a n k e s Ë

18
1/18 ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT Sipas Nenit 109 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 Një ankesë kundër: K. Regjionale e Mbeturinave Ambienti SH.A. Për Aktivitetin e Prokurimit - Nr. i AP: KRM-21-977-1-2-1 dhe Nr. i brendshmëm: Amb/21/10/121 Sa i përket tenderit për: Furnizim me pjesë hidraolike dhe pneomatike A N K E S Ë 1. Identifikimi i ankuesit* __________________N.P.T “BOJKU HIDRAULIK” ________________ (Shëno emrin e plotë të kompanisë suaj) _____________________RR. “BETEJA E KOSHARES”______________________ (Adresa) _______PEJË___________ _______________30000_________________ (Vendi) (Kodi postar) _______045 500 800_________ ________________________________ (Numri Telefonit) (Numri i Faks-it) ___________________________Gazmend BOJKU________________________ (Emri i plotë i përfaqësuesit të kompanisë suaj) ________________ [email protected] ________________ (Adresa elektronike) *Ankues do të thotë një palë e interesuar për parashtrim të ankesës.

Upload: others

Post on 15-Nov-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: A N K E S Ë

1/18

ORGANI SHQYRTUES I PROKURIMIT Sipas Nenit 109 të Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237,

ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092

Një ankesë kundër: K. Regjionale e Mbeturinave Ambienti SH.A.

Për Aktivitetin e Prokurimit - Nr. i AP: KRM-21-977-1-2-1 dhe Nr. i brendshmëm: Amb/21/10/121

Sa i përket tenderit për: Furnizim me pjesë hidraolike dhe pneomatike

A N K E S Ë

1. Identifikimi i ankuesit*

__________________N.P.T “BOJKU HIDRAULIK” ________________

(Shëno emrin e plotë të kompanisë suaj)

_____________________RR. “BETEJA E KOSHARES”______________________

(Adresa)

_______PEJË___________ _______________30000_________________

(Vendi) (Kodi postar)

_______045 500 800_________ ________________________________

(Numri Telefonit) (Numri i Faks-it)

___________________________Gazmend BOJKU________________________

(Emri i plotë i përfaqësuesit të kompanisë suaj)

________________ [email protected] ________________

(Adresa elektronike)

*Ankues do të thotë një palë e interesuar për parashtrim të ankesës.

Page 2: A N K E S Ë

2/18

2. Identifikimi i avokatit

Parashtruesi i kërkesës mund ta parashtroj kërkesën vetëm ose përmes avokatit të tij. Nëse

kërkesa parashtrohet përmes avokatit, atëherë duhet bashkangjitur autorizimin e

përfaqësimit me PROKURË.

Shëno të dhënat si në vijim:

_________________________________________________________________________

(Emri i avokatit)

_________________________________________________________________________

(Adresa e plotë)

________________________________ __________________________________

(Numri i Telefonit) (Numri i faks-it)

________________________________

(Adresa elektronike)

______________________________ ________________________________

(Data e parashtrimit të kërkesës) (Nënshkrimi dhe vula)

3. Të dhënat mbi aktivitetin e prokurimit

[Shëno një përshkrim te shkurtër lidhur me datën dhe vendin në të cilën është publikuar “

Njoftimi për Kontratë” apo “Njoftimi për konkurs te projektimit” dhe, nëse aplikohet

“Njoftimi për dhënie të Kontratës”, “Njoftimi për Rezultatet e Konkursit të Projektimit” apo

“Njoftimi për anulim te aktivitetit te prokurimit”, nëse aplikohet, afatin e fundit për

dorëzimin e tenderit, datën dhe orën e fillimit të procesit për Hapjen e Tenderëve, si dhe

kriteri për dhënie të kontratës]:

Ky aktivitet i prokurimit ka filluar me rastin e njoftimit për kontratë i cili është bërë më

datën 08.03.2021.

Hapja publike është bërë më datën 26.03.2021 ashtu siç ka qenë e paraparë me njoftimin

për kontratë.

Njoftimi për vendimin e AK është bërë me datën 13.04.2021.

Kundër këtij vendimi kemi parashtruar Kërkesë për Rishqyrtim me datë 17.04.2021.

Me datë 21.04.2021 AK na është përgjigjur në Kërkesën tonë për Rishqyrtim të cilën e ka

aprovuar si të bazuar dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim.

Pas ri-vlerësimit të tenderëve, me datë 27.04.2021, AK ka publikuar njoftimin mbi

Vendimin e AK-së ku edhe e anulon procedurën e prokurimit.

Të pakënaqur me këtë vendim me datë 30.04.2021 iu kemi drejtuar AK-së me Kërkesë për

Rishqyrtim.

