vlada kosova - masht.rks-gov.net · 2014 rishikimi i përbashkët vjetor - plani strategjik i...
TRANSCRIPT
1
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO
REPUBLIC OF KOSOVA
QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA
MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION
SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NAUKE I TEHNOLOGIJE SCIENCE & TECHNOLOGY
RAPORT PROGRESI
2014 Rishikimi i Përbashkët Vjetor -
Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës
2
Tabela e përmbajtjes
1. HYRJE ........................................................................................................................ 5
2. TRENDET KRYESORE ............................................................................................. 6
3. EDUKIMI PARASHKOLLOR DHE PARAFILLOR ................................................. 15
4. ARSIMI PARAUNIVERSITAR ..............................................................................................19
5. ARSIMI PROFESIONAL ........................................................................................................30
6. ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE .............................................................39
7. ARSIMI I LARTË ....................................................................................................................45
8. ARSIMI DHE AFTËSIMI I TË RRITURVE ............................................................................59
9. TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT ...........................................................................................63
10. NDËRTIMI I KAPACITETEVE .............................................................................................66
11. ÇËSHTJET E NDËRLIDHURA .............................................................................................67
12. FINANCIMI ............................................................................................................................69
3
Shkurtesat
AAK Agjencia e Akreditimit e Kosovës
AAP Arsimi dhe Aftësimi Profesional
AKK Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve
AKPP Agjencia e Kosovës për Promovim dhe Punësim
AKVS Autoriteti për Kurrikula, Vlerësim dhe Standarde
ANV Arsimi për Nevoja të Veçanta
AGJGJJ Arsimi Gjatë Gjithë Jetës
BMZ Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik
dhe Zhvillim
BE Bashkimi Evropian
ECDL Leja Evropiane për Ngasjen (përdorimin) e Kompjuterëve
EGJ Edukimi për të gjithë
ETF Fondacioni Evropian për Aftësim
EKPB Ekipi i Kosovës për Promovimin e Bolonjës
ENQA Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e
Lartë
FQL Fondi i Qeverisjes Lokale
GKAPU Grupi Këshillëdhënës për Arsimin Parauniversitar
IPA Instrumenti për Ndihma për Përafrim
IAL Institucionet e Arsimit të Lartë
KAAP Këshilli i Arsimit dhe Aftësimit Parauniversitar
KASH Korniza Afatmesme e Shpenzimeve
KEC Qendra Arsimore e Kosovës
KEK Korniza Evropiane e Kualifikimeve
KKK Korniza Kurrikulare e Kosovës
KKK Korniza Kombëtare e Kualifikimeve
KKSH Këshilli Kombëtar i Shkencës
KLPK Komisari i Lartë për Pakica Kombëtare
KSHLM Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve
LAPU Ligji për Arsimin Parauniversitar
MASHT Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë
MEF Ministria e Ekonomisë dhe e Financave
MFP Menaxhimi i Financave Publike
MKK Ministria e Komuniteteve dhe e Kthimit
MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
MPMS Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale
NVM Ndërmarrje të Vogla e të Mesme
OEK Oda Ekonomike e Kosovës
PSAK Plani Strategjik për Arsimin në Kosovë 2011 -2016
PZHIA Projekti për Zhvillim Institucional në Arsim (IDEP)
QK Qendrat e Kompetencës
QP Qendra e Përsosmërisë
QTSA Qasja Tërësektoriale në Arsim
4
Anëtarët e grupit koordinues: Ferit Idrizi, Hanemsha Latifi, Aferdita Kryeziu, Minire
Gashi, Enver Mekolli.
Anëtarët e grupit punues: Ferit Idrizi, Hanëmsha Aliu-Latifi, Azem Azemi, Aferdita
Kryeziu, Enver Mekolli, Esat Mazreku, Nita Dermaku, Avni Rexha, Lulavere Behluli, Mimoza
Hasani, Arber Salihu, Afrim Rrahmani, Laberi Luzha, Ryve Prekorogja, Enesa Kadiq, Bekim
Samadraxha, Kumrije Gagica, Burim Gashi, Igballe Cakaj, Minire Gashi, Afërdita Jaha, Arta
Bruqaj, Ardiana Shabaj, Uke Osmanaj, Sybille Jester, Elhame Shabani, Shpresa Kokollari,
Naxhije Shala-Ajvazi, Naime Reqica, Isuf Gashi, Habib Aliu, Valon Alimusaj.
Këshilli redaktues: Xhavit Dakaj, Alush Istogu, Agim Berdyna, Fadile Dyla, Isni Kryeziu,
Defrim Gashi, Drita Kadriu, Murteza Osdautaj, Fehmi Zylfiu.
Mbështetja profesionale: CPM/SSD Consulting, Armend Muja, Ruzhdi Halili, Auron
Pasha, Dukagjin Pupovci
Përkthimi: Global Consulting and Development Associates
Lektura: Myrvete Morina
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, MASHT 2015
_______________________________________________
5
1. HYRJE
Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011-2016 (PSAK), është zhvilluar si një plan pesëvjeçar që
projekton zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë në kuadër të një kornize të mësimit gjatë gjithë
jetës dhe të gjithë përfshirjes në arsim. Plani bazohet në modelin e të nxënit me nxënësin në qendër,
në ofrimin e mundësive të barabarta dhe të arsimit cilësor për të gjithë. Nga këndvështrimi i
strukturave arsimore, vend me rëndësi për organizimin e shërbimeve zë decentralizimi i udhëheqjes
dhe organizimit të arsimit në nivel të komunave e të shkollës dhe zgjerimi i bazës financiare të
arsimit. Plani Strategjik i Sektorit të Arsimit është ndarë në tetë fusha programore për të cilat janë
zhvilluar rezultatet dhe treguesit specifikë. Këto tetë fusha janë: (1) Edukimi parashkollor (EPSH)
dhe edukimi parafillor (EPF); (2) Arsimi parauniversitar (APU), (3) Arsimi dhe aftësimi profesional
(AAP), (4) Zhvillimi profesional i mësimdhënësve (ZHPM); (5) Arsimi i lartë (AL) dhe shkenca; (6)
Teknologjia e Informimit dhe e Komunikimit (TIK) dhe (7) Ndërtimi i kapaciteteve.
MASHT është e angazhuar dhe përkushtuar në zbatimin e PSAK-ut (Planit Strategjik të Arsimit në
Kosovë), si një dokument strategjik që garanton reforma të suksesshme dhe ngritje të cilësisë së
mësimit dhe studimit në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Për këtë arsye, është formuar grupi
teknik strategjik (task-forcë), si një trupë e brendshme e MASHT-it, përgjegjëse për zbatimin e
PSAK-ut. Ky grup teknik është duke funksionuar që nga fillimi i vitit 2012. Por, duke pas parasysh
që fusha e arsimit dhe e dijes i tejkalon kufijtë e MASHT-it, ka nevojë për një mbështetje edhe nga
ministri dhe institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare për të realizuar lidhjen e shkollave
profesionale me tregun e punës. Për këtë arsye, MASHT e sheh të nevojshëm dhe të domosdoshëm
një bashkëpunim shumë më të ngushtë me të gjitha ministritë, e në veçanti me Ministrinë e
Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregtisë dhe
Industrisë, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e
Financave e të tjera. Ky bashkëpunim mund të arrihet përmes Komitetit drejtues të PSAK-ut, si një
organ që ndihmon në zbatimin e suksesshëm të PSAK-ut, e më këtë edhe reformimin e suksesshëm të
tërë sektorit të arsimit në Kosovë me qëllim që të transformohet në një shtyllë të zhvillimit ekonomik
e shoqëror.
E veçanta e PSAK këtë vit është se përveç procesit të rishikimit vjetor, korniza e zbatimit ka arritur
në pikën e rishikimit afatmesëm në mënyrë që të bëhet një vlerësim më gjithëpërfshirës i caqeve dhe
arritjeve. Grupi punus i caktuar nga MASHT përpos raportimit vjetor të arritjeve është përpjekur që
këtë vit të ofroj edhe të dhëna të trendeve të përgjithshme 2011-2014. Metodologjia e rishikimit
është bazuar në pyetësor i cili u është dërguar pikave kordinuese për secilin program, raportimet nga
terreni, bisedat e gjysëmstrukturuara me informantë kryesor dhe analizë të të dhënave statistikore nga
SMIA, ASK dhe raportet ndërkombëtare për qëllime krahasimore.
KAPITULLI II
6
_____________________________________________________________________
TRENDET KRYESORE
Anketa e fuqisë punëtore e vitit 2013 tregon se tregu i punës në Kosovë është në gjendje më të
rëndë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe 28 vendet anëtare të Bashkimit
Evropian. Shkalla e pjesëmarrjes së popullsisë në moshë pune (15-64 vjeç) në fuqinë punëtore në
Kosovë është vetëm 40.5%, prej të cilëve 30% janë të papunë, ndërkaq 59.5% e popullsisë
konsiderohet ekonomikisht joaktive, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk janë
aktivë në kërkim të punësimit. Ndërkohë, në vendet e Ballkanit Perëndimor shkalla e
pjesëmarrjes së popullsisë në moshë pune në fuqinë punëtore sillet nga 43% në 68% dhe 71.8%
në vendet e Bashkimit Evropian (BE 28). Një pjesë e këtyre dallimeve është për faktin se Kosova
ka një popullsi të re dhe shumë prej këtyre të rinjve janë ende në shkollim (dhe për rrjedhojë
klasifikohen si joaktivë). Shqetësim tjetër është se me kalimin e kohës mundësia që popullata
joaktive të rritet mbetet e lartë pasi çdo vit afërsisht 33,000-34,000 të rinj i shtohen popullsisë në
moshë pune), ndërkohë që vetëm rreth 10,000 do të hiqen nga popullsia në moshë pune (d.m.th.
64 vjeçarët bëhen 65 vjeçarë). Shqetësim në rritje mbetet fakti që sipas anketës së fuqisë
punëtore të vitit 2013, 124,500 persona të rinj (15-24 vjeç) nuk ndiqnin shkollimin, nuk ishin të
punësuar ose në trajnim (NEET) dhe ata përfaqësonin 35.3% të popullsisë së re (ASK, 2014).
Arsimi për punësim - Cilësia, shkalla e përfshirjes dhe numri i viteve të shkollimit jo vetëm që
kanë ndikim të pashmangshëm në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe krijimit të parakushteve
për zhvillim social dhe ekonomik, mirëpo paraqet edhe input esencial për të përmirësuar shanset
e punësimit. Anipse shkalla e papunësisë ende mbetet e lartë, të dhënat tregojnë së niveli i ulët i
edukimit dhe arritshmërisë zbeh shanset e punësimit. Shkalla e papunësisë tek të diplomuarit me
arsim të lartë është posaçërisht e ulët (15.5%) dhe tek ata me arsim profesional (27.6%). Shifrat
e papunësisë tek të arsimuarit me arsim të lartë të përgjithëshëm, të mesëm të ulët dhe fillor janë
mbi mesataren e papunësisë në nivel vendi (ASK, 2013). Të dhënat ritheksojnë nevojën e rritjes
së përfshirjes në arsim cilësor dhe ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.
7
Progres i ndjeshëm në përfshirje në të gjitha nivelet arsimore - Përfshirja në arsimin parauniversitar
(fillor, të mesëm të ulët dhe mesëm të lartë) në vitin 2014 është në shkallë të kënaqshme edhepse nuk
është arritur përfshirje universale në arsimin e detyrueshëm. Viteve të fundit është rritur ndjeshëm
përfshirja në arsimin e mesëm të lartë (shih tabelën1). Megjithëkëtë, ende mbetet për të trajtuar
pjesëmarrjen në arsim të gjitha rastet e kategorive të grupeve shoqërore, si dhe atyre me nevoja të
veçanta. Përfshirja në arsimin parafillor ka mbetur e qëndrueshme rreth shkallës 70%. Nuk
parashihet ndonjë përkeqësim i shkallës së përfshirjes me kapacitetet ekzistuese në saje të rënies së
shtimit natyror. Mirëpo, ende mbetet sfiduese arritja e cakut (50%) të përfshirjes së fëmijëve në
edukimin parashkollor. Nuk është regjistruar ndonjë rritje e ndjeshme e numrit të fëmijëve
parashkollor në shkollat/çerdhet publike. Në vitet në vazhdim kërkohet investim shtesë si në
infrastrukturë ashtu edhe në rritje të numrit të edukatorëve. Po ashtu, duhet shtuar përpjekjet për
regjistrim të të dhënave të fëmijëve të inkuadruar në edukimin parashkollor tek qendrat e bazuara në
komunitet dhe institucionet private.
59.90%
40.50% 38.90%
27.60%
15.50%
0.00%
20.00%
40.00%
60.00%
80.00%
Pa shkolle Fillor/Mesem ulet Mesem lartepergjitheshem
Mesem larteprofesional
Terciar
Grafiku 1: Papunësia sipas nivelit të shkollimit 2013. Burimi: ASK, 2013
0
0.2
0.4
0.6
0.8
1
1.2
1.4
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
Grafiku 2: Shkalla bruto e regjistrimit sipas niveleve 2008-2014
Parashkollor (3,4,5) vjec)
Parafillor (5 vjec)
Fillor (6-
Mesem ulet
Mesem larte
8
TABELA 1: Pjesëmarrja në nivele të ndryshme të arsimit (SNKA)
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
Parashkollor (3,4,5) / / 26.10% 27% 27.20% 26.70%
Parafillor (5 vjec) 70.10% 68.60% 71.30% 74% 76.30% 74.50%
Fillor (6-) 103.90% 97.40% 98.10% 95.20% 97.15% 97.40%
Mesëm i ulët 114.70% 100% 96.40% 99.90% 94.10% 93.60%
Mesëm i lartë 81.80% 86.90% 91.80% 92.10% 97.80% 96.30%
Burimi: MEST SMIA. Të dhënat mbi shkallën bruto të përfshirjes nga 2008-2011 janë kalkuluar mbi bazën e
numrit të lindjeve të raportuara nga ASK. Nga viti 2010-2014 SHBR është kalkuluar mbi bazën e projeksioneve
të popullsisë dhe përshtatur për numrin e nxënësve K-serb (që nuk janë në SMIA).
Rritja e financimit dhe investimet nuk kanë prodhuar rezultate të pritshme në arritshmëri të
nxënësve - Në Kosovë, shkalla e regjistrimit në arsimin fillor është gati se universale, por kjo nuk
mund të thuhet edhe për regjistrimin në arsimin e mesëm të lartë, (rreth 90 për qind), posaçërisht për
vajzat dhe nxënësit nga familjet me të ardhura të ulëta. Sidoqoftë, nga paraqitja grafike më poshtë
shihet se përderisa kemi patur përmirësim të vazhdueshëm në inpute financiare, infrastrukturore dhe
atë të stafit, shkalla e arritshmërisë nuk ka ecur me hapat e pritur. Arritshmëria në testin e maturës
duket se më së tepërmi ka korrelacion pothuajse të drejtëpërdrejtë me rritjen e numrit të
mësimdhënësve. Rritja e financimit dhe shpenzimet infrastrukturore në shkolla nuk duket së kanë
ndikuar ndjeshëm në rritjen e arritshmërisë. Në grafikun e më poshtëm janë kalkuluar shkalla e
përmirësimit në krahasim me gjendjen e vitit 2011. Nga kjo rezulton që janë bërë përmirësime të
ndjeshme në financim të arsimit, rrogave dhe parametrave të cilësisë.
-10%
0%
10%
20%
30%
40%
50%
60%
70%
A 2008 B 2009 C 2010 D 2011 E 2012 F 2013 G 2014
GRAFIKU 3: Inputet dhe rezultatet ne arsimin parauniversitar 2008-2014
Shpenzimet ne arsim Arritshmeria Matura Proporcioni klase-nxenes
Proporcioni nxenes-mesues Rrogat mesatare
9
Prioritizimi i cilësisë, zbatimit të kurrikulës së re dhe arrtishmërisë - Gjatë vitit të kaluar por edhe
në periudhën paraprake është reformuar kurrikula përmes ofrimit të një kornize të bazuar në
kompetenca dhe zhvillimit të kurrikulës bërthamë, e cila konkretizon kornizën dhe oforn bazën për
programet mësimore me bazë në shkollë. Po ashtu, janë zbatuar teste të standardizuara për të gjitha
nevelet e arsimit parauniversitar. Sidoqoftë, arritshmëria e nxënësve në testet e jashtme dhe
administrimi i tyre mbeten sfida për t'u adresuar në vitet pasuese. Meqë, Kosova ka arritur përfshirje
të lartë në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, aktivitetet për vitin pasues duhet të përqendrohen në
përmirësim të cilësisë. Ka nevojë që investohet më tepër në forcimin e mekanizmave për sigurim të
cilësisë, zbatimin e kurrikulës së re dhe përfshirjen e teknologjisë informative në mësimdhënie.
Paralelisht me përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve të inspektoratit të arsimit, duhet fokusuar edhe
në vetëdijësimin dhe trajnimin e drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve mbi mekanizmat e
brendshëm të sigurimit të cilëisë. Rezultatet në testin e maturës janë larg arritjes së cakut të vendosur
në kuadër të nënprogramit parauniversitar. Krahas përpjekjeve për të përmirësuar arritshmërinë,
vëmendje e veçantë duhet kushtuar mekanizmave të administrimit të testit dhe formave të
implementimit të tij (elektronizimit). Gjatë vitit 2015 do të zbatohet testimi ndërkombëtar PISA.
Rezultatet e këtij testimi do të krijojnë mundësi për të analizuar dhe reflektuar për progresin dhe
arritshmërinë në baza komunale. Në aspektin e infrastrukturës shkollore, investimet duhet që
gradualisht të orientohen nga ndërtimi i objekteve shkollore në financim të mjeteve të konkretizimit,
pajisjeve dhe teksteve shkollore
Rritja e pagave të mësimdhënësve ka krijuar parakushte për tërheqjen e stafit të ri mësimdhënës dhe
të kualifikuar. Në të ardhmen duhet ripërqëndruar orientimin në përmirësim të mësimdhënies meqë
paraqet kushtin esencial për ngritje të arritshmërisë së nxënësve. Përmirësimi i mësimdhënies duhet
të bëhet përmes ngritjes së cilësisë së programeve të kualifikimit para shërbimit, krijimin e
mekanzimave kombëtar për testim të mësimdhënësve të rinj si parakusht për licencën e profesionit
dhe zhvillimi profesional përmes programeve të trajnimit për mësimdhënësit aktual. Përqindja e
mësimdhënësve të moshës mbi 50 vjeç është mbi mesataren e BE-së. Kjo e rangon Kosovën në
mesin e vendeve evropiane me kuadrin më të vjetër arsimor. Kuadri arsimor përfshin numër shumë
të lartë të kuadrit 50 vjeç dhe kjo mund të jetë sfiduese në zbatimin e metodave të reja të
mësimdhënies. Po ashtu edhe pjesëmarrja e kuadrit nën 30 vjeç është dukshëm më e lartë se
mesatarja e BE-së
TABELA 2: Kosova: Grup-moshat e mësimdhënësve 2014
< 30 30-39 40-49 50-59 >= 60 years
Nr. 3379 6148.0 5242.0 6718.0 3262.0
% 13.65 24.84 21.18 27.14 13.18
Burimi: MASHT/ Ministria e Administrimit Publik 2014 dhe EUROSTAT 2012
10
Arsimi profesional paraqet një nga prioritet esenciale për të ndihmuar tranzicionin e nxënësve nga
shkolla në tregun e punës. Anipse janë shënuar hapa pozitiv në arsimin profesional, ende ka
shqetësime sa i përket mospërputhjes së shkathtësive të ofruara për tregun e punës. Në vitet e fundit
më shumë nxënës ishin orientuar në arsimin profesional se sa në atë të përgjithshëm dhe kjo e rendit
Kosovën afërisht mesatares së vendeve të zhvilluara të BE-së. Sidoqoftë, vitin e fundit është
zvogëluar përqindja e arsimit profesional nga 56% në vitin 2013 në 54% në vitin 2014. Sfidë
kryesore në arsimin profesional paraqet ndërlidhja me tregun e punës - shkollat profesonale ende nuk
kanë bashkëpunim të kënaqshëm me industrinë. Nga të dhënat e paraqitura në kapitaullin respektiv,
rezulton rreth 30% e shkollave profesionale specializojnë në profile për të cilat nuk ka kërkesë në
treg. Është bërë progres në ofrimin e kornizës ligjore për arsimin profesional, mirëpo kemi ende
ngecje në zbatimin e praktikës profesionale.
Rritje e ndjeshme e përfshirjes në arsimin e lartë por ngecje në cilësi dhe kërkim shkencor -
Kosova ka tejkaluar cakun e ngritjes së përfshirjes në arsimin e lartë (35%) të grup- moshave 18-
14%
7%
8%
8%
7%
25%
18%
26%
26%
30%
21%
33%
28%
30%
34%
41%
42%
38%
36%
29%
Kosova
Austria
EU
Finlanda
Slovenia
GRAFIKU 4: Grup-moshat e mësimdhenësve 2014
-30 30-39 40-49 50 >
77% 70% 66%52% 50% 50% 54%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
Austria Finlanda Sllovenia Bullgaria Gjermania EU 27 Kosova
GRAFIKU 5: Orientimi i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë (profesional-përgjithshëm) 2014 - EUROSTAT dhe SMIA
Profesional Pergjithshem
11
25. Në vitin 2014 rezulton që shkalla e përfshirjes të ketë arritur në rreth 46%. Ngritja e
pjesëmarrjes është rritur në saje të investimeve për hapjen e institucioneve të reja publike në
arsimin e lartë dhe rritjes së numrit të studentëve në arsimin e lartë privat. Sidoqoftë, rritja e
numrit të studentëve ka ndikuar negativisht në trendin e rritjes së cilësisë. Të gjithë paramatrat e
proporcionit student-mësimdhënës, financimi për kokë studenti janë zbehur në dy vitet e fundit.
Nëse vitet e kaluara ishin përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes, vitet në vazhdim duhet fokusuar
në ngritjen e cilësisë. Kjo përpjekje është e rëndësishme edhe në saje të anëtarësimit të plotë të
Kosovës në ENQA në vitin 2014.
Në anën tjetër, duhet siguruar një ndërlidhje më të ngushtë ndërmjet arsimit të lartë dhe tregut të
punës. Të dhënat japin indikacione se rritja e numrit të studentëve viteve të fundit është orientuar
më tepër në shkathtësi të buta se sa në të forta. Orientimi programor dhe i studentëve nuk
përputhet me planin e zhvillimit kombëtar të orientuar në sektorin e minierave, energjisë,
telekomunikacionit, teknologjisë informative dhe transportit, bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Megjithëse është rritur shkalla e përfshirjes në arsimin e lartë në vitet e fundit, numri i të
diplomuarve ende mbetet shumë i vogël. Krahas sfidave për ndërlidhje të arsimit të lartë me
tregun e punës dhe shhkallës së ulët të të diplomuarve, shpenzimet kombëtare dhe universitare
në kërkim shkencor mbeten të vogla - 0.1% e BPV. Kërkimi shkencor dhe zhvillimi duhet të
vendoset si prioritet në nivel programi gjatë rishikimit të PSAK.
Ngecje në përhapje të teknologjisë informative - Zbatimi i strategjisë për inkoporim të
teknologjisë informative dhe të komunikimit në mësimdhënie nuk ka shkuar me hapat e
projektuar. Ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet është e kushtëzuar nga aftësia e mësimdhënësve
dhe nxënësve për të përvetësuar mjetet bashkëkohore të mësimdhënies dhe teknologjisë. Pajisja
e shkollave me kompjuter dhe lidhje me internet ka përparuar, mirëpo ende mbetet mbrapa
shkallës së shtrirjes së tyre në nivel vendi. Përpjestimi kompjuter-nxënës në shkollat e Kosovës
është 1:46 që paraqet një ngecje në raport me vendet e Bashkimit Evropian ku një kompjuter u
43304 51153 5515065910 76028
8904618922
2295226982
3101334,685
36,709
0
20000
40000
60000
80000
100000
120000
140000
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
GRAFIKU 6: Numri i studentëve në arsimin e lartë 2008-2014
Publike Private dhe jo-publike
12
shërben 3 deri në 7 nxënësve (EC, 2013). Pajisja e shkollave me pajisje adekuate për teknologji
informative dhe kompjuter është ende larg cakut.
Përmirësim të kapaciteteve menaxhuese por mbetet nevoja për përmirësim të burimeve
njerëzore dhe të dhënave statistikore - Përparimet në të githa nivelet arsimore duhet të shkojnë
paralelisht me forcimin e politikë-bërjes dhe kapacitetit të implementimit. Matja e arritshmërisë
dhe monitorimi përmës SMIA është esencial për të ndihmuar orientimin strategjik të
politikëbërjes dhe investimeve. Kapaciteti i monitorimit dhe vlerësimit është përmirësuar
dukshëm viteve të fundit, mirëpo kërkohet që të investohet në përditësimin e treguesve dhe të
dhënave sipas udhëzimeve të grupit UNESCO-EUROSTAT-OECD. Procesi i rishikimit të
PSAK duhet të rezultoj me riorientim të objektivave dhe caqeve të arsimit për të përfshirë
konkluzionet e UOE dhe ndërlidhur me caqet e Strategjsë EJL/Europe 2020. Caqet aktuale
kryesisht të bazuara në standardet dhe caqet statistikore të UNESCO's, duhet të plotësohen me
caqe të BE-së. Ndërtimi i kapaciteteve për mbledhje dhe përpunim të dhënave duhet të jetë
prioritet në vazhdim.
