vigjilenca mjedisore nË praktikËeden-al.org/oldweb/media/vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk...

68
VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Upload: others

Post on 22-Dec-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËUdhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Page 2: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam
Page 3: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËUdhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Ky botim u mundësua nga një grant i dhënë nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri përmes programit SENiOR-A. Ky publikim paraqet pikëpamjet e autorit/autorëve mbi këtë temë. Këto pikëpamje nuk janë adoptuar apo aprovuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe nuk duhet të shihen si qëndrime të REC apo të Ambasadës Suedeze në Shqipëri. REC Shqipëri nuk garanton saktësinë e të dhënave të këtij publikimi e nuk mban përgjegjësi për përdorimin e këtij publikimi.

Shoqata për mbrojtje të jetëS dhe ekoSiStemit përreth fabrikëS Së

cimentoS titan - burizan

 

Page 4: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

4

Realizuar nga:Rrjeti i vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin”

Mbështetur nga:Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për

Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze”

Përgatitur për botim:Qendra EDEN

Adresa: Rr. “Bogdani”, Nd.7 H.13 Ap.8Njësia Bashkiake Nr.10, Kodi Postar 1025

Tirana, AlbaniaTel: 00355 42 227 615

e-mail: [email protected]

Punoi me shkrimin e materialit:MSc. Ermelinda Mahmutaj, MSc. Lira Hakani

Kontribuan në shkrimin e materialit: Ing. Ahmet MehmetiMSc. Alminda Mema

Genc LaciMSc. Gentiana Decolli

MSc. Madlina PukaMPA. Merita Mansaku

Falenderime:Nuk është e lehtë të falenderosh me fjalë punën e pamatshme të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjet e këtij publikimi. Përmbledhtazi një përulje për këmbënguljen e organizatave mjedisore në Shqipëritë cilat vigjilojnë për mjedisin, interesat e publikut të gjerë dhe mirëqeverisjen. Respekti ynë shkon për përpjekjet (edhe pse deri më sot të pakta) të institucioneve qeveritare që shikojnë me prioritet shërbimin ndaj publikut kryesisht në cështjet e informimit dhe përfshirjes së tij në vendimarrje. Me mirënjohje të thellë i drejtohemi donatorëve që mbështesin nisma konkrete në mbrojtje të cështjeve

mjedisore.

Shkurt, 2014

Page 5: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

5

PËRMBAJTJA

HyRJe

VigJilencA dHe ARsyeT e sAJ

BAzA ligJoRe

HisToRiku i VigJilencËs MJedisoRe nË sHqiPËRi

Rastet e para të Vigjilencës Mjedisore

Rrjetëzimi tematik

VigJilencA MJedisoRe nË PRAkTikË

zgjedhim tematikën/ Çështjen që duam të vigjilojmë

Analizojmë tematikën

Përcaktimi i standardeve të cilësisë

kërkimi i të dhënave

Vendosim së çfarë do të bëjmë me informacionin që kemi

Vazhdojmë vigjilimin për një kohë të gjatë

liTeRATuRA

sHToJcA

7

9

11

14

14

17

22

23

25

30

31

36

42

44

44

FAqe

Page 6: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

6

ACC Komiteti i Ankimimit për Aarhus (Aarhus Compliance Comitee)

AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

ARM Agjensia Rajonale e Mjedisit

BE Bashkimi Evropian

CRCD Qendra për Kërkim,Bashkëpunim dhe Zhvillim

DRShP Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik

EDEN Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim

IFI Institucionet Nderkombëtare të Financimit (International Financial Institutions)

IShP Instituti i Shëndetit Publik

KB Kopshti Botanik

KfW Instituti Bankar për Rikonstrukison (Kreditanstalt für Wiederaufbau)

MM Ministria e Mjedisit

QKR Qendra Kombëtare e Regjistrimit

REC Qendra Rajonale e Mjedisit

TEC Termocentral

VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

sHkuRTiMe

Page 7: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

7

“Vigjilenca Mjedisore në praktikë” botohet për ti ardhur në ndihmë të gjitha organizatave që duan të rrisin efikasitetin e punës në terma të mbrojtjes së mjedisit,të përfaqësisë së qytetarëve e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të tyre. Qëllimi kryesor i këtij botimi është të rrisë njohuritë e organizatave në lidhje me hapat e realizimit të vigjilencës mjedisorenë praktikë dhe të nxisë rrjetëzimin jo formal (bashkëpunimin).

Ideja për këtë udhëzues është konceptuar dhe realizuar nga rrjeti “Një sy për mjedisin” i ngritur në kuadër të projektit “Së bashku një sy për mjedisin”. Projekti mbështetet financiarisht nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri” i financuar nga Qeveria Suedeze. Rrjeti përfaqësohet nga 5 organizata partnere të cilat punojnë në qytete të ndryshme të vendit, sikundër janë Kulbi Ekologjik Elbasan, Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat, Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, Qendra per Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) Vlorë, Shoqata në Mbrojtje të Jetës dhe Ekosistemit përreth fabrikës Titan – Burizanë, dhe udhëhiqet nga Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) që ka tashmë 7 vite që punon në fushën e vigjilencës mjedisore.

Të gjitha organizatat partnere të rrjetit edhe pse të “forta” në mbrojtje të çështjeve mjedisore dhe vigjiluese (në kuptimin e gjerë të termit ) nuk ishin të njohura me proçedurat formale dhe aq strikte (në ruajtjen e profesionalizmit) të procesit të vigjilencës së vërtetë mjedisore. Përgjatë vitit të parë të bashkëpunimit këto organizata arritën të përvetësonin metodikën dhe të krijonin një identitet më të fortë për veprimtarinë e tyre.

Duke menduar se shumë organizata të tjera në Shqipëri punojnë me pasion për mjedisin, por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam të ndajmë eksperiencën tonë duke shoqëruar çdo hap të procesit me sukseset apo dështimet tona në praktikë. Çdo fitore e vogël apo e madhe, çdo pengesë apo dhe braktisje e procesit është një mësim i nxënë i cili ndahet me ju në formën e këshillave praktike në këtë udhëzues. Me anë të tyre ne shpresojmë të nxisim egon tuaj për të punuar në fushën e vigjilencës mjedisore dhe tentojmë ta tregojmë procesin sa më afër realitetit.

Edhe pse fokusi kryesor i këtij botimi është të paraqesë vigjilencën mjedisore si një “mjet” i cili mund të përdoret nga organizatat e shoqërisë civile mjedisore për të rritur efikasitetin e punës së tyre, ne e këshillojmë atë edhe për vetë publikun e gjerë. Nëpërmjet këtij udhëzuesi publiku do të njohë më mirë se si punojnë organizatat nga të cilat ai përfaqësohet dhe do të mësojë rrugët se si vetë qytetarët mund të tërheqin informacionin, të jenë aktivë në vendimarrje apo dhe të organizohen për të lobuar për një cështje të caktuar. Gjithashtu besojmë se udhëzuesi do të ndihmojë të rrisë besimin e publikut kundrejt organizatave të shoqërisë civile.

HyRJe

Page 8: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

8

Me interes dhe i vlefshëm mendojmë se ky udhëzues është edhe për punonjësit e adminstratës shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, të cilët në vendin tonë kanë nevojë të njihen më mirë me të drejtat e publikut dhe detyrimet ndaj tij, por edhe me seriozitetin me të cilin organizatat punojnë në linjë me legjislacionin vendas; sa shumë punë ato bëjnë me pak burime, si financiare ashtu dhe njerëzore, dhe sa shumë i nevojshëm është bashkëpunimi midis institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë që vendi ynë të shkojë drejt zhvillimit demokratik dhe të qendrueshëm.

Bizneset, motor i rendësishëm i zhvillimit, i ftojmë të lexojnë këtë udhëzues. Shembujt konkretë në të, jemi të bindur se do ti ndihmojnë ata të mësojnë nga praktikat e mira dhe gabimet e kolegëve të tyre “pre” e vigjilencës së organizatave të rrjetit tonë.

Progres raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2013, në faqen 64 të tij, Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, ndër të tjera vlerëson: “...Përafrimi me acquis ka avancuar, por nevojiten urgjentisht përpjekje të mëtejshme për të garantuar zbatim dhe imponim të ligjit. Burimet ngelen të kufizuara dhe nevojiten investime të mëdha.Duhet të forcohet konsultimi publik për investimet publike si edhe pjesëmarrja publike në nismat normative…Përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike janë në fazë të hershme.”

Kemi ende shumë punë për të bërë dhe me keqardhje konstatojmë se ky përfundim për mjedisin është shumë pak i përmirësuar prej nga fillimi i historikut të shkrimit të raporteve progresive,në vitin 2005. Nëpërmjet këtij udhëzuesi ne tregojmë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe përfshirja qytetare në vendimarrje. Ne tregojmë se shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në këtë proces dhe edhe pse shpesh herë ajo pozicionohet si “sektori që punon me elitën” nuk duhet të harrojë se përfaqëson interesat e publikut të gjerë, ndryshe humbet identitetin e saj. Kjo është një nga arsyet se pse e këshillojmë këtë udhëzues me shëmbuj mjedisorë edhe për çdo sektor tjetër në të cilin punojnë organizatat e shoqërisë civile në vend.

1 Këtu nënkuptojmë punën e tyre të përditshme investiguese në mbrojtjen e mjedisit

Page 9: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

9

Vigjilenca (wachdogging) mund të konsiderohet si një evoluim i termit “qen roje” (watch-dog) i cili sipas fjalorit botëror të gjuhës angleze përkufizohet si “një qen që mbahet për të ruajtur pronën”. Më vonë ky term ka marrë edhe kuptime të tjera sikundër është ai i “një person ose grup personash që vepron si një mbrojtës apo kujdestar kundër praktikave jo efikase, të paligjshme, etj” apo si folje “të zhbirilosh me kujdes, aq sa të identifikosh sjellje jo të ligjshme ose jo etike.”

Fjalorë të tjerë mund ta përkufizojnë një person vigjilues si “dikush që ruan kundër humbjes, vjedhjes, apo praktikave të padëshiruara”. Specialistët e kompjuterit e përdorin termin për një “zbulues të anomalive të programeve”, i cili ruan kompjuterat nga keqfunksionimi i programeve. Të gjithë këto përkufizime kanë një gjë të përbashkët: mbrojtjen e pronës apo të drejtave të njeriut nga ata që mund t’i marrin ato ose që nuk kryejnë një detyrë siç duhet. Vigjilenca bëhet e rëndësishme në kontekstin shoqëror kryesisht në rastet kur ka një mungesë të dukshme vullneti nga qeveritë për të zbatuar një grup ligjesh apo legjislacion ekzistues në çdo nivel apo në rastet e mos zbatimit të standardeve të veprimtarisë së një subjekti të caktuar, të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në cilësinë e jetës së komuniteteve.

Prandaj, vigjilenca, me fjalë të thjeshta është arsyeja e ekzistencës së sektorit të tretë të shoqërisë. Ajo ka dy elementë të rendësishëm në procesin e saj sikundër është 1) praktika e “zhbirilimit” dhe 2) kërkesa e llogarisë që qytetarët i drejtojnë qeverisë dhe industrisë ,të cilët (këta të fundit) me veprimtarinë e tyre kanë ndikim mbi jetën shoqërore dhe politike. Këto dy elemente i japin veprimtarisë vigjiluese një natyrë formale që zakonisht ndërmerret nga organizatat e shoqërisë civile të cilat në këtë rast quhen organizata vigjiluese.

Organizatat vigjiluese zakonisht janë grupe jo fitimprurëse të cilët e shikojnë rolin e tyre si monitorues kritik të aktiviteteve të qeverisë, industrisë ose të organizatave të tjera dhe “nxisin” publikun kur identifikojnë veprimtari që shkojnë ndesh me interesat e tij. Aktorë të tjerë që mund të luajnë rol vigjilues janë organizatat think-tank, mediat alternative, blogger qytetarët, organizatatat e konsumatorëve, avokatët e popullit etj. Vigjiluesit mund të shqetësohen nga çdo gjë duke filluar nga veprimtaria e një individi deri tek politikat e disa qeverive kombëtare. Ata vigjilojnë një çështje ose disa; shqetësimet e tyre mund të jenë lokale, globale ose të dyja bashkë.

Nëse flasim për vigjilencë mjedisore dhe vigjilues mjedisorë nuk nënkuptojmë një proces të ndryshëm me përkufizime dhe parime të tjera. Përcaktori “mjedisor” vetëm specifikon fushën e veprimtarisë vigjiluese. Në kët rast vigjiluesit ndjekin politikat dhe legjislacionin mjedisor, ndikimin në mjedis dhe komunitet të veprimtarive të subjekteve të ndryshme etj.

VigJilencA dHe ARsyeT e sAJ

Page 10: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

10

Arsyet dhe momentet për të nisur një proces vigjilues janë të ndryshme dhe të ndërthurura nga shumë faktorë që ndikojnë në interesat e komuniteteve. Motivimet më të shpeshta janë përmbledhur në tabelën në vijim.

Nëse e krahasojmë vigjilencën me lobimin dhe pjesmarrjen në proçeset vendimarrëse, ajo mund të konsiderohet një mjet më pasiv dhe objektiv për të nxitur ndryshimin. Lobimi dhe pjesmarrja në proceset e vendimmarjes janë më kundërvënës dhe emocionalë dhe shpesh mund të jenë mjete të cilat përdoren edhe gjatë procesit vigjilues. Vigjilenca mund të ngjasohet me një proces ankimimi ligjor por ndryshon pasi ky i fundit vë në dukje parregullsitë, mospërputhjet apo mangësitë ligjore dhe bën presion për përgjegjshmëri dhe ndryshime në politikat publike apo performancën e bizneseve, pa kërkuar drejtësi, përgjegjësi ligjore, apo kompensim.

Tabela 1: Arsyet dhe momentet për të nisur një proces vigjilues

Pse kuR

Për të mbajtur qytetarët në dijeni për atë që ndodh përqarkI jep publikut informacionin që ai ka nevojë për të kuptuar situatën dhe të fillojë ta rregullojë atë

Për të mbajtur fuqinë në nivelin e komunitetevePraktikojmë demokracinë

Për të parandaluar pasoja negativeAdreson çështjet që duhen rregulluar

Për të nxitur drejtësi dhe ndryshim social Çdokush duhet trajtuar në mënyrë të drejtë

Kur kërkojmë të përmirësojmë ose të ndryshojmë ligjet apo rregullore të ndryshme

Kur një projekt i ri ka filluar apo do të fillojë, dhe kemi dyshime rreth pasojave/impaktit të tij

Kur besojmë se interesi i publikut kërcënohet

Kur një entitet,individ, qeveri, korporatë, industri, bankë zhvillimi etj. ka dhënë prova në të shkuarën që nuk është e besueshme

Kur ne marrim një informacion rreth veprimeve apo praktikave aktuale të planifikuara të dëmshme apo të dyshimta

Kur demokracia aktualisht ose potencialisht kërcënohet

Kur drejtësia e kërkon atë!

Page 11: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

11

Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit (18 shkurt 2006) vendi ynë ka ndërmarrë shumë reforma administrative dhe ligjore të rëndësishme, të cilat synojnë të krijojnë mardhënie më të afërta me vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Paketa ligjore mjedisore përgjatë këtij procesi, prill 2009 – dhjetor 2012, ka pasur zhvillime pozitive duke miratuar 24 ligje dhe 48 vendime të rendësishme për mjedisin, në të cilat vlen të përmendet, se të drejtës së publikut për të marrë informacion, për të marrë pjesë në proceset vendimarrëse dhe për t`iu drejtuar gjykatës i është kushtuar rëndësi e veçantë.

Arsyet se pse këto të drejta janë të rendësishme për procesin vigjilues, detajohen në kapitujt në vijim të këtij botimi. Këtu po listojmë vetëm bazën ligjore në të cilën një qytetar shqiptar/organizatë mbështetet për të marrë informacion dhe për të hetuar mbi një cështje të caktuar mjedisore.

2 Marrëveshja ka hyrë në fuqi në 1 prill 20093 Sipas faqes së Ministrisë së Mjedisit http://www.mjedisi.gov.al/al/programi/akte-ligjore/viti-2012

Nenet 23, 48 dhe 56 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Në këto nene pasqyrohen liritë dhe të drejtat vetjake ku e drejta e informimit është e garantuar ; liritë dhe të drejtat politike; liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore ku kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij.

Nenet 51 - 55 te Kodit të Procedurave Administrative (FZ 19/1999)

Sipas këtyre neneve çdo person ka të drejtë të informohet nga administrata për çështje interesi si dhe administrata zbaton parimin e transparencës së informimit

BAzA ligJoRe

Page 12: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

12

Ligji nr.8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës

për çeshtjet e mjedisit” (Konventa e Aarhus-it).

Ky ligj ka për qëllim të kontribuojë në mbrojtjen e së drejtës të cdo individi, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm, ku çdo palë i garanton publikut të drejtën për të pasur informacion, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore si dhe për tju drejtuar gjykatës.

Konventa e Aarhusit është ratifikuar 26.10.2000

Ligji për ratifikimin e Konventës së “Espoo” dhe ligji Nr. 9700 (FZ 42/2007) “Mbi mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare i jep publikut mundësi

në vendimarrje ndërkombëtare”

Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, duke parandaluar ndikime të ndjeshme negative, të cilat mund të shkaktohen nga projekte ose veprimtari, që kërkojnë të zhvillohen në territoret ndërkufitare të shteteve fqinje. Organet

lokale kanë të drejtën e informimit ndaj palës ndërkufitare.