AK pas shqyrtimit të kërkesës tonë, më datë 06.05.2021 na e kthen përgjigjen duke marr

Page 3: A N K E S Ë

3/18

vendim për refuzim të kërkesës si të pabazuar dhe duke lënë vendimin e vet në fuqi.

Arsyetimi i dhënë nga AK nuk ishte i qëndrueshëm dhe real si dhe nuk ishte as në

përputhje me LPP-në dhe RRUOPP-në andaj me datë 14.05.2021 iu kemi drejtuar OSHP-

së me këtë ankesë.

Me datë 26.05.2021 kemi pranuar ekspertizën nga OSHP të punuar nga Eksperti

Shqyrtues ku të gjitha pikat e ankesës janë aprovuar si të bazuara dhe rekomandimi

përfundimtar ishte që ankesa të aprovohet e bazuar dhe lënda të kthehet në rivlerësim.

AK me datë 31.05.2021 përgjigjet në ekspertizën e OSHP dhe nuk pajtohet me mendimin

e ekspertit shqyrtues.

AK me datë 13.07.2021 publikon Njoftimin për Anulim të Aktivitetit të Prokurimit akoma

pa lëshuar OSHP vendimin lidhur me ankesën tonë dhe atë me arsyetimin: Një dispozitë

në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit - Njoftim për

anulimin e procedurës për shkak se ka skaduar afati ligjor.

Nisur nga e drejta që na jep neni 108 i LPP-së dhe të pakënaqur me këtë vendim, ne me

datën 19.07.2021 kemi parashtruar kërkesë për rishqyrtim pran Autoritetit Kontraktues.

AK nuk na ka kthye fare përgjigje e as njoftim se i nevojitet më shumë afat për shqyrtim

të lëndës por përkundër kësaj me datë 26.07.2021 publikon njoftimin për kontratë për

furnizim me artikujt e njëjtë që ishin paraparë në procedurën që ne po e kontestojmë.

Të pakënaqur me veprimin e AK-së për mos kthim të përgjigjes në kërkesën tonë për

rishqyrtim si dhe mos respektimin e dispozitave ligjore lidhur me përfundimin e

paligjshëm të këtij aktiviteti të prokurimit, po i drejtohemi OSHP-së me këtë ankesë.

Kriteri i vlerësimit ka qenë tenderi i përgjegjshëm me çmim më të ulët i poentuar.

4. Procesi i Hapjes së tenderëve, nëse aplikohet;

A keni marrë pjesë në procesin e Hapjes së tenderëve? Nëse po, specifikoni shkurtimisht

ecurinë e procesit të Hapjes së Tenderëve.

Po X

Jo

Ne nuk kemi marrë pjesë në hapjen publike. Gjatë hapjes publike nuk është evidentuar

ndonjë parregullsi.

5. Njoftimi mbi Eliminimin e Tenderuesve, nëse aplikohet;

A jeni njoftuar me shkrim lidhur me eliminimin tuaj nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në

aktivitetin e prokurimit ?

Po X

Jo

Page 4: A N K E S Ë

4/18

6. Zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve

A keni bërë kërkese për rishqyrtim pranë AK lidhur me arsyet e eliminimit tuaj?

Po X

Jo

Ne OE “N.P.T. Bojku Hidraulik” me date 19.07.2021 kemi parashtruar kërkesë për

rishqyrtim pran AK-së ku kemi shpreh pakënaqësinë tonë për anulimin e këtij aktiviteti

nga ana e AK-së. AK nuk e ka shqyrtuar fare kërkesën tonë për rishqyrtim si dhe nuk ka

kthyer fare përgjigje në kërkesën tonë edhe pas kalimit të afatit shtesë për rishqyrtim të

kërkesave andaj ne i drejtohemi OSHP-së me këtë ankesë.

7. Dispozitat e shkelura nga Autoriteti Kontraktues

Specifikoni dispozitën ose dispozitat e LPP-së që supozohet të jenë shkelur nga Autoriteti

Kontraktues që nga momenti i publikimit të Njoftimit për Kontratë/Konkurs te Projektimit,

dhe nëse aplikohet gjerë në përmbylljen e këtij aktiviteti të prokurimit me publikimin e

Njoftimit për Dhënien e Kontratës apo Njoftimit për Rezultatet e Konkursit të Projektimit apo

Njoftimit për Anulim.

AK gjatë zhvillimit të kësaj procedure të prokurimit nuk ka respektuar dispozitat e Ligjit

nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës,

1. AK ka shkelur nenin 7 të LPP-së,

2. AK ka shkelur nenin 59 të LPP-së,

3. AK ka shkelur nenin 62 të LPP-së dhe nenin 44 të RRUOPP-së

4. AK ka shkelur nenin 69 të LPP-së,

5. AK ka shkelur nenin 72 të LPP-së dhe nenin 39 të RRUOPP-së

6. AK ka shkelur nenin 112 të LPP-së

7. AK ka shkelur nenin 117 të LPP-së

8. AK ka shkelur nenin 108/A të LPP-së

8. Deklaratë detale mbi faktet dhe argumentet

Përshkruani rrethanat faktike që përbëjnë supozimin për shkeljen e dispozitave të LPP-së.

