universiteti i gjakovËs “ aa” fakulteti i edukimit · varg objektivash sociale-edukative...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA : PROGRAMI PARASHKOLLOR
PUNIM DIPLOME
TEMA: MARRËDHËNIET KUJDESTAR KLASE-PRINDËR
Mentori: Kandidatja:
Mr. Sc. Gjergj Gojani, prof Leurita Valla
Gjakovë, 2019
PUNIM DIPLOME 2019
2
Përmbajtja
Përmbajtja ............................................................................................................2
1. Abstrakti …........……....……………………………….………............... 3
2. Hyrje: .....................………...........…………… ………….........………............4
3. Marrëdhëniet kujdestar klase-prindër......................................................................6
4. Tipat e prindërve të nxënësve ...............................................................................11
4.1. Tipat pozitivë të prindërve ................................................................................12
4.1.1. Prindi pedagog ...............................................................................................13
4.1.2. Prindi demokrat .............................................................................................14
4.1.3. Prindi patriarkal i matur ..................................................................................15
4.2. Tipat negativ të prindërve ..................................................................................15
4.2.1. Prindi autoritar ..............................................................................................16
4.2.2. Prindi perfeksionit ........................................................................................17
4.2.3. Prindi i mërzitshëm .......................................................................................17
4.2.4. Prindi i butë ..................................................................................................18
4.2.5. Prindi i cili identifikon fëmijën me veten .....................................................20
5. Rezyme .................................................................................................................22
6. Autobiografia .......................................................................................................23
7. Literatura ...............................................................................................................24
PUNIM DIPLOME 2019
3
1. ABSTRAKTI
Pas një përkushtimi, punë të gjatë dhe angazhim katërvjeçar të studimeve të
mia është nder dhe kënaqësi e madhe të përmbledhe njohurit e mia të fituara në
këtë punim diplome.
Ky studim i imi synon nje informacion shpjegues per mardheniet kujdestar klase-
prindër.
Bashkëpunimi i prindërve me mësuesit është shumë i rëndësishëm për mirëqenien e
fëmijës dhe për një proces të suksesshëm mësimor.
Edhe mënyra sesi do të nderveprojnë mësuesit me prindërit a anasjelltas, do bazohet
mbi besimet që mësuesit dhe prindërit kanë rreth rolit të tyre.
Qëllimi i këtij punimi është që të informohemi rreth marrëdhënive prindër-mësues,
çelësi i suksesit të femijeve,nëse mësuesi ka marrëdhenie të mira me prindin e
fëmijës dhe mendon ,se prindërit përfshihen pozitivisht në edukimin e fëmijes,
atëhere ai ka tendencë të jap më shumë vëmendje dhe të nxite më shumë fëmijët .
Trajtimi i gjërave më të rëndesishëm që përjetojnë nxënesit gjatë viteve të
shkollimit ka të bëjë me atë se çfarë mbështetje ai posedon nga mësimdhënesi dhe
familja.
Është detyre e çdo mësimdhënsi që të bashkëpunoj me prindërit duke marr njohuri
për gjendjën e çdo nxënsi.
Fjalet kyce : Mësues ,prindër,fëmijë bashkëpunim,sukses .
PUNIM DIPLOME 2019
4
2. HYRJE
Një ndër problemet që kërkohet të ketë kujdes mësuesit, është ndërtimi i
marrëdhënieve të drejta me prindin.
Një mësues i mirë që kontakton shpesh me prindin e nxënësit të tij, di të
paraqes problemet shqetësuese para tyre. Mendoj, që të ndërtosh marrëdhënie të
ngrohta me prindërit e nxënësve që kanë probleme, rëndësi ka mënyra e
komunikimit dhe trajtimi i këtyre problemeve.
Në takimin mësues-prind në shkollë, një mori pyetjesh lindnin për mënyrën e
komunikimit.
Arsimtari duhet të jetë shembull, të shfaqë sjellje të kulturuar, të jetë
dashamirës dhe korrekt në marrëdhëniet me prindër dhe nxënës që punon. Te
nxënësit që ne i mësojmë dhe i edukojmë, nuk duhet t’i shohim problemet vetëm
“bardh e zi, por në kolor.”
Marrëdhëniet shkollë-familje
Marrëdhëniet e bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes me të drejtë janë
konsideruar, si një ndër problemet më të rëndësishme të pedagogjisë, ku si bazë
është, sigurimi i unitetit midis edukatës familjare dhe edukatës shkollore, i cili nuk
mund të arrihet pa forcuar në maksimum funksionin edukativ të familjes, pa rritur
rolin e saj në edukatë në nivelin e kërkesave të kohës, pa e afruar atë me shkollën sa
më ngushtë, duke luftuar të gjitha ndikimet e vjetra.
Mjetet kryesore, për të arritur këtë qëllim, janë forcimi i marrëdhënieve midis
shkollës dhe familjes, propaganda pedagogjike në masën e prindërve, tërheqja në
masën e prindërve në jetën e përditshme, problemet dhe veprimtarinë e shkollës dhe
të nxënësve të saj.
Prof. Hamit Beqja në librin e tij: “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës dhe
të kulturës”, nënvizon: “Shkolla, në qoftë se nuk mbyllet brenda mureve të saj, e
PUNIM DIPLOME 2019
5
nuk kufizohet në procesin e brendshëm mësimor-edukativ, nuk ka si mos ta njohë
mikro-mjedisin socialo-pedagogjik rreth saj”.
Takimi me prindin të realizohet me pikësynim të caktuar, për ta informuar atë
mbi përparimin e fëmijës, sjelljen dhe tregues të tjerë edukativ etj. Duhet të
realizohen vizita në familjet e nxënësve të dobët, problematik, sepse ato japin efektin
e duhur kur realizohen në raste të veçanta ngjarjesh të shënuara për jetën e nxënësit.
Vizitat marrin një rëndësi të efektshme për punën e mësuesit, sepse
ndihmojnë për të rritur figurën e tij si edukator, shtojnë autoritetin, jo vetëm para
nxënësve, por edhe para prindërve. Edhe vizitat e prindërve në shkollë përdoren,
gjithashtu, për të njëjtin qëllim.