Ligji nr.10431, datë 09.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”

Ligji ka për qëllim mbrojtjen e Mjedisit, parandalimi dhe pakësimin e rreziqeve që i kanosen jetës.Ligji përcakton parimet, kërkesat, përgjegjësitë si dhe rregullat për të garantuar mbrojtjen.Neni 13 i këtij ligji përcakton parimin e së drejtës për informim dhe pjesëmarrje të publikut.

Ligji nr. 8503, 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”

Ky ligj i jep të drejtën publikut për informimin ndaj dokumentave zyrtare. Në kreun II shtjellohet e drejta e informimit dhe detyrimet e autoritetit publik.

Page 13: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

13

VKM Nr.994, datë 02.07.2008 Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimarrje për mjedisin”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikës 1, të nenit 3 të Konventës së Aarhusit, ratifikuar me ligjin nr. 8672, datë 26.10 2000

“Për ratifikim e Konventës së Aarhusit “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës

për çështjet e mjedisit”

Legjislacionin mjedisor mund ta ndiqni më të plotë dhe në detaje duke hyrë në faqen e Ministrisë së Mjedisit në këtë link http://www.mjedisi.gov.al/al/programi/legjislacioni/akte-ligjore

Kujdes!

Këto të drejta ligjore mund ti përdorni vetëm për të marrë informacion nga

administrata publiKe. operatori privat nuK është i detyruar nga legjislacioni

i mësipërm të ndajë me ju informacionin në lidhje me veprimtarinë e tij, edhe në

bazë KërKese. nëse ju arrini ta siguroni atë, Kjo është vetëm falë punës suaj.

Page 14: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

14

EkspEriEncat E para

Në ditët e sotme janë rreth 70 organizata mjedisore të cilat ushtrojnë veprimtarinë në të gjithë vendin tonë dhe fatkeqësisht shumë pak prej tyre luajnë rol të mirëfilltë vigjilues, edhe pse në përgjithësi janë organizata aktive.

Sektori i shoqërisë civile mjedisore është aktivizuar në fillim të viteve `90 i nxitur nga problematikat mjedisore të shumta të një vendi tashmë të quajtur në zhvillim, por edhe nga interesi dhe mbështetja e institucioneve dhe shoqatave jo qeveritare të huaja, donatorëve të ndryshëm etj. Shumë organizata në vend filluan të konsolidohen dhe të jenë të pranishme dhe aktive në problematikat mjedisore të vendit me mekanzima transparent dhe të paanshëm, por sërish, kjo nuk ka ndryshuar dukshëm “Mjedisin” shqiptar.

Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e situatës mjedisore në vendin tonë, analiza e të cilëve do të kërkontë një botim të dedikuar, megjithatë vlen të përmendet se mungesa e organizimit të qendrueshëm të organizatave mjedisore në aktivitete vigjiluese luan rolin e saj të pa tjetërsueshëm.

Rrjetet e formalizuar, e konisderuar si një formë organizimi i qendrueshëm, nuk janë praktikë e punës së organizatave mjedisore në vend. I themeluar në janar të vitit 2004 “Grupimi Ekolëvizja” vazhdon të jetë ende sot i vetmi rrjet mjedisor në Shqipëri dhe ka në përbërje të tij 43 organizata. Megjithatë, ky fakt nuk i ka penguar mjedisorët të mblidhen së bashku në aleanca apo rrjetëzime jo formale për nisma “Ad Hoch ” kundër projekteve me ndikim negativ në mjedis apo vendimeve jo të drejta mjedisore të qeverisë.

Në tabelën e mëposhtme janë listuar disa nga eksperiencat e para dhe më të njohura të vigjilencës mjedisore në Shqipëri, të cilat kanë bashkuar qytetarë dhe organizata në mbrojtje të mjedisit . Sukseset e tyre janë në dukje të vogla, por arritjet e vërteta lidhen me forcimin e zërit qytetar dhe nxitjen e institucioneve qeverisëse për zbatueshmërinë e ligjit. Në shumicën e rasteve ato kanë thyer “tabunë” e “autoritetit shtetëror” para të cilit qytetari shqiptar shfaqet kokëulur edhe pas 25 vite demokraci.

Informacioni është marrë nga baza e të dhënave të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) ShqipëriNga latinishtja do të thotë “për këtë gjë” dhe nënkupton organizimime të rastësishme për një cështje apo shqetësim të caktuar që shfaqet papriturDetajimet për secilin rast mund ti gjeni në faqen e qendrës EDEN www.eden-al.org Shembujt janë marrë ndër rastet në të cilët EDEN ka qenë e përfshirë duke udhëhequr cështjen ose duke mbështetur organizata të tjera nismëtare. Kjo me qëllimin që shembujt e marrë të njihen në detaje nga ne për ta bërë interpretimin e tyre më të qartë dhe të plotë për lexuesin.

4

5

6

7

HisToRiku i VigJilencËs MJedisoRe nË sHqiPËRi

Page 15: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

15

Fillimet e para të vigjilencës së mirfilltë mjedisore në Shqipëri kanë ndodhur me rastin e TEC Vlorë rreth viteve 2006 – 2007. Në këtë kohë ende nuk ishte ngritur legjislacioni mjedisor i të drejtave të publikut për informim dhe pjesmarrje në vendimarrje por vendi tashmë kishte ratifikuar Konventën e Aarhus-it e cila u përdor nga protestuesit.

Në rastet pasuese legjislacioni mjedisor tashmë qe ndërtuar (vit pas viti plotësohet më shumë) dhe presioni kryesor i shoqërisë civile i drejtohet qeveritarëve për zbatueshmërinë e ligjit në terma të përfshirjes së publikut në vendimarrje. Duhet të kuptojmë që pozicionimi i mjedisorëve ka qenë kundër ndërtimit të të gjitha projekteve të mësipërme (ose të paktën në formën që ato janë prezantuar nga investuesit) dhe nëpërmjet vigjilencës mjedisore kanë ndërtuar strategjitë dhe kanë nxitur që procesi të zbatohej në bazë legjislacioni duke shpresuar që në këtë mënyrë zëri i publikut do të fitonte. Në rastin e TEC Porto Romano dhe Unazës së Madhe të Tiranës, shoqatat mjedisore kanë arritur të bllokojnë ecurinë e

RAsTi koHA sA oRgAnizATA RezulTATi

TEC Vlorë 2003-2007

1 Aleancë1 org. studentore dhe Komuniteti lokal

Letër drejtuar AÇ ProtestaTEC u ndërtua por nuk është në punë :(

TEC Porto - Romano

2007-2008

2 organizataJo komunitet lokal

U realizuan konsultat me publikunTEC nuk u ndërtua :)

Linja e trans-misionit 400 kË Shqipëri – Kosovë

Tetor- Nëntor 2010

1 organizatëKomuniteti lokalEkspertë të pavarur

U realizuan konsultat me publikunKfW u tërhoq nga financimi :)

Unaza e Madhe e Tiranës

Shkurt 2011 33 organizata

U ndërprenë punimetU realizuan konsultatU zvogëlua dëmi ndaj KBSegmenti i Unazës u ndërtua :(

Rruga e Arbrit

Gusht 2011

2 organizata në periud-ha të ndryshme dhe jo në bashkërendim me njera - tjetrën

U shkel ligjiU ndërtua segmentiU prishën Kanionet e Brarit :(

Rruga e Elbasanit

Qershor 2012

5 organizata u bashkuanPak përfaqësues të komuniteteve lokale

U ftuan organizatat në Këshillin Bashkiak Segmenti u ndërtua :(

Tabela 2: Nga eksperiencat e para të vigjilencës mjedisore në vend

Page 16: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

16

zbatimit të projektit dhe ta kthejnë atë mbrapsh në fazën e realizimit të konsultave, të cilat në atë kohë u konsideruan arritje shumë të mëdha. Në raste të tjera, sikundër në rastin e projektit mbi ndërtimin e linjës së transmisionit të lartë Kosovë-Shqipëri, procesi ka shkuar më së miri dhe në raste si Kanionet e Brarit apo Rruga e Elbasanit, legjislacioni dhe mendimi i publikut është shkelur me të dy këmbët edhe pse reagimet nuk kanë munguar. Duket sikundër procesi ka pësuar një regres dhe kjo është një farë e vërtete. Rezultatet e mjedisorëve në rastet e fundit janë shumë më të vogla sesa në fillimet e punës së tyre edhe pse profesionalizmi me të cilin është ndjekur cështja është më e madhe. Qeveritarët kanë shtuar në masë fiktivitetin në zbatimin e ligjit dhe shpesh nëpërmjet akteve nënligjore kanë autorizuar veprimtari jo mjedisore dhe jo në përputhje me legjislacionin mjedisor. Në këto kushte duhet të mendohen forma më të organizuara reagimi.

Mbështetje të fortë çështja e parë vigjiluese (TEC Vlorë) si dhe gjithë të tjerat pasuese, kanë patur nga rrjeti vigjilues rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore CEE Bankwtach (www.bankwatch.org). CEE Bankwatch e fokuson kryesisht punën e tij në projekte të financuara nga Institucionet Ndërkombëtare të Finacimit8 (IFI). Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore se pse vigjilimet e para mjedisore në Shqipëri janë të lidhura me projekte të mbështetura financiarisht nga IFI. Këto raste bashkëpunimi kanë krijuar modelet pilot duke nxitur në organizatat e përfshira praktikën e “të nxënit duke vepruar” ose sikundër thotë populli “ta mësojnë notin në det”. Puna e tyre është shtrirë edhe në projekte të mbështetura dhe të nisura nga financues të ndryshëm sikundër është Kfw apo dhe vetë shteti shqiptar duke krijuar kështu një bërthamë të mirë kapacitetesh në vend në fushën e vigjilencës mjedisore, e cila ka nevojë për organizime të mëtejshme për të rritur efektivitetin.

Kolona e tretë e tabelës 2 (Sa organizata) na informon dukshëm se organizimet në mbrojtje të cështjeve të mësipërme mjedisore kanë qenë rastësore dhe të shkurtra në kohë. Përfaqësia e komuniteteve të prekura thuajse gjithmonë është e ulët dhe kjo automatikisht ul vlerën dhe rendësinë e mbrojtjes së ngritur sado e fortë dhe e mirë të jetë ajo.

e rendësishme!

Kjo analizë e përmbledhur, na nxjerr në dy përfundime të rendësishme për

suKsesin e një nisme vigjiluese në mbrojtje të mjedisit 1) organizatat duhet të

përfaqësojnë zërin e Komunitetit të organizuara në mënyrë të qendrueshme

në Kohë dhe 2) Komuniteti i preKur duhet të jetë duKshëm i pranishëm dhe i

përfshirë në aKtivitetet vigjiluese .

IFI janë institucione financiare që janë krijuar nga më shumë se një vend, dhe në këtë mënyrë janë subjekte të ligjive ndërkombëtare. Pronarët ose aksionarët e tyre janë në përgjithësi qeveritë kombëtare.

8

Page 17: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

17

Nëse flasim në referencë me sektorin e mjedisit në rajon, edhe pse ka bërë hapa përpara në forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e një kulture pune vigjiluese, sektori mjedisor shqiptar është ende i brishtë dhe jo një zë i fortë dhe i rendësishëm në vendimarrje dhe kërkesë llogarie. Në rajon organizatat vigjiluese janë të mirëstabilizuara dhe kanë arritur të punojnë dhe specifikohen edhe në bazë tematikash brenda sektorit të mjedisit si psh. vigjilues në çështjet e energjitikës, vigjilues në projektet e financuara nga IFI, vigjilues në zbatueshmërinë e legjislacionit mjedisor etj. çka tregon pjekurinë e sektorit.

Organziatat e rajonit janë të forta të ngrejnë çështjet e tyre kombëtare në nivelet e larta të politikbërjes ndërkombëtare. Ato organizohen së bashku dhe koordinohen me ndihmën e rrjeteve rajonale për t`ia arritur këtij qëllimi. Shoqatat shqiptare mjedisore së fundmi janë gjithashtu antarë aktivë të këtyre organizimeve duke dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit në rajon.

Në nivel kombëtar, të gjithë mjedisorët rajonalë, pavarësisht kufijve administrativë midis shteteve, përballen me të njëjtat problematika sikundër janë korrupsioni, investime “të pista”, biznesi mjedisor, Ministria e Mjedisit shumë e dobët, kapacitete të ulëta në sektorin e mjedisit, komunitete jo shumë aktive etj. Megjithatë organizimi i tyre në nivel kombëtar është më i fortë dhe arritjet e tyre janë më të mëdha duke u përfaqësuar edhe në komisione vlerësimi në proceset e vendimarrjes mjedisore.

rrjEtëzimEt tEmatikE

Rrjeti i parë vigjilues, në vend është rrjeti “Një sy për mjedisin” i krijuar nga 6 organizata partnere që punojnë bashkë për projektin “Së bashku një sy për mjedisin!”. Projekti mbështetet financiarisht nga REC nëpërmjet programit SENIOR-A i cili në vetvete përfaqëson edhe nismën e parë të organzimit tematik të organizatave mjedisore.

Organizatat partnere në rrjetin vigjilues, përfaqësojnë organizata mjedisore të cilat veprojnë në nivel lokal dhe ndikojnë me politikat dhe aktivitetet e tyre në nivel kombëtar. Të ndjeshme mbi cështjet e të drejtave mjedisore dhe njohës të mirë të situatës së mjedisit në zonat etyre, ato asnjëherë nuk kishin punuar si vigjilues të mirëfilltë. “U desh pak kohë dhe hasëm vështirësi, por për ne është një eksperiencë e vyer dhe ndjejmë se kjo ka rritur profesionalizmin e punës sonë. Shpresojmë të mos jetë psikologjike por, ne ndjejmë se qytetarët tanë kanë më shumë besim në punën tonë!” - shprehet Znj. Gentiana Decolli, Kryetare e Shoqatës “Mbrojtja e Mjedist Natyror Berat!”

Page 18: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

18

Klubi Ekologjik Elbasan u themelua në vitin 1995 si organizatë mjedisore që interesohet për ruajtjen e burimëve natyrore si pyjet e kullotat, si një trashëgimi e çmuar dhe e pazëvendësueshme, mjedisit urban dhe industrial nga ndotja si dhe për një zhvillim të qendrueshëm. Ka një antarësi ekspertësh të ndryshëm si inxhinierë, mjekë, agronomë, gazetarë, arsimtarë, etj., numri i të cilëve shkon deri 30 vetë, si dhe vullnetarë midis të cilëve nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe aktivistë që janë të apasionuar pas mjedisit, gjithsej rreth 100 pjesmarrës.

Ndër çeshtjet prioritare të organizatës janë edukimi mjedisor, çeshtjet e mbetjeve, mbrojtja e natyrës, ekoturizmi, biodiversiteti, hartimi i politikave mjedisore, pyjet, uji, cilësia e ajrit, mbrojtja e kafshëve të egra, ndryshimet klimatike, energjia, mbrojtja e konsumatorit, etj.Për këto tematika ka zbatuar rreth 16 projekte deri tani.

 Adresa: Lagjia “A. Pasha” P 494/1 H2 Nr 15 ElbasanTel: 054 258 698 Cel: 069 22 95 889e-Mail: [email protected] Fcb: Ahmet Mehmeti

Adresa: L “Mangalem” Berat, tek I. DeçolliTel: 068 40 94 694e- mail: [email protected]: Mbrojta. Mjedisit. Natyror-Berat

KULBI EKOLOGJIK ELBASAN

Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat është krijuar në Maj të vitit 2000 si një organizatë jofitimprurëse , mjedisore e së fundmi edhe me karakter social (me përmirësimet e reja në status). Puna e saj ka konsistuar në ndërgjegjesimin e të rinjve e të rejave karshi mjedisit, në edukimin mjedisor, në përmirësimin e hapësirave të gjelbra e të kulturuara për popullatën, në sensibilizimin e popullatës karshi vlerave natyrore, kulturore e qytetare të qytetarisë beratase e më gjerë.

Së fundmi, duke dashur të jemi promotor të vlerave pozitive e raporteve të mira midis biznesit e natyrës, morrëm përsipër një projekt vigjilues jo më vetëm si shoqatë por të përfshië në një rrjet vigjiluesish.

MBROJTJA E MJEDISIT NATyROR – BERAT

 

Page 19: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

19

 Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Bashkia Shkodër, Kati IICel: 067 32 17 522e-Mail: [email protected]: www.aic.org.alFcb: “Qendra Aarhus Shkoder” dhe “Të kontribuojme sëbashku për Shkodrën”

Adresa: Rr. “Bogdani”, Nd.7 H.13 Ap.8 Tiranë - ShqipëriTel: 00355 42 22 76 15e-Mail: [email protected]: www.eden-al.orgFcb: Qendra EDEN

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër u krijua në vitin 2006 si strukturë mbështetëse e Ministrisë së Mjedisit për ti ofruar mbështetje pushtetit vendor dhe lokal në zonën veriore të Shqipërisë për zbatimin e Konventës së Aarhusit dhe të legjislacionit mjedisor shqiptar. Misioni ynë ka qënë, gjithnjë, të veprojmë si një ndërlidhës neutral drejt dialogut ndërmjet komunitetit, NJQV, bizneseve, shoqërisë civile për çështje të mjedisit duke mundësuar informimin, pjesëmarrjen dhe ankimimin e publikut për çështje të mjedisit; duke mbështetur institucionet përgjegjëse për mjedisin dhe veprimtaritë e OJF-ve të tjera mjedisore; duke sensibilizuar dhe edukuar komunitetin në mbrojtje të mjedisit; duke rritur kapacitetet e aktorëve të ndryshëm institucionalë, privatë dhe civilë dhe duke vigjiluar situata mjedisore shqetësuese me qëllim përmirësimin e tyre.

