viti i 80-të i botimit nr. 6 omltparë se kjo ceremoni, ministri i mbrojtjes, arben imami priti në...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 80-të i botimit Nr. 6 Mbrojtja Berisha: Shqipëria me një dimension të ri në forcat e ISAF OMLT

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 80-të i botimitNr. 6

Mbrojtja

Berisha: Shqipëria me një dimension të ri në forcat e ISAF

omlt

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 2

P ë rmba j t j anumri 6

forcat ajrore

bashkëpunim

arsimimi

reportazh

16

18

22

27

Të pa përgjumur që nga një korriku i vitit 1931

FA, rol vendimtar në Menaxhimin e Krizave

Kualifikimi, domosdoshmëri për një rajon më të sigurtë

Lundrimi i parë jonian i Orikut

Drejtor i Publikimeve: Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Kapiten Dritor Papa

Gazetarë: Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

Mimoza Golikja

Redaktore korrektore: Elona Shimaj

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Shtypur në shtypshkronjën:“Kristalina H”

stafi

4 omlt

Berisha: Shqipëria me një dimension të ri në forcat e ISAFNë ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua së fundi cer-emonia e përfundimit të trajnimit të përbashkët të Grupit...

10

Demilitarizimi, sfidë dinamike që po përballohet me suksesZv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spa-hiu: Procesi i demontimit të muni-cioneve të tepërta ka hyrë tashmë në një rrugë të mbarë...

6 stërvitje

demontimi

modernizimi

Avdiaj: Kemi një ndryshim konceptual për stërvitjenNë Doktrinën e Mbrojtjes 2011 Stërvitja e efektivave të FA ka marrë për herë të parë një hapë-sirë të vetën. E ngritur...

14

Miratohet unanimisht ndryshimi i kontratës me EurocopterMinistri i Mbrojtjes Arben Imami, referoi në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, propozimin për disa ndryshime në projektligjin...

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 3

Ndodh shpesh që shkruhet për marrëdhëniet miqësore të popullit shqiptar me popujt, kombet mike dhe nuk është e thënë t’i referohemi historisë, të kaluarës. Por, megjithatë,

për të qenë maksimalisht të ndërgjegjshëm për rëndësinë e shumë-fishtë të aleancave tona si komb me ato shtete, me ato kombe ndaj të cilave kemi detyrime të fuqishme morale, sot dhe nesër, ne shkë-pusim fakte nga memoria historike. Në këtë kuptim, sa herë që kemi rastin të veçojmë rolin, rëndësinë, domethënien e marrëdhënieve shqiptaro–amerikane, i referohemi marrëdhënieve miqësore midis shqiptarëve dhe amerikanëve, që zanafillën e kanë që nga takimi i Nolit me Presidentin amerikan Uilson, në një destrojer lufte, para se Uilsoni të nisej për në Konferencën e Versajës (1919/1920). Megjithatë historia i takon së kaluarës, ndërsa këto marrëdhënie shqiptaro- amerikane sot janë gjithnjë e më të veçanta, gjithnjë e më perspektive, të vendosura në themelet e mirëbesimit midis dy popujve, në radhë të parë, në përkrahjen që populli amerikan, të gjitha qeveritë amerikane, të gjithë presidentët e kohërave mod-erne të SHBA-së dhanë e po japin për të qenë, ne, shqiptarët zot të fateve tona, kudoqofshin e kudo shtrihemi.Po si shpjegohet kjo lidhje mes një vendi të vogël dhe gjeografikisht shumë larg Shteteve të Bashkuara? Shqipëria është një nga aleatet dhe përkrahëset më të zjarrta të Shteteve të Bashkuara. Praktikisht Shqipëria ka pasur marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara që nga vitet e fundit të Luftës së Parë Botërore sidomos me deklaratën e presidentit Uilson, i cili mbrojti pavarësinë dhe integritetin tokësor të Shqipërisë. Që nga ajo kohë e prapa, Shqipëria nuk ka pasur mun-dësi të lidhet me Amerikën por ka funksionuar me ndërmjetësinë e bashkësisë shqiptare në Amerikë, veçanërisht të Vatrës në kohën e Nolit, në kohën e Çekrezit etj. Mandej, me njohjen e diplomatike të Shqipërisë, me ardhjen e ambasadorit Krein, Bernstin, Hju Grent dhe ambasadorë të tjerë që kanë ardhur në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, po sidomos prezenca e ambasadorit Xhekobson, të gjitha i kanë dhënë për të kuptuar popullit shqiptar se tek Amerika ata mund të shikojnë me besim një shtet i cili mbetet si një shpresë e madhe për popujt e vegjël, popujt e shtypur, një pishtar i demokra-cisë, një vend që duhet ndjekur si shembull. Ky qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë vazhdimisht dhe konstant dhe dokumentet diplomatike që kanë dalë në dritë më vonë vërtetojnë se qëndrimi i Amerikës kundrejt Shqipërisë ka qenë vazhdimisht miqësor. Kemi periudhën e diktaturës 45 vjeçare në Shqipëri dhe zhvillimin e Luftës së Ftohtë. Në atë kohë sigurisht kemi një qëndrim armiqësor të Amerikës kundrejt regjimit në Shqipëri por asnjëherë kundër popullit shqiptar. Në vitin 1950 për shembull në kulmin e

Marrëdhëniet unike Shqiptaro–Amerikane

propagandës komuniste, Amerika ofroi ndihmë gjatë krizës së mad-he që kishte Shqipëria për bukë. Pas vitin 1991, Amerika ka qenë shteti i parë në mbështetje të popullit shqiptar, që ka bërë çdo gjë të ruajë stabilitetin politik në Shqipëri. 2011 shënoi edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Roli i Shteteve të Bashkuara gjatë kë-tyre 20 vjet marrëdhëniesh diplomatike, ishte kritik dhe i pa zëv-endësueshëm në favor të zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Ballkan, në përgjithë-si. Përkrahja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ishte një provë e rëndësishme e forcimit të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat dhe një hap i rëndësishëm për sigurim-in, paqen dhe stabilitetin në rajon. Dhe Shqipëria si pjesë e NATO-s gjendet sot përkrah SHBA-ve dhe forcave aleate në fushëbetejat më të vështira, ç’ka tregon për seriozitetin me të cilën respektojmë vendimmarrjet e përbashkëta. Sigurisht edhe misioni i përbashkët trajnues, OMLT, në Afganistan sinjalizon për një besim të ndërsjellë dhe përgjegjësi. Misioni më i ri që kemi marrë përsipër së bashku me Amerikanët është i llojit, OMLT, Operational Mentitor and Lia-son Team, me qëllim trajnimin e Ushtrisë dhe policisë Afgane, me aftësi drejtimin, operacionalitetin dhe ndërlidhjen në koordinim. Pjesëmarrja e trupave shqiptare të shkrirë me efektivë të SHBA-ve, edhe në këtë mision trajnues është diçka vërtet e madhe. Kjo na-tyrë misionesh është fokusi kryesor i NATO-s dhe ISAF-it.

Nga LAvdRIM LITA

d i to r i a le

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 4

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes u zh-villua së fundi ceremonia e përfundimit të trajnimit të përbashkët të Grupit Operacion-

al Patronazhi dhe Koordinimi (OMLT-A), midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoni ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Maksim Malaj, drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA, komandantë të Forcave si dhe ishin të ftuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Beri-sha, ambasadori amerikan Aleksandër A. Arvizu si dhe komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey, SHBA, gjeneralmajor Glenn K. Rieth, i cili ndodhet në vend-in tonë për një vizitë zyrtare, shefi i ODC, nënkolonel Kevin BOSCH, si dhe përfaqësues të zyrës së CUBIC-ut në MM. Kontingjenti, i cili mori detyrën në fillim të muajit korrik në Afganistan, mbështetet në kuadër të kontributit që vendi ynë jep për Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF). Në fjalën përshën-detëse që kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, mbaj-ti përballë të pranishmëve, shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë ushtarakëve, komandantëve, oficerëve dhe nënoficerëve të Gardës Kombëtare të New Jersey-t për kontributin e tyre të madh, në transformimin e ushtrisë shqiptare në një ushtri profesionale të aftë për të përmbushur me sukses misione të rëndësishme. Në fjalën e tij, kryeministri së pari përshëndeti shumë përzemërsisht për përfundimin me sukses të periud-hës së stërvitjes dhe iu drejtua ushtarakëve se: “Ju, në bazat e stërvitjes në Shqipëri, në bazat ushtarake të ushtrisë së SHBA-ve, në Gjermani dhe në New Jer-sey keni parapërgatitur misionin tuaj të madhe dhe të rëndësishëm, mision i cili bën krenar çdo shqiptar”. Në

Berisha: Shqipëria me një dimension të ri në forcat e ISAF

vijim të fjalës së tij shefi i ekzekutivit shtoi se:“Ju shkoni atje për të stërvitur ushtarakët afganë, për të marrë në dorë sigurinë e vendit të tyre, në një proces të do-mosdoshëm tranzicioni. Misioni juaj në një OMLT, është një dimension i ri i pjesëmarrjes së Shqipërisë në forcat e ISAF-it, është një dëshmi tjetër e qeverisë shqiptare për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të Aleancës së Atlantikut Verior dhe për të qëndruar në çdo rast, aty ku ushtria Amerikane dhe Aleanca do të qëndrojë për paqen dhe stabilitetin.

Ky është një rast për të shprehur mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare ndaj qeverisë së Shteteve

mlto

Forcat e Armatosura Shqiptare japin kontributin e tyre në trajnimin e ushtarakëve afganë

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 5

të Bashkuara të Amerikës, për mbësh-tetjen e tyre të jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe i japin Shqipërisë”, nën-vizoi kryeministri Berisha. Më tej fjalën përshëndetëse e ka marrë komandanti i Gardës Kombëtare të New Jersey, gjeneralmajor Glenn K. Rieth, i cili duke bërë një retrospektivë të shkurtër nga koha kur dy vendet tona kanë shkëmby-er eksperienca të ndryshme në fushën ushtarake tha: “Kam pasur rastin dhe privilegjin të trajnoj dhe të bashkëpunoj me trupat ushtarake shqiptare, të cilat kanë arritur një reformim dhe trans-formim jashtëzakonisht mbresëlënës. Pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, janë ushtarë të denjë dhe kanë marrë vlerësimin maksimal të Komandës së New Jersey-t, si dhe në misionet ku ata kanë marrë pjesë në kuadër të NATO-s apo koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, në Irak.

Bashkëpunimi ynë në këta vite është një dislokim historik dhe kulmimi i një marrëdhënieje 15 vjeçare ndërmjet Gardës Kombëtare të New Jersey-t dhe të Shqipërisë” u shpreh gjenerali Reith, teksa i uroi ush-tarakëve suksese në këtë mision të rëndësishëm. Nga ana e tij, ambasadori i SHBA-së, z. Arvizu në fjalën e tij, vlerësoi rolin dhe kontributin që Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, japin në Afganistan duke nënvizuar: “Ky mision i ekipit të përbashkët shqiptaro-amerikan të trajnuesve në të vërtetë shënon një rritje shumë të madhe të personelit që dislokohet nga Shqipëria në Afganistan. Së bashku me SHBA-në, Shqipëria ren-ditet e dyta ndër të gjithë partnerët e NATO-s që japin kontributin e tyre me ushtarë (për frymë) në misio-net paqeruajtëse në Afganistan dhe kjo është shumë e rëndësishme për vendin tuaj. Me këtë grup (OMLT), Shqipëria do të ketë dislokuar në Afganistan rreth 350 trupa. Ky është një nga dy misionet 9 mujore të ekipeve të përbashkëta shqiptaro-amerikane OMLT, dhe kjo do të jetë një mundësi mësim-nxënie për forcat shqiptare dhe ato amerikane. Sërish ne dëshirojmë të falënderojmë Shqipërinë për mbështetjen e saj të vazh-dueshme, jo vetëm në Afganistan, por në të gjitha pro-jektet për mbrojtjen e paqes kudo në botë”, - u shpreh në përfundim ambasadori amerikan Arvizu. Një ditë më parë se kjo ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami priti në zyrën e tij, gjeneralmajor Glenn K. Rieth, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzisto-jnë midis FA Shqiptare dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t. Ministri Imami, falënderoi gjeneralin Reith, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë përmes shkëm-bimit të përvojave, ekspertizës, trajnimit të personelit në fushat civilo-ushtarake për njësitë e Forcave të Ar-matosura Shqiptare. Ndërkohë, gjenerali Rieth, vlerësoi se bashkëpunimi i frytshëm mbi 15 vjeçar mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey do të zhvillohet më tej, duke kontribuar kështu në forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona. Të

dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer që vendi ynë ka me NATO-n në Afganistan, por edhe me SHBA-të në Irak, si dhe ndanë të njëjtin vullnet për thel-limin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Tashmë, misionin i sapo nisur OMLT, shënon një risi për FA, jo vetëm si një mision i ri e për herë të parë, por edhe ris-inë e marrjes së përgjegjësive serioze karshi Aleancës.

Detyra Specifike të OMLT-A- Harton dhe përgatit plane trajnuese/stërvitore dhe zhvillon trajnim/stërvitje me shtabin dhe nënrepartet e batalionit afgan.- Planëzon dhe kryen trajnim/stërvitje me personelin drejtues, nënrepartet e batalionit afgan, në kryerjen e detyrave ditore dhe funksionale.- Planëzon dhe ndihmon batalionin e mbështetjes së luftimit, të Br2D/ 111 UKA, për hartimin, përgatitjen dhe zhvillimin e planeve trajnuese stërvitore, me per-sonelin drejtues, nënrepartet dhe efektivat.- Planëzon dhe merr pjesë në kryerjen e trajnimit/stër-vitjes kolektive në nivel kompani/batalion, të batalionit afgan.- Kryen trajnim dhe stërvitje të vazhdueshme me per-sonelin e OMLT-A, për të qenë në çdo kohë teknikisht dhe taktikisht e aftë për të gjitha pajisjet dhe arma-timet që i përkasin batalionit Afgan, që do të merret në patronazh.- Koordinon dhe mban komunikim të vazhdueshëm me Qendrën Operacionale të KRV-N, për koordinimin e kry-erjes së veprimeve luftarake gjatë planifikimit dhe zhvil-limit të operacioneve luftarake apo mbështetëse, kur mbështet apo drejton batalionin afgan.- Ndjek në vazhdimësi dhe evidenton progresin e bërë nga personeli drejtues dhe shtabi i batalionit Afgan, mbi bazën e trajnimit/stërvitjes së bërë nga OMLT-A.- Ruan dhe mban përgjegjësi, për jetën e përkthyesve Afgan, pjesëmarrës në aktivitetin e përditshëm të OMLT-A.- Ruan dhe mban përgjegjësi, për të gjithë bazën mate-riale dhe armatim/municionin e OMLT-A.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 6

tërvitjasAvdiaj: Kemi një ndryshim konceptual për stërvitjen

Në Doktrinën e Mbrojtjes 2011 Stërvitja e efektivave të FA ka marrë për herë të parë një hapësirë të vetën. E ngritur tashmë edhe në nivelin e vëmendjes politike, Stërvitja cilësohet si një prioritet i FASH. Ky prioritet vjen nga disa arsye, ku njëra prej tyre është edhe procesi integrimit të plotë në NATO.Për të vënë në jetë këtë planëzim ka punuar Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes e cila përcakton politikat stërvitore në fush-ën e Stërvitjes, harton strategjitë dhe konceptet bazë të stërvitjes, planëzon dhe menaxhon gjithë procesin stërvitor të FA, administron kërkesat dhe burimet e mbështetjes ashtu si kryen edhe menaxhimin e me-todave të trajnimit dhe pajisjeve. Për të dhënë një in-formacion më të plotë në lidhje me këto ndryshime flet drejtori i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Avdiaj.

Nëse shohim Direktivën e Mbrojtjes 2011, do të shohim se stërvitjes i është vendosur një theks i veçantë. Si u arrit në këtë pikë?

Personalisht duke qenë se kam qenë një pilot prej më shumë se 20 vjetësh, mund të thuhet se kam një lidhje të hershme me stërvitjen pasi në këtë armë është stërvitja që përcakton nëse mbetesh gjallë apo jo. Eksperiencën në këtë drejtim unë e kam edhe

nga pozicionet e mbajtura si ai i drejtorit të Stër-vitjes në ish Komandën e Forcës së Bashkuar dhe vitin e shkuar u ktheva nga SHBA ku kreva Kolegjin e Luftës, i pajisur me shumë ide dhe me një vizion të përmirësuar mbi stërvitjen. Pra stërvitja, parë në këndvështrimin tim e jo vetëm, ka një peshë shumë të rëndësishme.

Ndërkohë ekzistonte në këtë kohë një mendim thuajse i përgjithshëm, se stërvitja në Forcat e Ar-

Intervistë me drejtorin e Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Vladimir Avdiaj

Stërvitja, me koncepte të reja të NATO-s dhe me objekt konkret - jo stërvitje për hir të stërvitjes

Intervistoi: ALBeRT HITOALIAJ

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 7

matosura duhej revolucionarizuar, duheshin bërë ndry-shime të mëdha. Me këtë ide, me mbështetjen e she-fit të Shtabit të Përgjithshëm, ky mendim u paraqit të ministri i Mbrojtjes. Normalisht, janë udhëzimet e shefit të Shtabit, në të cilat fokusohet Stërvitja, por u synua që të ngrihej në një nivel më të lartë orientimi dhe të përfshihej në nivelin politik. Për këtë arsye u kërkua që të përfshihej stërvitja në Direktivën e Mbrojtjes 2011. Në këtë mënyrë i shtohej rëndësia dhe Direktiva na dha krahë për të ecur ndryshe. Krahas kësaj u hartuan udhëzimet e shefit të Shtabit nga Drejtoria e Op-eracioneve dhe Stërvitjes, e cila është një nga detyrat më thelbësore të SHP si dhe nga rëndësia, më kryesorja, duke përfshirë: stërvitjen për op-eracionet jashtë shtetit dhe stërvitjen e brendshme të FA.

Udhëzimet e SHSHP për stërvitjen e vitit 2011, po të shihet, janë me të qarta e më të ndryshme. Pra në këtë mënyrë këto ndryshime erd-hën falë shtysës që erdhi nga analiza e procesit të stërvitjes në FA - që duhej ndryshuar -, me aprovimin e SHSHP dhe me finalizimin e mbësh-tetjes politike që erdhi nga ministri i Mbrojtjes, duke e futur Stërvitjen në Direktivën e Mbrojtjes 2011. Duhet të them këtu që u dha mbështetja maksimale nga ministri i Mbrojtjes për këtë gjë. Këto ndryshime që kërkoheshin, vinin nga një sërë shkaqesh ku p.sh njëri është largimi i njerëzve me eksperiencë si rezul-tat i plotësimit të kohëqëndrimit në gradë dhe në këtë mënyrë lind nevoja e plotësimit të boshllëqeve. Një arsye tjetër është edhe procesi i integrimit teknik në NATO, që realisht po e kryejmë. Për të bërë këtë gjë, për manualet stërvitore dhe direktivën e stërvitjes të prodhuar nga drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes, është përkthyer Direktiva e Stërvitjes e NATO-s dhe ajo është çuar në të gjitha repartet, që ato ta kenë si standard. Krahas kësaj, udhëzimet dhe manualet tona janë plotësisht të standardeve të NATO-s. Drej-toria e Operacioneve dhe Stërvitjes ka prodhuar tetë dokumente kryesore, me të cilët, të paktën teorik-isht, piramidën e koncepteve mbi stërvitjen i kemi njësoj me shtetet më të përparuara të Aleancës. Këto dokumente konsistojnë në programet që duhen përdorur nga forcat, në planet e stërvitjeve etj, pra ‘skeleti’ i stërvitjes. Pra, përgatitja e këtyre doku-menteve stërvitore, ka mbyllur ciklin e koncepteve dhe atë doktrinar. Këto janë dokumente që prodhohen për herë të parë në këtë cilësi, por të paktën tani kemi mbi 90% ato dokumente që përdoren edhe nga vendet e Aleancës. Kjo ishte për sa i përket fushës doku-

mentare. Centralizimi i planëzimit dhe decentralizimi i ekzekutimit – kjo është me pak fjalë ajo që është ar-ritur falë ndryshimeve konceptuale të bëra. Pra është përmirësuar metoda e planëzimit.

A ndikojnë operacionet jashtë vendit te stër-vitjet që kryhen, pasi është fakt që natyra e mision-eve që tashmë kryen FARSH ka ndryshuar?

Nëse do të shkojmë te prioritetet e stërvitjes, u munduam të sjellim një koncept të ri, për të mos u stërvitur thjesht për hir të stërvitjes, por të kemi një stërvitje vërtet reale. Tashmë FA kanë një pjesë të tyre si pjesëmarrës në luftë. Kur je në korridoret e ministrisë, nuk e ndjen shumë këtë atmosferë, por kur shkon në Afganistan dhe e sheh se ç’do të thotë të operosh në një situatë të vështirë e të marrësh vendime nën stres, të luftosh nën vështirësinë e kushteve ekstreme atmosferike dhe atyre kushteve të paparashikueshme. Atëherë duhet patjetër që stërvitja të realizohet në standarde shumë të larta. Do të doja të shtoja edhe diçka në këtë rast. Thuhet shpesh “është fat që nuk ka pasur situata të rënda”. Unë do të thoja se nuk është vetëm fat, por është edhe përgatitje e lartë, pasi në Afganistan opero-jmë krah amerikanëve në zona luftimi. Performanca e tyre operacionale është e lartë dhe ky është fakt. Për herë të parë këtë vit, në misionin OMLT i besohen një komandanti shqiptar 12 amerikanë dhe kjo është tregues. Përgatitja ekipit për OMLT, ishte vërtet si-pas standardeve të NATO-s.

Si janë realizuar stërvitjet në terren? A mund të kemi një pasqyrë pak më të zgjeruar të angazhimit të efektivave në stërvitje?

Kemi pasur shumë stërvitje të përbashkëta me NATO-n dhe partnerët. Deri tani, në gjashtë mujo-

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 8

rin parë, kemi 900 vetë të angazhuar me stërvitje të FA, që kanë marrë e dhënë eksperiencë me të huajt. Mund të përmendet stërvita “Albanian Lion”, ku në fund pala britanike u shpreh me superlaitva. Gjithash-tu kemi çuar për trajnim para dislokimit në Gjermani, në qendrat më të mira që ka NATO, 300 vetë që të stërviten. Kjo është një sasi shumë e madhe trupash e cila stërvitet në një bazë me standarde shumë të larta, nga më të mirat që ka Aleanca. Kjo gjë na ka dhënë dorë sepse ne nuk kemi qendra të këtij lloji dhe këta njerëz marrin atje trajnimin para se të shkojnë në mision. Muajin tjetër do të çojmë edhe 100 per-sona të tjerë. Kjo gjë është arritur nga kërkimet tona për atë që ofron Aleanca me qëllim që të mund të marrim diçka të mirë prej saj. Në këtë mënyrë pamë ofertat se nëse do të bënim një lloj shërbimi me këta trupa gjatë stërvitjeve, ku këta të kishin një rol imi-tues në gjysmën e stërvitjes, rol që do t’i shërbente stërvitjes, gjysmën tjetër, në shkëmbim do të kryenim gjysmën e dytë të stërvitjes gratis, për luftën kundër minave. Pra ofrohet një shërbim për një shërbim pa paguar, shërbim i cili do të paguhej shumë nëse nuk gjenim ndonjë mënyrë të tillë.

Kjo ka qenë edhe një shfrytëzim i aftësive. Gjeogra-fia e pjesëmarrjes tonë në stërvitje fillon që nga Oqeani Indian, në operacionin Atlanta, me statusin e trajnuesit, pra që të marrin trajnim se si funksionojnë këto lloj stërvitjesh, duke vazhduar me stërvitjet në Gjermai, Kroaci që kemi çuar anije, Mal të Zi etj. Pra kemi dalë nga kufijtë tanë dhe konceptet e Aleancës të tilla si ndërveprimi, aftësia për të vepruar lartë nga bazat etj janë aplikuar praktikisht. Për të arritur këto koncepte nuk është aq e thjeshtë sepse ne jemi një ushtri e vogël dhe kjo gjë kërkon kapacitete logjistike. Kjo gjë nuk është vetëm për ne por edhe për ushtri të tjera.

