universiteti i gjakovËs fehmi agani fakulteti i edukimit ... kadriqeli.pdf · 4 bardhyl musai,...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS
"FEHMI AGANI"
FAKULTETI I EDUKIMIT-
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Zbatimi i teknikave ndërvepruese në mësim në shkollat fillore të Komunës së
Gjakovës
Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:
Prof.Ass.Dr: Shemsi Morina Ema Kadriqeli
Gjakovë, 2018
2
Ky punim diplome u mbajt më ________________ para komisionit vlerësues në përbërje:
1. ________________________ Kryetar
2. ________________________ Anëtar
3. ________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______________________
3
Dedikuar Këtë punim diplome ia dedikoj asaj që më
mbështeti dhe përkrahu në çdo hap te studimeve,
tashmë engjullit tim.
Nanës...
4
PËRMBAJTJA
MIRËNJOHJE...............................................................................................................................6
ABSTRAKT..................................................................................................................................7
1. HYRJE ......................................................................................................................................8
2.Teknikat ndërvepruese.................................................................................................................9
2.1 Koncepti i rëndësisë së të zbatuarit të teknikave ndërvepruese...............................................10
2.1.1Koncepti i shumëllojshmërisë së teknikave ndërvepruese.....................................................10
2.2 Teknika stuhi mendimesh........................................................................................................11
2.3 Teknika insert...........................................................................................................................12
2.4 Teknika kllasteri.......................................................................................................................13
2.5 Teknika mësimdhënia e ndërsjelltë..........................................................................................14
2.6 Teknika diagrami i venit..........................................................................................................14
2.7 Teknika di/ dua të di/ mësoj.....................................................................................................15
2.8 Teknika tryeza e rrumbullakët.................................................................................................16
2.9 Teknika pesëvargëshi...............................................................................................................17
2.10 Teknika lexim i drejtuar.........................................................................................................17
2.11 Teknika tabela e koncepteve..................................................................................................18
2.12Teknika eseja argumentuese...................................................................................................20
3.METODOLOGJIA E HULUMTIMIT...................................................................................22
3.1 Objekti i hulumtimit.................................................................................................................22
3.2Qëllimi i hulumtimit.................................................................................................................22
3.3 Detyrat e hulumtimit................................................................................................................22
3.4 Hipoteza...................................................................................................................................22
5
3.5 Metodat e hulumtimit shkencor...............................................................................................22
3.6Teknikat dhe instrumentet........................................................................................................23
3.7 Popullacioni dhe kampionimi..................................................................................................23
3.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit...................................................................................23
4. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE......................................................24
4.1 Diskutimi i rezultateve.............................................................................................................33
5. Përfundime...............................................................................................................................35
6. Rekomandime..........................................................................................................................36
7. Shtojca.......................................................................................................................................37
8. Literatura..................................................................................................................................40
6
MIRËNJOHJE
Në radhë të parë dua ta falenderoj Zotin që më dha durim dhe shëndetin për të arritur deri këtu
për të përfunduar me sukses të gjitha provimet.
Një falenderim të veçantë dua ti shpreh Prof. Ass. Dr.Shemsi Morina, për diturinë që na dha si
profesor dhe si udhëheqës shkencor, i cili ishte aty çdo herë i gatshëm të më ofronte ndihmën e
tij.
Por falenderimin dhe mirënjohjen më të rëndësishme ia kushtoj të shenjtës nënës sime e cila
gjithmonë ka qenë motivimi dhe përkrahësja morale e që fati s’deshi të ishte fizikisht sot këtu.
Falenderuese dhe mirënjohese i jam dhe babait tim, për kontributin moral e financjar si dhe
besimin deri në finalizimin e rrugëtimit tim për tu bërë mësusese. Falenderimet shkojnë edhe për
dy vëllezërit e mi.
7
ABSTRAKT
Në këtë punim do të trajtohet çështja e zbatimit të teknikave ndërvepruese në mësim në shkollat
fillore të komunës së Gjakovës, shikuar nga këndvështrimi i mësimdhënësve.
Holumtimi është fokusuar në ca strategji që vënë në plan të pare nxënësin dhe japin mundësi për
përfshirje aktive të të gjithë nxënësve në mësim. Ato janë një sërë strukturash organizative
përmes të cilave cyten parakushtet e mësimit të të drejtave të fëmijës.
Teknikat ndërvepruese e bëjnë mësimin edhe më të lehtë për t’u kuptuar , si dhe të cilat janë
shumë të pëlqyera nga fëmijët, në çdo shkollë aplikohen lloje të ndryshme të tyre.
Teknikat ndërvepruese inkurajojnë bashkëpunimin por qëllimi përfundimtar është zhvillimi i
mendimit të pavarur.
Fjalët kyçe: teknika ndërvepruese, llojet, shkolla, mësimdhënës, nxënës etj.
8
1. Hyrje
Mësimdhënia ndërvepruese shfrytëzon mundësinë e kontributit të çdo nxënësi që ndodhet në
mjedisin e të nxënit në rezultatin e tij, shfrytëzon mundësinë që dituria të ndërtohet dhe jo të
merret e gatshme. Shfrytëzon mundësinë që nxënësit të bashkëpunojnë e të integrohen. Gjatë
mësimdhënies ndërvepruese sigurohet më shumë mësimdhënie e hapur, më pak të nxënë i
drejtuar nga mësuesi, më shumë të nxënë bashkëveprues.
Qëllimi kryesor i arsimimit është të formojë mendje që të mund të jenë kritike, që të mund të
verifikojnë dhe jo të pranojnë çdo gjë që u jepet.
Mënyrat e të mësuarit të nxënësve janë të ndryshme, por jo të gjithë nxënësit e kuptojnë mësimin
në të njejtën mënyrë. Zbatimi i teknikave ndërvepruese është gjithnjë i vështirë në fillim. Për të
realizuar potencialin e nxënësve ne duhet të jemi bashkëpunues, të kemi besim në vetvete, të
marrim përsipër rreziqe, të përballemi me vështirësi dhe sfida.
Në këtë punim diplome jam munduar t’i shfrytëzoj të gjitha njohuritë e marrura gjatë këtyre
viteve të studimit dhe të reflektoj mbi këto njohuri duke shfrytëzuar literaturë të përshtatshme në
mënyrë që punimi të jetë sa më i kompletuar.
