zheliu-zhelev - fashizmi

379

Upload: bislim-elshani

Post on 03-Dec-2015

113 views

Category:

Documents


14 download

DESCRIPTION

Sachbuch

TRANSCRIPT

Page 1: Zheliu-Zhelev - Fashizmi
Page 2: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

Zheliu Zhelev

FASHIZMI(SHTETI TOTALITAR)

Page 3: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

Zheliu ZhelevFASHIZMI(SHTETI TOTALITAR)botimi i dytë

(Botimi i parë: ERIK, Tiranë 2001)

Përktheu në shqip: Bardhyl SelimiRedaktore letrare: Nora Malaj Dëshira ShehuKolona: FilozofiDesign & Layout: Tahir HoxhaFotografia e ballinës: Jaime Silva (Vienna - Memorial against War and Fascism)

Ky libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-72-2Prishtinë, 2014www.filozofiaurbane.comwww.librariaelektronike.com

Page 4: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

3

Disa fjalë për autorin

Zheliu Mitev Zhelevi ka lindur më 3 Mars 1935 në fshatin Veseli-novo, krahina e Shumenit, në një familje të varfër fshatare. Arsimin e mesëm e mori në qytein Shumen dhe të lartin më 1958 në universitetin e Sofies “Shën Klementi i Ohrit”, në degën filozofi. Më 1960 u pranua në Partinë Komuniste Bullgare (PKB). Më 1961 fitoi konkursin dhe zuri postin e asistentit të rregullt në katedrën e “Materializmit Dialek-tik dhe Historik” , në universitetin e Sofies.

Në dizertacionin e përgatitur “ Përkufizimi filozofik i materies dhe shkencat e sotme natyrore” dhe në disa artikuj shkencorë të propo-zuar për botim (p.sh. “Kritika e teorisë së Leninit për materien” , më 1963), ai kritikon teorinë marksiste – leniniste dhe shprehet për një “shkatërrim përfundimtar të marksizëm leninizmit dogmatik dhe të institucioneve të tij” . Për këtë veprimtari, ai u përjashtua nga PKB për “devijime ideore” (viti 1965) dhe u pushua nga puna në universitet. Dizertacioni nuk u dha për mbrojtje. Madje përkohësisht, ai e humbi edhe banesën e tij në Sofje dhe u vendos në fshatin e bashkëshortes së vet – Nëgrozden, krahina e Burgasit. Atje, gjatë vitit 1967 ai shkroi “Shtetin totalitar” të botuar vetëm më 1982, nën titullin “Fashizmi” (në 10 000 kopje), nga të cilat 4 000 u morën prej policisë nga libraritë tre javë mbas daljes së librit. Dorëshkrimin ua ofroi shumë shtëpive botuese, por ato ia kthyen me sqarimin se shtëpia botuese është e mby-tur me libra dhe nuk ka letër për botim. Ndërkohë libri u shpërnda dorë më dorë. Radoj Ralini (një intelektual dhe shkrimtar i njohur ) sot

Page 5: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

ka qënë lexuesi dhe shpërndarësi i parë i tij. Në vitin 1968 pushtimi i Çekosllovakisë pengoi që libri të botohej atje.

Më 1972 Zhelevi vjen nga internimi sërish në Sofje dhe punon si so-ciolog, ku mbrojti edhe dizertacionet: “Kategoritë modale” e, më vonë, “Teorinë relative të personalitetit” .

“Fashizmi” (“Shteti totalitar”) është vepra kryesore e Zheliu Zhelev-it, i cili “e bëri të ecë mbi thonj” (një shprehje kjo bullgare) institucionin e Sigurimit të Shtetit dhe funksionarët e lartë partikë. Ndonëse askund në të nuk bëhen analogji të drejtpërdrejta, filozofi na jep një material interesant dokumentar.

Zhelevi jep intervista: në radion “Evropa e Lirë” , “Dojçe Wele” , “Bi-Bi-Si” , radion “Zëri i Amerikës” etj. ndër të tjera ai ka deklaruar se është i bindur në dështimin e sistemit socialist.

Pas ndryshimeve demokratike në nëntor - dhjetor 1989 Zheliu Zhelevi është presodent i Këshillit Koordinativ (KK) të Shoqatës së Forcave Demokratike (SHFD); pjesëmarrës aktiv në “Tryezën e rrum-bullakët” (janar 1990) bëhet president i Republikës së Bullgarisë, i zg-jedhur nga Kuvendi Popullor (1990 – 1991), kryetari i parë i shtetit i zgjedhur në mënyrë demokratike. Që nga janari 1997 ai është presi-dent i fondacionit “Dr Zheliu, Zhelev” .

Dr Zheliu Zhelev është dekoruar me tituj të shumtë ndërkombëtarë, ndër të tjera: “Doktor i nderit” i universiteteve në Mein, Tel Aviv, An-kara, Seul, Grejsland Kolexh – Ajova, me çmimin Katerina Mediçi, me çmimin Tranzishan.

Page 6: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

5

Parathënie për botimin shqip

SHTETI TOTALITAR DHE HUMBËSIT…

Shikuar nga disa aspekte të përcipta, duket sikur botimi i “Fash-izmit” i politikanit bullgar Zhelju Zhelev është i vonuar dhe madje i panevojshëm. Por për shkencën tonë shqiptare të vonuar në shumë drejtime asgjë nuk është vonë.

Në këtë vepër të vlefshme shkruhet për totalitarizmin fashist, ndër-sa më shumë mendohet për totalitarizmin komunist. Kjo ishte një përpjekje dinake mongole-sllavo-bizantine për t’ua hedhur rojeve të diktaturës komuniste, por edhe ato ishin të përshkuara nga e njëjta fry-më, prandaj dështoi përpjekja e Zhelevit për ta botuar “Fashizmin” në kohën e duhur vepruese dhe ndikuese.

Lexuesit e rrallë, të durueshëm, por kureshtarë do të kenë mundësinë që, përmes librit, të njihen më tërë faktografinë e strukturës, të me-kanizmit dhe të funksionimit të totalitarizmit të kuq dhe të zi.

Shikuar formalisht, dallimet janë drastike. Boja e kuqe dhe e zezë. Prapa bojës së kuqe, në fillim, ishin opingat e grisura, ishin të uriturit, të paditurit, të shfrytëzuarit, të shtypurit, të robëruarit dhe të pezmatu-arit. Prapa bojës së zezë ishin këpucët me lustrafin, çizmet e lustruara, shfrytëzuesit e vegjël dhe të mëdhenj dhe kapitali i madh industrial e financiar.

Të kuqtë, pas përvojës së hidhur të Komunës së Parisit, punonin fshehtas dhe sipas sistemit të kapilarëve. Grupet klandestine të revo-lucionarëve profesionistë, shfrytëzimi i të gjitha mekanizmave legale

Page 7: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

6

për zgjerimin e ideologjisë komuniste, plus pritja e rrethanave dhe e kushteve të volitshme historike për të vepruar.

Të kuqtë, porsa e morën pushtetin, meqë ishin të padenjë për pushtet, u deformuan. U deformuan sepse, nën ndikimin e padurue-shëm të lakmisë, harruan çfarë ishin, i lanë mënjanë idealet e larta njerëzore dhe gjënë e parë që bënë ishte ndarja e presë së revolucionit sipas “ligjit të luanit” : Monopolizuan pushtetin, ekonominë, infor-matat, arsimin, kulturën dhe të gjitha. Për të mbajtur privilegjet dhe beneficionet e veta, ata vendosën diktaturën e ashtuquajtur të proletar-iatit, e cila shumë shpejt, u shndërrua në diktaturë të partisë policore dhe të policisë komuniste. Mbytja e çdo opozite ishte vetëvrasja komu-niste.

Të zinjtë, organizimin e masave e morën komplet nga të kuqtë. Monopolizuan të gjitha përveç ekonomisë. Pushtetit të vet ia shtuan sulmin e rrufeshëm (Blitz Krieg) si mjet për pushtimin e rindarjen e botës, po sipas “ligjit të luanit” . Kjo ishte vetëvrasja fashiste.

Të dy totalitarizmat, i kuqi dhe i ziu, kishin të njëjtën esencë dhe vuanin nga dyshimi dhe mosbesimi ndaj të gjithëve ; nga kërkimi i provave të lojalitetit dhe të përkrahjes pa kusht nga të gjithë, si dhe nga synimi për t’i pushtuar e për t’i nënshtruar të gjithë.

Kjo është kundër ligjeve themelore të jetës. Kundër ligjit të dashu-risë, kundër ligjit të lirisë dhe kundër ligjit të përparimit.

Dhe ata që ishin, që janë e do jenë kundër jetës ishin, janë e do të jenë humbës.

Vallë, a do të arrijmë ne, shqiptarët, që sa më shpejt ta zgjerojmë, ta thellojmë e ta zmadhojmë kapacitetin tonë të dijes?

Page 8: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

7

Dija na duhet që ta ngremë sa më lart vetëdijen tonë kombëtare, njerëzore dhe kozmike. Vetëdija na duhet që të përsosim sa më fort që të jetë e mundur organizimin tonë të gjithanshëm. Organizimi na duhet që të krijojmë forcën e duhur me anë të së cilës do ta shndërronim re-alitetin tonë në frymën e lirisë dhe të dashurisë gjithënjerëzore. Kjo do të na shpëtojë një herë e përgjithmonë nga shkarjet tona, për shkak të mosdijes, në pozitat ekstreme të totalitarizmit ose të anarkizmit.

Këtë qëllim do ta arrijmë patjetër sepse jeta është ajo që do të na shtyjë përpara dhe vetëm përpara.

Ky libër është në funksion të zgjerimit të kapacitetit të dijes sonë. Le ta lexojmë e le ta studiojmë me vëmendje.

Prishtinë 7.5.2001 ADEM DEMAÇI

Page 9: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

8

Page 10: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

9

NË VËND TË PARATHËNIES

“FASHIZMI“ OSE BIOGRAFIA

POLITIKE E LIBRIT

Nuk jam fatalist dhe nuk dua ta ekzagjeroj, por më duket se ky libër ka qënë i pafat. Ai mund të kishte një fat më të mirë., U shkruajt më 1967 dhe doli vetëm më 1982.

15 vjet ai mbeti në pothuaj të gjitha shtëpitë botuese të Sofies. Gjith-një ma kthenin mbrapsht, ose për shkak të ngarkesës së planit të boti-meve për disa vjet rrjesht, ose për mungesë letre. Vetëm ushtarakët ma thonin me sinqeritet shkakun e vërtetë. Kur shkova në shtëpinë botuese ushtarake për të marrë vesh se ç’po ndodhte, rreth meje u mblodhën të gjithë redaktorët. Më vështronin dhe qeshnin. Por e qeshura e tyre ishte qëllimmirë. I pyeta:

- A do ta botoni? - Jo, nuk mundemi.. - Pse? Nuk ju pëlqen? - Përkundrazi, na pëlqen shumë..-Atëhere? - Është shumë i mirë për të dalë te ne. Në Bullgari nuk mund t’i

botojnë gjëra të tilla - më tha njëri prej tyre.Më ngushëlloi vetëm fakti që dorëshkrimi ishte shpërndarë pap-

ushim, dhe atë e kishin lexuar sipas sistemit “ samizdat “ (shumëfishim konspirativ i librave), si në kryeqytet, ashtu edhe në rrethe.

Page 11: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

10

Për shpërndarjen e madhe dhe të shpejtë të dorëshkrimit, merita i përket Radoj Ralin-it, që ka qënë lexuesi i parë. Ai vetë, për shumë vjet e ka bartur, andej këtej, tekstin nëpër mjedise të ndryshme intelektuale dhe politike, duke ia dhënë disa njerzëve, që duhet ta lexonin atë, me-doemos.

Atij ja kam borxh edhe ligjësimin e saj të shpejtë. Për këtë arsye (dhe jo vetëm për këtë), kuptohet, unë ja kam kushtuar veprën time atij, ndonëse për arsye konjukturale të shtëpive botuese, emri i tij nuk është në faqen e parë të librit.

Më 1968, nisën traktativat me shtëpinë botuese të Partisë Komu-niste Çekosllovake “ Liria “ . Në fund të korrikut shkova në Pragë dhe atje bisedova për përkthimin dhe hollësi të tjera. Ishte atëhere një at-mosferë e papërshkrueshme e “Pranverës së Pragës” Të “2000 fjalët” .ishin sa të hareshme aq dhe të shqetësuara.

Pas 20 ditësh, Çekosllovakia u pushtua nga ushtritë e shteteve anëtare të Traktatit të Varshavës dhe çdo gjë dështoi. Më 1982, libri u botua në Bullgari në 10 000 kopje nga shtëpia botuese “Narodna Mla-dezh” (“Rinia popullore”). Tre javë pas daljes në librari, libri u ndalua dhe u konfiskua në biblioteka. Në fakt, hoqën sasinë e tretë, të fundit. Kështu, në duart e lexuesve mbetën, minimumi, 6000 kopje - policia ishte e pafuqishme që t’i merrte edhe ato..

Pak para se ta ndalonin librin, më erdhën përfaqësuesit e shpërn-darjes së librit dhe më shprehën dëshirën për të bërë menjëherë një ribotim prej 30 000 kopjesh. Kuptohet, unë rashë dakord, por, kur ata shkuan në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste Bullgare për të kërkuar leje për një sasi letre shtesë, “infeksioni” kishte hyrë dhe ata u përzunë në mënyrën më të turpshme.

Page 12: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

11

Në qershor 1982, u organizua në Sofie një ekspozitë ndërkombëtare e librit. Botues nga Hungaria, Çekosllovakia dhe Polonia dëshironin të lidhnim kontratë për botimin e “Fashizmit” . Por policia ideologjike, e vëmëndëshme, nuk donte kurrësesi të diskutonte për këtë çështje, duke thënë, se nuk ekziston një libër i tillë. Natyrisht, në vitrinat e sallës “Festivala” një libër i tillë nuk ishte ..

Më 1986, gjatë Kongresit të Dytë të Bullgarologjisë, një grup i madh përkthyesish kinezë shkuan te Radoj Ralini dhe i kërkuan atij ndonjë gjë të re për përkthim. Me bujarinë dhe altruizmin e tij të njohur, që vetëm një talent i madh mund ta ketë, Radoj u tha atyre: “Me qënë se s’ kam asgjë tjetër më të mirë për t’ju dhënë, po ju dhuroj “Fashizmin” e mikut tim dhe jua rekomandoj që ta përktheni në kinezisht.” Grupi i madh kinez e shpërndau në gjirin e vet tekstin dhe e përktheu librin brënda muajit. Ia propozuan për botim Akademisë për Filozofinë Përëndimore dhe Letërsinë Sociologjike në Pekin. Nuk po e përmënd qëllimisht emrin e bullgarologut kinez që mbajti lidhje me ne dhe na informoi se si rrodhën ngjarjet. Gjëja e fundit, që mora vesh, para se të ndërpritej komunikimi me ta, është se atje kishin bërë katër recensa pozitive me vlerësime të larta për cilësinë e tekstit dhe se libri ishte lidhur, por, mbetesh vetëm kopertina. Për fat të keq, atëkohë, nisi një fushatë e rradhës kundër intelektualëve, gjë që shkaktoi humbjen e vendeve të punës së shumë intelektualëve, dhe rrjedhimisht të pozitës politike të tyre.

Drejtori i Akademisë së Literaturës Përëndimore ishte me siguri njëri prej tyre, sepse edhe atë e hoqën nga posti. Ky fakt e paravendosi fatin e botimit kinez.

Page 13: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

Pas vitit 1982 erdhën tek unë edhe shumë rusë për të kërkuar kopje të librit. Disa syresh, synonin ta përkthenin dhe ta botonin atë në ru-sisht, të tjerë ishin më modestë - ata kishin ndërmënd ta lëshonin atë në sistemin e “samoizdat-it” . Kufizimet e egra të kontratave të shtëpive botuese me të cilat janë të lidhura “vendet vëllezër” e hiqnin dhe vazh-dimisht e heqin mundësinë për ta botuar librin në Bashkimin Sovjetik zyrtarisht. Por ishte e qartë se ai qarkullonte në sistemin e “ samizdat-it “ të tyre.. sepse shumë qytetarë sovjetikë dinin për të dhe e kishin lex-uar atë.

Erdhën edhe polakët, të cilët kishin ndërmënd të botonin fragmente në revista ose në periodiket e tyre..

Të fundit, që më kërkuan kopje, në qershor..ishin anëtarë të kryesisë së Frontit Popullor Ukrainas, që kishin ndërmënd ta përkthenin atë në ukrainisht dhe ta botonin. Nuk di se çfarë ngjau dhe, në përgjithësi, në se u bë diçka.

Pra, fati i “Fashizmit” i ngjan pakëz atij të një zonjushe, që të gjithë e pëlqejnë, por që ndodh gjithmonë, që asnjëri nuk martohet me të. Të shpresojmë, se kjo nuk vinte nga fakti që zonjusha ishte e mplakur..Në fakt, si autor, ndjehem i lumtur, në se teksti i librit tim do të konsid-erohet politikisht i vjetëruar dhe mbrapa kohës, sepse kjo do të thotë se është zhdukur nga faqja e planetit tonë edhe shteti i fundit totalitar.

Por, për sa kohë që të ekzistojë totalitarizmi, ai s’ ka për ta humbur aktualitetin e vet, sepse ai paraqet në parim një provë për të ringritur me dokumenta, me vetëdije, ashtu si në paleontologji, kockë pas kocke, skeletin politik të stërmadh të mamuthit totalitar. Dhe ata që duan ta luftojnë seriozisht totalitarizmin, kanë nevojë për dijeni, në rradhë të

Page 14: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

13

parë për dijeni për anatominë dhe fiziologjinë e tij, pa të cilën s’ mund të shpresojnë të kenë sukses.

Vetë unë s’ mund ta sqaroj ndryshe faktin, se edhe tani, në kohën e perejstrojkës së Gorbaçovit (rindërtimit) kur gazetat sovjetike botojnë vazhdimisht kaq shumë informacion politik të rëndësishëm për sho-qëritë tona, interesimi për librin nuk është dobësuar. Atë e kërkojnë; e rishesin me çmime të larta, nganjëherë përrallore, baraz me një ose dy rroga mujore. Kur unë duhej, para dy vitesh, të siguroja dy kopje për t’i dërguar jashtë vendit, shitësit e librave më propozuan mua, si autor, një rabat prej 120 levash për kopje.

Para perejstrojkës , gjëja kryesore që tërhoqi vëmëndjen e publi-kut, ishte përputhja e plotë e dy varianteve të totalitarizmit - atij fashist dhe atij komunist. Ndonëse askund në libër nuk bëhen analogji kate-gorike, mbi bazën e materialit dokumentar dhe mënyrës, sipas së cilës ky material është organizuar, lexuesi e ka zbuluar vetë të vërtetën e tmerrshme, që ndërmjet sistemeve politikë nazistë dhe komunistë jo vetëm se s’ ka ndonjë ndryshim thelbësor, por edhe në se ky ekziston, kjo është jo në favor të komunizmit.

Tash, që mjetet masive të komunikimit flasin hapur për këtë analog-ji dhe në mbështetje të thënieve të tyre sjellin shumë fakte, libri me sa duket tërheq përsëri vëmëndjen kryesisht për prognozat e zhdukjes së regjimeve totalitare. Skema, sipas të cilës dështimi i regjimeve fashiste totalitare është nxjerrë si rregullsi (sistemi totalitar - diktatura ushtar-ake - demokracia me sistemin shumëpartiak) shtrohet pyetja: a vlen kjo edhe për regjimet tona; a do të ndiqet rregullsia apo do ndodhë sipas një rruge tjetër. Sepse, në se Polonia e ka konfirmuar këtë skemë, dhe, veç kësaj, shumë saktë, perejstrojka e Gorbaçovit, sipas mënyrës,

Page 15: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

14

që është planifikuar dhe sipas asaj që po realizohet, është një provë për të ndrequr skemën.

Perejstrojka paraqet pikërisht një alternativë të diktaturës ushtar-ake. Ajo ka ambicien për të bërë atë, që duhet ta bëjë diktatura ush-tarake, por ta bëjë në mënyrë paqësore, humane, me kulturë, pa gjak, demokratikisht, dmth. të kryejë një kalim të qytetëruar nga totalita-rizmi në demokraci.

Duhet thënë, që në parim një alternativë e tillë s’ është pa bazë. Fakti vetë që Hungaria po e realizon atë në sytë tanë, dhe Republikat Ball-tike aspirojnë me sukses për të, paraqet një konfirmim. Por nuk bëhet gjithkund ashtu sikurse është e lehtë në parim.

Një rëndësi të madhe ka kultura politike e popullit, themelitë e tij moralë, traditat e tij kulturore dhe historike. Në këtë kuptim, sa më e lartë është kultura e një populli, aq më të mëdha janë shanset për ta ndrequr me sukses skemën, duke e zëvëndësuar diktaturën ushtarake me perejstrojkën. Janë të mundura edhe kombinime shumëllojshme të të dyjave. Ka mundësi edhe që vendi, që po ecën i vendour në rrugën e perejstrojkës, në daç për mungesë të kulturës politike, në daç për shkak të kombinimit të pafavorshëm të elementëve, që formojnë konjukturën politike, ta uli perejstrojkën në rrugën e diktaturës ushtarake; thjesht duke mos i përballuar dot streset e mëdha të brëndëshme të perejstro-jkës.

Kam frikë, që për Bashkimin Sovjetik, si i tërë, kjo nuk përjashtohet. Në rrethanat që mund të sjellin një zhvillim të tillë unë fus karakterin shumëkombësh të vendit, nivelet kulturorë të llojllojshëm të kombeve të veçantë, nomenklaturën e shumënumurt, zakonet imperiale të ru-ajtura, traditat, lidhjet, etj, makinën ushtarake kolosale, që në fazat

Page 16: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

15

më kritike do t’i kundërshtonte me vështirësi tundimit për ta marrë pushtetin nga duart e qytetarëve të pakrahë.

Por diktatura ushtarake, sado që ajo mund t’i ruajë strukturat e vjetra totalitare, t’i shpëtojë ato (siç ndodhi në Poloni), ajo nuk mund ta shkatërojë kalimin nga totalitarizmi në demokraci, përkundrazi, ajo ka për ta përshpejtuar atë. Duke i radikalizuar kontradiktat, ajo në përgjithësi e nxiton zgjidhjen. Është keq, se këtë raste gjithçka bëhet me gjak, ,paguhet me jetën e shumë njerzëve.

Me fjalë të tjera, qoftë me perejstrojkë, qoftë me diktaturë ushtar-ake, rruga nëpër të cilën sistemi ynë komunist do dështojë me sigu-ri, është vetëm njëra: nga totalitarizmi drejt demokracisë me sistemin shumëpartiak. Kjo është e përgjithëshmja, në përputhje me ligjin, e pa-kthyeshmja. Të tjerat janë vetëm hollësira.

Por jeta, që është gjithmonë më e pasur se sa skemat dhe prandaj s’ ka qejf të shtyhet prej tyre, me siguri do na befasojë neve me kom-binime të reja, më të habitshme dhe të pabesueshme të elementëve të realitetit politik, për të cilat tani vetëm se mund të bëjmë ndonjë lidhje. Cili nga ne, për shëmbull, i ra në të - ndonëse kjo ishte tepër e thjeshtë dhe e përfytyrueshme - se edhe gjatë çmontimit të variantit tonë të sistemit totalitar, ai duhet për një farë kohe, të degjenerojë deri në niv-elin e fashizmit, të një sistemi më pak të përsosur dhe të përpunuar të regjimit totalitar, dhe në këtë kuptim, për ne fashizmi është një hap i madh përpara drejt demokracisë! Kjo tingëllon si me shaka dhe para-doksale, për ndërgjegjien politike më të pa “zhvilluar” apo “të virgjër” , kjo do jetë me siguri diçka fyese, por iluzionet politike janë një gjë, ndërsa emocionet dhe paragjykimet diçka tjetër, tjetër realiteti politik dhe ligjet, që ai u bindet.

Page 17: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

16

Sot pikërisht ky mendim ideologjik, me paragjykime dhe supersti-cioz, i pengon shumë njerëz ta kuptojnë thelbin dhe domethënien e proceseve që po kryhen në vende si Bullgaria, Çekosllovakia, Republika Demokratike Gjermane, Kina,, pjesërisht edhe në Bashkimin Sovjetik; dëgjojmë shumë persona të ankohen kundër regjimit, duke thënë: “E tmerrshme! Fashizëm!”, me të cilën duan të na shtien në mëndje, se situata është bërë më keq se më parë, që vendi është më shumë jo-demokratik. Në se provohet t’i kundërshtosh, ata përmëndin mjetet e raprezialjeve të përhapura. Harrohet sidoqoftë se po rritet më shpejt lëvizja demokratike e ligjshme në vend, se ekzistojnë tashmë një bash-kësi e tërë grupesh dhe lëvizjesh të pavarura, që po zgjohet shoqëria qytetare brënda vendit, etj - gjëra këto që më parë ishin absolutisht të pamendueshme.

Ja përse do jetë më konkrete në se do të themi: po, është e vërtetë, se tash vendet si Bullgaria, Republika Demokratike Gjermane, Çekosll-ovakia, Kina, etj me mjetet e tyre politike te raprezialjeve, me dem-agogjinë, me cinizmin, korrupsionin e përgjithshëm, shovinizmin, palopatriotizmin, pabesueshmërinë, etj nga njëra anë, dhe me lëvizjet joformale, betejën e hapur për demokraci, ndryshime etj, nga ana tjetër, u ngjasojnë më shumë shteteve fashiste se sa atyre komuniste, por ky fakt dëshmon, se ata po përjetojnë tashmë një evolucion demokratik të caktuar, po arrijnë një fazë të caktuar të copëtimit të strukturës to-talitare. Me qënë se nuk ekziston rrugë tjetër për kalimin nga totalita-rizmi në demokraci, përveç rrugës së shkatërrimit të sistemit politik të tyre. Në se dikush premton ta bëjë demokracinë me anë të përsosjes së sistemit totalitar, kjo do jetë një demagogji tepër mosfisnike.

Page 18: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

17

Por, me qënë se kjo çështje është parimore, dmth ajo ka jo vetëm një kuptim teorik por edhe të drejtëpërdrejtë praktik në momentin e tashëm, ia vlen ta analizojmë atë më me hollësi, të provojmë ta shohim atë në planin historik.

Ne, marksistët, e krijuam të parët në histori, shtetin totalitar - siste-min shtetëror njëpartiak, të krijuar duke i asgjësuar me dhunë partitë e tjera politike ose duke i degraduar ato në nivelin e organizatave formale të zakonshme, të nënshtruara në çdo aspekt ndaj partisë komuniste. Ky monopol absolut i partisë komuniste në sferën e veprimit politik duhet të shkaktonte logjikisht një bashkërritje të plotë të partisë me shtetin dhe, më tej, të aparatit shtetëror me atë të partisë, falë së cilës në krye të shtetit dhe të partisë qëndrojnë të njëjtët persona, që zotërojnë një pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar edhe mbi të gjithë nivelet më të ulta në hierarkitë e shtetit dhe të partisë, në anëtarët e partisë.

Që ky sistem politik të jetë stabil dhe i pa ndryshueshëm, monopol absolut i shtetit dhe i partisë, të partisë mbi shtetin, ose më saktë të partisë - shtet, ky monopol duhet të përhapej që nga superstruktura në bazën ekonomike të shoqërisë. Çdo gjë duhej ndryshuar në formën e pronës shtetërore - pasuria e madhe private me anë të shpronësimit, e vogla me anë kolektivizimit me dhunë, me gjak, stalinist.

Kur ky proces i shtetëzimit të pronës u mbarua, atëhere regjimi to-talitar, u krijua plotësisht. Kështu realizohet varianti komunist i reg-jimit totalitar, që është deri tani modeli më i përsosur dhe i përfunduar i regjimit totalitar në histori dhe në kohët moderne. Modeli fashist që e paraqesin shpesh si antipod i atij komunist, në fakt dallohet prej tij vetëm se s’është i krijuar deri në fund, jo i përfunduar lidhur me bazën ekonomike, dhe si rrjedhojë, ai është më pak i përsosur dhe më pak

Page 19: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

18

stabil. Kjo mund të hetohet edhe nga arqitektonika e brëndëshme e na-zizmit dhe e sistemit nazist, që është regjimi fashist më i përsosur. Këtu monopoli absolut i partisë nuk shtrihet në bazën ekonomike ose të paktën jo në tërë bazën ekonomike. Kjo e fundit, përbëhet nga pasur-ia private, nga lloje të ndryshme të pasurisë private,, që natyrisht nuk shtyhen drejt një tërheqje, tërësie, monoliticiteti; përkundrazi, ajo kri-jon heterogjenitet, johomogjenitet, ndryshimësi, që në situata kritike kalojnë lehtësisht në gjëra të kundërta : Superstrukturë monolite dhe bazë ekonomike e larmishme - kjo është mosadekuateti ndërmjet su-perstrukturës politike dhe bazës ekonomike të regjimit fashist totalitar. Kjo e bën atë jostabil dhe jo jetëgjatë. Prandaj të gjithë regjimet fashistë u zhdukën shumë më herët se sa të tjerët, ato komunistë - disa si Gjer-mania Naziste dhe Italia fashiste në flakët e Luftës së Dytë Botërore, të tjerë, si Spanja e Francos dhe Portugalia e Salazarit - pas luftës, si të thuash, në kushte paqësore.

Por regjimet fashiste jo vetëm që u zhdukën më herët, ato edhe u shfaqën më vonë, gjë që tregon se ata janë në këtë drejtim një imi-tim i mjerë, një plagjiaturë e origjinalit, që paraqet regjimin totalitar të përfunduar dhe të përsosur, autentik, të vërtetë. Kur bëhet fjalë për fashizmin, miku im profesori Nikolaj Gençev, e përkufizon atë me nd-jenjën e vet të humorit si “një variant të hershëm të pasistemuar, gaztor të komunizmit” dhe Hitlerin vetë - si “imitues i mjerë dhe aktor opere-tash” . Duhet thënë, se kjo shaka ka një të vërtetë jo ogurmirë. Duke mos e shfajsuar në asnjë shkallë xhelatin dhe kanibalin Hitler, duhet të pohojmë se në krahasim më xhelatin Stalin, ai është një xhuxh i vër-tetë - bile kjo është një metaforë e dobët. Xhelati Stalin do ta mbante kolegun e vet në xhepin e tij.

Page 20: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

19

Po përmënd vetëm dy shifra., që flasin më rrjedhshëm se çdo ar-gument ose arsyetim për mundësitë në parim të larmishme të dy llo-jeve të totalitarizmit. Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore - më 1 shtator 1939 - Hitleri vrau jo më shumë se 10 000 njerëz. Siç mund ta nxjerrë edhe lexuesi vetë, midis tyre përfshihen edhe viktimat e “natës së shpatave të gjata “ (30.06.1934), kur u ekzekutuan kryetarët e SA-ve të prirë nga opozita , “ nata e kristaltë “ (“die Kristallnacht” , prill 1938), kur u bënë progromet kundër çifutëve, për të cilët është shkruar kaq shumë nëpër libra...Deri në të njëjtën datë - më 1 shtator 1939 - Stalini ka vrarë jo më pak se 10 000 000. Disa autorë thonë, se kjo shifër është rreth 15 000 000, por s’ do të diskutojmë për të, sepse s’ ka rëndësi në këtë rast. Ka rëndësi se bëhet fjalë për një diferencë që nuk mund të shprehet me përqindje (i pari zhduku kaq përqind më shumë se tjetri), nuk matet me shumëfisha (kaq fish më shumë se tjetri), bëhet fjalë për një diferencë, që shprehet me sisteme matematikorë, dmth me madhë-si që përdoren në kosmologji, astronomi, në fizikën moderne..

Fakti tjetër ka të bëjë me viktimat e luftës. Gjermania, që luftoi në dhjetra vende në Evropë dhe Afrikë dhe pësoi një shpartallim ushtarak të plotë nga forcat e bashkuara të aleatëve, ka rreth 7 500 000 deri 8 000 000 viktima dhe këtu llogariten edhe ata nga popullsia paqësore në prapavijë. Bashkimi Sovjetik që hyri në luftë dy vjet më vonë, ka 30 000 000. Për ta fshehur paaftësinë e vet dhe dështimin si udhëheqës ushtarak, Stalini, kur ishte gjallë, dëshmoi se viktimat ishin 7 000 000. Hrushovi dëshmoi se ato qenë 20 000 000. Disa autorë mendojnë se kjo shifër mund të arrijë 40 000 000.

Në të vërtetë, diferencat këtu llogariten me sisteme matematikore, por të japësh 3-4 herë më shumë viktima, kur ke hyrë në luftë më vonë

Page 21: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

20

dhe s’ ke luftuar në kaq shumë vende, si shtet - agresor, edhe kjo flet indirekt për një shkallë më të madhe xhelatllëku të një regjimi totalitar të përsosur të bërë përfundimisht.

Por mbase asgjë tjetër nuk flet më rrjedhshëm për këtë temë se sa mungesa e çfarëdo lloj provash për ta përmbysur me puç ushtarak kryesinë sovjetike për atë që ajo e solli vendin në një katastrofë ush-tarake në vitet 1941-1942. Sepse historia e shekullit XX nuk njeh një tradhëti të tillë lidhur me popullin dhe vendin tënd, që e ka bërë Stalini dhe Byroja e tij Politike. Vrasja e komandantëve ushtarakë, neglizhimi i plotë i furnizimit me material teknik ushtarak, çmontimi i pajisjeve mbrojtëse në vijën përëndimore, injorimi kriminal i paralajmërimeve të shumta të bëra nga shërbimet e zbulimit për një ofensivë që po për-gatitej kundër Bashkimit Sovjetik, grumbullimit masiv të divizioneve gjermane fare afër me kufirin sovjetik, pushtimi i rrufeshëm i tokave të Bashkimit Sovjetik dhe zënia robër e afërsisht 4 500 000 ushtarëve sovjetikë deri në fund të vitit 1941 - kjo në fund të 1941 dhe në fillim të 1942 e vuri Bashkimin sovjetik para katastrofës së plotë dhe Stalini qe i detyruar me anë të kanaleve të Beries të kërkonte nënshkrimin e një traktati paqeje me Hitlerin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e mbretit Boris.

Fakti, që edhe në këto kushte katastrofike për vendin, gjeneralët sov-jetikë nuk bënë as edhe një tentativë për ta përmbysur ekipin e Stalinit, tregon vetëm se në çfarë kolapsi të thellë politik dhe ideologjik ndod-het ndërgjegjia shoqërore në një regjim totalitar të bërë përfundimisht, si - ishte atëhere ai sovjetik.

Në rrethana analloge gjeneralët gjermanë, ndonëse pa sukses, më 20 korrik 1944 provuan ta përmbysin Hitlerin dhe regjimin e tij. Në Itali,

Page 22: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

21

një vit më parë (25 korrik 1943) ushtarakët e udhëhequr nga Mareshal-li Badoglio arritën ta arrestonin Mussolinin dhe ta hiqnin nga pushteti partinë fashiste. Në rastin e parë dhe të dytë, kjo u bë e mundur, sepse gjeneralët gjermanë dhe italianë vinin nga klasa të pasura, që do të thotë se në sferën civile ata kishin një tokë ku mbështeteshin, pikër-isht në sferën më të rëndësishme të jetës shoqërore, në ekonomi. Ata zotëronin pasuri. Kjo do të thotë praktikisht, që në se një konspirator do të dështojë, në se do i ndodhë më e keqja, familja s’ do të vuajë nga uria, fisi i tij nuk do të zhduket.

Lidhur me problemin në diskutim, është shumë me interes të kuj-tojmë evolucionin ideor të Mussolinit në etapën e fundit të jetës së tij, pasi u çlirua nga robëria me anë të repartit të Otto Skorcenit.

Si rezultat i meditimeve të gjata (ndërsa ishte rob në një fortesë në Alpet, kishte mjaft kohë për të medituar) ai erdhi në përfundimin, se duhet të krijojë një shtet fashist tjetër, ku nëpërmjet nacionalizimit çdo gjë të bëhet pronë shtetërore. Mussolini e gjeti se vetëm monopoli shtetëror mbi pronën mund të krijojë një regjim totalitar monolit dhe të palëkundëshëm, të aftë të garantojë udhëheqësin fashist dhe partinë fashiste kundër çfarëdo lloj surprize që mund të bëjnë ushtarakët. Këto ide ai i paraqet në një plan për krijimin e republikës famëkeqe të Salës, realizimin e të cilës e pamundësoi vetëm nxitimi i operacioneve ush-tarake të aleatëve në territorin e Italisë.

Nga ana tjetër, hapat e parë praktikë u hodhën. Formimi i “Re-publikës së Salës” u shpall në fillim të tetorit 1943, kuptohet në lidhje gjeneralin SS Karl Ëolf dhe ambasadorin e atëhershëm gjerman Rudolf Ran. Gjatë kongresit themelues në Verona në nëntor 1943 u pranua një

Page 23: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

22

thirrje për punëtorët e veriut, të cilëve u premtohet kontrolli punëtor mbi ndërmarrjet industriale, dhe nacionalizimi i pjesshëm i tokës..

Por le të kthehemi tek tema kryesore. Duke folur për kalimin specifik në fazën e “fashizmit” gjatë çmontimit të regjimit totalitar komunist dhe duke e paraqitur këtë kalim si një hap real drejt demokracisë, s’ duhet kuptuar kjo fjalë për fjalë, sikur ne synojmë drejt fashizmit si dre-jt një ideali, sikur duhet të adoptojmë ideologjine e fashizmit etj. Asgjë si kjo! Ne do kalojmë nëpër të nga domosdoshmëria, pashmangësia, nga detyrimi, dhe prandaj, sa më shpejt ta kalojmë atë, aq më mirë do të jetë. Por ne i kushtojmë një vëmëndje të veçantë këtij fakti jo për gjë tjetër, por sepse ai është çelës për të kuptuar tendosjen e brëndëshme të sistemit tonë totalitar në epokën e perejstrojkës - tendosje që lindi nga çmontimi i atyre apo këtyre elementëve të bazës apo të superstruk-turës. Dhe pikërisht çmontimi e bën regjimin totalitar të përsosur, të papërsosur dhe pikërisht për këtë arsye - jostabil. Kjo rrethanë nga ana e saj bëhet një shkak për të zbatuar raprezalje si mjet kompensues, me të cilën rivendoset stabiliteti i sistemit. Ka mundësi, kuptohet, që në perejstrojkë në vende të ndryshme të mbizotërojnë proceset e çmon-timit në bazë, si në Kinë, ose në superstrukturë, si në Bashkimin Sov-jetik.

Por edhe në rastin e parë, edhe të dytë, sistemi totalitar hyn në fazën e mosstabilitetit, siç thuhet, e pamjaftueshmërisë strukturore, dhe ay, për t’u ruajtur, nuk mund të kompensohet ndryshe, veç me dhunë më të shpeshtë dhe më të hapët, me terror. Ngjarjet më të fundit në Kinë e konfirmojnë këtë gjë. Reforma ekonomike, që kryesia kineze e realizoi brënda vendit dhjetë vjetët e fundit, duke likuiduar komunat, duke e fermizuar tokën për fshatarët për 10, 15, 20, 30, 50 vjet, duke krijuar

Page 24: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

23

një treg më liberal, “zona ekonomike speciale” , etj duhet të shpinte në një farë mënyre, në një antagonizëm ndërmjet autoriteteve dhe intelig-jencës. Reforma ekonomike krijoi kushte, ku grupe të veçanta të pop-ullsisë u pasuruan dhe u bënë më të pavarur dhe më të mëvetësishëm nga shteti, Në konfirmim të statusit të tyre te ri social dhe gjëndjes shpirtërore, ata nisën të dëshirojnë të jenë më shumë të lirë edhe poli-tikisht, gjë që në regjimin ekzistues komunist, nuk mund të realizohet, po qe se nuk tentohet të shkatërrohet sistemi njëpartiak. Dhe ata ten-tuan ta shkatërrojnë atë. Intelektualët dhe rinia, që kanë qënë gjith-monë më të ndjeshëm ndaj çështjes së lirisë dhe demokracisë, reaguan të parët kundër monopolit të Partisë komuniste, duke këmbëngulur për heqjen e tij.

Pra, që para kthimit të pronës private në këtë apo atë sferë të jetës njerëzore, para se të zbresim në nivelin e korelacionit karakteristik për fashizmin, ndërmjet bazës dhe superstrukturës (prona private në themelin e shoqërisë dhe monopoli absolut parti-shtet në superstruk-turën politike), fenomenet karakteristike për fashizmin nisin të riprod-hohen.

Kuptohet, ka shumë të ngjarë që jo kudo të konfirmohet kalimi nëpër fazën specifike fashiste. Gjatë çmontimit efekti i pastabilitetit mund të bëhet edhe në rendin e anasjellë. Në Bashkimin Sovjetik, për shëmbull, baza ekonomike nuk është prekur, monopoli shtetëror ab-solut mbi pronën kombëtare është ende i pandashëm, ndërsa në su-perstrukturë proceset e çmontimit kanë shkuar kaq larg, sa pluralizmi politik është tashmë një fakt : hapa praktikë për ta ndarë partinë nga shteti; grupe joformalë, lëvizje, fronte nacionalë, që e kundërshtojnë monopolin pushtetor të Partisë Komuniste; greva dhe lëvizje nacio-

Page 25: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

24

nale për sovranitet shtetëror, për publicitet. Kjo, papra, i lakuriqëson të metat dhe veset e sistemit totalitar. Në një farë kuptimi, rezulton që fashizmi është i anasjellë me këtë (monopolizëm në bazë, pluralizëm në superstrukturë!), gjë që kuptohet, nuk pushon se mosstabilizuari sistemin në tërësi.

Në se në Bullgari rindërtimi realizohet në mënyrë të atillë, siç është planifikuar nga nomenklatura, - në fillim në ekonomi dhe më pas edhe në sferën politike - rezultati do jetë pikërisht varianti kinez i çmontimit dhe fashistizimi që ka për t’u shprehur shumë qartë. Nga ana tjetër, me qënë se, në një farë grade, janë realizuar reforma ekonomike dhe disa grupe të popullsisë nisin të fitojnë mëvetësinë dhe vetëdijën, tendos-ja ndërmjet bazës dhe superstrukturës po përceptohet gjithnjë e më shumë. Veç kësaj bëhet fjalë jo aq për anën subjektive të këtij fenomeni, se sa për një varg manifestimesh objektive të tij.

Të gjitha këto arsyetime për kalimin nëpër etapën fashiste të llo-jit të vet në rrugën drejt çmontimit të plotë të modelit tonë komunist të regjimit totalitar, e cila - e përsërisim - paraqet formën e përsosur të totalitarizmit, nuk e zhvlerëson skemën e përgjithëshme të dështi-mit : sistemi totalitar - diktatura ushtarake (përkatësisht - perejstroj-ka) - demokracia shumëpartiake. Formula e përgjithëshme vlen për të dy llojet e totalitarizmit, praktikisht për gjithë sistemet totalitarë, por ai më i përsosur, ai komunist, para se ta mbrijë hallkën e dytë, zbret shpesh në nivelin e atij më pak të përsosur, atij fashist. Ky moment i degradimit nganjëherë mund të shprehet shumë qartë si një nënetapë e veçantë në gërryerjen e hallkës së parë, një herë tjetër, prania e saj mund të jetë e shprehur kaq dobët, sa ne s’ e vemë dot re.

Page 26: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

25

Siç shihet, aktualizimet më të reja të temës së fashizmit vijnë pikër-isht që andej, nga ku priten më së shumti - nga perejstrojka, duke treguar sërish lidhjen intime ndërmjet dy llojeve kryesore të totalita-rizmit. Më parë, këtë lidhje e kanë mohuar ose e kanë parë kryesisht në planin historik, historiko - gjenetik (për shëmbull, se si komunizmi sh-kaktoi ose stimuloi shfaqjen e fashizmit, më pas se si fashizmi e pasuroi arsenalin politik të komunizmit, etj), por tash ajo shihet në kuptimin politik aktual.

Kjo rrethanë na kthen sërish te problemet metodologjike themelore në hetimin e fashizmit.

Të dhënat më të fundit konfirmojnë, se fashizmi nuk mund të kup-tohet në themelet e tij të thella, në se atë nuk e konsiderojnë një reg-jim totalitar, një lloj i sistemit totalitar. Pa modelin totalitar, para së gjithash, nuk mund të shohësh vendin e fenomenit fashist në kuadrot politikë të mëdha të shekullit XX, aq më pak është e mundur të zb-ulosh lidhjen e tij me variantin tjetër të totalitarizmit - atij komunist - dhe të konstatosh saktë të përbashkëtën dhe ndryshimin ndërmjet tyre. Nuk mund të ekzistojë asnjë shkencë në se, apriorisht apo me qëllim, sipas konsideratave të pastra ideologjike e mohon këtë lidhje, duke i mëshuar gjoja kundërtisë ndërmjet tyre, që e paraqesin si më thelbësoren dhe më themeltaren. Nuk është shkencë, gjithashtu, në se e damkosim komunizmin si fashizëm, si llojin më të keq të fashizmit, etj. Kjo mënyrë paraqitet përmbledhazi në një provë për ta kompro-mentuar formën ende të pakompromentuar apo më pak të kompro-mentuar të totalitarizmit me një tjetër, që është krejt e kompromentuar, e dënuar ndërkombëtarisht gjatë Procesit të Nurembergut. Por sot kjo nuk mund të ketë një kuptim..

Page 27: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

26

Nga gjithçka sa u tha , duhet të jetë e qartë, se për ne, bullgarët, veçanërisht për intelektualët bullgarë, këto probleme, që po i ngre tash perejstrojka sovjetike, nuk janë të reja. Në fakt ato po i dikutojmë që nga gjysma e dytë e viteve 60-të, dhe këtë e bëjmë jo në nivelin em-pirik politik, në kuadër të të cilave lëvizin ende periodikët sovjetikë, por në një nivel teorik më të lartë, ku proceset kanë qënë rregullsi të konsideruara të zhvillimit historik, mbi bazën e të cilave janë bërë prognoza për të ardhmen e regjimimeve totalitare.

Kuptohet, në të gjitha kushtet, kjo mund të bëhet hapur dhe krejtë-sisht vetëm mbi bazën e llojit të parë të totalitarizmit - fashizmit, sepse tjetri ka qënë një tabu. Veç kësaj, edhe publiku ka qënë më i gatshëm të pranojë ta përceptojë atë të tillë sepse ai ka njohur një material dema-skues shumë të madh për fashizmin, ndërsa për komunizmin ai ende ka pasur shumë iluzione.

Mbaj mënd, se kur në prill 1974 në Portugali shpërtheu revolucioni i nënoficerëve dhe u vendos për disa vite diktatura ushtarake, dhe pas saj erdhi demokracia parlamentare mbi bazën e sistemit shumëpartiak, shumë miq dhe të njohur, që e patën lexuar “Fashizmin” në dorësh-krim, më thanë se formula për dështimin e regjimeve totalitare po funksionon mirë, ose sikurse njëri nga entuziastët më tha: “po funk-sionon pa kritika” .

Herën e dytë, e njëjta gjë ndodhi më 1981, kur në Poloni e shpallën gjëndjen ushtarake. Kuptohet, këtë rradhë, nuk më telefonuan, sepse bëhej fjalë për një vend vëlla dhe biseda të tilla nuk qenë krejt pa rrezik.

Pas daljes së librit, qeveritarët reaguan jo rastësisht me raprezalje kaq të mëdha dhe masive kundër të gjithëve, që kishin lidhje me atë

Page 28: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

27

botim. Sipas reaksionit publik, nxitja dhe entuziasmi, me të cilin e theksoi atë një pjesë e intelektualëve, ata e ndjenë instinktivisht, që janë shtruar për diskutim problemet më të mëdha të kohës sonë, përf-shirë çështjen e fatit të “rendit tonë shoqëror”.

Sado të papëlqyeshme ishin për to, sepse ata e dinin shumë mirë, se vetëdemaskoheshin duke e përndjekur librin, ata ishin të detyruar ta bënin këtë, sepse nuk mund të paraqesnin ide të kundërta me të.

I përjashtuan të tre redaktorët, të lidhur drejtpërdrejt me botimin e librit: redaktorin e brëndëshëm të librit, poetin Kiril Gonçev, reda-ktoren përgjegjëse për bibliotekën “Mauro” (ku doli në fakt libri) - Violeta Paneva, përgjegjësin për letërsinë socialpolitike në shtëpinë botuese - Stefan Langjev.

Redaktori i jashtëm prof. Ivan Slavov u dënua me një “kritikë” par-tie. U diskutua edhe çështja për dënime administrative, por reaksioni i ashpër i organizatës së partisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Sofies e pamundësoi këtë. U dënuan nga partia edhe dy recenzentët : prof. Kiril Vasiljev dhe prof. Nikolaj Gençev. Për recenzën e tij tepër pozitive Gençevi mori edhe dënime të tjera. Nga lart e detyruan të hiqte dorë nga vendi i dekanit në fakultetin e Historisë dhe të gjitha seritë e tij historike u hoqën nga programet televizive për 3-4 vjet. Për recenzën pozitive të botuar në gazetën “Oteçestven glas” ( “Zëri i Atdheut”) në qytetin Plovdiv u dënua me “kritikë të ashpër me para-lajmërim të fundit për përjashtim nga partia” docenti Asen Karalov, që ishte përjashtuar nga grupi i lektorëve të rrethit i Partisë Komuniste. U hoq nga posti i vet si përgjegjës për degën ideologjike në të njëjtën gazetë Slavejko Mandev, i cili, është e qartë, ra në siklet të madh dhe shumë shpejt vdiq.

Page 29: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

28

Me sa di unë, njëri nga shkaqet kryesorë për ta hequr sekretarin e atëhershëm të Komitetit Qëndror të Komsomolit (Bashkimi i Rin-isë komuniste), përgjegjësin për problemet ideologjike Belço Ivan-ov, ishte leja për të botuar “Fashizmin” , ndonëse, siç u konstatua më vonë, ai s’ kishte as dijeni për këtë gjë, sepse ishte me leje. Shpesh herë kam dëgjuar thënien, se dalja e “fashizmit” është përdorur edhe kundër Aleksandar Lilov-it nga kundërshtarët e tij në Kryesinë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, por a është kjo e vërtetë, s’ mund ta them dot. Në çdo rast, njëri nga ndihmësat e tij , menjeherë pas daljes së librit, më ka sulmuar mua me qëllim. Më ka thënë, që me “fashizmin” unë i kam futur thikën pas shpine shokut Lilov”.

Natyrisht, duhet të më dënonin edhe mua, por me qënë se isha për-jashtuar prej kohësh nga partia, mbetën vetëm dënimet administrative. Më përjashtuan si përgjegjës seksioni dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Kulturës. Që të mos shpërthente ndonjë skandal, e bënë këtë në mënyrë jezuite, duke lajmëruar një riorganizim të Institutit, si rezultat i të cilit seksioni im “Kultura dhe personaliteti” u suprimua, kështu që s’ kisha për se të përgjigjesha më, dhe, për kamuflim, e su-primuan edhe seksionin fqinj “Problemet rajonale të kulturës” . Një-kohësisht në Këshillin Shkencor “të formuar rishtazi” i vetmi emër që mungonte ishte i imi.

Unë mundja të protestoja, mund të bëja skandal, por nuk e bëra këtë. Ishte shumë e sikletshme të mbrohesha, kur për shkak të librit tim, shumë njerëz që s’ i ndihmoja dot, kishin vuajtur. Ishte diçka e shëmtuar.

Shpresa e qeveritarëve, që me raprezalie ta frikësojnë shoqërinë kulturore, ta detyrojnë atë të mos diskutojë për librin, t’i bëjë zotëruesit

Page 30: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

29

e kopjeve të mos i shpërndajnë dot ato, nuk u justifikua. Interesi sho-qëror u bë kaq i madh, sa raprezaliet ndikuan si një vaj në kandil. Njerëzit që nuk kishin lexuar pothuaj asnjë letërsi politike deri atëhere, e kërkonin librin me vrull për ta lexuar.

Atëhere qeveritarët vendosën të veprojnë rreth e rreth dhe më sh-kathtësisht. Organizuan rrufeshëm një botim masiv të hetimeve të hua-ja për fashizmin: i pari - “Fashizmi: teoria dhe praktika” të autorit francez Bourdereaun, tjetri - “Mite dhe realitete” të autorëve sovjetikë D. Melnjikov dhe l. Çjornaja, aq më shumë që të dy botimet ishin do-kumentare. Por..

Veç kësaj, degët e Komitetit Qëndror organizuan shkrimin e një re-cenze shpartalluese për librin, që pasi “ u ngroh “ gjatë doli në një fle-toren 12 të revistës “Filosofska Misal” (“Mendimi Filosofik” - 1982) nën titullin “Për një analizë shkencore marksiste - leniniste të fash-izmit” , nënshkruar nga Mitrju Jankov.. Akuza kryesore kundër librit ishte se ajo s’është një vepër vetiake, por një plagjiaturë e librit të Carl Poper-it “Shoqëria e hapur” , ndonëse kjo ishte një budallallëk me brirë, të cilit nuk i besonin as autorët e vet - një shpifje e trashë dhe naive, të cilës qeshë i detyruar t’i përgjigjesha me një letër të hapur redaksisë, ku ngulja këmbë, që ta provonin plagjiaturën, siç vepro-het zakonisht në botë, ose komiteti redaktues të kërkojë falje publike, ndryshe do të ngreja padi kundër tyre. Vërtet kisha ndërmënd të ngreja padi kundër redaktorëve, por miq më të mënçur se unë më bindën të mos merresha me gjëra pa kuptim, aq më tepër se grupi i luftëtarëve kundër fashizmit, në mes të të cilëve edhe emra të famshëm si Boris Delçev, Brajko Kofargjiev, Boris Spasov, Daço Marinov, Duço Mun-drov, Iskra Panova, Nevena Meçkova, Radoj Ralin, ashtu si edhe ko-

Page 31: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

legë më të rinj se unë - Ana Serafimova, Evgenija Ivanova, Ilja Ivanov i shkruajtën letra proteste kryeredaktorit të “Filosofska Misal” , ku shprehën zëmërimin e tyre, që u vënë në dispozicion hapësirë artiku-jve fyes në frymën e viteve 50-të dhe s’u japin mundësi të përgjigjen njerëzve të fyer..

Këto protesta është e qartë se ishin të papritura për qeveritarët, sepse si përgjigje ata zbatuan mjete në ekstrem jo popullore: nisën t’u bëjnë thirrje autorëve të letrave për të bashkëbiseduar “shoqërisht” me ta në intanca të ndryshme, ku tentuan t’i bindin që të hiqnin dorë nga mbrojtja e “Fashizmit” . Kuptohet, asnjëri nuk hoqi dorë. Kudo gjatë bashkëbisedimeve njëra palë përpiqej ta bindëte tjetrën që ta ndry-shonte opinionin. Radoj Ralin, që ishte ftuar për bashkëbisedim me kryesinë e Institutit të Filozofisë, në prani të akademikut Sava Ganovs-ki, prof. Ivan Kalajkov, prof Todor Stojçev e të tjerë, u përpoq ta bindë komisionin, që “fashizmi” duhet të futet si libër mësimi në kursin e organizimit të partisë në Kursin e Lartë të Partisë. Komisioni, duke menduar, që kjo është shakaja politike e rradhës e Ralinit, qeshi me të madhe, u shkurajua plotësisht për të bashkëbiseduar më tej me të dhe kaloi në tema të tjera..

Të gjitha këto ngjarje, jo vetëm që e mbajtën librin në qëndër të vëmëndjes shoqërore, por e rritën papushim interesimin për të. Nga një fakt literature atë e shndërruan në një ngjarje politike.. Lindi spon-taneisht një lëvizje në mbrojtje të redaktorëve dhe recenzentëve të dënuar. Vinin tek unë vazhdimisht njerëz që shprehnin mbështetje dhe solidaritet, kuptohet, vinin edhe kërcënime për të më transferuar mua nga Sofia, për të më syrgjynosur, bile.. edhe për të më likuiduar!

Page 32: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

31

Interesimi ishte kaq i madh, sa lidhur me librin lindi një folklor i vërtetë popullor. Situatat komike që kishin ndodhur, thashethemet dhe legjendat u bënë një bazë për shaka të reja politike. Më lejoni t’ju tregoj disa syresh:

Pasi në grupet e ndryshme të intelektualëve bashkëbisedimet për librin nisin të kenë një karakter prestigjioz, një zonjë e re vendos ta blejë librin. Hyn në një librari dhe pyet:

- A e keni “Komunizmin” e Zheliu Zhelevit?Shitësi e vështron me habi: - Mos doni të thoni “Fashizmin” e Zheliu Zhelevit? - Po, kështu pra..

Miqtë e prof. Ivan Slavovit e takojnë atë në rrugë menjëherë pasi ai kishte marrë dënimin nga Partia komuniste dhe e pyesin:

- Si ja çon Ivan? Me çfarë po merresh? - Po mbush rradhët e vuajtësve për shkak të “Fashizmit” ..

Funksionarë të lartë partie e kërcënojnë profesorin Nikolaj Gençev, se për shkak të recensës pozitive, që shkroi për librin, mund të përjash-tohet nga partia. Ai ishte përgjigjur: “Në se do më përjashtoni, men-jëherë do i fus dokumentat për t’u njohur si një luftëtar aktiv kundër fashizmit!”

E pyesin drejtorin e shtëpisë botuese “Narodna Mladezh” (“Rinia Popullore”) : - Ç’ kemi ndonjë të re nga shtëpia botuese, shoku dre-jtor?

- Veç “Fashizmit” - asgjë tjetër..

Page 33: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

Si një shaka tjetër, unë dërgova një artikull të hollësishëm për kul-turën në gazetën “Narodna kultura” (“Kultura popullore” ). Komiteti redaktues u gëzua që unë po qëndroja përsëri në pozita të besueshme partiake dhe vendosi të më telefonojë:

- Gëzohemi shumë për artikullin..Jemi dakort për gjithçka...Do ta botojmë pa i prekur asnjë fije.. Po përse e keni dërguar pa nënshkrim ?

- Sepse s’ është imi.. - Do me thënë, si ta kuptojmë këtë?- Është shkruar nga Goebbels..

Ishte një shakaxhi që i krahasonte edhe gjërat që nuk mund të kra-hasoheshin:

Ç’bënë popujt evropiano - lindorë pas Luftës së Dytë Botërore?Hungarezët bënë një kryengritje më 1956, çekët më 1968 na dhanë

“Pranverën e Pragës” , polakët më 1980 - “Solidarnostin” , bullgarët më 1982 botuan “Fashizmin” ...

Ta krahasosh botimin e një libri me një kryengritje popullore ose një lëvizje popullore masive, kuptohet, është një gjë pa bazë, por ajo ishte interesante si gjëndje shpirtërore, qoftë edhe sikur ta interpreto-jmë shakanë si ironi, gjë që është më shumë e ngjashme.

Lidhur me gjëndjen pa pasoja dhe tragjikomike ku ndodheshin përndjekësit e librit, doli një shaka e famshme tepër aktuale sovjetike për “diktatorin me mustaqe” .

(Një i dehur, tepër i pirë, në mesnatë qëndron para Mauzeleumit në Sheshin e Kuq dhe ia nis të bërtasë: “Vdekje diktatorit me mustaqe! Vdekje diktatorit me mustaqe!”

Page 34: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

33

Rojet para Mauzeleumit bëjnë sikur nuk e vënë re, duke pritur me padurim që ai të largohesh vetë. Por i dehuri qëndronte këmbëngulës dhe i drejtuar për nga Kremlini, ngrinte kohë pas kohe grushtin dhe lëshonte parrullën e vet. Më në fund, rojet ishin të detyruara t’i tele-fononin oficerit dezhurn. Koloneli, që e sheh si është puna, e arreston të dehurin dhe, që nga vendroja i raporton Stalinit, se ka arrestuar një armik të keq, që thërriste kundër tij: “vdekje diktatorit me mustaqe!”. Stalini tha se tani kishte një mbledhje dhe s’ mund të merret me rastin, por t’ja shpien të arrestuarin pas tre orësh.

Këto tri orë dolën shpëtimtare për pijanecin. Ndërkohë ai u bë esëll. Dhe kur tri orë më pas Stalini e pyeti:

- Qytetar, kë keni parasysh kur thërrisni: “ vdekje diktatorit me mustaqe!? - ky u përgjigj:

- Kuptohet, Hitlerin. Ai e sulmoi me qëllim vendin tonë, shkatërroi mijëra qytete dhe fshatra, vrau miliona sovjetikë...

- Mjafton! Në rregull, qytetar!Duke u kthyer nga oficeri, Stalin e pyeti: “ Po ju, shoku kolonel, kë

patët parasysh ...!?? “

Po e tregoj këtë anekdotë sovjetike për të qeshur jo vetëm, sepse ajo ishte riaktualizuar nga opinioni shoqëror dhe lidhesh gjithmonë me fatin e librit, por në rradhë të parë, sepse ajo e shprehte shumë saktë situatën tragjikomike ku ndodheshin pashmangësisht të gjithë ata që organizonin raprezaliet. Nga njëra anë, duhet të dënonin për anallog-jitë me socializmin, që unë dukshëm i kam bërë në libër, por, nga ana tjetër, kur të dënuarit dëshironin të dinin , se ku pikërisht në libër janë bërë krahasime të tilla,, duhej provuar, që me gjithë se në tekst mungo-

Page 35: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

34

nin analogjite drejtpërdrejt, libri qe shkruar në mënyrë të tillë, që vetë lexuesi i bën këto krahasime - gjë kjo që pala kundërshtare, që zinte një pozite jezuitësh me rendin e saj, kundërargumentonte energjikisht, duke sjellë prova se në bazë të tekstit dokumentar analogjitë mund të bëhen nga një ndërgjegjie politikisht e pandershme..Si rrjedhojë, ata që i bënin krahasimet, janë njerëz të aparatit partiak. Ata duhen dënu-ar. Dhe me qënë se kjo ishte një akuzë e drejtpërdrejtë politike kundër përndjekësve, polemikat shpërthyen përsëri dhe përsëri..

Ndodhi pikërisht ajo, që qeveritarët e kishin frikë më shumë, që denimet nuk do mbeten sekret dhe interesi për librin do të fuqizohet.

Po tregoj dy nga ndodhitë e shumënumurta komike.Miku im nga Pazargjiku, një poet, që e njihte tekstin e librit shumë

kohë para se ai të botohej, pasi e pa atë në vitrinë, bleu 15 kopje. Po atë ditë, ai takoi një pop të njërit nga fshatrat e afërt, që e kish mik të mirë dhe i tha, se është botuar një libër për fashizmin, që duhet ta marrë patjetër. Popi nxitonte shumë prandaj nuk arriti të shkojë në librari. Pasi erdhi një javë më pas,libri ishte shitur krejt. Atëhere miku im i dha atij një kopje, që ta lexonte dhe ranë në ujdi bashkë, që popi të vinte pas dy javësh në qytet dhe t’ja kthente librin. Por, kaluan 15, 20, 30 ditë, kaloi muaji, dy muaj, popi nuk u ndje. Atëhere miku im, i shqetësuar, shkoi me autobuz një mbrëmje në fshat që të shohë se ç’ i ndodhi popit. E gjeti atë në shoqëri të kryeplakut, sekretarit të Partisë Komuniste, kryetarit të shoqatës agrare, kryetarit të sindikatës dhe të mësuesve. Ata po diskutonin për diçka dhe po pinin. Miku im e pyeti popin, pse s’ia kish kthyer ende librin, dhe popi u përgjigj: “Vendosa ta mbaj këtë libër këtu, për fshatin. Kemi themeluar një rreth të vogël

Page 36: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

35

për studimin e tij. Lexojmë kapituj të veçantë dhe i diskutojmë ato së bashku. Meditojmë për to dhe pijmë..” “

- Por çfarë rrethi mund të jeni ju? - i tha miku im - Sekretari i partisë dhe kryeplaku janë komunistë, ju jeni i krishterë, kryetari i shoqa-rës agrare është një anëtar i agrares, mësuesit janë mbase paparti dhe ateistë..Ç’ gjë të përbashkët keni ju midis jush?

- Oh, biri im - tha prifti me shumë domethënie - kur bëhet fjalë për fashizmin dhe pirjen, bëhet një front i përbashkët, ku ideologjitë s’ kanë asnjë kuptim...

Një ndodhi tjetër ishte në një qytezë në afërsi të Plovdivit. .. Or-ganizata sindikale lokale vendosi që gjatë kuvendit mbarëqytetas të japë çmime për aktivistët më në zë. Bashkë me çmimet në para dhe në objekte vendosën të dhurojnë edhe libra. Shkuan te librashitësja duke i thënë asaj se pëlqejnë literature socialpolitike. I thanë gjithash-tu, asaj, që librat të jenë të lidhura me kapak të fortë dhe të bien në sy për trashësinë e tyre. Librashitësja u tha atyre se disponon një pako me libra për fashizmin, që përputhet krejtësisht me kërkesat e tyre: të lidhura me kapak të fortë etj. Kryetarët lokalë të sindikatës që dukej se s’ ishin nga epiqëndra e jetës politike, i morën librat, i mbishkruan dhuratat dhe i shpërndanë ato gjatë kuvendit. Kaluan disa ditë dhe në qytet nisën të flasin, se është shpërndarë një libër i dëmshëm ideolog-jikisht bile i ndaluar nga qeveritarët. Libri u bë temë e bashkëbisedi-meve dhe komentimeve të shumta të papritura. Ka shumë të ngjarë që thashethema arriti në veshët e atij instituti, që interesohet më së shumti për shëndetin ideologjik të vendit dhe sipas direktivave të tij një ditë të bukur niset për t’ja marrë çdo njeriu nga dora librin e gabuar.

Page 37: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

36

Por paralelisht me ndodhitë dhe situatat komike, kishte edhe asish tragjike. Do t’ju tregoj vetëm për më të fundit. Vitin që shkoi më tele-fonoi një djalë nga Pazargjiku, u prezantua dhe këmbënguli që të ta-koheshim.

Për momentin e parë mendova, se do jetë ndonjë nga lëvizja për mbrojtjen e të drejtave, që kërkon kontakte. Por ishte diçka tjetër. “Fati im është i lidhur ngushtë me tuajin - më tha djali. Kam shprehur habinë time, duke thënë se më vure në siklet - sepse s’ jemi as të njo-hur.. “Unë - vazhdoi ai - kam qënë në burg katër vjet për shkak të librit tuaj për fashizmin... Ua kam lexuar atë ushtarëve në repart prandaj më ngritën një proces. Gjyqi ushtarak më dënoi me gjashtë vjet heqje lirie, por me qënë se unë punova, më liruan pas katër vitesh.. Tash, në vjeshtë, duhet të shkoj përsëri në kazermë për ta përfunduar shërbimin ushtarak..Më fyese ka qënë, se më kanë dënuar për përhapje të ideve fashiste në kazermë..”

U shastisa, rrija në këmbë dhe nuk doja t’u besoja veshëve të mij. Në fakt kam pasë dëgjuar atëhere për një ndodhi të tillë, por s’ e be-soja, duke menduar, se është një nga thashethemet dhe legjendat e shumënumurta që përhapeshin atëkohë, por tash ky djalë po qëndronte para meje dhe s’ mund të dyshoja. Katër vite nga më të bukurit e jetës së këtij të riu inteligjent ishin rrënuar...

- A ke prindër? - e pyeta - Pse ata nuk kanë shkuar të ankohen? Përse nuk kanë bërë zhurmë? Pse s’ e kanë alarmuar opinionin sho-qëror? Si kanë qëndruar të heshtur para një maskarallëku të tillë poli-tik?

Djali tha se prindërit u përpoqën të kërkonin ndihmë, por i frikësu-an, se është në interes të tyre të heshtin, ndryshe do u bëhet më keq.

Page 38: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

37

Njerëzit kishin vërtet frikë për fëmijët e tyre dhe hiqnin dorë nga “fati” i vet.

Si përfundim, dëshiroj t’i kërkoj ndjesë lexuesit për kaq shumë fakte me të cilat e ngarkova këtë parathënie timen - gjë që s’ është e zakonshme. Nga ana tjetër, mendoj, që për shkak të fatit të veçantë të librit kjo s’ duhet marrë si një mospërsosmëri. Faktet nga biografinë e tij politike e sqarojnë më plotësisht kuptimin dhe domethënien e përmbajtjes së tij, e deshifrojnë atë, e zhvillojnë. Botuesit, lexuesit dhe organet e raprezalieve me lidhjen e tyre me të, me veprimet, që kanë ndërmarrë, apo me vuajtjet, që i kanë toleruar lidhur me botimin dhe përhapjen, e kanë plotësuar, e kanë shkruar më tej, e kanë vazhduar tekstin e tij. Ato ende vazhdojnë të shkruajnë në të.

Autori

Sofie, gusht 1989.

Page 39: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

38

SHËNIME HYRËSE

Përkundër hamëndjes, sipas të cilës, sa më shumë rritet largesa në kohë ndërmjet fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe brezave të rinj, aq më shumë zvoglohet interesi për temën e fashizmit, faktet dëshmo-jnë një prirje tjetër. Fashizmi si ideologji, si sistem politik dhe praktikë shoqërore, nxit një vëmëndje në rritje të studjuesve. Ka një mal me literaturë mbi këtë temë.

Po bëhet tashmë e qartë, se shkakun e këtij fenomeni të çuditshëm s’ mund ta kërkojmë vetëm në interesin historik për të kaluarën, por edhe në një varg arsyesh sociale dhe politike që i kanë rrënjët në kushtet e ndërthurrura bashkëhohore:

1. Ende është gjallë një masë njerëzish, bashkëkohës dhe pjesëmar-rës të atyre ngjarjeve. Lufta, në mënyra të ndryshme të veçanta e ndryshoi fatin e secilit prej tyre duke lënë pas një gjurmë të veten. Çdo studim serioz të fashizmit këta njerëz e përceptojnë si një vlerësim origjinal i jetës së tyre, i betejave dhe i vuajtjeve të tyre.

2. Në shumë vende të planetit tonë, kohë pas kohe, shfaqen reg-jime policore ushtarake, që huazojnë me ndërgjegjie metodat dhe format e luftës politike, drejtëpërdrejt nga arsenali fashist , asgjësimi fizik i kundërshtarëve politikë; etj. Edhe këto regjime e nxisin interesin për fenomenin e quajtur fashizëm.

3. Rrethanat e ndërthurrura ndërkombëtare, tendosja e situatës ndërkombëtare periodikisht dhe rreziku i ballafaqimit të fuqive bërthamore na kujtojnë, gjithashtu, mësimet e Luftës së Dytë botërore të shkaktuar nga shtetet fashiste.

Page 40: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

39

4. Çdo provë për të interpretuar vlerat kulturore, për të çmuar trojektoren e ndërlikuar të lëvizjes dhe zhvillimit kulturor e civilizues, na kthen sërish te tema e fashizmit, si një kërcënim potencial për asgjësimin e saj eventual, në se nuk i çrrënjosim përgjithmonë premisat e tij.

Ka të ngjarë të ekzistojnë edhe shkaqe të tjera, por sido qofshin, ato përsëri tërheqin vëmëndjen tonë për fashizmin, duke e mbështetur mendimin, se ka ardhur koha për të krijuar një teori unike për fash-izmin, e cila bashkon natyrshëm dhe organikisht studimet e kryera për aspekte të ndryshëm të tij.

I. Aktualiteti i temës

Që nga Lufta e Dytë botërore, kanë kaluar shumë vjet. Ndërkohë breza të rinj janë hyrë në jetë. Ata s’ kanë mbresa vetiake për fashizmin. Përfytyrimet e tyre janë marrë nga librat dhe filmat e shumënumurt.Për këtë arsye, për shumë syresh, fashizmi duket më tepër ekzotik se sa i frikshëm. Në përfytyrimin e tyre, mundimet, vuajtjet, dhimbjet shpirtërore dhe flijimet e panumurta, që fashizmi ia imponoi brezit të vjetër, nuk janë aq të gjalla dhe të qarta, ashtu si për ata që i përjetuan ato. Edhe koha ka bërë punën e vet.

Kjo është e natyrshme. Të gjitha ngjarjet, një ditë, bëhen histori. Brezat e rinj s’ janë të detyruar të jetojnë me historinë, me përfytyrimet për mundimet dhe flijimet e paraardhësve të tyre. Ata kanë detyra të reja, synojnë drejt qëllimesh të reja. Ndryshe, ata s’ kishin si të dal-loheshin nga brezat e mëpërshëm. Por, pikërisht këtu, fshihet rrezi-ku i madh. Sepse , në këtë mënyrë, lind një shpirtmirësi, një mungesë

Page 41: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

40

e vëmëndjes politike lidhur me kërcënimet e mëdha të epokës, dhe, njëkohësisht, fashizmi nuk është vetëm histori. Si një rrezik potencial, fashizmi ekziston edhe tash..

Shumë ngjarje, thuajse çdo ditë, na e kujtojnë këtë. E tillë ishte psh prova e puçit të djathtë fashist në Spanjë, që e bënë gardistët kombëtarë duke e pushtuar me armë parlamentin. Atentatori kundër presidentit të SHBA, Ronald Reagan, u provua se në ide dhe organizim, ishte i lidhur me partinë nacionalsocialiste amerikane, që vepron lirisht atje.

Partitë nacionalsocialiste dhe të tjera neofashiste, si dhe fraksionet ekzistojnë ligjërisht në vende të ndryshme të Evropës Përëndimore. Në momentin e tashëm ato janë pak dhe nuk kanë ndonjë ndikim serioz në jetën politike, por s’ mund t’i quajmë të parrezikshme. Disa syresh, organizojnë ushtrime ushtarake, të tjerë kanë guxim të organizojnë takime dhe mbledhje ndërkombëtare, të marshojnë nëpër rrugë e të këndojnë këngë fashiste, t’ i ç’shënjtërojnë monumentet e betejave antifashiste, të sulmojnë sinagogat apo të organizojnë ngacmime të mëdha raciste kundër popullsisë me ngjyrë. Janë bërë tashmë diçka e zakonshme, atentatet me bomba në vende publike, viktima të të cilave janë njerëz krejt të pafajshëm. Në vende të ndryshme, shfaqen herë pas here si modë mbajtja e mustaqeve apo e flokëve si të Hitlerit. Por shpirtmirësia e disa qeverive është e pandjeshme ndaj këtyre shfaqjeve, që konsiderohen prej tyre si recidive të parrezikshme të së kaluarës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik real. Por, a është e domosdoshme të rikujtojmë që, në fillim, edhe partia e Hitlerit, ishte një lloj mase njerëzish me pamje të veçantë, për të cilën askush nuk e merrte me mend se një ditë do ta rrëmbente pushtetin. Me këtë qëndrim jo para-pamës mund të shpjegojmë, p. sh., që Hitleri është qytetar nderi i 1/9

Page 42: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

41

së qyteteve gjermano-përëndimore. Përse biografia e tij botohet në ti-razh të madh dhe përhapet lirisht në treg, ashtu sikurse edhe reliket e çfarëdollojshme të Rajhut të Tretë, bile me çmime shumë të larta, duke u paraqitur si një hitlerizim i mirëfilltë? Përse mediat zyrtare apo in-stitucionet shtetërore flasin për parashkrim për krimet e nazizmit, etj?

Zëmërbutësia ndaj fenomenit më kriminal socialpolitik të shekullit XX - fashizmit - shfaqet, gjithashtu, edhe në raste të tjera. Më 15 dh-jetor 1980, gjykata e rrethit të Berlinit Përëndimor njoftoi vendimin e saj për ta falur, pas vdekjes, van der Lubbe-n. Verdikti i Gjykatës im-periale më 1933 ishte shpallur një “falsifikim evident i drejtësisë”. Sipas mbrojtësve të tij, van der Lubbe duhej të gjykohej vetëm si zjarrvënës i ndërtesës. Për faktin, që ai ka qënë një vegël e manipuluar nga vetë zjarrvënësit, nuk thuhet kurrgjë. Çfarë u tha për të akuzuarin krye-sor-Gjergj Dimitrovin - është kaq modeste, sa në fakt paraqet një falsi-fikim të realitetit historik.

Ai është shpallur si një i akuzuar më se i thjeshtë, i falur për mung-esë provash.Nuk thonë asgjë për betejën titanike kundër “murtajës së zezë” po po merrte përpjetë, për goditjet e rënda morale dhe politike, që ai i dha nacionalsocializmit, në fillimet e tij, për shëmbullin e tij heroik, si dhe parashikimet për të ardhmen, që, më pas, historia i kon-firmoi plotësisht.

Të krijohet përshtypja se, gjoja, gjatë Procesit të Laipcigut, në vitet 1933-34 u trajtua një çështje kriminale dhe nuk qe një ndeshje ndërm-jet dy ideologjive dhe dy sistemeve politike.

Ende më shqetësuese janë rastet e shpirtmirësisë lidhur me lëvizjet fashiste që po ringjallen, kur policia shtetërore zyrtare në disa vende, e udhëhequr nga konsiderata formalisht demokratike, i ruan mitingjet

Page 43: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

42

dhe mbledhjet e tyre. Mos vallë, është, vërtet, e domosdoshme të pro-vojmë, se shpirtmirësia dhe zemërbutësia ndaj rrezikut fashist, ashtu sikurse edhe injorimi i tij, e bëjnë atë ende më real?

Po, nga ana tjetër, me qënë se realitetin e këtij kërcënimi e përcakto-jnë jo vetëm faktorë psikologjikë dhe sociopsikologjikë, por më shumë ekonomikë, politikë, historikë, është e nevojshme ta trajtojmë çështjen më gjërësisht.

Jemi të mendimit, që problemi i rilindjes së mundëshme të fash-izmit duhet të zgjidhet ngushtësisht shkencërisht, por jo me empirizëm as me propagandë.

Para së gjithash, është e domosdoshme të dallojmë të kaluarën jetësore historike të fashizmit nga ajo politike e tij. Ashtu sikurse çdo fenomen shoqëror, edhe ai i nënshtrohet të dyja formave të mohimit.

Në të parën, historiken, thelbi i fashizmit, efektivisht, është i përjet-uar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet fjalë për rikthimin e tij. Kjo do të thotë, se si ide dhe praktikë politike, që pretendon se mund të tregojë një rrugë të re për njerëzimin, një rend të ri në botë, fashizmi ka dështuar plotësisht dhe pakthim.

Pas zbulimeve, në fund të Luftës së Dytë Botërore, dhe veçanërisht pas Procesit të Nyrembergut, që e bëri të njohur anembanë të gjithë dokumentacionin e madh për krimet e përbindëshme të fashizmit, ai s’ mund të jetë më joshës për cilindo popull. Për njerëzimin ai është tashmë një ide e stërkonsumuar.

Ende më shumë, në mendimin politik të njerëzve në shekullin XX, fashizmi është një fenomen krejt i turpshëm. Për këtë arsye, sa herë kur regjimet janë të detyruar t’i zbatojnë , heshturazi, mjetet e tij poli-tike. ato shpejtojnë të deklarohen larg tij, të mohojnë çfarëdolloj lidh-

Page 44: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

43

je apo ngjashmërie me praktikën e fashizmit. Dëshmi e tërthortë për këtë, është fakti që tash akuzimi për fashizëm është i barazvlershëm me diskreditimin e plotë në kuptimin moralo-politik.

Pikërisht këto gjëra na japin një motiv për të thënë, që fashizmi është plotësisht i konsumuar historikisht.

Por nga kjo nuk rrjedh, sidoqoftë, që ai është, po ashtu, i konsumuar edhe politikisht, dmth, në kushte të caktuara, udhëheqësit sundues të një vendi, nuk do të provonin t’i përdornin elementë të veçantë të prak-tikës fashiste, apo armë të veçanta nga arsenali i tij politik.

Askush nuk do ta garantonte këtë. Gjithkush që i ka vëzhguar ngjar-jet, ka konstatuar shumë herë se sa lehtësisht nxitet dhe priret nga fash-izmi çdo klikë ushtarake, pasi e ka marrë pushtetin me puç. Regjimi i Pinoçetit është një shëmbull. Konsumimi politik i fashizmit ka rrënjë të thella në ekonomi, në ato procese të centralizimit dhe përqëndrimit të kapitalit dhe të pronës, që janë thellësisht specifike për imperial-izmin. Nuk bëhet fjalë për fenomene anakronike, por për një tendencë objektive, që mbështetet nga kapitalizmi shtetëror. Sa më të mëdha të jenë centralizimi dhe përqëndrimi i mjeteve të prodhimit në duart e monopoleve dhe të shtetit, aq më e madhe është fuqia e tyre ekono-mike, aq më të mëdha janë mundësitë për asgjësimin e demokracisë liberale, për likuidimin e lirive qytetare dhe politike të individit, si rr-jedhojë, për totalitarizmin fashist. (7 - 224)

Lenini ka tërhequr vëmëndjen lidhur me këtë te vepra e tij “Imperi-alizmi ..”dhe të tjera se “zëvëndësimi i konkurencës së lirë me monop-olin në ekonomi, (në bazë) përputhet me zëvëndësimin e demokracisë borgjeze me reaksionin politik (në superstrukturë). Ose, e thënë ndry-she, monopoli në ekonomi, domosdoshmërisht kalon në monopol në

Page 45: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

44

politikë dhe, që andej, në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Dihet, pra, që monopoli në politikë ka vetëm një formë : diktatin, diktaturën “ (Sipas Leninit superstruktura e ultraimperializmit “ paraqet rikthimin nga demokracia në reaksionin poltik. Konkurencës së lirë i përgjigjet demokracia. Monopolit i përgjigjet reaksioni politik”). (61-93)

Kuptohet që mundësia për diktaturën fashiste në jetën politike nuk realizohet gjithnjë, por ajo ekziston si një mundësi objektive, që mund të kërcënojë gjatë tronditjeve sociale, karakteristike sidomos për shek-ullin XX. Në çdo çast, në botën e sotme, prirja drejt totalitarizmit është kaq e fortë, sa bile edhe demokracitë borgjeze tradicionale nuk janë kaq idilike, si në shekullin XIX. Shpesh në jetën e tyre politike mund të vesh re mënyra veprimi që ngjasojnë më shumë me diktarurën se sa me demokracinë.

Aktualiteti i temës ka edhe një anë tjetër : domosdoshmërinë për të sqaruar strukturën, rregullsinë, mekanizmat e fshehtë dhe shkopinjtë e shtetit fashist. Për sa kohë nuk është bërë kjo gjë, do mbetet enigmë se si fashizmi, veçanërisht ai gjerman, me ideologjinë e vet antishken-core, reaksionare, pati sukses në tërheqjen pas vetes të gjithë popujve të Evropës, duke i bërë ato një instrument për qëllimet e veta krimi-nale ; çfarë ishte sistemi për “barbarizimin” , budallallepsjen, sëmur-jen, demoralizimin dhe çnjerzimin, që formoi, nga miliona borgjezë, filistinë dhe qytetarë besnikë një hordhi Tamerlane të modernizuar që kërcënon ta zhdukë civilizimin njerëzor ?

Dimë tashmë jashtëzakonsht shumë për krimet e fashizmit (djegien e librave, kampet e përqëndrimit, dhomat me gaz, etj) por dimë, po ashtu, shumë pak për atë makinë, të quajtur shtet fashist, që i kreu këto krime.

Page 46: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

45

Dimë jashtëzakonisht shumë për atë që quhet “fashizëm shtazarak” dhe, thuajse asgjë, për atë fashizëm “të zakonshëm” (Mihail Rom), triv-ial, që i rrit mizoritë e të parit.

Ja përse, nuk mjafton të themi vetëm, që fashizmi është diktaturë e qarqeve më reaksionare imperialiste (gjë që, kuptohet, është krejt e vërtetë), për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve. Duhet, me domosdo, të hedhim një hap më tej, ta hetojmë me hollësi diktaturën fashiste, si një sistem e formë e pushtetit shtetëror.

2. Përkufizimet e shumënumurta të fashizmit

Në periudha të ndryshme, fashizmi është përkufizuar në mënyrë ta ndryshme, të cilët veç e veç, zbulojnë kuptimin politik të këtij fenome-ni jo konseguent dhe enigmatik të shekullit XX.

Kur pas famëkeqit “Marsh mbi Romë” më 1921, fashistët italianë morën pushtetin, shumë komunistë e trajtuan atë si një revolucion mikroborgjez origjinal. Që më 1923, S.M. Bronski në revistën “Rev-olucioni Komunist” e trajton fashizmin pikërisht si një “revolucion mikroborgjez” dhe “betejë të shtresave të mesme shoqërore për vetëru-ajtje” . (6-25 ). Po kështu, e konsideruan atë, në fillim, edhe komunistët italianë, të cilët e provuan të parët mbi shpinën e vet goditjen e dikaturës fashiste. Një koncept të ngjashëm e kishte e tërë socialdemokracia gjatë viteve 1920-1930.

Kështu mendonte edhe A. Gramsci. Me emrin e tij, lidhet edhe një përkufizim tjetër për fashizmin si “dhunë e sanksionuar me ligj nga ana e klasës kapitaliste” . (23-471)

Pas vitit 1926, kur fashizmi italian e nisi krijimin e sistemit shtetëror specifik dhe, në horizont u konturua fitorja e lëvizjes naziste, shumë

Page 47: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

46

më agresive, në Gjermani, doli në vend të parë, natyra kundërrevolu-cionare e fashizmit. Atëkohë, dolën përkufizime të reja që theksojnë, si më thelbësore pikërisht këtë trajtë të tij. Ai është vlerësuar si “kundër-revolucion i armatosur, i paraqitur si lëvizje masash, që trupëzohen në organizatat hitleriane” , (115-33) ose “një kundërrevolucion preventiv” dhe L. Longo si “njërën nga format e kundërrevolucionit preventiv” ; (64-114) më vonë, si “kundërrevolucionin më reaksionar në histori” .

Historiani gjermanopërëndimor E. Franzel në librin e tij “Imper-atoria e Jakobinëve të Rinj” e përkufizon nazizmin si “ revolucion i të djathtëve” . (6 -159)

Është përkufizuar edhe si një “feudalizëm industrial” , (127-8) si një sistem që bashkon në vetvete, zhvillimin e lartë industrial të kapital-izmit me format parakapitaliste të detyrimit jashtëekonomik.

“Revolucioni” fashist synon t’i shkatërrojë të gjitha vlerat morale, politike, artistike , të arritura në zhvillimin e ngadaltë dhe të vështirë të qytetërimit njerëzor- vlerësohet nga një tjetër analist. (160a-26)

Ëinston Churchill jep përkufizimin origjinal mbi fashizmin, duke e lidhur shfaqjen e tij me daljen e komunizmit. Sipas tij, “fashizmi është një hije, ose më saktë, një fëmijë ilegal i komunizmit” (136a-13)

Janë të njohur shumë përkufizime për fashizmin, që nuk e marrin parasysh përmbajtjen e tij sociale dhe klasore. Psikohistoriani ameri-kan R. Benean, trajton, psh, përhapjen e fashizmit në Gjermani si “të fikët epileptik i popullit gjerman” , si një “skizofreni e përgjithëshme e kombit” . (6-167)

Me qënë se fashizmin s’ mund ta shpjegojmë me patologjinë e Fueh-rerit (Prijësit) ose me budallallepsjen e përgjithëshme të kombit, nuk do merremi me përkufizime të tilla të pastra psikologjike. Sidoqoftë,

Page 48: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

47

do të shtojmë, se pa kontributin e psikologjisë shoqërore, shumë gjëra në fenomenin fashizëm s’ mund të kuptohen dot.

Duhet të themi, gjithashtu, që të gjitha përkufizimet që përmëndëm gjer tash, përmbajnë një pjesë të së vërtetës. Ato pasqyrojnë anë të veçanta të fenomenit politik real, të quajtur fashizëm. Sepse fashizmi është edhe “levizje masive”, edhe “revolucion i mikroborgjezisë” , edhe “betejë e pashpresë e shtresave të mesme shoqërore për vetëruajtje”, edhe “revolucion i të djathtëve” , edhe “kundërrevolucion preventiv” , në një farë kuptimi edhe “skizofreni ideologjike e kombit” , edhe “të fikët epileptik i gjithë popullit” , etj.

Sidoqoftë, asnjëri prej tyre nuk e zbulon dot bazën më të thellë dhe thelbin specifik të fashizmit. Nga ana tjetër, thelbin e gjejmë të shprehur relativisht në mënyrë të plotë në Kongresin VII të Kominternit, si “dik-taturë e hapët terroriste e elementëve më reaksionare, më shovinistë dhe më imperialistë të kapitalit financiar”.(33-29) Pra, është pikërisht kapitali financiar që qëndron në themel të fashizmit dhe e përcakton programin e tij. Pa kapitalin financiar, fashizmi do ta humbëte natyrën e vet, thelbin dhe përmbajtjen. Pa kapitalin financiar, fashizmi nuk do mundëtë aspak të transformohej në një lëvizje mbarëkombëtare dhe të kaptë pushtetin. Jo rastësisht, fashizmi shfaqet në epokën e im-perializmit, në kushtet e një krize të thellë sociale, që kërcënon vetë ekzistencën e kapitalizmit si sistem. Historia njeh edhe lëvizje të tjera masive të mikroborgjezisë, që arritën të lindin bonapartizmin, por jo fashizmin.

Është me interes të studjohet se në ç’ mënyrë njohja njerëzore mbi fashizmin kalon nga fenomeni te thelbi. Në fillim, bie në sy përbërja sociale e lëvizjes fashiste - mikroborgjezia, si element kryesor në bazën

Page 49: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

48

sociale masive të tij. Fenomeni, vetë, nuk është zhvilluar ende plotë-sisht. Pikërisht atëhere, shfaqet përkufizimi për fashizmin si revolucion i mikroborgjezisë.

Më pas, kur lëvizja fashiste i drejton goditjet e veta kundër partive dhe organizatave të majta dhe proletare, partive komuniste, socialiste dhe socialdemokrate, sindikatave të pavarura të proletariatit, mbledh-jeve të tyre masive, grevave, shprehjeve të protestës - atëhere zbulohet përmbajtja e tij kundërrevolucionare. Kjo duket më thelbësore. Në këtë etapë, shfaqen përkufizime të reja për fashizmin si “revolucion i djath-të” , “revolucion reaksionar” , “revolucion preventiv” .

Më vonë, kur lëvizja fashiste zapton tërë aparatin shtetëror dhe ven-dos autoritetin , duke asgjësuar me dhunë të gjitha partitë dhe orga-nizatat e tjera politike të majta dhe të djathta, kur ai likuidon insti-tucionet e demokracisë liberale, liritë qytetare dhe politike të individit, atëhere bëhet e mundur të shtrohet pyetja: kujt i shërben në fakt diktat-ura fashiste? Sepse, mikroborgjezia, për natyrën dhe interesat sociale të saj, nuk mund të lindë kaq reaksion, kaq energji reaksionare, dhe s’ mund të jetë bartëse e një kundërrevolucioni të tillë të koncentruar. Pyetja mbetet e pamotivuar.

Dhe, pikërisht këtu konturohet figura e kapitalit financiar, i cili në situatën e dhënë kritike ka nevojë, vërtet, për një formë të tillë të pushtetit shtetëror, por ai mbetet në hijë tërë kohën, duke u fshehur prapa dukjes së jashtëme të sistemit fashist.

Dikur, në këtë etapë të penetrimit të natyrës sociale të fashizmit, shfaqet përkufizimi kominternian i tij, si pushtet i përfaqësueve më reaksionarë, më shovinistë dhe më agresivë të borgjezisë imperialiste.

Page 50: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

49

Por do ishte e padrejtë të mendonim, që përkufizimi kominternian përfshin dhe sqaron të gjitha trajtat thelbësore të fashizmit. Në të mun-gon sistemi politik specifik i fashizmit, forma origjinale e diktaturës, pa të cilën, nuk do të mundnim kurrë të sqaronim forcën djallëzore të shteteve fashiste, të cilët e nxitën luftën më gjakderdhëse botërore dhe arritën një shkallë të përbindëshme të terrorit dhe krimeve kundër njerëzimit, pa precedentë në histori.

Mungesa e këtij momenti “formal” në përkufizimin e Kominternit u bë shkak, që disa autorë ta eliminojnë atë krejt dhe të studjojnë vetëm strukturat politike, pa marrë parasysh përmbajtjen e tij reale. Të tjerë, duke i mbetur besnik atij përkufizimi, janë të mendimit, që ai sqaron tërë të vërtetën për thelbin e fashizmit dhe, si rrjedhojë, kësaj çështje s’ mund t’ i shtohet gjë.

3. Nocioni për shtetin totalitar

Për shtetin totalitar, për herë të parë, flasin krijuesit e fashizmit. Mussolini, duke numuruar me rradhë tri kushte kryesore të ekzis-tencës së sistemit korporativ, e vendos shtetin totalitar në vend të dytë pas sistemit njëpartiak. Ai e karakterizon shtetin totalitar si “shtet që gëlltit..tërë energjinë, të gjitha interesat dhe gjithë shpresën e popullit” (10-37)

Paul Ritterbusch, një nga teoricienët e nazizmit, duke u deklaruar me vendosmëri kundër “shtetit pluralist shumëpartiak” të demokracisë përëndimore, e përkufizon shtetin totalitar si vijon: “..shteti totalitar është ay, me ndihmën e të cilit partia apo ideologjia arrin totalitarizmin dhe shpreh pretendimet për ekskluzivitet në ndërtimin politik të jetës së kombit. Shteti totalitar është mosbindje parimore ndaj koncepteve

Page 51: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

50

për relativizmin, që konsiston në faktin, që çdo parti përmban vetëm një të vërtetë relative” (101-61, 62)

Gjatë Procesit të Nurembergut, akuzuesi anglez Shawkraus, e quan kabinetin e Hitlerit “qeveri totalitare” për arsye se ai “ nuk toleron asnjë opozitë “ dhe i zhvlerëson liritë qytetare dhe politike. (90-59, 60) Abel Plain paraqet “Falangën Spanjolle” që krijoi një shtet të ngjashëm me vetveten, si “luftëdashëse” dhe “totalitare” (93-261). Kurt Riss, e përsh-kruan “ formën totalitare të qeverisjes “si të tillë, ku “liria e mjeteve të komunikimit masiv dhe e parlamentit asgjësohet” . (102-202) Edhe A. Manhatan, duke cituar raportin e ambasadorit të Mussolinit në Ma-drid më 25 mars 1939, flet për bllokun fashist mbarëevropian të ven-deve totalitare në tërë kontinentin. (71-329)

Krijimi i modelit të shtetit fashist “ideal” ka një rëndësi të madhe praktike, sepse ai na lejon, në çdo rast të veçantë, të konstatojmë për një vend, në se ka motive për ta trajtuar atë si një shtet fashist apo jo. Në këtë mënyrë, ne do ta hedhim tej atë metodë politike vulgare, ku emërtimi “shtet fashist” apo “regjim fashist” është sinonim i damkosjes politike, por jo rezultat i një analize shkencore objektive.

