2° raport rreth bibliotekave publike nË shqipËri (viti...

57
1 Observatori rreth praktikave pozitive të Bibliotekave Publike të Shqipërisë Projekti “BiblioDocInn” Programi Interreg III A ItaliShqipëri 2° RAPORT RRETH BIBLIOTEKAVE PUBLIKE NË SHQIPËRI (VITI 2006) Nën kujdesin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë TIRANË

Upload: others

Post on 02-Nov-2019

61 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

1

Observatori rreth praktikave pozitive të Bibliotekave Publike të Shqipërisë

Projekti “BiblioDoc­Inn” Programi Interreg III A Itali­Shqipëri

2° RAPORT RRETH BIBLIOTEKAVE PUBLIKE NË SHQIPËRI

(VITI 2006)

Nën kujdesin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë TIRANË

2

Shënim: Ky raport është realizuar nga Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në kuadër të projektit “BiblioDoc­Inn” (Programi Interreg III A Itali­Shqipëri), me koordinimin e Mariana Ymerit (drejtoreshë e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë) dhe Tefta Buzos (Presidente e Shoqatës së Bibliotekave të Shqipërisë­ALA) Tekstet në italisht dhe në shqip ndryshojnë pak nga njëri­tjetri për t’u përshtatur sa më mirë në gjuhën përkatëse. Daniela Ardillo, pjesëtare e stafit të projektit “BiblioDoc­Inn”, është kujdesur për supervizionimin e raportit si dhe ka marrë pjesë në takimet bilaterale përgatitore, duke ndjekur udhëzimet e përgjegjësit të PPL, Waldemaro Morgese. Dhurata Vreshtazi, pjesëtare e stafit të projektit “BiblioDoc­Inn”, ka kontribuar në kontrollet dygjuhëshe për një kuptim më të mirë të teksteve të raport. Përkthimi në gjuhën italiane është realizuar nga Alketa Ylli. Ky raport përditëson dhe integron të parin raport, që i referohet vitit 2005, i hartuar dhe botuar në kuadër të projektit “BiblioDoc­Inn”.

3

TREGUESI

Partner Project Leader (PPL) “Teca del Mediterraneo” fq. 4

Partner “Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë” fq. 5

1. Hyrje fq. 6 2. SISTEMI BIBLIOTEKAR NE SHQIPERI fq. 8 2.1. Biblioteka Kombëtare fq. 8 2.2. Bibliotekat universitare fq. 9 2.3. Bibliotekat shkollore fq. 9 2.4. Bibliotekat speciale fq. 10 2.5. Bibliotekat private fq. 10 2.6. Bibliotekat publike të enteve lokale fq. 10 3. BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE: ASPEKTE LOGJISTIKE fq. 14 4. BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE: NORMATIVA fq. 20 5. BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE: FINANCIMI fq. 22 6. BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE: ASPEKTE DREJTUESE fq. 23 6.1. Pasurimi i koleksioneve fq. 23 6.2. Përzgjedhja e koleksioneve fq. 25 6.3. Orari i shërbimit fq. 25 6.4. Burimet njerëzore fq. 25 6.5. Shërbimet bazë fq. 26 7. SHERBIME TE REJA NE BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE fq. 27 7.1. Biblioteka Kruje fq. 27 7.2. Biblioteka Fier fq. 28 7.3. Biblioteka Elbasan fq. 29 7.4. Biblioteka Vlorë fq. 30 7.5. Biblioteka Lezhë fq. 31 7.6. Biblioteka Pogradec fq. 32 7.7. Biblioteka n. 5 Tiranë fq. 33 7.8. Biblioteka Durrës fq. 33 7.9. Biblioteka Shkodër fq. 34 8. BIBLIOTEKAT PUBLIKE TE ENTEVE LOKALE: ASPEKTE RISORE fq. 36 8.1. Biblioteka e lëvizshme fq. 36 8.2. Standardet bibliotekonomike fq. 38 8.3. Automatizimi dhe informatizimi fq. 39 8.4. Marketingu fq. 41 8.5. Drejtimi menaxherial fq. 42 8.6. Bashkëpunimi ndërbibliotekar fq. 44 8.7. Trajnimi profesional fq. 46 9. DISA PERFUNDIME fq. 47 10. SHTOJCA: fq. 48

Intervista e znj. Flora Dervishi, drejtoreshë e Bibliotekës publike të Durrësit Intervista e z. Gjovalin Cuni, drejtor i Bibliotekës publike “ MArin Barleti”, Shkodër

11. BIBLIOGRAFIA fq. 51 12. NOTE METODOLOGJIKE fq. 52

4

Pr ezantimi i Par tner Project Leader (PPL) “Teca del Mediter raneo”

“Nevoja rrit aftësitë intelektuale” : ashtu si në Kenia deveja dhe në Zimbabve gomari, në Republikën e Shqipërisë simboli i risisë bibliotekare është sot pa dyshim infobus­i, shërbim i lëvizshëm – edhe i informatizuar – i cili i përgjigjet saktësisht misionit të Bibliotekave, më shumë se aktual, të përmirësimit dhe zhvillimit të informacionit dhe njohjes (“knowledge”) në përfitim të të gjithë qytetarëve. Por edhe në prani të disa shërbimeve risore, situata e përgjithshme e sistemit bibliotekar shqiptar mbetet, ashtu siç del në pah në këtë raport të dytë, shumë kritike dhe e dobët si në nivel struktural ashtu dhe në nivelin e buxhetit në dispozicion. Ndofta e reja që na sjell ky raport i dytë është rritja e vetëdishmërisë së bibliotekarëve shqiptarë rreth rolit të bibliotekave dhe rreth dinjitetit të “statusit” të tyre profesional: ka më shumë qartësi e bindje që bibliotekat dhe bibliotekarët mund të jenë një faktor shumë i rëndësishëm i modernizimit të vendit dhe një instrument thelbësor për ndërtimin e “shoqërisë moderne të informacionit dhe të njohurive” edhe në Shqipëri. Në kapitullin 8 raporti nxjerr në pah shtatë aspekte në të cilat po “luhet” në Republikën e Shqipërisë: përpjekja për të zhvilluar praktikat pozitive të bibliotekonomisë, edhe risore: ndër to, sigurisht duhet të tërhiqet vëmendja e lexuesit mbi të gjitha në lidhje me “automatizimin dhe informatizimin”, si dhe në lidhje me “bashkëpunimin ndërbibliotekar”. Në rastin e parë, situata kaotike e magmatike e hyrjes së elektronikës meriton të ndiqet me kujdes nga drejtuesit politikë: automatizimi dhe informatizimi janë sot – jemi shumë të sigurt për këtë – kufiri që duhet për t’u kapërcyer për t’i garantuar sistemit bibliotekar shqiptar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme; është një objektiv për t’u ndjekur me vendosmëri të madhe, duke kryer sforcime buxhetore e programuese të rëndësishme brenda mundësive. 1 Në rastin e dytë, na duket e nevojshme të vërejmë se si edhe, e mbi të gjitha për shkak te nevojave të forta buxhetore, bibliotekarët shqiptarë kanë bërë progrese të dukshme në fushën e bashkëpunimit ndërbibliotekar jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe me një hapje interesante multikulturore dhe ndërkombëtare; vetëm që – sipas mendimit tonë – marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të jenë më të bashkërenduara në përgjithësi, për t’i bërë burimet “e dhuruara” më produktive. Në fund, mendojmë se është e nevojshme të theksojmë që në planin e prodhimit të normativave specifike, pas ligjit n° 8576 të vitit 2000, raporti evidenton nevojën për të kompletuar “corpus” normativ të përgjithshëm me rregullore specifike: i dorëzojmë këtë sinjalizim Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, si problematikë për reflektim. Ky raport zgjeron dhe plotëson të parin (2005), i publikuar në kuadrin dhe me burimet financiare të projektit “BiblioDoc­Inn”; mendojmë që së bashku me aktet e seminarit të studimeve përfundimtare, që do të mbahet së shpejti, është në fazë përgatitjeje një dokumentacion i pasur dhe interesant sidomos për vendimet operative dhe qeveritare, me synim përmirësimin dhe përforcimin e sistemit bibliotekar kombëtar, tregues i civilizimit dhe akreditimit pozitiv për aderimin e ardhëm të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Waldemaro MORGESE

1 Situata e sotme e vështirë e infrastukturës elektrike dhe telefonike në Shqipëri, këshillojnë të zhvillohen bibliotekat digjitale, off line por mbi të gjitha on line, duke nisur nga aglomeratet urbane të dimensioneve të mesme e të mëdha; problematikat e qëndrave të vogla dhe të zonave rurale mund të përballohen, si dhe në mënyrë eksperimentale, me teknologji wireless.

5

Drejtor i “Teca del Mediterraneo”, Biblioteka Multimediale & Qendër e dokumentimit të Këshillit Rajonal të Puglia­s

Partner Project Leader i projektit “BiblioDoc­Inn” – Programi Interreg III A Itali­Shqipëri

Prezantim i Par tner it Biblioteka e Akademisë së Shkencave të Shqipër isë

Dy fjalë për raportin 2006

Duke punuar për raportin 2006 të Observatorit për Bibliotekat Publike Shqiptare, një iniciativë në kuadër të projektit Italo­Shqiptar BiblioDoc­Inn, kisha menduar që të përfshija aty edhe disa intervista të drejtorëve të bibliotekave publike më të rëndësishme shqiptare. Pyetja e fundit, dhe mbase thjesht personale e kësaj interviste, ishte: “Nëse nuk do te ishit në këtë detyre, me cfare do t’ju pëlqente të merreshit?” Dhe pikërisht një nga përgjigjet e kësaj pyetjeje dëshiroj t’ju citoj këtu shkurt : “Unë do te dojsha gjithnji te punojsha me librin, nese jo, do te deshiroja te isha bukepjekës. Eksperienca me librin ka qene ushqim shpirtnor për mue e te tjeret ..., jeta pa libër asht e manget por jo e pamundun, atehere nese do te me mungonte, i mesuem me ushque vedin e te tjerët, do të përpiqem t’i ushqej ata me gjana substanciale, me buke...”

Afërmendsh, komenti është i tepërt. Vetëm do të thosha që sistemi ynë bibliotekar do të ecte vërtet shumë, nëse një konceptim i tillë do të ishte karakteristik për këdo, ata që janë përdoruesit e mundshëm të bibliotekave, ata që punojnë në këto biblioteka dhe natyrisht, e mbi të gjithë, ata që hartojnë dhe mbështesin politikat e sistemit bibliotekar në Shqipëri.

Pothuajse një vit më parë, ne hartuam një raport të vitit 2005 për bibliotekat publike shqiptare. Sot po paraqesim një raport të dytë, ku pohohet mes shifrash edhe faktesh situata e rëndë e shërbimit bibliotekar shqiptar. Nuk do të bëjmë këtu radhën e fajeve për këtë situatë. Sigurisht, faji mund të ndahet midis Shtetit, Bashkive, Komunave dhe vetë bibliotekarëve, me kuota të ndryshme. Sipas nesh, përgjegjësia më e madhe bie mbi një klasë politike që nuk është e aftë të kuptojë rolin e këtij shërbimi për zhvillimin demokratik të vendit. Gjithsesi, me të drejtën e atij që njeh gjendjen dhe ia ka kushtuar jetën e vet profesionale këtij shërbimi, kemi dhënë disa rekomandime që i konsiderojmë esenciale për ndryshimin e gjendjes:

1. Hartimi i një politike të re dhe më të përgjegjshme, me objektiva të qartë, me prioritete dhe me shërbime që do të ketë parasysh, e theksojmë këtë sepse politikat shpesh janë globale, nevojat e komunitetit lokal. Këto prioritete duhet të jenë në bazën e një strategjie kombëtare perspektive për kulturën, për përhapjen e informacionit, të edukimit dhe arsimimit, ku një element thelbësor të jetë sistemi bibliotekar.

2. Biblioteka publike duhet të organizohet në bazë standardesh profesionale të funksionimit. Në këto standarde të përfshihen edhe një varg shërbimesh të reja (shih pikën 7), që lidhen me automatizimin e shërbimit bibliotekar.

3. Është vendimtare të hartohen aktet nënligjore të ligjit të bibliotekave, të harmonizohet më mirë ky ligj (2000) me atë të librit (2006).

4. Të rivlerësohet roli i bibliotekave, si nga punonjësit edhe nga vendimmarrësit e politikbërësit.

5. Të rritet buxheti i shtetit për bibliotekat. Nëse rivlerësohet roli i bibliotekave, pa dyshim edhe buxheti do të ngrihet, sepse është shumë e rëndësishme që të jetë ky buxhet guri më

6

i rëndë në ndërtesën e bibliotekës. Çdo lloj financimi tjetër që bëhet nga donatorë ose projekte, nuk synon asnjëherë aty ku biblioteka ka pikat e veta të dobëta.

Dr. Mariana Ymeri Drejtore e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave Tiranë

1. Hyr je Historiku i krijimit të bibliotekave në Shqipëri është i hershëm çka flet për kulturën e

lashtë të popullit shqiptar. Gjurmët e bibliotekave dhe pasuria e tyre në dorëshkrime e kodikë shfaqet në shekujt VI dhe XI me kodikët e Beratit, të Vlorës etj., të vendosur në kisha e manastire si në: Ardenicë, Zvërnec dhe në qytete të tjera të lashta si Apoloni (Fier), Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, në qytetin antik të Lezhës etj.

Ekzistenca dhe veprimtaria e bibliotekave në Shqipëri i përkasin shekullit XIX dhe fillimeve të shekullit XX pas shpalljes së pavarësisë. Biblioteka e qytetit të Shkodrës, p.sh., dokumentohet në fillimet e shek. XIX prej Myftiut të njohur të Tabakëve. Ajo ishte një bibliotekë e pasur me dorëshkrime në shqip të shkruara me alfabetin turk, si dhe me mbi 2000 vëllime me përmbajtje teologjike, juridike e filozofike në gjuhët arabe e perse.

Krijimi i bibliotekave publike ishte nisma e personave privatë, të cilët ofruan koleksionet e tyre, ndërtesat, si dhe mbështetjen financiare për shërbimet që ato do të kryenin. Mund të përmendim këtu gjestin patriotik të familjeve Baholli në Elbasan dhe Turtulli në Korçë, iniciativën shoqatës së arsimtarëve në Vlorë etj., të cilat vunë në dispozicion të bibliotekës së qyteteve të tyre ndërtesat, librat, dhe një sasi të hollash për pasurimin e tyre me libra e botime periodike.. Këto ndërtesa janë ende sot në shërbim të qytetarëve të këtyre qyteteve.

Biblioteka kryesore e vendit është Biblioteka Kombëtare, e cila është krijuar në vitin 1920 dhe përuruar për fillimin e veprimtarisë së saj në vitin 1922.

Pas vitit 1945, qeveria vendosi krijimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së bibliotekave publike, fillimisht në qytetet e mëdha të vendit, numri i të cilave në vitet e mëpasme erdhi duke u shtuar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Bibliotekat publike pasuroheshin nga një buxhet financiar i miratuar nga shteti për blerje librash në gjuhën shqipe dhe të huaj, si: revista gazeta dhe botime referencash, si: fjalorë, enciklopedi, atlase e albume etj. Bibliotekat publike u përhapën shumë edhe në komuna dhe fshatra të largëta, të cilat ishin më tepër salla leximi pranë shtëpive apo vatrave të kulturës. Këto biblioteka pasuroheshin me buxhetin që u jepte komuna, buxhet i përcaktuar për kulturën, ku përfshihej edhe biblioteka.

Ndryshimet politike dhe ekonomike në vitet 90’ në vendet e Europës Qendrore e Lindore, ndikuan edhe në Shqipëri. Këto ndryshime u pasqyruan në fushat ekonomike, sociale, në fushën e kulturës, për pasojë edhe në veprimtarinë e bibliotekave. Në raport me ato të vendeve perëndimore, bibliotekat e vendit tonë qëndruan të asfiksuara për disa kohë, pasi u përballën me vështirësi e pengesa serioze. Një rrjet i gjerë bibliotekash i

7

shtrirë në të gjitha institucionet kulturore, por sidomos në vatrat e kulturës të fshatrave në zonat e largëta dhe në qendrat e kulturës të ndërmarrjeve shtetërore, uzinave e fabrikave dhe bibliotekat shkollore, të cilat mbaheshin me fondet buxhetore, u lëshuan dhe u braktisën.

Të gjitha bibliotekat e vendit tonë, ashtu si edhe bibliotekat analoge të vendeve që kaluan në ekonominë e tregut, kishin probleme të njëjta; një buxhet të reduktuar financiar, mungesën e një kuadri ligjor në mbrojtje të gjithë veprimtarisë së rrjetit të bibliotekave, shkurtimin e personelit nga reforma e realizuar për administratën shtetërore; nivelin e ulët të stafit për përdorimin e teknologjive të reja etj.

Përveç gjendjes së vështirë ekonomike që trashëguan bibliotekat në Shqipëri, në vitin 1997, ato u prekën edhe nga situata e rënduar nga tranzicioni, nga i cili disa prej tyre dolën me dëme të mëdha. Kështu u shkatërruan bibliotekat publike të qyteteve të Sarandës, Kuçovës dhe biblioteka e fëmijëve në qytetin e Gjirokastrës. Në qytetin e Tiranës, biblioteka publike nr. 8 u kthye në shtëpi banimi dhe librat e pajisjet e saj u shkatërruan. Disa biblioteka patën dëme në fondet e librave, dhe pajisjet e tyre: të tilla ishin bibliotekat publike të qyteteve: Vlorë, Shkodër, Pogradec, Skrapar dhe shumë biblioteka të komunave, të cilat ishin e vetmja qendër kulturore për komunitetin. Një pjesë bibliotekash u gjendën në mjedise private dhe u përballën me presionin e pronarëve për kthimin e ndërtesave të tyre si: biblioteka publike e qytetit të Fierit, Vlorës, Pogradecit, Peshkopisë, Kavajës etj.

Në kushtet e një ekonomie të rënduar, kur shtetit i duhej të përballonte shpenzime të mëdha për infrastrukturën si: ujin, energjinë elektrike, rrugët, shkollat, spitalet etj., ishte e vështirë të mëtoheshin investime buxhetore 2 për bibliotekat.

Megjithatë, Ministria e Kulturës mori një sërë masash për mënjanimin e dëmeve të shkaktuara në bibliotekat publike. Pas vlerësimit të këtij dëmi të shkaktuar, ajo akordoi si fillim një shumë lekësh për të mbuluar një pjesë të dëmeve të shkaktuara. Më pas ajo orientoi drejt ruajtjes së rrjetit të bibliotekave publike dhe të bibliotekave të tjera, drejt krijimit të kushteve për vijimësinë e punës së tyre si pjesë e kulturës së kombit. Ndër prioritetet e saj emergjente, ishte krijimi i bazës ligjore që do të rregullonte gjithë rrjetin bibliotekar në vend.

Ardhja e donatorëve në Shqipëri në këtë periudhë ndihmoi për riorganizimin e shërbimeve, pasurimin me libra, trajnimin e stafit, furnizimin me teknologji të reja, blerjen e softeve, si dhe lidhjen në Internet e shfrytëzimin e informacionit elektronik në biblioteka. Në Shqipëri kanë dhënë kontributin e tyre: Programi Phare Democracy dhe Programi Tempus i Komiteti Europian, PNUD­i, UNICEF­i, USAID­i, DANIDA, Programi Interreg II dhe III i rajonit të Puglia­s në Itali, si dhe kanë ndihmuar organizata të ndryshme, ambasada dhe individë të ndryshëm. Në mënyrë të veçantë ka ndihmuar Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA) nëpërmjet Programit të Bibliotekave, i cili ndërtoi një strategji për bibliotekat në Shqipëri gjatë 13 vjetëve të veprimtarisë së tij.

2 Por ndërkaq mund të ishte bërë shumë më tepër për ruajtjen e atyre investimeve që tashmë ishin kryer, dhe që ishin një element mbështetjeje për fazën e re.

8

9

2. Sistemi bibliotekar në Shqipër i Shqipëria ka një rrjet bibliotekash, përfshirë bibliotekat publike, bibliotekat

speciale të institucioneve kërkimore, bibliotekat shkollore dhe universitare, dhe bibliotekat private, të cilat relativisht kanë një moshë që i përket fillimeve të shekullit 20­të.

Sistemi i bibliotekave publike përbëhet nga: Biblioteka kombëtare 1 Biblioteka universitare* 24 Biblioteka shkollore të shkollave 9 vjeçare 1.500 Biblioteka shkollore të shkollave të mesme 400 Biblioteka speciale 35 Biblioteka private 20 Biblioteka publike të Enteve lokale 45 TOTALI 2.025 * Përfshirë bibliotekat e Fakulteteve

2.1 Biblioteka Kombëtare Biblioteka Kombëtare është biblioteka kryesore në Shqipëri. Ajo është krijuar në

vitin 1920. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti atë me 15 000 vëllime. Ajo u vendos në një nga ndërtesat më të mira të asaj kohe në Tiranë, e cila sot vazhdon të jetë aneks i Bibliotekës Kombëtare. Biblioteka Kombëtare zhvillon veprimtarinë e saj nën autoritetin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Ajo kryen detyrat e saj tradicionale të një biblioteke kombëtare. Biblioteka Kombëtare është qendër e rëndësishme studimore, kërkimore dhe shkencore. Detyra kryesore e saj është ruajtja e trashëgimisë kulturore të shkruar. Biblioteka Kombëtare ka karakter shkencor dhe publik. Koleksioni i arkivit të botimeve në gjuhën shqipe përbën vlera për kulturën tonë kombëtare.

