viti shkollor 2020-2021 ÇojmË pËrpara arsimin nË …€¦ · organizatat kontribuuese: plani...
TRANSCRIPT
ORGANIZATAT KONTRIBUUESE:
Plani Ynë për një Vit Shkollor të Sigurt dhe të Suksesshëm Korrik 2020
ÇOJMË PËRPARA ARSIMIN
NË MËNYRË TË SIGURT
VITI SHKOLLOR 2020-2021
PASQYRA E LËNDËS
03 | Letër nga mbikëqyrësi
04 | Hartimi i planit
04 | Parimet udhëheqëse, qasja dhe grupet e punës
06 | Të dhënat hyrëse dhe angazhimi
07 | Supozimet zhvillimore
07 | Vazhdimësia/spektri i modeleve të nxënies
08 | Plani
08 | Mjediset e shëndetshme dhe të sigurta: përparësia jonë
numër një
12 | Dita e parë e shkollës
12 | Përmbushja e nevojave të nxënësve dhe personelit lidhur
me shëndetin mendor, traumat dhe nevojat socio-emocionale
13 | Nxënia e vazhdueshme gjatë gjithë vitit shkollor
14 | Modelet e nxënies & zbatimi
17 | Operacionet shkollore
22 | Lëndët akademike
24 | Atletika dhe aktivitetet jashtëshkollore
25 | Mbështetja për familjet
26 | Përgatitja e personelit shkollor për një vit shkollor të
suksesshëm
26 | Siguria e punonjësve, shërbimet përkrahëse &
përmirësimet
28 | Po më pas?
28 | Shtojcë: proceset & protokollet
28 | Kalendari për vitin shkollor 2020-21 (në pritje të miratimit
nga Bordi)
FAQE | 03
I nderuar rreth shkollor i komunitetit të Filadelfias,
Së bashku, po i afrohemi një viti shkollor i cili do të duket dhe përjetohet shumë ndryshe
nga çdo vit tjetër. Ajo që dimë është se kushtet e krijuara nga “COVID-19”-a do të
vazhdojnë të zhvillohen më tej dhe që udhëzimet e autoriteteve shëndetësore të qytetit,
shtetit dhe ato federale, të cilat duhet t'i ndjekim, do të ndryshojnë, ndonjëherë shumë
shpejt. Këto rrethana të pazakonta na kanë bërë të rimendojmë mësimdhënien dhe
nxënien, dhe të mendojmë shumë ndryshe lidhur me mënyrën se si mund të mbështesim
realizimin e një viti shkollor të sigurt dhe të suksesshëm për të gjithë anëtarët e
komunitetit të rrethit tonë shkollor. Ky plan do të na mundësojë të përshtatemi me
shpejtësi, ndërkohë që peizazhi i shëndetit publik vazhdon të zhvillohet si para, ashtu
edhe pas fillimit të shkollës. “Viti shkollor 2020-2021: Plani për çuarjen përpara të
arsimit në mënyrë të sigurt” është udhërrëfyesi ynë.
Ne kemi një përgjegjësi themelore për të rifilluar mësimdhënien dhe nxënien gjatë gjithë
vitit shkollor për të gjithë nxënësit, dhe jemi plotësisht të angazhuar për këtë, ndërkohë
që vendimmarrja jonë udhëhiqet nga barazia, siguria, shkenca dhe nevojat e shumta të
palëve tona të interesit. Plani pasqyron disa muaj bashkëpunim me ekspertët e shëndetit publik dhe me udhëheqës të tjerë
nga e gjithë Filadelfia dhe vendi, si dhe idetë dhe komentet e familjeve, drejtuesve të shkollave, mësuesve, personelit,
nxënësve, sindikatave dhe palëve të tjera kryesore të interesit.
Gjatë vitit të ardhshëm shkollor, të gjithë nxënësit pritet të marrin pjesë në procesin mësimor pesë ditë në javë. Shkollat tona
do të ofrojnë një kombinim të mësimnxënies ballë për ballë dhe asaj digjitale, për të përmbushur nevojat e ndryshme të të
gjithë nxënësve tanë, familjeve dhe personelit. Ne do të përmirësojmë protokollet e pastrimit për shkollat tona dhe autobusët,
dhe do të marrim masa të rrepta sigurie për të përkrahur mjediset e shëndetshme të nxënies dhe punës për të gjithë, gjatë
kohës që janë në ndërtesat e shkollave. Ne duhet të punojmë së bashku për të zbutur rreziqet ndaj nxënësve, mësuesve dhe
personelit tonë. Kjo do të thotë që të gjithëve do t’u kërkohet të vënë maskë, të respektojnë urdhrin për larjen e shpeshtë të
duarve, të praktikojnë distancimin social, dhe të zbatojnë të gjitha protokollet e shëndetit dhe të sigurisë, duke përfshirë edhe
qëndrimin në shtëpi në rast të sëmundjes, shfaqjes së simptomave ose pasjes së kontaktit të ngushtë me një person të
diagnostikuar me “COVID-19”.
Si rreth shkollor, aty ku është e mundur, do t’i japim përparësi nxënies ballë për ballë, me distancim social, sidomos për
nxënësit me nevoja komplekse dhe për nxënësit e vegjël, për të cilët hulumtimet shkencore thonë se përfitojnë më së shumti
nga mësimdhënia ballë për ballë. Ne e kuptojmë që mund të ketë familje të cilat, për shumë shkaqe, mund të mos ndihen
rehat me nxënien ballë për ballë, kështu që, si opsion, do të jetë edhe nxënia digjitale për të gjithë vitin shkollor ose një pjesë
të tij. Pranverën e këtij viti kemi mësuar shumë lidhur me gjërat që funksionojnë—dhe ato që nuk funksionojnë—në ambientet
e nxënies digjitale, dhe mësimet që kemi nxjerrë na kanë ndihmuar të fuqizojmë modelin tonë të nxënies digjitale.
Krahas këtij “Plani”, do të vazhdojmë të adresojmë në mënyrë proaktive racizmin sistemik dhe praktikat e pabarazisë në
shkollat tona, të cilat janë theksuar për shkak të kësaj pandemie. Gjithashtu, do të ofrojmë një varg burimesh për
mbështetjen e shkollave dhe familjeve në përgatitjen për vitin shkollor 2020-2021. Ky udhëzues shtesë do të përfshijë një
udhërrëfyes për operacionet shkollore, burimet e nxënies në largësi, si dhe udhëzime të specializuara për nxënës të
ndryshëm.
Jemi të vetëdijshëm se viti shkollor që po afrohet do të jetë sfidues për të gjithë ne. Ka shumë të ngjarë që situata me
“COVID-19”-ën të kërkojë mbylljen e përkohshme të shkollave ose ndoshta edhe gjithë rrethit shkollor për periudha të
caktuara. Të gjithë ne duhet të planifikojmë për këta skenarë. Sikurse kam thënë edhe më parë, mënyra më e mirë për të
punuar gjatë një krize është bashkëpunimi. Dhe duke punuar së bashku, do ta çojmë përpara arsimin në mënyrë të sigurt
dhe do t’i ndihmojmë nxënësit tanë të vazhdojnë të mësojnë e të zhvillohen.
Me respekt,
William R. Hite, Jr., Ed.D.
Mbikëqyrës
LETËR NGA MBIKËQYRËSI
FAQE | 04
Hartimi i planit
Teksa planifikojmë për një vit shkollor 2020-2021 të sigurt e të suksesshëm gjatë këtyre kohërave të pazakonta, i
jemi qasur kësaj pune me maturi, me bashkëpunim dhe me një ndjenjë të madhe përgjegjësie për shëndetin dhe
mirëqenien e nxënësve, familjeve dhe personelit tonë. Gjithashtu, jemi duke bërë planifikime në kushtet e një
pasigurie të madhe. Vetë koronavirusi dhe udhëzimet e politikat nga agjencitë e shëndetit vazhdojnë të
ndryshojnë. Kjo do të thotë që duhet të jemi fleksibël në aftësinë tonë për të planifikuar dhe për t’iu përshtatur
rrethanave në ndryshim e sipër, në mënyrën më të butë dhe të shpejtë të mundshme, për të mbështetur
mosndërprerjen e procesit mësimor për nxënësit.
Gjatë hartimit të këtij plani, ka pasur supozime kyçe, komente dhe angazhime të cilat na kanë udhëhequr në
vendimmarrjen tonë.
Të jemi të qartë: ky plan mund të ndryshojë, madje shumë herë para dhe pas fillimit të vitit shkollor, në varësi të
udhëzimeve që marrim lidhur me reagimin e duhur ndaj virusit. Ne do të mbetemi në kontakt të përditshëm me
agjencitë tona partnere të shëndetit me qëllim që të informohemi me të rejat më të fundit. Gjithashtu, do të
marrim dhe analizojmë vazhdimisht të dhëna dhe komente të ndryshme për të marrë vendimet më të
mirinformuara, si dhe për t’i ofruar komunitetit të rrethit tonë shkollor përditësime rutinore.
Parimet udhëheqëse, qasja dhe grupet e punës
Rrethi shkollor i Filadelfias po punon për të siguruar që rinisja e shkollës të jetë e sigurt, të përfshijë në këtë
proces familjet dhe personelit, si dhe t’i japë përparësi arritjeve të nxënësve, mësimdhënies cilësore dhe
shëndetit e mirëqenies për të gjithë. Në gjithë këtë punë, procesi ynë i planifikimit dhe i vendimmarrjes ndihmohet
nga këto parime udhëzuese:
• Shëndeti dhe siguria → Rrethi shkollor do të bëjë çdo përpjekje për të ruajtur shëndetin, sigurinë dhe
mirëqenien e nxënësve dhe punonjësve të tij dhe të komunitetit në përgjithësi. Planifikimi dhe
vendimmarrja do të udhëhiqen nga udhëzimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve
(CDC—Centers for Disease Control and Prevention), Departamentit të Arsimit të Filadelfias dhe
Departamentit të Shëndetit Publik të Filadelfias (PDPH), si dhe nga komentet e doktorëve dhe ekspertëve
të shëndetit publik të Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias.
• Mësimdhënie cilësore e vazhdueshme → Rrethi shkollor do t’u ofrojë mësimdhënie cilësore të gjithë
nxënësve, si në mjediset e nxënies ballë për ballë, ashtu edhe në ato digjitale, për të mbështetur
përparimin dhe arritjet e tyre.
• Barazia arsimore → Rrethi shkollor do të pajisë të gjithë nxënësit me qasje në mësimdhënie të nivelit të
klasës së tyre dhe përkrahje socio-emocionale, me fokus heqjen dhe dhënien fund të praktikave raciste.
• Vendimmarrje të mbështetur në të dhëna → Rrethi shkollor do të përdorë të dhëna dhe analizat e
ekspertëve gjatë vendimmarrjes dhe do të frymëzojë besim në radhët e të gjitha palëve të interesuara.
Vendimet tona do të marrin parasysh komentet e nxënësve, punonjësve dhe pjesëtarëve të komunitetit
shkollor.
• Fleksibiliteti → Duke pasur parasysh pasigurinë dhe peizazhin që ndryshon dita-ditës, plani i rrethit
shkollor do të bazohet në fleksibilitet, me qëllim që ne të jemi të përgatitur të përshtatemi në varësi të
nevojave të palëve të interesit dhe ndryshimeve që duhen bërë patjetër për shkak të rrethanave
mjekësore dhe udhëzimeve për shëndetit publik.
• Komunikimi i saktë dhe brenda afateve → Rrethi shkollor do të sigurojë që nxënësit, punonjësit dhe
familjet të kenë informacionin që iu duhet për të qenë të sigurt, dhe do të përditësojë vazhdimisht palët e
interesuara duke u dhënë informacione të rëndësishme gjatë gjithë vitit shkollor.
FAQE | 05
Gjithashtu, i jemi qasur punimit sonë duke i parë opsionet për vitin e ardhshëm shkollor përmes tri lenteve kritike,
të cilat pa e përqendruan vëmendjen te shëndeti dhe siguria e- të gjithë anëtarëve të komunitetit shkollor, ofrimi i
përvojës më të mirë akademike për nxënësit dhe marrja parasysh e nevojave të familjeve dhe palëve të interesit.
Përpjekjet tona planifikuese u udhëhoqën nga shtatë grupe pune, të cilat shqyrtuan së bashku një gamë fushash
që janë jetike për të pasur një vit shkollor të sigurt dhe të suksesshëm gjatë kësaj periudhe sfiduese. Këto grupe
pune, dhe aspektet e ndërvarura që ato shqyrtuan gjatë procesit të planifikimit, janë si më poshtë:
Grupet e punës
Shëndeti dhe siguria - Protokollet që përfshijnë distancimin social, testimin e pajisjeve mbrojtëse dhe
Skanimin, gjurmimin dhe raportimin, si dhe trajnimin.
Lëndët akademike - Programi mësimor kryesor, praktikat mësimore dhe integrimi me teknologjinë.
Politikat për punonjësit dhe shërbimet përkrahëse - Politikat, trajnimi dhe përkrahja, dhe nevojat e personelit
për modele mësimdhënieje dhe mirëqenie të punonjësve.
Komunikimet - Praktikat për të mbajtur të informuar dhe angazhuar nxënësit, familjet dhe personelin
Ambientet - Kalendari dhe praktikat e pastrimit dhe protokollet për përmirësimin e ndërtesave mbështetur në
udhëzimet nga autoritetet e shëndetit publik.
