universiteti i gjakovës - edukimi.uni-gjk.org lleshi... · ky punim diplome mbështetet në...
TRANSCRIPT
Universiteti i Gjakovës“Fehmi Agani”Fakulteti i Edukimit, GjakovëProgrami Parashkollor
Punim Diplome
Tema: Formimi i koncepteve për shenjate komunikacionit te fëmijët në kopsht
Mentori: Kandidatja:Prof. asoc.dr. Xheladin Zymberaj Rudina LleshiGjakovë, 2017
2
Përmbajtja- Abstrakt--------------------------------------------------------------------------------------- 3
- Metodologjia----------------------------------------------------------------------------------4
1. Hyrje------------------------------------------------------------------------------------------- 5
1.1. Studimi historik i zhvillimit Figurativ---------------------------------------------7
1.2. Situatat e vizatimeve të fëmijëve--------------------------------------------------- 8
1.3. Zhvillimi figurativ dhe faktorët që e ndikojnë atë në
moshën parashkollore----------------------------------------------------------------- 10
2. Njohja e shenjave grafike---------------------------------------------------------------- 12
3. Rekomandime------------------------------------------------------------------------------ 28
4. Përfundim----------------------------------------------------------------------------------- 29
5. Literatura----------------------------------------------------------------------------------- 31
6. Biografia------------------------------------------------------------------------------------ 32
3
ABSTRAKTI
Dizajni zanafillën e ka në kërkesat praktike, sociale e materiale pra duke filluar nga nevojat
jetësore që janë paraqitur. Por prapë ekziston (në shumë raste) frika e të mësuarit. Kjo shpesh se
personat që kënë ofruar dituri nuk kanë qenë shumë të aftë ta bëjnë lëndën të dashur për fëmijë.
Duke pasur parasysh se puna edukativo-arsimore është shumë komplekse, e ndërlikuar dhe më
përgjegjësi si asnjëherë më parë dhe se fëmijët kanë intelekt më të zhvilluar e kërkesat
edukativo-arsimore shtohen përherë duhet që të fillohet një punë më serioze.
Ky punim diplome mbështetet në argumentin se zhvillimi i fëmijëve mund të stimulohet, nxitet
dhe përshpejtohet nëpërmjet teknikave të përshtatshme të mirërritjes. Qëllimi i këtij punimi është
të hulumtojë ndikimin që zbatimi i rregullave të shenjave të komunikacionit të jetë i përbashkët,
ka në aftësitë narrative të fëmijëve në moshën parashkollore. Variabli eksperimental ishte
Programi i Leximit të Përbashkët (PLP) ofruar vetëm për fëmijët e grupit eksperimental (n=17).
Ndikimi i PLP në zhvillimin gjuhësor u testua me Vlerësimin e Aftësive Narrative (VAN) të
fëmijëve.
Mbështetur në përfundimet e këtij punim diplome u hartuan rekomandime të rëndësishme për
zbatimin dhe aplikimin e rregullave të përbashkëta në komunikacion dhe sidomos në
institucionet parashkollore duke bërë ndryshimet e nevojshme në programin e zhvillimit dhe
edukimit në kopsht. Po ashtu, u prodhuan rekomandime për studime të mëtejshme në mënyrën e
përvetësimit të rregullave për shenjat e komunikacionit, që fëmijët kanë gjuhë të parë gjuhën
shqipe.
Fjalët kyçe: komunikacion, shenja, kujdesi.
4
METODOLOGJIA E PUNIMIT
1.) Teorinë me punën kërkimore. Analizat konceptuale të proceseve të grupit janë shqyrtuar në
thellësi, por studime empirike, të cilat theksojnë parime të rëndësishme të derivuara nga teoritё
pёrkatёse janë cituar për të treguar se si sistemet teorike janë rishikuar nëpërmjet punës
kërkimore.
2.) Teorinë me aplikimet. Dinamika e grupeve ndёrthur teorinё me punёn kёrkimore dhe
praktikёn e cila shpesh bazohet nё teoritё ekzistuese. Megjithëse punimi fokusohet në një
përqasje të fortë empirike, aplikimet prezantohen në të gjithë punimin dhe kapitulli i fundit i
dedikohet studimit dhe aplikimit të diskutimit nё grup nё kontekste shkollore.
3.) Temat e idetë tradicionale me ato bashkëkohore. Analiza klasike e grupeve (udhëheqja,
karakteristikat, reagimet etj.), ndërthuret me ide e teori bashkëkohore (strategjitё formale e
joformale), për të arritur një vёshtrim tё pёrgjithshёm të përditësuar, por në të njëjtën kohë edhe
të rrënjosur në histori, të teorisë dhe punës kërkimore lidhur me grupet.
