universiteti i gjakovËs - mjeksia.uni-gjk.org diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet...

34
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME Tema: TË USHQYERIT E TË SËMURËVE PAS HIPERTENSIONIT Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj Emirjeta Ukshini Gjakovë, SHKURT 2018

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”FAKULTETI I MJEKËSISËPROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

Tema: TË USHQYERIT E TË SËMURËVE PAS

HIPERTENSIONIT

Mentori: Kandidatja:Prof. Ass. Dr. Antigona Ukëhaxhaj Emirjeta Ukshini

Gjakovë, SHKURT 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

2

Punimi i temës së diplomës: “Të ushqyerit e të sëmurëve pas hipertensionit”, i kandidates:

Emirjeta UKSHINI, u punua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Fehmi Agani”

Gjakovë.

MENTOR I PUNIMIT:

Prof. Asist.Dr. Antigona UKËHAXHAJ

Profesoresh e Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Punimi përmban: 33 faqe

1 tabelë

5 figura

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

3

Deklarata

Unë Emirjeta Ukshini, deklaroj se kjo temë e diplomës me titullin: “Të ushqyerit e të

sëmurëve pas hipertensionit” është punimi im origjinal.

Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të citura dhe

referuara. E kam zgjedhur këtë temë dhe jam përpjekur ta studioj me një përgjegjësi të

madhe. Kjo temë nuk është prezantuar asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe

nuk është botuar deri më tani e tërë ose në pjesë të veçanta të saj. E gjithë literatura dhe

burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit, janë të listuara në listën e referencave dhe

plotësisht të cituara.

Nga fillimi deri në përfundimin e këtij punimi, kam respektuar rregulloren për hartimin e

temës së diplomës, të përcaktuar nga Universiteti publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

4

Falënderimet

Tani që kam arritur në fund të këtij punimi, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia të gjithë

atyre që në mënyra të ndryshme më ndihmuan në zhvillimin, avancimin dhe realizimin e këtij

punimi, pa ndihmën e të cilëve vështirë që do të arrija.

Një falënderim të veçantë për profesoreshën Dr. Antigona Ukëhaxhaj që tregoi

përkushtimin dhe optimizmin për të më ndihmuar. Falë këshillave, udhëzimeve dhe

rekomandimeve që më dha gjatë realizimit të kësaj teme, unë kam arritur ta përfundoj me

sukses punimin. Andaj unë i jam mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme

gjatë realizimit të këtij punimi.

Falënderoj dhe shpreh mirënjohje të thellë për miqtë e mi, të cilët më kanë mbështetur për

fillimin dhe finalizimin me sukses të punimit te diplomës.

Në fund dëshiroj të shpreh nje mirënjohje të thellë për familjen time të cilës i detyrohem

shumë.

Janë ata që nisën ëndrrën time, përcollën çdo hap timin, sidomos kur ndodhesha në vështirësi.

Janë ata që më frymëzuan, vunë dorën te supi im gjatë finalizimit të këtij udhëtimi, sa të

vështire aq edhe të bukur. Ata brumosën qëllimet e mia me frymë dashurie.

Ju falëmnderit të gjithëve!

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

5

Përmbajtja

Shkurtesa------------------------------------------------------------------------------------------------6Abstrakt------------------------------------------------------------------------------------------------- 7

1. HYRJE----------------------------------------------------------------------------------------- 81.1. Shëndeti------------------------------------------------------------------------------- 81.2. Shëndeti si koncept “tërësor”------------------------------------------------------ 81.3. Depresioni--------------------------------------------------------------------------- 91.4. Diabeti------------------------------------------------------------------------------- 91.5. Sulmi në tru------------------------------------------------------------------------- 101.6. Etiologjia---------------------------------------------------------------------------- 101.7. Hipertensioni------------------------------------------------------------------------ 11

1.7.1. Çfarë është hipertensioni?---------------------------------------------------- 131.7.2. Cilat janë produktet që përmbajnë shumë kripë dhe duhen

mbajtur larg tavolinës?------------------------------------------------------- 141.7.3. Po alkooli, a lejohet te pacientët me hipertension?----------------------- 141.7.4. A ka lidhje pesha me hipertensionin?-------------------------------------- 151.7.5. Çfarë sugjerohet të përdoret për stabilitetin e hipertensionit?----------- 15

1.8. Efektet e hipertensionit------------------------------------------------------------ 161.9. Klasifikimi i hipertensionit------------------------------------------------------- 161.10. Pragu i fillimit te mjekimit-------------------------------------------------------- 181.11. Modifikimet e stilit te jeteses dhe te ushqyerjes------------------------------ 191.12. Mjekimi medikamentoz i HTA------------------------------------------------- 211.13. Disa konsiderata speciale per mjekimin--------------------------------------- 231.14. “Dieta për hipertensionin, ja pse sugjeroj DASH”---------------------------- 25

2. QËLLIMI------------------------------------------------------------------------------------- 283. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNIMIT----------------------------------- 294. DISKUTIM------------------------------------------------------------------------------------ 30

5. PËRFUNDIM--------------------------------------------------------------------------------- 31

6. RESYME-------------------------------------------------------------------------------------- 32

7. LITERATURA--------------------------------------------------------------------------------33

8. Biografia e kandidates--------------------------------------------------------------------- 34

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

6

SHKURTESAT:

TA - Tensioni arterial

HTA - Hipertensioni arterial

EKG - Elektrokardiogram

EKO - Ekokardiografia

OBSh - Organizata Botërore e Shëndetësisë

AHA - American Heart Assocation (Asociacioni Amerikan i Zemres)

NHANES - National Health and Nutrition Examination Survey (Vëzhgimi i Egzaminimit

Kombëtar të Shëndetit dhe Ushqimit)

IMT - Indeksi i Masës Trupore

DASH - Dietary Approaches to Stop Hypertension (Qasjet Dietike për të Ndaluar

Hipertensionin)

HPTEK – Vlerësimi i parametrave pararendës tek pacientët me vdekshmëri

TEPA – Vlerësimi i ndikimit

PSAP – Faktor pararendës i pacientit

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

7

Abstrakt

Kjo temë do të diskutojë për të ushqyerit e të sëmurëve me hipertension, në thelb është një

problem serioz shëndetësor dhe është e rëndësishme për tu vlerësuar se si pacientët pas

pranimit në institucionet e kujdesit shëndetësor.

Në këtë temë do të shqyrtohet përgjegjësia e detyrës së kujdesit të pacientëve dhe përdorimi i

mjeteve të vlerësimit të rrezikut, reduktimi i faktorëve të rrezikut (të brendshëm dhe të

jashtëm), klasifikimi sipas stadeve, kujdesi infermieror, diagnostifikimi, komplikacionet e

mundshme, parandalimi dhe trajtimi. Te hipertensioni arterial duhet të shmanget imersimi në

ujë të ftohtë. Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja

e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet.

Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës

ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës.

Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë

flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh

(Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140

mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg.

Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e

pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i

përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe

nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonjë organi p.sh., i veshkave atëherë kemi hipertension

sekondar (organik).

Fjalët kyçe: hipertension, kujdesi i pacientit, trajtimi, etj.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

8

I. HYRJA

1.1.Shëndeti

Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është:

“Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesë e

sëmundjes apo e pa fuqisë fizike të organizmit” (Andrija Stampar, Presidenti i Parë i

Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1946).

Siç shihet, përkufizimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë përfshin jo vetëm sferën e

mirëqenies fizike, por edhe atë mendore dhe shoqërore, në ndryshim nga këndvështrimi

biomjekësor i cili fokusohet vetëm në aspektin fizik të shëndetit.

Ky përkufizim (deri diku) gjithë-përfshirës i shëndetit ka, megjithatë, shumë kufizime të cilat,

në njëfarë mënyre, janë të kundërtat e modelit bio-mjekësor.

Së pari, një gjendje mirëqenieje të plotë (fizike, mendore dhe shoqërore) është një koncept

shumë ideal për t’u realizuar (përmbushur) në praktikë. Kjo do të thotë se, sipas këtij

koncepti, vështirë se mund të gjenden në popullatë individë plotësisht të shëndetshëm.