Transporti dhe shërbimet e ushqimit - Skenarët e shërbimit dhe praktikave të pastrimit mbështetur në modelet
mësimore
Operacionet shkollore dhe shërbimet përkrahëse shkollore - Kalendari akademik, orari shkollor dhe
përkrahja socio-emocionale
Aspektet e ndërvarura
• Të dhënat për shëndetin
• Financimi
• Fuqia punëtore
• Udhëzimet nga agjencia
HARTIMI I PLANIT
Shëndeti dhe siguria
Përvoja e nxënësve
Shëndet dhe siguri për të gjithë anëtarët
e komunitetit shkollor
Mësimdhënie dhe nxënie cilësore dhe të
pandërprerë
Mbështetje për nxënësit dhe mirëqenie
Dëfrim dhe përvoja pasuruese
Nevojat e palëve të
interesit Kthimi në punë ose vendet e punës
Përkrahja e nevojshme për realizimin e
mësimdhënies në largësi
FAQE | 06
Të dhënat hyrëse dhe angazhimi
Angazhimi i familjeve, nxënësve, personelit, anëtarëve të komunitetit, ekspertëve të shëndetit dhe drejtuesve nga
i gjithë qyteti, shteti dhe vendi, ishte një pjesë thelbësore e mënyrës se si iu qasëm hartimit të këtij “Plani”. Kemi
marrë më shumë se 35 000 përgjigje në “Anketën për rihapjen e rrethit shkollor” dhe kemi shqyrtuar më shumë
se 6 000 përgjigje nga anketa e Federatës së Mësuesve të Filadelfias. Gjithashtu, kemi marrë të dhëna hyrëse
në sasi të mëdha nëpërmjet rrugëve të tjera, si p.sh. nga formulari ynë në internet i komenteve, takimet virtuale
me bashkinë e qytetit dhe gjatë takimeve me rrethe të tjera shkollore urbane të mëdha, nga i gjithë vendi. U
përfshi edhe Bordi Këshillues i Drejtorëve për të siguruar dëgjimin e zërit dhe pikëpamjeve të drejtorëve të
shkollave.
Të tjerë kontribuues në këtë punim janë: Departamenti i Shëndetit Publik i Filadelfias: “PolicyLab” në Spitalin e
Fëmijëve të Filadelfias; Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve; Departamenti i Arsimit i
Pensilvanisë, dhe udhëheqësit e Qytetit të Filadelfias.
I jemi mirënjohës gjithkujt që na ka ndihmuar të formësojmë mendimet tona dhe të sigurojmë të dhëna për
vendimmarrjen. Ne e dimë rëndësinë që ka bashkëpunimi me të gjithë palët tona të interesit dhe partnerët tanë
lidhur me të dhënat hyrëse dhe diskutimin, prandaj ju falënderojmë të gjithëve për përfshirjen tuaj.
Komunikimi me familjet, nxënësit, personelin dhe komunitetin tonë si dhe dëgjimi i tyre ka qenë një pjesë
thelbësore e përpjekjeve tona për të hartuar këtë "Plan”. Gjatë gjithë verës dhe vitit shkollor, rrethi shkollor dhe
shkollat individuale do të vazhdojnë të angazhojnë anëtarët e komunitetit tonë shkollor për të siguruar që të gjithë
të jenë të informuar me të dhënat më të fundit dhe që ne t’ju dëgjojmë vazhdimisht lidhur me mënyrën se si po
shpalosen planet dhe se si mund të përmirësohemi. Gjatë verës, rrethi shkollor do të bashkëndajë rregullisht
informacione dhe përditësime, ndër të tjera, përmes emailit, robothirrjeve dhe teksteve, evenimentit javor “live” në
Facebook, të organizuar nga mbikëqyrësi, si dhe shfaqjes “Education Pulse” në radio “WURD”-in, e cila
transmetohet dy herë në muaj. Gjithashtu, do të zhvillojmë anketa të herëpashershme dhe do të organizojmë më
shumë seanca takimi me bashkinë, për të bashkëndarë informacione, për të dëgjuar komente dhe për t'iu
përgjigjur pyetjeve. Çdo shkollë do të hartojë edhe një “Plan për hapjen e vitit shkollor 2020-2021”, të cilin do ta
postojë në faqen e vet të internetit, dhe do t’u ofrojë familjeve burime për nxënien në largësi si dhe udhëzime të
posaçme për nxënësit e ndryshëm.
HARTIMI I PLANIT
FAQE | 07
Supozimet zhvillimore
Supozimet lidhur me “COVID-19”-ën
• Në Filadelfia dhe në rajonin përreth, do të ketë raste aktive me COVID-19 në kohën e fillimit të shkollës
dhe gjatë gjithë vitit shkollor 2020-2021.
• Deri në fillim të vitit shkollor dhe ndoshta deri në fund të tij nuk do të ketë vaksinë.
• Virusi mund të përparojë më shpejt dhe në shumë mënyra të ndryshme gjatë gjithë vitit shkollor, dhe, për
pasojë, udhëzimet nga zyrtarët lokalë dhe shtetërorë të shëndetit mund të ndryshojnë me shpejtësi.
Supozimet operative
• Rrethit shkollor do t’i duhet të ketë fleksibilitet të vazhdueshëm operativ dhe mësimor për t’iu përgjigjur
kushteve në ndryshim e sipër të COVID-19-ës dhe udhëzimeve më të fundit të zyrtarëve lokalë dhe
shtetërorë të shëndetit.
• Shkollat tona, nxënësit, familjet dhe personeli do të duhet të përgatiten për të kaluar nga nxënia ballë për
ballë në atë digjitale (dhe anasjelltas), në varësi të ndryshimit të rrezikut nga COVID-19-a dhe të
nevojave përkatëse të shëndetit publik dhe sigurisë.
• Ndryshimi i kushteve të COVID-19-ës ka të ngjarë të bëjë të domosdoshme mbylljen e përkohshme të një
ose më shumë klasave, shkollave ose edhe të të gjithë rrethit shkollor gjatë vitit shkollor.
• Do të ketë familje të cilat mezi presin që fëmijët të kthehen në shkollë për të ndjekur mësime ballë për
ballë. Do të ketë edhe familje të cilat do të duan të kenë një alternativë tjetër përveç mësimdhënies ballë
për ballë, gjatë një pjese ose gjatë gjithë periudhës kur do të ketë ende raste me COVID-19 në rajon.
• Do të ketë anëtarë të personelit të cilët nuk do të ndihen rehat me kthimin në shkollë dhe në ndërtesa e
zyra përpara shpikjes dhe shpërndarjes në masë të vaksinës.
• Do të ketë nxënës dhe anëtarë të personelit të cilët janë të cenueshëm nga ana shëndetësorë dhe për të
cilët kthimi fizik në shkollat e rrethit shkollor përpara shpikjes së vaksinës mund të paraqesë një rrezik
tepër të madh.
• Do të ketë popullata nxënësish për të cilët nxënia ballë për ballë duhet të jetë përparësi.
• Ulja e rrezikut të transmetimit do të kërkojë investime të konsiderueshme në para, kohë dhe furnizime.
Vazhdimësia/spektri i modeleve të nxënies Pasiguria që shoqëron situatën e shkaktuar nga COVID-19-a do të bëjë që të gjithë ne të kalojmë me shpejtësi
dhe siguri midis tri modeleve të ndryshme të nxënies: nxënies digjitale, nxënies hibride dhe nxënies ballë për
ballë. Rrethi shkollor do të ofrojë trajnim, mjete dhe shërbime të tjera mbështetëse për të siguruar që këto kalime
të jenë të suksesshme dhe që të mos këto ndërprerje të mësimdhënies dhe nxënies në të gjithë spektrin e
modeleve të nxënies.
HARTIMI I PLANIT
GJENDJA AKTUALE-QËLLIM FUNDOR
Nxënia digjitale
Mësuesit dhe nxënësit marrin pjesë në
procesin e nxënies nëpërmjet strategjive
të nxënies përmes teknologjisë, një
sistemi të menaxhimit të nxënies dhe
platformës së takimeve virtuale. Edhe
emailet, konferencat telefonike dhe
videokonferencat mund të shërbejnë për
të përkrahur nxënien nga largësia.
Nxënia hibride
Ndërthurje e nxënies
ballë për ballë (në
praninë fizike) dhe
asaj digjitale.
Nxënia ballë për ballë
Ndërveprime mësimore të cilat
ndodhin “në praninë fizike të
individit” dhe në kohë reale, midis
mësuesit dhe nxënësve ose midis
kolegëve dhe shokëve a shoqeve
të klasës.
FAQE | 08
Plani
Qëllimi ynë është të ofrojmë mësimdhënie cilësore të pandërprerë për të gjithë nxënësit, si në mjedisin e nxënies
ballë për ballë, ashtu edhe në atë të nxënies digjitale, duke ruajtur në të njëjtën kohë shëndetin dhe sigurinë e
çdo personi të përfshirë. E pranojmë se, ndonëse pjesa më e madhe e nxënësve kanë marrë pjesë në nxënien
digjitale, nxënësit, për një kohë të zgjatur, kanë qenë larg asaj që dikur e njihnin si “shkollë”. Prandaj, po
përgatitemi të adresojmë me maturi si nevojat socio-emocionale të nxënësve, ashtu edhe nevojat e tyre
akademike. Shkollat në të gjithë rrethin tonë shkollor do të fillojnë me një model hibrid i cili respekton udhëzimet e
autoriteteve lokale dhe shtetërore të shëndetit publik dhe bën të mundur praktikimin e distancimit social dhe të
masave të tjera të sigurisë, në shkallën më të madhe të mundshme.
Më poshtë po paraqesim hollësitë e planit.
Mjediset e shëndetshme dhe të sigurta: përparësia jonë numër një
Ndërsa jemi duke planifikuar për vitin e ardhshëm shkollor, jemi përqendruar qëllimisht te mënyrat e ruajtjes së
mjediseve të shëndetshme në shkollë dhe në punë, kufizimit të përhapjes së COVID-19-ës dhe zbatimit të
sistemeve për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së komuniteteve tona. Protokollet e mëposhtme pasqyrojnë javë
të tëra bisedimesh intensive në të cilat janë përfshirë Komiteti ynë i Shëndetit dhe Sigurisë për Rastin e COVID-
19-ës dhe grupet e tij të ndryshme të punës si dhe profesionistët e arsimit, duke përfshirë mësuesit, drejtorët e
shkollave dhe asistent-mbikëqyrësit. Këto bisedime janë zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët e shëndetit
publik të Departamentit të Shëndetit Publik të Filadelfias (PDPH) dhe mjekët e sëmundjeve infektive dhe
pediatrët e Spitalit të Fëmijëve të Filadelfias. Gjithashtu, në kuadër të procesit tonë u realizua edhe një shqyrtim i
kujdesshëm i udhëzimeve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Departamentit
të Arsimit të Pensilvanisë, si dhe literatura e disponueshme mjekësore dhe epidemiologjike mbi COVID-19-ën, që
ka të bëjë me fëmijët dhe ambientet shkollore.
Ende ka shumë gjëra që nuk i dimë rreth këtij virusi. Udhëzuesi në këtë pjesë të punimit mbështetet në kushtet
aktuale dhe në informacionet më të mira që kemi deri në mes të korrikut. Udhëzuesi do të përditësohet kur të
marrim informacione të reja.
Praktikat e higjienës së shëndetshme
Ekspertët janë dakord që praktikat rutinë të higjienës së shëndetshme përbëjnë një masë thelbësore për
mbrojtjen nga COVID-19-a. Të gjithëve në ndërtesat tona shkollore do t’iu kërkohet:
• Të mbajnë maskë fytyre që mbulon gjatë gjithë kohës gojën dhe hundën.
• Të praktikojnë higjienën e duarve (të lajnë ose sanitizojnë duart) menjëherë pas mbërritjes në shkollë,
para ngrënies, para se të vendosin dhe heqin maskën dhe kur përdorin tualetin.
• Të përdorin ujë dhe sapun për të larë gjithë sipërfaqen e duarve për të paktën 20 sekonda.
• Të përdorin sanitizues me përmbajtje alkooli prej të paktën 60% nëse nuk është e mundur larja e
duarve. Sanitizuesi i duarve do të jetë i disponueshëm në të gjitha ndërtesat.
• Të shmangin prekjen e syve, hundës ose gojës.
• Të praktikojnë etiketën e mirë të frymëmarrjes, ku përfshihet mbulimi i gojës gjatë kollitjeve dhe
teshtimave me një copë rrobë ose me bërryl.
Krahas kësaj, nxënësit dhe personelit duhet të qëndrojnë patjetër në shtëpi nëse ndihen sëmurë ose kanë
ndonjë simptomë që ndërlidhet me COVID-19-ën. Ata që sëmuren në shkollë ose në vendin e punës do të
dërgohen menjëherë në shtëpi. Në “Protokollin e shëndetit & sigurisë” mund të gjeni hollësi të tjera.
FAQE | 09
Distancimi social
Modeli i kohortës është qasja më e mirë dhe do të zbatohet aty ku është e mundur. “Kohorta” përkufizohet si i
njëjti grup nxënësish që qëndrojnë bashkë në të njëjtën klasë gjatë gjithë ditës me të njëjtin mësues dhe që, aq
sa është e mundur, nuk përzihen me nxënës të tjerë. Rritja e distancës fizike midis individëve mund të ulë edhe
rrezikun e transmetimit, prandaj do të zbatohen këto masa:
• Të gjithë individët duhet që, sa më shumë që të jetë e mundur, të qëndrojnë të paktën 6 këmbë larg të
tjerëve, duke respektuar sinjalistikën, shenjat ngjitëse në dysheme dhe shiritat me ngjyrë që tregojnë
parametrat e distancimit social dhe rrjedhën e trafikut (qarkullimit) në hyrjet e ndërtesave, daljet dhe në
zonat e tjera të përbashkëta. Në rastet kur qëndrimi 6 këmbë larg është i pamundur do të përdoren masa
zbutëse.
• Barrierat fizike të tejdukshme do të instalohen në zonën e recepsionit, në sportelet e shkollave dhe në
vendet e punës ku ka ndërveprim ballë për ballë me publikun.
• Do të kryhet konfigurimi i bankave, tavolinave, karrigeve dhe sendeve të tjera për të nxitur distancimin
social në klasa dhe në zonat e përbashkëta për të ruajtur distancën sociale prej 6 këmbësh.
• Në ashensor nuk do të lejohet të hyjnë më shumë sesa katër persona njëherësh, ku çdo person do të
duhet të qëndroje në njërin cep të ashensorit.
• Nuk inkurajohet zhvillimi i takimeve fizike dhe, aty ku është e mundur, takimet duhet të vazhdojnë të
kryhen në rrugë virtuale.
• Sallat e pushimit dhe mensat e punonjësve do të jenë të mbyllura për takime/grumbullime.
• Numri i personave të lejuar në tualet do të përcaktohet nga sipërfaqja e tualetit dhe konfigurimi i
dhomëzave të tualetit për të siguruar që individët të jenë të paktën 6 këmbë larg njeri-tjetrit.
• Dendësia maksimale në rastin e sipërfaqeve të zyrave do të jetë 5 persona për 1 000 këmbë katrorë.