Së pari gjatë këtij punimi do të paraqes disa nga llojet më të rëndësishme dhe më të aplikuara të
teknikave të mësimdhënies. Realizimi i secilës faze të orës mësimore kërkon aplikimin e njërës
nga teknikat e mësimdhënies, në mënyrë që ora të jetë sa më produktive.
Së dyti do të paraqes analizën dhe interpretimin e rezultateve të shkollave të Gjakovës si dhe të
komunës së Gjakovës.
9
2.Teknikat ndërvepruese
Teknikat ndërvepruese inkurajojnë bashkëpunimin por qëllimi përfundimtar është zhvillimi i
mendimit të pavarur. Të nxënët ndërveprues ka të bëjë me zhvillimin e veprimtarive të të nxënit
në klasë ku nxënësit ndërveprojnë dhe bashkëpunojnë me njëri - tjetrin.
Në vend të të nxënit klasik vetëm përmes librit apo dëgjimit të mësimdhënësit, tani kjo realizohet
përmes ndërveprimit midis mësimdhënësit dhe nxënësit, ndërveprimit nxënës - nxënës në çifte
apo në grup, ndërveprimit me vetveten, me njohuritë, me qëndrimet paraprake dhe
informacioneve të reja si rezultat i informacioneve të përpunuara në shumë mënyra.1
Veprimet njohëse, të nxjerra si përfundim nga një teknikë, ndërlidhen me tri faza të
mësimit: përgatitjen e nxënësve për të ndeshur një përmbajtje të re, udhëheqjen e nxënësve gjatë
të nxënit të tyre, dhe rivlerësimin ose ndërtimin në hapat e mëtejshëm të procesit të të nxënit.
Tri fazat e përcaktuara më lart janë emërtuar ndryshe edhe si fazat e strukturës ERR.Pavarësisht
nga emërtimet e bëra në mënyra të ndryshme, e rëndësishme është të përqëndrohemi në të
menduarit e nxënësve dhe jo emërtimin e fazave.
Gjithsesi, shkurtimisht, fazat e struturës ERR kanë këtë ecuri:
Evokimi- Gjatë kësaj faze nxënësit përfshihen në veprimtari aktive të rikujtimit të çështjeve që i
dinë rreth temës.
Realizimi i kuptimit- Gjatë kësaj faze forcohen përpjekjet për të njohur të panjohurën, për të
kontrulluar të kuptuarit individualisht apo në bashkëpunim.
Reflektimi- Ndërsa në këtë faze nxënësit konsolidojnë informacionet e reja dhe në mënyrë aktive
ristrukturojnë skemën e tyre mbiçështje të caktuara.2
1ShemsiMorina, Format bashkëkohore të organizimit të punës mësimore, Buletini i Universitetit Planetar, Tiranë, 2013,fq. 1 2Bardhyl Musai, Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues, Tiranë, 2005, fq. 41.
10
2.1Koncepti i rëndësisë së të zbatuarit të teknikave ndërvepruese
Koncepti i të zbatuarit të teknikave ndërvepruese, në të gjitha nivelet e arsimit dhe në lëndët e
ndryshme mësimore është konstatuar se, krahas sa vështirësive më tepër të natyrës teknike, në
krahasim me teknikat e drejtpërdrejta, ka shumë rëndësi në motivimin e nxënësve në mësim,
angazhimin e të gjithë nxënësve në mësim, shprehjen e lire të mendimit, respektimin e mendimit
të tjetrit si dhe të nxënit jo mekanik por logjik të përmbajtjes mësimore.3
2.1.1Koncepti i shumëllojshmërisë së teknikave ndërvepruese
Përdorimi i teknikave të ndryshme në klasë i pajis nxënësit me shprehi të natyrave të
ndryshme që u mundësojnë atyre të marrin pjesë gjallërisht në mësim, të përqendrohen, të
përzgjedhin, të organizojnë, të përfshijnë dhe të zbatojnë njohuri kur mësojnë.
Disa prej teknikave janë :
- Teknika stuhi mendimesh
- Teknika insert
- Teknika kllaster
- Teknika mësimdhënia e ndësjelltë
- Teknika diagrami i venit
- Teknika di \ dua të di \ mësoj
- Teknika tryeza e rrumbullakët
- Teknika pesëvargëshi
- Teknika lexim i drejtuar
3Shemsi Morina, Format bashkëkohore të organizimit të punës mësimore, Buletini i Universitetit Planetar, Tiranë, 2013, fq .2.
11
- Teknika tabela e koncepteve
- Teknika eseja argumentuese
2.2 Stuhi mendimesh
Stuhia e mendimeve apo Brainstorming është teknikë përmes së cilës nxënësve u kërkohet të
tregojnë gjithçka që dinë rreth një teme ose ideje të veçantë. Nxënësit japin mendimet e veta në
bazë të rikujtimit të atyre njohurive që kanë paraprakisht në lidhje me çështjen e caktuar. Në
mënyrë që nxënësit të shprehen sa më lirshëm që në fillim u sugjerohet që të mos brengosen
nëse idetë që u vijnë në mendje janë të drejta apo të gabuara.
Kjo teknikë zakonisht fillon përmes një pyetje të përgjithshme lidhur me temën përkatëse.
Nxënësve u jepet kohë e mjaftueshme për të menduar dhe më pas thonë mendimet e tyre.
Pyetja mund tu shtrohet në atë mënyrë që nxënësit mund të punojnë në mënyrë individuale, ose
në çift, apo në grup. Idetë më pas mund të shkëmbehen me shokun/shoqen ose anëtarët e tjerë të
grupit. Mësimdhënësi i shënon idetë në tabelë dhe në ndërkohë mund të merr edhe mendime të
tjera të cilat në ndërkohë nxënësve mund t’u kujtohen dhe kështu i shtohen informacione të reja.
Kjo teknikë i mundëson mësimdhënësit të shoh se çfarë njohurish kanë nxënësit dhe mbi bazën e
atyre njohurive ta zhvillojë njësinë e re. Zakonisht është një veprimtari shumë e mirë për fillimin
e mësimit që do të thotë se gjen zbatim kryesisht në fazën e evokimit. Është teknikë e
përshtatshme për të gjitha klasat - moshat e nxënësve.4
SHEMBULL:
Nxënësve mund t’u shtrohet pyetja : Çfarë dini për...?
