akademia e platonit dhe aleksandËri i madh i maqedonisË

17
AKADEMIA E PLATONIT DHE AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË Aleksandëri i Madh Ka ekzistuar një mit për ta paraqitur Aleksandërin e Madh si “pushtues”, por Aleksandëri ishte i madh sepse nuk ishte pushtues por çlirues i njerëzimit të asaj kohe prej lavires babilonase që qëndronte në fronin mbretëror të Persisë dhe që me shekuj paraqiste tmerrin e njerëzimit.

Upload: rexhail-ramadani

Post on 23-Oct-2014

119 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

AKADEMIA E PLATONIT DHEAKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH IALEKSANDËRI I MADH I

MAQEDONISËMAQEDONISË

Aleksandëri i Madh

Ka ekzistuar një mit për ta paraqitur Aleksandërin e Madh si “pushtues”, por Aleksandëri ishte i madh sepse nuk ishte pushtues por çlirues i njerëzimit të asaj kohe prej lavires babilonase që qëndronte në fronin mbretëror të Persisë dhe që me shekuj paraqiste tmerrin e njerëzimit. Prandaj, Aleksandëri s’ka qenë pushtues dhe këtu ishte dallimi i tij me babain e tij Filipi II, që ishte në shërbim të planit të Isokratit për të themeluar pjesën perëndimore të perandorisë persiane, me ide të kultit të Apolonit në Delfi. Ai ishte një institucion i

Page 2: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

perandorisë perse që kryente funksione të shërbimit inteligjent kundër helenëve. Aleksandëri i Maqedonisë përshkruhet si nxënës dhe mik i Aristotelit. Këtë mit e ngriti diktatori Sulla në kohën e Romës por në fakt ishte Aristoteli dhe Antipatri ishin armiqtë më të mëdhenj të Aleksandërit që i përgatitën disa atentate të pasuksesshme dhe helmimin e tij misterioz. Akademia e Platonit kishte edhe projekt politik edhe pse nuk kishin mundësi që ta bënin në kohën e tyre dhe qëllimi i tyre ishte përhapja e kulturës jonase të qytet-ndërtimit dhe progresit të civilizimit. Akademia e Platonit ishte vend ku përgatiteshin republikanët e rinj. Andaj, Akademia e Platonit e kishte të qartë se armiku i djallëzuar i civilizimit në lashtësi ishte Persia që barte me vete virusin e oligarkisë financiare babilonase. Andaj, kjo akademi e këshilloi Aleksandërin e Maqedonisë, drejt fitores së tij edhe pse ai kur e sulmoi Persinë, kishte 50000 ushtarë në krahasim me Darin III, që kishte 1 milionë ushtarë. Është edhe një anekdotë kur persët i ofruan gjysmën e perandorisë dhe vajzat e Darit.

Perandoria e Aleksandërit të Madh

Page 3: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

Një tregtar i thotë se “unë po të isha Aleksandëri në vendin tënd do të pranoja’,- por Aleksandëri tha “Po, edhe unë do të pranoja sikur të isha tregtar por unë jam mbret”. Kjo anekdotë e shpalos planin e Isokratit që kishte punuar në atë drejtim me Filipin II, Kultin e Apolonit në Delfi dhe oligarkinë udhëheqëse persiane. Aleksandëri e braktisi idenë e Filipit të Dytë dhe me këshillat e Akademisë së Platonit, ai deshi që të ngritë kulturën jonase të civilizimit dhe progresit për njerëzimin e asaj kohe. Andaj Aleksandëri nuk luftoi as për ar dhe as për pasuri, por thjesht për t’i çliruar nga djalli babilonas që kontrollonte perandorinë Persiane,gjegjësisht të gjithë njerëzimin e asaj kohe. Prandaj Aleksandëri i madh edhe pse ishte strategu më i madh i kohës së tij prapë mbetet një brilant edhe pse ishte një ndër djelmoshat më të pashëm të kohës së tij, veçanërisht nga vizioni i tij dhe devotshmëria politike.