A mund të thuhet se edhe ritmi i stërvitjeve brenda vendit apo pa aleatët ka ecur në të njëjtin ritëm si këto që sapo përmendëm?

Mund të thuhet pa frikë se ka pasur ndryshime të dukshme. Sivjet pas një shkëputje disa vjeçare, stërvitjet fushore u bënë shumë herë më të or-

ganizuara. U përdor Biza, ku trupat

tona kanë qenë në 2006 për pak kohë atje dhe që aty në 1996. Trupat vepruan atje në kushte më të mira stërvitore, në terren të thyer, dhe kanë mundësi për qitje, veprime alpine, veprime me helikopter etj. Pra ato hapësira stërvitore që na mungojnë në reparte mendojmë ti zëvendësojmë maksimalisht.

Për stërvitjet e grupuara brenda vendit, stërvitjet kolektive mund të them se kanë marrë pjesë 2300 vetë brenda vitit. Po kështu, në Qendrën e Stërvitjes Individuale dhe Bazë në Bonavi, e cila është një qendër që është përmirësuar shumë. Në udhëzimet e SHSHP është vendosur që asnjë ushtarak nuk duhet të hyjë në FA pa kaluar nga kjo qendër. Nëse dikur, bëheshin rekrutime, pastaj çoheshin për stërvitje tani ndodh e kundërta, bëhet stërvitja dhe më pas ai titullo-het ushtar profesionist. Pra është futur një stand-ard tjetër dhe komandantët e të gjitha niveleve janë ndërgjegjësuar më shumë për stërvitjen dhe kjo është në vëmendjen e tyre kryesore. Duhet përmendur edhe fakti se bashkëpunimi mes forcave ka qenë shumë i mirë dhe po të shikosh FT, vë re se është revolucion-arizuar mënyra e stërvitjes; FA ka kryer më shumë orë fluturimesh se vitet e tjera, duke arritur standar-det e NATO-s. Stërvitja e FS, është një pikë tjetër që pasqyron progres, pasi dy misionet EAGLE u trajnuan nga efektiva amerikanë, ndërsa në këtë kontingjent që do të shkojë tani, kemi trajnuar instruktorët tanë të cilët kanë bërë kontingjentin e tretë. Pra nga kryerja e përpunimit teorik deri te praktika është kryer një punë e mirë për arritjen e integrimit.

Operacionet e emergjencave kanë parë an-gazhimin e fuqishëm të FA. Ndikon kjo gjë në për-gatitjen stërvitore që planifikohet?

Në lidhje me operacionet e emergjencave mund të them se kanë qenë një prioritet për nxjerrjen e mësi-meve për mënyrën e drejtimit, planëzimit dhe mbësh-tetjes së këtyre operacioneve. Tashmë, stërvitjet për emergjencat nuk bëhen të përgjithshme por bëhen të bazuara te këto mësime të nxjerra në këto op-eracione për të eliminuar të metat që kemi

pasur. Këtu duhet të përmen-

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 9

det edhe diçka - kemi zhvilluar edhe takime me Min-istrinë e Brendshme, me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, e cila është përgjegjëse për këto, duke i shpjeguar më mirë misionin e FA.

Sa mund na kushton nga ana stërvitore, pjesë-marrja në misione ndërkombëtare?

FARSH është prezent në operacionin ISAF, AL-THEA, kemi njëkohësisht prezencë edhe në Irak me dy oficerë si dhe në të gjithë komandat rajonale në Afganistan, ku gjendet flamuri shqiptar. Shqipëria për madhësinë e ushtrisë që ka, është nga vendet e para për pjesëmarrje në misione. Ka një problem që shpesh harrohet: të mirëmbash rotacionet e të gjithë këtyre kontingjenteve duhet të kesh edhe tre kontingjente të tjera. Pra nëse ne sot kemi rreth 329 në operacion, 329 të tjerë sapo kanë ardhur, 329 po përgatiten për të shkuar dhe 329 të tjerë janë ata që po trajnohen nëpër shkolla e që kanë qenë të parët. Pra ideale është që të kesh katër kontingjente që të mirëmbash një. Pra nuk është vetëm shifra që merr pjesë, por janë mbi njëmijë që duhen për të mirëmbajtur ata që janë në operacion, pasi nuk mund të çosh në operacione kontingjente një po një jo.

Tashmë trupat tona në mision po marrin kredite edhe për ndërveprimin dhe tashme duke qenë vend i NATO-s kemi marrë përgjegjësi më shumë. Kur je këtu nuk para duken disa gjëra, por kur shkon atje ku shërbejnë në shtabe ndërkombëtare, nuk i dallon dot nga të tjerët për punën që kryejnë. Do të doja të vlerësoja edhe rolin e pjesëmarrjen e femrave në misione si dhe rezultatet që ato kanë arritur.

Mund të flitet për ndonjë drejtim të veçantë që ka nevojë për përmirësim?

Duhet përmirësuar disi stërvitja e armëve spe-ciale, sidomos e flotës. Kjo gjë kërkon fonde dhe prandaj ka vështirësi. Deklarimi për të operuar me

avionë dhe anije në operacionet e NATO-s është një deklarim që do të kërkojë kohë. Parashikoj që do të na duhen dy-tre vjet derisa të deklarojmë aftësi të tilla, por edhe për këtë gjë kemi disa plane. Presim që vitin tjetër të na vijnë helikopterët Cougar dhe me marrjen e tyre futemi në të njëjtat standarde që kanë ushtritë e vendeve të zhvilluara, duke mos harruar edhe faktin e madhësisë së ushtrisë së Shqipërisë. Nga ana tjetër do të përfundojë edhe ndërtimi i anijeve dhe shpresojmë që nga fundi i vi-tit tjetër të përfundojnë ndërtimi i tyre. Në këtë mënyrë pajisemi me një teknikë moderne dhe do të vazhdojnë planet për modernizimin e armatimit.

Cila është lidhja mes ndryshimit aktual në fushën e Stërvitjes dhe procesit të integrimit?

Në planin e kulturës së planëzimit afatgjatë, mund të themi se ka pasur një planëzim të tillë si p.sh për logjistikën, modernizimin etj, por në fushën e stërvitjes ato kanë qenë thjesht njëvjeçare. Tani kemi filluar që të prezantojmë plane afatgjata edhe për stërvitjen. Sivjet, në repartet e deklaruara për NATO-n, kemi bërë një plan vetëvlerësimi dhe vitin tjetër do kalojmë në vlerësimin e këtyre reparteve. NATO kërkon që të kemi një batalion të motorizuar të çertifikuar dhe afirmuar dhe ky është kontributi maksimal që na kërkohet. Nuk ka një afat kohor të vendo-sur për këtë gjë, por është shtyrë disi për shkak të mjeteve që duhen. Pra këto janë katër hapat në të cilin do ecë ky proçes: vetëvlerësim, vlerësim, çertifikim dhe afirmim, për të cilat ne kemi përgat-itur planet tona. Ky planëzim, për hir të së vërtetës, nuk ka ekzistuar më përpara, por është bërë sivjet. Është si një koncert – po qe se do të bënim një krahasim – ku fillon që me stërvitjen individuale, me “grupe të vogla instrumentesh”, deri sa të arrihet në një bashkëpunim total të gjithë “instrumenteve”. Pra e kemi të qartë atë që kemi përcaktuar dhe si do të shkojmë deri atje.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 10

emont im id

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ekrem Spa-hiu: Procesi i demontimit të municioneve të tepërta ka hyrë tashmë në një rrugë

të mbarë, e cila sipas parashikimeve do të mbaro-jë brenda vitit 2013

Procesi i demontimit të municioneve të tepër-ta në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hyrë tashmë në një rrugë të mbarë e cila sipas parashikimeve do të mbarojë brenda vitit 2013. Lajmi është ri-kon-firmuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, i cili gjatë një konference për shtyp, in-formoi mbarë opinionin publik se në periudhën janar-qershor 2011, procesi i demilitarizimit ka shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për Minis-trinë e Mbrojtjes.

Sipas zëvendësministri Spahia, vetëm gjatë muajit qershor janë demilitarizuar 2444 ton mu-nicione, ndërsa për 6 mujorin e parë të këtij viti, janë demilitarizuar 10,394 ton municione të llo-jeve dhe kalibrave të ndryshëm. Kjo tregon edhe një herë rëndësinë që ka ky proces për Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe ri-konfirmon edhe një herë vë-mendjen që ajo i kushton pastrimit të territorit të Republikës së Shqipërisë, nga municionet dhe mbeturinat e së kaluarës. Gjatë konferencës për shtyp që zëvendësministri i Mbrojtjes Ekrem Spahiu, mbajti këtë të shtunë në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, u vu theksi mbi punën e bërë deri më tani, jo vetëm nga drejtuesit e Bordit Drejtues për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta, por edhe nga të gjithë përfaqësuesit e

Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armato-sura. “Sikurse e dini, çdo muaj, Bordi Drejtues për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta në FA, mblidhet për të analizuar ecurinë e procesit të de-militarizimit, që është edhe një nga detyrat krye-sore të Ministrisë së Mbrojtjes. Në mbledhjen e radhës e cila u zhvillua në muajin qershor, e cila përkoi njëkohësisht edhe me analizën e 6 mujorit

Demilitarizimi, sfidë dinamike që po përballohet me sukses

Janë demilitarizuar 2.234 ton më shumë municione se ne 2010

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 11

të parë 2011, përveç anëtarëve të bordit ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Maksim Malaj. Në zbatim të Planit të Veprimit të Ministrisë së Mbrojtjes për Asgjësimin e Municioneve të Tepërta në Forcat e Armatosura, ecuria e procesit të asgjësimit të municioneve në muajin qershor dhe 6-mujorin e I-rë të vitit 2011, ka ecur me ritme mjaft të mira. Demontimi industrial dhe asgjësimi i muni-cioneve është realizuar në 8-linja të demontimit industrial të municioneve (4-linja në ULP Mjekës, 3-linja në KM Poliçan dhe 1-linjë në UM Gramsh) si edhe në 8-poligonet e asgjësimit me detonim. Gjatë muajit Qershor 2011, janë demilitari-zuar 2,444 ton municione, që është sasia më e madhe e arritur ndonjëherë brenda një muaji. Ndërsa për 6 mujorin e parë 2011 janë demilitarizuar 10,394 ton municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Kra-hasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2010, kur kishim arritur në 8.160 ton municione të demilitarizuara, në 6 mujorin e parë të vitit 2011 kemi demilitarizuar 2.234 ton më shumë”, u shpreh ndër të tjera zëvendës-ministri Spahiu. Duke folur në lidhje me ar-ritjet e tjera që ka shënuar Ministria e Mbro-jtjes gjatë kësaj periudhe, zëvendësministri Spahiu tha: “Në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar me Agjencinë e NATO-s për Mbështetje dhe Furnizim (NAMSA), finan-cimi i kostos së demontimit për 4-linja in-dustriale gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2011 është mbuluar nga NAMSA, me fonde të vëna në dispozicion të këtij procesi nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Krahas asgjësimit të municioneve të tepërta, në bashkëpunim me UNDP, Fondin Ndërkom-bëtar të Besimit (ITF) dhe Departamentin e Shtetit të SHBA-s, është planifikuar të kontrollohen dhe pastrohen zonat e kon-taminuara me municione të pa plasura si dhe të pastrohen disa prej poligoneve të asgjësimit që nuk do të përdoren nga FA. Një ndër poligonet që MM ka vlerësuar për mos ta përdorur më për asgjësim të municioneve është ai Jub-Sukthit. Në mbështetje të prioritetit të Qeverisë për turizmin, janë marrë masa për pastrimin dhe vënien e tij në dispozicion të komunitetit dhe pushtetit lokal”. Po kështu sipas z. Spahiu janë ngritur dhe vënë në punë edhe 3 linja të reja të demontimit industrial, janë reduktuar disa depo dhe grup-depo të municioneve si dhe asgjësuar rreth 2.000 ton municione shumë të rrezikshme, si dhe ka vazhduar sistemimi i muni-cioneve të tjera në depot e FA.

Demontimi, ja puna që do të kryhet në 6-mujorin e dytë të 2011

Ndërkohë për sa i përket punës që do të kryhet në 6 mujorin e dytë të këtij viti, zëvendësministri Spahiu u shpreh se: “Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2011, puna në drejtim të asgjësimit të municion-eve të tepërta në FA, do të fokusohet në: vazhdi-min e demilitarizimit të municioneve të tepërta me ritmet e nevojshme, në përmbushje të synimit të MM për asgjësimin e 25,000 ton municioneve gjatë vitit 2011, reduktimin e grup-depove të tjera të municionit të cilat janë prioritet i MM, bashkëpun-imin me partnerët dhe organizmat ndërkombëtarë,

për pastrimin dhe rehabilitimin e zonës në Gërdec, pastrimin e zonave të kontaminuara dhe poligon-eve. Do të mundësohet organizimi në Tiranë, gjatë muajit shtator-tetor 2011 të një konference për demilitarizimin e municioneve, me synim sigurimin e fondeve të tjera shtesë në mbështetje të projektit të NAMSA-s, por edhe procesin e demilitarizimit të municioneve në tërësi.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 12

Në kuadër të mbrojtjes kolektive për sigur-inë, paqen në rajon dhe më gjerë si anëtar i NATO-s, Shqipëria nisi sot kontingjentin e 3-të

të paqeruajtësve të përbërë nga kontingjenti “Herat 9” dhe “Eagle 3”, prej 222 trupa, efektivë të Forcës Tokë-sore. Ceremonia e përcjelljes së tyre u zhvillua në mjedis-et e Batalionit Komando në Zall Herr, ku të pranishëm ishin shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Arma-tosura gjeneralmajor Maksim Malaj, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Bërdaj, zëvendësministri i Mbrojtjes Z. Ekrem Spahiu, atasheu ushtarak amerikan dhe italian të akredituar në Tiranë, gjeneralë, drejtorë, komandantë të forcave dhe reparteve autonome, shtabi i Forcës Tokësore, komandantë të reparteve, si dhe famil-jarë e të afërm të misionarëve të paqes. Në fjalën e tij përshëndetëse, shefi i shtabit të Forcës Tokësore kolonel Albert Bora u shpreh se: “Të dy kontingjentet “Eagle 3” dhe “Herat 9” shkojnë në Afganistan pas një përgatitje profesionale serioze, të trajnuar dhe stërvitur intensiv-isht, si brenda dhe jashtë vendit, duke pasur asistencën e vazhdueshme të partnerëve tanë. Duke folur për ar-ritjet profesionale dhe motivimin e trupave tanë në Af-ganistan, kolonel Bora theksoi se: “Një vlerësim dhe një mirënjohje të veçantë e adresoj tek FA-ra të SHBA-së dhe Italisë që kanë asistuar në trajnimin e trupave tona, si dhe Komandat Operacionale në Kandahar dhe Herat, për besimin dhe partneritetin që kanë ofruar për të operuar së bashku”, përfundoi kolonel Bora. Në këtë ceremoni fjalën e rastit e mbajti shefi i Shta-bit të Përgjithshëm gjeneralmajor Maksim Malaj, i cili jo vetëm përshëndeti trupat dhe të pranishmit, por shprehu një vlerësim mbi përgatitjen e tyre duke u ndalur veçanërisht tek puna me standardet dhe rritja e nivelit të kapaciteteve operacionale. Në fjalën e tij, gjeneralmajor Malaj nënvizoi: “Sot, kur ne po përcjellim kontingjentin e 3-të, kemi jo vetëm eksperiencën e dy misioneve të mëparshme, por edhe vlerësimin e ko-legëve tanë. Kjo na bën të jemi të bindur se ushtarakët tanë të këtij kontingjenti do të dinë ta mbajnë me nder flamurin tonë dhe të përmbushin ashtu si deri më sot, me profesionalizëm e përgjegjësi detyrat e ngarkuara”. Në fund të fjalës së tij ai theksoi: “Afganistani është

Malaj: Afganistani, misioni më i rëndësishëm në historinë 60-vjeçare të Aleancës

misioni më i rëndësishëm në historinë mbi 60-vjeçare të Aleancës dhe për këtë arsye, përfundimi me sukses i tij përbën një detyrim të madh për të gjithë ne”, u shpreh gjeneralmajor Maksim Malaj. Në fund të cer-emonisë, duke ju uruar rrugë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre fisnik, gjeneralmajor Maksim Malaj i dorëzoi Flamurin Kombëtar, komandantit të kon-tingjentit “Eagle 3”, nënkolonel Egland Dautaj, duke e porositur: “Ta mbani me nder këtë flamur, ashtu si na kanë nderuar të gjithë kontingjentet paqerua-jtëse’’. Ndërsa zëvendësministri Ekrem Spahiu i dorëzoi Flamurin Kombëtar kontingjentit “Herat 9”. Pas marrjes në dorëzim të Flamurit Kombëtar, ko-mandanti i kontingjentit “Herat 9”, kolonel Sokrat Prifti u shpreh: “Ju jap fjalën se me nivelin, përgatitjen dhe profesionalizmin e ekipit që unë drejtoj, ky flamur do të valëvitet më lart. Do të jemi krenar për këtë flamur dhe do të kthehemi shëndoshë e mirë pranë familjarëve tanë”.Nga ana tjetër nënkolonel Egland Dauti, bëri premtimin e tij si komandant i kontingjen-tit “Eagle 3” i cili u shpreh: “Ju premtoj se do të çoj më lart arritjet, do bashkëpunoj më ngushtë me kolegët tanë italianë dhe do të përmbushim të gjitha detyrimet për vendin dhe Aleancën”.

Nisen në Afganistan 222 misionarë të paqes, të Kontingjentit “Eagle 3” dhe “Herat 9”

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 13

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dekoron me medalje “Për Shërbime të Shquara”, atasheun ushtarak Francez në Tiranë,

kolonel Laurent Lherbette për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që ai dhe Republika Franceze i kanë dhënë Forcave të Armatosura Shqiptare. Kjo medalje, atasheut Francez i jepet me motivacionin: “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij, si atashe ushtarak në drejtim të forcimit të marrëd-hënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbro-jtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Francës”. Në ceremoninë zyrtare e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, merrnin pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Maksim Malaj, ambasadorja e Republikës së Francës. Maryse Daviet, gjeneralë, drejtues forcash në FA, drejtorë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, etj. Ministri Imami e cilësoi këtë ceremoni të thjeshtë, domethënëse dhe të rëndësishme. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ai u shpreh se:

“Marrëdhëniet midis Francës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera. Për ne Franca është një vend i rëndë-sishëm, një partner strategjik si në kuadrin e NATO-s ashtu edhe në atë të Bashkimit Europian. Me këtë medalje ne shprehim edhe një ndjenjë mirënjohje për këto marrëdhënie të shkëlqyera që janë midis dy vendeve tona po ashtu edhe për kontributin personal të kolonelit Laurent Lherbette. Kemi gjetur në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës mbështetjen më të madhe që mund të gjejë një vend partner, po ashtu dhe në Uash-ington, Romë dhe Berlin, për krijimin e një Force të Ar-matosur moderne Shqiptare. Jemi të ndërgjegjshëm për ndihmën e vazhdueshme që Republika Franceze po i jep vendit tonë në rrugën e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.” Më tej Ministri Imami u ndal duke theksuar se “Po kështu mbështetja për Forcën tonë të Armatosur ka qenë e gjithanshme në të gjitha fushat, si në arsimim, në shëndetësinë ushtarake e kështu me radhë. Do të doja të nënvizoja të gjithë mbështetjen që Ministria e Mbrojtjes së Republikës Franceze po jep dhe në vijimësi do ti japi Forcës tonë Ajrore, modernizimit të Flotës tonë Ajrore të heliko-

Dekorohet Atasheu Ushtarak i Francës, Laurent Lherbette

pterëve”, përfundoi ministri Imami. Ndërkohë, duke falënderuar përfaqësuesit e Forcave të Armatosura Shqiptare, jo vetëm për mikpritjen që iu rezervua në vendin tonë, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që patën gjatë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri, kolonel Laurent Lherbette u shpreh: “Tre vjet më parë unë erdha në Shqipëri në një moment të veçantë për të përfaqësuar vendin tim në detyrën time si atashe ushtarak në vendin tuaj. Me të vërtetë ishte një nder i madh për mua që të punoja këtu duke krijuar një bashkëpunim të frytshëm dhe të suksesshëm midis dy Forcave tona të Armatosura. Tre vjet më vonë unë jam këtu me ju dhe them me bindje se kjo mun-dësi që mu dha, ishte një mundësi e madhe për të treguar punën tonë të përbashkët në realizimin e de-tyrave tona ushtarake me qëllim rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe Forcave tona të Armatosura. Gjithashtu dua të theksoj se edhe nga pala juaj është bërë një punë jashtëzakonisht e shkëlqyer për të forcuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Francës. Më lejoni edhe një herë t’iu falënderoj për mbështetjen dhe besimin që treguat ndaj meje dhe i uroj kolonel Henry Sowa, suksese në detyrën e re”, përfundoi kolonel Lherbette.

Ministri Imami: Franca një partner i rëndësishëm strategjik në kuadrin e NATO-s ashtu edhe në atë të Bashkimit Europian

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 14

Miratohet unanimisht ndryshimi i kontratës me Eurocopter

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, referoi në Komisionin e Sig-

urisë Kombëtare, propozimin për disa ndryshime në projektligjin: “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 222, datë. 04.02.2010, “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “EUROCOPTER”, për furnizimin me pesë helikopterë të mesëm shumërolësh”, projek-tligj i cili u miratua unanimisht nga anëtarët e mazhorancës së Komisionit të Sigurisë Kombë-tare këtë të martë. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, u shpreh përballë deputetëve, anëtarë të Komisionit të Sigurisë, se ndryshimet në këtë pro-jektligj do të rikonfirmonin edhe një herë seriozitetin e Ministrisë së Mbrojtjes në angazhimet e marra gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate.

“Ministria e Mbrojtjes duke analizuar ecurinë e zbatimit të kontratës dhe ngarkesës që ajo jep në buxhetin e shtetit, doli në përfundimin se kontrata do të ishte e vështirë të realizohej si-pas fazave të përcaktuara në kushtet fillestare. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes i propozoi kompanisë “EUROCOPTER” disa ndryshime në kontratë, ndryshime të cilat nuk prekin vlerën e përgjithshme të kontratës dhe as cilësinë e kon-figurimit të helikopterëve. Në mbështetje të nen-eve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propoz-imin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi që të bëjë disa ndryshime

në projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 222, datë 04.02.2010, “Për miratimin e kon-tratës së lidhur, ndërmjet Ministrisë së Mbro-jtjes së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “EUROCOPTER”, për furnizimin me pesë helikop-terë të mesëm shumërolësh”’’. Domosdoshmëria e ndryshimeve bazohet në nenin 23 të kontratës, ku përcaktohet se ajo hyn në fuqi pas ratifikimit të saj, dhe në nenin 12 pika 12.2, ku përcaktohet se në qoftë se kontrata nuk hyn në fuqi deri në datën 31 dhjetor të vitit 2009, palët do të rillogarisin kohën e furnizimit me helikopterë. Sipas kësaj kon-trate helikopteri i parë do të dorëzohej 23 muaj pas datës së hyrjes në fuqi. Nisur nga fakti që kontrata nuk hyri në fuqi në kohën kur ishte par-ashikuar, por rreth pesë muaj me vonesë, u reali-zua shtyrja e kohës së mbërritjes së helikopterit

odern iz im im

Në vitin 2014 Shqipëria do të ketë një Flotë Ajrore të modernizuar, që përballon me sukses emergjencat civile

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 15

të parë nga viti 2011 që ishte planifikuar, në vitin 2012”, nënvizoi Ministri i Mbrojtjes Imami.

Në negociatat që janë bërë gjatë këtij viti me kompaninë “EUROCOPTER”, është dis-kutuar edhe për blerjen e një helikopteri “VIP”. Të dyja këto kontrata janë negociuar si një paketë e vetme.