Ofroni deklaratë të qartë dhe të detajuar për faktet dhe argumentet të cilat mbështesin

secilën bazë të kërkesës suaj për rishqyrtim.

Page 5: A N K E S Ë

5/18

Ne vazhdim po ju njohim me faktet dhe argumentet qe i mbështesin pretendimet tona për

shkeljet e dispozitave të LPP-së nga ana e AK-së.

Pretendimi 1: AK ka shkelur nenin 7 të LPP-së gjatë procesit të ri-vlerësimit të ofertave pasi

që mos respektimi i kërkesave nga dosja e tenderit e shtynë atë drejt trajtimit jo të barabartë të

tenderuesve. Cilësimi i tenderit tonë si tender që ka tejkaluar vlerën e buxhetit të parashikuar

edhe pse kjo nuk ka ndodhur në të vërtet konsiderohet diskriminim ndaj tenderit tonë. Po ashtu

mos definimi i të gjitha mangësive në tenderin e OE Mulla Hidraulik dhe cilësimi i tij si i

papërgjegjshëm vetëm për shkak të çmimeve jo-normalisht të ulëta edhe pse kishte edhe

shumë mangësi tjera në ofertën e tij, e bënë AK-në si shkelëse të nenit 7 të LPP-së për mos

trajtim të barabartë të OE. Kjo tregon qartë se AK nuk e ka respektuar fare nenin 7 të LPP-së

gjatë procesit të ri-vlerësimit.

Pretendimi 2: AK ka shkelur nenin 59 të LPP-së pasi që gjatë ri-vlerësimit të tenderëve nuk i

ka aplikuar drejtë kërkesat e përcaktuara paraprakisht në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për

kontratë. Pika 4 e këtij neni thotë se:

Autoriteti Kontraktues do të konsiderojë një tender si të përgjegjshëm vetëm nëse tenderi në

fjalë është në përputhshmëri me të gjitha kërkesat e parashtruara në njoftimin e kontratës dhe

në dosjen e tenderit.

Eliminimin tonë AK e ka arsyetuar me dy çështje kontroverse në mes veti që nuk përkojnë me

realitetin e ofertës tonë. Tek Njoftimi mbi vendimin e AK-së thuhet se ne kemi ofertuar me

çmime shumë të larta dhe e kemi tejkaluar buxhetin e AK-së ndërsa tek letra standarde për

tenderuesin e pasuksesshëm thuhet se tenderi jonë nuk qe i suksesshëm (nuk qe tenderi me

çmimin më të ulët) në mesin e tenderëve që plotësonin kërkesat e njoftimit për kontratë dhe të

dosjes së tenderit.

Ja si duket deklarimi i AK-së tek Njoftimi mbi vendimin e AK-së:

Page 6: A N K E S Ë

6/18

Dhe ja si duket njoftimi për sipas letrës standarde për tenderuesin e pasuksesshëm.

Buxheti i parashikuar për këtë tender nga ana e AK-së ka qenë 25,000.00€ ndërsa kontrata

është paraparë të jetë kontratë kornizë. Ja dosja e tenderit dhe ja vlera e parashikuar:

Page 7: A N K E S Ë

7/18

Bazuar në këtë shihet se asnjëri nga arsyetimet për eliminimin tonë nuk janë në përputhje me

gjendjen reale në procesin e prokurimit. Oferta jonë ka vlerën 19,547.00€ që shihet qartë se

është brenda buxhetit të paraparë. Përpos kësaj kontrata e paraparë është kontratë kornizë e me

çmime për njësi (dmth. pa sasi të planifikuara) e cila përfundon në momentin e shpenzimit të

buxhetit të parashikuar ose me kalimin e periudhës kohore të paraparë andaj nuk ka fare

kuptim deklarimi i AK-së për tejkalim buxheti. Në ligjin e prokurimit publik, çmimet e larta

kufizohen vetëm me buxhetin e parashikuar andaj si mundet AK të deklaroj se ne kemi çmime

të larta kur shihet qartë se jemi më shumë 25% nën buxhetin e parashikuar nga AK. Kjo nuk

përputhet fare me situatën reale në tenderin tonë andaj këtu shihet se AK ka shkelur plotësisht

nenin 59 të LPP-së.