Thirrja e prindërve në shkollë kërkon një përgatitje shkencore serioze, që
vërtet të shërbejë si konsultim reciprok për të dyja palët. Bisedat shërbejnë si mjet
themelor të propagandës pedagogjike të shkollës për masën e prindërve.
Përgatitja e tema pedagogjike, të shkurtra për problemet e mbarëvajtjes së nxënësve
në shkollë hapin vizione për forcimin e propagandës pedagogjike. Puna me këshillin
e prindërve është, gjithashtu, një formë aktive, qoftë në drejtim të forcimit të
propagandës pedagogjike dhe forcimit të bashkëpunimit midis shkollës dhe familjes,
apo edhe në drejtim të forcimit të kontrollit dhe ndihmës së dyanshme, të masës së
prindërve mbi shkollën dhe të kolektivit të mësuesve mbi edukatën familjare.
Në përfundim të hyrjes po jap një mendim se po nuk funksionoi
bashkëpunimi në mes: arsimtarë-nxënës, arsimtarë-prindër dhe prindër-nxënës,
nxënësit tanë nuk do të kenë suksese të dëshirueshme.
PUNIM DIPLOME 2019
6
3. MARRËDHËNIET KUJDESTAR KLASE-PRINDËR
Marrëdhëniet ndërmjet kujdestarit të klasës-paraleles dhe prindërve të
nxënësve paraqesin aktin pedagogjik më të rëndësishëm dhe më të përbërë të
komunikimit ndërmjet dy sistemeve primare të edukimit të nxënësve, të shkollës dhe
të familjes, përkatësisht të dy grupeve themelore sociale, primare edukative, të klasës
në të cilin edukohet nxënësi dhe të familjes në të cilin është lindur, zhvilluar,
zhvillohet dhe edukohet nxënësi, tani në rol dhe funksion specifik të determinuar nga
obligimet që sjell puna edukative në shkollë. Këto dy sisteme, edhe pse udhëhiqen në
punën e tyre edukative nga një ideal, nga qëllimi i përbashkët i edukatës, kanë një
varg objektivash sociale-edukative specifike dhe stil specifik procesesh dhe
marrëdhëniesh edukative brendapërbrenda strukturave të tyre rreth zhvillimit dhe
afirmimit të gjithanshëm të personalitetit të fëmijëve-nxënësve.
Shkolla fillore është sistem i përbërë nga disa nënsisteme, të cilat
funksionojnë si mekanizëm i gjallë, tejet dinamik. Përbëhet nga një numër i madh
nënsistemesh me përbërje dhe funksionim të destinuar. Këtu bëjnë pjesë nënsistemi i
arsimtarëve, të grupuar në organe udhëheqëse (drejtori, zëvendësdrejtori,
PUNIM DIPLOME 2019
7
ndihmësdrejtori), qeverisëse (tubimi i punëtorëve, këshilli i shkollës...), dhe
profesionale pedagogjike (shërbimi pedagogjik-psikologjik, këshilli pedagogjik,
këshilli i arsimtarëve, i klasave, i paraleleve, aktivet profesionale, kujdestarët e
klasave-paraleleve, komisionet profesionale, etj.), nënsistemi i nxënësve të tubuar
nëpër klasa-paralele (I-VIII), brendapërbrenda klasës (arsimtari-arsimtarët, kujdestari
i klasës, nxënësit-djemtë dhe vajzat, etj.), që dallohen ndërmjet vete për nga mosha,
gjinia, kualifikimi, roli, funksioni dhe përgjegjësia në procesin e edukatës, që kanë
motive dhe aspirata relativisht të përbashkëta dhe të ndryshme, sjelljeje dhe zhvillimi
etj. “Klasa si nënsistem nxënësish ka strukturë moshe, gjinie, aftësish, përvoje,
paranjohurie, motivesh, aspiratash, sisteme sjelljesh dhe vlerash relativisht të
përafërta dhe të ndryshme të individëve që udhëhiqen nga arsimtarët... në mënyrë
profesionale, sistematike, intensive dhe të përshtatshme në interaksion edukativ që
ndihmon harmonizimin e veprimeve dhe të ndikimeve të përbashkëta të arsimtarëve
dhe të nxënësve për edukimin e tyre të drejtë”.1
Edhe familja si sistem social primar ka nënsistemet e veta sipas moshës,
gjinisë, rolit dhe funksionit të anëtarëve të saj (prindër, fëmijë, gjysh dhe gjyshe, të
afërmit e tyre) që funksionojnë në mbështetje me etnopsikologjinë kombëtare-
familjare dhe në varësi nga kushtet materiale, higjienike, kulturore dhe arsimore.
Është grup primar social relativisht stabil, që mbështetet në lidhje gjaku dhe shpirti,
jete të përbashkët dhe emocioni të fuqishëm familjar që bën të flijojnë edhe jetën për
njeri-tjetrin. Pra, familja si sistem social primar është më stabile se klasa, gjë që
ngrit vlerat e saja jetësore edukative, sidomos atëherë kur organizohet, udhëhiqet dhe
zhvillohet mirë (ngjashmëria me klasën). Si e këtillë familja është sistem social-
edukativ më kompakt. Mirëpo, në makrosistem, në analogji socio-psikologjike me
klasën, prindërit e nxënësve të tubuar në mbledhjet e tyre në kuadër të klasës-
paraleles, paraqesin sistem tejet labil, me strukturë tejet heterogjene. Kjo e dhënë
bëhet më e qartë, kur të kihet parasysh fakti se kemi të bëjmë me prindër moshash,
gjinishë, kualifikimesh, nivelesh të ndryshme kulturore-arsimore, me bindje,
botëkuptime, sisteme sjelljesh e vlerash të ndryshme, jo rrallë divergjente, të cilat
duhet njohur dhe harmonizuar sa është e mundshme nga kujdestari i klasës, si
1 . Dr. Veljko Babić, Medjuljudski odnosi u školi, Sarajevo. Svjetlost, 1983. fq. 224.