Interesit të anëtarëve të komisionit, nëse këta helikop-terë do të përballojnë situata të ndryshme të emergjencave civile dhe nëse do të përm-bushnin misionin që kanë sot Forcat e Armatosura, si një vend anëtarë i NATO-s, Min-istri Imami iu përgjigj: “Blerja e këtyre helikopterëve rrit ndjeshëm kapacitetet e FA-së dhe kjo është e qartë. Ne nisemi nga standardet bux-hetore që ka vendi ynë, por në vitin 2014, Shqipëria do të ketë një Flotë Ajrore, e cila do të përballonte pa ndihmën e vendeve mike, një emergjencë civile si ajo e muajit janar apo e muajit dhjetor 2010 në qytetin e Shkodrës. Me këtë flotë që ne po kri-jojmë, mendoj se do t’i përballojmë emergjencat civile në vend, por askush nuk mund të flasë për një emergjencë hipotetike. Mundësitë tona buxhetore janë për të blerë pesë helikopterë dhe sigurisht me këto kapacitete, profesionalizmin dhe ndjenjën e sakrificës që kanë ushtarakët e Forcave tona të Armatosura, unë mendoj se do të përballohet me sukses çdo emergjencë”.

Në këtë mbledhje u diskutua gjithashtu edhe për trajnimin dhe trajtimin financiar të ekuipazhit, i cili do të përdorë këta helikopterë modernë, në mënyrë

që projekti të jetë i suksesshëm jo vetëm në blerjen e tyre por edhe në mirëmbajtjen dhe mirëfunksion-imin e tyre gjatë periudhës njëzetepesë vjeçare që parashikohet edhe në ligjin shqiptar.

Pasi dëgjuan referencën e mbajtur nga Ministri Imami, si dhe pasi qartësuan të gjitha pyetjet e ngritura në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit të Sigurisë, votuan unanimisht ndryshimet e bëra në këtë projektligj dhe e dërguan atë për votim në Parlamentin Shqiptar.

Në vitin 2009, Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me shoqërinë “EUROCOPTER”, për bler-jen e një pakete me pesë helikopterë të mesëm shumërolësh, të tipit COUGAR AS532 AL, të ver-sionit ushtarak të familjes së helikopterëve “Super Puma”. Sipas ekspertëve, helikopterët që do të

mbërrijnë në vendin tonë janë prodhime të viteve të fundit, me të gjitha ka-pacitetet bashkëkohore, modernë, të

firmave më të mira europiano-perëndimore, si dhe konkurrues

në të gjithë botën.

Ndryshimet që janë kërkuar në këtë projektligj kanë të bëjnë me:

• Zgjatjen e kohës së realizimit të kontratës, nga viti 2013 deri në

vitin 2014. • Furnizimin me helikopterë të shtrirë në tre

vite buxhetore. Në vitin 2012 do të dorëzohen dy helikopterë; në vitin 2013 do të dorëzohen dy he-likopterë dhe në vitin 2014 do të dorëzohet një helikopter.

• Saktësimin e një ndryshimi teknik

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 16

Të pa përgjumur që nganjë korriku i vitit 1931

Forcat Ajrore të Shqipërisë kanë hyrë në një etapë të re të ri-dimesionimit të tyre. Ato janë vazhduese të denja në shumë aspekte

të traditës së Mbrojtjes Kundërajrore të Shtetit, e cila u krijua plot 8 dekada më parë në Portet e Shëngjinit, Durrësit e Sarandës ku u instaluan bat-eritë e para të Artilerisë Kundërajrore. Një korriku i vitit 1931 mbetet një datë historike e cila sa herë që vjen bën bilancin e historisë dhe të përvojës së Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Ato sot drejtohen nga gjeneralbrigade Dhori Spirollari dhe me strukturën e re garantojnë një mbrojtje kundërajrore shumë efikase. Data të tilla si 14 shkurti i vitit 1947 kur u krijua kompania e parë për vrojtimin dhe informimin për hapësirën Ajrore, 4 nëntori 1947 kur u krijua Regjimenti i parë i Ar-tilerisë Kundërajrore, 28 nëntori 1960 kur erdhën raketat e para kundërajrore, 6 dhjetori 1968 kur u krijua Regjimenti i Raketave të Drejtuara Kundëra-jrore, futja në armatim e teknikës të kalibrave të ndryshëm me drejtim automatik, e raketave porta-tive, pajisja me radarë të zbulimit e vëzhgimit të hapësirës ajrore, janë data dhe ngjarje me rëndësi të veçantë për historinë e kësaj arme.

Një rrugë e gjatë që brenda ka shumë përkush-tim dhe shumë sakrifica. Hapësira ajrore ka pasur një rëndësi të posaçme në këto 80 vjet dhe kon-ceptet kanë ndryshuar sipas kontekstit të kohës. Në përshtatje dhe me situatat që ka kaluar vetë historia e Shqipërisë në këto 80 vjet dhe MKA ka pasur ecurinë e saj. Një rrjetë e mbulimit ajror bëri që regjimentet e AKA të Tiranës, Durrësit, Kuçovës, Fierit, Vlorës e Elbasanit bashkë me dhjetëra bat-eri e kompani të AKA të kalibrit të vogël, Grupet e Raketave të Drejtuara KA, Regjimenti i Zbulimit Radioteknik, Regjimentet e Aviacionit të Gjuajtës e Gjuajtës-Bombardues dhe VKQ me stafet e saj të drejtimit, të ishin një arsenal i tërë me personel

të përkushtuar e të përgatitur për të realizuar mi-sionin e caktuar.

Komandantët e Regjimenteve, të baterive e të togave të AKA që me sakrifica, mund, djersë e me gjak e lartësuan Mbrojtjen Kundërajrore Shqiptare duke drejtuar dhe komanduar me kompetencë në ato vite, bënë historinë njerëzore të saj. Po ashtu shumë e vlerësuar mbetet dhe puna e drejtuesit të VKQ-së, këtë strukturë të mirë organizuar që rrinte 24 orë në 24 orë zgjuar në drejtim të operacioneve stërvitore dhe luftarake të Mbrojtjes Ajrore ashtu si i dhanë jetë dhe dije pedagogët dhe drejtuesit e Katedrës së AKA dhe të Radiollakacionit në Shkol-lën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, pedagogët e teknikës së Armatimit të Mbrojtjes Kundërajrore strukturat e përkushtuara të Komandës së Poligo-nit të qitjeve me AKA dhe MKA duke përfunduar tek stafi i nderuar pedagogjik në Akademinë e Mbrojtjes,

orc at a jroref

Tetë dekadat e Mbrojtjes Kundërajrore të Shqipërisë

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 17

ku u kualifikuan dhe përgatiten drejtuesit e koman-dave dhe shtabeve të Mbrojtjes Kundërajrore në të gjitha nivelet e komandim – drejtimit.

Por të parët qëndrojnë “Dëshmorët të Atd-heut”, pjesëtarë të Mbrojtjes Kundërajrore të cilët janë krenaria dhe nderi i kësaj arme. Vepra e tyre përbën një shembull edhe për brezat e sotëm në devotshmërinë karshi vendit dhe detyrës. Në këtë piedestal qëndrojnë ushtari Sadik Koni, i cili dha jetën në provoka-cionet e Gushtit 1949 si dhe oficerët Mu-hamet Hasmuja, Arben Hoxha, Bardhyl Këlliçi e Albert Lelaj, që ranë në krye të detyrës në vitin 1997. Forcat e Arma-tosura Shqiptare janë sot anëtare dhe pjesë aktive e strukturave të NATO-s. Ashtu si armët e shërbimet e tjera, edhe Mbrojtja Kundërajrore është në proces transformimi e modernizimi, me qël-lim rritjen e eficencës dhe operacionalitetit për tu bërë e ndërveprueshme dhe efikase në plotësimin e misionit të ngarkuar.

Forcat Ajrore po shikojnë nga e ardhmja dhe kryesore mbetet marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe Komandës Ajrore të NATO-s për Europën Juglindore (CCAir Izmir). Policimi Ajror në hapësirën tonë ajrore sot kryhet me avionët më të mirë të kohës (F-16 dhe Eurofighter), nëpërmjet Komandave të Operacioneve të Përbashkëta Ajrore të NATO-s (CAOC-5 dhe CAOC-7), kjo deri në kri-jimin e kapaciteteve tona për kryerjen e policimit ajror. Një risi është ardhja e helikopterëve të rinj shumërolësh të standardeve të NATO-s për avia-cionin shqiptar.

Një hap i madh është dhe miratimi, blerja dhe instalimi i radarëve të rinj tredimensionalë për sistemin e vëzhgimit ajror, i cili do të sigurojë një mbulim të pandërprerë dhe bashkëkohor të hapë-sirës sonë ajrore si dhe ngritja dhe funksionimi i Qendrës së Komandim Kontrollit, rritja e opera-cionalitetit dhe ndërveprimi i saj me Qendrat e tjera homologe të vendeve fqinje dhe ato të NATO-s do të jetë një hap tjetër i modernizimit të Mbrojtjes sonë Ajrore.

Duke i këndvështruar hapat historikë të For-cave Ajrore nga viti 2001 zanafilla të shpie në vitin 1912, kur Shteti Shqiptar i sapokrijuar, dëshmo-het të ketë vlerësuar rolin e armëve kundërajrore për shkak të zhvillimeve fillestare të aviacionit në vendet fqinje (Italia në pragun e Luftës së Parë Botërore, dispononte rreth 100 avionë të blerë dhe rreth 150 pilotë).

Arritja më e madhe historike është data 1 korrik 1931, ku me aktin ligjor “Mbi organizimin e Ushtrisë Kombëtare” urdhërohet përhapja në po-zicione zjarri e tre baterive të AKA, pranë porteve

të Shëngjinit, të Durrësit dhe të Sarandës dhe kjo datë shënon krijimin e Mbrojtjes Ajrore dhe duke vazhduar më krijimin e kompanisë së VAIN-it, me detyrë vrojtimin e hapësirës ajrore dhe informim-in për objektet ajrore të zbuluara. Kjo ka hyrë në historikun e Mbrojtjes Ajrore si data e krijimit të Regjimentit të Zbulimit Elektronik të sotëm.

Në prill-maj 1955, u arrit kompletimi me radarë të tipave P-8, P-10, P-20 dhe më 25 maj 1955 u

krijua Batalioni Radiote-knik, i përhapur në të gjithë vendin. Kjo datë shënon edhe krijimin e VKQ (Vendkoman-da Qendrore), QOSA (Qendra Operacionale e Survejimit Ajror), sot QKR (Qendra e Kontroll Raportimit). Pajisja në vazhdimësi me teknikë të re dhe me kuadro të kualifikuar në shkol-lat tona ushtarake dhe ato jashtë vendit krijoi kushte për konsolidimin e mëtejshëm të MKA.

U futën në armatim topat 57 mm,100 mm, me drejtim automatik, topat 37 mm dygrykësh, me shënjestra automatike, mitralozat 14,5 mm katërtytësh. Mbrojtjen Ajrore në vite e kanë drejtu-ar gjeneralë dhe komandantë të shquar si Rrahman Parllaku, Arif Hasko, Sejdin Avdia, Halim Ramohito, Maqo Zoto, Kiço Janku, Naum Gjinikasi, Pali Prifti dhe Ylli Dimraj.

Më 1991-1992, u bë kërkesë e kohës ristruk-turimi i ushtrisë dhe i Mbrojtjes Ajrore. Si masë kryesore fillestare u gjykua përqendrimi i mjeteve dhe kalimi në struktura drejtimi të reja. Në atë kohë kishte 22 regjimente, 126 grupe të AKA e batalione të Mit-KA me rreth 1300 nënreparte duke përf-shirë edhe togat e Mit-KA 12.7 mm.

Më 1998 me riorganizimin që u bë sipas mod-eleve perëndimore, krijohet Forca Ajrore dhe Mbro-jtja Ajrore ingranohet në këtë strukturë.

Po në 1998, Mbrojtja Ajrore dha një kontribut të veçantë për fitoren e luftës në Kosovë, me vro-jtimin e pandërprerë të hapësirës ajrore dhe le-htësitë aeroportuale për aviacionin e NATO-s, i cili pati ndikim pozitiv në arritjen e objektivave të këtij operacioni luftarak historik.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje dhe janë shënuar rezultatet e para të modernizimit të Mbrojtjes Ajrore, në përshtatje me strukturat organizative të ushtrive të NATO-s. Padyshim që stafeta vazhdon dhe duke ju referuar shembujve të figurave të spikatura të MKA si Skënder Ma-lindi, Maqo Zoto, Kiço Janku, Naun Gjinikasi, Arif Hasko, Rahman Parllaku, Halim Ramohito, Sejdin Avdia, Bejto Isufi, Jani Isaia, Pali Prifti, Fadil Toçi, Ylli Dimraj. Forcat Ajrore do të presin dhe shumë e shumë përvjetorë të tjerë për të bërë balance historie, të cilat janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e kombit shqiptar.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 18

FA, rol vendimtar në Menaxhimin e Krizave

Në qoftë se me “Emergjencë civile” kuptohet një situatë e shkaktuar nga faktorë naty-rorë, ekologjikë, industrialë, socialë, vep-

rime terroriste, veprime ushtarake (në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjal-lë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin, me “Krizë”- kuptojmë një situatë që mund të parashikohet ose jo, e cila rrezikon interesat e sig-urisë kombëtare, paqen, stabilitetin e vendit dhe që kërkon vendim e veprim për zgjidhjen e saj.

Koncepti “Krizë” ndryshon edhe nga një “Katastrofë natyrore”, e cila është fatkeqësi e madhe natyrore që vjen papritur dhe shkakton pasoja të rënda e shumë

viktima; shkatërrim i madh e tërësor. Kjo fatkeqësi kup-

tohet si një ngjarje, pasojat e së cilës janë shkaktuar nga forca natyrore të pakontrolluara ose nga arsye të tjera të cilat kërcënojnë ose dëmtojnë jetën dhe shëndetin e popullatës, të gjësë së gjallë, pasurinë, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin, në një masë të tillë, që kërkojnë marrjen e masave të veçanta dhe përdorimin e burimeve të veçanta njerëzore e logjis-tike.

Kur flasim për “Fatkeqësi natyrore” kuptohen tërmetet, përmbytjet, thatësirat atmosferike të tejzgjatura, rrëshqitjet tektonike, ortekët, erërat e forta, zjarret në pyje dhe në mjediset e banuara, së-mundjet infektive masive, pasojat e të cilave prekin popullatën, gjënë e gjallë, pronën, mjedisin, si dhe ng-jarje të tjera të shkaktuara nga dukuri natyrore.

Kriza mund të jetë një gjendje a periudhë shumë e rëndë në ekonominë e një vendi që shfaqet herë pas here me superprodhim mallrash, me rënien e prodhimit, me falimentim në masë të bizneseve, të bankave, me shkatërrimin e prodhuesve të vegjël, me ngritjen e çmimeve, me shtimin e papunësisë dhe me

varfërimin e mëtejshëm të popullit.Kriza mund të jetë gjithashtu një gjendje e

vështirë në fushën politike ose ekonomike, kur mosmarrëveshjet ashpërsohen shumë dhe kur

ka çrregullime të rënda në këto fusha. E rëndësishme në një krizë është mar-rja e masave për të menaxhuar atë, si: parandalimin e krizës, kontrollin e

krizës dhe kalimin e organizuar në gjendje lufte, nëse është

e nevojshme. Kontrolli i krizës konsiston në

masat për të frenuar

ashkëPunimib

MIMOzA GOLIKJA

Koncept më i gjerë se emergjencë civile dhe katastrofë natyrore.

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 19

ose zgjidhur atë.

Koncepti i ri sot në NATO për të ashtuquajturat “Kërcënime hibride”.

Ndryshimet në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, të reflektuara edhe në dokumentet zyrtare të Re-publikës së Shqipërisë për sigurinë dhe mbrojtjen, bëjnë të nevojshme rishikimin e masave, duke reflektuar statusin aktual të situatës së sigurisë dhe strukturës së Forcave të Arma-tosura.

Forcat tona të Armatosura, në përshtatje edhe me tendencat dhe zh-villimet bashkëkohore, duhet të orien-tohen drejt zhvillimit të kapaciteteve moderne, të duhura për të reaguar ndaj rreziqeve asimetrike, krizave, emergjencave civile dhe pjesëmarrjen në operacionet e mbështetjes së paqes (OMP) ndërkombëtare.

1- Nevoja e formulimit në të gjithë dokumen-tet madhore të vendit dhe sidomos i planëzimit nga të gjitha institucionet shtetërore i masave sipas “qasjes gjithëpërfshirëse”

Nevoja e një organizimi të ri, “gjithëpërfshirës”, me strukturat e nevojshme të shtetit

Në Republikën e Shqipërisë, përcaktohen me ligj organet shtetërore që janë përgjegjëse për paran-dalimin, përballimin dhe për riaftësimin e gjendjes së shkaktuar nga situata e krizës.

Organet shtetërore kanë të drejtë të përdorin çdo mjet publik ose privat, si dhe të bashkëpunojnë me organizata vullnetare që kanë rol të përcaktuar në situata krize, për të shmangur ose për të reduktuar pasojat që shkaktohen, në përputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për aq kohë sa vepron rrethana që i ka shkaktuar ato pasoja.

Strukturat e ngritura për planëzimin dhe për për-ballimin e situatave emergjente duhet të funksionojnë si të tilla edhe në rastet kur me ligj shpallet gjendja e jashtëzakonshme, gjendja e luftës ose gjendja e fatkeqësisë natyrore, duke pasur si qëllim kryesor marrjen e masave për reduktimin ose eliminimin e rrezikut të shkaktuar nga situata e krizës.

Për një menaxhim sa më të mirë të krizës lind nevoja e një organizimi të ri, “gjithëpërfshirës”, me të gjitha strukturat e shtetit.

Gjatë kohës së krizave nga elementë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mund të krijohen grupe të përkohshme si Grupi i Menax-himit të Krizës (GMK), Grupi i Punës për Menaxhimin e Krizës (GPMK), Grupi i Përbashkët i Planëzimit të Operacionit (GPPO) të cilët monitorojnë dhe menax-hojnë në mënyrë të përbashkët situatën e krizës

nga një organizëm gjithëpërfshirës siç është Qendra e Bashkuar Operacionale e Forcave të Armatosura (QBO). Së bashku me stafin e QBO-së ato bëjnë për-gatitjen e Operacioneve të Përgjigjeve ndaj Krizave.

Planëzimi i masave të tilla që do të mundësonin menaxhimin e një situate krize nga një qendër/agjensi ndërqeveritare, permanente (dhe jo ad-hoc).

Planëzimi i masave që mundëson menaxhimin e një krize është detyrë e shtetit shqiptar me të gjitha strukturat e tij. Ky planëzim duhet të synojë në:

a. Planëzimin e lehtësimit të rrezikut i cili përkufi-zohet si veprim i vazhdueshëm i ndërmarrë për reduk-timin ose eliminimin e rrezikut afatgjatë për jetën dhe pronën nga ngjarjet e rrezikshme.

Planëzimi i lehtësimit të rrezikut është një proces për identifikimin sistematik të politikave, aktiviteteve dhe mjeteve që do përdoren për zbatimin e tyre.

Ky proces duhet të përfshijë katër hapa: - Or-ganizimi i burimeve. - Vlerësimi i rrezikut. - Zhvillimi i planëzimit të lehtësimit. - Zbatimi i planit dhe moni-torimi i përparimit

b. Sigurimin e kushteve për institucionet shtetërore, publike e private, për veprimtaritë ekonomike dhe për popullatën, për kalimin nga gjendja normale e jetesës dhe e punës në një situatë krize, me humbje sa më të vogla për ruajtjen e rendit, për jetën e njerëzve, për gjënë e gjallë, për pronën, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin kundër efek-teve të një emergjence civile.

c. Garantimin e përdorimit e të gjitha burimeve të mundshme të shtetit, me qëllim sigurimin publik, ruajtjen e vazhdueshme të ekonomisë kombëtare dhe lehtësimin e pasojave.

Për planëzimin dhe përballimin e situatave të krizës krijohen struktura mbi baza të përkohshme dhe të përhershme në nivel qendror dhe vendor.

• Këshilli i Ministrave është përgjegjës për planëzimin dhe përballimin e krizave në Republikën e

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 20

Shqipërisë• Për çdo rast krize, sipas qëllimit dhe objektit

të këtij ligji, pranë Këshillit të Ministrave krijohet Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile

• Ministria e Brendshme është përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e planit kombëtar për plani-fikimin dhe përballimin e krizave.

• Çdo ministri është përgjegjëse për organizimin e planëzimit dhe të përballimit të emergjencave civile e krizave në veprimtarinë që ka në përgjegjësi.

Planëzimi i masave të tilla që do të mundësonin menaxhimin e një situate krize nga një qendër/agjensi ndërqeveritare, permanente (dhe jo ad-hoc) si p.sh Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave, me var-tësi nga Këshilli i Ministrave.

Në këtë kuadër, megjithëse FASH janë një prej ak-torëve, ato do të kenë një rol vendimtar në përballimin e një krize.

Në përballimin e situatës së krizës marrin pjesë disa aktorë ku rolin vendimtar për përballimin e saj e luajnë Forcat e Armatosura.

Kur pritet një situatë krize ose vendi kalon në një situatë krize për parandalimin, frenimin ose zgjidhjen e saj me miratim të Këshillit të Ministrave mund të për-doren njësi të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sipas planeve të hartuara më parë.

Shtabi i Përgjithshëm i FA, përbën strukturën organizative më të lartë ushtarake në Forcat e Ar-matosura dhe kryen komandën unike në Forcat e Ar-matosura. Ai vepron si shtab i bashkuar dhe është përgjegjës për vlerësimin strategjik të kërcënimeve e rreziqeve, marrjen e masave për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve për përballimin e krizës dhe kur njësitë e Forcave të Armatosura marrin pjesë në operacione, për përballimin e krizës ato drejtohen nga komandantët e tyre sipas detyrave që marrin nga drejtuesi i operacionit.

Përparimet më të fundit teknologjike, trazirat

ndërkombëtare politike, kriza ekonomike në vazhdimë-si, janë përbërës të një rreziku në rritje të sigurisë. Këto kërkojnë që krahas modernizimit dhe përdorimit të Forcave të Armatosura për forcimin e masave të sigurisë, kërkojnë edhe një formë të re të shërbimeve inteligjente dhe përpjekje të përbashkëta për paran-dalimin e krizës.

2- Nevoja e organizimit të stërvitjeve të për-bashkëta e të kombinuara për përballimin e krizave

Trajnimet, stërvitjet e ndryshme, janë aspekte mjaft të rëndësishme për ngritjen dhe forcimin e sis-temit të menaxhimit të krizave. Këto aktivitete janë të domosdoshëm, për të përpunuar në mënyrë efektive të katër fazat e ciklit të menaxhimit të krizave sido-mos në lidhje me aktivitetet më kritike të zhvilluara si para ashtu dhe pas ndodhjes së krizës. Aktivitetet e trajnimit/stërvitjet, bëjnë të mundur që parapërgatit-ja, lehtësimi, përgjigja dhe aktivitetet e rikthimit në gjendjen normale, të jenë sa më efiçente.

Kështu, Strategjia e Trajnimit duhet të zhvillo-het dhe të plotësohet, duke marrë për bazë si ek-speriencat reale ashtu dhe nevojat e strukturave për menaxhimin e krizave. Nga ana tjetër, Strategjia e Trajnimeve duhet të vazhdojë në mënyrë progre-sive të ndikojë në aftësimin e strukturave përkatëse, njëkohësisht të shërbejë si mjet i rëndësishëm për përmirësimin e planeve në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Gjithashtu trajnimi duhet të synojë forcimin e kapaciteteve kombëtare, rajonale, lokale dhe in-stitucionale, për një menaxhim sa më efektiv të situatave të krizave dhe ky qëllim arrihet nëpërmjet zbatimit të kurrikulës Kombëtare të Trajnimit dhe të aktiviteteve mbështetëse, e cila pasqyron nevo-jat, strukturat dhe realitetin shqiptar. Aktivitetet e kurrikulës së trajnimit duhet përmirësohen dhe përshtaten në mënyrë të vazhdueshme dhe të për-shihen në Strategjinë Kombëtare të Trajnimeve për Emergjencat civile dhe krizat.

Stërvitjet në shkallë të gjerë duhet të organizo-hen në nivel kombëtar ose rajonal. Ato duhet të jenë niveli më i lartë i stërvitjeve dhe shkalla më e lartë e një programi të përgjithshëm trajnimi për krizat dhe emergjencat civile. Këto stërvitje janë të nevojshme për të demonstruar aftësi e bashkërendim të forcave operacionale me komunitetin.