5
1. HYRJE
“Ka më shumë thesare në libra sesa në të gjitha
sënduqet e piratëve në Ishullin e Thesarit” –
Walt Disney
Zhvillimi i individit është një proces kompleks që nis në periudhën prenatale dhe
vazhdon përgjatë gjithë hapësirës jetësore të tij. Zhvillimi ndodh në disa dimensione siç janë:
zhvillimi fizik, zhvillimi motorik, zhvillimi konjitiv, zhvillimi perceptiv, zhvillimi social,
zhvillimi emocional, zhvillimi moral, zhvillimi gjuhësor, etj. Të gjitha këto dimensione janë të
ndërthurura dhe ndihmojnë zhvillimin e njëritjetrit. Zhvillimi mund të ndodhë vetiu, si pasojë e
maturimit, që është procesi i rritjes i kontrolluar gjenetikisht. Në anën tjetër, gjithashtu, ai
ndikohet nga praktikat e përshtatshme të mirërritjes dhe stilit të jetesës, të cilat mund ta nxisin
dhe përshpejtojnë, ashtu sikurse praktikat dhe stilet e jetesës të papërshtatshme mund ta pengojnë
apo ngadalësojnë atë. Teoricienë të ndryshëm të zhvillimit ndër vite kanë mbështetur njërën apo
tjetrën prej këtyre qasjeve; natyrën (prirja e trashëguar gjenetike për zhvillim) apo mirërritjen
(kushtet mjedisore që influencojnë zhvillimin), si faktorë kryesorë ndikues të procesit të
zhvillimit. Ata që besojnë në prirjet natyrore kanë tendencën të presin që fëmijët të arrijnë faza të
caktuara zhvillimi në të njëjtën kohë për shkak të maturimit. Në të kundërt, ata që besojnë në
mirërritjen – inputin mjedisor, theksojnë ndikimet e jashtme mjedisore mbi individin.1
Kohët e fundit studiuesit gjithnjë e më shumë po bashkojnë idetë e tyre në një qasje të
vetme, që ndërthur të dyja, e cila mbështet idenë se në të vërtetë, të dy këta faktorë janë të lidhur
ngushtësisht me njëri-tjetrin.2 Kjo qasje e re sjell idenë se realisht është natyra, e cila përmes
mirërritjes, sjell zhvillimin e shëndetshëm të individit. Pra, kjo qasje e re sqaron se prirjet
gjenetike stimulohen nën disa kushte optimale mjedisore për të arritur nivele më optimale
zhvillimi. Mirërritja ndikon zhvillimin nëpërmjet sferave të ndryshme: fizike – duke ofruar
ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik apo duke shmangur stresin; konjitive – duke ofruar
eksperienca informale dhe udhëzime formale stimuluese të proceseve konjitive; dhe sociale –
duke ofruar modelet e ndërveprimit të të rriturve dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët.
1 Sigelman, C. K., & Rider, E. A. (2009). Jetëgjatësia e zhvillimit njerëzor. Belmont: Wadsworth Cengage Learning(org. Life-Span Human Development. Belmont: Wadsworth Cengage Learning.), fq. 342 McDevitt, T. M., & Ormrod, J. E. (2010, Korrik 20). Natyra dhe ushqimi (org. Nature and Nurture.) Gjetur nëwww.education.com: http://www.education.com/reference/article/nature-nurture/
6
Nëpër vite, kemi kuptuar se grupet janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Sot
gjithmonë e më shumë, grupet luajnë një rol të pazëvendësueshëm në të kuptuarin e plotë të
shumë proceseve, një prej të cilëve është edhe ai i mësimdhënies. Teoricienë e kërkues të shumtë
në fushën e komunikimit, për vite me radhë, i janë përkushtuar studimit të grupeve dhe
përpjekjet e tyre të vazhdueshme kanë rezultuar në krijimin e një arsenali tё qenёsishëm njohurie
të bazuar në fakte, teori e vëzhgime. Të para në këndvështrimin e disiplinave e proceseve
mësimore, këto njohuri mbi grupet përdoren sot gjerësisht për të luftuar pasivitetin e studentëve
dhe për të rritur rezultatet e tyre. Në këtë punim janë trajtuar pikërisht grupet, të cilat kanë qenë e
mbeten objekt i një interesi të vazhdueshëm studimor. Nga moria e madhe e grupeve jemi
fokusuar në grupet e diskutimit, duke e vënë theksin veçanërisht në aplikimin e strategjive të
diskutimit në grup në kontekstin e klasave, për t’i bërë ato më përfshirëse për nxënësit e
studentët, si nga ana sociale ashtu dhe nga ajo akademike.
Ky punim tenton tё shpjegojё se si metoda e të mësuarit në grup ndikon arritjet
akademike dhe rrit mundësitë për të nxënë. Ai sugjeron se kalimi nga mësimdhënia me në qëndër
pedagogun në mësimdhënien me në qendër studentin nxit komunikimin. Pas një analize të
detajuar të të dhënave të mbledhura, hidhet ideja se të mësuarit me anë të diskutimit në grup
mund të jetë një instrument i dobishëm akademik si dhe një strategji efektive për administrimin e
klasës. Ai mund të ndihmojë jo vetëm për zbatimin e politikave të reja në arsim dhe për një
përvetësim më të mirë të lëndës, por edhe për të rritur interesin, motivimin e të kuptuarin e
studentëve.
Nxënësit aftësohen për aplikimin e tyre në mësim, në jetën e përditshme dhe në punë, dhe
pastaj e nxisin dhe zhvillojnë interesin dhe aftësitë për krijimtari teknike dhe novacion. Dituritë
dhe shkathtësitë e fi tuara nga fushat e ndryshme të caktuara teknike, i zhvillojnë operacionet e të
menduarit dhe të punës dhe të mundësojnë që të bëhesh konstruktor, teknik, inxhinier ose
novator në fushën e teknikës. Detyrat e punës do të mundësojnë që të fi tosh dituri elementare,
shkathtësi dhe shprehi për manipulim të drejtë me veglat dhe mjetet për punimin me dorë të
materialeve: letër, karton, tekstil dhe dru.
