21 janari, kocollari, gosip

24
Gardistët dalin të pafajshëm »2-3-4 PS AKUZË PËR SHITJEN E MINIERËS METE: Gjoba ndaj ACR është pezull, shkak rimbursimi i TVSH »6 AFROHEN TË RINJTË E TË LËKUNDURIT LSI kërkon më shumë mbështetës në qarkun e Beratit »9 E PREMTE 8 SHKURT 2013 VITI IX, NR. 2892 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com LEGALIZIMET Skema e pagimit me letra me vlerë, brenda e jashtë qytetit »7 IRAKLI KOÇOLLARI Ali Pasha pakt me Carin e Rusisë për krijimin e shtetit shqiptar Ish-kreu i SHISH zbardh dokumentet e reja. Pashai dinte të shkruante. Gjatë komunizmit nuk ishte vetëm Kim Filbi spiun REPLIKAT E OPOZITËS NË BOJKOTIN E SEANCËS PARLAMENTARE PROKURORIA NË PRITJE TË VENDIMIT ZYRTAR, MË PAS APELIMI REAGON SHBA: U MINUA BESIMI TE DREJTËSIA SHQIPTARE »17 Afatet për pagesën e faturës pas miratimit të emrave nga ALUIZNI. Rimbursimi edhe pasi të jetë shlyer më parë detyrimi “21 JANARI” Rama: Takime informale me biznesmenët, pasi kanë frikë se sulmohen. Ringritje e drejtësisë për garancinë e jetesës EDI RAMA/ INTERVISTA »4-5 Rregulla të reja për ndryshimin e universitetit Tibeti, origjina mitike e vendit të murgjve, legjendat dhe mbrojtja Luftë dhe besim »14 »5 Transferimi nga rrethet. Ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që do të duhet të dorëzohen. Afatet e aplikimeve Nga LUAN KURTI Poli i tretë, pikëpyetje dhe shpresa Nga NEBIL ÇIKA “21 janari”, suksesi dhe dështimi i drejtësisë »10 »10 Opinion Dafina imiton veshjet dhe sjelljet e Rihanna-s Agnesa Vuthaj e magjishme me fotot e reja Afërdita Dreshaj ndihet si “bushtër” GOSSIP Gjyste VULAJ Lind Besarti, fëmija i 2-të »12-13

Upload: gazeta-metropol

Post on 10-Mar-2016

280 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

21 janari, kocollari, gosip

TRANSCRIPT

Gardistët dalin të pafajshëm»2-3-4

PS akuzë Për Shitjen e minierëS

METE: Gjoba ndaj ACR është pezull, shkak rimbursimi i TVSH»6

afrohen të rinjtë e të lëkundurit

LSI kërkon më shumë mbështetës në qarkun e Beratit»9

E prEmtE8 shkurt 2013Viti iX, Nr. 2892TEL: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

LeGaLizimetSkema e pagimit me letra me vlerë, brenda e jashtë qytetit

»7

IRAkLI koÇoLLARIAli Pasha pakt me Carin e Rusisë

për krijimin e shtetit shqiptarIsh-kreu i SHISH zbardh dokumentet e reja. Pashai dinte të shkruante. Gjatë komunizmit nuk ishte vetëm Kim Filbi spiun

RepLikat e opozitëS

në bojkotin e SeancëS

paRLamentaRe

pRokuRoRia në pRitje

të vendimit zyRtaR,

më paS apeLimi

ReaGon SHba:

u minua beSimi te

dRejtëSia SHqiptaRe

»17

Afatet për pagesën e faturës pas miratimit të emrave nga ALUIZNI. Rimbursimi edhe pasi të jetë shlyer më parë detyrimi

“21 janaRi”

Rama: Takime informale me biznesmenët, pasi kanë frikë se sulmohen. Ringritje e drejtësisë për garancinë e jetesës

Platforma fiskale dhe ajo e sjelljes me biznesin

EdI RAMA/ InTERVISTA

»4-5

Rregulla të reja për ndryshimin e universitetit Tibeti, origjina mitike

e vendit të murgjve, legjendat dhe mbrojtja

Luftë dhe besim

»14

»5

transferimi nga rrethet. Ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që do të duhet të dorëzohen.

Afatet e aplikimeve

nga luan kurti

Poli i tretë, pikëpyetje dhe shpresanga nebil Çika

“21 janari”, suksesi dhe dështimi i drejtësisë

»10

»10

opinion

• Dafina imiton veshjet dhe sjelljet e rihanna-s• Agnesa Vuthaj e magjishme me fotot e reja• Afërdita Dreshaj ndihet si “bushtër”

GossiP

Gjyste vuLajLind besarti, fëmija i 2-të

»12-13

02 E premte 8 shkurt 2013 •

« aktualitet

Arsyetimi i gjykAtës: ProkuroriA nuk vërtetoi vrAsjen në rrethAnA cilësuese

Gjykata vendos: Ndrea Prendi e llupotë pafajshëm, mbrojtën institucionet

mariglen mulla

Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi dhe vartësi i tij Agim Llupo, nuk kanë qëlluar për të vrarë demonstrues më 21 janar 2011, ndaj shpallen të pafajshëm. Ky ishte vendimi i gjykatës së Tiranës, ku trupa gjyqësore me gjyqtarë Besnik Hoxhën, Ardiana Beren dhe Arjana Cacon e rrëzuan akuzën e Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Faik Myrtajt, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës, si qartësisht të paprovuar se ka ndodhur me dashje, ndërsa Garda atë ditë, sipas Gjykatës Penale, ka kryer mbrojtjen e institucioneve dhe mbrojtjen e nevojshme. Gjyqtari Besnik Hoxha deklaroi në sallë se nuk mundet të ngrejë një akuzë të re, për aq kohë sa për të nuk është hetuar nga Proku-roria. Vendimi i tre pafajësive, së bashku me deklarimin si i pafajshëm edhe për Margarit Kumen, u prit me duartrokitje nga familjarë dhe miq të gardistëve, ndërsa ka pasur pakënaqësi nga familjarët e viktimave. Një reagim të ash-për pati edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Edhe avokatët e Pren-dit dhe Llupos, reaguan për vendimin e gjykatës, ndërsa Prokuroria deklaroi zyrtar-isht se do të pritet zbardhja e vendimit dhe më pas do mer-ren hapat konkretë, duke lënë të kuptohet ndonjë ankimim i mundshëm në Apel, përderisa ajo vetë kishte kërkuar 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon. Pak pas vendimit të gjykatës, gardisti Agim Llupo, që prej 2 vitesh po qendron prapa hekurave, ka lënë qelinë.

Formulimi i pafajësisëGjyqtari Besnik Hoxha tha

se “Akuza e ngritur nga Proku-roria në ngarkim të dy të pan-dehurve nuk qëndron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, de-tyrimet ligjore të Gardës së Re-publikës për mbrojtjen e institu-cioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje. Si përfundim Gjykata vendosi: deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ndrea Prendi, për veprën penale të vrasjes me dashje të kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, parashikuar nga neni 79, gërma ë; e Kodit Pe-nal, heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie ndaj këtij të pandehuri; deklarim të pafa-jshëm të të pandehurit Agim Llupo për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana të tjera cilësuese, të kryer ndaj dy ose më shumë personave, të parashikuar nga nenin 79, gërma dh; e Kodit Penal, urd-hërohet lirimi i tij i menjëher-shëm; deklarimin e pafajshëm të shtetasit Margarit Kume”.

Krahasimi me XhenovanNjë ndër pikat e referimit që

u shpallën ne dispozitiv ishte edhe vendimi i Strasurgut për pafajësinë e një polici, i cili vrau nje protestues në Xhenova gjatë vitit 2001, në protestat kundër takimit të G8. Gjyqtari Hoxha argumentoi se “Gjykata, në referencë të vendimeve të

Kolegjeve të Bashkuara, nuk mund të krijojë një akuzë të re për të pandehurit tej dhe fak-teve dhe pretendimit të par-ashtruar nga organi i akuzës, për të cilat nuk është hetuar nga ky organ. Në këto kushte gjykata, me anë të këtij vendi-mi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet edhe për faktin e pahetuar nga Prokuroria për këta dy të pan-dehur. Gjykata, së dyti, në mar-rjen e këtij vendimi ka parasysh vendimin në datë 25/8/2009, së gjykatës së Strasburgut kundrejt Italisë dhe jurisprund-encën e kësaj gjykate në zba-tim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht nenit dy të saj, e drejta e jetës. Gjykata sqaron se jurisprundenca e Gjykatës së Stasburgut është bazë lig-jore dhe e detyrueshme për gjykatën shqiptare në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë”.

Sapo, trupa gjyqësore u largua, salla e gjykatës u kthye në vendtakim mes oficerëve të Gardës dhe ish-eprorit të tyre, gjeneralit Ndrea Prendi. Ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi, ka qën-druar në “arrest shtëpiak” në një apartament në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Prokuroria ka dërguar urdhrin për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Prendin. Ish-gardisti Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e 2 demonstruesve të

21 janarit, ka lënë qelitë e paraburgimit, rreth 5 orë pas dhënies së vendimit të gjykatës. Llupo ka dalë nga burgu rreth orës 16:00 dhe është futur menjëherë në një makinë me xhama të zinj duke mos pranuar të japë asnjë prononcim për mediat. Jashtë ambienteve të paraburgimit është vënë re prania e shumë gardistëve, të cilët kanë pritur lirimin e tij. Dje u mbushën plot 2 vjet që kur gardistit Agim Llupo i janë vënë prangat.

Vrasja e demonstruesit në Xhenova, argumentet e gjykatës së Strasburgut

Në korrik të vitit 2001 në Xhenova të Italisë, gjatë takimit të G8, tri karabinierë ishin bllokuar në xhip dhe po sulmoheshin nga demonstrues të armatosur me gurë, shkopa dhe shula hekuri, të cilët godisnin me forcë maki-nën. Një prej karabinierëve, i mbledhur kruspull në pjesën e pasme të xhipit, i plagosur, pre e panikut, duke u mbrojtur nga njëra anë me një mburojë u ka bërtitur demonstruesve që të iknin, se do t’i vriste. Kështu, Mario Placanica nxori Berettën e tij 9mm, e drejtoi drejt xhamit të pasëm të mjetit të thyer copash dhe shtiu dy herë. Plumbi i parë kapi protestuesin Carlo Giulianin në fytyrë, poshtë syrit të majtë dhe e plagosi rëndë dhe ra pranë rrotës së pasme të majtë të mjetit. Pak më pas, Filippo Cavataio drejtuesi i mjetit, arriti të rinisej e, për t’u çliruar, eci me marshin indietro, duke kaluar kështu mbi trupin e Carlo Giuliani-t. Futi marshin e parë dhe kaloi për herë të dytë mbi trupin e Carlo Giuliani-t, duke u larguar. Gjykata e Strasburgut argumentoi se karabinirët ishin efektivisht të ekspozuar ndaj një rreziku imediat dhe serioz për humbjen e jetës, apo për marrjen e plagëve të rënda.

Rrjedha e ngjarjeve më 21 janar,nga dhuna te vrasjet dhe hetimet

Mëngjesi i 21 janarit të vitit 2011 erdhi më i egër se zakonisht, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u shfaq një turmë prej mijëra demonstruesish, që ishin thirrur nga kryesocialisti Edi Rama. Një natë më parë në television Rama përmendi fjalën kufoma, ndërsa të nesër-men vdiqën 4 persona. Në fillim turmës i printe vetë Edi Rama, porse ai u shkëput, për t’u ngjitur lart te dy kullat, bashkë me disa deputetë të tjerë, ndërsa kolegët e mbetur ishin ende mes turmës. Ngjarjet e dhunshme morën rrjedha dramatike në mesditë, ku gurët, shkopinjtë, pllakat e bombat Molotov nuk rreshtnin drejt policëve dhe gardistëve, lëshuar nga 200 persona, prej mijërave që ishin më parë. Një “benz” u përplas me traum e Kryeministrisë, ndërsa nga ana e Piramidës nisën sulme të organizuara me zjarr. Dhjetëra makina, ndërkaq, digjeshin në flakë, ndërsa nga turrma dëgjohej shpesh fraza “E rrëzuam, edhe pak”. Të paktën 80 gardistë, mes tyre edhe vetë Prendi, mbetën të plagosur, ndërsa dhjetëra policë u gjakosën direkt. Njëri qëndroi gjatë për kurim në spital. Aty rreth orës 16.00, u dëgjuan të shtëna armësh, ndërsa dukej qartë se plumbat përshkruanin ajrin. Më pas njëri pas tjetrit mbetën të vrarë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Rreth orës 18.00, gjendja u qetësua dhe policia arrestoi më shumë se 100 demonstrues të dhunshëm, të cilët më pas u dënuan nga gjykata, sipas veprimeve të dhunshme. Prokuroria lëshoi urdhër-arreste për 6 gardistët kyç, gjë e cila u refuzua. Më tej, urdhër-arrestet u zbatuan, por Prokuroria i lëshoi të tjerët, duke ngritur akuza vetëm për koman-dantin Ndrea Prendi, gardistin Agim Llupo, shoferin e Prendit, Margarit Kume dhe ish-shefin e IT-së së Kryeministrisë, Armando Kasa. Prendi u akuzua për vrasje në rrethana cilësuese të Faik Myrtajt, ku Prokuroria kërkoi 23 vjet burg, ndërsa për Llupon u kërkuan 25 vjet burg për vras-jen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Shoferi Kume, që u akuzua për ndërrimin e tytës së pistoletës, u lirua nga akuza, ndërsa Kasa, ishte lënë i lirë më parë nga gjykata. Gjithçka, sipas Prokurorisë, bazohej në ekspertizën e FBI-së, që kishte vërtetuar se Myrtaj ishte vrarë nga pistoleta e Prendit dhe Veizi e Deda ishin vrarë nga arma e Llupos. Më herët, tri ekspertë thanë mendime të ndryshme për predhën në trupin e Veizit, pasi ai i Prokurorisë tha se ishte qëlluar drejt, ndërsa ai i avokatëve tha se ishte rikoshet. Paralelisht me këto hetime, Prokuroria kërkoi t’u hiqej imuniteti deputetëve socialistë Besnik Bare, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Paulin Stërkaj, por amnistia e Parlamentit i liroi ata nga akuza e organizimit të demonstratave të dhunshme.

ReaGimi i familjaRëVe të ViktimaVe

Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj, demomstruesit të vrarë më 21 janar deklaroi se “Vendimi ishte diçka që e prisja, se përderisa Kryeministri dha urdhër të vriteshin katër vetë, normalisht që më vonë do t’i mbulonte. Por zoti Kryeministër nuk ka marrë një gjë parasysh, ndoshta çdo gjë i mbulon mirë me gjykatën dhe me njerëzit e tij, por nuk ka mbuluar një diçka akoma. Me fiset e këtyre personave çdo bëjë? Do t’i zhduki të tërë? Mirë mua mund të më zhdukë se unë një jam, po fisit tim çdo i bëjë? Se

tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak dhe jo me lek siç është mësuar zoti Kryeministër. Ç’lidhje kemi ne më drejtësinë, me këtë Kryeministër që kemi ne s’mund të ketë drejtësi. Ne ndjehemi si të varrosur për së gjalli. Ndërkaq, xhaxhai i Ziver Veizit, Caush Veizi deklaroi se “Ne nuk është se prisnim ndonjë çudi nga kjo qeveri, por jo dhe një dënim të tillë. Të më vrasin vëllain me duar në xhepa në trotuar, nuk e fal. Kjo gjë na shpie që të kërkojmë vetëgjykim. Do ankohemi në çdo vend, kudo që të gjejmë prova, por jo sot se nuk shohim drejtësi”.

ReaGimi i aVokatëVeGenc Gjokutaj, avokat i Ndrea Prendit, pas vendimit tha se “Drejtësia foli. Është një ditë vërtet e madhe, jo personalisht për gjeneral Ndrea Prendin, por është një ditë e madhe, e cila shënoi që përfundimisht në Shqipëri nuk preken institucionet”. Ndërkaq, Besnik Cerekja, avokat i Agim Llupos tha se “Sot gjykata shpalli vendimin ndaj të aku-zuarve të datës 21 janar, vendim i cili nuk ka nevojë për koment. Ajo që unë shpresoj dhe besoj që ky të jetë një gur themeli i atij muri të lartë që drejtësia me reformat e saj duhet të ndërtojë”.

ReaGimi i PRokuRoRiSëReagimi Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit e ngjarjeve të 21 janarit, Agim Llupon dhe Ndrea Prendin ishte i shkurtë dhe i qartë. Zyrtarisht, Prokuroria deklaroi se “Do presim vendimin e zbardhur. Do ndërmarrim hapa të mëtejshëm pas zbardhjes së vendimit”. Kësisoj lihet vend për të arsyetuar se Prokuroria mund ta ankimojë çështjen në Gjykatën e Apelit të Tiranës, për të kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës.

kRoNoloGjia, haPat e PRokuRoRiSë

PReNdi lë “aRReStiN ShtëPiak”, lluPo del NGa qelia

03• E premte 8 shkurt 2013

»Politikë

Bojkoti i djeshëm i opozitës erdhi pas një organizimi të bërë nga katër deputetët Sajmir Tahiri, Ilir Bejtja, Gramoz Ruçi dhe Taulan Balla. Kërkesa e tyre gjeti mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët lanë sallën e seancave plenare në shenjë proteste për vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës, që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011.

Krahas ambasadës Ameri-kan, për vendimin e gjykatës për ngjarjet e 21 janarit ka reaguar edhe Komisioni Eu-ropian. Në një deklaratë e KE-së thuhet se Shqipëria duhet ta zbardhte 21 janarin në një proces të besueshëm. Sipas KE-së, në progres raportin e Shqipërisë të bërë për muajin dhjetor u bë thir-rje për të trajtuar çështjen përmes një procesi gjykimi të besueshëm. Institucioni i BE-së thekson se çdo polarizim i kësaj çështjeje duhej të shmanget.

Kuvendi nisi punimet e se-ancës plenare me debatin mes Kryetares Jozefina To-palli dhe deputetit social-ist Erion Braçe. Deputeti socialist u ankua sërish se nuk është zhvilluar ende interpelanca e kërkuar prej tij me Kryeministrin Sali Berisha, e depozituar që në muajin nëntor. Nga ana e saj Kryetarja Topalli e cilësoi si spekulim an-kesën e deputeti Braçe. Sipas saj, Kryeministri Berisha dy javë më parë u shpreh i gatshëm për interpelancë.

Braçe - O plehër! Po ça thua, o legen?! Ik, se u shpallën të pafajshëm gardistët!

tahiri - U vranë katër veta. Ku është drejtësia këtu? Fol, se je edhe ministri i Drejtësisë.

Bejtja - U shpallën të pafajshëm gardistët. Ik shih gjyqësorin, se je edhe ministër i Drejtë-sisë. Po vratë katër veta!

tahiri - Ik dhe shiko fëmijët e të vrarëve si janë! Vratë katër veta. Ik dhe shiko ti si nënë e si grua se në çfarë gjendje janë!

topalli - S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin? Po për atë duhet të heshtim, se për atë vendos drejtësia, ndërsa për të tjerët jo.

tahiri - Meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju zonjë na kujtuat se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tri ligjet, unë si qytetar, burrë e baba nuk kam forcë t’ju kërkoj të hapni sytë sot. Nga kjo sallë i them Llupos dhe Prendit në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës se nuk kanë për t’i shpëtuar drejtësisë.

topalli - Ju jeni frikacakë. I çoni për t’i vrarë dhe pastaj ikni. Boll keni vrarë 50 vjet! Ju jeni të njëjtët! Janë mësuar që për pesëdhjetë vjet të bënin prokurorin e gjykatësin dhe thoshin ‘t’i varin në litar’. Por harrojeni, ka ndryshuar koha! Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelil Gjoni nuk mund të jesh, o qyqar!

tahiri - Ju keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet mund të vrasë, mund të rrënojë jetën dhe të ardhmen dhe drejtësia i shpëton dhe nuk mban më njeri përgjegjësi. Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme që të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Ne me këtë parla-ment nuk kemi më punë, ne do të ikim.

RePlika

toPAlli: ju jeni frikAcAkë. i çoni Për t’i vrArë dhe PAstAj ikni

opozita akuzon në kor “drejtësinë”Vendimi për 21 janarin, opozita braktis sallën e Kuvendit

ervin koçi

opozita braktisi dje sallën e Kuvendit në shenjë proteste pas vendimit të

gjykatës së Tiranës, e cila shpalli të pafajshëm të akuzuarit për ngjarjet e 21 janarit. Deputetët socialistë lëshuan akuza të forta ndaj ministrit të Drejtësisë Ed-uard Halimi, i cili ishte prezent gjatë seancës së djeshme par-lamentare. Pas debateve për 21 janarin me ministrin Halimi de-puteti Sajmir Tahiri deklaroi nga foltorja e Kuvendit se gardisti Agim Llupo dhe kreu i Gardës, Ndrea Prendi, nuk do të shpëto-jnë pa drejtësi. “Ju keni salduar thellë te njerëzit mendimin se ky pushtet mund të vrasë, mund të rrënojë jetën dhe të ardhmen dhe drejtësia i shpëton dhe nuk mban më njeri përgjegjësi. Sot u keni treguar shqiptarëve se është e rrezikshme që të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Ne me këtë parla-ment nuk kemi më punë, ne do të ikim”, - deklaroi Tahiri. Duke iu drejtuar kryeparla-mentares Topalli, Tahiri i tha se gardistët e liruar nuk do të mund t’i shpëtojnë dot drejtë-sisë. “Meqë jeni te projektligji i statistikave, meqë ju, zonjë, na kujtuat se ju vetë si nënë, si grua na ftuat të votonim tri ligjet, unë si qytetar, burrë e baba nuk kam forcë t’ju kërkoj të hapni sytë sot. Nga kjo sallë i them Llupos dhe Prendit në emër të familjarëve të Faik Myrtaj, Ziver Veizit dhe Hek-uran Dedës se nuk kanë për t’i shpëtuar drejtësisë”, - tha ai. Pas fjalës së tij deputetët e PS-së lanë sallën e Kuven-dit. Teksa ata braktisnin sallën, kryeparlamentarja Topalli i bëri replikë opozitës duke i cilësuar si frikacakë dhe si pasardhës të komunistëve. “Ju jeni frikacakë. I çoni për t’i vrarë dhe pastaj ikni. Boll keni vrarë 50 vjet! Ju jeni të njëjtët. Janë mësuar që për pesëdhjetë vjet të bënin prokurorin e gjykatësin dhe thoshin ‘t’i varin në litar’. Por harrojeni, ka ndryshuar koha! Ti mund të jesh sekretari i parë i Tiranës, por si Xhelil Gjoni nuk mund të jesh, o qyqar”, - iu drejtua Topalli deputetit të PS-së Tahiri. Duke marrë shkas nga vendimi për 21 janarin, To-palli th se, kur drejtësia flet, të gjithë duhet të heshtin. Sipas saj, opozitarët janë të paburrë, pasi i nxorën në bulevard për t’i vrarë demonstruesit dhe ikën. Topalli, duke folur për drejtësinë, i kujtoi deputetes të Partisë Socialiste Luiza Xhu-vani ngjarjen me djalin e saj. “S’ishte nënë ajo që djali yt i vrau të birin? Po për atë duhet të heshtim, se për atë vendos drejtësia, ndërsa për të tjerët jo”, - theksoi Topalli.

DebatiDebati filloi gjatë diskutimit

të projektligjit mbi të drejtat e fëmijëve, ku Kryetarja e Ku-vendit i kërkoi opozitës që të

votonte tri ligjet e statusit, në mënyrë që fondet e BE-së të përdoren për të plotësuar nevojat e fëmijëve. “Si nënë, si grua ju kërkoj që të miratoni tri ligjet që të vijnë më shumë fonde nga Bashkimi Europian për fëmijët”, - theksoi Kryetarja e Kuvendit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit social-ist Sajmir Tahiri, i cili tha se fëmi-jët e protestuesve të vrarë më 21 janari 2011 u janë mohuar të gjitha të drejtat e tyre. “Ik dhe shiko fëmijët e të vrarëve si janë!

Vratë katër veta. Ik dhe shiko ti si nënë e si grua se në çfarë gjendje janë”, - i tha socialisti Ta-hiri Kryetares së Kuvendit. Pas replikës së parë ndërmjet tyre fjalën e mori ministri i Drejtësisë, Eduad Halimi, i cili e anashkaloi tematikën e hapur, duke akuzuar kreun e opozitës Edi Rama mbi abuzimet që ai ka bërë në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë. Këtu filloi debati ndërmjet Halimit dhe Tahirit, që nisi ta ofendonte ministrin. “U vranë katër veta. Ku është drejtësia këtu? Fol, se je

edhe ministri i Drejtësisë”, - i tha socialisti Tahiri. Akuza ndaj Halim-it lëshoi edhe deputeti tjetër i opozitës Ilir Bejtja. “U shpallën të pafajshëm gardistët. Ik shih gjyqësorin, se je edhe ministër i Drejtësisë! Po vratë katër veta!” - tha Bejtja. Lumi i akuzave të opozitës vijoi edhe nga deputeti Erion Braçe, tonet e ofendimit të të cilit ishin edhe më të rënda. “O plehër! Po ça thua, o legen?! Ik, se u shpallën të pafajshëm gardistët!” - ritheksoi të njëjtin qëndrim të opozitës Braçe.

shBA-të të tronditurA ngA vendimi i gjykAtës

“u minua besimi te drejtësia”Ambasada: Vumë në dispozicion të gjitha mjetet

Ambasada amerikane reagoi dje pas vendimit të gjykatës për lirimin e gardistëve të akuzuar për vrasje në ngjarjen e 21 janarit. Sipas ambasadës, ky vendim ka tronditur opinionin e saj lidhur me drejtësinë e gjykatës së Tiranës. “Jemi të tronditur nga vendimi i gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011 Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit sh-qiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të qeverisë së Sh-qipërisë dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shu-manshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i By-rosë Federale të Investigimit, një

nga më të mirët në botë. Gjatë gjykimit të çështjes Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdim-isht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërf-shirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të

paanshme dhe transparente.” Pas ngjarjeve të 21 janarit ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mbështeti Prokurorinë në zbardhjen e ngjarjeve. Ai zhvilloi një takim me kryeprokuroren e atëhershme Ina Rama dhe vuri në dispozicion të organit hetues edhe laboratorin e kriminalistikës, në mënyrë që të vendosej drejtësia për katër të vrarët.

04 E premte 8 shkurt 2013 •

«iNteRViStë

kreu i Ps i ftuAr në emisionin “360 grAdë” të gAzetArit Artur zheji në “news24”

Edi Rama: Strategji për rritjen e biznesit dhe të investimeve në vend

i ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News24”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënon vendimin e gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm gardis-tët e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit.

Përse shqiptarët duhet t’ju vo-tojnë në qershor 2013 si kandidat për kryeministër?

Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar më 23 qershor, për t’i dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të tur-përuar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendi, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend.

ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë kryeministri Nano që u largua më 14 shtator apo kryeministri Berisha që qën-droi më 21 janar?

Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Më 14 shtator kërko-hej koka e Kryeministrit shqiptar. Më 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Më 21 ja-nar protestuesit u vranë kur po ush-tronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte.

Si e shpjegoni ndërhyrjen, am-basada amerikane sot u tregua e ashpër. ishin kaq pak të dhun-shme?

Protesta e 21 janarit ishte pro-testë që do përdorja fjalët e Sarkoz-isë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qël-lojë ndaj qytetarëve.

4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpati-zantëve të PS-së. a mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të var-fërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit?

Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barri-kadës. Këtu bëhet fjalë për të mbaj-tur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve më 21 janar.

Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmar-rje ndaj kryeministrit, nuk është pak si t’i hedhësh benzinë zjarrit? është kjo politika e zotit Rama?

Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtë-sisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për t’i dalë krah familjes së Kryeministrit që

i ka hapur luftë opozitës me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit.

Nëse do duam të djegim presi-dencën nuk duhet ta mbrojë njeri?

Kjo nuk është më në qoftë se, kjo është me fakt, nuk ka pasur përp-jekje as për të pushtuar dhe zaptuar Kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi person-ale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë kill-erat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kry-etar i Bashkisë dhe Kryeministri i ven-dit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinioni publik, por dhe part-nerin më të madh të këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt.

do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen?

Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasu-ar, nuk kam asnjë emocion.

Nuk ka vendim për deputetet, apo personazhet e tjerë?

Nuk kam qenë as dakord dhe as i gatshëm që të pranoj ndonjë grup me axhendë tjetër. Kam parë një demostratë, e cila është provokuar nga policia dhe pas provokimit është ngjallur një reagim.

Nëse do rrethoheshit ju në postin e kryeministrit, si do reago-nit. do respektonit ligjin?

Mos bëjmë spekulime. Ligji është i qartë. Kur unë të jem Kryeministër ligji do respektohet pikë për pikë. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjar-rit jashtë territorit të Kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli.

Gardisti ka detyrë të mbrojë in-stitucionet?

Patjetër. Nëse thua protestë e ash-për nuk ke thënë asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur. Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mi-jëra fishekë. Unë di që detyra e Kry-eministrit dhe e qeverisë dhe ccdo institucioni, është përcaktuar nga ligji.

ju keni dënuar largimin e Nanos në 1998?

Nuk është e vërtetë dhe nuk ka pa-ralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për t’i marrë jetën Kryeminis-trit të asaj kohe, sot jemi në kushte të tjera.

taksa progresive?Është debat që e ka hapur Kryemi-

nistri jonë. Dua të bëj të qartë që kur flasim për vlerën dhe progresivitetin në një sistem të ndershëm bëhet fjalë për sistem taksimi që mund të arti-kulohet në shumë forma. Aspak në formën më klasike.

Si të përllogaritet mosmarrja e frymës së të pasurve?

Ka forma të termit të ndershëm të taksimit. Taksa e sheshtë është gra-bitje e më të varfërve.

Pse?Kur taksa e sheshtë u vendos në

2007 ne kishim kontribut për bux-hetin e këtij shteti që vinte 70% nga kompanitë dhe 30% nga populli. Sot është e kundërta. Pjesën më të mad-he të barrës, nuk e mbajnë kompanitë,

por populli.Nuk ju duket arsyetim populist?Ajo shkollë e mendimit liberal që

e hymnizon taksën e sheshtë është shkollë periferike dhe margjinale. Nëse liberalët kanë simbol ai është Ronald Regan. Sigurisht diskutimi zh-villohet sesa shtrihet progresiviteti. Por, që mësuesi të paguajë më shumë taksa sesa ministri i Arsimit kjo është e padrejtë.

Por sipërmarrësit do hapin vende pune? Nuk do rëndohet bi-znesi?

Është taksim imoral. Në 2007 kur u vendos taksa e sheshtë u rrit 10 herë taksa për infermierët, mësuesit dhe policinë dhe u ul për Kryeminis-trin. Unë besoj se taksapaguesi më i madh nga të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit është Kryemin-istri. Ajo që ne duhet të bëjmë është që vetëm me rikonfigurimin e sistemit të taksimit do i japin në fund të vitit një mësuesi një rrogë më shumë. Tek kompanitë si ka mundësi që një dyqan buke që i kanë listat e borxheve të njerëzve nën banka dhe nuk i merr me, rreth 150 milion euro....

ku i merrni këto shifra?Bazohen në kalkulime të sakta. E

rëndësishme është kjo që këta pagua-jnë më shumë taksa sot se sa një fab-rikë çimentojë, hotel “Sheratoni”. Në raport me vitin 2005, sot nuk ka më shumë transparencë po të shikojmë se që nga kasat fiskale dhe deri tek procesi i marrëdhënieve mes shtetit dhe kompanive, situata nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar. Ka një mit tjetër që taksa e sheshtë do mundësojë rritjen e investimeve, do hapen vende të reja pune. Me sis-temin e taksës së sheshtë nuk kemi më shumë vende pune.

Nuk jemi në krizë, vendi ka një stabilitet ekonomik të caktuar.

Nga viti 2009 deri në 2012 na mungojnë 51 mije vende pune të humbura, bazuar në statistikat zyr-tare. Kur vjen puna tek kriza, kur varfëria prek palcën nuk ka më krizë, është agoni. Ekonomia jonë është në agoni. Arka e shtetit nuk përballon dot më funksionimin normalisht të shtet-it. Shtyrja e rrogave, që justifikohet se institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, është shenjë e kësaj agonie.

Zoti Rama kthehemi tek taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është percep-timi im.

Ne të dy mund të mos ndjejmë, por ajo që ndjen sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekono-mike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël.

ju thoni që do ta hiqni taksën për biznesin e vogël. Nëse bëjmë një referendum për taksat është i sigurt, të gjithë jemi kundër tak-save. a e ktheni dot në realitet ekonomik apo jo?

Unë jam pro taksave, i konsideroj kontributin patriotik për secilin. Tak-sat janë gjeneratori i rritjes së cilësisë së shërbimeve që shteti dhe institu-cionet japin falë kontributit të tyre. Ne themi të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm.

Çfarë është e ndershme, një gjë që funksionon, apo një gjë që del në sytë e publikut si një utopi dhe

pastaj del në të kundërtën e vet. Ndaj të njëjtin mendim me ju për sa i përket etikës së taksës pro-gresive. Por në vende të caktuara ka dështuar, pasi ka krijuar kushte dhe klimë të tillë që kapitalet e mëdha nuk investohen në vend, por dërgohen në vende me kosto më të lirë punëtore. a nuk men-doni se do të shtohet koeficienti i korruptueshmërisë së drejtorisë së tatim-taksave? Si do ta mbani këtë sistem?

Në asnjë vend nuk kam dëgjuar asnjë që krizën ta lidhim me vlerën e progresivitetit të sistemit të taksimit. Nuk jemi në dilemën njëra apo tjetra. Dilemat janë brenda këtij sistemi të ndershëm taksimi në çfarë diagrame do artikulojmë barrën fiskale.

Si do kenë më tepër supë sh-qiptarët me qeverisjen tuaj?

Ne do lehtësojmë barrën fiskale për shtresën e mesme. Mësuesi nuk do paguajnë më shumë taksa se min-istri i Arsimit, siç ndodh sot. Paguan sot më shumë taksa një ushqimore se një fabrikë çimento. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një diskutim tjetër. Sot sipërmarrësit e kanë të vështirë të shfaqen në publik se goditen men-jëherë. Tek arka gjysëm boshe që shteti i ka borxh sipërmarrëseve, që do u lajmë ne. Dhe për shkak të hak-marrjes në mënyrë kritike të qeverisë.

Si do ja lani ju me taksën pro-gresive borxhin sipërmarrësve?

Unë besoj se këndvështrimi juaj për taksën e sheshtë është tërësisht i mbrapshtë. Do krijojmë sistem komu-nikimi me sipërmarrjen transparent. Zgjedhja që ofrojmë është të ndajmë më mirë barrën që të kemi një shtet që i shërben të gjithëve. Në rast se ne do kërkojmë më shumë kontribute do e bëjmë në proces duke i garantuar më shumë shërbime.

kush e bën në familjen tuaj pazarin?

Nuk jam marrë asnjëherë me bi-lancin ekonomik. Unë di që të gjitha janë shtrenjtuar me herë që e kanë bërë të papërballueshme jetën e za-konshme. Historia e familjes time është më e lehtë, por është dramatike për familjet e zakonshme.

Privatizimet, më mirë menax-him publik apo privat?

Privatizimi është një instrument i patjetërsueshëm i sistemit, por nuk është përgjigja që zgjidh problemin sepse ka shumë rëndësi kur bëhet, si bëhet dhe çfarë sjell. P.sh: pse duhet të privatizohen 4 HEC, ku ato janë me eficente dhe nuk kanë humbje.

jo çdo që dështon është faj i qeverisë?

Por qeverinë pse e kemi....PS ka qenë sulmuese kundër

CeZ dhe aCR?Dështimi në privatizimin e

shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i paralajmëru-ar prej nesh para se të realizohej pri-vatizimi. Arsyet janë objektive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitqare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombëtarizua në stand-arde. Vijoi arbitrariteti dhe qeveria në vend të kërkojë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën më të madhe të privatizimeve të bëra

nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeve-ria nuk ka dëshirë të merret me zba-timin e kontratave pasi është e zhytur në mëkat para se të nënshkruajë kon-tratën, që është ai korrupsioni i madh, që një pjesë e të cilit doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dollarë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien.

kur u bë privatizimi ishte një ndër kompanitë më të mëdha? Pse i shqiptarizojmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombë-tare? Si shqiptarizohen?

Për të njëjtën arsye që shqiptarët evropianizohen kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin e sigurimit këtu dhe sa të ka-lon kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre.

Pse akuzoni ministrin imami?Arben Imami si ministër Mbrojtjeje

nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ud-hëhequr një proces grabitjeje kom-bëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori.

Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të investigimit tuaj. do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat.

Ne kemi rilindjen, nuk kemi in-vestime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot në koalicionin qeverisës dhe nuk arrestoi asnjë.

Si do i jepni fund situatës, me kapitalizim apo shtetëzim?

Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privatizuesi dhe ai që fiton nga privatizimi, pra kompania. Kom-panitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Çdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigje adekuate. Kurrë nuk do i privatizonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet.

unë jam i mendimit që instru-mentat për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato që përcak-tojnë diferencën? të pyeta për monopolet, a ekzistojnë?

Unë po flas për nevojën që ne të ndërtojmë shtet, troç ne nuk kemi shtet, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional.

PS ka qenë sulmuese kundër CeZ dhe aCR?

Dështimi në privatizimin e shpërndarjes së energjisë nuk ishte aksident ajror, por fund i parala-jmëruar prej nesh para se të realizo-hej privatizimi. Arsyet janë objek-tive. Ajo që ndodh me privatizimet në Shqipëri janë grabitçare. CEZ fatkeqësisht u privatizua, ndërkohë që ndërmarrja nuk u ndërkombtari-zua në standarde. Vijoi arbitrariteti dhe qeverisa në vend të të kërko-jnë planin e investimit, ja u faturoi shqiptarëve një dështim që e ka themelin tek lidhjet korruptive mes të dyja forcave. Kjo është në masën me të madhe të privatizimeve të bëra nga kjo qeveri. Problemi lidhet me kontratën, të cilat janë pa vlerë. Qeveria nuk ka dëshirë të merret me zbatimi ne kontratave pasi është e zhytur në mëkat para që të nën-shkruajë kontratën, që është ai ko-rrupsioni i madh, që një pjesë e të

05• E premte 8 shkurt 2013

»Politikë

eRmoNela felaj“Sali Berisha për të tërhequr vëmendjen nga vendimi i gjykatës për 21 janarin bën konferencë për shtyp, por me karrige bosh. Shiheni tani! Flet me vete, flet broçkulla për fshatin ky i pafy-tyrë i paskrupullt! Nuk e fsheh dot krimin pas një cope letre, as fytyrën pas ca gjyqtarucëve që rrojnë në ajrin tënd! Sot e gjithë ditën je vetëm! Fillo e mësohu me këtë vetmi, ajo do të të shoqërojë në burgun e hapur, që mezi pret!”

SajmiR tahiRi“Sot na treguan sa e rrezikshme është të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot na treguan se të gjithë kriminelet dënohen, përveç atyre që janë kriminelë të qeverisë, që vrasin me urdhër të qeverisë. Përveç atyre që i shërbejnë pushtetit. Por klithma për drejtësi e familjarëve të Ziverit, Faikut, Hekuranti dhe Aleksit më jep kurajën t’i premtoj Saliut, Shkëlzenit, Argitës e pastaj Agim Llupos, Ndrea Prendit e kujtdo tjetër se do ta paguajnë një më një hakun që i kanë drejtësisë!”

auRoN taRe

“Kur drejtësia mbaron, kur fajtorët nuk dënohen, kur familjet e viktimave ndihen të poshtëruar, kur fëmijët e tyre mbeten jetimë, çfarë mund të bësh?”

eRioN BRaÇe“Gjykata e Sali Berishës sapo vendosi standardin: VRIT KUNDËRSHTARË TË KRYEMINISTRIT DHE JE I PAFAJSHËM! Komandanti i Gardës së Sali Berishës dhe killeri i tij, ata që vranë 4 qytetarë të pafaj, të paarmatosur dhe paqësorë, sapo i shpalli Sali Berisha TË PAFAJSHËM. Vranë dhe sapo u liruan. I pa e gjithë Shqipëria që vranë, por s’i dënon kush. KY ËSHTË RREGJIMI! JU VRET! Ngrihuni dhe mbroni veten! ME ÇDO GJË! ME ÇDO MJET!”

eltaR deda

“Turpi më i madh! Ky ministër Drejtësie (për Eduard Halimin), në vend që të japë dorëheqje për sistemin e drejtësisë, ka fytyrë dhe flet në parlament pasi liroi tre gardistët që vranë katër njerëz në bulevard më 21 janar. Ky është realiteti shqiptar. Kryetarja e Kuvendit po na kërkon të votojmë tri ligjet e integrimit. Turp!”

vendimi i gjykAtës së tirAnës Për Procesin e 21 jAnArit, oPozitA e PA kënAqur

Përfaqësuesit e PS: i pritshëm vendimi Reagimi i selisë rozë, gjyqi i 21 janarit nuk ka nisur ende, drejtësia mori fund

Vendimi i gjykatës së Ti-ranës për procesin e 21 janarit nuk ishte surprizë

për kampin socialist. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij kampi nuk kursyen akuzat dhe qëndrimet e tyre kritike ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tyre është krejtësisht i kontrolluar nga kreu i mazho-rancës qeverisëse. Kështu, në deklarata të njëpasnjëshme, që nisën që nga qëndrimet në seancën plenare të ditës së djeshme, e pasuar nga një deklarata e kreut të PS-së e më pas në mesazhe në rrjetet sociale, socialistët u përpoqën që të përshkruanin tablonë e vërtetë të aktualitetit në sis-temin e drejtësisë. “Nuk jam aspak i befasuar. Së shpe-jti vrasësit do të shpallen të pafajshëm, sepse pafajësia e vrasësve i duhet më shumë edhe se vetë atyre urdhëruesit të vrasjeve. Atij që i ka kthyer gjykatat në poltrone ekzekutimi për drejtësinë kur duhet të vjed-hë zgjedhjet, të pafajësojë vjed-hjet apo të luftojë familjarisht opozitën. Pafajësia e vrasësve i duhet më shumë edhe se vetë atyre kryeministrit, që i ka kthy-er gjykatësit në gardistë togëz-inj, të cilët me urdhër nga lart e pushkatojnë në publik drejtës-inë, njësoj siç pushkatoi Garda katër dëshmorët e 21 janarit”, - vuri në dukje kreu i PS-së Edi Rama në deklaratën për shtyp pas shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës së Tiranës. Ndër-kohë nuk kanë munguar dhe reagimet e deputetëve të grupit parlamentar të PS-së në profilet e tyre në rrjetet sociale. “Sot na

treguan sa e rrezikshme është të kesh të drejtë kur pushteti e ka gabim. Sot na treguan se të gjithë kriminelet dënohen, përveç atyre që janë kriminelë të qeverisë, që vrasin me urdhër të qeverisë. Përveç atyre që i shër-bejnë pushtetit”, - shkruante deputeti Sajmir Tahiri në “Fa-cebook”. Nuk ka munguar dhe komenti i deputetit Eltar Deda. “Turpi më i madh! Ky ministër Drejtësie (për Eduard Halimin), në vend që të japë dorëheqje për sistemin e drejtësisë, ka fytyrë dhe flet në parlament pasi liroi tre gardistët që vranë katër njerëz në bulevard më 21 janar”, - shkruante ai.

Ndërsa deputetja Ermo-nela Felaj ka zgjedhur që të

ironizojë dhe konferencën për shtyp të Kryeministrit Beri-sha. “Sali Berisha për të tër-hequr vëmendjen nga vendimi i gjykatës për 21 janarin bën konferencë për shtyp, por me karrige bosh. Shiheni tani! Flet me vete, flet broçkulla për fshatin ky i pafytyrë i paskru-

pullt! Nuk e fsheh dot krimin pas një cope letre, as fytyrën pas ca gjyqtarucëve që rro-jnë në ajrin tënd! Sot e gjithë ditën je vetëm! Fillo e mësohu me këtë vetmi, ajo do të sho-qërojë në burgun e hapur, që mezi pret!” – shkruan Felaj në mesazhin e saj.

cilët doli dhe nga ai raporti që 1.2 milionë dol-larë janë zhdukur. Privatizime po, për të rritur mirëqenien.

kur u bë privatizimi ishte një ndër kom-panitë më të mëdha? Pse i shqiptarizo-jmë? Në privatizim konsulenca ka qenë ndërkombëtare? Si shqiptarizohen?

Për të njëjtën arsye që shqiptarët evro-pianizohet kur kalojnë kufirin. Për të njëjtën arsye që shqiptari nuk e vë rripin ne sigurimit këtu dhe sa të kalojë kufirin e vendos. Pas 23 qershorit do u tregojmë shqiptarëve ku kanë shkuar pasuritë e tyre.

Pse akuzoni ministrin imami?Arben Imami si ministër mbrojtjeje nuk ka

bërë gjë tjetër veçse ka udhëhequr një proces grabitjeje kombëtare për interesa të pushtetit. Këtë do ta tregojmë me fakte, dokumente. Nuk do kalojë lehtë kjo histori.

Si do ta arrestoni, ky sistem gjyqësor që është sot do veprojë në bazë të inves-tigimit tuaj. do kalojë në gjykatat që ju i akuzuat.

Ne kemi rilindjen, nuk kemi investime dhe arrestime, që ka qenë slogani i një partie që është sot ne koalicionin qeverisës dhe nuk ar-restoi asnjë.

Si do i jepni fund situatës, me kapatila-zim apo shtetëzim?

Nuk është privatizimi problemi, por mënyra dhe arsyet, skema korruptive ku futet privati-zuesi dhe ai që fiton nga privatizimi pra kom-pania. Kompanitë që ikin janë ato që nuk kanë mundësi. Cdo aset apo aktivitet, ka nevojë për përgjigjie adekuate. Kurrë nuk do i privati-

zonim ato 4 HEC dhe mbasi ato rindërtohen i privatizon ato sjellin të ardhura në buxhet.

unë jam i mendimit që instrumentat për të ndryshuar situatën ekonomike janë ato përcaktojnë diferencën? të pyeta për monopolet, a ekzistojnë?

Unë po flas për nevojën që në të ndërtojmë shtet, troc ne nuk kemi shtetit, dhe rrugët e korrupsionit janë rrumpalla. Ky është dallimi mes një kapitalizmi barbar dhe funksional.

Për një vend që do të emergojë nga një nivel në tjetrin, gjeografia është i rëndë-sishëm. Rilindja kombëtare si të korrigjojë këtë mizori?

Unë nuk jam dakord pasi Koraja e Veriut dhe e Jugut kanë të njëjtën gjeografi, por janë dy botë të ndryshme. Shqipëria dhe Mali i Zi janë e njëjta gjeografi, por kur del nga Sh-qipëria shikon botë të ndryshme së paku në 1 aspekt, në dy anët e rrugëve ka gjelbërim dhe nga një vendbanim në tjetrin ka segmente, kur nuk ka asnjë tjetër përvec gjelbërimit.

Sapo folët për kaosin në rrugët e Sh-qipërisë, e njëjta gjë është dhe në breg-detet shqiptaret kur kryebashkiakët janë socialist?

Unë besoj se po të shohim godinat e vjetra të Himarës, të Dhërmiut të Durrësit apo dhe kullat e Malsisë janë vepra me shijë të hollë që janë bërë nga njerëz pa shkollë. Po të shohim shëmtitë që ngrihen sot në atë të rrugës së Shqipërisë janë fytyra estetike e kësaj politike dhe PD. Se ishte anarkia që silli kreu i PD, kur u bë president dhe e mbarti ne gjithë rrugën e vet që sot

Po bashkitë e PS ?Ne do marrim përsipër një plan të zhvillimit

të qëndrueshëm hapësinor të gjithë Repub-likës së Shqipërisë, që do të ndajë në mënyrë të qartë dhe të prerë se kush dhe ku do të bëjë gjithcka. Do kemi jo vetëm një plan urbanistik që këta na e morën ne, që dhe Bashkia e Tira-nës nuk e di cfarë është, por do kemi një plan të zhvillueshëm

instrumentat me cfarë do i bëni?Është pyetje që pas 4 vjetësh do i japim

përgjigje në fakte dhe jo në llafe.Zoti Rama unë personalisht besoj më

shumë tek instrumentet. Për të folur për instrumentet. Pyetja është, jeni për partnerët e mëdhenj botërorë? duhej një përbindësh si Bechtel që të hapte rrugën durrës-kukës. Për të bërë këto gjërat e mëdha transformuese, cili do të ishte partneri ndërkombëtar që do ftonit?

Biznesi ynë është goditur në një farë feje që po mbijeton në gjunjë. Shqiptarët nëse vendosen në kushtet për të bërë biznes, ndje-hen të lirë dhe respektohen, mund të bëjnë mrekullia dhe i kanë bërë në vende të tjera. Këtu njerëz të talentuar, të jashtëzakonshëm me ide dhe energji ose janë goditur dhe ma-sakruar ose janë thithur për tu bërë pjesë e klientelës së pushtetit. Bechtel është një kompani gjigante, por edhe në rastin e rrugës së kombit, që është vepra e vetme për të cilën unë mund ta vlerësoj pozitivisht qeverinë e Sali Berishës, u bë objekt i një skandali të pashoq korrupsioni. Nëse ne duam që në Sh-qipëri të vijnë investime të mëdha dhe të

kemi investitorë seriozë nuk mjafton ftesa e kryeministrit por duhet mjedisi i tillë që ti ga-rantojë këto investime. Nuk ka asnjë argument të provuar që nga taksa e sheshtë janë rritur in-vestimet. Ajo që i rrit investimet është në radhë të parë një territor që garanton trajtim të drejtë në treg. Në radhë të dytë është parashikuesh-mëria. Në këtë qeveri rregullat brenda sistemit fiskal kanë ndryshuar 67 herë në më pak se 8 vjet. Këto ndryshime janë katastrofë për një kompani që investon sepse nuk e di çfarë e pret pas 3 muajsh. Duhet të zgjidhim edhe çështjen e pronës.

investitorët duhet të vijnë apo jo, apo duhet të pastrojmë njëherë territorin pastaj të vijnë ata?

Unë po flas se si duhet ta shikojmë çështjen. Nga ana tjetër duhet të kualifikojmë krahun e punës.

Vizioni gjeopolitik i edi Ramës? të kemi dëgjuar radhë të flisni për gjeopolitikën? deklarata e Papas, si e komentoni?

Është krijesë shumë e ulët, por tu marrë me të.

është grupi parlamentar grek më i rëndë-sishëm?

Kjo tregon sa poshtë ka rënë një pjesë e zgjedhësve në Greqi ndoshta jo për fajin e tyre, por për verbërinë e shkaktuar nga kriza dhe shumë frustracione, por edhe mangësi, kohë pas-kohe.

kush është deklarata e tmerrshme që thotë Papas që keni bërë?

Nuk kam bërë asnjë deklaratë të tmerrshme, nesë është tmerruar është kompliment për mua.

06 E premte 8 shkurt 2013 •

« ekoNomi

ulet ritmi i kreditimit për biznesin

mungon likuiditeti, biznesi ivogël, kredi për shlyerje borxhesh

Bizneset e vogla gjith-një e më shumë gjenden në vështirësi financiare. Këtë fakt e dëshmon kërkesa në rritje pranë bankave të nivelit të dytë për të marrë kredi për kapital qarkullues. Këto shifra gjatë vitit 2012 janë rritur në kra-hasim me kredinë për investime. Kjo kërkesë është shtyrë nga mungesa e likuidetit në treg dhe ulja e kërkesës, e ardhur si rezultat i krizës ekonomike. “Bizneset prodhojnë dhe investojnë për të shitur. Nëse kanë kapacitete të pashfrytëzuara dhe kjo del që ka kapacitete të pashfrytëzuara, dmth niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve është i ulët, bizneset nuk kanë arsye të risin shumën e investimeve. Nëse ata perceptojnë një kërkesë të dobët, të brendshme, i bie që të mos bëjnë shumë investime. Në kushtet aktuale, kërkesa e brendshme është në nivele të ulëta, i bie që bizneset të mos shtojnë kapacitetet prodhuese. Fakti që ekonomia shqiptare është shitur nën potencial është një fakt i parë gjatë viteve të fundit, nga 2009 e këtej”, është shprehur për mediet, Arjan Ka-dare, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së BSH-së. Bankat aplikojnë kushte shtrënguese për kreditimin në valutë, por jo në lekë. Kredia në lekë u rrit me 18%, krahasur me vitin 2011, duke zënë 38% të totalit të kredisë dhe 62% në valutë.

Situata fiNaNCiaRe

Nënshkruhet dokumenti për mbrojtjen e publikut dhe fëmijëve nga rreziqet që sho-qëron aksesi në internet. Kodi i Sjelljes për “Përdorimin e Sigurt dhe të Përgjegjshëm të Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike” është një nismë e organizuar nga Ministria për Teknologjinë e Informacionit mbështetur nga operatorët e telekomunikacionit në vend. Drejtori i AMC, Dimitris Blatsi-os, vuri theksin tek vëmendja maksimale që i duhet dhënë çështjes së internetit të sigurt. “Kemi përgjegjësi prindërore dhe profesionale për ta bërë internetin një mjedis sa më të sigurt për fëmijët tanë. AMC, në kuadër të përgjegjësisë sociale të saj, i ka dhënë prej vitesh përparësi ndërgjegjësimit të qindra mijërave abonentëve të vet që përdorin internetin, lidhur me lundrimin e sigurt në botën e komunikimeve elektronike. Kompania AMC, si

BlAtsios: Përgjegjësi Prindërore Për internet të sigurt

interneti, finalizohet kodi i SjelljesNënshkruajnë AMC dhe operatorët e komunikimit

pjesë e grupit Deutsche Tel-ekom, është pjesë e Koalicionit TIK për Internetin e Sigurt për Fëmijët dhe të Rinjtë, i cili vepron në nivel evropian”, - u shpreh Blatsios. Sipas tij, AMC do të vazhdojë bashkëpun-imin me institucionet publike për informimin e abonentëve të saj, si një vlerë e shtuar e shërbimeve të kompanisë. Këtë javë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Internetit të

Sigurt, AMC ka lançuar projek-tin “Internet i sigurt”. Fushata e ndërgjegjësimit mbështetur nga “Linja Kombëtare e Këshil-limit për Fëmijët”, shtrihet në 60 shkolla të vendit dhe pro-movon përdorimin e sigurt të internetit, sidomos nga fëmi-jët. AMC do të vërë në dispo-zicion burimet njerëzore dhe teknike për nisma të tilla, nga të cilat përfitojnë fëmijët, të rinjtë dhe e gjithë shoqëria.

mete: ngA jAnAr 2009 – dhjetor 2012 Acr Prodhoi 762 440 ton krom

Gjoba pezull, shkak rimbursimi i tVSh-sëHaxhinasto: ACR shiti lejen koncensionare, METE s’është palë

Brikena dervishaj

Gjoba prej më shumë se 1 milion e gjysmë euro ndaj kompanisë ACR, e

cila zhvillonte aktivitetin në minierën e Bulqizës, ka mbetur pezull për shkak të mosrimbur-simit të TVSH-së. Kështu është përgjigjur ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ndaj aku-zave të bëra nga deputeti i Par-tisë Socialiste, Sajmir Tahiri, i cili nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi informacion ministrit Haxhinasto për kompaninë e re që shfrytëzon kromin në Bulqizë.