Biblioteka Kombëtare merr botimet shqiptare përmes kopjes legale. Në vitin 1921 qeveria u drejtohej prefekturave për të detyruar shtypshkronjat të dërgonin në bibliotekë kopje të botimeve të tyre. Ngjarje me rëndësi për kulturën kombëtare ishte edhe dalja e dekretit në vitin 1948: “Mbi dërgimin e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare” , sipas së cilësi dërgohen pesë kopje falas të çdo shtypshkrimi të vendit. Bazuar në kopjen legale Biblioteka Kombëtare përgatit Bibliografinë kombëtare të librit shqip dhe Bibliografinë e artikujve të periodikut shqip 3 .

Sot ajo ka një koleksion rreth 1.000 000 vëllime të përbërë nga njësi bibliotekare si: libra, botime periodike harta, atlase, mikrofilma, disertacione etj.. Biblioteka Kombëtare ka një fond special për librat me vlera për albanologjinë dhe ballkanologjinë si dhe botime të rralla; antikuarë e dorëshkrime.

Biblioteka Kombëtare është agjencia e ISBN­së. Botuesit janë të obliguar me ligj të sjellin botimet e tyre për të marrë numrin standard ISBN.

3 Për versionin e fundit të normativës shihni në vijim.

10

Biblioteka Kombëtare përdor standardet ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik (ISBD) dhe rregullat e anglo – amerikane të katalogimit (AACR2) nga viti 1989. Për indeksimin e materialeve bibliotekare përdor klasifikimin dhjetor(KDU).

Biblioteka Kombëtare u shërben rreth 10 000 anëtarëve dhe qarkullon mbi 100 000 libra në vit. Ajo është e hapur 72 orë në javë; çdo ditë nga ora 8.00 – 20.00 dhe të Shtunën e të Dielën nga ora 8.00 – 14.00. Ka 5 salla studimi dhe 220 vende studimi.

Që nga viti 1999 ka instaluar sistemin e integruar bibliotekar ADLIB dhe ka krijuar bazën e të dhënave më mijëra regjistrime. Biblioteka Kombëtare ka faqe në Web dhe ka katalogët të akcesueshëm në on­line për përdoruesit. Ndodhen 5 kompjuter për lexuesit për kërkime në OPAC.

Është anëtare e IFLA­s, LIBER, CENL dhe CDNL. Ka marrëdhënie shkëmbimi me shumë biblioteka të Europës dhe të botës.

2.2 Bibliotekat universitare Bibliotekat universitare janë 24 me gjithë fakultetet. Të gjitha këto biblioteka

kanë afërsisht 1.000 000 volume librash dhe një numër punonjësish prej 95 vetë. Ato ndihmojnë pedagogët dhe studentët në zbatimin e programeve mësimore. Ndër bibliotekat më të mëdha janë: Biblioteka e fakultetit të Mjekësisë, Biblioteka e Universitetit Politeknik, Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Biblioteka e Fakultetit të Histori Filologjisë me mbi 250.000 vëllime, që përmbajnë materiale shkencore të fushave përkatëse. Bibliotekat universitare nuk ndodhen vetëm në Tiranë ato ndodhen edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë si në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër dhe kohët e fundit janë ngritur edhe në qytete të tjera si : Fier dhe Durrës.

Për zhvillimin e bibliotekave universitare(vitet e fundit) në Shqipëri kanë ndihmuar donatorë dhe kryesisht Programi Tempus i Komitetit Europian, GTZ (Program gjerman), Programi i bibliotekave të Fondacionit Soros dhe Interreg II dhe III etj. Ndihma ka qenë kryesisht për trajnimin e stafit të bibliotekave, pasurimin me libra, pajisjen me teknologji dhe dhurimin e programeve të integruar bibliotekar. Bibliotekat universitare punojnë për ndërtimin e bazave të të dhënave dhe ndërtimin e katalogut elektronik. Disa prej tyre si Biblioteka e Universitetit të Bujqësisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Gjeologjisë kanë ndërtuar rrjete të brendshëm lokal, ku lexuesit mund të përdorin katalogun on­line.

Në bibliotekat universitare janë ndërtuar qendra të Internetit, të cilat u shërbejnë studentëve për shfrytëzimin e informacionit elektronik në ndihmë të procesit mësimor dhe komunikimit. Bibliotekat universitare janë anëtare të Konsorciumit të bibliotekave për informacionin elektronik.

2.3 Bibliotekat shkollore Në Shqipëri ka 1500 shkolla tetëvjeçare dhe 400 shkolla të mesme, përfshirë dhe

bibliotekat si pjesë organike e tyre, të cilat ndihmojnë procesin mësimor. Ato vazhdojnë të jenë në gjendjen e shërbimit tradicional në një kohë që lexuesi i ri evoluon me njohjen e teknologjisë së re të informacionit në shkollë. Bibliotekat e shkollave kanë trashëguar fonde të varfra të librit për shkak të administrimit jo të mirë të tyre. Në bibliotekat e shkollave publike në Shqipëri shërbejnë mësues me orar të reduktuar dhe vetëm tre janë shkollat që kanë bibliotekar me kohë të plotë; shkolla e mesme „Harry Fultz“, Liceu artistik “Jordan Misja” dhe shkolla e mesme e Gjuhëve të huaja.

11

Shkolla e mesme Harry Fultz ka një fond të hapur të librit shqip dhe në gjuhë të huaj, ku nxënësit mund të konsultojnë vetë librat që u duhen për studim. Ka një sallë studimi me rreth 60 vende. Bibliotekarët punojnë për ndërtimin e bazës së të dhënave. Pranë bibliotekës ka një sallë Interneti ku nxënësit kërkojnë informacion për të plotësuar dijet për mësim.

Vitet e fundit në Shqipëri janë hapur një numër i konsiderueshëm i shkollave private tetëvjeçare, të mesme të përgjithshme dhe shkolla të mesme profesionale. Pranë këtyre shkollave janë ngritur edhe bibliotekat, të cilat kanë kushte më të mira studimi, kanë kompjuter dhe lidhje në Internet. Disa nga bibliotekarët e këtyre shkollave kanë kryer shkollën profesionale të bibliotekonomisë.

Qeveria po tregon interes për lidhjen e Internetit në sistemin e shkollave të vendit së shpejti.

2.4 Bibliotekat speciale Bibliotekat speciale u takojnë institucioneve kërkimore dhe shkencore, qendrave

tregtare, institucioneve fetare, shoqatave etj. Gjatë ndryshimeve politike dhe ekonomike shumë prej tyre u mbyllën., por njëkohësisht hapen të reja. Janë mbi 35 biblioteka speciale, shumica e të cilave ndodhen në Tiranë dhe fondi i librave arrin deri në 600 000 njësi. Ato shërbejnë si qendra të informacionit për fushat e tyre.

Ndër bibliotekat speciale dallon biblioteka e Kuvendit e cila përgatit informacion të pasur për legjislacionin në formë të shtypur dhe në katalogun elektronik. Është e vetmja bibliotekë speciale me informacion në on­line dhe faqe në Web.

2.5 Bibliotekat private Në Shqipëri njihen edhe rreth 20 biblioteka private (biblioteka universitare,

shkollore dhe speciale). Janë biblioteka të reja me fonde simbolike që fillojnë nga 2000 deri në 5000 materiale bibliotekare. Në to punon nga një bibliotekare dhe një pjesë prej tyre kanë kryer kualifikim profesional bibliotekar. Bibliotekat e tyre funksionojnë me fonde të hapura. Disa nga këto biblioteka përdorin sistemin e Djuit (DDK) për klasifikimin e literaturës. Nuk janë të lidhura në rrjete lokale, por punojnë për ndërtimin e bazave të të dhënave.

2.6 Bibliotekat publike të Enteve lokale 4 Bibliotekat publike në Shqipëri përbëjnë numrin më të madh të pikave të

informacionit dhe të dijes. Ato përpiqen të sigurojnë materiale nga fusha të ndryshme të shkencës për gjithë komunitetin. Për shumicën e qytetarëve ato janë e vetmja pikë hyrëse për burimet e informacionit të përgjithshëm, për zhvillimin profesional, përfshirë edhe çlodhjen e kulturuar. Shërbimet që ato ofrojnë u përgjigjen kategorive dhe grupmoshave të ndryshme të përdoruesve.

Bibliotekat publike kryesore në Shqipëri janë 46, të cilat zhvillojnë një sërë veprimtarish prej nga përfitojnë qytetarët e komuniteteve të tyre. Degët e këtyre bibliotekave në komuna nuk kanë hapur akoma shërbimin bibliotekar. Ndodhen gjithashtu 15 seksione për fëmijë, të cilat në disa qytete si në Durrës, Korçë, Elbasan, janë në ndërtesa të veçanta nga biblioteka e të rriturve, ndërsa disa biblioteka për fëmijë ndodhen pranë ndërtesës së bibliotekës publike. Në Tiranë shërben edhe një bibliotekë

4 Në këtë raport shkurtimisht: “biblioteca publike”

12

private për fëmijë e ngritur nga IBBY(International Board on Books for Young (Bordi Ndërkombëtar i Librave për të Rinj).

Duke qenë institucione të vetme kulturore të këtij lloji si adresa të bibliotekave publike për një kohë të gjatë kanë mjaftuar vetëm emri i bibliotekës dhe i qytetit. Kjo situatë e adresave ka qenë edhe për bibliotekat në Tiranë. Pas viteve 90,’ pushteti vendor i ka kushtuar rëndësi plotësimit dhe përcaktimit të adresave të institucioneve, kështu bibliotekat publike kanë filluar të prezantohen me adresat e plota të tyre.

Janë gati 1/3 e bibliotekave publike që nuk kanë telefon për komunikim. Mungesa e telefonit në disa biblioteka publike, është për arsye të mungesës së fondeve për tarifat postare. Pjesa më e madhe e punonjësve të bibliotekave nuk kanë postë elektronike për shkak të mungesës së lidhjes në Internet të bibliotekave publike, disa prej tyre kanë hapur adresë elektronike në Internet ­ kafe për të pasur mundësi komunikimi.

Nr. Adresat e Bibliotekave publike Drejtor i ose përgjegjësi

Tel./Fax. E­mail

1. Biblioteka publike “Marin Barleti”, Shkodër

Gjovalin Çuni Tel.+355 02242307, 3777

[email protected]

2. Biblioteka publike “Qemal Baholli Elbasan

Drita Cankja Tel. 05453527 [email protected]

3. Biblioteka publike L. 28 Nëntori” Rr. “Petrit Bisha”­Vlorë

Liljana Gjika Tel/fax:+355 3324070

[email protected] m

4. Biblioteka publike L.15 Tetori, Rr. “Kastriot Muça “Fier

Marjola Dashi Tel/fax +355 64 2293 jolidashi­ 2005Yahoo.com

5. Biblioteka publike Lagjia 17, Rr. Dalip Peza”­Durrës

Flora Dervishi Tel.+355 0522281 [email protected]

6. Biblioteka publike Lezhë Gjergji Shyti Tel.0215 7. Biblioteka publike e qytetit, Krujë Dallëndyshe Guni Tel.+035505322337 8. Biblioteka publike Gjirokastër Tefta Gjoni Tel.08440528 9 Biblioteka publike “Ilo Mitkë

Qafëzezi” Korçë Skënder Rusi Tel.+355 08242929

10 Biblioteka publike “Mitrush Kuteli” Pogradec

Margarita Mato Tel.+35508326065

11 Biblioteka publike Kukës Shpresa Lashi Tel.+3550242 2559 12. Biblioteka publike Burrel Laureta Doda Tel.+355021722295 13. Biblioteka publike Lushnje Kadri Fishta Tel.+3550352088 14. Biblioteka publike Kavajë Josif Doja 15. Biblioteka publike Tropojë Avdul Sula 16 Biblioteka publike Rrogozhinë Xhelal Tosku 17. Biblioteka publike Gramsh Ledi Shqiponja Tel.+355 05132291 18. Biblioteka publike Përmet Natasha Karafili Tel.+35508132563 19. Biblioteka publike Kuçovë Klodiana Gjini Tel.+355031103392 Klodi­[email protected] 20. Biblioteka publike Berat Balil Gjini Tel.+35503234548 [email protected] 21 Biblioteka publike Peshkopi Mariana Bulku Tel.+355 03422505 22. Biblioteka publike Rrëshen Bardhe Marku Tel.+355021626044 23. Biblioteka publike Librazhd Albana Qosja Tel.+35505142204 24. Biblioteka publike Pukë Riza Tafilaku 25. Biblioteka publike Tepelenë Teuta Islami Tel.+35508142508 26. Biblioteka publike “Skënder Luarasi”,

Ersekë Majlinda Lena Tel.+35508122378

27. Biblioteka publike Skrapar Gëzim Zylfo 28. Biblioteka publike Patos 29. Biblioteka publike Kurbin Çezar Rica

13

30. Biblioteka publike Bulqizë Myrteza Gjoka 31. Biblioteka publike Sarandë Zaho Vasili Te.+355085203724 32. Biblioteka publike Delvinë 33. Biblioteka publike Nr.2 Rruga Tefta

Tashko,Tiranë Rabihana Bujari

34. Biblioteka publike Nr. 3, Tiranë Besa Sinani 35. Biblioteka publike Nr. 4 Florika Brati 36. Biblioteka publike Nr. 5 “Misto

Treska”, Rruga Mine Peza Pallati 181, Tiranë

Elira Turkeshi

37. Biblioteka publike Nr. 7, Laprakë, Tiranë

Majlinda Hoxha

38. Biblioteka publike Nr. 9 Tiranë Dragica Berovski 39. Biblioteka publike Nr. 10 rruga

Aleksandër Mojsiu, Tiranë Marie Kuka

40. Biblioteka publike Bilisht 41. Biblioteka publike Ballsh Pëllumb Sulo 42. Biblioteka publike Leskovik 43. Biblioteka publike Koplik Sokol Zeka 44. Biblioteka publike Has 45. Biblioteka publike Peqin

Në tabelën më poshtë do të gjeni disa informacione biblioekonomike rreth bibliotekave publike të Enteve lokale:

Bibliotekat publike Koleksionet Stafi Lexues Frekuentues për një ditë

Kompjuter a

Banorë

Ballsh 17 000 1 300 45 ­ 39529

Berat 117 000 8 4000 90 5 127 837 Bilisht 10 000 1 100 25 ­ Bulqizë 8 000 1 1500 30 ­ 42968 Burrel 42 000 3 4000 80 2 60187 Delvinë 15 000(?) 1 550 35 ­ 10765 Durrës 235 000 12 7000 120 11 181662 Elbasan 205 000 10 5000 250­300 7 221 635 Ersekë 52 287 2 2500 70 1 17 161 Fier 140 000 9 5000 300 16 199 082 Gjirokastër 101000 6 5000 70 1 54 647 Gramsh 42350 2 3000 60 3 35647 Has 12 000 1 100 30 ­ 19660 Kavajë 61 000 2 2800 60 1 78179 Koplik 17 500 1 250 40 ­ 36692 Korçë 300 000 9 3500 300 5 142 909 Krujë 41 380 2 3000 60 4 63 517 Kuçovë 4500 1 2000 60 5 35 338 Kukës 70 000 3 3500 55­60 6 63 786

14

Kurbin 17 000 4 2500 40 ­ 54392 Leskovik 10 000 1 80 20 ­ Lezhë 80 000 5 3500 110 7 67 734 Librazhd 73.000 2 2500 50 2 72387 Lushnje 105 000 4 3000 50 1 143 933 Nr 2, Tiranë 9 000 2 800 50 1 Nr. 4,Tiranë 13 500 2 500 30 ­ 60000 Nr. 5,Tiranë 17 000 / 3 1200 80 5 35000 Nr.10, Tiranë 9000 1 500 30 ­ 65000 Nr.3, Tiranë 15 000 2 350 30 ­ 40 000 Nr.7, Tiranë 12 000 1 600 40 ­ Nr.9, Tiranë 20 000 2 800 45 2 Patos 8 000 1 1500 50 1 60 000 Peqin 7000 1 80 15 ­ 32964

Përmet 65 000 4 3200 60 2 25 780 Peshkopi 79 000 4 2700 73 2 85 699 Pogradec 55 000 4 4000 80 4 70 471 Pukë 45 000 2 2000 45 1 34 386 Rrëshen 70 000 2 2500 60 1 37 056 Rrogozhinë 16000 1 130 25 ­

Sarandë 5 000 2 2 35089 Shkodër 220 000 9 3500 150­200 9 185395 Skrapar 15 000 2 1500 50 ­ 29845 Tepelenë 62 000 1 2000 40 ­ 32404 Tropojë 20 000 2 2500 50 ­ 27947 Vlorë 130 000 7 5200 130 13 147128 TOTALE

Fondet e librave në bibliotekat publike arrijnë shifrën rreth 2.670 000 volume. Biblioteka me numrin më të madh të koleksioneve janë: biblioteka publike e Korçës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit, të cilat kanë më shumë se 200.000 volume, bibliotekat publike në qytetet Vlorë, Fier, Berat, Lezhë dhe Gjirokastër kanë mbi 100.000 volume, dhe pjesa më e madhe e bibliotekave kanë nën 100 000 volume. Numri i librave krahasuar me numrin e popullsisë është rreth 1 libër për banorë.

Janë rreth 107 850 anëtarë në vit që frekuentojnë bibliotekat publike. Lexuesit anëtarë në biblioteka janë rreth 7.5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë që banon në këto qytete. Bibliotekat frekuentohen nga një mesatare prej 80 lexues në ditë.

Numri i stafit në bibliotekat publike është 146 punonjës. Numri i bibliotekarëve në bibliotekat e nivelit të parë janë 7 – 12, ndërsa në bibliotekat e nivelit të dytë shërbejnë nga 1­ 6 bibliotekar. Numri i kompjuterëve në bibliotekat publike është 120 (PC).

Në bibliotekat publike hyjnë rreth 8000 tituj në vit. Fondi i librave në gjuhën shqipe në bibliotekat publike zë 80%, të numrit të përgjithshëm dhe 15 ­ 20% të tij e zë koleksioni në gjuhë të huaj. Për sa i përket cilësisë së fondeve bibliotekat si: Shkodra,

15

Elbasani, Korça, Durrësi, Vlora dhe Lezha koleksioneve të librit dhe periodikut janë, të pasura edhe me libra të rralla si: dorëshkrime, kodikë e inkunabula, harta.

Sipas rezultateve të të dhënave në tabelën e mësipërme disa biblioteka nuk kanë kompjuter. Në se do t’i referoheshim standardit të IFLA­s lidhur me treguesit e mësipërm ato janë akoma larg parashikimeve të tij.

3. Bibliotekat publike të Enteve lokale: logjistika

Përpjekjet e para për ndërtimin e mjediseve bibliotekare në Shqipëri njihen në vitet 1929 – 1940. Në vitin 1929 u ndërtua biblioteka për rininë në Tiranë, e cila njihet me emrin Carnavon. Biblioteka u ndërtua nga një qytetare angleze në kujtim të të birit Herbert Carnavon. Gjatë Luftës së Dytë Botërore biblioteka u shkatërrua. Në vitin 1930 tregtari patriot Thoma Turtulli në qytetin e Korçës ndërtoi të parën bibliotekë publike në qytetin e tij. Biblioteka është një ndërtesë në stilin e shtëpive korçare të asaj kohe. Kjo ndërtesë sot është biblioteka e fëmijëve të këtij qyteti dhe mban emrin e tij. Në vitin 1930, ish pronari i njohur Nazif Baholli në kujtim të djalit të tij , bleu nga bashkia e qytetit truallin dhe ndërtoi bibliotekën publike të qytetit të Elbasanit në stilin e shtëpive elbasanase. Biblioteka u përurua në vitin 1935 dhe mori emrin „Qemal Baholli“. Edhe sot biblioteka publike e Elbasanit ndodhet në këtë ndërtesë. Biblioteka e qytetit të Vlorës në vitin 1936 u vendos në ndërtesën e familjes Harxhi, por më pas ajo ka lëvizur në disa ndërtesa.

Pas viteve 1945 qeveria tregoi interes për ngritjen e bibliotekave në qytete të ndryshme të vendit. Për bibliotekat u zgjodhën ndërtesat më të mira, një pjesë ishin ndërtesat të ish pronarëve (të shtetëzuara pas vitit 1945), që ndodheshin në qendër të qyteteve dhe pasi u restauruan e u përshtatën në to filloi shërbimi bibliotekar. Të tilla ishin biblioteka publike e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Sarandës, Peshkopisë dhe Kavajës. Ndërtimi i ndërtesave të veçanta për bibliotekat publike me fondet shtetërore kanë filluar pas viteve 1967. Të tilla ishin: biblioteka publike e qytetit të Korçës (1967), biblioteka publike e qytetit të Beratit dhe Shkodrës(1968), të cilat janë ndërtuar në vitet 1967 – 1975 dhe janë ndër ndërtesat e mira të bibliotekave publike të vendit edhe sot. Parametrat e hapësirave në këto biblioteka janë rreth 460 m 2 për fondet e librave, 390m 2 për salla leximi, 240m 2 për salla mbledhjesh dhe sallonin e katalogëve dhe 140m2 për mjedise pune për bibliotekarët. Me gjithë hapësirat e mira të këtyre bibliotekave të reja, shërbimi për lexuesit realizohej përmes një sporteli me ndërmjetësinë e bibliotekares.