QENDRA E INFORMACIONIT AARhUS – ShKODËR

Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.

Qendra është themeluar në muajin Mars të vitit 2004, dhe për të përmbushur misionin e saj strategjik dhe objektivat, ajo e fokuson punën e saj në 4 drejtime kryesore: 1) Ngritje Kapacitetesh 2) Edukimi Mjedisor 3) Praktika të Menaxhimit Mjedisor dhe 4) Informimi dhe Pjesmarrja Publike.

Informimi dhe pjesmarrja publike është sektori më i ri i punës në EDEN i hapur në vitin 2007. E filluam punën si një organizatë vigjiluese për monitorimin e projekteve të zhvillimit në Shqipëri të financuara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare.

QENDRA MJEDISORE PËR ZhVILLIM EDUKIM DhE RRJETËZIM (EDEN) – TIRANË

Page 20: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

20

ne kemi vendosur t`i dedikohemi

një shoqërie të zhvilluar dhe të

qendrueshme ku barazia dhe drejtësia

janë baza e harmonisë dinamike

mes njerëzve, duke respektuar dhe i

shërbyer

njëri-tjetrit dhe mjedisit ku jetojmë.

drejt një shoqërie të qëndrueshme

Puna filloi në partneritet me rrjetin CEE Bankwatch duke u bërë kështu organizata e vetme vigjiluese në vend. Zgjerimi i shërbimeve tona në këtë sektor në vitin 2010 ka kaluar në të qënit pjesë e Bordit të Konventës së Aarhusit në Shqipëri dhe monitorimin e zbatimit t ë Konventës së Aahrusit.

QENDRA PËR KËRKIM BAShKËPUNIM DhE ZhVILLIM (CRCD) – VLORË

ShOQATA NË MBROJTJE TË JETËS DhE EKOSISTEMIT PËRRETh FABRIKËS TITAN – BURIZANË (FUShË KRUJË)

Adresa: Lgj. Pavaresia, Rr.Pelivan Leskaj, Kulla Xhaxho, Kati I, Vlore-AlbaniaTel: 033 40 87 08e-Mail: [email protected]: www.crcd.org.alSkype: CRCD VLORE

Adresa: Burizane Kruje Abania Tel.Fax 00 355 68 21 57 554E-mail: [email protected]

Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në qershor 2008. Sipas vizionit të saj, CRCD synon të veprojë si burim konsultativ e ndërtues kapacitetesh për praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovues imirëqeverisjes, pjesëmarrjes e aktivizimit qytetar dhe bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile .

Ne punojmë për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme. Kjo do të thotë se qëndrueshmëria është në qendër të punës sonë: qëndrueshmëri mjedisore për shkak se së fundmi janë ekosistemet natyrore që ruajnë kapacitetin e botës ku jetojmë për të mbështetur shoqërinë njerëzore; qëndrueshmëri sociale dhe institucionale, sepse kjo sjell komunitete të qëndrueshme dhe elastike, ku përfshirja është rregull dhe jo përjashtim ; qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare për shkak të sigurisë afatgjatë që kjo përmban për ofrimin e shërbimeve, punësimit dhe mirëqenies sociale.

Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan - Burizan

Page 21: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

21

Organizata “Shoqata në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit Titan -Burizanë” është formuar me qëllim kryesor dhe ka objektiva të veprimtarisë së saj aplikimin e politikave dhe metodave nëpërmjet veprimeve konkrete për mbrojtjen nga dëmtimet ambientale, sociale, ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore të banorëve dhe ekosistemit të zonave përreth fabrikës së cimenton Titan në Burizanë të rrethit Krujë.

Disa nga veprimtaritë kryesore të kësaj shoqate me qëllim specifik janë si vijon: Të ushtrojë aktivitet për të studiuar dëmin ekonomik, shëndetësor, social, që ju shkaktohet banorëve të këtyre zonave si pasojë e veprimtarisë prodhuesë të fabrikës së cimentos; Të kërkojë aplikimin e konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar për të drejtat e njeriut, për mbrojtjen e mjedisit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, për mbrojtjen e ekosistemit, si dhe të kërkojë dhe bashkëpunojë në plotësimin e legjislacionit shqiptar me dispozita që parashikojnë situata të tilla si dhe detyrimin e palëve të dëmshpërblejnë dëmin e shkaktuar; Të bashkëpunojë me organizma shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtarë me qëllim marrjen e masave të duhura për shmangien e dëmtimeve që vijnë nga ndërtimi dhe prodhimi i Fabrikës së cimentos; Të negociojë për dëmshpërblimin mjekësor, ekonomik, social dhe infrastrukturor të banorëve të prekur.

Page 22: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

22

“efekti domino është një reaksion zinxhir që ndodh kur një ndryshim i vogël shkakton një ndryshim të ngjashëm pranë, i cili pastaj shkakton një ndryshim të ngjashëm, dhe kështu me radhë në sekuencë lineare. Ai zakonisht i referohet një sekuencë ngjarjesh të lidhura me njera tjetrën, ku koha në mes të ngjarjeve të njëpasnjëshme është relativisht e vogël. Ajo nënkuptohet në mënyrë të drejtë për drejtë si një seri përplasjesh aktuale ose në mënyrë metaforike, lidhjet shkakore brenda sistemeve të të tilla si financat globale apo politika.”

Aftësia më e rëndësishme për të nisur një proces të vigjilencës mjedisore është “ndjeshmëria qytetare” ndaj çështjeve të mjedisit dhe interesit komunitar. Për të shkuar më tej, pra në mbrojtje të këtyre çështjeve, duhet të udhëhiqet një proces i mirëfilltë zhbirilues (hetues) i cili kërkon këmbëngulje, mbështetje ligjore dhe profesionalizëm në mënyrë që besueshmëria juaj të mos jetë e diskutueshme.

Në këtë kapitull ne do të shpjegojmë 6 hapa në të cilët ecën procesi vigjilues, duke e bazuar këtë metodologji në eksperiencën tonë. Pra, kjo përqasje që ne ofrojmë, është një model i cili ka treguar se është i suksesshëm në shumë raste. Megjithatë, përpara se të shkojmë në shpjegimin e detajuar të hapave do të donim të theksonin dy momente: 1) edhe pse e suksesshme kjo metodë, nuk do të thotë që ju duhet ti ndiqni të gjithë këta hapa si një recetë strikte. Ky manual është më efektiv në rast se ju e përdorni atë si një mjet për të rritur aftësitë tuaja në procesin vigjilues, dhe në rastin e ndërmarrjes së një procesi vigjilues në zonën ku ju punoni, ta përshtasni atë sipas specifikës së çështjes suaj konkrete 2) gjashtë hapat shpjegohen në këtë kapitull në rend kronologjik, por kjo nuk do të thotë që ata domosdoshmërisht të ndiqen në këtë rend në çdo ndërmarrje të një procesi vigjilues. Në varësi të specifikës së çështjes së ndjekur ndonjëherë është më e dobishme që këto hapa të ndiqen në tjetër rend.

Momentet bazë të vigjilencës mjedisore janë :

1. Zgjedhim tematikën/çcështjen që duam të vigjilojmë2. Analizojmë tematikën3. Kërkimi i të dhënave4. Vendosim se çfarë do të bëjmë me informacionin që kemi5. Vazhdojmë vigjilimin për një kohë të gjatë

VigJilencA MJedisoRe nË PRAkTikË

Page 23: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

23

Nëse vigjiloj këtë çështje a do të kontribuojë ajo në misionin e organizatës sime?

A ka kjo çështje të njëjtat përmasa me organizatën time? (Një organziatë lokale do ta ketë shumë të vështirë të vigjilojë një cështje me ndikim në nivel kombëtar po ashtu edhe e anasjellta është e vërtetë)

A është kjo çështje tashmë në vëmendje të komunitetit dhe aktorëve të tjerë të interesit apo duhet t`ia nisim nga zeroja?

Sa burime njerëzore, financiare dhe materiale do të na duhen për të mbuluar procesin?

Cilat do të jenë sukseset apo dështimet qe do të arrihen nëpërmjet kësaj vigjilence?

Hapi 1: zgjEdHim tEmatikën/çësHtjEn që duam të vigjilojmë

Ky hap i parë duket një hap shumë i logjikshëm, por shpesh mosarritja e qëllimit apo rezultatit të duhur në vigjilencë vjen pikërisht sepse zgjedhja e tematikës nuk është aq e lehtë sa duket. Për një organizatë mjedisore është e kuptueshme që në termin e gjerë, tematika e vigjilimit do të jetë mjedisi por kjo nuk është e mjaftueshme nese krahasojmë larmishmërinë e sektorëve mjedisorë dhe organizatën tonë.

Nëse i dedikojmë pak më shumë kohë edhe kësaj pjese dhe i organizojmë mendimet tona, atëherë ecuria e mëtejshme e procesit do të jetë më e lehtë. Disa nga pyetjet që ju ndihmojnë për të zgjedhur një tematikë të mirë janë si më poshtë:

Rast studimor – Fabrika e lëkurave VIGA ShPK. në Berat

Në qytetin muze dhe të vogël të Beratit, në lagjen Uznovë prej vitit 1995 ushtron aktivitetin e saj një fabrikë përpunimi lëkurash. Fabrika ndodhet brenda lagjes së banuar dhe është në afërsi të shkollës 9-vjecare “Xhemal Cekini”. Mbetjet e lëngëta të fabrikës derdhen në lumin Osum i cili kalon përmes qytetit të Beratit dhe ka qenë mundësi peshkimi për shumë kohë për qytetarët. Shkarkimet në ajër të fabrikës nuk kalojnë asnjë sistem filtrimi dhe një erë e keqe squfuri mbyt lagjen shpesh deri brenda në qytet. Shoqata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat” zgjodhi të vigjilonte këtë situatë.

Identifikoni një problematikë mjedisore në vendin tuaj dhe gjykoni duke ndjekur linjën e mësipërme nëse kjo cështje i përshtatet profilit të organizatës suaj ose jo.

Në fund të kësaj analize do të kemi një panoramë më të qartë dhe më të menduar të cështjes dhe burimeve që ajo kërkon duke përfshirë edhe rreziqet në lidhje me suksesin apo dështimin e saj.

Page 24: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

24

Në rastet kur objekt i vigjilencës mjedisore janë industritë e mëdha të cilat në rast të një performance jo të mirë të veprimtarisë së tyre janë ndotësit më të mëdhenj. Edhe pse vendodhja e tyre në lokalitete rurale i krijon mundësi më të mëdha organizatave të vogla që punojnë në nivel lokal shpesh herë përmasat e rastit i tejkalojnë edhe përmasat e organizatave që punojnë në nivel ndërkombëtar.

Rast studimor – Bankers Petrolium - Patios Marinzë, Fier

Që prej vitit 2004, sipas VKM Nr. 477 date 16/07/2004, ”Për miratimin e marrëveshjes së zhvillimit dhe prodhimit të Hidrokarbureve në burimet e Patos-Marinzës”, pjesërisht në këtë zonë operon Kompania Kanadeze Bankers Petrolium Ltd e cila ka një shtrirje të gjerë në pothuajse 30 fshatra.

CRCD ka qenë edhe me parë në këtë zone e thirrur për të bërë propozime si dhe kryer shërbime për komunitetin nga Kompania Bankers Petroleum Ldt. dhe gjatë kësaj kohe ka vënë re një shqetësim permanent të banorëve në këtë zonë. Shqetësimet janë të natyrave të ndryshme që sipas tyre janë pasojë e mënyrës dhe metodave që aplikohen nga ana e kompanisë private për të nxjerrë naftë/gaz nga nëntoka e Patos-Marinzës.

CRCD, pasi prish kontratën me Bankers fillon vigjilimin e kësaj kompanie në kuadër të punës me rrjetin “Një sy për mjedisin!”. Grumbullimi I informacionit nuk ishte apsak i lehtë dhe shumë pak u mund të grumbullohej, rasti ishte “hermetik”. Kuadri dhe sektori i punës së kompanisë, një kompani e fuqishme ndërkombëtare e cila ndërkohë merret si model nga qeveria përpërgjegjshmërinë sociale, i tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e rrjetit.

CRCD Vlorë edhe pse shumë të motivuar dhe të bashkuar në një rrjet vigjilues kombëtar nuk mund ta merrnin përsipër vigjilencën e Bankers Petrolium. Në këto kushte dhe duke konsideruar që Bankers financohet nga BERZh, qendra EDEN kërkoi ndihmë nga rrjeti rajonal CEE Bankwatch dhe ata u përfshinë në vigjilimin e rastit. Puna e të gjithëve nisi me organizimin e një vizite për grumbullim faktesh (Fact Finding Mission) në zonë.

Këshillë!

faKti që Këshillohet që çështja për vigjilencë duhet të jetë e përmësave të

organizatës nuK do të thotë domosdoshmërisht që organizata nuK mund të

përfshihet apo të ndërrmarrë një cështje me ndiKim Kombëtar apo ndërKombëtar.

Këtë mund ta bëjë duKe ndjeKur një strategji rrejtëzimi dhe bashKëpunimi.

çcështjen që ne Kemi identifiKuar e ndajmë me organizata të tjera më të mëdha dhe

me eKsperienca të mëparshme të rasteve të ngjashme.

Page 25: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

25

Hapi 2: analizojmë tEmatikën

Analiza e tematikës është hapi më i rëndësishëm i të gjithë procesit vigjilues. Në këtë moment ne mësojmë gjithçka që na nevojitet në mënyrë që të shpjegojmë apo diskutojmë në tryeza të ndryshme në lidhje me sfondin dhe historikun e çështjes sonë, të situatës apo kompanisë për të cilën ne jemi të interesuar.

Për të realizuar këtë hap na vjen në ndihmë metoda “Analiza e pemës së problemit” e cila na ndihmon të gjejmë zgjidhjet tona duke hartëzuar anatominë e problemit. Problemi me këtë metodë zbërthehet në pjesë më të menaxhueshme dhe na mundëson që të prioritizojmë më qartë se cilat probleme (nën probleme) janë më të rëndësishëm dhe të arritshëm. Kjo ndihmon që më pas të fokusohemi qartë tek objektivat çka bën më efektive vigjilencën dhe përpjekjet tona për të ndikuar çështjen.

Problemi kryesor vendoset në trungun e pemës. Rrënjët e pemës janë shkaqet e problemit tonë kryesor ndërsa në degët e saj vendosen pasojat që sjell problemi. Problemi kryesor jo domosdoshmërisht përfaqëson çcështjen që ne do ndjekim në vigjilencë. Sikundër kemi përmendur e rëndësishme është që çështja që ne ndjekim të jetë e përmasave që organizata jonë mund ta përballojë dhe të përputhet me misionin dhe parimet e punës së organizatës.

Në rast se ne zgjedhim një problem tjetër për shqyrtim (të vendosur në rrënjët apo degët e pemës) atëherë analiza do të shkojë në detaje më të imta.

Fig. 1: Lidhja e strukturës së pemës me metodën “Analiza e pemës së problemit

PASOJAT

Problemi

Shkaku

Page 26: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

26

Shoqata në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabikrës Titan Burizanë që punon në Fushë Krujë ka realizuar vigjilencën e saj mjedisore mbi veprimtarinë e fabrikës së cimentos TITAN Antea Sh. A. Më poshtë këtë rast po e shtjellojmë si shembull të këtij hapi:

PRIShET EKOSISTEMI LUMOR

RRITET NR. SEMUNDJEVE QE TRANSMETOhEN ME UJIN

SASIA E MADhE E MBETJEVE TE NGURTA

PROBLEMI KRyESOR

PASOJAT

ShKAQET

UJRAT E ZEZA NUK TRAJTOhEN SIPAS STANARDEVE

MUNGOJNE KANALIZIMET

BANORET JO TE NDERGJEGJESUAR

INVESTIM I DOBETKAPITAL

NUK KA PROGRAME TE EM

ULEN TE ARDhURAT NGAPEShKIMI

CILESIA E UJIT TE LUMIT PO PERKEQESOhET

Pasi kemi identifikuar problemin nëpërmjet pemës së problemve shumë thjesht kalojmë në përcaktimin e objektivave të fushatës sonë vigjiluese. Pema e problemeve kthehet në pemën e objektivave në të cilën rrënjët tashmë përfaqësojnë aktivitetet dhe degët përfaqësojnë rezultatet.

Fig. 2: Skema e metodës “Analiza e pemës së problemit”

Page 27: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

27

EKOSISTEMI LUMOR ËShTË I QËNDRUEShËM

RËNIE E SËMUNDJEVE QË TRANSMETOhEN NGA UJI

SASI MINIMALE TË MBETJEVEVE TË NGURTA

OBJEKTIVI KRyESOR

REZULTATET

AKTIVITETET

TRAJTIM I UJRAVE TË ZEZA SIPAS STANARDEVE

KANALIZIME TË RREGULLTA

BANORËT JANË TË NDËRGJEGJËSUAR

INVESTIM NË KAPITALKA PROGRAME TË EM

RRITJE E TË ARDhURAVE NGA PEShKIMI

CILËSIA E UJIT TE LUMIT ËShTË BRENDA NORMAVE TË LEJUARA

Rast studimor – Fabrika e cimentos TITAN Antea Sh.A , Fushë -Krujë

Fabrika TITAN Antea Sh. A ka filluar punën e saj në Shqipëri, Fushë Krujë në vitin 2010 dhe shumë pak nga fillimi i veprimtarisë, rasti është shoqëruar me ankesa të vazh-dueshme të komunitetit për ndotje të ajrit dhe si rrjedhim dëmtim të kulturave bu-jqësore dhe blegtorale në fshatra. Kompania mohonte zërat dhe shpesh adresonte idenë se ankesat duhet të shoqërohen me fakte. Nën këto kushtem, komuniteti, i nx-itur nga shoqata lokale, dhe nëpërmjet pushtetit vendor kërkon nga Instituti i Shën-detit Publik (IShP) të realizohen matjet e cilësisë së ajrit në fshatin Burizanë. Fshati ndodhet shumë pranë Fabrikës.