• Aty ku është e mundur, numri maksimal i individëve, duke përfshirë nxënësit, mësuesit dhe personelin,
që do të lejohet në të njëjtën klasë është 25.
• Shkollat duhet t’i japin përparësi barrierave prej pleksiglasi për klasat që kanë shumë nxënës ose për
klasat që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme që do të mundësonte që bankat të ishin 6 këmbë larg njëra-
tjetrës.
• Shkollat do të marrin parasysh përdorimin e hapësirave të tjera alternative, si sallat e gjimnastikës,
auditorët dhe kafeteritë, për të zhvilluar mësimin me një numër më të madh nxënësish në rastet kur është
e pamundur ulja e numrit të nxënësve në klasë.
• Tavolina e mësuesve duhet të jetë të paktën 6 këmbë larg bankës më të afërt të nxënësve dhe të gjitha
bankat e nxënësve duhet të jenë të kthyera përpara.
Do të kufizohen vizitorët dhe vullnetarët që nuk janë “esencialë”. Ky është linku i protokollit tonë për vizitorët.
PLANI
FAQE | 10
Maskat e fytyrës dhe mjetet e tjera të mbulimit të fytyrës
Meqenëse pikëzat që dalin nga rrugët e frymëmarrjes janë mënyra kryesore përmes së cilës transmetohet
COVID-19-a, maskat janë një ndër përbërësit më vendimtar të uljes së rrezikut. Punonjësit, nxënësit, vizitorët
dhe kontraktorët janë të detyruar të vënë maskë ose një mjet tjetër të miratuar për mbulimin e fytyrës, mjet ky i
cili duhet të mbulojë hundën dhe gojën gjatë kohës që personi ndodhet në territorin e rrethit shkollor, me fare disa
përjashtime të kufizuara. Ja disa kërkesa dhe dispozita të tjera:
• Rrethi shkollor do t’i ofrojë një maskë rrobe plotësuese secilit anëtar të personelit, ose anëtarët e
personelit mund të zgjedhin të vënë maskën e tyre. Maska të tjera shtesë do t’u jepen vetëm grupeve
specifike të punonjësve, duke marrë parasysh detyrat e tyre të punës dhe rrezikun ndaj ekspozimit.
• Nxënësve dhe mësuesve të klasave Pre-K-5 do t’iu jepen mburoja fytyre dhe maska me qëllim që të
lehtësohet më mirë komunikimi midis mësuesve dhe nxënësve të vegjël, të cilët mësojnë mjaft përmes
shenjave pamore dhe mimikës së fytyrës. Rrethi shkollor do t’u japë nxënësve jo më shumë se dy
mburoja fytyre dhe pesë maska në javë, sipas nevojës. Nxënësit e klasave Pre-K deri në klasën e 5-të do
të mbajnë ose mburoja fytyre ose maska kur përdorin mjetet e transportit të rrethit shkollor.
• Nxënësve dhe mësuesve të klasave 6-12 do t'iu kërkohet të mbajnë maska. Rrethi shkollor do t’u
ofrojë nxënësve maska çdo ditë. Nxënësit mund të zgjedhin të mbajnë maskat e tyre. Mësuesve të
klasave 6-12 nuk do t’u jepen maska çdo ditë.
• Maska të pranueshme janë: maskat kirurgjikale njëpërdorimshme, maskat e blera prej rrobe ose të bëra
nga artikuj shtëpiakë dhe nga dollaku/getet. Rrobat dhe artikujt shtëpiakë (si: shallat, këmishat me krahë
të shkurtra, pulovrat ose peshqirët) janë të papranueshëm për t’u përdorur në formën e tyre origjinale si
maska në territorin e rrethit shkollor.
• Përjashtime nga detyrimi për mbajtjen e maskës do të bëhen nëse është e pamundur mbajtja e maskës
për shkak të ndonjë gjendjeje mjekësore, ndikimi në aftësinë e kufizuar, ose për shkak të faktorëve të tjerë
shëndetësorë ose të sigurisë. Mburojat e fytyrave do të jenë alternativë e disponueshme ndaj maskave
për ata që kanë ndonjë gjendje të caktuar mjekësore, sjellore ose ndonjë gjendje tjetër që ua pamundëson
mbajtjen e maskave. Do të kërkohet plotësimi i “Formularit për përjashtim nga detyrimi për mbajtjen e
maskës” nga një ofrues i licencuar i shërbimeve mjekësore, ku të thuhet se personi përjashtohet nga
detyrimi për mbajtjen e çdo lloj forme të mbulimit të fytyrës.
• Mbajtja e maskave të fytyrës ose e mburojave të fytyrës është e detyrueshme për të gjithë personat që
përdorin autobusët e shkollave.
• Nxënësve do t’iu thuhet kur mund të bëjnë “pushimet e maskës” dhe t'i heqin ato, si për shembull, gjatë
ngrënies së vakteve ushqimore, ose kur janë në ambient të hapur dhe më shumë sesa 6 këmbë larg
personave të tjerë. “Pushimet e maskave” do të zgjasin jo më shumë se 15 minuta.
• Ja linqet për protokollet tona për maskat për nxënësit dhe punonjësit
Testimet e përditshme të shëndetit
Të gjithë punonjësve do t’iu kërkohet të kryejnë vetëraportimin ditor duke plotësuar “Formularin për testimin para
hyrjes”, i cili gjendet në internet, për të verifikuar që nuk kanë simptoma dhe që kohëve të fundit nuk kanë qenë
të ekspozuar ndaj dikujt që ka rezultuar me COVID-19. Punonjësve iu kërkohet të raportojnë nëse dalin pozitiv
me COVID-19, nëse shfaqin simptoma që ndërlidhen me të, ose nëse janë duke u vetëkarantinuar për shkak se
dyshojnë ose janë të sigurt që janë ekspozuar ndaj COVID-19-ës
Të gjitha familjeve do t’iu kërkohet të kryejnë një testim ditor të fëmijëve në shtëpi, përpara se fëmijët të nisen për
në shkollë. Këtu do të përfshihet: matja e temperaturës, monitorimi për simptoma të COVID-19-s, dhe ekspozimi
gjatë kohëve të fundit ndaj një personi që është diagnostikuar me COVID-19. Nëse ndonjë prej pohimeve në
listën e kontrollit të “Formularit të testimit para mbërritjes” është i vërtetë, familja duhet ta mbajë fëmijën në shtëpi
dhe të kontaktojë me ofruesin e shërbimit të kujdesit shëndetësor të nxënësit. Në fillim të vitit shkollor, familjeve
do t’iu kërkohet të nënshkruajnë “Marrëveshjen për shëndetin & sigurinë në shkollë në rastin e COVID-19-ës”, në
të cilën paraqitet angazhimi i tyre për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi nëse janë sëmurë dhe për të kërkuar kujdes
mjekësor të përshtatshëm.
Ne do të vazhdojmë të monitorojmë udhëzimet e PDPH-së lidhur me kufizimet e udhëtimit dhe kërkesat e
karantinimit, dhe, sipas nevojës, do të rishikojmë praktikat tona të testimit shëndetësor.
Reagimi ndaj nxënësve ose punonjësve simptomatik
Nëse një person shfaq simptoma gjatë kohës që është në një ndërtesë të rrethit shkollor, atëherë drejtojuni
protokollit për vlerësimin mjekësor, izolimin e mundshëm, përcjelljen dhe kthimin në rrethin shkollor që mund ta
gjeni këtu.
PLANI
FAQE | 11
Testimi për COVID-19
Udhëzimet aktuale të CDC-së dhe PDPH-së nuk rekomandojnë testimin e të gjithë nxënësve dhe personelit
përpara kthimit të tyre fillestar në shkollë ose në vendin e punës. Për këtë arsye, rrethi shkollor aktualisht nuk po
planifikon të ofrojë ose të kërkojë kryerjen e testimit për COVID-19-ën nga nxënësit dhe punonjësit përpara
hapjes së shkollave. PDPH-ja rekomandon që testimi të bëhet kur shfaqen simptomat dhe/ose kur individi është
ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19. Rrethi shkollor nuk do të kryejë asnjë testim për COVID-19-ën në ambientet
e veta, për ata që kanë simptoma ose që janë ekspozuar ndaj COVID-19-ës. Personeli dhe familjet e nxënësve
duhet të këshillohen me ofruesit e kujdesit shëndetësor lidhur me hollësitë e mëtejshme të testimit. Nëse nuk
keni asnjë ofrues të shërbimit të kujdesit shëndetësor, vizitoni hartën e qytetit të pikave të testimit për të gjetur një
pikë ku nuk kërkohet rekomandimi i ndonjë ofruesi të shërbimit të kujdesit shëndetësor; për këtë, vizitoni linkun:
Gjurmimi i kontakteve
Gjurmimi i kontakteve është një strategji kyçe e përdorur nga departamentet e shëndetësisë për të parandaluar
përhapjen e mëtejshme të sëmundjeve infektive. Kjo strategji ka të bëjë me identifikimin e individëve që e kanë
virusin, për të përcaktuar se me cilat persona kanë pasur kontakt dhe për të njoftuar personat e kontaktuar për
rekomandime të mëtejshme lidhur me karantinimin e mundshëm me qëllim ndërprerjen e transmetimit të
sëmundjes. PDPH-ja po zbaton programin e gjurmimit të kontakteve për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes
së COVID-19-ës në Filadelfia. Pasi njoftohet se një anëtar i personelit, nxënës ose vizitor i miratuar është rast i
konfirmuar me COVID-19, rrethi shkollor, përmes Zyrës së Shërbimeve Shëndetësore për Punonjësit (për
personelin) dhe Zyrës së Shërbimeve Shëndetësore për Nxënësit (për nxënësit) do të koordinohet me PDPH-në,
për të raportuar dhe reaguar lidhur me COVID-19-ën.
Reagimi ndaj testit që del pozitiv për COVID-19
Në përputhje me rregulloret e Pensilvanisë për sëmundjet e transmetueshme, nëse një individ në një shkollë ose
zyrë konfirmohet, dyshohet ose ka qenë në kontakt me një person që është konfirmuar se ka COVID-19, personi
i kontaktit i rrethit shkollor do ta njoftojë PDPH-në dhe do të marrë udhëzime lidhur me hapat e radhës që mund
të përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: karantinimin ose jo të klasës ose shkollës, ofrimin e informacioneve të
nevojshme që PDPH-ja të kryejë gjurmimin e kontaktit; dhe kohën kur individët mund të fillojnë shkollën ose
punën. Krahas kësaj, në pajtim me kërkesat për njoftimin për sëmundjet e tjera të transmetueshme dhe,
njëkohësisht, me konfidencialitetin ligjor, rrethi shkollor do të ndjekë rregulloret e PDPS-së për ekspozimin ndaj
sëmundjeve të transmetueshme.
Në rast se një nxënës ka nevojë të karantinohet dhe është asimptomatik, atij/asaj do t’i kërkohet të vazhdojë t’i
ndjekë mësimet nga larg dhe frekuentimi i tij/saj i mësimeve do të shënohet njëlloj sikur të jetë duke marrë pjesë
fizikisht në klasë, çdo ditë.
Kthimi në punë dhe shkollë
Udhëzimet për kthimin në punë dhe shkollë mund t’i gjeni këtu
Mbyllja e klasave, shkollave ose ndërtesave
Udhëzimet lidhur me mbylljen ose shpërndarjen e klasës, shkollës dhe/ose ndonjë ambienti tjetër të rrethit
shkollor për shkak të COVID-19-ës do të ofrohen nga PDPH-ja. Vendimi për mbylljen e ambienteve ose
shpërndarjen e nxënësve dhe/ose personelit nga cilido ambient i rrethit shkollor nuk merret nga rrethi shkollor.
PDPH-ja do të punojë ngushtë me personat e emëruar të rrethit shkollor për të marrë vendimin që i përgjigjet më
së miri rrethanave specifike. Vendimet për mbylljen do të merren me kujdes, duke pasur parasysh shëndetin,
sigurinë dhe nevojat e nxënësve tanë dhe familjeve. Kur situata të zhvillohet më tej dhe të merren vendime të
tjera, do të informohen të gjitha palët e nevojshme të interesit.
PLANI
FAQE | 12
Pastrimi dhe përmirësimi i ambienteve Rrethi shkollor do të zbatojë udhëzimet për pastrimin e thellë, dezinfektimin dhe përmirësimin e ajrimit në të gjitha ndërtesat e rrethit shkollor, në përputhje me praktikat më të mira të caktuara nga PDPH-ja, Departamenti i Arsimit të Pensilvanisë dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe mbështetur në komentet e partnerëve sindikalë. Ndërkohë që punojmë për t'i përgatitur ndërtesat për rihapje, ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe zbatojmë çdo praktikë të re të mirë.
• Çdo ndërtesë shkollore do të pajisjet me lëndë kundër virusit COVID-19, të miratuar nga EPA-ja, si dhe pajisje/furnizime dezinfektuese për të përforcuar protokollet e pastrimit. Personeli kujdestar do të trajtohet për praktikat e pastrimit të përditshëm, pastrimin e specializuar/të përgjegjshëm, teknikat e përmirësuara të dezinfektimit dhe për mënyrën se si duhet të reagojë ndaj situatave emergjente kur ato të shfaqen.
• Të gjitha shkollat do të pajisen me sprucuese elektrostatike që mbahet si çantë shpine, për të mbështetur personelin kujdestar në përmirësimin e dezinfektimit të hapësirave pasi nxënësit dhe personeli largohet nga ndërtesa çdo ditë.
• “Pikat e sanitizimit të duarve”, të cilat përmbajnë sanitizues me 60% alkool, do të instalohen dhe mirëmbahen jashtë hyrjeve/daljeve, hyrjeve të kafeterive dhe tualeteve, në fund të korridoreve dhe brenda suitave shëndetësore. Edhe klasat do të pajisen me sanitizues duarsh dhe artikuj për pastrim.
• Pikat që identifikohen si “pika që preken shumë” do të dezinfektohen me një shpeshti më të madhe: të paktën çdo katër orë.
• Sinjalistika do të vendoset kudo në çdo ndërtesë, për të identifikuar zonat me kontakt të lartë dhe shpeshtinë e pastrimit.