Fillimisht, nxënësit mendojnë individualisht, pastaj mund t’i shkëmbejnë mendimet në dyshe dhe
në fund i diskutojnë së bashku si grup. Mësimdhënësi merr pastaj idetë e tyre dhe i sistemon në
tabelë. Më tej, vazhdohet me ndonjë teknikë tjetër për të cilën mësimdhënësi mendon se është e
përshtatshme.
4 Bardhyl Musai, Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues, Tiranë, 2005, fq. 58.
12
2.3 Insert
Insert është teknikë e cila ofron mundësi që nxënësi të kontrollojë në mënyrë të pavarur e të
suksesshme shkallën e të kuptuarit gjatë leximit. Nëpërmjet kësaj teknike sigurohet pjesëmarrje e
qëndrueshme e fëmijëve në mësim përkatësisht i fut thellë në procesin e të lexuarit. Kjo
realizohet përmes disa shenjave të cilat mundësojnë kontrollimin e njohurive të nxënësve si dhe
krahasimin e informacioneve paraprake dhe të fituara gjatë leximit të vëmendshëm.5
SHEMBULL:U jepet materiali për lexim në temën e caktuar nga libri adekuat apo materiali i
përgatitur enkas.
Kur përdoret për herë të parë atëherë nxënësve u tregohen shenjat dhe kuptimi i tyre:
-Vendosni shenjën ‘‘”(kontrollo) nëse diçka që lexoni pohon atë që dini ose mendoni se e dini;
-Vendosni shenjën “+”(plus) nese informacioni që e lexoni është i ri për ju;
-Vendosni shenjën “-” (minus) nëse një apo disa informacione që lexoni është i ndryshëm nga
informacioni që keni ju;
-Vendosni shenjën “?” nëse ka informacion që është i paqartë për ju ose dëshironi të dini më
shumë rreth çështjes së caktuar.
Kërkohet nga nxënësit që gjatë leximit të mbajnë shënime dhe informacionet më kryesore t’i
shënojnë në tabelën sipas shenjave:
+ - ?
Pasi të kenë lexuar dhe shënuar (individualisht) në tabelën përkatëse, mësimdhënësi në dërrasë të
zezë shënon disa nga informacionet më të rëndësishme në tabelën e formuar sipas shenjave. Më
tej, shtron pyetjen rreth paqartësive eventuale rreth njësisë mësimore të cilat sqarohen
bashkarisht.
5Genc Trandafili, Mësues i merituar, Tiranë, 2008, fq.19
13
Kjo teknikë përdoret në fazën e realizimit të kuptimit.Zbatimi i saj varësisht prej vëllimit të
materialit për lexim zgjat rreth 20 – 25 minuta.Përdoret në çdo lëndë e me çdo moshë fëmijësh.
2.4 Kllasteri
Kllasteri është teknikë që nxit nxënësit të mendojnë lirshëm rreth një çështjeje të caktuar, të
mendojnë për të krijuar lidhje midis fakteve.
Kjo teknikë mund të përdoret në fazën e evokimit dhe të reflektimit, në të gjitha lëndët dhe me
çdo moshë nxënësish. Ajo nxit të menduarit, përpara se të studiohet pjesa kur zbatohet në
evokim, ose për të bërë përmbledhjen e asaj që është studiuar në realizim të kuptimit.
Për dallim nga teknika stuhi mendimesh, kur përdorim kllasterin, gjatë kohës që hidhen idetë,
bëhet grupimi i tyre, në çështje ose nëntema derisa një një gjë e tillë nuk ndodh me breinstoming.
Idetë hidhen pa bërë asnjë lidhje apo shoqërim ndërmjet tyre.6
Kjo teknikë realizohet duke respektuar hapat në vijim:
• Shkruhet një fjalë në qendër të fletës, (tabelë apo në fletë të formatit të madh)
• Shkruhen fjalë apo fraza që vijnë në mend rreth kësaj fjale apo teme të zgjedhur, pa
gjykuar rreth tyre.
• Kur idetë vijnë në mend dhe shkruhen, fillohet të lidhen idetë me njëra - tjetrën.
Kur përdoret për herë të parë, rekomandohet që t’u jepet një shembull në tabelë e pastaj
mësimdhënësi kërkon nga secili grup që në mes të fletës të vendosë nocionin apo “frazën
përkatëse”. Në lidhje me këtë temë kërkohet nga nxënësit të krijojnë lidhje që kanë të bëjnë me
temën e dhënë dhe ta degëzojnë atë sipas një rendi logjik.
SHEMBULL: Mund t’u jepen të gjitha grupeve tema e njejtë apo secilit grup nga një temë e
veçantë.
6Genc Trandafili, Mësues i merituar, Tiranë, 2008, fq.17
14
2.5 Mësimdhënia e ndërsjellë
Mësimdhënia e ndërsjellë është teknikë që zbatohet në fazën e realizimit të kuptimit. Nëpërmjet
kësaj teknike, të gjithë nxënësit kanë rastin të vihen në rolin e mësimdhënësit – në udhëheqjen e
të tjerëve përmes tekstit.
Paraprakisht, mësimdhënësi sqaron obligimet e nxënësve. U tregohet se, çdonjëri do të provojë
rolin e mësimdhënësit – udhëheqësit brenda grupit dhe secili ka për detyrë:
• t’ua shpjegojë të tjerëve pjesën e lexuar;
• të bëjë pyetje në lidhje me mësimin;
• të sqarojë çështjet që janë të paqarta për të tjerët;
• të kalojë rendin te nxënësi tjetër që do ta bëjë të njejtën punë për pjesën e vet.
SHEMBULL: U jepet për lexim tema që do të zhvillohet.
Pas leximit të pjesëve adekuate nxënësit fillojnë ta shpjegojnë pjesën e vet sipas udhëzimeve
paraprake. Mësimdhënësi, përcjell punën e grupeve, i ndihmon ata dhe mund të bëjë plotësime
për çështjet e vështira të cilat kërkojnë sqarime shtesë.
2.6 Diagrami i Venit
Diagrami i venit është një teknikë me anën e të cilës hetohen dhe sistemohen të përbashkëtat dhe
dallimet ndërmjet dy koncepteve, dukurive, historive dhe personazheve. 7
Dy pyetjet themelore mbi të cilat ndërtohet diagrami i Venit janë:
Cilat janë të përbashkëtat ndërmjet …?