Një pjesë tjetër bibliotekash u vendosën në katet e para të pallateve të banimit si: bibliotekat publike të qytetit të Tiranës, Kukësit, Përmetit, Lushnjes, biblioteka e fëmijëve në Durrës etj. Me ndërtimin e shtëpive të kulturës në qytete të ndryshme u vendosën brenda mjediseve të tyre edhe bibliotekat si: bibliotekat publike Pogradec, Burrel, Rrëshen, Pukë, Gramsh dhe Tepelenë etj.

Në vitin 1986 nisën punimet për ndërtimin e bibliotekës publike në qytetet Lezhë dhe Peshkopi, por ato u pezulluan për një kohë të gjatë për mungesë fondesh financiare dhe kanë përfunduar vonë; biblioteka publike e Peshkopisë përfundoi punimet pas viteve 1990 ndërsa ndërtesa e bibliotekës publike të Lezhës në vitin 2001. Me ndonjë përjashtim ndërtesat e bibliotekave publike në Shqipëri kanë patur probleme si psh; asnjë nga bibliotekat nuk kishte ngrohje qendrore, për shkak të kushteve të papërshtatshme teknike gjatë ndërtimit; një pjesë e mirë kishin lagështi në muret e fondeve gjë që ndikonte në

16

klimën e librave, pjesa më e madhe e tyre kishin kushte jo të mira studimi, ndriçim të pamjaftueshëm,nuk kishin pajisjet e domosdoshme dhe me kalimin e kohës ato ekzistuese u amortizuan dhe më shumë.

Pas viteve 97’ megjithëse situata ekonomike nuk ka qenë inkurajuese, Ministria e Kulturës dhe bashkitë i vendosën përsëri bibliotekat publike në ndërtesat më të mira në qytetet si: Fier, Krujë, Vlorë dhe Pogradec, ndërsa për bibliotekat e tjera që u dëmtuan vunë në shërbim të tyre shuma të konsiderueshme në lekë për rikonstruksionin e mjedisit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për shërbimet e bibliotekave. Një pjesë tjetër bibliotekash vazhdojnë të jenë ende në kushte të papërshtatshme.

Sipas të dhënave të observatorit, ku janë analizuar të dhënat e 33 bibliotekave publike, mjediset e bibliotekave, krahasuar me standardet e IFLA/UNESCO­s për hapësirat e ndërtesave dhe mjediset e shërbimit mund t’i grupojmë:

Bibliotekat me hapësira të mira janë: Biblioteka Sip. Totale në m 2

Fier 1300 Vlorës 1500 Berat 1007 Lezhë 670 Shkodër Elbasan Korçë 1230 Burrel 806 Krujë 722 Peshkopi Ersekë 820

Biblioteka me hapsira minimale Biblioteka Sip. Totale në m 2

Durrës Pogradec Gjirokastër 448.20 Kukës 423.8 Tropojë 432

Biblioteka me hapsira nën minimale Biblioteka Sip. Totale në m 2

Rrëshen 145 Librazhd 170 Nr. 5, Tiranë 103 Nr 10 Tiranë 113 Nr.9, Tiranë 116 Nr 2, Tiranë 136 Nr. 4, Tiranë 67

17

Nr. 7. Tiranë 127 Nr. 3 Tiranë 200 Bulqizë 60 Kuçovë 158 Gramsh 116 Kurbin 130

Bibliotekat e qyteteve Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, Berat klasifikohen në bibliotekat me mbi 50 000 banorë, hapësirat e përgjithshme të së cilave mund të jenë nga 930 – 1450m 2 sipas standardeve 5 . Biblioteka e grupit të dytë hyjnë në grupin e bibliotekave, hapësirat e përgjithshme të të cilave nuk duhet të jenë më pak se 370m 2 6 .

Bibliotekat e nivelit nën mesatar nuk përmbushin standardet e parashikuara nga IFLA për mjediset e bibliotekave, të cilat nuk duhet të jenë më të vogla se 230 m 2 7

Në se do të krahasonim hapësirat në dispozicion të përdoruesve me numrin e banorëve duke filluar nga Biblioteka publike e Fierit, e cila qëndron në krye të bibliotekave të tjera me 1300m 2 sipërfaqe të përgjithshme me 199 092 banorë, apo bibliotekën e Vlorës me 1500m 2 me 147000 banorë apo bibliotekën e Korçës me hapësira 1230m 2 dhe me 142 909 banorë, rezulton se nuk janë brenda parametrave që parashikon IFLA. Po kështu mund të thuhet edhe për hapësirat e fondeve të mjediseve të studimit, mjediset e shërbimit dhe ato të personelit, të cilat nuk plotësojnë standardet e duhura.

Në bibliotekat publike të këtij niveli ka të planifikuar mjedise për personelin, salla ku zhvillohen mbledhje dhe veprimtari për lexuesit dhe mjedise publike, por nuk është parashikuar hyrja dhe qëndrimi i personave me aftësi të kufizuar.

Një pjesë e mirë e bibliotekave publike nuk kanë mjedise publike si: mjedise higjieno – sanitare, kafene për lexuesit si dhe mjediset për ashensor, ngrohje, ventilim etj.

Bibliotekat publike janë të pajisura me tabela ku është vendosur emërtimi i bibliotekës në gjuhën shqipe dhe stema e bashkisë. Disa prej tyre kanë ndriçimi të mirë të dallueshëm edhe natën. Bibliotekat publike në përgjithësi janë të vendosura në qendër të qyteteve dhe kjo lehtëson përdorimin e tyre. Përjashtim bëjnë bibliotekat publike të Tiranës, të cilat janë të shpërndara në qendra administrative të ndryshme dhe nuk janë lehtësisht të dallueshme për lexuesit, prandaj nevojitet të kenë tabela orientuese për t’u gjendur. Bibliotekat që ndodhen në mjediset e shtëpisë së kulturës, mjaftohen me një tabelë që mund të jetë e vendosur tek dera e bibliotekës, por nuk kanë në hyrje një tabelë që të tregojë se në ndërtesën e shtëpisë së kulturës ndodhet edhe biblioteka.

5 Shërbimi i bibliotekave publike IFLA/UNESCO­ udhëzime për zhvillim, edicioni italian nën kujdesin e AIB, 2002. 6 Idem 7 Idem.

18

Bibliotekat publike nuk kanë dalje tjetër përveç derës së hyrjes në raste emergjente. Disa biblioteka kanë sistem alarmi apo ndihme në rastet e rënies së zjarrit si Biblioteka e Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Beratit dhe biblioteka nr. 5 në Tiranë.

Bibliotekat e qyteteve Lezhë, Vlorë kanë sipërfaqe të konsiderueshme për parking , ndërsa bibliotekat e tjera nuk i kanë këto mundësi. Disa biblioteka në bashkëpunim me zyrën e transportit të bashkisë kanë siguruar një ose dy vende parkimi para bibliotekave që kanë dalje direkt në rrugë.

19

Biblioteka publike Lezhë

Biblioteka publike Pogradec

Biblioteka publike Fier

Biblioteka publike Elbasan

20

Biblioteka publike Durrës Biblioteka publike Berat

Biblioteka publike Kuçovë Biblioteka publike Korçë

21

4. Bibliotekat publike të Enteve lokale: legjislacioni bibliotekar Shërbimet e bibliotekave publike bazohen e zhvillohen duke u mbështetur së pari

në ligjin përkatës të bibliotekave, në standardet bibliotekare ndërkombëtare dhe në dokumente e udhëzime të organizatave ndërkombëtare:

­ Ligji “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” Nr. 8576 (2000) ­ Ligji i të Drejtës së Autorit (2006) ­ Deklarata e Universale e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ku thuhet: “Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përmban lirinë e të menduarit si dhe kërkimin, marrjen dhe dhënien e informacionit dhe të ideve nëpërmjet çdo lloji të medies dhe pavarësisht nga kufijtë” (neni 19). ­ Manifesti i IFLA/UNESCO–s për bibliotekat publike (1994) ­ Manifesti i bibliotekave shkollore(2000) ­ Manifesti i Internetit (2002) ­ Udhëzime të IFLA/UNESCO­s për zhvillimin e bibliotekave publike (2002)

Baza ligjore që ka mbështetur veprimtarinë e bibliotekave deri në vitin 1999 ka qenë në nivelin e dekreteve, vendimeve dhe rregulloreve. Me konsolidimin e shtetit gradualisht u përmirësua edhe legjislacioni për bibliotekat Në vitin 1998 një grup bibliotekarësh i organizuar nga Ministria e Kulturës punoi për hartimin e ligjit për shërbimet e bibliotekave në Shqipëri. Bazuar në përvojën e vendeve më të zhvilluara si dhe rekomandimeve të Këshillit të Europës u përgatit një projekt i ligjit të bibliotekave. . Njohja e veprimtarisë së bibliotekave si pjesë e sistemit kombëtar të informacionit u vendos në vitin 2000 me miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit Nr. 8576 Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë ­ Sipas Ligjit Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë Nr. 8576 sistemi i

bibliotekave në Shqipëri mbështetet në baza ligjore për krijimin, financimin dhe zhvillimin e shërbimeve të tyre. Hyrja e lirë në informacion mbështetet me ligj dhe çdo bibliotekë është pjesë e rrjetit kombëtar të bibliotekave. Legjislacioni për bibliotekat publike është pjesë e legjislacionit të përgjithshëm të Ligjit për bibliotekat (Ligji Nr. 8576, neni,21,25, 28)

Kreu V Organizimi i bibliotekave

Neni 21 1. Detyrat dhe sfera e veprimtarisë së bibliotekës përcaktohen në statusin dhe rregulloren e saj të miratua nga personi fizik dhe juridik që e ka krijuar

Neni 25 1. Organi që ka në varësi bibliotekën, financon dhe ushtron kontroll për përdorimin

e fondeve të dhëna. 2. Bibliotekat mund të përfitojnë nga burime të tjera financiare si ndihma nga

fondacione, organizata shoqërore vendase dhe të huaja. 3. Të ardhurat e përfituara nga shërbimet për persona të tretë administrohen sipas

akteve ligjore në fuqi.

22

Neni 28 Biliotekat publike

1. Janë institucione kulturore dhe informuese, që nxisin të mësuarit, zgjerimin e dijeve dhe interesin për lexim në rajonin ku ato zhvillojnë veprimtarinë e tyre. Si institucione publike ato mbështesin pjesëtarët e bashkisë, së cilës i shërbejnë, që të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike dhe të luajnë rol aktiv në shoqëri.

2. Krijohen në çdo bashki dhe komunë. Ato janë në varësi administrative të organeve të pushtetit vendor në rajonin e të cilave zhvillojnë veprimtarinë.

3. Organet shtetërore vendore sigurojnë shërbimin bibliotekar për popullsinë në ndarjet territoriale që janë në juridiksionin e tyre. Ato sigurojnë mjediset e bibliotekave sipas normativave të shërbimit të lexuesve dhe sasisë së koleksioneve, si dhe mjeteve e pajisjet për zhvillimin normal të veprimtarive bibliotekare.

4. Drejtuesit e bibliotekës publike emërohet nga organet e pushtetit vendor, në varësi të të cilit është biblioteka, bazuar në kriteret e caktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ai duhet të jetë bibliotekar i kualifikuar profesionalisht

5. Krijimi i bibliotekave publike si dhe numri i punonjësve të tyre, caktohen sipas normativave të hartuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Vendor.

6. Koleksionet e bibliotekave publike përmbajnë literaturë të karakterit të përgjithshëm të të gjitha fushave të diturisë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja si në formë të shtypur ashtu edhe elektronike, me përparësi fushat për të cilat ka më shumë interes rajoni, ku biblioteka zhvillon veprimtarinë.

7. Bibliotekat publike vendore krijojnë katalogë dhe sigurojnë informacion të materialeve bibliotekare me karakter historik, kulturor, shkencor etj për territorin ku ato zhvillojnë veprimtarinë përhapin informacion me burim pushtetin qendror dhe vendor, si dhe çdo informacion tjetër me karakter publik nga burime të tjera.

8. Organizojnë shërbime të veçanta për anëtarë të bashkisë, që për arsye të ndryshme, nuk kanë mundësi të përdorin shërbimet e zakonshme si: njerëzit me aftësi të kufizuara, të sëmurët, minoritetet gjuhësore, banorët e zonave të largëta pak të populluara, të burgosurit etj.

9. Në varësi të koleksioneve, numrit të përdoruesve, si dhe të shërbimeve bibliotekare dhe informuese që kryejnë bibliotekat publike kategorizohen në dy nivele nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Bibliotekat e komunave përbëjnë kategorinë e tretë të sistemit të bibliotekave publike

10. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Pushtetit Vendor cakton në çdo prefekturë një bibliotekë që luan rolin e bibliotekës qendrore për bibliotekat e tjera të bashkive dhe komunave të saj.

Për fat të keq ende nuk janë përgatitur aktet nënligjor që të ndihmojnë dhe lehtësojnë shërbimet bibliotekare. Kjo gjë pengon zhvillimin e politikave lidhur me shërbimin efektiv të burimeve të informacionit.

23

Akti i kopjes legale në Shqipëri i takon vitit 1921, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, porositeshin të gjithë botuesit, me një qarkore të posaçme që të dërgonin falas dy kopje të çdo botimi të tyre për Bibliotekën e Shtetit. Ligji i kopjes së detyruar u zgjerua edhe për bibliotekat publike në vitin 1972 me dekret të Kuvendit Popullor sipas të cilit bibliotekat publike merrnin 5 kopje të çdo shtypshkrimi që botoheshin në rrethin e tyre. Versioni i fundit i kopjes legale është pas ndryshimeve demokratike. Kuvendi miratoi Ligjin nr. 7603 datë 10.09 1992: “Mbi dërgimin pa shpërblim të kopjeve të detyruara të shtypshkrimeve bibliotekave”. Në bazë të këtij ligji të gjitha entet botuese shtetërore dhe private detyrohen të dërgojnë pa shpërblim në Bibliotekën Kombëtare dhe në bibliotekat e rretheve ku ushtrojnë veprimtaritë nga pesë kopje të çdo botimi, duke paguar edhe shërbimin postar. Ligji i kopjes së detyruar u jep mundësi bibliotekave publike të sigurojnë botimet e rrethit dhe të ruajnë arkivin e këtyre botimeve.

Lidhur me detyrimin e lexuesve të cilët humbasin librat apo i vonojnë ato, bibliotekat punojnë me Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1963 Për administrimin e pronës shtetërore. Për të ardhurat që krijohen nga ky burim si dhe burime të tjera bibliotekat mbështeten në: Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 432 dt. 26. 06. 2006. Për krijimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore pika 1/b : Të ardhurat nga veprimtaritë dytësore buxhetore, institucionet mund të përdorin 30% të shumës të siguruar nga këto të ardhura.

5. Bibliotekat publike të Enteve lokale: Financimi

Në vartësi të bibliotekës dhe të shërbimeve që ajo kryen fondet për funksionimin e saj vijnë nga burime të ndryshme; qeverisjes lokale, rajonale, donatorë dhe burime të tjera. Sigurimi i buxhetit është i shprehur në Ligjin e bibliotekave (neni 25, pika 1). Bibliotekat bëjnë përpjekje për ngritjen e fondeve për zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tyre dhe arritjen e rezultateve, por megjithatë pjesa më e madhe për zhvillimin e shërbimeve vjen nga institucioni epror.

Bibliotekat publike varen nga Bashkitë e qyteteve të tyre nga të cilat marrin edhe buxhetin financiar. Bibliotekat publike që kanë vartësi të drejtpërdrejtë nga bashkitë, kanë të planifikuar fondin vjetor të shpenzimeve për bibliotekat dhe të detajuar. Disa biblioteka të tjera kanë probleme sepse nuk varen direkt nga bashkitë, por nga drejtoria e Qendrës kulturore dhe buxheti i tyre nuk është i detajuar për shërbimet e bibliotekës, por është një pjesë e fondit të kulturës kjo gjë sjell vështirësi në planifikimin e blerjeve për librat e rinj si dhe të zërave të tjera për shpenzimet e bibliotekës. Në këtë pozicion janë bibliotekat publike të qyteteve Burrel, Rrëshen, Gramsh etj. Në vartësi të ndërmjetme është edhe Biblioteka publike e Elbasanit, e cila varet nga Drejtoria e Muzeut të Qytetit, i cili vendos edhe për titujt dhe sasinë e librave të domosdoshëm për pasurimin e bibliotekës.

Nga të dhënat e formularëve vihet re se buxheti planifikohet dhe shpenzohet për rrogat e punonjësve, i cili bën pjesën më të madhe të buxhetit, blerjen e librave dhe revistave dhe shpenzime të tjera administrative. Biblioteka e Librazhdit dhe ajo e Kuçovës p.sh. për vitin 2006, nga bashkia kishin të planifikuar 3 000 000 lekë për restaurimin e ndërtesës dhe mjediseve të brendshme, po kështu edhe biblioteka e Tropojës (2 700 000lekë).

24

Problem i rëndësishëm për bibliotekat mbetet akoma financimi në mbështetje të shërbimeve bibliotekare (kryesisht për blerjen e librit të ri në gjuhën shqipe dhe atë të huaj), blerja e pajisjeve të domosdoshme për të lehtësuar dhe modernizuar shërbimin bibliotekar, masat mbrojtëse për të ruajtur materialet e vlefshme bibliotekare nuk përfshihen në planifikimet financiare të bibliotekave etj.

Nga vëzhgimi i formularëve vihet re se disa biblioteka si Berati, Vlora, Fieri, Shkodra dhe Durrësi, Biblioteka publike nr 5 në Tiranë etj. në dy vitet e fundit kanë marrë një buxhet të konsiderueshëm në krahasim me vitet e kaluara, i cili varion nga 1.500 000 lekë deri në 8 000 000 lekë në vit. Po kështu rritje të buxhetit vihet re edhe në bibliotekat më të vogla si ajo e qytetit të Laçit me 1 450 000 lekë dhe ajo e qytetit të Ersekës, prej 250 000 lekë. Disa biblioteka ende nuk marrin një buxhet të planifikuar në vazhdimësi, por me hope, i cili është i papërfillshëm për veprimtarinë e tyre. Ka biblioteka publike si ato në qytetet Burrel dhe Rrëshen që kanë marrë fond vetëm për blerje të katër titujve të periodikut shqip në vit. Vihet re një disnivel në planifikimin dhe ndarjen e fondit në lekë që u jepet bibliotekave për blerjen e librave. Veçanërisht kjo shifër është shumë e ndryshme në bibliotekat e nivelit të parë nga ato të nivelit të dytë.

Bibliotekat publike të qyteteve përpiqen të gjejnë sponsor për zhvillimin e veprimtarive të veçanta, por shpesh edhe për pasurim me libra e revista. Mund të thuhet se bibliotekat publike kanë rreth 16 vjet që nuk bëjnë blerje për librin apo abonime në periodikun e huaj.

Situata jo e mirë ekonomike në Shqipëri ka ndikuar në gjithë sistemin bibliotekar dhe veçanërisht në ato publike në uljen e buxhetit dhe të shpenzimeve. Nga kufizimet financiare nuk është e mundur të mbahen degët e bibliotekave publike (bibliotekat e komunave) për mungesën e fondeve për personel dhe blerjen e librave, prandaj ato vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Pra, duke i përmbledhur, rekomandimet tona do të ishin: 1. Duhet formuluar një politikë e qartë me objektiva të përcaktuara, me

prioritete dhe shërbimet, duke pasur parasysh nevojat e komunitetit lokal. 2. Biblioteka publike duhet të organizohet në mënyrë efikase dhe me

standarde profesionale të funksionimit. 3. Bashkëpunimi me partnerët e mundshëm duhet garantuar, për shembull

me grupe përdoruesish dhe profesionistë të tjerë në nivel lokal, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

6. Bibliotekat publike të Enteve lokale: menaxhimi

6.1 Pasurimi me koleksione Shërbimi bibliotekar bëhet i suksesshëm kur përmbajtja e koleksionit bibliotekar i

përshtatet kërkesave të komunitetit që i shërben. Pas viteve 90’shënohet një ulje e fondeve buxhetore nga shteti për pasurimin e

bibliotekave me libra në gjuhën shqipe si dhe ndërprerja e fondit në valutë për blerjen e librave dhe botimeve periodike në gjuhë të huaj, ky fakt krijoi një vakum në gjithë fondet e bibliotekave kryesore të vendit. Me kalimin e viteve kjo varfëri fondesh filloi të largonte lexuesit e tyre.

25

Ardhja e donatorëve dhe hapja e fondacioneve në Shqipëri ishte një praktikë e panjohur për bibliotekat tona, të cilat ishin mësuar vetëm me praktikat shtetërore. Për aplikimin në këto fondacione për ngritjen e fondeve në lekë u desh të zhvilloheshin seminare trajnimi. Për këto arsye, nga Fondacionet dhe veçanërisht nga Fondacioni Soros u mbështetën disa aplikime përmes projekte për plotësimin e nevojave emergjente në biblioteka të kategorive të ndryshme publike, shkollore e universitare dhe ato speciale.