TABELA 3: Kosova në raport me indikatorët e Evropës 2020
Burimi: ASK/EUROSTAT 2013 Kosova BE Europe 2020
Shkalla grup-moshës 15-24 jashte arsimit dhe punësimit 35.30% 12% 10%
Shkalla e të diplomuarve (30-34 vjeç) 10% 37% 40%
Përfshirja e fëmijëve (4-6) në arsim parashkollor 45% 93.90% 95%
Shkalla e punësimit të grup-moshës (20-34) 22.30% 75.50% 82%
Shpenzimet publike në arsim 4.7% 5.30% -
Pjesëmarrja në VET arsim profesional 54% 50.00% -
Shkalla e të diplomuarve (30-34) 10% 34.6% 40%
Komunat luajnë rol kyç në zbatimin e objektivave të PSAK. Vëmendja në vazhdim duhet
përqëndruar në udhëzimin e komunave për të përgatitur plane strategjike veprimi të ndërlidhura
me caqet e PSAK dhe në mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave statistikore. Komunat duhet të
integrohen në procesin e planifikimit strategjik dhe të jenë në gjendje të prodhojnë plane veprimi
për arritjen e caqeve për nivelet që janë kompetencë e tyre. Po ashtu, duhet të vazhdoj përpjekja
për sigurimin, vetëdijësimin dhe inkorporimin e institucioneve publike dhe private në lidhje me
arritjen e caqeve të PSAK. Vëmendje e veçantë duhet kushtuar sigurimit të të dhënave për
arsimin e lartë dhe shkencën. Kërkohet më shumë përkushtim në ndërtimin e mekanizmave për
vlerësimin e arritshmërisë së studentëve në arsimin e lartë (OECD PIAAC) dhe matjen e
aktivitetit shkencor.
Ndryshimet demografike - arsimi është në proces të ndryshimeve të ndjeshme demografike.
Numri i nxënësve në nivelin parauniversitar në vitin 2014 ishte rreth 39,000 më i vogël (9 %) se
sa në vitin 2011. Kjo rënie ka qenë posaqërisht e ndjeshme në nivelin e arsimit fillor. Ky trend i
13
rënies së numrit të nxënësve parashihet të vazhdoj me rënie edhe më të mëdha në vitet në
vazhdim.
Ndërkohë që kemi patur rënie në nivele tjera, është vënë re një rritje e konsiderueshme e grup-
moshave të arsimit të lartë. Në arsimin e lartë, parashihet të ketë rreth 8% më shumë studentë në
vitin 2016 krahasur me pragun e vitit 2011 (shih Tabela 4).
TABELA 4: Projeksionet e popullsisë për grup-moshat e niveleve të SNKA sipas ASK
2011 2014 2016 2019
Parashkollor (1-5 ) 182646 173930 167417 164803
Fillor (6-11) 209065 185857 175040 167121
Mesëm i ulët (12-15) 138704 141773 133349 122305
Mesem i lartë (16-19) 142634 142383 142799 134708
Lartë (20-26) 224069 235400 241742 244942
Ndryshimet demografike dhe rritja e financimit (shiko Grafikun 5 lartë) ka rezultuar me ngritje të
shpenzimeve për kokë nxënësi - nga 368 Euro në vitin 2011 në 477 në vitin 2014.
Financimi në sektorin e arsimit është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2011.
Shpenzimet në arsim si në raport me bruto prodhimin vendor, ashtu edhe në raport me
shpenzimet e përgjithshme publike janë në shkallë të krahasueshme me vendet e rajonit dhe BE-
së. Vlerat e përgjithshme monetare për sektorin e arsimit dhe nënsektorët janë rritur për çdo vit.
Mirëpo, baza e vogël e GDP dhe numri i madh i nxënësve ka kushtëzuar shpenzime më të ulëta
për kokë nxënësi/studenti krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Në anën tjetër, të
157429.4
163029.4 164612.1
185145.2427.5
418.4
408.1
388.4
360.0
370.0
380.0
390.0
400.0
410.0
420.0
430.0
440.0
140,000
145,000
150,000
155,000
160,000
165,000
170,000
175,000
180,000
185,000
190,000
2011 2012 2013 2014
Grafiku 6 : MASHT - Numri i nxënësve dhe shpenzimet në nivelinparuniversitar
Shpenzimet ('000 Euro) Numri i nxenesve (ne '000)
14
dhënat e shpenzimeve të vitit 2014 tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit në të gjitha nivelet ka
shkuar për paga dhe mëditje (71.4%). Financimi në të ardhmen duhet përqendruar në
përmirësimin e parametrave të cilësisë, infrastrukturën e brendshme, tekste dhe mjete të
konkretizimit.
TABELA 5: Shpenzimet (milion euro) në arsim sipas treguesve standard dhe nënsektorëve 2011-2014
2011 2012 2013 2014
GDP (BPV) 4,773 4,916 5,327 5,581
Shpenzimet në sektorin e arsimit
218.9 230.4 230.5 262.3
% GDP në arsim 4.60% 4.70% 4.30% 4.70%
Buxheti i Qeverisë në total 1,415 1,441 1,469 1,589
Buxheti (%) arsim 15.50% 16.00% 15.70% 16.50%
Financimi qendor 65.4 71.4 69.9 81
Financimi lokal (komuna) 153.5 159 160.5 181.3
Financimi i arsimit parauniversitar
183.95 192.57 188.80 210.99
Financimi në arsimin e lartë 34.63 37.62 41.02 50.76
Burimi: Ministria e Financave/MASHT Shenim (1) : Financimi lokal përfshin jo vetëm grantin specifik për arsim por edhe të hyrat vetanake
(vetëfinancimin),grantin e përgjithshëm. Shpenzimet në nivelin parauniversitar përfshijnë financimin lokal dhe shpenzimet e MASHT të dedikuara për nivelin e arsimit parauniversitar. Shpenzimet në arsimin e lartë përfshijnë shpenzimet e institucioneve publike arsimore, shpenzimet e MASHT për arsimin e lartë, UP, ASHAK, AKSP, BK.
15
KAPITULLI III
_____________________________________________________________________
EDUKIMI PARASHKOLLOR DHE PARAFILLOR
3.1 Përfshirja në edukimin parafillor dhe
parashkollor
Objektivi 1: Deri në vitin 2016, të gjithë fëmijët pa dallim
moshe, gjinie ose përkatësie etnike janë përfshirë në
edukimin parafillor
Objektivi 2: Deri në vitin 2016, 50 % e fëmijëve pa dallim
moshe, gjinie ose përkatësie etnike janë përfshirë në
edukimin parashkollor
Numri i nxënësve në arsimin parafillor është rritur në mënyrë të
konsiderueshme që nga viti 2009. Që nga viti 2011 kur ka filluar
zbatimi i PSAK, numri i nxënësve në arsimin parafillor është ngritur
ndërkohë që ka patur rënie të numrit të nxënsve për shkak të shtimit
më të ulët natyror. Deri në vitin 2011 përllogaritja e përfshirjes
është bërë duke u bazuar në numrin e lindjeve sipas ASK. Mirëpo,
pas regjistrimit është bërë kalkulimi me bazën e projeksioneve të
popullësisë ASK varianti i mesëm. Në përllogaritjen e SHBR në
arsimin parafillor baza e të dhënave SMIA nuk arrin të përfshij të
gjithë numrin e fëmijëve K-Serb, andaj kjo është reflektuar në
përllogaritje - pra numri total i nxënësve në SMIA nuk ka raportim
të përgjithshëm të këtyre grup-moshave të komunave veriore por në
ndërkohë referenca e regjistrimit të popullësisë e përfshin atë.
Përgjithësisht është arritur dhe tejkaluar caku për përfshirje të 60%
të fëmijëve në arsimin parashkollor. Në këtë viti shkalla e regjistrimit ka arritur në 69.3 %. Mirëpo,
përfshirja e nxënësve në arsimin parafillor është ende larg shkallës së përfshirjes në vendet e BE-se
(95%). Vlen të theksohet se shkalla e përfshirjes në këtë nivel do të rritej natyrshëm në vitet në
vazhdim edhe pa investime shtesë në infrastrukturë dhe staf për shkak të rënies së shtimit natyror në
vitet e fundit. Sidoqoftë, përpjekjet për rritje të përfshirjes duhet fokusuar në ngritje të vetëdijes tek
TREGUESIT E PËRfSHIRJES NË EPSH
dhe EPSH
Treguesi 1: Shkalla e regjistrimit të
fëmijëve në edukim parashkollor (3-5)
Gjendja 2013 18.50%
Caku 2014 30%
Realizimi 2014 18.50%
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Shkalla e regjistrimit të fëmijëve
në edukim parafillor
Gjendja 2013 70.3%
Caku 2014 70%
Realizimi 2014 74.5 %
Progresi 2011/2014
16
prindërit dhe rialokim të burimeve njerëzore nga niveli fillor - meqë ky nivel është duke kaluar në
procesin e impaktit të rënies së shtimit natyror.
TABELA 5: Baza e popullsisë 3,4,5 vjeç sipas projeksionit të popullsisë, ASK
2011/2012 2012/2013 2013/2014
Popullsia nga ASK (Parashikimi i popullsisë) 1,780,021 1,793,745 1,805,853
Popullsi 5-6 vjeç 29,621 29,436
Popullsi 5-6 vjeç- Komuna Serbe 669 665
Popullsi 5-6 vjeç pa K-serb 28,952 28,771
Total nxënës
Parashkollor-popullsi (3,4,5) 89,188 88,371
K-Serb Parashkollor-popullsi (3,4,5) 2,014 1,996
Parashkollor- popullsi (3,4,5) pa serbët 87,174 86,375
Total parashkollor dhe parafillor 24134 24268 23679
Në anën tjetër përfshirja në arsimin parashkollor (3-5) ende mbetet e vogël krahasur me cakun.
Shkalla e përfshirjes viteve të fundit është rritur në përqindje, në saje të uljes së shtimit natyror por jo
në numër (rreth 5800). Duhet potencuar që shkalla e përfshirjes në arsimin parashkollor mund të jetë
më e madhe se sa raportohet në SMIA. Vlerësohet se ekzistojnë edhe rreth 1560 fëmijë të përfshirë
në edukim parashkollor tek qendrat e bazuar në komunitet (MASHT, 2014), por që nuk janë
integruar ende në SMIA. Po ashtu, vlerësohet se ekziston numër më i madh i fëmijëve në edukimin
parashkollor privat, por ende i pa-inkorporuar në sistemin e të dhënave. Ky konkluzion vjen nga
numri në rritje i çerdheve të licencuara nga MASHT në vitet e fundit.
26.10% 27% 27.20% 26.70%
70.10% 68.60% 71.30% 74.00% 76.30% 74.50%
0
0.2
0.4
0.6
0.8
1
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
GRAFIKU 7: SHBR Përfshirja në edukimin parashkollor dhe parafillor 2008-2014
Parashkollor (3,4,5) vjec) Parafillor (5 vjec)
17
3.2 Sistemi për aftësimin e edukatorëve
Objektivi 3: Deri në vitin 2016, është krijuar një sistem funksional për aftësimin e
akredituar të edukatorëve që ndikon në përmirësimin e cilësisë së edukimit.
Objektivi 7: Deri në vitin 2016, të gjithë edukatorët/ ekspertët e edukimit parashkollor
janë aftësuar duke pasur parasysh edhe baraspeshën gjinore dhe aftësimin me prioritet
për arsim gjithëpërfshirës.
Rreth 98% e edukatorëve që punojnë në kopshtet publike kanë marrë pjesë në trajnimet për
zbatimin e dokumentit të standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme (0-6
vjec). Trajnimi i mbajtur gjatë këtij viti ka ofruar informacione bazë për stimulimin dhe
zhvillimin optimal të fëmijëve. Trajnimi ka përfshirë një seri prej 7 shtatë moduleve me gjithsej
121 orë trajnimi.
Gjatë vitit 2014, ka filluar së zbatuari programi i kualifikimit për fëmijërinë e hershme (0-3 vjeç)
në Fakultetin e Edukimit. Në fazën fillestare këtë vit janë regjistruar rreth 100 studentë në këtë
program. Sfidë por edhe rekomandim në të ardhmen është hapja e të njejtit program edhe në
Universitete tjera në lokalitete të ndryshme të Kosovës. Kjo do të lehtësonte zhvillimin e sistemit
të edukimit parashkollor dhe parafillor edhe në komunat tjera të Kosovës.
3.3 Kurrikulat e arsimit parashkollor dhe parafillor
Deri në vitin 2011, janë hartuar kurrikulat për moshën 0-3 vjeçare dhe 3-6 vjeçare, të
kontrolluara për çështje të ndërlidhura me gjinitë dhe të implementuara
Gjatë këtij viti janë formuar grupet punuese për hartimin e kurrikulës bërthamë për SNKA 0 dhe
që përfshin moshat 0-5 vjeç. Këto katër grupe punuese janë: grupi punues i koordinatorëve të
nivelit, grupi i koordinatorëve të fushave kurrikulare, grupi i ekspertëve universitar dhe grupi
punues i edukatorëve. Sfidë në këtë aspekt mbetet sigurimi i pjesëmarrjes dhe përkushtimit të
grupeve punuese për të vazhduar me zbatimin e prioritetit. Në anën tjetër, duhet rritur buxhetin
për hartimin e kurrikulës bërthame të SNKA 0 dhe të ofrohen mundësi për vizita studimore dhe
shkëmbim të përvojave me vendet e avancuara.
3.4 Menaxhimi i edukimit parashkollor
Deri në vitin 2016, është përmirësuar kapaciteti i të gjithë udhëheqësve për të
menaxhuar edukimin parashkollor
Gjatë vitit 2014 të gjithë drejtorët e institucioneve parashkollore publike kanë marrë pjesë në
trajnimin për edukimin gjithëpërfshirës dhe kanë ndjekur 7 shtatë module trajnuese të
Standardeve të Zhvillimit dhe Mësuarit në Fëmijërinë e Hershme. MASHT në bashkëpunim me
DKA dhe GIZ ka organizuar edhe trajnimin për të gjithë drejtorët e institucioneve parashkollore
18
për menaxhimin e institucioneve parashkollore. Në vitin tjetër duhet përqendruar tek trajnimi i
drejtorëve në decentralizimin dhe menaxhimin financiar të shkollave.
3.5 Vetëdijesimi rreth edukimit parashkollor
Deri në vitin 2016, është krijuar vetëdija në mesin e prindërve e të komunitetit për
rëndësinë e edukimit parashkollor
Vetëdijësimi i prindërve rreth rëndësisë së arsimit parashkollor dhe parafillor ka vazhduar
përmes debateve me prindër, drejtorëve të institucioneve publike edukatorëve dhe ekspertëve të
fëmijërisë së hershnme. Të dhënat në lidhje me përfshirjen në edukimin parafillor në rritje
tregojnë për shkallën e sensibilizimin e prindërve në lidhje me rëndësinë. Sidoqoftë, kërkohet në
të ardhmen një program për sensibilizim të mëtejshëm rreth edukimit parashkollor, mirëpo të
shtohen përpjekjet për zgjerim të infrastrukturës dhe sistemit për akomodim të kërkesave në
rritje.
3.6 Rekomandime
Raportimi i të dhënave - rekomandohet që në kalkulimin e përfshirjes në arsimin
parashkollor dhe parafillor të futen të dhënat e institucioneve private dhe qendrave me
bazë në komunitet. Aktualisht, raportimi është më tepër i orientuar kah të dhënat e
ofruara nga SMIA për sektorin publik.
Planifikimi i grantit specifik - rekomandohet që buxheti i planifikuar për grantin specifik
të arsimit të bëj referenca të qarta dhe kategorizim të qartë për investime edhe në
edukimin parashkollor (ndërtim kopshtesh, zgjerim, rekrutim dhe trajnim të stafit
edukator).
Licencimi i personave të aftësuar për përkujdesje të fëmijëve në arsimin parashkollor -
të draftohet një udhëzim administrativ për aftësimin dhe licencimin e dadove. Kjo do të
plotësonte dy nevoja kryesore - do të ofronte informacion në lidhje me të aftësuarit por në
anën tjeter edhe do të imponte një proces të filtrimit dhe licencimit të individeve në këtë
fushë me nevoja specifike.
Të fuqizohet qendrat me bazë në komunitet - të përcaktohet me udhëzim administrativ
funksionimi i qendrave me bazë në komunitet dhe institucionet para-shkollore me
partneritet publiko-privat.
19
KAPITULLI IV
_____________________________________________________________________
ARSIMI PARAUNIVERSITAR
4.1 Menaxhimi i arsimit parauniversitar
Objektivi 1: Deri në vitin 2016 janë ndërtuar kapacitetet për një menaxhim më efektiv në
nivel qendror dhe komunal, si dhe menaxhim efektiv të
shkollave duke përfshirë edhe mekanizmat për përfshirje të
grave në menaxhim.
Sistemi i menaxhimit të nënsektorit të arsimit parauniversitar
është i decentralizuar dhe komunat kanë përgjegjësinë kryesore të
zbatimit të politikave dhe veprimeve. Sidoqoftë, duke kuptuar
rëndësinë e sigurimit të një sistemi koherent dhe të bazuar në të
dhëna, prioriteti i MASHT ka qenë që të ndihmohet arsimi komunal
përmes politikave, udhëzimeve, sigurimit të të dhënave, granteve
dhe trajnimeve. Përmirësimi i menaxhimit konsiston si në ngirtjen e
kapaciteteve të MASHT ashtu edhe ato të komunave dhe shkollave.
Gjatë këtij ka vazhduar zbatimi i Planit të Komunikimit të Arsimit i
cili që draftuar me ndihmën e GIZ. Përpjekja e MASHT dhe
partnerëve zhvillimor gjatë këtij viti ishte që të ndërtohen një sistem
i qëndrueshëm i komunikimit dhe menaxhimit të sektorit të arsimit
para-universitar. Në kuadër të këtyre përpjekjeve ka vazhduar
zbatimi i skemës së trajnimeve TalkON për zyrtarë të MASHT,
DKA dhe drejtor të shkollave. Gjatë vitit 2014 janë mbajtuar
modulet e trajnimit në Komunikim, Menaxhim dhe Lidership. Po
ashtu, janë bërë plane për vazhdimsinë e trajnimeve për DKA me
ndihmen e Fondit të Bashkuar të Arsimit të Kosovës dhe Projektit të
Bashkimit Evropian për ngritje të cilëisë në arsim.
Në nivelin qendror, MASHT gjatë vitit 2014 ka konsoliduar
strukturën organizative sipas udhëzimeve të Ministrisë së
Administrimit Publik dhe divizioneve respektive për mbështetjen e politikbërjes në arsimin
parauniversitar, ngritjen e kapaciteteve për përgatitje të infrastrukturës ligjore dhe udhëzimeve
TREGUESIT E MENAXHIMIT TË
SISTEMIT
Treguesi 1: Numri i drejtuesve të
shkollave të aftësuar
Gjendja 2013 -
Caku 2014 -
Realizimi 2014 226
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Numri i komunave që
funksionojnë plotësisht sipas normave të
përcaktuara
Gjendja 2013 30
Caku 2014 30
Realizimi 2014 30
Progresi 2011/2014
20
administrative, draftimit të udhëzimeve profesionale rreth kurrikulës, krijimit të sistemit të sigurimit
të cilësisë dhe avancimin e procesit të trajnimit të mësimdhënësve dhe infrastrukturës.
Funksionalizimi dhe menaxhimi i të dhënave të arsimit parauniversitar ka qenë fushë prioritare
gjatë vitit 2014. Gjatë këtij viti ka vazhduar mbledhja, regjistrimi dhe mbrotja e të dhënave personale
në SMIA. Sistemi për menaxhim të dhënave që nga ky vit ka edhe ueb faqen e SMIA e cila ka qasje
publike në masht-smia.net. Po ashtu, gjatë këtij viti sistemit i janë shtuar edhe module të veçanta për
'regjistrimin e rasteve të dhunës në shkolla' dhe është avancuar moduli i raporteve që mundëson
gjenerimin e 5 lloje të ndryshme të grafikoneve. Duke u bazuar në të dhënat e sistemit, MASHT ka
publikuar edhe Shënimet Statistikore 2013/2014 për Arsimin Publik Parauniversitar, Statistikat e
Arsimit në Kosovë 2013/2014, të dhënat e braktisjes së shkollës për 2013/2014 si dhe suksesin e
nxënësve 2013/2014. Të dhënat nga komuna dhe institucionet arsimore janë tejet të rëndësishme për
mbarvajtjen e sistemit dhe për këtë arsye vëmendja e MASHT gjatë këtij viti ka qenë e orientuar
edhe në trajnimin e drejtorëve dhe përfaqësuesve të shkollave për futjen e të dhënave dhe përpunimin
e të dhënave të përgjithshme për grantin specifik komunal 2015.
Përpjekjet e MASHT gjatë vitit 2014 kanë qenë po ashtu të orientuara në rritjen e kontributit të
matshëm të Drejtorive Komunale për Arsim (DKA) në zbatimin e planeve strategjike dhe politikave
të nivelit qendror. Një mori e komunave kanë hartuar planet e tyre zhvillimore konform prioriteteve
të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës (PSAK). Plani i Arsimit i Kolegjiumit të Arsimit të
Asociacionit të Komunave të Kosovës ka vazhduar së zbatuari krahas përpjekjeve për të sforcuar
zërin e komunave në politikë-bërje. Po ashtu, me ndihmen e partnerëve zhvillimor janë ndihmuar
komunat që të hartojnë Planet e Zhvillimit të Mësimdhënësve. MASHT ka mbështetur USAID për të
ndihmuar rreth 100 shkolla për të kompletuar planet zhvillimore.
Sa i përket programit për trajnim të drejtorëve të shkollave, aktivitetet e këtij viti kanë qenë të
bazuara në programin trajnues të përgatitur në bashkëpunim me GIZ. Ky program është rishikuar
këtë vit me qëllim që të përshtatet rrethanave të reja të krijuara pas miratimit të Udhëzimit
administrativ i MASHT (UA - 04/2012) Standardet e Praktikës Profesionale për drejtorë të shkollave
dhe nevojave për zhvillim të drejtorëve të shkollave. Këtë vit është bashkëpunuar ngusht me
partnerët zhvillimor EU, GIZ dhe USAID. Në bashkëpunim me EU- GIZ është përgatitur programi
për trajnim të trajnerëve si vazhdimësi e programit paraprak dhe janë përfshirë në trajnim rreth 247
drejtorë shkollash (186 shqiptar, 21 turq dhe 19 serb). Në bashkëpunim me USAID BEP janë
aftësuar dhe certifikuar 13 master trajner dhe trajnuar rreth 256 drejtorë shkollash - në fazën e parë
132 drejtorë nga 8 komuna, kurse në fazën e dytë 124 pjesëmarrës tjerë. Rreth 26% e të trajnuarve
ishin femra dhe pjesëmarrës nga drejtorë të shkollave të komuniteteve serbe, turke, boshnjake dhe
gorane.
21
4.2 Legjislacioni për arsimin parauniversitar
Objektivi 2. Deri në vitin 2016, legjislacioni është
harmonizuar dhe kompletuar plotësisht për tërë sektorin e
arsimit parauniversitar.
Aktivitetet e vitit 2014 në sferën e zhvillimit dhe harmonizimit të
legjislacionit kanë qenë të orientuara drejt kompletimit të bazës
ligjore dhe udhëzimeve administrative të nevojshme për zbatim të
Ligjit për Arsimin Para-universitar. Nga gjithsej 38 udhëzime
administrative të miratuara, 22 ishin për të rregulluar dhe kompletuar
bazën ligjore në arsimin para-universitar. Gjatë këtij viti MASHT ka
miratuar:
Udhëzimin administrativ për rikategorizimin e arsimit të
mesëm të ulët dhe mesëm të lartë (UA 21/2014);
Udhëzimin administrativ për rregullim të aktiviteteve
jashtëshkollore (UA 18/2014);
Udhezimin administrativ për kodin të mirësjelljes për
nxënësit e shkollave të mesme të larta (UA 06/2014);
Udhëzimin administrativ për licencim të mësimdhënësve (
25/2014) i cili komplementarizon Udhëzimin administrativ
për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe shfyqizon
udhëzimin paraprak për licencim (5/2010);
Udhëzimin administrativ për shndërrimin e klasave të
bashkangjitura në qendra burimore (UA 24/2014);
Udhëzimin administrativ për shërbimet pedagogjike dhe psikologjike (UA 34/2014) ofrimi i
një kornizë rregullative për të avancuar shërbimet orientuese dhe ndihmuar nxënësit në
vështirësi.
Agjenda legjislative ka qenë e ngjeshur dhe ende mbetet sfidë të sigurohet ekspertizë teknike dhe
pjesëmarrje më aktive e hisedarëve në proces.