Nga ana tjetër, edhe nëse për një moment pranohet se një gjendje e tillë ideale (d.m.th.

mirëqenie e plotë fizike, mendore dhe shoqërore) ekziston, atëherë në më të mirën e rasteve

kjo gjendje do t’i referohej thuajse ekskluzivisht subjekteve 20-30 vjeçarë të privuar nga çdo

sëmundje, në kulmin e energjive dhe të aktivitetit të tyre fizik, si dhe me kushte të kënaqshme

socioekonomike. Mirëpo, me kalimin e viteve, thjesht si rezultat i moshimit njerëzit do të

“devijonin” gradualisht nga kjo gjendje ideale (d.m.th. nga “shëndeti i plotë”). Nga kjo,

intuitivisht mund të konkludohet se, përftimi i një gjendje e mirëqenieje të plotë sipas

përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do t’i referohej, në rastin më të mirë,

vetëm subjekteve me moshë të re.1

1.2Shëndeti si koncept “tërësor”Sipas këtij këndvështrimi, shëndeti konsiderohet si koncept “tërësor” duke ju referuar shumë

elementëve si: “tërësisë së individëve” të një shoqërie, “tërësisë së komuniteteve”, “tërësisë

së dimensioneve të shëndetit”, apo “tërësisë së faktorëve përcaktues të shëndetit”. Koncepti

“tërësor” i shëndetit përshkohet nga një filozofi e unitetit mes dimensioneve dhe aspekteve të

ndryshme që përcaktojnë shëndetin e individit në veçanti, dhe të popullatës në tërësi.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

9

1.3Depresioni

Të dhënat e arsimimit dhe të ardhurave mund të konsiderohen si komponente të zgjedhura

nga statusi socio-ekonimik të cilat kanë lidhje të forta me depresionin si çrregullim

psikologjik. Statusi i ulët socio-ekonomik është i lidhur zakonisht me morbiditetin e lartë

psikiatrik, paaftësisi dhe qasje të dobët në kujdesin ndaj vetvetes. Në vendet ku studimet

epidemiologjike janë kryer është arritur përfundimi se, grupi më i ultë arsimor ka një

prevalencë më të lartë të sëmundjeshmërisë psikiatrike. Varfëra, stilet përballuese ndaj

situatave, ngjarjet e vazhdueshme të jetës, kërkimi i vazhdueshëm i mënyrave të mbijetesës,

ekspozimi ndaj stresit dhe mbështetja e dobët sociale, janë disa shembuj të faktorëve të

rrezikut psikiatrik që janë më të përhapura në grupet e personave me një status ekonomik më

të ultë. Duke u nisur nga kjo kuptojë se grupacionet siç janë individët e pa punë, studentët,

pensionistët, nënat që rrinë në shtëpi dhe rrisin fëmijët, kanë tendenca më të larta për gjendje

depresive, dhe kjo pikërisht për shkak të lidhjes së këtij çrregullimi psiqik dhe statusit socio-

ekonomik.2

1.4Diabeti

Si diabeti i tipit 2 edhe pozita socio-ekonomike lidhen me vdekshmërinë e përgjithshme, e

cila shpjegohet vetëm pjesërisht nga prania e disa patologjive të ndryshme në të njëjtin

individ. Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar në revistën "PLos One" të autores

kryesore Else-Marie Dals-Gaard nga Depratamenti i Shëndetit publik në Universitetin e

Aarhusë në Danimarkë. "Kërkime të mëparshme e kanë lidhur pozicionin socio-ekonomik

dhe diabetin e tipit 2 me vdekshmërinë, por dihet shumë pak për lidhjen midis këtyre dy

gjendjeve dhe nivelet e vdekshmërisë në prani të patologjive të shumta te individi", thotë

autorja e cila bashkë me kolegët ka zhvilluar një studim te të gjithë danezët në moshë

mesatare mes 40 dhe 69 vjeç, të cilët nuk kanë pasur diabet të asnjë tipi ndërmjet viteve 2001

dhe 2006, duke pasur një total prej 2.330.206 përsonash.3

Grupi i cili është nën studim, i zgjedhur ndërmjet regjistrave kombëtarë është ndjekur më pas

për gati një dekadë. "Kemi vlerësuar nivelin e vdekshmërisë të standardizuar për moshë,

nivelin e shkollimit, të ardhurat dhe patologjitë e shumta", vazhdon më tej kërkuesja duke

theksuar se gjatë vëzhgimit janë vënë re 139.681 raste me diabet të tipit 2 dhe se janë

verifikuar në total 195.661 vdekje prej të cilave 19.959 mes individëve të diagnostikuar me

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

10

diabet të tipit 2. Niveli i vdekshmërisë së standardizuar me moshë rritet me reduktimin e

pozicionit socioekonomik për persona të cilët nuk janë diagnostikuar me diabet, ndërsa prania

e diabetit të tipit 2 ka një impakt të fortë si mbi pozicionin socio-ekonomik si mbi

vdekshmërinë e përgjithshme", thonë autorët duke shtuar më tej se efekti i kombinuar i

diabetit të tipit 2 dhe pozicionit socioekonomik mbi vdekshmërinë. Ndryshe nga femrat me

diabet të cilat kanë të ardhura të larta, niveli i vdekshmërisë është shumë herë më i lartë te

bashkëmoshataret të cilat kanë diabet të tipit 2 dhe me të ardhura më të ulta:

rezultate këto të cilat nuk ndryshojnë duke i konsideruar të dyja këto kushte veçmas. "Prania

e diabetit të tipit 2, të ardhurat e ulëta dhe niveli i ulët i shkollimit lidhen me një rritje të

vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga

prania e patologjive të ndryshme, përfundon Dalsgaard, duke theksuar nevojën e studimeve të

tjera për të qartësuar këtë fakt.4

1.5Sulmi në tru

Një goditje, ose, një sulm në tru ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet. Sipas një

studimi të kryer në Amerikën Veriore faktorët kryesor janë tensioni i lartë i gjakut, pirja e

duhanit, mbipesha, të ushqyerit në mënyrë jo të shëndetëshme dhe së fundi mungesa e

lëvizjes. Mjekët kanë pyetur dhe studiuar të dhënat për 3000 pacientë që kanë përjetuar

goditje në tru dhe 3000 persona të shëndoshë.

1.6Etiologjia

Gjendja e të pasurit tension të lartë të gjakut është referuar edhe si hipertension. Hipertensioni

mund të lindë nga shumë gjëra. Si dietë të pahijshme me rritjen e konsumit të yndyrnave dhe

kolesterolit të lartë në ushqim mund të shkaktojnë tensionin e lartë. Shqetësime emocionale

mund të rrisin rrezikun e hipertensionit. Ndonjëherë, mjekët nuk mund të nxjerr në pah

rrënjët e hipertensionit, por për ata të cilat arsyeja janë përcaktuar zgjidhje është më e

dukshme.

Faktori nervor është shumë i rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes. Faktorët favorizues janë:

- Sforcimet fizike, barra, ushqimet me yndyrna.

- Trashëgimia (herediteti).

- Mosha.

- Raca.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

11

- Duhani.

- Seksi.

- Kolesteroli në intoleranca ndaj glukozës.

- Pesha e trupit.

- Veprimtaria e retinës.

1.7Hipertensioni

Ndikimi i statusit socio-ekonomik në hipertesnion është i komplikuar dhe shpesh i paqartë.

Megjithatë disa determinantë të modifikueshëm si edukimi dhe profesioni janë të lidhur me

hypertensionin. Gjithashtu ndikojnë vendbanimi urban, rural ose gjendja ekonomike

individuale, lokale ose nacionale, janë të lidhur me hipertension edhe pse kjo lidhshmëri

shpesh është e komplikuar dhe kontradiktore. Shpjegimi i mundshëm për këtë ndikim është se

në vendet me të zhvilluara ekonomikisht ka programe me te mira të prevenimit, qasje më e

lehtë dhe më e mirë në shërbimet sheëdetësore.

Hipertensioni Arterial përfaqëson një nga faktorët më të rëndësishëm të rriskut për sëmundjet

Kardio-Vaskulare dhe për këtë arsye ka edhe vendin e parë si shkak i vdekjes në mortalitetin

në përgjithësi. Hipertensioni arterial ka edhe një primat tjetër, atë të numrit më të madh të

njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje. Sot në botë vuajnë rreth 1 miliard njerëz nga HTA dhe

parashikohet që në vitet në vijim kjo shifër të arrijë në 1.5 miliard. Hipertensioni është rritja e

presionit të gjakut mbi 140/90 mmHg dhe paraqet faktorin kryesorë të rrezikut të sëmundjeve

kardiovaskulare, prandaj zbulimi i hershëm dhe trajtimi i tij mund të parandalojnë shfaqjen e

komplikimeve që rezultojnë nga HTA i pa trajtuar. Numri më i lartë i pacientëve të

hospitalizuar me HTA është në muajin Mars, duket ende periudhë që organizmin e gjen të pa

përgatitur në ndikim të kushteve atmosferike. Llogaritet se hipertensioni është shkaktar i më

shumë se gjysmës së vdekjeve në SHBA. Është faktorë rreziku dhe i pavarur për insultën

(gjakderdhjet në tru) dhe sëmundjet kardiovaskulare. Sfidat e sotme për praktikat

parandaluese qëndrojnë në kontrolle më efektive të hipertensionit te të moshurarit dhe

zbulimin e mjekimit ideal të mjekimit dhe trajtimit te tij. Sfidat e shëndetit të gjerë të publikut

shtrihen në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës në lidhje me hipertensionin,

pasivitetin fizik, mbipeshën, konsumimi i lartë i kripës dhe alkoolit. Masa e tillë parandaluese

dhe qasja e shëndetit publik premtojnë në minimizimin e shfaqjes së tensionit të lartë të

gjakut që kur njerëzit janë të ndijshëm ndaj tyte.7

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

12

Mjekimi anti-hipertensiv redukton ndjeshëm rrezikun kardio-vaskular, por për të arritur këtë

qëllim kërkohet një njohje e mirë e epidemiologjisë së HTA, historisë natyrore të saj,

mekanizmave fizpatologjikë të hipertensionit arterial esencial, hipertensionit sekondar, të

dish të vlerësosh saktë shkallën e dëmtimit të organeve target, rrugët e diagnostikimit të tyre e

mjetet që perdoren sot, si edhe më e rëndësishmja, të dish të mjekosh mirë e me efikasitet

këtë patologji të rëndë e kaq të shpeshtë.