Raporti i IShP-së nxjerr rezultatet e matjeve 1.5 -2 herë më të larta se normat e lejuara për vendin dhe bënë përgjegjës për këtë situatë kompaninë e cimentos.

www.eden-al.org/media/Rezultatet%20e%20monitorimit%20nga%20IShP.pdf

Fig. 3: Skema se si mund të kalojmë nga pema e problemeve tek pema e objektivave

Page 28: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

28

Organizata lokale fillimisht e nisi ndjekjen e cështjes duke parë si problem ndotjen e ajrit dhe shëndetin e banorëve të zonës me dëshirën për të arritur mbylljen e fabrikës. Antarët e organizatës janë banorë të komunitetit dhe cështja ishte/është shumë sensitive për ta.Gjykimi subjektiv filimisht ishte shumë dominant. Analiza e pemës së problemit e shtroi çështjen në një drejtim tjetër dhe nxori si problematikë kryesore për momentin “Mos zbatueshmëria e standardeve të VNM”. Më poshtë pema e analizës së problemeve për rastin TITAN Antea Sh.A :

9 Raportet e plota të organizatave partnere i gjeni si shtojca të këtij botimi

Fig. 4: Pema e analizës së problemit për rastin TITAN Antea Sh.A

Page 29: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

29

Mbi të gjitha në këtë fazë e rëndësishme është të jemi të qartë për rezultatin përfundimtar që organizata jonë dëshiron të arrijë nëpërmjet fushatës vigjiluese. Ai duhet të jetë në përputhje me misionin e organizatës tonë – dhe e arritshme brenda një afati kohor të dhënë.

Praktikisht këtë metodë mund ta realizojmë edhe duke përdorur një flip chart dhe letrat me ngjyra “post-it” na ndihmojnë për të grupuar shkaqet dhe pasojat sikundër paraqitet në figurën më poshtë.

Fig. 5: Analiza e pemës së problemit në praktikë

Këshillë!

Kjo fazë në praKtiKë duKet faza më paK interesante dhe nuK janë të paKta rastet që

duKet dhe e padobishme. Kjo vjen si rezultat i marrjes jo seriozisht të analizës dhe

mos dediKimit të Kohës së duhur në Këtë fazë. procesi KërKon Kohë dhe përqendrim.

duhet të thellojmë mendimin përtej asaj që duKet hapur apo ideve të para stuhi

dhe të menjëhershme. sa më e detajuar analiza aq më mirë për ecurinë dhe suKsesin

e fushatës sonë vigjiluese. detajimi i pemës së problemit mund të shKojë deri në

pafundësi ose mund të ndalojë diKu dhe të shfaqet si në figurën më poshtë.

Page 30: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

30

Hapi 3: përcaktimi i standardEvE të cilësisë

Pasi të kemi qartësuar problemet dhe shkaqet, hapi jonë i rradhës është të përcaktojmë standardet e cilësisë përkundrejt të cilave duam të vigjilojmë grupin që synojmë. Ky proces është paksa i ndërlikuar por për ti ardhur në ndihmë zakonisht përdorim sa më shumë tregues sasiorë.

Standardet e cilësisë mund të përfshijnë: objektivat e politikave të brendshme, kushtet e një lejeje mjedisore, një grup standartesh ligjore, objektivat ndërkombëtarë, ose kërkesat e një konvente ndërkombëtare. Këto mund të jenë të dobishme nëse objektivat e brendshme janë të dobët dhe/ose të zbatuar keq (sidomos nëse vendi juaj ka marrë angazhime ndërkombëtare përkatëse) – Rasti i TEC Vlorë në tabelën nr. 2. Si shembull standardesh cilësorë mund të konsiderojmë standartet të cilat IFI kërkojnë që të zbatohen nga përfituesit e tyre, për shembull për publikimin e informacionit në lidhje me shpenzimet e grantit apo realizimin e konsultave me publikun për VNM etj.

Pasi të jemi të qartë se cilat standarde cilësie do të masim për vigjilimin e cështjes sonë, organizata do të kemi nevojë të caktojmë shtrirjen e ndërhyrjes dhe/ose aksesin në të dhënat për këto standarde. Në parim, pjesa më e madhe e tyre duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme por nëse nuk janë, ndoshta do na duhet të përgatisim vëzhgimin tonë për të grumbulluar këto të dhëna dhe të ndërrmarim ndonjë proces kërkimi të dhënash.

Fig. 6: Një pemë shumë e detajuar e analizës së problemit

Page 31: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

31

Hapi 4: kërkimi i të dHënavE

Mekanizmat e kërkimit dhe mbledhjes së të dhënave janë të shumta megjithatë organizatat apo personat që punojnë në vigjilencë mjedisore duhet të marrin në konsideratë teknikat e mëposhtme për kërkimin dhe hetimin e tyre:

Zakonisht teknikat më të përdorshme janë dy të parat, megjithatë çfarëdolloj mekanizmi do të përdorim për të mbledhur të dhënat, do të ishte mirë të konsideronim këshillat e mëposhtme, të propozuara nga një guru i famshëm i informacionit në një organizatë ndërkombëtare, në bazë të përvojës së tij në trajtimin e kërkesave për informacion:

Ruajmë një ide të qartë të informacionit që kërkojmë. Përgjithësisht ja vlen koha e harxhuar për formulimin e qartë të cështjeve tona. Një fjalë e urtë thotë “Çfarë do mbjellësh, do korrësh”

TEKNIKAT E MBLEDhJES SË TË DhËNAVE BURIMI I INFORMACIONIT

Kryesisht kërkim në zyrë – marrja e të dhënave zyrtare rapor-timi publik i të cilave kërkohet me ligj (p.sh. statistika mjedisore dhe të dhëna për shkarkimet e ndotësve), nëpërmjet Internetit, raportet e shtypura apo me letër kërkesë.

Shteti

Kryesisht kërkim në zyra – marrja e të dhënave jo-zyrtare raportimi publik i të cilave kërkohet me ligj (p.sh. raporte vjeto-re), ose që nuk kërkohet me ligj që të publikohet por që zakon-isht janë të disponueshme (p.sh. nëpërmjet internetit, broshu-rave të kompanive, pyetësorëve apo intervistave personale, dhe letër kërkesa).

Zakonisht industria private, por mund të përfshijë dhe qeveritë ndërkombëtare/ sekretariatet e konventave/ institucionet ndër-

kombëtare dhe madje shtetërore

Kërkim në terren – kryerja vetë e monitorimit fizik në vendin e identifikuar si problematik (këto të dhëna mund të merren duke realizuar një anketim, intervista, fotografi etj.)

Ju, komuniteti i prekur

Kryesisht kërkim në zyra – mbështetja në ankimim ligjor në rastet kur kërkesat për të dhëna apo informacion refuzohen. (Më mirë të shmangen në një fushatë vigjilence, pasi janë raste tëAnkimimit Ligjor /Advokacia

Shteti

Page 32: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

32

Pasi të kemi grumbulluar të dhënat që kërkojmë, duhet ti japim kohë vetes për të kontrolluar nëse i kemi të gjitha faktet që na nevojiten dhe nëse ato janë të sakta dhe të përditësuara. Duhet të konsiderojmë që nëse nuk e ruajmë informacionin apo nëse nuk e kemi të saktë apo të përditësuar atëherë ne rrezikojmë të humbasim besueshmërinë e publikut por edhe të vetë burimit të informacionit

Me çdo kusht nuk duhet të manipulojmë informacionin që kemi marrë!

Referojmë të dhënat tona, burimin dhe datën kur e kemi marrë, në mënyrë që të sigurojmë legjitimitetin e tij.

Një nga format më të zakonshme të komunikimit zyrtar në kërkimin e informacionit janë letër kërkesat . Një letër kërkesë për informacion duhet të përmbajë disa elementë sikundër janë data dhe numri i protokollit; adresën e marrësit, subjektin, bazën ligjore ku e mbështesim kërkesën tonë, përmbajtjen e kërkesës dhe kontaktet tona. Letër kërkesat shkruhen dhe dorëzohen në letrën me kokë të organizatës të firmosura dhe vulosura.

Nga momenti që ju keni dorëzuar letër kërkesën në një institucion qeveritar, atëherë në bazë të legjislacionit për informim të publikut, kapitulli 2 , duhet të prisni një përgjigje zyrtare (pozitive ose jo) nga institucioni përkatës. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë ju mund të rishkruani një letër të dytë ose të telefononi në institucion dhe të pyesni se çfarë ka ndodhur me letrën tuaj. Kini në mendje se meqënëse vigjilenca është një veprimtari krahasimore, ne kemi nevojë për të dhëna kronologjike.

Kërkimi i të dhënave është një hap që mund të marrë shumë kohë për shkak të afateve kohore dhe mundësive të kufizuara për të pasur akses on line të të dhënave në vend, shpesh edhe mungesës së vetë të dhënave si rezultat i mungesës së arkivimit të tyre ndër vite.

Më poshtë po ilustrojmë një shembull nga puna e rrjetit tonë në lidhje me sa e vështirë dhe sa kohë mund të marrë procesi i marrjes së informacionit në mënyrë zyrtare.

Kujdes!

rendësi të vecantë Ka mënyra e KomuniKimit zyrtar me burimet prej nga synojmë të

marrim informacionin.gjuha e shKruar duhet të jetë shumë e qartë dhe përmbajtja

e KomuniKimit tonë duhet të jetë e drejtë për drejtë dhe pa shumë ujra.

Këshillë!

nuK duhet të shKurajohemi nëse të dhënat që KërKojmë nuK gjenden, pra nuK

eKzistojnë! vigjilenca Ka të bëjë me prodhimin e informacionit dhe njohurive, po aq

sa dhe me administrimin e tij.

Page 33: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

33

Rast studimor – Baxhot në qytetin e Shkodrës

Problematikat mjedisore ne qytetin e Shkodrës janë nga më të ndryshmet dhe AIC Shkodër zgjodhi të monitorojmë ndikimin në mjedis të aktiviteteve të baxhove si një nga sektorët më të zhvilluar në këtë rajon për të cilin përshtypja është se sektori ndot shumë ujrat dhe ajrin në Shkodër. Puna nisi me një baxho e cila ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës. Ajo çfarë “ na vrau syrin” ishte pikërisht fakti që kjo baxho ishtë krijuar brënda një shtëpie private dhe nuk kishte të shënuar asnjë tabelë për të identifikuar që aty ndodhet një fabrikë e përpunimit të qumështit apo emërtimin e saj. Gjithashtu ajo është e ndërtuar në një zonë të mbipopulluar, e rrethuar nga një bllok pallatesh dhe shtëpish private.

Pyetjet që lindën janë:

Këshillë!

mos hezitoni ose të telefononi ose të vizitoni ato Kompani ose institucione që

ju po mendoni të monitoroni. vendosja e tyre në qendër të vëmendjes duKe ju

shpjeguar qëllimet tuaja mund të shKaKtojë entuziazëm dhe mbështetje nga

ana e tyre për nismën tuaj

A ka leje mjedisore kjo baxho?Cilës kategori biznesi i përket dhe cilat kritere mjedisore duhet të përmbushë ?A është i njohur AKU me punimet në këtë biznes dhe cfarë monitorimesh kryen ai?Çfarë mendimi kanë “Kojshijet” në lidhje me veprimtarinë e baxhos pranë banesave të tyre?

Page 34: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

34

Rast studimor – Baxhot në qytetin e Shkodrës – grumbullimi i të dhënave

1.Fillimisht u konsultuam me ligjin e lejeve mjedisore dhe prej aty konstatuam se baxhot janë biznese të trajtimit dhe përpunimit të qumështit subjekt sipas këtij ligji i lejeve mjedisore të kategorisë C 2.Për informacion të mëtejshëm në lidhje me veprimtarinë e baxhos dërguam një letër kërkesë në ARM Shkodër me qëllim marrjen e VNM mbi veprimtrainë e baxhos dhe dokumentacionin përkatës në lidhje me shqyrtimin e lejes mjedisore. 3.Morrëm informacion që sektori i baxhos është gjithashtu objekt monitorimi nga AKU. Nga AKU Shkodër kërkuam me anë të një letër kërkese por edhe nëpërmjet një takimi fizik me Z. Shyqyri Bajraktari raportin e vlerësimeve 2 mujore të shkruara nga baxhot në lidhje me higjenën dhe sigurinë ushqimore të produkteve që baxho prodhon. Arritjet: ARM reagoi menjeherë duke inspektuar zonënduke njoftuar biznesin për nevojën e pajisjes me autorizim mjedisorAKU Shkodër refuzoi haptazi dhënien e këtyre informacioneve 4.Në këto kushte kërkojmë informacionin tonë në mënyrë zyrtare pranë QKL në Tiranë për biznesin Alba Milk në Shkodër. Institucioni shumë shpejt na përgjigjet zyrtarisht se biznesi nuk është i pajisur me leje mjedisore. 5.Nëpërmjet një letre zyratre njoftuam ARM Shkodër në mënyrë që ky institucion të shkonte të informonte biznesin në fjalë për detyrimin e tij ligjor mbi nxjerrjen e lejes mjedisore. 6.Këmbëngulëm me AKU Shkodër duke u paraqitur fizikisht në zyrat e tyre për të marrë më shumë informacion në lidhje me mos përgjigjen zyrtare ndaj kërkesës sonë dhe mbi pyetjet tona mbi veprimtarinë e baxhos. Takuam juristen e institucionit, e cila hodhi poshtë të gjithë bazën ligjore ku ne mbështetëm kërkesën tonë dhe kundërshtoi me ngulm dhënien e informacioneve zyrtare. 7.Me përfundimin e zgjedhjeve qendrore ndërroi adminsitrata publike dhe ne vazhduam të ndjekim çështjen e baxhos. Për këtë realizum një takim me Z. Edmond Tërthorja, drejtori i ri i ARM Shkodër. Shpjeguam situatën me baxhon dhe kërkuam që biznesi të mbahej nën mbikqyrje. Arritjet: ARM Shkodër inspektoi biznesin dhe na njoftoi se baxho nuk punonte më. Ajo ishte e mbyllur. 8.Mbi këtë informacion AIC vendosi të monitorjë tregun e bulmetit në Shkodër dhe faktoi që produktet e kësaj baxhoje vazhdojnë të qendrojnë në treg. Këtë informacion ja komunikum sërish ARM dhe i drejtuam kërkesën që kjo baxho të mbahej nën mbikqyrje. Arritjet: Ditët e para të janarit, Z.Edmond Terthorja, na telefoni duke na njoftuar se subjekti ishtë pajisur me autorizim mjedisor dhe që brenda janarit ai do të spostohej në një zonë të pa banuar në hyrje të Shkodrës.

Page 35: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

35

Rekomandime:

Nëse kërkojmë informacion në lidhje me një subjekt të caktuar (biznes, komapni etj.) duhet të kemi identitetin e plotë të këtij subjekti sikundër ai është regjistruar në QKR apo në zyrën e tatimeve.

Kërkimi i informacionit për bizneset e vogla që punojnë në nivel vendor shpesh është më i vështirë dhe burokratik sesa në rastet e bizneseve më të mëdha apo atyre të financuara p.sh nga bankat e zhvillimit. Arsyeja vjen se shumica e bizneseve të vogla vendore nuk promovohen on-line dhe nuk ekziston informacion i hapur në lidhje me to. Gjithashtu media e shkruar nuk është shumë përkrahëse dhe investiguese e këtyre rasteve dhe ndaj thuajse çdo informacion merret me vizita në terren dhe kërkesa informacioni nëpër institucionet qeveritare.

Mos u stepni nga nisma juaj në rastin se hasni pengesa në komunikimin me institucionet qeveritare (shpesh herë edhe kundërshti dhe kërcënim prej tyre). Ata janë në gabim! Punonjësit e adminsitratës shtetërore në vendin tonë ende nuk i njohin apo nuk i marrin seriozisht detyrimet e tyre për tiu përgjigjur publikut për informim. Ju jeni të mbrojtur nga legjislacioni vendas, ndaj këmbëngulni se do të fitoni dhe do i jepni një mësim të mirë administratës.

Nëse çështja për të cilën po vigjiloni bëhet e qartë vetëm në fund të procesit të grumbullimit të të dhënave mos u demoralizoni. Kjo ndodh shpesh! Tablloja e informacionit plotësohet hap pas hapi dhe mos u ndjeni në turp nëse kërkesat tuaja të para për informacion nuk kanë qenë të lidhura me çështjen tuaj, por ju keni kujtuar kështu, edhe ky është një informacion!

