20090920 - shqip.pdf

32
NE FAQET 14-15 NE FAQEN 20 NE FAQET 18-19 Zgjedhjet Merkel, si Obama: Po, ne mundemi! Tendenca Danimarka, “supermarket” për fëmijë perfektë Vepra “Child Harold”, si ta lexosh ndryshe Bajronin Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300 E-mail: [email protected] Viti IV - Nr. 260 (1271) E diel, 20 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com Drejtor Kryeredaktor BESNIK MYFTARI URIM BAJRAMI PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT: 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected] Ministri nis punën me peticionet dhe kriteret për mësuesit Tafaj, shkresë për Senatin e Vlorës: Regjistroni studentët Arsim NE FAQEN 22 Kryeministri këmbëngul: Opozita e ka vendin në Parlament Berisha, Ramës: Lëre debatin me Maqon, kthehuni në Kuvend NE FAQET 2-3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Një paçavure. Godo: Një akt shumë i rëndë Historianët: Të bllokohet Enciklopedia e Maqedonisë NE FAQEN 3 P artia Socialiste kërkon shkarkimin nga ana e Ku- vendit të Shqipërisë të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Shkak i kësaj kërkese është ven- dimi i marrë disa ditë më parë që pushoi çështjen hetimore mbi Fatmir Mediun, ndërsa organi i akuzës e bën atë përgjegjës për ngjarjen e Gërdecit. Por gjykimi i socialistëve shkon disa muaj më parë, kur u mor një tjetër vendim për pushimin e hetimit për mini- strin Lulzim... Rama, Iftar vetëm për klerikët Fotolajm NE FAQEN 5 NE FAQEN 8 Shkup, flet akademiku i njohur Luan Starova: Enciklopedia e re nuk u hartua nga specialistët Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët NE FAQET 24-25 Reportazh Operatorët ekonomikë: “Dikush” po luan me tregun valutor Dobësohet leku. Euro nuk ndalet, shkon në 134.2 lekë Ekonomi NE FAQEN 6 S hkrimet në enciklopedinë e re të Maqedonisë cilësohen nga akademikët shqiptarë si shtrembërime të historisë, ndërsa vetë dokumenti konsiderohet një “paçavure”. Historianët shqiptarë reagojnë ashpër ndaj enciklope- disë të realizuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni, ku të vërtetat historike të shqiptarëve janë deformuar nga historianët maqedonas. Gudar Beqiraj kry- etar i akademisë së shkencave të Shqipërisë pohon për “Shqip” se maqedonasit duhet të ishin bazuar te e vërteta historike, te enciklopeditë... NE FAQEN 4 AKADEMIA QE NUK DO TE JETE! ENIS SULSTAROVA N ë vitin 1936, në shtypin shqiptar, Nonda Bulka protestonte për atë që shkruante “Nouvissima Enciclo- pedia Italiana” për Shqipërinë: “Albania: krahinë turke… flitet gjuhë frigje, o greko-latine. Raca, klima, besimi të përziera. Natyrë kryengritëse... NE FAQEN 8 Urim TE KUJTUARIT E TE PA NDODHURES VETON SURROI Q esh duke menduar se cilën ofertë të librit ta pranoja në rrugën Elisa- bets. Do të udhëtoja pas- dite për në Madrid dhe treni ishte ideal që të merrja me vete atë ndjesi shpirtërore të Barcelonës. Po më ndiqte, edhe në librari, shekulli XX; ishte e qartë me dy librat që po më kthenin në raftet e veta... NE FAQEN 9 SA KEQ TE GEZOSH SI NJE KONE! MONIKA SHOSHORI STAFA P eticionistë janë ata që bëjnë peticione. Domethënë ata që bëjnë kërkesa. Gjatë dy dekadave të fundme ka pasur shumë peticionistë, domethënë njerëz me kërkesa publike. Peti- cionistë ka shumë. Si ne këto kohë të fundme. Peticionistë për të mos lejuar prekjen e eko- sistemeve në zonën bregdetare. Peticionistë për të detyruar qe- verinë që të dëmshpërblejë të përndjekurit. Peticionistë... Babylon Pas ekspertëve ligjorë, reagon edhe opozita: Parlamenti të fillojë procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve. Kërkesa për qeverinë: Na jepni konsensus Gjykata e Lartë, nën akuzë për Mediun Vendimet për disa ministra, Manjani: E kanë shkelur Kushtetutën disa herë brenda vitit Shkurtime dhe transferime në Tiranë, Durrës e Gjirokastër Reforma në drejtësi, gjykatat që do të kenë më shumë lëvizje NE FAQEN 11 Gazeta “Shqip” u uron gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo që ndodhen: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!

Upload: 1966vala

Post on 29-Nov-2015

160 views

Category:

Documents


9 download

DESCRIPTION

gazeta

TRANSCRIPT

Page 1: 20090920 - SHQIP.pdf

NE FAQET 14-15 NE FAQEN 20NE FAQET 18-19

ZgjedhjetMerkel, si Obama: Po, ne mundemi!

TendencaDanimarka,“supermarket” përfëmijë perfektë

Vepra“Child Harold”, si ta lexosh ndryshe Bajronin

Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri,

Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 2 272 565 • 069 20 35 300E-mail: [email protected]

Viti IV - Nr. 260 (1271) E diel, 20 shtator 2009 E përditshme e pavarur Çmimi 50 lekë, 1.5 euro www.gazeta-shqip.com

Drejtor

Kryeredaktor

BESNIK MYFTARI

URIM BAJRAMI

PER REKLAMA KONTAKTONI NE NUMRAT : 069 20 50 420 • FAX 04 272 567 • 069 20 50 458 GAZETA SHQIP [email protected]

Ministri nis punën me peticionet dhe kriteret për mësuesit

Tafaj, shkresë për Senatin e Vlorës: Regjistroni studentët

Arsim

NE FAQEN 22

Kryeministri këmbëngul: Opozita e ka vendin në ParlamentBerisha, Ramës: Lëre debatin me Maqon, kthehuni në Kuvend

NE FAQET 2-3

Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Një paçavure. Godo: Një akt shumë i rëndë

Historianët: Të bllokohet Enciklopedia e Maqedonisë

NE FAQEN 3

Partia Socialiste kërkon shkarkimin nga ana e Ku-vendit të Shqipërisë të

anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Shkak i kësaj kërkese është ven-dimi i marrë disa ditë më parë që pushoi çështjen hetimore mbi Fatmir Mediun, ndërsa organi i akuzës e bën atë përgjegjës për ngjarjen e Gërdecit. Por gjykimi i socialistëve shkon disa muaj më parë, kur u mor një tjetër vendim për pushimin e hetimit për mini-strin Lulzim...

Rama, Iftar vetëm për klerikëtFotolajm

NE FAQEN 5 NE FAQEN 8

Shkup, fl et akademiku i njohur

Luan Starova:Enciklopedia e re nuk u hartua ngaspecialistët

Izraeli, një portë e hapur për shqiptarët

NE FAQET 24-25

ReportazhOperatorët ekonomikë: “Dikush” po luan me tregun valutor

Dobësohet leku. Euro nukndalet, shkon në 134.2 lekë

Ekonomi

NE FAQEN 6

Shkrimet në enciklopedinë e re të Maqedonisë cilësohen nga akademikët shqiptarë si

shtrembërime të historisë, ndërsa vetë dokumenti konsiderohet një “paçavure”. Historianët shqiptarë reagojnë ashpër ndaj enciklope-disë të realizuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni, ku të vërtetat historike të shqiptarëve janë deformuar nga historianët maqedonas. Gudar Beqiraj kry-etar i akademisë së shkencave të Shqipërisë pohon për “Shqip” se maqedonasit duhet të ishin bazuar te e vërteta historike, te enciklopeditë...

NE FAQEN 4

AKADEMIA QE NUK DO TE JETE!ENIS SULSTAROVA

Në vitin 1936, në shtypin shqiptar, Nonda Bulka protestonte për atë që

shkruante “Nouvissima Enciclo-pedia Italiana” për Shqipërinë: “Albania: krahinë turke… flitet gjuhë frigje, o greko-latine. Raca, klima, besimi të përziera. Natyrë kryengritëse...

NE FAQEN 8

Urim

TE KUJTUARIT E TE PA NDODHURESVETON SURROI

Qesh duke menduar se cilën ofertë të librit ta pranoja në rrugën Elisa-

bets. Do të udhëtoja pas-dite për në Madrid dhe treni ishte ideal që të merrja me vete atë ndjesi shpirtërore të Barcelonës. Po më ndiqte, edhe në librari, shekulli XX; ishte e qartë me dy librat që po më kthenin në raftet e veta...

NE FAQEN 9

SA KEQ TE GEZOSH SI NJE KONE!MONIKA SHOSHORI STAFA

Peticionistë janë ata që bëjnë peticione. Domethënë ata që bëjnë kërkesa. Gjatë dy

dekadave të fundme ka pasur shumë peticionistë, domethënë njerëz me kërkesa publike. Peti-cionistë ka shumë. Si ne këto kohë të fundme. Peticionistë për të mos lejuar prekjen e eko-sistemeve në zonën bregdetare. Peticionistë për të detyruar qe-verinë që të dëmshpërblejë të përndjekurit. Peticionistë...

Babylon

Pas ekspertëve ligjorë, reagon edhe opozita: Parlamenti të fi llojë procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve. Kërkesa për qeverinë: Na jepni konsensus

Gjykata e Lartë, nën akuzë për MediunVendimet për disa ministra, Manjani: E kanë shkelur Kushtetutën disa herë brenda vitit

Shkurtime dhe transferime në Tiranë, Durrës e GjirokastërReforma në drejtësi, gjykatatqë do të kenë më shumë lëvizje

NE FAQEN 11

Gazeta “Shqip” u uron gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo që ndodhen: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh!

Page 2: 20090920 - SHQIP.pdf

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

2POLITIKE

Berisha, Ramës: Lëre duelin me Maqon, kthehu në Kuvend “Opozita të kthehet në Parlament. Aty është vendi i debatit”ERJON AJAZI

Kryeministri Sali Berisha ka ripërsëritur dje të njëjtën ftesë për opozitën për t’iu

rikthyer sallës së Kuvendit. Në kërkim të debatit të munguar në Parlament, për shkak të bojkotit të opozitës, e cila ka frenuar pu-nën në komisione parlamentare dhe mban peng gjithashtu edhe vijimësinë e reformave, Kryemin-istri ka kërkuar që opozita të zërë 65 karriget e veta në Parlament. Nga Mamurrasi, kreu i qeverisë e ka ftuar publikisht Edi Ramën t’i kthejë deputetët në sallën e Ku-vendit, duke i dhënë fund bojkotit, të cilin Kryeministri e quan një vendim absurd që synon të krijojë destabilitet në vend. Ftesat e Kry-eministrit për rikthimin e opozitës në Parlament vazhdojnë të ngelen të njëjta, por që vazhdojnë të nge-len në kuadër të thirrjeve që bëhen nëpërmjet deklaratave publike. Kryeministri i kërkon opozitës t’i japë fund bojkotit, duke premtuar se do t’ia shtrijë dorën asaj për reformat, por ende nuk ka dhënë asnjë strategji se në cilën mënyrë Kryeministri Berisha do ta bindë kreun e PS-së, Edi Ramën, ta sjellë Partinë Socialiste në Kuvend. Sipas Kryeministrit, synimi i vetëm i këtij vendimi është për të penguar pro-ceset integruese të vendit, që sipas tij është një gabim i pafalshëm për zotin Rama.

“Është e rëndë që të përpiqesh t’i fusësh shkopinj nën rrota këtij procesi. Rama nuk duhet ta pengo-jë partinë e tij të hyjë në Parlament, pasi atje është vendi i debatit dhe i reformave që prekin çdo qytetar shqiptar”, u shpreh Berisha.

“E ftoj zotin Rama të mos pen-gojë partinë e tij të hyjë në Parla-ment. Aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendi-meve, por mbi të gjitha është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha ai.

Kryeministri ka komentuar gjithashtu edhe duelin Rama-Lakrori, duke i kërkuar kreut të PS-së ta lërë duelin me zotin Lakrori dhe t’ia lërë radhën duelit PD-PS në sallën e Kuvendit. “Shfrytëzoj rastin këtu, në emrin tuaj, t’i bëj edhe një herë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste ta lërë duelin me zotin Lakrori, apo ‘dream team’, siç po e quajnë të rinjtë dhe ta kthejë partinë në Parlament, sepse ky është një vend normal e kanë ikur kohërat kur Shqipërinë mund ta normalizonin”, tha Beri-sha. Sipas tij, Shqipëria po ecën e sigurt drejt proceseve të mëdha integruese, është vend anëtar i NATO-s dhe kjo ka qenë arritje historike. “Këtë vjeshtë do të ketë vendime të mëdha për Shqipërinë në Bashkimin Europian, vendime që kanë të bëjnë me statusin e kandidatit, vendime të cilat të gjithë shqiptarët pa përjashtim, por në mënyrë të veçantë qeveri-tarët, politikanët, zyrtarët duhet të jenë në lartësinë e seriozitetit të tyre, vendime që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë, lëvizje që shqiptarët e kanë pritur në shekuj”, theksoi Berisha. Takimin e tij të radhës në Mamurras, Kryeministri Berisha e ka mbyllur duke u dhënë fjalën kryetarëve të komunave që qeve-ria do të fi nancojë çdo projekt për këto komuna, për Mamurrasin, për Kurbinin. Në fund të fjalës, Kryeministri Berisha uroi për festën e Bajramit edhe të gjithë qytetarët shqiptarë.

PËR PS-NË “Rama ta lërë du-elin me Lakrorin, apo ‘dream team’, siç po e quajnë të rinjtë, dhe ta kthejë partinë në Parla-ment, sepse kanë ikur kohërat kur Shqipërinë mund ta normalizonin”

Detaje

PËR REFORMAT “Është e rëndë që të përpiqesh t’i fusësh shkopinj nën rrota këtij procesi. Rama nuk duhet ta pengojë partinë e tij të hyjë në Parla-ment, pasi atje është vendi i debatit”

PËR OPOZITËN “E ftoj zotin Rama të mos e pengojë partinë e tij të hyjë në Parlament. Aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por mbi të gjitha është vendi i reformave”

Kryeministri: Do dyfishojmë prodhimin bujqësor

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës Fushë

Mamurras-fshati Adriatik, me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milionë lekë. Në takimin me banorë të Mamurrasit, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe autoritete të qeverisjes vendore, Kryeministri Beri-sha theksoi rëndësinë e kësaj rruge jo vetëm në aspe-ktin turistik, pasi lidh këtë zonë dhe afron Mamurrasin, Kurbinin dhe Krujën me bregdetin, por ndihmon edhe fermerët e zonës për të arritur më shpejt dhe më me lehtësi tregun. Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë për të shumëfi shuar përpjekjet, ndihmën dhe investimet për zhvillimin e bujqësisë. “Koncepti ynë është se pa fshat të zhvilluar, nuk ka Shqipëri të zhvilluar. Rimëkëmbja e madhe ekonomike kërkon dy-fi shimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, detyrë kjo jo e thjeshtë, e vështirë, por absolutisht e mundshme”, tha Berisha.

Turi i qeverisë

Vizita Kryetarja e Kuvendit, në konferencën IV rajonale të kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor

Hungaria mbështet Shqipërinë për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave

Hungaria i jep mbështetje Shqipërisë drejt integ-rimit në Bashkimin Eu-

ropian. Gjatë vizitës së Kryetares së Kuvendit, Jozefi na Topalli, në konferencën e katërt rajonale të kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, Shq-ipëria ka marrë të konfirmuar mbështetjen e plotë nga kry-etari i Parlamentit të Hungarisë, Bela Katona. “Ne do të lobojmë për ju”, theksoi kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presi-dencës hungareze të BE-së pas një viti. Për Kryetaren e Kuven-dit, Jozefi na Topalli, mbështetja hungareze është e rëndësishme si për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe në rrugën e integrimit

tjera. “Ne do të lobojmë për ju”, theksoi kryetari Katona, duke shtuar se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Hungarisë dhe Shqipërisë do të ndikojë në muajt shumë të rëndësishëm të presidencës hungareze të BE-së pas një viti.

Zoti Katona nënvizoi se edhe gjatë periudhës deri në marrjen e presidencës, Hungaria do të jetë një ombrellë mbrojtëse për Ballkanin Perëndimor dhe do të përdorë të gjithë potencialin e saj politik e diplomatik për anëtarësimin sa më të shpejtë të këtij rajoni. Për Kryetaren e Kuvendit, kjo mbështetje e va-zhdueshme e Hungarisë ka një vlerë shumë të rëndësishme në arritjen e ambicieve integruese të Shqipërisë. Topalli mori pjesë në konferencën e katërt rajonale të kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor të titul-luar “Bashkëpunimi me NATO-n dhe procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndi-mor”, që u zhvillua në Budapest. Kryetari Katona tha se Hungaria e kupton më së miri domos-doshmërinë e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen ku i ta-kon të jetë, e veçanërisht do të mbështesë fuqimisht liberaliz-imin e vizave për një vend që ka vuajtur një kohë të gjatë në izolim. Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Kryetari Katona infor-moi Kryetaren e Kuvendit se pas një muaji në një takim informal të ministrave të Jashtëm të rajonit do të jetë e ftuar dhe Kosova. Po ashtu edhe Kryetari i Parlamentit të Kosovës do të jetë për një vizitë zyrtare në Hungari.

Topi uron festën e Fiter Bajramit Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u uron

Festën e Fiter Bajramit besimtarëve mys-limanë shqiptarë, kudo që ndodhen. Në me-sazhin e urimit dërguar me këtë bashkësisë myslimane të Shqipërisë, kreu i shtetit shqiptar thekson se “është dëshirë dhe kënaqësi e veçantë t’u përcjell gjithë besimtarëve mys-limanë shqiptarë, kudo që ndodhen, urimet më të mira e më të përzemërta me rastin e Festës së Fiter Bajramit”. Presidenti në me-sazhin e tij është shprehur se dëshiron që të jetë pranë qytetarëve për të ndarë me ta vlerat e rralla njerëzore të mirësisë dhe dashurisë, ndershmërisë dhe tolerancës, ndihmës dhe sakrifi cës për të gjithë njerëzit në nevojë. “Uroj

që kjo ditë e kulmit të pastrimit dhe kthjelltësisë shpirtërore, pas një muaji të madhërishëm agjërimi e përkushtimi, t’ju ketë gjetur më të mirë e më të ndershëm, me zemrat plot dashuri për familjet e të afërmit, me më tepër ndjenjë atdhedashurie”, thotë Topi. Presidenti shprehet se “harmonia dhe toleranca, për-jetimi së bashku i festave të njërit-tjetrit dhe adhurimi për të Plotfuqishmin përbëjnë visaret e pashembullta të bashkëjetesës fetare të kombit tonë, virtyte që ne i kemi trashëguar brez pas brezi ndër shekuj nga të parët tanë dhe me të cilat do të pasurojmë edhe mo-zaikun e vlerave të familjes së përbashkët europiane, ku synojmë të hyjmë së shpejti”.

Presidenti

në BE. Kreu i Kuvendit hungarez, gjatë takimit të zhvilluar në Hun-gari me kryetaren tonë të Ku-vendit, Jozefi na Topalli, shprehu gatishmërinë e Budapestit për të mbështetur Shqipërinë drejt in-tegrimit në BE dhe liberalizimin e vizave.

Hungaria ka shprehur gatish-mërinë për të mbështetur pa rezerva përpjekjet e Shqipërisë drejt integrimit në BE, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave. Kështu është shprehur Kryetari i Kuvendit hungarez, Bela Katona, gjatë takimit të zhvilluar në Hungari me Kryetaren tonë të Kuvendit, Jozefi na Topalli.

“Për liberalizimin e vizave, ju po trokisni në dyer të hapura”, tha ai, duke siguruar jo vetëm mbështetjen e vendit të tij, por edhe influencën në vende të

Page 3: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

3

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comPOLITIKE

PS: Të shkarkohen anëtarët e Gjykatës së LartëÇështja “Mediu”, Manjani: Është shkelur Kushtetuta. Opozita të kërkojë hetim parlamentar

Pa u hapur kutitë e voti-mit, nuk ka hyrje në Par-lament”. Kështu i është drejtuar anëtarësisë so-

cialiste kandidati për kreun e PSSH-së, Edi Rama, i cili, i shoqëruar edhe nga kandidati Maqo Lakrori, shpalosën dje në Fier platformat e tyre. Kreu i PS-së, në fjalën e tij i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sigurisë së zgjedhjeve, që në 28 qershor u cenuan. Ai kujtoi nenin e Ko-dit Zgjedhor, i cili parashikon hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore vetëm me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së. “Dhe nëse ky nen u shkel me këmbë nga Sali Berisha dhe pushteti i tij i kapur fort nga vjedhësit dhe kriminelët, për çfarë duhet të vlejë Parlamenti? Shqipëria nuk është vend i pu-shtuar dhe nuk do të lejohet nga socialistët që të pushtohet. Me të gjitha mjetet nuk do të lejojmë të ndodhë kjo, pasi edhe në këto zgjedhje Shqipëria tregoi se votoi si dikur në pjesën mafioze të Ita-lisë Jugore, ku vota kontrollohej nga mafia. Është koha të rezi-stojmë me të gjitha mjetet. Do ta realizojmë këtë rezistim. Duke nisur që nga protestat në shesh e deri me mjete të tjera më të forta, do të përdoren për të çuar të drejtën e votës së shqiptarëve në vend”, tha kreu në detyrë i PSSH-së, Edi Rama.

Si Rama, edhe Lakrori, nuk

Partia Socialiste kërkon shkarkimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të anëtarëve të Gjykatës

së Lartë. Shkak i kësaj kërkese është vendimi i marrë disa ditë më parë që pushoi çështjen heti-more mbi Fatmir Mediun, ndërsa organi i akuzës e bën atë për-gjegjës për ngjarjen e Gërdecit. Por gjykimi i socialistëve shkon disa muaj më parë, kur u mor një tjetër vendim për pushimin e hetimit për ministrin Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore në selinë rozë, Ylli Manjani, tha dje se Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën në shqyrtimin e disa çështjeve këtë vit ndaj ministrave të kësaj qeve-rie. Rasti i fundit, sipas Manjanit, është ai ndaj çështjes “Gërdeci”, të cilën gjykata e pushoi së gjy-kuari pa e shqyrtuar. Nisur nga kjo, Manjani tha se Gjykata e Lartë e ka shkelur rëndë Kushte-tutën disa herë brenda vitit, sep-se dokumenti themelor i shtetit shqiptar, Kushtetuta, e urdhëron t’i gjykojë çështjet dhe jo t’i pushojë pa i shqyrtuar. Eksperti ligjor i opozitës, Manjani, dekla-roi se politika ka rast të dëshmojë vullnet për të vendosur drejtësi,

çka e kërkojnë sot qytetarët. “Në këto kushte i takon Parlamentit që të nisë procedurat e shkarki-mit të atyre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që e kanë shkelur rëndë Kushtetutën”, tha Manjani.

Ky është një moment që, sipas tij, qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht luftën ndaj krimit dhe pavarësinë e gjyqësorit, ndërsa deklaroi se edhe opozita ka përgjegjësitë e veta në këtë çështje, pasi i takon asaj që të kërkojë hetimin në Kuvend për shkarkimin e anëtarëve të Gjy-katës së Lartë dhe qeverisë që ta mbështesë menjëherë këtë kërkesë.

“Askush nuk mund të ketë imunitet dhe i takon Partisë Socialiste të çelë një hetim parla-mentar, ndërsa qeveria duhet të japë konsensus”, shpjegoi Man-jani. Për të mbështetur idenë e tij, Manjani iu referua një rasti të ndërhyrjes së Kuvendit në vitin 2001. Me iniciativën e ministrit të reformës institucionale të asaj kohe dhe disa deputetëve iu dërgua Kuvendit kërkesa për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që sipas tyre kishin dhënë një vendim të padrejtë. Edhe pse në atë rast Kuvendi nuk arriti t’i shkarkonte, për shkak se nuk u argumentua siç duhej, përsëri politika duhet ta provojë.

Pas vendimit për zgjedhjet nga Kolegji Zgjedhor e tani së fundmi edhe për çështjen “Me-diu”, PS i ka ashpërsuar mjaft tonet ndaj gjyqësorit. Dy ditë më parë në Gjirokastër, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, tha se si-stemi gjyqësor është gjunjëzuar përballë presioneve. “E drejta e hapjes së kutive të votimit është mohuar me dhunë, me dhunën e kartonëve në KQZ dhe me dhunën e ushtruar mes presio-nit mbi një pushtet gjyqësor, i cili po shpërbëhet tërësisht; mbi një pushtet gjyqësor, i cili nuk ka kurajon të shohë në sy

Rama ashpërson tonet: Do mbrojmë me të gjitha mjetet votën e shqiptarëve

Dy kandidatët vijojnë turin elektoral në Berat dhe FierIncidentet

Berishës, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore u betua se ishte ekstre-misti më i majtë dhe se ai e forca që ai përfaqësonte, kërkonte me

që nuk kanë miq, që nuk kanë para, që nuk kanë mundësi të influencojnë gjyqin dhe që duke i parë në sy iu mohon të drejtën sy më sy; me një pushtet gjyqësor, i cili po bëhet dita ditës streha ku gjejnë pafajësinë gjithfarë lloj kriminelësh, gjithfarë lloj horrash, gjithfarë lloj hajdutësh

ngulm për largimin e Berishës nga karrigia. Ndërsa paradite Rama u ndal në Berat për të vijuar përballjen me kandidatin

dhe kusarësh”, deklaroi Rama. Ndërsa në reagimin zyrtar të ditës kur u mor vendimi për Mediun, deputeti i sapozgjedhur i kësaj partie, Saimir Tahiri, tha se gjykata ka marrë një vendim të turpshëm dhe skandaloz e që Mediu mbetej fajtor për tragje-dinë e Gërdecit.

Konferenca

“Omonia” përjashton Spiro KserënKonferenca e jashtëzakonshme e degës së

“Omonia”-s për Gjirokastrën përjashton Spiro Kserën nga radhët e saj. Gjatë kësaj konference janë bërë zgjedhjet e reja të degës së “Omonia”-s, kryetarit, kryesisë dhe koordinatorëve të komunave, ndërko-hë që kryetar i ri i kësaj dege të saj është zgjedhur kryetari i Komunës së Dropullit të Poshtëm, Dhimitër Maluqi. Gjatë kësaj konference, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule,

ka vazhduar të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, ministrit dhe deputetit Spiro Ksera, duke e konsideruar atë si përçarës të PBDNJ-së dhe u bën thirrje anëtarëve të “Omonia”-s për të mbështetur PBDNJ-në dhe për të shtrënguar radhët rreth partisë së tij, të cilën ai e konsi-deron si partinë e vetme që përfaqëson më mirë se kushdo tjetër interesat e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

kanë lënë pa përmendur koa-licionin aktual qeverisës. Për Metën, Rama është shprehur se ai ndodhet sot në prehrin e Sali

ata që vranë 26 njerëz dhe i cili nuk ka këllqe të japë asnjë vendim që prek interesa të pa-ligjshme; asnjë vendim që prek njerëz të veshur me imunitetin e pushtetit, në mos vetëm me imunitetin e deputetit; me një pushtet gjyqësor që ka trimërinë të shohë në sy vetëm qytetarët

I takon Parlamentit që të nisë procedurat e shkarkimit të atyre anëtarëve të Gjykatës së Lartë që e kanë shkelur rëndë Kushtetutën

SHKELJAGjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën në shqyrtimin e disa çështjeve këtë vit ndaj ministrave të kësaj qeverie

KUSHTETUTADokumenti themelor i shtetit shqiptar, Kushtetuta, e urdhëron t’i gjykojë çështjet dhe jo t’i pushojë pa i shqyrtuar

OPOZITAAskush nuk mund të ketë imunitet dhe i takon PS-së të çelë një hetim parlamentar, ndërsa qeveria duhet të japë konsensus

RASTETNë 2001-shin, me iniciativën e ministrit të reformës institucionale të asaj kohe, iu dërgua Kuvendit kërkesa për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës

Detaje

Më 14 shtator, me një vendim shumice, Ko-

legji Penal i Gjykatës së Lartë pushoi akuzën për “shpërdorim detyre” në ngarkim të Fatmir Mediut, në lidhje me shpërthimin në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe qin-dra të tjerë u plagosën. Pesë anëtarët e trupit gjykues, të drejtuar nga gjyqtari Besnik Imeraj, vendosën të pranojnë kër-kesën e avokatëve të Me-diut, sipas së cilës, klienti i tyre kishte fi tuar imunitet pas zgjedhjeve parlamen-tare të 28 qershorit dhe në këto kushte kushtë-zohej procesi gjyqësor. Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes kanë kërkuar në fi llim të seancës që ky proces të pushohet, pasi Mediu është rizgjedhur deputet me një mandat të ri, që ligjërisht i sjell edhe një imunitet të ri, por kanë nënvizuar se ia lënë në dorë gjykatës që të gjejnë mekanizmat ligjorë që procesi të vazh-dojë normalisht. Pas kësaj kërkese, prokuroria nuk ishte e përgatitur për ta kundërshtuar dhe kërkoi pushim prej disa minu-tash. Kreu i grupit hetimor, Sokol Stojani, e kundër-shtoi kërkesën e mbrojtjes, duke u shprehur se heqja e imunitetit është miratuar njëherë nga Parlamenti në momentin e nisjes së ndjekjes penale për zotin Mediu.

Vendimi

Mandati i ri shpëtoi Mediun

tjetër, Maqo Lakrori. Takimi me anëtarët dhe drejtuesit e stru-kturave të bazës së PS-së në këtë qark, është zhvilluar pa praninë e medias, e cila nuk është lejuar nga badigardët e ardhur nga Tirana. Ka rënë në sy mungesa e deputetëve të kësaj partie për Qarkun e Beratit, Erion Braçe dhe Marko Bello, por edhe qën-drimi jashtë sallës së mbledhjes së deputetit Bashkim Fino dhe i disa dhjetëra simpatizantëve të vjetër të PS-së në Berat. Kan-didati Maqo Lakrori ka prezan-tuar i pari platformën e tij për drejtimin e partisë. Ndërsa më pas kryetari në detyrë, Rama, ka ripërsëritur akuzat për vjedhje votash, çka sipas tij ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Rama ka deklaruar se PS doli fituese në zgjedhjet e për-gjithshme në Qarkun e Beratit, por sipas tij rezultati do të ishte edhe më i thellë në Berat dhe kudo nëpër Shqipëri nëse grupet kriminale nuk do të ishin nxjerrë nga burgu. Në vijim të fjalës së tij, Rama u shpreh se PS nuk bën pazare me Metën dhe nuk shitet te Berisha për të mbrojtur inte-resat e familjes së tij. Ai akuzoi familjen Berisha duke e quajtur "familjen e pinjollëve" që ka gjunjëzuar Shqipërinë, por që Partia Socialiste, sipas tij, nuk do të lejojë që ky gjunjëzim të vijojë gjatë.

M.T./M.H.

Page 4: 20090920 - SHQIP.pdf

4

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Politikani, historiani dhe shkrimtari i njohur, Sabri Godo, e ka vlerësuar si një akt shumë të rëndë

për bashkëjetesën e shqiptarëve dhe maqedonasve citimet që shkruhen në enciklopedinë e Maqedonisë, ku shqiptarët cito-hen si të ardhur shumë vonë në ato toka. “Nënteksti i kësaj është t’u bëhet thirrje maqedonasve të çlirohen nga pushtuesit. D.m.th të hyjnë në një konflikt të hapur me shqiptarët. Nëse u vëmë

gjërave emrin e vërtetë të tyre, atëherë do themi që ky është një atentat që i bëhet bashkëje-tesës dhe bashkëqeverisjes në Maqedoni. Është një nxitje për konflikt të hapur. Si ideologji kjo nuk është një gjë e re, se 100 vjet më parë kanë folur serbët, që shqiptarët janë të egër, janë me bisht, jetojnë nëpër pyje, etj., etj. Kjo është një përsëritje e asaj, shkelin drejtpërdrejt në këto gjur-më të këtyre serbomëdhenjve të kohës së shkuar”, shprehet Sabri Godo. Ai thotë më tej se Ministria e Jashtme të nisë komunikimin

SPECIALE

Shkrimet në enciklope-dinë e re të Maqedonisë cilësohen nga akademi-kët shqiptarë si shtrem-

bërime të historisë, ndërsa vetë dokumenti konsiderohet ‘një paçavure’.