Programi i Aleksandërit përmbante 10 pika kryesore:

1. Restaurimi i kushtetutës së lashtë republikane të Jonisë që ishte kushtetuta e Sollonit të Athinës.2. Themelimi i një konfederate të unifikuar të qytet-shteteve jonase dhe projektimi i fuqisë komerciale të jonëve ashtu siç e propozoi Talesi prej Mileti dy shekuj e gjysmë më parë.3. Formimi i një thesari qendror që të zëvendësojë autoritetin taksativ të vasalëve 4. Themelimi i një miniere qendrore imperiale që emeton monedhën dhe eliminimi i të drejtës të - ish vasalëve që të emetojnë monedhën e tyre.5. Qeveri masive qendrore që mbështet ekspansionin e tregut duke ndërtuar infrastrukture si kanale ndërmjet Detit të Kuq dhe mediteranit 6. Bërja e Eufratit i lundrueshëm duke e bërë Babiloninë limanin më të madh që lehtëson tregtinë lindje -perëndim

Page 4: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

7. Ndërtim i qyteteve që do të bartin emrin e Aleksandërit si Aleksandria 8. Program masiv edukativ dhe futja e shkencës dhe kulturës helene në tërë botën të shoqëruar me unifikim kulturor të të gjithë etnive tjera.9. Hapja e mediteranit perëndimor për urbanizim të shpejtë 10. Ekspulsioni i fraksionit oligarkik prej qyteteve helene dhe nxitja e formës republikane të qeverive lokale.Qëllimi i Aleksandërit të Madh ishte ndërprerja e sistemit oligarkik të kultit të Mardukut “babilonas” që dy mijë vite e kishte shtypur dhe skllavëruar popullsinë e asaj kohe. Ky ishte programi humanist dhe civilizues dhe shpirti human i Aleksandërit të Maqedonisë, megjithatë ky vizion i ndritur i tij, ka mbetur i errët për historinë për qëllime politike sepse ai ishte hero i vërtetë i civilizimit dhe e shkatërroi djallin e civilizimit të antikës që ishte kulti i Mardukut Babilonas. Plani republikan i Aleksandërit ishte edhe shkaku që ndaj tij u përgatiten disa komplote të njëpasnjëshme. Historia e sotshme, përpjekjet për ta vrarë Aleksandërin i përshkruan si deziluzione të persekutimit të Aleksandërit por në fakt kulti i Apolonit në Delfi si dhe Aristoteli kishin motive politike për ta eliminuar Aleksandërin nga rruga e tij e ndritshme që parashikonte shkatërrimin e çdo fraksioni oligarkik në qytetet helene. Prandaj, Kasandrit djalit të Antipatrit kishte përjetuar frikë të madhe edhe pas vdekjes së Aleksandërit dhe sa here qe kalonte ka statuja e Aleksandërit tekstet e lashta shkruajnë se atij iu rritnin flokët gjithashtu dhe Aristoteli frikësohej se kur të vinte Aleksandri prej fushatës që kishte ndërmarrë në Azi do ta vriste sepse për keqbërjet e Aristotelit dhe të Antipatrit i shkruante edhe nëna epirote Olimpia që edhe atë e përbuznin. Pikërisht historia ka qenë e gjymtë në ndriçimin e lidhjes në mes të Aleksandërit të Maqedonisë dhe Akademisë së Platonit sepse 6 shekuj pas vdekjes së Aleksandërit, politika është udhëhequr nga armiq të përbetuar të Akademisë së Platonit dhe Aleksandërit të Madh. Interesi i tyre ka qenë