Në mjekimin e HTA sot ne ndeshemi me disa probleme të rëndësishme si: inercia terapeutike

(të kënaqurit me mjekimin e HTA, por pa arritur normalizimin e tij), mosnjohja e saktë e

mekanizmave të veprimit të medikamenteve anti-hipertensive, mosvlerësimi në kohë i

dëmtimit të organeve target nga HTA, diagnozës së Hipertensionit Sekondar etj.5

Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur, e cila prek

deri 25% të popullatës. Mjeku endokrinolog-diabetolog, sqaron se një hipertension i

pamjekuar shton rrezikun për atakë kardiakë, tromboza dhe hemorragji të trurit, dëmtime të

veshkave dhe syve. Elementi bazë në dietën e të sëmurëve me hipertension është reduktimi i

sasisë së kripës. Mjeku i famshëm diabetolog gjatë intervistës rekomandon disa këshilla, për

mënyrën se si duhet të ushqehen dhe të zhvillojnë aktivitete fizike për personat e prekur nga

tensioni i lartë i gjakut.

Figura 1. Medikamente antihipertensive.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

13

Figura 2. Dëmtimet që sjell presioni i lartë i gjakut.

1.7.1 Çfarë është hipertensioni?

Tensioni i gjakut është forca që ushtrohet mbi arteriet, kur gjaku kalon në to. Tensioni i lartë i

gjakut (hipertensioni) do të thotë që gjaku ushtron presion më të lartë se normalja mbi

arteriet. Tensioni i gjakut kur zemra rreh, quhet tensioni sistolik, ndërsa tensioni kur zemra po

pushon quhet tensioni diastolik. Të gjithë e dinë që kur matet tensioni i gjakut jepet me shifra

si 120/80. Shifra më e lartë tregon tensionin sistolik, më e ulëta tensionin diastolik. Presioni i

lartë i gjakut ose hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur, ajo prek deri 25% të

popullatës. Zakonisht me rritjen e viteve të njeriut kemi dëmtim të enëve të gjakut, të cilat

humbin elasticitetin dhe bëhen më të ngurta. Një hipertension i pamjekuar shton rrezikun për

atakë kardiakë, tromboza dhe hemorragji të trurit, dëmtime të veshkave dhe syve. Ndryshimi

i disa aspekteve të jetës tuaj sidomos dieta mund të shërbejë pozitivisht në trajtimin e kësaj

sëmundje.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

14

Elementi bazë në dietën e të sëmurëve me hipertension është reduktimi i sasisë së kripës.

Marrja e kripës me shumicë çon në mbajtje të ujit në organizëm dhe në rritje të tensionit. 3/4

e sasisë ditore të kripës që në marrim është e

fshehur në produktet e gatshme si konservantët,

mishi dhe peshku i konservuar, prandaj këshillohet

që të gatuhet në kushte shtëpiake. Si rregull nuk

lejohet të merret më pak se 0.25 gr kripë për 100 gr

ushqim ose më shumë se 1.25 gr kripë për 100 gr

ushqim. Bëhu i ndërgjegjshëm për kripën: Gatuaj

më pak kripë. Vendos mbajtësen e kripës larg

tavolinës. Elimino sa më shumë produktet e konservuara. Kontrollo sasinë e kripës tek çdo

produkt që konsumoni. Përdor produkte që kanë doza të vogla të kripës.6

1.7.2 Cilat janë produktet që përmbajnë shumë kripë dhe duhen mbajtur larg

tavolinës?

Ushqimet që përmbajnë më shumë kripë janë mishi i kriposur, salsiçet, sallami, proshutat,

supat e paketuara, salca e sojës, majoneza, patatinat, peshku dhe mishi i tymosur, djathi,

biskotat me kripë, salcat dhe pastat, sanduiçi, buka, drithërat etj.

Nevojat fiziologjike për kripë në rrethana të zakonshme janë 1 - 2gr të kloridit të sodiumit në

ditë, ditëlidhjet klinike-ekperimentale dhe epidemiologjike në mes të konsumimit të kripës

dhe hipertensionit, po përparojnë dukshëm. Kufizimi i kripës lejon që presioni i lartë i gjakut

të kontrollohet nga doza të vogla të mjekimeve antihipertenzive. Në shumë pacientë, kufizimi

i kripës mund të çoj në një kontrollë të zbutur ose të të moderuar të hipertensionit, pa qenë

nevoja e marrjes së mjekimeve përkatëse.7

1.7.3 Po alkooli, a lejohet te pacientët me hipertension?

Studime që janë bërë, tregojnë lidhjet pozitive mes konsumimit të alkoolit dhe nivelit të lartë

të presionit në gjak, te individët lidhet me dozën e marrë dhe veprojnë pavarsisht nga pesha

trupore dhe zakoni i duhanpirjes. Provat përputhen me raport pozitiv të konsumimit të

alkoolit me lipoproteinat, me densityet të lartë (HDL) në gjak dhe modifikimin e alkoolit për

të ndryshuar nivelet e kolesterolit.8

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

15

Dozat e moderuara të alkoolit mund të mbrojnë zemrën tuaj, por dozat e mëdha e rrisin

tensionin. Në qoftë se ju vuani nga hipertensioni nuk duhet marrë me shumë se 2-3 porcione

për burrat dhe 1-2 porcione në ditë për gratë. Porcioni nënkupton gjysmën e një gote birrë

250 ml birre ose 100 ml verë të kuqe ose 25 ml raki (1 teke raki).

1.7.4 A ka lidhje pesha me hipertensionin?

Rënia në peshë: Ka një lidhje të fortë mes rritjes së tensionit dhe njerëzve mbi peshë, sidomos

tek personat që kanë mbi peshë të belit (qendrore). Humbja e 5-10% të peshës përmirëson

dukshëm vlerat e tensionit arterial. Rekomandohen rëniet e lehta dhe të qëndrueshme të

peshës jo më shumë se 1-2 kg në muaj.

Prandaj ulja në peshë dhe kufizimi i kripës në mënyrë të pavarur janë shumë të rëndësishme

në uljen e presionit të lartë të gjakut 9

1.7.5 Çfarë sugjerohet të përdoret për stabilitetin e hipertensionit?

Fruta dhe perime të paktën deri në 5 porcione në ditë, duhet të jenë të freskëta të ngrira ose të

thara. Në qoftë se do t’i merrni të konservuara shikoni sasinë e kripës. Merrni ushqime me

pak yndyrë, psh qumështi i skremuar, kos me pak yndyrë 2-3 herë në ditë, vaj peshku 2-3

porcione në javë si peshk i egër, salmon, sardele,etj. Preferohen produkte të detit të jenë ose

të freskëta, ose të ngrira dhe jo të konservuara. Në disa vende po përdoren produkte që quhen

ushqime funksionale, që s’janë gjë tjetër veçse produkte të gatshme për uljen e tensionit.

Figura 3. Matja e gjakut.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

16

1.8Efektet e hipertensionit

Nëse ju keni disa probleme me enët e gjakut në veshkët tuaja atëherë mundësia për shfaqjen e

hipertensionit është më e lartë. Parenkima e veshkave dhe sëmundjet renale vaskulare janë dy

sëmundjet më të zakonshme të veshkave që mund të shkaktojnë tensionin e lartë. Një person

shtatzënë është gjithashtu e ndjeshme ndaj hipertensionit si gjatë shtatzënisë, ndryshimet e

mëdha ndodhin në trupin e një gruaje. Kur një organ përshtatet për fëmijën në rritjen brenda

saj, edhe pse këto ndryshime konsiderohen të gjitha si normale, disa nga këto aktivitete

eventualisht mund të çojë në hipertension.

Nëse ju keni problem në zemër, shanset janë që, tensioni juaj i gjakut bëhet i çrregullt.