4.3 Decentralizimi financiar
Objektivi 3: Deri në vitin 2014 barten kompetencat për menaxhim financiar nga niveli
qendror në atë komunal dhe nga niveli komunal në nivel shkolle
Me miratimin e Ligjit për arsim parauniversitar, kompetencat për menaxhimin e nën-sektorit dhe
menaxhimin financiar i kanë kaluar komunave të Kosovës. Një nga caqet e PSAK ishte që deri në
vitin 2014 të realizohet decentralizimi financiar duke kaluar përgjegjësitë financiare për arsimin
parauniversitar nga (i) MASHT tek komunat dhe nga (ii) DKA tek shkollat. Në këtë vit rreth 30
komuna kanë menaxhuar financat e tyre konform Ligjit për Financat Publike të nivelit lokal. Granti
TREGUESIT E AKTIVITETIT
LEGJISLATIV
Treguesi 1: Numri i ligjeve të miratuara
dhe të implementuara
Gjendja 2013 3
Caku 2014 5
Realizimi 2014 5
Progresi 2016
Treguesi 2: Numri i akteve te miratuara
nenligjore
Gjendja 2013 22
Caku 2014 30
Realizimi 2014 32
Progresi 2016
22
specifik për arsimin komunal është realizuar sipas formulës dhe
softuerit për kalkulim të grantit arsimor.
Megjithatë progresin e arritur në bartjen e përgjegjësive financiare
nga DKA tek 778 shkolla, zbatimi tërëror i këtij nëncaku ka hasur në
disa sfida. Mungesa e njohurive teknike, mungesa e kapaciteteve të
shkollave për zbatim të menaxhimit financiar, mungesa e Këshillave
të Shkollave, mungesa e planeve zhvillimor dhe mosprioritizimi dhe
mungesa së kapaciteteve të DKA për monitorim dhe mentorim të
shkollave mbeten disa pengesat që duhet trajtuar për arritjen e plotë
të nën-caktut. Në vitin pasues, rekomandohet që të rishikohet
softueri për formulën e financimit. të rishikohet Udhëzimi
administrativ për formulën e financimit, të ngriten kapacitetet e
DKA-ve dhe shkollave për menaxhim financiar dhe të fuqizohen
mekanizmat e llogaridhënies dhe raportimit nga shkollat.
4.4 Sigurimi i cilësisë
Objektivi 4. Deri në vitin 2016, janë funksionalizuar
plotësisht mekanizmat për sigurimin e cilësisë në nivel
vendi, në nivel komunal dhe në nivel shkolle
Për të avancuar menaxhimin e cilësisë në arsimin parauniversitar
MASHT ka vënë theksin tek udhëzimet e ngritjes së cilësisë së
brendshme, zbatimin e mekanzimave për vlerësim të cilësisë së
jashtme dhe ngritjen e kapaciteve të Inspektoratit të Arsimit. Projekti
i Binjakëzimit, i financuar nga BE-ja, "Mbështetje për Zbatimin e
Planit Strategjik të Sektorit të Arsimit në Kosovë 2011-2016",
është duke mbështetur zhvillimin e një Strategjie gjithëpërfshirëse
të sigurimit të cilësisë për Arsimin Parauniversitar të Kosovës.
Gjatë vitit 2014 është hartuar drafti i parë i këtij dokumenti, i cili
pritet të zhvillohet më tutje gjatë vitit 2015.
Në aspektin e cilësisë së mbrendshme, MASHT ka realizuar
përshkrimin e kritereve të vlerësimit të nxenësve, realizuar draft
udhëzuesin për vlerësim në bazë të kurrikulës së re, përgatitur pako
me instrumente për vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve në
procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe trajnuar
mësimdhënësit për vlerësimin e mësimnxënies përmes metodologjive
të reja. Në këtë kuadër, drejtorët e shkollave pilot janë udhëzuar për
përgatitjen e portofolio për mësimdhënës.
TREGUESIIT E SIGURIMIT TE
CILESISE
Treguesi 1: Proporcioni nxenes-mesues
Gjendja 2013 17.5
Realizimi 2014 16.9%
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Proporcioni nxenes-klase
Gjendja 2013 21.9
Realizimi 2014 21.5
Progresi 2011/2014
Treguesi 3: Arritshmeria ne testin e
matures
Gjendja 2013 74.50%
Realizimi 2014 52.60%
Progresi 2011/2014
TREGUESIT E DECENTRALIZIMIT
Treguesi 1: Numri i komunave që
udhëheqin në mënyrë efektive sistemet
menaxhuese dhe financat
Gjendja 2013 30
Realizimi 2014 30
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Numri i shkollave që
planifikojnë dhe menaxhojnë financat
në mënyrë të decentralizuar
Gjendja 2013 70
Realizimi 2014 779
Progresi 2011/2014
23
Në aspektin e fuqizimit të mekanizmave të jashtëm për matje të cilëisë, MASHT ka realizuar Testin e
Arritshmërisë për nxënësit e klasës së nëntë (29,000) dhe Testin e Maturës Shtetërore (42,000
nxënës). vlerësimin e nxënësve për avancim (të cilët kanë talent në ndonjë nga fushat mësimore),
përgatitjen e broshurës informative për maturantët, programin orientues dhe modele të pyetjeve për
Provimin e Maturës si dhe plotësimin e Ligjit të Maturës Shtetërore.Mirëpo, risi dhe e arritur
qenësore këtë vit është pilotimi dhe zbatimi i vlerësimit ndërkombëtar PISA. Në këtë pilot janë
përfshirë 1200 nxnës të moshave 15 vjeçare dhe publikimi i rezultateve pritet në vitin 2015. Pilotimit
të PISA i ka paraprirë edhe organizimi i konferencës 'Për vlerësimin ndërkombëtar PISA' me qëllim
të sensibilizimit të palëve me interes.
Avancimi i cilësisë në arsimin parauniversitar kushtëzohet edhe nga kapaciteti i inspektoratit të
arsimit. Procesi i tranzicionit të Departamentit të Inspeksionit në organ të pavarur inspektoratin e
arsimit është formalizuar konform Ligjit për Inspektoratin e Arsimit. MASHT është në proces të
elaborimit të nevojës për infrastrukturë fizike dhe njerëzore të inspektoratit. Me organogramin e ri të
MASHT, janë kompletuar procedurat formale për formimin e inspektoratit. Sa i përket punës së
inspektoratit, fokusi primar ka qenë në këshillimin e shkollave në arsimin para-universitar që
zbatojnë kurrikulën e re arsimore, inspektuar shkollat dhe mësimdhënësit dhe udhëzuar sektorët
arsimor në lidhje me procesin e vlerësimit dhe zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore të arsimit.
Sidoqoftë, mbingarkesa e inspektorëve, numri i vogël i stafit dhe mungesa e mjeteve të
domoshdoshme logjistike për punë në terren dhe ndikimet e jashtme pamundësojnë realizim të
kënaqëshëm të funksionit të inspektimit të jashtëm. Në vitet pasuese, fokusi duhet përqëndruar tek
zbatimi praktik i organogramit të MASHT dhe funksionalizimi i plotë i inspektoratit të arsimit,
rishikimi dhe miratimi i Ligjit të ri të Inspektoratit të Arsimit, hartimi i të gjitha akteve nënligjore për
inspektoratin e arsimit dhe inicimi i projekteve mbështetëse teknike që mëtojnë të ndihmojnë
Inspektoratin për zbatimin e praktikave të mira ndërkombëtare ne procesin e vlerësimit të jashtëm të
cilësisë.
2008 2009
2010
2011
2012
2013
2014, 52.50%
40.00%
45.00%
50.00%
55.00%
60.00%
65.00%
70.00%
75.00%
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Grafiku 8: MASHT, Arritshmëria në testin e Maturës 2008-2014
24
4.6 Kurrikula e arsimit parauniversitar
Objektivi 6 : Deri në vitin 2016 janë hartuar, pilotuar dhe
implementuar kurrikulat për të gjitha nivelet e arsimit
parauniversitar, të shoqëruara me përmirësimet e
nevojshme në metodologji të mësimdhënies, të të nxënit
dhe të vlerësimit të nxënësve
Zbatimi i kurikulës së re ishte një nga pikat kryesore të fokusit në
arsimin parauniversitar. Gjatë viti shkollor 2013/2014 është bërë
pilotimi i Kornizës së Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulave
Bërthamë në 10 shkolla pilot në klasën parafillore dhe klasat 1 dhe 2
(shkalla e parë kurrikulare) dhe klasat 6 dhe 7 (shkalla e 3
kurrikulare) dhe klasat 10 dhe 11 (shkalla e 5 kurrikulare). Në vitin shkollor 2014/2015 është
zgjeruar pilotimi në 82 shkolla të reja për shkallën e parë kurrikulare dhe shkallën e tretë kurrikulare
duke rritur numrin e shkollave që zbatojnë kurrikulën e re në 92. Pilotimi i kurrikulës së re realizohet
në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, si në zona rurale ashtu edhe në zona urbane dhe
përfshijnë mostra të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë (më përjashtim të komunitetit serb).
Krahas zbatimit të kurrikulës dhe zgjerimit është bërë analiza e zbatimit të pilotëve në dhjetë (10)
shkollat fillestare. Në procesin e analizës së zbatimit janë mbajtur takime informuese me zyrtarë të
arsimit komunal, me inspektorët e arsimit, me drejtorët e shkollave, kordinatorët shkollor dhe
mësimdhënësit e shkollave pilot. Sidoqoftë, bashkëpunimi me nivelin komunal për zbatimin e
kurrikulës së re mbetet sfidë. Përgjithësisht, plani mësimor fleksibël është ende sfidues për shkollat
dhe kjo shenjon nevojën e vazhdimit të trajnimit të akterëve të përfshirë në nivel lokal. Komunat
duhet të shtojnë përpjekjet për të sforcuar mekanizmat për mentorim dhe monitorim të zbatimit. Në
anën tjetër, edhe inspektorët duhet të trajnohen dhe përditësohen për të monitoruar realizimin e
mësimdhënies dhe mësimnxënies në harmoni me dispozitat e kurrikulës së re.
Për të krijuar parakushte për zgjerim të shtrirjes së zbatimit të kurrikulës janë ndarrmarrë veprime të
unisuara në : (i) përkthim të materialeve të kurrikulës se re dhe kurrikulës bërthamë në gjuhën serbe,
turke, boshnjake, (ii) përgatitjen e dokumentacionit pedagogjik si ditarët për të gjitha nivelet e arsimit
parauniversitar, dëftesës së klasës së 10-të dhe shkollave profesionale, (iii) bashkëpunimi me
Republikën e Shqipërisë për unifikimin e strukturës së arsimit parauniversitar dhe parimeve të
kurrikulës së re, (iv) trajnuar mësimdhënësit dhe trajnerët e shkollave pilot para dhe pas zbatimit të
kurrikulës dhe (v) sforcuar mekanizmat e kordinimit nga ana e MASHT për të ofruara një qasje
gjithëpërfshirëse në mentorimin e komunave për zbatim të kurrikulës dhe (vi) draftuar udhëzues
didaktik për mësimdhënës në 7 shtatë fusha të kurrikulës së re. Si rezultat i pilotimit kanë dalë
nevoja të reja për të rishikuar dokumentacionin kurrikular (plani i mësimit) dhe nevoja e sforcimit
dhe krijimit të mekanizmave komunal për mbështetje në zbatim të kurrikulës së re.
4.7 Licencimi i mësimdhënësve
Treguesi 1: Numri i shkollave që zbatojnë
kurrikulën e re
Gjendja 2013 10
Realizimi 2014 92
Progresi 2016
25
Objektivi 7 Deri në vitin 2014, licencimi i mësimdhënësve është plotësisht funksional
dhe përkrah zhvillimin e mësimdhënësve në karrierë, duke qenë i përshtatur me Planin
për implementimin e KKK
Në procesin e Licencimit të mësimdhënësve dhe përcjelljen/operimin e aktiviteteve për Këshillin
Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve.
Është realizuar licencimi i 4500 në vitin 2014, ku deri me tani janë licencuar 22.315
mësimdhënës nga rajonet e ndryshme.
Është menaxhuar programi i bazës së të dhënave për licencim me 7 rajonet në kuadër të
Sektorëve të Inspeksionit. Janë organizuar dhe menaxhuar takimet e KSHLM dhe janë
harmonizuar të gjitha dokumentet bazë që kanë dalë dhe aprovuar nga KSHLM-ë.
Koordinimin me UP, gjegjësisht Fakultetin e Edukimt në krijimin e grupeve për programin e
avancimit të kualifikimit të mësimdhënësve /programi i AKM-së. Është realizuar formimi i grupeve
për programin e AKM-së për kualifikimin e mësimdhënësve nga niveli 2 vjeçar i SHLP-së në nivelin
4 vjeçar Bachelor. Janë marrë të gjitha informatat e sakta nga DKA-të dhe sipas orarit dhe planit të
dërguar nga Fakulteti i Edukimit është bërë sistemimi i mësimdhënësve sipas grupeve mësimore. Në
këtë fazë janë përfshirë në programin e AKM-së 2000 mësimdhënës në 10 programe arsimore
4.8 Gjithpërfshirja në arsimin parauniversitar
Objektivi 8: Deri në vitin 2016 ndërtohet sistemi efektiv që bën të mundur
gjithëpërfshirjen e nxënësve në arsimin e aftësimin e obligueshëm dhe është i
ndjeshëm ndaj perspektivës gjinore dhe ndaj nevojave të nxënësve të varfër e të
pafavorizuar
Gjatë vitit 2014 janë zhvilluar shumë aktivitete edhe për përfshirjen dhe arsimimin e fëmijëve me
nevoja të veçanta arsimore, si: është miratuar UA 24/2014 “Shndërrimi i klasave të bashkangjitura në
dhoma të burimeve”, është hartuar programi sipas fushave të aktiviteteve (i cili u dedikohet fëmijëve
me nevoja të veçanta të rënda dhe të shumëfishta që përfshin këto fusha: gjuhë dhe komunikim dhe
shkathtësi), janë akredituar 20 programe të trajnimit nga Qendrat Burimore për aftësimin e
mësimdhënësve për punë me fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, janë trajnuar 2500 mësimdhënës
dhe edukatore në programe të ndryshme (me qëllim të ngritjes se kapaciteteve të tyre në fushën e
arsimit gjithëpërfshirës),si dhe janë hartuar dhe botuar broshurat, fletëpalosjet dhe posterat me
informacione rreth rëndësisë së arsimit gjithëpërfshirës dhe shërbimeve që ofrojnë qendrat burimore.
Është realizuar programi 3- vjeçar 2013-2015 për aftësimin e 17 asistentëve dhe inspektorëve të
gjuhës së shenjave. Projekti “Mbështetja për reformën e arsimit gjithëpërfshirës”, i financuar nga
ambasada Finlandeze dhe i zbatuar nga organizata KAPIE është duke mbështetur 4 shkolla të
rregullta fillore në fushën e arsimit gjithëpërfshirës. Në projektin regjional 2013-2015 “Mbështetja
26
regjionale për arsim gjithëpërfshirës”, ku bëjnë pjesë Kosova,
Kroacia, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e
Hercegovina janë përfshirë 8 shkolla, prej tyre 4 shkolla fillore dhe
të mesme të ulëta, 2 gjimnaze dhe 2 shkolla profesionale dhe si
rezultat i këtij bashkëpunimi qendra burimore “Nënë Tereza” në
Prizren ka përfituar pajisje/aparate dëgjimi për nxënës në shumën
prej 100 mijë eurosh.
Për çështjen e braktisjes së shkollës organizata ECMI me financim
nga UNICEF ka filluar projektin për avancimin e qasjes dhe
vazhdimit të arsimit për fëmijët e cënuar dhe të margjinalizuar.
Projekti në fjalë ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të komunave
dhe shkollave përmes ekipeve për parandalimin e braktisjes dhe
parandalimin e mosregjistrimit të fëmijëve në shkollë. MASHT ka
rithemeluar grupin e punës për bashkërendim të punëve për çështjen
e braktisjes së shkollës. MASHT-i ka krijuar sistem bashkëpunimi
me DKA-të dhe shkollat për riintegrimin e nxënësve të riatdhesuar
në arsimin e Kosovës, duke krijuar kushte dhe kritere të lehta për
regjistrim dhe vijimin e mësimeve. MASHT ka vazhduar me
mbajtjen e kurseve të gjuhës dhe mësimit plotësues, të cilat
zhvillohen në ato komuna ku kthimi i personave të riatdhesuar është
më i madh.
MASHT gjatë vitit 2014 ka realizuar shumë aktivitete lidhur me
arsimimin e komuniteteve. Kështu, MASHT gjatë këtij viti në
Prizren ka organizuar mësimin zgjedhor “Gjuha rome” për
nxënësit e komunitetit romë (për klasat 2, 3, 4), ka botuar tekstin
shkollor për gjuhën rome për kl.2-të, ka bërë recensione të dy
teksteve shkollore “Gjuha rome për kl. 3-të” dhe “Gjuha rome
për kl. 4-të”, ka shpallur konkurs për sigurimin e teksteve
shkollore“ Gjuha shqipe për komunitete joshqiptare kl. 4-të” dhe
“Gjuha shqipe kl. 5-të”, “Fletore pune - gjuha shqipe kl.4-të për
komunitete joshqiptare” dhe “ Fletore pune për kl. 5-të për komunitetet joshqiptare”, ku ka
aplikuar vetëm një autor me tekstin shkollor kl.4-të dhe fletore pune kl. 4-të. Janë botuar tekstet
shkollore: Muzika kl. 5-të dhe Fletore pune për kl.1-rë, kl.2-të dhe kl. 3-të në gjuhën boshnjake.
Është përgatitur për botim “Muzika kl.6-të”, mësimi në gjuhën boshnjake. Është siguruar teksti
shkollor për gjuhën amtare për nxënësit e komunitetit boshnjak në Zvicër prej kl. 1-rë deri kl. 9-
të.
Në përkrahje financiare të nxënësve dhe studentëve të komuniteteve, MASHT ka ndarë 50 bursa
për nxënësit dhe 35 bursa për studentët e komuniteteve RAE, nga buxheti i MASHT-it.
Gjithashtu, ka përkrahur financiarisht 5 qendra mësimore në 5 komuna për komunitetet RAE, të
Treguesi 1: Shkalla e pranimit të nxënësve
fillestar
Gjendja 2013 96.3%
Caku 2014 100%
Realizimi 2014 95.7%
Progresi 2016
Treguesi 2: Shkalla bruto e regjistrimit
Gjendja 2013 96.3%
Caku 2014 100%
Realizimi 2014 95.7%
Progresi 2016
Treguesi 3: Pariteti gjinor
Gjendja 2013 0.93%
Caku 2014 100%
Realizimi 2014 0.93%
Progresi 2016
27
formuara nga Komisioni Evropian. MASHT në bashkëpunim me REF, VORAE, Ambasadën
Britaneze, Ambasadën Norvegjeze kanë ndarë 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të
ulëta të komuniteteve RAE.
4.9 Mjedisi dhe siguria në shkolla
Objektivi 9: Deri në vitin 2016 shkollat kanë krijuar mjedise jo të dhunshme dhe
miqësore për fëmijët në shkolla që janë përkrahëse, të kujdesshme dhe i kultivojnë
vlerat demokratike te fëmijët dhe ofron modele pozitive për të gjithë fëmijët
Gjatë vitit 2014, MASHT ka adresuar prioritetin e ofrimit të një mjedisi të sigurtë në shkolla dhe
parandalimin e akteve të dhunës në arsimin parauniversitar. Në lidhje me aspektet e sigurisë është
finalizuar Strategjia për Sigurinë në Institucionet e Arsimit Parauniversitar dhe Plani i Veprimit dhe
dërguar për aprovim në Qeveri. Krahas kësaj, është shtypur Rregullorja 21/2013 për Protokollin për
parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar dhe hartuar manualet
didaktike për (i) parandalimin e dhunës në shkolla, (ii) manualin për parandalimin e dukurive
negative në shkolla të mesme të larta dhe (iii) manualin kurrikular për sigurinë në punë. Me
miratimin e Protokollit është bërë i mundur edhe krijimi i një moduli të vecantë të SMIA për
raportim dhe evidentim të rasteve të dhunës në shkolla.
MASHT ka kontribuar edhe në procesin e promovimit dhe përgatitjen e terrenit për zbatimin e
Protokollit 21/2013 për parandalim dhe referim të dhunës dhe janë ndërrmarrë një seri veprimesh
kordinuese me komunat, inspektoratin e arsimit, përgatitjen e udhëzuesve për zbatim të protokollit,
realizimin e tryezave informuese, përgatitja e programit të trajnimit për trajnerët, inicuar procedurat e
përkthimit të Pakos SCREAM për parandalim të punës së fëmijëve me asistencë të ILO dhe
ndarrmarrë veprime me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga rreziqet online.
Vlen të theksohet se është punuar edhe në kuadër të Programit Vetëdijësues për Siguri në Bashkësi i
realizuar në kordinim me Policine dhe OSBE-në. Qëllimi i këtij programi është ngritja e nivelit të
vetëdijësimit të nxënësve në fushën e sigurisë në bashkësi përmes
organizimit të ligjeratave nga ana e zyrtarëve të Policisë dhe
zyrtarëve arsimor. Programi pilot parasheh katër kurse të trajnimit
në bashkëpunim me policine dhe është duke u zbatuar në komunën
e Fushë Kosovës.
Në kuadër të projektit “PROCON- Siguria e fëmijëve online” të
financuar nga Bashkimi Evropian e që zbatohet nga KEC janë
zhvilluar programe trajnimi për mbrojtjen e fëmijëve në Internet, si
dhe është hartuar Strategjia për mbrojtjen e fëmijëve. Procesi
koordinohet nga MASHT, ndërsa në të marrin pjesë edhe
përfaqësues të agjencive të tjera shtetërore kompetente për fushën e
Treguesi 1: Rastet e dhunës në shkolla
Gjendja 2013 -
Realizimi 2014 4
Progresi 2016
28
komunikimit, si dhe përfaqësues të kompanive të mëdha publike, sektorit të biznesit dhe shoqërisë
civile.
Promovimi i praktikave të mira shëndetësore në arsimin parauniversitar ishte prioritet i veprimeve të
vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe janë inkuadruar 12 shkolla si promovuese të shëndetit gjithandej
Kosovës. Promovimi i shëndetit dhe mjedisit të pastër është kordinuar dhe realizuar në bashkëpunim
me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OJQ-të. Me qëllim të krijimit të një mjedisi të shëndoshë për punë,
mësim dhe jetë, MASHT- ka vazhduar me aktivitete promovuese të shëndetit në shkolla, si:
përzgjedhja e tri shkollave të dalluara me mjedis të gjelbër dhe të pastër, dhe ecja “Dhëmbë të
shëndoshë, fëmijë të lumtur”, i realizuar nga OJQ KICKOMS, Komuna e Prishtinës dhe MASHT.
Gjithashtu, është botuar si doracak raporti për punën 5 vjeçare në realizim të Strategjisë
ndërministrore për shkollat promovuese të shëndetit, si dhe është hartuar doracaku didaktik për
parandalimin e dukurive negative në shkollat e mesme.
Sfidat kryesore në parandalimin e akteve të dhunës në arsimin parauniversitar është sigurimi i
bashkëpunimit ndër-institucional dhe ndër-ministror për parandalim, referim dhe trajtim adekuat,
mungesa e buxhetit për të përmirësuar infrastrukturën e
sigurisë në shkolla, mungesa e kamerave të sigurisë dhe
mungesa e daljeve emergjente. Poashtu, sfidë në vehte dhe
prioritet në vazhdim mbetet ofrimi i shërbimeve profesionale
në shkolla të cilat do të mund të parandalonin dhe krijonin
kushte paraprake për minimizim të fenomenit të dhunës në
shkolla.
4. 10 Infrastruktura shkollore
Objektivi 11: Deri në vitin 2016 të paktën një e treta
e shkollave të Kosovës do të funksionojnë me një
ndërrim të vetëm, ndërsa të tjerat me dy ndërrime,
duke ofruar mjedis cilësor dhe me numër optimal të
nxënësve në klasë
Është realizuar tërësisht caku për përmirësim të softuerit për
investime në infrastrukturë dhe është kryer rishikimi
afatmesëm i investimeve për ndërtime të reja të mbështetur
në sistemin softuerik. Po ashtu, janë krijuar kushte për
mjedis më cilësor dhe numër optimal të nxënësve për klasë.
Është shënuar progres në arritjen e cakut prej 20% të
shkollave që operojnë më një ndrrim të vetëm. Në vitin 2014
rreth 22% e shkollave operojnë më një ndrrim. Kjo ka
rezultuar në arritjen e cakaut të vitit 2014 (20%) dhe është drejt arritjes së cakut përfundimtar të vitit
2016 për 30% të shkollave me një ndrrim.
TREGUESIT E INFRASTRUKTURËS
Treguesi 1: Perqindja e shkollave qe operojne me
ne me nje ndrrim
Gjendja 2013 21%
Caku 2014 20%
Realizimi 2014 22%
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Shkollat e ndertuara
Gjendja 2013 8
Caku 2014 /
Realizimi 2014 12
Progresi 2011/2014
29
MASHT gjatë vitit 2014 ka arritur të përfundojë investimet në 9 objekte të reja shkollore, 3 objekte
në bashkëfinancim me komunat, prej të cilave 4 janë shkolla fillore të mesme të ulëta dhe 5 janë
shkolla të mesme të larta. Të gjitha këto objekte shkollore ofrojnë hapësirë të re me rreth 50.900 m²,
me vlerë investive prej 18,750,000.00 €. Gjithashtu, vazhdojnë punimet në ndërtimin e 19 objekteve
të reja shkollore. MASHT ka furnizuar me inventar shkollor 15 shkollat e reja të ndërtuara nga
MASHT-i, komunat dhe donatorët dhe 26 shkolla ekzistuese, si dhe ka pajisur 4 salla të edukatës
fizike. Gjatë këtij viti është kompletuar edhe Shkolla Model e Prishtines në bashkëfinancim me
Bankën Botërore dhe Komunën e Prishtinës. Kështu, vlera investive për inventarin shkollor gjatë vitit
2014 është 1,292,000.00€.