Nëpërmjet zbatimit të projekteve për blerje si dhe të dhurimit për revistat e huaja shkencore bibliotekat shqiptare përfituan botime me vlera për lexuesit e tyre. Banka Botërore (International Book Bank) me ndërmjetësinë e Fondacionit Soros solli dy kontingjente me nga 40 000 vëllime me libra në gjuhën angleze nga fusha të ndryshme të shkencës, të cilat u shpërndanë pothuaj në gjithë sistemin e bibliotekave të vendit. Kjo prurje plotësoi një boshllëk të madh të krijuar në fondet e këtyre bibliotekave veçanërisht me libra nga gjuhët perëndimore si dhe plotësuan disa fusha për të cilat bibliotekat kishin mungesa të ndjeshme, siç ishin fushat për ekonominë, financën, biznesin, makro dhe mikroekonominë, filozofinë e sociologjinë, manuale shkencore popullore etj. Botimet referuese zinin një vend të rëndësishëm në këtë furnizim të bibliotekave, veçanërisht me kompletin e Enciklopedisë botërore (World Book Enciklopedia, botim i vitit 1998) në 22 volume, ndërkohë që shumica e bibliotekave kryesore të vendit kishin mbetur vetëm me enciklopedinë ruse (Balshaja enciklopedia, botim i vitit 1954). Fjalori i gjuhës angleze në dy vëllime ishte gjithashtu me vlerë për studiuesit, studentët e nxënësit e shkollave. Vend të konsiderueshëm zinin edhe mjaft libra për biografinë e personave të shquar nga fusha e filozofisë, politikës, kulturës dhe artit.

Pas ngjarjeve të vitit 1997, Programi ndërmori disa projekte operacionale për të plotësuar boshllëqet e krijuara në fondet e bibliotekave të dëmtuara. Kështu mund të përmendim Projektin e blerjes së librave shqip për bibliotekat publike, duke u dhënë prioritet bibliotekave më të dëmtuara si dhe plotësimin e boshllëqeve të krijuara nga pasurimi josistematik i bibliotekave të tjera të vendit. Përmes këtij projekti përfituan rreth 40 biblioteka publike. Në këtë mënyrë u arrit që lexuesit shqiptar t’i sigurohen botimet më të rëndësishme të kohëve të fundit, nga të gjitha fushat, qofshin këto kërkimore shkencore apo në fushën e letërsisë dhe arteve.

Bibliotekat janë ndihmuar edhe nga donatorë të tjerë si dhe organizata të ndryshme me libra , botime periodike si edhe me botime të reja në formën elektronike si: CD ROM­e, video, DVD etj., të cilat mundësuan hyrjen e bazave të të dhënave, ekuivalente me tekstet e plota të librave dhe revistave, pa pasur nevojën e punës on­line. Përveç teksteve ato mbajnë edhe foto, figura të lëvizshme edhe me zë. Prodhimet e tyre janë për fusha të ndryshme të arsimit dhe shkencës, historisë dhe me karakter enciklopedik. Përfituan sasi të konsiderueshme të këtyre botimeve bibliotekat universitare dhe bibliotekat publike.

Në përgjithësi bibliotekat publike lokale të vendit depozitojnë dhe shërbejnë vetëm fjalën e shkruar në letër, kasetat, videokasetat, kompakt disqet dhe media të tjera elektronike përbëjnë një koleksion të vogël krahasuar me numrin e përdoruesve

Përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së pasurimit të koleksioneve të bibliotekave nuk rreshti edhe më pas për biblioteka të veçanta në ndihmë të studiuesve dhe përdoruesve të bibliotekave. Pasurimi i bibliotekave me botime të reja dhe veçanërisht ato digjitale afroi lexuesit e bibliotekave dhe rriti interesin për marrjen e informacionit të

26

nevojshëm. Biblioteka e Fierit në atë periudhë ka blerë një sasi të konsiderueshme CD dhe video.

Koleksionet e bibliotekave dhe veçanërisht në bibliotekat publike u plotësuan dhe u përmirësuan në përmbajtjen e tij.

Sipas të dhënave të observatorit pasurimi i bibliotekave është realizuar kryesisht nga blerjet pothuaj në gjithë bibliotekat e vendit. Ka ndërprerje të blerjeve të materialeve bibliotekare në vitet 1993 – 1999 dhe pas vitit 2000 disa nga bibliotekat publike kanë rritur buxhetin e blerjeve të librave. Nga shifrat që ato japin shihet se shumat janë të ndryshme dhe nuk ka planifikim të njëjtë për të gjithë bibliotekat. Bibliotekat ende nuk marrin volutë për blerjen e librit të huaj. Sigurimi i librit të huaj ka mbetur në nivelin e dhurimit.

Sipas të dhënave të bibliotekave nga formularët lidhur me pasurimin vjetor i cili sipas standardeve të IFLA­s duhet të jete 200 – 250 libra për 1000 banorë nuk është i realizuar në bibliotekat publike të Shqipërisë.

Mendoj se ka disa probleme të rëndësishme në këtë kontekst:

1. Në Shqipëri ka një ligj për bibliotekat, por që sipas nesh nuk është ende i mjaftueshëm për të gjithë territorin kombëtar që të rregullojë shërbimin bibliotekar publik të financuar dhe administruar në nivel lokal, ku biblioteka, sic shprehet në Manifestin për Biblioteka Publike të UNESCO­s 8 , të përbëjë “një komponent thelbësor të cdo strategjie perspektive për kulturën, për përhapjen e informacionit, të edukimit dhe arsimimit” 9 . Bibliotekat e enteve lokale hyjnë midis objekteve të pushtetit legjislativ.midis shtetit dhe bashkive, kështu që Këshillat Bashkiakë mund të nxjerrin normat e tyre gjithmonë në kuadrin ligjor të përcaktuar nga ligji i bibliotekave. Pra, janë të nevojshme disa norma që do të disiplinojnë në mënyrë organike tërësinë e funksioneve të transferuara nga shteti, dhe që do të përfshijnë në mënyrë eksplicite sistemin e bibliotekave. Nganjëherë disa norma ekzistojnë por ato as nuk janë përditësuar ose janë shtuar të tjera të cilat modifikojnë dhe jo shfuqizojnë të mëparshmet.

2. Ndërkaq, nga njëra anë raportet midis drejtuesit të bibliotekës dhe entit lokal nga i cili varet; nga ana tjetër, bashkëpunimi i nevojshëm midis Shtetit dhe enteve lokale në ndërtimin e një sistemi shqiptar të bibliotekave publike, përbëjnë një tjetër problem.

Për raportet midis drejtuesit të bibliotekës dhe entit lokal mund të themi që ndoshta aspektet më delikate janë: kufijtë e ndërhyrjes së entit në aktivitetin teknik dhe autonominë administrative të drejtorit. Kështu p.sh, le të flasim për një nga detyrat më të rëndësishme: pasurimin e bibliotekës përmes blerjeve të reja: kush duhet ta bëjë këtë

8 “Manifest UNESCO­s për Bibliotekat Publike” “IFLA journal» 21 (1995), n. 1, f. 66­ 67.

9 Është detyra jonë që të ballafaqojmë parimet e këtij Manifesti me realitetin tonë dhe duke pasur parasysh edhe funksionet e reja që kanë gjeneruar nga përparimi i Shoqërisë sonë të informacionit, të tregojmë mjetet e nevojshme për t’ua përshtatur kërkesave të kësaj shoqërie rrjetin e bibliotekave publike shqiptare.

27

përzgjedhje: a mundet pushteti lokal t’ia heqë këtë detyrë drejtorit? Dhe nga ana tjetër, a mundet që drejtori të disponojë fonde që i janë ndarë nga buxheti lokal për libra dhe revista dhe t’i shpenzojë këto pa shumë formalitete?

Vitet e fundit, sipas vendimeve të qeverisë çdo lloj blerjeje duhet të bëhet përmes tenderit, që do të thotë se duhet të merren tri oferta për çdo produkt që do të blihet. Nga ky rregull nuk është përjashtuar as blerja e librave, kështu që në disa nga rrethet e vendit drejtorit të bibliotekës i duhet të bëjë “akrobacira” të çuditshme për të siguruar oferta nganjëherë jo reale. Sepse është e qartë që në një vend të vogël si yni, një titull (sidomos i ri, për të cilin shtëpitë botuese kanë blerë të drejtat e autorit dhe pra libri është pronë vetëm e tyre) mund të blihet vetëm në një shtëpi botuese ( por edhe titujt e vjetër sepse do të ishte një investim pa të ardhme t’i botoje me përkthyes alternativë).

Sipas nesh, autonomia administrative e drejtuesit të bibliotekës është shumë e rëndësishme. Një nga rekomandimet tona do të ishte që t’i lihej sa më tepër hapësirë autonome një drejtori të kualifikuar të bibliotekës, për të harxhuar fondet e përcaktuara nga pushteti lokal ose Ministria pa ndonjë autorizim apo pa nevojën e tenderit por faturat dhe gjithë dokumentacioni më pas duhet të jenë të rregullta dhe në pajtim me të gjitha rregullat financiare.

Për sa i përket zgjedhjes së librave: sipas hulumtimit tonë në disa rrethe kjo bëhet nga drejtori i bibliotekës. P.sh drejtorët e bibliotekave, Shkodër, Durrës etj. pohojnë që kjo përzgjedhje është iniciativë e tyre, e mbështetur edhe nga një komision i përbërë nga njerëz të artit, kulturës dhe shkencës.

Në rrethe të tjera kjo detyrë zgjidhet nga drejtoria nga varet biblioteka, p.sh. në Elbasan biblioteka varet nga drejtoria e muzeve dhe kjo është detyrë e drejtorit të muzeve, drejtuesi i bibliotekës mund të dërgojë disa propozime.

Drejtuesit e bibliotekave e konsiderojnë si pozitive si njërën praktikë edhe tjetrën, në varësi nga angazhimi intelektual i tyre në punë, nga cilësitë dhe kualifikimi vetjak, dhe nga përgjegjësia që ndiejnë. Sipas rekomandimit tonë, në çdo bibliotekë dhe sidomos në rrethet e vogla duhet të ekzistojnë bordet, të cilat nuk do të kenë rol “vëzhgues” a “kontrollues” por rol këshillues. Dhe mbi të gjitha, duhen hartuar kritere të qarta për politikat e blerjeve së librave, të cilat, veç kritereve të përgjithshme, do të kenë parasysh edhe nevojat aktuale të bibliotekës përkatëse, karakterin e lexuesve që e frekuentojnë, si edhe të rrethit ku vepron biblioteka. Shërbimet bibliotekare duhet të përshtaten me nevojat e ndryshme të komuniteteve rurale dhe atyre urbane.

6.2 Spastrimi i koleksioneve Bibliotekat kanë pasur në praktikën e punës së tyre përzgjedhjen e koleksioneve

nga kopjet e tepërta të një titulli libri. Librat e tepërt hiqeshin nga fondi dhe hartoheshin

28

list dubleta e dërgoheshin në shkollat e qytetit apo në bibliotekat e ngjashme të qyteteve të tjera. Në vitin 1992, Udhëzimi i Ministrisë së Kulturës futi në proces të hartimit të koleksioneve edhe spastrimin e librave me qarkullim të ngadalshëm, me informacion të vjetruar, si dhe librat shumë të dëmtuar. Ky proces i ka lehtësuar koleksionet e bibliotekave publike nga librat stoqe, që, midis të tjerash, zinin edhe raftet e pakta. Për realizimin e spastrimit të fondeve, bibliotekat publike ndjekin procedurat profesionale për listimin e tyre dhe shkarkimin nga inventarët si dhe për destinacionin e tyre.

6.3 Orët e shërbimit Shërbimi i bibliotekave publike në pjesën më të madhe të bibliotekave realizohet

me 40 orë në javë. Shumë biblioteka punojnë edhe ditët e shtuna paradite deri në orën 14.00. Para viteve 1992 bibliotekat publike punonin 12 orë në ditë dhe 72 orë në javë, por vështirësitë ekonomike që kaloi vendi, të cilat u pasqyruan edhe në sistemin e bibliotekave publike si dhe me situatat e pasigurta që u krijuan, diktuan reduktimin e shërbimit bibliotekar. Janë disa biblioteka si: Biblioteka publike e Shkodrës e cila punon 60 orë në jave, biblioteka publike e Elbasanit, e cila realizon një shërbim prej 54 orësh në javë dhe ajo e Peshkopisë dhe e Burrelit me 50 orë në javë, që tregojnë se orët e shërbimit në bibliotekat publike do të vijnë duke u rritur. Kjo është e domosdoshme dhe hyn në një kërkesat e kohës për një shërbim të mirë. Nuk ka asnjë kuptim që, pas orarit të punës apo mësimit, pikërisht atëherë kur krijohet mundësia për të kaluar orë konsultimi në bibliotekë, dyert e saj të jenë të mbyllura. Pa dyshim, veç rekomandimit të Ministrisë përkatëse është një e drejtë dhe detyrim i bashkisë përkatëse ta vendosë këtë në përputhje me nevojat dhe kushtet e rrethit të vet.

6.4 Burimet e personelit Në bibliotekat publike personeli vendoset nga Bashkia, e cila emëron punonjës

me arsim të lartë dhe ndihmës bibliotekarë me arsim të mesëm. Punonjësit e rinj që emërohen në biblioteka sipas ligjit të bibliotekave kryejnë shkollën profesionale dyvjeçare të bibliotekonomisë pranë Bibliotekës Kombëtare, pa shkëputje nga puna. Numri i stafit në bibliotekat publike fillon nga 1 deri në 12 punonjës. Personeli i bibliotekës përbëhet nga përgjegjësi i bibliotekës, i cili menaxhon punët në bibliotekë, por edhe merret me një punë konkrete si p.sh. me pasurimin ose me marrëdhëniet me publikun etj. Biblioteka ka punonjës specialist me titull bibliograf ose klasifikator që janë specialitete të njëjta. Punonjësit klasifikatorë apo bibliografë merren me katalogimin e materialeve bibliotekare, ndërtimin e bazave të të dhënave, përgatitjen e listave bibliografike, ndihmojnë personelin më të ri për përdorimin e kompjuterëve dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave dhe Internetit, si dhe përdoruesit e tyre. Bibliotekat kanë punonjës bibliotekarë, të cilët merren kryesisht me shërbimin e lexuesve në pikat e ndryshme të shërbimit, ndihmës bibliotekari merret me përpunimin fizik të librit si: etiketimin, vulosjen, vendosjen e librave në raft dhe inventarizimin.

Biblioteka publike para viteve 2000 kanë pasur nga një repart të riparimit të librave dhe lidhjes së koleksioneve të dëmtuara nga lexuesit, por këta punonjës, me ndonjë përjashtim si në bibliotekat publike Shkodër, Vlorë, Lezhë dhe Gjirokastrës, pothuaj janë hequr nga bibliotekat për mungesë të buxhetit financiar.

Pranë bibliotekave publike funksionojnë edhe repartet e fëmijëve. Në disa qytete si në Korçë, Durrës, Elbasan këto reparte kanë ndërtesa më vete, ndërsa në biblioteka të

29

tjera si: Fier, Vlorë, Krujë, Lezhë, Pukë etj ato funksionojnë brenda mjedisit të bibliotekës së qytetit. Në repartet e fëmijëve punon një bibliotekar.

Disa biblioteka e veçanërisht ato të kategorive të dyta varen edhe nga qendra kulturore. Të tilla janë bibliotekat e qyteteve Gramsh, Rrëshen, Pukë, Ersekë dhe Tepelenë etj. Kjo varësi e ndërmjetme e ngushton veprimtarinë dhe lirinë e veprimit të bibliotekës publike.

Me zgjerimin e shërbimit në disa biblioteka si dhe hapjen e fondeve është e domosdoshme të kenë një numër më të madh punonjësish për të realizuar shërbimet. Të tilla nevoja p.sh. ka në bibliotekat publike Fier, Vlorë, Korçë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Pogradec etj.

Një nga rekomandimet tona, për personelin: një kërkesë jo e ngutshme, por jetike për bibliotekat është organizimi i kurseve, leksioneve, stazheve, për bibliotekarët me objektiv:

Të përshtatet niveli profesional i tyre me evolucionin teknologjik dhe organizativ dhe me kërkesat e reja dhe të ndryshme të përdoruesve. Askush tek ne nuk e ka testuar kurrë nivelin e atë ashtuquajturit customer satisfaction si shprehje të një kulture profesionale edhe organizative që synon në cilësinë dhe produktivitetin dhe që bazohet në vlerësimin që merret nga përdoruesi. Një analizë a testim i tillë do të nxirrte pa dyshim probleme të mëdha dhe do të zbulonte njëherazi nevojat e kualifikimit të personelit edhe në këndvështrimin e përdoruesve, që janë elementi bazë në një bibliotekë.

6.5 Shërbimet e bibliotekave publike Bibliotekat publike kryejnë një sërë shërbimesh për komunitetin si brenda

mjediseve dhe jashtë tyre. Ato përpiqen të ofrojnë mundësi shërbimi të gjithë kategorive të përdoruesve pa dallim si: fëmijëve, të rinjve, të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuar pavarësisht nga kushtet jo të favorshme që ato kanë. Shërbimi në bibliotekat publike të Shqipërisë ofrohet falas për anëtarët e komunitetit.

Bibliotekat publike ofrojnë një sërë shërbimesh për përdoruesit: ­ huazimin e librave dhe materialeve të tjera ­ shërbime informuese tradicionale dhe elektronike ­ shërbim lëvizës ­ veprimtari kulturore ­ mbështetje programesh të ndryshme për leximin

Në varësi të mjediseve dhe komuniteteve ku ato shërbejnë, bibliotekat publike japin me huazim materialet e tyre për lexim në mjediset e bibliotekës, por edhe jashtë bibliotekës, për studim të lirë për publikun, për një afat nga 15 ditë deri në një muaj. Në rast se përdoruesit e vonojnë librin, biblioteka aplikon sistemin e mbajtjes së gjobave, e cila është një shumë simbolike për kujtesë e jo për t’i larguar ata nga biblioteka. Bibliotekat publike sot kanë hapur fondet e tyre, duke krijuar kështu biblioteka pa mure e duke u ofruar përdoruesve informacion të hapur dhe mundësi për ta shfrytëzuar bibliotekën në mënyrë të pavarur. Bibliotekat me fonde të hapura kanë sistemuar koleksionet sipas degëve të shkencës, ku përparësi i kanë dhënë organizimit të koleksionit referues, të cilat janë vendosur në salla të veçanta apo në hyrje të bibliotekës. Mjaft biblioteka kanë të paktën nga një kompjuter dhe printer në dispozicion të lexuesve.

30

Me gjithë modernizimin e shërbimit, duke ofruar informacion të hapur, bibliotekat publike kanë ende në përdorim katalogët tradicionalë, të cilët janë disa llojesh si: ­katalogët alfabetikë (sipas rendit alfabetik të autorëve apo titullit të librit) ­katalogë sistematikë (sipas klasifikimit të KDU) ­katalog topografikë (sipas numrit të vendit në raft, të cilët përdoren për inventarizimi e koleksioneve bibliotekare) ­katalog elektronikë.

Bibliotekat publike përgatisin botime bibliografike me informacion për hyrjet e reja në bibliotekë në formë listash, përgatisin edhe botime bibliografike për tema të ndryshme apo fondet e rralla, që ato ua bëjnë të njohura lexuesve të tyre dhe për t’i ndihmuar studiuesit në punën studimore. Bibliotekat publike grumbullojnë dhe përhapin informacionin për komunitetin e tyre. Bibliotekat e Fierit dhe Peshkopisë punojnë për sistemimin e informacionit të komunitetit të tyre.

Personeli i bibliotekave tregon kujdes me të rinjtë, të cilët janë midis moshës së fëmijërisë dhe adoleshencës dhe moshës më të rritur. Ato organizojnë biseda me ta dhe bashkëpunojnë me shkollat dhe prindërit për organizimin e veprimtarive të përbashkëta. Dallohet biblioteka publike e Vlorës, Durrësit, Pogradecit etj. për punën me pasion që bëjnë punonjëset e saj për organizimin e veprimtarive me të rinjtë.

Bibliotekat e fëmijëve kujdesen për afrimin e tyre me librat. Ato organizojnë veprimtari, ngjarje për nxitjen e leximit siç janë: tregimi i përrallave, lexime me zë, mësim për përdorimin e internetit etj. Bëhen përpjekje për inkurajimin e fëmijëve që ta përdorin bibliotekën me lehtësi. Dallohen për një punë cilësore me fëmijët biblioteka publike e Fierit dhe Krujës, Durrësit, Pogradecit, Vlorës dhe Lezhës. Disa biblioteka publike kanë filluar të ndërtojnë programe për të mbështetur leximin në disa zona rurale ku ndodhen fëmijë që nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Këto programe kërkojnë mbështetjen edhe të qeverisë lokale dhe të organizatave të ndryshme për realizimin me sukses të tyre.

7. Shërbime të reja në bibliotekat publike të Enteve lokale

Përveç shërbimeve bazë që përmendëm, shërbimet më të reja që janë aktivizuar ose që lipsen aktivizuar sa më parë 10 , të gjitha të lidhura me futjen në një rrjet on line të bibliotekave, janë: Aksesi i pavarur në Internet Kjo do t’u jepte mundësi edhe shtresave më në nevojë të përdornin këtë shërbim të ri, por këtu mund të përfshihen edhe nisma të dhënies së njohurive të para thelbësore për një përdorim të vlefshëm të Internetit Faqet Web Ndërtimi i faqeve web që do të përmbajnë informacione dhe linke me tematikë në interes të komunitetit specifik lokal. Forumet e diskutimit lokal Aktivizimi i hapësirave të diskutimit në nivel lokal që lejojnë shkëmbimin e informacioneve midis përdoruesve, por që mbështesin edhe solidaritetin shoqëror lokal.

10 Mendojmë se këto rekomandime duhen pasur parasysh nga Ministria e Turizmit dhe e Kulturës, nga varen bibliotekat, gjatë përpunimit të standardeve bibliotekare dhe kategorizimit të tyre në nivele.