Tensioni juaj i gjakut ose mund të jetë iulët apo i lartë, në varësi të reagimit të zemrës tuaj

dhe trupin tuaj. Nëse hipertensioni vazhdon, ka probleme të ndryshme që mund të lindin nga

ai. Njerëzit me hipertension mund të kontaktojnë një goditje në çdo kohë. Shanse e AVC janë

shumë të larta. Hipertensioni mund të shkaktojë vizione me të meta. Kur enët e gjakut të

bukura të syve qahen për shkak të tensionit të lartë ju mund të keni vizion të turbullt, e cila

mund të çojë në verbëri. Hipertensioni mund të dëmtojë veshkat, enët e gjakut të veshkave

mund të bëhen më të dëndura me presionin e lartë të gjakut. Një mënyrë për të qenë i lirë nga

hipertensioni është duke kontrrolluar rregullisht tensionin e gjakut.10

1.9Klasifikimi i hipertensionit

Në 95% të rasteve kur shkaku i saktë i hipertensionit është i panjohur, ajo quhet hipertension

thelbësor apo hipertension primar. Stili i jetesës, mjedisi, dhe historia e gjendjës familjare të

gjithë luajnë një rol në këto raste.

Në tjetrin 5% e rasteve, shkaku mund të jetë i lidhur në një gjendje mjekësore. Historitë

mjekësore dhe familjare shpesh ndihmon në përcaktimin e problemit themelor mjekësor që

çoi në presionin e lartë të gjakut.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

17

Disa nga kushtet mjekësore që mund të rrisin presionin e gjakut të një personi mund të

përfshijë:

- Sulme të mëparshme në zemër,

- Një goditje e mëparshme,

- Rregullime hormonale,

- Sëmundje të veshkave.

Figura 4. Piramida e DASH.

Tabela 1. Klasifikimi i nivelit të tensionit arterial NE mmHG.

Stadet e hipertensionit arterial:

- Stadi i parë – nuk ngrihën shifrat e TA në mënyrë të theksuar. Shpesh ato kthehen në

normë e janë funksionale.

- Stadi i dytë – shifrat janë të rritura, mbi normë, në mënyrë të qëndrueshme. Në këtë

stad ka ndryshime si në enët e gjakut të trurit dhe të zemrës.

- Stadi i tretë – shifrat janë mjaft të rritura. Ka ndryshime distrofike, sklerotike në inde

e organe.11

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

18

1.10 Pragu i fillimit të mjekimit

Pragu i fllimit të mjekimit përcaktohet jo vetëm nga shifrat e TA, por kryesisht nga niveli i

rrezikut kardiovaskular, që paraqet sëmundja në individë të caktuar, që mund të kenë edhe

bashkëekzistenca të patologjive të tjera shoqëruese apo histori të ndryshme familjare për

ngjarje kardiovaskulare. Mjekimi medikamentoz, si rregull, fillon kur rreziku kardiovaskular

është mbi 15% për 10 vjet, që sidoqoftë konsiderohet risk i ulët. Rreziku i lartë

kardiovaskular në 10 vjet, konsiderohet kur kalon masën 30%. Megjithatë, fllimi i mjekimit

medikamentoz, bëhet i butë kur kërkohen ulje të TA 10/5 mmHg (monoterapi), ndërsa kur

qëllimi është të realizohen ulje të TA >20/10 mmHg, terapia medikamentoze duhet të jetë më

agresive (politerapi). Në grupe të caktuara pacientësh, terapia medikamentoze duhet flluar

edhe kur shifrat e TA janë brenda normës, por në nivelet “normal i lartë” (TAS 130/139

mmHg dhe TAD 85-90 mmHg). Në këto grupe futen të gjithë ata të sëmurë, me prekje të

njohur vaskulare aterosklerotike (SAK, etj.) apo me predispozitë për to, për arsye të tjera

(diabet sheqeri, etj.), për një prekje të tillë në të ardhmen e shpejtë. Hezitimi për fllimin e

mjekimit, në rastet e indikacioneve jo të qarta për të, ka treguar se në 10-17% të këtyre të

sëmurëve, shumë shpejt sëmundja avancon dhe futet në indikacione të qarta mjekimi të HTA

dhe për këtë arsye në përgjithësi fllimi i mjekimit nuk duhet vonuar.

Sidoqoftë, në të gjitha rastet e mara në diskutim për HTA, duhen rekomanduar imediatisht

dhe pa dallim, modifkimet e nevojshme të stilit të jetesës dhe të ushqyerjes, si masa e parë e

mjekimit.

Qëllimi i mjekimit të HTA. Në shumicën e të sëmurëve, është që të arrihet niveli i TA

<140/90 mmHg, me një përfitim më të madh kur arrihet niveli < 130/85 mmHg. Tek të

moshuarit mund të pranohet si qëllim edhe arritja e TAS deri në 140-145 mmHg, por duhet

pasur kujdes që TAD të mos zbresë nën 65 mmHg, që mund të bëhet faktor, vetëm në këtë

grup të sëmurësh, për ngjarje të pafavorshme kardiovaskulare.

Në disa grupe të sëmurësh me rrezik të lartë kardiovaskular, qëllimi për tu arritur nga

mjekimi i HTA është më rigoroz. Tek këta pacientë kërkohet një terapi më agresive dhe kjo

ndodh tek:

- zezakët që bëjnë më shumë komplikacione nga HTA dhe ku edhe TAD 85-90 mmHg mund

të çojë në dëmtime renale

- të sëmurët me diabet mellitus, ku ulja e TA 130/85 mmHg redukton incidencën e ngjarjeve

të pafavorshme kardiovaskulare. Bile edhe ulja e TAS < 110 mmHg solli një reduktim të

komplikacineve mikro dhe makrovaskulare tek këta të sëmurë.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

19

- të sëmurët me sëmundje renale kronike progresive, që kanë proteinuri >1-2 gr/ditë. Tek ky

grup, TA <125/75 mmHg mund ta ngadalësojë mjaft humbjen e funksionit renal.12

1.11 Modifikimet e stilit të jetesës dhe të ushqyerjës

Modifkimi i stilit të jetesës dhe të ushqimit indikohet tek të gjithë hipertonikët, si masë e parë

e mjekimit. Ato mund të ulin TA dhe mund të vonojnë apo deri të stopojnë sëmundjen e

hipertensionit arterial. Po ashtu, ato edhe vetëm, mund të ulin mjaft morbozitetin dhe

mortalitetin që vjen si pasojë e komplikacioneve kardiovaskulare të HTA.

Ndërprerja e duhanit: Efekti i duhanit mbi TA është i drejtpërdrejtë për rritjen e tij dhe

ndërprerja e duhanit e heq këtë influencë negative mbi TA. Duhani, përveç se është një faktor

direkt rreziku aterosklerotik, influencon për rritjen e insulin-rezistencës, obezitetit dhe

progresionin e efekteve të dëmshme mbi veshkën.

Reduktimi i peshës: Rritja e peshës edhe në përmasa të vogla, ka një influencë të rëndesishme

mbi HTA. Gratë me indeks masë (BMI) 24 bëjnë HTA 2 herë më shumë se ato me BMI 21,

për 18 vjet. Në shumicën e njerëzve, rritja e peshës realizohet nëpërmjet depozitimeve të

dhjamit në pjesën e poshtme të trupit (sindromi metabolik). Ky obezitet i poshtëm është një

faktor me vetë rreziku për HTA. Po ashtu, ai influencon edhe mbi apnenën obstruktive të

gjumit, e cila, me vete, ka një influencë në mbajtjen e një TA të qëndrueshme. Edhe uljet e

lehta në peshë kanë një influencë të rëndësishme mbi reduktimin e TA. Kështu, vetëm ulja

prej 1 kg e peshës, mund të çojë në një rënie të TA prej 1.6/1.3 mmHg. Aktiviteti fizik: Rritja

e aktivietit fzik mund të çojë në uljen e peshës, por mund të influencojë si në mosshfaqjen për

herë të parë te HTA, ashtu edhe të diabetit të sheqerit apo të secilës nga sëmundjet

kardiovaskulare. Ushtrimet aerobike sjellin uljen e TA gjatë kryerjes së tyre, me një efekt që

mund të zgjasë edhe më pas gjatë ditës. Ulja e TA është më e madhe, sa më të gjata janë

ushtrimet aerobike, por nuk influencohet nga intensifkimi i tyre.

Reduktimi i marrjes së kripës në ushqim: Modeli i kripur i dietës së vendeve të zhvilluara

është akuzuar si shkak i zhvillimit të HTA në shoqëri. Sidoqoftë, është vërtetuar se pakësimi i

kripës tek hipertonikët, sjell përftime të qarta në reduktimin e shifrave të TA. Vetëm ulja e 78

mmol/24 orë kripë, solli rënien e TA me 5.0/2.7 mmHg, tek hipertonikët, dhe 2.0/1.0 mmHg

tek normotensivët. Raporti i sasisë së reduktimit të kripës me shifrat e TA është linear tek

hipertonikët. Sa më pak kripë konsumohet, aq më shumë ulen shifrat e TA. Megjithatë, sipas

studimeve, ulja e kripës për 6 muaj me 33 mmol/24 orë solli vetëm një reduktim të TA me

1.1/0.6 mmHg. Jo të gjithë të sëmurët i pergjigjën mirë reduktimit të kripës për uljen e

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

20

shifrave të TA. Më të ndjeshëm nga reduktimi i kripës janë zezakët dhe të moshuarit.