PUNIM DIPLOME 2019
8
parakusht për punë të mbarë të nxënësit, si në shtëpi ashtu edhe në klasë-shkollë.
Nga cilësia e njohjes së kësaj strukture tejet labile dhe heterogjene të prindërve varet
efikasiteti pedagogjik i kujdestarit të klasës-paraleles në proceset e ndërtimit të
marrëdhënieve me prindër.
Duke vënë, ndërtuar, zhvilluar marrëdhëniet me prindër, kujdestari i klasës-
paraleles, luan rol dhe funksion mediatori ndërmjet nxënësve të klasës dhe
arsimtarëve, të cilët iu japin mësim, ndërmjet nxënësve-fëmijëve dhe prindërve, të
cilët i kanë krijuar, ngritur deri në këtë shkallë dhe që janë të interesuar për
afirmimin e tyre të plotë në nivel të njeriut të pjekur, të aftë për jetë dhe punë të
pavarur dhe krijuese, si punëtore, bashkëshort dhe prindër. Me një fushëveprim më
të ngushtë, rolin dhe funksionin e mediatorit social-edukativ e luajnë edhe prindërit,
sepse kanë për detyrë të vënë kontakt komunikimi ndërmjet fëmijës-nxënësit,
anëtarëve tjerë të familjes dhe kujdestarit të klasës. Ky akt komunikimi kërkon
mobilizim profesional-pedagogjik të kujdestarit të klasës dhe gatishmëri njerëzore të
prindërve-si edukatorë natyrorë të nxënësit të shfaqin mirëkuptim për njohjen e
ndërsjellë dhe për bashkërenditjen e aksioneve dhe të interndikimeve për arritjen e
rezultateve sa më të mira në zhvillimin dhe afirmimin e potencialeve njerëzore të
nxënësve. Me këtë, duke afirmuar qenien njerëzore të nxënësve do të afirmojnë
edhe qenien e tyre njerëzore prej edukatori, përkatësisht do të afirmohet si ndërtues
dhe përparues i popullit, dhe të mbarë kombit.
Marrëdhëniet ndërmjet kujdestarit të klasës-paraleles dhe prindërve
varen nga shumë faktorë, disa nga të cilët do t’i shtrojmë në vazhdim:
-nga kultura njerëzore dhe profesionale-pedagogjike e arsimtarit për
komunikim,
-nga cilësia dhe burimi i informatave që kanë për njëri-tjetrin,
-nga përputhja e pikëpamjeve dhe qëllimeve mbi nxënësin, përkatësisht nga
përputhja e qëllimit dhe të objektivave të edukatës në shkollë dhe në familje,
-nga gatishmëria psikike e prindërve për komunikim, dhe
-nga njohja e tipareve të personalitetit të njëri-tjetrit, përkatësisht nga njohja e
tipit të prindërve.
Kultura njerëzore dhe profesionale-pedagogjike e kujdestarit të klasës luan
rolin primar dhe vendimtarë për motivimin e prindërve për komunikimin njerëzor të
dobishëm dhe të pazëvendësueshëm për afirmimin e potencialeve njerëzore të
PUNIM DIPLOME 2019
9
nxënësit-fëmijës së tyre. Kjo kulturë është shprehje e vijimësisë dhe e ndërtimit të
superstrukturës psikologjike-pedagogjike të personalitetit të arsimtarit nga fëmijëria
e tij, nga edukata familjare, gjatë përgatitjes për arsimtar dhe gjatë ushtrimit të rolit
dhe të funksionit të arsimtarit. Kujdestari i klasës duhet të njohë psikologjinë e
personalitetit, psikologjinë e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe në mbështetje me
këto duhet të ndërtojë stilin pedagogjik të komunikimit me prindër. Doemos duhet të
marr të dhëna nga prindërit lidhur me strukturën dhe funksionimin e familjes së tyre,
lidhur me gjendje, materiale, me nivelin kulturor dhe arsimor, me gjendjen
shëndetësore të anëtarëve të familjes dhe të nxënësve, etj. Kujdestari i klasës duhet të
ketë aftësi emotive, intuitive dhe intelektuale, që në bazë të pamjes të fytyrës dhe të
gjestikulacionit të prindit të konstatoj gjendjen e tij shpirtërore dhe cilësinë e
gatishmërisë së tij për komunikim. Secilin prind duhet pritur mirë, me disponim
pozitiv, me sjellje dhe fjalë kulturore dhe miradije për gatishmëri dhe besimin e
shfaqur për bashkëpunim. Në mënyrë të theksuar , duhet pritur mirë prindërit
konfliktuoz dhe të gatshëm për komunikim jo të përshtatshëm. Në varësi nga niveli
kulturor-arsimor i prindit duhet qasur komunikimit me të, gjithnjë me modesti,
sinqeritet dhe komunikim të drejtpërdrejtë lidhur më atë që i intereson prindit. Me
durim dhe vëmendje duhet dëgjuar prindin kur flet. Kujdestari i klasës nuk duhet të
ndërhyj në fjalën e prindit. Pasi të ketë dëgjuar me kujdes dhe mbledhur premisat e
nevojshme për vlerësimin e bisedës, zakonisht në kontaktet individuale, duhet dhënë
përgjigje të matura dhe adekuate, kurse përgjigjet më të studiuar, duhet dhënë në
kontaktin e paralajmëruar ose kur çështja është me interes të përgjithshëm edhe në
mbledhjen e prindërve. Me prindërit e rëndomtë duhet të përdoren fjalë e shprehje të
kuptueshme gjithherë gjuhësisht në nivel dhe humane. “Gjatë kontaktit me prindërit
e ngritur, kujdestari i klasës duhet të lë përshtypje që qëndron në nivel të pedagogut,
se është i informuar për rrjedhat në kulturë, në art dhe shkencë, se komunikon në
gjuhë letrare shqipe” 2.
Cilësia dhe burimi i informatave lidhur me personalitetin e kujdestarit të
klasës dhe të prindërve luan rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërtimin e
marrëdhënieve dhe në zhvillimin e proceseve të komunikimit ndërmjet tyre. Nëse
keni informata jo të mira për njëri-tjetrin dhe nga burimet e dyshimta, lypset kohë,
mund dhe aktivitet konstruktiv, sidomos nga ana e kujdestarit të klasës-paraleles për
2 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 96.