Edhe njoftimi tek letra standarde se gjoja tenderi jonë nuk ishte me çmimin më të ulët në

mesin e tenderueseve të përgjegjshëm nuk përputhet me realitetin sepse sipas njoftimit mbi

vendimin e AK-së të dy OE tjerë si konkurrent në këtë tender janë cilësuar të papërgjegjshëm

nga vet AK-ja. Bazuar në këtë shihet se edhe me këtë veprim AK ka vepruar në kundërshtim të

plotë me nenin 59 të LPP-së.

AK ka shkelur nenin 59 të LPP-së edhe me rastin e vlerësimit të OE Mulla Hidraulik ku të

njëjtin e ka eliminuar vetëm për çmimet jo-normalisht të ulëta edhe pse në ofertën e tij ka edhe

shumë mangësi tjera.

Mangësitë dhe parregullsitë që OE i shpallur fitues i ka në ofertën e tij janë si në vijim:

- Autorizimet e prodhuesit nuk ishin dorëzuar me kohë por AK i ka pranuar pas hapjes

publike përmes kërkesës për sqarime të cilat kanë edhe datën më të vonshme se hapja

publike, janë të manipuluara dhe mungojnë fare për shumicën e artikujve;

- Deklarata për garancionin e produkteve është jo adekuate sepse në vete përmban

kushtëzim për AK-në dhe nuk shkruan qartë se ofrohet garancion për artikuj.

- Katalogjet e produkteve nuk janë adekuate dhe mungojnë për shumicën e artikujve.

Page 8: A N K E S Ë

8/18

Në vazhdim po japim sqarim të detajuar për secilën mangësi që AK i ka anashkaluar:

Pretendimi 2.1 për Autorizimet e Prodhuesit: Ky OE nuk i kishte dorëzuar fare

Autorizimet e Prodhuesve për artikujt e ofertuar. AK duke bërë gjoja sqarimin e tenderit(për

certifikata ISO dhe miratime teknike në gjuhën turke me afat të skaduar), nga OE Mulla

Hidraulik kishte pranuar pas hapjes publike autorizime të prodhuesve duke bërë plotësim

substancial të ofertës. AK i kishte pranuar dy autorizime të prodhuesve pas hapjes publike ku

njëri posedon datën 5 ditë pas datës së hapjes publike ndërsa tjetri shihet haptas se e ka datën

dhe përmbajtjen e ndryshuar(falsifikuar).

Ja si duket autorizimi që posedon datën 01.Prill.2021 edhe pse hapja publike ishte bërë me

datën 26.03.2021:

Sa i përket autorizimit që pretendojmë se OE ia ka ndryshuar datën dhe përmbajtjen ku i ka

shtuar edhe numrin e prokurimit , duam të ju sqarojmë se këtë dyshim e kemi ngritur pas

verifikimit të atij dokumenti tek prodhuesi KAZEL i cili na e ka konfirmuar se autorizimi i

tillë është lëshuar me datë 29.03.2021 dhe se nuk e posedon përmbajtjen që e ka autorizimi i

paraqitur nga OE Mulla Hidraulik. Kjo tregon se ky autorizim është i falsifikuar dhe për këtë

duhet trajtuar dhe paraqitur tek organet kompetente.

Ja si duket autorizimi i paraqitur nga OE Mulla Hidraulik:

Page 9: A N K E S Ë

9/18

Ndërsa ja si duket autorizimi i vërtet i lëshuar nga prodhuesi KAZEL të cilin na e ka dërguar

neve pas konfirmimit që autorizimin tek Mulla Hidraulik e ka lëshuar me datë 29.03.2021.

Autorizimin origjinal po e paraqesim këtu së bashku me konfirmimin e prodhuesit se ky

autorizim është lëshuar me datë 29.03.2021(katër ditë pas hapjes publike) ndërsa komunikimin

e plotë të zhvilluar me prodhuesin e gjeni të bashkangjitur kësaj kërkese.

Page 10: A N K E S Ë

10/18

Këtu po shihet qartë se autorizimi e ka datën e ndryshuar dhe e ka të ndryshuar edhe

përmbajtjen e tij. Në autorizimin origjinal nuk vërehet askund se ceket numri i tenderit ndërsa

në atë të modifikuar nga OE fitues është shtuar kjo pjesë dhe qëllimi për çka është lëshuar.