Nuk është e nevojshme të krijojmë armiq gjithkund ose sikundër thotë populli “Nuk prishet njeriu për një fletë qepë!”. Në çdo hap të procesit të vigjilimit mundohuni të jeni një negociator midis palëve të vështira. Kjo ndihmon shumë më shumë procesin dhe rregullimin e situatës sesa atakimi i parregullsive dhe kërkesat ekstreme (përjashto rastet kur ndotja është aq e madhe sa bllokimi i biznesit është zgjidhja e vetme). Në shembullin e mësipërm AIC Shkodër nuk kërkoi mbylljen e biznesit mqs ai nuk kishte autorizim mjedisor, por kërkoi bashkëpunim midis ARM dhe biznesit në lidhje me informimin mbi detyrimet ligjore të tij. Përfundimi ishtë se pas inspektimit dhe informimit biznesi aplikoi për autorizimin mjedisor dhe vendosi të vazhdonte punën e tij jashtë zonës së banimit. Një arritje shumë e madhe falë përqasjes bashkëpunuese dhe frymës pozitive!

Pavarësisht nga rasti që ne ndjekim është mirë që të mbajmë një regjistrim të informacionit që grumbullojmë dhe burimet prej nga e kemi marrë informacionin. Kujtoni gjithmonë që vigjilenca mbështetet në fakte dhe besueshmëria juaj është një faktor i rëndësishëm suksesi. Modele të ruajtjes (arkivimit) të të dhënave janë të shumta. Ju mund të përdorni një model të gatshëm apo të krijoni një model tuajin personal11.

11 Një model për ruajtjen e informacionit të grumbulluar e gjeni si shtojcë të këtij botimi

Page 36: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

36

Hapi 5: vEndosim sE çfarë do të bëjmë mE informacionin që kEmi

Informacioni që kemi grumbulluar përbën “thesarin” e cështjes sonë. Nuk është e rendësishme nëse kemi gjetur pikërisht atë që kërkonim ose jo; nëse informacioni që kemi gjetur na devijon nga mendimi apo hamendësimi ynë fillestar; nëse ide të reja apo një plan i ri duhet menduar sepse nuk kemi mjaftueshëm informacion; nëse aktorët apo grupi ynë i synuar nuk na janë përgjigjur apo shumë prej aktorëve të interesit janë kundërshtarë të çështjes etj. Në këtë moment ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë me të gjitha të dhënat që kemi. Si do ti shfrytëzojmë ato në të mirë të çështjes që po ndjekim dhe si do ta arrijmë këtë gjë?

Janë disa rrugë të cilat mund ti ndjekim në një proces vigjilues:

1) Nuk bëjmë asgjë!

Gjatë kohës që ne jemi në kërkim të informacionit mbi çështjen mjedisore, situata mund të këtë filluar të ndryshojë në drejtimin e duhur dhe midis palëve të prekura ka nisur një proces negocimi. Kjo përqasje është shumë pozitive dhe një vigjilencë e mirë mjedisore duhet gjithmonë që në cdo hap të saj të synojë nxitjen e bisedimeve dhe bashkëpunimeve, pra negociatave.

Rast studimor – Fabrika e lëkurave VIGA ShPK. Berat

Organizata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat” në procesin e kërkimit të të dhënave në lidhje me ndikimin në mjedis dhe komunitet të veprimtarisë së fabrikës së lëkurave, gjatë takimeve me aktorët e prekur vuri re vullnetin e tyre për uljen e mosmarrveshjeve dhe gjetjen e gjuhës së mirëkuptimit. Organizata në këto kushte organizoi një tryezë të rrumbullaktë me pjesmarrje të komunitetit të prekur, administratës së fabrikës, pushtetit vendor dhe aktorë të tjerë si DShP, qytetarë beratas, mjekë etj. Në këtë tryezë komuniteti shtroi kërkesat e tij ndaj fabrikës dhe fabrika pranoi performancën e saj jo të mirë deri tani. Fabrika theksoi se kjo ka ardhur nga kushtet e vështira në të cilat ajo ka nisur punën dhe se si është zhvilluar. Interesi i saj ishte të rritej edhe më tepër dhe të ishte një potencial ekonomik për zonën duke respektuar mjedisin dhe duke u kujdesur për shëndetin e punonjësve dhe banorëve. Asnjë nga palët e prekura nuk synonte mbylljen e fabrikës.

Në këtë takim organizata arriti që të bindte kompaninë, pushtetin vendor, Agjencine Rajonale të Mjedisit dhe Institutin e Shëndetit Publik të nënshkruanin një memorandum mirëkuptimi midis tyre, date 21.11.2013. Kompania në tryezë tregoi mbi planet e saj për zvogelimin në minimum të ndikimit të veprimtarisë së saj në mjedis dhe shëndetin e komunitetit.

Page 37: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

37

2) E përdorim si një levë!

Nëse nga analiza jonë e kuptojmë që ne sado të organizuar të mund të jemi nuk mund të sjellim ndryshimin, atëherë mënyra më e mirë për të përdorur me efikasitet informacionin që kemi është të nxisim vendimarrësit të ndryshojnë politikat, apo adminsitratën e bizneseve ndotëse të ndryshojnë sjellje. Metoda që na shërben në këtë rast është advokimi. Nëse zgjedhim këtë rrugë reagimi, atëherë momenti në process skematizohet më poshtë:

Tab. 3: Momentet kyc në një proces advokimi

Një përkufizim praktik i procesit të advokimit është “Procesi i përdorimit të informacionit në mënyrë strategjike për të ndryshuar politikat që kanë ndikim në jetën e njerëzve” apo dhe më thjeshtë, “Ndryshimi i politikave dhe praktikave”.

Advokimi në vetvete është gjithashtu një process analizimi dhe planifikimi i detajuar, shpegimi i të cilit i tejkalon qëllimet e këtij udhëzuesi, ndaj ne do të trajtojmë vetëm linjën e përgjithshme dhe elemetët kyc të tij.

Analiza e aktorëve të intersit është një element i rendësishëm në vigjilencë i cili mund të zhvillohet në cdo moment pasi kemi zhvilluar analizën e situatës. Për arsye konceptimi dhe lidhjen me advokimin, në këtë udhëzues kemi zgjedhur ta trajtojmë në këtë fazë.

Aktorët e interesit (Palët e interesit) janë individë ose grupe, interesat e të cilëve preken ose mund të preken nga procesi/aksioni ynë, dhe në këtë mënyrë mund të ndikojnë në çështjen tonë. Analiza e aktorëve të interesit është procesi i identifikimit të këtyre individëve apo grupeve. Në palët e interesit mund te përfshihet një gamë e gjerë kategorish duke filluar nga fëmijët e shkollave e deri tek ndërkombetarët.

PRoBleMi zgJidHJA

AdVokiMi

PROBLEMI KRyESOR DhE ShKAQET

ARSyET E ZGJEDhJES SË KËTIJ PROBLEMI

KUSh NDIKOhET NGA Ky PROBLEM?

ZGJIDhJET E MUNDShME TË REKOMANDUARA PERSA I PËRKET ADVOKIMIT

Këto dy cështje i kemi analizuar në dy hapat e parë të vigjilencës

1) Zgjedhim tematikën

2) Analizojmë tematikën e zgjedhur

Për këtë kemi nevojë të realizojmë një analizë të detajuar të aktorëve të interesit

Ky është një element i rendësishëm në advokaci. Nuk mund të nisim një proces advokimi nëse nuk kemi një alternativë zgjidhjeje për problemin që kemi identifikuar dhe ndjekur në vigjilencë.

Page 38: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

38

Rast studimor – TITAN Antea Sh.A

Rrejti vigjilues “Një sy për mjedisin” ka identifikuar aktorët e mëposhtëm si palë të interesuara në rastin e vigjilimit të projektit TITAN Antea Sh.A:

1. Kompanitë investuese

2. Kompanitë e licencuara për kryerjen e monitorimeve të ndikimit në mjedis

3. Financuesit e kompanive: Bankat qe punojnë në vend, IFI

4. Institucionet shteterore: Ministria e Mjedisit: Drejtoria e Kontrrollit, Inspektoriati i Mjedisit, ARM Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizimit Ministria e Shendetësisë: ISHP, DRShP Institucionet Kërkimore Parlamenti Pushteti vendor

5. Institucionet ndërkombëtare:

a. Komuniteti i donatorëve në Shqipëri b. Institucionet ndërkombëtare të ngritura ku mund të adresojmë cështjen tonë

6. Komuniteti i prekur drejtëpërdrejtë dhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi

7. Bizneset lokale

8. OJF: organizatat mjedisore, organizatat lokale, organizatat mjedisore ne rajon, rrjetet e vigjilencës mjedisore

9. Ekspertët: mjedisorë, shëndetësorë, ligjorë, social, ekonomik

10. Media

11. Projektet në zbatim që ndikojnë në cështjen që ne kemi ngritur

Në një analizë të mirëfilltë të palëve të interesit nuk mund të mjaftohemi vetëm me listimin e tyre por zakonisht realizojmë edhe një kategorizim të tyre të cilin ndryshe e quajmë “Harta e aktorëve të interesit”. Ka disa menyra se si kjo mund të realizohet dhe ka disa kritere që mund të përzgjedhim të cilat ne nuk do ti trajtojmë të gjitha në këtë udhëzues. Ne kemi zgjedhur vetëm dy prej tyre dhe po i trajtojmë më poshtë në mënyrë shumë praktike dhe të thjeshtuar për tu vënë në zbatim.

Page 39: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

39

Rast studimor – TITAN Antea Sh.A

Në listën e aktorëve të interesit për rastin e TITAN Antea Sh.A është bërë kjo ndarje por pa i specifikuar aktorët. Ky model kategorizon grupimin ndaj edhe ndodh që për një aktor të ketë më shumë se një pozicionim.

Aktorët e interesit Mbështetës Neutral Kundërshtarë

Kompania investuese + +

Kompanitë e licencuara për kryerjen e monitorimeve të ndikimit në mjedis

Financuesit e kompanive: Bankat qe punojnë në vend, IFI

+

Institucionet shtetërore + +

Institucionet ndërkombëtare + +

Komuniteti i prekur drejtëpërdrejtë +

Qytetarët shqiptarë në përgjithësi +

Bizneset lokale + + +

OJF + +

Ekspertë + +

Media +

Projekte të lidhur me cështjen + + +

1) Analizojmë grupet që kanë interesa direkte dhe jo direkte me çështjen

Është e rendësishme që në të kategorizojme grupet me interesa të drejtë për drejtë me çështjen në ata të cilët mund të ndikohen ose jo por jo në plan të parë. Kjo na ndihmon të orientohemi se ku të fokusojmë më shumë energjitë tona.

2) Përcaktojme/hamendësojmë qendrimin e tyre ndaj çështjes sonë

Qëndrimi i aktorëve ndaj cështjes sonë mund të jetë 1) mbështetës 2) neutral dhe 3) kundërshtarë. Duke bërë këtë kategorizim ne përcaktojmë më mirë strategjinë e përqasjes sonë ndaj secilit aktor dhe ajo cka zakonisht synojmë është që kundërshtarët e çështjes ti bëjmë neutral dhe neutralët ti nxisim që të na përkrahin.

Page 40: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

40

Në analizën e aktorëve të interesit nuk duhet të harrojmë të përfshijëm ata që quhen “Lojtarët Kyc” të cështjes. Këta përfaqësojnë persona publik sikundër janë aktorët, opinionistët, këngëtarët etj. të cilët kanë influencë në publik dhe nëse arrojmë ti përfshijëm në çështjen tonë atëherë do kemi mbështetjen e një publiku më të gjerë dhe rrisim shkallën e ndikimit. Një anlizë më komplekse e aktorëve të intersit, në mënyrë që përqasja jonë ndaj tyre të jetë më efektive, mund të ndiqet duke plotësuar tabelën e mëposhtme:

Tab. 4: Model formati i një analize komplekse të aktorëve të interesit

3) E bëjmë çështjen publike!

Mund të këtë shumë kuptime të kësaj thirrjeje por në rastin tonë nëkupton advokimin në media dhe nisjen e një fushate të fuqishme në mënyrë që të arrijmë një publik sa më të gjerë.

Kjo fazë kërkon një punë të mirëfilltë përgatitore, por shumë të shpejtë, pasi përpara se të dalim në publik duhet të kemi një mesazh shumë të qartë dhe objektiva të mirëpërcaktuara SMART (Simple – të thjeshta; Measurable – të matshme; Achievable – të arritshme; Reliable – të besueshme; Timing – të arritshme në kohë).

Disa nga mënyrat se si mund ta realizojmë advokimin në media janë takimet e hapura, pjesmarrje në emisionet televizive me shikueshmeri të lartë, një raport vigjilues i hedhur në media dhe deri në demostrata.

KATEGORIA AKTORI

INTERESI DhE POZICIONIMI I TIJ PËR çËShTJEN

DETyRAT E TIJ NË çËShTJEN TONË

RREZIQET QË AIM UND TË hASË

hUMBJET NËSE PËRKRAh çËShTJEN TONË

PËRFITIMET E TIJ

LokaleOrganizatë mjedisore

Direkt dhe mbështetës

VigjiluesHumbet partneritete

Humbet imazhinPërmbush objektivat e tij

Page 41: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

41

Kujdes!

vigjilenca mjedisore është një proces me hapa shumë mirë të menduar në të

cilin organizatat që i hyjnë Kësaj valleje duhet të jenë shumë të Kujdesshmë që

në cdo rast të ruajnë besueshmërinë e tyre. demostratat dhe protestat në një

fushatë vigjiluese ruhen si guri i fundit i veprimit, atëherë Kur shihet që nuK

Ka mënyrë tjetër për të arritur objeKtivin. nëpërmjet vigjilencës përparësi i

Kushtohet negocimit të palëve dhe arritjes së rezultateve hap pas hapi.

Këshillë!

media vizive dhe e shKruar duhet të jetë aleati juaj më i mirë përgjatë gjithë

procesit të vigjilencës. është shumë i rendësishëm pasqyrimi në media i gjetjeve

tuaja dhe mesazhit tuaj. megjithatë, Kjo nuK do të thotë që ju për të tërhequr

vëmëndjen e tyre duhët të shtrembëroni apo “modifiKoni” informacionin që

Keni. besueshmëria në publiK është patenta juaj e suKsesit!

Rast studimor – Kurum International – Elbasan

Klubi Ekologjik Elbasan cdo ditë ka qenë në kontakt me shqetësimet e banorëve mbi ndotjen e qytetetit që vjen si shkak e veprimtarisë së Kurum International. Organizata e ka monitoruar fabrikën duke realizuar filmime dhe fotografuar “blozën e zezë” që dilte nga oxhaqet e komanisë. Pasi kanë marrë lejen mjedisore të kompanisë dhe kanë krahasuar kushtet e lejës dhe situatën aktuale të qytetit dhe komunave për rreth, organziata së bashku me komunën Bradashesh dhe banorët e kësaj zone, të irrituar edhe nga neglizhenca e kompanisë për t`iu përgjigjur kërkesave të tyre, nxitën reagime publike deri në protesta dhe bashkëpunuan me median duke e bërë cështjen publike.

Ende nuk ka [asur një kontaktim të mirëfilltë më kompaninë pas këtyre protestave në mënyrë që të marrim vesh nëse kompania ka bërë një ndryshim real apo jo dhe cili ka qenë ky. Megjithatë jemi të lumtur të themi se pas këtyre reagimeve (këtij presioni për kompaninë) situata, për cdo vizitor të Elbasanit por edhe për banorët e këtij qyteti, është përmirësuar dukshëm.

Me avancimin e teknologjisë media sociale po mer një rendësi të pa zëvendësueshme në shpërndarjen e informacionit dhe nxitjen e reagimve publike. Përfaqësoheni çështjen tuaj në një faqe FaceBook dhe përditësoni ecurinë e saj. Diskutoni mbi tema të forta mbi rastin që po vigjiloni në adresën në Tëitter dhe ngarkoni filmimet pikante në You Tube!

Page 42: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

42

Rast studimor – fabrika e lëkurave VIGA ShPK – Berat

Rasti që duket se përfundoi më mirë dhe në një marrëveshjë vullneti për të përmirësuar situatën është rasti i fabrikës së lëkuarave, por ka ende shumë punë për të bërë. Kompania ka bërë disa premtime dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat do vazhdojë vigjilencën e saj në lidhje me përmbushjen e këtyre premtimeve dhe mosneglizhimin e tyre.

Marreveshja e bashkepunimit: www.eden-al.org/media/Memorandum%20Bashkepunimi.pdf

Megjithatë, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së mirë për të nisur dhe vazhduar vigjilencën mjedisore, duhet të ngrejmë në vëmendje se këto inisitaiva kanë një shkallë rrezikshmërie më të lartë se projektet e natyrave të tjera për mbrojtjen e mjedisit. Ky botim nuk do të ishte i plotë nëse nuk do ti përmendim ato.

Ndër rreziqet më të zakonshme mund të përmendim:

Nevojë e lartë për burime njerëzore të gatshëm për tu angazhuar për një kohë të gjatë – sikundër ndoqëm në këtë manual puna vigjiluese nuk përfundon asnjëherë dhe shpesh ajo kalon në një angazhim vullnetar të nismëtarëve.

Në komunitet lokale është shumë më e lehtë të komunikosh me median vizive dhe të shkruar. Ata janë në kërkim të lajmit dhe në gadishmëri për ta publikuar atë. Media sociale nuk mund të jëtë aq e suskesshme në këto komunitete pasi ajo ndiqet vetëm nga një grup moshë e re. Me kalimin kohës kjo gjë do të ndryshojë dhe ju do të fitoni eksperiencën e duhur dhe do jeni të aftë të përshtasni sa më mirë vendit dhe kuvendit bërjen publike të cështjes.