Krijimi i modelit të shtetit fashist totalitar ka një rëndësi metod-ologjike parimore si për jetën e përditëshme politike, ashtu edhe për historiografinë. Nuk ka mundësi, për shëmbull, ta dallojmë diktaturën ushtarake nga ajo fashiste, pa pasur në dispozicion një model të tillë, që do shërbejë si kriter për ne. Prandaj, shpesh, paraqitet si diktaturë fashiste çdo regjim ushtarak, që e merr pushtetin me anë të ushtrisë.

Bëhet e qartë, për shëmbull, që nuk nuk ka mundësi t’i sqarojmë “veçantitë” e fashizmit bullgar pa një model të përgjithshëm të shtetit fashist klasik. Para se të konstatojmë veçantitë kombëtare të një fash-

Page 52: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

51

izmi të caktuar (bullgar, rumun, hungarez apo anglez), do të duhej, që më parë, të konstatojmë se ç’është fashizmi, cilat janë trajtat themelore, të detyrueshme, në përgjithësi, të tij.

Siç shihet nga paraqitja e deritashme, rruga më e përshtatshme për të krijuar një model të shtetit fashist ideal, është të studjojmë struk-turën e shteteve fashiste klasike, duke zbuluar trajtat e tyre të përg-jithshme, pa të cilat është e pamendueshme shteti fashist konkret. Si-pas kësaj metode krahasuese, ne mbërrijmë në këto trajta kryesore të shtetit totalitar:

a) vendosja me dhunë e sistemit njëpartiak apo “autokracia” e fash-izmit, duke likuiduar partitë e tjera.

b) Rritja e partisë fashiste bashkë me shtetin.c) unifikimi i tërë jetës shoqërore.ç) mënyra e të menduarit totalitar dhe kulti i udhëheqësit kombëtar.d) kampet e përqëndrimit.

Kuptohet, në këtë rast, del në sipërfaqe një konstatim, që ky studim nuk pretendon të zgjidhë përfundimisht problemet që trajtohen. Qël-limi i tij është shumë modest : të tregojë një aspekt tjetër të studimeve për fashizmin, që duket tepër perspektiv dhe aktual; të ndihmojë për krijimin e një teorie unike për fashizmin, e cila do të kursente sorollatje të gabuara të pafundme nëpër labirintin e hollësirave të fashizmave të veçantë.

Page 53: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

52

KAPITULLI I

STRUKTURA E SHTETIT FASHIST

I. VENDOSJA E SISTEMIT NJËPARTIAK

Vendosja e sistemit njëpartiak, duke likuiduar partitë e tjera politike në Gjermani, është hapi i parë i nazizmit për krijimin e shtetit totalitar. Rregullsi të njëjtë tregoi edhe fitorja përfundimtare e fashizmit në Itali në vitet 1925-1926 dhe në Spanjë në vitin 1939.

Shpesh, me vetëdije, parimi themelor i çdo shteti fashist paraqitet shtrëmbër, pranohet sikur fashizmi e mori pushtetin, i likuidoi partitë proletare dhe organizatat punëtore, por i toleroi partitë politike borg-jeze.

Në fakt, sapo merr pushtetin, fashizmi i asgjëson partitë politike dhe organizatat e masave, si proletare, ashtu edhe borgjeze dhe vendos monopolin e plotë politik të partisë fashiste. Kjo përputhet jo vetëm me fatet historike, që janë, në këtë rast, argumenti më i fortë, por edhe me konceptin e udhëheqësve fashistë të paraqitur në dhjetëra doku-mente zyrtare dhe vepra të tyre. Ja, për shëmbull, si është paraqitur ky moment në enciklopedinë tonë me emrin “fashizmi” : “Aparati shtetëror në Gjermani u fashistizua me shpejtësi : liritë demokratike borgjeze u likuiduan. U ngrit një regjim i terrorit politik .Hitlerianët e shkatërruan egërsisht lëvizjen punëtore, e ndaluan Partinë Komuniste Gjermane, Partinë Socialdemokrate dhe i shformuan të gjitha organi-zatat punëtore” (8-556) Më tej, sqarohet se si nazistët arritën ideolog-

Page 54: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

53

jikisht ta prishin “moralisht mikroborgjezinë dhe një pjesë të madhe të punëtorisë me racizmin e tyre” . Por, për faktin që nga mezi i vitit 1933 u shpërndanë edhe partitë borgjeze tradicionale - Partia popullore, Partia Bavare, Partia katolike e Qëndrës, Partia Kombëtare, etj si dhe të gjitha organizatat rinore dhe sportive që tërhiqeshin prej tyre, nuk përmëndet asgjë ashtu sikurse edhe vendosja e sistemit njëpartiak si hapi i parë dhe më i rëndësishëm për qënësimin e shtetit fashist.

Është e qartë, që kjo mënyrë manipulimi me faktet historike vjen nga një përfytyrim i thjeshtësuar, që duke e konsideruar fashizmin si diktaturë e borgjezisë imperialiste, ai s’ duhet as s’ mund t’ i asgjësojë partitë borgjeze, ose, në se ai i likuidoi ato në disa vende, kjo ka qënë veç një rastësi, që mund të shmangej. Por kjo “rastësi” “është mani-festuar në shtetet fashiste klasike (Gjermani, Itali, Spanjë) dhe si ten-dencë, duke mos mundur të realizohet plotësisht, ajo ka ekzistuar në të gjitha shtetet neofashiste ose profashiste. Aq më tepër, vetëm ato shtete që vendosnin një sistem njëpartiak mund ta ndërtonin, përfundimisht një shtet fashist.

Shtojmë, se krijimi i sistemit fashist njëpartiak nuk ka nisur kudo me likuidimin e Partisë Komuniste dhe të organizatave të tjera prole-tare. Për shëmbull, në Itali, e para goditjet nga fashizmi i pësoi Partia Popullore - partia e borgjezisë së vogël dhe të mesme. “ Para së gjithash, fashizmi u ndesh me Partinë Popullore - shkruan Palmiro Togliatti më 1935 - Partia Popullore u provua si armikja e parë, kundër të cilës qenë drejtuar goditjet. Ministrat e kësaj partie rrinë në qeveri dhe dalin hap-tazi në opozitë. Më pas, fashizmi duhej të shkatërronte grupet dhe par-titë e tjera të hershme, që silleshin armiqësisht ndaj tij.

Page 55: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

54

Këto grupe dhe parti kishin mbështetje të fortë te borgjezia e vogël dhe e mesme, veçanërisht te ata që vuajtën nga nismat e para fashiste, që drejtoheshin kah procesi i përqëndrimit të nxituar, kah shkatërrimi i pronarëve të vegjël, kah forcimi i shtypjes nëpërmjet taksave për fsha-tarët e vegjël, etj. (116-43)

Në një vend tjetër, në të famshmet “Referate për fashizmin” , P. To-gliatti, e sqaron kështu shkakun:

“Para së gjithash, partia fashiste i sulmon ato parti, që kanë si bazë masash diçka të ngjashme me vetveten. Kështu, grushtet e fashizmit goditën Partinë Popullore më herët se Partine Komuniste. Pyetet:

Përse? Beteja kundër Partisë popullore ose reformiste është më e furishme se sa ajo kundër nesh, sepse baza masive e këtyre partive është e ngjashme me bazën masive fillestare të fashizmit. Ajo konsis-ton, kryesisht, nga borgjezia e vogël dhe e mesme, nga fshatarësia, me një fjalë, nga po ato shtresa sociale të cilat fashizmi kishte për qëllim t’i bashkonte në rradhët e veta për t’i qënësuar si parti masive.

Programi i rrënimit të partive të tjera - shkruan ai më tej - fiton një realitet më të gjërë praktik dhe përfundon me pranimin e ligjeve në vitet 1925-1926, që i ndalojnë të gjitha partitë e mëparshme politike. Por puna nuk kufizohet me kaq. Fashizmi nisi një ofensivë me synim likuidimin e organizatës, që para lufte, ishte e vetmja organizatë e bash-kuar e borgjezisë italiane-framasonizmin” (116-61)

Në Gjermani ndodhi ndryshe. Këtu formimi i sistemit njëpar-tiak të fashizmit filloi me likuidimin e Partisë komuniste për arsye të kuptueshme. Ajo është partia më e aftë luftarake, që mund të orga-nizojë më lehtë luftën në parim. Por, duke filluar me armikun e saj më

Page 56: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

55

të rrezikshëm, fashizmi nuk ndalet deri sa të likuidojë edhe partinë e fundit borgjeze.Dokumentat zyrtare e dëshmojnë këtë.

Pasi i asgjësoi të gjitha partitë politike dhe organizatat e masave në Gjermani - proces ky që zgjat gjer në verën e vitit 1933 - më 14 korr-ik të po atij viti, qeveria nacionalsocialiste shpall ligjin, që konfirmon pa kushte monopolin e Partisë Punëtore Gjermane Nacionalsocialiste (NSDAP). Ligji ndalon mgritjen e partive politike të likuiduara dhe krijimin e partive të reja. : “Partia Punëtore Gjermane Nacionalsocial-iste është partia e vetme politike në Gjermani. Çdo person që provon të ruajë strukturën organizative të partive të tjera politike ose të krijojë një parti të re politike, do dënohet me punë të detyrueshme për tre vjet ose do burgoset gjashtë muaj deri në tre vjet, në se ligji nuk parashikon një dënim më të rëndë konform rregullave të tjera” (89-26)

Për sa u takon organizatave të masave, të drejtën për të ekzistuar e kanë vetëm ato, që janë krijuar nga Partia Naziste, pranojnë program-in dhe statutin e saj dhe punojnë nën kontrollin e saj. Asnjë organi-zatë tjetër s’ ka të drejtë të ekzistojë. Në manualin partiak lidhur me këtë, thuhet tekstualisht: “Në Gjermani mund të ekzistojnë vetëm ato organizata që janë besnike ndaj parimeve të fyhrerizmit dhe kuptim-it nazist për shtetin dhe popullin, ata që janë pjesë përbërëse e par-tisë, që janë themeluar nga partia dhe ndodhen nën mbikqyrjen e saj, dhe do mbeten të tilla në të ardhmen “ . Më tej, në manual theksohet: “ Të gjitha të tjerat, që dëshirojnë të organizohem më vete, duhet të përndiqen si elementë të huaj dhe të detyrohen, ose t’i përshtaten par-tisë, ose të zhduken nga jeta shoqërore”. (84-570)

Page 57: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

56

Nga sa thamë, nuk mund të dyshohet më për përpjekjet monop-oliste të Partisë Punëtore Gjermane Nacionalsocialiste dhe vendos-mërinë e saj të palëkundur për ngritjen e sistemit njëpartiak.

Në deponimet e Goeringut para gjyqit të Nurembergut, mund të shihet qartë që nazistët nisen më qëllim të përcaktuar mirë, për të kri-juar një sistem njëpartiak, duke asgjësuar të gjitha partitë e tjera poli-tike.

Ata e dinë, se pa asgjësimin e partive politike, nuk ka mundësi të çrrënjoset opozita dhe të vendoset një monopol absolut i partisë së vet mbi jetën shtetërore dhe sociale - ata, vërtet, s’ mund ta vendosin dot sistemin fashist.

Jackson: Pasi erdhët në pushtet, ju i ndaluat të gjitha partitë opozi-tare, për ta mbajtur pushtetin.

Goering: Ne e konsideruam të nevojshme të mos e lejonim ekzis-tencën e opozitës në të ardhmen.

Jackson: Ju keni predikuar, gjithashtu, se duhet të zhduken të gjithë ata persona, që priren kah opozita e partisë naziste, në mënyrë që ata të mos munden dot të krijojnë parti opozitare.

Goering: Me qënë se opozita e ka penguar seriozisht punën tonë, ishte e vetëkuptueshme të mos tolerohej opozitarizmi i këtyre per-sonave.”(88-15)

Gjatë Procesit të Nurembergut akuzuesi anglez Shaëkraus, tërheq vëmëndjen, gjithashtu, edhe për likuidimin e partive të tjera politike, si mjeti kryesor për çrrënjosjen e opozitës dhe vendosjen e kontrollit mbi shtetin” .

Page 58: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

57

Qeveria totalitare nuk lejon asnjë opozitë. Duke u nisur nga deviza “qëllimi justifikon të gjitha mjetet” , nazistët arritën kontrollin e plotë mbi shtetin gjerman, duke mos respektuar asgjë. Kush e pengonte dot këtë më 1933? Së pari, anëtarsia e partive të tjera; së dyti, sistemi demokratik i zgjedhjeve dhe mbledhjet sociale; organizimi i punëtorëve në sindikata ; së treti, themelet morale të shtetit gjerman dhe të fesë, që e kishin edukuar atë .

Prandaj, nazistët filluan ta zhdukin opozitën, plotësisht të vetëdi-jshëm: së pari, duke burgosur dhe duke i vënë nën terror kundërshtarët e vet; së dyti, duke i shpallur jashtë ligjit të gjithë elementët e tolerancës dhe liberalizmit, duke i nxjerrë jashtë ligjit sindikatat dhe partitë opozi-tare, duke i shndërruar në një farsë mbledhjet demokratike dhe duke i marrë nën kontroll zgjedhjet; së treti, duke përndjekur në mënyrë sistematike fenë, duke e zëvëndësuar etikën kristiane me respektin e madh për Fuehrerin, duke e shndërruar atë atë në një idhull, me anë të kultit të gjakut dhe duke futut një kontroll të rreptë mbi arsimin dhe rininë” (90-59, 60)

S’është e vështirë të konstatohet, që ndërmjet masave të shumta pre-ventive që nazistët i zbatuan dhe të cilat i numuron Shaëkraus, e para dhe më e rëndësishme është vendosja e sistemit njëpartiak. Kjo është masa kryesore, nga e cila varen më tej të gjitha nismat që pasuan.

Eprorët nazistë kanë një ide të qartë për vlerën e sistemit njëpar-tiak në strukturën e regjimit. Për këtë arsye, çdo dëshirë për ta asgjë-suar sistemin njëpartiak dhe për të rivendosur demokracinë borgjeze tradicionale me pluripartitizmin e saj specifik, ata e konsiderojnë si një atentat të drejtëpërdrejtë ndaj bazës dhe sigurisë së shtetit. Dëshira të

Page 59: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

58

tilla i dënojnë në mënyrën më të egër dhe pa mëshirë, si kunderpop-ullore dhe kundra shtetit.

Asnjë diktaturë terroriste s’ mund të jetë e vazhdueshme, në se nuk mbështetet në sistemin njëpartiak.

Kur profesori i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Munihut Kurt Hubert u gjykua më 10 prill 1943 në procesin e grupit studentor anti-fashist “Trëndafili i bardhë” , njëra nga akuzat më të rënda kundra tij ishte se ai kish mbajtur fjalime para studentëve, ku provonte nevojën e rikthimit të demokracisë dhe futjen e sistemit shumëpartiak në Gjer-mani. Për këtë “ krim” profesori Hubert u rrjeshtua me ata që u dënuan me vdekje.

Në fund, vlera themelore e parimit të njëpartitizmit në sistemin fashist u vlerësua denjësisht edhe nga konspiratorët e 20 korrikut 1944. Me gjithë që shumica e tyre, për shkak të kufizueshmërisë së përg-jithëshme, qenë tepër larg parimeve të demokracisë, në thelb, edhe ata e kuptuan nevojën për ta asgjësuar monopolin e partisë naziste. Plani i tyre përfshinte: çarmatosjen e detashmenteve SS - policisë private të partisë, shpërndarjen e partisë naziste dhe arrestimin e aparatit të saj. Plani i konspiratorëve qe ta përdornin “Operacionin Wallkuere” . Ky operacion paraqet formalisht një plan për t’i mobilizuar forcat e ush-trisë rezervë, në se në prapavijë do të ndodhnin trazira, veçanërisht, në se do të ngrinin krye punëtorët e huaj. Por, në fakt, nën formën e ma-save preventive kundra trazirave në prapavijë, konspiratorët bënë një program të hollësishëm veprimesh për përmbysjen e regjimit nazist.

Që nazistët synonin të vendosnin një sistem njëpartiak dhe që ky qe hapi i parë dhe më i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit fashist, mund

Page 60: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

59

të shihet , më së miri, nga vetë faktet historike, kronologjinë e të cilave do ta studjojmë tani.

Së pari, nazistët asgjësuan Partinë Komuniste. Zjarri i provokuar në Reichstag gjatë natës së 27-28 shkurtit 1933, ishte një sinjal për ofensivën e përgjithëshme kundër të gjithë kuadrove dhe organizatave. Vetëm gjatë asaj nate, u arrestuan 10 000 antifashistë, në pjesën më të madhe komunistë. (54-255)

Një ditë pas djegies së Reichstag-ut, qeveria naziste ndaloi të gjitha organet e shtypit komunist. Në Berlin, detashmentet sulmuese push-tojnë shtëpinë “Karl Liebknecht“ dhe e shndërrojnë atë në shtabin suprem të policisë politike. Po atë ditë, qeveria mblidhet dhe pranon dy dekrete të jashtëzakonshme të drejtuara kundra “konspiracionit komunist” , por në thelb, përgatisin bazën për t’i asgjësuar të gjitha partitë politike në Gjermani - këto janë dekreti “ kundra tradhëtisë shtetërore dhe veprimeve të tradhëtarëve” dhe dekreti “në mbrojtje të popullit dhe të shtetit” . Paragrafet 114, 115, 117, 118, 123, 124 dhe 125 të kushtetutës gjermane, shtyhen deri në një urdhër të dytë. Kështu bëhen të lejueshme kufizimet e lirisë personale, të gazetave, të së dre-jtës për t’u bashkuar dhe për t’u mbledhur, cënimi i korespondencës postare dhe telegrafike, i bisedimeve telefonike, realizimi i bastisjeve dhe i konfiskimeve, ashtu sikurse kufizimet e pronës, pavarësisht nga kuadri i ligjeve të vendosura për to. (151-120)

Ky dekret, formalisht, nuk e ndalon Partinë Komuniste, por, në fakt, ai e lë atë jashtë ligjit.

Më 3 mars 1933, Ernst Thaelmann, u arrestua në banesën e tij të fshehtë në Charlottenberg. U arrestuan edhe dy anëtarë të Komitetit Qëndror - Ëalter Stecker dhe Ernst Schneller.

Page 61: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

60

Partia Komuniste, pa kokë, pa gazeta, e përndjekur sistematikisht dhe e anemizuar, me një rrjet organizativ të këputur, e pushoi rolin e saj si një forcë politike reale.

Partia e dytë, që u likuidua nga fashizmi, është Partia Socialdemokrate Gjermane. Historia e asgjësimit të saj është tepër domethënëse nga pikëpamja që na intereson neve: përpjekjet e nazistëve që, me çdo çmin, ta krijojnë sistemin një partiak.

Edhe asgjësimi i Partisë Socialdemokrate fillon me ndërprerjen e or-ganeve të saj të shtypit. U arrestuan mijëra punëtorë socialdemokratë. Pas zgjedhjeve për në Reichstag, më 5 mars 1933, u arrestuan nëntë parlamentarë. Me këtë, qeveria fashiste tregon qartë se ajo ka një qël-lim të palëkundur për ta asgjësuar edhe socialdemokracinë, ashtu si-kurse bëri më parë me komunistët. dhe, vetëm për arsye taktike, ajo nuk po nxitohet shumë. Krahu i djathtë i Partisë Socialdemokrate (Ëels, Schampfer, etj ) kanë ende iluzione lidhur me regjimin e ri. Ky mendon se, pasi Hitleri t’i rregullojë llogaritë e veta me Partinë Komu-niste dhe me krahun e majtë të socialdemokracisë, terrori do pushojë dhe regjimi nazist do fillojë të qeverisë në përputhje me paragrafët e kushtetutës, dhe socialdemokracia mund t’i ruajë pozitat e veta si “ opozitë e ligjshme” . Në numrin e saj të 6 marsit 1933, gazeta “ Wor-waerts” (organ i shtypit i Partisë Socialdemokrate) boton një artikull ku thuhet : .. “ fitorja e partive qeveritare (bëhet fjalë për nazistat dhe anëtarët e Partisë Popullore Kombëtare Gjermane, (shënim i autorit) u dha atyre mundësinë për të qeverisur në përputhje me kushtetutën, ata vetëm duhet të veprojnë si një qeveri e ligjshme..Ne do ta kufizojmë rolin tonë vetëm në kritikat për problemet”

Page 62: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

61

Gazetat socialdemokrate, madje, kërkojnë t’u njihet si meritë e par-tisë së tyre ardhja e Hitlerit në qeverisje.

“ Ju - shkruan “Worëwaerts “ duke ju drejtuar Hitlerit në numrin e saj të 2 shkurtit 1933 - na quani neve kriminelë të nëntorit, por a mun-det vallë që ju, një njeri i mjediseve punëtore (!?) të bëheshit kancelar i shtetit pa ne ? Pikërisht, socialdemokracia u dha punëtorëve të drejta dhe vlerësim të barabartë. Vetëm në sajën tonë, ju, Adolf Hitler, mund të bëheni kancelar shteti” (10-93)

Udhëheqia e regjimit fashist vendos ta shfrytëzojë këtë iluzion të kryetarëve socialdemokratë të djathtë, për ta vënë në gjumë opin-ionin shoqëror botëror, që ishte shokuar nga karakteri masiv i terror-it. Hitleri u propozon atyre t’i shfrytëzojnë lidhjet ndërkombëtare dhe të ndihmojnë për të larguar “ keqkuptimin” lidhur me raprezaliet në Gjermani. Udhëheqsia socialdemokrate e pranon këtë propozim dhe dërgon një një përfaqësues të saj jashtë vendit për t’u sugjeruar gazetave socialdemokrate ndërkombëtare që ta pushojnë kritikën ndaj qeverisë naziste. Dhe në gazetën e Kopenhagës “Politicken“ , menjëherë, del një artikull i socialdemokratit Herz, ku ai shkruan shprehimisht: “Njof-timet e gënjeshtra për terrorin nazist, që dalin në gazetat e huaja, i bë-jnë vetëm dëm demokracisë gjermane. Ne deklarojmë, me përgjegjësi, siç e ka bërë këtë udhëheqësi i socialdemokracisë gjermane, Ëels, që ne, socialdemokratët gjermanë, i konsiderojmë të dëmshme njoftimet e gënjeshtra për krimet e nazistëve” (58-270, 271)

Kryesia e GSDP-së, lidhur me këtë shkon në ekstrem. Ndërsa byroja e Internacionales së Dytë e dënon terrorin nazist, përfaqësuesi gjerman në atë forum, Otto Ëels, e lëshon, në formë proteste, vendin e tij aty dhe kryesia e socialdemokracisë deklaron zyrtarisht daljen e partisë së saj

Page 63: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

62

nga Internacionalja e Dytë” . “ Kryetarët e GSDP-së, në këtë mënyrë, nuk e pranojnë propozimin e fraksionit për ta braktisur në mënyrë të organizuar Reichstag-un, dhe me këtë t’u kundërvihen veprimeve të qeverisë fashiste.

Sipas urdhërit të Ëels-it, deputetet socialdemokratë, që nazistët s’ i kishin arrestuar ende, u ulën së bashku më 17 maj 1933 në Reich-stag dhe votuan për rezolucionin hakmarrës për politikën e jashtëme të propozuar nga nazistët” (103-97, 98)

Për t’ju përshtatur regjimit dhe për të mbrojtur partinë e vet nga shkatërrimi, kryesia e socialdemokracisë nisi të përjashtojë në masë anëtarë dhe organizata të saja, që protestonin ndaj terrorit dhe donin që partia të fillonte një luftë të organizuar. Ndërmjet të përjashtuarve nga Partia Socialdemokate është e gjithë organizata e Berlinit e Rin-isë Socialdemokrate. Në prill 1933, mbahet një konferencë, që zgjedh një kryesi të re të Partisë, duke përjashtuar, njëkohësisht, të gjithë ud-hëheqësit që kishin emigruar në vendet e huaja dhe që demaskonin, që andej, terrorin e regjimit nazist. Me qëndrimin e saj tradhëtar, GS-DP-ja po përjashtonte, bile, edhe anëtarë të vet që s’ ishin me prejardh-je “ariane” . Ajo pranoi një rezolutë, ku i konsideron shpifje thëniet mbi ekzistencën e terrorit nazist. Dhe kjo ndodh atëhere, kur në kampet e përqëndrimit dhe në burgjet u mbushën me mijëra socialdemokratë.

Por edhe ky qëndrim nuk mundi ta shpëtojë GSDP-në. Më 10 maj 1933, qeveria naziste pranoi një dispozitë, sipas të cilës, konfiskohet e tërë pasuria e GSDP-së dhe e organizatave që vareshin prej saj.

Më 22 qershor 1933 Partia Socialdemokrate u deklarua “ armike e popullit dhe e shtetit” (151-120) dhe, në bazë të dekretit të 28 shkurtit, ajo u likuidua. Iu ndalua të bëjë propagandë, të organizojë mbledhje,

Page 64: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

63

të botojë gazeta dhe revista. Më pas, ministri i punëve të brëndëshme Frick, me një urdhër special të 7 korrikut 1933, i deklaron imunitetet e deputetëve socialdemokratë të pavlerëshme dhe, me këtë, GSDP-ja largohet përfundimisht si forcë politike. Akordi i fundit i tragjedisë tingëllon në “ Gazetën e Këlnit” :

“Partia Socialdemokrate nuk meriton tjetër qëndrim nga ai i Partisë komuniste” (84)

Dhe, siç ndodh zakonisht me çdo parti të shkatërruar në kushtet e një terrori policor të hekurt, një pjesë e udheheqësve dhe e anëtarëve të GDDP-së i shërbyen regjimit, “ u afruan” të punojnë aktivisht për të fituar besimin e për të fshirë të kaluarën e vet politike “ të palavdishme” . Pjesa tjetër, që i mbeti besnik idealeve të veta, zhduket nëpër kampet e përqëndrimit, në burgjet politike, ose emigron jashtë vendit.

Por, në këtë rast, ka rëndësi fakti, që, me gjithë poshtërimet, tradhëtitë dhe renegatizmin, me të cilat Partia socialdemokrate dha prova të padyshimta për t’i shërbyer regjimit të ri, për t’ju përshtatur atij plotësisht, duke parnuar pa kushte të gjitha kërkesat e regjimit, atë e shpërndanë.

Pikërisht kjo gjë, provon që, si rregull, fashizmi synon drejt monop-olit politik absolut të partisë së vet, qëllimi i tij është sistemi njëpartiak dhe jo koalicioni politik.

Kjo shihet akoma më qartë në shpërndarjen e sindikatave dhe të partive borgjeze, ku lutjet për butësi bëhen të mjera dhe poshtërimet më të tmerrshme.

Rradha e sindikatave vjen menjëherë pas likuidimit të Partisë So-cialdemokrate. Sidoqoftë këtu situata është më specifike. Bëhet fjalë për një organizatë masive, që bashkonte 6 milionë punëtorë dhe nëpunës,

Page 65: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

64

që kishin besim te ajo. Ja përse, nazistët nuk ia nisën sulmit frontal, por manovrojnë dhe tregohen disi elastikë. Ata krijojnë, në fillim, një Komitet Veprimi në Mbrojtje të Punës Gjermane, të drejtuar nga na-zisti Robert Lei. Kjo organizatë naziste e dekretuar duhet t’i hiqte sind-ikatat si “ një sistem tashmë i dalë jashtë mode” . Në një qarkore sekrete, Lei këshillon që të pushtohen sindikatat në një mënyrë të atillë që “ të krijojnë te punëtori dhe nëpunësi ndjenjën e një fushate të drejtuar jo kundër tyre, por kundër sitemit të dalë mode” . (103 - 101) Më pas, nazistët e shpallin 1 Majin “ Ditë Kombëtare të Punës” dhe organizojnë festa solemne në të gjithë vendin. Në aeroportin “ Tempelhof ” Hitleri dhe Goebbelsi presin, së bashku me kryetarët e sindikatave “ delegatët e punëtorëve” që vijnë nga i tërë vendi. Në Berlin zhvillohet një paradë, ku delegatët punëtorë parakalojnë bashkë me detashmentet sulmues nën tingujt e himnit fashist.

Me këtë, komedia u luajt deri në fund. Para publikut botëror u shfaq “e përbashkëta” dhe “simpatitë reciproke” ndërmjet klasës punëtore dhe shtetit nazist. U zbut edhe vëmëndja e vetë sindikatave. Me mjetet e zakonshme veprohet më tej. Dhe, në fakt, ditën tjetër, dmth më 2 maj 1933, detashmentet sulmues dhe anëtarët e SS-ve, konfiskojnë në të gjithë vendin selitë e “ Bashkimit Pangjerman të Sindikatave” dhe të “ Bashkimit të Përgjithshëm të Sindikatave të Nëpunësve” , shtëpitë e sindikatave, selitë e komiteteve të rretheve dhe lokalet e asaj organizate, bankën e punëtorëve dhe nëpunësve, dëgët dhe arkat e saja. Po atë ditë, u arrestuan si masë preventive, dhe u mbyllën në kampet e përqën-drimit, mijëra funksionarë sindikalistë, përfshi këtu gjithë kryetarët e drejtorive të sindikatave, sekretarët e rretheve dhe udhëheqësit e dëgëve

Page 66: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

65

të bankës së sindikatës. Midis të arrestuarve janë Leinart, Grassman, ish ministri i punës Ëissel. (103-101, 102)

Në procesin e asgjësimit të sindikatës, me eprorët e saj ndodh po ajo tragjedi, sikurse në Partinë Socialdemokrate. Edhe udhëheqësit e saj kanë iluzione, që sindikatat, ndryshe nga komunistat dhe so-cialdemokratët, mund të përshihen tërësisht në sistemin nazist. Për këtë qëllim, më 21 mars 1933, udhëheqësit e saj Leinart dhe Grass-man, i shkruajnë një letër të hapur Hitlerit, ku deklarojnë që sindikatat mund “ të jenë të dobishme për qeverinë me dijet dhe përvojën e tyre” dhe “ duhet të përshihen në shtetin nazist” . Në shkëmbim të kësaj, sindikatat pohojnë të drejtën e shtetit nazist për të rregulluar konfliktet ndërmjet tyre dhe punëdhënësve, heqin dorë nga çfarëdolloj veprim-tarie politike dhe diferencohen në mënyrë më kategorike nga GSDP-ja. Më 7 prill 1933, Leinart bën një deklaratë tjetër, ku shfaq dëshirën që “ sindikatat kanë të drejtë të kërkojnë njohje nga qeveria sepse, nga ana e tyre, ata e njohin qëllimin e ndjekur nga qeveria naziste” . Pak më parë, me të njëjtën lutje, pro këtë rradhë ndaj Goebbels-it, drejtohet Bash-kimi i Sindikatave të Nëpunësve dhe Bashkimi i Sindikatave Kristiane.

Me gjithë lutjet dhe zotimet jashtëzakonisht poshtëruese (heqja dorë nga çdo lloj veprimtarie politike, dhënia e rolit të arbitrit për rreg-ullimin e konflikteve ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve qeverisë naziste, diferencimi nga Partia Socialdemokrate, etj ) të pranuara nga udhëheqësit sindikalistë, nazistët i zhdukin sindikatat vetëm një ditë pas 1 Majit 1933 në Berlin. Nazistët synojnë drejt autokracisë, ata duan të vendosin një monopol të plotë politik për partinë e vet.. Ata nuk duan kurrësesi ta ndajnë pushtetin ne ndonjë parti apo organizatë tjetër masash. Dhe partia që synon monopolin në jetën politike të ven-

Page 67: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

66

dit, duhet, pashmangësisht, t’i asgjësojë patjetër të gjitha partitë dhe organizatat e tjera, duke krijuar në vend të tyre, organizata masash të ngjashme me atë vetë, me kuadrot dhe programin identik me të sajin.

Ja përse nazistët nuk e ndërpresin veprimtarinë e tyre shkatërruese duke asgjësuar partitë dhe organizatat e majta. Më pas, i vjen rradha partive borgjeze, të cilat në Gjermani në atë kohë ishin më shumë se 30.

Më të rëndësishmet qenë: 1. Partia Nacionale e Hugenbergut (të ashtuquajturit “nacionalista

gjermanë”), që, sikurse nazistat kishin një organizatë ushtarake të veten, t quajtur “Helmeta e Çelniktë” .

2. Partia Popullore, partia më autoritare e kapitalit monopolist në Gjermani në vitet 20-të.

3. Partia Katolike e Qëndrës, e njohur në literaturë me termin “Ze-ntrum” , që paralel me socialdemokracinë,.. është shtylla e dytë e republikës. (120-38) Udhëheqësit e saj janë Klaas, Adenauer, Bruening.

4. Partia Demokratike, etj

Në muajt e parë të qeverisjes, kur nazistat merreshin me komunistat, socialdemokratët dhe sindikatat, partitë borgjeze e ndihmojnë aktiv-isht regjimin dhe shpresojnë të ruhen në “shtetin e ri” si parti politike.

Prandaj, në mars 1933, ata e konfirmuan me votim ligjin për autor-izimet e jashtëzakonshme të Hitlerit.

Sidoqoftë, ky iluzion u zhduk shpejt, pasi u bë e qartë që partia na-ziste nuk kishte ndërmënd të linte cilëndo parti politike apo organi-zatë. Ja përse, Partia Nacionale, që në fillim të majit 1933, e ndërroi emrin nga Parti Nacionale në Fronti Nacional Gjerman, me të cilin ajo

Page 68: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

67

thekson kategorikisht se heq dorë nga rivaliteti me Partinë Punëtore Nacionalsocialiste Gjermane.

Seldte, udhëheqës i “ Helmetës së Çelniktë” , bëhet anëtar i Partisë Naziste. Njësitë ushtarake si “ Bismarckbund” , “ Detashmentet Luftar-ake Gjermane”, etj, me një orientim të afërt me Partinë nacionale, u li-kuiduan si rezultat i urdhërit special të Goeringut më 21 qershor 1933.

Më 22 qershor “ Helmeta e Çelniktë” u përfshi në sistemin nazist duke iu përmbajtur rregullit që në të mund të anëtarësohen vetëm anëtarët e partisë naziste. Më 27 qershor shpërndahet “ vullnetarisht” Fronti Nacional Gjerman, dmth trupëzimi i fundit i ish Partisë Nacio-nale. më 4 korrik deklarohet “ vetëasgjësimi” i Partisë Popullore dhe i Partisë Popullore Bavare. Ditën tjetër, më 5 korrik 1933, vullnetarisht shformohet edhe Partia Katolike e Qëndrës, duke botuar këtë deklaratë: “ Ngritja politike e vuri jetën politike gjermane mbi një bazë krejt të re, që nuk len vend për veprimtari partiake. Për këtë arsye, Partia Gjer-mane e Qëndrës vetëlikuidohet pa vonesë në përputhje me kancelarin Hitler” . (71-191)

“ Vetëshformohen” edhe të gjitha partitë borgjeze më pak të rëndë-sishme (Partia e progresit Gjerman, Partia Nacionalliberale, Partia Konservative Liberale, etj ). U likuiduan organizatat masive sportive të rinisë dhe fëmijëve. Sidoqoftë, këtu regjimi zbatoi një formë më specifike, të quajtur në literaturë jo krejt me sukses “ njësim” . Kjo mënyrë përmblidhet në sa vijon: organizatat e vjetra formalisht nuk çorganizohen, por vetëm i bashkangjiten sistemit nazist, duke hequr dorë nga emri dhe detyrat e tyre. Të përfshira në trupin e regjimit na-zist, ato marrin detyra të reja, përmbajtje të re dhe emër të ri. Organi-zata rinore “Scharnhorst” transformohet në “Hitlerjugend” , detash-

Page 69: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

68

mentet rinore “ Jungstahhelm” hynë në detashmentet e SA - ve dhe SS-ve.

Duke synuar të futet në të gjitha qelizat e jetës shoqërore, për ta vënë gjithçka nën kontrollin e vet, me një fjalë, për ta shtrirë kudo kontrollin e tij, regjimi nazist, aspiron për një marrëveshje me klerin katolik (ose, më saktë, i bën shantazh atij, për një marrëveshje të tillë), sipas të cilës, klerikët detyrohen të betohen para qeverisë. “Vetëm pas konfirmimit nga qeveria, mund të emërohen peshkopët, ku pyetja kryesore është: A ka vallë qeveria naziste ndonjë kundërshtim me karakter politik ndaj kandidaturave të propozuara?” (103 - 104)

Synime të njëjta ka regjimi nazist edhe lidhur me klerin evangjelist (protestant) duke arritur ta fusë, edhe atë, nën udhëheqjen politike të veten.

Në qershor 1933, Goeringu si kryeministër i Prusisë, emëron fash-istin Eger si komisar shtetëror për klerin evangjelist. Ky i shpërndan pa vonesë përfaqësitë e zgjedhura nga besimtarët dhe emëron, në vend të tyre, anëtarë të lëvizjes së frymëzuar nga fashistët në vitin 1932, “ Kristianët Gjermanë” . Në krye të klerit evangjelist u vu prifti nazist Mueller, që zinte, deri atëhere, postin e kryepriftit të gjithë vendit. Më 27 janar 1934, peshkopët e klerit evangjelist botojnë “ deklaratën për besnikëri” ndaj regjimit fashist”.

Duke asgjësuar çfarëdolloj partish dhe organizatash të masave brën-da vendit - proces ky që zgjat deri në verën e vitit 1933 - qeveria naziste aprovon më 14 korrik 1933 një ligj, që konfirmon monopolin politik të plotë të Parisë Punëtore Nacionalsocialiste në vend. Në këtë mënyrë, ajo likuidon sistemin shumëpartiak të Republikës së Weimarit dhe vendos një regjim mbi bazën e sistemit njëpartiak. U vu guri i themelit

Page 70: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

69

i shtetit fashist totalitar, mbi të cilën do të ndërtojnë, më pas, gjithçka tjetër.

Një hap më tej bën më herët edhe fashizmi italian. Partia e fash-istëve italianë merr pushtetin në fund të vitit 1922, kur pas marshim-it famëkeq të detashmenteve fashiste drejt Romës, mbreti i propozon Mussolinit të formojë një kabinet të ri. Që atëhere, Partia Fashiste deklaron synimin e saj të vendosur për të pasur një monopol politik të plotë. Në mesazhin e saj, drejtuar Mussolinit, me rastin e emërimit si kryeministër, thuhet: “ Sot nis një jetë e re në historinë e re të Atdheut. Fashizmi, duke u bërë shtet, merr përsipër qeverisjen për të futur di-siplinën tek vetja dhe populli” . (11-28) Por, gjer në fund të 1926, fash-istët nuk mund të krijojnë një shtet totalitar. Ndonëse, tepër e kufizuar dhe jo përqëndruar, në Itali gjëndet ende një ekonomi borgjeze, me pluripartitizmin e saj karakteristik, opozitën politike dhe liritë qytet-are.

Në vitet 1925-26, kur pranohen të ashtuquajturat “ ligje fashiste të jashtëzakonshme” , që, në fakt, i heqin të gjitha partitë e tjera politike dhe vendosin monopolin e plotë të Partisë Fashiste - vetëm atëhere, Italia nis marshimin drejt totalitarizmit dhe fillon të transformohet në një shtet të vërtetë fashist.

Pikërisht, pas pranimit të ligjeve fashiste të jashtëzakonshme, Mus-solini, në fjalimin e tij të 3 janarit, shpall fundin e çfarëdolloj opozite dhe fillimin e pushtetit fashist - “ i tërë pushteti i përket fashizmit” . (13-168)

Më pas, në “Doktrinë e Fashizmit“ - një libër që paraqet parimet themelore të ideologjisë fashiste-Mussolini shkruan se “ partia, që

Page 71: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

70

qeveris në tërë vendin, është një fakt i ri në histori. S’ mund të bësh përpjestime dhe krahasime” . (80-20)

Sistemi njëpartiak është një trajtë karakteristike edhe e shtetit fash-ist të vetëm, që përjetoi Luftën e Dytë Botërore - e Spanjës. Ky njëpar-titizëm ruhet, në përgjithësi, gjer në fund të viteve 50, me gjithë ekzis-tencën e Parlamentit, gjë që është karakteristike edhe e shteteve të tjera fashiste. Karakteri njëpartiak i diktaturës frankiste është ligjëruar me dekretin për njësinë të 19 prillit 1937.(20-432) Sipas atij dekreti, forcat politike, që kanë mbështetur gjatë Luftës Civile gjeneralin Franco, - “ Veprimi Popullor” , “ Rilindja Spanjolle”, “ Njerëzit e Traditës” , “ Fa-langa’ , - bashkohen në emrin e përbashkët “Falanga Spanjolle” , e cila mbizotëron si parti e vetme politike në Spanjë. Partia e re fashiste ka si qëllim të asgjësojë të gjitha partitë politike të çfarëdolloji.

Në fakt, Falanga, që shfaqet që në kohën e Republikës, u projektua në parim si Partido Unica.

Krijuesit e saj, Jose Antonio Primo de Riviera dhe miqtë e tij, ëndër-rojnë për kohën, kur në Spanjë do të formohet një shtet me sindika-ta nacionale, në sistemin e të cilit Falanga do të jetë partia politike e vetme. Por, gjer në Luftën Civile, Falanga mbetet pak e njohur dhe sektare, për nga karakteri, dhe, vetëm pas daljes së Francos në skenë, vjen dhe koha e saj. Ajo bëhet thjesht e nevojshme për Francon që ai të krijojë tipin e ri të shtetit të diktaturës njëpartiake. Sipas fjalëve të Abel Plain : “ Brënda 24 orëve Franco i transformon rreckat e mbetura të Falangës, që mbeti gjithnjë ngushtësisht sektare edhe në ditët e saja më të mira, në një organizatë të madhe me degëzime të shpërndarë në çdo shtëpi ..në çdo rrugë, lagje, fshat, qytet, tëvogël apo të madh, ku ushtarët e saj shkatërrojnë rezistencën republikane”(93-49)

Page 72: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

71

Ajo u formua sërish, si kundërforcë e re, që të mbajë nën kontroll ambiciet politike të adeptëve të saj, dhe, më tej, edhe si një aparat par-tiak për të fabrikuar justifikimin e regjimit të tij, “ si diçka më shumë se një lloj diktature autokrate karakteristike për qeverisjen e mdërprerë të kaudriljove gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë në Spanjë “ (93-50)

Në fakt, ngritja përfundimtare e sistemit njëpartiak në Spanjë ndodhi më 1940. Më 9 shkurt Franco nënshkruan ligjin për përgjeg-jësinë lidhur me veprimtarinë politike. Me paragrafin II të atij ligji ndalohen qartësisht 24 parti politike, sindikata dhe organizata masash (20-280)

Pra, sistemi njëpartiak është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në rrugën e krijimit të shtetit fashist. Përvoja e vendeve, që u tërhoqën nga shtetet fashiste dhe dëshironin të ndiqnin shëmbullin e tyre, si Bullgaria, Hungaria, Rumania, por që s’ munden dot të krijonin parti masive fashiste, dhe t’u vinin atyre në dispozicion monopolin e plotë mbi jetën politike, me anë të asgjësimit të partive të tjera, - ato vende nuk mundin ta krijonin, deri në fund, shtetin fashist. Tek ta, fashizmi, në pjesën më të madhe, fitoi formën e imitimit të modeleve klasike, si një përzierje origjinale e diktaturës ushtarake dhe fashizmit, fashizmit dhe mbeturinave të demokracisë borgjeze, fashizmit dhe monarkisë.

Page 73: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

72

II. Bashkërritja e Partisë fashiste dhe e shtetit

Njësia e plotë e partisë dhe e shtetit është momenti i dytë i rëndë-sishëm në krijimin e shtetit totalitar të fashizmit. Ajo është kaq ngushtë e lidhur me të parën, - vendosjen e sistemit njëpartiak - sa mund ta trajtojmë si rrjedhojë të saj, si përforcim dhe kompaktësim të sistemit njëpartiak. Lidhja ndërmjet tyre është e drejtëpërdrejtë. Monopoli i vendosur politik i partisë fashiste nuk mund të bëhet i qëndrueshëm, në se partia vetë nuk njësohet me shtetin, në se ajo s’e bën atë pronë të vetën, ose, të paktën një zotërim monopol. Në këtë rast, partia mund ta shpërndajë atë ndërmjet anëtarëve të saj në formën e posteve dhe priv-ilegjeve shtetërore, për t’i bërë ata të interesuar materialisht me qëllim njësimin e partisë me shtetin. Kjo është rruga më e sigurt për shkrirjen e partisë me shtetin.

Nazistët e vlerësuan rëndësinë vendimtare të këtij parimi dhe, që në vitin e parë të qeverisjes së tyre, pasi zhvilluan shumë fushata për këtë, e fiksuan atë me ligj special “Për sigurimin e njësisë së Partisë dhe Shtetit “ më 1 dhjetor 1933. Ky ligj e deklaroi Partinë Naziste si “ bartësen e shtetësisë gjermane, të lidhur pandashmërisht me shtetin “ (89-693, 694) Prandaj, në një botim enciklopedik të RDGJ (viti 1967) “ Historia gjermane në data “ thuhet, se me anën e ligjit për sigurim-in e njësisë ndërmjet Partisë dhe Shtetit “ kryesia e NSDP-it shkrihet (“ verschmelzen “) me qeverinë, ashtu sikurse aparati partiak me atë shtetëror “ (138-724).

1 - Bashkërritja e shtetit me aparatet partiake

Në fakt, njësimi i partisë dhe e shtetit realizohet spontanisht nga poshte, që me marrjen e pushtetit përmes posteve dhe ofiqeve shtetërorë

Page 74: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

73

nga anëtarët e Partisë Fashiste. Së këtejmi, rezulton një bashkërritje specifike e aparatit shtetror dhe e atij partiak.

Rrjedhimisht, shteti bëhet partiak (një përparësi e veçantë e partisë fashiste) dhe Partia - shtetërore.

Kryetarët e Partisë Fashiste bëhen kryetarë shteti. Hitleri është, një-kohësisht, Fuehrer (prijës) i popullit gjerman në vijën partiake dhe Re-ichkanzler (kancelar shteti) si funksion shtetëror; Goering, si shtetar është ministër i mbrojtjes, kryetar i ushtrisë ajrore, kryeministër i Pru-sisë dhe i autorizuesi i përgjithshëm i Planit Katërvjeçar; në linjën par-tiake - kryetar shteti i SA-vedhe i SS-ve; Goebbelsi, në parti udhëheq propagandën dhe është kryetar i rajonit të Berlinit, në hierarkinë shtetërore - ministër i propagandës dhe anëtar i këshillit imperial të mbrojtjes.; Himleri në parti është kryetar shteti për fortifikimet e kom-bit gjerman dhe udhëheqës shteti i SS-ve (SS-të janë trupa ushtarake të partisë), në shtet - ministër i punëve të brëndëshme dhe anëtar i Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtetit; A. Rosenberg, në parti është kryetar shteti për edukimin ideologjik dhe politik të NSDAP-it, në shtet - ministër pa portofol; R. Hess, në parti - zëvëndës i Fueh-rer-it dhe kryetar i kancelerisë partiake dhe, në hierarkinë shtetërore - ministër pa portofol dhe anëtar i Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtetit; H. Frank, në parti - kryetar shteti për çështjet juridike, në shtet - ministër pa portofol;.Ë. Frick, në parti - kryetar shteti i fraksion-it nazist në Reichstag, në shtet - ministër i çështjeve të brëndëshme; Dare, në parti - kryetar shteti për problemet e fshatarëve, në shtet - ministër i bujqësisë; E. Lei, në parti - kryetar shteti për çështjet orga-nizative të Frontit Gjerman të Punës, në shtet - i autorizuar për fuqinë punëtore; B.von Schirach, në parti -i autorizuar për edukimin e rinisë

Page 75: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

74

(më pas kryetar rajoni i Vjenës), në shtet - një person që merr pjesë në mbledhjet e qeverisë.

Ata që i kanë studjuar me vëmëndje dokumentat për strukturën e regjimit nazist, kanë vënë re një “ veçori “ . Akuzuesi sovjetik krye-sor gjatë Procesit të Nurembergut R. A Rudenko shkruan: “ Që të forcoheshin më shumë lidhjet ndërmjet bandës qeverisëse dhe orga-nizatave të veçanta, secili nga konspiratorët luante disa role, shfaqej në disa persona. Goering ishte ministër, kryekomandant i forcave ajrore, i autorizuar për planin katërvjeçar, kryetar shteti, udhëheqës i lartë i SA-ve dhe i SS-ve; Hess ishte ministër, zëvëndës i Hitlerit, gjeneral i trupave ushtarake SS dhe SAG; Rosenbergu ishte udhëheqës imperial për çështjet ideologjike dhe të politikës së jashtëme në partinë naziste, ministër dhe gjeneral i SA-ve dhe i SS-ve, etj.

Si mund të ndahet Goeringu - ministër nga Goeringu - gjeneral i SS-ve, ashtu nuk mund të ndahen SS-të, Gestapoja dhe organizatat e tjera kriminale nga regjimi hitlerian “ (111-8)

Ndonëse ky konstatim është i saktë, ai nuk e përfshin të gjithë të vër-tetën, sepse kufizohet me simbiozën parti naziste - shtet vetëm në niv-elin e eprorëve. R.A. Rudenko është i mendimit se “ banda qeverisëse “ dëshiron vetëm “ ta përforcojë lidhjen “ ndërmjet saj dhe “ organizat-ave të veçanta “ , ndërsa këtu, në të vërtetë, bëhet fjalë për natyrën, për thelbin e shtetit fashist. Pikërisht, për këtë arsye, fenomeni në fjalë nuk kufizohet vetëm me eprorët por prek tërë sistemin e shtetit nazist dhe ka të bejë me parimet themelore të tij.

Bashkërritja e shtetit dhe e aparatit partiak është një fenomen uni-versal, që merr forma të larmishme, por disa syresh kanë një rëndësi themelore.

Page 76: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

75

Së pari, zënia në masë e posteve në aparatin shtetëror nga anëtarët e partisë fashiste dhe veteranët nazistë me merita;

së dyti, pushteti epror qeveritar dhe partiak qëndror përqëndrohet në të njëjtët persona (Hitleri, Goeringu, Goebbelsi, Himmleri, Rosen-bergu, Hess-i etj);

së treti, kontrolli partiak mbi këdo e kudo, i ligjëruar nga vetë shteti, përmbi të gjitha organet shtetërore, kuadrot dhe veprimtarinë e tyre;

së katërti, kalimi i funksioneve shtetërore në organet e partisë fash-iste;

së pesti, shkrirja e grupimeve të afërta shtetërore dhe partiake;së gjashti, marrja e rrogës nga shteti (si e nëpunësve të tij) nga ana e

funksionarëve thjesht partiakë (kryetarët partiakë të shteteve, rajone-ve, rretheve,grupeve lokale), që mirren me punë organizative partiake dhe sqaruese agjitative.

a) Në postet shtetërore - anëtarët e partisë fashiste

Pasi Hitleri e mori pushtetin, u vu re një dyndje e qindra mijëra anëtarëve të partisë naziste në aparatin shtetëror, me qëllim “ për-forcimin e pushtetit “ . Kjo ndodhi masivisht dhe spontanisht. Për ta, marrja e pushtetit nga nazistat ishte një fitore e “ revolucionit nacion-al-socialist “ . Në fjalimin e tij më 8 maj 1933, Goeringu e përshëndet këtë kështu: “ Kush i pushtoi postet, ai do t’i zotërojë ato “ . Një muaj më pas, (dmth në qershor 1933) Rudolf Hess, atëkohë zëvëndës i Fueh-rerit në parti, sqaron : “ ..bile edhe atëherë kur veteranët e partisë nuk janë të aftë, kjo do të kompensohet nga përpjekjet e tyre të zjarrta për të punuar për çështjen e shtetit nazist “ (103-108)

Page 77: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

76

Pas ca kohe anëtarët e partisë marrin përparësi në sferën e letërsisë dhe arteve të bukura. Në qarkoren Nr 115 të 20 gushtit 1937 të Pallatit të Kulturës me rastin e pranimit të anëtarëve në Dhomën e Pikturës, thuhet shprehimisht: “ Shokët e vjetër të partisë kanë përparësi. Për sa ekzistojnë premisa reale, vetëkuptohet, duhen propozuar këta shokë partie, që para se të merrnim pushtetin morën pjesë në lëvizje “ (178 - 107)

Në të vërtetë, që në fund të 1933, të gjitha postet drejtuese në or-ganet imperiale, rajonale dhe lokale, ishin zënë nga anëtarë të partisë fashiste. Këtë proces e stimulonte me të gjitha mënyrat vetë kryesia e partisë, me qëllim forcimin e pushtetit nazist, duke kryer një spas-trim që nga themeli të personave jo të besueshëm në aparatin shtetëror, duke u hapur dritën jeshile vetëranëve partiakë për të zënë postet dhe ofiqet administrative. Me ligjin për nëpunësat profesionalë (të 7 prillit 1933) u dëbuan nga organet imperiale, rajonale dhe lokale “ nëpunësit që gjer tani, me veprimtarinë e tyre politike, nuk kanë dhënë garanci se ata, në çdo moment, do të luftojnë për shtetin nacional “ dhe ofiqet e tyre zihen menjëherë nga partizanët besnikë dhe të sprovuar të partisë.

Në janar 1935, hyri në fuqi ligji që e përforcon më tej monopolin partiak mbi ofiqet shtetërore. Sipas këtij ligji, për kryetarët e bashkive mund të bëjë propozim vetëm organizata bazë e partisë naziste. Më pas, ky kandidat i vetëm miratohet si kryetar bashkie për 12 vjet nga min-istri i punëve të brëndëshme,. Organizatat lokale fashiste vendosnin në poste, gjithashtu, edhe këshilltarët e kryetarëve të bashkive. Kështu, hitlerianët asgjësojnë plotësisht vetëqeverisjen, duke e zëvëndësuar atë me sistemin e centralizuar të qeverisjes qeveritare, në krye të së cilës qëndron kryesia e partisë naziste. (103-107)

Page 78: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

77

Nga pikpamja që na intereson, me shumë interes është dekreti i administratës imperiale dhe prusiane të punëve të brëndëshme i 27 shkurtit 1936, ku në mënyrë eksplicite, thuhet që “ në lidhjet intime të partisë dhe të shtetit “ nëpunësi s’ mund të jetë paparti ose ta braktisë partinë nga që s’ është dakort me programin dhe konceptet politike të partisë “ . “Në çdo rast, thuhet në dekret, duhet kontrolluar me hollësi, me qëllim që të konstatohet për çfarë arsye nëpunësi e braktisi partinë. Në se e ka bërë atë, nga që s’ është dakort me programin e partisë dhe platformën e saj, ai s’ mund të jetë më nëpunës “ .

Por, edhe në se kjo s’ është e vërtetë, dalja e nëpunësit nga partia, në kushtet e lidhjes intime të partisë dhe të shtetit, mund të na bëjë të mendojmë që atij s’ i mjafton lidhja e brëndëshme me shtetin na-zist ose shpirti i domosdoshëm për vetëflijim “ . (89-438) Më 26 janar 1937 hynë në fuqi të ashtuquajturat “ teza themelore të ligjit gjerman për nëpunësit “ , sipas të cilave çdo emërim në postet shtetërore, por që s’ është akorduar me organet e partisë naziste, konsiderohet i pav-lerëshëm. Sepse, “ lidhja e brëndëshme e nëpunësit me partinë është premisë për emërimin e tij në post.. Nëpunësi duhet të jetë ekzekutues i vullnetit të shtetit nazist, të udhëhequr nga NSDAP-i “ (89-533)

Kjo dospozitë e ligjëron plotësisht dhe përfundimisht kontrollin partiak mbi organet shtetërore, e vendos monopolin e plotë të partisë naziste mbi shtetin gjerman.

Sa më sipër, ka të bëjë jo vetëm me postet administrative dhe ofiqet, por edhe me gjykatat. Në të njëtën mënyrë kontrollohen edhe organet e drejtësisë. Hiqen masivisht ata gjyqtarë që kanë qënë anëtarë në parti dhe bashkime të majta, pra për shkaqe politike. Ata që s’ kanë qënë të tillë, detyrohen të hyjnë në partinë naziste, duke u bërë presion. Në

Page 79: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

78

rast të kundërt, kërcënohen me pushim nga puna. Gjykatat e reja, të ngritura për të përndjekur “ personat që kanë kryer krime politike “ plotësohen krejtësisht me anëtarë të partisë naziste. Edhe gjykata im-periale që nënshkroi verdiktin për pafajesinë e tre të akuzuarve lidhur me zjarrin në Reichstag, doli e pabesueshme politikisht dhe u zëvëndë-sua me “Gjykatën Popullore “ të ngritur rishtazi, që merrej me procese politike. Kjo e ashtuquajtur “ Gjykatë Popullore “ përbëhej nga dy gjy-qtarë dhe pesë nëpunësa partiakë të NSDAP-it. (90-319)

Në tërësi, zotërimi i posteve dhe i ofiqeve administrative nga anëtarët e partisë NSDAP ishte kaq i plotë, sa Hitleri, në një fjalim para Reinchtag më 20 shkurt 1938, deklaroi: “ S’ka asnjë institucion në këtë shtet që të mos jetë nazist. Në Gjermani, çdo person që zë një post me përgjegjësi, është nazist. Të gjitha institucionet në imperatori ndodhen në varësi të kryesisë së lartë politike. Partia e udhëheq politikisht Gjer-maninë” (89-30)

Mussolini, përmes “ ligjeve të jashtëzakonshme fashiste “ , përfshiu një ligj special për nëpunësit nën titullin “ Ligji për burokracinë “ . Ky ligj siguroi më tej zotërimin e posteve shtetërore nga anëtarët e partisë fashiste. Ai e vente nëpunësin para dilemës; ose të bëhet anëtar partie (kur s’ ishte i tillë ), e të punojë si fashist aktiv, ose të vetëpushohet nga puna. Sipas ligjit pushoheshin pa vonesë të gjithë nëpunësit që “haptazi apo fshehurazi veprojnë ose nuk veprojnë kundër qeverisë” . (112-52)

Sqarimet që shoqëronin tekstin e ligjit, tregojnë se shteti fashist nuk mund t’i tolerojë nëpunësit, që e kundërshtojnë qeverinë, sepse në reg-jimin fashist, “ qeveria dhe shteti nuk mund të ndahen dot, dhe ay që i kundërvihet qeverisë fashsite, i kundërvihet edhe shtetit dhe regjimit

Page 80: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

79

fashist. Si rrjedhojë, ai s’ mund të zërë një post në sistemin e aparatit shtëtëror.

Detyrimi i hapët për t’ u anëtarësuar në partinë fashiste, sqarohet edhe nga Palmiro Togliatti : “ Kush është në Italinë e sotme anëtar i partisë fashiste? Një pjesë janë politikanët aktivë, që kanë detyra, krye-jnë një funksion politik. Por shumica e anëtarësisë është pasive. Pavarë-sisht nga kjo,, ata janë anëtarësuar në parti për një sërë shkaqesh, nga të cilat zënia e një posti çfarëdo në aparatin shtetëror është njëri. Masa e të anëtarësuarve në parti nga shtresat e vogla dhe të mesme e bëjnë këtë për të jetuar. Kjo është një formë e tërthortë e detyrimit për anëtarësim. Një formë tjetër, e drejtëpërdrejtë, realizohet me punëtorët e fabrikave. S’është arritur deri aty kur punëtorëve u thuhet: në se don të qëndrosh në punë, anëtarësohu në parti. Por për shëmbull, kur merren në punë dy të papunë, nëse njëri syresh është fashist ,atë e preferojnë “ (116-80)

Në Spanjë konstatojmë forma më drastike të zënies së posteve shtetërore nga natarët e partisë fashiste. Sipas dëshmisë së Abel Plain, atje, pas vitit 1939, edhe vendet e mësueve u viheshin në dispozicion, si privilegj, falangistave partiakë, pavarësisht nga kualifikimet dhe di-jet shkencore të tyre. “ Regjimit i interesonte vetëm një gjë: mësuesit të ishin besnikë dhe mbështetës aktivë të tij. Kuadrot mësimore për-bëheshin nga .. një masë e tërë falangistash pa përvojë dhe puthadorësh të regjimit, të cilët shpërbleheshin me vendet e mësuesve, pavarësisht nga mungesa e mjerueshme e cilësive, vetëm e vetëm, për të zëvëndë-suar mijëra mësues dhe profesorë republikanë, në mërgim, në burg ose të vrarë “ (93-169)

Por, është e njëanshme dhe sipërfaqsore të mendohet sikurse Her-mann Rauschning, që zënia tërësisht e posteve dhe e ofiqeve shtetërore

Page 81: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

80

nga anëtarët e partisë fashiste të konceptohet vetëm si dhuratë e krye-sisë së partisë për shërbimet e kryera; “Përvetësimi i të gjitha ofiqeve me leverdi u realizua gjithkund ku kishte mundësi. Që nga rangjet e larta e deri në më të ultat në hierarkinë e re, të gjithë e dëgjonin me dëshirë doktor Lein.. që thërriste kudo : “ Këputini trëndafilat, gjer sa nuk janë vyshkur ende “..Atë kohë unë dëgjoja një thirrje të re luftarake të “ korruspsionit të drejtuar “ . Ky korrupsion, jo vetëm që lejohej, por edhe ishte organizuar shumë qartë. Madje, kishte njerëz, që shpresonin se nazizmi do vdesë shpejt për shkak të tij...Postet shtetërore, nga më të ndryshmet, anëtarët e këshillave administrative, dividentet, para-pagimet, shpërblimet, gjithçka ishte në dispozicion të tyre. Çdo bankë, çdo ndërmarrje e madhe donte ta kishte përfaqësuesin e vet në parti, si një avokat të paguar “ (99-68 - , 69)

Pasurimi dhe korruptimi nuk është një prioritet i pushtetit fashist. “ E reja që sjell fashizmi në ndërtimin shtetëror, është krijimi i shte-tit partiak të përkryer, i diktaturës partiake, krijimi i aparatit shtetëror që mund të kontrollohet administrativisht (dmth përsëri nga partia) dhe në lidhje partie. Kështu realizohet sistemi i kontrollit të dyfishtë mbi shteti nga partia, duke i dhënë regjimit, në tërësi, një stabilitet dhe monolitet të veçantë. “

b) Kryesia e partisë fashiste vetëemërohet si qeveri e shtetit

Kur në janar 1933, Hitleri zuri postin e kancelarit të shtetit dhe caktoi qeverinë, ai përfshiu vetëm tre nazista : veten, Goeringun dhe Frick-un. Hitleri mbante postin e kancelarit të shtetit, Goeringu ishte ministër pa portofol, Frick ishte ministër i punëve të brëndëshme. Anëtarët e tjerë të qeverisë ishin : Von Neuratt, ministër i punëve të

Page 82: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

81

jashtëme; konti Schëerin, ministër i financave; Seldte, ministër i punës; Blomberg, ministër i mbrojtjes; von Elz Rubenach, ministër i postave dhe i transportit; Hertner, ministër i drejtësisë; që të gjithë , nuk ishin anëtarë të partisë naziste, por të partive të tjera politike, që u shpërn-danë pas disa muajsh. Duke mos pasur mbështetje politike këta minis-tra ishin dënuar me dështim.

Duke u mbështetur në monopolin politik të partisë së vet, Hitleri e shndërron qeverinë në naziste në dy mënyra: duke krijuar minis-tri të reja, ku vendos në krye nazista të shquar, dhe duke pranuar në parti ministra plotësisht besnikë ndaj nazizmit. Më 13 mars u krijua Ministria e Arsimit Popullor dhe e Propagandës, e drejtuar nga Goeb-bels. Më 5 maj 1933 - Ministria e Marinës dhe Ministria e Mësimit, ku të parën e drejton Goering ndërsa të dytën Bernhard Rust, kryetari rajonit të Hanoverit Jugor. Po atë ditë u krijua Ministria për Çështjet Fetare, nën drejtimin e nazistit me famë Hans Kerl.

Në fillim të luftës, u krijuan edhe dy ministri : më 17 mars 1940 - Ministria e Armatimit dhe e Municionit, me në krye nazistin e merit-uar Dr. Todt (i ndjekur më pas nga Speer). Më 17 maj 1941 - Ministria për Provincat e Pushtuara të Lindjes, nën drejtimin e ideologut partiak Rosenberg.

Përveç ministrive, në qeveri (si ministra pa portofol) u përfshinë edhe zëvëndësi i Fuehrerit R. Hess, më vonë M. Bormann dhe she-fi i shtabit të SA - Ernst Roem (pas 30 qershorit 1934 Schepmann). Kjo ndodh që më 1 dhjetor 1933 pas skadimit të Ligjit për Sigurim-in e Unitetit të Partisë dhe Shtetit. Pika përkatëse është tekstualisht: “Zëvëndësi i Fuehrerit dhe shefi i shtabit të SA bëhen anëtarë të qeverisë

Page 83: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

82

imperiale, që të sigurojnë një bashkëpunim intim të degëve të partisë dhe SA me autoritetet shtetërore.” (89 - 26)

Më 30 janar 1937, Hitleri pranon në parti disa ministra: von Neur-att, von Blomberg, Seldte. Gazeta zyrtare “ Voelkischer Beobachter “ në botimin e saj gjermanojugor në shkurt 1937, e komenton këtë ng-jarje kështu: “ Duke marrë parasysh heqjen e ndalimit në pranimin e anëtarëve të rinj në parti, Fuehreri , si hap të parë, pranoi në parti ata anëtarë të qeverisë që nuk qënë të tillë deri atëhere, duke u dorëzuar atyre distinktivat e artë partiakë, si shënjë e vlerësimit më të lartë...Fuehrer i nderoi me distinktivin e artë partiakë anëtarët e partisë, sekretarët e shtetit : dr. Lemers, Funk, Kroener dhe gjeneralin e flotës ajrore Milch “ (89-70 , 71)

I vetmi anëtar i qeverisë që hoqi dorë nga anëtarësimi në parti, ishte ministri i postave dhe i transportit, von Elz Rubennach. Refuzimi i tij, ndonëse në një formë xhentile, shkaktohet nga konsiderata ideologjike të hapta - mosmiratim i ideologjisë naziste. “ Unë besoj në parimet e kristianizmit - i shkruan ai Fuehrerit - dhe dua t’i qëndroj besnik Zotit dhe vetes. Anëtarësia në parti do të thotë për mua të jem i detyruar, pa asnjë kundërshtim, t’i pranoj kritikat gjithnjë e më të forta të nëpunësve partiakë ndaj bindjeve fetare dhe njerëzve që i ruajnë besnikërisht këto bindje “ (89-71)

Me këtë, von Elz Rubench, propozoi heqjen e tij si ministër. Propozimi u pranua menjëherë.

Pra, që në fillim të 1937, qeveria ishte e tëra naziste.: anëtarët e qeverisë ishin anëtarë të partisë naziste, të kryesisë së saj, ose kryetarët e partisë bëhen ministra. Dhe qeveria fitoi këtë fizionomi: Hitleri,

Page 84: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

83

Goebbelsi, Himmleri, Hess-i, Rosenbergu, Dare, Frick, von Neuratt, H. Frank, Ribentropp.

Të gjithë janë anëtarë të partisë naziste dhe (me përjashtim të von Neuratt, që është anëtar i thjeshtë partie) janë edhe udhëheqës impe-rialë të saj.

Kështu, Ligji për Sigurimin e Njësisë së Partisë dhe Shtetit (i 1 dh-jetorit 1933), hap kryesor në krijimin e shtetit nazist, sipas njërit nga akuzuesit amerikanë në Gjyqin e Nurembergut, përfshiu edhe Qever-inë.

Ky element në krijimin e “ shtetit totalitar “ është aq thelbësor, sa tek ai kthehen shpesh herë akuzuesit në Gjyqin e Nurembergut. Akuzuesi amerikan Starn, që u muar enkas me krimet e qeverisë naziste, shkru-an: “ Pjesëmarrja e kryetarëve të shtetit dhe e anëtarëve të tjerë të njohur të ekipit drejtues të partisë naziste në qeveri, e ndihmon ven-dosjen e dominimit të partisë naziste dhe të ekipit të saj drejtues mbi qeverinë.” (89-26) Në të njëjtin kuptim, e shpreh opinionin e vet edhe akuzuesi kryesor amerikan Robert Jackson : “ Qeveria imperiale ishte vetëm forma e jashtëme, me të cilën partia naziste realizon vullnetin e vet me akte ligjëvënëse, administrative dhe ekzekutive “ (89 - 327)

Është me interes të shënojmë, që në Itali, ngjarjet u zhvilluan poth-uaj në të njëjtën mënyrë, kur mbreti e ngarkoi Mussolinin ta formojë qeverinë, ku përveç Mussolinit kishte edhe tre fashistë, përshi ekono-mistin e njohur Di Stefani, dy populistë, pesë liberalë të drejtimeve të ndryshme dhe dy heronj lufte me famë të gjërë - gjenerali Diaz, apo “Duka i Fitores“ dhe admirali Toan des Revel, apo “ Duka i Detit “ . (112-32)

Page 85: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

84

Në qeveri Mussolini zen edhe postin e ministrit të punëve të brëndëshme.. Por, gjer më 1925, Mussolini nuk formon një “ qeveri fashiste homogjene “ , por punon në koalicion me përfaqësues të par-tive të tjera politike. Vetëm pas krizës, për shkak të vrasjes së parlam-entarit Mateotti, që vazhdoi gjatë gjithë vitit 1924, Mussolini formon një qeveri vetëm me fashista. Giacchino Volpe, një historian zyrtar i fashizmit, e tregon kështu këtë epidod: “ Qeveria përbëhej vetëm nga fashista. Liberalët, ose u kthyen në fashistë, ose u zhdukën nga qarkul-limi i dukshëm, ashtu sikurse socialistat dhe populistat. Shumë armiq tq papajtueshëm, ose emigruan jashtë vendit, ose u detyruan të emi-grojnë.. “ (17-127)

Në fakt, e gjitha kjo rastis me përiudhën e “ Ligjeve Fashiste të Jashtëzakonshme “ , me të cilat fashistat i ndalojnë të gjitha partitë e tjera dhe e pushtojnë plotësisht aparatin shtetëror. Formimi i “ qeverisë fashiste homogjene “ të dytë, shënon fundin e procesit që sjell në një sistem politik njëpartiak dhe krijimin e shtetit fashist.

Te Franco, qeveria, që nga korriku 1939, karakterizohet kështu: 1. Francisco Franco është kaudiljo - udhëheqës i lartë i Falangës,

ndërsa në shtet - kryeministër; 2. Ramon Serrano Suner është kryetar i Zyrës politike të Falangës, ndërsa në qeveri - ministër i punëve të brëndëshme, dhe për periudhën 1940-42 edhe ministër i punëve të jashtëme; 3. Munos Grande është sekretar i Zyrës politike të Falangës dhe kryetar i milicisë falangiste, në qeveri - ministër pa portofol; 4. Gamero del Castillo është anëtar i zyrës politike të Falangës, në qeveri ministër pa portofol; 5. R. Sanchez është anëtar i zyrës politike të Fa-langës , në qeveri ministër pa portofol; 6. Jose Ibbanez Martin, anëtar i Falangës, pa post me përgjegjësi, në qeveri - ministër i arsimit popullor;

Page 86: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

85

7. Alonso Pena Boeuf, në parti anëtar i Falangës, në qeveri ministër i çështjeve sociale.

Katër ministrat e tjerë, jo falangistë, ishin ushtarakë dhe kryesonin ministrinë e mbrojtjes, të ndarë në tri pjesë sipas kësaj rradhe: ministri i këmbësorisë, gjenerali Jose Erica Varela; ministri i forcave ushtarake ajrore, Juan Jague ; dhe ministri i forcave detare, admirali Salvador Moreno. ministri i katërt, jofalangist, ishte koloneli B.Atienza, minis-ter i punëve të jashtëme. (20-281)

Kuptohet, në qeveritë e mëvonshme të Francos, përfaqësimi i Fa-langës varion sipas kushteve të brëndëshme dhe atyre ndërkombëtare. Por, si rregull, Falanga e kryeson qeverinë në tri mënyra: së pari, i merr ministritë më të rëndësishme, të brëndëshme dhe, ndonjëherë të jashtëme, të punës, të arsimit popullor, të prodhimit zejtar e fshatar dhe ministrinë e Partisë, ligjëruar me dekret të veçantë; së dyti, i kon-trollon ministritë e tjera me anë të anëtarëve të partisë, që zënë poste të larta në to; së treti, hegjemonia e partisë mbi shtetin realizohet në personin e Francos si Udhëheqës i lartë i partisë dhe Kryetar qeverie i pazëvëndësueshëm, me të drejta të pakufizuara qeveritare të vazh-dueshme.

Disa veçori karakteristike të lidhjeve reciproke Falangë - Qeveri janë paraqitur nga Abel Plain: “ Pozita kyçe të caktuara në qeveri kanë qënë që në fillim të riorganizimit të Francos plotësisht në “ sferën e ndikimit “ të Falangës.

Postet që Falanga i kishte në qeveri, konsistonin kryesisht nga min-istrat e punëve të brëndëshme, të arsimit popullor dhe të bujqësisë, me përjashtim të minsitrisë së Movimentos ose ministrit të partisë, të rezer-vuara, me dekret të Francos, për sekretarin e përgjithsëm të Falangës.

Page 87: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

86

(144-53) A. Plain thekson, më tej, që mëgjithë që “ Ministria e partisë e zënë nga sekretari i Falangës Arece, teorikisht paraqiste një vend min-istror pa post, ajo shërbente si një lidhje e lartë ndërmjet “ lëvizjes” dhe Këshillit të Ministrave. (falangistat kokëfortë në urrejtjen e tyre ndaj qeverisjes parlamentare, ende refuzonin veten ta quanin si anëtarë të një organizate partie), që përfshinte edhe nënsekretariatin për arsimin popullor, Ministrinë e Propagandës së diktaturës. Ky nënsekretariat - Vice Secretaria - kishte në fakt një monopol të padyshimtë mbi gjithë gazetat, radion, cenzurën, filmat, teatrot, artin, muzikën dhe shfaqjet e tjera të sferës kulturore, të dëfrimit dhe propagandës në tërë Spanjën “

Por krahas këtyre posteve që i kishte në dorën e vet, Falanga kishte, efektivisht, një ndikim të pakufi edhe në ministritë e tjera nëpërmjet falangistave, që zenin ofiqe të larta dhe me anë të agjentëve të arma-tosur, veprimtarive të implikuara në sindikatat. Kjo veprimtari e im-plikuar ishte kaq e fshehtë dhe e shpeshtë, sa qe e vështirë të dalloje se ku fillon pushteti i qeverisë dhe ku mbaron ai i Falangës. (93-55) (Pikërisht, për këtë arsye, gjatë viteve 50 -të, në Spanjë mund të dëgjoje në biseda shpesh frazën “ Falanga sundon gjithçka “)

Veprimtaria e shtetit fashist dhe e hierarkisë partiake ishte e “ im-plikuar “ kaq ngushtë (po përdorim këtë fjalë, ndonëse më saktë është termi “ bashkërritje “) sa kushdo që humbte pozitën e tij të lartë në partinë fashiste, do ta humbte pashmangësisht edhe vendin e vet në qeveri dhe anasjellas. Përshëmbull, Serrano Suner, pasi humbi postet e tij si ministër i punëve të jashtëme dhe të brëndëshme, “ duhej të zbris-te edhe nga vendi i tij si udhëheqës aktiv në Falangë” . (141-55) Kur Jose Kuis Arece (udheheqës partie shumëvjeçar) në kohë më të reja e

Page 88: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

87

humbet postin e vet të ministrit për rregullimin e qyteteve, ai e humb, më pas, edhe pozitën e tij të veçantë në Falangë, etj.

Nga pikëpamja e “ lidhjeve intime te partisë dhe shtetit “ (Hitler), një situatë e tillë është krejt logjike. Në se ministri përjashtohet nga qeveria, por e ruan pozitën e vet në partinë fashiste, ai mundet ta dre-jtojë partinë, “ i fyer “ , kundër qeverisë. Kjo bie në kundërshtim me njërin nga parimet themelore të shtetit totalitar, pa ruajtjen e të cilit s’mund të ekzistojë uniteti i plotë i partisë fashiste dhe i shtetit. Dhe, kështu, bëhet e pashmangëshme që anëtari i përjashtuar nga qeveria, të përjashtohet edhe nga posti i lartë në parti.

c) Kontrolli i partisë fashiste mbi organet shtetërore

Një nga format tepër të rëndësishme të bashkërritjes së aparatit shtetëror me atë partiak është kontrolli në çdo vend dhe i ligjëruar nga shteti i partisë naziste mbi organet shtetërore. Kjo konkretizohet jo vetëm me faktin që punësimi i zyrtarëve administrativë bëhet vetëm me miratimin e instancave përkatëse partiake, por edhe me faktin që kontrolli shtrihet në veprimtarinë ligjëvënëse të shtetit. Nuk mund të botohet asnjë ligj ose deklaratë në Rajhun e Tretë pa marrëveshje para-prake me udhëheqjen e partise naziste.

Kuptohet, që të gjitha ligjet që botohen, votohen në Reichstag, for-malisht, sepse nazistët kanë shumicën në të. Reichstagu është i ng-jashëm njëzëri me kongreset e partisë, aty gjithçka pranohet me “ Heil Hitler! “ . Por ka rëndësi më shumë, një element tjetër, fakti që ligjet, më parë miratohen nga kanceleria partiake e NSDAP-it para se të hy-jnë në Parlament.

Page 89: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

88

Më 27 korrik 1934, Hitleri nënshkruan një dekret, me të cilin ai au-torizon zëvëndësine e tij, Hess, që të kontrollojë të gjithë veprimtarinë ligjvënëse të perandorisë dhe, në përgjithësi, të marrë pjesë në të gjitha punët e shtetit. Në dekret deklarohet: “ me anë të këtij dekreti, unë autorizoj zëvëndësin e Fuhrerit, ministrin e shtetit Hess, që të marrë pjesë në trajtimin e problemeve të lidhura me projektin dhe përgatit-jen e ligjeve në të gjitha instancat administrative të shtetit. Të gjitha materialet ligjvënësë, pasi të përfundojnë së përgatituri nga ministrat përkatës të shtetit, duhet t’i kalojnë atij. Ministrit të shtetit, Hess, duhet t’i jipet mundësia për t’i ndjekur projektet e propozuara nga ekspertet.

Rregulli i vendosur ka të bëjë, po ashtu, me dekretet dhe ligjet. Zëvëndësi i Fuhrerit, si ministër shteti, autorizohet të dërgojë në min-istritë, përfaqësues të tij, ekspertë përkatës nga borderoja e vet. Këta ekspertë fitojnë të drejtën ta përfaqësojnë atë para ministrive imperi-ale. “ (89-72)

Hess, nga ana e vet, u shpërndan të gjitha instancave më të rëndë-sishme një qarkore, me të cilën sqaron se kë përfaqëson ai, dhe si e kontrollon ai veprimtarinë ligjvënëse të perandorisë. “ Në përputhje me dekretin e Fuhrerit, të 27 korrikut 1934, unë fitova të drejtën të marr pjesë në veprimtarinë ligjvënëse të shtetit, si në sferën e bërjes së ligjeve, ashtu edhe në sferën e përgatitjes së dekreteve dhe direktivave..Duhet të theksoj, që pjesëmarrja ime në zgjidhjen e problemeve është një konkretizim i opinionit të partisë naziste për çdonjërin prej tyre. Për shumicën e ligjeve dhe dekreteve, para se të jap përfundimin tim, unë do këshillohem me degët përkatëse të kryesisë së partisë.. “ (89-72)

Më pas, të drejtat e Hess-it për të konfirmuar ligjet dhe dekretet, si përfaqësues i partisë naziste, zgjerohen dhe përfshijnë edhe landet.

Page 90: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

89

Më 12 prill 1938, dr. Lamers, në letrën për ministrat e shtetit, shkruan si më poshtë: “ Zëvëndësi i Fuhrerit do marrë pjesë ende në ato ras-te, kur ministrat e shtetit konfirmojnë ligjet shtetërore dhe aktet lig-jvënëse në landet, në përputhje me paragrafin 3 të dekretit të parë të 2 shkurtit 1934, që parasheh një ndryshim në strukturën e perandorisë. Zëvëndësi i Fuhrerit, si ministër shteti, do marrë pjesë, gjithashtu, në diskutimin e të gjitha ligjeve dhe urdhëresave që kanë qënë më parë në proçesin e përgatitjes të ministrave të tjerë dhe janë miratuar nga min-istrat imperialë. Ligjet dhe aktet lighvënëse (dekretet, urdhëresat), të botuara nga qeveria austriake kalojnë të njëjtën procedurë. Dr. Lamers “ (89-73)

Pas vitit 1941, kur Hess zhduket në mënyrë misterioze në Angli, këto autorizime të pakufizuara për t’i kontrolluar organet administra-tive dhe veprimtarinë e tyre ligjëvënëse, i kalojnë automatikisht Martin Bormann-it, sekretarit të Fuhrerit, njëkohësisht kryetar i kancelerisë partiake. Për veprimtarinë ligjvënëse të Martin Bormann-it, akuzuesi amerikan Staërn, deklaroi gjatë Procesit të Nurembergut, si më posh-të: “ Duke marrë parasysh dekretin e 16 janarit 1942, pjesëmarrja e partisë në të gjitha aktet e rëndësishme ligjëvënëse dhe në emërimet e qeverisë, po ashtu, në ngritjet në përgjegjësi, realizohet, pa përjash-tim, nga Bormann. Ai merr pjesë në përgatitjen e të gjitha ligjeve dhe dekreteve të bëra nga autoritetet shtetërore “ (89-10)

Kontrolli i partisë naziste, si parti politike e vetme dhe njëkohë-sisht “ bartësja e vetme e shtetësisë gjermane “ , nuk mbaron vetëm në sferën ligjvënëse nga autoritetet shtetërore. Ajo realizohet, më tej, në të gjitha shkallët më të ulta të piramidës shtetërore dhe partiake, deri te kryetarët e blloqeve. Në kufijtë e një “ Gau “ (rajoni) të caktuar,

Page 91: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

90

nuk mund të zgjidhej asnjë problem serioz, pa pëlqimin paraprak të kryetarit të rajonit, i cili përfaqëson NSDAP-in në teritorin e vet dhe është udhëheqës i lartë politik.

Vetë partia është e organizuar në mënyrë të atillë, që ka mundësi t’i kontrollojë organet shtetërore, madje ky është një parim shumë i rëndësishëm i saj. Në librin organizativ të NSDAP-it përmëndet pre-razi: “ Në e ndërtojmë kryesinë e partisë mbi bazën e kryesisë politike të shtetit “ (89-19)

Më haptazi dhe më saktësisht është shprehur veprimtaria kontrol-luese mbi organet shtetërore, nga ana e NSDAP-it, në fjalimin e Hitlerit gjatë kongresit të partisë në Nuremberg, më 1935, kur ai deklaron: “ Nuk është shteti që na jep neve urdhëra, por ne i japim urdhëra atij “ (89-27)

Në sferën e kontrollit partiak mbi organet shtetërore, si formë e bashkërritjes së partisë fashiste dhe e shtetit, fashizmi italian na jep shëmbuj më origjinalë. Këtu ne gjejmë “ Këshillin e Lartë Fashist “ -një organ ky i lartë shtetëror partiak - bartës i “koncepteve për shtetin fashist dhe kujdesin për mbrojtjen e regjimit “ (112-57)

Ky këshill, si institucion partiak, e nisi punën, menjëherë pas mar-shimit drejt Romës në tetor 1922, por bëhet edhe organ shtetëror, shumë më vonë. Me dekretin e 28 shtatorit 1928, të tri institucionet - qeveria, parlamenti dhe senati, vendosin që ai të shndërrohet nga një institucion i pastër partiak në një organ kushtetues.

Kështu, bëhet një organ shtetëroro-partiak, që trupëzon bashkërrit-jen e partisë fashiste me shtetin - një “ organ i regjimit “ . Paragrafi I i Ligjit për Këshillin e Lartë Fashist, e përcakton karakterin e tij të plotë, si më poshtë: “ Këshilli i Lartë Fashist është një organ i lartë, që kon-

Page 92: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

91

trollon dhe përfundon të gjitha veprimtaritë e regjimit të krijuar nga revolucioni i tetorit 1922. Ai ka një karakter këshillimor në rastet që shënohen nga ligji, por, veç kësaj, atij i mirret këshilla për çdo lloj prob-lemi politik, ekonomik apo social me interes kombëtar, me kërkesë të qeverisë “ (112-58)

Si një organ i lartë partiako-shtetëror, ai ka funksione kontrolluese në sferën e veprimtarisë së shtetit, po ashtu edhe në lëndën partiake të pastër. Këshilli ushtron kontroll mbi veprimtarinë ligjëvënëse të or-ganeve shtetërore, të parlamentit, qeverisë, senatit. Nga kjo pikëpamje, janë shumë interesante dispozitat e paragrafeve 12 dhe 13 që i fikso-jnë funksionet e pastra shtetërore të Këshillit të Lartë Fashist, sipas të cilave “ duhet kërkuar opinioni i Këshillit për të gjitha problemet që kanë një karakter kushtetues “ . (61-61) Me fjalë të tjera, “ inisiativat për shtesa në Kushtetutë i lihen në dorë Këshillit dhe realisht , vetëm Këshilli mund të bëjë shtesa në Kushtetutë..Në se Këshilli i Lartë for-mon listën e deputetëve dhe zgjedh, në fakt, shumicën e parlamentit, ai është të paktën në rangun e parlamentit “ (112 - 60)

Veç kësaj, në përputhje me paragrafin 13 të ligjit, Këshilli i Lartë Fashist formon qeverinë e re ose plotëson vendet bosh në të: “ Duke ruajtur atributet dhe prerogativat e kryeministrit, Këshilli i Lartë, veç kësaj, formon dhe ka gjithnjë një listë të gatshme personash, të cilët, kur krijohen vende të lira, i quan të përshtatshëm për postet ministro-re“ (112-61)

Në sferën e pastër partiake, funksionet e Këshillit të Lartë Fashist përcaktohen me paragrafin 11 të Ligjit. Sipas tij, Këshilli : a) përcak-ton listën e deputetëve, në përputhje me dispozitat e ligjit të fundit të zgjedhjeve (17.V.1928) ; b) diskuton për statutet, veprimtarinë organi-

Page 93: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

92

zative dhe direktivat e partisë fashiste në shkallë nacionale; c) shpreh vlerësimin për emërimin e sekretarit, nënsekretarëve, sekretarit ad-ministrativ dhe anëtarëve të tjerë të këshillave drejtuese në organizatat partiake “ (112-60)

Për karakterin e Këshillit të Lartë Fashist, si pjellë dhe simbol i bash-kërritjes së aparateve partiake dhe shtetërore, dëshmon bindëshëm edhe përbërja e tij. Sipas Ligjit, ajo është si më poshtë: “ Kryeminis-tri, që me të drejtë, është kryetar i tij, cakton rendin e ditës; sekretari i partisë fashiste kombëtare, është edhe sekretar i këshillit; prijësat e marshimit mbi Romë; ata që, si ministra, kanë qënë anëtarë për tre vjet dhe sekretarët e partisë kombëtare fashiste, që i kanë lënë postet e veta pas vitit 1922; personat e mëposhtëm : kryetari i Senatit dhe Kryetari i Dhomës, ministrat, sekretarët e shtetit, nënsekretari i shtetit i Kryeministrisë, kryetari i policisë, anëtarët e këshillit drejtues të par-tisë, kryetarët e Akademisë Italiane të Shkencave dhe të Institutit Kul-turor Fashist, kryetari i organizatës rinore kombëtare Baglila, kryetari i Gjykatës së ligjshme sindikale për mbrojtjen e shtetit, kryetarët e të gjitha konfederatave sindikale kombëtare të njohura nga ligji special dhe kryetari i Institutit Kooperativ Kombëtar “ (112-60)

E parë ngushtë, tablloja është si vijon: anëtarët e partisë fashiste dhe aktivistët e saj, pasi i kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në shtet - në qeveri, parlament, senat, organet lokale - për ta konfirmuar edhe juri-dikisht monopolin dhe kontrollin e partisë së vet mbi shtetin, krijojnë, për këtë qëllim, një organ special. Ky organ është Këshilli i Lartë Fash-ist. Për këtë arsye, më saktë është që këtë të fundit ta përkufizojmë si organ kontrollues i partisë fashiste mbi shtetin, një organ ky kontrolli, i konfirmuar juridikisht.

Page 94: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

93

Në të kundërtën, nuk do mund të kuptohej , se përse është e nev-ojshme që paralelisht me qeverinë, e cila është partiake, fashiste dhe këshillin drejtues që përfaqëson kryesinë qëndrore të partisë fashiste, të ekzistojë edhe një organ i lartë fashist. Ky i fundit, vetëm në dukje qëndron përmbi partinë dhe shtetin, por i kqyrur me kujdes, për funk-sionet dhe përbërjen, është, në fakt, një organ special i partisë fashiste për të kontrolluar shtetin, për ta kontrolluar, e përsërisim, i konfirmuar juridikisht.

Kështu, ndryshimi ndërmjet nazistave gjermanë dhe fashistave ital-ianë konkretizohet me faktin, që kryesia e partisë naziste në personin e Hess-it, më vonë të Bormann-it, ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi or-ganet shtetërore dhe veprimtarinë e tyre ligjvënëse, ndërsa partia fash-iste italiane krijon një organ special kontrolli, duke e ligjëruar atë me një dekret përkatës të qeverisë, parlamentit dhe senatit.

ç) Kalimi i funksioneve shtetërore në organet e partisë fashiste

Një nga shfaqjet më të hapta të kësaj prirje është veprimtaria kon-trolluese e partisë fashiste lidhur me organet shtetërore. Kjo prak-tikë, sidoqoftë, ka përmasa më të gjëra, sepse organet partiake janë ndihmësit e shtetit, më të besuar politikisht, bile më besnikë se vetë organet shtetërore. Për këtë arsye, regjimi fashist, kur don të kryejë de-tyra tepër të rëndësishme politike, merr në konsideratë, veçanërisht organet ose formaciomnet partiake përkatëse.

Që në fillimet e qeverisjes naziste, terrori mbi armiqtë politikë dhe ideologjikë të regjimit, iu besua, jo policisë shtetërore, siç duhet të qe në kushte normale, në një demokraci tradicionale borgjeze, por SS-ve dhe SA-ve, si trupa ushtarake partiake, ose polici private e NS-

Page 95: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

94

DAP-it. Pikërisht këto e bënë terrorin veçanërisht të egër, masiv e të pamëshirshëm. Sepse, si policia, SA-të dhe SS-t vepronin të frymëzuar nga bindje të thella politike për domosdoshmërinë e terrorit. Ndry-she nga policia shtetërore, ekzekutorët partiakë, nuk e konsideronin terrorin si një detyrë të thjeshtë nëpunësi, por si triumf i partisë së vet naziste, që u dha dhe u premtoi atyre fitime të shumëllojshme materi-ale dhe politike. Kështu, interesimit material i shtohet edhe fanatizmi i tmerrshëm ideologjik, që ishte, gjithnjë, një cilësi e thellë e partisë naziste.

Ruajtja e kampeve të përqëndrimit, ku ishin mbyllur armiqtë poli-tikë dhe ideologjikë të nazizmit, sigurohej jo nga policia shtetërore, por nga SA-të dhe SS-t. Ata e patën këtë funksion deri në ditët e fun-dit të fashizmit gjerman. Në këtë mënyrë, bëhet e qartë, përse dhe si udhëheqësit e Rajhut të Tretë, mundën, që për një periudhë, relativ-isht të gjatë, t’i ruanin sekret krimet e tmerrshme në kampet e përqën-drimit, të paktën nga popullsia gjermane, të cilës ata ja paraqisnin si vende punë për robërit e luftës. Jo rastësisht, Hess shkruan në një letër, që trupat ushtarake SS janë më të përshtatshme për të kryer detyra shtetërore të rëndësishme, sepse janë edukuar më mirë se sa trupat e ushtrisë, me shpirtin e ideologjisë naziste.

Ky është një rast karakteristik, kur formacionet partiake kryejnë funksione shtetërore.

Këto funksione i kryejnë edhe organet partiake “ të pastra “ të NS-DAP-it, veçanërisht në nivelin e kryetarëve të rajoneve, ku kryqëzohen më qartë detyrat shtetërore me ato partiake. Ja një shëmbull karakter-istik: më 27 mars 1942, Saukel, kryetar i rajonit të Turingiut, u emërua i autorizuar i përgjithshëm për shfrytëzimin e fuqisë punëtore, një de-

Page 96: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

95

tyrë kjo shtetërore e pastër. Me pëlqimin e kancelerisë partiake, ai pastaj emëron kryetarët e tjerë të rajoneve, si të autorizuar për shfrytëzimin e fuqisë punëtore, në rajonet përkatëse. Ja se si formulohet detyra për ta: “ Sigurimi i ndihmës së nevojshme reciproke nga të gjitha instancat shtetërore, partiake, ushtarake dhe ekonomike, për të siguruar një efi-kasitet maksimal në fushën e shfrytëzimit të fuqisë punëtore “ (89-700)

Gjatë luftës, kryetarët e rajoneve autorizohen për mbrojtjen vendore dhe mbajnë përgjegjësi për bashkërendimin e ekonomisë ushtarake; me një dekret special të 1 shtatorit 1939, 16 kryetarë rajonesh u emëru-an të autorizuar imperialë për mbrojtjen vendore. Më vonë, lidhur me nevojën për një mobilizim të mëtejshëm të rezervistëve ushtarakë, kryetarët e rajoneve kryejnë gjithnjë e më shumë funksione. Kryetarët e rajoneve merren edhe me strehimin e ushtarëve si dhe me evakuimin e popullsisë, në rast invadimi nga ushtritë aleate në territorin e Gau-t të tyre. Kur zhvillimi i disfavorshëm i luftës i shter rezervat e fundit të Gjermanisë, ajo nis të përdorë shërbimet e Volkssturm (vullnetarëve popullorë). Atëhere kryetarët e rajoneve bëhen kryekomandantë të Volkssturmeve në vendin e tyre.