PUNIM DIPLOME 2019
10
të formuar bindje pozitive prindërit për të, jo ndryshe, por, në rend të parë dhe më së
shumti me sjellje dhe trajtim korrekt njerëzor të fëmijës së tyre dhe të tyre në
kontaktet e drejtpërdrejta edukative. Kujdestari i klasës kurrë, në asnjë mënyrë dhe
në asnjë rast nuk duhet të komunikojë me prindin e nxënësit në bazë të
paragjykimeve dhe të parabindjeve, nga lartësia dhe me përçmim, ose në formë të
sjelljes servile ndaj prindit me autoritet politik apo ekonomik. Nëse vepron kështu,
konfliktet me prindër do të jenë të pashmangshme dhe pasoja të rënda për të gjithë.
Gjurmimet e mia, bërë në mjedise të ndryshme sociale, të urbanizuara dhe rurale
kanë nxjerrë në shesh aksiomën pedagogjike se kujdestari autoritet në sytë e
qytetarëve dhe të prindërve, është edhe autoritet në sytë e nxënësve të klasës dhe
këtë autoritet të njëmendët nxënësit i shpërblejnë me rezultate të larta në mësime dhe
me sjellje kulturore kudo, jo vetëm në shkollë, kurse prindërit e shpërblejnë me
gatishmëri bashkëpunimi për zgjedhjen e problemeve të nduarnduarta, jo vetëm të
fëmijës së tyre, por edhe të klasës dhe shkollës në përgjithësi.
Përputhja e qëllimeve përkatësisht e pikëpamjeve mbi edukimin, mbi
zhvillimin dhe afirmimin e personalitetit të nxënësit-fëmijës ndikon fuqimisht në
cilësinë e komunikimit ndërmjet kujdestarit të klasës dhe prindërve. Prindërit, të cilët
e duan fëmijën e vet, lehtë do të pranojnë pikëpamjet pedagogjike të kujdestarit të
klasës dhe do të mbështesin aksionet e tij rreth zhvillimit dhe përparimit të fëmijës-
nxënësit. Nëse këtë dashuri nuk e hasim te prindi i caktuar, kurrë nuk do të gjejmë
gjuhë të përbashkët me të rreth edukimit të fëmijës-nxënësit.Gjithësesi , këtu duhet
kërkuar dhe gjetur njërin nga shkaqet, pse disa nxënës nuk mësojnë mirë dhe nuk
sjellen në frymën e normave morale të shkollës dhe të mjedisit të gjerë social dhe
bëhen delikuentë. Pasi të ketë hetuar diskrepancionin, mospërputhjen e idealeve, të
qëllimeve dhe të objektivave rreth edukimit të nxënësve, kujdestari i klasës duhet të
punojë shumë lidhur me ngritjen e kulturës pedagogjike-psikologjike të prindërve të
këtillë. Duhet të organizojë biseda tematike të përshtatshme individuale dhe
kolektive, ligjërata, besa edhe trajtim të specializuar të prindërve të caktuar nga
shërbimi pedagogjik-psikologjik i shkollës. Nëse prindi qortohet në praninë e
prindërve të tjerë, kurrë nuk do të pranojë komunikimin as bashkëpunimin me
kujdestarin e klasës-paraleles.
Gatishmëria psikike e prindërve për komunikimin dhe bashkëpunimin me
kujdestarin e klasës është e natyrës njohëse dhe emocionale, sepse ata duan të dinë
PUNIM DIPLOME 2019
11
dhe të dëgjojnë fjalën e mirë për fëmijën e vet. Mirëpo, kjo gatishmëri është edhe
produkt i sjelljes njerëzore dhe kulturore të kujdestarit të klasës, që di të përvetësojë
mendjen dhe zemrën e prindërve me fjalë të ëmbla e respektim të dinjitetit dhe të
halleve të tyre të gjithëllojshme. Pa këtë gatishmëri nuk do të ketë komunikim dhe
bashkëpunim njerëzor ndërmjet tyre. Tani, mirësjellja shpërblehet me mirësjellje dhe
komunikimi shpërblehet me fryte konkrete të dobishme për të gjithë dhe më së
shumti për nxënësit. Kur e fiton prindi besimin e kujdestarit të klasës, do t’ia hapë
zemrën e t’i tregojë në besë mundimet dhe fshehtësitë e shpirtit dhe të tërë familjes.
Pa njohje dhe përfilljen në besë të këtyre fshehtësive është e pamundshme të njihet
dhe të ndihmohet zhvillimi i qenies njerëzore të nxënësit.
“Komunikimi i mirëfilltë i kujdestarit të klasës varet edhe nga njohja e
tipareve të personalitetit të prindërve përkatësisht nga njohja e tipit të tyre. Prandaj,
në vazhdim do të bëhet fjalë lidhur me këtë”3.
4. TIPAT E PRINDËRVE TË NXËNËSVE
Si çdo klasifikim edhe klasifikimi i prindërve të nxënësve në tipa përmban
në vete lëshime të natyrës metodologjike dhe përmbajtjesore, të cilat në vështrim
kritik analogjie e bëjnë problematik klasifikimin, diskutabil dhe shumë vështirë të
aprovueshëm. Mirëpo, praktika pedagogjike e do, sepse nga njohja e tipareve të
personalitetit të prindërve, kujdestari i klasës-paraleles do të jetë në gjendje të
akordojë qëndrimet dhe sjelljet e tija për komunikim sa më adekuat dhe njerzor me
ta. Zakonisht, si kriter themelor për klasifikimin e prindërve në tipa merret
temperamenti dhe karakteri i tyre, sistemi i qëndrimeve, pikëpamjeve, aspiratave,
aftësia dhe stili për komunikim me njerëz. Në mbështetje me këto, përkatësisht me
vetitë dominante të personalitetit të prindërve, prindërit, kushtimisht mund të ndahen
në dy grupe të mëdha tipash dhe brendapërbrenda tyre në lloje: në tipa pozitivë dhe
në tipa negativë, gjithnjë duke pasur parasysh faktin se nuancat dhe rastet kalimtare
3 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 118.