31

Ndërtimi i hapësirave për paraqitjen dhe përmbledhjen e kujtimeve të komunitetit: digjitalizim i dokumenteve historike, përmbledhje kujtimesh vetjake, ekspozita etj. Shërbime këshillimi Këshillim për motorët kryesorë të kërkimit të informacionit në rrjet Informacion për biznesin Në shumë vende evropiane pranë bibliotekave publike bëhet shërbime edhe për ndërmarrje lokale. Është fjala për shërbime informative rreth normave dhe ligjeve, shpalljes së konkurseve dhe garave, standardeve etj., që, nëse hartohen siç duhen dhe në bashkëpunim, mund të jenë, përveç se një shërbim më tepër i Bibliotekave publike dhe një forcim i forcës së saj kontraktuale përkundrejt referentëve politikë dhe administrativë, edhe një burim të ardhurash. Laboratore didaktike Shumë biblioteka publike në realitete të huaja kanë promovuar edhe shërbimet për vetarsimim ose për kurse kolektive rreth teknologjive të reja, për përditësim profesional, studim gjuhësh etj. Bëhet fjalë për mbështetje ndaj politikave kombëtare dhe lokale për arsim gjatë gjithë jetës ose për arsimim informativ të brezit të ri, në kontekste jashtëshkollore.

7.1 Biblioteka publike e Krujës

Qyteti i Krujës ndodhet në Shqipërinë e mesme. Qyteti i Krujës është një qytet turistik në të cilin ndodhet kalaja e heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Biblioteka Publike e Krujës pas viteve 90’ u vendos në ish­ambientet e Institutit të sigurimeve shoqërore në një hapësirë prej 722 m 2 . Në vitin 1998 Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me qeverinë lokale dhe biznesin vendas, bënë të mundur rikonstruksionin e mjediseve të brendshme të bibliotekës, duke i përshtatur dhe krijuar salla të bollshme për vendosjen e librave, si dhe ndërtimin e sallës së leximit për fëmijë.

Biblioteka publike e qytetit të Krujës ka ndërtuar një mjedis të hapur të fondit të librit shqip dhe atë të huaj për lexuesit e rritur, ku çdo lexues mund ta marrë vetë librin nga rafti e ta konsultojë atë. Fondi i hapur i librave(41380 vëllime) nis me koleksionin e referencave bibliografike të përbërë nga fjalorë, enciklopedi, katalogë dhe guida të ndryshme për informacione të shpejta. Në një sallë të veçantë është vendosur periodiku i ditës dhe ai retrospektiv. Biblioteka ka një mjedis komod për fëmijët dhe një kënd të përshtatshëm për ta sipas grupmoshave. Ne sallën e fëmijëve është vendosur një televizion dhe video, me të cilët organizohen aktivitete të përbashkëta me shkollat..

Biblioteka u shërben 3000 lexuesve. Në hyrje të bibliotekës janë vendosur 4 kompjuter, në të cilat ofrohet informacion me interes për komunitetin. Biblioteka ka hapur dyert për anëtarët e komunitetit, tashmë me një shërbim dhe vizion të ri, i cili u kish munguar për disa kohë, për shkak të kushteve tejet të amortizuara.

32

7.2 Biblioteka publike e Fierit

Për vite me radhë kjo bibliotekë ka qenë e vendosur në një ndërtesë tip vile private në qendër të qytetit. Mjediset e saj ishin përshtatur për të kryer shërbimet për lexuesit e qytetit. Deri në vitin 1998 ajo funksiononte me fonde të mbyllura dhe lexuesit shërbeheshin përmes banakut, me ndërmjetësinë e bibliotekareve. Në vitin

1999, pasi liroi mjediset e ndërtesës private ku u shërbeu qytetarëve të saj për një kohë të gjatë, biblioteka publike u vendos në një ndërtesë trekatëshe në qendër të qytetit.

Biblioteka publike e qytetit të Fierit sot është e organizuar në mënyrën më të re të bibliotekave publike të tipit evropian, në një sipërfaqe prej 1300 m 2 . Ajo ofron sot shërbime moderne për përdoruesit e saj, duke filluar nga moshat parashkollore e deri tek të rriturit. Ka mjedise të mjaftueshme për të gjithë llojet e literaturës si: sallën e koleksioneve të librit në gjuhën shqipe, librit të huaj, botimeve periodike, të materialeve digjitale, koleksionin për fëmijët dhe qendrën e informacionit për komunitetin.

Biblioteka ka rreth 140 000 libra dhe koleksione periodiku në gjuhën shqipe dhe të huaj nga fusha të ndryshme të shkencës. Ajo i shërben një popullsie prej 199 000 banorë.

Të gjitha mjediset e bibliotekës janë organizuar me fonde të hapura dhe lexuesit i zgjedhin vetë librat nga raftet, të cilat i shfrytëzojnë në mjedisin e bibliotekës, por mund t’i huazojnë edhe për në shtëpi. Biblioteka ka 240 vende leximi dhe disa poste pune (PC) nga ku lexuesit marrin informacion në katalogun elektronik.

Biblioteka publike e Fierit është dalluar për bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare si PNUD­i, Fondacionin Soros dhe organizatat e shoqatat që kanë pasur aktivitet në qytetin e Fierit si Qendra DEA, Oxford Centre Ltd etj. Nga bashkëpunimi me to, ajo ka krijuar mundësinë për pasurimin e bibliotekës me botime të reja si dhe blerjen e pajisjeve. Janë edhe shumë qytetarë, dashamirës të librit që i kanë dhuruar libra me vlera kësaj biblioteke. Në vitin 2004 kjo bibliotekë pati një pasurim vjetor prej 4 000 vëllime librash dhe materiale të tjera si CD dhe video

Biblioteka publike e Fierit organizon veprimtari cilësore për nxitjen e leximit, me lexuesit e rritur dhe ata fëmijë sipas grupmoshave si dhe me lexuesit e kategorive të veçanta siç janë të verbrit, për të cilët janë siguruar disa botime në brail. Biblioteka organizon programe për nxitjen e leximit me fëmijët e moshave të ndryshme. Këto janë aktivitete të përjavshme, për zhvillimin e të cilave nuk ka munguar edhe ndihma e vullnetarëve. Biblioteka organizon promovimet e librave, takimet me krijuesit, konkurset

33

me nxënësit e shkollave, ku angazhohen një numër i madh pjesëmarrësish. Krahas nxitjes së leximit biblioteka publike përpiqet të rrisë përdorimin e medieve të reja.

Për herë të parë Biblioteka Publike e Fierit u ofroi përdoruesve të saj informacionin elektronik. Qendra e informacionit është e pajisur me teknologji moderne me mbështetjen e Programit të informacionit të Fondacionit Soros dhe PNUD­it. Janë 18 kompjuter të lidhur në rrjet, të cilët ofrojnë mundësinë për hyrje të lirë në Internet. Kjo qendër ofron shërbime për bashkësinë e saj:

Kjo qendër ka për qëllim të mbështesë dhe të ndërgjegjësojë qytetarët dhe grupe brenda komunitetit për të pasur hyrje të lirë në informacion, trajnimin dhe krijimin e kapaciteteve njerëzore për të përdorur teknologjitë e reja të komunikimit dhe për të promovuar pjesëmarrjen e tyre më aktive në vendimmarrje.

Qendra ka një program të pasur trajnimi për njohjen dhe përdorimin e teknologjive si dhe shfrytëzimin e informacionit elektronik përmes Internetin. Ajo ndihmon anëtarët e komunitetit me informacion për orientimin në tregun e punës, biznesin, bankat, mjekësinë dhe mjedisin, për studim në universitetet brenda dhe jashtë vendit për mësimin në distancë. Ajo jep informacion për OJQ­të dhe qendrat e informacionit që veprojnë në Fier etj.

Qendra ofron informacionin e drejtpërdrejtë elektronik për rreth 5000 tituj revistash të shkencave të ndryshme në gjuhën angleze. Shërbimi ofrohet përmes CD­ve dhe bazave të të dhënave në Internetit

7.3 Biblioteka publike Elbasan

Është një nga bibliotekat publike të mëdha dhe të pasura të vendit. Ajo është krijuar në vitin 1935 dhe në vitin 2005 ajo festoi 70 vjetorin e krijimit të saj. Biblioteka i shërben komunitetit të saj me 221.400 banorë. Biblioteka publike e qytetit të Elbasanit ndodhet në qendër të qytetit, gjë që ndihmon përdoruesit e saj për frekuentimin me lehtësi. Në vitet 2000­2002 u bë rikonstruksioni i ndërtesës dhe i mjediseve të saj me fondet buxhetore të bashkisë së qytetit. Biblioteka ka zgjeruar hapësirat për vendosjen e librave dhe ka krijuar mundësi më të mira për shërbimin e lexuesve. Ka 5 salla leximi me fonde të hapura dhe 130 vende studimi për të rritur dhe 60 vende për fëmijët. Me ndihmën Fondacionit Soros në Shqipëri është pajisur me teknologji të reja: 6 PC, printer dhe fotokopje, të cilat kanë riorganizuar bibliotekën me një ide dhe shërbim krejt të ri.

Biblioteka ka rreth 200 000 njësi bibliotekare nga të cilat 150 000 janë materiale në gjuhën shqipe, 23000 në gjuhë të huaj dhe 27 000 libra për fëmijë. Fondi i saj është i

34

pasur me botime të rralla me vlera për Shqipërinë dhe Ballkanin si dhe botime periodike të viteve para Luftës së Dytë Botërore

Biblioteka ka një staf prej 10 vetash dhe disa sektorë për kryerjen e shërbimit bibliotekar dhe përpunimit të koleksioneve. Biblioteka u shërben rreth 5000 anëtarëve në vit dhe çdo ditë frekuentohet nga 250 lexues të moshave të ndryshme. Qarkullojnë rreth 135 000 libra dhe revista të huazuara në një vit.

Nga viti 2005 biblioteka publike e Elbasanit është përfshirë në projektin Interreg III me rajonin e Pulias, përmes të cilit punojnë për ndërtimin e bazës së të dhënave për informacionin (Info/Point) e komunitetit të saj. Biblioteka ka krijuar qendrën e informacionit në të cilin janë vendosur 8 kompjuter, nga të cilat 6 poste pune për lexuesit.

Për zgjerimin e veprimtarisë së saj biblioteka mban lidhje edhe me biblioteka jashtë vendit. Kështu biblioteka bashkëpunon me bibliotekën publike të Prizrenit, bibliotekën publike në Bari të Italisë, Bibliotekën Kombëtare të Gjermanisë, Bibliotekën e Oxfordit në Angli dhe bibliotekat kryesore të Jutës në Amerikë. Me këto biblioteka kanë shkëmbyer vizita pune, pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta, shkëmbime librash etj. me interes të dyanshëm.

Gjatë punës për sistemimin dhe organizimin e saj biblioteka është ndihmuar edhe nga vullnetarë të huaj.

Sipas standardeve të IFLA­s Biblioteka publike e Elbasanit ka 0.8 libra për banorë dhe në 44.2 banorë 1 është anëtar i bibliotekës

7.4 Biblioteka publike e Vlorës Biblioteka publike e

Vlorës është nga bibliotekat më me tradita për frekuentimin ditor të bibliotekës, anëtarësinë më të lartë vjetore si për organizimin e veprimtarive kulturore. Periudha e tranzicionit që kaloi vendi e detyroi këtë bibliotekë të lironte ndërtesën ish pronarit dhe kaloi në mjediset e shtëpisë së kulturës. Por nuk mjaftoi me kaq

në ngjarjet e vitit 1997 ajo u shkatërrua duke pësuar dëmtime në fondet e librave dhe gjithë aparatin informativ të saj (katalogët). Pas kësaj biblioteka u vendos në një nga mjediset e ish Bankës Agrare. Në këtë ndërtesë me një sipërfaqe prej 1500m2 duke përfshirë edhe mjediset e jashtme të oborrit dhe parkingut. Me financimin e Bashkisë së qytetit u rikonstruktuan mjediset dhe u përshtatën për realizimin e shërbimeve bibliotekare.

Për një kohë të shpejtë ajo ka modernizuar shërbimet e saj për një frekuentim të hapur të lexuesve. Biblioteka sot ka një fond të pasur me rreth 130 000 vëllime nga fusha të ndryshme të shkencës si dhe një koleksion të pasur me vlera për albanologjinë. Ajo shërben në një qytet me 120 000 banorë. Krahas sallave me fonde të hapura të librit në

35

gjuhën shqipe në gjuhë të huaj, sallën e periodikut korrent dhe koleksionet e periodikut retrospektiv, në një nga mjediset e saj të katit të parë ndodhet edhe salla e shërbimit të fëmijëve. Kjo sallë plotëson kushtet e shërbimit për lexuesit e saj.

Sallat me fonde të hapura për librin në gjuhën shqipe dhe atë të huaj ndihmojnë lexuesit për të marrë informacion më të gjerë dhe për ta përdorur atë me lehtësi. Salla e fëmijëve me mjete komode dhe të këndshme për ta, nxit edukatën e leximit dhe përdorimit të bibliotekës në mënyrë të lirë e të pavarur.

Biblioteka publike e qytetit të Vlorës zhvillon veprimtari të pasura dhe cilësore për komunitetin e saj si: takime me shkrimtarë e studiues të shquar, diskutime, prezantime të librave të rinj etj. Në mënyrë të veçantë punon me rininë, duke bashkëpunuar me këshillat rinore të Universitetit dhe organizuar veprimtari të posaçme për nxitjen e debatit për tema të ndryshme. Këto veprimtari dhe veçanërisht kërkimi në Internet ka tërhequr këtë pjesë të komunitetit në këtë qytet. Biblioteka Publike e Vlorës bashkëpunon me bibliotekat brenda dhe jashtë vendit duke shkëmbyer përvojat me to

Biblioteka ka një qendër informacioni të pasur me botime referuese tradicionale dhe elektronike, përmes së cilës ndihmon lexuesit për gjetjen e materialeve për studime të ndryshme në fushën e arsimit, kulturës, biznesit. si dhe interesave vetjake që ata kanë.

Në qendrën e informacionit janë vendosur 10 kompjuter, të cilat u krijojnë mundësinë qytetarëve të saj dhe veçanërisht rinisë së qytetit të Vlorës, për të krijuar mundësinë e shfrytëzimit të lirë të informacionit përmes teknologjisë së informacionit. Për këtë qytet që kaloi një tranzicion të vështirë dhe me probleme sociale, salla e informacionit i ndihmon ata për më shumë informacion dhe më shumë komunikim. Janë instaluar disa baza të dhënash me informacion elektronik nga revistat shkencore të fushave të ndryshme, gjithashtu përmes Internetit përdoruesit konsultojnë bazat e të dhënave që ofrohen falas nga EIFL (informacioni i drejtpërdrejtë elektronik.).

7.5 Biblioteka publike Lezhë

Qyteti i Lezhës ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë. Pas përfundimit të punimeve të ndërtesës së re, në qershor të vitit 2001, e cila përbën një ngjarje në jetën dhe veprimtarinë e këtij institucioni. Punimet për ndërtimin e kësaj ndërtese filluan në vitin 1988, e cila zgjati në kufijtë kohor të dy shekujve. Megjithatë godina e re trekatëshe, ka një arkitekturë interesante e pamje imponuese, me ambiente të bollshme dhe

komode, projektuar nga arkitekti i mirënjohur Maks Mitrojorgji.

36

Biblioteka ka pesë salla leximi për të gjithë moshat e lexuesve: sallën e librit shqip, sallën e librit të rrallë me vlera albanologjike, sallën e librit në gjuhë të huaj sallën e periodikut dhe atë të fondit arkiv. Ka mjedisin e përpunimit të librit dhe riparimit të tij si dhe mjedise të tjera të nevojshme si qendra e informacionit, hollet, në të cilat organizohen ekspozita, takime me lexuesit etj.

Biblioteka publike u shërben banorëve të qytetit Lezhë dhe Shëngjin si dhe zonave e ngulimeve të reja në afërsi të tyre prej më shumë se 40. 000 banorëve. Ajo ka 120 000 libra e botime periodike me mbi 30 000 tituj. Ka gjithashtu një fond të rrallë prej 1100 librash kryesisht fetare në gjuhët latinisht e turqisht, që i përkasin fillimeve të viteve 1800. Shërbimet që ajo kryen bazohen në kërkesat e komunitetit. Ka 3500 anëtarë dhe një qarkullim vjetor prej 50 000 librash.

.Programi i Bibliotekave përmes një projekti mundësoi sistemimin e bibliotekës së fëmijëve të kësaj po dhe pajisjen me kompjuter për automatizimin e informacionit dhe krijimin e qendrës së informacionit komunitar. Kjo qendër luan rol të rëndësishëm për nxitjen e debatit në komunitet. Në vitin 2004 zhvilloi debatin me tematikë “Kultura e tolerancës, thirrje për një shoqëri qytetare bashkëkohore”

Biblioteka publike e Lezhës ka bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë e qytetit, e cila i ka krijuar kushte për një veprimtari normale edhe me donatorë të tjerë.

7.6 Biblioteka publike Pogradec

Pas një historie të trishtë nga viti 1994, që fillon me pretendimet e ish pronarëve të truallit ku ishte ndërtuar biblioteka dhe dhunimin e fondeve të saj dhe më pas në marsin e vitit 1997, ku gjithçka u hodh në rrugë.

Biblioteka e qytetit të Pogradecit, e cila ndodhet në juglindje të Shqipërisë sot ka mjedise bashkëkohore për lexuesit e të gjitha moshave. Me mbështetjen financiare të

Bashkisë së qytetit, të Programit të Bibliotekave të Fondacionit Soros, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës u bë rikonstruksioni i bibliotekës dhe ndërtuan mjedise të reja. Biblioteka sot ka një pamje krejt tjetër: salla me fonde të hapura të librit artistik shqip dhe atë të përkthyer, sallën e literaturës shkencore në gjuhë të huaj dhe mjedisin e fëmijëve me kënde të përshtatshme për moshën e tyre ku ata kanë mundësi të zgjedhin në bibliotekë gjithçka sipas dëshirës.

Biblioteka e fëmijëve në Pogradec ka traditë në zhvillimin e veprimtarive me fëmijët në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera të kulturës. Biblioteka dhe

37

veçanërisht reparti i fëmijëve është sponsorizuar edhe për pasurimin me libra të rinj, gjë që ia ka shtuar vlerën kësaj biblioteke.

Biblioteka ka një fond librash me rreth 40 000 vëllime dhe u shërben një popullsie me 70. 800 banorë (që i takon rreth 2 libra për banorë) Numri i frekuentuesve është gjithmonë në rritje. Biblioteka punon për ndërtimin e katalogut elektronik.

7.7 Biblioteka publike nr. 5 Tiranë Krijimi i qendrës Internetit, pranë bibliotekës publike të njësisë bashkiake nr. 5 të

Tiranës, synonte vendosjen e kontakteve me bibliotekat, organizatat dhe kolegët që merren me librin dhe leximin.

Prej më shumë se 10 vjetëve veprimtaria e bibliotekës së njësisë bashkiake nr. 5 dhe bibliotekave të tjera publike të njësive bashkiake të Tiranë nuk ishin në nivelin e kërkesave të kohës për përdoruesit e tyre. Ato kishin një fond të vjetruar në përmbajtje dhe një shërbim të mbyllur për lexuesit, kushtet e mjedisit dhe pajisjet ishin shumë të amortizuara. Për shkak të një administrimi jo të mirë të tyre edhe punonjëset patën mbetur pa kualifikim dhe nuk ishin të gatshme në përdorimin e teknologjisë së re të informacionit. Njëkohësisht qeverisja lokale ishte e pandjeshme dhe e pavëmendshme ndaj nevojës së qytetarëve për informim.

Duke pasur një fond librash të vjetruar dhe kushte jo të përshtatshme të mjedisit, biblioteka nuk plotësonte kërkesat e lexuesve të saj dhe frekuentimi ulej dhe leximi ishte gjithmonë në rënie. Në këtë pjesë të komunitetit me rreth 40 000 banorë ka shumë të rinj, intelektualë, pensionistë dhe të papunë, të cilët nuk merrnin informacion për botimet e reja dhe nuk kishin mundësi komunikimi me informacionin e shumtë që ofron Interneti.

Ndryshimi filloi me ristrukturimin e mjedisit të bibliotekës me investimin e Bashkisë së Tiranë me një fond prej 330 000 lekësh dhe një shumë prej 30 000$ nga Fondacioni Soros – Programi i Bibliotekave. Nga rikonstruksioni i mjedisit ekzistues u përfituan mjediset si: salla e studimit me fonde të hapura, pika e huazimit dhe qarkullimit të literaturës dhe qendra e Internetit ku vendosën 6 kompjuter të lidhur në rrjet për lexuesit.

Krijimi i qendrës së Internetit në këtë bibliotekë do të ofronte lexuesve të saj kushte të mira për lexim, informacion të hapur dhe mundësi për shkëmbimin e informacionit. Në këtë qendër janë trajnuar lexuesit e saj dhe veçanërisht ata të zonave rurale për përdorimin e teknologjive dhe Internetin.

7.8 Biblioteka publike e Durrësit Biblioteka publike e Durrësit ndodhet në një ndërtesë që ka qenë shtëpi banimi e

vitit 1930 në qendër të qytetit. Biblioteka është vendosur aty në vitin 1945, ku kishte vetëm 6000 libra dhe vazhdon të jetë edhe sot kur fondi i librave është rreth 200 000 vëllime dhe i shërben një popullsie prej 188 661 banorësh. Fondet e kësaj biblioteke janë të pasura me libra në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj. Ajo ka një koleksion të pasur të periodikut shqip, të botimeve të rralla antikuar, si dhe një koleksion simbolik prej 500 njësish me materiale zanore si; pllaka gramafoni, CD­ROM, kaseta video dhe video të dhuruar nga Universiteti Muzikor i Vjenës (Austria). Biblioteka pasurohet me rreth 291 tituj librash në vit.

