planifikimi ne komunikacion - weeblybejtushbeqiri.weebly.com/.../tiketat_e_planifikimit.docx · web...

Post on 05-Jan-2020

4 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

Planifikimi ne komunikacion

Tiketa 1 Pyetjet 1) projetktet nga aspekti i ndertimtaris ne qfare perpjese punohen cili eshte dallimi ne mes projektit ideor dhe kryesor2)Forma ortogonale ne hapsire, nje vizatim i formes ortogonale, qka dmth fjala ortogonal, cila eshte epersia, per cka behet forma ortogonale, cilen forme ja kishe prezentu planifikimit urban.3)Regresioni i thjeshte linear, Ekuacioni i drejtezes Pyetja e pare I. Projektimi nga aspekti i ndërtimtarisëprojekti i përgjithshëm (gjeneral),projekti ideor,projekti kryesor (ekzekutues),projekti arkivor.

3.1. Projekti i përgjithshëm (gjeneral)

Projekti i përgjithshëm paraqet fazën e parë në procedurën për punimin e dokumen-tacionit projektues. Me te përcaktohet (verifikohet) arsyeshmëria e ndërtimit të ndonjë tra-seje, drejtimi kryesor të shtirjes së trasesë me qëllim të realizimit të kushteve optimale qarkulluese-ekonomike të zhvillimit të komunikacionit, gjatësia e trasesë, pjerrtësitë e nivele-tës, elementet konstruktive të rrugësPër punimin e projektit të përgjithshëm shfrytëzohen hartat në përpjesë 1:50.000, 1:25.000 (1:10.000).3.2. Projekti ideorKushtet programore për projektin ideor janë përfundimet nga hulumtimet në projektin e përgjithshëm (gjeneral). Projekti ideor është faza më kreative në projektim të rrugëve, që vjen në shprehje aftësia kreative e projektuesit. Në projektin ideor jepet përgjigje në pyetjen: ku të punohet rruga përkatëse? Në kuadër të korridorit të aprovuar bëhet trasimi de-tal i zgjidhjeve variante me qëllim që të zgjedhet traseja më e përshtatshme e rrugës nga të gjitha aspektet. Përpjesa themelore e projektit ideor është 1:2500 (1:5000) për zgjidhjet situ-acione, kurse për profilin gjatësor 1:2500/250 (1:5000/500), kurse për udhëkryqet në për-pjesë 1:1000 (1:500) dhe 1:1000/100 (1:500/50).3.3. Projekti kryesor (ekzekutues)Detyra themelore e projektit kryesor (ekzekutues) është zgjedhja e mikroshtrirjes optimale të aksit të rrugës në kuadër të drejtimit të definuar i aprovuar në projektin ideor.Detyra themelore, në këtë fazë, është përpunimi konstruktiv i detaleve për ekzekutim, zgjedhja e metodës më optimale për ndërtimin dhe përpunimin e planit për organizimit të ndërtimit.3.4. Projekti arkivorTë gjitha ndryshimet gjatë ekzekutimit të punimeve në rrugë, në raport me ndryshi-min e projektit kryesor, duhet të regjistrohen në elaboratin për punimin e rrugës, i ashtu-quajturi projekti arkivor. Në atë projekt rruga është treguar ashtu që është ekzekutuar në përpjesë të njëjtë me të cilën është punuar projekti kryesorPyetja e dyte 8.1.3. Forma ortogonale

Kjo formë e rrjetit rrugor ofron një zgjidhje më optimale të distancave ndërmjet udhëkryqeve dhe pikave tjera kyçëse dhe rritje të kapacitetit, nivelit të shërbimit dhe shkallës së sigurisë rrugore.

Bejtush Beqiri Faqe 1

Planifikimi ne komunikacion

Fig.1. Forma ortogonale e rrjetit rrugorPyetja e trete Paraqitja e modelit të regresionit linear (angl.linear regresion model) bëhet me anë të funksionit linear.

Ku janë: y – është variabla e varur x– variabla e pavarur.

