashkëpunim.
4.6.3. Iniciativat qytetare dhe mediet
Komuna e Bërvenicës është aktive edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. Përkatësisht ajo
është fituese e projektit në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së
Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në bashkëpunim me komunën e Bilishtit (Shqipëri),
41
Bërvenica zbaton një projekt që ka të bëjë me promovimin e trashëgimisë kulturo-historike në dy
komunat.
Nga ana tjetër organizatat qytetare në këtë komunë, ndajnë mendim të ngjashëm sa i përket dialogut
ndëretnik dhe ngritjes së bashkëjetesës në komunë. Ata konsiderojnë që bashkëjetesa duhet të
përkujdeset përmes organizimit të aktiviteteve në të cilat do të inkuadroheshin të gjithë. Bashkësitë
fetare në këtë komunë po ashtu janë aktive në avancimin e dialogut ndërkulturor, edhe atë nëpërmjet
takimeve me banorët. Prapëseprapë si aktivitet relevant nga ana e tyre është identifikuar nevoja për
takime me bashkësitë tjera.
Sektori privat në këtë komunë dallohet me prani të madhe në jetën dhe funksionimin e përgjithshëm të
komunës. Gjithashtu edhe në sferën e avancimit të dialogut ndëretnik, duke dhënë kontribut në kuadër
të veprimtarive tyre, në raste kur ka nevojë për ndihmë të tillë. Duke bashkëpunuar dhe duke i ndihmuar
subjektet e dy bashkësive njësoj, disa biznes kompani nga komuna shfaqin shkallë të lartë të dedikimit
për përgjegjësi të përbashkët (korporative).
Si konkluzion i përgjithshëm nga takimi i fokus grupit u theksua se në jetën e përditshme bashkëpunimi
midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Bërvenicë është në nivel të kënaqshëm.
Rekomandime
Edhe në komunën e Bërvenicës tema e trajnimeve për autoritetet lokale ishte rekomandimi i
parë që u theksua në takimin e fokus grupit. Ky rekomandim ishte i pranishëm edhe në
përgjigjet ndaj pyetësorëve. Kjo do të thotë se si në komunat urbane ashtu edhe në ato rurale,
niveli i trajnimit të administratorëve përgjegjës dhe përfaqësuesve politik nuk është i
mjaftueshëm për ballafaqim me problemet të cilët vijnë si pasojë e komunikimit të
pamjaftueshëm midis grupeve të ndryshme të popullatës.
Anëtarët e KMMB, në veçanti e theksuan nevojën për trajnime dhe këmbim të përvojave me
anëtarë të KMMB nga komunat tjera që kanë pasur përvojë më të madhe. Njëherësh, ata e
theksuan edhe komunikimin e pamjaftueshëm me shkollat dhe udhëzimin e tyre të
pamjaftueshëm në aktivitetet që realizohen në atë sektor, e që kanë të bëjnë me përmirësimin
dhe avancimin e dialogut ndëretnik. Nga këtu del se koordinimi dhe komunikimi më i madh
është më se i nevojshëm. Kjo do të sillte deri te një komunikim i përgjithshëm më i afërt i
Këshillit të komunës me shkollat. Nga ana tjetër përfaqësuesit e shkollave shprehën falënderim
të madh dhe njohje për angazhimin e kryetarit të komunës dhe përkrahjen dhe përfshirjen e tij
aktive në aktivitetet e tyre. Në të ardhmen ato do të kishin pritur përkrahje më të madhe
financiare me se do u mundësohej realizimi i shumë projekteve të planifikuara që për shkak të
mungesës së mjeteve nuk janë në gjendje ti realizojnë.
Në këtë segment u lajmërua edhe përfaqësuesi i sektorit qytetar i pranishëm në takim, i cili
potencoi që komuna do të duhej ti përkrah financiarisht edhe ato, në aktivitetet e tyre me se
veprimi në terren do të ishte më i kompletuar.
