qytetit tim

34
QYTETIT TIM Qyteti im i vogël, mbushur me zhurma mëngjesore, rruget gumëzhijnë nga vogëlushët me a't pamje përherë ëngjëllore. Era e naftës herët që pa gëdhirë, përzierë me gazin, matanë kodrave tej në të tyren hapësirë. Ka dhe ai veçantinë e tij të mirë. Qyteti im i vogël, i shtrenjtë, i mençur, i ngrohtë i drejtë. Të desha , të dua , e do të të dua përjetë.

Upload: valentina-llapri

Post on 02-Apr-2016

247 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

QYTETIT TIM

Qyteti im i vogël,mbushur me zhurma mëngjesore,rruget gumëzhijnë nga vogëlushët me a't pamje përherë ëngjëllore.

Era e naftës herët që pa gëdhirë,përzierë me gazin, matanë kodravetej në të tyren hapësirë.Ka dhe ai veçantinë e tij të mirë.

Qyteti im i vogël,i shtrenjtë, i mençur, i ngrohtë i drejtë.Të desha , të dua , e do të të dua përjetë.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

RRUGA E DIELLIT

Ndjejë rrugës kur ecë, fëshfërimën e erës, që në mëngjes,dhe ajo duket sikur më flet, ec pra gjithnji në at’ rrugë të drejtë.dhe unë ndjekë gjurrmët e rrugës plotë diellë,dhe jo se kam frikë nga errësira,po në t’vërtetë, brenda vetes, shumë thellë,dua të anoj cdo cast nga e mira,

dhe drita e diellit me bën të shikojë,mendimet ngadalë, nis edhe kthjellojë,kjo është ajo rrugë qe unë po kalojë.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

S’DI KUJT TI GËZOHEM.

Qielli ka marrë një shkëlqim shumë të mirë,sot edhe retë, u dukërkan ëmbëlsirë,dielli si gjigand, gjithçka lezeton,hapsirat e shpirtit , zënë edhe këndojnë.Sot edhe natyra qenka kaq erë-mirë,lulet edhe fluturat, shpërndahen në hapsirë,shkëlqejnë lulishtet , dhe vesa shndrit mbi bar,ëmbël këndojnë zogjtë, me zërat margaritarë.

Qielli na jep dritë , jetë edhe aromë,erërat e tij, mbrekulli lëshojnë,triumf, dhe i bukur , dielli porsi flutur,s'di kujt ti gëzohem!, mbrekullitë veç shtohen.

Valentina shtator, 2014 kuçovë

NUK KAM FRIKE NGA VDEKJA PLAKE.

E shikoje ne sy , prape,

Une s’kam frike nga vdekja plake,

Kam jetuar , po jetoje,

Pozitiven po shijoje,

Une s’kam frike e kurre s’do kem,

Shpirtin tone ajo kerkon,

Ta shfarose njefarsoje,

Dhe ta humbe thelle, atje tej.

Ta perpijne djajte me brire,

Me ca dhembe porsi vampire,

Une s’kam frike nga vdekja plake,

Ja ketu po e them prape.

Pozitiven po shijoje,

Dhe me nder perhere do t’rroje.

Valentine shtator 2014 kucove

ZOGJVE

Zogj të mençur, kaltërsish,mos e ndalni cicërimën,kënga juaj më mahnit!Plotë aroma mbrekullish.

Zogj të mençur, këngëtarë,kënga juaj mos u ndaltë,shpirtin tim ju pasuroni,gazin jetës seç i shtoni.

Jeni pjesë e k’saj natyre,jeni dritë, edhe gëzim,

ju natyrën pasuroni,ç'ma kthjelloni shpirtin tim.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

URREJTJA TE MARRE ARRATINE

Le te shkoje, diku gjetke te perfundoje,

Thjeshte , s’eshte e nevojshme,urrejtja e perkohshme,

Ne fakt cdo gje eshte e perkohshme,

Me pas shnderrohet ne dobi a ne vlere-thesar-pasuri,

Shpirterore, positive kryesore, dhe madheshtore,

Ee ndersa Urrejtja , le te marri arratine,

Sepse thjeshte ajo e shnderron njerine,

Dhe cdo pellembe shpirti e zhyt ne erresire,

Humb ti erresire, eja moj drite e mire.