Modeli i regresionitë thjeshtë linear supozon se relacionin ndërmjet variables së varur y dhe variables së pavarur x mund të përafrohet me anë të një drejtëze.Më saktësisht, relacioni ndërmjet vlerës mesatare μy|x të variables së varur y dhe variables së pavarur x është linear.Tiketa 2 1)Planifikimi hapsinor I komunikacionit2)Procedurat themelore gjate planifikimit ne rrjetin rrugor3)Ekuacioni I Fratarit, Modele tjera perpos FrataritPyetja e pare PLANIFIKIMI HAPËSINOR I KOMUNIKACIONITNëkuadërtëplanifikimithapësinortëkomunikacionit, ekzistojnëtrillojetëplanifikimithapësinor (Fig.2.):planifikimi sektorial i komunikacionit,planifikimihapësinor i komunikacionitdheplanifikimi i projektevetëkomunikacionit.Planifikimisektorial i komunikacionit – përfshinë planifikimin e komunikacionit ose degët specifike të komunikacionit si lëmi të veçantë ekonomike.Planifikimihapësinor i komunikacionit – përfshinë planifikimin e rrjetit të komunikacionit dhe dukuritë e paraqitura Brenda hapësirës së dhënë.Planifikimi i projekteve të komunikacionit – përfshinë projektimin, vlerësimin dhe për zgjedhjen e objekteve të veçanta të komunikacionit.Planifikimi hapësinor i komunikacionit, përfshinë këto faza më të rëndësishme:

- definimin e problemit dhe kornizave të planifikimit,- krijimin e dokumentacioneve statistikore bazë,- parashikimin e zhvillimit shoqëroro – ekonomik,- parashikimin e kërkesave për transport,- krijimin dhe vlerësimin e planeve,- politikat e krijimit të planeve.

Bejtush Beqiri Faqe 2

Planifikimi ne komunikacion

Pyetja e dyte3.3.1. Procedurat themelore gjatë planifikimit në rrjetin rrugor

Pjesa e parë - analiza e gjendjes ekzistuese

Ngarkesa e trafikut

Karakteristikat gjeometrike të rrugëve,Gjendja e ekzistuese e sinjalistikës rrugore,Ngarkesa e adekuate e rrjetit,Karakteristikat gjeometrike të zgjidhejve projektuese,Përcaktimi lidhur me karakterin e planafikimit – parashikimi i ngarkesës së komunikacionit Pjesa e dytë-analiza e parashikimit të komunikacionit

Analiza e parashikimit të komunikacionit, përfshinë këto pika më të rëndësishme:- duhet të planifikohet për periudhën kohore 5 – 10 vite- për peridhën e parashikuar, duhet të përcaktimi i ngarkesës adekuate,- rikonstruktimi dhe përmirësimi i gjendjes ekzistuese-analiza duhet të vërtetoj problemet e identifikuara nga gjendja ekzistuese dhe arsyeshmërinë për përmirësimin e gjendjes.

Pjesa e tretë- llogaritja teknike e ngarkesës së trafikut

Në pjesën e tretë, me qëllim të vlerësimit të ngarkesës së trafikut duhet të caktohet:

- kapaciteti dhe niveli i shërbimit për gjendjen ekzistuese dhe për periudhën e parashikuar për rrjetin rrugor për të cilin bëhet planifikimi- koncepti, përmbajtja e zhgjidhjeve teknike dhe metodat adekuate për zgjidhje.Pyetja e trete Metoda e fratarit Në përshtatje me të, shpërndarjet e lëvizjeve në të

ardhmen, të cilat bazohen në modelin e Fratarit, caktohen me shprehjen:

),ku janë:

numri i parashikuar i udhëtimeve nga zona burimore “i” në zonen e cakut “j”,

numri i ekzistues i udhëtimeve nga zona burimore “i” në zonen e cakut “j”,

faktorët e rritjes për zonën burimore “i” dhe zonen e cakut “j”, me ç’rast:

- Metodat tjera jane - Metoda e faktorit të thjeshtë të rritjes,- Metoda e faktorit mesatar të rritjes,- Metoda e Fratarit,- Metoda e Detroidit.

Bejtush Beqiri Faqe 3

Planifikimi ne komunikacion

Tiketa 31) Fazat e punes gjate planifikimit2) Roli dhe qellimi i planifikimit.Fazat e punës gjatë planifikimit janë:

• Faza e parë ka të bëjë me mbledhjen e informatave bazë,

• Faza e dytë ka të bëjë me analizën dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese,

• Në fazën e tretë parashihen kërkesat e transportit në të ardhmen,

• Faza e katër ka të bëjë me përpilimin e zgjidhjeve alternative,

• Faza e pestë ka të bëjë me vlerësimin dhe zgjedhjen e zgjidhjes optimale,

• Në fazën e gjashtë përgaditet dokumentacioni i nevojshëm i planifikimit të komunikacionit.