Historianët shqiptarë reagojnë ashpër ndaj enciklopedisë të rea-lizuar nga Akademia e Shkencave në Maqedoni, ku të vërtetat hi-storike të shqiptarëve janë defor-muar nga historianët maqedonas. Gudar Beqiraj kryetar i akademisë së shkencave të Shqipërisë pohon për “Shqip” se maqedonasit duhet të ishin bazuar te e vërteta histo-rike, te enciklopeditë shqiptare, te faktet që ka dhënë Aleks Buda për etnogjenezën shqiptare, Kër-kuti për pellazgët, apo Ceka për ilirët. Ai tha që nëse akademikët maqedonas do të kishin këto teza për shqiptarët, duhet të ishin ulur në tryezë me historianët tanë dhe të ballafaqonin faktet.

Edhe zëvendëskryetari i Aka-demisë së Shkencave në Tiranë sqaron se shkrimet janë shtrem-bërime të historisë dhe se shqip-tarët janë autoktonë në Maqe-doni. Myzafer Kërkuti thotë se shtrembërimet kanë qëllime “politike”. “Asnjë akademik që ka sadopak njohuri në fushën e

arkeologjisë apo dhe të historisë nuk do të guxonte të shkruante pretendimin se shqiptarët janë popull malësor që u vendos në Maqedoni pas shekullit të 16”. Ky është vlerësimi i parë i zëven-dëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myza-fer Kërkuti, i cili jep disa fakte konkrete të pranisë së fiseve ilire në tokën maqedonase dhe deri në kufi me lumin Vardar. Kërkuti e argumenton qëndrimin duke sjellë fakte konkrete, të shënuara tashmë në histori. “Kam parasysh botimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore nga vetë specialistët ish- jugosllavë, ose maqedonas. Në vitin 1952, arkeologu i njohur Lahtov botoi studimet që kishte bërë në varrezën e Trebenishtit. Trebenishti është ngjitur me Ohrin, një varrezë monumentale, shumë e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e ma-terialit, larmia e materialit, luksi i materialit, është fjala për maska prej ari, për objekte të shtrenjta, të një parie, aristokracie mjaft të avancuar bashkëkohore. Në përfundimet e tjera është dhe konkluzioni i rëndësishëm, shu-më historik, ku vetë Lahtovi thotë se kjo popullsi është popullsi ilire. Nuk kemi pse të vëmë në dyshim një të vërtetë që është nga vetë goja e specialisteve të tyre”, thotë Myzafer Kërkuti, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave, Shqi-përi. Akademiku Kërkuti sqaron se të dhënat e mësipërme janë të materializuara edhe në zbu-limet arkeologjike që ndodhen në zemër të Maqedonisë, në mu-zeun e Shkupit. “Në mbështetje të këtyre dy shembujve që prura nga specialistët e vendit të tyre, unë pata rastin vitin e kaluar të shoh rezultatin e kërkimeve në kalanë e Shkupit dhe në kalanë e

Studiuesi Dritan Egro e cilëson enciklope-dinë e Maqedonisë një dështim të radhës të vendit tonë fqinj dhe argumenton se

shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan. “Më duket e pavend sot kur dokumen-tacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-të nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqi të mëdha”, u shpreh Egro. Ndërsa

thonë se nuk ka asnjë argument shkencor dhe historik për të mbështetur studimet maqedo-nase, studiuesit shqiptarë pohojnë se e gjithë kjo ka prapavijë politike. Akademikët maqedo-nas bëjnë provokime të forta ndaj shqiptarëve, ndërkohë që ende nuk kanë zgjidhur çështjen e emrit me Maqedoninë, një çështje që u mohoi edhe të drejtën për t’u anëtarësuar në NATO.

Studiues dhe akademikë shqiptarë e kanë cilësuar provokacion, enciklopedinë e

re që etiketon shqiptarët si popull ardhacak të zbritur nga mali. Studiuesit shqiptarë nuk humbin kohë ta konsiderojnë edhe si dështim punën e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë për enciklopedinë e tyre të fundit. “Fakti që ndodh në shekullin e 21 nga një shtet që ka probleme të tjera, siç është çështja e emrit, është për t’u keqardhur. Ky qëndrim nuk gjen asnjë konfi rmim historik, ndërkohë që burimet thonë se para shekullit të 15 trojet që sot i quajmë Maqedonia Perën-dimore, konsiderohen si treva shqiptare me popullsi shqiptare”, u shpreh historiani Pël-

lumb Xhufi . Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si “arbanas”, “arnautë” dhe “shqiptari”, kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). Në këtë enciklopedi, të fi nancuar nga qeveria e Maqe-donisë, shkruhet se “prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fi si i gegëve dhe vendosja e tyre fi llimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase, duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. Deri në fi llimet e shekullit të 20 shqiptarët numëronin 20 mijë banorë.

Ohrit. Dy qendra të mëdha antike, parasllave në tërë kuptimin e vet, sepse për informacion duhet të kujtojmë që sllavët e parë, ose bullgarët më mirë, se kështu quhen sllavët bullgarë, vijnë në shekullin 6-7 pas Krishtit. Kanë zbuluar jo më shtresa vetëm të vona të mesjetës, ose të periudhës sllave të hershme, por kanë zbu-luar shtresa të pasura kulturore të epokës së hekurit”, vijon Kër-kuti. Për Akademinë e Shkencave maqedonase, shqiptarët janë njerëz mali. Kështu shkruhet në enciklopedinë që u përurua më 16 shtator në Shkup.

Godo: Ministria e Jashtme të nisë komunikimin diplomatik me Shkupin

Politikani dhe historiani Sabri Godo, komenton enciklopedinë e re të vendit fqinj

Reagon Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Askush nuk do të shkruante që shqiptarët janë "njerëz mali"

Deklarata

Dritan Egro:

Pëllumb Xhufi:

“Provokim politik ndaj shqiptarëve”

“Qëndrimi i Shkupit, pa fakte historike”

Akademia e Shkencave: Enciklopedia, një paçavure

me Shkupin zyrtar nëpërmjet kanaleve diplomatike, një veprim që sipas politikanit të njohur, nuk është një ogur i mirë. “Tani sipas mendimit tim, duhet që qeveria maqedonase të thotë fjalën e vet,

po ose jo, kjo është bërë me inve-stimin e qeverisë maqedonase. Në qoftë se pajtohet me të dhe e lë në qarkullim këtë gjoja vepër të akademikëve të fandaksur, atëherë kjo është një rrëshqitje e

Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe qeveria maqedonase të reagojë. Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë

rrezikshme, që çon drejt përçarjes së Maqedonisë”, vijon Godo.

Në analizën historike të këtij pretendimi, të shkruar në fjalo-rin e ri enciklopedik, shqiptarët rezultojnë për herë të parë si

asnjëherë tjetër, sipas Godos, edhe pushtues. Historiani dhe politikani i njohur, Sabri Godo, në reagimin e tij thotë se enciklope-dia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë “minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve”, thotë Godo, i cili e cilëson enciklopedinë, një botim me nëntekst nxitjen e maqedona-sve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe qeveria maqedonase të reagojë. Enciklo-pedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të aka-demikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqi-përia dhe uzurpues të shtëpive maqedonase.

Maqedonasit duhet të ishin bazuar tek e vërteta historike, tek enciklopeditë shqiptare, te faktet që ka dhënë Aleks Buda për etnogjenezën shqiptare

Ministria e Jashtme të nisë komunikimin me Shkupin zyrtar nëpërmjet kanaleve diplomatike, një veprim që sipas politikanit të njohur, nuk është një ogur i mirë

Akademia e Shkencave në Tiranë

Page 5: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

5

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Prifti: Po mohohet autoktonia e shqiptarëve

“Enciklopedia nuk u hartua nga specialistët”

Akademiku i njohur, kritika për falsifikime të historisë

Flet Luan Starova, anëtar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni

Akademiku shqiptar, Kri-staq Prifti, ka reaguar ashpër ndaj enciklope-disë së Maqedonisë, pasi

sipas tij në këtë botim janë bërë mjaft shtrembërime dhe falsifi-kime të historisë.

“Shtrembërimi më i paskru-pullt që i bëhet kësaj historie është mohimi i autoktonisë së shqiptarëve të Maqedonisë së sotme në trojet e tyre amtare, ku jetojnë prej shekujsh nga kohët më të lashta, duke i paraqitur si një popullsi e vendosur në këto troje nga Shqipëria e Veriut në shekujt XVIII-XX”, thotë Prif-ti. Sipas tij, studiuesit e sotëm maqedonas po përsërisin tezat e vjetra të historiografisë serbo-madhe dhe këtë po e bëjnë kur dihet se studiuesit shqiptarë dhe mjaft nga ata të vendeve të Ballkanit dhe të Europës, që prej më shumë se një shekulli, duke u mbështetur në të dhënat e arkeo-logjisë, të gjuhësisë, në dëshmitë e dokumenteve historike, kanë arritur në përfundimin se shqip-tarët janë popullsi autoktone në territoret ku banojnë edhe sot në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni. “Shkenca e sotme albanologjike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, ka pranuar tanimë se hapësira territoriale-gjeografike në të cilën u formua gjuha shqipe dhe u konsoliduan shqiptarët si popull e si komb, me kulturën e tyre të veçantë, përputhet me anën perëndimore të Ballkanit, me territorin në të cilin banojnë edhe sot, kuptohet me tkurrjet që ai ka pësuar gjatë shekujve. Kjo hapësirë në të cilën përfshihej edhe Dardania (Kosova), viset me popullsi shqiptare të Maqedonisë së sotme, fillonte nga Raguza në veri e deri në Çamëri e në Gjirin e Artës në jug, nga Shtipi, Sharri,

Shkupi e Nishi në verilindje e lin-dje e deri në brigjet e Adriatikut e të detit Jon”, thotë ai. Akademiku Prifti bën me dije se shqiptarët e Maqedonisë së sotme nuk ishin barinj primitivë, siç pohohet në enciklopedinë maqedonase, por pjesë e gjithë kombit shqiptar, e asaj njësie etnike-territoriale dhe kulturore që formuan shqiptarët gjatë shekujve e që u shfaq, përveç të tjerave, edhe në vazhdimësinë e një jete qytetare të zhvilluar nga periudha ilire, e një kulture të përbashkët që e trashëgojnë edhe sot. “Teza si këto që janë publikuar në botimin e fundit të enciklopedisë maqedonase nuk kanë asgjë të përbashkët me të vërtetën shkencore, janë të dik-tuara nga motive politike, synojnë t’u mohojnë shqiptarëve të Maqe-donisë së sotme të drejtat e tyre mbi territoret në të cilat banojnë si popullsi autoktone dhe kërkesat e tyre të ligjshme, të shfaqura me tërë forcën e tyre gjatë kohëve të fundit, për të gëzuar në shtetin maqedonas të gjitha të drejtat kombëtare në një shkallë me maqedonasit. Qëndrime të tilla nuk u shërbejnë marrëdhënieve të bashkëjetesës së shqiptarëve me maqedonasit, mirëkuptimit ndërmjet tyre që përbën një kusht themelor për stabilitetin e shtetit maqedonas dhe në gjithë rajonin”, thotë ai. Akademiku Prifti pohon se nuk pritej që në një shtet si Maqedonia, në të cilin shqiptarët përbëjnë kombësinë e dytë për nga numri i tyre, rreth 30 për qind të popullsisë, që ka marrëdhënie miqësore me Shqipërinë dhe pretendon të pranohet bashkë me të në Europën e Bashkuar, të botohej një enciklopedi zyrtare që përmban aq shtrembërime e aq falsifikime të historisë së popullit shqiptar.

ARJOLA HEKURANI

Përgjithësisht jam njeri që më pëlqen të ndërtoj ura komunikimi mes kultu-rave, por ka një kufi çdo

gjë”, shprehet ai, ndërsa fyerjen prej intelektuali arrin t’ia dallosh lehtë. Luan Starova, akademik jo vetëm i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe i asaj shqiptare, njeri i letrave, autor librash, shkrimtar, ka një arsye më shumë për të folur mbi encik-lopedinë e përuruar të mërkurën në Shkup dhe që ka nxitur debat mbi përkufizimin që u është bërë shqiptarëve, duke i quajtur ata si “njerëz mali”. Akademiku Starova është nga ata intelektualë që ho-qën dorë prej kësaj enciklopedie që në krye të herës. Ai nuk mund të pranohej me përkufizimet ndaj shqiptarëve e me fyerjet jo e jo. Si ai vepruan edhe një grup akademikësh të tjerë shqiptarë, mes tyre edhe Ali Aliu. Gjatë kët-yre viteve ka reaguar shpesh në shtyp në lidhje me këtë çështje, por duket se nuk ka qenë mjaf-tueshëm për parandalimin e saj. “Me mënyrën se si akademikët i kanë trajtuar shqiptarët, ne largohemi, nuk afrohemi me popullin maqedonas. Është një enciklopedi që mbi të gjitha i bën keq brezit të ri”, vijon më tej ai, duke shtuar se “është një reagim fyes ndaj shqiptarëve”.

Zoti Starova, juve si anëtar i Akademisë së Shkencave të Ma-qedonisë, por edhe si shqiptar, ju është propozuar të bëheshit pjesë e redaksisë që do të përpi-lonte enciklopedinë, e cila është promovuar këto ditë. Përse hoqët dorë?

Para disa viteve, kur mendo-hej të përpilohej enciklopedia prej akademisë, m’u propozua që të merrja pjesë si redaktor. Fillimisht mendova se po për-zgjidheshin punëtorët shkencorë më kompetentë prej shqiptarëve, ndaj edhe m’u duk me interes. Por me kohën aty arritëm në disa përfundime të cilat fatkeqësisht nuk përputheshin me hartimin e enciklopedisë, siç ishte planifi-kuar fillimisht. Prej asaj kohe, që i takon që nga koha e themelimit të saj, unë u distancova. Edhe sot natyrisht unë jam i distancuar, sepse nuk u pajtova me faktin që shqiptarët të trajtohen të ku-fizuar në këtë enciklopedi.

Kush ishin akademikët e tjerë shqiptarë që u përzgjodhën së bashku me ju?

Grupi i intelektualëve që u përzgjodh ishte mjaft eminent. Mund të përmend këtu emrat e akademikëve Ali Aliu, Xhevat Gega etj. Me kohën, mendimet që dolën prej grupit tonë nuk ishin në përputhje me trajtimin që kjo enciklopedi kërkonte t’u bënte shqiptarëve. Ne nuk pranuam që shqiptarët të përcilleshin prej këtij botimi pa atë identitetin e vërtetë që u takon. Mbi të gjitha ne nuk pranuam që me këtë pjesë të merreshin njerëz që në të vërtetë nuk ishin specialistë të fushës dhe që ishin bërë të njohur më parë sidomos me botimet e tyre negative kundrejt shqiptarëve.

A keni reaguar ju edhe para se kjo enciklopedi të promovo-hej zyrtarisht?

Për të gjithë këta elementë unë edhe më parë kam reaguar publikisht në shtypin shqiptar në disa raste. Si atëherë edhe tani, mendimi im është që rezultati jo vetëm që nuk është i pëlq-

yeshëm, por është edhe mjaft fyes për të gjithë ne. Njerëzit që kanë shkruar për trajtat që kanë të bëjnë me shqiptarët nuk janë njerëz të njohur dhe në pjesën më të madhe të tyre janë maqe-donas. Stereotipat që ata kanë për shqiptarët janë të njohura mirë, por unë them se kjo më shumë u bën dëm marrëdhënie-ve shqiptare-maqedonase, se sa u bën mirë.

Si ka mundësi që të tilla re-agime kundrejt shqiptarëve

vijnë prej intelektualëve, prej akademikëve që në të vërtetë pritet të jenë njerëz me dije dhe pa komplekse?

Fatkeqësisht këto reagime dhe stereotipa kanë qenë të prani-shme në një pjesë të anëtarëve të Akademisë së Maqedonisë dhe ne si akademikë shqiptarë që jemi aty, shprehim keqardhjen tonë, indinjatën dhe mospa-jtimin tonë me këto reagime. Edhe akademikë të tjerë që janë në akademi kanë refuzuar që në fillim, duke shprehur bindjen se me të tilla koncepte nuk mund të punohet. Ne u kemi thënë atyre se në redaksinë kryesore nuk ka shqiptarë dhe u është thënë qartë se sipas këtyre prin-cipeve, enciklopedia nuk mund të punohet dhe nuk mund të japë rezultatet e duhura, për më shumë që realizuesit e saj kanë qenë njerëz që janë prononcuar edhe më përpara me qëndrime negative ndaj shqiptarëve.

Mendoni se ky përcaktim ndaj shqiptarëve në enciklopedi është një fyerje e paramenduar?

Ju e dini mirë se në jetën e përditshme ose në politikën ditore janë të pranishme mjaft stereotipa për sa u përket shqip-tarëve. Mirëpo fatkeqësisht tani të tilla mendime fyese ndaj nesh shfaqen edhe nëpër enciklopedi dhe kjo është jashtë çdo mendi-mi shkencor. Duhet të ndodhë ndryshe. Kur bëhet fjalë për botime shkencore akademike, të tilla mendime eliminohen dhe duke mos ndodhur kështu, unë them se fatkeqësisht të tilla veprime më shumë u bëjnë keq atyre, se sa neve.

Do të thotë që për realizimin e enciklopedisë, sidomos për sa i përket çështjes së shqiptarëve, nuk kanë punuar specialistë të

mirëfilltë të fushës?Shiko, vetë fakti që në redak-

sinë kryesore nuk ka shqiptarë, ka njerëz që nuk punojnë sipas parimeve shkencore, që nuk kanë kompetencat e duhura shkencore, individë që janë të njohur me tekste negative dhe që nuk janë në nivel për të shkruar një enciklopedi, mendoj se të gjitha këto së bashku të çojnë në një përfundim se nuk kemi të bëjmë me specialistë.

Ç’duhet të ndodhë me këtë

enciklopedi? A duhet hequr nga qarkullimi?

Me këto të dhëna unë ndaj opinionin e përgjithshëm se jo vetëm që ajo duhet rishikuar, korrigjuar apo anuluar, por men-doj se sidomos për sa u përket trajtave që kanë të bëjnë me shqiptarët, ajo duhet të korrigjo-het dhe për këtë duhet që të mer-ren njerëz që i kanë kompetencat e duhura. Unë mendoj se edhe vetë redaksia që ka punuar në realizimin e kësaj enciklopedie, por besoj se edhe vetë akademia, duhet të ketë një reagim kritik ndaj çfarë ka ndodhur më parë dhe ndaj asaj që është shkruar në enciklopedi. Unë personali-sht, por edhe akademikë të tjerë shqiptarë, zgjodhëm të mos merrnim pjesë në promovimin e kësaj enciklopedie.

Çfarë prisni nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, por edhe nga Tirana zyrtare?

Ndërmjet dy akademive për një kohë të gjatë marrëdhë-niet kanë qenë të mira, kanë bërë edhe manifestime të për-bashkëta. Unë mendoj se janë të nevojshme kontaktet në nivel të lartë dhe është i nevojshëm bashkëpunimi, sidomos për ata elementë që janë me rëndësi për të dyja palët. Unë mendoj se edhe nëse nuk eliminohen në përgjithësi këto mendime kundrejt shqiptarëve, atëherë ato nuk duhet të jenë pengesë në realizimin e një enciklopedie. Punimet shkencore të këtij niveli duhet të na bashkojnë dhe jo të na largojnë. Dhe pikërisht këtu unë e shikoj edhe fyerjen më të madhe. Si autor, si shkrimtar që shkruaj në gjuhën shqipe, e shikoj personalisht si një fyerje kur lexoj nocione të tilla mbi identitetin tonë. Janë nocione

që u përkasin niveleve shumë të ulëta dhe ju sot i shikoni në një enciklopedi. Kjo është shumë fyese jo vetëm për mua perso-nalisht, por edhe për prezencën time në këtë akademi.

Veç stereotipave që ju për-mendni, përse akademikët maqedonas kanë dalë në të tilla përfundime, pavarësisht se kemi të bëjmë me një encik-lopedi?

Projekte të këtij niveli encik-lopedik, sidomos kur u përkasin

popujve me një traditë dhe me një histori mjaft komplekse, duhet të jenë të menduara mjaft mirë, duhet të jenë të mirëstru-kturuara. Manipulimi me të vërtetën në këtë nivel lë gjurmët e veta edhe në ndërgjegjen e gjeneratave të reja. Ka reagime shumë të forta dhe të arsyeshme prej një brezi të ri shqiptarësh, të cilët nuk mund të pajtohen me stereotipa të kësaj natyre që i fyen thellë ata. Të realizosh një enciklopedi kërkon një punë të gjatë, që shpesh bën dhe kalon edhe disa dekada e pritet që rezultati final të jetë i vërtetë. Ndaj edhe para disa viteve, ne, disa intelektualë shqiptarë, e bojkotuam këtë projekt. Nuk u pajtuam me faktin që ne shqip-tarët të trajtoheshim në këtë mënyrë, pra të përcilleshim si një fragment i historisë. Këtu bëhet fjalë për elementë të identitetit që nuk i ndajnë kufijtë që kanë qenë vetvetiu dhe që nuk përbën asgjë fyese për Maqedoninë. En-ciklopedia është një sintezë, një vepër që plotëson boshllëqe të caktuara dhe ka njerëz që u kanë kushtuar jetën enciklopedive. Unë gjithnjë e kam thënë se një botim i kësaj natyre do të kishte më shumë pasoja negative, se sa pasoja pozitive.

Çfarë prisni të ndodhë tani?Unë mendoj se këto dobësi të

enciklopedisë do konstatohen dhe korrigjohen sa më shpejt. Është një paradoks i vërtetë që para syve tanë, që jemi anëtarë të akademisë, të krijohen të tilla ngjarje kundër nesh si shqiptarë, si njerëz, por edhe si identitet. Ne kemi shpresë të integrohemi në familjen e madhe europiane, por ne praktikisht kështu dezin-tegrohemi edhe para opinionit të gjerë.

Page 6: 20090920 - SHQIP.pdf

6

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 EKONOMI

Bashkia e Fierit, Drejtoria e Ndërmarrja e Ujësjellës-

Kanalizime dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zh-villim (KfW) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi financiar. Marrëveshja është bërë për një kredi të madhe që shkon fillimisht në afro 6 milionë euro për të arritur deri në fazën përmbyllëse të inve-stimit, që në total kap shifrën e 10 milionë eurove. Kredia është me interesa të ulëta dhe do të merret nga Ujësjellësi dhe Bashkia Fier për kryerjen e ndërtimit të një rrjeti të ri furnizimi me ujë për të gjithë komunitetin e qytetit dhe të rrethinave. Shuma e marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillimin jo vetëm që do të mundësoj ndërtimin total të rrjetit të brendshëm të furnizimit me ujë të pijshëm, por do të sigurojë edhe fur-nizimin me ujë 24 orë për qytetarët e Fierit. Aktualisht këta të fundit arrijnë të mar-rin ujë vetëm falë përdorimit të pompave të fuqishme, që të shumtën e rasteve janë vendosur edhe në tubacionin kryesor të qytetit. Fenomen shqetësues për qytetin e Fie-rit dhe të gjithë vendin është bërë edhe rritja e masave të depozitave të ujit, të cilat po vënë në rrezik tarracat e pal-lateve. Drejtuesit e Ujësjel-lësit kanë nisur aksion për lidhjen e kontratave të reja me të gjithë konsumatorët. Paralel me këtë proces po shkon edhe kompletimi me sahat matës të konsumit të ujit për të gjithë qytetarët. Deri në fund të këtij viti do të vendosen 1500 sahatë të rinj, ndërkohë që deri në muajin mars të vitit të ardhshëm ky numër do të dyfishohet. M.T

ARD KOLA

Kuotimi i monedhës europiane, euro, nuk ka të ndalur. Dje, në pikat e këmbimit valu-

tor, euro është shitur për 134.2 lekë, niveli më i lartë që nga muaji prill i vitit 2004. Për tetë vite me radhë, monedha ven-dase ka qenë e qëndrueshme ndaj valutave të huaja, sidomos euros, por efektet e vazhdue-shme të krizës ekonomike kanë bërë zhvlerësimin. Operatorët ekonomikë vlerësojnë se kursi i këmbimit ka pasur luhatje në formë të kontrolluar. Ndryshimi i vlerave vjen çdo dy javë, duke krijuar përshtypjen se “dikush” po luan me tregun valutor. Një javë më parë, një euro këmbehej me lekun për 131.1, ndërsa sot çmimi është rritur. Ekspertët vlerësojnë si masë të duhur ndërprerjen e shpenzimeve nga qeveria, sikurse ka ndodhur në shumë vende të Europës Lindore.

Situata në tregPikat e këmbimit valutor vë-

rejnë me shqetësim mungesën e euros në treg. “Të gjithë kërkojnë euro dhe pakkush e disponon”, shprehet një kambist. Një tjetër fenomen që po përhapet më gjerësisht është shitblerja e mallrave dhe shërbimeve me monedhën euro. Sipas biznese-ve, kjo është njëra formë për t’u ruajtur nga ndryshimet e kursit të këmbimit. Rreth një muaj më parë, në treg euroja këmbehej për 127.4 lekë. Në këtë periudhë u regjistrua numri më i lartë i vizitorëve të huaj, të cilët zbutën çmimin e valutës europiane. Megjithatë, ekspertët e kursit të këmbimit nuk janë dhe aq të habitur me situatën e krijuar. Sipas tyre, ajo çka po ndodh aktualisht nuk është e papritur, për vet faktin ku ndodhet eko-nomia shqiptare.

Ndërhyrja dhe pasojaShtrenjtimi i euros prek më

shumë kreditorët e bankave, por edhe importuesit. Kriza ekono-mike në botë e ka dhënë efektin më të madh te valutat vendase, ndërsa qeveri të ndryshme kanë parë si masë të nevojshme redu-ktimin e shpenzimeve. Edhe në vendin tonë është hedhur debati për një frenim të shpenzimeve nga qeveria, por kjo e fundit gjykon se zgjidhjen duhet ta japë vetë Banka Qendrore. Guverna-tori i BSH-së ka bërë disa herë thirrje për më shumë kujdes në përdorimin e euros, ndërsa qe-verisë shqiptare i ka kërkuar një politikë fiskale të qëndrueshme, me synim uljen e shpenzimeve. Por qeveria bëri të kundërtën, duke vendosur rritjen e tyre me 23 miliardë lekë për muajt e mbetur të vitit. Sa i takon Ban-kës së Shqipërisë, ndërhyrjet që mund të vijnë lidhen me hedhjen në treg të euros, duke kërkuar më shumë lekë. Nga të dhënat zyrtare, deri në muajin dhjetor 2008, rezerva valutore e BSH regjistronte nivelin e rreth 1.3 miliardë dollarëve.

Euro nuk ndalet, prek kuotën 134.2 lekëMonedha vendase bie pas tetë vitesh qëndresë. Sugjerohet ulja e shpenzimeve qeveritare

Ndryshimi i vle-rave vjen çdo dy javë, duke krijuar përshtypjen se “dikush po luan” me tregun valutor

Paundi britanik vazhdon të humbasë terren kundrejt monedhës së përbashkët europiane. Ekspertët në

Britani thonë se shkak për këtë është niveli i lartë i borxhit publik në vend, që ka arritur nivelet 804.8 miliardë pau-nd. Gjatë kësaj javë euro u këmbye me 0.9057 paund, duke shënuar nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj. Po kështu, monedha britanike ka shënuar rënie edhe ndaj dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.6232 dollarë, niveli më i ulët në dy javë.

Një nga shkaqet që ndi-kon në dobësimin e lekut është deficiti i vazhdue-

shëm në tregtinë me jashtë. Në të gjitha vendet që Shqipëria kryen shkëmbim mallrash, re-zultati del negativ, në favor të importeve. Nga të dhënat e fundit nga administrata doganore, që i përkasin periudhës janar-korrik

2009, rezulton një deficit tregtar prej rreth 1.4 miliardë eurosh. Për të kuptuar më qartë humbjen e valutës euro, shikojmë raportin e tregtisë me vendet e Bashki-mit Europian. Me këto vende Shqipëria ka eksportuar rreth 342 milionë euro mallra. Shuma është fitim për ekonominë edhe në aspektin e valutës. Po të sho-him importet me BE-në kemi shpenzuar (valutë e dalë jashtë vendit) rreth 1.1 miliardë euro. Mungesa e valutës euro në treg ka shkaktuar edhe dobësimin e monedhës vendase, lek.

Pikërisht, me dy vendet që Shqipëria shpenzon më tepër para (lek) janë Italia (42.3 për

Kriza, 1.1 miliardë euro dalin nga tregu Efektet e tregtisë me jashtë, 7-mujori paraqitet negativ Dogana

Plani për Ujësjellësin

Në total, raporti tregtar me BE-në është mesatarisht 65% (tre vitet e fundit) dhe dife-renca me pjesën tjetër të botës

RAPORTI Nga të dhënat e fundit nga administrata doganore, që i përkasin periudhës janar-korrik 2009, rezulton një defi cit tregtar prej rreth 1.4 miliardë eurosh

Eksport Import DiferencaJanar 53.7 224.9 - 171.3Shkurt 59.4 264.3 - 204.9Mars 61.3 257.9 - 196.6Prill 59.5 257.9 - 198.4Maj 62.9 287.6 - 224.7Qershor 71.0 265.8 - 194.8Korrik 74.0 281.3 - 207.3Totali 441.75 1,839.75 -1,398.00

REZERVANga të dhënat zyrtare, deri në muajin dhjetor 2008, rezerva valutore e BSH-së regjistronte nivelin e rreth 1.3 miliar-dë dollarëve

Vlera

Korrik Malaj

Edhe paundi tkurret para euros

qind) dhe Greqia (24.4 për qind), të cilat përdorin euron. Për t’u furnizuar nga këto vende (mal-lra apo shërbime), tregtarëve u duhen euro, të cilët e blejnë në tregun vendas. Tregti kryhet masivisht edhe me vende të tjera ku përdoret euroja, si me Gjermaninë (10.3 për qind) dhe Austrinë (1.7 për qind). Në total, raporti tregtar me BE-në është mesatarisht 65 për qind (tre vitet e fundit) dhe diferenca me pjesën tjetër të botës. Vërejmë se 16 nga 27 vende të Bashkimit Europian përdorin euron.

Në këto kushte, presioni i vazhdueshëm i tregtarëve vendas për të blerë më shumë euro sesa lekë, ndikuar nga raporti import-eksport, ka dhënë efekte te kursi i këmbimit.

Ecuria e këmbimit lek-euro 19.09.2009 134.2118.09.2009 133.7408.09.2009 132.9420.08.2009 131.1414.08.2009 130.3704.08.2009 129.7809.07.2009 128.8602.07.2009 131.3429.06.2009 129.3426.06.2009 128.3717.06.2009 130.9112.06.2009 131.6904.06.2009 133.0003.06.2009 132.9311.05.2009 131.8919.03.2009 130.9004.03.2009 129.8403.03.2009 130.1118.02.2009 129.8710.02.2009 128.0606.02.2009 127.2005.02.2009 126.4002.02.2009 125.9230.01.2009 126.3028.01.2009 125.7923.01.2009 124.8706.01.2009 124.0205.01.2009 123.55

Bashkia e Fierit merr6 milionë euro kredi

Deficiti, 200 milionë euro Përdorimi i euros, para kohe Deficiti tregtar i muajit korrik ishte

rreth 200 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 5 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 2.2 përqindësh krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 67.5 për qind. Sipas INSTAT-it, partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 61 për qind dhe importi 27.1 për qind, kurse me Greqinë, eksporti është 5.8 për qind dhe importi 16.8 për qind.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e vlerëson të parakohshme përdorimin

e euros në vend të lekut. Qëndrimi i ekspertit socialist të financave vjen pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha për të përdorur euron si monedhë kom-bëtare, me qëllim shmangien e luhatjeve në kursin e këmbimit. Sipas Malaj, vendi duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe më pas të hyjë në Eurozonë. Efektet e këtij procesi, në rast se do të ndodhë para kohe, do të jenë negative. Për ish-ministrin qeveria përpara se të mendojë për zëvendësim të monedhës vendase, duhet të bëjë kujdes me politikat fiskale.

Burimi: Dogana, milionë në euro (kurs mesatar 129.33)

TREGTIA ME JASHTË 7-MUJOR

Page 7: 20090920 - SHQIP.pdf
Page 8: 20090920 - SHQIP.pdf

8

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Pak ditë më parë, Akademia e Shken-cave e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) boton Enciklope-dinë e parë të këtij shteti, akoma pa një emër të gjithëpranuar zyrtar. Aty thuhet se shqiptarët qenkan “njerëz mali” e “kaçakë”, që u paskan rënë në qafë sllavo-maqedonasve autoktonë, duke i përzënë nga banimet e tyre që nga shekulli XIX e këndej. Ja edhe një rast tjetër se si fabrikohet shkenca në shërbim të politikës!