4) Ndërmarrim një veprim zyrtar

Kjo rrugë nënkupton ankimimin në këshillat e ankimimit kombëtar apo ndërkombëtar deri në ankimin gjyqësor.

Hapi 6: vazHdojmë vigjilimin për një koHë të gjatë

Vigjilenca mjedisore nuk duhet të përfundojë më arritjen e një marrveshjeje, me fitim e një fushatë advokuese apo me fitimin e një rasti në gjyqësor. Në rast se komanitë, bizneset apo adminsitrata shtetërore janë të ndërgjegjshëm që ne poi vigjilojmë gjërat shkojnë vaj, por nëse ne ndalojmë atëherë ka shumë gjasa që situata të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Page 43: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

43

Kërcënimet – kjo është e frikshme por ndodh. Vigjiluesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të jenë të besueshëm (rregulli i artë në vigjilencë) dhe duhet të vlerësojnë shumë mirë rrezikun në nivel përsonal përpara se ta ngrejnë cështjen në publik. Mbit ë gjitha duhet të krijojnë aleancat e duhura dhe shumë të fuqishme me mekanizmat ndërkombëtarë.

Shpenzime të paparasihkueshme – cdo hap i vigjilencës edhe pse ka një linjë logjike është i paparashikueshëm në varësi të gjetjeve tona. Në këtë mënyrë aktivitetet e ndërmarra mund të dalin menjëherë dhe të pa planifikuara.

Rastet e hedhura në gjyqësor zgjaten dhe shpesh mund të mos përfundojnë pozitivisht – fatkeqësisht është e vërtetë ndaj akoma më shumë sugjerojmë që cështja e vigjiluar të zgjidhet pa qenë nevoja për gjyqësorin.

Page 44: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

44

liTeRATuRA

sHToJcA

Fushatbërja e efektshme – si të organizojmë një fushatë të suksesshme mjediore – manual I përgatitur për OJF-të nga Milieukontakt.

Manual për Pjesëmarrjen e Publikut në Vendimmarrjen Mjedisore – Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Watchdogging ; Ivona Malbasic, Universiteti i Evropës Qendrore dhe Merita Mansaku, EDEN, Shqipëri

http://dictionary.reference.com/browse/watch+dogginghttp://www.mjedisisot.info/re-vista/MjedisiSot132.pdf

http://www.cpc.unc.edu/measure/training/materials/basic-me-concepts-portuguese/problem_tree.pdf

http://www.who.int/workforcealliance/knowledge/toolkit/33.pdf

I. MODEL I hARTIMIT TË NJË LËTËR KËRKESE

II. RAPORTET E ORGANIZATAVE PARTNERE TË RRJETIT PËR PUNËN E TyRE PËRGJATË VITIT TË PARE

Page 45: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

45

Drejtuar Z. Fatmir Mediu Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Adnibistrinit të Ujërave

Lënda: Kërkesë për dhënie informacioni rreth projektit të Rrugës së Arbrit

Baza ligjore: - nenet 23, 48 dhe 56 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.- nenet 51 - 55 te Kodit të Procedurave Administrative.- ligji nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çeshtjet e mjedisit” (Konventa e Aarhus-it).- ligji Nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”.- ligji nr. 8503, 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”.

I nderuar Z.. Mediu,

qendra mjedisore EDEN është një organizatë mjedisore, jo qeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.

Së fundmi në qëndër të vëmendjes ka qënë Rruga e Arbrit për segmentin Ura e Branit-tuneli i Qafë Murrizës. Nga vëzhgimet që kemi kryer punimet në këtë zonë kanë filluar duke shkaktuar dëme të rënda natyrore të pallogaritshme, si psh kanionet e Tiranës.Nga verifikimi i lejeve mjedisore në faqen elektronike të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, nuk na rezultoi që të jetë dhënë një leje mjedisore për këtë aks rruge.

Për sa më sipër ne kerkojme një informacion nga ana juaj ne lidhje me: Pajisjen ose jo të këtij projekti me lejen mjedisore dhe respektimin e të drejtave të publikut për tu informuar në lidhje me këtë projekt.

Do t’ju luteshim që përgjigjen e kërkesës së paraqitur të na e ktheni në adresën : Rr. Luigj gurakuqi” pall. 12B, Ap. 15 Tiranë, Shqipëri ose në adresën e e-mailit: [email protected]

Me respekt,Lira Hakani

Koordinator për informimin dhe pjesëmarrjen publikeQëndra EDEN

 

Tiranë, më 3/10/2011Nr. Prot 56/ 2011

I. Model i hartimit të një lëtër kërkese

Page 46: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

46

II. Raportet e organizatave partnere të rrjetit për punën e tyre përgjatë vitit të parë

KLUBI EKOLOGJIK, ELBASAN

Nje pershkrim i shkurter i organizates

Klubi Ekologjik Elbasan u themelua ne vitin 1995 si organizate mjedisore qe interesohet per ruajtjen e burimeve natyrore si pyjet kullotat, si nje trashegimi e çmuar dhe e pazevendesueshme, mjedisin urban dhe industrial nga ndotja, per nje zhvillim te qendrueshem. Ka nje antaresi ekspertesh nga me te ndryshmit si inxhiniere, mjeke, agronome, gazetare, arsimtare, etj qe shkon deri 30 vete si dhe vullnetare midis te cileve nxenes te shkollave te mesme, studente dhe aktiviste shoqerore qe jane te apasionuar pas mjedisit, gjithsej rreth 100 pjesmarres.

Shoqata jone nder çeshtjet prioritare ka edukimin mjedisor, çeshtjet e mbetjeve, mbrojtjen e natyres, ekoturizmin, biodiversitetin, hartimin e politikave mjedisore, pyjet, ujin, cilesine e ajrit dhe te ujit, mbrojtjen e kafsheve te egra, ndryshimet klimatike, energjine, mbrojtjen e konsumatorit, etj. Per keto tematika ka zbatuar rreth 16 projekte deri tani.

Problematika qe u vigjilua

Projekti yne eshte “Se bashku nje sy per mjedisin” dhe po e zbatojme ne operatorin “Kurum International” ne Elbasan. Ky projekt u zgjodh pasi paraqet shqetsim per qytetin e Elbasanit dhe rajonin rreth tij per ndotjen industriale, si pasoje e te ciles shkaktohen shume semundje, jo vetem ne shendetin e popullsise por edhe tek kafshet dhe bimet, sidomos pyjet, tek te cilet ndikon ne renien e rritjes vjetore te biomases. Nder problematikat kryesore qe verejtem nga vezhgimet e shpeshta radhisim: mosfunksionimin e filtrave, perdorimin e solarit per djegie qe nuk figuron ne lejen mjedisore, nivelet e larta te gazeve, tymit, blozes. Nje problem perben mosinformimi i publikut per ndotjen ose paralajmerimi per shtimin e saj ne raste kur tejkalohen normat, mungesa e monitorimit alternativ per pastertine e ajrit, mungesa totale per monitorimin e ujrave qe shkarkohen ne lumin Shkumbin dhe ndotin gjithe rajonin deri ne det etj.

çfare hapash u ndoqën

Per zbatimin e projektit u ndoqen keto hapa: u ngrit grupi i punes per vezhgimin e proceseve te aktivitetit te operatorit “Kurum International”, u kontaktuan personat pergjegjes si shefi i mardhenieve me publikun, eksperti i ruajtjes se mjedisit te operatorit deri tek drejtori. Ju kerkua atyre te na japin lejen mjedisore per t’u njohur me detyrat qe kane per mbrojtjen e mjedisit. Veshtiresia ishte se ata nuk pranuan fillimisht te bashkpunonin me ne per dhenie informacioni mjedisor. Hapi tjeter qe beme ne ishte kerkimi i ndihmes nga QKL dhe ARM e Qarkut. Pas shume peripecive arritem te marrim nje kopje te Lejes Mjedisore, e cila na ndihmoi shume per te organizuar punen me mediat per sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e publikut dhe te gjithe aktoreve dhe faktoreve te qeverisjes vendore dhe qendrore por dhe te vete komunitetit per te bere presion per ndryshimin e gjendjes. Me anen e artikujve ne gazeta lokale dhe qendrore, me anen e

Page 47: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

47

intervistave, bisedave, kronikave televizive etj ne shume televizione, me filmimime, diten dhe naten arritem te ndikojme mbi keta faktore duke ndikuar tek vete operatori qe te ule ndotjen duke vendosur filtrat gjate gjithe kohes, pa nderprerje, per nje kohe me te gjate. Nderkohe kerkuam nga ARM te shpeshtoje kontrollet, te penalizoje shkaktaret e ndotjes, te kerkoje monitorime te rregullta dhe alternative, gje qe u bene realitet. Arritem te marrim jo vetem te dhenat per pastertine e ajrit çdo tre muaj por edhe te na ftojne dhe kemi marre pjese edhe ne monitorimet e perbashketa me eksperte, sebashku me ARM-n, pra krijuam nje praktike te re te papare ndonje here me pare ne kete operator. Megjithate ecuria e ndotjes duhet ndjekur me tej ne te ardhmen, sidomos monitorimi dhe trajtimi i ujrave dhe llumrave para se te derdhen ne lumin Shkumbin etj.

Arritjet dhe mosarritjet e vigjilences suaj

Arritjet

Nder arritjet veçojme: Marrja e lejes mjedisore te “Kurum International”, marrja e te dhenave per gjendjen e pastertise se ajrit çdo tre muaj, pjesmarrja ne monitorimet e perbashketa, lehtesia per komunikimin me publikun duke i informuar per gjendjen e mjedisit industrial, nje permiresim i dialogut me drejtuesit e Kurum-it, partneritet me ARM-n e Qarkut Elbasan dhe me QKL-n. Nje arritje e madhe ishte krijimi i nje klime bashkpunimi me pushtetin vendor si Keshilli i Qarkut, qe na ka mbeshtetur vazhdimisht, Bashkia Elbasan, Komuna Bradashesh dhe dashamiret e mjedisit. Nje arritje e madhe ishte bashkpunimi shembullor me median e shkruar dhe elektronike per informimin e ndergjegjesimin e publikut dhe nxitjen e tij per te bere presion mbi operatoret ndotes te mjedisit me ane protestash.Te gjitha keto ndikuan per uljen e ndotjes industriale duke perdorur filtrat dhe duke shmangur lendet djegese te ndaluara ne lejen mjedisore, pra per nje permiresim ne zbatimin e ligjit dhe te rregullave te parashikuara ne to. Te gjitha aktivitetet e parashikuara ne projekt Klubi Ekologjik Elbasan i zbatoi ne kohen e duhur.

Page 48: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

48

“MBROJTJA E MJEDISIT NATyROR BERAT”

Një përshkrim i shkurtër i organizatës

Shoqata jonë është krijuar në Maj 2000 si një organizatë jofitimprurëse , mjedisore e së fundmi edhe karakter social (me përmirësimet e reja në status). Puna e saj ka konsistuar në ndërgjegjesimin e të rinjve e të rejave karshi mjedisit, në edukimin mjedisor, në përmirësimin e hapësirave të gjelbra e të kulturuara për popullatën, në sensibilizimin e popullatës karshi vlerave natyrore, kulturore e qytetare të qytetarisë beratase e më gjerë. Së fundmi, duke dashur të jemi promotor i vlerave pozitive e raporteve të mira midis biznesit e natyrës, morrëm pjesë në projektin e monitorimit, jo më si shoqatë, por si Rrjet Mjedisor- Rrjeti i Vigjilencës.

Problematika që u vigjilua

“Bizneset në Berat- potencial zhvillimi apo më shumë ndotje për qytetin?”- Ky ishte titulli i projektit tonë në Berat.

Duke dashur që vlerat mjedisore të dilnin më në pah edhe për sytë e biznesmenëve berates, duke dashur që edhe vetë të ndiheshim një zë më i fortë si Shoqatë, duke dashur të bënim bashkë nevojën qytetare për të jetuar cilësisht me pushtetin local, duke dashur t i bashkoheshim nismave Kombëtare e Nderkombëtare në ndihmë të vlerave mjedisore, duke parë se komuniteti priste më shumë edhe nga bizneset për të përcjellë zërin e tyre, nevojat e tyre, ne morëm përsipër të monitoronim fabrikën e lëkurave në Berat “Viga sh.pk”.

Kjo fabrikë është ndërtuar shumë pranë zonave të banuara, e në të punojnë prej vitesh njerëz punëtorë. Monitorimi prej DRSSH në Berat, mbartte mjaft problematika ndotëse për popullatën. Një pjesë e fabrikës nuk kishte as leje ndërtimi në themelet e saj; sistemi i ajrimit të brendshëm mungonte; djegia e solarit emetonte në ambjentin përreth mjaft gaze helmuese për popullatën; punëtorët që punonin në të, nuk kishin qoftë edhe kartela mjekësore, e jo më kontroll mjekësor. Ankesat e popullatës nuk ishin dëgjuar, as marrë në konsideratë.

çfarë hapash u ndoqën

Pasi kishim përcaktuar objektivin tonë që do të monitoronim, u ngrit …grupi i punës: një mjek, një inxhinier mjedisi dhe një jurist.

Fusha e veprimit ishte: Zbatimi i legjislacionit mjedisor në këtë fabrikë lëkure.

Faza e pare: Nisi studimi hulumtues, duke njohur ecurinë e punës në fabrikë, ambjentet e saj, teknologjinë e përdorur, punën e njerëzve brenda në fabrikë.

Faza e dytë u shoqërua me mbledhjen e të dhënave në komunitet. Metodologjia e përdorur ishte vëzhgimi pjesëmarrës, pyetësori i hartuar në bashkëpunim me Rrjetin e Vigjilencës, i cili na njohu me popullatën e problematikën e saj, sikurse edhe intervistat me

Page 49: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

49

njerëzit në Uznovë, në mënyrë krejt rastësore.

Gjithashtu të dhënat e pushtetit vendor, DRSHP-së, të dhënat e vetë biznesit për shkallën e ndotjes në ambjent, studimi i VNM-së së fabrikës ndihmoi në njohjen e situatë e mbledhjen e të dhënave shumë të rëndësishme për ne. Nga kjo njohje u përpiluan edhe problematikat që do të shtroheshin për zgjidhje e kulmuan në tryezën e rrumbullakët, me qellim ndërveprues të planifikuar nga Shoqata. Kjo tryezë u mbajt më 21 Nëntor 2013, në Hotel “Tomorri”- Berat.

Nga Maji deri në Dhjetor 2013, ne patëm realizime, por dhe vështirësitë nuk ishin të pakëta:

Përballja me biznesin, në dobi të mjedisit nuk ishte e lehtë, pasi përballja me të përbën një sfidë për Shoqërinë Civile.

Pushteti lokal ishte relativisht apatik (periudha e nderrimit të njerëzve, pas fushate).

Mungesa e mjeteve dhe mekanizmave të punës, në Agjensitë Rajonale të Mjedisit në Berat.

Punëtorët që punonin për biznesin, nuk paraqitnin të vërtetën e kushteve në fabrikë (vihej re një mekanizëm mbrojtjeje dhe mungesë e sensibilizimit shëndetsor).

Mungesa e fondeve financiare për analizim të mostrave apo për të terhequr rreth vetes një ekspert kimist, apo më shumë njerëz të specializuar.

ARRITJET DhE MOSARRITJET E VIGJILENCËS SUAJ

1. Arritjet

Në këtë vigjilencë dy pika kanë qenë më të theksuara për ne:

1) Ndotja mjedisore dhe 2) Shëndeti e kujdesi shëndetësor.

Në fushën e parë u arrit që biznesi të investojë në përmirësim të ndërrimit të teknologjive. U zëvendësua lënda e parë: Solari me Gazin djegës (metani). Kjo u realizua nga blerja e nje bruciatori dhe nje sistemi të tërë paisjesh që furnizojnë fabrikën me lëndën e parë. Në këtë mënyrë është në proçes reduktimi i ndjeshëm në ambjentet e jashtme sasia e gazeve të helmëta, duke u përmbushur edhe një premtim nga ana e biznesit, që doli nga tryeza e rrumbullakët.

Në fushën e dytë, u arrit një investim i brendshëm prej 350 000 lekësh në ambjentet e brendshme të fabrikës, për ajrosjen e punëtorëve që punojnë në të.

Gjithashtu biznesit iu kërkua që çdo punëtori t’i bëhej kartela mjekësore, e të futeshin nën kontroll të detyrueshëm mjekësor çdo 6 muaj kalendarik.

1.

2.

3.

4.

5.

Page 50: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

50

Gjithashtu marrja e nje doze qumështi si antidote, ishte një premtim nga ana e tyre.

Përsa i përket përmirësimit të Shoqatës sonë, tashmë ne ishim të bashkuar në një Rrjet që kishte të njëjtat objektiva e organizonte punën së bashku, për të patur rezultate Kombëtare e locale.Prania jonë tek pushteti lokal, ARM, emisione televizive etj, ishte një forcim e një domethënie e domosdoshme për punën tonë si Shoqëri Civile.

Ne u munduam të sjellim në vëmendje të qytetarëve berates, një nivel të ri ndërveprues dhe komunikues midis komunitetit , faktorëve lokalë e shoqërisë Civile lidhur me situatat mjedisore për gjetje e zgjidhjeve më afatgjata dhe më të efekshme(Marrëveshja që doli nga tryeza e rrumbullakët).

Sjellja e zërit të qytetarëve dhe popullatës përreth fabrikës, tek pushteti lokal, media e shkruar dhe vizive, ishte një vlerë për organizatën tonë.