• Do të hartohet një listë kontrolli për pastrimin/sanitizimin, e cila do të plotësohet nga personeli kujdestar që është përgjegjës për pastrimin.
• Personeli kujdestar do të sigurohet që të gjithë lavamanët ku lahen duart të jenë funksionalë dhe të kenë ujë të rrjedhshëm e të pastër, sapunë dhe peshqirë letre. Nëse lavamani bëhet jofunksional, do të ndërmerren hapat e menjëhershëm për riparimin e tij ose në vend të tij do të vendoset një lavaman tjetër derisa të riparohet lavamani jofunksional.
• Për të shtuar ajrimin, do të zëvendësojmë filtrat e ajrit, duke siguruar që dritaret të jenë funksionale dhe të sigurta, për të mundësuar rritjen e qarkullimit të ajrit nga ambienti i jashtëm, dhe do të rrisim qarkullimin e ajrit sa të jetë e mundur, duke shtuar ventilatorë portativë.
Dita e parë e shkollës
Rrethi shkollor po kërkon ta ndryshojë datën e fillimit të shkollës për nxënësit për të mërkurën, më datë 2 shtator
2020. Nëse miratohet nga Bordi në fund të korrikut, kjo do të na jepte një javë kohë më shumë për zhvillimin
profesional të edukatorëve tanë, ndërsa ata përgatiten për mësimdhënien ballë për ballë dhe atë digjitale në këtë
mjedis të ri. Çdo ndryshim në gjendjen e shkaktuar nga COVID-19-a mund të ndikojë edhe më tej në përcaktimin
e datës së fillimit të shkollës.
Përmbushja e nevojave të nxënësve dhe personelit lidhur me shëndetin mendor, traumat dhe nevojat socio-emocionale
Që nga momenti kur u mbyllen dyert e shkollave, nxënësit dhe personeli ynë ka përjetuar izolim, ndarje nga shokët e shoqet, mësuesit dhe kolegët; sëmundje dhe humbje të njerëzve të dashur; si dhe ndërprerje të rutinës familjare e cila i bën të ndiejnë siguri dhe se dikush kujdeset për ta. Gjithashtu, kemi përjetuar dhimbjen dhe ndasinë e shkaktuar nga padrejtësia racore si dhe dëmet ndaj kombit dhe komunitetit tonë. Për të gjitha këto arsye dhe për shumë të tjera, ky vit shkollor nuk është i zakonshëm. Ne do të prezantojmë për publikun nismën “Healing together” (Shërohemi së bashku) e cila është projektuar të adresojë nevojat e nxënësve, personelit dhe familjeve tona në vigjilje të kësaj traume të vazhdueshme. Nisma “Healing together” përqendrohet intensivisht në katër fusha: 1) shëndeti mendor dhe trauma; 2) nxënia socio-emocionale; 3) marrëdhëniet dhe komuniteti; dhe 4) mirëqenia e të rriturve.
PLANI
FAQE | 13
Nëpërmjet nismës “Healing together”, ne do të bashkëpunojmë me partnerë të besueshëm lokalë dhe ekspertë
kombëtarë për të ofruar mbështetje, zhvillim profesional dhe trajnim, si dhe burime gjatë gjithë gushtit dhe
shtatorit për të adresuar nevojat e nxënësve dhe personelit në secilën prej këtyre katër fushave. Qëllimi është
përgatitja e udhëheqësve të shkollave dhe personelit në gusht për një fokusim intensiv në këto katër fusha gjatë
dy javëve të para të shkollës dhe përdorimi i këtij themeli si mbështetje për trajnime dhe ofrim të vazhdueshëm të
burimeve gjatë gjithë vitit. Në përkrahjet specifike do të bëjnë pjesë:
Shëndeti mendor dhe trauma:
• Ofrues të kujdesit të shëndetit mendor të vendosur në çdo shkollë
• Këshillim të drejtpërdrejtë dhe virtual dhe një linjë telefonike për shëndetin mendor, për nxënësit dhe
familjet
• Trajnim të drejtorëve të shkollave për plotësimin e nevojave të shëndetit mendor të nxënësve, familjeve
dhe personelit
• Trajnim të këshilluesve dhe personave të tjerë në pozicione mbështetjeje, lidhur me burimet e reja të
disponueshme lidhur me shëndetin mendor
• Trajnim të mësuesve për identifikimin dhe ndihmesën ndaj nxënësve që kanë nevojë për përkrahje shtesë
• Aktivitete të shëndetit mendor, të hartuara në bazë të informacioneve mbi traumën, të cilat mund të
zhvillohen ballë për ballë ose virtualisht.
Nxënia socio-emocionale:
• Trajnim për të gjithë personelin shkollor lidhur me trajektoren zhvillimore socio-emocionale
• Burime për të ndihmuar drejtuesit e shkollave në mbështetjen e nxënies socio-emocionale në shkollat e
tyre
• Zhvillim profesional lidhur me integrimin e nxënies socio-emocionale dhe asaj akademike
• Trajnime dhe burime për syçelësinë/vëmendjen
• Aktivitete të nxënies socio-emocionale, të përshtatura sipas klasës së nxënësit, që mund të zbatohen
ballë për ballë ose virtualisht.
Marrëdhëniet dhe komuniteti:
• Trajnim për drejtorët e shkollave lidhur me praktikat që ushqejnë marrëdhënie të fuqishme dhe
mbështetëse në shkolla
• Trajnim për udhëheqësit dhe personelin lidhur me krijimin e komuniteteve përmes qarqeve restauruese
dhe qasjeve disiplinore restauruese
• Aktivitete të krijimit të marrëdhënieve dhe komuniteteve, të përshtatura sipas klasës së nxënësit, të cilat
mund të zbatohen ballë për ballë ose virtualisht
Mirëqenia e të rriturve
• Seanca të moderuara përkrahjeje për udhëheqësit e shkollave dhe personelin gjatë gjithë muajit gusht
• Trajnim për drejtorët e shkollave lidhur me praktikat më të mira për mbështetjen e mirëqenies së të rriturve
në shkolla
• Zhvillim profesional për mësuesit lidhur me integrimin e praktikave të syçelësisë/vëmendjes në ditën e tyre
• Udhëzime planifikimi për të ndihmuar ekipet drejtuese të shkollave në krijimin e sistemeve dhe strukturave
për përkrahjen e mirëqenies dhe shëndetit mendor të të rriturve.
Për më shumë informacione lidhur me nismën “Healing together” (Shërohemi së bashku) ju lutem, klikoni në këtë
link.
Nxënia e vazhdueshme gjatë gjithë vitit shkollor Rrethet shkollore do të kalojnë nëpër vazhdimësinë/spektrin e modeleve të nxënies — duke kaluar nga nxënia
digjitale, në nxënien ballë për ballë dhe në atë hibride — sipas nevojës, duke marrë parasysh se si do të evoluojë
epidemia. Ka shumë të ngjarë që kushtet e krijuara nga COVID-19-a të bëjnë të domosdoshme që klasat, pjesë
të mëdha të shkollave, shkollat individuale dhe, ndoshta, i gjithë rrethi shkollor, të mbyllet përkohësisht ose në
mënyrë të përhershme, me rekomandimin e PDPH-së dhe që procesi mësimor të zhvillohet i gjithi në rrugë
digjitale. Ne duhet të planifikojmë për këta skenarë.
Ndërsa ky plan zbatohet, ne do të mbështesim nxënësit tanë, personelin dhe familjet me trajnim, mjete dhe
burime të nevojshme për të siguruar që kalimet nga njëri model i nxënies në tjetrin të jenë të suksesshme dhe që
ne të ruajmë një arsimim konsistent dhe tepër cilësor në secilin model nxënieje/mësimor. Kalendari shkollor do të
përditësohet sipas nevojës dhe kur të merren vendimet për të kaluar në një model tjetër nxënieje.
PLANI
FAQE | 14
Modelet e nxënies & zbatimi Modeli hibrid dhe kalendarët që janë shqyrtuar
Duke u mbështetur në rrethanat aktuale të krijuara nga COVID-19-a, ne po planifikojmë që të gjitha shkollat të
fillojnë vitin shkollor me një model nxënieje hibride, i cili respekton udhëzimet e autoriteteve lokale dhe shtetërore
të shëndetit publik si dhe mundëson, në shkallën më të madhe të mundshme, praktikimin e distancimit social. Ne
kemi shqyrtuar tre kalendarë hibridë që vënë një ekuilibër midis shëndetit dhe sigurisë së të gjithë anëtarëve të
komunitetit shkollor, synojnë të ofrojnë përvojën më të mirë akademike për nxënësit dhe marrin parasysh nevojat
e familjeve dhe palëve të interesuara. Të gjithë këta kalendarë u mbështetën në një kalendar të tipit “A/B”, për të
shkurtuar periudhën midis seancave mësimore ballë për ballë, periudhë kjo që nxënësit e kalojnë larg shkollës.
Ne vendosëm për modelin të cilin mund ta realizojë personeli që kemi dhe që është brenda buxhetit tonë, dhe
përfshin një kalendar të tipit “A/B” për nxënësit e klasave K-12, ku nxënësve të edukimit special me nevoja
komplekse dhe nxënësve të klasës “Pre-K” do t’iu ofrohet mësimdhënie ballë për ballë.
Rrethi shkollor ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të ulur kostot, rialokuar kostot dhe kërkuar financime
shtesë për të përballuar rritjen e shpenzimeve të shumta për shkak të COVID-19-ës. Ndonëse paratë nuk duhet
të jenë kurrë faktor vendimtar kur është fjala për interesin më të mirë të komunitetit tonë shkollor, ne duhet të
planifikojmë në mënyrë realiste, brenda mjeteve tona financiare, burimeve njerëzore dhe hapësirave të
disponueshme në ambientet e ndërtesave tona. Ne do të vazhdojmë të avokojmë fuqishëm për më shumë para
nga të gjithë partnerët tanë financues, sidomos në nivel federal dhe shtetëror. Ju ftojmë të gjithëve të na
bashkoheni dhe të vizitoni faqen: philasd.org/fundourschools për më shumë informacione.
Sipas të gjithë kalendarëve të shqyrtuar më poshtë, nxënësit e klasave Pre-K dhe ata të arsimit special me
nevoja komplekse do t’u jepet mësimdhënie ballë për ballë nga e hëna deri të enjten.
Kalendari 1: Nxënia ballë për ballë për nxënësit me nevoja komplekse, nxënësit e gjuhës angleze dhe nxënësit e
klasës K-5, me kalendar të tipit “A/B” për klasat 6-12
Ky ishte kalendari ynë më i preferuar dhe ai që shpresonim të zbatonim sepse i jepte përparësi nxënies ballë për
ballë dhe ulte në minimum nevojën për përkujdesje ndaj nxënësve të vegjël. Nxënësve më vulnerabël, nxënësve
të edukimit special me nevoja komplekse, nxënësve të gjuhës angleze në nivelet 1-2 dhe të gjithë nxënësve të
klasës K-5, do t’u jepej mësim ballë për ballë çdo javë, nga e hëna në të enjte. Nxënësve të klasave 6-12 do t’u
ofroheshin dy ditë mësimi ballë për ballë të hënave/të mërkurave ose të martave/të enjteve, ndërsa të premteve
do të mësonin përmes rrugëve digjitale. Ky opsion ishte modeli ynë i preferuar sepse ofronte në masë të madhe
mësimdhënie ballë për ballë dhe përvojë shkollore për nxënësit e klasës K-5. Supozohet se për këtë duhej një
investim shtesë prej 120 milionë dollarësh (mbi “Kalendarin 3”) për të punësuar deri në 1000 mësues të tjerë dhe
personel tjetër dhe do të kërkonte që klasat K-5 të zhvendoseshin në ndërtesa shkollore me hapësira më të
mëdha, siç janë shkollat e mesme fqinje. Për fat të keq, për këto arsye të shumta, ky model nuk është i
realizueshëm.
Kalendari 2: Nxënia ballë për ballë për nxënësit me nevoja komplekse, nxënësit e gjuhës angleze dhe nxënësit e
klasës K-3, me kalendar të tipit “A/B” për klasat 4-12
Për të pasur një kalendar alternativ dhe disi më pak të kushtueshëm, shqytuam një kalendar i cili ofronte
mësimdhënie ballë për ballë nga e hëna në të enjte për nxënësit e edukimit special me nevoja komplekse,
nxënësit e gjuhës angleze në nivelin 1-2 dhe nxënësit e klasës K-3. Nxënësit e klasave 4-12 do të kishin dy ditë
mësimi ballë për ballë të hënave/të mërkurave ose të martave/të enjteve. Të premteve do të mësonin në rrugë
digjitale. Ky opsion kërkon një investim shtesë prej 100 milionë dollarësh (mbi “Kalendarin 3”). Për këtë arsye,
as ky model nuk është i realizueshëm.
PLANI
FAQE | 15
-
Kalendari 3:
Nxënie ballë për ballë për nxënësit me nevoja komplekse dhe kalendar të tipit “A/B” për të gjithë nxënësit
e klasave K-12
Në këtë model, shkollat do të përdorin kalendarin e rregullt të tyre si bazë dhe nxënësve të klasave K-12 do t’iu
caktohen dy ditë mësimi ballë për ballë i cili do të zhvillohet të hënave/të mërkurave ose të martave/të enjteve.
Nxënësve do t’u ofrohet mësim/nxënie ballë për ballë; ata do të marrin pjesë në nxënien virtuale në ditët kur nuk
janë të pranishëm fizikisht në shkollë. Të premteve, nxënësit e klasave Pre-K-12 do të mësojnë përmes modelit
mësimor digjitale. Ky model i realizueshëm është brenda buxhetit aktual dhe është aktualisht modeli që
kemi përzgjedhur për të nisur vitin shkollor.
Tabela që tregon ndarjen ditë pas dite në grupe midis nxënies digjitale dhe asaj ballë për ballë:
Grupet E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
E hënë/mërkur bpb Bpb Digjital Bpb Digjital Digjital
E martë/enjte bpb Digjital Bpb Digjital Bpb Digjital
Nxënie bpb për nxënësit
me nevoja komplekse
Bpb Bpb Bpb Bpb Digjital
Nxënie bpb për nxënësit e
klasës Pre-K
Bpb Bpb Bpb Bpb Digjital
Caktimi i kalendarëve për nxënësit
Shkollat do t’i caktojnë nxënësit që marrin pjesë në kalendarin e tipit “A/B” në një prej katër grupeve dhe do të
bëjnë çdo përpjekje për të siguruar që motrat dhe vëllezërit që jetojnë në një shtëpi të jenë në të njëjtin kalendar.