Për këtë arsye në këto stërvitje, duhet të bëhet testimi i planeve të miratuara si dhe i elementëve bazë operacionalë në një situatë pothuajse pranë asaj re-ale dhe në një mjedis tejet të rënduar. Kjo sepse niveli i njohurive dhe kapacitetet që zotërohen, vazhdimisht kanë nevojë për t’u testuar dhe të forcohen nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, për të arritur maksimumin e njohurive dhe mundësive për përballimin e situatave reale të emergjencave dhe krizave.

Testimi, rishikimi dhe vlerësimi, në pjesën më të madhe të rasteve duhet të bëhet nëpërmjet stërvitjeve të niveleve të ndryshme, ku si të tilla

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 21

mund të jenë stërvitjet në tryezë dhe stërvitjet në terren me pjesëmarrjen e forcave operacionale dhe të komunitetit.

3- Reziqet, në tendencat e sotme të politikave të sigurisë

Në historinë e njerëzimit, ka pasur shumë kërcën-ime ndaj sigurisë së kombeve. Këto kërcënime kanë sjellë në një shkallë tejet të gjerë humbje jetësh, shkatërrim të pronës, përhapje të gjerë sëmundjesh dhe plagë, zhvendosje të një numri të madh njerëz-ish dhe humbje të mëdha ekonomike.

Po tu referohemi kri-zave dhe konflikteve të mëparshme, por edhe atyre pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, rezulton se për-dorimi i faktorit ushtarak është i domosdoshëm. Konflikti në Bosnjë-Her-cegovinë dhe në Kosovë, gjendja në Afganistan dhe Irak, konflikti Libano-Izra-elit, si dhe krizat e tjera rajonale e globale krahas zgjidhjeve politike dhe diplo-matike kanë kërkuar ndë-rhyrjen e faktorit ushtarak për të siguruar një zgjidhje përfundimtare.

Rreziqet e brendshme dhe të jashtme për një kohë të gjatë janë trajtuar veçmas njëri-tjetrit, ndërsa tendencat e sotme të politikave të sigurisë janë duke përfshirë gjithnjë e më shumë vlerësimet gjithëpërf-shirëse, si të faktorëve të brendshëm, ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë.

Në këtë kontekst, për krijimin e politikave të tilla, është e domosdoshme të kërkohet kontribut nga të gjithë faktorët qeveritarë dhe gjithashtu edhe nga

faktorët ndërkombëtarë dhe jo-qeveritarë. Krizat dhe konfliktet rajonale pas rënies së Murit

të Berlinit, sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2002 ndaj Amerikës, veprimet terroriste në Spanjë, Angli e vende të tjera treguan se shtetet nuk mund të për-ballen të vetëm me sfidat dhe rreziqet që i kanosen sigurisë së tyre, asaj rajonale dhe globale. Nga ana tjetër, në kushtet e globalizmit përballimi i terroriz-mit shtroi nevojën për krijimin e sigurisë në bazë të bashkëpunimit.

Potencialisht, shtetet e vegjël janë veçanërisht të ndikuar nga zhvillime që ndo-dhin përtej kufijve të tyre. Të tilla mund të rreshto-hen kriza ekonomike e finan-ciare, ndryshimet klimat-erike, kufizimet e burimeve ujore, trafiqet njerëzore dhe të gjitha llojet e tjerë të trafiqeve, terrorizmi, mos përhapja e armëve të dëm-timit në masë, etj. Në këto kushte diplomacia mbetet mjeti kryesor për vendet e vegjël, që u mundëson atyre garanci se zëri apo objek-tivat e tyre janë trajtuar e marrë parasysh.

Mjedisi ynë karakterizo-het ende nga vazhdimësia e kërcënimeve të ndryshme si përhapja e armëve të shkatër-

rimit në masë, aktet e terrorizmit, sulmet kibernetike etj, por në një botë ku ritmi i ndryshimit po përparon me shpejtësi duhet të marrim parasysh edhe shfaqjen e rreziqeve të tjerë. Dukuritë e natyrës, degradimi i mjedisit dhe ndryshimi i klimës, krizat energjitike, pam-jaftueshmëria e burimeve ushqimore, migracioni, pira-teria, krimi i organizuar dhe sulmet informatike janë të gjithë shkaqe të çekuilibrit që mund të prekë sigurinë tonë. Është në të mirën tonë që brenda mundësive të bëjmë gjithçka lidhur me këto fenomene. Vendimmarrje

më të mirë, planifikim të përmirësuar, me-naxhim efektiv të rreziqeve, përtëritje në aktivitetet e zhvillimit dhe të mbrojtjes së mjedisit, janë veprimtaritë njerëzore që mund të zvogëlojnë prekshmërinë e komuniteteve. Për këtë qëllim vlerësimi i rreziqeve dhe pa-kësimi i fatkeqësive duhet të jetë pjesë integ-rale e gjithë përpjekjeve dhe planifikimeve për një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe edukimi i popullsisë dhe trajnimi në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare për të përballuar rastet e krizave, katastrofave dhe emergjencave civile. Prandaj shpesh programet e edukim-it shtrihen në të gjitha nivelet e arsimimit shkollor dhe deri në nivelet më të larta si dhe FA nga ana e tyre, nëpërmjet pro-grameve mësimore dhe trajnuese të Akad-emisë së Mbrojtjes.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 22

Kualifikimi, domosdoshmëri për një rajon më të sigurtë

“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria shqiptare është e vendosur që të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve, me qëllim garantimin e stabilitetit në rajon e më gjerë”, theksoi midis të tjerash ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë për-shëndetjes në ceremoninë e diplomimit të kursantëve (oficerëve dhe civilë), që përfunduan Kursin e Lartë të Oficerit dhe atë të Komandës së Shtabit të Përgjith-shëm, në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”.

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami shoqërohej nga Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës Agim Çeku, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Maksim Malaj, shefi i Shtabit të Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Sulejman Selimi, gjeneralë, atashe ushtarakë të akredituar në vendin tonë, oficerë e nënoficerë, familjarë, etj., të cilët morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të afro 100 ushtarakëve dhe civilëve, që përfunduan vitin akademik 2010-2011, në dhjetëditëshin e parë të muajit korrik. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Fjalën e hapjes në këtë ceremoni e mbajti koman-danti i Akademisë së Mbrojtjes, kolonel Kristaq Xharo, i cili bëri një përmbledhje të shkurtër të programit ar-simor që u ndoq gjatë vitit akademik nga studentët.

Më pas, ministri i Mbrojtjes Arben Imami në për-shëndetjen e tij u shpreh se: “Dëshiroj t’ju përgëzoj zoti Çeku, për nivelin e lartë profesional që studentët tuaj, kanë treguar gjatë këtyre studimeve dhe që sot po diplomohen me rezultate të shkëlqyera. Të gjithë ushtarakët nga Kosova, që diplomohen në institucio-

net tona arsimore në fakt, kanë treguar nivel të lartë angazhimi profesional, duke pasuruar në këtë mënyrë edhe jetën akademike e ushtarake të këtyre institu-cioneve. Me këtë rast, gjej edhe njëherë mundësinë, t’ju shpreh ju dhe nëpërmjet jush edhe qeverisë së Kosovës, po kështu edhe vendeve mike dhe aleate, vendosmërinë e Qeverisë shqiptare dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për të kualifikuar dhe trajnuar sa më shumë oficerë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ne mendojmë se, ky është një detyrim dhe kontribut real që i japim dhe do të vazhdojmë të japim në vijimësi, për rritjen e kapaciteteve tuaja, për rritjen e stabilitetit në rajon, si një kontribut i vyer për një Forcë të re, për një Forcë të ardhshme të Aleancës së madhe të Atlantikut të Veriut”.

Më tej, ministri Imami vlerësoi kontributin që FSK ofroi për vendin tonë gjatë periudhës së përm-bytjeve në qytetin e Shkodrës, duke theksuar se: “Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar karakter profesional dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, gjatë dy sfidave që Shqipëria kaloi me fatkeqësitë natyrore në veri të vendit. Kapaciteti profesional që ekipet tuaja kanë demonstruar gjatë kësaj per-iudhe, tregon se FSK po rritet profesionalisht me ritme shumë të shpejta. Duke ju falënderuar për këtë kontribut, ju themi se ne do të vazhdojmë të këmbëngulim që ajo të bëhet pjesë e të gjitha in-stitucioneve dhe iniciativave rajonale në fushën e Mbrojtjes si dhe anëtare e NATO-s në një të ard-hme sa më të afërt. Dua të theksoj se, arsimimi dhe kualifikimi i personelit ushtarak dhe civil në fushën e mbrojtjes është baza e krijimit të një trupe të aftë për të përballuar sfidat bashkëkohore të sigurisë. Në këtë kuptim, krijimi dhe konsolidimi i instituci-

r s i m i m ia

Nënkolonel KASeM SALIASI

Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, mbyllet viti akademik 2010-2011

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 23Fotot: A. Bushi

oneve arsimore me nivel të lartë akademik dhe ushtarak është thelbësor në përp-jekjen tonë për të krijuar një Forcë të Armatosur mod-erne”.

Sipas ministrit Imami, “Ekspertiza që studentët përfitojnë në këtë Akademi së bashku me ata dhjetra ofecerë shqiptarë, që kanë studiuar dhe vazhdojnë të studiojnë në shkollat ushtarake më të mira perëndimore, duhet të na shërbejnë si pikë referimi për këtë Forcë të Armatosur. Shumëfishimi i kapaciteteve profesionale të kësaj natyre dhe përdorimi sa më eficient dhe në vendin e duhur i këtyre kapaciteteve, pra këtu na del ne si Ministri e Mbrojtjes në radhë të parë, një detyrë, që këtë kapital njerëzor i cili zh-villohet, përparon, rritet këtu në Akademi, të bëjmë përpjekjet që ta vendosim aty ku duhet dhe ku mund të japë dhe të mund të zhvillohen më shumë, për t’i çuar në vendin e duhur, gjë që do të forcojë ushtrinë tonë, duke e bërë atë një organizatë efikase që përmbush me cilësi të gjitha detyrat që i ka ngarkuar Kushtetuta e vendit, si dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, përfundoi ministri Imami, duke uruar në emrin e tij personal, por edhe të institucionit që ai drejton, studentët e sapodiplomuar.

Nga ana e tij, ministri i Forcave të Sigurisë së Ko-sovës, Agim Çeku, duke falënderuar ministrin Imami dhe FA shqiptare për kontributin dhe ndihmën që po i japin atyre në rritjen e kapaciteteve profesionale midis të tjerash tha: “Falënderojmë shtetin, qever-inë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura shqiptare, për ndihmën e jashtëzakonshme që i kanë dhënë dhe i japin ngritjes, ndërtimit dhe zhvillimit të FSK. Ky është një bashkëpunim nga i cili Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë fituar shumë. Ato sot janë në rrugë të mbarë, shënojnë rezultate të kon-siderueshme, janë tregim i suksesshëm dhe të jeni të bindur se, pjesë e këtij suksesi që po arrijnë të tregojnë FSK, jeni ju zoti ministër, zoti gjeneral dhe ushtarakët dhe oficerët tuaj”.

Përsa i përket bashkëpunimit midis dy vendeve, min-istri Çeku deklaroi: “Është ky një bashkëpunim shumë i rëndësishëm për ne, jo vetëm thjesht midis një vendi anëtar të NATO-s dhe mes një vendi aspirant të kësaj aleance, por është një bashkëpunim i natyrshëm, vëllazëror dhe profesional, i cili ka shumë përparësi. Ky bashkëpunim nuk është vetëm në shërbim të zh-

villimit të ndërtimit të FSK, por edhe në shërbim të paqes, stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë, në shërbim të axhendës së përbashkët euro-atlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës. Është ky një bashkëpunim në shërbim të integrimit gjithëkombëtar të cilin të dy vendet tona e synojnë. Sot roli i ushtrisë, vijoi më tej ai, nuk është vetëm mbrojtja e kufirit, por është garantimi i sigurisë për jetën e qytetarëve, pronën e tyre, pronën shtetërore dhe mbrojtjen e interesit të shtetit kudo ku kërkohet”.

Të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe komandanti i Komandës së Doktrinave dhe të Stër-vitjes gjeneralbrigade Agim Lala. Ai midis të tjerash shprehu edhe njëherë gatishmërinë e tij dhe të stafit që ai drejton për krijimin e kushteve sa më optimale dhe bashkëkohore për kursantët e ardhshëm.

Më pas, personalitetet e pranishme morën pjesë në shpërndarjen e diplomave për kursantët.

I veçantë është fakti se, gjatë vitit të porsamb-yllur akademik, krahas oficerëve të FA, u kualifikuan respektivisht:

-Në Kursin e Lartë të Oficerit, 15 nënkolonelë nga FA të Shqipërisë, 1 nënkolonel nga Ministria e Brendëshme, 6 nënkolonelë nga Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe 3 civilë, nga RTSH, SHISH dhe nga Koso-va. Ky kurs është pjesë e programit Master shkencor në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, kurs i cili ësh-të pjesë e programit Master Profesional në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

-Në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjith-shëm, u diplomuan 54 majorë nga FA, 5 nga Kosova dhe 2 majorë nga Ministria e Brendshme.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 24

cErEMonIA E DIpLoMIMIT në AM

Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria shqiptare është e vendosur që të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesion-ale të ushtarakëve, me qëllim garantimin e stabilitetit në rajon e më gjerë”

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 25

cErEMonIA E DIpLoMIMIT në AM

Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria shqiptare është e vendosur që të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve profesion-ale të ushtarakëve, me qëllim garantimin e stabilitetit në rajon e më gjerë”

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 26

ol igoni i s tërv i t jesP

Në këtë stërvitje mori pjesë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së,

gjeneralmajor Maksim Malaj, nënkryetari i Parlamen-tit, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë Kom-bëtare Ardian Turku, kryetari i Komisionit të Sigurisë Leonard Demi, gjeneralë, drejtues Forcash. Këta drejtues të lartë ndoqën nga afër tërë dinamikën e stërvitjes “Biza 2011”

Stërvitja “Biza 2011”, e cila ka rinisur në 15 maj 2011, është konsideruar nga Forcat e Armatosura Shqiptare si një ndër stërvitjet më të rëndësishme që kryhet aktualisht në kuadër të NATO-s. Në të janë përfshirë rreth 500 trupa nga Forcat Tokësore, Ba-talioni i Regjimentit Komando, Brigada e Mbështetjes Rajonale, Forcat Ajrore, etj. Për të demonstruar në mënyrë sa më efikase detajet e stërvitjes, për-faqësuesit e Forcave të Armatosura vunë në dispozi-cion rreth 50 mjete transporti, 5 autoambulanca, 8 helikopterë, etj.

Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka vlerësuar shumë punën e drejtuesve të Forcës Tokë-

sore, Forcës Ajrore dhe Brigadës së Mbështetjes Ra-jonale, si organizatorët e kësaj stërvitje, për punën e kualifikuar dhe cilësore që kanë bërë në finalizimin me sukses të saj. Ai theksoi se stërvitje të kësaj natyre, të cilat janë bërë normale tashmë për Forcat tona të Armatosura, janë tregues i arsyes përse Forca jona e Armatosur është anëtare e denjë e Aleancës më të madhe të Sigurisë në botë. “Është një kënaqësi e madhe për mua sot, por besoj dhe për të gjithë ne që asistuam në një stërvitje, në një tregim të gjithë punës që keni bërë këta muaj dhe me të vërtetë është një punë ku ne të gjithë së bashku mund të mburremi. Stërvitja vërtetoi se Forca jonë e Armatosur është një anëtare e denjë e Aleancës së madhe të Atlan-tikut të Veriut. Ky demonstrim stërvitor përfshiu të gjithë spektrin operacional duke treguar më së miri kapacitetet operacionale të Forcave tona të Arma-tosura. Aftësia e Forcës Tokësore, Forcës Ajrore dhe Brigadës së Mbështetjes Rajonale, për të ndërvepru-ar me njëra-tjetrën në një teatër të imituar luftimi, kërkim shpëtimi, zbulimi special, është garancia e një aftësimi profesional të shpejtë e të qëndrueshëm të Forcës sonë. Ky është motivi që ne e kemi konsideruar stërvitjen, krahas arsimimit dhe trajnimit, si prioritet të prioriteteve për Forcën e Armatosur. Gjashtë mua-jt e parë të vitit 2011, kanë qenë një sukses i vërtetë në këtë drejtim. Kemi bërë stërvitje për të përgatitur trupat tona për misione, si Forcat Speciale po kështu edhe ato OMLT, kemi bërë stërvitje të përbashkëta me vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për herë të parë mbas kaq vitesh në një mënyrë të vijueshme, të gjitha njësitë themelore kryesore, të atyre që janë “Pool of Forces”, të asaj force të gatshme për NATO-n, kanë kryer stërvitje për kom-paktësimin e njësimit të tyre, këtu në Poligonin Kom-bëtar të Bizës”. Duke e cilësuar këtë fillimin e një pune të madhe, e cila nuk do të mbyllet këtu, ministri Imami ka falënderuar gjithashtu shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Shtabin, Komandat dhe të gjitha forcat që morën pjesë në këtë stërvitje, duke u shprehur:

“Biza 2011”, hap i sigurt konsolidimi i FASH në strukturat e nATo-s

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 27

“Këto stërvitje janë parapërgatitja më e mirë për operacionet e ndërlikuara që shtrihen në atë që është e ardhmja e panjohur. Atje ku do të kërkojë Aleanca, ku mund të nevojitet të ndërhyjmë, për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë. Dua t’ju garan-toj se në këtë rrugëtim tonin, kemi të gjithë mbështetjen e Parlamentit, dhe Qeverisë Shqiptare, për të kryer me sukses, profesionalizëm dhe dinjitet detyrat tona. Bazuar mbi këtë vullnet të qeverisë ne kemi nisur një program të riaktivizimit dhe të funksionalizimit të poligoneve, dhe në veçanti të këtij të Bizës, për të cilin kemi përgatitur një master-plan, ku jemi në fazën e fundit dhe do të mendojmë se në vitet në vazhdim në mënyrë graduale të in-vestojmë për të, me qëllim që ta bëjmë me të vërtetë një aset me vlerë për Forcën tonë të Armatosur dhe pse jo edhe për forca e tjera anëtare të Aleancës”, nënvizoi ministri Ima-mi. Më pas, ministri i Mbrojtjes Imami u ndal edhe në ndihmën që FA jep për komunitetin në rastet e fatkeqësive natyrore duke nënvizuar: “Niveli i lartë i stërvitjes që ju zhvilluat sot, në drejtim të përballimit të Emergjencave Civile, është garancia më e mirë për qytetarët e këtij vendi, për aftësinë tuaj profesionale për të menaxhuar me sukses situata të vështira.

Në fakt Forca jonë e Armatosur ka shkëlqyer në të dyja situatat e emergjencës së vitit të shkuar, të janarit dhe të dhjetorit 2010 në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës”. Gjithashtu, ministri Imami u ndal edhe në kontributin që FA Shqiptare jep në kuadër të NATO-s duke theksuar: “Si pasojë e një baze të fortë e të konsoliduar stërvitore, ne sot jemi të aftë që të kontribuojmë dhe ky është produkti që ne japim me rreth 330 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë për sigurinë dhe paqen në Afganistan si dhe me shumë ushtarakë në vende të tjera, numër i cili do të vazhdojë. Pas pak ditësh do të niset misioni i OMLT-së për në Afganistan. Po kështu pak ditë më parë u nisën 3 kontingjente që do të kryejnë misionin e tyre në Afganistan, dy kompa-ni paqeruajtëse në Herat, një kompani speciale luftimi në Kandahar dhe për herë të parë një ekip patronazhi që do të angazhohet në trajnimin e trupave afgane”, u shpreh ndër të tjera ministri Imami. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare Leon-ard Demi u shpreh: “Kjo stërvitje jo vetëm që ndihmon për të qenë anëtare e denjë e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por ndihmon që FA Shqiptare të jenë të suksesshme në kryerjen e misioneve të tyre, duke ar-ritur në këtë mënyrë standardet më të larta përballë aleatëve tanë në këtë aleancë.

Një kurorëzim me sukses sipas standardeve të NATO-s

Biza zgjohet nga motorët e helikopterëve, zërat e komandove, “breshëritë ” e mitralozave, mjeteve të tjera të kërkim shpëtimit, zhurma e sirenave të ambulancave, automjeteve komvojë etj. Stërvitja e koduar “Biza 2011” është një risi në këtë vit stërvi-

tor. Kryerja e stërvitjeve fushore të reparteve e nën-reparteve të deklaruara në “Pool Of Force”, u reali-zua me shumë sukses dhe nivel. Nga data 25 qershor 2011, ky rajon fushimi priti edhe rreth 500 trupa të tjerë të Forcës Tokësore, Batalionit Komando dhe Ba-talionit të Kërkim-Shpëtimit e atij xhenier të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët u stërviten për tre javë rresht, secila strukturë në përputhje me misionin e tyre kushtetues. Në tre javët e stërvitjes efekti-vat kanë kryer një sërë temash si për luftën kundër elementit terrorist, për misionet paqeruajtëse, po ashtu edhe të operacioneve të kërkim-shpëtimit në terrene shkëmbore, nxjerrje njerëzish nga rrënoja etj. Kjo stërvitje e konsideruar shumë e rëndësishme si për nga performaca dhe terreni ku luhet, i ngjas-hëm me terrenet në Afganistan, Kandahar, Kabul e Herat, ku operojnë me mision trupat komando, është inspektuar shpesh nga dy gjeneralët e FA, koman-danti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo dhe komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneralbrigade Abaz Lleshi. Në këtë trajnim e koor-dinim të përbashkët të trupave efektivat kanë mësuar nga njëri-tjetri dhe kanë ndarë mendime në interes të rritjes së cilësisë së stërvitjes. “Ju jeni aktorët në ter-renin e stërvitjes, ndaj operoni dhe luani si në një film real”. Kështu u është drejtuar komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo, përgjegjësve të grupeve dhe nëngrupeve të stacioneve stërvitore në takimin e zhvilluar me ta. Komandanti i FT-së, ka kërkuar nga trupat komando, të kërkim-shpëtimit dhe ato xheniere, të vlerësojnë stërvitjen si element parë-sor i vitit 2011. Gjeneral Berdo, ka kërkuar që loja e skenarëve në 7 stacionet e stërvitjes të përmbushë më së miri kërkesat e misioni të FT-së (Batalionit Komando), po ashtu edhe BrMR (batalionit kërkim-shpëtimit, atij xhenier), se këto struktura përveç de-tyrave luftarake, misioneve të paqeruajtëse, kryejnë edhe detyra të operacioneve të emergjencave civile. U ndoqën nga afër 7 shtatë situatat stërvitore të treguar me detaje nga zv.komandanti i Forcës Tokë-sore kolonel Sokrat Prifti, i cili ka ndjekur nga afër në Bizë edhe përgatitjet e trupave.

Brigada e Mbështetjes Rajonale

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 28

mjeshtre e harmonizimit

Në bazë të udhëzimeve të MM e SHPFA-së, efektiva të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe konkretisht Batalioni i Kërkim Shpëtimit dhe Kompania Xheniere Luftuese e Batalionit të Xhenios po kryejnë stërvitjen fushore 3 javore. Me qëllim arritjen e objektivave të kësaj stërvitje, gjeneral Abaz Lleshi, komandant i BrMR-së, ka vënë detyra konkrete për arritjen e këtyre objektivave, në përputhje me Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes për vitin 2011, si dhe udhëzimet e SHSHP të FA për stërvitjen. Një nga detyrat e Brigadës së Mbështetjes Rajonale është edhe mbështetja xheniere e FA në op-eracione të ndryshme. Trajnimi i efektivave për të bërë të mundur realizimin e kësaj detyre, u realizua në stër-vitjen treguese të trupave pjesëmarrëse në stërvitjen ”Biza 2011”. Theksi këtu u vu në perfeksionimin e vep-rimeve për kryerjen e operacioneve të kërkim shpëtimit në rast tërmetesh – thekson major Elton Prisoi, zëv-endëskomandant batalioni. Mjetet që disponohen për kryerjen e detyrave të tilla janë të teknologjisë moderne duke filluar nga kamerat për kërkim nën rrënoja, jastëk ajri për zhvendosje pengesash të ndryshme, prerëse betoni e metalesh, etj. Efektivi i kompanisë së parë të drejtuar nga kapiten Artur Xhaferraj, ka fituar tashmë aftësitë e nevojshme për të vepruar në operacione të ndryshme. Zhvillimi i n/reparteve të deklaruara “Pool of Forces” (kompania xheniere e bxh dhe kompania e kërkim-shpëtimit të bksh) si n/reparte të BrMR-së, do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet kryesore për të ar-dhmen me objekt krijimin e kapaciteteve të nevojshme operacionale për dislokimin e tyre të mundshëm në op-eracione të ndryshme të mbështetjes së paqes.