Nga kjo pikëpamje, është simptomatike edhe bashkëpunimi ndërm-jet kryetarëve të blloqeve (funksionarëve më të ulët) dhe autoriteteve policore. “ Libri organizativ “ i Partisë Punëtore Naziste Gjermane e de-tyron kryetarin e bllokut nëpërmjet kryetarit të grupit lokal t’i informo-jë autoritetet shtetërore për përhapësit e “ thashethemeve të dëmshme“. Kryetari i bllokut është i detyruar t’i zbulojë të gjithë ata që përhapin thashetheme të dëmshme dhe t’i raportojë kryetarit të grupit lokal (ud-hëheqësit partiak lokal (Zh.Zh), në mënyrë që ai të ketë mundësi, në mënyrën e përshtatshme, t’i njoftojë autoritetet shtetërore“ (89-700)

Page 97: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

96

Modele të ngjashme të kalimit të funksioneve shtetërore në forma-cionet partiake na jep edhe fashizmi italian. Pas vitit 1923, atje u ngrit policia fashiste, policia partiake, që mbështetej në mjetet e shtetit dhe kryente funksionet e policisë shtetërore. (2-50)

d) Njesimi i formacioneve të afërta të partisë fashiste dhe të shtetit

Kjo është forma më e drejtpërdrejtë e bashkërritjes së aparateve shtetërore dhe partiake të fashizmit. Kjo buron nga afërsia e thellë ndërmjet institucioneve të partisë fashiste dhe shtetit, sepse partia fashiste që synon drejt pushtetit monopol, krijohet vetë, duke patur parasysh qeverisjen shtetërore. Para se të marrë pushtetin, partia krijon policinë e vet private SS dhe ushtrinë private SA. Siç e kemi përmën-dur, vitet e para, SS dhe SA, si formacione partiake, kryejnë funksione shtetërore: bëjnë terror kundra “armiqve të popullit dhe të shtetit “ , kryejnë arrestime preventive, shkatërrojnë partitë e tjera, ruajnë kam-pet e përqëndrimit, etj.

Vitet e mëpastajmë, sidoqoftë, kur regjimi nazist stabilizohet plotë-sisht dhe “partia bëhet shtet “ , sipas fjalëve të Hitlerit, (84-579) duhet të njesoheshin ato dhe policia shtetërore. Kjo kërkohej jo vetëm nga detyra, por edhe nga nevojat organikisht specifike të regjimit për një përqëndrim dhe centralizim të madh të pushtetit.

“Ky proces mori fund me urdhërin sekret të Hitlerit të 17 gushtit 1937, kur, duke shpjeguar shkaqet për të cilat më 17 qershor 1936 ai i njesoi postet e shefit të policisë gjermane dhe kryetarit të shtetit të SS-ve, Hitleri shënon: “ Duke emëruar kryetarin e shtetit për SS-të dhe kryetarin e policisë gjermane në Ministrinë e Punëve të Brëndëshme

Page 98: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

97

më 17 qershor 1936, unë krijova një bazë për ta njesuar dhe riorga-nizuar policinë gjermane. Me këtë rregullim, Stuetzenstaffeln (dmth detashmentet SS) të kryesuara nga kryetari i shtetit për SS dhe kryetari i policisë gjermane, u futën në lidhje të ngushtë me policinë gjermane. (89-703) Në fakt, ky bashkim fillon më herët. Që në mars 1933, 50000 SA dhe ushtarë SS i bashkohen policisë shtetërore si polici ndihmëse “ (151-121)

Një bashkim i ngjashëm, ndërmjet formacioneve partiake dhe shtetërore është edhe në rastin e SA-ve, që janë, në parim, ushtri par-tiake e NSDAP-it, shumë kohë para se ajo ta merrte pushtetin. Partia naziste, nëpërmjet tyre, kontrollonte dhe qeveriste rrugët. Më 1934, ato përforcohen në mënyrë të papërfytyrueshme dhe arrijnë një numër rekord 4500000. Oficerët e lartë SA, Roem, Heinst, Schiretti, K.Ernst e të tjerë, duan ta shndërrojnë këtë ushtri partiake në shtetërore, duke u bërë vetë komandantë të saj, ashtu sikurse edhe udhëheqësit poli-tikë të partisë janë njëkohësisht kryetarë shteti. Por kjo kërcënonte mbiqeverisjen e udhëheqësve politikë, që ndjehen tashmë të kërcënuar nga kjo ushtri prej 4 milionësh e gjysëm.

Rivaliteti ndërmjet udhëheqësve politikë të partisë naziste (Hitlerit, Goeringut, Himmlerit etj) nga njëra anë, dhe komandantëve ushtarakë të saj, nga ana tjetër, shkakton ngjarjen e 30 qershorit. Atë ditë, ud-hëheqësit politikë i asgjësuan tradhëtisht komandantët ushtarakë dhe e reduktuan rolin e SA-ve si një forcë e shkallës së dytë. Që nga ai mo-ment, nis të bien poshtë SA, numri i të cilave më 1940, arrin në 1 500 000.

Gjatë luftës, ndonëse formalisht SA është edhe trupë ushtarake partiake, (sepse ushtria e vërtetë e partisë pas 30 qershorit, janë de-

Page 99: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

98

tashmentet SS), ajo shkrihet praktikisht me ushtrinë e rregullt; SA-të luftojnë në kushte të barabarta me ushtrinë e rregullt, kalojnë nën ko-mandën e gjeneralëve të Ëermacht-it, pa gëzuar përparësi dhe privi-legje të veçanta. Revista sekrete “ Die Lage “ , që botonte Goebbelsi, komunikon, “ që në vjeshtë të 1944, numri i detashmenteve SS në atë kohë arrin në 1 700 000 vetë. Nga ta 1200000 janë mobilizuar në ushtri “ . (75-18)

Një shëmbull ende më të qartë të një bashkimi të tillë, e ndeshim me SD-të dhe Gestapon. SD-të në fillim janë një shërbim sekret i SS-ve, ndërsa pas qershorit 1934, një shërbim sekret i gjithë partisë naziste, kurse Gestapoja është një organ shtetëror, që përbëhet nga “ njësi të shumënumurta të policisë politike në landet e veçanta federative gjer-mane, të bashkuar nën udhëheqjen e Hitlerit, nën mbështetjen e Goe-ringut. (111-25) Për herë të parë, SD-të dhe Gestapoja njesohen më 26 qershor 1936, pas emërimit të Heidrich si kryetar i policisë sekrete, që përfshin tani Gestapon dhe policinë kriminale. Deri atëhere, Heidrich kryesonte vetëm SD-të, dmth shërbimin e sigurimit të partisë.

Ky bashkim i policisë së sigurimit (që u bë një organ shtetëror) dhe i SD-ve, një organizatë partiake nën drejtimin e Heidrich-ut, u realizua me dekretin e 27 shtatorit 1937, i cili kërkon që shtetet e ndryshme dhe organet partiake, nën drejtimin e Heidrich-ut, si kryetar i policisë së sigurimit dhe i SD-ve, të njesohen administrativisht në një të tërë - në Administratën Imperiale Kryesore për Sigurimin (RSHA), që u bë njëra nga administratat më kryesore, nën drejtimin e Himmlerit, si kryetar shteti SS dhe njëkohësisht ishte degë në Ministrinë e Punëve të Brëndëshme, nën udhëheqjen e Himmlerit, si kryetar i policisë gjer-mane. (111-25, 26)

Page 100: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

99

Në të njëjtën mënyrë, u bashkuan Organizata e Përtejkufirit e NS-DAP-it, AO, me Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Edhe ky veprim, u diktua nga nevoja për të shmangur dublimin e aparateve partiake dhe shtetërore, që kryejnë detyra të njëjta. Deri më 1937 - AO (Ausland-sorganisation), ishte kryesisht organ i partisë hitleriane. Pas kësaj, ajo u shndërrua në një organ qeveritar.

Sipas propozimit të Hess-it, Hitleri emëroi Bole në Ministrinë e Punëve të Jashtëme. Në ndërtesën e Ëilhelstrasse Nr 74-76, ai u bë per-soni i parë pas Ribentropp-it. Emërimi i Bole-s (udhëheqës i AO-s), në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, u shoqërua me urdhërin e Hitlerit që miratoi bashkëpunimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtëme me AO-në. Ministria e Punëve të Jashtëme, krijoi nga ana e saj AO-në e vet, që punonte nën udhëheqjen e Bole-s. Që nga ay moment, ai mori leje të asistojë në të gjitha mbledhjet e qeverisë, ndonëse nuk qe ministër.

Kontakti intim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtëme dhe AO-së u dha mundësi ambasadorëve dhe konsujve gjermanë që të drejtojnë veprimtarinë e gjermanëve që jetonin jashtë shtetit. (102-150, 151)

dh) Shteti e ruan partinë fashiste

Si rezultat i bashkërritjes financiare të aparateve partiake dhe atyre shtetërore, partia fashiste bëhet shtetërore, dmth një bërthamë politike e shtetit, ky i fundit nis ta ruajë partinë. Partia fashiste merr një mbro-jtje juridike nga shteti, pikërisht ashtu sikurse shteti merr, për veprimet e veta, bekimin politik të partisë. Në përputhje me këtë pozitë, të gjitha krimet kundra partisë fashiste konsiderohen juridikisht të denueshme, pikërisht ashtu sikurse dënohen krimet kundra shtetit. Nazistat pranu-

Page 101: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

100

an një ligj special për krime kundra shtetit dhe partisë dhe për ruajtjen e formës së partisë. Ky ligj parasheh dënime të ashpra ndaj atyre që bëjnë deklarata në dëm të prestigjit të partisë naziste, burgosjen për fjalë armiqësore kundra udhëheqësve të partisë naziste, sepse ata, në përputhje me bashkërritjen e aparateve të NSDAP-it dhe shtetit - janë edhe udhëheqësa shteti, burg për ata që sajojnë ose përhapin romuze kundër regjimit nazist.

Një urdhër i Martin Bormann-it për organet e partisë naziste, tre-gon shumë qartë se deri në çfarë shkalle janë intime lidhjet ndërmjet partisë naziste dhe shtetit, sa të vëmëndëshëm dhe të kujdesshëm janë organet shtetërore për partinë, me sa gjallëri ato i ruajnë interesat e kësaj. Në këtë urdhër, ai u rekomandon atyre të shërbimit të Gestapos: “ për të realizuar kontaktin intim ndërmjet organeve të partisë dhe or-ganizatave të saj nga ana e udhëheqësve të policisë shtetërore sekrete (Gestapos), zëvëndësi i Fuhrerit lutet që drejtuesit e Gestapos të ftohen në çdo mbledhje të partisë dhe organizatave të saj “ (89-699)

Një tjetër dokument-instruksion u vë detyrë organeve shtetërore, në veçanti drejtuesve eprorë administrativë shtetërorë dhe ekonomikë, që përgjigjen për rajonet e qeverisura prej tyre, që t’i këshillojnë kryetarët e shteteve dhe t’i informojnë ata për problemet më të mëdha në për-dorimin e fuqisë punëtore “ (88-343)

Lidhur me këtë, një pjesë e Ligjit për Sigurimin e Njësisë së Partisë dhe Shtetit i dhjetorit 1933, është veçanërisht kategorike: “ ..autoritetet duhet të sigurojnë një ndihmë ligjore dhe administrative për ato or-ganizata partie dhe SA, të cilat partia dhe SA-të i kanë autorizuar të veprojnë në emrin e saj “ (84-580)

Page 102: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

101

Për ta mbrojtur partinë nga kritikat e qytetarëve, partia naziste përndjek edhe artistat satiristë. “ Voelkischer Beobachter “ e 4 marsit 1939, njofton për largimin nga Pallati Kulturor Imperial të aktorëve, për shkak të talljes publike me urdhrat e partisë dhe të shtetit: “ Minis-tri imperial për arsimin popullor dhe propagandën, dr. Goebbels largoi nga Pallati Kulturor Imperial aktorin dhe shkrimtarin Werner Fink, prezantuesin Peter Sache (Kurt Pabst), Helmut But-in nën pseud-onimin “ Tre Ruland “ , Wilhelm Meinster-in dhe Manfred Dlugin. Me këtë, në të ardhmen ndalohet për ta çdo lloj prezantimi publik në Gjermani.

Artisti dhe shkrimtari Werner Fink, në maj 1935, me rastin e mbylljes së kabaresë “ Katakombi “ , ishte paralajmëruar seriozisht, sepse në numrat e programit të tij, ai bënte humor me urdhrat e partisë dhe të shtetit. (179-93)

Çdo shaka, romuz apo kritikë e drejtuar ndaj partisë naziste dhe udhëheqësve të saj, merr automatikisht goditjet e ligjit. Më 20 dhjetor 1934, botohet një ligj special për “tradhëtinë “ në parti, sipas të cilit, “ tradhëtari “ ndëshkohet me procedurë të shpejtuar. Ky i fundit, së pari, përjashtohet nga NSDAP-i nga gjykata e partisë, përzehet nga puna, arrestohet, dërgohet në kampin e përqëndrimit ose pushkatohet, varë-sisht nga shkalla e krimit.

Në Itali, gjatë periudhës së fashizmit, ekziston një ligj special për mbrojtjen e Këshillit të Lartë Fashist dhe të anëtarëve të tij (dmth të kryesisë së partisë fashiste), ashtu, sikurse Ligji për mbrojtjen e parla-mentit, senatit dhe anëtarëve të tyre.

Fajtorët ndaj Këshillit të Madh Fashist dënohen me vdekje ose me punë të detyrueshme. (13-183)

Page 103: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

102

e) Pagimi i aparatit të partisë fashiste nga shteti

Duke qeverisur shtetin, partia fashiste siguron për veten mjete fi-nanciare të pakufizuara. Ajo shpërndan jo vetëm poste shtetërore dhe ofiqe të leverdisshme për anëtarët e vet, por i përdor fondet dhe mjetet shtetërore drejtpërdrejt për nevojat e saj partiake të veçanta, dhe, së dyti, për të financuar veprimtaritë, fushatat e bujshme partiake.

Funksionarët partiakë, marrin, për veprimtarinë e tyre, një rrogë sikurse nëpunësit shtetërorë, dhe e humbin këtë rrogë në rast se një instancë më e lartë partiake i konsisderon ata të papërshtatshëm. Në studimet e tij për fashizmin italian, S.M. Slobodskoj, përmënd shifra konkrete për buxhetin e përvitshëm të aparatit të partisë fashiste, që miratohet nga kryeministri. (110-74)

Rroga e funksionarit partiak është shumë herë më e lartë, jo vetëm se një rrogë mesatare, por edhe se ajo e një specialisti (inxhinier, mjek, mësues, piktor etj), sepse për sistemin, ai është më i vlefshëm se çdo specialist; sistemi politik llogariste atë dhe jo specialistin. Në këtë mënyrë, ai ndodhet edhe në gjëndje materiale në një pozitë të privi-legjuar në raport me masat e tjera popullore. Falë kësaj, aparati partiak i fashizmit shkëputet shpejt nga masat dhe bëhet një shtresë shoqërore, që zyrtarisht në Gjermani quhet “ trupi i udhëheqësve politikë “ por që, më saktë do të qe ta quanim një kastë.

Diferencimi i saj konkretizohet jo vetëm me faktin që ajo udhëheq dhe sundon vendin, por, gjithashtu, me jetën luksoze, që kushtëzohej nga mundësitë financiare. Në këtë gjëndje, partia fshiste sunduese ko-ruptohet dhe funksionarët e saj shndërrohen në burokratë të lidhur me aparatin e partisë së vet më shumë se sa me ideologjinë, më shumë me arkën se sa me masën e partisë.

Page 104: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

103

Me këtë, mund të sqarohet një situatë e çuditshme nga pikpamja e moralit të rreptë fashist, që pikërisht nga rradha e eprorëve, që merren si model për imitim - Hitleri, Goering, Goebbels, Himmler, Rosen-berg, Lei, Ribentropp etj - pas disfatës së shtetit fashist, dolën pasanikë përrallorë, me shuma tepër të mëdha të inkasuara në banka të huaja. Njerëzit që nxitën te populli dhe rinia ndjenjat më të tërbuara naziste, që mbollën urrejtjen për gjithçka të huaj (jo gjermane), e kishin de-pozituar paranë e vet në banka të huaja, kryesisht në Zvicër. Vetëm me botimin e “ Mein Kampf “ , të shpërndarë me detyrim, Hitleri mori 4 000 000 dollarë. Në fillim të luftës, Goebbels kishte një pasuri përtej kufirit, të vlerësuar në 4 600 000 dollarë (103-145) Himmleri kishte në bankat e huaja rreth 6 000 000 dollarë. (103-145) Më i pasuri ndërmjet përfaqësueve të eprorëve fashistë doli Goering, për shkak të vilave dhe pallateve madhështore që kishte. (dyshemeja e banjos ishte shtruar me pllaka masive prej ari).

Kuptohet, financat partiake nuk janë burimet e vetme për të paguar aparatin. Paralelisht me arkën e partisë NSDAP, ekzistojnë edhe postet shtetërore, ofiqet e majme në ndërmarrjet e mëdha industriale, të cilat, duke marrë parasysh pozitën e jashtëzakonshme të partisë fashiste, këmbëngulin që të kenë brënda tyre një përfaqësues të saj me rrogë. 78 vende në drejtoritë dhe këshillat vëzhguese te 24 nga monopolet më të mëdha ziheshin nga anëtarë të partisë fashiste. (103-144)

Duke zënë disa poste të tilla, në shumëofiqësi partiake, shtetërore, plus një ofiq të leverdisshëm në ndonjë trust, ka mundësi të pasuro-hesh shumë shpejt. Por kjo është shumë më karakteristike për eprorët e aparatit partiak nazist, se sa për shtresat e ulta dhe të mesme. Kur një ndërmarrje e madhe industriale kërkon një funksionar të lartë par-

Page 105: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

104

tiak, që të përfaqësojë interesat e saj para partisë dhe shtetit fashist, ajo, natyrisht, preferon një të shkallës së lartë partiake se sa një funksionar të zakonshëm, për shkaqe të kuptueshme. Ja, përse, futja e funksion-arëve partiakë në oligarqinë financiare parapëlqehet të bëhet në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe rajoneve.

Bie në sy dukshëm, karakteri parazitar i partisë fashiste. Duke kri-juar një aparat shumë të madh partiak (rreth 800 000 persona në Gjer-mani), paralel me atë të shtetit, ajo në fakt e dublon këtë të fundit. Kësh-tu, paralelisht me aparatin shtetëror krijohet një tjetër, mbishtetëror, si mbështetës i regjimit social dhe si justifikim për privilegjet, që u vi-hen në dispozicion përkrahësve më të shquar të regjimit. I privuar nga funksionet shtërore, parimisht, ky aparat parazitar stimulon një akti-vitet të nxehtë me organizimin e paradave, mitingjeve, demonstratave, manifestimeve, procesioneve me pishtarë, pelegrinazhit në vendekze-kutimet e fashistëve të zhdukur, festat kombëtare, ekskursionet kolek-tive, konkurset ushtarake dhe sportive, me të cilat ata gëlltisin të tjera mjete në para nga shteti. Me fjalë të tjera, jo vetëm aparati, por edhe e gjithë veprimtaria e tij ka një karakter parazitar, shumë të kushtue-shëm për shoqërinë dhe shtetin. Mjafton të kujtojmë “ ditët e kongre-seve të partisë naziste në “ kryeqytetin e kongreseve “ në Nuremberg. Tërë javën, disa qindra mijëra njerëz, të ardhur nga të gjitha anët e Gjermanisë, rrinin plotësisht me shpenzimet e NSDAP-it, si paratë e rrugës, ushqimin, fjetjen etj.

Domosdoshmëria e një trajtimi më të thellë të këtyre problemeve kërkon, që në parim të trajtojmë raportin e ri ndërmjet parasë dhe pushtetit në shtetin fashist. Këtu ato i shkëmbejnë vendet. Në se në një demokraci borgjeze tradicionale është karakteristik parimi “ Kush

Page 106: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

105

ka paranë, ka dhe pushtetin “ , në shtetin fashist, ndodh e kundërta. Sundimi absolut i politikës mbi fushat e tjera të veprimit të jetës sho-qërore, nxjerr parimin e anasjellë “ kush ka pushtetin, ka edhe paranë “ . I përpjesëshëm në bazën e vet, ky korelativitet pasqyron ndryshimin në nivelet hierarkike dhe, në këtë rast, një pushtet më i madh sjell më shumë para.

Me këtë sqarohet beteja e çmëndur për pushtet, karakteristike për funsionarët partiakë dhe shtetarët, që dallohen, në shumë drejtime, nga aspiratat për pushtet nga ana e demokratëve borgjezë. Këta të fundit, për arsye se vetë kanë pasuri personale (ferma, fabrika, Lifligje etj) janë të pavarur nga shteti dhe jo gjithnjë të lidhur me interesat e tij, ndërsa për partinë naziste dhe aparatin e saj, shteti është burim i vetëm dhe kryesor i të ardhurave. Kështu, partia fashiste, më saktë aparati i saj, e transformon shtetin në një mjet të shfrytëzimit kolektiv të shoqërisë civile dhe të ekonomisë kombëtare.

2. Partia fashiste - “shtet brënda shtetit “

Bashkërritja e aparateve të partisë dhe të shtetit është kaq e thellë dhe organike, sa kur përfundon ky proces, nuk mund ta dallosh se ku fillon partia dhe ku mbaron shteti. Organet shtetërore, për nga shpirti i tyre, janë “ partiake “ , dmth tepër politike, dhe ato partiake, një shabllon i shtetit dhe i burokracisë policore. Siç vë re saktësisht S.M.Slobodskoj, partia fashiste në Itali është shumë e ndikuar nga lidhja e saj, jashtë mase, me shtetin. Ajo e humb thjesht pamjen e saj si parti politike dhe degjeneron në një burokraci nga më banalet : “ Njëkohësisht me procesin e fashistizimit të aparatit shtetëror realizohet edhe proçesi i shtetëzimit të partisë fashiste, duke marrë parasysh transformimin e

Page 107: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

106

saj në një organizatë më detyruese që mbështetet gjithnjë e më shumë si një pushtet shtetëror në aparatin burokratik dhe forcën ushtarake “ (110-75)

Por, pavarësisht nga fakti, se në sistemin fashist realizohet bashkër-ritja e shtetit dhe e partisë fashiste, kjo e fundit, si parti që sundon me monopol, formohet si një institut që qëndron përmbi shtetin. Në këtë kuptim, partia fashiste pranon statusin e “ shtetit brënda shtetit “ , ajo e komandon dhe e kontrollon shtetin. “ Nuk është shteti që na jep neve urdhëra, por jemi ne që e urdhërojmë atë “ -deklaronte Hitleri me vetëkënaqësi. Por shteti s’ mund ta bëjë të njëjtën gjë lidhur me partinë fashiste.

Në disa raste, nazistë të veçantë provojnë ta zbusin apo ta kamuflo-jnë lidhjen mjeshtërore të partisë fashiste me shtetin. R. Lei, si kryetar shteti për problemet organizative, në fjalën e tij para kongresit partiak në Nuremberg më 1937, propozon formulën e mëposhtëme për lidhjet ndërmjet NSDAP-it dhe shtetit: “ Partia vendos, ndërsa shteti qeveris “ (159-224)

Por, që atëhere, kjo formulë nuk u miratua, sepse jo vetëm gjëndja faktike e punëve , por edhe ajo juridike kishte ndryshuar. Me Ligjin për Ofiqet Civile Gjermane të 26 janarit 1937, partia mori të drejtën edhe formalisht, ta kontrollonte punën e organeve shtetërore. (159-225) Dhe, më 30 shtator 1938, udhëheqësit e lartë partiakë (kryetarë shtetesh, rajonesh, rrethesh) morën të drejtën të kontrollojnë punën e organeve gjyqsore. Kjo praktikë ekzistonte që në ditët e para të sun-dimit nazist, por tash ajo mori edhe formë ligjore.

Page 108: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

107

a) Partia fashiste përmbi ligjet e shtetit

Në sitemin totalitar pozita tepër e privilegjuar e partisë fashiste konkretizohet jo vetëm me sundimin monopol dhe kontrollin mbi shtetin, por edhe me faktin që ligjet e shtetit nuk vlejnë praktikisht për anëtarët e partisë. Në këtë rast, ligjet neglizhohen nga kryesia par-tiake. Në nazizëm, një anëtar partie nuk mund të gjykohet nga një gjykatë civile, në se është ende anëtar partie. Për krimin e kryer, ai, së pari duhet të përjashtohet nga partia nga “ gjyqi i partisë’, dhe vetëm, paskëtaj, i kalohet gjykatës shtetërore, si qytetar i thjeshtë i Rajhut të Tretë. Anëtarët e SS-ve, që është një formacion tipik partiak, një polici partiake, gjithashtu, nuk mund të gjykohen nga një gjykatë ushtarake e zakonshme, por bien nën jurisdiksionin e administratës Kryesore të SS-ve, degës “Gjykatat “ .

Sipas “ Parime udhëheqëse “ , botuar më 17 shkurt 1934, nga zëvëndësi i Fuehrerit për gjykatat partiake, këto të fundit, “ kanë si qël-lim të ruajnë nderin e përgjithshëm të partisë dhe anëtarit të veçantë të saj, po ashtu, si domosdodhmëri për të hequr në rrugë ligjore ndry-shimet në opinione ndërmjet anëtarëve partiakë të veçantë. Gjykatësit partiakë i nënshtrohen vetëm ndërgjegjies naziste dhe asnjë udhëheqë-si politik; ato i nënshtrohen vetëm Fuehrerit “ (143-13)

Me fjalë të tjera, anëtarët e NSDAP-it dhe anëtarët SS qëndrojnë përmbi gjyqtarët civilë, janë të pavarur prej tyre dhe, në përputhje me këtë pozitë, ata mund ta kthejnë mbrapsht verdiktin e një gjykate civile. Një fenomen më se i zakonshëm është edhe njoftimi i verdiktit shfa-jësues për kriminelat, që janë politikisht besnikë ndaj regjimit, ose që verdiktet e njoftuara të kasaciohen nga instancat partiake më eprore.

Vrasësit e çifutëve më 1938 u shfajësuan me këtë konsideratë:

Page 109: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

108

“ Në rastet e vrasjeve të hebrejve pa vlerë të veçantë ose dhe me vlerë, nuk u gjetën motive disfavorizuese. Thellë në shpirtin e tyre mjerëzit janë të bindur që, me këtë i shërbejnë Fuehrerit “ (89-567)

Anëtarët e partisë naziste të dënuar për krimet e kryera, i amnis-tojnë. “ më 1935, disa persona zyrtarë në kampin e përqëndrimit “ Hochstein “ janë fajësuar për raporte shtazarake me të burgosurit. Zyr-tarët nazistë të rangut të lartë provuan të ndikojnë mbi gjykatësit por pas dënimit të këtyre personave zyrtarë, Hitleri i çliroi të gjithë. Më 1934, qeveria u shperndan të gjithë gjykatësve gjermanë “ Letrat për gjykatësit “ , me instruksione “ për cilën vijë të përgjithëshme ata duhet të marrin parasysh “ (90-319)

Ja si e motivojnë pushimin e proceseve kriminale për krimet e bëra nga anëtarë të Gestapos, SA dhe SS. “ Me qënë se këto veprime s’ janë provokuar nga nxitje jo fisnike - shkruhet në një dokument-por, përkundrazi, kanë shërbyer si një mjet për të mbritur te një qëllim i madh patriotik, dhe kanë ndihmuar zhvillimin e shtetit nazist, pushimi i procesit kriminal nuk është në kundërshtim me normat e zakonshme, që aplikohen në drejtësinë kriminale “ (89-613, 614)

Në Munchen ministri imperial i punëve të brëndëshme thekson pushimin e çdo proçesi kundër rojeve SS, që kanë rrahur gjer në vdek-je në kampin e Dachau-t. Si konsideratë kryesore , ai thekson faktin që një hetim gjyqësor do ta dëmtonte prestigjin e shtetit nazist .Në të vër-tetë gjyqtarët nazistë i pushojnë proçeset gjyqësore kundër anëtarëve SA në marrëveshje me administratën kryesore të asaj organizate . Vep-rimet dhe qëllimet e anëtarëve SA janë drejtuar për të mirën e lëvizjes nazizte. Në këtë mënyrë , shkaqet politike dhe pastërtia e qëllimeve nuk duhet të vihen në dyshim.

Page 110: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

109

Më 1939, një gjykatës i gjyqit ushtarak, i njohu si lehtësuese rre-thanat e fajit në një proçes të një anëtari SS që kishte pushkatuar një kapter, kur ky i fundit ia dha pushkën atij. Për një moment ai ishte në gjëndje të eksituar , të provokuar nga shtazëritë e panumurta të kryera nga polakët, kundrejt personave të racës gjermane. Duke qënë anëtar SS, ai reagoi me ndjeshmëri të veçantë ndaj pranisë së hebrejve dhe raporteve eksituese të tyre me gjermanët; për këtë arsye, ai veproi “ krejt pa u menduar , me impulse të një adoleshenti”. Në një rast tjetër, ushtarët SS janë dënuar për “ vrasje pa qëllim” , siç është cilësuar vrasja shtazarake e një grupi të madh njerzush, me elementë të dukshëm sa-dizmi; “ pasi , për shëmbull , 50 hebrej që ndërtonin një urë, e mbaruan punën në mbrëmje, këta dy ushtarë u futën ata në një sinagogë dhe i pushkatuan pa asnjë shkak”.

Vrasjet, grabitjet dhe shkatërrimet gjatë fushatave kundër hebrejve i hetoi Gestapoja, organet partiake, kryetarët e rajoneve dhe kryesia partiake, që, me hipokrizi, konkludonin: “ Në këto raste, kur janë vrarë hebrej pa urdhër, dhe me urdhër, nuk janë gjetur nxitje të karakterit jo fisnik “ . Dhe qëllimin e këtij procesi, të hapur nga “ gjykata partiake’ e shprehin kështu me fjalë: “ të mbrohen ata shokë partie, të cilët, të udhëhequr nga nxitjet më të mira naziste, patën shumë zell “ (89-615)

Fraza e fundit flet më shumë se volume të tëra arsyetimesh abstrak-te për temën që na intereson. Aty shprehet qartë veçantia juridike kryesore e sistemit totalitar: partia fashiste qëndron përmbi ligjetn e shtetit. Në kushtet e shtetit totalitar, gjykata nuk është gjë tjetër, veçse një organ i partisë fashiste që duhet të përmbushë vullnetin e partisë: së pari, gjykatësit janë anëtarë partie, së dyti, nuk ka gazeta të pavar-ura nga partia dhe shteti fashist. Çdo jurist në shtetin fashist është i

Page 111: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

110

vetëdijshëm që ai zë një post shtetëror me përgjegjësi vetëm në se është mbështetës aktiv i regjimit.

Në këtë mënyrë, vetëkuptohet, që drejtësia e popullit, që lufton për jetë apo për vdekje, nuk mund të adhurojë një objektivitet fiktiv. Ve-primet e gjykatësve të prokurorit dhe avokatëve, duhet të diktohen vetëm nga kjo konsideratë.

Në një kryeartikull të revistës “ Das Reich “ (periodike zyrtare e Goebbelsit më 1942) lexojmë: “ sa më shumë që gjykatësi priret nga idetë naziste, aq më shumë objektiv dhe i drejtë do jetë verdikti i shpal-lur prej tij “ (159-368)

b) Ideologjia e partisë fashiste bëhet një ideologji shtetërore

Do të qe naive të mendohej sikur njësimi i partisë fashiste dhe i shtetit shteret me bashkërritjen e të dy aparateve. Në fakt, ai ka një diapazon më të gjërë dhe përfshin edhe sferën ideologjike. Ideologjia e partisë fashite, e cila e krijon shtetin sipas modelit të vet, kalon edhe te shteti, duke u bërë kështu ideologji shtetërore. Dhe kjo kjo ndodh, në atë mënyrë, që flamuri i partisë së NSDAP-it (një flamur ky i kuq me kryqin e thyer në mes ), bëhet flamur shtetëror i Gjermanisë.

Ideologjia e partisë që sundon me monopol, kjo është një ideolog-ji që sundon, gjithashtu me monopol, duke përjashtuar çdo ideologji tjetër konkurente, e ndryshme nga ajo vetë. Dhe monopoli i ligjëruar i fashizmit në ideologji, shndërrohet, pashmangësisht, në një fanatizëm luftarak dhe obskurantizëm.

“ Kur ndiqen qëllime të caktuara - deklaron Hitleri - ata që i kundër-shtojnë ato, duhen eliminuar “ . (155-163) Edhe Goebbelsi e mohon kategorikisht, të drejtën për ekzistencë të çfarëdo lloj mendimi, që

Page 112: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

111

dallohet nga ai nazist. “ Si nacionalsocialistë, jemi të bindur, se kemi të drejtë. Për rrjedhojë, ju s’ mund të lejoni, në se dikush pranë nesh thotë, se edhe ai ka të drejtë, sepse kjo, me domosdoshmëri do të thotë, se edhe ai është nacionalsocialist, dhe, po qe se nuk është i tillë, ai s’ ka të drejtë “ . (155-157)

Për të asgjësuar çfarëdo lloj ideologjie dhe për të vendosur monop-olin absolut të ideologjisë së vet, shteti fashist përdor mjete jashtëte-orike, jashtëideologjike. Ai s’ i injoron terrorin fizik, as dhe kampet e përqëndrimit. Ai del me terror fizik kundër ideve. Kjo është shënja themelore e fashizmit në ideologji. Pikërisht në shtetin fashist, në shek-ullit XX bëhet i mundur ai fenomen unik - burgosja e njerëzve nëpër kampet e përqëndrimit, vetëm e vetëm se ata mendojnë ndryshe nga shteti, qoftë edhe kur s’ e shprehin publikisht këtë ndryshim (i ash-tuquajturi “ arrestim preventiv “) Shteti totalitar fashist nuk mund të lejojë, që “ ata që mendojnë ndryshe “ , të rrinë të lirë (në kuptimin - jashtë kampeve të përqëndrimit). Nga pikëpamja e përpjekjeve për vendosjen përfundimtare të monopolit ideologjik, këta njerëz janë një rrezik potencial, sepse përhapin thashetheme sabotuese dhe krijojnë “ humore disfatiste “ në mesin e popullsisë. Në këtë mënyrë, ata e gër-ryejnë unitetin moralo-politik të “ popullit “ , e shkallmojnë drejtësinë e çështjes fashiste dhe mënçurinë e udheheqësit.

S’duhet harruar, që shteti fashist, si një sistem i centralizuar,tepër ngushtë dhe konsekuent,ku elementët e veçantë janë në ndërvarësi të plotë, nuk e toleron inkoherencën në veprimet e çdo pjese të tij. Mjaf-ton që një dege e vetme të mos jetë në harmoni me tërë sistemin , që ky i fundit të nisë të thërmohet. Mjafton, për shëmbull, që të ketë gazeta të lira, që të zbërthejet e tërë ideologjia fashiste, apo zgjedhjet e lira, që

Page 113: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

112

sistemi të pësojë fiasko. Nganjëherë, edhe një proces gjyqsor publik, mund ta trondisë regjimin që në themel.

Për shkak të lidhjes dhe ndërvarësisë tepër intime midis elementëve të sistemit totalitar fashist, ky i fundit është tepër i ndjeshëm ndaj çdo lloj të çare, sado të vogël.Prandaj, ai kundërvepron me kaq ashpërsi. Së këtejmi, vjen mostoleranca dhe përndjekja e hekurt ndaj atyre, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë liberale; vjen ajo urrejtje e egër për liberalizmin e demokracisë borgjeze tradicionale, urrejtje që përshkon të gjitha veprat e teoricienëve dhe idologëve fashistë. Fashizmi e urren demokracinë borgjeze, sepse ajo e lejon atë, që për shtetin totalitar, është një kërcënim për vdeke : tolerancën.

Ekziston ende një iluzion, sikur ideologjia e shtetit totalitar, e përm-ban në parim mostolerancën, fanatizmin dhe urrejtjen për të mendu-arit e lirë, dhe këto, në mënyrë konsekuente, i fut si parime të jetës poli-tike reale të shtetit. Në të vërtetë, rruga e formimit të këtyre parimeve, është e anasjellë : jeta politike reale e shtetit fashist (krijimi i sistemit njëpartiak, realizimi i unitetit të partisë dhe shtetit, etj., dmth struktura e vetë shtetit) i krijon dhe i fikson ato në sferën ideologjike.

Shteti fashist mund të mos udhëhiqet nga racizmi dhe antisemitizmi, siç ishte fashizmi italian dhe lloje të tjera të fashizmit- kjo s’është e de-tyrueshme – por ai duhet ta urrejë ndryshimësinë në koncepte si dhe tolerancën e liberalizmit , si ideologji. Pa këtë ai s’mund të ekzistojë.

Duke e theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e mostolerancës në sferën ideologjike , Hitleri deklaron : si ideologji (bëhet fjalë për nazizmin- Zh.Zh.), në se s’don të vetëasgjësohet, detyrimisht ajo duhet të jetë mostolerante , dmth të mbrojë dhe të miratojë , në çdo rrethanë,

Page 114: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

113

drejtësinë e koncepteve të veta, dhe bashkë me këtë, atë të dispozitave të veta.

“Disa njerëz sot nuk dëshirojnë ta kuptojnë domosdoshmërinë e mostolerancës naziste, që shënon, në të vërtetë ndërgjegjen e saj vetëbesuese për përgjegjësi”

Për ta vendosur monopolin e vet ideologjik në shtet, partia fashiste bën një sërë manifestimesh :

së pari, asgjëson partitë dhe organizatat e tjera, dhe , bashkë me to, edhe ideologjinë e tyre;

së dyti, merr nën kontrollin e vet të gjitha mjetet propagandistike shtetërore dhe shoqërore (gazetat, radion, kinemanë, teatrin, botimet, mbledhjet publike, etj) ;

së treti, e detyron propagandën që të përhapë ideologjinë fashiste me të gjitha mjetet dhe mënyrat;

së katërti, vendos kontrollin e vet mbi gjithë sistemin arsimor që nga shkolla fillore , gjer te kursi i fundit në shkollën e lartë, duke i rior-ganizuar programet shkollore në frymën e ideologjisë së vet. Mussolini thosh: “ Shkolla nuk do jetë asnjëhere plotësisht fashiste; kur bëhet fjalë për fashizmin, unë parapëlqej ekstremet!. Edukimi fëminor realizohet me libra dhe me pushkë “ (155-156)

G. Botaj thotë: “ Shkolla është një shërbim politik dhe social..Në rendin social fashist, moshat shkollore dhe politike përputhen...Shkol-la, rinia italiane e liktorëve dhe rinia universitare fashiste, formojnë një instrument unik të edukatës fashiste “ (155-156)

Së pesti, me anë të mjeteve politike, ajo fut izolimin ideologjik të vendit, në mënyrë që të mos depërtojnë brënda tij ideologjitë e tjera.

Page 115: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

114

Duke synuar gjithmnonë, që të asgjësojë çdo lloj ideologjie tjetër dhe të vendosë monopolin absolut të ideologjisë së vet brënda shtetit, partia fashiste, me ndihmën e organizatave të masave, të dekretuara, zhvillon një fushatë të madhe për të asgjësuar lëtërsinë përparimtare dhe demokratike, për të ndaluar ato tradita kombëtare demokratike në kulturë, që i kundërvihen frymës totalitare të fashizmit. Në bete-jën për monopolin e plotë ideologjik, partia fashiste shkon edhe më tej. Ajo i asgjëson të gjitha organizatat fetare, bile edhe ato më pak të rrezikshme, që qëndrojnë larg nga politika, sepse çdo organizata përm-ban, në vetvete, një mundësi potenciale, që në rrethana të caktuara, të bëhet bartëse e një ideologjie ose,, të paktën, e koncepteve të ndryshme nga ato të partisë fashiste. Me një dokument në shtator 1034, këtë linjë ata e shprehin kategorikisht: “Duke marrë parasysh se kryesia imperi-ale partiake, përmes “degës kulturore” merret drejtpërdrejt me të gjitha problemet kulturore, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me lidhjen e fesë me shtetin, detyra që më parë i kishte bashkimi i katolikëve gjer-manë , që tani i kalojnë kryesisë imperiale partiake, në interes të një bashkërendimi më të madh. Ish nënkancelari von Pappen , i cili ka qënë deri tani udhëheqës i bashkimit të katolikëve gjermanë, deklaron me rastin e shformimit të kësaj organizate, se kjo ndodhi për shkak të propozimit që merr parasysh lidhjen e shtetit nazist me fenë katolike , për të cilën gjë, shumë herë ka folur Fuehreri dhe kacelari vetë”.

Se në ç’ gradë janë të rëndësishme përpjekjet e partisë fashiste për monopolizëm në ideologji, mund të gjykohet nga fakti, që ajo mban një qëndrim armiqësor, bile edhe ndaj kristianizmit. Një urrejtje të veçantë për këtë të fundit, ndjen vetë Hitleri. Në një rreth miqsh, në vilën e vet në Obersalzberg, ai shpreh opinionin : “ Jemi përgjithësisht

Page 116: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

115

të palumtur, që kemi një fe të rreme. Përse nuk kemi fenë e japonezëve, që e konsiderojnë flijimin për atdhe si diçka supreme ? Edhe feja mu-hamedane do qe shumë më e përshtatshme, se sa kristianizmi me tol-erancën e tij torollake “ (171-110) Kryesia partiake e Partisë Punëtore Nacionalsocialiste Gjermane ndërmerr një betejë sistematike kundër fesë katolike. Në një dokument sekret të kancelerisë partiake, të qer-shorit 1941, M. Bormann shkruan: “ Është e domosdoshme ta izolojmë popullin gjithnjë e më shumë nga feja dhe organet e saj - priftërinjtë. S’ duhet t’i lëshojmë pe fesë dhe ndikimit të saj mbi popullin dhe kryesinë e tij. Këtë ndikim, ne duhet ta asgjësojmë plotësisht dhe përgjithmonë. Vetëm qeveria imperiale, dhe, sipas direktivës së saj, partia, pjesët për-bërëse dhe organizatat e afërta me të, kanë të drejtë, që ta udhëheqin popullin “ . (90-320)

Nazisti nuk mund ta tolerojë faktin, që priftërinjtë edukojnë popul-lin ose, thjesht ndikojnë në formimin e tij shpirtëror. Kjo i duket na-zizmit si një atentat kundër monopolit ideologjik të partisë, gjë që kon-siderohet një aksiomë. Në interes të saktësisë, duhet të themi, që beteja kundër kishës katolike është specifike vetëm për fashizmin gjerman, i cili paraqitet ekstremist, lidhur me këtë çështje. Për fashizmin italian, dhe veçanërisht për atë spanjoll, kjo sa thamë nuk vlen. Ata nuk e sul-mojnë fenë, ndonëse kanë mosmarrëveshje me kishën dhe priftërinjtë, për sa i përket edukimit të rinisë. Po e paraqesim, atëhere, këtë veçanti të fashizmit gjerman si tepër karakteristike. Ajo shpreh njërën nga tra-jtat më esenciale të totalitarizmit - përpjekjen për monopolin absolut shpirtëror, drejt të cilit synojnë edhe fashizmi italian, edhe ai spanjoll, pa e arritur rastin ideal, si gjermanët, sepse në vendet e tyre, feja kato-like është fe e vetme dhe sundon më vete.

Page 117: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

116

Kuptohet, që beteja e partisë naziste kundër fesë, sado banale, nuk arrin në një ateizëm konseguent, sepse asnjë shtet fashist nuk mund ta çrrënjosë plotësisht besimin te njerëzit. Duke luftuar kundër një feje - asaj kristiane - fashizmi mbjell një tjetër, ideologjinë e partisë fashiste.

Pra, kuptimi i betejës kundër fesë, nuk është në çrrënjosjen e besim-it, në emër të arsyes dhe mendimit të lirë, por në largimin e një besimi, në favor të një tjetri, që duhet ta zëvëndësojë atë. Ateizmi i vërtetë, identik me mendimin e lirë, kërkon një liri shpirtërore të pakufishme për individin, të cilën shteti fashist nuk mund ta japë dot kurrë.

Page 118: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

117

III. UNIFIKIMI I TËRË JETËS SHOQËRORE

Në kushtet e totalitarizmit, nocioni “ unifikim “ paraqitet, përmbled-hazi, jo thjesht me barazimin e jetës shoqërore, si rezultat i normimit ekonomik të shoqërisë. Por, bëhet fjalë për një barazim të tillë, me të cilin vendoset kontrolli i partisë fashiste mbi shtetin, dhe, nëpërmjet shtetit, edhe mbi tërë shoqërinë civile. Ky është një barazim politik, i atillë, ku partia fashiste e zgjeron monopolin e vet mbi të gjitha sferat e jetës shoqërore, të cilat, në demokracitë borgjeze tradicionale janë jashtë kontrollit të shtetit dhe të partive politike si : arti, letërsia, shijet, dëfrimet, etj, edhe në problemet e familjes.

“Unifikimi konsiston në faktin - lexojmë në materialet e Procesit të Nurembergut - që pushteti ..i partisë shtrihet, në tërësi, mbi të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe private. Partia udhëheq shtetin, forcat ush-tarake, të gjithë individët brënda shtetit. Partia i asgjëson të gjitha insti-tucionet, grupet dhe njerëzit e veçantë, që nuk e pranojnë udheheqjen e Fuhrerit “ (84-570)

Unifikimi nis, së pari, në sferën e pastër politike, me asgjësimin e të gjitha formave të vetëqeverisjes lokale dhe të federacionalizmit. Këto të drejta kalojnë në duart e pushtetit partiak dhe shtetëror qëndror, i cili e shndërron aparatin e vet në teren në një levë të bindur, që kryen gjithçka, që e urdhërojnë nga lart.

Ëalter Frick, ministri i parë i punëve të brëndëshme në kabinetin e Hitlerit, në një artikull të vitit 1935, të shkruar për kalendarin fashist, e shpreh si vijon unifikimin në sferën politike : “ Marrëdhëniet ndërm-jet mbretërisë dhe provincave të veçanta janë organizuar tashmë sipas parimesh krejt të reja, të panjohura në historinë e popullit gjerman. Kabineti mbretëror merr një pushtet të pakufizuar. Mbretëria bëhet,

Page 119: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

118

kështu, jo vetëm një e drejtë, por edhe detyrë e tij. Që sot, ka për të ekzistuar vetëm një autoritet nacional-imperatoria. Në këtë mënyrë, imperatoria gjermane bëhet një shtet unik dhe i tërë administrimi në provinca realizohet sipas urdhërit të pushtetit imperial, ose në emër të tij. Kufijtë provincialë bëhen vetëm kufij administrativë, ato nuk e ruajnë më sovranitetin e këtyre provincave. Kabineti imperial, me një vendosmëri gjakftohtë dhe me mbështetjen e tërë popullit gjerman, re-alizon , në mënyrë konstante, synimin shekullor të kombit gjerman - krijimin e shtetit nazist unik “ (89-69)

Heqja e vetëqeverisjes lokale - hapi i parë i unifikimit shtetëror - shprehet qartë edhe në Itali. Fashizmi italian godet vetëqeverisjen e komunave, të vendosur më 1888, që pranonte forcën e traditës me të gjitha “ anët e dobëta “ të demokracisë borgjeze, sikurse janë tifozllëku dhe partizanllëku gjatë zgjedhjeve të kryetarëve të bashkive dhe të kry-epleqve, fjalimet pafund, në vend të veprave, etj.

Në fillim, fashizmi i sulmoi pikërisht anët e dobëta të vetëqeverisjes lokale, për ta kompromentuar atë, për t’ ja kundërvënë sistemit të vet rreptësisht të centralizuar. Argumenti kryesor në këtë “ polemikë “ ishte konsiderata, që : a) autonomia e komunës e kundërvë atë ndaj pushtetit qëndror, gjë që sjell që “ komuna dhe shteti të ngrihen si armiq njëri kundër tjetrit “ ; (112-79) b) kjo krijon kushte, që në komuna të ndi-zen, rregullisht, beteja partizane gjatë zgjedhjes së kryetarit të bashkisë (kryeplakut) dhe këshilltarëve të tjerë, gjë që e shndërron zgjedhjen në një qëllim, në vend të mjetit. Me fjalë të tjera, autonomia e pushtetit lokal e pengon atë të jetë efikas dhe aktiv, sepse punën mund ta bëjë vetëm një shtetar i aftë dhe i ndershëm (!?), që ndodhet nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe kontrollin e pushtetit qëndror “ (112-77)

Page 120: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

119

Kuptohet, që fashizmi arriti ta asgjësojë vetëqeverisjen lokale, jo sepse ai i bindi komunat për përparësitë e konceptit të vet centralist, por sepse, para kësaj, ai vendosi kudo monopolin politik të partisë së vet (duke likuiduar partitë e tjera) dhe mundi të diktojë lirisht vullne-tin e vet. Me ligjin e 4 shkurtit 1926, ai e ndryshoi mënyrën e zgjedhjes së këshilltarëve të komunës. Në vend të gjithë qytetarëve, që kanë të drejtën e zgjedhjes, sipas sistemit zgjedhor të përgjithshëm, numrin e këshilltarëve komunalë e përcakton tani prefekti (dmth një nëpunës besnik ndaj fashizmit), dhe një të tretën e këshilltarëve ai e emëron vetë, ndërsa dy të tretat e tjera, dmth shumicën, i zgjedhin organizatat ekonomike, sindikatat dhe shoqatat e tjera, të cilave ligji përkatës u njohu të drejtën e zgjedhjes, sipas parimit korporativ.

Por, me qënë se, prefekti dhe sindikatat janë nën kontrollin e dre-jtëpërdrejtë të partisë fashiste, këshillat komunale zgjidhen, kështu nga elementët përkatës të partisë fashiste. Ose, me ligjin e 4 shkurtit 1926, partia fashiste dhe qeveria e saj (Mussolini) e asgjësojnë autonominë e komunave dhe i shndërrojnë ato në degë të pushtetit shtetëror qën-dror. Në këtë mënyrë ajo i bën edhe komunat vegla të saja, siç i bëri, më parë, organet e pushtetit shtetëror qëndror - qeverinë, parlamentin dhe dhomën. Kështu, ajo krijon një shtet fashist monolit, që vepron në të gjitha hallkat e veta saktësisht dhe pa refuzuar vullnetin e partisë.

Menjëherë, pasi ia arrin kësaj, ajo vazhdon unifikimin e të gjithë jetës qytetare. Në një qarkore për prefektët, Mussolini e paraqet tepër qartë motivin e unifikimit të pushtetit shtetëror duke theksuar se “ Pushteti është një dhe i vetëm. Në se nuk është kështu, shteti çrregullo-het plotësisht.. dmth mohohet njëri nga motivet më të rëndësishme për

Page 121: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

120

triumfin e veprimtarisë fashiste, si në qëndër, ashtu edhe në periferi “ (112-78)

Unifikimi, që fillon në sferën politike, vazhdon më tej në dy drej-time : në jetën shpirtërore të shoqërisë dhe në ekonomi. Por, me qënë se kjo realizohet mbi bazën e parimeve ideologjike dhe organizative të partisë fashiste, është e domosdoshme, që të trajtojmë strukturën dhe parimet e saja.

1. Roli i Partisë Fashiste

Koncepti politik, ndërgjegjia politike dhe vullneti politik janë të mishëruara në personalitetin e Fuehrerit. Mbi bazën e direktivave të tyre dhe konform programit të NSDAP-it, organet e kryesisë imperiale përcaktojnë qëllimet politike të popullit gjerman. Udhëheqësit e im-peratorisë, dmth kryetarët e landeve, mbështesin arteriet organizative të popullit gjerman dhe, atje, këto arterie shkrihen me arteriet e insti-tucioneve shtetërore “ . (89-11)

Për të realizuar këtë udhëheqje, ajo fiton një formë organizative, të centralizuar rreptësisht, ku një anëtar i veçantë është vetëm një ushtar i partisë, i cili duhet të kryejë, pa kundërshtim, urdhërat e një instance më të lartë. “ Si themel i organizatës së partisë është parimi i udhëheq-sisë “ - thekson statuti - Anëtarsia në NSDAP kërkon nënshtrim të plotë të interesave personale ndaj interesave të partisë fashiste. Për një anëtar partie, programi është “ një dogmë “ për të cilën ai s’ duhet të ketë dyshim, kur hyn në parti, por që duhet ta pranojë pa kushte dhe të punojë për të.

Secili në partinë naziste e konsideron destinacionin e saj si një shkollë për t’u nënshtruar. Në të, virtuti më i lartë partiak është nën-

Page 122: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

121

shtrimi dhe kryerja e urdhërave të udhëheqësit partiak përkatës, pa kundërshtim. Besnikëria ndaj partisë, e shprehur në kryerjen e urd-hërave, pa kundërshtim, është cilësia kryesore për t’i shpënë përpara kuadrot partiakë. “ Vetëm një person, që e ka kaluar shkollën e nën-shtrimit në parti, ka të drejtë të zërë poste të larta udhëheqëse në të. Kemi nevojë vetëm për të tillë udhëheqësa, që janë ngritur në rangje nëpunësie, duke u nisur nga ato, më të ultat. Çdo udhëheqës politik, që s’ u përgjigjet këtyre parimeve, duhet të shkarkohet ose të emërohet në një post më të ulët, si kryetar blloku apo kryetar celule për një edukim plotësues “ (89-19)

Në të vërtetë, NSDAP - i bazohet, formalisht, në parimin e vullne-tarizmit. Anëtari i partisë pranohet në të, pa detyrim, gjë që shkruhet në statut,, në mënyrë kategorike. Por duke u bashkuar me shtetin dhe duke u bërë një formalizëm burokratik, nga ku varet fati i qytetarëve të veçantë, partia i shpërndan të drejtat, ofiqet dhe privilegjet, duke e shkelur edhe këtë parim. Fakti që nëpunës mund të bëhet vetëm një anëtar partie, e detyron masën e njerëzve që të hyjnë në parti, dhe të mos kenë më kurajo të dalin prej saj. Veçanërisht i rrezikshëm është përjashtimi nga partia. Ai është më i tmerrshëm, se sa të mbetesh jashtë partisë. Qytetari pa parti e ndjen veten më mirë, në një farë kuptimi, se sa ai që është përjashtuar nga partia. Për shkak të lidhjes intime ndërm-jet partisë dhe shtetit, “përjashtimi nga partia është baraz me humbjen e mjeteve të ekzistencës, me të gjitha rrjedhojat e saj “ (89-392)

Partia, që formohet duke pasur parasysh vullnetin e shtetit, nuk mund të mos i pranojë parimet shekullore të shtetit : burokratizmin, centralizmin burokratik, autoritarizmin, ruajtjen e sekretit, detyrimin dhe dhunën.

Page 123: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

122

Që këtej, vjen edhe pozita jo konseguente e partisë fashiste në rre-thanat e krijimit, prej asaj vetë, të shtetit totalitar. Sipas statutit, formal-isht, ajo ka disa parime. Por parimet e jetës dhe moralit partiak të saj të vërtetë të brëndëshëm janë krejt të tjera, madje të kundërta. Sipas statutit, anëtarësimi është vullnetar, por, në praktikë, ai është i detyrue-shëm. Sepse, a do të jetë apo jo qytetari anëtar partie, varet edhe fakti, a do të zërë ai ndonjë post në hierarkinë shtetërore. Cilësitë në punë, kompetenca, kualifikimi, dalin, kështu në plan të dytë para kërkesës kryesore: a është ky kandidat anëtar i NSDAP-it? Ajo shpall parimin e bindjes, që nazistat e quajnë “ besim “ , por ky parim nuk ka ekzistuar asnjë herë në jetën reale të organizatave partiake të ulta. Në vend të tij, del, shpesh, detyrimi dhe forca brutale. Bile, edhe llogjikisht, një parti që i ka, përmes shtetit, të gjitha mjetet e detyrimit, nuk mund ta përdorë shkëmbimin e lirë të mendimeve dhe diskutimin brënda par-tisë për zgjidhjen e problemeve politike. Këto parime demokratike janë organikisht armiqësore për natyrën e saj sepse aparati i saj bëhet buro-kratik. Pushteti absolut, që ajo e disponon nëpërmjet shtetit, e demor-alizon atë. Prandaj, opozita brënda partisë, diskutimi dhe ndryshimet politike interpretohen si tradhëti dhe dënohem po ashtu, sikurse shte-ti dënon për “ tradhëti’. Me qënë se kryesia qëndrore partiake është edhe kryesi shtetërore, që mban në duar tërë pushtetin shtetëror, ajo e konsideron opozitën kundra saj vetë, si opozitë kundër gjithë partisë dhe shtetit, pra edhe kundër popullit, me të cilin ajo identifikohet fare lehtë. Është ky një mistifikim ideologjik specifik, që i besojnë eprorët burokratë të partisë fashiste. Udhëheqësi epror partiak, që niset nga dogma, specifike për çdo shtet fashist, që udhëheqësi, partia fashiste, shteti dhe populli janë e njëjta gjë, dhe s’ mund të ndahen dot.

Page 124: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

123

P. Togliatti përshkruan një situatë të ngjashme në Partinë Fashiste Nacionale të Italisë, kur në të shfaqen pakënaqësi të brëndëshme par-tiake. “ Për ta zgjidhur detyrën e një partie unike të borgjezisë, fashizmi duhej t’i likuidonte pakënaqësitë në rradhët e veta. Pikërisht atëhere, Mussolini e formuloi qartë qëllimin e ri - “ Të ndryshojmë kuadrot në partinë fashiste “ . Nxorri konceptin, që partia fashiste nuk mundet ta mbajë pushtetin më të njëjtët kuadro, me të cilat ajo e mori atë.

Procesi i betejave kundra kuadrove të vjetra nuk qe i lehtë dhe në vijë të drejtë. Duke i analizuar të dhënat për kryesinë e partisë fashiste, mund të thuhet, që ai përfundoi më 1927. Nga postet udheheqëse të organizatave fashiste lokale u larguan pjesëmarrësit në lëvizje që nga viti 1919 “ (116-66)

Në shtetin fashist, askush s’ është i garantuar nga raprezaliet dhe s’ ka siguri për veten e vet. Kjo ka të bëjë, qoftë me qytetarin e za-konshëm, apo anëtarin e partisë, qoftë me udhëheqësit shtetërorë, ush-tarakë dhe partiakë. Lidhur me këtë, është interesante përgjigjia e von Pappen-it, lidhur me ngjarjet e 30 qershorit 1934. Kur Maxëell - Fife (një akuzues anglez në Gjyqin e Nurembergut) e pyet atë, se përse nuk i kundërshtoi vrasjet që bënte Hitleri, për se nuk tha : “ Nuk dua të jem bashkëkriminel në vrasje, në një vrasje me gjak të ftohtë, një mjet hap-tazi politik “ , duke bërë që të dështojë ay plan kriminal, von Pappen u përgjigj me këtë frazë imponuese : “ Kjo mund të ndodhte, por po ta bëja atë publikisht, me shumë gjasë, do më zhduknin diku, sikurse edhe bashkëpunëtorët e mij “ (63-413)

Në sistemin fashist, partia fashiste, për shkak të bashkërritjes së saj me shtetin, i humbet edhe mbeturinat e fundit të demokratizmit në jetën e vet të brëndëshme. Ajo shndërrohet në një formacion pol-

Page 125: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

124

icor-ushtarak, që i zgjidh të gjitha kontradiktat e veta me një mjet universal - burgun dhe plumbin. Nuk ka kundërshtime, brënda saj, as diskutime politike, as debate publike - aty mbretëron veç një unitet i verbër, një unitet i nënshtrimit dhe i heshtjes, i spiunimit dhe i denon-cimit reciprok. Në vend të demokratizmit, është banditizmi politik, në vend të publicitetit është sekretësia. Kjo parti paraqet një bashkim njerëzish me të njëjtën ide, ku njëjtësia e idesë konsiston në të hequrit dorë nga të menduarit.

Në një rast të tillë, kryesia e partisë nuk mund të përmbyset kurrë nga poshtë, me vullnetin e dëshirën e masës së partisë, siç duhet të qe normale për një parti politike. Historia e fashizmit nuk njeh ndon-jë rast, kur anëtarët e partisë fashiste, në ndonjë vend, ta kenë hequr kryesinë e vet, duke e zëvëndësuar atë me një të re.. Ndryshimet në kryesi kanë ndodhur, zakonisht, me nismë nga lart dhe vetëm në ma-jat. Çdo dëshirë e masës fashiste partiake për të ndryshuar diçka nga poshtë konsiderohet nga eprorët si parashënjë e mosbesimit, e gërry-erjes së themeleve të partisë, gjë që dënohet ashpër. Eprorët partiakë të fashizmit i disponojnë të gjitha mjetet për të kontrolluar dhe dënuar, ndërsa masa e partisë është, absolutisht, pa të drejta. Ajo është e privu-ar nga mundësia për të ndikuar anasjellas mbi partinë. Sepse ajo nuk i disponon as gazetat, për të formuar ndonjë krah ose tendencë politike. Pamundësia parimore për formimin e ndryshimit si tendencë politike dhe opozitë kundra kryesisë, vjen nga fakti, që anëtari i thjeshtë i par-tisë naziste nuk ka shteg drejt gazetave të partisë në rastet, kur nuk është dakort me kryesinë. Atij i japin tribunë, vetëm kur dëshiron të shprehë mbështetjen e vet për kryesinë, duke e lavdëruar atë. Goering, në deponimet e tij, para Gjyqit të Nurembergut, e shpreh qartë dhe çilt-

Page 126: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

125

azi qëndrimin e nazizmit ndaj opozitës politike : “ Ne e mendojmë si të domosdoshme, që të mos tolerojmë ekzistencën e çfarëdo lloj opozite. Në se të gjithë e dinë, që po të veprojmë kundër shtetit, do kalben në kampin e përqëndrimit.., kjo do jetë e dobishme për ne “ (90-60)

Shpirti policor i partisë fashiste ngrihet, veçanërisht qartë, në atë pikë të statutit, ku trajtohen daljet eventuale nga partia. Me dekret spe-cial, statuti vendos, që “ anëtari i partisë s’ ka të drejtë ta braktisë vull-netarisht partinë, se kjo do qe një demonstrim shumë i guximshëm i pavarësisë ndaj saj. Ai mund ta braktisë partinë vetëm për shkak të ndonjë sëmundje të rëndë ose vdekjes. Përjashtohen të gjitha mënyrat e tjera. Në rast se këmbëngul ta lerë partinë, atëhere ai përjashtohet nga vetë partia. Me këtë, theksohet plotfuqia dhe plotmundësia e par-tisë ndaj çdo anëtari të saj. Kjo përputhet me konceptin, që anëtari i veçantë nuk mundet ta ndëshkojë apo dënojë partinë fashiste, duke e braktisur atë, por, e kundërta, partia i ndëshkon anëtarët e vet, të padenjë për emrin e saj.. “ (143-13)

Përveç kësaj, dalja nga partia mund të sjellë në mendimin e papran-ueshëm nga pikpamja e nazizmit, që individi i veçantë mund të jetë i pavarur nga partia, bile edhe ta kundërshtojë atë.

2. Struktura e NSDAP-it

Struktura e NSDAP-it (Partisë Punëtore Nacionalsocialiste Gjer-mane) përcaktohet nga qëndrimi i saj strategjik - sundimi i shtetit dhe i popullit. Për këtë arsye, ajo krijohet sipas parimit teritorial. Imper-atoria ndahet në rajone (Gau ), rajonet në rrethe (Kreis ), rrethet në nënrrethe (Ortsgruppen), nënrrethet në lagje (Zellen), lagjet në blloqe (block). Në krye të çdo njësie qëndron kryetari partiak (Leiter), për-

Page 127: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

126

katësisht : Gauleiter, Kreisleiter, Ortsgruppenleiter, Zellenleiter dhe Blockleiter. Udhëheqësit në kryesinë qëndrore partiake (imperiale ) quhen Reichsleiter (kryetar shteti). Të tillë janë Himmler, Goebbels, Rosenberg, Hess, von Schirach, Lei, Dare, etj. Secili kryetar shteti përg-jigjet për një degë të caktuar në kryesinë imperiale partiake. Për shëm-bull, Gobbels përgjigjet për propagandën, Rosenberg për edukimin ideologjik dhe politik të anëtarëve, von Schirach për punën me rininë, Lei për çështjet organizative, etj.

Në krye të të gjithë partisë qëndron Udhëheqësi (Fuehreri). Vullneti i tij është ligj brënda partisë. Me qënë se, njëkohësisht, ai është edhe kancelar shteti, dmth udhëheqës epror shtetëror, ai emëron zëvëndësin e vet në parti. Partinë e udheheq, praktikisht, ky i fundit, në përputhje me programin e partisë dhe direktivat e Fuehrerit. Në kalendarin par-tiak për vitin 1941, theksohet sa më poshtë për të drejtat e zëvëndësit:

“ Me dekret të Fuehrerit, që nga 21 prilli 1933, zëvëndësi i Fueh-rerit merr pushtet të plotë për të marrë vendime në emër të Fuehre-rit për të gjitha problemet, që kanë të bëjnë me kryesinë partiake. Në këtë mënyrë, zëvëndësi i Fuehrerit është përfaqësues i Fuehrerit me fuqi të plotë të kryesisë së NSDAP-it. Zyra e zëvëndësit është, kështu, zyrë e Fuehrerit vetë. Në fakt, detyra e zëvëndësit është të kryesojë vep-rimtaritë politike kryesore, të japë direktiva dhe të kujdeset që e gjithë puna e partisë të bëhet në përputhje me parimet e nacionalsocializmit. Të gjitha fijet e punës së partisë përqëndrohen në duart e zëvëndësit të Fuehrerit. Atij i takon fjala e fundit për të gjitha çështjet e brëndëshme të partisë dhe gjithë problemet e rëndësihme të ekzistencës së popul-lit gjerman. Zëvëndësi jep direktiva, për të cilat ka nevojë e tërë puna e partisë, në mënyrë që të sigurohet uniteti, vendosmëria dhe fuqia

Page 128: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

127

luftarake e partisë nacionalsocialiste, si bartëse e filozofisë nacionalso-cialiste.

Si shtesë për detyrat e veta si udhëheqës partiak, zëvëndësi i Fueh-rerit ka autorizime të gjëra në sferat e çështjeve të shtetit. Këto autor-izime i japin mundësi atij të marrë pjesë në legjislacionin kombëtar dhe shtetëror dhe në përgatitjen e urdhërave të Fuehrerit. Në këtë mënyrë, zëvëndësi i Fuehrerit e përfaqëson partinë si organizatë që ruan filozof-inë nacionalsocialiste.

Së dyti, zëvëndësi i Fuehrerit, miraton kandidaturat për postet ud-heheqëse në institucionet zyrtare dhe në Frontin e Punës. Së treti, ai siguron ndikimin e partisë mbi qeveritë autonome të nëndarjeve ad-ministrative “ (84-705)

Pra struktura e partisë naziste, nga forma, paraqet një piramidë, në themelet e të cilës qëndron udhëheqësi më i ulët partriak - kryetari i bllokut dhe në majë - Fuehreri. Veç kësaj, themeli i kësaj piramide është shumë i gjërë. Kjo përputhet me të dhënat numerike, të marra nga dokumentat zyrtare të NSDAP-it, për vitet 1935-1939.

Page 129: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

128

Kryetarë 1935 1939

Kryetarë rajonesh 33 41Kryetarë rrethesh 855 808Kryetarë grupesh lokale 21283 28376Kryetarë celulash 55764 89378Kryetarë blloqesh 213737 463048

Çdo udhëheqës ka aparatin e vet - Leitung (kryesinë). Në aparatin e kryetarëve të rajonit dhe të rrethit ka degë : organizative, propagan-de, mësimore, kadrovike, operacionale. Të gjithë bashkëpunëtorët në degë janë nëpunësa. Në përbërje të aparatit është edhe një arkëtar, i cili, me gjithatë, nuk u bindet funksionarëve partiakë përkatës, por direkt arkëtarit të partisë.

Në partinë naziste tërhiqen shumë specialistë për të punuar si “ punetorë nderi “ . Këta janë, kryesisht, juristë, mjekë, pedagogë. Ata trajtohen si punëtorë nderi, sepse janë vullnetarë, dmth nuk marrin shpërblim për punën e kryer në dobi të partisë. Numri i tyre arrinte në 140 000. (89-394)

Çdo instancë partie ka të drejtat dhe detyrat e saja. Pikërisht nëpërm-jet këtyre, brënda piramidës partiake, mund të shihet qartë karakteri burokratik i partisë fashiste, pasi ajo u lidh ngushtë me shtetin.

Në statut thuhet kështu për Fuehrerin: “ Fuehreri emëron ud-hëheqësit e tjerë politikë - kryetarët e rajoneve dhe të gjithë kryetarët politikë, përfshi kryetarët imperialë të Bashkimit të Grave “ Fuehreri ka vetëm të drejta, ai s’ ka detyra. “ (89-9)

Page 130: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

129

Kryetarët e shteteve, në vijën zbritëse, janë shkalla që vjen pas, në hierarkinë partiake. Ata kanë jo vetëm të drejta por edhe detyra, emërohen nga Fuehreri dhe i binden atij personalisht. Pushteti i tyre në parti dhe shtet është shumë i madh. Në “ Almanakun Partiak “ roli i tyre përkufizohet kështu : “ Në kryesinë partiake përqëndrohen të gjitha fijet e organizimit të popullit dhe të shtetit gjerman “ (89-9)

Për kryetarët e shtetit dhe detyrat e tyre, në statutin e NSDAP-it thuhet : “Struktura e kryesisë imperiale është e tillë, që sistemi që i lidh organizatat partiake elementare me kryesinë, jep mundësi që të mir-ren të dhëna për mospërsosmëritë më të imta dhe për ndryshimet në gjëndjen shpirtërore të popullit “

Një detyrë tepër e rëndësishme e kryesisë imperiale është të sigurojë përzgjedhjen e domosdoshme të kryetarëve. Detyra e kryesisë imperi-ale, po ashtu, është të rrënjosëdhe të fusë me energjinë më të madhe ideologjinë naziste në të gjitha sferat e jetës. (89-11)

Akuzuesi amerikan Staury mendon, se “ aparati i kryesisë së shtetit siguron një bashkërendim të përsosur në punën e aparateve partiakë dhe shtetërorë “ (89-9)

Kryetari i rajonit, që është një instancë pasuese e asaj imperiale, nuk u nënshtrohet kryetarëve të shteteve, por direkt Fuehrerit. Për të, në “ Librin Organizativ të NSDAP-it “ shënohet: “ Kryetari i rajonit i nën-shtrohet direkt Fuehrerit. Kryetari i rajonit ka përgjegjësi të plotë para Fuehrerit për atë rajon, që i është besuar atij.. (89-13) Kryetari i rajonit, bashkë me aparatin e vet, si dhe kryetarët e degëve, duhet të sigurojë udhëheqjen e partisë naziste në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe partiake, të bashkërendojë veprimet e partisë dhe të degëve të saj, të

Page 131: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

130

forcojë ndikimin e vet ideor dhe politik mbi njerzit e një rajoni të cak-tuar. “

Kryetari i grupit lokal i nënshtrohet kryetarit të rrethit, por atë nuk e emëron Fuehreri, por kryetari i rajonit përkatës.

Nënrrethi, që kryesohet nga kryetari lokal i grupit, përfaqëson një ose disa komuna, ndërsa në qytete, një pjesë më vete të qytetit.

Kryetari i celulës është një hallkë ndërmjet kryetarit të grupit lokal dhe kryetarit më të ulët partiak - atij të bllokut. Zakonisht, ai mban përgjegjësi për 4 ose 8 lagje dhe realizon kontrollin dhe vëzhgimin e kryetarëve të blloqeve. Misioni i tij, thuhet në statut, është në përputhje me misionin e kryetarit të bllokut.

Kryetari i bllokut është i detyruar t’i këshillojë vazhdimisht anëtarët e partisë për detyrat e tyre të pandërprera lidhur me shtetin dhe pop-ullsinë. Ai është i detyruar të ketë një kartotekë për të gjitha ekonomitë shtëpiake (kryefamiljarët). Kryetari i bllokut transmeton urdhëra, merr dhe transmeton gojarisht urdhëra dhe instruksione. Ai mund ta përdori formën me shkrin të instruksioneve, vetëm në rast se kjo është absolutisht e domosdoshme. Po ashtu, gojarisht, kryetari i bllokut bën propagandë naziste. Ai duhet të merret me problemet, që lidhen me të kuptuarit jo korrekt të inisiativave të qeverisë nacionalsocialiste dhe t’i sqarojë me korrektësi ato “ (89-16)

Sa më lart që të qëndrojë udhëheqësi partiak në sistemin e hier-arkisë partiake, aq më i gjërë bëhet pushteti i tij, si në sferën partiake, ashtu edhe në atë shtetërore. Në se kryetari i bllokut, kryetari i celulës dhe kryetari i grupit lokal kanë një pushtet vetëm mbi anëtarët e par-tisë në njësitë gjeografike përkatëse, udheheqësit më të lartë partiakë - kryetarët e rretheve dhe ata të rajoneve - veç kësaj, kanë pushtet edhe

Page 132: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

131

mbi njerzit pa parti. Kompetenca e tyre përhapet në tërë jetën sociale. Ata kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin politik për qytetarët pa parti, për organet shtetërore dhe organizatat e masave.

Kuptohet, udhëheqësit më të ulët nuk e kanë këtë të drejtë, formal-isht.Por ata japin të gjitha informatat për qytetarët e veçantë, sepse in-stanca më e lartë nuk mund t’i marrë gjetkë këto.

Prandaj, ata njihen edhe si “ udhëheqës politikë “ ose “ trupi ud-hëheqës politik.”

Partia fashiste italiane dhe “ Falanga Spanjolle “ , po ashtu, janë kri-juar duke marrë në konsideratë udhëheqjen politike të shtetit dhe të shoqërisë qytetare. Kjo mund të shihet në larminë e degëve pranë krye-sive qëndrore të tyre. Pranë sekretarit të përgjithshëm të partisë fash-iste në Itali, për shëmbull, janë këto zyra : sekretaria politike; sekretaria administrative; shoqatat e pavarura; shtypi, propaganda; organizatat rinore; fashiot e grave; bashkimi i familjeve të fashistëve dëshmorë; bashkimi i studentave universitarë. Sekretariati politik kontrollon vep-rimtarinë e bashkimeve të mëposhtëme : të mësuesve fashistë, të heku-rudhorëve fashistë, të punonjësve fashistë të postë-telegrafës, realizon komunikimin me komandën e milicisë vullnetare për sigurimin kom-bëtar, me sekretarinë kryesore fashiste për vendet e huaja, me kryetarët e konfederatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, me kryetarin e bash-kimit kombëtar të kooperativave.

Sekretari i federatave provinciale kryeson këto organizata : feder-atën e bashkimeve të pavarura, federatën partiake, organizatën e rinisë, fashiot e grave, dhe realizon komunikimin me senatorët dhe deputetët fashistë në provincë,me komandën e milicisë fashiste në provincë, me

Page 133: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

132

organizatat e sindikatave, me ato të kooperativave dhe të gjitha organi-zatat e tjera partiake. (112-84)

Po kështu, janë gjithëpërfshirëse degët në aparatin e Falangës : “ Politika e jashtëme, arsimi kombëtar, gazetat dhe propaganda, gruaja, çështjet sociale,sindikatat, rinia, veteranët e luftës, ish robërit e luftës, drejtësia,dhe të drejtat,mjetet e komunikimit dhe transporti, financa, administrata,informimi dhe kërkimi “ (26-83)

Fakti që partia fashiste formohet duke marrë në konsideratë qeveris-jen e shtetit dhe të gjithë jetës sociale, i përkufizon më tej parimet e saj organizative, ku kryesori është centralizmi burokratik.

Këtë të fundit, mund ta paraqesim kështu: a) nënshtrim, pa kushte, i instancës më të ulët ndaj asaj më të lartë b) emërim i funksionarëve më të ulët nga ata më të lartë, përkatësisht edhe i organeve më të ulta nga ato më të larta .

Në vitin 1922, duke iu përgjigjur frikësimeve për shkak të rritjes së partisë, Mussolini e përshkruan shkurtimisht karakterin e saj kështu: “ Shumë adeptë mund ta dëmtojnë partinë e polemikëve, por jo partinë e organizuar të ushtarëve, si partia jonë. Disiplina jonë politike është edhe disiplinë ushtarake. Rekrutët tanë të rinj duan të luftojnë e jo të diskutojnë. Edhe sindikatave ne s’ u premtojmë shumë lumturi. Ne do t’ i mbrojmë arritjet e punëtorëve, por në se është e domosdoshme, do të kërkojmë edhe flijime “ . (17-100)

Staraçe, që gjatë viteve 30 të është sekretar i partisë fashiste, ishte i mendimit, që pikërisht për t’i disiplinuar italianët, duhet t’i futësh ata në parti. Jo rastësisht, në tetor 1937, partia fashiste numëron më tepër se 2 000 000 anëtarë, dhe bashkë me organizatat e nënshtruara prej saj - 10 000 000. (44-111)

Page 134: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

133

3 Përfshirja totale e popullsisë në organizatat e dekretuara

Për ta shtrirë kontrollin e partisë fashiste në tërë shoqërinë civile, regjimi i regjistron ata në organizatat e masave, që janë nën kontrollin e plotë të partisë. Kuptohet, partia fashiste nuk mund të kontrollojë çdo qytetar në veçanti. Kjo s’ është e mundur fizikisht. Por ajo bëhet e mundur realisht, në se masa shumëmilionëshe e qytetarëve organizo-het në ndonjë nga organizatat publike, nën kontrollin e partisë. Kështu, partia fashiste kontrollon çdo qytetar të veçantë nëpërmjet organizatës së masave, ku ai është anëtar. Organizata e masave bëhet një vazhdim i partisë sunduese, ose, gjë që është njësoj - e shtetit, sepse partia fashiste dhe shteti janë të pandashëm në atë shoqëri civile. Duke pasur para-sysh moshën, seksin dhe profesionin e qytetarëve, organizatat e masave adoptojnë ideologjinë e partisë fashiste për interesat dhe mundësitë e tyre. Kjo politikë është një moment, ekskluzivisht i rëndësishëm në kri-jimin e shtetit totalitar, i cili s’ mund t’i tolerojë qytetarët e lirë, të pa-varur nga ai vetë. Pasi u ka marrë liritë qytetare dhe politike, ai dëshi-ron t’i shndërrojë ata në instrumenta të nënshtruar qëllimeve të tij, të paaftë të rezistojnë. Prandaj, shtetin fashist totalitar mund ta trajtojmë si një “ shoqëri të organizuar “ .

Nazistat nisën ta realizojnë këtë program që të nesërmen e mar-rjes së pushtetit. Në vend të organizatave të vjetra të masave (që nga koha e Republikës së Ëeimarit), që ata i shpërndanë, krijuan të reja, më masive, duke i vënë ato plotësisht nën kontrollin e vet. Në vend të sindikatave të lira, u themelua Fronti Gjerman i Punës, në vend të organizatave të shumënumurta rinore, - “ Hitlerjungen “ , dhe, në vend të organizatave fëminore në shkolla-organizata e bashkuar “ Jungvolk “ (“ Populli i ri “).

Page 135: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

134

Në të njëjtën kohë, nazistat krijojnë bashkime të reja: Lidhjen Na-cionalsocialiste të ish anëtarëve të Korporatës së studentave Gjermanë, Bashkimin e Grave Gjermane, Shoqatën e Studentave Gjermanë, Bash-kimin Gjerman të Profesorave Universitarë, Lidhjen Nacionalsocialiste të Juristëve, Shoqatën e mekanikëve Gjermanë, Shoqatën Nacionalso-cialiste të Mjekëve, Shoqatën Nacionalsocialiste të Mësuesve, Shoqatën Imperiale të Nëpunësve Civilë, Shoqatën imperiale “ Familja Gjermane “ , Organizatën e Viktimave të Luftës, etj.

Këto organizata masash përfshijnë të gjithë qytetarët gjermanë, sa nuk mbetet asnjë qytetar në teritorin e Rajhut jashtë sistemit të organi-zatave naziste të masave.

Vetëm Fronti Gjerman i Punës numëron më 1939 gjithsej 23 000 000 anëtarë, kundrejt 6 000 000 anëtarëve të sindikatave më 1933. “ Hitlerjungen “ po atë vit kishte 8000 000 anëtarë, etj. Të gjitha organi-zatat e masave nuk kanë programe të veta, por ato njohin dhe konsid-erojnë programin e partisë naziste, formohen mbi parimet organiza-tive të saj: udhëheqësinë, nënshtrimin, hierarkizmin, etj.

Në këtë rast, kryetari i shtetit, Robert Lei, në deklaroi para kongresit të Frontit Gjerman të Punës, më 13 shtator 1936 : “ Unë e dija që mjetet organizative, të realizuar nga partia, mund të sjellin rezultate të mira vetëm atëhere kur do të kompletohen me organizimin e popullit..De-tyra ime si kryetar shteti i partisë dhe si udhëheqës i Frontit Gjerman të Punës është përsosshmërisht homogjene. Me fjalë të tjera, gjithçka që kam bërë, e kam bërë si kryetar shteti i organizatës së partisë. Fronti Gjerman i Punës duhet të organizohet mbi bazën e parimit teritorial, siç është bërë me partinë “ (89-35)

Page 136: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

135

Partia fashiste e siguron drejtimin e saj të drejtpërdrejtë mbi orga-nizatat e masave, duke veçuar nga rradhët e tyre udhëheqësit politikë. Në krye të çdo organizate masash qëndron një anëtar i shquar i par-tisë naziste : në krye të Shoqatës së Mekanikëve Gjermanë është Speer, të Shoqatës Nacionalsocialiste të Mjekëve-Konti, të Shoqatës Nacio-nalsocialiste të Mësuesve-Ëexler, të Lidhjes Nacionalsocialiste të Ju-ristëve-Tirack, etj.

Udhëheqja e partisë mbi organizatat e masave është, në këtë mënyrë e siguruar dyfish. Jo vetëm udhëheqësit e saj eprorë janë anëtarë par-tie, nazistë të shquar, por edhe udhëheqësit e nënndarjeve më të ulta, janë të gjithë anëtarë partie. Kjo duket, më së miri, në marrëdhëniet e partisë naziste me Frontin Gjerman të Punës, dmth, ndërmjet partisë -ushëheqëse dhe organizatës më masive (23 milion anëtarëshe). Në statutin e NSDAP-it thuhet : “ Organizata e bërthamave të NSDAP-it në uzina paraqet një bashkim të udhëheqësve politikë të NSDAP-it në rradhët e Fronti Gjerman të Punës. Këto bërthama janë bartëset e pari-meve organizative në frontin Gjerman të Punës. Të drejtat dhe detyrat në këto bërthama i ka Fronti Gjerman i Punës. Udhëheqësit politikë, që u transferuan nga këto bërthama në Frontin Gjerman të Punës, sig-urojnë edukimin ideologjik në rradhët e Frontit Gjerman të Punës në frymën e nazizmit “ (89-43, 44)

Në një njësi të përcaktuar teritoriale, për shëmbull, rajoni (Gau ), udhëheqësi partiak, përkatësisht kryetari i rajonit, është udhëheqësi politik më i lartë. Ai është bartës i pushtetit, ose, siç thuhet në statutin e NSDAP-it, udhëheqësi partiak më i lartë.

Udhëheqësit e organizatave të masave në teritorin e rajonit, si anëtarë partie që janë, gjithashtu, i nënshtrohen atij.

Page 137: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

136

Pa lejen e udhëheqësit partiak epror, udhëheqësit e organizatave të tjera të masave nuk mund të marrin vendime që kanë një vlerë të rëndë-sishme shtetërore dhe politike. Në një dekret të Hess-it - zëvëndësit të Fuehrerit-më 15 tetor 1934, thuhet : “ udhëheqja politike në kuadrin e partisë dhe përfaqësuesi i saj politik në organizatat shtetërore e të tjera, që s’ bëjnë pjesë në përbërjen e partisë, bie ekskluzivisht mbi përfaqë-suesit e pushtetit, dmth mbi mua, mbi kryetarët e shtetit, kryetarët e rretheve dhe kryetarët e grupeve lokale..

Funksionarët e degëve të organizatave partiake, ashtu sikurse kryetarët e shtetit, kryetarët e degëve, etj, gjithashtu udhëheqësit e SA-ve, SS-ve, “ Rinia Hitleriane “ dhe organizatat e tjera të nënshtruara, nuk mund të bëjnë asnjë marrëveshje për lidhje të karakterit politik me organet shtetërore e të tjera, pa lejen e udhëheqësve partiakë eprorë“ (89-21)

Në statutin e partisë naziste shënohet: “ Udhëheqësi partiak epror ka përgjegjësi për situatën politike në zonën e vet. Udhëheqësi I SS-ve në këtë zonë duhet t’u bindet direktivave të udhëheqësve partiakë eprorë lidhur me këtë. Udhëheqësi partiak epror është përfaqësuesi më epror i partisë në të gjitha organizatat, që ndodhen në zonën e tij. Ai mund t’i përdorë detashmentet SA, që ndodhen në zonën e tij, nëpërmjet ud-hëheqësve përkatës të SA-ve, në se ato janë të domosdoshëm për real-izimin e detyrave të tij politike. Udhëheqësi partiak epror u jep detyra detashmenteve SA..

Në se udhëheqësi partiak epror ka nevojë për një numër më të madh anëtarësh SA për të kryer detyra të karakterit politik, se sa ka ai në dispozicion, në zonën e vet, ai mund t’i drejtohet një udhëheqësi më

Page 138: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

137

të lartë, i cili, me të drejtën e vet, mund të përdorë anëtarët e detash-mentëve SA në zonë n e vet “ 89-20)

Sipas statutit, “ udhëheqësi politik ka të drejtë të përdorë “ Hitler-jugend “ në po atë mënyrë, sikurse SA-të për të zhvilluar veprimtari politike.

Për të emëruar udhëheqësit e “ Rinisë Hitleriane “ degët e “ Rinisë Hitleriane “ janë të detyruara të marrin pëlqimin e udhëheqësit partiak epror të zonës së vet. Në këtë mënyrë, udhëheqësi partiak epror mund të mos lejojë emërimin e kryetarëve të papërshtatshëm, për udheheq-jen e rinisë. Në se nuk merret pëlqimi i tij, ai mund ta anullojë emërim-in, po të dojë “ (89-20)

Për autorizimet dhe detyrat e udhëheqësit partiak epror, në statutin e NSDAP-it ka edhe këto vërejtje; “ Në zonat e veta, udhëheqësit par-tiakë eprorë kanë të drejta politike sovrane. Ata përfaqësojnë partinë në teritorin e vet. Udhëheqësit partiakë eprorë i vëzhgojnë të gjithë funksionarët partiakë në zonën e vet dhe përgjigjen për disiplinën e tyre..

Udhëheqësit partiakë eprorë qëndrojnë mbi të gjithë udhëheqësit politikë, kryetarët, etj në një rajon të caktuar. Ata kanë të drejta të veçanta për të marrë vendime të pavarura.

Udhëheqësit partiakë eprorë nuk duhet të jenë nëpunësa admin-istrativë dhe ata janë të detyruar të mbajnë, gjithnjë, kontakte me ud-hëheqësit politikë të popullsisë në zonën e vet. Udhëheqësit partiakë eprorë mbajnë përgjegjësi për kontrollin dhe vëzhgimin përkatës të gjithë qytetarëve në zonën e vet. Partia synon të arrijë një gjëndje të tillë, kur çdo gjerman të mund ta gjejë rrugën për te partia “ 89-17)

Page 139: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

138

Për të realizuar, praktikisht, udhëheqjen partiake, udhëheqësit par-tiakë eprorë janë të detyruar, periodikisht, të zhvillojnë konsultime, konferenca, apo seminare.

Fakti që organizatat e masave udhëhiqen ose, më saktë janë nën kontrollin e partisë fashiste, e cila sundon me monopol, i bën ato for-male, pashmangësisht. Gjithçka rezulton nga fakti, që partia naziste, që i udhëheq ato, identifikohet me shtetin. Përmbajtja e kësaj udhëheqje reduktohet në futjen e interesave të shtetit fashist, por jo të anëtarëve të organizatës përkatëse. Këto interesa qëndrojnë, me çdo kusht, përmbi interesat e qytetarëve, të bashkuar në organizatën përkatëse të masave.

Në këtë mënyrë, organizatat e masave degradojnë plotësisht dhe shndërrohen në organizata formale, në një instrument të shtetit kundër punëtorëve.

E gjitha kjo ndryshon rrënjësisht pas daljes së Frontit Gjerman të Punës. Së pari, ideologjia partiake nuk pranon asnjë kundërti mid-is interesave të shtetit dhe anëtarëve të organizatës. Grevat, bojkotet, demonstratat ndalohen rreptësisht me pretekstin, që ato drejtohen kundra popullit gjerman dhe vetë Gjermanisë. Sipas ideologjisë fash-iste, populli, partia, shteti, atdheu dhe udhëheqësi janë të lidhur mid-is tyre pandashmërisht. Dhe, nëse dikush ngrihet kundër cilësdo nga këto hallka, automatikisht ai prek tërë zinxhirin. Në se një grevë drej-tohet kundër politikës shtetërore të çmimeve, sipas logjikës naziste, ajo godet atdheun dhe popullin. Rrjedhimisht, në emër të popullit dhe të atdhëut, ajo duhet shpartalluar pa mëshirë.

Në një instruksion special për luftën kundër grevave, theksohet; “ Është e domosdoshme të marrim në konsideratë, se gjatë realizim-it të planit katër vjeçar, mund të vijnë kohë të trazuara..Shpartallimi,

Page 140: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

139

pa mëshirë, i provës së parë të protestës, është mjeti më i mirë për të parandaluar protesta të përsëritura dhe në shkallë të gjërë dhe, që “vetëm armiqtë mund të jenë të interesuar për greva “ (103-127) Se në ç’ gradë i është nënshtruar Fronti Gjerman i Punës partisë naziste dhe shtetit nazist dhe në ç’ mënyrë ata e trajtojnë atë, si organizatën e vet, pa dorashka, tregojnë fjalët e mëposhtëme të Goeringut, të thëna në tetor 1938, lidhur me realizimin e planit katërvjeçar : “ Dëshirat e Frontit Gjerman të Punës tash mbeten plotësisht në plan të dytë.. Puna me tre turne është e vetëkuptueshme “ 103-180)

Karakteri formal i Frontit Gjerman të Punës duket, jo vetëm në deklaratat e udhëheqësve nazistë, jo vetëm në sferën e ideologjisë, por edhe në politikën reale ekonomikë të saj.

“Ligji për mbarëvajtjen në Punën Kombëtare “ i heq komitetet e punëtorëve të fabrikave dhe uzinave, të formuara gjatë Republikës së Ëeimarit dhe, në vend të tyre, formon të ashtuquajturat “ këshilla të të punësuarve “ . Varësisht nga numri i punëtorëve dhe i nëpunësave, ato përfshijnë 2-10 anëtarë. Kandidaturat për “ këshillin e të punësuarve “ paraqiten vetëm nga drejtuesi i ndërmarrjes, së bashku me kryetarët lokalë partiakë nazistë. Kandidati, duhet të provojë, më parë, se është i gatshëm gjithnjë të ndërhyjë aktivisht për partinë naziste. Në emër të frontit Gjerman të Punës, shteti fashist arriti t’i bujkrobërojë punëtorët në kushte të turpshme për shekullin XX. Në shkurt të vitit 1935, u fu-tën librezat e punëtorëve, ku regjistrohen të dhëna të sakta për vendin e punës, vendbanimin, etj. Punëtori nuk mund të kalojë në një punë më të leverdisshme, sepse atij s’ i lejohet të ndërrojë vendbanimin. Ai s’ mund ta braktisë punën e vet pa lejen e drejtorisë së ndërmarrjes përkatëse., sepse atë s’ do ta pranojnë askund, në se në librezën e tij nuk

Page 141: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

140

është shënuar, kategorikisht, që ai e lë ndërmarrjen e vjetër me lejen e drejtorisë së saj.

Në këtë mënyrë, shteti totalitar fashist e kthen shoqërinë prapa tra-ditave të epokës borgjeze liberale, duke hequr lirinë e punës - fitoren e parë dhe më të rëndësishme të demokracisë, pas rënies së feudalizmit, duke futur, përsëri, detyrimin jashtëekonomik (politik) te njerëzit e punës.

Lidhur me këtë, sistemi korporativ, krijimin e të cilit, fashizmi ital-ian e konsideron një “ krenari të justifikuar “ të veten, (Mussolini: “ Shteti korporativ është një organizatë karakteristike dhe një krenari e justifikuar e revolucionit fashist “) (10-53), është më e përsosur. Në të 12 konferencat e punëtorëve dhe të punëdhënësve, ai e përfshin të gjithë shoqërinë qytetare (industrinë, bujqësinë, tregtinë, transportin detar, ajror, hekurudhor, lumor, bankat ), përfshi profesionet e lira, që formojnë konfederatën e trembëdhjetë. Karakteri gjithëpërfshirës i sindikatave, u arrit, në fakt, nëpërmjet anëtarësimit të detyrueshëm në to.

Shoqatat e panjohura nga shteti nuk mund të ekzistojnë, sepse ato janë kundër shtetit, sipas parimit: “ Kush s’ është me ne, është kundra nesh “ .

Sipas Mussolinit, “ grevat duhet t’i fusim në arkivin e historisë “ . (112-144)

Që shteti ka një pushtet të plotë mbi sindikatat dhe sistemin korpo-rativ, konfirmohet edhe nga fakti, që Këshilli Kombëtar i Korporatave, që është prej 20 marsit 1920, organ konstituiv i shtetit, kryesohet nga kryetari i qeverisë. Si kryetar partie, ai është, juridikisht, edhe kryetar i organit korporativ epror.

Page 142: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

141

Fashizmi italian është, në fakt, një shëmbull tipik për atë, se si par-tia, që ka uzurpuar aparatin shtetëror, me këtë të fundit, e nënshtron shoqërinë.

“ Sindikatat Vertikale “ të Falangës Spanjolle janë vetëm një kopje e sistemit korporativ fashist në Itali. Dallimi është vetëm se, ndërsa në Itali sindikatat janë të lidhura më drejtpërdrejt me shtetin, në Spanjë “ Sindikatat Vertikale “ janë nën kontrollin e drejtëpërdrejtë dhe inspek-timin e falangës. Kuptohet, edhe këtu sistemi i sindikatave shtetërore ka një motivim “ juridik “ përkatës nga ana e shtetit, ashtu sikurse edhe partia fashiste (Itali) ka në aparatin e vet një degë “ Korporatat “ . Por në rrethanat, që Falanga, shpesh, është e detyruar të luftojë për heg-jemoni në shtet kundër dy forcave të tjera-kastës ushtarake dhe klerit katolik - e bënë atë t’i mbajë direkt pranë vetes “ Sindikatat Vertikale “ , si një mbështetje dhe si një mjet masiv.

Por, cilado qofshin dallimet në krijimin e organizatave të masave në të tre shtetet fashiste, parimi është i njëjtë-totalitarizmi.

Sipas dokumentave origjinale, me organizimin e rinisë në një or-ganizatë të vetme, partia fashiste synonte jo vetëm ta përfshintë atë, si pjesë e popullsisë qytetare, por edhe ta kontrollojë. Ajo e konsideron organizatën rinore fashiste, një mjet për edukimin e brezit të ri me fry-mën e besnikërisë dhe të vetëmohimit për çështjen e fashizmit dhe, njëkohësisht, një rezervë të pashtershme nga ku NSDAP-i do t’i merrte forcat e reja për të kompletuar aparatet e shtetit dhe të partisë.