PUNIM DIPLOME 2019
12
janë evidente.4. Për këtë arsye kurrë nuk duhet ngutur në kualifikimin definitiv të
prindërve në tipa, por duhet marr dhe analizuar shumë të dhëna lidhur me sjelljen
dhe tiparet e personalitetit të secilit prind.
Foto. Në një mbledhje me prindër.
4.1. Tipat pozitivë të prindërve
Tipat pozitivë të prindërve spikaten me aftësi të zotërimit të temperamentit.
Reagojnë në mënyrë të matur dhe konstruktive në situata të ndryshme jetësore dhe
në kontaktet e proceset e komunikimit me persona të ndryshëm. Kanë karakter të
fortë moral, qëndrim korrekt në punë dhe në raportet ndërnjerëzore. Janë të
përshtatshëm për komunikim dhe bashkëpunim. Pranojnë dhe me ndërgjegje të lartë i
kryejnë punët dhe detyrat e marra me interes të përgjithshëm. Janë dorë e djathtë e
kujdestarit të klasës dhe të drejtorit të shkollës. Me autoritetin e tyre ndikojnë në
masë të vejë puna mbarë.
4 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 126.
PUNIM DIPLOME 2019
13
Foto: Takimi Arsimtarë-Prind- Nxënës.
4.1.1. Prindi pedagog
Prindi pedagog ka temperament të matur dhe karakter të fortë moral. I këtillë
mund të jetë për nga natyra, por edhe për nga niveli i kulturës dhe arsimi që ka.
Është organizator i mirë i jetës dhe punës në familje. Kujdeset për zhvillim psikiko-
fizik dhe social të fëmijëve. Di kur duhet, si duhet dhe kur është e nevojshme të
kontaktojë dhe të komunikojë me kujdestarin e klasës-paraleles. Kontakti dhe
komunikimi është i këndshëm, i shkurtër dhe konstruktiv. Di si sjellet dhe përparon
fëmija i tij në shkollë, sepse prore kujdeset për të në shtëpi. Mirëpo, kontakton me
kujdestarin e klasës në shenj respekti dhe për t’u informuar akoma më mirë për
PUNIM DIPLOME 2019
14
sjelljen dhe përparimin e fëmijës, në rast nevoje edhe për intervenime dhe korrigjime
prindore.
Gjithmonë vepron me qëllim preventivimi. Prindi i këtillë është i
përshtatshëm të zgjidhet në organet qeverisëse të prindërve të klasës dhe të shkollës
për zhvillimin e aksioneve të dobishme, në parimin e shembullit të mirë personal dhe
të fëmijës së tij.
Foto: Bashkëpunimi Prind fëmijë
4.1.2. Prindi demokrat
Prindi demokrat për nga bindja dhe sjellja është tip ekstravert, i
shoqërueshëm, i çiltër, i hapët, komunikativ dhe i përshtatshëm për bashkëpunim.
Dallohet me shkallë të lartë të durimit, tolerancës konstruktive. Është i gatshëm të
dëgjojë më vëmendje bashkëbiseduesin, të shqyrtojë dhe të pranojë me qasje kritike
qëndrimet, pikëpamjet dhe propozimet e tij, njëherit edhe në mënyrë të matur, pa
nguti, me forcën e argumentit, pa fyerje të personalitetit të bashkëbiseduesit të bëjë
vërejtje, të korrigjoj dhe përmirësoj qëndrimet dhe pikëpamjet e tij. Tipi demokrat i
prindit dallohet në mbledhjet e prindërve me qëndrimet, pikëpamjet, propozimet dhe
PUNIM DIPLOME 2019
15
aksionet konstruktive. Si i këtillë është i përshtatshëm për të udhëhequr këshillin e
prindërve, mbledhjet e prindërve dedikuar organizimit, zhvillimit dhe përfundimit të
aksioneve të vlefshme për klasën-paralelen dhe për shkollën në tërësi. Në kontaktet
individuale është kritik dhe autokritik, kurdoherë bashkëpunëtor i sinqertë, i ngushtë
dhe këshilltar pa hile i kujdestarit të klasës- paraleles për zgjidhjen e problemeve më
rëndësi shoqërore-edukative.
4.1.3. Prindi patriarkal i matur
Prindi patriarkal i matur është produkt i kushteve të ndryshme, por kryesisht
cilësor shoqëror-edukativ. Është zhvilluar dhe rritur në familje patriarkale nga e cila
ka trashëguar vetitë e saja dhe shkolluar e ngritur në mjedis të urbanizuar që kanë
bërë të jetë i ashpër, por i arsyeshëm, komunikativ në parimin e respektimit të
ndërsjellë. Dallohet me qëndrim të matur dhe konstruktiv, me sjellje parimore, me
dhënien e urdhrave të studiuar mirë, zbatimin e të cilave e kërkon me përpikëri.
Fëmijët e tij dinë të sjellen me respekt. Si prindi i tyre, nuk flasin, por punojnë
shumë. Prindi i këtillë është shumë i përshtatshëm për pjesëmarrje në organet
udhëheqëse të shkollës dhe të klasës në mjediset rurale ngase ka autoritet funksional
dhe aftësi komunikimi siç e kërkon vendi dhe mentaliteti i këtyre mjediseve.
4.2. Tipat negativë të prindërve
Tipat negativ të prindërve dallohen me sjellje deviante, ekstreme. Janë tepër
agresivë ose tepër të butë, autoritarë ose pa pikë autoriteti, tepër të ndjeshëm ose fare
indiferent, tipa dominantë ose submisivë. Ndodhë të jenë edhe ambivalentë,
dominantë ndaj të nënshtruarve, sumbmisivë ndaj eprorëve, ndaj autoriteteve dhe më
të fortëve. Nuk janë të përshtatshëm për komunikim dhe bashkëpunim. Në formimin
e temperamentin dhe të karakterit labil, të qëndrimeve, të pikëpamjeve dhe të
sistemit të sjelljeve joadapte të tyre kanë ndikuar një varg faktorësh negativë:
mungesa e dashurisë dhe e mbështetjes së drejtë të prindërve, mohimi dhe lënia pas
dore, sjelljet jo të mira të tyre, prindërit me sjellje deviante, neurotikë, autoritarë në
PUNIM DIPLOME 2019
16
shkallë satrapi, statusi jo i mirë i tyre në familje, në lagje, në klasë, në vendin e
punës, gjendja jo e mirë shëndetësore, etj. Në mesin e prindërve negativë hasim në
prind: autoritar, perfeksionist, neutrik të mërzitshëm, të butë dhe në prind, i cili
identifikon fëmijën me veten.