SqarimetNë një njoftim për shtyp,

kreu i METE i përgjigjet aku-zave të deputetit SAimir Tahiri, duke nënvizuar se mungesa e rimbursimit të TVSH ka mba-jtur të bllokuar likuidimin e detyrimeve të ndërsjellta ACR – METE dhe Ministria Financës – ACR. “Jemi në pritje të zgjid-hjes së këtij problem”, - thek-son Haxhinasto. Sipas minis-trit të Ekonomisë, transferimi i kuotave të ACR Holding s’ka sjellë ndryshimin e shoqërisë koncensionare, e cila vijon të funksionojë si më parë. “Trans-ferimi i Lejes Koncensionare në fjalë është një iniciativë dhe marrëveshje e iniciuar nga palët, për të cilat METE nuk është palë. Marrëveshja e Koncensionit, nuk përmban ndonjë dispozitë që të përcak-tojë procedura dhe detyrime të koncensionarit për të përf-shirë OSHA-në, (apo METE) në transaksionet e një kalimi të

mundshëm të të drejtave dhe detyrimeve të Marrëveshjes Konçesionare”, - thekson Hax-hinasto. Ministri i Ekonomisë informon se në 2012-ën, në sektorin minerar janë punësu-ar 10 000 persona më tepër.

DetyrimetShoqëria “Balfin” sh.p.k.,

sipas ministrit HAxhinasto duhet të plotësojë kushtet e investitorit të sektorit duke vazhduar operimin e aktiv-iteteve të Koncensionit në fjalë. Mësohet se sasia e min-eralit të kromit e prodhuar nga ACR për periudhën janar 2009 – dhjetor 2012 është 762 440 ton, ndërsa realizimi i investi-meve për këtë periudhë është në masën 7 944 659 USD.

“Nuk ka pasur investime për hapjen e pusit 9 të Minierës së Kromit Bulqizë. Mbetet detyrim për t’u realizuar nga investitori. Rezervat e min-eralit të kromit në Minierën e Bulqizës kanë qënë 3 027 273 ton, nga të cilat janë prodhuar (nxjerrë) 1 255 000 ton, gjatë periudhës së shfrytëzimit nga koncensionari. Aktualisht vlerësohen 1 772 273 ton rezervat e mineralit të kromit të mbetura”, - thekson minsi-tri. Sasia e rezervave të min-eralit të kromit të mbetura pa u shfrytezuar mbi nivelin 14 të thellësisë së Minierës së Kromit Bulqizë është relativ-isht e vogël pasi prodhimi i 10 viteve të fundit është siguru-ar në pjesën më të madhe nga

shfrytëzimi i atyre rezervave.

Përgjigja Sipas Haxhinastos, përgjigja

e letrës për zotin Tahiri ka ardhur “në të njëjtën rrugë që zgjodhët ju, si nëpërmjet medies, ashtu edhe nëpërmjet postës zyrtare”. Ministri përfitoi nga rasti të in-formonte se sektori minerar ka patur në 2012 një rritje të prodhimit prej 13 për qind. “Në vigjilje të fushatës elektorale që po afron, gjejmë rastin të sug-jerojmë, që debati të fokusohet në ballafaqimin e programeve apo qëndrimeve politike dhe jo në politizimin apo manipulimin e panevojshëm të çështjeve me karakter të pastër ligjor apo teknik, siç keni zgjedhur të bëni”, - nënvizoi minsitri.

Nënkryetari i Grupit të deputetëve të PS-së, Sajmir Tahiri, i kërkoi informacion ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, nëpërmjet një letre të hapur më datë 5 shkurt 2013 për kompaninë e re që ka marrë në administrim minierën e kromit të Bulqizës, nëse i përm-bush apo jo kushtet dhe nëse gjoba prej 1.639.163 eurosh është paguar nga kompania ACR që operonte më parë në minierë.

letR

a

“ACR iku pa i shlyer kurrë këto gjoba, duke marrë vetëm fitimin kolosal, duke mos kryer investimet e po kështu, duke mos paguar as gjobat. Fati i kompanive që marrin në shfrytëzim kromin e Bulqizës është i njëjtë z. Ministër. Kështu ka bërë Darfo, kështu kanë bërë dhe të tjerat. Të gjitha këto kompani vijnë, shfrytëzojnë mineralin, fitojnë miliarda, nuk bëjnë investime, nuk paguajnë gjoba e krisin e ikin”, thotë në letër deputeti Tahiri.

dek

laR

ata

Pronësia intelektuale

administratadoganore djegprodukte false

Bllokohen dhe më pas asgjësohen rreth 2 200 palë atlete të falsifi-kuara, të markave më të njohura ndërkombëtare nga administrata dog-anore e Tiranës. Arbër Habili, specialist në Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale, në Drejtorinë e Përgjith-shme të Doganave është shprehur dje për mediet se në doganat shqiptare ka pasur dhe katër raste të tjera të bllokimit dhe asgjësimit të mallrave të ndryshme, që vijnë nga Kina me destinacion tregun tonë për shkak se këto produkte cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithësesi, megjithëse shumë prej fir-mave të njohura nuk kanë përfaqësues-importues ekskluziv në vendin tonë, përsëri në tregun shqiptar gjenden me shumicë mallra, kryesisht veshje, që tregtohen nën emrin e tyre. Habili bëri me dije se doganat nuk mund të veprojnë për mbrojtjen e produktit autentik, nëse subjektet që e tregto-jnë atë nuk paraqesin kërkesën për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

dollapi në durrës

energji elektrikepa kufizimepas dy muajsh

Pas dy muajsh, askush nuk do të mbetet pa energji elektrike. Premtimi është bërë nga admin-istrator shtetëror i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dol-lapi gjatë prezantimit të Neritan Golen në krye të CEZ për këtë qark. Dollapi duke prezantuar kreun e ri të Durrësit theksoi se pri-oriteti i punës së këtij të fundit, është përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve. Duke e cilësuar si një kon-tratë me qytetarët, Dollapi u ka kërkuar punonjësve të CEZ-it të rikthejnë besimin tek klientët, duke shmangur mbifaturimet. Ai tha se nuk do të toleronte askënd që abu-zon me qytetarin dhe e keqtrajton atë, në çfarëdo lloj forme. Kompania e furnizimit me energji ele-ktrike ka kaluar prej fundit të dhjetorit nën adminis-trimin shtetëror për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale dhe abuzimeve të shumta në dëm të konsumatorit. Vetëm gjatë këtij muaji, ankesat e qytetarëve për cilësi të dobët shërbimi dhe dëm të shkaktuar ndaj pajisjeve elektroshtë-piake janë trefishuar.

mBRojtja

07• E premte 8 shkurt 2013

»ekoNomi

Akti Normativ i datës 6 shkurt 2013 i Këshillit të Ministrave përcak-ton se për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti

aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar. Pajisja me leje përdorimi për strukturat e përcaktuara bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues të dokumentacionit sipas projektit të zbatuar. Objektet do t’i

nënshtrohen kolaudimit tekniko-ekonomik, në përputhje me ligjin përkatës. Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje

përdorimi sipas aktit normativ të qeverisë të dy para dy ditëve bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor.

Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas aktit norma-tiv të qeverisë është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të

përgjithshme vendore të njësive të qeverisjes vendore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, të ndryshuar. Për sipërfaqet dhe volumet shtesë të ndërtuara, subjekti aplikon sipas përcaktimeve të nenit 83, të ligjit të ligjit nr.10119, datë

23.4.2009, të ndryshuar. Pajisja me leje përdorimi për shtesat bëhet pas dorëzimit nga ana e subjektit ndërtues/investitorit të

dokumentacionit sipas projektit të zbatuar. Strukturat do t’i nënsh-trohen kolaudimit tekniko – ekonomik, në përputhje me ligjin përkatës.

fundi i 2013, mundësiA e vetme Për ligjërimin e oBjekteve informAle në vend

legalizimet, si paguhet me letra me vlerë Me bono paguhet deri në 70% të vlerës së parcelës jashtë vijave të verdha

Brikena dervishaj

të gjithë ata persona, që nuk plotësojnë të gjitha hapat e procesit për të

marrë lejen e legalizimit bren-da 2013-ës, nuk do të kenë më mundësi për të ligjëruar ndër-timet e tyre. Kjo sepse nuk do të ketë më shtyrje afatesh. Qeveria ka marrë një vendim lidhur me pagesën që kryhet pas daljes sw njoftimit për shlyerjen e faturës financiare, e cila bëhet edhe nëpërmjet letrave me vlerë. Ekspertët e AL-UIZNI-t theksojnë se procesi po ecën me ritme shumë të shpejta, ndërsa pritet edhe një vendim-marrje lidhur me objektet pa leje që nuk janë deklaruar si të tilla për shkaqe objektive.

Pagesa me bono Personat që duhet të bëjnë

pagesën mund të përfitojnë nga vendimi për të paguar me bono një pjesë të vlerës. Kjo pagesë e bërë pranë bankave vërtetohet me mandatin për-katës pranë zyrave të ALUIZ-NI-t. Edhe ata që e kanë bërë më parë pagesën mund të përfitojnë duke paraqitur një kërkesë për rimbursim në të holla në këmbim të pagesës nëpërmjet bonove të privatizi-mit. Procesi i rimbursimit zgjat vetëm 15 ditë nga dorëzimi i faturës financiare pranë AL-UIZNI-t. Qytetarët që plotëso-jnë kriteret për të përfituar rimbursimin e pagesës së le-galizimit të objektit informal do të njoftohen me shkrim nga drejtoritë e ALUIZNI-t në qarqe, për hapjen e llogarive bankare dhe vlerën monetare për të cilën përfitojnë rimbur-sim. Kurse vetë personat që përfitojnë janë të detyruar të bëjnë pagesën me bono privatizimi të vlerës së rim-bursueshme dhe të dorëzojnë pranë drejtorive të ALUIZNI-t në qarqe dokumentacionin fi-nanciar që vërteton kryerjen e kësaj pagese brenda 10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit me shkrim. Sipas vendimit, moskryerja e pagesës me bono privatizimi, brenda afatit të përcaktuar prej 10 ditësh, sjell humbjen e të drejtës së rimbursimit të shumës respek-tive në para. Çdo pronar i ndër-timit pa leje do të rimbursohet duke paguar me bono privati-zimi deri në 70% të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vi-

Agjencia e Legalizimeve është duke vijuar publikimin e listave me emrat e perso-nave që pajisen me leje legalizimesh. ALUIZNI është duke përpunuar dhe dhënë mesatarisht 2250 leje legalizimi në javë, pra 10 000 leje legalizimi në muaj. Dy ditë më parë u bënë publike emrat e 2 300 vetëdeklaruesve të objekteve informale, dosjet e të cilëve u është përgatitur dokumentacioni tekniko-ligjor dhe janë bërë gati lejet e legalizimit.

liSt

at

“Me këtë ritëm të fituar, të cilin shpreso-jmë dhe kemi bindjen se do e intensi-fikojmë, çdo ndërtues informal duhet të jetë i qetë dhe i sigurt se shumë shpejt do të jetë radha e tij për të parë emrin në gazetë dhe për të marrë lajmërimin e legalizimit të pronës së tij; do të jetë kjo mënyra e vetme dhe më e drejta e transparentja e komunikimit midis nesh”, – është shprehur për mediet drejtori i ALUIZNI-t, Ardian Kollozi.

dek

laR

ata

Ndërtuesit pro vendimit të qeverisëpër lejet e shtesave

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi, ka vlerësuar si pozitiv vendimin e marrë nga qeveria dy ditë më parë për legalizimin e shtesave të pallateve. Sipas Muçit, përfitimet e këtij komuniteti nga vendimi i fundit i qeverisë janë të mëdha dhe vetëm në qytetin e Tiranës janë evidentuar paraprakisht rreth 600 shtesa pal-latesh. Afati i aplikimit për t’u pajisur me leje përdorimi, sipas këtij akti normativ të miratuar është deri në 12 muaj pas miratimit të planeve të përgjithshme vendore të njësive të

qeverisjes vendore. Sipas vendimit, të gjitha ndërtimet, shtesat e pallateve, që janë ngritur pas nisjes së procesit të legalizimit, do të pajisen më leje përdorimi.Vlera monetare e ndërtimeve mund të arrijë në disa miliardë lekë, por fatura do të përcaktohet pas eviden-timit të shtesave nga njësitë e qever-isjes vendore. Akti Normativ i qeverisë parashikon pajisjen me leje përdorimi të strukturave të ndërtuara me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit para fillimit me efekte të plota të ligjit “Për planifikimin e territorit”.

jave të verdha, për sipërfaqet 100 metër katror deri në 500 metër katror. Referuar ligjit, çdo pronar i ndërtimit pa leje për pronë nga 100–300 metër katror, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 70 për qind të vlerës së parcelës ndër-timore informale brenda vijave të verdha.

Mbyllja e procesit Poseduesit e objekteve in-

formale duhet të paraqiten me lejen e legalizimit te noteri, ku

duhet të paguhen në varësi të objektit dy tarifa, njëra 60 mijë lekë, e cilësuar si tarifa e printimit të lejes së legalizimit dhe tjera 40 mijë lekë, tarifa e shërbimit për legalizimin e ob-jekteve informale në ndërtime me leje është për çdo kat të objektit pa leje. Këto dy tarifa shërbimi për legalizimin e ob-jekteve pa leje dhe shtesave në pallatet ekzistuese, pa-guhen vetëm nga subjektet që përfitojnë legalizimin e kë-tyre objekteve dhe shtesave të

ndërtuara pa leje dhe duhet të shlyhen brenda 10 ditësh nga data e njoftimit në gazetë. Ligji i legalizimeve ka hyrë në fuqi rreth 6 vite më parë. Gjatë një jave legalizohen më shumë se 2000 objekte. Përgjatë këtij procesi 6-vjeçar janë kompensuar 4577 pronarë për tokën që ishte pjesë e procesit të legalizimit, ndërsa në total janë 643 mijë metra katrorë përfituese të këtij pro-cesi, duke pasur një finale mbi 44 mijë leje të dhëna.

sigurohet strukturë e fortë bilanci

Përfundon transferimi i kapitalittë emporiki Bank te alpha Bank

Përfundon transferimi i kapitalit aksionar të Emporiki Bank te Alpha Bank. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se kapitali prej 8.2 miliardë eurosh para avancës nga FHSF dhe para shumës prej 3 miliardësh të injektuar si kapital prej Credit Agricole dhe 9 miliardë euro provizione sigurojnë një strukturë të fortë bilanci. I gjithë kapitali i Credit Agricole në Emporiki Bank është transferuar në Alpha Bank pas marrëveshjes së blerjes së 16 tetor 2012, si dhe pas miratimeve nga bankat qendrore greke dhe qipriote e nga autoritetet e konkurrencës. “Alpha Bank udhëheq rrugën drejt konsolidimit të sektorit financiar grek nëpërm-jet kombinimit të dy institucioneve financiare, me një histori të gjatë në vend. Ndërkohë që Greqia vazhdon zbatimin e reformave strukturore të saj, dhe duken shenjat e para të ndryshimit të klimës ekonomike negative që ishte krijuar, grupi i zgjeruar do të synojë të kontribuojë më tej në rifillimin e veprimtarisë ekonomike, si edhe në rikthimin në vend të një sektori të shëndetshëm bankar”, - deklaroi kryetari i Bordit të Drejtorëve të Alpha Bank, Yannis S. Costopoulos. Credit Agricole ka përfunduar shtesën e kapitalit në Emporiki Bank në një shumë të përgjithshme prej 2.9 miliardë euro dhe ka të blerë një obligacion të Alpha Bank me një shumë prej 150 milionë eurosh obligacion ky i kon-vertueshëm në aksione të saj. “Alpha Bank ka blerë një bankë plotësisht të kapitalizuar me provizione të larta për portofolin e saj të huave. Marrja e kontrollit të plotë operacional do të na lejojë të vazhdojmë shpejt me optimizimin e planifikuar të rrjetit të degëve, e të njësive të biznesit, si edhe me konsoli-dimin e funksioneve të centralizuara, të cilat së bashku do të sigurojnë ekonomi të konsiderueshme shkalle”, - deklaroi Drej-tori i Përgjithshëm i Alpha Bank, Demetrios P. Mantzounis.

08 E premte 8 shkurt 2013 •

« Politikë

detyrAt dhe ndryshimet që PArAshikon Projektligji

administrata gjyqësore, roli i ri i ministrit, kryetarit dhe kancelarit

Në projektligjin e ri “Për administratën gjyqësore” parashikohet që kancelari i gjykatës është nëpunësi më i lartë i kësaj administrate. Ligji ka objekt të rregullimin, organizimin, funksionimin dhe i statusin, duke përcak-tuar strukturën organizative, kompetencat funksionale etj. Zyra e gjykatës përbëhet nga kryesekretarët gjyqësorë, sek-retarët gjyqësorë dhe nëpu-nësit gjyqësorë. Nëpunësit e zyrës së gjykatës sigurojnë në fushën organizative dhe funksionale, për të cilën janë përgjegjës, respektimin e plotë të urdhrave dhe rregul-lave të nxjerra nga kancelari. Sipas nevojave, brenda zyrës administrative krijohet sektori përgjegjës për financat me varësi të drejtpërdrejtë nga kryetari i gjykatës, ai i mar-rëdhënieve me publikun dhe medien, i arkivit, i teknolog-jisë së informacionit etj. Për politikat e përgjithshme min-istri i Drejtësisë miraton dhe ndjek zbatimin e politikave për administratën gjyqësore, miraton kriteret dhe ndjek zbatimin e projekteve, për-cakton me urdhër strukturën dhe organikën e adminis-

tratës gjyqësore etj. Ndërsa kryetari i gjykatës kontrollon zbatimin nga zyra e gjykatës të veprimeve e të vendimeve të marra nga gjykatat. Kur një gjyqtar ankohet, kryetari urd-hëron kancelarin që veprimet apo vendimet të respektohen

menjëherë, vendos marrjen e masave disiplinore ndaj ad-ministratës gjyqësore bazuar në propozimin e kancelarit etj. Kancelari mbikëqyr adminis-tratën gjyqësore, është eprori i drejtpërdrejtë i nëpunësit civil gjyqësor etj.

kaNCelaRiKancelari i gjykatës emërohet dhe shkarkohet nga ministri i Drejtë-sisë. Procesi i emërimit dhe i shkarkimit të kancelarit bazohet në parimet e transparencës, meritës dhe aftësive profesionale. Rreg-ulla më të hollësishme për procesin e emërimit dhe shkarkimit të kancelarit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kancelari i gjykatës nuk është anëtar i shërbimit civil gjyqësor. Kancelari përfiton pagë dhe leje të pagueshme vjetore të njëjtë me atë të gjyqtarit të gjykatës përkatëse ku ushtron funksione.

ervin koçi

Në një dalje për mediet Kryeministri deklaroi se qeveria vendos të heqë

TVSH-në për të gjitha makiner-itë e importuara për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. “Informoj fermerët se qeveria javën që vjen me një vendim të saj do të heqë TVSH-në për çdo lloj vegle, pajisje, makin-erie që kanë destinacion bu-jqësinë, blegtorinë apo bizne-sin e përpunimit ushqimor. Është një listë e gjatë prej rreth 110 artikujsh, makineri që për-doren në të gjithë spektrin e bujqësisë, blegtorisë që do të importohen pa TVSH. Qeveria do të ndërmarrë nismën ligjore dhe do të dërgojë në Kuvend heqjen e TVSH-së për të gjitha llojet e kimikateve, të plehrave kimike, substancave të ndryshme, fida-nët, farërat që importohen për qëllime të zhvillimit të bujqësisë, pemëtarisë, blegtorisë dhe të gjithë sektorëve të kësaj fushe”, - u shpreh Berisha. Gjatë kon-ferencës Kryeministri u pyet se kjo nismë ishte e publikuar edhe nga opozita në premtimet e saj elektorale. Lidhur me pyetjen shefi i ekzekutivit u shpreh se kjo ka qenë gjithmonë nismë e qeverisë dhe se deklaratat

e opozitës lidhen vetëm me përfitimet e saj financiare. “Opozita ka vetëm një propo-zim se si të vjedhë naftën për bujqësinë. Ata e kanë mendjen te nafta. Ata e kanë mendjen si të futin tollonin e naftës për t’u pasuruar me të. ‘Unë, - thotë ai, - do të fus akcizën për naftën, në mënyrë që ta marrë Caci’. E har-ruat ju Cacllonin?! Sa u fut tol-loni, u krijua Caclloni”, - tha Kry-eministri. Krahas kësaj Berisha

theksoi edhe përfitimet që u vijnë fermerëve nga kjo nismë e qeverisë, që ai tha se është ndihma më e madhe që u është dhënë gjatë këtyre 20 vjetve. “Kjo masë përbën mbështetjen më të fuqishme që fermeri sh-qiptar ka marrë nga qeveria në rrafshin fiskal gjatë këtyre 20 vjetve, që synon hapësira të

reja për krijimin, konsolidimin e bizneseve të vogla bujqësore, blegtorale, frutikulturë apo të tjera në fshat, krijimin e mjedisit të favorshëm dhe inkurajimin e çdo fermeri për një ambicie më të madhe për zhvillimin e kon-solidimin e fermës së tij, rritjen e prodhimit e përpunimin e tij”, - theksoi ai.

komenti i kryeministrit, nismA më e mAdhe Për fermerët në 20 vjet

qeveria heq tVSh-në për makineritë bujqësoreBerisha: Nuk kopjojmë opozitën, ata e kanë mendjen te nafta

deklaRata

Berisha: Nuk komentoi vendimet e gjykatës

Gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme Kryeministri Berisha nuk dha asnjë koment lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për ngjarjet e 21 janarit. Berisha e konsideroi këtë si diçka jashtë kompetencave të tij, pasi nuk mund të ndërhyj në çështjen e gjykatave. “Sot jam këtu për një tjetër çështje. Sot dhe asnjëherë tjetër nuk do të më gjeni mua të komentoj vendime gjykatash. Ky është qëndrimi im i prerë. Ky është një vend që ka sistemin e drejtësisë, sistemin e akuzës. As edhe një koment, zotërinj, nëse keni pyetje për çështjen që jam sot para jush”, - u shpreh Berisha. Pas vendimit të gjykatës për lirimin nga akuzat të 3 të pandehurve që akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve 2 vjet më parë më 21 janar, të afërm të viktimave deklaruan se nuk do të reshtin kurrë së kërkuari drejtësi.

Ps kërkon informacion

Gjonçaj: afatet e teknologjisë drejt fundit

Kalimi i afatit për tender-imin e kompanive që do të eksperimentojnë teknologjinë në zgjedhjet e ardhshme, ka qenë shqetësimi i përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Genc Gjonçaj kërkoj shpjegime nga kryetarja e KQZ-së lidhur me këtë procedure, afati i të cilës, sipas tij, ka përfunduar më datën 31 janar. “Akoma jemi në një padijeni se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që KQZ-ja ka miratuar afatet, të cilat i çonin të dyja këto procedura maksimalisht deri më datën 31 janar”, - u shpreh Gjonçaj. Ndërsa kryetarja Lleshi deklaroi: “Ato çfarë kanë qenë për t’u bërë zyrtare ne e kemi bërë. Kemi nxjerrë në konfer-encë për shtyp zëdhënësen tonë, që ka bërë deklaratat në lidhje me dy projektet. Jemi akoma deri tek ai proces”. Ndërkaq në një prononcim për mediet pas përfundimit të mbledhjes Gjonçaj u shpreh se kjo çështje rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve. Në mbledhjen e radhës së KQZ-së u miratua vendimi për monitorimin e medieve gjatë fushatës.

kqZ

Zhvillim ankandi me date 10.03.2013 ora 10:00 per dhenien me qera toke bujqesore prone shteterore me afat nje vjeçar prane Zyrave te DRB Elbasan.

Dhenia me qera e tokes behet perputhur ligjit Nr. 8318 dt 01.04.1998, Urdherit te Kryemi-nistrit Nr. 287 dt 20.12.2006 Udhezimit te Nr. 3 dt 28.12.1998 te Keshillit te Ministrave.Sipas pasqyrës së mëposhtme:

Çdo person fizik ose juridik, të interesuar për marrje toke shtetërore me qera me afat një vjeçar dhe mbjellje kulturash me cikël biologjik një vjeçar të paraqiten prane DRB Elbasan, ne datën dhe orën e njoftuar pranë Komisionit të Ankandit me këto dokumenta:

1- Kërkesë me shkrim për marrje me qëra tokë shtetërore me afat një vjeçar.2- Garanci bankarë (apo mandat pagese) me origjinalin që vërteton ngurtësimin 20% të

vlerës totale të parceles së kërkuar si më lart.Ngurtësimi bëhet pranë Bankës Kombëtare të çdo rrethi për llogari të DRB Elbasan.3- Kërkusi për marrje toke me qera duhet të paraqesë para Komisionit të Ankandit doku-

ment identifikimi (kartë identiteti).Pjesëmarrsi në ankand i cili shpallet fitues tërhiqet nga ankandi nuk i kthehet grancia

bankare prej 20% e vlerës fillestare të ankandit.Në këtë rast fituesi shpallët ofërta e çmuar si e dyta.Të gjithë personat e interesuar të paraqiten pranë DRB Elbasan për tërheqjen e dokumen-

tave të ankandit.Drejtoria e Bujqësisë Elbasan

Drejtori Shkëlqim elezi

republika e ShqipëriSëMinistria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatoritDrejtoria rajonale e bujqësisë elbasan

lajmërim

Nr Zona kadastrale Vendi Sip. ha Zhvillimi i ankandit Vendi ora dhe data 1 2281 Cerrik 124.12 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 2 3856 Xherie-Shales 81.15 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 3 2150 Kodras-Shales 19.34 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

4 3862 Xibrake-Shales 75.88 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 5 2511 Lugaj-Paper 173.97 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 6 1367 Cepe-Belesh 7.287 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 7 1581 Dushk-Belesh 132.76 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 8 1531 Dragot-Kajan 90.47 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 9 1930 Hardhi e Bute-Fierze 52.30 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 10 1616 Fierze-Fierze 108.77 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan 11 2237 Kosove-fierze 264.28 Ora 1000 dt 10.03.2013 salla DRB Elbasan

09• E premte 8 shkurt 2013

»aktualitet

lediA lleshi

elBaSaN- Sipas statis-tikave të spitalit obstetrik-gjinekologjik, në Elbasan është rritur numri i aborteve gjatë vitit 2012. Kështu gjatë vi-tit të kaluar numërohen 133 raste abortimi me rreth 30 më shumë se viti 2011. Sipas statistikave, grupmoshat që kanë kërkuar më shumë të abortojnë janë femrat nga mosha 25-35 vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat mi-norene, të cilat për shkaqe të ndryshme sociale detyrohen të ndërmarrin ndërprerjen e jetës për fëmijët e tyre.

AbortetShefi i pavijonit të këtij

spitali, Resmi Balla, pohoi se gjatë vitit 2012, 61 raste janë aborte spontane, ndërsa 72 janë kryer me ndërhyrje sipas dëshirës së prindërve. Balla theksoi se aborti është tepër i rrezikshëm për shëndetin e nënës dhe sidomos për ato që lindin për herë të parë. Ndër-kohë ai nuk përjashtoi raste të abortit selektiv. “Ne i këshillo-jmë prindërit e rinj, por edhe ata që kanë shumë fëmijë t’i drejtohen qendrave të plani-fikimit familjar. Ka mënyra për të ndalur shtatzënitë e padëshiruara. Kështu ekzis-tojnë mjekimet e nevojshme dhe metodat për ata që kanë shumë fëmijë siç është ndër-prerja e rrugëve për të arritur në shtatzëni”. Por vetëm në spitalin shtetëror janë regjis-truar 30 aborte më shumë.

në fillim u dyshua për një 16-vjeçar

Gjendet i vdekur në kanal 60-vjeçari, endej rrugëve

fuShe-kRuje- Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në një kanal në fshatin Luz të Fushë Krujës. Burime zyrtare nga policia thanë se nuk bëhet fjalë për një adoleshent siç u raportua në fillim, por për 60-vjeçarin Tod Preng Deda, me banim në lagjen 15, në Spitallë të Durrësit. Trupi i të ndjerit u gjet rreth mesditës 12.00 në afërsi të një kanali pranë rrugës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe pse paraprakisht thuhet se viktima ishte endacak dhe se mund të kishte dy tre ditë i mbytur në kanal.

