zbardhen diskutimet me dyer të kas sot vendos për fatin

24
CMYK Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected] E Mërkurë 12 Maj 2021 Ç m i m i 2 0 l e k ë Rama hedh piketat për qeverinë e re, mbledh në Dajt ministrat dhe u kërkon llogari për punën, kush nuk ka përmbushur detyrat largohet Faqe 6-7 Pas Dedjes, Lulos dhe Selimit, gati sekuestrimi i pasurisë edhe për 7 emra të tjerë të ngelur në veting, rrezikojnë edhe 3 vite burg Faqe 2 Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen për shkarkimin e Metës, javën e ardhshme thirret presidenti për të raportuar, ja kalendari i punës Paralajmërimet e kreut të SPAK dhe hapja e dosjeve të bujshme kanë nisur të shqetësojnë politikën. Më 10 maj ishte Dita e Drejtësisë dhe krerët më të lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, sëbashku... Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen me raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas disa përplasjeve të shtrira në kohë dhe akuzave në distancë, mazhoranca socialiste më 8 maj një ditë... Faqe 5 Faqe 4 SPAK alarmon politikën, Ilir Meta nis sulmet ndaj prokurorëve pas hapjes së dosjeve të bujshme, afera CEZ-DIA shqetëson presidentin KAS sot vendos për fatin e zgjedhjeve, Celibashi dhe juristët paralajmërojnë rrëzimin e kërkesave të opozitës, ripërsëritja e votimit mision i pamundur Basha nis takimet në bazë dhe iu çon mesazh kritikëve, i prerë se nuk do të njohë zgjedhjet, premton vijimin e betejës për përmbysjen e regjimit Vijojnë diskutimet në BE për negociatat me Tiranën dhe Shkupin, instalimi i shtetit ligjor kyç për mbledhjen e parë ndërqeveritare Hyn në fuqi vendimi, ja si do të verifikohen familjet që kanë mashtruar me dokumentet për të përfituar ndihmë ekonomike Komisioni iAnkimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot nëse do të kemi ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni i Ankimimeve do të mblidhet ditën e sotme, nga ku nisë shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara pranë KQZ nga partitë opozitare në vend, të cilat kërkojnë... Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh dje ku ka folur për manipulim- in e votave, mosnjohjen e zgjedhjeve dhe ka dhënë reagime ndaj kritikëve.Lideri demokrat gjatë takimit të zhvilluar me qytetarët në Durrës... Bashkimi Europian ka vijuar gjatë ditës së djeshme diskutimet për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, ditën e djeshme u zhvillua... Ka hyrë dje në fuqi vendimi,i cili do të ndëshkojë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin për asistencë sociale dhe kanë marrë para të pamerituara. Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin përmes të cilit do të krijohet një grup... & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Besi BEKTESHI “Bashkim-ndarja” Tiranë- Shkup, telenovela e mërzitshme e BE Nga Bujar LESKAJ Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së shtetit në Shqipëri Nga Pirro PRIFTI A mund shkruhet historia e Shqipërisë nga akademikë të indoktrinuar? Faqe 8 Faqe 9 Faqe 10 Faqe 11 Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në PS, Rama përgatitet për zgjedhje vendore, ja si do të jenë raportet me PD dhe plani për të shkrirë LSI Hetimet për dosjet e bujshme, shumica e prokurorëve të SPAK merren në mbrojtje, FBI dhe DEA trajnim hetuesve të BKH deri në korrik Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme duken të vendosur për të mos toleruar askënd.Të hënën ishte Dita e Drejtësisë dhe të gjithë krerët e or- ganeve të reja lëshuan mesazhe të forta duke ua bërë të qartë vartësve se nuk mund të ketë lëshime përballë krimit të organizuar, të korruptuarve dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin. Sigurisht detyrën më të rëndë e kanë prokurorët e SPAK pasi ata hetojnë dy kategori të rrezikshme... Faqe 3

Upload: others

Post on 20-Oct-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

CMYK

Rruga Industriale, Kashar E-mail: [email protected]

E Mërkurë 12 Maj 2021

Çmimi 20 lekë

Rama hedh piketat për qeverinë e re, mbledh në Dajt ministrat dhe u kërkon llogari për punën,

kush nuk ka përmbushur detyrat largohet

Faqe 6

-7

Pas Dedjes, Lulos dhe Selimit, gati sekuestrimi i pasurisë edhe për 7 emra të tjerë të ngelur në veting, rrezikojnë edhe 3 vite burg

Faqe

2

Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen për shkarkimin e Metës,

javën e ardhshme thirret presidenti për të raportuar, ja kalendari i punës

Paralajmërimet e kreut të SPAK dhe hapja e dosjeve të bujshme kanë nisur të shqetësojnë politikën. Më 10 maj ishte Dita e Drejtësisë dhe krerët më të lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, sëbashku...

Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen me raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas disa përplasjeve të shtrira në kohë dhe akuzave në distancë, mazhoranca socialiste më 8 maj një ditë... Faqe 5Faqe 4

SPAK alarmon politikën, Ilir Meta nis sulmet ndaj prokurorëve pas

hapjes së dosjeve të bujshme, afera CEZ-DIA shqetëson presidentin

KAS sot vendos për fatin e zgjedhjeve, Celibashi dhe

juristët paralajmërojnë rrëzimin e kërkesave

të opozitës, ripërsëritja e votimit mision i pamundur

Basha nis takimet në bazë dhe iu çon mesazh kritikëve, i prerë se nuk do të njohë zgjedhjet,

premton vijimin e betejës për përmbysjen e regjimit

Vijojnë diskutimet në BE për negociatat me Tiranën dhe Shkupin, instalimi i shtetit ligjor kyç për mbledhjen e parë ndërqeveritare

Hyn në fuqi vendimi, ja si do të verifikohen familjet që kanë mashtruar me dokumentet për të përfituar ndihmë ekonomike

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot nëse do të kemi ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. Komisioni i Ankimimeve do të mblidhet ditën e sotme, nga ku nisë shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara pranë KQZ nga partitë opozitare në vend, të cilat kërkojnë...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh dje ku ka folur për manipulim-in e votave, mosnjohjen e zgjedhjeve dhe ka dhënë reagime ndaj kritikëve. Lideri demokrat gjatë takimit të zhvilluar me qytetarët në Durrës...

Bashkimi Europian ka vijuar gjatë ditës së djeshme diskutimet për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, ditën e djeshme u zhvillua...

Ka hyrë dje në fuqi vendimi, i cili do të ndëshkojë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin për asistencë sociale dhe kanë marrë para të pamerituara. Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendimin përmes të cilit do të krijohet një grup...

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Besi BEKTESHI

“Bashkim-ndarja” Tiranë-Shkup, telenovela e mërzitshme e BE

Nga Bujar LESKAJ

Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së

shtetit në ShqipëriNga Pirro PRIFTI

A mund shkruhet historia e Shqipërisë nga akademikë

të indoktrinuar?

Faqe 8

Faqe 9

Faqe 10

Faqe 11

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në PS, Rama përgatitet për

zgjedhje vendore, ja si do të jenë raportet me PD dhe plani për të shkrirë LSI

Hetimet për dosjet e bujshme, shumica e prokurorëve të SPAK merren në mbrojtje, FBI

dhe DEA trajnim hetuesve të BKH deri në korrikProkurorët e Prokurorisë së Posaçme duken

të vendosur për të mos toleruar askënd. Të hënën ishte Dita e Drejtësisë dhe të gjithë krerët e or-

ganeve të reja lëshuan mesazhe të forta duke ua bërë të qartë vartësve se nuk mund të ketë lëshime përballë krimit të organizuar, të korruptuarve dhe

kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin. Sigurisht detyrën më të rëndë e kanë prokurorët e SPAK pasi ata hetojnë dy kategori të rrezikshme... Faqe 3

GAZETA SOT2 E Mërkurë 12 Maj 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet vendimi i KPK për gjyqtaren e Apelit Vlorë, ja përse u shkarkua nga detyra Klodiana Gjyzari

Më 1 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kuali-fikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari, pas përfundimit se ajo nuk arriti nivelin e besueshëm për pasurinë dhe në vlerësimin tërësor të çështjes, për cenim të besimit të publikut te drejtësia. Trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin kon-statoi mungesa financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive, kryerjen e investimeve gjatë periudhës së rivlerësimit 2003-2016. Gjithashtu u konstatua konflikt interesi në blerjen e një apartamenti tek një shoqëri ndërtuese, që kishte qenë palë paditëse në një proces të shqyrtuar prej Gjyzarit, disa muaj para se ajo ta dispononte këtë pasuri. Ndërkohë, Komisioni ka rrëzuar si

të pabazuar një raport të dytë të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje të subjektit të rivlerësimit për veprime të kundërligjshme në sis-temin e drejtësisë. Për blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 102 m2 në Vlorë me çmim 3 milionë lekë në vitin 2006, gjyqtarja Gjyzari ka deklaruar si burim paratë e ish-bashkëshortit në shumën 3.5 milionë lekë, të dhëna prej prindërve të tij pas shkëputjes nga ekonomia e përbashkët në vitin 2001. Sipas “BIRN”, Gjyzari ka shpjeguar se kjo vlerë përbëhet nga shuma 1 650 000 lekë, që rrjedh nga shitja e një apartamenti në Berat në prill të vitit 2001 dhe diferenca nga të ardhurat e nxjerra nga aktiviteti i përbashkët tregtar. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Gjyzari nuk

ka provuar burimin e ligjshëm të kësaj pasurie, pasi prindërit e ish-bashkëshortit nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për dhënien e shumës së pretenduar prej 3.5 milionë lekësh. Kur është pyetur nga Komisioni lidhur me faturat e energ-jisë elektrike dhe të ujit, Gjyzari ka deklaruar se apartamenti u është dorëzuar në korrik të vitit 2004, pavarësisht se kontrata e shit-blerjes është nënshkruar në 2006-n. Sipas trupit gjykues, Gjyzari e ka përdorur këtë pasuri në periudhën 2004-2006 pa kundërshpërblim dhe nuk e ka pasqyruar këtë fakt në deklaratat periodike të viteve 2004 dhe 2005. Komisioni ka evidentuar se subjekti ka shqyrtuar në vitin 2003 një çështje me palë paditëse shoqërinë ndërtuese, që disa muaj më vonë i ka dhënë në disponim aparta-

mentin me sipërfaqe 102.22 m2. Nga verifikimi i çështjes gjyqësore ka rezultuar se Gjyzari i ka dhënë të drejtë shoqërisë ndërtuese, që padiste pronarët e truallit ku do të ndërtohej një pallat. Sipas trupit gjykues, gjyqtarja Klodiana Gjyzari është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit me shoqërinë ndërtuese gjatë transaksionit për blerjen e apartamentit, nën çmimin e tregut dhe përdorimin e tij pa kundërshpërblim për 2 vjet. Pamundësi financiare është konstatuar edhe për blerjen e një automjeti tip “Volkswagen Golf” në vitin 2016 për çmimin 100 mijë lekë, ku si burim krijimi ka deklaruar kursimet. KPK vëren se subjekti nuk ka deklaruar pakësimin e gjendjes cash dhe konkludon se Gjyzari ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për këtë pasuri.

Pas Bashkim Dedjes, Lulos dhe Selimit, gati sekuestrimi i pasurisë edhe për 7 emra të tjerë të ngelur në veting, rrezikojnë edhe 3 vite burg

Ja detajet e hetimeve të SPAK ndaj të ngelurve në veting

Të ngelurit në veting rrezikojnë të shkojnë për ndjekje penale dhe të humbasin pasuritë. Pak ditë më parë Prokuroria

e Posaçme sekuestroi pasuritë e Bash-kim Dedjes, Fatos Lulos dhe Shkëlqim Selimit, ndërkohë që të rrezikuar janë edhe 7 persona të tjerë. Sinjalet janë dhënë nga kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili në një intervistë të hënën deklaroi se janë intensifikuar hetimet edhe për emra te tjerë. “Po kemi një procedim penal që e kemi bërë dhe njoftim publik. Ka një hetim patjetër ku deri në këto momente ne kemi konkluduar 3 nga ish-gjyqtarët bazuar në ligjin antimafia, kemi sekuestruar pasuritë me vendim gjykate dhe ndërkohë po vazhdon hetimi penal. Janë nën hetim për veprën deklarim i rremë të pasurisë. Pjesa tjetër pastaj është nën hetim”, tha ai. Kreu i SPAK në qëndrimin e tij e ka fjalën për një padi të bërë nga avokati Fran Dashi. Hetimet ndaj ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të ngelur në veting nisën pikërisht nga kjo padi. Kjo do të thotë se përveç 3 emrave të parë, janë dhe 7 të tjerë në listë që rrezikojnë të humbin pasurinë. Gazeta ka siguruar padinë e avokat Dashit dhe përveç Dedjes, Lulos dhe Selimit, të paditur janë: Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë; Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; Edmond Isla-maj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë; Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese; Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Pra edhe këta emra rrezikojnë t’u sekuestrohen pasuritë, sikundër ka ndodhur me kolegët e tyre.

Hetimet penalePërveç sekuestrimit të pasurive,

ndaj 10 emrave në fjalë ka nisur dhe hetimi penal për fshehje pasurie. Kjo do të thotë se të gjithë rrezikojnë të shkojnë në gjykatë. Rasti më i fundit është ai i ish-Kryeprokurorit Adria-tik Llalla, i cili është në gjykatë dhe prokuroria ka kërkuar 2 vite burg për ta. Nëse të 10 emrat nën hetim do të shkojnë në gjykatë, ata rrezikojnë

Komisioni i Ligjeve miraton dy marrëveshje

Në drejtimin e kryetarit, z. Ulsi Manja, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen virtuale të radhës shqyrtoi dy projektligje dhe projekt-rezolutën për vlerësimin e punës së zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për periudhën shkurt-dhjetor të vitit 2020. Fillimisht në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi u shqyrtua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Re-publikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”, i cili u prezantua nga z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe stafi teknik i MIE dhe KESH dhe u relatua nga deputeti Edmond Leka. Zëvendësministri Bejtja sqaroi se pro-jektligji mundëson marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga Kfw-ja.

Vijon rënia e infektimeve me Covid-19

Numri i infektimeve me Cov-id-19 vijon të mbetet i ulët. Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezul-tuar pozitivë 50 qytetarë. Rastet pozi-tive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sa-randë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi in-tensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç.

dënimin deri në 3 vite burg. Neni 257/a i Kodit Penal është ai që parashikon një dënim të tillë. “Refuzimi për dekla-rimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa adminis-trative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka

detyrimin ligjor për deklarim, dëno-het me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Të dorëhequrit Por përveç të ngelurve në veting, në

skaner pritet që të kalojnë dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të dorëhequr. Pra precedenti “Llalla” pritet që të fundosë shumë emra. Por të rrezikuar nga ky skenar janë padyshim trupa

gjyqësore që amnistoi presidentin nga afera e bllokut 700 mijë euro. Meta doli i larë nga videoja me Dritan Priftin. Ata që e shpëtuan ishin anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sot të gjithë janë jashtë sistemit, njëri ka ngelur dhe 3 të tjerë janë dorëhequr. Ndërkohë pritet që të ketë dhe zhvillime nga prokuroritë e rretheve për të ngelurit në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Kuadri i negociatave duhet të miratohet nga Këshilli dhe duket të pasqyrojë faktin që Shqipëria i ka zbatuar me sukses pesë prioritete, të tilla si: nisjen e procedurave penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar gjatë procesit të Vettingut për sjellje kriminale, nisjen e procedurave ndaj personave të akuzuar për blerje të votës, një goditje të dukshme të krimit të organizuar e korrupsionit në të gjitha nivelet, duke përfshirë nisjen e procedurave dhe plotësimin e procedimeve të para ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë e

politikanëve, progres të dukshëm në reformën e admin-istratës publike, zbatimin e reformës së ligjit elektoral, si dhe vendimin përfundimtar rreth ligjshmërisë së zg-jedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, po ashtu sikurse edhe përparim të mëtejshëm në zbatimin e mbetur të legjislacionit të vitit 2017 lidhur me kuadrin ligjor në mbrojtje të pakicave kombëtare, miratimin e ligjit për censusin e popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe përparim në procesin e reg-jistrimit të pronave”, thuhet në raportin e BE.

JA KUSHTI I BE PËR TË NGELURIT NË VETING

Kreu i SPAK në qëndrimin e tij e ka fjalën për një padi të bërë nga avokati Fran Dashi. Hetimet ndaj ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese të ngelur në

veting nisën pikërisht nga kjo padi...

1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

3. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

4. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

5. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

6. Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

emrat e tjerë të paditur në SPAK

7

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Thellohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA, Komisioni i Sigurisë miraton marrëveshjen e ekstradimit

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka mirat-uar dje marrëveshjen dypalëshe të ekstradimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në 22 dhjetor të vitit 2020. Traktati i jep fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve, ndërsa personat e kërkuar për ndjekje penale për një krim të ekstradueshëm do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në reagimin e saj, lidhur më

këtë marrëveshje të miratuar, u shpreh se falë kësaj marrëveshje, të arratisurit, kriminelët si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA nuk do t’i fshihen më drejtësisë. Ajo theksoi se çdo per-son që duhet të ekstradohet do t’i dorëzohet drejtësisë. “Komisioni i Sigurisë Kombëtare i Kuvendit kalon Traktatin e Ekstradimit SHBA-Shqipëri firmosur në 22 dhjetor 2020. Një dëshmi partneriteti në rritje Tiranë-Uash-ington prej Traktatit të Parë në 1 mars 1933. Nuk ka strehë për të fshehurit nga drejtësia, të arratisurit, kriminelët as në Shqipëri dhe

as në SHBA. Cilido në kërkim për t’u ndjekur penalisht apo kryerjen e dënimit për një krim të ekstradueshëm do t’i dorëzohet drejtësisë. Një armë e fortë më shumë për t’i treguar krimit se nuk i shpëton ndëshkimit”, nënvizon Gjonaj. Ndër të tjera, ministrja bëri me dije edhe ob-jektivat e projektvendimit. Ajo u shpreh se ndër objektivat kryesore, janë lehtësimi i procesit të ekstradimit të personave, bashkëpunim më efektiv midis dy vendeve si edhe lehtësimi i pengesave ligjore për ekstradimin e personave. “Objektivat kryesorë të projektvendimit konsis-

tojnë, ndër të tjera, në: krijimin e një kuadri të ri rregullativ, në lidhje me aplikimin e ekstradimit ndaj shtetasve të shteteve nënshkruese të traktatit, lehtësimin e funksionimit të procesit të ekstradimit ndërmjet palëve, garantimin e bashkëpunimit sa më të efektshëm ndërmjet palëve, për të luftuar krimin, eliminimin e pengesave ligjore ndaj ekstradimit të shtetasve të shtetit të kërkuar për ndjekje penale, ose për kryerjen e një dënimi në shtetin kërkues, duke marrë masat e nevojshme për ekstradimin e këtyre shtetasve”, tha ajo.

Hetimet për dosjet e bujshme, shumica e prokurorëve të SPAK merren në mbrojtje, FBI

dhe DEA trajnim hetuesve të BKH deri në korrik

Prokurorët e SPAK marrin masa për të përballuar presionet e kërcënimet

Kliti TOPALLI

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme duken të ven-dosur për të mos toleruar askënd. Të hënën ishte

Dita e Drejtësisë dhe të gjithë krerët e organeve të reja lëshuan mesazhe të forta duke ua bërë të qartë vartësve se nuk mund të ketë lëshime përballë krimit të organ-izuar, të korruptuarve dhe kujtdo tjetër që ka shkelur ligjin. Sigurisht detyrën më të rëndë e kanë proku-rorët e SPAK pasi ata hetojnë dy kategori të rrezikshme: Krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta. Kjo do të thotë se presioni ndaj tyre është shumë i lartë. Përveç akuzave dhe sulmeve në media, duket se ka dhe presione përmes telefonave dhe mënyrave të tjera për të qenë sa më të sigurt dhe për të shmangur ndikimin nga jashtë, mësohet se një pjesë e madhe e prokurorëve të SPAK janë në mbrojtje nga policia dhe Garda. Duke qenë se ata kanë marrë në dorë dosje të bujshme, janë marrë masa që ata të kenë mbrojtje fizike. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga vetë kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili në një intervistë e bëri të qartë se asgjë nuk i ndal prokurorët të bëjnë punën e tyre. “Aty ne jemi përzgjedhur të gjithë për t’i për-balluar këto presione, kemi kushte shumë të mira pune dhe trajtim të mirë kështu që po e kryejmë aktiv-itetin tonë si normalisht pa asnjë problematikë. Një pjesë e proku-rorëve janë nën mbrojtje për shkak të rasteve që kanë proceduar ose janë duke proceduar. Megjithatë kjo nuk na pengon të vazhdojmë punën tonë”, tha Kraja në një intervistë tel-evizive. Që kur u ngrit SPAK dihej se presioni do të ishte i madh, prandaj në ligj është vendosur që prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët e posaçëm të jenë në monitorim. Tabulatet telefonike të tyre do monitorohen pasi Byroja e Hetimit të jetë gati. Po ashtu edhe llogaritë bankare janë në monitorim për të shmangur çdo lloj korrupsioni. Ndërkohë mbrojtja e prokurove vjen në një kohë kur ata kanë në dorë shumë dosje të bujshme, si të krimit të organizuar ashtu edhe të korrupsionit politik.

Ngritja e BKHSPAK ka pak më shumë se 1 muaj

që është ngritur dhe ka dhënë sinjale se do kthehet drejtësia që kërkohet. Disa dosje të bujshme janë hapur, por ka dhe shumë të tjera që priten me interes. Një organ që do të ndihmojë shumë që të shkohet te dosjet e bu-jshme është padyshim Byroja Kom-bëtare e Hetimit. Këtë javë 28 hetues të saj do të marrin zyrtarisht detyrën dhe më pas do të nisin një proces trajnimi. Sipas informacioneve deri

në muajin korrik ata do të kalojnë në patronazhin e FBI, DEA-s amerikane dhe të Antimafies Italiane. Ata do të trajnohen si për të qëlluar me armë, ashtu dhe për teknikat e hetimit që nga grupet kriminale, bandat e drogës e deri të korrupsioni në nivele të larta. Pra duket se sinjalet po jepen nga dita në ditë se do të shkojmë te dosjet e bujshme. Vetë kreu i SPAK, Arben Kraja ka qenë ai që ka dhënë detaje se Byroja e Hetimit brenda korrikut nis punën. “Vitin e kaluar ne kemi

qenë të ngarkuar përveç punës së përditshme, por edhe me përzgjedhjen e Byrosë Kombëtare. U përzgjodh dre-jtori, pastaj hetuesit. Kemi arritur tani grupin e parë ku këtë javë emërohet grupi i parë i Byrosë Kombëtare të He-timit. Janë 28 hetues të Byrosë, të cilët po vazhdojnë po trajnohen në FBI, në DEA, në Itali dhe nga autoritetet këtu në Shqipëri dhe besojnë se në fund të muajit korrik do të jenë efektivisht të gatshëm për të filluar detyrën”, tha ai në një intervistë televizive.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj Shërbime të Policisë Gjyqësore. Qëllimi i tyre është të rrisë bashkëpunimin dhe komunikimin midis Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të tjera, si dhe të ndihmojë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Oficerët nga shërbimet e policisë gjyqësore konkurrojnë për të punuar pranë

shërbimeve të policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për një periudhë pesë vjeçare. Gjatë këtij mandati, ata paguhen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, raportojnë tek Zëvendësdrejtori dhe do të vlerësohen nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata janë të pavarur prej institucionit të tyre dhe vendosen nën varësinë proce-duriale hetimore të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Roli i Policisë Gjyqësore në hetimin e të korruptuarve

Në luftën ndaj korrupsionit do të kenë detyrime dhe organet e tjetra shtetërore. Sipas nenit 28, të gjithë organet e pushtetit shtetëror dhe të gjitha subjektet juridike të cilët, në kryerjen e aktiviteteve të tyre, vihen në dijeni për vepra të korrupsionit, njoftojnë menjëherë Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, sipas ligjit Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e informacionit

apo bazat e të dhënave të administruara nga institucio-net shtetërore, që përmbajnë informacionin e duhur për hetimin e veprave penale të parashikuar në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Organet shtetërore kanë detyrim të japin informacion brenda 24 orëve. Nga ana tjetër edhe policia ka detyrime. Nëse një polic vë re apo vihet në dijeni për një vepër korrupsioni, ai është i detyruar të njoftojë Byronë e Hetimit.

Organet shtetërore në ndihmë të SPAK

KLP cakton Lazër Çardakun drejtues në Prokurorinë ShkodërKëshilli i Lartë i Prokurorisë

votoi për caktimin e përkohshëm të Lazër Çardakut në pozicionin e Dre-jtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Mbledh-ja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe pro-grameve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Këshilli vendosi me shumicë votash, për caktimin e përkohshëm të Lazër Çardakut në pozicionin e Dre-jtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër. Me propozim të Sandër Becit dhe me mi-ratimin e të gjithë anëtarëve, rendit të ditës iu shtua propozimi për caktimin me short të dy relatorëve nga anëtarët e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrën e Drejtuesit për kandidatët që kanë kaluar procesin e verifikimit. Pas hedhjes së shortit është caktuar Moisi Duda dhe Vatë Staka.

Prezenca e OSCE në Shqipëri trajnim për 26 gjyqtarë dhe prokurorë

Prezenca e OSCE në Shqipëri dhe Shkolla e Magjistraturës ofruan raundin e parë të kurseve të trajnimit për 26 gjyqtarë dhe prokurorë. Syn-imi i trajnimit është pasurimi i njo-hurive të tyre, rreth legjislacionit të ri kundër trafikimit dhe praktikat më të mira për të siguruar zbatimin efektiv të qasjeve të bazuara, tek të drejtat e njeriut dhe viktimat në procesin penal. Prezantimet dhe diskutimet nxitën shkëmbimin e mendimeve mbi rolin e gjyqësorit në lidhje me masat anti-trafikim në vend, duke balancuar mbrojtjen e të drejtave të viktimave me dënimin e autorëve të veprave penale. Trajnimet u zhvilluan në kuadër të programit “Transformi-mi i përgjigjes kombëtare ndaj trafi-kimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, i cili zbatohet nga disa organizata vendase po ashtu edhe nga organizata ndërkombëtare që udhëhiqet nga UNICEF Albania dhe mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

GAZETA SOT4 E Mërkurë 12 Maj 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Murrizi: Për hetimin e Metës opinioni i juristëve të spikatur domosdoshmëri, koha që të zbulojnë nëse presidenti ka bashkëpunuar me kriminelët

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi shprehet i bindur se hetimi që ka nisur komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta do të varet shumë nga opinioni i juristëve të spikatur dhe shkresat që do të dërgojnë institucione si Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria për veprimtarinë e kreut të shtetit, para, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ditën e djeshme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u mblodh komisioni hetimor, i cili miratoi axhendën e punës dhe diskutoji edhe në lidhje me 2 ekspertët ligjore që do të atashohen pranë komisionit për të dhënë opinionin e tyre

nëse thirrjet e presidentit Meta për dhunë kanë cenuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në komisionin hetimor, deputeti dhe anëtari Murrizi theksoi se për hetimin e Metës, sipas tij, është i domosdoshëm opinioni i juristëve të spikatur. “Ndoshta nga stafi duhej të kontakto-hej dhe me rektorin apo dekanin e Juridikut që ta pyesim nëse personi që u miratua në këtë detyrë si ekspert, pranon apo jo. S’duhet të miratojmë, nëse ai nuk pranon. Se ai vjen këtu dhe thotë: “nuk pranoj”. Duhet të kontaktohet me rektorin e universitetit, por dhe nga pjesa e juristëve të spikatur”, deklaroi ai. Ndërkohë, duke u ndalur tek shkarkimi i pres-

identit Ilir Meta nga detyra, anëtari i komisionit hetimor, opozitari Myslim Murrizi theksoi se si komision duhet të ishin të rezervuar sa u takon komenteve për kasat filmike, që do të përdoren si prova ku tregohen shkeljet. Sipas Murrizit, ai i beson ekspertizës së organeve ligjzbatuese, si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme apo SPAK-ut. “Sa për kasetat filmike, unë do isha i rezervuar në sensin pasi u besoj më shumë informacioneve zyrtare të institucioneve ligjzbatuese. Kam par-asysh SHISH dhe Prokurorinë e Përgjithshme e SPAK. Daljet publike të presidentit, ato dalje live përballë gazetarëve, dy raste mesa kam parë,

gjithsecili mund të thotë se; e kam për gallatë. Por ka qenë emision i drejtpërdrejtë dhe s’ka ndërhyrje. S’besoj se merret për bazë në komisionin hetimor se çfarë shkruan një portal apo media; presidenti ka takuar 4 kontingjente në Tepelenë apo poshtë urës së Rrogozhinës. Informacionet e organeve ligjzbatuese, nëse ka Meta kontakte me elemente të botës së krimit, me elementë që janë të skeduar nga shërbimet përkatëse si elementë antishqiptar, e na vjen nga shërbimi dhe na vjen zyrtarisht nga Shër-bimi, për mua ky është fakt dhe s’kam nevojë që të pyes tjetër kënd më, nëse ma dërgojnë institucionet ligjzbatuese të këtij vendi”, nënvizoi Murrizi.