Një organizatë formale e tillë në Gjermani ishte “ Hitlerjugend “ , me 8 milionë anëtarë, që vinte e dyta, për nga madhësia, pas Frontit Gjerman të Punës. Qëllimi që shtronte ajo, pasi i shpërndau organi-zatat e tjera rinore, ishte përfshirja e tërë rinisë gjermane, dhe duke

Page 143: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

142

tërhequr edhe pjesën e paorganizuar të rinisë. Detyrë kryesore kishte edukimin e brezit të ri me ideologjinë e partisë dhe të shtetit nazist, me “ besimin fashist “ (Mussolini). Ashtu sikurse organizatat e tjera të masave, ajo s’ ka program tjetër, veç atij të partisë naziste, për të cilin ajo punon me zell.

“ Rinia Hitleriane “ është e bindur, tanimë, që askush s’ mund t’i dalë kundra asaj. Programi ynë i edukimit në shkollat e shkallëve të ndryshme, më tej, është bashkëvendosur tashmë me tendenca të tilla antikristianiste dhe antiçifute, sa që brezi i ri do të jetë i mbrojtur ndaj intrigantëve me velodonë të zinj “ (84-701)

Për të rrënjosur ideologjinë e nazismit në mëndjen e rinisë gjer-mane, “Hitlerjugend “ ndërmerr edhe veprime më speciale. Pranë saj, hapen kurset “ Adolf Hitler “ , ku mund të hyjnë anëtarët më të dalluar dhe më të sprovuar të “ Jungvolk “ , seksioni më i ulët i “ Hitlerjugend“. (84-700)

Udhëheqësit e NSDAP-it e konsiderojnë “ Hitlerjugend “ një rezervë nga ku partia nxjerr plotësimet për kuadro për aparatin e shtetit. Në partinë naziste hyjnë vetëm ata anëtarë të “ Rinisë Hitleriane “ të cilët janë dalluar në raportin politik dhe ata, që janë treguar të aftë për punë organizative. Këta i dërgojnë në kursin e lartë të partisë, “ Adolf Hit-ler“, ku pasi e kryejnë atë, punojnë në organet drejtuese të aparateve të partisë dhe të shtetit.

“Udhëheqësit nazistë synonin, nga ana e tyre, t’i përfshinin ud-hëheqësit e “ Rinisë Hitleriane “ , që kanë mbaruar kursin e plotë edu-kativ, në kryesitë partiake, duke u dhënë mundësi atyre të fitojnë për-vojë politike “ (84-702)

Page 144: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

143

Hitleri vetë, i atribuonte një vlerë të madhe edukimit të rinisë gjer-mane në frymën e nazizmit. Ai, vazhdimisht, e lidhte fatin e nazizmit me suksesin e punës edukative.

“ Ne duhet të jemi edukatorë të palëkundur..Unë do ta nis veprim-tarinë time arsimore të madhe me rininë. Ne, pleqtë, jemi të papër-shtatshëm. Ne s’ kemi më instikte të egra. Jemi pa kurajo dhe senti-mentalë. Po, rinia ime e mrekullueshme! A ka gjë më të bukur në botë, se sa ajo ? Pa vështro vetëm këta djem dhe vajza të reja. Çfarë mate-riali njerëzor! Unë do ta ndërtoj botën me ta..Pedagogjia ime është e brishtë. Punoj me çekiç, duke hedhur tutje gjithçka të butë e delikate. Do të rrisim një rini të tillë, që bota të dridhet para saj. Një rini të fortë, të urdhërueshme, guximtare dhe të egër. Kështu e dua atë! Ajo do të dijë si t’i përballojë vështirësitë. S’ dua që te ajo të ketë ndonjë gjë të dobët, ndonjë gjë të thyeshme...Do ta stërvisim atë me ushtrime fizike. Që, në rradhë të parë, ajo të jetë e fortë. Kjo është gjëja më e rëndë-sishme! “ (52-37)

Karakteri formal i “ Hitlerjugend’ shfaqet në faktin, se ajo është një organizatë rinore monopol, që u bë aq masive me ndihmën e shtetit. Para se Hitleri ta merrte pushtetin, ajo numuronte më pak se 300 000 anëtarë. Menjëherë pas kësaj, ajo arriti në 8 milionë, pasi i shpërndanë organizatat e tjera rinore duke gëlltitur anëtarësinë e tyre. Von Schi-rach, shpërndau, me një urdhër, shtatë organizata rinore, përfshi këtu edhe atë të skoltistëve.

Me Ligjin për Rininë Gjermane, të dhjetorit 1936, “ Hitlerjugend “ u shpall organizata e vetme rinore në Gjermani, e cila ka të drejtë ta orga-nizojë e ta edukojë rininë. Nuk lejohet asnjë organizatë tjetër rinore. “ E gjithë rinia gjermane - thuhet në këtë ligj - futet në organizatën “ Rinia

Page 145: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

144

hitleriane “ . Veç familjes dhe shkollës, rininë gjermane do ta edukojmë fizikisht, nga ana intelektuale dhe morale, në frymën e nazismit, që t’i shërbejë popullit dhe shoqërisë së vet. Dhe gjithçka realizohet me anë të “ Rinisë Hitleriane “ . Detyra për ta edukuar rininë gjermane duke e anëtarësuar atë në organizatën “ Rinia hitleriane “ i është ngarkuar udhëheqësit imperial të rinisë gjermane pranë NSDAP-it “ . (84-699)

Karakteri thellësisht formal i “ Hitlerjugend “ evidentohet më tepër në lidhjet e saj me institucione shtetërore reaksionare të tilla si policia : (SS dhe SA) dhe me ushtrinë. Ajo merr kryesinë mbi forcat e arma-tosura për të rekrutuar mijëra anëtarë të saj në ushtri. më 1938, “ Hit-lerjugend “ dërgon në flotën ushtarake detare 45 000 të rinj, në trupat e motorizuar të ushtrisë-60 000, në flotën ajrore ushtarake-75 000, ndërsa 200 000 anëtarë mbarojnë kursin e rregullt për qitje me pushkë të kalibrit të vogël, nën drejtimin e 7000 instruktorëve. Stërvitja ush-tarake e rinisë në të gjitha format e saj është diçka e vetëkuptueshme. Në kursin e udhëheqësve të “ Hitlerjugend “ , veçanërisht në dy kurset imperiale, bëhen ushtrime për qitje dhe përgatitje sportive në kushtet e betejës. (88-298)

Militarizimi i “ Hitlerjugend “ shfaqet edhe në tingujt e këngëve të tij ; “ A e shihni agimin në lindje? “ - popullore në rradhët e SA gjatë viteve 1923-1924, dhe më pas, në “ Hitlerjugend “ , “ Flamuri i lyer me gjak “ , “ Marshi në mbarë Tokën “ , “ Trumpetat gjëmojën në mbarë Dheun “ - e krijuar nga von Schirach vetë. Ja, për shëmbull, përmbajtja e këngës : Përpara, përpara, këngë luftarake e rinisë. Jemi ushtarët e ar-dhëshëm. Gjithë sa janë ata kundër nesh do rëzohen nga grushtet tanë. Prijës, ty të përkasim ne! “

Page 146: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

145

Deri në ç’ gradë “ Hitlerjugend “ e ven, me përkushtim, fatin e 8 milionë anëtarëve të vet, në duart e partisë naziste (rrjedhimisht edhe të shtetit), duke iu nënshtruar, pa kushte, direktivave dhe udhëheqjes së saj - mund të gjykohet nga kjo deklaratë e von Schirach-ut : “ “ Hit-lerjugend “ e quan të domosdoshme ta bëjë partinë përgjegjëse, që në fillim, për udhëheqjen dhe organizimin e përgatitjes ushtarake “ . (88-307)

Fati i “ Hitlerjugend “ e ilustron mjaft kundërtinë e organizatës rinore masive formale, të bindur ndaj shtetit, që i shërben atij, nga njëra anë, dhe organizatës amatore, të lirë nga kujdestaria shtetërore, nga na tjetër.

Por, me qënë se sistemi totalitar fashist mishëron bashkërritjen e partisë fashiste me shtetin, nuk mund të ketë në të organizatë masive rinore të lirë.

Koncepti themelor ideologjik i nazizmit, që konsideron krijimin e organizatave të masave, është i tillë, që jo vetëm të gjithë qytetarët duhet të përfshihen “ vullnetarisht “ në sistemin e organizatave e shoqatave masive, por, veç kësaj, ata duhet të organizohen, gjithash-tu, sipas parimit të moshës. Që në moshën më të hershme, individi duhet të përpunohet ideologjikisht, në mënyrë që të menduarit e tij të unifikohet njëzëshëm me nocionet dhe kategoritë e partisë fashiste. Fëmijtë, nga mosha 10-14 vjeç, të ashtuquajturit “ bartës të stilit kom-bëtar “ , (88-322) anëtarësohen në organizatën “ Jungvolk “ (Populli i ri). Mënyra unifikuese e të menduarit gjen një shprehje të jashtëme në uniformimin e veshjeve : këmishë të errët, kravatë, pantallona të shkurtëra. Djemtë e rritur e gjejnë veten te “ Hitlerjugend “ , ndërsa vajzat në Shoqatën e Vajzave Gjermane, ku ata rrinë deri në moshën 18

Page 147: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

146

vjeç. Pas kësaj moshe, të rinjtë dërgohen në kampet e punës ku duhet të kryejnë shërbimin e punës. Gjer në fillim të luftës, atje kaluan më se 2 500 000 të rinj dhe rreth 300 000 të reja. Ata ndërtonin autostrada, ura, fortifikata në kufi. Pas kampeve, ata shkojnë ushtarë për dy vjet në kazerma, që nga dërgohen në detashmentet e gardës ose vullnetarë, ose në organizata të tjera të partisë naziste, për shëmbull në frontin e Punës.

Më pas, gjatë luftës, kjo skemë ndryshon pak, sepse i kushtohet rel-ativisht më pak vëmëndje detyrës së shërbimit të punës. Kemi, si rezu-ltat:

1. Nga 10-14 vjeç - në “ Jungvolk “ 2. Nga 14-18 - në “ Hitlerjugend “ 3. Nga 18-20 - në organizatat e tjera partiake, si SA, SS, në korpuset

automobilistike dhe ajrore.4. Nga 20-21 - në Frontin e Punës.5. Nga 21 - 23 - në ushtrinë e rregullt për shërbim ushtarak.6. Pas 23 - në organizatat e ndryshme të sistemit nazist, përfshi këtu

NSDAP-in.

Të njëjtën tabllo paraqesin organizatat e dekretuar në Italinë Fash-iste. Atje, rinia organizohet në dy organizata monopol: “ Baglila “ , ku anëtarësohen fëmijtë nga 8-15 vjeç dhe “ Avangard “ , ku anëtarësohen të rinjtë nga 15-21 vjeç.

“ Baglila “ është krijuar me dekret të shtetit më 1926. U quajt kështu për nder të heroit kombëtar 10 vjeçar Giovanni Baglila, i cili, më 1745,

Page 148: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

147

hodhi një gur kundër ushtarëve austriakë që invaduan Gjenovën. (112-86).

Megjithë aspektin e vet të jashtëm, kjo ngjarje, e mbështetur nga shteti, ka, posaçërisht, një karakter ushtarak, sepse synon ta përgatisë rininë në frymën ushtarake, që në moshë të njomë. Kjo evidentohet nga struktura e saj, e modeluar sipas legjioneve luftarake antike : një ploton prej 11 personash që udhëhiqet nga shefi i plotonit; tre plotone formojnë një manipulë prej 33 personash; tre manipula - një centori-um; kohorta prej 133 personash dhe tre kohorta një legjion prej 999 personash.

“ Baglila’ udhëhiqet nga një komitet i partisë fashiste, me në krye një gjeneral ushtrie, nën patronazhin e Mussolinit.

Qëllimi i organizatës është të edukojë, në frymën e dashurisë dhe besnikërisë për “ atdheun fashist “ , për partinë fashsite, për “ ud-hëheqësin “ ( “ Duce “ ); t’i japë njeriut të ri “ ndërgjegjen, se i përket shtetit dhe, ndër të tjera, t’i mësojë atij ndonjë profesion të dobishëm. “ Pjesa që pason e librit “ Doktrina fashiste për shtetin “ (autori i saj, një fashist i bindur, e studjoi me hollësi historinë dhe strukturën e fash-izmit italian deri më 1929), na jep një ide të plotë për veprimtarinë e gjallë të organizatës rinore fashiste: ajo organizon kurse, sipas degës, ndërton shtëpi për edukimin fizik, organizon lojra të këndëshme për fëmijët, në përputhje me moshën e tyre dhe, për t’i familjarizuar ata me disiplinën, kryesisht, e josh kështu rininë, që ajo të hyjë masivisht në të (ajo në fakt qe e detyruar për të gjithë-Zh.Zh.)

Pas moshës 15 vjeç, djemtë anëtarë të “ Baglila “ hyjnë në një orga-nizatë të dytë - “ Avangard “ . Këtu ushtrimet janë tanimë më serioze “ , sport, qitje me pushkë, not, skermë, hipizëm, aviacion - një përgatitje

Page 149: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

148

e vërtetë luftarake. Paralel me këtë, të rinjtë marrin edhe një edukim të rreptë në frymën fashiste: besimin në të ardhmen e Italisë, njohuri në të gjitha sferat e shkencës. Pas moshës 18 vjeç, avangardistët marrin pjesë në paradën vjetore solemne të “ Avangardit “ , ku betohen, mar-rin një dëshmi speciale, një pushkë dhe regjistrohen në milicinë fash-iste. Kjo dëshmi dhe shërbimi në milicinë fashiste u jep atyre të drejtë për privilegje të mëdha për punësim në shtet dhe te privatet “ (112-87).

“ Baglila “ është një organizatë vullnetare. Më pas, pjesëmarrja në të bëhet e detyrueshme, ndonëse jo qindpërqind, por, për shëmbull, 90 përqind. Prindërve u ngarkohet detyra, që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në “ Baglila “ . Po qe se ata e injorojnë këtë, gjobiten, etj. Rregull i përgjithshëm, e përsërisim, qe regjistrimi i detyrueshëm.

Lidhur me anëtarësinë në këtë organizatë, dhe në partinë fashiste ka një ndryshim: parimi i detyrimit shprehet më fort te e para se sa te e dyta. Në ndërmarrje, punëtori nuk detyrohet, medoemos, që të hyjë në partinë fashiste, por biri i tij, që ndjek shkollën, është i detyruar të hyjë në “ baglila “ . Ketu konsiston edhe karakteri detyrues i kësaj or-ganizate. Të njëjtën gjë, mund ta themi edhe për avangardistët. Parimi i detyrimit zbatohet edhe atje, ndonëse në një formë më pak të rreptë. “ (116-85)

Që në moshën e fëmijërisë, të gjithë regjistroheshin mekanikisht në një organizatë të caktuar:

gjer në 8 vjeç - “ Biri i ulkonjës “ ; nga 8-11 vjeç - “ Baglila “ ; nga 11-13 vjeç - “ Baglila-Musketjere “ (ku ushtrohen me armë-lo-

dra); nga 13 - 15 vjeç - “ Avangardistë “ ;

Page 150: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

149

nga 15 - 17 vjeç - “ Avangardistë-musketjerë “ (këtu u jepen armë luftarake); nga 17-21 vjeç - “ Fashistë të rinj “ ;

21 vjeç ata hyjnë në partinë fashiste.

Të gjitha organizatat rinore të regjimit, që ishin, në fillim, nën ad-ministrimin e Ministrisë së Arsimit Popullor, më pas, u bashkuan në “ Rininë Liktoriane Italiane “ . Të gjithë, duke filluar nga fëmijët 6 vjeç, betohen se do t’i shërbejnë fashizmit gjer në pikën e fundit të gjakut “ . (49-131)

Për të marrë një përfytyrim më të saktë për veprimtarinë e “ Bagli-la-s “ dhe të “Avangard-it “ , mjafton të tregojmë, që vetëm në vitin 1928, u organizuan 283 kurse arsimore profesionale, 843 kurse për telegrafistë, motorciklistë dhe sinjalizues, 323 koncertë dhe kurse për kulturën muzikore, kor dhe deklamacion, 15 527 referate për historinë, patriotizmin dhe kulturën, janë organizuar 347 biblioteka me 37 000 vëllime dhe një “ akademi e edukimit fizik “ speciale, ku 500 000 të rinj ushtrohen në qitje, atletikë të lehtë, kanotazh, not, skermë, ski, etj “ (121-88)

Në Spanjë, organizata rinore e dekretuar “Fronti Rinor“ (e krijuar, me një dekret në maj 1941), është tregradëshe. Në të, i riu qëndron nga 7 - 21 vjeç. Në fillim ai është “sago“ , më pas “pelalos “ dhe në fund “ka-det“ . Vajzat, përkatësisht, bëhen anëtare në detashmete si “ qumësh-tore “ , “ sago “ , dhe “ sago blu “ , duke mbajtur uniforma ngjyrë vjollcë (funde gjer te gjunjët dhe bluza marinarësh).

Më tej, studentët në shkollat eprore anëtarësohen në sindikatën for-male (SFS), dhe kush shkon direkt në prodhim, hyn në “ Sindikatën Vertikale “ përkatëse, ku mund të rrijë anëtar, gjer sa del në pension.

Page 151: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

150

Por, pothuaj s’ ka asnjë mundësi për të mbetur jashtë organizatave të masave, të krijuara dhe të kontrolluara nga Falanga.

Përmbledhazi, politika e shtetit totalitar ka synim që çdo qytetar të “ kapet “ jo vetëm në një organizatë, por në çdo etapë të jetës së tij, në çdo moshë. Kjo vjen nga parimet themelore të shtetit totalitar. Kështu, ai garanton mundësinë që, për veten e tij, së pari, të ndikojë ideologjik-isht e vazhdimisht mbi individin , së dyti, ta mbajë atë, papushim, nën kontrollin e vet politik. “ Është absurde të besosh - shkruante Hitleri në “Mein Kampf-in “ , duke sqaruar të drejtën e shtetit pët t’i kontrolluar qytetarët - që e drejta që ka çdo shtet, për t’i vëzhguar qytetarët e rinj, pushon në fund të shkollës.. kjo e drejtë është një detyrë, një detyrë konstante “ (155-159)

Duke synuar drejt zotërimit dhe kontrollit total mbi shoqërinë qytetare, fashizmi krijon, gjithashtu, organizata të mëdha të masave , që drejtojnë çdo lloj veprimtarie të njerzëve në kohën e lirë. Në Gjer-mani kemi organizatën “ Fuqi me gëzim “ . Ajo organizon takime, bashkëbisedime, mbrëmje dëfrimi, ekskursione kolektive, marshime dhe çdo gjë që mund të bëhet në kohën e lirë, por, medoemos, në fry-mën dhe sipas parimeve të bashkësisë naziste.

Në Itali emri i kësaj organizate është “ Dopolavoro “ , që në përk-thimin fjalë për fjalë, do të thotë “ Pas pune “ ( “ dopo “ - pas, “ Lavoro “ - punë). Kjo organizatë është më masivja ndërmjet atyre të krijuara më 1926, si pjesë e pandarë e shtetit korporativ të fashizmit italian. P. Togliatti e përshkruan atë, si vijon: “ Kemi përpara një organizatë jo të thjeshtë. Veprimtaria e saj është e shumëanëshme dhe kjo pasqyrohet, bile, në nivelin e organizatave elementare, ku gjejmë seksionet e tipeve të ndryshme, që dallohen njëri nga tjetri, edhe nga qëllimet e veta, edhe

Page 152: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

151

nga përbërja e punonjësve të përfshirë prej tyre, edhe për nga struktura organizative, që shfaqet në një rajon përkatës, në këtë apo në atë sferë të jetës shoqërore.

...Në sistemin e “ Dopolavoros “ ëkzistojnë organizata, që mund të konsiderohen masive vetëm tepër të kushtëzuara. Të tilla janë, për shëmbull, shoqatat sportive., që afrojnë me “ Dopolavoren “ , por kanë një karakter profesional. Zakonisht, në këtë tip hyjnë të gjitha organi-zatat, që janë, faktikisht, sportklube, si për shëmbull, “ Juventus “ . Për t’u anëtarësuar në to, duhet të jesh sportist profesionist, ose përfaqë-sues i klasave të larta.. Pra, kjo s’ është një organizatë masive. E tërë veprimtaria e tyre është t’i vejë sportistët më të mirë në plan të parë, duke i bërë ata profesionistë. Në këtë tip organizatash mund të fusim edhe kolektivat artistike, që mirren me art në mënyrë profesionale. “ (116-126, 127)

Por, e thënë kështu, këto janë përjashtime. Nga ana tjetër, “ Dopola-voro “ ka seksionet e saj të rregullta në të gjitha fabrikat dhe lagjet. Më se shpeshti, qe e detyrueshme të hyje në organizatën “ Dopolavoro “ të uzinës, sepse kuotizacionin e merrnin nga rroga. Si rrjedhojë, teorik-isht, personat që punonin në ndërmarrje, konsideroheshin anëtarë të saj.

..Në Torino, ka rrethe rajonale të “ Dopolavoros “ dhe, paralelisht me to, ka organizata përkatëse në ndërmarrjet industriale. Këto, të fun-dit, duken tepër joshëse, sepse janë të pajisura më mirë. (116-132)

Qysh “ Dopolavoro “ e josh masën shumëmilionëshe të anëtarëve të saj ? Pyetja është e motivuar, sepse një organizatë e tillë masive kolos-ale nuk mund të bazohesh vetëm në detyrimin, duke marrë parasysh sferën delikate, që përfshin ajo - veprimtarinë në kohën e lirë. Kësaj

Page 153: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

152

pyetje, Togliatti i jep këtë sqarim: “ Duke marrë pjesë në të, punëtorët nxjerrin disa përfitime. Atyre u propozojnë disa lehtësime, si bileta për theatër dhe kinema, mundësi blerje në disa shitore ushqimesh dhe veshjesh me çmime të reduktuara, ndihmë në organizimin e ekskur-sioneve turistike. Përmëndim, këtu, edhe disa forma të shërbimeve sociale. Në raste të veçanta, organizatat “ Dopolavoro “ kryejnë funk-sionin e arkave të ndihmave, duke u dhënë, për shëmbull, një ndihmë materiale familjeve të punonjësveqë kanë nevojë, atyre që kanë pësuar dëme, etj “ . (116-133)

Page 154: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

153

IV. Unifikimi i jetës shpirtërore

Duke gllabëruar shtetin dhe organizatat e masave, partia fashiste e shtrin kontrollin e saj mbi shoqërinë qytetare dhe jetën e saj shpirtërore. Këtë kontroll ajo e bën në dy mënyra: 1. “ duke organizuar “ , “ duke përfshirë “ të gjithë dhe çfarëdolloj intelektualësh në “ shoqata krijuese “ , të vëzhguara nga shteti. 2. Duke i futur me forcë në letërsi dhe në art normat e partisë për të bukurën, të shëmtuarën, të mirën, të keqen, të drejtën, etj.

a) Përfshirja totale e intelektualëve në shoqata

E udhëhequr nga synimi për ta kontrolluar gjithë jetën shpirtërore, partia fashiste këmbëngul, kategorikisht, që të gjithë ata që veprojnë në sferën intelektuale (shkencëtarët, shkrimtarët, poetët, piktorët, skulp-torët, arkitektët, kompozitorët, aktorët, modelistët, etj) të organizohen në shoqata përkatëse. Jashtë shoqatës, s’ mund të jetë asnjë intelektual “ shkrimtari s’ është më shkrimtar, artisti - artist, kompozitori-kom-pozitor.

“ Tani, në Itali, s’ mund të jesh shkrimtar, mësues, profesor univer-siteti, në se nuk je anëtar i partisë fashiste - shkruan Togliatti në pran-verë 1935. Sfera përkatëse e veprimtarisë zgjerohet mjaft, nëse shëno-jmë, që ky tip detyrimi shtrihet, po ashtu, edhe në të gjitha profesionet e lira : avokatët, gazetarët, etj. Të gjithë duhet të jenë anëtarë të partisë fashiste. Edhe mjekët, që gëzonin, më parë, lirinë më të madhe , ndod-hen në këtë formë detyrimi. Sot, pa qënë anëtar i partisë fashiste, nuk mund të jesh mjek i komunës “ (116-80)

Në Gjermaninë fashiste ky parim futet me një konseguencë më të madhe.

Page 155: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

154

Në një qarkore Nr 112 të Pallatit Kulturor Imperial të 20 gushtit 1937, theksohet, kategorikisht, domosdoshmëria “ për të bërë pjesë në shoqatë “ . (178-107) Në fakt, këtë problem e zgjidhën shumë herët me ligjin e 22 shtatorit 1933, i cili dekreton: “ të përfshihen organizativisht të gjithë të ashtuquajturit “ krijues të kulturës “ “ . (151-195)

Mekanizmi i kësaj përfshirje është si vijon: E gjithë jeta shpirtërore përqëndrohet në Pallatin Kulturor Imperial, të kontrolluar nga min-istri për Propagandën dhe Arsimin Popullor, dr Gobbels. Pallati Kul-turor ka shtatë pallate vartëse. Më të rëndësishmit janë: Pallati Imperial i Teatrit, Pallati Imperial i Pikturës, Pallati Imperial i Letërsisë, Pallati i Shtypit, Pallati i Filmit, etj Për shëmbull, Pallatit Imperial të teatrit i takojnë shoqatat që vijojnë; 1) Shoqata Gjermane e Skenës 2) Shoqata e Artistëve Gjermanë 3) Bashkimi i Kryesive Teatrale Gjermane 4 ) Shoqata Gjermane e Skenaristëve dhe e Kompozitorëve të Këngëve 5) Shoqata Unike e Muzikantëve Gjermanë të Frymës,. etj.

Në Pallatin Imperial të Shkrimtarëve përfshihen këto shoqata : 1) Shoqata Imperiale e shkrimtarëve Gjermanë 2) Bashkimi i Bursës së Botuesve Gjermanë 3) Shoqata e Bibliotekave Popullore Gjermane 4) Shoqata e autorëve të Librit 5) Shoqata Gjermane e ndihmësve të Boti-meve 6) Shoqata për të Drejtën e Shpërndarjes 7 ) Bashkimet punëtore në ndërtim e sipër : a) Shitoret popullore të librave dhe bibliotekat e uzinave; b) Bashkimet e Librave.. etj (180-168)

Nga dokumentat, që kanë shpëtuar, duket, që vetëm në Pallatin e Artit dhe të Pikturës, qenë “ përfshirë “ 42 000 persona, që arrinin, bashkë me amatorët në varësi të pallatit 100 000. Prej tyre : 13 750 ishin arkitektë; 520 kopshtarë; 3200 skulptorë; 10 500 piktorë e grafistë; 1000 projektues dhe piktorë aplikativë; 230 kopistë, etj.

Page 156: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

155

Në Munih u organizuan 5000 piktorë. (178-102)Organizimi nuk la mënjanë as modelistët. Në një lajmërim për or-

ganizatën e krijimit të modeleve gjermane, botuar më 1 prill 1942, lex-ojmë sa vijon: “ të gjithë personat, që punojnë në sferën e veprimit të modës dhe zbatimit të modës, si modelistë (piktorë apo prodhues të materialeve), piktorë, grafistë, stampistë..janë të detyruar, në përputhje me paragrafin 4 të urdhërit të parë për zbatimin e ligjeve të Pallatit Kulturor Gjerman, që nga 1 nëntori 1933, të anëtarësohen në Dhomën Imperiale të Pikturës dhe degët e saj. Me qënë se personat, në fjalë, nuk janë përfshirë, gjer tash, në Pallatin Imperial të Pikturës, ata do të thir-ren të regjistrohen te drejtuesit shtetërorë lokalë “ (178-256)

Duke u futur në njërën nga degët e Pallatit Kulturor, gjë që është e detyrueshme, në fakt, intelektuali i përgjigjet një pyetësori special, që duhet të tregojë fizionominë e tij politike (në të shkuarën dhe në të tashmen) para partisë dhe shtetit fashist. Teksti origjinal i pyetësorit përmban këto pyetje:

1. Numri i anëtarësisë (duke shënuar degën)2. Emri dhe mbiemri3. Datëlindja dhe vendlindja4. I, e martuar5. Emri dhe mbiemri familjar u bashkeshortes.6. Datëlindja dhe vendlindja e bashkëshortës.7. A është bashkëshortja me prejardhje ariane?8. A jeni anëtar i NSDAP-it?9. Që kur dhe me cilin numër?10. Në cilat organizata të NSDAP-it bëni pjesë, që kur dhe me cilin

numër?

Page 157: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

156

11. Në cilat parti politike keni bërë pjesë dhe gjer kur ?12. A keni qënë anëtar i “ Flamurit Imperial kuq-zi-verdhë “ dhe

gjer kur?13. A keni qënë anëtar i “ Shoqatës Republikane të Piktorëve “ dhe

gjer kur?14. A keni bërë pjesë në “ Lidhjen për të Drejtat e Njeriut “ dhe gjer

kur?15. A keni bërë pjesë në “ Shoqatën për Studimin e Biblës “ dhe gjer

kur?16. Çfarë postesh keni pasur në organizatat që përmëndëm, ? etj.

Në fund, sikurse në çdo hetim policor, ata betohen, që të dhënat në pyetësorin e Pallatit Kulturor Imperial janë të vërteta. (178-103)

Se ku synon, pikërisht, partia dhe shteti totalitar fashist me përf-shirjen totale të intelektualëve në shoqatat e dekretuara, mund të kup-tohet nëpërmjet dokumentave të asaj kohe. “ Sigurisht, jashtë shtetit kanë të drejtë të thonë, se në Gjermani është shkatërruar një botë - shkruhet në një artikull të atëhershëm - Sidoqoftë, harrohet të thuhet, se, në vend të saj, ka nisur të ndërtohet një botë e re..në veprimtarinë krijuese ndryshimet organizative kanë shkuar shumë larg. Në vend të bashkimeve të lira të shkrimtarëve, ku mund të jesh ose jo anëtar, që luftojnë ndër veti, ose, në rastin më të mirë, protestojnë kundër poli-cisë, e cila konfiskon letërsi pornografike ose nihiliste.. ngrihen bash-kimet e vërteta. në vend të ironisë, mohimit konstant, erdhi një vullnet i ri krijues, i cili te ne, gjermanët, lidhet me misionin tonë të madh, ende të pakryer, me romantikën tonë “ (180-168)

Page 158: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

157

Duhej të kuptohej saktë thelbi i shoqatave sindikative të intelek-tualëve, të krijuara nga fashizmi. Nuk është çështja aty, se ekzistojnë bashkime profesionale të intelektualëve - të tilla ka në çdo shoqëri’ as, bile, në faktin që ato janë të detyrueshme, por në rolin e tyre, si një mjet i shtetit për të kontrolluar intelektualët. Ashtu, sikurse organizatat e dekretuara të masave të punonjësve, edhe këto janë krijuar, jo për t’i mbrojtur interesat e anëtarëve të tyre kundër institucioneve burokra-tike të shtetit, por, e kundërta, për t’i ngritur fort interesat e shtetit mbi interesat specifike të intelektualëve. Me anë të tyre, shteti i nënshtron intelektualët ndaj vetes, me qënë se shoqatat, vetë, janë krijuar sipas të njëjtash parimesh burokratike, sikurse shteti dhe partia fashiste: cen-tralizëm i hekurt, nënshtrim, pa kushte, ndaj urdhërave të instancës më të lartë, përparim në karierë drejt posteve udhëheqëse të personave besnikë politikisht (të merituar) dhe të bindur, etj. Si rezultat i kësaj, li-het në bisht intelektuali, me dhunti natyrore, gjeniu. Shoqata e intelek-tualëve, detyrë e së cilës është të kultivojë përkushtimin dhe bindjen ndaj shtetit fashist, duke përndjekur mendimin e lirë jashtë kuadrit të ideologjisë zyrtare formale, është një mënyrë për t’i asgjësuar intelek-tualët. Kjo i vjen mjaft për shtat shtetit, sepse ai nuk godet me duart e veta.

Duke i bashkuar të gjithë intelektualët e një sfere veprimtarie, me detyrim, duke bashkuar aftësitë me paaftësinë, talentin me jotalentin, shteti fashist përkrah të patalentuarin kundër mendimtarit, të paaf-tin kundër të talentuarit. Për më tepër, ai u vë në dispozicion të pa-talentuarve dhe të paaftëve një organizatë për të luftuar talentin dhe gjenitë. Në shoqatë, vetë, paaftësia dhe patalenti janë aleatët e vet në luftën kundër mendimit dhe shfaqjes së lirë të intelektit. Burokracia

Page 159: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

158

shtetërore dhe patalentësia janë thellësisht të afërt shpirtërisht, sepse ngritja e paaftësisë dhe e papersonalitetit është njëri nga parimet e shënjta të vetë burokratizmit.

Këtu, shteti fashist dhe patalentësia kanë interesa të përbashkëta. Shteti është i interesuar ta zhdukë mendimin e lirë dhe inisiativën e pa-varur të intelektualëve, sepse ata u kundërvihen parimeve themelore, sipas të cilave ai është formuar. Në se në një shtet totalitar do të fitojë mendimi i lirë kritik, sistemi do të rëzohet, sepse në betejën publike parimet burokratike nuk mund t’i bëjnë ballë presionit të mendimit të lirë demokratik. Prandaj, shteti fashist është i interesuar, që t’i asgjëso-jë intelektualët e vërtetë me pavarësinë, kriticizmin dhë mëvetësinë e tyre. Patalentësia, në të vërtetë, kërkohet nga ky rend, me qënë se, në kushtet e konkurencës së lirë, ajo s’ mund të konkurojë me talentin dhe dhuntinë natyrore.

Kështu, duke i “ përfshirë “ intelektualët në shoqata e ndryshme, të dekretuara, dhe duke u mbështetur në patalentësinë si bosht kurizor të saj, shteti i fashizmit e asgjëson inteligjencën e vërtetë. Në vend të saj, ai krijon një pseudointeligjencë, që e konsideron, si një dinjitet më të lartë, besimin te shteti dhe te udhëheqësi kombëtar. Ky proces, ideolog-jikisht, pasqyrohet në një mënyrë tjetër, në ndërgjegjen shoqërore. Si-pas ideologëve të fashizmit, shteti nuk e asgjëson inteligjencën e vër-tetë. Përkundrazi, ai vetëm se “ përze “ elementët “ anarkistë’ dhe “ nihilistë “ , që e demoralizojnë inteligjencën, dhe e pengojnë punën e saj pozitive. Njëkohësisht, duke nxjerrë përpara të patalentuarit dhe pseudointelektualët, të gatshëm të bashkëpunojnë me të, ose që e kanë provuar, tashmë vetëmohimin e tyre politik, shteti fashist mendon se krijon një inteligjencë të re ( “ të vërtetë “), të përkushtuar ndaj popullit

Page 160: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

159

dhe ndaj atij, vetë. Pikërisht, këtyre gjysmëintelektualëve,të merituar politikisht, ai u jep pushtet në bashkimin e intelektualëve.

Në krye të të gjithë bashkimeve në Gjermani janë vënë njerzit më të patalentuar. Pallatin e kulturës e udhëheq i preferuari i Hitlerit, prof. A. Ziegler, një piktor tepër i patalentuar, që kish mbetur në teknikën e pikturimit të gjysmës së parë të shekullit XIX. Dy piktura të tij “ klasike “ - “ Hyjnesha e Artit “ dhe “ Katër Elementët “ me realizmin e tyre primitiv dhe sentimentalizmin filistin mund të shkaktojë keqardhje te çdo njohës i pikturës. Në krye të Akademisë së Docentëve është vënë një person i panjohur në shkencë, por i merituar në politikë.

Në të njëjtën mënyrë, procedohet në akademitë e ndryshme - të te-atrit, të drejtësisë, të poezisë, etj. Të gjitha shoqatat e intelektualëve, bashkimet, institucionet ,kryesohen, në parim, nga anëtarët më me merita politike të NSDAP-it. Shteti u beson atyre kryesinë politike.

b) Arti dhe letërsia në varësi të partisë fashiste

Organizimi i intelektualëve në shoqata nuk është një qëllim në vet-vete. Ai është, së pari, një mjet për t’i futur idealet dhe normat e partisë në letërsi dhe në art. Duke pasur kontrollin politik absolut në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe qytetare, partia fashiste nuk mund të le-jonte një letërsi dhe art të kundërt me idealet dhe normat e saj për të bukurën, të madhërishmen, të shëmtuarën, të mirën, të keqen, heroik-en, drejtësinë, etj. Përkundrazi, ajo do të dëshironte t’i shihte idealet e saj moralë dhe estetikë të veshur me një petk artistik.

Nisur nga kjo rrethanë, ajo e ndjen veten të autorizuar të kërko-jë nga intelektualët vepra artistike të krijuara sipas shijës së saj dhe, njëkohësisht, t’u ngarkojë detyra atyre. Ajo e konsideron letërsinë dhe

Page 161: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

160

artin si një pronë të veten, po ashtu sikurse ajo i trajton edhe forcat e armatosura dhe arsimin. Letërsia dhe arti mund të loznin një rol të dobishëm për të, vetëm në rast se ato detyrohen që, me mjete artistike specifike, ta edukojnë popullin në frymën dhe kuptimin e ideologjisë fashiste, dmth, t’ja paraqesin popullit idealet naziste në formë artistike. Në këtë kuptim, ajo e konsideron letërsinë dhe artin një propagandë artistike e llojit të vet, që, në dallim nga ajo e zakonshmja, është më afatgjatë dhe më efikase. Prandaj, Ëalter Funk, sekretar shteti në Minis-trinë e Propagandës, deklaron: “ Propaganda dhe udhëheqja e kulturës janë në unitet të pandarë“ (151-257). Sidoqoftë, që letërsia dhe arti ta kryejnë këtë mision, atyre u ngarkohet, si detyrë e parë, të afrohen me masat, mbi të cilat ata duhet të ndikojnë, si kur e zgjedhin temën që do pikturohet, ashtu dhe kur zgjedhin mjetet artistike “ . Këtë detyrë të parë, e quajnë lidhje të artit me popullin. “ Fuehrer don që arti gjer-man t’ i shmanget largimit nga populli - shkruan Hans Kiener - ai don ta kthejë atë sërish te populli ; ai don,që efikasiteti i tij edukativ e pas-trues të zgjasë dhe të jetë këmbëngulës...Nga artisti gjerman Fuehreri kërkon, që ai të heqë dorë nga moskomunikueshmëria e tij dhe të nisë t’i flasë popullit me zemër në dorë dhe kjo duhet të manifestohet në zgjedhjen e temës që do të pikturohet, e cila duhet të jetë popullore dhe e kuptueshme, si dhe në kuadrin e idealit nazist për të ndershmen dhe heroiken. “ (178-200)

Misioni historik, që fashizmi i ngarkon artit (ta edukojë popullin në frymën e ideologjisë së partisë) është shprehur më qartë në organin e SS-ve “ Trupi i Zi “ , në numrin e tij të 25 shkurtit 1937 : “ Funksioni edukativ është një pedagogji popullore në kuptimin më fisnik të kësaj

Page 162: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

161

fjale. me qënë se ajo zgjon te njerëzit vlerën, e bën të qëndrueshme fuqinë jetësore “ . (178-200)

Në këtë kuptim, shkruajnë të gjithë teoricienët dhe historianët e ar-tit në Rajhun e Tretë. Kështu, shkruajnë, bile, edhe poetët.

Partia është trupi i shpirtit nacionalsocialist, që krijon poezinë e vet tipike“ .(180-318) Është krejt logjike, pas kësaj, të ngremë çështjen e prioritetit të politikës mbi artin, veçanërisht në kritikën e letërsisë. “ Qëllimi i ri i krijimtarisë kritike në teatër qëndron në kapërcimin nga prioriteti i estetikës në prioritetin e politikës.. “

“Poeti, aktori, regjisori duhet, në këtë unitet, që është politik, të bas-hkohen dhe secili të ketë përgjegjësinë në mënyrë që të kryhet vepra e përbashkët e spektaklit. Të gjithë duhet t’i shërbejnë idesë politike dhe secili, në vendin e vet, është i thirur të kryejë një pjesë të detyrës “ (179-83)

Në tërësi, elementi politik në artin fashist është i shprehur në atë shkallë, sa që, bile, edhe moda nuk mbetet pa u cekur. “ Në të shkuarën, shkruan një autor më 1941, Gjermania nuk e kuptonte krejt se sa e madhe është vlera politike në modë,.. nuk e venin re, që duke marrë modelet e huaja, pushtohej diçka në mënyrën e jetesës nga e huaja dhe gjuha e huaj. Modën e trajtonin si diçka, politikisht indiferente “ (178-255)

Kuptohet, në pikturë dhe në skulpturë, realizimi i idealeve naziste evidentohet më lehtë se sa në teatër. Një sasi e panumurt pikturash dhe bustesh e dëshmojnë këtë. Njëri nga këto ideale është lidhja e thellë dhe e pandashme ndërmjet popullit dhe udhëheqësit kombëtar. Në një pik-turë të Dorothea Hauer “ Duam ta shohim Fuehrerin tonë “ paraqitet një britmë gëzimi e popullit me shfaqjen e udhëheqësit. fëmijët e vegjël

Page 163: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

162

çapisin në mes çizmeve të ushtarëve të dashur, të cilët, të kapur për beli, formojnë një kordon me të cilin e ndalin popullin që turret drejt Fuehrerit.

Një detyrë tjetër e artit të Rajhut është rikrijimi i dashurisë së pop-ullit për partinë naziste. Kjo është paraqitur në një skulpturë tipike; një nënë dhe biri i saj janë duke bërë me shënjë kah qielli nazist, turren dejt tij duke u ngritur në majë të gishtave.

Një pikturë zyrtare, që paraqet dashurinë e popullit për nazismin, e varur në kabinetin e Hitlerit, si simbol i lëvizjes naziste, ka këtë përm-bajtje : një fushë e zhveshur, në horizontin e të cilës shfaqet kryqi i thyer në formën e diellit. Populli vrapon me duar të shtrira drejt diellit nazist.

Në prizmin e idealit partiak për heroiken, pikturohen edhe ush-tarët. Ata janë të fortë si çeliku, të pamposhtur, të gatshëm të vdesin për Gjermaninë, pa mëdyshje. Në familje, sidoqoftë, ata janë bashkëshortë dhe baballarë të dhëmbshur. Në një pikturë të prof. Bueller, nga Karl-sruhe, ky idil paraqitet kështu: një ushtar, pasi është kthyer në shtëpi, si fitimtar, flë në gjirin e gruas së tij të dashur. Ajo e ruan ëndërrën e tij si një nënë. Nuk ka dëshpërim, nuk ka të gjymtuar, as të vrarë, të gjithë janë të lumtur dhe heroikë.

Uniteti i popullit dhe i ushtrisë paraqitet në pikturën “ Shokëria “ (1941) të Helmut Ulrich. Ajo tregon një ushtar me pajisje të plota luftarake, një punëtor, pak të lodhur, (kuptohet, vetëm heronjtë mund të jenë të lodhur!), që mban pranë këmbëve të veta një vare dhe një grua me një fëmijë të vogël në duar. Gjithçka është pikturuar qartë dhe saktë: ushtria ruan punën paqësore dhe shtëpinë familjare të popullit gjerman.

Page 164: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

163

Një nga idealet më të dashura të artit nazist është “ Instinkti i fortë popullor“ (Rosenberg). Dhe, me qënë se, sipas konceptiot të partisë, fshatarët janë masa më pak e koruptuar, më shumë e ruajtur e jetës politike, ata bëhen një temë e dashur e pikturës zyrtare. Në piktura, shpesh, mund të shohësh një fshatar në pozën e një punëtori model apo një fshatare me kofshë të rrumbullakta, duke bërë tualet. “ Venusi i fshatit “ i Sen Hiltz paraqet një fshatare më kofshë të mëdha, që trupë-zon idealin zyrtar për bukurinë femërore.

Në arqitekturë, parime sunduese janë monumentaliteti dhe “ kla-sicizmi i kuptuar gabim “ (178 - 228) të cilat shprehin, më së miri ideologjinë dhe ambiciet e shtetit totalitar për madhështinë. Ky është një anakronizëm i vërtetë, sepse, pikërisht, në Gjermani nxorri sythe arkitektura moderne evropiane. Që më 1932, dmth para se fashizmi të niste sundimin e vet, u ndërtua në Dessau e famshmja “ Shtëpia e Ndërtimit “Thjeshtësia dhe moskomplikueshmëria e linjave, lehtësia dhe skeletësia e jashtëzakonshme e bëjnë atë një model të arkitekturës moderne.

Pavarësisht nga ky fakt, që bën epokë, arkitektura e fashizmit shkon prapa, me parimet e saja të monumentalitetit dhe pseudoklasicizmit të fryrë. Ky koncept shprehet mirë në të gjitha ndërtesat shtetërore dhe partiake, që të rikujtojnë fortesat dhe kështjellat feudale, të ndërtuara në epokën e shoqërisë industriale. Kjo mund të thuhet, si për kursin e lartë partiak “ Adolf Hitler “ në Hemisse, për “ ndërtesën e Fuehrerit “ , në sheshin mbretëror në Munih, ndërtesat e tjera në Nuremberg, ash-tu edhe për kancelerinë e re të Rajhut dhe Ministrinë e Aviacionit në Berlin, projektet e mauzeleumeve të ushtarëve, të renë në frontet evro-piane dhe afrikane, etj. Muret e trasha prej guri dhe dritaret, relativisht

Page 165: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

164

të vogla me kangjella prej hekuri masiv, duhet të simbolizonin forcën dhe palëkundëshmërinë e partisë dhe të shtetit fashist. Para tyre, çdo person i veçantë duhet ta ndjejë veten pa vlerë dhe të shkatërruar, për t’ ju nënshtruar forcës së bashkësisë, pa protestuar “ .

Në artin e skulpturës, tendencat e shënuara janë të shprehura shumë fort. “Monumentet “ rrugore “ paraqesin kompozime gjigandeske. Grupi “ Monument në rrugë “ që përgatitet për autostradën Munih - Salzburg, është një masë kolosale muskujsh. Të gjitha figurat janë të burrave trupmëdhenj të superbujqëve, nga fytyrat e të cilëve rrezaton një kokëfortësi e butë e fanatike. Forca fizike e ka zgërlaqur flakën e intelektit.

Një pseudomonumentalitet të tillë e vemë re edhe në një grup tjetër të prof. Torak-ut, të përgatitur për Fushën e Marsit në Nuremberg : Një grup kuajsh me përmasa gjigande kanë në mes përëndinë e fitores. Kjo figurë duhej të qe 17 metra e lartë.

Për masivitetin e lartë dallohen edhe shqiponjat e Richard Klein-it në Arenën e Luitpoldit. Këto përpindësha prej bronzi, çdonjëri me peshë 150 kv, janë 7 metra të lartë dhe me gjërësi krahësh 7.5 metra.

Në sferën e teatrit, që, sipas vlerësimit të kritikëve teatralë nazistë, ishte në krizë, para se të vinin në fuqi nazistat, realizimi i idealeve par-tiake konkretizohet me faktin, që në skenë luhen, vazhdimisht, pjesë teatrale, që përshkruajnë trimëritrë e heronjëve të lëvizjes naziste.

Nocionet për heroiken dhe tragjiken shndërrohen, në përputhje me parimet themelore të doktrinës naziste për lidhjen ndërmjet person-alitetit dhe shoqërisë, lirisë dhe punës. Për këtë problem, në artikullin “ Kthimi në tragjedi “ në shtator 1935 , shkruhet : “ Refuzimi i tragjikut individual, që përjetojmë sot, paraqet në të vërtetë një puç revolucio-

Page 166: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

165

nar, në nocionin mbi tragjiken. Nga parimet themelore të ideologjisë nacionalsocialiste dhe nga thirrja fisnike për vlerat më të thella morale të personalitetit, nis dhe evoluon tragjikja sociale, e cila, në formën e saj të shprehur dramatike, është në një proces të bërjes dhe kërkimit. Të shënojmë qartë ndryshimin ndërmjet tragjedisë fataliste antike dhe tragjedisë individuale të kapërcyeshme. Nuk është vetë njeriu temë e njoftimit tragjik, as jeta botërore në kuptimin e tabllosë botërore koz-mike; kuptimi dhe thelbi i tragjikes është populli dhe bashkësia, njerzit gjermanë dhe cilësitë e vlerat që ekzistojnë në kombin gjerman. Nacio-nalsocializmi, si një vullnet drejt një vlerë eprore, i përgjigjet, pikërisht, tragjedisë, që është konfirmimi më sublim jetësor “ (179-159)

Një njeri i veçantë s’ mund të jetë tragjik, sepse, para se të jetë i tillë, ai duhet të jetë heroik. Dhe personi heroik, eventualisht, mund t’i kundërvihej shtetit fashist dhe partisë fashiste, me një fjalë, një bash-kësie naziste. Kjo është absolutisht e palejueshme për nazistin, dhe, bile, e neveritshme, sepse për të, partia dhe shteti janë vlera politike eprore. Çdo person i veçantë, që do guxonte t’i kundërvihej partisë dhe shtetit fashist, është i pavlerë dhe i mjerë, prandaj duhet të hidhet tej, si një rreckë Ai s’ mund të jetë kurrësesi heroik dhe tragjik. Vetëm ai element i “ bashkësisë “ (shteti, partia fashiste, populli, i shndërruar në një masë njerëzish), varësisht nga fakti se në çfarë grade i shërben bashkësisë, mund të bëhet heroik.

Pikërisht për këtë shkak, nazizmi e pranon tragjiken kolektive dhe e refuzon tragjiken individuale. Jashtë kolektivit dhe kundër kolektivit nuk ka heronj dhe persona tragjikë. Nga kjo rrjedh, krejt logjikisht, se të gjithë kundërshtarët politikë të shtetit totalitar dhe të partisë fashiste sunduese nuk mund të jenë tragjikë, sepse ata s’ mund të jenë heronj.

Page 167: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

166

Së këtejmi, rrjedh edhe ligji barbar i shtetit totalitar: të poshtërohen viktimat e veta, para se t’u mirret jeta, të paraqiten ato si tradhëtarë, para se të vriten, të nxiten ata të bëjnë rrëfime më idiote, para se të vi-het në shënjestër zverku i tyre. Diçka e besueshme : ai s’ mund të vrasë heronj, sepse vetë është një hero, dhe shteti, që i vret heronjtë është një ekzekutor!

Në mënyrë që arti të përmbushë misionin e vet social dhe politik, t’i shërbejë partisë naziste për të riedukuar popullin në frymën e ideolog-jisë së saj, ai duhet të afrohet me popullin, të jetë i qartë, i kuptue-shëm dhe i kapshëm për të gjithë. Ai duhet të riprodhojë me realizëm dhe fotografikisht sakte objektet, në mënyrë që të mos ketë vend për dykuptimësi apo aludim, gjë që do ta hutonte dhe ngatërrobte kon-sumatorin. Një vepër artistike, qoftë kjo pikturë, skulpturë, roman, apo poezi, duhet t’u shprehë të gjithë përceptuesve të njëjtën gjë me të një-tin kuptim. Pa këtë, ajo s’ mund ta lozë rolin e vet edukativ, dmth ta realizojë qëllimin e vet.

Me fjalë të tjera, kërkesat e partisë fashiste për letërsinë dhe artin, nuk kufizohen vetëm në zgjedhjen e temës që trajtohet, e cila duhet të jetë, patjetër, e partishme, për nga mënyra e vështrimit. Ato prekin edhe mjetet e pikturimit, formën artistike : ka rëndësi jo vetëm se çfar pikturohet, qysh përceptohet, por edhe qysh ta realizojmë atë si një art. Ka më shumë rëndësi mënyra se si arrihet kjo dhe elementariteti dem-agogjik. Që këtëj, vjen edhe urrejtja e egër ndaj abstraksionizmit dhe të gjitha formave të artit modernist (impresionizmi, futurizmi, kubizmi, ekspresionizmi), që kanë udhëheqësit nazistë. Në vënd të një vlerësimi të diferencuar për secilën shkollë, kemi një mospranim të paskrupullt, në tërësi. Më 1937, këto janë sharë publikisht si “ art dekadent “ (“en-

Page 168: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

167

tartete Kunst “), ose si “ art regresiv “ ( “ Afterkunst “) - prioriteti i krijimit të këtij termi i takon A. Rosenbergut - dhe u vunë në përnd-jekje barbare. Fushata kundër artit modern nis me hapjen e të ash-tuquajturës “ Ekspozitë e artit modern “ në Munih, në korrik 1937, me inisiativën e kryesisë së NSDAP-it. Me këtë rast, në fjalimin e tij, Hitleri deklaron: “ Pra, erdhëm në përfundimin për të hequr një vijë kufiri dhe për t’i ngarkuar artit gjerman të vetmen detyrë të mundshme: të ecë ne rrugën që i ka treguar popullit gjerman revolucioni nacionalsocialist.

E tërë periudha e bëmave sublime në sferën e progresit njerëzor, të përkujdesjeve, jo vetëm për nevojat shpirtërore akute, por, po ashtu, edhe për bukuritë trupore ideale, nuk duhet të simbolizohet më nga demonstrimet barbare të manjakëve në art, që kanë mbetur në niv-elin e shekullit të gurit, të piktorucëve eksperimentues e të verbër ndaj ngjyrave dhe, para së gjithash, të sharlatanëve dembelucë. Gjermania e shekullit XX është Gjermania e popullit të këtij shekulli. Populli gjer-man, sidoqoftë, në këtë shekull është një popull i rizgjuar për jetën, i lakmueshëm për forcën dhe bukurinë, dhe, bashkë me të, për qën-drueshmërinë dhe aftësinë jetësore.

Për këtë qëllim, ne duhet ta ruajmë pasurinë artistike të përg-jithshme të popullit mbi një taban të qëndrueshëm, të rregullt, nga ku mund të evoluojnë gjenitë. Gjeniu nuk është diçka pa kuptim “

Kështu, modernizmi u dënua në mënyrë partiake Fjalime kundër “ artit dekadent “ nisën të bëjnë udhëheqësit e mëdhenj e të vegjël të par-tisë, kryetarët e shoqatave të ndryshme intelektuale. Gazetat, radioja dhe kinemaja publikojnë jehona për fjalimin e Fuehrerit dhe rëndësinë e tij. Disa e quajnë atë historik, të tjerë pragmatik, të tretë një ringjallje të re të kulturës gjermane, etj.

Page 169: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

168

Modernistët quhen “vrasës të artit“ , “fjalamanë“ , “diletantë”, “primitivë “ , dhe veprat e tyre “ gjëra dekadente pakumptimësi “ (A. Ziegler), “ pafytyrësi dhe çmënduri “ , etj.

“Ekspozita“ Arti Dekadent “ që është një shëmbull paralajmërues dhe frikësues, dëshmon edhe një herë, në mënyrë tronditëse, se çfarë kaosi ka mbretëruar deri më 1933 në art..Sot, artit të pikturës, që gjer atëhere ka qënë i prangosur me elemetët e kundërnatyrshëm të intelek-tualizmit, i është kthyer liria “ (178-330)

“Deutsche Allgemeine Zeitung“ , në numrin e saj të së njëjtës datë, u kushton modernistëve një artikull special, me titull “ Ekspozita e Ar-tit Dekadent”.

Në një artikull “ Çfarë na kanë propozuar më parë si art “ përshkru-an se si qytetarët gjermanë qëndrojnë në ekspozitë duke tundur kokën para veprave të futurizmit, kubizmit dadaizmit - këtyre çmëndurive dhe krimeve ndaj artit gjerman. Ata, sidoqoftë, nuk e kanë pasur ras-tin asnjëherë, shpjegon gazeta, ta shohin kaq qartë gjithë humnerën e rënies kulturore, se sa në këtë krahasim të plotë të paçavureve të tilla të artit dekadent, që ia kanë paraqitur popullit gjerman si art modern, si një shpikje e madhe “ (178-329)

Këta sharlatanë që autori i nderon me titullin “ qytetarë “ nuk u përzien, më parë, me artin modern, duke rrëfyer pazotësinë e vet për ta kuptuar atë. Por, befas, tani, pasi Fuehreri (s’ ka dyshim, eksperti më i madh edhe në sferën e artit! ), e klasifikoi atë si dekadent, nisën ta dënojnë edhe ata si të tillë.Të gjithë, papritmas, e panë “ humnerën e madhe të rënies kulturore “ .

“Nationalzeitung“ i dëndëson më shumë ngjyrimet. Një artikull i saj fyes për artin dekadent del nën titullin “Një pamje e tmerrshme“:

Page 170: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

169

“Më tipikja, megjithatë, në pikturat e këtyre piktorëve të dështuar, ku ata pikturojnë ose vetveten, ose miqtë e vet, ose i paraqesin njerzit e epokës sonë në një formë të shlirë, është që mund të mendosh që e tashmja përbëhet nga invalidë dhe idiotë “ . (178-333)

Në “ kritikën “ e vet të modernizmit, “ Ruhrarbeiter “ arrin një pikë kulmore ne refuzimin partiak të “ artit regresiv “ : .. “ Pikturat, ku gru-aja dhe nëna shikohen si gërmuqe të ferrit në hijen e shtëpive të orgjive , me sy tepër të përgjumur, si në një geto; një pikturë dhe një plastikë që e paraqisin nënën si një lavire të parë dhe fëmijtë si gjysëmmaj-munë; pikturat që paraqesin diskreditimin e çdo ideali për pastërtinë, bukurinë, fisnikërinë “ . (178-337)

Kundër “ artit dekadent “ janë shkruar artikuj, aq shumë, sa nuk besohet, më 1937 dhe në vitet e mëpasmë. Disa syresh janë goditës, të tjerë shëmbull dhënës, të tretë me përfundime dhe përgjithësime për artin gjerman. Tani, beteja kundër “ artit dekadent “ bëhet një detyrë shpirtërore, nis të lëvizë e tërë makina dhe në fushatë futen të gjithë..

Ja, për shëmbull, një artikull me një titull mësimdhënës, “ Çfarë don të sugjerojë ekspozita “ arti dekadent “ : Ajo don , në fillim, t’i hapë popullit gjerman një epokë të re, duke treguar me dokumente origji-nale kapitullin përfundimtar të tmerrshëm të rënies kulturore, gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit.

Ajo don, duke i bërë thirrje popullit për maturi, ta pushojë llomotit-jen dhe llafazanërinë e disa klikave letrare dhe filistine, që dikur dhe tani e kundërshtojnë mendimin se ne kemi dekadencë në art.

Ajo don, të sqarojë, që kjo dekadencë në art nuk është një e pa-pritur e sipërfaqëshme e një çifti budallallëqesh, çmëndurie dhe eks-

Page 171: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

170

perimentesh të shumënumurta kurajoze, që vazhdimisht, e shmangin revolucionin nacionalsocialist.

Ajo don t’i zbulojë, plotësisht, rrënjët e anarkisë politike në kulturë“ (178-320)

Në artikuj të tjerë sulmohen abstraksionistët, sepse “ ata flasin për primitivizmin në art dhe harrojnë krejt, që arti nuk ka të drejtë të larg-ohet nga populli, përkundrazi, pikërisht këtu është detyra e tij: të sim-bolizojë zhvillimin jetësor të popullit.

Që tani, nisim luftën pastruese të pamëshirshme kundër “ ele-mentëve të fundit të rënies së kulturës te ne “ (178-312). Zhvillimi i mëtejshëm i luftës pastruese të pamëshirëshme, që nazizmi e kryen kundër artit modern, fiton forma variante efikase në çdo etapë.

Etapën përfundimtare të betejës kundër modernizmit e shënon Lig-ji për Mbledhjen e Veprave të artit “ dekadent “ i 31 majit 1938, përm-bajtja e të cilit, tekstualisht, është : “ Qeveria Imperiale e nxorri këtë ligj që po e lajmërojmë këtu: Paragrafi 1. Veprat e “ artit dekadent “ , që gjer në hyrjen në fuqi të këtij ligji ruhen nëpër muzeume ose në vendkoleksionime të vizitueshme nga publiku, ose sipas opinionit të Fuehrerit dhe kancelarit të shtetit, janë përcaktuar si vepra të “ artit dekadent “ , mund të konfiskohen pa shpërblim, në favor të shtetit, në se në sigurimin e tyre ato janë pronë e personave juridikë lokalë ose e shtetasve.

Paragrafi 2 (1). Konfiskimin e urdhëron Fuehreri dhe kancelari i shtetit. Ai nënshkruan dekretin për objektet që kalojnë në pronësi të shtetit. Kompetencat e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2, ai mund t’i kalojë në një vend tjetër.

Page 172: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

171

Paragrafi 2 (2) Në raste të veçanta, mund të zbatohen masa më të rrepta.. “ (178-337)

“Mjete më të ashpra “ do të thotë dorëzimi i atyre piktorëve mod-ernistë, që nuk dëshirojnë të riorganizohen, për të nisur pikturimin me realizëm, sipas shijes së kryesisë partiake naziste. Ata skualifikohen si piktorë nga regjimi dhe shndërrohen në punëtorë të thjeshtë krahu. Ata janë të dëmshëm në art, si modernistë, por mund të jenë të do-bishëm si punëtorë krahu. Kështu, shteti fashist i shndërron qytetarët “ e dëmshëm “ në qytetarë të dobishëm.

Sidoqoftë, është naive të mendosh, që kjo goditje monstruoze e artit në shekullin XX në Gjermani bëhet vetëm nga lart, nga majat politike. Ajo mbështetet nga patalentësia e organizuar në shoqata intelektuale. Pikërisht, në këto shoqata të dekretuara partia dhe shteti fashist e llog-arisin patalentësinë, si agjenturë të vet, dhe, me anë të saj, godisin artin e lirë dhe origjinal. ..Këtu përputhja e interesave dhe bashkëpunimi janë kaq intimë, sa një vëzhguesi anësor çështja i ngjan kështu: piktorët e vërtetë krijojnë artin, ndërsa modernistët i pengojnë ata, e sabotojnë punën e tyre krijuese, prandaj del nevoja e ndërhyrjes së shtetit; ky i fundit, i heq pengesat dhe arti zhvillohet përsëri, sipas rrugës së pro-jektuar nga partia naziste.

Në fakt, shteti, sikurse dhe patalentësia, janë njësoj të interesuar ta godasin artin e vërtetë, që synon, instinktivisht, drejt lirisë dhe zhvil-limit të personalitetit të veçantë njerëzor. Me këtë, del i qartë edhe zelli prej ekzekutori i piktorëve të patalentuar ndaj kolegëve të tyre. “ Lëviz-ja nacionalsocialiste dhe kryesia shtetërore - shkruan një përfaqësues i patalentësisë së organizuar nga shteti - kërkon të mos tolerojmë edhe në sferën e kulturës, që të patalentuar të tillë, mjeshtër për mashtrime,

Page 173: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

172

ta ndërrojnë papritmas flamurin e tyre, dhe, duke bërë sikurs s’ kanë parë asgjë, të futen në shtetin e ri e t’i japin tonin artit dhe kulturës politike.

Në asnjë rast, nuk duam të lejojmë, që këta elementë ta japin aspek-tin kulturor të shtetit, sepse ky është shteti ynë dhe jo i tyre “ (178-67)

Shtrohet një pyetje e madhe: përse e përndjek shteti totalitar ar-tin modern dhe ndjen për të një urrejtje kaq të madhe? Dikur, këtë fenomen u përpoqën ta sqarojnë në Gjermani me antisemitizmin, sepse një pjesë e piktorëve modernistë ishin çifutë. Por një shpjegim i tillë nuk të kënaq, sepse shumivca e përfaqësuesve të “ artit dekadent “ janë gjermanë me gjak të pastër, dhe disa syresh edhe anëtarë me mer-ita të partisë naziste. Për shëmbull, Emil Holde ka hyrë në parti në një kohë me Hitlerin, dhe është një nga themeluesit e saj. Pavarësisht nga kjo, “ ata janë njësoj të poshtëruar për “ dekadencë “ dhe përndiqen nga shteti. Në fakt, motivet për t’i përndjekur disa nga këta piktorë e ngrenë pjesërisht perden e vet. Por vetëm pjesërisht. Otto Dick është “dekadent’ sepse pikturon “ të hirtën e luftës me të hirtë “ (151-280), Georg Gross është “dekadent “ sepse fshikullon militarizmin, Paul Klay - sepse përpiqet që arti i tij të jetë i kuptueshëm për “ diktatorët e artit “ . (151-208)

Shkaku i vërtetë, qëndron në faktin, që arti modern nuk vendoset në kornizat ku don ta vejë atë, në përgjithësi, fashizmi, duke e nënsh-truar ndaj politikës së vet dhe detyrave konjukturale që ka fashizmi. Karakteristike për artin modern, janë, së pari një liri më e madhe subjektive e piktorit në interpretimin e temës me disa subjektivitete të pashmangshme të karakterit individual. Kjo rrethanë, e bën pik-torin relativisht të pavarur nga dëshirat dhe synimet e kryesisë poli-

Page 174: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

173

tike, dmth, arti i tij kalon në një opozitë të llojit të vet ndaj regjimit, sipas normave ekzistuese në shtetin totalitar. Por kjo bie në kundër-shtim me njërën nga kërkesat themelore të shtetit fashist - mostoler-imin e çfarëdolloj opozite. Për shëmbull, për ta sqaruar këtë, tregojnë se “ forma më adekuate e artit është në helmetën e çelniktë që e mba-jnë kolonat e hirta “ (151-212) “në figura të gjymtuara që zvarriten në rrugë, me proteza, shkopa, karroca ose me fasho në sy” . Veç kësaj, forma e çliruar i jep mundësinë një piktori protestues të tregojë, në mënyrë groteske, tërë thellësinë e fatkeqësisë. Rrethana e dytë, që e bën artin modern të papërputhshëm me kërkesat e shtetit totalitar, është fakti, që atij s’ i ngarkojnë dot misionin social-politik për edukimin e popullit në frymën e idealeve zyrtare fashiste. Kjo s’ është e mundur, së pari, sepse piktori ka një liri të madhe e të pakufizuar për trajtimin e temës. Kjo do të thotë se ai mund ta interpretojë atë jo sipas dëshirës së regjimit.

Së dyti, arti modern nuk mund të kuptohej nga të gjithë. Ai s’ është i kapshëm për të gjithë, sepse ai supozon një zotërim të një kulture dhe përvoje të caktuar.

Së treti, ai nuk flet me një kuptim, pikërisht në sajë të formës së tij të përgjithësuar dhe njëkohësisht të thjeshtësuar, bile, edhe me ata që e njohin. Ai u jep mundësinë spektatorëve ta interpretojnë atë varësisht nga arsimi, temperamenti, përvoja personale e tyre, etj, me të cilat ata devijojnë nga të menduarit partiak stereotipik.

Për ta bërë ende më të qartë humnerën ndërmjet politikës kulturore të shtetit fashist dhe artit të vërtetë, do japim mendimet e veprimtarëve kulturorë nazistë, lidhur me atë, se ku duhet dhe ku nuk duhet të jetë arti. Goebbels, më 1937, e formuloi aspektin e saj kështu: “ Arti gjer-

Page 175: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

174

man, gjatë dhjetëvjeçarit që pason, do të jetë heroik, i çeliktë, roman-tik, pa sentimentalitet, i pasur nga përmbajtja, kombëtar, me pathos të madh, ai, ose do bëhet i detyrueshëm dhe i angazhuar njëkohësisht, ose nuk do të jetë fare “ . (151-203)

Nëse në opinionet e paraqitura ne do të përgjithësojmë konceptin fashist për artin, kërkesat e tij themelore për të do të jenë, që ai të mos jetë:

a) larg popullitb) pa idec) politikisht indiferentç) pesimistd)intelektualistdh) nihiliste) ledhatuesë) modernist f) anarkist etj.

Ana pozitive e konceptit fashist kërkon, që arti të jetë:

a) i lidhur me popullin (Hitler)b) të eci në rrugën e skicuar nga revolucioni nacionalsocialist (Hit-

ler)c) heroik (Goebbels)ç) romantikd)njëkohësisht detyrues dhe i angazhuar (Goebbels)dh) realist

Page 176: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

175

e) politikë) i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithëf) të konfirmojë jetëng) optimist etj.

Arti që s’u përgjigjet kërkesave të treguara nga estetika partiake e nazizmit, nuk ka të drejtë të ekzistojë më. Ai s’ është art, por kundër-shtar politik, që duhet të asgjësohet, gjykuar sipas shtetit fashist.

b) “ Korrektimi “ i shkencës dhe i kuadrove shkencore

Në sferën e shkencës, partia naziste ka të njëjtën politikë, sikurse në letërsi dhe art. Parimi udhëheqës i saj është teza, që shkenca dhe insti-tucionet shkencore duhet t’i shërbëjne çështjes së saj. Vetëm në këtë rast, ato bëjnë një punë të dobishme për shoqërinë. Së këtejmi, dalin përfundime më konkrete: 1) shkenca dhe kërkimi shkencor duhet të riorganizohen në frymën e ideologjisë së saj 2) të gjitha kuadrot shken-core, të papërshtatshëm për këtë mision, duhet të largohen nga shkol-lat e larta dhe institutet shkencore dhe të zëvëndësohen me kuadro të sprovuara naziste.

Për këtë qëllim, në qershor 1934, u formua “ një komision univer-sitar “ me funksionarë partiakë nën udhëheqjen e Alfred Rosenbergut, që kishte për detyrë “ të kontrollojë të gjithë propozimet “ për kuadrot shkencore në shkollat e larta dhe, pas një vlerësimi pozitiv, t’i kalojë ato në ministritë “ (151-214). Me këtë, udhëheqja e katedrës vihet në varësi të partisë fashiste. Rezultat i veprimtarisë së këtij komisioni është për-jashtimi i një numri të madh kuadrosh shkencore për botëkuptimet

Page 177: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

176

demokratike të tyre dhe prejardhjen “ joariane “ . Në mesin e vitit 1937, numri i tyre arrin 1684. (103-318)

Pasi zgjidhi problemin e kuadrit, lidhur me pastrimin e universi-teteve nga elementët e huaj për nazizmin, partia kaloi në një fazë pune pozitive : për të ngulitur në kokën e studentave dhe personelit mësim-dhënës ideologjinë naziste dhe për të riorganizuar punën kërkimore shkencore, në përputhje me detyrat e saj.

Në shkollat e larta futet si lëndë e detyrueshme gjeopolitika, duke krijuar edhe katedrat përkatëse, për këtë qëllim.. “ Gjeopolitika është një nga burimet themelore të edukimit nacionalsocialist “ - deklar-on udhëheqësi i shoqatës naziste të mësuesve, Roder, më 1935. (103-198) Lidhur me gjeopolitikën, dalin një sërë shkencash: gjeoekono-mia, gjeopsikologjia, gjeostrategjia, e drejta gjeografike, etj., me të cilën bëhet e ashtuquajtura (nga nazista vetë) “ njësimi gjeopolitik “ i degëve të shkencës. Në fakt, gjeopolitika hoqi nga programet mësi-more ekonominë, gjeografinë, historinë, të drejtën, etj. Edhe institutet shkencore riorganizohen sipas programit të NSDAP-it. Më 22 korrik 1934, doli ligji që përcaktonte funksionet e Akademisë Gjermane të së Drejtës. Në të thuhet shprehimisht: “ E lidhur ngushtë me organet lig-jvënëse, ajo nxit realizimin e mëtejshëm të programit nacionalsocialist në sferën e jurisprudencës “ (89-27)

Edhe librat shkollore, si dhe mjetet mësimore, përpunohen në fry-mën e racës. “ Mësimdhënia duhet të jetë ndërtuar në mënyrë të tillë - këshillon Hitleri - që fëmijtë gjermanë ta kuptojnë menjëherë epërsinë racore të tyre “ (103-205)

Një nuancë më tragjike marrin ngjarjet, kur filon ripunimi i shken-cave natyrore në frymën e ideologjisë partiake.

Page 178: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

177

Nazizmi dhe shovinizmi i shtetit të madh pushton edhe shkencat natyrore. Sqarohet se shkenca s’ është ndërkombëtare, gjë që përbuzet si kozmopolitizëm, por kombëtare. Profesor Philip Lenard boton “ të famshmen “ “ Fizikën Gjermane “ . Teoria e relativitetit e Einsteinit deklarohet si antishkencore vetëm për shkak të prejardhjes “joariane “ të autorit të saj dhe flaket jashtë programeve shkollore.

Matematikanët flasin për një “ matematikë gjermane “ , mjekët për “ mjekësi gjermane “ , biologët për “ biologji gjermane “ , si më për-parimtaret në botë, etj.

Një sllogan udhëheqës në punën kërkimore shkencore bëhet mak-sima, që për shkencëtarin, detyra ndaj kombit dhe ideologjisë naziste qëndron përpara detyrave të tjera.

Në anën e regjimit, qëndron, gjithashtu, një pjesë e madhe e intelig-jencës shkencore, duke u justifikuar, se kështu, ajo do të eci, gjithësesi krah për krah me popullin. Parime të tilla të demokracisë, shumë të bukura, si liria e fjalës, autonomia universitare e shkencave, neglizho-hen dhe duhen flijuar në emër të interesave “kombëtare “ .

Po, ata e lavdëruan shumë sistemin e ri, si “ formën edukative klasike më të lartë “ , dhe të ashtuquajturin krijues të tij si “ mendimtarin dhe shtetarin më të madh të të gjitha kohërave “ , si “ një pedagog të pa-kalueshëm “ , si “ një historian më me themel “ , si “ njohësin më gjenial të artit “ . (91-252)

Afërsisht e tillë, është logjika e kapitullimit të inteligjencës para shtetit fashist.

Page 179: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

178

d) Konflikti ndërmjet partisë fashiste dhe inteligjencës së vërtetë

Duke i rreshtuar intelektualët në një sistem të tërë shoqatash të dekretuara, duke futur në to ideologjinë e vet, moralin dhe estetikën, partia fashiste, në fakt, u heq atyre çfarë do lloj lirie, i shndërron ato në një shtojcë të hierarkisë burokratike. Ajo u jep liri vetëm atyre që janë gati t’i shërbejnë asaj dhe të bashkëpunojnë besnikërisht me të. Çdo njëri që s’ është dakord me të e humbet këtë liri dhe pushon së qëni “ intelektual “ .

Këtu, partia fashiste del me doktrinën e vet për shtetin dhe sho-qërinë, për shtetin dhe personin e veçantë. Sipas kësaj doktrine, ky i fundit duhet t’i nënshtrohet “bashkësisë “ , “ kolektivit “ . Jashtë bash-kësisë dhe kundër bashkësisë, ai s’ mund të jetë kurrëfarë personaliteti.

Me fjalë të tjera, intelektuali është personalitet, vetëm në se ai punon për bashkësinë naziste (shtetin, partinë, “ popullin “ , “ Kolektivin “ , etj) dhe shpreh njohjen e meritave personale nga “ bashkësia’. Në se ai deklarohet kundër çdo lloj forme të kësaj bashkësie, për shëmbull kundër partisë ose shtetit fashist, ai pushon së qëni personalitet, au-tomatikisht. Rrjedhimisht, ai mund të asgjësohet në çdo mënyrë. të gjithë armiqtë e shtetit dhe të partisë fashiste janë njerëz të privuar nga rrethanori “personalitet “ : ata janë tradhëtarë, dekadentë, përbindë-sha, etj. Së këtejmi, vjen edhe problemi për lirinë. “ Nocioni për lir-inë, që nuk del nga bashkësia - thotë më tej dr Otto Dietrich, - është i gënjeshtër dhe s’ mund të propozohet si një dije nga sfera e bash-këekzistencës njerëzore.

Ajo funksionon jo si diçka që e konfirmon, por si diçka që e sh-katërron jetën. Prandaj, e ashtuquajtura “ liri individuale “ , siç e qua-

Page 180: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

179

jnë kaq jo seriozisht apostujt e saj, sikur të kuptohej nga ata vetë nuk është diçka e dhënë si dhunti njeriut vetë nga natyra. Kjo e fundit i ka dhënë atij ndërgjegjen dhe bashkësinë, ku ka lindur. “ Liria individ-uale është liri “ nga asgjë “ , është diçka pa fre dhe arbitrare, që të çon në anarki. (Liria individuale= shfrenim= arbitraritet= anarki!) (diçka tepër karakteristike për mendimin fashist në përgjithësi - Zh. Zh.). Një liri krijuese është liri “ për diçka “ , liri e personit, liri e njeriut krijues për bashkësinë. Vetëm kjo është liria e vërtetë që e meriton këtë emër. Revolucioni nacional - socialist mund ta përfshijë në ndërgjegjen tonë edhe këtë nocion të pastër për lirinë dhe ta bëjë një realitet të gjallë atë “ (36-70, 71)

“ ..Ajo që e quan liri individualizmi (dhe që heshturazi ndonjë lib-eral e dëshiron, sinqerisht, nuk është liri, por mospërgjegjësi. Ajo që quajnë personalitet, nuk është i tillë, siç u shpjegova tashmë. Pra ajo që quajnë liri nuk është liri. Në se duan të bashkëpunojnë në mënyrë krijuese dhe pozitive, në jetën e sotme të kombit, do ta kenë atë liri dhe s’ ka arsye ta kërkojnë. Në se duhet krijuar, prodhuar dhe punuar, do ta ndjejnë veten po aq të lirë dhe të lumtur, sikurse ne, nacionalsocialistët, sepse duke punuar për kombin ne mbajmë qëndrim dhe veprojmë në përputhje me thelbin tonë, me fisin tonë dhe bindjet tonë që nga lashtë-sia.. Lirinë “ për diçka “ , për krijim, në kuptimin e nacionalsocializmit, duhet ta kërkojmë te vetja, ku ajo ekziston “ (36-74)

Dhe atëhere, a është ndokush që nuk don të krijojë në kuptimin e nacionalsocializmit, dmth për shtetin dhe partinë fashiste ?- pyet teor-icieni. A është ndokush që e dëshiron lirinë nga shteti dhe partia dhe s’ është i lirë?

Kësaj pyetje Otto Dietrich i jep këtë përgjigje të qartë dhe kategorike:

Page 181: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

180

“ ..Në se kjo s’ tingëllon si një thirrje për liri, këtë e sjellin vetëm njerzit që duan të veprojnë në përputhje me thelbin, që nuk akordon me bashkësinë tonë nacionale, por e kundërshtojnë atë...Një liri e tillë, liri e sabotatorëve dhe e çikërrimaxhinjëve, nuk duhet t’u jepet. Ne japim vetëm lirinë e vërtetë, të dobishme për shoqërinë “ (36-74)

Siç mund të konstatohet, ata që nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë me shtetin fashist, jo vetëm që s’ duhet të presin t’u japin liri krijimi, por menjëherë përfshihen në kategorinë e “ sabotatorëve dhe çikërri-maxhinjëve “ , pra duhen përndjekur.

Fashizmi italian e trajton, po njësoj, problemin personalitet - sho-qëri. Që në kapitullin e parë të “ Kartës së Punës “ thuhet shprehimisht: “ Kombi italian është një organizëm, qëllimi i të cilit , ekzistenca dhe mjetet e të cilit, i kapërcejnë, për nga forca dhe kohëzgjatja, ato të in-dividit ose të shoqatave të veçanta “ (36-36). Guido Bartolto, një nga teoricienët e fashizmit, në veprën e tij “ Fashizmi dhe Kombi “ e formu-lon më kategorikisht parimin universal, që i kundërvihet individual-izmit, si themeltar : “ndryshimi sipas nesh është, se në individualizëm individi e sundon të gjithën,, ndërsa në universalizëm e tëra sundon mbi individin. Ndërmjet tyre ndodhet kororacizmi, sidoqoftë, ku indi-vidi dhe e tëra harmonizohen “ (36-37)

Ndryshimi ndërmjet nazizmit dhe fashizmit është vetëm në faktin, që fashizmi (Italia) përpiqet, sidoqoftë, të krijojë një farë harmonie ndërmjet individit dhe bashkësisë përmes korporatës, ndonëse kjo është diçka e pamundur në shtetin totalitar. Ai s’arriti dot të tolerojë asnjë lloj ndryshimi, asnjë individualitet, qoftë edhe kur bëhet fjalë për korporatën. Më pas, kjo e fundit do të suprimohet nga shteti si anti-popullore.

Page 182: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

181

Lidhur me pyetjen, në se shteti duhet t’i shërbejë individit, apo indi-vidi shtetit, fashizmi dhe nazizmi janë të një mëndje: mbështetin nën-shtrimin e plotë e pa kushte të individit ndaj shtetit, dhe që këtej nxjer-rin “ lirinë “ për të punuar për shtetin. Që më 1933, nazisti Gottfried Buen, në një artikull “ Shteti i ri dhe intelektualët “, e formulon parimin themelor të totalitarizmit, çuditësrisht saktë; “ Liri shpirtërore? Përg-jigjia: për shtetin! “ . (178-71)

Pavarësihst nga kushtet jashtëzakonisht të rënda ku ndodhet intelig-jenca në shtetin totalitar, pavarësisht nga pamundësia për të organizuar një opozitë dhe rezistencë kundër tij, kjo opozitë do të shfaqet patjetër, në një formë ose një tjetër, herët apo vonë, në këtë apo atë shkallë. Kjo përputhet me ligjin, sipas të cilit edhe tirania më e përsosur nuk mund ta çrrënjosë mendimin. Aq më tepër, kur shteti fashist, nga njëra anë e vret mendimin, nga ana tjetër, e nxit atë, për të mos mbetur prapa zh-villimit të shteteve demokratike, të paktën në sferën ushtarake. në këtë rast çdo mendim kalon lehtë në mendim të lirë, në kritikën e asaj që ekziston. Pikërisht atëhere shfaqet opozita kundër regjimit.

Në etapën e zhvillimit me kahje përpjetë të shtetit fashist, kur pop-ulli beson fanatikisht në idealet e shtetit dhe i ndjek pas ato, siç ndodhi me Hitlerin deri në fillimin e Luftës së Dytë, opozita është pasive,, sepse realisht është e izoluar nga populli, nuk e ka mbështetjen e popullit. Në këtë kohë ajo shfaqet si emigracion jashtë shtetit ose si “emigracion brënda vendit “ .

Qindra shkencëtarë të shquar e braktisin vendin, ndërmjet tyre fizikanët e mëdhenj, lauretatë të çmimit Nobel, si Albert Einstein dhe Max Born.

Page 183: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

182

Pjesa tjetër e inteligjencës, e cila s’ mund të emigronte, por që nuk u mbyll në kampet e përqëndrimit, kalon të ashtuquajturin “ emigrim të brëndëshëm “ , emigrim në vetëvete. Rezistenca e saj qëndron në faktin, që ajo nuk punon për shtetin fashist, por për vetëveten, duke pritur ardhjen e kohëve më të mira, kur do të mund të aktivizohet sër-ish në jetën shpirtërore të shoqërisë. Nga pikëpamja e politikës, kjo formë rezistence, pa kërcënuar themelet e shtetit fashist, është shfaqje e një heroizmi të madh moral, sido që të jetë. Ajo kërkon shumë qën-drueshmëri dhe forcë të madhe të përmbajturi, prandaj, shpesh, kur shterojnë forcat, disa nga përfaqësuesit e saj vetëvriten.

Në Gjermani një formë të tillë rezistencë përqafuan mjaft figura të shquara , kryesisht poetë, të cilët u vetëvranë.

Më pas, bashkë me rënien, pak e nga pak, të shtetit fashist, nis të riaktivizohet edhe opozita intelektuale. Ndergjegjia shtetërore nis e lëkundet duke kaluar nga fanatizmi në jezuitizëm. Në jezuitizëm per-sonaliteti njerëzor dyzohet në fytyra të kundërta - njëra sociale, tjetra private. Socialja i merr në konsideratë kërkesat e shtetit, që është ende i fortë dhe mund ta godasë individin jo vetëm politikisht,, por në tërësi. Me fytyrën e vetë private individi tregohet siç është në mjedisin e tij më intim. Për rrjedhojë, jezuitizmi pranohet, në përgjithësi, si hipokrizi sociale në periudhën e rënies ideologjike të fashizmit. Gjithëkush flet atë që nuk e mendon, predikon atë që nuk e beson, kritikon pa mëshirë të parin dhe të dytin në një rreth intim. E tillë është gjëndja, e ng-jashme me “modus - vivendi-n “ , në kushtet e fashizmit. Pavarësisht se në raportin moral fashizmi e mund jezuitizmin me moskompromisin e vet, kjo paraqet një shkallë më të lartë në zhvillimin e ndërgjegjes njerëzore në periudhen e fashizmit, sepse nis ta shoqërojë të vërtetën.

Page 184: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

183

Në se fanatizmi është vetëm një besim i verbër, jezuitizmi është një mendim kritik i fshehtë. Në këtë kuptim ai mund të trajtohet si një mendim kritik, që s’ ka kurajo ende të dalë publikisht dhe i cili, për sig-uri, merr formën e fanatizmit, ndonëse në vetvete ushqen një përçmim shumë të thellë për fanatizmin.

Në kornizat e jezuitizmit inteligjenca nuk kontribuon shumë për diskreditimin e sistemit fashist, sepse të vërtetat mbeten tema të bise-dave private, dhe në jetën shoqërore sundon, në mënyrë absolute, gënjeshtra.

Një shfaqje e lartë e etiketës në mendimin jezuit janë lojrat, talljet, analogjitë me ngjarje të kompromentuara historikisht.

Në një artikull “ Pesë vështirësi për atë që shkruan të vërtetën “ (viti 1934), Bertold Brecht, duke përmbledhur parimin e jezuitizmit të vetëdijshëm letrar në kushtet e fashizmit, e vendos dinakërinë në fund fare. “ Gjithkush që në kohën tonë ka vendosur të luftojë gënjeshtrën, dhe injorancën, dhe të përshkruajë të vërtetën, duhet të kapërcejë mbi pesë vështirësi. Të ketë burrërinë të thotë të vërtetën, ndonëse kudo asaj ia zënë frymën; të ketë aftësi për ta njohur të vërtetën, ndonëse atë kudo mundohen ta fshehin; të jetë i shkathët për ta shndërruar të vërtetën në një armë lufte; t’i zgjedhë saktë njerzit, që do mund ta për-dorin këtë armë; dhe, në fund, të jetë dinak për ta përhapur të vërtetën në mesin e njerzëve. Këto vështirësi rriten veçanërishjt për ata njerëz që krijojnë gjatë regjimit fashist, por që janë të ndjeshëm, dhe për ata që janë dëbuar nga vendlindja, ose e kanë braktisur atë vetë, por edhe për ata që krijojnë në vendet e lirive borgjeze “ (11-27)

Të paktë janë ata intelektualë që e çajnë rrethin magjik të mendimit jezuit dhe paraqesin publikisht atë që flasin dhe mendojnë të gjithë,

Page 185: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

184

duke e sistemuar në formën e një programi dhe duke ia kundërvënë ideologjisë zyrtare fashiste. Por kështu ata vihen në rrugën e revolu-cionarit, që i ngre detyrat e kohës më lart se sa karierën e tyre perso-nale dhe s’ ka frikë të ndërmarrë vetë të gjitha rreziqet që rrjedhin prej kësaj. Njëkohësisht, ata bëhen lajmëtarë të etapës së re në zhvillimin e mendimit social, kur shteti totalitar është dobësuar në atë shkallë, sa s’ paraqet më një rrezik të drejtpërdrejtë për ekzistencën fizike të individit dhe kur ky shtet duket qartë se do asgjësohet shpejt. Pikërisht atëhere, jezuiti del përpara shoqërisë me fytyrën e tij të autentike, pri-vate, e hedh tutje maskën sociale si diçka që s’i nevojitet më. Për herë të parë, ai nis të flasë publikisht për atë që mendon. Personaliteti i tij, kalon përsëri nga dyzimi në një ose, më saktë e rivendos njësinë e vet : fytyra private (e vërtetë) bëhet edhe sociale dhe “ socialja “ e rrejshme bie poshtë sepse prishet maska.

Për shkak të zhvillimit të komplikuar të ngjarjeve (të mos harro-jmë se nazizmi gjerman rroi vetëm 148 muaj ) Gjermania nuk e ka-loi këtë etapë. Presa monstruoze e luftës e justifikoi moralisht aparatin shtetëror terrorist - Gestapon dhe SS-të - duke goditur pa mëshirë çdo formë të opozitës. Veç kësaj, në zjarrin e luftës së tendosur, fusha e punës intelektuale nuk mund të qe, kurrësesi terren qëndror për luftën kundër regjimit. Në këto kushte, një formë e puçit ushtarak, është më e përshtatshme dhe më efikase. Prandaj energjia kritike u derdh në provën për puç më 20 korrik 1944.

Një etapë e tretë në shpërbërjen e mendimit social në formën e tij klasike përjeton e vetme pas luftës, në shtetin fashist të Spanjës së Fran-cos. Kemi qënë bashkëkohës të kësaj etape të fundit të rënies së shtetit fashist totalitar, kur ai bën prova të pashpresa për të kaluar pa tronditje

Page 186: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

185

nga diktatura në format përfaqësuese Inteligjenca duke u mbështetur në ato shtresa shoqërore që janë kundërshtare konseguente të shtetit fashist, i del haptazi kundër atij, duke kapërcyer mënyrën e zakonshme jezuite të jetesës. Jezuiti bëhet revolucionar, apo më saktë demokrat, sepse rreziqet s’ janë kaq të mëdha .

Page 187: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

186

V. MËNYRA E TË MENDUARIT TOTALITAR DHE KULTI I UDHËHEQËSIT KOMBËTAR

Në sferën shpirtërore shteti fashist është totalitar. Parimi i lartë i mendimit në këtë hierarki burokratike të centralizuar në mënyrë të hekurt bëhet autoriteti, besimi në drejtësinë pa kushte. Ai e pranon autoritetin si kriter të lartë për të vërtetën: nuk varet autoriteti nga e vërteta, por e kundërta - e vërteta varet nga autoriteti.

Pranohet në heshtje, se sa më lart qëndron një instancë në hier-arkinë burokratike, aq me pa gabime mendon ajo, me kaq më shumë motiv të madh pretendon se e njeh të vërtetën. Në përputhje me këtë, instanca më e lartë që e përqëndron në duar e saj gjithë pushtetin, pre-tendon se e zotëron të vërtetën absolute, duke përjashtuar diskutimet dhe dyshimet. Ajo transformohet në një imperativ kategorik të llojit të vet që kërkon besim pa kushte dhe nënshtrim. Pa këtë besim vetë institucioni nuk mund të ekzistojë. Kjo e drejtë është kaq specifike për shtetin totalitar, sa që, pas korrikut 1944, Freissler, kryetar i të ash-tuquajturës “ Gjykatë popullore “ propozon që të ligjërohet përndjekja e personave, që shprehin, në ndonjë mënyrë, dyshime për Fuehrerin dhe fitoren e tij të fundit. Sipas këtij ligji, shumë njerëz shkojnë në kampet e përqëndrimit ose e paguajnë direkt me kokën e vet luksin për të dyshuar, për të qënë skeptikë.

Sidoqoftë, kur flitet për mënyrën e të menduarit totalitar, si një veçori e rëndësishme, në thelb, në sferën e jetës shpirtërore të fash-izmit, duhet të bëjmë një saktësim. Mënyra të të menduarit totalitar ka në çdo monarki, në çdo sistem sundues oligarkik, në çdo hierar-ki burokratike dhe formë totalitare të të menduarit. Karl Marks në “ Kritikën e filozofisë së Hegelit mbi të drejtën “ zbuloi lidhjen e drejt-

Page 188: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

187

përdrejtë ndërmjet hierarkisë burokratike dhe formës totalitare të të menduarit. E reja, apo kontributi “origjinal “ i fashizmit në këtë fushë, është totalizimi, përhapja universale e këtij të menduari, jo vetëm në institucionet shtetërore dhe organet shtetërore, por edhe në gjithë sho-qërinë civile, në organizatat e saj të masave dhe formacionet e saj, gjer në vetë industrinë, ku pronarët shpalleshin “ Fuehrer “ të fabrikave, uzinave, instituteteve, etj. Parimi “ Fuehrer “ u ngrit si parim themeltar në tërë jetën politike, ekonomike dhe shpirtërore të Rajhut të Tretë dhe u sanksionua juridikisht me ligj.

Në Itali, nën një formë tjetër - përmes kërkesës për nënshtrim - mënyra e të menduarit totalitar gjeti një përhapje universale.

1. Autoriteti dhe kulti

Në sistemin totalitar nuk mund të ketë një autoritet të vërtetë poli-tik. Ky i fundit kërkon një shoqëri demokratike, ku individët konkuro-jnë në kushte të barabarta dhe cilido, që është më i aftë, ka mundësi të fitojë e të ngrihet më lart se të tjerët. Ajo supozon një shoqëri, ku talenti fitin gjithnjë mbi jotalentin dhe pazotësinë.

Në shtetin fashist, për shkak të strukturës strikte hierarkike “ au-toriteti “ varet nga pushteti, të cilin pushteti e përqëndron në duart e veta, dhe jo nga cilësitë afariste dhe intelektuale. Por, me qënë se vetë pushteti varet nga vendi që zë njeriu në hierarkinë burokratike, rrjedh se “ autoriteti “ është në funksion të postit që zotëron. Me fjalë të tjera, nuk kanë rëndësi cilësitë dhe mëndja që ka një person, por ka rëndësi posti që ai zë. Gjithashtu nuk ka interes fakti se si arrin ai person të ngjisë shkallët e hierarkisë dhe në se ai e meriton të jetë apo jo atje ku është. Por pranohet, në se ai është në atë shkallë, do methënë ai i ka

Page 189: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

188

cilësitë e domosdoshme për të qënë aty. Sistemi e paraqet instancën eprore si më të mënçur dhe më të drejtë se atë inferiore. Ky është parimi themeltar në çdo hierarki burokratike. Pa të, ajo s’ mund të ekzistojë.

Këto veçori të shtetit totalitar e bëjnë atë veçanërisht reaksionar dhe regresiv, si sistem.

Njëkohësisht, ato na japin çelësin për të deshifruar një veçori tjetër të rëndësishme : mungesën e personalitetit të qytetarëve të mëdhenj, që kanë një ndikim social, pavarësisht nga shteti.

Në kushtet e një demokracie liberale tradicionale, veçanërisht gjatë periudhës së saj klasike, mund të ekzistonin personat që përfaqësonin shoqërinë civile në shtet. Ata janë shkrimtarë, aktorë, shkencëtarë ose politikanë, në opozitë. Falë meritave të tyre në shkencë, art, letërsi, aetj., me fjalë të tjera, në shoqërinë civile, e cila ka një autonomi të përcak-tuar në demokracinë borgjeze, lidhur me shtetin. Ata kanë një rëndësi politike. Për këtë arsye, ata mund të ndërhyjnë te shteti në mbrojtje të njerzëve ose grupeve të veçanta, ta kritikojnë shtetin dhe shtetarët, t’i demaskojnë makinacionet dhe krimet e institucioneve të tij, etj.