Një kurorëzim me sukses sipas standardeve të NATO-s

12 korrik 2011. Biza zgjohet nga motorët e heliko-pterëve, zërat e komandove, “breshëritë ” e mitralo-zave, mjeteve të tjera të kërkim shpëtimit, zhurma e sirenave të ambulancave, automjeteve komvojë etj.

Stërvitja e koduar “Biza 2011” është një risi në këtë vit stërvitor. Kryerja e stër-vitjeve fushore të reparteve e nënreparteve të deklaruara në “Pool Of Force”, u realizua me shumë sukses dhe nivel. Nga data 25 qershor 2011, ky rajon fushimi priti edhe rreth 500 trupa të tjerë të Forcës Tokë-sore, Batalionit Komando dhe Batalionit të Kërkim-Shpëtimit e atij xhenier të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, të cilët u stër-viten për tre javë rresht, secila strukturë në përputhje me misionin e tyre kushtetues. Në tre javët e stërvitjes efektivat kanë kryer një sërë temash si për luftën kundër elementit terrorist, për misionet paqerua-jtëse, po ashtu edhe të operacioneve të kërkim-shpëtimit në terrene shkëmbore, nxjerrje njerëzish nga rrënoja etj. Kjo stër-vitje e konsideruar shumë e rëndësishme si për nga performaca dhe terreni ku luhet, i ngjashëm me terrenet në Afganistan, Kan-dahar, Kabul e Herat, ku operojnë me mi-

sion trupat komando, është inspektuar shpesh nga dy gjeneralët e FA, komandanti i Forcës Tokësore gjener-albrigade Viktor Berdo dhe komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale, gjeneralbrigade Abaz Lleshi. Në këtë trajnim e koordinim të përbashkët të trupave efektivat kanë mësuar nga njëri-tjetri dhe kanë ndarë mendime në interes të rritjes së cilësisë së stër-vitjes.

“Ju jeni aktorët në terrenin e stërvitjes, ndaj oper-oni dhe luani si në një film real”. Kështu u është drej-tuar komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralbrigade Viktor Berdo, përgjegjësve të grupeve dhe nëngrupeve të stacioneve stërvitore në takimin e zhvilluar me ta. Komandanti i FT-së, ka kërkuar nga trupat komando, të kërkim-shpëtimit dhe ato xheniere, të vlerësojnë stërvitjen si element parësor i vitit 2011. Gjeneral Berdo, ka kërkuar që loja e skenarëve në 7 stacio-net e stërvitjes të përmbushë më së miri kërkesat e misioni të FT-së (Batalionit Komando), po ashtu edhe BrMR (batalionit kërkim-shpëtimit, atij xhenier), se këto struktura përveç detyrave luftarake, misioneve të paqeruajtëse, kryejnë edhe detyra të operacioneve të emergjencave civile.

Stërvitja demonstruese “Biza 2011” e luajtur me datë 12 korrik nën prezencën e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Malaj, zëvendësministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahiu, gjeneralëve të FA, përfaqësuesve të pushtetit vendor etj, tregoi më së miri se kur stërvit-ja vlerësohet nga gjithë efektivat dhe treguesit janë premtues.

Të pranishmit pas fjalës së mirëseardhjes së Ko-mandantit të FT-së, gjeneralbrigade Viktor Berdo, i cili theksin e vuri tek rëndësia që ka stërvitja,si objek-tiv parësor për përgatitjen e trupave dhe rritjen e operacionalitetit. Gjeneral Berdo mes të tjera thek-soi: “Trajnimi dhe stërvitja e efektivave tona bëhet në përqasje me konceptet doktrinarë dhe standartet e NATO-s, për të zhvilluar kapacitete operacionale të afta, moderne dhe të nderveprueshme, për të qenë në gjendje të bashkëoperojmë me strukturat e tjera

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 29

të FA, si dhe me partnerët tanë në NATO”. Aktiviteti vijoi me brifingun prezantues të drejtorit të Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes kolonel Vladimir Avdia, i cili bëri një panoramë të përgjithshme mbi idenë dhe skenarin e stërvitjes. Më pas u ndoqën nga afër 7 shtatë situatat stërvitore të treguar me detaje nga zv.komandanti i Forcës Tokësore kolonel Sokrat Prifti, i cili ka ndjekur nga afër në Bizë edhe përgatitjet e trupave.

Brigada e Mbështetjes Rajonale mjeshtre e harmonizimit

Në bazë të udhëzimeve të MM e SHPFA-së, efek-tiva të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe konk-retisht Batalioni i Kërkim Shpëtimit dhe Kompania Xheniere Luftuese e Batalionit të Xhenios po kryejnë stërvitjen fushore 3 javore. Me qëllim arritjen e objek-tivave të kësaj stërvitje, gjeneral Abaz Lleshi, koman-dant i BrMR-së, ka vënë detyra konkrete për arritjen e këtyre objektivave, në përputhje me Direktivën e Ministrit të Mbrojtjes për vitin 2011, si dhe udhëz-imet e SHSHP të FA për stërvitjen. Në këtë kuadër rëndësi iu kushtua dhe aplikimit të përvojës së vitit të kaluar në stërvitjet “Gjinari 10” dhe “Drini 10”. Me marrjen e detyrës për zhvillimin e këtij aktiviteti stërvitor Dega e Logjistikës, në Shtabin e Brigadës që drejtohet nga nënkolonele Majlinda Pelushi, në bashkëpunim me komandantin e Batalionit të Kërkim-Shpëtimit dhe komandantin e Batalionit të Xhenios, përcaktuan kërkesat për vendosjen në fushim të kë-tyre efektivave.

Kështu po t’i hedhësh vetëm një vështrim çadrave të ngritura nga efektivat e BrMR në rajonin e Bizës bie në sy rregullsia e vendosjes së tyre si dhe ngritja e gjithë elementëve të fushimit.

Gjenaralbrigade Abaz Lleshi, duke inspektuar trupat në fushimin e ngritur në Bizë thekson se zh-villimi i stërvitjeve të tilla i shërben më së miri har-monizimit të veprimeve komplekse të strukturave të BrMR-së për zgjidhjen e detyrave të ndryshme jo vetëm në emergjencë civile të shkaktuar nga fak-torë të ndryshëm por edhe për sigurimin e mbësh-

tetjes xheniere në operacione të ndryshme. Trajnimi, zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve operacionale e n/reparteve “Pool of Forces”-vazhdon gjeneral Lleshi, - është një nga objektivat afatshkurtra të BrMR-së e lidhur ngushtë kjo edhe me zbatimin e Objektivave të Forcës, në strukturat e BrMR-së

Sinkronizim i veprimeve me Forcat Tokësore…

Një nga detyrat e Brigadës së Mbështetjes Rajon-ale është edhe mbështetja xheniere e FA në opera-cione të ndryshme. Trajnimi i efektivave për të bërë të mundur realizimin e kësaj detyre, u realizua në stërvitjen treguese të trupave pjesëmarrëse në stër-vitjen ”Biza 2011”. Natyra e operacioneve të ditëve të sotme, mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja në Op-eracionet e Mbështetjes së Paqes, sfida e Aleancës në luftë ndaj terrorizmit, dikton të domosdoshme trajnimin e këtyre efektivave për sigurimin e mbësh-tetjes xheniere të trupave luftuese në operacion. Ko-mandanti i Kompanisë xheniere major Skënder Doku, thekson se zhvillimi i kësaj stërvitjeje duke imituar veprime të mbështetjes xheniere në operacion kundër grupeve terroriste i shërbeu rritjes së profesional-izmit të n/repartit që ai drejton. Efektivat e BrMR janë vlerësuar jo vetëm nga drejtuesit e stërvitjes por edhe nga ekipe të SHPFA të cilët kanë ndjekur nga afër këtë stërvitje. Veprimet e kompanisë xheniere për sigurimin e rrugëkalimit të një konvoji të FT, kon-tributi për eliminimin e grupit terrorist të vendosur në shpellë, shkatërrime të ndryshme, u demonstruan me profesionalizëm nga tetar Gentian Zhurda, tetar Ajet Biba, tetar Erjon Allushi nën drejtimin e kapiten Ermal Zaimit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit…

Theksi këtu u vu në perfeksionimin e veprimeve për kryerjen e operacioneve të kërkim shpëtimit në rast tërmetesh – thekson major Elton Prisoi, zëvendësko-mandant batalioni. Mjetet që disponohen për kryerjen e detyrave të tilla janë të teknologjisë moderne duke filluar nga kamerat për kërkim nën rrënoja, jastëk ajri për zh-

vendosje pengesash të ndryshme, prerëse betoni e metalesh, etj. Efektivi i kompanisë së parë të drejtuar nga kapiten Artur Xha-ferraj, ka fituar tashmë aftësitë e nevojshme për të vepruar në op-eracione të ndryshme. Zhvillimi i n/reparteve të deklaruara “Pool of Forces” (kompania xheniere e bxh dhe kompania e kërkim-shpëtimit të bksh) si n/reparte të BrMR-së, do të vazhdojë të jetë ndër prior-itetet kryesore për të ardhmen me objekt krijimin e kapaciteteve të nevojshme operacionale për dislokimin e tyre të mundshëm në operacione të ndryshme të mbështetjes së paqes.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 30

Lundrimi i parë jonian i orikut epo r ta zhr

BeJdO MALO

“Oriku”, “Lisus” dhe “Butrinti” janë tre emrat e anijeve ushtarake shqiptare që janë në ndërtim e sipër në kantierin e ndërtimit të anijeve ush-tarake në Pashaliman të Vlorës. Tre emra shumë të spikatur që janë të lidhur shumë ngushtë me his-torinë e kohëve të vjetra dhe kohëve moderne të detarisë shqiptare.

E para që do të zbresë në lundrim është “Oriku”. Punimet për ndërtimin e saj filluan në maj të vitit 2009 dhe pothuajse kanë përfunduar. Më datën 10 shtator 2011 kjo anije zbret në ujërat e kaltërta

të Pashalimanit për të kryer detyrën e shenjtë të rojës bregdetare në ujërat shqiptare. Anija “Lisus” ka filluar punimet në shtator 2010 dhe do të puthë detin në muajin gusht të vitit 2012. Ndërsa anija “Butrinti” do të fillojë nga ndërtimi në shtator 2011 dhe do të përfundojë sipas parashikimeve.

Ajo do të fillojë nga ndërtimi sapo të lirohet vendi në kantier nga anija “Oriku”. Kantieri i ndërtimit të anijeve në Pashaliman të Vlorës është në kulmin e punës së tij. Edhe pse temperaturat e korrikut kanë arritur kulmin, tërë personeli i këtij kantieri ësh-të në fazën më delikate të arritjes së objektivave të tij. Inxhinierët, teknikët, saldatorët, personeli i elektricistëve dhe i shumë specialiteteve të tjera që merren me ndërtim anijesh punojnë me orar të

zgjatur që të arrijnë objek-tivin që me datën 10 shta-tor 2011, anija “Oriku” të kryejë provat për të filluar lundrimin në det. Një grup inxhinierësh të talentuar udhëheqin tërë punimet në kantier që të realizohen detyrat. Anija “Oriku” që do të jetë dhe flamurtarja e Forcave tona Detare filloi ndërtimin e saj në muajin maj të vitit 2009. Të gjithë e mbajmë mënd atë datë kur u pre shiriti i fillimit të punimeve. Që nga maji i vitit 2009 kanë kaluar më shumë se dy vjet dhe nga ana e tërë ushtarakëve dhe civilëve të këtij kantieri është bërë një punë shumë e admirueshme. Kantieri është një nga impiantet më moderne të Forcave të Armatosura për sa i për-

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 31

Lundrimi i parë jonian i orikut

“Oriku”, “Lisus” dhe “Butrinti” janë tre emrat e ani-jeve ushtarake shqiptare që janë në ndërtim e sipër në

kantierin e ndërtimit të anijeve ushtarake në Pashali-man të Vlorës. Tre emra shumë të spikatur që janë të lidhur shumë ngushtë me historinë e kohëve të vjetra

dhe kohëve moderne të detarisë shqiptare.

ket ndërtimit të anijeve. Ai është ndërtuar tërë-sisht i ri sipas koncepteve bashkëkohore dhe lejon ndërtimin në të njëjtën kohë të tre anijeve të mëdha të rojës bregdetare. Kjo është një arritje e madhe në arritjen e standardeve të Forcave të Armato-sura të vendosura nga NATO. Anija “Oriku” ka mun-dur të marrë jetë falë punës dhe aftësive të inxhini-erëve Ilir Velaj, Fation Bacja, Andrea Qirko të cilët kanë aplikuar metoda bashkëkohore në realizimin e ndërtimit të një anijeje me përmasa të mëdha.

Harkëtarët e Odiseut

Këta njerëz fjalëpakë janë shumë të lidhur me ndërtimin e këtyre anijeve. Ata kanë aftësinë e Odiseut që jo vetëm e tendosën harkun por arriti që të kalonte në tetë unazat e florinjta edhe shigjetën. Pak a shumë kështu është dhe misteri i ndërtim-it të anijeve. Ata kanë bërë një punë shumë seri-oze duke punuar në grup. Ata, kur vjen fjala për të thënë dy fjalë për ndërtimin e këtyre anijeve e kanë shumë herë më të lehtë të të tregojnë anijen Oriku dhe anijet e tjera që janë në ndërtim. “Puna flet vetë thonë këta mjeshtër”. Me të vërtetë një fjalë e urtë thotë që “Fshati që duket nuk do kallauz”. Dhe nëse futesh në kantier bindesh për mundësitë, aftësinë dhe përkushtimin e këtyre tre inxhinierëve, por dhe të Ervis Mejdiaj, Patriot Kapaj, Vasil Mezani dhe Astrit Nezaj, të cilët plotësojnë grupin e inx-hinierëve që kanë ndërtuar anijet shqiptare. Këta shtatë inxhinierë janë truri dhe dora e tërë punëve në këto anije. Kur shikon anijen “Oriku” të mbushet mendja se puna e tyre është shumë bashkëkohore dhe shumë cilësore. Pala holandeze e ka vlerësuar shumë punën dhe aftësinë e këtyre inxhinierëve, të cilët kanë mundur që të kuptohen për bukuri për çdo detaj me specialistët dhe supervizorët holandezë.

Në montimin e anijeve dallohen duart e arta të montatorëve Rezart Lamaj, Kleoart Petanaj, Albert Abilaliaj, Arbër Aliaj, si dhe Vasilika Mako dhe Viloe-ta Nuraj, dy gra që kanë firmosur në ndërtimin e

anijeve shqiptare. Këta “arkitektë” të anijeve kanë punuar më një frymë bashkëpunimi për tu admiruar në një nga projektet më bashkëkohore, ambicioze dhe më të vështira të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në kuadrin e modernizimit të Forcave Detare në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Holandës. Fitorja më e madhe e Forcave De-tare është unifikimi i këtij grupi dhe përvoja e grum-bulluar për të bërë një gjë krejt të re dhe shumë moderne në Forcat e Armatosura. Punimet janë ndjekur me shumë kujdes nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, i cili sipas drejtuesve të këtij kantieri ka parë disa herë nga afër dhe detaje të punimeve dhe ka ndjekur realizmin e detyrave. Drejtuesit e kantierit thonë se Komanda e Forcave Detare ka qenë dhe udhëheqësja dhe përgjegjësja krye-sore për mbarëvajtjen e punimeve. Kundëradmiral Kudret Çela një detar i regjur nga kripa dhe dallgët vlerëson punën e personelit të këtij kantieri. Ata meritojnë notën më të lartë, konfirmojnë në koman-dën e Forcave Detare. Kanë bërë një punë shumë të kualifikuar dhe të pastër. Kur futesh brenda në

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 32

kantier e shikon se si ka marrë jetë anija “Oriku” dhe se në tërë elementët përbërës të saj punojnë të trupëzuar me të inxhinierët, montatorët, salda-torët, elektricistët dhe shumë specialistë të tjerë. Anija me një gjatësi 48.08 metra e gjatë është e ngritur në platformën e drunjtë dhe po i jepet dora e fundit. Dy motorët e saj të tipit katërpilar janë në fazën e fundit dhe shumë shpejt do të shkelen dhe butonat e ndezjes së tyre. Helikat janë mon-tuar dhe janë me përbërje të metaleve të çmuara të rezistencës së lartë. Motorët katërpilarë do ta shtyjnë anijen me një shpejtësi maksimale të mad-he, me një shpejtësi ekonomike të manovrueshme dhe me tregues teknikë bashkëkohorë për një anije luftarake. ‘Oriku’ do të ketë një personel shumë të kualifikuar i cili është përzgjedhur nga elita e ush-tarakëve të Forcës Detare. Kjo anije do të jetë e

pajisur dhe më një gomone shumë moderne e cila do të ketë një shpejtësi 40 nyje në orë dhe do të ketë një kohë rekord të zbritjes në lundrim dhe futjes në detyrë taktike. Gjerësia e anijes është 7.11 metra, çka e bën këtë anije shumë të manovrueshme që do të përballojë dhe fortunale detare. Ajo është një risi në pajisjen e Forcave Detare. Por në krah të djathtë të “Orikut” është duke u ndërtuar “Lisusi” një tjetër anije po kaq moderne po kaq bashkëkohore dhe me të dhëna taktiko-teknike shumë të mira. Punimet e saj vazhdojnë me shumë intensitet dhe më këto ditë të para korriku montatorët dhe saldatorët po punojnë për bashkimin e pjesëve të saj për të for-muar dhe trupin e anijes. Këta duarartë po punojnë që të bashkojnë katër pjesë në një dhe kjo është një detyrë e vështirë dhe që kërkon një precizion të lartë. Por përvoja e grumbulluar tek “Oriku” ua bën më të lehtë punën. Ky personel mblidhet disa herë në ditë për tu konsultuar e për të parë se ku pen-gohet puna dhe për të përcaktuar rrugët se si të zgjidhen detyrat e vështira që dalin gjatë zbatimit të projektit. Të ndash një ditë me atë është një luks pasi atje shikon se si punohet me përgjegjësi. Tërë puna disa vjeçare e këtyre detarëve ushtarakë mund të përmblidhet vetëm më dy fjalë. Duarartë dhe inteligjentë.

Pse është pagëzuar me emrin “Oriku

Gadishulli i Karaburunit përbën një krah shkëm-bor të një masë tokësore që shtrihet thellë në det dhe që ka luajtur një rol në historinë e Vlorës

Anija Lissus ka filluar ndërtimin në muajin shta-tor 2010 dhe parashikohet të përfundoje në verën e vitit 2012. Janë në fazën përfundimtare punimet për ndërtimin e skafit (çelik) dhe mbi strukturës (alumin) të anijes. Janë ndërtuar të gjithë seksionet dhe vijojnë saldimet. Mbas daljes së ani-jes Oriku nga kapanoni, do të punohet për vendosjen e sek-sioneve të anijes në pozicion për të realizuar bashkimin e tyre dhe vijimin e montimeve. Në hapësirën që do të krijo-het (në muajin shtator 2011) do të fillojë ndërtimi i elemen-teve për anijen e fundit të projektit Butrinti.

Anija “Lisus” dhe “Butriniti”

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 33

Anija Oriku ka filluar në muajin maj 2009 dhe është plani-fikuar të zbresë në ujë bren-da datës 10.09.2011 dhe deri në fund të muajit nëntor 2011 do të kryhen punimet përfundimtare dhe provat në bankinë dhe në det. Aktual-isht po punohet për kryerjen e punimeve përfundimtare për lyerjen, instalimet elektrike, montimin e sistemeve dhe pajisjeve ndërsa karpenti-erët (marangozët) janë në fazën intensive të kryerjes së punimeve për kompletimin e ambienteve të jetesës dhe punës së ekuipazhit.

si porti më i sigurt në Adriatik. Gadishulli 16 kil-ometra i gjatë dhe 4 kilometra i gjerë në turqisht është quajtur Karaburun Kepi i Zi. Si një vend me erëra të forta, i shkretë dhe ka shumë shpella në të cilat janë gjetur shumë mbishkrime të lashta. I vështirë për tu kontrolluar Kepi i Zi përbën një mister. Pashalimani është fshati i vetëm i Kara-burunit dhe një nga portet më të bukura të Mes-dheut. Ka njëmijë arsye pse Pashalimani ka epërsi si port, si bazë ushtarake, si histori dhe si perlë natyrore. Porti i Pashalimanit ndodhet tre kilom-etra në jug-lindje të Orikumit, ky qytet i lashtë i themeluar në shekullin e V p.e.s nga detarët e Eubesë. Skymni mëton se kjo ka ndodhur pas Luftës së Trojës. Gërmimet e bëra nga arkeologu shqiptar S.Islami në fillim të viteve 80-të kanë treguar se Oriku mund të jetë themeluar jo më vonë se gjysma e dytë e shekullit të VI. U bë një pikë tregtare që priste monedhën e vet. Këtu e ka zanafillën dhe emri i anijes së re shqiptare që do të hidhet më datën 10 shtator në lundrim. Oriku vinte i dyti pas Onhezmi (Saranda) dhe u shkatër-rua nga Filipi V-të i Maqedonisë. Pashalimani dhe Orikumi lulëzimin e provuan në periudhën romake ku u përdorën si baza nga Çezari kundër Pompeit. Janë zbuluar rrënojat e mureve dhe një teatër i vogël me 600 vende për shikuesit që i përket shekullit të I p.e.s. Pas një tërmeti në mesjetë u quajt Jorike kur u përdor si port prej princërve Anzhuinë të Siçelisë. Në sundimin Osman mori emrin Pashaliman, porti i Pashait dhe më pas Pal-stro nga pushtuesit italianë. Në port logjikohet

se janë ndërtuar dhe anije të vogla dhe mesatare për shkak të lëndës drusore shumë cilësore të Llogorasë. Kjo vërtetohet nga gjurmët që janë gjetur në kishën e marmiroit e shquar në periud-hën bizantine, që i përket kohës së perandorit Teodor në shekullin e XIII. Kisha ka një anijadë të vogël 6x9 metra. Vendbanimi i Orikut të Lashtë ka qenë në portin e sotëm të Pashalimanit dhe pjesa më e madhe e vendgërmimit arkeologjik sot është në ujë ose pjesërisht e zhytur nën ujë e mbuluar me bimësi kënetore si dhe brenda bazës së sotme detare. Nga kjo histori ende mister dhe e mbuluar me ujë ka dhe shumë e shumë të fshehta të tjera të Orikut të lashtë, të kulturës së tij, ku ka lindur dhe emri i anijes Oriku. Anija është ndërtuar tërësisht mbi themelet e qytetit të lashtë të zhytur në ujë.

Çfarë është anija “Oriku”

Anija “Oriku”

- Gjatësia 48.08 m

- Gjerësia 7.11 m

- Shpejtësia max sekret

- Shpejtësia ekonomike sekret

- Pajisur me një gomone 7 m e cila

realizon shpejtësi lëvizjeje deri 40 nyje

- Ekuipazhi sekret

- Motorë kryesor 2 - tipi Katërpilar

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 34

Siria dhe “pranvera Arabe”

“Pranvera Arabe”, lëvizja që përfshiu lindjen e mesme dhe që solli ndryshimin e regjimit në Tunizi dhe Egjipt, për çudinë e jo pak njerëzve përfshiu edhe Sirinë. Ndonëse Sirianët kishin arsye të forta për të qenë të pakënaqur nga ky regjim, presidenti Bashar Assad i cili mori drejtimin e vendit pas vde-jkjes së të atit në vitin 2000, u gëzohej disa el-ementëve të cilët mendohej se mund të shmangnin apo minimizonin çdo protestë. Deri në këtë kohë, kundërshtarët e regjimit edhe aleatët e tij ndanin pothuaj të njëjtin mendim se regjimi do i shmangej kesaj vale protestash për hir të disa tipareve karak-teristike të tij. Dhe në krye të listës ishte qëndrimi strategjik i Sirisë. Në kundërshtim me pjesën më të madhe të vendeve arabe, regjimi kishte në funksion një politikë të jashtme e cila i përshtatej idesë së pjesës më të madhe të popullsisë.