Cilat janë ndryshimet ndërmjet …?
7Genc Trandafili, Mësues i merituar, Tiranë, 2008, fq.30
15
Diagrami i Venit ndërtohet me ndërprerjen e dy a më shumë rrathëve. Vizatohen dy apo më
shumë rrathë të cilët duhet të ndërpriten midis veti dhe në pjesën e prerjes së tyre shënohen të
përbashkëtat ndërsa në pjesët e veçanta shënohen dallimet.
Diagrami i Venit përdoret kryesisht gjatë fazës së reflektimit. Është e zbatueshme në të gjitha
lëndët mësimore dhe e përdorshme me disa specifika për të gjitha moshat shkollore. Ai bën të
mundshme që nxënësit të zbulojnë tipare të përbashkëta, dallime midis koncepteve të ndryshme
si dhe mbajnë qëndrime personale lidhur me to.
2.7 Di / dua të di / mësoj
Di - dua të di - mësoj (Ogle 1986) është teknikë e cila është e përbërë nga tri shtylla. Fillimisht
mund të shtrohet një pyetje e përgjithshme lidhur me temën, pastaj mësimdhënësi pyet se çfarë
dëshironi të dini më shumë për çështjen dhe më tej jepen informacionet çoftë përmes leximit të
tekstit përkatës, shpjegimit nga ana e mësimdhënësit apo çoftë në mënyra të tjera.
Di Dua të di Mësoj
Kjo teknikë përfshinë tri fazat e orës mësimore. Është e përshtatshme për të gjitha klasat dhe për
njësi të shumta në lëndë të ndryshme mësimore.8
SHEMBULL:
Nxënësve u shtrohet pyetja: Çfarë dini për ...? Pasi të punojnë nxënësit në dyshe apo në grupe
(varet si e parasheh mësimdhënësi) merren përgjigjet dhe shënohen në kolonën e parë. Pastaj,
8Bardhyl Musai, Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues, Tiranë, 2005, fq. 65.
16
nga nxënësit kërkohet të formulojnë pyetje se çfarë dëshirojnë të dijnë më shumë për ... Pyetjet
shënohen në kolonën e dytë. Më tej, mësimdhënësi mund t’ua shpjegojë njësinë, t’u jap për të
lexuar, ta prezentojë në ndonjë mënyrë tjetër dhe të gjitha ato që mësojnë nxënësit i shënojnë në
kolonën e tretë.
2.8 Tryeza e rrumbullakët
Tryeza e rrumbullakët (rrethore) ndyshe quhet edhe gushëkuqi rrethor, është teknikë e cila zë
vend në të tri fazat e orës e me prioritet në fazën e realizimit të kuptimit dhe të reflektimit.
Përmes kësaj teknike nxiten nxënësit që të thellohen në një problem të caktuar duke e parë atë
nga këndvështrime personale.
Mësimdhënësi rigrupon nxënësit në tri apo katër grupe më të mëdha (varësisht nga numri i
përgjithshëm i nxënësve) në formë të rrethit.
Secilit grup i jepet për detyrë që:
- të përcaktojë një nga çështjet më esenciale të dala nga njësia mësimore;
- një nga nxënësit shkruan në një fletë një fjali për atë çështje dhe e përcjell te nxënësi
tjetër nga ana e djathtë për të shkruar secili në vijim.
Në fund, nga grupet përkatëse lexohet pjesa e dhënë nga qëndrimet e formuluara të nxënësve.
2.9 Pesëvargëshi
Kjo teknikë përdoret për të inkurajuar nxënësit të reflektojnë për një çështje. Përdoret kryesisht
në fazën e reflektimit dhe ka këtë strukturë: Titulli (zakonisht një emër), përshkrimi (përbëhet
nga dy mbiemra), veprimi (përbëhet nga tri folje), ndjenjë (një fjali me katër fjalë) dhe
përcaktimi i thelbit (një emër sinonim me atë të titullit).9
9Shemsi Morina, Planifikimi i punës mësimore dhe elementet e planifikimit, Buletini i Universitetit Planetar, Tiranë, 2013, fq.20.
17
2.10 Leximi i drejtuar – DRTA - DLTA
Teknika e leximit të drejtuar është një veprimtari, gjatë së cilës lexuesit nxiten të mendojnë e të
parashikojnë rreth asaj që lexojnë. Nxënësit do të mendojnë gjatë kohës që lexojnë, do të
parashikojnë dhe do t’i mbajnë shënim parashikimet e tyre. Ky aktivitet ndërtohet në bazë të
pyetjeve : Për çfarë bëhet fjalë? Si po ndjeheni? Ç’mendoni se do të ndodhë më pas? Çfarë
provash keni? Si ndodhi në të vërtetë?
Kjo teknikë mund të përdoret mjaft mirë në fazën e realizimit të kuptimit. Preferohet të zgjedhen
tema përmbajtja e të cilave ka në qendër një problem, një personazh, ose një ngjarje që ndryshon
papritur rrjedhë. Nxënësit kryejnë disa procese gjatë kësaj faze. Ata lexojnë me vëmendje dhe
një nga një seksionet e pjesës, nxjerrin provat mbështetëse të paragrafit që lexojnë dhe
parashikojnë se ç’mund të ndodhë më tej në tregim.
Për fëmijët e moshës së vogël, mësuesi mund ta lexojë vetë pjesën dhe të kërkojë nga nxënësit të
japin mendimet përkatëse. Në këtë rast kemi të bëjmë me veprimtarinë e të menduarit e të
dëgjuarit të drejtuar – DLTA. Fazat e zbatimit janë njësoj si të veprimtarisë DRTA.10
UDHËZIM: Pasi të jetë lexuar fillimi deri te ndalesa e parë, mësimdhënësi shtron pyetjet: Për
çfarë po bëhet fjalë? Çfarë u sjell ndërmend kjo pjesë? Pse mendoni ashtu? Çfarë mendoni se
mund të ndodh në vijim ?
Pas diskutimit lexohet nga ndalesa e parë deri te ndalesa e dytë. Më pastaj shtrohen pyetjet:
Çfarë mendoni tani? A u realizuan parashikimet tuaja? Çfarë po ndodh pra? Çfarë mendoni se
mund të ndodhë? Çfarë argumentesh keni për parashikimin tuaj?