Nëse qëllimet politike të Italisë së Musolinit dhe të Serbisë i dimë, cilat janë ata të sllavo-maqedonasve? Më modeste, por po aq të rrezikshme ndaj shqiptarëve sa dy shembujt e mësipërm. Siç vërehet shpesh, IRJM është një shtet në kërkim të identitetit. Duke mos u ndjerë mirë me realitetin shumetnik të popullit maqedonas; me faktin që ky popull ka afërsi të mëdha kulturore me kombet përqark, në ra-dhë të parë me bullgarët e shqiptarët, por edhe me turqit, serbët, vllahët e grekët; me mungesën e një historie të mirëfilltë maqedonase, për vetë faktin se ngjarjet e ndodhura në territorin e republikës janë pjesë e rrëfimeve histo-rike të kombeve përreth; me refuzimin ndërkombëtar që i bëhet emërtimit

ENIS SULSTAROVA

Në vitin 1936, në shtypin shqiptar, Nonda Bulka pro-testonte për atë që shkruante “Nouvissima Enciclopedia

Italiana” për Shqipërinë: “Albania: kra-hinë turke… flitet gjuhë frigje, o greko-latine. Raca, klima, besimi të përziera. Natyrë kryengritëse për Ballkanin, shkëndijë frike për Europën!”.

Atëherë Italia fashiste i shpallte bo-tërisht planet e saj për ta “qytetëruar” Shqipërinë. Më 1939, Shqipëria pushto-het. Në vitin 1986, Akademia e Shkenca-ve e Serbisë harton “Memorandumin” famëkeq, ku deklarohej: “Gjenocidi fizik, politik, juridik dhe kulturor i popullatës serbe në Kosovë e Metohi përfaqëson disfatën më të madhe të Serbisë ndër luftërat e saj të çlirimit, që ajo ka bërë që nga koha e Orashakut më 1805, deri në kryengritjen e vitit 1941”. Si shpagim të këtij gjenocidi të aluduar, në vitin 1990 zhbëhet statusi i autonomisë së Kosovës dhe fillon regjimi ushtarako-policor në krahinë.

OPINION

Sa keq të gëzosh si një kone!Me shkas nga një grup peticionistësh...

MONIKA SHOSHORI STAFA

Peticionistë janë ata që bëjnë peticione. Domethënë ata që bëjnë kërkesa. Gjatë dy dekadave të fundme ka pasur shumë pe-ticionistë, domethënë njerëz me kërkesa

publike. Peticionistë ka shumë. Si ne këto kohë të fundme. Peticionistë për të mos lejuar prekjen e ekosistemeve në zonën bregdetare. Peticionistë për të detyruar qeverinë që të dëmshpërblejë të përndjekurit. Peticionistë për të ndaluar ndërhyrjen e qeverisë në punët e drejtësisë. Peti-cionistë për rrugën e fshatit dhe urën e krahinës, për shkollën e mbyllur dhe dritat e shuara, për ullishtat e djegura dhe plehrat ndanë udhës së madhe të krahinës.

Në pamje të parë duket se ja, kështu po ushtrohet demokracia autentike, de-mokracia e popullit vetë. Sepse peticioni është një e drejtë kushtetuese që u jep mundësi shtetasve të grupojnë vullne-tin e tyre dhe ta kthejnë në plebishit, në imponim, deri në ndreqjen e situatës.

Mirëpo peticionistët vetë, a dinë se çfarë kërkojnë?

Pikërisht kjo ishte pyetja që si gozh-dë m’u ngul në mendje, duke vëzhguar përpjekjet e fundme të një grupi nismëtarësh për të kundërshtuar praninë e një ministri ende me proces të hapur hetimor në qeverinë e re. Çfarë kërkojnë? Peticion për çfarë? Për të qortuar një situatë? Për të shqiptuar në emër të opinionit të shqetësuar një hall të madh politik? Për të sjellë diçka të re, që nuk mund ta bëjnë as opozita, as drejtësia, në dritë të së vërtetës? Apo thjesht për të gëzuar këndshëm dhe me fodullëk, me mirëqenie të fortë morale, suksesin e nismëtarit, suksesin e flamurmbajtësit?

Në fillimet e kohës së ndryshimit politik njerëzit u zgjuan nga fjetja e gjatë politike dhe zgjodhën rrugët e vetëshprehjes: manifestimet, demonstra-tat, grevat e urisë, ngujimin në zgafellet e minierës së Valiasit, rrëmbimin e armëve në depot e fshatit, djegien e magazinave. Natyrisht se nuk mund të mbetej pa u përdorur edhe e drejta e peticionit,

pavarësisht se Kushtetuta e atëhershme ende nuk e garantonte. Pati shumëfarë peticionesh: tetë pikat e studentëve, dhjetë pikat e minatorëve, shtatë pikat e të drejtave të njeriut. Midis shumë peticioneve, njëri prej tyre, që mund të gjendet lirisht edhe sot në arkivat e institucionit të krye-tarit të shtetit, është ai i shoqatës së porsakrijuar të romëve të Shqipërisë. Peticioni është shkruar në vitin 1991 dhe përmban kërkesa të shumëfarshme: për t’u njohur si pakicë kulturore, për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë në shoqëri, për të marrë pjesë në qeverisje. Por një nga kërkesat e këtij peticioni është me të vërtetë për t’u veçuar: “Të mos quhe-mi më jevgj!”. E drejtë, mund të thuhet, kjo fjalë

ka marrë ngjyrim përkeqësues. Por vetë autorët e peticionit, një fjali më poshtë, nënshkruajnë: “Shoqata e jevgjve të Shqipërisë”. Përshkrimi i këtij episodi nuk ka të bëjë aspak me këtë bashkësi shte-tasish, që vërtet meriton më shumë dashamirësi në shoqëri, por me thelbin e shqetësimit të sotëm: A dinë çfarë kërkojnë peticionistët e sotëm? Për shembull, a e dinë se për çka janë të shqetësuar ata që nënshkruajnë peticione për dëmshpërblimin e të dëmtuarve prej traumës së Gërdecit?

Është shumë e lehtë t’i japësh vetes të drejtë të bëhesh interpret i vullneteve publikë, sidomos kur vetë shkruan e vetë vulos, vetë shpall e vetë vendos, vetë gjykon e vetë vlerëson, dhe, mbi të gjitha, mbushesh me një triumf të brendshëm absurd thjesht sepse ai tjetri, kundërshtari, për një arsye a një tjetër nuk të del përballë. Urra! Kaq ishte! “Rent, or rent, rent e thuaj/ Se betejën e fituam

/ Dhe Gërdecin e zbuluam!”, siç do të thoshte Noli. Ti atëherë me të drejtë pyet veten e trullosur, sepse o nuk je mirë nga mendtë, o diçka e rëndësishme nuk shkon: Për kaq gjë qe bërë peticioni? Për të trembur kundërshtarin, që të mos guxojë të afrohet, dhe ti të jesh i lirë të lartësohesh e të madhështohesh si njeriu i suksesit? Sepse, sigurisht, pa kundërshtarin përballë është shumë më e lehtë fitorja!

Shumë kohë më parë, kur Shqipëria bolshevi-ke i jepte të drejtë vetes të gjykonte gjithë botën, të padiste krimet e imperializmit dhe të socialim-perializmit, të dërrmonte ideologjitë antipopullore nëpër rruzullim, në një prej sesioneve të zakon-shme të OKB-së midis përfaqësuesit të Tiranës dhe

një kolegu të tij “prej vendeve miq” u zhvillua pak a shumë ky diskutim:

- Nuk e kuptoj pse ju shqiptarët ngulmoni kaq shumë në çështje polemike. Nuk e dini se askush nuk ua vë veshin rezolutave, peticioneve dhe amen-damenteve tuaja?

- Eh, pak a shumë e dimë … Por ju e dini atë fabulën e gjallesave të pyllit që u strukën secila në shtëpizën e vet kur në shesh doli luani, mbreti. Vetëm një konkë thyente heshtjen duke çuditur tërë mbretërinë e pyllit. Luani kaloi indiferent para konkës dhe s’bëri asnjë shenjë. Kur në pyll sërish ra heshtja konka doli të mburrej: Ku jeni ju, bisha e gjallesa të frikura, që fshehët kryet kur luani kaloi? Unë timen e bëra, pavarësisht se ai mendjemadh nuk ndaloi …

E drejta e peticionit është një e drejtë për-bashkuese. Dikush e shqipton dhe e ndërmerr

në emër të interesave të rrezikuar të një bashkësie. Prej atij çasti ai diçka përfaqëson. Dhe përfaqë-simi kthehet automatikisht në përgjegjësi. Nuk mund të sillesh më thjesht si vetja. Nuk mund t’ia lejosh vetes luksin që të kënaqesh me një “fitore në tavolinë”, me tërheqjen e kundërshtarit nga ballafaqimi. Sepse ti nuk ke kërkuar këtë, apo jo? Sikur nuk është në pikat e peticionit detyrimi i personit të supozuar si shkaktar i tragjedisë të mos paraqitet para kamerave për t’iu përgjigjur shqetësimeve publike! Sikur diçka tjetër, shumë më e rëndësishme se kjo, kërkohej!

Në Shqipëri ndodh shpesh që përgjegjësi të mëdha politike dhe sociale të mos gjykohen

në kuptimin juridik. Atëherë njerëzit, kur dëgjojnë se kanë dalë ca nënshkrues peticionesh që do t’i shkojnë punës deri në fund dhe së paku një gjyq moral do t’ia bëjnë njeriut përgjegjës, me të drejtë inkurajohen. Tek e fundit të dihet e vërteta. Sepse e vërteta është një farë profilaksie për të mos ndodhur prapë nesër e njëjta gjë. Por ky inkurajim merr fund në çastin që populli jomediatik vëren se peticionistët tjetër gjë paskan kërkuar. Ata e paskan përdorur një të drejtë kushtetuese publike thjesht për

të bërë një ushtrim vetëmburrjeje, thjesht për të manifestuar “trimërinë e kones”, që e bëri të vetën: Ja ku ishim, të pritëm, ti madje nuk kalove fare, kështu që kësaj pune s’kemi ç’i bëjmë, ama ne e treguam fuqinë tonë!

Të hysh ndërmjet publikut dhe atyre që i kanë detyrime publikut në emër të interesave të tij kushtetuese dhe të shpallësh fitoren thjesht duke përmendur frikën e tjetrit, do të thotë që në një farë mënyre të jesh dhe ti bashkëpërgjegjës. Në mos për tjetër, sepse i ke marrë të drejtën e vet kushtetuese, që mund ta nderonte më frytshmërisht dikush tjetër; dhe tek e fundit i ke marrë kohën e çmuar në një mënyrë aspak të virtytshme: duke u betuar për qëllime të larta dhe mbrojtjen e interesave të rëndësishme të qytetarëve duke rritur artificialisht vetveten në sytë e tyre. Ky paska qenë filli dhe fundi i një historie peticioni në Shqipëri!

AKADEMIA QE NUK DO TE JETE!

Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të IRJM për nga mënyra se si ka trajtuar trashëgiminë dhe realitetin e sotëm shqiptar të republikës, përbën një turp. Një turp në radhë të parë për statusin shkencor të Akademisë. Në radhë të dytë një turp dhe skandal për një shtet që pretendon të radhitet krahas vendeve të tjera europiane ...

të shtetit, që do të thotë një refuzim ndaj identitetit të përfytyruar të elitës sllavo-maqedonase; ajo çfarë bëjnë akademikët është që, me kokëfortësi u përvishen të gjithë këtyre fakteve për të krijuar një realitet virtual të IRJM-së si shtetin e kombit maqedonas.

Nisur nga kjo premisë jashtë-shken-core, përdhoset gjithçka që ka të bëjë me historinë dhe kulturën e popullsisë tjetër më të madhe pas asaj sllavo-maqedonase, shqiptarët. Është po kjo Akademi që ka kërkuar disa vite më parë një “korrigjim” të kufirit të IRJM-së me Shqipërinë, me qëllimin e përfitimit të Lebesraum-it të spastruar që ajo pre-tendon për kombin sllavo-maqedonas!

Çfarë ndodh në një shtet shumetnik ku teksti identitar i Enciklopedisë, pra teksti themelor që përmbledh dijet nga shumë fusha shkencore dhe që synon të përmbajë kujtesën dhe trashëgiminë e popullit, e trajton një pjesë të konside-rueshme të këtij të fundit si një mish të huaj? Për më tepër kur ky tekst botohet në kohën kur marrëdhëniet ndëretnike po tregojnë shenja acarimi dhe kur në marrëdhëniet me jashtë IRJM po ndjehet e refuzuar dhe e kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare? Besoj se e merrni me mend. Në Shkup nuk i kanë

nxjerrë akoma mësimet e vitit 2001.IRJM është një shtet shumetnik dhe

të paktën elitat shkencore dhe kulturore të këtij vendi duhet ta pranojnë këtë fakt dhe ta pasqyrojnë me veprimtarinë dhe botimet e tyre dhe madje t’ua më-sojë edhe politikanëve. Vetëm kështu mund të parashikohet një e ardhme për këtë shtet ku të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë. Enciklopedia e Akademisë së Shkencave të IRJM për nga mënyra se si ka trajtuar trashëgi-minë dhe realitetin e sotëm shqiptar të republikës, përbën një turp. Një turp në radhë të parë për statusin shkencor të Akademisë. Në radhë të dytë një turp dhe skandal për një shtet që preten-don të radhitet krahas vendeve të tjera europiane. Në radhë të tretë një turp edhe për faktorin politik dhe shoqëror shqiptar në këtë republikë, por edhe për Tiranën e Prishtinën, që kanë lejuar që tekste të tillë të botohen me mbështetje zyrtare. Janë të kota protestat dhe justi-fikimet sado të fuqishme që shqiptarët mund të bëjnë pas botimit të tekstit, në kohën kur ata duhet t’i kishin pa-randaluar! Fakti që një institucion si Akademia e Shkencave merr guximin ta realizojë një botim të tillë skandaloz për shqiptarët e republikës dhe ata jashtë

saj, tregon që në përllogaritjet e tyre “shkencore” nuk marrin në konsideratë ndjenjat dhe reagimet e shqiptarëve, se Marrëveshja Kornizë e Ohrit nuk është bërë akoma fryma sipas së cilës duhet të funksionojë IRJM.

Akademia e Shkencave me botimin e Enciklopedisë ka ndikuar edhe më në dobësimin e mirëbesimit dhe ka këpu-tur disa nga fijet me të cilat po endet pëlhura e hollë shtetformuese e IRJM. Po të ecet në këtë rrugë të përdhosjes së shqiptarëve dhe të përjashtimit të tyre jo vetëm nga institucionet, por edhe nga trashëgimia historike e kulturore e këtij shteti riosh, nuk është habi nëse shumë vite më vonë Enciklopeditë e tjera do të shënojnë në zërin “Maqe-doni”: “Shtet koniunktural i krijuar në Ballkan pas Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, i cili sot nuk ekziston”. Dhe në një rast të tillë, që nuk e dëshirojmë, nuk ka për të qenë as Akademia e Shkencave e IRJM dhe tekstit të sapobotuar të Enciklopedisë së parë historianët e huaj do t’i qasen si një rast për të studiuar përpjekjet e dështuara për kombformim në Ballkan.

Në Shqipëri ndodh shpesh që përgjegjësi të mëdha politike dhe sociale të mos gjykohen në kuptimin juridik. Atëherë njerëzit, kur dëgjojnë se kanë dalë ca nënshkrues peticionesh që do t’i shkojnë punës deri në fund dhe së paku një gjyq moral do t’ia bëjnë njeriut përgjegjës, me të drejtë inkurajohen. Tek e fundit të dihet e vërteta. Sepse e vërteta është një farë profi laksie për të mos ndodhur prapë nesër e njëjta gjë

Page 9: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

9

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

çfarëdo pjese të personit tim për ndonjë personazh të ndonjërit prej romaneve tuaja të neveritshme!”.

2.

Bianca, që nuk deshi të hynte në libër, do të duhej të ishte me mua pa-radite, para se të hyja në librari, disa hapa prapa në rrugën Elisabets, dhe të ballafaqohej me personazhe të një libri që nuk e desha, e as që i deshi ata, personazhet.

Në vend të “Historisë së luftës qyte-tare spanjolle”, do të takohesha me Emilion dhe Carmenin.

Emilio do të mund të ishte kandidat i mirë për libër, si refugjat republikan spanjoll në Meksikë, në të humbur kauza republikane prej frankizmit. Do të jetonte atje, shkonte në shkollë, mbaronte Universitetin, vazhdonte magjistraturën në Amerikë, një ditë de-mokracie të kthehej në Spanjë, të hynte në shërbimin diplomatik të vendit të lindjes dhe pas një karriere të shpejtë ngritjeje të shkonte në Meksikë, tashmë si i dërguari i Mbretit, ambasadori i një monarkie parlamentare.

Edhe Carmen po ashtu. E bija e njërit prej liderëve historikë komuni-stë spanjoll, do të bëhej refugjate në

VETON SURROI

1.esh duke menduar se cilën ofertë të librit ta pranoja në rr ugën El isabets. Do të udhëtoja pasdite për në Ma-drid dhe treni ishte ideal që

të merrja me vete atë ndjesi shpirtëro-re të Barcelonës. Po më ndiqte, edhe në librari, shekulli XX; ishte e qartë me dy librat që po më kthenin në raftet e veta. Njëri, “Historia e luftës qytetare span-jolle” e autorit britanik Hugh Thomas, një rrëfim detaj në dy vëllime se si u zhvillua një mini-luftë botërore në territorin spanjoll. Tjetri, “Shekulli i Sartre-it”, shkruar nga filozofi francez, Bernard-Henry Levy, rrëfimi i fascinuar i një filozofi antikomunist me nam ylli të rokut për një mit të së majtës france-ze dhe kult-figurës të skenës intelektua-le të Francës.

Në të ulur në karrigen e caktuar, në vagonin numër 7, në të dalë nga Barcelona, BHL, siç njihet Bernard-Henri Levy, do të rrëfejë për një pjesë të konsiderueshme të besimit të Sartre-it nëpërmjet të relacionit që kishte me femrat. Njëra prej tyre, Bianca, që më vonë do të citohej të ketë thënë për të se ishte dashnor i dobët, do të mbesë shtatzënë dhe do të kërkojë që në një park të qytetit të takohet me të, Sartre-in, dhe gruan e jetës së tij, shkrimtares Simone de Beuavoir.

Bianca do ta shpjegojë gjendjen e saj të re, do të shohë se te çifti i çuditshëm ka shkaktuar vetëm të qeshura, do të konstatojë se barra biologjike nuk do të ndryshojë rrethanat e marrëdhënies së saj me filozofin dhe do ta mbyllë muhabetin me një fjali ultimative: “Ua ndaloj, a dëgjoni, ua ndaloj përfundi-misht që të më citoni apo të përdorni

OPINION

KUR FAMILJA MILA - NJË NDËRMARRËS NDËRTIMI, BASHKËSHORTJA E TIJ ME PARA TË TRASHËGUARA NGA BURRI I SAJ I PARË I PASURUAR NË AMERIKË E I VARROSUR NË BARCELONË, DHE NJË QEN - POROSITËN NJË SHTËPI NË PASSEIG DE GRACIA, ARKITEKTI DO TË MBËSHTETEJ NË DHIMBJE ...

Ministri hyri nga porta e madheANDON ANDONI

Dita e parë e ministrit është dita e shu-mëpritur prej nëpunësit të bardhë të administratës së një shteti. Për shumë e shumë arsye, të cilat për efekte kohe dhe

vendi nuk mund të jenë pjesë e një shkrimi gazete, por duke veçuar vetëm një, atë të ndryshimit të ritmit dhe bioritmit të jetës së tij aparatçike, duket se pritja është e përligjur prej çdo njeriu si të tillë. Nëpunësi kërkon të shkundet nga apatia dhe rutina e sjelljes së tij të kahershme burokratike. Madje, edhe më i paafti dhe më dembeli, për forcën e një zakoni të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Përgjithë-sisht pritja vjen me një lloj stoicizmi dhe qetësie, që iu garanton statusi i një nëpunësi civil, duke përjashtuar këtu, në të rrallë, ndonjë që dorëhiqet, pa mbërritur ende ministri i ri, apo që e di që “e ka bërë baltë” prej kohësh.

Aq më shumë dita e parë e ministrit është e dëshiruar, kur kjo vjen si produkt i një situate dhe viti elektoral. Madje, dëshira për të dalë nga koraca dhe manteli gogolian i nëpunësit, fillon dhe artiku-lohet pas përgjumjesh dhe letargjish, që në vigjilje të viteve elektorale sentenca të tilla, si: “Kush e ka mendjen për punë” apo “ja sa të mbarojë viti i zgje-dhjeve” dhe vjen e kulmohet me kohën e pritshme

të ndërrimit të drejtimit qeverisës, brenda a jashtë mazhorancave.

Me gjithë “përpjekjet” e nëpunësit për të dalë nga gjendja “e entuziazmit elektoral”, ai mbetet në një stanjacion dhe pritje të justifikueshme. Shumëkush e quan këtë një periudhë konservimi burokratik të nëpunësit. Stafe dhe drejtime të tëra, të drejtuara me dorë të hekurt, me disiplinë force apo liberalizëm të kulluar, në periudhat elekto-rale e kanë fort të vështirë të ruajnë një regjim intensiv pune dhe marrëdhënie të ndërsjella mes tyre. Aq më shumë kur “macja duhet lidhur që herën e parë”.

Kush do të jetë, si do të jetë drejtimi i ri? Kush e njeh më shumë të përfolurin si ministër të mun-dshëm? Si është sjellë në filan vend ku ka punuar? Kë ka të afërm, nga fshati i tij i lindjes dhe deri te lidhjet me të njohurit e tu, me hamendësimet që miku i mikut tim është dhe miku im, zakonisht mbeten jashtë zyrave, nëpër kafenera dhe mje-dise kafenesh. Hamendësimet nëpër kafene dhe thashethemet marrin fund ditën që troket në derë ministri i ri.

Pak të njohur, të panjohur, që etiketojnë veset e tij dhe sjelljet e rinisë, të studentllëkut a shkollës, marrin fund që në prezantimin apo sjelljen e tij në ditën e parë.

Dhe ministri i Arsimit dhe i Shkencës, depu-teti Myqerem Tafaj, ditën e tij të parë të punës e filloi duke hyrë … në derën e madhe, në portën kryesore të ministrisë, ku ka hyrë prej kohësh në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, pa u bërë ende ministër. Në atë portën dykanatëshe nga Rruga Durrësit, ku hyjnë shpesh nëpunësit e ministrisë. Pikërisht, përmes saj ku nëpunësja e shërbimit rreket t’u kthejë përgjigje dhjetëra studentëve dhe prindërve të paqartë për rezultatet e Maturës Shtetërore. Dhe dikush çuditet, si nuk ndodhi “ndonjë skandal”, që njerëzit t’i lëshoheshin me pyetje e hakërrima, ndoshta, deri dhe ta zinin për xhakete ministrin e ri.

Një sjellje e çuditshme për mjaft prej të bren-dshmëve të kësaj ministrie, që deri dje ishin më-suar t’i shihnin ministrat të hynin nga shkallët e pasme të ndërtesës, “nga ato shkallë që nuk mund të përdoren për nëpunësit…!”, e të ndjekur prej shpurash shoferësh e shoqëruesish.

Ky ministri i ri sikur të jetë një i tërë me dhjetëra hallexhinj e njerëz, nxënës e studentë, hyri që në ditën e tij të parë nga dera e madhe e të gjithëve. Madje, duke përshëndetur disa që po qëndronin në holl. Duke përskuqur edhe më shumë nëpunësen e shërbimit e duke lënë gojëhapur atë të marrëdhë-nieve me publikun.

Sigurisht që askush nuk e pengon, jo vetëm ministrin, por askënd nga punonjësit e MASH-it, të përdorë hyrjen nga Rruga e Durrësit apo ajo e Kavajës, kësisoj edhe ministrin Tafaj këtej e tutje, por në ditën e tij të parë ai hyri prej andej ku hynte si kohë më parë, kur ishte pedagog në universitetet jashtë vendit dhe këshilltar i Kryeministrit dhe ku hyjnë, studentë e nëpunës, mësues e prindër, pikërisht nga porta e madhe.

Ky është një ogur i mirë për të gjithë që do përfitojnë shërbim në këtë ministri e më gjerë. Në emër të transparencës, ai sapo u ul në karrigen e ministrit, kërkoi të mësojë për të gjithë punonjësit, mjediset e punës së tyre dhe punët që kryejnë. Madje, dhjetëra studentë dhe përfitues të shpallur si të tillë nga APRIAL, morën zgjidhjen e duhur dhe brenda ditës. I përfituan diplomat studentët e Juridikut dhe morën edhe dy ditë kohë për t’u regji-struar në Institucionet e Arsimit të Lartë studentët e Vlorës e të mbarë vendit. Zaten, takimi pasues me drejtuesit e arsimit të rajoneve dhe qarqeve, ishte një hop cilësor që duket se do pasohet nga aksione të mëdha konkrete zhvillimi në sistemin arsimor.

Ndaj dita e parë e ministrit të ri të Arsimit është pritur nga shumëkush si një shenjë e dallueshme ndryshimi, e atij ndryshimi që ka nevojë më shumë për atë vetë.

Moskë, pastaj gjysmërefugjate në Paris, ndërsa komunistët predikonin se ditët e Francos ishin të numëruara (e kështu thonin që nga vitet pesëdhjetë, plot çerekshekulli para se të vdiste diktatori) prandaj duhet të vendoseshin sa më afër Spanjës, që të hynin në vendin e çli-ruar nga diktatura e cila po “numëronte ditët e saj të fundit”. Do të kthehej në Spanjë me theks ruso-francez, sens boheme të epokës së Sartre-it dhe ndjesi të holluar për sinjalet e fshehura të politikanëve revolucionarë, latino-amerikanë apo ballkanas.

“Historia e luftës qytetare spanjol-le” nuk i deshi këto personazhe. Janë shumë, nuk hynë as në dy e as në dyzet vëllime. Duhet të jenë për libër tjetër, i atij lloji për të cilin ndaloi përdorimin e vetes Bianca, me shpresën e pandriçuar se po të mos hynte në letërsi do të mund të fshehte turpin, të vërtetën, veten, njeriun –cilado që ishte më e dhimbshme.

3.

Antoni Gaudi, arkitekti, si fëmijë kishte ethe reumatike që më vonë do të zhvilloheshin në gjendje konsisten-ce reumatizmi. Kur familja Mila - një ndërmarrës ndërtimi, bashkëshortja

e tij me para të trashëguara nga burri i saj i parë i pasuruar në Amerikë e i varrosur në Barcelonë, dhe një qen - porositën një shtëpi në Passeig de Gracia, arkitekti do të mbështetej në dhimbje. Dhimbjet reumatike e kishin shtyrë ta kuptonte trupin, e nëpërmjet trupit kishte kuptuar baraspeshat nat-yrore dhe nëpërmjet tyre, për shembull, shpërndarjen e peshës së shtyllave të tavanit. Dhe, sikundër që një bosht kurrizor me brinjë mban shpërndarjen harmonike të peshës në trup, ashtu një bosht kurrizor me brinjë do të mbante një kulm të ndërlikuar të një godine të ndërlikuar, ku edhe dorezat e derës i ishin përshtatur anatomisë trupore.

Casa Mila hyri në listën e UNESCO-s si trashëgimi kulturore botërore, e Gau-di qe thelluar në mendime ditën kur do ta shkelte tramvaji, ta linte të lënduar rëndë afër shinave, të pa ndihmuar nga taksistët lokalë, të cilët nuk besonin se plaku leckaman kishte para për ta paguar vozitjen deri në spital, dhe pas disa ditësh të përshëndetur nga gjysma e qytetit të Barcelonës në kortezhin e gjatë funeral që do të ishte manifestim kundërthënës, siç janë fundja të gjitha varrimet, i kremtimit në vdekje të arti-stit që ndërtoi në përpjekje të imitimit të gjallërisë së njeriut.

4.Marina më tha njëherë se kujtojmë

vetëm atë që nuk ndodhi kurrë.(Fjalia e parë e një libri të dobët të

autorit Carlos Ruiz Zafon, “Marina”, dëshmi se ndonëse fillimi i mirë nuk duhet të zhvillohet a përfundojë mirë, me pak dashamirësi mund të kualifi-kohet për një kategori tjetër, të atyre gjërave që kanë mundur të jenë të bu-kura deri në fund, por u ka munguar përkushtimi, dashuria, a dreqi e di çka tjetër për t’u bërë të tilla).

Shënime Margjinale (4)

Bianca nuk do të hyjë në letërsi, dy personazhe ende nuk janë ftuar në të dhe

dhimbja reumatike që ndërtoi kulmin

B A B Y L O N

TE KUJTUARIT E TE PA NDODHURES

I përfi tuan diplomat studentët e Juridikut dhe morën edhe dy ditë kohë për t’u regjistruar në Institucionet e Arsimit të Lartë studentët e Vlorës e të mbarë vendit. Zaten, takimi pasues me drejtuesit e arsimit të rajoneve dhe qarqeve, ishte një hop cilësor që duket se do pasohet nga aksione të mëdha konkrete zhvillimi në sistemin arsimor

Page 10: 20090920 - SHQIP.pdf
Page 11: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

11

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Prokuroria, kontroll në banesat e të arrestuarve

Operacioni “Stuko”

SOKOL ÇOBO

Reforma në sistemin gjyqësor do të prekë gjykatat kryesore në Shqipëri, ku është pa-

rashikuar që një pjesë e mirë e gjyqtarëve të lëvizin. Më e prekura nga reforma e miratuar edhe nga Presidenti i Republikës do të jetë Gjykata e Tiranës, ku parashikohet të ndryshohet një e treta e gjyqtarëve. Në këtë gjy-katë, Presidenti Topi ka caktuar se për vitin 2009-2010 të shtohen 11 gjyqtarë, të cilët do të merren nga gjykatat e rretheve. Ndërsa një pjesë e mirë e anëtarëve të kësaj gjykate pretendojnë për të shkuar në Gjykatën e Apelit, çka do të hapte vende të reja të lira, të cilat do të plotësohen nga gjykatat e rretheve. Parashikohet një rokadë e të gjithë sistemit gjyqësor në rang republike. Kra-has gjykatave në Tiranë, KLD-ja parashikon lëvizje të shumta në Gjykatën e Rrethit dhe Apelit Durrës. Por nuk mbeten pas gjykatat e Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës, në të cilat do të ketë lëvizje të shumta.

LëvizjetMinistria e Drejtësisë dhe

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kanë realizuar një studim të të gjitha lëvizjeve në rang republike, nga ku rezulton se janë rreth 100 gjyqtarë nga 350 të tillë në Shqipëri që do të ndryshojnë vendet e punës. Dikush do të ngrihet në detyrë dhe do të pu-nojë afër zonës ku banon, por parashikohet që disa gjyqtarë që punojnë në gjykatat elitë të transferohen në rrethe, çka do të përbëjë një prioritet të punës së ministrisë dhe KLD-së. Me dekretin e disa ditëve më parë të Presidentit Bamir Topi, sistemi gjyqësor ka caktuar edhe numrin e gjyqtarëve në Shqipëri, ndërsa e gjithë puna e lëvizjeve do të re-alizohet brenda një muaji dhe të gjitha ndryshimet duhet të kenë përfunduar në fund të muajit tetor të këtij viti.

Duket se pas 14 viteve, sistemi gjyqësor shqiptar do të pësojë ndryshime drastike, ku do të realizohet një rokadë emrash në të gjithë Shqipërinë. KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë i janë “përveshur” punës për të transferuar gjyqtarë nga njëra gjykatë në tjetrën, pas dekretit të Presidentit. “Reforma”, sipas burimeve nga Ministria e Drejtë-sisë, do të fillojë menjëherë dhe pritet që të përfundojë në fund të muajit tetor me të vetmin qëllim: të plotësohet numri i çdo gjykate në bazë të dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës.

Transferimi Gjyqtarët do të transferohen

në mënyrë të detyrueshme dhe pa miratimin e tyre. Ministria dhe KLD-ja do të analizojnë do-sjet e çdo gjyqtari që preket nga lëvizjet dhe në bazë të arritjeve në punë ai do të emërohet. Nëse një gjyqtar i Shkodrës, Fierit, Vlorës, Elbasanit që banon në Tiranë dhe nuk ka ndonjë masë ndëshkuese apo paralajmëruese do të transferohet afër zonës ku banon, pa pëlqimin e tij. Në rastin e Gjykatës së Përmetit që është hapur rishtazi, burimet nga Ministria e Drejtësisë thanë se do të transferohen gjyqtarë nga Gjykata e Fierit, Gjirokastrës, Sarandës apo Vlorës, që janë afër qytetit të Përmetit. Sipas të dhënave nga ministria, gjyqtarët në këtë rast do të transferohen në mënyrë të detyrueshme, pasi asnjë gjyqtar nuk pranon të shkojë në një qytet të largët. Gjithsesi do të studiohet dosja e çdo gjyqtari dhe më pas do të transferohet.