42
5. Konkluzione të përgjithshme dhe rekomandime
Dialog i vazhdueshëm midis të gjithë institucioneve dhe organizatave relevante për të ndërtuar konsensus rreth asaj se çfarë në të vërtetë është mulitkulturalizimi dhe zbatimi i taj praktik ;
Saktësimi në ligj, vallë është KMMB trup i Këshillit të komunës apo trup i jashtëm i cili në një mënyrë e këshillon ose mbikëqyr Këshillin gjatë sjelljes së ligjeve që kanë të bëjnë me etnitë e ndryshme;
Vendosja e procesit formal të dorëzimit të procedurave dhe përvojave nga njëra përbërje e KMMB në tjetrën pas ndërrimit të anëtarëve pas zgjedhjeve;
Definim i mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të KMMB;
Dialog i vazhdueshëm në publik dhe qarqet profesionale, për idetë, parimet dhe zbatimin praktik të arsimit të integruar ndërkulturor;
Të mësuarit në hapësira të përbashkëta, orare të përbashkëta, këshilla të përbashkëta arsimore dhe prindërore dhe;
Programe dhe aktivitete të integruara mësimore në të gjitha shkollat;
Institucionalizimi i aktiviteteve shkollore të integruara ndërkulturore - të bëhet në mënyrë formale pjesë e detyrave punuese dhe e pagës së arsimtarëve. Të ekzistojë strukturë por edhe elasticitet dhe shumëllojshmëri e opsioneve për zgjedhje të temave përmes së cilave do të realizohen këto aktivitete;
Përkrahje dhe formalizim të aktiviteteve jashtëshkollore nëpër shkolla;
Trajnim të vazhdueshëm dhe mbindërtim profesional të kuadrit arsimor në tema relevante për arsimin e integruar, dhe në përgjithësi për arsim cilësor;
Të inkorporohen tema mbi dialogun ndërkulturor dhe arsimin e integruar në trajnimin e kuadrove të reja arsimore në universitete;
Edukimi i prindërve për idenë e dialogut ndërkulturor dhe arsimit të integruar;
Partneritet dhe aktivitete të përbashkëta midis shkollave me gjuhë të ndryshme mësimore, në komunë dhe me komuna tjera në Republikë;
Përmirësimi i librave shkollore për sa i përket përmbajtjeve të tyre ndërkulturore; përdorim i materialeve shtesë për rrjedhat ndërkulturore në shoqëri, si libra, filma dokumentarë, video, muzikë dhe të ngjashme;
Pasurimi i ofertës kulturo-edukative për të rinjtë në komunë: të aktivizohen edhe shtëpitë e kulturës dhe të formohen klube dhe seksione të reja të cilat bashkërisht do ti angazhonin të rinjtë dhe qytetarët tjerë në përmbajtje cilësore. Krahas mjediseve urbane, kujdes i veçantë tu kushtohet edhe mjediseve rurale;
Avancimi i infrastrukturës për jetë kulturore dhe sportive në komunat;
Shfrytëzim efikas dhe racional i projekteve dhe donacioneve ndërkombëtare; ndihmë ekspertësh për përpilimin e projekteve cilësore për aplikim për fonde IPA dhe të ngjashme;
PËRMBAJTJA
Poli�kat dhe prak�kat ndërkulturore në komunatGos�var, Tetovë, Kërçovë, Bërvenicë, Vrapçisht, Jegunovcë........................................................................3
EXECUTIVE SUMMARY................................................................................................................................5
RESUME.......................................................................................................................................................7
Hyrje dhe qëllime të analizës........................................................................................................................9
1.Rezultatet nga analizat dhe hulum�met relevante..................................................................................111.1. Analiza e kapaciteteve nacionale dhe lokale për përforcim të dialogut dhebashkëpunimit ndëretnik...........................................................................................................................11
1.2. Projek� MEK.......................................................................................................................................12
1.3. Studimi i UNICEF.................................................................................................................................12
2. Korniza ligjore e sistemit për gjithë‐përfshirje dhe pjesëmarrje të bashkësive joshumicë në sjelljen e vendimeve në nivel lokal.......................................................................................................14
2.1. Korniza poli�ke....................................................................................................................................14
2.2. Korniza juridike....................................................................................................................................142.2.1. Funksioni..........................................................................................................................................16
3.Metodologjia...........................................................................................................................................18
4. Pasqyrë e gjetjeve nga hulum�mi...........................................................................................................19
4.1. Komuna e Vrapçish�t..........................................................................................................................194.1.1. KMMB..............................................................................................................................................194.1.2. Arsimi................................................................................................................................................204.1.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet........................................................................................................21
Rekomandime.............................................................................................................................................21
4.2. Komuna e Jegunovcit...........................................................................................................................234.2.1. KMMB..............................................................................................................................................234.2.2. Arsimi................................................................................................................................................23
4.2.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet........................................................................................................24Rekomandime............................................................................................................................................25
4.3. Komuna e Kërçovës.............................................................................................................................274.3.1. KMMB..............................................................................................................................................274.3.2. Arsimi................................................................................................................................................274.3.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet........................................................................................................29
Rekomandime.............................................................................................................................................30
4.4. Komuna e Tetovës................................................................................................................................31
4.4.1. KMMB..............................................................................................................................................31
4.4.2. Arsimi...............................................................................................................................................32
4.4.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet........................................................................................................33
Rekomandime.............................................................................................................................................34
4.5. Komuna e Gos�varit............................................................................................................................35
4.5.1. KMMB..............................................................................................................................................354.5.2. Arsimi...............................................................................................................................................36
4.5.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet.........................................................................................................37Rekomandime............................................................................................................................................38
4.6. Komuna e Bërvenicës..........................................................................................................................39
4.6.1. KMMB..............................................................................................................................................39
4.6.2. Arsimi................................................................................................................................................39
4.6.3. Inicia�vat qytetare dhe mediet.......................................................................................................40
Rekomandime.............................................................................................................................................41
5. Konkluzione të përgjithshme dhe rekomandime...................................................................................42Përmbajtja..................................................................................................................................................43
top related