Përpos kësaj ky OE nuk posedon autorizime të prodhuesit edhe për shumë artikuj tjerë që i ka

ofertuar në tenderin e tij andaj AK është dashur të i konfirmoj të gjitha këto mangësi. Pranimi i

dokumenteve me afat më të më vonshëm se sa hapja publike është i ndaluar me nenin 59.4 dhe

72 të LPP-së si dhe me nenin 39 të RRUOPP-së. Në rastin konkret OE Mulla Hidraulik ka

dorëzuar tre certifikata në gjuhen turke dhe atë të gjitha me afat te skaduar, ndërsa AK në vend

që të kërkoj sqarime për këto certifikata apo ta eliminoj nga konkurrenca për mungesë

autorizimesh, AK gjatë procesit të parë të vlerësimit i kërkon dhe ja lejon plotësimin e dosjes

Page 11: A N K E S Ë

11/18

me dy autorizime që posedojnë datën pas afatit te hapjes publike dhe që nuk kanë fare lidhje

me dokumentet që do duhej të i sqaronte. Në procesin e rivlerësimit AK nuk i trajton fare që

tregohet se i ka pranuar gjoja si të rregullta. Ja si duken pjesërisht certifikatat e dorëzuara nga

OE Mulla Hidraulik në tenderin e tij ndërsa autorizimet që i ka sjellur si sqarim të këtyre

certifikatave i shihni me lart. Po i paraqesim vetëm vizuelisht ndërsa si dokumente i gjeni të

bashkangjitura.

Page 12: A N K E S Ë

12/18

Kjo ishte e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha mundësit për sqarim të tenderit.

Ja çfarë thotë nenin 72.3 i LPP lidhur me pranimin e dokumenteve dhe si e ndalon pranimin e

dokumenteve me date pas hapjes publike.

Ndërsa ja çfarë thotë nenin 39 i LPP lidhur me pranimin e dokumenteve dhe si e ndalon

pranimin e dokumenteve me date pas hapjes publike.

Pra në bazë të kësaj shihet se AK nuk ka vlerësuar sipas kërkesave të dosjes së tenderit dhe ka

shkelur nenin 59.4 duke mos e trajtuar fare këtë mangësi në procesin e ri-vlerësimit.

Pretendimi 2.2 për deklaratën lidhur me garancionin e produkteve: AK nuk ka ri-

vlerësuar drejt lidhur me pranimin si të rregull të garancionit për produktet e ofruara sepse ky

garancion nuk konsiderohet garancion dhe se ka të vendosura kushtëzime për AK-në. Përpos

kësaj nuk tregohet se për cilën periudhë ofrohet garancioni. Vetëm sigurimi i artikujve ceket se

bëhet për periudhën 6 mujore andaj fjala sigurim nuk do të thotë garancion dhe si i tillë nuk e

plotëson kërkesën e AK-së.

Në vend të fjalës garancion, OE përdor fjalën siguron që në kuptimin real nuk nënkupton se ka

ofruar garancion për produktet e ofruara. Përpos kësaj OE ka vendosur kushtëzime për AK-në

dhe se me këto kushtëzime tregohet se ky lloj garancioni nuk e posedon fuqinë garantuese të

plotë për produktet e ofruara. OE ka vendosur kusht se i pranon vetëm defektet e pre-

Page 13: A N K E S Ë

13/18

fabrikimit që nënkupton se jo edhe defektet e atyre produkteve që janë finale apo që

përpunohen nga vet montuesi i tyre.

Me të gjitha këto mangësi dhe me të gjitha këto kushtëzime të vendosura për AK-në, ky

garancion nuk i plotëson kushtet e rregullta të garancionit për artikujt e ofruar. Ja si duket ky

garancion:

Pra po shihet qartë se realisht ky garancion nuk vlen fare. Shihen hapur 8 kushtëzime të

vendosura kundrejt AK-së dhe marrë për bazë edhe atë që thuhet në pjesën e parë të këtij

dokumenti, del që ky garancion nuk e plotëson kriterin për tu pranuar si garancion i

produkteve të ofruara. Pranimi i tij si i rregullt e shtynë AK-në drejt shkeljes së plotë të nenit

59 të LPP-së.

Pretendimi 2.3 për mungesë të katalogëve: OE Mulla Hidraulik nuk ka paraqitur

katalogje apo vizatime teknike për shumicën e produkteve që i ka ofertuar. Katalogjet e

ofruara janë vetëm për pompa hidraulike dhe Reduktor (Dhëmbëzor lidhës) e që në fakt nuk

Page 14: A N K E S Ë

14/18

janë katalogje por vetëm disa fotografi ndërsa mungojnë për të gjithë artikujt tjerë nga lista e

artikujve të kërkuar. Katalogjet mungojnë për artikujt e pozicionit 12,13,16,17,18,19,20 nga

tabela I, mungojnë për artikujt nga pozicioni 7 deri në pozicionin 17 dhe nga pozicioni 20 deri

në pozicionin 85 të tabelës II si dhe mungojnë për artikujt nga pozicioni 9 deri pozicionin 27

të tabelës III. Përpos kësaj ky OE nuk ka ofruar fare deklaratë për plotësueshmërinë e

specifikimeve teknike dhe nuk ka dorëzuar as Aneks 1 të nënshkruar dhe vulosur. Nisur nga

kjo dhe sipas nenit 39 të RRUOPP-së do të duhej që edhe kjo të i atribuohej si mangësi. Ja

kërkesa e nenit 39 të RRUOPP-së:

Kjo ishte kërkesa e AK-së e vendosur tek FDT-ja dhe mos plotësimi i këtij kriteri, OE në fjalë

e bënë edhe më shumë të papërgjegjshëm ndërsa AK-në e bën mos respektuese të nenit 59 të

LPP-së dhe mos respektuese edhe të kërkesave kualifikuese që i ka vendosur vet në dosjen e

tenderit.