Prokuroria e Tiranës i kër-kon drejtësisë rumune materialet hetimore në lidhje me masakrën e

“Konstancës” në vitin 2004, ku u ekzekutua një familje dhe të dyshuar ishin dy shtetas shqip-

Masakra në Rumani, studenti shqiptar nën hetim në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës kërkon dosjen nga Prokuroria e Konstancës për Albion Todrin

tarë. Pesë vjet nga ngjarja e rëndë, hetuesit shqiptarë kanë filluar hetimet ndaj ish-studentit Al-bion Todri, i cili banon në Tiranë. Hetimet kanë filluar në bazë të kërkesave të shumta të palës ru-mune, ndërsa këto ditë pritet që

në Gjykatën dhe Prokurorinë e qytetit të Konstancës të niset një letër-porosi për dosjen. Albion Todri, nga Berati, ish-student në Rumani, është kërkuar nga Gjy-kata e Konstancës si i pandehur në procesin gjyqësor që po zhvil-

lohet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes rumune, në shtator të vitit 2004. Por mungesa e një mar-rëveshjeje ekstradimi ka realizuar ngecjen e depërtimit të tij, ndërsa autoritetet shqiptare presin do-sjen rumune për vazhdimin e he-timeve ndaj ish-studentit në Shqi-përi. Ngjarja për të ci lën aku-zohet Todri ka ndodhur më 29 shtator 2004, kur tre anëtarë të familjes Ion u ekzekutuan në mënyrë bruta-le. Kryefamilja-ri Aleksandër, gruaja e tij, Luk-rezia, dhe vajza e vogël e tyre, vetëm 8 vjeçe, A m e l i a , j a n ë vrarë me para-mendim. Vajza e vogël Amelia dhe nëna e saj Lukrezia u vranë duke i mbytur (dyshohet se Lukrezia është varrosur e gjallë), ndërsa kr-yefamiljari Aleksandër Ton është therur në fyt. Tri kufomat janë varrosur nga vrasësit në vende

Gjykata e Tiranës i ka dhënë leje prokurorisë të kryejë kontrolle në disa zyra, ku

dyshohet se arrihej të falsifikohej materiale ndërtimi. Operacioni i policisë, i koduar me emrin “Stuko”, ka arritur të zbulojë personat që merreshin me këto falsifikime, ndërsa gjykata ka lejuar prokurorinë që të kryejë kontrolle dhe të gjejë prova që implikojnë të ndaluarit Avni Barjaktari, 45 vjeç, Arjan Kona 38 vjeç, Agron Ramlli, 46 vjeç, dhe Aurel Çezma 34 vjeç. Përkatësi-sht prokuroria ka kryer kontroll në vendin e quajtur “Rruga Ura”, Tiranë, në afërsi të një pike të shitjes së karburanteve, e cila zotërohet nga shtetasi i quajtur Avni Bajraktari. Vendi i dytë ku kanë kontrolluar prokurorët ka qenë në rrugën e “Barrika-dave”, përballë shkollës “Sami Frashëri”, Tiranë, ndërsa vendi i

tretë në afërsi të shkollës së me-sme “Ibrahim Rugova”, Kamëz, Tiranë. Nisur nga fakti se, edhe pas komunikimit me këta dy persona, produktet e falsifikuara të shoqërisë “Ital Col” vazhdonin të qarkullonin, shtetasi Ruslland Xhabija ka depozituar kallëzim, duke kërkuar ndjekjen penale të këtyre shtetasve. Me qëllim zbar-dhjen e rrethanave të hetimit dhe zbulimin e autorëve, Pro-kuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka autorizuar policinë gjyqësore të realizojë blerjen e simuluar të produkteve të dyshuara si të falsifikuara, të shoqërisë “Ital Col”, në disa pika të ndryshme të tregtimit të tyre, në Tiranë. Pro-kuroria e Tiranës pretendonte se, në këto pika tregtimi të materia-leve të ndërtimit, nga personat të cilët ushtrojnë aktivitet tregtar, tregtohen produkte ndërtimi të falsifikuara.

Reforma në drejtësi, gjykatat që prekenGjykatat e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Gjirokastrës do të pësojnë lëvizje të shumta

Në bazë të strukturës së re, parashikohet që proceset në të gjithë Shqipërinë të mos zvarriten. Ministria e

Drejtësisë dhe KLD-ja kishin fi lluar prej muajsh studimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore në Gjykatat e Shqi-përisë dhe rezultatet e studimit u diskutuan në ministri dhe më pas në KLD. U ra dakord që sistemi gjyqësor ka nevojë për një riorganizim, pasi ishte vënë dorë 14 vjet më parë. Në bazë të raporteve përkatëse u propozua numri për çdo gjykatë, ku gjykatat në Tiranë kishin nevojë urgjente për personel shtesë, pasi kishte mbingarkesë. Studimi kishte përcaktuar zvarritje të proceseve gjyqësore në Tiranë e Durrës, për shkak të mbingarkesës së ma-dhe, ndërsa gjyqtarët në gjykatat e vogla “talleshin” me disa çështje në muaj, kurse në Tiranë e Durrës gjyqtarët duhet të gjykonin në ditë deri në pesë procese. Mbi këtë studim do të transferohen gjyqtarët pa i pyetur, por dosja e tyre personale do të studiohet deri në detaje, ku një vend kryesor pritet që të zërë edhe vendbanimi i gjyqtarit.

Studimi

Struktura e re, parashikohet një punë e mirë

Albion Todri, nga Berati, ish-student në Rumani, është kërkuar nga Gjykata e Konstancës si i pandehur në procesin gjyqësor për vrasjen e familjes rumune

të ndryshme, duke vështirësuar gjetjen e tyre nga policia. Për tre muaj familja Ion u shpall e zhdu-kur por më pas, sektori i krimit të organizuar i policisë së Kon-stancës arrestoi si të dyshuar për autorësinë e ngjarjes dy studentët shqiptarë, Blenis Shyti dhe Albion

Todri, si dhe mikun e tyre rumun, Stefan Nikuleskun. Ky i fundit ishte nipi i kryefamiljarit Aleksandër Ion, që është prerë me thikë në qafë, duke gjetur vdekjen në sytë e vajzës dhe gruas së tij brenda në shtëpi. Sipas hetimeve të po-licisë rumune,

shkaku i ngjarjes dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje droge midis viktimës, Aleksandër Ion dhe studentit shqiptar, Blenis Shyti dhe Stefanit, mikut të tij rumun.

s.çobo

Page 12: 20090920 - SHQIP.pdf

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

12AKTUALITET

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një

16-vjeçari ka ndodhur dje në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja rrugore është shënuar rreth orës 14:30, në vendin e quajtur kthesa e Berdicës, ku një automjet tip “Benz” me targa SH 5518D, me drejtues 50-vjeçarin Shaban Shega, është përplasur me një motor pa targa, që dre-jtohej nga 16-vjeçari Elvis Nuri, banor i fshatit Darrag-jat, të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, adoleshenti ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe trup. Ai është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës dhe gjendja e tij mbetet kritike për jetën. I lënduari ndodhet në reaminacionin e spitalit rajonal, nën trajtim intensiv. Ndërkohë unifor-mat blu kanë shoqëruar për në komisariatin e policisë drejtuesi e automjetit të përfshirë në aksident dhe vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje rrugore. Ar.Ho.

Përmbyset vinçi, vdesin dy punëtorë ndërtimi Vlorë, mjeti i tonazhit të rëndë doli nga rruga. Në aksident dhe katër të plagosur Përgjaken sërish rrugët e

Vlorës. Vetëm disa orë pas aksidentit të ndodhur në

dalje të Qafës së Llogorasë, ku si pasojë humbi jetën një 45-vjeçar, dy persona të tjerë kanë gjetur vdekjen si pasojë e një tjetër ngjarjeje rrugore. Në orën 22:30 të së premtes, një autovinç IFA, me targa FR 31 57 B, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur disa metra më tutje. Për pasojë gjashtë personat që udhëtonin në të janë bllokuar në kabinën e automjetit të tonazhit të rëndë. Dy prej tyre kanë gjetur vdekjen

e menjëhershme, ndërkohë që katër të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen nën trajtim intensiv të bluzave të bardha. Mësohet se viktimat janë Asqeri Alanjaku, nga fshati Plug, i Fierit dhe Kastriot Hoxha, nga fshati Kraps, i Fierit. Të aksidentu-arit ktheheshin nga Dhërmiu, ku punonin prej disa kohësh si punëtorë ndërtimi. Ata punonin në një fi rmë ndërtimi, që kishte marrë përsipër ndërtimin e një godine në zonën e Dhërmiut. Pu-nëtorët e aksidentuar për shkak

Dyfi shohen rastet e divorcit në Berat. Burimet e Gjykatës së

Faktit të këtij rrethi bëjnë me dije se numri i personave që kërkojnë zgjidhje martese po shtohet në mënyrë të ndjeshme. Vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, pranë kësaj gjykate janë regjistruar gjithsej 200 çështje gjyqësore, nga të cilat vetëm 50 janë të mbartura nga viti i kaluar, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar gjatë këtij gjashtëmu-jori. Ndër çiftet e divorcuara me vendime të gjykatës, shumica e tyre kanë qenë në vitin e parë të martesës dhe vetëm 20% e tyre, pas 1-3 vjet martese. Burimet zyrtare të Gjykatës së Faktit në Berat thonë se shifra e divorceve për gjashtëmujorin e parë të vitit në vazhdim është e barabartë me

të largësisë me vendbanimin e tyre udhëtonin çdo ditë në këtë aks rrugor. Mendohet se shkak është bërë lodhja e drejtuesit të

Të aksidentuarit ktheheshin nga Dhërmiu, ku punonin prej disa kohësh si punëtorë ndërtimi

automjetit, i cili në një moment shpërqendrimi ka humbur kon-trollin e automjetit.

Ngjarja e rëndë është parë

nga një banor i zonës, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të rrugores, rendit dhe

FNSH-së, zjarrfi kësja, ambulan-ca, të cilët kanë nisur menjëherë operacionin e shpëtimit të të aksidentuarve. Pesha e rëndë e automjetit të tonazhit të rëndë ka kërkuar ndihmën e një vinçi tjetër. Punonjësit e zjarrfi këses si dhe rrugorët janë detyruar që të shqyejnë kabinën e shoferit, pasi aty kanë qenë të bllokuar të gjashtë personat. Operacioni për nxjerrjen e tyre ka zgjatur disa orë, për shkak të terrenit të vështirë dhe peshës së automjetit me të cilin ata udhëtonin. Rreth orës 01:00 të së shtunës, është bërë nxjerrja e trupit të fundit nga mjeti i përmbysur.

Katër të mbijetuarit nga ak-sidenti janë dërguar në urgjen-cën e spitalit rajonal të Vlorës, ndërkohë që dy viktimat janë dërguar në morg, nga ku janë tërhequr prej familjarëve. Burime nga spitali i Vlorës bëjnë të ditur se nga të mbijetuarit, dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Ata kanë marrë shembje të brendshme dhe vijojnë të jenë në repartin e reanimacionit, duke marrë trajtim intensiv, ndërsa dy të tjerë tashmë kanë dalë nga rreziku për jetën. Ata po mbahen në vëzhgim mjekësor, por gjen-dja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

E premtja ka qenë vërtet e përgjakshme për akset rrugore të Vlorës. Brenda një harku kohor të 16 orëve kanë ndodhur 3 aksi-dente rrugore, me pasojë vdekjen e katër personave dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Mikel Marsi

Shkodër

Përplas motorin, një 16-vjeçar në rrezik për jetën

Dyfi shohen rastet e divorceve Berat Ndarjet, më shpesh pas vitit të parë të martesës

Çifti i helmuar, pritet përgjigjja nga Tirana

Enigma rreth vdekjes së 64-vjeçares Deje Hida do të mund të zgjidhjet

vetëm pas një jave. Një kampion i organeve të së moshuarës nga fshati Çermë Sektor i Lushnjës do të anal-izohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe që prej andej pritet të përcaktohet ushqimi që shkaktoi vdekjen e saj. Nga burimet zyrtare policore të Komisariatit të Lushnjës mësohet se hetimet për helmimin e çiftit Hida do të vijojnë dhe për disa ditë, deri në nxjerrjen e analizave për-fundimtare. Burime policore bëjnë të ditur se ekspertiza e bërë në Lushnjë ka gjetur shkakun e helmimit, por nuk ka përcaktuar saktësisht emrin e ushqimit që ka shkaktuar helmimin e bashkëshortëve Hida.

Ma.Tr.

Lushnjë

Kërkohej për plagosje, në pranga një 24-vjeçar

Kërkohej për plagosje, prangoset një 24-vjeçar. Ndërkohë që i ati ishte

ndaluar tri javë më parë, Alesio Çela kishte mundur t’i shpëtonte prangosjes deri dje pasdite, kur është bërë ndalimi i tij. Ngjarja në të cilën janë prangosur Nebi dhe Alesio Çela, përkatësisht 48 dhe 24 vjeç, ka ndodhur tri javë më parë. Atë e bir nga fshati Valas, i Komunës Papër, kanë goditur me thikë 34-vjeça-rin, Blerim Sina. Ndërsa policia do ta klasifi konte këtë ngjarje për “motive të dobëta”, nga burime konfi denciale mësohet se atë e bir janë përfshirë në këtë krim për shkak se Sina kishte ngacmuar të dashurën e 24-vjeçarit Çela. 48-vjeçari Sina u ndalua ditën kur ndodhi ngjarja, ndërsa i biri u shpall në kërkim dhe u arrit të prangoset pas-diten e së premtes. Be.Dy.

Elbasan

atë të një viti më parë dhe në se do të vazhdohet me këtë ritëm të frikshëm deri në fund, kjo shifër pritet të shkojë sa dyfi shi. Ndërkohë punonjëset sociale, që kanë ndjekur rregullisht seancat gjyqësore shpjegojnë se shkaqet

e këtyre divorceve kanë qenë të ndryshme, por më të shpeshtat janë: diferenca në shkollim e formim, varfëria ekonomike, emigracioni ekonomik, martesat në moshë të re, etj.

Mi.H.

Page 13: 20090920 - SHQIP.pdf

@13

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

Analiza nën skupën e Orientalizmit të “Child Haroldit” është një sprovë

dhe ndoshta një drejtim i ri i studimit të veprës së poetit në Shqipëri. Ajo synon të bëjë një analizë tekstuale të më shumë se një rrafshi, siç është ai estetik, por edhe

një analizë të detajuar historike dhe so-ciologjike të veprës. Ky lloj leximi i ri do t’i japë një imazh më jetësor Bajronit dhe veprës së tij në Shqipëri. Studimet e deri-tanishme bajroniste shqiptare kanë vuajtur nga vendosja në qendër të vëmendjes të

vetive pozitive të shqiptarëve si trimëria dhe bujaria dhe mungesa e evidentimit të këndvështrimit objektiv të mënyrës sesi i portretizoi Bajroni shqiptarët. E njohur si një sëmundje e gjithë popujve...

Dymijë fëmijë ngjizen çdo vit falë “ndihmës” së shoqërisë daneze “Cryos”, banka më e madhe e dhuruesve të spermës në botë. Donatorët janë të gjatë, biondë dhe të shëndetshëm, ndërsa fëmijët mund të zgjidhen edhe për ngjashmërinë me babanë steril...

Merkel dhe ndryshimi i elektoratit gjerman Shtimi i numrit të partive të vogla, që pretendojnë pjesë në “tortën” parlamentare

Tendenca

NE FAQET 14-15

Këta fermerë belgë po hedhin qumësht në arë,

në shenjë proteste ndaj zyrtarëve të

Bashkimit Europian, që nuk kanë rënë

dakord për një paketë ndihme ndaj

tyre. Kjo paketë do t’i ndihmonte të përballonin rënien

e çmimeve në treg. Gjatë kësaj proteste u çuan

dëm 4 milionë litra qumësht

Tashmë, kristiandemokratët dhe socialdemokratët nuk janë më partitë e vetme që ndajnë pushtetin

FOTO E JAVES

Makinat

Leximi ndryshe i „Child Harold‰-itNjë tjetër këndvështrim i veprës së famshme të Lord Bajronit

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për ndonjë Apokalips. E megjithatë sot, si kurrë ndon-

jëherë gjatë dhjetëvjeçarëve të pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ndodhet në një udhëkryq në të cilin pjesërisht e hodhi edhe kriza e fundit fi nanciare, e cila të paktën në këtë vend ka nisur të japë shen-jat e rimarrjes. Kështu, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 27 shtatorit, partitë e mëdha tradicio-nale në vend që prej shumë kohësh përfaqësojnë një lloj fanari për elektoratin vendas, e shohin veten të sfiduar nga parti më të vogla e nga programe alternative dhe novatore. Si rezultat kemi të bëjmë me një fragmentim jo të zakon-shëm të spektrit politik gjerman që lë të hapura shumë hipoteza për momentet paszgjedhore.

Sigurisht që një rol të pamo-hueshëm në prishjen e konfig-urimit tradicional të politikës e ka luajtur edhe kriza ekonomike botërore që preku shumë siste-min financiar dhe vetë indus-trinë dhe kampionët kombëtarë të Gjermanisë. Ndryshimet që kanë ndodhur në tregun, fi nan-cat dhe politikën gjermane janë të mëdha. Kështu për shembull, një analist ekonomik gjerman na ofron një të dhënë interesante. Një e katërta e vendeve të reja të punës në Gjermani përbëhet nga të ashtuquajturat “mini-punë”, ose punë që paguhen me 400 euro në muaj me kontrata që nuk kanë as-një lloj garancie. Viktimat e para të krizës janë të rinjtë, pra elektorati rinor. Sipas një sondazhi të fundit të kryer me 20-vjeçarët, 40% e tyre nuk e ka vendosur nëse do të votojë apo jo më 27 shtator dhe një shumicë më e madhe...

Rinis rivaliteti mes “Rolls-Royce” dhe “Bentley”Pavarësisht krizës eko-

nomike, gara mes prod-huesve të makinave të luksit vazhdon, sepse kriza në fakt pak i ka prekur pasanikët. Së fundmi, britaniket “Rolls-Royce” dhe “Bentley” kanë “nxjerrë brirët” për t’u nde-shur me njëra-tjetrën pas modeleve të reja të prezan-tuara së fundmi. Bëhet fjalë për modelet e reklamuara në Frankfurt, në ekspozitën e makinave. Kështu, “Rolls-Royce” ka nxjerrë “Ghost”, që është shumë më e vogël, por edhe më e lirë, si dhe “Phan-tom”, e pritet që të blihet jo vetëm nga super të pasurit, por edhe nga një shtresë e mesme. Por edhe “Bentley” nga ana tjetër ka nxjerrë për sfi dë shumë të suksesshmen “Continental” dhe mbi të gjitha “Mulsanne”. Një dhjetëvjeçar më parë, të dy markat e fuq-ishme zgjodhën rrugë të ndry-shme në prodhimin dhe tregti-min e produkteve të tyre. Kjo bëri që edhe tregu i makinave të luksit të ndahej në dy linja të mëdha. Njëri syresh prod-hon makina më të mëdha, më luksoze, tjetri më pak luksoz dhe me përmasa më të vogla. Të dyja linjat janë shumë të preferuara nga konsumatorët, por sipas analistëve dhe son-dazheve, tregun vazhdon ta kryesojë “Bentley”.

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

NE FAQET 18-19

NE FAQEN 20

Page 14: 20090920 - SHQIP.pdf

@14

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 NDRYSHE PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

Sigur isht që nuk bëhet fjalë për ndonjë Apoka-lips. E megjithatë sot, si

kurrë ndonjëherë gjatë dh-jetëvjeçarëve të pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania ndodhet në një udhëkryq në të cilin pjesërisht e hodhi edhe kriza e fundit financiare, e cila të paktën në këtë vend ka nisur të japë shenjat e rimarrjes. Kështu, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 27 shtatorit, partitë e mëdha tradicionale në vend që prej shumë kohësh përfaqësojnë një lloj fanari për elektoratin vendas, e shohin veten të sfiduar nga parti më të vogla e nga programe alterna-tive dhe novatore. Si rezultat kemi të bëjmë me një fragmen-tim jo të zakonshëm të spektrit politik gjerman që lë të hapura shumë hipoteza për momentet paszgjedhore.

Sigurisht që një rol të pamo-hueshëm në prishjen e kon-figurimit tradicional të poli-tikës e ka luajtur edhe kriza ekonomike botërore që preku shumë sistemin financiar dhe vetë industrinë dhe kampio-nët kombëtarë të Gjermanisë. Ndryshimet që kanë ndodhur në tregun, financat dhe poli-tikën gjermane janë të mëdha. Kështu për shembull, një anal-ist ekonomik gjerman na ofron një të dhënë interesante. Një e katërta e vendeve të reja të pu-nës në Gjermani përbëhet nga të ashtuquajturat “mini-punë”, ose punë që paguhen me 400 euro në muaj me kontrata që nuk kanë asnjë lloj garancie. Viktimat e para të krizës janë të rinjtë, pra elektorati rinor. Sipas një sondazhi të fundit të kryer me 20-vjeçarët, 40% e tyre nuk e ka vendosur nëse do të votojë apo jo më 27 shtator dhe një shumicë më e madhe nuk e ka të qartë se cilin nga kandidatët dhe përse duhet ta zgjedhë nëse do të shkojë të votojë. Kjo përq-indje do të ishte e paimagjinuar në një të shkuar, qoftë edhe të afërt, kur kristiandemokratët dhe socialdemokratët kishin një përqindje të përcaktuar votash me një lëkundje të vogël. Pra një elektorat të qëndrueshëm

Merkel: “Po

Çfarë po i ndodh Gjermanisë? Në prapaskenat e një fushate elektorale, që sipas vetë nobelistit e shkrimtarit të famshëm gjerman, Gynter Gras, është “më e mërzitshmja e dhjetëvjeçarëve të fundit”, po debatohet në lidhje me ardhmërinë e një kombi në të cilën e ardhmja do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme e ku asgjë nuk do të jetë si më parë

dhe thuajse të përcaktuar. Këto dy parti ishin shtylla kurrizore e Republikës Federale. Po bëhet fjalë për kohë tashmë të perën-duara. Sot, në Gjermani, po përballemi me fenomenin e quajtur “Volkspartei” ose parti popullore që mundohen të kalo-jnë 30% dhe që e kanë humbur rolin e tyre drejtues. Me pak fjalë, marrëdhëniet e partive, politikës me njerëzit kanë ndry-shuar shumë, janë bërë shumë më të lëkundshme dhe mosbe-suese. Për të përshkruar këtë risi, e përditshmja “Der Ragess-piegel” ka krijuar këtë formulë: “Italianizim i strukturave pub-like”. Sipas këtij shpjegimi, Gjer-mania ka hasur në një “virus” italian që e ka bërë të brishtë, i ka sulmuar stabilitetin për të cilin Gjermania ka qenë e njo-hur në botë. Risitë politike kanë ndodhur në qeverisjet lokale si në rastin e Hamburgut, që sot

qeveriset nga demokristiani homoseksual, Ole von Beust, që mbështetet edhe nga të gjelbrit, por mund të ndodhë edhe në Berlinin e pas 27 shtatorit, pas ndeshjeve më të rëndësishme zgjedhore të 4 viteve. Kjo, sepse pranë dy partive më të mëdha, kristiandemokratëve dhe so-cialdemokratëve, janë “rritur” dhe forcuar të paktën 3 parti që pasqyrojnë në këtë rast edhe fragmentarizimin e shoqërisë. Këto parti nuk konsiderohen më si “xhuxh” dhe këtë herë mendojnë se mund të luajnë një rol të rëndësishëm dhe vendimtar, madje në skakierën politike gjermane. Të gjelbërit natyrisht që janë shumë më të pjekur në përvojat e tyre qeverisëse, ndërsa liberalët e yllit në shkëlqim, Giudo West-erwelle si dhe Linke, ose eks-tremi i majtë i Oskar Lafontaine. Ky i fundit shfrytëzon mllefin

Sipas një sondazhi të fundit të kryer me 20-vjeçarët, 40% e tyre nuk e ka vendosur nëse do të votojë apo jo më 27 shtator dhe një shumicë më e madhe nuk e ka të qartë se cilin nga kandidatët dhe përse duhet ta zgjedhë nëse do të shkojë të votojë. Kjo përqindje do të ishte e paimagjinuar në një të shkuar, qoftë edhe të afërt, kur kristiandemokratët dhe socialdemokratët kishin një përqindje të përcaktuar votash me një lëkundje të vogël

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 27 shtatorit, partitë e mëdha tradicionale në vend që prej shumë kohësh përfaqësojnë një lloj fanari për elektoratin vendas, e shohin veten të sfi duar nga parti më të vogla e nga programe alterna-tive dhe novatore. Si rezultat kemi të bëjmë me një fragmen-tim jo të zakonshëm të spektrit politik gjerman që lë të hapura shumë hipoteza për momentet paszgjedhore

Page 15: 20090920 - SHQIP.pdf

@15

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 NDRYSHE PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

o, ne mundemi!”dhe pakënaqësitë e shtresave më të varfra të shoqërisë, që vuajnë për t’u përfaqësuar në Parlament. Kjo parti e fundit ka fituar shumë në zgjedhjet e fundit lokale dhe ka shpresë që të dalë me një pozicion shumë të favorshëm edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 27 shtatorit. Është e qartë tashmë se ndërsa në skenë futen edhe “aktorë” të tjerë, pra nga dy parti që ishin tradicionalisht për ndarjen e pushtetit, futen edhe tri parti të tjera e numri i përfaqësuesve të partive më të mëdha do të zvogëlohet. Gjermanët në fakt nuk janë shumë të mësuar me koalicionet heterogjene, tipike të Italisë së viteve të fundit ku koalicionet janë shumëngjyrëshe dhe shumë-ideore. Që tani, duke parashi-kuar një fakt të tillë, pra shumël-lojshmërinë e pjesëmarrësve në qeverinë e ardhshme, gjermanët

po përpiqen që të përcaktojnë përbërjen heterogjene. Një vari-ant i mundshëm është ai me CDU-në në shumicë e më pas në pjatë me kontorno përfaqësues të liberalëve dhe të të gjelbërve. Ky lloj koalicioni quhet “Xh-amajka”, për shkak të ngjyrave përfaqësuese të partive. Një formacion më pak i mundshëm, nëse do t’u referoheshim son-dazheve të fundit, është ai me socialdemokratët në krye, të gjelbërit dhe liberalët e verdhë, ose siç quhet në zhargon qeveria “semafor”. Pa përjashtuar këtu një rikthim të koalicionit aktual në pushtet, pra të koalicionit të zgjeruar në të cilin bëjnë pjesë dy partitë më të mëdha rivale, socialdemokratët dhe kristian-demokratët. Edhe kjo mund të konsiderohet një alternativë e mundshme, edhe pse të dyja partitë nuk kanë lënë gjë pa thënë për njëra-tjetrën. Shpesh

kur është fjala për të ndarë pushtetet edhe “armiqtë” për vdekje bëhen bashkë dhe kri-jojnë koalicione afatgjata, që madje në disa raste përsëriten edhe në zgjedhjet e dyta, siç mund të ndodhë në rastin e Gjermanisë pas 27 shtatorit. Angela Merkel, Kancelarja në ikje e Gjermanisë, ndodhet në brendësi të çdo formulimi të mundshëm të koalicionit të qeverisë së ardhshme. Sipas një analisti gjerman, “Angela është dielli i zi rreth së cilës sillen të gjitha partitë e tjera dhe faktorët politikë”. Popullariteti i saj,

ndryshe nga ai i partisë së saj që ka pësuar rënie në sondazhet e fundit, nuk njeh pika uljeje. Pas 4 vitesh në pushtet, ajo ende gëzon 60% të mbështetjes së bashkëkombësve të saj. Kjo është një shifër e paarritur nga paraardhësit e saj, madje edhe vetë Adenauerin. Vetëm Obama ka shkaktuar në Berlin një en-tuziazëm më të madh se të Merkelit te gjermanët kur verën e kaluar mbajti në Berlin një fjalim në sheshin më të madh të kryeqytetit. Jo rastësisht, pa-rulla e Kancelares që ndodhet kudo nëpër posterat e fushatës së saj zgjedhore ka perifrazuar një pjesë të parullës së Obamës dhe thotë “Wir haben die Kraft” (Ne kemi forcën), që ngjan me parullën zgjedhore të Obamës: “Po, ne mundemi!”.

Popullariteti i Kancelares është pasojë e personalizimit të politikës në Gjermani, që e ka rikthyer atë sërish në modelin italian apo francez. Ai reflekton edhe nevojën që ka vendi për siguri në një periudhë ku shumë siguri të dikurshme nuk ekzis-tojnë më. Nëse do ta shohim qeverisjen e Merkelit, ajo në thelb nuk është në sintoni me shumicën e gjermanëve për sa u përket disa çështjeve kryesore. Kështu, ajo ka deklaruar se do t’ua zgjasë jetën 17 reaktorëve bërthamorë, duke dalë kështu kundra shumicës së gjerma-nëve. Një tjetër pikë ku ajo ka ecur në kundërshtim me bash-katdhetarët është ideja e vazh-dimit të qëndrimit të trupave gjermane në Afganistan, ku sig-urisht që nuk po bën një figurë të mirë. 57% e gjermanëve janë për një tërheqje të trupave nga Afganistani. Sipas biografit të saj, Angela është Kancelarja më “kameleon” e të gjithë historisë së kancelarëve gjermanë. Ajo përdor shumë mjete dhe shumë ekuilibra për të bërë punë dhe njëkohësisht për të kënaqur

pak a shumë të gjitha palët dhe faktorët në politikën gjer-mane. Angela nuk ka dhe nuk mbështet ideologji të sakta dhe të qëndrueshme, as programe që mund të ndryshojnë. Ajo di ta zotërojë dhe menaxhojë mirë pozicionin që ka. Jo pa qëllim ka konceptuar një fushatë elekto-rale “të mërzitshme” dhe këtë mendim nuk e ka vetëm Gynter Grass. Edhe të tjerë mendojnë se kjo fushatë zgjedhore i ngjan një pjate me supë që i serviret popullit, pasi është ngrohur dhe ftohur disa herë rresht, pra pasi është thuajse shndërruar

në një ushqim ba-jat. Por personi i vetëm që duhet ta bënte Merkel me nerva është rivali i saj dhe minis-tri i Jashtëm në ikje, Farnk-Walter Steinmaier. Por në fakt as ai nuk arrin ta irritojë Me r k e l d h e t ë ndezë gjakrat e debatit dhe luftës elektorale. Edhe në debatin e fun-dit televiziv, të dy

kundërshtarët, më shumë se kundërshtarë, ishin dy bashkë-punëtorë që po bënin bilancin e veprimtarisë së tyre dhe mbi të gjitha po planifikonin të ardh-men e përbashkët, që ndoshta në një formë, apo në një tjetër, do të jetë e tillë. Për shumë anal-istë politikë ai debat ishte “një emision i mërzitshëm deri në vdekje”. Megjithëse zëvendës-kancelari dhe ministri i Jashtëm nuk arriti që të fitonte, por as humbiste ndonjë pikë ndaj kundërshtares së tij, ai mbetet de fakto njeriu i vetëm që kanë socialdemokratët për të kan-diduar për postin e Kancelarit të vendit në rast fitoreje. Por sigurisht që partia e tij, që sipas një sondazhi gëzon më pak se 30% të mbështetjes së elektoratit gjerman, ka shumë pak shanse që të dalë fitim-tare nga beteja e 27 shtatorit. Kjo pavarësisht një programi 67-faqësh që ka përcaktuar një perspektivë vërtet të majtë dhe shumë të saktë. Në këtë program u premtohet punë-torëve një pagë dhe një jetë më e mirë, si dhe një ndryshim gjithë shtresave më të brishta dhe problematike të shoqërisë, si studentëve, pensionistëve dhe atyre me probleme fizike. Veç kësaj, edhe një rritje shumë të madhe të vendeve të punës dhe shkolla gratis që nga fil-lorja e deri në universitet për të gjithë. Por ndërsa popullariteti i Merkelit është gjithmonë në rritje, socialdemokratët i kanë kujtuar elektoratit se rezultatet e saj vijnë nga bashkëpunimi i Partisë Kristiandemokrate me socialdemokratët, me të cilët qeverisën vendin në koalicio-nin e gjerë këto 4 vitet e fundit. Por duke qenë se ajo është Kancelare, pra numri një i qe-verisë, të gjitha meritat i shkojnë asaj e mbi të gjitha njëra syresh, nxjerrja e vendit nga kriza më e rëndë ekonomike e pasluftës.