Për të plotësuar argumentet e qasjes së ndikimit të natyrës në zhvillim, në këtë punim
diplome, mosha në të cilën është vendosur të studiohet zhvillimi gjuhësor është mosha
parashkollore. Kjo moshë përkon me fëmijërinë e hershme, nga mosha 2 deri në 6 vjeç.3 Mosha
3 Karaj, Th. (2004). Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës. Tiranë: Progres., fq. 9
7
parashkollore quhet mosha përpara fillimit të shkollimit formal, ku fëmijët mund të marrin një
program edukimi të organizuar (programi parashkollor – kopshtet).4 Gjithashtu, shumica e
studimeve mbi të mirat e leximit të librave, janë zhvilluar me fëmijë që janë të paktën 2 vjeç për
arsyet që do të shpjegohen edhe më tej në këtë punim diplome.5
1.1. Studimi historik i zhvillimit Figurativ
Çfarë do të ndodhte nëse një fëmijë nuk do të krijonte përvojën e një gjuhe specifike? Si
ndodh që fëmija mëson njërën apo tjetrën gjuhë? Si ndodh që fëmija mëson një gjuhë komplekse
në një moshë kaq të vogël dhe e mëson atë me të gjitha rregullat e saj gramatikore sado
komplekse qofshin? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve janë ndërmarrë studime të shumta që nga
lashtësia, me kuriozitetin e madh njerëzor për të zbuluar origjinën e gjuhës dhe mënyrën sesi
fëmijët mësojnë të flasin atë që quhet gjuha e nënës. Historiani grek, Herodoti6 në historitë e tij
përshkruan një eksperiment të urdhëruar nga një faraon egjiptian, Faraoni Psametik, i cili 2500
vjet më parë kërkoi që dy të porsalindur, prej familjesh të zakonshme, të izoloheshin nga çdo
input gjuhësor. Foshnjat u lanë në shoqërinë e dhive dhe të një bariu dhe askush nuk lejohej të
thoshte asnjë fjalë para tyre. Në këtë mënyrë, Psametiku do të mësonte se në ç’gjuhë do të ishte
fjala e parë e thënë nga foshnjat, pasi ta kalonin moshën e belbëzimeve të pakuptimta
foshnjarake. Vetëm pas dy vjetësh, bariu i dëgjoi fëmijët të shqiptonin fjalën bekos që në
frigjisht do të thotë bukë. Kjo ndodhi bëri që egjiptianët të vinin në përfundimin se frigjanët janë
një popull më i lashtë se ata. Perandori Romak Frederiku II në shek. XIII urdhëroi një
eksperiment të ngjashëm në përpjekje për të zbuluar nëse fëmijët do të zhvillonin gjuhën e tyre
natyrale duke u rritur pa asnjë ndërveprim njerëzor. Mëndeshat që ushqenin fëmijët e kishin
rreptësisht të ndaluar t’u flisnin fëmijëve. Eksperimenti synonte pikërisht të zbulonte se cilën
gjuhë do të flisnin fëmijët, nëse do të flisnin hebraisht apo greqisht, latinisht apo arabisht, për të
cilësuar se cila është gjuha më e vjetër dhe e parë e njerëzimit. Ky eksperiment dështoi pasi
foshnjat nuk mundën të mbijetonin.7 Fatmirësisht, eksperimente të tilla nuk lejohen të
4 Abbeduto, L., & Beth, P. (2002). Parashkollorët. (org. Preschool.) Në N. J. Salkind, Child Development (fv. 333-336). NY, USA: Macmillan Reference USA., fq.333-3345 Sénéchal, M., Cornell, E. H., & Broda, L. S. (1995). Dallimet e lidhura me moshën në organizimin endërveprimeve të prindërve dhe foshnjave gjatë leximit të figurave. (org. Age-Related Differences in theOrganization of Parent-Infant Interactions During Picture-Book Reading. Early Childhood Research Quarterly,) 10,fq. 317-337.6 Herodoti. (2014). Historitë... që bëmave të njerëzve të mos u fashitet kujtimi me kohën. Tiranë: Botimet IDK., fq.104-1057 Largo, R. H. (2000). Vitet e Foshnjërisë: Zhvillimi i Foshnjërisë së Hershme i Parë nga Këndvështrimi Biologjik,Libri Tjetër i Edukimit. Tiranë: Uegen., fq.284
8
ndërmerren më në ditët e sotme për shkak të rregullave etike të shkencës dhe shoqërisë njerëzore.
Megjithatë, në shekujt e fundit, studiuesit janë kujdesur të ekzaminojnë imtësisht raste të
fëmijëve të gjetur në “botën e egër” duke u rritur nga kafshë apo rastet e fëmijëve të abuzuar dhe
të lënë pas dore. Rastet nuk janë të pakta, si për shembull Viktori,8 i cili u zbulua pas shtatë
vjetësh izolimi në një pyll të Francës Jugore. Po ashtu, Gjeni (Genie), një vajzë që ishte abuzuar
dhe lënë pas dore për 13 vite.9 Raste të tjera të një izolimi janë rasti Izabela (7 vjeç), e cila është i
vetmi rast që njeh një rikuperim deri diku të kënaqshëm.10 Raste të tjera, si Çelsi (Chelsea), të
studimit të fëmijëve që nuk janë të ekspozuar ndaj gjuhës janë fëmijët e shurdhët, të cilët
pavarësisht ndërtimit të kordave të tyre zanore apo të menduarit të tyre logjik nuk e kanë gjuhën
në dispozicion. Ata nuk mësojnë të flasin pasi kalojnë fazën e gugatjeve dhe belbëzimeve.
Interesi i studiuesve, por edhe i njerëzve në jetën e përditshme për zhvillimin gjuhësor të
fëmijëve dhe procesin e të mësuarit të gjuhës nga ata është vazhdimisht i ndezur. Nëse do të
pyesim individë të ndryshëm sesi e mësojnë fëmijët gjuhën që flasin, shumë prej tyre do të thonë
“duke imituar gjuhën e të rriturve”. Megjithëse kjo është e vërtetë dhe e besueshme, ndodh të
vijojmë me pyetjen se pse disa fëmijë “krijojnë” fjalë (fjalëformime) që nuk i kanë dëgjuar
ndonjëherë? Fëmijët bëjnë gabime gjuhësore duke përgjithësuar rregullat gramatikore, si për
shembull: kur shohin shumë kuaj thonë “Ja ku janë kalat!” në vend të thonë formën e saktë
gramatikore “Ja ku janë kuajt!”. Të tjerë shembuj gabimesh në fjalëformime janë: riva-qëndrova,
ujkat-ujqërit, etj.11
1.2. Situatat e vizatimeve të fëmijëve
Në Kosovë, duket se vizatimi (të vizatuarit e librave që nuk janë pjesë e leximit shkollor
apo për punë) nuk është një aktivitet shumë i përhapur, qoftë për fëmijët apo për vetë prindërit e
tyre. Megjithëse një komb që pëlqen të vetëquhet arsimdashës, nuk duket ta tregojë këtë dashuri
me vepra dhe aktivitete letrare. Nxënësit në shkollat tona nuk performojnë në vizatim njësoj si
bashkëmoshatarët e tyre në vende të tjera të Evropës dhe të botës, të përfshira në studimet e
OECD (Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik).