Këto katër grupe janë:
1. E hënë/e mërkurë: nxënie ballë për ballë
2. E martë/e enjte: nxënie ballë për ballë
3. E hënë - e enjte; nxënie ballë për ballë për nxënësit e edukimit special me nevoja komplekse
4. E hënë - e enjte; nxënie ballë për balë për nxënësit e klasës “Pre-K”
Familjet me fëmijë që shkojnë në shkollë të hënave/të mërkurave për mësimin ballë për ballë dhe të martave/të
enjteve për mësimin ballë për ballë, duhet të identifikojnë mundësitë e kujdesit ndaj fëmijës tri ditë në javë, në
ditët kur mësimi zhvillohet në rrugë digjitale.
Regjistrimi për nxënien digjitale
Dëshirojmë të përsërisim edhe një herë se shëndeti dhe siguria e personelit tonë dhe nxënësve tanë janë
përparësia jonë numër një dhe që ne jemi të angazhuar të bëjmë çdo gjë që mundemi për të mbështetur pasjen e
mjediseve shkollore të sigurta dhe të shëndetshme.
Gjithashtu, e kuptojmë se familjeve do t’iu duhet të marrin parasysh shumë faktorë kur të përcaktojnë nëse, dhe
kur, do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë fizikisht. Familjet dhe nxënësit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e
“Akademisë Digjitale” e cila do të përbëjë një model mësimdhënieje tërësisht virtuale. Ne po planifikojmë që
procesi i regjistrimit të nisë në fund të këtij muaji. Nxënësit që regjistrohen në “Akademinë Digjitale” duhet të
përdorin atë model mësimor/nxënieje gjatë gjithë tremujorit të parë dhe do të mund të dalin nga “Akademia”
vetëm në fillim të tremujorit të ri. Përshkrimi programatik për këtë model është përfshirë në “Pjesën akademike” të
këtij plani.
Tabela me mjedisin e nxënies së përditshme digjitale për “Akademinë Digjitale”:
E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte
“Akademia Digjitale” Digjital Digjital Digjital Digjital Digjital
PLANI
FAQE | 16
Lëndët mësimore
Edhe pse lëndët: gjuha angleze, matematika, shkenca, arti/muzika dhe edukata fizike do të jepen në të gjitha
modelet e nxënies, sipas kalendarit hibrid, ato do të prioritizohen për mësimdhënie ballë për ballë, sepse
hulumtimet shkencore sugjerojnë që këto lëndë janë më efektive kur realizohen ballë për ballë. Gjithashtu, e
kuptojmë se programimi për “Karrierën dhe arsimin teknik” jepet më mirë në nxënien ballë për ballë, me qëllim që
nxënësit të mund të demonstrojnë zbatimin e njohurive dhe të fitojnë kualifikime të industrisë. Ne po punojmë që
këto programe të realizohen në praninë fizike të nxënësve.
Mundësimi i nxënies digjitale
Qasja në pajisje dhe internet është kritike që mësimdhënia cilësore dhe nxënia ballë për ballë të jenë të
suksesshme në kuadrin e modeleve të “Akademisë Digjitale” dhe të kalendarit hibrid. Deri më sot, të gjithë
nxënësit që kanë kërkuar një pajisje “Chromebook” iu është dhënë një e tillë. Ne vazhdojmë të jemi të angazhuar
të sigurojmë që të gjithë nxënësit që kanë nevojë për një pajisje të marrin një të tillë dhe të mund të kenë qasje
në internet. Qendrat e ndihmës për pajisjet “Chromebook” dhe linjat telefonike të ndihmës do të vazhdojnë të
jenë funksionale dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.
PLANI
FAQE | 17
Operacionet shkollore Rrethi shkollor ka menduar në tërësi operacionet shkollore në lidhje me katër fushat — shkuarja në shkollë, hyrja
në shkollë, qëndrimi në shkollë, largimi nga shkolla — dhe ka hartuar udhëzimet dhe protokollet e mëposhtme
për shkollat. Çdo shkollë do të hartojë planin e vet specifik për këto katër fusha dhe do të përfshijë sisteme,
procese dhe procedura specifike me qëllim që drejtuesit e shkollave të mund të sigurojnë kushtet për suksesin
akademik të nxënësve, duke respektuar njëkohësisht edhe rregullat e rrethit shkollor, të mbështetura në
udhëzimet e autoriteteve federale, shtetërore dhe lokale.
Shkuarja në shkollë Hyrja në shkollë Qëndrimi në shkollë Largimi nga shkolla
Shkuarja në shkollë E dimë që nxënësit mbërrijnë në shkollë në mënyra të ndryshme: më këmbë, duke përdorur
transportin e ofruar nga rrethi shkollor, me transport publik, ose me automjet personal.
Pavarësisht se si shkojnë në shkollë dhe dalin nga shkolla, nxënësve, personelit dhe pjesëtarëve
të familjes iu kërkohet të respektojnë masat e shëndetit dhe sigurisë të rrethit shkollor, për të bërë
pjesën e tyre në mbrojtjen e komunitetit tonë.
Nxënësit, të cilëve iu sigurohet transporti nga Departamenti i Shërbimeve të Transportit të rrethit
shkollor, do të ndjekin këto rregulla specifike:
• Familjet kryejnë një testim ditor të fëmijës në shtëpi, përpara se fëmija të niset për në
shkollë
• Maskat duhet të mbahen gjatë qëndrimit në autobus, fugon ose automjet/taksi
• Sanitizuesi i duarve do të përdoret në duart e fëmijës përpara se ai/ajo të hipë në
automjet
• Ndenjëset do të jenë të caktuara; do të zbatohet praktika e distancimit social
• Do të zbatohen procedurat e rishikuara për ngarkimin dhe shkarkimin/hipjen dhe zbritjen
• Do të respektohen protokollet e përmirësuara të pastrimit
Për shembull, të gjithë fëmijëve iu kërkohet të mbajnë një mbulojë të miratuar për fytyrën, gjatë
kohës që janë në autobusin e shkollës, fugon ose automjet/taksi. Më 21 gusht 2020, familjet e
nxënësve që përfitojnë nga shërbimi i transportit do të marrin një “Letër për njoftimin e prindit”, e
cila përmban informacione për itinerarin dhe procedurat e tjera plotësuese.
Edhe prindërve do t’iu jepet, nga shkollat, kalendari me oraret e mbërritjes dhe shpërndarjes së
klasave, përpara fillimit të vitit shkollor. Ky kalendar, që do t’iu jepet prindërve, do të përmbajë
informacione për orarin e transportit dhe udhëzimet e autoriteteve shtetërore për orët mësimore,
dhe do të hartohet në mënyrë të tillë që të respektojë udhëzimet e autoriteteve të shëndetit publik.
PLANI
FAQE | 18
E kuptojmë që nxënësit dhe familjet kanë pyetje lidhur me distancimin social dhe masat e tjera të
sigurisë lidhur me SEPTA-n. Në pajtim me udhëzimet e autoriteteve shtetërore të shëndetit
publik, të gjithë ata që udhëtojnë me automjetet e SEPTA-s duhet të mbajnë maskë ose mbulojë
për fytyrën. Distancimi social duhet të vazhdojë të praktikohet gjatë pritjes për të hyrë në një
automjet, në stacionin e SEPTA-s, dhe kur udhëtohet në itinerarin e automjeteve të SEPTA-s.
Rrethi shkollor po punon me Qytetin e Filadelfias dhe SEPTA-n për të gjetur mundësitë për
përkrahjen e mëtejshme të sigurisë së nxënësve në transportin publik.
Hyrja në shkollë
Edhe pse qasja e secilës shkollë mund të duket e ndryshme në pamje të parë, pas mbërritjes në
shkollë, do të ketë disa pika të paracaktuara ndalimi për automjetet e shkollës dhe ato personale
ku do të lihen nxënësit. Shkollat do të përgatiten për një rritje të numrit të automjeteve që vijnë
për të lënë nxënësit.
Mbërritja e nxënësve do të kryhet në mënyrë të tillë që të nxitet distancimi social dhe menaxhimi i
sigurt këmbësorëve dhe i automjeteve shkollore dhe atyre personale. Do të zbatohen procedura
në përputhje me të cilat nxënësit do të qëndrojnë në radhë sipas një kohorte specifike, duke
respektuar njëkohësisht distancimin social kur ata mbërrijnë, me dyer të paracaktuara dhe shtigje
që duhet të ndjekin brenda ndërtesave të shkollave dhe midis ndërtesave dhe vendit ku bëhet
transporti. Po hartohen edhe planet e kontigjencës në rast të motit të ashpër. Do të caktohen
anëtarë të personelit për të siguruar që nxënësit të hyjnë në shkollë dhe të dalin, duke respektuar
udhëzimet e sigurisë. Pasi nxënësit të hyjnë në shkollë, do të zbatohen procese dhe procedura
për të siguruar që t’i kenë duart të pastra përpara se të shkojnë drejt e në klasat e tyre. Ndër të
tjera, nxënësit do të shkojnë te stacionet e larjes së duarve ose do të përdorin sanitizues duarsh
në hyrje të godinës.
Qëndrimi në shkollë
Nxënësit dhe personeli do të ndjekin shenjat pamore, ku përfshihet sinjalistika, shenjat ngjitëse
në dysheme dhe mure dhe shiritat me ngjyra të cilët tregojnë parametrat e distancimit social dhe
drejtojnë rrjedhën e trafikut (qarkullimit të njerëzve) në hyrjet, daljet dhe në zonat e tjera të
përbashkëta të ndërtesës. Krahas kësaj, për të udhëzuar nxënësit dhe personelin, do të ketë
protokolle të ndryshme për shëndetin dhe sigurinë për klasat, mensat dhe zonat e përbashkëta.
Hyrja dhe dalja nga zonat e përbashkëta
• Sinjalistika, shenjat ngjitëse në dysheme dhe mure dhe shiritat me ngjyra do të
instalohen në godinat e shkollave për t’ua kujtuar nxënësve dhe personelit detyrimin
për të respektuar distancimin social prej 6 këmbësh nga të tjerët, së bashku me
shenja të tjera që tregojnë rrjedhën e trafikut në hyrje, dalje dhe në zona të tjera të
përbashkëta të godinës.
• Nxënësit dhe personeli që duhet të përdorin ashensorin duhet të respektojnë rregullat
për kapacitetin e ashensorit, ku maksimumi është 4 individë. Shkallët duhet të
përdoren sa herë të jetë e mundur.
• Korridori duhet të përdoret brenda intervaleve të caktuara të kohës.
• Kronometrimi i përdorimit të tualeteve dhe ambienteve të tjera do të monitorohet për
të minimizuar numrin e nxënësve ose personelit që përdor tualetet dhe korridoret
brenda një periudhe të dhënë kohore.
• Hapësirat e mëdha për mësimdhënie, siç janë auditorët, bibliotekat dhe sallat e
konferencave ose hapësirat e tjera të përbashkëta, do të përdoren për të ndihmuar në
respektimin e distancimit social dhe minimizimin e numrit të nxënësve në klasë.
PLANI
FAQE | 19
Konfigurimi i klasave dhe masat e sigurisë
• Çdo klasë do të pajiset me një sanitizues duarsh dhe furnizime për pastrim.
• Shkollat do të përdorin një kombinim të disa ose të gjitha masave të mëposhtme për
të maksimizuar largësinë midis nxënësve dhe personelit gjatë mësimdhënies ballë për
ballë:
▪ Caktimi i ndenjëseve
▪ Largimi i bankave 6 këmbë larg njëra-tjetrës
▪ Heqja e bankave aty ku është e mundur; ose vendosja e shenjës së
dukshme “X” mbi banka, sipas nevojës
▪ Përdorimi i mjeteve ndihmëse vizuale në dysheme dhe mure për të
ilustruar lëvizjen dhe pozicionimin hapësinor brenda klasave
▪ Konfigurimi i të gjitha bankave në mënyrë të tillë që të gjitha të jenë të
kthyera në drejtim
▪ Përdorimi i tavolinave të mëdha, ku nxënësve t’u caktohen vendet në
skajet e tavolinës
• Në strategjitë për kufizimin e bashkëndarjes së materialeve midis nxënësve bëjnë
pjesë:
▪ Mbajtja e sendeve personale të secilit nxënës në mënyrë të veçuar nga
ato të nxënësve të tjerë (në autobusë dhe në ndërtesë)
▪ Etiketimi i sendeve personale (me ndihmën e familjeve), rafteve, sirtarëve
me kyç, dhe zonave të tjera ku nxënësit lënë sendet
▪ Pastrimi dhe dezinfektimi i sendeve çdo ditë
▪ Sigurimi i furnizimeve të përshtatshme për të minimizuar bashkëndarjen e
artikujve që preken shpesh në shkallën më të madhe të mundshme ose
kufizimi i përdorimit të sendeve brenda një grupi nxënësish brenda një
periudhe kohe dhe ku sendet të pastrohen para se të përdoren përsëri
▪ Kufizimi i përdorimit dhe i llojeve të pajisjeve laboratorike, instrumenteve
muzikore, mjeteve për artin dhe edukatën fizike
• Personeli duhet të shmangë përdorimin e celularëve, tavolinave, zyrave dhe mjeteve
të punës dhe pajisjeve të tjera të punonjësve të tjerë
• Rrethi shkollor po heq ose po minimizon përdorimin e sipërfaqeve të buta në klasa,
siç janë: qilimat, perdet dhe materialet e tjera prej stofi, për shkak se dezinfektohen
me vështirësi.
• Personeli dhe nxënësit duhet të minimizojnë rrëmujën brenda klasave dhe mbi
tavolina, me qëllim që të mundësohet pastrimi dhe dezinfektimi maksimal.
• Nëse e lejon temperatura e ambientit jashtë, dritaret duhet të qëndrojnë hapur për të
rritur dhe maksimizuar qarkullimin e ajrit.