Pyetja e dyte : Roli dhe qellimi i planifikimit. Qëllimi kryesor i përpilimit të studimit të komunikacionit është gjetja e zgjidhjes

së sistemit transportues cili në mënyrë racionale, funksionale dhe kohore do të jetë në harmoni me zhvillimin hapsinor dhe shoqëroro – ekonomik të hapësirës, si dhe:

- të vërtetohet gjendja ekzistuese dhe të vendoset diagnoza e cila do të ketë ndikim në këtë gjendje,- të definohen raportet të cilat dominojnë në proceset transportuese në krahasim me elementet shoqërore, ekonomike dhe ato hapsinore të qytetit dhe hapësirës së tij gravituese,- nga aspekti i komunikacionit të përzgjedhjen parametrat të cilët mdikojnë në zhvillimin optimal ekonomiko-shoqëror dhe hapësinor të hapësirës dhe rrethinës,- të vendoset se në çfarë niveli duhet zhvilluar disa nga degët e komunikacionit dhe cilat janë efektet e këtij zhvillimi,- të caktohet saktësisht, si duhet të jetë radhitja e detyrave të caktura,- të formohet baza informative në fushën e komunikacionit, të cilat janë të nevojshme për përcjellje dhe planifikim të vazhdueshëm, respektivisht udhëheqjen e zhvillimit të sistemit transportues,- kuadrot profesionale dhe shërbyese të aftësohen për punë të mëtejme nga fusha e planifikimit të komunikacionit, përcjelljes dhe revidimit të projekteve.

Tiketa 41) Per fillimin e ndertimit te komunikacionit2) Analiza logjistike

Punimi i projektit të komunikacionit

Elementet themelore të projektit të komunikacionit (projekti i rrjetit rrugor), janë:

Pjesa e komunikacionit, Pjesa ndërtimore, Pjesët tjera varësisht nga lloji i projektit.

Bejtush Beqiri Faqe 4

Planifikimi ne komunikacion

Të dhënat themelore, të nevojshme për planifikimin dhe projektin e komunikacionit janë:

Të dhënat kadastrale (digjitale dhe në formë të shtypur) Ortofotot e pjesës për të cilën bëhet planifikimi, Bazat gjeodezike, Hartat teknike, Hartat topografike, Incizimi GIS.

Pyetja e dyte : Analiza logjistikeAnaliza logjistikeMe këtë analyze caktohet vlera e probabilitetit për përzgjedhjen e mjetit transportues në varësi të kërkesës për transport për udhëtimin e caktuar, e cila bazohet në:

Ndryshimin e kohëzgjatjes së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese, Ndryshimin e kostos së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese,

varësisht nga kostoja mesatare, Ndryshimin lidhur me numrin e pjesëve të udhëtimit (udhëtimi këmbë,

pritjet dhe transporti me mjetet e transportit), Koha e shpenzuar gjatë pritjes, udhëtimit këmbë, ndërrimit të mjeteve

transportuese (psh. kalimi nga transporti me autobus urban në transport me tramvaj ose tren të shpejtë urban etj.).

Njëshembull i lakoreslogjistike, ështëparaqiturnëFig.

Fig.21.Dallimi nëshpenzimedhekostotëudhëtimitTiketa e peste

1) Fazat e ndertimit te rrjetit rrugor ne kushtet urbane2) Cka nevoitet planifikimi hapsinor te llogaritja e kapacitetit,

llogaritja e kapacitetit pasi te behet planifikimi niveli i sherbimit

3) Analiza probabilistike, probabiliteti(besueshmeria), Formula e Probabilitetit, Kriteret te analiza probabilistike

1)Projektimi i rrjetit rrugor në qytet përbëhet nga tri faza:1. Planifikimi hapësinor i komunikacionit,2. Llogaritja e kapacitetit dhe nivelit të shërbimit për pjesët e rrugës dhe

udhëkryqet në rrjetin rrugor dhe3. Projektimi i i trasesë dhe udhëkryqeve në rrjetin rrugor.

