universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra...

8
1 UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve Gjenetike RAPORT MBI TRAJNIMIN 2-MUJOR NË AUSTRI MBI TEKNIKAT THEMELORE FITOPATOLOGJIKE PËR PËRCAKTIMIN E REZISTENCËS SË FUSARIUM HEAD BLIGHT(FHB) NË GRURË Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë (2015-2016) dhe në zbatim të Projektit me titull: INVESTIGIMET PER REZISTENCEN E FUSARIUM HEAD BLIGHT NE GRURIN E FORTE ME ORIGJINE NGA SHQIPËRIA, kreva një trajnim 2-mujor në periudhën (Maj-Korrik 2015) në Institutin e Bioteknologjisë së Prodhimit Bimor, në Departamentin e IFA-Tulln, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe të Shkencave të Aplikuara të Jetës, (BOKU) në Vjenë të Austrisë. Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë (BOKU). Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, është një qendër e arsimit dhe kërkimit për burime të rinovueshme, të cilat janë një domosdoshmëri për jetën e njeriut. Me gamën e gjerë të fushave të ekspertizës kjo është detyrë e Boku të kontribuojnë dukshëm në mbrojtjen e burimeve të jetës për gjeneratat e ardhshme. Me një lidhje në mes shkencave natyrore, inxhinierisë dhe ekonomisë, BOKU është duke u përpjekur për të thelluar njohuritë e një përdorimi ekologjikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshëm të burimeve natyrore në një peizazh të kultivuar. Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, ose thjesht Boku, është themeluar në vitin 1872, në Vjenë. Aktualisht janë rreth 12,000 studentë të regjistruar në Boku. Departamenti i Bioteknologjisë Departamenti i Bioteknologjisë IFA-Tulln përbëhet nga këto institute: 1. Instituti i Bioteknologjisë në Prodhimin Bimor 2. Instituti i tekonologjisë së materialeve natyrore 3. Instituti i Bioteknologjisë së ambjentit 4. Qendra e analizave kimike 5. Instituti i Bioteknologjisë në prodhimin e kafshëve

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

28 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

1

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

Qendra e Resurseve Gjenetike

RAPORT

MBI TRAJNIMIN 2-MUJOR NË AUSTRI MBI TEKNIKAT THEMELORE

FITOPATOLOGJIKE PËR PËRCAKTIMIN E REZISTENCËS SË FUSARIUM

HEAD BLIGHT(FHB) NË GRURË

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së

Austrisë (2015-2016) dhe në zbatim të Projektit me titull: “INVESTIGIMET PER REZISTENCEN E

FUSARIUM HEAD BLIGHT NE GRURIN E FORTE ME ORIGJINE NGA SHQIPËRIA”, kreva një trajnim

2-mujor në periudhën (Maj-Korrik 2015) në Institutin e Bioteknologjisë së Prodhimit Bimor, në

Departamentin e IFA-Tulln, Universiteti i Burimeve Natyrore dhe të Shkencave të Aplikuara të

Jetës, (BOKU) në Vjenë të Austrisë.

Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë (BOKU).

Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, është një qendër e arsimit dhe

kërkimit për burime të rinovueshme, të cilat janë një domosdoshmëri për jetën e njeriut. Me

gamën e gjerë të fushave të ekspertizës kjo është detyrë e Boku të kontribuojnë dukshëm në

mbrojtjen e burimeve të jetës për gjeneratat e ardhshme. Me një lidhje në mes shkencave

natyrore, inxhinierisë dhe ekonomisë, BOKU është duke u përpjekur për të thelluar njohuritë e

një përdorimi ekologjikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshëm të burimeve natyrore në një

peizazh të kultivuar.

Universiteti i Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë, ose thjesht Boku, është

themeluar në vitin 1872, në Vjenë. Aktualisht janë rreth 12,000 studentë të regjistruar në Boku.

Departamenti i Bioteknologjisë

Departamenti i Bioteknologjisë IFA-Tulln përbëhet nga këto institute:

1. Instituti i Bioteknologjisë në Prodhimin Bimor

2. Instituti i tekonologjisë së materialeve natyrore

3. Instituti i Bioteknologjisë së ambjentit

4. Qendra e analizave kimike

5. Instituti i Bioteknologjisë në prodhimin e kafshëve

Page 2: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

2

Instituti i Bioteknologjisë së Prodhimit Bimor (IFA)

IFA-Tulln është themeluar në vitin 1994, si një institut i pavarur kërkimor duke u fokusuar në

bioteknologjinë në prodhimin bimor

Instituti ofron njohuri të ekspertëve në këto fusha:

• Hartim Projekte dhe produkte konsultimi

• Zhvillime të projekteve

• Testime të materialit

• Analiza të ndotësve të mjedisit dhe toksinave

• Zhvillime të proceseve analitike

• Organizime të testeve

• Zhvillime të metodës për diagnostikimin gjenetik

• Studimet në fushën e hulumtimeve biomjekësore

Misioni i Institutit të Bioteknologjisë të Prodhimit Bimor është që të kontribuojë në

mësimdhënien akademike dhe në kërkimet bazë dhe të aplikuara në Universitetin e Burimeve

Natyrore dhe Shkencave të Jetës, Vjenë.