Nganjëherë, reduktimi i tepruar i kripës, mund të jetë edhe kundërproduktiv, nëpërmjet

stimulimit të tepruar të aktivitetit të sistemit nervor simpatik apo sistemit renineangiotenzinë,

që mund të kundërballancojnë efektet përftuese nga ky reduktim. Kështu, restriksioni i kripës

është i rëndësishëm për mosshfaqjen e HTA dhe ka njëfarë influence për mjekimin e kësaj

sëmundje. Rruga më e mirë për këtë restriksion, që nuk është i kollajshëm tek pacientët në

afate të gjata, është zëvendësimi i ushqimeve të industrializuara (që kanë shumë Na

konservues) me ushqime natyrale (që kanë më pak Na). Sidoqoftë, në këtë drejtim, mund të

jepën disa këshilla:

- mos shto kripë në gjellë dhe mos përdor kripën e tavolinës

- evito ushqimet në “fast-food”

- evito antiacidët me përmbajtje Na

- kur nuk mund të evitosh nevojën e shijës për kripë gjelle, përdor kripë kaliumi, që ka shije

të njëjtë

Shtimi i sasisë së kaliumit dhe kalciumit në ushqim: Kaliumi është parë se sjell një ulje të

shifrave të TA me një mesatare 3.1/2 mmHg, sidomos tek zezakët dhe tek ata që përdorin

shumë kripë. Sidoqoftë, marrja e tepërt e tij mund të shkaktojë probleme të tjera të

hiperkalemisë dhe duhet përdorur me kujdes vetëm atëherë kur ka tendencë për hipokalemi.

Edha marrja në ushqim e kalciumit sjell ulje të TA me 1.44/0.84 mmHg. Megjithatë, marrja e

tepërt e tij mund të sjellë rritjen e incidencës së nefrolithiasës dhe pasoja të tjera të

padëshërueshme.

Roli i kafesë: Efekti i kafesë, mbi rritjen e shifrave të TA, nuk dukët aq i madh sa ç’ekziston

në legjendën popullore. Përdorimi i theksuar i saj sigurisht mund të influencojë edhe

negativisht në shifrat e TA. Kështu në metanalizën e 11 studimeve, u gjet se përdorimi i 5

filxhanave kafe në ditë solli një rritje të TA vetëm prej 2.4/1.2 mmHg. Përdorimi i reduktuar i

kafes ditore (1-2 kafe në ditë) nuk duket të ketë ndonjë influencë të rëndësishme mbi TA.

Përdorimi i alkoolit: Përdorimi i alkolit ka një efekt me dy drejtime në lidhje me HTA. Doza

të vogla të tij sjellin parandalimin e HTA, ndërsa dozat mesatare apo të larta ditore kanë një

efekt negativ për rritjen e shifrave të TA. Sipas studimeve, doza përftuese është <2 porcione

nga 12 ml për burrat dhe 1 porcion 12 ml për gratë, që çon në uljen e incidencës së HTA me

14% dhe rritjen e kësaj incidence me 31% kur tejkalohen këto doza. Si përfundim, mund të

thuhet se nga modifkimi i stilit të jetesës dhe ushqyerjes mund të përftohet mjaft për uljen e

TA. Konkretisht, nga reduktimi i peshës prej 10 kg mund të përftohet një ulje 5-10 mmHg e

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

21

TA, nga adaptimi në vakte të fraksionuara të ushqimit, një ulje prej 8-14 mmHg, nga rritja e

aktivitetit fzik 2-8 mmHg dhe nga rregullimi i konsumit të alkoolit, një ulje prej 2-4 mmHg

(gjithmonë kur flasim për TAS). Në një studim, vetëm nga rregullimi në të njëjtën kohë i të

gjitha mënyrave të gabuara të jetesës (ulje peshe 10 kg, reduktim i kripës 10%, rritje e

aktivitetit fzik dhe eleminim i alkoolit), u arrit që TA të reduktohej mesatarisht me 8.6/8.6

mmHg.13

1.12 Mjekimi medikamentoz i HTA

Në qoftë se nga modifkimi i stilit të jetesës dhe mënyrës së ushqyerjes nuk arrihen kufjtë e

TA <140/90 mmHg në përgjithësi dhe për diabetikët e ata me IRK <130/80 mmHg, si dhe në

rastet kur paraqiten tek mjeku të sëmurë me TA >160/100 mmHg, merrët menjëherë vendimi

për fllimin e terapisë medikamentoze. Në momentin kur merrët vendimi për mjekim

medikamentoz shtrohet pyetja në se terapia fillestare duhet të jetë agresive apo graduale. Si

rregull, preferohët ajo graduale me rritje progresive të dozave, sipas nevojës, për të evituar

efektet anësore dhe sidomos rënien e tepëruar e të menjëherëshme të TA, që mund të

prodhojë simptoma si dobësi, lodhje, etj., të cilat vijnë nga një autorregullim i dëmtuar i

fluksit cerebral tek hipertonikët. Me kalimin e kohës së mjekimit, ky autorregullim cerebral

normalizohet dhe me rritjen e dozave të mjekimit, ulja e mëtejshme e TA, drejt normalizimit,

nuk sjell më simptoma. Pra me këtë logjikë, fllimisht në mjekimin e një hipertoniku që

paraqitet për herë të parë tek mjeku, preferohen doza të vogla të medikamenteve të zgjedhur.

Zgjedhja e medikamentit fillestar: Sipas studimeve të mëparshme, si preferencë e parë për

mjekimin e HTA mund të zgjidhet cilido prej medikamenteve, që i përkasin njërës nga

klasave të diuretikëve, ACE-fernuesve, Ca-bllokuesve, ARB apo B-bllokuesve. Midis tyre,

më i preferuari për fllimin e mjekimit është rekomanduar diuretiku në dozë të vogël dhe më

pas, sipas nevojës, janë bashkangjitur një nga një medikamentet e klasave të tjera. Llogjika e

mjekimit të HTA, si dikur edhe tani, është “më mirë disa medikamente në dozë të vogël-

mesatare sesa njëri prej tyre në dozë të lartë”. Sot, pas thellimeve të studimeve për mjekimin

e HTA, janë përcaktuar disa preferenca fillestare, bazuar në kushtet ku ndodhet i sëmuri që

po mjekojmë si p.sh. mosha e tij, prania e disa kondicioneve apo sëmundjeve

bashkëshoqëruese, etj. Kështu, diuretikët preferohen më shpesh në të sëmurët me insufciencë

kardiake, moshë të avancuar apo HTA sistolik dhe evitohën në ata me podager. B-bllokuesit

preferohën në HTA të shoqëruar me SAK apo IM të kaluar, insufciencë kardiake, takiaritmi,

migrenë dhe evitohën në ata me asthma bronkiale, sëmundje obstruktive pulmonare apo

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

22

çrregullime të përcimit kardiak. Ca-bllokuesit preferohën në mosha të avancuara dhe HTA

sistolik, duke u përpjekur të evitohën në rastet e çrregullimeve te percimit kardiak (verapamili

dhe diltiazemi). ACE-frenuesit preferohën tek hipertonikët me insufciencë kardiake apo

disfunksion sistolik shoqërues të ventrikulit të majtë, ata me IAM të kaluar si dhe tek

diabetikët apo nefropatët me proteinuri, duke u evituar tek gratë me barrë, stenozat bilaterale

të arterieve renale dhe në rastet me hiperkalemi. ARB preferohën në të gjithë ata që kanë

efekte anësore nga ACE-frenuesit (si p.sh. kollë), tek diabetikët dhe nefropatët si dhe në

rastet me insufciencë kardiake, duke u evituar gjatë gravidancës, hiperkalemisë dhe në

stenozat bilaterale të arterieve renale. Alfa-bllokuesit preferohën tek prostatikët dhe evitohen

në të sëmurët me insufciencë kardiake.