4.2.1. Prindi autoritar
Prindi autoritar është tejet i ashpër dhe i paarsyeshëm. Jepë urdhëra të prera
dhe kërkon zbatimin e pakusht të tyre. Manifeston aspirata dominimi. Imponohet dhe
kërkon të luaj rolin udhëheqës kudo. Veten e ndien të aftë dhe komponent për çdo
gjë. Rëndom, ka aspirata jo reale dhe prirje për përçmimin e tjerëve. Në mbledhjet e
prindërve kritikon për të dominuar mbi të tjerët. Kërkon edhe nga fëmija i tij të
dominojë mbi shokët e klasës. Zakonisht fëmija i tij i papërshtatshëm dhe i
padëshirueshëm në grupin social-edukativ, ose i torturuar nga prindi autoritar rrinë i
tërhequr, lë përshtypje se është i dëgjueshëm. Mirëpo, kur i jepet rasti, nuk ngurron
të sjellet keq ndaj shokëve e shoqeve, sidomos ndaj atyre fizikisht më të dobët, ashtu
siç sjellet i ati në familje.
Nëse prindi autoritar nuk gjenë mbështetjen e prindërve të tjerë dhe të
kujdestarit të klasës për ta zgjedhur në ndonjërin nga organet udhëheqëse të
prindërve, “ku do t’i shkojë fjala”, do t’i vërsulet edhe kujdestarit të klasës. Nëse
hasë në reagim të të gjithë prindërve, tërhiqet dhe nuk kontakton më me kujdestarin e
klasës as nuk merr pjesë në mbledhjet e prindërve. Në këtë rast, kujdestari i klasës
duhet të sjellët me mençuri edukatori, të sjellët në mënyrë korrekte dhe me
gjakftohtësi ndaj prindit të këtillë. Fëmijën e tij duhet ta trajtojë drejt. Në asnjë
mënyrë dhe në asnjë rast fëmija i prindit autoritar nuk duhet të mendojë se nuk është
i përvetësuar, i dashur dhe i trajtuar mirë si nxënësit tjerë, ngase prindi i tij është
sjellë në mënyrë jo korrekte ndaj arsimtarëve dhe kujdestarit të klasës. “Me trajtim të
mirë edukativ, me besimin e punëve dhe vlerësimin stimulues të rezultateve të
arritura, fëmija i prindit autoritar do ta kuptojë se sjelljet njerëzore” 5, të mbështetura
në mirëkuptim dhe tolerancë janë veti, të cilat i do dhe i kultivon mjedisi i kulturuar
dhe demokratik siç është klasa dhe mjedisi më i gjerë social. Trajtimi i mirë i fëmijës
së këtillë, socializimi dhe përparimi i tij në mësime, bëjnë që prindi autoritar të
5 . Dr. Riza Brada: Pedagogjia familjare, “Dugagjini” Pejë, 1995. Faqe 138.
PUNIM DIPLOME 2019
17
qëndrojë në distancë, bile të mos shkaktojë dëme në ndërtimin e raporteve të mira
ndërmjet prindërve tjerë dhe kujdestarit të klasës.
4.2.2. Prindi perfeksionist
Prindi perfeksionist është dashuruar në veten e tij. Është tip narcisoid, me
sjellje karakteristike neurotike. Pedantist ekstrem. Kërkon nga fëmija i tij të sjellet
dhe të veprojë me pedantizëm, të veshet dhe të mbathet ashtu që të dallohet nga të
tjerët si fëmijë i pastër i prindit të njohur. Të punojë dhe të sjellët ashtu siç do ky, e
jo siç kërkojnë arsimtarët, sepse “ata nuk janë të kujdesshëm dhe të dijshëm sa
duhet”. Të mos luajë e të mos punojë me fëmijët tjerë, sepse ata nuk janë të rangut as
të vlerave të tija estetike, morale dhe intelektuale. Nga kujdestari i klasës kërkon
“mbrojtjen e fëmijës” së tij nga ndikimet negative, të mos e angazhojë në punë “të
ndyta” as në aktivitete të rëndomta. Insiston që fëmija i tij të angazhohet në aktivitete
“të elitës”, për shembull në grupin e muzikantëve të rinj, për të cilin aktivitet ia
siguron edhe instrumentin e shtrenjtë, pa marrë në konsideratë aftësitë dhe prirjet e
fëmijës së tij për muzikë, etj. Prindi perfeksionist nuk pranon të angazhohet në
organet udhëheqëse të prindërve, sepse kjo punë, siç mendon ai, nuk është në nivelin
e tij kulturor-intelektual.
4.2.3. Prindi i mërzitshëm
Prindi i mërzitshëm është cikërrimitar, herë-herë labil dhe në kërkesa i
papërcaktuar dhe i pavendosur. Gjithnjë e përcjellë dhe e merr fëmijën nga shkolla.