Page 5: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

shkatërrimi dhe distorzioni i kësaj lidhje që solli fitoren më të madhe në historinë e helenëve kundër armikut historik, djallit babilonas. Ka shumë autorë të lashtësisë që përmendin korrespondencën e Aleksandërit me dy liderët e akademisë si : gjenerali athinas Fokioni dhe Ksenokrati që ishin udhëheqës të akademisë. Ksenokrati u ftua prej Aleksandërit që ta shoqërojë në fushatën në Azi kundër Persisë. Aleksandëri e ndihmonte financiarisht Akademinë e Platonit dhe i dha mandate Aleksandëri mikut të tij Ksenokratit, që të shkruajë “De monarchia” që ishte në katër vëllime për çështje politike, por kjo vepër e lashtësisë nuk mbijetoi por për të na kanë folur : Plutarku, Ciceroni dhe Diogjeni i Leartës. Një rol tjetër që lozi Akademia e Platonit ishte restaurimi i kushtetutës republikane të lashtë të joneve që rridhte prej Sollonit të Athinës si dhe ideja e Talesit të themelimit të konfederatës të qyteteve helene. Pas betejës në Granicus, Aleksandëri e lëshoi një proklamatë në të cilën premtoi abonimin e regjimeve oligarkike në qytetet jonike dhe restaurimin e kushtetutës së vjetër republikane të Sollonit, Athinës. Këto masa u dizajnuan prej Deliusit të Efesit që mori pjesë në implementim. Kjo ishte një fyerje publike e planit të Isokratit dhe përfshirjen e masave shtesë për çlirimin e qyteteve jonike prej tatimit imperial, mirëqenies joniane si masë për ekspansion të shpejtë të prodhimit dhe të tregut. Këto reforma që u propozuan prej Akademisë së Platonit, që Jonia dhe zonat e thella të bëhen provincë me vlerë në perandorinë romake dhe më vonë zemra ekonomike, financiare dhe administrative e perandorisë bizantine. Programi për zhvillimin e qyteteve jonike nuk u pëlqye prej gjeneralëve të vjetër të ushtrisë maqedone veçanërisht prej gjeneral Antipatrit që ishte regjent në Maqedoni dhe Hegjemon mbi qytetet helene. Antipatri në bashkëpunim me Aristotelin promovonin formën tiranike të qeverise në qytetet helene duke inkurajuar dhe forcuar oligarkitë ekzistuese ose duke instaluar oligarki të reja. Menjëherë pasi u bë mbret më 336 p.e.s., Aleksandëri e

Page 6: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

braktisi idenë e të atit të tij, Filipit të II, për ta ndarë perandorinë me Persinë. Kjo miqësi e Filipit të II me mbretin persian shihet edhe në letrën që ja çoi mbreti Persian, Dari, Aleksandërit gjersa Aleksandri ishte në Marat ku përveç letrës së Darit, përfaqësuesit e Darit ishin të porositur prej Darit që edhe me goje t’i luteshin Aleksandërit qe t’i lirojë Aleksandërin të ëmën, gruan dhe fëmijët e tij. Letra shkruante që “Filipi II dhe Artaksersi mbreti pers ishin miq dhe aleatë. Dhe kur erdhi në fron Arsesi djali i Artaksersit, Filipi II e bëri hapin e padrejtë ndaj mbretit Arses, pa pësuar asnjë padrejtësi prej persianëve. Që kur Dari është mbret i Persisë, Aleksandëri nuk kishte çuar asnjë përfaqësues të tij për të dëshmuar miqësinë e vjetër dhe aleancën me Persinë, por është futur me një ushtri të madhe dhe u ka sjellë persianëve shumë dëme. Për këtë arsye Dari e mbron tokën e vet dhe sovranitetin mbi të. Beteja përfundoi sipas dëshirës se ndonjërit prej zotëve. Por si mbret i lutem mbretit që ta lirojë t’ ëmën, gruan dhe fëmijët dhe Dari është i gatshëm që me Aleksandërin të lidh miqësi dhe aleancë. Pas gjithë këtyre kërkoi nga Aleksandëri që të çojë garanci përmes të besuarve të Darit si Meniskosi dhe Arsima dhe tu dorëzohet familja e tij prej Aleksandërit”.* Dari i kishte bërë edhe oferta tjera të njëpasnjëshme Aleksandërit, përherë të fundit ai ia ofron 10000 talent, gjysmën e Perandorisë dhe vajzën e tij grua dhe gjenerali Parmenioni i tha se unë po të isha në vendin tënd Aleksandër do të pranoja këtë ofertë ndërsa Aleksandëri iu përgjigj se “edhe unë sikur të isha Parmenio do ta pranoja por jam Aleksandër”. Diodori i Sicilisë raportoi se Aleksandëri e fshehu letrën e vërtetë të Darit dhe e zëvendësoi me një letër tjetër që ishte “sipas interesave të Aleksandërit” dhe këtë letër, ai, ua prezantoi gjeneralëve të tij për tu siguruar në refuzimin e negociatave për paqe. Por të gjitha raportet e dëshmojnë se Dari nuk rreshti duke kërkuar paqe madje duke ia ofruar edhe gjysmën e perandorisë dhe portat e mediteranit lindor. Por, Aleksandëri duke qenë i udhëhequr prej