2. Mosarritjet

Përsa i përket mosarritjeve tona në lidhje me punën tonë, organizimi më i mirë i debatit të pushtetit vendor, biznesit dhe shoqerisë civile, mund të ishte më përfaqësues po të ishte mbajtur në lagjen e Uznovës sic ne e menduam në fillim (por e ndryshuam për arësye teknike).

Përdorimi i mediave lokale edhe më fort, duhet të ishte në një nivel më të lartë përfaqësie.Bashkëpunimi e impenjimi me përfqësuesit e pushtetit lokal, duhet të ishte edhe me i shpeshtë e më rezultativ. Me sa duket kjo pati lidhje edhe me ndikimet ne periudhën e fushatës elektorale ne individe dhe qendrime te caktuara.

Page 51: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

51

QENDRA E INFORMACIONIT AARhUS ShKODËR

Një përshkrim i shkurtër i organizatës

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër u krijua në 2006 si strukturë mbështetëse e Ministrisë së Mjedisit për ti ofruar mbështetje pushtetit vendor dhe lokal në zonën veriore të Shqipërisë për implementimin e Konventës së Aarhusit dhe të legjislacionit mjedisor shqiptar. Misioni ynë ka qënë, gjithnjë, të veprojmë si një ndërlidhës neutral drejt dialogut ndërmjet komunitetit, NJQV, bizneseve, shoqërisë civile për çështje të mjedisit duke mundësuar informimin, pjesëmarrjen dhe ankimimin e publikut për çështje të mjedisit; duke mbështetur institucionet përgjegjëse për mjedisin dhe veprimtaritë e OJF-ve të tjera mjedisore; duke sensibilizuar dhe edukuar komunitetin në mbrojtje të mjedisit; duke rritur kapacitetet e aktorëve të ndryshëm institucionalë, privatë dhe civilë dhe duke vigjiluar situata mjedisore shqetësuese me qëllim përmirësimin e tyre.

Problematika që u vigjilua

Problematikat mjedisore ne qytetin e Shkodres janë nga më të ndryshmet dhe në projektin “Një sy për mjedisin ne zgjodhëm të monitorojmë ndikimin në mjedis të aktiviteteve të baxhove si një nga sektorët më të zhvilluar në këtë rajon dhe i cili njihet nga te gjithë për ndotjen e ujrave dhe të ajrit. AIC Shkodër vendosi të monitorojë, pikë së pari, një baxho e cila ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, e ndërtuar në një zonë të mbipopulluar, e rrethuar nga një bllok pallatesh dhe shtësish private. Ajo çfarë “ na vrau syrin” ishte pikërisht fakti që kjo baxho ishtë krijuar brënda një subjekti privat (një shtëpie private) dhe nuk kishte të shënuar asnjë tabelë për të identifikuar që aty ndodhet një fabrikë e përpunimit të qumështit apo emërtimin e saj.

çfarë hapash u ndoqën

Për të vigjiluar mbi këtë fabrikë, AIC Shkodër ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti Agjensinë Rajonale Mjedisore të Shkodrës (ARM) për të kërkuar shqyrtimin e dokumentacionit të lejes mjedisore dhe vlerësimin e ndikimit në mjedis të saj. Gjithashtu, duke qënë se sektori i baxhove është subjekt i monitorimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ne i jemi drejtuar njëkohësisht fizikisht edhe këtij të fundit në qytetin e Shkodrës për të kërkuar vlerësimet dy mujore që ato realizojnë në lidhje me higjienën dhe sigurinë ushqimore të produkteve që ato prodhojnë. Por rezultatet e kërkesave tona nuk ishin të menjëhershme dhe pozitive. ARM Shkodër pati një zvarritje të lartë në dhënien e përgjigjes ashtu si dhe AKU Shkodër refuzoi haptazi dhënien e këtyre informacioneve duke shkelur në këtë mënyrë, të dyja palët legjislacionin shqiptar lidhur me të drejtën e informimit të publikut për dokumenta zyrtarë.

Në këto kushte, AIC Shkodër ka kontaktuar në formë zyrtare Ministrinë e Mjedisit për kërkimin e lejes mjedisore dhe te vlerësimit të ndikimit në mjedis te kësaj fabrike. Po ashtu, përgatitëm një letër zyrtare me të gjithë bazën legjislacionale e cila na jep të drejtën e marrjes së informacionit mjedisor drejtuar AKU-së Shkodër. Nga Ministria e Mjedisit përgjigjia nuk vonoi por megjithatë ato na informuan që ato nuk zotëronin asnjë informacion lidhur me këtë kompani. Kështu që hapi tjetër që ndërmorrëm ishte kërkimi

Page 52: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

52

i këtij informacioni në formë zyrtare pranë QKL-së Tiranë. Kjo e fundit, shumë shpejt na informoi me anë të një letre po zyrtare që subjekti në fjalë nuk kishte aspak leje mjedisore. Ndërkohë, nuk morrëm asnjë përgjigje nga AKU Shkodër. Për këtë arsye, AIC Shkodër realizoi një takim tjetër pranë këtij institucioni për të kuptuar përse nuk kishim marrë ende përgjigje pasi kërkesa kishte kohë që iu ishte drejtuar. Ne u takuam pikërisht me juristen e këtij institucioni e cila hodhi poshte të gjithë bazën ligjore që ne kishim prezantuar për marrjen e informacionit mjedisor dhe kundërshtoi me ngulm dhënien e informacioneve zyrtare që ne po kërkonim. Ndoshta, ironi e fatit…?!

Të ndodhur përpara këtyre fakteve, AIC Shkodër nuk u demoralizua por lajmëroi ARM-në Shkodër që ky subjekt nuk kishte leje mjedisore dhe se duheshin marrë masa nga ana tyre për të informuar subjektin në fjalë për detyrimin e tij ligjor për nxjerrjen e lejes mjedisore. Sigurisht që periudha e monitorimit u tejzgjat për shkak të këtyre zvarritjeve në mbedhjen e informacionit dhe duhej konsideruar fakti që ndërrimi i regjimit politik dhe ndryshimet në këto drejtori solli një neglizhencë në përgjigje të kërkesave tona. Me emërimin e drejtorit të ARM-së Shkodër, ne kërkuam një takim me atë me qëllim që të prezantoheshim dhe ti parashtronim problematikën tonë. Fryma e tij bashkëpunuese bëri të mundur inspektimin e kësaj fabrike nga ana e inspektorëve të ARM-së Shkodër por për çudi, rezultoi që aktiviteti i kësaj fabrike ishte i mbydhur atëherë që pruduktet e saj vazhdonin të shiteshin ne tregun shkodran. Nuk u dorëzuam sërish, dhe i kërkuam ARM-së Shkodër të mbajë nën mbikqyrje këtë fabrikë dhe në ditët e para të janarit nga vetë drejtori i ARM-së Shkodër u lajmëruam telefonikisht që subjekti kishte marrë autorizim mjedisor dhe që brënda janarit aktiviteti i tij do të spostohej në hyrje të Shkodrës në një zonë të pabanuar. Sigurisht, në ditët në vijim ngelet që ne t’i kërkojmë sërish Arm-së Shkodër shikimin e këtij autorizimi, të verifikojmë që premtimet e këtij biznesi të mbahen dhe të kërkojmë vlerësimet e monitorimeve të realizuara nga AKU Shkodër.

ARRITJET DhE MOSARRITJET E VIGJILENCËS SUAJ

3. Arritjet

Me anë të këtij aktiviteti monitorues, ne arritëm të merrnim informacion lidhur me lejen mjedisore të kësaj fabrike qumështi,Ne i treguam autoriteteve përgjegjëse për mjedisin që ne e njohim ligjin dhe në bazë të tij kërkojmë plotësimin e të drejtave tona, Ne si organizatë fituam edhe më shumë eksperiencë në fushën e vigjilencës mjedisore në praktikë,Mundësuam mobilizimin e ARM-së Shkodër në kryerjen e detyrimeve të saj dhe kontribuuam në mirëfunksionimin e përgjegjësive të saj. Dhe, së fundmi, dhe më e rëndësishmja, biznesi në fjalë ka nxjerrë një autorizim mjedisor ashtu si dhe brënda janarit do të realizojë spostimin e aktivitetit të tij në periferi të qytetit të Shkodrës në një zonë jo të banuar.

Page 53: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

53

2. Mosarritjet

Gjatë këtij proçesi vigjilues ne nuk arritëm të dispononim dokumentin zyrtar të monitorimeve të realizuara nga AKU Shkodër lidhur me kushtet higjieno-sanitare të produkteve që prodhon kjo fabrikë,

Patëm një humbje kohe të konsiderueshme në marrjen e informacioneve të tjera lidhur me këtë kompani,

Për shkak të proçedurave të tejzgjatura dhe mungesës së përgjigjeve nga ana e institucioneve përgjegjëse ne nuk arritëm të monitoronim aktivitetet e baxhove të tjera që ndodhen në rrethin e Shkodrës.

Page 54: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

54

QENDRA PËR KËRKIM BAShKËPUNIM DhE ZhVILLIM (CRCD)

Një përshkrim i shkurtër i organizatës

Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në Qershor 2008. Sipas vizionit të saj, CRCD synon të veprojë si burim konsultativ e ndërtues kapacitetesh për praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovues i mirëqeverisjes, pjesëmarrjes e aktivizimit qytetare dhe bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile .

Ne punojmë për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme. Kjo do të thotë se qëndrueshmëria është në qendër të punës sonë: qëndrueshmëri mjedisore për shkak se së fundmi janë ekosistemet natyrore që ruajnë kapacitetin e botës ku jetojmë për të mbështetur shoqërinë njerëzore; qëndrueshmëri sociale dhe institucionale, sepse kjo sjell komunitete të qëndrueshme dhe elastike, ku përfshirja është rregull dhe jo përjashtim ; qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare për shkak të sigurisë afatgjatë që kjo përmban për ofrimin e shërbimeve, punësimit dhe mirëqenies sociale .

Problematika që u vigjilua ( Titulli i projektit që po monitorini, pse filluat të monitoronit këtë projekt, cilat ishin problematikat kryesore që vërejtët )

1. QyTETI VLORË

Dikur në Vlorë vetëm dy ngjyra kombinoheshin aq bukur.... e kaltra e detit dhe e gjelbra e pemëve nën kurorën e diellit....

Por sot, pas zhvillimeve urbane të viteve të fundit kudo në Shqipëri dhe në qytetin e Vlorës është vështirë të bësh krahasime pa ndier keqardhje.

Transparenca dhe zbatimi i lejeve mjedisore në Bashkinë Vlorë dhe vlerësimi i situatës në lidhje me evoluimin e procesit të urbanizimit përgjatë 2012- 2013 ishin fokusi kryesor i punës. Konkretisht, gjendja aktuale e fotografuar në terren në lidhje me ndërtimet e reja si dhe puna e Bashkisë Vlorë në zbatimin e Ligjit për Planifikimin e Territorit Nr.10119 dt 23/04/2009 dhe aktet e tjera normative të lidhura me të.

CRCD nën mbështetjen e Projektit “Një sy për Mjedisin” mori angazhimin të monitorojë pikërisht këto ndryshime të ditëpasditëshme për t`u njohur e informuar me procesin e realizuar të dhënies së Lejeve të Ndërtimit si dhe zbatueshmërine me përpikmeri të lejeve mjedisore të dhëna.

Ne kemi veNdosur t i dedikohemi Një shoqërie

të zhvilluar dhe të qeNdrueshme ku barazia

dhe drejtësia jaNë baza e harmoNisë diNamike

mes Njerëzve, duke respektuar dhe i shërbyer

Njëri-tjetrit dhe mjedisit ku jetojmë.

drejt Një shoqërie të qëNdrueshme

Page 55: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

55

Pse kjo zgjedhje nga ana jonë?! Ka një konsensus të gjerë qytetar që ekziston një babëzi për shkatërrimin e organizuar jo vetëm të pjesës së bregut të detit por së fundmi dhe të pjesëve të gjelbërta të mbetura në qytet dhe zëvendësimin e tyre me godina të larta të cilat u marrin frymën objekteve ekzistuese. Në përgjithësi të gjitha objektet e reja shoqërohen me zënie territoresh publike, me pengesa apo mos marrje parasysh të krijimit të korridoreve mjedisore dhe me një shkatërrim të infrastruktures rrugore e cila nuk riparohet më pas.

Ndonëse qyteti ka disa plane urbanistike pjesore që bëhen publike përciptasi por dhe së fundmi një plan i hartuar me specialistë të huaj dhe vendas. Por kemi mësuar se akoma edhe sot ky plan nuk është miratuar pasi formalisht duhet që të përshtatet me formën dhe përmbajtjen e dokumentacionit sipas ligjit “Per Planifikimin e Territorit, Nr. 10119 Dt. 23.04.2009”. Pas hyrjes së plotë në fuqi të ligjit në vitin 2011, normalisht në territorin në administrim të Bashkisë Vlorë nuk duhet që të bëhej asnjë ndërtim i ri deri në miratimin e Planit të Përgjithshem Vendor, PPV dhe me pas Planeve të Detajuara Vendore, PDV.

Por mesa duket deri në shtator 2013 qyteti vazhdonte të ishte “një kantjer ndërtimi” madje dhe në zona të tilla si lulishte apo oborre shkollash.

Për të mësuar më tepër dy institucionet ku menduam të bashkëpunonim e kërkonim informacion ishin Bashkia Vlorë dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit Vlorë. Kjo e fundit, për të na bërë transparente raportet e monitorimit në fazën përmbyllese të investimeve të objekteve civile.

2. ZONA PATOS- MARINZË

Vigjilenca mjedisore në zonën naftë-mbajtëse të Patos –Marinëz (Bankers Petroleum Ltd).

Zona e Patos-Marinzës është ndër fushat naftëmbajtëse kryesore dhe Patosi është kryeqendra e industrisë së nxjerrjes së naftës në Shqipëri që prej vitit 1949. Zona naftëmbajtese Patos – Marinzë ka një sipërfaqe rreth 198 km2 dhe përfshin rreth 3 Bashki e 14 Komuna. Që prej vitit 2004, sipas VKM Nr.477 date 16/07/2004, ”Për miratimin e marrëveshjes së zhvillimit dhe prodhimit të Hidrokarbureve në burimet e Patos-Marinzës”, pjesërisht në këtë zonë operon Kompania Kanadeze Bankers Petrolium Ltd e cila ka një shtrirje të gjerë në pothuajse 30 fshatra.

CRCD ka qenë edhe me parë në këtë zone e thirrur për të bërë propozime si dhe kryer shërbime për komunitetin nga Kompania Bankers Petroleum Ldt. Por sikurse dhe është paraqitur vakët në media, ka një shqetësim permanent të banorëve në këtë zonë. Shqetësimet janë të natyrave të ndryshme që sipas tyre janë pasojë e mënyrës dhe metodave që aplikohen nga ana e kompanisë private për të nxjerrë naftë/gaz nga nëntoka e Patos-Marinzës (injektimi i solucioneve me presion në puset e naftes si dhe shfrytëzimin e shtresave pa kritere si në sasi ashtu edhe kohë të vazhdueshme). Ky është edhe shkaku që sipas tyre ka sjellë pasojat e pa ndreqshme në zone si në mjedis ashtu edhe fenomene të tërmeteve lokale deri edhe në dëmtimin e shtëpive të tyre nga ana strukturore. Në fakt

Page 56: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

56

thuhet se ka një studim dhe raport përkatës (Raporti i Institutit të Gjeofizikes, raport i përfolur por jo i bërë publik nga ky institucion) i cili deklaron se zona është e prekur nga lëkundjet sizmike natyrore dhe që s’kanë të bëjnë me aktivitetin e Bankers Petrolium).

Megjithatë ajo që na motivon më shumë është fakti se me qëllim zvogëlimin dhe zbutjen e ndotjes në mjedis që kanë kudo ku operojnë kompanitë e naftës, ato janë të detyruara të marrin disa masa rigoroze dhe të monitorojnë vazhdimisht ato. Mos harrojmë që kjo ka qenë një zonë naftëmbajtëse tejet e ndotur nga Alpetrol Sh.A dhe privatizimi i këtij sektori në vetvete si pikësynim duhet të ketë edhe qëllimin jo vetëm të rritjes së sasisë së nxjerrjes së naftës por edhe të përmirësimit të kushteve të jetesës në zonë. Organizma ndërkombëtarë si Banka Botërore nëpërmjet Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe BERZH kanë akorduar kredi me qëllim nxitjen e nxjerrjes së naftës në këtë zonë.

Kërkesat që vendosin organizma të tillë kreditues pë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të banorëve dhe plotësimi i tyre nga Kompania Bankers duke filluar punën me verifikim e vëzhgime reale në terren, ishin pikësynimet tona. Ndërsa abuzime të tilla për metodën e punës etj janë pjesë e një punë të thelluar të cilën autoritetet shtetërore që i kanë besuar privatizimin e aseteve dhe burimeve të naftës kësaj kompanie, duhet ta kryejnë sa më parë për arsye se pavarësisht privatizimit ato janë përgjegjës për cilësinë e jetës së banorëve në këtë zonë.

çfarë hapash u ndoqën

1. Transparenca dhe zbatimi i lejeve mjedisore në Bashkinë Vlorë dhe vlerësimi i situatës në lidhje me evoluimin e procesit të urbanizimit (ndërtesave të reja) për vitin 2013

Puna nisi me evidentimin e fakteve dhe fotografimin e situates për të parë më nga afër rast pas rasti betonizimin e qytetit. U hulumtua në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Vlorë për të parë informacionin që jepej për situtaën përfshirë këtu edhe publikimin e lejeve të miratuara në mbledhjet e KRRT Vlorë dhe Këshillit Bashkiak.