Rigels SELIMAN

Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen me raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Pas disa

përplasjeve të shtrira në kohë dhe akuzave në distancë, mazhoranca socialiste më 8 maj një ditë pas votimit në Kuvend, vendosi që të ngrinte një komision hetimor, i cili ka si objektiv hetimin e veprimtarisë së presidentit Meta e veçanërisht deklaratat e tij, para, gjatë fushatës dhe heshtjes zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ditën e djeshme komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit ka zhvilluar mbledhjen e dytë, ndërsa ka miratuar kalendarin e punës dhe rreg-ulloren e brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së komisionit.Komisioni më 24 maj mbyll dosjen

Ka qenë kryetrari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, i cili qysh në fillim të fjalës së tij, ka zbuluar se komisioni më 24 maj do të mbyllë dosjen me shkarkimin e presidentit Meta, të cilin më pas do t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë për votim. Po ashtu, deputeti socialist Hyseni teksa lexoi edhe kalanderin e punës, bëri me dije se të martën që vjen do të thërra-sin për të dëshmuar para anëtarëve të komisionit hetimor zotin Meta. Madje, zoti Hyseni theksoi se këtë fundjavë do të dorëzohen të gjitha raportet e kërkuara nga institucionet lidhur me objektin e hetimit. “Më 14 maj 2021 do të bëhet miratimi i planit përfundimtar të komisionit hetimor dhe më 17 maj administrimi i raporteve të marra nga institucionet e lidhura me objektin e hetimit, deri në fund të javës do na vijën informacionit nga institucionet. Më 18 maj do të kemi seancë dëgjimore me Ilir Metën, por do të flasim me zyrën e presidentit për të gjetur një datë të duhur, por fleksibiliteti do të jetë i kus-htëzuar vetëm brenda javës që vjen pasi afatet janë të përcaktuara. Më 20 maj do të nxjerrim konkluzionet e hetimit, për t’i dhënë kohë shkrimit të raportit përfundimtar në mënyrë që në 24 maj të jemi në prezantimin final të raporti në Komisionin hetimor dhe më pas ta dërgojmë në Kuvend”, deklaroi ai.

Zbardhet kalendari i punësMë pas komisioni hetimor mira-

toi në mënyrë unanime kalendarin e punimeve, ndërkohë që pjesë e diskuti-

Ja diskutimet në mbledhjen e dytë të Komisionit

Hetimor “Meta 2”Alket Hyseni: Ne do i drejto-

hemi AMA-s për të marrë pamjet filmike ku presidenti Ilir Meta bën thirrje për kaos dhe dhunë. Mos të hyjmë në debat kot.

Spartak Braho : Është shpërndarë një material fillimisht, por dje pata kohë dhe e lexova. Shoqërohet me firmat e deputetëve. Në kapitullin e tretë, shkeljet e rënda kushtetuese thuhet; Presidenti i Re-publikës është kreu i shtetit shqiptar, garant i Kushtetutës.

Alket Hyseni: E kanë formuluar 49 deputetët. Është kërkesa e tyre. Ata e gjykojnë se jemi para atyre rrethanave dhe shkeljeve dhe kanë ardhur në këtë komision me një ek-spertizë më të lartë.

Spartak Braho: Po ku është gjetur ky “garanti i Kushtetutës”, pasi është turp. Se këtë po përdor Ilir Meta që thotë: “Jam garant i Kushtetutës”!

Alket Hyseni: Në formulën e Kushtetutës kështu thuhet për pres-identin.

Vasilika Hysi: Mendoj të diskuto-jmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy. Do doja të thoja dy fjalë për ekspertin, Erind Mërkuri. Është pedagog në Universitetin e Tiranës, mban dragën shkencore Doktor, ka një aktivitet të gjerë në fushën e të drejtës kushtetuese, është njohës shumë i mirë i praktikës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Gjykatës së Strasburgut, por edhe i praktikës së Komisionit të Venecias.

Alket Hyseni: Edhe unë e njoh ekspertin, i njoh punën, besoj që është i denjë për të qenë ekspert i këtij komisioni. Sekretaria të shpërndajë tani CV e ekspertit.

Spartak Braho: Ky komision gjykon nëse ka shkelur apo jo Pres-identi rëndë Kushtetutën, që do të thotë që ne të përballemi me interpre-timin e Kushtetutës, të shumë akteve të tjera të Gjykatës Kushtetuese me interpretimin e tërë vendimeve, dhe fjalët e ekspertëve janë përfundimi i punës sonë. Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

meve ishte edhe zgjedhja e ekspertëve konstitucionalistë, të cilët do të japin vlerësimet e tyre nëse presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me thirrjet për dhunë e kaos që artikuloi para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ka qenë në kryetra e Kuvendit, njëherësh anëtare e komisionit hetimor, Vasilika Hysi, e cila propozoi që njëri nga dy ekspertët që do të pranohen të japin konsultën dhe opinionin e tyre të jetë, juristi Erind Mërkuri. “Propozoj të kem

edhe ekspertë. Mendoj të diskutojmë për numrin e ekspertëve, të jenë një ose dy. Do doja të thoja dy fjalë për eksper-tin, Erind Mërkuri. Është pedagog në Universitetin e Tiranës, mban dragën shkencore Doktor, ka një aktivitet të gjerë në fushën e të drejtës kus-htetuese, është njohës shumë i mirë i praktikës së Gjykatës Kushtetuese, por edhe i Gjykatës së Strasburgut, por edhe i praktikës së Komisionit të Venecias. Është angazhuar nga Kuvendi hera herës në çështje që

kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë. Ka një veprimtari shumë të gjerë kërkimore në këtë fushë”, deklaroi Hysi. Ndërsa nga ana tjetër anëtari Spartak Braho theksoi që komisioni të mos nxitohet pasi ekspertët duhet të jenë me tituj të vlerësuar, pasi një ekspertizë e keqe mund të “varrosë” të gjithë hetimin. “Ekspertët duhet të kenë nivel të lartë profesional, sepse po gjykojmë presidentin. Nuk kam vërejtje për shokët, se nuk i njoh, janë çuna të rinj, unë jam i kohës kur thër-risnim ekspert Luan Maron, por ky tani është plakur. Do të mendoja që si ekspertë përveç emrit që përmendët, që arrin deri te Doktor, ndërkohë që neve na duhen Profesorë këtu me tituj, unë do të them pse të mos jetë edhe Viktor Bumi”, deklaroi Braho. Ndërkohë, komisioni hetimor vendosi që seancën e radhës të sillet një listë me emra të ekspertëve nga anëtarët e komisionit për të bërë caktimin e tyre.

Komisioni Hetimor më 24 maj mbyll dosjen për shkarkimin e Metës, javën e ardhshme thirret presidenti për të raportuar, ja kalendari i punës

Hysi propozon juristin Mërkuri si ekspert në komision, Braho kërkon profesionistë të zotë

Anëtari i Komisionit Hetimor “Meta 2”, deputeti socialist, Spartak Braho ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. “Është shpërndarë një material fillimisht, por dje pata kohë dhe e lexova. Shoqërohet me firmat e deputetëve. Në kapitullin e tretë,

shkeljet e rënda kushtetuese thuhet; Presidenti i Republikës është kreu i shtetit shqiptar, garant i kushte-tutës. Po ku është gjetur ky “garanti i Kushtetutës” pasi është turp. Se këtë po përdor Ilir Meta që thotë; “jam garant i Kushtetutës”, deklaroi dje në komisionin hetimor “Meta”, deputeti i PS, Spartak Braho.

Braho: Meta nuk është garant i Kushtetutës, por turp kombëtar

1. Më 14 maj 2021 do të bëhet mi-ratimi i planit përfundimtar të komi-sionit hetimor

2. Më 17 maj do të bëhet administri-mi i raporteve të marra nga institucio-net e lidhura me objektin e hetimit

3. Më 18 maj do të thirret në seancë

dëgjimore presidenti Ilir Meta4. Më 20 maj do të nxirren konkluz-

ionet e hetimit5. Më 24 maj do të prezantohet

raporti final për shkarkimin e Metës dhe më pas ai do t’i dërgohet Kuvendit për votim

Ja axhenda e Komisionit Hetimor “Meta 2”

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Veprimet e Metës tregojnë se reforma në drejtësi po fillon të veprojë, Rama po investon tek Basha me kërkesë nga SHBA

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar gjatë një interviste televizive lëvizjet e fundit të sistemit të drejtësisë. Sipas Ngjelës, reagimi i presidentit Meta tregon se tashmë reforma në drejtësi po jep efektet e saj. Avokati sqaroi se ndodhin këto përplasje pasi të korruptuarit politikë do kërkojnë të kundërveprojnë ndaj hapave të SPAK. “Çfarë do bëjë korrupsioni lartë, do kundërveprojë? Do ta shikojmë. Natyra e krimit të lartë të organizuar është kundërveprimi, por mos harroni, në këto momente nuk duhet parë me indiferentizëm, ka një moment të caktuar që e krijon stërvitja e madhe ushtarake që po zhvillohet në Shqipëri.

Reforma antikorrupsion sapo ka filluar të japë rezultat dhe kjo u pa nga veprimet e Ilir Metës”, tha ai. Ndër të tjera avokati ka folur edhe për bashkëqeverisjen PS-PD, për të cilën tha se Rama e kërkon këtë opsion i shtyrë nga Uashingtoni. Sipas Ngjelës, përplasjet mes Eduart Selamit dhe Lulzim Bashës i ka nxitur Rama, sepse ky i fundit kërkon të arrijë qëllimet e tij, që opozita të pranojë zgjedhjet dhe të futet në Parlament. Avokati tha se, opozita nuk ka zgjedhje tjetër veç se të pranojë propozimin e mazhorancës. “Marrëveshja është një thirrje që bën Rama. Mund t’ia kenë kërkuar. Mund të jetë mendim

perëndimor. Nëse kjo është kërkesë e BE duhet ta bëjë, patjetër, përse mos ta bëjë. Të shohim si do shkojë. Deri më tani PD ka refuzuar, sepse i hipi kalit mbrapsht. I vuri karrocën kalit mbrapsht. Pse? Sepse nuk pranoi zgjedhjet. E para pyetje që bëhet a do hyjë në Parlament? Nëse nuk hyn në Parlament krijohet krizë politike. Kriza nuk dëmton Ramën, por Shqipërinë. Të shikojmë se si do të eci situata. U jap një informacion të saktë. Në përplasjen midis Bashës dhe Eduart Selamit, Rama ka paguar, jo në kuptimin e parave, në investim të Bashës. Të shikojmë si do shkojnë ng-jarjet”, theksoi Ngjela. Ndërsa lidhur me procesin

për shkarkimin e presidentit avokati tha se, Meta ka shkelur Kushtetutën dhe kjo do ta fundosë. “Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon Kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prerëse, s’ka rëndësi. Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ia ka kërkuar Uashington? Sepse nuk mund të dalë një president i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha ai.

SPAK alarmon politikën, Ilir Meta nis sulmet ndaj prokurorëve pas hapjes së dosjeve të

bujshme, afera CEZ-DIA shqetëson presidentin

Presidenti: SPAK dhe prokuroritë e tjera të mos mbyllin sytë para krimit

Esmeralda HIDA

Paralajmërimet e kreut të SPAK dhe hapja e dosjeve të bu-jshme kanë nisur të shqetëso-jnë politikën. Më 10 maj ishte

Dita e Drejtësisë dhe krerët më të lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë, sëbashku me ambasadoren ameri-kane Yuri Kim paralajmëruan se do të ketë goditje të mëdha së shpejti. Ndërkohë, në javën që lamë pas SPAK rihapi “Gërdecin” dhe dha mesazhin se po shkohet tek çështjet e vjetra. Fill pas këtyre zhvillimeve i vetmi që reagoi ishte presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka goditur sistemin e dre-jtësisë, veçanërisht SPAK. Përmes një postimi në Facebook ditën e djeshme Meta i është drejtuar drejtpërsëdrejti ashpër Prokurorisë së Posaçme. Teksa ka publikuar raportin e GI për nivelin e pastrimit të parave në vendin tonë, Meta ka akuzuar SPAK se po rri du-arkryq ndaj këtyre fenomeneve, ndaj dhe i është kërkuar që të reagojë sa më parë. Meta shkruan se, të gjitha in-stitucionet e drejtësisë duhet të fillojnë të bëjnë punën që, sipas tij, nuk e kanë bërë deri më sot. “Në Vlorë, grupet krim-inale pretendohet se kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600 në 700 euro/m2 në vitin 2017 në bregun e detit, në 1000 - 1200 euro/m2 në fillim të vitit 2021. Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan ai. Sipas Metës, krimi dhe korrupsioni në vendin tonë është përqendruar tek sektori i ndërtimit dhe ai i turizmit ndaj dhe SPAK duhet të përqendrohet në to. “Është bërë e qartë nga të gjitha in-stitucionet dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që fenomeni kriminal i pastrimit të parave është kthyer në sistem dhe që kryesisht të ardhurat nga trafiku dhe tregtia e drogës po pastro-hen me lehtësi në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit”, tha ai. Por, me sa duket me këto thirrje presidenti kërkon të largojë vëmendjen nga dosjet që SPAK ka marrë së fundmi në dorëzim, nga të cilat prek shumë vetë ai.

Pano Sako: Vendi ynë është kthyer në makineri që pastron para të pista

Aktivisti i Nismës Thurje, Pano Sako ka deklaruar dje se vendi ynë është magazinë e pastrimit të par-ave. Teksa ka komentuar raportin e Nismës Globale mbi pastrimin e parasë në Shqipëri, Sako tha se në Shqipëri paraja e pisët jo vetëm që ka ndikuar në garën elektorale, por pastrohet me dijeni dhe urdhër nga lart. “Gjetjet e raportit nuk janë një surprizë. Ne na bën shumë përshtypje ky raport kur të huajt na e vënë në dukje, pastrimin e parave. Ka filluar që në vitin 2017, mekanizmi i cili do të vinte në jetë një megapastrim të parave këtu. Dhe këto fillojnë që me lejet e ndërtimit të dhënë kryesisht në Tiranë. Në 2016 patëm një dyshim të vlerës së ndërtimit. Janë këto para që mundësojnë mbajtjen në pushtet, financimin e pushtetit, në garat ele-ktorale që zhvillohen. Problemi këtu është se ka se një vullnet politik, dhe këtu paraja pastrohet me leje nga lart”, tha ai gjatë një interviste televizive.

Alfred Peza: Ja pse Kodheli dhe Majko mbetën

jashtë ParlamentitAlfred Peza tha dje gjatë një

interviste televizive tha se rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit tregoi që PS kishte përfshirë në lista personat e duhur. Ndër të tjera ai ka argumentu-ar edhe faktin pse Mimi Kodheli dhe Pandeli Majko mbeten jashtë Parla-mentit. Sipas Pezës, ata nuk mundën të kalojnë testin që na paraqitën këto zgjedhje. “Ne kemi diskutuar për një detaj, element, që në momentin që Parlamenti vendosi të hapte listat, e një nga diskutimet ka qenë nëse listat janë të hapura apo jo. E gjithë jeta njerëzore është maratonë me pengesa edhe kjo është pjesë e kësaj. Është pjesë e rëndësishme, sepse duhet të përballosh, jo vetëm një fushatë në terma personalë, por të një ekipi dhe ato që të përcakton sistemi. Këto zgjedhje testuan këtë gjë. Nëse listat ishin apo jo të hapura. Kjo tregoi që listat ishin të hapura, për shkak se disa nga kandidaturat e thyen herësin”, u shpreh Peza.

hapet, atëherë presidenti është mes të rrezikuarve. Për më tepër që ndaj tij ka nisur një proces shkarkimi dhe mund të mbetet pa imunitet. Ndërkohë kujtojmë se, sulmet e presidentit ndaj sistemit të drejtësisë janë shtuar më shumë në ditët e fundit, por ai prej kohësh ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK dhe organeve të tjera që punojnë në kudër të reformës në drejtësi. Edhe disa ditë përpara zgjedhjeve presidenti justifi-kohej se del në deklarata të ashpra i detyruar nga fakti që SPAK nuk po bën

punën e tij. “Nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sepse i dimë të gjithë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe për vetë mënyrën se si është zbatuar reforma e drejtësisë. Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë iniciativat që kam nisur. Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia”, është shprehur ai.

Presidenti në alarmMe sa duket presidenti Meta është

alarmuar nga lëvizjet e fundit që po bëjnë organet e drejtësisë. Këtë e tr-egon fakti që sulmet e tij ndaj SPAK vijnë pikërisht një ditë pasi krerët e drejtësisë kanë paralajmëruar hetime në radhët e politikës dhe në kohën kur SPAK ka dhënë sinjalin se po hap dosje të vjetra, duke filluar me atë të “Gërdecit”. Dhe më e rëndësishmja, ajo që frikëson më shumë presidentin është hapja e dosjeve për skandalin CEZ-DIA. Kjo dosje rrezikon dre-jtpërsëdrejti presidentin, pasi juristi Romeo Kara ka dorëzuar një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta për marrëveshjen CEZ-DIA. Sipas burimeve kjo dosje është ende nën hetim dhe nëse ajo

“Kemi marrë pamjet e numërimit të votave. Në dy qarqe, në Berat dhe Durrës, mandati i LSI-së lëviz me fare pak vota. Nga pamjet filmike, këto vota të LSI-së janë në kuti, por janë të tjetërsu-ara apo që nuk janë përkthyer në procesverbal. Po ashtu, kemi gjetur vota të pavlefshme të PS-së që janë numëruar si të vlefshme. SPAK nuk jep asnjë shenjë për nisjen e hetimeve. Do doja shumë që institucionet e reja të drejtësisë, të nisin të japin shenja që në këtë vend mund të formohet shtet dhe të ketë institucione të pavarura. Nëse SPAK nuk jep as shenjën më të vogël nëse ka nisur hetimet për ndonjë prej denoncimeve që kemi bërë, çfarë mesazhi do t’u japim të rinjve që po ikin”, tha dje nënkrye-tarja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

LSI SULMON SPAK PËR KRIMET ZGJEDHORE

“Një studim i publikuar nga Ini-ciativa Globale Kundër Krimit të Or-ganizuar Ndërkombëtar bën me dije se midis viteve 2017 dhe 2020, Tirana ka përjetuar një bum ndërtimesh dhe rritje të madhe të çmimeve të pronave dhe të apartamenteve, më të shtrenjtat në rajon, që nuk mund të

shpjegohet me kërkesën më të lartë nga ekonomia reale ose me rritjen e nivelit zyrtar të të ardhurave, por përkundrazi drejtohen kryesisht nga paraja e krimit të organizuar dhe korrupsioni, që është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme”, ka shkruar Ilir Meta dje në Facebook.

META: KRIMI I ORGANIZUAR NË TIRANË KA PUSHTUAR SEKTORIN E NDËRTIMIT

Ndërkohë, në javën që lamë pas SPAK rihapi “Gër-decin” dhe dha mesazhin se po shkohet tek çësht-

jet e vjetra. Fill pas këtyre zhvillimeve i vetmi që reagoi ishte presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili ka goditur sistemin e drejtësisë, veçanërisht SPAK...

GAZETA SOT6 E Mërkurë 12 Maj 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bujar Nishani vijon me sulmet ndaj Bashës: Po fyen inteligjencën e demokratëve, nuk duhet të bashkëqeverisë me Ramën

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si të pasinqertë qëndrimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve. Në një intervistë televizive Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve, ndërkohë që depu-tetët e zgjedhur do të hyjnë në Parlament, fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik. “Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në Parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në Parlament. Mi-jëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara

nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ai. Për përgjigjen e Bashës ndaj atyre që i kërkojnë dorëheqjen, Nishani u shpreh se, nuk ka ndërmend të bëjë komente për deklaratat e tij, sepse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. “Nëse do ta konsideroja në raporte personale do ishte gabim. Raportin me PD nuk e kam ndërtuar në raporte personale me askënd. Nuk është një çështje ishe apo jo në lista, nuk është çështje karrigeje. Unë kam pasur karrige shumë më të madhe se ajo e deputetit apo se ajo që ka sot Basha. Shqipëria po vuan dhe në këtë kontekst për të ndryshuar

Shqipërinë duhet të ndryshojmë PD dhe për të ndryshuar PD duhet një reformim dhe Basha duhet të hapë rrugën”, theksoi ai. Në lidhje me një nismë të mundshme për ndryshime në statut, Nishani tha se, riformatimi i statutit është kodi që do të garantojë proceset demokratike. “Gjithçka vjen në kohën e duhur. Çështja e statutit është më e para dhe kjo duhet të bëhet nga persona të PD. Do ka-lojë koha dhe demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të shikojnë që nëse nuk ndryshon PD do të jetë një dëm shumë i madh për PD dhe do të vijë duke u zvogëluar edhe më shumë sesa sot”, vijoi ai. Në

lidhje me ftesën e Ramës për PD dhe për zgjedhjen e presidentit, Nishani tha se, kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë. “Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë, sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them”, tha Nishani.

Rama hedh piketat për qeverinë e re, mbledh në Dajt ministrat dhe u kërkon llogari për punën,

kush nuk ka përmbushur detyrat largohet

Ministrat raportojnë për përmbushjen e objektivave

Kliti TOPALLI

Kryeministri Edi Rama ka nisur të hedhë piketat për qeverinë e re. PS i fitoi zgjedhjet e

25 prillit dhe pavarësisht ankimi-meve të opozitës, përsëritja e votimit duket shumë e vështirë. Edhe pse në prapaskenë po flitet edhe për një bashkëqeverisje mes PS dhe PD, kryeministri Rama ka nisur që tani punën që të projektojë qeverinë e re. Dje ai ka mbledhur në një drekë në një restorant në malin e Dajtit të gjithë ministrat. Bëhet fjalë për një drekë pune, ku të gjithë kanë bërë një bilanc mbi objektivat e arritura. Një vit më parë, kryem-inistri u la një numër detyrash secilit prej ministrave dhe dje të gjithë kanë raportuar mbi ato që janë realizuar dhe për ato që nuk janë realizuar. Po ashtu mësohet se është diskutuar dhe për planin 4-vjeçar të qeveris-jes. Vetë Rama pak ditë më parë u pyet në një emision nëse do kemi ndryshime në qeveri, por ai mohoi duke thënë se të gjithë kanë projekte të rëndësishme në dorë dhe nuk mund të lëviz-in. Megjithatë mundësitë që të kemi ndryshime në dikastere të caktuar janë të hapura. Por sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme Rama ka hedhur piketat e qeverisë së re. Në shtator do të prezantohet qeveria e re dhe sipas informacioneve, shumë prej emrave aktualë do të lëviz-in. Është ende herët për të folur se cilët janë ata, por pritet që të ketë risi. Mund të kemi ministri të reja, por edhe ministra nga jashtë politikës. Ndryshimet që ndodhën së fundmi në Minis-trinë e Brendshme, Bujqësisë, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes detyruan Ramën të vendosë ministra, emrat me mandat deputeti. Frika ishte se mund të kemi një bllokim nga ana e presidentit. Gjykata Kus-htetuese këtë muaj do të vendosë nëse presidenti ka të drejtë apo jo të bllokojë ministrat dhe nëse ajo i jep të drejtë kryeministrit, atëherë pritet të ketë shumë

Beqiri: Meta nuk përfaqëson unitetin e popullit

Juristi Idajet Beqiri, tha se Shqipëria është pa kryetar shteti duke iu referuar presidentit Meta, ndërsa theksoi se populli nuk i beson më këtij të fundit. Sipas Beqirit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e fal Metën, sidomos pas deklaratave që ka bërë së fundmi dhe qëndrimit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. "Shqipëria “de facto” është pa kryetarin e shtetit. Ai nuk e ushtron më unitetin e popullit, sepse populli nuk i beson më. Edhe në raport me ndërkombëtarët, ai nuk mund të jetë më kryetar i shtetit sepse e ka çuar aq larg veten e vet me dekla-rimet që ka bërë, me qëndrimet që ka mbajtur, me diskursin e tij, ka shkuar në një pikë ku vihet në pikëpyetje nga vendet e tjera me të cilat ka mar-rëdhënie Shqipëria. Nëse në Shqipëri këto 30 vjet punët kanë shkuar “lumë e për lumë”, duhet ta themi që kemi çaluar nga ligji themelor i shtetit. Nuk kemi respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Jashtme reagon për përplasjet

Izrael-PalestinëMinistria për Europën dhe

Punët e Jashtme, ka reaguar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Rripin e Gazës. Në reagimin e ministrisë, theksohet se sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajusti-fikueshme dhe rrezikojnë një përsh-kallëzim serioz të dhunës. “Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Je-rusalem dhe brenda dhe përreth Gazës. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Shkëmbimet e mëdha të zjarrit midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite kanë vazhduar edhe dje, me një breshëri raketash që u hodhën mbrëmjen e djeshme në zonën e Tel Aviv, që pasoi një sulm izraelit në Gaza.

surpriza në qeverinë e re. Duhet theksuar se PS ka nisur një proces për shkarkimin e Metës, por duhet të pritet vendimi i Kushtetueses.

Qeveria e reEdhe pse duhen më pak se 4

muaj deri në formimin e qeverisë së re, kanë nisur të dalin dhe em-rat e parë. Gazetari Milaim Zeka shprehet se ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, do të emërohet ministre në qeverinë “Rama 3”. “E kam informacionin

e dorës së parë, Vlora Çitaku do të jetë ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë”, tha Zeka. Ai ka theksuar se Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar që ka emëruar dy ministra të Kosovës në qeverinë e tij. Nga ana tjetër mbetet të shihet se si do të jenë raportet me PD. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me PD, ndër-sa e hapur është dhe mundësia e bashkëqeverisjes. Ai në disa intervista ka deklaruar se do të

duhet shumë kohë pune që të arrihet deri aty. Sipas tij fillim-isht duhet fryma e bashkëpunim-it, ndërsa ka deklaruar se nuk ka limite. Kjo do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që qever-ia e re të jetë më përfaqësuese, por mbetet të shihet deri në shtator. Ndërkohë pak ditë më parë pati ndryshime në nivele zëvendësministrash dhe kjo ka shtuar dyshimet se mund të ketë dhe lëvizje ministrash. Gjithçka mbetet të shihet.

“Qeveria e re do të formohet fill pas sezonit të verës, por puna për kalendarin e reformave legjis-lative e për planet e detajuara të ekzekutivit do të bëhet tani e deri në formimin e qeverisë. Kongresi i jashtëzakonshëm duhet të zgjedhë dhe Asamblenë e re Kombëtare ku duhet të hyjnë më të dalluarit në ndeshjen që sapo kemi fituar, të cilët pastaj do të mar-

rin menjëherë detyra për fushatën e anëtarësimeve të reja e për riorganizimin e partisë në territor, sipas një kalendari të paracaktuar. Mesazhi im i dytë është për të gjithë ju këtu, jini gati për ta braktisur llogoren e luftës së vjetër politike e për ta përçuar këtë frymë e qasje të re në gjithë organizmin e Partisë Socialiste”, tha Rama të hënën.

JA MESAZHI I RAMËS PËR PUNËN E QEVERISË

“Këtë mandat, ne do të përk-ushtohemi për ta qytetëruar sa të mundemi mjedisin politik dhe për të afruar sa më shumë talente të rinj në këtë mjedis. Qeverisja jonë do t’i kushtojë një rëndësi shumë më të posaçme të rinjve e fëmijëve. Tre programet e reja kombëtare për inovacionin, artet dhe zejet do të jenë mes prioriteteve kyçe

të qeverisë sonë, ndërsa Partia Socialiste duhet e do të fuqizohet edhe me një krah të munguar deri më sot, një akademi politike të rangut europian për lidershipin dhe menaxhimin në dispozicion të të rinjve e të rejave që duan të marrin nesër përgjegjësi në këtë shoqëri”, tha kryeministri të hënën në takimin me deputetët socialistë.

PLANET E QEVERISË SË RE

Dje ai ka mbledhur në një drekë në një restorant në malin e Dajtit të gjithë min-istrat. Bëhet fjalë për një drekë pune, ku të gjithë kanë bërë një bilanc mbi objektivat e arritu-ra. Një vit më parë, kryeministri u la një numër detyrash se-cilit prej ministrave dhe dje të gjithë kanë raportuar mbi ato që janë reali-zuar dhe për ato që nuk janë realizuar...