Page 7: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

Akademisë së Platonit e cila që nga koha e Platonit dhe Sokratit si qendër e së keqes e shihte Persinë që udhëhiqej prej aristokracisë financiare babilonase dhe si qëllim Aleksandëri kishte të shkatërrojë njëherë e përgjithmonë këtë perandori famëkeqe. Aleksandëri pasi mundi Darin III zgjeroi kufijtë e perandorisë, nën ndikim të këshilltarëve të traditës humaniste jonike themeloi shumë qytete të cilat i kishte shkatërruar dhe i kishte varfëruar tej mase Persia. Aleksandëri mori masa edhe t’i asimilojë disa pakica etnike në kulturën humaniste jonase. Aleksandëri kishte bere një plan për ta pushtuar tere mediteranin perëndimore ose ekspeditë përtej shtyllave te Herkulit kufijtë tradicional te civilizimit mesdhetar. Aleksandëri dizajnonte një perandori qe do te shtrihej prej Indisë deri në “Spanjë“ në të cilën do të zhvillohej kultura jonase, industria, infrastruktura dhe do të lulëzonte tregtia. Planin e tij civilizues e ndërpreu Aristoteli që e helmoi Aleksandërin dhe që ishte në koordinim me kultin e Apolonit në Delfi që të parandalohej plani i Aleksandërit dhe në vend të planit të Aleksandërit, Kulti i Apolonit në Delfi orkestroi ngritjen e Perandorisë Romake dhe qendra e oligarkisë u transferua prej Persisë në Romë e cila vazhdoi të njëjtën traditë oligarki

__________________________________________________*Plutarch ,The life of Alexander, Loeb Classical Library edition, 1919

Page 8: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

ARISTOTELI DHE MISTERI IARISTOTELI DHE MISTERI I VDEKJES SË ALEKSANDËRIT TËVDEKJES SË ALEKSANDËRIT TË

MADHMADH

Aleksandëri i Madh - shpëtimtar i

njerëzimit të lashtësisë

Historianët “akademikë” e shquajnë vetëm si “pushtues”, por Aleksandëri i Madh shquhet më tepër si politikan dhe “vizionar”. Ai kishte në mendjen e tij zbatimin e planit Jonik që e kishte përgatitur Akademia e Platonit për ngritjen e civilizimit në një stad më të lartë, vdekja e tij “misterioze” i dështoi planet e Akademisë së Platonit për të themeluar Republikën e Platonit dhe në vend të saj u themelua Perandoria Romake, e cila e dominoi botën që mbijetoi në forma të ndryshme në epokën tonë moderne. Simptomat siç përshkruhen për vdekjen e Aleksandërit janë konstatuar se bëhej fjalë për helmim. Aleksandëri vdiq në moshën 32 vjeçare në kulmin e karrierës së tij dhe në rrethana tepër