• Mësuesit e specializuar do të qarkullojnë në klasat individuale në vend që nxënësit të
udhëtojnë për te klasat e mësuesve të specializuar për të marrë mësimet. Edukata
fizike dhe orët e tjera mësimore duhet të mbahen jashtë ndërtesës së shkollës aty ku
është e mundur, duke praktikuar distancimin social. Kjo do t’u mundësojë shkollave të
përdorin klasat e specializuara (muzikë, art, edukata fizike) si hapësirë shtesë për të
zhvilluar mësimin.
Oborret e shkollave dhe përdorimi i hapësirave të jashtme
Drejtuesit e shkollave dhe mësuesit:
• Do të caktojnë parametrat e distancës dhe rrugët që do të mund të ndiqen nga
nxënësit në hapësirat jashtë ndërtesës së shkollës.
• Do të krijojnë një kalendar pushimi, ku të mundësohet distancimi social në ambient të
hapur dhe të sigurohet që nxënësit të qëndrojnë me klasën (kohortën) e tyre.
• Do të zhvillojnë lojëra dhe aktivitete të cilat nxisin ushtrimet fizike dhe për të cilat nuk
kërkohet përdorimi i pajisjeve që përdoren nga shumë persona, duke respektuar
njëkohësisht edhe distancimin social.
PLANI
FAQE | 20
Shërbimi i ushqimit dhe kafeteria
Vazhdimi i dhënies së qasjes në vakte ushqimore të shëndetshme për nxënësit vazhdon të
jetë një përparësi kryesore për rrethin shkollor. Ne po bëjmë ndryshime lidhur me mënyrën
dhe vendin ku do të shërbehen ushqimet gjatë gjithë vitit shkollor, pavarësisht modelit të
nxënies.
Mëngjesi: Të gjithë nxënësve do t’iu ofrohet vakti i mëngjesit, të cilin mund ta
marrin me vete, sapo të hyjnë në ndërtesën e shkollës dhe ta shijojnë në klasën e
tyre.
Dreka: Nxënësit ose 1) do të ruajnë distancimin social prej 6 këmbësh ndërsa
mbajnë radhën dhe do të ulen në karriget e caktuara në kafeteri dhe/ose do të
kthehen në klasë për të shijuar ushqimin ose 2) do të vijnë në një stacion të
caktuar ushqimi në korridor dhe do të kthehen në klasë për të shijuar ushqimin.
• Nxënësve do t’iu kërkohet të lajnë duart me ujë dhe sapun ose të përdorin
një sanitizues duarsh me alkool përpara dhe menjëherë pas ngrënies.
• Kafeteria do të përdoret brenda intervaleve të caktuara të kohës gjatë
vaktit të drekës. Sinjalistika dhe shenjat ngjitëse në dysheme do të
vendosen pranë hyrjes dhe brenda kafeterisë për të nxitur distancimin
social.
• Nëse hanë në kafeteri, nxënësve do t’iu caktohen karriget të cilat do të
jenë të larguara 6 këmbë nga njëra-tjetra, do të hanë bashkë me një
kohortë/grup nxënësish (të klasës) dhe nuk do të ndajnë ushqimin me
njëri-tjetrin. Gjatë periudhës së kalendarit hibrid, nxënësit do të marrin
vaktin e mëngjesit dhe të drekës për ditët kur ata do të mësojnë nga
shtëpia. Nxënësit do të kenë mundësi t’i marrin këto ushqime kur të jenë
duke u larguar nga ndërtesa e shkollës në fund të çdo dite të mësimit ballë
për ballë (në prani fizike).
Nëse përfshihen në “Akademinë Digjitale”, nxënësve do t’iu jepet një kuti me pesë
(5) mëngjese dhe pesë (5) dreka të ngrira, të cilat mund të merren në një pikë
shpërndarjeje që ndodhet më afër shtëpisë së tyre.
Uji: Nxënësit duhet të sjellin me vete shishet e tyre të ujit, të cilat duhet të kenë
etiketa të qarta ku të shkruhet emri i tyre. Për të mbushur shishet me ujë, do të
përdoren stacionet e hidratimit, të cilat funksionojnë pa prekje.
Protokolli për përdorimin e tualetit
Numri i njerëzve që do të lejohet në tualet do të përcaktohet nga sipërfaqja dhe konfigurimi i
dhomëzave të tualetit, për të siguruar që njerëzit të jenë të paktën 6 këmbë larg nga njëri-
tjetri.
Dhomëzat e tualetit sigurojnë largësi të përshtatshme për individët. Në rastet kur aktualisht
nuk ka dhomëza, dhe kur ato nuk janë më të larta sesa koka e një personi, sinjalistika do të
tregojë përdorimin e një oturaku po, e një oturaku jo, .d.m.th., një në dy oturakë në tualetin e
burrave/djemve do të mbyllet në mënyrë që individët të qëndrojnë 6 këmbë larg. E njëjta
qasje do të ndiqet edhe për lavamanët e tualeteve të cilët nuk mundësojnë distancim të
përshtatshëm.
Largimi nga shkolla Njëlloj si në rastin e mbërritjes në shkollë, do të ketë pika të paracaktuara ku automjetet e
shkollës dhe automjetet personale mund të ndalojnë për të marrë nxënësit. Shkolla do të
përgatitet për rritjen e numrit të automjeteve që vijnë për të marrë nxënësit. Shpërndarja e
nxënësve do të bëhet me faza, me qëllim që të nxitet distancimi social dhe menaxhimi i sigurt i
këmbësorëve dhe automjeteve të shkollës dhe atyre private.
PLANI
FAQE | 21
Shembull: Dita e një nxënëseje që shkon në shkollë Këtu po sjellim shembullin e udhëtimit të një nxënëseje që quhet Xhenaira, e cila është nxënëse e gjuhës
angleze në klasën e pestë. Ju lutem, vini re që ky është thjesht shembull, dhe se udhëtimi i çdo nxënësit mund të
jetë i ndryshëm, në varësi të shkollës që frekuenton.
Udhëtimi i Xhenairës në shkollë gjatë ditëve të mësimit ballë për ballë, nxënëse e gjuhës angleze në
klasën e pestë.
PLANI
Familja e Xhenairës i bën asaj një test ditor dhe arrin në përfundimin se ajo është mirë dhe mund të shkojë në shkollë, mbështetur në udhëzimet e rrethit shkollor.
Kur mbërrin autobusi i Xhenairës, ajo e ka të vendosur maskën, përdor sanitizuesin e duarve, hipën në autobus, ulet në ndenjësen që i është caktuar dhe që ndodhet larg ndenjëseve të tjera (për të respektuar distancimin social) dhe i përshëndet nga larg shokët e shoqet në autobus, të cilët ndodhen 6 këmbë larg saj.
Autobusi mbërrin në shkollë në vendin e përcaktuar. Xhenaira zbret nga autobusi me shokët e shoqet e saj në radhë për një dhe shkon te një zonë e shenjuar për mbajtjen e radhës. Personeli atje është duke ndihmuar nxënësit.
Sapo vjen radha e grupit të saj për të hyrë në shkollë, ajo futet në ndërtesë, përshëndet personelin (anëtarët e të cilit mbajnë maska), përdor sanitizuesin e duarve në një stacion të sanitizimit të duarve dhe merr me vete vaktin e mëngjesit. Më pas, shkon në klasë, ulet në karrigen që i është caktuar dhe shijon mëngjesin e saj. Në klasë, të gjithë nxënësit janë 6 këmbë larg njëri-tjetrit.
Xhenaira qëndron në klasë dhe ka orën e mësimit të lëndës “Anglishtja për folësit e gjuhëve të tjera” dhe të matematikës. Mësuesit mbajnë maska dhe i mbështesin nxënësit duke iu qëndruar larg (për të respektuar distancimin social).
Në kohën e përcaktuar, Xhenaira shkon te kafeteria me klasën e saj dhe vihet në radhë në vendet e shenjuara.
Xhenaira merr drekën, ulet në karrigen e saj e cila ndodhet 6 këmbë larg nga nxënësit e tjerë, dhe bisedon me shokët e shoqet ndërkohë që ata hanë. Më pas, ajo shkon në oborrin e shkollës për të bërë “pushimin e maskës” ndërsa luan lojën “Simoni thotë”, ndërkohë që qëndron 6 këmbë larg shokëve e shoqeve të saj.
Në fund të pushimit, ajo e vendos përsëri maskën, pastron duart në stacionin e sanitizimit të duarve, kthehet në klasë, ulet në karrigen që i është caktuar dhe përgatitet për mësimet.
Xhenaira shkon në tualet, duke ndjekur shenjat udhëzuese që ndodhen përgjatë korridorit. Një anëtar i personelit e lejon të hyjë brenda, në pajtim me protokollet e sigurisë së tualetit, duke siguruar që të futet vetëm numri i lejuar i nxënësve. Ajo i lan duart përpara se të kthehet në klasë.
Në fund të ditës, Xhenaira i fut librat në çantë dhe vihet në radhë për shpërndarjen e nxënësve. Në kohën e përcaktuar për klasën e saj, ajo ecën përgjatë korridorit të shenjuar dhe vihet në radhë për të hipur në autobus.
Ajo i pastron duart me sanitizues duarsh, hipën në autobus dhe ulet në ndenjësen që i është caktuar. Në stacionin e saj, ajo zbret nga autobusi, shkon më këmbë në shtëpi dhe i tregon familjes se çfarë dite të shkëlqyer kishte kaluar në shkollë.
Çelësi: Shkuarja në shkollë Hyrja në shkollë Qëndrimi në shkollë Largimi nga shkolla
FAQE | 22
Lëndët akademike
Ne e dimë që kalimi në mësimdhënien dhe nxënien virtuale në pranverë për shkak të mbylljes së shkollave ka
qenë sfidë për shumë prej nxënësve tanë, mësuesve, familjeve dhe udhëheqësve. Mësimet që kemi nxjerrë nga
të dhënat e anketimit dhe bashkëpunimi me palët e interesuara na kanë bërë të mendojmë ndryshe lidhur me:
angazhimin e nxënësve, përkrahjen për pritshmëritë e mësuesve lidhur me mësimdhënien, diferencimin,
akomodimin, dhe modifikimet për përmbushjen e nevojave mësimore të nxënësve tanë, dhe mënyrën se si duhet
të sigurojmë njëtrajtshmëri në të gjithë rrethin tonë shkollor. Modeli mësimor për vitin shkollor 2020-2021 do të
maksimizojë fleksibilitetin në planifikim dhe mësimdhënie për nxënësit dhe mësuesit, dhe do të minimizojë
ndërprerjet e programit akademik atëherë kur ndodhin ndryshime për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID-
19-a.
Pritshmëritë për modelin mësimor janë si më poshtë:
• Lehtësimi i mësimdhënies, që realizohet sipas standardeve, për të siguruar që nxënësit demonstrojnë se
i kanë përvetësuar rezultatet për klasat e tyre;
• Përqendrimi i qëllimshëm te standardet prioritare të “Lëndëve bërthamë” (Common core), duke lidhur, në
të njëjtën kohë, nxënien e mëhershme me nxënien aktuale;
• Ofrimi i mbështetjes së diferencuar, akomodimeve dhe modifikimeve aty ku është e përshtatshme për të
mbështetur nxënësit që kanë nevoja të ndryshme nxënieje;
• Angazhimi i nxënësve për të zbatuar konceptet kyçe të nxënies me qëllim që të kuptojnë më mirë
mësimet; dhe
• Monitorimi i rregullt i ecurisë së nxënësve për të ofruar ndërhyrje të shenjestruar, që i përshtatet nevojave
të nxënësit.
Elemente të tjera të modelit tonë mësimor do të jenë:
• Ofrimi, nga ana e mësuesve, i mësimdhënies së drejtpërdrejtë në përmbajtjen mësimore të nivelit të
klasës me rezultate, detyra dhe strategji me anë të të cilave do të përmbushen nevojat e nxënësve.
• Vëzhgimi i vazhdueshëm dhe monitorimi i ecurisë së nxënies dhe i përpunimit të informacioneve nga ana
e nxënësve.
• Një qasje ndaj mësimdhënies së individualizuar, me mjedise ku nxënësit mund të zbatojnë aftësitë e tyre
të mësuara dhe të përfitojnë maksimalisht nga koha e mësimit me mësuesin. Kjo qasje u mundëson
mësuesve të vlerësojnë gjithë klasën, individët ose grupet e nxënësve dhe të inkorporojnë strategjitë e
zhvillimit të koncepteve për të siguruar që nxënësit të përmbushin pritshmëritë për nivelin e klasës.
• Një mjedis që mundëson punën individuale dhe në grup, duke ofruar tolerancë lidhur me afatet dhe
vlerësime/testime të nxënies.
Elementet kyçe të modelit
Mësuesit do të japin mësim sipas nivelit të klasës, duke përdorur akomodime të përshtatshme dhe/ose
modifikime që iu sigurohen nxënësve me nevoja të ndryshme nxënieje, sipas rastit, duke përdorur metoda që i
përfshijnë nxënësit në procesin e nxënies në kuadrin e modelit të nxënies hibride. Mësimdhënia sipas nivelit të
klasës mund të përfshijë leksionet, modelimin, videot dhe prezantimet e miratuara dhe forma të tjera të
mësimdhënies, të harmonizuara me përmbajtjen mësimore të nivelit të klasës dhe shërbimet mbështetëse për
nxënësit, të identifikuara në planet individuale të arsimit, shërbimet e ESOL-it (lënda “Anglishtja për folësit e
gjuhëve të tjera) dhe në “reagimin ndaj ndërhyrjes”. Përmes kësaj, nxënësve do t’u ofrohet njohuri të
përgjithshme si dhe konteksti aktual i nivelit të klasës në të cilën janë.
Kalendari akademik
Kalendari akademik do të përfshijë katër tremujorë të vitit: mësuesve do t’u jepen dokumentet “Viti me një shikim”
dhe “Tremujori me një shikim”, dokumente këto të cilat identifikojnë standardet, aftësitë, nxënien në bazë
projektesh, udhëzimet për vlerësimin me notë, kompetencat, shembuj të mësimeve dhe shembuj të punimeve të
nxënësve. Synimi janë standardet e prioriteteve për nivelin e klasës dhe nivelin e klasës së mëparshme.