8 Pettijohn, T. F. (1996). Psikologjia: Një Hyrje Koncize (bot. i 2). Tiranë: Lilo., fq.2739 Cherry, K. (2014, Tetor 1). Genie: The Story of the Wild Child. Gjetur në psychology.about.com:http://psychology.about.com/od/historyofpsychology/a/genie.htm10 Gleitman, L., & Newport, E. (1995). The Invention of Language by Children: Environmental and BiologicalInfluences on the Acquisition of Language. Në L. R. Gleitman, & M. Liberman, Language: An Invitation toCognitive Science (bot. i 2të, fv. 1-24). Cambridge, MA: MIT Press., fq.1111 Piaget, J. (1970). Genetic Epistemology. New York: W. W. Norton & Company. INC., fq. 45
9
Në studimet të tjera të kryera vetëm në kontekstin tonë mbi çështje që lidhen me
mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit figurativ për fëmijët, paraqitet një situatë jo e kënaqshme.
Përdorimi i librave dhe aktiviteteve të tjera si vizatimi i historive, këndimi i këngëve me fëmijët,
loja me fëmijët dhe shpenzimi i një kohe të caktuar duke numëruar, emëruar sendet, etj., si
aktivitete mbështetëse dhe nxitëse të zhvillimit figurativ dhe gjuhësor, kryhen relativisht pak nga
prindërit.
Tamo dhe Karaj, në studimin e tyre të vitit 2007, mbi praktikat e mirërritjes në zonat
veriore dhe periurbane në Shqipëri, vunë re një mungesë të theksuar të mjeteve të printuara në
mbështetje të stimulimit të zhvillimit të fëmijëve. 50-60% e familjeve në këto zona nuk kishin
pothuaj asnjë libër me vizatime, gazetë me vizatime, revistë me vizatime, poster në shtëpi etj.
79% e familjeve kishin një kalendar apo fotografi të varur në mur.12
Ndodhur në këtë situatë, ky studim vjen në një kohë të përshtatshme për të provuar dhe
promovuar përfitimet e vizatimeve të përbashkëta si një aktivitet ku të rriturit mund të përfshihen
për të mbështetur nxënien dhe zhvillimin figurativ të fëmijëve në moshën parashkollore.
Prindërit mund ta shoqërojnë këtë aktivitet edhe me aktivitete të tjera, duke krijuar kështu një
mjedis të pasur në familje, për nxitjen e zhvillimit krijues e figurativ dhe përgatitjen më të mirë
të parashkollorëve për arritje më të sigurta në ecurinë akademike.
Pa dyshim, që kjo nuk do duhet të mbetet vetëm në kuadrin e familjes si një bërthamë e
vogël, por duhet të zgjerohet edhe në institucionet e kopshteve ku fëmijët kalojnë gjysmën, ose
më shumë, të ditës së tyre. Elemente të vizatimit të përbashkët mund të përshtaten në kushtet e
kopshteve për të krijuar mjedis me ekspozita të pasura edhe në këto ambiente. Rritja e fëmijëve
parashkollorë në mjedise të tilla viatimore të pasura do të garantojnë ecurinë e një zhvillimi të
përshtatshëm figurativ për ta.
Përveç stimulimit të vizatimit në moshën parashkollore, ky aktivitet i përbashkët është i
rëndësishëm si një themel i fortë për të ardhmen akademike të fëmijëve. Suksesi në vizatim, do
të zhvillojë bazat për arritjet në lëndët e tjera dhe për një pjesëmarrje të plotë në jetën si të rritur.
Aftësia për të përcjellë informacionin në formë të vizatuar, po ashtu si edhe verbalisht është një
nga asetet më të mëdha të qenies njerëzore. Zbulimi se informacioni mund të shpërndahet në
kohë dhe hapësirë, pa kufijtë e forcës së një zëri, madhësisë së një vendi dhe kapacitetit të
12 Tamo, A., & Karaj, Th. (2007). Praktikat e Rritjes së Fëmijëve në Zonat e Thella Veriore dhe në Zonat Periurbanenë Shqipëri. Tiranë, Shqipëri: Qendra e Zhvillimeve Humane., fq. 48
10
memories së shoqërisë, ka qenë thelbësore për përparimin e njerëzimit. Megjithatë, të mësuarit e
vizatimit kërkon përpjekje pasi nuk mund të arrihet pa perfeksionuar një sërë aftësish komplekse.
Truri është i përgatitur biologjikisht të përftojë vizatimin, megjithatë, shkrimi dhe leximi janë
aftësi të zhvilluara më vonë në historinë njerëzore. Të qenit vizatues i përparuar kërkon praktikë
dhe përkushtim.
“Fëmijët bëhen vizatues në prehrin e prindërve të tyre.” – Emilie Buchwald
1.3. Zhvillimi figurativ dhe faktorët që e ndikojnë atë në moshën parashkollore (2-6
vjeç)
Një gamë e gjerë librash, studimesh e artikujsh janë shqyrtuar për të prezantuar kuadrin
teorik dhe empirik të gjetjeve të deritanishme lidhur me zhvillimin figurativ në moshën
parashkollore. Kështu, për të prezantuar kornizën teorike të zhvillimit figurativ, janë shqyrtuar
teoritë e zhvillimit figurativ sipas qasjeve të teoricienëve të ndryshëm përgjatë historisë së
hulumtimeve psikologjike në këtë fushë. Mënyra sesi fëmijët e mësojnë vizatimin, ka ngjallur
vazhdimisht interesin e studiuesve duke i shtyrë ata drejt përpjekjeve për të shpjeguar këtë
proces. Zhvillimi figurativ i fëmijëve në moshën parashkollore është shqyrtuar si element i
zhvillimit konjitiv dhe neurobiologjik. Pavarësisht se zhvillimi ndodh gjatë gjithë ciklit të jetës së
një individi, zhvillimi figurativ ka një specifikë të ndryshme, sikurse te zhvillimi gjuhësor. Ai
nuk ndodh gjithnjë me të njëjtat ritme. Ekziston një periudhë kritike, e cila është thelbësore për
zhvillimin figurativ, pasi në këtë periudhë, zhvillimi është më i vrullshëm dhe me kapacitet të
lartë. Me të kaluar kjo periudhë, ritmet bien dhe nëse zhvillimi figurativ nuk ka ndodhur ende në
këtë kohë, atëherë do të jetë gjithnjë e më e vështirë që zhvillimi të ndodhë njësoj. Më
specifikisht, janë trajtuar të gjitha etapat e zhvillimit figurativ në moshën parashkollore. Më tej,
në këtë kapitull, janë prezantuar komponentët figurativ, të ilustruar me shembuj të lëndës së
edukimit figurativ. Këta komponentë janë përbërësit operacionalë të aftësive narrative të fëmijës,
ndaj edhe u është kushtuar një vend i veçantë në këtë analizë literature. Së fundi, në këtë kapitull
janë analizuar me detaje dy nga faktorët nxitës të zhvillimit figurativ siç janë: Mjedisi figurativ
familjar (MLF) dhe Besimi i Prindërve ndaj vizatimit (BPL). Studime empirike të realizuara me
metodologji të ndryshme janë përmbledhur për të prezantuar rezultatet empirike të ndikimit të
këtyre variablave në zhvillimin figurativ.