Valentine shtator 2014

TRISHTIMI

Ti i vetmuar qëndron pranë detit,kokën ke vendosur në prehrin tënd,mendimet dalngadalë tek ty nisin e zënë vend.I heshtur qëndron ,

dhe ajo pemë e vetme pranë teje,kërkon me ty të flasë, apo dicka të transmetojë,a thua të jetë malli !apo dashuria që ty të mungon!.Hera herës flet me detin,ke mall në fakt, shumë mall,sapo je larguar,nga të dashurit e tu je ndarë. Dhe i vetëm ,tek ai dhe i huajë ,rri e mendon çdo herë i trishtuar,ke kohë që buza s’të qesh kurrë,ndaj dhe sot kaq i menduar, je mbështetur tek ai gur…

Valentina shtator 2014 kuçovë

TOKA S’DO TE HUMBASE.

Toka nuk do te humbase,

Jetegjatesia e saj, do te shkoje shuuuuume gjate,

Njeriu ne fakt duhet shume te kujdeset per te,

Edhe pse e uruara te flase e te shprehet nuk ka me ze….

Por me bindje e them jooo, toka s’do shkaterrohet,

Dhe dielli asnjihere sdo vjeterohet,

Ai do na ngrohe ashtu sic ka bere perhere,

Dhe do t’na sjelle ketu , gjithnji me te miren ere.

Valentina shtator 2014 kucove

TË TJERA STINË.

Do t’vijnë të tjera stinë,të mbushura plotë aroma,do t’vijnë veç për njerinë,

edhe për malet tona.

Të tjera gjallërira,lulzuar në çdo anë,dhe oh ,plotë kaltërsira,gëzim do t’ketë pa masë.

Besoje te mbrekullia,e tillë do t’bëhet toka,do t’qeshi pleqëria,do t'ndrijë e tërë bota .

Të tjera stinë do t’vijnë,dhe unë kam kaq besim….

Valentina shtator 2014 kuçovë

TE DESHA, TE DUA E PRAPE DO TE DUA.

Te desha, te dua , e do te te dua O vendi im, foleze miresie pambarim,Te gjoksi yt I ngrohte , ndihem kaq mire,Une shoh e ndieje, frymarrjen tende,Deshiren e mire, vullnetin e dlire,Edhe pse sflet, moj toke e shtrenjte,Prape te kuptoje, moj zemer, e sinqerte,Te desha , te dua e prape do te dua,Jam shume e lidhur, si mishi me thuan,Ti je ndricim , mor vendi im,Ndaj do te dua , ne pambarim.

Valentine shtator 2014 kucove.

MENDIMET E MIRA

Mendimet e mira, jane kaq te vyera,Si sheqeri qe s’te ben keq ,Kur se tepron ne fakt,Mendimet e shkelqyera,Ato te japin shume fuqi, force dhe deshire te madheper te qene si nje flutur apo si sorkadhe,

Ato pra mendimet e mira, bashke me vullnetin e mire,Te bejne ta jetosh jeten ne menyren me te denje,Mbushur plote optimizem e deshire,Sa i dua keto mendimet e mira,Jane ushqimi im mengjesor e ditor,Madje dhe darkave kur bej permbledhjen ditoreUshqimet e mira , kane at’ ere engjellore,Dhe une rroje cdo dite me kto ushqime,Sepse jane burim driteI jetes time,Ah sa shume deshire kam ti transmetoje,Qe dhe ju te ndieni ate qe une perjetoje.

Valentine shtator 2014 kucove

ME MENDIME FLUTUROJE

Kur isha e vogel, enderroja shpesh te isha dhe pilote,

Te fluturoja mes qiellit qe dhe at’here aq shume e doja,

Ah , endrrat e femijrise, kujtimet qe s’vdesin kurre,

Ato qe t’mbajne ne forme, ato qe t’japin dhe pak nur,

Se jeta pa femijri, valle a do t’kish kuptim!!

Se di dhe se besoje, keshtu thote shpirti im,

Kur isha e vogel, vertete une fluturoja,

Mes lendinash luaja, vrapoja dhe kendoja,

Era me rrihte fytyren , shiu me hynte ne trup,

Mendja forte me kalitej,lumturia mbinte aty,

Tani qe jam e rritur, me mendime fluturoje,

Dhe jam, oh shuuume e lumtur, kudo atje ku shkoje….