Sidoqoftë, në një kontekst ku komunat luajnë rol kyq edhe në zgjerim të infrastrukturës, është e
nevojshme që të përmirësohet mbledhja e informacionit dhe raportimi për gjendjen infrastrukturore
nga DKA dhe të ndërlidhjet sistemi softuerik 'School Mapping' me SMIA.
TABELA 7: Numri i shkollave në nivelin parauniversitar
2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
1141 1151 1165 1161 1154
Burimi: SMIA, 2014
4.11 Rekomandimet
Prioritetet dhe veprimet në vitin pasues duhet të fokusohen në zgjerimin e zbatueshmërisë së
kurrikulës së re arsimore në komuna, nivele dhe shkolla. Duhet të vazhdoj trajnimi i rreth 3300
mësimdhënësve në kurrikulën bërthamë. Të vazhdoj trajnimi i mësimdhënëse në programe të
akredituara të trajnimit në shkollën ku vzhdon zbatimi i pilot programit të kurrikulës së re.
Krahas shtimit të përpjekjeve dhe mbështetjes për zhvillimin profesional dhe licencimin e
mësimdhënësve, të vazhdoj trajnimi i stafit profesional për menaxhimin e shkollave. Në këtë
kuadër duhet të zbatohet orientimi aktual për trajnim të 120 drejtorëve të shkollave dhe 400
pjesëtarëve tjerë të stafit profesional.
Të vazhdoj modernizimi i SMIA me qëllim të sigurimit të cilëisë në mbledhjen, interpretimin
dhe përfshirjen e të dhënave në procesin e politikëbërjes dhe monitorimit. Modernizimi i
SMIA do të krijoj parakushte më të mira për zbatim të formulës së financimit të arsimit
komunal. Sistemi për mbledhjen e të dhënave duhet të harmonizohet dhe ndërlidhet me
databazat e mësimdhënësve dhe infrastrukturës shkollore.
Të zbatohet strategjia për udhëzim dhe këshillim në karrierë dhe të avancohet shërbimi
pedagogjik në shkolla.
Të përpunohen dhe analizohen të dhënat e PISA 2015 dhe të reflektohet mbi nivelin e
arritshmërisë dhe veprimeve pasuese. Fokusi duhet përqëndruar tek zbatimi praktik i
organogramit të MASHT dhe funksionalizimi i plotë i Inspektoratit të Arsimit, rishikimi dhe
miratimi i Ligjit të ri të Inspektoratit të Arsimit, hartimi i të gjitha akteve nënligjore për
30
inspektoratin e arsimit dhe inicimi i projekteve mbështetëse teknike që mëtojnë të ndihmojnë
Inspektoratin për zbatimin e praktikave të mira ndërkombëtare ne procesin e vlerësimit të
jashtëm të cilësisë.
Të zbatohet strategjia për avancim të teknologjisë informative në mësimdhënie dhe
mësimnxënie.
Të investohet në përmirësimin e infrastrukturës së sigurisë në shkolla dhe të sigurohet një
qasje më e avancuar e koordinimit ndërsektorial dhe ndërinstitucional në parandalimin e
dhunës në shkolla dhe të vazhdoj promovimi i praktikave të mira shëndetësore. Keto masa
duhet të zbatohet paralelisht me investimet infrastrukturore në ndërtimin dhe renovimin e
objekteve shkollore.
Të mbështeten komunat për të ngritur kapacitetet për planifikim afatgjatë dhe të bazuar në të
dhëna
Të mbështeten komunat për të zbatuar përgjegjësitë që dalin nga procesi i decentralizimit
31
KAPITULLI V
______________________________________________________
ARSIMI PROFESIONAL
5.1 Ndërlidhja e arsimit profesional me tregun e punës
Objektivi 1: Deri në vitin 2014 praktika profesionale e nxënësve është e organizuar në
bashkëpunim të ngushtë me ndërmarrjet dhe sigurohet përkrahje
për të gjithë për vendosje në ndërmarrje, si dhe është krijuar një
sistem për këshillim dhe orientim në karrierë për të gjitha nivelet
Objektivi 4: Deri në vitin 2014 lidhjet në mes të profileve
profesionale që ofrohen nga institucionet AAP, tregu i punës dhe
zhvillimi i RNj-ve janë fuqizuar dhe janë bërë më relevante për
shkathtësitë që ndihmojnë punësimin
Në vitin 2014 MASHT ka miratuar Udhëzimin administrativ (UA
05/2014) që rregullon qëllimet, strukturën dhe përgjegjësitë e
Agjencisë të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Arsimit të të
Rriturve (AAAPARR). Këshilli për arsim dhe aftësim profesional ka
funkionuar bazuar në Ligjin për arsim dhe aftësim
profesional.Agjencia ka filluar së funksionuari dhe është në proces të
konsolidimit. Këshilli në anën tjetër formalizon pjesëmarrjen e
akterëve institucional, tregut të punës dhe partnerëve social në
politikë-bërjen e arsimit profesional dhe përcaktimin e prioriteteve
strategjike në kuadër të MASHT.Funksionalizimi i këtyre
mekanizmave parashihet të ndikoj pozitivisht në krijimin e një qasje
më koherente në arsimin profesional, të bashkoj të gjithë akterët
relevant si ofertuesit ashtu edhe kërkuesit e arsimit profesional dhe të
avancoj prioritetin e AAP, ndërlidhjen e arsimit profesional me
tregun e punës.
Me qëllim të përmirësimit të ndërlidhjes me tregun e punës,
MASHT po ashtu gjatë vitit 2014 është përqëndruar që të mbështes
shkollat profesionale në (i) rritjen e numrit të bashkpëunimeve dhe
marrëveshjeve me subjekte të tregut të punës dhe punësimit dhe (ii) të
mbështes dhe udhëzoj shkollat në zbatimin e Strategjisë për praktikën
profesionale. Rreth 60 % e nxënësve në shkollat profesionale kanë
Treguesi 1: Numri i nxënësve dhe i kohës
së aftësimit të kaluar në punë praktike në
ndërmarrje
Gjendja 2013 53%
Realizimi 2014 60%
Progresi 2016 100%
Treguesi 2: Numri i ndërmarrjeve të
angazhuara në ofrimin e punës praktike
Gjendja 2013 600
Realizimi 2014 1500
Progresi 2016 -
Treguesi 3: Nr I shkollave me udhezues
per karriere
Gjendja 2013 6
Realizimi 2014 59
Progresi 2016 100%
32
patur mundësinë që të angazhohen në praktikë profesionale dhe janë evidentuar rreth 700
marrëveshje të ndryshme me subjekte afariste, publike dhe shoqërore për praktikë profesionale.
Përmirësimi i mundësive për praktikë profesionale por edhe dizajnimi i skemave të stimulimit të saj
mbetet prioritet për MASHT dhe AAAPRr për vitin 2015 dhe ende nevojitet investim dhe resurse për
të arritur caktun e 2014 (100% e nxënsve në praktikë profesionale). Numrin prej 6 shkollave
profesionale që kishin shërbime për orientim në karrierë gjatë vitin 2013 i janë shtuar edhe 5 shkolla
tjera gjatë kësaj periudhe raportuse. Poashtu, është dyfishuar numri i stafit të trajnuar në kuadër të
shkollave për orientim në karrierë. Sidoqoftë, hartimin i strategjisë për edukim dhe orientom në
karrierë do të krijoj mundësim për të zbatuar këtë prioritet në mënyrë
më sistematike.
5.2 Menaxhimi dhe financat e arsimit profesional
Objektivi 2. Deri në vitin 2014 shkollat profesionale kanë arritur
autonomi financiare dhe operacionale
Me qëllim të rregullimit të autonomisë operacionale dhe financiare të
institucioneve të arsimit profesional, MASHT ka miratuar Udhëzimin
administrativ (UA 01/2014) për organizimin dhe planifikimin e arsimit
dhe aftësimit profesional në institucionet publike dhe Udhëzimin
administrativ (UA 07/2014) për rregullimin e veprimtarisë ekonomike
të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional. Kjo paraqet një
0
10000
20000
30000
40000
50000
60000
70000
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
Grafiku 9: SMIA, Orientimi i nxënësve sipas shkollave 2008-2014
Qendra Kompetences
Mikse
Tregti
Teologji
Teknike
Muzike
Mjekesi
Ekonomike
Bujqesore
Arte
Treguesi 1: Numri i shkollave
profesionale që kanë arritur autonomi
financiare dhe operacionale
Gjendja 2013 58%
Realizimi 2014 100%
Progresi 2016 100%
33
hap tutje në rregullimin e kushteve dhe kritereve për veprimtarinë ekonomike për institucionet e
arsimit profesional. Udhëzimi u mundëson institucioneve që të zgjerojnë veprimtarinë shërbyese dhe
prodhuese, të menaxhojnë mjetet vetanake, të angazhojnë ekspertë të jashtëm në procesin mësimor
dhe për të rregullar angazhimin e stafit në aktivitete prodhuese dhe shërbyese.
Ndërsa sa i përket çështjes së financimit të publik të institucioneve të arsimit dhe aftësimit
profesional janë shqyrtuar mundësitë për (i) krijimin e një nën-sektori buxhetor në nivel qendor dhe
nivel komunal dhe MASHT po shqyrton mundësinë e ndryshimit të formulës së financimit sipas
sektorëve /profileve perkatëse. Në saje të këtij aktiviteti legjislativ por edhe veprimeve tjera për
trajnimin e udhëheqësve të shkollave dhe krijimit të kodeve të veçanta buxhetore, konsiderohet që
është arritur caku i PSAK për avancim të autonomisë së 61 shkollave të arsimit profesional.
Sidoqoftë, ende mbesin vështirësi teknike në kthimin e mjeteve vetanake nga buxheti arsimor
komunal.
Modeli i financimit të institucioneve të arsimit profesional është propozuar nga MASHT mirëpo
ende nuk është në proces të zhvillimit. Vështirësitë në këtë kuadër konsistojnë në krijimin e shkallëve
dhe profileve të ndryshme të financimit varësisht nga nevojat e veçanta infrastrukturore për arsim
profesional. Finalizimi i këtij procesi ishte një nga caqet e nënprogramit për arsim profesional në
kuadët të PSAK në vitin 2014, mirëpo për shkak të nevojës për diskutime dhe elaborime shtesë ky
aktivitet prioritar pritet të trajtohet gjatë vitit në vazhdim. Sektori i arsimit profesional ka përfituar
një përqindje të lartë të financimit nga partnerët zhvillimor që nga miratimi i PSAK, mirëpo vitin e
fundit janë vërejtur rënie të kontributeve. Andaj, si për të avancuar autonominë operacionale dhe
financiare por edhe për të krijuar plane për të kompenzuar zvoglimin e asistencës së jashtme, duhet
të trajtohet dhe zgjedhet çështja e formulës së financimit të arsimit
profesional. Po ashtu, duhet bërë një plan veprimi për të zgjerur
mundësinë e bashkëfinancimit nga punëmarrësit.
5.3 Qendrat e kompetencës
Objektivi 3: Deri në vitin 2014 Qendrat e Kompetencës janë
pjesë integrale e sistemit kombëtar AAP të bazuar në shkollën
MASHT gjatë kësaj periudhe raportuese përpos që ka mandatur
AAARRAP për të përkrahur zhvillimin e Qendrave Aktuale të
Kompetencës (QK), ka miratuar edhe Udhëzimin administrative
(UA 07/2014) që rregullon avancimin, autonominë dhe
funksionalizimin e institucioneve të arsimit profesional. Me këto
veprime krijohet një strukturë institucionale dhe rregulla
administrative për qeverisje dhe promovim të Qendrave të
Kompetencës konform prioritetit strategjik të nënprogramit të
arsimit profesional. Krahas angazhimit për të mbështetur tri
qendrat aktuale, MASHT ka bërë planet mbështetëse për avancimin
Treguesi 1: Numri QK-ve të integruara në
sistemin kombëtar shkollor të AAP
Gjendja 2013 50%
Realizimi 2014 75%
Progresi 2016 100%
Treguesi 2: Numri i QK-ve që funksionojnë si
qendra burimore (AAP)
Gjendja 2013 0%
Realizimi 2014 20%
Progresi 2016 100%
34
e dy qendrave të reja të kompetencës për shkollën e mesme të makineris (Prishtinë) dhe shkollën
teknike në (Prizren). Ministria, po ashtu ka shtuar përpjekjet që QK të shërbejnë edhe si qendra
burimore për shkollat tjera profesionale dhe të shkëmbjenë praktikat e mira me qëllim të lehtësimit të
procesit të zbatimit të kënaqshëm të kushteve dhe kritereve të arsimit profesional. Zbatimi i plotë i
cakut të nënprogramit për avancim të QK-ve tjera kushtëzohet nga kufizimet buxhetore.
5.4 Sigurimi i cilësisë në arsimin profesional
Objektivi 5: Deri në vitin 2016 është krijuar një sistem
gjithëpërfshirës dhe funksional për vlerësim dhe sigurim të
cilësisë në nënsektorin e AAP-së
Orientimi strategik për avancim të cilësisë në kuadër të PSAK
konsiston në krijimin e një sistemi gjithëpërfshirës dhe funksional
për vlerësim dhe sigurim të cilëisë në arsimin profesional. Në këtë
kuadër prioritizohet ndërtimi i strukturës së sigurimit të cilësisë dhe
njohja e të nxënit paraprak. Gjatë vitit 2014, MASHT ka miratuar
dy udhëzime administrative që sforcojnë përpjekjet për zbatim të
këtij prioriteti. Është aprovuar Udhëzimi administrativ (UA
32/2014) që përcakton kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilëisë
në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional - proceset e
mbrendshme dhe miratuar Udhëzimi administrativ (UA 02/2014)
për numrin e nxënësve me module dhe kualifikime, resurset,
infrastruktura shkollore dhe siguria e nxenësve.
Ndërtimi i një sistemi të menaxhimit të cilësisë përfshin edhe
zhvillime tjera të ndërlidhura ligjor dhe institucionale. Këtu vlen të
nënvizohet (i) mekanizmat e brendshëm të sigurimit të cilësisë, (ii)
mekanizmat e jashtëm të sigurimit të cilëisë programore dhe
institucionale, (iii) mekanizmat tjerë relevant në procesin e
inspektimit të zbatueshmërisë së kornizës ligjore - Inspektorati i
Arsimit. Në kuadër të mekanizmave të mbrendshëm të sigurimit të
cilëisë MASHT ka draftuar udhëzimin që mandaton krijimin e
zyrave dhe zyrtarëve për sigurim të cilëisë dhe zbatimin e procesit të
vetë-vlerësimit vjetor. Gjatë këtij viti të gjitha shkollat profesionale
kanë kompletuar raportet e vetë-vlerësimit, anipse ende mbetet
hapësirë për të përmirësuar cilësinë e tyre. Parametrat e stafit, infrastrukturës, resurseve dhe
udhëzime tjera relevante do të mundësojnë krijimin e referencave të qarta të cilësisë. Po ashtu,
MASHT ka miratuar edhe Udhëzimin administrativ për Njohjen e të nxënit paraprak.
KKK është organ tjeter i themeluar nga MASHT për sigurim të i cilësisë në sistemin e AAP dhe
nëpërmjet saj AKK ushtron funksione të rëndësishme për sigurimin e cilësisë: validim (p.sh.
aprovim) i kualifikimeve, akreditimi i institucioneve, sigurim të cilësisë së vlerësimeve (verifikimit)
Treguesi 1: Numri i institucioneve të AAP të
vlerësuara nga KKK
Gjendja 2013 0%
Realizimi 2014 0%
Progresi 2016 100%
Treguesi 2: Mësimdhënësit e trajnuar për
profilet e reja
Gjendja 2013 120
Realizimi 2014 80%
Progresi 2016 100%
Treguesi 3: Shkollat me pajisje të duhura
Gjendja 2013 6%
Realizimi 2014 10%
Progresi 2011/2014 100%
35
dhe miratimi i certifikatave të lëshuara nga shkollat AAP. Kapacitetet e AKK janë ende të kufizuara
për të zbatuar procesin e paraparë të akreditimit institucional të shkollave profesionale mirëpo janë
bërë plane dhe diskutime parapërgatitore në këtë drejtim. Krahas progresit të zbatimit të Kurrikulës
së re, MASHT ka shtuar përpjekjet për vetëdijësimin e shkollave mbi rolin e cilësisë përmes
trajnimeve me partnerët zhvillimor. Për ti ndihmuar krahasueshmërinë ndërkombëtare të të nxënit,
MASHT në vitin 2014 ka implementuar projektin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA dhe
organizuar provimin e Maturës.
5.5 Standardet dhe profilet profesionale
Objektivi 6: Deri në vitin 2014 kurrikulumi i AAP-së është në
pajtim me nevojat e tregut të punës, standardet profesionale dhe
praktika e mirë evropiane si dhe kontrollohen për orientim gjinor
Me qëllim të krijimit të kornizës rregullative dhe avancimit të progresit
në vendosjen e standardeve të profesionit, MASHT ka aprovuar
Udhëzimin Administrativ (UA 28/2014) për kriteret dhe procedurat e
verifikimit të standardit të profesionit dhe ka miratuar Udhëzimin
Administrativ (UA 03/2014) për zbatimin e planit dhe programit të
arsimit profesional për fushat: administratë, ekonomi, shëndetësi,
hortikulturë, udhqim, makineri, elektro, hoteleri-turizem,
komunikacion, kimi-teknologji, ndërtimtari, grafikë, tekstil, muzikë,
art për klasat X, XI, XII. Në bashkëpunim me partnerët zhvillimor janë hartuar 27 planprograme dhe
standarde të profesionit për kualifikime profesionale në përputhje me kërkesat e tregut, janë hartuar
materialet mësimorë për 8 profile të reja si dhe draftuar udhëzues për mësimdhënës. Si rezultat i
mungesës së mjeteve dhe asistencës teknike, Ministria është ende larg nga arritja e caktut të hartimit
të 60% të standardeve të profesionit në vitin 2014.
5.6 Kurrikula e arsimit profesional
Objektivi 8: Deri në vitin 2016 ekziston Korniza funksionale Kombëtare e Kualifikimeve dhe
janë vendosur procedurat për akreditim dhe sigurim të cilësisë
Procesi i pilotimit të Kurrikulës së re dhe kurrikulës bërthmë në arsimin profesional ka filluar si
zbatuari në dy shkolla (Lipjan dhe Prishtinë) ndërsa për vitin pasues rrjeti i përfshirjes është zgjeruar
edhe ne tri shkolla në Gjilan, tri shkolla në Ferizaj, 6 shkolla në Prishtinë, 4 shkolla në Pejë, 5
shkolla në Mitrovicë, 2 shkolla në Prizren dhe 2 shkolla në Gjakovë. Aktualisht procesi i pilotimit
është zbatuar apo është në zbatim e sipër në 27 shkolla profesionale. Procesit të pilotimit i ka
paraprirë edhe trajnimi i mësimdhënësve në seminaret për zbatimin në praktikë të Kornizës ë
Kurrukulës, aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit të zbatimit të kurrikulës së re dhe
Treguesi 1: Numri i institucioneve te AAP te
vlersuara nga KKK
Gjendja 2013 28
Realizimi 2014 8
Progresi 2016 60%
36
Metodologjia e mësimdhënies, materialet mësimore dhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve.
Mësimdhënësit kanë përfituar edhe nga udhëzuesit praktik për secilën fushë të kurrikulës së re.
Poashtu, MASHT ka aprovuar edhe dy udhëzime administrative : Udhëzimi administrativ (UA
35/2014) që përcakton kriteret dhe procedurat për validimin dhe aprovimin e kualifikimeve dhe
akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime në Kosovë dhe Udhëzimi administrativ (UA
16/2014) që përcakton kaulifikimet dhe modulet e arsimit postsekondar, emërtimin dhe funksionimin
e tyre. Po ashtu, është miratuar Udhëzimi administrativ (UA 31/2014) për njohjen e mësimit
paraprak.
5.7 Rekomandimet
Rekomandohet të rritet përqëndrimi në disa prioritete si përmirësimi i kapaciteteve për zbatim të
arsimit dhe aftësimit profesional, përmirësimi dhe zhvillimi i sistemit për analizë të nevojave për
shkathtësi, përmirësim të cilësisë në arsimin profesional, zbatohet sistemi për njohje dhe validim të
mësimit paraprak joformal, trajnimi i mësimdhënësve të arsimit profesional, promovimin dhe
zhvillimin e praktikës profesional, zhvillimin e kapaciteteve dhe mekanizmave për orienm në karrierë
dhe zhvillimin e skemave për financim të ndërrmarrësisë dhe vetë-punësimit në arsim profesional.
Zhvillimi i kapaciteteve të institucioneve për arsim profesional dhe të rriturve: Në
adresimin e prioritetit të përmirësimit dhe zhvillimit të institucioneve për zbatimin e arsimit
profesional dhe të rriturve kërkohet që të ngritet përkushtimi për të funksionalizuar Këshillin
e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Ky mekanizëm do të përmirësonte kordinimin ndër-
institucional në arsimin dhe trajnimin profesional dhe do të ofrontë një mekanizëm për
përfshirjen e asociacioneve industriale, të punëtorëve dhe institucioneve qeveritare.
Agjencia për arsim profesional dhe aftësim të të rriturve kërkon asistencë për zhvillim të
kapaciteteve. Duhet të rishikohet skema e financimit të shkollave të arsimit profesional me
qëllim që të ndryshohet formula e financimit - duke njohur dallimet në kërkesa për të
financuar shkollimin e profileve të ndryshme.
Zbatimi i procesit të Torinos: Çështja e kornizës së vlerësimit të përformancës së arsimit
profesional dhe aftësimit të të rriturve duhet të trajtohet në kuadër të zbatimit të Procesit të
Torinoës. Gjithashtu, konform rekomandimeve të studimit Vizioni për Skathtësi në Kosove
2020, duhet të shqyrtohet mundësia që arsimi profesional, trajtimi profesional dhe aftësimi
profesional të realizohet në kuadër të një kornize kombëtare të harmonizuar për avancimin e
shkathtësive. Së fundmi, do të duhej shtuar përpjekjet për mbështetjen nga Agjencia e
arsimit dhe aftësimit profesiona dhe të rritur të dy Qendrave të reja të Kompetencës të dy
shkollave aktuale profesionale në Prizren dhe Prishtinë.
Zhvillimi i sistemit për analizë të kërkesave në treg: Në këtë kuadër, kërkohet zbatimi i
mekanzimave për parashikim të kërkesave në treg duke u bazuar në anketimin e
punëmarrësve dhe punëdhënësve. Një kontribut shtesë në zbatimin e këtij prioriteti do të
ishte edhe rritja e vëmendjes ndaj nevojës për kordinim ndërmjet shkollave profesionale dhe
37
bizneseve duke themeluar këshilla dhe nën-këshilla industrial si në nivel kombëtar ashtu edhe
në nivel lokal. Një analizë e situatës aktuale në terren do të kontribonte në gjetjen e
praktikave të mira lokale.
Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë: Përkitazi me rritjen e përfshirjes dhe
përmirësimit të kushteve për arsim profesional, kërkohet edhe përmirësim i sistemit të
menaxhimit të cilësisë në arsimin profesional. Veprimet që do të avanconin këtë prioritet
konsistojnë në mbështetjen e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për të zhvilluar
kapacitetet për shtrirje dhe zgjerim të skopit të zbatimit të sistemit edhe në institucione të
arsimit profesional. Paralelisht duhet të shtohen përpjekjet për vetedijësim të institucioneve,
studentëve dhe mësimdhënësve në lidhje me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve.
Gjithashtu, duhet avancohet zhvillimi i udhëzimeve për zbatim të kornizës dhe harmonizim të
saj me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve. Në të njejtën kohë duhet të shtohen përpjekjet
për të mbështetur shkollat që të funksionalizojne zyrat dhe proceset e mbrendshme të
sigurimit të cilësisë. .
Aftësimi dhe trajnimi i mësimdhënësve: Adresimi i prioritetit për avancim të cilësisë në
arsim profesional duhet fuqizohet edhe përmës rritjes së vëmendjes ndaj nevojës për aftësim
dhe trajnim të mësimdhënësve. Veprimet kryesore duhet të përqendrohen në avancim të
kualifikimeve përmes zhvillimit të një programi të vecantë master në arsim profesional në
Fakultetin e Edukimit/Universiteti i Prishtinës. Gjithashtu, duhet draftuar një kalendar të ri të
trajnimeve dhe alokuar resurse shtesë për aftësimin dhe ritrajnimin e mësimdhënsve të rinj
dhe ata aktual në mjeshtri pedagogjike dhe mjete të mësimdhënies.
Promovimi dhe zhvillimi i praktikes profesionale: Rekomandohet që të ndërrmerren
veprime të menjëhershme për të promovuar dhe zhvilluar praktikën profesionale.