Pas diskutimit mbi bazën e pyetjeve, lexohet pjesa nga ndalesa e dytë deri në ndalesën e tretë dhe
pastaj shtrohen pyetjet vijuese: A u realizuan parashikimet tuaja? Nëse po, cfarë argumentesh
keni? Tani do të lexojmë pjesën e fundit dhe çfarë mendoni se do të ndodh? Si do ta përfundonit
ju këtë pjesë?
Pas diskutimit lexohet pjesa e fundit, pastaj shtrohen pyetjet në vijim: Si përfundoi ky tregim? A
e kishit parashikuar ju kështu? A pajtoheni me këtë përfundim...?
Më tej, vazhdon diskutimi mbi bazën e këtyre pyetjeve: Çfarë mendoni për fëmijët me nevoja të
veçanta, që kanë ndonjë dëmtim? Çfarë mendoni për ata që nuk shohin, nuk dëgjojnë, që nuk
10Shemsi Morina, Metodologjia e mësimdhënies, Gjakovë, 2012 ,fq.40.
18
flasin? Dhe në fund mësimdhënësi mund të shërbehet me nenin 23 ku thuhet: “Fëmija që ka
ndonjë të metë ka të drejtën për kujdes të vecantë dhe edukim që të ndihmohet dhe të
udhëhiqet.”Lexohet ky nen dhe nxjerren bashkarisht mendimet për të drejtat e barabarta të të
gjithë fëmijëve pavarësisht prej dëmtimeve, gjuhës që e flasin, kombësisë dhe dallimet tjera
eventuale.
2.11 Tabela e koncepteve
Është një teknikë e cila shërben për të organizuar informacionin.
Kjo tabelë është e rëndësishme kur punohet me tre ose më shumë gjëra njëkohësisht. Në këtë
tabelë renditen në rreshta gjëra dhe koncepte që krahasohen në tabelën e koncepteve krahasohen
tipare të ndryshme. Ka tabela të ndryshme koncepti.
Zakonisht mësuesit i formatojnë ato sipas koncepteve që ata duan të krahasojnë. Le të njihemi
me një format si më poshtë:
Koncepti Përkufizimi Shprehshmëria Funksioni
Kryefjala
Personazhi Tiparet Dallimi Pëlqimi Mospëlqimi
P1
P2
P3
Nga tabela e konceptit mblidhet më pak informacion se sa mblidhet nga kllasteri, por mësuesi
këtë teknikë e përdorur për të sistemuar informacionin, ndryshe nga kllasteri që përdoret për ta
grumbulluar informacionin.
19
Tabela T
Tabela T është një oragnizues grafik me shumë përdorime për të mbajtur shënim përgjigjet
binare (PO-JO, Kundra? Pro)
Pas leximit të një pjesë nxënësit në grupe dyshe ndërtojnë Tabelën T dhe e plotësojnë duke vënë
në anën e majtë sa më shumë argumente pro racizmit dhe në anën e djathtë sa më shumë
argumente kundër racizmit. Më pas krahasojnë tabelat grupet me grupe të tjera.
Ndërtohet një tabelë e madhe T për të gjithë klasën në bashkëpunim dhe nën drejtimin e
mësuesit.11
Argumente në përkrahje të cështjes Argumente në kundërshtim të çështjes.
2.12 Eseja argumentuese
Eseja argumentuese vështruar nga këndi i strategjive të mësimdhënies është ndër teknikat shumë
të frytshme që përdoret në veprimtaritë e të shkruarit. Përmes esesë argumentuese ai që shkruan
(nxënësi, studenti, gazetari, shkrimtari) nxjerr në sipërfaqe një qëndrim dhe e mbron atë atë
qëndrim duke rreshtuar argumente sa më bindëse në të mirë të tij.
Si teknikë mësimore eseja argumentuese mund të përdoret në të gjitha fazat e orës mësimore.
Esetë nxisin nxënësit për të shkruajtur mbi bazën e informacioneve dhe përvojës personale.
Nxënësit inkurajohen për të shkruajtur sa më binshëm në lidhje me temën përkatëse por sipas
udhëzimeve, disa hapave që ndërrmerr mësimdhënësi:
Hapi 1: Mësimdhënësi kërkon nga nxënësit që temën e dhënë ta shndërrojnë në formë të pyetje
në mënyrë të pavarur ose duke e diskutuar në dyshe.
11Nijazi Zylfiu, Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të mësimdhënies (Didaktika), Prishtinë,2011, fq 78
20
Hapi 2: Pasi ta kenë shndërruar temën në formë të pyetjes, mësimdhënësi kërkon që të shkruhet
një ‘’deklaratë” duke iu përgjigjur pytjes së formuluar.(Nxënësit këshillohen që të shkruajnë një
rresht po dhe një rresht jo në mënyrë që më vonë ta kenë më të lehtë të përmirësojnë apo të
shtojnë diçka në lidhje me atë qëndrim që e shprehin). Kjo paraqet edhe hyrjen e esesë
argumentuese.
Hapi 3: Nxënësit pasi ta kenë shkruar paragrafin e parë që paraqet hyrjen e esesë argumentuese
ia lexojnë njëri tjetrit, në dyshe dhe bisedojnë shkurtimisht rreth saj. (Nxënësve u jepet kohë e
caktuar varësisht nga mosha apo klasa në të cilën janë).
Hapi 4: Nga nxënësit kërkohet që të shkruajnë argumentet e tyre në lidhje me qëndrimin e dhënë
në fillim. Kjo organizohet përmes pyetjes: Pse mendoni ashtu? Duke u përgjigjur në këtë pyetje
ata në tre paragrafët në vijim rradhisin argumentet e tyre.
Hapi 5: Pasi të jenë shkruar argumentet (ku koha mund të jetë varësisht nga zhvillimi psikofizik i
nxënësve psh. 10 minuta) atëherë kërkohet që prapë dyshet t’i lexojnë njëri tjetrit shkrimin e
bërë.
Hapi 6: Tani kërkohet që të përmbyllet eseja me një paragraf i cili shënon fundin e esesë
argumentuese dhe i cili jepet i bazuar në qëndrimet paraprake.