11
2. NJOHJA E SHENJAVE GRAFIKE
Në jetën e përditshme njeriu ballafaqohet me shenja
dhe simbole të ndryshme grafi ke. Krahas fjalës së
shkruar dhe të folur, për marrëveshje të ndërsjellë ai
përdor më shumë shenja dhe simbole të standardizuara
grafi ke në të gjitha fushat e shkencës, teknikës dhe të
teknologjisë. Nevojat e njeriut bashkëkohor në punën
dhe jetën e përditshme, kërkojnë nga ai njohuri
elementare tekniko-teknologjike.
Zbulo përse është e rëndësishme-Shumë më herët, para
se të mësojnë të lexojnë, njerëzit kanë komunikuar me
simbole grafike dhe janë shprehur në mënyrë grafike. Këmbimi i ideve, i lajmërimeve, të
kuptuarit, dërgimi dhe pranimi i porosive me ndihmën e vizatimit teknik, skicës punuese dhe
simbolit grafik quhet komunikim grafik.
Pasqyrimi grafik i dukurive, proceseve dhe sendeve, ideve dhe mendimeve është mjaft i
rëndësishëm për komunikimin e njerëzve nga shkenca, teknika dhe kultura. Nëse e zotëron
shkrimin grafik, shumë lehtë është që të prezantoni në mënyrë grafike sende, mendime, ide dhe
të ngjashme.
VËZHGO DHE SQARO
HULUMTO DHE KUPTO
Në çka të paralajmëron shenja e komunikacionit?Përshkruaje shenjën e komunikacionit.
12
ORGANIZIMI I VENDIT TË PUNËS
Përmbajtja mësimore Arsimi teknik më shpesh zhvillohet në kabinetin e shkollës. Hapësira
shkollore më shpesh është e pajisur me tavolinë pune dhe karrige, dollap për vegla, tabelë dhe
mjete mësimore. Këtu bëjnë pjesë materialet e nevojshme për punë. Për shkak të sigurisë në punë
duhet të kemi kujdes kur manipulohet me veglat e punës, ndërsa ora të organizohet më mirë.
Nxënësit, arsimtarët dhe të tjerët që janë prezent në punë duhet t’i respektojnë rregullat për siguri
elementare, dhe me këtë ora dhe mësimi praktik do të jenë të suksesshëm. Detyrë e çdo nxënësi
është që t’i respektoj rregullat, rendin dhe disiplinën në kabinetin mësimor. Vendi i punës çdo
herë duhet të jetë i rregulluar dhe i pastër.
Ç’është vendi i punës? Vendi i punës është hapësirë ku
realizohen detyrat e punës, respektivisht hapësira ku kryhet ndonjë
punë.
VËZHGO DHE SQARO
Në vendin e punës veglat rrinë nga ana e djathtë, materiali nga ana e majtë. Vizatimin teknik dhe
pajisjen për vizatim vendosi në mes të tavolinës. Pajisja, veglat dhe materiali duhet çdoherë të
jenë të kapshëm për të dy duart, që të mund t’i arrish pa u munduar fare. Respektoi rregullat për
punë dhe në mënyrë të suksesshme do t’i realizosh detyrat e punës.
HULUMTO DHE KUPTO
13
LLOJET E VIJAVE
Mjeti elementar për komunikim në teknikë është vizatimi teknik. Me të përcillen idetë dhe
porositë e objekteve të përfytyruara, sende, modele dhe maket që duhet të bëhen dhe të përdoren.
Vizatimi teknik është dokument i vizatuar në fl etë letre në të cilin tregohet ndonjë zgjidhje
teknike. Personi i cili i vizaton këto vizatime quhet vizatues teknik. Vizatimi teknik ka për qëllim
në mënyrë të qartë ta përcjellë specifi kimin e objektit të krijuar.
PAJISJE PËR VIZATIM TEKNIK
VËZHGO DHE SQARO
Kur, ku, dhe pse i përdorim veglat për vizatim teknik?
Kur bën ndonjë vizatim teknik duhet të dish të manipulosh me pajisjet. Me ushtrime të
mjaftueshme për përdorim të drejtë dhe vizatim me dy trekëndësha nuk do të paraqesë vështirësi.
Zgjedhja e lapsit për përpunim të vizatimit teknik bëje sipas shenjës (simbolit) i cili është shkruar
në laps:
Lapsin e fortë njihe sipas shenjës (simbolit) ,,H” (ha), ndërsa lapsi i butë është shënuar me ,,B”
(be). Ato janë simbole. Përskaj simboleve të lapsit janë shënuar edhe numra. Numrat e tregojnë
shkallën e fortësisë së lapsit. Nëse numri është më i madh, lapsi është më i fortë, dhe e kundërta.
14
Vizorja, dy trekëndësha, kompasi, mprehësja dhe goma për fshirje janë vegla plotësuese për
vizatim teknik.
Rregullshmëria e veglave për vizatim teknik ndikon në kualitetin e përpunimit të vizatimit
teknik.