Një rekomandim tjetër, që duhet pasur parasysh, është që fllimi i terapisë tek të rinjtë,

preferohet të bëhet me ACE-frenues apo ARB dhe tek të moshuarit me Ca-bllokues. Në të

dyja moshat, në shumicën e rasteve diuretiku është një shoqërues i rekomanduar. Monoterapi

apo terapi e kombinuar? Duke pasë parasysh se shumica e të sëmurëve që paraqitën për herë

të parë kanë shifra te TA >160/100 mmHg, si dhe shumë prej tyre kanë si shoqërues edhe

dibetin e sheqerit apo një nefropati kronike (ku shifrat e TA këshillohën të ulën <130/80

mmHg) rekomandimi i fllimit të terapisë për HTA është që të bëhet me kombinim

preparatësh dhe jo me monoterapi. Aq më tepër, sot dihet qartë nga studimet se diuretikët në

dozë të vogel, fuqizojnë mjaft efektin e cilido medikamenti, të secilës klasë tjetër

antihipertensive. Megjithatë, në mjaft të sëmurë është e nevojshme që fillimi i terapisë të

bëhet me më shumë se 2 apo 3 medikamente, në vartësi të shifrave fillestare të TA dhe të

nivelit të këtij reduktimi, për të cilën ka nevojë i sëmuri. Në këto raste, kombinimi i

medikamenteve është i lirë, por në shumicën e rasteve diuretikët janë të pranishëm. Një parim

tjetër i mjekimit të HTA është mundësisht zgjedhja e medikamenteve me vetëm një dozë

ditore (medikamente me lëshim të ngadalshëm). Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse në këtë

mënyrë lehtësohet komforti i të sëmurit për mjekim (ai s’duhet të mendojë disa herë gjatë

ditës për mjekimin) dhe kështu rritet komplianca e mjekimit (numri i të sëmurëve që nuk

mërziten nga mjekimi, por e marrin rregullisht atë për kohë të gjatë). Nga ana tjetër,

medikamentet më lëshim të ngadalshëm, pra me një dozë ditore, kanë një përqendrim

konstant të medikamentit në gjak dhe për pasojë një efekt pa kurba ditore mbi uljen apo jo të

TA. Ndryshe ndodh me terapitë e fraksionuara antihipërtensive (disa herë në ditë), të cilat

realizojnë efekte maksimale gjatë çlirimit të lartë në gjak të medikamentit dhe dobësim të

efektit në pjesë të ndryshme të ditës. Ky variabilitet efekti, gjatë ditës, mund të bëhet i

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

23

dëmshëm, sepse mund të shoqërohet edhe me një variabilitet shoqërues të frekuencës së

ritmit të zemrës, që mund të sjellë efekte të padëshirueshme, duke shtuar atakët kardiakë

koronarë dhe probabilisht edhe incidencën e IAM në këta të sëmurë. është pikërisht kjo arsye,

që ka bërë akuzat e mirënjohura ndaj nifedipinës afatshkurtër, në mjekimin e HTA. Përvec

këtyre arsyeve, marrja disa herë gjatë ditës e medikamenteve për mjekimin e HTA, prish

komfortin e jetesës dhe të aktivitetit të pacientit dhe kontribuon për shtimin e numrit të

hipertonikëve që ndërpresin mjekimin.

Në këtë llogjikë, sot më të preferuarit janë medikamentet e kombinuara në një tabletë, me

efekt të zgjatur. Për fat të mirë, numri i tyre është shtuar mjaft në treg dhe ka lehtësuar shumë

mjekimin e të sëmurëve me HTA. Momenti që rekomandohet për marrjen e këtij mjekimi të

kombinuar në një tabletë është si rregull mëngjesi.14

1.13 Disa konsiderata speciale per mjekimin

Ndërpreja e medikamenteve: Ndërpreja e mjekimit, si rregull, sjell ringritjen e TA në 80% të

rasteve dhe vetëm në 20% të të sëmurëve mund të ruhen nivelet e mëparshme të TA pas

ndërprejes. Duke ditur se më sa vështirësi arrihet niveli i duhur i uljes së TA, nuk

rekomandohet në asnjë mënyrë ndërprerja e terapisë antihipertensive, me përjashtim të

rasteve kur medikamentet japin efekte anësore.

HTA rezistent: Ka disa raste kur HTA është rezistent ndaj mjekimit. Kjo do të thotë kur TAD

nuk zbret nën 90 mmHg, me gjithë përdorimin e mbi 3 medikamenteve. Kjo situatë mund të

vijë kur i sëmuri nuk i merr rregullisht ilaçet. Po ashtu ajo përsëritet në rastet kur, nga matjet

që kryhen gjatë vizitës mjeksore, shifrat e TA mund të jenë më të larta, për shkak të

emocioneve të veçanta (ndryshe nga jeta reale, shifrat rezultojnë të larta, pavarësisht nga

mjekimi). Megjithatë, ka edhe mjaft arsye të tjera që mund të realizojnë rezistencën ndaj

mjekimit, midis të cilave më e shpeshta është rritja e masës së volumit qarkullues, nga dozimi

i ulët i diuretikut, apo marrja pa kriter e kripës, që mund të rregullohet shpesh nga rritja dozës

së diuretikut apo zgjedhja e një diuretiku me potent.

Anestezia në të sëmurët me HTA: Në mungesë të insufciencës kardiake shoqëruese, HTA nuk

shton aspak rreziqet kardiovaskulare të kirurgjisë. Megjithatë, është e rekomanduar që para

interventit HTA të kontrollohet mirë nëpërmjet mjekimit, për të reduktuar rrezikun e iskemisë

së miokardit. Përdorimi i ß-bllokuesve është i rekomanduar, sidomos para intubimit dhe

veçanërisht në kirurgjinë vaskulare.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

24

HTA te fëmijët: Për fat të keq, nuk ka të dhëna për përdorimin afatgjatë të antihipertensivëve

tek fëmijët. Përderisa këto mungojnë, këshillohet që edhe për fëmijët të përdoret llogjika e

mjekimit antihipertensiv si edhe tek adultet. Lufta për uljen e peshës tek fëmijët me HTA,

është shumë e rëndësishme, sepse vetëm ulja e obezitetit mund të mjaftojë për normalizimin e

TA në mjaft raste.

HTA tek të moshuarit: Në mjaft të moshuar mund të gjendët HTA me sfngmomanometër dhe

TA normal, kur matjet bëhen brenda në arterie. Ky quhet pseudo HTA dhe lidhet me rritjen e

rigiditetit të mureve të arterieve që nuk shtypen (kolapsohen) nga mansheta. Sidoqoftë, është

dokumentuar që mjekimi i HTA, si sistolik e diastolik, tek të moshuarit edhe > 80 vjeç, sjell

një reduktim të rëndësishëm të riskut kardiovaskular. Megjithatë, ulja e TA tek hipertonikët e

moshuar duhet bërë shumë gradualisht, kryesisht nëpërmjet Cabllokuesve e diuretikëve, që

veprojnë më mirë dhe japin më pak efekte anësore. Nivelet e TA që duhen arritur janë rreth

140 mmHg për TAS dhe kujdes duhet bërë që TAD të mos ulet shumë (<65 mmHg).

HTA dhe diabeti i sheqerit: Tek një i sëmurë me HTA + diabet sheqeri duhet bërë një kujdes

i veçantë. Kjo për arësye se këta janë dy faktorë rreziku kardiovaskularë, që nuk mblidhen

por shumëzohen, përsa i përket efekteve negative që mund të krijojnë. Mjekimi i HTA, në

këta të sëmurë, duhet të jetë më intensiv dhe qëllimi për tu arritur gjithmonë është <130/80

mmHg. Ulja e TA sa më poshtë këtij kufri, mund të sjellë një reduktim prej mbi 50% të

komplikacioneve vaskulare dhe kardiake, renale, të retinës apo neuropatisë autonome në këta

të sëmurë.

Në rast se në këta të sëmurë është prezentë proteinuria, është i domosdoshëm përdorimi i një

ACE-frenuesi apo ARB. Efekt të favorshëm në mjekim paraqesin edhe diuretikët, ß-

bllokuesit apo Ca-bllokuesit.

HTA dhe impotenca seksuale: Në të sëmurët me HTA, mund të jetë shpesh i pranishëm

disfunksioni erektil, sidomos tek diabetikët. Problemi mund të theksohet akoma më shumë

nga diuretikët (edhe në sasi të vogël) në këta të sëmurë. Në këto raste, në terapi shtohet

sildenafl, i cili rikthen funksionin erektil edhe në prani të terapisë antihipertensive, pa dhënë

efekte anësore në përgjithësi.

HTA dhe insufcienca kardiake: Në rastet me insufciencë kardiake, për shkak të rënies së

debitit të zemrës, mund të dekapitohet TA sistolik duke maskuar HTA. Megjithatë, TAD

mund të mbetët i rritur edhe me shumë, për shkak të rritjes së rezistencave vaskulare

periferike gjatë insufciences kardiake. Ulja e tyre, dhe për pasojë edhe e TAD, sjell

përmirësim të insufciencës kardiake kongjestive. Në këto raste, medikamente të preferuar

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

25

janë ACE-frenuesit, ARB dhe ß-bllokuesit vazodilatatorë. Një efekt të mirë kanë të gjithë

antihipertensivët, përveç vazodilatatorëve direktë, edhe për reduktimin e hipertrofisë së

ventrikulit të majtë, si prelud i insufciencës kardiake kongjestive.