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 7

Pandemia, epidemiologu Ilir Alimehmeti: Shqipëria po shkon drejt imunitetit të tufës, çdo vaksinë e certifikuar në OBSH është efektive

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka komentuar dje situatën pandemike në të cilën ndodhet vendi, ndërsa është shfaqur optimist sa i takon rënies së numrit të të infektuarve me Covid-19 dhe procesin e vaksinimit. Gjatë një prononcimi për mediat, mjeku Alimehmeti ka bërë me dije se është akoma herët për të folur për fundin e pandemisë, por sipas tij fatmirësisht deri më tani të dhënat janë të mira. Në këtë kontekst, zoti Alimehmeti ka theksuar se përdorimi i vaksinës dhe imuniteti natyror duket se deri më tani kanë dhënë dhe rezultatet e tyre në imunitetin e popullatës, duke shtuar se Shqipëria po shkon drejt imunitetit të tufës. “Është fundi i një

volumi të serisë së librave që po bën pandemia dhe duhet të presim nëse autori (virusi) do të shkruajë libër tjetër. Jemi të shqetësuar për moshën e vjetër, por fatmirësisht po mbulohet nga pjesa e vaksinimit dhe deri më tani numri më i madh i shqiptarëve tashmë janë imunizuar në mënyrë natyrale ose me vaksinë. Vaksinimi në popullsitë e vogla është më i lehtë dhe bën që vala e tretë është më e butë dhe më e lehtë për të kaluar. Ne akoma nuk dimë shumë gjëra nga imunologjia, por ka disa lloj indikacionesh se ky imunitet do të zgjasë. Para një muaji OBSH ka thënë se do të zgjasë 6 deri në 9 muaj. Ka shumë studime dhe më i fundit i bërë

nga Danimarka thuhet se në 12 muaj e gjejmë dhe imunitetin. Merret gjaku dhe vendoset në kontakt me virusin për të parë sesi reagon. Problematika e Sars Cov 1 është më i madh se Sars Cov 2, por është parë lidhja me viruset e tjera. Këto janë thjesht të dhëna vëzhgimore jo eksperimentale janë një seri informacionesh që na mbështesin hipotezën tonë se imuniteti viral zgjat mjaftueshëm dhe nuk është vetëm çështje muajsh por është vitesh”, deklaroi ai. Ndërkohë në lidhje me variantet e reja dhe me vaksinat, mjeku Alimehmeti është shprehur se në të gjithë botën duket se përdorimi i vaksinave ka dhënë efekt në uljen e vigjilencës së virusit në

përgjithësi. Ndërsa në lidhje me situatën e krijuar në Indi dhe variantin e këtij shteti, zoti Alimehmeti ka theksuar se duhet të dimë se shifrat na duken të larta, por nuk duhet që të harrojmë se popullsia në këtë shtet është shumë më e madhe se kudo. “Ne nuk duhet që të habitemi nga shifrat e Indisë pasi ka një numër shumë të madh popullsie dhe nëse bëhet llogaritje me një milionë banor kurba e vdekshmërisë në Indi është me e ulët se në SHBA. Rreth 5-6 variante ne tashmë i dimë, por akoma nuk ka shumë studime për imunitetin dhe ndikimin që ka vaksinimi”, nënvizoi mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në PS, Rama përgatitet për zgjedhje vendore, ja si do të jenë raportet me PD dhe plani për të shkrirë LSI

Rama kërkon nga socialistët të nisë puna për zgjedhjet vendore

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rigels SELIMAN

Shtohen sinjalet që vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve lokale. Në 30 qershor të vitit 2019, qytetarët shqiptarë iu drejtuan

kutive të votimit, duke votuar krerët e 61 bashkive në vend, ndërkohë që këto zgjedhje i fitoi Partia Socialiste, për shkak se opozita e drejtuar nga Partia Demokratike i bojkotoi ato. Por kur kanë kaluar thuajse 2 vite nga këto zgjedhje, në vend vijon debati, pasi opozita i kon-sideron zgjedhjet lokale si ilegjitime. Mirëpo gazeta ka mësuar se kryeminis-tri Edi Rama po përgatitet për zgjedhje vendore. Një gjë e tillë është bërë e ditur dy ditë më parë nga kryeministri Rama, i cili mblodhi në Pallatin e Brigadave deputetët e vjetër dhe të rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, të cilëve pas poro-sive që iu dha publikisht, iu ndau edhe një sërë detyrash dhe objektivash që duhet të kenë kryefjalë të punës së tyre.

Rama përgatitet për zgjedhje vendore

Kështu, burime nga selia rozë i po-huan gazetës se në takimin me dyer të mbyllura që kryesocialisti Rama zhvilloi me deputetët socialistë, është kërkuar që ata të jenë vigjilentë dhe të mbajnë kontaktet me bazën dhe qytetarët, pasi duhet të përgatiten për zgjedhjet vendore. Pak ditë më parë ai tha se është i gatshëm të diskutojë gjithçka me opozitën, por fakti që nis që tani mobil-imi për zgjedhjet vendore kur duhen edhe 2 vite, tregon qartë se socialistë po marrin masat edhe për zgjedhje të par-akohshme në pushtetin vendor. Madje, një gjë të tillë e përforcon shumë edhe ftesa që kryeministri Rama i ka drejtuar Partisë Demokratike, të cilën e fton të bashkëpunojë dhe të kërkojë çfarë të dojë, si dhe lëvizjet e fundit të ndjekura nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ky i fun-dit dje ka nisur nga qyteti bregdetar i Durrësit, takimet me strukturat dhe sim-patizantët e Partisë Demokratike, duke lënë të nënkuptohet se edhe ai kërkon të mbajnë demokratët të karikuar, në mënyrë që të jenë gati për zgjedhje në çdo kohë. Pra, Rama po përgatitet për zgjedhje, pasi një gjë të tillë mund ta “be-kojë” edhe me pretekstin, për t’i hapur rrugë bashkëqeverisjen mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila kohët e fundit është trumbetuar shumë si skenar që pritet të ndodhë

për të mirën e integrimit europian dhe Shqipërisë. Në takimin me dyer të mbyl-lura me deputetët, Rama ka deklaruar se është gati të bashkëpunojë me PD dhe do të pranojë çfarëdo propozimi që vjen nga demokratët. Ai ka thënë se nuk do të ketë limite sepse ka ardhur koha për një frymë të re në politikë. Madje Rama ka thënë se PS i është borxhlie PD sepse LSI u katandis në 4 mandate edhe falë demokratëve.Shkrirja e LSI, synim kryesor

Por përveç se mbajtjes së kontak-teve me qytetarët dhe bazën socialiste, kryeministri Edi Rama vijon që të këtë si prioritet kryesor edhe shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim si parti politike. Para dhe gjata fushatës zgjedhore sa u takon zgjedhjeve parla-mentare të 25 prillit, kryeministri Rama

premtoi se shkrirja e LSI, sipas tij, është një mision që duhet të përmbyllet me sukses. Ndërkohë që gazeta ka mësuar se edhe në mbledhjen e dy ditëve më parë që zhvilloi me deputetët e rinj dhe të vjetër, Rama ka kërkuar që kryefjalë e socialistëve gjatë mandatit të tretë qever-isës është tretja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas informacioneve, mëso-het se shefi i selisë rozë ka falënderuar deputetët që falë punës së tyre të fitonin zemrat e qytetarëve shqiptarë duke iu dhënë 47 mandate deputetësh, ndërsa gjithashtu i ka falënderuar ata që zbat-

uan porositë e tij, duke e lënë partinë e Kryemadhit me vetëm 4 mandate në zg-jedhjet e 25 prilli. Megjithatë, prerë dhe qartë, mësohet se kryeministri Rama është shprehur se duhet të shkrihet Lëvizja Socialiste për Integrim dhe se objektivi i Partisë Socialiste është që ta lënë me zero mandate dhe zero bashki në zgjedhjet e ardhshme. Sa i takon shkarkimit të Metës Rama ka thënë se nuk ka kthim pas. Ai nuk përfaqëson më unitetin popullit, ndërsa po ashtu ka thënë se presidenti i ri do të jetë kon-sensual me PD.

Pavarësisht se Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet vendore dhe i mbron ato si legjitime, kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale, se është gati të çojë vendin në zgjedhje vendore. Teksa ishte i ftuar pak ditë më parë në një studio televizive, kryeministri Rama u pyet për këtë çështje, ndërsa la të kuptohet se ai është gati ta çojë vendin

në zgjedhje për pushtetin vendor, duke qenë se opozita i bojkotoi në 2019. “Nuk ka asnjë vijë të kuqe për bash-këpunimin me Partinë Demokratike të Shqipërisë. Nuk kam asnjë kufi fare. Por vetëm me Partinë Demokratike mund të bashkëpunojë sa u përket partive opozitare, pasi vetëm atë njoh si opozitë të vendit”, deklaroi Rama.

Zgjedhjet lokale, kreu i PS: S’ka vijë të kuqe me PD Felaj: Thirrjet e Metës për dhunë, vepër penaleDeputetja e PS, Ermonela Felaj

ka folur dje rreth Komisionit Het-imor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Gjatë një pro-noncimi për mediat, Felaj u shpreh se Meta bëri thirrje publike për ve-prime të dhunshme, e kjo nuk është aspak e tolerueshme. Sipas saj, me këto veprime Meta ka hedhur tej kostumin e presidentit. “Përfaqëson imazhin e vendit, Shqipërisë. E ba-nalizoi tërësisht institucionin dhe kjo është e patolerueshme. Nuk e merr vendimin Kuvendi për shkarkimin e presidentit, por Gjykata Kushtetuese, e raporti duhet të jetë i arsyetuar dhe i plotë. Jo se nuk e ka shkelur edhe herë të tjera Kushtetutën, por kësaj radhe shkoi shumë, shumë larg”, deklaroi ajo. E pyetur nëse përbën vepër penale, Felaj theksoi se beson se raporti do ta përmbajë edhe këtë gjë. “Sjelljet e Metës kanë qenë në sy të të gjithëve, me zë e figurë, përbën vepër penale që është në Kodin Pe-nal”, nënvizoi Felaj.

Koçi: Basha kukull e Berishës, s’mund të ndryshojë Shqipërinë Kreu i Partisë Socialiste të Fierit,

njëherësh zv/ministri i Mbrojtjes, ka ironizuar kreun e Partisë Demokra-tike, Lulzim Basha. Ky i fundit ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri, ndërsa përveçse ka shpër-thyer në akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon si personin kyç që tjetërsoi votën e qytetarëve shqiptarë, shpre-het se nuk do i njoh zgjedhjet e 25 prillit. Por sa i takon kësaj strategjie të ndjekur nga shefi i selisë blu, dje ka ardhur edhe një reagim nga zoti Koçi. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale, theksoi se Basha është kukull e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që shtoi se lideri demokrat nuk mund ta ndryshojë vendin, në një kohë që sipas tij, nuk ka fuqi të ndryshojë PD-në. “Basha, kukulla e regjimit Berisha në PD. Kur nuk reformon dot partinë si mund të ndryshosh Shqipërinë”, shkruan Koçi.

“Çuarja për skrap e LSI, një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha. Unë se kam tradhtuar. Ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për të çuar LSI për skrap. Ishte ai që u bet-ua dhe sot është një aksionere në SHPK e katër ortakëve se ai është ortak minorancë se krye-sorët janë Saliu dhe Ilir Meta. LSI është një projekt që duhet zhbërë. Besoj dhe kam besuar se nuk janë njerëzit që korruptojnë njerëzit, por e kundërta. Njerëz në sisteme të ndryshme sillen ndryshe”, zbuloi në shkurt të këtij viti kryeministri Edi Rama.

Kishim një projekt me Bashën, për të

çuar për “skrap” LSI

RAMA:

Kjo do të thotë se në kushtet kur Rama ka kërkuar angazhim dhe kushtrim nga deputetët, sinjalet se ven-di mund të shkojë drejt zgjedhjeve vendore është më afër se kurrë. Madje, një gjë të tillë e përforcon shumë

edhe ftesa që kryeministri Rama i ka drejtuar PD...

GAZETA SOT8 E Mërkurë 12 Maj 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Bushati: Ankimimet e PD po bëhen që Basha të qetësojë bazën e partisë për të mos e shkarkuar, diferenca e votave më 25 prill ishte shumë e gjerë

Deputeti i PS Ervin Bushati, ka folur sa u përket ankimimeve të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se ankimimet e PD po ndodhin sepse Basha përpiqet të mbushë mendjen e bazës apo militantëve të vet që të mos kërkojnë largimin e tij. Ai theksoi se Partia Socialiste ka marrë 74 mandate dhe kaq shumë vota sipas tij, nuk mund të manipulohen. “Në një krah po mundohet të ndërtojnë argumente për 2025, që nuk është se ne nuk fitojmë, por që na i kanë marrë votat dhe tjetra kërkon të shtyjë

procese pasi pas tre humbjesh ka kërkesa për dorëheqjen e tij. Por nuk kanë asnjë bazë të vërtetë. Diferenca mes PD dhe PS ishte shumë e gjerë. PD ka marrë 59 mandate, PS 74. Po ashtu PS ka ardhur me rritje në vota, nuk mund të manipulohet një popull i tërë”, theksoi ai. Në lidhje me fitoren e PS-së, Bushati tha se PS ka arritur një fitore të madhe me mandatin e tretë. Sipas tij, kjo fitore nuk ishte vetëm si rezultat i fushatës, por edhe i punës së bërë në këto vite qeverisje. “Ajo që shohim sot është kurorëzim i një pune të gjatë. Pra zgjedhjet

nuk janë vetëm fushata katër javët e fundit, por 4 vite dhe kanë qenë vite shumë të vështira, të cilat u bënë të tilla me bojkotin e opozitës në Parla-ment, me mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale dhe gjithë tensionet që erdhën me të. Tërmeti i nëntorit, pastaj i shtatorit, pastaj pandemia”, tha ai. Bushati shtoi se fletët e votimit që u shpallën të pavlefshme sipas tij erdhën për shkak të vitit të vështirë që kaluan qytetarët si edhe për shkak se fleta e votimit ishte me numra. Ai theksoi se PS mund të kishte marrë edhe 4 mandate shtesë

përveç 74 mandateve. “Duke qenë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin për herë të parë, duke qenë se ka qenë një vit i vështirë dhe shumë qytetarë nuk kanë qenë të fokusuar tek zgjedhjet dhe të dinin si ishte kombinimi në atë fletë votimi, kanë bërë që në Shqipëri të ketë shumë vota të pavlefshme dhe ne mendojmë se në shumicën e rasteve janë të Partisë Socialiste dhe po të kishin qenë të gjitha energjitë tona, të maksimizonim punë për 21-të, atëherë do të kishim 78 mandate në Parlament”, tha ai.

KAS sot vendos për fatin e zgjedhjeve, Celibashi dhe juristët paralajmërojnë rrëzimin e kërkesave të opozitës, ripërsëritja e votimit mision i pamundur

KAS pranon shqyrtimin e 18 kërkesave ankimore

Sidorela BRAÇJA

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të vendosë sot nëse do të kemi ripërsëritje të zg-

jedhjeve të 25 prillit. Komisioni i Ankimimeve do të mblidhet ditën e sotme, nga ku nisë shqyrtimin e kërkesave ankimore të depozituara pranë KQZ nga partitë opozitare në vend, të cilat kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në disa qarqe të vendit. Sipas një njoftimi të bërë nga KAS, thuhet se komisioni ka verifikuar përmbajtjen e disa kërkesave ankimore. Po ashtu bëhet me dije se kanë kaluar për shqyrtim 18 kërkesa të tjera. “KAS verifikoi elementët e formës dhe të përmba-jtjes për kërkesat ankimore të de-pozituara në KQZ. Në përfundim të verifikimit, KAS vendosi kthimin për plotësim të KA nr. 32 dhe nr. 50, mos pranimin për shqyrtim të KA nr. 45 dhe nr. 47, dhe kalimin për shqyrtim të 18 kërkesave të tjera ankimore. Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12.05.2021, duke filluar nga ora 09:30. Bashkëngjitur gjeni njoftimin e plotë mbi vendim-marrjen e KAS, si dhe regjistrin e kërkesave ankimore me informa-cion të detajuar”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë televizive u shpreh se pretendimet e opozitës për ripërsërit-je të zgjedhjeve në disa qarqe të vendit do të shqyrtohen nga KAS. Celibashi theksoi se, argumentet e opozitës janë jashtë kompetencave të këtij institucioni. “Nëse ka bazë për ta pretenduar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në një qendër votimi apo në disa qendra votimi, apo në të gjithë zonën zgjedhore ngelet për t’u parë. Pretendimet më së shumti lidhen për aspekte, të cilat nuk kanë të bëjnë me veprimtarinë apo me kompetencën e KQZ”, tha Celibashi. Ndër të tjera, ai foli edhe për një tjetër rast kur Shqipëria ka prece-dentë të ripërsëritjes së zgjedhjeve në 10 rrethe në vitin 2001, kur në krye të KQZ edhe në atë kohë ka qenë Celibashi. Ai theksoi se edhe në atë kohë u vendos pavlefshmëria në disa zona zgjedhore. “Atëherë unë kam qenë kryetari i KQZ. Kemi pasur disa raste ku kemi vendosur

Spiropali i përgjigjet PD: Nuk do të ketë zgjedhje

të parakohshme Ministrja e Shtetit për Mar-

rëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur sa u përket zg-jedhjeve të parakohshme në vend që kërkon opozita. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, minis-trja Spiropali shprehet se zgjedh-jet e parakohshme janë po aq të mundshme sa tërmeti ose breshëri i parakohshëm. Ajo theksoi se lid-eri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i humburi i zgjedhjeve të 25 prillit dhe se, pretendimet për përsëritje të zgjedhjeve nga ky i fundit, Spiropali i cilësoi si ëndrra të parakohshme. “Sa është i mun-dur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e par-akohshme për të cilat e rren mendja Lulin humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme”, tha ndër të tjera Spiropali.

Ndreu reagon ndaj Bashës: Shko e fshihu diku e mos

bëj më kumtesa të fortësh Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin

Ndreu ka reaguar pas vizitës që lideri i PD Lulzim Basha bëri në Lezhë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se lideri demokrat nuk duhet që t’ia përmendë emrin Ndreut, pasi ky i fundit është anëtar i PS. Ndër të tjera, ai tha se lideri demokrat nuk duhet që të mbajë fjalime të tilla duke bërë sipas tij të fortin. “Na paska ard-hur në Lezhë Lulush Basha dhe si i vrerosur na paska përmendë emrin! E para, t’u kërkojë falje lezhjanëve se ua çove Frang Bardhin në Has! E dyta, a se din Lulushi se jam anëtar i Partisë Socialiste dhe si thua ti, du-het të punoja për ty ?! Një shok i mi më tregoi një histori me një zetorist që mbushi rimorkion me njerëz, mirëpo iu kthye në anë rimorkio dhe u dëmtuan njerëzit. Zetori asgjë. Zbriti ky shoferi duke iu thënë, o sa keq më vjen se ju vrava! Mos të vijë keq thanë këta, se mirë na e bëre, përderisa hipëm në zetor me ty! Shko e fshihu diku e mos bëj më kumtesa të fortësh e fytyrëngrysur, se ty nuk të pyet roja i PD, jo më të intimidosh një kryetar bashkie”, tha ai.

pavlefshmërinë e zgjedhjeve në disa zona zgjedhore”, tha Celibashi.

Juristi flet për pretendimet e opozitës

Ndërkohë që, Komisioni i Ankimi-meve dhe Sanksioneve është në proces njohje të kërkesave ankimore të depozituara, në numrin më të lartë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për përsëritje të zgjedhjeve në disa qarqe të vendit, ekspertë ligjorë vlerësojnë se provat e paraqitura për vjedhje apo tjetërsim të vullnetit politik së pari duhet të provo-hen nga organet e drejtësisë e më pas të shqyrtohen nga KAS. Juristi Ervin Karamuço në një intervistë televizive u shpreh se pretendimet për blerje vote nga opozita duhet që fillimisht të provohen në gjykatë. Ai theksoi se duhet që të provohet se votat kanë

ose jo ndikim tek mandatet. “Këta thonë për blerje vote e grupe krim-inale, sigurisht kanë referuar vepra penale të caktuara, por pa u provuar këto në gjykatës si mund t’i çosh në KQZ dhe më pas në Kolegj Zgjedhor. Ata do të thonë se nëse provohet që ka vërtet një akuzë, të shpallen fajtorët, të shikohet se çfarë ndikimi në bazë të nenit 160 të Kodit Zgjedhor ka kjo te mandatet, sepse nëse provohet që

t’i ke blerë 20 vota, në një diferencë mijëra vota që ka një qark, atëherë kjo s’ka ndikim”, tha ai. Juristi Karamuço u shpreh se duke parë mënyrën se si do të argumentohet paligjshmëria e votës së 25 prillit sipas tij, kjo është një përpjekje e politikanëve për të ruajtur pozitat e tyre. “Një ambicie për të mos lënë karriget, për mos t’u zhvendosur nga pozicionet që janë aktualisht”, deklaroi Karamuço.

Juristi Ervin Karamuço, u shpreh se betejën e par-tive të opozitës për pavlefshmëri të zgjedhjeve e bën më shumë politike se ligjore, vetë përbërja e anëtarëve të KAS. Ai theksoi se këto procedura mund të marrin shumë kohë sipas tij edhe deri në zgjedhjet e ardhshme. “KAS është i ndarë tre me dy, për këto lloj kërkesash për rinumërim, pavlefshmëri, kërkohet medoemos katër

persona që të votojnë pro. Kështu që KAS del jashtë loje, do ta shikoni që KAS-i nuk do të vendosë asgjë dhe do t’ia lerë Kolegjit Zgjedhor, i cili do të marrë disa vendime, por në një kontekst ligjor të arsyeshëm se ku janë provat. Por kjo, do të hajë shumë kohë, nga problemet që kemi ne me sistemin e drejtësisë, këto mund të mbërrijnë deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Karamuço.

KARAMUÇO: PROCEDURAT MUND TË MARRIN SHUMË KOHË

Referuar kërkesës ankimore të bërë në KQZ nga PD për anulimin e rezultatit të zgjedhjeve në disa qarqe, sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso tha dy ditë më parë se procesi zgjedhor sipas tij ka pasur shumë parregullsi. Në një intervistë televizive, ai theksoi se provat që kjo parti ka paraqitur në KQZ trego-jnë sipas tij shkeljet e bëra. “Kemi kërkuar anulimin për 9 qarqe. Një proces zgjedhor i shënuar nga par-regullsi të shumta. Nuk kemi hapur shampanjë, vullneti i shqiptarëve është në kuti kemi thënë. Provat që kemi paraqitur janë prova të shumta disa qindra fashikuj, të cilat janë de-pozituar në KQZ, po një pjesë e mirë e të cilave janë ndarë në mënyrë të vazhdueshme për publikun në mo-mentin përgatitor të procesit”, tha ai.

PRETENDIMET E PD PËR PARREGULLSI

NË ZGJEDHJE

Nëse ka bazë për ta pretenduar pav-lefshmërinë e zgjedhjeve në një qendër

votimi apo në disa qendra votimi, apo në të gjithë zonën zgjedhore ngelet për t’u

parë. Pretendimet më së shumti lidhen për aspekte të cilat nuk kanë të bëjnë me vep-

rimtarinë apo me kompetencën e KQZ...

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD tjetër denoncim në SPAK, Tabaku: PS ka blerë vota duke përdorur fondet e rindërtimit, në 4 muaj janë dhënë 125 mln euro

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka vijuar me denoncimet për vjedhjen e votave dhe manipulimet në procesin zgjedhor. Ditën e djeshme ajo bëri me dije një tjetër rast ku pretendohet se është tjetërsuar vullneti i qytetarëve. Tabaku tha se në vetëm 4 muaj nga 1 janari deri më 25 prill 2021 janë dhënë 125 mln euro transferta nga fondet qeveritare në 11 bashki të vendit për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Sipas saj janë rritur disafish fondet për të ndikuar votën në familjet që përfituan. “Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë

fakte, prova dhe të dhëna për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre el-ektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë. Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri

VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milionë euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Të gjitha këto transferta janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve”, tha ajo. Tabaku u shpreh se këto prova tregojnë se shteti është shkrirë me PS dhe ka deformuar votën e qytetarëve. Deputetja tha se SPAK nuk ka ndër-marrë akoma asnjë hap për të vepruar mbi këtë

çështje megjithatë sipas saj beteja do të vazhdojë për t’u kthyer Shqipërinë shqiptarëve. “Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votës dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste. Për këtë krim akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Basha nis takimet në bazë dhe iu çon mesazh kritikëve, i prerë se nuk do të njohë zgjedhjet,

premton vijimin e betejës për përmbysjen e regjimit

Kreu demokrat: Rezultati i 25 prillit nuk do të pranohet kurrë

Aleksandra HOXHAJ

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh dje ku ka folur për manipulimin e

votave, mosnjohjen e zgjedhjeve dhe ka dhënë reagime ndaj kritikëve. Lideri demokrat gjatë takimit të zhvilluar me qytetarët në Durrës shprehu falënderimet për mbështet-jen e tyre të madhe gjatë fushatës teksa deklaroi se nuk do të dorë-zohet dhe do të vijojë të udhëheqë opozitën deri në fitore, duke iu dhënë një mesazh të qartë të gjithë kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen. “Ne morëm përsipër një mision për ta drejtuar këtë vend pas tetë viteve vjedhje, krimi drejt një të ardhme më të mirë. Ky ishte misioni ynë dhe iu përveshëm fushatës derë më derë. Një fushatë qytetare, me program, zgjidhje dhe ofertë konkrete. E dinin se përballë do të kishim bandat e Durrës, Shijakut dhe Fushë Krujës të bëra njësh me pushtetin. E dinin mirë se ky pushtet bëri gjithçka për të tjetërsuar vullnetin e qytet-arëve. Nuk u nisëm për karriget e pushtetit, por u nisëm për të marrë të gjithë shqiptarët me vete drejt një ndryshimi real që do t’i shërbente çdo familje shqiptare. Ne nuk do të lëmë asnjë mjet, asnjë forum, asnjë copëz energjie dhe fuqie pa për-dorur derisa ëndrrat e shqiptarëve për ndryshim të realizohen”, tha Ba-sha. Ai i quajti zgjedhjet e 25 prillit një masakër elektorale në të cilën vullneti i qytetarëve u tjetërsua nga shkrirja e shtetit me partinë. Kreu demokrat deklaroi se nuk ta pranojë kurrë rezultatin e zgjedhjeve teksa u shpreh se beteja do të vazhdojë për të rrëzuar regjimin e kryemi-nistrit Rama dhe kreut të PSD Tom Doshi. “25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtet-it me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin. Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të pranohet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi

Vokshi: Reagimi i “Grupimit për PD” ishte i nxituarDeputetja Albana Vokshi ditën

e djeshme në një intervistë televizive reagoi ndaj kritikëve të kreut të PD Lulzim Basha. Ajo u shpreh se kërk-esa për dorëheqjen e Bashës shmang vëmendjen nga masakra elektorale që kryeministri Edi Rama bëri. Sipas saj reagimi i “Grupimit për PD” ishte një reagim i nxituar pasi nëse duan dorëheqjen duhet të ndjekin rrugë statuore. “Në kushtet ku jemi, përballë një masakre elektorale, të kërkosh dorëheqjen e Bashës për të shmangur vëmendjen nga ajo që ka ndodhur në 25 prill, i çon ujë Edi Ramës dhe jo një zhvillimi brenda PD-së. PD-ja ka një statut dhe unë gjykoj që në kohën e duhur gjithkush mund të thotë fjalën. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë qenë pjesë e vendimmarrjes dhe kanë ngritur dorën për çdo vendim. Vendi-met janë marrë duke u diskutuar. Janë diskutuar të gjitha hapat, askush nuk ka pasur asnjë objeksion për asnjë prej emrave në listë. Reagimi i “Grupimit për PD”, ishte i nxituar”, tha ajo.

Harxhi: Basha do të ketë surpriza interesante

në 22 korrik Edith Harxhi, nga “Grupimi për

PD” u shpreh se ky grupim kërkon një reformim të vërtetë të Partisë Demokratike ku shtyllat e saj të ndër-timit duhet të rishikohen. Ajo tha se PD duhet të përmbledhë interesat e të gjithë brezave, por nuk e ka arritur dot këtë prandaj ka të tilla rezultate. Sipas saj Kreu i PD Lulzim Basha në zgjedhjet e 22 korrikut brenda partisë do të ketë surpriza interesante. “Ne synojmë reformimin e thellë të Par-tisë Demokratike. Ajo është ngritur mbi disa shtylla, por pas 30 vitesh duheshin rishikuar këto shtylla, sado mirë të kishin shkuar gjërat. Partia duhet të përmbledhë interesat e të gjithë brezave. PD-ja nuk e ka arritur këtë dhe prandaj ka një rezultat të tillë. Basha është i heshtur, nuk ka pasur reagime fare. Ai mendon se nëpërmjet heshtjes do të marrë kohën e duhur për t’u rizgjedhur në parti me një ngrirje-shkrirje tjetër. Por, këtë radhë Basha do të ketë surpriza shumë inte-resante në 22 korrik”, tha ajo.

bizneset e tyre, mbi të ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdojë deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi”, tha ai.

Basha premton vijimësinë e betejës

Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit të djeshëm në Durrës

deklaroi se Partia Demokratike do të dokumentojë çdo provë nga masakra elektorale duke vazhduar betejën me çdo mjet dhe mundësi. Basha tha se ka fakte konkrete mbi krimet zgjedhore dhe të gjitha janë dorëzuar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve. Sipas kryedemokratit

fundi i betejës që PD ka nisur do të jetë përmbysja e regjimit Ra-ma-Doshi dhe shqiptarëve t’u jepet ajo çka meritojnë. “Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispo-zicion institucioneve ndërkom-bëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit. Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regji-mi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë”, u shpreh Basha.

Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarët në Durrës u shpreh se pushteti për Partinë Demokratike nuk është mjet për të vjedhur apo blerë vota, por është një mënyrë për të përmirësuar jetën e njerëzve. Sipas tij beteja e PD do të fitohet duke bërë të kundërtën e pushtetit e për të sjellë ndryshimin që të gjithë presin. “Për ne pushteti nuk është një mjet

për të akumuluar grupe kriminale dhe parà dhe pastaj për të vjedhur e blerë votat, por është një mjet për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ne do ta fitojmë këtë betejë duke bërë pikërisht të kundërtën dhe duke bashkuar të gjithë shqiptarët deri në përfundimin e pashmangshëm të kësaj beteje që është ndryshimi që presin dhe dëshirojnë të gjithë”, tha ai.

Kreu i PD: Pushteti për ne nuk është mjet për të vjedhur vota

MUNDËSITË E BASHKËPUNIMIT ME KRIMIN JANË ZERO

BASHA:

Kreu i PD Lulzim Basha bëri me dije ditën e djeshme se nuk do të pranojë kurrë një bashkëpunim me krimin. Ai u shpreh se nuk mund t’i lërë në mes të rrugës njerëzit që kanë besuar tek ai. Sipas lider-it demokrat pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim kështu që mundësitë e bashkëpunimit janë zero. “Çfarë do të bëjmë? Do t’i lëmë

në mes të rrugës këta njerëz? Do t’u themi që ne e bëmë tonën dhe kaq ishte? Për ata që thonë, që na bëjnë me faj, që na llogarisin si gabim, që nuk bëmë dhe një aleancë me bandat, po ju them fare qartë. Për Partinë Demokratike, opsioni i bash-këpunimit me krimin është dhe do të jetë zero. Sepse pushteti i marrë me krimin pjell vetëm krim”, tha ai.