Funksionalizimi i Këshillit për Arsim dhe Aftësim Profesional do të ishte hap vendimtar për
të avancuar këtë prioritet. Pjesëmarrja e hisedarëve nga tregu i punës dhe formimi i
këshillave dhe nënkëshillave lokal jo vetëm që do të ishte hap pozitiv për të dhënë sinjalet e
duhura për zhvillim të kurrikulës por në të njëjtën kohë do të stimulonte përkushtimin e
industrisë për të lidhur partneritete me shkolla për zbatim të praktikës profesionale. Duhet të
inkurajohet edhe modeli i kordinimit lokal ndërmjet shkollave dhe industrisë. Përpos që ka
nevoje që të rritet numri i organizatave dhe bizneseve që ofrojnë mundësi për punë praktike,
duhet rritet mbështetja për zhvillim të kapaciteteve të brendshme për punë praktike, të ofrohet
mirëmbajtje për laboratore dhe të sigurohet që kemi zbatim të praktikës profesionale në
kuadër të kurrikulës.
Përmirësimi dhe zhvillimi i sistemit të orientimit dhe këshilldhënies në karrierë: është
esencial për ngritjen e shkallës së punësimit dhe vetë-punësimit të të diplomuarve në
shkollimin profesional. Vëmendja duhet të përqëndrohet në zhvillimin e një modeli të
integruar për orientim në karrierë dhe të përgatiten programe dhe standarde të qarta. Një
numër i vogël i shkollave profesionale kanë zyra të tilla mirëpo duhet të shtohet mbështeja
38
dhe përpjekjet për të arritur caqet vjetore. Në këtë aspekt, është po ashtu i rëndësishëm që të
aftësohet dhe trajnohet stafi arsimor i angazhuar në orientim në karrierë - nga 6 % sa është
aktualisht në 8%.
Ndërrmarrësia dhe vetëpunësimi: Përpos përpjekjeve për të ndihmuar tranzicionin e të
diplomuarve të shkollave profesionale në treg të punës, vëmendje e vecantë duhet
përkushtuar nevojës së ngritjes së kompetencave për ndërrmarrësi dhe themelimit të skemave
që stimulojnë vetë-punësimin në shkollat profesionale. Një përpjekjeje të tillë do ti
ndihmonte një studim për të udhëzuar format e kordinimit dhe decentralizimit të skemave
aktuale të donatorëve dhe ndërlidhjes së tyre me shkollat profesionale por në të njejtën kohë
edhe të funksionalizohet një skemë e veçantë për ndërrmarrësi dhe start-up në kuadër të
Divizioni për Arsim Profesional dhe për të Rritur.
39
KAPITULLI VI
_____________________________________________________________________
ZHVILLIMI PROFESIONAL I MËSIMDHËNËSVE
6.1 Legjislacioni për zhvillim profesional të mësimdhënësve
Objektivi 1: Deri në fund të vitit 2016 të gjitha udhëzimet administrative për ZHM janë
harmonizuar me rregullativën ligjore në fuqi dhe janë duke u zbatuar
Në vitin 2014 MASHT ka miratuar Udhëzimin Administrativ (UA 09/2014) për normativ mbi
kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm. Qëllimi i këtij udhëzimi administrativ ishte përcaktimi
i normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm në edukikim parashkollor, parfillor,
fillor dhe të mesëm. Përmes këtij instrumenti ligjor, institucionet shkollore dhe mësimdhënësit që
nuk plotësojnë parakushtet e kualifikimeve të përcaktuara dhe që janë më të rinj se 51 vjec,
obligohen që të vazhdojnë avancimin profesional pa shkëputje nga puna. Zhvillimi profesional
realizohet në programet dhe profilet e përcaktuara nga MASHT si dhe programet e akredituara të
zhvillimit profesional. Gjatë këtij viti është miratuar edhe Udhëzimi Administrativ (UA 25/2014) për
licencimin e mësimdhënësve. Përmes këtij udhëzimi administrativ MASHT krijon një sistem
koherent të licencimit të bazuar në kualifikime, përvojës, zhvillimit profesional dhe përformancës.
Udhëzimi i ri administrativ definon llojet e licencave dhe kriteret e licencimit. MASHT në anën tjetër
përkushtohet që të ndërtoj një sistem që përkrah këtë prioritet duke zbatuar sistemin e pagesës së
bazuar në kualifikim dhe rezultatet në punë, të përkrahë materialisht institucionet që merren me
zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe të siguroj që institucionet e arsimit që ofrojnë programe
për kualifikim të mësimdhënsve ti plotësojnë të gjitha standardet e cilësisë.
Aktiviteti rregullativ gjatë vitit 2014 plotëson udhëzimet administrativ të nxjerrura në vitin paraprak
mbi vlerësimin e përformancës së mësimdhënësve, financimin e zhvilllimit profesional të
mësimdhënësve dhe zbatimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Udhëzimi Administrativ
(UA 14/2013) mbi vlerësimin e përformancës përcakton standardet e përformancës, bartësit e
procesit të vlerësimit dhe instrumentet e vlerësimit të përformancës. Udhëzimi administrativ (UA
16/2013) përcakton modalitet e zbatimit të zhvillimit profesional të mësimdhënsve dhe rregullon
rolin e MASHT dhe komunave në proces. Ndërsa Udhëzimi Administrativ (UA 15/2013) rregullon
financimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Përmes këtij instrumenti MASHT ruan një
pjesë të buxhetit për zhvilllim profesional të mësimdhënësve por edhe përkushtohet që të delogoj atë
tek komunat në rastet kur ato kanë planet dhe projektet e zhvillimit profesional dhe të bazuara në
institucione të akredituara.
6.2 Zhvillimi i kapaciteteve për menaxhim dhe barazia gjinore
40
Objektivi 2: Deri në fund të vitit 2016, të paktën 80% e përfaqësuesve të MASHT (NJAM
dhe inspektorët), tëDKA-ve dhe drejtorëve të shkollave janë trajnuar në programe të
akredituara për udhëheqje dhe menaxhim dhe është përmirësuar barazia gjinore.
Gjatë këtij ka vazhduar zbatimi i Planit të Komunikimit të Arsimit i cili që draftuar me ndihmën e
GIZ. Ka vazhduar zbatimi i skemës së trajnimeve TalkON për zyrtarë të MASHT, DKA dhe drejtor
të shkollave. Gjatë vitit 2014 janë mbajtuar modulet e trajnimit në Komunikim, Menaxhim dhe
Lidership. Po ashtu, janë bërë plane për vazhdimsinë e trajnimeve për DKA me ndihmen e Fondit të
Bashkuar të Arsimit të Kosovës dhe Projektit të Bashkimit Evropian për ngritje të cilëisë në arsim.
Sa i përket programit për trajnim të drejtorëve të shkollave, aktivitetet e këtij viti kanë qenë të
bazuara në programin trajnues të përgatitur në bashkëpunim me GIZ. Ky program është rishikuar
këtë vit me qëllim që të përshtatet rrethanave të reja të krijuara pas miratimit të Udhëzimit
administrativ i MASHT (UA - 04/2012) Standardet e Praktikës Profesionale për drejtorë të shkollave
dhe nevojave për zhvillim të drejtorëve të shkollave. Këtë vit është bashkëpunuar ngusht me
partnerët zhvillimor EU, GIZ dhe USAID. Në bashkëpunim me EU- GIZ është përgatitur programi
për trajnim të trajnerëve si vazhdimësi e programit paraprak dhe janë përfshirë në trajnim rreth 247
drejtorë shkollash (186 shqiptar, 21 turq dhe 19 serb). Në bashkëpunim me USAID BEP janë
aftësuar dhe certifikuar 13 master trajner dhe trajnuar rreth 256 drejtorë shkollash - në fazën e parë
132 drejtorë nga 8 komuna, kurse në fazën e dytë 124 pjesëmarrës tjerë. Rreth 26% e të trajnuarve
ishin femra dhe pjesëmarrës nga drejtorë të shkollave të komuniteteve serbe, turke, boshnjake dhe
gorane.
Sa i përket aspektit gjinor, në vitin 2014 sipas të dhënave të SMIA ëhtë arritur pariteti gjinor tek
kuadri mësimdhënës. Numri i mësimdhënësve femra këtë vit është 11746 krahasuar me 10905 në
vitin 2011.
0
5000
10000
15000
20000
25000
2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
MASHT SMIA 2014: Mësimdhënësit - barazia gjinore
Total
Femra
Meshkuj
41
6.3 Zhvllimi profesional dhe trajnimi
Objektivi 3: Deri në fund të vitit 2014 janë ndërtuar kapacitetet
për vlerësimin e nevojave për ZHPM.
Objektivi 5: Deri në fund të vitit 2012 është ndërtuar sistemi për
futjen e të dhënave për trajnime.
Objektivi 6: Deri në fund të vitit 2016, MASHT akrediton të
paktën 40 programe për ZHPM të bazuara në nevojat e
mësimdhënësve
Objektivi 7: Deri në fund të vitit 2016, MASHT në bashkëpunim
me AKK certifikon dhe licencon trajnerët e programeve për
ZHPM (zgjedhja e mësimdhënësve duhet të jetë e baraspeshuar
nga aspekti gjinor).
Gjatë vitit 2014 është bërë vlerësimi i programeve për trajnim të
mësimdhënësve në katalog. Instituti Pedagogjik i Kosovës ka
monitoruar programet për zbatim të kurrikulës së re. Programet e
trajnimit për matematikë dhe shkenca janë vlerësuar dhe monitoruar
nga GIZ. Mirëpo monitorimi dhe vlerësmi i ndikimit të trajnimeve
ende mbetet sfidë. MASHT ka instaluar një databazë funksionale
për regjistrimin e trajnimeve të mësimdhënësve. Gjatë vitit 2014
janë aftësuar 7 inspektor të arsimit në zyrat rajonale të Inspeksionit
të Arsimit për bartjen e të dhënave në sistemin softuerik. Sa i
përket hartimit dhe akreditimit të programeve të zhvillimit
profesional të mësimdhënësve, MASHT gjatë këtij viti ka
akredituar 17 programe të reja të trajnimit të bazuara në qasjen e
kurrikulës së re. Poashtu janë riakredituar 10 programe të trajnimit
në kuadër të programit USAID/BEP. Deri më tani MASHT ka
hartuar/akredituar 31 programe trajnimi në bashkëpunim me
partnerë zhvillimor dhe është afër arritjes së cakut. Këtë vit janë trajnuar dhe përgatitut 130
trajner për zbatim të kurrikulës së re, fasilitator si dhe kryetrajner për trajnime lëndore dhe
udhëheqje arsimore.
Sa i përket aktiviteteve të përgjithshme të zhvillimit profesional të mësimdhënësve, gjatë këtij
viti rreh 10,000 mësimdhënës kanë qenë pjesë e programeve të ndryshme të trajnimit:
Nga muaji janar deri në dhjetor të këtij viti janë realizuar trajnime të mësimdhënësve me
disa organizata dhe partnere tjerë zhvillimorë. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian
Treguesi 1: Numri i shkollave me plane te
zhvilimit profesional te mesimdhenesve
Gjendja 2013 12
Caku 2014 12
Realizimi 2014 23
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Numri i programeve te
akredituara per ZHPM
Gjendja 2013 21
Caku 2014 10
Realizimi 2014 31
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Numri i trajnereve te
certifikuar/trajnuar
Gjendja 2013 593
Caku 2014 723
Realizimi 2014 130
Progresi 2011/2014
42
në kuadër të projektit IPA 2009 është realizuar trajnimi dhe certifikimi i 1300
mësimdhënësve të komunave të Drenasit dhe të Pejës. Në kuadër të Projektit të
Binjakëzimit është realizuar trajnimi i mësimdhënësve për zbatimin e KKK-së, si dhe
janë mbajtur 9 punëtori me zyrtarë të DKA-ve, inspektorë, koordinatorë të fushave
kurrikulare dhe mësimdhënës.
Në programin “Qasja Fillestare në Eksperiment – QFE” janë realizuar dy faza të trajnimit
të 264 mësimdhënësve të shkencave natyrore në komunat: Malishevë, Deçan, Podujevë,
Ferizaj dhe Skenderaj.
Në programin “Mendimi Kritik në Lexim dhe Shkrim - MKLSH”, është realizuar
trajnimi i 230 mësimdhënësve në 7 rajone, me ç’rast të gjithë mësimdhëdhënësit
pjesëmarrës janë certifikuar me nga 120 orë trajnimi. Në programin e pilotimit dhe
zbatimit të Kurikulit të Ri janë publikuar 8 module për trajnimin e 3100 mësimdhënësve.
Gjithashtu, janë trajnuar mbi 30 trajnerë dhe 3200 mësimdhënës sipas fushave kurrikulare
në pilotimin e Kurikulit të Ri për 92 shkollat pilote, në të tri gjuhët mësimore (trajnim ky
i realizuar në bashkëpunim me IPK-në).
Janë aprovuar marrëveshjet me AUK-un për trajnimin e 700 mësimdhënësve në
programin ECDL nga komunat e Skenderajit dhe Malishevës për modulin e parë, të dytë
dhe tretë. Po ashtu, në këtë trajnim janë përfshirë edhe 150 mësimdhënës të komunës së
Prishtinës, në modulin e parë.
Është kryer trajnimi i 150 mësimdhënësve për zbatimin e Paketës së Gjelbër në komunat:
Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Po ashtu është realizuar hartimi i Paketës së
Gjelbër Junior dhe ky material është publikuar nga zyra e REC-ut dhe pritet që në vitin
2015 të realizohet trajnimi mësimdhënësve. Janë organizuar trajnime për drejtorë
shkollash dhe kandidatë potencial për drejtorë në të ardhmen sipas programeve të
akredituara. Kështu, në kuadër të Programit BEP-USAID janë mbajtur dy punëtori për
diskutimin e pakos trajnuese për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të
shkollave.
Partnerët tjerë që ndihmojnë realizimin e trajnimit të mësimdhënësve janë: Komisioni
Evropian, Këshilli i Evropës , GIZ, USAID, Kulturë kontakti Austriak, Delux, Programi
Finlandez, Save the Children, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq etj. Nga raportet që
dalin nga këto organizata janë mbi 8000 mësimdhënës të trajnuar.
Marrëveshja me KETNET për trajnimin e 300 mësimdhënësve të gjuhës angleze
Janë akredituar 7 OJQ dhe 13 programe për trajnimin e mësimdhënësve
43
6.4 Licencimi i mësimdhënësve
Objektivi 7: Deri në fund të 2016, 90% e mësimdhënësve kanë ripërtërirë licencën, ndërsa 5-
10% janë promovuar në një nivel më të lartë duke respektuar barazinë gjinore.
Deri në fund të vitit 2014 MASHT ka dhënë 22700 licenca për mësimdhënës. Mirëpo për shkak të
rritjes lineare të pagesa është zvogluar mundësia për zbatim të licencave për të të gjitha kategoritë e
licencave. Poashtu mbetet sfidë përfshirja në licencim edhe të kategorive tjera të pakualifikuar sic
janë pedagogët mësimdhënës të nivelit fillor.
Në procesin e licencimit të mësimdhënësve dhe përcjelljen/operimin e aktiviteteve për Këshillin
Shtetëror të Licencimit të Mësimdhënësve.
Është realizuar licencimi i 4500 ne vitin 2014, por deri më tani janë licencuar 22.315
mësimdhënësve nga rajonet e ndryshme.
Është menaxhuar programi i bazës së të dhënave për licencim me 7 rajonet në kuadër të
Sektorëve të Inspeksionit.Janë organizuar dhe menaxhuar takimet e Këshillit Shtetëror për
Licencim të Mësimdhënësve.(KSHLM) dhe janë harmonizuar të gjitha dokumentet bazë të
miratuara nga ky organ.
6.5 Involvimi i shkollave në zhvillim profesional
Objektivi 8: Deri në fund të vitit 2016 janë krijuar mekanizmat për zhvillimin me bazë në
shkollë për të siguruar qëndrueshmëri të trajnimeve brenda shkollave
Për të avancuar procesin e zhvillimit profesional janë themeluar ekipet për zhvillim profesional të
mësimdhënësve në 23 shkolla. Prej secilës shkollë, janë ftuar nga dy anëtarë të ekipeve të ZhPM për
të vijuar kursin, ndërsa në vazhdimësi shkollat po përkrahen në procesin e hartimit të planeve për
zhvillim profesional. Prej këtyre 23 shkollave, 11 janë të komunës së Istogut. Mirëpo ende mbetet
sfidë hartimi i planeve zhvillimore për zhvillim profesional të mësimdhënësve në të gjitha shkollat e
Kosovës dhe funksionalizimi i mekanizmave për zbatimin e këtyre planeve. Deri me tani vetëm një
përqindje shumë e ulët e shkollave kanë plane për zhvillim profesional të mësimdhënësve.
Sidoqoftë, me qëllim të themelimit të mëkanizmave të bazuara në shkollë për zhvillim
profesional, MASHT ka mbështetur krijimin e 1150 aktivave profesional. Në këtë kuadër janë
pëfshirë në trajnim dhe aftësuar 720 fasilitator, trajner, mentor dhe vlerësues shkollor. Poashtu
është bërë trajnimi i Këshillave Drejtues të Shkollave që përfshijnë mësimdhënës, prindër dhe
drejtor shkollash.
6.5 Programet e kualifikimit për mësimdhënës dhe kërkimi shkencor
Objektivi 11: Deri në fund të vitit 2013, të nxënit nga arsimi joformal dhe aftësimi në
shërbim njihen nga fakultetet arsimore me rastin e kualifikimit/ rikualifikimit të
mësimdhënësve.
44
Objektivi 12: Deri në fund të vitit 2016, të gjitha programet e fakulteteve asrsimore janë
të harmonizuara me politikat arsimore të MASHT, si dhe 80% e personelit të këtyre
fakulteteve janë aftësuar në programe të ZHPM-së.
Gjatë vitit 2014, MASHT ka mbështetur përfshirjen e 2000 mësimdhënësve në 10 programe
akademike për avancim të kualifikimeve. Kjo iniciativë mbështetëse është ndërrmarrë me qëllim të
përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies. Në kuadër të këtij projekti ti kualifikimit janë përfshire
mësimdhënësit me kualifikim të shkollave të larta pedagogjike (SHLP) në programe bacelor 4
vjecare. Gjatë këtij viti MASHT ka mbështetur reformimin e kurrikulave të Fakultetit të Edukimit
të Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera publike sipas Kornizës së Kurrikulës së re.
Poashtu janë hartuar kurrikulat për programet master të kualifikimit të mësimdhënësve. Për të
mbështetur kërkimin shkencor në zhvillim të mësimdhënësve është mbështetur themelimi Instituti
për Hulumtim dhe Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve (IHZHPM). Sidoqoftë, kërkohet
mbështetje e mëtutjeshme për funksionalizimin e IHZHPM dhe operimin e tij sipas standardeve
ndërkombëtare. Në kuadër të përpjekjeve për shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunimit
ndërkombëtar në zhvillim të mësimdhënies, MASHT dhe mësimdhënës të Kosovës kanë marrë pjesë
në takimet rajonale të organizuara nga Këshilli i Evropës dhe Komisioni Evropian. Qëllimi i këtyre
aktiviteteve ka qenë zhvillimi i platformës së Ballkanit Perëndimor për Aftësimin dhe Zhvillimin e
Mësimdhënësve dhe kjo ka ndikuar në harmonizimin e politikave arsimore sipas standardeve të BE-
së.
6.5 Rekomandimet
Ndërtimi i mëtutjeshëm i kapaciteteve të mekanizmave për zhvillim profesional të
mësimdhënësve dhe hartimi i planeve shkollore për zhvillim profesional të mësimdhënësve
Të filloj zbatimi i vlerësimit të përformancës së mësimdhënësve duke shfrytëzuar përvojat e
vendeve të zhvilluara
Të mbështetet programi për kualifikim dhe rikualifikim të 2000 mësimdhënësve të
pakualifikuar dhë aftësimi i mësimdhënësve për AAP.
Të mbështetet zhvillimi i kapaciteteve të Fakulteteve të Edukimit për kurrikula, staf
mësimdhënës dhe hulumtim shkencor përmës Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim
Profesional të Mësimdhënësve.
Të vazhdoj trajnimi i mësimdhënësve për kurrikulën e re dhe në programe të sigurimit të
cilëisë
Të gjendjet modaliteti për të mbështetur komunat për të zbatuar gradimin e mësimdhënësve
sipas niveleve të licencimit.
45
KAPITULLI VII
_____________________________________________________________________
ARSIMI I LARTË DHE SHKENCA
7.1 Legjislacioni dhe aktet nënligjore në arsimin e lartë
Objektivi 1: Deri në vitin 2012 bëhet hartimi i akteve nënligjore dhe harmonizimi i
statuteve të IAL-ve në përputhje me Ligjin e rishikuar.
Hartimi i akteve nënligjore dhe harmonizimi i statuteve të institucioneve të arsimit të lartë në
përputhje me ligjin e rishikuar të arsimit të lartë-Organizimi i
arsimit të lartë bazohet në Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën
e Kosovës (Nr. 04/L-018) i cili është miratuar në gusht 2011. I njejti
ligj është rishikuar në një proces konsultativ gjatë vitit 2014 dhe
është dorëzuar për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë,
Ligji nuk është miratuar ende dhe është në proces të rishikimit.
MASHT po ashtu ka draftuar tetë 8 udhëzime administrative që
përkojnë me dispozitat e ligjit për arsim të lartë. Gjatë këtij viti janë
miratuar udhëzimet administrative për rregullimin e procesit
zgjedhor në Universitetin e Gjakovës, Universitetin e Mitrovicës
dhe Universitetit të Gjilanit. Po ashtu, MASHT ka miratuar
udhëzimin administrativ për pagesat studentore në institucionet e
arsimit të lartë dhe udhëzimin administrativ për librat amzë me
qëllim të rregullimit të funksionimit dhe regjistrave.
Rishikimi i Ligjit bazë të arsimit të lartë ka si qëllim që të ofrojnë
Kosovën me praktikat e zbatueshme në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (EAHE) në kuadër të
Procesit të Bolonjës. Kosova aktualisht është vëzhguese në punimet e Grupit të Bolonjës. Sidoqoftë
aplikimi për pranim formal është dorëzuar gjatë këtij viti. Baza ligjore harmonizon praktikat aktuale
arsimore me prioritetet e deklaratave të Grupit të Bolonjës, sidomos në lidhje me harmonizimin e
dispozitave të caktuara të ligjit me Ligjin dhe Kornizën Kombëtare për Kualifikime (No. 03/L-060)
dhe lehtësimit të njohjes së mësimit paraprak dhe kualifikimeve të fituara në vendet tjera
përmes qendrës NARIC.
Treguesi 1: Numri i rregulloreve ne
arsimin e larte
Gjendja 2013 0
Caku 2014 5
Realizimi 2014 4
Progresi 2011/2014
46
7.2 Përfshirja në arsimin e lartë
Objektivi 2: Deri në vitin 2016 pjesëmarrja në AL e grup-
moshës 18-25, arrin në 35% dhe është respektuar barazia
gjinore.
Objektivi 3: Deri në vitin 2014 sigurohet mbështetje e
vazhdueshme dhe mundësi e barabartë për përfshirje në AL për
të gjitha grupet: etnike, gjinore, moshës, religjioze, grupeve me
nevoja të veçanta arsimore dhe grupeve të tjera sociale
Përfshirja në arsimin e lartë është rritur ndjeshëm viteve të fundit
përmes zgjerimit të kapaciteteve për arsimim në arsimin publik dhe
atë privat. Në vitin 2014 është rritur numri i studentëve në
Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin
e Pejes. MASHT ka ndihmuar funksionalizimin e tri Universiteteve
të reja publike në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë. Përfshirja e
studentëve në arsimin e lartë është rritur ndjeshëm që nga viti 2011
duke arritur mesataren rajonale dhe përafruar me vendet e OECD.
Sipas të dhënave shkalla e regjistrimit në arsimin e lartë është rreth
46% e popullësisë së moshave 18-25 (226,847) dhe kjo ka ndikuar
në arritjen dhe tejkalimin e caqeve të vendosura në KESP për rreth
10%. Kosova është ndër vendet me numrin më të madh të studentëve në rajon në raport me numrin e
popullësisë.
0
20000
40000
60000
80000
100000
120000
140000
Grafiku 8: Numri i studentëve në AL 2008-2014Arsimi I larte privat
Universiteti I Mitrovies Veriore
Fakulteti Studime Islame
Universiteti I Mitrovices
Universiteti I Gjilanit
Universiteti I Gjakoves
Universiteti I Pejes
Universiteti I Prizrenit
Universiteti I Prishtines
Treguesi 1: Pjesëmarrja në AL e grup-
moshës 18-25
Gjendja 2013 -
Caku 2014 30%
Realizimi 2014 46%
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Numri i studentëve për
100,000 banorë
Gjendja 2013 4165
Caku 2014 N/A
Realizimi 2014 6644
Progresi 2011/2014
47
TABELA 8: Numri i studënteve në arsimin e lartë
2008/2009 2009/2010 2010/2011 2011/2012 2012/2013 2013/2014
Universiteti i Prishtinës
33984 41833 44130 52564 52,896 57,750
Universiteti i Prizrenit / / 1700 2784 5,875 7775
Universiteti i Pejës / / / / 4,471 5575
Universiteti i Gjakoves / / / / 182 789
Universiteti i Gjilanit / / / / 486 2106
Universiteti i Mitrovicës
/ / / / 0 2300
Fakulteti Studime Islame
/ / / / 262 262
Universiteti i Mitrovicës Veriore
9320 9320 9320 10562 10681 10264
Arsimi i lartë privat 18922 22952 26982 31013 34,685 36,709
Total 47973 62226 74150 82132 109,538 123,530
Burimi: Të dhënat janë përpiluar duke u bazuar në burime të ndryshme nga MASHT, Agjencia e Akreditimit, Ministria e Financave dhe të dhënat e vetëraportuara nga institucionet (Universiteti i Mitrovicës Veriore).