Më pas, u dërguan zyrtarisht kërkesa për informacion pranë Zyrës së Urbanistikës Vlorë për t`u plotësuar informimi ynë si dhe ballafaquar me nivelin e transparencës së dhënies së lejeve të ndërtimit në qytet. E njëjta proçedurë u ndoq edhe më ARM Vlorë. U dërguan kërkesat për t`u bërë transparente lejet mjedisore të dhëna nga ARM si dhe raportet e monitorimit në lidhje me kontrollimin e mëtejshem të tyre para marrjes së lejes së shfrytëzimit.Ende nuk është marrë asnjë përgjigje, vetë punonjësit janë të tërhequr dhe të trembur për ecurinë e ngjarjeve duke qenë se shumë dosje me leje ndertimi të dhëna janë ende në gjykim nga instanca të tjera si Prokuroria e Rrethit Vlorë.

Më tej, vazhduam me një tryezë të rrumbullakët me OJF-të në Vlorë, OJF-t e rrjetit të vigjilencës e përfaqesues nga institucionet vendore për të diskutuar për situatën e urbanizmit dhe kryesisht mungesën e hapësirave të gjelbëruara, me pallate që shtohen çdo ditë dhe nuk respektojnë planimetritë, duke i diskutuar këto jo vetëm si pjesë e

Page 57: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

57

projektit por edhe duke sjellë optikën e qytetarëve të ndryshëm të angazhuar pranë CRCD në çështje të mjedisit dhe shëndetit për qytetin e Vlorës. Pavarësisht mungesës së përfaqësueve të institucioneve, tryeza rezultoi me sukses pasi u shkëmbyen mendimet mes përfaqesuesve të OJF-ve për problematikat që ky sektor ka në lidhje me mungesën e transparencës së qeverisjes vendore si dhe u njohën me synimet e rrjetit të vigjilencës dhe shkurtimisht mënyren se si do të kryhet për të qene sa më profesional e efiçentë. 2. Vigjilenca mjedisore në zonën naftë-mbajtëse të Patos –Marinëz (Bankers Petroleum Ltd).

Takimet me përfaqësues të njësive vendore të zonës së Patos-Marinzës, takime me individë banorë të zonës, dhe vizitat në familje sollën dhe gjithë informacionin e nevojshëm për të cilën CRCD duhej të vigjilonte. Shpesh herë ndesheshim përballë situatave faktike përpara të cilave të dukej se ndërgjegjësimi i shkaktarëve dhe mos reagimi i duhur i pushtetarëve nuk do të jepte kurrë zgjidhje problemeve të tyre.

CRCD ju dedikua “fotografimit real” të situatës e cila përkeqësohej çdo ditë dhe më shumë, pasi banorët e fshatrave të ndryshëm kishin problematika të ndryshme dhe ndjenin pasiguri për jetën për shkak të ndodhive të vazhdueshme të tilla si: tërmete, ndotje e lartë e ajrit, tjetërsim i tokës bujqësore me ndotjen e ujërave nën-tokësore e për rrjedhoje dhe të ujit të pijshëm. Ata shpreheshin se nuk kishin mbështetjen e pushtetit vendor dhe qendror në nismat e tyre për t`i kërkuar llogari Bankers Petroleum Ltd në ndryshimin e aplikimit të metodës së nxjerrjes së naftës me ujë si dhe përgjegjshmërisë ndaj kërkesave për të përmirësuar kushtet e infrastruktures në zonë për të mos u ndier më “të humbur” dhe braktisnin vendbanimin por të përfitonin duke qenë banor aty.

Shpeshherë vëmendja e medias ka qenë “e mbytur” duke ju referuar vetëm në dëmet e kryera në zonën e Zharrëzës pa hedhur dritë mbi atë se si duhet të jetë e ardhmja e komuniteteve lokale dhe nëse realisht Bankers Petroleum Ltd por bën të mundur që të ndikojë pozitivisht jo vetëm në uljen e ndotjes mjedisore në zonën operative të saj por edhe në jetën social-ekonomike të çdo familje në zonë.

Kjo fazë paraprake shërbeu për të mbledhë të dhëna nga grupet e ndikuara por CRCD me mbështetjen e rrjetit i kërkoi një takim informues përfaqësuesve të kompanise dhe kryesisht për përgjegjësitë e investimeve në komunitet. Përgjigjja shprehte gatishmëri për takim por në terma kohorë është ende e papërcaktuar.

ARRITJET DhE MOSARRITJET E VIGJILENCËS SUAJ

4. Arritjet

Hapat e ndjekura nga ana jonë për këtë fazë të projektit janë realizuar brenda parashikimeve tona. Për situatën në Vlorë, përtej vlerësimeve tona për një mungesë të transparencës e mos përgjeshmëri të njësisë vendore ndaj përfaqësuesve të shoqërisë civile, në mënyrë krejt të pavarur u përkua edhe me aksionet e qeverisjes qendrore në lidhje me urbanizimin pa plan të zonës bregdetare të qytetit dhe prishjet e shumta.

Page 58: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

58

Për vigjilencën në Patos Marinzë, informacioni i mbledhur na orienton që situata është tepër komplekse dhe duhet punuar shumë në nivel qendror si dhe domosdoshmëri për të kërkuar mbështetjen e organizatave të tjera ndërkombëtare për të pasur rezultate në dobi të banorëve të ndikuar nga industria e nxjerrjes së naftës e operuar nga Bankers Petroleum Ltd.

Nga ana tjetër në të dy komponentët e projektit të vigjilencës sonë, pati një shkëmbim informacioni mes anëtarëve të rrjetit të vigjilencës dhe ndihmesa e dhënë në mënyrën e komunikimit zyrtar ka qenë maksimale duke rritur kapacitetet tona për të qenë më profesional në vigjilencë.

5. Mosarritjet

Pavarësisht se është pjesë e punës në vigjliencë, pritej më shumë bashkëpunim nga institucionet e kontaktuara për të dhënë informacion si pjesë e detyrimeve që shprehen nw Ligjin Nr.8503 30/06/1999 “ Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”.

Kërkesat e dërguara pranë Bashkisë Vlorë dhe ARM, për dhënie informacioni për lejet e ndërtimit dhe lejet mjedisore nuk janë marrë në konsiderate duke shkelur të drejten për informacion për dokumentat shtetëror jo konfidencial, të çdo individi apo strukture tjetër, qoftë edhe organizatë.

Gjithashtu, kërkesa për takim midis përfaqësuesve të Kompanisë Bankers Petroleum dhe Rrjetit të Vigjilencës dhe Advokacisë “Një sy për Mjedisin” është ende “në shqyrtim e sipër” nga ana e Kompanisë. Të shpresojmë për një takim informues në këtë fillim viti të ri!

Page 59: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

59

ShOQATA “NË MBROJTJE TË JETËS DhE EKOSISTEMIT NË ZONËN PËRRETh FABRIKES TITAN - BORIZAN”

Një përshkrim i shkurtër i organizatës

Qëllimi dhe objektivat e veprimtarisë së kësaj organizate jofitimprurëse do të konsistojnë në aplikimin e politikave dhe metodave nëpërmjet veprimeve konkrete për mbrojtjen nga dëmtimet ambientale, sociale, ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore të banorëve dhe ekosistemit të zonave përreth fabrikës së cimenton Titan në Borizanë të rrethit Krujë.

Shoqata ka për qëllim të sensibilizojë opinionin publik, institucionet shtetërore, organizatat e ndryshme me karakter shoqëror jopolitik, vetë banorët e zonës ku do të ushtrojë veprimtarinë kjo shoqatë për rezikshmërinë dhe dëmin e madh që shkaktohet nga ushtrimi i nje aktiviteti të tillë sic është fabrika e cimentos, në kushte të tilla.

Të ushtrojë aktivitet për te studiuar dëmin ekonomik, shëndetësor, social, që ju shkaktohet banorëve të këtyre zonave si pasojë e veprimtarisë prodhuesë të fabrikës së cimentos, sic janë pluhuri, ndotja e ambientit , e ajrit, ndotja akustike që vjen nga minimet e herëpasherëshme, levizja e automjetev të tonazhit të rëndë, prishja e të mbjellave, dëmtim blegtorisë dhe produkteve blegtorale,, ndotje e ambientit dhe ujit të pijshëm, dëmtim të shëndetit fizik dhe mendor të të gjithë grupmoshave.

Të sensibilizojë opinionon shoqëror, dhe të ndërgjegjësojë banorët e zonës së fabrikës së cimentos Titan Borizane, për mbrojtjen e natyrës së virgjër të kësaj zone për qëllime ekologjike, dhe për më tepër për rëndësinë e madhe për ruajtjen dhe shëndetin e tyre.

Të kërkojë aplikimin e konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar për të drejtat e njeriut, për mbrojtjen e mjedisit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, për mbrojtjen e ekosistemit, si dhe të kërkojë dhe bashkëpunojë në plotësimin e legjislacionit shqiptar me dispozita që parashikojnë situata të tilla si dhe detyrimin e palëve të dëmshpërblejnë dëmin e shkaktuar.

Shoqata ka të drejtë të kërkojë dhe të bashkëpunojë me organizma shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtarë, me inspektoriatin e punës dhe te Ministrisë së Mjedisit me qëllim marrjen e masave të duhura për shmangien e dëmtimeve që vijnë nga ndërtimi dhe prodhimi i Fabrikës së cimentos.

Shoqata do të negociojë dhe ndihmojë për dëmshpërblimin e banorëve për peiudha periodike me afate të pakufizuara, të japë ndihmë mjekësore, psikologjike, ekonomike etj.

Shoqata do te negocjoje per demshperblimin infrastrukturor ,jetik e strehues duke trajtuar strehim dhe shperngulje jashte zones se ndotjes ose te demtuar nga shembja etj.

Page 60: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

60

Shoqata do të negociojë dhe ndihmojë punesimin dhe mbrojtjene te drejtave te tyre ne pune te banoreve pereth fabrikes se cimntos.

Veprimtarinë e saj Shoqata do ta realizojë edhe nëpërmjet mjeteve mediatike, media elektronike apo e shkruar, si dhe nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, fushatave, shërbimeve, ngritjes së strukturave të nevojshme për ofrimin e këtyre shërbimeve, transmetive, ekspozitave, publikimeve, studimeve, testimeve e sondazheve, botimeve të librave, edukimit nëpërmjet trajnimeve, seminareve, kurseve, etj,.Ajo do të bashkëpunoje me organizata të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë te cilat kanë qëllim të ngjashëm me qëllimet e kësaj shoqate. Problematika që u vigjilua

Problematikat mjedisore ne zonen perreth fabrikes titan Burizane janë ndotja e ajrit nga aktiviteti i fabrikes se cimentos dhe në projektin “Një sy për mjedisin ne zgjodhëm të monitorojmë ndikimin në mjedis të aktiviteteve të fabrikes ne kushte te tila sic eshte ndotja e ajrit ne Burizane dhe ne gjithe Komune Thumane nga aktiviteti i fabrikes i cili njihet nga te gjithë për ndotjen e ujrave dhe të ajrit. Shoqata jone ka bere monitorimin e ajrit me bashkepunim me Komunen Thumane per parandalimin e ndotjes ne zonen perreth fabrikes Titan. Kemi kerkuar nga ISHP Tirane matjen e ndotjes se Ajrit dhe jane kryer matjet per periudhen 01.08.2013-28.08.2013 ku dhe kane dale nje rezultatet e ndotjes me 1.5 deri ne 2 here me te larta se normat e lejuara me ligj çfarë hapash u ndoqën

Për të vigjiluar mbi këtë fabrikë, Shoqata Burizane ka bashkepunuar me komune Thumane me I.SH.P Tirane si dhe ekspert te njohur per mjedisin, kemi kontaktuar drejtëpërsëdrejti dhe me ANTEA Cement për të kërkuar V.N.M. dhe per tu njohur me zbatimin e saj, pasi sic eshte pare ne ankimimet e banoreve dhe ne ndryshimin e zones nga ndotja shihet qarte se Antea nuk zbaton asnje kriter ligjor apo zbatimin e V.N.M –s. Ne baze te rezultateve te marra nga ISHP Tirane per matjen e ndotjes se Ajrit qe jane kryer matjet per periudhen 01.08.2013-28.08.2013 kane dale rezultatet e ndotjes me 1.5 deri ne 2 here me te larta se normat e lejuara me ligj.Kemi kontaktuar me Komune Thumane ku fabrika e cimentos kryen aktivitetin e saj dhe i kemi kerkuar bashkepunim dhe bashkeveprim per parandalimin e ndotjes se zones perreth fabrikes titan. Fabrikes i kemi derguar shkresa si dhe ankesat e banoreve perreth .Ne takimin qe kemi patur kemi kerkuar per te parandaluar ne menyre te menjeheshme ndotjen qe vjen si pasoje e aktiviteti te prodhmit te cimentos,por pergjigjet e tyre kane qene se nuk bejme ndotje ,matjet e kryera nga ISHP jane jo te regullta si dhe ndotja vjen nga furrat e gelqereve (ku keto te fundit nuk ndodhen prane zones burizane dhe as ne komune Thumane) . Kemi marre dhe pergjigje se si puna juaj vije cdo dite ose nuk mund te flasim me ju si shoqate se keni perfaqesuesit e zgjedhur (ku ne fakt keto ushqehen ose paguhen nga fabrika). Sigurisht, në ditët në vijim ngelet që ne t’i kërkojmë Ministrise se Mjedisit dhe Arm-së Durres monitorimin e fabrikes pasi shihet si ndotesja me e madhe dhe me rrezikshme per 16.000 banore qe jetojne ne kete Komune.Gjithashtu zbatimin e e VNM dhe ligjeve ne Shqiperi.

Page 61: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

61

ARRITJET DhE MOSARRITJET E VIGJILENCËS SUAJ

1. Arritjet

Me anë të këtij aktiviteti monitorues, ne arritëm të merrnim informacion sakte te ndotjes qe ben kjo fabrike

Ne i treguam autoriteteve përgjegjëse për mjedisin që ne e njohim ligjin dhe në bazë të tij kërkojmë plotësimin e të drejtave tona si komunitet,

Ne si organizatë fituam edhe më shumë eksperiencë në fushën e vigjilencës mjedisore në praktikë,

Mundësuam mobilizimin e ARM-së Durres në kryerjen e detyrimeve të saj dhe kontribuam në mirëfunksionimin e përgjegjësive të saj.

Mundesuam nepermjet ISHP. Tirane matjen e ndotjes se Ajrit qe jane kryer per periudhen 01.08.2013-28.08.2013ku kane dale rezultatet e ndotjes me 1.5 deri ne 2 here me te larta se normat e lejuara me ligj

Dhe, së fundmi, dhe më e rëndësishmja, biznesi në fjalë ANTEA po e kupton se ka nje Shoqate locale qe do te vazhdoje monitorimin e saj ne zone ku kjo fabrike ushtron aktivitetin e prodhimit te cimentos ne kushte te tilla .

2. Mosarritjet

Gjatë këtij proçesi vigjilues ne nuk arritëm të dispononim dokumentin V.N.M s nga fabrika dhe as lejen mjedisore te saj

Patëm një humbje kohe të konsiderueshme në marrjen e informacioneve të tjera lidhur me këtë kompani,

Për shkak të mos zbatimit te proçedurave nga ana e fabrikes dhe mungesës së përgjigjeve dhe pergjegjesive nga ana e institucioneve përgjegjëse ne nuk arritëm të siguronim nje garanci se kjo fabrike do te punoje duke zbatuar ligjet e Shtetit Shqiptare.

Page 62: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

62

III. Model për arkivimin e të dhënave

hULUMTIMI Kush merret me këtë fushë

DokumentaTakime

I. ORGANIZATAT E PERFSHIRA (publike, private, OJQ, nderkombëtare)(power-mapping – kush është marrë apo merret më ketë fushë)

1.

2.

3.

4.

II. DOKUMENTE

LIGJE (përfshirë konventa ndërkombëtare etj)

Ligji Përshkrimi, nenet

AKTE NENLIGJORE

Akti Përshkrimi, Pikat kyc

STRATEGJI

Strategjia Përshkrimi, Pikat kyc

Page 63: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

63

PLANE VEPRIMI

Plani i Veprimit Përshkrimi, Pikat kyc

PROGRAME (publike, private, OJQ)

Emri, Institucioni Detaje

BUXhETET

Institucioni, Shuma, Afati Detaje

RAPORTE (publike, private, OJQ)

Titulli, institucioni, data, link Detaje

Page 64: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

64

ARTIKUJ LAJMESH

Titulli, data, autori, media, linku Detaje

STATISTIKAT, DEMOGRAFIA

Statistika Viti dhe burimi

DËShMI, hISTORI (PËRFTUESIT, PUBLIKU)

Kush (nëse jo-anonim), kur, ku Dëshmia

SONDAZhE TË OPINIONIT PUBLIK

Kush, kur mbajtur Gjetjet kryesore

Page 65: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

65

TJETER BURIM

III. TAKIMET DHE INTERVISTAT(punonjës të fushës, ekspertë, opinionistë, përftues)

Personi, titulli, vendi, data Përshkrimi

Page 66: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

66

Page 67: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

67

Page 68: VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKËeden-al.org/OldWeb/media/Vigjilenca mjedisore .pdf · por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam

Shoqata për mbrojtje të jetëS dhe ekoSiStemit përreth fabrikëS Së

cimentoS titan - burizan