Në shtetin fashist nuk ka qytetarë, por shtetas, të detyruar të shër-bejnë dhe të ekzekutojnë. Shteti fashist i bën të vlerëshme parimet e hierarkisë burokratike edhe për shoqërinë civile. Kjo e fundit, nuk ka asnjë lloj autonomie në raport me shtetin, ndërsa për opozitë s’ bëhet fjalë fare. Në këtë situatë, natyrisht, shkencëtari apo artisti, nuk mund të jetë qytetar, që shpreh një opinion shoqëror. Në shtetin totalitar mund të ketë shkencëtarë të mëdhenj, krujues, filozofë, por jo qytet-arë. Shkencëtari dhe shkrimtari i madh është njëkohësisht një qytetar i mjerë, një shtetas i frikshëm, i cili është si një nëpunës i zakonshëm

Page 190: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

189

që dridhet para burokracisë së plotfuqishme shtetërore dhe partiake të fashizmit.

Në fakt, udhëheqësit e sistemit fashist janë edhe përfaqësuesit e vetëm të shoqërisë civile. Ata janë të vetmit që kanë të drejtë të flasin në emër të shoqërisë civile, ose, gjë që është njëlloj, ata janë “ qytetarët “ e vetëm, që mund ta përfaqësojnë atë te shteti. Sundimi tiranik i politikës mbi sferat e tjera të jetës shoqërore, u mundëson atyre të zbukurohen me atribute të llojllojshme: ata janë më të mënçurit, më autoritarët, më të drejtët, më fisnikët, më parimorët, më të ndershmit, etj.

Por ky është një shkëlqim i rremë, që vjen nga pushteti, nga pushteti i pakufizuar që përfshin gjithçka. Për udhëheqësin politik në shtetin fashist mund të thuhet, se e ka fituar pushtetin, jo sepse është më i zgjuar, por ai është i “ zgjuar “ sepse ka pushtetin; ai sundon, jo sepse është i ndershëm, por ai është “ i ndershëm “ sepse ai sundon; ai ka pushtetin, jo sepse është parimor, por ai është “ parimor “ sepse ka pushtetin. Në fund, ai është udhëheqës politik, jo sepse është autoritet, por ai është “ autoritet “ sepse ai është udhëheqës politik. Të njëjtën gjë mund ta themi për atributin e tij si qytetar - ai konsiderohet qytetar i madh, sepse shteti fashist i dha atij një pushtet politik të pakufizuar mbi tërë shoqërinë civile, me të cilën ai mund të koketërojë në një mijë mënyra.

Nga sa u paraqit gjer këtu, mund të nxjerrim një përfundim të përg-jithshëm, që në shtetin fashist totalitar nuk ka dhe nuk mund të ketë autoritete të vërteta politike, sepse rruga e vetme drejt ngritjes dhe lartësimit të njerzëve është hierarkia burokratike, dmth, që dikush të jetë “ autoritet “ , ai duhet më parë, të jeta burokrat. Në këtë kuptim, ndryshimi ndërmjet shtetit fashist dhe demokracisë borgjeze tradicio-

Page 191: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

190

nale është, se në këtë të fundit ekziston edhe një mënyrë tjetër, jo bu-rokratike për ta ngritur një politikan, e cila, nga ana e saj, e ndryshon thelbësisht edhe burokracinë vetë.

Nga kjo rrethanë, shteti fashist është i detyruar ta kompensojë mungesën e autoriteteve reale duke krijuar zëvëndësa të tyre me anë të aparatit propagandistik të shtetit, partisë fashiste dhe organizatave të masave. Dhe kjo veprimtari e lidhur me krijimin e “ autoriteteve “ të veta politike, kalon, pashmangësisht, në një idolatri të egrish, që nuk njeh as kufij, as shkallë. Ajo i atribuon udhëheqësit, nga njëra anë, cilësi të mbinatyrshme, që s’ mund t’i ketë fizikisht një njeri i veçantë, nga gna tjetër, atij i atribuojnë vlerësime, logjikisht, të papërputhshme që e përjashtojnë njëra tjetrën. Në këtë mënyrë, duke zëvëndësuar autorite-tin, shteti krijon kultin e individit për udhëheqësin politik. Hitlerin e paraqisnin si “ mikun më të mirë të natyrës “ , si “ njohësin e artit “ , si “ një shok të shtrënjtë “ , “ mikun e punëtorëve “ , “ mikun e fshatarëve “ , “ mikun e rinisë “ , “ njëri i veprimit “ , “ mikun e sportistëve “ . Në disa piktura dhe fotografi të asaj kohe, ai paraqitet si “ baba i kombit “ , “ baba i popullit “ , (69-75) “ flamurtar i parë “ , “ arkitekt “ , “ njeri me këmishë të errët “ , “ burrë shteti “ , etj etj. Ose , sikurse shkruajnë me ironi autorët e librit “ Rajhu i Tretë “: “ Ai ka njohje kaq të mira për bujqësinë, sikurse për teknikën, për artin, është një ekspert i madh në ndërtimin e anijeve “ . (151-292)

Të njëjtin kult për udhëheqësin ne e vemë re edhe te Mussolini. Edhe atij i veshin cilësi nga më të pabesueshmet. Duce me uniformë ushtarake thyen me kazëm një shkëmb; me shpatë në dorë qëndron gati për t’u stërvitur; punon në maqinë shirëse, nget traktorin; kalëron. Një herë tjetër, atë e shohim në një afishe lakuriq deri në brez, të rreshkur

Page 192: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

191

nga dielli, me një mbishkrim special poshtë: “ Fshatari i parë i vendit të vet. Plot forcë dhe i rreshkur nga dielli, lakuriq deri në mes, më i miri fshatar ndërmjet fshatarëve, Duce feston të korrat në qytetin Aprilia. Pas një fjalimi të pasur katër orësh, Mussolini punon sërish vetë me maqinë shirëse “ (151-303)

Një fotografi e vitit 1939 tregon lidhjen e thellë dhe të pandashme të udhëheqësit me popullin. Duce me uniformë ushtarake duke kaluar “ rastësisht “ nëpër një kopësht të vogël, përshëndet nënat me fëmijë të vegjël, të cilat, të lumtura i tregojnë atij bebet e tyre.

I pakufi është dhe kulti i individit i Franco-s. Rreth emrit të tij është mbështjellë një kult i panjohur në historinë e Spanjës. I atribuan atij gjithçka : edhe fitoren mbi Spanjën “ e kuqe “ , edhe “ ndërtimin e Spanjës së re “ . (20-280)

Në vitin e “ fitores “ mbi republikën, (1939) Franco është në lulëzimin e forcave të tij - 47 vjeç. Ai shndërrohet, befas, në kryetar shteti, kau-diljo të partisë, gjeneralisim, udhëheqës i “ kryengritjes së lavdishme “ . Emrin e tij e barazojnë me atë të partisë fashiste dhe në mbledhjet publike thërrasin me rrokëzime : “ Franco! Falanga! Franco! Falanga!.

Autori i “ Spanja pa maska “ - Abel Plain - që ishte në Madrid kur kulmi i Franco-s ishte në majën e vet më të lartë, e përshkruan atë kështu: “ Ai hyri në mendimet dhe lëvizjet e mija kudo, në çdo kohë, në çdo rrugë, nga faqet e mureve dhe nga vitrinat, nga faqet e para të gaze-tave, nga ekrani i kinemasë, nga kopertinat e revistave, në pullat po-stare, në trolejbusa dhe metro, në parasallonet e teatrove dhe galerive, në aperitivet dhe pijetoret e lira, në restorantet moderne të kryeqytetit dhe në bujtinat që gëlonin nga minjtë në fshatra, në dhomat e ngrënies të tregtarëve, ku ndihej aroma e mirë e luleve dhe në banesat njëd-

Page 193: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

192

homëshe të portierëve të pallateve të banimit që kundërmonin një erë të rëndë - në të gjitha qytetet spanjolle, në fshatrat, qëndrat e banimit, që i kam vizituar “.(93-115)

Hitlerit i janë kushtuar një numër i madh vjershash, që e krahasojnë atë me flamurin, yjet, diellin, etj. Ja për shëmbull, në vjershën “ Fueh-rerit “ (1936) shkruhet :

Të duam ty o prijës, sepse e duam GjermaninëLuftojmë ne për ty, sepse ju luftoni për Gjermaninë..Vdesim ne për ju, sepse ju e bëtë Gjermaninë të madhe

Dhe strofa e fundit ka motivin tipik :

Aq më shumë e duam tani Gjermaninë e madhedhe juve, o prijësi ynë, duka gjermani veshur shumë thjesht. Nuk ju mbulon purpuri juve (180-359)

Në një vjershë tjetër, me titull “ Nata e qetë “ (Berlin, 1934) Fuehreri është paraqitur si një hero mitik. Ai e ruan me syçeltësi fatin e Gjer-manisë. Kur të gjithë janë në gjumë, ai, një roje e pazëvëndësueshme, mendon për lumturinë e popullit:

Një natë e qetë, një natë e shënjtëGjithçka bie në gjumë, por gjallon vetëmmendimi i kancelaritpër lumturinë e GjermanisëGjallon ai gjithmon për ne

Page 194: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

193

Një natë e qetë, një natë e shënjtëgjithçka flë, por gjallon vetëm Adolf Hitleri mbi fatin e GjermanisëDrejt madhështisë, drejt lumturisëdhe qetësisë na prin aidhe na jep forcë, neve gjermanëve. (180-146)

Dhe, në strofën e fundit Hitlerin e bën një diell që “ na buzëqesh “ .Në vjershën “ Madhështia “ të Baldur von Schirach, Fuehreri, po

ashtu, madhështor dhe i magjishëm, vizaton një rrugë drejt yjeve duke qënë në të njëjtën kohë i “ thjeshtë si unë e si ti “

Madhështia jonë është te ai, sepse ai ështëjo vetëm kryetari dhe heroi ynëpor edhe i fortë dhe modestse te ia prehen rrënjëte kësaj botës sonëdhe shpirti i tij po vizaton rrugën drejt yjevemegjithatë ai mbetet njerii tillë si ti dhe unë (180-365)

Fuehreri mishëron të vërtetën vetë. Kur flet ai, nuk thotë asnjë gënjeshtër. Fjalët e tij të frymëzojnë për krijim dhe heroizëm. Kështu paraqitet ai në vjershën e “ Fuehreri flet “ (1935) :

Flet Fuehreri. Bien gënjeshtratE vërteta fitimtare rrënon maninë idiote

Page 195: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

194

i shpall luftë iluzionit bosh dhe të frikshëmÇdo lloj vetëkënaqësie të tejngopur - përbuzjesFlet Fuehreri. Fjalët shndërrohen në vepradhe fjala që gjer dje ishte e dobëtmbledh forca për krijimFlet Fuehreri: çdo fjalë bëhet ligj (180-366)

Në vjershën “ Premtimi i shënjtë “ të Max Werner-it, botuar në “ Nationalsozialistische Hefte “ (1940), gjejmë një motiv të njohur të shtetit fashist. ku gjithçka lidhet me personalitetin e Fuehrerit. Pa të nuk ka lumturi, nuk ka diell:

Ju o prijës jeni ligj për neNe jetojmë me emrin tëndQëllimi ynë në luftë është Rajhufillim dhe mbarim

Fjalimi juaj është pulsi i veprës sonëBesimi juaj ndërton kulla te ne (180-367)Etj. etj. Kuptohet, gjithçka që përmëndëm, është vetëm një pjesë e asaj,

që krijuan për Hitlerin në poezinë gjermane të atëhershme. Por kjo mjafton që të shihet se si në shtetin fashist kulti i individit të Prijësit, arrin, efektivisht, shkallën e një idolatrie të paskajshme politike. Atij i atribuohen të gjitha virtutet më sublime, çka është e aftë të sajojë fan-tazia njerëzore dhe të cilat, në parim, nuk mund të kombinohen te një njeri i vetëm. Poetë më të mirë bëhen ata që arrijnë të krijojnë vjershën

Page 196: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

195

më të mirë për udhëheqësin epror të partisë dhe të shtetit. E gjithë poezia përshkohet nga shpirti i lakeut të oborrit.

I njëjti fenomen vëzhgohet edhe në gazetari. Mjafton që Fuehreri të mbajë një fjalim që të gjithë gazetarët të nisin thuajse me komandë, të miratojnë dhe të lavdërojnë mendimet e tij gjeniale; t’i interpreto-jnë ato me ditë dhe javë me rradhë. Faqe të tëra të gazetave vihen në dispozicion të specialistëve të fushës përkatëse, të shkruajnë artikuj të gjatë komentues, t’i paraqesin fjalimet e Fuehrerit si “ kthim fati “.

Më 1937, me rastin e Ditës së Artit Gjerman, Hitleri mban një fjalim ku turpëron abstraksionizmin dhe çdo lloj modernizmi dhe ngre si de-tyrë për artin gjerman që “ t’i shërbejë popullit “ duke ecur “ në rrugën e revolucionit nacional-socialist gjerman “ . Shefi i Pallatit të Artit Gjerman Adolf Ziegler e vlerëson fjalimin e Hitlerit si vijon : .. “Fueh-reri im, kur ju me rastin e Ditës së artit Gjerman erdhët me këtë akt shënjtërues, jo vetëm që përuruat Pallatin, por bashkë me të, ju treguat në fjalimin tuaj programatik, rrugën e vërtetë për artin gjerman. Secili nga ne, që kish nderin t’i përjetonte ato ditë, e kuptoi, që është dësh-mitar i një pikëkthese në jetën tonë kulturore. Kjo ekspozitë e parë e madhe gjermane, që u organizua sipas vullnetit tuaj, dhe pjesëmar-rjes tuaj personalisht, pa dyshim, paraqet një konfirmim të konceptit që ndërmjet gjithçkaje të vdekur dhe efemere, në art duhet të ndajmë vetëm vlerat e përjetëshme.

Më 1939, me rastin e katërvjetorit të hapjes, në Pallatin e Artit Gjer-man, Ziengler mban një fjalim të ngjashëm:

“ Sot ndodhemi para jush, Fuehreri im, ashtu si para mjeshtrit më të madh të të gjitha kohërave, për t’ju falenderuar për detyrat që na i keni lënë. Vija e drejtë, që ju ua vutë detyrë piktorëve gjermanë, me ras-

Page 197: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

196

tin e ekspozitës së parë të arteve në Shtëpinë e Artit Gjerman më 1937, është gjërësisht e njohur nga ne tashmë “ (178-339)

Gazetarët e manipuluar, me 20 korrik 1937, lëshojnë breshëri në mbështetje të fjalimit të Fuehrerit. Ata panegjirojnë deri në qiell parimet themelore që përmbahen në të. Disa gazeta e quajnë atë “ historik “ , gazeta të tjera e quajnë “ pikë kthese në zhvillimin e artit gjerman “ , të tjera, si “ programatik “ , të katërt si një fjalim, që tregon të vetmen rrugë të drejtë për zhvillimin e artit dhe të kulturës “ .

Çdo ngjarje më e rëndësishme në Rajhun e Tretë duhet të shën-jtërohet nga dora e udhëheqësit më të lartë partiak dhe shtetëror. Kjo simbolizon lidhjen e thellë ndërmjet udhëheqësit, partisë fashiste dhe popullit.

Ritet e kultit të Hitlerit përfshijnë edhe mënyrën e paraqitjes së tij. Ai s’ duhet të dalë i lodhur, pa shpresë dhe skeptik, udhëheqësi nuk mund të ketë mangësi apo difekte fizike.

Përkundrazi, ai duhet të jetë i pastër si ideal dhe i ndritur si rreze. Këtë duhet ta kenë parasysh piktorët, po ashtu fotografët. Në një vepër të një piktori të kohës (1940) me titull “ Strategu “ në sfondin e qiellit të hirtë në të errët Fuehreri paraqitet me një vështrim të drejtuar qartë kah e ardhmja - një vështrim që sheh qartë fatin e lumtur të Gjerman-isë nacional-socialiste. (151-293)

Një afishe “ Flamurmbajtësi Hitler “ ekspozuar për herë të parë në “ Ekspozitën e Madhe të Artit Gjerman “ në Munih më 1938, më pas e shtypur në kartëpostale, Fuehreri paraqitet me një veshje kalorësiake të stilizuar lehtë, i kthyer drejt së ardhmes, me një flamur në dorën e djathtë. (151-203)

Page 198: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

197

Ritet janë kaq strikte, sa vetë Hitleri është i detyruar t’i marrë ato parasysh. Autorët e “ Rajhut të Tretë “ përdornin një fotografi të ud-hëheqësit ku ky ishte me syze, Me qënë se aty ai dukej tepër i mjerë, vetë Fuehreri e shkarraviti fotografinë dhe e ndaloi botimin e saj. Njëkohë-sisht, që të mos dilte me syze para publikut, sekretarët e tij ja shtyp-nin fjalimet dhe tezat me gërma shtypi të mëdha. Duke iu nënshtruar riteve të kultit të vet, që kërkon që udhëheqësi të jetë modest, i afërt me njerzit e zakonshëm, (pra si njeri që vjen nga populli), Hitleri nuk vishet asnjëherë në mënyrë madhështore. Veshja e tij e përhershme fes-tive, pasi mori pushtetin, është uniforma partiake e një njeriu të zakon-shëm, pa distinktiva në gjoks e në supe. Propaganda i atribuon Hitlerit “ një vullnet të hekurt “ , një vendosmëri të palëkundur në ndjekjen e qëllimit, “ një aftësi pune kolosale “ , “ një talent të foluri të jashtëza-konshëm “ .

Hitleri ishte indiferent ndaj luleve, por u vendos që të zgjidhej si lule e preferuar lulebora, me që rritet në maja malesh. Që atëhere, deri në fund të Rajhut, të gjithë kujtonin se lulja e preferuar e Hitlerit ishte lulebora. Hitleri nisi vetë ta dojë këtë lule, duke iu përmbajtur ritit. (171-60)

Fjalimin e Hitlerit, që nuk qe gjithnjë logjik, e paraqitnin si fillimin e një epoke të re në oratori. “ Si çdo gjeni i lindur, Hitleri solli një re-torikë të re. Fjalimet e tij nuk janë të rrjedhshme dhe simetrike sikurse një tabelë shahu e lustruar. Fjalët, frazat, mendimet e tij, u ngjajnë bllo-qeve, flakëve dhe llavës, që shpërthen nga një krater vullkanik dhe bie lirisht përqark, duke tronditur ndërgjegjen dhe duke na pushtuar me bukurinë dhe fuqinë e saj origjinale...Fjalët e Fuehrerit u ngjajnë vërtet goditjeve të çekiçit në portat e mbyllura të ndërgjegjes dhe të zem-

Page 199: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

198

rës sonë. Qëllimi s’ është ta ledhatojmë aftësinë tonë dëgjimore, por ta pushtojmë atë “ (128-130)

Në ritet e kultit hyjnë edhe vizitat në vendet e lidhura me emrin e Fuehrerit. Një kinokronikë ka një episod filmi, ku Baldur von Schirach - kryetar i rinisë - u prin aktivistëve në një pelegrinazh të “ Hitlerju-gend-it “ me pishtarë në duar drejt burgut Landberg, ku Hitleri krijoi Mein Kampf-in e tij. (73-102)

Studimi mbarëpopullor masiv i Mein Kampf-it në linjë partie dhe organizatash të tjera, është një nga format tipike të kultit të personit të Hitlerit. Anëtarët e partisë, të “Hitlerjugend-it “ dhe të organizatave të masave, ishin të detyruar ta lexonin këtë manual për çdo nazist. Par-tia e deklaroi atë bibël të nazizmit, dhe sigurimin e pjesës së dytë të kryeveprës “ Mein Kampf-it “ e quanin diçka legjitime për luftëtarët e vjetër. (78-142)

Në librin e tij “ Hitlerjugend “ von Schirach shkruan për studimin e “ Mein Kampf-it “ si vijon : “ Ne nuk mund ta motivonim me hollësi botëkuptimin tonë. Ne thjesht besonim, ..dhe kur doli libri i Hitlerit “ Mein Kampf “ ky qe një bibël për ne, që e mësonim përmëndësh, në mënyrë që të ishim në gjëndje t’u jepnim përgjigje atyre që dyshonin dhe materialit të madh që dispononin kritikët “ . (88-321)

Çdo kërkim “ shkencor “ apo manifestim publik merr një rëndësi të veçantë dhe është mjaft i bindëshëm, vetëm në se shoqërohet me nga një citat nga “ Mein Kampf-i “ .ose në se përmëndet kjo vepër. Në mendimin partiak të nazizmit, fillimi dhe mbarimi i mënçurisë poli-tike është vetëm te “ Mein Kampf-i “ .

Gjatë viteve të nazizmit “ Mein Kampf “ arrin një tirazh rekord, 6.5 milionë kopje. Në përurimin e çdo ekspozite gjermane ky libër gjëndet

Page 200: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

199

gjithmonë në vitrinat e para si “ libri i librave “ . Më 1934, për herë të parë, u organizua Java e Librit Gjerman. Në hyrje të ekspozitës, gjëndej një model i madh i “ Mein Kampf-it “ . Në zellin e tyre për ta shpërn-darë sa më shumë këtë libër, autoritetet administrative nisën, bile, t’ja dhuronin çdo çifti të ri nga një kopje, si dhuratën më të shtrënjtë për familjen e ardhshme.

Në arkivat e “ filmave kulturorë “ nazistë është gjetur një film, që tregon një ekzemplar unikal të “ Mein kampf-it “ , të quajtur “ Libër për gjermanët “ . Këtë ekzemplar duhej ta vendosnin në një mauzeleum special, ku do qëndronte 1000 vjet, aq sa do ekzistonte Rajhu i Tretë. Lidhja e tij qe bërë me lëkurë viçi, e përpunuar posaçërisht me veglat e shekullit XVIII. Një brigadë minatorësh u fut nëntokë për të gërmuar e gjetur një mineral special, me të cilin u prodhua metali për gërmat. (72-10)

2.Shndërrimi i pjesës më të madhe të popullit në një masë njërzore

Është fakt i pakundërshtueshëm, që kulti i personit i Hitlerit shndër-rohet në një adhurim. Sipas Hamschik-ut, “ besimi fanatik te Hitleri dhe nderimet arritën përmasa të tilla sa nuk mund t’i ëndërronin dot edhe shumë idhuj paganë “

Albert Speer në kujtimet e tij të shkruara në burgun e Spandau-t, pohon se populli ishte i magjepsur prej Hitlerit, si asnjëherë dhe asnjë popull në historinë botërore. Kjo është e vërtetë, që konfirmohet nga një material shumë i madh dokumentar.

Kuptohet, kjo u bë e mundur nga sistemi totalitar i krijuar, ku s’ ka opozitë, s’ka parti opozitare, s’ ka kritikë, opinion social të ndryshëm nga ai shtetëror. Përkundrazi, të gjitha mjetet e propagandës (gazetat,

Page 201: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

200

radio, kinemaja, teatri, mbledhjet masive ) janë mbrehur për të glorifi-kuar mënçurinë e partisë naziste dhe të udhëheqësit të saj. Këtu është baza për sqarimin shkencor të kultit të personit të Hitlerit, sepse per-sonalitetin politik nuk mund ta kuptosh dot jashtë sistemit politik të krijuar.

Ja të përmbledhura konkluzionet e artit drejtues e organizues të Hitlerit, të ndikimit të madh të tij tek masat, të cilave, edhe ai është I mendimit se për “ bukurinë “ e tyre, u është borxhli :

1. Te udhëheqësh masat “ është art në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe ashtu, sikurse edhe në artet e tjera, virtuoziteti arrihet vetëm si rezultat i një pune të zellshme “ . (99-130)

2. “Unë në fillim e përziej popullin dhe i flas atij vetëm kur është shndërruar në një masë “ . (99-131)

3. “Masa është si një kafshë, që u nënshtrohet instinkteve të veta. Për të logjika dhe arsyetimi nuk kanë asnjë kuptim “ . (99-131)

4. “Unë e bëj fanatike masën, në mënyrë që ta bëj atë një vegël për politikën time “ . (99-131)

Dhe ja teksti i plotë i konsideratave, që Hitleri i nxjerr para kryetarit rajonal të atëhershëm të Danzigut, Kauschning:

“Kundërshtarët e mij më vështruan me përçmim - thotë Hitleri - Ata më pyetën me zili :përse ky njeri ka sukses me masat popullore? Socialistët, komunistët, janë të mendimit, që masa është monopol i tyre. Ata i kishin sallat e mbledhjeve, ishin zotër të rrugës. Dhe ja, be-fas, erdhi një njeri dhe menjëherë lindi një lëvizje e madhe popullore. A mos vallë kjo është diçka e rastësishme apo një gabim në arsyetimin

Page 202: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

201

e masave popullore? Të më falin këta zotërinj, por gabohen. Edhe ne kishim një farë vlere, ne, zelli dhe metodat tona.

Mungesa e një mëndje kritike te masat njerëzore është, padyshim, një sqarim, por jo thelbësor, siç e kuptojnë atë marksistët tanë dhe reak-sionarët e trashë. Masat njerëzore i kanë organet e tyre kritike. Sido-qoftë, ato funksiononin ndryshe nga ajo e individit. Masat njerëzore janë si një kafshë, që u bindet instinkteve të veta. Për to, logjika dhe arsyetimi nuk kanë kuptim. Në se unë arrita të krijoj lëvizjen më të madhe kombëtare në të gjitha kohërat, kjo ndodhi, sepse nuk veprova asnjëherë kundra psikologjisë së masave popullore, as nuk e ngacmova ndjeshmërinë e tyre. Kjo ndjeshmëri mund të jetë primitive, por ka një karakter të pandryshueshëm dhe konstant, si forcë natyrore. Kur masat popullore kanë përjetuar diçka të pakëndëshme, si epoka e triskave të bukës dhe inflacioni, ato s’ i harrojnë dot këto. Masat njerëzore kanë një aparat tepër të thjeshtëzuar dhe shqisëkënaqës. Gjithçka që ato s’ mund ta kuptojnë, i trëmb ato. Vetëm duke marrë parasysh ligjet naty-rore unë mund t’i zotëroj ato. Më fajësojnë se i bëj masat fanatike, se i nxis ato. Psikologët me përvojë më këshillojnë që t’i qetësojë masat njerëzore, t’i mbaj ato në gjëndje indiferente të përgjumur. Jo, zotërinj, duhet pikërisht e kundërta. Unë mund t’i udhëheq masat njerëzore, vetëm kur ato janë bërë fanatike.. Apatia e masave popullore është rreziku më i madh për çdo politikë. Apatia është një mbrojtje e ma-save njerëzore, një stresim i përkohëshëm, forca të përgjumura, që do të shpërthejnë befas në një reaksion të papritur. Një shtetar, që s’ bën hapa të shpejtë, kur sheh indiferentizmin e masave, meriton një gjykim shtetëror.

Page 203: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

202

Unë i bëra fanatike masat njerëzore - flet më tej Hitleri - për t’i bërë ato vegël për politikën time. Unë e zgjova masën, e bëra atë të ngri-het mbi veten, u dhashë një kuptim dhe një funksion. Më kritikojnë se inkurajova pasionet më të ulta të masave njerëzore. Kjo s’ është e saktë. Në se do dilja para masave me argumenta të mënçura, ato s’ do të më kuptonin dot, por në se do t’i prekja ndjenjat e tyre, veçori të tyre, ato do m’i pranonin parrullat menjëherë. Në një mbledhje masash nuk ka vend për mendim. Në këtë mjedis, që me siguri do jetë efikas për fjalimet e mija, unë thërras në mbledhje një numër sa më të madh dëgjuesish të ndryshëm dhe bëj që ata të përzihen në mënyrë të pavull-netshme si një masë njerëzore: filistinë intelektualë, por edhe punëtorë. Unë e përziej popullin dhe i flas atij vetëm kur është shndërruar në një masë njerëzore - Hitleri mendohet pak dhe mandej vazhdon - Kam një bindje të brëndëshme, se në art askush nuk më del dot rival lidhur me ndikimin tim mbi masat njerëzore, bile edhe Goebbelsi. Por pushteti i vertetë mbi masat është diçka që s’ mund të studjohet. Dhe, mbani shënim mirë, sa më e madhe në numër të jetë masa popullore, që më lehtë sundohet ajo. Sa më e larmishme është përzierja e elementëve njerëzorë, e fshatarëve, punëtorëve, nëpunësve, aq më shumë brumi i marrë merr karakterin e një mase pa personalitet. Nuk janë të për-shtatshme mbledhjet e kufizuara me njerëz të kulturës, me përfaqë-sues të organizatave të masave, etj. : ajo për të cilën ju i bindni ata sot me sqarime logjike, nesër mund të shkatërrohet me prova të kundërta. Ndërsa ajo që do t’i thoni popullit kur ai formon një masë, kur është në gjëndjen e fuqisë së kuptimit dhe përkushtimit fanatik, do të skalitet në kujtesën e tij dhe do mbetet si një sugjerim hipnoze; ajo do të për-ballojë të gjitha argumentat e mënçura. Por bëni kujdes: sikurse janë

Page 204: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

203

neurozat individuale që mjekët nuk guxojnë t’i prekin,, po ashtu, edhe masat njerëzore kanë vendet e tyre të sëmura, që s’duhet t’ua ngac-mosh. Në këto tabu duhet të marrim parasysh çdo gjë që ka lidhje me inflacionin dhe triskat e bukës. Ne mund t’i kërkojmë masës popullore, qetësisht, privacione më të rënda, por njëkohësisht duhet t’i japim asaj edhe sugjerime emocionale, që do t’i jepnin mundësi asaj t’i përballojë ato “ (99-130, 132)

Si përfundim, duke e mbyllur bisedën rreth kësaj teme, Hitleri thotë : “ Bëni çfar të doni, por mos më folni më për zhvlerësimin, as për inflacionin. Sepse masa popullore nuk i dallon ato, njërën nga tjetra “ (99-134)

Ajo që i dha mundësi Hitlerit ta shndërrojë popullin në një masë amorfe, moskritikuese, pa mendime, dhe në një grumbull alabakësh I jepte tonin lëvizjes së tyre, drejtimit të “kërkesave” të tyre, nuk erdhi nga aftësitë e tij oratorike, por nga shteti totalitar. Hitleri e shndërroi popullin të tillë, sepse e privoi atë nga partitë politike, nga organizatat politike, nga gazetat e opozitës, nga publiciteti, opinioni social, zgjed-hjet e lira; sepse e futi atë në organizatat shtetërore të dekretuara të masave, që funksionojnë në tërësi nën kontrollin e shtetit fashist. Ai e shndërroi atë në një palo popull duke i njësuar mendimin, shijet dhe idealet.

Si rrjedhojë, çelësi për të deshifruar ndikimin e Hitlerit mbi masën njerëzore duhet kërkuar jo në talentin e tij oratorik, por në natyrën e shtetit totalitar. Dhe, në se duhet vlerësuar se ku qëndron forca e gjenisë së tij shpirtkeqe, mund të thuhet se ajo qëndron jo aq në artin për t’i udhëhequr masat njerëzore nga ai, sesa në krijimin e shtetit totalitar.

Page 205: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

204

Kur Hitleri, ashtu sikurse disa autorë të sotëm e sheh origjinalitetin e stilit të vet në faktin, se ai e përzien popullin duke e shndërruar atë në një masë pa personalitet, përpara se ta nisë fjalimin e vet, ai nuk thotë të vërtetën. Jo oratori, por sistemi i krijuar prej tij është një mjet për t’i shndërruar masat popullore në një palo popull. Në se në një mbledhje janë përzier dhjetëra mijëra fshatarë, punëtorë, inxhinierë, mjekë, studentë, ato të gjithë janë sjellë aty nga organizata të masave, anëtarë të të cilave ata janë efektivisht, dhe ku ata s’ kanë të drejtë të mos anëtarësohen. Secili syresh, e din se prania e tij në mbledhje do të merret parasysh dhe ai do gjykohet, varësisht për besnikërinë e tij politike. Kjo është tipike për sistemin fashist, është vullnetarizmi i detyruar. Në shtetin fashist terrori dhe kontrolli arrijnë të përfshijnë gjithçka në një shkallë përsosmërie dhe, si rezultat çdo qytetar sillet ashtu sikurse e kërkon këtë shteti. Dhe ai mësohet me këtë,, mësohet t’i konsiderojë urdhërat e shtetit me korrektësi, t’i miratojë ato gjithmonë, pa e vënë re se atë nuk do e lejonin të sillej ndryshe. Në fund ai nis t’i sugjerojë vetes se po vepron me vullnetin e tij të lirë, deri në ç’gradë mund të akordohet detyrimi me vullnetin e lirë.

Lidhur me fanatizmin e popullit, ku Hitleri sheh një element të rëndësishëm të artit të tij për të ndikuar mbi masën njerëzore, edhe kjo është më tepër rezultat i sistemit totalitar se sa i talentit oratorik. Nuk është e mundur ta bësh fanatik tëtë popullin, para se sa ta krijosh, më parë atë sistem. Sistemi disponon tërë propagandën që e drejton, më saktë e shtyn sistematikisht ndërgjegjen e masës kundër një ob-jekti të përcaktuar, duke i paraqitur gjërat vetëm nga njëra pikëpamje, duke hequr dorë e duke injoruar opinionet e kundërta. Fakti që asn-jë udhëheqës politik nuk arriti ta bëjë fanatik popullin në kushtet e

Page 206: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

205

demokracisë liberale, është një provë bindëse që, pa monopolin mbi propagandën, nuk janë të mundur demagogë të tillë si Hitleri , sepse partitë opozitare dhe gazetat do t’ja hiqnin menjëherë maskën dhe do ta vinin atë në lojë. Dhe atje ku ka një kritikë dhe tallje publike, nuk ka fanatizëm. Në të vërtetë, vetë Hitleri mundi ta bëjë fanatik popullin dhe ta shndërrojë atë në një masë të madhe barbarësh, vetëm pasi e mori pushtetin dhe krijoi aparatin e vet shtetëror.

Shndërrimi i popullit gjerman në një masë të tillë dhe demobilizimi i tij politik kanë edhe anën tjetër të medaljes; demoralizuesit vetë ev-identohen si të demoralizuar. Dhe kjo është një simptomë e rëndë-sishme për parimet e pavirtutshme, ku bazohet sistemi. Kur masat e fanatizuara e glorifikojnë udhëheqësin e vet, ai nis të besojë vetë atë që masa e çmëndur i atribuon atij. Tablloja e mbinatyrshme që masa histerike krijon për të, nis ta pushtojë edhe atë vetë. Ai mundohet ta justifikojë atë me çdo çmim, për ta kënaqur masën. Në fund, ai bëson tashmë në mitin për vetveten, sikurse beson edhe masa për të. Ai, gjithashtu, është i verbuar dhe i fanatikizuar, sikurse edhe adhuruesit e vet.

Shumë kohë para se Hitleri të deklaronte që ai është i dërguar nga përëndia për të qënë Fuehrer i popullit gjerman, ishin të tjerë që e deklaruan atë të dërguarin e Zotit. Që më 1933, kur Hitleri nisi të qeverisë, von Papen profetizoi : “ Zoti i gjithëmëshirshëm e bekoi Gjer-maninë duke i dhënë asaj në vitet e saj më të rënda një udhëheqës, i cili, sigurisht, duke u mbështetur në instinktin e vet prej funksionari shtetëror, do ta përcjellë nëpër të gjitha vështirësitë dhe rreziqet drejt një të ardhme të kthjellët dhe të lumtur “ . (188-397)

Page 207: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

206

Poetët, po ashtu, e glorifikuan atë si të dërguarin e fatit për ta nx-jerrë Gjermaninë nga fatkeqësitë historike dhe për ta shpënë atë drejt një të ardhme të kthjellët. Partia naziste dhe Hitleri i inkurajuan këto panegjerizma të pakufizuara, sepse shihnin në to një mjet për ta bash-kuar popullin, për të krijuar një unitet moralo - politik të pashkatër-rueshëm. Në fund të fundit, jo vetëm partia dhe populli nisën të beso-nin në të, por edhe Hitleri vetë u bind për këtë të vërtetë.

Në këtë kuptim, janë tepër interesante disa mendime për Hitlerin të thëna gjatë seancave gjyqësore në Nuremberg nga Jalmar Schacht : “ Supozoj se në fillim ai kishte jo më shumë se sa prirje të këqia ; pa dyshim, ai mendonte se ia don të mirën popullit, por pak e nga pak ai u bë një viktimë e respektit shumë të madh që ai ia sugjeroi masës popullore, sepse kushdo që don ta demoralizojë masën popullore, për-fundon vetë i demoralizuar prej saj. Marrëdhënie të tilla ndërmjet ud-hëheqësit dhe atij që i bindet atij, shpien në atë që udhëheqësi nis t’u bindet gabimisht instinkteve të masës popullore - një çështje kjo që duhet shmangur nga të gjithë udhëheqësit politikë “ . (80-164)

3. Kulti i personit të udhëheqësve të tjerë shtetërorë dhe partiakë të fashizmit

Struktura hierarkike piramidale e shtetit fashist krijon kultin e per-sonit të çdo udhëheqësi, sepse, në fakt, ai është i pazëvëndësueshëm nga poshtë, i pakontrollueshëm, në sajë të pushtetit të pakufizuar në raport me vartësit e vet. Problemi qëndron vetëm në shkallën e këtij kulti, që varet drejtpërdrejt nga përmasat e pushtetit të përqëndruar në duart e kryetarit. Sa më i madh dhe i pakufi është pushteti, aq më i fortë është edhe kulti përkatës. Si rrjedhim, kulti s’ është asgjë tjetër,

Page 208: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

207

përveç se një autoritet i rremë, të cilin e krijon forca tiranike e pushtetit për rreth një personi të caktuar, por të cilin nisin ta besojnë, veç njer-zve që e rrethojnë atë edhe vetë bartësit e kultit. Prandaj ky autoritet, i futur nga sistemi, ekziston për sa kohë ekziston edhe pushteti tiranik i pakufizuar në duart e një personi; në se pushteti rrëzohet apo personi e humb postin e vet, zhduket, pa lënë gjurmë edhe aureola e tij.

Në hierarkinë e kulteve në Rajhun e Tretë një vend qëndror zë kulti i Hitlerit. Ai është absolut dhe i pakufizuar, në përputhje me pushtetin absolut dhe të pakufizuar të Fuehrerit. Gjithçka lidhet me personalite-tin e Hitlerit. Ai është i gjithëfuqishëm dhe i gjithëditshëm, sikurse vetë Zoti. Për këtë arsye, edhe ritet janë njëlloj sikurse për kultet e zotave. Portretet dhe bustet e udhëheqësit shndërrohen në ikona në Rajhun e Tretë. Ato janë, si rregull të zbukuruara me lule të freskëta. Përshën-detja zyrtare “ Heil Hitler! “ e mban emrin e tij papushim në gojë. Në pikturë ekziston ikonografia përkatëse e Fuehrerit. Kulti i tij është kaq absolut dhe fanatik, sa atij i përkulen njëlloj si nazistat dhe shtetarët e zakonshëm, ashtu edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë dhe partiakë. Ata besojnë sinqerisht në gjeninë e udhëheqësit. “ Lidhur me këtë, tepër interesante janë dëshmitë e mjekëve të Ribentroppit, se si humori i këtij ndërronte në varësi të faktit në se i buzëqeshte Hitleri apo i rrinte atij ngrysët. Në se s’qe thirrur për një kohë të gjatë te Hitleri, humori i Ribentropp-it binte shumë deri në dekurajim, por menjëherë, pasi kjo realizohej, pavarësisht në se thirrej për t’u kritikuar, lavdëruar apo për udhëzime të rastit, ai gjallërohej ndjeshëm dhe bëhej i aftë sërish për punë. Pas kthimit të tij nga një takim me udhëheqësin, ai dukej me një humor jashtëzakonisht miqësor dhe komunikues, ndonëse për nga

Page 209: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

208

karakteri ishte tepër i vetmuar dhe krenar. Njëri nga mjekët ka thënë: “të linte përshtypjen sikur kishte patur një takim me vetë Zotin. “

Një vëzhgim të njëjtë konfirmon edhe psikiatri amerikan Duglas M. Kally, që e hetoi Ribentropp-in gjatë Procesit të Nyrembergut. Kally thekson, që bisedat e tij me Ribentropp-in, gjithnjë mbaronin duke përmëndur Hitlerin, kur Ribentropi fillonte të shfytyrohej dhe të deklaronte i eksituar: “ Kam qënë gjithnjë pas Fuehrerit dhe do qën-droj gjithnjë në krah të tij “ .

Gjatë Procesit u projektua një film, ku dilte disa herë edhe Hitleri. Kur Kally bisedoi më pas me Ribentroppin, ky i fundit, me sy të shn-dritshëm ia mori dorën psikiatrit dhe ia tundi : “ A s’ e ndjetë edhe ju bukurinë e personalitetit të tij “ - e pyeti i emocionuar.

Dhe, kur Kally nuk iu përgjigj, Ribentroppi u zbeh : - Sigurisht, nëpërmjet ekranit nuk ka shumë efekt. Por unë e ndjej

atë personalitet të fortë e të gjallë. Dhe, pavarësisht nga fakti, që ndod-hem tash këtu, në burg, dhe më kërcënon dënimi me vdekje, po të hynte Hitleri në këtë dhomë dhe të më urdhëronte të bëja diçka, do ta bëja atë menjëherë, pa marrë parasysh asnjë pasojë “ . (125)

Tepër karakteristike, lidhur me këtë, është deklarata e Hess-it, në Gjyqin e Nyrembergut, ku ai njofton se do t’i mbetet gjer në fund besnik Fuehrerit.

Në të njëjtën mënyrë, reagon për Fuehrerin edhe Goering në fjalim-in e vet më 24 qershor 1935 : “ Ai është gjithçka, ai është Gjermania, ai është lëvizja jonë, ai është e ardhmja jonë “ (155-190)

Më 19 prill 1939, Goebbels mban një fjalim në një mbledhje solemne në Reichstag me rastin e 50 - vjetorit të dilëlindjes së Fuehrerit :

Page 210: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

209

“ Emri i Adolf Hitlerit është sot një program politik për tërë botën tonë. Atë e mbajnë si legjendë në tërë globin. Nuk ka asnjë njeri në mbarë botën që të qëndrojë indiferent ndaj emrit të tij. Për dikë ai do të thotë shpresë, besim dhe të ardhme, për të tjerë ai është objekt i një urrejtje të hidhur, i një gënjeshtre të ulët dhe i një shpifje intrigantësh.

Faza më e lartë, që mund të arrijë një njeri në Tokë, është t’i japë epokës ku jeton emrin e vet, dhe të lërë gjurmë me personalitetin e vet në këtë epokë. Fuehreri ynë e ka arritur këtë. Sot bota nuk mund të përfytyrohet dot pa të...Adolf Hitleri i dha një drejtim të ri evolu-cionit shoqëror, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në pjesën tjetër të Evropës. Kjo është një e vërtetë jo e zmadhuar. Adolf Hitleri është sot garanti më domethënës i rendit të ri në Evropë “ (28-6)

Dhe fjalime të tilla, kuptohet, bëheshin çdo vit më 19 prill nga ud-hëheqësit e lartë të Rajhut. Më 1944, kur katastrofa u konturua qartë, Goebbels mban një fjalim në radio me rastin e ditëlindjes së Fuehrerit.

Edhe udhëheqësit politikë kanë kultin e tyre, por nën hijen e kultit të Hitlerit dhe brënda kornizës së tij. Askush s’ ka të drejtë të jetë më gjenial se Fuehreri, ashtu sikurse askush s’ ka pushtet si ai. Çdo kult pas Hitlerit mund të ekzistojë vetëm i përbuzur para tij. Ky është një ligj i pashkruar që e ka parasysh e tërë hierarkia dhe veçanërisht gazetat që u japin shprehje publike manifestimeve të tij. Çdo provë për të ngritur një kult të barabartë me atë të Fuehrerit konsiderohet si një tradhëti ndaj çështjes, sepse personaliteti i tij është “ identik me atë të partisë fashiste, me shtetin, popullin, Gjermaninë. “ Një popull, një Rajh, një Fuehrer! “ - është parrullë zyrtare në Rajhun e Tretë.

Për këtë arsye, kur gazetat shkruajnë për ndonjë udhëheqës partiak, për meritat e tij ndaj lëvizjes naziste, nuk i lejojnë vetes asnjëherë të

Page 211: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

210

flasin me më shumë pathos sesa për Hitlerin. Nëse, megjithatë, toni duket dyshueshëm patetik, theksojnë detyrimisht epërsinë e Fuehrerit. Kulti për udhëheqësit naziste ka të njëjtat forma, si te Fuehreri. Për të mbështetur “ kontaktin “ me popullin, ata shfaqen në solemnitete pop-ullore dhe marrin pjesë vetë në to. Udhëheqësit presin shiritat e inau-gurimit të objekteve të reja industriale; ashtu sikurse Fuehreri, hedhin kazmën e parë në fillimin e punimeve për autostradat e viteve 30-të, etj. Kuptohet, gjithçka fotografohet me aparatet e kinemasë dhe aparatet fotografikë, për t’u demonstruar për miliona spektatorë si provë e inti-mitetit të udheheqësve me popullin.

Dhe ja si reagojnë gazetat zyrtare, kur ideologu i partisë naziste Alfred Rosenberg mori çmimin kombetar gjerman më 1937 : Alfred Rosenberg me librat e tij ndihmoi shkelqyeshëm që të vihen themelet shkencore dhe shpirtërore, të forcohet dhe të bëhet e qëndrueshme filo-zofia e nacional-socializmit. vetëm e ardhmja do të mund të vlerësojë plotësisht thellësinë e ndikimit të këtij njeriu mbi filozofinë e shtetit nacional - socialist “ (90-231)

Duke pasur parasysh forcimin e kultit të udhëheqësve partiakë dhe shtetërorë, kinemaja dhe fotokronika i gdhëndi bëmat e tyre në mijëra fotografi. më pas, ata përjetësohen në botimet partiake të NSDAP-it.

Vetëm gjatë një vizite të Fuehrerit në Hamburg më 17 gusht 1934, fotokronika fiksoi këto skena:

- rrugës për te porti, duke qëndruar në “ mercedesin “ e mbyllur, Fuehreri përshëndet masat popullore.

- Fuehreri u flet punëtorëve në një kantjer ndërtimi anijesh. - Fuehreri viziton kryqëzorin “ Schleswig - Holstein “ . - Fuehreri pret një togë nderi të marinës luftarake. (163-468)

Page 212: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

211

Të shohim vëllimin e tretë të “ Rajhut të Tretë “ që ka të bëjë me vitin 1935.

Në botimin partiak zyrtar të NSDAP-it janë dokumentuar edhe ng-jarje të tilla të rëndësishme si kremtimi i ditëlindjeve të kryetarëve të shteteve dhe të rajoneve. Në vëllimin e pestë të “ Rajhut të Tretë “ (1937 ) është një fotografi me këtë tekst: “ Udhëheqësi shtetëror I SS-ve dhe shefi i policisë gjermane Himmler i shpreh urimet e tij kryeministrit Goering me rastin e 44 - vjetorit të lindjes. (Prapa udhëheqësit të kor-pusit SS Heidrich dhe shefit të policisë për rendin e brëndëshëm, gjen-eralit Daliege) “ . (166-437)

Siç është theksuar shumë herë, në themel të kultit qëndron një pushtet i pakufizuar dhe tiranik, të cilin shteti fashist e vë në dispozi-cion të eprorëve partiakë shtetërorë sundues. Çdonjëri nga përfaqë-suesit e tyre është një personifikim i këtij pushteti. Vetë struktura e burokratëve të shtyn drejt një përqëndrimi gjithnjë e më të madh të pushtetit. Për këtë arsye, çdo funksionar hierarkik synon të marrë një pushtet gjithnjë e më të madh në duart e veta. Ky është njëri nga kushtet më të rëndësishme për të përballuar betejën me rivalët, që bëhet gjith-një e më agresive.

Në fillim, Hitleri ishte vetëm një udhëheqës i lartë i NSDAP-it dhe kancelar. Me ligjin e 1 gushtit 1934, ai bashkon postet e presidentit imperial dhe atë të kancelarit duke përqëndruar në duart e veta edhe pushtetin e presidentit imperial. Më 4 shkurt 1934 ai vetëemërohet kryekomandant i forcave ushtarake gjermane. Kështu, ai bëhet fak-tikisht udhëheqësi më i lartë i partisë, i shtetit dhe i forcave të armato-sura (Fuehrer, kancelar dhe kryekomandant epror), dmth nuk lë jashtë duarve të veta asnjë pushtet tjetër. Goering e nis si ministër pa porto-

Page 213: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

212

fol në kabinetin e Hitlerit. Më pas bëhet ministër i aviacionit, i SS-ve dhe gjeneral i SA-ve, i autorizuar i përgjithshëm për planin katërvjeçar, marshall i Rajhut, kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, shef i Gestapos, në Prusi për një farë kohe (gjer sa kjo e fundit i kaloi administratës së Himmlerit).

Albert Speer është ministër i armatimit dhe i industrisë së luftës, delegat në kancelerinë partiake për të gjitha problemet teknike, kryetar i departamentit teknik kryesor te NSDAP-i, i Shoqatës së Teknikëve Gjermanë Nacional - Socialistë, të njërës nga organizatat më të mëdha, të Frontit Gjerman të Punës, i autorizuar në shtabin e Hess-it, këshill-tar shtetëror, kryetar i Dhomës Imperiale të Shkrimtarëve dhe të Ak-ademikëve Gjermanë të Poezisë. Dhe Hans Frank, kryetar shteti për problemet juridike në NSDAP, zinte 11 poste me përgjegjësi në parti dhe në shtet. (87-719)

Kjo tregon, se procesi i përqëndrimit të pushtetit në një rreth gjith-një e më të vogël njerëzish që qëndrojnë mbi ligjin dhe moralin, por që e justifikojnë gjithçka me vullnetin e Fuehrerit, me interesat e par-tisë dhe të popullit, fitoi një pamje përfundimtare në sistemin totalitar fashist.

4. Kulti ndaj partisë fashiste

Transformimi i partisë fashiste në një absolut, një fetish dhe person-ifikim të pagabueshmërisë, vjen, në fakt, nga pushteti i saj i pakufizuar. Gjithçka i nënshtrohet pa kushte vullnetit të saj : shteti, organizatat e masave, institucionet kulturore, shoqatat sportive, bile edhe problemet private të familjes dhe të individit të veçantë. E drejta e tij për jetesë, ashtu sikurse edhe kuptimi i ekzistencës së tij nuk pranohen apriori si

Page 214: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

213

një privilegj i çdo njeriu, por janë funksion i asaj, se në ç’ gradë individi kontribuon me diçka në çështjen e partisë naziste. Pa e marrë atë para-sysh, jeta e tij është e dëmshme ose e padobishme.

Partia është një autoritet i lartë i të vërtetës, i pagabueshmërisë dhe i drejtësisë. Ajo nuk e motivon veten para askujt, nuk i raporton popullit për veprimet e veta, por i paraqet ato si përmbushje e misionit të saj të lartë historik. Jashtë kuadrit të partisë fashiste nuk ka të vërtetë. E vërtetë është ajo që u përgjigjet interesave të partisë dhe eprorëve të saj. Për fashizmin, e vërteta objektive, e pavarur nga vullneti dhe synimet e partisë, është e pamundur.

Individi s’ ka të drejtë dhe nuk mund të vlerësojë atëhere kur sjellja e tij është e dëmshme për të afërmit. Është partia naziste ajo që mund të gjykojë dhe të përcaktojë dënimet përkatëse për “ të ndihmuar “ indi-vidin. E don apo jo ai vetë këtë ndihmë, s’ ka fare rëndësi. Sipas partisë fashiste, individi duhet të jetë i lumtur me kushtet që i ka krijuar atij partia. Ai mund të ketë një përfytyrim tjetër për lumturinë, tjetër nga ay i filistinëve të masës, që janë themeli i çdo shteti totalitar, por edhe kjo s’ ka fare rëndësi. Ai duhet të pëlqejë lumturinë sipas mënyrës që NSDAP-i mendon për të se është më mirë.

Raporti i kultit ndaj partisë fashiste gjen shprehjen edhe në thek-simin konstant të meritave të saja. Në çdo autobiografi dhe karakteris-tikë, shkruesi duhet të nënvizojë qartë për veten në se ka ndonjë lidhje politike me partinë naziste, në se është anëtar i saj dhe kur, para apo pas ardhjes së saj në pushtet. Anëtarësia në parti konsiderohet një aktiv i madh personal, kur ajo ishte jashtë ligjit. Po citojmë vetëm disa doku-menta. për shëmbull, autobiografia e kryetarit të shtetit për problemet juridike Hans Frank : “ Që më 1920, iu kushtova me punën time vazh-

Page 215: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

214

dimisht partisë nacional - socialiste. Si nazist mora pjesë në ngjarjet e nëntorit 1923, për të cilën mora urdhërin e Gjakut. Pas rilindjes së lëvizjes, më 1925, fillova veprimtarinë e vërtetë të madhe, si rezultat i të cilës u bëra, më në fund këshilltar i Fuehrerit dhe i kryesisë imperiale të NSDAP-it për problemet juridike. ..Më 1929 ish udhëheqës imperial i degës juridike të NSDAP-it, më 1933, ministër bavarez i drejtësisë, më 1934 kruetar i Akademisë së Të Drejtës Gjermane, që e themelova vetë unë, në dhjetor 1934 - ministër imperial pa portofol dhe më 1939, më emëruan së fundi si gjeneral - guvernator në territoret e pushtuara polake.

Në këtë mënyrë, kam qënë jam e do jem një person që përfaqëson kompetencat juridike gjatë betejës për nacional - socializmin. E deklaroj veten tani dhe përgjithmonë nacional - socialist dhe dishepull besnik i Fuehrerit Adolf Hitler, të cilit i shërbej që më 1919 “ (84-720)

Në pyetësorët që duheshin plotësuar para se të nisje punën kudo-qoftë, ose të hyje në ndonjë organizatë, kishe brënda gjithnjë pyetjet: A jeni anëtar i NSDAP-it? Që kur dhe me ç’ numër? Në cilat degë të NSDAP-it janë anëtarë të afërmit tuaj ? Që kur dhe me ç’numër?A keni pasur ndonjëherë ndonjë post udhëheqës në NSDAP ? Çfarë posti keni pasur?

Në përgjithësi, NSDAP -i është një vlerë politike eprore në shtetin fashist. Prandaj edhe meritat ndaj saj konsiderohen forma më e lartë e besueshmërisë politike dhe e përshtatshmërisë për çfarë do lloj pune. Në se ndonjë person ka merita politike ndaj NSDAP-it ai është, për zyrën përkatëse, më i denjë se sa kandidati më inteligjent. Vendimtare nuk janë arsimi, aftësitë intelektuale, kualifikimi, por përkushtimi dhe meritat ndaj partisë fashiste dhe Fuehrerit.

Page 216: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

215

Për ta forcuar “ autoritetin “ politik të partisë, po ashtu, për ta përkrahur kultin ndaj saj, ndërtohen monumente për të rënët në bete-jën për fitoren e “ revolucionit nacional - socialist “ , në sasi të mëdha.

Sa më e madhe dhe e fuqishme është partia naziste si absolutizim i të përbashkëtës, aq më e pavlerë dhe i nulifikuar është çdo person i veçantë. Sepse individualiteti i çdo partie fashiste lind si rezultat i asgjësimit të gjithë individualiteteve të anëtarëve të saj. Këtu konsiston thelbi specifik i partisë fashiste që sundon me monopol në kushtet e sistemit totalitar. Ajo i ngjan një kazerme, ndërsa anëtarët e saj - ush-tarëve. Në mënyrë të ngjashme, ashtu sikurse para se të hysh në kazer-më, ushtarët e ardhëshëm privohen nga veshjet shumëngjyrëshe, kë-pucët, flokët e rregulluar sipas shijes, nga mënyra e veçantë e të ecurit, etj, për t’u uniformizuar në gjithçka, po kështu edhe kur bëhen anëtarë partie,, njerzit heqin dorë nga mendimi i tyre, nga ndërgjegjia dhe nderi i vet, nga morali i tyre, sepse ndërgjegjie, nder dhe moral për ta bëhet partia fashiste.

Partia fashiste pushon, faktikisht, së qëni parti. Procesi i këtij shndër-rimi ka një karakter dialektik. Ndryshimet e grumbulluara dalngadalë kushtëzojnë kalimin nga njëra gjëndje cilësore në tjetrën. Partia fash-iste pushon së qëni parti, sepse brënda saj s’ ka vend më për diskutime.

Diskutimet politike nuk ekzistojnë. Kur ndodh ky apo ay ndërrim i papritur në politikën e partisë fashiste anëtarët e saj informohen nëpërmjet gazetave, ashtu sikurse të gjithë qytetarët e tjerë. Ata s’ mar-rin pjesë në përcaktimin e politikës së saj, sepse zhduket çdo formë e demokracisë së brëndëshme partiake. Partia organizohet mbi bazën e parimit burokratik - nga lart.

Page 217: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

216

Jeta e brëndëshme e partisë fashiste është boshe. Formalisht, një herë në vit, thirret mbledhja e përgjithëshme e anëtarëve dhe dëgjohen një varg fjalimesh solemne. Ajo miraton veprimtarinë e drejtorisë së mëparshme dhe konfirmon përbërjen e drejtorisë së re. Por kjo është vetëm një ratifikim më se i zakonshëm, që s’ ka asgjë të përbashkët me zgjedhjet demokratike. “ (116-69, 70)

Por, me qënë se partia si një nocion kolektiv s’ mund të mendo-jë dhe, prandaj, ajo duhet t’i bëjë anëtarët e saj të mendojnë, gjë që s’ndodh dot, atëhere mendimin e anëtarëve duhet ta përceptojmë si një mendim i detyruar. Sipas zakonit, në partinë fashiste nuk mund t’i përkasish, veç udhëheqësit askujt tjetër. Kështu mendimi i udhëheqësit bëhet mendim i partisë, dhe morali i tij - moral partiak. Trajtat indi-viduale të një personaliteti bëhen të përgjithëshme, dhe trajtat e përg-jithëshme të partisë fashiste trupëzohen te udhëheqësi. Për këtë arsye, partia dhe udhëheqësi janë të pandashëm, ose, e thënë më saktë, partia është udhëheqësi. Ai, duke lavdëruar partinë fashiste, ngrë lart vet-veten, dhe partia duke glorifikuar udhëheqësin e vet, thekson vlerën e vet.

Vetë Hitleri e thekson shumë saktë këtë parim në fjalimin e tij para kongresit të partisë të mbajtur më 16 shtator 1935 në Nuremberg :

“ Lidhur me këtë dua të shpreh opinionin për frazën që kaq shpesh po theksohet, veçanërisht nga ana e disa qytetarëve : “ Udhëheqësi - po, por partia - kjo është një çështje tjetër. - Jo zotërinj! Udhëheqë-si është partia dhe partia është udhëheqësi. Ashtu sikurse unë e ndjej veten vetëm një pjesë e kësaj partie, po ashtu partia e ndjen veten pjesë timen. Se kur do vdes unë, këtë nuk e di. Por që partia do jetojë më tej, këtë e di. Dhe ajo duke kaluar e kapërcyer të gjithë personat, të fortë

Page 218: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

217

dhe të dobët, do formojë me sukses të ardhmen e kombit gjerman, në këtë gjë unë kam besim dhe e di! “ (128-272, 273)

Ndryshimi ndërmjet një partie politike të zakonshme dhe partisë fashiste qëndron në atë, që ndërsa në të parën anëtarët e veçantë e ru-ajnë individualitetin e vet, të menduarit dhe ndërgjegjien e tyre, partia fashiste i merr gjithçka anëtarit të vet duke e shndërruar atë në një mjet pa personalitet. Ja përse partia fashiste ka gjithçka, ndërsa anëtari i veçantë asgjë. në se ai don të ketë ndonjë gjë, ai mund ta kete vetëm nga dhe përmes partisë fashiste. Kjo vlen si për përfitimet materiale, ashtu edhe për ato shpirtërore. Si rrjedhojë, te anëtari i veçantë for-mohet besimi që partia mundet për gjithçka dhe din gjithçka, vjen ad-hurimi për partinë dhe kulti për të.

Kulti ndaj partisë fashiste kërkon, që ajo të pranohet jo vetëm si e madhërishme dhe e fuqishme, por njëkohësisht edhe e mirë, edhe e afërt për ata që i besojnë asaj. Të gjitha gjërat e mira duhen bërë ose frymëzuar tërthorazi ose direkt nga partia. Gjithçka pozitive dhe me vlerë duhet të ketë shënjën e të mirës së saj. Lindja e fëmijës mund të bëhet edhe pa ndihmën e partisë fashiste. Por ajo i dërgon që më parë nënës një dëshmi të shtypur, me të cilën e falenderon atë, që ka kryer detyrën e saj para atdheut. Mbi letrën e bardhë lexojmë: “ Partia ju fal-enderon për fëmijën, që ia dhuruat popullit dhe ju dërgon urimet më të përzëmërta “ . (151-158). Poshtë pason nënshkrimi i udhëheqësit partiak lokal.

Pozitën eksluzive të partisë fashiste, të drejtën e saj për të marrë lëvdata pa kursim në adresë të saj, për t’u glorifikuar pa masë, për t’u paraqitur si ndërgjegjie politike dhe si vullnet politik “ i popullit, (128-265) si monolite, e pashkatërrueshme dhe e pagabueshme, nazistët e

Page 219: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

218

sqarojnë me meritat e saj të paçmuara ndaj popullit gjerman. Në orën tragjike të historisë, ashtu si një hero mitik, ajo e shpëtoi popullin gjer-man nga zhdukja dhe rënia në greminë. “ Partia nacional - socialiste ka kryer shumë e shumë punë. - deklaron Hitleri nga tribuna e kongre-sit -As uhdhëheqësit tanë ekonomikë, as profesorët dhe shkencëtarët tanë, as ushtarët dhe as artistët, filozofët, mendimtarët dhe poetët nuk kanë qënë ata që s’ e lanë popullin tonë të bjerë në greminë, por vetëm luftëtarët politikë të partisë sonë e bënë këtë. Efiksitetin e kësaj ne e nd-jejmë tash, jo në fillimin e saj; vlera e saj jetëgjatë sidoqoftë, do vlerëso-het një ditë nga brezat e ardhëshëm. Më shumë mundësi do kishte të zhdukej gjithçka, por jo partia “ . (128-269)

5. Kulti dhe përgjegjësia

Shteti fashist, ku flitet më së shumti, për përgjegjësi politike, his-torike, morale etj, në thelbin e vet është plotësisht i papërgjegjshëm. Në këtë shtet, në dukje tepër pedant, për nga rregullat dhe ligjet, kryhen në fakt, veprime nga më të tmerrshmet, më kriminalet dhe njëkohë-sisht, më të papërgjegjshmet.. Vërtet, le ta sqarojmë pak.

Shteti që rritet bashkë me partinë fashiste, zotëron plotësisht tërë jetën shoqërore. Të gjithë përgjigjen para tij : organizatat e masave, GLF, Hitlerjugend, (Shoqata e Demokratëve Gjermanë, nazistët e ndryshëm, etj), shoqatat intelektuale, veprimtarët e shkencës dhe të ar-tit, qytetarët e veçantë, familjarët, etj.

Ja një renditje më e saktë:Shteti nazist është zot i gjithçkaje, ndërsa NSDAP është zot i shte-

tit. Të gjithë përgjigjen para shtetit, përfshi edhe shoqërinë civile, por shteti vetë përgjigjet para NSDAP.

Page 220: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

219

Ndërsa partia fashiste nuk përgjigjet para askujt. Duke pasur në duar tërë pushtetin, sipas pozitës së saj monopole,, duke mos u përg-jigjur para sakujt, ajo s’përgjigjet as ndaj vetvetes. Po çdon të thotë një parti, parimi themelor i të cilës është centralizmi burokratik, që të mos përgjigjet para askujt? Kjo don të thotë që përgjigjesh para instancës së vet eprore, dmth para udhëheqësit të vet. Si rrjedhim, kristalizohet kështu një tabllo e plotë e hierarkisë së mospërgjegjësive: shoqëria civi-le përgjigjet para shtetit, shteti para partisë fashiste, partia fashiste para udhëheqësit të vet.

Mekanizmi konkret i mospërgjegjësive është si vijon: për shkak të karakterit centralist strikt të partisë dhe të shtetit fashist, secili syresh zbaton direktivat apo urdhërat e intancës më eprore. Njëkohësisht, karierizmi personal, synimi drejt pushtetit e bën një funksionar të veçantë të demosntrojë një shpirt inisiative dhe mëndjemprehtësi, të zbatojë edhe diçka nga vetvetja duke plotësuar urdhërat e marra. Për një zbatim mesatar të urdhërit ai justifikon rangun që ka, duke bërë përpjekje më shumë, merr përparësi për t’u ngjitur në shkallët e kari-erës. Direktivën ai s’ mund ta eliminojë, por vetëm ta zbatojë atë me-satarisht ose shumë mirë. Moskryerja e direktivës e parjashton atë nga kariera, e nxjerr nga loja, që ka rregulla që s’ të falin dot.

Pikërisht, kjo veçanti e sistemit fashist bën të mundur që kriminelët që sundojnë të shmangin përgjegjësinë duke ia veshur atë instancës më eprore. Secili nga kuadrot më të ulta, kur duhet të përgjigjet për krimet e tij, thekson që ka qënë thjesht një zbatues i vetëdijshëm i detyrës së tij funksionale apo i një urdhëri të dhënë atij. Si rrjedhojë, ai nuk kishte të drejtë të zgjidhte, as të riskonte.

Page 221: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

220

Duhej të rrëzohej ai sistem kriminal, që të sqarohej karakteri i tij, thellësisht, i pamoralshëm dhe çnjerëzor, ashtu sikurse dhe mospërg-jegjësia e qartë e nëpunësve shtetërorë të tij. Kur dhuna shndërrohet në një krim, që pret dënimin e gjykatës, siç ndodhi gjatë Procesit të Nurembergut, bëhet e qartë se askush nuk ka faj : viktima ka, krimet janë pa numër, por ekzekutorët dhe kriminelët mungojnë. Ka nëpunës shtetërorë të zakonshëm dhe zbatues, për të cilët vullneti më epror është një ligj i padiskutueshëm. Çfarë paradoksi! Askush nuk e miratoi Hitlerin, shumëkush e kundërshtoi atë fshehurazi, të tjerë i dolën bile kundra haptazi, por me gjithë atë, të gjithë morën pjesë në krimet e pabesuëshme, për nga shkalla e tyre e mosntruozitetit kundër njeriut dhe vetë njerzimit. Për çdo gjë ata bënin fajtor diktatorin e vdekur. Po të mos qe Hitleri, krime të tilla me siguri nuk do të ndodhnin! Një vetëdiskreditim shumë i bukur i voluntarizmit në histori!

Fajtor është diktatori i vdekur, por jo sistemi politik i nazismit. Vetëm Speer e kritikoi sistemin. Të tjerët nuk do ta ndiqnin atë nga pas sepse atëhere ata duhet të pohonin se ishin bashkëpjesëmarrës në krime që e kapërcenin përfytyrimin më të plotë dhe të pranonin përg-jegjësinë për këto veprime. Por mos vallë Hitleri e krijoi këtë sistem i vetëm?

Goering,, për shëmbull, përpiqej t’i bindëte gjykatësit që ai s’ e kishte miratuar Hitlerin kur qe fjala për asgjësimin e çifutëve, por s’ pati mundësi të ndikonte në këtë çështje.

Ministri për armatimet, Speer, po të marrim parasysh deponimet e tij para gjyqit, vetëm në momentin e fundit i kuptoi rreziqet që sjell diktatura e Hitlerit.

Page 222: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

221

Në përgjithësi, diktatori i vdekur mban përgjegjësi për gjithçka, të gjitha krimet mbajnë vulën e tij. Ai i terrorizoi të gjithë. Ndihmësit e tij si në vijë partie, ashtu edhe shtetërore janë të gjithë të pafajshëm. Janë viktima të një mashtrimi të përbindëshëm : s’dinë asgjë për zhdukjen e çifutëve, për eutanazinë, për dhomat e gazit në kampet e përqëndrimit, bile edhe për vetë kampet e përqëndrimit..

Një psikiatër i Gjyqit të Nurembergut, dr Jelbert, në kujtimet e tij tregon për reagimet e të akuzuarve gjatë një projeksioni filmi, ku paraqiteshin kampet e përqëndrimit dhe procesi i mbytjes në dhomat e gazit.:

- Keitel: -Kjo është e tmerrshme! Më vjen turp si gjerman që jam, kur shoh gjëra të tilla. Nuk mund t’i shoh dot më njerzit në sy.. (95-5)

Von Pappen: - S’dua ta shoh turpin e Gjermanisë. (95-5)Funk, i cili si president i bankës imperiale pranoi nga repartet SS

të depozitonte unaza dhe proteza ari nga viktimat e Osëiencim-it, përsëriste tërë kohën: Kjo është e tmerrshme, e tmerrshme! (95-5)

Hans Frietsche, zëvëndës i Goebbelsit, që gjatë gjithë ekzistencës së nazizmit “hidhte poshtë “ shpifjet e vendeve të huaja lidhur me krimet në Gjermani, deklaroi në Nuremberg: “ S’ ka një forcë tokësore dhe qiellore që do ta pastronte këtë turp të vendit tim “ . (95-5)

Fritz Sauckel, furnizues i skllevërve të luftës, që në fillim të karierës së vet deklaroi para kongresit të partisë naziste në Nuremberg, se do t’i shërbejë Fuehrerit me bindje fanatike, këtë rradhë, gjatë Gjyqit ishte i detyruar të pohonte: “ Kjo është një shnderim për mua, për fëmijtë dhe nipat e mij “ . (95-5)

Kështu, bashkëkriminelët e paraqitën veten si të pafajshëm.

Page 223: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

222

Kjo mund të thuhet jo vetëm me kriminelët e luftës kryesorë, që gjykoheshin në Nuremberg, por edhe me cilindo tjetër kriminel të një rangu më të ulët. Secili syresh, qëndronte para gjyqit duke ja hedhur përgjegjësinë instancave më eprore, të cilave vetëm se u kishte zbatuar urdhërat. Edhe çdo instancë më eprore, nga ana e vet, ja kalonte përg-jegjësinë një instance akoma më të lartë e kështu gjer në majë. Pra, për çdo gjë, fajin e ka ai për çdo gjë udhëheqësi epror.

Në një letër të një ish të burgosuri të kamp ve, Ë. Kling, zon-jushes Froëein, motër e një leutenanti SS, kjo gjë ishte paraqitur shumë saktë : “ Këtu është e udhës të them që menjëherë pas çlirimit, pata mundësinë të vëzhgoj qindra nga këta “ njerëz të hekurt “ për të cilët vrasjet e përditshme masive u bënë një punë e mërzitshme dhe e qartë pikërisht ashtu sikurse unë i përfytyroj të 12 vitet e plota, bile, ende me turp: një tufë boshibozukësh, ku çdonjeri s’ kishte nder, as skrupuj, duke hyrë në qeli i drejtohej të burgosurit: A ke një cigare? Fjala e dytë e tij qe: “ të gjithë fajin e ka Zireiss “ Dhe ky i fundit rrinte shtrirë i plago-sur (më tepër se 100 000 ish të burgosur nga 16 kombe ofruan gjakun e vet për transfuzion, për të ruajtur jetën e këtij kryedëshmitari) dhe deri sa ra në koma, ai mallkonte Eigruberin, - kryetar rajoni i Austrisë së epërme, që ishte fajtori i vetëm dhe mbante vetë tërë përgjegjësinë..

Dreqi ta marrë! Kush dhe kujt i priu dhe gënjeu? Mos vallë Fuehreri, mos vallë dreqi apo ndonjë Zot?

A është e vërtetë që, askush “ nga jashtë “ nuk ka ditur për krimet e bëra brënda dhe jashtë kampit të përqëndrimit? E vërteta e thjeshtë është që miliona gjermanë, kjo masë prindërish dhe fëmijësh nuk i konsideronin krim këta krime.

Page 224: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

223

Miliona të tjerë, pra, krejt qartë e kuptonin se çfarë ndodh, por njësoj nuk donin të dinin dhe e bënin me sukses këtë “ numër pres-titigjiatori “ . (111-328)

“ E vërteta e thjeshtë “ është që janë fajtorë si udhëheqësit shtetërorë ashtu dhe ata partiakë, po ashtu gjeneralët, industrialistët dhe policët. Në një farë kuptimi janë fajtorë të gjithë, që i shërbyen atij shteti dhe në këtë mënyrë morën pjesë në krimet e tyre. Janë fajtorë të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin e këtij sistemi. Çështja përfshin faktin që sistemi fashist është kriminel në themelin e vet, sepse mbështetet në dhunën dhe çdo lloj terrori (fizik, politik, moral, ideologjik). Ai nuk mund të ekzistojë pa bërë krime. Duke asgjësuar liritë qytetare dhe politike (të fjalës, gazetave, bashkimeve, vendbanimeve, punës) duke vënë në dispozicion pushtet të pakufizuar në duart e një personi, edhe shteti nazist bëhet kriminel, përpara se të bëje krime lufte kundër popujve të tjerë. Prandaj, duhet kritikuar sistemi vetë, instancat e tij, dhe më pas personat që zënë në të poste me përgjegjësi.

Page 225: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

224

VI. KAMPET E PËRQËNDRIMIT

Shteti totalitar nuk mund të ekzistojë pa kampet e përqëndrimit. Kampet e përqëndrimit janë mbretëria e nëndheshme e regjimit, e cila mbahet shumë sekret, si nga opinioni i brëndëshëm, ashtu dhe nga ai botëror. Ata janë të domosdoshëm për shkak të raprezialjeve në sh-kallë të gjërë me karakter terrorist që ndërmerr sistemi në rërësi. Më 1939, në kampet e përqëndrimit në Spanjë, fjala vjen, u hodhën mil-iona njerëz.

Mjetet klasike të dhunës shtetërore - burgjet - janë të pamjaftue-shëm për shtetin totalitar për dy arsye: së pari, ata nuk i mbajnë dot të gjithë të dënuarit dhe, së dyti, janë të kushtueshëm. Këto vështirësi kapërcehen me kampet e përqëndrimit. Këto janë jo vetëm më kursim-tare, por edhe me fitim, sepse në to shfrytëzohet puna e detyrueshme në një shkallë shumë të gjërë. Veç kësaj, me këtë formë pune, gjoja riedukimi, (në kampet e përqëndrimit të Gjermanisë viheshin parrulla të tilla: “ Puna e bën njeriun të lirë! “ , “ Jepi të vetën secilit ! “ , etj), bëhet e mundur asgjësimi fizik i kundërshtarëve të regjimit në mënyrë ligjore (me anë të urisë kronike dhe të punës jashtë fuqive fizike të të dënuarve).

Kuptimi i vërtetë i kampeve të përqëndrimit - një shpikje kjo e përbindëshme e shekullit XX - është paraqituir në një formë të sinqertë dhe klasike në fjalimin e famshëm të Himmlerit para gardës personale të Fuehrerit. Duke sqaruar nevojën e kampeve të përqëndrimit, para oficerëve të korpusit të rojave SS “ Adolf Hitler “ në Meinz, ai deklaroi: “ Kjo veprimtari është e domosdoshme, siç e kam thënë, së pari, për t’i larguar ata njerëz negativë nga populli gjerman, së dyti, për t’i vënë ata në punë fitimprurëse për bashkësinë gjermane, duke thyer gurë dhe

Page 226: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

225

duke pjekur tulla, në mënyrë që Fuehreri të ketë mundësi t’i realizojë ndërtimet e tij madhështore, dhe së treti, për ta futur paranë e fitu-ar me këtë punë prozaike në ndërtimin e shtëpive, në bujqësi dhe në vendbanime për ushtarët dhe oficerët tanë, që këta të jetojnë më mirë, të kenë shtëpi, të krijojnë familje të vërteta, ku të lindin shumë fëmijë “ (111-205)

Në periudha të ndryshme zhvillimi të shtetit fashist, lidhur me kam-pet e përqëndrimit, theksi bie në pika të ndryshme. Në fillim, kampet e përqëndrimit në Gjermani kanë si destinacion izolimin e kundër-shtarëve politikë të regjimit nga popullsia, në mënyrë që ata të mos mund të ndikojnë mbi atë “ nën rrogoz “ . Këtë arrestim paraprak të personave të pabesueshëm nga ana politike ose thjesht të dyshueshëm sipas mendimit të policisë, pa një aktakuzë, pa një proces gjyqësor, pa shënuar kohëzgjatjen e burgosjes, e quajnë arrest paraprak. Kampet e para të përqëndrimit u quajtën “vendarreste preventive “ . Një destina-cion të tillë kishte Buchenwaldi, Dachau, Rawensbruck dhe Sachsen-hausen.

Qeveria naziste burgos në kampet e përqëndrimit kundërshtarët e vet politikë pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, kombësia, feja, botëkuptimi, mosha dhe seksi. Terrori është total sipas parimit “ kush s’ është me ne, është kundër nesh “ . Kështu, për shëmbull më Buchen-wald kishte komunistë, priftërinj, predikues çifutë, njerëz nga të gjitha shtresat e popullsisë. Mjaftonte një denoncim në SS-të, SA-të apo në Gestapo kundër ndonjë personi, që ai të arrestohej pa vonesë. Karak-teristike për shtetin fashist është se ai i arreston jo vetëm kundërshtarët e shquar, pjesëmarrës në betejën politike, por edhe armiqtë e vet po-tencialë, dmth ata që nuk janë ende, por mund të deklarohen kundër

Page 227: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

226

regjimit, sepse nuk kanë dhënë ndonjë garanci se do kalojnë në anën e tij dhe do bashkëpunojnë aktivisht me të.

Lidhur me këtë, janë elokuente deponimet e Goeringut para Gjyqit të Nurembergut: “ Kanë arrestuar dhe kanë dërguar në vendarrestet preventive njerëz që s’kanë kryer krime, por të aftë që, po të jenë të lirë, të kryejnë çfarëdo lloj veprimesh, që synojnë t’i shkaktojnë dëm shtetit gjerman “ (90-28)

Për të konstatuar se si shkalla e madhe e terrorit të çon në kampet e përqëndrimit, le t’i drejtohemi fakteve dhe dokumentave historike të asaj periudhe.

Menjëherë pas djegies provokuese të Reischtagut, nazistat nisën ar-restimet dhe vrasjet masive. Vetëm gjatë natës së 27-28 shkurtit arres-tohen 10 000 persona; tre katër muaj më pas, numri i “ vendarresti-meve preventive “ arrin në 60-70 000. Në mesin e vitit 1935, numri i të arrestuarve arrin shifrën 318 000, ndërsa i atyre që u torturuan 218 000 (njëkohësisht janë vrarë pa proces apo vendim gjyqsor 4200 vetë).

Në fillim, të arrestuarit i mbajnë në rajonet e policisë dhe në kazer-mat e ushtarëve SA. Por këto u mbushën plot e përplot që muajt e parë dhe regjimi ndjeu nevojën akute për vendrreste të reja.

Muajt e parë të terrorit nazist motivi më i shpeshtë që haset në letrat kryesisë qëndrore të policisë sekrete për ato lokale është : a kanë ato, në rajonet e tyre vendarreste preventive. Në disa letra Berlini u jep ud-hëzime kryesive lokale të policisë që të gjejnë kështjella mesjetare, që mund të përshtaten për vendarreste preventive.

I vështirë ka qënë ushqimi i të arrestuarve, sidomos po të marrim parasysh numrin e madh të tyre.

Page 228: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

227

Në një letër për kryesinë e policisë në Dresden më 7 mars 1935, lex-ojmë sa vijon: “ Zoti Ministër i Punëve të Brëndëshme më ka ngarkuar të merrem me shpenzimet e bëra për ushqimin e personave të arrestu-ar paraprakisht në ish vendarrestin e Hohnstein-it..

..Bëhet fjalë për shpenzime..që arrijnë një shumë tepër të konsider-ueshme, rreth 700 000 marka gjermane. (111-233) Në fillim mundën t’i mbledhin shpenzimet nga vetë të arrestuarit. Shpejt u bindën, se kjo gjë s’ është as e sigurtë dhe as një mjet efikas, se në shumë raste (siç an-kohet në të njëjtën letër kryesia e policisë së Dresdenit) “ në pyetësorët e policisë borxhliu ose deklaron kategorikisht ose duket qartë nga sjell-ja e tij, se ai ka para për çdo gjë tjetër, por jo për të paguar shpenzimet e bëra për arrestin preventiv “ . (111-233) Lidhur me këtë, nuk ndihmon dot as sekuestrimi i sendeve të tij “

Këto dy rrethana - pamundësia për të siguruar kaq shumë burgje, po ashtu edhe për të ushqyer të arrestuarit, çon në nevojën e krijimit të kampeve të përqëndrimit, që do ta zgjidhnin këtë çështje rrënjësisht.

Duke gjykuar sipas dokumentave të asaj kohe, kampet e sotme të përqëndrimit në Gjermani nisën të funksionojnë që më 1933. Në një dokument të policisë kriminale të Saksonisë për “ Dispozitat provizore për kryerjen e detyrës së shërbimit të punës “ e 19 prillit 1933, lexojmë: “ Të kalohen në kampet e përqëndrimit të gjithë të arrestuarit para-prakisht, që manifestohen si parazitë në trupin e popullit gjerman dhe që u mungon përspektiva për ta ndryshuar botëkuptimin e tyre; kjo ka të bëjë veçanërisht me funksionarët dhe udhëheqësit e tjerë shpirtërorë të shoqatave marksiste dhe personave, që janë dënuar më parë si krim-inelë “ (111-214)

Page 229: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

228

Të njëjtën dëshirë këmbëngulese për t’i kaluar të arrestuarit para-prakisht në kampet e përqëndrimit, e gjejmë edhe në një shtesë të një urdhëri qarkor të ministrit prusian të punëve të brëndëshme Frick de 16 korrikut 1933. Në të, fjalë për fjalë, thuhet : “ 1. Personat e ar-restuar nga policia për shkaqe politike sipas paragrafit 1 de dekretit të presidentit të 28 shkurtit 1933 ( “ Reichsgesetzsblatt “ I. faqe 83), në parim duhen strehuar në kampet e përqëndrimit, në se s’ është e do-mosdoshme të jenë në dispozicion të autoriteteve policore për hetime për shkaqe që lidhen me arrestimin e tyre, ose në se kufizimi i lirisë së tyre bëhet për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër. Në se kalimi i tyre në kampet shtetërore të përqëndrimit nuk dëshirohet ose nuk është menjëherë i dëshirueshëm, të arrestuarit mbeten në burgjet shtetërore dhe të policisë së komunave. Që tani , e ndaloj mbajten e tyre nën rojë në çfarëdo lloj kushtesh “ (111-219)

Në historinë e kampeve gjermanë të përqëndrimit ka dy etapa: para lufte, që vazhdon gjer më 1939, kur qëllimi i tyre kryesor mbetet sh-katërrimi i opozitës politike të brëndëshme; ndërsa i dyti, i periudhës së luftës, kur theksi zhvendoset në punën e detyrueshme duke shfrytëzuar në maksimum kampet e përqëndrimit si forcë prodhuese. Kuptohet, kampet e përqëndrimit, që në ditët e para të ekzistencës së tyre, funk-sionojnë si vende për punë të detyrueshme, si sanksione dënimi dhe si burim për të mbuluar shpenzimet e të burgosurve. Gjatë luftës, kur numri i kampeve të përqëndrimit dhe shpenzimet për ushqimin rriten mjaft, vendin kryesor e zë problemi: “ qysh të thithim më shumë punë nga kata “ njerëz negativë “ (Himmler), para se ata të qërohen. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për mbulimin e shpenzimeve të mbajtjes së tyre,

Page 230: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

229

por për një shfrytëzim të egër të punës së tyre të papaguar në dobi të shtetit, veçanërisht në industrinë e luftës.

Sa më shumë që keqësimi i gjëndjes ushtarake e Gjermanisë gëlltiste rezervat e saja të fundit ne front, aq më shumë ajo sihte e detyruar t’u drejtohej kampeve të përqëndrimit si burim i punës së detyruar. Këtë e ka parasysh edhe Departamenti Ekonomik Administrativ Kryesor i SS-ve, nën administrimin e të cilit gjëndet inspektoriati i kampeve të përqëndrimit.

1. Lufta po nxit ndryshime të ndjeshme në strukturën e kampeve të përqëndrimit - lexojmë në një raport për Departamentin Ekonomik Administrativ Kryesor të SS-ve më 30 prill 1942 - dhe ka ndryshur thelbësisht detyrat e saj lidhur me përdorimin e kampeve të përqëndrimit. T’i mbash të burgosurit në kampe përqëndrimi vetëm duke marrë në konsideratë sigurimin e tyre, qëllimin edukativ apo preventiv - nuk qëndron më në plan të parë. Në plan të parë ngrihet tashmë detyra e mobilizimit të gjithë fuqisë punëtore në kampet e përqëndrimit, në plan të parë për plotësimin e detyrave ushtarake (rritjen e prodhimit ushtarak) dhe vetëm më pas, për të kryer detyrat e tjera.

2. Nga kjo konsideratë del që kampi i përqëndrimit të shndërrohet pak e nga pak nga një një formë politike e njëanshme në një or-ganizëm të përgjegjshëm për detyrat ekonomike.

3. Prandaj më 23 dhe 24 prill unë mblodha të gjithë drejtuesit e in-spektoriatit të mëparshëm të kampeve të përqëndrimit, të gjithë komandantët e burgjeve dhe të gjithë drejtuesit e ndërmarr-jeve dhe u sqarova personalisht rrethanat e reja. Manifestimet e rëndësishme, realizimi i të cilave është më urgjent duke marrë

Page 231: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

230

parasysh fillimin e shpejtë të punëve në industrinë ushtarake, janë paraqitur nga unë në instruksionet e botuara për ta.

Paul, shef i korpusit SS dhe gjeneral i trupave ushtarake SS “ (111-307)

Diçka më tepër, lufta e shndërroi në një shkallë të tillë funksionin e kampeve të përqëndrimit. sa që komandantët e SS-ve dhe personalisht udhëheqësi shtetëror i tyre përpiqet ta ulë nivelin e vdekjeve ndër të burgosurit. Në përputhje me këtë, për ta bërë punën si qëllim krye-sor të kampeve, e vetëm pastaj zhdukjen e të burgosurve, dëshmon një instruksion i Departamentit Ekonomik Administrativ Kryesor i 28 dhjetorit 1942 “në lidhje me mjekimin në kampet e përqëndrimit “ . “ Bashkangjitur keni për njoftim një listë me numrin e atyre që kanë hyrë deri tash në kampet e përqëndrimit dhe të atyre që janë çregjistru-ar për shkak të vdekjes aty. Del e qartë që nga 136 000 vetë 70 000 kanë vdekur, gjë që është shumë larg objektivit të udhëheqjes shtetërore të kampeve. Kryemjekët e kampeve duhet të bëjnë kujdes, me të gjitha mundësitë që kanë, që ta ulin sa më shumë vdekshmërinë në kampet e tyre. Mjek i mirë nuk është sikurse, mendohet gjer tani, ai që sillet më egërsisht por ai që e ruan aftësinë për punë të të dënuarve atje në një nivel sa më të lartë nëpërmjet një përkujdesje mjeksore dhe duke e zh-vendosur punëtorin nga një punë në një tjetër, sipas aftësive të tij fizike.

Mjekët e kampeve janë të detyruar të kontrollojnë rreptësisht, më shumë se gjer tani, ushqimin e të burgosurve dhe, në bashkëpunim me administratën, të bëjnë propozime për përmirësimin e tij. Këto propozime nuk duhet të mbeten në letër., por duhen kontrolluar rreg-

Page 232: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

231

ullisht nga mjekët e kampeve. Veç kësaj, mjekët e kampeve duhet të kujdesen, sipas mundësisë, për kushtet e punës të të dënuarve. Për këtë është e domosdoshme të njihen nga afër këto kushte pune nga ana e mjekëve të kampeve. Udhëheqësi shtetëror i SS-ve urdhëron që vdekshmëria të ulet patjetër. Për këtë arsye, sa më lart, është e de-tyrueshme dhe për hapat që do ndërmirren lidhur me këtë të raporto-het çdo muaj tek shefi i Degës D III. Raporin e parë duhet ta sillni më 1 shkurt 1943 “ . (111-240)

Thelbi i kampeve të përqëndrimit

Në varësi të kushteve politike konkrete, shteti fashist vë theksin në anë të ndryshme të veprimtarisë së kampeve. Për shëmbull ndryshe nga Gjermania, që gjatë periudhës së amullisë së luftës e pranon punën e detyrueshme, Spanja e vë theksin në asgjësimin fizik të të burgosurve; në intervalin nga viti 1940 gjer më 1945 u pushkatuan më tepër se 150 000 të burgosur. Asgjësimi i të burgosurve është intensiv veçanërisht në vitin 1944, kur aleatët zbarkuan në Normandi dhe Spanja e Franco-s ndjehej e kërcënuar. (20-277)

Megjithatë, ciladoqofshin mëdyshjet e shtetit fashist në politikën e tij për kampet, ato nuk mund ta ndryshojnë veprimtarinë kryesore të kampeve: izolimin dhe asgjësimin pak e nga pak të kundërshtarëve politikë.

Në Gjermani lufta, në një farë kuptimi, e la në hije atë themelorin. Përzierja e elementëve ushtarake dhe kombëtarë, pa larguar kryesorin, arriti ta mbajë të fshehur nga vrojtimi. Prandaj për ta studjuar lidh-jen e brëndshme ndërmjet shtetit fashist dhe kampeve duhet marrë periudha para luftës, kur këto ekzistonin në formën e tyre të pastër,

Page 233: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

232

pa ndonjë faktor tjetër që ndikonte mbi ta. Të para kështu, kampet e përqëndrimit duhen trajtuar si burgje + punë e detyrueshme për një kohë të pakufizuar. Në fjalimin e cituar më sipër, Hitleri vë theksin në dy momentet kryesorë të veprimtarisë në kampe: së pari, në asgjësimin e “ armiqve të popullit dhe të shtetit “ (Himmler) dhe së dyti, para se të asgjësohen, në “ vënien në punë për përfitim për bashkësinë popullore shumë të madhe “ .

Kjo është alfa dhe omega e veprimtarisë së kampeve të përqëndrim-it. Shteti i paraqet këto mjedise si “ vendedukimi “ . Më 1944 krye-drejtori i burgjeve në Spanjë mburrej që nën udhëheqjen e tij, burgjet kishin “ riedukuar “ jo më pak se 300 000 persona. (93-129)Megjithatë ai nuk thotë, se po në vitin 1944 në Spanjë çdo ditë pushkatoheshin 400 të burgosur, është e qartë, sepse regjimi nuk mund t’i edukonte dot ata. Por çfarë do të thotë ne kushtet e shtetit fashist një i burgosur i riedukuar? Kjo do të thotë një njeri i shkatërruar moralisht, politikisht dhe fizikisht, dmth i nxjerrë nga rradha. Regjimi e arriti qëllimin , pa e pushkatuar viktimën e vet.

Në Spanjë, puna edukuese në kampe organizohej kështu: “ Këshillat bashkiakë, të ngarkuar me riedukimin e të burgosurve politikë përmes punës së detyrueshme, sipas urdhërit të shefit të zyrës së burgjeve të shtetit, të zgjedhur nga Franco dhe Falanga, përbëheshin nga tre perso-na. Përveç përfaqësuesit vendor të Falangës dhe priftit, në këshill hynte edhe një palë e tretë - zakonisht një grua që bënte pjesë në kategorinë e lutëseve fanatike, të famshme me emrin beates, që zgjidhej nga shefi i zyrës së burgjeve të shtetit dhe kryente në parim detyrën e sekretarit të huntës lokale. Hunta kishte si qëllim kryesor t’i arsimonte ditë e natë të

Page 234: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

233

burgosurit me dogmat katolike. Megjithatë kjo përkujdesje nuk duhet ta ndërpriste punën 12 - orëshe të të burgosurve. (93-127)

Në fakt regjimi totalitar nuk ka dobi t’i çlirojë të burgosurit edhe sikur ata të kene punuar me shumë zell dhe ndërgjegje gjatë shumë vjetëve. Sepse, së pari, nuk ka garanci, që ai që del në “ liri “ nuk e vazh-don më veprimtarinë e vet të mëparëshme apo do mbetet me botëk-uptimin e mëparshëm, duke ndikuar mbi popullin “ nën rrogoz “, së dyti, edhe po qe se është “ riedukuar “ , lirimi i të burgiosurit s’ është i dëshirueshëm, se vetë fakti i ekzistencës së tij përmban rrezik poten-cial. Ai është dëshmitar - një dëshmitar i gjallë - për atë që bëhet në kampet e përqëndrimit, për krimet e tmerrshme të regjimit, në botën e tij të nëndheshme. Dhe për regjimin fashist s’ ka asgjë tjetër më të padëshirueshme se sa diskreditimi i vet, sepse propaganda e tij ditë e natë mundohet ta paraqesë regjimin si një shtet ligjor dhe shtet pop-ullor : të ashpër por të drejtë, që i respekton ligjet.

Ja përse për regjimin është më e dobishme ta asgjësojë fizikisht dhe moralisht armikun e vet aoe ta mbajë atë në kampin e përqëndrimit, deri sa të vdesë “ në mënyrë të natyrshme “ . Kampi është shtypja më e neveritshme dhe kriminale e personalitetit të njeriut dhe e njerzimit në përgjithësi. Çdo gjë në kampet e përqëndrimit drejtohet kah posh-tërimi dhe asgjësimi i njeriuit dhe e njerzisë. Mjafton të njihemi më me hollësi me rendin e brëndëshëm në kampe për t’u shokuar nga tmerri. Në këto rrathë të ferrit:

1. Nuk ka njerëz, por numra mbi shpinën e të burgosurve. Njerzit bëhen shifra të depersonalizuara. Administrata i thërret secilin jo me emrin e tij por me numrin që mban ; për të s’ ka rëndësi që

Page 235: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

234

Nr X është një mjek shumë i madh ose nr Y është një shkrimtar i shquar.

2. Kriminelët ordinerë mbahen përmbi ata politikë - rrethanë kjo që e demaskon plotësisht parrullën për karakterin edukativ të kampeve; këta kriminelë emërohen si kryetarë barakash (në kampet gjermane - kapo), që ndihmojnë administratën për të mbajtur rregullin.