Valentine shtator 2014

KËNGA E ZOGJVE.

A ka shoqëri, më të pastër ,se ajo e zogjve këngëtarë!.Në grup dhe veç e veç,këndojnë me zënë e rrallë.

Unë dal e i shikojë, dhe shpirti me gëzon,tek ajo pemë përrballë, sa bukur që këndojnë.

Dhe kënga e tyre ,si jehonë e rrallë,hapet nëpër ajër,si margaritarë.

Mbushet plotë natyra, dhe jeta gjallërohet,kënga e vetë zogjve, mbrekulli që jetohet...

Valentinë shtator 2014 kuçovë.

KAM KUPTUAR

Kam kuptuar;)

qe ne k’te bote jemi thjeshte kalimtare,

jemi qenie njerezore,

qe enderrojme nje bote parajsore,

e ne fakt, c’po bejme?? Ne per ta pasur ate bote??

Po rendim pas jetes se shfrenuar, po kthehemi ne ca robot!!

Ku fjalet e perseritura si telekomanda te ngujuara,

Fillojne e kurre nuk mbarojne, e ne vesh te shurrdher shkojne!!

Ne jemi te perkohshem, mandej diku do shkojme,

Do shkrihemi, s’do humbim,

energjine ne hapsire do perqafojme,

Dhe shpirt I ngazellyer, si dielle si re e mire,

Me besoni une e ndieje , do punoje dhe ne hapsire,

Aty ku mjaltezohet, e mira me te super-miren,

Do jemi aq te gjindshem, ne gjirin e hapsires….

Dhee, thjeshte ketu jemi te perkoheshem,

Ne nje kohe te gjindshme, me ere te pakthyeshme,

Dhe natyra meme, kerkon te thote dicka ,

Me gjeste a me shenja, e mira qendron ketu Brenda,

Ruajeni pasurine , thesarin qe s’vdes kurre,

Ai te mbushe plote drite, ai te jep vec nur…

Valentine shtator 2014 Kucove

HARMONI

Shkrihej nën rrezen e diellit ,nuancë e valëve të detit.Tretej ajo shija e misterit,dhe ngelej veç ëmbëlsia e sheqerit.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

ARTANI DHE GREZA

Zgjohet Tani një mëngjes,Faqe-fryrë e plotë përtesë,Prane tij me nge me nge,ç’po shëtiste dhe një grezë.Zgjati kokën te pasqyra,dhe vështron faqen e tij,oboboooo- ç’më paska ndodhur!faqja ime si qershi…si të shkoje në shkollë tani!.Greza qeshi me Artanin,dhe vërrdallë po vinte prapë,po kërkonte ta thumbonte,edhe pse, ish me sy hap.Tani shpejtë rrëmben jastëkun,

edhe grezën e frikson,zhdukuuu- shpejtë nga dhoma ime,greza qesh , edhe gëzon.Zë zë zëëëëëëë vjen rrotull Tanit,don sërish që ta thumbojë,dhe vog'lushi i mërzitur,oh sa do që ta largojë.Por ajo jo nuk largohet,vallëzon aq shumë pranë tij,edhe Tani alarmohet,Sa i dhëmbë faqja atij.Del nga dhoma me të shpejtë,nënaaaaaa hajde me gjithë fshesë,mua greza , po më ndjekë,hajde pra , këtu pak shpejtë.Nëna doli nga kuzhina,dhe vështroi plotë habi!.Çështë kështu more Artan!.Ç’të ka ndodhur kjo çudi!.Greza s’po më lë rehat,hajde shihe dhe ti pak,rrotull vjen të ngulë thumbin,dhe pastaj vrapon e lumtur.

Nëna merr shkopin e mizës,dhe drejtë grezës shpejtë vrapon,hajdeee , se ta ndreq unë qejfin,hëëë tani nuk ke ku shkon.Tani shpejtë seç mbylle dritaren,edhe nëna grezën ndjekë,obobooo kjo faqja ime!.Oboboooooo, Tani thërret.Edhe greza seç hutohet,don të dalë po nuk del dot,gjyshes do që ti largohet,rrotull dhomës sillet kot.Tani shpejtë mbyllë edhe derën,greza nuk ka më shpëtim,endet dhomës kaq e lodhur,sytë e saj plotë me trishtim.Nënaaa jo ti mos e vrit,mendjen kthen si për çudi,grezë e vogël seç ju dhimbs,dhe pse thumbin ja nguli atij.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

GËRSHETIME MIRËSISH.