Page 9: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

misterioze siç shkruan edhe shkrimtari antik, Ariani. Njohuritë e Aristotelit mbi helmet i kishte prej të atit të tij që ishte mjek personal Filipit të Dytë dhe oborrit mbretëror të Maqedonisë. Aleksandëri ishte i rrethuar prej konspiracioneve reale dhe të imagjinuara. Aristoteli e njihte mirë edhe Aleksandërin si dhe qëndrimin e tij rreth medikamenteve. Antipatri dhe Aristoteli kishin motive politike dhe personale për ta bë një gjë të tillë, sepse edhe kishin frikën se nëse kthehej në Maqedoni, Aleksandëri mund t’i sulmonte ngase ishte i revoltuar ndaj Aristotelit dhe Antipatrit si dhe pikëpamjet e tyre politike rreth tiranisë nuk përputheshin me idetë humaniste që kishte Aleksandëri i madh. Olimpia, nëna mendonte se Antipatri dhe Aristoteli mund të ishin konspiratorët e Aleksandërit.Konspiracion ka gjasa siç përshkruajnë shkrimtaret antik të jetë bërë prej bijve të Antipatrit, Kasandrit dhe veçanërisht Jolles që supozohet se mund t’ia kishte dërguar filxhanin me helm në një mbrëmje argëtuese, ku ishte pjesëmarrës edhe Aleksandëri i Madh. Në këtë konspiracion mori pjesë edhe Mediusi shoku i Jolles që nxiti të pijë Aleksandërin. Ariani thotë se vdekja ishte misterioze dhe papritur në vitin 322 p.e.

Page 10: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

““Helmimi Helmimi i Aleksandërit”i Aleksandërit” PetrarchPetrarch--Master, ca Master, ca 1520*1520*

Majtas, Antipatri ose (Aristoteli) dukeMajtas, Antipatri ose (Aristoteli) duke përgatitur helmin, djathatas, djemtë epërgatitur helmin, djathatas, djemtë e Kasandrit e përgatisin helmin për t’iaKasandrit e përgatisin helmin për t’ia dhënë Aleksandërit. Filipi e derdh prejdhënë Aleksandërit. Filipi e derdh prej thundrës së kalit helmin në kupë prapathundrës së kalit helmin në kupë prapa shpinës së Jollës. Jolla ia jep kupën meshpinës së Jollës. Jolla ia jep kupën me

helmin e panjohur që ia jep Aleksandërithelmin e panjohur që ia jep Aleksandërit për ta pirë. Aleksandëri i irrituar ngapër ta pirë. Aleksandëri i irrituar nga

helmimi prej miqve të tij ose nënkuptonhelmimi prej miqve të tij ose nënkupton dhimbjen e fuqishme të barkut qëdhimbjen e fuqishme të barkut që

përjetoi Aleksandëri.*përjetoi Aleksandëri.*

Studimet moderne të Universitetit të Stanfordit besojnë se Aleksandëri i Maqedonisë vërtetë ishte i helmuar prej ujit nga lumi Stix. Lumi besohej të ishte hyrja mitologjike për në “ferr”. Lumi Stix që përmendet në “Teogoninë” e Hesiodit identifikohet me lumin Mavroneri. Ky lum gjendet në Nanakris të maleve Ariania të Arkadisë në Gadishullin e Peloponezit. Prandaj, edhe studiuesit janë të mendimit se uji i Mavronerit është shfrytëzuar për të helmuar Aleksandërin e Madh. Ndryshe njihej si “Uji i Zi” që buron prej maleve të Gadishullit Peloponez. Zbuluesit gjetën korrelacion në mes të simptomave që ka vuajtur Aleksandëri i Madh para vdekjes dhe efekteve të baktereve me toksicitet të lartë që gjendet në këtë lumë. Mbreti i Maqedonisë u sëmurë në një aheng në Pallatin e Nebuchadnezzar II në Babiloni, ku Aleksandëri filloi një dhimbje të fortë si “shpim me thikë” të mëlçisë, pastaj ai e humbi edhe të folurit. Kishte ethe dhe pas 12 ditëve në gjendje agonie ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare, legjenda e botes antike Aleksandëri i Madh i Maqedonisë.. Për shumë shekuj historianët menduan se ai vdiq prej tifos dhe malaries.

Page 11: AKADEMIA E PLATONIT DHE ALEKSANDËRI I MADH I MAQEDONISË

Misteri dalëngadalë ndriçohet. Aleksandëri u helmua dhe motivet politike për këtë komplot gjendeshin tek Antipatri, Aristoteli dhe kulti i Apolonit në Delfi.

__________________________________________________*Adrienne Mayor, Antoinette Hayes, THE DEADLY STYX RIVER and the DEATH OF ALEXANDER THE GREAT, Princeton/Stanford Working Papers in Classics, May 2011