Qëllimi i përgjithshëm dhe afatgjatë i punës së IFA-Tulln është që të ndikojë në përmirësimin e

menaxhimit, qëndrueshmërisë dhe (bio) sigurinë e burimeve të jetesës nëpërmjet kërkimit

shkencor ndërdisiplinor dhe mësimdhënies.

Hulumtimet themelore te IFA-Tulln përbëhen nga kërkime të aplikuara në fushat e mëposhtme të

cilat janë vendimtare për të arritur këtë qëllim afat-gjatë:

1. Sistemet e qëndrueshme të prodhimit

2. Bioteknologjia e mjedisit

3. Biosiguria ushqimore dhe sigurimi i ushqimit

4. Substancat bioaktive

Aktivitetet kryesore

Hulumtimet përfshijnë zhvillimin e sistemeve të qëndrueshme të prodhimit bujqësor në

mënyrë që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm të shëndetshëm, ushqim dhe materiale të

rinovueshme për nevojat e njeriut, duke përfshirë shndërrimin mikrobial të energjisë dhe

prodhimin e materialeve bio të përbërë nga burimet e ri përtëriteshme.

Theks i veçantë është vënë në përmirësimin e rezistencës të sëmundjeve në bimë përmes

testimit për tipare të rezistencës.

Në fokusin kryesor kërkimor në IFA-Tulln gjatë dy dekadave të fundit ka qenë analiza

molekulare gjenetike e rezistencës FHB.

Instituti është i pajisur mjaft mirë me infrastrukturën e nevojshme për kërkime

molekulare gjenetike dhe me laborator të përshtatshëm e të kontrolluar.

Instituti disponon dhomat e rritjes dhe mjaft kapacitete në fushë për kryerjen e provave

dhe të studimeve.

Hulumtimi i tanishëm fokusohet në rezistencën e sëmundjes së drithërave dhe misrit

Instituti përdor pajisje për analiza të gjenetikës molekulare (p.sh. 384-dhe PCR dhe

qPCR, analizues i avancuar për fragmente analitike, lexuesit me ndriçim fluoreshent, ...)

dhe i vë ato në dispozicion të cdo kërkuesi.

Page 3: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

3

Për terrenin bazuar në hulumtimet e rritjes së bimëve Instituti ka hapësirë të mjaftueshme

në terren, fushë eksperimentimi dhe pajisje (WINTERSTEIGER komplet seeders,

WINTERSTEIGER komplet autokombajnë), dhe një sistem-ujitje për 7000 m2. Në këtë

terren kultivohen bimë (fidanishtet) ku kryhen provokime për zhvillimin e sëmundjeve

dhe në vazhdim studimi dhe vlerësimi i tyre.

Një nga karakteristikat e rëndësishme të IFA-Tulln është rrjeti i ngushtë me grupet kërkimore

brenda departamentit, dhe me grupe të mëtejshme kërkimore në Boku, Universiteti i Vjenës i

Teknologjisë dhe Universitetit të Mjekësisë Veterinare të Vjenës.

Gjithashtu të rëndësishme janë partneritetet e shumta ndërkombëtare me akademitë dhe

industrinë në veçanti në kuadër të projekteve të financuara nga brenda FP7 të Komisionit

Evropian, Fondi Shkencës austriake (FWF) dhe Shoqata Kërkimore e krishterëve. Një pjesë

integrale e misionit tonë është që të vendosi njohuritë tona në dispozicion të publikut përmes

publikimeve, prezantimeve shkencore dhe publike, konferenca të kombinuara me mësimdhënie

të cilësisë së lartë dhe trajnimin e studentëve të diplomuar (pasuniversitar).

Përshkrimi i sëmundjes

Fusarium (FHB) është një sëmundje e rëndësishme fungale në kallirin e drithërave me kokërr të

vogël të grurit, elbit, tritikaleve duke përfshirë grurin e fortë (T.durum) në mbarë botën. FHB në

grurë është shkaktuar nga disa lloje të Fusariumit. Në përgjithësi, agjentët që e shkaktojnë FHB

në Evropë janë kryesisht F. graminearum (teleomorph Gibberella zeae), F. culmorum

(teleomorph e panjohur) dhe F. avenaceum (teleomorph G. avenacea).