Kundërshimi i hapur i interesave të SHBA-ve dhe Izraelit, kritikat në drejtim të aleatëve të tyre lokal, dënimi i pushtimit të Irakut dhe mbështetja për grupet Hezbollah dhe Hamas ishte në sinkroni me qëndrimin e opinionit publik. Ndonëse nuk ishte në gjendje të mbante premtimin për një të ardhme të ndritur të Sirisë dhe vendi tu nënshtrohej refor-mave, presidenti Assad bëri të mundur që me disa ndryshime të vogla të kishte një efekt tek popullsia. Në ndryshim me ambientin mbytës të trashëguar nga i ati, ku represioni ishte i pamëshirshëm dhe mbytës, Siria hyri në shekullin e 21 me një sens modernizimi. Sidoqoftë, një gjë nga e cila regjimi nuk hoqi dorë ishte kufizimi i lirive dhe të drejtave dhe dënimi i çdokujt që mund të dilte kundër regjimit ishte akoma një formalitet. Po kështu, gjatë viteve të fundit kushtet e jetesës u përkeqësuan në të gjithë vendin. Raporti mes pagesave dhe çmimeve ishte përkeqësuar ndjeshëm. Importimi i mallrave të cilësisë së ulët të cilat vinin me çmime relativ-isht të ulëta, pothuaj nxorën jashtë loje biznesin e

vogël të vendit. Të lodhur nga këto probleme dhe me shpresën për ndryshim, në fundin e muajit janar 2011, populli filloi të grumbullohej dhe të protes-tonte për më shumë liri dhe të drejta, për përfshirje të drejtë në vendimmarrje, për ti thënë jo korrup-sionit galopant etj.

Protestat kundër regjimit në fuqiProtestat në Siri, ashtu si edhe ato në Tunizi

dhe Egjipt, kanë qenë të formave të ndryshme. Ato kanë filluar si marshime, greva urie, po ashtu edhe si akte vandalizmi kundër pronës shtetërore dhe grabitje e dëmtim të dyqaneve.

Në fakt, ajo që mund të quhet si fillimi i protestës është vetëdjegia në mënyrë demostrative e Hasan Ali Akleh, i cili ashtu si edhe Mohamed Bouazizi më 17 dhjetor 2010 në Tunizi, u vetëdogj në shenjë proteste ndaj padrejtësive të regjimit në fuqi.

Këto protesta fillimisht ishin modeste, por vazh-duan duke u përshkallëzuar dhe në mesin e mua-jit mars të këtij viti, qindra protestues marshuan në rrugët e Damaskut në përgjigje të një thirrje të shpërndarë në rrjetin social “Facebook” për tu mbledhur për atë çfarë ata e kishin quajtur “Dita e dinjitetit”. Në ndryshim me Tunizinë dhe Egjiptin, protestat në Siri nuk u përshkallëzuan në luftë civ-ile. Edhe sot, rezultati i këtyre protestave është paksa e vështirë të parashikohet pasi pjesëmarrja në to nuk ka qenë vërtet masive.

on f l i k t ik

dRITOR PAPA

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 35

Reagimi fillestar i regjimit, ishte nxjerrja e një dekreti i cili lironte disa kritikë të njohur të regjimit, zyrtarët u porositën të kushtojnë më shumë vë-mendje ankesave të popullisë dhe po ashtu në disa vende u morën masa për të qetësuar turmat e protestuesve, zyrtarët filluan të dalin nëpër zona ku më parë nuk bëheshin të gjallë dhe filluan të shpre-hin interes se si mund të ishin më të vlefshëm për ta. U caktua një grup avokatësh për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit dhe filloi subvencionimi i çmimit të gazit që përdoret për ngrohje, uljen e taksave dhe krijimin e një fondi të ndihmës sociale për familjet në nevojë.

Tjetër hap ishte lejimi i përdorimit të dy faqeve më parë të bllokuara të internetit, facebook dhe youtube, veprim ky pothuaj simbolik pasi pjesa me e madhe ishin në gjendje të shmangnin filtrat që bllokonin këto faqe.

Paralelisht me këtë përkujdesje në dukje, regjimi përshkallëzoi edhe represionin mbi protestuesit. Shërbimet sekrete ndërhynë në momentet e para në çdo protestë të mundshme. Një ditë përpara protestave të planifikuara, oficerë të shërbimeve sekrete të veshur civilë patrullonin zonat ku plani-fikoheshin protesta. Po kështu vihej re një dislokim i forcave të sigurisë në afërsi të zonave ku priteshin protesta. Në zonat rreth Damaskut, shprehjet se regjimit i duhej dhënë fund dëgjoheshin hapur dhe se “muri i madh i frikës” i ngritur nga forcat e shër-bimeve sekrete sikur e kishte humbur frikën e tij. Kjo shihej qartë edhe nga shakatë dhe imitimet e zyrtarëve të lartë mes njerëzish, gjë e cila ishte e pamendueshme më parë.

Edhe rinia e cila më parë dukej e pa interesuar për problemet politike, tashmë nuk bënte përjas-htim. Era e ndryshimit që kishte filluar të frynte nga Tunizia dhe Egjipti, kishte prekur edhe Sirinë dhe klima e tensionuar ishte e lehtë të dëshmohej. Parullat kundër regjimit ishin bërë aq të pakontrol-luara sa për të blerë bojë në dyqan duhej të kishe dokument identifikimi. Po kështu filloi të bëhej edhe filmimi i faljeve në xhami dhe kasetat i kalonin pastaj shërbimeve sekrete. Situata sa vinte e përkeqësohej sa çdo gjë mund ta nxirrte atë jashtë kontrolli. Ar-restimi dhe mbajtja në burg e një grupi fëmijësh që thërrisnin – më së shumti me shaka - për rrëzimin e pushtetit ishte ajo që shërbeu si shkëndijë për nxjerrjen e situatës jashtë kontrollit. Demostratat, të cilat fillimisht përbëheshin nga të afërm të të arrestuarve, shumë shpejt u rritën si nga numri i pjesëmarrësve edhe në spektrin e kërkesave. Tash-më ata kërkonin atë që ishte akumuluar prej vitesh dhe kërkonin ndryshim. Mbi 1,300 njerëz kanë hum-bur jetën që nga fillimi i protestave, shumë të tjerë janë plagosur dhe mijëra janë të ndaluar nga for-cat e sigurisë të cilat kanë filluar të përdorin edhe stadiumet si vendndalime. Grupe të të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara shprehen se forcat e sigurisë në Siri kanë përdorur forcë të panevo-jshme dhe brutale për të shpërndarë protestues të

paarmatosur dhe janë përgjegjës për jetët e hum-bura. Nga ana tjetër, burime zyrtare pranë qeverisë siriane fajsojnë elementë të armatosur islamik në vend jo vetëm për vrasjet e civilëve por edhe për vrasjen e mbi 340 anëtarëve të forcave të sigurisë. Si rezultat i dhunës dhe rrezikshmërisë në vend, mbi 20,000 vetë janë larguar nga vendi në drejtim të fqinjëve, Turqisë dhe Libanit.

Demostratat pro regjimit në fuqiQë nga fillimi i muajit mars, kishte raportime për

organizim të mundshëm të demostratave pro qever-itare dhe më 25 mars në kryeqytetin e Sirisë, Dam-ask, u mbajt demostrata e parë e këtij lloji. Paralel me demostrimet e opozitës, edhe demostratat pro qe-veritare erdhën duke u intensifikuar. Demostruesit filluan të mblidheshin fillimisht në sheshet kryesore të qyteteve dhe në afërsi të ambasadave ameri-kane, franceze dhe asaj turke. Kulmi i protestave pro qeveritare arriti më 11 korrik 2011, ku demos-truesit sulmuan selitë e ambasadës amerikane dhe asaj franceze në Damask, dhe kjo për vetë faktin se SHBA dhe Franca kanë qenë mjaft të ashpër me Sirinë për dhunën e ashpër dhe të pajustifikueshme të përdorur kundër protestuesve prodemokratikë. Paaftësia e qeverisë siriane për të siguruar trupat diplomatike me seli në Damask, u vuri kapak edhe marrëdhënieve të trazuara diplomatike mes qever-isë siriane dhe SHBA, ku në një reagim që pasoi ngjarjet e dhunshme, si presidenti Obama edhe sek-retarja e shtetit, Klinton, u shprehën se presidenti Assad e ka humbur tashmë legjimitetin e tij.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 36

Talleyrand, një prej diplomatëve më të aftë në historinë EvropianeProtagonistët janë princi i Talleyrand, më

saktësisht, ministri i Jashtëm i Napole-onit, i njohur tashmë në regjimin antik

dhe presidenti i qeverisë së përkohshme Joseph Fouche, ministër i policisë gjatë 100 ditëve. Të dy, gjatë një të piri alkoolik të rafinuar përgjatë argumenteve të thjeshtë e dialektikë, bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin, në mënyrë që të mbajnë pozicionet e tyre të fuqisë, të bindur se pjekja e regjimeve nuk duhet të influencojë nega-tivisht në interesat e tyre personale dhe në fa-

tin e Francës. Historia shkon përpara, regjimet ndryshojnë, por “kuzhina e mirë franceze” do të mbetet gjithnjë e njëjta. Kjo është një metaforë e pushtetit dhe një justifikim teorik i aftësisë për të kaluar nga një sistem politik një tjetër, duke përmbushur jo vetëm interesat e veta personale, por edhe ato të vendit.

Talleyrand, “djalli i gjymtuar” ka qenë gjithnjë i bindur për këtë. Ka një pasazh në kujtimet e tij (tani të publikuar në versionin italian nga botuesi Nino Aragno, në një edicion të shkëlqyer nga Vito Sorbello, 5 vol, fq. 1728, 150 euro), i cili teorizon këtë parim: “u vura në dispozicion të ngjarjeve dhe gjithçka do më leverdiste. Revolucioni i prem-tonte fate të reja kombit; e ndoqa në marshimin e tij dhe provova fatin. I dedikova haraçin e të gjitha sjelljeve të mia, i vendosur për t’i shërbyer vendit tim dhe më pas të gjitha shpresat e mia në parimet kushtetuese që duheshin përmbushur. Kjo shpjegon qysh e tek, në shumë raste, unë kam hyrë e kam dalë në biznese dhe gjithashtu dhe rolin që kam luajtur.

Ja sepse, Charles Maurice de Talleyrand, princ i Beneventos, bir i një prej familjeve më të lashta dhe fisnike në Francë ishte pikërisht ky: një burrë me një inteligjencë mjaft të madhe, dhe me një aftësi manovruese, përveçse një përbindësh i af-tësisë diplomatike. Ai ishte i aftë të hynte në rad-hët e historisë. Ai arriti të dilte pa u lagur nga të gjitha përfshirjet më dramatike politike, duke u pasuruar e fituar fuqi, por edhe duke mbrojtur interesat e vendit të tij. Në Kongresin e Vjenës, për shembull, pas rënies së Napoleonit që ai vetë e kishte ndihmuar që te merrte pushtetin dhe kishte qenë një kontribuues i vlefshëm, Talleyrand arriti të evitonte që Franca – përgjegjëse gjatë

e r sonazhP

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 37

periudhës revolucionare dhe napoleonik gjatë tur-bullirave që kishin zaptuar për një kohë të gjatë Europën – të vihej në bankën e të akuzuarve. Përkundrazi, ai arriti me ndihmën e mbështetjen e princit Metternich, që falë “parimit të legjitim-itetit”, të njihej pasi të restaurohej monarkia e Borbonëve, si një faktor i domosdoshëm për rua-jtjen e ekuilibrit ndërkombëtar.

Talleyrand nuk i linte vend ndjenjave të indif-erencës. Kush arrit ta njihte nuk mund të mos e admironte, kritikonte e të kishte frikë prej tij. Diplomati amerikan Gouverneur Morris, që ndodhej në Francë gjatë periudhës më të nxehtë të rev-olucionit francez, shkroi për të që i dukej “akut, mendjemprehtë, ambicioz dhe i keq”, ndërsa konti i Mirabeau ia tha troç: “ Për pak para, Talleyrand do të shiste shpirtin dhe do të kishte të drejtë, sepse do të shkëmbente bajgat me ar”. Jo më pak i ashpër u tregua Lord Grenville që e njohu në Londër: “Është e pakëndshme, një karakter i keq mashtrues. Nuk ka drejtësi, as në natyrë dhe as në zemër”. Giuseppina, në atë kohë grua e Napo-leonit, që e tregonte ndërsa fliste me të shoqin, i tha kunatit Giuseppe Bonaparti: “Ai sakat më kall datën, nxitoni ta ndërprisni këtë bisedë shumë të zgjatur”. Madje edhe Napoleoni, një ditë, i ir-rituar, i tha me turinj të varur: “Jeni m** në një dorezë mëndafshi” dhe ishte pikërisht i njëjti Na-poleon që shpjegonte me këto terma raportin e tij me ministrin e Jashtëm: “Më shërbente një aristokrat që të ishte në gjendje të përdorte një paturpësi mbretërore”.

Megjithatë, Talleyrand kishte mjaft sharm, pavarësisht paaftësisë së tij. Ai kishte mbetur i çalë, për shkak të një rënie nga karroca për faj të një dadoje të zënë në bisedime dashurie. Një fakt për të ardhur keq që e kishte detyruar të merrte në vend të armëve kar-rierën e një kishtari, të cilën nuk e kishte si profesion. Duhet vënë në dukje se kjo nuk e ndaloi atë që t’i futej jetës së bukur: gratë i pëlqenin dhe i shkonin nga mbrapa me mjaft lehtësi. Të gjitha, të çdo lloji e shtrese shoqërore: fisnike e borgjeze, të reja e më pak të reja. Trimëria e tij, së bashku me mpre-htësinë, ishin pjesë e sharmit që e bënin të parezistueshëm dhe popul-lor në sallonet mondanë. Këtu, ba-tutat e tij, thumbuese dhe cinike, përdoreshin nga të gjithë. Ja disa prej tyre: “Duhet të mbrohemi nga impulsi i parë: është gjithnjë i ndershëm”; “Mund t’i fal njerëzit që nuk kanë të njëjtin mendim me mua, por nuk i fal ato që e kanë një

të tillë”; “Njeriu është një inteligjencë që pengo-het nga organet”.

Talleyrand ishte mjaft inteligjent dhe kjo kombinohej me cinizmin, realizmin politik, intrigën, pasionin për biznesin, aftësinë për të kuptuar prirjet e historisë. Megjithatë, amoraliteti i tij kishte një kufi në besimin se nuk duhej diskutuar madhështia historike dhe rëndësia politike e ven-dit tënd. Pra, duhej vepruar për t’i përforcuar ato. Ndoshta sepse “douce vivre” aq i dashur e i praktikuar prej tij ishte një produkt tipik i civiliz-imit francez.

Njeriu i mijëra fytyrave, Talleyrand thoshte për veten e tij: “Mendojnë se jam imoral dhe makiave-lian, por jam vetëm i pandjeshëm dhe kryelartë”. Dhe me pak naze e mendjemadhësi shtoi: “dëshi-roj që ndër shekuj të vazhdojë të diskutohet për atë që kam qenë, për atë që kam menduar e kam dashur”. Kujtimet e tij të këndshme, shpesh në mes së vërtetës e gënjeshtrës, i përgjigjen dë-shirës së autorit të tyre.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 38

Pas fundit të Luftës së Ftohtë, Forcat e Ar-matosura të të gjitha vendeve perëndimore kanë eksperimentuar një transformim të thellë

të vetë konceptit të luftës, veçanërisht në ecurinë e zhvillimit të të ashtuquajturës luftë asimetrike, që ka krijuar një formë tërësisht të re të konfliktit. Në fakt, lidhur me konceptin tradicional të luftës, të krijuar në shekuj, ishte absolutisht i saktë, i përpiktë, evokativ, pra në shumë drejtime edhe sot aktual, duke filluar nga vitet e para të nëntëdhjetës është dukur qartë që ajo nuk ishte e përshtatshme për të përcaktuar format e reja “jo konvencionale” të luftës, të karakterizuara nga shkaqe, strategji, subjekte dhe skenarë operativë ab-solutisht të rinj. Duke filluar nga konfliktet në A f r i kë , nga eksperienca e Ballkanit, për të përfun-duar me operacionet në Irak dhe në Afgani-stan, natyra e armikut që është dashur të përballohet ka ndryshuar rrënjësisht. Forcat tona gjenden në konflikt

me kundërshtarë që shumë shpesh janë “të orientimit jo perëndimor, pa hierarki në strukturë, me përmbajtje ndërkombëtare dhe klandestine në mënyrat operative, duke vepruar jashtë nga konteksti kombëtar”.

Planifikimi i fushatave asimetrike, për më tepër, ka nxitur, në të gjithë nivelet dhe në të gjithë fushat, jo vetëm duke kërkuar zhvillimin e teknologjive të reja dhe të armatimit, por edhe duke çuar në masa dhe

EVoLUcIonI I FUQISë AJrorE në LUFTrAT ASIMETrIKE

ekno log j it

PëRPARIM veLIu

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 39

rrugë të ndryshme stërvitore, në masën më të madhe të fokusuara në dy zona tematike të zhvillimit:

- e para, lidhur me komponentin operativ të për-dorimit të forcave ajrore, të shquara në një integrim të ngushtë dhe bashkëpunimin midis tyre dhe forcave speciale;

- e dyta, lidhur me nevojën e hedhjes së hapave sistematikë në aspektin e “cultural awareness” në brendësi të fushatave ushtarake luftarake ose të MOOTW (Military Operations Other then War-opera-cione ushtarake ndryshe nga lufta) ndërkombëtare, në të cilët janë pleksur forcat ajrore, relativisht jo vetëm ato strategjike por, siç është demonstruar, në të gjithë nivelet e organizmit dhe në të gjitha fazat, e përdorimit të instrumentit ajror.

Duke filluar nga fundi i Luftës së Ftohtë, jo vetëm natyra e armikut është thellësisht e ndryshuar, por edhe ambienti oper-ativ ka ndryshuar thellësisht, duke pasur parasysh globalizimin e konf-likteve dhe të përhapjes së armëve komplekse e të lehta. Një tipologji e tillë e konflikteve krejtësisht të reja, jo vetëm presupozon arma-time dhe teknologji të reja, por si e tillë kërkon një ndryshim rrënjësor të zgjidhjeve politike e strategjike, si në sensin e bashkëpunimit dhe të koordinimit midis forcave, edhe në organizmin dhe stërvitjen e buri-meve njerëzore.

Për të kuptuar si bashkëpunimi midis forcave ajrore dhe forcave speciale mund të çojnë në suksese të panumërta, nevojitet të kujtojmë karakteristikat bazë të njërës forcë dhe të tjetrës. Midis karakteristikave të forcave ajrore vëmë në dukje saktësinë, përqendrimin, aftësinë depër-tuese, aftësinë për tu përgjigjur, shpejtësinë, fleksi-bilitetin dhe shumanshmërinë. Midis karakteristikave të forcave speciale kujtojmë cilësinë e lartë, lëvizsh-mërinë, autonominë, lehtësinë, befasinë, përpikmërinë dhe fleksibilitetin, që lejojnë të veprosh me parametra të ndryshëm në raport me njësitë konvencionale, në afërsi të madhe me objektivin, jo vetëm përtej vijave armike, por edhe për të ndërvepruar popullsinë dhe in-formatorët me qëllim që të fitojnë tregues të rëndë-sishëm rreth situatës së objektivave.

Në fakt, bëhet fjalë për njësi operative të armatosura në mënyrë të lehtë, aq sa të garantojë një mbështetje të shpejtë si në pikëpamje strategjike edhe taktike, ku siguria e operacioneve, shpejtësia e ndërhyrjes dhe e aksionit, rezultojnë të jenë aspekte jetikë për përfundi-min e misionit. Kombinimi i karakteristikave tipike të të dy forcave, në se është përdorur në unitet, është i tillë sepse mund të eliminojë pikat e dobëta të të dy forcave tipike dhe të ngjashme për të dy forcat, duke lejuar që të mos sakrifikohen fuqia në favor të lehtësisë, frikësi-mi i kundërshtarit për lehtësi, afërsia për këmbëngulje, dhe duke fituar pra, rezultatin duke bërë të mundur që

në të njëjtën kohë afër dhe larg, për të shfrytëzuar lehtësinë dhe fuqinë, duke arritur një efekt të lartë të befasishëm.

Koordinimi midis komponentit ajror dhe forcave speciale nuk është kufizuar në mënyrë të veçantë në operacionet mësymëse, në të cilët aktiviteti i njësive speciale është i lidhur ngushtë me drejtimin dhe me individualizimin e objektivave të përcaktuar, por ësh-të në një spektër të gjerë, duke arritur të përzihet edhe me operacionet e përnjohjes në sensin e gjerë, si vëzhgimi dhe kontrolli i grupeve armiqësorë, përqen-drimi i trupave dhe i armatimeve etj. Për sa i përket elementit mësymës, rezultati i rëndësishëm i arritur nga bashkëpunimi midis forcave speciale dhe forcave ajrore është sintetizuar nga ky pohim i Donald Rums-field:

“Dërgimi i forcave speciale në terren menjëherë ka lejuar rritjen në mënyrë vendimtare të efikasitetit të fushatës ajrore. Në Afganistan, edhe “precision guid-ed boms” (bombat me precizion dhe të drejtuara) nuk arritën nivelin e duhur të përpikmërisë deri sa kur kemi pasur sytë dhe këmbët në terren, për ti drejtuar ato me saktësi aty ku janë dashur”.

Në zhvillimin e operacioneve të fundit, është eviden-tuar nevoja për të garantuar një precizion të madh kirurgjikal të ndërhyrjeve, i tillë që të jetë i pajtueshëm me një komponent tokësor. Për të kuptuar një zhvil-lim të tillë mjafton të mendojmë se gjatë luftës së parë të Gjirit në vitin 1991, municionet me precizion të përdorur ishin rreth 10% në tërësi. Në konfliktin e Kosovës, duke marrë në analizë të dhënat e ush-trisë amerikane, pjesa më e madhe e armëve ajrore të përdorura ishin me drejtim laser, edhe pse përdorimi i tyre shpesh herë ishte i kufizuar nga faktorë meter-eologjikë.

Në luftën e parë të Gjirit, janë përdorur disa avionë për të eliminuar një objektiv të vetëm, ndërsa në Af-ganistan, mesatarisht, çdo avion i vetëm ka mundur të godasë në mënyrë të efektshme tre ose katër objek-tiva për çdo fluturim, duke arritur deri në 12 objektiva

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 40

në një mision të vetëm. Pas neutralizimit të mbrojtjes ajrore mbi territor, dominimi i qiellit është përkthyer kështu në mundësi për të dominuar hapësirën tokësore, edhe falë faktit që forcat speciale ja kanë dalë mbanë të individualizojnë dhe të shkatërrojnë zonat kryesore të rezistencës talebane. Ajo që ka lejuar suksesin e operacioneve ajrore në konfliktin afgan është shuma e elementëve të ndryshëm që kanë vepruar së bashku: përdorimi i armëve me precizion, gjithmonë e më shumë efiçent dhe fleksibël; një individualizim më i mirë i objek-tivave, falë progresit teknologjik, që kanë lejuar pilotët të mund të përdorin të dhëna më të përpikta dhe të pasuruara, duke shkurtuar kohën e zbulimit dhe të ndë-rhyrjes në zonën e operacionit.