3. Të burgosurit shkojnë në punë të shoqëruar nga një eskortë qensh: për një hap majtas apo djathtas, jashtë kollonës, sipas udhëzimeve, qëllohet pa paralajmërim.

4. Në fakt dita e punës është e pakufizuar, gjë që shkakton shter-imin fizik të të burgosurve dhe një “ vdekje natyrore “ , qëllimi kryesor i kampit.

5. Për shkak të korrupsionit të pashmangëshëm ndërmjet shefave të kampeve realizohet një grabitjke akoma më e madhe e ra-cionit “ të ligjshëm “ të të burgosurit; ai vuan nga një uri kronike dhe, në se nuk vdes që më parë nga uria, do vdesë nga raskapitja fizike.

6. Ndihma mjeksore në kampe është një tallje për profesionin hu-man; “ e japin “ atë duke marrë parasysh detyrat politike. Mjekët që punojnë në kampe kanë parasysh devizën: Në rradhë të parë jemi SS pastaj mjekë “ .

7. Korrupsioni shprehet më tej në faktin, që rojat (në kulla) dhe shoqëruesit pushkatojnë të burgosurit “ në tentativë arratisje “ , nga e cila marrin shpërblime për “ syçeltësinë e shfaqur “ ; kup-tohet kjo, i nxit rojat dhe kryesinë në krime të tjera.

Page 236: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

235

8. Kushdo, që hyn në kamp është fajtor, në ferr nuk ka të pafa-jshëm. Prandaj në parim asnjë s’ duhet të dalë i gjallë së andejmi.

Page 237: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

236

VII. LIDHJA NDËRMJET ELEMENTËVE NË STRUKTURËN E SHTETIT FASHIST

1.Karakteri i domosdoshëm i lidhjes.

Në shikim të parë, mund të mendohet që lidhja ndërmet elementëve të strukturës nuk ka ndërvarësi, që ajo është e rastësishme dhe, si rr-jedhim, këto elementë mund t’i renditim në një rend arbitrar ose të preferojmë njërin kundrejt tjetrit, kur paraqitet sistemi i fashizmit.

Në fakt, kjo lidhje është kaq e thellë dhe e domosdoshme, sa është e detyrueshme për çdo shtet fashist. Karakteri funksional i lidhjes konk-retizohet në dy çështje : së pari, nuk mund të mungojë asnjë nga trajtat e këtij tipi shteti; së dyti, secila syresh është premisë për të tjerat. Për t’u zhvilluar, plotësisht dhe krejtësisht, çdonjëra sjell dhe përcakton të tjerat.

Me fjalë të tjera, ndërmjet elementëve në strukturën e sistemit fash-ist ekziston një ndërvarësi e rreptë: çdonjëra nga pjesët përbërëse ka vendin e saj të caktuar ngushtë si dhe vlerën, në mënyrë të atillë që të mos mund të ndryshojë, pa shkaktuar prishjen e përgjithëshme të sistemit.

Në se e nisëm përshkrimin e strukturës me karakterin njëpartiak të sistemit politik, duke e vënë këtë trajtë në fillim të paraqitjes sonë si momentin e parë dhe themelor, patëm si shkak se krijimi i vetë shte-tit fashist në Gjermani, Itali dhe Spanjë nis pikërisht me vendosjen e sitemit njëpartiak politik. Ndërmjet tre shëmbujve klasikë të shtetit fashist modeli më i përsosur është Gjermania, ku të gjitha trajtat e tij marrin një qartësi dhe figurim të dukshëm. Ndonëse Italia e nisi e para rrugën e fashizmit, ajo s’ mundi të bëhej modeli më i përsosur i shtetit

Page 238: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

237

fashist totalitar.. Ky është njëri nga rastet e shumta në histori, kur lëviz-ja e parë në kohë, nuk është gjithashtu e parë për nga përsosmëria, për nga vlera, kur e para, për këtë arsye, nuk bëhet më e përsosura.

Në parim, shtetin fashist nuk mund ta krijosh pa sistemin politik njëpartiak, pa i asgjësuar partitë e tjera. Ky është guri i themelit mbi të cilin ngrihet shteti fashist, që për t’u konsoliduar dhe stabilizuar, kërkon patjetër ta bashkojë përfundimisht partinë fashiste me shtetin. Format e këtij bashkimi dhe bashkërritja e partisë fashiste me shtetin varen nga kushtet konkrete politike dhe nga traditat kombëtare, por kjo duhet të ndodhë, për ta stabilizuar pa kthim monopolin e partisë fashiste. Në se kjo nuk ndodh , sistemi njëpartiak mund të prishet.

Pasi krijohet sistemi njëpartiak, është i domosdoshëm uniteti i plotë i partisë fashiste dhe i shtetit. Për të qënë ky unitet i vazhduar dhe i qëndrueshëm, ai duhet të jetë material. Anëtarët e partisë naziste do ta ndjekin në mënyrë konstante domosdoshmërinë e këtij uniteti, vetëm në se ata do të jenë materialisht të interesuar, në se ata do shijojnë çdo ditë përfitime materiale personale. E thënë ndryshe, parimi i dytë - uniteti i partisë fashiste dhe i shtetit - jo vetëm që rrjedh nga i pari, por është edhe vazhdim dhe stabilizim i tij i drejtpërdrejtë. Sistemi njëpartiak, i krijuar plotësisht, ekziston vetëm kur partia fashiste, pasi i ka likuiduar partitë e tjera, zapton shtetin dhe e identifikon veten me të në çdo drejtim: financiarisht, politikisht, ideologjikisht, lidhur me kuadrin kur “ partia bëhet shtet “ (Hitler).

Pasi futen një pas një parimet e njëpartitësisë dhe unitetit të par-tisë fashiste me shtetin, procesi nuk mbaron ende. Mbetet shoqëria civile, e cila për shkak të autonomisë së saj karakteristike lidhur me shtetin, dhe partinë fashiste, mund të shkaktojë gjithnjë surpriza poli-

Page 239: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

238

tike. Në të mund të mbijnë ide heretike, të shfaqen spontanisht humore armiqësore ndaj shtetit, etj që, në një moment kritik, mund të dalin fatale për tërë sistemin, dhe, në kushte normale, mund t’i gërryejnë themelet e tij. Që këtej, rrjedh hapi tjetër për zhvillimin e sistemit to-talitar: vendosja e shoqërisë civile nën kontrollin e shtetit dhe të partisë fashiste për të shmangur çfarëdolloj humoresh dhe lëvizjesh kundër shtetit. Pasi e bën këtë, partia fashiste krijon në themel një sistem pak a shumë të përfunduar. Pasi e gëlltit shoqërinë civile, nuk mbeten në fakt forca të jashtëme që do ta kërcënonin plotfuqinë e saj, në se jo përgjithmonë, të paktën për një kohë të gjatë. Realizimi i tre parimeve do të thotë tashmë që sistemi fashist është krijuar. Ata hapin rrugën për realizimin e dy parimeve të tjera: 1) të menduarit totalitar dhe 2) kam-pet e përqëndrimit. Këto kanë të bëjnë me strukturën e brëndëshme të sistemit.. shënojnë përfundimin e kësaj strukture, e përsosin atë. Këto dy parime të fundit janë, sidoqoftë të varur. Pa i realizuar ato sistemi në përgjithësi nuk mund të funksionojë. Në kuadër të sistemit, secili syresh ka një vend dhe vlerë të përcaktuar ngushtë. Lidhja ndërmjet tyre është, gjithashtu, e thellë dhe thelbësore, në një shkallë të tillë sa nuk mund të ndahen dot. Për shëmbull, njësimi i shoqërisë nuk do të qe i tërësishëm dhe efikas, në se s’ do të pushtonte të menduarit, idetë dhe tërë sferën shpirtërore. Çdo gjë duhet t’i nënshtrohet mënyrës së të menduarit totalitar, sepse ajo mund të njësohet, vetëm pasi ajo bëhet e barabartë edhe në formë.

Nga ana e vet, njësimi i shoqërisë civile, nënshtrimi i saj ndaj shtetit, sjell me domosdoshmëri, si rezultat, edhe kampet e përqëndrimit. Ata që s’ duan t’i nënshtrohen kontrollit të partisë fashiste dhe ideologjisë së saj, duhet të izolohen, që të mos e “shpërbëjnë “ shoqërinë me ide-

Page 240: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

239

të e tyre të rrezikshme. Mostoleranca absolute ndaj mendimit politik dhe sjelljes së pavarur çon, po ashtu, logjikisht në mjetet për mbytjen e tyre. Kampet e përqëndrimit evidentohen si një mjet ideal i shtetit fashist për t’i zgjidhur antagonizmat klasore me anë të zhdukjes fizike të kundërshtarëve të tij.

Nga sa u paraqit gjer këtu, s’ është vështirë të konstatohet se ndërm-jet elementëve në strukturën e shtetit fashist ekziston një lidhje thel-bësore, e domosdoshme, e ligjshme, që s’ mund ta injorojmë arbitrar-isht pa ndryshuar tërë sistemin.

Natyrisht, në fazën fillestare, pas vendosjes së pushtetit të tij, fash-izmi nuk disponon ende një skemë më teorike për krijimin e shtetit të vet. Përkundrazi, tepër shpesh, ndërmjet udhëheqësve të tij ndeshen veprime politike, që paraqesin devijime apo tërheqje, por logjika ob-jektive e procesit i ndreq ato dhe i shtyn drejt variantit optimal. Pasi ngre sistemin njëpartiak, ai drejtohet instinktivisht drejt zaptimit të plotë të pushtetit dhe më pas, merr kontrollin total të shoqërisë civile.

Për shëmbull, Mussoloni, në fillim, pati ndërmënd të krijojë “ një rend të ri fashist “ me një sistem jopartiak për shkak të kompromen-timit të partive politike në sytë e fashizmit. Si rezultat, u bë e qartë, se për t’i asgjësuar partitë e tjera, është e domosdoshme të vendoset monopoli i plotë i partisë fashiste. Kështu u vendos sistemi njëpartiak i fashizmit. Duke qënë, në fillim, një mjet për qëllimin, më pas ai u bë vetë një qëllim.

Logjika e brëndëshme e shtetit fashist totalitar e detyron Mussolinin të bëjë ndreqje edhe në raste të tjera. Disa vite të para ai kish ndërmënd të sundonte me një qeveri jopartiake (një koalicion ministrash që nuk përfaqësojnë partitë e tyre), por, pas vitit 1924, qe i detyruar të hiqte

Page 241: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

240

dorë nga ky iluzion dhe formoi një qeveri të pastër fashiste. Me këtë, fashizmi tregoi, që jo vetëm s’ mund të heqë dorë nga karakteri klanor i partisë në jetën shtetërore, por, përkundrazi, ai krijoi një shtet, pronë vetëm të një partie.

P. Togliatti tërheq vëmëndjen për logjikën e brëndëshme në kri-jimin e sistemit politik të fashizmit. Duke studjuar historinë e fash-izmit italian, ai tregon që “ Fashizmi nuk ka qënë totalitar që në lindje të vet, por bëhet i tillë, duke nisur nga ai çast, kur shtresat me ndikim të borgjezisë arrijnë një nivel maksimal në bashkimin e vet ekonomik, që është edhe bashkim politik.

Koncepti i totalitarizmit (dmth i njëpartitësisë - Zh.Zh.) nuk shfaqet befas në arsenalin e ideologjisë fashiste. Të marrim konceptin fillestar për lidhjen e qytetarit me shtetin. Këtu gjejmë më shumë elementë të liberalizmit anarkik : protestë kundër përzierjes së shtetit në jetën pri-vate, etj. Përkundrazi, totalitarizmi paraqet pasqyrimin e ndryshimeve të ndodhura si rezultat i hegjemonisë së kapitalit financiar “ (116-44)

Nazizmi që nisi të njëjtin itinerar, 10 vjet më pas, nuk gaboi më me iluzione të tilla. Ai krijoi në një rrugë më të drejtë, sistemin njëpartiak dhe e stabilizoi me ligj njësinë e partisë fashiste dhe të shtetit. Në se në Itali krijimi i sistemit totalitar u vonua për katër vjet, në Gjermani kjo ndodhi në më pak se një vit. Që para mbarimit të vitit 1933, Gjermania ishte krijuar përfundimisht si shtet totalitar.

Kuptohet, edhe Hitleri ka qënë i detyruar të ndreqë disa hollësi sepse sistemi kërkontë ndreqje, por kjo tregon vetëm lidhjen e ngushtë ndërmjet elementëve të tij përbërës. Në fillim, Hitleri bëri një mar-rëveshje me Vatikanin, duke ja lënë fesë edukimin me shkolla katolike të një pjese të brezit të ri. Por, shumë shpejt, ai e ndjeu se këto shkolla

Page 242: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

241

mbjellin ideologji, që është në shumë anë armiqësore me nazizmin. Kjo kërcënonte, që një ditë, të lindëte një opozitë ideologjike, pasqy-rimet e të cilës, ishte e vështirë të parashikoheshin. Për të dalë nga kjo situatë u vendos: të hiqeshin shkollat katolike, gjë që u krye pa vonesë. Sistemi e bëri të veten: i krijuar një herë ai s’ mund të toleronte ele-mentë të huaj në trupin e vet. Për shkak të lidhjes intime ndërmjet pjesëve të tij përbërëse, atë do ta paralizonte dhe çrregullonte gjithçka e ndryshme dhe e huaj. Në raportin strukturor shteti fashist paraqet një sistem të mbyllur, ku detali i veçantë është i lidhur ngushtë më detalet e tjera dhe deformimi i tij e shkatërron pashmangësisht edhe të tërën. Kjo veçanti është thelbësore për shtetin totalitar dhe, për këtë arsye, ka shumë rëndësi për ta kuptuar natyrën e tij. Lidhur me këtë, demokra-cia borgjeze tradicionale shfaq në strukturën e vet më shumë dobësi në lidhjet reciproke ndërmjet pjesëve të saja përbërëse. Thyerja ose ku-fizimi i njërit parim, natyrisht, i paralizon veprimet e tij, pa kërcënuar me domosdo dhe funksionimin e tij. Për shëmbull, pushteti ekzekutiv mund të fusë kufizime në të drejtën e zgjedhjeve ose të pezullojë bot-imin e disa gazetave ekstremiste, por partitë mbeten. Mbetet opozita gazetareske dhe, me anë të saj, edhe mundësia për të luftuar kundër uzurpatorëve të pushtetit dhe antiligjeve të tyre.

Për një diferencim më të thellë ndërmjet shtetit totalitar dhe demokracisë borgjeze si struktura politike, i lejojmë vetes t’i përgjaso-jmë ato më makinën dhe organizmin e gjallë. Në këtë rast, shteti total-itar do t’i ngjajë makinës që funksionon shumë mirë, gjër sa të gjithë detajet janë të sakta dhe precize. Në se një detal nuk do të funksionojë më, ai kërcënon ta paralizojë tërë makinën.

Page 243: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

242

Lidhur me këtë, demokracia borgjeze ngjason më shumë me një organizëm të gjallë se sa me një makinë. Difekti në njërin nga detalet nuk shkakton paralizën e përgjithshme në sitem. Në sajë të dobësisë së madhe të ndërvarësisë të pjesës me të tërën, rrjedhimisht edhe ndërm-jet vetë pjesëve, ajo e kompenson çdo difekt të veçantë në detajet, si një organizëm i gjallë përshtatet ndaj ndryshimeve patologjike në organet e veçantë. Në këtë rast, demokracia borgjeze në disa kuadro mund të thyhet, pa u asgjësuar sis sistem, ndërsa shteti fashist totalitar njeh vetëm një ndryshim : rënie apo rrënim me reaksion zinxhir, të pak-thyeshëm, të karakterit spontan. Për shkak të tërheqjes së brëndëshme kolosale dhe lidhjes intime ndërmjet pjesëve përbërëse qoftë edhe një shkatërrim minimal në cepat e parë e kërcënon tërë sistemin. Dhe në se, energjikisht ky tërhiqet që në fillim, do të qe e vështirë, më pas, t’i kundërvije forcat nga qëndra. me këtë, sqarohet keqtrajtimi i egër, i hekurt, i pamëshirshëm i njerzëve vetëm se dyshohen ose me shfaqje krejt jo fyese për regjimin.

Për shkak të një anekdote politike, për shkak të një dyshimi të shfaqur në mënyrë naive lidhur me tezën e politikës zyrtare të shtetit fashist, futen në kampin e përqëndrimit ose jipen denime me vdekje. Shfaqjet më të shquara politike të personalitetit në kushtet e demokracisë lib-erale - thënia e opinionit vetiak për problemet e ekonomisë, kulturës apo vetqeverisjes së shtetit, për të cilat nuk përndiqet askush apo nuk i kërkohet atij përgjegjësi juridike - në shtetin fashist kjo gjykohet si një krim i rëndë politik dhe jipet dënimi juridik përkatës. Biseda të zakonshme nga përvoja e jetës, pa karakter politik, si fjala vjen, për cilësinë e bukës, çmimin e oerimeve, furnizimin me vezë, etj. bëhen çështje politike të madhësisë së parë, jo më poshtë se ato që kanë lidhje

Page 244: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

243

me luftën e paqën. Në shtetin fashist nuk ka çështje jo politike: mar-tesa, lindja e fëmijëve, numri i fëmijëve në familje, zgjedhja e miqve, dëfrimet, shijet, sjelljet, dhe mënyrat e sjelljes në shoqëri. Ky politizim total i jetës shoqërore në këto lloj sistemesh është rrjedhojë jo aq e pushtetit tiranik të politikës mbi pjesët e tjera, që bie më shumë në sy, se sa e ndërvarësisë universale dhe të ngushtë të pjesëve të tij përbërëse.

2. Struktura dhe funksioni

Në këtë analizë, ne u afruam te çështja e lidhjes ndërmjet strukturës së krijuar tanimë dhe mënyrës që rrjedh prej saj në përputhje me ligjin. Këtu fjala është për një tezë parimore, që na jep mundësi ta kuptojmë më mirë dhe më plotësisht natyrën e sistemit fashist dhe mekanizmat e shkopinjtë e sundimit intim të tij.

Struktura përcakton mënyrën e vet të funksionimit. E krijuar njëherë, strukltura funksionon në përputhje me lidhjen e brëndëshme të elementëve të vet. E përgjithshme, sipas ligjësisë së strukturave so-ciale, është përpjekja për vetëruajtje. Në se një strukturë, ndën shtypjen e rrethanave të jashtëme, e ndryshon në themel menyrën e saj të vep-rimit, ose nuk arrin të përshtatet, ajo shndërrohet apo zhduket. Në ras-tin e parë apo të dytë, ajo pushon së qëni më struktura e mëpërashme dhe bëhet një tjetër. Por e krijuar një herë, ajo s’ mund të funksionojë sipas një mënyre tjetër, veç asaj, që rrjedh nga natyra e vet.

Këto parime të përgjithëshme, në rastin tonë, fitojnë kuptimin e mëposhtëm: shteti fashist nuk mund të procedojë në mënyrë demokra-tike, ashtu sikurse nuk mundet sistemi demokratik të funksionojë në mënyrë totalitare. Hitleri, sigurisht, nuk do ta krijonte shtetin nazizst, në se Republika e Ëeimarit do mund ta kryente këtë rol, që ishte i do-

Page 245: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

244

mosdoshëm për të. Detyrat e reja kërkojnë një strukturë të re një tip të ri shteti, që bazohet në dhunën.

Që këtej, rrjedh karakteri iluzor i shpresave që shteti fashist mund të demokratizohet. Është kaq e pamundur që shteti totalitar të demokra-tizohet ose të liberalizohet, siç është e pamundur që një kafshë gra-bitqare të mësohet të kullosë në livadh. Në këtë rast ajo do zhdukej, sepse struktura e saj biologjike është strukturë e një kafshe që ha mish. Në kohën e vet, një pjesë e madhe e inteligjencës gjermane ishte e mendimit, që pasi të stabilizohet përfundimisht, nazizmi, medoe-mos, do kthehet në mënyrën e qeverisjes kushtetuese, do të rivendosë demokracinë borgjeze tradicionale. Këtë iluzion e kishin intelektualët liberalë përfshi dhe një personalitet të tillë si Max Plank - (9-77). Pritej që nazizmi ta shfaqë egërsinë dhe kundërligjshmërinë deri sa ta zap-tojë plotësisht aparatin shtetëror. Më pas ai do detyrohej të lëshojë pe dhe, bile të pranojë një opozitë besnike e cila do ta kritikojë regjimin në mënyrë konstruktive dhe korrekte. Nga ana tjetër, ishte e dyshimtë që pas zaptimit të pushtetit njerzit do të përndiqeshin dhe do pësonin raprezalje . Ky iluzion vinte nga moskuptimi i tipit të ri të strukturës shtetërore, që e krijoi fashizmi. Fashizmi s’ ishte thjesht një regjim i ri politik, por tip i ri i strukturës shtetërore, një shtet totalitar. Në parim, ai përjashton çfarëdolloj liberalizmi, bile, edhe në se do qe edhe në interes të tij.

Nga një herë, mund të nxirret natyra e shtetit fashist duke përmën-dur karakterin e tij klasor që është , në thelb, një mjet shtypës i pjesës më reaksionare të borgjezisë imperialiste, shteti është demokraci për të dhe diktaturë për punëtorët.

Page 246: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

245

Ky kuptim më i përgjithshëm është i vërtetë: kapitali financiar është më i financuar ekonomikisht nga shteti fashist. Shteti i vë atij në dis-pozicion punëtorë me kosto të ulët, që nuk kanë të drejtë të bëjnë gre-va, që nuk e ngrenë zërin për rritje rroge dhe përmirësimin e kushteve të punës, u jep porosi të mëdha për armatimin e ushtrisë, etj etj. Në këtë kuptim, shteti fashist është një parajsë për kapitalin financiar.

Megjithatë, është naive ta mendosh, që shteti totalitar është demokraci për borgjezinë fashiste dhe diktaturë për punëtorët. Përveç udhëheqësit (Fuehrerit), në këtë shtet askush s’ ka të drejtë ta kritikojë shtetin dhe sistemin politik. Bile, edhe vetë Fuehreri s’ ja lejon vetes të mos e pranojë sistemin si të tërë, sepse me gjithë kultin e tij, do përm-bysej nga eprorët e lidhur organikisht me strukturën e këtij shteti. Kjo e përjashton, madje, edhe ngjashmërinë me demokracinë tradicionale duke përfshirë edhe eprorët. Janë të njohur rastet me Gregor Strasser dhe Jalmar Schacht. Për kundërshtimin e shprehur ndaj politikës së regjimit, i pari u vra më 30 qershor 1934 dhe i dyti mbeti mrekullisht gjallë pas një qëndrimi njëvjeçar në kampin e përqëndrimit. Dhe vini re: Schacht nuk është një aktivist i rangut të dytë, por njëri nga krijuesit më aktivë dhe më me merita i Rajhut të Tretë, një “ diktator shumëv-jeçar financiar “ i Gjermanisë Hitleriane. Kryetari rajonal Hermann Rauschning duhej të ikte përtej oqeanit, për të shkruar kritikën e vet kundër nazizmit dhe Hitlerit.

Sido që të jetë, nuk është puna me shëmbujt, por te logjika e strukurës shtetërore: shteti totalitar nuk e lejon demokracinë (lirinë e fjalës, gaze-tat, shoqatat, emigrimin etj), edhe për eprorët e vet që qeverisin, sepse kjo do të shkaktonte shpërbërjen e tij.. Diçka më shumë se kaq, për këtë tip strukturash, liberalizmi ndërmjet eprorëve është tepër i rrezik-

Page 247: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

246

shëm, sepse ai është shtyllë e pushtetit dhe mund ta shpërbëjë atë nga brënda. Për këtë arsye, në të tri shtetet fashiste - Gjermani, Itali, Spanjë luftohet me një tërbim të vërtetë kundër “ liberalizmit “ dhe “ neg-lizhencës “ politike.

Parimi që “ nuk mund të jenë të lirë ata që shtypin “ , shfaqet këtu me vlerën e vet të plotë. Sepse sistemi i shtypjes duhet, më parë, të organizohet si shtypës, si sistem tiranik. Ai s’ mundet dot ta ushtrojë ndryshe funksionin e vet frikësues. Nga ana tjetër, ai u jep liri përfaqë-sueve të vet të shtypin, të frikësojnë sipas ligjeve të strukturës të krijuar tashmë, por pa të drejtë të diskutojnë ose t’i kundërshtojnë ato. Në se ata dalin ballazi kundër ligjeve të sistemit, pashmangësisht ata bëhen viktima të sistemit vetë.

Page 248: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

247

KAPITULLI II

VEÇANTITË FUNKSIONALE TË SHTETIT

FASHIST

I. Spiunazhi total

Që të kuptojmë se nga vjen nevoja për “ spiunazhin total “ në kushtet e shtetit fashist, është e domosdoshme ta kqyrim strukturën e tij totalitare.

Si një shoqëri “ e organizuar “ ajo përfshin në organizatat e ma-save të gjithë shtetasit, sipas profesionit, seksit apo karakteristikave të moshës. Ky sistem kolosal organizatash, është në të njëjtën kohë edhe një mjet për ta kontrolluar shoqërinë qytetare dhe për të mbjellë në të ideologjinë fashiste. Por këtu fshihet edhe një anë negative - mundësia, që në kushte të caktuara, - sistemi t’i kundërvihet shtetit. Kjo vlen për çdo organizatë. Sepse një organizatë e krijuar është një formë që mund të mbushet edhe me një përmbajtje kundër shtetit, në se kryesia e saj bie në duart e njerzëve që janë në opozitë me shtetin fashist. Do të ishte më e dobishme ta pushtoje kryesinë e një organizate të dekretuar dhe të prisje momentin e volitshëm kur do mund ta hidhje atë kundër regjimit, se sa të krijoje një organizatë të fshehtë kundër shtetit. Kjo e fundit, përbën një risk me shanse të vogla për sukses, për shkak të ter-rorit të hekurt të aparatit policor.

Page 249: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

248

Në këtë rast, konspiratorët e lakueshëm që punojnë në kushtet e dikataturës fashiste, nuk ecin fshehurazi kundër shtetit, nuk deklaro-hen kundër regjimit, por ngrenë thellë një fole në transhetë e organiza-tës së masave. Aty ata vendosin lidhje me masat, me dëshirat dhe aspi-ratat e tyre të drejtpërdrejta, bëhen shprehës të këtyre dëshirave, fitojnë besimin e tyre, dhe, kështu, e pushtojnë kryesinë. Sapo e mbrijnë këtë qëllim, organizata e dekretuar bëhet për ta jo vetëm një strehim por edhe një mjet për veprimtari të fshehtë.

Me fjalë të tjera, forma e mëparëshme ndërron shënjën e saj. Por ky shndërrim i shënjës është aq më shumë i rrezikshëm për shtetin, sa më shumë e armatosur është ajo organizatë masash apo institucion shtetëror. Dhe, sidomos , në se ka ushtri ose trupa në gjirin e vet.

Kundër atyre që dalin në opozitë me shtetin me anë grevash, demon-stratash ose me shpërndarje fletëvolantesh, fuqia sunduese fashiste ka mjete efikase, terrorin policor dhe kampet e përqëndrimit. Por kundër konspiratorëve policia nuk disponon një sistem të ngjashëm efikas. Si një aparat terrori, ajo s’ mund të dallojë qartë se kush është konspirator dhe kush besnik ndaj shtetit, kush punon për shtetin dhe kush kundër shtetit.

Del, pra i nevojshëm një mjet i ri për ta mbrojtur sistemin politik dhe ky është spiunazhi. Në këtë rast, s’ bëhet fjalë për spiunazhin tradi-cional, që policia e kryen me anë të agjentëve të saj civilë, që vëzhgojnë fshehurazi personat e dyshimtë, por për një spiunazh total e masiv, që përfshin dhe tejshkon kudo. Vetëm me anë të këtij, shteti mund të dijë se çfarë ndodh në çdo moment dhe në çdo kohë. Vetëm me një formë të tillë universale spiunimi ai mund të reagojë shpejt e saktë, të demaskojë në kohën e duhur dhe t’i zhdukë kosnpiratorët.

Page 250: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

249

Parimet themelore të spiunazhit total janë formuluar nga Rudolf Hess :

- Kushdo mund të jetë spiun - Kushdo duhet të jetë spiun - Asnjë sekret nuk duhet të mbetet sekret (102-117)

Në praktikë, sistemi i spiunazhit total do të thotë : fëmijtë spiuno-jnë prindërit dhe i denoncojnë ata në polici, nxënësit i vëzhgojnë më-suesit, studentët - profesorët e tyre, ushtarët - komandantët, anëtarët e thjeshtë të organizatave të masave - udhëheqësit e tyre, etj.

Luis Carillio na jep një shëmbull tipik për rrethanat e Gjermanisë së atëhershme : “Në maj të 1939 një gjeneral i vjetër, i zbukuruar me urdhëra e medalje, po festonte 75 - vjetorin e vet në një qytet pranë Renit. Rreth tryezës familjare, me fëmijë e nipa, ai ftoi edhe disa shokë lufte. Në fund të mbrëmjes, ai u çua dhe ngriti një dolli, sipas zakonit të vjetër prej oficeri, duke përfunduar me fjalët “ Për mbretin e luftës “ . Kështu emërtohej një kohë imperatori gjerman.

Ditën tjetër, gjenerali u thirr në polici, ku e kritikuan për shprehjen e pakontrolluar duke i rikujtuar që tash nuk ka mbret tjetër lufte veç Hitlerit. Pas disa ditësh, ai i ftoi sërish për darkë të njëjtët persona. Në fund të darkës u çua dhe bëri këtë deklaratë: “ Para disa ditësh, ju mblodha, fola, por fjalët e mija shkuan në veshin e policisë. Denoncue-si duhet të jetë midis jush. - Të gjithë protestuan menjëherë. Atëhere gjenerali nguli këmbë në të tijën, derisa u ngrit një nga nipat dhe i tha: Unë denoncova! - Gjenerali e përzuri atë në çast nga salla e ndënjes. Por ditën tjetër, ai u thirr sërish në polici ku pas një procesi e dënuan me gjashtë muaj burg “ (155-165)

Page 251: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

250

Kuptohet, kjo s’ don të thotë se spiunazhi zhvillohet vetëm në një drejtim, që vetëm vartësit spiunojnë shefat e vet. Por edhe anasjellas. Një nga detyrat më të rëndësishme të çdo udhëheqësi është “ shkathtë-sia “ për ta demaskuar “ tradhëtarin “ dhe “ armikun “ në organizatën apo institucionin që i është besuar atij. Më e pakta që duhet të bëjë ai është të vëzhgojë humorin, thashethemet, lojrat me fjalë dhe të zbulojë shpejt e shpejt bartësit dhe përhapësit e tyre. Shkathtësia është, në një farë kuptimi, edhe një detyrim nëpunësie dhe partie për udhëheqësin e shtetit fashist.

“ Kontrolli dhe vëzhgimi i popullit gjerman - thuhet në materialet e Proçesit të Nurembergut - është detyrë e udhëheqësve politikë, njësoj si e SA-ve po ashtu edhe e Gestapos. Nga të gjithë udhëheqësit poli-tikë, kryetarët e bllokut janë më të domosdoshmit për këtë qëllim. Ata kanë në dispozicion një kartotekë për çdo familje, e cila u shërben për të hartuar “ karakteristikat politike “ që duhet t’i përpunojë kryetari i bllokut, kryetari i celulës dhe kryetari i grupit lokal në bashkëpunim me njëri tjetrin “ (89-564)

Familja, shkolla, universiteti, instituti shkencor, administratat, re-daksitë, ushtria, organizatat e masave, klubet sportive, partia, bile poli-cia vetë, janë njësoj një fushë e rëndësishme për spiunim. Shteti duhet të dijë humorin dhe qëllimet e kujtdo. Nuk ka sekrete që s’ i interesojnë atij, partia duhet të dijë gjithçka për cilindo. Kjo është maksima e tij.

Në këtë situatë, zhduket kufiri tradicional ndërmjet spiunëve dhe të spiunuarve. Kushdo, në të njëjtën kohë është edhe spiun, edhe i spi-unuar. Formula e spiunazhit total bëhet parimi që secili spiunon seci-lin.

Page 252: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

251

Nga njëra anë, shteti e nxit spiunimin, duke e ngritur atë deri në shënjën kryesore të besueshmërisë politike. Ai që denoncon më shpesh në polici, është më i shkathët dhe politikisht më i besueshëm. Si rrjed-hojë, atij i hapen perspektiva më të gfjëra për të ecur përpara në siste-min e aparatit shtetëror dhe partiak.

Një përparësi tjetër e spiunazhit total është se ai është më ekono-mik se sa spiunazhi i pastër policesk, ndonëse është me përmasa më të mëdha. Shteti nuk krijon organizata speciale spiunimi ose zyra para-lele me ato ekzistuese, por i përdor të gjitha organizatat e masave, të gjitha institucionet, zyrat administrative në dispozicionin e vet. Çdo organizatë shoqërore dhe çdo zyrë administrative, bëhet kështu një zyrë spiunimi. Njërzit që punojnë në to, janë njëkohësisht edhe spiunë pa rrogë. Është vetë natyra e shtetit fashist, veçanërisht mungesa e një opozite politike, e gazetave të lira, etj që e mundëson një situatë të tillë.

Kjo veçanti e spiunimit mbi një bazë masive - përdorimi i të gjitha institucioneve ekzistuese për qëllimet e veta - mund të konstatohet mjaft konkretisht në spiunimin që kryhesh edhe jashtë Gjermanisë, për llogari të saj. Më 1937, kur ky spiunazh arriti apogjeun e vet, ai përfshinte në sistemin e vet këto institucione:

1. Lëvizja skoltiste e Ministrisë së Luftës, në fillim jo zyrtarisht por më pas zyrtarisht e udhëhequr nga koloneli Nikolay.

2. Një organizatë e gjermanëve që jetonin jashtë, e udhëhequr nga Bole.

3. Dega e jashtëme e Gestapos e udhëhequr nga Himmleri dhe Heidrich.

4. Dega e jashtëme politike e partisë hitleriane e udhëhequr nga Alfred Rosenbergu.

Page 253: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

252

5. Një zyrë speciale pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme e ud-hëhequr nga Ribentropp dhe miku i tij më i afërt Kanaris.

6. Dega e jashtëme pranë Ministrisë së Propagandës me në krye Goebbelsin dhe Esser.

7. Dega e jashtëme pranë Ministrisë së Ekonomisë me në krye Schacht, bile edhe pasi atë e hoqën zyrtarisht nga ai post.

8. Departamenti kolonial Imperial me në krye gjeneralin von Epp. (102-126)

Të gjitha këto organe mirren me spiunim jashtë shtetit, udhëhiqen nga Shtabi i Bashkuar për Komunikimin nën kryesinë e Hessit.

Sistemi i spiunimit total jashtë shtetit do të thotë: një diplomat, i cili për shëmbull shkon në Angli, do merret kryesisht me spiunazh, një inxhinier (2500 inxhinierë gjermanë ishin emëruar jashtë shtetit në kuadrin e ndihmave skoltiste) duke u specializuar në SHBA, ose një student në një shkollë të lartë në Francë, raportojnë nëpërmjet legatës gjermane përkatëse, ashtu sikurse një turist që sodit brigjet italiane, një tregtar që blen duhan në vendet e Ballkanit, një këngëtare opere gjatë turneut të saj në Skandinavi, të gjithë, pra, sipas mundësisë, merren me spiunazh. Çdo udhëtar përtej kufijve të Imperatorisë duhet të mbled-hë informata të vlerëshme për shtetin me karakter ekonomik, politik, ushtarak apo shkencor.

Në fakt, sfera e veprimit të spiunazhit total është e pakufizuar, ajo përshkon teje për tej të gjitha sferat e tjera të jetës shoqërore, kështu që fjalët e Goebbelsit “ është e vështirë të konstatosh, fundja, se ku mbar-on propaganda jonë dhe ku fillon spiunazhi “ janë më se të goditura. (102-161)

Page 254: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

253

Të 330 gazetat në gjermanisht që financoheshin nga Ministria Gjer-mane e Propagandës më 1937 jashtë vendit, është vështirë t’i trajtosh vetëm si një propagandë, pikërisht sepse këtu ka aq propagandë sa edhe spiunazh.

2. Propaganda e paskrupull

Vetë natyra e shtetit fashist e mundëson një monopol mbi propa-gandën. Gazetat, radio, kinemaja, teatri, letërsia, organizatat e masave dhe mbledhjet publike janë monopol i plotë i shtetit fashist. Nga ana tjetër, mungesa e çdo lloj opozite e paracakton gjithçka tjetër. Në këtë tip shteti, propaganda merr në mënyrë të pashmangëshme formën e monopolit shtetëror absolut, e informuesit të vetëm, e interpretuesit të vetëm të fakteve. Nëpërmjet shtypjes sistematike të kombinuar me ter-rorin, ajo arrin t’i bëjë fanatike masat njerëzore dhe të bëjë mrekullira, sepse forca e saj është e pakufizuar deri në atë shkallë sa krijon një “ re-alitet “ të dytë. Ky realitet, ndonëse iluzor, i kufizuar në sferën e prem-timeve, pranohet si diçka e vërtetë nga masat e hipnotizuara, ndërsa e vërteta si diçka e pavërtetë dhe pa lidhje. Duke shtënë ndër mënd pa pushim dhe me këmbëngulje të njëjtat ideale, ajo i përhap ato si mite të një feje të veçantë, në gjirin e popullit, ndonëse ato s’ kanë ndonjë themel. Për këtë arsye, jo rastësisht, në kongresin e partisë naziste në Nuremberg më 1936, Goebbelsi shpalli parrullat:

“ Propaganda na ndihmoi ta merrnim pushtetin “ “ Propaganda do na ndihmojë ta mbajmë pushtetin “ “ Propaganda do na ndihmoja ta pushtojmë tërë botën “ (90-153)

Page 255: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

254

Dhjetë vjet më parë, në Mein Kampf-in e tij, Hitleri i paracaktoi propagandës një vend të shkallës së parë : “ Me ndihmën e një pro-pagande të shkathët dhe të vazhdueshme - shkruan ai - ju mund t’ja paraqitni popullit qiellin si ferr dhe, e kundërta, jetën më të mjerë si një parajsë “ (90-257)

Sidoqoftë, kjo bëhet e mundur vetëm në kushtet e një shteti total-itar, ku kundërpropaganda ose një informim objektiv janë krejtësisht të palejueshëm. Në një demokraci liberale tradicionale, propaganda shtetërore (që s’ është e vetmja) nuk mund të jetë kaq e plotfuqishme dhe brutale, sepse: në se ajo do provonte “ t’ja paraqiste popullit edhe qiellin si ferr, edhe jetën e mjerueshme si parajsë “ , gazetat e opozitës dhe ato të pavarura nga shteti, do ta demaskonin këtë menjëherë, aq sa asaj të mos i shkonte më ndërmënd ta injoronte kaq brutalisht re-alitetin. Në disa raste, ajo mund të kishte rrjedhoja të dëmshme për prestigjn e qeverisë apo të partisë sunduese vetë.

Në këto rrethana, gazetat e opozitës që nuk dalin pa fitim në luftën kundër qeverisë, dalin objektivisht si përfaqësuese të shoqërisë civile dhe si mbrojtëse të interesave të saj kundër aspiratave të mbrapshta të shtetit. Ato bëhen shprehëse të opinionit shoqëror.

Por kjo s’ ndodh në një sistem fashist totalitar. Këtu, shteti për-faqëson njëkohësisht popullin, shoqërinë civile, atdheun, progresin, drejtësinë, etj. Ndryshimi midis opinionit shtetëror dhe shoqëror këtu zhduket fare, sepse nuk ekziston një opinion shoqëror publik.

Në sajë të monopolit, opinioni shtetëror bëhet një opinion publik, dhe opinioni i vërtetë publik, i privuar nga publikimi, bëhet i rremë dhe përhapet përmes thashethemeve, anekdotave dhe epigrameve politike.

Page 256: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

255

Pjesëmarrësit e Procesit të Nurembergut u shastisën nga karakteri total i propagandës dhe i plotfuqishmërisë së saj. “ Si rezultat i një kontrolli efikas mbi radion dhe gazetat - lexojmë në materialet e këtij procesi - populli gjerman, duke filluar nga viti 1933, i nënshtrohej një ndikimi të fuqishëm të propagandës pro regjimit; jo vetëm një kritikë armiqësore, por çdo lloj kritike ishte e ndaluar. Opinionet e pavaru-ra, të mbështetura në mendimin e lirë, ishin krejtësisht të pamundur. “ Në një copë teksti tjetër ky konstatim saktësohet më tej. “ Qeveria naziste u mundua ta bashkojë popullin për ta mbështetur politikën e saj duke zbatuar intensivisht propagandën. Në Gjermani u ngritën një sërë agjensish zyrtare, që kishin për detyrë të kontrollonin dhe të nd-ikonin mbi gazetat, radion, kinemanë, shtëpitë botuese, etj, si dhe të inspektonin shfaqjet artistike, artin dhe kulturën. Të gjitha këto agjensi qenë në varësi të Ministrisë së Arsimit Popullor dhe të Propagandës që drejtohej nga Goebbelsi, i cili, bashkë me organizatën përkatëse të NSDAP-it dhe Pallatin Kulturor Imperial, përgjigjeshin në tërësi për realizimin e këtij vëzhgimi..

Rosenbergu luante një rol udhëheqës në përhapjen e doktrinave na-ziste në emër të partisë dhe Fritsche, bashkë me Goebbelsin, kryenin të njëjtën detyrë në emër të organeve shtetërore “ (90-322)

Këtu është me rëndësi të theksojmë një hollësi, në dukje pa shumë vlerë, që Pallati Kulturor, që përfshinte në të 7 filialet e tij çdo formë të jetës shpirtërore në shoqëri - kinemanë, teatrin, pikturën, skulp-turën, arqitekturën, muzikën, poezinë, letërsinë, shkencën, së bashku me shoqëritë intelektuale përkatëse - i nënshshtrohej Ministrisë për Propagandën.

Page 257: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

256

Vetë struktura e shtetit fashist e garanton suksesin e një sistemi të tillë. Që në “Mein Kampf “ Hitleri e trajton propagandën në lidhje të pandashme me organizatat. Organizatat politike të masave ai i konsid-eron si trupin, mjetin dhe bartësin material të propagandës. Kapitulli 11 i atij libri është quajtur “ Propaganda dhe organizata “ . (150-649)

Karakteri monopol i propagandës në shtetin fashist pjell disa veçori të saj që janë karakteristike vetëm për atë lloj propagande dhe sipas të cilave, ajo dallohet nga propaganda shtetërore në demokracitë liberale. Ato janë kaq thelbësorë sa shërbejnë edhe si parime themelore të saj:

1. Raportohet vetëm për ato ngjarje brënda vendit ose ndërkom-bëtare që janë të dobishme për regjimin ose i japin atij një kapital poli-tik para publikut.

2. Ngjarjet “ e dëmshme “ , “ negative “ , mund ta demaskojnë dhe ta kompromentojnë regjimin. Për shëmbull, shtypi ndërkombëtar shkruan, vite me rradhë, për ekzistencën e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, për veprimet e kundraligjshme të SS-ve dhe Gestapos. Vetëm shtypi gjerman dhe radio gjermane heshtin për këto çështje.

Një shënim në ditarin e Goebbelsit (i 1 Majit 1942), paraqet motivet ideologjike të kësaj taktike : “ Lajmet politike janë armë lufte. Qëllimi i tyre është të bëjë luftë, jo të japë informata “ (147-210)

3. Në se është e domosdoshme të komunikohen lajme për ngjarje të kategorisë së dytë, dmth që janë të padobishme për regjimin, kur përhapja e tyre nuk mund të ndalohet, atëhere paraqiten lajmet të shtrëmbëruara, si plotësisht të rreme. Për shëmbull, në se një gazetar i huaj apo një shkrimtar e përshkruan sistemin fashist si një shtet, ku s’ ka liri qytetare dhe politike, kjo kualifikohet si shpifje ndaj popullit

Page 258: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

257

gjerman, si fyerje e dinjitetit të tij, etj. Në këtë mënyrë, propaganda merr pozën e saj më të favorshme, atë të mbrojtësit të popullit gjerman.

4. .Shfrytëzimi i pamëshirshëm i fakteve më të pavlershëm dhe i ng-jarjeve më të rëndomta, ka si qëllim ta diskreditojë armikun. Për shëm-bull, në Angli, rëzohet një avion pasagjerësh - zhduket edhe i tërë ekui-pazhi. Kjo ngjarje komentohet me të gjitha hollësitë.Në SHBA ndodh një katastrofë hekurudhore. Botohet një raport i gjërë për ngjarjen, Në Bashkimin Sovjetik ndodh një avari në miniera - nxirren konkluzione politike për sistemin e atjeshëm, etj.

Por, nëse në Gjermani do rëzohej një avion ushtarak, do të mbytej ndonjë anie, do ndodhte aksident në minierë ku do vriteshin punëtorë, propaganda nuk komunikon asgjë të tillë. Ngjarje të tilla ruhen me sekretin më të madh, mbahen larg popullit. Me këtë rast, propaganda gjermane niset nga mundësia që njoftimi i ngjarjeve të tilla mund t’u sjellë dobi armiqve, për një propagandë antishtetërore ose të paktën mund ta dëmtojë kredinë e popullit ndaj Fuehrerit dhe shtetit nazist.

Si përfundim, qytetarët e shtetit fashist janë më mirë të informuar për disa ngjarje që ndodhin jashtë vendit të tyre, ndërsa për ato, sado të rëndësishme brënda vendit, nuk kanë asnjë dijeni. Për shëmbull, në vitin 1934, duke informuar për lloj lloj ngjarjesh pa vlerë jashtë vendit, propaganda gjermane nuk tha asgjë për 30 qershorin e atij viti, ku u masakruan mijëra vetë.

5. Në kushtet e shtetit totalitar, propaganda ecën para informimit, dmth njoftimin për një ngjarje e paraprin vlerësimi i saj politik kate-gorik. Ajo ka për qëllim ta ruajë konsumatorin nga “ gabimi “ ose rënia në ndikimin e propagandës së huaj.

Page 259: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

258

Kështu, në thelb, propaganda synon t’u vërë shtetasve syzet e veta. Për të është absolutisht e palejueshme që, dikush brënda kufijve të mbretërisë së saj, t’i kuptojë ngjarjet ndryshe nga si i paraqet ato pro-paganda zyrtare.

6. Edhe në rastet kur propaganda zyrtare duhet të jetë më objektive, të japë më shumë informata konkrete, ky “ objektivitet “ i detyrueshëm transformohet në një pretekst tjetër për ta vënë propagandën në ven-din e përparmë si një instrument dhe mjet i masave, që ata ta mësojnë të vërtetën. Fritsche, personi numër dy pas Goebbelsit në sistemin e propagandës naziste, e ka shprehur shumë saktë këtë gjëndje në një bisedë me dr. Gilbert : “ mund të bëhet propagandë me çdo mjet; mund edhe të gënjesh me anë të së vërtetës, duke i vendosur faktet thjesht jashtë kontekstit të tyre dhe duke i privuar njerzit nga imagjinata e vet për gjithë të vërtetën “ (146-270)

Besnik ndaj parimeve të tilla, propaganda naziste trillonte bash-kime fjalësh të pabesueshme kur duhet të komunikonte për humbjet e rënda të trupave gjermane në frontin e Lindjes. Atëhere, tërheqjen e paraqitnin si “ barazim “ ose “ shkurtim “ të vijës së frontit, zënien e “ pozicionit të iriqit “ si “ tërheqje me qëllim për ta ngatërruar armikun “ , etj. (47-188)

Sidoqoftë, është një sferë ku plotfuqishmëria e propagandës monop-oliste të shtetit totalitar bie . Kjo është propaganda e saj jashtë vendit. Këtu ajo s’ është më monopol, por një rivale në kushte të barabarta me konkurentët e tjerë. Këtu shtohet një pengesë tjetër, fakti që ajo duhet të veprojë para një publiku që mendon në mënyrë kritike, që ngacmo-het nga një propagandë e trashë dhe këmbëngul të marrë informata të sakta, në mënyrë që të formojë vetë një imazh për ngjarjet.

Page 260: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

259

Pikërisht në këtë fushë, propaganda totale është e detyruar të ndry-shojë tonin e saj, të heqë dorë nga theksi policor, nga verdiktet e paape-lueshme, nga kërcënimet, si dhe nga poza e një interpreti të pagabue-shëm. Duke imituar informimin në vendet demokratike, ajo fillon t’i bëje thirrje publikut që ai të vihet në rolin e një këshilltari pa pasione, i cili, eventualisht, mund të ndihmojë në interpretimin e ngjarjeve, etj. Kjo lind nevojën e një propagande alternative: paralelisht me bo-timet brënda vendit për vendin, botohen revista dhe gazeta speciale për jashtë vendit, transmetohen emisione speciale për popujt e tjerë në gjuhët përkatëse, etj.

3. Nevoja për izolim

Pafuqia e propagandës totale bëhet veçanërisht e qartë, kur duhet luftuar kundër ndikimit të propagandës së huaj në vendin tënd. Me futjen e radios, shekulli XX bëri një revolucion edhe në fushën e pro-pagandës. Informatat e transmetuara bëhen të njohura njëkohësisht për miliona njerëz, pa marrë parasysh kufijtë dhe largësitë. Sidoqoftë, pikërisht kjo gjë e kërcënon monopolin e propagandës totale dhe e vështirëson luftën e saj kundër radiopropagandës së shteteve të tjera.

Mjeti efikas i një propagande kundër një tjetre është transmetimi i informatave: në kushte të tjera të barabarta, vetëm me sasinë, saktësinë dhe objektivitetin e informatave, një propagandë mund të fitojë mbi një tjetër duke e bërë publikun për vete. Por propaganda fashiste është më e dobëta pikërisht në këto pika, që të përballojë presionin e pro-pagandës armiqësore në vendet jofashiste. Ajo bëhet e pafuqishme në përballimin e propagandës së huaj me forcat dhe mjetet e veta. për këtë arsye ajo thërret në ndihmë policinë. Por kështu ajo i tregon botës dhe

Page 261: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

260

popullit të vet se mbështetet në aparatin e terrorit, duke e dobësuar më tej besueshmërinë në atë. Policia vepron me vendosmëri me mjete izoluese.

1. Ajo i vulos radiomarrëset në një mënyrë që përjashton mundësinë për të dëgjuar radiostacionet e tjera, përveç atij kombëtar duke i dënuar ashpër shkelësit.

2. Për një siguri më të madhe, futen sisteme që zhurmojnë pap-ushim ato stacione të huaja që lëshojnë në eter emisione speciale në gjuhën e shtetit fashist.

3. Nis kontrolli i fortë i letërsisë dhe i shtypit të ardhur nga jashtë, në mënyrë që mos të bjerë në duart e publikut vendas asgjë e padëshirueshme.

4. Digjet ose veçohet në vende të caktuara literatura, që mund të sugjerojë një mendim demokrat dhe liridashës.

5. Kufizohet mjaft lëvizja e qytetarëve të vet jashtë vendit. Privi-legjin për të udhëtuar në vende të tjera e kanë vetëm përson-at besnikë ndaj regjimit dhe njerzit e dërguar zyrtarisht me punë jashtë shtetit. Në çdo rast, leja për këtë qëllim merret me pëlqimin e policisë: ajo vendos në se një person mund të dalë jashtë shtetit apo jo. Kuptimi i një mase të tillë parandaluese është se çdo qëndrim më i zgjatur jashtë është me shumë rrezik për humorin e qytetarëve besnikë, të cilët, eventualisht, mund të bëhen përhapës të ideologjisë dhe kulturës së huaj .

“ Natyrisht - shkruan Kurt Riss për Gjermaninë - nuk qe e mundur të ndalohej dalja jashtë shtetit në një vend në qëndër të Evropës dhe kjo nuk përputhej me planet gjermane për të ardhmen. Sidoqoftë asnjë

Page 262: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

261

qytetar s’ mund të ikte pa u vëzhguar pa papushim nga agjentët e Gesta-pos. Gestapo përpunoi rregulla model për të gjithë ata që dilnin jashtë shtetit. Për të marrë lejen e udhëtimit jashtë vendit, duhej të theksoje ku shkon dhe pse shkon, te kush shkon, a kishe kushërinj jashtë, cilat janë bindjet e tyre politike, etj

Udhëtarëve u jepeshin udhëzime për sjelljen që duhet të kishin jashtë, s’kishin të drejtë të mbanin me vete urdhëra dhe uniforma. Sapo të mbrinin në vendin ku shkonin, duhej të lajmëronin në konsullatën gjermane më të afërt. (102-43)

Këto masa parandaluese tregojnë se propaganda totalitare mbështetet vetë në aparatin e terrorit dhe në dhunën policore. Pozi-ta e saj monopol brënda vendit sigurohet nga aparati terrorist, i cili asgjëson, një pas një, çdo kënd që informon apo bën propagandë kun-dra.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet propagandës dhe aparatit ter-rorist në luftën kundër propagandës së jashtëme, vetëm se e zbulon më figurativisht dhe më qartë këtë lidhje. Propaganda monopol ka-lon pashmangësisht në veprimtari policeske dhe spiunazhi deri në atë masë sa është e vështirë t’i dallosh ato. “ terrorit fizik që hitlerianët ushtronin mbi masat e popullit gjerman, i shtohej edhe terrori ideolog-jik. Për shumë vjet me rradhë, miliona gjermanë ishin nën ndikim-in e vazhdueshëm të propagandës hitleriane. Ata ishin të privuar nga çfarëdolloj burimi informacioni, që do të mund të zbulonte të vërtetën për regjimin hitlerian dhe krimet e tij “ (75-20)

Shteti fashist, në thelb reaksionar dhe jonjerëzor, e asgjësonte plotë-sisht sovranitetin e personit të veçantë duke i privuar atij të drejtën për të menduar dhe vepruar mëvetësisht. Personi bëhet krejtësisht një in-

Page 263: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

262

strument në duart e shtetit. Në këtë situatë, është e natyrshme që qytet-ari preferon demokracinë liberale se sa shtetin fashist totalitar. Mbi këtë bazë, ideologjia totalitare ka frikë ta kontaktojë qytetarin dhe të konkurojë lirisht me ideologjinë e demokracisë borgjeze. Ajo s’ mund ta përballojë presionin e saj, dështon sapo bie në kontakt me të, prandaj praktikon izolimin me ndihmën e aparatit policor.

Fashizmi gjerman, ashtu sikurse ai italian, e reklamojnë ideologjinë e tyre si shumë revolucionare, progresiste dhe humane, më shumë se sa ideologia “ individualiste “ dhe “ egoiste “ e demokracisë liberale tradicionale. Për më tepër, Mussolini në librin “Doktrina e Fashizmit “ thekson shumë herë se pikërisht ideologjia fashiste është adekuate me shpirtin e shekullit XX, ideologjia “ kolektiviste “ është tipike për shekullin XX, ashtu sikurse ajo individualiste është tipike për shekullin XIX.

Në fakt, karakteri reaksionar i ideologjisë totalitare demaskohet që me frikën që ajo ka vetë prej kontaktit me demokracinë liberale, nga ndikimi i të cilës ajo përpiqet t’i izolojë masat.

4. Nevoja e vazhdueshme për rrezikun e jashtëm të maskuar

Shtypja e individit në shtetin totalitar duhet të ketë një justifikim të vazhdueshëm dhe bindës. Kur interesat e individit vihen plotësisht në shërbim të shtetit, kjo duhet motivuar me argumenta të jashtëme të pakundërshtueshme.

Ndërsa në fillim shteti totalitar duhej t’i mposhte armiqtë e vet të vërtetë, ai s’ kish nevojë të trillonte rreziqe imagjinare. Ai e ashpërson vazhdimisht fanatizmin e mendimit politik, duke i nxitur me rradhë

Page 264: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

263

masat popullore kundër njërit apo tjetrit objekt. Në Gjermani, së pari u përndoqën komunistët, më pas social-demokratët dhe funksionarët e sindikatave, dhe, më në fund, pasi u asgjësuan partitë dhe të gjitha organizatat demokratike, rrezik kryesor u shpallën çifutët. Qytetar-it gjerman ia futnin ndërmënd me çfarëdolloj mjeti, se ekziston një komplot nga çifutët brënda dhe jashtë vendit kundër popullit gjerman. Fajtorë për çdo fatkeqësi që pësonte populli gjerman dhe çdo gjerman i veçantë konsideroheshin çifutët. Mbi këtë bazë, u zhvillua një propa-gandë e madhe dhe u ngrit një histeri antisemite ndër masat popullore.

Në këtë atmosferë helmuese, mikroborgjezia, për shëmbull, një shitës ushqimesh, nis t’i shohë rrënjët e fatit të keq në konkurencën me shitoret fqinjë të çifutëve; një dështak intelektual e shpjegon mossukse-sin e vet në karierë me konkurencën e kolegut të vet çifut, që e spostoi atë në sajë të intelektit superior; mjeku parashikon një rritje shumëfish të klientelës së vet në se mbyllen kabinetet private të mjekëve çifutë, etj.

Sa mirë do të ishte në se do likuidohej gjithë konkurenca që vinte nga çifutët! Dhe kjo në emër të një qëllimi social “ sublim “ , siç është ruajtja e pastërtisë së racës së kombit, shpëtimi i saj nga armiku intrig-ant! Por që rreziku të përceptohet si i vërtetë, masat popullore duhen përfshirë në një fushatë terroriste kundër çifutëve. Nuk mund të ash-përsohej fanatizmi social me anë të stërzmadhimit të rrezikut abstrakt që bëhet nga propaganda. Është e domosdoshme që masat njerëzore të ndeshen me këtë rrezik dhe të angazhohen në luftën kundër tij. Jo rastësisht, nazistët e vonuan gjithë kohën zgjidhjen e problemit të çi-futëve, megjithë që ishin gati që në vitet 1935-1936 t’i asgjësonin ata ose t’i dëbonin jashtë Gjermanisë. Për shtetin totalitar nazist ishte e nevojshme një rrezik, në emër të të cilit ta mbështesnin tensionin poli-

Page 265: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

264

tik frikësues të diktaturës dhe të kërkonin pa pushim viktima të reja nga populli.

Edhe shteti totalitar i Franco-s e ilustron këtë parim. Me gjithë që gjatë tridhjetë vjetëve të diktarurës që nga lufta civile ndryshuan shumë gjëra, pushteti vijoi deri në çastet e fundit ta përçajë popullsisnë në fitimtarë dhe të mundur, duke u fryrë armiqësive reciproke. Kjo u ka bërë përshtypje gjithnjë atyre që e kanë studjuar shtetin fashist.

Që ta kuptojmë nevojën e shtetit totalitar për rrezikun e jashtëm të vazhdueshëm, si pretekst për ta mbështetur tensionin, le ta analizojmë rastin e Spanjës. Ta zemë se me propagandën e Franco-s nuk do të nx-iteshin “ fitimtarët “ kundër “ të mundurve “ , nuk do të nxitej urrejtja kundër tyre.. Vetëm dhjetë vjet pas mbarimit të luftës civile, dmth afër-sisht rreth 1949-s, pajtimi, madje bashkimi i fitimtarëve dhe i të mun-durve do të qe një fakt, sepse po të përjashtojmë eprorët falangistë dhe oficerët madhorë në hierarkinë e shtetit, masa e madhe e “ fitimtarëve “ s’ mori asgjë nga fitorja. Në fund të fundit, ata ranë në gjëndjen e vik-timave të tyre, të mundurve. Por ky bashkim (ose qoftë edhe paqtim i thjeshtë) do ta vente në dyshim ekzistencën e terrorit dhe të diktaturës, do ta groposte sistemin totalitar të gjeneralit Franco.

Formalisht, çdo shtet demokratik, pas një lufte të rëndë civile, do të hidhte hapa drejt zbutjes së kontradiktave, drejt paqtimit kombëtar, me qënë se një luftë e vazhdueshme civile do ta kërcënonte atë me asgjë-sim. Në shtetin totalitar, përkundrazi, shpirti i luftës civile, është i nev-ojshëm për ekzistencën e shtetit vetë, sepse nga struktura e vet ai është terrorist dhe nuk mund të ekzistojë dot pa terror, pa u shpërbërë, ai duhet të gjejë patjetër një objekt për këtë terror (sepse aparati terrorist që s’ bën terror, vetëshkatërrohet).

Page 266: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

265

Kur rreziku i brëndshëm tradicional konsumohet moralisht si pretekst, atëhere shteti fashist i drejtohet rrezikut të jashtëm, që kemi përmëndur disa herë. Një vend fqinj, ose një grup vendesh me ideologji të ndryshme, me të cilët ai është në armiqësi, deklarohen si rrezik real. Për të “ shmangur “ rrezikun shteti fashist shton armatimet dhe e mban jetën sjoqerore nën presion. Rreziqet e jashtëm dhe ata të brëndëshëm s’duhen trajtuar veç e veç. Zakonisht, rreziku i jashtëm është si pretekst për të goditur forca të caktuara brënda vendit. Ato deklarohen si ag-jente të një ose disa vendeve, ku regjimi sheh një rrezik nga jashtë.

Për shëmbull, Gjermania Hitleriane e deklaroi për një kohë të gjatë, si rrezik të jashtëm “ bolshevizmin “ , i cili kërcënonte ta përmbys-te Evropën dhe ta gëlltiste Gjermaninë. Pasi kjo gjë u shpall, s’ ishte e vështirë që regjimi t’i fshikullonte të gjitha forcat brënda vendit, që ndiqnin ideologjinë marksiste (komunistët, social - demokratët), që trajtoheshin si “ kolonë e pestë “ e bolshevizmit në Gjermani. Mbi këtë bazë, nazizmi ushtroi një presion të fortë jo vetëm brënda vendit, por edhe jashtë tij; me anë të rrezikut nga Lindja, ai u bënte shantazh edhe vendeve përëndimore.

Fashizmi italian e shihte rrezikun e jashtëm në rendin “ plutokrat “ të Francës dhe Anglisë. Prandaj kritikën zyrtare ai e drejtonte kundër demokracisë borgjeze dhe, brënda vendit, luftonte ashhpërsisht kundër adhuruesve të “ plutokracisë përëndimore “ .

Me anë të rrezikut të jashtëm, shteti fashist, në një farë mënyre “ vret dy lepuj me një plumb “ , së pari, ai ka frikë nga masat në bazë dhe i detyron ato të bashkohen politikisht për rreth tij, së dyti, krijon një atmosferë të favorshme për t’i izoluar dhe për t’i likuiduar armiqtë e vet. Uniteti i popullit me shtetin fashist bazohet mbi frikën jo vetëm

Page 267: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

266

nga ai apartat terrorist, por edhe nga këto rreziqe të jashtëme të stër-madhuara, të cilat ai arrin t’ua shtjerë ndërmënd përmes aparatit pro-pagandistik monopolist.

Në novelën e tij “ Si u ndërtua Muri Kinez “ F. Kafka prognozon në mënyrë gjeniale formën e shtetit të ardhëshëm totalitar. Duket pothuaj e pabesueshme, që para se fashizmi të vinte në pushtet dhe të konso-lidohej si shtet, ky shkrimtar e gjeti kaq saktë njërën nga trajtat e tij më themelore - spekullimin me rrezikun e jashtëm. Të gjithë po e ndër-tojnë Murin e Madh Kinez për ta mbrojtur vendin nga rreziku verior. Të gjithë flasin për rrezikun nga Veriu: pleqtë dhe të rinjtë, prindërit dhe fëmijtë, mësuesit dhe nxënësit, qytetarët dhe fshatarët, ushtarakët dhe civilët. Historianët specialistë krijojnë vepra, ku provojnë me argu-menta ekzistencën e rrezikut verior. I tërë populli jeton me mendimin për “ rrezikun verior “ . Por kur muri mbaron së ndërtuari, mirret vesh se ai rrezik.. nuk ekziston “ Nga kush duhej të na mbronte Muri i Madh ? Mos vallë nga popujt e veriut? Unë kam lindur në Kinën Juglindore. Asnjë popull verior nuk më kërcënon. ...Por duhet të pyesim përse e braktisëm vendlindjen, përroin dhe urat, prindërit, gruan që ka vënë kujën, fëmijët që duhet t’i edukojmë dhe që ndjekin shkollën në qytetin e largët, dhe mendimet tona na hedhin ende më larg në murin në veri? Përse? “ (48-544, 545)

Arsyeja për ndërtimin e Murit Kinez dhe rreziku i rremë i jashtëm, që motivon ndërtimin është, në fakt, një pretekst i trilluar për ta bash-kuar popullin. Por një pretekst i tillë nuk ndikon shumë fort në ndërg-jegjien kombëtare.

Page 268: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

267

Kuptohet, në veprën e Kafkës kjo është një ide që e çan rrugën e vet pavetëdije, spontanisht, pavarësisht edhe nga perandori vetë, ndërsa në shtetin totalitar të shekullit XX kjo përhapet me vetëdije dhe me plan që nga lart.

Qoftë nga Veriu, apo nga Jugu, qoftë nga Lindja apo Përëndimi, atij i duhet patjetër një rrezik.

5. Papajtueshmëria ndërmjet fashizmit dhe demokracisë

Fashizmi nisi të sundojë duke pretenduar se po krijon një demokra-ci më masive dhe më reale se sa ajo në shtetin liberal - një demokraci që “ nuk do degjeneronte në një plutokraci nga më të këqijat “ .

Mussolini në “ Doktrinën e Fashizmit “ shkruan, gjithashtu, se shte-ti fashist hiqet si “ një demokraci e organizuar, e centralizuar sunduese “ . (112-17)

Hitleri, në një çast eksitimi, hidhet dhe e kritikon demokracinë përëndimore, e cila, sipas fjalëve të tij, u sjell fitime vetëm “ një shtrese të hollë të kapitalistëve, ndërsa mjerimi i masave është më i madh se kudo “ . (128-367) Në fjalimin e tij, para punëtorëve të uzinave të armëve në Berlin, më 10 dhjetor 1940, ai e sulmon Përëndimin liberal pikërisht në këtë kuptim : “ Në botën anglo - franceze ekziston e ash-tuquajtura demokraci. Me fjalë të tjera, atje populli ka pushtetin, si rr-jedhojë, ai duhet të ketë edhe mundësinë që të shprehë mendimet dhe dëshirat e veta. Sidoqoftë, po ta trajtojmë këtë problem më nga afër, bëhet e qartë se populli vetë s’ është i bindur për këtë dhe se kuptohet, siç ndodh kudo, këtë bindje e ka artificiale. Për këtë vendos fakti: kush jep mësim dhe kush e edukon popullin?

Page 269: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

268

Dhe, në fakt, në këto vende sundon kapitali, dmth një grup prej disa qindra njerëzish që zotërojnë pasuri të pallogaritshme dhe në sajë të strukturës së veçantë të jetës shtetërore të tyre, janë pak a shumë të pa-varur. Ata thonë: “ Këtu ne kemi liri! “ dhe me këtë ata kuptojnë vetëm lirinë për të fituar nga kapitali dhe gjithashtu përdorimin e saj të lirë, në rradhë të parë.

Ose : ata të jenë jashtë çdo kontrolli shtetëror, si kur e fitojnë, ashtu edhe kur e përdorin kapitalin. Ky është thelbi i nocionit të tyre të lirisë “ (128-347)

Një objekt i veçantë i kritikës gjatë periudhës së luftës bëhet Anglia: “ Në atë vend ndryshimet klasore janë nga më të mëdhatë, që mund të përfytyrohen. Varfëria, një varfëri e papërfytyrueshme, nga njëra anë, dhe një pasuri e pallogaritshme, nga na tjetër. Atje s’është zgjidhur asn-jë problem social.

Punëtorët e atij vendi që zotëron një të gjashtën e globit tokësor dhe që ka pasuri nëntokësore në gjithë botën, banojnë shpesh në baraka të mjera dhe masat e gjëra të popullit janë të veshura jashtëzakonisht keq “ . (128-376)

Demokracisë hipokrite të Përëndimit liberal Hitleri i kundërvë demokracinë ekonomike “ reale “ dhe të “ vërtetë “ të Gjermanisë naziste, ku është zhdukur papunësia dhe qarkullimi i kapitalit, dmth shpërndarja dhe përdorimi i tij, janë krejtësisht nën kontrollin e partisë naziste. Kështu, Gjermania nga një demokraci për një “ shtresë të vockël të pasurish “ transformohet në një demokraci për masat popullore pa-kufi “ . Hitleri : “ Në botën e demokracisë kapitaliste parimi më i rëndë-sishëm ekonomik është : populli është i destinuar për ekonominë dhe ekonomia për kapitalin. Ne e përmbysëm këtë parim dhe themi : kap-

Page 270: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

269

itali është për ekonominë dhe ekonomia është për popullin! Në thelb të maksimës është: para së gjithash populli dhe çdo gjë tjetër është një mjet për qëllimin! “ (128-373)

Në atë fjalim, sikurse edhe në filipiket e tjera të tij kundër demokracisë liberale, Hitleri nuk e thotë atë që është thelbësore, pikër-isht: së pari, pronë e kujt është kapitali në Gjermaninë naziste? Së dyti, çfarë ndryshon kontrolli i partisë naziste në raportet e pronës? Së treti, në ç’ mënyrë dhe me çfarë kostoje u likuidua papunësia në Gjermani? Së katërti, mos vallë punëtorët në Gjermaninë naziste kanë mundësi ta kontrollojnë vetë qarkullimin e kapitalit, pavarësisht nga kontrolli i partisë dhe i shtetit nazist?

Por për nazistët, vetë zhdukja e papunësisë në Gjermani, ishte një argument i pakundërshtueshëm se atje ekziston një demokraci reale, në dallim nga demokracia e rreme në vendet liberale.

Realizimin më të shkëlqyer të “ demokracisë “ masive të tij, fashizni e shihte në paradat ushtarake, në procesionet me pishtarë për nder të kongreseve të partisë në Nuremberg, në mitingjet madhështore jubi-lare dhe në manifestimet e protestat plot zmërim kundër armiqve të shtetit, etj., ku, zakonisht merrte pjesë e tërë popullsia. Pikërisht në këtë Goebbels shihte “ stilin e ri të demokracisë “ që solli nazizmi që është krejt i pamundur në “ demokracitë përëndimore “ . Në një fjalim të mbajtur më 10 korrik 1939, ai deklaron: “ Në Gjermani krijohet me afsh në të gjitha lamitë e kulturës. Këtë vit kemi përpara një verë plot ngjarje kulturore. Në Vjenë përfundojnë solemnitetet teatrale. Ka plane për solemnitete në Heidelberg. Java e Artit Gjerman në Munih, solemnitete në Erfurt dhe në Salzburg. Të gjitha këto janë unikale në

Page 271: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

270

botë dhe njëkohësisht një manifestim i larmisë së gjërë të artit gjerman, për të mos folur për demonstrimet tona politike..

Demokracitë as nuk mund ta konceptojnë këtë gjë, aq më tepër të provojnë të na imitojnë, ose të sajojnë diçka të ngjashme. Ata s’e kanë as forcën për t’i organizuar masat dhe për t’u dhënë atyre një vullnet të vetëm “ (28-28)

Objektivisht, fashizmi ndihmoi që ne t’i plotësonim përfytyrimet tona për demokracinë dhe t’i saktësojmë ato. Ne e dimë tashmë, që nx-jerrja e masave popullore në rrugë në shtetet e veçanta borgjeze për të manifestuar apo për të “ protestuar “ duke mbajtur pishtarë ose për të marshuar me entuziazëm, nuk do të thotë demokraci, por një detyrim i maskuar, i kryer me ndihmën e mekanizmave të sistemit totalitar; ne e dimë tashmë, që edhe zhdukja e papunësisë dhe garantimi i një min-imumi ekzistece elementar, nuk është demokracia, në se kjo gjë bëhet për t’u përgatitur për një luftë agresive; se demokraci do të thotë një strukturë e tillë e shoqërisë, ku për individin njerëzor të veçantë garan-tohen liritë themelore qytetare dhe politike dhe, si rrjedhojë, individi pranohet si një vlerë politike më e lartë se sa shteti dhe institucionet e tij.

a) Qytetari, fli e bashkësisë fashiste

Në shtetin fashist nuk mund të ketë demokraci, sepse demokracia dhe totalitarizmi janë organikisht armiqësorë dhe të papajtueshëm në parim. vetë struktura e shtetit fashist nuk e lejon demokracinë, derisa ajo e nënshtron individin njerëzor dhe e privon atë nga çdo mundësi për t’u vetëmbrojtur .

Page 272: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

271

Për fashizmin vlera të larta politike janë partia dhe shteti fashist, çdo gjë tjetër u nënshtrohet atyre dhe është e detyruar t’u shërbejë atyre. Individualiteti, personaliteti i një qytetari të veçantë bëhet “ fli “ për “ bashkësinë fashiste “ dhe e gjen të drejtën e saj për ekzistencë vetëm në varësi të faktit se në ç’ gradë i nënshtrohet asaj.

Pranohet se partia dhe shteti fashist si “ bashkësi “ shprehin në mënyrën më të plotë interesat e përbashkëta të qytetarëve, duke u shkrirë me to. Si rrjedhojë, ata identifikohen me nocionet popull, komb, atdhe, etj. Që këtej, vjen përfundimi që midis shtetit dhe in-dividit të veçantë, nuk mund të ketë kontradikta, dhe po qe se të tilla shfaqen, faji bie te qytetarët dhe kontradikta duhet të zgjidhet në dis-favor të qytetarëve.

Në përgjithësi, parimi i totalitarizmit do të thotë nënshtrim i plotë i individit, i pjesës ndaj “ bashkësisë “ , sundim i plotë i “ bashkësisë “ mbi individin e veçantë.

Një kuptim të kundërt me këtë ka demokracia tradicionale, e çfarëdolloj natyre klasore qoftë ajo dhe me çfarë do lloj kufizimesh që të ketë: ajo e vë theksin mbi njëshin, mbi individin. Për atë, vlera janë qytetarët e veçantë dhe të gjitha vlerat e tjera më të përgjithëshme, si shteti, partitë politike, organizatat e masave, janë të destinuara t’i shër-bejnë atij, ta ndihmojnë krijimin dhe ruajtjen e tij, dhe të ruajnë, në rradhë të parë, liritë qytetare dhe politike.

Duke e ngritur personalitetin qytetar në rangun e një vlere politike të lartë, parimi demokratik na çon në konsideratën që zhvillimi dhe lulëzimi i shoqërisë (jo i shtetit) bazohet në lulëzimin e individualitetit të qytetarëve. Një shoqëri mund të jetë e zhvilluar, e pasur dhe e larm-

Page 273: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

272

ishme, vetëm në se përbëhet nga personalitete të lira dhe të zhvilluara në mënyrë të gjithanëshme.

Për të ilustruar kundërtinë ndërmjet totalitarizmit dhe demokracisë, si parim në krijimin e shtetit, ne mund të japim shëmbullin e vjetër të Athinës dhe Spartës. Mëgjithë se Sparta s’ ishte një shtet totalitar në kuptimin e shekullit XX, parimi themelor i saj ishte totalitar. Në rendin socialushtarak të saj personi i veçantë i nënshtrohej plotësisht shtetit, konsiderohej që qëllimi kryesor i qytetarëve ishte shërbimi ndaj shtetit, që krijonte, kështu ushtarë të fortë e të kalitur. Dhe e tërë jeta shpirtërore, të menduarit e individit, i nënshtrohej këtij qëllimi.

Mbi bazën e kësaj, Sparta arriti suksese të mëdha në fushën ush-tarake dhe u rradhit ndërmjet shteteve greke më të forta në pikëpamje ushtarake. Por kjo ishte e gjitha. Në fushën e kulturës ajo nuk krijoi ndonjë gjë.

Në të kundërtën, Athina, një shtet tjetër grek i madh, ku lulëzonte demokracia sklavopronare, i krijoi të gjitha kushtet për ta zhvilluar in-dividualitetin e veçantë të qytetarëve të saj të lirë. Në të, sipas fjalëve të Hegelit: “ ..gjeniu mundej t’i trupëzonte lirisht konceptet e tij, dhe ky parim krijoi vepra të tilla artistike të mëdha të pikturës dhe vepra të pavdekshme të poezisë dhe të historisë “ . (126-389)

Duke u dhënë një liri të plotë krijuesve, Athina, si një magnet, i joshte intelektualët e gjithë botës greke: Eskilin, Sofokliun, Aristofanin, Tuqiditin, Diogjenin, Pitagorën, Anaksagorën dhe banorë të tjerë të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë, ajo bëhet një kryeqytet, seli e kulturës për tërë botën greke.

Page 274: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

273

Dhe kjo është e natyrshme, liritë e gjëra qytetare, që ajo u jep qytet-arëve, janë trualli më i mirë për lulëzimin e individualitetit të veçantë, dhe, kështu, edhe për zhvillimin e shoqërisë, që mbështetet në të.

Për të njëjtën arsye, asnjë shtet fashist në shekullin XX nuk krijoi një truall për arritje të mëdha në letërsi dhe art, në kulturë në përgjithë-si. Vetëm në sferat e militarizuara të shkencës dhe të teknikës shteti fashist i parakaloi shtetet e tjera dhe regjistroi suksese të mëdha, duke shfrytëzuar njëkohësisht talentin e mijëra shkencëtarëve dhe miliona njerzëve. Gjermania Hitleriane përparoi mjaft në ndërtimin e raketave me fuqi hedhje të afërt dhe të largët (V1 dhe V2 ) dhe, para mbarim-it të luftës, ajo po krijonte edhe bombën atomike. Italia, me mundësi kombëtare të kufizuara të saj arriti disa suksese në fushën e flotës ajrore ushtarake. Por, as fashizmi gjerman, as ai italian, as spanjoll, nuk i la trashëgimisë mbarënjerëzore të paktën një vepër arti madhështore.

Bilanci kulturoro - politik i trishtuar i fashizmit nuk është sepse nuk kishte kujdes apo interesim nga shteti, siç mendonin disa përpa-ra. Përkundrazi, ajo rezulton nga “përkujdesjet “ e stërmëdha të shtetit dhe të partisë fashiste. Udhëheqësit e saj politikë arritën kulmin duke u përshkruar piktorëve dhe shkrimtarëve se nga duhet të frymëzohen ata, në mënyrë që ato të pranohen si art nga regjimi.

Kur Hitleri “ sulmon “ modernistët gjermanë, ndërmjet të tjerash, thotë një frazë të vërtetë, që “ gjeniu nuk është pa vlerë “ . Sidoqoftë, ai e anashkalon dhe nuk përmënd që gjeniu ka edhe një anë tjetër - “ ai nuk mund të udhëhiqet “ , sepse kush pretendon ta udhëheqë atë, duhet të jetë më gjenial se sa ai. Gjeniu nuk ka nevojë për këshilltarë.

Page 275: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

274

b) Pushteti ekzekutiv mbi atë ligjvënës

Struktura politike e shtetit totalitar nuk përputhet me demokracinë. Përqëndrimi absolut i pushtetit e pamundëson zbatimin e parimit themelor demokratik në krijimin e shtetit: ndarjen e pushteteve. For-malisht, ai i ruan që të tre pushtetet (ligjvënës, gjykues, ekzekutiv), përderisa e ruan parlamentin, qeverinë dhe drejtësinë si organe të veçanta. Por kjo është vetëm diçka formale, sepse me qënë se shteti bashkërritet me partinë fashiste, kjo e fundit ka kontrollin e plotë mbi të tre pushtetet. Praktikisht, edhe parlamenti, qeveria dhe drejtësia, përbëhen nga anëtarë të partisë fashiste, që kontrollohen organiza-tivisht nga partia si anëtarë të saj. Si rrjedhojë, të tre pushtetet bëhen hallka origjinale të partisë fashiste në ngjashmëri me organet partiake. Për këtë arsye, ajo i trajton ato si organe të destinuara në realizimin e politikës së saj në shtet dhe në jetën qytetare.

Në se do provojmë ta paraqesim çështjen më plotëisisht, na shfaqet një tabllo e tillë: shteti, që formalisht është krijuar në ngjashmëri me republikën borgjeze, ku vëzhgohet rreptësisht parimi i ndarjes së pushteteve. Por, përmbi shtetin, me të tre pushtetet e tij dhe me or-ganet përkatëse, qëndron partia fashiste me në krye udhëheqësin e saj të pazëvëndësueshëm.

Ajo kontrollon pakufizim të tre pushtetet, tërë aparatin shtetëror. Njëkohësisht, askush tjetër s’ mund ta kontrollojë partinë vetë - as shte-ti, as organizatat e masave, as shoqëria qytetare. Ajo e merr pushtetin e vet nga populli, ashtu sikurse monarkia e merr atë nga Zoti.

Mirret, kështu, një tautologji në funksionin e pushtetit. Me qënë se qeveria, parlamenti dhe drejtësia ekzekutojnë direktivat e partisë fash-iste, dmth realizojnë të njëjtën politikë dhe janë njësoj të pafuqishëm

Page 276: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

275

para kryesisë së partisë, shteti fashist, në jetën e tij politike reale, nis ta shmangë këtë formalizëm, duke vënë theksin në pushtetin ekzeku-tiv. Pasi problemet nuk i zgjidh parlamenti, qeveria dhe drejtësia, por kryesia e partisë fashiste, roli i tre pushteteve shtetërore, bëhet thjesht ekzekutiv. Ose, gjë që është e njëjtë, pushteti i vetëm shtetëror që e ruan rolin e tij real është pushteti ekzekutiv.

Duke marrë parasysh shmangien e kësaj anomalie dhe për një sh-kathtësi më të madhe në punën e aparatit shtetëror, partia fashiste i jep të drejtë pushtetit ekzekutiv të ketë edhe funksione ligjvënëse. Kështu, qeveria merr të drejtën të botojë ligje, duke u bërë një pushtet ligjvënës. Dhe organi i pushtetit ligjvënës - parlamenti - merr një kuptim formal duke u përdorur në propagandën mbi gjoja demokracinë e rreme të regjimit.

Qeveria e Hitlerit mori nga Reichstagu, më 24 mars 1933, ligjin për të drejtat e jashtëzakonshme, sipas të cilit “ ligjet imperiale mund t’i bëje edhe qeveria imperiale “ . (103-94) Me këtë akt, Reichstagu vetë u eliminua si organ ligjvënës. Si rrjedhojë, të gjitha ligjet me vlerë je-tike për fashizmin, të Gjermanisë i bënte Hitleri. Qeveria e tij ishte një shëmbull klasik se si shteti fashist ia jep pushtetin ligjvënës ekzekutivit dhe në një farë mënyre e shkatërron plotësisht parimin e ndarjes së pushteteve. Pas 24 marsit 1933, Reichstagu shërbente si tribunë e ud-hëheqësit partiak Adolf Hitler ku ai mbante fjalimet e tij propagandis-tike para diplomatëve dhe gazetarëve të huaj.

Shtatë vjet më parë, e njëjta gjë ndodhi me qeverinë e Mussolin-it. Pasi aprovoi l “ ligjet e jashtëzakonshme fashiste “ më 1925-1926, si rezultat i të cilave partia fashiste vendosi sistemin njëpartiak dhe e nënshtroi plotësisht aparatin shtetëror, regjimi i dha përparësi shumë

Page 277: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

276

shpejt pushtetit ekzekutiv, para atij ligjvënës, ose më saktë, ia kaloi funksionet ligjvënëse pushtetit ekzekutiv. Qeveria mund t’i zgjidhte problemet që më parë ishin kompetencë e parlamentit. “ Reformat “ e tij të para në këtë drejtim fashizmi italian i kreu duke miratuar dy ligje: a) Ligjin mbi të drejtat dhe detyrat e Kryeministrit, Sekretarit të Parë të shtetit dhe b) Ligjin mbi të drejtat e Pushtetit Ekzekutiv për të bërë norma gjykimi, në këtë mënyrë rolin e parlamentit si organ ligjvënës e reduktuan në zero.

Kjo veçori e shtetit fashist është tipike edhe për Spanjën. Me “Ligjin për konfirmimin e korteseve “ të 17 korrikut 1942, Franco e përcaktoi rolin e tyre kështu: “Detyra themelore e Korteseve lidhet me përgatitjen dhe përpunimin e ligjeve, pa dëmtuar interesat e Kryetarit të Shtetit “ . (20-284) Paragrafi 13 i të njëjtit ligj i jep të drejtë qeverisë, në rast lufte, ose në se ajo e konsideron urgjente, të pranojë çfarëdo dekret ose ligj, për të cilët njoftohen Korteset vetëm pasi ato hyjnë në fuqi “ (20-285)

Kuptohet, fashizmi nuk mund t’i mohojë haptazi parimet e ndarjes së pushteteve. Ai vetëm se e “ korigjon “ këtë parim dhe e përshtat për nevojat e veta shtetërore. Një nga teoricienët e fashizmit italian - Rocco - shkruan për këtë çështje si vijon:

“Parimi i ndarjes së pushteteve nuk është absolut, nuk qëndron përmbi domosdoshmërinë, që shteti të jetojë, dhe për shkak të tij nuk mund të bëjmë fli shtetin. Ky parim mundet dhe duhet të pranohet si një parim bazë në kushtetutën shtetërore, sepse e mbështet atë dhe është burim rendi në veprimtarinë shtetërore. Por, kur e kërkojnë nev-ojat e jetës së shtetit, që funksionet e besuara njërit nga pushtetet e veçantë, veçanërisht pushtetit ligjvënës, që t’i ketë qeveria, që ka detyrë dhe përgjegjësi çdo ditë dhe papushim për të realizuar jetën e shtetit,

Page 278: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

277

në këtë rast, parimi i ndarjes se pushteteve duhet të kufizohet dhe të ketë përjashtime. Dhe e gjitha kjo do të thotë që ndarja e pushteteve është një parim normal, por nuk është as absolut, as i pa asgjësueshëm “ . (112-45)

Në epërsinë e pushtetit ekzekutiv mbi atë ligjvënës, fashizmi e sheh përparësinë e tij të madhe mbi demokracinë liberale tradicionale, Ai është i mendimit që në këtë mënyrë, arrin një shpejtësi dhe shkathtësi, që e bën atë të aftë, pa vonesë, t’i zgjidhë problemet sociale urgjente, pa debate banale e të pafund në parlament.

Ndërsa më parë çështja e mbylljes apo e hapjes së gjykatës ishte një çështje historike, kërkonte disa mbledhje të Dhomës dhe zakon-isht, nuk zgjidhej përfundimisht, vetëm regjimi fashist me një dekret i mbylli gjykatat e kasacionit dhe la vetëm njërën për gjithë vendin, nga gjithsej pesë të tilla - gjë që më parë shkaktonte anomali, prandaj shumë qeveri kanë dashur ta shmangnin këtë problem “ (112-95)

Rudof Hess, në një fjalim të mbajtur më 16 janar 1937, e lavdëron në kulm reformën konstitucionale që e “ korigjoi “ parimin e ndarjes së pushteteve : “ Nacionalsocializmi është kujdesur që në të ardhmen të mos bëhet pazar me nevojat jetike të popullit në Reichstag dhe të mos jetë vetë ai objekt tregtie ndërmjet partive. Ju e kuptuat, që në qeverinë e re, vendimet me rëndësi historike merren nga Fuehreri dhe qeveria e tij - ato vendime që në vendet e tjera paraprihen nga shumë javë debate parlamentare “ (84-706)

Si rezultat, shteti fashist, jo vetëm që e vë pushtetin ekzekutiv mbi ata ligjvënës dhe drejtësinë, por i bën të pamundura edhe krizat qever-itare. Në Gjermani, Itali e Spanjë nuk pati asnjë krizë qeveritare gjatë kohës së fashizmit. Më 1965, Franco krijon qeverinë e tij të 12-të. Ai i

Page 279: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

278

përzgjedh me kujdes dhe i zëvëndëson ministrat e tij kur ata konsumo-hen. Hitleri dhe Mussolini, ndonëse s’ patën shumë kohë për të for-muar kaq shumë qeveri, në përgjithësi procedonin në mënyrë të njëjtë. Fashizmi krijoi të ashtuquajturën qeveri të qarkullueshme ku ministra të veçantë zëvëndësoheshin, por qeveria mbetej e njëjta në krye me një udhëheqës fashist. Këtu fashizmi sheh njërën nga përparësitë e tij në raport me demokracinë liberale që vuan nga kriza të vazhdueshme qeveritare. Në thelb, kjo “ përparësi “ shkaktohet nga fakti që qeveria është vetëm një mjet në duart e partisë fashiste, me anën e të cilit ajo e transformon politikën e saj në politikë shtetërore. Pikërisht për këtë arsye, figura konstante e qeverisë - kryeministri - identifikohet me ud-hëheqjen e partisë.

c) Prokuroria e nënshtruar ndaj policisë

Kjo gjëndje është një rast më special i shkeljes së parimit të ndarjes së pushteteve. Por edhe kjo në përputhje me ligjin e ka prejardhjen nga struktura e shtetit fashist - ose më saktë nga qarkullimi real i pushtetit në të. Udhëheqësit e partisë dhe të shtetit të fashizmit e qeverisin ven-din duke u mbështetur kryesisht në organet e terrorit : Gestapo, SS, SA, në Gjermani; milicia fashiste, organizata e armatosur “ Fashistët e rinj “ etj në Itali. Ajo është mbështetja e saj më solide politike, sikurse në shtetin, ashtu edhe në vetë partinë fashiste.

Hitleri vetë e ka theksuar shumë herë rolin e terrorit në sistemin e tij qeverisës. Në bisedat e tij me kryetarët e rajoneve në vilën e vet në Brech Tesgden ka deklaruar: “ ..do mbjell terrorin duke përdorur rrufeshëm të gjitha mjetet e mija për shkatërrim. terrori është arma politike më e fuqishme që kam dhe unë s’ do heq dorë nga ay nën

Page 280: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

279

pretekstin se ai i ngacmon disa filistinë teveqelë. Suksesi varet nga go-ditja që terrorizon dhe demobilizon.. Dhe po qe se midis jush ka shku-rajozë, që ngacmohen nga kjo gjë, le të shkojnë të jetojnë më mirë si murgjër në manastire. Për ata s’ ka vend në partinë time “ . (52-43)

Skema “ udhëheqësi kombëtar - partia fashiste - shteti - shoqëria civile - nuk është rruga e vërtetë drejt pushtetit. Iluzioni që udhëheqësit e fashizmit e qeverisin vendin drejtpërdrejt duke u mbështetur në partinë fashiste, vjen nga propaganda, që synon ta paraqesë të gjërë bazën sociale të regjimit, prandaj thekson rolin e partisë fashiste në qeverisjen e vendit. Në fakt, udhëheqësit fashistë qeverisin, kryesisht, duke u mbështetur në sistemin e terrorit dmth në atë pjesë të partisë fashiste me rroga të mëdha dhe të armatosur, që ka interes material për ta stabilizuar pushtetin. Eprorët fashistë nuk mund të mbështeten vetëm në partinë fashiste, kryesisht sepse, për nga përbërja sociale ajo është e larmishme, me dallime të mëdha në gjëndjen materiale të anëtarëve të saj, gjë që, pashmangësisht, shkakton dallime në humor, ndjenja dhe mendime. Nuk ka mundësi që një punëtor, anëtar partie të mendojë njësoj sikurse eprorët që marrin rroga të larta njëqindfish më të mëdha dhe të dendur në privilegje; nuk mundet që një intelektual, një oficer që vjen nga një fis aristokrat i vjetër të ketë një psikologji të njëjtë me atë të një funksionari partiak të përdalur. Në fund të fundit, ndërmjet përfaqësuesve të veçantë të eprorëve ka edhe një rivalitet, gjë që në kushte të caktuara, çon në komplot ose në ndërrimin e kryesisë.

Ja përse eprorët nuk munden që drejtpërdrejt të mbështeten mbi partinë fashiste për shkak të numrit të madh dhe laramanisë të saj. Të mos harrojmë që e ashtuquajtura “ parti fashiste “ është sidoqoftë, një

Page 281: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

280

shoqëri klasore thellësisht e shtresëzuar. Këto veçanti fshehin surpriza të rrezikshme - komplote, opozita brënda partisë, etj.

Për t’i shmangur ato, eprorët mbështeten në policinë politike (të fshehtë) dhe vetëm përmes saj , pastaj, në partinë dhe në shtetin. Sepse, për shëmbull, në se në parti do të shfaqej një opozitë, kryesia e partisë nuk do të diskutonte me të, nuk do përpiqej ta bindëte atë për të vër-tetën përmes diskutimesh politike, por, pa vonesë, do ta fshikullonte me anë të aparatit të dhunës.

Në këtë mënyrë, aparati policor bëhet organi më besnik i eprorëve fashistë, mbështetja e tyre më e fortë politike. Për ta luajtur këtë rol, si aparat terrorist, ai merr pushtetin më të madh dhe të drejta të gjëra për të vepruar në emër të eprorëve.

Ky është mekanizmi i veprimit dhe ai s’mund të jetë ndryshe.Gjykatësit dhe prokurorët mbeten, natyrisht, anash. Gjykatësit karak-terizohen nga një publicitet dhe ngadalsi e caktuar për veprim, që nganjëherë janë fatale, ndërsa partia fashiste ka nevojë, në rradhë të parë, për vendosmëri të shpejtë dhe pa u menduar thellë.

Prandaj, në shtetin fashist, zakonisht, drejtësia vepron pas policisë. Ajo justifikon dhe fut në një formë ligjore dhe juridike atë që më parë e ka bërë aparati policor. Dhe me qënë se drejtësia është e nënshtruar ndaj policisë, ajo i justifikon të gjitha veprimet e policisë. Në se ajo do shpallë mosmiratim për ndonjë veprim të aparatit policor, ajo do ta prishte përpjestimin real të pushtetit në shtetin fashist, gjë që s’ lejo-het. Për të njëjtën arsye, kushdo që bie në duart e policisë, është fajtor, sepse e kundërta e kësaj do mund të tregonte që policia kryen veprime të kundraligjshme ose jo sipas ligjit, gjë, që nga pikëpamja e regjimit fashist dhe e interesave të tij, nuk lejohet.

Page 282: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

281

Historia e shtetit dhe e partisë fashiste është plot me shëmbuj të tillë. Mjafton të përmëndim “ puçin e Roem-it “ . Vetëm gjatë një nate, më 30 qershor 1934, u masakruan disa mijëra kryetarë të lartë të SA-ve, sepse dyshohej se ata po përgatitnin një komplot kundër kryesisë së partisë naziste. Megjithëse për një dyshim të tillë mungonte një motiv, operacioni u krye me mbështetjen politike solide të eprorëve nazistë - nga repartet SS. Disa muaj më pas, gjykatësit, në bazë të “ provave “ të SS konfirmuan që vërtet po përgatitej një komplot, i cili duhej likuid-uar shpejt dhe energjikisht. Kështu, u justifikua juridikisht njëra nga masakrat më të turpëshme në historinë e Gjermanisë.