Përveç kësaj janë përshkruar 14 specie të tjera që shkaktojnë këtë sëmundje, por ato luajnë një

rol të vogël (Bottalico dhe Perrone, 2002). Sëmundja shkakton humbje të prodhimit dhe cilësisë,

por kjo e fundit shkaktohet nga kontaminimi i farave me mycotoxin i cili është larg nga efekti më

i rëndësishëm negativ. Mycotoxinat janë metabolitë sekondare, të prodhuara nga kërpudhat dhe

sekretimet në bimë, që janë toksike për kafshët dhe njeriun.

Trajnimi që unë zhvillova gjatë periudhes 15 Maj – 14 Korrik në IFA-Tulln, në Austri konsistoi

në instruktimin mbi temat e mëposhtme:

1) Taksonomia e Fusarium-it duke përdorur kriteret morfologjike për identifikimin e

specieve

2) Teknikat e ruajtjes afat-gjatë për izolomin e Fusarium-it

3) Shumzimi i specieve të Fusarium-it për prodhimin e inokulimit (makrokonidia)

4) Zbatimi i teknikave të inokulimit artificial për të provokuar sëmundjen në grurë

5) Metodat e vlerësimit të sëmundjes për simptomat vizuale në kallinj dhe kokrra.

Pra gjatë kësaj periudhe u realizua cikli i plotë i vlerësimit të sëmundjes, duke përfshirë

ushtrimet praktike të trajtimit të Fusariumit në laborator, inokulimet artificiale në fazën e

lulëzimit të linjave të grurit në fushë si edhe vlerësimet e sëmundjes dhe të dhënat e koleksionit.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe unë përvetësova dy metodat e inokulimit:

1- me sistem-ujitje në (Austri) dhe

2- me qese plastike në (Shqipëri).

Në të dyja rastet inokulumi mbulon çdo linjë individualisht në anthesis. Një lagështi e lartë është

e nevojshme për të provokuar infeksionet fungale. Kjo mund të sigurohet duke përdorur një

Page 4: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

4

sistem të ujitës (Austri) ose me mbulimin e kallirit të grurit të inokuluar me një qese plastike për

24 orë.(Shqipëri)

Pas progresit të inokulimit artificial të sëmundjes bëhen vlerësimet vizuale të përqindjes së

kallëzave të sëmura në parcelat në ditën e 10, 14, 16 18, dhe 22 të anthesis. Në fund të sezonit

linjat e grurit korren dhe bëhet vlerësimi vizualisht i përqindjes së kokrrave të dëmtuara nga

Fusarium-i (FDK).

Përvoja ime me projektet ka qenë e ndryshme sipas qëllimit të projektit. Përvoja e disa

projekteve ka qenë shumë frytdhënëse mbi kryerjen e një sërë analizave të aksesioneve që ruhen

në bankën gjenetike.

Përvoja në këtë projekt bashkëpunimi midis Austrisë dhe Shqipërisë ishte një përvojë e re dhe që

duhet vlerësuar shumë përsa i përket rëndësisë që ka vlersimi për rezistencën ndaj Fusarium

Head Blight i grurit të fortë në Shqipëri sepse gruri i fortë është mjaft i rëndësishëm për

ushqimin e njeriut. T.durum është një nga drithërat më të ndjeshme ndaj infeksionit me FHB për

shkak të mungesës së burimeve të rezistencës. Prandaj, situata aktuale në rritjen e rezistencës

ndaj FHB ne grurin e forte (T. durum) është jashtëzakonisht e vështirë.

Prof.Marc Lemmens punoi me shume përkushtim për përvetësimin mjaft mirë të njohurive nga

ana ime për testimin për rezistencë të FHB duke përfshirë:

1) identifikimin dhe shumëzimin e llojeve të Fusariumit,

2) zbatimin e teknikave te inokulimit artificial për të provokuar sëmundjen, dhe

3) metodat e vlerësimit të sëmundjes.

Në vitin e dytë linjat do të vlerësohen për rezistencë të FHB në të dy vendet pjesëmarrëse.

Prof. Lemmens vendosi në dispozicion të trajnimit tim të gjithë laboratorët e kërkimit të

Institutit, serat dhe fushat eksperimentale ku zhvilloheshin eksperimente të shumta. Gjithashtu

kisha në dispozicion gjithë bazën materiale që përdorej për eksperimentimet e cila ishte e

kompletuar me përpikëri për cdo gjë që i nevojitet kërkuesit.