Bejtush Beqiri Faqe 5

Planifikimi ne komunikacion

Fig.8. Fazat kryesore të projektimit të rrugëve urbane, nga faza e planifikimit deri te faza e projektimit.Pyetja e dyte: Cka nevoitet planifikimi hapsinorPlanifikimi hapësinor i komunikacionit – përfshinë planifikimin e rrjetit të komunikacionit dhe dukuritë e paraqitura brenda hapësirës së dhënë.Procedura e planifikimit hapësinor të komunikacionit2)Planifikimi hapësinor i komunikacionit përbëhet nga disa faza, të cilat së bashku përbëjnë një rrjedhë logjike të procesit të planifikimit.Planifikimi hapësinor I komunikacionit, përfshinë këto faza më të rëndësishme:

Definimin e problemit dhe kornizave të planifikimit, Krijimin e dokumentacioneve statistikore bazë, Parashikimin e zhvillimit shoqëroro – ekonomik, Parashikimin e kërkesave për transport, Krijimin dhe vlerësimin e planeve,

Politikat e krijimit të planeve.Paraqitja grafike e rrjedhës së procesit të planifikimit hapësinor nëpër faza është dhënë në figuren e meposhtme

A. 3) Analiza probabilistike

Bejtush Beqiri Faqe 6

Planifikimi ne komunikacion

Gjatë kësaj analize, supozohet se probabiliteti i shfrytëzimit të transportit urban është shpërndarë në përputhje me padobishmërinë e shfrytëzimit të transportit individual dhe transportit urban. Procedura e përdorimit të transportit urban shprehet me finksionin e llojit:

P= ∫−∞

G (X )

f ( z )dz,

ku është: G(X)- funksioni i padobishmërisë

Kriteret te analiza probabilistike janeSipas standardeve evropiane, vendosja e sinjaleve ndriçuese duhet të bëhet:- nëse numri mesatar i automjeteve qe hyjnë ne udhëkryq është 400-500

aut/h për drejtim, për çfarëdo intervali 8 orësh të ditës me qarkullim mesatar,

- nëse numri i kalimtareve qe kalojnë rrugën pranë udhëkryqit, është më i madh se 250 këmb/h, për çfarëdo intervali 8 orësh të ditës me qarkullim mesatar, nëse shpejtësia mesatare e automjeteve në udhëkryq është më i vogël se 25 km/h.

Tiketa e 6-te1) Projekti i pergjithshem dhe projekti ideor2) Modelet agregative pasuese3) Te gjitha modelet per parashikimin e levizjes, Forma

tangjenciale e rrjetit rrugor1) Projekti i përgjithshëm (gjeneral)

Projekti i përgjithshëm paraqet fazën e parë në procedurën për punimin e dokumen-tacionit projektues.Me te përcaktohet (verifikohet) arsyeshmëria e ndërtimit të ndonjë tra-seje, drejtimi kryesor të shtirjes së trasesë me qëllim të realizimit të kushteve optimale qarkulluese-ekonomike të zhvillimit të komunikacionit, gjatësia e trasesë, pjerrtësitë e nivele-tës, elementet konstruktive të rrugës.

Bejtush Beqiri Faqe 7

Planifikimi ne komunikacion

Për punimin e projektit të përgjithshëm shfrytëzohen hartat në përpjesë 1:50.000, 1:25.000 (1:10.000).

Aktivitetet që ndërmerren në punimin e projektit të përgjithshëm janë: dokumentacioni i planeve (zhvillimi shoqëror-ekonomik),

(dokumentacioni i planeve më të rëndësishme janë planet për zhvillimin hapësinor),

dokumentacioni i planeve (sistemi dhe rrjeti i transportit), detyra projektuese për punimin e projektit të përgjithshëm.

Projekti ideor

Kushtet programore për projektin ideor janë përfundimet nga hulumtimet në projektin e përgjithshëm (gjeneral). Projekti ideor është faza më kreative në projektim të rrugëve, që vjen në shprehje aftësia kreative e projektuesit.Përpjesa themelore e projektit ideor është 1:2500 (1:5000) për zgjidhjet situ-acione, kurse për profilin gjatësor 1:2500/250 (1:5000/500), kurse për udhëkryqet në për-pjesë 1:1000 (1:500) dhe 1:1000/100 (1:500/50).2) Parashikimi i kërkesave për transport në hapësira urbane me ndihmën e modelit agregativ pasues

Modelet më të përdorura për planifikimin e komunikacionit në hapësira urbane janë modelet agregative pasuese, të ashtuquajtura modele katërfazore për parashikimin e kërkesave për transport. Të dhënat e nevojshme hyrëse të cilat janë të nevojshme të mblidhen me rastin e shfrytëzimit të këtyre modeleve, janë pasqyra e:

a) karakteristikave të banorëve,b) gjendjes së zhvillimit ekonomik,c) destinimit të sipërfaqes,d) gjendjes së infrastruktueres rrugore,e) gjendjes së numrit të automjeteve motorike,f) gjendjes së fluksit (rrjedhës) të trafikut.