Llojet e vijave teknike
VËZHGO DHE SQARO
Ç’është karakteristike për rëndësinë e vijave teknike tek figurat dhe trupat
gjeometrikë?
15
MËSO SI PËRDOREN VEGLAT PËR VIZATIM TEKNIK
Kur tërheq vija gjatë punimit të vizatimit teknik, lapsi duhet që të mbështetet në anën e
trekëndëshit. Nëse dëshiron që vija të jetë e hollë, mbaje lapsin drejt (vertikalisht) dhe mos e
shtyp. Kur tërheq vijë plotë – vijë të trashë, lapsin anoje në kah të tërheqjes së vijës.
Pajisje për punim të vizatimit teknik
ZBULO PËRSE ËSHTË E RËNDËSISHME
Vërej dhe përfundo nga fotografi a cili trekëndësh është prej 30° shkallëve, dhe cili prej 45°
shkallëve?
Trekëndëshat çdoherë duhet të jenë të pastër. Nëse nuk janë të pastër çka ndodh?
HULUMTO DHE KUPTO.
Mundohu që të vizatosh vija paralele, dhe gjatë kësaj të përdorësh dy trekëndësha.
16
VËZHGO DHE SQARO
Mendo si duhet t’i vendosësh trekëndëshat prej 30 dhe 45 shkallëve që të mundemi më lehtë të
tërheqim vija horizontale, vertikale, të pjerrëta dhe paralele.
VËZHGO DHE SQARO
Në vizatim është treguar tërheqja teknike e vijave të pjerrëta paralele me dy trekëndësha.
Mundohu që të vizatosh me ndihmën e dy trekëndëshave, vija horizontale dhe vertikale
paralele.
Kur tërheq vija, maja e lapsit duhet të mbështetet në anën nga trekëndëshi.
Lapsin përkule në kah të tërheqjes së vijës.
17
Mundohu, në fletoren e punës, që të tërheqësh vija paralele me veglat për vizatim. Mëso dhe
argëtohu.
NGA IDEJA DERI TE REALIZIMI
Ideja është përfytyrimi elementar për zgjidhjen e mundshme të problemit. Duhet gjithnjë të
mendosh dhe të kesh dëshirë t’i realizosh idetë tua. Ajo ndodh si nevojë që të realizohet
(krijohet) diçka e re. Mund të kesh më shumë zgjidhje ideore. Zgjidhjet tua ideore mund t’i
paraqesësh me skicë. Skica dhe vizatimi teknik janë dokumentet elementare të punës për
komunikim grafik në gjithë botën. Skicimi është aplikim praktik i ideve vetjake. Skica punohet
me dorë të lirë.
18
VËZHGO DHE SQARO
Sqaro ç’është pasqyruar në skicat? Diskutoni dhe analizoni.
HULUMTO DHE KUPTO
Si më lehtë nga ideja deri te realizimi?
20
Vëzhgo objektet të cilat të rrethojnë. Sigurisht ke ide?
Mendohu, analizoj, skico, përpuno vizatim teknik dhe ndërto.
NJOFTIMI ME MATJEN
Matja është përcaktim i madhësisë reale, që lexohet direkt nga instrumenti matës.
Gjatë kësaj, më shpesh përdoren instrumente matëse (vizore, trekëndësh). Matja është proces me
të cilin vërtetohet sa është diçka e gjatë (e matur në milimetra ose centimetra), sa është diçka e
rëndë dhe sa është diçka e shpejtë.
VËSHTRO DHE SQARO
Për çka shërbejnë instrumentet matëse?
Kur i përdor instrumentet matëse të paraqitura në fotografi?
Vëzhgoje vizatimin!
21
Nga përvoja e deritanishme i njeh njësit matëse milimetri (mm), centimetri (cm). Ti je aftësuar
që të matësh me këto njësi matëse. Zgjedh objekt, mati madhësitë e tij (gjatësi, gjerësi) me
instrument matës sipas zgjedhjes tënde (vizore ose trekëndësh) dhe shëno në
fletoren e punës.
HULUMTO DHE KUPTO
Lexo dimensionet në fotografi të e dhëna.
Në vizatimin teknik çdoherë dimensionet i lexojmë në mm.
22
KUOTIMI
Kuotimi është vendosje e numrave të kuotës (dimensionet) në vizatimin teknik.
VËZHGO SHE SQARO
Çka vëren në vizatimin teknik?
Vizatimi teknik
Elementet e kuotimit:
Vija e kuotës dhe vija ndihmëse e kuotës vizatohen me vijë të plotë-të hollë.
Shigjeta e kuotës vizatohet përskaj vijës së kuotës dhe i prekë vijat ndihmëse të kuotës.
Numri i kuotës shkruhet në mes mbi vijën e kuotës nga e majta në të djathtë.
HULUMTO DHE KUPTO
Çka vëren në vizatim?
Çka i mungon vizatimit teknik?
23
PËRPUNIMI I ORIGAMIT
Origami është shkathtësi tradicionale japoneze për bërjen e figurave nga letra. Letra ekziston në
lloje të ndryshme ngjyrash ose dizajne japoneze. Vetë letra është shpikur në Kinë. Si art japonez
aplikohet në modelimin e letrës. Krijimi i saj daton që prej para dhjetë shekujve. Shkathtësia e
bërjes së origamive është përcjellë nga gjenerata në gjeneratë. Në këtë kënaqen fëmijët dhe të
rriturit. Ajo është shkathtësi argëtuese dhe edukative e cila mund të na dhurojë orë të pafundme
të argëtimit. Kjo shkathtësi e përmirëson koncentrimin dhe motoriken e duarve. Gjithçka që
është e nevojshme, është një copë letër. Në librin dhe fletoren e punës do të keni mundësi që të
mësoni se si të bëni figura nga më e thjeshta deri te më e komplikuara. Origamitë (figurat) tuaja
mund të përdoren për argëtim, dekorim të dhuratave, zbukurimet e Vitit të Ri etj.
VËZHGO DHE SQARO
Në fotografi janë dhënë shembuj të origamive.