Mbledhja e të dhënave në arsimin e lartë ka qenë sfiduese për shkak të përgjegjësive të ndara.
Sidoqoftë, gjatë këtij viti ka filluar zbatimi i projektit për ndërtimin e Sistemit për Menaxhim të
Informatave në Arsimin e Lartë (SMIAL) i cili ka për qëllim mbledhjen në mënyrë sistematike të
informacioneve për institucionet, stafin dhe studentët në arsimin e lartë. Sistemi në fjalë do të bëj të
mundur monitorimin e shkallës së përfshirjes së studentëve në arsimin e lartë dhe asistimin e
MASHT për të përmirësuar qeverisjen e sektorit.
Megjithë rritjen e ndjeshme dhe progresin e arritur në përfshirjen në arsimin e lartë në vitin e fundit,
numri i të diplomuarve ka mbetur i vogël në tri vitet e fundit. Në bazë të të dhënave të ASK (2014),
numri i të diplomuarve në Universitetin e Prishtinës ishte 4008. Numri i të diplomuarve jo vetëm që
nuk është rritur por madje përkeqësuar në krahasim me rreth 5000 të diplomuar në vitin 2008 (ASK,
2009). Kjo reflektohet edhe në shkallën relativisht të vogël të të diplomuarve të grupmoshave 30-34
(indikatori i Europe 2020). Të dhënat tregojnë që në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë shkalla
e të diplomuarve në arsimin e lartë tek kjo grup moshë është rreth 10% (nëse kalkulohet edhe shkolla
e lartë ISCED 4b). Kjo përqindje është dukshëm më e ulët se mesatarja e rajonit, BE-se dhe OECD.
48
7.3 Ndërlidhja e arsimit të lartë me tregun e punës
Deri në vitin 2014, programet studimore u përshtaten nevojave të tregut të punës
(numri i programeve të akredituara dhe ato në bashkëpunim me industrinë)
Ndërtimi i një sistemi që ofron orientim të qartë rreth profileve të kërkuara në arsimin e lartë në
ndërlidhje me kërkesat e tregut të punës ende nuk është konkluduar sistematikisht. Në kuadër të
strategjive dhe dokumenteve qeveritare prioritizohen sferat e zhvillimit ekonomik në sektorët e
energjisë, mineraleve, transportit, teknologjisë informative, bujqësisë dhe zhvillimit rural. Si prioritet
tjetër ndërsektorial është edhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale për funksionimin e administratës
publike, ekonomisë së tregut dhe integrimit evropian.
Në bazë të dhënavë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AAK), rezulton që si programet ashtu
edhe orientimi i studentëve aktualisht nuk janë në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Në
sektorin e arsimit publik programet akredituara reflektojnë përafërsisht kërkesat e tregut të punës,
mirëpo të dhënat e regjistrimit tregojnë që kemi orientim më të madh të studentëve në sektorët e
'shkathtësive të buta' si në shkenca shoqëore-ekonomike e më pak në programet e 'shkathtësive të
forta' si minera, bujqësi, transport. Programet e bartësve privat të arsimit të lartë janë pothuajse
tërësisht të orientuara në sektorët që kërkojnë 'shkathtësi të buta'. Aktualisht informacionet në lidhje
me cakun është e vështirë të prezentohen në mungesë të të dhënave sistematike dhe studimeve që
projekojnë nevojat për shkathtësi në të ardhmen.
37.934.6
24.5
17
10
0
5
10
15
20
25
30
35
40
Slovenia EU 28 Kroacia Maqedonia Kosova
Grafiku 10: ASK/Eurostat 2013 - Shkalla e të diplomuarve të grup-moshës 30-34. Të dhënat e Kosovës përfshijnë ISCED 4b,5,6
49
7.4 Buxheti dhe menaxhimi financiar në arsimin e lartë
Objektivi 5: Rritet buxheti dhe ngritet efikasiteti në realizimin e atij buxheti sipas ligjit të
rishikuar
Buxheti në arsimin e lartë është rritur në mënyrë të vazhdueshme
që nga viti 2011 - nga 34,63 milion euro në 50,76 milion Euro në
vitin 2014. Në kuadër të këtij buxheti përfshihen edhe financimi i
themelimit të institucioneve të reja arsimore, infrastruktura dhe
shpenzimet e mbarëvajtjes së sistemit të arsimit të lartë në
Kosovë. Megjithëse vlera nominale e shpenzimeve për arsimin e
lartë në Kosovë është rritur për 32% në krahasim me vitin 2011,
duhet theksuar që shpenzimet për kokë studenti kanë rënë për
17%. Kjo shpjegohet nga rritja e numrit të përfshirjes së
studentëve në arsimin e lartë dhe duhet jetë prioritet në vitet
pasuese që të përmirësohen parametrat e financimit.
16
11
34
10
27
17
15
17
2
10
12
9
4
3
7
45
28
4
23
6
12
12
0
11
2
0
0
5
5
0
0 10 20 30 40 50 60 70
Business dhe Ekonomiks
Juridik
Inxhiniering dhe Teknologji
Shkenca shoqerore
Arte dhe Dizajn
Matematike/Informatike
Shkenca Mjeksore
Shkenca Natyrore
Arkitekture
Linguistike dhe Filologji
Shkenca bujqesore
Humanitete
Fusha tjera
Komunikim dhe Media
Education and Training
Grafiku 11: KAA 2014 - Numri i programeve të akredituara sipas fushave (IAL publike/private)
Publike Private
Treguesi 1: Shpenzimet per koke studenti
Gjendja 2013 641 Euro
Caku 2014 N/A
Realizimi 2014 665 Euro
Progresi 2011/2014
50
TABELA 11: Shpenzimet për capita për student
2011 2012 2013 2014
Shpenzimi për studentë 755 679 641 665
Shpenzimet në milionë euro 34,63 37,62 41,02 50,76
Numri i studentëve 45830 55348 63910 76220
Burimi: SIMFK/Ministria e Financave, MASHT Shenim (1): Në përllogaritje janë përfshirë vetëm studentët e universiteteve publike Shenim (2): Në përllogaritje të studentëve të universiteteve publike nuk përfshihen studentët e Universitetit të Mitrovicës Veriore. Shenim (3): Në buxhetin e AL përfshihen shpenzimet e universiteteve publike, shpenzimet e MASHT, Bibliotekës Kombëtare, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe ASHAK.
MASHT në bashkëpunim më zyrën e Tempus ka filluar projektin për Autonominë dhe
Llogaridhënien Financiare për Universitet Publike. Qëllimi i këtij projekti është që të draftohet
formulë e unisuar e financimit dhe të ngriten kapacitetet për llogaridhënie në menaxhimin e
parasë publike nga institucionet publike të arsimit të lartë.
7.5 Kërkimi shkencor, inovacioni dhe transferi i
teknologjisë
Objektivi 6: Deri në vitin 2014 ngriten kapacitete për
krijimin e mjeteve plotësuese vetanake nëpërmjet të
projekteve kërkimore, shërbimeve konsulente,
infrastrukturës etj.
Objektivi 8: Përkrahje institucionale për promovim të
kërkimit shkencor, inovacionit dhe transferit të
teknologjisë
Institucionet a arsimit kryesisht angazhohen në mësimdhënie dhe
kapaciteti i tyre kërkimor është i kufizuar, numri i të diplomuarve në shkencë dhe teknologji është i
ulët dhe ka shumë pak studiues që punojnë në fushat kryesore prioritare të zhvillimit industrial. Në
qendrat kërkimore dhe universitete ekziston një infrastrukturë e pamjaftueshme dhe e vjetruar.
Financimi i kufizuar ka qenë ndër pengesat kryesore për implementimin e PKK-së. Në vitin 2014,
Qeveria e Kosovës, për shkak të kufizimeve fiskale, ka mundur të ndajë vetëm 0,1% të BPV-së në
këtë fushë, ndërsa Ligji për Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore parasheh që niveli i shpenzimeve të
jetë 0,7% e nivelit të shpenzimeve vjetore publike. Arsyet e tjera për zhvillimin e ngadaltë të
kapaciteteve kërkimore gjenden në kornizat ekzistuese stimuluese për institucionet e arsimit të lartë.
Treguesi 1: Shpenzimet publike vjetore ne
kerkim dhe zhvillim
Gjendja 2013 0.1
Caku 2014 0.7%
Realizimi 2014
Progresi 2011/2014
51
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat është i ulët, ndërsa të dy këto
janë të kufizuara në shërbimet e aftësimit dhe konsulencës, si dhe në përdorimin e pajisjeve teknike.
Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat është i ulët, ndërsa të dy këto
janë të kufizuara në shërbimet e aftësimit dhe konsulencës, si dhe në përdorimin e pajisjeve teknike.
Arsyet për mungesën e bashkëpunimit me sektorin privat janë kryesisht mungesa e interesit nga
kompanitë private dhe mungesa e stimulimeve. Po ashtu, ekziston edhe një zhvillim i pamjaftueshëm
i lidhjeve me rrjetet globale të kërkimit dhe inovacionit, përfshirë lidhjen me diasporën shkencore,
edhe pse kohëve të fundit janë bërë përparime, siç edhe është cekur në Raportin e Progresit 2014 të
BE-së.
Gjatë vitit 2014 janë shënuar këto arritje kryesore:
Ka vazhduar zbatimi i Programit Kornizë për Kërkim Shkencor dhe Inovacion 'Horizon 2020'
të Bashkimit Evropian. Programi ofron mbështetje për aktivitete të kërkimit shkencor dhe
inovacionit. Në Kosovë janë mbajtur disa aktivitete me qëllim të sensibilizimin të
institucioneve të arsimit të lartë në lidhje me këtë mundësi..
Është mbajtur konferenca vjetore "Java e shkencës 2014", me ç'rast janë prezentuar rreth 450
kumtesa nga fusha të ndryshme, si dhe janë publikuar abstraktet e këtyre kumtesave, të cilat u
janë shpërndarë pjesëmarrësve në konferencë. Janë mbledhur të gjitha punimet e prezentuara
në konferencën "Java e Shkencës 2014" dhe janë duke u përgatitur për botim. U është
dërguar ftesa institucioneve dhe individëve për pjesëmarrje me kumtesa në konferencën
vjetore "Java e Shkencës 2015" dhe ka filluar grumbullimi i abstrakteve të punimeve. Janë
hapur konkurset për të gjitha kategoritë e aplikimeve në fondet e shkencës (grante, mobilitete
afatshkurtëra, moblitete afatgjata etj.).
Është në proces vlerësimi i voucherëve inovativë. Janë kryer vlerësimet e aplikacioneve
dhe janë ndarë mjetet për: 80 mobilitete afatshkurtëra, 40 bursa doktorale, 14 publikime
të punimeve shkencore ( 6 publikime shkencore nga Fusha e studimeve gjuhësore )3 nga
fusha e Studimeve historike, 2 nga fusha e ekonomisë, 2 nga fusha e drejtësisë dhe 1 nga fusha
e Mjedisit. 12 projekte shkencore. ( 5 mjekësi, 1 teknologji, 2 nga fusha e ekonomisë, 2 nga
fusha e drejtësisë dhe 1 nga fusha e mjedisit.
Gjithashtu, janë ndarë çmimet: 2” Shkencëtar të vitit 2014” dhe 1” Shkencëtar i Ri i vitit 2014”.
Departamenti i Shkencës ka marrë pjesë në hartimin e dokumenteve shtesë që dalin në Strategjia
Evropiane dhe Strategjia Ballkanike për inovacion, hulumtim, zhvillim (përfshirë edhe Kosova).
Strategjia Evropiane për Inovacion dhe Strategjia Ballkanike për Inovacion ende janë në Qeveri
në proces të miratimit.
Pjesëmarrje në tri konferenca ndërkombëtare në Mal të Zi, Slloveni dhe Kroaci, për promovimin
e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
Janë ndarë nga DSHT 5 përfitues nga institucionet në konkursin për “Pajisje dhe furnizim me
mjete logjistike dhe laboratorë” në vlerë nga 10.000 euro.
52
7.6 Cilësia në arsimin e lartë
Objektivi 7: Deri në vitin 2014 është bërë ngritje e vazhdueshme e cilësisë në
mësimdhënie dhe kërkime shkencore
Sa i përket mekanizmave të jashtëm për sigurim të cilësisë, në vitin 2014 është konfirmuar
anëtarësimi i plotë i Kosovës në ENQA (Rrjetin Evropian të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë).
Vendimit i ka parparirë një vlerësim i jashtëm nga paneli i ekspertëve të ENQA gjatë janar-prill
2014. Ekspertët e institucionit që rregullon standardet e cilësisë në arsimin e lartë konkluduan që
Kosova zbaton në mënyrë substanciale, Udhëzimet Standarde të Cilësisë dhe ka adoptuar praktikat e
zbatueshme në Zonën Evropianë të Arsimit të Lartë. Ky vendim që i ofron AAK anëtarësim 5 vjeçar
po ashtu rekomandon rishikim të strukturës legjislative dhe institucionale për të sforcuar pavarësinë e
Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, inkuadrim të studentëve në vlerësim të jashtëm, mbështetje për
zhvillim të kapaciteteve dhe rishikim të procedurave dhe mekanizmave të ankimimit ndaj vendimeve
të akreditimit. Në të njëjtin vit Kosova ishte edhe nikoqire e Kuvendit të Përgjithshëm të Rrjetit të
Agjencive për Sigurim të Cilësisë të Evropës Qendore dhe Lindore.
AAK gjatë vitit 2014 ka realizuar raundin e gjashtë të vlerësimit të jashtëm të institucioneve dhe
programeve. Gjatë këtij viti, institucioni ka vlerësuar dhe akredituar 8 institucione publike të arsimit
të lartë , 25 institucione private të arsimit të lartë dhe tri institucione tjera (Universitetin e Lublanës,
Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë dhe një program të EADS Business Spanjë). Në
vitin 2014 numri i përgjigjëshëm i programeve të akredituara ka arritur në 573. Shumica e
programeve janë të nivelit baqelor dhe master dhe 29 programe të doktratës të Universitetit të
Prishtinës. Poashtu, të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë kanë Zyra të
brendshme për sigurim të cilësisë dhe zyrtar për sigurim të cilëisë së mbrendshme.
7.7 Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë
Objektivi 9: Deri në vitin 2014 është krijuar një sistem për ndërkombëtarizimin e
shtuar të arsimit të lartë dhe punës kërkimore.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë gjatë vitit 2014 është drejtuar në disa dimensione: anëtarësim në
organizata ndërkombëtare, promovim të projekteve të përbashkëta ndërkufitare, programe
ndërkombëtare dhe mobilitet të studentëve. Gjatë vitit 2014, Kosova është bërë anëtare e plotë e
ENQA. Në të njejtin vit është dorëzuar aplikacioni formal për anëtarësim të plotë në Procesin e
Bolonjës - meqë deri tani Kosova ishte vetëm vëzhguese.
Gjatë këtij viti ka vazhduar zbatimi i disa projekteve ndërkombëtare që stimulojnë bashkëpunimit
ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, zhvillimit të programeve të përbashkëta dhe kërkimit
shkencor. Vlen të përmenden zbatimi e këtyre projekteve:
53
CONSUS - Ndërlidhja ndërmjet shkencës dhe shoqërisë për inovacione të qëndrueshme. Ky
projekt financohet nga Tempus dhe ka qëllim stimulimin e bashkëpunimit ndërmjet
institucioneve të arsimit të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Zhvillimi dhe Adaptimi i programeve për Efiqencë të Energjisë - projekti i financuar nga
Tempus ka për qëllim modernizimin e programeve të Efiqencë së Energjisë dhe zbatimin e
standardeve evropiane të cilësisë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Zhvillimi dhe mbështetja e Universitetit të Pejës për ngritje të sistemit të bashkëpunimit
ndërkombëtar dhe cilësisë
MEDUP - Modërnizimi i mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të
Prishtinës - programi i financuar nga Bashkimi Evropian ka për qëillim mbështetjen e
Universitetit të Prishtinës për zhvillim të programeve Master në mësimdhënie e të cilat janë
të unisuara me praktikat evropiane
Zhvillimi i Programit të Gjeodezisë në Universitetin e Prishtinës - projekti i financuar nga
Bashkimi Evropian për zhvillim të kurrikulës dhe trajnim të stafit sipas praktikave të Zonës
Evropiane të Arsimit të Lartë
FAITH - Zhvillimi dhe modernizimi i kapaciteteve për menaxhim financiar në institucionet
publike të arsimit të lartë sipas praktikave të Procesit të Bolonjes
ONE Health - mbështetja e stafit për rritje të bashkëpunimit me institucione evropiane të
arsimit të lartë në sferën mjeksore
ModPHD - projekti i financuar nga Tempus për modernizimin e programeve të ciklit të tretë
të nivelit të arsimit të lartë dhe zhvillimi një programi të ri të doktoratës në Ekonomiks në
Universitetin e Prishtinës.
Siheksu - Mbështetja e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë të Kosovës përmes asistencës
për themelimin e Unionit të Studentëve të Kosovës dhe anëtarësimi në Unionit e Studentëve
Evropian.
Sa i përket mobilitetit të studentëve, MASHT në bashkëpunim me partnerët zhvillimor ka filluar
zbatimin e:
Projektit Lidershipi Transformues në bashkëpunim me USAID - mbështetje për studentët e
Kosovës për studime master dhe studime profesionale në SHBA
Ndërsa Programi CEEPUS këtë vit ka pasur progres, duke krahasuar me vitet e mëhershme.
Në program janë regjistruar të gjitha institucionet private të arsimit të lartë si dhe është rritur
interesimi i fakulteteve për të krijuar rrjete të reja. Gjithsej në vitin 2014 kemi pasur 16
mobilitete Incoming ( që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e tjera), kryesisht nga
Austria, Bullgaria,Polonia, Shqipëria, Sllovenia dhe 32 mobilitete Outgoing ( nga Kosova
në vendet e tjera) kryesisht në Slloveni, Bullgaria, Austri, Bullgaria, Poloni, Shqipëri.
MASHT ka mbuluar shpenzimet për profesorët dhe studentët, duke i siguruar grantet
mujore dhe shpenzimet e udhëtimit. Për më tepër rreth programit CEEPUS, mund të
merren informacione në ueb faqe: ëëë.ceepus.info.
54
Bashkëpunimi me Universitetin e Shefield dhe ndarja e 42 bursave të plota dhe 16 bursave të
pjesëshme për studim në City College/Universiteti i Shefiled ne të gjitha nivelet.
Ndarja e dy bursave të studimit në Kroaci në bashkëpunim me Ambasadën Kroate
Ndarja e tri bursave për studim në Sllovaki në bashkëpunim me Ambasadën Sllovake
7.8 Infrastruktura në arsimin e lartë
Objektivi 10: Deri në vitin 2016 është bërë zgjerimi dhe modernizimi i ambientit për
studime dhe punë kërkimore shkencore.
Për të akomoduar numrin në rritje të studentëve dhe për të siguruar parakushte për një arsim më
cilësor, Ministria ka investuar edhe në infrastrukturën fizike të institucioneve të arsimit të lartë:
Renovimi i Objektit të Universitetit të Gjilanit (27, 018 €)
Renovimi i Objekteve të Universitetit të Gjakovës (123,517 €)
Renovimi i Objektit të Universitetit të Pejes (33, 337 €)
Renovimi i Objektit të Universitetit të Mitrovicës (161,577.00€),
Renovimi i Objektit të Universistetit të Prizrenit dhe Biblotektës Universitare (358,769.95.
€)
7.9 Rekomandimet
Rekomandimet për prioritetet dhe veprimet në vazhdim në lidhje me arsimin e lartë do të duhej
përqendruar në përmirësimin e shkallës së përfshirjes në arsimin e lartë, modernizimin e menaxhimit
të arsimit të lartë, avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, fuqizimin e bashkëpunimit me tregun e
punës dhe punësimit të të diplomuarve dhe ndërkombëtarizim të arsimit të lartë.
Përmirësimi i përfshirjes në arsim të lartë : veprimet në vazhdim duhet të përqëndrohen në
rritjen e numrit të studentëve në arsim si shtytës të konkurrueshmërisë ekonomike dhe
progresit social. Më shumë studentë duhet të inkurajohen të përfshihen në arsimin e lartë për
të arritur caqet e Strategjisë Evropa 2020. Veprimet që duhet të ndërrmiren në këtë aspekt
duhet të konsistojnë në promovimin dhe ngritjen e vetëdijes rreth rëndësisë së arsimit të lartë
sidomos tek grupmoshat mbi 25 vjeq, të rishikohen barrierat administrative dhe kulturore që
kufizojnë ofrimin e mundësive të barabarta në arsimin e lartë. Një vëmëndje të posaqme
duhet përkushtuar grupeve të gjendjes të ndjeshme shoqërore dhe ekonomike si gratë, ata me
asistencë sociale dhe komuniteteve.
55
Rekomandohet që të investohet në zgjerimin e infrastrukturës së institucioneve të posa-
formuara publike të arsimit të lartë: Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Mitrovicës,
Universiteti i Gjakovës, Universiteti i Pejës. Në kuadër të këtij prioriteti, rekomandohet që të
elaborohen dhe zbatohen masa që institucionalizojnë rolin e studentëve në menaxhimin e
institucioneve të arsimit të lartë përmes formimit të Unionit Kosovar të Studentëve dhe të
themelohet Registari Kombëtar i Studentëve. Po ashtu, konform rekomandimeve të
Deklaratës së Bukureshtit, të rishikohen dhe përmirësohen masat administrative për të
mundësuar rrugë alternative për përfshirje në arsimin e lartë dhe ato të kompletimit të
studimeve.
Ngritja e numrit te diplomuarve dhe te zvoglohet braktisja e studimit -
Formula e re financimit - koncept dokumenti
Modernizimi i qeverisjes në arsim të lartë: rekomandohet që të diskutohen forma
rregullative në lidhje me qeverisjen dhe financimin e arsimit publik. Veprimet duhet të
përqëndrohen në miratimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, të elaborohen opcionet dhe
alternativat për të siguruar autonomi financiare, por edhe siguruar llogaridhënie përmes
zbatimit të sistemeve moderne të kontabilitetit. Legjislacioni primar dhe sekondar duhet të
reflektoj edhe konkluzionet e Zonës Evropiane për Arsim të Lartë në Komunikatën e
Bukureshtit (2012) rreth çështjes së menaxhimin dhe financimit të arsimit të lartë. Në
vazhdim duhet mbështetur dhe përkrahur themelimi i Konferencës së Rektorëve të Kosovës -
si organizatë joqeveritare që ofron një platformë të unisuar për të përfaqësuar interesat e
institucioneve të arsimit të lartë.
Avancim të cilësisë në arsim të lartë: Krahas rritjes së numrit të studentëve dhe rritjes së
numrit të institucioneve të arsimit të lartë, vëmëndje e posacme duhet përkushtuar avancimit
të cilësisë në arsimin e lartë. Sistemi i sigurimit të cilësisë duhet të zbatohet në tërësi dhe të
jetë i bazuar në Udhëzimet Standarde Evropiane (ESG) dhe rekomandimet e ENQA. Duhet
përkrahur Këshilli Kombëtar i Cilësisë dhe Agjencia e Akredimit e Kosovës që të zbatohet
konkluzionet e fundit të panelit të vlerësimit të jashtëm të ENQA. Rekomandohet që të
rishikohen udhëzimet administrative dhe rregulloret e mbrendshme për të harmonizuar në
plotëni praktikën e vlerësimit të jashtëm të institucioneve dhe mekanizmave të ankimimit.
Krahas fuqizimit të mekanizmave të jashtëm të sigurimit të cilësisë, vëmendja duhet
përqëndruar edhe në fuqizimin e mëtejme dhe funksionalizimin e mekanizmave të brendshëm
të sigurimit të cilëisë në institucionet e reja publike dhe bartësve privat të arsimit.
Rekomandohet që të ruhet përkrahja për të siguruar anëtarësim të vazhdueshëm në ENQA
dhe EQAR. Po ashtu, krahas zhvillimeve të institucioneve të arsimit të lartë dhe zhvillimeve
në zonën evropiane të arsimit të lartë, rekomandohet që të inicohet një projekt studimor për
56
zhvillimin e një metodologjie për rankimin e institucioneve arsimore. Kjo qasje mund të
modelohet në metodologjinë multi-diciplinare Evropiane.
Ndërlidhja me tregun e punës dhe punësimi: Në vitin pasues rekomandohet vëmendje e
shtuar ndaj rëndësisë së ndërlidhjes së institucioneve dhe programeve të studimit me kërkesat
e tregut të punës dhe ekonomisë. Kjo do të mundësonte përmirësim të ofertës dhe krijonte
parakushte për rritje të shkallës së punësimit të të diplomuarve. Veprimet të cilat duhet të
ndërrmerren për të zbatuar këtë rekomandim duhet të përqëndrohen në formalizimin e një
mekanizmi për përafrim ndërmjet industrisë dhe institucioneve të arsimit të lartë (Forumi
Kosovar për Bashkëpunim ndërmjet industrisë dhe institucioneve të arsimit të lartë). MASHT
duhet të shqyrtoj mundësinë e institucionalizimit të kësaj nevoje përmes një Udhëzimi
administrativ. Po ashtu, konform rekomandimeve të studimit Vizioni për Shkathtësi 2020,
duhet të promovohet inkuadrimi i ndërrmarrësisë dhe trajnimit biznesor si pjesë e të gjitha
kurrikulave të arsimit të lartë.