Bazuar në të gjitha këto mangësi të ofertës së OE Mulla Hidraulik del që verimi i AK për

eliminim vetëm për çmimet jo-normalisht të ulëta nuk përputhet me nenin 59 të LPP-së që ka

të bëjë me vlerësimin, sqarimin dhe krahasimin e tenderëve bazuar në të gjitha kushtet dhe

kriteret e vendosura paraprakisht në dosjen e tenderit.

Pretendimi 3: AK ka shkelur nenin 62 të LPP-së dhe nenin 44 të RRUOPP-së me rastin e

anulimit të tenderit pasi që asnjëri nga kushtet e parapara në këto nene nuk është plotësuar për

të ndërmarrur këtë veprim.

Sipas nenit 62 të LPP-së, AK ka të drejt që pas hapjes publike ta anuloj tenderin vetëm për

këto arsye:

Page 15: A N K E S Ë

15/18

Sipas rrjedhës së procesit, asnjëra nga këto nuk ka ndodhur andaj anulimi i bërë nga AK është

plotësisht në kundërshtim me nenin 62 të LPP-së. Arsyeja është se asnjë shkelje nuk ka

ndodhur në procedurën e prokurimit, si dhe tenderi jonë është 25% nën vlerën e parashikuar të

buxhetit të AK-së pra nuk ka tejkalim buxheti.

Edhe neni 44 i RRUOPP-së nuk ia mundëson AK-së që në këto rrethana ta anuloj tenderin. Ja

si e përshkruan kjo rregullore mundësin e anulimit të tenderit pas hapjes publike:

Pra sipas gjendjes në tenderin tonë si dhe procedurës së prokurimit në përgjithësi asnjëri nga

këto kushte nuk është plotësuar dhe veprimi AK-së bie ndesh plotësisht me këtë rregullore.

Ne jemi tenderues plotësisht i përgjegjshëm dhe se çmimi i ofruar nga ne është çmim i tregut

që tregon edhe krahasimi me buxhetin e parashikuar nga AK. AK ka parashikuar buxhetin në

vlerë 25,000.00€ ndërsa oferta jonë është 19,574.00€ që i bie të jetë 25% më e ulët se buxheti i

parashikuar.

Përpos kësaj kontrata e paraparë nga AK është kontratë kornizë me çmime për njësi dhe pa

sasi të parashikuar andaj nuk ka kurrfarë kuptimi thënia se gjoja ne kemi tejkaluar buxhetin.

Nga krejt kjo konstatohet se AK ka shkelur plotësisht nenin 62 të LPP-së dhe nenin 44 të

RRUOPP-së lidhur me anulimin e tenderit.

Pretendimi 4: AK ka shkelur nenin 69 të LPP pasi që nuk është siguruar paraprakisht që OE

që e ka cilësuar si të papërgjegjshëm vetëm për çmime jo-normalisht të ulëta ka edhe mangësi

tjera që janë kërkuar sipas nenit 69 të LPP-së. Kjo vjen si pasoj e asaj që të njëjtit i mungojnë

autorizimet e prodhuesit për shumicën e artikujve ndërsa dy të tilla që i ka bashkangjitur

tenderit pas hapjes publike e që me datë 14.04.2021 AK i publikon në e-prokurim(pas njoftimit

mbi vendimin e AK-së të datës 13.04.2021), njëri posedon datën më të mëvonshme se hapja

publike dhe tjetri dyshohet dhe është konfirmuar nga lëshuesi(prodhuesi) se është i falsifikuar.

Po ashtu i mungojnë katalogjet për shumicën e artikujve të ofertuar dhe i mungon edhe

deklarata garantuese ashtu siç duhet të jetë pa kushtëzime. Gjithashtu i mungon edhe

specifikimi teknik apo deklarata për përputhshmërinë me specifikimet teknike për artikujt e

ofertuar.

Me që shkeljet kanë të bëjnë me gjendjen profesionale të OE, atëherë kjo konsiderohet shkelje

e plotë e nenit 69 të LPP-së nga ana e AK-së. Detajet e saktësuara mbi mungesat e tilla i gjeni

edhe tek pretendimet e mësipërme.