Probleme dhe në malësinë e madhe

Reshje të dendura dëbore, bllokohen disa fshatra në Gramsh

GRamSh- Reshjet e borës në rrethin e Gramshit, vështirësojnë qarkullimin e mjeteve. Dje, reshjet kanë izoluar disa fshatra të komunave të thella. Raportohet se të bllokuara janë 4 fshatra të komunës Skënderbegas, 2 fshatra të komunës Tunje, si dhe tre fshatra të komu-nës Kushovë. Trashësia e borës në këto zona arrin deri në 50 cm. Probleme ka edhe në aksin Gramsh –Kukur, ku për shkak të rrëshqitjes së dherave rruga është e pakalueshme për mjetet e tonazhit të rëndë. Situata e vështirë konfirmohet nga krerët e këtyre komunave, ndërkohë që probleme ka edhe në Porocan, për shkak të prurjeve të lumit Holtë. Probleme nga reshjet e borës gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në Malësinë e Madhe.

shumë punë me të rinjtë dhe të lëkundurit

lSi organizohet për thithjen e votave nga elektorati beratas

BeRat – Në vijim të takimeve që krerët e Lëvizjes Social-iste për Integrim të Beratit po bëjnë në këtë fillim pune për fushatën zgjed-hore në mesditën e djeshme kanë bërë ndalesën e radhës në tre zona të këtij rrethi, si dhe kanë kryer disa takime me grupet e LRI-s e LGI- s. Gledion Rehovica, anëtari i komitetit drejtues të Lëvizjes Socialiste të Integrimit, në mbasditen e djeshme ka zhvilluar disa takime me anëtarët e simpatizantët e komunave Velabisht, Otllak e Cukalat. Po gjatë ditës së djeshme Rehovica ka bërë disa takime edhe me grupet e LRI-së e LGI-së në lagjet e qytetit. Kryesisht në takime është folur për mbarëvajtjen e punës në bazë me anëtarët e simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Është koha për të folur pa rezerva dhe me një organizim jo vetëm të strukturave që ne në çdo takim i mëshojmë fort këtij fakti, por më shumë punë duhet bërë me bazën me elektorati që nuk është i angazhuar shumë në politikë, si dhe me simpatizantët e LSI-së. Baza ka vetëm një qëllim ajo do të dijë më shumë për programin politike, pra çfarë do të bëjmë ne për atë grup shoqëror pas marrjes të pushtetit, kjo është thembra e Akilit për të marrë sa më shumë vota. Puna është se shumë prej votuesve nuk janë të mirënjohur për statutin dhe drejtimin e programin politike të kësaj force politike, ndaj më shumë punë na del të gjithëve pasi në bazë duhet të punojm së bashku të pandarë. Pra, puna nuk duhet përqendruar vetëm në forcimin e strukturave që në fakt është njëra anë e medaljes, por dhe në afrimin e të rinjve ka pohuar në takimin me të rinjtë e LRI-s në takimet e 48 orëve më parë anëtari komitetit drejtues Gledjon Rehovica, në komunën Velabishtë, Otllak dhe në Cukalat. Unë dua të theksoj është shprehur në takim Rehovica se puna në grup dhe sqaruese më gratë e paangazhuara në politikë në lagjet e qyteteve dhe në fshatrat është dominuese, afrimi i tyre në këto struktura është bazë për fitoren e LSI-së në qershorin e ardhshëm. Puna me bazën duhet shpeshtuar dhe në vijim të këtyre tre mua-jve e deri në qershor puna duhet konsoliduar me projekte të veçantë për afrimin e të rinjve pranë LRI-s, afrimin e LGI-s dhe të simpatizantëve të të gjitha grupeve moshave që kanë të drejtën e votës duhet të jenë të mirënjohur me programin tonë politikë e atë elektoral, me programin ekonomik e social që do të vazhdojmë të praktikojmë pas zgjedhjeve të 23 qershorit të ardhshëm. S. G

BeRat – Kryetari i Këshil-lit të Qarkut në paraditen e djeshme në ambientet e këtij këshilli ka zhvilluar ceremoni-në e dhënies të një “Certifikate Mirënjohjeje”, akorduar Presi-dentin e C.I.C.A.L di Brindizi z.Franco Bruno. Me motiva-cionin “Për kontributin që ka dhënë Franco Bruno në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë midis rajonit të Be-ratit dhe atij të Brindisit, më e dukshme kjo në koncerte kul-turore e bashkëpunime midis shkollave të këtyre rajoneve”. Duke përshëndetur të pran-ishmit kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrit Sinaj, vlerësoi kontributin e Franco Bruno në forcimin e marrëdhënieve kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë midis rajonit të Be-ratit dhe Brindisit. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse e duke u

Presidenti i ciciAl cittA di Brindizi kontriBut në fushën kulturore mes qyteteve

Berati, certifikatë mirënjohjeje franko Brunos“Vlerësim i veçantë për nderimin, marrëdhëniet do të intensifikohen”

ndalur tek kontributi i veçantë i Franco Bruno, Sinaj tha se ai ka qenë i dukshëm për vite me radhë në mjaft aktivitete si koncerte, bashkëpunime midis shkollave. Në fund të fjalës së tij, Sinaj ka njohur të pranishmit me përmbajtjen e Certifikatës së Mirënjohjes me të cilën Këshilli i Qarkut

ka vlerësuar z.Franco Bruno. Presidentin e C.I.C.A.L di Brindizi Franco Bruno tha në fjalën e tij për të pranish-mit: “Shpreh kënaqësinë për këtë vlerësim e veçantë të Këshillit të Qarkut Berat që më akordoi këtë “Certifikatë Mirënjohjeje”, ndërsa do të jem i gatshëm dhe i vendosur

që marrëdhëniet kulturore mes Italisë e Shqipërisë të njohin raporte të reja zhvil-limi. Më pas Presidenti Bruno tha se “Dhënia e çmimit dhe prezenca juaj-iu drejtua ai të pranishmëve- është për mua sikur të kem fituar univer-sin dhe këtë vlerësim e shoh të pasqyruar tek gjithsecili”. Publikimi i parë i Brunos vjen në veprën “Puglia –Albania”, në maj të vitit 1992. Më pas vijnë në radhë veprat tjera si “Shija e bukës”, “Monografia e Andri Lekës” , “Adriatik-Puglia –Albania”, “Poezi nga Adriatiku”, “Monografia e tenorit Josif Gji-pali”, revista me ilustrime nga Shqipëria në vite, “Udhëtim historik i dy popujve deri në fund të viteve ‘900” ,” Popujt takohen”, “Puglia-Shqipëri” etj. Për kontributin e veçantë në afrimet kulturore Franco Bru-no është vlerësuar me mjaft tituj nderi nga disa qytete të Shqipërisë. S. Gozhina

vetëm në sPitAlin shtetëror 30 rAste më tePër, mjekët: kA ABorte selektiv

Rritet çdo vit numri i aborteve, 72 raste me kërkesë të prindërve

Një pjesë e madhe e grave i drejtohen klinikave private për të kryer abort kështu që statistikat nuk mund të kon-siderohen gjithëpërfshirëse. “Për vitin 2012 kemi regjis-truar 30 aborte më shumë. Kjo është një shifër që konfirmon rritjen e kërkesave për abort duke mos llogaritur këtu klini-kat private”. Mjekët e spitalit të Elbasanin deklarojnë se

në pjesën më të madhe ata nuk ia tregojnë seksin fëmijës dhe nuk i nxisin që prindërit ta mësojnë sidomos kur kanë shumë vajza. Kjo është mënyra për të mos ndihmuar abortin selektiv, pasi nëse prindërit duan djalë atëherë në pjesën më të madhe vendosin të abor-tojnë një vajzë.

Spitali obstetrik gjine-kologjik i Elbasanit në shërbim

të banorëve të të gjithë qarkut është në gjendje të mjeruar sa i përket ambienteve, por edhe pajisjeve. Në pritje të spi-talit të ri, nënat dhe personeli mjekësor dhe sidomos bebet e vogla kalojnë ditët e para të jetës në kushte aspak të favor-shme në këtë godinë të amor-tizuar dhe pa shumë mundësi reale për higjienë kundër infek-sioneve spitalore.

10 E premte 8 shkurt 2013 •

« opinion

Veç të tjerash po flitet për një pol të tretë në politikë, i ndërtuar nga FRD-ja, LSI-ja, PBDNJ-ja (AKZ, PBDNJ?) dhe ndonjë forcë tjetër ende e pabërë publike. Nuk dimë se sa do të ngjizet ky koalicion, por le ta marrim për një çast të mirëqenë dhe të përpiqemi të bëjmë një ana-lizë të efikasitetit dhe risive që mund të sjellë.

Në të vërtetë, ka kohë që ndihet nevoja e një përmbysjeje politike të fuqishme, ndryshimi i tablosë, heqja e monopolit të dy forcave të mëdha, shpalosja e një alterna-tive të re më të besueshme dhe shpresëdhënëse. “Poli i Lirisë” në zgjedhjet e kaluara parlamentare u projektua si i tillë për të qenë pikë referimi për individë, grupe, shtresa të papërfaqësu-ara, por në finale nuk ia arriti qëllimit. Përveç faktit të vjedhjes së votës nga PD-ja, siç u pretendua dhe u publikua më pas edhe nga mediet, gjë që vazhdoi me disa seanca gjyqësore shterpë, “Poli” nuk arriti që në fillim të krijonte imazhin e një grupimi të ri, i cili vlente për t’u provuar dhe të merrej seriozisht nga elek-torati. Arsyeja ishte e thjeshtë: bashkimi i forcave periferike me individë, liderë të sprovuar, që më së shumti kishin qenë pjesë e ekzekutivit ndër vite, të fraksionuar kryesisht nga struktu-rat e PD-së, nuk mund të ngjallte shpresë, pritshmëri të mad-he. Zgjerimi i spektrit nga të përndjekurit, pronarët e tokave, demokristianët e Ndokës apo me strukturat e Ngjelës dhe Dashamir Shehit ishte kallp dhe aspak motivues. Këtij grupimi veç të tjerash i mungonte një lider karizmatik, që mund të su-peronte gjithë dyshimet dhe të bëhej pikëmbështetja, garancia e një sipërmarrjeje serioze. Futja në skemë e Aleksandër Mek-sit, në vend që të shërbente si aliazh i fortë, i trazoi më shumë ujërat e turbullta, për faktin se ai shihej si kryeministri i PD-së,

që më shumë sesa sukseset shqiptarët i mbanin mend ngritjen dhe dështimin e firmave piramidale, të cilat grabitën kursimet e tyre dhe çuan në rrënimin e shtetit. Faturimi i gjithë të këqijave Berishës për të shkuarën nuk ishte strategjia e duhur, nuk mund të fshihte vakumin programor, një lloj çoroditje, amullie në sjellje dhe qëndrime të panelit të lidershipit. Kjo vihet re në mosrefle-ktimin që pasoi, në mos gjetjen e shkaqeve, arsyeve serioze të këtij dështimi, në ngutjen për të pranuar divorcin mes palëve në mënyrë të heshtur dhe aspak dinjitoze. Kjo ia rriti mitin e path-yeshmërisë Berishës dhe u dha një mësim të vlefshëm gjithë të pakënaqurve të tjerë, kudo qofshin. Pas një pauze vetëm prej katër vjetësh, ja ku na deklarohet një tjetër koalicion, me ini-ciatore FRD-në. Përsëri shtrohet e njëjta pyetje: a do të arrijë grupimi në fjalë, i ashtuquajturi “Poli i Tretë”, të frymëzojë elek-toratin gri, të sjellë përmbysjen spektakolare të dëshiruar? Dhe kjo pyetje ka një kundërpyetje që duhet zgjidhur: pse njerëzit duhet të votojnë këtë pol dhe të mos vazhdojnë tradicionalisht me PD-në e PS-në? Bamir Topi, ashtu si edhe Kreshnik Spahiu, së fundi ka lënë të kuptohet se do të hapë dosjet, se do të kthe-jë pronat, se do të japë shpërblimet për ish-të përndjekurit, se... (!!). Premton shumë e për çdo ditë dhe njësoj si pararendësit për kalë beteje ka performancën e dobët të Berishës. Ansambli i tij politik ka në përbërje jo pak figura të ekzekutivit të së kaluarës, njerëz me peshë dikur në PD dhe kulaçi i shijshëm, cilësor nuk mund të bëhet duke përzier miell të vjetër, të mykur me të ri taze, aq më keq me krunde, pavarësisht sitjes së kujdesshme. Vetë fakti që Topi ka qenë nënkryetari i PD-së për shumë vjet dhe njëshi i shtetit dhe drejtësisë në kohën më problematike për Shqipërinë ia ka ulur ndjeshëm aksionet. Një arsyetim i tillë vlen edhe për Spahiun. Ndryshimi i lukut, imazhit, sjelljeve refraktare

pas kalimit nga president në lider partie nuk përkon me stat-urën që promovoi me heshtjen, mosprononcimin, qëndrimet e matura “brenda ligjeve dhe germës së Kushtetutës”. “Shuplaka” që tenton t’i japë Berishës dhe PD-së është ca e vonuar dhe zor se do të ketë njerëz që do ta marrin seriozisht. Pra, po t’i marrësh tek e tek këta liderë që kërkojnë të bashkohen në një front, te secili mund të gjesh plot mangësi, përfolje, akuza, pika të errëta, të cilat sfumojnë axhendën, nxitin frik, paragjykime tek elektorati dhe kësisoj përmbushjen e qëllimit final. Në rastin më të mirë ky koalicion do të përngjante me një pikturë impre-sioniste në një ekspozitë, ku miksti i bojërave, dalldia e ngjyrave, formave, imazheve të çuditshme do të mbante mbërthyer shik-uesit me orë të tëra dhe në fund do të duhej një specialist të shpjegonte atë që ka dashur të thotë autori. Ata adhurues që do të blinin një tablo të tillë do të ishin ca dhjetëra, që për t’u dukur të kohës, njerëz me vizion dhe kulturë të gjerë nuk do të mendoheshin gjatë, dhe pse asfare s’e kanë të qartë mesazhin, idetë, vlerat estetike të veprës. Më tej akoma, Dule e kushtëzon bashkimin me përjashtimin e kuqezinjve apo të çamëve, gjë që është e vështirë për momentin të kapërcehet. Në mënyrë si-metrike aktorët dhe faktorët e kësaj nisme në kohë të ndryshme kanë “zbrazur barkun” duke drejtuar gishtin te njëri-tjetri si për-çarës, dashakeq, luftënxitës, si shkaktarë të antiintegrimit dhe nxitjes së frymës së konfliktualitetit. A do të jenë në gjendje liderët e këtyre subjekteve që në funksion të logjikës së num-rave, të maksimalizimit të votave, të mbijetesës në xhunglën politike që kanë implementuar dy të mëdhenjtë të kapërcejnë mosmarrëveshjet, të hedhin pas shpine të kaluarën dhe të krijo-jnë një “pol të ngrohtë”, që do të rrezatonte erën dhe nevojën e ndryshimit? Kjo mbetet për t’u parë.

Dje gjykata e Tiranës mori një nga vendimet më të guximshme: shpalljen të pa fajshëm të tre gardistëve të akuzuar për dy nga vrasjet e 21 janarit 2011, kur grupe të organizuara paramili-tarësh të opozitës socialiste sulmuan me bomba molotov dhe mjete të tjera të dhunshme selinë e Kryeministrisë dhe forcat e sigurisë që e rua-nin atë. Vendimi u prit me indinjatë nga opozita,

e cila braktisi sallën e seancave plenare pas një fjalimi patetik të deputetit Tahiri, i cili akuzoi qeverinë se qëndronte pas këtij vendimi. Nuk është hera e parë që gjyqësori vihet në shënjestër të politikës sa herë që vendimet e tij nuk u shkojnë për shtat plan-eve e interesave të saj. E konsideroj të guximshëm vendimin e djeshëm të drejtësisë pasi ai sfidoi një presion politik të paparë të ushtruar nga opozita dhe media e saj për këtë çështje që nga dita e ngjarjes e deri më sot. Vetë mënyra se si nisi në gjykatë kjo çështje do të çonte në një përfundim si i djeshmi. Motivet poli-tike, që kushtëzuan në fillim hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë, që mori jetën e katër personave, dukej se ishte pengesa kryesore e një gjykimi objektiv, gjë që e ndau opinionin politik e publik në dy palë. Retorika politike lidhur me këtë rast ishte shumë e fortë, gjë që çoi në zhvendosje të vëmendjes së opinionit nga faktet e provat juridike, si mënyra e vetme e drejtësisë për të marrë një vendim. Menjëherë pas ngjarjes prokuroria tentoi arrestimin e të gjithë zinxhirit komandues të Gardës se Republikës, gjë që u kon-siderua si veprim i njëanshëm dhe shkelje e ligjit si nga qeveria, ashtu dhe nga vetë gjykata, që rrezoi masat e sigurisë të kërkuara nga akuza. Çështja u trajtua nga prokuroria në mënyrë të njëan-shme, duke akuzuar vetëm mbrojtësit e institucioneve, edhe pse ata u sulmuan në vendin e tyre të punës, gjë që duket se u frenua pas ndërhyrjes ndërkombëtare për përfshirje në hetim të të gjitha palëve, duke filluar nga organizatorët e sulmit mbi një prej institu-cioneve themelore të shtetit. Ambasadori amerikan, z. Arvizu, e cilësoi grupimin paramilitar që sulmoi Kryeministrinë si “një grup protestuesish që kishte një axhendë tjetër nga ajo e deklaruara si protestë e opozitës” dhe ndërkohë i kërkoi publikisht ish-proku-rores së përgjithshme ta niste hetimin nga organizatorët e saj, një logjikë normale për një hetim e gjykim të drejtë e të paanshëm. Të njëjtën këshillë dhanë edhe ambasadori i BE-së dhe ai i OSBE-së, duke çuar në një ulje të dukshme të agresivitetit përtej kufijve profesionalë të akuzës deri në atë moment. Megjithëse këshilla e ambasadorit Arvizu, sidomos ajo lidhur me organizatorët politikë të sulmit të dhunshëm mbi selinë kryesore të qeverisë, nuk u mor kurrë parasysh nga akuza shqiptare, gjithsesi ajo arriti t’u

shkaktojë presion të lartë krerëve të opozitës, që kuptuan se mund të përfundonin në bankën e të akuzuarve si përgjegjësit kryesorë politikë e juridikë të 21 janarit. E përqendruar vetëm te dy oficerë dhe një shofer i Gardës, Prokuroria, apo më mirë të themi grupi hetimor, me vetëdije e bëri të vështirë, për të mos thënë të pa mundur, zbardhjen e kësaj çështjeje, gjë që u vërtetua me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Tiranës. Opozi-ta po pretendon si vendim politik dhe pjesërisht ka të drejtë për këtë, por ky përcaktim nuk ka lidhje me vendimin e djeshëm, por me zhvillime lidhur me këtë çështje përpara se ajo të shkonte në gjykatë. Siç thashë më lartë, “këshilla” ndërkombëtare për hetimin e kësaj çështje nuk u mor parasysh nga akuza, e cila çoi në bankën e të akuzuarve të dyshuarit teknikë të ngjarjes, që në rrjedhën logjike të hetimit duhej të ishin të fundit në listë. Prokuroria mori sa për sy e faqe nën hetim një pjesë të organizatorëve, por nuk ngriti akuza ndaj tyre. Kjo bëri që ata dhe vepra për të cilat Prokuroria i thirri si të dyshuar të faleshin nga amnistia që Presidentit Nishani dekretoi me ras-tin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Nëse Prokuroria e Ina Ramës do të kishte ngritur akuza serioze në respekt të ligjit ndaj organizatorëve të 21 janarit, nenet me të cilat ata do të hetoheshin nuk mund të futeshin në listën e veprave pe-nale që përfshinte dekreti presidencial i amnistisë. Përjashtimi nga hetimi i organizatorëve përbën pikën më të dobët të këtij hetimi, që për arsye jojuridike përfundoi në hiç. Por përveç or-ganizatoreve nga akuzat u përjashtuan edhe anëtarët e “grupit me axhendë ndryshe nga ai i deklaruari i protestës”, thënë ndryshe, sulmuesit e dhunshëm të Kryeministrisë dhe rojave të saj, gjë që e bën edhe më konkret dështimin e Prokurorisë. Ata u përjashtuan, edhe pse vepra e tyre penale ishte kryer ditën për diell në prani të dhjetëra kamerave të transmetuara me zë e figurë nga pothuaj të gjithë televizionet. Por logjika të thotë se, nëse do të përjashtoheshin nga hetimi shefat polikë, patjetër që do të përjashtoheshin edhe ushtarët, ose më mirë të themi mercenarët e tyre. Nëse prokuroria do të kishte ngri-tur akuza ndaj atyre që sulmuan fizikisht Kryeministrinë, ishin të gjitha mundësitë që kjo çështje të kishte shumë mundësi zbardhjeje. Për të shpëtuar lëkurën e tyre, ata do të mbroheshin duke deponuar në prokurori apo gjykatë për arsyet, urdhrat apo udhëzimet dhe personat që i çuan në këtë akt kriminal. Pyetja që shtrohet në hetimin e ngjarjeve si “21 janari” është: kush përfitonte nga kjo ngjarje? Çdo prokuror normal do ta kishte ni-sur pikërisht këtu hetimin dhe besoj se më mirë se kushdo kësaj pyetjeje do t’i ishin përgjigjur ata që morën përsipër ekzekutimin

e sulmit, midis të cilëve mendohet se ishin edhe katër viktimat. Por kjo nuk ndodhi, gjë që na bën të mendojmë se përjashti-mi nga hetimi dhe akuzat i organizatorëve të 21 janarit ishte jo vetëm i paligjshëm, por dhe arsyeja kryesore e dështimit të Prokurorisë. Nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, ndoshta Sajmir Tahiri, por dhe të tjerë drejtues të PS-së dhe organizatorë të 21 janarit nuk do të kishin dot mundësinë të derdhnin lot krokodili e të mbanin fjalime nekropolitike në sallën e Kuvendit.

Vendimi i djeshëm për 21 janarin në gjykatën e Tiranës ishte një sukses i madh, por dhe një dështim për drejtësinë. Ishte sukses pasi trupi gjykues mori një vendim të mbështetur mbi prova e arsyetim juridik, duke dalë mbi presionin e paparë poli-tik që u ushtrua mbi të për këtë çështje, një rast i rrallë ky për drejtësinë shqiptare. Është dështim pasi nuk arriti të zbardhte juridikisht një ngjarje e krim që mori jetën e katër personave, pavarësisht arsyeve pse ndodheshin apo kush i solli deri atje. Nëse edhe institucioni i hetimit do të zbatonte standardet pro-fesionale të gjykimit, besoj se kjo çështje duhej të ishte zbardhur juridikisht. Janë të gjitha arsyet të besojmë se kjo çështje ishte një dështim, por dhe një tregues i politizimit të akuzës shqiptare. Fakti që arkitektja dhe zbatuesja e këtij projekti hetimi ishe palë në konfliktin politik për këtë, e nxin edhe më shumë këtë faqe të zezë të drejtësisë shqiptare. Sot ajo nuk është më në krye të akuzës, por kjo nuk e shkarkon nga ky dështim i hetimit që ideoi e drejtoi. Ndërkohë kryeprokurori aktual, edhe pse nuk mund të cilësohet si përgjegjës për këtë dështim, pasi e gjeti çështjen në gjykatë, ndodhet përpara një problemi shumë serioz në institu-cionin e tij. Nuk e di sa e mundshme është ligjërisht rihapja e një hetimi tjetër, sidomos pas amnistisë së organizatorëve politikë të 21 janarit, por kjo çështje nuk duhet të lihet me kaq. Dështimi i këtij hetimi është gjithashtu edhe provë, por dhe arsye e fortë e domosdoshmërisë së reformimit të prokurorisë shqiptare, një mision që kryeprokurori i ri e ka cilësuar publikisht si prioritet. Kjo duhet të jetë edhe në vëmendjen e institucioneve të tjera kombëtare e ndërkombëtare, që me apo pa dashje ngadalësojnë apo pengojnë reformim aq urgjent të saj. Si përfundim, dua të theksoj se fenomeni më i keq i kësaj situate politike e juridike të 21 janarit janë viktimat dhe familjarët e tyre. Përdorimi dhe manipulim i politik i vuajtjes së tyre nga ata që në një hetim normal të çështjes mund të ishin në bankën e të akuzuarave si përgjegjës kryesorë të vrasjeve është sa cinik aq dhe i pa-pranueshëm. Mundësinë e aplikimit sërish të këtij refleksi poth-uaj të lindur nekropolitik ua dha edhe një herë ky dështim i par-alajmëruar e ndoshta edhe i planifikuar i hetimit të 21 janarit.

Poli i tretë, pikëpyetje dhe shpresa

“21 janari”, suksesi dhe dështimi i drejtësisë

Nga LuaN KuRTI

Nga NebIL ÇIKa

11• E premte 8 shkurt 2013

»opinion

Gjykata e Tiranës, seksioni i krimeve të rënda, dëshmoi dje pavarësinë dhe integritetin e saj si një institucion bazë i dhënies së drejtësisë në vendin tonë. Vendimi i dhënë dje nga gjyq-tari Besnik Hoxha për shpalljen të pafajshëm të ish- komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-gardistit Agim Llupo është sinjal i qartë i mosndikimit të drejtësisë shqiptare nga

politika e kriminalizuar. Drejtësia triumfoi dje përballë presioneve dhe shantazheve të hapura të lidershipit opozitar për të penali-zuar me çdo kusht ata që mbrojtën institucionet e shtetit më 21 janar 2011 nga elementë të inkriminuar të përfshirë në një pro-testë të dhunshme dhe për t’i nxjerrë ata të larë nga përgjegjësia për viktimizimin e katër të pafajshmëve.

Këtë triumf të drejtësisë dhe dështim të lidershipit të tyre e përjetoi dhimbshëm trupa e deputeteve të PS-së, që braktisën sallën e seancave plenare sapo mësuan vendimin e gjyqtarit të seksionit të kri-meve të rënda të gjykatës së Tiranës për shpalljen të pafajshëm të ish-komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-gardistit Agim Llupo. Ndonëse gjyqtari Hoxha argumentoi bindshëm vendimin për t’i liruar ish-kreun e gardës Prendi dhe gard-istin Llupo nga akuzat për vrasje në rretha-na cilësuese, pasi gjatë hetimeve nuk është provuar se ata kanë realizuar këtë vepër pe-nale me dashje, por kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë, segmente të inkriminuara të politikës opozitare dëshmuan sërish dje se janë kundër pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, që në një shtet demokratik janë domosdoshmëri.

Për më shumë se dy vjet kreu i PS-së, Edi Rama, dhe suita e tij keqpërdori në mënyrën më ekstreme katër viktimat e puçit institucional që vetë ai organizoi më 21 janar 2011. Njeriu që për pushtetin e tij të pamerituar organizoi protestën e dhun-shme që degradoi në sulm ndaj Kryeminis-trisë, ushtroi presion të paparë ndaj siste-

mit të drejtësisë në vendin tonë, me synimin që ta gjunjëzonte atë dhe të penalizonte pa asnjë bazë e argument mbrojtësit e sigurisë e të rendit. E nëse do t’ia arrinte qëllimit të gjunjëzonte drejtësinë, këtë rrënim të mundshëm të saj ai do ta përdorte për efekte elektorale në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Edi Rama dhe “G-99”-shat me të cilët ka uzurpuar Partinë So-cialiste, synonte që me dënimin e mundshëm të ish-drejtuesve të lartë të Gardës të mund të shtonte dozat e akuzave absurde ndaj Lulzim Bashës, që nëpërmjet një gare të ndershme e largoi atë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. I tërbuar nga sukseset e kryebashkiakut Basha, që po i jep fytyrë perëndimore metropolit shqiptar, paraardhësi i tij në krye të Bashkisë (që e masakroi atë barbarisht) në krye të PS-së, ushtroi gjithë ndikimin e mundshëm të jashtëligjshëm ndaj organit të akuzës, që nëpërmjet penalizim-

it të ish-drejtuesve të Gardës të mund të fajësonte edhe Bashën (si ish-ministër i Brendshëm) për puçin e tij të 21 janarit. Kjo u duk fare qartë dhe nga rebelimi i djeshëm i deputetëve socialistë. Menjëherë pasi gjyqtari Hoxha argumentoi se në vendimin e mar-rë ishte bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Stras-burgut për një rast të ngjashëm në Itali (që përbën precedent për drejtësinë shqiptare), sërish dje deputeti socialist Sajmir Tahiri, si zëdhënës i zellshëm i liderit të PS-së, deklaroi se “në këtë vend drejtësia ka marrë fund”.