Hapi 7: Përfundimi prapë kërkohet të lexohet në dyshe dhe në fund lexohet ndonjë ese si tërësi.
Hapi 8: Nxënësve u jepet edhe pak kohë për të rishikuar edhe njëherë shkrimet e tyre, për të bërë
ndonjë përmirësim apo plotësim dhe mund të varen në mur që gjatë ndonjë kohe (edhe gjatë
pushimit) të mund të lexohen nga nxënësit e tjerë.
Nëse mësimdhënësi respekton hapat e sipërshënuar atëherë ka arritur që të nxisë nxënësit që
vërtetë të shkruajnë një ese argumentuese e cila për nga struktura ka hyrjen, pjesën kryesore dhe
përfundimin. Natyrisht paraprakisht, mësimdhënësi mund t’u shpjegojë edhe mënyrat për
shkrimin e një eseje cilësore e cila preferohet të ketë një hyrje tërheqëse e cila do ta nxiste
lexuesin për ta lexuar, të ketë pjesën kryesore të bazuar në argumente dhe në rastin konkret në
21
gjendjen reale të drejtave të nxënësve në shkollën përkatëse dhe përfundimin i cili mund të
shpreh edhe doza optimizmi për të përmirësuar gjendjen për të cilën shkruhet.12
12Grup autorësh, Libri me udhëzime për Situatat me Nxënësin në Qendër, Prishtinë, 2007,fq. 69.
22
3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT
3.1 Objekti i hulumtimit – është rëndësia e të zbatuarit të teknikave ndërvepruese respektivisht:
Zbatimi i teknikave ndërvepruese në mësim në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës.
3.2 Qëllimi i hulumtimit – të dihet se në çfarë mase po zbatohen teknikat ndërvepruese në
mësim në shkollat fillore të Komunës së Gjakovës.
3.3Detyrat e hulumtimit –Të përpilohen pyetësorët për mësimdhënës.
Të bëhet përzgjedhja e shkollave për hulumtim.
Të bëhet interpretimi i saktë i rezultateve.
Të sigurohet literatura adekuate.
3.4Hipotezat
Hipoteza themelore – Teknikat ndërvepruese zbatohen në nivel të kënaqshëm në shkollat fillore
të Komunës së Gjakovës.
Hipotezat ndihmëse -
• Përvoja e punës së mësimdhënësve ndikon në zbatimin e këtij modaliteti në shkolla.
• Mësimdhënësit me kualifikim më të lartë tregojnë efikasitet më të kënaqshëm në
zbatimin e teknikave ndërvepruese.
• Mësimdhënësit e trajnuar janë më efikas në zbatimin e teknikave ndërvepruese.
3.5Metodat e hulumtimit shkencor
Për trajtimin teorik të problemit kemi përdorur:
• Metodën e analizës teorike
• Metodën komperative
Ndërsa për ndriçimin empirik të problemit kemi përdorur:
• metodën sasiore (kuantitative)
• metoda statistikore
23
3.6 Teknikat dhe instrumenti për hulumtim
Nga teknikat e përdorura në këtë hulumtim është ajo e anketimit, ndërsa si instrument është
përdorur pyetësori.
3.7 Popullacioni dhe Kampionimi
Popullacion do të jenë të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Gjakovës të klasëve të
arsimit fillor.
Hulumtimi do të synohet të realizohet në katër shkolla, të cilat janë dy në qytetin e Gjakovës, dhe
dy në fshatra të Komunës Gjakovës.
Kampionimi do të përbëhet përkatësisht nga 50 mësimdhënës.
➢ Shkolla fillore e mesme e ultë “Zekeria Rexha” – Gjakovë
➢ Shkolla filloree mesme e ultë “Mustafa Bakija” – Gjakovë
➢ Shkolla filloree mesme e ultë “7 Shtatori” – Gërqinë, Gjakovë
➢ Shkolla e mesme e ulët “Sylejman Vokshi” – Smolic, Gjakovë
3.8 Interpretimi i rezultateve të hulumtimit
Pas përpunimit të të dhënave përmes programit EXEL do të bëhet interpretimi i rezultateve, dhe
po ashtu do të jepen sqarime rreth vërtetimit të hipotezes themelore, si dhe hipotezes ndihmëse.
24
4. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE
1.Cilën prej teknikave ndërvepruese e përdorni më shume gjatë orëve mësimore?
Tabela 1.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Stuhi mendimesh 5% 50%
Insert 5% 50%
Të dyja 90% 0%
Totali 100% 100%
Grafikoni 1.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Zekeria Rexha” dhe “
Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 2 stuhi mendimesh, 2 insert, dhe 36 të dyja. Rezultoi se
në këto dy shkolla bëhet përdorimi i të dy teknikave thuajse në mënyrë të barabartë.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “7 Shtatori” dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 5 stuhi mendimesh, 5 insert, dhe asnjë të dyja.
Rezultoi se në fshat më shumë bëhet përdorimi vetëm i njërës teknikë sesa i të dy teknikave.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësit nëqytet
Mësimdhënesit nëfshat
Po Jo Nganjëherë Totali
25
2. Sa aplikohen teknikat ndërvepruese në shkollën tuaj ?
Tabela 2.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 100% 75%
Mesatarisht 0% 15%
Pak 0% 10%
Totali 100% 100%
Grafikoni 2.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 100 shumë, 0 mesatarisht, 0 pak. Pra, edhe sipas
përgjigjeve të mësimdhënësve në qytetaplikimi I teknikave jep rezultate të dukshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës“7 Shtatori’’ dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 30 shumë, 6 mesatarisht, dhe 4 pak . Sipas
përgjigjeve të mësimdhënësve aplikimi i teknikave ndërvepruse ka një rezultat të dukshëm.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
26
3. Sa zbatohet teknika kllasteri në shkollën tuaj ?
Tabela 3.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 70% 20%
Mesatarisht 25% 80%
Pak 5% 0%
Totali 100% 100%
Grafikoni 3.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 28 shumë, 10 mesatarisht, dhe 2 pak. Rezultoi se
zbatimi i teknikës kllaster në këto dy shkolla jep rezultate të kënaqshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “7 Shtatori” dhe “
Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 2 shumë, 8 mesatarisht, 0 pak. Rezultoi se
zbatimi i teknikës kllaster jep rezultate mesatarisht të kënaqshme.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësit nëqytet