Gjatë kryerjes së detyrave të shtëpisë i qëndron fëmijës mbi kokë dhe e përzien
dorën e vet në to. Ka raste kur është i pranishëm në orët e edukatës fizike e
shëndetësore dhe shfaq dëshirë të marr pjesë edhe në orët e tjera mësimore, posepo
në shëtitje dhe ekskursione në të cilat merr pjesë edhe fëmija i tij. Rend e parend dhe
për çdo imtësi kërkon të kontaktojë dhe të këshillohet me kujdestarin e klasës. Nga
sa u tha, mund të kuptohet se prindi i mërzitshëm vuan nga ndjenja e pasigurisë dhe
e inferioritetit. Këtë, në mënyrë jo të vetëdijshme e projekton edhe në personalitetin
PUNIM DIPLOME 2019
18
e fëmijës së tij. Kujdestari i klasës duhet t’i ndihmojë këtij prindi të lirohet nga ky
kompleks, nga ky bllokim shpirtëror dhe të mbrojë nxënësin që të mos kompleksohet
si prindi i tij. Këtë do ta arrijë edhe me ndihmën e arsimtarëve të tjerë. Nxënësi duhet
të bindet se është i përvetësuar mirë nga kujdestari i klasës, nga arsimtarët që i japin
mësim dhe nga shokët e klasës. Duhet t’i besohen punë dhe detyra, të cilat do të jetë
në gjendje t’i kryejë me kohë dhe drejt, në mënyrë që të përjetojë sa më parë
sukseset e para si mbështetje të formimit të ndjenjës së sigurisë dhe të besimit në
forcat e veta dhe të besimit në të tjerët, se është i pranuar mirë dhe se çmohet nga
arsimtarët dhe shokët e klasës. Me kohë, krahas bindjes për mundësitë e tija në
zhvillim, nxënësi do të kërkojë vetë lirimin nga tutoria e panevojshme e prindit të
mërzitshëm. Kështu, me kohë do të lirohet edhe kujdestari i klasës-paraleles nga
vardisjet e tija të parreshtura dhe shumë neveritëse.
4.2.4. Prindi i butë
Rëndom, prindi i butë ka temperament flegmatik, ose që ka të kaluar të
hidhur. Prindi i tij ka qenë autoritar që ia ka ndrydhur rininë; është rritur pa prindër
dhe ka qenë i ndrydhur dhe i eksploatuar nga ata që janë kujdesur për të; vuan nga
ndjenja e inferioritetit dhe tërhiqet në vete, etj. kështu që, tani, si prind është tolerant
i pakufi. Do që fëmija i tij të mos ketë obligime e detyrime, të ketë liri veprimi, t’i
plotësohet çdo dëshirë. Ose, është plotësisht indiferent ndaj sjelljes, punës dhe
rezultateve që arrin fëmija i tij në shkollë. Për fëmijët-nxënësit e prindërve të këtillë
duhet kujdesur arsimtarët dhe kujdestari i klasës. T’i përvetësojnë me dashuri
edukatori duke i angazhuar në punët në grupe dhe tandem. Në bashkëpunim me të
PUNIM DIPLOME 2019
19
tjerët, t’u krijohen kushtet të arrijnë sukses dhe të vlerësohen pozitivisht, të kuptojnë
dhe të binden se vlejnë, se janë të dashur dhe të përvetësuar nga shokët dhe nga
arsimtarët, se për ta kujdesen ashtu siç kujdesen edhe për nxënësit e tjerë.
Zakonisht janë të butë edhe prindërit, të cilët kanë fëmijë dëshire, fëmijë të
adoptuar, ose fëmijë i cili ka përjetuar fatkeqësi, për shembull në trafik. Këta prindër
kërkojnë nga arsimtarët, posaçërisht nga kujdestari i klasës ta trajtojë fëmijën e tyre
ashtu siç e trajtojnë vetë, të mos e ngarkojnë me punë mësimore, me detyrime që
rrjedhin nga jeta dhe sjellja në shkollë, të kujdesen për të në mënyrë të veçantë, etj.
Janë shumë të emocionuar dhe ndjejnë nevojë shpirtërore të priten mirë dhe të
trajtohen në mënyrë të posaçme nga kujdestari i klasës. Me një fjalë, që edhe ky të
preokupohet me preokupimet e tyre familjare. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, as që
meriton prindi i butë të kualifikohet si prind me sjellje negative. Mirëpo, insistimet e
tija kategorike dhe pakusht për trajtimin e posaçëm dhe të privilegjuar të fëmijës së
tij në klasë, ose toleranca e pakusht ndaj sjelljeve që nuk përputhen me normat
morale të sjelljes në klasë dhe gjetiu, trajtohen si largim nga stili dhe raportet
normale në klasë, në jetën dhe punën edukative-mësimore jo pa obligime. Në këtë
rast kemi të bëjmë me prindër me sjellje negative.
Si sjelljet e prindit të butë indiferent ndaj suksesit dhe sjelljeve të fëmijës në
shkollë, kështu edhe sjelljet e prindit të butë tolerant për përmbushjen pakusht të
dëshirave të fëmijës së tij, nuk përputhen me qëllimin dhe objektivat, me parimet,
metodat dhe mjetet e edukatës. Pa angazhim, nuk ka mobilizim, zhvillim të
potencialeve bio-psikike-sociale të nxënësve. Pa detyrë dhe përgjegjësi pune nuk ka
të drejta, nuk ka zhvillim të vetëdijes morale për domosdonë e përvetësimit të
normave dhe të sistemeve të sjelljeve e të vlerave të lejueshme dhe të aprovueshme,
nuk ka formim të ndërgjegjes në formë bindjesh dhe veprimit të individit sipas tyre,
nuk ka socializim të tij, përkatësisht, nuk ka zhvillim dhe afirmim të potencialeve
njerëzore të tij.
PUNIM DIPLOME 2019
20
Foto Komunikimi i suksesit në një mbledhje të prindërve
4.2.5. Prindi i cili identifikon fëmijën me veten
Prindi i cili identifikon fëmijën me veten ka ambicie të sëmura, është egoist, ushqen
aspirata të larta jo reale, të cilat nga shkaqet e ndryshme nuk ka arritur t’i realizojë në
PUNIM DIPLOME 2019
21
jetë 6. Është mendjemadh, lavdidashës, që me çdo kusht insiston që fëmija i tij t’ua
kalojë fëmijëve të shokëve të tij. Nuk ka aftësi emotive dhe intelektuale për kritikë të
argumentuar as për vetëkritikë. Kur fëmija i tij tregon sukses të ultë në mësime
humbë mendjen dhe njollosë arsimtarët si të paaftë, si profesionistë të dobët.