38

Për shkak të mjediseve të përshtatura të ndërtesës sallat janë pothuaj të mbushura me koleksionet e librave dhe ka një sallë të vogël studimi me 30 vende. Me gjithë kushtet e saj biblioteka zhvillon veprimtari të shumta, të larmishme dhe cilësore për nxitjen e leximit me lexuesit, duke bashkëpunuar ngushtë me shkollat dhe institucionet kulturore të qytetit. Biblioteka frekuentohet nga përdorues të shumtë për huazimin e librave, numri i të cilëve arrin deri në 120 në ditë.

Biblioteka e Durrësit nuk ka pësuar dëme në koleksionet e saj gjatë periudhës së tranzicionit, por megjithatë ka ndjerë pakësimin e buxhetit për blerjen e librave dhe pajisjeve të reja për lehtësimin e shërbimeve në biblioteka. Duke u orientuar mirë me kërkesat e ekonomisë së tregut ajo ka bashkëpunuar ngushtë me donatorët që kanë ofruar ndihmë në fushën e kulturës për komunitetin si CRS, UNHCR, Fondacioni Soros etj dhe organizata të tjera që kanë pasur aktivitet në vendin tonë. Përmes aplikimit me projekte biblioteka ka mundur të pasurojë bibliotekën gjatë viteve të vështira të tranzicionit me libra në gjuhën shqipe , materiale me vlera si: fjalorë, enciklopedi dhe burime të tjera referuese si dhe libra nga degë të ndryshme të shkencës që i kanë munguar bibliotekës më parë. Po kështu ajo ka bashkëpunuar edhe për sigurimin e pajisjeve si; rafte librash, tavolina studimi, kompjuter e printer, fotokopje etj.

Krahas punës për hedhjen e regjistrimeve në bazën e të dhënave, punohet edhe për plotësimin e informacionit me botimet bibliografike dhe katalogët në formë të shtypur.

Biblioteka publike e Durrësit ka qenë nga të parat biblioteka që ka përfituar dhe vënë në shërbim bibliotekën lëvizëse (book mobile), i cili është dhuratë e Fondacionit Soros. Kjo bibliotekë lëvizëse i shërben një komuniteti special, i cili banon në zona rurale periferike larg mbulimit të shërbimit bibliotekar. Sipas një kalendari bibliotekaret e bibliotekës kanë kryer shërbimin në këto zona duke ndaluar në shkolla, pranë shtëpive të banimit dhe në sheshe e qendra ku ndodhen të rinj e të reja për të punuar apo pushuar. Biblioteka lëvizëse ka një fond rreth 3000 libra, cili ripërtërihet vazhdimisht dhe u jepet me huazim banorëve. Drejtorja e bibliotekës zj. Flora Dervishi si një menaxhere e përkushtuar ka mundur të ketë vazhdimësi me këtë lloj shërbimi, duke bashkëpunuar me organizata të ndryshme të rinisë dhe gruas. Lexuesit e bibliotekës lëvizëse janë të shumtë dhe kanë arritur deri në 4000.

Pjesë e bibliotekës së qytetit është edhe biblioteka e fëmijëve, e cila ndodhet në katin e parë të një banese. Ajo ka rreth 2000 frekuentues, por me fondet e saj të pakët dhe fondet tejet të amortizuar si dhe me mjedisin e saj të vogël nuk i përballon kërkesat e 45 000 fëmijëve që ka qyteti.

Biblioteka prezanton veprimtaritë e saj në medien televizive lokale dhe ato kombëtare si dhe ka përgatitur disa botime, ku prezanton koleksionet e saj si dhe shërbimet e reja që ajo u ofron lexuesve të komunitetit të Durrësit.

7.9 Biblioteka publike e Shkodrës Biblioteka publike e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”është një nga bibliotekat kryesore të vendit, nisur nga fondet me vlera dhe shërbimet e shumta që ajo kryen. Ajo është krijuar në vitin 1931 dhe fondi fillestar i saj u financua nga Bashkia e qytetit. Ajo ka 220 000 vëllime librash (rreth 70 924 tituj) dhe u shërben 4000 lexuesve në vit. Koleksionet e saj me vlera kanë ndihmuar komunitetin dhe veçanërisht studiuesit e qytetit në punimet e tyre për fusha të ndryshme.

39

Fondi i librave përmban koleksione speciale si: dorëshkrime, harta, antikuarë si dhe një koleksion me libra dhe botimeve periodike që flasin për Shqipëri dhe Ballkanin. Biblioteka Marin Barleti është e vetmja bibliotekë që ka pasur një organizim të veçantë të koleksioneve të fondit të librave në gjuhë të huaj, të cilin e ndan në fondin e librave në gjuhët e perëndimit dhe atë të gjuhëve sllave dhe është nga bibliotekat që ka fondin më tè pasur në gjuhët perëndimorë nga bibliotekat e tjera. Vitet e fundit, në periudhën e kalimit të vendit në ekonominë e tregut biblioteka pati rënie në pasurimin e koleksioneve të saj . Pasurimi me libra pothuaj bëhej nga dhuratat e individëve të veçantë si dhe donatorë të ndryshëm. Pas këtyre vështirësive bashkia e qytetit i ka akorduar një buxhet prej 2 milion lekësh në vit për blerje librash. Kjo gjë ka sjellë rritjen e blerjeve në tituj të librave në gjuhën shqipe. Në vitin 2006 u blenë756 tituj librash. Kohët e fundit biblioteka po pasurohet edhe me materiale digjitale si CD , DVD, të cilat ende janë në fillimet e tyre. Biblioteka ka një traditë të hershme nga viti 1965 për përgatitjen e botimeve referuese si: bibliografi, buletine, tregues, indekse dhe lista të ndryshme bibliografike. Ato përgatiten me kujdes dhe përmbajnë informacion të pasur. Përmes këtyre publikimeve përdoruesit drejtohen për kërkime e studime në bibliotekë. Ajo bashkëpunon me bibliotekat e tjera të Shqipërisë për shkëmbim përvoje dhe organizimin e veprimtarive të përbashkëta si dhe ato jashtë vendit. Ka bashkëpunuar në disa projekte për zhvillimin e shërbimeve të saj. Nga viti 2003 biblioteka është e përfshirë në Projektin Interreg IIIA Italia Albania, që synon njohjen e kulturave dhe integrimin e bibliotekave shqiptare dhe ato evropiane. Përmes këtij bashkëpunimi në Bibliotekën Marin Barleti në Shkodër është ngritur qendra e informacionit, ku përdoruesit mund të gjejnë informacion për komunitetin. Ngritja e qendrës së Informacionit ka rritur shumë frekuentimin e bibliotekës, veçanërisht të rinjve dhe studentëve. Biblioteka Marin Barleti ka krijuar faqen e saj në Internet (www.biblioteka– shkoder.org.al) me informacion për bibliotekën dhe gjithë bibliotekat që kanë veprimtari në këtë qytet. Është e para përvojë e bibliotekave publike me informacion të hapur për lexuesit shqiptar. Biblioteka publike e Shkodrës ofron edhe shumë shërbime të tjera. Ajo është e hapur gjithë ditët e javës, përveç ditës së diel. Biblioteka ka disa salla leximi me fonde të hapura ku ofron libra, revista dhe materiale nga fusha të ndryshme të shkencës. Ndodhen 5 salla me mbi 90 vende për lexim. Në shërbim të lexuesve janë katër kompjuter ku ofrohet informacion on line për katalogët e bibliotekës. Biblioteka ende e ruan formën e huazimit përmes sportelit, ku lexuesit marrin librat për lexim në shtëpi. Në bibliotekën publike Marin Barleti në sallën kryesore të saj me 60 vende organizohen konferenca shkencore, ekspozita, promovime librash biseda etj. Biblioteka publike është qendër e rëndësishme për takime, çlodhjen e kulturuar si dhe qendër debati për komunitetin e saj. Ndodhet reparti i fëmijëve brenda bibliotekës publike të Shkodrës në katin e parë të saj. Koleksioni i fëmijëve (rreth 37 0000libra) është i hapur, ku ata mund ta zgjedhin vetë librin që dëshirojnë. Për fëmijët ka një sallë me 25 vende leximi. Kujdes të veçantë biblioteka i kushton veprimtarive kulturore për nxitjen e librave tek fëmijët. Ata organizojnë takime me shkrimtarët për fëmijë, konkurse midis shkollave, biseda. Të

40

gjithë aktivitetet kurorëzohen shumë bukur dhe me shumë aktivitete në ditën botërore të librit për fëmijë. Kujdes tregohet për mirëmbajtjen dhe riparimin e librave tè bibliotekës së saj. Është nga të paktat biblioteka që e ka ruajtur këtë shërbim, i cili kryhet pranë kësaj biblioteke në forma të thjeshta artizanale.

8. Bibliotekat publike të Enteve lokale: aspektet r isore 8.1 Biblioteka lëvizëse (book mobile) Pranë dy bibliotekave publike në Tiranë dhe në Durrës shërbejnë dy biblioteka

lëvizëse (bibliobuz). Këto dy biblioteka lëvizëse u vijnë në ndihmë zonave rurale të cilat ndodhen shumë larg shërbimit të bibliotekave publike të rajonit të tyre. Detyra e këtyre bibliotekave është të ndërtojnë programe leximi për fëmijët dhe anëtarët e tjerë të komuniteteve, të cilët nuk dinë të lexojnë.

Në kushtet që ndodhen bibliotekat si dhe lëvizja e lirë e popullsisë pas viteve 90’, në qytete të ndryshme dhe veçanërisht në Tiranë e Durrës me banorë të ardhur nga zonat verilindore dhe juglindore të vendit, numri i të cilëve e kalon shifrën e 100 000 banorëve, ka krijuar probleme sociale. Në këto zona ka shumë të papunë, të pashkollë (analfabetë) dhe një kategori tjetër që nuk kanë mundësi të vazhdojë shkollën dhe të lexojë, pasi banojnë larg qendrave të banuara dhe jashtë mbulimit të shërbimeve bibliotekare. Bibliotekat publike të këtyre qyteteve janë përpjekur për të ndërtuar programe të veçanta, për të realizuar shpërndarjen e librave në këto lagje periferike të populluara, por ka qenë e pamjaftueshme dhe e papërballueshme kryerja e shërbimeve nga këto biblioteka.

Biblioteka publike e Durrësit, duke ndjerë nevojën e shërbimit për këtë kategori lexuesish e ka filluar me shërbimin Libri fluturues. Disa të rinj me biçikleta e çanta në krah shpërndanë libra në shtëpitë dhe shkollat e zonave periferike të Durrësit. Librat u çuan edhe në kampingjet e të ardhurve nga Kosova, në pranverën e vitit 1999. Shpërndarja e librave, qëndrimi për pak kohë, bisedat e çastit dhe tërheqja e vëmendjes nga e përditshmja me këtë pjesë të shoqërisë shqiptare natyrisht kishte vlerat dhe efektet e saj pozitive.

Pas përvojës së fituar nga projekti “Libri Fluturues”, ardhja e bibliotekës lëvizëse (një autobus me rafte librash për bibliotekën publike të Durrësit) zgjeroi dhe shtoi shërbimet bibliotekare me një formë të re e të panjohur më parë në vendin tonë. Biblioteka lëvizëse tërhoqi vëmendjen e komunitetit dhe u prit me interes, madje dhe u përkrah prej tij. Bibliobusi filloi një veprimtari të gjerë me shkollat dhe me vetë banorët, duke shkuar dhe qëndruar pranë vendeve të banimit, sipas një kalendari aktivitetesh dhe me një orar të caktuar. Banorët e këtyre zonave dhe veçanërisht fëmijët janë frekuentuesit, të cilët e prisnin bibliobusin më me padurim.

Kjo formë e re pune u pa si një ngjarje e rëndësishme në jetën kulturore, një investim në edukimin e kësaj kategorie njerëzish pa harruar se është një mjet mjaft efektiv, për të realizuar një të drejtë të qytetarëve për informim. Biblioteka lëvizëse e ka zgjeruar hartën e lëvizjeve të saj edhe në zonat më të largëta të këtij rajoni. Njëkohësisht ajo bashkëpunon edhe me organizma të tjerë, për të plotësuar nevojën e banorëve të zonave rurale për informim.

Pas shumë përpjekjesh e mundimesh të drejtuesve dhe personelit të bibliotekës publike të Durrësit me pushtetin vendor, tani shërbimet e bibliotekës lëvizëse mbështeten financiarisht nga bashkia e qytetit. Biblioteka lëvizëse ka 2500 anëtarë të grupmoshave të ndryshme dhe shpërndanë 5000 libra në muaj. Bibliotekaret mbledhin kërkesat e lexuesve

41

të tyre dhe ua çojnë atyre sa herë që shkojnë në qendrat e tyre. Me lexuesit e bibliotekës lëvizëse organizohen edhe veprimtari për nxitjen e leximit si konkurse, prezantime të librave të rinj leximi i pjesëve për fëmijët që nuk dine të lexojnë etj.

Të gjithë këto shërbime kanë diçka të re, një shërbim të ndryshëm nga ai i mëparshëm dhe ndikojnë pozitivisht në komunitetin e zonave rurale.

Shërbimi më i ri për lexuesit e kryeqytetit (në Tiranë) është biblioteka lëvizëse e quajtur infobus. Infobusi është produkt i projektit të CIDA (Projekti kanadez për zhvillimin e informacionit në bashkëpunim me Fondacioni Soros (OSFA), (OSI), PNUD­in dhe Bankën Botërore). Këtë shërbim e kanë përfituar edhe disa vende të tjera si: Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi. Bibliotekat e këtyre vendeve bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë përvojat për të parë ecurinë e këtij shërbimi për lexuesit e zonave rurale.

Biblioteka publike nr. 5 në Tiranë ofron tani shërbime me efektivitet edhe jashtë mureve të saj. Ndryshe nga biblioteka lëvizës e bibliotekës publike të qytetit të Durrësit, infobusi ka funksionin e një informacioni që lëviz për tek lexuesi, duke i çuar atij informacion, jo vetëm për fondin e librave, revistave dhe materialeve digjitale që ka vetë infobusi, por edhe për të shfrytëzuar bazën e të dhënave për çka ndodhet në fondet e bibliotekës publike nr. 5 dhe shumë informacione të tjera përmes CD­ve. Infobusi ofron përdorimin e teknologjive të reja dhe konkretisht dy kompjuterëve (labtop) ku është ndërtuar baza e të dhënave me informacion nga biblioteka publike nr. 5, ndodhet gjithashtu një printer dhe një fotokopje në shërbim të përdoruesve. Infobusi shërben si një qendër mësimore elektronike me pajisje të multimedias për nxënësit e shkollave. Për 6 muaj në infobus u realizua lidhja me Internetin, duke siguruar kështu mundësinë komunitetit për shfrytëzimin e një informacioni më të gjerë. Në këtë fond modest ndodhen edhe shumë kaseta që ndihmojnë zhvillimin e të folurit tek grupe të veçanta të përdoruesve si dhe videokaseta me tregime e përralla të ndryshme për fëmijët e vegjël. Biblioteka lëvizëse Infobus në fund të vitit 2003 kishte 3000 anëtarë dhe shpërndante 6000 libra në muaj. Bibliotekaret e infobusit organizojnë veprimtari me lexuesit e të gjitha moshave, duke filluar që nga fëmijët parashkollorë e deri tek ata të rritur.

Me përdoruesit e infobusit janë zhvilluar disa seminare për njohjen dhe përdorimin e kompjuterëve, njohjen me programe të veçanta si dhe gjetjen e informacionit në bazën e të dhënave elektronike dhe Internetin. Ata u pajisën me dëshmi, gjë e cila i ndihmon për të plotësuar CV­në e tyre në kërkesat e tregut të punës

Infobusi u shërben banorëve të zonave periferike të kryeqytetit. Qëndrimi i tij bëhet pranë shkollave, vendeve të banimit, shesheve sportive ku luajnë të rinjtë. Për të lehtësuar përdorimin e pajisjeve që ndodhen në infobus janë organizuar trajnime të përdoruesve.

Biblioteka vazhdimisht synon të ofrojë anëtarët e komunitetit pranë informacionit si dhe ta shtrijë këtë ndikimin në veprimtarinë e përditshme. Kjo nënkupton nxitjen e iniciativave të cilat bëjnë të mundur, që çdo anëtar i këtij komuniteti t’i bashkohet frymës së përgjithshme që përshkon shoqërinë e Informacionit.

Me decentralizimin e pushtetit lokal dhe kalimin e vartësisë së bibliotekës publike nr. 5 nga njësia bashkiake nr. 10 (2004), shërbimet e infobusit u penguan për një kohë, për shkak të buxhetit financiar, por kjo situatë dalëngadalë po kalon dhe infobusi vazhdon punën duke shkuar pranë qendrave të banuara për shpërndarjen e librave dhe pranë

42

lexuesve special siç janë banorët e zonave rurale; pa arsim përkatës, të fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë apo për të sëmurët në spitale apo ata që nuk dalin nga shtëpia.

Për zgjerimin e veprimtarisë së infobusit, bashkia po e shikon me prioritet rritjen e buxhetit financiar për të ardhmen.

Krahas punës që bëhet, ndihet nevojë urgjente për më shumë programe leximi dhe për trajnime lidhur banorët e zonave rurale për kategoritë e banorëve që nuk dinë të lexojnë apa ata që kanë mundësi të kufizuara për lexim.

8.2 Standardet në bibliotekonomi Që nga viti 1989 bibliotekat në Shqipëri përdorin Standardet Ndërkombëtare të

Përshkrimit Bibliografik të Dokumenteve (International Standards Bibliographic Description ­ ISBD) dhe Rregullat Anglo – Amerikane të Katalogimit (Anglo –American Cataloging Rules, second edition –AACR2). Zbatimi i këtyre standardeve siguron unifikim dhe lehtëson shkëmbimin e informacionit. Standardet e përshkrimit bibliografik janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe punonjësit e bibliotekave kanë në përdorim manualet përkatëse.

Për klasifikimin e literaturës sipas degëve të shkencës në bibliotekat e Shqipërisë përdoret sistemi i Klasifikimit Decimal Universal (KDU) nga viti 1965. Në mënyrë të

43

vazhdueshme Departamenti i Kualifikimit dhe Studimeve pranë Bibliotekës Kombëtare ndjek zhvillimet e këtij sistemi dhe ndryshimet që ai pëson

Bibliotekat publike kanë në përdorim tabelën e vitit 1985 në gjuhën shqipe si dhe shtojcat me ndryshimet e viteve të mëvonshme. Përdoren gjithashtu Standardet e transliterimit të alfabeteve të ndryshëm në alfabetin latin

Në vitin 1995 ka filluar klasifikimi lëndor bazuar në listën e emërtimeve lëndore të Bibliotekës së Kongresit (Subject Heading Libary of Congresit ).

Për përpunimin e informacionit, Bibliotekat publike mbështeten në modelin e Katalogimit në Botim të përgatitur nga Biblioteka Kombëtare­ CIP

Për shërbimet bibliotekare si objektiv po shërben Standardi i IFLA/UNESCO­s udhëzime për zhvillimin e bibliotekave publike, 2002. Botimi është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shoqata e Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë. Udhëzimet përfshijnë pothuaj gjithë veprimtarinë e bibliotekave, duke filluar nga planifikimi i buxhetit, pasurimi i bibliotekës me koleksione dhe pajisje elektronike, hapësirat e domosdoshme për fondet dhe vendet e leximit, numrin e personelit dhe shumë zëra të tjerë që i nevojiten veprimtarisë dhe shërbimit modern të bibliotekave publike, krahasuar me numrin e popullsisë dhe përkatësinë për banorë.

Ky botim është sot një udhëzues i kohës për ndërtimin e shërbimit standard në bibliotekat publike të Shqipërisë.

8.3 Automatizimi i informacionit Në këtë moment besojmë se kjo është pika më e dobët, e përbashkët, për

bibliotekat publike. Aktualisht asnjë nga bibliotekat publike nuk ka pasur mundësitë financiare të

sigurojë një sistem menaxhimi bibliotekar (software). Mundësia e vetme ka qenë instalimi i programit WIN/ISIS, i cili funksionon mirë për krijimin e katalogut elektronik dhe kërkimin e informacionit. Ky program është instaluar në 20 biblioteka publike

Përpjekjet për automatizimin e informacionit të bibliotekave publike në Shqipëri kanë filluar në vitin 1995, përmes një projekti të Programit të bibliotekave të Fondacionit Soros në Shqipëri (OSFA). Nga ky projekt, 14 biblioteka publike ( Shkodër, Korçë, Vlorë, Durrës, Fier, Elbasan, Berat, Sarandë, Peshkopi, Burrel, Gjirokastër, Pogradec etj) përfituan nga një kompjuter me synimin për të filluar automatizimin e informacionit dhe të krijonin një bazë të dhënash. Biblioteka Kombëtare ka ndihmuar me organizimin e seminareve të trajnimit për përdorimin e kompjuterit dhe njohjen me programin bibliotekar CDS/ISIS që do të shërbente për hedhjen e të dhënave. Ky program është marrë falas nga UNESCO, e cila e ka shpërndarë atë ( me disketa dhe përmes Internetit) kryesisht për vendet e Europës Juglindore, për t’i ndihmuar në fillimet e automatizimit të informacionit. Programi është marrë nga punonjës specialistë dhe është instaluar në këto biblioteka.