Në vend që të heshtin tani që foli drejtësia, ata, ashtu si dhe ish-baballarët e tyre të kupolës së kuqe, kërkojnë revansh ndaj institucioneve të drejtësisë.

Pikërisht kupola e PS-së, që për dy vjet rresht bllokoi votimin e tri ligjeve që kushtëzojnë marrjen e statusit të vendit kandidat

për në BE, doli sërish dje kundër sundimit të ligjit, që është baza e kritereve për in-tegrimin e Shqipërisë në Bashkimin Euro-pian. Ata qëllimisht kundërshtojnë një ven-dim të gjyqësorit që nuk lë vend për asnjë koment. Duke mbrojtur kurbanët e tyre, Edi Rama e mbështetësit e tij mbrojnë indirekt edhe përfaqësuesit e akuzës, të cilët, siç doli në seancën e djeshme përfundimtare të gjykatës së Tiranës, në asnjë moment të hetimeve nuk kanë hetuar dhunën ndaj efektivëve të Gardës, të cilët kanë qenë të detyruar të qëllojnë në ajër dhe në as-një rast nuk kanë qëlluar drejtpërdrejtë në turmë. Në të vërtetë gjithkush që ka ndjekur zhvillimet e 21 janarit të kobshëm 2011 është i bindur se Garda më 21 janar ka mbrojtur rendin kushtetues, që u cenua nga protestuesit. Praktika të tilla njihen në eksperiencën botërore. Në argumentimin dhe provimin e kësaj të vërtetë meritë të padiskutueshme kanë dy avokatët e mirënjohur Gjokutaj e Çerekja, që vërtet-uan se Garda përdori çdo mënyrë për të qetësuar protestuesit, siç e njohin parimet e konventat ndërkombëtare. Nëse lidershi-pi opozitar është pro këtyre parimeve, së paku le të heshtë tani që për këtë proces të montuar prej tij foli drejtësia.

edhe pse kishte nisur prej muajsh, duket se janari dhe fillimi i shkurtit i ka vënë në shina të plota fushatën zgjedhore për 23 qershorin. Edhe në këtë fushatë duket se z. Rama ka vendosur të mbështetet vetëm në denoncime, pa treguar se çfarë mund të bëjë ndryshe. Aktiviteti i parë që organizoi opozita si startin e fushatës ishte kortezhi përkujtimor për fatkeqët e ngjarjes së 21 janarit 2011. Personalisht

besoj se çdo humbje jete njerëzore është fatkeqësi për familjen dhe shoqërinë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodh apo arsyet përkatëse. Në radhë të dytë janë fatkeq sepse të katër personat që humbën jetën atë ditë, ashtu si dhe qindra pjesëtarë të tjerë në demonstratën e 21 janarit, i sollën në Tiranë me premtimin e madh nga partia që ata besojnë dhe votojnë se do ta detyronin Sali Berishën që të pranonte marrëveshje politike. Pra, ideatorët e demonstratës së dhunshme e dinin se në një vend anëtarë të NA-TO-s nuk mund ta marrin pushtetin me dhunë, por duket se thjesht ëndërronin të dëbonin Berishën nga zyra e tij, ashtu siç iku Nano më 1998-n. Pas kësaj ata besonin se e kishin 100% të sigurt se marrëveshja politike që do të pasonte do të ishte sipas kushteve që do të diktonte Rama dhe pushtetin do ta merrte në tavolinë me armët në kokën e biseduesve. Ndërkaq Rama nisi provokimin me shfaqje nga pjesëmarrja në familjet e viktimave. Madje, një nga “mizanskenat e ngushëllimeve” ishte kur kishte përqafuar

vajzën e një prej të ndjerëve. Por a ka mundur t’i thotë vajzës së shkretë se babain e saj e dërgoi ai përpara Kryeministrisë pa i treguar se çfarë ishte projektuar? Mbase shumë gjëra mund të ketë thënë në ato çaste, por ne deri më sot nuk e kemi dëgjuar që t’i ketë kërkuar ndjesë për mosdrejtimin e turmës si demonstrues paqësorë. Nuk i ka kërkuar ndjesë që ia mori babain nga vatra e ngrohtë e shtëpisë dhe e solli në Tiranë për një demonstratë që do të shënonte fillimin e marshimit të tij drejt pushtetit. Nuk i ka kërkuar ndjesë për grupin e personave që kishin “një axhendë të ndryshme” nga babai i saj, të cilën këtyre grupeve ia kishte dhënë vetë Rama me dorën e deputetëve të tij, që i sollën nga ana e anës për rrëmujë në Tiranë. E nuk i kemi dëgjuar asnjë fjalë për faktin që si organizator i demonstratës nuk doli në krye të saj për të frenuar persona me axhendë tjetër, me qëllim që babai i saj të kthehej shëndoshë e mirë në shtëpi.

Jam i sigurt se asnjë nga këto nuk ka ndodhur, duke mos kërkuar ndjesë të paktën ndaj familjarëve të të ndjerëve, madje edhe pse kanë kaluar dy vjet.

Ndërkaq në një dalje publike për çështjet e rendit z. Rama fa-jësoi drejtuesit e Policisë së Shtetit për situatën e rendit dhe sig-urisë në vend, por duke shfajësuar policët që patrullojnë rrugët e vendit. Nuk besoj se z. Rama është aq naiv sa të besojë tezën se krimi ka marrë revansh, sepse krerët e policisë tradhtojnë policët e thjeshtë. Kjo situatë, ku elementët kriminalë guxojnë të krye-

jnë vepra penale, deri edhe goditje ndaj figurave te Policisë së Shtetit, në radhë të parë është si pasojë e klimës së tensionuar politike të krijuar në vend nga sjellja revanshiste e tij. A harroi z. Rama goditjen që organizoi ndaj forcave të policisë më 21 janar 2011? Harroi z. Rama plagosjen e dhjetëra policëve të thjeshtë dhe drejtuesve të rangjeve të ndryshme nga personat e ndërsyer prej tij ndaj institucioneve shtetërore? Apo janë vepra të kryera 2 vjet më parë dhe shqiptarët harrojnë shpejt?! Besoj se edhe vetë z. Rama e di që gjëra të tilla nuk harrohen kaq shpejt, veprime të kryera në publik dhe që u kritikuan nga një botë e tërë. Përtej demagogjisë për keqardhje ndaj kushteve ku punojnë policët dhe shpëtimit të tyre nën udhëheqjen e Partisë, mendoj se harroi të thotë diçka. Harroi të kërkojë ndjesë që më 21 janar forcat e policisë u goditën pa asnjë arsye nga të ftuarit në aktivitetin e Ramës. Harroi t’u thotë se do të dorëzojë në Prokurori të gjithë ata që u morën me përgatitjen e axhendës ekstra. Mbi të gjitha harroi të kërkojë ndjesë ndaj fëmijëve të policëve që ishin me shërbim atë ditë pranë Kryeministrisë, të cilët shikonin me gjak të ngrirë, sepse ndonjë gur, hu, bombë molotov apo plumb qorr mund të dëmtonte babanë e tyre. Pra, megjithëse ethet e një viti elekto-ral e kanë kapluar më keq se gripi amerikan z. Rama, ai duhej ta fillonte duke u kërkuar falje së pari fëmijëve të të ndjerëve dhe policëve të plagosur për pjesën e tij të fajit, duke prerë në besë miqtë që i kishte ftuar për “dasme” dhe i dërgoi në luftë.

Foli drejtësia, politika të heshtë

Ndjesa e munguar e Ramës

Nga HaLIL RaMa

Nga GazMeNd KOduzI

12 E premte 8 shkurt 2013 •

« thashethemeVip

Bukuroshja Ag-nesa Vuthaj mesditën e së hënës ka postuar nëpër rrjetet sociale disa foto të reja,

në të cilën ka bërë publike bukurinë e saj. Bukuroshja pejane edhe kësaj here ka treguar hiret e saj, ndërsa ka pozuar përball aparatit foto-grafik të Fidan Mehmetit.

tuna “së bashku” me ish të dashurin e Dafinës

Në një fotografi të publikuar nga një mik i saj, shihet këngëtar-ja Tuna nën shoqërinë e ish të dashurit të Dafina Zeqirit, e cili është Krenar Çoçaj. Të tre, shihen duke u argëtuar në një klub nate ndërkaq, nuk është e qartë përse Krenari ndodhet në mesin e Tunës. Tuna, njihet si një femër mjaft kontraverse, e cila parapëlqen të tërheqë vëmendje në mënyra të ndry-shme. Pak ditë më parë, ajo thumboi reperët kosovarë duke i akuzuar se po huazojnë kolona zanore nga filma turqisht gjë që u duk të ishte e drejtuar më shumë nga kënga e re, ‘Ngoje zemrën tem’ e grupit ‘Kaos’. Në këtë rast, ajo nuk mbeti pa kundërpërgjigjje. “Ata që i kanë bërë “soundtrack”-at turqisht, t’i kanë bërë hitet më të mëdhaja në karrierë. Prapë se prapë, më mirë se me rreh ****…”, ishte reagimi Lumit të ‘Kaos’ që u duk si kundërpërgjigje ndaj këtyre fjalëve të Tunës. 

Dafina, me çdo kusht si RihannaKëngëtarja nga Barbadosi, Rihanna duket qartë se është një nga pikat e referimit për këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri. Ndikimi i saj nuk shihet vetëm në muzikën që këngëtarja shqip-tare bën, por mbi të gjitha në pamjen e saj. Ajo është përcjellës-ja më e mirë e çdo ndryshimi që bën Rihanna. Së fundmi, Dafi shfaqet me model të njëjtë me të Rihannës, e madje ajo duke se ka bërë edhe solar për të ruajtur një pigment të errët. Në këto foto është vështirë të bësh dallimin nëse po sheh ameri-kanen Rihanna apo shqiptaren Dafina Zeqiri.

 

mariza ikonomi bëhet teze “Dua të këndoj, gjith Botën un t›a lajmëroj, trashëgimtarja... Alina Marisa Bostic ...sot je-ton!: DDDDD”. Kështu ka shkruar mbrëmjen vonë të së mërkurës në statusin e saj në facebook këngëtarja Mariza Ikonomi. Ar-tistja është lumturuar nga ardhja në jetë e mbesës së saj të vogël, e cila siç e sho-him duket se emrin e saj “të dytë” e ka marrë pikërisht nga tezja e saj, Mariza. Mbase kjo është një arsye më shumë për të lumturuar këngëtaren, e cila sjell në mend një prej këngëve shumë të njohura të muzikës sonë të lehtë shqiptare, kënduar nga artistja e madhe Vaçe Zela! Edhe ne i urojmë jetë të lumtur dhe shëndet vogëlushes së vogël Alina Marisa.

Një “konflikt” jo i zakonshëm ka ndodhur mes dy këngëtarëve të skenës shqiptare. Ndoshta dikujt edhe nuk do t’i besohet, sepse si zakonisht konfliktet ndodhin vetëm mes femrave, por ky konflikt do të thoshim se ka qenë vetëm verbal nëpërmjet rrjetit Twitter.

Ka qenë këngëtarja Tuna Sejdiu, ajo e cila ka provokuar zjarrin duke akuzuar reperët sh-qiptarë se po vjedhin muzikë nga turqishtja

duke thënë: “S’po di a po ngoj rep shqiptar a soundtracka t’filmave turqisht”, ndërkohë vetëm pas një ore asaj i ka replikuar anëtari i grupit “Kaos”, Lumi.

“Qata që i kanë bo sountrackat turqisht t’i kanë bo hitet më të mëdhaja në karierë, prapë se prap më mirë se me rreh dhipin…”, ka shtuar Lumi, duke aluduar në rrahjen e zogut kohëve të fundit nga Tuna.

Fjolla morina pa ‘make up’Fjolla Morina, këngëtarja e cila u shndërrua në një ndër këngëtaret më të klikuara në ‘youtube’ me hitin “Fucking bitch”, është duke shijuar disa ditë pushime nën diellin e Miamit. Gjatë banjove të diellit, këngëtarja ka qenë e zhveshur nga ‘make up’-i dhe ka postuar një foto të saj ku duket qartë ndryshimi kur këngëtarja përdor ‘make up’. Nga një këngëtare superseksi Fjolla në këtë foto ka pamjen e një vajze me bukuri natyrale e të brishtë.

  

  

Reperi Dafi i këngës “të ka lali shpirt”Reperi, i cili u bë i famshëm falë pjesës rep në hitin “Të ka lali shpirt”, tashmë vazhdon të jetë shumë i kërkuar, ndërsa e shohim këto ditë edhe në një reklamë të një pijeje energjike. E në fakt, Dafi duhet t’ia dijë për nder krijuesit të këngës për këtë famë të menjëhershme.

albëria sfidon këngëtaret e rejaNdërkohë që këngëtaret e reja kërkojnë që ato të vjetrat t’ua lëshojnë vendin, këngëtarja 38-vjeçare Albërie Hadërg-jonaj duket se ka në mendje diçka pak më ndryshe. Në këtë foto, shkrepur nga e bija e saj Anxhelina, Albëria ka sfiduar këngëtaret e reja duke pozuar si një “Gangsta”, me kapele be-jzbolli dhe kufjet trendi “Beats by Dre”. Ajo me këtë tregon se është në superformë fizike dhe shpirtërore dhe as nuk e ka mendjen tek largimi nga skena. Në të vërtetë, së shpejti ajo do të përfaqësohet me një këngë në Top Fest 10, të punuar nga produksioni “ThreeDots”.

ja si e sulmon lumi i “kaos”-it tunën Tuna: Reperët shqiptar vjedhin nga turqishtjaLumi: ato repera të bënë të famshme, prap se prap ma mirë se me rreh dhipin

Agnesa Vuthaj, e magjishme në fotot e reja

13• E premte 8 shkurt 2013

»thashethemeVip

E ka pagëzuar me emrin Besart, djalin e saj këngëtarja e njohur shqiptare Gjyste Vulaj. Ajo ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të dytë, pikërisht në Amerikë ku edhe ajo ndodhet. Këngëtarja më popullore shqiptare është mbuluar me mesazhe dhe urime pafund edhe në rrjetin social. Ndërkohë që Gjystja ka hedhur në facebook edhe foto të vogëlushit, sipër së cilës komenton “Më i bukuri i mamit”. Edhe në e urojmë që Besarti të ketë jetë të gjatë dhe të bukur!

Genta Ismajli ka bërë të ditur përmes rrjetit të saj social Facebook, se videoja e re do të dalë në treg së shpejti. Ndërkohë ajo ka publikuar edhe disa foto të saja që vijnë nga salloni i bukurisë “Sellma & Kaci”, të cilët

janë përkujdesur që ajo të dalë sa më mirë gjatë xhirimeve të videos. Nuk kanë munguar komentet e fansave, të cilët e kanë cilësuar këngëtaren si “më e bukura”, “origji-nale”, “hot”, “the best” etj. dhe ndoshta edhe me të drejtë, pasi në këtë foto, këngëtarja duket shumë sensuale dhe rrezaton një bukuri të rrallë femërore. Megjithatë, këngëtarja ka disa vite që mban ende statusin “single”. Ismajli është shprehur se do të

sjellë projekte cilësore në muzikë dhe se do të përpiqet që asnjëherë të mos i zhgënjejë adhu-ruesit e saj. “Që kur kam filluar këngën, synimi im gjithnjë ka qenë që t’i sjell këngë, emocion dhe argëtim sa më të madh publikut apo adhu-ruesve të mi kudo që janë. Mbase këtë synim vazhdoj ta kem edhe më tej. Do të mundohem

që gjithnjë të sjellë këngë hite bashkë me videoklipe cilësore”. “Mendoj se çdo këngëtar duhet të ketë parasysh cilësinë dhe lançimin e një kënge dhe klipi. Dhe unë do të mundohem që asnjëherë të mos i zhgënjej adhuruesit e mi, do të mundo-hem që gjithnjë të sjell këngë e klipe për dëshirën e tyre”, ka thënë Genta për mediat kosovare. Aktualisht ajo është duke u marrë me materiale të reja muzikore, të cilat shumë shpejt pritet të shohin dritën e lançimit në treg.

afërdita Dreshaj ndihet si bushtërDëshira për të qenë në qendër të vëmendjes po shtyn fy-tyrat publike të bëjnë gjithçka. Madje edhe ta quajnë veten bushtër. Ky ka qenë rasti i fundit i asaj që mbanë tutillin e Miss Kosovës për vitin 2011, Afërdita Dreshaj. Përmes një fotografie të publikuar nga modelja tjetër shqiptare, Angela Martini në Twitter, shihet Afërdita e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet: “Bushtër, është emri im i mesit”.

shqiptaret seksi të amerikës që bllokuan ashensorin e hotelit

Këto jane tri shqiptaret seksi të Amerikës: Angela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Tike Ivezaj, që janë bërë mjaft prob-lematike, duke bllokuar ashensorin e një hoteli në Miami. Por fajet i ka dhe pronari që ka vënë pasqyrat përballë, një gjë e parezistueshme për bukuroshet me iPhone.

Kaltrina selimi joshëse me fustanet e

Dona matoshitKa kohë që ajo bashkëpu-non me stilisten Dona Matoshi, ndërsa fustanet që Kaltrina Selimi vesh, thuajse çdo herë janë vlerësuar këndshëm. Në disa foto të cilat janë postuar në facebook, këngëtarja është parë të provojë fustane të ndryshme në atelienë e stilistes, ndërsa me njërin nga fustanet dukej mjaft e ‘hapur’, por edhe joshëse.

Besart, djaloshi i sapolindur i Gjyste Vulajt

Genta Ismajli: “Qëllimi im është argëtimi”

14 E premte 8 shkurt 2013 •

« Gossip

konfirmohet roli i Ritës në “Fast & Furious 6”

Një paraqitje pakëz më e zgjatur e filmit “Fast & Furious 6” ka konfirmuar pjesëmarrjen e yllit të muzikës pop, Rita Ora, në të këtë film mjaft të popullarizuar. Në videon pro-movuese, hitbërësja e këngës “R.I.P.” shihet duke startuar një garë në mes të karakterit që luan Vin Diesel dhe një garuesi tjetër. Është thënë se këngëtarja me origjinë sh-qiptare e ka mposhtur Rihannan për të siguruar një rol në vazhdimin e gjashtë të “Fast & Furious”. Ndërkohë, burime të The Sun kanë thënë se producentët e filmit kanë thë-në se 22-vjeçarja është angazhuar për shkak të orarit të ngarkuar të Rihannas. Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora e provon veten si aktore, ajo ka luajtur edhe në dramën e vitit 2004, “Spivs”, në rolin e një vajze shqiptare (Rosanna) së bashku me Deni Hoxhën, i cili luan rolin e vëllait të saj.

jessica simpson promovon linjën e veshjeve pranverë 2013

Simpson ka shkëlqyer në fotot e realizuara për promovimin e linjës së veshjeve për pranverë. Fotot janë realizuar në Nëntor në plazhin Malibu’s El Matador, realizuar nga foto-grafi me famë Ellen von Unwerth. Simpson ka treguar ek-sluzivisht për People se realizimin e fushatës së fundit ajo e ka bërë të mundur mbrapa kamerave për shkak të shtat-zanisë së saj. Tani ajo është e lumtur që po përjeton emo-cionet e të qënit përballë kamerave për fushatën e këtij viti. Simpson ka shprehur dëshirën që koleksioni i saj mund të vishet nga të gjithë, veshje të cilat kushtojnë nën 200$ dhe që kanë filluar të shiten në dyqane të ndryshme.

Russell Brand flet për marrëdhënien e katy perry me john mayer

Russell Brand është hapur për romancën mes ish gruas së tij Katy Perry dhe Mayer, duke insistuar se ai nuk ka për të qënë shumë gjatë mbrojtësi i saj. Perry e cila që kur ka dalë në publik me Mayer ka deklaruar se e ka patur të vështirë teksa shikonte ishin e saj, të kishte lidhje me femra të tjera. I pyetur për trupin e Katy, ai është përgjigjur se ajo femër ishte fantastike nga sipër e poshtë. Ndërkohë Brand insis-ton se është single, pavarësisht se thuhet se ka një lidhje me Demi Moore. ‘Nuk jam i lidhur me askënd edhe pse do të doja të kisha një romancë. Tani jam duke u marrë pak me veten, duke bërë meditim, yoga, duke u përqëndruar në shoën dhe pse jo të gjej një grua të mirë’, ka thënë ai.

kristen stewart dëshiron të heqë dorë nga lidhja me Robert pattinsonKristen Stewart është duke planifikuar t’i japë fund ro-mancës me Pattinson, e cila beson se ai nuk është shumë i dhënë ndaj saj. Sipas një burimi të afërt, aktorja ndihet e neglizhuar dhe Kristen beson se tani është koha që t`i japin fund lidhjes së tyre e cila nuk po funksionon. Çifti i ripajtuar së funmi pas ndarjes një vit më parë, si pasojë e tradhëtisë së Kristen me regjisorin Rupert Sanders. Edhe pse Robert përpiqet ta harrojë këtë, me sa duket e ka të vështirë, gjë e cila nuk e lejon dhe lidhjen të funksionojë. Kjo është kuptuar qartë edhe nga Kristen, e cila mendon se mënyra më e mirë është të heqë dorë. Tani ajo është duke planifikuar mënyrën më të mirë për t`u ndarë nga Robert.

Ora më e shtrenjtë në botëProdhuesi zviceran i orëve “Hublot” prezantoi orën më të

shtrenjtë në botë të cilit vlera është 5 milion dollarë. Për përpunimin e kësaj orë punuan 17 njerëz, pak më shumë

se një vit apo me saktë 14 muaj. Ora është praruar nga ari i bardhë dhe i stolisur me 1282 diamante prej 140 karatëve.

Mundësin për të parë orën, e cila do të paraqitet në qytetin Basel, do ta kenë

vetëm individë të përzgjedhur, por presidenti i kompanisë tha se në vitet

e ardhshme do të jetë shumë e vështirë për të bërë një orë më të shtrenjtë, sepse kjo orë është

numër një në treg dhe në çdo pikëpamje është e veçantë. Nga koleksionet e mëparshme, të

orëve nga i njëjti prodhues me se shumti porosi kishte për në

Azi, por ndoshta edhe këtë herë pronari i kësaj orën të çmuar do të jetë

po ashtu dikush nga kontinenti aziatik.

Çfarë rrenash përdorin femrat, e çfarë meshkujt.

A i kanë ata rrenat e përbashkëta?

Femrat rrejnë sepse nuk duan ta lëndojnë partnerin, kurse prapa rrenave të meshkujve më së shpeshti fshihet një ego e fortë. Derisa iu joshen femrat, meshkujt duan që të tregohen me anët e tyre

më të mira, thotë psikologja Bella DeP-aulo, autore e një studimi në këtë temë.

Meshkujt rrejnë më shumë se femrat, thuhet në të dhënat e anketës së Univer-sitetit në Virginia. Mesatarisht, meshkujt thonë tri rrena në ditë, respektivisht rreth 1000 rrena në vit, derisa femrat thonë rreth 365 rrena më pak. DePaulo shton se, duke qenë robër të egos, meshkujt zmadhojnë suksesin në punë në mënyrë që ta bëjnë femrën për vete. Edhe pse 75% e meshkujve dhe femrave mendojnë

se disa rreja janë të arsyetuara, sepse parandalojnë grindjet, ndjenja e fajit më shumë i mundon femrat. Edhe ekspertët pajtohen se rrenat e vogla mund të jenë të mira, ata thonë se edhe ato, nëse bëhen shprehi, mund ta rrezikojnë lidhjen. Meshkujt më së shumti rrejnë rreth asaj se sa kanë pirë, kurse femrat rrejnë më së shpeshti për ta fshehur zemërimin, psh për shkak të ditëlindjes së harruar.

Rrenat më të shpeshta të meshkujve:Rrenat më të shpeshta të femrave:

• Nuk kam pirë edhe aq shumë

• Nuk kisha valë në celular

• Jo, nuk dukesh e trashë, aspak

• Kam pirë vetëm një birrë

• Në punë çdo gjë është OK, kompania qëndron mirë

• Çdo gjë është në rregull, mirë jam

• Nuk kushtoi shtrenjtë

• Edhe pesë minuta, e më pas mund të ikim

• Më dhemb koka

• Këtë e kam me vite

15• E premte 8 shkurt 2013

»Gossip

courteney cox dhe matthew perry ribash-kohen përsëriPersonazhet më të dashur të serialit të famshëm ‘Friends’, Courteney Cox dhe Matthew Perry, do të vijnë përsëri përpara ekranit. Këtë herë ata shfaqen në një shoë serial të vetë aktorit Perry, ‘Go on’. Cox dhe Perry kanë luajtur në serialin Friends rolin e çiftit të mar-tuar Monica dhe Chandler. Kjo nuk është hera e parë që të dy aktorët janë shfaqur bashkë në ekran. Ata kanë qënë pjesë dhe të shumë komedive të tjera.

sa kushton një orë kën-dim nga justin timberlake? Justin pas ndeshjes finale të futbollit kishte shkuar në një aheng privatë në New Orleans dhe ju kishte kënduar futbollistëve dhe grave të tyre. Performanca e Timberlake kishte zgjatur një orë dhe nga organiza-torët u pagua jo me pak se 3 milion dollarë. Në ahengun Justin këndoi edhe disa kënge duet me mikun e tij reperin Jay-Z. Justin vendosi që të gjitha paratë e marra nga ahengu t’i dhuronte sho-qatës që përfaqëson spitalet e fëmijëve në SHBA.

Beatrice Rocco, sozia italiane e pamela anderson

Flokët e gjatë dhe biondë, format shpërthyese dhe shikimi i saj djallëzor mund të gënjejnë edhe sytë më të mprehtë duke ngatër-ruar Beatrice Roccon me Pamela Anderson. Në të vërtetë bukuro-shja italiane është vetëm sozia e rojes bregdetare më të famshme në botë. Pikërisht për ngjashmërinë që ajo ka, ka ndërtuar karri-erën e saj duke ëndërruar të ngjisë shkallët e botës së spektaklit.

Robert De Niro

lë GjuRmët e DuaRVe në HollywooD

Billy Crystal dhe regjisori David O. Russer ishin ndër yjet që nderuan në Hollywood ak-torin e njohur, Robert De Niro. Ylli i filmit “The Taxi Driver” ka lënë gjurmët e duarve përballë teatrit të famshëm të Hollywoodit, “Chinese Theatre”, ku në një ceremoni të organizuar shumë shokë të tij duartrokitën për nder të tij. Crystal bëri shaka, “Jam i nderuar që kam ardhur t`i ndihmojë në lënien e gjurmëve të këmbës dhe dorës së tij në çimento, diçka që ai ua ka bërë njerëzve të tjerë në shumë filma”, para se të shtonte se “kurrë nuk ka pasur aktorë më të mirë se ai dhe as që do të ketë”. De Niro, që ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Grave Hightower ka thënë: “Të gjithë në industrinë e filmit kanë tri shtëpi: Shtëpinë ku ata jetojnë, shtëpinë ku jeton gruaja e parë dhe Hollywoo-din. Unë e dua New Yorkun dhe jam krenar që jam qytetar i Hollywoodit. Faleminderit për këtë nderim dhe faleminderit që më bëtë të ndihem si në shtëpinë time”.

KyLIeMInOGuebashKëPuNim me stuDioN e Jay-z,

Roc NatioN

është konfirmuar se Kylie Minogue është anëtarja më e re e studios së regjistrimit të Jay-Z, Roc Na-tion. 44 vjeçarja e ka demonstruar edhe në tëitter duke veshur një bluzë ku shkruhej Roc Nation. Emocioni për këtë kontratë të re është i dyfishtë për të dyja palët, ku dhe Jay-Z ka shkruar në siten e tij Life +Times, se është i kënaqur për këtë part-neritet me Minogue dhe që është bërë anëtarja

më e re e kësaj familje të madhe. Artistë të tjerë pjesë të kësaj studio janë Rita Ora, J. Cole, Willow Smith dhe Alexis Jordan. Në fillim të vitit Kylie e njohur nga fansat si princesha e popit për shkak të suksesit të saj, deklaroi se do të shkëputej për pak kohë nga muzika për t`u përqëndruar në aktrim. Dhe ky vendim u pasua nga ndarja me menaxherin Terry Blamey, i cili e ndihmoi në karrierën e saj që kur ishte 19 vjeç. Ata u ndanë për Vit të Ri, pas perfomancës finale të turit të Minogue. Ja ku u vërtetua se shkëputja e saj nga muzika nuk ishte përfundimtare.