Pretendimi 5: AK ka shkelur nenin 72 të LPP dhe nenin 39 të RRUOPP-së pasi që gjatë ri-

vlerësimit nuk i ka sqaruar të gjitha mangësitë e OE Mulla Hidraulik ku edhe përkundër shumë

mangësive, e trajton të papërgjegjshëm vetëm për çmime jo-normalisht të ulëta. Neni 72 i LPP-së por edhe neni 39 i RRUOPP e tregojnë qartë se gjatë sqarimit të tenderëve,

Page 16: A N K E S Ë

16/18

guxojnë të pranohen vetëm dokumentet ekzistenca e të cilave është e fiksuar para skadimit të

afatit për dorëzimin e tenderëve, dhe mund të verifikohet në mënyrë objektive.

Autorizimet e tilla janë dorëzuar pas afatit të hapjes publike, posedojnë datën e më vonshme se

hapja publike dhe në bazë të verifikimit tonë del që njëri të jetë edhe i falsifikuar. Gjithashtu

autorizimet e prodhuesit nuk janë dokumente që mund të verifikohen në mënyrë objektive

sepse nuk lëshohen nga agjenci shtetërore apo institucione por lëshohen nga prodhues privat.

Për këtë veprim AK duhet të merr edhe masa shtesë duke i kërkuar OSHP-së që ta vendos këtë

OE në listën e zezë për mashtrim.

Veprimet dhe mangësitë e tilla këtë OE e bëjnë të edhe më shumë të papërgjegjshëm ndërsa

AK-në e bëjnë fajtor për mos respektim të nenit 72 të LPP-së, nenit 39 të RRUOPP-së si dhe

për mos verifikim të dokumenteve të tilla që shihet haptas se janë të manipuluara.

Pretendimi 6: AK ka shkelur nenin 112 të LPP-së pasi që va vazhduar me publikimi e

njoftimit të për anulim akoma pa u larguar pezullimi nga ana e OSHP-së. Në rrethanat e tilla

AK nuk mundet të vazhdoj me procedurë pa u lëshuar vendimi i OSHP-së për largim të

pezullimit. AK mundet të vazhdoj me veprime të tilla vetëm nëse i drejtohet OSHP-së me

kërkesë për largim të pezullimit dhe merr përgjigje pozitive nga këta të fundit. Pezullimi i

aktivitetit bëhet automatikisht në momentin e parashtrimit të ndonjë ankese në AK dhe OSHP

e i njëjti mbetet në fuqi deti pas lëshimit të vendimit të OSHP-së ose dhënies së lejes së

veçantë nga OSHP edhe për kundër që lënda është akoma shqyrtim.

Veprimi i tillë AK-së konsiderohet shkelje e praktikave të mira të prokurimit, mos respektim i

hierarkisë vendimmarrëse të institucioneve në sistemin e përgjithshëm të prokurimit publik si

dhe konsiderohet shkelje e plotë nenit 112.1 të LPP-së.

Pretendimi 7: AK ka shkelur nenin 117 të LPP-së pasi që nuk ka pritur deri në lëshimin e

vendimit nga ana e OSHP-së për rastin në fjalë por ka vazhduar me veprimet edhe përkundër

asaj që s’ka vendim. Këtë shkelje e bënë edhe më të rëndë fakti se ekspertiza e OSHP-së e bërë

nga Eksperti Shqyrtues ka aprovuar si të bazuara të gjitha pretendimet në ankesë dhe njëherit i

ka rekomanduar Panelit Shqyrtues që ankesa të aprovohet e bazuar dhe lënda të kthehet në

rivlerësim. Arsyetimi i AK-së se gjoja OSHP është vonuar me vendimmarrje është i pabazuar

sepse kjo arsyeshmëri vlen për rastet kur institucioni(OSHP) është funksional dhe vonohet në

nxjerrjen e vendimeve të veta. Për rastet kur institucioni nuk është funksional kjo arsyeshmëri

nuk vlen sepse në momentin kur institucioni bëhet jo funksional (në këtë rast për mungesë të

Bordit) stagnojnë apo ndalen edhe të gjitha afatet që lidhen me lëndën në fjalë.

Nisur nga kjo konsiderojmë se AK ka shkelur nenin 117 të LPP-së dhe ka shkelur edhe

dispozitat përkatëse të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Pretendimi 7: AK ka shkelur nenin 108/A të LPP-së pasi që nuk i ka respektuar dispozitat e

këtij neni për shqyrtimin dhe ofrimin e përgjigjes ndaj kërkesës tonë për rishqyrtim.