Puna për hedhjen e të dhënave në kompjuter, jo në gjithë bibliotekat kanë ecur njëlloj dhe vazhdimisht bibliotekat kanë pasur probleme. Më pas Programi i Bibliotekave të Fondacionit Soros, në një fazë të dytë e zgjeroi shpërndarjen e kompjuterëve edhe në biblioteka të tjera (si: Përmet, Lushnjë, Pukë, Krujë, Burrel, Librazhd, Rrëshen, Gramsh etj), e cili u shoqërua përsëri me seminare kualifikimi dhe instalim të programit.

Në vitin 2000, programi i UNESCO­s u përpunua në një variant të ri nga sistemi në DOS kaloi në Windows dhe u quajt Win/ISIS. Edhe ky variant është instaluar në

44

bibliotekat publike të rretheve dhe në bibliotekën publike nr. 5 në Tiranë. Përvetësimi i programit të UNESCO­s është zhvilluar me grupe bibliotekarësh në Qendrën e trajnimit pranë Bibliotekës Kombëtare

Ndërkohë Bibliotekat publike përmes donatorëve të ndryshëm si: USAID, PNUDI, apo nga ndonjë shoqatë, që ka pasur veprimtari në qytetet e tyre, kanë zgjeruar numrin e kompjuterëve dhe të pajisjeve të tjera elektronike. Në bibliotekat publike të vendit numërohen rreth120 kompjuterë.

Bibliotekat publike që kanë krijuar baza të dhënash dhe vazhdojnë të plotësojnë atë janë vetëm 8; bibliotekat publike të qyteteve: Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Pogradec, Berat dhe Lezhë dhe biblioteka publike nr. 5 në Tiranë. Automatizimi i informacionit në këto biblioteka ka filluar me hyrjet e reja, por asnjë nga këto nuk punon ende për konvertimin retrospektiv të të dhënave. Në bibliotekat publike gjenden 17 fotokopje, 6 skaner dhe 2 projektor.

Nga një sondazh që është bërë në vitin 2006, ka rezultuar se kanë qenë 7 biblioteka publike që përdornin Internetin. Lidhja në Internet në këto biblioteka është siguruar nga donatorë të ndryshëm, përjashtuar bibliotekën publike të Fierit, e cila nga viti 2006 filloi të siguronte pagesën vjetore për Internetin nga Bashkia e qytetit. Lidhja e bibliotekave publike me Internetin nuk është e vazhdueshme, për shkak të pamundësisë financiare.

Bibliotekat publike të Shkodrës dhe Elbasanit kanë aktivuar një lidhje në internet në kuadër të Infopoint Evropa, parashikuar nga projekti BiblioDoc­Inn i programit Interreg III A Itali­Shqipëri, kjo lidhje interneti është konfirmuar edhe për vitin 2007.

Megjithatë, një koncept më modern për bibliotekat tashmë është krijuar, me automatizimin e informacionit dhe lidhjen me Internetin. Pas modernizimit të praktikave të vjetruara të shërbimeve të bibliotekave është koha për t’u shërbyer shpejt dhe cilësisht lexuesve. Për të plotësuar kërkesat e tyre të veçanta, ato i konsiderojnë mediat e reja si pjesë e pandarë e bibliotekës ashtu si edhe librat.

Pavarësisht nga kufizimet financiare bibliotekat shqiptare përpiqen të zhdukin hendekun midis informacionit të pasur dhe të varfër. Ato përpiqen të sigurojnë fonde dhe të lidhin kontrata me kompanitë për të pasur Internet të vazhdueshëm. Tashmë punonjësit e tyre dinë se ç’është informacioni elektronik dhe mundësitë e krijimit të vazhdimësisë së tij . Bibliotekat dhe veçanërisht ato publike i kanë bindur qytetarët dhe vendimmarrësit e tyre lokal se ato janë në gjendje të ofrojnë shërbime speciale në përgjigje të kërkesave të Shoqërisë së Informacionit.

Deri në fund të vitit 2005, asnjë nga bibliotekat e Shqipërisë (përjashtuar Bibliotekën e Kuvendit dhe Bibliotekën Kombëtare), nuk kanë faqe në Web dhe nuk kanë katalogë të akcesueshëm në Internet.

Asnjë nga bibliotekat publike nuk është e lidhur në rrjet për të komunikuar dhe shkëmbyer informacionin me bibliotekat analoge, brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2006 Biblioteka publike e qytetit të Shkodrës arriti të krijojë një Web të përbashkët për rrjetin e bibliotekave që zhvillojnë aktivitet në Shkodër (www.biblioteka–shkodër.org.al). Informacioni për këto biblioteka është me shumë vlera për komunitetin e këtij rajoni , por ende ato nuk kanë në on­line katalogët e tyre. Por megjithatë këto përpjekje janë shpresëdhënëse për të ardhmen e informacionit të bibliotekave në Shqipëri.

Bibliotekat digjitale nuk janë krijuar akoma në Shqipëri. Disa biblioteka publike, universitare dhe speciale kanë krijuar një koleksion të vogël me CD, Video, DVD dhe

45

kohët e fundit kanë filluar të marrin nga Interneti libra elektronikë me tekste të plota ose revista, të cilat ruhen për t’u ardhur në ndihmë studentëve dhe studiuesve për përgatitjen e referateve të ndryshme.

8.4 Marketingu Punonjësit e bibliotekave publike bëjnë të njohur në shtyp, në televizion dhe radio

veprimtaritë e tyre. Tashmë është krijuar një traditë që në shtypin dhe televizionin lokal jepet informacion për aktivitet që organizon biblioteka e qytetit. Dallohen bibliotekat publike e Durësit, Shkodrës,Vlorës dhe Fierit për prezantimin e shërbimeve veçanërisht veprimtaritë kulturore me lexuesit në televizionin lokal. Njëkohësisht ato ngrenë në të edhe probleme në adresë të qeverisë lokale, por edhe për lexuesit.

Disa biblioteka kanë përgatitur botime të plota me të dhëna për historikun e krijimit të tyre si dhe shërbime që ato ofrojnë për përdoruesit, guida me të dhëna, shifra dhe shërbimet e bibliotekave si dhe fletë palosje informuese për bibliotekat. Në këto botime jepen rezultate që tregojnë zhvillimin e veprimtarisë së bibliotekës duke i krahasuar ato me rezultatet e viteve të mëparshëm duke i paraqitur ato me tabela, grafika etj. Publikimi i veprimtarive të bibliotekave realizohet falas (në shtyp, radio e televizionin lokal), pasi trajtohen si veprimtari kulturore të qytetit të tyre. Me rastet e përvjetorëve apo festave të bibliotekave bashkia ka sponsorizuar në përgatitjen e botimeve për historikun e bibliotekave publike si dhe guida informuese.

Bibliotekat kanë në praktikën e punës përgatitjen e listave për burimet bibliotekare, organizimin e ekspozitave dhe vitrinave, panairet e librit, festimin e përvjetorëve të bibliotekës etj., të cilat janë pjesë e menaxhimit të marketingut dhe reklamimit. Kështu mund të përmendim bibliotekat publike të qyteteve Elbasan, Shkodër. Durrës dhe Vlorë, të cilat në bashkëpunim me bashkitë dhe donatorë të tjerë organizuan përvjetorët e bibliotekave të tyre pas një planifikimi paraprak. Organizimi i përvjetorëve është veprimtari kryesore me pjesëmarrjen e shumë njerëzve dhe kërkon angazhim për realizimin e tyre. Në përgatitjen e këtyre veprimtarive del në pah puna e menaxherit dhe e stafit të tij, për zhvillimin e këtij aktiviteti. Njëkohësisht zhvillimi i veprimtarive të tilla kërkojnë bashkëpunimin me median për bërjen publike në televizion dhe në shtyp të këtij aktiviteti. Arritjet e deri tanishme në këto përvjetorë, bëhen të njohura në botimet e përgatitura me këtë rast, të cilat kërkojnë edhe ato bashkëpunim me këshillin dhe miqtë e bibliotekës .

Menaxherët e bibliotekave punojnë me komunitetin e tyre për njohjen me shërbimet bibliotekare, prezantimin e recensioneve të librave si dhe ndërtojnë programe për zhvillimin. Për të siguruar edhe ndihmën e komunitetit në veprimtarinë e saj bibliotekat kanë miqtë e bibliotekës, të cilët jo vetëm i ndihmojnë në veprimtaritë kryesore që biblioteka kryen, por ata flasin pozitivisht për bibliotekën edhe ndihmojnë financiarisht atë apo i dhurojnë botime të tyre. Miqtë e librit janë të pranishëm edhe në bibliotekat e fëmijëve.

Për të ndihmuar në veprimtarinë e bibliotekave ndihmojnë këshilli i bibliotekës , i cilët mblidhet rregullisht sipas një programi. Në përbërje të këshillit janë specialist të librit, dashamirës të librit dhe bibliotekës, të cilët punojnë dhe ndihmojnë vullnetarisht në aktivitetin e bibliotekës. Në disa biblioteka publike kanë ndihmuar vullnetarë në procese të ndryshme të bibliotekës, por jo në përmbajtjen e saj si p.sh. në katalogimin e librave. Ndihma e tyre ka qenë e vlerësuar, por jo e nivelit që ka diktuar kualifikimin e tyre

46

profesional, ka qenë e mjaftueshme konsultimi me drejtuesit apo vetë bibliotekaret e bibliotekës.

Gjithçka që përshkruam ka të bëjë me konceptimin tradicional të bibliotekës. Çfarë duhet ndryshuar, çfarë duhet modifikuar?

Marketingu bibliotekar ka të bëjë në radhë të parë me matjen dhe vlerësimin e cilësive të shërbimeve, ka si objektiv strategjik user satisfaction, aftësinë për të komunikuar, peshën specifike të burimeve njerëzore në politikën e programimit dhe të drejtimit së shërbimit. Këtu duhet bërë ndryshimi dhe të pohohet se cila është aftësia e bibliotekarëve për të hartuar politikën e bibliotekës.

8.5 Menaxhimi i bibliotekave publike Deri para pak viteve nocionet e menaxhimit kanë qenë pak të njohura në rrethet e

bibliotekarëve shqiptarë dhe drejtuesve të tyre. Në vitin 1995 punonjësit e bibliotekave u njohën me Manifestin e IFLA

/UNESCO­s për bibliotekat publike dhe më pas edhe me Manifestin e IFLA/UNESCO­S për bibliotekat shkollore. Këto dy dokumente të përkthyera nga Shoqata e Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë në gjuhën shqipe, u shpërndanë në gjithë sistemin e bibliotekave të vendit. Këto dokumente u prezantuan dhe u vlerësuan si shumë të rëndësishme në mbrojtje të vetë bibliotekave publike dhe ato shkollore në vendet e Europës Juglindore në tranzicion, ku përfshihemi edhe ne.

Bibliotekat publike në këtë periudhë po ndjenin uljen së tepërmi të veprimtarisë së tyre, por manifesti ishte një dokument inkurajues që ndikoi në nxitjen e zhvillimit të shërbimeve bibliotekare për të ardhmen. Në vitin 1999 IFLA dërgoi botimin “Shërbimet e bibliotekave publike, IFLA/UNESCO – udhëzime për zhvillim” . Ky botim ishte një udhëzues me standarde konkrete për gjithë shërbimin e bibliotekave publike, përfshirë edhe menaxhimin e bibliotekave publike. Ky botim në vitin 2000 u përkthye në gjuhën shqipe dhe u shpërnda në gjithë bibliotekat e vendit dhe në Kosovë. Botimi është një udhëzues standard me të cilin ballafaqohet shërbimi bibliotekar publik në thuhet:

“Një bibliotekë publike e suksesshme është një organizëm dinamik që punon së bashku me institucione të tjera dhe me individë, për të ofruar një sërë shërbimesh bibliotekare dhe informative, për të plotësuar kërkesat e larmishme dhe në ndryshim të komunitetit. Që të jetë e efektive ajo kërkon menaxher me përvojë, fleksibël dhe të përgatitur profesionalisht dhe punonjës të aftë të përdorin teknikat e menaxhimit” .

Përmes seminareve trajnuese të vazhdueshme me drejtuesit e bibliotekave me tema të ndryshme si: ngritja e fondeve nga donatorët, përshkrimi i vendeve dhe njoftimet në media për vendet e reja të punës, planifikimi i shërbimeve sipas kërkesave të komunitetit dhe organizimi i koleksioneve me informacion për komunitetin etj. u krijuan koncepte të reja për menaxhimin në bibliotekat publike.

Në vitin 2006 është përgatitur një cikël leksionesh të cilat referohen në shkollën e bibliotekonomisë

Në saj të seriozitetit të drejtuesve me përvojë të bibliotekave të vendit dhe menaxhimit të tyre në periudhën e kalimit të vendit në ekonominë e tregut, bibliotekat u orientuan mbijetuan dhe disa prej tyre ndërtuan biblioteka model pa mure me informacion të hapur. Të tillë drejtues në këtë periudhë janë dalluar si menaxherë të suksesshëm: Drejtorja e bibliotekës publike të Fierit, drejtorja e bibliotekës publike të

47

Vlorës, drejtorja e bibliotekës publike të Durrësit dhe drejtori i bibliotekës publike të Lezhës.

Bibliotekat publike punojnë sipas një plani vjetor të detajuar në plane tremujore. Këto janë plane të thjeshta afatshkurtra ku përfshihen elemente bazë si:

­ pasurimi i koleksioneve ­ përpunimi bibliografik të materialeve bibliotekare ­ organizimi i veprimtarive për nxitjen e leximit ­ trajnimi i personelit dhe i përdoruesve për përdorimin e teknologjive etj. ­ punë administrative etj. Bibliotekat në planet e tyre kërkojnë vazhdimisht rritjen e fondit buxhetor për

zgjerimin e veprimtarive të bibliotekës. Bibliotekat publike siç del edhe nga formularët kanë problem jo vetëm sigurimin

e teknologjive të reja, por më tepër menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre si dhe të rrjeteve lokale. Ka ardhur koha që bibliotekat e kryesore që kanë teknologji, kanë nevojë edhe t’i menaxhojnë ato.

Praktikë e mirë në biblioteka është vlerësimi i shërbimeve dhe mbajtja e rezultateve të arritura. Ato i mbledhin këto rezultate dhe i paraqesin në analizat e punës tek drejtuesit e tyre dhe pranë institucioneve nga të cilat varen. Në këta tregues të rezultateve përfshihen burimet e shpenzuara për shërbime, pasurimi i koleksioneve, huazimet, frekuentimi i bibliotekës, anëtarësia, numri i terminaleve, kërkesat për shërbimet e informacionit referues, shërbimet administrative, numri i punonjësve me kohë të plotë dhe ata vullnetarë etj. Këto rezultate bibliotekat i bëjnë të njohura edhe në fletë palosje apo botime të veçanta si p.sh. për historinë e bibliotekës, ku prezantohen edhe shërbimet e tyre. Ballafaquar me numrin e banorëve të komunitetit këta rezultate qëndrojnë larg standardeve të parashikuara nga IFLA/UNESCO për zhvillimin e shërbimeve të bibliotekave publike.

Biblioteka publike kryesore e qytetit është biblioteka më e madhe si nga ndërtesa, dhe mjediset e saj. Në strukturën e tyre kanë departament të veçantë për shërbimin e lexuesve të rritur dhe për fëmijët, departamentin e katalogimit dhe bibliografisë, sektorin e libërlidhjes dhe mirëmbajtjes. Për këta sektorë biblioteka ka përshkrimin e punës me detyrat përkatëse.

Këtë strukturë e gjejmë kryesisht në bibliotekat publike ku numri i punonjësve është me 7 – 12 punonjës si në: Durrës,Vlorë, Shkodër, Fier, Elbasan, e Korçë etj. Në bibliotekat e kategorisë së dytë si në Lezhë, Berat, Pogradec, Gjirokastër etj. në të cilat numri i personelit është me 3 ­ 6 punonjës, ata shërbejnë në pikat e shërbimit dhe merren njëkohësisht me proceset e përpunimit fizik dhe katalogimin e materialeve bibliotekare si dhe vendosjen e tyre në rafte. Drejtuesi në këto biblioteka ka ngarkesë pune si p.sh. mund të merret me pasurimin e bibliotekës, me hartimin e listave apo botimeve bibliografike me informacion për komunitetin si dhe detyra të tjera si bashkëpunimin me shkollat dhe veprimtaritë për nxitjen e leximit etj.

Në bibliotekat më të vogla ku ka 1­2 punonjës si: bibliotekat publike të Tiranës, Bulqiza, Rrogozhina, Hasi e Peqini. Mjediset në këto biblioteka janë më të pakta, ato kanë në dispozicion një dhomë për koleksionet dhe një sallë leximi etj. Detyra i kryen përgjegjësi i bibliotekës në bashkëpunim me bibliotekarin.

48

Numri i punonjësve të bibliotekave publike me kohë të plotë është 146, ai vendoset në vartësi të numrit të banorëve që u shërben, numrit të koleksioneve dhe shërbimeve që ajo kryen.

Vitet e fundit në Shqipëri ka filluar të praktikohet publikimi i vendeve të lira të punës në gazeta. Të interesuarit aplikojnë me dokumente dhe kur zgjidhen kandidaturat e mundshme, ata i nënshtrohen testimit për pranim. Preferohen punonjësit që kanë kryer shkollën e bibliotekonomisë.

Personeli i bibliotekave publike në Shqipëri ka këtë përbërje: drejtor ose përgjegjës, klasifikator dhe bibliograf, bibliotekar, ndihmës bibliotekar.

8.6 Bashkëpunimi ndërbibliotekar Bibliotekat publike bashkëpunojnë gjerësisht me bibliotekat analoge me të cilat

ndajnë përvojat lidhur me veprimtaritë që zhvillojnë, shkëmbimin e librave, realizojnë programe trajnimi etj. Ato biblioteka që kanë Internet kanë mundësi më të mira komunikimi.

Bashkëpunimin kryesor bibliotekat publike e kanë me Bibliotekën Kombëtare. Në këtë bibliotekë ata kryejnë shkollën 2 vjeçare të bibliotekonomisë dhe formohen profesionalisht, por më pas ndjekin e dhe kualifikimin e vazhdueshëm për zhvillimet e bibliotekonomisë në Qendrën e trajnimit bibliotekar të saj. Ata kryejnë herë pas here konsulta për procese të veçanta pune në departamentin e Kualifikimit dhe Studimeve, të cilët i ndihmojnë edhe konkretisht në organizimin e punëve në bibliotekën e tyre.

Marrëdhënie bashkëpunimi ato kanë edhe me bibliotekat publike të Kosovës me një pjesë të të cilave janë binjakëzuar dhe kanë organizuar vizita pune, konferenca e seminareve të përbashkëta, shkëmbime fondesh etj. Pjesa më e madhe e bibliotekave publike kanë vendosur marrëdhënie bashkëpunimi edhe me bibliotekat e Italisë, Greqisë, Anglisë etj të tilla marrëdhënie reciproke ka biblioteka publike e Vlorës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Fierit etj.

Në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm që kanë pasur veprimtari në Shqipëri, drejtuesve dhe punonjësve të bibliotekave publike u është dhënë mundësia të zhvillojnë vizita pune në bibliotekat të vendeve të ndryshme të botës si p.sh. në vitin 1996, 6 drejtues të bibliotekave publike të Shqipërisë (nga bibliotekat publike të: Korçës, Vlorës, Durrësit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Elbasanit shkuan për një javë dhe vizituan bibliotekat publike në Leçe të Italisë. Punonjës të bibliotekave publike kanë marrë pjesë në Kongresin e IFLA­s si dhe në konferenca ndërkombëtare.

Me programin Interreg III A Itali­Shqipëri (projekti BiblioDoc­Inn) është mundësuar një bashkëpunim ndërmjet bibliotekave të Elbasanit, Shkodrës, Bibliotekës Kombëtare dhe Bibliotekës së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me bibliotekën e Këshillit Rajonal të Puglia­s.

Bashkëpunim të frytshëm bibliotekat publike kanë me bibliotekat e shkollave të rajonit të tyre. Ata i ndihmojnë me udhëzime për organizimin e koleksioneve të bibliotekës së shkollës si dhe për organizimin e veprimtarive për nxitjen e leximit. Shpesh biblioteka publike e qytetit organizojnë seminare për kualifikimin e mësuesve që kanë bibliotekat në kujdes.

49

Rrjeti i informacionit të drejtpërdrejtë elektronik për bibliotekat eIFL.net (elektronik Information for Libraries) u krijua në vitin 1999 si nismë e Instituti i Shoqërisë së Hapur (OSI) në Budapest, për të mbështetur arsimin dhe veprimtarinë studimore në vendet në tranzicion, duke ndihmuar bibliotekat dhe përdoruesit e tyre të shfrytëzojnë burimet elektronike me çmime sa më të përshtatshme.

Në vitin 2001 EIFL e përqendroi veprimtarinë e vet në mbështetjen e krijimit të konsorciumeve lokale të bibliotekave të vendeve anëtare, për të siguruar vazhdimësinë në shfrytëzimin sa më efektiv të burimeve elektronike të ofruara. Ai ndihmoi me grante shpenzimet fillestare të konsorciumeve si për ngritjen e zyrave, pjesëmarrje në konferenca, trajnime, materiale e veprimtari promovuese etj.

50

eIFL.net në fillim mbështeti vendet në të cilat kishte veprimtari Fondacioni Soros. Më pas iu përgjigj edhe kërkesave të vendeve në zhvillim nga e gjithë bota, mjafton që ata të kishin një organizëm (konsorcium, shoqatë bibliotekare apo bibliotekë kombëtare), i cili koordinon punën e bibliotekave të vendit për akces në informacionin elektronik.