Pas 4 vitesh në pushtet, Merkel ende gëzon 60% të mbështetjes së bashkëkombësve të saj. Kjo është një shifër e paarritur nga paraard-

hësit e saj, madje edhe vetë Ad-enauerin. Vetëm Obama ka shkak-

tuar në Berlin një entuziazëm më të madh se të Merkelit te gjermanët

kur verën e kaluar mbajti në Berlin një fjalim në sheshin më të madh të kryeqytetit. Jo rastësisht, parulla e Kancelares që ndodhet kudo nëpër

posterat e fushatës së saj zgjed-hore ka perifrazuar një pjesë të

parullës së Obamës dhe thotë “Wir haben die Kraft” (Ne kemi forcën), që ngjan me parullën zgjedhore të

Obamës: “Po, ne mundemi!”

Por ndërsa popullariteti i Merkelit është gjithmonë në rritje, socialdemokratët i kanë kujtuar elektoratit se rezultatet e saj vijnë nga bashkëpunimi i Partisë Kristiandemokrate me socialdemokratët, me të cilët qeverisën vendin në koalicionin e gjerë këto 4 vitet e fundit. Por duke qenë se ajo është Kancelare, pra numri një i qeverisë, të gjitha meritat i shkojnë asaj e mbi të gjitha njëra syresh, nxjerrja e vendit nga kriza më e rëndë ekonomike e pasluftës

Page 16: 20090920 - SHQIP.pdf

@16

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

GRABITËSIT E FARMACIVEORA 21:30

Regjia:Gus Van Sant. Aktorët:Matt Dillon, Kelly Lynch.

Fitues i dhjetë çmimeve kinematografi ke.Një nga plagët më të rënda të Amerikës së viteve ‘70; droga; rrëfehet përmes historisë së një grupi të rinjsh, të cilët grabisnin farmacitë për të fi tuar të hollat e drogës...

KOMEDI KINEMA AUTOR ART/ MUZIKË

THRILLER KOMEDI

E PREMTJAora 21:30

Aktorët:Ice Cube, Chris Tucker.

Është e premte e zakonshme për Kreigun dhe Smokin. Të dy dalin si gjithnjë në kërkim të diçkaje të re për të bërë, por përfundojnë në një mal me telashe, nga të cilat hajt të dalin...

RUBRIKA: MISTERE

AKSION

BOTA E MUZIKËS ‘SOUL’, PJ, 6 ‘AIN’T IT FUNKY’

ORA 22:00Në më shumë se një gjysmë shekulli, Amerika e zezë prodhoi muzikën më popullore në planet: Muzikën ‘Soul’. Prej saj kanë lindur edhe rrymat R&B, Biç, Hip Hop, Motaun dhe Fank. Dhe sot kjo muz-ikë është kthyer në një industri miliarda dollarëshe. Muzika ‘soul’ lindi nga një Amerikë e harruar, ku njerëzit me ngjyrë ishin një minoritet i shtypur dhe muzika e tyre konfi rmoi dyshimet më të errëta të...

TAVOLINË PËR TREORA 21:00

Regjia: Michael Samonek Aktorë: Brandon Routh, Sophia Bush, Jesse Bradford, Johnny Galecki, Liza Lapira, etj.

Takimi me Rajanin dhe Merin do ta tronditë keqas jetën e Skot Tellërit. Ai do ta ftojë ‘çiftin e përkryer’ të ndajnë së bashku apartamentin e tij të stërmadh, por dyshja e përkryer s’do të ndalen vetëm ndarjen e hapësirave të shtëpisë… ato do t’i fusin hundët edhe aty ku s’duhet!

07.00 Info 07.30 Kamera e Fshehte Gazmore

ritr.“Vetem per te qeshur” 3608.00 Reality Show ritr. “Extreme” 08.59 Programi i dites 09.00 Lajme09.15 Moti09.18 Horoskopi 09.25 Film vizatimor ritr. “Spongebob”

pj.56, 5710.30 E diela Select (Mixer)11.58 Programi i dites12.00 Lajme12.20 Moti12.25 Talk Show ritr. “Deja Vu” 14.00 SHOW “E DIELL NE TOP

CHANNEL” 1 (sez.2)19.28 Programi i dites19.30 Lajme20.00 Moti20.05 Exclusive Premiere “FATI I MBROJTUR

I NJE USHTRIE TE HUMBUR”20.45 Film Artistik Premiere “Troja” 160 mins23.45 Lajme00.15 Moti00.20 Film Serial “Sopranot” pj.11 (sez.6)01.00 Newsroom 01.30 Lajme e moti01.35 E diela Select (Mixer)04.00 Lajme e moti04.15 Muzike

HOROSKOPI

SHIGJETARI

AKREPI

LUANI

GAFORRJA

BINJAKET

DEMI

DASHI PESHORJA

BRICJAPI

UJORI

PESHQITVIRGJERESHA

REVOLVERI ora 21:00

Regjia: Guy Ritchie Aktorë: Ray Liotta, Jason Statham, Vin-cent Pastore, Andre BenjaminNjë lojë me vdekjen; rreziku shfaqet në çdo anë, por rreziku më i madh vjen an-dej nga s’pritet. Xhejk Grin, një kumarxhi i thekur, ka kaluar 7 vitet e fundit në burg, për një krim që nuk e ka kryer. Sapo lirohet, ai zien nga dëshira për hakmarrje ndaj një bosi të mafi es. I pamposhtur në tavolina, bazuar në një formulë..

REPORTAZH

E Diel 20 ShtatorF. Mayweather Jr-JM Marq.03:00 SS1Man Utd-Man City 14:30 HD5Cagliari vs Inter 15:00 SS2Milan vs Bologna 15:00 HD6Frankfurt-Hamburg 15:30 SS4Everton-Blackburn 16:00 SS5Athletic Club-Villareal 17:00 SS2Lens-Lille 17:00 SS3Leverkusen-Werder 17:30 HD5Eurobasket ¾ plc 18:30 SS5Real Madrid-Xerez 19:00 HD6Roma vs Fiorentina 20:45 HD5Valencia-Gijon 21:00 SS2Paris SG-Lyon 21:00 SS3F. Mayweather Jr-JM Marq.21:00 SS4Eurobasket ½ plc 21:15 SS5

E Hene 21 Shtator Sporting-Olhanense 21:15 SS1

PROGRAMI DITOR I DIGITALB PER ME SHUMEwww.digitalb.al

“EXCLUSIVE – FATI I MBROJTUR I NJE USHTRIE TE HUMBUR (Dhe nje epi-sod i erret i historise se saj pas kapitullimit)”

Ora 20.05Permbledhje:Fati i mbrojtur i nje ushtrie te mundur !(Dhe nje episod i erret i historise se saj pas kapitullimit...) Triumfatore ne emer te fashizmit - te kapitulluar, nen mbrojtjen e popullit, qe mbajten nen pushtim. Por a është kjo e gjithë e vërteta për fatin e ushtrisë italiane në Shqipëri? Fati i mbrojtur nje ushtrie te mundur!

FOBIA Ora 21:00

Po sikur të mos mundësh të ngasësh makinën, apo të kalosh një urë? Po sikur një merimangë, gjarpër, apo një kloun, të të shkaktojë një frikë që të paralizon dhe ndonjëherë shkakton dëme të pariparueshme? Për miliona njerëz që vuajnë nga fobitë, e zakonshmja mund të bëhet aq e papërballueshme sa t’u shkatërrojë jetët. Nga kujtimet e fëmijërisë, traumat psikologjike, apo anomalitë në tru, fobitë janë kthyer në mistere...

I LINDUR PËR TË JETUARora 21:00

Aktore:Sylvester Stallone

Përmbajtja:I traumatizuar nga vdekja e së shoqes, një agjent i FBI bashkohet me 9 ofi cerë të tjerë në një klinikë rehabilitimi. Një stuhi e fortë shkëput lidhjet e klinikës me botën jashtë dhe ai zbulon se partneret e tij po vriten një e nga një...

Sot qëndroni larg diskutimeve dhe rivaliteteve, sepse nuk jeni në humorin e duhur. Me ardhjen e Mërkurit që është në kundërshtim me shenjën tuaj situatat do të marrin një rrjedhë tjetër. Do të keni ndjesinë sikur nuk jeni të sigurt në vetvete dhe kjo ndjesi do ju shoqërojë gjithë ditën e sotme.

Intuita të shkëlqyera për sa i përket mënyrës tuaj të komunikimit. Argëtohuni dhe hidhni pas krahëve skemat e vjetra të menduarit dhe të sjellit. Mërkuri s’postohet në sektorin e punëve të përditshme duke ju ndihmuar në të gjitha aktivitetet profesionale.

Në momente vështirësie ku situatat duken shumë komplekse për t’u përballuar një sjellje më e qetë do ju ndihmojë shumë. Mërkuri do ju ndihmojë të fitoni ekuilibrin në një periudhë ku humori juaj nuk është në maksimum.

Edhe pse jeni të kujdesshëm, kohët e fundit do të hasni vështirësi në momentet decizive ku duhet të merrni një vendim. Duke filluar që sot, Mërkuri në kundërshtim është i aftë t’ju limitojë aftësinë e gjykimit. Kjo periudhë është kalimtare.

Përpara se të merrni rrugë të reja dhe vendime të rëndësishme duhet të vlerësoni çdo mundësi. Duke filluar që sot, ndikimi i mirë i Mërkurit do të favorizojë aftësinë për të gjykuar më mirë. Kështu që vendimet tuaja do të jenë më të ekuilibruara se zakonisht.

Në sjelljen juaj serioze dhe të përpiktë do të jenë qëllimet më të mira për sa u përket personave që ju rrethojnë. Sot mundohuni të jeni më të butë

në vlerësimet tuaja, nëse nuk doni të mërzitni njerëzit rreth jush.

Jeni përballë një periudhe shumë të mirë falë Mërkurit shumë të favorshëm për ju. Mënyra juaj e ekuilibruar dhe e qetë për të drejtuar situata të vështira duke filluar që sot do të jetë akoma më e qetë. Partneri do ju vlerësojë më shumë se zakonisht për sjelljen tuaj.

Planetët do ju shoqërojnë në një rrugë që bëhet çdo ditë dhe më e shndritshme, mjafton të zgjidhni mirë personat që do frekuentoni. Keni shumë dëshirë të bëni ndonjë udhëtim sot. Në dashuri duhet të prisni edhe pak.

Sot do paraqitet para jush një ditë që sigurisht nuk do të jetoni me qetësi. Sidomos në fushën profesionale nuk do të mungojnë okazionet që do të prekin ndjeshmërinë dhe aftësinë tuaj për të mbaruar punët me efikasitet dhe për të dhënë përgjigjet e duhura.

Gjërat po shkojnë për mirë. Aftësia për të bërë për vete eprorët në ambientin profesional do të ngjy-roset me një dritë të re falë ndikimit të favorshëm të Mërkurit. Do të ndiheni mirë edhe në fushën sentimentale falë Jupiterit në shenjë.

Sot mundohuni të mos i lini gjërat përgjysmë. Im-agjinata juaj e bukur do ju ndihmojë të vlerësoheni siç e meritoni. Në dashuri nxirrni në pah ëmbëlsinë tuaj si një diamant në një minierë që do ju bëjë të shkëlqeni.

Ditë e gjallëruar dhe pozitive, do të kërkoni kontakte me të tjerët për të qartësuar disa ide që keni. Në dashuri mos jini shumë posesiv, partneri ka nevojë të marrë frymë lirisht. Qëllimet tuaja janë serioze, por do të prisni për të vlerësuar mirë partnerin.

Page 17: 20090920 - SHQIP.pdf
Page 18: 20090920 - SHQIP.pdf

@18

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

Studimet e deritanishme bajroniste shqiptare kanë vuaj-

tur nga vendosja në qendër të vëmendjes së vetive pozitive të

shqiptarëve si trimëria,

bujaria dhe mungesa e

evidentimit të këndvësh-

trimit objektiv të mënyrës sesi

i portretizoi Bajroni shqiptarët. E njohur si një

sëmundje e gjithë popujve ball-kanikë, të cilët mitizojnë cilësitë e

tyre, kjo lloj përqasjeje kritike në fakt nuk ndihmon në asgjë

NDRYSHEPER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com@

Analiza nën skupën e Orientalizmit të “Child Haroldit” është një sprovë dhe ndoshta një drejtim i ri i studimit të veprës së poetit në Shqipëri. Ajo synon

të bëjë një analizë tekstuale të më shumë se një rrafshi, siç është ai estetik, por edhe një analizë të detajuar historike dhe sociologjike të veprës. Ky lloj leximi i ri do t’i japë një imazh më jetësor Bajronit dhe veprës së tij në Shqipëri.

Studimet e deritanishme bajroniste shqip-tare kanë vuajtur nga vendosja në qendër të vëmendjes të vetive pozitive të shqiptarëve si trimëria dhe bujaria dhe mungesa e evidenti-mit të këndvështrimit objektiv të mënyrës sesi i portretizoi Bajroni shqiptarët. E njohur si një sëmundje e gjithë popujve ballkanikë, të cilët mitizojnë cilësitë e tyre, kjo lloj përqasjeje kritike në fakt nuk ndihmon në asgjë. Ajo ilustrohet më së miri në botimin e veprës së Faik Konicës “Shqipëria, një kopsht i Europës Juglindore”, ku vargjet e “Child Harold” dhe pjesë nga letra dërguar së ëmës, janë përdorur për të ilustruar karakterin psikologjik të shqiptarit. Përmendim Konicën këtu(pasi si ai ka dhe shumë figura të tjera) pasi ai përbën një nga intelektualët më të formuar të të dy periudhave, të Rilindjes

Leximi ndryshe iChild HarolditChild Haroldit

Kombëtare dhe Pavarësisë dhe nëpërmjet ref-erencave të tij del më qartë sesi e ka përdorur elita shqiptare mitin shqiptar të Bajronit për sendërtimin e identitetit shqiptar. Por si i kish portretizuar Bajroni në të vërtetë shqiptarët? A ka portretizuar shqiptarët në poemën e tij epike “Child Harold” me nota pozitive? Dhe nëse është kështu, a kishte mundur ai të hidhte në letër gjithë pasionin dhe dashurinë për ta, apo në mënyrë të pandërgjegjshme kishte skicuar një portret të tyre që ndoshta nuk e kishte dashur?

Në një analizë tekstuale, krahasuese dhe të detajuar të veprës “Child Harold” dhe letrës që i dërgon së ëmës nga Preveza më 1809, vihet re një mospërputhje që ka, në përshtypjet rreth shqiptarëve të shprehura në letër, dhe portretizimit të shqiptarëve në veprën e vet “Child Harold”. Kontradikta të cilën Konica, por dhe bajronistët e mëvonshëm shqiptarë nuk e evidentojnë, qëndron në faktin se të tjera përshtypje pozitive poeti i transmeton së ëmës për shqiptarët dhe figuracion dhe imazh paksa më të rezervuar përdor në poemë për t’i portretizuar ata.

Si një dishepull i Romantizmit, Bajroni u influencua nga dy kulte në portretizimin e

shqiptarëve: primitivizmi ose kulti i “the Noble Savage” dhe kulti oriental. Referencat bazuar në mitin e primitivizmit janë të shumta në Këngën e Dytë, ku Shqipëria thirret “nurse of savage men” . Natyra e saj përshkruhet me ngjyrime të ashpra,... here roams the wolf the eagle whets his beak/Birds, beasts of prey and wilder men appear - këtu bredh ujku-shqipja sqepin mbreh/Zogj-bisha-njerëz të egër zënë duken... kurse vetë shqiptarët përshkruhen si ‘wild” dhe “fierce” , ndërsa gratë shqiptare “tamed in their cave” -në kafaz mësuar një figuracion që vështirë t’i përshtatet natyrës së butë femërore.

Bie në sy përpjekja e të dy përkthyesve që fjalën “cave” ta përkthejnë duke i zbutur ngjy-rimin negativ nga “shpellë” në “kafaz”. Në fakt, kjo është një tendencë që haset shpesh në të gjitha variantet në shqip të Child Harold-it. Është interesant fakti se qoftë Konica apo më vonë dhe Luarasi të cilët ndjekin shkollën e përkthimit kreativ dhe jo të drejtë për së dre-jtë ashtu si bën Tasi në 2002, fjalët “savage” përkthehen në shqip “të egër” te Luarasi dhe të “tmerruar” te Konica, por Tasi i përkthen “të rreptë” . Ndërsa fjala “fierce” të dy Luarasi dhe

Page 19: 20090920 - SHQIP.pdf

@19

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 NDRYSHE PER ME SHUME

www.gazeta-shqip.com

Tasi i përkthejnë si të “rreptë”, kur kuptimi i saj i parë në anglisht është “violent and ag-gressive” - i dhunshëm dhe agresivë. Me sa duket, me instinktin e përkthyesit dhe nën influencën e mitit të Bajronit, qoftë Luarasi, qoftë Tasi kanë kuptuar imazhin e egër që u vishet shqiptarëve në vargun...Fierce are the Albanians, prandaj e përkthejnë atë njëlloj.

Gjithsesi, duhet shënuar se miti i primitiv-izmit në Këngën e Dytë nuk është ai i besimit në mirësinë natyrale të njeriut dhe në pa-shmangshmërinë e denegjerimit të qytetërimit njerëzor, por është një jehonë e ndikimit romantik me theksimin e kultit të Natyrës, lirisë dhe njeriut. Veçse ky kult në poemë nuk qëndron më vete, por është i lidhur ngushtë me kultin tjetër, atë të Orientit. Ky i fundit ka influencuar në mënyrën e pavetëdijshme të perceptimit të Tjetrit. Themi të pavetëdijshëm, pasi Bajroni në letrën e dërguar nënës së vet shkruan se “i dua shqiptarët shumë” , por kjo nuk e pengon që në poemën vet t’i portreti-zojë shqiptarët sipas klisheve të orientalizmit. Sepse siç thekson Edward Said, “orientalizmi është një shpërndarje e shqetësimit gjeopolitik në tekste estetike, shkollore, ekonomike, soci-

se ata ishin “skllevër të bindur, me të gjitha veset turke dhe jo kurajozë” . Në poemë ai i portretizon me mbiemra pozitivë, duke iu drejtuar qysh në fillim si “Fair Greece”-Greqi e Bukur , spirit of the freedom-shpirt i lirisë e më vonë vajton humbjen e lirisë së Greqisë” .

Është e qartë që poeti nën influencën e rrymës së Filo-Helenizmit, i cili ishte shumë i pranishëm në atë kohë kur poeti shkroi “Child Harold” , dhe në një territor si Epiri që banohej nga të dyja popullsitë na transmeton dy paradigma të kundërta kur shumë studiues kanë vërejtur se në realitet nuk kishte ndonjë ndryshim të madh midis tyre përveç përkatësisë fetare. Madje ka autorë të cilët nuk i akuzojnë kurrë shqiptarët për padituri në mënyrën si akuzohen ndonjëherë grekët dhe shumë më shpesh turqit. Në fakt, shqiptarët janë përshkruar si një popull inteligjent, të shquar për “mprehtësi dhe gjykim të shëndoshë” dhe që “nuk u mun-gonte talenti” . Bajroni e shpreh këtë përshtypje me vargjet...“yet they lack no virtues, were those virtues were more mature”-po vetitë nuk u mungojnë veç t’ishin më të arrira .

Parë në një vështrim retrospektiv në veprat e udhëtarëve anglezë bie në sy se është tipari i përkatësisë fetare që influencon në krijimin e këtij kontrasti midis dy popullsive. Madje ky kontrast në gjykim që ndonjëherë kalon dhe në racizëm dhe paragjykim është i dukshëm në këto shkrime dhe për dallime brenda popull-sisë shqiptare, siç paraqitet në përshkrimet e Nicholas Biddle kur shkruan se “shqiptarët me origjinë turke(kupto myslimanë) janë një racë e keqe dhe vrasësish, ndërsa ata me origjinë kristiane përbëjnë njerëzit e kultivuar” . As Bajroni nuk i ka shpëtuar këtij paragjykimi fe-tar kur shkruan and bade to Christian tongues a long adieu/Now he adventured on a shore unknown-I la shëndenë botës së krishterë/Po nisej për një trevë të panjohur . “Treva e panjo-hur” ishin “tokat e qeverisura nga Aliu, të cilat shiheshin njëherazi si europiane dhe orientale, si të krishtera dhe myslimane” . Kjo situatë familjare me Lindjen e Afërme përshkruhet në vargjet ... here the red cross(for still the cross is here, though saddly scoff’d at by circumcised -Kryqi këtu(se kryq ka prapë, megjithatë e tal-lin synetlinjtë.

Dallimin midis dy botëve nuk e bën natyr-isht kryqi apo ndonjë objekt tjetër kulti, por synetlinjtë, një tjetër imazh ekzotik orientalist. Pikërisht te ky perceptim i veçantë i të qenit të huaj dhe familjar njëherazi, Saidi ka identifikuar njërën nga karakteristikat kryesore të vizionit orientalist. Ky vizion, ku “orientali duhet t’i korrespondojë tipit oriental” ndan si me “spat” klasën politike të shqiptarëve dhe shqiptarët në “orientalë” dhe grekët në “oksidentalë” në poemë.

* Dorian KoçiStudiues dhe pedagog i gjuhës angleze

ologjike, historike dhe filologjike” . Në këtë rast poema Child Harold” mund të trajtohet si një tekst i tillë. Veçse orientalizmi i ushqyer nga Ali Pasha te Bajroni nuk ka si sfond kolonializmin dhe imperializmin perëndimor, por udhëtimin . Shqetësimi gjeo-politik në këtë rast ishte fakti që këto toka ishin nën qeverisjen e Ali Pashë Tepelenës, një prijësi jogrek dhe burrë luftërash dhe njeri mizor . Për rrjedhojë, shqip-tarët dhe klasa udhëheqëse e tyre parë me sytë e Bajronit, nuk kanë vetëm veti pozitive të trimërisë dhe bujarisë, por dhe në ato të egërsisë, mizorisë, dinakërisë dhe epshit oriental. Studi-uesja Katherine Flemming ka vërejtur me të drejtë, kur perifrazon strofën 62 se Lord Bajroni, në poemën epike “Child Harold” shkruan se fytyra e Aliut (Pashë Tepelenës) ishte veça-nërisht e ëmbël, aq sa të maskonte dhunën . Po kështu, në këto vargje të bën përshtypje referenca rreth divanit i cili në çfarëdolloj vendi tjetër mund të ishte divan, por tek Ali Pasha duhej të ishte voluptuous -epshndjellës.

Vëzhgimet e mësipërme bëhen më të dukshme nëse bëhet një kra-hasim i thjeshtë midis vargjeve ku flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe asaj ku flitet për Greqinë dhe grekët. Me këta të fundit, poeti edhe pse shpeshherë në letrat e veta private është i zhgënjyer nga realiteti i grekëve të atëher-shëm deri aty sa të shprehej

Në një analizë tekstuale, krahasuese dhe të detajuar të veprës “Child Harold” dhe letrës që i dërgon së ëmës nga Preveza më 1809, vihet re një mo-spërputhje që ka në për-shtypjet rreth shqiptarëve të shprehura në letër, dhe portretizimit të shqiptarëve në veprën e vet “Child Har-old”. Kontradikta të cilën Konica, por dhe bajronistët e mëvonshëm shqiptarë nuk e evidentojnë, qën-dron në faktin se të tjera përshtypje pozitive poeti i transmeton së ëmës për shqiptarët dhe fi guracion dhe imazh paksa më të rezervuar përdor në poemë për t’i portretizuar ata

Page 20: 20090920 - SHQIP.pdf

@20

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 NDRYSHE

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Janë të gjatë, biondë dhe të arsimuar. Emrat i kanë Peter, Hans Lars apo 221, 343, 997. Disa prej tyre

kanë marrë pjesë në ngjizjen e më shumë se një mijë fëmijëve, të lindur në Brazilia, Dubai apo Singapor, por që nuk do t’i njohin kurrë. Këta prindër të teknoshkencës pa kufij janë shpëtimtarët e çifteve sterile. Janë dhuruesit e spermës në “Cryos”, bankës së parë të sper-mës në planet që e ka selinë në Aarhus, qyteti i dytë më i madh në Danimarkë, i famshëm për universitetin e tij. “Për këtë arsye thuajse të gjithë janë stu-dentë, të cilëve në këmbim të spermës u ofrojmë mundësinë e të qenit baba”, thotë Ole Schou, 55 vjeç themelues dhe drej-tor i përgjithshëm i shoqërisë daneze.

Në hyrje të “Cryos” sheh një pikturë gjigante ku në një oqean notojnë qindra mijëra spermatozoide të ngjyrosura me portokalli. Një pikturë e çuditshme që do të stononte kudo, por jo këtu. Në të djathtë janë dhomat e vogla ku kryhet çdo shërbim. Në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë, ndërsa në mure një ekran që transmeton filma porno. Në krah, ndodhen laboratorët ku menjëherë pas dhurimit sperma analizohet, pastrohet dhe vihet në ngrirje. “Këtu brenda ka material për lindjen e 4 mijë fëmijëve”, thotë Schou, duke ngritur kapakun e një bidoni të madh prej alumini nga i cili del një re e bardhë me ajër shumë të rëndë. 4 mijë bebe të “zhytura” në azot të lëng-shëm. Para se të shitet, sperma qëndron e ngrirë për gjashtë muaj në karantinë, për të qenë të sigurt se nuk ka asnjë rrezik për sëmundje infektive. Çdo vit, “Cryos” është i pranishëm në lindjen e rreth 2 mijë fëmijëve dhe e shpërndan “produktin” e saj në 64 vende, duke u mun-duar të shmangë në secilin prej tyre pengesat që propozojnë ligjet mbi fekondimin artificial. Që nga fillimi i historisë së kri-jimit të saj, d.m.th që nga viti 1991, banka e spermës daneze ka siguruar 400 mijë ngjizje në të gjitha kontinentet. Një shifër vërtet rekord, por edhe një shifër që të fut frikën. “How danish sperim is conquering the world”, shkruante e shqetësuar një e përditshme britanike disa muaj më parë.

Vërtet që vikingët po “push-tojnë” botën? “Është vetëm një titull bombastik i një gazete. Dihet që shtypi është shumë i aftë për këto gjëra”, tregon themeluesi i “Cryos”. “Për të ndryshuar donatorët, në të njëjtën kohë edhe ofertën tonë kemi hapur një degë tonën në Nju Jork dhe një në Nju Delhi, sepse vërtet nuk mendoj se një

Dy mijë fëmijë ngjizen çdo vit falë “ndihmës” së shoqërisë daneze “Cryos”, banka më e madhe e dhuruesve të spermës në botë. Donatorët janë të gjatë, biondë dhe të shëndetshëm, ndërsa fëmijët mund të zgjidhen edhe për ngjashmërinë me babanë steril...

Në “supermarketin” e fëmijës së përsosur

çift afrikan ose aziatik dëshiron një fëmijë me flokë biondë dhe sy bojëqielli”. Me një numër prej 20 të punësuarish dhe një xhiro prej 3 milionë eurosh në vit, “Cryos”, është një shoqëri në zgjerim e sipër. Biznesi për shitjen e spermës funksion-on për mrekulli. Megjithatë, ka edhe shumë probleme të tjera sipas fjalëve të Schou, që mbështet rolin humanitar të kësaj organizate. “U ofrojmë ndihmë atyre që nuk duan të merren me të ashtuquajturin “tregun e zi”, me një partner të çfarëdoshëm, të parin që të del përpara për të mënjanuar ste-rilitetin e meshkujve”. Deri pak vite më parë, klientët në bankat e spermës përbëheshin pothu-

ajse 80 për qind nga çifte het-eroseksualësh, 10 për qind çifte homoseksualësh dhe 10 për qind gra beqare. Sot këto përq-indje kanë ndryshuar krejtësisht nga modeli i ri i shoqërisë.

Aktualisht, thonë drejtuesit, kërkesat nga gratë beqare kanë shkuar në 40 për qind. Në Eu-ropë ka pak oferta për dhurues sperme, sepse në vendet që kanë eliminuar anonimatin e dhuruesve, mes të cilave Suedia dhe Britania e Madhe, burrat që pranojnë të japin spermën e tyre po rrallohen gjithmonë e më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për Gjermaninë ku të njohësh origjinën tënde është një e drejtë kushtetuese. Siç

ndodh me fëmijët e adoptuar, që gjithmonë e më tepër duan të njohin babanë e tyre gjen-etik. E bombarduar me kërkesa, “Cryos” nuk mund të lejojë në seleksionimin e donatorëve. Për momentin janë rreth 300. Punojnë disa dhjetëra vjet, gjatë të cilëve mbyllen nëpër dhoma të paktën 5 herë në ditë. “Janë ata që na ndihmojnë të ofrojmë një gamë të gjerë ‘produktesh’”, shpjegon Ole Schou, i cili qesh edhe kur e akuzon për eugjen-ikë. “Ngjizja e një fëmije është një çështje kaq delikate dhe kaq personale sa nuk shoh as-një problem në faktin që duhet vepruar si është më e mira, madje edhe duke vendosur për ngjyrën e lëkurës apo flokët e të porsalindurit”. Në të vërtetë, kriteret e zgjedhjes janë shumë herë më të shumta në numër, duke u nisur nga fakti që ekzis-tojnë shumë lloje sperme.

Para së gjithash, mund të zgjedhësh mes profileve “bazë” dhe atyre “të zgjeruara”. Të parët janë ata që kanë vetëm një numër: me pak fjalë janë anonimë, ndërsa të dytët kanë një emër dhe shpesh vijnë nga dhurues që kanë një titull uni-versitar, për të cilët mund të shohësh fotot e tyre kur kanë qenë fëmijë dhe të njohësh pemën gjenealogjike. Gjithçka b a zo h e t t e p re m t i m i , m b i iluzionin thonë shkencëtarët, se cilësitë, qoftë këto edhe intelektuale transmetohen me ADN-në. “Cr yos” ofron edhe diçka tjetër; mundësinë për të gjetur një dhurues që i ngjan babait steril. Për këtë mjafton të dërgosh një foto dhe të paguash 25 euro. Asgjë, në krahasim me bankën e madhe të spermës në Kaliforni, e cila hedh në faqen e saj të inter-netit listën e të ashtuquajturve “dhuruesve që ngjajnë”. D.m.th që ngjanë me personazhe të tilla si: Clark Gable, John Ken-nedy, Antonio Banderas dhe Barack Obama.

THEMELUESIOle Schou, 55 vjeç, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i shoqërisë daneze “Cryos”

100lloje të ndryshme shërbimesh Mund të zgjedhësh ngjyrën e fl okëve dhe të syve dhe gjatësinë

Të jep mundësinë të gjesh një dhurues që

ngjan me babanë steril

300dhurues

85%e të cilëve studentë në Universitetin e Aarhusit

Punojnë mesatarisht 10vjet, gjatë të cilëve dhurojnë spermën e tyre më shumë se 500 herë

STAFI 20 persona. Kompania ka një xhiro vjetore prej 3 milionë eurosh në vit

Klinika daneze “Cryos”Që nga viti 1991 ka ndihmuar në ngjizjen e 14 mijë fëmijëve

SPERMA EDHURUAR

Pas marrjes së kampionit, analizohet

dhe ngrihet për gjashtë muaj, kjo

për të qenë të sigurt për shmangien e

sëmundjeve infektive

KLIENTËT E BANKAVE TË SPERMËS NË BOTËN PERËNDIMORE

80për qindçifte heteroseksualësh

10për qindçifte homoseksualësh

10për qindgra beqare

Sot përqindja për gratë beqare shkon deri në 40

Page 21: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

21

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comAKTUALITET

Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, seg-menti dalje Bulqizë- Ura e Vashës, janë bl-

lokuar që prej dy ditësh. Shkak i pezullimit të punës janë bërë problemet me pronarët e tokës ku kalon traseja e kësaj rruge. Banorët e fshatit Vajkal, në Rrethin e Bulqizës, pas gati një muaji nga nisja e punimeve, për ndërtimin e këtij segmenti rrugor me gjatësi prej rreth 7 kilometrash, kanë penguar vi-jimin e punimeve. Pretendimet e tyre lidhen me vonesat në dëmshpërblimin e pronave që preken nga rruga. “Edhe pse na është premtuar dëmshpërblimi i tokës deri më tani, asnjëri nga ne nuk është dëmshpërblyer”, thonë banorët e fshatit. Ndër-kohë, ndonëse jo zyrtarisht, më-sohet se një tjetër problem që duhet të gjejë zgjidhje, mbetet

mosregjistrimi i tokave në Hipo-tekë. Mungesa e një certifikate pronësie, do t’i privojë fermerët nga e drejta e dëmshpërblimit, ndonëse ata gëzojnë tapinë e kësaj toke. Sipas tyre, regjistrimi i tokës në Hipotekë kushton më shumë se vlera e dëmshpërbli-mit. “Vlera e këtij dëmshpër-blimi është tepër e ulët, shkon nga 720 deri në 1200 lekë për dynym. Ndërkohë që regjistrimi i tokës është shumë i shtrenjtë”, ankohen fermerët. Një tjetër konflikt mbetet mos vlerësimi i disa banesave, të cilave rruga u kalon vetëm rreth dy metra larg hyrjeve të tyre. Banorët thonë se në kushte të tilla shtëpitë e tyre bëhen të pabanueshme, prandaj kërkojnë të dëmshpërblehen në mënyrë që të ndërtojnë shtëpi të reja. Kështu duket se ndërtimi i Rrugës së Arbrit, edhe pse i mirëpritur nga banorët e trevës së Bulqizës dhe më gjerë, nuk do të kalojë pa probleme. Rifillimi i punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, në segmentin prej rreth 7 kilometrash, dalje Bulqizë-dalje Ura e Vashës u ndërpre që javën e parë. Veç konfliktit për dëmshpërbli-min e pronave, një tjetër pro-blem i mprehtë ka dalë me banorët e fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, të cilët penguan vijimin e punimeve pasi traseja e rrugës dëmtonte varrezat e fshatit. Firma kon-traktuese për ndërtimin e rrugës dha si zgjidhje hapjen e dy par-celave të reja për zhvendosjen e varreve, por për banorët kjo nuk është e mundur.