Zhvillimi dhe akreditimi i programeve të reja për arsim të lartë duhet të ndërlidhet me
informacione të drejtëpërdrejta që sinjalizojnë kërkesat në treg. Analiza që parashikon
trendet dhe kërkesat në vitet e ardhshme duhet të bazohet në një studim gjithpërfshirës dhe e
njejta ti prezentohet MASHT dhe Këshillit Kombëtar të Cilësisë. Krahas rritjes së shkallës së
përfshirjes së studentëve në arsimit të lartë, vëmendje më e posaçme duhet ti kushtohet edhe
kompetencave dhe shkathtësive që përfitohen në arsimin e lartë. Për të siguruar këtë
inormacion duhet të shqyrtohet mundësi e realizimit të një Ankete/Hulumtimi për
kompetencat e të rriturve të modeluar sipas praktikave të OECD. MASHT duhet të rris
mbështetjen dhe promovoj edhe themelimin e qendrave për transfer të njohurisë dhe
qendrave të karrierës në institucione të arsimit të lartë.
Ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë: Rekomandohet që të fuqizohet përpjekja për
ndërkombëtarizim të mëtejm të arsimit të lartë në Kosovë. Kjo konsiston në rritje të
pjesëmarrjes në organizma ndërkombëtar, shkëmbimeve dhe mundësive të mobilitetit.
Veprimet kryesore që konsistojnë më këtë prioritet duhet të përqendrohen në formalizimin e
pjesëmarrjes së Kosovës në punimet e Bologna Folloë-Up Group dhe zbatim të standardeve
dhe praktikave të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Në linjë me këtë prioritet duhet
inicuar një studim fillestar për të analizuar shkallën e zbatimit të Procesit të Bolonjës në
Kosovë. Duhet të shtohen përpjekjet për zbatim të plotë të Konventës së Lisbonës për Njohje
të Kualifikimeve si brenda rrjetit ENIC-NARIC ashtu edhe përmes marrëveshjeve bilaterale.
Në aspektin e cilësisë së arsimit, duhet të vazhdoj përkrahja për anëtarësim të vazhdueshëm
në ENQA/EQAR.
Një vëmendje të veçantë duhet të përqendrohet edhe në fuqizimin e iniciativave për programe
të përbashkëta ndërmjet institucioneve akademike të Kosovës dhe atyre në Evropë. Për këtë
kërkohet vetëdijësimi i institucioneve për mundësitë e ofruara në kuadër të Programeve të
Tempus. Po ashtu, institucionet e arsimit të lartë duhet të inkurajohen për anëtarësim në
57
Asociacionin e Universiteteve Evropiane. Mobiliteti i stafit dhe studentëve është një
mekanizëm esencial për të sforcuar këtë prioritet dhe për këtë rekomandohet që të punohet në
vetëdijësimin për mundësitë e programeve Erasmus dhe skemave bilaterale të shkëmbimit.
Së fundmi, të priritizohet zbatimi i masave për mbështetjen dhe rritjen e vetëdijes për
pjesëmarrje të institucioneve të arsimit të lartë në programeve të kërkimit shkencor si
Horizon 2020.
Përmirësimi i qeverisjes dhe kornizës ligjore: Prioritetet dhe rekomandimet që dalin si
rezultatin i rishikimit vjetor të komponenntes fokusohen në avancim dhe rishikim të
qeverisjes së kërkimit shkencor dhe inovacionit, përmirësim të cilësisë dhe produktivitetit në
kërkim shkencor, promovim të inovacionit të bazuar në kërkim shkencor dhe të mbështetet
ndërkombëtarizimi i kërkimit shkencor. Në cështjen e përmirësimit të qeverisjes dhe
kornizës ligjore, rekomandohet që iniciativa reformuese të përqëndrohet në finalizimin dhe
adoptimin e Strategjisë Kombëtare të Inovacionit, rishikim të Strategjisë Kombëtare për
Kërkim Shkencor, të zhvillohet Sistemi i Informacionit dhe statistikat në matjen e kërkimit
shkencor dhe të përpilohet një koncpet dokument për sigurimin e cilësisë në kërkim
shkencor. Në aspektin e kornizës ligjore, kërkohet që të miratohet Ligji për Financimin e
Kërkimit Shkencor, të miratohet Ligji mbi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
dhe të rritet bashkëpunimi ndërinstitucional me Agjencinë për Pronën Industriale.
Përmirësim të cilësisë në kërkim shkencor: Për të sforcuar përpjekjet për përmirësim të
cilësisë në kërkim shkencor dhe rritje të poduktivitetit, rekomandohet që të ndërrmerren masa
reformuese për të rishikuar dhe zgjeruar skemat e financimit të kërkimit shkencor, të
themelohet një Fond Kombëtar për Kërkim dhe Zhillim - për financim të hulumtimeve bazike
dhe pjesëmarrjes së ndërrmarrjeve. Në këtë aspekt duhet përshpejtuar zbatimit i Programit
Kombëtar për Kërkim dhe Shkencë dhe themelim të rrjetit të qendrave të ekselencës në
hulumtim dhe të rritet mbështetja financiare për skemen e studentët në studimet e doktoratës
dhe post-dokotoratës. Gjithashtu, duhet promovuar dhe rritur vetëdija rreth profesionit të
hulumtuesit në harmoni me Kodin e Praktikave të Mira të Kartës Evropiane për Hulumtuesit.
Rekomandohet që sforcohet ndërlidhja dhe përfshirja e sektorit privat të fushave prioritare
ekonomike përmes qasjes së 'trekendëshit të dijes'. Së fundmi, duhet të zhvillohet një proces
gjithpërfshirës për vlerësimin e hulumtimit dhe zhvillimit.
Inovacion të bazuar në hulumtim dhe transfer të njohurisë: Hulumtimi dhe zhvillimi
shihen si fusha prioritare në strategjinë zhvillimore ekonomike. Në Strategjinë SEE2020
rekomandohet që të promovohet inovacioni i bazuar në hulimtim dhe transferi i
njohurisë. Në linjë me këtë prioritet, rekomandohet që të shtohen përpjekjet për sforcim
të kapaciteteve të Qendrës për Inovacion dhe Transfer të Teknologjisë, të mbështeten
iniciativat 'triple-helix' për bashkëpunim ndërmjet hulumtimit, industrisë dhe
institucioneve të arsimit të lartë në kuadër të kllasterëve industrial, të mbështetën
institucionet e arsimit të lartë dhe ato të arsimit profesional në krijimin e qendrave të
58
transferit të njohurive, themelimit të inkubatorëve për trajnim në ndërrmarrësi dhe start-
ups dhe të inkurajohen programet akademike dhe profesional përmes partneritetit të
përbashkët institucione arsimore dhe industri.
Ndërkombëtarizimi i hulumtimit dhe kërkimit shkencor: Një prioritet dhe
rekomandim për vitin pasues është që të shtohet përpjekja për ndërkombëtarizim të
hulumtimit dhe kërkimit shkencor. Në këtë kuadër rekomandohet që veprimet të
përqëndrohen në promovimin dhe mbështetjen e institucioneve dhe organizatave vendore
për anëtarësim në EIRMA (Asociacioni Evropian për Hulumtime Industriale dhe
Menaxhment), Asociacionin Evropian të Organizatave të Hulumtimit dhe Teknologjisë
(EARTO), Iniciativën BusinessEurope, Asosciacionin e Universiteteve Evropiane (EUA)
dhe Tryzën Evropiane. Gjithashtu, duhet të avancohet kapaciteti për të mbështetur dhe
promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në hulumtime dhe kërkim shkencor në kuadër të
kornizës së Horizon 2020, të shtohen aktivitetet dhe kontributet në kuadër të Iniciativës
së Ballkanit Perëndimor dhe Inovacion (ËISE). Së fundmi, për të kompensuar mungesën
e informacioneve rreth aktivitetit inovues, duhet të përgatitet një konceptdokument për të
zbatuar Metodologjinë e BE-së për matjen e inovacionit.
59
KAPITULLI VIII
_________________________________________________
ARSIMI DHE AFTËSIMI I TË RRITURVE
8.1 Legjislacioni për arsimin dhe aftësimin e të rriturve
Objektivi 1: Deri në vitin 2016 të gjitha ligjet dhe rregulloret mbi arsimin e të rriturve
janë rishikuar, miratuar dhe zbatuar
Aktivitetet e MASHT gjatë vitit 2014 kanë qenë të orientuara në draftimin dhe miratimin e
Udhëzimeve administrative që dalin nga Ligji për Arsim dhe Aftësim të rriturve (04/L-143). Si
rezultat është draftuar dhe miratuar Udhëzimi administrativ (UA 11/2014) që rregullon përmbajtjen e
kontratës për organizimin e AAR për kandidatë dhe punëdhënës. Me qëllim të inkurajimit të mësimit
gjatë gjithë jetës, MASHT ka draftuar dhe miratuar Udhëzimin administrativ (UA 12/2014) për
përjashtimet në moshë më rastin e regjistrimit për të rritur. Po ashtu, është draftuar dhe miratuar
Udhëzimi administrativ (UA 13/2014) për planin vjetor të punës dhe planin zhvillimor të ofruesve të
arsimit formal për të rritur. Në anën tjetër, një arritje e veçantë që ka relevancë edhe për këtë
nënprogram është miratimi i Udhëzimeve administrative për njohjen e mësimit paraprak dhe ngritja e
kapaciteteve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve. Sfidë primare në aspektin legjislativ janë
dispozitat kalimtare të Ligjit për arsim dhe aftësim për të Rritur dhe që ndërlidhen me financimin.
Andaj, rekomandohet që AAR të futet si politikë e re në formulën e financimit për vitin pasues.
8.2 Menaxhimi i sistemit dhe kordinimi i palëve të interesit
Objektivi 2: Deri në vitin 2016 është zhvilluar një sistem funksional i ARR-së dhe AJF
Objektivi 3: Deri në vitin 2014 janë ndërtuar kapacitete të mjaftueshme administrative,
profesionale dhe hulumtuese për ARR dhe AJF
Objektivi 5: Deri në vitin 2014 janë realizuar veprime të koordinuara në mes të MASHT-
it dhe MPMS-së, MTI-së dhe MKRS-së, partnerëve socialë dhe komunave (me prani
substanciale të komuniteteve minoritare dhe të grupeve të rrezikuara) në fushën e AARR
–së
60
Pikësynimet kryesore afatmesme në kuadër të këtij objektivi ka qenë ngritja e kapaciteteve
institucionale, promovimi i arsimit profesional dhe ndërlidhja me ofertuesit jo-qeveritar në avancimin
e arsimit dhe aftësimit për të rritur. Në vitin 2014 MASHT ka miratuar Udhëzimin administrativ (UA
05/2014) që rregullon qëllimet, strukturën dhe përgjegjësitë e Agjencionit të Arsimit dhe Aftësimit
Profesional dhe Arsimit të të Rriturve (AAAPARR). Agjencia ka filluar së funksionuari dhe është
në proces të konsolidimit. Këshilli i Agjencisë në anën tjetër formalizon pjesëmarrjen e akterëve
institucional, tregut të punës dhe partnerëve social në politikëbërjen e arsimit profesional dhe
përcaktimin e prioriteteve strategjike në kuadër të MASHT. Funksionalizimi i këtyre mekanizmave
parashihet të ndikoj pozitivisht në krijimin e një qasje më koherente në arsimin profesional, të
bashkoj të gjithë akterët relevant si ofertuesit ashtu edhe kërkuesit e arsimit dhe aftësimit të të
rriturve.
Gjatë vitit 2014 kanë vazhduar zbatimi i projekteve për arsim dhe
aftësim të të rriturve. Në bashkëpunim me organizatën Vo-RAE
është zbatuar projekti 'Shkrim Lexim për Gra dhe Vajza' i nivelit të
parë (klasa 1-5) në gjashtë komuna të Kosovës: Fushë Kosovë,
Graçanicë, Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Prizren. Gjatë kësaj periudhe
ka vazhduar zbatimi i projektit për shkrim-lexim për të verbërit
(Braille) në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.
Si rezultat janë trajnuar 7 trajnerë të cilët do të punojnë në vazhdim
dhe inicuar programi për orientim, lëvizje dhe shkathtësi të të
verbërve me 40 pjesëmarrës nga Mitrovica, Peja, Ferizaj dhe
Gjilani.
Orientim tjetër i aktiviteteve të MASHT ka qenë zhvillimi i
programeve mësimore për arsim kompenziv (klasa 6-9) për të
rriturit. Arsimi kompenziv është zhvilluar në Prishtinë dhe Fushë
Kosovë, ndërsa arsimi profesional është zhvilluar në të gjitha shkollat profesionale (teknike,
ekonomike, bujqësore) në Kosovë.Në gjashtëmujorin e parë ka përfunduar faza e parë e projektit
(viti shkollor) për arsimin kompenziv, që zhvillohet në kuadër të arsimit profesional në të gjitha
shkollat profesionale (teknike, ekonomike, bujqësore) në Kosovë, ndërsa faza tjetër ka vazhduar
nga muaji shtator. Po ashtu, është shpallë konkursi për regjistrimin e nxënësve në arsimin
joformal, janë pranuar kandidatët dhe ka filluar mësimi në të gjitha shkollat profesionale të
Kosoves. Janë trajnuar trajnerët për mësim kompenziv në komunën e Obiliqit të cilët punojnë me
nxënësit që e ndjekin mësimin kompenziv.
Trajnimi i mësimdhënësve dhe stafit administrativ që punojnë me institucionet ofruese të
arsimit për të rritur është aspekt i rëndësishëm në trajtimin e këtij prioriteti. Konform këtij synimi
është themeluar grupi për hartimin e Programit për Trajnimit e mësimdhënësve që punojnë me të
rritur ne shkollat profesionale. Në bashkëpunim me DVV International janë zhvilluar programe
adekuate për trajnimin e këtyre mësimdhënsve. Po ashtu, në bashkëpunim me DVV
International, Ministrinë e Punës dhe Universitetin e Prishtinës jaën organizuar trajnime për
Treguesi 1: Numri i pjesëmarrësve në arsim
për të rritur
Gjendja 2013 -
Caku 2014 2400
Realizimi 2014 2400
Progresi 2011/2014
61
trajner për Qendra Rajonale të Trajnimit për 57 pjesëmarrës. Si element i rëndësishëm në këtë
aspekt është kurrikulumi për mësimin dhe arsimin global për të rritur (Curriculum globALE) i
cili është përkthyer në gjuhën shqipe dhe i'u është ofruar të gjithë ofruesve të arsimit për të rritur.
Si pjesë e këtyre aktiviteteve është edhe përkthimi, shtypja dhe shpërndarja e doracakut
andragogjik për edukatorët e realizuar në bashkëpunim me DVV International dhe me mbështetje
të GIZ dhe SDC.
Gjatë të njejtës periudhë ka vazhduar promovimi i arsimit gjatë gjithë jetës. Në vitin 2014 është
organizuar konferenca rajonale për arsimin gjatë gjithë jetës, është organizuar festivali i arsimit
dhe aftësimit të të rriturve dhe është publikuar një broshurë kushtuar arsimit të rriturve dhe
mësimit gjatë gjithë jetës. Në kuadër të javës së Arsimit për të rritur dhe mësimit gjatë gjithë
jetës, është organizuar konferenca me 77 pjesëmarrës nga MASHT, Ministria e Punës, DKA dhe
partnerët zhvillikor. Qëllimi i kësaj konference ishte përmirësimi i kordinimit ndërinstitucional
për arsimin dhe aftësimin e të rriturve. Gjatë panairit 'EduKos' janë promovuar dhe prezentuar
aktivitetet e të rriturve në shkollat profesionale, qendrat rajonale të trajnimit dhe oferuesve të
arsimit formal dhe joformal për të rritur. Panairi është ndjekur nga 1200 vizitorë.
Me qëllim të avancimit të kordinimit ndërmjet palëve të interesit, MASHT në konsultim me
Ministritë e linjës, AKK, organizatat donatore dhe partnerët social janë pajtuar për të themeluar
katër nëngrupe pune të cilat do të ndjekin proceset e zhvillimit të kapaciteteve të arsimit dhe
aftësimit profesional dhe për të rritur. Këto nëngrupe punuese do të trajtojnë ceshtjet e tregut të
punës dhe këshillimit në karrierë, kualifikimet dhe kurrikulat, sigurimin e cilësisë dhe arsimin e
të rriturve. MASHT mbështet programet e DVV International për avancim të mësimit për të
rritur dhe ndërrmarrësinë në kuadër të projektit rajonal SEECEL.
8.3 Sigurimi i cilësisë në arsimin dhe aftësimin për të rritur
Objektivi 4: Deri në vitin 2016 ekziston sigurim i plotë i shërbimeve cilësore dhe
efektive në ARR dhe AJF
Një iniciativë kyçe ka qenë zhvillimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK). KKK lejon
njohjen e mësimit paraprak, dhe potencialisht ofron një sistem kombëtar të njohjes së mësimit
paraprak (RPL, e njohur edhe si validimi i të mësuarit jo-formal), të përfitimit të veçantë për
nxënësit e rritur që mund të kërkojnë ti kenë aftësitë e tyre të njohura, të legalizuara dhe certifikuara
pa pasur nevojë për të përsëritur të mësuarit. Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, i cili menaxhon
KKK, ka zhvilluar udhëzime kombëtare për njohjen e mësimit paraprak që mund të përdoret nga
ofruesit e programeve të AAP, partnerët socialë, punëdhënësit, organizatat e punëdhënësve,
punonjësit në sindikata, dhe organizatat që mbështesin punëkërkuesit. AKK ka zhvilluar Udhëzimin
administrativ për Njohjen e Mësimit Paraprak dhe ka zhvilluar punëtori për zhvillimin e kornizës dhe
infrastrukturës ligjore me specifike për akreditimin e ofruesve të AAP, me standardet kombëtare dhe
me sistemet e monitorimit dhe rishikimit për zbatimin e NJMP - Njohjes së mësimit paraprak, në
ndërlidhjet me udhëzimet evropiane. Gjatë vitit 2014, AKK ka organizuar 5 raunde të procesit të
62
validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të institucioneve ofruese dhe vlerësuese për kualifikime të
zhvilluara sipas standardeve të verifikuara kombëtare dhe ndërkombëtare.
8.4 Financimi i arsimit të të rriturve
Objektivi 6: Deri në vitin 2014 sigurohet përkrahje substanciale financiare për ARR
dhe AJF
Financimi i arsimit të të rriturve është bërë kryesisht në bashkëpunim me partnerët zhvillimor. Ende
nuk ka një përfshirje të arsimit dhe aftësimit profesional në formulën e financimit për arsim.
Sidoqoftë, në vitet në vazhdim duhet të prioritizohet gjetja e skemave kreative për bashkëfinancim të
arsimit dhe aftësimit të të rriturve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Ministrinë e Tregitsë,
Oden Ekonomike dhe partnerëve social. Pikësynimi në vazhdim duhet po ashtu të orientohet në
stimulimin e kontributeve të industrisë në aftësim dhe arsim të të rriturve.
8.5 Rekomandimet
Financimi i arsimit për të rritur - duhet të zhvillohet një formulë e financimit dhe përfshirje
e këtij prioriteti në buxhetin e MASHT 2015/2016.
Kordinimi i aktiviteteve në arsimin dhe aftësimin e të rriturve - duhet përqendruar në
përmirësimin e mekanizmave për kordinim të aktiviteteve në kuadër të këtij prioriteti.
Kordinimi ndërmjet akterëve duhet të përqëndrohet në kornizën e Këshilit për Arsim dhe
Aftësim Profesional dhe të Rriturve në kuadër të nëngrupeve të punës. Mekanizmat e
kordinimit duhet po ashtu të përfshijnë edhe përpjekjet për draftimin dhe zbatimin e një
kornize të unisuar të përformancës dhe planifikimit buxhetor.
Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të cilësisë: Përkitazi me rritjen e përfshirjes dhe
përmirësimit të kushteve për arsim profesional, kërkohet edhe përmirësim i sistemit të
menaxhimit të cilësisë në arsimin profesional. Veprimet që do të avanconin këtë prioritet
konsistojnë në mbështetjen e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për të zhvilluar
kapacitetet për shtrirje dhe zgjerim të skopit të akreditimit të ofruesve të arsimit për të rritur.
Avancim të zbatimit të sistemit për njohje dhe validim të mësimit paraprak:
Rekomandohet që të avancohet zbatimi i sistemit për njohje formale dhe validim të mësimit
paraprak. Në kuadër të zbatimit të këtij prioritetit duhet të shtohen përpjekjet për ngritje të
vetëdijes tek të rriturit dhe institucionet ofruese të arsimit për të rritur.
63
KAPITULLI IX
_________________________________________________
9. TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT
Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK) është një fushë ndërsektoriale, e cila si synim
kryesor ka integrimin e kësaj teknologjie në arsimin e Kosovës. Kështu synohet që përmes aplikimit
të kësaj teknologjie të arrihet ngritja e përgjithshme e cilësisë së arsimit. MASHT-i, në kuadër të
strukturës së vet organizative, ka pasur në plan themelimin e një departamenti të TIK-ut, që do të
merrej me integrimin e kësaj teknologjie në sistemin e arsimit të
Kosovës. Gjatë vitit 2013 nuk është arritur që të merret miratimi nga
Ministria e Administratës Publike. MASHT-i ka kapacitete të
kufizuara në udhëheqjen e proceseve në fushën e objektivit primar
të këtij nënprogrami është që TIK-ut që deri në fund të vitit 2014
kanë qenë të mbuluara nga përkrahja e ofruar nga donatorët. Qasje e
barabartë në TIK cilësor të udhëhequr nga kërkesa e që plotëson
nevojat individuale, shoqërore e ekonomike dhe i avancon qëllimet
e gjithëpërfshirjes dhe të krijimit të barazisë.
9.1 Qasja në teknologji të informimit dhe
komunikimit
Objektivi 2: Deri ne vitin 2016 eshte siguruar
infrastruktura e duhur per TIK
Objektivi 3: Deri në vitin 2016 zhvillohen burimet
njerëzore të afta për aplikimin e TIK-ut
Shkalla e përhapjes dhe shpërndarjes së TIK me qëllim të lehtësimit
të gjithëpërfshirjes ka shënuar progres gjatë vitit 2014 në krahasim
me vitin paraprak. Numri i shkollave me pajisje adekuate për TIK
është rritur nga 467 sa ishte në vitin 2013 në 523 në vitin 2014. Kjo
ngritje përmirëson përqindjen e shkollave me pajisje adekuate për
Treguesi 1: Numri i nxënësve për
kompjuter
Gjendja 2013 51
Caku 2014 N.A
Realizimi 2014 46
Progresi 2011/2014
Treguesi 2: Perqindja e stafit te aftesuar
per TIK
Gjendja 2013 54.2%
Caku 2014 70%
Realizimi 2014 57%
Progresi 2011/2014
64
teknologji të informimit dhe komunikimit në 44.4%. Në anën tjetër, përmirësimi i pajisjeve dhe
shpërndarja e TIK ka rezultuar me përmirësim të proporcionit të kompjuterve për nxënës nga 1:51.4
sa ishte në vitin 2013 në 1:46.1 kompjuter për nxënës. Numri i kompjuterëve në shkolla është ngritur
nga 7657 në 8693. Po ashtu, listës prej 12913 staf të aftësuar për ECDL sa ishte në vitin 2013 i janë
shtuar edhe 850 të tjerë ne vitin 2014. Nga këto shifra rezulton që rreth 57% e stafit mësimdhënës
është i trajnuar për përdorim të TIK.
2012 2013 2014
Numri i shkollave me pajisje adekuate për TIK 467 523 523
Numri I kompjutereve ne shkolla 7657 7657 8693
Numri i shkollave me qasje në internet 415
8.3 Strategjia për teknologji të informimit dhe komunikimit
Objektivi 1: Deri në vitin 2011 është hartuar dhe miratuar strategjia e MASHT-it për
TI
Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së MASHT për e-Mësimin, ka vazhduar zbatimi i platformës
edu.net dhe është funksionalizuar platforma Moodle për mësimdhënie. Me mbështetje nga Komisioni
Evropian është hapur tenderi për pajisjen e shkollave për mjete mësimore dhe është punuar në
instalimin dhe funksionalizimin e kabineteve të TIK. Microsoft ka mbështetur MASHT në sigurimin
0 10 20 30 40 50 60
Shkollat me TIK
Nxenes per kompjuter
Stafi I trajnuar per TIK
Shkollat me TIK Nxenes per kompjuter Stafi I trajnuar per TIK
2014 44.4 46.1 56.8
2013 40 51.4 54.2
Grafiku 12: SMIA, Shpërndarja e TIK 2013-2014
65
e licencave për softuer adekuat për përdorim në pajisjet e TIK në shkolla. Në aspektin e
mirëmbajtjes, gjatë këtij viti janë themeluar Klubet Teknike të nxënësve në 25 shkolla.