Bazuar ne nenin 108/A.2 i cili shume qartë e thotë se:

del që veprimi i AK për mos pezullim të aktivitetit të prokurimit dhe mos shqyrtimi i kërkesës

tonë për rishqyrtim si dhe vazhdimi me publikime të tjera është i kundërligjshëm dhe bie ndesh

plotësisht me nenin 108/A të LPP-së.

Edhe pse kanë kaluar tashmë10 ditë nga dorëzimi i kërkesës për rishqyrtim në AK, akoma nuk

ka nxjerrur asnjë vendim apo përgjigje për kërkesën tonë. Sipas nenit 108/A.6, AK duhet që

Page 17: A N K E S Ë

17/18

për 3 ditë të kthej përgjigje në kërkesë për rishqyrtim. Nëse i nevojitet më shumë kohë atëherë

me një njoftim të OE ankues mundet ta zgjas afatin edhe për 3 ditë tjera mirëpo asnjërën nga

këto të dyja AK nuk i ka bërë. Nisur nga e drejta që vendimi i AK-së të kontestohet në OSHP

dhe me që ka kaluar afati ligjor për kthim të përgjigjes nga AK, ne në afat të rregullt kohorë po

i drejtohemi OSHP-së me ankesë kundër njoftimit për anulim të tenderit dhe veprimit të

paligjshëm të AK-së për mos respektim të nenit 108/A si dhe publikimit të njoftimit për

kontratë të njëjtit tender.

AK me datën 26.07.2021 ka publikua njoftimin për kontratë për projektin e njëjtë duke ruajtur

emrin e tenderit, numrin e brendshëm si dhe vlerën e parashikuar të tij. Kjo nuk është në

përputhje me LPP-në e as me praktikat e prokurimit sepse kur një kontest akoma është i hapur

AK nuk ka të drejt të vazhdoj me projektin pa një vendim final nga OSHP. Ekspertiza e

ekspertit shqyrtues ishte me rekomandim që AK ta rivlerësoj tenderin andaj bazuar në këtë

gjasat janë maksimale që edhe paneli shqyrtues ta nxjerr vendimin e njëjtë.

Bazuar në këtë që theksuam më lartë dhe bazuar edhe në të gjitha veprimet dhe publikimet e

AK-së shihet se AK nuk e ka respektuar nenin 108/A të LPP-së, nuk po e respekton pezullimin

e vendosur më herët nga OSHP e që në fakt i bie se po e sfidon rendin dhe ligjin e shtetit i

përcaktuar përmes Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës me Nr. 04/L-042 i amandamentuar

në vitin 2016.

Lidhur me shkeljet e tilla dhe nëse AK nuk e pezullon çdo aktivitet lidhur me këtë

furnizim deri në vendimin final të OSHP-së atëherë do të detyrohemi që lëndën ta

përcjellim në instanca tjera dhe të kërkojmë edhe masë të përkohshme administrative në

Gjykatën Themelore – Departamenti për Çështje Ekonomike. Bazuar në krejt këtë që theksuam më lart dhe pasi që të bëhet verifikimi i tërë procesit të prokurimit, kërkojmë nga OSHP që të merr:

V E N D I M

APROVOHET si e bazuar ankesa e OE “N.P.T. Bojku Hidraulik” lidhur me tenderin

Furnizim me pjesë hidraolike dhe pneomatike i iniciuar nga K. Regjionale e Mbeturinave

Ambienti SH.A. dhe të:

ANULOHET njoftimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit i publikuar nga K. Regjionale e

Mbeturinave Ambienti SH.A. si dhe të anulohet edhe njoftimi për kontratë për projektin e

njëjtë dhe lënda të ri-kthehet në RI-VLERËSIM.

Ri-vlerësimi të bëhet bazuar plotësisht në kërkesat e dosjes së tenderit dhe LPP-në ku më pas

do duhej që Fitues te shpallej OE “N.P.T. Bojku Hidraulik”

9. Dëmet materiale

Përshkruaj mënyrën se si shkelja e supozuar ka shkaktuar ose kërcënohet t’iu shkaktojë dëme

materiale, ne rast se përfshini pretendime për kompensim.

Dëmet materiale që na shkaktohen nëse ne nuk e marrim këtë kontratë janë të

konsiderueshme si në fushën financiare, fitime të munguara, dhe mos mundësi e

kompensimit të shpenzimeve përgatitore për këtë kontratë. Po ashtu kemi edhe

dëmtim të reputacionit si një kompani serioze, me një përvojë të madhe në këtë

fushë.

Page 18: A N K E S Ë

18/18

10. Lista e dokumenteve (dëshmive) të bashkangjitura

Nëse aplikohet, bashkëngjitni kërkesës dokumentet e renditura më poshtë:

Vërejtje: Përpos këtyre dëshmive AK posedon edhe të gjitha dëshmitë e nevojshme në dosjen e kësaj

procedure të prokurimit.