Mësimdhënesit nëfshat
Po Jo Nganjëherë Totali
27
4. Sa zbatohet teknika mësimdhënia e ndërsjelltë në shkollën tuaj ?
Tabela 4.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 70% 80%
Mesatarisht 25% 0%
Pak 5% 20%
Totali 100% 100%
Grafikoni 4
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 28 shumë, 10 mesatarisht, dhe 2 pak. Rezultoi se
zbatimi i teknikës kllaster në këto dy shkolla jep rezultate të kënaqshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “7 Shtatori” dhe “
Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 80 shumë, 0 mesatarisht, 2 pak. Rezultoi se
zbatimi i teknikës mësimdhënia e ndërsjelltë jep rezultate mesatarisht të kënaqshme.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësit nëqytet
Mësimdhënesit nëfshat
Po Jo Nganjëherë Totali
28
5. A është e pëlqyeshme ora kur bëhet përdorimi i këtyre teknikave ?
Tabela 5.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Po 95% 70%
Jo 0% 0%
Nuk ndryshon 5% 30%
Totali 100% 100%
Grafikoni 5.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 38 po, 0 jo, dhe 2 nuk ndryshon. Rezultoi se
përdorimi i këtyre teknikave e bën orën më të pëlqyeshme.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ 7 Shtatori ” dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 7 po, 0 jo, dhe 3 nuk ndryshon. Rezultoi se ora
është më e pëlqyeshme kur bëhet përdorimi i këtyre teknikave.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
29
6. Sa ndikon në të nxënë përdorimi i teknikave ndërvepruese?
Tabela 6.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 55% 50%
Mesatarisht 30% 50%
Pak 15% 0%
Totali 100% 100%
Grafikoni 6.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 22 shumë, 12 mesatarisht, 6 pak. Sipas
përgjigjeve të mësimdhënësve përdorimi i këtyre teknikave ndërvepruese ndikon mesatarisht në
të nxënë.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ 7 Shtatori ” dhe “
Sylejman Vokshi ” në fshat u përgjigjen kështu: 5 shumë, 5mesatarisht, 0 pak. Sipas përgjigjeve
të mësimdhënësve teknikat ndërvepruse kanë ndikim në procesin e të nxënit
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
30
7.Sa mendoni se përdorimi i llojllojshmëris së teknikave ju lehtëson punën tuaj ?
Tabela 7.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 80% 75%
Mesatarisht 20% 20%
Pak 0% 5%
Totali 100% 100%
Grafikoni 7.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 8 shumë, 2 mesatarisht, 0 pak. Rezultoi se
përdorimi i llojllojshmëris së teknikave ju lehtëson punën.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ 7 Shtatori” dhe
“Sylejman Vokshi ” në fshat u përgjigjen kështu: 30 shumë, 8 mesatarisht, 2 pak. Rezultoi se
përdorimi i llojllojshmëris së teknikave ju lehtëson punën.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
31
8.Sa mendoni se përdorimi i teknikave u përshtatet inteligjencave të nxënësve?
Tabela 8.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Shumë 80% 75%
Mesatarisht 20% 20%
Pak 0% 5%
Totali 100% 100%
Grafikoni 8.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 30 shumë, 8 mesatarisht, 2 pak. Rezultoi se
përdorim iteknikave u përshtatet inteligjencave të nxënësve.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “7 Shtatori”dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 8 shumë, 2 mesatarisht, 0 pak. Rezultoi se
përdorim i teknikave u përshtatet inteligjencave të nxënësve.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
32
9.A mendoni se me përdorimin e teknikave angazhohen të gjithë nxënësit në
mësim ?
Tabela 9.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Po 95% 70%
Jo 0% 0%
Nganjëherë 5% 30%
Totali 100% 100%
Grafikoni 9.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 38 po, 0 jo, dhe 2 nganjëherë. Rezultoi se me
përdorimin eteknikave angazhohen të gjithë nxënësit në mësim.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ 7 Shtatori” dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 7 po, 0 jo, dhe 3 nganjëherë. Rezultoi se me
përdorimin eteknikave angazhohen thuajse të gjithë nxënësit në mësim.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësitnë qytet
Mësimdhënesitnë fshat
Po Jo Nganjëherë Totali
33
10.A mendoni se me përdorimin e teknikave nxisim shprehjen e lire të mendimit të
nxënësve ?
Tabela 10.
Mësimdhënësit në qytet Mësimdhënesit në fshat
Po 95% 70%
Jo 0% 0%
Nganjëherë 5% 30%
Totali 100% 100%
Grafikoni 10.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “Zekeria Rexha” dhe
“ Mustafa Bakija” në qytet u përgjigjen kështu: 38 po, 0 jo, dhe 2 nganjëherë. Rezultoi se me
përdorimin e teknikave nxisim shprehjen e lire të mendimit të nxënësve.
Në këtë pyetje mësimdhënësit e shkollave fillore të Komunës së Gjakovës “ 7 Shtatori” dhe
“Sylejman Vokshi” në fshat u përgjigjen kështu: 7 po, 0 jo, dhe 3 nganjëherë. Rezultoi se me
përdorimin e teknikave nxisim shprehjen e lire të mendimit të nxënësve.
0%
20%
40%
60%
80%
100%
120%
Mësimdhënësit nëqytet
Mësimdhënesit nëfshat
Po Jo Nganjëherë Totali
34
4.1 Diskutimi i rezultateve
Gjatë hulumtimit kemi marrur përgjigje të ndryshme nga ana e mësimdhënësve të Komunës së
Gjakovës për zbatimin e teknikave ndërvepruse në mësim.
Janë teknika shumë të përdorura si në shkollat fillore në qytet, po ashtu edhe në shkollat fillore
në fshat. Mësimdhënësit gjithmonë mundohen që ti zbatojnë këto teknika.
Sa iu përket nxënësve, në bazë të përgjigjeve të mësimdhënësve kuptohet se janë shumë të
pëlqyeshme nga ana tyre, dhe në shumë raste tregojnë një rezultat të theksuar.Mendohet se me
përdorimin e teknikave ndërvepruese të nxënit është më i lehtë dhe më i kuptueshëm.
Të gjitha këto metoda iu përshtaten inteligjencave të nxënësve, i angazhojnë të gjithë nxënësit në
mësim si dhe nxisin shprehjen e lire të mendimit të nxënësve për një çështje të caktuar.