Era e natyrës,bashkohet me erën qiellore.Të dyja bashkë ,na dhurojnë ndjesi përrallore.Mbushet plotë shpirti ynë ,nga këto aroma që ikin , vijnë,na japin plotë energji, na mbushin ,me më të ëmbëlën ndjesi.Kapërzehet gati çdo barrier,nga kjo e mira erë,edhe jeta merr kuptim,

mbushet me ide dhe vlerë,

Valentina shtator 2014 kuçovë

FRYMEZIMI IM.

Frymezimi im vjen nga lartesite,

Dhe me vertik hyn direkt ne t’timin shpirt,

Aty prêt ca kohe , nje vjeshte apo dhe dite…

Me pas nuk mund te ndalet , shperrthen me kaq fuqi…

Valentina shtator 2014 kucove

MBUSHUR PLOTË DASHURI

Ndihesh bosh,kur s’ke dashuri në shpirt.Bëhesh akull e kallkan,merr inat gjithë botën anembanë.Kur ke urrejtje në shpirt, bën marrëzira.Për asnji s’do t’ia dish, sillesh si më e shëmtuara bishë.

Kur ke urrejtje në shpirt,nuk e pranon kurrë, a’t ide te mirë,sillesh si sonambul ,ne t’ënden errësirë.Kur shpirtin ja fal dashurisë,ndjen aromat e kaltërsisë,je e mbushur me diell edhe dritë,dhe.. se mban për vete,po me kenaqsi, e lëshon në hapsirë,aty ajo shpërbëhet, në mijëra grimca mirësish,e shpërndahet ne mijëra oqeane apo dete.Dashuria ta zbukuron edhe shpirtin edhe mendjen,ajo është kaq e madhe, ajo është kaq humane,ajo do, po edhe fal, ajo është margaritar i rrallë.Njeriu i mbushur plotë dashuri,rreze dielli dhe mjalti lëshon goja e tij,dheee me besoni, bota ka nevojë për njerëz të tillë.

Valentinë shtator 2014 kucovë

DASHURI UNIVERSALE.

Dashuri Universale,nuk humb kurrë,nuk vdes, porsi dritë dielli përhapeshaq shpejtë.Je e freskët,ti je jetë,dashuria është e shenjtë,për çdo gjë,dhe pa shumë zë,për natyrën, lulet zogjtë,dhe për yjet, të gjithë tok.

Herë si zë, dhe herë si val,e kulluar , margaritarë.

Valentinë shtator 2014 kuçovë.

ÇILTËRSI

Dy qingja të vegjël, pranë meje,mes një fushe me lule plotë ngjyra,rrethuar me një aromë ere,shkëlqente komplet gjithë natyra.

Ndjesia e fshatit të ëmbël,mes malesh krenare e të lartë,më dukej sikur isha në ëndërr,një ëndërr vërtetë shumë e gjatë.

Valentina shtator 2014 kuçovë

ÇASTE

Moment prekës ,ai kur ikën nusja nga shtëpia e babait!.Pikerisht, ai shtrëngim duarsh mes vajzës dhe prindërve të saj.Nëna aty pranë,me sytë e skuqur pak,Ehhhh!!... një jetë e re fillon për ty moj vajzë.Ikën nga nje strehë ,

dhe në tjetrën shkon,me shokun tënd të jetës,si zog do fluturosh.Shpresojë që fluturimi yt ,të jetë me shuuumë dobi,dhe mbi të gjitha,të ketë veç dashuri

Valentina shtator 2014 kuçovë

BURIMI QË TË SHTON JETË .

Nuk ka forcë që të ma ndalë,kët gëzim që unë e kam,është burimi i vetë jetës,çiltërsi e së vërtetës.

Nuk ka vrull vërtetë më t’mirë,mbrekulli në çdo hapsirë,le të qeshin diejtë e botëve,le të shterë burim i lotëve.

Të shumohet gjallëria,buzëqeshja , ndershmëria,është gëzimi më me dritë,që të jesh njeri i mirë.

Valentinë shtator 2014 kuçovë

VALENTINA