16 E premte 8 shkurt 2013 •

« SoCiale

Bashkia e tiranës

Nis rikonstruksioni i rrugës “mahmut fortuzi”

Punimet e radhës të Bashkisë së Tiranës shtri-hen në rrugën “Mahmut Fortuzi”, pjesë e njësisë bashkiake nr. 9. Kjo rrugë ka qenë e lënë pas dore, dhe kjo është vërtetuar edhe gjatë punimeve, ku mungesa e ndërhyrjeve në kanalizime vërtetohet nga kanalizimet ekzis-tuese prej qeramike. Gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku Lulzim Basha u premtoi banorëve një rrugë moderne, që do t’u shërbejë në komod-itetin për jetesë. Kjo rrugë, që lidh Rrugën e Barrikadave me unazën, tani është në rikonstruk-sion e sipër. Projekti i saj parashikon ta zgjerojë atë në 6 metra, si dhe të ketë trotuare në të dyja anët me nga 2 metra. Përveç sistemit të kanalizimeve do të vendoset edhe ndriçimi rrugor. Investimi në këtë rrugë është parashikuar me një fond prej 10.5 milionë lekë dhe do të mbarojë pas 6 muajsh. Basha u premtoi banorëve se për ta do të marrin fund balta e lluca si dhe aromat e pakënd-shme të kanalizimeve, që shpërthejnë herë pas here në sipërfaqe.

gratë shtëpiake

iSkSh: të regjistrohen si të papuna

Gratë shtëpiake duhet të regjistrohen si të papuna dhe të përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave. Drejtoresha e Institutit të Sigurimit dhe Kujdesit Shënde-tësor, Elvana Hana, u drejtohet grave shtëpi-ake të regjistrohen si të papuna për të përfituar nga rimbursimi i barnave. Hana bën të ditur se ato do të përfshihen në skemën e sigurimeve. Në vend ka shumë gra të papuna, të cilat duhet të regjistrohen në zyrat e punësimit për të përfituar këtë listë. Hana u bën të ditur se ato do të kenë mbështetjen maksimale nga ky institucion, që është zhveshur nga çdo burokraci e mundshme, duke u ardhur në ndihmë kësaj shtrese të nënv-lerësuar dhe të pam-bështetur. Identifikimi i tyre si të papuna bëhet nga pushteti vendor dhe ato patjetër duhet të mar-rin një vërtetim në zyrat e punës për t’iu drejtuar institucioneve përkatëse që të përfitojnë barna të rimbursueshme nga lista e barnave me rimbursim, e cila u shtua dhe me 19 barna të reja.

maqedoNi listA e dokumenteve Për trAnsferim në universitetin e tirAnës

transferimi i shkollës, hiqet leja Mesatarja s’është kriter, ndikon në selektimin e përzgjedhjes

erta Bode

Studentët që duan të transferohen nga univer-sitet e rretheve për në

Universitetin e Tiranës nuk kanë nevojë të marrin leje nga institucioni i arsimit të lartë ku ndjekin studimet. Aplikimi për transferim do të bëhet individ-ualisht nga vetë studenti pre-tendent. Për transferimet që do të kryhen në shtator të vitit 2013 ata duhet të plotësojnë kriteret e duhura në bazë të rregullave që fakulteti ku do të transferohen ka nxjerrë për t’i pranuar. Fakulteti i Drejtë-sisë në Tiranë nxori listën e dokumenteve për pranimin e studentëve të ardhur nga uni-versitetet e rretheve. Në listë mesatarja nuk është kriter, edhe pse gjatë përzgjedhjes ajo luan një rol kyç. Zakon-isht UT thith studentët me arritje më të larta, duke mos nënvlerësuar studentët ak-tualë të UT-së, që kanë fituar të drejtën për të ndjekur atë fakultet kur kanë aplikuar për shkollë të lartë. Ashtu si për shtatorin e vitit 2012, edhe për transferimet e studentëve të shtatorit që vjen do të jetë një listë kriteresh me dokumentet e duhura që ata duhet të dorë-zojnë në fakultetin ku kërko-jnë të transferohen. Aplikimi për transferim studimesh në UT bëhet pranë zyrës së protokol-lit në Rektoratin e UT-së. Kjo bëhet në mënyrë individuale, pa marrë leje nga fakulteti ku studentët ndjekin shkollën aktu-alisht. Koha kur bëhet ky aplikim është pas datës 20 gusht 2013 dhe përgjigjja nëse do të bëhet transferimi apo jo merret në shtator, një proces që zgjat 25 ditë. Përgjigjja del pasi mbarojnë provimet e vjeshtës dhe fakultet përkatëse të UT-së përcakto-jnë vendet e lira që hapen nga nxënësit që mbartin vitin. Për studentët brenda ciklit “bach-elor” mesatarja nuk është kriter i domosdoshëm, edhe pse për-zgjedhjet kanë treguar se trans-ferohen gjithmonë studentët që kanë mesatare më të lartë. Për sa u përket studentëve që kërko-jnë masterin profesional apo shkencor në UT, mesatarja është kriter në bazë të masterit dhe fakultetit që kanë përzgjedhur. Çdo vit shtohen studentët që aplikojnë kërkesën për të vazh-duar universitetin në UT, edhe pse e kanë nisur studimin në një universitet të një rrethi tjetër. Tendenca e studentëve bazohet në arsye të ndryshme. Një ndër shkaqet pse ata kërkojnë trans-ferimin drejt UT-së është fakti se, kur aplikojnë për shkollë të lartë, pikët për ta fituar arsimin e lartë në UT janë më të larta se për universitetet e rretheve të tjera. Kështu studentët e shohin më të arsyeshme të nisin arsimin e lartë në rrethin ku mund ta fitojnë degën në bazë të pikëve që grumbullojnë, pastaj të kërkojnë transferim. E njëjta gjë ndodh edhe me stu-

msh: institucionet sPitAlore jAnë urdhëruAr të mArrin mAsAt Shfaqet sërish h1Ni, 7 raste në mbikëqyrje

Pipero: Nuk ka vend për panik, situata nën kontroll

limin e të gjithë rasteve”, - tha Pipero. Ndërkohë MSH lajmëroi më parë se njerëzit duhet të bëjnë vaksinën kundër gripit, që tashmë gjendet në çdo farmaci, edhe pse s’ka garanci 100% , meqenëse nga vetë MSH u kon-statua se në 100 persona që vaksinohen 70 prej tyre krijojnë imunitet të përgjithshëm dhe rreth 62 persona në 100 krijo-jnë imunitet të plotë. Zyrtarët e shëndetësisë sigurojnë se

të gjitha institucionet shënde-tësore janë urdhëruar të marrin masat e nevojshme, pasi nga mesi i shkurtit popullata mund të rrezikohet nga epidemia. Masat institucionale përfshijnë krijimin e ambienteve të izolu-ara, meqenëse dy llojet e gripit janë transmetuese të njerëzit nëpërmjet frymëmarrjes, pra ajrit ose kontaktit të drejt-përdrejt me personin. Gjithashtu bluzat e bardha janë urdhëruar

të marrin masat mbrojtëse individuale gjatë shërbimit në institucionet shëndetësore ndaj këtyre pacientëve, që të mos e transmetojnë atë te pacientët ose te vizitorët. Specialistët këshillojnë njerëzit që të mos rrinë gjatë në ambiente të paajrosura dhe me shumë njerëz. Gjithashtu theksojnë që të prekurit nga gripi të mos vetëmjekohen, por të këshillo-hen për çdo rast me mjekët.

Virusi H1N1 shfaqet sërish. Në Shqipëri janë regjistruar 7 raste. Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka konfirmuar situatën në këtë fillim shkurti. Sipas tij, 5 raste po trajtohen në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” dhe 2 në spitalin rajonal të Durrësit. H1N1 është njohur si gripi i derrit, i cili është shfaqur sërish, edhe pse nuk ka munguar në vitet e kaluara. MSH bën të ditur se këto shifra nuk kanë vend për panik dhe gjendja është nën kontroll. Pipero gjithashtu konfirmon dhe shifrën e 5 pacientëve të prekur nga virusi H3N2, i njohur si gripi amerikan. Ai deklaron se gjendja e këtyre pacientëve është e qëndrueshme dhe ata nuk janë në rrezik për jetën. “Nuk ka vend për panik. Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat e duhura për të bërë të mundur përbal-

dentët që kërkojnë vazhdimin e arsimit të lartë për master, duke e parë si një mundësi më të mirë diplomën e dalë nga UT-ja. Ndër-kohë edhe transferimi i familjes i detyron studentët që kanë nisur studimet në një qytet të drejto-hen drejt UT-së. Bëhet e ditur se numri i pranimeve të stu-dentëve të transferuar bëhet në bazë të numrit të lirë që çdo fakultet përkatës ka, por nga ana tjetër theksohet se jo të gjitha kërkesat për transferim do të plotësohen.

PëllumB PiPeRo“Me virusin H1N1 janë identifikuar 7 raste, që janë të shtruar në spital, aktualisht 5 në QSUT dhe 2 në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë edhe gripi amerikan H3N2 ka prekur 5 shqiptarë, të cilët gjithashtu janë nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha dhe nuk rrezikojnë jetën. Edhe pse pritet që të rritet numri i të prekurve me H1N1, situata është nën kontroll dhe MSH ka marrë masat e duhura, duke urdhër gjithë institucionet shëndetësore që të jenë të përgatitura për çdo rast.

dokumeNtet që duheN Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti.

Plani dhe programi i studimit.

Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë) .

Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.

Për institucionet e arsimit të mesëm jashtë vendit dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të përk-thyera në shqip dhe të noterizuara në Shqipëri.

Të gjithë dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara.

Fotokopje e kartës së identitetit.

Mandat arkëtimi (informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit do ta gjeni pranë zyrës së pro-tokollit në Rektoratin e UT-së në kohën e plotësimit të formularit për aplikim).

Aplikimi për trans-ferim do të bëhet individualisht nga vetë studenti pretendent. Për transferimet që do të kryhen në shta-tor të vitit 2013 ata duhet të plotësojnë kriteret e duhura në bazë të rregul-lave që fakulteti ku do të transferohen ka nxjerrë për t’i pranuar. Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë nxori listën e doku-menteve për pran-imin e studentëve të ardhur nga univer-sitetet e rretheve.

17• E premte 8 shkurt 2013

»iNteRViStë

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Debati” të Roland Qafokut në Tv Çhannel One, Irakli Koçollari zbulon fakte të reja mbi marrëveshjen e

Ali Pashës për formimin e një shteti të bashkuar Shqiptar. Ndërkohë si një nga ish drejtuesit e SHISH ai thekson se dosjet nuk janë fshirë.

kemi shume për të diskutuar edhe fale disa zbulimeve shumë të rëndësishme që keni bërë në lidhje me figurën e ali Pashës. a e keni mbyllur këtë kapitull tashmë me zbulimet që keni bërë?

Jo vetëm unë që nuk kam mbaruar por më atë që kam parë ndër vite, unë besoj do të ketë edhe shumë të tjerë që do të zbulojnë gjëra me shjumë in-teres për historinë e tij dhe atë kom-bëtare ne veçanti

Nga i gjithë aktiviteti që ju keni dhe keni pasur në jetën tuaj, kë veçoni si më të rëndësishmin ?

Shumë ngjarje kanë emocione të veçanta dhe asnjë nuk i gjan tjetrit. Nga puna krijuese mund të veçoj gjetjen e dokumenteve në arkivat e huaja, një pjesë e tyre edhe të paz-buluara me shkaktojnë një emocion shumë të veçantë

ju i keni shëbyer shtetit shqiptar z.koçollari, në shërbimin sekret në detyra shumë të larta. aty ky i keni shërbyer shtetit a nuk ka vlerë sa kanë studimet historike?

Ju më pyetët për emocionet dhe jo për vlerat, ndaj unë thashë që kjo më shkakton më shumë emocion dhe është e vërtetë. Ndërsa biografia e secilit për kontributet për këtë vend nuk besoj se mbetet ti them unë. Ato bëhën në një kohë tjetër dhe janë produkti që i lë njeriu dhe që vlerëso-hen më pas. Kur flasim për emocionet, mund të them sinqerisht se janë do-kumentet e gjetura që besoj se do të lënë gjurmë në historinë e vendit tim

libri i parë i juaji i 1998 “Spiu-nazhi ndër shekuj” ka bërë shumë bujë, sot ju shkon ndërmend ti rik-theheni?

Çdo libri i mbetet gjithmonë diçka për të plotësuar, aq më tepër kur është fjala me karaketrer historik apo që trajtohen çështje që kanë dilema dhe lidfhëen me dokumentacione të njohura apo të panjohura dhe kur ky dokumentacion është në vdnin tënd por edhe në vednin tuaj. Ka shumë dokumente dhe ka shumë që flasin por duhet patur kujdes me rëndësinë dhe vërtetësinë e tyre. Tek ai libër ka shumë gjëra, si psh fare vonë Trony Blair deklaroi se operacionet angleze në Shqipëri dështuan.

Nëse kujtojmë në ligjeratë të drejtë ishkryeministri Blair ka thë-në “dy dështimet më të të mëdha të shërbimit sekret anglez kanë qenë, ai në irak dhe ai në Shqipëri në vitet 50-60”. ju e keni prekur këtë temë. Vijoni të keni njëjtën bindje si në libër që kin filbi nuk spiunonte në Rusi për llogari të Shqipërisë por ishte zbulimi i shër-bimit sekret shqiptar që e bëri”

Kjo është një histori për të cilin në shekullin e 20 është shkruar më shumë dhe veçanërisht për Kin Filbin. Unë kam botimet amerikane, italiane autorë anglezë që kanë shkruar për Kin Filbin dhe kur vjen fjala për Sh-qipërinë thuhet që Kin Filbi ishte nje-riu që iu dha informacione rusëve dhe rusët ia u dhanë shqiptarëve dhe re-alizuan dështimin e këtyre operacion-eve. Unë besoj që nuk jam i vetëm që nuk është meritë e Kin Filbit

e kujt ishte merita?

dosjet e sigurimit nuk jAnë fshirë. kim filBi nuk ishte i vetmi që sPiunonte Për shqiPërinë

Irakli Koçollari: Ali Pasha projektoi bashkimin e Shqipërisë

Ishte merita e personave që kanë punuar në aktë kohë

Ç’ishin këta heronj?Ata nuk ishin heronj dhe unë nuk

dua ti mitizoj gjërat, operacionet i drejtuan disa njerëz që ishin të palës amerikane që ishin të një moshë 20 vjeçare. Ashtu si edhe këtu ata njerëz që punuan ishin po të kësaj moshe. E nëse tek ata kishte edhe me shkollë të mesme, këtu kishte edhe me shkollë të lartë. E nuk ishte ai mendimi se “hë nuk ka nivel ai se është shqiptar dhe po të jetë i huaj ai, është i mençur, le të jetë dhe pas shkollë”, kjo nuk është e vërtët aspak sepse ka pasur edhe këtu njerëz shumë të mençuar dhe nuk po flas këtu për bindje politike. Amerikanët kuptuan se nga opera-cionet e tyre rridhte informacion dhe nga të gjitha analizat që ata bënë, kuptuan se informac ioni shfrynte nga britanikët dhe e ngushtuan edhe më tej rrethin dhe e vunë gishtin tek Gel Bledesi dhe Kin Filbin dhe duke përforcuar këtë ide, ata kërkuan për-jashtimin e tyre nga bashkëpunimi. Në 49 Kin Filbi iku nga shërbimi sekret, mirëpo operacionet tek ne filluan në 50 dhe çmund të jepte Kin Filbi kur ai nuk ishte më pjesë e shërbimeve sekrete angleze.

megjiathatë ka shumë të tjerë që e hedhin poshtë teorinë tuaj z.koçollari?

Sigusirht që do ketë, sepse edhe

në perëndim që e mbështsin këtë te-ori dhe një pjesë që mendojnë ndry-she

Ndërkohë për tre operacionet e famshme, a mund të na thoni diçka më shumë?

Për këtë çështje duhen parë jo vetëm dokumentet vendase, por edhe ato amerikane e britanike. Deri tani nuk është bërë një studim i tyre i plotë, sepse kërkohen shumë burime.

ju keni arrituar deri në majë të shërbimit sekret shqiptar, përse në atë një vit që Shqipëria ndërroi sis-temin dhe ne kishim një shërbim të ri sekret shqiptar, përse pati një tronditje aq të madhe, ata njërëz i shërbyen kauzës ideologjike apo i shërbyen edhe shtetit dhe nuk ishte nevoja që të damkoseshin?

Për mua personalisht shumën gjëra nuk lidhen vetem një fushë të nejtës, por me shumë të tjera, lidhet me kulturën apo ekonminë që kishim ne në raport me vendet e tjera të lindjes. Pa dyshim që tek ne nuk do të kishte të njëjtat zhvillime që kishte në vendet e tjera, dhe këtu flas për çdo fushë. Një institucion nuk përcak-ton se përse ndodhin këto gjera.

Si një gazetar që është marrë për shumë kohë me çështjen e sigurisë kombëtare, nuk mendoj asnjëherë që janë zhdukur dosje, mund të ketë pasur tentativa si për grisje fletësh apo diçka tjetër, kop-

jet e të cilave mund të gjendeshin në një vend tjetër. akuza më e rëndë që është ngritur ndaj jush është pikërisht zhdukja e këtyre dosjeve. a mund të na tregoni si qëndron e vërteta.

Jo nuk mund të them sepse e këtë e ka thënë drejtësia, por mund të them diçka tejtër se të gjitha janë aty. Sepse nuk ka vetem shërbim sekret shqiptar por ka edhe të huaj që i dinë mirë këto gjëra. Edhe të duash nuk mund ti zhdukësh sepse ajo dihet që ato janë në katër kopje dhe të mik-rofilmuara. Një profesionist e di mirë këtë gjë, ndaj nuk bëhët fjalë...

dilaver Bengasi në vitin 1991 ka shkruar se ultranacionalisti serb Sheshel i ka kërkuar llogari në parlament milosheviçit, ku shkuan 20 mln dollarë për destabilizimin e Shqipërisë? Në atë kohë ju keni qenë kryetar i shërbimit informa-tiv, a është e vërtetë kjo thënie?

Jo nuk e di këtë, janë fjalë që i kam dëgjuar nga shtypi. Është tjetër të thuhet dhe të propagandohet dhe është tjetër të ketë dokument të saktë. Unë nuk marrë përsipër dot të them diçka pa patur burime të besu-eshme dhe se pse e thotë njëri këtë nuk do të thotë që është e vertëtë.

Zoti koçollari nga 1980 deri ne 1990 ju keni punuar në amba-sadën tonë në Greqi. atje ka nisur interesi juaj për studimet që janë

bërë të njohura tani?Hitorinë e kam pasur shumëpasion,

por gjatë viteve që shkova atje rashë në kontakt me dokumeta me vlerë historikë. P.sh në 84 mësoj rastësisht për një poemë të panjohur kushtuar Skëndërbeut e cila ishte poemë kom-bëtare për Filipuinet. Autori kombëtar i tyre Franckeso Balgdas i cili kishte një poemë të madhe me titull Floerti dhe Laura të cilët ishin Skëndërbeu dhe Donika. E gjitha poema e cila ishte rreth 200 faqe i kushtohej atij dhe rez-istencës kundër Perandorisë Osmane. Gjithçka lidhej me çështjen kombëtare, dhe shtrohej çështja që a mundej një popull i vogël si filipinet të vepronte si ne që edhe pse një popull i vogël me në krye Skënderbeun mundën të mposhtin perandorinë Osmane e të kthejnë liri-në. Kështu pra Greqia kishte thesare të mëdha në lidhje me dokumenta të ndryshme me Shqipërinë.

thesar më i madh është ai i numrit të arvanitasve që jetojnë atje. Sa është ky numër?

Unë e kam thënë dhe e kam edhe të shkruar. Janë një sërë autorësh që kanë shkruar për këtë dhe jo vetëm në dokumente, por ai është një realitet sepse ka fshatra të të tërë me këtë popullsi. Një gazetar i njohur grek thotë se në Greqinë e sotme, këto fshatra mbulojnë një popullsi prej mbi 3 milionë banorë.

a e pranojnë këtë grekët?Ky është një realitet sepse ata per-

sona flasin gjuhën e gjyshërve tanë. ju keni botuar një sërë librash,

por ajo që mendoj se mbetet një botim i veçantë është ky i fundit mbi ali Pashë tepelenën. Çfarë është kjo dosje me 4 mijë doku-mente?

Ky është një libër që del tani, dhe kam afërsisht 3 vjet që punoj. Ne nuk kemi pasur shumë dokumentacione të vjetra sepse dokumentacioni ynë filloi atëherë kur filloi edhe shqipja të shkruhej. Ç’lidhet para kësaj është ajo që u përket dokumentacioneve të huaja dhe arkivave të tyre. Për herë të parë pas 200 vjetësh, grekët pub-likuan dokumente personale të Ali Pashës dhe të stafit të tij. Këto doku-mete janë greqisht.

Pra të dhënat e mëprashme se ali Pasha nuk dinte të shkruante rezultojnë të pavërteta?

Këto janë naivitete, sepse ai dinte shkrim dhe këndim osmanishten, greqishten dhe dinte të lexonte ital-ishten. Sigurisht që të parën kishte gjuhën e nënës, shqipen e cila në atë kohë nuk shkruhej. Ai shkroi në greqisht edhe pse vendet nën peran-dorinë e osmane shkruanin në osman-ishte. Kjo ka një domethënie shumë të madhe, sepse ai ka një komunikim me carin e rusisë dhe mes tyre ka një marrëveshje shumë interesante.

Për cilin vit bëhet fjalë?Qershor 1791, dhe unë e kam këtë

dokument. Ky dokument është bërë i njohur nga një akademik rus Grigori As, nga arkivat ruse.

Çfarë ishte kjo platformë nga ali pasha për krijimin e një shteti shqiptar?

Kjo është një projektmarrëveshje dypalëshe mes Rusisë dhe Ali Pashës. Rusia këtu kishte interesat e saj dhe në rrethanat kur Ali Pashën e shikon se ishte e interesuar dhe rusia mendoi ta shfrytëzonet për këtë interes madhor.

18 E premte 8 shkurt 2013 •

« DossieR

Nga albert Kotini

Fantazma e komunizmit krijoi demonët e vet për frikësimin e një populli të tërë për t’i larguar nga besimi te Zoti, te virtyti dhe

mandej të rreshtohej për një shoqëri utopike e inekzistente. Kështu ishin të bindur si delet e par-tisë, ku barinjtë ishin nga raca e shërbimit sekret, ndërsa ujqërit do të konsideroheshin ata që rrezikonin lirinë, demokracinë e këtij lloj individi. Koçi Xoxe, në funksionin e drejtorit të Mbrojtjes së Popullit, sipas dokumentit të këtij dikasteri me numër 991/3, porosit: “Të mblidhni sa më shumë rreth vetes injorantë, fshatarë, çobenjë mali për t’i përdorur si të doni në emër të vijës së partisë...”. Edhe vetë Koçi Xoxe, si i tillë u zgjodh.

Të kuptohet mirë se të papërgjegjshmit janë arm-iqtë organikë të lirisë. Këta lloj të papërgjegjshëm janë dy tipash: ata që kanë frikë nga të tjerët dhe ata që kanë frikë nga vetvetja. Në të dy rastet për-fundimi është i njëjtë: sa më tepër të këqija, prej frikës së marrjes së pushtetit të kenë bërë, aq më të sigurt e më të kënaqur ndihen ata kur ky pushtet mbijeton edhe nën tokë, por i ripërtërirë si krim apo hajdutëri. Shtetin enverian e panë, si një at të madh, duke iu lutur për t’i bekuar mëkatet e bëra. Kjo sepse sigurimsi në vend që të ketë besuar ndonjëherë te liria, ka besuar kurdoherë në mitin e tundimit amoral. Ata besojnë gjithmonë në ekzistencën e disa lloj substancave, apo siç quhen të konspira-cioneve, deri në ato kufij që nuk mund të jetosh dot ndryshe. I vetmi shpëtim i tyre është nëntoka, jeta e urithit, duke përfituar nga “shteti demokra-tik babaxhan”, si fenomen pa ligje e rregulla. Oh, sa mirë! Mëkatet e vjetra të shtyjnë tek të rejat, sepse tundimi i pasurisë shfaqet për hajdutë e kriminelë, si një fryt i pandaluar, edhe pse imagjinata është kategorikisht e pranishme në zonën e ferrit. Kjo imagjinatë e Sigurimit penetron në një situatë të re në të gjitha shijet e jetës.

Kështu, më kujtohet një sigurims që deklarohet me krenari për bizneset e veta, fëmijët në SHBA dhe në Evropë dhe që e kalonte kohën me lojërat e fatit. Në pyetjen që i bëra më tregohej i “çiltër”, se tashmë e mahnitnin muzika e huaj, dashuritë me zoçkat dhe nuk mbaronte së treguari... Kur në përkujtesën ngazëlluese të tij e ngacmova për faktin se për këto kënaqësi të tij, kishte dënuar me vdekje mjaft të rinj (i njohur me emra dhe mbiemër si i tillë), menjëherë m’u shfaq në një shpërfillje befasuese aktuale: “Këto gjëra fatale duhet të ndalohen për t’u publikuar”. Sigurimsi e quante hapjen e dosjeve një lloj kryqëzate, ndaj kohës së djeshme, njëlloj sikundër drogës së sotme. “Cudi, - i thashë, - mjaft sigurimsa janë të konvertuar në biznesmenë fitimprurës të drogës apo të shkrirë në drejtësinë shqiptare!” Në këtë mënyrë i lexova këtë paragraf nga buletini numër 2, sekret me numër 000 896, muaji shkurt 1967: “Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet e saj kanë një platformë që u ka caktuar partia, të cilën me përjashtim të pikave speciale, që për-caktojnë mënyrën sekrete të veprimeve, duhet ta njohë udhëheqja e partisë në rreth, përndry-she ajo nuk ka, as si i kontrollon, as si i ndihmon organet e punëve të brendshme”. Vallë për këto pika speciale që kanë ekzekutuar sigurimsat në të gjitha strukturat e shtetit tonë, do të ngelen të pazbardhura për t’u futur në morg?! Sigurimsat përvojën e tyre gjakatare ia injektuan shoqërisë edhe në vitet 1991-2006, kohë në të cilën është sjellë vetëshkatërrimi i tyre, por më tepër mos-denoncimi i mëkateve në popull. E vetmja gjë që mund të bëjnë këta të papërgjegjshëm të sëmurë është të shtrojnë pyetjen: a mund të bashkëje-tohet në një pavijon për t’u kuruar në shoqërinë shqiptare? Nga cili këndvështrim kulturor dhe shoqëror, unanimitet mund të diskutohet me ta?

Bashkësia demokratike është ajo e formuar nga individë të zotët që të shkulin këta urithë e të ngrenë lartësitë e një mirëkuptimi të reformës. Në një demokraci moderne duhet të ekzistojë një bazë e vetme që e bëjnë ligjet. Mbi këtë bazë të vetme ndërtohet shumëllojshmëria e formave të jetës. Pa u zgjatur për kohën çështja shtrohet: a bëhen dot njerëz sigurimsit? Është e qartë se një embrion apo një fetus nuk është një fëmijë, nga i njëjti motiv, për të cilin një vezë nuk është një pulë…Mirëpo pularia e Sigurimit ka bërë shumë “vezë”, që dikush sapo e ka ngrënë një omëletë

nga këto vezë harron se janë vezë gjarpri. Kështu situata përkeqësohet, në rast se mbas “shpërthimesh me mina” në ndonjë vend dalin me mijëra gjarpërinj, të cilët mund të kenë shekuj në strofullat e tyre, për të kërkuar gjahun e gjakun.