Gjatë përdorimit të teknikës stuhi mendimesh dhe insert në mësimi në shkollat fillore në qytet
tregon se bëhet përdorimi i të dy teknikave thuajse në mënyrë të barabartë kurse në fshat më
shumë bëhet përdorimi vetëm i njërës teknikë sesa i të dy teknikave.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se zbatimi i teknikave ndërvepruese në shkollat
fillore të cilat janë përfshirë në hulumtim, ka një shtrirje të dukshme dhe pothuajse është në
nivelin afërsisht të kënaqshëm.
35
5. Përfundime
Gjatë rrugëtimit të këtij punimi, vërtetova se teknikat ndërvepruese i nxisin nxënësit të formojnë
mendime origjinale, i bëjnë ata të aftë ‘‘ t’i kthejnë përgjigje ‘’ një teksti ( pra të ndjekin
zgjerimet ideve dhe argumenteve), i aftësojnë që të arsyetojnë në mënyrë bashkëpunuese me të
tjerët për të nxjerrë kuptimin, i bëjnë të aftë të shkruajnë tema në mbrojtje të qëndrimeve të tyre
apo dhe ese bindëse, të arsytuara mirë dhe që marrin parasysh argument të kundërta.
Gjëja më e mirë e të qenurit mësues është se pavarsisht çdo gjëje nëse je një mësues i
mirë e i përkushtuar e ke mundësinë të ndryshosh nxënësit për të mirë. Ndikimi i një
mësuesi të mirë asnjëherë s’do të shkojë dëm. Por për të qenë një i tillë nevojitet shumë
punë e përkushtim, teknika të avancuara e metoda të larmishme.
Duhet të jemi të tillë, të inkurajoimë mendjet e vogla të mendojnë e duart e vogla të
krijojnë. Duhet të jemi të tillë që të gjejmë mënyra për të zbuluar më të mirën tek
nxënësit.
Përmes mendimeve të shumëta të grumbulluara rreth pyetësorëve, dhe gjatë bisedave me
mësimdhënës, arrita në përfundim se këto teknika luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e një
ore mësimore, e sidomos kur përdoren në lëndët adekuate.
Si një mësimdhënëse e ardhshme do të praktikoj llojëllojshmëri teknikash gjatë orëve të
mësimit.
36
6. Rekomandime
➢ Duhet të vazhdohet trajnimi i mësimdhënësve për përdorimin e teknikave të reja të
punës.
➢ Ministria e arsimit duhet të përmirësoje kushtet e ambientit për mësim.
➢ Mësimdhënësit e trajnuar të shkëmbejnë njohurit dhe idetë e tyre me mësimdhënësit e
pa trajnuar.
➢ Administratorët të nxisin mësimdhënësit e pa trajnuar për ndjekjen e trajnimeve të reja.
➢ Administratorët e shkollave duhet të përfshihen në trajnime, sepse po që se ata nuk do të
trajnohen do të konsiderohen si pengesë për ndjekjen e trajnimeve nga ana e
mësimdhënësve.
➢ Mësimdhënësi duhet të jetë profesionist i këndshëm dhe të përpiqet që të krijoj një
atmosferë miqësore me nxënësit në klasë.
➢ Mësimdhënësit duhet të përfshijnë në mësim të gjithë nxënësit.
➢ Të ketë një bashkëpunim më të madh midis mësues-prindër-nxënës.
37
7. Shtojca
Pyetësor për mësimdhënës
Të nderuar mësimdhënës!
Ju faleminderit për kohën që do të ndani për t’u përgjigjur pyetjeve të parashtruara në këtë
pyetësor. Pyetësori do të shërbejë ekskluzivisht për qëllime studimore, për temë diplome.
‘‘Zbatimi i teknikave ndërvepruese në shkollat fillore të komunës së Gjakovës ‘‘
Përgjigjja juaj do të përdoret vetëm për qëllime kërkimore, ndërsa identiteti i mësimdhënësit do
të mbetet anonim.
Ju lutem shënoni emrin e shkollës ____________________________
1.Cilën prej teknikave ndërvepruese e përdorni më shumë gjatë orëve mësimore?
a)Stuhi mendimesh
b)Insert
c)Të dyja
2.Sa aplikohen teknikat ndërvepruese në shkollën tuaj
a) Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
3.Sa zbatohet teknika kllasteri në shkollën tuaj ?
a)Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
38
4.Sa zbatohet teknika mësimdhënia e ndërsjelltë në shkollën tuaj?
a)Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
5.A është e pëlqyeshme ora kur bëhet përdorimi i këtyre teknikave ?
a)Po
b)Jo
c)Nuk ndryshon
6.Sa ndikon në të nxënë përdorimi i teknikave ndërvepruese ?
a)Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
7.Sa mendoni se përdorimi i llojllojshmërisë së teknikave ju lehtëson punën tuaj ?
a)Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
8.Sa mendoni se përdorimi i teknikave u përshtatet inteligjencave të nxënësve ?
a)Shumë
b)Mesatarisht
c)Pak
9.A mendoni se me përdorimin e teknikave angazhohen të gjithë nxënësit në mësim ?
a)Po
b)Jo
c)Nganjëherë
39
10.A mendoni se me përdorimin e teknikave nxisim shprehjen e lire të mendimit të
nxënësve?
a)Po
b)Jo
c)Nganjëherë
40
8. Literatura
1. Shemsi Morina, Format bashkëkohore të organizimit të punës mësimore,
Buletini i Universitetit Planetar, Tiranë, 2013
2. Bardhyl Musai, Mësimdhënia dhe të nxënët ndërveprues, Tiranë, 2005
3. Genc Trandafili, Mësues i merituar, Tiranë, 2008
4. Shemsi Morina, Metodologjia e mësimdhënies, Gjakovë, 2012
5. Shemsi Morina, Planifikimi i punës mësimore dhe elementet e planifikimit,
Buletini i Universitetit Planetar, Tiranë, 2013
6. Nijazi Zylfiu, Teoria e mësimit dhe proceset didaktike të mësimdhënies
(Didaktika), Prishtinë,2011
7. Grup autorësh, Libri me udhëzime për Situatat me Nxënësin në Qendër,
Prishtinë, 2007