3)Modelet per parashikimin e levizjes jane Metoda e faktorit të thjeshtë të rritjes,

- Metoda e faktorit mesatar të rritjes,- Metoda e Fratarit,- Metoda e Detroidit- Metoda Krejt ose Asgje- Metoda e lakores diversive- Metoda e probabilitetit dhe- Metoda e rrugeve me te shkurtera

- Forma tangjenciale-- Ky sistem është më i përshtatshëm se sa sistemi përmes unazave, sepse

automjetet nuk hynë në qendër të qytetit, ndërsa lëvizjet janë direkte. Kjo formë e

Bejtush Beqiri Faqe 8

Planifikimi ne komunikacion

sistemit të rrjetit rrugor paraqet lidhje më „natyrale“ ndërmjet qytetit dhe zonave për rreth, të cilat do të jenë funksionale edhe me rastin e zgjerimit të qytetit.

-- Fig.44. Forma tangjenciale e rrjetit rrugor

Tiketa e 7-te1) Punimi i projekteve te komunikacionit perpjesat e projekteve2) Analiza Logjistike3) Kriteret fillestare per ndertimin e nje udhekryqi dhe pikave te

tjera kyqese1)3.1. Projekti i përgjithshëm (gjeneral)

Projekti i përgjithshëm paraqet fazën e parë në procedurën për punimin e dokumen-tacionit projektues. Me te përcaktohet (verifikohet) arsyeshmëria e ndërtimit të ndonjë tra-seje, drejtimi kryesor të shtirjes së trasesë me qëllim të realizimit të kushteve optimale qarkulluese-ekonomike të zhvillimit të komunikacionit, gjatësia e trasesë, pjerrtësitë e nivele-tës, elementet konstruktive të rrugësPër punimin e projektit të përgjithshëm shfrytëzohen hartat në përpjesë 1:50.000, 1:25.000 (1:10.000).3.2. Projekti ideorKushtet programore për projektin ideor janë përfundimet nga hulumtimet në projektin e përgjithshëm (gjeneral). Projekti ideor është faza më kreative në projektim të rrugëve, që vjen në shprehje aftësia kreative e projektuesit. Në projektin ideor jepet përgjigje në pyetjen: ku të punohet rruga përkatëse? Në kuadër të korridorit të aprovuar bëhet trasimi de-tal i zgjidhjeve variante me qëllim që të zgjedhet traseja më e përshtatshme e rrugës nga të gjitha aspektet. Përpjesa themelore e projektit ideor është 1:2500 (1:5000) për zgjidhjet situ-acione, kurse për profilin gjatësor 1:2500/250 (1:5000/500), kurse për udhëkryqet në për-pjesë 1:1000 (1:500) dhe 1:1000/100 (1:500/50).3.3. Projekti kryesor (ekzekutues)Detyra themelore e projektit kryesor (ekzekutues) është zgjedhja e mikroshtrirjes optimale të aksit të rrugës në kuadër të drejtimit të definuar i aprovuar në projektin ideor.Detyra themelore, në këtë fazë, është përpunimi konstruktiv i detaleve për ekzekutim, zgjedhja e metodës më optimale për ndërtimin dhe përpunimin e planit për organizimit të ndërtimit.3.4. Projekti arkivorTë gjitha ndryshimet gjatë ekzekutimit të punimeve në rrugë, në raport me ndryshi-min e projektit kryesor, duhet të regjistrohen në elaboratin për punimin e rrugës, i ashtu-quajturi projekti arkivor. Në atë projekt rruga është treguar

Bejtush Beqiri Faqe 9

Planifikimi ne komunikacion

ashtu që është ekzekutuar në përpjesë të njëjtë me të cilën është punuar projekti kryesor

2) Analiza logjistikeMe këtë analizë caktohet vlera e probabilitetit për përzgjedhjen e mjetit transportues në varësi të kërkesës për transport për udhëtimin e caktuar, e cila bazohet në:

Ndryshimin e kohëzgjatjes së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese, Ndryshimin e kostos së udhëtimit ndërmjet dy mjeteve transportuese,

varësisht nga kostoja mesatare, Ndryshimin lidhur me numrin e pjesëve të udhëtimit (udhëtimi këmbë,

pritjet dhe transporti me mjetet e transportit), Koha e shpenzuar gjatë pritjes, udhëtimit këmbë, ndërrimit të mjeteve

transportuese (psh. kalimi nga transporti me autobus urban në transport me tramvaj ose tren të shpejtë urban etj.).