Mjafton të kujtojmë edhe terrorin gjatë muajve të parë pas mar-rjes së pushtetit nga nazistët. Dhjetëra dhe qindra mijëra kundër-shtarë politikë të regjimit u mbyllën në burgjet - shkolla dhe kampet e përqëndrimit pa proces dhe akuzë. Ky qe “ arresti parandalues “ i përmëndur shumë herë nga ne, i kryer arbitrarisht nga repartet SA, pa miratimin e gjykatësve. Vetëm pasi i mblidhnin në masë këta njerëz në burgje, partia fashiste vendoste t’i jepte terrorit masiv një formë ligjore. Nisën të krijohen gjykatat lokale, që duhej t’i fajësonin ata për tradhëti shtetërore, pasi ata qenë burgosur shumë muaj më parë.

Ky shëmbull tregon shumë bukur lidhjen ndërmjet gjykatës dhe aparatit terrorist. Ndonëse që të dy janë organe të sistemit fashist, ky i fundit parapëlqen të përdorë aparatin terrorist sepse ai është më efi-kas dhe e shkurton rrugën drejt qëllimit duke i hequr tej të gjitha for-malitetet lidhur me drejtësinë.

Shëmbujt e cituar dëshmojnë që sistemi fashist nuk ka kohë të mer-ret me gjyqet kur ai duhet të veprojë shpejt, vendosmërisht dhe pa mëshirë, sepse ai mbështetet në terror (fizik, politik, ideologjik). Në

Page 283: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

282

se ai do lejonte që vetëm në njërën hallkë të sistemit të tij të zhvillohej një proces “ i dështimit “ kjo mund të përhapej shpejt edhe në hallkat e tjera dhe, në këtë mënyrë, ai do përfundonte në greminë. Në se duhet të luftojë, drejtësia bëhet vetëm një luks i sipërfqshëm, asaj i lejohet rrallë, vetëm me qëllim propagande, të paraqitet në botë si një shtet ligjor, por vetëm brënda disa garancive kundër surprizave.

Pikërisht atëhere ai organizon procese “ publike “ , ku merr pjesë një publik i zgjedhur, anëtarë dhe funksionarë të partisë fashiste, nëpunës të shërbimeve të sigurimit. Informatat që hyjnë në gazetat përpunohen në mënyrë që njerzit të kenë përshtypjen që procesi i gjykimit kalon nën vëzhgimin e rreptë të ligjit.

Kuptohet, korespondentët e huaj nuk lejohen të hyjnë në gjykatoret, sepse ata mund të japin vlerësime të padëshirueshme për regjimin. Par-tia s’ mund të lejojë që dikush tjetër ta informojë bashkësisnë botërore për ngjarjet në vendin e saj.

Procesi i Leipzigut (1933 - 1934) ku korespondentët e huaj kishin hyrje të lirë, është në fakt një përjashtim. Ai s’ qe ende një gjyq tipik fashist, por një gjyq i vjetër imperial, të cilin nazizmi e gjeti dhe vendo-si ta shfrytëzojë për qëllimet e veta. Gjykatësit s’ishin ende anëtarë të partisë fashiste, ndonëse ishin krejtësisht nën kontrollin e saj. Jo rastë-sisht, menjëherë pas mbarimit të procesit, Gjykata Imperiale u shpër-bë dhe, në vend të saj, u krijua e ashtuquajtura “ Gjykatë Popullore “ që përbëhej nga dy gjykatës dhe pesë funksionarë të partisë fashiste. Gjykata tipike fashiste, nuk lejon që gjatë procesit të marrin pjesë kor-respondentë të huaj, dhe, së dyti, asnjëherë nuk lajmëron shfajësime (sepse një shfajësim në kushtet e shtetit totalitar do kthehej në një bu-merang për atë vetë). Të gjithë e njohin se çfarë goditje morale dhe

Page 284: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

283

politike morën ata, regjimi nazist, me shfajësimin e Dimitrovit, Tanevit dhe Popovit. Në se përfaqësuesit e Kominternit nuk qënë zjarrvënës, si rrjedhojë, kundërshtarët e tyre - nazistët - ishin zjarrvënësit e vërtetë!

Për këtë shkak, pikërisht nazistët s’ patën kurrë kurajo të organizo-nin një Proces Leipzigu të dytë kundër Ernst Thaelmann-it mëgjithë që shumë herë kërcënuan për diçka të tillë. Një proces kundër ud-hëheqësit të Partisë komuniste, për të fituar namin e një procesi publik në sytë e publikut botëror, duhet të qe të paktën i të njëjtës gradë si ai në Leipzig. Po kush mund të dyshonte qe Thaelmann-i nuk do sillej po kaq i vendosur dhe sulmues, sikurse Dimitrovi? Si rrjedhim, ata i kishin të gjitha motivet të supozonin se procesi do të kthehej kundër organizatorëve të tij. Nga ana tjetër, nazistët nuk shihnin një kuptim politik në organizimin e një procesi fashist tradicional kundër Thael-mann-it, sepse publiku botëror do ta demaskonte atë si një asgjësim politik cinik. Dhe organizatorët, vetë, s’ do të fitonin asgjë brënda ven-dit, sepse, në të vërtetë, Thaelmann-i ishte rob i tyre. Si rrjedhim, në se rruga juridike e humbet kuptimin, atëhere duhen zbatuar mjete pol-icore.

Nga pikëpamja e një qytetari të veçantë në shtetin fashist, pozitën e nënshtruar të gjykatës ndaj policisë e paraqesin si një rreth magjik nga i cili askush s’ mund të dalë dot. Policia është institucioni, që në pjesën më të madhe i shtyp liritë e qytetarëve. Të ankohesh kundër ar-bitraritetit të policisë, për shëmbull, kundër Gestapos, qytetari duhet t’i drejtohet gjykatës, organeve juridike. Por, me qënë se organet juridike varen plotësisht nga aparati policor, për shëmbull nga Gestapo, ai do gjëndet në fakt përsëri nën goditjen e policisë. Ose ankuesi, qytetari që lyp drejtësi, do dalë përsëri para atij institucioni shtetëror, kundër

Page 285: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

284

të cilit ai bëri ankesën. Ekzekutori është njëkohësisht edhe gjykatës. “Njerëz të ndryshëm ankohen shpesh për ekseset false te sulmuesve.. - shkruan “Volkischer Beobachter “ në numrin e saj të 26 gushtit 1933 - në çdo rast instanca e parë ku ata duhet të shkojnë të ankohen është reparti lokal i sulmuesve “ . Sulmuesit bëjnë krime, sulmuesit u japin të drejtë viktimave të tyre!.

Ky rreth magjik vjen nga ajo rrethanë që, si policia, po ashtu edhe gjykata, janë organe të partisë fashiste dhe plotësojnë vullnetin e saj. Kur kryesia e partisë fashiste i jep policisë instruksione që të bëjë ter-ror masiv kundër kundërshtarëve potencialë dhe reale të shtetit , nuk mund të pritet që gjykata ta dënojë këtë terror. Si organ fashist, ajo duhet ta justifikojë terrorin dhe t’i japë sanksione juridike dhunës së kryer nga policia.

ç) Pozita kukull e parlamentit

Pasi funksionet ligjëvënëse kalojnë në duart e pushtetit ekzekutiv dhe qeveria merr të drejta ekskluzive për të bërë ligje ose dekret - lig-je, roli i parlamentit bëhet thjesht formal. Ai boshatiset nga përm-bajtja, dhe po qe se ekziston prap, - madje asnjë nga shtetet fashiste nuk e asgjësoi parlamentin - vlera e tij është vetëm diçka fasade, për të krijuar një iluzion, që në atë vend ka një sistem ligjor formal. Që kjo është e vërtetë, bëhet e qartë nga “ Programi i qeverisë i deklaruar nga kancelari i shtetit Adolf Hitler, para Reichstagut më 23 mars 1933 “ . Në të thuhet: “ Qeveria gjermane do të vepronte në kundërshtim me shpirtin e rilindjes popullore, në se do të lejonte të bënte pazarllëk dhe të kërkonte leje nga Reichstagu për çdo rast të veçantë, për çdo ndërmarrje të veçantë. Duke vepruar kështu, qeveria s’ ka ndërmënd

Page 286: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

285

ta heqë parlamentin dhe funksionet e tij; përkundrazi ajo rezervon të drejtën e saj që, kohë pas kohe, ta informojë atë për masat, që ajo ka ndërmënd të ndërmarrë, në se është e nevojshme të marrë miratimin e parlamentit “ (128-188)

Po në atë deklaratë, Hitleri sqaron se përse nacionalsocializmi nuk e pranon sistemin parlamentar: “ Ne nuk pranojmë në sistemin parla-mentar asnjë manifestim të vullnetit të popullit, i cili, logjikisht, mund të jetë vetëm vullnet për ta mbrojtë popullin; ne shohim në sistemin parlamentar një paraqitje të gabuar të këtij vullneti, bile të rreme. Vull-neti i popullit për të konfirmuar ekzistencën e vet, më qartë dhe më me efektivitet manifestohet në personat e tij më të mirë! Këta janë kryesia përfaqësuese e kombit dhe vetëm ata mund të jenë krenaria e popullit, dhe asnjëherë ai grup parlamentar, vendlindja e të cilit është turi i zg-jedhjeve dhe babai i të cilit është fleta anonime e votimit! “ (128-202)

Teksti i deklaratës programatike të qeverisë nacionalsocialiste për-puthet plotësisht me atë që shkroi Hitleri më parë në “ Mein Kampf “ ( “ Lufta ime “). “ Qëllimi i parlamentit tonë të sotëm nuk është të krijojë një kuvend të urtësh por ta përgatisë shpejt shumicën e zerove të varura shpirtërisht, udhëheqja e të cilave drejt një qëllimi të caktuar do të jetë më e lehtë, sa më e madhe do jetë vetë idiotësia e deputetëve të aparatit. Vetëm kështu mund të bëhet politikë partie në kuptimin e keq të sotëm të fjalës “ (128-35)

Karakteri formal i parlamentit në shtetin fashist përcaktohet nga disa rrethana : a) në fakt ai është i nënshtruar ndaj qeverisë, e cila, në vend të tij, e ka pushtetin ligjvënës, bën ligjet, që hyjnë në fuqi men-jëherë, dhe ajo praprakisht ia paraqet ato parlamentit për miratim dhe informim; b) edhe sikur pushteti ligjvënës të qe në duart e parlamentit

Page 287: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

286

dhe të qëndronte mbi qeverinë si një fuqi ekzekutive (siç ndodh kur zbatohet në parim ndarja e pushteteve) edhe kjo gjë nuk do ta ndër-ronte pozitën kukull të parlamentit. Sepse, përmbi të, sikurse përmbi gjykatësit dhe qeverinë, qëndron “ bërthama përfaqësuese e kombit “ , e quajtur parti fashiste. Të gjitha ligjet dhe dekretet, para se të mira-tohen nga parlamenti, së pari marrin miratim nga bërthama përfaqë-suese e partisë fashiste. Pa lejen e saj asnjë ligj nuk mund të paraqitet në parlament.

Mjafton të kujtojmë të drejtat të cilat Hess-i (zëvëndësi i Hitler-it) dhe më pas, Martin Bormann (shef i kancelerisë partiake) kishin përmbi veprimtarinë ligjvënëse të Imperatorisë, apo Këshillin e Madh Fashist - përmbi parlamentin italian.

Në këtë mënyrë, falë sistemit të krijuar, u likuidua çfarëdo lloj vep-rimtarie politike në parlament, uniteti i të cilit për çdo problem është një jehonë e kongreseve të partisë, ku gjithçka theksohej me “ Heil Hit-ler! “ ose “ Franco - Falanga! “ .

Gjatë gjithë historisë së fashizmit nuk njihet ndonjë rast kur parla-menti të mos ketë miratuar ndonjë ligj të paraqitur nga qeveria, dhe as nuk është bërë ndonjë kundërshtim apo mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Këto fakte në mënyrë më bindëse zbulojnë karakterin krejt të rremë të parlamentit si një organ shtetëror dhe njëkohësisht tregojnë rolin e tij të vërtetë të tribunës, ku udhëheqësi i partisë fashiste shpall vendimet e tij për qytetarët dhe botën e jashtëme.

Edhe mënyra e zgjedhjes së deputetëve është shumë karakteristike. Kandidatët propozohen direkt nga partia fashiste, ose nga organizatat e masave që janë formale dhe nën kontrollin e partisë. Për shëmbull, në Itali kandidatin e propozojnë korporatat dhe organizatat që i përbëjnë

Page 288: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

287

ato dhe listën zgjedhësve e plotëson Këshilli i Madh Fashist, dmth or-gani i lartë shtetëror dhe partiak i fashizmit italian. “ Në vend të partisë kandidatët i propozojnë grupet e organizuara të prodhimit, të pun-ishteve dhe të intelektualëve - organizata dhe organe të shtetit korpora-tiv. Atyre Këshilli i Madh Fashist u shton personat më të vlefshëm nga të gjitha sferat e jetës shoqërore, të cilët kombi (kupto : partia-Zh.Zh.) vetëm se i avancon si udhëheqësa të tij “ . (112-205)

Gioacchino Volpe, duke folur për detyrat e Këshillit të Madh Fash-ist e paraqet kështu kontrollin e tij epror përmbi “ ligjvënësit “ e ard-hëshëm: “ Por e drejta dhe detyra tjetër është që të zgjidhen kandidatët e propozuar nga organizatat sindikaliste për të formuar listën e zgjed-hjeve që duhet t’u paraqitet votuesve. Kjo do të thotë që ligjformuesit e ardhëshëm të fiksuar nga korporatat, duhet së pari, të kalojnë nëpër filtrin e trupit të përsosur politik dhe fashist - Këshillit të Madh “ . (17-139)

Në Gjermani dhe në Spanjë vepronin njësoj. Organizatat e masave propozonin kandidatët e vet, po, në krye të organizatave të masave qëndrojnë anëtarët e partisë fashiste, që punojnë sipas direktivave të saj, kështu që kandidatët, në fakt, propozohen nga partia fashiste.

Në korteset e Franco-s, ku sipas ligjit zgjidheshin 438 deputetë, prokuradorë, bënin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar, anëtarët e Këshillit Kombëtar të Falangës (100 persona), kryetarët e këshillave shtetërore të ndryshme dhe “ sindikatat vertikale “ (jo më pak se 100 persona), kryetarët e provincave të Spanjës, rektorët e universiteteve, plus personat, që “ për merita të shënuara para atdheut “ janë punë-suar nga kryetari i shtetit. Këtyre prokuradorëve u shtohen të gjithë deputetët që do të zgjidhen nga sindikatat formale ( “ sindikatat ver-

Page 289: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

288

tikale “) me anë të votimit të përgjithshëm dhe të barabartë. Në këtë mënyrë, përjashtohet çdo mundësi që të hyjnë në Kortese persona të cilët, nga pikëpamja e Falangës, janë të padëshirueshëm. Edhe sikur të ndodhë kjo, rastësisht, gjithnjë ata mund të revokohen nga organizata përkatëse, sepse edhe ajo është nën kontrollin e Falangës.

Ky mekanizëm i zgjedhjes së deputetëve në parlamentin fashist, në fakt, siguron praninë në të të funksionarëve të kryesisë së partisë fash-iste dhe të përfaqësuesve të pushtetit ekzekutiv. Në Reichstag të gjithë deputetët mbajnë uniformën e partisë nacionalsocialiste dhe, në këtë kuptim, nuk vihet re asnjë dallim ndërmjet saj dhe kongreseve të par-tisë në Nuremberg, ku duket e njëjta pamje. Megjithatë nuk është këtu problemi, në ngjashmërinë e jashtëme. Sepse Reichstagu ka të njëjtën ose pothuaj të njëjtën përbërje si dhe në kongreset e partisë, sepse në të dy rastet të pranishëm janë: Fuehreri, kryetarët e partisë sipas shteteve, kryetarët e rajoneve, një pjesë e kryetarëve të rretheve, kryetarët e gru-peve lokale, etj.; udhëheqësit e organizatave të masave (Fronti Gjer-man i Punës, “ Hitlerjugend “ , “ Shoqata e Grave Nacionalsocialiste “ , etj), nacionalsocialistët e thjeshtë,, që s’kuptojnë asgjë nga politika, por duhet të tregojnë thelbin “ demokratik “ të fashizmit, apo siç shprehen fashistët italianë, “ përfaqësimin intergral të popullit “

Zakonisht, teoricienët e fashizmit e paraqesin asgjësimin e par-lamentit, si përfaqësues i pushtetit ligjvënës të shtetit dhe si organ shtetëror superior, si një reformim të madh, që konsiston në çlirimin e parlamentit nga të metat e tij në demokracinë borgjeze tradicionale. “ Doktrina fashiste - sqaron njëri syresh - në vend të parlamentarizmit të tashëm sjell një të ri, duke shpallur parime të reja në themel të par-lamentit “ .

Page 290: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

289

“ ..Në përputhje me teorinë e vet për mënyrën e formimit të vull-netit të kombit, fashizmi mohoi të drejtën e partive politike për të propozuar dhe për të zgjedhur parlamentarë. Sipas tij, pisllëqet e pan-dreqëshme të partive politike, i pengojnë ato të zgjedhin më të mirët dhe më aktivët nga pikëpamja e intersave shtetërore. Partitë e dobëta dhe të vogla, ose s’ kanë persona ose hyjnë në kombinacione duke dër-guar në parlament persona të rastit dhe të padëshirueshëm nga i tërë kombi. Në partitë e forta, po se në ballë nuk kanë partizanë të korrup-tuar, ekziston një tirani e brëndëshme, që i shpërndan ose i shet vendet e deputetëve. Gjithnjë në partitë e mëdha kryesitë janë njësi të veçanta, që e komandojnë partinë, të cilët, më së shpeshti, nuk janë të rangut të parë për nga veprimtaria e sprovuar në dobi të shtetit “ . (112-203)

“ Masat vetë, pa udhëheqjen e shtetit, jo vetëm që s’ mund ta shpre-hin mendimin e vet për problemet e pushtetit, por shumë herë, ato as që duan ta bëjnë këtë. Dhe kur e bëjnë, mendimi i tyre është i lidhur me kaq shumë shkaqe dhe motive, sa as mund të mendohet se sa zëra mund të formojnë një vullnet kombëtar “ .

Duke përmbledhur kritikën e tij për sistemin shumëpartiak, i njëjti autor tregon dy të meta kryesore:

1) Në parlament “ nuk merr pjesë vetë populli, por politikanët pro-fesionistë “ . “Parlamenti i sotëm përbëhet nga politikanë profesionistë, gjysma e të cilëve është atje për të siguruar bukën e vet, shpërblimin për shërbimet e kryera për partinë e vet. Shumica e gjysmës tjetër është jashtëzakonisht e lodhur nga betejat partiake dhe mendon vetëm për to dhe ka shumë pak energji për të punuar me dobi në parlament “ (71-205)

Page 291: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

290

2) “ Diskutimet, betejat partiake kanë një karakter pothuaj partizan. Në se do ta reduktojmë gjithçka sa thamë në sallën e parlamentit, jo për temën e përfolur, çdo parlament do ta mbaronte punën e tij për jo më shumë se tre muaj në vit, ndërsa tash atij s’ i mjafton as i gjithë viti “ (112-205)

Si kompensim për këtë, ja ç’ gjë “ të re “ propozon fashizmi: “ Me anë të kësaj politike fashizmi si doktrinë mbi shtetin, vendos

themelet e parlamentarizmit të vet. Ruhet forma e jashtëme për parla-mentin: edhe në të ardhmen ai do jetë bartës i pushtetit ligjvënës (!!!) dhe anëtarët e tij do zgjidhen me votim të përgjithshëm.

Megjithatë, njëanshmëria gjatë zgjedhjes do të hiqet. Kjo e fundit konsiston në tre momente: propozimi i kandidatëve për deputet, kon-firmimi dhe regjistrimi i tyre në listën e zgjedhjeve dhe votimi. Dy mo-mentet e para kanë një rëndësi më të madhe se sa votimi. Prandaj edhe shteti duhet të përzihet dhe ta ketë fjalën e tij të fundit për përbërjen e listës së zgjedhjeve. Ai s’ ka si të mos interesohet se kush do t’i mbrojë interesat e tij “ . (112-205)

d) Karakteri prej farse i zgjedhjeve

Zgjedhjet në shtetin fashit janë një nga komeditë e shumta politike. Logjikisht do qe të mos kishte fare zgjedhje në këtë tip shteti, sepse suksesi i fitores është absolutisht i garantuar. Asnjëherë nuk humbet në zgjedhje. Pasi krijoi strukturën e regjimit totalitar, partia fashiste mund t’i fitojë gjithnjë zgjedhjet, në se jo plotësisht, 100%, të paktën me një afërsi të madhe me 100%. për shëmbull, në plebishitin për Saarlandin më 1935, 90 % e popullit votoi për bashkimin me Gjermaninë.. Rezu-ltatet e plebishitit për aneksimin e Austrisë sipas të dhënave zyrtare

Page 292: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

291

janë; 99.75 % për “ po “ në Austri dhe 99.08 % për “ po “ në pjesën tjetër të Gjermanisë. Megjithatë, krahasimi me sukseset e zgjedhjeve të par-tisë naziste në sistemin demokratik në Republikën e Ëeimarit tregon se sa të dyshimta ishin ato 90%. Është i njohur fakti që, para se ta merrnin qeverinë, nazistët arrin të mblidhnin vetëm më pak se 37.5 % të votave.

Votimet politike në shtetin fashist janë formale, sepse ato organizo-hen në atë mënyrë që sigurohet zgjedhja e vetë eprorëve fashistë që qeverisin.

Falsiteti i zgjedhjeve të votuesve është çështja më e thjeshtë e më e zakonshme gjatë votimeve. Pikërisht, në ndërrimin e fletëvotimeve ndodh kurioziteti kur “ Po-ja “ bëhet më shumë se numri t të gjithë votuesve së bashku..

“Hapi i mëtejshëm, - lexojmë në materialet e Procesit të Nurem-bergut - për të stabilizuar kontrolin policor të konspiratorëve nazistë ishte reduktimi i votimeve në një formalitet të pastër, të privuar nga çfarëdolloj elementi lirie në votim. Votime, në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk mund të kishte në sistemin nazist “ .

Dokumentat e ruajtura pas kapitullimit të Gjermanisë Naziste tregojnë se si kryheshin votimet, cila ishte e vërteta prapa unanimitetit të votuesve, si vepronin ato forca të fshehta të vterrorit të cilat, nor-malisht, paraqiteshin si ruajtëse të rendit e të qetësisë, se si organizatat formale transformohen në vegla të pushtetit shtetëror, që i detyronin anëtarët e tyre të votonin. “ Nuk disponojmë dosjen e plotë për rrethin e Erfurtit (Tyringisë) që përmban materialet për plebishitin e 1937 - deklaron akuzuesi anglez Maxëell Fife gjatë Procesit të Nurembergut. - Kryetarët e organizatave partiake bazë ishin të detyruar të njoftonin që më parë për të gjithë ata persona në zonën e tyre, për të cilët mund

Page 293: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

292

të dyshoje bindëshëm, se do të votojnë kundra. SD përgatit urdhërat në adresë të kryetarëve të organizatave partiake bazë dhe të gjithë shefave të degëve të sigurimit. Në vend, udhëheqësit qenë të detyruar t’i ndih-monin kryetarët e organizatave partiake bazë “ . (89-563)

SD-ja e kryente në praktikë këtë direktivë për vëzhgimin e fshehtë të qytetarëve - ajo kishte shumë mënyra për të konstatuar në se gjatë votimit ata do të thonin “ Jo “ apo “ Po “ . Nga një dokument i SD merret vesh që e shoqja e Bilszoëskit u suall me forcë të votonte, që të mos mbetej njëri pa votuar dhe regjimi të merrte, kështu mbështetjen e plotë të popullit gjerman. Një dokument tjetër na bën të ditur, që “ ditën e votimit, u desh katër herë t’i kujtohej punëtorit Otto Ëiegang se duhet të votonte, dhe, më në fund, ai erdhi të votojë “ . Ky punëtor e dinte, që prapa presionit policor, nga ana e përgjegjësve partiakë loka-lë, fshihej mundësia reale për t’u dërguar në kampin e përqëndrimit, ose, në rastin më të mirë, në arrest. (89-563)

Nga ana tjetër, ky dokument zbulon më mirë motivet e atyre që i nënshtrohen presionit për të votuar : “ Burri..voton. Padyshim, këtë e bënte nga frika e një arresti të ri “ . (89-564)

Është interesant edhe fakti që “ pikërisht në Tyringi, kryetarët e bllokut dhe kryetarët e celulave, (dmth udhëheqësit partiakë - ZH.ZH) duhet të paraqitnin raportet e dëshiruara lidhur më atë se si reagon-te popullsia ndaj rezultateve të plebishitit më 1938” , veçanërisht në qytetet e vogla dhe në fshatra “ . (89-565)

“ Në Rotenburg partia organizoi një demonstratë kundër peshko-pit që refuzoi të votojë. .. “ (89-564) Kjo qe një mënyrë karakteristike e shtetit fashist, kur i duhet të bëjë presion mbi shoqërinë civile: ai s’ vepron direkt dhe brutalisht me aparatin e vet policor, por i përdor or-

Page 294: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

293

ganizatat e masave si gjoja jo shtetërore, që “ reagojnë “ spontaneisht, në mbrojtje të shtetit e të organizatave shoqërore. Në këtë mënyrë, pushteti fashist shfrytëzon dy metoda: përdor sanksionet policore dhe njëkohësisht i kombinon ato me mbështetjen “ spontane “ të popul-lit. Në këtë stil behën të gjitha përgatitjet për votimet : për t’i shpënë votuesit në qëndrat e votimit, kujdesen disa persona nga organizatat e masave, në territorin e rajonit përkatës. Jose Garcia, duke përshkru-ar referendumin e vitit 1947 shënon “ një pjesëmarrje kaq e gjërë e masave në referendum u kushtëzua nga një përgatitje e kujdesëshme. Emri i çdo votuesi ishte vënë që më parë në listën e votimit. Çdo votë në listën e zgjedhjeve e siguronin dhjetëra, bile qindra përgjegjës për referendumin. Të mos merrje pjesë në votime trajtohej nga autoritetet si bojkotim osë qëndrim armiqësor ndaj regjimit. Duke pasur frikë nga raprezialjet, shumë persona merrnin pjesë në atë “ këshillin popullor “ idiot “ (20-324)

e) Mohimi i lirive qytetare dhe politike

Duke vendosur sistemin fashist, së pari, mohohen liritë qytetare dhe politike të personalitetit. Pasi i gjithë pushteti dhe të gjitha të dre-jtat kalojnë në duart e shtetit, personaliteti i veçantë mbetet absolutisht pa asnjë të drejtë. Ai merr vetëm atë minimum të drejtash nga shteti, që është i domosdoshëm për t’i shërbyer ende regjimit më besnikërisht.

“Shteti fashist bazohet mbi konceptin e vet themelor, që ai është realiteti i epërm politik dhe gjithçka që pretendon për realitet, duhet nxjerrë nga ai. Fashistët italianë e shprehnin këtë parim me fjalët : “ Gjithçka për shtetin, asgjë jashtë dhe kundër shtetit!““.

Page 295: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

294

Duke u zbatuar në praktikë, në realitetin e atëhershëm italian, doli sistemi korporativ që përfshinte që të gjithë njerzit dhe organizatat, të gjitha veprimtaritë, me një fjalë - tërë shoqërinë qytetare, në të gjitha shfaqjet e saj. Personaliteti njerëzor i veçantë mund të shfaqej vetëm në shtet dhe përmes shtetit. “ Shteti fashist - shkruan Mussolini në “ Doktroinën e Fashizmit “ - është shfaqja më e lartë dhe më e fortë e personalitetit. Ai paraqet të gjitha format e jetës morale dhe intelek-tuale të njeriut “ (80-8)

Për fashizmin, shteti është një absolut, para të cilit individi dhe gru-pet janë diçka relative. Individët dhe grupet janë të “ mendueshme “ sepse ato bëjnë pjesë në shtet.. Shteti është jo vetëm e tashmja, por edhe e shkuara, dhe, në rradhë të parë, e ardhmja. Duke qëndruar përmbi shkurtësinë e jetës së individit, paraqet ndërgjegjen specifike të kom-bit. Format me të cilat shfaqet shteti ndryshojnë, por mbetet e domos-doshmja në të.

..Për fashizmin, shteti nuik është një roje nate - vazhdon Mussolini - e cila kujdeset vetëm për sigurinë e qytetarëve; s’ është as organizatë me qëllime thjesht materiale, si për shëmbull për bashkëekzistencën paqësore, të cilën mund ta realizonte edhe këshilli administrativ; s’ është as krijesë e politikës së pastër e pa lidhje me realitetin jetësor ma-terial e të ndërlikuar të njerzëve dhe të popujve të veçantë. Shteti, ashtu siç e përcepton dhe e realizon atë fashizmi, është një fakt shpirtëror dhe moral, që konkretizon organizimin politik, juridik dhe ekonomik të kombit..

Shteti edukon qytetarët e vet me virtutet qytetare, ai u jep atyre ndërgjegjen për fatin e tyre, i shpie drejt unitetit, akordon interesat e

Page 296: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

295

tyre me drejtësi: Ai interpreton arritjet kulmore në shkencë, art, drejtë-si, bashkësi njerëzore.. “ (80-21)

Përmbledhazi, shteti fashist është kaq i gjërë, sa që ai i gëlltit të gjitha veprimtaritë dhe shfaqjet e individit, përshi edhe individin vetë. Prandaj individi i përket atij, si rrjedhojë, ai s’ ka të drejtë të dëshirojë të jetë i lirë nga shteti. Shteti, që, sipas fashizmit, përputhet me popul-lin, me kombin, me atdheun, etj..kujdeset për të si një nënë për birin e vet. Prandaj, individi s’ ka të drejtë të dëshirojë të jetë i lirë, po ashtu, sikurse biri nuk mund të jetë i lirë nga nëna e tij.

Shteti, duke u mbështetur në miliona individë - shkruan më tej Mussolini - kur atë e pranojnë dhe janë gati t’i shërbejnë, nuk është një shtet tiran i një feudali mesjetar.

..Individi në shtetin fashist nuk asgjësohet por shumëfishohet, ashtu sikurse në një regjiment ushtari nuk reduktohet por shumëfishohet me numrin e shokëve të tij. Shteti fashist e organizon kombin, por, më pas, ai u jep individëve mjaft hapësirë; ai i kufizon ato liri të tyre që janë të dëmshme dhe të padobishme (!!!) dhe ruan ato që janë më thelbësore. Jo individi, por shteti, vetëm shteti, mund të gjykojë në këtë fushë “ (80-23)

“ Në shtetin tonë nuk mungon liria e individit. Ai e ka atë më shumë se çdo njeri i vetmuar : sepse shteti e mbron atë, ai është pjesë e shtetit. Vetmitari s’ është i mbrojtur “ (80-35)Për këtë shkak qeveria fashiste nuk heziton t’i përndjekë më gjyqe autorë të veçantë për konsideratat e tyre ideologjike. Që këtej, vjen urrejtja për demokracinë liberale, që i vë individët më lart se shtetin. “ Liberalizmi e robëroi shtetin në dobi të personalitetit të veçantë; fashizmi po e forcon përsëri shtetin si një realitet të vërtetë të individit. Dhe, në se liria duhet t’i përkasë njeriut,

Page 297: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

296

dhe jo asaj kukulle abstrakte për të cilën mendon liberalizmi individu-alist, fashizmi është për lirinë. Për lirinë e vetme, që mund të jetë diçka serioze, lirinë e shtetit dhe të personalitetit brënda shtetit. (13).

Nëse për fashizmin gjithçka është brënda shtetit, atëhere s’ ekziston asgjë njerëzore ose shpirtërore; dhe, aq më shumë kjo vlen jashtë shte-tit. Në këtë kuptim, fashizmi është një përgjithësim dhe shteti fashist një sintezë dhe unitet i të gjitha vlerave - ai interpreton dhe zhvillon, i jep forcë tërë jetës së popullit “ . (80-20)

Nëse, megjithatë, individi s’ është dakord me politikën e shtetit, me ideologjinë dhe moralin e tij, në se i braktis përkujdesjet e shtetit dhe mbrojtjen e këtij dhe dëshiron ta kritikojë atë, të luftojë kundër tij, atëhere shteti fashist e tregon me të vërtetë fizionominë e tij “ demokra-tike “ . Ai hedh në veprim të gjitha mjetet detyruese - që nga presioni mbi organizatat e masave, deri në kampet e përqëndrimit - për ta vënë nën fre dhe për ta futur në rrugën “ e drejtë “ .

Krahasimi që Mussolini bën ndërmjet individëve në shtet dhe ush-tarëve në një regjiment, ka një kuptim të thellë. Ai nuk tregon vetëm ngjashmërinë e plotë midis shtetit fashist dhe kazermës, por demaskon njëkohësisht “ lirinë “ e individëve në të. Ashtu si në një kazermë, ush-tari ka, sipas rregullores ushtarake, liri për të menduar se si t’i kryejë më mirë urdhërat e komandantit, (por të mos hezitojë për t’i kryer apo jo ato), po kështu, individi në shtetin totalitar ka liri të mendojë se si t’i shërbejë shtetit, “ të krijojë “ për shtetin.

“ Ka më shumë liri në shërbim, se sa në vetë urdhërin “ - thuhet në dhjetë urdhërat e studentave nazistë gjermanë.

Përmbledhazi: gjithçka që është e dobishme për partinë fashiste dhe për shtetin fashist, që konfirmon qëllimin e tyre, është liri krijuese. Në

Page 298: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

297

të kundërtën, gjithçka që drejtohet në mënyrë kritike ndaj tyre, është shkatërrimtare, është liri anarkike ose arbitraritet, i cili s’ duhet të tolerohet nga shteti.

Page 299: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

298

KAPITULLI III

KARAKTERISTIKA INTEGRALE E SHTETIT

TOTALITAR

1. A mund të përmbyset shteti totalitar “nga poshtë“

Për nga struktura e vet, shteti totalitar është sistemi më i plotë dhe më i përpunuar, përfundimisht, për ta shtypur personalitetin e njeriut të veçantë dhe popullin. Ai jo vetëm që shtyp, terrorizon, por edhe e tërheq në anën e vet shumicën e masave popullore ose, më saktë, e zvarrit popullin në krimet që bën kundër atij vetë. Ai, jo vetëm që vepron në emër të popullit - këtë do e bënte çdo shtet - por vepron nëpërmjet popullit. Ai bëhet një mjet i betejës së tij kundër popullit dhe përfaqësuesve më të mirë të tij - mbrojtësve të demokracisë, të lirive qytetare dhe politike.

Duke e përfshirë popullin tërësisht në organizatat masive formale, shteti totalitar e drejton atë lehtësisht që, me duart e veta, t’i zhdukë ato zëra në mesin e tij, të cilat deklarohen kundër diktaturës. Çfarë uniteti i “ thellë “ ndërmjet popullit dhe shtetit mund të jetë ay kur vetë populli e mbron shtetin dhe i zhduk armiqtë e këtij të fundit!..

-Edhe po të flasim vetëm për terrorin, ky nuk kufizohet vetëm në formën e tij fizike (torturat në podrumet e Gestapos dhe puna e de-tyrueshme në kampet e përqëndrimit), por edhe në terrorin shtesë dhe

Page 300: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

299

sistematik të ushtruar me anë të radios, gazetave, kinemasë, organizat-ave të masave dhe mbledhjeve.

- Në se SS-të dhe Gestapo i zhdukin bartësit e mendimit demokra-tik politik të trashëguar nga koha, që nga Republika e ëeimarit, pro-paganda dhe organizatat e masave i asgjësojnë, qoftë edhe embrionet e çdo prirje për mendim të lirë, duke përhapur dogmat e ideologjisë shtetërore zyrtare.. Kështu, aparati terrorist i shtetit totalitar, me anë të shtypjes, spiunimit, shantazhit, kampeve të përqëndrimit dhe të burgjeve, i likuidon mbetjet e mendimit të pavarur, i asgjëson kundër-shtarët e vet dhe, me anë të propagandës, pengon shfaqjen e ideve ose të mënyrës së përhapjes së mendimit politik, në kundërshtim ose jo në harmoni me dogmat zyrtare.

Në një rast të tillë, s’ ka kushte dhe njerëz për një betejë masive kundër diktaturës fashiste, Të krijosh një organizatë masive, të aftë që të përmbysë me armë shtetin fashist, nuk është e mundur për shkak të spiunimit total, që e zbulon shpejt rrjetin konspirativ dhe aparati terrorist e asgjëson. Prandaj, në Gjermaninë Hitleriane, deri në mo-mentin e fundit, nuk u krijua një organizatë masive e kundraligjëshme, e aftë që të ngrejë krye.

Maksimumi që arritën, në këto kushte, antifashistët gjermanë (ko-munistët dhe socialdemokratët) ishte të krijonin grupe të veçanta, në parim të izoluara, konspirative, në ndërmarrjet, duke punuar në kon-spiracion të thellë. Vetëm, si përjashtim, disa syresh arrijnë të lidhen me një ose disa grupe konspirative në vend. Dhe, vini re : ato shfaqen në periudha krize të fashizmit gjerman, kur lufta po e zvarriste Gjer-maninë, pashmangësisht drejt humnerës.

Page 301: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

300

Grupi i Sevkov-Jakob-Beslein u krijua më 1942 - 1943, kur pozita e Gjermanisë në luftë bëhet evidente. Ai u zbulua më 4 korrik 1944 dhe më 18 shtator u ekzekutua denimi me vdekje për 400 anëtarët e tij.

Në aktakuzën e Gestapos për të, thuhet sa vijon : “ Më 1943 Sefkov dhe Jakob u takuan dhe, së bashku, arritën në konceptin se Gjermania pas disfatës së Stalingradit, nuk mund ta fitojë më luftën..

Për t’i ndihur disfatës së Rajhut të Tretë dhe marrëveshjes për paqë, ata përpunuan nismat e mëposhtëme: të krijohen qeliza në ndërmar-rjet e Berlinit, kryesisht në ato ushtarake; të rekrutohen punëtorë të përshtatshëm, anëtarë partie, që do të mund të drejtonin grupet në ndërmarrje; t’i bashkonin ushtarët brënda vendit dhe në fushëbetejë në grupet e rezistencës ; të kalojnë materiale propagandistike.. “ (75-52)

Njëkohësisht, shfaqen dy grupet e mëdha antifashiste (të ud-hëhequra nga komunistët) në Tyringi dhe Saksoni, ato të Teo Reubauer dhe Georg Schohmann. Edhe ata u zbuluan dhe u asgjësuan nga Gesta-po deri në fund të vitit 1944.

Gjer më 1939, regjimi i Hitlerit ishte ende kaq i fortë, sa shumë ko-munistë dhe socialdemokratë, që shpëtuan pas valëve të terrorit (1933 - 1934), u lanë të lirë nga kampet e përqëndrimit. Qeveria fashiste ishte e mendimit, që ata janë krejt të parrezikshëm, sepse s’ mund të gje-jnë mirëkuptim dhe mbështetje në popullin gjerman. Komunistët, or-ganizuesit e grupeve konspirative, ishin, në të vërtetë ish funksionarë partie, të liruar nga kampet e përqëndrimit. Për shëmbull, organiza-torët e grupit të Berlinit të Sefkovit, Jakobit dhe Bestleinit, të liruar nga kampi i përqëndrimit më 1939. (75-46) .Kryetari i organizatës në Jena, Magnus Poseru u lirua nga kampi i përqëndrimit më 1936. Theo Neu-bauer, kryetari i qelizës së Gotta-s u lirua nga kampi i përqëndrimit më

Page 302: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

301

1939. Robert Urig, themeluesi i grupeve në disa ndërmarrje të Berlinit, gjithashtu u lirua nga kampi i përqëndrimit më 1936.

Duket, qartë se numri i pjesëmarrësve në grupet e rezistencës nuk e kapërcen shifrën e “ disa mijëra personave “ , që në shkallën e një vendi si Gjermania, është diçka shumë modeste. Kuptohet, kjo nuk e dëmton aspak prestigjin e GKP (Partisë Komuniste Gjermane) ose heroizmin e atyre njerzëve kurajozë fanatikë, që luftuan në rrethin e nëntë të ferrit. Por kjo do të thotë, se është e pamundur t’i organizosh masat në betejë kundër regjimit totalitar, i cili e vë në pikëpyetje ekzistencën e tyre. Mjafton të përmëndim që GDP-ja - kjo parti, pa dyshim më revolu-cionarja - që gjer më 1933 udhëhiqte pas vetes një masë punëtorësh (po të marrim parasysh zgjedhjet në Republikën e Ëeimarit), nuk pati, gjithashtu sukses ta rindërtonte rrjetin organizativ të saj në kuadër kombëtar dhe duhej të kufizohej me grupet e vogla të veçanta.

Të konsiderosh që në Gjermaninë Hitleriane nuk ekzistonte një numër i konsiderueshëm njerzish me qëndrim armiqësor ndaj regjim-it dhe të gatshëm për ta luftuar atë, është sidoqoftë diçka naive. Por ata nuk vepruan, sepse qenë të vetëdijshëm për fatin tragjik të betejës së tyre kundër nazizmit. Në kushtet e mungesës së plotë të publicitetit, e humbte kuptimin e vet edhe heroizmi, sepse njoftimi për të nuk shkon-te deri te shoqëria, që të bëhej kështu një model ose një propagandë e ideve antishtetërore.

Të implikuar në rrjetin e Gestapos, ata mbetën përgjithmonë robër të saj. Asgjë nuk njoftohet për ta dhe askush nuk din gjë. Ngadalë, por me siguri, ata shuhen para mureve të trasha dhe në podrume. Jalmar Schaht, një prej themeluesve të Gjermanisë fashiste, që vetë, vitin e fundit të ekzistencës së saj, u mbyll në një kamp përqëndrimi, në de-

Page 303: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

302

ponimet e tij para Gjyqit të Nurembergut nxorri një konsideratë in-teresante për këtë çështje : “ Ç’ dobi kanë vuajtjet në betejën kundër terrorit, në se ato s’ mund të bëhen publike dhe të shërbejnë si model për të tjerët? “ . (84-590)

Ka mundësi që ky të jetë shkaku psikologjik kryesor i mungesës së një beteje masive kundër shtetit nazist. Me këtë, sqarohet edhe një gjëndje, në shikim të parë e çuditshme : nga njëra anë - një masë njer-zish të pakënaqur, në opozitë me shtetin - të pakënaqur dhe kritikë në mjedise intime, ndaj regjimit në kalbëzim e sipër, dhe, nga ana tjetër, mungesa e një rezistence reale, e një beteje efektive.

Pra, shteti fashist mund të përmbyset me vështirësi nga poshtë me një kryengritje të armatosur antifashiste, të organizuar dhe të ud-hëhequr nga forcat e majta. Para së gjithash, është për të dyshuar, në se një forcë e tillë mund të organizohet dhe të armatoset mirë. Me apara-tin e vet gjigand terrorist, me spiunazhin total dhe përfshirjen e pop-ullsisë në organizatat formale të masave, shteti i asgjëson, që në embri-on çfarë do forme të rezistencës, para se ato të marrin karakter masiv dhe të bëhen një kërcënim real për regjimin. Në se në shtetin fashist ka mundësi të organizosh një rezisencë të armatosur masive, diçka të ngjashme me lëvizjen partizane, kjo mund të shpjegohet vetëm kështu: shteti nuk është më totalitar, por ka degraduar në nivelin e një diktat-ure ushtarake të zakonshme ose ai s’ ka qënë kurrë i tillë, dhe vetëm në disa elemente ai ka huajtur nga arsenali i shtetit fashist.

Në diktaturën fashiste konspiracioni shpreh një kontradiktë të pa-kapërcyeshme: sa më i kamufluar të jetë ai, aq më të vogla janë shanset për t’u zbuluar. Por kështu ai i largohet qëllimit real - pushtimit të ma-save, që do ta përmbysin regjimin. Nga ana tjetër, sa më e gjërë të jetë

Page 304: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

303

puna me masat, aq më të mëdha bëhen shanset që puna konspirative të zbulohet dhe të likuidohet nga aparati terrorist i shtetit fashist.

2. Tri forcat e armatosura të shtetit fashist

Në shtetin fashist janë tri forca të organizuara të armatosura, që, në rrethana të caktuara, mund të bien ndesh njëra me tjetrën ose të ve-projnë më vete: partia fashiste, policia dhe ushtria. Në kushte normale, ato i nënshtrohen njëra tjetrës : policia (me uniformë dhe ajo sekrete) dhe ushtria i nënshtrohen partisë fashiste. Nga ana tjetër, policia dhe ushtria janë dy kollonat kryesore ku partia mbështetet brënda shte-tit fashist. Policia rekruton njerëz politikisht besnikë dhe të lidhur me regjimin. Në një kuptim, ajo përfaqëson pjesën e armatosur të partisë fashiste. Prandaj ajo është mbështetja më solide e saj.

Ushtria, sidoqoftë, s’ është aq e besueshme, sepse, sipas ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në të hyjnë të gjithë ata që mbrijnë një moshë të caktuar, pa marrë parasysh veprimtarinë e tyre politike. Aq më tepër, ajo bëhet e rrezikshme dhe një opozitë potenciale, në kushte të rënda për shtetin (gjëndje lufte, kriza të brëndëshme, etj). Kërcënimi vjen nga fakti se ajo është më e madhe në numër se sa poli-cia dhe, për nga forca goditëse, qëndron pakrahasim më lart se ajo. Ushtria disponon armatim të rëndë dhe modern - tanke, autoblinda, aeroplanë. Në rast të një prove për puç, policia s’ mund ta përballojë dot goditjen e ushtrisë.

Pikërisht ky fakt, e shtyn partinë fashiste që ta kontrollojë ushtrinë rreptësisht. Këtë e realizon me një sërë masash : duke e përforcuar atë sistematikisht në frymën e ideologjisë partiake të fashizmit, duke kri-juar kuadro oficerësh besnikë ndaj partisë fashiste, duke emëruar min-

Page 305: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

304

istrin e luftës një njeri të bindur pa kushte ndaj kryesisë së partisë. Or-ganizon mirë një rrjet spiunazhi për vëzhgimin e gjëndjes shpirtërore të oficerave, duke kurorëzuar kështu sistemin e kontrollit total të ush-trisë.

Episodi me “ Puçin e Roem-it “ e ilustron shumë bukur këtë parim. Kryetarët politikë nazistë - Hitleri, Goering, Goebbels, Himmler, Hess, etj kishin frikë nga rritja e fuqisë së udhëheqësve ushtarakë (Roem, Heinst, Karl Ernst, Heise, Schiretti, Heidebruck), të cilët, në vitin 1934 dispononin rreth 4-5 milionë ushtarë sulmues. Prandaj ata nuk qenë dakord që SA - të të transformoheshin në një ushtri të rregullt dhe ko-mandantët e tyre të bëheshin gjeneralë, sepse ushëheqësit e ushtarëve SA qenë më besnikë ndaj Roem-it, organizuesit të tyre, se sa ndaj Hit-lerit. Në këto kushte, në se SA - të do të transformoheshin në një ushtri të rregullt dhe Roemi - kryekomandant i kësaj ushtrie, partia naziste do kishte në personalitetin e SA-ve një forcë, që do ta mbante atë vazh-dimisht në një situatë të lojës së shahut, dhe, në një moment kritik, do të mund ta përmbyste edhe partinë. Kjo rrethanë paravendosi ngjarjen e 30 qershorit 1934, dmth “natën e shpatave të gjata “ . Duheshin asgjë-suar SA-të si një forcë e organizuar dhe e aftë të vepronte në mënyrë të pavarur nga partia. Dhe kjo gjë mund të bëhej fizikisht, duke asgjësuar përbërjen kryesuese dhe duke i shformuar ato trupa të armatosura në SA, që patën treguar një shkallë opozicioni ndaj udhëheqësve politikë të NSDAP-it. Në fakt, kryesia politike kishte shumë frikë nga dëshira e masës së sulmuesve për ta kryer edhe etapën e dytë “ të revolucionit nazist “ , duke shtetëzuar industrinë e madhe kapitaliste, siç parashiko-hej në pikën 13 të programit të NSDAP-it.

Detyrat e SA-ve janë detyra të partisë dhe anasjellas “ . (89-591)

Page 306: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

305

Prova për një puç më 20 korrik 1944, konfirmoi që në sistemin fash-ist ushtria është faktikisht një forcë e armatosur dhe e organizuar më e rrezikshme., e cila, në një moment të caktuar, mund ta përmbysë partinë. Ky puç dështoi vetëm për shkak të mendimit politik të ku-fizuar të gjeneralëve gjermanë, një pjesë e të cilëve nuk e kishte ku-rajon ta thyente betimin para Fuehrerit, ose nuk ishin vetë të lirë nga ato parime ideologjike, të cilat nazizmi kishte arritur tua ngulte në tru popullit deri në shkallën e një paragjykimi.

Por, gjithësesi, është një fakt historik, që vetëm ushtria mund të shënohet si një forcë e aftë që t’i kundërvihet partisë naziste dhe ta rrëzojë pushtetin e saj. Në këtë kuptim, është karakteristik vetë plani i përmbysjes, i cili parashikonte që të arrestohej : a) aparati shtetëror dhe b) ajo pjesë e policisë politike, ku partia naziste mbështetej drejt-përdrejt - Gestapo dhe SS-të.

Rënia e Mussolinit, në korrik 1943, e ilustron ende bindëshëm këtë rregullsi. Duce, në fakt u përmbys nga gjeneralët e vet, që përfaqësojnë forcën më të madhe të armatosur - ushtrinë. “ Këshilli i Madh Fashist, që nuk u thirr më 7 dhjetor 1939, u mblodh më 24 korrik 1943 dhe, pas një diskutimi të pandërprerë prej 10 orësh, vendosi, me 19 vota “ pro “ dhe 7 “ kundra “ ta ftojë Mussolinin që ai vetë t’i kërkojë mbretit që ta marrë bashkë me komandën reale (jo atë të Mussolinit) inisiativën supreme për vendime, që na japin institucionet tona “ . (45-736)

Pas dy ditësh, më 26 korrik, i braktisur nga bashkëpuntorët e vet më të afërt, përfshi edhe dhëndrin, kontin Ciano, Mussolini propozoi dorëheqjen. Nga ana tjetër, që më 25 korrik ai ishte në gjëndje arresti. Kjo do të thotë, që kishte ndodhur një puç fashist. Qeveria e re ushtar-ake, me gjeneral Badoglio-n në ballë, duke e ruajtur e ruajtur sekret

Page 307: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

306

rreptësisht arrestimin e Duce-s, e dërgoi këtë në ishullin Ponza. Ajo nuk i çmobilizoi milicinë dhe partinë fashiste, siç pritej, për shkak të situatës së veçantë brënda vendit. Në Itali gjëndej një sasi e konsider-ueshme divizionesh gjermane (në verë 1943 në Itali u dislokuan shtatë divizione gjermane (113-195) )., që mund ta përmbysnin lehtë qever-inë e re dhe ta risillnin në pushtet Mussolinin, duke e ruajtur Italinë si aleatin e vet. Nga na tjetër, në praninë e ushtarëve gjermanë, ky akt mund të provokonte një kryengritje fashiste, sepse aparatet partiake dhe shtetërore i mbetën besnikë Mussolinit.

Në këtë situatë, qeveria e Badoglio-s vetëm mund të shpallte se ajo do ta vazhdonte luftën në krah të gjermanëve, dhe ta fshihte Mussoli-nin larg skoltës gjermane, deri në ofensivën e ushtrive aleate kur do bëhej e mundur ndërprerja e hapur e lidhjeve me Gjermaninë.

Në përgjithësi, një veçori karakteristikë e puçit ushtarak në kushtet e shtetit totalitar, është kapërcimi nga diktatura fashiste në diktaturën ushtarake, që karakterizohet nga më pak stabilitet politik dhe më pak terror (por jo më pak ashpërsi!). Puçi ushtarak s’ mund ta bëjë asnjëherë kalimin e drejtpërdrejtë nga fashizmi në demokracinë e lirë tradiciona-le, për shkak të intensitetit politik të përbindëshëm që ajo çliron. Në se do provonim të përfytyronim një eksperiment të ngjashëm, ay mund të përfundonte, varësisht nga korelacioni i forcave, me një kryengritje fashiste ose antifashiste, probalisht, edhe në një luftë civile. Sidoqoftë, në të gjitha rastet, ushtarakët që e kryejnë puçin, do ta humbin kontrol-lin mbi zhvillimin politik të ngjarjeve dhe ata vetë do bëhen viktima të atyre forcave që i çliruan vetë.

Kështu pra, puçi ushtarak antifashist duhet të kalojë domosdoshmër-isht, , dhe zakonisht kalon në diktaturë ushtarake, e cila duhet ta ruajë

Page 308: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

307

pushtetin e ri, si nga e djathta, ashtu edhe nga e majta, nga kryengritja antifashiste dhe ajo fashiste e adeptëve të regjimit të përmbysur.

Prandaj marshalli Badoglio, deklaroi shtetrrethimin menjëherë pas puçit, i ndaloi partitë politike si dhe demonstratat antifashiste të ma-save, mobilizoi punonjësit e hekurudhave dhe punëtorët e industrisë.

Në të njëjtën kohë, ajo qeveri nuk mundi, në praninë e divizioneve gjermane, që t’i shpërndante partinë dhe milicinë fashiste. Për këtë sh-kak, ajo provoi t’i vërë ato nën kontrollin e vet, duke e përfshirë edhe milicinë në ushtri, si dhe anëtarët e kryesisë së partisë fashiste si oficerë .

Për çdo rast, gjatë sundimit 45 ditësh (nga 29 korriku gjer më 5 shta-tor 1943) Badoglio mori masa për ta shkatërruar strukturën e regjimit fashist : dekretoi shpërndarjen e partisë fashiste, të Këshillit të Madh Fashist, heqjen e Gjyqit Special, të Pallatit të Fashizmit dhe të korporat-ave, si dhe likuidimin e Institutit të Kulturës Fashiste. Veç kësaj, qeveria i ndryshoi emrat e Ministrisë së Korporatave, të Ministrisë së Kulturës Popullore, ashtu sikurse dhe duajt liktorianë në uniformën ushtarake me yje të vegjël, si dhe e hoqën përshëndetjen fashiste, etj “ (118-327)

Se në çfarë shkalle është real rreziku i kryengritjes fashiste në puçet ushtarake në shtetin totalitar, mund të shihet në disa dokumenta, që kanë mbetur nga 20 korriku 1944 në Gjermani. Njerzit, që përgati-tin një puç, nuk e kanë kurajon për të marrë mbi vete përgjegjësinë për vrasjen e Hitlerit, për të mos e drejtuar kështu urrejtjen e popullit ndaj vetes. Ata synojnë ta paraqesin vrasjen e Hitlerit si një veprim i eprorëve partiakë, si një akt kriminal i një “ klike të pavetëdijshme të njerzëve në kryesinë partiake të prapavijës “ . Në projektin e urdhërit të Ëitzleben-it, i cili, menjëherë pas puçit duhet ta merrte postin e krye-

Page 309: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

308

komandantit të forcave ushtarake, thuhej : “ Udhëheqësi Adolf Hit-ler ka vdekur. Një klikë e pandërgjegjshme e udhëheqësve partiakë të prapavijës provoi duke shfrytëzuar situatën e krijuar, ta godasë rëndë pas shpine frontin luftarak dhe ta uzurpojë pushtetin për interesa të veta politike. Në këtë orë të rrezikut të madh, qeveria imperiale deklar-on gjëndjen e jashtëzakonshme brënda vendit, për ta kthyer drejtësinë dhe rendin dhe më ngarkoi të marr pushtetin ekzekutiv...Përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv mbajnë përgjegjësi për rendin dhe pavarësinë sociale. Çdo rezistencë kundra pushtetit ekzekutiv ushtarak duhet të shkatërrohet pa mëshirë. Në këtë orë të rrezikut më të madh uniteti i forcave ushtarake dhe mbështetja e rendit është një ligj epror “ . (75-206)

Truku, me të cilin konspiratorët kanë për qëllim ta paraqesin vras-jen e Fuehrerit si punë e “ një klike pa vetëdije të udhëheqësve partiakë të prapavijës “ nuk bie në kundërshtim me programin politik të puçit : të arrestojë repartet SS dhe Gestapon. Qëllimi është që, në fillim, ta shkurajojë dhe ta çrregullojë sistemin fashist, ta drejtojë urrejtjen e masave fashiste kundër kryesisë partiake,, në mënyrë që konspiratorët, të ngrihen në pozën e shpëtimtarëve të situatës. Qëllimi strategjik është të thyhet boshti kurrizor i sistemit totalitar - uniteti i partisë fashiste dhe i shtetit, duke e izoluar partinë nga shteti me mjete të njëpasn-jëshme dhe duke e privuar atë nga veglat e detyrimit - ushtria, policia, Gestapo, etj. Në këtë mënyrë, ajo bëhet gati për likuidim të plotë.

Page 310: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

309

3. Dallimi ndërmjet shtetit fashist dhe diktaturës ushtarake

Për të sqaruar më plotësisht natyrën e fashizmit si sistem totalitar, është e domosdoshme të bëjmë një krahasim me diktaturën ushtarake.

Propaganda që udhëhiqet nga detyrat e veta private dhe të ku-fizuara, shpesh vendos shënjën e barazisë ndërmjet fashizmit dhe dik-taturës ushtarake. Ka qënë një traditë, për të demaskuar një diktaturë ushtarake si dikataturë fashiste ,madje si një sistem fashist.. Pranohet, heshturazi, që shënja dalluese e fashizmit janë raprezaljet, terrori i ha-pur politik, ndalimi i mitingjeve dhe i mbledhjeve, shfuqizimi i lirive qytetare për personalitetin e veçantë.

Nganjëherë, e nxjerrin karakterin fashist të një shteti për shkak të kursit të tij antikomunist. Në emër të së vërtetës shkencore rigoroze, duhet ta heqim këtë “ stil propagandistik “ , kur sqarojmë dallim-in ndërmjet diktaturës fashiste dhe asaj ushtarake dhe të pranojmë mënyrën shkencore të veprimit me kërkesat për objektivitet dhe anal-izë të plotë.

Në këtë rast, diferenca ndërmjet fenomenit të parë dhe të dytë re-duktohet në trajtimet e mëposhtëme:

1. Fashizmi ngre një sistem njëpartiak, duke siguruar një monop-ol politik të plotë të partisë së vet, ndërsa diktatura ushtarake ndërhyn për një sistem paparti, duke i hequr të gjitha partitë papërjashtim: partia e vetme ku ajo mbështetet është ushtria.

2. Fashizmi llogarit jo vetëm terrorin e hapur fizik, por ai mbështetet në masat popullore (veçanërisht në borgjezinë e vogël), që i përfshin në organizatat masive shtetërore, nga më të ndryshmet. Diktatura ushtarake mbështetet ekskluzivisht në

Page 311: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

310

terrorin masiv, duke mos mundur të krijojë bazat e veta sociale dhe politike.

3. Fashizmi krijon organizatat e veta të masave, me anën e të cilave ai e përfshin të gjithë popullsinë - dmth organizatat profesio-nale, të gruas, sportive, rinore, të fëmijëve, ndërsa diktatura ushtarake i ndalon dhe i përndjek çfarëdolloj organizatash dhe shoqatash. Nga pikëpamja e mendimit të përgjithshëm, ushtria është organizata e vetme masive e cila e justifikon ekzistencën e vet.

4. Fashizmi ka sukses në unifikimin e jetës shpirtërore të sho-qërisë, duke ia nënshtruar atë ideologjisë së vet, ndërsa diktat-ura ushtarake vetëm se e terrorizon atë; në këtë sferë fashizmi, përveç një veprimtarie shkatërruese, provon të kryejë edhe një veprimtari pozitive, ndërsa diktatura ushtarake kufizohet vetëm me një punë negative.

5. Në fund të fundit, fashizmi krijon një shtet totalitar, me anën e të cilit ai e kontrollon me efikacitet tërë shoqërinë civile, ndër-sa diktatura ushtarake jo gjithnjë mund të krijojë, bile edhe një shtet diktatorial, që e ëndërrojnë zakonisht militaristët.

E gjitha kjo, e bën diktaturën ushtarake jo të qëndrueshme. Duke u mbështetur vetëm në terror, ajo mund të rrëzohet lehtë, paskëtaj kjo mbështetje konsumohet moralisht. Ndryshe nga ajo, fashizmi mund të manovrojë, duke e vënë theksin, sipas rastit, herë të terrori, herë të puna propagandistike apo ideologjike.

Ja përse diktatura ushtarake vihet shpejt para alternativës: të kthe-het në parimet e demokracisë borgjeze tradicionale apo të transformo-

Page 312: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

311

het në një diktaturë fashiste me sistemin përkatës totalitar. Diktatura ushtarake, që provon të ekzistojë më gjatë, se sa i lejon natyra politike e saj, më së shpeshti, është përmbysur me një puç të ri ushtarak.

Stabiliteti, pa krahasim më i madh i diktaturës fashiste shprehet në faktin se, duke krijuar një bazë shoqërore të gjërë për vete, ajo për-jashton mundësinë e një puçi ushtarakj në kushte normale. Vetëm në një krizë politike, që ka lindur si rrjedhojë e një lufte të pasuksesshme, ushtria mundet ta përmbysë nga pushteti me puç partinë fashiste. Për shëmbull, kush mund ta përfytyronte puçin ushtarak në Gjermani në vitet 1937 dhe 1938? Vetë popullsia do ngrinte krye për ta mbrojtur Hitlerin dhe regjimin nazist.

4. Ndryshim i ndërmjet shteteve fashiste dhe shteteve autokrate

Shpesh i ngatërrojnë nocionet “ shtet autokrat “ dhe “ shtet fashist “ , ose e zëvëndësojnë njërin nocion me tjetrin sikur ato të jenë plotë-sisht vetëdomethënës. Ky konstatim ka vlerë, pjesërisht, për literaturën e viteve 30 dhe 40. Për shëmbull, kur studiohej fashizmi italian, autorët këto nocione i alternonin shpesh.

Në fakt, kjo s’ është e justifikuar. Është shënjë e një analize të sipër-faqshme, ku fenomeni ngatërrohet me thelbin, ndërsa vetë thelbi mbetet i pazbuluar. Nga ana tjetër, ky gabim s’ është i rastësishëm, por ka një motiv objektiv, që lidhet me farefisninë reale të shteteve auto-krate dhe totalitare.

Çdo shtet fashist është autokrat, por jo çdo shtet autokrat është edhe shtet totalitar. Principi autokrat është themeltar në çdo hierarki buro-kratike. Në këtë kuptim, çdo shtet burokrat është, pak a shumë, edhe

Page 313: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

312

autokrat. Për shëmbull, monarkia, ashtu sikurse diktatura ushtarake, është autokrate tipike, pa qënë njëkohësisht edhe totalitare.

Ndryshimi ndërmjet shteteve fashiste dhe autokrate qëndron në faktin se shteti fashist e fut parimin autokrat në tërë jetën shoqërore : jo vetëm në aparatin shtetëror, por edhe në parti, në organizatat e ma-save, në letërsi, art, shkencë etj. Te ai s’ ka shoqëri qytetare autonome ndaj shtetit. Të gjithë shtetasit janë ushtarë të detyruar t’u nënshtrohen dhe t’i kryejnë parimet dhe urdhërat e tij. Të gjithë, ata që devijojnë nga këto detyra, damkosen automatikisht si tradhëtarë, denoncohen dhe hidhen tej, deklasohen ose likuidohen nga shteti fashist.

Në këtë kuptim, shteti fashist është një kazermë, ku nuk ka persona civilë, as interesa private, të pavarura nga shteti. Në të, shoqëria civile është vazhdim i shtetit, pjesë formale e tij - e nënshtruar plotësisht dhe e depersonalizuar nga diktatura.

Që këtej, vinë edhe pretendimet e tij për ta identifikuar veten me popullin, “ me interesat popullore “ , me shoqërinë, atdheun, kombin, etj. Këtej buron edhe praktika e tij, nga emri i popullit dhe në emër të popullit, të atdheut, të shoqërisë, t’i asgjësojë pa i ardhur keq, të gjitha shfaqjet antishtetërore si “ antipopullore “ , antishoqërore, joatdhetare, antikombëtare, etj.

Që këtej, në fund të fundit, vjen edhe përpjekja demagogjike e njo-hur mirë, për t’i ngjitur etiketën “ popullore “ shumicës së institucione-ve. Për shëmbull, në Gjermani vullnetarët civilë për mbrojtjen territo-riale të vendit quhen “ vullnetarë popullorë “ (“Volkssturm “), Gjyqi i Lartë Imperial - “ Gjyqi Popullor “ ( “ Volksgericht “), organizata e fëmijëve - “ Populli i Ri “ ( “ Jungvolk “), automobili për masat, që

Page 314: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

313

Goebbelsi ua premtoi shtetasve të Rajhut të Tretë - “vetura popullore “(“ Volkswagen“), etj.

Kështu pra, shtetin fashist mund ta konsiderojmë një formë të lartë të shtetit autokrat, dmth një shtet autokrat të përfunduar, që e fut parimin e vet totalisht në të gjitha format e jetës private dhe sho-qërore. Në dallim nga ai, shteti autokrat i zakonshëm, e shtrin parimin e vet themeltar vetëm në sferën e aparatit shtetëror (nëpunësat, ushtria, policia). Jashtë këtij kuadri, parimi në fjalë e humb kuptimin e vet. Për këtë arsye, shteti autokrat ka si kundërti reale dhe potenciale shoqërinë qytetare, si diçka të ndryshme nga ay. Kjo s’ do të thotë, që shteti auto-krat nuk dëshiron ta kontrollojë shoqërinë civile dhe ta shtrijë parimin e vet edhe aty. Përkundrazi, edhe ai përpiqet për një diktaturë të gjërë, por, për rrethanat objektive, ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë - sepse nuk i disponon mjetet e duhura, si sistemin e organizatave të masave, karakteristike për shtetin fashist, me të cilin ai e mban nën kthetra sho-qërinë civile, ashtu sikurse edhe çdo person të veçantë.

Një shëmbull tipik të shtetit autokrat paraqet monarkia prusiane gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Ajo e kontrollonte shoqërinë civile, idetë e saja, duke pretenduar, njëkohësisht se ajo është bartëse dhe shprehëse e ideologjisë së saj - krishtërimit. Por ajo nuk kishte or-ganizata të masave për ta realizuar praktikisht këtë kontroll, kështu që llogariste vetëm policinë si organ dhune. Pikërisht, për shkak të pa-mundësisë për ta kontrolluar totalisht, qoftë edhe në një shtet autokrat si Prusia, ndodhin shumë ngjarje të papritura dhe kontradiktore me interesat e institucionit vetë.

Gjatë kësaj periudhe, Dawid Strauss botoi librin “ Jeta e Jezuit “ , ku ai përmbys plotësisht mitin mbi Jezuin. Kjo provokoi një protestë të

Page 315: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

314

stuhishme, si në mesin e besimtarëve, brënda vendit, ashtu edhe jashtë vendit, në “ botën e arsimuar “ , megjithatë, autorit nuk i ndodhi asgjë për librin e tij heretik. Libri botohet dhe shitet.

Më 1841, L. Feuerbach boton një libër ende më heretik, “Esenca e Krishtërimit “ . Në këtë libër ai jo vetëm që e shkatërron kristianizmin, por edhe të gjitha fetë e tjera, duke provuar, mbi bazën e një materiali historik kolosal, që zotat janë thjesht një pasqyrim fantastik i thelbit të njeriut ose një projeksion i thelbit të njeriut në qiell. Për këtë libër, i cili, siç mendohet, bëri një revolucion në mendimin e brezit të ri të Gjermanisë së atëhershme, Feuerbach nuk e mori dot katedrën e filo-zofisë në Universitetin e Berlinit dhe duhej, sipas fjalëve të Engelsit, të mbyllej në një provincë të shurdhët. Por më tepër, se këtë dënim, shteti nuk mund të bënte gjë tjetër. Vepra e Feuerbach-ut u përhap dhe i dha lavdi autorit të saj në Gjermani dhe në tërë botën.

Në këtë epokë ka shumë shfaqje të tjera të mendimit të lirë dhe të herezisë në filozofi, letërsi dhe gazetari në Gjermani, të cilat monarkia prusiane ishte e detyruar t’i kapërdinte pa dëshirë. Si një shtet autokrat, ai s’ ka forcë që të luftojë me efikacitet kundër tyre dhe t’i pengojë ato plotësisht, sepse nuk i disponon mjetet e nevojshme.

A do qenë të mundura shfaqje të tilla njëqind vjet më vonë në Gjer-mani, kur ajo ishte bërë një shtet totalitar? A do mund të botoheshin vepra shumëvëllimshe kundër ideologjisë shtetërore zyrtare dhe au-torët e saj, ndërkaq të mbeteshin në liri, lavda e tyre si luftëtarë të lirisë së mendimit të përhapej shpejt brënda vendit dhe në botë? A mundej të ekzistonte një shoqatë filozofike letrare, për nga karakteri, si “ Gjer-mania e Re “ që t’i bashkonte në rradhët e saja gjithçka përparimtare dhe demokratike të kohës?

Page 316: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

315

Përgjigjia për këtë pyetje është negative, plotësisht dhe pa kushte. Në rradhë të parë, në Gjermaninë Hitleriane asnjë intelektual nuk do guxonte t’i krijonte vepra të tilla dhe mandej t’i botonte ato. Ai e di që parë se do paguajë me çmimin e lirisë së tij personale ose edhe me jetën e vet një guxim të tillë, gjë që atë e paralizon dhe ia zhvleftëson gatishmërinë për vetëflijim.

Por edhe në se do gjëndej një autor i tillë, ai s’ do gjente dot botues që të riskonte për shkak të librit. Më e mundëshmja është që ai, si anëtar i një shoqërie botuese, të shkonte me vrap në Gestapo dhe të bënte de-noncim për të shpëtuar lëkurën e vet, ose të merrte përsipër detyrën për botimin e librit duke e ditur se do shkonte me këmbët e veta drejt trikëmbëshit ose kampit të përqëndrimit.

5. Shteti fashist e shtyn botën drejt totalitarizmit

Në krahasim me demokracinë borgjeze, shteti totalitar ka shumë përparësi ushtarake. Ai është agresiv për nga natyra e vet dhe paraqet një kërcënim konstant për fqinjët e vet.

Ai ka mundësi që ta vejë shumë shpejt çdo gjë në shinat e luftës dhe të organizojë sulmin. Më sistemin e vet njëpartiak, organizimin total të shoqërisë civile dhe propagandën ideologjike monopoliste ai paraqet një shtet ushtarak osë gjysmë ushtarak, i gatshëm kurdoherë për luftë.

Ai i shfrytrëzon mirë dobësitë e demokracisë borgjeze, që nuk mund të kompensohen dot nga ajo vetë kurrësesi.

1 - Demokracia borgjeze lejon ekzistencën e çfarëdolloj partie, përfshi këtu edhe partinë fashiste, që është kundërshtare parimore e sistemit shumëpartiak. Por ekzistenca e partisë fashiste në një shtet lib-eralo demokratik fqinj është gjithnjë një agjenturë (“Kolonë e pestë “)

Page 317: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

316

e shtetit fashist. Ajo është, në llojin e vet, një vazhdim i partisë fashiste sunduese e shtetit totalitar në një vend liberalo-demokratik. Për Gjer-maninë Fashiste “kolonë e pestë “ e tillë kanë qënë nazistët austriakë, në Çekosllovaki - partia sudetgjermane e Haeinlein-it, në Belgjikë - nazistët belgë, në Francë - kagularët, që donin të vendosnin një shtet autokrat me në krye Petain-in, në Angli - partia fashiste e Mausly.

Sot njihet mirë roli që partitë fashiste kanë luajtur gjatë Luftës së dytë Botërore. Ato u bënë thjesht rrugë ushtarëve gjermanë, u ndihmuan fuqive pushtuese, etj.

Në këtë drejtim, një model klasik është partia fashiste norvegjeze “ National Comping “ , e cila jo vetëm që e ndihmoi ushtrinë gjermane që ta pushtonte Norvegjinë, në prill 1940, por formoi edhe qeverinë kukull, që bashkë me pushtuesit, bëri krime shumë të mëdha kundër popullit norvegjez. Emri i udhëheqësit të saj, Vidkun Qiusling, që krye-soi qeverinë kukull, u bë simbol i përgjithshëm i tradhëtisë kombëtare.

Secili nga vendet që u bënë viktima të agresionit, ishte denoncuar nga brënda prej partive fashiste lokale, që ekzistonin sipas karakterit shumëpartiak të demokracisë borgjeze.

2 - Ekzistenca e lirive qytetare dhe politike në demokracinë borg-jeze - liria e fjalës, e gazetave, e bashkimeve, etj - sado formale që të ishin ato, i jep mundësi shtetit fashist që të propagandojë gjërësisht në dobi të vet: me anë të partisë përkatëse fashiste, me blerjen e një pjese të gazetave të vendit fqinj, me eksportimin e drejtëpërdrejtë të një sasie të madhe literature, me transmetime speciale në radio, etj. Kurt Riss dëshmon, që më 1937 Goebbels kontrollonte rreth 330 gazeta që dilnin jashtë vendit në gjuhën gjermane, pa llogaritur një sasi të madhe gaze-tash çekosllovake, zviceriane, alzasiane, etj.

Page 318: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

317

Përkundrazi, demokracia liberale nuk ka asnjë mundësi që të pro-pagandojë në shtetin fashist dhe të ndikojë kështu ideologjikisht me kursin e saj. Cenzura fashiste totalitare e ndalon importin e literaturës së huaj për ideologjinë e saj, e ndalon ekzistencën e partive demokra-tike si dhe kontaktet e lira ndërmjet qytetarëve. Ajo, madje, i zhurmon emisionet e radiove të huaja të vendeve demokratike, dhe gjatë periud-hës së luftës i dyllos aparatet e radios.

3. Në sferën ekonomike partia fashiste disponon mjete të paku-fizuara. Ajo ka mundësi praktike që ta ulë nivelin e jetesës pakufi, qoftë duke i rritur taksat dhe duke futur taksa të reja, qoftë duke i rritur çmimet e mallrave masive, ose duke e ulur vlerën reale të rrogave. Me fjalë të tjera, ajo vepron qetë qetë, në këtë drejtim, gjë që s’ ndodh dot me qeveritë e demokracive liberale.

Si rezultat, ajo shpenzon mjete financiare kolosale për prodhim ar-matimesh, për ndërtim pajisjesh të mëdha (uzina ushtarake, autostra-da,, fortifikime, etj), për zgjerimin e propagandës dhe për spiunazhin.

Në se ndonjë parti në një shtet shumëpartiak do t’i rriste çmimet e mallrave më të domosdoshme, do priteshin tronditje të mëdha, që do ta detyronin qeverinë e saj të jipte dorëheqjen. Në një shtet fashist kjo gjë përjashtohet: qeveria mundet ta ulë nivelin e jetesës së popullit njëkohësisht në shumë aspekte, pa pasur frikë, se kjo do t’i sillte asaj pasoja të padëshirueshme. Populli gjithnjë “ miraton “ sepse ai s’ka mundësi ta shprehë mosmiratimin e vet.

4 - Në fund, nga pikëpamja e pastër ushtarake, shteti fashist ka për-parësi të shumta të rrezikshme. Ai mundet t’i ruajë në sekret të plotë të gjitha përgatitjet e veta për luftë. Mungesa e gazetave antiqeveritare dhe mungesa e lirisë së fjalës, e lehtëson atë mjaft në këtë drejtim.

Page 319: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

318

Në bazën e “ përparësive “ që i numëruam gjer tash, shteti fashist, me vetë faktin e ekzistencës së tij, paraqet një kërcënim real për fqinjët e vet - kërcënim që mund të shndërrohet kurdoqoftë në një agresion. Kjo bëhet më e rrezikshme për vendet demokratike në periudhën e kri-zave dhe turbullirave të brëndëshme të tyre, të cilat fashizmi jo vetëm që i shfrytëzon, por shpesh i nxit edhe vetë. Të kujtojmë rrëfimin e Hitlerit para Kauschnungut: “ Ajo që paraqiste atëhere (dmth në vitin 1914 - Zh. Zh), përgatitja artilerike para sulmit të këmbësorisë gjatë luftës me transhe, në të ardhmen do ta zëvëndësojmë me mposhtjen psikologjike të armikut me ndihmën e propagandës revolucionare, dhe kjo do të bëhet para se sa ushtria të futet në betejë. Është absolutisht e domosdoshme që populli armik të shkurajohet, që të jetë i përgatitur për kapitullim, që moralisht të rrijë pasiv, madje para se ne ta nisim luftën.

A do arrijmë që të fitojmë moralisht mbi armikun para fillimit të luftës? Kjo është çështja, që më intereson.

..Kur armiku është i demoralizuar nga brënda, kur ai është në prag të revolucionit, kur trazirat sociale janë gati të shpërthejnë, atëhere vjen momenti për akte terroriste, për sabotime, atentate të bëra nga brënda, vrasje të udhëheqësve, sulme rrënuese kundër të gjitha pikave të dobëta të mbrojtjes armike, si goditje çekani, njëkohësisht, pa u ku-jdesur për rezerva, ose për viktima - e tillë do jetë lufta e ardhshme.

..Njëkohësisht, kur ne do të hyjmë me gjithë armatimet tona, ne do ta demoralizojmë armikun me luftën e nervave. Do ta nxisim revolu-cionin në Francë. Për këtë jam tepër i sigurtë, aq i sigurtë sa këtë herë ai do shpërthejë në Gjermani. Mund të më besoni. Unë do hyj në Francë si çlirimtar. Ne do dalim para borgjezisë së vogël franceze si luftëtarë

Page 320: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

319

për një rend shoqëror të drejtë dhe për një paqe të përjetëshme “ (99-12, 13)

Prandaj, për të garantruar veten kundër kërcënimit konstant të agresorit fashsit totalitar, fqinjët demokratikë janë të detyruar që edhe vetë ata të totalirizohen, duke pakësuar këto apo ato liri qytetare dhe politike, duke kufizuar vetë demokracinë. Ekzistenca e një fqinji to-talitar i ndryshon përparësitë e demokracisë borgjeze në minuse, që kërcënojnë ta zhdukin atë vetë. Kështu shteti fashist i shtyn drejt to-talitarizmit vendet e kërcënuara, të cilat detyrohen të heqin dorë nga demokracia.

Pragu i Luftës së dytë Botërore jep shëmbuj mjaft instruktivë, lidhur me sa thamë. Anglia, përfaqësuesi klasik i demokracisë borgjeze dhe atdheu i parlamentit, ishte e detyruar, përkundër traditës të sistemit shumëpartiak, ta kufizonte partinë fashiste të Mausly-s. Kur kjo e fun-dit provoi të organizohej sipas modelit të partisë naziste, të udhëhequr nga Hitleri, me uniforma partiake, dhe reparte luftarake, qeveria e ndaloi këtë organizim. Në praninë e Gjermanisë Hitleriane partia e Mausly-s po shndërrohej nga dita në ditë në një “ kolonë të pestë “ brënda vendit. Kështu fqinji totalitar (Gjermania) e detyroi qeverinë angleze të bëjë një hap drejt totalitarizmit. Kuptohet, atëkohë në Gjer-mani u bë shumë zhurmë për gjoja shtypjen e demokracisë liberale, e demaskuan falsitetin e saj, etj..

6. Bazat ekonomike të shtetit fashist

Do të qe një naivitet të mendohej se përqëndrimi i pushtetit në duart e shtetit fashist nuk ka lidhje me ekonominë. Sepse është e pa-mundur ta mbështetësh një superstrukturë, të përqëndruar në mënyrë

Page 321: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

320

absolute, mbi një bazë të papërqëndruar; superstruktura fashiste total-itare kërkon një ekonomi totalitare, të kontrolluar plotësisht nga shteti.

Shteti fashist, duke mos e likuiduar formalisht pronën individuale mbi mjetet e prodhimit, bëhet faktikisht zotëruesi real i ekonomisë kombëtare. Ai cakton :

a) orientimin e ekonomisë - a do të prodhohet duke marrë parasysh luftën e ardhëshme, apo do favorizohet prodhimi i mallrave të kon-sumit; a do të lidhet ekonomia e vendit me atë të vendeve të tjera apo ajo do krijohet mbi parimin e autarqisë

b) strukturën e prodhimit - çfarë do prodhohet dhe në çfarë sasie. Prodhuesi është plotësisht i nënshtruar nevojave të shtetit.

Do japim, si shëmbull, ligjet për fshatarët në Gjermaninë Naziste. Çdo fermer, në përputhje me përmasat e fermës së tij, merr një plan nga shteti, ku atij i caktohet se sa patate, drithë, qumësht, vezë, mish etj do të prodhojë si edhe çmimi me të cilin ai duhet t’ja shesë ato shtetit. Ose, shteti i dikton se çfarë të prodhojë, sa të prodhojë, me çfarë çmimi ta shesë, duke u bërë kështu, shteti zotëruesi i vërtetë i fermës së tij ndërsa fermeri vetëm një pronar formal.

c) përzierja e shtetit në marrëdhëniet e pronës. Veçanërisht në Gjer-mani, me ligjin për “ oborret e trashëguara “ që nga 29 shtatori 1933, afro 5 500 000 ferma bujqësore, që kishin nga 10 ha tokë u deklaruan të pandashme. Një fermë e tillë, mund të trashëgohet, jo vetëm nga djali më i madh, por në rradhë të parë nga ai që pushteti fashist e konsid-eron më të denjë (kuptohet, sipas konsideratave politike). Në se s’ ka trashëgimtar të denjë për të qënë fermer bujqësor, (dmth s’ është i be-sueshëm për Partinë Fashiste) - shkruan Ëalter Dare - sipas propozim-it të kryeplakut, ai fshatar mund të shpronësohet dhe pasuria e tij t’i

Page 322: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

321

kalojë një personi tjetër të propozuar nga kryeplaku. Ky urdhër banal ndikon edukativisht te shtresat e fshatarëve dhe e justifikon qëllimin: të ruajë nderin fshatar “ (13-233)

Shteti nazist e vuri industrinë gjermane nën kontrollin e vet. Në fakt, ai e shtetëzoi kryesinë dhe drejtimin e industrisë, gjë që shprehet jo vetëm me këshillat administrative, që punonin nën udhëheqjen e nazistave të sprovuar, por edhe në zbritjen e një pjese të madhe të fiti-mit në dobi të shtetit, për armatime dhe qëllime të tjera.

Një përfytyrim të përafërt për këtë mund të japë krahasimi ndërm-jet dividenteve të marra mga industria e armatimeve në Angli dhe në Gjermani. Këto shifra janë cituar nga fjalimi i Hitlerit, më 10 dhjetor 1940, para punëtorëve ne uzinat e industrisë së armatimeve në Berlin: “ Do t’ju tregoj një shëmbull, si kapitalistët anglezë kanë mundësi të nxjerrin nga industria e tyre e armatimeve 76, 80, 140 bile 160 përqind dividente..Unë mendoj, se 6 përqind mjaftojnë, bile nga këto ne mar-rim gjysmën, dhe për gjysmën që mbetet, duhet të japin prova, se do përdoret në interes të bashkësisë popullore. Kjo do të thotë, që personi i veçantë nuk ka të drejtë t’i disponojë ato, që duhet t’i lejë në dispozi-cion të bashkësisë popullore. Në se e disponon kështu këtë pjesë, mirë, në se jo, ndërhyn shteti nazist “ (128-379)

Një faktor ekonomik i rëndësishëm për ta kontrolluar fermën bu-jqësore, për shtetin nazist, është kooperativa bujqësore. Ngritja e tyre nisi që më 1933. Më 1939 numri i tyre arriti në 45 545. 73 % e qumësh-tit përpunohet në kooperativa, 61 % e gjithë vezëve në Gjermani dalin nga këto kooperativa. Në këtë mënyrë, kooperativat mbështesin tregun e drejtuar nga shteti.

Page 323: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

322

Një formë e veçantë e ndërhyrjes së shtetit në marrëdhëniet e pronës është ligji për konfiskimin e detyrueshëm të pasurisë të gjithë qytetarëve, që kanë emigruar jashtë vendit dhe janë deklaruar kundër regjimit. Ky ligj ekziston në të gjitha shtetet fashiste. Për shëmbull, vila verore e Einsteinit në Kapute, bashkë me tokën, u konfiskua në dobi të shtetit prusian, sipas ligjit nazist për konfiskimin e pasurisë së komuni-stave dhe armiqve të shtetit, që hyri në fuqi që më 1933.

d) zotërimi monopolist i fuqisë punëtore. Kjo politikë gjen një mishërim ideal në sistemin korporativ të fashizmit italian, por që mori një përhapje më vonë edhe në Spanjë ( “ sindikatat vertikale “). Në Gjermani, një rol të njëjtë luante Fronti Gjerman i Punës. Me anë të sistemit korporativ, shteti realizon një kontroll të plotë mbi punëtorët, duke i ndaluar grevat. Me anë të sistemit total të organizatave punëtore, ai i nënshtron ata ndaj interesave të tij. Jo vetëm që s’ u jep mundësi që të bëjnë grevë, por i fut të punojnë për të, për aspiratat e tij. Ka shumë rëndësi që kjo gjë të kuptohet mirë. Nuk bëhet fjalë për një shkatërrim të thjeshtë të rezistencës së punëtorëve, që shprehet në grevat, gjë që e bën edhe një diktaturë e thjeshtë ushtarake, por për një përfshirje të punëtorëve në organizatat shtetërore ekonomike, me anën e të cilave, ai i “ josh ata kah vetja “ , për t’i kontrolluar nga çdo anë. Me fjalë të tjera, pa i shprehur realisht interesat e punëtorëve, ai i paraqet ato nga pozita e zotëruesit monopol të fuqisë punëtore.

Përmbledhtazi, në sferën ekonomike shteti fashist krijon një sistem në shumë drejtime të afërt me feudalizmin. Karakteristike për të është:

a) shteti, realisht, i posedon mjetet kombëtare të prodhimit dhe fuqinë punëtore dhe

Page 324: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

323

b) liria e punës është e likuiduar duke u zëvëndësuar me detyrimin jashtëekonomik. Ose, nga detyrimi i pastër ekonomik i shoqërisë lib-erale borgjeze, fashizmi kthehet në atë jashtëekonomik dhe detyrimet politike të sistemit feudal.

Falë kësaj, ai i detyron punëtorët që të punojnë në çfarë do lloj kushtesh, pa marrë parasysh interesat e tyre. Ata bëhen kështu diçka e ngjashme me një ushtri pune e shtetit. Çdo mosbindje ndëshkohet rreptësisht, trajtohet si sabotim apo tradhëti. Është e famshme një ndodhi me teknikun e makinerisë Ludëig Eichner, i ekzekutuar në shtator 1939 për arsye se, ndërsa punonte në një fabrikë për detona-torët e obuseve, refuzoi të punojë me entuziazëm, dhe, gjatë pushimit, nuk shkoi t’i ndreqë makineritë.

Në kushtet e një demokracie liberale borgjeze, në rastin më të keq, Eichner mund të pushohej nga puna në fabrikë për cilësi të dobët. Me këtë edhe historia mbyllej. Por, në shtetin fashist, ku çdo provë për pavarësi trajtohet si tradhëti, sjellja e Eichnerit merr një kuptim krejt tjetër: “ Raporti i tij armiqësor me shtetin dhe popullin, i shprehur në thëniet e tij, konturohet ende më qartë me raportin e tij me prodhimin e detonatorëve të obuseve dhe me gratë që punojnë bashkë me të. Eich-neri e humbi çdo të drejtë për t’u quajtur gjerman - raporton kryetari i policisë së sigurimit.

Duke i raportuar shefit shtetëror të SS-ve dhe shefit të policisë gjer-mane, propozoj që Eichner të ekzekutohet “ (11-90)

Nga monopoli i shtetit mbi fuqinë punëtore rrjedh, po ashtu, një pasojë tjetër: punëtori s’ ka të drejtë të pretendojë për punë sipas kual-ifikimit të tij, në se kjo nuk i sjell dobi shtetit. Ai duhet të punojë aty dhe për atë që është e domosdoshme dhe e dobishme për shtetin. Fash-

Page 325: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

324

izmi gjerman, për shëmbull, i skualifikoi të gjithë piktorët modernistë, që bënin një art armiqësor ndaj shijeve artistike zyrtare. Ai u dorëzoi atyre fletët e punës, i dërgoi të punojnë si gërmues të thjeshtë dhe, një-kohësisht, bëri tregti me këto piktura në tregun e jashtëm.

Duke asgjësuar lirinë e punës dhe duke futur detyrimin jashtekono-mik, shteti fashist e zhduku papunësinë me të njëjtën mënyrë, sikurse nuk ka të papunë në feudalizëm ose në kampet e përqëndrimit.

Zakonisht, disa autorë përpiqen ta sqarojnë “ përbindëshin “ ekono-mik në nazizëm me ritmet e çmëndura të industrisë së luftës. Ndonëse e vërtetë si fakt, kjo nuk e sqaron shkakun e vërtetë të gjërave. Sepse një sqarimi të tillë mund t’i kundërvemë pyetjen: si ka mundësi që fashizmi shpenzon mjete të tilla kolosale për armatime? Përse demokacia borg-jeze e zakonshme nuk e ka këtë mundësi ose nuk e lejon këtë? (përg-jigjia e këtyre pyetjeve të çon pashmangësisht në parimet ekonomike të shtetit fashist, ku kryesori është nocioni për detyrimin jashtëekono-mik: shteti e detyron punëtorin të punojë duke e frikësuar atë me pro-cesin gjyqësor; ai ia cakton kohëzgjatjen e ditës së punës si dhe rrogën; e ndalon atë ta braktisë sipas dëshirës ndërmarrjen ku punon, e ndalon të bëjë grevë; e detyron të punojë me turne; ; e ndalon të kërkojë punë jashtë shtetit, etj. Përmbledhazi, shteti, nga ana e vet, i dikton punëtorit të gjitha kushtet dhe me këtë, e ven atë në gjëndjen e një të burgosuri.

Për të kuptuar mekanizmin e zhdukjes të papunësisë (në Gjermani më 1933 ajo përfshinte 5 500 000 persona) duhet marrë parasysh, që shteti fashist ka mundësi ta mbajë nivelin e jetesës në një nivel të ulët të pandryshueshëm, ndërsa prodhimi rritet pandërprerje. Me ndihmën e aparatit të terrorit si dhe sistemit të organizatave formale të masave, shteti neutralizon çdo rezistencë, që në embrion dhe me propagandën

Page 326: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

325

monolite dhe totale ai të bind për drejtësinë e politikës së tij ekono-mike.

Në se puna është e detyrueshme, për shtetin fashist çështja e fuqisë punëtore nuk ekziston, si problem për t’u zgjidhur. Falë kësaj, shteti fashist disponon gjithnjë një sasi të pakufizuar fuqie punëtore të lirë. Ja përse, ndryshe nga sistemi liberal borgjez, ai mund t’ja lejojë vetes luksin për të përdorë një sasi shumë të madhe fuqie punëtore për inisi-ativa pa efekt ekonomik, por me vlerë luftarake të madhe, si autostra-dat, fortifikimet pranë kufirit, urat, etj. Ai mund të krijojë një ekonomi autarqike, megjithë që kjo është e kushtueshme, në krahasim me atë kur punon me lëndë të parë të importit.

Në fund, ai mund të zhvillojë, me një ritëm të përshpejtuar, një ekonomi moderne ushtarake, për të cilën shteti borgjez tradicional as që mund të ëndërrojë.

Lidhur me këtë, janë shumë interesante mendimet e Rapardit për ekonominë naziste, të thëna më 1938 gjatë kongresit të ekonomistëve frëngjishtfolës : “ Në se mendojmë, se si kriter i suksesit është formula - maksimumin e punës me shpenzime minimale, prova gjermane është një triumf, por, në se mendojmë që vlerën e sistemit ekonomik duhet ta masim me arritjen e të ardhurave maksimale me një minimum pune, kjo është një dështim i plotë.. Thuhet, që ekonomia autarqike gjermane e likuidoi papunësisnë dhe s’ është për t’u habitur - në burgje nuk ka të papunë “ (115-57)

7. Shteti fashist - pjellë e shoqërisë industriale

Përfshirja totale dhe nënshtrimi i gjithë shoqërisë ndaj shtetit, një thelb ky specifik i fashizmit, nuk kishte mundësi të ndodhte para

Page 327: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

326

shekullit XX. Në këtë kuptim, edhe shteti fashist nuk ishte atëhere i mundëshëm, para se epoka jonë të krijonte përparësitë teknike të do-mosdoshme. Me këtë, kuptohen në rradhë të parë mjetet moderne të komunikimit - radio, kinemaja, telefoni, altoparlantet.

“Diktatura e Hitlerit - deklaron në deponimet e tij Albert Speer gjatë Procesit të Nyrembergut - dallohet në një pikë të rëndësishme, në parim, nga të gjitha paraardhësit historikë. Kjo qe diktatura e parë e shtetit industrial në epokën e teknikës së sotme, që sundon krejtë-sisht dhe plotësisht mbi popullin dhe teknikën e vet. Me ndihmën e këtyre mjeteve teknike, si radio dhe altoparlantet, 80 000 000 persona privohen nga të menduarit e pavarur, i nënshtrohen vullnetit të një personi. Telegrafi, telefoni, radio, dhanë mundësi që instancat eprore t’i transmetojnë urdhërat e tyre për organizata inferiore, pa ndërmjetësi, ku ato, për shkak të autoritetit të lartë, ekzekutohen pa kundërshtime. Kjo shpuri në atë gjëndje, që instanca dhe shtabe të shumënumurta lid-heshin pandashmërisht me kryesinë eprore, nga ku merrnin urdhëra të tmerrshme ; si rezultat, kemi vëzhgimin e çdo shtetasi dhe kamu-flimin e veprimeve kriminale. Për një vëzhgues të njëanshëm, ky aparat shtetëror do dukej si një kaos midis të gjithë përçuesve të stacionit tele-fonik, por, pikërisht kështu, sikurse stacioni, ky aparat do drejtohej nga një vullnet “ (89-299)

Mjetet moderne të komunikimit fusin ndryshime të rëndësishme në strukturën tradicionale të diktaturës dhe më shumë, në mekanizmin e funksionimit të saj. Në tipin e vjetër të diktaturës urdhërat ose një direktivë e dërguar nga qëndra plotësohen me etapa. Çdonjëra prej hallkave të ndërmjeme ka një kuptim të caktuar si element përbërës. Vlera e madhe e hallkës së ndërmjeme kushtëzohet nga ajo rrethanë,

Page 328: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

327

që me ndihmën e saj, vullneti i qëndrës mbrin tek i adresuari. Në se, në një moment kritik, ajo refuzon të funksionojë për realizimin e direk-tivës së dërguar nga qëndra, kjo e fundit dështon. Qëndra s’ mund të veprojë, sepse përçuesi, nëpër të cilin kalon vullneti, është ndërprerë.