GAZETA SOT10 E Mërkurë 12 Maj 2021

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama flet për integrimin e Shqipërisë në BE: Vendi e meriton plotësisht të hyjë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama dje ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë u shpreh se shqiptarët nuk janë lodhur asnjëherë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. Ai tha se Europa nuk ka qenë e zonja në mbajtjen e premtimeve të saj teksa bëri me dije se Shqipëria do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e saj. Sipas tij Europa ka qenë ajo që të gjithë kanë ëndërruar që sapo vendi ka dalë nga komunizmi. “Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë të Europës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë në vazhdim dhe Europa

nuk ka qenë e zonja në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Eu-ropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera jonë e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur zgjedhjen, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Bashkimi Europian. Ne nuk plani-fikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë për to, sepse për në Europa nuk është

një objektiv apo destinacion politik, Europa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Europa është një testament dhe është në të njëjtën kohë ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë dhe kjo është arsyeja se pse ne do të punojmë gjithnjë e më shumë për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht”, u shpreh Rama. Kreu i shtetit tha se vendi nuk është ende gati për anëtarësim, por është gati për të hyrë në rrugën e negociatave. Rama tha se këtu janë dhe kontradiktat pasi Europa është

duke u treguar dritëshkurtër dhe pak hipokrite. Pasi sipas tij Shqipëria e meriton plotësisht të hyjë në rrugën e negociatave. “Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Euro-pian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Europa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”, tha ai.

Vijojnë diskutimet në BE për negociatat me Tiranën dhe Shkupin, instalimi i shtetit ligjor

kyç për mbledhjen e parë ndërqeveritare

Komisioni i BE: Shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat

Aleksandra HOXHAJ

Bashkimi Europian ka vi-juar gjatë ditës së djeshme diskutimet për negociatat për Shqipërinë dhe Maqe-

doninë e Veriut. Pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, ditën e djeshme u zhvillua mbledhja për çështjet europiane të vendeve anëtare dhe ministrave të Jashtëm. Në mbledhje u diskutua për çësht-jen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve-riut ku ministrat u zotuan se do të angazhohen për çeljen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveri-tare. Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Europian Joseph Borrel deklaroi se nuk ka plane për ndar-jen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria ndryshe nga çfarë ishte thënë në media. Më parë komision-eri i zgjerimit, Oliver Varhelyi, ishte shprehur për mundësinë e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, meqë Bullgaria po e bllokon aktualisht fillimin e negoci-atave me Maqedoninë e Veriut.

Ja çështja thelbësore për hapjen e negociatave

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërin-stitucionale, Maros Sefcoviç gjatë mbledhjes deklaroi se komisioni është duke punuar sa më shumë në mënyrë që të dyja vendet të zhvillo-jnë konferencën e parë ndërqeveri-tare. Ai tha se një rëndësi e veçantë i është dhënë shtetit ligjor prandaj vendi duhet të vazhdojë reformat për sundimin e ligjit. Sipas tij shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat. “Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një pro-ces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të

Xhaçka: Fokusi jonë në nismën Adriatiko-Joniane,

kultura dhe turizmi Më 1 qershor të këtij viti Shqipëria

pritet të marrë presidencën e radhës të Nismës Adriatiko-Joniane, e cila së fundi është mbajtur nga Sllovenia. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online të forumit dy ditor të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR. Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të çuar përpara të gjitha objektivat e NAJ-EUSAIR. Si-pas saj nisma do të bëhet akoma dhe më shumë efikase duke u vendosur theksi tek kultura, turizmi e digjital-izimi. “Shqipëria beson në vijimësinë dhe nisur nga fakti se ndajmë të njëjtat përparësi dhe se nuk ka vizione dhe ide kontradiktore mes nesh, garan-tojmë se nisma do të bëhet dukshëm efikase. Ne do të përqendrohemi tek rinia dhe gjithëpërfshirja, tek kultura, turizmi, digjitalizimi dhe do të puno-jmë për të forcuar marrëdhëniet me autoritetet lokale dhe rajonale dhe me shoqatat në rajonin e Adriatikut e Jonit”, tha ministrja.

Defender 21, SHBA: Si shpëtohen njerëzit në det

Ambasada e Shteteve të Bash-kuara të Amerikës në Shqipëri pub-likoi ditën e djeshme në rrjetet sociale video dhe foto nga stërvitja e përbash-kët ushtarake “Defender Europe 21”. Anija e Furnizimit Logjistik e Ushtrisë së SHBA zhvilloi trajnime e manovra fundjavën e kaluar mbi shpëtimin e njerëzve në det dhe fikjen e zjarrit. Ambasada e SHBA bëri me dije se Anija James A. Loux është pjesë e operacionit për të transportuar au-tomjete dhe pajisje ushtarake nga anija e Marinës së SHBA në Shqipëri. “Anija e Furnizimit të Ushtrisë së SHBA James A. Loux zhvilloi mano-vra dhe trajnime stërvitore në detin Adriatik fundjavën e kaluar. Trajnimi përfshiu ushtrime për fikjen e zjarrit dhe shpëtimin e njerëzve në det. Anija James A. Loux është në Portin e Dur-rësit për Stërvitjen Defender Europe 21, si pjesë e operacionit të përbashkët nga deti në breg, për të transportuar automjete dhe pajisje ushtarake”, thuhet në postim.

mbahet konferenca e parë”, u shpreh Sefcoviç. Ndërkohë edhe sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias foli në lidhje me hapjen e negociatave. Ajo deklaroi se Komisioni i Bashkimit Europian po mundohet të gjejë një rrugë të përbashkët në mënyrë që të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Sipas saj në thelb të mbajtjes së kësaj konference është sundimi i ligjit. “Ne diskutuam për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe po

mundohemi të gjejmë një rrugë të për-bashkët për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Sundimi i ligjit është e vetmja rrugë që mund të na ndihmojë në mbajtjen e kësaj konference. Sundimi i ligjit është në qendër dhe në thelb të kësaj metod-ologjie. Do e marrim në konsideratë kur të analizojmë gjithë procesin. Shpresojmë se do vazhdojmë dis-kutimet për të parë nëse do të kemi konferencë ndërqeveritare. Por në të vërtetë më duhet të përforcoj këtë mesazh, që shteti i së drejtës është

thelbësor”, tha Zacarias. Kujtojmë se Këshilli i BE është shprehur se nego-ciatat duhet të nisin sa më herët për të ecur para së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në të dyja vendet. “Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka qenë nxitja më e fortë për reformat. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bash-ku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhet në deklaratë.

Spanja i ka dhënë dritën jeshilen Shqipërisë, duke kërkuar hapjen e negociatave për vendin tonë. Ministrja e Jashtme, Maria Aranzazu Gonzalez Laya deklaroi se Spanja është angazhuar në mënyrë që të ketë një përshpejtim të procesit të fillimit të negociatave. Sipas saj vendet kanë bërë të dyja një përparim të madh.“ Ne i shikojmë aspiratat e integrimit europian të vendeve

të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe pers-pektive. Spanja nuk është vetëm në favor të zgjerimit, por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim”, tha ajo.

SPANJA MBËSHTET SHQIPËRINË PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

Shefi i politikës së jashtme së Bashkimit Europian, Joseph Bor-rel, pas samitit të ministrave të Jashtëm të BE pak ditë më parë, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor. Sipas tij e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin Europian. “Ne du-het të ecim para me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE dhe duam ta thekso-jmë edhe njëherë se nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integ-rimit. Rajoni ka një rol të veçantë në Europë dhe për Europën. Ka një rol strategjik për ne. Mesazhi që ministrat çuan sot, riafirmim se e ardhmja e tyre është në BE. Ne duam të tregojmë se kemi një angazhim ne te gjithë aspekt”, është shprehur Borrell.

E ardhmja e Shqipërisë

dhe Maqedonisë së Veriut është në BE

BORREL:

Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çësht-

jeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt.

Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat...

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Hyn në fuqi vendimi, ja si do të verifikohen familjet që kanë mashtruar me dokumentet

për të përfituar ndihmë ekonomike

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNisin së shpejti kontrollet për familjet që marrin asistencë sociale

Esmeralda HIDA

Ka hyrë dje në fuqi vendimi, i cili do të ndëshkojë të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin për asistencë

sociale dhe kanë marrë para të pamerituara. Disa ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi vendi-min përmes të cilit do të krijohet një grup i posaçëm që do mbikëqyrë të gjitha zyrat që merren me aprovimin dhe shpërndarjen e ndihmës sociale për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara. Nga kontrollet rutinë autoritet kanë konstatuar se ka plotë shkelje si nga punonjësit e administratës dhe nga familjet që kërkojnë të lidhin asistencë sociale. Në vendim thuhet se, janë evidentuar plot raste ku familjet kanë falsifikuar dokumentet për të përfituar asist-encë, ose rastet kur komisionerë të korruptuar kanë kualifikuar si person me aftësi të kufizuar qytetarë që në të vërtetë janë të shëndetshëm. Por tashmë këto abuzime do të marrin fund, sepse ditën e djeshme vendimi që siguron kontroll më të thelluar është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë menjëherë në fuqi. Konkretisht, vendimi sqaron se, do të ketë kontrolle në terren për të verifikuar nëse familjet që marrin asistencë janë vërtet në gjendje jo të mirë ekonomike. Gjithashtu do të kontrollohen, deklarimet dhe aplik-

imet e këtyre familjeve. “Grupi i kon-trollit të strukturave rajonale ushton kontroll për zbatimin e legjislacionit të ndihmës ekonomike, për: doku-mentacionin e kategorive përfituese të ndihmës ekonomike dhe afatin e vlefshmërisë së përfitimit; kryerjen e verifikimeve social-ekonomike nga administratorët shoqërorë afatet dhe pasqyrimin e tyre në sistem; famil-jet që kanë rezultuar me deklarim të rremë dhe afatin e përjashtimit të tyre nga përfitimi i ndihmës ekonomike; dokumentacionin dhe

pagesat e kompensimit të energjisë elektrike për familjet përfituese të skemës së ndihmës ekonomike”, thuhet në vendim. Ndërsa bëhet me dije se, për rastet kur do të zbulohen shkelje, ndaj abuzuesve do të merret masë administrative deri në 1 milion lekë gjobë.

Verifikim edhe për personat me aftësi të kufizuara

Vendimi sqaron se, verifikim të dhënash do të behte edhe ndaj familjeve që kanë deklaruar se kanë persona me aftësi të kufizuara

Shqipëria merr 60 mln euro kredi dhe 3 mln euro grante nga Gjermania

AMF: 90% e dëmeve nga tërmeti janë paguar, 6 çështje shkuan në gjykatë

Ditën e djeshme Komi-sioni për Punët e Jashtme ka miratuar dy marrëvesh-je me Gjermaninë, nga ku Shqipëria siguron 60 milionë euro kredi të butë nga KFW dhe 3 milionë euro grante, të cilat do shërbejnë për Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës dhe për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajon-al”. Zëvendësministri i In-frastrukturës, Ilir Bejtja, tha në komision se marrëveshja për zhvillimin rajonal i vjen në të njëjtën linjë me pjesën e parë të financimit, brenda

të njëjtit program kuadër, ku bëhet fjalë për një financim 20 milionë euro në fushën e zhvillimit rajonal, me synim rritjen e potencialeve turis-tike për nxjerrjen në pah të vlerave, e ku në vëmendje janë tri bashki: Himarë, Po-gradec dhe Pustec. Në brend-inë e këtij projekti përfshihet rikualifikimi i qendrave, i ob-jekteve të rëndësisë së veçantë kulturore, apo natyrore, ri-kualifikime godinash private që kthehen në objekte atrak-sioni për turistët si dhe në të njëjtën kohë përmirësime infrastrukturore.

Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, ka raportuar dje në Komisionin e Ekonomisë se pjesa më e madhe e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti janë paguar gjatë 2020 nga kom-panitë e sigurimit. Ai tha se totali i paguar deri në fund të 2020 regjistrohet në më shumë se 3 miliardë lekë. Ndër të tjera Mete tregoi se ka pasur edhe ankimime në lidhje me masat dhe procedurat e dëmshpër-blimit, por vetëm 6 prej tyre kanë përfunduar në gjykatë. “Vitin e kaluar u paguan rreth 3 miliardë lekë dëme, ndërsa

janë mbyllur 90% e praktikave përmes pagesave të dëmshpër-blimit. Përgjithësisht shoqëritë e sigurimit kanë trajtuar me ko-rrektësi dëmet nga tërmeti. Re-zulton se vetëm 6 çështje janë ankimuar deri tani në gjykatë nga totali prej 6295 kërkesa për dëmshpërblim në lidhje me dy ngjarjet e tërmetit”, tha ai. Mete tha se, autoriteti mbetet i angazhuar për plotësimin e të gjithë kuadrit rregullator për t’i bërë ato plotësisht të zbatueshme. Duke theksuar se gjatë 2021 do të ketë më shumë kontroll mbi ecurinë e kompanive të sigurimit.

Denaj: Do të nxjerrim udhëzimin që pengon abuzimet me tatim-fitimin

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka deklaruar dje gjatë një interviste tel-evizive se shumë shpjet do të publikojnë një udhëzim, i cili do pengojë abuzimet në tak-simin mbi të ardhurat. Minis-trja tha se më hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi të dypunësuar-it nuk do munden të shman-gin më deklarimin e plotë të të ardhurave. Më tej Denaj shtoi se administrata tatimore do të jetë në gatishmëri për të zbuluar pikërisht ato raste të cilat shfrytëzojnë hapësirat e ligjit për të mos paguar vlerën e plotë të tatimit të

të ardhurave personale. Ne kemi filluar të punojmë edhe për një udhëzim, i cili do të ketë disa kushte më shumë për ata që do të kenë NIPT-e. Nuk mund të ndodhi që një doktor në një spital punon dhe merr një rrogë dhe pastaj shkon dhe hap një NIPT për të punuar në një spital tjetër. Por ne po bëjmë edhe udhëzime të cilat do të jenë pjesë e zbatimit në vitin që vjen në mënyrë që të gjitha këto fenomene që kanë ndodhur në çdo vend të botës , që të ndërgjegjësojë të gjithë personat”, është shpre-hur Denaj.

në shtëpi, ose që kanë deklaruar se kanë mbetur invalidë në punë. Sipas të dhënave, janë konstatuar raste kur disa persona kanë marrë asistencë në masë më të lartë duke bërë deklarim të rremë për kate-gorinë e invaliditetit që ndodhen në të vërtetë. Gjithashtu jo pak herë janë dorëzuar dokumente false ku deklarohen si invalidë persona që ishin të aftë për punë dhe pa asnjë problem shëndetësor. Prandaj edhe në këto raste grupi i kontrollit do të shkojë të bëjë verifikime nga afër

të këtyre personave. Si dhe do të rishikohen nga e para dokumenta-cionet që vërtetojnë gjendjen e tyre. “Do bëhen kontrolle për aplikimet e familjeve që kanë në përbërjen e tyre anëtar, person me aftësi të ku-fizuara, invalid pune apo përfitues i kategorisë “individ” të ndihmës ekonomike; dokumentacionin e përfitimeve të aftësisë së kufizuar në dosjen fizike të përfituesit; për vlerësimin biopsikosocial të aftë-sisë së kufizuar, grupi i kontrollit në nivel qendror kontrollon zba-timin e legjislacionit, për: kriteret, dokumentacionin e procedurën e kryerjes së aplikimeve në regjistrin elektronik, si dhe dokumentacionin në dosjen e përfituesit të aftësisë së kufizuar; si dhe procedurën e ven-dimmarrjes për përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar nga komisioni shumëdisiplinor, në përputhje me nivelin e aftësisë së kufizuar”, për-cakton vendimi. Ndërsa sqarohet se veç kategorive të lartpërmendura do të hetohen dhe zyrat përgjegjëse që merren me aprovimin e asistencës sociale dhe më pas shpërndarjen e saj tek këto familje. Do të het-ohen sa është fondi i shpërndarë për ndihmat sociale dhe sa familje kanë përfituar, duke shpjeguar se ka pasur raste që familje vërtet në nevojë nuk kanë marrë asistencën për shkak të abuzimeve të bëra nga personat përgjegjës.

Kolaudimi i automjete pas disa muajsh ndërprerje do të rifillojë gjatë këtij muaji. Lajmin e ka bërë të ditur dje kreu i DSHPTR, Blendi Gonxhe, i cili tha se rikonstruktimi i pikave të kolaudimit ka përfunduar dhe procesi pritet të nisë këto ditë. Sakaq ai ka sqaruar për të gjithë drejtuesit e makinave se kontrolli teknik do të nisë së pari për ato au-tomjete që nuk përfituan nga shtyrja e afati të certifikatës së kolaudimit, automjetet që janë

regjistruar në vend gjatë 2021. Gjithashtu do të realizohet brenda majit kolaudimi për taksitë, autoshkolla, autobusët që transpor-tojnë nxënës shkolle si dhe autoambulancat. “Kolaudimi do të nisë brenda pak ditësh. Do rifillojë fillimisht për 150 mijë mjete që nuk janë përfitues të ndryshimeve ligjore. Pra për ato mjete që janë pa certifikatë të vlefshme pasi ju është refuzuar kolaudimi vjet, për mjetet e përdorura që janë regjistruar në vend

pas datës 31 dhjetor 2020, si dhe për taksitë, autoshkolla apo ambulancat të cilat kanë plotësuar 12 muaj dhe duhet ti nënshtrohen kolaudimit”, tha ai. Sipas Gonxhajt, faza tjetër e kolaudimit do të vijojë me automjetet që janë përfitues të ndryshimit rrugor, i cili përcakton afatet se kur duhet të paraqiten për kontroll. Ai sqaroi se, automjeteve që u skadon kolaudimi në qershor apo korrik të këtij viti, do të paraqiten për kontroll vitin

DPSHTRR: Kolaudimi i automjeteve do fillojë në maj, ja cilat kategori do nisin të parat

tjetër. “Ndërkohë, faza e dytë e kolaudimit do të fillojë për mjetet që përfitojnë nga ndrys-himet e Kodit Rrugor të cilat do të njoftohen hap pas hapi nga DPSHTRR dhe në E-Alba-nia. Me ndryshimet që ka pësuar Kodi Rrugor janë përcaktuar edhe afatet e reja se kur një mjet do i nënshtrohet kontrollit teknik. Për shembull në rast se ka drejtues mjeti që iu ska-don vlefshmëria e certifikatës më 1 qershor 2021 ata nuk do e kryejnë kolaudimin tani, por në qershor të vitit 2022. E njëjta gjë do të ndodhë për të gjitha automjetet që iu skadon kolaudimi pas rifillimit të këtij procesi. Ndërsa po punohet edhe për udhëzimin përkatës që pritet të dalë në ditët në vijim për rifillimin e këtij procesi”, sqaroi kreu i DPSHTRR.

GAZETA SOT12 E Mërkurë 12 Maj 2021

r a j o n www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMaqedonia mund të pengojë mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-BE

Sonila ELEZI

Gjermania ka nisur një fushatë intensive të përf-shirjes në Ballkanin Perëndimor në lidhje me

integrimin evropian të shteteve të këtij rajoni. Ministri gjerman për Europiën, zoti Michael Roth në një konferencë për shtyp pak përpara takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, tha se situata ngelet delikate në Ballkanin Perën-dimor. “BE duhet të mbajë prem-timet dhe ndjekim angazhimet e deritanishme. Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i kanë përm-bushur kushtet e tyre dhe tashmë është radha e Unionit që të mbajë premtimet pikërisht tani”, u shpreh ai. Më tej ministri Roth ka vijuar se Bashkimi Europian duhet që të nisë negociatat me të dy këto shtete sa më shpejt që të jetë e mundur. Duke iu referuar situatës konfliktuale midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, zoti Roth tha se shtetet duhet të punojnë vetë në shumë sit-uata e të mos mbajnë shpresë vetëm në ndërhyrjen e BE-së për zgjidhjen e çdo situate, duke shtuar këtu edhe faktin që ekziston përgjegjësi e veçantë e njëzet e shtatë vendeve evropiane dhe BE dhe Gjermania janë të gatshme të bëjnë gjithçka që është e mundur në atë drejtim. “Unë shpresoj që do të mundemi që të zgjidhim problemet bilat-erale në nivele bilaterale dhe jo vetëm në nivelin e përfshirjes së

Kosovë, qeveria: Njohim Serbinë nëse edhe ajo na njeh

Mali i Zi dhe Kosova zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka pub-likuar dje programin qeverisës 2021-2025 dhe programin legjis-lativ për vitin 2021. Sa i përket politikës së jashtme, qeveria thotë se do të angazhohet për dialog me Serbinë, për të arritur njohjen e ndërsjelltë. “Jemi të gatshëm të njohim ndërkombëtarisht Repub-likën e Serbisë nëse kjo e fundit e njeh Republikën e Kosovës dhe në veprimet dhe deklarimet e saj distancohet nga kërcënimi i Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë në rajon me ndërhyrje politike dhe retorikë nacionaliste e shpesh

edhe raciste. Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çësht-jeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga re-zultatet e dialogut ndërshtetëror. Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv”, thuhet në programin e Qeverisë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka zhvilluar ditën e djeshme një takim online me ministren e mbrojtjes së Malit të Zi Olivera Injac. Ministrja malazeze uroi ministrin Mehaj për detyrën duke shprehur vullnetin në zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në kuadër të Memoran-dumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive në fushat me interes të përbashkët, duke theksuar edhe procesin e menaxhimit të krizës së pandemisë COVID-19. Nga ana tjetër, ministri Mehaj

theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy min-istrive në interesin e përbashkët si dy vende fqinje dhe rajonit në përgjithësi. Ai vlerësoi rolin e tashëm të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s dhe ndërlidhjen e këtij fakti me synimin e Kosovës për integrimit në organizatat rajonale dhe euroatlantike të sig-urisë dhe mbrojtjes. Në njoftimin e ministrisë thuhet se ministrat ranë dakord që të intensifikohen angazhimet dypalëshe për konk-retizimin e mëtejmë të aktiviteteve të dy ministrive dhe forcave.

Zaev: Liderët evropian e kuptojnë, identiteti maqedonas nuk negociohet

Kryeministri i Maqedon-isë së Veriut, Zoran Zaev ka zhvilluar ditët e fundit vizita të rëndësishme në Bruksel në kuadër të integrimit evropi-an të vendit. “Kishim takime intensive me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve evropiane dhe u siguruam që edhe në Komisionin Evropian edhe në Parlamentin Evropian edhe në cilindo institucion tjetër evropian, përfaqësuesit kyç e dinë dhe e kuptojnë që identiteti ynë maqedonas nuk është për t’u negociuar dhe

asnjëherë nuk do të jetë për t’u negociuar”, ka bërë me dije Zaev. Kryeminsitri maqedonas u shpreh se Ursula von der Leyen, Oliver Varhelyi, Bor-rell, Sassoli, Lajçak, e shumë të tjerë zyrtarë të lartë me të cilët është takuar këto ditë, e dinë dhe e kuptojnë pozitën e Maqedonisë. “Edhe pse dikush përpiqet, dhe mund ta shohim se përpiqet, gjuhën maqedonase dhe identite-tin maqedonas ta vendos në tryezë për bisedime, ne nuk do të negociojmë.

Kërcënohet nga interneti

presidenti italian

Kosova merr 3,000 vaksina Pfizer, numri i infektimeve në rënie

Mali i Zi dhe Maqedonia lehtësojnë masat

anti-CovidMaqedonia e Veriut ka vendosur

të lehtësojë masat anti-Covid. Nga sot ora policore do të zgjatë vetëm 4 orë, nga ora 00.00 deri në 05:00 të mëng-jesit. Në vendimin e Qeverisë, vetëm sonte në natën e festës së Bajramit nuk do të ketë fare orë policore. Edhe Mali i Zi ka vendosur të lehtësojë masat duke hequr ndalimin e trafikut ndërqytetas gjatë fundjavave dhe orën policore. Ministria e Shëndetë-sisë njofton se masat do të aplikohen nga 12 maji deri më 20 maj.

Dorëzohet Borisov, Bullgaria në zgjedhje të parakohshme Haradinaj: Nuk polemizoj me pasardhësit e heronjve

unionit në procesin e zgjidhjes së konflikteve”, deklaroi ai.

Integrimi i KosovësShteti gjerman është gjithashtu

shumë i përfshirë në procesin e inte-grimit të Kosovës. Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë tele-fonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë bisedës është folur në lidhje me perspektivën e rajonit në Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në Twitter, ministria e Jashtme Gjermane bëri me dije se ministri Maas tha se është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. më tej në postim bëhet e qartë se ministri Maas e ka sqaruar se e vetmja mënyrë që

të ketë përparim në prespektivën europiane të shtetit të Kosovës, është dialogu me Serbinë.“Është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër vetë Kosova ndodhet në një situatë të komplikuar sa i përket dialogut me Serbinë. Qeveria aktuale dhe Kryeministri Albin Kurti është shprehur se ka nev-ojë për kohë që të marrë në zotërim të gjitha dokumentet e lidhura me zhvillimin e dialogut nga qeveria paraardhëse, ndërse ish Kryeminis-tri Avdullah Hoti pretendon se një kalim i plotë i tyre është ezauruar. Zëvendëskryeministri në qeverinë

Kurti, Bisnik Bislimi ditë më parë tha se kur kanë marrë detyrën nuk kanë gjetur dokumente për dialogun Kosovë-Serbi. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish kryeministri Hoti, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kryeministrit të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e dialogut, të protokolluara. “Me rastin e dorëzimit të detyrës, kryeministri të ri i janë dorëzuar të gjitha materialet e nevojshme, përfshirë procesin e di-alogut, të protokolluara. Më 30 prill, unë kam publikuar sqarimin e plotë lidhur me materialet e dorëzuara që i përkasin dialogut me Serbinë”, ka shkruar zoti Hoti.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella është kërcënuar përmes disa mesazheve që vinin nga rrjetet sociale. Kreu i shtetit ka qenë shënjestër e urrejtës në internet. Hetimet janë zhvilluar në zona të ndryshme të Italisë. Sipas La Republika, hetuesit kanë sekuestruar telefona ce-lulare , tableta, si dhe hard disk kompjuterësh. Hetimet janë dele-guar nga Prokuroria Publike e Romës duke filluar nga Gjenova e deri në Bari.

Kosova ka pranuar ditën e djeshme më shumë se 3,000 doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot do të arrijë një kontingjent me edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZene-ca në kuadër të aleancës COVAX. Autoritetet shëndetësore në Kosovë thanë se situata me pandeminë në Kosovë është e qetë dhe numri i rasteve të reja, gjatë dy javëve të fundit ka shënuar rënie.

Pas dështimit të përpjekjes së tretë së Kryemi-nistrit në ikje Bojko Borisov për të krijuar qeverinë e re nga zgjedhjet e përgjithshme të 4 prillit, Bull-garia merr vendimin për të krijuar një qeveri të përkohshme dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja par-lamentare. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i vendit Rumen Radev, i cili bëri me dije se data e zgjedhjeve të reja do të përcaktohet 11 korriku. Ditën e sotme, i pari i shtetit duhet që të shpërndajë Parlamentin Bullgar dhe të emërojë një qeveri të përkohshme që do të drejtojë vendin deri në krijimin e qeverisë së re nga zgjedhjet. “Kjo është detyra dhe e drejta ime në kuadër të Kushtetutës. Data e zgjedhjeve është 11 korriku. Ne nuk mund të shpërndajmë Asamblenë Kombëtare para 11 majit”, shpjegoi Radev.

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj i ka dhënë përgjigje të prerë debatit të ngritur kohët e fundit lid-hur me vlerat e luftës së UÇK-së dhe përpjekjeve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme. Haradinaj deklaroi se sa herë kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar dhe ai shtetëror, ka kapërcyer kufijtë partiak dhe ka tejkaluar vetveten. Kreu i AAK-së ka arsyetuar pasardhësit e personaliteteve të shquara kombëtare, që për shkak të rrethanave jetësore, ata nuk kanë mundur të jenë gjithmonë të jenë në lartësinë e prindërve të tyre. “Unë asnjëherë nuk do e lejoj veten që të polemizoj me pasardhësit e heronjve, por, gjithmonë do e ndjek rrugën e tyre në shërbim ndaj Atdheut. Deri në frymën e fundit!”, ka shkruar Haradianaj.

Negociatat, Gjermania kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Roth kërkon të mbyllen konfliktet me Bullgarinë

BE duhet të mbajë premtimet dhe nd-jekim angazhimet e deritanishme. Edhe Shqipëria edhe Maqe-donia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e tyre dhe tashmë është radha e Unionit që të mbajë prem-timet pikërisht tani”, u shpreh ai...