Punimet në Rrugën e Ar-brit zvarriten prej disa vitesh për shkak të problemeve me shpronësimet e pronarëve të tokave ku kalon traseja e rrugës.

Hysen Likdisha

Vjedhjet në kryeqytet kanë dërguar në pranga gjashtë persona, shu-mica të rinj. Policia e

kryeqytetit bëri të ditur se gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të djeshëm ka bërë disa arrestime në lidhje me vjedhje të nd-ryshme. Sipas burimeve zyrtare, dje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, bënë arre-stimin në flagrancë të tre shteta-sve, të dyshuar për konsumim të veprës penale të vjedhjes, Mari-glen Sinanin, 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, Elton Pepën, 24 vjeç, lindur në Ulëz dhe banues në Babrru Ti-ranë dhe Mark Tanushi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Babrru Tiranë, i dënuar më parë për rrahje. Policia tha se arrestimi i tyre u krye sepse dje, dyshohet se në Malin me Gropa, kanë tentuar të vjedhin lëndë djegëse e llojit naftë, në antenat e vendosura

Nga data 18 shtator e tutje të gjithë drejtue-sve të automjeteve në Tiranë u duhet të jenë

më të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me makinë në akset rrugo-re të këtij qyteti. Policia e Tiranës në punën e saj për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksi-denteve rrugore do të ushtrojë kontrolle të shumta. Të gjitha këto kontrolle po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdo-rimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara dhe parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Gjatë kontrol-leve të ushtruara nga policia dje në Qarkun e Tiranës janë kon-

Operacioni i policisë rrugore, vazhdojnë gjobat ndaj shoferëve

Tiranë, arrestohen dy grupe grabitësish

Tashmë ka filluar edhe bllokimi i lejeve të qarkullimit

Operacionet/ Policia vë në pranga gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje

Masat

për një kompani. Gjatë arresti-mit u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të cilat shërbenin për transportimin e naftës, si dhe u sekuestruan 3 bidonë me 30

statuar dhe vendosur disa masa administrative të cilat në total arrijnë numrin 870 dhe me vlerë 1.040.700 lekë. Përveç këtyre ma-save administrative të ndërmarra nga forcat policore gjithashtu

litër të mbushur me naftë. Shër-bimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kryen ndalimin me iniciativë të shtetasit M. M., 16 vjeç, lindur dhe banues në Ti-ranë. Ndalimi i tij u krye sepse dje, në mesditë, dyshohet se në

bëhet e ditur se janë pezulluar dhe 8 leje drejtimi automjetesh. Policia e Tiranës e ka parë si do-mosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit

rrugën “Sali Nivica”, i ka vjedhur me dhunë një burri shumën e parave prej 163 eurosh si dhe 15 mijë lekë. Edhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 2, Tiranë, u krye arrestimi në flagrancë i E. M., 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe G. M., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi u krye sepse dje në rrugën “Komuna e Parisit”, pranë kompleksit sportiv “Di-namo”, janë kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi materiale ndërtimi, 11 kuti pllaka majolike italiane, në banesën në ndërtim në pronësi të një qytetari. Policia tha se për të gjithë të arrestuarit janë kryer veprimet procedurale, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan materialet e vje-dhura dhe dosja me materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”. Ble. Gi.

e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

Vizitën e parë si ministër i Brendshëm, Lulzim Basha, e ka bërë në Qarkun e Dibrës në Komunën e Shupenzës

dhe Gjoricës, të cilat ishin më të dëmtuara nga tërmeti. Në takimin me banorët e këtyre dy fshatrave, ministri i Brendshëm u ka premtuar atyre se brenda dy javësh do të nisë shpërndarja e fondeve për shtëpitë të cilat janë të pabanueshme. Veç këtij premtimi, në këto fshatra janë shpërndarë nga strukturat e emergjencës civile 354 çadra, 460 batanije dhe 7.52 tonë ushqime. Por veç këtyre, Basha është interesuar edhe për mbarëvajtjen e shkollave, ku në dy komunat e goditura nga tërmeti nuk ka shkaktuar ndërprerje të këtij viti shkollor.

Detyra

Basha në Dibër për dëmet nga tërmeti

Plagos bashkëfshatarin, arrestohet nga policia

Kërkohej për vjedhje,prangoset një 18-vjeçare

15-vjeçari karbonizohet duke bërë dush

Problemet me shpronësimet bllokojnë Rrugën e Arbrit

Bulqizë, banorët e fshatit Vajkal pengojnë vijimin e punimeve, të pakënaqur nga çmimi i tokës

“Vlera e këtij dëmshpërblimi është tepër e ulët, shkon nga 720 deri në 1200 lekë për dynym. Ndërkohë që regjistrimi i tokës është shumë i shtrenjtë”

Policia e Tiranës bëri ndalimin e Kristo Ballës, 48 vjeç, pasi dyshohet si

autor i plagosjes së Mariglen Plakut, 30 vjeç. Arrestimi u bë mbrëmjen e djeshme nga specialistët e seksionit kun-dër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Kristo Balla është i dyshuar si autor i një plago-sjeje të rëndë të ndodhur në Farkë të Vogël më datën 11 shtator. Sipas burimeve poli-core mësohet se pas një sherri banal Kristo Balla ka plagosur Mariglen Plakun i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës. Grupi i punës po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Dënohet nga Gjykata e Durrësit në mun-gesë dhe vetëm dje

është prangosur nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se rreth orës 21:00 të së premtes, është bërë ndalimi i 18-vjeça-res Benereta Varfaj e dënuar me “arrest shtëpie”, gjashtë muaj më parë. Mësohet se Varfaj, banuese në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasa-nit, në bashkëpunim me një 20-vjeçare nga qyteti i Durrë-sit, ka vjedhur një banesë në plazhin e Durrësit, familjarët e së cilës ishin emigrantë. Sipas ekspertëve vlera e mallrave të vjedhur llogaritej në rreth 200 mijë lekë. Për këtë qëllim, gjykata e qytetit bregdetar do ta dënonte atë nën akuzën “vjedhje në bashkëpunim” me arrest shtëpie në mungesë, gjë që e kishte detyruar Policinë e Elbasanit ta shpallte person në kërkim.

Be.Dy.

Tenton të bëjë dush, gjen vdekjen i karbonizuar një 15-vjeçar. Ngjarja

tragjike ka ndodhur në fshatin Berdenesh, 4 kilometra larg qytetit të Sarandës, dje, në orët e vona të ditës. Mësohet se 15-vjeçari Ilir Dervishaj ka hyrë në dush dhe ka dalë që andej pothuaj pa jetë, pasi një shkarkesë elektrike ka qenë fatale për jetën e tij. Megji-thëse është transportuar me urgjencë për në spitalin civil të Sarandës, mjekët kanë po-huar se 15-vjeçari Dervishaj ka mbërritur pa jetë, pa u dhënë asnjë mundësi të ndërhyjnë.

Tho.Ni

Tiranë

Elbasan

Sarandë

Rrugorët e Fierit “zhdëpin” me gjoba drejtuesit e automjeteve. Vetëm brenda

dy ditësh janë prerë 400 fl etë gjoba për “të padisiplinuarit”. Aksioni i policisë së qarkul-limit rrugor Fier po zhvillohet në rrugët krye-sore të qytetit dhe mësohet se do të vijojë dhe për disa ditë. Bllokimi i akseve kryesore dhe trafi ku i rënduar ka detyruar rrugorët të ndërmarrin një plan masash. Sipas shefi t të qarkullimit rrugor, Nazër Plaka, gjobat kanë pasur si objekt shkeljen e rregullave të

qarkullimit rrugor. “Janë kapur automjete që kanë qenë të parkuara në vende të gabua-ra, që shkelnin tabelat e sinjalistikës. Janë kapur automjete të parkuara paralel me një automjet tjetër si dhe të parkuara mbi trotuare, aty ku është vendi për kalimtarët. Po ashtu një pjesë e mirë e 400 gjobave të prera gjatë dy ditëve të fundit, janë vendosur si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara brenda rrugëve të qytetit”, ka thënë për “Shqip”, Plaka. Ma.Tr.

Fier

Rrugorët “zhdëpin” shoferët me gjoba

Page 22: 20090920 - SHQIP.pdf

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

22

Universiteti i Vlorës do të duhet të regjistrojë sot të gjithë studentët fi tues

sipas listës së rezultateve dërguar nga APRIAL Ndërkohë që nuk do të merret parasysh vendimi i senatit të Vlorës, për lënien pa të drejtë studimi për ata që kanë fituar, por mesataren e kanë 6 pikë e poshtë. Në një shkresë zyrtare, ministri i sapoemëruar i Arsimit, Myqerem Tafaj, u sqa-ron drejtuesve të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, që duhet të regjistrojnë studentët e shpallur fi tues në bazë të listave të përgatitura nga Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë. Pas protestave të studentëve, pas ankesave të tyre në Ministrinë e Arsimit, Tafaj ka vendosur të sqarojë zyrtarisht

rektorin e Universitetit të Vlorës, duke udhëzuar përfundimin e regjistrimeve brenda afateve të përcaktuara për studentët që kanë emrin në listën e fi tuesve. Nga 1700 studentë që janë shpal-lur fitues për Universitetin e Vlorës, 25% e tyre e kanë mesa-taren nën 6 dhe si rrjedhim nuk po pranohen ende për regjistrim, pavarësisht urdhrit të ministrit të Arsimit.

Mësohet se rektori i Vlorës aktualisht ndodhet jashtë vendit, ndërkohë studentët kërkojnë të regjistrohen për të vazhduar studimet e larta në një nga degët që kanë fi tuar, në bazë të listave të Ministrisë së Arsimit.

Nëpërmjet peticioneve dhe ankesave individuale, në vë-mendje të ministrit të Arsimit dhe Shkencës është përcjel-lë shqetësimi i një grupi mat-urantësh të shpallur fitues në listat përkatëse të përgatitura nga Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) dhe të përcjella zyrtar-isht për zbatim me shkresën Nr. Prot. 5284/1, datë 11.09.2009 në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Ky grup maturantësh shpreh shqetësimin se nuk po lejohet të kryejë procedurat për regjistrim në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, me pretendimin se mesatarja e tyre e shkollës së mesme është poshtë notës 6. Në përgjigje të shqetësimit të tyre saktësojmë se pikat 1 dhe 2 të udhëzimit nr. 25, datë 09.09.2009 “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2009-2010” i ndryshuar, theksojnë se regjistrimi i kandidatëve fitues në programet e studimit për-

SOCIALE

Pas mbylljes së 30 ditëve të Ramazanit, myslimanët festojnë në familje drekën tradicionale

Sot, Bajrami i Madh. Muça: Ndihmoni të varfrit “Agjërimin e 30 ditëve të Ramazanit,

larjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe trupit, muajin e qetësisë dhe begatisë ku ti i falesh Zotit, i kërkon të të pranojë këtë ritual pavarësisht të mirave që të sjell, kryesore është të të njihet”, thonë besimtarët myslimanët. Kjo do të thotë se detyrën që ke përmbushur sipas rregullave të shkruara në Kuran, mund të ta njohë vetëm Zoti. Mbajtja e agjërimit është detyrë, por nga ana tjetër është edhe përmbushje e qetësisë shpirtërore,

pastrimit dhe devotshmërisë së besimit. Menjëherë pas 30 ditëve të Ramazanit vjen festa e Bajramit të Madh, ose siç njihet ndryshe si Fiter Bajrami. Festa e Bajramit, e përkthyer nga arabishtja do të thotë: gëzim dhe hare. Por nuk ka rëndësi kjo, më tepër se sa termi parar-endës: Fiter.

Kjo fjalë vjen nga arabishtja dhe në origjinal i thuhet fi tre, që ka kuptimin e foshnjës që sapo ka dalë në jetë. Në doktrinën islame, nuk pranohet mëkati

i trashëguar. Përkundrazi, njeriu lind i pastër (pra fi tre), e jeta më pas i kalon në trazime si pasojë e gjynaheve që janë të pashmangshme për nga natyra njerëzore, ndërsa me anë të besimit në Zot, këto gjynahe zvogëlohen e pastro-hen me pendim e lutje. Dje, urimi i parë për festën e Bajramit për besimtarët në të gjithë vendin ka ardhur nga kreu i Ko-munitetit Mysliman, Selim Muça.

Veç urimeve më të mira për shqip-tarët kudo ku ndodhen, Muça ka thek-

suar edhe një herë se një nga rregullat që duhet të zbatohen në këtë festë është edhe sevapi për të gjitha familjet e varfra. Ndihma për më të varfrit, për ata që nuk kanë mundësi të mbushin tavolinën si pasojë e të ardhurave ekonomike, duhet të vijë nga besimtarët.

Zakonisht në xhamitë e kryeqytetit qëndron një kuti ku hidhen para, mblid-hen ndihma, e më pas përfaqësues të institucioneve fetare ua japin në ndihmë më të varfërve. L.Mixha

Ministri i sapoemëruar dërgon shkresën tek „Ismail Qemali‰: Regjistroni studentët në bazë të renditjes

Tafaj, kundër senatit të Universitetit të Vlorës

Pranimi i kandidatëve bëhet sipas listave emërore të përgatitura nga APRIAL

katës bëhet sipas listave emërore të renditura nga APRIAL. Kjo duke marrë parasysh kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të miratuara paraprakisht nga Ministria e Arsimit.

“Këto lista afishohen në vende të dukshme në mjediset e

fakulteteve përkatëse. Ato janë të detyrueshme për zbatim nga çdo Institucion Arsimor i Lartë Pub-lik, dhe çdo ndërhyrje në to është në shkelje të akteve nënligjore të përcaktuara nga MASH.

Për sa më sipër, ju kërkojmë të merrni të gjithat masat e nevo-

jshme për të kryer regjistrimin e kandidatëve fi tues, sipas listave të APRIAL, brenda afateve kohore të përcaktuara në udhëzimet e MASH”, thuhet në shkresën e ministrit të Arsimit dërguar rektorit të Universitetit të Vlorës.

L.Mixha

Kritere të forta do të ven-dosen për mësuesit që duan

të ruajnë vendin e punës në vitin 2013. Nëse punonjësit në arsimin parauniversitar nuk do të zotëro-jnë të paktën një gjuhë të huaj, nuk kanë njohuri bazë të pro-grameve kryesore të kompjuterit dhe njëkohësisht nuk kanë mas-ter, rrezikojnë të humbasin ven-din e punës. Kërkesat që duhet të përmbushin mësuesit e shkollave të mesme në vitin 2013 do të jenë të forta, sipas kritereve që do të miratohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Në javën e parë të punës, min-istri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka sqaruar se në arsimimin e mesëm në vitin 2013 nuk do të mund të ushtrojnë profesionin ata që nuk kanë master, nuk dinë një

Kriteret që duhet të përmbushin punonjësit në arsimin parauniversitar

Mësuesit e gjimnazit: Me master, gjuhë të huaj e kompjuter

gjuhë të huaj dhe kompjuterin. Gjatë një takimi me drejtorët e drejtorive arsimore në të gjithë Shqipërinë, ministri i Arsimit ka bërë një deklaratë ambicioze, që sipas tij do të jetë një nga objekti-vat kryesore të arsimit të qeverisë “Berisha 2”.

Kjo do të thotë se brenda më pak se katër viteve të gjithë mësuesit që kanë në plan të qën-drojnë në punë, duhet të marrin masa për të nisur nga kurset e gjuhëve të huaja, nga programet e masterit apo trajtimet lidhur me programet bazë kompjuterike.

SHKRESA E ministrit të Arsimit sqaron se maturantët e shpallur fi tues në bazë të listës së përgatitur nga APRIAL duhet të regjistrohen sipas së drejtës që u jep ligji

Situata

UNIVERSITETI I Vlorës nuk regjistron maturantët të cilët e kanë mesataren nën 6 pikë. Ky është një ven-dim i marrë nga senati i universitetit “Ismail Qemali”

SQARIMIKëto lista afi shohen në vende të dukshme në mjediset e fakulteteve përkatëse. Ato janë të detyrueshme për zba-tim nga çdo institucion arsimor i lartë publik

Fëmijët 5 vjeç, të gjithë në sisteme parashkollore

Zbatimi

Një nga planet e Ministrisë së Arsimit, si pjesë e re-formave, do të përfshijnë arsimin parauniversitar.

Një tjetër objektiv në listën e prioriteteve për arsimin gjatë këtyre katër viteve është përfshirja në sistemet parashkollore të të gjithë fëmijëve 5-vjeçarë. Një projekt për fëmijët pesëvjeçarë në programe parash-kollore ka nisur që nga ky vit. Janë rreth 50 klasa në të gjithë vendin që po përgatisin fëmijët për të shkuar në klasën e parë. Menjëherë pas përfundimit të këtij projekti pilot, këto programe do të zbatohen në të gjithë vendin dhe pas kopshtit fëmijët do të regjistrohen në klasat parashkol-lore. Menjëherë pas kësaj ata do të jenë më të përgatitur për të nisur klasën e parë.

Numra telefoni për denoncimin e analfabetizmit

Projekti

Një projekt i bërë publik nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, është edhe vendosja e numrave të telefonit për ankesat që do të ketë çdokush për sistemin arsimor. “Kopshte në çdo fshat deri në dërgimin 100% të fëmijëve 5-vjeçarë. Do nxjerrim 2 numra telefoni për të gjithë ata që duan të kontaktojnë për të gjitha problemet, braktisja e shkollave”, ka deklaruar Tafaj. Sipas tij, në programin e tij parashikohet dhe ngritja e konvikteve për shkollat profesionale, ndërsa buxheti i arsimit deri në 2013-ën do të dyfi shohet. Më shumë para do të ketë kërkimi shkencor dhe “qesja” e investimeve në këtë fushë do të jetë dyfi sh më e madhe.

Page 23: 20090920 - SHQIP.pdf
Page 24: 20090920 - SHQIP.pdf

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

24REPORTAZH

EDVAL ZOTO

“Ky djali duhet të jetë shqip-tar!”. Edhe pse kisha për-shëndetur në heshtje Nënë Terezën, “krahëhapur”,

para 11 orësh dhe kisha pritur këm-bëkryq, pa tymosur për më tepër, për pjesën më të madhe të kohës në havali-manin e Ataturkut, këto fjalë shqip të dëgjuara pranë aeroportit izraelit “Ben Gurion”, nuk ishin fryt i imagjinatës sime. I ndikuar nga shkrime të ndryshme nëpër internet, ku shqiptarët shpreheshin të lumtur për thjeshtësinë e kalimit të kufi rit izraelit, si dhe nga kontaktet me disa miq të mi, që promovonin historinë e mar-rëdhënieve izraelito-shqiptare, besoja se ky shtet, dashur pa dashur, do kishte një koloni të zgjeruar shqiptarësh.

Me siguri, ato fjalë do kishin dalë nga goja e ndonjë prej këtyre “të shumtëve”, mendova. Kështu që, me një buzëqeshje “patriotike”, u ktheva të shkëmbeja dy fjalë me ta. Ishin nënë e bijë, e ndërsa nëna i përmbushte plotësisht karakteris-tikat e femrave vlonjate, Amarisa (“Dhu-rata e Zotit” në hebraisht), e qeshur, ishte një engjëll i vogël ngjyrë çokollatë dhe me kaçurrela që i mbulonin sytë e mëdhenj të zinj. Ishte fëmija i vetëm i ardhur në jetë pas një martese të gjatë që kishte nisur në brigjet shqiptare të Mesdheut e kish vazhduar, me kërkesë të kryefamilja-rit, në brigjet izraelite. Një histori e bukur që nuk më la aq pa fjalë sa përgjigjja e vlonjates: “Është shumë e rrallë të gjesh shqiptarë në Izrael. Jemi rreth 300 vetë dhe pothuaj njihemi të gjithë. Disa, ‘vet-eranët’, kanë që në fi llim këtu; shumë pak kanë ardhur kohët e fundit”.

‘Në fi llim’ ishte një përcaktim kohor që nënkuptonte fi llesat e shtetit izraelit, nga 14 maji i vitit 1946, kur David Ben Gurion dhe sionistë të tjerë shpallën krijimin e Izraelit në një shtëpizë të betonuar në bulevardin “Rothschild” të Tel Avivit. Ndërsa “kohët e fundit” kishte një prejardhje shqiptare dhe nënkup-tonte dy dekadat e fundit, pas hapjes së “vendit të shqipeve”, pra, nga viti 1990 e këndej. Pasi falënderova për ftesën për një vizitë në shtëpinë e Amarisës dhe mora përshëndetjen “Kalofsh mirë, vëlla!” nga “Doruntina” vlonjate, u nisa drejt hotelit, duke medituar rrugës për lidhjet e çudit-shme mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Secili nga shtetet mund t’u paraqesë popujve përkatës motivet e tij për të pasur një mendim pozitiv për tjetrin. Për Izraelin, shqiptarët janë populli që kanë shpëtuar me qindra jetë hebrenjsh përgjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, duke fshehur dhe mbrojtur nga forcat naziste edhe familje të ardhura nga vende të ndryshme të Ballkanit. Populli shqip-tar është cilësuar nga autoritetet më të

IZRAELIIZRAELINjë portë e hapur për shqiptarët

- Shënime modeste udhëtimi nga Toka e Zotitlarta izraelite “më fi sniku ndër fi snikët”. Për këto arsye, ndoshta, qeveria izraelite hoqi regjimin e vizave për shqiptarët. Nga ana tjetër, njohja e shpejtë diplomatike të shtetit izraelit nga shteti shqiptar. Dy dekadat e fundit, Shqipëria, edhe pse shtet anëtar i Konferencës Islamike, me

një popullsi me shumicë myslimane, asnjëherë zyrtarisht, madje as pub-liku dhe mediat e tij nuk i janë

kundërvënë politikave të zbatuara nga Izraeli për konfl iktin me palestine-zët. Ndërkaq, Izraeli është shteti që ka njohur, parimisht, pavarësinë e Kosovës, duke iu bashkuar familjes së popujve që kanë treguar mirëkuptim për çështjen shqiptare.

Mes këtyre motiveve dhe argumenteve e vërtisja mendjen, derisa mbërrita në dhomën e hotelit, kur, duke rregulluar plaçkat, u kujtova se kisha marrë me vete në “laptop”-in tim edhe një kopje elek-tronike të librit në proces botimi “Hebren-jtë në Shqipëri – Prania dhe shpëtimi”, të prof. Shaban Sinanit. Do ta lexoja këtë

libër të jashtëzakonshëm për

të zbuluar aty detaje dhe fakte fantastike për lidhjet shqiptaro-hebraike. Prej auto-rit të këtij libri do të merrja vesh se paska pasur një plan ndërkombëtar në prag të Luftës së Dytë Botërore, mbështetur nga OKB dhe USA, që e projektonte Shqipëri-në si “atdhe të hebrenjve”, pra, si Izraelin e ardhshëm! Në monografi në, që pritet të publikohet brenda pak ditësh, gjen-den dëshmi, dokumente, foto, letra që e verifi kojnë një plan të tillë... Kur u zgjova të nesërmen në mëngjes konstatova se truri im ishte “fi kur” me këtë mendim në buzë: “Sikur Izrael të ishim ne”. Nuk e di pse, por kjo ide mua më trembte.

Në Izrael gjendesha për shkak të një ftese për konferencën ndërkombëtare “Mediat në Konfl ikte” të organizuar nga Qendra Ndërdisiplinore ‘Herzliya’, një nga universitet private më të njohura të Lindjes së Mesme, Shoqata “Stand With Us”, një shoqatë që ka si objektiv pro-movimin e Izraelit në mediat botërore dhe Ministria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës. Në program përfshiheshin leksione të mbajtura nga oratorë të njohur dhe, gjithashtu, natyrisht, një udhëtim në qytetin e shenjtë, Jerusalem. Pjesëmar-rësit do të njiheshin me rolin dhe sjelljen

e mediave gjatë zhvillimeve të konflikteve, bazuar

në kontekstin iz-raelit. Që

nga nisja e operacionit “Cast Lead” (27 dhjetor 2008-21 janar 2009), në opinionin ndërkombëtar imazhi i shtetit izraelit konsiderohet tejet negativ.

Nga ana tjetër, edhe publiku i thjeshtë, i ndikuar nga situata e shfaqur në media, protestonte në shenjë solidariteti rrugëve të qyteteve kryesorë të Perëndimit. Nyja lidhëse midis ngjarjeve në Izrael dhe qëndrimit të publikut perëndimor janë mediat që mbulojnë situatën në Lindjen e Mesme. Mënyra e prezantimit të ngjar-jeve nga ana e tyre është e një interesi të pallogaritshëm për autoritetet izraelite. Për këtë arsye ishin ftuar në konferencë gazetarë të rinj, studentë dhe studiues të fushave të ndryshme nga shumë shtete perëndimore. Pikat më interesante të seminarit do të ishin takimi me kreun e Shërbimit të Marrëdhënieve me Shtypin Ndërkombëtar të Forcave Mbrojtëse të Iz-raelit, N. Kol Avital Leibovich dhe z. Amir Ofek, këshilltar për Europën Perëndimore në Ministrinë e Jashtme. I gjithë aktiviteti do të zhvillohej në Tel Aviv, kryeqytetin ekonomik të shtetit të Izraelit.

Tel Aviv nga hebraishtja mund të përkthehet në shqip, “kodra e pranverës”, por edhe “qyteti i vjetër i ri” sipas Teodor Herzlit. Shumë njerëz të njohur i kanë

vënë me efektivitet emra të ndryshëm si p.sh: “kryeqyteti mesdhetar i hijeshisë”, “qyteti që nuk ndalon kurrë” apo “New York–u i Lindjes së Mesme”. Nofka e fundit ishte më e parapëlqyera nga rinia izraelite. Në fakt vetëm në ditët në vijim, krahas ngjashmërisë arkitekturore, me qiellgërvishtëse dhe ndërtesa shumë të mëdha të xhamta, do zbuloja që edhe stili i jetesës në Tel Aviv ngjasonte shumë me stilin amerikan. Kafenetë e shumta, që kanë bërë Tel Avivin të quhet “kryeqyteti i kapuçinos”, ofronin kafe që mund t’i mbartje nëpër zyra, makina ose në shëtitje në parqet e shumta, fast-food – e të mëdha dhe të vogla që ofronin trekëndësha picash italiane, rrole sushi japonez dhe sigurisht hamburgerët dhe hot dog-et e famshëm amerikanë në ku-tiza shumëngjyrëshe shtrëngoheshin me kujdes ndër duart e njerëzve që bridhnin me nxitim rrugët e Tel Avivit, duke folur në telefon ose duke pritur dritat jeshile të semaforëve. Në Tel Aviv nuk ndjehesh i huaj si qytete të tjera, ku zhvillimi eko-nomik paraqitet në nivele po aq të larta. Nëse në Paris duhet të shfaqësh hapur keqardhjen tënde që nuk fl et frëngjisht, në mënyrë që t’i ngjallësh mëshirë cigar-eshitësit, taksistit ose kamerierit, për të të kthyer një përgjigje minimale në anglisht

ose në Romë, ku të duhet të më-sosh patjetër faqet

Tel Avivi Pazari i vjetër

Page 25: 20090920 - SHQIP.pdf

25

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comREPORTAZH

e para të fjalorëve edhe me intonacionin më të saktë, në mënyrë që të shfaqesh si “i rrahur me vaj e me uthull” me Italinë, në qoftë se nuk do që çmimi i një suveniri të kalojë disa herë vlerën e tregut, në Tel Aviv nuk has në “rreziqe të tilla”.

Kamerierët, pas shalom-it të njohur, të flasin në anglisht, taksistët të japin vlerën e shërbimit në shekel, monedha kombëtare izraelite që njihet prej disa mijë vjetësh me këtë emër, euro dhe dollarë, dhe ç’është më e rëndësishmja ndezin menjëherë taksimetrin, ndërsa artizanët afi shojnë çmimet e suvenirëve dhe të prodhimeve të tjera karakteristike. Gjithashtu, mund të shijosh kuzhinën e larmishme të çdo vendi me çmime konkurruese, si në asnjë vend tjetër. “Të rinjtë izraelitë që studiojnë ose udhëto-jnë në vende të ndryshme kur kthehen në atdhe sjellin një pjesë të atij vendi ku kanë jetuar”, do më thoshin mikpritësit e mi izraelitë. Por, shumë pak qytetarë, nga tre milionë e gjysmë që ka Tel Avivi, kanë jetuar aty pa lëvizur asnjëherë jashtë shtetit. Krahas tërheqjes së popullit hebre në tokën e ëndërruar, arkitektët e këtij aksioni e bënë këtë tokë dhe më të bukur, duke e ngjyrosur me qindra kultura të për-fi tuara. Kështu mund të gjeje kuzhinën, antikuariatet, artin, muzikën dhe modën e çdo vendi edhe në cepat ku tabelat në anglisht mungonin dhe shkrimi hebraik të bënte të ndiheshe si një fëmijë që sheh abetaren për herë të parë.

Moda e fundit në Tel Aviv ishin lokalet ku konsumoheshin hamburgerë dhe ushqim japonez. Të parat nuk ishin fast food-e të mirëfi llta; ngjanin më shumë me restorante gjysmë luksoze dhe shumë të mëdha, ku të rinjtë shkonin në pritje të festave të çmendura në diskoteka ose pas dollive të njëpasnjëshme në ndonjërin prej pub-eve të shumtë karakteristikë buzë brigjeve të Mesdheut. Të dytat ishin restorante tejet luksoze, por çmimet ishin të krahasueshme me restorante japonezë më pak të sofistikuar si ato në Berlin apo në Vjenë. Për kualitetin sigurisht gjithkush do përgjigjej pasi të lëpinte mirë gishtat. Këto restorante japoneze ishin shumë të frekuentuara sidomos në oraret e pushimit të zyrave sidomos në zonat e biznesit, që ishin të shumta në Tel Aviv. Tel Avivi vlerësohet edhe si qytet “gay friendly”. Shumë organizata të të drejtave të njeriut dhe mbro-jtës të të drejtave të komu-nitetit “gay” kanë vlerësuar maksimalisht shkallën e tolerancës qytetarë në këtë pikëpamje. Gjatë muajit shtator, nëpër rrugët e Tel Avivit, do zhvillohej mani-festimi “Gay Pride”, dhe kudo të zinte syri pankarta që

lajmëronin për këtë zhvillim që do sillte në qytet mijëra vizitorë. Për fat të keq, parapërgatitjet e këtij evenimenti kishin nisur me një krim të shëmtuar pasional. Në një qendër këshillimore për të rinjtë “gay” ishte kryer një vrasje e dyfi shtë nga një i panjohur.