Një shembull i lakores logjistike, është paraqitur në Fig

Dallimi në shpenzime dhe kosto të udhëtimit3) Ekzistojnë disa kritere për vendosjen e udhëkryqeve ose pikave tjera kyçëse,

të cilat për nga natyra e tyre ndryshojnë dukshëm. Për këtë arsye, me rastin e përcaktimit për zgjedhjen adekuate të formave të udhëkryqeve, është e nevojshme të analizohen kriteret:

- funksional,- depërtueshmërisë- kapacitetit,- hapësinor dhe- sigurisë së komunikacionit.

Tiketa e 8-te1) Roli dhe qellimi i planifikimit te komunikacionit2) Fazat e punes gjate planifikimit, si behet mbledhja e te

dhenave si behet analiza e te dhenave3) Forma Radiale e rrjetit rrugor1) ROLI DHE QËLLIMI I PLANIFIKIMIT TË KOMUNIKACIONIT

Përpilimi i studimit të komunikacionit praqet fazën fillestare në zgjidhjen e problemeve të sistemeve të transportit.

Zhvillimi ekonomik, rritja e shkallës së motorizimit, mobiliteti i banorëve dhe kërkesa gjithnjë në rritje për transport masiv të njerëzve dhe mallërave, në shumicën e qyteteve nuk ka qenë e përcjellur në mënyrë adekuate edhe me infrastrukturën e

Bejtush Beqiri Faqe 10

Planifikimi ne komunikacion

nevojshme të komunikacionit dhe kapaciteteve të nevojshme transportuese, me ç’rast ka shkaktuar gjendjen në të cilën komunikacioni fillon të paraqitet si faktor kufizues i zhvillimit të më tutjeshëm. 2) Fazat e punës gjatë planifikimit

Metodologjia duhet përshtatet kërkesave të cilat janë definuar me detyrë projektuese për punën e studimit të komunikacionit. Në çdo rast janë të domosdodhme këto faza të punës:

• faza e parë - ka të bëjë me mbledhjen e informatave bazë,

• faza e dytë - ka të bëjë me analizën dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese,

• në fazën e tretë - parashihen kërkesat e transportit në të ardhmen,

• faza e katër - ka të bëjë me përpilimin e zgjidhjeve alternative,

• faza e pestë - ka të bëjë me vlerësimin dhe zgjedhjen e zgjidhjes optimale,

• në fazën e gjashtë - përgaditet dokumentacioni i nevojshëm i planifikimit të komunikacionit.

3)Forma radiale

Me qëllim që të zvogëlohe ngarkesa e komunikacionit në qendër të qytetit, në këto raste shfrytëzohet sistemi radial i rrugëve i cili mundëson qarkullimin rreth bërthamës së qytetit përmes „unazave“

Forma radiale e rrjetit rrugorTiketa e 9-te

1) Procedurat e planifikimit hapsinor (e kemi me larte)2) Procedurat dhe metodat per parashikimin per levizje(e kemi

me larte)3) Metoda e Gravitetit Formula baze, Fol diqka per te

3) MODELI I GRAVITETITMatematikisht ky ligj, jepet me shprehjen:

F12=G∙M 1 ∙M 2

d122 ,

Ku janë:

Bejtush Beqiri Faqe 11

Planifikimi ne komunikacion

F12−¿ forca me të cilën një trup vepron në tjetrin,M 1 , M 2−¿ masat e trupave,d12−¿ distanca ndërmjet trupave,G−¿ graviteti

Me rregullimin e shprehjeve, fitohet modeli themelor i gravitetit për shpërndarje hapësinore:

T ij−¿ numri i lëvizjeve nga zona burimore “i” në zonën e cakut “j”,Pi−¿numri i lëvizjeve nga zona burimore “i”- produktiviteti i zonës “i”,A j−¿ numri i lëvizjeve që kanë për destinim zonën “j”- atraktiviteti i zonës “j”,F ij−¿ faktori i kohës së udhëtimit ndërmjet zonave “i” dhe “j”,K ij−¿ faktori korektues .

Bejtush Beqiri Faqe 12

top related