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 13

b o t e www.sot.com.al

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Rusi, qëllohen për vdekje 9 nxënës dhe

mësues, dhjetra të tjerë të plagosur

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraJa detajet nga sulmi i armatosur në Kazan

Sonila ELEZI

Një ngjarje e rëndë ka t ro n d i t u r j o ve t ë m Rusinë, por edhe opin-ionin botëror. 9 persona

kanë ngelur të vdekur në sulm me armë në një nga shkollat e qytet-it rus Kazan. Qyteti i vendosur rreth 800 kilometra nga Moska, i njohur si “kryeqyteti i tretë i Rusisë”, është një qytet me mbi 1.2 milion njerëz dhe më i madhi në rajonin kryesisht mysliman të Tatarstanit. Mes të vrarëve, janë shtatë të mitur nxënës të shkollës dhe dy mësues. Edhe 21 persona të tjerë kryesisht nxënës janë lënduar gjatë sulmit. Presidenti i Republikës së Tartarstan, repub-likë ruse e lokalizuar në Europën Lindore, konfirmoi vdekjen e shtatë fëmijëve, katër djem dhe tre vajza si dhe një mësuese dhe një punonjëseje shkollë në Shkollën Nr 175, shkollë që raportohet se ka më shumë se 1,000 nxënës. Besohet se fëmijët ishin nxënës të klasës së tetë (të moshës rreth 15 vjeç). “Tetëmbëdhjetë fëmijë dhe tre të rritur po trajtohen në spitale për plagë me armë zjarri, fraktura dhe mavijosje”, tha ai. Sipas të dhënave të publikuara nga agjen-cia kombëtare e lajmeve ruse Tass, sulmi filloi rreth orës 09:20 me kohën lokale, ndërsa sinjali i parë nga një buton paniku në shkollë u dërgua pesë minuta më vonë. Një nga nxënësit e intervistuar pas

Izraeli kërcënon: Sulmi ajror në Gaza është vetëm fillimi

Rumania lut SHBA: Kërkojmë mbrojtje nga Rusia

Mëngjesin e së martës, Gaza është përballur me bombardime nga Izraeli, ndërkohë që të pa-ktën 24 palestinezë, përfshirë nëntë fëmijë u vranë. Izraeli njoftoi se si pasojë e sulmit ajror kanë ngelur të vrarë të paktën 15 militantë, duke shtuar se gjashtë civilë izraelitë ishin plagosur pasi Hamasi lëshoi më shumë se 200 raketa. Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se luftimet mund të “vazhdojnë për ca kohë”, duke pretenduar se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” duke

lëshuar raketa në drejtim të Izraelit. Nënkoloneli Jonathan Conricus, një zëdhënës ushtarak izraelit, u tha gazetarëve këtë mëngjes se ata ishin në ‘fazat e hershme’ të sulmeve kundër objektivave në Gaza të cilat ishin planifikuar për një kohë të gjatë. Deklarata këto shqetësuese në një rajon që përpjekjet qoftë për armëpushime të përkohshme janë të shumta. Dhuna ndërku-fitare është nxitur nga dëbimet e Izraelit ndaj komuniteteve myslimane që jetojnë në Jeru-salemin lindor.

Pas situatës së tensionuar midis Rusisë dhe Ukrainës, situ-atë e cila alarmoi BE dhe SHBA se mos përfundonte në një për-plasje ushtarake dhe që nxit re-torika goxha të nxehta nga liderët botërorë, presidenti rumun Klaus Iohannis ka kërkuar mbrojtje nga SHBA. Presidenti i Rumanisë është lutur për një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së “nga Baltiku në Detin e Zi” për të mbrojtur vendet e Evropës Lindore nga Rusia e Vladimir Putinit. Sipas mediave të huaja, ai i tha presidentit Joe Biden se

më shumë trupa të NATO-s janë të nevojshme në krahun lindor të Evropës pas një vendosje të fundit ushtarake nga Rusia në kufirin e saj me Ukrainën. “NATO duhet të vazhdojë të forcojë pozi-cionin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes, veçanërisht në krahun lindor, në një mënyrë të unifikuar dhe koherente, nga Deti Baltik në Detin e Zi Unë u luta – përfshirë në diskutimin me presidentin Biden, për një rritje të pranisë ushtarake aleate, duke përfshirë SHBA, në Rumani dhe në jug të krahut lindor”, tha ai.

BE masa kundër Kinës, pezullon ratifikimin e marrëveshjes tregtare

Bashkimi Evropian ka lënë tashmë pezull punimet në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes tregtare që arriti kohët e fundit me Pekinin. Pezullimi është një masë që BE ka marrë ndërkohë që rriten tensionet rreth akuzave për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Kinë. "Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për Investimet" BE-Kinë kërkoi shtatë vjet nego-ciata dhe më në fund u arrit në parim në muajin dhjetor. Evropa tha se kjo ishte marrëveshja më ambicioze tregtare që Kina kishte nënshkruar ndonjëherë.

Por ajo ende nuk është miratuar nga ligjvënësit në Parlamentin Evropian. Nënpresidenti i Komi-sionit të BE-së tha javën e kaluar se përpjekjet për ratifikimin e saj janë pezulluar. Njoftimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Kinës për trajtimin prej saj të popullatës ujgure në provincën Sinkiang, që Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar si gjenocid. Në muajin mars, Uashingtoni vendo-si sanksione ndaj disa zyrtarëve të Pekinit dhe Bashkimi Evropian bëri të njëjtën gjë, duke vënë në shënjestër katër zyrtarë kinezë.

Anglia me çertifikatë vaksinimi që nga java e ardhshme

SHBA, bie numri i qytetarëve që

ngurrojnë të vaksinohen

Rusia dëbon një diplomat rumun në shenjë hakmarrjejeRusia tha se ka dëbuar

zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus. “Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë in-formative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se kapiteni G. Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person non grata”, tha Ministria ruse.

Biden akuza Rusisë për sulmin kibernetik ndaj gazsjellësit Çekia vijon sanksionet ndaj Rusisë, dëbon 18 diplomatë

ngjarjes është shprehur që nën presionin e panikun e momentit ka dashur që të hidhet nga dritarja por se mësuesi i tij ka mbyllur dri-taren dhe nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Ndërkohë që nga pamjet e tmerrshme të shpërndara në rrjet shihen të paktën dy nxënës të cilët janë hedhur nga dritaret e katit të tretë në përpjekje për të shpëtuar jetën. Sipas raportimeve të medi-ave ruse, dy nga totali i fëmijëve të cilët ishin hedhur nga dritaret e klasave kishin humbur jetën. I dyshuari për ngjarjen është një 19 vjeçar i cili është ndaluar. Kryem-inistri rus Mikhail Mishustin foli për "trishtim të madh" ndërsa udhëheqësi i Tatarstanit Rustam Minnikhanov e përshkroi sulmin

si një "tragjedi të madhe". "Ne jemi shumë të pikëlluar që kjo ka ndodhur," tha ai. Raportet fillim-isht thanë se ishin dy persona të armatosur dhe se njëri prej tyre ishte vrarë. Por zyrtarët më vonë thanë se ishte vetëm një i dysh-uar, i njohur si Ilnaz Galyaviev. Hetuesit rusë thonë se ai është një banor i Kazanit dhe besohet se ai dikur ka studiuar në shkollë. Z. Minnikhanov tha se i dyshuari ishte një pronar i regjistruar i armëve së zjarrit. Sipas deputet-it rus Alexander Khinshteyn, i dyshuari mori licencë për armë zjarri vetëm kohët e fundit, duke thënë se ishte për një armë gja-hu gjysmë-automatike. Zyrtarët nuk komentuan mbi motivin e

mundshëm të sulmit edhe pse Z. Minnikhanov e quajti sulmuesin një "terrorist". I dyshuari postoi në mediat sociale para sulmit, duke postuar se kishte planifikuar të vriste një "numër të madh" të njerëzve para se të qëllonte veten. Fotografitë e llogarisë së tij personale, tani të bllokuara, e tregojnë atë të veshur me një maskë të zezë me fjalën "zot" të shkruar me të kuqe.

Reagimi i autoritetevePresidenti rus Vladimir Putin,

pas ngjarjes tragjike ka porositur një rishikim të të gjithë ligjeve që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve. Autoritetet kanë bërë thirrje që të gjitha shkollat në Ta-tarstan të kontrollohen dhe të rri-sin sigurinë e tyre. Dita e mërkurë është shpallur në Rusi si ditë zie, në respekt të viktimave dhe ng-jarjes që për Rusinë, ndryshe nga për shembull Shtetet e Bashkuara, është tepër ë rrallë. “Presidenti Pu-tin ka urdhëruar shefin e Gardës Kombëtare të Rusisë të "punonte me urgjencë rregullore të reja mbi llojet e armëve që mund të jenë në qarkullim civil dhe që mund të jenë në pronësi të publikut. Udhëzimi u lëshua duke pasur parasysh llojin e armës së zjarrit të përdorur nga qitësi. Fakti është se ndonjëherë llojet e armëve të vogla regjistrohen si armë gjahu, të cilat në disa vende përdoren si pushkë sulmi", shpjegoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Anglia ka njoftuar se do të fil-lojë të përdorë certifikatat dixhitale të vaksinimit nga java e ardhshme. “Certifikimi, duke qenë në gjendje të tregojë se jeni vaksinuar, do të jetë i nevojshëm që njerëzit të mund të udhëtojnë. Pra, ne duam të sigurohemi që njerëzit të mund të kenë qasje të paktën në këtë provë, për t’ua treguar qeverive të vendeve të tjera që janë vaksinuar, nëse ua kërkojnë atë për të shkuar atje”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Aktualisht, janë më të paktë amerikanët që hezitojnë imunizohen ndaj COVID-it krahasuar me vetëm disa muaj më parë, por pikëpyetjet për efektet anësore dhe mënyrën se si u testuan vaksinat ende i bëjnë disa njerëz të ngurrojnë, sipas një sondazhi të ri. Vetëm 11% e njerëzve ende të paimunizuar thonë se ata me siguri do ta marrin vaksinën, ndërsa 34% thonë se nuk do ta bëjnë, sipas sondazhit të kryer nga Qendra NORC për Studime të Çështjeve Publike.

Presidenti amerikan Joe Biden është deklaruar në lidhje me sulmin kibernetik të kryer ndaj tuba-cionim më të madh për transportimin dhe furnizimin e Shteteve të Bashkuara me naftë. NBiden edhe pse nuk ka akuzuar drejtë për drejtë Rusinë për këto sulme për mungesë provash, ka sqaruar se provat që programe kompjuterike keqbërëse e kanë origjinën në Rusi bëjnë që Moska “të jetë përpara përgjegjësisë”. Ndërkohë një nga ligjvënësit demokratë, Ruben Galle-go tha se qeveria ruse nuk mund të strehojë terroristë kibernetikë dhe të mos ndjejë pasojat e këtyre akteve. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se Rusia nuk asnjë lidhje me ngjarjen. Madje ai ka akuzuar SHBA-të se janë duke refuzuar bash-këpunimin bilateral në lidhje me zbardhjen e detajeve.

Saga e sanksioneve dhe akuzave Çeke kundrejt Ru-sisë vijon. Ditën e djeshme, ministrja çeke e Financave, ka njoftuar se vendi planifikon t’i kërkojë 47 milionë dollarë Rusisë si kompensim për dy shpërthimet fatale në depot e municioneve ushtarake në Vrbetice, sulm të cili shteti cek ia faturon Shërbimit Ushtarak rus të Inteligjencës (GRU). Masat e para që Qeveria çeke i ka ndërmarrë deri me tani në lidhje me këto shpërthime, është dëbimi i 18 diplomatëve rusë. Sipas Schillerova, Praga planifikon të kërkojë kompensim brenda kornizës së ligjeve ndërkom-bëtare, sepse procedimi penal do të zgjaste shumë, çka do të ndikonte në vonimin e kompensimit të dëmeve. Shuma prej 47 milionë dollarë është vetëm vlerësim paraprak dhe ka mundësi që pas vlerësimeve të mëtejme të dëmeve kjo të rritet.

GAZETA SOT14 E Mërkurë 12 Maj 2021

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ngjarja ka ndodhur konkret-isht në një lokal në zonën e

“5 Majit” ku i riu është qëlluar me një plumb në gjoks dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai ka qenë i shoqëruar nga një grup miqsh të cilët kanë qenë duke konsumuar pije alkoolike...

Vrau minorenen në Laprakë 3 vite më parë, gjykatadënon me burg përjetë të riun Robert Përpepaj

Autori i vrasjes së 17-vjeçares G. Gjikolaj në Laprakë 3 vite më parë është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës. Bëhet fjalë për të riun Robert Përpepaj, i cili vrau me armë zjarri minorenen ndërsa vazh-don të jetë në kërkim ndërkombëtar. Sakaq bashkëpunëtori i tij Ronald Muzhaqi është dënuar më 23 vite heqje lirie. Theksojmë sërish se Përpepaj u dënua në mungesë dhe është i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë, referuar dosjes së prokurorisë mësohet se motivi i vrasjes së 17-vjeçares, G. Gjikolaj dhe plagosja e shokut të saj E. Bengaj ka qenë një konflikt i çastit mes 20-vjeçarit të arrestuar dhe Bengajt. Gjithashtu referuar

dosjes hetimore, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dysh-uari Robert Përpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se vajza i ka rrëfyer të fe-juarit të saj S. H. shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij. Në këto kushte, 10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij E. Benga, mësohet të jenë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 20-vjeçarin Përpepaj. Sipas burimeve, fillimisht Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte 17-vjeçari, por Për-pepaj i është përgjigj se “është çun e mund të

ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër, situata ka degraduar dhe E. Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti 20-vjeçari nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë S. H., por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren G. Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë E. Begën. Viktima, jetonte në një shtëpi me qira me vëllanë në Tiranë dhe prindërit i kishte të ndarë. Babai i saj jetonte në zonën e Kur-bneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ajo mendohet se prej disa ditësh kishte një lidhje me 23-vjeçarin E. Benga dhe u qëllua

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAutori pretendon se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia

Albiona LIPO

Pas Vlorës, mesnatën e së hënës një vras-je me armë zjarri ka tronditur kryeqytetin,

teksa viktimë ka mbetur një 27-vjeçar i identifikuar si M. Q. Ngjarja ka ndodhur konk-retisht në një lokal në zonën e “5 Majit” ku i riu është qëlluar me një plumb në gjoks dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ai ka qenë i shoqëruar nga një grup miqsh, të cilët kanë qenë duke konsumuar pije alkoolike. Ndërsa njëri prej tyre 28 vjeç i identifikuar si M. D., pak minuta para se të ndodhte vrasja ka drejtuar armën drejt shokut të tij dhe e ka qëlluar. Në këto momente viktima ka qenë i ulur në ta-volinë së bashku me miqtë e tjerë dhe ka marrë një plumb, i cili ka rezultuar fatal. Pas ngjarjes autori është larguar ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në komisariat ku ka dëshmuar detajet e ngjarjes tragjike. I tronditur e me lot në sy, ai mësohet të ketë treguar se armën e kishte sjellë vetë viktima, shoku i tij dhe se nuk e dinte që ishte e mbushur, duke pretenduar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia. Pasi këta të fundit kanë qenë duke “luajtur”. “Armën në tav-olinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici. Sakaq, referuar pamjeve film-ike në çastet e fundit, para se autori ta qëllojë me pistoletë, viktima i bën me dorë, duke

i kërkuar, të heqë armën, para se autori ta shkrepë pa dashje drejt tij, duke i marrë jetën. Megjithatë duke qenë se 28-vjeçari, i cili ka pretenduar se i ka qejf armët vazhdon “të luajë”, duke qëlluar aksiden-talisht me plumb shokun e tij. Pas dorëzimit, autori u soll në vendngjarje për rreth disa orë më pas për të treguar se ku ishte hedhur pistoleta e krimit, ndërkohë që u shfaq i trau-matizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar policia arriti ta gjente,

ndërsa ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku nuk është gjetur asnjë provë lëndësh narkotike, por vetëm alkool.

Shoqërohen 4 persona të tjerë

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miq të tyret, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Më konkretisht janë dorëzuar edhe F. M., 29 vjeç, E. P., 27 vjeç, B. A., 28 vjeç dhe B. H., 23 vjeç të gjithë miq të viktimës

dhe autorit dhe ishin në një tavolinë gjatë kohës që ndodhi vrasja, të cilët u shpallën në kërkim pas ngjarjes. Dësh-mitarët, tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt. Kurse për pajisjen që prodhon monedhat bitcoin njëri nga shokët që ka qenë në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë, ka shtuar se ky am-bient i ishte dhënë me qira nga M. D. Ky i fundit përveç vrasjes pritet të merret në pyetje edhe për laboratorin të zbuluar rastësisht. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, ndërsa kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik. Sakaq, referuar pamjeve filmike të sekuestruara deri më tani dhe dëshmisë së dhënë nga ana e autorit pas arrestimit, pista kryesore ku po hetohet ng-jarja në fjalë është vrasja nga pakujdesia. Ndërsa pritet ende që dëshmitë e të shoqëruarve, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekues-truara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Operacion antidrogë në Durrës, arrestohen 2 të rinj

Një operacion antidrogë është zhvilluar pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit që është finalizuar me shkatërrimin e një grupi kriminal dhe arrestimin e 2 të rinjve. Si rezultat i këtij operacioni të zhvilluar në lagjen 13, i cili vijon ende, të arrestuar janë V. M., 29 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Lagjen 18 në Durrës si edhe E. Sh., 30 vjeç lindur në Durrës dhe banues në Lagjen 13 në Plazh. Policia jep detaje se, dy të rinjtë në momentin e arrestimit kanë bërë rezistencë duke kundërshtuar me forcë policët dhe kanë tentuar të largohen, por efektivi qëlloi në ajër për t'i neutralizuar. Ndërsa nga sa mësohet, të arrestuarit në fjalë janë persona me precedent të thek-suar kriminal. Sakaq, vijon puna për kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

Makina përplas për vdekje “të fortin” e YzberishtitNjë tjetër aksident i rëndë është shënuar paraditen e

djeshme në kryeqytet teksa viktimë ka mbetur F. Avdillari i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit. Ai ishte duke ud-hëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera, në bulevardin “Migjeni”. Avdillari është dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017. Ai dyshohej si ishte kapo i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje. Më konkretisht “i forti” i Yzberishtit ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Terrorizuan banorët duke qëlluar me armë në ajër, pranga 4 të rinjve

Katër të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Beratit, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër. Ngjarja ndo-dhi në fshatin Derobonik, ndërsa bëhet fjalë për të arrestuarit me iniciale L. F., A. G., D. Sh. dhe E. F. Sakaq gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur municione luftarake e drogë. “Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të ar-restuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sati-va të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet”, deklaron policia.

Vritet me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, qëllohet për vdekje nga shoku i tij, arrestohet

autori, shoqërohen 4 persona të tjerë

sapo konsumoi një kafe me të. Edhe me autorin, Gjikolaj sipas Policisë dyshohet se kishte njohje. Vëllai i saj ishte duke e pritur në shtëpinë me qira në zonën pranë Spitalit të Traumës kur mori vesh lajmin.

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 15

k r o n i k e www.sot.com.al

“Pas ekzekutimit të 40-vjecarit B.B., në Vlorë paraditen e ditës

së hënë, mbrëmjen e djeshme “shën-jestër” ka qenë një 41-vjeçar i iden-tifikuar si E. C. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen “Skënderbej”...

“Shtëpia e barit” në Lushnje, gjykata lë lirë dy nga të arrestuarit, burg për një nga elektricistët

Dy ditë pas arrestimit, Gjykatën e Shkallës së Parë në Lushnje ka zhvilluar dje seancën për masën

e arrestit ndaj tre personave të cilët kish-in krijuar një laborator për kultivimin e kanabisit në një ish-karburant në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit” në Lushnje. Gjyqtarja e çështjes, pasi dëgjoi akuzën dhe avokatët e tre personave vendosi masën “detyrim paraqitje” për M. Ç., për M. Z., vendosi masën elektricist vendosi masën “arrest shtëpie” dhe për V. L., ven-dosi masën “arrest me burg”. Kujtojmë se M. Ç. ishte i akuzuar për kultivim bimësh lëndësh narkotike, por sot i është ndrysh-

uar aktakuza në “Moskallëzim krimi”, pasi ai punonte si gomist në afërsi të objektit. Ndërsa për elektriçistit është ngritur aku-za e “shpërdorimit të detyrës”. E. R., ishte pronari dhe organizatori i laboratorit të drogës në Lushnje, i përshtatur në një godinë karburanti që ishte lënë jashtë përdorimit që nga 2004. 45-vjeçari, banues në Tiranë është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Krutja”, pasi kishte përshtatur këtë godinë në një laborator për kultivimin e kanabisit nëpërmjet ngro-hjes me llamba, ndërkohë që në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, L. S., 54 vjeç dhe I. B., 27 vjeç të dy banues në

Fier. Mësohet se ky laborator në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje jo shumë larg autostradës, ku u gjetën pajisje elektrike që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike dhe fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, të cilët janë sekuestruar nga policia, e ndërsa në shtëpinë e një prej personave të shpallur në kërkim, më konk-retisht L.S., u gjetën disa fishekë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Kul-tivimi i bimëve narkotike”, "Shpërdorim detyre", “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraParaprakisht dyshohet që atentati të ketë ndodhur për hakmarrje

Albiona LIPO

Vendi nuk po gjen qetësi nga atentatet me armë zjarri. Në vetëm dy ditë shënohen dy ekzeku-

time të njëpasnjëshme mafioze. Pas eliminimit të 40-vjeçarit B. B., në Vlorë paraditen e ditës së hënë, mbrëmjen e djeshme u vra një 41-vjeçar në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në lagjen “Skënderbej” në afërsi të një kompleksi në autostradë. Ndërsa theksojmë se, atentatet e njëpasnjëshme në këto dy qytete kanë qenë pothuajse identike pasi edhe ky i fundit është qëllu-ar me breshëri plumbash teksa po udhëtonte me një automjet tip “Opel”. Viktima ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e cila si pasojë e breshërisë së plumbave është plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për vdekje. Nga organizimi i atentatit paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje mes grupeve kriminale. Sakaq, në vendngjarje janë gjetur dh-jetëra gëzhoja, ndërsa rruga që ka ndodhur vrasja, është e pandriçuar e pa kamera sigu-rie. Çka përforcon dyshimet se ekzekutimi i 41-vjeçarit ka qenë i mirëorganizuar. Viktima është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit edhe pse nuk rezulton me precedent penal, por është një i afërm i një personi, të cilit iu bë atentat në Belgjikë, disa vite më parë. Po ashtu 41-vjeçarit disa vite më parë i është vrarë edhe i vëllai në Barcelonë në një pritë me armë zjarri. Nisur nga këto të dhëna të fundit, edhe pse herët, pista kryesore në të cilën po hetohet ngjarja është hakmarrja. Sakaq, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasjeje. “Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet

shtetasi Everest Çaka, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetas-ja S. Çaka., jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendng-jarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elba-sanit dhe vijon kontrolli i zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vend-ngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve”, deklaron policia. Detajet e atentatit në Vlorë

Sakaq dje janë zbard-hur detaje të reja lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të

40-vjeçarit B.B., në Vlorë. Mëso-het se personi i cili, viktima ka qenë i shoqëruar në momentin që ka ndodhur atentati, ishte një efektiv anti droge. Ky i fundit pas të shtënave të kallashniko-vit ka dalë nga makina duke u shpëtuar breshërisë së plum-bave, pasi është larguar me vrap. Ndërsa dje ai ka dëshmuar para uniformave blu detaje lidhur me ngjarjen, të cilat sakaq janë zbu-luar edhe nga grupet hetimore pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë. Efektivi i anti drogës i cili mësohet të ketë qenë mik me viktimën ka dëshmuar se autorët i kanë zënë pritë duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Ndërsa ka shtuar se nuk ka dijeni lidhur me konfliktet e

mundshme që mund të ketë pa-tur viktima. Po ashtu ai mësohet të ketë treguar se autorët të cilët referuar edhe pamjeve filmike kanë qenë dy, janë shfaqur të maskuar dhe se dëshmitari nuk ka mundur t’i njohë. “Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska, por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur, mendova se më kapën edhe mua plumbat”, mësohet të ketë thënë shoqëruesi i B. B., me detyrë efektiv policie. Dy autorët duket se kanë qenë profesionistë, pasi kanë goditur direkt te pjesa e shoferit dhe pikërisht tek objekti-vi i tyre. Të veshur me të zeza ata kanë qëlluar në drejtim të autom-jetit lloj BMË rreth 30 herë, teksa 7 gëzhoja e kanë kapur viktimën në gjoks, trup e kokë duke e lënë pajetë. Mësohet se, arma e sulmit ka qenë kallashnikov i modelit mod 56 kalibri 7.62. Edhe pse kamerat e sigurisë kanë kapur dy prej autorëve, në atentate të tilla të papritura, gjithmonë janë ngritur dyshimet se mund të fshihen ndihmës ose sinjalizues të tjerë, për lëvizjet më të fundit të të “shënjestruarit”.

Në kërkim për trafik droge drejt Malit tëZi, 2 të arrestuar

Në trafikant droge i shpallur në kërkim që prej 2018 dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Në pranga ra M. H., 32 vjeç, i shpallur në kërkim pasi në 2018 së bashku me një tjetër kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë. Ngjarja ka ndodhur në 2018 në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, Ku 32 vjeçari së bashku me E. H. i arrestuar në 2019 , tentuan të çonin drogën në Malin e Zi, por u zbuluan.Trafikanti dhe bashkëpunëtori janë kapur nga forcat Shqiponja në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet. M. H., është dënuar në mungesë në 2018 me “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, vepër do e vuaj dënimin tani.

Mashtronin me kreditë, 2 persona të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi në bashkëpunimi me njëri tjetrin mashtronin për të përfituar kredi nga subjektet financiare që ofronin mikrokredi. Të arrestuarit Sh. Rr., 25 vjeçe dhe L. A, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me do-kumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga institucionet financiare. Dy të rinjtë u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Fraud 2” e organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Prokuroria vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Mashtrim me kredi”.

Shpërndanin heroinë në doza të vogla në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Po ashtu, policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve të forta narkotike në doza të vogla. Në pranga ka përfunduar edhe një 34-vjecar, i akuzuar për dhunim të nënës së moshuar. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Atentatet tronditin vendin, pas vrasjes në Vlorë, ekzekutohet brenda makinës i riu në

Elbasan, mbetet e plagosur bashkëshortja e tij

GAZETA SOT16 E Mërkurë 12 Maj 2021

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nga Pirro PRIFTI

Vendimi që ka marrë Akademia e Shkencave të Shqipërisë është

vendim shumë ambicioz, i duhur, por deri diku i par-akohshëm sepse, do të re-alizojë brenda 2 vjet pune dhe me një fond prej 1 mil-ion $ historinë e Shqipërisë prej tre volumesh me rreth 2.000 faqe. Këtë Histori do ta ri-shkruajnë akademikë të vjetër dhe të rinj, por mesa duket duhet të jenë: Prof. Neritan Ceka, Prof. Ferit Duka, Prof. Myzafer Korkuti, Apollon Baçe, Prof. Paskal Milio, Prof. Beqir Meta, Sonila Doçi, Ledia Duçi, Prof. Adem Bunguri, Gjon Berisha, Sabit Syla, Saimir Shpuza, Luan Perzhita, Prof. Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Skënder Muçaj. Përse është i parakohshëm? Pikërisht sepse për të realizuar këtë detyrë madhështore duhen njerëz “Researchers”, njohës të mirë të gjuhëve të vjetra si greqishtja e vjetër, lat-inishtja, osmanishtja madje dhe sllavishtja e vjetër (serbo-bullgare). Të gjitha këto gjuhë përmbajnë historinë e pellazgëve-darda-no- dhe fiseve ilire, arbër-epirotëve dhe shqiptarëve të ditëve të sotme. Problemi qëndron në disa aspekte:

Së pari, nuk janë të gjithë profesorët e nderuar të paktën për Historinë e Lashtë si njohës të mirë të gjuhëve të vdekura dhe nuk mund të përballen me argumentet e historianit Hammond, i cili kur ka ardhur në Shqipëri mbrojti versionin grek të historisë dhe asnjë nga profesorët që janë në listë nuk e kundërshtoi. E si mund ta kundërshtojnë sot po këta profesorë? Së dyti, profesorët e Historisë së Mesjetës nuk janë të përgatitur të përballen me argumentet osmano-turke dhe bizantine sepse një pjesë e profesorëve kanë mbrojtur deri më sot versionin turk duke kri-

A mund shkruhet historia e Shqipërisë nga akademikë të indoktrinuar?

tikuar versionin e Historisë së Shqipërisë të shkruar nga Prof. Kristo Frashëri dhe të tjerë.

Së treti profesorët e Historisë së Shqipërisë së Pavarësisë, epokës së Zogut, Luftës Nacional- Çlirimtare, historisë së PPSH dhe të demokracisë së brishtë, nuk mund të hedhin poshtë tezat e tyre të shkru-ara që në kohën e PPSH dhe nuk mund të bëhen si I. Kadare, i cili pështyu atë që kishte lëpirë gjatë diktaturës. Pse? Sepse janë profe-sorë, i kanë argumentuar tezat e tyre dikur, e si mund të pështyjnë mbi punën e dikurshme? Së katërti, Akademia e Shkencave nuk bëri reformën e duhur kur u rikontruktua herën e fundit. Pse? Sepse u lanë po ata akademikë, madje futën apo bënë kandidatë për anëtarë akademie njerëz pa titullin profesor, si dhe nuk u bë seleksionimi i duhur.

Në gazetën Tema të sotme, gazetari Ro-land Qafoku ka paraqitur 9 probleme konf-liktuoze në Historisë së Shqipërisë me të cilat do të përballen ashpër këta akademistë për të cilat konfliktet vijnë nga vetë autorët histori-anë shqiptarë të lidhur me grupime politike të ndryshme që nga 28-29 nëntori i 1944 e deri më 2021, të cilat duhen rishikuar sipas tij. • Lidhja e ilirëve me pellazgët paraardhës• A na i ka vjedhur Greqia Historinë e

Lashtë dhe heronjtë Si Akili, Aleksandri i Madh, dhe Pirro i Epirit?

• Si do trajtohet Historia e Feve në Shqipëri nga Predikimi i Shën Palit në Durrës e deri në ditët tona

• Si do të trajtohen 82 delegatët dhe 40 Firmëtarët e Pavarësisë

• Problemi i vrasjes së Esat Pashë Toptanit dhe trajtimi i Avni Rustemit; Hero apo vrasës?