Kujdestarin e klasës e cilëson si të pakujdesshëm, politikën e arsimit të gabueshme
që nuk kontrollon dhe që lejon papunësinë dhe dështimet si më rastin e “fëmijës së
tij të zgjuar, talent”. Nuk nguron të thotë së fëmijës së tij i është bërë e padrejtë dhe
kërkon formimin e komisionit të posaçëm. Prindi i këtillë do të kënaqet vetëm
atëherë kur i lavdërohet fëmija, bile edhe kësaj here, nuk e le pa thënë, se, sikur mos
të kishte pengesa nga ky apo ai, do të arrinte më shumë.
Prindi i cili e identifikon fëmijën me veten, kërkon qasje të studiuar dhe stil pune të
posaçëm nga kujdestari i klasës. Kujdestari i klasës duhet t’i informojë arsimtarët
tjerë për aspiratat e tija të sëmura, jo reale. T’i udhëzoj që me rastin e kontakteve
individuale të kenë durim dhe ta dëgjojnë me kujdes. Pastaj, sipas mundësive, në
grup, ta bindin me të dhëna konkrete për mundësitë dhe mënyrat e angazhimit të tij
rreth dhënies së ndihmës fëmijës- nxënësit, për mundësitë reale të nxënësit për
arritjen e rezultateve sa më të mira në mësime, etj. Prindi i këtillë, duhet të bindet me
instrumente objektive të vlerësimit të njohurive të nxënësve, kështu edhe të fëmijës
së tij, për rezultatet reale të arritura. Nëse arsimtarët janë kompaktë në qasje
pedagogjike për trajtim adekuat të këtij prindi dhe të fëmijës së tij në procesin e
edukimit në kushtet dhe trajtimin relativisht të barabartë të të gjithë nxënësve, mund
të ndikohet në përmirësimin e pikëpamjeve, të qëndrimeve dhe të sjelljeve të këtij
prindi. Ka raste, kur prindi i këtillë është papërmirësueshëm, e malltreton fëmijën e
vet duke kërkuar përcjelljen e tij në paralelen, besa edhe në shkollë tjetër, me
pretekst “se arsimtarët i kanë bërë padrejtësi, se nuk janë të aftë të punojnë mirë për
zhvillimin dhe afirmimin e fëmijës së tij gjenial”. Ky prind, me pëlqimin e prindit
tjetër, ka nevojë të trajtohet nga pedagogu dhe psikologu i shkollës, besa edhe nga
neuropsikiatri.
6 . Dr. Riza Brada, Pedagogjia shkollore, Pejë, Dukagjini, 1994. Fq.145.
PUNIM DIPLOME 2019
22
5. REZYME
Motivimi im për zgjedhjen e temës “Marrëdhëniet kujdestar klase-
prindër ” buron nga vetë fakti i përcaktimit tim, dhe dëshirës për të qenë në hap me
procesin edukativo-arsimor, detyrë kjo e cila njëherit paraqet njohjen sa më të mirë
të kësaj fushe, e cila na lehtëson punën tonë të përditshme më nxënës duke pasur
parasysh se sa më shumë kemi njohuri aq më lehtë e kemi të punojmë me brezat e ri.
Duke i parë si të rëndësisë së veçantë karakteristikat themelore te
marrëdhëniet kujdestar klase-prindër nëpër shkollat fillore, për të pasur sukses në
realizimin e përmbajtjeve mësimore, u orientova që në këtë punim diplome të
paraqes në mënyrë të detajuar këto probleme.
Mirëfilli dihet se marrëdhëniet kujdestar klase-prindër në shkollat fillore janë
proces i domosdoshëm, përmes të cilit mësimdhënësi parasheh mënyrat se si më
lehtë të realizojë përmbajtjet programore në procesin e punës mësimore.
Në këtë studim përveç gjërave më të rëndësishme që lidhen me problematikën
e marrëdhëniet kujdestar klase-prindër do te jepen edhe rekomandimet përmes të
cilave do të argumentohen domosdoshmëria e marrëdhëniet kujdestar klase-prindër
në shkollat fillore të cilat janë çelësi i suksesit në punën mësimore.
Pra, krahas faktorëve të tjerë që lehtësojnë procesin e mësimdhënies dhe të
nxënit nga fëmijët e ku hyjnë: zbatimi i formave, metodave, teknikave, mjeteve,
parimeve, element tjetër i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi kujdestar klase-
prindër nëpër shkollat fillore si dhe rrugët për realizim të suksesshëm të tyre.
PUNIM DIPLOME 2019
23
6. AUTOBIOGRAFIA
Unë jam Leurita Valla, e lindur me 08.05.1995 ne qytetin e Pejes. Nga prinderit
Luan dhe Arbnore Valla. Jam e vetmja vajzë e familjes time, ku jetoj me prindërit e
mi, kam edhe dy vëllezër. Shkollën fillore e kam kryer në shkollën “Asdreni “ në
Pejë.
Ndërsa shkollën e mesme në “Gjimnazin Bedri Pejani “ në Pejë. Studimet i kam
filluar në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë , në programin
Parashkollor.
Sot ,para jush po e mbroj Temën e Diplomës me titull “ Marrëdhëniet Kujdestar
klase – Prindër” ku edhe me këtë rast përfundoj studimet Bachelor pranë këtij
fakulteti.
PUNIM DIPLOME 2019
24
7. LITERATURA
1. Babić, dr. Veljko, Medjuljudski odnosi u školi, Sarajevo.
Svjetlost, 1983.
2. Brada, dr. Riza, Zgjidhja pedagogjike e situatave konflikte te
nxënësit e moshës së re shkollore, ETMM, Prishtinë 1984.
3. Brada, dr. Riza, Pedagogjia shkollore, Pejë, Dukagjini, 1994.
4. Brada, dr. Riza, Pedagogjia familjare, Pejë, Dukagjini, 1995.
5. Brada, dr. Riza, Nxënësit e zgjedhur dhe talentë, Botimi i dytë i
plotësuar, Pejë, Dukagjini, 1997.
6. Buler, Smiter, Ričardson, Bradšo: Problemi detinjstva i učitelj,
Grafički zavod, Titograd, 1962.