Policia po punonte për të zbardhur ngjarjen dhe ndërkohë gazetat mbushnin faqet e para me deklarata të familjarëve dhe të miqve të viktimave. Në shta-tor dhe këngëtarja Madonna do jepte një koncert në Tel Aviv dhe të gjithë të rinjtë izraelite që takoja më këshillonin që të qëndroja dhe disa ditë në mënyrë që të shihja shfaqjen e mahnitshme të mbretëreshës së popit. Por notën më të lartë për aktivitetet e kohës së lirë në Izrael e mban jeta e natës. Diskot, pubet, festivalet e hapura të muzikës elektronike dhe performancat e DJ-ve në to bëjnë çdo vizitor të ketë zili këtë qytet. Lagjet Rivat Gam, lagjja e artisteve dhe White City, me ndërtime të stilit bauhaus, si dhe godinat më të sofi stikuara shumëkatëshe, përveç vlerave arkitektonike, janë simbol i ar-ritjeve njerëzore në një kohë relativisht të shkurtër dhe nën presionin konstant të luftës. Një dukuri tjetër që tek një shq-iptar do shkaktonte habi është sistemi i mirëmbajtjes së jeshillëkut në rrugët, oborret e pallateve dhe për më tepër në parqet natyrore në Tel Aviv. Ato tuba të shumtë bojë kafe me vrima të vogla dhe që dallgëzojnë çdo metër kub bar janë një shpikje e tëra izraelite për të kursyer ujin e pakët dhe për të ruajtur gjelbëri-min në një zonë që deri para 60 vjetësh ka qenë një copë toke, që parapërgatiste beduinët arabë dhe gamilet e tyre me kushtet e shkretëtirës. Nga eksporti i kësaj teknologjie, por edhe të të tjerave, Izraeli përfi ton jo pak, duke qenë se të ardhurat vjetore për frymë në Izrael janë më të larta se në çdo shtet tjetër të Lindjes së Mesme dhe rrogat mesatare në Tel Aviv kapin shifrën e 1800-2000 eurove.

Për qytetin e shenjtë, Jerusalemin janë shkruar më shumë faqe dhe janë thënë më shumë fjalë se mund të lexojë dhe të thotë një njeri gjatë gjithë jetës së vet. Çdo gur i Jerusalemit zë vend në murin e lartë të historisë së këtij qyteti që është pikënisja e tre besimeve fetare mono-teiste më të mëdha në botë, krishterimit,

islamizmit dhe judaizmit. Jerusa-lemi, ndryshe nga ç’prisja të

shihja ishte një qytet me dy fytyra në kuptimin e

mirë të fjalës. Njëra pjesë ishte Qyteti i Vjetër, me të gjitha

simbolet fetare d h e b a r -

r ë n e

rëndë të historisë mbi shpatulla që i kishte ngulur thellë e më thellë njëri mbi tjetrin themelet e ndërtesave të gurta, ndërsa pjesa tjetër ishte pjesa moderne e ndërtuar në 50-vjeçarin e fundit, e cila përveç vlerës monetare për metër katror, nuk kishte asnjë tjetër vlerë të shprehur me shifra të larta. “Për historianët”, më thoshte me shaka guida që na njohu me qytetin, “çdo send i gjetur në Jerusalem që daton pas shekullit XIV nuk ka vlerë dhe groposet sërish me shpresën se nuk do prishë më punë për kërkime të mëtejshme. Në Jerusalem nuk duhet të dish vetëm çfarë po shikon, por edhe kur po shikon”. Nga Jerusalemi mora me vete tre kujtime interesante. E para ka të bëjë me Murin e Madh, i ndërtuar me gurët e marrë nga maja e kodrës që do sheshohej për të ndërtuar tempullin e parë të dedikuar Qenies hyjnore shumë kohë përpara se

fjala e Tij të predikohej. Në rrënojat e tij, hebrenjtë por edhe besimtarë të tjerë fus-nin copëza të vogla letre me lutjet e tyre.

“Në fund të çdo lutjeje personale”, tre-gonte Uri, guida jonë, “është gjë e mirë të shtohet edhe lutja për paqe në Jerusalem dhe në Botë”. Dhe sigurisht atë ditë, djem e vajza të ardhur nga vende të ndryshme futen në të çarat e mureve shekullorë të

paktën 22 lutje paqeje. Më të devotshmit ndaj Murit ishin besimtarët hebrenj që me fi lin-ët, copat e drurit të lidhura me rripa lëkure afër zemrës dhe në kokë luteshin duke u tundur para e mbrapa përballë tij. Ajo që vura re dhe më bëri përshtypje ishin hyrjet e ndara si dhe pjesët e caktuara për t’u falur për femrat dhe për meshkujt, të cilët ishin të detyruar edhe të mbulonin çaçkën e kokës, nëse donin të kalonin postbllokun e krijuar nga besimtarë he-brenj ultraortodoksë. Gjithsesi, edhe unë bëra si bëra dhe gjeta një të çarë të vogël të lirë dhe futa një copë letër me lutjen time personale, edhe pse si pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk dallohem për fetarizëm të

lartë. Kujtimi i dytë ka të bëjë me Kishën e Varrit të Shenjtë, ku besimtarët e krishterë mund të shihnin gurin mbi të cilin u la trupi i Krishtit pas kryqëzimit dhe Guvën e Ringjalljes. Nuk besoj se do shoh më në jetën time një shprehje aq të madhe të feta-rizmit dhe gjithë ata njerëz, që puthnin me radhë gurët e lyer me vajra aromatike, nuk më lanë më pak të shtangur sesa rregullat strikte të ultraortodoksëve hebrenj që me mure gipsi dhe rrjeta teli kishin ndarë zonat e lutjes përballë Murit shkëmbor.

Kisha e Varrit të Shenjtë kishte dhe një karakteristikë shumë të veçantë, ndarjen e përgjegjësive për administrimin e aktiv-iteteve të saja. Që nga muaji maj, kur Papa Benedikti XVI vizitoi kishën, përgjegjësia për ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurisë në kishë iu caktua autoriteteve policore izraelite, kryerja e shërbimeve fetare prift-ërinjve katolike të caktuar nga Vatikani dhe detyra për hapjen e portës së kishës në mëngjes, ashtu siç ishte zakon të bëhej që nga ndërtimi i saj, do të vazhdonte t’u besohej dy familjeve myslimane që banonin në shtëpitë përballë saj. Kështu, dy myslimanë të mirë, përfaqësues nga secila shtëpi çdo mëngjes në 5 e 30, nise-shin drejt portës së rëndë të kishës dhe njëri kthente çelësin ndërsa tjetri shtynte derën, duke i hapur rrugën besimtarëve katolikë për të bërë faljet e para të ditës. Me myslimanët lidhet dhe kujtimi im i tretë nga Jerusalemi. Ashtu dhe si çdo vend tjetër ku jetojnë myslimanë dhe pjesa e vjetër e qytetit kishte “baazar”-in, pazarin në shqip, ku shiteshin suvenirë, rroba, parfume, bizhuteri, ushqime, riprodhime të fi rmave më të njohura por edhe prod-hime vendase. Ndryshe nga Pazari Karmel, në Tel Aviv, i menaxhuar nga tregtarë izraelitë hebrenj ku çmimi ishte fi ks dhe i afi shuar nëpër tezga, tregtarët myslimanë në Pazarin e Vjetër të Jerusalemit prefero-nin të diskutonin zellshëm me blerësin e mundshëm.

Në varësi të durimit dhe të aktrimit tënd çmimi mund të ulej disa herë nga vlera fi llestare që jepte tregtari dhe disku-timi nuk është aspak i bezdisshëm, pasi e gjithë biseda shoqërohet në sfond me muzikë arabe dhe asnjëherë tregtari arab nuk dëshiron që klienti të largohet pa blerë gjë kështu që kompromisi arrihet pa hum-bur shumë kohë. Në atë treg, bleva dhe disa suvenirë i shoqëruar nga miqtë e mi italianë Ricardo dhe Alessandro, reporterë që punonin respektivisht në Gjermani dhe në Sicili të Italisë. Pasi përfunduam blerjet e rastit nxituam të arrinim grupin tonë, por fati s’e deshi që ta kishim mendjen në vend. Syçkat e një myslimaneje të bukur, të mbuluar me veshjen karakteristike mys-limane, na bënë të humbnim çdo interes për historinë dhe reliket e saj të vdekura. Kësisoj humbën kontaktin me grupin. E ndoqëm me sy myslimankën derisa cepat e shamisë u zhdukën pas tezgës së një mustaqelliu arab që shiste perde dhe nxituam të tre në drejtim të kundërt, për të arritur autobusin që do na çonte në kufi rin që ndante Jerusalemin me territoret e West Bank-ut, një nga tre territoret e banuara nga popullsia palestineze.

Kufi ri, tejet i diskutuar dhe i kritikuar në mediat ndërkombëtare arabe dhe perëndimore, konsistonte në një bar-rierë që në disa zona përbëhet nga një mur i lartë disa metra dhe në pjesën më të madhe nga një rrjetë teli e lidhur me një sistem përgjimi dhe alarmi në rast prekjeje. Siç na thoshte N. Kol Leibovich, arsyet e rrethimit të zonave të banuara nga palestinezët lidhen me sigurinë. Lag-jet izraelite të gjendura shpesh nën sulmet terroriste me shpërthime ose nën zjarrin e qitjeve me snajper ndaheshin vetëm disa metra nga ato palestineze. Muri, siç përmendet në mediat ndërkombëtare, në gjuhën zyrtare izraelite quhet “Gardhi i Sigurisë” dhe me gjithë kritikat që kishte marrë nga organizatat e të drejtave të njeriut kishte reduktuar me rreth 80% sulmet terroriste në qytetet izraelite. Funksioni i tij është thjesht alarmues dhe aspak ndalues. Në të vërtetë përbëhet nga disa breza sinjalizuesish që përfshinin një brez rreth 40 metra të gjerë që shtrihej në të tërë gjatësinë e Gardhit. “Rrjeta”, ajo që shfaqet përherë në ekranet e televizorëve në shërbimet informative, është një rrjetë hekuri normale si ato që përdoret nga kopshtarët në të gjithë Izraelin, e lidhur me një impuls elektronik. Në rast se prekej, qoftë nga njerëz, qoftë nga kafshë të egra, dërgonte një sinjal në qendrat e vëzhgimit të policisë izraelite, të cilët nis-nin në zonë për pak minuta një patrullë me forca të gatshme për të ndërhyrë me profesionalizëm kundrejt çdo rreziku. N. Kol Leibovich thoshte se “kushdo që do të kalojë Gardhin mund ta bëjë sa herë të dojë, ai nuk ka një efekt ndalues ose limitues, siç propagandohet në media, roli i tij është sinjalizues, për ne, forcat e sigurisë, dhe shkurajues, për ata individë që duan të kryejnë vepra terroriste në dëm të qytetarëve të Izraelit”.

Gardhi ishte ndërtuar nga vetë pu-nëtorë palestinezë dhe disa herë kishte ndryshuar drejtim pasi qytetarë palesti-nezë ankoheshin në Gjykatën e Lartë për të drejtat e tyre të pronësisë. Personalisht krijova opinionin se koncepti i sigurisë që ekziston në Izrael është shumë i ndryshëm nga ai që ekziston në vendet perëndimore dhe sigurisht shumë më i ndryshëm se ai që ekziston në Shqipëri. Mjafton të kujtohen sulmet terroriste të 11 shtatorin në Amerikë dhe sulmet e Madridit dhe Londrës për të marrë me mend panikun që shkaktuan dhe pasojat që kanë mbetur akoma në mendjet e viktimave të tyre. Ato skena, që në Perëndim janë përjetuar jashtëzakonisht shumë pak herë, për fat të keq, në Izrael deri para disa kohësh, kanë qenë në rendin e ditës, dhe ndoshta, sikur gjithkush të dallonte shqetësimin në fytyrat e qytetarëve izraelitë dhe atyre arabë që kanë shpëtuar për një fi je, vetëm se atë ditë kur shpërtheu xhihadist në autobus apo në kafene, ata gjendeshin në stacionin tjetër apo në kafenenë ngjitur ndoshta “kryqëzimi” i autoriteteve izraelite në mediat ndërkombëtare do ishte më pak i njëanshëm.

Muri i lutjeve

Nga konferenca

Tel Aviv nga hebraishtja mund të përkthehet në shqip, “kodra e pranverës”, por edhe “qyteti i vjetër i ri” sipas Teodor Herzlit

Page 26: 20090920 - SHQIP.pdf
Page 27: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

27

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.com

Obama: Racizmi, nuk është motori i protestave për reformën shëndetësore“Shtysa vjen nga bindja se qeveria nuk mund të bëjë asgjë pozitive”

Amerika e dëshpëruar e një viti më parë, 8 milionë njerëz mendonin vetëvrasjen

Studimi tronditës është bërë nga shërbimi i kontrolleve për abuzimin me drogat dhe shëndetin mendor Alarmi

BOTE

Siguria

Dymijë e teta ishte një vit i zi për Amerikën pothua-jse në të gjithë sektorët.

Sipas studimit më të fundit, këtë vit rreth 330 mijë persona vranë veten ndërsa më shumë se 8 mi-lionë të tjerë menduan ta kryenin një veprim të tillë. Në fakt, në një vend me popullsi 305 milionë banorë, 8 milionë vetëvrasje janë vërtet shumë. E para në “bankën e të akuzuarve” sigurisht që qën-dron kriza ekonomike. Amerika është e dëshpëruar dhe këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e një studimi mbi vetëvrasjen, bërë në nivel federal në këtë vend: në 2008-ën kanë menduar plot 8 milionë veta për t’u vetëvrarë, ndërsa më shumë se 1 milion kanë tentuar dhe kanë ndërmar-rë veprimin ekstrem. Kërkimi u realizua nga shërbimi i kontrol-leve për abuzimin me drogat dhe shëndetin mendor, ku njerëzve u bëheshin pyetje specifike për këtë temë: mes rezultateve më shqetësuese ishin ato për të rinjtë 18 deri në 25 vjeç, pjesa e popullsisë më në rrezik, që ka një përqindje dyfish më të madhe për

Racizmi nuk është aspak elementi kryesor i pro-testave kundër refor-mës në shëndetësi. Ba-

rak Obama edhe një herë tjetër kërkon ta drejtojë vëmendjen në objektivin e tij kryesor, do-methënë t’i bindë amerikanët të mbështesin për herë të parë një sistem shëndetësor universal, duke mbajtur distancë nga debati që mori zjarr pas ndërhyrjes së ish-presidentit Xhimi Karter mbi faktin se racizmi kundër Presi-dentit afro-amerikan është mo-tori i vërtetë i protestave që gjatë këtyre muajve i kanë çuar kun-dërshtarët drejt manifestimeve. “Ka persona që nuk më pëlqejnë për shkak të racës sime? Jam i sigurt që ka, por kjo nuk është arsyeja kryesore në këtë çështje delikate”, pranoi Presidenti ame-rikan në një intervistë që do të transmetohet nga CNN. Obama mendohet se do jetë i pranishëm në pesë programe të ndryshme televizive, pikërisht për të shpje-guar detajet për reformën shën-detësore. Në një tjetër intervistë ai pranoi se më tepër se racizmi, “pjesa më e madhe e popullsisë amerikane është e interesuar të dijë se çfarë pasojash do të ketë për ta reforma shëndetësore. Sht-ysa kryesore vjen me siguri nga bindja se nga qeveria nuk mund të presin asgjë të mirë”, deklaroi ai. Obama e pranoi se ai nuk ishte i pari president që po përballej me kritika të ashpra.

“G j ë ra t q ë u t h a n ë p ë r Franklin Ruzveltin janë shumë të ngjashme me ato që thuhen për mua: që ishte një komunist, një socialist. Të njëjtat kritika, shtoi ai, iu drejtuan edhe Reganit, kur ai u përpoq të ndryshonte New Deal”. Ai nuk harroi të thoshte se ka reagime të ashpra gjithmonë kur presidentët përpiqen të bëjnë ndryshime të mëdha, kështu që argumenti mbi racën është

shumë i pavend. Presidenti Barak Obama pranoi hapur se ashtu siç ka amerikanë që nuk e duan për shkak të ngjyrës, ka edhe të tjerë që e kanë votuar po për shkak të ngjyrës, por vuri theksin se ndjenjat antiqeveritare ishin arsyeja kryesore e protestave kundër reformës në shëndetësi. Ish-presidenti Xhimi Karter tha në fillim të javës se manifesti-met kundër planit për reformë në shëndetësi ishin të bazuara mbi çështjen e racizmit. “Shumë mendojnë se një afro-amerikan nuk duhet të jetë President”, deklaroi ai. “Unë mendoj se një pjesë e madhe e kundërshtime-ve, të demonstruara në mënyrë intensive ndaj Presidentit Barak Obama, janë të bazuara në faktin se ai është zezak, se është afri-kano-amerikan. Jam i bindur se racizmi ekziston ende, dhe se ar-syeja që doli në sipërfaqe kohët e fundit është fakti se shumë njerëz të bardhë mendojnë se afrikano-amerikanët nuk janë në gjendje ta drejtojnë këtë komb të madh. Kjo është një gjë e neveritshme që më shqetëson shumë”, tha Kar-ter. Argumenti i ish-presidentit që e lidhte reformën me raciz-

Gjermania, në alarm në prag votimesh “Al Kaeda” shpërndan video me kërcënime

min, erdhi pasi një republikan e akuzoi Obamën se po gënjente gjatë kohës që ai po kërkonte mbështetjen e ligjvënësve ameri-kanë për reformën në shëndetësi. Protestat e fundit kundër planit të

Obamës për reformën shëndetë-sore në Uashingtonin përfshinë shumë taksapagues dhe njerëz të thjeshtë që nuk përfitojnë mbulim shëndetësor. “Ajo e racës është një çështje shumë delikate

dhe njerëzit e kanë të vështirë ta bëjnë ndarjen, ta konsiderojnë atë si pjesë e sfondit të shoqërisë amerikane apo ta konsiderojnë si faktor dominues në çdo debat”, përfundoi Obama.

Më 27 shtator në Gjermani do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme,

ndërsa forcat e sigurisë janë vënë në alarm nga frika e atentateve të mundshme. Në të vërtetë, ajo që çoi në këtë gjendje alarmi ishte një video e re me kërcënime, shpërndarë në internet. Sipas po-licisë, fjalët e videos janë prononcuar nga qytetari gjerman, Bek-kay Harrach, me origjinë marokene, që është bërë pjesë e rrjetit të “Al Kaeda”-s. Në mënyrë të habitshme, militanti i ri shfaqet në video jo me “uniformë” apo me fyt-yrën e mbuluar, por me kostum, kravatë dhe fl okë të gjatë. Harrach, protagonist edhe në të tjera mesazhe e video kërcënuese, i kërkon elektoratit një “jo të fuqishme për luftën”, duke thënë se nëse gjer-

manët edhe kësaj here do ta mbështesin politikën e qeverisë që ka dërguar trupa në Afganistan, atëherë ndëshkimi pas zgjedhjeve nuk do të mungojë. Ai kërkon

gjithashtu tërheqje të menjëhershme të for-cave gjermane të an-gazhuara në Afganistan. Videoja ka preokupuar edhe zyrtarët më të lartë të vendit. Në një intervi-stë, ministri i Brendshëm gjerman deklaroi se “në prag të kësaj periudhe delikate të zgjedhjeve të 27 shatorit, duhet të rrisim më tej sigurinë në aeroporte apo vende publike si stacionet e tre-nave dhe autobusëve”. Megjithatë, ata men-

dojnë se videoja është pjesë e ofensivës propagandistike të “Al Kaedës”, me të cilën ajo synon të ngjallë frikë te qytetarët përpara zgjedhjeve.

vetëvrasje në krahasim me grup-moshën 26-49 dhe trefish më të lartë në krahasim me njerëzit 50 vjeç e lart. Edhe pse studimi nuk kishte për qëllim ta lidhte këtë rekord të trishtuar me shkaqe specifike, ekspertët nuk kanë shumë dyshime mbi faktorët që e kanë bërë 2008-ën një vit të zi për amerikanët: kriza ekonomike ka pasur një impakt shumë të madh motiv, aq sa u ka hequr të rinjve besimin dhe pritshmëritë për të ardhmen e

tyre dhe të vendit. Në përp-jesëtim të drejtë me përpjekjet për vetëvrasje janë rritur edhe

kërkesat për ndihmë: vetëm për muajin korriku të 2008-ës, 40 qendrat për ofrimin e ndihmës dhe parandalimin e vetëvrasjeve kanë marrë 57 mijë telefonata, një shifër që nuk ishte regji-struar kurrë më përpara. Të paktën një e katërta e rasteve të të dëshpëruarve tregonin ngjarje që kishin lidhje me pushimet nga puna, shqetësimet ekonomike, pasigurinë në punë dhe borxhet. Sipas ekspertëve, kjo situatë nuk do të ndryshojë deri kur Amerika nuk do të dalë nga recesioni. E vetmja zgjidhje mund të jetë rritja e fondeve për shërbimet e

parandalimit që mund të kontri-buojnë në izolimin e problemit. Drejtuesit pranojnë se ka qenë një sfidë e madhe të punësoje personel shtesë dhe t’i trajnoje me qëllimin e vetëm shpëtimin e njerëzve të dëshpëruar. Mes momenteve më të këqija ishte tetori i vitit 2008, kur telefonat nëpër qendrat shpëtimtare u rritën me 140 për qind, pikërisht një ditë pas falimentimi të “Leh-man Brothers” dhe tërmetit që përfshiu “Wall Street”-in. Por kjo situatë duket se është e destinuar të vazhdojë edhe këtë vit. Pavarë-sisht konfirmimit të Shtëpisë së

Bardhë për rritjen e ekonomisë amerikane, bankat vazhdojnë të falimentojnë me të njëjtat ritme.

Dy bankat e radhës që nuk ek-zistojnë më për shkak të borxheve të mëdha janë “Irwin Union Bank” në Indiana dhe “Irwin Union Bank” në Kentaki. Këto dy banka janë pjesë e grupit “Irwin Financial Corporation”. Lajmin e bëri të ditur Depozita Federale e Sigurimeve, që është përgjegjëse për depozitat bankare. Nga ana tjetër, një studim i bërë ka tre-guar se në shumë qytete të SHBA papunësia është më e larta në 70 vitet e fundit. Kjo shifër mban rekord në Kaliforni me 12.2 për qind. Por, tregu i punës është në vështirësi edhe në shtete të tjera amerikane: Miçigani udhëheq klasifikimin për gushtin me një papunësi prej 15.7 për qind kundrejt mesatares në shkallë kombëtare me 9.7 për qind. Në Detroit, kryeqytetin e prodhimit të makinave, kjo përqindje shkon në 17.3. Më e mirë paraqitet gjendja në Dakotën e Veriut, Da-kotën e Jugut dhe Nebraska me 5 për qind.

Presidenti Barak Obama pranoi ha-pur se ashtu siç ka amerikanë që nuk e duan për shkak të ngjyrës, ka edhe të tjerë që e kanë votuar po për shkak të ngjyrës

Page 28: 20090920 - SHQIP.pdf

28

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 LIBRATe rinj

28

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

UGO FOSCOLO

Poeti që donte “iluzionet”

Në moshë të re u detyrua të largohej nga vendlindja e tij (ishulli grek Zacinto, sot Zante, dikur i përkisnin

republikës së Venetos), përgjatë gjithë jetës u ndje si një i arratisur i përhershëm. E larguan prej botës gjithë ideale klasike ku lindi dhe u formua. Dergjej nga toka në tokë, ndjente se kishte një besim të caktuar fetar, edhe pse intelektualisht u formua në shkollën e Iluministëve. Lumturinë nuk e gjeti dot as te dashuria e një gruaje. Brenda tij rrëmbeheshin një lum pasionesh, por si shumë intelektualë të kohës së tij, e ndjeu veten të tërhequr nga imazhet e mrekullueshme të vendit të tij të lindjes, simbol i harmonisë dhe virtyteve. Preferoi të quhej Ugo, edhe pse emri i pagëzimit ishte Nicolo. Ndoshta prej nënës që ishte me origjinë greke, ai u zhyt thellë në letërsinë antike greke. E nisi prej saj, interesi nisi të zhvendosej drejt shkrimtarëve italianë e më pas drejt filozofëve... Shkrimtari i madh e vlerësonte tepër v e t e n , p a v a r ë s i s h t g j e n d j e s m a t e r i a l e dhe sociale që ishte relativisht modeste. Gjatë gjithë jetës ai u qëndroi besnik disa idealeve, siç ishte dashuria për atdheun, lirinë, bukurinë femërore d h e m i q ë s i n ë . Këto ideale ishin si një lloj besimi fetar për të dhe i quajti “iluzione”, duke i dhënë kësaj fjale jo kuptimin e mashtrimit, por të nevojës së shpirtit. Ashtu si edhe shumë poetë të tjerë të mëdhenj të kohës, mes të cilëve edhe Goethe, Ugo Foscolo ndjeu lidhjen e thellë mes letërsisë antike dhe moderne, shpirtin e romantikëve që rend gjithnjë drejt harmonisë klasike. Nga klasicizmi iluminist, Foscolo trashëgon materializmin: ai beson në konkreten. Njeriu lind nga materia dhe përfundon po aty. Nuk beson tek asnjë “e përtejme”: origjina, domethënia dhe fundi i ekzistencës kalojnë për të vetëm nëpërmjet veprës së tij, poezisë. Foscolo do ta kujtojë gjithmonë qytetin ku lindi dhe shpesh herë edhe do t’i thurë vargje ishullit ku lindi. Vargjet e para i shkroi në vitin 1794. Disa prej tyre ishin origjinale, por disa ishin fryt i përkthimeve. Të gjitha ia dërgoi fillimisht mikut të tij, Costantino Naranzi. Ndërkohë u prit si autor vjershash në “Vitin poetik” të cilin e organizonte prifti Angelo Dalmistro, që ishte një pasionant i letërsisë angleze. Kështu arriti pak e nga pak të bëhej pjesë e salloneve të grave fisnike veneciane, i sallonit të Giustina Renier Michiel dhe të rivales së saj, bukuroshes Isabella Teotochi Albrizzi (dashuria e parë e madhe e poetit). Aty u njoh edhe me Ippolito Pindemonte dhe të tjerë poetë të suksesshëm si Bertola. Shumë të rëndësishme qenë edhe kontaktet që pati edhe jashtë Venecias me grupin e miqve nga Brescia, të cilët ishin të hapur ndaj influencave franceze revolucionare, si dhe me Melchiorre Cesarotti, nga i cili ndiqte leksionet universitare. Pikërisht këtij edhe i shkroi në 30 tetor të vitit 1795, duke i dërguar dhe duke i kërkuar mendim për tragjedinë e tij të parë të titulluar “Trieste”. I përket vitit 1796, një dokument që vërteton formimin e parë në letrat e Di Foscolo-s, dhe që është një plan studimi ambicioz i cili përfshin "moralin, politikën, metafizikën, teologjinë, historinë,

poezinë, romanin, kritikën dhe artet", ku i riu regjistronte leximet, shkrimet e para dhe detaje nga veprat që do të shkruante më vonë. Po gjatë këtij viti, Foscolo shkroi disa artikuj te “Mercurio d'Italia”, që nxitën dyshimet e qeverisë së Venetos dhe kjo ishte një tjetër arsye

që e detyroi edhe një herë të shpërngulej. Pasi përfundon Traktati i K a m p o f o r m i o s , me anë të së ci l i t Bonapar t i ia l inte Venecian, Austrisë, Ugo i ri transferohet në Milano. Aty njihet m e P a r i n i n d h e Montin, që e mbrojti nga akuzat që oborri roman i drejtonte për aktivitetin e tij poetik. Por Ugo dashurohet

me gruan e Montit, Teresa Pikler. Edhe një herë peripeci. I papunë dhe aspak i lumtur për shkak të dashurisë ndaj Teresa Pikler Monti, në verën e vitit 1798 poeti transferohet edhe një

herë, kësaj radhe në Bologna, ku nis bashkëpunimin me “Il Genio

Democratico”, themeluar nga i vëllai Giovanni. Nisi kështu

të shtypi romanin epistolar, “Letrat e fundit të Jacopo

Ortis”, i cili e pa dritën e botimit pa dijeninë

e s h k r i m t a r i t . V i t e t 1 8 0 1 d h e 1804 ishin vitet e një krijimtarie intensive letrare, por edhe vitet e një dhimbjeje të madhe shkaktuar n g a v d e k j a e vëllait, Giovanni, i c i l i u vra në

Venecia nën sytë e së ëmës. Edhe

një herë megjithatë kthehen vështirësitë

për shkrimtarin Ugo Foscolo. Pas disa viteve

të kaluara në Francë, ai kthehet edhe një herë

në Milano, ku përballet sërish me shumë vështirësi

ekonomike. Braktis edhe një herë Milanon dhe në gusht të vitit

1812 poeti transferohet në Firence, ku deri në vitin 1813 kalon një periudhë të kënaqshme në sallonet mondane, por edhe sa i përket punës krijuese. Pikërisht aty arrin të fitojë dashurinë

e Quirina Mocenni Magiotti, frekuentoi sallonin e konteshës d'Albany, mikeshës së Al f ier i t , shkroi tragjedinë “Ricciarda”, që u shfaq në Bologna në vitin 1813, nisi e d h e n j ë h e r ë t ë merrej me përkthimin e “ U d h ë t i m i t sentimental”, të cilin e publikoi në vitin 1813, si dhe nisi të përkthejë këngë të “Iliadës”. Edhe një herë ai shpërngulet. Kësaj

here në Zvicër, e më pas në Londër, ku mbërriti në vitin 1816. Pikërisht në Angli kaloi edhe periudhën e fundit të jetës së tij jo pa vështirësi ekonomike dhe morale. Gjatë periudhës londineze, Foscolo iu kushtua kryesisht aktivitetit botues dhe atij gazetaresk dhe u aktivizua në studimin historik-kritik të disa momenteve, teksteve dhe personazheve të letërsisë italiane, mbi të gjitha mbi shkrimtarët Dante, Petrarca dhe Boccaccio. ai synonte të bënte një jetë prej zotëriu dhe disa spekulime në marrëveshje pune e fundosën kaq shumë ekonomikisht, sa për një periudhë në vitin 1824 u burgos për borxhe. Me t’u liruar u detyrua të mbijetonte në lagjet e varfra të Londrës, duke u prezantuar shpesh nën emra të rremë për të mos u përballur me borxhlinjtë. Ndërkaq kishte gjetur vajzën e tij, Floriana, e cila i qëndroi pranë gjatë viteve të fundit të jetës. I varfër dhe i dobët, Foscolo u tërhoq në Turnham Green, ku i sëmurë ndërroi jetë në 10 shtator 1827, kur ishte vetëm 49 vjeç. ar.he.

PIRRO VISARI

“Pizhamet e merimangës”Botoi: “Toena”Çmimi: 400 lekë

Çelësi që përdor Visari në fabulat e tij, hap dhe zbulon

anë të errëta të jetës e botës së njeriut, të cilat na pengojnë e shpesh nuk na vjen mirë të na i vënë në dukje. Natyrisht këtë ai nuk e bën me emra konkretë, por nëpërmjet alegorisë e simbolit, shigjeton, siç ndodh zakonisht në fabul, personazhe nga jeta e përditshme, të veshur me lëkurë kafshe. Dhe këta nuk janë pak.

Mjeti i vetëm i autorit është fantazia. Por “sikuri” i Pirros nuk është qëllim në vetvete. Të flasë me gjuhën e kafshëve apo sende-ve, se kështu e do fabula. Fantazia i shërben autorit të simbolizojë me vend shumë gjëra, duke u përgjigjur për atë “pse-në” që bën vetvetiu lexuesi që ka në dorë librin. Ajo njëkohësisht është një lojë plot humor e personazheve, çka i jep vlera artistike krijimtari-së së këtij autori.

IAN MCEWAN

“Në bregun Chesil”Përktheu: Albana KozeliBotoi: “Skanderbeg Books”Çmimi: 600 lekë

Korrik 1962. Dy të rinj, Floren-ca dhe Eduardi, sapo janë

martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël pranë plazhit Chesil. Ndryshe nga sa e kanë ën-dërruar ata, nata e tyre e parë nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë larg botës. Nata e tyre merr një rrjedhë të paparashikuar. Fati i keq, dëshirat, koha dhe pakëna-qësitë, kërcënojnë për dramë dhe rrëfenjë, lidhja e tyre cenohet nga hijet e së shkuarës dhe paragjyki-met që personazhet mbajnë në vetvete. “Ata ishin të rinj, rrëfen Ian McEwan, të edukuar dhe të dy të virgjër në atë natën e tyre të parë, por jetojnë në një kohë kur të folurit për seksin është pothuajse i pamundur”. Jemi në Europën e viteve ‘60-të dhe pikërisht dyzimi ndaj tabuve bëhet shkak i përmb-ysjes së fatit. Deri ku do të shkojë drama e paparashikuar? Me një gjuhë të dëlirë e të sinqertë edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mje-shtëror, autori, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të tij, falë fantazisë së jashtëzakonshme krijuese.

MISHA GLENNY

“McMafia/Krimi pa kufi”Botoi: “Koha”

Është cilësuar si një libër që duhet lexuar patjetër. Ai vjen

si një hulumtim i gjerë i botës së krimit të organizuar, duke vënë në spikamë të gjitha llojet e tregtimit të fëlliqur, madje edhe disa që në dukej janë për t’u re-spektua. Glenny gërmon në eko-nomitë dhe në shoqëritë e zeza. Shkatërrimi i bashkimit sovjetik, thotë ai, i çliroi rezervat energjike të Rusisë dhe nisi globalizimin e eksploatimit dhe zhvatjes. Ai na tregon se mafiozët gjenden nga-do: në malet e thella të British Co-lumbias, në malet e Afganistanit: nga xhunglat e Kolumbisë deri te shkëlqimi i Dubait, nga “kanalizi-mi i korruptokracisë nigeriane” e deri te të hipnotizuarit në Tokio...