• A ishte revolucion apo grusht shteti peri-udha e drejtimit të Kryeministrit Fan Noli?

• A ishte Luftë Nacional Çlirimtare apo luftë civile lufta kundër nazi-fashizmit?

• Cilat ishin arsyet e prishjes së marrëdhënieve me SHBA pas Luftës së Dytë Botërore?

• Sistemi komunist ra vetë apo u rrëzua? Sidoqoftë ka dhe probleme të mëdha të

tjera me fqinjët, të cilat duhen zgjidhur ashtu si i kanë zgjidhur shtetet fqinjë për veten e tyre, të cilat mund të jenë:

• Problemi i Epirit dhe Çamërisë dhe krahina të Epirit: Kaonia, Mollosia dhe Thesprotia, kanë qënë krahina shqiptare (ose më saktë epirotase sipas fjalorit të Marko Boçarit epirotisht-greqisht), kra-hinë barbare apo greke

• Kosova ose Dardania kanë qenë fise il-ire&pellazge sepse Dardania ka ekzistuar ashtu si Epiri para ilirëve, por se flisnin të njëjtën gjuhë dhe problem sllavizmit të saj

• Problemi I gjuhës së folur shqip dhe gju-hës së shkruar greqisht: shkrimi në gërma të ashtuquajtura greke: A i bën të gjitha krahinat dhe shtetet që shkruanin në atë gjuhë të atëhershme të lashtë “ndërkom-bëtare” si shtete greke apo në të vërtetë ato “shtete” apo etni gjuhën e folur e kishin ndryshe kurse gjuhën e shkruar vetëm nga të arsimuarit e shkruanin në gjuhën “greke”?

• Osmanët ishin pushtues apo administra-torë të krahinave të Arbërisë dhe Epirit?

• Largimi masiv i arbër-epirotëve gjatë dhe pas luftërave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, vrasjet e përbindshme nga pushtuesit osmanë, shfarosja e pop-ullatës- përbënin genocid osman ndaj popullatës arbër-epirote?

• Konvertimet masive në Islam dhe para-doksi i mohimit të etnisë për të ruajtur fenë: pra kthimi i vëmendjes tek pjesa e popullatës arbër&epirote, e cila nuk iku, por ose u konvertua në Islam ose iu bashkua religjionit lindor ortodoks duke u quajtur serbë (në fakt shkie, popullata që iu afrua kishës serbe duke kontribuar në këtë kishë me shenjtoren shqiptare Shën Angjelina), në maqedonas (për

shkak të afrimit të popullatës ortodokse pranë kishës bullgare), në malazezë ( Malësia, ata arbër që ishin ortodoksë afër kishës serbo-malazeze), kthimi në vllaho-rumunë të popullatës arbërore, e cila u largua për në Rumani, e cila i dha emrin e kryeqytetit rumuno-moldave -Bukuresht, nga ana e Princit Gjika, kthimit në kroatë të popullatës katolike që iku nga Shkodra në Raguza e Dal-maci, kthimi në venecianë të arbërve katolikë që ikën për në Venedik dhe së fundmi, popullata kryesore prej 300.000 banorësh arbër&epirotë në Kalabri (Ka-Labëria) dhe kthimi në unitë të kësaj popullatë (pra ortodoksë të ritit lindor të varur nga Papati),

• Roli i Binomit FE+ATDHE në krijimin e shteteve solide dhe mungesa e këtij binomi në trevat shqiptare, duke krijuar një shtet të dobët multifetar ku shtylla e Atdheut egziston, por… shtylla fetare mungon.

• Boshllëqet kohore në Historinë e Shqipërisë dhe të trevave shqiptare

• Përse nuk u shkruajt shqip apo epiriotisht për një kohë të gjatë deri në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Shkronjave shqip?

Së fundmi po i kthehem titullit të artikullit. A mundet këta historianë të përballojnë dhe të zgjidhin këto probleme? Po të ishin të ndershëm këta profesorë të indoktrinuar, duhej të dorëhiqeshin dhe për të realizuar këtë detyrë duhej kërkuar ndihma e profe-sorëve të universiteteve publike dhe private të Shqipërisë, madje dhe konsulencë, sepse një pjesë e mirë qoftë e profesorëve të vjetër të nderuar ashtu dhe e profesorëve të rinj të seleksionuar janë të indoktrinuar politikisht, madje ka ndonjë i cili mund të jetë i indok-trinuar edhe nga ana religjioze. Detyrimisht duhen përzgjedhur me kujdes historianë dhe kërkues shkencorë me “brumë” dhe njohës të njërës nga gjuhët e vdekura.

Nga Besi BEKTESHI

Tashmë është bërë një telenovelë e mërzitshme modeli i “Bashkim ndarjes”

së fateve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për integrim. Fjalët e mira të Komisionit Europian, janë një hiç gjë, sepse ato rrëzohen nga shtete anëtare në mënyrë të sigurtë dhe padyshim “profetike” për ata që mendojnë se për Ballkanin Perëndimor integri-mi do të jetë shumë i vonë. Para pak kohe “ishte mirë Maqedonia dhe ishim keq pa plotësuar ne që kancelaritë arritën të bisedonin ndarjen mes dy shteteve”. Më vonë nisi për problemet e Bullgarisë me Maqedoninë e V sërish ideja e ndarjes së fateve mes Shqipërisë dhe Maqedon-isë së Veriut duke bërë kështu atë telenovelën e re, të shpikur “bukur” që sigurisht vonon e vonon, ato vende që Komisioni Europian thotë se kanë plotësuar kushtet. Nga Euronews, që sigurisht anohet nga politikat e Brukselit dhe Parlamentit Europian, shtrohej ky problem me fjalë tashmë më të “papërkora”. Aty thuhej: Roli strategjik i Bashkimit Europian në Ball-kanin Perëndimor u diskutua nga ministrat e Jashtëm të BE për herë të parë në disa muaj.

“Bashkim-ndarja” e fateve Shqipëri-Maqedoni e Veriut, telenovela e mërzitshme e BE

Në fakt e kishin harruar disi. Pastaj vazhdon: Në rendin e ditës ishte ngërçi në diskutimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut Gjithçka ishte ngrirë përsëri, kur Bullgaria vuri veton në bisedimet me Maqedoninë e Veriut mbi ndryshimet në histori dhe gjuhë. Kështu Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Unionit për Punët e Jashtme tha: "Ne duhet të avancojmë procesin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe, ndër të tjera, asnjëherë nuk ishte qëllimi ynë të ndajmë fatet e të dyve në lidhje me Maqedoninë e Veriut, kushtet janë përm-bushur dhe Shtetet Anëtare kanë vendosur të fillojnë negociatat. Shpresoj që Konferenca e parë Ndërqeveritare të mblidhet së shpejti pasi Këshilli të ketë miratuar kornizën negociuese. E përsëritur në eter kjo, sikur po komuniko-het me popujt e Shqipërisë dhe Maqedonisë, tingëllon si një eufemizëm politik me seri ose telenovelë kur realisht e kanë të vështirë poli-tikisht dhe strategjikisht të ndajnë fate mes dy vendeve fqinj në Ballkan duke ditur se çfarë ndodh më pastaj. Në fakt, kanë Bullgarinë për të folur dhe retorika politike bëhet sikur duhet folur me shqiptarët dhe maqedonasit. Futet në lojë dhe Zaev, i cili ka thënë troç se pa gjuhën dhe zakonet e tyre, Maqedonia e Veriut nuk është më e interesuar te futet në BE. E lajmi vazhdon kështu: Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Eu-

roneës tha se një vonesë e mëtejshme mund të rrezikojë stabilitetin e të gjithë rajonit. Zoran Zaev - Kryeministër nga Maqedonia e Veriut: "Ekziston një rrezik i madh nëse vazhdon kjo bllokadë. Gjithashtu për Bullgarinë, sigurisht për Maqedoninë e Veriut. Për shkak se atëherë dokumentet fillojnë të shfaqen, mendimet e këqija mund të zhvillohen. Gjithçka. Është e mundur. Sepse është Ballkani. Ballkani ishte një bombë jo shekuj më parë, por dhjetë, njëzet vjet më parë. Ne nuk duam që këto gjëra të ndodhin përsëri". Në fakt Zaev ka të drejtë në futjen e telenovelës Shqipëri-Maqedoni si ndarje dhe bashkim, kur në fakt problemi është thjesht mes vendeve anëtare të BE-së. Dje nuk donin Holanda dhe Franca Shqipërinë kaq “shpejt” dhe bënin be e rrufe se “nuk mund t’i ndajnë Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe pse shumë vende (12) anëtare thoshin po dhe sot thonë nuk i ndajmë dot dhe pse e dinë se është problem etnokulturor mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përfundimi? Asgjë, sërish fjalë, por tashmë të trajtuara në teleno-velën e mërzitshme që është nën titullin “Fati përbashkët apo veç e veç Shqipëri-Maqedo-ni”. Po pra për integrim. Pastaj sigurisht që Ballkani Perëndimor ka plot telenovela si ajo “Serbi Kosovë muhabet për njohje” dhe “Mali i Zi borxh te Kina dhe lypëse për larje borxhesh në BE”. Por Euronews vijon: Josep

Borrell tha se shtetet anëtare duhet të dalin tani me propozimet e tyre ndoshta gjatë verës mbi mënyrat për t'u angazhuar më shumë në rajon dhe gjithashtu të adresojnë ndikimet e jashtme. Po besoj se “nuk do të bëjnë as pushime”.

E kjo është dhe fushëpamja diplomatike dhe politike që brenda përbrenda saj ka sërish biseda, sërish takime dhe sërish fjalë, të cilat në të vërtetë bëjnë pjesë në telenovelën e madhe të stërzgjatur të BE-së me Ballkanin Perëndi-mor me titull “Tërhiq e mos këput”. Dikur diku qeveritë dhe politikat kryesisht korruptive të shteteve të Ballkanit, nuk e vrasin mendjen shumë sepse iu leverdis një zgjatje e tillë me integrim. Por qytetarët tashmë janë mërzitur dhe sigurisht janë shumë më mos besues për integrimin në BE se sa bie fjala pesë vite më përpara. Deri shteti më pro europian në Ball-kan që jemi ne, nuk kemi më atë entuziazmin e dikurshëm. As qeveria dhe pse vazhdojmë të besojmë dhe “dashurojmë” BE. Megjithatë tashmë jemi mësuar dhe mbase mbas kësaj telenovele do të fillojë një tjetër gjithmonë me “arsyen” e vonesës së integrimit tonë dhe Ball-kanit Perëndimor në BE. Po dhe sa më shumë shtohen telenovelat jo integruese, po aq shumë shtohet dhe mërzitja e lodhja e atyre që presin realizimin e ëndrrës së tyre me Europë të bash-kuar, shkatërruar nga telenovela që shpik dhe përdor burokraci europiane.

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Shqipëria renditet më keq në të gjashtë vendet e Ballkanit Juglindor, për nga shumica e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit (joefektiviteti i

politikave antikorrupsion, mungesa e integritetit, mungesa e paanësisë dhe zbatimi selektiv i njëanshëm pro intere-save private). Politikat

antikorrupsion vlerësohen veçanërisht joefektive...

Nga Skënder Sadri KAPITI

Demokracia nuk është vetëm luftë për pushtet, por demokracia është edhe marrëveshje, konsensus e pajtim kundër përçarjeve dhe të

këqijave që kërcënojnë dhe rrekojnë sovran-itetin, zhvillimin dhe integrimin. Them dhe mendoj se duke parë që Shqipëria po zhe-gitet prej 30 vitesh në një ngërç politik, në një tranzicion të traumatizuar, tranzicion pengues e moszhvillimor të demokracisë, të ekonomisë, të mosndërtimit të shtetit ligjor dhe të mosintegrimit në BE, atëherë vjen edhe logjikshëm arsyetimi se përse të mos ketë një konsensus dhe madje edhe një bashkëqeverisje tranzitore ndoshta edhe me

Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS në Shqipëri?

dy mandate prej dy partive kryesore poli-tike: asaj Socialiste dhe asaj Demokratike të Shqipërisë?! Dhe pra pse, por të mbahet peng shteti dhe shoqëria shqiptare prej inateve, egoizmave, pabesive dhe prej inte-resave të ngushta të disa individëve dhe të disa klaneve politike të partive politike, të cilat po e mbajnë Shqipërinë në udhëkryq permanent korrupsioni, krimi dhe në një gjendje paqëndrueshmërie politike dhe pasigurie gjithfarëshe me dëme e pasoja të rënda kombëtare; dhe që ka tridhjetë vite që për Shqipërinë është krijuar edhe një imazh i pakëndshëm, i errët dhe i zymtë ndërkombëtar, e deri sa po çuditet edhe bota prej kësaj farë demokracie tipike shqiptare. Duke u nisur nga konsiderata të

paanshme dhe jo politikisht të ndikueshme nga interesi partiak dhe ai personal; duke u çliruar për një moment nga fanatizmi politik dhe duke vënë interesin shtetëror, atë kombëtar dhe atë të përgjithshëm mbi atë politik e partizanin do të ishte mirë që Shqipëria të bashkëqeverisej nga një koali-cioni PS-PD. Kundër këtij koalicioni do të ketë kundërshti dhe pakënaqësi natyrisht sidomos nga “ekstremistët”, nga ata që e shohin politikën pozicion tabu dhe si “here-zi” një bashkëpunim të tillë, por që nuk ka asgjë të keqe nëse arrihet një marrëveshje historike një “pajtim” politik historik mes dy partive politike kryesore në Shqipëri për të mirën kombëtare dhe për integrimin në BE. Kjo periudhe bashkëqeverisje e bash-

këpunimi mes PD e PS nuk do ta dëmtonte as demokracinë dhe as pluralizmin, se më shumë se është dëmtuar dhe shpërdoruar demokracia në këto 30 vite nuk ka të shkojë më keq, por një konsensus parimor, pajtimor dhe i gjerë PD-PS do t’i shërbente formimit të besimit demokratik të ndërsjelltë, konso-lidimit të shtetit ligjor e demokratik si dhe të një demokracie zhvillimore pa kriza, pa grindje e tollovi, do t’i jepte fund kulturës së manipulimit të zgjedhjeve dhe fenomenit të shitblerjes së votës dhe do të mundësohej edhe instalimi i një kulture demokratike e qytetare të asaj se në demokraci fitimtarë janë të gjithë; do t’i jepte fund edhe ndarjes së shoqërisë në dy taborë kundërshtarësh, në Ne dhe në Ata.

Nga Bujar LESKAJ

Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI, https://seldi.net/about/history) është një inicia-tivë rajonale e shoqërisë civile kundër

korrupsionit dhe për qeverisjen e mirë, e krijuar në vitin 2012. Që nga viti 2021, SELDI mbulon 14 vende nga Evropa Juglindore dhe Deti i Zi, përmes më shumë se 30 organizatave partnere të shoqërisë civile. SELDI kontribuon në një shoqëri civile dinamike në rajon, e aftë të marrë pjesë në debatin publik dhe të ndikojë në poli-tikën dhe procesin e vendimmarrjes në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë. Nis-ma rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe mbron politikat reformiste përmes Raporteve Rajonale Antikorrupsion dhe Forumeve të Qeverisjes së Mirë dhe Politikave Antikorrupsion. Raporti Ra-jonal Antikorrupsion 2020 i SELDI-t (https://seldi.net/publications/western-balkans-2020-state-capture-risks-and-policy-reforms/), i publikuar ditët e fundit, paraqet Diagnostikimet inovative të Vlerësimit të Kapjes së Shtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit dhe ekonomisë së fshehur (ekonomia informale) për rajonin. Instrumentet e monitorimit të SELDI-t ofrojnë të dhëna në lidhje me ndryshimet në përhapjen aktuale të dy llojeve të korrupsionit - korrupsioni administrativ (ryshfeti), i cili prek individët dhe bizneset dhe kapja e shtetit (korrupsioni i madh) që ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe vendimmarrjen e qeverisë. Në lidhje me këtë të fundit, zbatimi i instrumentit të SELDI-t “Diagnostikimi i Kapjes se Shtetit (SCAD)” në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit, veçanërisht në Shqipëri (https://seldi.net/wp-content/uploads/2021/04/SELDI_Re-gional_Anti-corruption_Report_2020.pdf, fq. 7 e Raportit). Gjetjet e SCAD tregojnë praninë e mundësuesve të fortë të kapjes se shtetit, siç janë organizatat publike joefektive, të cilave u mungon integriteti, paanshmëria dhe protokollet e fuqishme anti-korrupsion. Ato dëshmojnë gjithashtu simptoma aktuale të presionit të kap-jes së shtetit nga biznesi, dmth monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri (shiko grafikun më poshtë).

SCAD është krijuar për të matur të dyja rezultatet: efektet e kapjes së shtetit dhe vetë procesin e kapjes. Matja arrihet përmes një sërë treguesish sasiorë, bazuar në vlerësimet e

Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së shtetit në Shqipëri

ekspertëve. Modeli SCAD përmban dy kompo-nentë kryesorë:

• presionin e kapjes së shtetit nga biznesi, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional;

• mundësuesit e kapjes së shtetit, që për-bëhen nga faktorë institucionalë në nivelin kombëtar. SCAD modelon presionin e kapjes së shtetit nga biznesi në nivelin kombëtar, përmes indikatorëve që pasqyrojnë presionin e monop-olizimit dhe joefektivitetin e ligjeve antimonop-ol. Presioni i monopolizimit pasqyron pjesën e xhiros totale të ndërmarrjeve të një vendi, të përqendruar në sektorë ekonomikë, që gjykohet nga ekspertët se vuajnë nga monopoli. Treguesi i joefektivitetit të ligjeve antimonopol pasqyron pjesën e ekspertëve të anketuar, të cilët besojnë se ligjet ekzistuese antimonopole në të gjithë sektorët ekonomikë ndihmojnë, në vend që të pengojnë, formimin e strukturave monopolis-tike, oligopoliste ose kartele në vend (llogaritet një mesatare e ponderuar për të gjithë sektorët). Në nivelin sektorial, monitorohen tregues sht-esë: përfaqësuesit e statusit të privilegjuar të një subjekti të caktuar biznesi, siç është nëse gëzon qasje të privilegjuar në prokurimin pub-lik; prania e legjislacionit ose ligjeve që rrisin pozicionin e saj në treg; statusi i tij i privilegjuar juridik që mund ta mbrojë atë nga ndjekja pe-nale; ose marrja e tij e trajtimit preferencial në lidhje me subvencionet shtetërore. Nivele më të larta të presionit të kapjes së shtetit të biznesit tregojnë përgjithësisht se më shumë sektorë ekonomikë në Shqipëri janë të prekshëm nga kapja e shtetit. (Shiko Figurën 1).

Shqipëria renditet më keq në të gjashtë vendet e Ballkanit Juglindor, për nga shumica e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit (joefe-ktiviteti i politikave antikorrupsion, mungesa e integritetit, mungesa e paanësisë dhe zbatimi selektiv i njëanshëm pro interesave private). Politikat antikorrupsion vlerësohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me ndërtimin në Shqipëri dhe në komunikimin

celular, transportin dhe autoritetet e lidhura me bujqësinë. Energjia, doganat, autoritetet tatimore, privatizimi, kujdesi shëndetësor dhe farmaceutika, prokurimi dhe qeverisja lokale janë gjithashtu midis fushave që nxjerrin në pah joefektivitetin e lartë të politikave antikor-rupsion në vend.

Rama në Kutinë 4 të Raportit SELDINë rastet konkrete më domethënëse të

mundësuesve të kapjes së shtetit, të sjella nga Raporti Rajonal Antikorrupsion 2020, është Kutia 4 (https://seldi.net/wp-content/uploads/2021/04/SELDI_Regional_Anti-cor-ruption_Report_2020.pdf, fq. 27 e Raportit). Kjo kuti përshkruan rastin e Rafinerisë ARMO në Shqipëri. “Kryeministri Edi Rama i ka dhënë “de facto” 50 milionë euro pronarit të rafinerit së naftës ARMO, përmes taksave të papaguara. Në të vërtetë, doli se këto para u mblodhën nga vetë Kryeministri, me rafinerinë që u përdor si fasadë. Këto para do të kishin paguar pagat e naftëtarëve shqiptarë, të cilët protestuan për mosmarrjen e pagave të tyre në nëntor 2017. Në atë vit, rafiner-itë e grupit të ARMO (Ballsh dhe Fier) nuk punu-an për disa javë dhe kompanitë nuk paguanin kontribute të sigurimeve shoqërore për gati një vit, për të mos përmendur mosrespektimin e të drejtave të tjera të punëtorëve, të tilla si pagesa e orëve shtesë. Në vitin 2019, autoritetet tatimore zbuluan një listë të debitorëve më të mëdhenj, në krye të të cilave u duk se ishte rafineria e naftës ARMO, për shkak të një shume prej 67.7 milionë euro. Në fakt, rafineria e përpunimit të naftës në ARMO i është nënshtruar vazhdimisht keqmenaxhimit lidhur me mbikëqyrjen pub-like të dobët, që kur u privatizua në vitin 2008. Rafineria është marrë me qira nga një kompani misterioze, Trading Petrol and Drilling, duke mos paguar taksat e saj, derisa më në fund u braktis nga ajo kompani”. Raporti i SELDI-t përfundon, duke cilësuar se Shqipëria ka ligjet më pak efektive antimonopol, me vlerësimin 52 nga 100, e ndjekur nga Kosova me vlerësimin 26 nga 100. Ky Raport është tregues i qartë i faktit që qeverisja e sektit Rama përfaqëson shtetin më të kapur në historinë e Shqipërisë. Dukuria gërryese dhe kancerogjene e kapjes së shtetit është denoncuar nga raporte të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve, Indeksit Vjetor të Institutit të Bazelit, raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvil-lim (BERZH), dhe, në mënyrë të veçantë nga “Transparency International” (TI) në raportin për vitin 2020 me titull “Ekzaminimi i Kapjes së Shtetit” (https://images.transparencycdn.org/images/2020_Report_ExaminingStateCap-ture_English.pdf).Vetëm në mjekësinë publike,

sekti Rama ka privatizuar gjashtë shërbime publike në vitet 2016-2018, duke krijuar detyr-ime në kohë për buxhetin e shtetit, për vlerën e 568 milionë eurove. Nëse bëhet një hetim mbi korrupsionin e nivelit të lartë, ushtrimi i ndikimit politik në procedimet gjyqësore dhe korrupsioni brenda gjyqësorit dhe prokurorisë zakonisht çojnë në dënime të buta ose në pushimin e çësht-jeve. Ligjet e bëra me porosi legalizojnë kapjen e shtetit, duke vendosur rregulla që favorizojnë interesat private, në dëm të interesit publik. Të tilla ligje janë:1. Ligji special për Teatrin, 2. Ligji për mediat audiovizive 3. Ligji për lojërat e fatit4. Ligji për lotarinë kombëtare5. Ligji për koncesionet dhe PPP-të 6. VKM e kthyer në ligj për autostradën Mi-

lot-Balldren7. VKM e kthyer në ligj për kompaninë Air

Albania.Rastet e denoncuara nga SELDI dhe ligjet

me porosi të denoncuara nga “Transparency International” vërtetojnë plotësisht aksiomën se ideatori dhe ekzekutori i kapjes së përbindshme të shtetit në Shqipëri është Edi Rama.

GAZETA SOT18 E Mërkurë 12 Maj 2021

k u l t u r e www.sot.com.al

Muzeu ka qenë i mbyllur që nga data 10 dhjetor për shkak të protestave, tani nga

11 maji rihapet linja për vizitorët. Deri tani ka qenë linja për ekspozitat dhe aktivitete

të tjera, që ne zhvillonim në MHK...

MHK deri tani me aktivitete dhe ekspozita për publikun

QBAE në ASH, përgjegjësi për certifikimin e cilësisë shkencore

Arkeologët vlerësojnë punën e themeluesit të arkeologjisë

Në Akademinë e Shken-cave u mblodh këshilli shken-cor i Qendrës së Botimeve Albanologjike dhe Enciklope-dike (QBAE), organi më i rëndë-sishëm shkencor i saj, ngritur me vendim të kryesisë. Në këtë këshill përfaqësohen studiues pjesëmarrës në tre projektet madhore të albanologjisë: "His-toria e shqiptarëve", "Fjalori i madh i gjuhës shqipe" dhe "En-ciklopedia shqiptare". Drejtori ekzekutiv i QBAE dhe këshilli shkencor janë autoritetet më të rëndësishme të saj. Në përbërje të këshillit shkencor janë: prof.

dr. Neritan Ceka, akad. Jani Thomai, prof. dr. Emil Lafe, akad. Pëllumb Xhufi, akad. Ilirjan Malollari, prof. dr. Valter Memisha, akad. Marenglen Verli dhe akad. Shaban Sinani. Mbledhja e konstituimit të këshillit shkencor u drejtua nga akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë. Këshilli shkencor merr tashmë përg-jegjësitë e veta për certifikimin e cilësisë shkencore të nismave madhore dhe përgjithësisht të veprimtarisë shkencore të QBAE. Gjatë kësaj jave këshilli do të shqyrtojë programin e saj.

Akademia e Shkencave zhvilloi veprimtarinë shken-core-jubilare "Skënder An-amali - një themelues i arke-ologjisë shqiptare". Drejtori i Institutit të Arkeologjisë, profesor Luan Përzhita, në kumtesën “Skënder Anamali si iniciator i kërkimeve në fushën e arkeologjisë arbërore”, tha se historia e kërkimeve arkeolog-jike moderne për mesjetën e hershme shqiptare filloi, u rrit dhe u zhvillua për afro gjysmë shekulli nëpërmjet punës së palodhur të prof. Skënder Anamalit dhe arkeologëve të

tjerë. “Ishin vitet 1960 kur arkeologjia shqiptare e dre-jtoi vëmendjen nga kultura e antikitetit të vonë dhe mes-jetës së hershme shqiptare. Ky orientim i ri i kërkimeve shumë i rëndësishëm për arkeologjinë e historinë e periudhës së mesjetës së hershme, iu ngarkua prof. Skënder Anamalit”, tha pro-fesor Luan Përzhita. Vep-rimtaria ditët e fundit u zhvil-lua nën kujdesin e komisionit të përhershëm të historisë dhe arkeologjisë pranë Akad-emisë së Shkencave.

Biblioteka dhe videoteka te “Marubi”, me vizionin e muzeut

Muzeu Kombëtar i Foto-grafisë "Marubi" në Shkodër në 5 vjetorin e tij kujtoi Gegë Marubin. Muzeu i fotograf-isë më 9 maj në ditëlindjen e Gegë Marubit, shprehej se kjo do të jetë edhe data e themelimit të bibliotekës dhe videotekës “Marubi”, fryt i një pune disa vjeçare për ngritjen e një hapësire ku do të gjeni një përzgjedh-je tekstesh dhe videosh që ndërlidhen me programet e muzeut: fotografi, histori arti, kinematografi, filozofi, estetikë e të tjera, ndërsa

një seksion i veçantë i është kushtuar librit për fëmijë. “Ky ambient i ri përfaqëson më së miri vizionin tonë të një muzeu të hapur ku raporti me publikun nuk ndalon thjesht tek eksperienca e një vizite, por kërkon të shtrihet përtej e të nxisë ndjeshmërinë ndaj trashëgimisë kulturore, hu-lumtimin në fusha të ndrys-hme të artit dhe kulturës e pse jo, edhe kultivimin e dijeve dhe pasioneve të reja”, shkru-an Muzeu Kombëtar i Foto-grafisë “Marubi”, që ndodhet në qytetin e Shkodrës.