Në orët e arsimit teknik do të kesh mundësi që në mënyrë praktike të bësh detyra pune dhe
origami: kartolina, shenja komunikacioni, katrorë, zarfe, lule dhe shumë gjëra të tjera.
HULUMTO DHE KUPTO
24
Me ndihmën e arsimtarit gjeni të dhënat se sa kjo shkathtësi e përpunimit të origamive është e
përfaqësuar te ne.
HULUMTO DHE KUPTO
Mundeni të krijoni ide personale për origamitë. Vetëm fantazma juaj i vendos kufijtë për
përdorimin e figurës së mbaruar origamie.
Sipas fotografive të dhëna konstrukto figura nga gjysmë kartoni.
Rrjeti i katrorit
25
Rrjeti i kuadrit
Nëse kështu mendon, do të mësosh:
Të bësh rrjet të figurave vijuese gjeometrike.
Cilindri PiramidaKoni
KOMUNIKACIONI
Njohuritë e përparshme për komunikacion do të ndihmojnë që ta realizosh dhe ta
zgjerosh këtë përmbajtje mësimore. Nevoja për udhëtimin e njerëzve deri te vendet e tyre
të punës, bartja (transporti) i prodhimeve dhe informatave prej një vendi në tjetrin vend të
punës, imponojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të komunikacionit. Zhvillimi i sistemeve të
komunikacionit dhe ngritja e kulturës së komunikacionit dhe sjellja e pjesëmarrësve në
komunikacion është nevojë e përditshme.
26
Ngritja e kulturë së komunikacionit nënkupton sjellje të disiplinuar dhe komunikim të ndërsjellë
të pjesëmarrësve në komunikacion. Ekzistojnë tri lloje të komunikacionit: tokësor, ujor dhe
komunikacion ajror. Kodi domethënë formë, simbol, shenjë me marrëveshje ose numra me të
cilat zëvendësohet një simbol grafi k me tjetër. Kodet mund të jenë shkronja, numra, sinjale të
dritës ose të zërit me rëndësinë e caktuar prej më parë, shenja të komunikacionit etj.
Shenjat e komunikacionit
27
Rrugë komunikacioni është pjesë e sipërfaqes së
rrugës, e destinuar për komunikacion të automjeteve.
Elementet e rrugës janë: shiriti i rrugës, shiriti i korsisë,
shtegu për çiklistë, sipërfaqja e gjelbër dhe trotuari.
Këmbësori sipas rregullit, nuk duhet të lëvizë dhe të
ndalet në rrugën për komunikacion. Në rrugët, të cilat
ka trotuar dhe sipërfaqe tjetër të përshtatshme për
lëvizje, këmbësorët janë të obliguar të lëvizin nëpër ato
sipërfaqe.
Këmbësorët kur lëvizin nëpër rrugë, për shkak të
sigurisë së tyre duhet të lëvizin më afër skajit të rrugës
nga ana e djathtë njëri pas tjetrit. Kur këmbësori lëviz
në rrugë publike, jashtë vendbanimit, është i obliguar
që të lëvizë sa më afër skajit të majtë të rrugës
automobilistike, në drejtimin e lëvizjes, ashtu është më
i sigurt.
Këmbësori nuk guxon që ta kalojë rrugën jashtë nga vendkalimi
i këmbësorëve përveç se kur vendkalimi është më larg se 100
metra, por nuk duhet që ta pengoj lëvizjen e veturave. Në udhë
kryq, i cili është i rregulluar me shenja drite të komunikacionit
për këmbësorë, këmbësori është i obliguar që t’i respektojë të
njëjtat.
28
Me kujdes, vëmendshëm, sigurt
Në vendkalim, sipas rregullit, këmbësori lëviz nga ana e djathtë. Në trotuar nuk është e lejuar
luajtje dhe pengim nëse me atë pengohet lëvizja e këmbësorëve dhe njerëzve tjerë të cilët janë të
kyçur në komunikacion.
29
3. Rekomandime
Krijimi i një mjedisi stimulues për të nxitur të menduarin shkencor. Një mjedis që
u nxit fëmijëve interesin për shkencën, është ai që stimulon kërkimin dhe eksperimentin.
Për fëmijët e vegjël, procesi i të menduarit shkencor fillon me kuriozitetin dhe pyetjet
(pse-të).
Në këndin e shkencës, në klasë,vendosen punime interesante nga bota e natyrës
fizike bashkë me instrumente e mjete shkencore si llupa, matës, vazo të formave të
ndryshme, tuba, rërë, ujë, magnete, bulona, rondele, litarë. Në këtë mënyrë fëmijët duke u
tërhequr nga kurioziteti i japin përgjigje pyetjeve që parashtrojnë duke eksperimentuar e
manipuluar vetë.
Kërkohet sigurimi i materialeve bazë (p.sh. gurë, guaska, boça pishe) për të
ndihmuar fëmijët të vetë eksplorojnë. Në mënyrë periodike prezantohen mjetet e reja
duke zhvendosur ato të mëparshmet dhe duke rritur në këtë mënyrë interesin e fëmijëve.
Një gjë që duhet të mbahet parasysh është që interesi shkencor i fëmijëve rritet në mënyrë
të vazhdueshme veçanërisht kur njohuritë dhe aftësitë shkencore janë të përfshira edhe në
fushat e tjera kurrikulare. Për shembull, fusha e artit i jep mundësi fëmijëve të
eksperimentojnë me ngjyrat në mënyrë të natyrshme duke pikturuar, duke luajtur me
plastelinë, rërë, brumë (miell+ujë).
Një shumëllojshmëri librash me figura
dhe tekste për natyrën, tokën e hapësirën,
botën fizike, të vendosura në qendrën e
leximit do të mbështeste fuqishëm të
menduarin shkencor të fëmijëve.
Pajisjet për kërkimin shkencor duhet të jenë
sa më të thjeshta që të kuptohen nga fëmijët:
një enë e vogël plastike mund të shërbejë për
të bërë eksperimentet me ujë; materialet bazë
dhe të riciklueshëm.