8.4 Integrimi i teknologjise së informimit në mësimdhënie
Objektivi 3: Deri në vitin 2016 hartimi i kurrikulave që integrojnë përdorimin e TIK-ut
dhe mësimit elektronik në harmoni me standardet ndërkombëtare
Është funksionalizuar platforma elektronike MODDLE dhe ka filluar publikimi i përmbajtjeve
pedagogjike elektronike (projekt i financuar nga EU). Është krijuar platforma elektronike "Rrjeti i
Arsimit të Kosovës" (ku është inkuadruar edhe MOODLE). Vazhdon projekti : “Modernizimi i
sistemit arsimor në Kosovë permes mesimit elektronik dhe digjitalizimit të provimit të maturës”, ku
është duke u punuar në digjitalizimin e Maturës Shtetërore dhe krijimin e nje portali, ne kuader të të
cilit përfshihen edhe softueret e mësimit elektronik për lëndën e TIK-ut dhe Ndërmarrësisë . Në
kuadër të Projektit të Binjakëzimit - Tëinning Project (i cili momentalisht mbështetet nga Finlanda
dhe Austria) është bërë analiza e gjendjes në shkollat pilote për zbatimin e Kurrikulit të Ri lidhur me
infrastrukturën e teknologjisë informative dhe mjetet mësimore, dhe në bazë të rezultateve të dala
nga kjo analizë do të investohet në këto shkolla. Gjithashtu, projekti JAICA- përkrah MASHT-in në
krijimin e një qendre të kompetencave duke ngritur kapacitetet njerëzore përmes trajnimeve të
mësimdhënësve ne Japoni.
66
. KAPITULLI X
_____________________________________________________________________
10. NDËRTIMI I KAPACITETEVE
Koncepti i mbështetjes së menaxhimit të FBSA-së është ngritje e përditshme e kapaciteteve në
menaxhim dhe drejtim në mënyrë që t’i mundësojë MASHT-it të menaxhojë vetvetiu sipas
marrëveshjes me donatorët. Prandaj, numri i intervenimeve, trajnimeve, punëtorive, kurseve, etj.,
nuk është i rëndësishëm, sepse i rëndësishëm është ndikimi cilësinë e sektorit të arsimit. Me këtë
tregues kjo nuk mund të matet. Arritja e përgjithshme gjatë 2013/2014 është pronësia në ngritje
ndaj FBSA-së në MASHT, e që po njihet shumë e më shumë si një mjet efikas dhe efektiv për
koordinimin e donatorëve dhe vërehet progres në integrimin e mekanizimit të FBSA-së në punën
e përditshme të MASHT-it.Synimi për 2014 ishte zbatimi i planit të punës së FBSA-së, zhvillimi
i Planit NK dhe buxhetit përkatës, miratimi i këtyre dy dokumenteve nga ana e Komitetit
Drejtues të FBSA-së dhe fillimi i zbatimit të procedurës në aktivitetet e përditshme të MASHT-
it. Ky synim është arritur.
Caku i parë për 2014 ishte Raporti mbi Vlerësimin e Nevojave të DKA-ve dhe shkollave
dhe Planet për Ngritjen e Kapaciteteve (Planet NK) për të gjitha DKA-të dhe shkollat.
Kjo është arritur vetëm pjesërisht, sepse është prodhuar vetëm një Plan NK e jo planet
individuale të DKA-ve dhe shkollave veç e veç në bazë të nevojave të tyre.
Caku i dytë për 2014 ishte tenderi ndërkombëtar i konsulencës për NK në MASHT dhe
fillimi i zbatimit të aktiviteteve për NK në prill. Për shkak të shumë vonesave gjatë
procesit të tenderimit, angazhimi i konsulentëve filloi në shtator, prandaj deri më tani u
realizuan vetëm një numër i vogël i aktiviteteve. Efekti i kësaj është se për herë të parë në
Kosovë është realizuar një tender ndërkombëtar për shërbime konsulentë dhe se ky
proces intensiv i përvojës së fituar ka qenë pozitiv për të gjitha palët e interesuara.
Caku i tretë për 2014 ishte realizimi i kurseve të gjuhës angleze për tërë stafin e MASHT-
it. Është zbatuar faza e parë e këtij projekti përmes Këshillit Britanik. Projekti është duke
analizuar rrjedhën për të përmirësuar përvojën dhe pjesëmarrjen e stafit të MASHT (shih
raportin e kurseve të gjuhës angleze të datës 25.07.2014.).
67
Sfida kryesore është ngarkesa e punës e stafit prandaj kapacitetet absorbuese për masat e
ngritjes së kapaciteteve, qofshin ato trajnime, trajnime në vendin e punës, kolegu me
kolegun, mbështesin aplikimin e shkathtësive të mësuara në punët e përditshme
KAPITULLI XI
_____________________________________________________________________
11. ÇËSHTJET E NDËRLIDHURA
.
Diaspora ka qenë një ndër prioritetet e MASHT-it, duke organizuar mësimin plotësues për
nxënësit e riatdhesuar në bashkëpunim MASHT, MPB dhe Këshilli i Evropës. Projekti ka filluar
monitorimin më 15 mars 2014 dhe ka përfunduar më 21 qershor 2014, si dhe është bërë
monitorimi i mësimit plotësues në 10 komunat ku po mbahet ky lloj mësimi plotësues për fëmijët
e riatdhesuar. Janë realizuar 1168 kërkesa për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve të arsimit
parauniversitar, janë mbajtur 33 takime me Komisionin për barasvlerë dhe njohje të
dokumenteve të arsimit parauniversitar, si dhe janë realizuar vizita zyrtare jashtë vendit nga
Komisioni për barasvlerë dhe njohje të dokumenteve të arsimit parauniversitare në: Shqipëri,
Malin të Zi dhe Maqedoni.
Gjatë vitit 2014 janë zhvilluar shumë aktivitete edhe për arsimimin e fëmijëve me nevoja të
veçanta arsimore, si: Është miratuar UA 24/2014 Shndërrimi i klasave të bashkangjitura në
dhoma të burimeve, është hartuar programi sipas fushave të aktiviteteve (i cili ju dedikohet
fëmijëve me nevoja të veçanta të rënda dhe të shumëfishta që përfshin këto fusha: gjuhë dhe
komunikim dhe shkathtësi), janë akredituar 20 programe të trajnimit nga Qendrat Burimore për
aftësimin e mësimdhënësve për punë me fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, janë trajnuar
2500 mësimdhënës dhe edukatore në programe të ndryshme (me qëllim të ngritjes se
kapaciteteve të tyre në fushën e arsimit gjithëpërfshirës),si dhe janë hartuar dhe botuar
broshurat, fletëpalosjet dhe posterat me informacione rreth rëndësisë së arsimit gjithëpërfshirës
dhe shërbimeve që ofrojnë qendrat burimore.
Është realizuar programi 3 vjeçar 2013-2015 për aftësimin e 17 asistentëve dhe inspektorëve të
gjuhës së shenjave. Projekti “Mbështetja për Reformën e Arsimit Gjithëpërfshirës”, i financuar
nga Ambasada Finlandeze dhe i zbatuar nga organizata KAPIE është duke mbështetur 4 shkolla
68
të rregullta fillore në fushën e arsimit gjithëpërfshirës. Në projektin regjional 2013-2015
“Mbështetja regjionale për arsim gjithëpërfshirës”, ku bëjnë pjesë Kosova, Kroacia, Shqipëria,
Mali i zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë përfshirë 8 shkolla, prej tyre 4
shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 2 gjimnaze dhe 2 shkolla profesionale dhe si rezultat i këtij
bashkëpunimi qendra burimore “Nënë Tereza” në Prizren ka përfituar pajisje/aparate dëgjimi për
nxënës në shumën prej 100 mijë eurosh.
MASHT edhe gjatë vitit 2014 ia ka përshtatur axhendën e tij procesit shumë të rëndësishëm për
Kosovën, integrimit evropian. Kështu, në kuadër të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit
(DPSA) janë zhvilluar takimet sektoriale të DPSA-së dy herë në vit, në grupet sektoriale
“Inovacioni dhe Kohezioni Social” dhe “Drejtësi, Liri dhe Siguri”. Në kuadër të Planit të
Veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit 2014 (PVMSA), është bërë përcaktimi i
veprimeve të nevojshme për zbatimin e agjendës evropiane dhe progresin në procesin e
integrimit të Kosovës në BE, në pajtim me prioritetet e identifikuara nga Partneriteti Evropian.
Deri më tani është raportuar rregullisht sipas afateve kohore të përcaktuara, si dhe në takimet e
rregullta të Komitetit Drejtues për liberalizim të vizave është raportuar për progresin e arritur për
çështjet e mbuluara nga dialogu për liberalizimin e vizave në kuadër të DPSA-së.
69
KAPITULLI XII
_____________________________________________________________________
12. FINANCIMI I SEKTORIT TE ARSIMIT
Financimi në sektorin e arsimit është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2011.
Shpenzimet në arsim si në raport me bruto prodhimin vendor, ashtu edhe në raport me
shpenzimet e përgjithshme publike janë në shkallë të krahasueshme me vendet e rajonit dhe BE-
së. Vlerat e përgjithshme monetare për sektorin e arsimit dhe nënsektorët janë rritur për çdo vit.
Mirëpo, baza e vogël e GDP dhe numri i madh i nxënësve ka kushtëzuar shpenzime më të ulëta
për kokë nxënësi/studenti krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së. Në anën tjetër, të
dhënat e shpenzimeve të vitit 2014 tregojnë se pjesa më e madhe e buxhetit në të gjitha nivelet ka
shkuar për paga dhe mëditje (71.4%). Financimi në të ardhmen duhet përqendruar në
përmirësimin e parametrave të cilësisë, infrastrukturën e brendshme, tekste dhe mjete të
konkretizimit.
153.50 159.00 160.50181.30
65.40 71.40 69.90
81.008.2012.70 16.00
12.00
0.00
50.00
100.00
150.00
200.00
250.00
300.00
2011 2012 2013 2014
Financimi i sektorit të arsimit 2011-2014
Financimi lokal Financimi qendror Partneret zhvillimor
70
TABELA 4: Shpenzimet (milion euro) në arsim sipas treguesve standard dhe nënsektorëve 2011-2014
2011 2012 2013 2014
GDP (BPV) 4,773 4,916 5,327 5,581
Shpenzimet në sektorin e arsimit
218.9 230.4 230.5 262.3
% GDP në arsim 4.60% 4.70% 4.30% 4.70%
Buxheti i Qeverisë në total 1,415 1,441 1,469 1,589
Buxheti (%) arsim 15.50% 16.00% 15.70% 16.50%
Financimi qendor 65.4 71.4 69.9 81
Financimi lokal (komuna) 153.5 159 160.5 181.3
Financimi i arsimit parauniversitar
183.95 192.57 188.80 210.99
Financimi në arsimin e lartë 34.63 37.62 41.02 50.76
Burimi: Ministria e Financave/MASHT Shenim (1) : Financimi lokal përfshin jo vetëm grantin specifik për arsim por edhe të hyrat vetanake
(vetëfinancimin),grantin e përgjithshëm. Shpenzimet në nivelin parauniversitar përfshijnë financimin lokal dhe shpenzimet e MASHT të dedikuara për nivelin e arsimit parauniversitar. Shpenzimet në arsimin e lartë përfshijnë shpenzimet e institucioneve publike arsimore, shpenzimet e MASHT për arsimin e lartë, UP, ASHAK, AKSP, BK.
12.1 Financimi qeveritar në arsim
Gjatë vitit 2014 projektet kyqe në financim janë orientuar në këto aktivitete:
Edhe në vitin 2014 sektori i arsimit në Republikën e Kosovës u karakterizua nga përpjekjet
reformuese në të gjithë nënsektorët. Qëllimi i këtyre përpjekjeve është të trajtojnë sfidat
kryesore të procesit të rritjes së pjesëmarrjes dhe të përmirësimit të barazisë dhe cilësisë së
arsimit, në kushte të burimeve të kufizuara në dispozicion;
Kanë vazhduar përpjekjet në ngritjen e infrastrukturës së re në arsim, si dhe në përmirësimin
e cilësisë në objektet ekzistuese;
Ka vazhduar procesi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve në fushat, si: Avancimi i
Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM), ECDL (European Computer Driving License),
licencimi i mësimdhënësve etj;
Ka vazhduar pilotimi i kurrikulës së re edhe në 82 shkolla pilot (gjithsej 92 shkolla);
Ka vazhduar konsolidimi i decentralizimit të arsimit në nivel të komunave;
Janë shpërndarë falas tekstet shkollore për arsimin e obligueshëm (klasat 1-9);
Edhe këtë vit MASHT-i ka mbështetur realizimin e projekti “ATOMI”,që ka të bëjë me
ofrimin e shërbimeve nxënësve të shkollimit parauniversitar në të gjitha komunat e
Republikës së Kosovës, të cilët janë përzgjedhur me intelegjencë të jashtëzakonshme;
MASHT ka realizuar vlerësimet e jashtme përmes organizimit të Testit të Maturës, testit të
arritshmërisë për klasat e 9-ta dhe pilot testit për klasat e 5-ta;
Ka filluar projekti “Modernizimi i sistemit arsimor të Kosovës përmes e-Edukimit”, që ka të
bëjë me digjitalizimin e provimit të maturës;
Janë organizuar aktivitete të ndryshme për përmirësimin e mësimit plotësues në diasporë në
gjuhën shqipe.
71
MASHT ka vazhduar përpjekjet që të zhvillojë dhe të implementojë politika gjithëpërfshirëse
në krijimin e një ambienti të përshtatshëm, i cili afirmon qasje të barabartë për të gjithë në
arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë.Në këtë sistem synohet të përfshihenedhe
komunitetet minoritar, nxënësit dhe studentët me aftësi të kufizuara (ushqim dhe transport
falas), si dhe ata nga grupet e margjinalizuara. Edhe këtë vit mbështetje e konsiderueshme iu
është ofruar edhe personave të riatdhesuar.
Në kuadër të Programit Kombëtar të Shkencës janë realizuar këto projekte: konferenca
vjetore “Java e shkencës”, mbështetja e projekteve shkencore, publikimi i punimeve
shkencore, mbështetja e projekteve- mobilitete, qasja në biblioteka elektronike
ndërkombëtare. NëArsimin e lartë, vazhdonprojekti pesëvjeçar “LidershipiTransformues” në bashkëpunim
me USAID - projekti ofron mbështetje për studentët e Kosovës për studime master dhe
studimeprofesionale në SHBA;
Janë siguruar 22 tituj të librave shkencor për Fakultetin e Mjekësisë;
Të gjitha universitetet publike kanë ofruar bursa për studentët e dalluar të nivelit bachelor dhe
master;
Në bashkëpunim me Universitetin e Shefield janë ndarë bursa për studim në City
College/Universiteti i Shefiled në të gjitha nivelet.
Synimi i Ministrisë së Arsimit ka qenë dhe mbetet zhvillimi i arsimit dhe aftësimit
profesional. Ky synim është parakusht për përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së
shërbimeve të ofruara në profilet dhe drejtimet përkatëse, gjithnjë të bazuara në nevojat e
tregut të punës në nivelin nacional dhe ndërkombëtar.
Politikë e MASHT ka qenë dhe mbetet ofrimi i mundësive për personat e rritur, të cilët nuk
kanë pasur rastin të përfitojnë nga shkollimi i rregullt.
Në tabelën më poshtë janë paraqitur të dhënat që pasqyrojnë ndarjen e mjeteve nga buxheti i qeverisë
për sektorin e arsimit dhe të realizuar për vitet 2011-2014 dhe buxhetin e aprovuar për vitin 2015.
Poashtu është paraqitur pjesa e buxhetit për investime kapitale për vitin 2015.
12.2 Donacionet e partnerëve zhvillimor
Donacionet nga partnerët zhvillimor për zbatimin e PSAK në vitin 2011 ishin kryesisht të orientuar
në arsimin parauniversitar dhe aftëimin e të rriturve. Sidoqoftë, orientimi i ndihmes nga partnerët
zhvillimor në vitin 2014 ka ndryshuar dukshëm në strukture duke qenë kryesisht të fokusuar në
arsimin e lartë, zhvillim profesional të mësimdhënësve dhe aftësim dhe arsim profesional. Tabela
pasqyron donacionet e zotuara dhe realizuara për zbatimin e PSAK për vitin 2011-2014.
72
14%
6%
16%
26%
41%
68%
0%35%
32%
31%
31%19% 24%
14%
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
2011 2012 2013 2014
Donacionet për nënsektor të PSAK 2011-2014
AAP
Zhvillimi profesional imësimëdhënësve
Arsimi parauniversitar
Edukimi Parashkollor dhe parafillor
TIK
Arsimi i lartë
Ndërtimi i kapaciteteve -AgjencitQendrore
73
1
Kodi i
ProgNën-programet
Numri i
stafit
2015
Realizimi i
buxhetit
2011
Realizimi i
buxhetit
2012
Realizimi i
buxhetit
2013
Realizimi i
buxhetit
2014
Buxheti i
aprovuar
2015
Investimet
kapitale-
2015
3,491 31,361,031 32,956,147 37,381,367 46,009,567 56,456,268 6,525,462
231Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
55 437,151 774,173 1,040,700 1,142,096 1,209,375 -
915 Akademia e Kosovës për Siguri Publike 197 - - - 2,597,233 2,894,008 480,000
909 Biblioteka Kombëtare (MKRS) 85 - - - 575,105 665,265 -
242 Universiteti i Prishtinës 2230 24,129,366 24,641,245 25,516,720 28,209,600 31,878,494 3,449,462
2230 14,964,725 15,234,468 16,138,418 21,462,383 26,238,671 3,449,462
9,164,641 9,406,776 9,378,302 6,747,217 5,639,823 -
208 MASHT - Totali 1,886 40,860,974 46,010,805 43,387,774 48,431,616 48,672,715 19,085,000
1,886 38,624,293 43,508,256 40,851,773 44,199,147 43,467,314 16,154,000
- 2,236,681 2,502,548 2,536,001 2,232,469 1,674,401 -
- - - - 2,000,000 3,531,000 2,931,000
924 6,794,513 7,540,729 10,823,947 13,485,534 19,809,126 2,596,000
924 5,123,698 5,239,381 8,515,677 11,536,813 18,388,398 2,596,000
- 1,670,816 2,301,349 2,308,270 1,948,721 1,420,728 -
905 Qendra e Studentëve 249 3,144,403 3,705,930 4,016,509 4,333,074 4,129,056 100,000
917 Marrëveshjet Bilaterale - 178,478 328,478 176,905 178,478 2,178,478
909 Biblioteka Kombëtare Universitare e Kosovës - 581,607 681,843 663,510 - - -
906 Institutet - 817,271 - - - - -
970 Instituti Albanologjik i Prishtinës 51 - 576,447 589,429 637,842 740,888 -
971 Instituti i Historisë 31 - 308,954 296,864 321,554 375,847 -
972 Instituti i Leposaviqit 14 - 3,458 6,748 10,923 77,788 -
973 Agjencia Kosovare e Akreditimit 9 - 399,590 546,147 645,698 536,539 -
919 Universiteti i Prizrenit 130 2,072,755 1,536,030 2,480,058 2,419,321 3,146,267 450,000
974 Universiteti i Pejës 155 - - 1,642,634 2,508,749 2,717,541 500,000
977 Universiteti i Gji lanit 95 - - 125,921 691,903 1,823,574 370,000
978 Universiteti i Gjakovës 95 - - 156,580 685,341 1,923,574 470,000
979 Universiteti i Mitrovicës 95 - - 122,643 1,052,650 1,923,574 470,000
982
Investimet kapitale tjera në Arsimin e Lartë dhe
Shkencë - - - - - 236,000 236,000
730 3,917,160 4,068,482 4,102,318 3,846,630 19,687,083 12,489,000
730 3,917,160 4,068,482 4,102,318 3,846,630 16,756,083 9,558,000
- - - - - 2,931,000 2,931,000
900 Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve 6 - 248,209 247,240 212,638 257,189 -
908 Arsimi për fëmijër me nevoja të veçanta 208 1,609,645 1,570,667 1,629,798 1,418,561 1,631,707 -
910 Trainimi i Mësuesve - 970,271 847,337 704,062 690,612 728,383 -
911 Zhvill imi i Planprogramit - 208,265 238,258 243,565 205,935 213,434 -
918 Instituti Pedagogjik i Kosovës 21 128,979 164,011 277,654 268,449 304,523 -
925 Programi i Arsimit Bazik - 1,000,000 1,000,000 1,000,000 1,000,000 1,000,000 -
975
Agjencia e Arsimit dhe Aftësimit Profesional
dhe Arsimit për të Rritur 495 - - - 50,434 3,062,847 -
981 Investimet kapitale në Arsimin Parauniversitar - - - - - 10,489,000 10,489,000
495
Bashkëfinancim me Kuvendin Komunal të
Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut
dhe Leposaviqit - - - - - 2,000,000 2,000,000
232 30,149,301 34,401,593 28,461,508 31,099,452 9,176,506 4,000,000
232 29,583,435 34,200,393 28,233,777 28,815,704 8,322,833 4,000,000
- 565,866 201,200 227,731 283,748 253,673 -
- - - - 2,000,000 600,000 -
113 Administrata Qendrore 160 29,997,306 34,200,907 28,254,429 30,909,249 8,442,426 4,000,000
114 Zyra e Ministrit 9 151,995 200,686 207,079 190,203 208,411 -
980 Inspektoriati i Arsimit të Kosovës 63 - - - - 525,669 -
- 153,512,228 158,960,941 160,509,770 181,298,544 184,969,789 10,899,578
920 Grandi specifik i arsimit& granti qeveritar 145,075,027 148,865,519 150,347,982 172,116,457 173,178,155 5,807,093
Të hyrat vetanake (21-22) 8,437,201 10,095,422 10,161,788 9,182,086 11,791,634 5,092,485
218,939,720 230,387,163 230,454,964 262,254,192 270,289,646 33,914,040
Financimi i sektorit të arsimit në Kosovë (nga granti qeveritar, të hyrat vetanake dhe huamarrja)
Financimi i arsimit në nivel komunal
Financimi i arsimi në total:
Granti i përgjithshëm-10
Të hyrat vetanake (21-22)
Granti i përgjithshëm-10
Të hyrat vetanake (21-22)
Financimi nga huamarrja
Granti i përgjithshëm -10
Finacimi nga huamarrja
Arsimi i Lartë dhe Shkenca Totali
Arsimi Parauniversitar -Totali
Shërbimet e Administratës Qendrore-Total
Gjithsej: MASHT/Arsimi i Lartë, UP, ASHAK , BK, AKSP
MASHT (Granti i përgjithshëm)
MASHT (Të hyrat vetanake 21-22)
MASHT (Financimi nga Huamarrja)
Granti i përgjithshëm-10
Të hyrat vetanake (21-22)
Tabela Nr.. Kostoja implementuese e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë për vitin 2014
Nënsektori Kostoja e
gjithëmbarshme e vitit 2014
Investimet e gjithëmbarshme të
vitit 2014
Kostoja e planifikuar minus
investimet e realizuara për vitin
2014
Përqindja e realizimit të PSAK-ut
për vitin 2014
1. Arsimi Parauniversitar
44,182,229 34,083,191
(10,099,038) 77.1%
2. Edukimi Parashkollor 3,216,720 681,315
(2,535,405) 21.2%
3. Aftësimi dhe Aftësimi profesional
8,648,740 3,051,326
(5,597,414) 35.3%
4. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve
2,064,930 9,813,283 7,748,353 475.2%
5. Arsimi i lartë 19,118,860 17,661,126
(1,457,734) 92.4%
6. Arsimi i të rriturve 1,136,010 48,590
(1,087,420) -4.3%
7. TIK 15,356,800 2,613,512
(12,743,288) 17.0%
8. Ndërtimi i kapaciteteve për MASHT-in dhe agjencitë qendrore
300,250 1,154,330 854,080 384.5%
Gjithsej 94,024,539 69,106,674
(24,917,865) 73.5%
76
TABELA: Donacionet nga partnerët zhvillimor - shumat e zotuara dhe realizuara për 2011-2015
Nënsektorët e PSAK
Shuma e projekteve të zotuara 2011
Shuma e projekteve të
realizuara 2011
Shuma e projekteve të zotuara 2012
Shuma e projekteve të
realizuara 2012
Shuma e projekteve të
zotuara 2013
Shuma e projekteve të
realizuara 2013
Shuma e projekteve të zotuara 2014
Shuma e projekteve të
realizuara 2014
Shuma e projekteve të
zotuara 2015
Shuma e projekteve të zotuara
2016
Arsimi i të rriturve
309,012
-
810,909.90 676,834
-
-
-
-
-
Ndërtimi i kapaciteteve -Agjencit Qendrore
192,756
35,000
1,686,301
1,693,733
421,282
-
3,134,728
1,099,064
1,658,160
-
Arsimi i lartë 4,375,535
5,000
3,521,227
2,054,660
13,385,777
4,172,652
11,004,164
7,477,269
2,744,504
2,000,000
TIK 1,834,672
18,000
36,040
36,040
-
-
-
-
359,476
-
Edukimi Parashkollor dhe parafillor
150,000
82,000
1,508,142
971,475
320,000
185,000
399,460
382,460
302,000
-
Arsimi parauniversitar
8,263,409
5,597,149
335,063
359,044
3,805,952
2,659,545
1,356,855
1,126,012
992,365
578,255
Zhvillimi profesional i mësimëdhënësve
2,228,384
50
2,059,996
4,405,912
3,488,718
5,197,956
4,179,741
5,750,061
1,749,000
-
AAP 9,168,176
2,454,916
1,683,187
2,470,094
4,445,302
3,792,052
5,104,454
2,575,179
1,158,068
-
Total 26,521,944
8,192,115
11,640,866
12,667,791
25,867,031
16,007,206
25,179,401
18,410,045
8,963,573
2,578,255