Pas disa muajsh mbyllur, Muzeu Historik Kombëtar rihap linjën për vizitorët

“Lule Borë”, me një tur koncertor në Pogradec, Dibër

e Madhe, Strugë, Korçë

Julia VRAPI

Muzeu Historik Kom-bëtar të martën u rihap për vizitorët. I mbyllur prej disa

muajsh, në Muzeun Historik Kombëtar janë organizuar vetëm disa ekspozita dhe aktivitete, por linja për vizitorët ka qenë e mbyllur. Me rihapjen e tij këto ditë ka nisur puna dhe për res-taurimin e mozaikut “Shqipëria”, që ndodhet në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Drejtori i MHK dr. Dorian Koçi tha se muzeu ka qenë mbyllur nga data 10 dhjetor në 2020 për shkak të protestave ku iu thyen edhe xhamat, për tu rihapur më datë 11 maj të këtij viti linja për vizitorët. “Muzeu ka qenë i mbyl-lur që nga data 10 dhjetor për shkak të protestave, tani nga 11 maji rihapet linja për vizitorët. Deri tani ka qenë linja për ek-spozitat dhe aktivitete të tjera që ne zhvillonim në MHK”, tha ai. Rihapjes së Muzeut Historik Kombëtar, institucioni i parapriu me një njoftim në faqen e tij ku bëhet me dije se aksesi për publikun do të jetë nga Atriumi, ndërsa ka publikuar dhe çmimet e biletave. “Në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Kulturës ju njof-tojmë se, Muzeu Historik Kom-bëtar do të rihapet për vizitorët duke filluar nga data 11 maj 2021. Aksesi për publikun do të realizohet nga Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar. Ju rikujtojmë se, çmimi i biletave në sportel për të vizituar Muzeun Historik Kombëtar janë: Biletë vizitor vendas dhe të huaj: 500 lekë; Biletë grup +12: 400 lekë; Biletë e reduktuar për kategori të ndryshme në masë 50 për qind: 250 lekë; Biletë për fëmijë 12-18 vjeç dhe studentë: 150 lekë. Për fëmijët deri në 12 vjeç hyrja është falas”, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar. Institucioni ndër të tjera bën me dije se për të shmangur sa më shumë kontaktet fizike mund të rezervohet edhe nga shtëpia bileta, thjesht me një klik në www.myticket.al. “Çmimi i biletave online Muzeu Historik

Kuinteti “Albanian Excellence”, pjesë e orkestrës “Albanian Excellence” nga viti 2018, është krijuar në vijim të politikës që Qendra Albanian Excellence po zhvillon nga viti i themelimit të saj më 2012. Qëllimi i këtij grupimi muzikor, i cili shënoi suksesin e parë në publik, në shtator të vitit 2020, kur mori pjesë në shtator të vitit 2020, në Mbrëmjen Gala të Bienales së Parë të Karikaturës Botërore zhvilluar në Pogradec, është evidentimi dhe përçimi i muzikës së mirëfilltë shqiptare, njohja e saj nëpërmjet një stili të ri modern dhe të përpunuar në arenën ndërkombëtare dhe në hapësirën mbarëshqiptare. Kuarteti përbëhet nga personalitete të muzikës instrumentale si dhe muzikës operistike si: Smerald Spahia (violinë-Spanjë), Eritan Kamolli(violinë-Shqipëri) Blerim Grubi ( violë-Maqedonia e Veriut), Gëzim Belegu(violonçel-Shqipëri), Altin Tomaj (fizarmonikë-Shqipëri). Solistë të këtij koncerti janë dy solistët e njohur nga Nju Jorku: Dëshira Ahmeti (soprano, gjithash-tu sopranoja e parë e Operës së Shkupit) dhe Kreshnik Zhabjaku (bariton). Ky tur koncertesh 6-10 qershor është parashikuar të organ-izohet si një tur në pjesën juglindore të vendit (Pogradec-Korçë) dhe në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut (Strugë dhe Dibër e Madhe). Organizatorët shkruajnë se është një vlerësim e falenderim për të gjitha bashkitë dhe komunat që fatmirësisht kanë mirëpritur këtë koncert, i cili zhvillohet në kushtet tejet të vështira të krijuara nga covid -19, si një homazh mirësie dhe shprese për sëmundjen e shekullit. Pas një pune disa mujore që grupi i punës ka zhvilluar në të gjitha qytetet e përmendura ka arritur të përzgjedhë këngë tipike të vendeve ku do shkojmë. Koncertet do të zhvillohen në open air, ndërkohe që kuarteti do të organizojë një koncert bamirësie për fëm-ijët romë të qytetit të Pogradecit, në kompleksin Nehemia. Kuinteti së bashku me solistët do të interpretojë këngë autoktonë përkatë-sisht të qytetit, ku do të jepet koncerti apo të zonës, përpunuar nga mjeshtri Shpëtim Saraçi. Është e rëndësishme të nënvizojmë se në këtë tur koncertesh të titulluar “Lule Borë”, si një premierë botërore do të interpretohet, pjesa e kompozuar nga artisti Agim Kola me banim në Nju Jork, kushtuar viktimave të covid -19. Koncertet do të paraprihen nga një ekspozite vetjake kushtuar covid- 19, nga piktorja shqiptare me banim në Kroaci Lena Marku, dhe nga një seri karikaturash të karikaturistit të njohur, Agim Sulaj të cilat u prezantuan në bienalen e parë të karikaturës ndërkombëtare “Niko Nikolla”, zhvilluar vitin e kaluar në qytetin e Pogradecit.

Kombëtar- Biletë individuale: 400 lekë; Biletë grup +12: 300 lekë. Orari i hapjes gjatë sezonit turistik është nga e hëna deri të dielën: 09.00 - 19.00. Orari i hapjes jashtë sezonit turistik është nga e marta deri të shtunën: 09.00 - 16.00. Të dielën: 10.00 - 15.00. E hëna pushim”, bën me dije Muzeu Historik Kombëtar ( MHK).

Puna me mozaikunMuzeu Historik Kombëtar

u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. Në muajin që lamë pas, ministrja e Kulturës Elva Margariti pohoi se në fillim të muajit maj do të nisë puna për restaurimin e mozaikut. “Programi EU4CULTURE gati për të ngritur kantieret e para. Gjatë takimit të radhës së këshillit drejtues të programit vendosëm për afatet e fillimit të punimeve. Dhe kemi një lajm të mirë! Në fillim të muajit maj fillojnë punimet për restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, për të vijuar

me restaurimin e kishës së Shën Marisë në Rubik dhe kishës së Shën Ndojit në Kepin e Rodonit”, shkruante me stë tjerave ministrja Margariti, në një status të saj në Facebook. Në vitin 2010 u fol për një projekt, që do të vijonte me restaurim të mozaikut “Shqipëria” në Muzeun Historik Kombëtar. Ndër vite apeli i artistëve të ndry-shëm dhe autorëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës ka qenë për restaurimin e veprës, për ta shpëtuar nga degradimi. Mozaiku mban emrin e autorëve të njohur Josif Dobroniku, Vilson Kilica, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi. Si një nga autorët e veprës piktori Anastas Kostandini u shpreh se në funk-sion të mozaikut e vetmja gjë që i intereson është, që të vazhdojë jetën dhe të rrijë në qendër të Tiranës. Mozaiku ka një sipërfaqe prej rreth 440 metrash katrorë, me përmasa 40 x 11 metra. Mozaiku “Shqipëria” është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri.

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Kjo komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozi-mi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjellmës", e

konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë

krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur...

Vepra, një nostalgji lirike që përshkruan krijimtarinë e Çehov

Poezia e autorit Francesco Crispi, në 1887 në gazetën “Arbri i ri”

Ikona e “Shën Dhimitrit” e 1781 nga kisha e “Shën Mërisë”

Në muajin maj të vitit 1887 në gazetën “Arbri i ri” u botua poezia lirike në arbërisht e shkruar nga Francesco Cris-pi. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët shprehet se figura e këtij per-sonaliteti të rëndësishëm të politikës italiane u prezantua për herë të parë edhe në botën e letërsisë, ku ai shkruante me pseudonimin “Nik Krie-Shpisë”. “Arbëreshi Francesco Crispi lindi në Ribera (Sicili). Bashkëpunoi me Garibaldin në revolucionin sicilian (1859) dhe u bë këshilltar politik i tij.

U zgjodh deputet i parlamen-tit të parë italian që u hap në Firence (1861). Dy mandate ka qenë Kryeministër i Italisë, në vitet 1887-1891 dhe 1893-1896. Përveçse ka kontribuuar në politikë, ai është marrë edhe me krijimtari publicistike dhe letrare”, shkruan QSPA, që ka publikuar dhe një nga poezitë e tij më të bukura, të botuar 133 vjet më parë. Misioni i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët është kryerja e studimeve të specializuara për historinë, letërsinë dhe kul-turën e komunitetit arbëresh.

Ikona e “Shën Dhimi-trit” është vepër e vitit 1781 atribuar mjeshtërve të familjes Çetiri, Gjergj e Johan. Qendra Muzeore Berat shprehet se ikona është marrë nga kisha e "Shën Mërisë" të fshatit Mbreshtan në rrethin e Beratit. “Teknika e përdorur është tempera mbi pano druri. Iko-na është restauruar në Lab-oratorin e Veprave të Artit në muzeun e ikonografisë “Onufri””, bën me dije Qendra Muzeore Berat, që publikon herë pas here materiale me ikonat. Qendra Muzeore Berat

është institucion i speciali-zuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikono-grafik “Onufri” dhe muzeun Etnografik. Muzeu i ikono-grafisë “Onufri” dhe muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zh-villuar sidomos në shek XVII.

Manastiri i 40 Shenjtorëve, në guidat turistike të Sarandës

Manastiri i 40 Shen-jtorëve mbetet një nga desti-nacionet kryesore në guidat turistike të Sarandës për çdo vizitor vendas apo të huaj. Bazilika dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve ndodhet në lind-je të qytetit të sotëm, në ma-jën e kodrës që i rri përballë Lëkurësit. Monumenti ka një arkitekturë të stilit romak. Ndodhet vetëm 3 kilometra larg qytetit bregdetar. Ma-nastiri i 40 Shenjtorëve është monument i kategorisë së parë, nga të paktët të ruajtur në perandorinë Bizantine

dhe daton në vitet 323-324, kur ka ndodhur martirizimi i 40 Shenjtorëve. Është një nga 103 monumentet e kulturës të rajonit jugperëndimor të ven-dit. Në Sarandë punonjësit e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore po kryejnë pastri-met periodike për eliminimin e vegjetacionit në mënyrë mekanike dhe me spërkatje me ilaç për tharjen e barit. Mbajtja pastër e ambienteve rreth monumenteve dhe jo vetëm është detyrë dhe përgjegjësi për të ofruar një turizëm cilësor.

Komedia “Martesa” në ambient të hapur, së shpejti për publikun në amfiteatrin e Durrësit

Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj,

aplikimi deri më 31 maj

Julia VRAPI

Komedia “Martesa” nga autori Anton Çehov, me regji nga Driada Dervishi vjen së shpejti

në amfiteatrin e Durrësit për pub-likun. Teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit bën me dije se shpreson që vepra e Anton Çehov me regji nga Dervishi të shërbejë si hapëse e siparit të skenave. ““Martesa” parashikon të fillojë shfaqjet në ambiente të hapura dhe shpresojmë të shërbejë si një hapëse e siparit të skenave teatrore”, shprehet teatri i Durrësit, që ka publikuar dhe një material të shfaqjes së suksesshme. Komedia është menduar të jepet më datë 14 maj, por sipas teatrit datat e sakta varen dhe nga kushtet e motit. “Shumë shpejt në amfiteatrin e qytetit, në arenën më të madhe të Ballkanit. Premiera 14 maj ora 20:00. Por datat e sakta të shfaq-jes varen nga kushtet metere-ologjike të kohës”, vijon teatri. Komedia “Martesa” u shpërblye me çmimet “Regjia më e mirë në “KoKo Fest 2016”, aktorja më e mirë jo protagoniste në “KoKo Fest 2016” dhe çmimi i publikut në “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”. Përshtatja e tekstit dhe regjia Driada Dervi-shi, koreograf Elton Cefa, dre-jtor fotografia Daniel Dervishi, kostumografia Driada Dervishi dhe Adelina Muça. Udhëheqëse vokale mazzo-soprano Olta Juba. Në role janë aktorët Amos Muji Zaharia, Adelina Muça, Gentian Zenelaj, Xhejni Fama, Mimoza Marjanaku, Suela Bako, Andia Xhunga, Gjergj Doçi, Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma. Kjo komedi është përmbledhja e 5 pjesëve: "Martesa", "Tragjik pa dashje", “Ariu”, “Propozimi”, për t'u mbyllur me “Këngën e mjell-mës", e konceptuar si një këngë nostalgjie për kohën që ikën. Një nostalgji lirike, që përshkruan gjithë krijimtarinë e dramaturgut të mirënjohur rus Anton Çehov, e cila vjen nën regjinë e Driada Dervishit duke pasur parasysh interesimin e madh e të vazh-dueshëm të publikut.

“Fondi i Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2021” është një nga projektet e përvitshme të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) dhe është ende i hapur për pjesëmar-rje. Thirrja për fondin u hap më datë 6 prill dhe do të qën-drojë deri më datë 31 maj. Thirrja u drejtohet lëvruesve të poezisë, prozës dhe dramës nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Mbështetja financiare ofrohet për botimin e veprave letra-re nga autorë të rinj shqiptarë në prozë, poezi, dramë dhe do të jetë në shumën 150 000 lekë. Aplikimi duhet të bëhet nga shtëpi botuese të licencuara dhe vepra e propozuar nuk duhet të jetë botuar më parë. QKLL bën me dije se projek-tet e dorëzuara, të financuara pjesërisht dhe/ose tërësisht nga institucione të tjera në Republikën e Shqipërisë, nuk mund të përzgjid-hen për mbështetje financiare nga “Fondi i Krijimtarisë Letra-re për të Rinj 2021”. Juria e përzgjedhur, përbëhet nga ek-spertë të fushës së letërsisë, të botimit dhe vlerësimi i pro-jektit bëhet duke u bazuar te vlerat artis-tike të veprës. Rezu-ltatet do të njoftohen pasi juria të vlerësojë propozimet dhe të marrë vendimin për-fundimtar mbi dhënien e mbështetjes financiare. Në rast mi-ratimi, botuesit dhe autorët do të nënshkruajnë një kontratë me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Periudha për botimin e titujve të mbështetur është brenda vitit 2021. Sipas Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, botuesi i spon-sorizuar duhet të përmendë mbështetjen e dhënë në faqen e dytë të librit, ku duhet të shfaqet logoja e QKLL, me tekstin e mëposhtëm: "Ky libër u botua me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Shqipëri”. Botuesi duhet të dorëzojë në QKLL 5 (pesë) kopje falas nga vepra e botuar, që do të shoqërohet me një dokument të nënshkruar nga të dyja palët. Dokumentacioni përkatës duhet dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, brenda datës 31.5.2021, ora 14:00, në adresën elektronike: [email protected] dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri, pranë hotel “Domus”. Ky fond vjen në vijim dhe të atyre që janë hapur më parë për librat dhe përkthimet.

Vepra e ÇehovKomedia “Martesa” erdhi pre-

mierë për publikun në vitin 2015 nga regjisorja Driada Dervishi. Më herët regjisorja shprehej se komedia “Martesa” përmes 5 pjesëve nga Çehov vjen plot ritëm. “Në çdo pjesë në komedi ka 1-2 protagonistë kryesorë, është marrëdhënia mes çiftit, etj. Nuk janë vepra të lehta, sepse ka dhe momente të reflektimit apo ngrihen probleme të ditës, ndërsa kjo komedi vjen përmes një loje gazmore”, ka pohuar regjisorja Driada Dervishi. Në dy net, gjithçka ndodh në një martesë nga të kurdisurat për interes nga e ëma e vajzës. Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndër koprac. Gjen një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pen-gojë dhëndrin të martohet, duke i treguar se si do të jetë pas një

viti martese jeta e tij. Po aty gjen një vejushë, që është betuar të mbajë zi për gjithë jetën, e që për ironi bie në dashuri me borxhliun e bashkëshortit. Fqinji i familjes, pikërisht në këtë dasmë gjen rastin të kërkojë dorën e mbesës, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja. Anton Çehov ishte një dramaturg dhe shkrimtar rus i tregimeve, i cili konsiderohet të jetë ndër shkrimtarët më të mëdhenj të trillimeve të shkurt-ra në histori. Karriera e tij si një dramaturg prodhoi katër klasikë, dhe tregimet e tij më të mira të shkurtra vlerësohen shumë nga shkrimtarët dhe kritikët. Anton Çehov u lind në 29 janar të vitit 1860 dhe u nda nga jeta më 15 korrik të vitit 1904. Bashkë me Henrik Ibsen dhe August Strind-berg, Çehovi referohet si një nga tri figurat themelore, në lindjen e hershme të modernizmit në teatër.

GAZETA SOT20 E Mërkurë 12 Maj 2021

SOTSOT sport www.sot.com.al

Pas zyrtarizimit të rikthimit të Dinamos në elitë për sezonin e ard-hshëm, në media u përfolën shumë edhe ndryshimet që mund të prekin klubin në mënyrë që të përmirësohet më shumë. Kështu, u bë e sigurt se trajneri i bluve në Superiore do të ishte Bledi Shkëmbi, ndërsa si drejtor do të vendosej Shpëtim Duro. Megjithatë, këto lajme janë hedhur poshtë nga një reagim i fundit i klubit ku theksohet mbështetja për trajnerin Olsi Uku dhe stafin, ndërsa bëhet e ditur se vëmend-ja është vetëm te ndeshja ndaj Burrelit dhe finalja me Egnatian. Duhet thënë se “nëndetësja dinamovite” u kthye në Kategorinë Superiore pas 9 vjetësh “lundrim” në kategoritë inferiore.

Skënderbeu po mendon për duelin me Laçin në transfertë. Në 12 takimet e fundit përfshi edhe ndeshjen e Kupës, Skënderbeu ka mundur të koleksionojë 7 fitore, 2 barazime dhe vetëm 3 humb-je, duke pasur një përqindje të lartë të ecurisë pozitive. Madje, kanë marrë pikë më shumë se ekipet që kërkojnë Europën, por edhe nga ana tjetër ka arritur që përmes ndryshimeve drastike të sigurojë edhe finalen e Kupës. Ndër-sa bardhekuqtë do të jenë të plotë në ndeshjen e radhës me skuadrën kurbi-nase, pasi deri më tani nuk ka lojtarët të dëmtuar apo dhe të pezulluar. Gjithçka duket se e ka një sekret, grintën që Me-melli i ka përcjellë ekipit në këto javë që e ka marrë drejtimin e Skënderbeut.

Mirlind Daku ka shkëlqyer në këtë sezon të Superligës në Kosovë. Sulmuesi deri tani është në kuotën e 28 golave dhe ka vendosur rekord si lojtari që ka shënuar më shumë gjatë një sezoni. Ish-futbollisti i Kukësit do të marrë “Këpucën e Artë”. “Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar. Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Mun-ishi dhe Bledi Shkëmbi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bash-këlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin”, tha Daku, i cili në sezonin e ardhshëm me siguri do të jetë në një tjetër klub, teksa është në pronësinë e Osijek.

SUPERIOREDy gjigantët e futbollit në kryeqytet luajnë në mesjavë fatet e sezonit në Kategorinë Superiore

Adriatik BALLA

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë vendimtare të saj. Edhe pse janë 5 skuadra që pretendojnë titullin, kur kanë

mbetur për t’u luajtur dhe katër javë deri në fund, duket se xhiroja nr.33 do të jetë përcaktuese për disa skuadra dhe në këtë xhiro ka një duel vendimtar derbi, ku njëri nga dy gjigantët e kryeqytetit mund të digjet në këtë rrugëtim. E thënë ndryshe, kjo është java e derbit të Tiranës, Partizani-Tirana. Ndeshja më e pritur nga të dy tifozeritë e kryeqytetit shqiptar nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat, mbi të gjitha kur në mes është akoma mundësia për të fituar titullin kampion. Por si është një javë e tillë për një analist futbolli? Në të vërtetë edhe vetë FSHF ka një analist statistikash në zyrat e saj, një pjesëtar i stafit që bën deduksione mbi ecurinë e kampionatit shqiptar.

Të gjitha ndeshjet janë njësojNuk ka një ndeshje në të cilën një

analizë duhet të bëhet në mënyrë të ndryshme nga të tjerat. Të gjitha ndesh-jet e kampionatit vlejnë tre pikë dhe kanë të gjitha të njëjtën rëndësi. Për këtë arsye, analiza e kundërshtarit direkt nga Partizani dhe Tirana duhet të përgatitet si çdo tjetër. Aq më tepër që, nëse ndrys-hohet diçka nga e zakonshmja, mund t’i dërgohet skuadrës një mesazh i gabuar.Të mos udhëhiqemi nga emocionet

Forca e një analize është ajo që bëhet me mendjen e ftohtë. Falë analizës arrihet të lihen jashtë të gjitha emocionet e lidhura me një ndeshje, nga atmosfera

e fushës së lojës te vështirësitë që krijo-hen gjatë ndeshjes. Mbi të gjitha në një derbi, ku është vendimtare të qëndrosh i përqendruar, pa u përfshirë në asnjë moment nga emocionet.

Marrja në konsideratë e ndeshjeve të kaluara

Një avantazh i madh për skuadrat shqiptare në të bërit të analizës është fakti që luajnë katër herë kundër njëra-tjetrës. Kështu që derbit e kaluara të këtij sezoni mund të na mësojnë shumë në përgatitjen e ndeshjeve. Në rastin e derbit, ai më reali është i fundit që është luajtur në Selman Stërmasi, sepse gjatë sezonit Tirana ka ndryshuar lojtarë dhe trajnerë dhe për këtë arsye nuk gjen shumë të dhëna, pika referimi të bes-ueshme, në dy derbit e parë të luajtur.

DueletDuelet janë ato që do të bëjnë difer-

encën. Tre sulmuesit e Partizanit kundër tre mbrojtësve të Tiranës, shpejtësia e

Seferit kundër Bitrit dhe Belicës. Apo cilësitë e mesfushës së Partizanit kundër kapacitetit për të rikuperuar topa nga mesfusha e Tiranës. Forca e trajnerëve do të jetë përzgjedhja e njerëzve të duhur në zonat e duhura të fushës. Dhe është e qartë që analisti mund të japë një ndi-hmë të madhe në këtë drejtim.

Topat e ndaluarKy është elementi më delikat. Është

ajo që bën gjithmonë diferencën në ndeshje të ekuilibruara dhe në derbi. Kjo ka ndodhur gjithmonë në derbit e fundit ku kanë rezultuar decizive dhe nuk du-het të harrohet që Partizani ka humbur vendin e parë në renditje në Korçë nga një gol që u pësua në goditje standarde. Jo vetëm analizë në një derbi, por mbi të gjitha edhe lëvizje e kundërlëvizje.

Si duhet të punojmë?Derbi është si të gjithë ndeshjet

e tjera: analiza e ndeshjes tonë të vjetër, analiza e kundërshtarëve në

Në ambientet e Bashkisë së Shkodrës u zhvillua dje seanca e parë e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve të klubit të futbollit Vllaznia. Në njoftim thuhet se më datën 19 maj do të vijë edhe përgjigja zyrtare mbi rezultatin e vlerësimit ligjor dhe financiar të ofertave, që do të zbulojë subjektin fitues të të drejtës për të blerë 100% të aksioneve të klubit shkodran. “Në këtë fazë ishin prezent të gjithë anëtaret e Njësisë së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose

me përfaqësues. Dorëzimi i zarfeve të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bash-kinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00. Në këtë seancë Një-sia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit “Për ankandin publik” dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri ad-ministrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmar-rës. Të gjitha veprimet u shënuan në procesverbalin përkatës të

zhvillimit të ankandit ku u pas-qyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues. Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese. Njësia e Ankandit vuri në dijeni për-faqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkodrës.

Vllaznia del në shitje, vijnë tri oferta, Bashkia shpall fituesin më 19 maj

Daku “Këpuca e Artë” e Kosovës, rekord historik

Skënderbeu i plotë, dueli me Laçin

vendimtar për mbijetesën

Drejtuesit e Dinamos konfirmojnë trajnerin

Uku dhe stafin

SULMUESI

KATEGORIA I

Analiza e prag derbit, duelin Partizani-Tirana do ta vendosin detajet teknike

veçanti një për një, analizë e topave të ndaluar dhe goditjeve të dënimit, analizë e lojës komplekse të skuad-rës. E gjitha e përqendruar në një periudhë të shkurtër nga e shtuna në të enjte. Dhe nuk do të ketë kohë për të festuar fitoren, sepse ndeshja e radhës është menjëherë pas porte.

Përfundimi Duke parë këtë analizë, të cilën e

ka pasqyruar edhe “Supersport”, du-het pranuar që ky derbi, në tërësinë e tij, pritet të ketë nivel të lartë dhe natyrisht mund të rezultojë ven-dimtar për objektivat e skuadrave. Tiranës i duhet me çdo kusht fitorja, pasi as barazimi nuk i bën punë, kurse Partizani, i gjendur në vend të dytë me 1 pikë më pak se Teuta, do të shfrytëzojë këtë derbi për të bërë një hap drejt titullit.

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, analizoi dje ngjarjet negative të ndodhura në fushat e futbollit, në fundjavën që lamë pas, duke marrë edhe vendime ndëshkuese. Më bujë bën vendimi për zyrtarët e Kastriotit që nxitën të braktisin ndeshjen. “Zyrtari i KS Kastrioti, Alban Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes dhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdh-jetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të

nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdh-jetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organ-izuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. KS Kastrioti U-21, për braktisjen e më shumë se një ndeshjeje të vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, në bazë

të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen kundër KF Laçi U-21, në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 29.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara dhe i zbrit-en 6 pikë në sezonin pasardhës”, thuhet ndër të tjera në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës. Ndërkohë, një vendim i ashpër dhe për zyrtarin e klubit të Skënderbeut. “Zyrtari i KF Skënderbeu, Ilirjan Përmeti, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”, thuhej në njoftimin e Disiplinorit. Pati ndëshkime dhe në futbollin e femrave si dhe në kategoritë e të rinjve, për ngjarje që kishin natyrë jo sportive.

Vendimi/ Disiplina pezullon për shumë muaj zyrtarët e Kastriotit

“Duket se xhiroja nr.33 do të jetë për-caktuese për disa skuadra dhe në këtë xhiro ka një duel vendimtar derbi, ku njëri nga dy gji-gantët e kryeqytetit mund të digjet në këtë rrugëtim...”

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Falë fitores 0-3 ndaj Empolit, Saler-nitana është bërë zyrtarisht pjesë e Ser-isë A për sezonin e ardhshëm. Pjesë e Salernitanës është edhe shqiptari Fred-erik Veseli. Mbrojtësi ka luajtur rreg-ullisht me skuadrën dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës edhe për vitin tjetër. Mirëpo, ajo që do të duhet të ndryshojë klubi i Veselit është presidenti. Kjo për arsye se në krye të klubit është Klaudio Lotito, i cili në Serinë A ka gjithashtu në pronësinë e tij edhe Lacion. Rregullat nuk e lejojnë Lotiton të ketë dy klube në pronësi në të njëjtën Ligë dhe këtë e ka theksuar edhe presidenti i Federatës, Gravina. Kështu, në ditët e ardhshme Lotito duhet të gjejë një sistemim për Salernitanën.

Një rast i ngjashëm me atë të Andi Zeqirit, Bastien Tomës, Toni Domgjonit dhe Mërgim Berishës te Kosova, është regjistruar së fundmi me mbrojtësin kroat, Borna Soza që luan për ekipin e Shtutgartit. Pas një sezoni të mirë, trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv vendosi të ftonte për të luajtur me kombëtaren, por një gjë e tillë iu re-fuzua. Lojtari ka lindur në Kroaci dhe kur ishte 22-vjeçar ai është paraqitur për Kroacinë U-21. Ky fakt bën që atij të mos i lejohet nga FIFA të luajë me kombëtare tjetër përveç Kroacisë. Ky rast është i njëjtë me lojtarët shqiptarë, të cilët pasi kanë luajtur me Zvicrën, ose Gjermanisë, nuk do të mund të përfaqësojnë më Kosovën.

Sulmuesi shqiptar i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Ali-oski, në një intervistë për “FIFA.com”, ka folur edhe për kualifikimin në Europian. “Ishte e mahnitshme. Gjëja më e madhe për ne, si ekip dhe si vend, ishte Evropiani. Ishte hap aq i madh për Maqedoninë e Veriut, që nuk e kishim bërë më parë. Por gjatë tërë rrugës ne kemi besuar. Me ekipin që kemi ndër-tuar në pesë-gjashtë vjetët e fundit, ne e kemi ditur që jemi të fortë, që kualiteti është i lartë. Ka shumë talent dhe një miksim të mirë të lojtarëve të rinj me djelmoshat me përvojë. Jemi bërë grup i afërt në vitet e fundit pasi ekipi nuk ka ndryshuar shumë. Tani e kemi realizuar ëndrrën së bashku”, tha Alioski.

SITUATASulmuesi nuk dorëzohet dhe sheh të vijojë karrierën me të njëjtin përkushtim

Adriatik BALLA

Nga grupi i lojtarëve të Kom-bëtares një pjesë jo e vogël luajnë në kampionatin turk, i cili këtë edicion kishte një

numër të konsiderueshëm prej kuqez-injve, shumë më tepër se çdo sezon tjetër i mëparshëm. Nga të gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë në Turqi, vëmend-jen kryesore e merr sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili bëri vite atje dhe ka kri-juar profilin e një lojtari të suksesshëm. Nga ana tjetër, kontigjentit sulmues shqiptar në Turqi iu shtua edhe Kristal Abazaj, por edhe disa lojtarë nga Koso-va. Jo vetëm kaq, por edhe mesfushori Eduard Rrocaj, me tipare sulmuese, ka bërë gola e dhënë asiste tek Istanbul-spori, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së njohur turke.