XHEKI MERRITT

“Zonjusha dhe kauboji”Përktheu: Kastriot MahilajBotoi: “Vijim”Çmimi: 400 lekë

Një libër që lexohet me një frymë, që të tërheq si magnet.

Një linjë dashurie dhe një linjë policore të shkartisura mjeshtëri-sht në gërshetin e një subjekti të derdhur e solid. Seksual, intrigues, joshës! Ajo, Xhude Kolter, një shëmbëlltyrë e përsosur e femrës së sotme amerikane. Një femër model, tek e cila çdo lexuese gjen diçka nga vetja. Ai, Kejsi Sutton, një shpirt dhe një natyrë krejt e ngjashme me vajzën.

Page 29: 20090920 - SHQIP.pdf

shqip

29

@E DIEL, 20 SHTATOR 2009

PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comPERSONAZH

Të fundit që e kanë përcjellë si trashëgim “majekrahun”, një nga këngët më të vjetra të mbërritura deri në ditët tona si dëshmi e

riteve pagane shqiptare, kanë qenë Malësia e Madhe me jehonën e rrethimeve të Shkodrës së shekullit XV, Malësia e Gjakovës me epokën heroike të Rilindjes, etj. Rapsodi Isuf Nezir Zela është ndër të vetmit

që ende vazhdon ta përcjellë këtë këngë kaq interesante të viseve të tij. Do të përfaqësojë Veriun me këtë motiv të lashtë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës

Isuf Zela

“Majekrahu”, një perlë e rapsodisë shqiptareSULEJMAN DIDA

Nga këngët më të vjetra të mbërritura si dëshmi e riteve pothuajse pagane shqiptare është kënga e

cilësuar si “majekrahu”. Me ndryshimin e mënyrës së jetës, një komunitet i caktuar ndryshon deri diku edhe shprehjen artistike, duke lënë prapa një fond të caktuar sistemesh të valleve, këngëve dhe sjelljes. “Majekrahu” ka qenë një element i z a k o n s h ë m komunikimi jo vetëm artistik i shqiptarëve të Veriut, një mjet komunikimi artistik që me fillimin e shekullit XX duket sikur nisi të zhdukej disi... së paku si funksion informativ. Me përfundimin e periudhës heroike, edhe “majekrahu” nisi të përdorej, këndohej më rrallë, aq rrallë sa tashmë është shumë e vështirë të gjesh një interpretues të zotin që të dijë të përcjellë jo vetëm emocionet, por edhe vetitë artistike të saj. Të fundit që e kanë përcjellë si trashëgim “majekrahun” kanë qenë Malësia e Madhe, me jehonën e rrethimeve të Shkodrës së shekullit XV, Malësia e Gjakovës me epokën heroike të Rilindjes, etj. Në këtë të fundit, kryesisht në Rrethin e Tropojës, ekipe të ndryshëm ekspertësh të kulturës

në ekspeditat e tyre në gjysmën e shekullit XX kanë fiksuar gjendjen reale të “majekrahut”, kënga e cila në fundit e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ndodhet pothuajse në venitje. E me gjithë peripecitë dhe përpjekjet për të mos humbur, “majekrahu” jetoi dhe jeton ende, ndoshta jo si dikur, por si një jehonë e asaj kohe. Një nga bartësit e fundit të traditës së këngës “majekrahu” në Tropojë e ndoshta më gjerë është Isuf Nezir Zela, 60 vjeç, nga fshati Begaj. Në fushatën e përgatitjeve për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Isufi ra në sy të specialistëve pikërisht me “majekrahut”, i cili e ka kënduar për 40 vjet. Ka nisur fillimisht nëpër dasma e më pas kur ra në sy për aftësitë e tij, u përzgjodh për ta kënduar edhe në kuadër të festivalit “Sofra Dardane” që zhvillohet në Tropojë. “Rreth 40 vjet e kam kënduar ‘majekrahun’ nëpër dasma të Malësisë Gjakovës, nëpër miq”, thotë Isufi, duke shtuar se e ka nisur që kur ishte 20 vjeç në odat e atëhershme. “Që fëmijë më ka tërhequr ‘majekrahu’, por kjo lloj kange don za burri, nuk është e lehtë. Duke dëgjuar gjyshin që herët në fëmijëri dhe më pas babën, mendova se mund t’ia dilja dhe këndova, aty njerëzit më thanë se kisha dalë mirë, madje dy-tre vetë i pashë që ishin përlotur”, tregon me emocione Isufi fillimet e veta të interpretimit të ‘majekrahut’. Kjo është një pjesë shumë e veçantë interpretimi, ka një ritëm të caktuar të thirrjes me pasthirrmat jooo..., pooo... (në raste të tjera si dhe zona të tjera me pasthirrmat moreee,) me vendosjen e njërës dore te veshi, ndoshta si një interferencë gati hyjnore sugjestionuese që krijohet

gjatë interpretimit. E pyes Isufin se sa e vjetër është kënga që do të këndojë në festival, e ai përgjigjet: “Me qindra vjet, e ka këndu baba im dhe gjyshi, unë e kam mbrritë gjyshin tim që ka këndue dhe më ka pasë thanë se e kishte dëgjue ‘majekrahun’ prej babës dhe pre gjyshit të vet, si me ta thanë, me qindra vjet”. Ai shton se “majekrahu” i takon kohërave kur nuk ishin veglat muzikore dhe se nëpërmjet kësaj kënge njerëzit kanë përcjellë te të tjerët, te dëgjuesit informacion, kryesisht luftarak po që ka të bëjë me luftën dhe me ngjarje shumë të mëdha. Një varg i saj thotë: “Ali Ibra ka mbledhë ushtri, jooo, pooo...”. “Majekrahu” ka tekste tepër të shkurtra, thjesht kumton një informacion të caktuar dhe shoqërohet me pasthirrmat që dramatizojnë ngjarjen dhe i japin asaj jehonën e së papërsëritshmes. Njerëzit emocionohen aq shumë me “majekrahun” sa lotojnë në heshtje, në mënyrë të veçantë të vjetrit, që siç ka vërejtur një studiues, duke dëgjuar “majekrahun” njerëzit qajnë bëmat e tyre të konsumuara apo të munguara. Teksa flet për “majekrahun”, Isufi bëhet serioz, tiparet e portretit të tij duket sikur natyra i ka gdhendur posaçërisht për këtë këngë kushtrim, për këtë element të rrallë folklorik, të trashëguar që nga kohërat antike. Rapsodi tregon se përveç kumtit të luftës, “majekrahu” përcjell edhe momentet solemne të dasmave, apo ngjarjeve të tjera të gëzueshme të njeriut, përfshi edhe përkujtimin e një të vrari në luftë apo një vdekjeje e ngjashme tragjike. “‘Majekrahu’ shënon hapjen e dasmës, shënon edhe kulmin e shfaqjes së dasmës apo të fejesës, për

shembull kulmin e gëzimit kur hyn nusja në odë apo kur jepet dora e çikës (vajzës) nga babai, ku më pas njerëzit qesin edhe në pushkë” thotë Isufi, duke sjellë në kujtesë ceremonitë familjare malësore ku ai ka kënduar, apo ka luajtur “majekrahun”. Në familjen Zela në Begaj të Tropojës këndojnë edhe të tjerë, madje edhe në aktivitetin fundit, në përgatitjet për Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës ai këndon me vëllain e vet, Shabanin dhe nipin, Burimin. Duhet shënuar se përveç

“majekrahut” ata këndojnë edhe këngë të tjera, pra gjini të tjera të këngës, kryesisht epike. Edhe në këto të fundit ndihet

dhimbshëm jehona e shqetësimeve të kahershme shqiptare, bashkimi i kombit. Një këngë me të cilën Zelët konkurruan paraprakisht, përveç “majekrahut”, ishte ajo me titull “Amanet vllazën shqiptarë”, që ngrinte në kult vdekjen, luftën për lirinë e trojeve etnike. Në morinë e zhurmshme të muzikës që dëgjojmë çdo ditë, me imitime të bërtitjeve vajtuese të popujve të lindjes, në morinë muzikës ordinere që të gjen kudo në kafe, në furgon, në pazar..., “majekrahu” vjen e rrallë dhe e bukur si një perlë, e thjeshtë dhe dëshmuese si një relikte unike e jetës së të parëve tanë.

“Që fëmijë më ka tërhequr ‘majekrahu’, por kjo lloj kange don za burri, nuk është e lehtë. Duke dëgjuar gjyshin që herët në fëmijëri dhe më pas babën, mendova se mund t’ia dilja dhe këndova, aty njerëzit më thanë se kisha dalë mirë, madje dy-tre vetë i pashë që ishin përlotur”

Page 30: 20090920 - SHQIP.pdf

30

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009 SPORT

30

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

Largimi

KONFLIKTI

E drejta TV, incident para Tirana-BesaPragndeshja mes Tiranës dhe

Besës është shoqëruar me incidente në ambientet e stadiu-mit “Qemal Stafa”, për shkak të përplasjeve mes presidentit Refik Halili me drejtorin e TVSH-së, Petrit Beci. Ky i fundit ka kërkuar të transmetojë takimin në TVSH, por ka hasur në kundërshtimet e numrit një të Tiranës, i cili ka kërkuar heqjen e kamerave nga fusha. Përveç debatit të ashpër, më pas zoti Halili ka pretenduar se është provokuar dhe kërcënuar nga drejtuesi i lartë i televizionit publik. Ndërsa Beci ka mohuar gjithçka në lidhje me kërcëni-met, por ka pohuar se është në të drejtën e tij të transmetojë ndeshjen. Gjithsesi, tentativa e tij ka rezultuar e dështuar. A.M.

PREMIER LEAGUE

Bërnli shkund Canën dhe SandërlendinNjë humbje befasuese e San-

dërlendit të Lorik Canës me rezultatin 3-1 në transfertë ndaj modestëve të Bërnlit, ish-skua-drës së sulmuesit shqiptar Besart Berishës. Aleksander (13’, penallti) dhe dy herë Nugent (67’ e 86’) ishin dhe autorët e golave për Bërnlin, ndërkohë që për Sandër-lendin barazimin e përkohshëm 1-1 e realizoi i zakonshmi Darrent Bent (39’). Cana është treguar si gjithmonë shumë aktiv dhe impulsiv, madje ka marrë pjesë disa herë edhe në fazën ofensive të skuadrës së tij. Në minutën e 46-të, Cana rrezikoi seriozisht me një gjuajtje nga rreth 10 me-tra, por portieri i Bërnlit shpëtoi mrekullisht ekipin e tij. A. M.

KATEGORIA E PARË

Partizani turpërohet nga Ada në Velipojë Në javën e 4-t të Kategorisë

së Parë bie në sy turpërimi i Partizanit në Velipojë, teksa ka humbur 5-0 ndaj Adës. Një tjetër njollë e turpshme kjo për një legjendë të futbollit shqiptar, që tashmë nuk dihet se ku do të ndalet në këtë rrugë pa krye, në këtë tunel, në fund të aë cilit nuk duket aspak dritë. Rezultati flet vetë, më shumë se çdo koment tjetër për Partizanin. Fitore të çmuar ka siguruar edhe Kamza, ndaj ekipit kryesues të Lushnjës, me një gol të shënuar nga një ish-lojtar i lagunarëve, Baze. Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja pasqyra e plotë e ndeshjeve të javës së katërt, për Superligën dhe Kategorinë e Parë. A. M.

Shkurt

Futbolli në zi. Futbolli shqip-tar dhe ai italian kanë mba-jtur dje një minutë heshtje

në nderim të talentit të futbollistit shqiptar, 20-vjeçarit Brian Filipi, sulmuesit të Ravenës (Lega Pro, Seria C, në Itali), i cili u ndaj nga jeta tragjikisht në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në ven-din fqinj. Një nga talentet futbol-listike shqiptare më të spikatura e më premtuese, vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndomtë teksa ecte në një rrugë të qytetit të Cer-vias, i goditur nga pas nga një ma-kinë, e cila po ecte me shpejtësi të madhe. Lojtari në gjysmëpronësi të Palermos, por i rritur te Ravena e më pas, po i huazuar aty, ishte duke ecur me një shokun e skua-drës së tij, Stefano Skapini, në anë

Futbolli në zi, vdes në një aksident tragjik Brian Filipi

Futbollisti përplaset nga një makinë teksa po ecte në xhiro në Ravena Incidenti

të rrugës, kur pas shpinës së dy futbollistëve mbërriti autovetura, që e goditi fuqishëm Filipin, i cili fluturoi dhe ra mbi asfalt. Makina, që sipas dëshmitarëve ishte me shpejtësi të madhe, u përplas më pas kundër një serie të gjatë maki-

nash të parkuara. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe shqiptari është shuar rrugës për në spitalin e Ravenës. Në fakt, si-pas agjencisë italiane, “Ansa”, pas aksidentit të rëndë në vendngjarje mbërriti menjëherë një makinë e

specializuar, si dhe dy ambulanca, që së bashku me karabinierët ita-lianë çuan futbollistin e ri shqiptar në spital, ku gjeti edhe vdekjen. Në drejtimin e makinës ishte një grua 52-vjeçare, e njohur në zonë si një biznesmene: Ajo i është nën-shtruar më pas testit të alkoolit, ku ka rezultuar negative. Tashmë priten ekzaminimet toksikolo-gjike. Edhe gruaja ka mbetur e plagosur lehtë. Menjëherë më pas drejtuesit e klubit të Ravenës kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Foxhian, të parashikuar për sot. Filipi ishte një nga lojtarët shqiptarë më premtues, teksa ishte edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Artan Bushatit. Kohët e fundit për të ishin interesuar edhe Torino e Kievo. A. Manallari

Për të mëdhenjtë ka vetëm paqeVllaznia-Dinamo dhe Tirana-Besa ndajnë nga një pikë pas barazimeve 0-0 ALTIN MANALLARI

Mes të mëdhenjve ka vetëm paqe. Dy supersfidat kryesore mes katër ekipeve

të profilizuara si pretendentet kryesore për të fituar titullin në këtë sezon, Vllaznia-Dinamo dhe Tirana-Besa, janë mbyllur në barazim, një rezultat i cili ka favo-rizuar edhe skuadrat udhëtuese, që kanë mundur kështu të ruajnë kreun e renditjes. Vllaznia kishte një shans të artë për bërë kthesën e madhe pas atij fillimi zhgënjyes në tri javët e para të sezonit. Për-ballë kishte Dinamon kryesues. Një fitore kundër bluve jo vetëm që do t’i afronte shkodranët me kreun, por edhe do të ndihmonte në ngritjen e moralit të ekipit. Megjithatë, dihej që më parë se nuk do të ishte e lehtë, pasi përballë kishin një kundërshtar, i cili në këto tri ndeshje të para kishte demonstruar se zotëron arsenalin e mjaftueshëm për të merituar etiketimin favorit për titull. Takimi ka qenë i ndezur dhe i mbushur me shumë raste për shënim në të dyja portat. Kanë qenë shkodranët ata që e kanë dominuar pjesën e parë dhe i janë afruar golin me anë të kapitenit Vioresin Sinani, por edhe me një gjuajtje të Beqirit nga jashtë zonës. Dinamovitët kanë vuajtur presionin e vendasve dhe kanë qenë të detyruar të mbrohen. Shkodranët kanë demonstruar një epërsi të lehtë edhe në 45 minutat e dyta, ku mund të kishin gjetur golin me pak nëse gjuajtja e Shtubinës nuk do të ndalej nga traversa. Edhe Dinamo ka pasur rastet e saj, por në fund barazimi i ka vënë kapakun kësaj sfide. Në kryeqytet, Tirana është përballur me Besën, po edhe ky takimi nuk ka shkuar më tej se një 0-0, edhe pse rastet nuk kanë munguar për të dyja skuadrat. Kavajasit kanë vënë disa herë në vështirësi bar-dheblutë, gjithsesi edhe barazimi i kënaq ata.

Më herët u luajtën pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së katërt të kampionatit kombëtar të futbollit, për Kategorinë Superio-re. Këto përballje kanë regjistruar fitoret e para të dy skuadrave, si Laçi dhe Shkumbini. Kurbinasit kanë mundur 3-2 Apoloninë e Fierit, me 3 gola të shënuar nga kapiteni Julian Brahja, ndërkohë që bardhekaltrit peqinas kanë mundur 1-0 Kastriotin, me golin

Skënderbeu mund edhe Gramozin dhe pozicionohet në vendin e 4-t në kuotën e 9 pikëve, një më pak se Dinamo e Besa

KATEGORIA E PARË

REZULTATETDjeDajti-Lushnja 1-0Baze 64’Sopoti-Skrapari 2-0Hajdari 82’, (p) 90’ Bylis- Gramshi 3-0Dimo 18’, Hamzai 21’, Kule 72’Luftëtari-Bilisht S. 3-1Kozaki 69’, Gaxhaj 85’, Stoja 87’ / Allamani 50’Besëlidhja-Memaliaj 3-2Gega 35’, 66’, 78’ / Malasi 74 (pen), Zhupa 87’Ada-Partizani 5-0Hajdari 31’, 35’ 50’, Përvathi 44’, Nika 78’ Turbina-Burreli 2-0Bokatola 67’, Bardhi 90’Sot Pogradeci- Elbasani

KATEGORIA SUPERIORE

REZULTATETDjeSkënderbeu-Gramozi 4-1Çajku 8’, 30’, 68’, Shkëmbi 60’ / Sadiku 17’Laçi-Apolonia 3-2Brahja 28’, 40’, 70’ / Haxhibuliç (p) 32’, Berkiç 44’Shkumbini-Kastrioti 1-0Mustafaraj Flamurtari-Teuta 0-3Hodo 6’, Moçka (ag) 23’, Mile 91’ Tirana-Besa 0-0Vllaznia-Dinamo 0-0

KLASIFIKIMIDinamo 4 10Besa 4 10Skënderbeu 4 9Tirana 4 7Apolonia 4 6Teuta 4 6Vllaznia 4 4Laçi 4 4Shkumbini 4 4Flamurtari 4 3Kastrioti 4 3Gramozi 4 2

Flamurtari humbet sërish. Këtë radhë e mund Teuta në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, çka i kushton “kokën”

e trajnerit Eqerem Memushi, i cili në përfundim të taki-mit ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për vlonjatët. Ndërsa Memushi bëhet kështu trajneri i dytë i një skuadre të Superligës që vetëlargohet, pas ish-trajnerit të Shkumbinit, Gugash Magani. “Kemi marrë një rezultat aspak të këndshëm, kur të gjithë kërkonim ndryshimin që nuk erdhi edhe sot, u shpreh Memushi. Do të fl as me drejtuesit më të lartë të ekipit dhe prej nesër (sot) mendoj të mos jem pjesë e Flamurtarit për pjesën në vazhdim, duke dhënë kështu dorëheqjen nga ky post. Shpresoj që drejtuesit e ekipit ta pranojnë kërkesën time për largimin nga stoli i Flamurtarit. I uroj suksese ekipit dhe trajnerit që do të vijë në të ardhmen. Ekzistojnë mundësitë për të ndryshuar dhe ngjitur Flamurtarin aty ku e meriton të jetë”. Trajneri i ri pritet të zgjidhet sot. Mi. Ma.

Memushi jep dorëheqjen nga drejtimi i Flamurtarit

e sulmuesit të tyre, Mustafaraj. Goditje të rëndë ka marrë Fla-murtari, brenda në fushën e tij, teksa është mundur 3-0 nga Teuta e Durrësit. Rezultat ky, që tregon se skuadrën vlonjate po e

përndjek humbja e thellë 8-1 ndaj Motheruellit në Skoci, në Kupat e Europës. Trajneri Memushi tashmë mund të konsiderohet si “karrige në rërë”, pasi zhgën-jimi në kampin vlonjat është i

madh, aq sa tifozët e këtij qyteti kanë kontestuar fuqishëm stafin teknik dhe lojtarët në përfun-dim të 90-minutave të lojës. Në juglindje, në qytetin e Korçës, Skënderbeu vendas ka triumfuar

në derbin me Gramozin, duke shënuar plot katër gola, tre nga të cilët mbajnë firmën e Cajkut. Goli i nderit për miqtë, në fitoren 4-1 të “ujqërve të dëborës”, është shënuar nga Sadiku.

Page 31: 20090920 - SHQIP.pdf

31

shqipE DIEL, 20 SHTATOR 2009

@ PER ME SHUMEwww.gazeta-shqip.comSPORT

Leonardo zhvesh kostumin e trajnerit dhe vesh atë të avokatit mbrojtës të Ronaldinjos: “Është e vërtetë që nuk vrapon si tre vite më parë, por

po kërkojmë të bëjë atë edhe të gjithë të tjerët të arrijnë formën e tyre më të mirë, dhe gjithsesi unë nuk kam asnjë problem me të”. Trajneri i kuqezinjve nuk është dakord me kritikat në lidhje me yllin brazilian që po përjeton një periudhë të vështirë. Ai shprehet: “Është gjithnjë nën shënjestrën e shtypit”. Megjithatë ai nuk mohon faktin se Silvio Berlus-koni është paska i zhgënjyer nga rendimenti i Dinjos: “Është e drejtë që presidenti kërkon nga një ‘Top i Artë’ që të japë maksimumin”.

Leonardo del në mbrojtje të brazilianit Ronaldinjo

POHIMITrajneri pranon zhgënjimin e Berluskonit: “Është e drejtë që presidenti kërkon maksimumin nga Dinjo”

Tekniku portugez justifikohet se 3 ndeshjet e fundit në Champions i ka luajtur kundër 3 kampionëve të Europës

Zakeroni, ÂarmikuÊ i ri i MurinjosTrajneri i Interit ia vë fajin edhe kalendarit të Serisë A për të tijtë“Preferoj të kap kreun, jo

të merrem me të tjerët”. I karikuar si gjithmonë,

Zhoze Murinjo dëshiron të kapë kreun e renditjes sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj kërkon tri pikët nga Interi në ndeshjen e sotme ndaj Kaljarit. “Deri tani kemi luajtur tre ndeshje në një muaj, shpjegon trajneri në një konferencë shtypi. Tani do të luajmë 3 në një javë dhe do të jetë një realitet krejt i ndryshëm. Mendoj se jemi në fi llim, nuk ka ardhur momenti i ‘turn over’-it, por ata që luajnë në Kombëtare, në Champions, në kampionat, tani do të kenë tre ndeshje rad-hazi. Prandaj duhet të mendojmë dhe të vlerësojmë lojtarët, nëse kanë nevojë të pushojnë. Edhe sepse janë të tjerë që presin... A është skuadra ende e lodhur pas Barcelonës? Nuk jemi me fat për sa i përket kalendarit. Javën e kaluar luajtëm të dielën, ndërsa Barcelona të shtunën. Këtë fund-javë ne luajmë sot, ndërsa Napoli e zhvilloi ndeshjen e tij dje. Në prag të ndeshjes së të mërkurës do të ketë një ndeshje më shumë për të pushuar. Po tjetër? Një konkurrent direkt për titull (Ju-ventusi) luan sot dhe pastaj të enjten. Jemi thuajse gjithmonë të pafat”.

Trajneri portugez ironizon më pas në lidhje me Champions Leaguen. Murinjo nuk i ka për-typur dot kritikat në lidhje me ndeshjen e të mërkurës, ku luajti përballë Barcelonës. Dhe e kujton atë me ironi: “Julio Çesar sot nuk do të luajë, sepse është shumë i lodhur: ka prekur vetëm tre topa në ndeshjen ndaj Barcelonës dhe prandaj është shumë-shumë i lodhur. Mund të bëni krahasime mes ndeshjeve që kanë luajtur katër portierët e skuadrave ital-iane në Champions League, për të kuptuar se sa shumë është lodhur Julio Çesar duke parë takimin me Barcelonën. Shtypi dhe opinion-istët italianë i kritikojnë skuadrat e tyre që luajnë në kompeticionet europiane: Italia është një vend që qan për problemet e tij, por nuk tenton që t’i zgjidhë ato”. Më pas ai ka sulmuar edhe Alberto Zakero-nin, i cili në faqet e “Gazzetta Dello Sport” kishte kritikuar mënyrën se si luajti Interi ndaj Barcelonës: “Ka fenomene, si për shembull një trajner i Interit, i cili ka hyrë në histori sepse ka humbur 5-1 në shtëpi ndaj Arsenalit. Por vjen të më japë mua leksione se si duhet ta luajë këtë ndeshje kundër skuadrës më të mirë të botës. Nuk janë aspak inteligjentë që harrojnë të kaluarën e tyre, është e pabesueshme... Për ta mbyllur diskutimin e Champions Leagues, ju kujtoj se tre ndeshjet e fundit të Interit kanë qenë kundër tre kampionëve të fundit të Europës”. “Më vjen keq për Balotelin, i cili po përdoret nga shtypi: Pas ndeshjes me U-21 të gjithë e kritikojnë, thonë që nuk duhet të luajë, dhe tashmë të gjithë kthehen dhe thonë se duhej të luante titullar ndaj Barcelonës”.

SULMIPortugezi nuk përmend emra, por referimi i tij është për humbjen që Zakeroni koleksionoi kundër Arse-nalit: “Më kritikon ai trajner që humbi 5-1 në shtëpi”

Gjithë Spanja pyet: A e ka vlerësuar drejt Barça, Mesin?

Është vetëm 22 vjeç, por tani Lionel Mesi është futbollisti më i paguar në botë. Kampion i Spanjës,

kampion i Europës, futbollisti më i mirë në Champi-ons League, heroi i “Pekin 2008”… dhe lista e trofeve

është e pafund. A mund të arrihej më shumë nga Mesi në këtë moshë të re? Mesi ka nënshkruar një kontratë 7-vjeçare që nënkupton se ai do të qëndrojë te Barcelona deri më 2016. Klauzola për një prishje të mundshme të kontratës është rritur nga 150 në 250 milionë euro. Askush që ëndërron Mesin nuk mund t’i afrohet kësaj shifre astronomike. Mesi mendohet ta mbyllë kar-

rierën e tij në “Kamp Nou” dhe kjo është dëshira e tij. Sipas medias spanjolle, në kontratën e re përmirëso-het treguesi ekonomik: paga vjetore shkon deri në 12 milionë euro. Spanja pyet: “A e ka vlerësuar drejt klubi katalanas Mesin”? Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh se do të kishte mbetur i kënaqur dhe nëse rroga vjetore e tij do të ishte vetëm 10 milionë euro, ndonëse Laporta mendoi dhe realizoi atë vlerësim që Mesi e meriton.

Kontrata e re

IRONIATrajneri portugez ironizon në lidhje me Champions League: “Julio Çesar sot

nuk do të luajë, sepse është shumë i lodhur: ka prekur vetëm tre topa ndaj Bar-

celonës dhe prandaj është shumë i lodhur. Krahasoni ndeshjet e katër italianëve

në Champions, për të kuptu-ar se sa shumë është lodhur

Julio Çesar, duke parë taki-min me Barcelonën”

Laporta: Mesi e meriton të jetë futbollisti më i paguar

Ferguson lëviz në të gjithë fushën në prag të derbit

Ka fi lluar numërimi mbrapsht për derbin e Mançes-terit, Junajtid-Siti, me shumë rivalitet në krahasim

me të kaluarën. Ser Aleks Ferguson mendon se starti fl uturues i Mançester Sitit i jep të drejtën skuadrës së

tekniku Mark Hjuxh të jetë një pretendente për titull. Duke njohur faktin se kundërsh-tari ka fi tuar katër ndeshje radhazi, gjë që i ka mun-guar Mançester Junajtid, Ferguson mendon se tani skuadra e Mark Hjuxh kërkon respekt dhe vëmendje të madhe. “Nuk duhet të lejosh të humbasësh ndeshje në Premier League, sidomos në startin e saj, nënvizon tekniku skocez. Kur Çelsi fi toi dy tituj

kampionë radhazi, starti i kësaj skuadre ishte fantastik dhe ne na u desh të qëndronim në pozicionin ndjekës të tij. Tani Çelsi ka një teknik të ri, ambicie të reja dhe përsëri ne jemi vënë në ndjekje të tij. E njëjta gjë dhe për Mançester Sitin, që ka fi tuar të katër ndeshjet e luajtura. Duhen shmangur gabimet, pasi Premier League është e vështirë”. Shqetësimi për Fergusonin është dëmtimi i mbrojtësit Rio Ferdinand.

AngliMançester Junajtit-Mançester Siti, superndeshja e javës

Tekniku: SÊkam probleme me të, po sulmohet nga media

Diego Maradona është gjithnjë në lenten e fi skut italian. Çdo vizitë në “Belpaese” e “el Pibe de Oro” përkthehet në sekuestron të ndonjë

pasurie personale, për llogari të një borxhi që ai i ka shtetit italian. Edhe tani që ai po kurohet në një klinikë të Meranos, kampioni i madh i fut-bollit ka pritur një vizitë të “Guardia di Finanza” dhe të inspektorëve të “Equitalia”, të cilët i kanë sekuestruar vathët luksozë, vlera e të cilëve arrinte 4 mijë euro. Kontestimi i trajnerit të Argjentinës ka qenë i madh, por këto aksione bëhen për llogari të një dënimi të Maradonës për evazion fi skal gjatë kohës kur ai luante në radhët e skuadrës së Napolit.

Fisku italian i konfiskon Maradonës vathët 4000 euro

PRECEDENTINë 2006-ën, pas vizitës në të njëjtën klinikë, fi sku i ka konfi skuar dy ora të shtren-jta “Rolex”

Trajneri i Argjentinës sÊka shlyer ende detyrimet

POLEMIKA“Shtypi dhe opinionistët italianë i kritikojnë skuadrat e tyre që luajnë në Europë: Italia është një vend që qan për problemet e tij, por nuk tenton që t’i zgjidhë ato”

KALENDARI“Deri tani kemi luajtur 3 ndeshje në një muaj, shpjegon trajneri në një konferencë shtypi. Tani do të luajmë 3 në një javë dhe do të jetë një re-alitet krejt i ndryshëm”

PREMIER LEAGUE

DJEBërnli-Sandërlend 3-1Aleksander (p) 13’, Nugent 67’ e 86’ / Bent 39’ Arsenal-Uigan 4-0Vermaelen 25’ e 49’, Eduardo 59’, Fabregas 90’Aston Vila-Portsmuth 2-0Milner (p) 34’, Agbonlahor 43’Bolton-Stoke S. 1-1Teilor (p) 89’/ Kitson 53’Hull S.-Birminghem 0-1Konor 75’Uest Hem-Liverpul 2-3Diamanti 29’, K. Kol 45’ / Torres

20’ e 75’, Kajt 41’

SOT14:30 Man. UTD-Man. Siti15:00 Uolverhempton-Fulham16:00 Everton-Blekbërn R.17:00 Çelsi-Totenhem

KLASIFIKIMI N PÇelsi 5 15Liverpul 6 12Man Utd 5 12Man Siti 4 12Totenhem 5 12Aston Vila 5 12Arsenal 5 9 Sandërlend 6 9 Bërnli 6 9 Stoke 6 8 Birminghem 6 7 Fulhem 4 6 Uigan 6 6 Uest Ham 5 4 Blackburn 4 4 Bolton 5 4 Uolver 5 4 Hull 6 4Everton 4 3 Portsmuth 6 0

BUNDESLIGA I.

TË PREMTENShalke-Volfsburg 1-2DJEBajern Mynih-Nurenberg 2-1Oliç 55’, Bujten 82’ / Choupo-Moting 84’ Bokum-Mainz 2-3Azaouagh 7’, Klimoëicz 45’, / Ivanshitz 45’, Shurrle 52’ e 71’ Hanover-Borusia D. 1-1Ja 48’ / Sahin 45’M’gladbah-Hofenhajm 2-4Arango 10’, Kolauti 17’ / Sali-hoviç 22’, Maicosuel 86’, Edu 89’, Ba 90’Shtutgart-Këln 0-2Freis 25’, Sanou 88’

SOT15:30 Ajntraht F-Hamburg17:30 B. Leverkusen-Verder B.17:30 Hertha BSC-Freiburg

KLASIFIKIMI N PSkuadrat N PHamburg 5 13Leverkusen 5 13Bajern Mynih 6 11Hofenhajm 6 11Mainz 6 11Shalke 6 3Ajntraht F. 5 9Volfsburg 6 9Verder Bremen 5 8B. M’gladbah 6 7Hannover 96 6 6B. Dortmund 6 6Nurenberg 6 5Shtutgart 6 5Këln 6 4Bochum 6 4Freiburg 5 4Hertha Berlin 5 3

Page 32: 20090920 - SHQIP.pdf