HTA dhe SAK: Bashkëkzistenca e HTA me SAK e bën mjekimin antihipertensiv më të

rëndësishëm, sepse vetëm ulja e TA mund të sjellë lehtësimin klinik të SAK. Mjekimi i

preferuar në këta të sëmurë janë: ß-bllokuesit dhe Ca-bllokuesit. Edhe në fazën akute të

infarktit te miokardit mund të kemi një rritje të TA nga stimuli simpatik prej anginës së

gjoksit. Në rastet me infarkt akut përdoren të gjithë ata antihipertensivë, që nuk ulin debitin

kardiak, midis të cilëve më të preferuarit janë ß-bllokuesit dhe ACE-frenuesit.15

1.14 “Dieta për hipertensionin, ja pse sugjeroj DASH”Dieta DASH (Trajtim Dietik për Ndalimin e Hipertensionit) e ul tensionin e gjakut brenda dy

javëve, kryesorja është ulja e kripës jo më shumë se 2,300 mgr në ditë, e barabartë me një

lugë çaji (1.500 mgr). Dieta DASH rekomandon të hahen shumë drithërat, fruta dhe

zarzavate, arra/bajame, fara, fasule e thjerrëza. Është provuar se presioni i gjakut bie kur dieta

përmban pak yndyrë, pak kolesterol dhe më shumë fruta, zarzavate dhe qumësht pa yndyrë.

Kjo dietë përfshin edhe drithërat, peshkun, mishin e bardhë. Zvogëlohet sasia e mishit të kuq,

ëmbëlsirave, sheqerit, pijeve me sheqer. Dieta është e pasur me potas, magnez dhe kalcium,

si dhe proteina dhe fibra. Potasi është ushqimi më i mirë për trajtimin e tensionit.

Figura 5. Perimet.

Potasi është element ushqyes shumë i rëndësishëm në mirëfunksionimin e organizmit. Ai

mundëson tkurrjen e muskujve dhe ndihmon në dërgimin e impulsive nervore në gjithë

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

26

trupin. Potasi ndihmon në nxjerrjen jashtë të mbeturinave. Sasia e rekomanduar ditore e

potasit është 4.700 mgr. Disa ushqime që kanë potas janë: kajsia, bananet, bostani, kivi,

fasulet, qumështi, portokalli dhe lëngu i tij, patatja, kumbullat, spinaqi, domatja, lëngu i

zarzavateve, kungulli i dimrit, mishi i bardhë dhe peshku. Magnezi është mikroushqyes që

gjendet tek kockat, indet trupore dhe organet e trupit. Ai është i nevojshëm për funksionin

normal të muskujve dhe nervave, rrahjeve të qëndrueshme të zemrës, kocka të forta dhe

sistem të fortë imunitar. Potasi dhe magnezi punojnë bashkë në trup. Edhe kalciumi është

ushqyes i trios që ul tensionin e gjakut, dieta DASH rekomandon 1.250 mgr në ditë. Edhe

sikur kalciumi të mos e ulë tensionin, studimet tregojnë se nivelet e ulëta të kalciumit mund

ta rrisin tensionin e gjakut.

Hudhra është suplementi legjendar me popullor në trajtimin e tensionit të lartë. Ndihmon

shumë zemrën dhe në uljen e kolesterolit. Lënda çudibërëse në hudhër quhet allicinë, që i jep

hudhrës erën e keqe, por ul tensionin e gjakut kolesterolin. Doza e rekomanduar është të

paktën 10 mgr allicinë në ditë.16

Shumë nga ne vuajnë nga hipertensioni, dhe këtë e vëmë re kryesisht pasi konsumojmë

diçka. Ushqimi është ndër elementët kyç që lidhet drejtpërdretë me hipertensionin.

Sëmundja hipertonike është një sëmundje që prek moshat e rritura dhe që mund të jetë e

dyllojshme: hipertensioni primar (parësor) dhe sekondar (dytësor).

Në të shumtën e rasteve hipertensioni është parësor dhe shfaqet mbi bazën e ngushtimit të

enëve të gjakut nga sëmundja që quhet arteriosklerozë.

Arterioskleroza favorizohet jo vetëm nga mosha dhe prirja gjenetike, por edhe nga ushqyerja

e tepërt. Dihet statistikisht se arterioskleroza shfaqet 3-5 herë më shumë tek njerëzit e

dhjamosur sesa tek njerëzit normalë. Ndërsa hipertensioni sekondar shfaqet tek të sëmurët që

vuajnë nga sëmundje të tjera të organeve të ndryshme të organizmit. Në mjekimin e

sëmundjes hipertonike, një rol të rëndësishëm luan dieta dhe regjimi i ushqyerjes. Problemi

kryesor i ushqimit të hipertonikëve është ai i përdorimit të kripës së gjellës. Dihet se kripa e

gjellës ndikon negativisht në rritjen e presionit arterial. Japonezët p.sh përdorin mesatarisht

15 gr kripë në ditë, ndërsa nordikët 16 gr. Për të respektuar këtë dozë, është mirë që gjella të

gatuhet pa kripë, në mënyrë që kripa të shtohet para ngrënies dhe e peshuar. Lidhur me

konsumimin e ujit, këtyre të sëmurëve gabimisht u kufizohet, me pretekstin se ai hyn në gjak

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

27

dhe rrit masën e qarkullimit të tij, duke rritur në të njëjtën kohë edhe presionin e gjakut. Nëse

i sëmuri nuk mban regjimin e duhur ndaj kripës, atëherë marrja e ujit mbi masën e duhur

shkakton rritjen e presionit arterial. Ushqimi kryesor i hipertonikëve duhet të jetë mishi dhe

produktet e tij, sepse me anën e tyre sigurohen substancat që i nevojiten organizmit të njeriut,

siç janë: proteinat, yndyrat, karbohidratet, vitaminat dhe kripërat minerale. Të sëmurët që

vuajnë nga hipertensioni mund të marrin mish viçi, pule, derri e qengji, por pa i kriposur ato.

Nuk duhet të përdorin mishin dhe peshkun e konservuar, si dhe sallamin, për faktin se ato në

përgjithësi përmbajnë kripë. Vezët dhe yndyrat bimore nuk mund të hiqen nga racioni

ushqimor i të sëmurëve që vuajnë nga hipertensioni. Buka e këtyre të sëmurëve nuk duhet të

përmbajë kripë. Po kështu, edhe makaronat e orizi duhet të gatuhen pa kripë. Por, duhet pasur

gjithnjë parasysh që buka, makaronat dhe orizi përmbajnë shumë kalori, gjë që e favorizon

dhjamosjen e të sëmurit, prandaj ato duhet të konsumohen në sasi të pakta, brenda normave

dietetike. Të sëmurët hipertonikë rekomandohet të hanë të gjitha frutat, ndërsa nga perimet

nuk u rekomandohet marrja e spinaqit, kastravecit, panxharit, selinos, lakrës së kuqe dhe

konservat e përgatitura prej tyre. Të këta të sëmurë ndalohet pirja e kafesë dhe e kakaos,

sepse shkaktojnë nervozitet, pagjumësi dhe rritje të presionit arterial. Lidhur me pijet

alkoolike, duhet thënë se përveç një zgjerimi që enëve të gjaku që shkaktojnë fill pas marrjes,

ato ndikojnë negativisht në ecurinë e sëmundjes. Pijet alkoolike ndikojnë negativisht në

veprimtarinë e zemrës dhe enëve të gjakut. Të sëmurëve hipertenzivë u lejohet të pinë 1 gotë

verë të kuqe, është mirë çdo darkë. Ushqimet që duhen kufizuar janë: gjalpi, gjiza e djathi i

yndyrshëm dhe mishi i bagëtive të imëta.17

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

28

II.QËLLIMI

Qëllimi kryesor i këtij punimit është:

Ka qenë të njihemi më mirë me etiologjinë, klinikën dhe shkaqet e

hipertensionit.

Mënyrën e të ushqyerit të drejtë te të sëmurët me hipertension si një

element kyç në përfitimet e redukimit të komplikimeve nga hipertensioni.

Matja e rregullt e tensionit arterial dhe mjekimi i duhur dhe efektive.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

29

III. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNIMIT

Duke e konsultuar literaturën e viteve të fundit, në mënyrë taksative e kam

prezentuar rolin dhe rëndësinë e hipertensionit, diagnostikimit, shkaqet, trajtimi

medikamentoz të të sëmurëve me hipertension.

Në këtë punim është përdorur metoda e rishikimit të literaturës bazuar në ushqimin

e drejtë dhe adekuat në parandalimin e komplikimeve të mundshme dhe kualitetit

të jetës së të sëmurëve me hipertension.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

30

IV. DISKUTIMI

Mjekimi i HTA është një “art” që nuk drejtohet ndaj hipertensionit por ndaj

hipertonikut, duke marrë parasysh të gjitha veçoritë shoqëruese tek i sëmuri. Që ai të

jetë i suksesshëm kërkohet:

- Eksperienca e mjekut

- Edukimi i të sëmurit

- Bashkëpunimi i ngushtë midis tyre.