Kur vdes ndonjë sigurims, populli thotë: “Iku dhe një hale nga kjo botë”, sepse shkatërruan racën shqiptare, si një kategori sociale, të biotip-it kriminel të vetvetes dhe shoqërisë. Autopsia gjen tipare të veçanta në këto morgje, por jo te zorrët e ngatërruara të tyre, por te koka e spiu-nëve, e për shkencëtarët e antropologjisë për-caktohen si një fenomen i rremë shoqëror. Spiu-nët kanë cilësi që nuk të shohin në sy, por mbi të gjitha mund të vrasin edhe njeriun e shtëpisë. Sipas mendimit analitik, që dallon një njeri spiun nga një njeri i ndershëm, historia e antropolog-jisë, evoluimin e saj nëpër këto ambiente të rrezikshme të sistemit komunist e quajti “stalla e ngrohtë”, ku edhe Niçe zgjodhi kaviet e veta njerëzore për studim. Gjenetikisht spiuni përbën edhe elementin e dyzuar njerëzor të njerëzve, ku venomet gjenetike përgatiten në epruveta të veçanta të njeriut të ri, që s’ka të bëjë fare me AND-në e sotme. Këta lloj prodhime spiunësh të ushqyer me “rasat” të çdo lloji morën ne luftën e klasave, edhe një seleksionim të tillë racash,

sado ta kishte zili edhe vetë Darvini, që e studioi evolucionin e tij midis kafshëve. Spiuni gjene-tik në shoqërinë shqiptare ka dhënë kështu një pasurim shkencor për këtë fushë, sidomos aktu-alisht, ku diskutohet përmbysja e teorive të Fro-jdit apo të Darvinit si çështje biologjike. Kur je i rritur si element spiuni në enklavën 50-vjeçare enveriste, eksperimentet e përshtatjes se post diktaturës, sipas gjeneve të kësaj vazhdimësie bëhen të papranueshme për ekzistencë. Ata janë vetëm të përgatitur dhe të denjë për vepra sa më makabre, kjo sepse trashëgojnë reflekse të lindura, të cilat kultivojnë jetesën më të keqe në shoqëri. Si të tillë, ata duhen pastruar sa më shpejt për të mos infektuar shoqërinë, sepse aq sa mund të ndahet hidrogjeni, aq mund të kup-tohen metaforat e misticizmit që të servir spiuni drejt të panjohurave akoma më të rrezikshme.

Shkrimtari i periudhës së realizmit socialist Drago Siliqi, u thirr me shpejtësi për t’u bërë bashkëpunëtor i Sigurimit. Dragoja u tregua i zgjuar dhe e shprehu këtë kërkesë në organi-zatën-bazë të Partisë, të cilët u befasuan. Pa e zgjatur se ç’ndodhi, shkrimtari shpëtoi pa u bërë bashkëpunëtor, sepse u mbajt te parimi “Partia mbi të gjitha”. Kështu çështja e bashkëpunë-torëve të Sigurimit është e ndërlikuar, sepse

është ndryshe kur pranon vullnetarisht të bëhesh i tillë dhe ndryshe kur të vënë koburen te koka nëpër burgje, apo më keq kur të futin provokatorë profesionistë të rekrutuar. Me de-tyrim janë të rekrutuarit e parë nëpër burgje, të cilët nuk i kanë rezistuar dot dhunës, të çdo forme. Për sa i përket bashkëpunëtorëve vullne-tarë, ata janë subjekt i studimeve për njerëzit me vese, deri në qenien kriminelë. Janë bërë legjendë e deri në mitizim sigurimsit profesion-alë, si Nevzat Haznedari, Skënder Kosova, Vaskë Koleci, Niko Ceta e qindra të tjerë në mënyrat e tyre mizore të rekrutimit për bashkëpunëtorët.

Nocioni i zbulimit të grupeve armiqësore në historinë e Sigurimit ka të bëjë me një imagjinatë frike, që sjell mendjen e një të sëmuri psikik para-nojak, ku spiunohej me qëllim të posaçëm njëri-tjetri, pa objektiva profesionalizmi. Kështu janë tri grupe, ku aktualisht zien debati brenda vetë spiu-nëve. Grupi i parë përfshin ish-funksionarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek ekzekutivi i tyre në bazë. Këta janë eprorët e gjithë veprimatrisë së Sigurimit në çdo qelizë të popullit, të cilët justifikohen se në këto funksione i vuri par-tia. Grupi i dytë përfshin të gjithë linjën sigurims-hetues-prokuror-gjyqtar për të bërë “drejtësinë” e po kësaj partie. Grupi i tretë përfshin të gjithë bashkëpunëtorët e vegjël edhe të mëdhenj, por që kontrollohen nga dy grupet e mësipërm. Mirëpo në krahasim me tri grupet e mësipërme, agjentura e rekrutuar prej të huajve, po spostohet nga “tra-jtimi” i kësaj ligjshmërie, kur kalohet lehtas fakti kombëtar që një ish-sigurims ka marrë edhe dos-jet informative me vete jashtë shtetit, ose jashtë strukturës formative shtetërore.

Konceptualisht historia e dosjeve nuk mund të evidentohet nga subjekte te dyshimtë të saj. Ka një eveniment shoqëror edhe sot e kësaj dite, që përmendet si vendngjarje pozicioni historik i Enver Hoxhës, duke i dhënë karakter shtetëror lukunisë së dosjeve që mbolli imagjinata e këtij diktatori. Dihet se në këtë rast nuk mund të kemi burim të së drejtës shtetërore, po nëse ndonjë deputet si Paskal Milo publikon nevojën e njohjes historike të ish-diktatorit, atëherë le të sigurohemi që historia nuk është kriminologji. Kështu historiani-deputet Paskal Milo ka një të shkuar me dosje, e cila konfiguron këto të dhëna: dy djemtë e dajës të arratisur në Greqi, ndërsa daja e vet ka vdekur në burg. Fisi i në-nës është cilësuar kulak, ndërsa babai ka qenë partizan dhe oficer rezervist, duke punuar në de-tyra deri kryetar i zyrës së PTT-së në Tiranë; ka pasur të afërm në SHBA. Paskalit i është dhënë bursë për universitet, dega filologji dhe pastaj si pedagog në shkollën 11-vjeçare të Himarës. Po kështu edhe i vëllai, Sokrat Koço Milo, mbaroi me bursë Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në vitin 1960. Atëherë, duke ditur faktin e pakon-testueshëm që shkolla ishte element biografik, mund të dyshojmë se figura e Paskal Milos nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e ish-diktatorit.

Mitizimi i Sigurimit të Shtetit me origjinë sllave

Rusët kanë qenë në Shqipëri si njerëz të Rev-olucionit të Tetorit, por në mënyrë ilegale, që në vitin 1917–1919. Kështu, sipas një ngjarjeje të ndodhur realisht është treguar nga e bija Ibrahim

VITI 1925, KëRKOHeN Në MOsKë NGa beRIa sejfuLLa MaLësHOVa dHe aLI KeLMeNdI

emrat e personave që drejtuan të parët armën famëkeqe të Sigurimit

19• E premte 8 shkurt 2013

»DossieR

Gjakovës në vitin 1986, kjo situatë: “Në mënyrë ilegale vjen në Durrës për të kaluar në Rusi një person i panjohur për Ibrahim Gjakovën, të cilin e takoj për ndihmë në cilësinë komandantit të xhandarmërisë në Durrës. Ibrahim Gjakova u bë më vonë anëtar i KONARE-së. Këtij rusi të pan-johur Ibrahimi i jep dy xhandarë me vete dhe ud-hëzime për t’u kujdesur rrugës për në Gjakovë, e prej këtej të mbërrinte në Rusi. Dhe kështu ndo-dhi. Në vitin 1925 Ibrahim Gjakova shkon me Fan Nolin, pas dështimit të revolucionit në Vjenë dhe aty thirret nga ambasadori rus për t’u takuar në legatë. Në këtë legatë ruse në Austri, Ibrahimit i jepen 100 napolona flori dhe falënderimi për ndi-hmën që i dha një rusi në Durrës. Ky njeri i pan-johur ishte Beria. Ky i fundit i thotë të dërgonte tre studentë në Moskë. I çova, - thotë Ibrahim Gjakova, - Ali Kelmendin dhe Sejfulla Malëshovën, sepse nuk kisha një student të tretë”.

Kështu, për të folur mbi organizimin agjenturi-al në Shqipëri, specifika e saj nis pas Revolucionit të Tetorit për të sjellë bolshevizmin në Shqipëri. Për sa i përket Luftës Antifashiste, agjentura komuniste e krijuar më 20 mars 1943, u intensi-fikua dhe organizua në veçanti pas Konferencës së Mukjes, me një intensitet të OZNA-s jugosllave

për goditjen fshehurazi të gjithë nacionalistëve shqiptarë që pretendonin kufijtë etnikë. Janë me dhjetëra dosje që dokumentojnë të gjithë ata sh-qiptarë të likuiduar nga Sigurimi shqiptar, që në radhët e Ballit Kombëtar, të cilët pretendonin në veçanti Kosovën. Po kështu më saktë mund ta përmbledhim një evoluim të shkurtër të jetës së Sigurimit në këto tri metoda praktike:

1. Nga 20 marsi i vitit 1943 deri në fund të vitit 1948 ka funksionuar si agjenturë, e re-krutimit edhe nëpër burgje, nën devizën “asnjë bashkim të burgosurve ordinerë, me ata politikë, sepse infektohen”. Këtë infeksion të nacional-istëve me komunistët, agjentura serbe e ka pas-ur shumë merak në të gjithë Luftën Antifashiste në Shqipëri, e argumentuar kjo në të gjitha vras-jet prapa shpine dhe vëllavrasjet që kanë ndod-hur, gjithashtu. Mirëpo argumentimin më të mirë të diktimit të OZNA-s ndaj Sigurimit shqiptar e japin fakte të tilla të dokumentuara si vijon:

Në fondin arkivor të Br. III S, viti 1945 dosja 29, jepen 87 emra kosovarësh që kanë dezer-tuar nga kjo brigadë dhe që iu dorëzohen OZ-NA-s. Pothuajse në të gjitha dosjet e Divizionit V-VI Sulmues shqiptarë në Kosovë, përmbahen të dhëna për operacione të përbashkëta me ar-matën e V jugosllave, për kapjen dhe asgjësimin e forcave nacionaliste kosovare, të cilat infor-moheshin dhe drejtoheshin nga OZNA. Ka aq shumë shembuj e dokumente, saqë brezat do të kishin se ç’të mësonin nga emblema historike mbi këtë çështje. Po kështu OZNA dhe më vonë UDB-ja në bashkëpunim me Sigurimin shqiptar ka një mal me ngarkesa krimi-nale që kanë të bëjnë me eliminimin e patriotëve të Kosovës nga njëra anë, por edhe të ashtuquajturve “emigrantë koso-varë” në Shqipëri.

Në librin “ Materiale të sesionit I shkencor të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tipografuar si tekst në 250 kopje dhe i konsideruar “tepër sekret” më 25 tetor të vitit 1969, nga faqja 7-83 jepen të gjitha bëmat e sigurimit dhe UDB-së si një “lavdi”, e cila iu anatemua Koçi Xoxe, atëherë si ministër i Punëve të Brendshme. Porse kjo ide përbën një alibi faktike mbi realitetin e ngjarjeve kriminale në vend, që duhet studiuar dhe dokumentuar nën vërtetësinë e dyshimit.

2. KGB-ja, e krijuar në mars të vitit 1954, i quajtur Komiteti i Sigurimit të Shtetit në BRSS, në historikun e shër-bimit sekret rus, që e ka zanafillën në vitet 1565- 1572, në kohën e Ivanit të Tmerrshëm, determinoi menjëherë në Sh-qipëri në vitin 1948. Metoda e parë u ndje në përpunimin e të burgosurve, por me një devizë të re ku të ishin të bashkuar, të burgosurit politikë dhe ata ordinerë. Kjo e quajtur në mënyrë figurative “gulashi rus”. Në këtë periudhë ekzistojnë mjaft dokumente të sigurimit të shtetit të re-flektuara në gjyqet alibi për “tradhtarët”, në veçanti ata antirusë. Në vitin 1956 revolucioni hungarez e frikësoi Enver Hox-hën dhe për këtë i vuri detyrë sigurimit që të pastronte Tiranën, nga antisovje-

tikët. Ekzistojnë mjaft dosje, të cilat përmbajnë shtimin e radhëve të bashkëpunëtorëve nëpër burgjet shqiptare të kundërshtarëve të regjimit dhe të vullnetarëve rekrutë jashtë saj.

3. Me prishjen e marrëdhënieve me sovjetikët sigurimi shqiptar përvetësoi metodat kineze, të cilat konsistonin në dukuri të tilla ku dënohej një ordiner dhe futej në kategorinë e të dënuarit politik, si i rekrutuar. Ka shumë dosje të tilla në funksion të metodës së rekrutimit nga sigurimi. Kështu p.sh. Eqerem Kavaja, kur doli nga burgu kishte dhënë një deklaratë për një të burgosur ordiner se kishte ngrënë me të bukë. Kjo i shër-beu këtij të fundit të merrte edhe statusin e të burgosurit politik, edhe pse njihej si i rekrutuar i sigurimit. Një spiun politik është tepër i rrezik-shëm, sepse dihet që një status të tillë mund ta marrin shtetasit që përfitojnë vetëm nga një akuzë politike. Kështu kanë dalë nga burgu mjaft të burgosur ordinerë, të cilët mbushin radhët e të burgosurve politikë duke punuar akoma për sig-urimin, që sidoqoftë është ende mental. Në lidhje me këto metoda të rekrutimit kinez të burgosurit politikë, kishim krijuar antisigurimin, që lajmëron-te nëpër burgjet e tjera për ata që dyshonin. P.sh, në vitet 1980-1985 të burgosurit Osman Kazazi dhe Hafiz Koçi përgatitën një trakt në burg për të inkurajuar të burgosurit, sepse për çdo 2-3 ditë varnin veten apo i varte Sigurimi.

Historiku i burgjeve që nga viti 1946-1990 është mbushur plot me ngjarje të rekrutimit nën autoritetin e drejtorëve të burgjeve, që ishin nën urdhrat totale të Sigurimit të Shtetit. Drejtori i parë i burgut 313 të Tiranës ka qenë Aristidh Qëndro (zjarrist grupi komunist), të cilin e pushkatoi Enver Hoxha në fillim të vitit 1945. Pastaj erdhi si drejtor Janaq Karapataqi, i

cili mbahet mënd për mirë nga të burgosurit. Në vitin 1947 ishte Thanas Dhimo. Në këtë kohë u rekrutuan mjaft spiunë, në veçanti ata që ishin me Ballin dhe të ashtuquajtur “reaksionarë të Veriut”. Pa e zgjatur zhargonin mund të themi se kanë mbetur si tmerri i Sigurimit nëpër burgje emra të tillë si: Maqo Pecani, Skënder Kosova, Nesti Kerenxhi etj. Bile Skënder Kosova në kuj-timet e tij për Shefqet Bejën thoshte me mbur-rje se të gjitha ia kishte bërë këtij njeriu për ta thyer, por ai nuk foli deri në varje. E theksova çështjen e burgjeve sepse nuk është folur asgjë me faktin e këtyre bashkëpunëtorëve të rekru-tuar nëpër këto birucat e hetuesisë në mënyrën më shtazarake për t’u pasur zili edhe nga studi-uesit më të mirë të shkencës së psikologjisë kriminale. Pikënisja e metodave më shtazarake të krimit komunist që ka iniciuar Sigurimi mund të studiohet në ngjarjen e 12 nëntorit 1944 në bodrumet e hotelit “Bristol” të Tiranës, ku in-formatorët e parë të Këshillit Nacionalclirimtar çuan në vrasjen pa gjyq të Ismail Petrelës, Vasil Kokalarit, Mumtaz Kokalarit, Nebil Çikës e plot 12 veta, duke i lënë të qelbeshin në bodrum, aq sa Koçi Xoxe dha urdhër të varrosen natën, pas dhjetë ditësh, sepse, sipas tij, “na u qelb Tirana e çliruar”. E këto vrasje i bënte Kristo Themelko. Po kështu mbahet e fshehur edhe masakra e Ship-skës, ku Nevzat Haznedari e frikësoi popullin e asaj krahine, aq shumë sa edhe sot nuk flasin se si është e vërteta e 170 vetave të pafajshëm.

Pas prishjes me kinezët Sigurimi i Shtetit u bë simbiozë e gjithë përvojës së mëparshme dhe deri në vitin 1990, informacionet e bashkëpu-nëtorëve funksiononin, në çdo farefis, lagje e qendër pune, saqë planëzimet për t’u dënuar, si një sukses i zbulimit dhe kundërgoditjes që jepte

partia ishin se nuk kishte muaj pa te bur-gosur. Janë mbi 500 faqe informacione të ushtrisë të vitit 1974-1975, për spas-trimin e grupit “tradhtar” të Beqir Ballu-kut dhe me qindra dosje që shoqëruan, spiunët për spiunët e mëparshëm, të cilët Enveri i futi për të ngrënë kokën e njëri-tjetrit. Le të përballemi me një fakt tronditës. Është fjala për dhomën numër 14 në bodrumin e Ministrisë së Brrndshme, ku Mehmet Shehu dhe Kadri Azbiu kishin përgatitur dosjet, duke për-shirë edhe vetë Enver Hoxhën. Gjuetia e njerëzve më keq se në këtë cep të globit nuk kishte se ku të mbërrinte. Krijime dosjesh të pakuptimta, por të etura për më shumë gjak e ndjenjë hu-mane nga nervat e kriminelëve. Agjen-cia amerikane e zbulimit kombëtar, CIA, në platformën e saj të rekrutimit ka si qëllim përfshirjen e shpirtrave të lirë, atdhetarë që mund t’i shërbejnë në çdo situatë kombit. Nuk besohet ajo që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës, duke u vlerësuar asimilimi i taktikës kombëtare nga elementët shtetërorë, pasi nuk konfigurohet asnjë territor, ku veprimtaria njerëzore të këtë ush-truar apo dokumentuar ekzistencën e saj shoqërore, duke zhdukur entitetin institucional. Kemi të bëjmë kështu me një metamorfozë prehistorike, që ka pak gjasa të ketë ndodhur, si një mani-festim i diversitetit natyror, por që i ashtuquajturi Sigurim na e trashëgon si rrezikun potencial, të cilin mbarë bota e konsideron terrorizëm.

20 E premte 8 shkurt 2013 •

«

TIBETIOrigjina mitike e

vendit të murgjveI shtrirë gjeografikisht mes dy gjigandëve (India

dhe Kina), në lashtësi çatia e botës ishte një peran-dori e madhe. Që atëherë u konvertua në budizëm...,

por ishin mongolët që “krijuan” Dalai Lama-t

Për ne perëndimorët, Tibeti, “çatia e botës” është një tokë murg-jish dhe spiritualiteti, një vend me hapësira të pamata dhe ngjyra

të qarta që shkëlqejnë në ajrin e ftohtë të lartësive të mëdha. Dhe në fakt kështu është. Por historia e “vendit të reve” – që ka një sipër-faqe katër herë sa Italia dhe shtri-het në një lartësi mesatare 4500 metra – është shumë e pasur dhe e mbushur me surpriza. Duke filluar nga fakti që, në lashtësi, ishte një perandori shumë e madhe e ven-dosur në Azinë Qendrore, dhe ishte kaq e fuqishme sa të shtrihej deri në atë që është Kina e sotme, duke i pushtuar kësaj shumë territore.

Një mbretëri që më pas u shemb, por që vazhdoi çuditërisht të ruajë një autonomi të sajën, duke u mbështetur herë pas here tek fqinjët e saj, mes të cilëve mon-golët e Kublai Khan, përpara se të përfundonte përfundimisht në orbitën kineze.

Origjinë mitikeOrigjina më e vjetër e këtij

territori është e mbështjellë nga miti dhe nga misteri. “Nuk është e lehtë të kuptohet se cila ka qenë historia e Tibetit përpara mbërritjes së budizmit (në shekullin VII), për arsye se nuk janë shfaqur shkrime apo dëshmi të besueshme”, shpj-egon Giacomella Orofino, docente e Departamentit të Azisë, Afrikës, Mesdheut në Universitetin e Na-polit. Burimet vendase, disa tekste të shkruar rreth vitit një mijë, sjellin vetëm një emër, Zhang Zhung: tre-gon qytetërimin arkaik që zinte një pjesë të Tibetit Qendror dhe anën perëndimore, duke përfshirë malin e shenjtë Kailash. Kësaj mbretërie parabudiste të një epoke të papër-caktuar qartë, i është “ngjitur”, për konveniencë, origjina e popullit të reve. E vetmja gjë që dimë me siguri është që kulti i praktikuar nga ata njerëz quhej Bon, nga emri i priftërinjve që ngarkoheshin për të celebruar ritet. Dhe kjo traditë magjiko-fetare ekzistone dhe sot e kësaj dite, ndonëse praktikohet nga një pakicë e popullsisë.

Nga India në KinëPor, në një pikë të caktuar,

situata ndryshoi. Në gjysmën e parë të shekullit VII u shfaq një fis luftarak i quajtur Dinastia e Jarlung, që nënshtroi me shpejtësi klanet e tjerë të rrafshnaltës. “Mbreti i tij, Songtsen Gampo (605-650)”, thotë Orofino, “dëshironte të përmbyllte projektin e bashkimit të fiseve që i ish lënë amanet nga i ati dhe për t’ia dalë mbanë përdori çdo mjet, që nga pushtimet luftarakë deri

tek aleancat martesore”. Nuk dihet nëse mbretëria e Zhang Zhung, i është dorëzuar në mënyrë spon-tane armikut, në vitin 634, siç na thonë sot disa burime, apo nëse, siç shkruhet në disa të tjerë, Songtsen vrau duke gjetur një pretekst njërin prej mbretërve rivalë pasi i kishte dhënë si bashkëshorte motrën e tij. Në çdo rast, rezultati ishte formimi i një mbretërie të re që shtrihej në një hapësirë të madhe dhe përf-shinte Nepalin e sotëm, Bhutanin, shtetin indian të Arunachal Pradesh dhe provincat kineze të Sichuan dhe Yunnan.

Kjo periudhë pati një rëndësi shumë të madhe për historinë e Tibetit. Zhvillimet politikë dhe ushtarakë, u shoqëruan dhe nga një tjetër zhvillim: mbërritja e budizmit nga India, ku kishte lindur më shumë se një mijëvjeçar më herët. “Songtsen Gampo përshtati budizmin sepse i jepte më shumë forcë privilegjeve mbretërore”, vazhdon ekspertja. “Në Tibet, në fakt, u vendos kulti i dharmaraja-s, domethënë figura e “mbretit të të mësuarit” dhe ajo e perandorit u shndërruan në një të vetme”.

Në praktikë, budizmi u bë fe e shtetit pak a shumë siç ndodhi në perëndim me kristianizmin në kohët e perandorisë romake, por me dallimin që “papa” dhe perandori ishin i njëjti person. Në ata vite u fut edhe shkrimi, u përkthyen tekstet budistë të san-skrinishtes dhe nisën të shfaqen tempuj, kupola dhe pallate. Lindi pra qytetërimi tibetian që, duke qenë se mbështetej në një vend të

unifikuar, dominoi Azinë Qendrore për më shumë se dyqind vite.

Nevojë për mbrojtjePor, në shekullin IX, shkëlqimit

i erdhi fundi: perandoria u shemb dhe u shpërbë në mijëra shtete të vegjël në luftë mes tyre. Periudha e “errësirës së madhe:, siç u ripagë-zua më vonë, mund të krahasohet me Mesjetën tonë dhe ajo u karak-terizua nga një krizë kaq e thellë, saqë nuk kurseu as fenë, fajtore se ishte e korruptuar dhe laicizuar. Budistët vazhdonin gjithësesi të vinin në numër të madh nga India, dhe pikërisht prej tyre nisi rilindja. “Ngritën manastire të rinj, që shumë shpejt u shndërruan në qendra të vërteta të pushtetit”, vazhdon Orofino. “Çdo mësues kishte tipike mënyrën e tij të të mësuarit dhe krijonte shkollën e tij”. Veç të gjithave, me kalimin e sheku-jve budizmi fillestar u transformua

Fakti është që pikërisht këtu nis historia e vonë dhe kontroverse e këtij rajoni. Në vitin 1959, Dalai Lama la Ti-betin dhe gjeti strehim në Indi, në Dharam-sala, ku gjendet edhe sot, në pamundësi për t’u kthyer në atdhe. Prej aty, udhëheqësi fetar bën luftën e tij, me shpresën për të transformuar çatinë e botës në një demokra-ci moderne dhe, mbi të gjitha, ta bëjë auto-nome nga Kina. Por, e tija duket një ëndërr që është ende shumë larg të bërit realitet

dhe zhvilloi variante ezoterikë: në rite nuk përbuzej përdorimi i substancave alkoolike dhe nisën të pranohen praktikat seksuale, sipas koncepteve të vetëçlirimit nga pasionet dhe i transformimit të tyre në mençuri.

Në këtë fazë të re të historisë së tyre, popullsitë e Tibetit filluan të vetëdijësohen për dobësinë e tyre ekonomike dhe ushtarake, tek të cilat ndikonin edhe kushtet shumë të vështirë mjedisorë. Fil-loi kështu të lindë nevoja për të lidhur marrëveshje mosluftimi të ndërsjellë me fuqitë që kishin në kufi. Në jug, në të vërtetë, zinxhiri i Himalajave me majat e tyre që kalojnë 8 mijë metrat, përbënte një pengesë natyrore pothuajse të pakapërcyeshme nga India. Ndërsa në veri, duheshin bërë hesapet me popullsitë mongole dhe kineze. Kështu, në shekullin XII, tibetianët fituan mbështetjen e dinastisë

perëndimore Xia (që dominonte perandorinë Tangut në provincën e sotme kineze të Gansu). Por, në horizont, retë e mëdha të tymit që ngriheshin prej kalorësve mongolë ishin lajmëtare të fatkeqësisë. Gen-gis Khan kishte filluar tashmë të pushtonte e shkatërronte. Shumë shpejt, gjithçka do të ndryshonte.

KthesëHordhitë mongole pushtuan për

herë të parë Tibetin në vitin 1240 me dëshirën e Godan, nipi i Gengis. Manastirë dhe fshatra u shkatër-ruan krejt: Rreziku i asgjësimit të qytetërimit tibetian ishte konkret. Për ta shmangur, mësuesi i shkollës Sakiapa, Pandita Kunga Gyaltsen, vendosi ta provonte: nisi përpjekjet për të konvertuar vetë Khanin në budizëm. Çuditërisht, shpirti i tij i iniciativës u shpërblye. “Ishte e zakonshme për khanët që të ngrinin këshilla në oborrin e tyre për të vendosur se cila ishte feja që meritonte më shumë të adop-tohej prej komunitetit mongol”, shpjegon Orofino: duke hequr qafe konkurrencën, Sakya konvertoi Godanin dhe u bë mësuesi privat i tij. “Tibetianët fituan praktikisht ndaj kristianëve, manikeasve, tao-istëve dhe madje edhe jezuitëve të përfaqësuar nga misionari flameng Vilhelmi i Tubruvk”.

Ishte fillimi i një faze të re në historinë e Tibetit, një fazë shumë e rëndësishme sepse inauguroi me fuqitë fqinje një raport të veçantë, i quajtur “prift-padron”. Ofrohej mbështetje fetare (dhe politike) në këmbim të mbrojtjes. Diçka e ngjashme – nëse duam të bëjmë një krahasim me perëndimin – me marrëdhëniet mes Shtetit Papnor dhe Perandorisë Romake në epokën e Mesjetës. Marrëdhënia prift-pa-dron ka karekterizuar për një kohë të gjatë historinë e tibetianëve. Dhe në fakt, kur vdiq Sakya, ai u zëvendësua nga nipi i tij, që u bë mësues i Kublai Khan dhe nga ky i fundit pati, për mirënjohje, sovran-itetin e përkohshëm në rrafshnaltë.