Konsorciumi i Bibliotekave të Shqipërisë deri tani nuk është i legalizuar si organizëm i pavarur, por funksionon si një seksion i Shoqatës së Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë. Për të ardhmen, bordi drejtues i tij ka detyrën e legalizimit dhe funksionimit të konsorciumit si një organizëm i veçantë. ­ Deri tani pjesmarrja e konsorciumit tonë në eIFL ka qenë falas. Nga viti 2005, kjo

pjesëmarrje ishte kundrejt një pagese abonimi prej 600 EUR, e cila u krye nga Biblioteka e Akademisë së Shkencave. Pa këtë pagesë humbnin mundësitë për reduktim pagesash dhe marrëdhënie licencimi me botues të tjerë.

Sigurimi i akcesit në revista dhe bazat e të dhënave komerciale bëhet nëpërmjet bisedimeve me botuesit për reduktimin e çmimeve. Ulja e çmimit për çdo vend anëtar të konsorciumit llogaritet në bazë të nivelit ekonomik. Shembull është abonimi në revistat elektronike të EBSCO­s. Për vitin 2002, abonimi për Shqipërinë u krye tërësisht nga OSFA, për vitin 2003 nga Ministria e Kulturës të Shqipërisë, kurse për vitin 2004 u premtua nga Ministria e Arsimit, premtim që nuk u realizua.

Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sporteve mori përsipër pagesën e abonimit prej 9000USD. Instituti i Shoqërisë së hapur për Shqipërinë OSI miratojë kërkesën e grupit të punës prej 31 000 USD për përmirësimin e infrastrukturës në 4 biblioteka universitare dhe 3 biblioteka publike (Fier, Vlorë, Lezhë). Ky ishte një nga projektet më të rëndësishëm që i dha një impakt shfrytëzimit të informacionit elektronik në bibliotekat shqiptare Veprimtari për nxitjen e shfrytëzimit të informacionit elektronik ­ Zgjerimi i numrit të bibliotekave anëtare të konsorciumit (biblioteka Universitare, biblioteka publike dhe biblioteka speciale). ­ Njoftime në shtyp për krijimin e konsorciumit dhe për adresat elektronike ­ Fletëpalosje dhe poster për adresat elektronike të shpërndara në shumë biblioteka të

vendit ­ Seminare promovuese dhe trajnime të punonjësve të bibliotekave dhe të përdoruesve

për shfrytëzimin e informacionit elektronik ­ Konkurs esesh të krijuara nga përdoruesit për efektivitetin e eFL. ­ Shpërndarje në mënyrë sistematike e informacionit të buletinit dymujor të eIFL.net ­

8.7 Përgatitja profesionale dhe roli i profesionit të bibliotekarit

Arsimi bibliotekar në Shqipëri ka filluar në vitin 1963 – 1967 si arsim i mesëm profesional, ku u diplomuan 34 nxënës nga Tirana dhe nga disa qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo shkollë nuk vazhdoi më pas. Në vitin 1969 Biblioteka Kombëtare me iniciativën e saj dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hapi kursin dyvjeçar profesional me punonjësit e saj. Kursi më pas u zgjerua edhe me pjesëmarrjen e punonjësve të bibliotekave të tjera përfshirë edhe bibliotekat publike. Ky kurs ofronte formim teorik dhe praktik në bibliotekonomi dhe informacion për bibliotekarët e rinj që

51

nisnin punën në bibliotekë, përmes një programi të shtrirë në dy vjet pa shkëputje nga puna.

Nga viti 2003, shkolla dyvjeçare e bibliotekonomisë zhvillon programin e kualifikimit ku shtjellohen disa lëndë si: Zhvillimi i koleksioneve, Përshkrimi bibliografik i materialeve bibliotekare, Klasifikimi dhe indeksimi i materialeve, Mjetet e kërkimit të informacionit, Shërbimet e bibliotekës ndaj përdoruesve, Teknologjia e informacionit, elemente të menaxhimit të bibliotekës, Ruajtja dhe konservimi i materialeve, Historia e librit dhe bibliotekave, Njohuri albano – ballkanologjike. Programi realizohet nga bibliotekarë profesionistë, cilësore dhe kompetentë të Bibliotekës Kombëtare.

Shkolla nuk ofron lëndë të veçanta për kategori të ndryshme bibliotekash. Punonjësit e bibliotekave publike e kanë kryer Shkollën e bibliotekonomisë dhe në vitin shkollor 2006­2008 janë duke e vazhduar punonjësit e rinj të tyre. Në mbarim të shkollës bibliotekarët marrin diplomë.

Shkolla e bibliotekonomisë kryhet pas kryerjes së arsimit të lartë në fusha të ndryshme të shkencës.

Kryerja e kualifikimit profesional i aftëson bibliotekarët e bibliotekave të luajnë mirë rolin e profesionit të tyre. Pas mbarimit të saj ata janë në gjendje të krijojnë, organizojnë dhe mirëmbajnë koleksionin e bibliotekës, të katalogojnë, klasifikojnë dhe krijojnë baza të dhënash, të plotësojnë kërkesat e lexuesve për informacion, të njohin rrjetin e bibliotekave në Shqipëri dhe legjislacionin përkatës për funksionimin e tyre si dhe manifestojnë ndërgjegje etike profesionale. Pas kryerjes së shkollës, për tema të veçanta bibliotekarët ndjekin kualifikimin e vazhdueshëm bibliotekar, pranë qendrës së tajnimit bibliotekar të Bibliotekës Kombëtare

Punonjësit e bibliotekave publike që kryejnë shkollën e bibliotekonomisë luajnë rolin e trajnerëve për bibliotekat e tjera të rajonit të tyre, veçanërisht me bibliotekat e shkollave, të cilat i ndihmojnë për sistemimin e bibliotekave në ndihmë të procesit mësimor – edukativ dhe për organizimin e veprimtarive të përbashkëta kulturore për nxitjen e leximit.

9. Disa konkluzione

Bibliotekat publike në Shqipëri ende qëndrojnë larg standardeve të IFLA/UNESCO­s, të cilat janë udhëzime për zhvillimin e bibliotekave publike. Me kalimin e tyre në varësi të bashkive, ato nga viti në vit shihen se kanë ndryshime në veprimtarinë e tyre. Ky ndryshim vihet re sidomos pas viteve 2000 me daljen e Ligjit të bibliotekave.

Ndryshimi ka nisur edhe me shtimin e pagave të punonjësve të bibliotekave publike, gjë që ndikoi në vlerësimin e institucioneve të kulturës në përgjithësi dhe në veçanti të rolit të profesionit të bibliotekarit nga shteti.

Interes nga bashkitë janë treguar edhe në ristrukturimin e mjediseve të bibliotekave për riorganizimin e koleksioneve me fonde të hapur. Kështu gjatë këtyre viteve të fundit janë ndihmuar bibliotekat publike të Vlorës, Lezhës, Kuçovës dhe biblioteka publike e Librazhdit.

Vlerësimi më i madh duket në rritjen e buxhetit në bibliotekat e kategorisë së parë për blerjen e librave, ndërsa në bibliotekat e kategorisë së dytë buxheti vlen për të

52

dëshiruar, pasi është shumë i ulët dhe dy biblioteka si ajo e Gramshit dhe Burrelit nuk kanë pasur planifikim nga bashkia për blerjen e librave për vitin 2006. Kjo gjë sjell varfërimin e fondeve të librave, duke krijuar boshllëqe në pasurimin me libra, por edhe largimin e lexuesve.

Në bibliotekat publike mungojnë politikat për zhvillimin në tërësi të shërbimeve bibliotekare dhe nuk ka objektiva për nxitjen e përdorimit të bibliotekave.

Pengesat janë:

­ financim i pamjaftueshëm nga shteti ­ mungesë e stafit të kualifikuar për mbarëvajtjen e rrjeteve në biblioteka ­ lëvizje e shpeshtë e personelit për shkak të pagesës së ulët dhe reformave

administrative Për zhvillimin e bibliotekave publike në Shqipëri duhet pasur në qendër të vëmendjes evidentimin e vlerave te bibliotekave në shoqërinë e informacionit, krijimin e një vizioni të qartë për to te vendimmarrësit, gjetjen e burimeve të nevojshme financiare për zhvillimin e tyre, si dhe zgjidhjen e problemeve të drejtimit

Në të ardhmen për të mbuluar kërkesat e përdoruesve në biblioteka forcat duhen drejtuar në: ­ hartimin e politikave për shërbimet bibliotekare si dhe ndërtimin e planeve strategjike

dhe organizuese në bashkëpunim me qeverinë lokale ­ puna me projektet të mos rresht duke gjetur burime të reja financiare ­ lidhja me Internetin të jetë e vazhdueshme

ndërtimi i programeve të leximit

10. Shtojcë

Intervistë me Flora Dervishi Drejtore e Bibliotekës Publike Dur rës

Ç’mund të na thoni për ecur inë e bibliotekës publike tè Durr ësit?

Ndryshimet demokratike në Shqipëri u reflektuan ndjeshëm në infrastrukturën kulturore dhe edukative, përfshirë edhe bibliotekat. Po kështu edhe biblioteka publike e Durrësit u

përball me tranzicionin e vështirë: buxheti për blerjen e librave u reduktua, një pjesë e mirë e fondit të librave politikë dhe kopjeve të tepërta u seleksionuan, pajisjet e bibliotekës dhe ndërtesat ishin tejet të amortizuara. Këto bënë që edhe lexuesit t’i largohen bibliotekës.

Këtë periudhë të vështirë u munduam ta kalojmë duke bashkëpunuar me donatorët që kishin aktivitet në Shqipëri dhe veçanërisht me Programin e bibliotekave të Fondacionit Soros, por edhe me C.R.S që ndihmonin komunitetet dhe me shoqata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Pasurimi me literaturë të huaj nga degë të ndryshme

53

të shkencës, dhe me botime referuese ka plotësuar një boshllëk të ndjeshëm në fondet tona me literaturë tashmë të vjetruar.

J u jeni nga të parat biblioteka publike që keni aplikuar shërbimin e bibliotekës lëvizëse në Shqipër i?

Mungesa e ndjeshme e shërbimit bibliotekar në shkollat, e veçanërisht në zonat periferike, nxiti përgatitjen e projektit “Libri fluturues” në bashkëpunim me Shoqatën e Bibliotekave e cila e zhvilloi këtë shërbim në bibliotekat e shkollave të Tiranës. Disa të rinj dhe të reja me çantat me libra në shpinë çonin librat në shkolla dhe ua shpërndanin ato nxënësve me kartela dhe u merrnin porositë për librat e ardhshëm. Kjo praktikë u zbatua edhe në kampingjet e kosovarëve në vitin 1999. Ky shërbim ndërgjegjësoi komunitetin e këtyre zonave dhe rriti interesin për lexim.

Në vitin 2001 me ndërmjetësinë e Programit të Bibliotekave bibliotekës sonë iu ofrua shërbimi përmes autobusit lëvizës me libra (book mobile). Kjo bibliotekë padyshim u mirëprit nga komuniteti i ri me banorë të ardhur nga zonat verilindore të vendit. Për realizimin e veprimtarive të bibliotekës lëvizëse u hartua një program i pasur, sipas të cilit bibliobuzi shkonte në disa shkolla gjatë gjithë ditës dhe ndalonte pranë qendrave të banimit, qendrave shëndetësore dhe shesheve të pushimit ku luanin të rinjtë. Efektiviteti i këtij shërbimi është ndjerë me rritjen e numrit të lexuesve dhe qarkullimit të librave.

Shërbimi i bibliotekës lëvizëse u transmetua si një praktikë shumë e domosdoshme dhe shumë e kërkuar për komunitetin. Ai shërben si një mjet për nxitjen e leximit edhe për kontingjentin e fëmijëve analfabetë, për edukimin e nënave me kulturën për rritjen e fëmijëve të vegjël, kujdesin për shëndetin, higjienën dhe mënyrën e gatimit dhe metodat e thjeshta të prerjes dhe qepjes. Për shërbimet e infobusit është përgatitur një video, e cila prezanton veprimtaritë e bibliotekës lëvizëse në komunitetin e Durrësit.

A e keni shkëmbyer këtë përvojë me kolegët e vendeve të tjera? Në vitin 2001 u organizua seminari me temë” Shërbimi lëvizës në bibliotekën e

Durrësit për komunitetin periferik” me pjesëmarrjen e punonjësve të bibliotekave të vendit dhe drejtorin e Bibliotekës publike të Verias­Greqi. Në seminar kolegu nga biblioteka publike e Verias prezantoi përvojën shumë të mirë të bibliotekës lëvizëse me komunitetin.

Programi i bibliotekave ka mbështetur çdo ide tonën për zhvillimin dhe zgjerimin e këtij shërbimi. Bibliobusi e ka pasuruar fondin e tij jo vetëm me libra, por edhe me materiale elektronike si CD, Video dhe DVD. Janë zhvilluar edhe programe për faljen e librave në familjet me ekonomi të dobët.

Jeni treguar shumë e vendosur për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit të bibliotekës lëvizëse?

Pas shumë përpjekjesh, peticionesh në median e shkruar dhe atë televizive arritëm (në vitin 2003) që bashkia të financojë shërbimin e bibliotekës lëvizëse, duke paguar shpenzimet e saj dhe pagën e shoferit dhe atë të bibliotekares. Ç’farë shërbimesh të tjer a keni zhvilluar ?

Megjithëse kemi mjedise shumë të ngushta në bibliotekë përpiqemi të përshtatim shërbimet e reja siç është salla me fonde të hapura të hyrjeve të reja dhe periodikut korrent.

Një mjedis modern është krijuar me fondin zanor (dhuratë e qeverisë Austriake). Rreth 400 disqe janë në shërbim të përdoruesve të komunitetit të cilët mund t’i dëgjojnë ato përmes kufjeve. Këto materiale janë të rralla në shërbimin e bibliotekave të tjera

54

publike të vendit. Përmes një projekti të bibliotekës sonë, Programi i Informacionit mundësojë blerjen të gjithë pajisjeve të domosdoshme për shërbimin e disqeve zanorë.

Lidhur me të drejtën e fëmijëve për informacion jemi përpjekur të zhvillojmë infrastrukturën e bibliotekës së tyre për të siguruar hyrje në të lirë në informacion edhe për ta. Si e shihni të ardhmen e automatizimit të informacionit?

Automatizimi i informacionit është një nga arritjet e kohës për bibliotekën. Integrimi i teknologjisë të reja ka krijuar një situatë të re. Biblioteka publike e Durrësit ka 10 kompjuter dhe punon për plotësimin e bazës së të dhënave, duke përdorur standardet e përpunimit të materialeve bibliotekare. Numri i regjistrimeve është i kënaqshëm. J u jeni fituese e çmimit Best practice dhënë nga J unior Chamber që i jepet menaxher it më të mirë të bibliotekave publike, ç’mund të thoni pas marr jes së tij? Vlerësimi ishte një kënaqësi e veçantë për mua si drejtuese, por edhe për kolegët e mi me të cilët unë realizoj punën dhe kërkesat e mia në menaxhim. Ky lloj vlerësimi mendoj se është një formë nxitje dhe stimuli në interes të punës si dhe një formë konkurrence për rritjen e treguesve t ë saj....

55

11. Referenca bibliografike

1. Shërbimi i bibliotekës publike–udhëzime të IFLA/UNESCO­s për zhvillim, 2002

2. Bibliotekat në Shqipëri, 1998 3. Bibliothecae nr 2, 2001 4. Historiku i bibliotekës publike të Durrësit 1945 – 2005, 2005 5. Biblioteka Qemal Baholli, Elbasan, 2004 6. Biblioteka publike Shevqet Musaraj në 70 vjetorin e themelimit të saj, 2006 7. Biblioteka “Marin Barleti” edhe për ju, Shkodër 2006 8. IFLA Publication 102, Information Society 2002 9. IFLA Publication 108 Knowledge Management, 2004 10. INSTAT, Vjetari statistikor 1993 ­2001 11. Observatori rreth praktikave pozitive të Bibliotekave publike të Enteve lokale

të Shqipërisë – Projekti BiblioDoc­Inn, 1° Raport rreth Bibliotekave publike të Enteve lokale në Shqipëri (2005), 2006

56

12. Notë metodologjike Metodologjia e përdorur për hartimin e raportit më të zgjeruar për fazën e dytë është mbështetur kryesisht në pyetësorin e mëparshëm, modeli i të cilit ndodhet i botuar në raportin 1 (Raport rreth bibliotekave publike në Shqipëri (viti 2005). Njëkohësisht janë konsultuar edhe materiale të botuara nga bibliotekat kryesore të vendit, përfshirë dhe botimet e bibliotekave publike, studime e botime të Shoqatës së Bibliotekave të Shqipërisë si dhe materiale nga Interneti. Janë pasur parasysh të gjitha shënimet e dhëna në Raportin 1 (shënimet në fund të faqeve ku rekomandohet se të dhënat më të zgjeruara do të jepen në raportin e ardhshëm (Nr 2 – 2007). Janë pasur gjithashtu në konsideratë udhëzimet e drejtuesit PPL të projektit, prof. Waldemaro Morgese që në material të jepet mbështetja ligjore për bibliotekat në Shqipbri, të prezantohen të detajuara shërbimet e disa bibliotekave publike, të dhëna të shkurtra për bibliotekat e tjera të vendit, të trajtohen probleme të veçanta lidhur me menaxhimin e bibliotekave, kualifikimin e bibliotekarëve, intervista të disa bibliotekarëve shqiptarë si dhe të jepen të dhëna të shkurtra për sistemin e bibliotekave të tjera në Shqipëri, të cilat kanë munguar në raportin e mëparshëm. Pyetësori u dërgua në 20 biblioteka, nga të cilat 9 ishin bibliotekat që kishin marrë formularin dhe nuk ishin përgjigjur, si dhe në 11 biblioteka të tjera që e merrnin formularin për herë të parë ( nga këto dërgesa u përgjigjën 17 biblioteka). Formularët u shoqëruan me një kujtesë për të vlerësuar kthimin e përgjigjes si dhe dërgimin e plotë të kërkesave të pyetësorit. Me gjithë vëmendjen e treguar që përgjigjet e formularëve të ishin të plota, përsëri kishin mangësi, të cilat nuk të ndihmojnë në nxjerrjen e konkluzioneve. Raporti 2 përfshin tani rezultatet e 33 bibliotekave publike të Shqipërisë, mbështetur mbi analizën e përgjigjeve të dërguara si dhe krahasuar me udhëzimet dhe standardet e IFLA/UNNESCO­s (Shërbimi i bibliotekave publike IFLA/UNESCO – udhëzime për zhvillim, Tiranë, 2000), varianti i përkthyer në gjuhën shqipe nga Shoqata e Bibliotekarëve të Shqipërisë. Edhe dokumente të tjera si: Manifesti i Bibliotekave publike, 1994, Manifesti i Bibliotekave shkollore, Manifesti i Internetit etj. janë përkthyer dhe prezantuar punonjësve të bibliotekave publike. Për të dhëna statistikore të tjera si: numrin e përgjithshëm të popullsisë, të dhënat janë marrë nga botimet e INSTAT­it (Institutit të Statistikave në Shqipëri), të cilat janë të dhëna zyrtare për popullsinë e një rajoni jo vetëm të një qyteti. Kjo bëhet për arsye sepse biblioteka publike e çdo qyteti është e vetmja bibliotekë e rajonit, pasi bibliotekat e komunave nuk punojnë. Të dhënat për popullsinë u konsideruan tepër të rëndësishme për të shprehur nivelin e shërbimeve në bibliotekat publike, duke i krahasuar ato me udhëzimet e IFLA /UNESCO­s. Raporti 2 është më i plotë për faktin se aty përfshihen jo vetëm bibliotekat e qyteteve kryesore, por edhe të qyteteve më të vogla siç janë bibliotekat e qyteteve: Tropojë, Ersekë, Burrel, Kavajë, Laç etj. Kjo gjë sjell më larmi në raport lidhur me gjendjen dhe zhvillimin e bibliotekave në Shqipëri. U pa e arsyeshme që në raport të vendosen disa tabela për të ilustruar më mirë studimin si dhe të dallohen veçoritë e një biblioteke në tjetrën. Natyrisht nga faza e parë shumë të dhëna të bibliotekave kanë ndryshuar, prandaj edhe materiali vjen më i zgjeruar. Sipas kërkesave të pyetësorit, jemi përpjekur të sjellim situatën e bibliotekave në Shqipëri si dhe punën që është bërë për zhvillimin dhe modernizimin e shërbimeve në to. Pyetësori ka 16 rubrika me disa nënndarje, të cilat u japin mundësinë punonjësve të bibliotekave të japin me hollësi organizimin dhe veprimtarinë e bibliotekës së tyre. Raporti fillon me një historik të shkurtër të krijimit të

57

bibliotekave në Shqipëri, ku bien në sy përpjekjet e shqiptarëve kulturëdashës si dhe qeverisë për krijimin dhe shtimin e bibliotekave si institucione të rëndësishme të kulturës dhe edukimit. Jepet gjithashtu edhe situata që kaluan bibliotekat në periudhën pas vitit 1990­ 1997, periudhë në të cilën vendi ynë kaloi në ekonominë e tregut dhe pati rënie në buxhetin e bibliotekave dhe uljen e shërbimeve të tyre. Trajtohen me radhë problemet dhe rruga nëpër të cilën kaluan bibliotekat në këto vite për të mbijetuar lidhur me pasurimin, riorganizimin e mjediseve, furnizimin me pajisje, bashkëpunimin për kualifikimin e tyre me teknologjitë e reja dhe krijimin e disa bibliotekave me shërbime model, të cilat kanë nxitur në zhvillimin e shërbimeve edhe në bibliotekat e tjera të vendit.