Së fundi, bashkëpunimi i ngushtë me forcat speciale ka lejuar ndërhyrje të admirueshme më të përpikta, duke imponuar si prioritet transformimin e metodologjisë dhe të strategjisë ushtarake. Përdorimi i PGM (Precision Guided Munitions-municione të drejtuar me precizion) ka lejuar për komponentin ajror të arrijë nivele tepër të larta të përpikmërisë, që ka çuar në një pakësim të dukshëm të dëmeve anësorë dhe për pasojë ka rritur mundësinë e përdorimit të municioneve me nivel të lartë të fuqisë detonuese edhe në një objektiv të vetëm. Pas katër javë të operacionit ajror në Afganistan, me synimin për të neutralizuar mbrojtjen kundërajrore, të qendrave të komunikimit dhe të instalimeve të talebanëve, asetet ajrore kanë qenë të predispozuar për të mbështetur forcat mike në terren.

Ndryshimi ka çuar në një pakësim të ndërhyrjes së menjëhershme, e tillë që ta zvogëlojë në rreth njëzet minuta kohë midis përcaktimit të objektivave nga ana e trupave në tokë, dhe goditjes nga ana e avionëve në fluturim. Progresi i individualizimit të objektivave për tu goditur nuk është vetëm një sukses teknologjik, por edhe një ndihmë nga faktori njerëzor; forcat speciale kanë qenë një ndihmesë e madhe.

Mbështetja e dhënë nga forcat speciale në operacio-net ajrore, në ndihmën në përcaktimin e objektivave dhe në drejtimin e municioneve –me minimizimin e gabimeve dhe zvogëlimin e kohës në minimum, ka lejuar arritjen e një niveli të lartë të efikasitetit operativ. Zemra e “net-work centric warfare” është procesi i transmetimit të informacioneve për të rritur efikasitetin e operacioneve ajrore, nga përcaktimi i objektivave në aftësinë për të implementuar efikasitetin e sulmeve me precizion në distanca të largëta, nga pakësimi i numrit të dëmeve anësorë në rritjen e shpejtësisë së sinkronizimit të ak-tiviteteve të ndryshëm operativ.

E drejtuar nga toka, asetet e dedikuar për përnjohjen përbëjnë një hartë të zonës së interesit që favorizon një rritje të zbulimit të mundshëm të objektivave të rinj pra-pa vijave të armikut dhe një analizë të përpiktë e të pas-uruar të kërcënimeve, që sjell përcaktimin e taktikave të përbashkëta për neutralizimin e tyre. Kombinimi i forcave speciale me forcën ajrore çliron një seri të efekteve të ndryshëm që, parimisht, ndikojnë në përpikmërinë e për-dorimit të municioneve. Forcat ajrore dhe ato speciale punojnë si kudhra me varrezë, për të mbyllur armikun në një mors nga e cila është vështirë të dalë.

Për të fituar një konflikt është nevoja e aksionit të sinkronizuar të dy elementëve, e kudhrës dhe varrezës. Jemi rritur me qetësinë që aleanca Atlantike ka dhënë gjatë Luftës së Ftohtë por, tani që skenarët operativë kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme, është nevoja e ndërtimit të një identiteti të sigurisë dhe të mbrojtjes në brendësi të NATO-s, por edhe të racionalizimit të in-vestimeve për të evituar fjalët dhe harxhimet e tepërta në favor të cilësisë dhe efikasitetit, duke rritur gatish-mërinë e forcave të reagimit të shpejtë, pa përjashtuar mundësinë e formimit të njësive shumëkombëshe, tërë-sisht të integruara dhe të ndërveprueshme.

Lufta asimetrike ka bërë që të lindë nevoja e një njo-hje të thellë kulturore, si element kyç në përballimin e zgjidhjeve strategjike, politike e operative, të lidhura ngushtë me karakteristikat e tipit të ri të konfliktit. Një nga vështirësitë më të mëdha që është eksperimen-tuar në luftën asimetrike, ka qenë ajo e përballimit të një forme jokonvencionale (jo klasike), e parregullt, që shumë shpesh edhe të përcaktuar si “war amongst the people-luftë në mes të popullsisë” dhe që mund të jetë interpretuar më shumë si “shuma e ngjarjeve politike me karakteristika ushtarake, që zhvillohen praktikisht pa përplasje direkt, dhe përfundojnë jo me fitore ushtarake, por me marrëveshje politike ndërkombëtare”.

Të bësh këtë tip konflikti të ri kërkon instrumente të ndryshëm në raport me ato të përdorur në atë klasik, dhe nevoja e një kujdes të veçantë në kontekstin kul-turor, fetar, politik dhe historik, në të cilin lufta është zhvilluar dhe konsumohet.

Shpërndarja e “cultural awareness” si lëndë formimi në kuadrin e stërvitjes së njësive të dislokuara jashtë vendit, ka marrë rrugë duke filluar nga ushtria ameri-kane. Ky fenomen ka qenë absolutisht i panjohur gjatë konfliktit në Vietnam, siç tregojnë deklaratat e sekre-tarit të mbrojtjes të asaj kohe Mc.Namara, i cili në kuj-timet e tij, pohon:

“Nuk kisha vizituar kurrë Indokinën, as kisha kuptuar apo vlerësuar kurrë historinë, kulturën, gjuhën, vlerat. Kur shkuam në Vietnam, u gjetëm përpara detyrës për të përshtatur disa zgjedhje politike lidhur me një rajon që për ne ishte tokë e panjohur”. Kjo lloj njohje ka mun-guar, pra, një rëndësi gjithmonë e madhe, duke filluar nga forcat speciale, për të cilat mungesa e një niveli të lartë

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 41

të “cultural awareness”, do të kishte çuar në pamun-dësinë e ndërtimit të një lidhje besimi dhe bashkëpunimi me elementët mbështetës midis popullsisë lokale, duke qenë e pamundur të fitosh informacionet e shpresuar.

Në parim, ajo ishte e kufizuar në informacione mbi gjuhën dhe në parashikimin e ndalimeve të thjeshta, ndërsa sot është e dukshme që për ta bërë “cultural awareness” një element të dobishëm dhe bazë të op-eracioneve ushtarakë jashtë vendit nevojiten informa-cione social- kulturore, por mbi të gjitha rregullisht të pasuruar, sepse modelet social-kulturor, për natyrën e tyre, janë dinamikë (ndryshojnë vazhdimisht). Sot ekzis-ton një lidhje e ngushtë “warfare” dhe njohjes kulturore. Historia luftarake e dyzetvjeçarit të fundit ka treguar gjerësisht se, lënia pas dore e “cultural awareness” mund të provokojë efektet në vazhdim:

-në nivelin strategjik ashpërson rezistencën, duke provokuar mjaft kryengritje (të vërtetuara në Irak, ato të tipit tribal, gjatë operacionit “Iraqi Freedom”);

-në nivelin operativ, krijon mosbesim në opinionin publik dhe pengon bashkëpunimin me popullsinë civile, ose direkt, ushqen keqkuptime të rënda në komuni-kimin dhe transmetimin e informacioneve;

-në nivelin taktik, vë në rrezik trupat dhe operatorët, përfshi edhe civilët, e pranishëm në territor.

Marrim në shqyrtim karakteristikat e operacioneve të luftës asimetrike dhe disa fushata të kohëve të fundit jashtë vendit, që siç janë evidentuar tashmë, që të çojnë në kontakt me një kundërshtar të ori-entimit jo perëndimor, jo hierarkik në strukturë, të përmbajtjes ndërkombëtare, dhe klandestinë në me-todat operative dhe që veprojnë jashtë kontekstit të qenies shtet-kombëtar, dhe rëndësia e një formacioni të përshtatshëm në termat e “cultural awareness”.

Konflikti asimetrik, ashtu siç e njohim i karakteri-zuar nga mungesa e një armiku të in- s t i t u c i -onalizuar (përcaktuar) dhe të objek- t i v a v e strategjik`e lehtësisht të kuptuar, ka bërë që në teatrot e fundit ndërhyrjet të kenë qenë të vështira për të prezantuar “op- era-cione të shpejtë dhe vendim-tar”, në gjendje të përmbysin befas përfundimin e konfliktit. Në mënyrë të veçantë, duke marrë në analizë profilin ajror dhe duke dashur të vlerëso-jmë progresin teknologjik të “ A i r

Power” sot mund të kemi avantazhin jo vetëm për-dorimin gjithmonë e më të madh të instrumentit ajror shumërolësh, një njohje më të thellë të armikut në brendësi tij, mund të rrisë në mënyrë të dobishme fleksibilitetin e tij, etj. Kjo lejon midis të cilash një tipologji të re të misionit operativ NATO E-CAS (Emer-gency Close Air Suport).

Tjetër pikë kritike në konfliktet asimetrikë është af-tësia, ose paaftësia, për të garantuar kushte sigurie të përshtatshme për popullsinë civile, duke mësuar që të përcaktojmë cilat janë ambientet më të përshtat-shme për të grumbulluar dhe ruajtur xhepat e rezist-encës, ose në të kundërtën, për të mbështetur ndë-rhyrjen e forcave ushtarake e politike perëndimore, në mënyrë që të ndërtohen zona influence e të kontrollit, të cilat mund të bëheshin vende kyç për fushatën.

Eksperienca e kohëve të fundit në Irak dhe më parë në Somali, evidentojnë pikërisht paaftësinë e strategëve ushtarakë për të përcaktuar dhe dallu-ar grupet e ndryshëm kulturor për ti përdorur këto njohje në zgjidhjet operative dhe strategjike, që për pasojë kanë qenë shpesh herë fatale në përfundimin e operacioneve. Lidhur me këtë faktor vlen të për-mendet që në dhjetor 2006, është publikuar manuali i ushtrisë amerikane FM3-24 i cili i dedikohet tërësisht fenomenit të rezistencës irakene, në të cilin është evidentuar rëndësia e “cultural awareness” si aspekt bazë për të parandaluar dhe njohur lindjen e lëvizjeve kryengritëse.

Në këtë manual lexohet: “Njohja e modelit kulturor është thelbësore për të parandaluar dhe shuar re-voltat e kryengritësve. Ideja perëndimore e asaj që është normale ose e arsyeshme nuk është universale. Në të kundërtën, subjekte të ardhur nga kultura të tjera shpesh kanë një nocion të ndryshëm nga ajo që është e arsyeshme ose thjeshtë e përshtatshme. Pra, kjo që për ne duket anomali ose anormale, sipas një tjetër pikëpamje mund të jetë e mundshme dhe e pranueshme”.

Njohja e modeleve kulturore e aplikuar në nivel strategjik është e lidhur me kuptimin e dinamikës so-ciale, dhe se si historikisht kulturat e tjera ja kanë dalë mbanë të imponojnë autoritet dhe të legjitimojnë zgjid-hjet e tyre politike përballë popullsisë. Është e dukshme

si, një nivel i caktuar i “cultural awareness” të jetë i domosdoshëm dhe në mënyrë absolute i nevojshëm, duke kon-tribuar për të transformuar në synime politike ROE-t, Rules of Engagement, duke ofruar një “task message” bashkëkohore

në doktrinën e re. Rreth përhap-jes së kësaj doktrine në fushën tërësisht ajrore, kjo tashmë është parë se si ajo mund të kontribuojë në rritjen e fleksibilitetit të për-dorimit të mjeteve, në seleksionimin

më efikas të objektivave, në pakësimin e shpenzimeve materiale dhe lindjen e humbjeve

apo aksidenteve të papritura.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 42

Hakerat dhe lufta në rrjetn fo rma t i kai

Disa ditë më parë, pra më 12 korrik, grupi “Anonymous”, grupi i hakerave anonimë për ata që nuk i njohin ende, hyri në arkivat

e një kontraktori të ushtrisë amerikane dhe zbuloi adresat e fjalëkalimet e internetit të 90 mijë ek-spertëve ushtarakë. Më 11 korrik, nga Britania e Madhe në Lindjen e Mesme “Anonymous” njofton sul-min e parë global, në qendër të të cilit janë sajtet e Rupert Murdoch, gjykata londineze që po merret me procedimin e çështjes së Julian Assange, si dhe mbretërive të Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Bahrejnit që u janë bërë pengesë zhvillimeve të fundit të “Pranverës Arabe”. Më 8 qershor “Anony-mous” arriti që të nxjerrë sekretin e një agjencie që punonte për FBI-në. Më 5 korrik dhunohet faqja e in-ternetit “Obama 2012”. Ata që klikuan në këtë faqe panë të shkruar shënimin “të gjithë politikanët janë mashtrues”. Më 4 korrik Lulz, një tjetër haker, vodhi emrat dhe kodet hyrëse të shumë klientëve të “Ap-ple”. Më 1 korrik AntiSec sulmoi sajtin e policisë së Arizonës dhe më pas publikoi të gjitha komunikimet e rezervuara të shtetit që u ka shpallur së fundi luftë emigrantëve dhe vetë emigracionit. Më 30 qershor u sulmua sistemi informatik i Orlados. A mund të mjaftojnë të gjitha këto sulme?

Ka shumë mundësi që jo. Shefi i Shërbimeve Sekrete të Presidentit amerikan, Obama, Denis Blair, ishte betuar para Kongresit Amerikan që pas Al-Kaedës rreziku më i madh për Amerikën është “cyber-sulmi”. Që nga ai moment ka kaluar një vit e gjysmë dhe tani që armiku numër një i Amerikës, Osama Bin Laden, u vra dhe trupi i tij iu dha peshqve të oqeanit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja ku gjenden përballë luftës me një tjetër armik, që në fakt edhe këtë herë si terroristët nuk ka ndonjë fy-tyrë të qartë, madje këtë herë ndodhet përtej kom-pjuterit dhe në anonimat të plotë.

Në këto raste, edhe shërbimet sekrete nuk e dinë se nga mund të vijë rreziku. Sulmet janë të shumta, sepse hakerat ndodhen në vende të ndryshme të formëzuar në një ushtri të panjohur, të padukshme

me armë të fuqishme dhe shkatërrimtare. Vijnë nga Irani, nga Kina apo edhe Rusia. Pikërisht hak-erat kinezë, një vit më parë, gjunjëzuan “Google” që, sipas tyre, mbante përsipër fajin për përhap-jen e tregut të lirë në “tokën e dragonjve”. Janë kërcënime të mëdha dhe të frikshme që i kanë detyruar shumë kompani të fuqishme amerikane të shpenzojnë 30 miliardë dollarë në mbrojtje të sigurisë së sajteve të tyre në kundërpërgjigje të një sulmi që nuk dihet se nga vjen, kur vjen dhe me çfarë pasojash. Është një shifër jashtëzakon-isht e lartë që pritet të rritet shumë në kohët në vijim, për shkak se edhe rreziku do të rritet përpjesëtueshmërish. Bota në fakt ka ndryshuar. Dhe jo vetëm me vdekjen e Osama bin Laden, por

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 43

kryesisht falë atij tërmeti me emrin “Wikileaks” – sajti i internetit që publikoi sekretet e njerëzve të fuqishëm, një pjesë të anës së tyre të panjo-hur, të komunikimeve sekrete mes ambasadave. Ky revolucion duket se ka kapur në befasi edhe vetë Steven Levin. Fjala “haker” është një emër me të cilin gazetari dikur i ri i quajti ata që nisën të përcillnin një kulturë të re në internet, ose më mirë një problem të ri me internetin. Është e pabesueshme që në fakt hakerat e parë janë ata që mbahen si etërit e programeve kompjuterike, duke filluar nga Bill Gates, Stiv Jobs e me radhë. Në kohët e tyre gazetari vendosi që të ndryshonte emrin dhe të mos përdorte më emërtimin “hak-er”, duke qenë se ishte një term shumë i vështirë dhe të paktë ishin ata që do ta kuptonin se përse bëhej fjalë. Ndërkohë në kategorinë e këtyre pro-fesionistëve hyn tashmë edhe vetë Mark Zucker-berg, djali i famshëm dhe i shumëpërfolur i “Face-book”. Ishte pikërisht aftësia e tij prej hakeri që e bëri të grabiste materialet e shokut të tij për të ndërtuar vetë atë që sot njihet si “Facebook”. Madje edhe djemtë që themeluan “Google” ishin të aftë si hakera dhe më pas të gjithë këta dolën si sipërmarrës të fuqishëm që bënë miliona me punën e tyre, e cila për hir të së vërtetës bazohej edhe në veprimtarinë e hakerave. Dhe vi-jmë tani te më i famshmi i tyre, që në të vërtetë ka një fytyrë, dhe u bë një problem shumë i madh për të gjithë veçanërisht për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ras-tin e tij mund të themi se kemi të bëjmë me një kompani hakerash, e para e këtij lloji, e cila në shfaqjen e saj të parë solli një qëndrim të ri me pasoja dhe reagime të reja. Sulmi që bënë disa kompani ndaj “Wikileaks” solli një reagim të ashpër të grupe-ve më të vogla të hakerave ndaj kë-tyre kompanive, ndër të cilat më të goditurat ishin Visa, Mastercard, Amazon të gjitha shumëkombëshe të akuzuara për kundërshti dhe sulm ndaj kauzës së Assange. Por si mund ta klasifikojmë një veprim të tillë: krim, apo protestë? Sipas statistikave, vetëm gjatë vi-tit të fundit janë bërë në të gjithë botën gjithsej 290 milionë sajber krime. Sigurisht që hakerat kriminalë nuk do të jenë të lumtur me gjithë këtë fluks që rrezikon tërheqjen e vëmendjes në sek-torin në fjalë. Ndërkohë lufta në rrjet ka formuar tri grupe të mëdha protagonistësh: shtetet krim-inale, kundër të cilëve Barak Obama pak kohë më parë shpalli luftë, duke i cilësuar si aksi i së keqes, duke shpallur para Kongresit edhe strategjinë për të luftuar një fenomen të tillë. Së dyti, janë

kriminelët e fuqishëm, madje po aq të fuqishëm sa edhe shtetet, pra ata që na zhvatin kartat e kreditit nëpër banka dhe na hyjnë në të dhënat personale për qëllime personale përfitimi. Dhe së fundi janë hakerat ideologjikë, pra ata të këtyre kohëve të fundit, të cilët veprojnë në bazë të një bindjeje personale, apo të një bindjeje më të gjerë. Dhe bëhet fjalë për një aktivitet kaq intensiv dhe të dendur sa mund të konsiderohet pak a shumë si një luftë e vërtetë mes qeverive, korporatave dhe hakerave anonimë.

Ideja është se këto grupe të mëdha hakersash nuk bashkëveprojnë kurrë me njëri-tjetrin dhe nuk mbivendosen ndërkohë që armët që përdorin janë të njëta. Bëhet fjalë për armët teknologjike për të goditur sajtet e ruajtura fare mirë nga pikëpamja teknike. Për sa i përket grupeve kriminale ata ve-projnë përmes një sistemi që përfshin një tërësi kompjuterash të cilët janë të infektuar paraprak-isht me viruse të rrezikshme të cilët më pas dër-gohen përmes postës ose fshihen në disa sajte

të caktuar. Pikërisht ata nisin që të bombardojnë këta kompjutera. Ideo-hakersat zakonisht i par-alajmërojnë sulmet e tyre përmes mënyrave të ndryshme duke i ftuar të gjithë simpatizantët e kauzës së tyre që të bëhen bashkë dhe të qël-lojnë. Por sulmet dhe metodat e sulmit janë nga më të ndryshme dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme dhe shumë novatore.

Engjëj apo djaj, menaxherë apo inxhinierë , ter-roristë dhe kriminelë, të infiltrua apo njerëz me iniciativë personale ata që e përbëjnë këtë botë janë vërtetë të shumëllojshëm, kanë arsye të ndryshme për të ndërmarrë sulmet e tyre dhe m i të gjitha janë thuajse të panjohur.

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 44

Koncepti i luftës në histori ka ndryshuar. Teknologjia ka përparuar edhe për armët e shkatërrimit masiv, ashtu si për sulmet

ajrore dhe teknikat e gjurmimit tokësor. Askush nuk pret që në luftë ushtarët të ndeshen trup më trup, apo që gjenerali të udhëheqë i pari ushtrinë. Këto aksione kanë mbetur vetën në filma dhe rikrijohen në imagjinatën tonë përmes librave të historisë.

Megjithatë është e nevojshme një rikthim në his-tori për të rikujtuar pak gjestet gjenive më të mëd-henj të fushës së betejës përmes historisë. Ndër gjeneralët më të hershëm jane:

SuN Tzu (544 p.K.-496 p.K)Përvoja: Sun Tzu është një gjeneral kinez, i cili

me siguri ka jetuar në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet

heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë

pas luftës, sa ka shkru-ar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë. Ky libër i hershëm është kthyer në manualin e shumë

prej taktikave të luftës moderne.Mësimet: Këshillat e “Arti i

luftës” për manovrimin e ush-trive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedong deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm.

Citati i luftës: “Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as në 100 beteja”.

Ja çfarë na mësojnë gjenitë e fushës së betejës

i s to r ih

SIMóN BOLIVAR (1783-1830)Përvoja: Është cilësuar si Xhorxh Uashingtoni i

Amerikës së Jugut. “El libertador”-i luftoi për pavarës-inë e dhjetëra shteteve. Ai u ndesh në luftë dhe doli fitimtar për pavarësinë e Venezuelës, Kolumbisë, Ekua-dorit, Perusë, Panamasë dhe Bolivisë, emri i së cilës nuk i është vënë fare rastësisht.

Megjithatë, historia tregoi se Simon Bolivar ishte një gjeneral më i mirë se sa një politikan. Ai konsiderohet si “gjen-erali i madh dhe politikani i vogël”. Mosmarrëveshjet e brendshme e detyruan të largohet nga të gjitha rolet e lidershipit në kombet e sa-poformuara prej tij shumë pak para vdekjes, në vitin 1830.

Mësimet: Është më e lehtë ta pushtosh tokën, se sa ta sundosh atë.

Citati i betejës: “Arti i fitores mësohet në disfatë”.

ALeKSANDRI I MADH (356 p.K-323 p.K)Përvoja: Me siguri gjenerali më i madh i kohërave.

Perandoria e Aleksandërit shtrihej nga G r e q i a e lindjes deri në Nil e në Punjab. Kjo është një arritje e jashtëzakon-shme nëse kini parasysh se vdiq në moshën 32-vjeçare.

Mësimet: Silluni mirë me ushtrinë tuaj, dhe bëhuni shumë, shumë të këqij me këdo tjetër. (Kur ndihmës komandanti i Aleksandërit, Hephaestion vdiq, thuhet se

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 45

Aleksandri e kryqëzoi doktorin e Haphaestion për neg-lizhencë.

Citati i betejës: “Nuk do t’i trembesha për një tufe luanësh të drejtuar nga një dele, por gjithmonë do të kisha frikë nga një tufë delesh të drejtuar nga një luan”.

XHeNXHIS KAN (1162-1227)Përvoja: Genghis Khan themeloi perandorinë e Mongol-

isë, e cila në lulëzimin e saj përfshinte Kinën, pjesë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe një pjesë të Evropës qendrore. Një përkrahës i shkollës së luftës “vrit dhe plaçkit”, Genghis Khan-it i pëlqente të vriste.

Mësimet: Taktikat superiore mund të mposhtin dhe fu-qinë superiore të zjarrit. Genghis ishte i famshëm për tërheqjet e rreme dhe për të gjetur mënyra që armiqtë e tij të lufton-in në dy fronte.

Citati i luftës: “Lum-turia më e madhe është të zhdukësh armiqtë, t’i nd-jekësh para teje, t’i grabisësh pasurinë, t’i shohësh të dashurit e tyre në lot, t’i marrësh nga gjoksi gratë dhe bijat”.

JuL ÇezARI (100 p.K-44 p.K)përvoja: Një perëndi për romakët (në kuptimin e

plotë të fjalës), vetëm një nga luftërat e Çezarit, si-pas një historiani romak, rezultoi në

800 qytete të pushtuara, 3 milionë armiq të vdekur dhe 1 milionë skllevër të rinj. Ai erdhi, pa dhe pushtoi. Për fatin e keq të Çezarit, ai më vonë u vra nga Bru-tus, dhe tha “Et tu, Brute”.

Mësimet: Kujdes nga idetë e Marsit. Gjithashtu, kujdes nga vartësit trad-htarë dhe të etur për pushtet.

Citati i betejës: Ndërsa kalonte l u m i n Rubicon për të filluar Luftën Civile Romake të vitit 49 para Krishtit, Çezari sajoi shprehjen “Të vdesësh ësh-të llogaritje”.