Bota

21• E premte 8 shkurt 2013

»Një “oqean” i dijes

Pikërisht në këtë pikë u krijuan kushtet për hyrjen në skenë të një protagonisti të ri – edhe sot aktual – në historinë e popullit të reve: Dalai Lama. Premisat u krijuan në vitin 400, kur mësuesi Tsongkhapa, i lod-hur prej rivalitetit mes shkollave të ndryshme budiste, nisi të predikojë braktisjen e praktikave magjike dhe rikthimin në budizmin fillestar, i karakterizuar nga asketizmi dhe votat e murgjve. Në vitin 1409 themeloi një manastir në Ganden dhe në vijim shkollën Gelugpa (“e virtuozëve”), e njohur edhe si Sekti i beretave të verdha.

Ky sekt është i rëndësishëm sepse në të bënte pjesë Sonam Gyatso, Dalai Lama i parë. Titul-lin – që do të thotë “një oqean me dije” – ia dorëzoi perandori mongol Altan Khan. Ishte viti 1578. Dhe për të “legjitimuar” emërtimin e ri, titulli iu dha edhe dy paraardhësve të vdekur të mësuesit. Pikërisht këtu e pati nisjen prejardhja e Dalai Lama-s, udhëheqësit shpirtërorë të tibetianëve, që i përkasin të gjithë sektit të beretave të verdha dhe konsiderohen njëri rimishërim i tjetrit.

Edhe pse në të vërtetë ishte Dalai Lama i parë, Sonam Gyatso konsiderohet zyrtarisht i treti, për shkak të dy paraardhësve të tij të emëruar a posteriori. Pas tij, Dalai Lama më i rëndësishëm ka qenë i pesti, Ngavang Lobsang Gyatso, i cili mori nga Gushri Khan, një tjetër sovran mongol, kompetenca të tilla sa të shndërrohej në “udhëheqëqin autokrat të Tibetit. “I Pesti i Madh”, siç thirrej, u vendos në Lhasa dhe krijoi aty një qeveri të centralizuar që parashikonte bashkëpunimin dypalësh të hierarkive klerikale dhe ministrave laikë”, thotë Orofino. Praktikisht, ishte kreu spiritual dhe mbretërues në të njëjtën kohë, ashtu si papët-mbretër tek bashkëkohësit e tij në perëndim. Dhe nën udhëheqjen e tij Tibeti njohu një rilindje: nisi ndërtimi i pallatit madhështor të Po-talas mbi rrënojat e Pallatit të lashtë mbretëror të Dinastisë së Yarlung (ajo e perandorisë së parë) dhe vendi pati përparime në të gjitha fushat: mjekësi, matematikë, astronomi, filozofi, ligje, arte.

Mbërrijnë kinezëtMegjithatë, epoka e artë ashtu

si gjithmonë, nuk zgjati shumë, dhe kështu Tibeti nisi të rrëshqasë ngadalë nën hijen e kinezëve. Pasardhësit e Gushrit, në fakt, u shfaqën brabarë dhe të etur përgjak, dhe për këtë arsye tibetianët kërkuan mbështetje gjetkë: u drejtuan fil-limisht tek dzungarët, edhe ata me origjinë mongole, më pas tek kinezët. Çmimi ishte lëshimi i një komisari rezident në Lhasa, i cili kujdesej për interesat e Perandorisë kineze. Në shekujt që pasuan ishin pikërisht protektorët kinezë që gërryen kufijtë tibetianë për të formuar provincat e tyre të Sichuan, Yunnan, Qinghai.

Aspiratat britanikePor ndërkohë, të tjerë sy nisën

të shohin nga çatia e botës, këtë herë prej jugu. Në Indi kishin ardhur kolonët anglezë, të cilët prej një kohe të gjatë aspironin Tibetin dhe në fakt hynë në Lhasa në vitin 1904. Rezultati ishte një marrëveshje anglo-tibetiane e “bekuar” nga kin-ezët, sipas të cilës britanikëve u jepej liri tregtie në zonë, por asgjë tjetër. Pak vite më vonë ishin Manciu-të që pushtuan vendin, por revolucioni i vitit 1911, që dekretoi fundin e perandorisë në Kinë, e ngadalësoi rit-min e ngjarjeve. Tibeti, pavarësisht anglezëve dhe kinezëve, falë edhe

kushteve të vështira të tokave të tij, mbeti në fakt autonom, nën udhëheqjen e Dalai Lama-ve.

Por gjërat ndryshuan përfundim-isht në vitin 1949, kur Mao – i cili erdhi në pushtet duke shpallur lindjen e Republikës popullore kineze – deklaroi se donte të pushtonte “territoret e shkëputur nga toka mëmë”. Në tetor të vitit 1950, një ushtrim e pesëdhjetë mijë kinezë hyri në tokën tibetiane. “Shpallja e Zonës Ushtarake të Jugperëndimit”, me të cilën motivohej ndërhyrja, nxirrte në pah qëllimin për të çliruar rajonin nga të huajt imperialistë dhe nga ushtria nacionaliste e Kuomintang (partia e Çan Kai-shisë që kish drejtuar Kinën që nga viti 1912). Çmimi i “çlirimit” ishte shumë i lartë: manastirë të shkatërruar dhe murgj të ekzekutuar. Pavarësisht kësaj, “Pekini nuk kishte interes që të rrafshonte Lhasan”, thotë gazetari dhe studiuesi i histor-isë kineze Adriano Madaro, i cili ka siguruar nga arkivat kineze tekstin origjinal të urdhërit të dërgimit të ushtrisë, si dhe ka kuruar ekspozitën “Tibeti: Thesare nga çatia e botës”.

Pothuajse miqMë 23 maj 1951, Kina dhe Tibeti

firmosën një marrëveshje (më pas e shfuqizuar), në të cilën parashi-koheshin një seri veprimesh në drejtim të një integrimi më të madh. Mes uljeve dhe ngritjeve, marrëd-hënia e afrimit u ruajt e ngrohtë, siç e tregojnë një fotografi e vitit1954 – ku shfaqet Dalai Lama aktual Ten-zin Gyatso që, i buzëqeshur, ecën përkrah Maos – si dhe një letër përg-jigje që vetë Mao, i dërgon më 24 nëntor 1955. Në letër, udhëheqësi komunist e ftonte si mysafir në Pekin dhe e falënderonte për lulet që ai i kishte dërguar.

Megjithatë, në vitin 1956 mar-rëdhëniet mes dy udhëheqësve u përkeqësuan. “Dalai Lama u ftua në Indi për festimet e 2500 vjetorit të lindjes së Budës”, rrëfen Madaro, “dhe nga burime kineze mësojmë se automobili me të cilin udhëtonte mbante dy flamuj, atë indian dhe atë të Tibetit, një veprim që Mao nuk mund ta falte kurrë”. Po a shkuan vërtetë kështu gjërat? Dhe, a ishte një gabim i thjeshtë, apo një komplot i suksesshëm i atyre që nuk donin një afrim të mëtejshëm

me Kinën? E vështirë të thuhet, në mungesë të dokumenteve mbi ngjarjen.

Drejt demokracisë?Fakti është që pikërisht këtu nis

historia e vonë dhe kontroverse e këtij rajoni. Në vitin 1959, Dalai Lama la Tibetin dhe gjeti strehim në Indi, në Dharamsala, ku gjendet edhe sot, në pamundësi për t’u kthyer në atdhe. Prej aty, ud-hëheqësi fetar bën luftën e tij, me shpresën për të transformuar çatinë e botës në një demokraci moderne dhe, mbi të gjitha, ta bëjë auto-nome nga Kina. Por, e tija duket një ëndërr që është ende shumë larg të bërit realitet.

Mes legjendës dhe natyrësKur dikush kërkon Tibetin apo

“Çatinë e Botës’’ siç ndryshe quhet, do të gjendet në rrugë që ngjiten deri në 6000 metra lartësi, për të arritur në një zonë unike në botë që rrethohet nga vargmale që arrijnë deri në 9000 metra lartësi. Vetëm pas gjysmës së dytë të shekullit të 18, Tibeti filloi të bëhej i njohur gjërë e gjatë botës. Kjo sigurisht nuk do të thotë se ishte krejt i panjohur më parë. Përkundrazi, ishte i njohur që nga kohët e lashta, por të drejtën e hyrjes në këtë mbretëri e kishin nje numër i vogël klerikësh – të cilët ishin initacionuar dhe zotëronin dituritë e nevojshme, dhe një numër akoma më i paktë Adeptosh (initacionantë të shkallës së lartë). Nuk është e vështirë të kuptojmë se çdo komb ka mënyrën e tij të menduarit. Ky është një rezultat i disa faktorëve ku në ndikimin e tyre u zhvillua qytetërimi, feja, dhe historia e këtij kombi. Akoma edhe zona gjeo-grafike ndikon shumë në mentalite-tin e këtij populli që u zhvillua me kalimin e kohës, por edhe të gjithë faktorët e tjerë që studjuesit kanë futur në emërimin e përgjithshëm ‘’faktorët teorike të Historisë’’.

Populli tibetian u influencua shumë nga faktori vendimtar gjeo-grafik i tij: malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti tibetianët të ndarë nga pjesa tjetër e qytetërimit njerëzor për shekuj të tërë. Ishte shumë e vështirë të arrinte dikush tek ato male të bardha, me një klimë të thatë dhe shumë të ftohtë, që shumë pak njerëz mund ta duronin. Këtij internimi natyral ju shtua edhe një faktor tjetër, konceptimet e vetë udhëheqësve të Tibetit, të cilët mendonin se ishin shumë pak gjërat pozitive që mund të prisnin nga popujt e tjerë kufit-arë. Kështu, përveç Budizmit, asnjë influencë e huaj nuk penetroi për shekuj të tërë, në këtë kështjellë shpirtërore kufitare. Budizmi u bë feja zyrtare vetëm pas shekullit të 8. Tibetianët nuk mendohen për të vërtetat, por i përjetojnë ato. Nuk flasin per Perënditë, duke u munduar t’i zbresin ato në Tokë, por janë vetë ata që mundohen të lartësohen dhe të ngjiten drejt qiel-lit. Dhe kjo rrugë ndiqet nëpërmes një morali shumë të ashpër dhe të fortë. Për këto dy arsye krye-sore, do të dallojmë një ndryshim formal midis Filozofisë së Tibetit në krahasim me atë të Indisë, që shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Në të vërtetë flasin për të njëjtat gjëra, por men-taliteti Tibetian , hoqi nga mënyra e të menduarit të Indisë, karakteris-tikën e ëmbëlsisë, dhe mbështjelljen atësore të saj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Tibetianët janë njerëz të ftohtë dhe çnjerëzorë. Përkundrazi, nëse do të lexojmë poezite e tyre, do të mund të kuptojmë bukurinë, har-moninë dhe njerëzinë që ata njerëz fshehin brenda tyre.

Bota

22 E premte 8 shkurt 2013 •

«speciale

Profil

marisa Meriko ishte 22-vjeçe kur mori përsipër kryesimin e një klani të fuqishëm mafioz në Itali. Babai i saj sapo ishte dërguar në burg nën akuzat për vrasje dhe klani mbeti pa

kryesues. Dikush duhej të plotësonte zbrazëtinë dhe Marisa ven-dosi se duhej të ishte ajo ky person. Ajo kishte ndjenjën se ishte ky një obligim i saj moral. Marisa u provua si mjaft e suksesshme, me vetëbesim dhe aftësi menaxhuese. Madje edhe në kohërat më të vështira, si në rastin kur u detyrua të blejë një helikopter nga një trafikues i armëve në Ballkan për të ndihmuar arratinë e të atit të saj nga burgu, ajo ruajti qetësinë. Sot, gati dy dekada më vonë, Marisa me fëmijët dhe nipërit e saj jeton në Blackpool. Ajo nuk pati mundësi me të kthehej në Itali, pasi autoritetet italiane kërkonin arrestimin e saj. Por këtë pranverë, pas gati një dekade, kërkesa për arrestimin e saj do të skadojë, gjë që do t’i mundësojë Marisës që të vizitojë familjen dhe miqtë. Bota do të jetë sërish imja”, - shkroi ajo në faqen e saj në “Facebook” në fund të janarit. Tani, e tërhequr nga mafia, ajo e paraqet vetën si një nënë të respektueshme, e cila qëndron në shtëpi. Për njëfarë kohe qeveria britanike e ka mbështetur financiarisht, pasi duhej të kujdesej për nënën e saj të sëmurë. Në moshën 42-vjeçare Marisa ende është mjaft e bukur. Për vite me radhë ajo udhëhoqi biznesin familjar, në bashkëpunim me të atin, duke e vizituar në vazhdimësi në burg për të planifikuar hapat e mëtejshëm të klanit. Ajo thotë se të qenët nënë ishte një gjë e dobishme: ajo mund të fshihte paratë nga policët e korruptuar në rrobat e foshnjës së saj, pikërisht ashtu siç kishin bërë prindërit e saj kur ajo ishte ende foshnjë. Megjithatë, në fund ajo u tradhtua nga familja e saj. Tezja e saj Rita u arrestua në vitin 1993 dhe pranoi të dëshmojë për shtetin e të dëshmojë kundër të afërmve. Rreth 100 persona u arrestuan pas dëshmisë së Ritës, ndërsa Marisa,

e cila u zotua se do të hakmerrej, u arratis në Angli, duke u fshehur në shtëpinë e nënës në Blackpool. Ajo sot shpreh fare pak pendim për atë që ka bërë ajo dhe familja e saj, edhe pse shtegtimi i saj jetësor ka qenë i përgjakshëm. Marisa është femra që hyri në brendësi të “Ndrangetës” italiane, një nga organizatat më të dhunshme dhe më të suksesshme në botën e krimit. “Ndrangeta”, që i ka rrënjët në Kalabri, gjatë viteve të fundit është shndërruar në klanin më të fuqishëm mafioz në Itali dhe besohet se ka një qarkullim vjetor prej 60 miliardë euro, dyfish më të lartë se klani tjetër mafioz, “Koza Nostra”. Edhe pse “Ndrangeta” vjen nga Jugu i Italisë, kjo organizatë është e pranishme edhe në Veri të Italisë, para së gjithash në Milano, e gjithashtu edhe në Spanjë, Gjermani, Kanada, Australi dhe Amerikën Jugore. “Gjatë viteve të fundit është shtuar numri i femrave në pozita të rëndësishme brenda ‘Ndrangetës’. “numri i tyre në proceset gjyqësore kundër ma-fies po shtohet vazhdimisht”, - thotë Nikola Grateri, prokuror nga Kalabria. Për brutalitet është njohur edhe gjyshja e Marisës, Maria Serraino, një prej femrave të para në Itali që është dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat për vrasje dhe krime tjera. “Gjyshja ime nuk u bë mafioze, ajo lindi si e tillë. E kishte në gjak, siç e kisha edhe unë”, - rrëfen Marisa. La Sinjora Maria, siç e quanin njerëzit gjyshen e saj, lindi fëmijën e saj të parë, babanë e Marisës, Emilio di Giovane, në moshën 16-vjeçare e më pas ajo lindi edhe 11 fëmijë tjerë. Shumë anëtarë të familjes filluan të konsumojnë drogën, por Emilio, babai i Marisës, i rezistoi drogës dhe në vitet ’60, u takua me Patin, një femër angleze nga Blackpooli. Marisa lindi në Milano, ku babai i saj kishte filluar biznesin. Edhe pse Pat kishte një jetë të mirë në Milano, ajo vendosi ta kthejë vajzën

e saj prapa në Blackpool për të zhvilluar aty një jetë më nor-male. Babai i saj u arrestua në vitet ’80 dhe u arratis disa herë nga burgu. Marisa kishte vetëm 13 vjet kur vizitoi të atin e saj për herë të parë në burg. Në moshën 17-vjeçare ajo la shkollën, u grind me nënën dhe u arratis në Itali, ku filloi të takohej më shpesh me të atin dhe miqtë e tij. Në vitin 1991 Marisa u martua në Milano me shokun e të atit të saj, Bruno Meriko, gjithashtu një mafioz me nam. Martesa u tyre gjatë gjithë kohës u vëzhgua nga policia. Me babanë e saj, që nuk ishte i pranishëm, Marisa gjithnjë e më shumë u përfshi në biznesin e familjes. “Detyra ime ishte që të nxirrja paratë jashtë vendit për të paguar drogën. Ne u bëmë shumë të pasur. Unë isha i vetmi njeri tek i cili babai im kishte besim”, - rrëfen Marisa. Në vitin 1992 babai i saj u arrestua sërish dhe ishte ky shkaku që Marisa mori përsipër kryesimin e familjes. “Isha e detyruar të ndërhyja, ngase përndryshe çdo gjë do të ishte shkatërruar. Askush nuk më detyroi, por e ndieja vetën të obliguar”, - thotë ajo. Marisa drejtoi klanin me ndihmën e shokëve të babait dhe shoqërohej nga tre persona të armatosur. Ndërkohë u hartua plani për të nxjerrë babanë e saj nga burgu. Marisa bleu një helikopter për të organizuar arratinë. Megjithatë, policia ishte informuar për planin dhe aksioni dështoi. Marisa vendosi të fshihej në shtëpinë e nënës në Blackpool. Megjithatë, në vitin 1994 ajo u arrestua dhe u dënua me pesë vjet burg në Itali me akuzën për spastrim parash dhe trafikim droge. Pas vuajtjes së dënimit në Britani ajo u dërgua me pranga në Itali, ku u dënua me 10 vjet burg me akuzën për përfshirje në aktivitete mafioze. Megjithatë, avokati e ankimoi këtë vendim dhe Marisës u lirua. Ajo u rikthye në Britani, për të vazhduar tashmë një jetë normale, siç thotë Marisa.

Marisa MeRIKO, princesha e mafies

Marisa pozon me pistolete, Milano 1981 Marisa me të atin në Calabri Marisa me të shoqin, Bruno, në Spanjë 1987 Marisa në ditën e martesës

Mar

isa

me

djal

in F

rank

, Bla

ckbo

ol 2

010

23• E premte 8 shkurt 2013

»SPoRt

s t a f f

kryeredaktorBRAhIm ShImA

zv/kryeredaktor: ARmAnd mAho

mARIglEn mullA

politika: olI XhIlAgA ekonomia: BRIKEnA dERvIShAj sociale: ERvIn KoçI rrethet: BlERInA SPAho kronika: mARIglEn mullA kultura: BlERInA gocE design&layout: dAnIEl PRIfTI, gëzIm duzhA

marketing: ElIgERTA dyRmIShI

cel: 067 20 62 200

AdRESA: RR. dull KETA, nR. 5. (RR. E dIBRëS), TIRAnë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Mesi firmos me Barçën deri më 2018-ënTashmë është zyrtare, Lionel Mesi do të jetë një lojtar

i Barcelonës deri në vitin 2018. Me të kthyer nga Suedia pas angazhimit me Argjentinën, Lionel Mesi nga aeroporti i Barcelonës ka shkuar në zyrat e klubit ku ka zyrtarizuar përtëritjen e kontratës me katalanasit. Sipas kontratës së re, argjentinasi do të vijojë bashkëpunimin me Barcelonën deri në vitin 2018. Kontrata aktuale e tij shkonte deri në vitin 2016, por ajo është shtyrë edhe me dy vjet të tjerë.

Siti i ofron çek të bardhë Nejmarit

Dilema se tek cila skuadër do të ikë Nejmar duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Kështu, për të janë futur në “luftë” një numër shumë i madh skuadrash, shumë prej tyre ndër më të mirat në botë. Pas Barcelonës, Realit, Çelsit, Junajtid e shumë të tjerave, duket se është skuadra angleze e Mançester Sitit që bën një hap përpara mbi të tjerat. Kështu, në tentativë për të bërë të vetin lojtarin, Man. Siti ofron çek të bardhë për Nejmar. E thënë ndry-she, është Nejmar ai që bën ofertën e tij monetare për të shkuar tek Man. Siti. Kjo padyshim që i rrit më tepër vlerat lojtarit, që gjithsesi nga ana e tij ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, në të cilën ka marrë edhe kritika të shumta nga gazetarët vendas.Nejmar: Nuk është çudi të shkoj tek Bajern Mynih

Vet lojtari, i pyetur edhe njëherë tjetër për të ardhmen e tij, nuk ka përjashtuar as një mundësi tjetër, as të vajtes tek skuadra e Guardiolës sezonin e ardhshëm, Bajern Mynih. “Nuk është aspak çudi që të shkoj tek Bajern Mynih. Më pëlqen si skuadër”,- tha Nejmar. “Megjithatë, për momentin dua të përqendrohem plotësisht këtu ku jam dhe të fitoj kampiona-tin. Për më pas do vendos më vonë”,- u shpreh ylli brazilian.

Skënderbeu-Vllaznia, rinis superiorja

Në Korçë, ora 17:00, Skënderbeu dhe Vllaznia rinisin kampionatin. Më saktë fazën e dytë. Dy skuadrat do të mundohen t’i marrin pikë njëra-tjetrës për të nisur sa më mbarë fazën e dytë. Trajneri i Vllaznisë, Artan Bushati një ditë para ndeshjes me Skënderbeun është shprehur op-timist për paraqitjen e skuadrës së tij duke thënë se ajo nuk niset drejt Korçës me objektivin për ta humbur këtë ndeshje por për të marrë pikë. Ai po ashtu ka thënë se megjithë mungesat që ka skuadra, ajo do të mundohet t’i suportojë ato dhe të mos ndihen në fushën e lojës. “Për asnjë trajner nuk është komode ta nisë punën duke u nde-shur me skuadrën kryesuese të kampionatit dhe për më tepër në transfertë. Por gjithsesi gjatë kësaj periudhe kemi punuar për të marrë maksimumin e mundshëm me kon-tingjentin e lojtarëve që kemi pasur në dispozicion. Synimi ynë është që kjo ndeshje të mos jetë thjesht një vizitë në Korçë por të tregojë karakterin e ekipit të Vllaznisë dhe për rezultatin mendoj se ndeshja është e hapur sepse asn-jëri nuk e fillon luftën për të humbur. Për momentin që po kalojmë, do të isha i kënaqur edhe me një barazim. Gjith-sesi loja është e hapur dhe ne nuk mund t’i themi “jo” edhe trepikëshit”. Bushati në fund është pyetur edhe për aku-zat e fundit të Europolit për trukimin e dy ndeshjeve ndaj Rapidit të Vjenës por ai nuk ka dashur të japë një përg-jigje duke thënë: “Unë jam tekniku i kësaj skuadre, madje i sapoemëruar. Mendoj se nuk më takon mua të pron-oncohem për këtë temë, janë instancat administrative të cilat mund të japin shpjegime më të sakta për këtë problem”. Vllaznia ka zhvilluar paraditen e djeshme stër-vitjen e fundit në Shkodër dhe në drekë ka marrë rrugën drejt Korçës. Ndërkaq sipas trajnerit të Skënderbeut një ekip si Vllaznia mundet vetëm duke qenë në maksimum pasi në këtë javë të parë kjo skuadër vjen për të mos u kthyer pa gjë nga kjo ndeshje. Megjithatë, Josa për asnjë çast nuk e ka vënë në dyshim fitoren e Skënderbeut, gjithnjë në qoftë se lojtarët janë të përqendruar nga minuta e parë e deri në fundin e kësaj ndeshje. Edhe për Josën në një takim si ky fiton ajo skuadër që gabon më pak ka mbyllur i pari i stolit korçar.

mesfushori i Realit të Ma-dridit, Kristiano Ronaldo i është kthyer sërish

incidentit mes tij dhe trajnerit Zhoze Murinjo. Zënka mes tyre bëri xhiron e botës dhe mediat nuk ngurruan të theksonin se përballja mes të dyve shënon dhe fundin e Murinjos në stolin e Realit. Disa kohë pas zënkës mes tyre, Ronaldo gjatë një interviste të gjatë për “AS” ka theksuar se mes tij dhe Murin-jos gjithçka është sheshuar.

Përplasja me Murinjon“Nuk besoj se ia vlen të ko-

mentoj diçka personale mes meje dhe trajnerin. E rëndë-sishme është se gjithçka tashmë është zgjidhur. Ajo çfarë ndodhi mes nesh i takon vetëm dhomave të zhveshjes së Realit.”

Mançester United“Do të jetë një përballje e

dyfishtë e veçantë për mua, për vetë kohën e mrekul-lueshme që kam kaluar në Mançester. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Rea-lin dhe do të bëj maksimumin për të ndihmuar skuadrën time të kalojë turin.”

Miqtë e vjetër, Nani, Anderson...

“Me Nanin jemi ngacmuar edhe në kombëtare, por vetëm kaq. Unë mendoj se Evropa do të shijojë një ndeshje të madhe.”

Reali favorit“Kur përballë janë dy klube të

tillë është e vështirë të thuash se është favorit njëri apo tjetri.”

Dëmtimi i Kasijasit“Iker është një lojtar shumë

i rëndësishëm për Realin, por për fat klubi ka nënshkruar me Diego Lopez-in, i cili gjithashtu është një portier i madh do të na ndihmojë shumë.”

“Super Mario” nuk rri dot ka krijuar kon-flikte. Kështu, Mario Balotelit i ka mjaftuar vetëm një javë për regjistruar incidentin e tij të parë si futbollist i Milanit, një nga ato ngjarje që e bënë të famshëm në Angli. Sulmuesi i përfaqësueses italiane është zënë me policinë rrugore në aeroportin e Linates, ku kishte shkuar për të pritur të dashurën e tij, Neguesha. Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, Ba-loteli kishte parkuar gabim makinën e tij,

ndërsa priste që e dashura të dilte nga aeroporti. Policia rrugore i ka kërkuar që të largohet dhe ai fillimisht është bindur, por duke u kthyer në të njëjtin vend pas pak minutash.Atëherë dy policët e rrugores i kanë vënë gjobë, ndërsa ka filluar një debat i mirëfilltë me të, ku janë përfshirë edhe dy karabinierë që po kalonin aty. Pasi situata u qetësua, Baloteli ka marrë dy gjoba pasi makina e tij përveç të tjerave nuk ka pasur dokumentuat e nevojshëm

të qarkullimit në Itali. Por pasi lajmi është shfaqur në mediat italiani, ka reaguar men-jëherë klubi i Milanit që ka përgënjeshtruar gjithçka me një deklaratë për shtyp. Sipas saj, forcat e rendit kanë ushtruar një kon-troll “rutinë” në makinën e sulmuesit dhe nuk ka pasur asnjë zënkë, ndërsa lojtari është paraqitur si rregullisht në stërvitje. Megjithatë, tashmë është zyrtare, Baloteli nuk rri dot pa sajuar edhe në mënyrë arti-ficiale konflikte kudo që ndodhet.

Baloteli nuk rri dot pa konflikt edhe në itali

Ronaldo: me murinjon gjithçka e sqaruarMesfushori portugez ka sqaruar se të gjithë mos-

marrëveshjet e tij me trajnerin e Realit janë sheshuar dhe objektivi i sezonit mbetet Champions-i dhe kupa e Mbretit

Abramoviç kthesë 180 gradë, gati kontratë e re për LampardMiliarderi i Çelsit, Roman Abram-

oviç, ka bërë një kthesë 180 gradë në çështjen “Lampard”. Ky i fundit siç ka deklaruar edhe vet agjenti i tij, do të largohet nga skuadra e Çelsit pasi nuk ka rënë dakord me klubin për rinovim. Megjithatë, Abramoviç, i mahnitur nga performanca e Lampard së fundmi, është gati t’i ofrojë atij një ofertë të re shumë tërheqëse. Në mënyrë të pabesueshme, Çelsi e nisi lëvizjen e saj

për të mbajtur Lampard nëpërmjet dis-kutimit me tifozët, në rast se ata dëshi-ronin që Lampard të qëndronte. Më pas, Abramoviç duket se ka telefonuar Lampard dhe i ka thënë se është gati të ulet në bisedime për një kontratë të re që mund t’i ofrohet lojtarit. Me këtë lëvizje, Abramoviç kërkon të mos ketë kundërshtimin e mëtejshëm të tifozëve, të cilët janë të pakënaqur me drejtimin e skuadrës këtë sezon.

24 E premte 8 shkurt 2013 •

« Reklamë