Mbi zbatimin e metodologjisë së studimit në Shqipëri

Banka Gjenetike Shqiptare ka një koleksion të pasur të grurit të fortë (T.durum), i cili nuk është

vlerësuar ndonjëherë për rezistence ndaj Fusarium. Ky studim është i nevojshëm për të kryer

mbledhjen e të dhënave për karakterizimin e saj dhe vlerësimin e çdo linje.

Me anë të këtij projekti do të vlerësohen 100 linja të grurit të fortë. Për këto linja, ka të dhëna të

pasaportës, por ata nuk kanë karakteristika morfologjike dhe cilësore.

Sasia e farërave që është ruajtur, në koleksionin bazë, është e kufizuar, kështu që është e

domosdoshme, shumëzimi dhe riprodhimi i materialit gjatë vitit të parë. Materiali do të

shumëzohet, riprodhohet nga pala shqiptare në UBT, (Universiteti Bujqësor i Tiranës)

Gjatë periudhës vegjetative (të vitit të parë) do të kryhen vlerësime të ndryshme të

karakteristikave morfologjike dhe fazat biologjike të linjave për t'u shumëzuar. Të dhënat e

marra, nga këto vlerësime janë shumë të rëndësishme për bankën gjenetike sepse ky material që

do të vlerësohet do të jetë i vlefshëm për përmirësuesit gjenetik.

Metodologjia e mësuar në Austri për inokulimin e Fusarium Head Blight në linjat e grurit të

fortë do të zbatohet në Qendrën tonë në vitin e dytë të projektit duke përfshirë:

1) identifikimin dhe shumëzimin e llojeve të Fusariumit,

2) zbatimin e teknikave të inokulimit artificial për të provokuar sëmundjen, dhe

3) metodat e vlerësimit të sëmundjes.

Page 5: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

5

Kjo metodë do të zbatohet në eksperimentin që do të ngrihet në Valias me linjat e grurit të fortë

që do të mbillen në periudhën e vjeshtës 2015. Ky studim do të kryhet në periudhën e lulëzimit të

grurit në muajin Qershor 2016.

QRGJ paraprakisht duhet të sigurojë të gjithë bazën materiale që kërkon ky eksperiment.

Disa probleme per implementimin e metodës së studimit

- Së pari ky studim duhet të shtrihet për disa kultura të drithërave si misër, elb etj

- Së dyti duhet të ndërgjegjësohen kompanitë dhe personat privat që merren me prodhimin

e grurit dhe marketingun e tij për të bërë këtë vlerësim të sëmundjes gjë që do ti ndihmojë

shumë ata në rritjen e cilësisë së prodhimit të grurit.

- Së treti QRGJ duhet të bëjë publike rëndësinë e këtij studimi nëpërmjet seminareve e

takimeve me Ministrinë e Bujqësisë dhe me fermerë të ndryshëm për informim me të

gjerë për rendësin e këtij problemi.

- QRGJ duhet të bëjë publike rezultatet e këtij studimi nëpërmjet broshurave dhe botimeve

të ndryshme

Përfitimi

Ky trajnim ishte një përvojë e re për vendin tonë për vlerësimin e sëmundjes për rezistencën ndaj

Fusarium head blight në grurin e fortë. Kjo përvojë duhet vazhduar më tej për të vlerësuar këtë

sëmundje nga ana jone dhe në kushtet e vendit tonë.

Gjithashtu nga ky trajnim u përfitua nga të rejat e fundit të kërkimit shkencor, u krijuan kontakte

me universitetin dhe institutin, u mësuan analiza të reja të vlerësimit të sëmundjes dhe ruajtjes së

specieve me vlera të larta përdorimi dhe sigurimi ushqimor.

Impakti i këtij trajnimi do të jetë aplikimi i tij mbi rezistencën e Fusariumit të vlerësuar në

Shqipëri për grurin e fortë (T. Durum) nga ana ime në kushtet e QRGJ.

Foto gjatë trajnimit

Foto nga IFA

Page 6: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

6

Përshkrimi i Sëmundjes

Page 7: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

7

Foto gjatë trajnimit në laborator

Page 8: UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES Qendra e Resurseve ... · 1 universiteti bujqesor i tiranes qendra e resurseve gjenetike raport mbi trajnimin 2-mujor nË austri mbi teknikat themelore

8

Foto gjatë trajnimit në fushë

Metoda me qese plastike (Shqiperi)

Metoda me sistem–ujitje (Austri)

Përgatiti

Dr. Valbona HOBDARI

Tiranë, 20. 07.2015