NeLSON MANDeLAPërvoja: Edhe pse fitoi Çmimin Nobel të Paqes dhe

përgjithësisht shihet si shembulli i mosbindjes civile paqësore, Mandela ishte kreu i Kongresit Kombëtar Afrikan, “Shtiza e Kombit”, një grup që planifikoi sul-met guerilase dhe sabotoi qeverinë aparteide.

Mësimet: Ky është një rast kur lapsi është më i fu-

qishëm se shpata. Shkrimet e Mandela-s nga burgu bënë shumë më tepër për t’i dhënë fund aparteidit se sa arriti “Shtiza e Kombit”.

Citati në luftë: Gjatë gjyqit të vitit 1963, Man-dela tha: “Unë planifikova sabotimin si rezultat i një vlerësimi të qetë dhe të kthjellët të situatës politike. Pa dhunë nuk do të kishte rrugë t ë hapur ndaj popullit afrikan, që ai të fitonte në luftën e tij”.

GeRONIMO (1829-1909)Përvoja: Me gjithë faktin se emri i tij në gjuhën abo-

rigjene do të thotë “ai që gogësin”, jeta e Geronimo-s ishte një rrugë me pengesa. Ai bëri që ushtria e fundit “Apache” t’i dorëzohej Shteteve të Bashkuara pas një beteje prej më shumë se tre dekadash, derisa ai dhe 38 ndjekësit e fundit u zunë rob në vitin 1886.

Mësimet: Mësimi i tij më i njo-hur është: “Me më pak trupa, me më pak burime natyrale, me më pak armë, dhe me më pak para, zakonisht humbet”.

Citati i betejës: Perën-dia i krijoi të gjitha fi-set e njerëzimit dhe me siguri kishte një qëllim të drejtë në mendje duke e kri-juar secilën prej tyre unike”.

NApOLeONI (1769-1821)Përvoja: I njohur si person me shtat të shkurtër,

Napoleon Bonaparti u bë i famshëm se vrau në masë protestuesit e rrugëve të Parisit me artilerinë e fu-qishme. Ai përparoi dhe u bë perandori i Francës dhe përgjithësisht një admirues i vetes së tij. Edhe pse disa e konsiderojnë si gjeneral karizmatik, një pjesë tjetër historianësh i konsiderojnë humbet e tij të pa-falshme.

Mësimi: Kurrë mos e pushtoni Rusinë gjatë stinës së dimrit. Ky ësh-të një mësim që despot-ët e kanë mësuar dhe rimësuar vazhdimisht.

Citati në luftë: “E pa-mundur” nuk është një fjalë në frëngjisht. (Teknik-isht kjo është e pavërtetë. Fjala franceze për “e pamun-dur” është “impossible”.)

përgatiti: L. Lita

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 46

Peizazhi shqiptar mbetet burim frymëzimi për piktorët fotografët dhe objektivin e kamerës jo vetëm për autorët shqiptarë, por edhe ata

të huaj. Tema nga Shqipëria, peizazhi, veshjet, luftë-tarët, betejat, aspekte nga jeta e përditshme, etj, janë trajtuar herët nga grafistët dhe piktorët e huaj.

Piktori francez Eugéne Delacroix, romantikë të tjerë, si Ary Schefer. Leon Gérôme dhe Alexandre De-camps kanë përjetuar pamje të jetës shqiptare në shekullin e 19-të. Një nga portretet më të bukura të piktorit Camille Corot titullohet “Shqiptarja”. Nga Gentile Belini, Albreht Dürer, Carlo Crivelli dhe Paolo Veroneze kemi tablo e vizatime me motive nga qën-dresa e epokës së Skënderbeut e më pas kemi edhe prej nxënësve të Rembrandit, J. Vliet dhe F. Bol për të cilët është shkruar se i kanë realizuar veprat me po-

piktori që ktheu në tavalocë kapakët e arkave të municionit

t tore Ponz i e

rosi të vetë mjeshtrit të madh. Temën shqiptare e kanë trajtu-ar edhe Nicolas Poussin e Rich-ard Bonigton, si dhe mjeshtër të tjerë. Me veprat e artit me temë shqiptare, veç piktorëve, lidhen edhe figura të shquara të letërsisë të artit botëror. Në krye qëndron poeti George By-ron i cili është “pagëzuar” edhe si zbuluesi i “temës shqiptare”. Shumë mjeshtër të pikturës, për ta vlerësuar nxitjen e tij në trajtimin e temës sonë, e kanë përjetësuar në disa vepra arti të veshur me kostume kombë-tare shqiptare.

Në radhën e piktorëve që kanë trajtuar temën nga Shqipëria mund të radhisim piktorin ital-

ian Ettore Ponzi, një piktor i panjohur deri tani nga publiku i gjerë në vendin tonë. Gjatë kohës së push-timit fashist të Shqipërisë Ettore Ponzi ka qenë në Korçë ku ka gjetur rastin të vazhdojë pasionin e tij për pikturën. Janë disa peizazhe mjaft interesante nga qyteti i Korçës, Morava, Dishnica dhe Ohri që të kuj-tojnë ngjyrat e ngrohta të piktorit Vangjush Mio.

Peizazhi “Shtëpi Shqiptare”, pikturuar në vitin 1941, paraqet një shtëpi karakteristike në rrugicat e Korçës, ku të tërheq vëmendjen një grua që pastron rrugicën para shtëpisë, detaj ky që nuk i ka shpëtuar autorit, hedhur mbi telajo me penelata të shpejta dhe të sigurta. Piktura është punuar me bojra vaji mbi karton me përmasa 23 X 30 cm. “Dëborë në rrugicat e Korçës”, vaj mbi karton me përmasa 31 X 23 cm pikturuar në vitin 1942. “Kisha e Dishnicës” vaj mbi

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 47

karton me përmasa 30 X 27 cm, pikturuar në vitin 1941. “Kisha e Korçës” vaj mbi karton me përmasa 56X45, pikturuar në vitin 1942, dy peizazhe të titul-luar “Vargmalet e Moravës” me përmasa 15 X 32 cm, pikturuar në vitin 1942 dhe tjetra me përmasa 20 X 40 cm. Gjithashtu nga zona e Ohrit janë dy punime interesante “Liqeni i Ohrit” ku në anën e majtë të pik-turës paraqitet një shtëpizë, edhe kjo vepër me për-masa 23X29 është punuar me shpejtësi me sapatul mbi karton.

Kush ishte ETTORE PONZI?

Piktroi Ettore Ponzi ka lindur në Borgo San Donnino (Fidenca) më 26 Tetor 1908, djali i dytë i një familje që do të llogariten në fund të shtatë vëllezër. Kushtet ekonomike nuk e lejojnë atë të ndjekë studimet e rreg-ullta dhe kështu detyrohet të fillojë punë në moshë të re. Megjithatë, ai kishte vazhduar të vizatojë dhe të pikturojë me shumë pa-sion. Në vitin 1925 ka hapur ekspozitën e tij të parë në ambientin, ku ai punoi si elektri-cist, në rrugën Gramshi në Fidenca.

Pas kthimit nga shërbimi ushtarak në 1930 u regjistrua në Institutin e Arteve Paolo To-schi në Parma ku zhvilloi talentin e tij si pik-tor. Pas katër vitesh më 1934 Ettore Ponzi u diplomua nga Akademia e Arteve. Në 1936 dhe 1937 ishte në akademinë ushtarake në Salerno. Së bashku me shokun e tij piktorin Oreste Emanuelli, mori pjesë në edicionin e dytë kombëtar në qytetin e Kremonës.

1941-1943 Jeta në Shqipëri

Në vitin 1941, si shumë italianë, ri-thirret nën armë dhe dërgohet në Shqipëri për të luftuar në frontin me Greqinë. Në Shqipëri Ponzi ka qëndruar deri më 8 Shtator 1943.

Pavarësisht nga vështirësitë morale, materiale dhe logjistike nuk heq dorë nga piktura. Gjatë periudhave të armëpushimit kthehen në tavalocë kapakët e drurit të kutive të muni-cionit. Kishat or-todokse, xhamitë, shtëpitë e të var-fërve, manastiret, peizazhet malore janë subjekte të këtyre pikturave me përmasa të vogla dhe sidomos një dekoratë e madhe afresku në sallën e Klubit të Oficerëve Korçës.

Kapitullimi e gjen Ettore Ponzin në zonën e Korçës, me detyrën e kontrollit të territorit. Njësia ku ai shërben bie në kontakt të drejtpërdrejtë me Brigadën Brandenburg SS. Pas një përleshje duke mos i rezis-tuar presionit të gjermanëve njësia u shpërnda. Pas kësaj Ponzi dhe batalioni ku ai bënte pjesë u mblodhën të gjithë në male në zonën e Elbasanit duke lëvizur nga vendi në vend, të detyruar nga kushtet e motit dhe sidomos nga mungesat e mëdha të ushqimit. Ital-

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 48

ianët janë të detyruar të ecin në male, ditën dhe natën, ndalojnë për të fjetur në të ftohtë në shkurre të improvizuara si shtrat. Peripecitë dhe vuajtjet e piktorit janë të shumta. Më 31 Dhjetor 1343 u ar-restua nga gjermanët ku pas disa muajsh u trans-ferua në Beograd ku ka mbërritur në gjendje mjaft të keqe shëndetësore ndërmjet të internuarve në kampin e grumbullimit në Semlin.

“Ringjallja” e Ettore Ponzit

Atje ai u shtrua në një spital lokal, në kushtet e lodhjes së skajshme. Një oficer i lartë, mjek ital-ian parashikoi se Ponzi kishte vetëm disa orë jetë. Në fakt ai ishte raportuar i vdekur nga disa in-fermiere së bashku me trupat e dy oficerëve të tjerë të vendosur në një bodrum. Ishte një mjek gjerman i cili ka vuri re disa lëvizje të vogla të organeve të brendshme të piktorit duke e sjellë përsëri në jetë. Në mars të vitit 1944 kurohet në një anije spital në Danub të Vjenës, para se të transferohet në kampin e internimit në Wietzen-dorf. Këtu Ponzi njihet me Giovannino Guareschi

dhe Arnaldo Spagnoli, i cili përshkruan se sa të gjalla ishin pikturat e bëra me bojëra uji në fletë të vogla. Rreth 40 vizatime dhe me bojëra uji doku-mentojnë realitetin e tyre të përditshëm në kamp. Mungesa e bojërave dhe penelave e bëjnë pesimist piktorin i cili kërkon të pikturojë. Janë të burgo-surit e tjerë francezë që i ofrojnë lapsa edhe letër duke e inkurajuar të rifillojë pikturën. Në shtator 1944 ishte në gjendje të rimerrte edhe njëherë veten. Data 8 është shënuar në ditarin e tij si dita kur ka rifilluar vizatimin pas një kohe mjaft të gjatë. Puna e tij e parë ishte ajo e nënës së tij e pikturuar me bojëra uji.

Pas kësaj ai ka punuar me këmbëngulje dhe vi-zatimet me laps dhe akuarel janë një pasqyrë e qartë e jetës në burg.

Kthimi në Atdhe

Ai u kthye në Itali në fund të gushtit 1945, ku rifil-loi aktivitetin artistik menjëherë. Ponzi është trish-tuar pasi e gjeti shtëpinë e tij në Fidenza të shkatër-ruar plotësisht nga sulmet ajrore. Ai gjeti strehim me familjen në një pallat me pamje nga rrënojat e Katedrales. Midis 1945 dhe 1952, piktura e tij ka pasqyruar peizazhet e mureve dhe rrënojat e shkaktuara nga bombardimet. Këto vepra janë sot një vlerë e rëndësishme dokumentuare. Në vitet e mëvonshme ai iu përkushtua pikturës, peizazhit dhe eksperimentimit në pikturë. Ponzi ka dhënë mësim në shkollën e mesme në Piacenza, Fiorenzuola, Sal-somaggiore dhe Fidenza. Ettore Ponzi vazhdoi aktiv-itetet e tij artistike deri në një vit para vdekjes së tij më 31 janar 1992 dhe është varrosur në Fiden-za. Ne 27 janar 2010 në një ceremoni, organizuar nga Prefekti i Parmës janë dhënë 26 medalje nderi për qytetarët e Parmës e dëbuar dhe internuar në kampet e përqendrimit nazist, duke përfshirë edhe trembëdhjetë në kujtesë.

Njëra nga këto medalje ka qenë për Ettore Ponzin si shprehje e nderimit për sakrificat dhe mirën-johjes që shteti Italian tregon për qytetarët e tij, të cilët pavarësisht rreziqeve nuk pranuan të përu-len dhe nuk u bënë bashkëpunëtorë të gjermanëve në kampet e përqendrimit.

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 49

Gjurmimi i kohës

Pasi kisha parë punimet e Etores, më ngacmonte ideja që të dija më shumë. Ndoshta fakti që kisha të bëja me një ushtarak dhe piktor njëkohësisht më bënte më të lidhur me këtë figurë, pasi ushtroj pikturën prej vitesh. Di fare mirë që frymëzimi, ngacmimi dhe dëshira për të fiksuar kohën përmes penelave është më e fortë se lufta. Krijimi ka diçka që është përtej rregullave të vullnetit. Ai vjen falë frymëzimit. Këtë të fundit, deri tash, askush nuk e ka bërë “të disiplinuar”, pasi frymëz-imi e zgjedh vetë momentin. Kjo kishte ndodhur edhe më Etoren. Teksa shikoj punimet e tij që kanë fiksuar peiza-zhe shqiptare, sot pas kaq shumë vitesh, ndiej dëshirën të di më shumë për të, për vendet që pikturoi, për lid-hjen me to. Nisur nga këto pyetje dhe nga respekti ndaj artistit e artit, pavarësisht kohës kur ai zhvillohet, dhe jashtë rrethanave në të cilat ai lindi, vendosa të kërkoj kontaktet e ndonjë të afërmi të Etores. Dëshiroja të dija më tepër. Shpresoja që ai të kishte lënë, dhënë diçka më shumë për vendin tim. Po tentoja që të kapërceja kohën dhe të shihja çfarë mendimesh kishte pasur ai në kohën e krijimit të veprave.

Arrita të gjej një adresë elektronike të djalit të Etores dhe vendosa një komunikim me të. Natyrisht që ai shfaqi gëzim dhe e priti mjaft mirë interesimin për veprat e të atit. Ishte një e papritur edhe për të që të dëgjonte një zë nga Shqipëria që interesohej për veprat e babait të tij. Ndër të tjera ai më shkruante:

“Faik, jam i gëzuar që i gjen interesante punimet e babit tim. Pavarësisht periudhës së luftës, babai im ka

ruajtur gjithmonë kujtime pozitive për vendin tuaj, për kostumet e tij, për njerëzit e tij. Sigurisht që ai ka ka-luar edhe momente të këqija, sidomos nga fundi i vitit 1943, por kush në Shqipëri nuk kaloi momente të këqija në atë periudhë?

Në lidhje me tablotë mund të them që aktualisht janë në zotërimin tim dhe të vëllezërve të mi. Në Shqipëri, në Berat, një shtëpi e cila shfaqet në tablo, është përf-shirë nga lumi Osum dhe kësisoj, tashmë nuk mund të gjendet se ku është.

Kjo bën pjesë në punimet e periudhës së fundit, në shtator 1943, kur babai im ishte në Berat. Nëse ke nevojë për informacione të tjera mund të më thuash. Nëse më dërgon edhe artikullin e botuar, mund të jap edhe më shumë informacione për ndonjë vend gjeografik të paraqitur në tablo.”

Ndërkohë gjatë komunikimit me djalin e Etores, ai më kërkoi t’i shpjegoj edhe disa emra të vendeve në Shqipëri, të cilat shfaqeshin në punimet e të atit si p.sh Sdranish që mund të jetë Sdrajsh (fshat në zonën e Çermenikës). Një tjetër tablo të cilën ai nuk e kishte të qartë se ku ishte bërë, është një punim i cili pasqy-ron ish-shtëpinë e oficerëve italianë në Korçë, një tjetër që ai ka pikturuar, një medalje etj. Në njëfarë mënyrë po plotësoj disa fragmente shumë të vogla të mbetura bosh që nga koha e krijimit të punimeve. Ajo që vlen për tu theksuar është fakti i fuqishëm se arti është më i fortë se shkatërrimi, se lufta, se vdekja, ai mbart forcën e pasqyrimit të kohës, të ngrirjes së saj. Ka forcën e krijimit dhe të rikrijimit, ka forcën e njeriut. Kjo gjë shihet edhe në punimet e Etores: dimensioni njerë-zor që tejkalon marrëzinë e kohës.

përgatiti: Major Faik Skopeci

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 50 MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 50

Fokusi i “Mbrojtjes” sjell dy foto nga “Ush-tarakë shqiptarë e osmanë në kazermën e qytetit shqiptar të Manastirit të vitit1863”.

Por kush ishin osmanët e mesit të shekullit të XIX? Kazerma sipas eksperiencës së perëndimit, ushtri me uniforma, me paga të rregullta, me reparte armësh e shërbimesh të organizuara, luftëtarë të shquar his-torikisht të një ndër perandorive më jetëgjata, luftë-tarë të rinj e veteranë të lindur dhe rritur përmes luftës; art ushtarak modern për kohën, kryqëzata el-itash dhe superiorësh i binin kryq e tërthor tre kon-tinenteve. Nga kazermat e Manastirit shumë kryeng-ritës shqiptarë u burgosën, u vranë, u dërguan rekrut “nizamë” të ushtrisë Osmane, shqiptarë të shumtë u dërguan me dhunë në luftë kundër Rusisë në luftën e Krimesë; të tjerë shqiptarë pikërisht nga Kazermat e Manastirit do të niseshin për të kryer shërbimin ush-tarak që zgjaste 15 vjet dhe që më vonë u reduktua në 7 e më vonë 5 vjet. Nga kazermat e Manastirit cënohej rëndë identiteti kombëtar i shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik. Por nga Kazermat e Manastirit ngjisin shkallët e administratës civile e ushtarake qin-dra shqiptarë besnikë të sulltanatit osman. Për jetën shqiptarë nën osmanët flasin udhëtarë, shkrimtarë, historianë e gjeografë si Evlia Celebia, Lordi Bajron, Xhon Kameron, Fransua Pukëvil, Uliam Martin Lik, Sër Henri Holland, Eduard Gibon, koloneli Martin Leak, Ed-uard Lir etj.

Perandoria Osmane e “mesit të botës” lindi në vitin 1299 dhe jetoi deri në vitin 1923. Ajo ishte një nga perandoritë më të mëdha të historisë së njerëzimit, që shtrihej në tre kontinente në një hapësirë prej 22,9 milion km² në kulmet e lulëzimit të saj në shekullin e XVI duke mbajtur të pushtuara viset nga Afrika Veri-ore, Lindja e Afërt, Kaukazi deri në portat e Vjenës. Osmanët ishin rivalët kryesorë të shteteve evropiane

KAZErMA oSMAnE E QYTETIT SHQIpTAr TE MAnASTIrIT

oku sf

kundër të cilave ndërmori fushata të shumta ush-tarake. Në Perandorinë Osmane mbizotëronte rendi ushtarak dhe aristokracia e përzgjedhur e Sulltanit, që ishte edhe kalif (përfaqësues i Allahut në tokë). Në shekujt XVI dhe XVII ishte kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shumta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shëno-jnë rënien dhe rrënimin e saj. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Aus-tro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre

zAHO GOLeMI

SHTABI I USHTRISE OSMANE NE MANASTIR 1863

qershor 2011/ nr. 5 MBROJTJA 51

shumëshekullore. Perandoria Osmane ishte simboli i një kulture qindra vjeçare me një multietni shtetesh me ngjyra, kostume, e gjuhë të ndryshme duke jetuar mes tyre si kutia e pandorës që ka gjitha dhuratat e mundshme. E tillë ishte Porta e Lartë Osmane që u dha mundësi gjithë popujve të jetonin brenda ter-ritorit që ajo sundonte. Perandoria Osmane e cila u shtri nga Hungaria veriore deri në Arabinë Jugore, nga Krimeja deri në Afrikën e Veriut, do të përm-blidhte në vete edhe tokat shqiptare. Shqiptarët u bashkuan me këtë perandori forcërisht dhe për shekuj me radhë ndanë me të lavdinë dhe dështimet e saj. Është fakt se bota multikulturore Osmane mblodhi në gjirin e saj edhe popuj të tjerë si grekët, hunga-rezët, serbët, kroatët, vllahët, shqiptarët, ciganët, lazët, boshnjakët, çerkezët, bullgarët, rumunët, ara-bët, kurdët, tartarët, armenët, hebrenjtë dhe shumë popuj të tjerë që ndanë kulturën dhe traditat e tyre me osmanët.

Besnikët e parë të Perandorisë Osmane. Në Peran-dorinë Osmane shqiptarët u bën besnikët e parë që jetonin në kuadër të kësaj perandorie. Sipas historianit turk Abdul Kadir Ozcan, “Perandoria Osmane pati plot 34 kryevezirë (kryeministra) shqiptarë gjatë periudhës së ekzistencës së kësaj fuqie botërore, thënë ndry-she ata qëndruan në krye të qeverisë afërsisht 100 vjet ose 1/6 e kohës së ekzistencës së kësaj perando-

rie”. Pra nga 600 vjet të ekzistencës së Perandorisë Osmane, 100 vjet është udhëhequr nga kryeminis-tra me origjinë shqiptare. I pari kryevezir që erdhi në pushtet ishte shqiptari me origjinë Koço Daut Pasha në vitin 1493. Kontributi i tij njihet në fushat so-cial-kulturore. Ai ka qenë mbështetës i shkencës. Të gjithë pasurinë e tij e harxhoi për bamirësi. xhamitë, medresetë, shkollat fillore, çezmat si dhe një sërë godinash social-kulturore, përdoren edhe sot e kësaj dite në lagjet e Stambollit. Ajo çfarë e bën Daut Pa-shën të pavdekshëm është ndërtimi i mureve mbro-jtëse të Kostandinopojës. Daut Pasha, me shpenz-imet e tij ndërtoi gjithashtu edhe një vilë për Sulltan Bajazitin. Fortifikimet që u bënë për ushtrinë e re në shekullin e XIX morën emrin e Daut Pashës; ndërkohë që dy lagje në Stamboll mbajnë emrin e tij.

Një historian i referueshëm. Ndër librat e tij me te njohur të Profesorit të Universitetit “Arkitekt Sinani” të Stambollit Abdul Kadir Ozcan janë “Historia e Per-andorisë Osmane”, “Betejat e Sulltan Fatiut”, “Sad-erzanët e perandorisë” etj. Gjatë 600 vjeteve të per-andorisë, për 100 vjet në kohë të ndryshme, atë nuk e kishin qeverisur turqit por shqiptarët e ardhur nga skaji me perëndimor i saj. “Të pabindurit arnautë” e padishahut, çuditërisht ishin edhe njerëzit më besnikë të perandorisë. 34 kryeministrat shqiptarë që kanë ud-hëhequr Perandorinë Osmane, kanë shkëlqyer, por dhe

kanë dështuar. Ata që kanë qever-isur për një kohë të gjatë dhe ata që kanë qëndruar jo më shumë se dy muaj. 34 kryeministra ar-nautë, për një shekull, u bënë lubrifikanti i makinës shtetërore osmane, këtij supershteti mul-tietnik osman. Roli i shqiptarëve ishte i rëndësishëm, jo vetëm në politikë, në qeverisje, në adminis-trate Ministra/Vezirë, në bejler-benjë/guvernatorë, sanxhakbe-jlerë/prefektë, kadilerë/ Gjykatës, katibë/sekretarë, në arsim/myder-rizë, në ushtri jeniçerë e spahinj, në kulturë, në art, në shkencë, në letërsi etj. Këto dhe shumë të tjera që nga datimi apo fillimi e deri tek përfundimi si perandori me një super kulturë të ngritur, mbetën për të mos u harruar në shekujt e civilizimit dhe ngritjes së ndërgjegjes dhe vetëdijes si dhe lidhjen e shqiptarëve.

Kazermat ushtarake osmane ne Manastir 1863

MBROJTJA nr. 5/ qershor 2011 52

QKMBMQendra Kultures, Medias dhe Botimeve te Mbrojtjes

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM QKMBM QKMBM QKMBM

QKMBM

QKMBM