Në këtë kuptim, në mekanizmin klasik të diktaturës hallkat e ndërmjeme kanë një vlerë shumë të madhe, kaq të madhe sa, në çdo rast të veçantë, qëndra varet, faktikisht nga to. Në procesin e realizim-it të planeve të veta qëndra nuk mund t’i eliminojë ato. Ajo mund të ndryshojë personelin e hallkës së ndërmjeme, mund ta ndëshkojë ose ta reformojë atë, por s’ mund të heqë dorë nga ndihma e saj si hallkë e ndërmjeme.

E reja që fut shteti fashist, në sajë të mjeteve moderne të komu-nikimit, është mundësia për t’i anashkaluar hallkat e ndërmjeme të sistemit, ose, në se nuk i anashkalon dot ato, në çdo rast, përdor komu-nikimin direkt të qëndrës me periferinë. Në epokën e radios, qëndra, përveç hallkës së ndërmjeme të aparatit burokratik, mund të kontak-tojë direkt me çdo hallkë të sistemit hierarkik, dhe, në se disa prej tyre do të refuzonin të vepronin, kjo s’ do të thosh se direktiva e qëndrës nuk do të mbrijë te i adresuari dhe se ajo nuk do të plotësohet. Radio e heq këtë rrezik.

Mekanizimi i aparatit, nga ana e vet, sjell pasoja të tjera: 1) ai e shmang ngadalësinë në veprimtarinë e aparatit. Ai është ak-

tiv. Në këtë kuptim, burokratizmi i shtetit fashist dallohet në thelb nga burokratizmi tradicional për nga shpejtësia e veprimit; në se do njof-tonin një urdhër nga lart, ku thuhet çdo gjë qartë, aparati e kryen atë shpejt, saktë, pa vonesë. Shënjat tipike të burokracisë shfaqen vetëm

Page 329: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

328

vetëm atëhere kur instancat më të ulta duhet të marrin një përgjegjësi ose të shfaqin një inisiativë.

2) Aparati në tërësi bëhet më i bindëshëm dhe i rregullt. Ai është i lidhur fort dhe i nënshtruar ndaj qëndrës, sepse ndodhet nën kontrol-lin e saj të vazhdueshëm, dhe kontrolli vetë bëhet në dy drejtime, si nga lart, ashtu nga poshtë. Edhe organet e ulta informohen me radio për synimet apo planet e qëndrës, kështu që asnjë hallkë e ndërmjeme s’ mund t’i nënshtrojë vartësit e saj ose t’i keqinformojë ata.

Ja përse, në kushtet e fashizmit, bëhet e pamundur teknikisht për shëmbull, të shkëputësh ndonjë provincë - fenomen karakteristik ky për monarkitë feudale. Në se do hamendësonim, që ndonjë hallkë e ndërmjeme do hiqte dorë prej bindjes ndaj metropolit dhe do e shpall-te pavarësinë e saj në raport me të, ajo instancë mund të izolohej ose të asgjësohej nga qëndra, sepse ajo mund t’i drejtohej direkt hallkave in-feriore dhe t’i komandonte ato. Me radio, qëndra do mundej me mak-simumin e shpejtësisë të mobilizonte aparatin e organizatave të tjera në shtet, etj. Në rrethimin e Stalingradit feldmareshalli Paulus mund të kapitullonte më herët dhe mund të mos rezistonte pa kuptim, në se komanda kryesore nuk do kishte një kontakt të drejtëpërdrejtë me radio , për çdo minutë me hallkat më të ulta. (psh me ushtarët SS). Pikërisht kjo gjë e privoi feldmareshallin si një instancë më e lartë në atë rajon fronti, nga çfarëdo mëvetësie. Në se Paulusi do refuzonte me kokëfortësi t’i bindej urdhërit të Hitlerit për rezitencë deri në ushtarin e fundit, Fuehreri do t’i urdhëronte me radio trupat SS që ta arrestonin mareshallin dhe ta pushkatonin si tradhëtar. Me mjetet e vjetra të ko-munikimit, në të njëjtën largësi nga qëndra, Paulusi si kryekomandant do të kish pothuaj një mëvetësi të plotë për të vendosur.

Page 330: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

329

Staufenberg kthehet me avion në Berlin dhe informon konspira-torët, se Hitleri ka vdekur. Disa syresh hezitojnë, sepse duan të binden për vdekjen e Fuehrerit për të vendosur të veprojnë fort. Heziton edhe Himmleri, i cili ishte informuar prej kohësh për përgatitjen e kom-plotit. Falë radios, vetëm dy orë pas atentatit të pasuksesshëm, Hitleri mban një fjalim në radio dhe kështu i mëdyshon plotësisht konspir-atorët. Po të mos qe radio, si mjet i shpejtë komunikimi, mëgjithëse Hitleri do mbetej gjallë, ushtarët në Berlin mund të rebelonin. Kupto-het, ky s’ ka qënë aspak shkaku i mossuksesit të puçit, por ai dha një mundësi për të reaguar shpejt kundër rebelëve - gjë që në ndërmarrje të tilla merr një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.

Ja përse pohimi që diktatura fashiste është pjellë e shoqërisë indus-triale nuk është një stërmadhim. Teknika moderne e shekullit XX jo vetëm që e përsos diktaturën, duke i vënë asaj në dispozicion mjete fine, por ajo gjithashtu krijon edhe premisa, pa të cilat shteti fashist nuk mund të funksionojë teknikisht. Pa radion, telefonin, telegraf-in dhe kinemanë nuk mund të mendohen trajta të tilla thelbësisht të rëndësishme si : a) propaganda masive dhe gjithëpërfshirëse b) spi-unazhi total c) krijimi dhe drejtimi i ushtrive të motorizuara si dhe vëzhgimi për çdo minutë i lëvizjes së saj.

Page 331: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

330

KAPITULLI IV

SHPARTALLIMI I SISTEMIT FASHIST

1. Ndarja e partisë fashiste nga shteti

Ashtu sikurse nuk mund të krijohet një sistem fashist i përsosur pa një monopol absolut politik të partisë fashiste, po ashtu, nuk mund të likuidohet ky monopol pa e ndarë partinë fashiste nga shteti. Qysh re-alizohet kjo ndarje - mos vallë me luftë, siç u bë në Gjermani dhe Itali, apo në mënyrë paqësore, siç ndodhi në Spanjë. Kjo varet nga rrethanat historike konkrete. Në të gjitha rastet, vlen përputhshmëria ligjore, që pa ndarjen e partisë fashiste nga shteti nuk mund të kalohet nga dik-tatura njëpartiake në demokracinë borgjeze tradicionale, e cila ka një sistem shumëpartiak, liri qytetare dhe politike të gazetave, të fjalës, të bashkimeve, të bashimeve, të punës, të vendbanimit, etj.

Në Spanjë ky proces realizohet në kushte paqësore, falë ligjit të kontradiktave të brëndëshme. Prandaj “ varianti spanjoll “ paraqet një interes të veçantë. Ai paraqet kalimin nga fashizmi në institucio-net përfaqësuese të demokracisë borgjeze në formën e tyre të pastër, pa ndërhyrjen e rrethanave të jashtëme, që në dy rastet e tjera (Gjer-mania dhe Italia) e deformojnë në shkallë të lartë logjikën objektive të ngjarjeve dhe pengojnë që ajo të përcaktohet me saktësinë maksimale dhe e plotë. Për më tepër, shpejtësia e tendosur e veprimeve luftar-ake në fund të Luftës së Dytë Botërore nuk dha mundësi për asnjërin nga proceset që të zhvillohej plotësisht. Ato u përjetuan ose mbetën në

Page 332: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

331

formën e tyre embrionale, për mungesë kohe ose të kushteve përkatëse të përshtatshme. Për shëmbull, është vështirë të parashikosh se cila do të ishte sjellja e partisë fashiste, në se ajo do mbetej e izoluar, e ndarë nga shteti.

Në Gjermani, partia naziste dhe shteti u rëzuan njëkohësisht nën shtypjen e forcave të aleatëve dhe, në se flasim për ndarjen e partisë naziste nga shteti, kjo ndodhej në planin e komplotit të 20 korrikut 1944. Në Itali, ku konspiracioni ushtarak pati sukses, partia fashiste nuk ishte ndarë dhe izoluar ende nga shteti për shkak të pranisë atje të divizioneve gjermane.

Në Spanjë, ne e vëzhgojmë pikërisht këtë proces, i cili, për shëm-bull, pas vitit 1955, ngadalë por i sigurt nisi të zhvillohet. Udhëheqësit e Falangës, pak e nga pak, u hoqën nga organet udhëheqëse dhe ajo nisë të humbë ndikimin e saj mbi shtetin. Ky i fundit, s’ është më pronë monopol i një partie., siç është, normalisht, në çdo shtet fashist. Thyhet bashkërritja e dikurshme e shtetit dhe e aparatit shtetëror dhe partia nis ta humbë lëngun e saj jetëdhënës.

Më 1956, ministri sekretar i atëhershëm i Falangës Areçe raporton i alarmuar në Këshillin Kombëtar (kryesia partiake qëndrore), se partia ka vetëm 5 % të vendeve në organet kryesore shtetërore dhe ngul këm-bë që të rivendoset pozita e mëparshme e Falangës. Por ai u përjashtua nga Franco për këtë dëshirë të tij.

Në vitin 1957, Franco, pasi i përgatiti kushtet, bëri një kthesë nga fashizmi drejt diktaturës ushtarake. Ai e kaloi mbështetjen e tij nga Falanga tek ushtarakët dhe krahu i djathtë i kishës katolike, të grupuar në organizatën “ Opus Dei “ . Falanga, tashmë, u tregua e pashpresë si mbështetja politike masive e regjimit, siç kishte qënë gjatë dhjetëra

Page 333: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

332

vjetëve më parë. Nga njëra anë, ajo është kaq e kompromentuar mor-alisht dhe politikisht, veçanërisht për shkak të kontakteve të saja me partinë naziste në Gjermani dhe partinë fashiste në Itali, sa vetë emri “ Falangë “ tani përceptohet si një emër i turpshëm dhe i pandershëm. Prandaj, qeveria e quajti atë me një emër tjetër, “ lëvizje nacionale “ . Nga ana tjetër, Falanga, si rezultat i proceseve shkatërruese, e humbet ndikimin e vet dhe anëtarësia e saj avullon papushim. Nëse dikur, sipas dëshmisë së Abel Plain-it, ajo kishte organizata në çdo fshat dhe katund malor të vogël, sot ajo e humbi pjesën më të madhe të organizatave të saja partiake elementare. Mjafton të themi që nga 9000 vendbanime të Spanjës, ajo nuk ka më organizata në 5-6 mijë prej tyre.

Ky kurs i izolimit të Falangës nga organet shtetërore, pak e nga pak, evidentohet me qartësi në dy riorganizime të njëpasnjëshme të kabi-netit qeveritar më 1962 dhe 1965. Në riorganizimin e parë, më 1962, numri i gjeneralëve shtohet nga tre në shtatë. (26-107) Njëkohësisht, Franco heq nga posti shumë persona të gardës së vjetër falangiste, mid-is të cilëve ministrin e rregullimit të qyteteve dhe ministrin e pzëvëndë-sueshëm të informacionit, Arias Salgado.

Duke folur për këtë riorganizim të qeverisë, Jose Garcia shkruan: “ Në 18 ministri të qeverisë së mëparshme tetë u ndryshuan. Falanga, që dispononte në qeverinë e 1957 tre poste ministrorë, tani ka vetëm një ministri. Shumica e ministrave dolën përfaqësues të “ Opus Dei “ , veç kësaj, në qeveri kishte pesë gjeneralë dhe dy nënadmiralë. Një veçori e rëndësishme është vendosja në qeverinë e re të postit të nënkryetarit të Këshillit të Ministrave, që zihesh nga gjeneral armate Munos Grandes. Ish komandanti i “ divizionit blu “ u bë organi shtetëror i dytë i regjimit

Page 334: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

333

frankist pas Franco-s “ (20-454) Me fjalë të tjera, Franco përcaktoi atë si “ trashëgimtar të frankizmit, jo Falangën por gjeneralët.

S’ është e vështirë të shihet, nga këto fakte, që regjimi i Francos në fakt e ndryshoi mbështetjen e vet kryesore, duke e kaluar atë nga Falanga tek pjesa ushtarake e kapitalit financiar. Njëkohësisht, këto tregojnë shkatërrimin, shpartallimin e diktaturës, sepse bëhet fjalë për mbështetjen e saj kryesore - partinë fashiste që zotëron dhe komandon shtetin. Ta shkëputësh partinë fashiste nga shteti do të thotë ta shkatër-rosh mbështetjen kryesore të sistemit totalitar fashist, pas të cilës bëhet e pashmangëshme shkatërrimi i tij i plotë.

Partia fashiste është kisha e shtetit fashist totalitar. Pikërisht ajo i jep sanksionet ideologjike dhe politike për çdo veprim të shtetit. Nuk bëhet fjalë për një krahasim të rastit. Bëhet fjalë për një analogji të thellë, që ekziston ndërmjet shtetit fashist të shekullit XX dhe monark-isë feudale mesjetare.

1. Në se monarkia feudale e ka kishën mbështetjen e saj ideolog-jike, shteti fashist gjen të njëjtën mbështetje në partinë fashiste, e cila sundon monopolisht.

2. Ashtu sikurse kisha është bartëse e reaksionit shpirtëror (ob-skurantizmit) në shtetin mesjetar, po ashtu partia fashiste është bartëse e reaksionit shpirtëror (“obskurantizmi partiak”) në shtetin fashist totalitar.

3. Ashtu sikurse kisha mesjetare ka një institucion special për të përndjekur kundërshtarët e vet ideologjikë dhe heretikët, të trupëzuar te Inkuizicioni, po ashtu partia fashiste ka një in-stancë speciale ideologjike për të luftuar kundër armiqve të “

Page 335: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

334

shtetit dhe të popullit “ , të trupëzuar në cenzurën fashiste totale dhe në Sigurimin e shtetit.

4. Ashtu sikurse monarkia feudale mbështetet në detyrimin jashtëekonomik, politik, po ashtu ekonomia e shtetit fashist mbështetet në detyrimin e pastër politik. Punëtori, në rastin e parë dhe të dytë trajtohet si pronë e shtetit dhe, si i tillë, është i detyruar t’i bindet këtij të fundit.

5. Ashtu sikurse gjatë kalimit nga feudalizmi në shoqërinë borgjeze kisha ndahet nga shteti (diçka që e bëjnë të gjithë revolucionet borgjeze), po ashtu, kalimi nga diktatura fashiste në demokraci kërkon ndarjen e partisë monopoliste nga shteti.

Iluzioni i një pjese të inteligjencës formale, që fashizmi do evoluo-jë, pak e nga pak, drejt demokracisë, nuk u vërtetua as në Itali, as në Spanjë. Prova tregoi që shteti fashist nuk mund të demokratizohet dhe të “ liberalizohet “ (politikë që Franco e shpall në periudhën e fundit të jetës së vet). Nga shteti fashist drejt demokracisë, ka vetëm një rrugë - shkatërrimi i sistemit fashist. Moment më i rëndësishëm në këtë pro-ces është ndarja e partisë fashiste nga shteti dhe kalimi në sistemin shumëpartiak.

2. Partia fashiste në opozitë me shtetin

Menjëherë pas ndarjes nga shteti, partia fashiste nis të copëzohet për shkak të kundërtive të brëndëshme. Uniteti i mëparshëm (absolut) moral dhe politik, me të cilin mburret çdo parti fashiste, avullon shpe-jt. Në vend të tij, vijnë antagonizmat, betejat e brëndëshme partiake, fraksionet, grupet, rrethet.

Page 336: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

335

Dhe kjo është krejt e kuptueshme. Me ndarjen e saj nga shteti, par-tia fashiste i humbet shkopinjtë më të rëndësishëm për mbështetjen e unitetit në rradhët e veta - shpërndarjen e ofiqeve shtetërore, aparatin e dhunës, posaçërisht Sigurimin e shtetit, me të cilin kryesia partiake i asgjëson të gjitha fraksionet në rradhët e veta.

Kur e trajtuam jetën e brëndëshme të partisë, shënuam se një veçori karakteristike e saj është mungesa e çfarëdolloj beteje partiake të brëndëshme dhe ndryshimesh në mendime. Partia fashiste ka zakon-isht një unitet si në kazermë. Kryesia komandon, ushtaraët zbatojnë. Shfaqja më e lartë e “ demokratizmit “ në partinë fashiste është vullneti i mirë i kryesisë për të informuar organizatat elementare të partisë për motivet e ndonjë kthese politike. Dhe, në se diku shfaqen fraksionistë, “ njerëz që mendojnë ndryshe “ , kryesia partiake, që është njëkohë-sisht edhe qeveri, i asgjëson ata menjëherë, me anë të aparatit terror-ist shtetëror. Ose, kryesia partiake, duke e mbizotëruar shtetin me anë të partisë, më pas, me anë të organeve shtetërore të dhunës e nënsht-ron plotësisht anëtarësinë e vet, duke krijuar me të një mekanizëm të bindjes së plotë.

Kryesia e Falangës e bëri këtë më herët me anë të milicisë partiake (falangiste) dhe të reparteve ndëshkimore. Dhe të parët, dhe të tjerët mbështeteshin nga shteti. Tani, pasi e humbi të drejtën e pronës mbi shtetin, Falanga nuk disponon mjete për ta mbështetur aparatin e vet të terrorit. Ajo s’mund të shpërndajë më ofiqe, ndihma dhe pensione për ta mbështetur bazën e vet solide dhe të besuar. Për herë të parë, Falanga u gjënd në pozitën e një partie të zakonshme, e detyruar t’i zgjidhë kundërtitë e veta me debate të hapta, publike. Një parti e tillë, e privuar nga përfitimet dhe privilegjet e pushtetit, del domosdoshmër-

Page 337: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

336

isht në opozitë me shtetin, për t’u ruajtur, si një forcë politike. Pra ajo, që më parë gjente mbështetje sociale te shteti , ose më saktë me anë të shtetit (duke shpërndarë ofiqe, privilegje, qoshe të ngrohta dhe vende pëllumbash, etj) tash mund të mbështetet vetëm te masat, të nxitura armiqësisht ndaj pushtetit zyrtar. Për të gjetur këtë bazë sociale te masat, ajo duhet, në një farë shkalle, të bëhet shprehëse e ndjenjave të tyre antishtetërore, dmth të dalë haptazi në opozitë me shtetin. E tillë është rruga e Falangës nga një parti shtetërore që sundon me monopol, në një parti opozitare.

Një pjesë e caktuar e hierarkisë falangiste - shkruan Jose Garcia - që bashkëpunoi në fillim me frankizmin, u largua nga regjimi dhe u bashkua me opozitën. “ Masat “ e partisë falangiste e vëzhgonin betejën në majat e partisë në mënyrë pasive. “ Masat “ simpatizonin ata, që dolën në opozitë. Kështu shumica e falangistëve u bënë kundërshtarë të diktaturës frankiste, adeptë të “ rinovimit “ , “ reformimit “ , “ liber-alizimit “ të zëvëndësimit të frankizmit me një regjim tjetër, që do t’u përgjigjej “ interesave të kombit “ . Një Falangë e tillë u bë e panevo-jshme për gjeneral Francon dhe ai, pa ndonjë keqardhje të veçantë, i dha lamtumirën asaj “ . (20-436, 437)

Me gjithë kontradiktat e tjera të brëndëshme, në të gjitha drejtimet dhe rrethet, Falanga ishte unike në një raport: në armiqësinë e saj ndaj shtetit të vonshëm frankist. Nga e djathta apo nga e majta, nga pozita përparimtare apo jo të tilla, falangistët e kritikojnë regjimin në mënyrë sistematike.

Si rezultat, në Spanjë ekzistojnë dy grupe të ndryshme : nga njëra anë, falangistët, që duan liri dhe një revolucion socialekonomik, nga ana tjetër, “ lëvizja “ , tendencat e djathta të së cilës, provokojnë një

Page 338: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

337

kundërveprim të rrezikshëm ndaj progresit ekonomik. Për forcat e djathta spanjolle - vazhdon Gonsalez Visen - ka dy qëllime themelore: ato kanë luftuar dhe luftojnë vazhdimisht pët ta keqparaqitur, çmobi-lizuar dhe copëtuar lëvizjen..e cila do provonte të bënte një reformë ekonomike brënda vendit. Ato deklarohen gjithashtu kundër përhapjes së ideve, që do sillnin krijimin e institucioneve të lirisë “ . (20-435)

Në fakt, Luis Gonsalez Visen dëshiron të ringjallë Falangën e vjetër, “ të vërtetën “ , të kohës së Jose Antonio Prima de Rivero.., programi i të cilës përmbante tendenca antikapitaliste. Kjo qe një dëshirë utopike, sepse Falanga, gjatë një çerekshekulli duke bashkëpunuar me shtetin, ishte kompromentuar mjaft, që të mund të rilindëte mbi një themel të pastër dhe të virtytshëm ideor politik. Më interesante është kundërvënia dhe raporti armiqësor i falangistëve të majtë ndaj shtetit. Kjo opozitë kundër regjimit shprehet akoma më përfundimisht në programin e fa-langistëve të majtë, të paraqitur nga po ai Luis Gonsalez Visen në një artikull, ku mund të lexojmë sa vijon: “ ne luftojmë kundër çfarëdolloj qeverie të rastit dhe diktatoriale..Ne jëmi kundërshtarë të qeverisë, e cila me pretekstin për përmirësimin e ekonomisë së vendit, bën gjithç-ka në dëm të klasave të varfëra “ . (20-436)

3. Shkatërrimi i sistemit të organizatave të dekretuara të masave

Pas partisë fashiste shpërbërja përfshin edhe sistemin e organizatave formale te masave, që mbesin pa kryesi politike dhe kontroll. Ndarja e partisë fashiste nga shteti dhe veçanërisht raporti i saj armiqësor ndaj shtetit, shpien në demaskimin e shpejtë të karakterit antipunëtor for-mal të “ sindikatave vertikale “ -. Bie kështu e tërë garnitura ideolog-

Page 339: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

338

jike e krijuar me kujdes nga partia fashiste me të vetmin qëllim, që të fshehë natyrën e vërtetë dhe funksionet e “ sindikatave vertikale “ . Ato, gjithashtu, nisin të largohen nga shteti dhe të deklarohen kundër tij.

Në këtë mënyrë, realizohet një proces i anasjellt me atë që realizo-het gjatë zhvillimit të përpjetë të shtetit fashist, kur ai, duke i marrë nën kontroll organizatat e masave, i shndërron ato në një instrument kundër vetë punonjësve. Tani ndodh ndryshe - duke u ndarë dhe duke kundërshtuar shtetin borgjez, sindikatat bëhen sërish një instrument i punonjësve kundër shtetit. Nga një rezervë e shtetit, që ai e përdorte për të goditur kundërshtarët e vet, ato shndërrohen në armik të tij, kundër të cilit shteti duhet të përdorë policinë e armatosur dhe ush-trinë.

Ky proces i shndërrimit ka forma tepër të ndryshme - nga demon-strimet politike dhe mbledhjet gjer në krijimin e organizatave të reja të masave.

Tendenca kryesore, e shprehur qartë, është heqja e parimeve të vjetra të organizatave formale, çmobilizimi, më pas, i organizatave vetë, dhe krijimi, në vend të tyre, i organizatave të reja të masave të punonjësve dhe të rinisë demokratike, të bazuara plotësisht në parimin e vullnetarizmit.

Për shëmbull, studentët bojkotojnë në masë SEU-n (Sindikatën Spanjolle të Studentëve), të themeluar më 1936 nga Falanga, si një sindikatë fashiste e detyrueshme e studentëve spanjollë. Studentët, atëhere, sapo pranoheshin në universitet, detyroheshin nga autoritetet të bëheshin anëtarë të SEU. Kërkesat konstante të demonstratave të studentave pas viti 1956-57 janë : “ heqja e SEU dhe krijimi i sindikat-ave të lira, rivendosja e autonomisë së universiteteve dhe kthimi i lirive

Page 340: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

339

qytetare dhe politike në vend, etj. Në fund të vitit 1964, ndodh braktisja e SEU nga studentët kudo “ (26-39) Për këtë arsye, gjatë viteve 60-të SEU trajtohet me të drejtë si “ një anije duke u mbytur” . Organiza-tat studentore që e braktisën SEU u bashkuan në Asamblenë e Lirë të Studentëve, që u formua gjatë betejave, spontaneisht, si një formë e re demokratike e lëvizjes studentore.

Asambleja e Katërt e studentëve (të mëparshmet u bënë më 1956, 1962, dhe 1964) në fillim të vitit 1965, pranoi një deklaratë që shpreh në thelb programin e lëvizjes së re studentore : a) liri sindikale, e kup-tuar si krijim i një bashkimi autonom, demokratik, përfaqësues, të lirë dhe të pavarur sindikal, i cili nuk është aspak i dhunshëm politikisht dhe akademikisht b) amnisti e përgjithëshme e të gjithë atyre që janë pyetur në hetuesi, janë gjobitur apo janë burgosur nga rradhët e stu-dentëve c) liri mendimi në universitete ç) liri për të krijuar shoqata në universitet d) solidaritet me punonjësit që luftojnë për të njëjtat kërke-sa demokratike “ . (26-40, 41)

Më 27 shkurt 1965, gjatë një mbledhje të universitetit të Madridit, Asambleja e Katërt deklarohet “ organ i lartë përfaqësues i lëvizjes sin-dikale studentore demokratike “ . (26-41)

Më pas, të gjitha demostratat, grevat apo protestat bëhen nën ud-hëheqjen e asamblesë përkatëse të studentëve. “ Më 2 mars 1965, në Ditën e Studentëve, disa mijëra studentë të Madridit, sipas vendimit të Asamblesë së katërt të Lirë dalin për të demonstruar kundër raprezial-jeve dhe fushatës shpifëse të gazetave frankiste. Para ndërtesës admin-istrative të gazetave, studentët grisin dhe i shkelin më këmbë gazetat frankiste. Kundër demonstruesve u hodh policia e armatosur.

Page 341: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

340

..Ngjarjet vijojnë të zhvillohen. Në Barcelonë, më 22 dhe 23 mars 1965, mblidhet këshilli Bashkërendues Kombëtar i Parë i përfaqë-suesve të studentave të zgjedhur nga rrethet universitare në Madrid, Barcelonë, Bilbao, Salamankë, Valencia, Oviedos, Saragozë, Valladolid. Këta ishin delegatë të shkollave të larta në Spanjë, që ishin deklaru-ar jashtë organizatës frankiste SEU. Ata pranuan aty një manifest ku deklarojnë, se “ SEU ka vdekur qëkur për studentat “ , po ashtu, një deklaratë për parimet, ku është përpunuar me hollësi struktura organi-zative e sindikatës së re të lirë, të pavarur dhe demokratike kombëtare të studentëve. Në Këshillin e Barcelonës për herë të parë, shkrihen në një zërat e asambleve të lira, duke bërë jehonë me tërë gjërësinë dhe fuqinë e demonstratave studentore antifrankiste.

Qeveria e Francos ishte e detyruar ta pranonte zyrtarisht dështimin real të SEU. Më 2 prill 1965, Këshilli i Ministrave miratoi të ashtuqua-jturin “ dekret për bashkimet sindikale të studentave “ . Qëllimi i tij është, duke hedhur tej emrin e turpshëm dhe duke shpallur formalisht një kryesi që duhej zgjedhur nga bashkimet studentore nga lart poshtë, të përpiqet ta ruajë sistemin vetë, kontrollin qeveritar mbi tërë organi-zataën studentore. (26-41, 42)

Kuptohet, organizatat e lira studentore e hodhën poshtë kategorik-isht këtë dekret qeveritar, dhe si fakt, në çdo universitet spanjoll krahas SEU që po jep shpirt kemi shoqatat sindikale të pavarura dhe demokra-tike studentore, të cilat shprehin vërtet interesat e studentave.

Ky proces zbulon ngjashmërinë e thellë në pozitën e asamblesë së lirë të studentave dhe të opozitës sindikale punëtore Si e para, ashtu edhe e dyta, i mohojnë “sindikatat vertikale” dhe ekzistojnë paralelisht me to. Kështu shfaqet një “dypushtet origjinal “ në sistemin e organiza-

Page 342: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

341

tave të masave. Nga njëra anë, janë sindikatat formale, që shteti ua im-ponon me forcë punëtorëve dhe studentëve, nga ana tjetër, punëtorët brënda sisndikatave shtetërore zgjedhin “ komisionet punëtore “ të veta. Pikërisht këto të fundit, shprehin interesat reale të tyre dhe vepro-jnë në emër të tyre, kur duhet të injorojnë kryesinë e imponuar gjatë grevave, bojkotimeve apo demonstratave politike.

Që këtej, vjen gjëndja kontradiktore e komisioneve punëtore. Nga pikëpamja e shtetit dhe e politikës së tij sindikale, ato janë organe kon-spirative dhe të kundërligjëshme, prandaj përndiqen nga pushteti. Por me qënë se ato udhëheqin grevat e mëdha ekonomike, punëdhënësit dhe autoritetet janë të detyruara të bien në marrëveshje me ta dhe, në këtë mënyrë, t’i njohin ato realisht, si përfaqësuese të vërteta të klasës punëtore. Duke folur për statutin e komisioneve punëtore gjatë viteve 60-të, J. Garcia i karakterizon shumë saktë ato: “ Proletariati spanjoll ka gjetur mjetin e saktë për t’i ndryshuar sindikatat fashiste në organe të veta për betejë, të cilat e detyrojnë regjimin t’i njohë ato “ de facto “ . Kjo është një fitore e re e klasës punëtore spanjolle. Falë komisioneve punëtore, opozita sindikale, ndonëse e panjohur zyrtarisht, nuk është më konspirative “ . (20-463)

Santiago Karillo, sekretari i tashëm i përgjithshëm i HKP (Partisë Komuniste Spanjolle) në librin e vet “ Për ku pas Franco-s? “ ka besim të jashtëzakonshëm në këto komisione si një mjet organizativ i klasës punëtore për likuidimin e sistemit korporativ : “ Sindikatat vertikale “ janë në agoni. Me komisionet e veta klasa punëtore krijon kushte për të vendosur sindikata unike, të pavarura, të lira dhe demokratike, sind-ikata klasore, të cilat shërbejnë për ta organizuar mbrojtjen e interesave

Page 343: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

342

të tyre dhe ndihmojnë në betejën për një shoqëri pa shfrytëzues dhe të shfrytëzuar “ . (46-44)

Opozita sindikale punëtore e provoi praktikisht, që është udhëheqja e vërtetë e proletariatit dhe shprehësja e interesave të tij duke marrë përsipër drejtimin e grevave të mëdha më 1957, 1958, 1961-1962 dhe posaçërisht më 1964, të cilat e detyruan qeverinë të nxjerrë në rrugë policinë dhe ushtarët. Greva më 1962 e nisur nga minatorët e Asturias, zgjati afërsisht dy muaj dhe e detyroi qeverinë ta rrisë rrogën dhe të fiksojë një minimum për të gjithë punëtorët. Rëndësia dhe autoriteti i opozitës punëtore në këtë etapë u rrit në një shkallë të tillë, sa në fakt ajo vepron si një organ përfaqësues. Në nëntor 1962, përfaqësuesit e opozitës punëtore të Asturias, Madridit, Katalunës, Baskonisë dhe An-daluzisë organizuan diçka të ngjashme me një konferencë kombëtare, gjatë të cilës ata përmblodhën eksperiencën e greva mbarëkombëtare dhe njëkohësisht pranuan një program të tërë për të stabilizuar pozitat e arritura.

Në fakt, thelbi i betejës për transformimin e sindikatave formale nga një instrument i shtetit në një instrument të punonjësve kundër shtetit, është shprehur më së miri, në kërkesën e studentëve të 15 fakulteteve të Universitetit të Madridit, ku thuhesh : “ SEU ka paraqitur, deri tash, qeverinë para studentëve. ne kërkojmë, që sindikatat tona t’i paraqesin studentët para qeverisë “ . (20-456, 457)

4. Diktatura ushtarake - një hallkë kalimtare e fashizmit drejt demokracisë liberale

Gjatë viteve 50 e 60-të Spanja përjetoi në fakt këtë etapë të shpër-bërjes së shtetit fashist, kur ai e humbet mbështetjen e tij masive dhe

Page 344: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

343

shënjat e tij më të rëndësishme: partinë fashiste dhe sistemin formal të organizatave të masave. Kështu, ai degradoi në një diktaturë ushtarake të zakonëshme, e cila mbështetet kryesisht te policia dhe ushtria.

Që kjo është vërtet kështu, mund të vëzhgohet gjatë të gjitha demon-stratave dhe grevave më të mëdha në Spanjë në vitet 50-të dhe 60-të. Në këto raste qeveria nxjerr gjithnjë në rrugë aparatin terrorist shtetëror për të kundërvepruar. Ajo tash nuk disponon mjete të tjera.

Një vend ku grevat dhe demonstratat masive politike mbarëkom-bëtare janë të mundura, nuk mund të trajtohet si një shtet fashist në kuptimin e përpiktë të fjalës. Shteti fashist totalitar disponon mjete jo vetëm për t’i likuiduar që në embrion, por në përgjithësi edhe mos t’i lejojë çfarëdolloj pritestash. Me sistemin e vet të hekurt për kontrollin e shoqërisë civile ai arrin të likuidojë, përpara se të realizohet, çdo para-mendim për të dalë haptazi kundër regjimit. Pikërisht për këtë arsye, në çdo shtet të vërtetë fashist duket sikur rezistenca zhduket krejtësisht dhe të lind iluzioni që atje nuk ka të pakënaqur, sepse askush nuk ngre krye. Mungojnë krejtësisht kushtet për betejë - ja cila është arsyeja. Lid-hur me këtë, një e përditshme borgjeze “ Stampa “ më 18 korrik 1922, thotë fjalë profetike për plotësinë e diktaturës së ardhëshme fashiste : “ Fashizmi është një lëvizje që synon me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme ta qeverisë shtetin dhe ta nënshtrojë tërë jetën e kombit për të vendousr diktaturën e vet absolute e të pakufizuar. Mjeti kryesor për ta arritur këtë qëllim, sipas programit dhe në përputhje me shpirtin që sundon në mesin e udhëheqësve dhe adeptëve të tij, është asgjësi-mi i plotë i lirive qytetare dhe individuale, me fjalë të tjera, asgjësimi i statusit dhe i të gjitha fitoreve liberale të Rilindjes (Risorgiementos) Italiane.

Page 345: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

344

Kur të vendoset diktatura kaq gjatë sa do mund të ekzistojnë vetëm institucione të tilla, do mund të realizohen vetëm veprime të atilla, do mund të shqiptohen vetëm fjalë të atilla, që do të përshkohen nga shpir-ti i përkushtimit pa kushte dhe i nënshtrimit ndaj fashizmit, atëhere ky i fundit, do bjerë dakord t’i pushojë veprimet e dhunës, sepse nuk do ketë më objekt për to, duke e ruajtur sidoqoftë, të drejtën e vet në çdo moment ta nisë atë sërish, sapo të shfaqen shënjat e para të ripërtëritjes së rezistencës “ .

Italia dhe Gjermania, efektivisht, i konfirmuan këto fjalë profetike të thëna që në fillimet e fashizmit. Në apogjeun e tyre ato arritën një plotësi të tillë të diktaturës, kur rezistenca, në fakt, u zhduk.

Rrethana që shteti frankist gjatë viteve 50 dhe 60 del më shpesh kundër punonjësve dhe grevave, demonstratave dhe protestave të tyre, nuk do të thotë, që terrori po përforcohet, por ai thjesht bëhet i hapët, zbulohet para syve të masave popullore. Kjo do të thotë, se tash janë krijuar kushtet për betejën kundër shtetit dhe ky është i detyruar gjith-një e më tepër ta heqë vellon e karakterit të vet antipunëtor dhe an-tidemokratik.

Nganjëherë, terrori në diktaturën ushtarake mund të ketë edhe forma të ashpra, por asnjëherë nuk mund ta arrijë plotësinë dhe gji-thanshmërinë e terrorit në sistemin fashist. Në se shteti fashist ka mundësi që njëkohësisht dhe sistematikisht të ushtrojë një terror ideologjik (me anë të propagandës monopoliste dhe sistemit arsimor), politik (me anë të sistemit të organizatave të masave), dhe policor - ushtarak, në etapën e diktaturës ushtarake, shteti fashist mund të për-dorë vetëm këtë formë të fundit të terrorit. Ai tashmë nuk e disponon sistemin e organizatave të masave, me të cilat e nënshtron shoqërinë ci-

Page 346: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

345

vile, as propagandën e tij që e ka humbur në shkallë të lartë karakterin e saj monopolist dhe besimin e shtetasve të vet, prandaj efikasiteti i tyre është më tepër nëgativ se sa pozitiv. Diktatura ushtarake e ka kundër vetes shoqërinë civile e cila e sulmon atë vazhdimisht në fushata in-dividuale, grupore dhe masive, dhe ai është i detyruar të mbrohet pa pushim me aparatin e vet terrorist. Ai gjithashtu i dënon shumë ashpër kundërshtarët dhe kritikuesit e vet, siç është rasti i vrasjes shtazarake të Julian Grimau-t, por ai nuk mundet ta ndërpresë rritjen progresive të numrit dhe të guximit të tyre. Në përgjithësi, diktatura ushtarake është e detyruar të mbrohet kundër kritikave publike, sulmeve dhe protestave, ndërsa fashizmi nuk i lejon ato në parim. Do ta sqarojmë këtë diferencë me shëmbuj nga literatura kushtuar Spanjës pasfash-iste. Gazetarët sovjetikë N. Grenadov dhe I. Ksenofontov citojnë këtë ndodhi si veçanërisht tipike për Spanjën gjatë viteve 60-të : “ Një herë madridasit, duke shfletuar numrin e gazetës së përjavëshme “ Domin-go “ nuk e panë në kopertinë emrin e redaktorit Juan Rodriguez. Ar-syeja qe, se në numrin e mëparshëm qe botuar një karikaturë nga një revistë e famshme venezueliane e cila e paraqiste gjeneralin të zbuku-ruar me “ urdhëra të shumënumurta në gjoks, ku autoritetet panë një atentat kundër prestigjit të kryetarit të shtetit spanjoll, gjeneralit Fran-co. Ky humor i pakujdesshëm i kushtoi redaktorit një gjobë prej 50 000 pesetash dhe pushimin nga puna “ . (26-108)

Në këtë mënyrë, regjimi ushtarak i përgjigjet një provokimi pub-lik, tepër të guximshëm. Në regjimin fashist ose në Spanjën e periud-hës 1939-1955, kjo nuk mund të ndodhte në përgjithësi: gazetat s’ do ta botonin asnjëherë një karikaturë të kryetarit të shtetit. edhe po të gjëndej një kryeredaktor i tillë i çmëndur, dikush nga anëtarët e tjerë

Page 347: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

346

të redaksisë duke menduar për veten e vet, patjetër do raportonte në organet përkatëse dhe skandali do pamundësohej.

Një shëmbull tjetër karakteristik për etapën e re: një vit pas vrasjes së Julian Grimau-t rreth emrit të kryeakuzuesit, majorit Manuel Fer-nandez Martin, shpërtheu një skandal i madh. U evidentua, që ai s’i kishte përfunduar studimet juridike, gjë e cila sipas nenit 63 të kodit ushtarak ishte e detyrueshme. “ E gjitha kjo zbulohet krejt rastësisht. Menjëherë pas procesit kundër Julian Grimau-t, Fernandes Martin del ne një proces civil kundër një gjenerali. “ I ofenduari “ deklaron se Martin nuk e ka titullin e avokatit. Uzurpatori shkon menjëherë në Sevilla, duke shpresuar ta marrë diplomën, por dekani i Fakultetit Juri-dik refuzon kategorikisht për t’ja dhënë një dokument të tillë. Skandali provokoi një indinjatë të juristëve, të avokatëve në Madrid dhe Barce-lonë, në ushtri. Megjithatë , autoritetet frankiste refuzuan ta trajtojnë përsëri procesin gjyqësor kundër Julian Grimaut dhe proceset e tjera, ku kish marrë pjesë Manuel Fernandez martin “ (26-103)

Qysh do të procedonte regjimi fashist? Partia fashiste do ta urd-hëronte dekanin e Fakultetit Juridik që t’ja jipte pa vonesë diplomën majorit Martin. Duke marrë pjesë në 4000 procese politike, ai i kishte bërë një favor të pazëvëndësueshëm partisë në betejën kundër armiqve të shtetit, duke grumbulluuar një përvojë të madhe praktike në këtë fushë. Dekani, një fashist i disiplinuar ose një paparti, por nëpunës i bindur, do ta zbatonte urdhërin menjëherë. Në këtë mënyrë, regjimi do ta pamundësonte skandalin, që do ta kompromentonte vetë siste-min në tërësi dhe drejtësinë në veçanti. Veç kësaj, kjo do ta shpëtonte nga një dështim i plotë një veteran të merituar, që kishtë dërguar drejt vdekjes qindra, bile mijëra luftëtarë për demokraci.

Page 348: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

347

Në fund, shteti fashist totalitar nuk do ta lejonte asnjëherë daljen e deklaratës së të 1160 - një deklaratë e klerikëve dhe e intelektualëve më të shquar të Spanjës - në mbrojtje të të burgosurve politikë. Në regjimin e tij, jo 1160, por as edhe 16 nënshkrime nuk mund të mblidheshin poshtë një teksti antishtetëror, nuk mund të mendohej aspak që ajo të arrinte deri te publiku nëpërmjet gazetave.

Duke u mbështetur vetëm dhe ekskluzivisht në terrorin fizik, dik-tatura ushtarake, në fakt, llogarit vetëm një mundësi, humbja e të cilës çon pashmangësisht në rënien e saj. Ja përse, nga pikëpamja politike, diktatura ushtarake mund të konsiderohet një regjim i pashpresë, i dënuar të zhduket, veçanërisht kur ai paraqet një produkt të shpër-bërjes së shtetit fashist. Politika vetë e “ liberalizimit “ të cilën e shpalli qeveria e Francos, paraqet një njohje të tërthortë të procesit kalbëzues.

Shteti fashist totalitar nuk mund të çlirohet dhe të demokratizohet pa rënë në kolaps. Nga ai deri te demokracia të çon vetëm një rrugë - shpërbërja, ku diktatura ushtarake është vetëm një hallkë kalimtare, ndërmjetëse.

5. Synimi spontan drejt sistemit shumëpartiak

Shpërbërja e shtetit fashist dhe aktivizimi i shoqërisë civile si një forcë opozitare kundër shtetit, parakushtëzon pashmangësisht riven-dosjen e mjeteve të sprovuara në shoqërinë me klasa për betejë politike, siç janë partitë dhe organizatat e masave që shkojnë pas dhe shoqatat. Ato janë një valvolë shpëtimi natyrore për atë energji shumë të madhe shoqërore, që shteti fashist për një kohë të gjatë, e mbajti pa qarkulluar nëpërmjet sistemit politik të vet specifik. Jose Garcia shkruan, që në

Page 349: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

348

etapën e shpërbërjes në Spanjë “ ka, madje, me shumë parti, organizata rinore dhe sindikale se sa në monarki apo republikë “ . (20-432)

Në Spanjë, më shumë se një ndonjëherë tjetër, dolën dhjetar parti dhe organizata të të gjitha ngjyrave - revolucionare dhe reformiste, pro-letare dhe borgjeze, monarkike dhe republikane, katolike dhe anarko-sindikaliste. U krijuan shoqata të partive dhe lëvizjeve të ndryshme të forcave të veçanta politike. Ky proces ishte i vështirë dhe i komplikuar, por dëshmonte ,para së gjithash, për aktivizimin e një konspiracioni antifashist dhe për shfaqjen brënda vendit, të ekzistencës gjysëmligjore origjinale të shumë partive. Diktatura nuk mundëte tashmë ta ndalte këtë proces “ . (20-420)

Më të rëndësishmet nga ato parti ishin:1. Partia monarkiste “ Shoqata Spanjolle “ , e udhëhequr nga Joan-

im Satrusteti. Ajo doli më 1959. Mbështet pretendentin për fronin mbretëror spanjoll don Juan, por njëkohësisht është e mendimit, se duhet të ekzistojë sistemi shumëpartiak brënda vendit. Programin e saj mund ta përmbledhim kështu: një monarki konstituicionale, në kuadrin e të cilës ekziston një sistem shumëpartiak, sindikatat e lira, ligjshmëri sociale dhe liri politike.

2. Partia Konstitucionale Monarkike kërkon një regjim demokratik të vendosur me referendum.

3. Partia Sociale e Veprimtarisë Demokratike ndërhyn për një “ re-formë të thellë agrare dhe futjen e Spanjës në integrimin evropian “ (20-241)

4. Shoqata Tradicionale është më konservatorja ndërmjet partive monarkiste. Ajo flet për një qeverisje të vendit me një monark me

Page 350: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

349

pjesëmarrjen e popullit dhe me shpërndarje të drejtë të të ardhurave kombëtare.

5. Demokracia Kristian-Sociale - partia demokratike kristiane më e konsiderueshme - u themelua më 1960.

Programi i saj është “ demokraci në sferën e politikës dhe të ekono-misë, duke shpërndarë me drejtësi dhe më ritëm të barabartë produk-tet shoqërore “ . (20-422) Ajo ja njeh të drejtën don Juanit për të qënë monark i vendit, por njëkohësisht njeh edhe të drejtën e popullit për të zgjedhur një formë të tillë të qeverisjes së vendit, që e gjen më të mirë.

6. Nga krahu i majtë i demokracisë kristiane shfaqet Demokracia Kristiane e Majtë, partia, e cila në programin e saj përpiqet për një monarki konstitucionale, por njëkohësisht, është e mendimit që prob-lemet sociale aktuale të Spanjës, duhen zgjidhur në mënyrë radikale, duke mos lejuar një luftë të re.

7. Veçanërisht e fortë është partia e Veprimit Agrar. Ajo ka ndikim si ndërmjet fshatarësisë dhe punëtorisë, ashtu edhe te një pjesë e kon-siderueshme e inteligjencës. Organi i saj “ Eklezia “ i kamxhikosi, një herë, pa mëshirë krimet e shtetit farnkist duke u deklaruar haptazi në mbrojtje të punëtorëve grevistë : “ Ashtu sikurse lufta është argumenti i fundit, kur njëra nga të dyja palët e sheh që pikëpamjen e saj nuk duan ta marrin parasysh, po ashtu, greva shfaqet si mjeti i fundit, që disponojnë punëtorët kur ata shohin, që e drejta e tyre injorohet “ .

8. Partia Social-Demokrate Katalune del si mbrojtëse e reformës së strukturës së planifikimit ekonomik që ekziston brënda vendit dhe hyrjen në integrimin evropian.

9. Veprimi Republikan i Demokracisë Spanjolle sel si parti më 1959. Ajo bashkon republikanët borgjezë të republikës së Dytë Spanjolle.

Page 351: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

350

Programi i saj reduktohet në sloganet tipike të republikanizmit borg-jez: republikë, liri qytetare dhe individuale, reformë agrare, planifikim ekonomik.

10. Partia punëtore Socialiste Spanjolle gjatë viteve të frankizmit në përgjithësi i ruan parametrat e saj. Pas rënies së diktaturës së Francos ajo është e mendimit, që duhet të emërohet një qeveri provizore, që të mos jetë as republikane, as monarkiste, por që duhet të zgjidhë prob-lemet më aktuale : të japë amnisti të përgjithëshme për të burgosurit politikë, të rivendosë liritë qytetare dhe politike dhe të përgatisë zgjed-hjet e reja.

11. Në kuadrin e vet të mëparshëm mbeten edhe organizatat e anarkosindikalizmit : Konfederata Kombëtare e punës, dhe federata e Anarkistëve në Iberi. Programi i tyre, ashtu si edhe më parë, redukto-het në vendosjen e “ komunizmit liberal me veprimin e drejtëpërdrejtë të klasës punëtore “ . (20-428)

12. Partia Komuniste ka tashmë një përvojë tepër të hidhur nga e kaluara. Programi i saj gjatë viteve 60 - të është tepër realist. Programi minimum parasheh bashkimin e të gjitha forcave demokratike brën-da vendit për ta shkatërruar diktaturën frankiste. Më pas, vendi duhet të fillojë ndërtimin e shoqërisë socialiste, në përputhje me kushtet specifike të Spanjës, ku duhet, të marrin pjesë në masë edhe katolikët. Të gjithë, sa numruam,po ashtu edhe partitë më të vogla politike, që nuk u përmëndën, synojnë të tërheqin drejt vetes organizatat e masave dhe shoqatat e ndryshme.

Për shëmbull, partia Veprimi Katolik krijoi Aleancën e Punëtorëve Kristianë, Konfederatën Kombëtare Agraro - katolike - Solidaritetin e Punëtorëve të Baskonisë.

Page 352: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

351

Tendenca për të krijuar organizata masash, e natyrshme kjo në kushtet e shtetit fashist në kalbëzim, shpie në daljen e organizatave, e shoqatave të rretheve në numër jashtëzakonsiht të madh. Statu-si i tyre në shtetin frankist në vitet 60-të dhe në fillim të viteve 70-të është gjysëmligjor. Duke e refuzuar ligjërimin e tyre, shteti nuk ishte në gjëndje t’i shpërndante ato për të rikthyer shoqërinë në gjëndjen e mëpërshme.

Synimi spontan i shoqërisë spanjolle drejt sistemit shumëpartiak shprehet jo vetëm në numrin shumë të madh të partive dhe organi-zatave politike, por edhe në synimet e tyre drejt shumëpartitësisë të shprehura në programet e veta. As edhe një parti politike, përfshi këtu edhe monarkistët, nuk e dëshiron më sistemin njëpartiak. Ky i fundit, është kompromentuar në atë shkallë nga regjimi i Francos, sa që çdo parti që do ta mbronte një sistem të tillë do t’i humbëte adeptët e vet. Sistemi njëpartiak është konsideruar, me të drejtë, si një diktaturë fash-iste, sepse ai është hapi i parë në krijimin e kësaj diktature.

Në mbrojtje të shumëpartitësisë veprojnë shumë aktivë katolikët. Profesori i të drejtës politike në Universitetin e Barcelonës, katoliku Himenes de Parga, del publikisht kundër ndalimit të partive politike në Spanjë. “ Njeriu, për nga natyra e vet, është një qënie e komuni-kueshmedhe nuk vepron i izoluar, por në shoqata. Prandaj të drejta të tilla politike realizohen praktikisht nëpërmjet shoqërizimeve politike, kryesisht me anë të partive politike..Por bëhet fjalë për të drejtën për t’i krijuar këto shoqata të tilla që të konsiderohen nga qytetarët vetë si të domosdoshme dhe të lira si për ekzistencën ashtu edhe për qëllimet e veta “ . (26-88)

Page 353: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

352

Edhe komunistët e mbrojnë sistemin shumëpartiak: “ Koncepti ynë për parlamentin, shkruan Santiago Karillo, vë kusht, natyrisht për një sistem shumëpartiak. Propaganda zyrtare në vendin tonë e mallkon dhe e fyen rëndë shumëpartitësinë. S’ është e domosdoshme të bëjmë polemikë me këtë propagandë: motivimet e saj janë të qarta. Ne, span-jollët, kemi një përvojë të hidhur për atë, që përfaqëson në kushtet e vendit tonë likuidimi i shumëpartitësisë. Mund të themi, lidhur me këtë, se dimë tashmë diçka. Çdo regjim duke u siguruar liri partive, bile me të gjitha përsosmëritë e veta, është njëmijë herë më i preferuar se ai i tashmi.

..Partitë, edhe me përsosmëritë specifike të tyre, janë elementë për-bërës demokratikë në jetënn politike të vendit, sepse ato pasqyrojnë interesat e ndryshme dhe pozitat e shtresave dhe klasave të ndryshme shoqërore. Madje, ato parti kryesitë e të cilave janë të bindura ndaj kapitalit monopolist, janë të detyruara, kur formohen lëvizje masive të opinionit shoqëror edhe në mesin e anëtarëve të vet, ta marrin para-sysh, në një farë shkalle, vullnetin e popullit. Nga ana tjetër, ekzisten-ca e partive dhe propaganda e tyre politike, kontribuojnë që masat popullore të interesohen për jetën e vendit dhe, në një farë shkalle, të marrin pjesë në të, dmth të veprojnë kundër asaj që mund ta quajmë indiferentizëm politik të popullit, për të cilën është i interesuar kapitali monopolist dhe të cilën ai e inkurajon “ . (46-88)

Santiago Karillo është i mendimit, që shumëpartitësia është e për-shtatshme jo vetëm në periudhën pas Francos, por edhe gjatë ndërtimit të socializmit. “ E kemi thënë jo një herë, se në Spanjë shumëpartitësia është e përshtatshme madje edhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Kjo nuk është ndonjë lloj manovre taktike e jona, por një koncept i

Page 354: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

353

tërë strategjik “ (46-89). Këtë e dikton rrethana që “ të krijosh sot so-cializmin nuk është detyrë ekskluzivisht e klasës punëtore, por edhe e grupeve dhe shtresave të tjera shoqërore “ , në idenë që sot paralelisht me forcat marksiste - leniniste, që përfaqësohen nga partia komuniste, ekzistojnë edhe tendenca të tjera socialiste, që mund të pasqyrohen në partitë e tjera politike, kontributi i të cilave është absolutisht i do-mosdoshëm për të krijuar një shoqëri të re, pa shfrytëziues dhe të shfrytëzuar “ . (46-89)

Në Spanjën e sotme, kundër sistemit njëpartiak dalin, ndonëse me ndrojtje, edhe organi i “ sindikatave vertikale “ - “ Pueblo “ , i cili në shkurt 1963, shkroi: “ Një parti e vetme nuk është metoda më e mirë, sepse në shoqëri ekzistojnë një spektër i gjërë idesh dhe opinionesh, nuk është, gjithashtu, i përshtatshëm sistemi ku ekzistojnë disa parti, sepse kjo të çon pashmangësisht drejt kaosit. Pikërisht për këtë arsye, është i domosdoshëm një rend i tillë, ku opinionet e kundërta mund të ekzistojnë pranë një ideologjie themelore. Ja përse është e domos-doshme t’i shfrytëzojmë trajtat pozitive të unitetit të shumëformësisë“.

Page 355: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

354

EPILOG

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, pas shkatërrimit të shteteve krye-sore fashiste, njerzimi i qytetëruar mori vesh me dhimbje shpirtërore për krimet e vërteta në shkallë të gjërë, të kryera nga regjimet totalitare fashiste.Tablloja u bë e qartë për herë të parë, mbi bazën e veprimeve të atyre regjimeve, po ashtu në bazë të dokumentave arkivore.

U bë e qartë veçanërisht, “ papërputhshmëria “ e “ vlerave “ themelore të fashizmit - partisë fashiste dhe shtetit fashist - me vlerën e personalitetit njerëzor. Në sfondin e kampeve të përqëndrimit, të dhomave të gazit, të maleve me kadavra dhe metodave për asgjësimin industrial të njerzëve del në pah humnera ndërmjet fashizmit dhe hu-manizmit. Shteti fashist, në parim, nuk mund të jetë human. Sepse kjo bie në kundërshtim me strukturën dhe natyrën e tij. Ai nuk mund ta pranojë personalitetin njerëzor dhe zhvillimin e tij të gjithanshëm si një vlerë më të madhe se vetja e tij.

Kuptohet, shteti fashist nuk e kundërshton personalitetin, por ai e paraqet veten e tij si shprehës të interesave të përbashkëta dhe themelore të personalitetit dhe të popullit, (të kombit). Në emër të këtyre intere-save gjoja të përbashkëta ai (përsëri në emër të popullit) godet çdo personalitet të veçantë. Dhe masa e stërmadhe filistine, e plogështuar dhe e budallallepsur nga propaganda e mbbështet atë qorrazi.

Duke iu kundërvënë thelbit antinjerëzor të regjimeve totalitare fashiste, OKB-ja, më 10 dhjetor 1948, pranoi një dokument me rëndësi historike. Në vend të sistemit të vlerave fashiste të flakur tanimë tej, ajo propozon një sistem demokratik dhe human, të pranueshëm për

Page 356: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

355

aleatët. Në këtë sistem, njeriu me liritë dhe të drejtat e veta themelore, vendoset më lart se të gjitha vlerat e tjera sociale.

Ky dokument është Deklarata e Përgjithëshme për të Drejtat e Nje-riut, e cila i flak tej, pikë për pikë, parimet, mbi të cilat u krijua sistemi fashist totalitar dhe ideologjia e tij. Në paragrafin 1 të kësaj deklarate ritingëllon marrëveshja e fuqishme nga “ Kontrata Shoqërore “ e Rous-seau-t: “ Të gjithë njerzit lindin të lirë dhe të barabartë për nga din-jiteti dhe të drejtat. Ata janë të pajisur me dhuntinë e mënçurisë dhe vetëdijën dhe janë të detyruar të sillen në marrëdhëniet e tyre me njëri tjetrin në frymën e vëllazërisë. “ Paragrafi i parë i deklaratës mohon shtyllat themelore të fashizmit: racizmin, nacionalizmin, shovinizmin, totalitarizmin.

Paragrafet që vijojnë theksojnë më kategorikisht vlerën e person-alitetit njerëzor. Sipas paragrafit 13: “ Çdo njeri ka të drejtën e jetës, lirisë, dhe imunitetit personal. Ky paragraf drejtohet kundër tezës themelore të fashizmit, për të cilën, njeriu dhe jeta njerëzore janë vetëm një mjet, me të cilin shteti i arrin qëllimet e veta. Hitleri e quante plotë-sisht të justifikuar, bile edhe humane, që t’i zhdukte të gjithë idotët, pleqtë dhe njerzit me sëmundje të pashërueshme, po ashtu, t’i steril-izonte ciganët, në mënyrë që shteti nacionalsocialist të mos ketë tel-ashe me to. Ata pengonin stabilitetin e shtetit, si rrjedhim, ata ishin të dëmshëm. Themeli ideologjik i këtij përfundimi është si vijon: gjithçka që e ndihmon stabilitetin, është e moralshme dhe gjithçka që e pengon atë, është e pamoralshme, prandaj duhet zhdukur. Jeta njerëzore ka kuptim vetëm në se ajo sjell dobi për “ bashkësinë “ fashiste.

Mbi bazën e këtij postulati ideologjik, nazizmi shfarosi edhe njerëz krejt të shëndoshë dhe normalë - kundërshtarët e vet politikë (ko-

Page 357: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

356

munistët, socialdemokratët, funksionarët sindikalistë), sepse ata nuk mund të ishin të dobishëm për çështjen e nacionalsocializmit.

Një rradhë e tërë paragrafesh në Deklaratën e Përgjithëshme për Të Drejtat e Njeriut, që ka lidhje me liritë themelore qytetare dhe politike, paraqet, gjithashtu, mohimin e sistemit totalitar fashist. Për shëmbull, paragrafi 9 hedh tutje të drejtën e shtetit për të arrestuar arbitrarisht, për të internuar dhe syrgjynosur qytetarët përdhunisht. Artikulli 10 e mohon praktikën për të bërë procese politike me dyer të mbylluara, kaq karakteristike kjo për fashizmin tipik, bile edhe kur ky i fundit provon të krijojë iluzionin për publicitet. Artikulli 11 e flak tej tezën e “ drejtësisë “ fashiste, që e pranon në heshtje, që të akuzuarin mund ta konsiderosh fajtor, para se sa ai të dënohet nga gjykata. Për këtë arsye, ndërmjet të tjerash, ai e lejon mbajtjen gjatë nën arrest që më parë të të akuzuarit ose praktikën e futjes së njerzëve në kampet e përqëndrimit pa ndonjë verdikt, veç mendimit të policisë.

Duke theksuar karakterin antitotalitar edhe artikulli 13 thotë: “ Çdo njeri ka të drejtë të transferohet me banim lirisht dhe ta zgjedhë

vendbanimin e vet të përhershëm në territorin e cilitdo shtet. Çdo njeri ka të drejtë ta braktisë çdo vend, përfshi edhe vendin e vet, po ashtu ka të drejtë të kthehet në atdhe “ . Këto liri janë ekspozuar më tej, në para-grafet 14 dhe 15, që përkatësisht thonë: “ Çdo njeri ka të drejtë, që për shkak të përndjekjes të kërkojë azil në një vend tjetër dhe ta shfrytëzojë këtë azillëk “ . “ Çdo njeri ka të drejtën e shtetësisë. Askush nuk mund ta privojë atë nga shtetësia ose nga e drejta për ta ndërruar atë “ .

Shprehje, veçanërisht të shkëlqyer pati kundërtia e demokracisë dhe e fashizmit në paragrafin 19, i cili shpall të drejtën e çdo qytetari që jo vetëm të ketë bindjet e veta, por edhe t’i shprehë ato publikisht dhe

Page 358: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

357

lirisht, pa u kufizuar nga shteti dhe pretendimet e tij për monopol në sferën ideologjike.

Artikulli 20 shpall që: “ Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë për mbled-hje dhe shoqata paqësore dhe askush s’ mund të jetë i detyruar të hyjë në cilindo shoqatë “

Tendenca antifashiste e Deklaratës duket veçanërisht në pikën 4 të artikullit 24, ku shpallet se “ çdo njeri ka të drejtë të krijojë shoqata sin-dikaliste dhe të hyjë në shoqatat sindikaliste në mbrojtje të interesave të veta “ . Me fjalë të tjera, sindikatat kanë për qëllim të mbrojnë interesat e punonjësve kundër pronarëve dhe shtetit të tyre, dhe jo e kundërta.

Kuptohet, këtu s’ është e domosdoshme as të citojmë të gjithë para-grafet e deklaratës, as t’i ritregojmë ato. Ne theksojmë vetëm ato që adresohen direkt kundër ideologjisë së fashizmit, pavarësisht nga for-ma e tij, në të cilën shfaqet.

Detyra jonë që vjen nga logjika e ekspozimit është të tregojmë lidhshmërinë historike ndërmjet shkatërrimit të fashizmit dhe daljes së Deklaratës së Përgjithëshme për Të Drejtat e Njeriut, që, në këtë rast, tingëllon si fitore e arsyes dhe e humanizmit mbi obskurantizmin fashist të shekullit XX.

Ky studim shkencor shpreh besimin tonë në parimet e shpallura në Deklaratën e Përgjithëshme pët Të Drejtat e Njeriut. Prandaj e konsid-erojmë që deklarata duhet të paraqesë një pjesë të pandarë të tij.

Autori

Page 359: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

358

PASTHËNIE

Duket e pabesueshme, por ne po përjetojmë ngjarje që kanë një rëndësi historike botërore: rënia e regjimeve totalitare komuniste në Evropën Lindore. Një sistem, që para një dhjetëvjeçari, mishëronte të ardhmen e njerzimit, është sot në procesin e dështimit. Është kaq shumë i kompromentuar, sa edhe komunistët nuk guxojnë ta mbrojnë më. Meraku kryesor i këtyre të fundit është se si të ndahen me të me sa më pak dhimbje, pa e humbur pushtetin. Por kjo po duket diçka e pamundur. Partia Komuniste, si parti sunduese, është një parti totali-tare dhe pas shkatërrimit të sistemit politik, me anë e të cilit ajo realizoi monopolin e vet absolut, me domosdoshmëri ajo e humbet pushtetin e saj.

Veç kësaj, ajo po del nga ky proces zbërthimi me kapitalet moralë dhe politikë të një partie të dështua, historikisht, që e udhëhoqi pop-ullin për dhjetëra vjeçarë drejt një utopie mashtruse dhe realizoi prak-tikisht një realiet politik të tmerrshëm të shekullit XX - shtetin totalitar.

Natyrisht, procesi i shkatërrimit rrjedh sipas rrugës kthyese. Ajo çka ka qënë veprimi i fundit në krijimin e tij, po bëhet hapi i parë në shkatërrimin e tij - po bie sistemi i raprezialjeve në format e tij më të mprehta, po bie. monopoli shpirtëror dhe veçanërisht ideologjik i partisë komuniste. Më pas, zbërthehet sistemi gjithëpërfshirës i orga-nizatave të dekretuara të masave. Po dalin parti politike dhe organizata masash të pavarura dhe në opozitë me shtetin. Pas ëndërrës shumë të thellë në djepin e shtetit totalitar , po zgjohet shoqëria qytetare, që dëshiron të jetë jo vetëm e pavarur nga shteti, por që edhe shteti të jetë i lighshëm. Po nis etapa e fundit e dështimit, kur partia komuniste është

Page 360: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

359

e detyruar të ndahet nga shteti financiarisht, në kuadër dhe strukturë, me të cilën shkatërrohet shtylla kurrizore e sistemit totalitar: bashkër-ritja organike e partisë dhe e shtetit.

Në vende të ndryshme ky proces ka forma dhe ritme të ndryshme, por ajo që është karakteristike përsëritet. Në Bashkimin Sovjetik gjërat zhvillohen në një mënyrë, në Poloni dhe Hungari në një mënyrë tjetër, në Rumani sipas një mënyrë të tretë e kështu me rradhë. Në vende të tilla si Gjermania Lindore dhe Çekosllovakia, regjimi totalitar u rrënua absolutisht në sytë tanë dhe kjo ndodhi brënda disa ditëve dhe disa javëve. Trysnia e fuqishme popullore, e cila nxorri nëpër rrugët e qyteteve të mëdha qindra dhe mijëra njerëz që këmbëngulnin për t’i çbërë institucionet shtetërore dhe partiake, si të kompromentuara, par-akushtoi rrënimin e tërë sistemit totalitar. Streset kolosale shoqërore dhe politike, që i ka pasur gjithnjë sistemi totalitar, në një moment të caktuar, kur u çliruan e shpërthyen dhe e fshinë fare atë vetë. As Partia komuniste e militarizuar, as monopoli absolut ideologjik dhe politik, as sistemi gjithëpërfshirës i organizatave formale të masave, as apara-ti policor shumë i madh dhe i gjithëfuqishëm nuk mundi ta pushojë betejën paqësore, jo të dhunshme, por mjaft masive, të fortë, këmbën-gulëse dhe konsekuente të popullit për demokraci.

Te ne, gjërat rrjedhin ngadalë dhe me vonesë pikërisht për shkak të mungesës së një trysnie masive popullore nga poshtë. Vetëm para një viti, lëvizja demokratike në Bullgari ka qënë më e fortë dhe e shprehur më kategorikisht se sa në Gjermaninë Lindore dhe në Çekosllovaki. Sot kemi mbetur shumë prapa. Shkakun e kësaj prapambetje duhet ta kërkojmë në rrethanat, që , para një viti, lëvizja ishte kryesisht në mje-diset e intelektualëve, ndërsa sot në të duhet të marrin pjesë një masë

Page 361: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

360

e madhe nga populli. Por pikërisht atje nuk mjafton aktiviteti politik i nevojshëm, energjia politike, që do duhej t’i shkatërronte strukturat dhe isntitucionet e flakura tej nga historia, t’i dëbonte ato nga jeta poli-tike, dhe të hapte rrugën për krijimin e shpejtë të institucioneve të vër-teta demokratike, të kushtetutës demokratike dhe të ligjeve demokra-tike.

Sado që mos të na pëlqejë, kemi lëvizur drejt qëllimit sipas një rruge evolutive, që është gjithmonë më e ngadaltë, më e vonuar dhe më tor-turuese. Disa ngushëllohen, se ajo është më e sigurt dhe pa rrezik, por kjo gjë është e dyshimtë. Mungesa e një trysnie masive, të fuqishme popullore, që e paralizon dëshirën për rezistencë, mund të shërbente si një tundim për restaurim - rrezik ky, që në një zhvillim të pafavorshëm të gjërave, për shëmbull në Bashkimin Sovjetik, mund të realizohej lehtësisht. Për shkak të lidhjeve tona tradicionale intime ekonomike dhe politike me Bashkimin Sovjetik, një luftë civile ose një diktaturë ushtarake në atë vend do të inkurajonte edhe forcat konservatore në Bullgari, që të kërkonin ndihmë të dhuna, aq më shumë që armët janë ende në duart e tyre, dhe strukturat kryesore totalitare kanë mbetur të pa shakatërruara. Është e qartë që ne s’ mund t’i kapërcejmë dot etapat. Na mungojnë disa etapa. Gjermanët bënë kryengritje punëtore më 1953 në një sërë qytetesh. Hungarezët më 1956 bënë një kryengritje të madhe popullore kundër regjimit stalinist të Rakoczi-t, dhe ndonëse të mbytyr në gjak nga ushtarët pushtues sovjetikë, u bënë një simbol bete-je për popujt e Evropës Lindore kundër sistemit komunist. Çekët dhe sllovakët më 1968 e shpallën “ Pranverën e Pragës “ , që shumë shpejt u shndërrua në vjeshtë nga acari shumë i ashpër i Traktatit të Varshavës. Polakët, që gjatë gjithë këtyre viteve kanë ngritur krye shumë herë,

Page 362: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

361

(1953, 1956, 1970) më 1980 krijuan sindikatën e pavarur “Solidarite-ti“. Bile edhe rusët, që ishin në qëndër të perandorisë totalitare, gjetën kurajo të ngrenë krye në metropol vetë, ndonëse pa shpresë. Vetëm te ne s’ ka ndodhur asgjë. Në Bullgari nuk u bë as ndonjë kryengritje, as ndonjë grevë politike apo demosnstratë studentore. Gjatë këtyre viteve, Evropën e përfshinë valët e lëvizjeve studentore të fuqishme, por që s’i arritën kurrë kufijtë tanë. Nuk kemi pasur ndonjë përvojë praktike se si ta shkatërronim sistemin totalitar. Nuk e bëmë një lojë të tillë provë dhe tani duhet të konpensojmë mungesat tona, si i thonë, në udhë e sipër. Ja përse opozita jonë e re duhet të luftojë me anë e të gjitha mjeteve të ligjshme për t’i shkatërruar strukturat totalitare shpejt dhe me efika-sitet, për t’i zbërthyer ato plotësisht, në mënyrë që procesi demokratik të bëhet i pakthyeshëm,, dmth ta kalojë atë Rubikon, prapa të cilit s’ ka më rrezik për restaurim dhe varianti i dhunshëm i kalimit praktikisht të përjashtohet. Në këtë kuptim, jemi në maksimum të interesuar që t’i afrohemi drejtpërdrejt modelit evropianolindor të kalimit të shpejtë nga totalitarizmi në demokraci dhe të largohemi nga “ perejstrojka “ sovjetike e ngadaltë dhe e vonuar.Vetëm kështu ne mund të ndihmo-jmë për ta shkatërruar pjesën e jashtëme të perandorisë sovjetike, dhe, me këtë, të ndihmojmë në proceset demokratike në Bashkimin Sovje-tik. E tillë është logjika objektive e gjërave : sa më shumë largohemi nga modeli sovjetik, aq më shumë ndihmojmë në proceset demokratike në të, ndihmojmë forcat demokratike në atë vend.

Mos të harrojmë, që Bashkimi Sovjetik është, para së gjithash, një perandori - perandoria totalitare e parë në histori. Rajhu i Tretë i Hit-lerit ishte perandoria e dytë totalitare, që jetoi vetëm 12 vjet e katër

Page 363: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

362

muaj dhe u zhduk në rrethana të jashtëzakonshme, kështu që nuk të tregonte dështimin normal, me etapa, rrugët dhe format e këtij procesi.

Fakti që Bashkimi Sovjetik, përveç se një shtet totalitar, është edhe perandori, e bën kalimin drejt demokracisë pakrahasim më të vështirë, se sa në çdo vend tjetër evropianolindor. Gjithmonë, kur një perandori demokratizohet, ajo kërcënohet nga një dështim shtetëror, veçanër-isht në se u mungon, në një moment, reformuesve të saj kurajoja e mjaftueshme dhe forca politike për t’u prirë proceseve demokratike të përshpejtuara.

Sofie, më 23 shkurt 1990.

Page 364: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

363

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1 Abush. Aleksandar : Pogreshnijat pet na jedna nacija, Sofie 19512 Alltari Paulo: Proishozhdenie fashizma, Moskë 19613 Antifashistskoje dvizhenie soprotivlenija v stranah Evropi v

godi Btoroj mirovoj vojni, Moskë 19624. Baço Janosh : Çto proishodillo za kulisami, Moskë 19655 Bllank A S. : Advokati fashizma, Moskë 19746 Bllank A. S. : Iz historii ranjevo fashizma v Germanii, Moskë

19787 Bjezimenski Ljev : Krajat na jedva legenda , Sofie 19788 Bolshaja Sovjetskaja Enciklopedija, vëllimi 449 Born Maks : Razmishljenija v vospominanija fizika, Moskë

197710 Botaj Xhuzepe: Korporativnjat stroj, Sofie 194211 Breht Bertoldt : Za teatra , Sofie 196412 Buhenvald : Dokumenti i soobshenija, Moskë 196213 Vasiljev A : Fashizm i vojnata, Sofie 194614 Villar Marsel Ot Bobof do Dimitrov, Sofie 194715 Vlladikin L : Adolf Hitler - Ideologiçna biografija , Sofie 194116 Vlladikin L. : Teoretiçen liberalizm i pollozhitelno derzhavno

pravo, Sofie 194017 Vollpe Xhoakino : Istorija na fashistkoto dvizhenie, Sofie 193418 Vsemirnaja Istorija, vëllimi IX Moskë 196219 Gallkin Aleksandar : Germanskij Fashizm, Moskë 196720 Garsia Hoze : Ispanija XH veka , Moskë 1967

Page 365: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

364

21 Henri Ernst : Jest li budusheje u neofashizma ?, Moskë 196222 Ginsberg L. I: Na puti u imperskuju kancelariju, Moskë 197223 Gramshi Antonio : Izbrannie proizvedjenija , vëllimi 1, Moskë

195724 Grishina R : Vozniknovjenie fashizma v Bollgarii (1919-1925),

Sofie 197625 Gernek Fridrih : Albert Ejnshtejn, Moskë 196626` Grenadov H I. Ksenofontov : Ispanija spustja 30 ljet, Moskë

196627 Gobels Jozef ABC na nacionalsocializma, Sofie 194328 Gobels Jozef : Duht na dnjeshnoto vremje, Sofie 194329 Gobels Jozef : Istinata vrhu Ispaniaja, Sofie 193730 Del Vekio : Xhorxhio Individ, derzhzva, korporacija, Sofie

194131 Xhakomo Açerbo : Zemedjelieto i bonifikacitje v Italija, Sofie

193232 Dimitrov Georgij :Nastuplenieto na fashizma i zadaçite na Ko-

munistiçeskija internacional Izbrani proizvedenija, Sofie 197233 Dimitrov Georgi : “ Pravovata sistema2 na germanskija fash-

izm Soçinenija, vëllim 10, Sofie 195434 Dimitrov Georgi: Iz beljezhki kem prisldata ( konspekt na

neproiznesena rjeç pred suda na 23 dekembri 1933 ) Izbrani proizvedenija, vëllim 4, Sofie 1972

35 Ditmer Hans : Germanskite zemedelski kooperacii v izgrazh-daneto na zemedelskoto stopanstvo, Sofie 1942

36 Ditrih Otto : Liçnost i obshestvo, Sofie 194137 Ditrih Otto: Filosofski osnovi na nacionalsocializma, Sofie 1941

Page 366: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

365

38 Ditrih Otto : Kas se oçertavat duhovnite osnovi na nova Evropa, Sofie 1941

39 Dokumenti i materiali ot naveçerieto na Vtorata svjetovna voj-na, Sofie 1949

40 Egorova N : Strana za reshjotkoj, Moskë 196141 Erenburg I. : Ubijstvoto na mateoti. Velikata zhertva na fashiz-

ma, Sofie 193142 Zilberfarb I .I .: Fashizm - vrag kulturi, Moskë 194143 Istorija na Vtorata svjetovna vojna 1939-1945 , vëllimi 5 ,Sofie

197844 Istorija fashizma v zapadnoj Evrope, Moskë 197845 Kazasov Dimo : Burni godini, Sofie 194946 Kariljo Santjago: Sled Franco - nakdje?, Sofie 196747 Karashan Elek : Ot llogova v Berhtesgadene na bunkera v Ber-

line, Moskë 196848 Kafka Franc : “ Proces “ Botimi i Progresit, Moskë 196549 Kin C. : Mif, realnost, literatura, Moskë 196850 Kolev Zheljazko: Sjuzt na bollgarskite nacionalii legioni, Sofie

197651 Kollomiec G. N : Oçerki novjeshiej istoriii Portugalii. Moskë

196552 Koks Evgenij : Moralnite doktrinii na fashizma ,Plovdiv 194653 Koelcu Zhoze Diash: Soprotivlenie v Portugalii ,Moskë 196354 Koriçnjevaja knjiga o podzhege Rejstaga, Moskë 193355 Krasnopjerov V : Nelegalnite v Buhenvld, Sofie 196156 Kolrojter Otto : Ustrojsvoto na germanskata vodaçestva der-

zhava, Sofie 1941

Page 367: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

366

57 Kunjall Alvaro : Portugalija: revoljuciaja na marshe vëllimi 1, Moskë 1978

58 Lajpciskijat proces 1933 - 1934 ( dokumenti ), Sofie 196059 Lebedjev N : Podgotovka Njurenbergskovo Procesa, Moskë

197560 Ledjak Irina : Nacistskie prestupniki i sudebnaja praktika FRG ,

Moskë 197361 Lenin V.I.: O karikature marksizma i ob “ ekonomiçeskom ma-

terializme “ Vepra të plotë, vëllimi 3162 Lenin V. I. : Imperializmt kato najvissh i poslednej stadij na ka-

pitalizma , Sofie 195863 Libkneht Larl : Militarizm i antisemitizm v svjazi s rasmo-

treniem internacionalnovo dvizhenija paboçej mollodjezhi, Moskë 1960

64 Longo Luixhi i Karlo Salinari : Mjezhdu reakciej i revoljuciej, Moskë 1974

65 Longo Luixhi : Narod Italii v borbje, Moskë 195266 Llopuhov Boris: Istorija fashistskovo rezhima v Italii, Moskë

197767 Majer G i P. Shtir : Fashizm i politiçeskij klerikalizm, Moskë

196368 Majskij I. M.: Kto pomogall Hitleru, Moskë 196269 Mallaparte Kurcio : Kaput , Sofie 196970 Malcuzhinskij Karol : Prestupniki nje hotjat priznat svojej vini,

Moskë 197971 Manhatan Avro : Çerniajt Internacionall, Sofie 1949

Page 368: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

367

71a Marks Karl i Fr. Engels : Vepra, vëllimi 1, Sofie 1957, faqe 263-264

72 Medvedkev Bor :Svidjetel obvinjenija, Moskë 197173 Mjezhdunarodnaja proletraskaja solidarnost v borbje s nastu-

pljeniem fashizma 1928 - 1932, Moskë 196074 Mjezhdunarodnaja solidarnost trudjashihsja v borbje s fash-

izmom, protiv rajazivanija Vtoroj mirovoj vojni 1933 - 1937 , Moskë 1961

75 Mjelnikov Daniel : Zagovort na 20 juli 1944 v Germanija, Sofie 1966

76 Milshejn M. A. : Zagovort sreshçu Hitler, Sofie 196377 Mitjev Vladimir : Yrverzhdavanie monarho - fashistkata diktat-

ura v Bollgarija 1934 - 1936 ,Sofie 197778 Mijaçko Ladislav : Smrta se nariça Engelhen, Sofie 196479 Mosli L. : Utraçenoe vremja. Kak naçallas Vtoroja miro-

voja vojna, Moskë 197180 Musolini Benito : Uçenieto na fashizma, Sofie 193481 Musolini Benito :Rjeç ,Sofie 194282 Musolini Benito : Mojat bojen dnjevnik 1915. 18, Sofie 193983 Natan Zhak Bjahme v: “ Enikoj “ , Sofie 196784 Njurenbergskij proces vëllim 1 Moskë 196085 Njurenbergskij proces, vëllim 2, Moskë 196086 Njurenbergskij proces, vëllim 3, Moskë 196087 Njurenbergskij proces, vëllim 4, Moskë 196088 Njurenbergskij proces ,vëllim 5 ,Moskë 196089 Njurenbergskij proces, vëllim 6 Moskë 196090 Njurenbergskij proces vëllim 7 Moskë 1960

Page 369: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

368

91 Pik Vilhelm :Izbrani rjeçi doklladi, statii Sofie 195492 Piht Verner :Krajat na iluziite, Sofie 194093 Plejn Ejbll :Ispanija bjez maska, Sofie 194994 Horgapashç A. I. : Njurenbergskij epilog, Moskë 196595 Horgapashç A. I : Ot Mjunhen do Njurenberg, Sofie 196496 Prajs Uorld : Poznavam tezi diktatorii ( Hitler i Musolini ), So-

fie 194197 Pazmerov V. V.: Ekonomiçeskaja podgotovka hitlerovskoj agre-

sii 1933-1935 , Moskë 195898 Rat Klaus Vilhelm : Znaçenie na napravljenieto na kapitalla za

pëllnata zaetost na narodnoto stopanstvo , Sofie 194299 Raushning Herman : Hitler mi kaza, Sofie 1944100 Reher Verner: Nacionalsocialistiçeskata organizacija za social-

ni grizhi v Germanija , Berlin 1943101 Riterbush Paul : Demokracija i diktatura, Sofie 1941102 Ris Kurt : Totalnijat shpiunazh , Sofie 1948103 Rozanov G. L.: Germanija pod vllastju fashizma , Moskë 1964104 Rozenberg Alfred : Borba za nob svjetogljed , Sofie 1941105 Rotshtejn Endrju : Mjunhenskij sgobor, Moskë 1959106 Romashkin : Prestuplenija protiv mira i çelloveçestva , Moskë

1967107 Sandomirskij German : Fashizm , Moskva - Peterburg 1923108 Semenov Julian : Shvatka , Moskë 1977109 Semirjaga M. I. : Antifashistskie narodnije vosstanija , Moskë

1965109a Semkov M : Evropa i fashizmt, Sofie 1979110 Sllobodskoj S. M. : Italjanskij fashizm i jego krah, Moskë 1946

Page 370: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

369

111 “ SS v djesvie “ ( Përmbledhje dokumentash ), Sofie 1961112 Stalijski Aleksandar : Fashistkoto-uçenie za derzhavata, Sofie

1929113 Sëdbonosni reshenija , Sofie 1961114 Telman Ernst : Izbranie rjeçi i statii, Sofie 1960115 Telman Ernst :Sëbitija v Germanija , Sofie 1932116 Toljati Palmiro: Lekcii o fashizme, Moskë 1974117 Ulbriht Valter: Izbrani rjeçi doklladi i ststii, Sofie 1965118 Fillatov G. S.: Krah italjanskogo fashizma, Moskë 1973119 Filipov I. F.: Zapiski o “ Tretjej Rehje “ ,Moskë 1966120 Fisher Ernst : Ognenijat signall, Sofie 1951121 Frank Hans : Pravni osnovi na nacionalsocialistiçeskata derzha-

va ,Sofie 1941122 Funk Valter : Stopanskiajat obraz na Nova Evropa, Sofie 1942123 Funk Valter : Noviajat stopanskij rjed v Evropa, Sofie 1942124 Hanshik D i I Prazhak : Atentat sreshu Hajndrih , Sofie 1966125 Hamshik D. : Genijat na posredsvenostta, “ Narodna Mlla-

dezh “ numër 24 i 24 XI, 1966126 Hegel : Istorija na filosofijata , vëllimi 1, Sofie 1961127 Hes Erik : Opasnostta ot fashizma, SHBA 1949128 Hitler A. : Rjeçi i prokljamacii , vëllimi 1 ,Sofie 1942129 Hitler A. : Rjeçi i prokljamacii ,vëllimi 2 ,Sofie 1943130 Shamler Hajndrih : Sushnost i zadaçi na peçata v Nova Evropa,

Sofie 1943131 Shishmanov Dimitër : Krv i karamfili v Lisabon , Sofie 1975132 Shpan Otmar : Sëshina na obshestoto. Kritika na individualis-

tiçnata demokracija i osnovi na novata dërzhava,. Sofie 1936

Page 371: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

370

133 Vaceg O. N. Marcuse A. Rosenberg : Fashismus und kapitalis-mus F/M 1967

134 Vaumont M. : La grande conjuration contre Hitler, P. 1963135 Boldt Cf.: La fin de Hitler, P. 1966136 Cartier R : Hitler et les generaux , P. 1962136a Churchill W. The Second World War. The Gathering, Storm,

London 1955 faqe 13137 David Claude : L’ Allemagne de Hitler, P. 1963138 Deutsche Geschichte in Daten, Berlin 1967139 Dietrich O : Der Nationalsocializmus als Weltanschaung und

Staatsgegenke “ GAWONS “ bd. 1 Gr.1 Btr.2140 Documents on Nazism 1919-1945, London 1954141 Dollman E. : J’etais l’interprete de hitler et de Moussolini, P. 1965142 Fabricius Hans : Das programm der Nationalsozialistischen

Deutschen Arbeiterpartei “ GAWONS “ bd.1 GR. 1 Btr.6143 Fabricius Hans: Organisatorischer Aufbau der NSDAP

“GAWONS”, Bd 1Gr 6 Btr 7144 Fritz Reinhardt : Vom Wesen der Volksgemeinschaft

“GAWONS” Bd.1 Gr.1 Btr 7145 Genevieve V. et J. Bouillon :Munich 1938 , P. 1964146 Gilbert G. M. : Nurenberg Diary , Neë York 1947147 Goebbels Diaries, New York 1948148 Gosset Pierre et Rene : Adolf Hitler , v.2, P. 1965149 Haupt Werner : La grande bataille de Hitler, P. 1966150 Hitler A.: Mein Kampf , Muenchen 1936151 Huber H. i A. Mueller : Das dritte Reich , Bd.1 M-ë-B 1964

Page 372: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

371

152 Kriech E : Nationalsozialistische Erziehung “ GAWONS “ Bd.1 Gr.1 Btr.9

153 Koelnische Zeitung, 23 Juni 1933154 Lemaitre H. : les faschismes dans l’histoire, P. 1959155 Marlio L. : Dictature ou liberte, P.1940155a Mumford L.: Faith for Living, Neë York 1940 faqe 118156 Nazi Conspiracy and aggression. Opinion and jugdement.,

Washington 1947157 Neesse G. Reichsjugendfuehrung, “ GAWONS “ Bd.1 Gr 1 Btr

10 B/W 1936158 Nolte E. : Three Faces of Fascism Action francaise, Italian Fas-

cism National Socialism, USA 1966159 Orlow Dietrich : The History of Nazi Party 1933-1945 , v.II,

Pittsburg 1973160 Politzer G. : Revolution et contrerevolution au XX siecle, P.

1947160a Rauschning H:. La revolution du nihilisme, Paris 1940161 Reich W. : La psychologie de masse du fascisme , P. 1972162 Ruhle G : Das Dritte Reich, Bd I Berlin 1933163 Ruhle G : Das Dritte Reich , Bd II Berlin 1933164 Ruhle G : Das Dritte Reich , Bd III Berlin 1935165 Ruhle G : Das Dritte Reich , Bd IV Berlin 1936166 Ruhle G : Das Dritte Reich, Bd V Berlin 1937167 Ruhle G : Das Dritte Reich , Bd VI Berlin 1938168 Ruhle G : Das Dritte Reich, Bd VII Berlin 1939169 Schmeer R.: Aufgaben und Auf bau der Deutschen Arbeitsfront

“GAWONS “ , Bd. II Br.51

Page 373: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

372

170 Snyder L. : Encyclopaedia of the Third Reich, Neë York 1976171 Speer A. : Erinnerungen Frankfurt/M - Berlin 1969172 Stuckart W.: Nationalsozialismus und Staatsrecht , “GAWONS”,

Bd 1 Gr II Btr. 15172a Sturzo don L. : Italie et le fascisme, Paris 1927 faqe 221173 Shirer W: Le troisieme Reich des origines a la chute , V.I, P.

1965174 Shirer W. : Le trisieme Reich des origines a la chute V.II, P. 1966175 Tschammer und Osten Sport und Leibesuebungen im national-

sozialistischen Staat, “GAWONS”, Bd. 1 Gr.1 Btr.10176 “Voelkischer Beobachter“ , 24 qershor 1933177 “Vorwaerts“ , Maersz 1933178 Wulf J.: Die Bildenden Kuenste im Dtitten Reich, Muenchen

1964179 Wulf J. : Theater und film im Dritten Reich, Muenchen 1963180 Wulf J. : Literatur und Dichtung im Dritten Reich, Muenchen

1963181 Zeman Z.: Nazi propaganda , Oxford 1973

Page 374: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

373

FOTOGRAFITË ILUSTRUESE

114 Hitleri, në të djathtë Goebbels, prapa Rudolf Hess, gjatë një mbledhje partie.

132 Hitleri duke qeshur, me këmishë të bardhë dhe kravatë, në mes të punëtorëve që përbënin një pjesë të madhe të elektoratit të tij

147 Hitleri duke folur me gjuhën e një ariani, ndikon psikologjikisht mbi auditorin.

155 Qindra mijëra të rinj gjermanë, gjatë një manifestacioni tipik nazist.

162 Qeveria naziste futi shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në foto civilë të rinj duke punuar në një kanal, para se të hynin në ush-tri.

166 Roem, komandant i trupave SA, ushtrisë partiake, i cili u asgjë-sua nga Hitleri .

175.1 Gjergj Dimitrovi në Gjyqin e Leipzigut.175.2 Hitleri takon përzëmërsisht, nën hijen e kryqeve të thyer, një

prelat të lartë.207 Ministri i jashtëm i Mussolinit, Gaetano Ciano gjatë një vizitë

në Mynih takohet me Hitlerin dhe Ribentroppin.254 Pamje nga beteja e Stalingradit ku rane robër 330 000 ushtarë

gjermanë.256.1 Stalini, njëri nga protagonistët e ndeshjes titanike, në një fjalim

në nëntor 1941 për mbrojtjen e Moskës.256.2 Hitleri me të dashurën e tij Eva Braun që e mbante gati të izoluar

nga publiku.

Page 375: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

374

256.3 I treti nga e majta, feldmareshalli Paulus, në vitin 1942, së bash-ku me ushtarakë të tjerë të lartë.

264 Hannoveri i shkatërruar nga bombarduesit aleatë në nëntor 1943.

266 Edhe Berlini nuk u shpëtoi sulmeve ajrore të aleatëve në vitin 1944. Katedralja e Shën Paulit në zjarr.

280 Hitleri me Bormannin në ditët e fundit të tij.282 Gjenerali Keitel, në të djathtë të tij gjenerali Stumpf, në të majtë

admirali Friedeburg, gjatë nënshkrimit të aktit të kapitullimit në rezidencën e mareshallit Zhukov, më 8 maj 1945.

285 Gjyqi i Nyrembergut, që dënoi udhëheqësit e lartë nazistë.

Page 376: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

375

PARATHËNIE

Disa fjalë për autorin .................................................................................. 3Parathënie për botimin shqip: SHTETI TOTALITAR DHE HUMBËSIT… ............................................................................................. 5Në vënd të parathënies: “FASHIZMI“ OSE BIOGRAFIA POLITIKE E LIBRIT.................................................................................. 9SHËNIME HYRËSE ................................................................................. 38I. Aktualiteti i temës ................................................................................. 392. Përkufizimet e shumënumurta të fashizmit ...................................... 453. Nocioni për shtetin totalitar................................................................ 49

KAPITULLI I ..................................................................................52STRUKTURA E SHTETIT FASHIST .................................................... 52I. VENDOSJA E SISTEMIT NJËPARTIAK .......................................... 52II. Bashkërritja e Partisë fashiste dhe e shtetit ...................................... 721. Bashkërritja e shtetit me aparatet partiake ........................................ 722. Partia fashiste - “shtet brënda shtetit “ .............................................105III. UNIFIKIMI I TËRË JETËS SHOQËRORE ..................................117IV. Unifikimi i jetës shpirtërore ............................................................153V. MËNYRA E TË MENDUARIT TOTALITAR DHE KULTI I UDHËHEQËSIT KOMBËTAR ............................................................186VI. Kampet e përqëndrimit ...................................................................224VII. LIDHJA NDËRMJET ELEMENTËVE NË STRUKTURËN E SHTETIT FASHIST ...........................................................................236

Page 377: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

376

KAPITULLI II ..............................................................................247VEÇANTITË FUNKSIONALE TË SHTETIT FASHIST ..................247I. Spiunazhi total .....................................................................................2472. Propaganda e paskrupull ...................................................................2533. Nevoja për izolim ...............................................................................2594. Nevoja e vazhdueshme për rrezikun e jashtëm të maskuar ..........2625. Papajtueshmëria ndërmjet fashizmit dhe demokracisë ................267

KAPITULLI III .............................................................................298KARAKTERISTIKA INTEGRALE E SHTETIT TOTALITAR .......2981. A mund të përmbyset shteti totalitar “nga poshtë“ ........................2982. Tri forcat e armatosura të shtetit fashist ..........................................3033. Dallimi ndërmjet shtetit fashist dhe diktaturës ushtarake ............3094. Ndryshim i ndërmjet shteteve fashiste dhe shteteve autokrate ....3115. Shteti fashist e shtyn botën drejt totalitarizmit...............................3156. Bazat ekonomike të shtetit fashist ....................................................3197. Shteti fashist - pjellë e shoqërisë industriale ...................................325

KAPITULLI IV .............................................................................330SHPARTALLIMI I SISTEMIT FASHIST ............................................3301. Ndarja e partisë fashiste nga shteti ...................................................3302. Partia fashiste në opozitë me shtetin ...............................................3343. Shkatërrimi i sistemit të organizatave të dekretuara të masave ....3374. Diktatura ushtarake - një hallkë kalimtare e fashizmit drejt demokracisë liberale ..............................................................................3425. Synimi spontan drejt sistemit shumëpartiak ..................................347

EPILOG ...................................................................................................354PASTHËNIE ............................................................................................358LITERATURA E SHFRYTËZUAR ......................................................363FOTOGRAFITË ILUSTRUESE ............................................................373

Page 378: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

Katalogimi në botim – (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

329.18(4)(091) 321.64(4)(091) 94 Zhelev, Zheliu Fashizmi : (shteti totalitar) / Zheliu Zhelev ; përktheu në shqip Bardhyl Selimi. – Prishtinë : Filozofia Urbane, 2014. - 377 f. ; 21 cm. – (Kolona Filozofi) Disa fjalë për autorin : f. 3-4. Parathënie për botimin shqip / Adem Demaçi : f. 5-7. - Pasthënie : f. 358-362. – Literatura e shfrytëzuar : f. 363-372. 1.Selimi, Bardhyl ISBN 978-9951-641-72-2

Page 379: Zheliu-Zhelev - Fashizmi

9 789951 641722

ISBN 978-9951-641-72-2