Mësuesit do të përdorin një gërshetim të burimeve digjitale dhe atyre të shtypura, nga kurrikula e tyre e
përshtatur sipas SDP-së, për të adresuar mbulimin e mjaftueshëm të standardeve. Zyra për Mbështetje
Akademike do të ofrojë burime të miratuara dhe të rekomanduara për të mbështetur lëndën e gjuhës angleze
(ELA), matematikës, shkencës, studimeve sociale, karrierës dhe arsimit teknik; gatishmërinë për periudhën pas
mbarimit të shkollës së mesme, kurset AP dhe disa kurse me zgjedhje.
PLANI
FAQE | 23
Vlerësimet
Ne e kuptojmë që nxënësit tanë kanë pësuar humbje për sa i takon nxënies dhe që ne duhet t’i kthejmë nxënësit
pranë në situatën ku ishin më parë dhe t’i vëmë ata të mësojnë lëndët e klasës së tyre. Analiza e të dhënave të
arritjeve të nxënësve dhe norma e përparimit të përmirësuar tregon se ekziston nevoja për t’i përqendruar
pritshmëritë tona mësimore dhe për të identifikuar vlerësimet kyçe që do të bëjnë të mundur ndërmarrjen e një
“reagimi ndaj ndërhyrjes”, sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim zvogëlimin e hendekut në nxënie.
Në fillim të vitit të ri shkollor, arsimtarët tanë do të përdorin vlerësimet e përcaktuara nga rrethi shkollor në lëndën
e gjuhës angleze dhe të matematikës dhe do të përdorin opsionet e vlerësimit në shkollë për të vlerësuar
nxënësit në fushat përmbajtjesore. Qëllimi i vlerësimeve është të përcaktojnë prirjet klasore, grupore dhe
individuale në përvetësimin e shkathtësive/koncepteve, ose të mungesës së këtij përvetësimi, në përputhje me
standardet e nxënies për nivelin e klasës. Të dhënat do të përdoren në hartimin e mësimeve për grupet e vogla,
aktivizimin dhe lidhjen me mësimet e mëparshme. Një përbërës kyç i këtij modeli mësimor është vëzhgimi dhe
monitorimi i procesit të nxënies të nxënësve dhe bërja e përshtatjeve sipas nevojës. Nxënësit kanë mundësi të
reflektojnë për nxënien e tyre dhe nxënësit ofrojnë komente të menjëhershme për klasën dhe grupet e vogla dhe
përdorin vlerësimet formative për të nxjerrë të dhëna që do të përdoren gjatë hartimit të mësimeve. Zyra për
Mbështetje Akademike do të ofrojë dokumentin “Shtyllat e mësimdhënies”, në të cilin do të përfshihen
pritshmëritë dhe strategjitë për nxënien, vlerësimin e nxënësve, mjedisin e klasës dhe angazhimin e nxënësve.
Frekuentimi
Pritet që të gjithë nxënësit të frekuentojnë shkollën pesë ditë në javë, fizikisht ose rrugë digjitale, në përputhje me
rregulloret dhe kërkesat e autoriteteve shtetërore dhe të rrethit shkollor. Si gjatë nxënies ballë për ballë, ashtu
edhe gjatë asaj digjitale, mësuesit do të mbajnë shënim frekuentimin e nxënësit. Personeli i shkollës dhe ai në
zyrën qendrore do të identifikojnë aktivisht nxënësit që nuk frekuentojnë rregullisht orët mësimore dhe do të
ndihmojnë në adresimin e problematikave që pengojnë frekuentimin e secilit nxënës.
Vlerësimi me notë
Nxënësit do të vlerësohen me notë në vitin shkollor 2020-2021, dhe si nxënësit, ashtu edhe personeli, do të
ndjekin politikën zyrtare të vlerësimit me notë dhe të ngritjes në detyrë, politikë kjo e cila u pezullua përkohësisht
gjatë mbylljes së shkollës në pranverë. Udhëzimet për vlerësimin me notë janë përditësuar çdo vit nga Zyra për
Mbështetje Akademike para fillimit të vitit të ri shkollor.
Modeli i akademisë së nxënies digjitale, K-12
Sikurse kemi përmendur më lart, rrethi shkollor do t’u ofrojë nxënësve të klasave K-12 opsionin e nxënies
digjitale në masën 100%. Nëse përzgjidhen, nxënësit duhet të përdorin atë model nxënieje/mësimor për një
tremujorësh të plotë mësimdhënieje përpara se t’iu jepet mundësia të kthehen në modelin hibrid me bazë në
shkollë.
Ne do të punësojmë/caktojmë nga zyra qendrore mësues udhëheqës të shkollës, për programimin mësimor, dhe
ndërlidhës me familjet, për mbështetje në koordinimin e shërbimeve me shkollat dhe familjet. Nxënësit që marrin
pjesë do të vazhdojnë të mbajnë lidhje me shkollën ku janë caktuar dhe mund të angazhohen në programe të
tjera të ndërlidhura me shkollën, siç janë klubet digjitale jashtëshkollore, kuvendet digjitale, këshillimi, përkrahja
socio-emocionale dhe nismat dhe evenimentet e veçanta në shkollë.
Pritshmëritë dhe përvoja mësimore do të monitorohen nga afër për të siguruar që nxënësve në “Akademinë
Digjitale” t'iu ofrohet mësimdhënie cilësisht e krahasueshme me atë që ofrohet në modelin hibrid. Mësuesit do të
përdorin të njëjtat burime mësimore. “Akademia Digjitale” do të përfshijë mësuesit e gjuhës angleze,
matematikës, shkencës, studimeve sociale dhe mësues të disa kurseve të caktuara me zgjedhje, të cilat
nevojiten për diplomim. Shkollat individuale mund të ofrojnë gjuhë specifike të botës, kurse “honors” dhe kurse
specifike me zgjedhje. Kurset me zgjedhje dhe kurset e gjuhëve do të përcaktohen në bazë të nxënësve të
regjistruar dhe të pranuar në program.
PLANI
FAQE | 24
Nxënësit e shkollave të mesme, të cilët duhet të ndjekin kurse për rikuperimin e krediteve për shkak të ngeljes në
një kurs, do të kenë mundësi t’i ndjekin këto kurse në “Akademinë Digjitale” pas ditës së mësimit të rregullt. Edhe
nxënësit e shkollave të mesme, të cilët janë pranuar në kurset e avancuara të caktimit arsimor dhe në programin
e dyfishtë (Dual Enrollment), mund të marrin pjesë në “Akademinë Digjitale”.
Në fund të korrikut do të nxjerrim informacione shtesë lidhur me përfshirjen në këtë opsion.
Ju lutem, klikoni termin për më shumë hollësi lidhur me përkufizimin e termave kyçe, dhe “Shtojcën për arsimin
special”.
Atletika dhe aktivitetet jashtëshkollore
Aktivitetet sportive dhe ato jashtëshkollore janë një pjesë e rëndësishme e zhvillimit fizik, social dhe emocional të
nxënësve tanë dhe e mirëqenies së tyre. Përfitimet janë të shumta, por ekzistojnë edhe shumë sfida logjistike,
strukturore dhe sfida të shëndetit publik, ndërkohë që përparësia numër një e rrethit shkollor është siguria e
nxënësve dhe personelit tonë dhe e komunitetit në tërësi.
Aktivitetet jashtëshkollore
Aktivitetet jashtëshkollore do të realizohen në harmoni me kalendarin e tipit “A/B” dhe me të gjitha protokollet e
shëndetit dhe sigurisë. Aktivitetet jashtëshkollore në të cilat përfshihen nxënës nga klasa të ndryshme mund të
vazhdojnë vetëm nëse gjatë tyre mund të ruhet distanca sociale dhe të mbahen maskat. Për klasën Pre-K dhe
shkollën fillore, udhëzuesi i PDPH-së rekomandon që aktivitetet jashtëshkollore të realizohen vetëm brenda
kohortave. Udhëzuesi i PDPH-së rekomandon anulimin e të gjitha evenimenteve shkollore ku ka përzierje
kohortash. Nuk mund të organizohen evenimente, takime, ekskursione ose kuvende shkollore. Përjashtim bëjnë
aktivitetet shkollore për ciklin e mesëm dhe shkollën e mesme me kohorta të ndryshme, në rastet kur është i
mundur distancimi social.
Në kuadër të “Akademisë Digjitale”, nxënësve do t’iu ofrohet mundësia, nga personeli shkollor, për t’u përfshirë
nga largësia në këto aktivitete, në shkollën e tyre shtëpiake (home school). Mundësitë për të marrë pjesë në
aktivitetet jashtëshkollore ballë për ballë si dhe aktivitetet virtuale do të jenë të disponueshme për nxënësit. Disa
shembuj të aktiviteteve jashtëshkollore mund të përfshijnë: klubet e artit, klubet e librit, qeveria e nxënësve, klubi i
matematikës, klubi i shahut, etj.
Ne vlerësojmë përkrahjen që iu ofrohet nxënësve nëpërmjet programeve dhe aktiviteteve tona passhkollore. Aty
ku është e mundur, do të gjejmë mënyra për të vazhduar këto partneritete të vyera duke respektuar, në të njëjtën
kohë, edhe udhëzimet për shëndetin publik dhe sigurinë.
Atletika
Rrethi shkollor po përdor planin “Rikthimi në lojë” (RTP—Return to Play) i cili përfshin një qasje me faza ndaj
rifillimit të programeve atletike shkollore. Në këto faza, përmenden sportet e kategorisë së rreziku të lartë, të
mesëm dhe të ulët, kategori këto që janë hartuar nga NFSH-ja. Këto kategori janë si më poshtë:
• Aktivitete me rrezik të lartë*: Sporte që përfshijnë kontaktin e afërt dhe të vazhdueshëm midis
pjesëmarrësve, mungesën e barrierave të mjaftueshme mbrojtëse dhe mundësinë e lartë të transmetimit
të pjesëzave respiratore (që dalin nga rrugët e frymëmarrjes) midis pjesëmarrësve. Shembuj: futbolli,
mundja, tifozeria nxitëse (cheerleading), kërcimi.
• Aktivitete me rrezik të mesëm*: Sporte që përfshijnë kontaktin e afërt të vazhdueshëm, por që duke
përdorur pajisje mbrojtëse mund të zvogëlohen gjasat e transmetimit të pjesëzave respiratore midis
pjesëmarrësve OSE kontaktin e shkurtër e të afërt OSE sportet në grup në të cilat pjesëmarrësit përdorin
pajisje që nuk mund të pastrohen pas secilit përdorim. Shembuj: basketbolli, volejbolli, bejsbolli, softbolli,
futbolli amerikan, tenisi, kërcimi me shkop, kërcimi së larti, kërcim së gjati, futboll “7 me 7”.
• Aktivitete me rrezik të ulët: Sporte që mund të kryhen me distancim social ose individualisht, pa
përdorimin e pajisjeve të përbashkëta ose pa nevojën për pastrimin e pajisjeve midis përdorimeve nga
konkurrentët. Shembuj: vrapimet, maratonat, hedhja e sendeve, noti, golfi, peshëngritja, aktiviteti i
tifozëve anësorë (sideline cheerleaders).
*Sportet me rrezik të lartë ose të mesëm mund të kalojnë në kategorinë e aktiviteteve me rrezik të ulët nëse
modifikohen në mënyrë të tillë që të mos ketë kontakte mes konkurrentëve. Aktivitetet e ekipit duhet të kufizohen
në provat për zhvillimin e aftësive individuale: gjatë këtyre provave duhet të ruhet distancimi social.
PLANI
FAQE | 25
Mbështetja për familjet
Pandemia aktuale e shkaktuar nga COVID-19-a ka prekur familjet dhe komunitetet të cilave rrethi shkollor iu shërben në shumë mënyra: nga përhapja e gjerë e papunësisë dhe pasiguria e ushqimit e deri te sëmundjet dhe vdekjet e njerëzve të dashur. Kur është fjala për arsimimin gjatë këtyre rrethanave sfiduese, familjet duhet të kenë qasje në informacione dhe në ide mbi procesin e nxënies, mënyrat për të kuptuar informacionin dhe mënyrat se si mund të marrin masa për të përkrahur fëmijët e tyre. Gjatë kësaj periudhe pasigurie dhe ndryshimi, Zyra për Angazhimin e Familjeve do të ofrojë këto burime kyçe për t’iu ardhur në ndihmë familjeve:
• Trajnime virtuale për familjet: Zyra për Angazhimin e Familjeve dhe të Komunitetit është duke rimodeluar faqen e vet të internetit për të përfshirë video dhe trajnime “live” për familjet lidhur me mënyrën e përdorimit të teknologjisë, shërbimet mbështetëse të shëndetit mendor dhe mbështetjen e nxënies akademike në shtëpi. Zyra gjithashtu po bën një seri videosh të shkurtra dhe burimesh për familjet lidhur me shëndetin dhe sigurinë.
• Grupi i mbështetjes së familjeve: Familjet do të vazhdojnë të ftohen të marrin pjesë në grupet virtuale të mbështetjes për t’u mbledhur së bashku një herë në javë, për të shkëmbyer tregime dhe strategji të prindërimit, për të bërë pyetje dhe shprehur frustrimet dhe shqetësimet në kuadër të një uebinari të hapur në formën e një forumi, dhe për t’u ndier të sigurt brenda komunitetit të njerëzve.
• Telefonatat e personalizuara: Punonjësit e rrethit shkollor që sigurojnë ndërlidhjen me angazhimin e familjeve do të bëjnë telefonata të personalizuara për të kontrolluar dhe parë se për çfarë shërbimesh mbështetëse mund të kenë nevojë familjet.
• Ndërlidhësit e angazhimit të familjeve dhe asistentët këshillues dygjuhësh: Strategjitë e angazhimit të familjeve në formë virtuale dhe përmes telekonferencave do të përdoren gjatë këtij viti shkollor për të mbështetur familjet rregullisht, nëpërmjet telefonatave personale, teksteve, videove, uebinarëve, bisedave virtuale dhe orarit të zyrës. Në shembujt specifikë bëjnë pjesë:
▪ Kryerja e telefonatave personale për të dëgjuar dhe për t’iu përgjigjur nevojave me burime të përshtatshme.
▪ Informimi i familjeve dhe i komuniteteve lidhur me vendet ku do të shpërndahen vaktet ushqimore.
▪ Thirrja për të nxitur familjet, fëmijët e të cilëve nuk hyjnë në sistem ose nuk angazhohen në platformat në internet.