30
4. Përfundim
Në fund, mund të themi se qytetarë të vlefshëm janë ata, që jo vetëm
bashkëpunojnë dhe e ndërtojnë jetën e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të
cilët mund të kesh besim, se do të dinë t’i interpretojnë ndryshimet e situatave me kalimin
e kohës dhe do të marrin vendime të mençura sesi duhet të sillen në këto rrethana, në
përputhje me të mirën e përbashkët. Për më tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t’u
përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi jetojnë në bashkësitë e tyre.
Studiuesit thonë se, për t’u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet të zhvillojnë këto
tipare:
- ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me
këndvështrimet: të kuptosh sesi mund t’i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me
kalimin e kohës, të jesh në gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të
tjerët si dhe të punosh me ta për përmbushjen e tyre;
- ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës,
qytetit, kombit) është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka të
vlefshme;
- ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi
për vlerat dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë,
qoftë kjo lufta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të
mirën reciproke në bashkësi ose futjen në këtë apo atë kozmologji fetare;
- ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona:
për shembull, në qoftë se dikush ka bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është
diçka mizore dhe e gabuar, atëherë ky person duhet të jetë i gatishëm t’ia kushtojë
një pjesë të kohës së vet shoqërizimit me të moshuarit.
Zhvillimi i krijimtarisë në ditët e sotme është i lidhur ngushtë me profesionalizmin e
pedagogëve. Por nisur nga studimi që unë kam kryer, arrij në përfundimin se duhet të
zhvillohen më tej konceptet dhe praktikat e profesionalizmit për të mundësuar të gjithë
ata që mbështesin të mësuarit e nxënësve parafillor, që të angazhohen me kompetencë
31
dhe me entuziazëm për të përmirësuar cilësinë e përvojës së nxënësve. Por që të
realizohet kjo kërkohet modelimi dhe zbatimi i krijimtarisë në praktikë, kërkohet një
mësimdhënie krijuese.
Realizimi i ndryshimit lidhet me rolin e pedagogut. Sot, pedagogët përballen me një sërë
sfidash. Pedagogët mundet të gjenden para kërkesës për të zhvilluar një lëndë të re për ta,
për të menaxhuar dokumentet e sigurimit të cilësisë, për të përgatitur materiale mësimore,
për të mësuar grupe të ndryshme të studentëve, për të trajtuar praktikat e vlerësimit.
Ndërkohë pedagogëve u kërkohet që të merren me kërkime. Për një pjesë prej tyre me
karrierë fillestare në arsimin e ulët fillor ose me disa vite punë vendosja e një balance
midis të gjitha roleve dhe detyrave nuk është e lehtë.
32
5. Literatura
1. Cekani, Hoxha, Ermioni., (2012), Metodika sipas fushave të zhvillimit, Polis, Tiranë.
2. Sigelman, C. K., & Rider, E. A. (2009). Jetëgjatësia e zhvillimit njerëzor. Belmont:Wadsworth Cengage Learning (org. Life-Span Human Development. Belmont:Wadsworth Cengage Learning.),
3. McDevitt, T. M., & Ormrod, J. E. (2010, Korrik 20). Natyra dhe ushqimi (org. Natureand Nurture.) Gjetur në www.education.com:http://www.education.com/reference/article/nature-nurture/
4. Karaj, Th. (2004). Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës. Tiranë: Progres.,
5. Abbeduto, L., & Beth, P. (2002). Parashkollorët. (org. Preschool.) Në N. J. Salkind,Child Development (fv. 333-336). NY, USA: Macmillan Reference USA
6. Sénéchal, M., Cornell, E. H., & Broda, L. S. (1995). Dallimet e lidhura me moshën nëorganizimin e ndërveprimeve të prindërve dhe foshnjave gjatë leximit të figurave. (org.Age-Related Differences in the Organization of Parent-Infant Interactions DuringPicture-Book Reading. Early Childhood Research Quarterly,) 10,
7. Herodoti. (2014). Historitë... që bëmave të njerëzve të mos u fashitet kujtimi me kohën.Tiranë: Botimet IDK.,
8. Largo, R. H. (2000). Vitet e Foshnjërisë: Zhvillimi i Foshnjërisë së Hershme i Parë ngaKëndvështrimi Biologjik, Libri Tjetër i Edukimit. Tiranë: Uegen
9. Pettijohn, T. F. (1996). Psikologjia: Një Hyrje Koncize (bot. i 2). Tiranë: Lilo10. Cherry, K. (2014, Tetor 1). Genie: The Story of the Wild Child. Gjetur në
psychology.about.com: http://psychology.about.com/od/historyofpsychology/a/genie.htm11. Gleitman, L., & Newport, E. (1995). The Invention of Language by Children:
Environmental and Biological Influences on the Acquisition of Language. Në L. R.Gleitman, & M. Liberman, Language: An Invitation to
12. Cognitive Science (bot. i 2të, fv. 1-24). Cambridge, MA: MIT Press13. Piaget, J. (1970). Genetic Epistemology. New York: W. W. Norton & Company. INC14. Tamo, A., & Karaj, Th. (2007). Praktikat e Rritjes së Fëmijëve në Zonat e Thella Veriore
dhe në Zonat Periurbane në Shqipëri. Tiranë, Shqipëri: Qendra e Zhvillimeve Humane
33
6. Jetëshkrimi
Jam Rudina Lleshi. Kam lindur më 2. 9.1993, në qytetin e Gjakovës.
Shkollën fillore e kam kryer në SH F “Mustafa Bakija”, gjatë vitit 2000-2001 dhe pjesën
tjetër në Sh F “Fehmi Agani” gjatë vitit 2001-2009, ndërsa atë të mesme, drejtimin e Teknikut të
dhëmbëve në Shkollën e Mjekësisë “Hysni Zajmi”, Gjakovë.
Gjatë vitit akademik 2013 – 2014, u regjistrova në Fakultetin e Edukimit, dega në
Gjakovë, Programi: Parashkollor. Njihem për rezultate të shkëlqyera gjatë studimeve të larta.
Falënderoj të gjithë mësimdhënësit e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, njëherit edhe prindërit e
mi, për mbështetjen e tyre të pakursyer.