Bazuar në shkaktarët që sjellin te hipertensioni, që tashmë janë të njohur si; faktori

nervor është shumë i rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes si dhe faktorët tjerë

favorizues si; forcimet fizike, barra, ushqimet me yndyrna, trashëgimia (herediteti),

mosha, raca, duhani, seksi (gjinia), kolesteroli në intoleranca ndaj glukozës, mbipesha,

duhani, alkooli, sëmundjet tjera kronike e shtojnë edhe më tepër rolin në gjetjen dhe

trajtimin e hershëm të sëmundjes, në mënyrë që të parandalohen komplikimet që do të

shihenin deri te shkalla e invaliditetit, rritja e morbiditetit dhe mortalitetit.

Pacientët me hipertension kërkojnë një kujdes të veçantë shëndetësor, terapeutik dhe

ushqimor.

Trajtimi adekuat medikamentoz, lënja e duhanit, aktiviteti fizik dhe largimi nga jeta

sedentare, ndërrimi i shprehive të këqija jetësore, ushqimi adekuat dhe redukimi i

atyre që përkeqësojnë sëmundjen do të ndikonin në përmisimin e gjendjes së tij

shëndetësore dhe mbajtjen e shenjave vitale.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

31

V. PËRFUNDIM

Kohët e fundit rekomandohet qe shifrat e tensionit të gjakut tek diabetikët me H.T.A

duhet të jenë detyrimisht gjithmonë më pak se 130/80mm Hg pasi tensioni arterial mbi

këto shifra tek diabetikët jep në një kohë që te njerëzit pa diabet, tensioni arterial në

këto shifra mund të mos jap dëmtime. Në rastet kur diabetikët kanë edhe hipertension

arterial rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dyfishohet ndërsa rreziku për shfaqjen e

stadit përfundimtare të insuficincës renale kronike është 5 – 6 herë më i madh tek

pacientët diabetike që kanë hipertension arterial se sa ato pa HTA. Tromboza e venave

të thella është faktori më i rëndësishëm parashikues i TEPA. PSAP>45mmHg në

momentin e parë, është faktori më i rëndësishëm pararendës i HPTEK tek pacientët

me TEP akut. HPTEK është sëmundje serioze pasi pakëson ndjeshëm mbijetesën për

shkak të insufciencës së zemrës së djathtë dhe vdekjes.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

32

Rezyme

Pamjaftueshmëria kronike terminale e veshkave (insuficienca renale kronike terminale-

IRKT) viteve të fundit paraqet një ndër problemet më të mëdha sociale dhe ekonomike në

tërë botën për arsye të kostos tejet të lartë të mjekimit dhe trajtimit me hemodializë (HD).

Sëmundjet kronike renale paraqiten si anomali strukturale dhe funksionale e dobësuar e

filtrimit glomerular më pak se 60 ml/min/1,73 m2. IRKT për shëndetin publik është një

çështje sfiduese jo vetëm për shkak se numri i pacientëve me IRKT është në rritje të

vazhdueshme në vendet e zhvilluara, por edhe sepse studimet e fundit epidemiologjike kanë

treguar se sëmundjet kronike renale janë një ndër faktorët më të rëndësishëm për rrezikun nga

sëmundjet kardiovaskulare (SKV). Për të parandaluar ose zvogëluar zhvillimin e IRK në

nivel të komunitetit, është më se e nevojshme që të identifikohen shkaqet e saja, sepse GFR

reduktohet edhe nga plakja dhe tek të moshuarit mbi 65 vjeç është më e shpeshtë krahasuar

me moshën më të re. Përveç plakjes, faktorë të mundshëm në zhvillimin e pamjaftueshmërisë

kronike renale janë: hipertensioni arterial. Hipertensioni arterial është një sëmundje që

shoqëron Diabet mellitus tip 2 dhe merr pjesë në rrezikun kardiovaskularë në 85% të

diabetikëve sidomos me diabet mellitus tip 2. Hipertensioni është një problem serioz me

ndikime të rëndësishme për individët, familjet, komunitetin dhe shërbimet shndetësore. Ai

është një nga sëmundjet e shpeshta kronike, që është parë në shërbimin shëndëtësor parësor.

Qëllimi:

Të vlerësohet niveli i njohurive dhe aftësive të vetëvlerësuara të infermierëve, në lidhje me

menaxhimin e pacientëve me HTA primar, si parakusht për menaxhimin e cilësisë së kujdesit

dhe përmirësimin e shëndetit për këtë kategori pacientësh, dhe të ushqyerit e tyre pas

hipertensioni. Vlerësimi i parametrave pararendës të HPTEK tek pacientët me TEPA, si dhe

vlerësimi i ndikimit të HPTEK në vdekshmëri.

Të japë një eksperiencë të kualifikuar e të plotë në fushën e HTA, Komplikacioneve Kardio-

Vaskulare të tij dhe për rrugët e diagnostikimit e mjekimit modern të HTA.

Objektivi:

- Të vlerësohet niveli i njohurive të mjekëve dhe infermierëve të familjes në lidhje me

treguesit e kontrollit të HTA primar.

- Të vlerësohet niveli i njohurive të mjekëve dhe infermierëve të familjes në lidhje me

ushqimin e drejte dhe mjekimin e HTA primar.

- Të përcaktohet niveli i aftësive të mjekëve dhe infermierëve për të menaxhuar

pacientët me HTA primar me anë të vetëvlerësimit.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

33

VI.LITERATURA

1. Else-Marie Dalsgaard, Mette V Skriver, Annelli Sandbaek, Mogens Vestergaard

Socioeconomic position, type 2 diabetes an long term risk of deaths. PLoS One 2015

5; (10) 5.

2. http://bjp.rcpsych.org/content/bjprcpsych/190/4/293.full.pdf

3. Pascall G. Health and health policy. In: Baldock J& Manning, N & Vickerstaff S,

editors. Social policy. 2nd ed. Oxford: Oxford University Press; 2003.fq. .387-418

4. Marmot M, Wilkinson R, editors.Social determinants of health. 2nd ed. Oxford:

Oxford Univeristy Press; 2006.

5. Bernal AL: Overview of current research in parturition. Exp Physiol 2000; fq. 86:213.

6. Fauci A, Braunwald E, Kasper D, Hauser S, Longo D, Jameson L, Loscalzo J.

Parimet e mjekësisë interne HARRISON. Prishtinë. 2013: fq. 1549-1562.

7. Maxcy- Rosennay-Last, Robert B.Wallace, Neal Kohatsu; Shëndet Publik dhe

Mjekësi Parandaluese faqe 1073-1099

8. Shala M, Lenjani B. Kujdesi shëndetësor për klasen e II të shkollës së mesme të

mjekësisë. Prishtinë. 2001: fq. 32-36.

9. Kumar V, Abbas A, Fausto N, Mitchell R. Basic Pathology ROBBINS. Tiranë. 2010:

fq. 252-256

10. Abrams B, Altman SL, Pickett KE: Pregnancy weight gain: still controversial. Am J

Clin Nutr 2000; 71 (Suppl):1233S.

11. Owen J et al: Mid-trimester endovaginal sonography in women at high risk for

spontaneous preterm birth. JAMA 2001; 286:1340. [PMID: 11560539]

12. Simonovska-Hentu L. Mjekësia interne dhe pediatria me kujdes viti III. Shkup. 2010:

fq. 42-44.

13. Adhami J, Resuli B, Cocoli H, K.SH.M. Bodinaku K. Klinika dhe mjekimi i

sëmundjeve të brendshme. Tiranë. 1990: fq.44-46.

14. Kumar V, Abbas A, Fausto N, Mitchell R. Basic Pathology ROBBINS. Tiranë. 2010:

fq. 252-256.

15. Alija L. Bazat patologjike të sëmundjeve. Siena (Itali). 2014: fq. 24-27.

16. Kumar V, Abbas A, Fausto N, Mitchell R. Basic Pathology ROBBINS. Tiranë. 2010:

fq. 252-256

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - mjeksia.uni-gjk.org Diplome... · vdekshmërisë për të gjitha rastet te popullsia daneze, e cila pjesërisht shpjegohet vetëm nga prania e patologjive

34

VII. BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES

Informatat personale:

Emri dhe mbiemri Emirjeta Ukshini

Ditëlindja 14.09.1994

Gjinia Femër

Nr. personal 1241005913

Të dhënat kontaktuese

Telefoni 045/563-633

Adresa Rr. “Xhafer Kurhasku” Cërmjan

Emaili [email protected]

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e mesme e Mjekësisë “Hysni Zajmi” - Gjakovë

Dega: Stomatologji

Universiteti Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi E rregullt

Nr. ID 140306107