▪ Hapja e çateve “Virtual Coffee”, organizimi i takimeve “SAC” dhe ofrimi i orëve të zyrës së hapur për familjet.
▪ Ndihmimi i familjeve që të kuptojnë gjithë informacionin dhe të mësojnë të caktojnë përparësitë.
▪ Avokimi për familjet që flasin gjuhë të tjera veç anglishtes dhe përkrahja e tyre. ▪ Komunikimi përmes medies sociale dhe qasja në shumë platforma të komunikimit, siç janë
“Zoom” dhe “Google meetups”, Twitter, Facebook, Facebook Live, SeeSaw, Whatsapp, faqet e internetit të shkollës, “Parent Portal”, dhe mesazhet e shtypura e të shkruara me dorë.
▪ Ndihmimi i familjeve për të menaxhuar nxënien nga largësia, duke përfshirë futjen në softuerin “Google Classroom” dhe ndihmimi për të zgjidhur problemet me teknologjinë, internetin dhe pajisjet.
▪ Përkrahja e mësuesve për të kontaktuar me nxënësit dhe familjet të cilat janë “shkëputur”. ▪ Ndihmimi i familjeve që të ndihen të lidhura me komunitetin e tyre nëpërmjet grupeve të
mbështetjes së familjeve. ▪
• Linja telefonike e ndihmës në dy gjuhë: Familjet në të cilat fliten shumë gjuhë do të vazhdojnë të marrin mbështetje, informacione të përditësuara dhe burime nga koordinatorët tanë të qasjes gjuhësore, në nëntë gjuhët që fliten më së shumti në shtëpi.
• Linja telefonike, emaili dhe buletini “FACE” i rrethit shkollor: Familjet do të vazhdojnë të marrin, ndër të tjera, mbështetje, informacione të përditësuara, vakte për nxënësit, pajisje mësimi dhe shërbime mbështetëse, shërbime mbështetëse për shëndetin mendor dhe për dhunën në familje, etj.
PLANI
FAQE | 26
Përgatitja e personelit shkollor për një vit shkollor të suksesshëm I gjithë personeli i rrethit shkollor do të marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe seanca të ndryshme të zhvillimit
profesional për të mbështetur hapjen e shkollës në mënyrë të sigurt dhe duke pasur nxënësit në fokus. Këto
seanca do të sigurojnë që të gjithë anëtarët e personelit shkollor të kenë njohuritë për respektimin dhe
promovimin e udhëzimeve të sigurisë dhe për përkrahjen e nxënësve në aspektin shoqëror, emocional dhe
akademik.
Përmbajtja mësimore do të mësohet përmes një kombinimi të seancave asinkrone (videove, dokumenteve,
nxënies në internet sipas ritmit të nxënësit) dhe sinkrone (seanca të drejtpërdrejta dhe virtuale). Materialeve dhe
incizimeve nga nxënia profesionale do të mund t’iu qaseni nga faqja e internetit e rrethit shkollor, pra mund të
përdoren vazhdimisht nga personeli si burim informacioni.
• Shëndeti dhe siguria - Do të hartohet një seri trajnimesh për role specifike, për administratorët,
mësuesit dhe personelin, për të siguruar që të gjithë të kenë njohuritë dhe shkathtësitë e duhura për të
zbatuar planin e rrethit shkollor për shëndetin dhe sigurinë, i cili është në harmoni me kërkesat e
Administratës së Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (OHSA) dhe Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve
(CDC). Temat do të organizohen në tri fusha kyçe: pastrimi i ambienteve, sanitizimi, dezinfektimi dhe
ventilimi; protokollet e distancimit social dhe protokollet e tjera të sigurisë; dhe monitorimi i shëndetit të
nxënësve dhe personelit.
• Shërbimet mbështetëse për nxënësit - Drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe personeli do të marrin
pjesë në një seri seancash të moderuara zhvillimore, ku do të fitojnë shkathtësi, do të shqyrtojnë burime
dhe përgatiten për t’u përqendruar intensivisht në zhvillimin socio-emocional, komunitetet &
marrëdhëniet, shëndetin mendor dhe traumat në fillim të shkollës. Edhe drejtuesve të shkollave do t’iu
ofrohet trajnim lidhur me sistemet dhe praktikat e mbështetjes së mirëqenies së personelit.
• Mbështetja akademike - Mësuesit dhe drejtuesit e shkollave do të marrin pjesë në nxënien profesionale,
të harmonizuar me kuadrin mësimor, strategjitë për mbështetjen e zbatimit të pritshmërive të mësimit si
në ambientin e nxënies ballë për ballë, ashtu edhe në atë të nxënies digjitale. Kjo përmbajtje mësimore
do të mbështesë mësuesit dhe drejtuesit për të siguruar barazi dhe qasje në mësimdhënie sipas klasave
për të gjithë nxënësit.
Drejtuesit nga Zyra e Shkollave, Zyra e Mbështetjes Akademike, dhe Zyra e Shërbimeve për Mbështetjen e
Nxënësve do të bëhen pjesë e ekipit të planifikimit të zhvillimit profesional ndërfunksional, për të koordinuar
planifikimin dhe realizimin e seancave të lartpërmendura të trajnimeve dhe zhvillimit profesional. Ekipi do të
mbështesë përpjekjet gjatë gjithë vitit shkollor 2020-2021 për të siguruar një proces nxënieje profesionale, i cili
është i përgjegjshëm, realizohet brenda afateve dhe është i harmonizuar për të gjitha grupet.
Siguria e punonjësve, shërbimet përkrahëse & përmirësimet Në themel të suksesit të këtij plani dhe të punës që rrethi shkollor bën çdo ditë në shërbim të nxënësve qëndron
pasja e një personeli që është i pranishëm, i mbështetur dhe i vlerësuar. Ne e dimë se personeli ynë po përballet
vetë me vendime të rëndësishme lidhur me kthimin në punë në këtë mjedis të ri. Ne po punojmë me kujdes që të
sigurojmë që punonjësit tanë të kenë informacionin që iu duhet për të ndierë se protokollet tona të sigurisë janë
të qarta dhe që ndërtesat tona janë të sigurta. Plani ynë i përgjithshëm përfshin komunikimin e qartë dhe të
vazhdueshëm me punonjësit tanë; ky komunikim përqendrohet te përditësimet e politikave dhe procedurave,
krahas mirëqenies së personelit.
Siguria dhe mirëqenia e personelit
Sikurse është skicuar në pjesën “Ruajtja e një mjedisi shkollor të shëndetshëm e të sigurt”, rrethi shkollor ka
hartuar protokollet për “Shëndetin dhe sigurinë”, duke u mbështetur në udhëzimet e autoriteteve të shëndetit
publik në nivel federal, shtetëror dhe lokal, si dhe duke marrë parasysh komentet e ekspertëve mjekësorë.
Personelit tonë do t’i jepen udhëzime të qarta lidhur me këto protokolle, me qëllim që të gjithë anëtarët e tij të
zbatojnë njëtrajtshëm masat e sigurisë të cilat do të bëjnë që të kemi një ambient më të sigurt pune. Sikurse
përmendet në pjesën “Përgatitja e personelit shkollor për një vit shkollor të suksesshëm”, të gjithë personelit do t'i
ofrohen trajnime në internet, ku do të jepen në mënyrë të përmbledhur masat për ruajtjen e shëndetit dhe të
sigurisë. Krahas këtyre, përpara rihapjes së shkollave, do të vihet në përdorim një mekanizëm funksional i
mbledhjes së reagimeve, siç mund të jetë linja telefonike, formulari i raportimit ose ndonjë metodë e ngjashme,
me qëllim që personeli të mund të raportojë se ku nuk respektohen protokollet e shëndetit.
PLANI
FAQE | 27
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i mbështetjes së punonjësve tanë është që të sigurohemi që personeli të ketë
qasje në burime të cilat mbështesin mirëqenien e tyre fizike dhe mendore. Individët janë përballur me shumë
vështirësi gjatë muajve të fundit, siç janë problemet me pasigurinë e ushqimit, trauma, stresi post-traumatik,
sëmundjet dhe humbja e njerëzve të dashur e kështu me radhë. Është tepër e rëndësishme që ne të kemi disa
opsione, mundësi, dhe oferta me qëllim që punonjësit të ndihen të përkrahur, t’iu qasen burimeve për të cilat
kanë nevojë dhe të adresojnë nevojat e tyre lidhur me shëndetin mendor. E thënë thjesht, ne nuk mund të bëjmë
më të mirën për nxënësit të cilëve iu shërbejmë nëse nuk kujdesemi për veten. Fushata “Healing together”
(Shërohemi së bashku), e cila është shpjeguar më lart, ka për fokus, ndër të tjera, mirëqenien e të rriturve dhe
disa shërbime mbështetëse për personelin në mbarë rrethin shkollor.
Sigurimi i mbulimit të mjaftueshëm me personel
Rrethi shkollor po punon për të siguruar që ne të kemi burime të mjaftueshme njerëzore për ekzekutimin e këtij
“Plani”. Në qershor, i kemi pyetur proaktivisht të gjithë punonjësit lidhur me planet e tyre të mundshme për
kthimin në punë kur ne të kthehemi në ndërtesat/godinat e shkollave. Ne morëm pothuaj 9000 përgjigje (44% e
punonjësve tanë) dhe mësuam se 84% e atyre që u përgjigjën tregonin se planifikonin të ktheheshin, dhe 9%
tregonin se ishin të pasigurt, ndërsa 6% tregonin se ndoshta do të kërkonin të punonin nga larg. Gjithashtu, kemi
parë edhe një normë shumë më të ulët të heqjes dorë nga puna sesa në vitet e mëparshme, ku një numër më i
madh i personelit ka qëndruar nga njëri vit në tjetrin. Megjithatë, ne duhet të planifikojmë për skenarë të
ndryshëm dhe duhet të adresojmë nevojën për burime njerëzore shtesë, të cilat nevojiten në kuadër të këtij
“Plani”, ku përfshihen, për shembull, mësues të tjerë dhe sanitarët.
Për të siguruar që nxënësve t’iu ofrohet mësimdhënia dhe kujdesi më i mirë gjatë kësaj periudhe pasigurie, plani i
rrethit shkollor për burimet njerëzore për vitin shkollor 2020-2021 mbështetet në tri shtylla:
• Përqendrimi te mbajtja e punonjësve aktualë Qëllimet e rrethit shkollor realizohen më së miri
nëpërmjet mbajtjes aktive të punonjësve aktualë si dhe me anë të rekrutimit proaktiv dhe efikas të
punonjësve aktualë në pozitat e tyre “të reja”.
• Hartimi i planeve të kontigjencës Nxënësit tanë do të marrin shërbime nga një grup konsistent të
rriturish. Megjithatë, edhe me përpjekjet më të mira për të mbajtur personelin tonë, ne e kuptojmë se disa
punonjës, për shkaqe shëndetësore ose për shkak të rrethanave personale, mund të mos jenë në gjendje
të kthehen gjatë periudhës së pandemisë; për këtë arsye, ne kemi plane për një seri kontigjencash.
Rrethi shkollor duhet të ketë edhe plane të kontigjencës për burimet njerëzore, për të mbështetur gjithë
organizatën aty ku nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme.
• Përdorimi i të dhënave, vlerësimi i vazhdueshëm dhe përshtatja Duke kuptuar që kjo është një
situatë unike, e cila është e vështirë të parashikohet, ne po përdorim aktivisht të dhënat për të
parashikuar dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve në personel, me qëllim që të sigurojmë që të përdoren
shërbimet mbështetëse më të mira për nxënësit gjatë vitit tjetër, duke përfshirë planet për rritjen e
mundshme të normës së mosparaqitjes në shkollë gjatë vitit.
Duke pasur parasysh këto mendime, rrethi shkollor ka hartuar një plan për mbulimin me burime njerëzore, për të
adresuar skenarë të ndryshëm të mundshëm të cilëve mund të na duhet t’iu përshtatemi gjatë vitit shkollor 2020-
2021. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër numrin e punonjësve/personelit dhe do të reagojmë
proaktivisht sipas nevojës.
PLANI
FAQE | 28
Po më pas?
Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që luajtën një rol në sigurimin e informacioneve dhe në hartimin e këtij
"Plani”. Zbatimi do të kryhet gjatë korrikut dhe gushtit dhe në vitin shkollor 2020-2021.
Do të na duhet të gjithëve të punojmë së bashku për të mbështetur realizimin e vitit shkollor 2020-2021 si vit të
sigurt e të suksesshëm për çdo pjesëtar të komunitetit të rrethit tonë shkollor. Për përditësimet më të fundit dhe
informacione lidhur me këtë “Plan”, ju lutem vizitoni faqen: philasd.org/schoolstart2020.
Shtojca: Proceset & protokollet
Regjistrimi i nxënësve - Procesi i regjistrimit në internet
Shëndeti & siguria
• Protokolli për rastet e dyshuara/të konfirmuara me COVID-19
• Protokolli për monitorimin e shëndetit
• Protokolli për distancimin social
• Protokolli për maskat e nxënësve
• Protokolli për pastrimin dhe ajrimin
• Protokolli i përgjithshëm për shëndetin dhe higjienën
• Protokolli për maskat e punonjësve
• Protokolli për maskat e nxënësve
• Protokollet e “ELECT”-it për shërbimet shëndetësore dhe të sigurisë në rastin e shërbimeve
Operacionet shkollore
Shkuarja në shkollë
• Komunikata mbi transportin për vitin shkollor 2020-2021 për familjet
Qëndrimi në shkollë
• Protokolli i vizitorëve
• Protokolli i pastrimit për shërbimet e ushqimit
• Partnerët e miratuar shkollorë për ofrimin e mbështetjes virtuale
Lëndët akademike
• Nisma “Healing Together” (Shërohemi së bashku)
• Modeli mësimor
• Termat kyçe të modelit mësimor
• Modeli mësimor i edukimit special për vitin shkollor 2020-2021
• Udhëzuesi për klasën “Pre-K”
• Plani i shëndetit dhe sigurisë për atletikën
• Partnerët e miratuar shkollorë për ofrimin e mbështetjes virtuale
Viti shkollor i propozuar për vitin shkollor 2020-2021(në pritje të miratimit nga
Bordi) Linku për kalendarin akademik (në pritje të miratimit nga Bordi: mund të ndryshojë herë pas here)