Cikalleshi nuk dorëzohetSulmuesi i përfaqësueses kuqezi,

Sokol Cikalleshi, është një nga lojtarët shqiptarë më në formë teksa në këtë sezon është shndërruar në lider të Ko-niaspor në Superligën turke. Së fundmi, sulmuesi ka dhënë një intervistë për Tele-grafin ku ka folur për shumë tema, teksa thekson se aktualisht nuk mendon për fundin e karrierës ndërsa shton se Su-perioren e ndjek shumë. “Ne shqiptarët do jemi krahë njëri-tjetrit në ekip. Unë jam pak më i madh se Daci dhe Bytyçi. Ky i fundit ka shumë talent, nëse do të jetë me këmbë në tokë dhe do të punojë

shumë, atëherë do të shkojë shumë më lart se kaq. Flasim shumë me njëri-tjetrin dhe shihet me asistet në fushë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç me futbollin, që të jap maksimumin. Duhet parë dhe gjendja fizike, ajo psikologjike dhe familja se humbasim shumë kohë. Dua që të vazhdoj deri në 35-vjeç që të luaj në Turqi, të jem sa më gjatë këtu. Në të ardhmen mund të më vij edhe dëshira për të luajtur në Shqipëri, por nuk mund të mendoj fundin e karrierës që tani se do përgatisja veten për rënien e nivelit. Kombëtarja? Prova e zjarrit do të jetë me Hungarinë për të parë nëse do të jemi për kualifikim apo për diçka më pak. Po të flasim shumë përpara, e zbeh egërsinë dhe atë që duhet të japim në fushë. Ti marrim ndeshjet një nga një dhe fut-

bolli lejon gjithçka. Nëse derdhet gjak dhe jep zemra në fushë, mundet. Isha brez i kohës së De Biazit dhe shkuam historinë. Bëmë krenar gjithë popullin shqiptar. Tani erdhën shumë lojtarë të rinj dhe jemi në rrugën e mbarë. Nëse përfundojmë në vendin e tretë në kualifikuese do të jep hap përpara në vazo më lart për shortin tjetër. Ne do të luftojmë për kualifikim, por edhe nëse dalim të tretët do të jemi një hap përpara. Mos ta bëjmë si më dikur që bëjmë një hap para dhe dy mbrapa. Kampionati shqiptar? E shikoj Superioren shumë. Tre katër ekipe po luftojnë për titullin kampion dhe një nga kampionatët e rrallë. Më parë ishin vetëm dy ekipe që luftonin. Unë e vlerësoj shumë trajnerin e Partizanit, Ilir Dajën. Gjithashtu edhe

Bylisi nga ndeshja me Teutën ka zbritur direkt në fushën e stërvitjes duke men-duar për takimin e radhës në kampionat, atë me Vllazninë që luhet në “Adush Muça” të enjten pasdite. Skuadra mal-lakastriote vjen në këtë duel shtëpie pas disfatës me durr-sakët në një sfidë që sërish është kontestuar nga ata dhe kjo u pa edhe në fushën e lojës me një penallti të pretenduar në minutën e 31-të për faull ndaj Antonit e Desançiçit ashtu sikurse edhe për rastin e pe-

nalltisë së dhënë në favorin e Teutës që sipas tyre më shumë ka qenë simulim i Bregut. Në Ballsh tashmë kërkojnë që të bëjnë kthesën me shkodranët për më tepër që është një duel shtëpie dhe në tri sfidat e lua-jtura deri më tani, ballshiotët kanë një fitore në Shkodër, ne “Loro Boriçi”, ndërsa në “Adush Muça”, kanë një humbje 0-1 dhe një disfatë në Shkodër 1-0. Ndërkohë që sa i përket situatës në skuadër duket se vazhdojnë që të kenë probleme Stojanoviç për ndeshjen e

radhës me Vllazninë po ashtu edhe Marçelino Preka që la fushën i dëmtuar në Durrës ndërsa vinte nga dëmtimi. Ende nuk është në 100% e formës së tij edhe Nemanja Kojiç, ndërsa pritet që trajneri Dovedan të bëj sërish lëvizje të detyruara për sfidën e radhës me shkodranët në 11-she edhe për faktin se është i detyruar edhe nga forma e lojtarëve. Në Ballsh kanë edhe katër sfida finale dhe gjithë sezoni është në lojë, ndërsa më parë shpresojnë që të kalojnë me sukses Vllazninë.

Objektivi/ Bylis do mbijetesën, katër ndeshje si katër finale

Alioski shpreson të shkruajë sukses me Maqedoninë e Veriut

Rregullorja e re e FIFA-s bllokon shumë

lojtarë shqiptarë

Veseli u ngjit në Serie A, por Salernitana

ndryshon president

SULMUESI

MBROJTËSI

Cikalleshi: Nuk kam ndërmend të tërhiqem, vijoj karrierën në Turqi, e ndjek edhe Superioren e Shqipërisë

Shpëtim Duron që është një prej më të mirëve në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe Teuta që gjithmonë ishte në Europë dhe tani po shtyn më shumë. Martini ka disa kohë në Durrës dhe mund të fitojë”, u shpreh Cikalleshi. Duhet thënë se sulmuesi kuqezi është vazhdimisht pjesë e grumbullimeve të Kombëtares dhe trajneri Reja e ka përfshirë atë në formacion në të gjitha skemat e tij tak-tike që ka aplikuar në ndeshjet miqësore dhe zyrtare.

Shoku i Cikalleshit, Bytyçi: I thashë “jo” Shqipërisë,

zgjodha KosovënZymer Bytyqi, ashtu si Cikalleshi

ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Koniaspor në këtë sezon. Për këtë futbollist është përfolur shpeshherë se mund të ishte edhe një përforcim për kombëtaren e Rejës. Megjithatë, në një intervistë për Telegrafi, Bytyçi ka qartësuar situatën, ku thekson se ai e ka marrë prej kohësh vendimin e tij dhe do të përfaqësojë Kosovën. “Së pari kam shumë respekt për Kombëtaret e interesuara për mua (Norvegjia dhe Shqipëria), por kam pasur kontakte me trajnerin Bernard Shaland dhe menax-herin Bajram Shala, ku kemi folur mirë dhe bisedat ishin shumë pozitive. E kam vendosur prej kohësh që dua të luaj për Kosovën, pasi është vendi im dhe më rreh më shumë zemra për ta. Besoj se shumë shpejt do jem në Kosovë”, tha ai.

Mesfushori dhe kapiteni i Tiranës, Idriz Batha, ka dalë i fituar nga për-ballja në Arbitrazhin e Lozanës (CAS) me klubin grek të Ael Larisës. E gjithë historia nisi në vitin 2018, ku palët gjetën marrëveshjen për transferimin e futbollistit teksa mesfushori nënshkroi edhe kontratën. Mirëpo, paranojat e grekëve filluan në momentin kur panë në profilin e Bathës një foto me simbolin e shqiponjës. Një simbolikë që u inter-pretua sikur bëhej fjalë për Shqipërinë e Madhe dhe në këtë formë vendosën të prishnin në mënyrë të njëanshme kontratën. Mirëpo, lojtari i Tiranës fil-

loi proçesin kundër klubit grek dhe së fundmi ka fituar të drejtën e tij për t’u dëmshpërblyer me plot 214.000 euro. Kësaj shumë i shtohet edhe 5% interes nga viti 2018 dhe totali që do të përfitojë Batha është plot 240.000 euro. Kjo shumë duhet të kalojë në llogaritë e mesfush-orit brenda 45 ditëve, në të kundërt Ael Limasol rrezikon bllokimin e merkatos për tre sesione. Në këtë formë, grekët e paguan shtrenjtë vendimin për të prishur kontratën vetëm prej një fotoje në rrjetet sociale. Ndërkohë, duke folur për mediat greke, pronari i AEL Larisës, Aleksis Kougias pranoi se klubi ka humbur

gjyqin me Bathën dhe se do t’i duhet të paguajë 150 mijë euro këtij të fundit, tek-sa zbuloi se 1/3-ën e shifrës ia ka kaluar tashmë në llogarinë bankare. “Është një gabim i CEO-s së atëhershëm, Sotiris Marku, i cili në vend të një propozimi, i ka dorëzuar Bathës kontratën finale me kohëzgjatje tre vjeçare. Nga 240 mijë euro të parashikuara në kontratë, gjykata ka vendosur që ne t’i paguajmë 150 mijë euro. Deri tani kemi shlyer 1/3-ën e shi-frës dhe kemi kohë deri në fund të vitit për pjesën tjetër, ndaj nuk na rrezikohet bllokimi i merkatos”, deklaroi Kougias, një avokat mjaft i njohur në shtetin helen.

E përjashtuan se bëri shqiponjën, Batha fiton gjyqin me Ael Larisën

GAZETA SOT22 E Mërkurë 12 Maj 2021

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Tom Cruise kthen mbrapsht tre çmimet e tij “Globi i Artë”

1- Titull i lartë në hierarkinë feudale, pa fund 2- U vihet prodhimeve që dalin në treg 3- Ka edhe një proces të tillë ... 4- Atij nuk i trembet syri 5- U largova 6- Vend i cekët ku mund të kalohet lumi 7- Bashkëpunëtor apo shok pune 8- Lloj vaji vegjetal prodhim vendi 9- Organizatë ndërkombëtare e futbollit, pa fund 10- Interesa Ndërkombëtare 11- Ai nxirret me duf 13- Sallë kumari, pa fund 14- Një brejtës i vogël me bisht të trashë 15- Lloj peshku liqeni me shumë hala 16- Vegël pune e punëtorit të krahut 18- Dru pylli që rron shumë me degë të shtrembra dhe me gjethe si pëllëmba e dorës 19- Kolosi i ..., një ishull grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër 20- Vepër muzikore për një ose dy vegla 22- Një i tillë mund të jetë edhe frymëzimi 23- Përcaktimi i sëmundjes dhe ilaçeve nga mjeku 25- Shëmbëlltyrë e një tjetri që i ngjet shumë 26- Njomen 27- Një ekip futbolli grek, i shquar 28- Ish-futbollisti anglez Çarlton 29- Një shtet ishull në Karaibe 30- Tërësia e krijimeve për kreshnikët 32- Prift ortodoks 33- Jashin, ish-portier legjendar rus 34- Hyrja në Lombardi 35- Rovena e këngës lirike në inic.

1- Udhëzim apo porosi 7- Koshi me thupra për rrushin e mbledhur 12- Per-sonazhi te komedia “Pallati 176” 13- ... Pauer, ish-Sekretar i NATO-s, pa fund 14- Është shkenca që studion përbërjen dhe ndërtimin e lëngjeve 15- Kryesundimtar i një krahine të gjerë në kohën e sulltanit 16- Notë në pentagram 17- Takojmë apo ... diçka 19- Pikë turistike në veri në Malësinë e Madhe 20- Gazeta që ke në dorë 21- Grumbull dëbore që vjen nga lart 22- Pishës së zezë thonë edhe çëtinë dhe ... 23- Edmondi aktor te “Si gjithë të tjerët” 24- Piktura është vepër ..., pa fund 25- Një shtet afrikan me kryeqytet Hartum 26- Lumë në Rusinë Lindore, rrjedh nga malet Verkojansk dhe derdhet në Detin e Veriut 27- Një shoqëri e vjetër karburanti në Itali 28- Opera “... Gudunov” nga kompozitori Çajkovski 29- Mundje kineze 31- Emisar Italian 32- Funksion zyrtar në një institucion 33- Është figurë përrallore, goja i vdekuri ngrihej nga varri për të trembur njerëzit 34- Një formë përfaqësimi për interesa politike e shoqërore për përkrahje dhe investim 35- Shkak, arsye 36- Diçka e paarritshme, një ëndërr, i shquar 37- Një arbëresh i Greqisë.

Aktori Tom Cruise është një emër i njo-hur për vlerësimet e tij në kinematografi. Por aktori i ka kthyer tre shpërblimet e tij “Globi i Artë”, në zyrat e Shoqatës së Gazetarëve të Huaj në Hollywood, pas kritikave që kjo or-ganizatë i ka marrë për mungesë të diversitetit tek anëtarët që i votojnë këto çmime. Sipas burimeve të cituara nga portal “Deadline”, ylli kinematografisë Cruise i ka kthyer trofetë e fituara në kategorinë “Aktori më i mirë”, për rolet në filmat “Jerry Maguire”, “Born on the Fourth of July” dhe “Magnolia”. Menjëherë pas këtij lajmi u bë e ditur që edhe televizioni

“NBC” i ka anuluar planet për të transmetuar edicionin e ardhshëm të ceremonisë “Globi i Artë”. Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Holly-wood së fundmi ka pranuar kritika të ashpra për mungesë të diversitetit ndër anëtarët e saj, dhe në përpjekje për t’i evituar dëmet më të mëdha kjo organizatë ka premtuar se do të zbatojë ndryshime transformuese sa më shpejt që është e mundur. “Pavarësisht nga data e ardhshme e transmetimit të ceremonisë “Globi i Artë”, zba-timi sa më i shpejt i ndryshimeve transformuese mbetet përparësia kryesore për organizatën tonë”, shkruhej në komunikatën për media.

Drita e fikurPasi ranë për të fjetur dy

shokët njëri prej tyre pyeti tjetrin, i cili ndodhej në shtratin e posh-tëm:

- A e fike dritën?Shoku tjetër ngrihet nga

krevati ndez shkrepësen dhe e drejton nga llamba dhe më pas i përgjigjet shokut tjetër:

- Po, e paskam fikur.

Tifozi Në stadium po luhej një

ndeshje tepër e fortë futbolli. Një person, i cili nuk ishte shumë i in-formuar për këtë zhvillim dhe nuk i njihte fare rregullat e lojës pyet një tifoz që ka pranë stolit të tij:

- Përse zhvillohet kjo lojë?Tifozi përgjigjet:- Çdo lojtar duhet të bëj të

pamundurën të luajë mirë dhe më kryesorja është që të fusë topin në portën e kundërshtarit dhe të arrij të bëj gol për skuadrën e tij.

Tjetri sërish:- Po, përse bëhet gjithë kjo

lojë, mjafton të gjuaj portierin, ai bie në tokë dhe topi hyn vetë në portë.

k u l t u r e www.sot.com.al

8 3 6

9 7

1 2 8

6 8

9 4 2

7 8 9 5

7 3 1 6

6 8 5

2 6 4 1

4 3 9

8 1 6 7

5 1 2 6

1 6 9 5

7 8

4

2 5

9 7

7 3 4 1

7 2 8

8 5 2

3 1 4

8 4

3 7 1

5 3 9

9 3 2

1 8 9

5 7 6 1 8

SETH ROGEN, JO MË BASHKËPUNIM ME FRANCON

Aktori Seth Rogen nuk planifikon të punojë sërish me James Francon, pasi ai është akuzuar për sjellje të pahi-jshme dhe ngacmim seksual. Ylli 39-vjeçar i kinematografisë ka bashkëpunuar më herët me aktorin Franco, në realizimin e filmave “Pineapple Express”, “This Is the End”, “The Inter-view” dhe “The Disaster Artist”. Pavarësisht se më parë kishte deklaruar se më shumë dëshirë i realizon filmat me mikun e tij, si duket ai ka ndërruar mendje tani që pesë gra të ndryshme e kanë akuzuar Francon për sjell-je të pahijshme. Në vitin 2019, James Franco dhe partnerët e tij nga shkolla e filmit dhe regjisë “Studio 4”, e cila u themelua në vitin 2014 por u mbyll tri vjet më vonë, u akuzuan nga dy gra të cilat deklaronin se studentet e kësaj shkolle ishin shfrytëzuar seksualisht. Aktori i kundërshtoi këto akuza, duke pretenduar se ato ishin të uritur për vëmendje dhe kishin bërë akuza false.

GAZETA SOT E Mërkurë 12 Maj 2021 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Mundoheni të jeni gjith-monë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë, që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

23 shattor-22 tetor

Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshil-lave, që ju janë dhënë nga kolegët tuaj.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Lajm i mirë, sepse sot jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes, sepse mund t’i përkushtoheni diç-kaje që ju intereson pak!

Të hiqini dorë duket si vendimi më i mirë, jeni lod-hur duke luftuar dhe reaguar dhe po prisni një mundësi të re. Kini durim, pasi gjërat shpejt do të ndryshojnë.

Ju jeni shumë më të përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetësoni nëse dita nuk shkon siç dëshironi, sepse bilanci pozitiv do të kthehet.

Dashi Demi

Hëna ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por përpiquni të ndryshoni sit-uatën dhe të dëgjoni vetëm ata që ju besoni.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndjeni keqardhje për veten tuaj.

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë sot, të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majSot mund të keni disa

probleme me ata që nuk ud-hëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i kënd-shëm për ju.

Apple po punon për tastierën e saj të lojërave

Pas problemeve që keni hasur këtë kohë ditë më të qeta do të jenë për ju. Mar-rëdhëniet e dashurisë, por dhe ato familjare do të mar-rin vëmendjen tuaj.

HORIZONTAL

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjith-monë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë duan të bëjnë, por kjo do të kalojë shpejt.

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zg-jidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të mendoni për të ardhmen.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Balena ngec në lumë dhe lirohet pas disa orësh

1- Ato i akordon banka jonë dhe botërore 5- Qytezë e Korçës 9- Një vepër madhore e Gjon Buzukut 11- Automjetet e Shqipërisë 13- E hidhur, për italianët 14- Sokoli gazetar në inic. 15- Njëlloj si zili apo nakar, pa të fundit 17- Letra e parë më me vlerë 18- Gazeta që ke në dorë 19- Ai drejton një manastir 21- Flokët e kalit 22- Një lloj sporti 23- Njësi e vogël e shitjeve të rrobave të gatshme 24- I thonë edhe ndryshe bakrit 26- Jashin, ish-portieri legjendar rus 27- Gojëdhënë, legjendë 28- Janë njerëz të një gjaku 30- Ka edhe një të tillë fetar 32- Instituti Amerikan 33- Kryesundimtar i një krahine në kohën e sulltanit 35- Automjetet Ush-tarake 36- Është makinë metalprerëse 38- Zogjve harabelë u thonë ndryshe edhe ..., shumës 40- Ish-aktorja italiane ... Beti 41- Hoxha ..., ish-filozof shqiptar, astronom dhe matematicien (1811-1881) 43- Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë 45- Janë 114 kapitujt e Kuranit 46- Kush? Ital. 47- Melyshi, heroi i heshtur 49- I thonë myzeqarit me përkëd-helje 50- Ndërmarrje Ndërtimi 51- Laveri, mjeshtri i klarinetës 53- Ndërmarrje Industriale 54- Lëndë që prodhohet nga gjendrat me sekrecione të brendshme, ndikon në proceset e organizmit 56- Drejtimi 57- Janë njëlloj si iniciativa.

1- Ato pa lidhje nuk kanë kuptim në një shkrim 2- Ndërmarrje Minerale 3- Bukuro-shja e Butrintit 4- Agolli e skenës 5- ... Kyri shkencëtare franceze me origjinë polake 6- Ish-tip autoveture rumune 7- Literaturë Italiane 8- Zinxhiri i orës së xhepit 10- Kra-hinë në veri 12- Një shtet i vogël në Afrikën Perëndimore 14- Shteti që ka për kryeqytet La Paz 16- Djall, shejtan 18- Xhaketë 20- Kompani e telefonave celularë në Itali 21- ... Çezari i Romës së Lashtë, strateg 25- E ka simbolin kimik Si 27- Më shumë se shok 28- Këngëtarja Zyberi 29- Njëlloj si zakon apo ta-biat 31- Së bashku 33- Të krishterë 34- Fshat në krahinën e Bradasheshit në Elbasan 36- Filmi artistik ... të bardha 37- Takije prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 38- Ka për kryeqytet Estonia 39- Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti 40- Një fshat i Tiranës në rrugën për Krujë 42- Ish-këngëtarja pop-ullore Doda 44- Aktori Gjon ..., pa të fundit 47- “Qeveria” e fshatit 48- Qytet bregdetar në Francë, një gji karakteristik 51- Njeri shumë i pasur 52- Njëlloj si egoja 54- Hëna pa të fortat 55- Element Satirik.

k u l t u r e www.sot.com.al

Një balenë e vogël me gjatësi tre metra është liruar, pasi kishte ngecur në lumin Thames në pjesën perëndimore të Londrës, kanë bërë të ditur zyrtarë që menaxho-jnë portin. Agjencia britanike e la-jmeve Reuters, shkruan se balena e vogël qëndroi e “varur në litarë”, pasi ishte shumë e vogël dhe larg shtëpisë. Një ekip i specializuar për punë të ndryshme në port, punoi me orë të tëra që të lironin balenën e vogël. E rreth mesnatës së para dy ditëve atë e kanë dër-guar me kilometra larg Richmond Lock, ku nga aty nuk është parë më pasi ka filluar rrugëtimin e saj në ujëra të thella.

Lojërat kanë qenë një industri seri-oze për mbi 25 vjet dhe Apple dëshiron të futet në të. “WCCFTech” zbuloi së fundmi se Apple do të bëjë tastierën e saj të lojës. Konsola mund të jetë e ngjashme me konsolën “Nintendo Switch” dhe ata tashmë kanë filluar të punojnë në të, raporton portali i njohur “WCCFTech”. Sipas lajmeve, Apple do të përqendrohet në grafikë më shumë në këtë tastierë dhe përparësia e tyre është ta mbajë atë në nivelin më të lartë të mundshëm. Kompania aktualisht po punon në disa konsola njëkohësisht. Nga “WCCFTech” thuhet se qëllimi i tyre është gjithashtu të vendosin bashkëpunim me Ubisoft.

GAZETA SOT24 E Mërkurë 12 Maj 2021

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

Pavel Nedved tha pak ditë më parë se An-drea Pirlo do të mbe-tet trajner i Juventusit,

por pak kush e beson atë. Dështimi i skuadrës në të gji-tha frontet e nxjerr “zbuluar” trajnerin që tani shigjetohet nga të gjithë. Po aq të pabes-ueshme janë fjalët e Nedved se Kristiano Ronaldo do të mbetet pjesë e bardhezinjve. Trajneri i Juventusit, koherent me veten, sigurisht beson dhe shpreson, por mundësia për t’i parë të dy, akoma së bashku, në Kontinasa, duket shumë e vogël. Pirlo do të jetë trajner për tri ndeshjet e ardhshme, sigurohet ose jo pjesëmarrja në Champions. Ai mund të ishte dorëhequr ose të shkar-kohej nga detyra që pas humb-jes së rëndë përballë Milanit, por në fund mbizotëroi linja e Pavel Nedvedit, në kontrast të plotë me atë të Paratiçit. Diskutimi midis dy drejtuesve pas disfatës kundër kuqezin-jve ishte vërtet shumë i nde-zur. Në Kontinasa vendosën për vazhdimësinë, por vetëm për momentin. Ndryshimi, kur kishin mbetur vetëm tri

Surpriza/ Lëv e fton Muller për Europianin 2021

PORTIERI Ndonëse me më shumë se 43 vite mbi supe, Xhixhi Bufon duket se nuk e ka vendosur ende kohën kur do të varë dorezat në gozhdë, megjithatë gardiani legjendar italian ka konfirmuar se ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. Portieri ka komunikuar se ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Juven-tusi në fund të këtij sezoni, pas 19 sezonesh me fanellën bardhezi, ku ka fituar trofe të shumtë, por nuk ia doli të ngrejë dot lart Ligën e Kampi-

onëve. “E ardhmja ime është e qartë dhe e vendosur. Në fund të këtij sezo-ni e mbyll eksperiencën time të gjatë dhe të mrekullueshme me fanellën e Juventusit. Sa i përket të ardhmes, kam ende dilema. Nëse gjej një klub tjetër që më jep stimuj, do të vijoj akoma, por në të kundërt do të tërhiqem përfundimisht”, deklaroi portieri italian. Xhixhi Bufon e nisi karrierën te parma, ku luajti 6 sezone, për t’u transferuar në verën e 2001-shit te Juventusi, ku qëndroi

për 17 sezone. Në verën e 2018-ës gardiani italian u largua për një eksperiencë një vjeçare te Paris San Zhermen, ndërsa më pas u rik-thye sërish në Torino për t’i shtuar edhe dy sezone eksperiencës së tij në portën bardhezi. Gardiani që është shpallur edhe kampion bote me Italinë në verën e 2006-ës, numëron plot 693 ndeshje në Ser-inë A, duke vendosur një rekord që vështirë se do të thyhet nga futbollistë të tjerë në të ardhmen.

SULMUESI MESFUSHORI LËVIZJA

Iniesta zgjat kontratën me japonezët e Visel Kobel

Një lajm i mirë për tifozët e Barcelonës vjen nga klubi i tyre, që ka nisur bisedimet me yllin e skuadrës, “Pleshtin” argjentinas, Lionel Mesi. E shkruajnë vetë mediat span-jolle që Barcelona dhe Leo Mesi kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas, e cila ska-don më 30 qershor të këtij viti. President i Barcelonës, Joan Laporta dhe baba i futbollistit, Jorge Mesi kanë zhvilluar bisedime në ditët e fundit. Në këto negociata të para midis Laporta dhe Jorge Mesi po vendosen bazat e marrëveshjes. Megjithatë,

Ish-mesfushori i Bar-celonës, Andres Iniesta, do të jetë pjesë e J-League të Japonisë edhe për dy vitet e ardhshme, me ekipin e Visel Koben. 36-vjeçari është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Barcelona. Iniesta tha se është shumë i lumtur që ka vazhduar bash-këpunimin e tij me skuadrën japoneze. Ai deri më tani ka regjistruar 77 paraqitje në të gjitha garat me Vissel Ko-ben përgjatë tri sezoneve të fundit duke shënuar 16 gola dhe asistuar 18 herë. “Jam i ngazëllyer që do të përfshi-hem në projektin e klubit edhe

Sulmuesi i Çelsit, Olivier Zhiroud pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Me-diumet italiane kanë rapor-tuar të martën se në garë për transferimin e Zhirudit është futur edhe skuadra e Lacios. Mësohet se Lacio tashmë e ka kontaktuar Zhirudin, të cilit i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Zhiroud 34-vjeçar do të largohet nga Çelsi në fund të këtij edicioni kur i skadon kontrata dhe te Lacio po shihet si përforcim ideal për sulmin në sezonin e ard-hshëm. Francezi këtë sezon ka

palët janë ende larg arritjes së një marrëveshje, por ajo që vlen të theksohet është se hapat e pare janë ndërmarrë dhe me një rezultat pozitiv.

shënuar 11 gola në 28 ndeshje për Çelsin. Krahas Lacios, për sulmuesin Zhirud ka shfaqur interesim edhe klubet e Interit dhe të Juventusit.

Pirlo dhe Ronaldo me “valixhe në duar”, mbeten 3 sfida deri në fund që të shpëtojnë veten dhe Juven

për dy vitet e ardhshme. Gjëja më e rëndësishme për mua është se po e ndjejë që njerëzit përreth po më vlerësojnë”, tha ndër të tjera Iniesta.

Mesi nis zyrtarisht bisedimet për rinovimin me Barçën

Bufon: Me Juventusin e mbylla, pres një ofertë speciale

Gjermania është një prej përfaqësueseve më të fu-qishme të futbollit botëror. Por vitet e fundit ajo po përpiqet të transformohet, me përf-shirjen e sumë të rinjve, por me trajnerin e saj prej mbi një dekadë në krye, duket se disa elementë të vjetër janë zgjedhje preferenciale. Kësh-tu, përzgjedhësi i Gjermanisë, Joakim Lëv, edhe zyrtarisht e ka kontaktuar sulmuesin e Bajernit të Munihut, Thomas Mullerin, të cilin pritet ta ftojë për “Euro 2020”, kanë njoftuar mediumet gjermane të martën. “Bild” ka shkruar se Lëv tashmë e ka njoftuar Mullerin se do ta përfshijë në

listën e tij prej 26 futbollistëve për Kampionatin Evropian, të cilën do ta bëjë publike në fund të këtij muaji. Muller 31-vjeçar këtë edicion ka treguar një formë fantastike te Bajerni duke shënuar 15 gola dhe asistuar 22 herë në 44 paraqitje në të gjitha garat. Muller nuk është ftuar te Gjer-mania prej fillimit të vitit 2019 kur Lëv e pati njoftuar se nuk është në planet e tij së bashku me Zherome Boatengun e Mats Humelsin për shkak se po planifikon rindërtimin e ekipit pas debaklit në Botëror-in “Rusia 2018”. Muller ka 100 paraqitje dhe 38 gola të shën-uar për Gjermaninë.

Lacio e ka seriozisht, Zhirud do të vijë në Serie A

ndeshje për t’u luajtur, kishte pak kuptim. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Pirlo ka fituar besimin për sezonin 2021/22. Në të vërtetë, ai nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Alegri është i zgjedhuri, por ai ende duhet të bindet, ose më saktë, mbetet pak skeptik për faktin se Juvja mund të përfundojë në Europa League. Trajneri toskan, është në “pole”, por alternativë mbetet edhe Zine-dine Zidane, i cili mund të larg-ohet nga Reali nëse nuk e fiton LaLigan. Emra të tjerë sugjes-tionues janë: Simone Inzagi, Gasperini, madje edhe Gatuso.

Tani për tani janë vetëm zëra, por kujdes nga surprizat. Tema tjetër ka të bëjë me Kristiano Ronaldon. Më shumë se çdo gjë tjetër, për shkak të premti-mit të Pavel Nedvedit. A do të qëndrojë CR7 për të luajtur në Europa League? Çështja, në të vërtetë, është se Kristiano do të qëndrojë vetëm nëse nuk gjen një destinacion të ri, që plotëson ambiciet e tij ekono-mike dhe profesionale. Në të dyja rastet, ambiciet janë të larta, sepse, pa nënvlerësuar cilësitë e portugezit, tani për tani, nuk ka asnjë klub të madh që interesohet vërtet

Trajneri dhe sulmuesi juventin janë vënë në shënjestër të kritikave, nëse Juve nuk kap zonën Champions atëherë largimi i tyre është i pashmangshëm

për të. Megjithatë qëndrimi “domosdoshmërisht” do të ishte joproduktiv. Edhe për arkat e Juves, që pa pjesëmar-rjen në Championsin do të humbte një shumë të bara-bartë me pagën bruto të “CR7”. Kjo sigurisht që do të ishte shumë. Ndërkohë, gazeta e njohur “Corriere della Sera” raporton se Andrea Pirlo do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Juventusit në fund të sezonit edhe nëse “Zonja e Vjetër” e siguron një vend në Ligën e Kampionëve. Juven-tusi konfirmoi se Pirlo nuk do të largohet këtë javë, edhe pse u raportua për një largim të trajnerit Italian pas humbjes 3:0 ndaj Milanit të dielën. Ky rezultat bëri që fati i “Biankon-erëve” të mos jetë në duart e tyre. Janë ende tri ndeshje të mbetura për ta siguruar kuali-fikimin në Champions League për Juventusin, megjithatë edhe nëse arrihet ky rezultat nuk do t’ia shpëtojë vendin e punës Andrea Pirlos. Trajneri nuk ka realizuar asnjë objektiv përg-jatë këtij sezoni, pra s’ka fituar asnjë trofe dhe për Juventusin që është mësuar të dominojë e të fiojë gjithçka në Itali kjo konsiderohet dështim i rëndë.